Hadithet e Haxhit dhe Umras nga libri Munteka el Ahbar

 

Nga libri: Munteka el Ahbar – MË TË ZGJEDHURAT DISPOZITAT ISLAME NGA FJALËT E KRIJESËS MË TË MIRË – Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të

Me nxjerrjen dhe gjykimet e haditheve bazuar në veprat e Muhamed Nasirudin el Albani

AUTOR: MEXHDUDDIN ABDUSSELAM Al TEJMIJE (590-652 H)

PËRKTHIMI DHE NXJERJA E HADITHEVE: Dr. BLEDAR ALBANI


KAPITULLI  I  RITEVE TË PELEGRINAZHIT

Tema

Obligueshmëria e Haxhit dhe Umras, si dhe sevapi tyre

  1. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na mbajti hutbe dhe tha: O njerëz! Allahu ua ka bërë obligim Haxhin, ndaj bëni haxh. Një burrë tha: A në çdo vit, o i Dërguari i Allahut? Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) heshti, deri sa ai e përsëriti tre herë, pastaj tha: Sikur të thosha “Po”, do t’iu bëhej obligim dhe ju nuk do të mundeshit.”[1] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesai. Në këtë hadith ka argument se urdhëri nuk nënkupton përsëritjen e kryerjes së të urdhëruarës.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na mbajti hutbe dhe tha: O njerëz! Juve u është bërë obligim haxhi. El Ekraa ibën Habis u ngrit dhe tha: A për çdo vit, o i Dërguari i Allahut? – Sikur ta thosha, do të bëhej obligim (çdo vit) dhe sikur të bëhej obligim, ju nuk do t’a kryeni atë dhe as nuk do të mundeni ta kryeni. Haxhi është i detyrueshëm vetëm një herë (në jetë) dhe kush shton më tepër, ai është haxh vullnetar për të.”[2] E transmeton Ahmedi dhe Nesai me të njëjtin kuptim.
  3. Transmetohet nga Ebu Razin el Akili se: “Ky shkoi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Babai im është plak i madh dhe nuk mundet që të bëjë haxh e as umra, madje as të ecë. – Atëherë bëj ti haxh dhe umra për babanë tënd, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[3] E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu e ka konsideruar të saktë.
  4. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! A ka xhihad të detyruar për gratë? – Po, tha ai, për to ka xhihad pa luftë në të; haxhi dhe umra.”[4] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh. Senedi i tij është i saktë.
  5. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “U pyet i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se cila vepër është më e mirë? Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. – Po pastaj, cila? – Pastaj xhihadi në Rrugë të Allahut. – Po pastaj, cila? – Haxhi i pranuar që është bërë sipas dispozitave.”[5] Muttefekun alejhi.

Ky hadith është argument për atë që paraprin haxhin vullnetar para sadakasë vullnetare.

  1. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “Ndërkohë që ishim të ulur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), aty erdhi një burrë dhe tha: O Muhamed! Ç’është Islami? – Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të bësh haxhin dhe umran, të lahesh nga xhenabeti, të plotësosh abdesin, të agjërosh Ramazanin …” dhe përmendi hadithin deri në fund, e në të thuhet: “Ky ishte Xhibrili. Ai erdhi që t’iu mësojë fenë tuaj.”[6]

E transmeton Darakutni dhe thotë: Senedi i tij është i qëndrueshëm dhe i saktë. E transmeton gjithashtu Ebu Bekër el Xheuzki në librin e tij të nxjerë sipas kushteve të dy Sahihave.

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nga umra në umra ka falje gjynahesh ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar (i kryer sipas rregullave) nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin.”[7] E transmeton Grupi, përveç Ebu Daudit.

Tema

Obligueshmëria e haxhit menjëherë sa të jepet mundësia

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Shpejtoni për të kryer haxhin – e obligueshëm- sepse ju nuk e dini se ç’ju ndodh.”[8] E transmeton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Seid ibën Xhubejr; nga Ibën Abasi; nga el Fadl ibën, apo njëri prej këtyre dyve nga tjetri, ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush dëshiron të kryejë haxhin, të shpejtojë, sepse ai mund të sëmuret, apo t’i humbë kafsha e udhëtimit, ose t’i dalë ndonjë nevojë.”[9] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.

Do të vijë më pas fjala e tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Kush thyen ndonjë gjymtyrë (në haxh) apo mbet çalok (rrugës për në haxh), ai bëhet i lejuar (e prish ihramin) dhe duhet të kthehet për të kryer haxhin në vitin e ardhshëm.”

  1. Transmetohet nga el Hasen se ka thënë: Umer ibën el Hatab ka thënë: “Vendosa të dërgoja disa burra në këto krahina që të shihnin se kush kishte mundësi për të bërë haxh dhe nuk e bënin atë, t’u mernin atyre xhizjen (që u meret jomuslimanëve që banojnë në tokat muslimane), sepse ata nuk janë muslimanë, nuk janë muslimanë.” E transmeton Seidi në Sunenet e tij.

Tema

Obligueshmëria e haxhit për të pafuqishmin, nëse ai ka mundësi të ngarkojë një mëkëmbës dhe për të vdekurin, nëse atij i është bërë obligim

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: Një grua nga Hatham tha: O i Dërguari i Allahut! Babanë tim e zuri obligueshmëria e haxhit kur ai ishte plak i thyer në moshë dhe nuk mundj të qëndronte mbi shpinën e devesë së tij. – Atëherë kryeje ti haxhin për të, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[10] E transmeton Grupi.
  2. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi një grua e re nga Hatham dhe i tha: Babai im është i thyer në moshë dhe e ka lënë disi mendja. Atë e ka arritur obligueshmëria e haxhit, por ai nuk mundet t’a kryejë atë. A i llogaritet atij nëse unë bëj haxh për të? – Po, tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[11] E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili e ka konsideruar të saktë.
  3. Transmetohet nga Abdullah ibën ez Zubejr se ka thënë: “Një burrë nga Hatham erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Babanë tim e arriti Islami dhe ai ishte plak i thyer, që nuk mundet t’i hipë kafshës, ndërsa haxhi i është bërë obligim. A të bëj haxh për të? – Ti je fëmija i tij më i madh? – Po, tha ai. – Po sikur babai yt të kishte borxh, a do t’ia laje atë dhe a do të shkarkohej ai nga borxhi? –Po, tha ai. – Atëherë bë haxh për të.”[12] E transmeton Ahmedi dhe Nesai me të njëjtin kuptim.
  4. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Një grua nga Xhuhejne erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Nëna ime ishte zotuar të kryente haxhin por nuk mundi ta kryente deri sa vdiq. A t’a kryej unë haxhin për të? – Po, kryeje haxhin për të. Nëse nëna jote do të kishte pasur borxh pa larë, a do t’ia laje asaj? Lajeni borxhin e Allahut, sepse Allahu ka më shumë të drejtë për përmbushje të detyrimit.”[13] E transmeton Buhariu dhe Nesai me të njëjtin kuptim.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit dhe Buhariut, të ngjashëm me këtë, thuhet: “Erdhi një burrë dhe tha: Motra ime ishte zotuar të kryente haxhin…” Ky hadith argumenton për ligjshmërinë e haxhit për të vdekurin nga trashëgimtari i tij apo nga dikush tjetër, pasi në hadith nuk theksohet nëse ai ishte apo jo trashëgimtar dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e krahasoi atë me borxhin.

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Babai im vdiq dhe i ishte bërë obligim haxhi i Islamit. A të bëj haxh për të? – Po sikur babai yt të kishte lënë borxh pa larë, a do t’ia laje atij? – Po, tha ai. – Atëherë bë haxh për babanë tënd.” E transmeton Darakutni.

Tema

Marrja në konsideratë e ushqimit dhe kafshës së udhëtimit

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), në lidhje me Fjalën e Allahut të Lartësuar: “për atë që ka mundësi të shkojë atje” [Al Imran: 97]. Enesi thotë: Dikush tha: O i Dërguari i Allahut! Ç’mundësi është për qëllim? – Ushqimi dhe kafsha e udhëtimit.”[14] E transmeton Darakutni.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ajo është ushqimi dhe kafsha e udhëtimit, d.m.th. për Fjalën e Allahut: “për atë që ka mundësi të shkojë atje”.[15] E transmeton Ibën Maxheh.

Tema

Udhëtimi nëpër det për në haxh vetëm, nëse mendon se mund të mbytesh, atëherë nuk lejohet

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mos udhëto në det, vetëm nëse shkon për haxh apo umra, ose për në Rrugën e Allahut të Madhëruar, sepse poshtë detit ka zjarr dhe poshtë zjarrit ka det.”[16] E transmeton Ebu Daudi dhe Seid ibën Mensur në Sunenet e tij.
  2. Transmetohet nga Ebi Imran el Xheveni se ka thënë: “Më ka treguar një nga shokët e Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ishim në një luftë nga Persia. Ai më tha se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Kush fle mbi një shtëpi që nuk ka rreth saj pengesë, pastaj bie dhe vdes, ai e ka vetë fajin dhe kush udhëton nëpër det kur ai nuk është i qetë, pastaj vdes, ai e ka vetë fajin.”[17] E transmeton Ahmedi.

Tema

Ndalimi i gruas nga udhëtimi për në haxh apo në vend tjetër pa një të afërm të saj

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke mbajtur hutbe, të thotë: Të mos veçohet një burrë me një grua, vetëm nëse ajo është në shoqërinë e një të afërmi (me të cilin i ndalohet martesa) dhe as të mos udhëtojë gruaja pa një të afërmin e saj.” Një burrë u ngrit dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Gruaja ime është nisur për në haxh ndërsa unë u regjistrova ushtar në filan luftë. – Shko dhe bëj haxh me gruan tënde, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[18] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Për gruan nuk lejohet që të udhëtojë tre ditë pa qenë e shoqëruar nga një i afërm i saj.”[19] Muttefekun alejhi.
  3. Transmetohet nga Ebu Seidi se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar që gruaja të udhëtojë në largësinë e dy ditëve apo dy netëve pa qenë e shoqëruar nga burri i saj apo nga ndonjë i afërm i saj (me të cilin nuk i lejohet martesa).”[20] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Nuk i lejohet asaj gruaje që beson në Allahun dhe në ditën e Gjykimit, që të udhëtojë në një udhëtim që zgjat tre ditë e më shumë, veçse e shoqëruar nga babai i saj, ose nga burri i saj, ose nga i biri i saj, ose nga vëllai i saj, ose nga një i afërm tjetër me të cilin i ndalohet martesa.”[21] E transmeton Grupi, përveç Buhariut dhe Nesait.

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që të udhëtojë në largësinë e një dite e një nate, veçse e shoqëruar nga një i afërm i saj (me të cilin nuk i lejohet martesa).”[22] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “në largësinë e një ditë”, ndërsa në një transmetim tjetër: “në largësinë e një nate”, dhe në një të tretë: “Asnjë grua të mos udhëtojë në largësinë e tre ditëve, veçse e shoqëruar nga një i afërm i saj.”[23] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.

Tema

Për atë që kryen haxhin për dikë tjetër ndërsa për vete nuk e ka kryer ende

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dëgjoi një burrë të thotë: O Zot! Të përgjigjem Ty (për të kryer haxhin) nga Shubrume! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: Kush është Shubrume? – Një vëlla (apo një i afërmi im), tha ai. – Po për vete, a e ke bërë haxhin? – Jo, tha ai. – Atëherë bë haxh për vete një herë, pastaj bë haxh për Shubrumen.” E transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh, por në transmetimin e këtij të dytit thuhet: “Këtë haxh bëje për vete, më pas bë haxh për Shubrumen.”[24]

E transmeton gjithashtu Darakutni, por në transmetimin e tij thuhet: “Ky haxh është për ty, ndërsa për Shubrumen bë haxh tjetër.”[25]

Tema

Vlefshmëria e haxhit të fëmijës dhe skllavit, por pa e pasur të obligueshëm

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takoi një karvan në Rauha dhe tha: Kush jeni ju? – Muslimanë, thanë ata. Po ti kush je? –Unë jam i Dërguari i Allahut. – Një grua prej tyre ngriti tek ai një fëmijë dhe i tha: A ka haxh për këtë? Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Po, dhe për ty ka shpërblim.”[26] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga es Saib ibën Jezid se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më mori në haxhin e Lamtumirës dhe unë në atë kohë isha shtatë vjeç.”[27] E transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Tirmidhiu i cili e ka konsideruar të saktë.
  3. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kryem haxhin bashkë me të Dërguarin (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe me vete kishim gra e fëmijë. Ne bëmë nijet për haxh edhe për fëmijët dhe hodhëm gurët e xhemerateve për ta.”[28] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  4. Transmetohet nga Muhamed ibën Keab el Kuradhi se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Çdo fëmijë, me të cilin bën haxh familja e tij, pasta jai vdes (pa bërë haxh tjetër), ai është shkarkuar nga detyrimi, por nëse rritet (mbush moshën e pjekurisë), ai ka për detyrë të bëjë haxh. Edhe për skllavin e pasur në pronësi, nëse padronët e tij bëjnë haxh me të, pastaj ai vdes, ai është shkarkuar nga detyrimi i haxhit, por nëse lirohet, ai ka për detyrë të bëjë haxh tjetër.”[29] E ka përmendur Ahmed ibën Hanbel në transmetimin e birit të tij, Abdullahit, kështu mursel (pa përmendur emrin e sahabiut).

