LIDHJA E MORALIT ME BINDJEN DHE BESIMIN


Autor: SULEJMAN IBEN SALIH EL GASN

Përktheu: BLEDAR  ALBANI


FJALA   E   PËRKTHYESIT

Islami! Kjo fe madhështore. Feja të cilën Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur për robët e Tij. Feja e Allahut të Madhëruar. Po, Feja e Allahut sepse Ai është Krijuesi dhe Sistemuesi i çdo gjëje me drejtësinë e Tij. Ai është i Drejti Absolut dhe Feja e Tij duhet të jetë gjithashtu e tillë.

Pra, Allahu është i Drejti, feja e Tij gjithashtu, atëherë a nuk duhet që robërit e Tij të cilët pasojnë Fenë e Tij të jenë gjithashtu të drejtë?!

Allahu i Lartësuar ka kërkuar prej besimtarëve që të jenë të drejtë, t’i japin çdokujt hakun e tij, t’a vënë çdo gjë në vendin e vet.

Dhe që t’i japim çdo gjëje hakun do të na duhet të bashkëpunojmë me të tjerët, me krijesat e Allahut.

Këtu vjen roli i asaj për të cilën bën fjalë ky libër, roli i moralit dhe mirësjelljes me të tjerët.

Do të shohim se si Islami dhe morali i mirë janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe mbajnë njëri-tjetrin, në atë mënyrë që nëse humbet njëri prej tyre, humbet edhe tjetri e nëse ka mangësi në ndonjërin prej tyre ka edhe në tjetrin si rrjedhojë.

Pikërisht për këtë rëndësi të madhe të morlit në Islam zgjodha këtë libërth për t’ia ofruar atë vëllezërve të mi muslimanë që flasin gjuhën shqipe, duke lutur Allahun e Lartësuar që t’u bëjë dobi me të atyre dhe mua!

Libri përmban gjithashtu nxjerrjen e Ajeteve Ku’anore, të Haditheve dhe të fjalëve të dijetarëve prej burimeve të tyre me hollësi.

Nëse teksti që ka sjellë autori është marrë prej Kur’anit, kemi treguar Suren dhe numrin e Ajetit në atë Sure. Nëse ai është marrë prej librave të hadithit, kemi treguar librin, kapitullin, vëllimin dhe faqen e poashtu me librat e dijetarëve.

Në fund të librit autori ka sjellë literaturën me të cilën është ndihmuar për librin e tij. Edhe ne e kemi sjellë atë në mënyrë që t’u bëjë dobi vëllezërve muslimanë, të paktën në njohjen e disa librave dhe dijetarëve të mëdhenj të Islamit.

Gjithashtu, kemi shkruar në këtë libërth Ajetet Kur’anore dhe Hadithet e të Dërgurit të Allahut a.s. në arabisht, në mënyrë që të përfitojnë ata që e lexojnë atë nga ana e gjuhës apo e mësimit përmendësh të tyre.

Lusim Allahun e Lartësuar të na japë sukses në të dyja botët dhe të na japë sukses në praktikimin e fesë së Tij në  formë sa më të plotë, si dhe në mveshjen me moralet më të larta, Ai është i Mundshëm për çdo gjë!

11. 2002 / 3. Ramazan.1423 h.


PARATHËNIE

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve, tek Ai mbështetemi të na ruaj nga sherri i vetes sonë dhe të këqiat e punëve tona.

Atë që udhëzon Allahu nuk ka kush e humb e atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk zot tjeter përvec Allahut, Një e të vetëm dhe se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun (duke ndjekur urdhërat e Tij dhe duke u tërhequr nga ndalimet e Tij) ashtu sic duhet pasur frikë nga Ai (bindjuni Atij, falenderojeni vazhdimisht Atë dhe kujtojeni Atë gjithnjë) dhe mos vdisni ndryshe vecse duke qënë muslimanë (plotësisht të nënshtruar ndaj Allahut).”[1]

“O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet ) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju nga një (shpirt) njeri i vetëm (Ademi); dhe prej tij Ai krijoi bashkshorten e tij dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë; dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella; dhe mos i nderprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju.”[2]

“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju fale juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij (Muhamedit a.s), me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe (do të pranohet në Xhenetin e Begatë).”[3]

Fjala më e vërtetë është ajo e Allahut dhe rruga më e drejtë është ajo e Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Puna më e keqe është ajo që devijon nga ajo rrugë. Çdo punë që devijon nga ajo rrugë është shtesë në fe (bidat). Çdo shtesë në fe të çon në humbje e çdo humbje të çon në zjarr.

Lidhja ndërmjet moralit dhe bindjes e besimit është shumë e fortë dhe vendi i tij në Islam është shumë i lartë. Sjellja e mirë është prej besimit, ndërsa sjellja e keqe është rrjedhojë e dobësimit në besim.

Duke u nisur nga kjo pikë, ka ardhur në hadithin (thënien e Muhamedit salall-llahu alejhi ue sel-lem) të cilin e transmeton Muslimi nga En-Neas bin Sem’an El-Ensarij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

Pyeta të dërguarin e Allahut (Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për punën e mirë dhe punën e keqe (gjynahin). Ai tha:

“Puna e mirë është morali i mirë dhe puna e keqe është ajo që fsheh në gjoksin tënd dhe nuk dëshiron që  ta dinë atë njerëzit.”[4]

Thotë imam Ibnu Kajjim (Allahu e mëshiroftë) në shpjegimin e këtij hadithi:

“Kjo argumenton që morali i mirë është vetë feja, e gjithë, e ai është e vërteta e besimit dhe e legjislacionit Islam. Për këtë shkak e vuri atë përballë punës së keqe (gjynahit).”[5]

Thotë gjithashtu (Allahu e mëshiroftë):

“Feja është e gjitha moral dhe ai që ngrihet në moral ngrihet në fe gjithashtu.”[6]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na ka lajmëruar se më i miri e më i dobishmi prej nesh është ai që ka moral më të lartë dhe se morali i mirë të con në dashurinë e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) kundrejt nesh dhe në afërsinë e vendeve tona tek ai.

Ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Buhariu nga Abdullah bin Amr se i dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Më të mirët ndër ju janë ata që kanë moralin më të lartë”[7]

Dhe në një hadith tjetër transmeton ibn Abasi se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

-“Më të dashurit ndër ju tek unë dhe më pranë meje në ditën e kiametit janë ata që kanë moralin më të lartë.”[8]

Ajo që e shtyn muslimanin dhe e nxit atë për të fituar moralet më të mira e të mvishet me to është dija e tij për dobinë dhe peshën e tyre në peshojë si dhe qënia e tyre shkak për hyrjen në xhenet (parajsë).

Transmetohet nga Ebu Darda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Nuk ka gjë më të rëndë në peshojën e muslimanit Ditën e Kiametit se morali i mirë.”[9]

Thuhet në hadithin e transmstuar nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se është pyetur i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për atë punë që i fut njerëzit më shumë në xhenet (nëse e bëjnë atë) e ai tha:

“Frika ndaj Allahut (bindja ndaj Tij) dhe morali i lartë.”[10]

Hadithet që sqarojnë vendin e moralit në Islam dhe nxitjen në të, janë të shumta. Nuk është qëllimi i këtij libërthi të përmbledhur të përfshijë e të tregojë të gjitha moralet për të cilat nxit Islami në to. E as të sqarojë mirësinë e dobinë e tyre.

Kjo gjë do të zgjaste shumë. Por qëllimi i shkrimit të këtij libërthi është përkujtimi dhe sqarimi i lidhjes së moralit me besimin.

Vlen të përmendim këtu që njerëzit në këtë cështje janë ndarë në dy ekstremet dhe të mesëm.

Njëri grup i kufizon degët e besimit dhe rregullat e Islamit të gjitha në moral dhe e hedh fenë pas shpine kur është fjala për marëdheniet me njerëzit.

Nuk i jep rëndësi zbatimit të detyrave (obligimeve) apo largimit prej të ndaluarave. Shohin që personi, nëse është me sjellje e moral të lartë dhe i kryen detyrat e tij kudrejt njerëzve, ka arritur qëllimin e kërkesat e Islamit, edhe nëse bie në gjynahe e punë të ndaluara, apo i nënvlerëson të drejtat e Allahut të Lartësuar.

Nuk ka dyshim që ky drejtim është lloj ateizmi e devijimi nga feja, dhe hedhja poshtë e kësaj ideje është shumë e qartë dhe nuk ka nevojë të sqarohet kotësia e saj.

Por ajo që na intereson këtu është grupi i kundërt i kësaj ideje; ata të cilët nuk i japin shumë rëndesi anës së moralit, qoftë kjo nga pakujdesia, padituria apo lënia pas dore.

Gjithashtu mund të mungojë nga mendja e tyre lidhja e moralit me bindjen dhe besimin.

Ky lloj, edhe pse nuk është aq i rrezikshëm sa i pari, madje dallimi ndërmjet tyre është shumë i madh sa nuk ka pikë në të cilën bashkohen, tërhiqet vërejtja për të si shkak i rënies së shumë njerëzve në të, kush më shumë e kush më pak.

Ibn Raxheb (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Shumë prej njerëzve mendojnë se devotshmëria (bindja ndaj Allahut) është kryerja e të drejtave të Allahut  duke i lënë mënjanë ato të njerëzve. Kështu që ndodh shpesh tek ata që kujdesen të kryejnë të drejtat e Allahut me dashuri për Të, frikë prej denimit të Tij e bindje ndaj Tij, të lënë pas dore të drejtat e njerëzve.

Ndërsa të bashkosh ndërmjet kryerjes së të drejtave të Allahut e të drejtave të njerëzve është shumë e vështirë dhe nuk e arrijnë atë vetëm se një pakicë e njerëzve dhe ata janë të dërguarit e Allahut dhe të sinqertët (es-sidijkinët) në fenë e Allahut…”[11]

Kush studion gjendjet e njerëzve sot, gjen shumë prej muslimanëve ta kënë harruar e mos ta llogarisin këtë fushë të rëndësishme. Madje mund të mos e dijë lidhjen e fortë që ekziston ndermjet moralit të lartë dhe çështjes së besimit e bindjes.

Nëse gjen një person për të cilin mendon se e ka plotësuar besimin dhe njësimin e Allahut, Një e të vetëm, e sheh atë të mveshur me morale të keqia e të meta të tjera të cilat ndikojnë negativisht në bazat e besimit ose e pengojnë atë nga arritja e besimit të plotë. Siç është p.sh. mendjemadhësia, smira, mendimi i keq për të tjerët, mashtrimi e të tjera.

Me të gjitha këto mundet që mos ta dijë dëmin e tyre në besimin dhe bindjen e tij.

Ose mund të injorojë gjithëpërfshirjen e kësaj feje të gjitha lëmitë e jetës, siç thotë Allahu i Lartësuar:

“Thuaj (O Muhamed): Sigurisht falja ime, kurbani im,jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Aleminit (njerëzve,xhinëve dhe gjithckaje që ekziston).”[12]

Vërtetimi i njësimit dhe plotësimi i besimit nuk është vetëm me largimin nga shirku i madh (shokvënia e Allahut e cila të nxjerr nga Islami), por ai është me largimin prej cdo gjëje që bie ndesh me bindjet Islame dhe me cdo gjë që prish apo ndikon negativisht në plotësimin e bindjes dhe besimit, siç janë dyftyrësia, mosbesimi dhe shokvënia Allahut, qofshin këto të mëdha (që të nxjerrin nga Islami) apo të vogla (që nuk të nxjerrin nga Islami por që janë gjynahe të mëdha), si dhe shtesat në fe (bidatet) e haramet (gjynahet). Plotësohet gjithashtu (besimi) me kryerjen e detyrave ndaj Allahut, qofshin ato të dukshme apo të padukshme.

Besimi i plotë e i fortë arrihet me kryerjen e veprave të pëlqyeshme vullnetare dhe me sunetet (veprat e të Dërguarit Muhamed a.s. të cilat nuk janë detyrë e prerë por kryhen vullnetarisht) si dhe me lënien e cdo gjëje që bie ndesh me to prej fjalëve a veprave.

Sa më shumë t’i bindet muslimani urdhërave të Zotit të tij, aq më shumë do t’i ngrihet e shtohet atij besimi.

E gjitha kjo në varësi me ato që kryen prej degëve të besimit dhe ligjeve të Islamit.

Ajo që duam të themi është se morali është prej besimit dhe, sa me moral më të lartë të jetë muslimani aq më të lartë e ka besimin, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moralin më të lartë dhe, më  të mirët ndër ju janë ata që janë më të mirë për familjet (bashkshortet) e tyre.”[13]

Dijetari i Islamit, Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë), në sqarimin e këtij hadithi thotë:

“E kushtëzoi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) plotësimin e besimit me plotësimin e moralit të lartë.”[14]

Kështu, morali i lartë është prej punëve të mira të cilat të rrisin besimin, madje moral-larti arrin me moralin e tij gradën e atyre që natën falen e ditën agjerojnë, siç ka ardhur në hadithin e trasmetuar nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ka thënë:

Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të thotë:

“Vërtet besimtari arrin me moralin e tij të lartë gradën e agjëruesit që falet natën.”[15]

Pas kësaj hyrjeje përmbledhëse që sqaron vendin e moralit në Islam dhe lidhjen e tij me besimin, shoh të rëndësishme të qëndrojmë pak me disa paraqitje e sjellje të këqia të cilat bien ndesh me vërtetimin e besimit, por që shumë prej njerëzve nuk i jep asaj aspak rëndësi e ndoshta nuk e kuptojnë dobësinë që i shkaktojnë ato në besim dhe që shpesh i fusin ata në gjynahe e të ndaluara.

Mund ti analizojme disa prej këtyre dukurive si në vijim:

Së pari

SHKATËRRUESIT E BRENDSHËM TË BESIMIT

Islami ka nxitur për pastrimin e gjoksit dhe të zemrës nga mbajtja e ndonjë gjëje (jo të mirë) për vellëzerit e tu dhe e ka bërë këtë gjë prej punëve që të fusin në Xhenet, sic ka ardhur ne hadithin e Enes bin Malik (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) se ka thënë:

Ishim të ulur me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe ai tha:

“Do të hyj tek ju tani, një burr prej banorëve të Xhenetit”.

-Pas pak hyn një burr prej ensarëve[16] me mjekërr që pikonte prej abdesit (larjes së posacme për kryerjen e faljes) dhe me sandalet në dorën e majtë.

Të nesërmen tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të njëjtën gjë dhe hyri i njëjti burr në të njëjtën formë.

Ditën e tretë tha i Derguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të njëjtën gjë dhe u shfaq përsëri i njëjti njeri në të njëjtën gjëndje.

Kur u ngrit i Dërguari i Allahut për tu larguar shkoi  Abdullah bin Amr bin El-As pas atij burri dhe i tha:

U grinda me babanë dhe u betova që mos të hyj tek ai për tri netë, nëse sheh se mund të më marrësh në shtëpinë tënde gjatë kësaj kohe,do të të isha mirënjohës.

Tha:- Po.

Thotë Enesi: “Tregonte Abdullahi për ato tri netë që fjeti tek ai dhe tha se nuk e kishte parë të ngrihej e të falej në asnjë pjesë të natës, por kur zbulohej e rrotullohej në shtratin e tij përmendte Allahun e Lartësuar dhe e madhëronte Atë deri sa ngrihej për faljen e sabahut (mëngjesit).

Thotë Abdullahi: Dhe nuk dëgjova prej tij të flasë vetëm se fjalë të mira.

Pasi kaluan tri netët dhe nuk pashë ndonjë gjë të vecantë në punët e tij, i thashë:

O rob i Allahut! Unë në të vërtete nuk kam pasur ndonjë zënkë a grindje me babanë tim, por dëgjova të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të thotë tri herë radhazi:

“Do të hyjë tek  ju tani një burr prej banorëve të Xhenetit” dhe ai që hyri në të trija rastet ishe ti.

Kështu që doja të qëndroja tek ti për të parë punën tënde  ashtu që t’a merrja shembull, por nuk pashë tek ti të punoje shumë (punë të mira).

Ç’është ajo gjë me të cilën ke arritur atë që tha për ty i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ?!

Tha: E gjitha është ajo që pe!

Pasiqë u ktheva për t’u larguar më thirri dhe më tha:   Nuk është gjë tjetër përveç asaj që pe, vetëm se unë nuk mbaj në veten time urrejtje për ndokënd prej muslimanëve dhe nuk kam smirë  për ndokënd, për atë të mirë që Allahu i ka dhënë.

Abdullahi tha: Atëherë kjo është ajo me të cilën ke arritur këtë shkallë dhe që ne nuk arrijmë ta bëjmë.[17]

Si dhe ka ndaluar Islami nga moralet e ulëta të cilat zënë vend në zemrat e sëmura, siç janë mendjemadhësia, smira, urrejtja, lakmia, mërzitja me atë që të ka caktuar Allahu, e cilësi të tjera të cilat mund të jenë shkak për hyrjen në zjarr.

Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

“A t’iu tregoj për banorët e Xhenetit? – (Ata janë) Çdo i dobët e i përulur, i cili nëse betohet në Allahun e kryen atë.

A t’iu tregoj për banorët e Xhehenemit (zjarrit)? – (Ata janë) Çdo i fortë (me trup të fortë e të rregullt), barkmadh (i shëndoshë e llupës), mendjemadh.”[18]

Transmetohet nga Abdullah bin Mes’ud (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Nuk ka për të hyrë në Xhenet ai person që ka në zemrën e tij qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi.”

Një burrë tha: Dikush dëshiron që rrobet dhe sandalet e tij të jenë të bukura (a është kjo mendjemadhësi?).

Tha (i Dërguari):

“Allahu është i bukur dhe e do të bukurën, ndërsa mendjemadhësia është kundërshtimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.”[19]

Ndërsa për lakminë (në gjërat e kësaj bote dhe qejfet e saj) dhe kopracinë, ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Dhe ruajuni lakmisë (kopracisë) sepse ajo i ka shkatërruar ata që kanë qënë para jush. I çoi ata deri aty saqë derdhën gjaqet e tyre dhe lejuan (shkelën) nderet e tyre.”[20]

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithin e transmetuar nga Ebu hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):

“Nuk mund të bashkohet kurrë pluhuri i luftës në rrugë të Allahut dhe tymi i zjarrit të Xhehenemit në trupin e një njeriu dhe, nuk mund të bashkohet kurrë lakmia (kopracia) dhe besimi në zemrën e një njeriu.”[21]

E njëjta gjë ka ardhur edhe për smirën. Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Nuk bashkohen në zemrën e një njeriu besimi dhe smira.”[22]

Vëre! Si e ka quajtur i Dërguari i ndershëm mendjemadhësinë prej shkaqeve të hyrjes në zjarr dhe të humbjes së Xhenetit, dhe ka qartësuar se nuk mund të bashkohet me besimin lakmi e as smirë.

Thëniet e Muhamedit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në këtë kuptim janë të shumta por qëllimi është se këto punë të brendëshme të zemrës kanë lidhje të fortë me besimin.

Nëse shohim përshembull ndokënd që ngre krye mbi të vërteten apo mbi krijesat,me mendjemadhësi, kjo na tregon dobësinë e besimit të tij, madje ajo është prej cilësive të Iblisit (djallit) dhe pasuesëve të tij prej banorëve të zjarrit.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: ‘Bini ju në sexhde (përuluni) para Ademit.’ Dhe ata ranë në sexhde përvec Iblisit (djallit, shejtanit) që nuk pranoi dhe ishte kryelartë dhe qe një prej mosbesimtarëve (prej të panënshtruarve ndaj Allahut).”[23]

“Vërtet se ata që kundërshtojnë në ajetet e Allahut (provat, treguesit, shpalljet) pa u ardhur atyre asnjë dije e provë, nuk ka asgjë tjetër në gjokset e tyre përveç mendjemadhësisë (për të të pranuar ty, Muhamed a.s. si i Dërguar i Allahut dhe për të pranuar e për t’iu nënshtruar ligjit të Allahut). Ata nuk do ta kenë kurrë atë (pejgamberinë të cilën Allahu ta ka dhuruar ty). Kërko pra, mbështetje tek Allahu (O Muhamed). Vërtet që Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.”[24]

“Dhe ata që mohojnë ajetet Tona (provat, shenjat, shpalljet) duke u  sjellë ndaj tyre me vrazhdësi dhe arrogancë (me mendjemadhësi), këta janë banorët e Zjarrit; ata do të banojnë aty përherë.”[25]

Në një hadith të saktë thuhet se Zjarri (Xhehenemi) do të thotë:

“Jam mbushur me mendjemëdhenjtë e kryeneçet…”[26]

Ndërsa nga ana tjetër, thjeshtësia është prej cilësive të të Dërguarëve të Allahut dhe e të sinqertëve. Ka ardhur në përshkrimin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se ai ka qënë:

“Ai nuk e kishte problem e as nuk bëhej kryelartë për të ecur me të varfërin e të dobtin deri sa të kryenin nevojën e tyre.”[27]

Nëse vërejmë tek ndokush dukuri të smirës, kjo tregon dobësi në besimin e tij , çrregullim në akiden (bindjen) e tij dhe sëmundje në zemrën e tij.

Ka përmendur dijetari i Islamit Ibnu Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë) se smira është prej sëmundjeve të zemrës dhe të shpirtit. Pasi foli rreth saj tha:

“ Kushdo që gjen në veten e tij smirë për të tjerët, duhet që të përdori kundra saj devotshmëri (frikë e bindje ndaj Allahut) dhe durim, si dhe ta urrejë atë prej vetes së tij. Shumë prej njerëzve të cilët kanë fe, nuk e sulmojnë (me fjalë apo me zemër) atë që është viktimë e ziliqarit dhe nuk ndihmojnë në padrejtësinë ndaj tij, por ata nuk e kryejnë detyrën që kanë kundrejt tij.

Kur atë e shan ndokush ata nuk e mbështesin në sharjen e tij por as nuk përmendin të mirat e tij.

E nëse e lavdëron ndokush, ata nuk flasin. Të tillët janë borxhlinj në lënien e asaj me të cilën janë urdhëruar në lidhje me të drejtat e atij që shahet apo përgojohet   para tyre edhe pse nuk flasin kundra tij.

Ata nuk i japin të drejtat atyre, nuk ndihmojnë zullumqarët (duke i këshilluar) e as ata që u bëhet zullum. Sa i përket atij që sulmon me fjalë apo vepra, ai duhet ndëshkuar, ndërsa ai që i frikësohet Allahut dhe duron e nuk përziehet me zullumqarët, atij do ti japë dobi Allahu me devotshmërinë e tij.”[28]

Në varësi të asaj që ndodhet tek personi prej smirës, zilisë e urrejtjes, pakësohet besimi i tij dhe dobësohet bindja e tij.

Po ashtu lakmia dhe lidhja me dunjanë janë argument i besimit të mangët dhe ecje në rrugën e njerëzve të humbur e të shkatërruar.

Kështu që është detyrë mbi muslimanin që të jetë zemërçiltër, gjokspastër, i mveshur me moralin e thjeshtësisë, të kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, mos të dojë dynjanë, të jetë i devotshëm ndaj Allahut, i durueshëm (në çdo rast) e të tjera si këto prej moraleve të besimit e të zemrës.

Të kujdeset për pastërtinë e brendshme (të zemrës) ashtu si kujdeset për atë të jashtmen.

Që të dyja kërkohen dhe mosvarja e ndonjërës konsiderohet mangësi.

Dijetari i Islamit, Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për pastrimin e zemrës dhe për pastrimin e trupit. Dhe çdonjëra nga këto të dyja është prej fesë dhe, ka urdhëruar Allahu për to duke i bërë detyrë (mbi muslimanët)…Por gjejmë shumë prej dijetarëve të legjislacionit, të jetë interesimi i tyre vetëm për pastërtinë e trupit.