Temat

Për Mikatet (vendet e përcaktuara) për veshjen e Ihramit[30], forma dhe dispozitat e Ihramit

Tema

Vendet e përcaktuara për veshjen e Ihramit dhe bërjen e nijetit për haxh apo umra, dhe lejimi i kësaj para se të arrish në ato vende

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përcaktoi vendin e quajtur “Dhul Hulejfe” për banorët e Medines. Ndërsa për banorët e Shamit caktoi “El Xhuhfe”, për banorët e Nexhdit, “El Menazil”, për ata të Jemenit, “Jelemlem”. Këto vende janë për këta banorë dhe për të tjerët që kalojnë nga ato kur shkojnë për haxh apo për umra. Ndërsa për ata që banojnë më pranë Mekës se këto vende, atëherë vendi i ihramit të tyre është shtëpia e tyre. Po kështu edhe banorët e Mekës e bëjnë nijetin dhe veshin ihramin nga shtëpitë e tyre.”[31] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Banorët e Medines e veshin Ihramin në “Dhul Hulejfe”, banorët e Shamit në “El Xhuhfe” dhe banorët e Nexhdit në “Karn”. Ibën Umeri thotë: Më kanë treguar të tjerët dhe nuk e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ai ka thënë: Vendi i Ihramit të banorëve të Jemenit është “Jelemlem”.[32] Muttefekun alejhi.

Ndërsa Ahmedi, në një transmetim tjetër shton: “Atëherë njerëzit e krahasuan vendin “Dhatu Irk”, me “Karn”. [Sahih – Musned Ahmed 4455; Ahmed Shakir].

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur u çliruan këto dy vende, banorët e tyre erdhën tek Umer ibën el Hatabi dhe i thanë: O prijësi i besimtarëve! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) caktoi “Karnin” për banorët e Nexhdit, por ai anon (largon) nga rruga jonë (për në haxh) dhe ne e kemi disi të vështirë që të shkojmë deri atje (pastaj të vazhdojmë rrugën). – Atëherë shihni ndonjë vend që është paralel me të në rrugën tuaj. Thotë: Dhe u caktoi atyre vendin “Dhatu Irk”.[33] E transmeton Buhariu.
  2. Transmetohet nga Aisha se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) caktoi vendin “Dhatu Irk” si mikat për banorët e Irakut.”[34] E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga Ebu Zubejr se: “Ai ka dëgjuar Xhabirin të pyetet për mikatet e Ihramit dhe ai tha: Kam dëgjuar dhe besoj se është fjalë e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ai ka thënë: Mikati i banorëve të Medines është Dhil Hulejfe, ndërsa nga rruga tjetër është “El Xhuhfe”. Mikati i banorëve të Irakut është “Dhatu Irk”, ai i banorëve të Nexhdit “Karni” dhe ai i banorëve të Jemenit “Jelemlem”.[35] E transmeton Muslimi.

E transmeton gjithashtu Ahmedi dhe Ibën Maxheh të ngritur tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe pa dyshuar për këtë.

Teksti për mikatin “Dhatu Irk” nuk është i fortë sa të tjerët. Nëse ai aprovohet, atëherë s’ka çudi që mendimi i Umerit të jetë në përputhje me të, pasi ai ia qëllonte gjithnjë të vërtetës.

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri katër Umra në muajin “Dhil Keade” (në katër vite të ndryshme), përveç asaj që bëri bashkë me haxhin e tij; umra e tij që bëri nga Hudejbija, një tjetër në vitin pas saj, pastaj nga Xhirane (vend ndërmjet Mekes dhe Taifit) kur ai ndau plaçkën e luftës së Hunejnit dhe umrën që bëri me haxhin e tij.”[36] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) zbriti në Muhasab dhe thirri Abdurrahman ibën Ebi Bekrin e i tha: Dil bashkë me motrën tënde (Aishen) nga haremi i Mekës, me qëllim që atje të bëjë nijetin e Ihramit dhe pastaj të bëjë tavaf në Qabe, ndërsa unë po ju pres këtu. – Aisha thotë: Dolëm dhe e bëra nijetin e Ihramit, pastaj bëra tavaf rreth Qabes dhe nga Safa në Merva, pastaj shkuam te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili ishte në shtëpinë (apo çadrën) e tij, në mes të natës. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: A mbarove? – Po, i thashë. – Atëherë i lajmëroi shokët për nisjen, doli dhe bëri tavaf rreth Qabes para namazit të sabahut, pastaj u nis për në Medine.”[37] Muttefekun alejhi.
  3. Transmetohet nga Umu Seleme se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Kush e bën nijetin për haxh apo umra dhe e vesh Ihramin në xhaminë e Kudsit, atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë.”[38] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi të ngjashëm me të.

E transmeton gjithashtu Ibën Maxheh, por duke përmendur vetëm umran dhe jo haxhin.

Tema

Hyrja në Mekë pa Ihram me arsye

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Mekë, ditën e çlirimit të saj, me një imame (çallmë të lidhur në kokë) me ngjyrë të zezë, pa Ihram.”[39] E transmeton Muslimi dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga Maliku; nga Ibën Shihabi; nga Enesi, se: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Mekë në ditën e çlirimit të saj dhe në kokën e tij kishte pazmoren. Kur ai e hoqi atë, erdhi një burrë dhe i tha: Ibën Hatali është ngjitur në mbulesën e Kabes. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Vriteni atë. – Maliku thotë: Atë ditë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ishte muhrim.”[40] E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

Tema

Çfarë ka ardhur për muajt e haxhit dhe mospëlqimi i bërjes së Ihramit për haxh para këtyre muajve

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Prej sunetit është që të mos vishet ihrami për haxh veçse në muajt e haxhit.”[41] E transmeton Buhariu.

Ndërsa në një transmetim tjetër të tij nga Ibën Umeri thuhet: Muajt e haxhit janë: Shevali, Dhul Kaade dhe dhjetë ditë nga Dhul Hixhe.”

Ndërsa Darakutni transmeton hadith të ngjashëm me të, nga Ibën Mesudi, Ibën Abasi dhe Ibën Zubejri.

  1. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Më dërgoi Ebu Bekri bashkë me ata që thërrisnin në Mina: Pas këtij viti nuk ka për të bërë haxh asnjë idhujtar, nuk ka për të bërë tavaf askush lakuriq dhe dita e haxhit të madh është dita e therjes së kurbaneve.”[42] E transmeton Buhariu.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi midis Xhemerateve në ditën e kurban Bajramit, në haxhin që ai bëri, e tha: Cila ditë është kjo? – Dita e kurbanit, thanë njerëzit. – Kjo është dita e haxhit të madh, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[43] E transmeton Buhariu, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Tema

Të lejuarit e bërjes së Umras në të gjithë vitin

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Umra që bëhet në Ramazan është e barabartë me një haxh.”[44] E transmeton Grupi, përveç Tirmidhiut, megjithatë ky e transmeton nga hadithi i Umu Meakil.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri katër umra, njërën prej të cilave e bëri në Rexheb.”[45] E transmeton Tirmidhiu dhe e ka konsideruar të saktë.
  3. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri dy umra; një umra në muajin Dhil Kaade dhe një në Sheval.”[46] E transmeton Ebu Daudi.
  4. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Në çdo muaj mund të bësh umra.” E transmeton Shafiu.

Tema

Çfarë duhet të bëjë ai që vesh ihramin

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili e ngre hadithin tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se: “Gruaja lehonë dhe ajo me perioda, duhet të lahet dhe të bëjë nijetin (për haxh), pastaj të kryejë të gjitha ritet e haxhit përveç tavafit rreth Qabes.”[47] E transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
  2. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Unë e parfumosja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur vishte ihramin (para veshjes) me ç’parfum të gjeja.”[48] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) donte të vishte ihramin, ai parfumosej me pasrfumin më të mirë që i gjendej, pastaj dallohej shkëlqimi i parfumit në kokën dhe mjekrën e tij.”[49] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ihrami të jetë me izar (pjesa e poshtme), rida (pjesa e sipërme) dhe me sandale. Nëse nuk gjen sandale, atëherë shoshone, por të prera deri nën kyçet e këmbëve.”[50] E transmeton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kjo shkretëtirë për të cilën ju mashtroni se gjoja i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë ihramin nga ajo, kjo është gënjeshtër, pasi që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e ka bërë ihramin veçse tek xhamia – d.m.th. te xhamia e Dhul Hulejfes.”[51] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “nuk e ka bërë Ihramin veçse tek pema në të cilën qëndroi deveja e tij.”[52] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet se: “Kur Ibën Umeri donte të dilte për në Mekë, ai lyhej me një vaj i cili nuk e kishte erën e parfumit, pastaj shkonte në xhaminë e Dhul Hulejfes, falej në të, pastaj i hipte kafshës për në Mekë. Nëse deveja e tij qëndronte në këmbë bashkë me të, ai e bënte ihramin dhe thoshte: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të veprojë.”[53]

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali namazin e drekës, pastaj i hipi devesë dhe kur u ngjit në rripin e shkretëtirës, ai bëri ihramin.”[54] E transmeton Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bënte ihramin në Dhul Hulejfe, në vendin ku qëndronte deveja e tij atje.”[55] E transmeton Buhariu dhe thotë: Atë e ka përcjellë Enesi dhe Ibën Abasi.
  3. Transmetohet nga Seid ibën Xhubejr se ka thënë: “I thashë Ibën Abasit: Çudi se si shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kundërshtohen për vendin se ku ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë Ihramin. Ibën Abasi tha: Unë jam ai që di më shumë për këtë gjë, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka bërë veçse një haxh të vetëm dhe për këtë shkak janë kundërshtuar. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga Medina për të bërë haxhin dhe kur fali dy rekate në xhaminë e tij, në Dhul Hulejfe, ai qëndroi në vendin e tij dhe bëri Ihramin për haxh. Këtë e dëgjuan disa njerëz dhe e mbajtën mend atë. Pastaj hipi në deve dhe kur ajo qëndroi e nuk lëvizte, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha “Lebbejke Allahume lebbejke” dhe këtë e dëgjuan disa njerëz (që ishin aty pranë) dhe mbajtën mend këtë. Kjo për shkak se njerëzit ecnin grupe-grupe dhe kur e dëgjuan atë (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë “Lebbejeke Allahume lebbejke”, thanë se ai e ka bërë Ihramin në vendin ku qëndroi deveja. Pastaj vazhdoi rrugën dhe kur u ngjit në rripin shkretinor, ai tha “Lebejke Allahume lebbejke” dhe disa njerëz e dëgjuan këtë dhe thanë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë Ihramin kur u ngjit në rripin shkretinor (afër Dhul Hulejfes). Por unë betohem në Allahun, se ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri nijetin për haxh në vendin ku u fal, ndërsa kur qëndroi deveja e tij dhe kur u ngjit në rripin shkretinor, ai tha: “Lebbejke Allahume lebbejke”.[56] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Ndërsa tre të tjerët e pesëçes transmetojnë të shkurtuar se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri Ihramin për haxh pas namazit.”[57]

Tema

Kushtëzimi kur bën Ihramin

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Dubaah bintu Zubejr tha: O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua e rëndë (e vjetër), por dua të bëj haxhin. Si më këshillon të veproj? – Bëje Nijetin (ihramin) dhe kushtëzo duke thënë: Vendi i kthyerjes sime në të lejuar (e kundërta e muhrim) është aty ku të më bllokosh. – Thotë: Ajo e plotësoi haxhin.”[58] E transmeton Grupi, përveç Buhariut.

Në një transmetim tjetër të Nesait thuhet: “dhe ti e ke të drejtën e asaj që ke kushtëzuar tek Zoti yt.”[59]

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri tek Dubaah bintu Zubejr dhe i tha asaj: Mendoj se dëshiron të bësh haxh? – Për Zotin! E ndiej që kam dhimbje. – Bëje haxhin dhe kushtëzo, duke thënë: O Zoti im! Vendçlirimi im (nga ihrami) do të jetë aty ku të më bllokosh.” Ajo ishte nën kurorën e Mikdad ibën Esved.”[60] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ikrima; nga Budaah bintu Zubejr ibën Abdulmutalib se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më tha: Bëje Ihramin dhe thuaj: Vendlejimi im është aty ku të më bllokosh. E nëse bllokohesh apo sëmuresh në ndonjë vend, atëherë je bërë e lejuar nga Ihrami me këtë kushtin që i ke vënë Zotit tënd.”[61] E transmeton Ahmedi.

Tema

Përzgjedhja ndërmjet haxhit “Temetu”[62], “Ifrad”[63] dhe “Ikran”[64],

si dhe sqarimi se cili është më i miri prej tyre

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: Kush dëshiron të bëjë Ihram për haxh dhe umra bashkë (ikran), ta bëjë. Kush dëshiron të bëjë Ihram vetëm për haxh (ifrad), ta bëjë. Kush dëshiron të bëjë Ihram vetëm për umra (temetu), ta bëjë.