Madje shtojnë mbi atë që është obligim duke lënë mënjanë pastrimin e zemrës dhe urdhërat që kanë zbritur për të. Ata nuk kuptojnë nga pastërtia vetëm se këtë (të jashtmen).

Gjejmë, në krahun e kundërt të këtyre, shumë prej sufive (asketë, të larguar nga dynjaja) dhe të atyre që kërkojnë varfërinë, t’i japin rëndësi vetëm pastrimit të zemrës saqë shtojnë mbi atë që është detyrë por që nuk pranon të shtosh mbi të. Dhe lënë mënjanë pastrimin e trupit që e kanë për detyrë dhe janë urdhëruar me të.

Ata të parët, bëhen me vesvese negative në përdorimin e shumtë të ujit duke quajtur të  papastër atë që nuk është e tillë dhe duke eliminuar gjëra për të cilat feja nuk ka urdhëruar të eliminohen.

Të gjitha këto, duke pasur në zemrat e  tyre  lloje të ndryshme të smirës, mendjemadhësisë dhe urrejtjes për vëllezërit e tyre në fe.

Padyshim që në të gjitha këto ka përngjasim me çifutët (të cilët për shkak të pyetjeve të tyre të shumta u dënuan duke u ngarkuar me rregulla të vështira mbi të kërkuarën).

Ndërsa grupi tjetër kalon në befasi të papëlqyer duke ju dhënë vetëm pastrimit të së brendshmes saqë e konsidorojnë mosnjohjen e asaj që duhet njohur prej të keqes-ashtuqë të ruhesh prej asaj të keqeje- e konsiderojnë atë prej pastrimit të së brendshmes.

Nuk bëjnë dallim ndërmjet kërkimit të së keqes prej së cilës janë ndaluar dhe pastrimit të zemrës me njohjen e të keqes, njohje të cilën janë urdhëruar (nga Allahu) që ta njohin atë…”[29]

☼☼☼

Së dyti

SHKATËRRUESIT E BESIMIT QË LIDHEN ME GJUHËN

Islami ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e gjuhës (së të folurit), ka sqaruar dëmet e saj dhe ka nxitur për mbajtjen e saj ose për përdorjen e saj në të mirë.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka lajmëruar Muadh bin Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se mbikqyrja e të gjithë punës është në mbajtjen e gjuhës.

Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tha:

“A do të japim llogari edhe për atë që flasim o i Dërguari i Allahut?!”

I  Dërguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha:

“Të pastë nëna o Muadh! A do t’i fusë njerëzit në zjarr mbi fytyrat apo turinjtë e tyre gjë tjetër përveç asaj që korrin me gjuhët e tyre?”[30]

Pra, ato që korr gjuha janë shkak për hedhjen e njerëzve në zjarr, ashtu siç është mbajtja e saj nga të folurit e të kotës prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet.  Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Ai që më siguron mua (se do t’a ruajë) atë që ka ndërmjet dy mjekrave (mjekrës dhe mustaqeve, gojën) dhe atë që ka ndërmjet dy këmbëve, do t’i siguroj atij Xhenetin.”[31]

Vështro pak tek ai rregull madhështor të cilin e sqaroi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me fjalën e tij:

“Kush beson  në Allahun  dhe Botën tjetër, le të flasë mirë (fjalë të vërteta) ose të heshtë.”[32]

Siç shihet, e ka lidhur fjalën e gjuhës me besimin në Allahun dhe Botën tjetër.

Kështuqë, është detyrë mbi muslimanin  të flasë fjalë të mira që të marë sevape (ti regjistrohen si punë të mira) ose të heshtë nga nxjerja e fjalëve të këqia që  të shpëtojë nga gjynahet.

Tek fjalët e mira hyn çdonjë prej përkujtimit, këshillës, ftesës për në të mira, tërheqja e vërejtjes nga të këqiat e të tjera.

Ai që sheh në realitetin e muslimanëve sot, gjen shumë dukuri të kundërta me këto këshilla e udhëzime të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Përshembull, gënjeshtra. Shohim dhe dëgjojmë  të tilla çdo ditë e nga më të habitshmet.

Shitësi e shoqëron mallin e tij që shet me betime të rrena,  vjedhje e mashtrim, ndërsa blerësi pretendon se e ka gjetur të njëjtin mall apo se e ka blerë me çmim më të ulët.

E gjen përgjegjësin në punën e tij ta zotërojë mirë shpërndarjen e njerëzve, kthimin e tyre mbrapsht  e moskryerjen e nevojave të tyre, me premtime të rrena, kërcënime  boshe  e  pasoja të fallsifikuara.

Nëse ata e kundërshtojnë duke i sjellë si argument raste dhe çështje të tjera të ngjashme të cilat bëjnë të qartë vetëkundërshtimin apo devijimin e tij, ai nuk gjen përgjigje, por e mbyll polemikën dhe kthehet me fitore në strehën e tij.

Nevojtari, kur do të kryejë një nevojë të tijën, nuk mjaftohet me paraqitjen e saj para atij që i intereson, me gjithë sinqeritet, hapësi e qartësi, por vjen duke qënë i bindur se nevoja e tij nuk do të kryhet dhe problemi i tij nuk do të zgjidhet vetëm nëse ai e zmadhon atë dhe gënjen në parashtrimin e tij.

Ai që bën ndonjë gabim  në punën e tij apo prish diçka për faj të tij, nuk e gjen atë forcë besimi që t’a bëjë të pranojë gabimin e tij dhe t’i kërkojë falje Allahut për gjynahin dhe fajin e tij, por vjen me arsyetime të rrena të cilat ia lehtësojnë fajin dhe ia largojnë kompensimin.

I gjen prindërit që nga ana teorike, t’i nxisin fëmijët e tyre që të thonë të vërtetën dhe mos të gënjejnë, por nga ana praktike ata ushtrojnë me ta gënjeshtrën dhe i edukojnë ata mbi të.

Babai e këshillon të birin që t’i thotë trokitësit në derë: -Babai nuk është në shtëpi.

Nëna i premton fëmijës së saj diçka por e thyen premtimin.

E shumë e shumë qëndrime edukativo-praktike të tjera të cilat të bëjnë të mësohesh me gënjeshtrën.

Shohim shumë  prej shkrimtarëve,  gazetarëve  e të tjerë, të gënjejnë në lajmet dhe njoftimet e tyre.

Ndryshojnë fjalën nga vendi i saj (trillojnë) duke kërkuar tërheqjen e vëmendjes, shikimit dhe dëgjimit të njerëzve në një ngjarje të caktuar.

Një tjetër lavdëron apo shan të tjerët me fjalë të kota, pa pasur qëllim, bazë apo çështje tjetër, vetëm se përfitimet e tija personale.

Bota është pazari i tij, të hollat karburanti i tij, lapsi dhe gjuha e tij janë  me atë që i jep më shumë.

Ai është tellall dhe daulle e atij që e paguan më shumë. Asnjëherë nuk qëndron në të njëjtën fjalë, por rrotullohet në to sipas interesit.

Qëllimi i tij është i prishur dhe brendësia e tij e fëlliqur.

Shembujt për këto lloj dukurishë janë të shumta, por më e çuditshme është se nuk gjen askënd që kënaqet nëse i thuhet se ai është gënjeshtar, apo se gënjeshtra është ngarkesa dhe malli i tij.

Ai gënjen dhe e di që dëgjuesit janë në dijeni se ai gënjen, madje mund ti ngarkojë ata që ta besojnë gënjeshtrën e tij me  apo pa hir (duan apo nuk duan).

Më e keqja është se ky moral i ulët është bërë diçka normale tek shumë prej njerëzve.

Madje shumë prej tyre u pëlqen dhe nuk u bën më përshtypje as gënjeshtra e as gënjeshtari.

Nëse dëgjojnë ndokënd të mburret sepse ka mundur të arrijë diçka duke gënjyer, e quajnë këtë gjë zgjuarsi apo politikë e përvojë.

Ka arritur gjendja deri aty, sa që shumë prej njerëzve nuk e besojnë fjalën e njëri-tjetrit vetëm pasi të stabilizohet gjendja dhe të dalë  hapur e vërteta.

Të gjithë këta kanë harruar që këto qëndrime mashtruese, çfarëdo lloj emri që t’u vihet e çdo lloj komentimi që t’u bëjnë, ato bien në kundërshtim me bindjet Islame dhe e largojnë besimin.

Ebu Bekr Es-Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë:

 “Gënjeshtra e largon besimin.”[33]

Gënjeshtra është gjithashtu prej degëve të hipokrizisë (dyftyrësisë) dhe cilësi e hipokritëve.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tre: Kur flet, gënjen, kur premton, se mban premtimin dhe kur jep besën, tradhton…”[34]

Këta harrojnë se gënjeshtra të çon në gjynahe dhe se gjynahet të çojnë në zjarr, dhe se e gjithë e mira është në shtrëngimin e të vërtetës edhe pse ajo ndonjëherë mund të jetë e vështirë mbi disa njerëz, por fundi i saj është gjithnjë i mirë dhe shpresë për në Xhenet.

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Sinqeriteti të çon në punë të mira e bindje (ndaj Allahut të Madhëruar) dhe puna e mirë të çon në Xhenet. Dhe njeriu  vazhdon të jetë i sinqertë derisa të shkruhet tek Allahu prej të sinqertëve.

Ndërsa gënjeshtra të çon në gjynahe dhe gjynahet të çojnë në zjarr. Dhe njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”[35]

Një shembull tjetër për devijimin e gjuhës nga rruga dhe ngjyra e besimit është sharja, ofendimi, mallkimi i shokut apo të folurit atij me fjalë të pista.

Gjen disa njerëz të cilët janë shumë të ndyrë në gojë, pa frerë, pa turp, që nxjerrin vetëm shprehje të këqia.

Dëgjon disa prej atyre të prishurve që kur duan t’i tregojnë shokut se shoqëria ndërmjet atyre dyve mbaroi, ia shpreh atë me mallkim e fjalë të ndyta.

Madje shumë prej tyre e kanë përcjellë këtë moral të ulët tek fëmijët e tyre, kështu që i sheh ata (fëmijët) të shajnë e mallkojnë shpesh shokët e tyre, prindërit e gjyshërit.

Çudi me këta! A nuk e kanë dëgjuar fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):

 

“Nuk duhet  për të  sinqertin (nuk i shkon për shtat), që të jetë mallkues.”[36]

Dhe në hadithin e transmetuar nga Ebu Darda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Nuk do të jenë mallkuesit ndërmjetësa dhe as dëshmorë në Ditën e Kiametit.”[37]

A nuk kanë dëgjuar për historinë e asaj gruas e cila mallkoi devenë e saj dhe e dëgjoi atë i  Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e i tha:

“Merrni barrën që është mbi të (devenë) dhe pastaj lëshojeni atë, sepse ajo është e mallkuar.”

Thotë Imran bin Husajn-transmetuesi i hadithit-(Allahu qoftë i kënaqur prej tij):

“Unë e shoh atë tani të ecë nëpër rrugë dhe nuk e merr atë askush.”[38]

Vëre se si ndaloi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që t’i shoqërojë ata një deve e mallkuar! Atëherë, si është puna me atë që mallkon shokët e fëmijët e tij?!

Prej argumenteve të dobësimit tek disa njerëz është ndytësia në fjalët e tyre dhe ultësia në shprehjet  e tyre. I sheh ata të mburren me fjalët e pista në gojët e tyre dhe me  fëlliqësitë në gjuhët e tyre, me një mënyrë e cila nuk mund të përmendet, apo që turpërohen të respektueshmit nga përmendja e saj.

Dhe të gjitha këto, i konsiderojnë trimëri e burrëri. Nuk e dinë këta, të cilëve u pëlqen vetja, se kjo nuk ka qenë prej udhëzimeve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe as prej natyrës së të turpshmëve e besimtarëve të cilët i ruajnë gjuhët e tyre nga fjalët e ndyta dhe jo për shkak se nuk dinë apo nuk munden, por për të ruajtur besimin e tyre dhe nga turpi prej Zotit të tyre, duke praktikuar kështu fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë:

 

“Nuk është besimtari mallkues, as ofendues,  as i ndytë në gjuhë dhe as i  fëlliqur.”[39]

Duke praktikuar gjithashtu mësimet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të cilin shokët e tij e përshkruajnë se ai:

“Nuk ka qenë sharës, as i ndytë në gojë dhe as mallkues.” 

Dhe se ai (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Nuk ka qenë i ndytë dhe as nuk shante ndokënd me fjalë të ndyta.”[40]

Gjithashtu ai (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka qenë, siç transmeton Ebu Seid El-Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):

 

“Më i turpshëm se virgjëresha nën vellon e saj. Nëse shihte diçka që nuk i pëlqente e kuptonim prej fytyrës së tij.”[41]

Ndytësia e mohon turpin, ndërsa turpi është prej besimit, siç thuhet në hadith se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)  kaloi pranë një burri i cili po shante vëllanë e tij për turpin e shumtë që kishte dhe po i thoshte se ai turp po të dëmton. I tha atij i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Lëre atë (të qetë) sepse turpi është prej besimit…”[42]

Nuk është për qëllim me turpin këtu, pamundësia dhe nënshtrimi, por turpi fetar (Islam) i cili është moral që të nxit për bërjen e punëve të mira dhe lënien e punëve të këqia.

Gjen sot, ndonjë  prej muslimanëve që i ruan shtyllat e Islamit, madje nuk e ndërpret kryerjen e disa veprave vullnetare, të pëlqueshme, por gjuha e tij pret vëllezërit e tij muslimanë duke përgojuar,  mbajtur nëpër gojë, tallur e ofenduar, sikur të mos e ketë dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë:  

 

“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Dhe mos përgjoni e as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit (po kështu pra të urreni edhe marrjen nëpër gojë të tjerët). Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirëplotë.”[43]

Dhe sikur mos ta kishte dëgjuar fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që thotë:

 

“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që është thashethemexhi (transportues fjalësh).”[44]

Gjithashtu fjalën e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të qetë muslimanët.”[45]

Ndonjëherë mund të flasë ndonjë fjalë ky i shkretë e cila e fut atë në zjarr, siç ka ardhur në hadithin që transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Njeriu flet një fjalë pa e ditur se çka në të, dhe  ajo e fut atë në Zjarr me një thellësi më të madhe se largësia ndërmjet lindjes dhe perëndimit.”[46]

Shembujt për sëmundjet e gjuhës janë të shumta, por ne kemi për qëllim të kujtojmë rrezikun e tyre në besimin e muslimanit dhe akiden (bindjen) e tij, si dhe ndikimin e tyre të keq në fenë e tij.

Kjo sepse, siç na u bë e qartë prej haditheve të mësipërme, punët e tilla si: gënjeshtra, mallkimi e thashethemet, mund të jenë shkak për futjen e ushtruesit të tyre në Zjarr dhe cilësimin e tij me cilësitë e munafikinëve (hipokritëve).

Dhe ai, gjëndja e të cilit është kjo, s’ka dyshim se akideja e tij ka mangësi, dhe besimi i tij dobësi e rënie.

☼☼☼

Së treti

SHKATËRRUESIT E BESIMET QË LIDHEN ME MANGËSINË NË TË DREJTAT E TË TJERËVE

Morali përmbledhës në këtë pikë është: të sillesh me të tjerët ashtu si dëshiron që të sillen edhe ata me ty.

Moto e besimarit në këtë është:

“Të duash për vëllanë tënd atë që do për vete”.

Siç thuhet në hadithin që transmeton Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Nuk beson ndokush prej jush (me besim të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij (musliman) atë që do për vete.”[47]

Sa më shumë që forcohet besimi i muslimanit, aq më shumë forcohet lidhja e tij me vëllezërit e tij muslimanë në çdo vend, dhe thellohen ndjenjat e dashurisë së tij për ta.

Gëzohet për të mirat që atyre u vinë dhe hidhërohet për të këqiat dhe sprovat që atyre u ndodhin.

Përpiqet të lehtësojë plagët e tyre, të kryejë nevojat e tyre, të largojë belanë e tyre dhe të ruajë nderin e tyre. Sepse ai dhe ata janë si një ndërtesë e vetme, si një trup i vetëm.

Transmeton Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)  se i Dërguri i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë e vetme, mbajnë njëri-tjetrin.”[48]

Dhe në hadithin e transmetuar nga Neuman bin Beshir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Shembulli i besimtarëve në dashurinë ndërmjet tyre, mëshirën dhe butësinë, është si shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet një prej gjymtyrëve të tij, atëherë e pason atë  i gjithë trupi me dhimbje e vuajtje.”[49]

Në krah të kundërt, prej shenjave të dobësimit të besimit dhe lënies mangut të praktikimit të Islamit të vërtetë, është të gjesh disa muslimanë me ndjenja të ftohta kudrejt vëllezërve të tyre muslimanë.

Nuk i intereson gjendja e tyre, nuk e merakos ajo që ata jetojnë, nuk ndjen dhimbje për shkak të injorancës së tyre për fenë e tyre (që nuk e njohin fenë e tyre), apo për jetën e tyre të vështirë, prapambetjen e tyre.

Nuk përpiqet të mësojë të paditurit, nuk nxit për të ushqyer të varfërit. Sikur mos t’i interesonte fare çështja!

Qëllimi i tij është dunjaja, epshet, dhe ineresat e tij personale.

Thotë dijetari i Islamit Ibnu Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar:

“Padyshim se në mesin tuaj është edhe ai i cili do të mbetej pas jush (nga lufta për çështjen e Allahut). Në qoftë se iu bie juve ndonjë fatkeqësi, ai thotë: “Vërtet Allahu më bëri mua mirësi e më mbajti anën, kur unë isha mes tyre.”

Por nëse juve iu vjen një dhuratë e madhe (fitore dhe plaçkë lufte) prej Allahut, padyshim që ai do të thotë- sikur mes jush dhe atij nuk ka pasur lidhje njenjash e dhembshuri-: “Ah! Sikur të kisha qenë me ta, do të kisha arritur një fitore të madhe (një pjesë të mirë plaçke lufte).”[50]

Tha: Këta që ngelën pas, nuk donin për vëllezërit e tyre atë që donin për vete, madje nëse ata i kapte ndonjë e keqe këta gëzoheshin për shkak se nuk ishin bashkë me ta, e nëse atyre u vinte ndonjë e mirë këta nuk gëzoheshin me të, por donin të kishin pjesë në të.

Këta nuk gëzohen vetëm se me ndonjë të mirë të kësaj bote që iu vjen atyre apo me ndonjë të keqe që iu largohet dhe nuk i zë.

Kjo ngaqë ata nuk e duan Allahun dhe të Dërguarin e tij e as botën tjetër, ndryshe do ti donin vëllezërit e tyre dhe do të gëzoheshin me begatinë që iu erdhi atyre nga Zoti i tyre, si dhe do të lëndoheshin me të keqen që i kapte ata.

“Ai që nuk gëzohet me atë që i gëzon muslimanët dhe nuk hidhërohet me atë që i hidhëron ata, nuk është prej tyre.”[51]

Qëllimi është se sa më shumë të forcohet ndjenja dhe lëndimi kudrejt vëllezërve të tu muslimanë, kjo tregon forcën e besimit tënd, ashtu si tregon dobësimi i tyre dobësimin e besimit tënd.

Prej moraleve të besimtarëve në lidhje me të tjerët është edhe dhënia e ushqimit dhe përhapja e selamit.

Transmeton Abdullah bin Amr (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

-Cili islam (punë e  muslimanit) është më e mirë?

Ai  (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha:

 

“Të japësh për të ngrënë (të varfërve, udhëtarëve etj.) dhe të  përshëndesësh me selam atë që njeh dhe atë që nuk e njeh.”[52]

Në një hadith tjetër të transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të doni njëri-tjetrin. A t’iu tregoj një punë që po t’a bëni atë do të duheni me njëri-tjetrin? -Përhapni selamin mes jush.”[53]

Prej këtyre punëve është gjithashtu fytyra e qeshur kur takon një vëlla musliman.

Transmeton Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Mos nënvleftësoni asgjë prej punëve të mira, qoftë edhe takimin e vëllait tuaj me fytyrë të qeshur.”[54]

Ndërsa Ebu hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e ka përshkruar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se ai:

“Nuk e hiqte dorën e tij nga dora e atij që e takonte derisa të ishte ai i pari që do e hiqte atë dhe, nuk shiheshin gjunjtë e tij jashtë gjunjëve të atij me të cilin ishte ulur (tregon thjeshtësinë e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur ulej me nevojtarin apo me ndonjë prej shokëve), dhe çdokënd që e takonte drejtohej nga ai me shikimin e tij dhe nuk e largonte atë (shikimin) derisa ai të mbaronte së foluri.”[55]

Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

“Kur i zbriste shpallja të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) apo na këshillonte, thosha: Qortues i një populli të cilit i erdhi dënimi nga Allahu.

Dhe kur largohej kjo prej tij, e shihja atë më të çelurin e njerëzve në fytyrë, më të qeshurin e tyre dhe më përgëzuesin.”[56]

Gjithashtu prej atyre punëve është këshilla për çdo musliman, siç transmetohet në hadithin e Xherijr bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

 

“I dhashë besën të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për kryerjen e faljes, dhënien e zekatit dhe këshillën për çdo musliman.”[57]

Prej kësaj është gjithashtu ajo që ka ardhur në hadithin ku i Dërguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i  bën padrejtësi atij dhe as nuk e dorëzon atë (nuk e lë në baltë).

Kush është në ndihmë të vëllait të vetë, Allahu është në ndihmë të tij.

Kush i heq muslimanit një brengë, Allahu i heq atij një brengë nga brengat e Ditës së Gjykimit.

Kush ia mbulon një muslimani (të metat) ia mbulon atij  Allahu (të metat) në Ditën e  Gjykimit.”[58] 

Prej atyre është gjithashtu: urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

Transmeton Ebu Seid El-Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Kushdo prej jush që sheh ndonjë vepër të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse përsëri nuk mundet, atëherë me zemrëne tij, por ky është besimi më i dobët.”[59] 

Prej këtyre moraleve të mira që kanë lidhje me të tjerët, është gjithashtu përkujdesi dhe ushqyerja e të vejave (që u ka vdekur burri dhe nuk ka kush të kujdeset për to prej të afërmëve) dhe të vobektëve.

Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Ai që kujdeset për të venë dhe të vobektit është si luftëtari në rrugën e Allahut –dhe më kujtohet të ketë thënë- dhe si ai që falet natën pa u shplodhur, dhe si ai që agjëron pa ngrënë asnjëherë[60].”[61]

Prej atyre është gjithashtu ndihma e atyre që janë ngushtë (nuk kanë me se të ushqejnë familjen) dhe pagimi për ta.

Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) :

“Kush ndihmon një të zënë ngushtë apo paguan për të, Allahu do t’a fusë atë nën hijen e Tij.”[62]

Prej tyre është, shpenzimi në rrugë të Allahut, përmbajtja e zemërimit dhe falja të tjerëve, siç thotë Allahu i Lartësuar:

 

“Dhe nxitoni në rrugën (që të udhëheq drejt) faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhenetit të gjërë sa hapësira e qiejve dhe e Tokës i përgatitur për Muttekunët (të përkuishtuarit në besimin e pastër Islam).

Ata që shpenzojnë (për çështjen e Allahut) në kohë bagëtie e fatkeqësie, ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri-tjetrin; vërtet Allahu i do shumë Muhsininët (mirëpunuesit në rrugë të Allahut).”[63]

Shih se si janë lidhur këto morale -në vargjet e mësipërme- me Islamin dhe Imanin (besimin), dhe janë quajtur prej punëve të mira duke i shëmbëllyer me luftën për çështjen e Allahut, agjërimin e faljen natën.