Thotë (Aisha): Vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri Ihram vetëm për haxh dhe si ai bënë disa njerëz të tjerë. Ndërsa disa bënë Ihram për haxh dhe umra bashkë, e disa vetëm për umra. Ndërsa unë isha prej atyre që bënë Ihram vetëm për umra.”[65] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Imran ibën Husajn se ka thënë: “Zbriti Ajeti i Temetuit në Librin e Allahut dhe ne e zbatuam atë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). pas kësaj nuk zbriti ajet tjetër që t’a abrogonte dhe ta bënte të ndaluar atë, deri sa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërroi jetë.”[66] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit dhe Muslimit thuhet: “Zbriti ajeti i Temetuit –Ihramit vetëm për umra të ndarë nga haxhi- dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi me të. Më pas nuk zbriti ndonjë ajet që ta abrogonte atë dhe as nuk ndaloi nga ai i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) deri sa ndërroi jetë.”[67]

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Shekik se: “Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) urdhëronte për Temetuin ndërsa Uthmani ndalonte nga ai. Uthmani tha një fjalë dhe Aliu ia ktheu: Ti e di që ne kemi bërë Ihram Temetu me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – Po, por ne ishim të frikësuar, tha ai.”[68] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri Ihram për umra (temetu), ndërsa shokët e tij për haxh. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e hoqi Ihramin (pas umras dhe para haxhit) dhe as ata që e kishin sjellë me vete kurbanin, ndërsa të tjerët e hoqën atë (pas umras, pastaj e veshën për haxh).”[69] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri, Umeri dhe po ashtu Uthmani, e bënë haxhin Temetu’, kurse i pari që e ndaloi këtë ishte Muavija.”[70] E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

  1. Transmetohet nga nëna e besimtarëve, Hafsa, se ajo ka thënë: “I thashë të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Si është puna që njerëzit e hoqën Ihramin pas umras, ndërsa ti jo? – Unë e solla kurbanin me vete dhe kam vënë diçka ngjitëse në kokë. Kështu që nuk e heq Ihramin deri sa të kryej haxhin.”[71] E transmeton Grupi, përveç Tirmidhiut.
  2. Transmetohet nga Ganim ibën Kajs el Mazini se ka thënë: “Pyeta Sead ibën Ebi Vekas për haxhin temetu dhe ai tha: E kemi vepruar atë dhe në atë kohë ky ka qenë mosbesimtar në el Urush, d.m.th. në shtëpitë e Mekës, d.m.th. Muavija.”[72] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  3. Transmetohet nga ez Zuhri; nga Salimi; nga babai i tij se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri nijetin e Ihramit në haxhin e Lamtumirës me “temetu” – heqje të Ihramit pas umras për ta veshur pastaj për haxhin dhe bëri kurban të cilin e solli me vete që nga Dhul Hulejfe. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi së pari me umran, pastaj bëri Ihram tjetër për haxhin dhe njerëzit bashkë me të e hoqën Ihramin pas umras për ta veshur përsëri për haxhin. Disa njerëz bënë kurban kafshën të cilën e kishin sjellë me vete, ndërsa disa të tjerë nuk therën kurban.

Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbërriti në Meke, ai u tha njerëzve: Kush ka sjellë kurban me vete, të mos i lejojë vetes asgjë nga ato që e ka ndaluar me Ihramin, deri sa të kryejë haxhin, ndërsa ata që nuk kanë sjellë kurban me vete, të bëjnë tavaf rreth Qabes dhe në Safa e Merva, të shkurtojnë flokët dhe të heqin Ihramin. Pastaj të bëjnë përsëri Ihram për haxh dhe të therin kurban. Ai që nuk gjen (që nuk ka mundësi për) kurban, atëherë të agjërojë tre ditë në haxh dhe shtatë ditë kur të kthehet në familjen e tij.

Vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf rreth Qabes kur hyri në Mekë, duke filluar me Këndin e Jemenit. Në tre xhirot e para të tavafit, ai eci me ecje të shpejtë, ndërsa në katër të tjerat me ecje normale. Pas tavafit, ai fali dy rekate namaz te “Mekamu Ibrahim”. Pastaj dha selam dhe shkoi në kodrën Safa nga ku filloi shtatë xhiro nga Safa në Merve dhe anasjelltas. Pastaj nuk bëri të lejuar asgjë që kishte të ndaluar me Ihramin (nuk e hoqi Ihramin) veçse pas kryerjes së haxhit, therjes së Kurbanit në ditën e Kurbanit dhe tavafit të Ifadas, pas këtyre ai u lirua nga çdo gjë prej të cilave ishte ndaluar (e hoqi Ihramin).

Kështu si i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vepruan edhe ata që e kishin sjellë me vete kurbanin.”[73] Nga Urveh; nga Aisha, transmetohet hadith i njëjtë me këtë të Salimit nga babai i tij. Hadithi është muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga el Kasim; nga Aisha se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri haxhin “Ifrad” – vetëm haxh, pa umra me të.”[74] E transmeton Grupi, përveç Buhariut.
  2. Transmetohet nga Nafiu; nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “E bëmë Ihramin “Ifrad” bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[75] E transmeton Muslimi.

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri haxhin “Ifrad”.[76]

  1. Transmetohet nga Ebu Bekër el Muzeni; nga Enesi se ky ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të bënte telbijen për haxh dhe umra bashkë, duke thënë: Lebbejke Umraten ue Haxhen.”[77] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet gjithashtu nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “Dolëm dhe ngrinim zërat për në haxh. Kur mbërritëm në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi që të bënim umra dhe tha: Sikur të kthehej edhe një herë ajo që kaloi, unë do ta kisha bërë Ihramin për umra, por unë e solla kurbanin me vete dhe bashkova ndërmjet haxhit dhe umras –Ikran.”[78] Transmetohet nga Ahmedi.
  3. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ishte në luginën e Atikut, të thoshte: Këtë natë më erdhi një i dërguar nga Zoti im dhe më tha: Falu në këtë luginë të begatë dhe thuaj: Umra në haxh.”[79] E transmeton Ahmedi, Buhariu, Ibën Maxheh dhe Ebu Daudi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Dhe thuaj: Umra dhe haxh.”

  1. Transmetohet nga Mervan ibën el Hakem se ka thënë: “Pashë Uthmanin dhe Aliun. Uthmani ndalonte nga haxhi Temetu dhe nga bashkimi i umras me haxhin. Kur Aliu pa këtë gjë, bëri Ihram për të dyja ato bashkë duke thënë: “Lebbejke biumratin ue haxhetin”, pastaj tha: Nuk e lë sunetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për fjalën e askujt.”[80] E transmeton Buhariu dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga es Subej ibën Meabed se ka thënë: “Isha një burrë i krishterë, por u bëra musliman dhe bëra Ihram për haxh dhe umra. Zejd ibën Suhan dhe Selman ibën Rabija më dëgjuan tek po bëja Ihram për të dyja bashkë dhe më thanë: Ky është më i humbur se deveja e familjes së tij! – Kur dëgjova këto fjalë të tyre, sikur më ra mali mbi kokë, kështu që shkova tek Umer ibën el Hatab dhe i tregova për këtë. Ai shkoi tek ata dhe u foli ashpër, pastaj u kthye nga unë dhe më tha: Përkundrazi, ti je udhëzuar në përputhje me sunetin e Pejgamberit tënd, Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[81] E transmeton Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga Suraka ibën Malik se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Umra ka hyrë në haxh dhe do të vazhdojë kështu deri në ditën e Kijametit.” Thotë: Në haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkoi ndërmjet umras dhe haxhit.”[82] E transmeton Ahmedi.
  4. Transmetohet nga el Bera ibën Azib se ka thënë: “Aliu u kthye nga Jemeni tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: E pashë Fatimen të kishte veshur një rrobe të ngjyer dhe e kishte prafumosur shtëpinë me parfum. Ajo i tha atij: Çfarë ke? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi shokët e tij që ta heqin Ihramin. – Unë i thashë asaj: Ndërsa unë e bëra Ihramin bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Thotë: Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai më tha: Si veprove? – E bëra Ihramin me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – Por unë e solla kurbanin me vete dhe bashkova ndërmjet umras dhe haxhit, tha Pejgamberi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – Thotë (Aliu): Pastaj më tha mua: Therr gjashtëdhjetë e shtatë apo gjashtëdhjetë e gjashtë prej kurbaneve (që solli nga Jemeni) dhe therr vetë tridhjetë e tre ose tridhjetë e katër, dhe më ruaj mua nga një copë mish prej secilit kurban.”[83] E transmeton Ebu Daudi.

Tema

Futja e Haxhit në Umra

  1. Transmetohet nga Nafiu se ka thënë: “Ibën Umeri donte të bënte haxh në vitin e haxhit të harurive (havarixhëve), në kohën e Ibën Zubejrit, por dikush i tha: Njerëzit janë në luftë me njëri-tjetrin dhe kemi frikë se do të të pengojnë. Ai tha: Për ju ka qenë shembulli më i mirë tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kështu që unë do të bëj ashtu siç ka bërë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Iu marrë për dëshmitarë se unë po bëj Ihram për umra. Pastaj doli dhe u ngjit në kodrën shkretinore e tha: Haxhi dhe umra janë një dhe unë ju marr për dëshmitarë se po bashkoj haxhin me umran. Pastaj mori me vete kurbanin të cilin e bleu në Kudejd dhe shkoi në Mekë. Bëri tavaf rreth Qabes dhe nga Safa në Merva, pa shtuar gjë tjetër dhe pa i lejuar vetes gjërat që i kishte ndaluar me Ihramin, deri në ditëne Kurbanit. Atë ditë ai qethi kokën dhe preu kurbanin, pastaj ishte i mendimit se e kishte kryer tavafin e haxhit dhe të umras në tavafin e parë që kishte bërë kur hyri në Mekë, pastaj tha: Kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[84] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “Shkuam në Mekë ndërkohë që kishim bërë Ihram për haxh Ifrad (vetëm haxh) bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa Aisha për umra (dhe pas saj haxh), por kur mbërritëm në vendin e quajtur Serif, asaj i erdhën periodat. Kur hymë në Mekë, bëmë tavaf rreth Qabes, dhe në Safa e Merva. Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi që ata të cilët nuk kishin sjellë kurban me vete, të hiqnin Ihramin.

Thotë: Thamë: Lejim i çfarë gjërave është ky? – I të gjitha gjërave, tha ai. – Atëherë bëmë marrëdhënie me gratë, hodhëm parfum dhe veshëm rrobat tona (jo të Ihramit), ndërkohë që nga dita e Arafatit kishin mbetur vetëm katër netë. Pastaj veshëm Ihramin në ditën e tervijes (dita e tetë e Dhul Hixhes, një ditë para Arafatit). Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri te Aisha të cilën e gjeti duke qarë dhe i tha: Përse qan? – Sepse unë jam me perioda, ndërsa njerëzit veshën Ihramin e unë jo, dhe as nuk kam bërë tavaf rreth Qabes, ndërsa njerëzit tani po shkojnë të bëjnë haxhin. – Por kjo është diçka të cilën Allahu e ka caktuar për bijat e Ademit, por ti lahu dhe bë Ihramin për haxh.

Ashtu bëri dhe i kreu ritet e haxhit, duke qëndruar në të gjitha vendet e detyrueshme, pastaj u pastrua dhe bëri tavaf rreth Qabes dhe në Safa e Merva, pastaj ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: Tani je liruar nga haxhi dhe umra së bashku. – O i Dërguari i Allahut! Por unë ndiej në vete se nuk kam bërë tavaf kur bëra haxhin (në ditën e kurabaneve). – Shko me të në Tenim, o Abdurrahman (vëllai i saj), tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kjo ishte në natën e Husbes.”[85] Muttefekun alejhi.

Tema

Për atë që bën Ihram përgjithësues, apo që thotë:

Bëra Ihram ashtu si filani

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Aliu erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ky i tha: Si e bëri Ihramin (nijetin e haxhit), o Ali? – Bëra Ihram si Ihrami i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – Sikur të mos kisha kurbanin me vete, do t’a kisha hequr Ihramin (pas umras), tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[86] Muttefekun alejhi.

Atë e transmeton gjithashtu Nesai nga hadithi i Xhabirit, por në të thuhet: “- Si e bëri nijetin e haxhit? – Ai tha: O Zot! Unë e bëj nijetin e Ihramit (haxhit) ashtu si e ka bërë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[87]

  1. Transmetohet nga Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ishte në Bat’ha dhe ai më tha: Si e bëri Ihramin (nijetin e haxhit)? – Bëra Ihram si Ihrami i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – Por, a ke marrë me vete kurban? – Jo. – Atëherë bëj tavaf rreth Qabes dhe në Safa e Merva, pastaj hiqe Ihramin.” Thotë: Bëra tavaf rreth Qabes dhe nga Safa në Merva e anasjelltas, pastaj shkova te një grua nga familja ime dhe ajo më lau kokën dhe ma krehu atë.”[88] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Tha: Si the kur veshe Ihramin? – Thashë: Lebbejke me nijet për haxh si ai i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) …”[89] Këtë e ka nxjerë Buhariu dhe Muslimi.

Tema

Telbija[90], mënyra dhe dispozitat e saj

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Nëse deveja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndronte në këmbë, në xhaminë e Dhul Hulejfes, ai bënte Ihramin dhe thoshte: “Allahume lebbejke. Lebbejke la sherike leke lebbejke. Innel Hamde uen niamete leke uel mulke leke, la sherike leke” (që do të thotë: O Zoti im! Të përgjigjem Ty! I përgjigjem thirrjes Tënde dhe Ti nuk ke shok, të përgjigjem Ty! Falenderimi dhe mirësia e gjitha të takon Ty, po kështu edhe sundimi. Ti je i Pashoq!).

Ndërsa Abdullahi shtonte mbi këtë dhe thoshte: “Lebbejke, lebbejke ue seadejke, uel hajru bijedejke, uer rugabau ilejke uel amelu” (që do të thotë: Të përgjigjem Ty! Të përgjigjem e të përgjërohem! E mira është e gjitha në Dorën Tënde dhe tek Ti është ajo që kërkojmë, edhe vepra (jonë).”[91] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) veshi Ihramin…” dhe përmendi si hadithi i Ibën Umerit, pastaj tha: “Tha: Ndërsa njerëzit shtonin: “Dhel mearixh”, apo fjalë të ngjashme me këtë. Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dëgjonte dhe nuk thoshte gjë.”[92] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Muslimi me kuptim të përafërt.
  2. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte në telbijen e tij: “Lebbejke ilahel haki, lebbejke” (I përgjigjem thirrjes Tënde, O Zoti i të vërtetës, të përgjigjem Ty!)”[93] E transmeton Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga es Saib ibën Halad se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Më erdhi Xhibrili dhe më urdhëroi që t’i urdhëroi shokët e mi, që t’i ngrinin zërat e tyre kur bënin nijetin për haxh dhe telbijen.”[94] E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu e ka konsideruar të saktë.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Xhibrili i erdhi të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Bëj shumë telbije dhe therr shumë kurbane.”[95] E transmeton Ahmedi.

  1. Transmetohet nga Huzejme ibën Thabit; nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se: “Kur ai mbaronte telbijen e tij, i lutej Allahut që t’i jepte Kënaqësinë e Tij dhe xhenetin, dhe që t’a ruante nga Zjarri me Mëshirën e Tij.”[96] E transmeton Shafiu dhe Darakutni.
  2. Transmetohet nga el Kasim ibën Muhamed se ka thënë: “Preferohej që pas mbarimit të telbijes, të dërgohej salavat mbi Pejgamberin (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[97] E transmeton Darakutni.
  3. Transmetohet nga el Fadl ibën Abasi se ka thënë: “Isha pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbi një deve për në Mina. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vazhdonte të bënte telbije deri sa gjuajti gurët e Akabesë.”[98] E transmeton Grupi.
  4. Ndërsa nga Atai; nga Ibën Abasi i cili e ngre hadithin te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndalohej nga telbija në umra, kur përshëndeste Gurin e Zi.”[99] E transmeton Tirmidhiu dhe e ka quajtur të saktë.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai që bën umra, bën telbije deri sa të përshëndesë Gurin e Zi.”[100] E transmeton Ebu Daudi.

Tema

Kthimi i haxhit në umra

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Bën nijet për haxh bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kur hymë në Mekë, ai na urdhëroi që të heqim Ihramin dhe ta quajmë umra. Kjo gjë na u duk e habitshme dhe na i ngushtoi zemrat, por ai tha: O njerëz! Hiqeni Ihramin, se edhe unë, sikur të mos e kisha sjellë me vete Kurbanin, do t’a hiqja Ihramin si ju.

Thotë: Atëherë e hoqëm Ihramin, saqë shkuam me gratë tona dhe vepruam të gjitha gjërat që vepron i liri (gjërat e lejuara zakonisht), deri në ditën e Tervijes (një ditë para ditës së Arafatit), kur e lamë Mekën pas, atëherë veshëm Ihramin për haxh.”[101] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Bëmë Ihram për haxh bashkë me të Dërguarin e Allahut, me nijet të sinqertë dhe të papërzierë me asgjë (me umra apo ikran). Mbërritëm në Mekë më katër Dhil Hixhe dhe bëmë tavafin dhe Seajin (nga Safa në Merva), pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi të hiqnim Ihramin dhe tha: Sikur të mos kisha me vete kurbanin, do t’a hiqja Ihramin. Pastaj u ngrit Suraka ibën Malik dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Kjo heqje e Ihramit (mut’ah), është vetëm për këtë vit, apo përgjithmonë? – Ajo është përgjithmonë, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[102] E transmeton Buhariu dhe Ebu Daudi. Ndërsa Muslimi e transmeton me kuptim të përafërt.

  1. Transmetohet nga Ebu Seidi se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ne bërtisnim me zë të lartë për haxhin. Kur hymë në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi që t’a kthenim në umra, përveç atij që kishte sjellë kurban me vete. Kur ishte dita e Tervijes dhe shkuam në mina, në bëmë Ihramin për haxh.”[103] Transmetohet nga Ahmedi dhe Muslimi.
  2. Transmetohet nga Esma bintu Ebi Bekër se ka thënë: “Dolëm me nijet për haxh dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kush ka sjellë kurban me vete, të qëndrojë me Ihramin e tij, ndërsa ai që nuk ka sjell kurban me vete, t’a heqë Ihramin. Unë nuk kisha kurban me vete, kështu që e hoqa Ihramin, ndërsa Zubejri kishte kurban, kështu që nuk e hoqi Ihramin.”[104] E transmeton Muslimi dhe Ibën Maxheh.

Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Hymë në Mekë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me nijet për të bërë haxhin.”[105]

  1. Transmetohet nga el Esved; nga Aisha se ajo ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe nuk denim gjë tjetër, veçse me qëllim për të bërë haxhin, por kur mbërritëm në Mekë dhe bëmë tavafin rreth Qabes, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që ata të cilët nuk kishin kurban me vete, t’a hiqnin Ihramin. Kështu që, ata të cilët nuk kishin sjellë Ihram me vete, e hoqn Ihramin. As gratë e tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk kishin kurban, kështu që e prishën Ihramin. Aisha thotë: Ndërsa mua më erdhën zakonet dhe nuk munda të bëj tavaf rreth Qabes…”[106] dhe përmendi historinë e saj. Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Umran në muajt e haxhit e konsideronin si gjynahun më të madh në tokë (në kohën e injorancës). Edhe muajin Muharrem e konsideronin Sefer dhe thoshin: Kur të shërohet deveja nga pjellja, të humbin gjurmët e saj në shkretëtirë dhe të kalojë Seferi, atëherë bëhet e lejuar umra për ata që dëshirojnë.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkë me shokët e tij mbërritën në mëngjesin e katër Dhul Hixhes me nijet për haxh, por ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi ata që t’a kthenin në umra. Por njerëzit u ngushtuan nga kjo dhe thanë: O i Dërguari i Allahut! Çfarë na lejohet? – Çdo gjë (që iu lejohet zakonisht).”[107] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet gjithashtu nga ai (Ibën Abasi) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kjo është umra me të cilën ne lirohemi nga Ihrami, ndaj kush nuk e ka sjellë kurbanin me vete, të lirohet plotësisht (nga Ihrami dhe ndalesat e tij), sepse umra ka hyrë në haxh, (dhe do të vazhdojë kështu) deri në Ditën e Kijametit.”[108] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
  2. Transmetohet gjithashtu nga ai se: “Ai u pyet për mut’an e haxhit (lirimin nga Ihrami pas umras) dhe tha: Muhaxhirët (emigruesit), ensarët dhe gratë e Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), u liruan nga Ihrami në haxhin e Lamtumirës. Kur në hymë në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Ihramin që keni bërë për haxh, kthejeni në umra, përveç atij që ka sjellë kurbanin me vete. Atëherë ne bëmë tavaf rreth Qabes, nga Safa në Merva dhe pastaj shkuam me gratë tona dhe veshëm rrobat e zakonshme.

Dhe tha: Kush e ka sjellë kurbanin me vete, atij nuk i lejohet lirimi nga Ihrami deri sa të shkojnë kurbanet në vendin e vet (të theren).

Pastaj, në natën e tervijes, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi të bënim Ihram për haxh, dhe pasi mbaruam ritet e haxhit, erdhëm dhe bëmë tavaf rreth Qabes, bëmë xhirot nga Safa në Merva dhe anasjelltas. Me këtë u plotësua haxhi ynë dhe ne kishim për të bërë kurbanet, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Atëherë therni atë që ju lehtësohet (që keni mundësi) prej kurbaneve, ndërsa ai që nuk gjen (nuk ka mundësi), atëherë të agjërojë tre ditë në haxh dhe shtatë kur të ktheheni (në familjet tuaja).” [el Bekare: 196], d.m.th. në vendet tuaja.”[109] E transmeton Buhariu.

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kaloi natën në Dhul Hulejfe dhe në sabah, ai bëri Ihram për haxh dhe umra. Po kështu bënë edhe njerëzit. Kur arritëm në Mekë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi njerëzit që të liroheshin nga Ihrami, deri në ditën e tervijes, kur ata bënë përsëri Ihram për haxh.” Thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) theri shtatë kurbane me dorën e tij, që në këmbë (d.m.th. që theri deve) dhe dy të shtrirë, dy desh të mëdhenj.”[110] E transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Mekë dhe shokët e tij kishin bërë Ihram për haxh. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kush dëshiron ta kthejë në umra, t’a bëjë, por me përjashtim të atyre që e kanë sjellë kurbanin me vete. Ata thanë: O i Dërguari i Allahut! A të shkojmë në Mina, ndërsa nga organi i ndonjërit prej nesh i pikon spermë (d.m.th. jo shumë kohë pasi të kemi kryer marrëdhie me gratë)? – Po, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[111] E transmeton Ahmedi.
  3. Transmetohet nga er Rabij ibën Sebura; nga babai i tij, se ai ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) deri sa mbërritëm në Usfan (një fshat ndërmjet Mekës dhe Medines) dhe Suraka ibën Malik el Mudlixhi i tha atij: O i Dërguari i Allahut! Na mëso diçka që do t’ia mësoje atyre që kishin lindur tani! – Allahu i Madhëruar ka futur umra në haxhin tuaj, ndaj kur të arrini në Mekë, ai që bën tavaf rreth Qabes dhe nga Safa në Merva, ai është liruar nga Ihrami, përveç atij që e ka kurbanin e tij me vete.”[112] E transmeton Ebu Daudi.
  4. Transmetohet nga el Bera ibën Azib se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij dolën (për haxh). Ne e bëmë Ihramin për haxh, por kur arritëm në Mekë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kthejeni haxhin tuaj në umra. – Njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Por ne kemi bërë Ihram për haxh, sit a kthejmë atë në umra?! – Shihni atë që iu urdhëroj dhe zbatojeni! – Ata ia kthyen përsëri fjalën dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u zemërua, saqë u largua dhe hyri te Aishja, ashtu i zemëruar. Ajo pa zemërimin në fytyrën e tij dhe i tha: Kush të ka zemëruar kështu, Allahu e zemëroftë! – Si të mos zemërohem kur urdhëroj për diçka dhe nuk më dëgjohet?!”[113] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  5. Transmetohet nga Rabijah ibën Ebi Abdurrahman; nga el Harith ibën Bilal; nga babai i tij, se ai ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! A është kthyer haxhi në umra (është për qëllim mënyra e sipërpërmendur) vetëm për ne, posaçrisht, apo për të gjithë njerëzit? – Jo, por vetëm për ne, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[114] E transmetojnë të pestë përveç Tirmidhiut. Babai i tij, transmetuesi i hadithit quhet Bilal ibën el Harith el Muzeni.
  6. Transmetohet nga Selim ibën el Esved se: “Ebu Dherri, për atë që e bënte Ihramin për haxh, pastaj e kthente në umra, thoshte: Kjo gjë ka qenë vetëm për ata që ishin me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[115] E transmeton Ebu Daudi.

Ndërsa Muslimi, Nesai dhe Ibën Maxheh, transmetojnë nga Ibrahim et Tejmi; nga babai i tij; nga Ebu Dherri, se ky ka thënë: “Mut’ah (lirimi nga Ihrami) para haxhit ka qenë posaçërisht për shokët e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[116]

Ahmed ibën Hanbel thotë: “Hadithi i Bilal ibën el harith nuk është i qëndrueshëm për mua dhe unë nuk gjykoj me të. Ky burrë nuk njihet se kush është, d.m.th. el Harith ibën Bilal.”

Pastaj thotë: “Edhe sikur të njihej el Harith ibën Bilal, njëmbëdhjetë prej shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  thonë se haxhi është kthyer në umra, atëherë ç’vend zë el Harith ibën Bilal në raport me ta.”

Ndërsa në transmetimin e Ebi Daudit thotë: “Asnjë hadith që thotë se kthimi i haxhit në umra ka qenë i posaçëm për sahabet, nuk është i saktë. Si do të ishte ashtu kur Ebu Musa el Eshari gjykonte me të në hilafetin e Ebu Bekrit dhe në një pjesë të hilafetit të Umerit.”

Them (autori): “Për këtë dëshmon edhe fjala e të Dërguarit të Allahut  (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në hadithin e xhabirit, ku thotë: “kjo është përgjithmonë”.

Ndërsa hadithi i Ebu Dherit është meukuf (i mbetur te vetë ai), dhe atë e ka kundërshtuar Ebu Musa, Ibën Abasi e të tjerë.

 

 

 

Temat për gjërat që i ndalohen dhe gjërat

që i lejohen pelegrinit

 

Tema

Rrobat që i ndalohen pelegrinit

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u pyet: Çfarë i lejohet muhrimit[117] të veshë? Muhrimi nuk duhet të veshë këmishë, as çallmë apo kapuç, as shallvare (pantallona), as rrobe të cilën e ka prekur boja apo zeaferani dhe as shoshone, vetëm nëse nuk gjen sandale, atëherë t’i presë shoshonet deri posht kyçeve të këmbëve.”[118] E transmeton Grupi.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këtë minber, të thotë: …” pastaj përmendi të njëjtin kuptim.

Ndërsa në një transmetim të Darakutnit thuhet se: “Një burrë thirri me zë të lartë në xhami: Cilat rroba nuk duhet që muhrimi t’i veshë ato? …”

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gruaja pelgrine nuk duhet të vërë perçe në fytyrë dhe as të veshë doreza.”[119] E transmeton Ahmedi, Buhariu, Nesai dhe Tirmidhiu.