I ka bërë ato Allahu sebep për hyrjen në Xhenet dhe për lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Megjithatë, gjejmë në mesim e muslimanëve prej atyre që largohen prej tyre; nuk japin për të ngrënë, e ndoshta largohen prej atyre që ushqejnë të varfërit e madje i pengojnë nga ajo punë.

As selamin nuk e përhapin, dhe nuk përshëndesin vetëm se atë që njohin, madje mund të bëjë mendjemadhësi edhe mbi ata që njeh duke pritur prej atyre që të fillojnë me selam.

Nuk jep selam dhe nuk fillon ai i pari me përshëndetje vetëm se për interesa personale.

Gjen prej tyre të jetë korrnac mbi veten e tij dhe mbi të tjerët edhe me buzëqeshjen e fytyrës. Nuk e sheh atë vetëm se me fytyrë të vrenjtur dhe nuk i buzëqesh vetëm atyre që njeh, apo atyre prej të cilëve pret ndonjë përfitim të kësaj bote.

Ka prej tyre që janë kryeneçë kur është fjala për të ndihmuar e kryer nevojat e vejushave dhe të vobektëve, madje i nxit edhe të tjerët që t’i përzenë e tu përplasin derën në fytyrë  që të bjenë rehat prej tyre!!

Të tjerë, nuk i këshillojnë vëllezërit e tyre muslimanë, madje e shohin atë si ndërhyrje në punët e të tjerëve. Nuk ndodh kjo gjë, vetëm se ai nuk ndjen me ndjenjën e një ndërtese apo trupi të vetëm dhe (nuk e ndjen) se ajo që i intereson muslimanëve  i intereson edhe atij.

Disave prej muslimanëve nuk u skuqet fytyra dhe nuk u dhemb zemra me përhapjen e moraleve të këqia, sigurisht që as nuk i shkon në mendje për të rregulluar gjendjen e për ta ndryshuar.

Dhe kështu me të gjitha moralet, praktikimin e të cilave njerëzit e kanë lënë mangut, ose e kanë harruar krejtësisht.

Duke folur për moralin në lidhje me të tjerët, ne nuk harrojmë të përmendim sjelljen e muslimanit me familjen e tij dhe në jetën e tij bashkshortore.

Islami ka urdhëruar që të sillesh mirë me bashkshorten dhe i ka lënë ato (gratë) amanet në dorën e burrit.

Thotë i Dërhuari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) :

 

“Besimtari me besim më të plotë është ai që  ka moralin më të mirë dhe më të mirët ndër ju janë ata që janë më të mirë për bashkshortet e tyre.”[64]

Kështu ka bashkuar Islami ndërmjet mirësisë dhe sjelljes së mirë në jetën bashkshortore.

Ai që është i butë me gruan e tij është më i mirë se ai që nuk është i tillë, dhe ai që sillet keq me të, kjo tregon se besimi i tij është i dobët.

Këta janë ata të cilët nuk kanë shpëtuar akoma prej disa njollave të kohës së injorancës të cilat thonë se burrëria qëndron në poshtërimin e personalitetit të gruas, në marrjen e të drejtave së saj dhe në  kryelartësnë nga ndihmesa e saj në ndonjë punë të saj.

Nuk e dinë këta se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka sharë dhe u ka folur rëndë atyre të cilët silleshin ashpër me gratë e tyre dhe ka nxitur për tu sjellë mirë me to duke thënë:

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen (bashkshorten) e tij, dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time.”[65]

Transmetohet nga El-Esued se ka thënë: -Pyeta Aishen

(Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ç’farë bënte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në familjen e tij?

Ajo tha: “Ishte në shërbim të familjes së tij dhe, kur vinte koha e faljes dilte për t’u falur.”[66]

Në një hadith tjetër ka treguar Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ai (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)“I qepte vetë sandalet e tij dhe arnoste rroben e tij”[67]

Imam Ibnu Kajim (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Dhe ka bërë garë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke vrapuar më këmbë (me Aishen r.a.), ka bërë mundje, ka rregulluar sandalet e tij, ka arnuar rrobet me dorën e tij, ka mjelë delen, i ka shërbyer familjes dhe vetes së tij…”[68]

Ashtu si kanë ardhur tekste nga Kur’ani dhe Suneti që nxisin për t’u bërë mirë të tjerëve, poashtu kanë ardhur tekste të tjera që ndalojnë nga dëmtimi dhe bërja keq  atyre.

Transmeton Ebu Shurejh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Pasha Allahun nuk beson!

  Pasha Allahun nuk beson!

  Pasha Allahun nuk beson!

Thanë: Kush? O i Dërguari i Allahut!

Tha: “Ai, nga të papriturat (dëmet) e të cilit nuk është i sigurtë komshiu i tij.”[69]

Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, mos t’a dëmtojë (bezdisë) komshiun e tij.

Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, t’a respektojë mikun.

Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, le të flasë mirë ose të heshtë.”[70]

Pra, bamirësia ndaj komshiut dhe mosdëmtimi e mosbezdisja e tij, është prej shenjave të besimit të fortë.

Ndërsa bezdisja e tij dhe dëmtimi, është prej shenjave të besimit të dobët.

Po ashtu, nderimi i mikut për hir të Allahut është prej cilësive të besimtarëve. Besimtari e respekton mikun e tij duke llogaritur shpërblimin që ka tek Allahu për shkak të zbatimit të urdhërit të të Dërguarit të Tij, dhe jo nga hipokrizia, apo mburrja e kërkimi i hapjes së zërit të mirë për të.

Dhe nderimi i mikut, ashtu si është me dhënien e ushqimit, është edhe me fjalët e buta, me urimin e mirëseardhjes, buzëqeshjen e fytyrës si dhe durimi dhe mbajtja e asaj që mund të shkaktojë miku prej ngushtimit apo bezdisjes së të zotit të shtëpisë.

Ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Çështja e nderimit të mikut ndryshon me ndryshimin e personave dhe gjendjeve. Ka raste që është Farz Ajn-detyrë mbi çdo person, ose Farz kifaje-detyrë e kolektivit si grup në mënyrë që nëse e kryejnë disa, bie detyra nga të tjerët, ose Mustehab-vullnetarisht.

Por të gjitha i bashkon se ai është prej moraleve të larta.”[71]

Gjërat e ndaluara që paraqiten në këtë temë janë si më poshtë:

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Ruajuni dyshimeve sepse ato janë fjala më e rrenë (e pavërtetë, gënjeshtër) dhe mos ofendoni njëri-tjetrin, mos përgjoni njëri-tjetrin, mos shisni a blini me oferta (duke shtuar njëri mbi tjetrin në çmim), mos kini smirë për njëri-tjetrin, mos urreni njëri-tjetrin, mos i ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe jini robër të Allahut, vëllezër.”[72]

Dhe thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Muslimani është vëllai i muslimanit; nuk i bën padrejtësi atij, nuk e lë në baltë (pa ndihmë) dhe nuk e përçmon atë.

Et-takva-devotshmëria është këtu, dhe bëri me shenjë nga gjoksi i tij tri herë.

I mjafton njeriut nga e keqja përçmimi  vëllait të tij musliman.

Çdo musliman mbi një musliman tjetër e ka haram gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij.”[73]

Atëherë, a mund të jetë me moralet e besimit ai person që e bën mendimin e keq bazë të mendimit të tij për vëllezërit muslimanë, apo ai që i përgjon ata, apo i urren, i bën padrejtësi, i lë në baltë, nuk i ndihmon, i përçmon etj.?!

Medito pak fjalën e të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) :

“I mjafton njeriut nga e keqja, përçmimi i vëllait të tij musliman”

Vëre! Si e ka përsëritur ndalimin nga përçmimi i muslimanit pas fjalës së tij “Dhe nuk e përçmon atë”.

E gjitha kjo për shkak të pasojave të këqia mbi ndërtimin e popullit Islam në të cilat të çon ky moral i keq.

Gjen sot –me keqardhje- disa muslimanë që përçmojnë vëllezërit e tyre dhe tallen me ta për shkak të ndryshimit të tyre në rracë e  ngjyrë, apo se ata janë në shkallë më të ulët ekonomike e shoqërore. Kështu që u vënë atyre llagape e sharje të ndryshme, sikur mos ta kishin dëgjuar Fjalën e Allahut të Lartësuar:

 

“O ju që keni besuar! Mos të tallet një grup me një grup tjetër! Mbase mund të jetë se i dyti (i talluri) është më i mirë se i pari (tallësi).

As (disa) gra të mos tallen me gra të tjera, mbase mund të jetë se të dytat (të tallurat) janë më të mira se të parat (tallëset).

As mos përgojoni njëri-tjetrin, as mos fyeni njëri-tjetrin duke ngjitur nofka.

Sa keq është të fyesh vëllanë pasi të ketë besuar.

Dhe kushdo që nuk pendohet, atëherë të këtillët janë me të vërtetë keqbërës.”[74]

Dhe fjalën e Allahut të Lartësuar:

“O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin.

Padyshim se më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që është më me Takva (që i frikësohet dhe i përkushtohet më shumë Allahut në besimin e pastër Islam). Vërtet që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur.”[75]

Apo sikur mos të kishin dëgjuar fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Allahu nuk sheh në format dhe pasuritë tuaja, por sheh në zemrat dhe punët tuaja.”[76]

Apo fjalën e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):        

“O njerëz! Allahu ka larguar prej jush zakonet e injorancës dhe madhërimin (mburrjen) e tyre me prindërit e tyre.

Njerëzit janë dy lloje: Njeri vepërmirë, i devotshëm dhe i nderuar tek Allahu.

Dhe njeri vepërkeq, i prishur (i keq) dhe i përbuzur tek Allahu.

Njerëzit (të gjithë) janë bijtë e Ademit dhe, Ademi a.s. është krijuar nga dheu.”[77]

Nëse çuditesh, për t’u çuditur është gjendja e disave që njihen për  vepërmirë e fetarë të mirë, por tek të cilët vazhdon të ketë gjurmë të kësaj injorance.

Por kjo çudi hiqet kur mëson se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka treguar që kjo degë vazhdon të jetë në këtë popull, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Ebu Malik El-Esh’ari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

“Katër gjëra nga zakonet e injorancës[78], janë në popullin tim,  të cilat ata nuk do t’i lënë:

“Mburrja me prejardhjen, sharja në farefis, kërkimi i shiut (lutja për shi e begati të tjera) me ndërmjetësinë e yjeve dhe vajtimi (qarja) mbi të vdekurin.”[79]

Dhe nuk është për qëllim në këtë hadith e të tjerë si ai, ajo që mund të kuptojnë disa injorantë, se ai i pohon këto gjëra dhe i pranon ato.

Por e vërteta në të cilën nuk ka dyshim, është se këto gjëra janë të këqia dhe të ndaluara rreptësisht.

Mjafton si argument për negativitetin dhe ndalimin e tyre, të qënurit e tyre prej punëve e zakoneve të injorancës.

Thotë dijetari i Islamit Ibnu Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) në fjalën e tij për këtë hadith e të tjerë si ai:

“Në hadith shahet ai që lut Allahun me lutjen e kohës së injorancës dhe, ka treguar që disa punë të kohës së injorancës nuk do t’i lënë të gjithë njerëzit, duke sharë ata të cilët nuk i lënë ato.

E gjitha kjo përmban:

Zakonet e kohës së injorancës dhe punët e tyre  shahen dhe janë negative në fenë Islame, ndryshe nuk do të kishte sharje të tyre në përkatësinë e tyre të kohës së injorancës. Dhe dihet prerë se të quajturit e tyre prej kohës së injorancës, ka dalë në formë sharje dhe negativiteti.”[80]

Qëllimi është se shumë prej muslimanëve e lënë mangut bamirësinë e tyre ndaj të tjerëve dhe mveshjen e tyre me moralet e bukura të Islamit.

Është për të të ardhur keq kur gjen sot disa prej muslimanëve të cilët falen rregullisht, agjërojnë (Ramazanin), japin zekatin (taksën e pasurisë) dhe kryejnë disa punë bamirësie, të vjen keq kur i gjen ata mos të ruhen nga padrejtësia ndaj vëllezërve të tyre me marjen e pasurive të tyre, apo shkeljen e nderit të tyre, e të tjera si këto të cilat janë prej gjynaheve të mëdha.

Ky është dështimi i vërtetë!

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“A e dini se kush është i dështuari?

Thanë: I dështuari tek ne është ai që nuk ka të holla e as plaçkë.

Tha: “I dështuari në popullin tim, është ai i cili vjen në Ditën e Kiametit me falje (e ka kryer faljen në këtë botë), agjërim dhe zekat, por këtë e ka sharë, për këtë ka shpifur, këtij i ka ngrënë pasurinë, këtij i ka derdhur gjakun (e ka vrarë), këtë e ka rrahur; kështu që i jepet këtij prej të mirave të tij, tjetrit gjithashtu, e nëse mbarojnë të mirat e tij para se të shlyejë haqet që ka mbi shpinë, merr prej gjynaheve të tyre, i hidhen mbi shpinë, pastaj hidhet në Zjarr.”[81]

Muslimani i përkushtuar Zotit të tij, ka frikë se mos i ikin të mirat e tij.

Ka frikë se i ikin dhe i fshihen për shkak të të këqiave që ai bën dhe  padrejtësive, duke e ndjerë apo duke mos e ndjerë.

I frikësohet asaj Dite në të cilën i shfaqet llogaria dhe mëson sasinë e tij të të mirave dhe të  të këqiave, pastaj i thuhet:

 

“(Do t’i thuhet): “Lexoje librin tënd. Ti vetë  je i mjaftueshëm këtë Ditë si gjykues kundër vetes tënde.”[82]

Dhe siç thotë Allahu i Lartësuar:

 

“Dhe Libri (veprat e shkruara të secilit) do t’i vihet secilit përpara (në të djathtë për besimtarët e në të majtë për mosbesimtarët) dhe do t’i shohësh Muxhriminët (mëkatarët, kriminelët, politeistët) të frikësuar prej asaj që është e shkruar në të. Këta do të thonë: “Mjerë ne! Ç’lloj Libri është  ky që s’lë asgjë të vogël e të madhe pa u shkruar e pa u marrë në llogari!”

Kështu ata do të gjejnë gjithçka që ata bënë të vendosur para tyre dhe, Zoti yt nuk i bën askujt padrejtësi.”[83]

Ai që ka mendje dhe është i zgjuar punon dhe përpiqet për të liruar e shpëtuar veten e tij duke i dhënë të drejtat atyre që i kanë, mosbërja padrejtësi askujt, bamirësia ndaj njerëzve, frika nga Allahu në lidhje me ta, i bën mirë atyre duke shpresuar shpërblimin nga Allahu i Madhëruar, ndalohet nga dëmtimi i tyre duke pasur frikë dënimin e Allahut të Lartësuar, nuk do prej tyre shpërblim e as falenderim, as lavdërim e madhërim.

Ai sillet me ta në të gjitha gjëndjet duke shpresuar Fytyrën e Allahut të Lrtësuar (shpërblimin e Tij me Xhenet dhe shikimin në Fytyrën e Tij të Ndritshme).

Ndërsa ai tjetri, i cili nuk i bën mirë vetëm se atij që i bën mirë atij dhe, nuk ndalohet nga keqbërja vetëm se ndaj atij i cili nuk i bën keq; ky nuk është prej të zotëve të shkallëve dhe moraleve të larta.

Nuk është i lidhur me shpërblimet, por i lidhuri me to është ai i cili lidhet me atë që ndahet prej tij (zemërohet dhe nuk i flet), i bën mirë atij që i ka bërë keq dhe afrohet tek Allahu i Lartësuar me moralet që ai mvishet.

Kjo sepse moralet janë prej Fesë (Islamit) dhe punëve të mira, por këto nuk pranohen vetëm me kusht që të kryhen me sinqeritet për hir të Allahut të Lartësuar:

 

“…Kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e tij, le të punojë mirë e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të tij.”[84]

Thotë imam El-Bejhaki (Allahu e mëshiroftë) në fjalën e tij për kuptimin e moralit të mirë prej muslimanit:

“Ai (muslimani) në marrëdhëniet me njerëzit duhet të jetë falës i të drejtave të tij , mos t’ia kërkoj ato të tjerëve, por të kryejë detyrat që ka ndaj tyre.

Nëse ai sëmuret dhe nuk e vizitojnë, apo kthehet nga udhëtimi dhe përsëri nuk e vizitojnë, jep selam (përshëndet) dhe nuk ia kthejnë atë, shkon mik dhe nuk e respektojnë, ndërmjetëson dhe nuk ia kryejnë, bën mirë dhe nuk falenderohet, hyn tek ndonjë grup dhe nuk i bëjnë vend, flet dhe nuk heshtin për t’a dëgjuar, kërkon leje për të hyrë te ndonjë shok në shtëpinë e tij dhe nuk i jepet leje, kërkon dorën e ndonjë vajze te prindërit e saj por nuk ia japin, kërkoi që t’ia shtyjnë borxhin por nuk ia shtynë, apo kërkoi që t’ia ulin pak atë dhe nuk ia ulin e të tjera si këto, megjithatë ai nuk nxehet, nuk mer hak, nuk ndjen në veten e tij se është përzënë prej tyre apo nuk është i mirëpritur, nuk e kthen të gjithë këtë nëse i jepet rasti me të njëjtën mënyrë,  por është i bindur se nuk do të hakmeret për ndonjë gjë nga këto, do t’a takojë çdonjërin prej tyre me sjellje më të mirë se ajo e atij dhe më të afërt tek puna e mirë e devotshmëria, me sjellje të pëlqyeshme e të lavdërueshme, i plotëson detyrat që ka ndaj tij si të ruante gjërat e  veta.

Nëse sëmuret vëllai i tij musliman, ai e viziton atë, nëse i vjen për të ndërmjetësuar ia kryen atë, nëse i kërkon t’ia shtyjë borxhin, ia shtyn atë , nëse ka nevojë për ndihmën e tij, ai e ndihmon, nëse kërkon t’ia uli çmimin në shitblerje, ia ul atë.

Të gjitha këto duke mos parë në mënyrën e sjelljes së tij me këtë më parë.

Në marrëdhëniet e tij me njerëzit merr për shembull atë më të mirin, shkon drejt tij dhe nuk e kundërshton atë.”[85]

Muslimani nuk mvishet me moral vetëm në sipërfaqe, për syefaqësi apo për ndonjë interes të çastit. Por ai mvishet me moral të mirë prej fesë së tij, nuk pret shpërblim prej njerëzve, nuk sillet keq nëse nuk bashkpunojnë me të  ashtu si bashkpunon ai me ta.

Nëse muslimani mvishet me morale të mira, morale të besimit, sillet me njerëzit mirë, dhe e bën këtë për hir të Allahut të Lartësuar e për t’u afruar te Ai, atëherë i qetësohet shpirti, gjendja e tij bëhet e qëndrueshme, nuk mërzitet nëse ia mohojnë të mirat që u ka bërë,  apo bëjnë sikur i kanë harruar.

Thotë dijetari i Islamit Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë):

“Dhe lumturia në bashkëpunimin me  njerëzit është:

Të sillesh mirë me ta për hir të Allahut të Lartësuar, të shpresosh me ata (me sjelljen tënde ndaj tyre) kënaqësinë e Allahut dhe jo kënaqësinë e tyre mbi atë të Allahut, t’u bësh mirë atyre duke shpresuar shpërblimin e Allahut dhe jo kompensimin e tyre, mos t’u bësh padrejtësi nga frika prej Allahut dhe jo nga frika prej tyre,  siç ka ardhur në një thënie të Sahabëve (shokëve të Muhamedit a.s) :

“Shpreso Allahun me njerëzit dhe jo njerëzit me Allahun (d.m.th. shpreso kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij me sjelljen dhe bamirësinë tënde ndaj njerëzve dhe, mos shpreso kënaqësinë dhe lavdërimin e njerëzve me adhurimin tënd që i bën Allahut apo punët e tua të mira).

Dhe ki frikë Allahun te njerëzit dhe jo njerëzit te Allahu (d.m.th. ki frikë Allahun se mos u bën padrejtësi njerëzve apo nuk bën detyrën tënde ndaj tyre dhe, mos ki frikë njerëzit kur kryen urdhërat e Allahut ashtu si ka urdhëruar).”

Vazhdon Ibnu Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) dhe thotë: “D.m.th. mos bëj ndonjë lloj adhurimi apo punë që të afron tek Allahu, për hir të tyre, as duke shpresuar lavdërimin e tyre dhe as nga nga frika se mos të shajnë, por shpreso Allahun dhe mos iu frikëso atyre në Allah (kur bën një punë që ka urdhëruar Allahu), as në atë që ka shkuar e as në të ardhmen dhe, kryej atë me të cilën je urdhëruar edhe nëse ata e urrejnë atë…”[86]

Pra morali i mirë nuk është prej degëve të besimit vetëm nëse bëhet me sinqeritet për Allahun e Lartësuar dhe, mos hedhja sytë nga njerëzit.

Ai është si të gjitha punët e tjera të mira (të cilat që të pranohen nga Allahu duhet të bëhen me sinqeritet dhe sipas rrugës së të Dërguarit të Tij).

Vëre për shembull, fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Nuk është përulur ndokush për hir të Allahut vetëm se e ka ngritur atë Allahu.”[87]

Ka bërë si kusht për ngritjen me thjeshtësinë, të kryerit e saj për hir të Allaut dhe, jo për të thënë: “Filani është i thjeshtë, modest”, dhe as për të fituar ndonjë gjë të kësaj bote.

Medito fjalën e Allahut të Lartësuar në lidhje me edukatën e të duruarit, që thotë:

 

“Dhe ata që këmbëngulin me durim për Fytyrë të Zotit të tyre (për të arritur kënaqësinë e Tij)”[88]

Kështu thuhet për të gjitha moralet, qofshin ato të dukshme apo të padukshme, si për shembull: largimi i pengesës nga rruga. Muslimani e largon atë nga rruga për hir të Allahut, që ajo të mos i dëmtojë  muslimanët. Ai afrohet tek Allahu me këtë punë dhe nuk kërkon ndonjë shpërblim prej njerëzve.

Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:             

 “Një burrë kaloi pranë një dege peme e cila ishte në mesë të rrugës dhe tha: “Për Zotin! Do t’a heq këtë prej (rrugës së) muslimanëve që të mos i pengojë (dëmtojë) ata”. Tha i Dërguari:

Prej kësaj u fut në Xhenet.”[89]

Dhe kështu në ushtrimin e të gjitha moraleve të mira dhe largimin prej moraleve të këqia. Afrohet muslimani tek Zoti i tij me të gjitha këto, dhe llogariten prej degëve të besimit e plotësuese të fesë së tij. Madje llogariten prej vetë Akides– bindjes së tij me të cilën ai e beson Zotin e tij.

Kështu që, prej Akides- bindjes (besimit) të Ehlis-suneh uel-xhemaah- pasuesëve të sunetit dhe të xhematit (grupit) të muslimanëve dhe, prej rrugës së Selefëve- të parëve të kësaj feje, është:

Mveshja me moralet e larta, nxitja e të tjerëve në to  dhe ruajtja prej çdo vepre që i kundërshton ato.

Këtë gjë e kanë shkruajtur  në librat e tyre, siç ka përmendur përshembull, imam Es-Sabuni (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Akideja e selefëve dhe dijetarëve të hadithit”, në fjalën e tij për  Akiden e dijetarëve të hadithit ku ka thënë: “Këshillojnë njëri-tjetrin për faljen natën pas një pjese të gjumit, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore, përhapjen e selamit, të ushqyerit e  nevojtarëve, mëshirimin e të varfërve, të vobektëve  e  jetimëve, interesimin për çështjet e muslimanëve, modestinë në të ngrënë, në të pirë,në veshje, në martesë e  në shpenzime. Këshillojnë njëri-tjetrin për të urdhëruar në punë të mira dhe për të ndaluar (penguar) nga punët e këqia si dhe për garimin në çdo punë të mirë. E duan njëri-jetrin prej fesë (për hir të Allahut) dhe, e urrejnë prej saj.