Në një transmetim tjetër thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) t’i ndalojë gratë pelegrine nga veshja e dorezave, e perçes dhe nga rrobat e ngjyra me bojë e zeaferan.” E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi, por ky i dyti shton: “Përveç këtyre të veshë ç’të dëshirojë prej rrobave me ngjyra, apo prej mëndafshi, si dhe (i lejohen) stolitë, veshja e shallvareve apo e këmishës (nën abaje – hixhab).”[120]

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush nuk gjen sandale, të mbathë shoshone dhe kush nuk gjen izar –copa e bardhë e poshtme e Ihramit-, të veshë shallvare.”[121] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke mbajtur hytbe në Arafat. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kush nuk gjen izar, të veshë shallvare dhe kush nuk gjen sandale, të veshë Shoshone.”[122] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër nga Amër ibën Dinar thuhet se: “Ebu Sheatha i ka treguar atij për Ibën Abasin, se ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në hytbe, të thotë: Kush nuk gjen izar, por gjen shallvare, atëherë të veshë ato dhe kush nuk gjen sandale, por gjen shoshone, të veshë ato. –Thashë: Dhe nuk tha që t’i shkurtojë shoshonet? – Jo, tha ai.”[123] E transmeton Ahmedi.

Në pamje të parë ky hadith është abrogues i hadithit të Ibën Umerit për prerjen e shoshoneve, pasi ky thotë se ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka thënë këtë në Arafat, në ditën kur njerëzit kishin nevojë ta dinin gjykimin e saktë për shoshonet, ndërsa hadithi i Ibën Umerit ka ndodhur në Medine, siç e pamë në transmetimin e Ahmedit dhe Darakutnit.

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Njerëzit kalonin afër nesh kur ishim pelegrine bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kur ata kalonin pranë nesh, ne ulnim mbulesën e fytyrës, nga sipër kokës e ulnim mbi fytyrë. Kur ata na kalonin dhe na linin mbrapa, ne e zbulonim fytyrën.”[124] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.
  2. Transmetohet nga Salimi se: “Abdullah –ibën Umer- i shkurtonte shoshonet e gruas pelegrine, pastaj unë i tregova atij hadithin e Safije bintu Ebi Abid, të cilës i kishte treguar Aisha; se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia lejoi grave veshjen e shoshoneve. Atëherë Ibën Umeri e la këtë gjë (u kthye nga ai gjykim).”[125] E transmeton Ebu Daudi.

Tema

Si duhet të veprojë ai që ka bërë Ihram me këmishë

  1. Transmetohet nga Jeala ibën Umeje se: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i parfumosur me shumë parfum dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Si thua për atë që bën Ihram me një xhybe pasi e ka lyer me parfum atë? Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vështroi për pak kohë tek ai, dhe në atë çast i erdhi shpallja, pastaj tha: Ku është ai që më pyeti për umran pak më parë? E kërkuan atë burrin dhe e sollën aty. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: Parfumin që ke hedhur laje tre herë, ndërsa xhyben hiqe, dhe vepro në umrë ashtu siç vepron në haxh.”[126] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Ebu Daudit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha atij: Hiqe xhyben, dhe ai e hoqi atë nga koka e tij.”[127]

Nga ky hadith kuptohet se veshja e rrobeve të qepura nga padija, nuk bën të detyrueshme therjen e një gjaku (kafshe). Me këtë hadith është argumentuar ai që e ndalon vazhdimësinë e aromës së parfumit të hedhur në trup para veshjes së Ihramit. Por në hadith ka ardhur urdhëri për arjen e rrobes së parfumosur shumë, për shkak se zeaferani është i papëlqyer për burrat dhe jo se ai ishte muhrim –pelegrin.

Tema

Bërja hije e pelgrinit nga i nxehti apo diçka tjetër, si dhe

ndalimi nga të mbuluarit e kokës

  1. Transmetohet nga Umu el Husajn se ka thënë: “Kryem bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) haxhin e Lamtumirës dhe unë pash Usamen dhe Bilalin; njëri kishte kapur kapistrën e devesë së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa tjetri kishte ngritur rroben e tij për t’i bërë hije atij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga i nxehti, deri sa ai gjuajti gurët e Akabesë.”[128]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kryem bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) haxhin e Lamtumirës dhe unë e pashë atë kur gjuajti gurët e Akabesë dhe u largua, duke qenë mbi devenë e tij dhe me të ishte Bilali dhe Usama; njëri ngiste devenë, ndërsa tjetri kishte ngritur rroben mbi kokën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i bënte hije nga dielli.”[129] Të dy këto i transmeton Ahmedi dhe Muslimi.

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Një burrë e mbyti kafsha e tij dhe ai vdiq duke qenë se ishte muhrim –pelegrin. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Lajeni atë me ujë dhe lëng zambaku, pastaj qefinosi me rrobat e tij (të haxhit) dhe mos ia mbuloni fytyrën dhe as kokën, sepse ai do të ringjallet në ditën e Kijametit duke bërë telbije.”[130] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Nesai dhe Ibën Maxheh.

Tema

Pelgrini mund të mbajë shpatë, nëse është nevoja

  1. Transmetohet nga el Bera se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri umra në Dhul Kaade, por banorët e Mekës refuzuan që ai të hyjë në Mekë, deri sa ranë dakord që të mos hynë në Mekë me shpatat zhveshur, por të futur në këllëfët e tyre dhe në vendin e tyre mbi deve.”[131] E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli për të bërë umran, por mosbesimtarët kurashit e penguin atë që të shkonte në Qabe. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e theri kurbanin e tij dhe e qethi kokën e tij në Hudejbije, pasi bënë marrëveshje që ai të bënte umra vitin e ardhshëm me kusht që të mos merrnin armë me vete, përveç shpatave dhe të qëndronin aq sa të donin kurashitët. Në vitin e ardhshëm, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi të bënte umra dhe hyri në Mekë sipas kushteve që kishin vendosur në marrëveshje dhe pasi qëndroi në të tre ditë, ata e urdhëruan që të dalë dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli.”[132] E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

Ai është argument se personi që bllokohet e pengohet pa arritur në Mekë, mund ta therrë kurbanin e tij në vendin ku është bllokuar.

Tema

Ndalimi i muhrimin nga vënia e parfumit të ri

pas veshjes së Ihramit

Në këtë temë është hadithi i Ibën Umerit, ku thuhet: “Dhe as të veshë rrobe që e ka prekur (që është hedhur mbi të) parfumi apo zeaferani.”[133]

Ndërsa për atë muhrimin që ndërroi jetë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Mos e parfumosni atë!”

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Unë shihja gjurmët e parfumit në vizën e ndarjes së flokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) disa ditë pasi ishte muhrim.”[134] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Muslimit, Nesait dhe Ebu Daudit, thuhet: “Unë shihja gjurmën e miskut në vizën e ndarjes së flokëve të të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërkohë që ai ishte muhrim.”[135]

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Dilnim bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për në Mekë dhe ne lyenim ballin me një lloj parfumi (për gratë), para bërjes së Ihramit. Nëse ndonjëra prej nesh djersitej, asaj i rrëshqiste parfumi mbi fytyrë dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e shihte atë, e nuk na ndalonte nga kjo gjë.”[136] E transmeton Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Seid ibën Xhubejr; nga Ibën Umeri se: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u lye me një lloj vaji të përzierë me parfum, duke qenë muhrim.”[137] E transmeton Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu, i cili thotë: Ky hadith është garib (me një rrugë transmetimi) dhe nuk e njohim atë veçse nga Ferkad es Sebhi; nga Seid ibën Xhubejr. Jahja ibën Seid nuk ka folur mirë për Ferkadin, megjithatë disa njerëz kanë transmetuar nga ai.

Tema

Ndalimi nga prerja e flokëve për muhrimin, vetëm në rast nevoje

dhe çfarë shpagimi ka për këtë

  1. Transmetohet nga Keab ibën Uxhra se ka thënë: “Kisha dhimbje koke dhe më mbartën për tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa morrat më binin në fytyrë. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Nuk besoja që sëmundja jote të kishte arritur në këtë gjëndje. A të gjendet një dele? – Jo, tha ai. – Atëherë zbriti ajeti: “Atëherë të shpaguajë duke agjëruar, ose duke dhënë sadaka, ose të therë një kurban.” [el Bekare: 196]. – Thotë: Është për qëllim agjërimi it re ditëve, ose të ushqyerit e gjashtë të varfërve me nga gjysëm tasi ushqim për secilin.”[138] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi tek unë, në kohën e Hudejbijes (në haxh) dhe tha: Me sa duket, morrat e kokës tënde të dëmtojnë? – Po, i thashë unë. – Atëherë rruaje kokën dhe therr një dele, ose agjëro tri ditë, ose jep sadaka tre tasa me hurma gjashtë të varfërve.”[139] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

Në një transmetim tjetër të Ebu Daudit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më thirri (në kohën e haxhit) dhe më tha: Rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose jepu të hanë gjashtë të varfërve, tre tasa me rrush të thatë, ose therr një dele. – Unë rruajta kokën dhe thera një dele.”[140]

Tema

Bërja e hixhames dhe larja e kokës për muhrimin

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Buhejne se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri hixhame rrugës për në Mekë duke qenë se ishte Muhrim, mu në mes të kokës së tij.”[141] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri hixhamen duke qenë muhrim.”[142] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Bëri hixhamen në kokë duke qenë muhrim, për shkak të një dhimbjeje që kishte. Këtë e bëri në një burim që quhej Lahjul xhemel.”[143]

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Hunejn se: “Ibën Abasi dhe el Mesver ibën Mahrame po kundërshtoheshin me njëri-tjetrin. Ibën Abasi tha: Muhrimit i lejohet ta lajë kokën, ndërsa el Misveri thoshte: Muhrimit nuk i lejohet ta lajë kokën. – Atëherë Ibën Abasi më dërgoi mua te Ebu Ejub el Ensari të cilin e gjeta duke u larë ndërmjet dy brirëve, i mbuluar me rrobe. Unë e përshëndeta me selam dhe ai tha: Kush është? – Abdullah ibën Hunejn. Më ka dërguar tek ti Ibën Abasi, për të të pyetur se si lahej i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ishte muhrim. – Thotë: Ebu Ejubi çoi dorën te rrobja e tij dhe e hoqi atë nga koka, dhe unë ia pash kokën, pastaj i tha dikujt që poi hidhte ujë: Hidh ujë! – Ai hodhi ujë mbi kokën e tij dhe ky fërkoi kokën me dy duart e tij, para e mbrapa, pastaj tha: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të veprojë.”[144] Transmetohet nga Grupi, përveç Tirmidhiut.

Tema

Çfarë ka ardhur për martesën e muhrimit dhe gjykimi

për kryerjen e marrëdhieve intime nga ai

  1. Transmetohet nga Uthman ibën Afan se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Muhrimit nuk i lejohet të martohet (duke qenë muhrim), as të martojë të tjerët dhe as të bëjë fejesë.”[145] E transmeton Grupi, përveç Buhariut, por Tirmidhiu nuk e ka përmendur shprehjen: “dhe as të bëjë fejesë”.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai u pyet për një grua me të cilën donte të martohej një burrë, duke qenë jashtë Mekës, por që kishte bërë nijet për umra apo haxh. Ibën Umeri tha: Mos e bë martesën përderisa je muhrim, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga kjo gjë.”[146] E transmeton Ahmedi.
  3. Transmetohet nga Ebu Gatafan; nga babai i tij; nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai ndau ndërmjet atyre dyve, d.m.th. një burrë që ishte martuar duke qenë muhrim.”[147] E transmeton Maliku në “Muata” dhe Darakutni.
  4. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u martua me Mejmunen, duke qenë se ai ishte muhrim.”[148] E transmeton Grupi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u martua me Mejmunen duke qenë se ishte muhrim, por hyri me të kur ishte hallall (jo muhrim). Ajo më pas ka vdekur në vendin e quajtur Serif.”[149]

  1. Transmetohet nga Jezid ibën el Esam; nga Mejmune se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u martua me të duke qenë se ishte hallall (jo muhrim), hyri me të duke qenë hallall dhe se ajo ka vdekur në Seraf dhe e varrosëm në tendën ku ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri me të.”[150] E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

E transmeton gjithashtu Muslimi dhe Ibën Maxheh, por me shprehjen: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u martua me të duke qenë se ishte hallall (jo muhrim). Thotë: Ajo ishte tezja ime dhe e Ibën Abasit.”[151]

Ndërsa në transmetimin e Ebu Daudit thuhet: “Ajo tha: U martua me mua në Seraf dhe që të dy ishim hallall (jo muhrim).”[152]

  1. Transmetohet nga Ebu Rafiu se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u martua me Mejmunen duke qenë hallall (jo muhrim) dhe hyri me të duke qenë hallall (jo muhrim), ndërsa unë isha lajmësi ndërmjet tyre.”[153] E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Sigurisht që transmetimi i vetë personit që i ka ndodhur historia dhe i lajmësit të martesës, është më parësore, pasi që ata janë më të ditur dhe më të njohur për këtë.

Ndërsa Ebu Daudi transmeton se Seid ibën el Musejib ka thënë: Ibën Abasi ka gabuar kur ka thënë: “U martua me Mejmunen duke qenë muhrim.”

  1. Transmetohet nga Umeri, Aliu dhe Ebu Hurejra se: “Ata u pyetën për atë burrë që kryen marrëdhënie me gruan e tij duke qenë muhrim për haxh dhe ata thanë: Ata duhet ta plotësojnë haxhin, pastaj e kanë obligim që të bëjnë një haxh tjetër dhe të therin kurban. Aliu tha: Kur të bëjnë Ihramin për haxh në vitin e ardhshëm, të qëndrojnë ndarë nga njëri-tjetri deri sa të kryejnë haxhin.”
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai u pyet për atë burrë që kryen marrëdhënie me gruan e tij në Mina, para se të bëjë Tavafin e Ifadas, dhe ai e urdhëroi atë që të therte një lopë.”[154] Të gjitha këto i transmeton Maliku në “Muata”.

Tema

Ndalimi nga gjyetia dhe shpagimi me një kafshë të ngjashme

për atë që gjuan duke qenë muhrim

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) caktoi dhënien e një dashi për atë që gjuan një hienë dhe e quajti gjah atë.”[155] E transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.
  2. Transmetohet nga Muhamed ibën Sirin se: “Një burrë erdhi te Umer ibën el Hatabi dhe i tha: Unë dhe një shoku im, po bënim gara me kuaj në grykën e Thenijes dhe shtypëm një dre, duke qenë se ishim muhrim. Si mendon për këtë? Umeri i tha një burri që kishte aty pranë: Eja të gjykojmë të dy për këtë. – Thotë: Ata dhanë vendim se ai duhet të prente kurban një dhi.

Ky burri u largua duke thënë: Prijësi i besimtarëve nuk mundi të gjykojë për vrasjen e një dreri dhe thirri dikë tjetër që të gjykojë bashkë me të! Umeri e dëgjoi fjalën e tij dhe e thirri, pastaj e pyeti: A e ke lexuar suren Maide? – Jo, tha ai. –Po këtë burrë që gjykoi me mua, a e njeh? – Jo, tha ai. – Sikur të më kishe thënë se e ke lexuar suren Maide, unë do të zhdëpja në dajak. Pastaj tha: Allahu i Madhëruar, në Librin e Tij thotë: “e gjykuar kjo nga dy burra të drejtë nga mesi juaj; (dënimi është) një kurban i sjellë në Keabe.” [El Maide: 95], ndërsa ky është Abdurrahman ibën Aufi.”  E transmeton Maliku në “Muata”.

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Umeri dha vendim të bënte kurban një dash për për atë që gjuajti një hienë (kur ishte muhrim), ndërsa për kaprollin, të bëhej kurban një dhi, për lepurin një kec dhe për xherbën, një qengj.”[156] E transmeton Maliku në “Muata”.
  2. Transmetohet nga el Exhlah ibën Abdullah; nga Ebu Zubejr; nga Xhabiri; nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ai ka thënë: “Nëse muhrimi vret një hienë, ai duhet të bëjë kurban një dash, për drerin një dele, për lepurin një kec dhe për xherbën një qengj.”[157] E transmeton Darakutni.

Ibën Mein thotë: El Exhlah është i besueshëm. Ndërsa Ibën Adij thotë: “Ai është saduk – i besueshëm!.” Ndërsa Ebu Hatim thotë: “Me hadithin e atij nuk mund të argumentohesh.”

Tema

Ndalimi i muhrimit nga ngrënia e mishit të gjahut, përveç

nëse ai nuk është zënë posaçërisht për të

dhe as nuk ka ndihmuar në zënien e tij

  1. Transmetohet nga Saab ibën Xhethame se: “Ai i dhuroi të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) një gomar të egër –të therur-, por ai ia ktheu mbrapsht. Kur vuri re se ai u mërzit, tha: Nuk ta kthyem mbrapsht, vetëm ngaqë jemi muhrim (dhe jo për ndonjë arsye tjetër).”[158] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit dhe Muslimit thuhet: “i dhuroi mish gomari të egër.”[159]

  1. Transmetohet nga Zejd ibën Erkam se Ibën Abasi i tha atij: “Si më ke pas thënë për atë mishin e gjahut që iu dhurua të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ai ishte muhrim. – Ai tha: Atij iu dhurua një pjesë mishi nga gjahu, ndërsa ai e ktheu mbrapsht dhe tha: Ne nuk e hamë atë, sepse jemi muhrim.”[160] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i sollën një vezë struci, por ai tha: Ne jemi muhrima, por jepjani ato njerëzve që nuk janë muhrim.”[161] Transmetohet nga Ahmedi.
  3. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Uthman ibën Abdullah et Tejmi, vëllai i Talhës, ka thënë: “Ishim bashkë me Talhan muhrim dhe na dhuruan një zog (të zënë gjah), ndërkohë që Talha ishte duke fjetur. Disa nga ne hëngrën, ndërsa disa të tjerë u ruajtën dhe nuk hëngrën. Kur Talha u zgjua, i aprovoi ata që kishin ngrënë dhe tha: Edhe ne kemi ngrënë diçka të tillë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) (duke qenë se ishim muhrim).”[162] Transmetohet nga Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.
  4. Transmetohet nga Umejr ibën Seleme ed Damri; nga një burrë nga Behzi, se: “Ai doli bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për në Mekë dhe kur arritëm në luginën Rauha, njerëzit gjetën një gomar të egër të vrarë nga shigjeta e gjyetarit dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Lëreni aty deri sa të vijë gjyetari.

Atëherë vjen një behzij (nga Behzi) i cili e kishte qëlluar atë dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Bëni ç’të doni me këtë gomar (ua kam dhuruar).

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi Ebu Bekrin që t’ua ndante atë shokëve të rrugës, ndërkohë që ata ishin muhrimë.

Thotë: Pastaj vazhduam rrugën dhe kur arritëm në Uthaje (emër vendi), gjetëm një hienë duke pushuar nën një hije dhe me një shigjetë në trup. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë që të qëndronte pranë saj dhe të njoftonte njerëzit për të (se kush e kushte qëlluar).”[163] E transmeton Ahmedi, Nesai dhe Maliku në “Muata”.

  1. Transmetohet nga Ebu Katade se ka thënë: “Një ditë isha i ulur me disa shokë të Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në një shtëpi, në rrugë për në Mekë, ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte para nesh (më afër Mekës). Njerëzit e tjerë ishin muhrim ndërsa unë jo, dhe kjo ka qenë në vitin e luftës së Hudejbijes. Ata panë një gomar të egër, ndërsa unë isha i zënë me sandalet e mia. Ata nuk më bënë shenjë megjithësi do të donin sikur unë ta kisha parë atë. Unë ktheva kokën dhe e pashë atë, dhe u ngrita menjëherë te kali, i vura shalën dhe i hipa, por harrova kamzhikun dhe ushtën, dhe u thashë atyre: Ma jepni pak kamzhikun dhe ushtën. Ata thanë: Për Allahun! Nuk të ndihmojmë për gjuajtjen e tij. – Unë u mërzita dhe zbrita vetë, i mora ato dyja dhe i hipa kalit e shkova pas gomarit të cilin e qëllova dhe kur e solla tek ata, ai kishte ngordhur. Ata u vërsulën që të hanin prej tij, mirëpo më pas po dyshonin për faktin se e kishin ngrënë atë duke qenë se ishin muhrim. Kështu që u nisëm, ndërsa unë ruajta shpatullën e tij dhe e mora me vete, deri sa arritëm të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). e pyetëm për këtë dhe ai tha: A keni ndonjë copë mishi nga ai? – “Po”, thashë unë. Pastaj ia dhashë atë dhe ai e hëngri duke qenë se ishte muhrim.”[164] Muttefekun alejhi, por teksti është i Buhariut.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai është hallall, ndaj hajeni atë.”

Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “A ia tregoi atë ndonjëri prej jush (që ishte muhrim), apo i bëri me shenjë diçka? – “Jo”, thanë ata. – Atëherë hajeni atë, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[165]

Ndërsa në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “A i tha atij ndokush prej jush që të shkonte t’a gjuante atë, apo që t’i bënte me shenjë? – “Jo”, thanë ata. – Atëherë hajeni edhe atë që ka mbetur nga mishi i tij.”[166]

  1. Transmetohet nga Ebu Katade se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në kohën e Hudejbijes. Shokët e mi bënë Ihram, ndërsa unë jo. Rrugës pashë një gomar të egër, e ndoqa dhe e gjuajta. Pastaj i tregova për të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thashë se unë nuk isha muhrim, dhe se e kisha gjuajtur atë për ty. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha shokëve të tij që të hanin, ndërsa vetë nuk hëngri, kur unë i thashë se e kisha gjuajtur për të.”[167] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh, me sened të mirë.

Ebu Bekër en Nisaburi thotë: Fjalën e tij: “unë e gjuajta atë për ty”, dhe fjalën: “nuk hëngri”, nuk di që t’i ketë përmendur në këtë hadith ndonjë transmetues tjetër përveç Meamerit.

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gjahu i tokës është i lejuar për ju edhe nëse jeni muhrim, përderisa nuk e keni gjuajtur vetë ju, apo që nuk është gjuajtur enkas për ju.”[168] E transmetojnë të pestë, përveç Ibën Maxhes. Shafiu thotë: “Ky është hadithi më i mirë dhe më afër normave, i transmetuar në këtë temë.”

Tema

Gjahu i Haremit[169] dhe pemët e tij

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në ditën që u çlirua Meka, tha: “Ky qytet është i ndaluar (Harem); gjëmbat e tij nuk prehen, bimët e tij nuk këputen, gjahu i tij nuk ngacmohet dhe e gjëja e humbur në të nuk merret, përveç atij që e merr për të gjetur të zotin e saj.

Abasi tha: Me përjashtim të pishës, sepse pa të nuk mund të bëjnë dhe ajo u nevojitet farkëtarëve dhe ndërtimit të shtëpive.

Atëherë ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Përveç pishës.”[170] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) çliroi Mekën, tha: “Gjahu i saj nuk ngacmohet, gjembat e saj nuk këputen dhe gjëja e gjetur në të nuk lejohet të merret, veçse nga ai që e tregon dhe kërkon të zotin e saj.” Abasi tha: Përveç pishës, sepse ne e përdorim atë në varret dhe shtëpitë tona.

Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Përveç pishës.”[171] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “pema e saj nuk prehet”, në vend të fjalës: “gjembat e saj nuk këputen.”

  1. Transmetohet nga Atai se: “Një djalë i vogël nga kurashitët vrau një pëllumb nga ato të Mekës dhe Ibën Abasi urdhëroi që (përgjegjësit e tij) të thernin një dele si shpagim për këtë.” E transmeton Shafiu.

Tema

Kafshët që lejohet të vriten në Harem dhe me Ihram

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar për vrasjen e pesë të shthururve, në kohë Ihrami apo lejimi: sorrën (që ka një pullë të bardhë në bark apo shpinë), qiftin, akrepin, miun dhe qenin e tërbuar.”[172] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Për vrasjen e pesë kafshëve, muhrimi nuk ka ndonjë gjynah: sorra, qifti, akrepi, miu dhe qeni i tërbuar.”[173] E transmeton Grupi, përveç Tirmidhiut.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Pesë janë ato për të cilat nuk ka gjynah ai që iv ret ato, qoftë muhrim apo i lejuar: miu, akrepi, sorra, qifti dhe qeni i tërbuar.”[174] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.

  1. Transmetohet nga Ibën Mesaudi se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi një muhrim që të vriste një gjarpër në Mina.”[175] E transmeton Muslimi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri, i cili u pyet se cilat kafshë i lejohet njeriut t’i vrasë ato kur ai është muhrim, dhe ai tha: “Më ka treguar njëra nga gratë e Pejgamberit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ai urdhëronte që të vritej qeni i tërbuar, miu, akrepi, qifti, sorra dhe gjarpri.”[176] E transmeton Muslimi.
  3. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pesë (kafshë) janë të shthurura dhe ato i lejohet t’i vrasë muhrimi edhe në Harem: miu, akrepi, gjarpëri, qeni i tërbuar dhe sorra.”[177] E transmeton Ahmedi.

Tema

Privilegjimi i Mekës mbi të gjitha qytetet e tjera

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Adij ibën el Hamra se: “Ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili kishte hipur mbi një vend të ngritur në tregun e Mekës, dhe tha: Për Zotin! Ti je toka e Allahut më e dashur tek unë dhe toka e Allahut më e dashur tek Allahu, e sikur të mos më kishin nxjerë nga ti, unë nuk do të kisha dalë.”[178] E transmeton Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu i cili e ka konsideruar të saktë.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë për Mekën: Nuk ka vend më të mirë se ti dhe më të dashur se ti tek unë, dhe sikur populli im të mos më kishin nxjerë nga ti, unë nuk do të banoja në vend të tjetër.”[179] E transmeton Tirmidhiu dhe e ka konsideruar të saktë.