I frikësohen polemikave kur kanë lidhje me Allahun (punët, cilësitë e Tij) dhe zënkave në to…”[90]

Ka përmendur gjithashtu, dijetari i Islamit, Ibnu Tejmijje (Allahu e mëshioroftë), në fjalën e tij për bindjen (besimin) e grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar nga Allahu i Lartësuar:

“Pastaj, ata me këto baza: Urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja sipas asaj që obligon Sheriati-legjislacioni Islam, shohin kryerjen e Haxhit-peligrinimit, Xhihadit-luftën për çështjen e Allahut, bashkimin e dy faljeve (në kohë vështirësie, shiu, udhëtimi etj.) dhe faljet e dy barjameve, pas  udhëheqësave  të tyre, qofshin ata vepërmirë apo vepërkeq. Ruajnë kryerjen e faljes në grup, këshillojnë popullin dhe kanë bindje të tyren (besojnë) kuptimin e fjalës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që thotë:

 

“Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë e vetme, shtrëngojnë (mbajnë) njëri-tjetrin” Dhe lidhi (futi) gishtat e duarve me njëri-tjetrin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).[91]

Gjithashtu, fjalën e tij (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

 

“Shembulli i besimtarëve në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirimin e tyre të njëri-tjetrit dhe butësinë e tyre ndaj njri-tjetrit; është si shembulli i një trupi të vetëm në të cilin, nëse ankohet një gjymtyrë (pjesë) e tij, ndjen dhimbje dhe vuan i gjithë trupi.”[92]

Ata urdhërojnë (këshillojnë) për durim në çdo fatkeqësi dhe, për falenderim në çdo mirësi, si dhe të jenë të kënaqur me (Allahun) në caktimin e hidhur.

Ftojnë për në moralet e larta, punët e bukura dhe kanë bindje të tyren kuptimin e fjalës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):

“Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moralin më të mirë.”

Nxisin për t’u lidhur (pajtuar) me atë që të ka ndarë (është zemëruar), t’i japësh atij që ta ka ndaluar (nuk të jep) dhe ti’a falësh atij që të ka bërë padrejtësi.

Urdhërojnë për bindjen ndaj prindërve, mbajtjen e lidhjeve farefisnore, sjelljen mirë me komshitë, bamirësinë ndaj jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, si dhe sjelljen butë me robërit (shërbëtorët).

Ndalojnë nga mburrja,  kryelartësia, padrejtësia dhe shtrirja e dorës mbi krijesat (dëmtimi i tyre) me apo pa të drejtë.

Urdhërojnë për moralet e larta dhe ndalojnë nga moralet e uëlta.

Dhe, çdo gjë që ata thonë apo veprojnë, prej këtyre apo të tjera si këto; ata pasojnë në këtë gjë Librin e Allahut- Kur’anin e Ndershëm dhe sunetin-rrugën e të Dërguarit të Tij.[93]

☼☼☼

MBYLLJA

Pas këtij parashtrimi të përmbledhur dhe vërejtjeje të shkurtuar, na bëhet i qartë raporti i lidhjes së moralit të besimtarit me akiden-bindjen dhe besimin e tij.

Degët e besimit i përfshijnë të gjitha llojet e të mirave dhe bamirësive, si dhe të gjitha punët e mira, qofshin ato të dukshme apo të padukshme.

Dhe ato janë në grada të ndryshme; ka prej tyre që janë shtylla (të domosdoshme), ka që janë vaxhib (obligim) dhe  të tjera të pëlqyeshme (punë vullnetare), siç ka ardhur në hadithin e saktë që transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

 

Imani-besimi  ka shtatëdhjetë e disa degë. Më e larta prej tyre është fjala “La ilahe ila-llah” –dëshmia se nuk Zot tjetër përveç Allahut, dhe më e ulëta (e vogla) largimi i pengesës nga rruga. Dhe turpi është një nga degët e besimit.”[94]

Ndërsa i lumturi është ai që i përfshin të gjitha këto degë në punën e tij, Allahu na bëftë prej tyre.

Na u bë e qartë gjithashtu se morali i keq është tregues i dobësimit në besim dhe mangësisë në vërtetimin e Teuhidit-njësimit të Allahut. Kjo për shkak se prej moraleve të këqia, ka që janë degë e hipokrizisë, siç është gënjeshtra, mashtrimi, mëkatet, tradhëtia, shkelja e premtimit etj; dhe ka prej tyre që janë prej punëve të kohës së injorancës, siç është sharja në prejardhje, mburrja me prindërit e gjyshërit, zbukurimi (i grave në rrugë) dhe lakuriqësia etj; dhe ka që janë prej degëve të Kufrit-mosbesimit, siç është mendjemadhësia e krueneçësia e të tjera si këto, sqarimi i të cilave kaloi me ne.

Ashtu si janë moralet e këqia tregues të besimit të dobët, poashtu janë edhe gjynahet e tjera që lidhen me mangësinë në kryerjen e obligimeve apo bërja e disa gjynaheve.

Këto gjynahe e mohojnë vërtetimin e Njësimit dhe Adhurimit vetëm të Allahut të Lartësuar, sepse në to ka kundërshtim të urdhërave të Allahut të Lartësuar dhe një lloj pakësimi në madhërimin e ligjeve të Tij.

Dhe në mbyllje: “Është detyrë mbi muslimanin që të kontrollojë gjëndjen e tij dhe qartësojë vendin e tij. Të ngrihet me veten e tij drejt shkallëve të përsosmërisë. Të llogarisë veten e tij për fjalët dhe veprat që bën dhe ti peshojë ato me peshojën e Sheriatit-ligjeve që ka vënë Allahu i Lartësuar.

Të shtojë sa më shumë nga lutja që bënte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me fjalët e tij:

 

All-llahume inni eudhu bike min munkeratil- ahlaki, uel- eamali, uel- ehuai.”[95]

“O Zoti im! Kërkoj mbrojtje prej Teje (që të më ruash) nga moralet e këqia, punët e këqia dhe pasimi i epsheve!”

“Ihdini li-ahsenil- ahlaki, la jehdi li-ahseniha il-la ente, ue-srif ani sejjieha, la jesrifu ani sejjieha il-la ente!”[96]

“Më udhëzo mua në moralet më të mira, sepse nuk udhëzon në to tjetërkush veç Teje dhe, largo prej meje moralet e këqia, sepse askush përveç Teje nuk mund të m’i  largojë ato!”

“All-llahume kema ahsente halki,  fe-ahsin huluki!”[97]

“O Zoti im! Ashtu si ke përsosur krijimin tim, ashtu përsos edhe moralin tim!”

Lusim Allahun e Lartësuar të na drejtojë  rrugë,  dhe të na forcojë në Rrugën e Tij të drejtë, Ai është  i Mundshëm për çdo gjë.

Dhe paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Uel-hamdu lilahi rab-bil-alemin


BURIMET  DHE  LITERATURA
  1. “It’hafus- sadetil- muttekin”- Komentimi i librit “Esraru ulumid-dijn”-Të fshehtat e dijes fetare, i autor: Muhamed bin Muhamed El-Husejn Ez-Zubejdi, Botues: Daru Ihja Et-turath el-Arabi, Bejrut. Liban.
  2. “Iktidaus- siratil- mustekim, muhalifeten es’habel- xhahim”: Dijetari i Islamit Ahmed Ibnu Tejmijje, Tahkik (vërtetim): Dr. Nasir El-Akl, Botues: Sheriketul- abijkan, Riad. Botimi i parë, 1404 h.
  3. Xhamiut- tahsijl fi ahkamil- merasijl : El-Hafidh Salahudin El-Alai. Vërtetim: Hamdi Es-Selefi, Botues: Mektebetu en-nahdatil- arabije, botimi i dutë, 1407 h.
  4. Xhamiul- ulumi uel-hikem fi sherhi hamsine hadithen min xheuamiil- kelim: Ebu El-ferxh Abdurrahman bin Raxheb, Botues: El-muesese es-seidije, Riad.
  5. Zadul- miad fi hedji hajril- ibad : Imam Ibnu Kajim El-Xheuzije, Vërtetim: Shuajb dhe Abdul-Kadir El-Arnaut, Botues: Muesese Er-risale, botimi i parë, 1399 h.
  6. Sunenu Et-Tirmidhi: Imam Ebu Isa Et-Tirmidhi, Vërtetim: Ahmed Shakir, Botues: Matbaatu El-Babi El-Halebi, Kajro, botimi i parë, 1357 h.
  7. Sunenu Ebi Daud, Rikthim, theksim dhe ndërhyrje: Muhamed Muhjid- dijn Abdul-Hamid, Botues: Mektebetu Er-Riadh El-hadijthe.
  8. Sunenu En-Nesai, Botues: El-matbaa El-Misrije, Kajro, botimi i parë, 1347 h.
  9. Sahihul- Buhari, Botues: El-mektebe El-Islamije, Turqi, 1979.
  10. Sahihu El-Xhamiu Es-sagijr ue zijadetuhu: Muhamed Nasirudijn El-Albani, Botues: El-mektebul –Islami, Bejrut, botimi i dytë,1406 h.
  11. Sahih Sunenit- Tirmidhi: Muhamed Nasirudijn El-Albani, Botues: Mektebut- terbije li duelil- halijxh, botimi i parë, 1408 h.
  12. Sahihu Muslim, Vërtetim: Muhamed Fuad Abdul-Baki, Botues: Er-riasetul- ametu li idarati El- buhuth El-ilmije uel-iftai ued- dauati uel-irshad, 1400 h.
  13. Akidetu Es-Selef ue es’habil- hadith: Ebu Uthman Ismail Es-Sabuni, Botues: Idaratut- tibaati El-Munijrije.
  14. El-Akijdetu El-Uasitije : Shejhul- Islam Ibnu Tejmijje, përfshirë në librin e tij mexhmuul-fetaua, Mbledhje dhe radhitje: Abdurrahman bin Muhamed bin Kasim. Botimi i parë, 1381 h.
  15. Fet’hul-Bari bi sherh Sahihi El-imam El-Buhari : El-hafidh Ibnu Haxher El-Askalani, Botues: Et-tab’atu Es-selefije, 1380 h.
  16. Muxhmeuz- zauaid ue minbeul- feuaid : Ali bin Ebi Bekr El-Hejthemi, Botues: Daru El-kitabul- Arabi, Bejrut, botimi i dytë, 1967.
  17. Mexhmuul- fetaua : Shejhul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijje, Mbledhje dhe radhitje: Abdurrahman bin Muhamed bin Kasim, Btimi i parë, 1381 h.
  18. Muhtesar shuabu El-Iman li El-Bejhaki : Ebu Xheafer Umer El-Kazuijni, Ndërhyrje: Muhamed Munijr Ed-Dimashki, Botues: Idara Et-tibaa El-Munijrije, 1355 h.
  19. Medarixhu Es-Salikin: El-Imam Ibnu Kajim El-Xheuzije, Vërtetim: Muhamed Hamid El-Fakij, Botues: Matbaatus-suneti El-Muhamedije, 1375 h.
  20. Musnedu El-Imami Ahmed, Botues: El-mektebu El-Islami lit-tibaati uen-neshr daru sadir, Bejrut, botimi i parë, 1389 h.

☼☼☼


[1] Suretu: Al-Imran/102.

[2] Suretu: En-Nisa’/1.

[3] Suretu: El-Ahzab/70-71.

[4] Transmton Muslimi në sahihun e tij në librin: “El-birru ues- sileh”, Hadithi Nr.14, 4/1980.

[5] Medarixhu- salikijn: 2/319.

[6] Medarixhu- salikijn: 2/320.

[7] Transmeton Buhariu tek “Libri i moralit” nën temën “Morali i mirë dhe koprracia e urryer”: 7/82.