Tema

Haremi i Medines dhe ndalimi i gjahut dhe pemëve të saj

  1. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Medina është Harem; nga Ajri në Theur (emra vendesh).”[180] I marrë shkurtimisht nga një hadith muttefekun alejhi.
  2. Në një hadith tjetër të transmetuar nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë për Medinen: “Bimët e saj nuk këputen, gjahu i saj nuk ngacmohet, e gjetura në të nuk merret, përveç atij që ngre zërin për të gjetur të zotin e saj, asnjë burri nuk i lejohet që të mbartë armë për luftë në të dhe as nuk lejohet që të priten pemët e saj, përveç atij që kullot devenë e tij.”[181] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Abad ibën Temim; nga xhaxhai i tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ibrahimi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë Mekën të ndaluar (Harem) dhe ka bërë dua për të, ndërsa unë po bëj të ndaluar Medinen, ashtu siç bëri Ibrahimi të ndaluar Mekën.”[182] Muttefekun alejhi.
  4. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri të ndaluar (Harem) vendin ndërmjet dy maleve të Medines, dhe dymbëdhjetë milje rreth Medines i caktoi vetëm për kullotë të bagëtive (dhe nuk lejohej që ato të futeshin në pronësinë e ndokujt).”[183] Muttefekun alejhi.
  5. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë për Medinen: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ti bëjë të ndaluara pemët e saj; prishjen apo prerjen e tyre.” E transmeton Ahmedi.
  6. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjit në një vend të ngritur në Medine dhe tha: O Zot! Unë e bëj të ndaluar vendin ndërmjet dy maleve të saj (Medines) ashtu si Ibrahimi bëri të ndaluar Mekën. O Zot! Jepu bereqet atyre në kandarin dhe njësitë matëse të tyre!”[184] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Medina është Harem nga ky deri në atë vend; nuk lejohet prerja e pemëve të saj dhe as të shpiket diçka e re në fe. Ai që shpik diçka të re në të, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.”[185]

Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit nga Asim el Ehvel, ka thënë: “Pyeta Enesin: A e ka bërë të ndaluar Medinen i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? – “Po”, tha ai, ajo është e ndaluar dhe nuk lejohet këputja e bimëve të saj, ndërsa ai që e bën këtë, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.”[186]

  1. Transmetohet nga Ebu Seidi se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë e kam bërë të ndaluar Medinen dhe ajo është e ndaluar ç’përfshin ndërmjet dy grykave (të dy maleve) të saj. Nuk lejohet derdhja e gjakut në të, as ngritja e armëve (për luftë) dhe as shkundja e pemëve (që t’u bienë gjethet), veçse për kullotë.”[187] E transmeton Muslimi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ibrahimi bëri të ndaluar Mekën, ndërsa unë bëra të ndaluar Medinën, zonën që përfshihet ndërmjet dy maleve të saj; nuk lejohet as prerja e pemëve gjembaçe të saj dhe as nuk gjuhet gjahu i saj.”[188] Të dy këto hadithe i transmeton Muslimi.
  3. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë për Medinen: “Zona ndërmjet dy grykave të saj është e ndaluar, bashkë me kullotat e saj; nuk lejohet prerja e pemëve të saj, vetëm nëse kulloten bagëtitë prej tyre.”[189] E transmeton Ahmedi.
  4. Transmetohet nga Amir ibën Sead se babai i tij ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë e kam bërë të ndaluar zonën ndërmjet dy grykave të Medines; nga prerja e pemëve gjembaçe dhe nga vrasja e gjahut të saj.”[190] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  5. Transmetohet nga Amir ibën Sead se: “Seadi u ngjit mbi kështjellën e tij në Akik dhe gjeti një skllav i cili po prente një pemë apo po e shkundte atë dhe ai ia mori rrobat që kishte veshur. Kur Seadi u kthye, padronët e atij skllavit shkuan dhe i kërkuan që t’i kthente njeriut të tyre apo atyre ato që i kishte marrë atij, por ai tha: Allahu më ruajtë, nëse unë kthejë diçka që ma ka dhënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Dhe refuzoi t’ua kthente ato.”[191] Këto dy hadithe i ka transmetuar Ahmedi dhe Muslimi.
  6. Transmetohet nga Sulejman ibën Ebi Abdullah se ka thënë: “Pashë Sead ibën Ebi Vekas të merrte një burrë i cili po gjuante në Haremin e Medines të cilin e kishte bërë të ndaluar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai i mori atij rrobat atij dhe njerëzit e tij shkuan tek ai, ndërsa ai u tha: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë të ndaluar këtë vend dhe ka thënë: “Këdo që shihni të bëjë gjueti në të, ju keni të drejtë të merrni ato që posedon me vete.” Ndaj unë nuk ua kthej juve atë që më ka dhënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por nëse dëshironi t’iu jap vlerën e atyre që mora, ua jap.” E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi, por në transmetimin e këtij të dytit thuhet: “Kush zë ndokënd duke gjuajtur në të (Medine), t’i marrë rrobat atij.”[192]

Tema

Çfarë ka ardhur për gjahun e Vexhit

(vend në Taif)

  1. Transmetohet nga Muhamed ibën Abdullah ibën Shejban; nga babai i tij; nga Urveh ibën Zubejr; nga Zubejri, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gjahu i Vexhit dhe pemët gjembaçe të tij janë Harem i ndaluar për Allahun e Madhëruar.”[193] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Buhariu në librin “Historia”, por me shprehjen: “Gjahu i Vexhit është haram.”

Buhariu thotë: “Por transmetuesi nuk është pasuar nga ndonjë tjetër në këtë hadith.”

 

Temat për hyrjen në Mekë

dhe çfarë lidhet me të

 

Tema

Prej nga hyhet në Mekë

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në Mekë, ai hynte nga qafa e sipërme e Bat’hasë dhe kur dilte, dilte nga qafa e poshtme.”[194] E transmeton Grupi, përveç Tirmidhiut.
  2. Transmetohet nga Aisha se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi në Mekë, hyri nga ana e sipërme dhe doli nga ana e poshtme e saj.”[195]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Në vitin e çlirimit të Mekës, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në të nga ana e Kedasë, nga sipër Mekës.”[196] Muttefekun alejhi.

Këtë të dytin e transmeton gjithashtu Ebu Daudi, por me shtesën: “Ndërsa kur bëri umran, hyri nga Keda.”

Tema

Ngritja e durave kur sheh Mekën dhe çfarë

thuhet në këtë rast

  1. Transmetohet nga Xhabiri, i cili u pyet për atë njeri që kur sheh Mekën ngre duart, dhe ai tha: “Ne kemi bërë haxh me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai nuk e ka bërë këtë gjë.”[197] E transmeton Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhiu.
  2. Transmetohet nga Ibën Xhurejxh se ka thënë: Më kanë treguar nga Mukasimi; nga Ibën Abasi; nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ai ka thënë: “Duart ngrihen lart në namaz, kur sheh Qaben, kur ngjitesh në Safa dhe Merva, në darkën e Arafatit, kur bashkon namazet, në dy xhemaratet (ku hidhen gurët në haxh) dhe kur bën lutje për të vdekurin.”[198] E transmeton Shafiu në Musnedin e tij.
  3. Transmetohet nga Ibën Xhurejxh se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shihte Qaben, ngrinte duart dhe thoshte:O Zot! Shtoja lavdinë, madhështinë, nderimin dhe solemnitetin! Shtoja edhe atij që bën haxh dhe umra në të lavdinë, madhështinë, nderimin dhe bindjen (ndaj Allahut).”[199] E transmeton Shafiu në Musnedin e tij.

Tema

Tavafi i ardhjes në Mekë, ecja e shpejtë në të dhe zbulimi i shpatullës së djathtë gjatë tij

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bënte tavafin e parë rreth Qabes, ai ecte me ecje të shpejtë (dhe hapa të vegjël) në tre xhirot e para dhe me ecje normale në katër të tjerat. Po ashtu, ai ecte me shpejtë në të barkun e Mesilit (një zonë ndërmjet dy kodrave) kur bënte tafafin ndërmjet Safës dhe Mervas.”[200]

Në një transmetim tjetër thuhet: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) eci me të shpejtë nga guri i zit e guri i zi, tre xhiro, pastaj eci ecje normale katër xhiro.”[201]

Në një transmetim tjetër thuhet: “E pashë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur bënte tavaf në haxh dhe në umra, sa hynte në Mekë, ai fillonte me tavafin ku në tre xhirot e para ecte me ecje të shpejtë, ndërsa në katër të tjerat me ecje normale.”[202] Të gjitha këto transmetime janë muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Jeala ibën Umeje se: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf me shpatullën e jashtë të nxjerë dhe kishte veshur një xhybe.”[203] E transmeton Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu i cili e quant ë saktë.

E transmeton gjithashtu Ebu Daudi dhe thotë: “një xhybe të jeshile.”[204]

E transmeton gjithashtu Ahmedi, por me këtë tekst: “Kur erdhi në Mekë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf me shpatullën e djathtë të nxjerë dhe kishte veshur një xhybe nga Hadrameuti.”

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij erdhën për umra nga ana e Xhiranes. Ata ecën me ecje të shpejtë rreth Qabes dhe i futën cepat e rrobeve të tyre nën sqetulla dhe pastaj i hodhën mbi supin e majtë (duke lënë zbuluar të djathtin).”[205] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  2. Transmetohet gjithashtu nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij, mushrikët thanë: Po iu vjen një popull të cilin e kanë dobësuar ethet e Medines. Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi ata që në tre xhirot e para të ecnin me ecje të shpejtë (dhe hapa të vegjël), ndërsa ndërmjet dy këndeve (nga këndi i Jemenit deri tek këndi i gurit të zi) të ecnin me ecje normale. Atë nuk e pengoi gjë tjetër nga të urdhëruarit e tyre që të shpejtonin në ecje në të gjitha xhirot, veçse mëshira dhe butësia për ta (që të mos lodheshin).”[206] Muttefekun alejhi.
  3. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ecte me ecje të shpejtë kur bënte tavaf në haxhin dhe në umrat e tij të gjitha. Po kështu edhe Ebu Bekri, Umeri dhe halifët e tjerë.”[207] E transmeton Ahmedi.
  4. Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Përse duhet ecja me të shpejtë dhe zbulimi i shpatullave (gjatë tavafit), kur Allahu e ka forcuar Islamin dhe e ka mposhtur kufrin dhe të zotët e tij? Por megjithatë, ne nuk e lemë një gjë të cilën e vepronim në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[208] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk eci me ecje të shpejtë në asnjë prej xhirove të tavafit të Ifadas (në haxh).”[209] E transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Tema

Përshëndetja e Gurit të Zi, puthja e tij dhe çfarë

thuhet në këtë rast

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ky gur do të vijë në ditën e Kijameti dhe do të ketë dy sy me të cilët ai do të shohë, dhe gjuhë me të cilën do të flaës. Ai do të dëshmojë për atë që i ka dhënë selam atij me hak.”[210] E transmeton Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu.
  2. Transmetohet nga Umeri se: “Ai e puthte Gurin e Zi dhe thoshte: Unë e di që ti je vetëm një gur, që nuk bën dëm e as sjell dobi, dhe sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të të puthte, nuk do të të puthja.”[211] Transmetohet nga Grupi.
  3. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili u pyet për përshëndetjen e Gurit, dhe ai tha: “E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) t’a përshëndeste me selam dhe ta puthte atë.”[212] Transmetohet nga Buhariu.
  4. Transmetohet nga Nafiu se ka thënë: “Pashë Ibën Umerin që t’i jepte selam Gurit të Zi me dorë, pastaj puthi dorën e tij dhe tha: Nuk e kam lënë pa vepruar këtë gjë që sa kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ta bëjë atë.”[213] Muttefekun alejhi.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf në haxhin e Lamtumirës, duke qenë i hipur mbi deve. Ai i jepte selam Gurit të Zi me një bastun.”[214] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf i hipur mbi një deve dhe sa herë që vinte te këndi (i Gurit të Zi), ai bënte me shenjë në drejtim të tij me diçka që kishte në dorë dhe thoshte “Allahu ekber”.[215] E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

  1. Transmetohet nga Ebi Tufejl Amir ibën Vaile, se ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të bënte tavaf rreth Qabes dhe t’i jepte selam Gurit të Zi me një bastun që kishte me vete, pastaj puthi bastunin.”[216] E transmeton Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.
  2. Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha atij: “O Umer! Ti je një burrë i fortë, ndaj mos shty kur të puthësh Gurin e Zi dhe të shtypësh të dobëtin. Nëse gjen vend bosh, përshëndete atë (nga afër) e nëse jo, atëherë kthehu nga ai (nga larg) dhe thuaj “La ilahe il-lallah, Allahu ekber”.[217] E transmeton Ahmedi.

Tema

Përshëndetja me selam e këndit të Jemenit dhe këndit të

Gurit të Zi, ndërsa dy këndet e tjerë jo

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Prekja e këndit të Jemenit dhe e këndit të Gurit të Z ii fshin gjynahet krejtësisht.”[218] E transmeton Ahmedi dhe Nesai.
  2. Transmetohet gjithashtu nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të prekë prej këndeve të Qabes, veçse dy këndet nga drejtimi i Jemenit.”[219] E transmeton Grupi, përveç Tirmidhiut, i cili në fakt transmeton kuptimin e tij nga një hadith i Ibën Abasit.
  3. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e linte pa e përshëndetur Gurin e Zi dhe këndin e Jemenit në çdo xhiro të tavafit të tij.”[220] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  4. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e puthte këndin e Jemenit dhe i vendoste mollëzat e fytyrës së tij tek ai.”[221] E transmeton Darakutni.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përshëndeti këndin e Jemenit, ai e puthi atë.”[222] E transmeton Buhariu në Historinë e tij.