[8] Transmeton Tirmidhiu në librin “El-birru ues-sileh” nën temë: “Cfarë është thënë për moralet e larta” 3/249-250. Dhe ka thënë shejh (dijetar) Muhamed Nasirudin El-Albani në librin “Sahih el-xhamiu” 1/439:- Hadith hasen (i mirë,i saktë).

[9] Transmeton Tirmidhiu në librin “El-birru ues-sileh” nën temë: “Cfarë është thënë për moralet e larta” 3/244.  Dhe Ebu Daudi në librin “Morali” nën temë: “Në moralet e larta” 4/253. Thotë shejh El-Albani në “Sahih Et-Tirmidhi” 2/194: –    Hadith sahih (i saktë).

[10] Transmeton Tirmidhiu në librin “El-birru ues-sileh” nën temë: “Cfarë është thënë për moralet e larta” 3/245. Ka thënë Tirmidhiu:- Ky hadith është sahih, garijb (i saktë dhe i transmetuar nga një sahab (shok i Muhamedit s.a.v.s.) i vetëm (në fillim të zinxhirit te transmetimit). Ka thënë- shejh El-Albani në “Sahih Et-Tirmidhi” 2/194 :-Hadith hasen (i mirë).

[11] “Xhamiul-ulumi el-hikem”  2/71-72.

[12] Suratu: En-Aam/162-163.

[13] Transmeton Tirmidhiu tek: “Libri i gjidhënies”, kap. “Cfarë ka ardhur për të drejtat e gruas mbi burrin e saj”    3/315- Thotë (Tirmidhiu): Ky është hadith hasen sahijh-        -(i mirë,   saktë). Dhe e ka saktësuar (ka nxjerrë që është i saktë) shejh El-Albani sic ka thënë në “Sahijhul-xhamiu”,  1/266-267.

[14] Mexhmu’ul-fetava  10/ 659.

[15] Transmeton Ebu Daudi tek: “Libri i moralit”, nëntema: “Me      moralet e larta” 4/252, dhe e ka saktësuar shejh El-Albani në “Sahijhul-xhamiu” 1/391.

[16]  “Ensarë” u quajtën banorët e Medinës të cilët mikpritën vëllezërit e tyre emigrues nga Meka. Për këtë shkak u quajtën ensare- ndihmëtarë.

[17] Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij: 3/166. Ka thene El-Hejthemi në “Muxhma ez-zevaid” 8/79: Transmetuesit e Ahmedit janë të saktë. Thotë El-Irakij: Transmeton Ahmedi me zinxhir transmetuesish të saktë sipas kushteve të dy shejhave (Buhariut dhe Muslimit)

[18] Transmeton Buhariu në librin e moralit, kap. “Mendjemadhësia” 7/89-90.  Dhe Muslimi në librin  “Xheneti, cilësitë dhe begatitë e banorëve të tij”,Nr.46,       4/2190.

[19] Transmeton  Muslimi në librin e besimit, Nr.147,  1/93.

[20] Transmeton  Muslimi në librin “El-birru ues-sileh”,Nr.56,  4/1996.

[21] Transmeton En-Nesai në librin “El-xhihad (Lufta në rrugën e Allahut)”, kap. “Mirësia e atij që punon me këmbët e tij në rrugë të Allahut”, 6/13. Dhe e ka saktësuar El-Albani ne “Sahijhul-xhamiu”, 2/1262.

[22] Transmeton En-Nesai në librin “El-xhihad”, kap. “Mirësia e atij që punon me këmbët e tij në rrugë të Allahut”, 6/13.  Dhe e ka saktësuar El-Albani në “Sahijhul-xhamiu”, 2/1262.

[23] Suretu: El-bekare/34.

[24] Suretu: Gafir /56.

[25] Suretu: El- A’raf /36.

[26] Transmeton  Muslimi në librin “Xheneti dhe cilësitë e begatisë dhe banorëve të tij”, Nr.36,  4/2187.

[27] Transmeton Taberani me zinxhir transmetuesish hasen (të mirë), sic e ka përmendur këtë El-Hejthemi në “Muxhmeuz-zevaid”,  9/20.

[28] “Mexhmuul-fetaua”, 10/125.

[29]“Mexhmuul-fetaua”, 10/125.

[30]Transmeton Tirmidhiu në: “Dyert e besimit”, kap.  “Hurmetus-salat”, 4/125.  Dhe e ka saktësuar shejh Albani siç thuhet në “Sahihut-Tirmidhi”, 2/329.

[31]Trans. Buhariu në Sahihun e tij, “Kitabur-rikak”, kap. “Ruajtja e gjuhës”, 7/184

[32]Trans. Buhariu në Sahihun e tij, “Libri i edukatës”, kap. “Kush beson në Allahun dhe Botën tjetër, mos t’a dëmtojë komshiun e tij.”, 7/78-79.

[33]E ka nxjerrë El-Bejhaki në “Esh-shuab” me zinxhir transmetuesish të saktë dhe e nxorri “merfuan”(të ngritur te Muhamedi a.s., d.m.th. që e ka thënë ai), por më e saktë është që ai është “meukuf” (që ngel te shoku i Muhamedit a.s., në rastin tonë Ebu Bkri r.a. d.m.th. që është prej fjalëve të tij)  siç e ka përmendur hafiz Ibn Haxheri në “Fet’hul-bari-komentimin e sahihut të Buhariut”, 10/508.

[34]Trans. Buhariu në Sahihun e tij, “Libri i edukatës”, kap. “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe jini me të sinqertët.”,  7/95.

[35]Trans. Buhariu në Sahihun e tij, “Libri i edukatës”, kap. “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe jini me të sinqertët.” 7/95.  Dhe Muslimi me të njëjtin tekst në “Kitabul-birri ues-sileh”, Nr.103, 4/2012-2013.

[36]Trans. Muslimi në librin “El-birru ues-sileh”, Nr.84, 4/2005

[37]Trans. Muslimi në librin “El-birru ues-sileh”, Nr. 4/2006.

[38]Trans. Muslimi në librin “El-birru ues-sileh”, Nr.80, 4/2004.

[39] E ka nxjerrë Ahmedi, 1/416. Dhe Tirmidhiu në “Ebuabul-birri ues-sileh”, kap. “Ç’farë është thënë për mallkimin”, 3/236.  E ka saktësuar Albani (Allahu e mëshiroftë) në    “Sahihut-Tirmidhi”, 2/189.

[40] I trans. Buhariu të dy ato në “Libri i edukatës”, kap. Me të njëjtën shprehje me hadithin në fjalë, 7/81.

[41] Trans. Buhariu, “Libri i edukatës”, kap. “Ai që nuk i drejtohet njerëzve me  korigjime.

[42] Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Turpi”, 7/100.

[43] Suretu: El-Huxhurat/12.

[44] Trans. Muslimi, “Libri i Besimit”, 168,  1/101.

[45]Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Kush është islami më i mirë”, 1/9.

[46]Trans. Mualimi, “Libri i zuhdit dhe rakaik”, Nr.50, 4/2290.

[47] Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Prej besimit është   që të duash për vëllanë tënd atë që do për vete”, 1/9.

Dhe Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.71,  1/67.

[48] Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Ndihmesa e besimtarëve me njëri-tjetrin”, 7/80.

Dhe Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.65, 4/1999.

[49]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Mëshira e njerëzve    ndaj bagëtive”, 7/77-78.Dhe Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.66, 4/1999-2000.

[50] Suretu: En-Nisa /72-73.

[51] Mexhmuul-fetaua, 10/128.

[52] Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Të japësh ushqim është prej Islamit të mirë”, 1/9.

[53] Trans. Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.93,  1/74.

[54] Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.144, 4/2026.

[55] Ka thënë El-Hejthemi në librin “Muxhmeuz-zeuaid”: E transmeton El-Bezar dhe Taberani në “El-Eusat”. Zinxhiri i transmetuesëvetë Taberanit është “Hasen”-i mirë, 9/15.

[56]Ka thënë El-Hejthemi: E transmeton El-bezari me zinxhir transmetuesish “Hasen”. Shih: “Muxhmeuz-zeuaid”, 9/17.

[57]Trans. Buhariu, “Libri i besimit”, kap. “Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Feja është këshillë”, 1/20.

[58]Trans. Musliomi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.58, 4/1996.

[59]Trans. Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.78, 1/69.

[60]Qëllimi është në sevape (shpërblim), sepse siç e dimë i Dërguari (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar nga agjërimi i  vazhdueshëm dhe nga falja gjithë natën, që të mos iu mërzitet e pastaj ta lënë fare.

[61]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Ai që kujdeset për të vobektin” 7/77. Dhe Muslimi, “Libri i zuhdit”,Nr.41, 4/2286-2287.

[62]Trans. Muslimi, “Libri i zuhdit”, Nr.74, 4/2302.

[63]Suretu: Al-Imran /133-134.

[64]Trans. Tirmidhiu, “Libri i gjidhënies”, kap. “Ç’farë është thënë për të drejtat e gruas mbi burrin e saj”, 2/315  dhe ka thënë: Hadith hasen sahih, dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihut-Tirmidhi”,   1/266-267.

[65]Trans. Tirmidhiu, “Ebuabul-menakib”, kap. “Mirësia e grave të të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)”, dhe e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihut-Tirmidhi”, 3/244.

[66]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Si duhet të jetë burri në shtëpinë e tij”,  7/83.

[67]E ka nxjerrë Ahmedi,  6/106.

[68]“Zadul-miad”,  1/164.

[69]Tran. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Gjynahu i atij nga të papriturat e të cilit nuk është i qetë komshiu i tij”, 7/78.

[70]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “Kush beson në Allahun dhe Botën tjetërmos t’a dëmtojë komshiun e tij”, 7/79-80.

[71]Fet’hul-Bari, 10/446.

[72]Trans. Buhariu, “Libri edukatës”, kap. “O ju që keni    besuar! Mënjanoni shumë dyshime” 7/89. Dhe Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.28, 4/1985.

[73]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh’, Nr.32. 4/1986.

[74]Suretu: Huxhurat /11.

[75]Suretu: Huxhurat /13.

[76]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.34,  4/1987.

[77]Trans. Tirmidhiu, “Ebvab tefsijril-Kur’an”-Suretu Huxhurat, 5/ 64.

[78]Është për qëllim me kohën e injorancës, arabët para Islamit.

[79]Trans. Muslimi, “Libri i Xhenazes”, Nr.29, 2/644.

[80]“Iktidaus-Siratil-Mustekim”-(Pasimi i rrugës së drejtë), 1/205-206.

[81]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.59, 4/1997.

[82]Suretu: El-Isra /14.

[83]Suretu: El-Kehf /49.

[84]Suretu: El-Kehf /110.

[85]Shkurtimi i librit “Degët e besimit” të Bejhakiut, shkutimi i El-Kazuijnit, faqe: 201-202.

[86]Mexhmuul-Fetaua: 1/51.

[87]Trans. Muslimi, “Libri El-Birru ues-sileh”, Nr.69, 4/2001.

[88]Suretu: Er-Rad /22.

[89]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.128, 4/2021.

[90] “Akideja e selefëve dhe dijetarëve të hadithit”, e imam Ismail Es-Sabuni, 1/131.

[91]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh”, Nr.65, 4/1999.

[92]Trans. Muslimi, “Libri El-birru ues-sileh’, Nr.66.        4/1999-2000

[93]“El-Akidetu el-Vasitije” e përfshirë në “Mexhmuul-fetaua”, 3/158-159.

[94]Trans. Muslimi, “Libri i besimit”, Nr.58, 1/63.

[95]Trans. Tirmidhiu, “Ebuabu dua”, kapitulli i dhjetë, 5/233. E ka saktësuar El-Albani në “Sahihu Tirmidhi”, 3/184.

[96]Trans. Muslimi, “Falja e udhëtarëve”, Nr.201, 1/535.

[97]Trans. Ahmedi, 6/68. E ka saktësuar El-Albani në “Sahihul-Xhamiu”, 1/280.