Tema

Ai që bën tavaf, e mban Qaben në të majtë të tij dhe kur bën tavaf kalon jashtë hixhrit (vendi me mur të ngritur)

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Mekë, ai shkoi te Guri i Zi dhe e përshëndeti atë, pastaj eci nga e djathta e tij tre xhiro me ecje të shpejtë (dhe me hapa të vegjël) dhe katër xhiro me ecje normale.”[223] E transmeton Muslimi dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Pyeta të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për hixhrin, a është prej Qabes ai? – Po, tha ai. – Thashë: Po atëherë përse nuk e kanë futur në ndërtesën e Qabes? – Popullit tënd nuk i mjaftuan shpenzimet (dhe nuk mundën ta bëjnë më të madhe Qaben që të fusnin hixhrin në të). – Po dera e Qabes, përse është e ngritur? – Populli yt e ka bërë këtë me qëllim që të fusin në brenda në Qabe atë që të duan dhe të ndalojnë atë që të duan dhe sikur populli yt të mos kishte qenë i porsadalë nga injoranca, gjë e cila më bën të kem frikë se zemrat e tyre do ta refuzojnë futjen e Hixhrit në murin e Qabes dhe uljen e derës në nivel me tokën, do ta kisha bërë këtë.”[224] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër ajo thotë: “Kisha dëshirë të hyja brenda në ndërtesën e Qabes dhe të falesha në të, kështu që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më mori për dore, më futi te Hixhri dhe më tha: Falu tek Hixhri nëse dëshiron të futesh në Qabe, sepse ai është një pjesë e saj, por popullit tënd i mbaruan shpenzimet kur ndërtuan Qaben dhe e lanë atë (Hixhrin) jashtë Qabes.”[225] E transmetojnë të pestë, përveç Ibën Maxhes, dhe ndër ta Tirmidhiu e ka quajtur të saktë.

Ky hadith është argument për aprovimin e të falurit namaz vullnetar brenda në Qabe.

Tema

Abdesi dhe mbulimi i trupit gjatë tavafit

  1. Transmetohet nga Ebu Bekër es Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk lejohet të bëjë tavaf rreth Qabes askush lakuriq.”[226] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: “Gjëja e parë me të cilën filloi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur hyri në Mekë, ishte marja e abdesit pastaj tavafi rreth Qabes.”[227] Muttefekun alejhi.
  3. Transmetohet nga Aisha se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gruas me perioda i lejohet të kryejë të gjitha ritet e haxhit, përveç tavafit.”[228] E transmeton Ahmedi.

Ky hadith është argument për lejimin e bërjes së Seajit (nga Safa në Merva) pa abdes.

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe nuk përmendnim veçse haxhin, por kur arritëm në Serif, mua më erdhën periodat. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri tek unë ndërsa unë isha duke qarë dhe ai tha: Çfarë ke? Mos të kanë ardhur periodat? – Po, tha ajo. – Por kjo është diçka që Allahu e ka caktuar për bijat e Ademit! Ti kryej të gjitha ritet që kryen pelegrini, përveç tavafit rreth Qabes, të cilin do ta bësh kur të pastrohesh.”[229] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Kryej ato rite që kryen haxhiu, vetëm se mos bëj tavaf rreth Qabes, deri sa të lahesh.”[230]

Tema

Dhikri –përmendja e Allahut gjatë tavafit

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën es Saib se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ishte ndërmjet këndit të Jemenit dhe Gurit të Zi, ai tha: “O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi, por ky i dyti thotë: “ndërmjet dy këndeve”.[231]
  2. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Për këndin e Jemenit janë ngarkuar shtatëdhjetë engjëj dhe kushdo që thotë: “O Zot! Unë të kërkoj faljen dhe shëndetin në këtë botë dhe në botën tjetër! O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”, atëherë engjëjt thonë: Amin! (O Zot pranoje këtë lutje).”[232] E transmeton Ibën Maxheh.
  3. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Kush bën shtatë xhiro tavaf rreth Qabes dhe nuk flet gjë tjetër përveç fjalës: “Subhanallah, uel hamdu lilah, ue la ilahe il-lallah, ue Allahu ekber, ue la haule ue la kuvete il-la bilah”, atij i fshihen dhjetë vepra të këqija, i shkruhen dhjetë të mira dhe i ngrihen dhjetë shkallë.”[233] E transmeton Ibën Maxheh.
  4. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Tavafi rreth Qabes, tavafi nga Safa në Merva dhe gjuajtja e gurëve janë bërë për t’u ngritur përmendja e Allahut të Lartësuar.”

E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi [Daif – Ebu Daudi 1888, Daiful Xhami 2056] dhe Tirmidhiu, i cili e ka konsideruar të saktë, por me këtë tekst: “Gjuajtja e gurëve dhe ecja nga Safa në Merva është bërë për ngritjen e përmendjes së Allahut të Lartësuar.”[234]

Tema

Bërja e tavafit mbi kafshë me arsye

  1. Transmetohet nga Umu Seleme se: “Kur erdhi në Mekë, ajo ishte e sëmurë dhe për këtë i tha të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili i tha: Bëj tavaf mbrapa turmës së njerëzve e hipur mbi deve.”[235] E transmeton Grupi, përveç Tirmidhiut.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në haxhin e Lamtumirës bëri tavaf rreth Qabes dhe nga Safa në Merve, i hipur mbi devenë e tij. Ai e përshëndeste Gurin e Zi me bastunin e tij, me qëllim që ta shihnin njerëzit dhe të ishte në një vend të ngritur që ta pyesnin më lehtë, pasi që njerëzit e mbuluan atë (kur ecte më këmbë).”[236] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Në haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf i hipur mbi devenë e tij dhe e përshëndeste këndin (e Gurit të Zi) nga larg, ngase nuk donte të largonte njerëzit nga ai.”[237] E transmeton Muslimi.
  4. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në Mekë, ai ndjehej pa qejf, kështu që bëri tavaf i hipur mbi devenë e tij. Sa herë që vinte drejt këndit (të Gurit të Zi), ai e përshëndeste atë me bastun dhe kur e mbaroi tavafin, e uli devenë dhe fali dy rekate.”[238] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  5. Transmetohet nga Ebi Tufejl se ka thënë: “I thashë Ibën Abasit: Më trego për bërjen e tavafit ndërmjet Safas dhe Mervas i hipur mbi kafshë, a është sunet kjo, sepse populli yt thotë se është sunet? – Ata edhe e kanë thënë të vërtetën edhe kanë gënjyer. – Çdo të thotë kjo; edhe kanë thënë të vërtetën edhe kanë gënjyer?! – Njerëzit filluan të mblidheshin rreth të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe të thonë për të: Ky është Muhamedi, ky është Muhamedi. Saqë edhe plakat e moshuara dolën nga shtëpitë, ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk donte që njerëzit të vriteshin me njëri-tjetrin, kështu që kur ata u shtuan shumë, ai hipi mbi deve, por ecja në gjatë tavafit dhe nga Safa në Merva është më e mirë (se bërja e tyre i hipur mbi kafshë).”[239] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.

Tema

Dy rekatet e tavafit, leximi në to dhe përshëndetja

e Gurit të Zi pas tyre

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi te “Mekami Ibrahim” dhe lexoi ajetin: “Dhe merrni vend faljeje te Mekami i Ibrahimit.” Atëherë ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali dy rekate dhe lexoi Fatihanë dhe suren “Kul ja ejuhel kafirun” (në rekatin e parë), dhe (Fatihanë dhe) suren “Kul huvallahu ehad” (në rekatin e dytë), pastaj u kthye te këndi (i Gurit të Zi) dhe e përhsëndeti me selam, pastaj doli dhe shkoi në Safa.”[240] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesai, teksti i të cilit është edhe ky që kemi përmedur.

Zuhriut i është thënë: Atai thotë: “A mjafton falja e namazit farz në vend të dy rekateve të tavafit? – Sunetet janë më mirë, pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavaf një javë dhe pas tij falte gjithnjë dy rekate.”[241] E transmeton Buhariu.

Tema

Ecja nga Safa në Merva dhe anasjelltas

  1. Transmetohet nga Habibe bintu Ebi Tixhra se ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të bajë tavaf nga Safa në Merva dhe njerëzit ishin para tij, ndërsa ai pas tyre. Ai ecte saqë i dukeshin gjunjtë nga shpejtësia dhe izari i futej nëpër këmbë, ndërsa ai thoshte: Ecni (ndërmjet Safas dhe Mervas) sepse Allahu e ka bërë obligim për ju këtë.”[242] E transmneton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Safije bintu Shejbe se: Një grua i tregoi asaj se ajo e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ishte ndërmjet Safas dhe Mervas, ai thoshte: “Seaji (ecja nga Safa në Merva) iu është bërë obligim, ndaj bëjeni atë.” Të dy këto i transmneton Ahmedi.
  3. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përfundoi tavafin, ai u ngjit në Safa deri sa pa Qaben, ngriti duart dhe filloi të falenderonte Allahun e të bënte lutje ç’të dëshironte.”[243] E transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.
  4. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavafin dhe Seajin. Në tre xhirot e para shpejtonte në ecje, ndërsa në katër të tjerat ecte me ecje normale, pastaj lexoi ajetin: “Dhe merrni vend faljeje te Mekami i Ibrahimit.” [el Bekare: 125] dhe fali dy rekate në të cilat ai e vendosi Mekamit e Ibrahimit ndërmjet tij dhe Qabes, pastaj përshëndeti këndin (e Gurit të Zi), doli dhe tha: Safa dhe Merva janë nga shenjat e Allahut, kështu që filloni me atë që ka filluar Allahu në Kuran.”[244] E transmeton Nesai.

Në një hadith tjetër të Xhabirit thuhet se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u afrua në Safa, lexoi: “Safa dhe Merva janë nga shenjat e Allahut.” [el Bekare: 158], pastaj tha: Po filloj me atë që ka filluar Allahu. Dhe filloi me Safa-në, u ngjit në të deri sa pa Qaben, u kthye nga ajo, njësoi Allahun dhe e madhëroi atë, pastaj tha: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kuli shejin kadir. La ilahe il-lallahu uehdehu, enxheze ueadeh, ue nesara abdeh, ue hezemel ahzabe uehdeh.” Pastaj e përsëriti këtë tre herë dhe ndërmjet tyre bënte lutje të tjera. Pastaj zbriti në Merva sa që i rrodhën këmbët në luginën ndërmjet dy kodrave, pastaj u ngjit në Merva dhe veproi ashtu siç veproi në Safa.”[245] E transmeton Muslimi.

Ndërsa Ahmedi dhe Nesai e transmetojnë me kuptim të përafërt.

Tema

Ndalimi nga heqja e Ihramit pas Seajit, përveç mutemetiut që nuk e ka sjellë kurbanin me vete dhe sqarimi se kur drejtohet mutemetiu për në Mina dhe kur e bën Ihramin për haxh

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe disa prej nesh bën Ihram për haxh, disa për umra dhe disa për haxh e umra bashkë. Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri Ihram për haxh. Ata të cilët bënë Ihram për umra, ata u liruan nga Ihrami pas tavafit rreth Qabes dhe nga Safa në Merva, ndërsa ata që e kishin bërë Ihramin për haxh, apo për haxh dhe umra, ata nuk e hoqën Ihramin deri në ditën e therjes së kurbaneve.”[246] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai bëri haxh bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ai e kishte sjellë kurbanin me vete dhe që të dy e bënë Ihramin me nijetin për haxh ifrad (vetëm haxh). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha njerëzve: Lirohuni nga Ihrami juaj pas tavafit rreth Qabes dhe nga Safa në Merva, si pas shkurtimit të flokëve, pasraj qëndroni të lejuar (pa Ihram) deri në ditën e Tervijes (ditën para Arafatit). Atë ditë bëni Ihram për haxh dhe llogariteni si dëfrim këtë që kaluat. – Si ta quajmë dëfrim, kur ne e kemi quajtur haxh?!

– Veproni ashtu si iu urdhëroj, por asnjë që është muhrim (që e ka sjellë kurbanin me vete) të mos lirohet nga Ihrami deri sa të çojë kurbanin në vend.

– Dhe ashtu vepruan.”[247]

Të dy këto hadithe janë muttefekun alejhi, dhe ato janë argument për lejimin e kthimit të haxhit në umra dhe për domosdoshmërinë e shkurtimit të flokëve për t’u liruar nga Ihrami pas umras.

  1. Transmetohet gjithashtu nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kur ishim liruar nga Ihrami, na urdhëroi që të bënim Ihram për haxh kur të drejtoheshim për në Mina dhe ne e bëmë Ihramin në el Ebtah.”[248] E transmeton Muslimi.
  2. Transmetohet nga Muavija se ka thënë: “Shkurtova diç prej flokëve të të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në Merva, me një majë shigjete.”[249] Muttefekun alejhi.

Por teksti i Ahmedit është kështu: “I shkurtova flokët të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga majat e tyre, në dhjetë ditëshin, me majë shigjete dhe ai ishte muhrim.”

  1. Ndërsa nga Ibën Umeri transmetohet se: “Ai preferonte ta falte namazin e drekës në ditën e Tervijes, në Mina, për shkak se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e fali drekën në Mina.”[250] E transmeton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e fali drekën e ditës së Tervijes dhe sabahun e ditës së Arafatit, në Mina.”[251] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali në Mina pesë namaze.”[252]

  1. Transmetohet nga Abdulaziz ibën Rafiu se ka thënë: “Pyeta Enesin dhe i thashë: Më trego për atë që mban mend nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ku e fali drekën e ditës së Tervijes? – Në Mina, tha ai. – Po ikindinë e ditës së largimit? – Në el Ebtah, tha ai. Pastaj tha: Vepro ashtu siç veprojnë prijësat (udhëheqësat) e tu.”[253] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Në ditën e Tervijes, njerëzit u drejtuan për në Mina dhe bënë Ihram për haxh. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i hipi devesë (për në Mina) dhe fali atje drekën, ikindinë, akshamin, jacinë dhe sabahun, pastaj qëndroi edhe ca deri sa doli dielli dhe urdhëroi që të ngrihej për të një kupolë në Nemira (në Arafat). Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u nis për atje (në Arafat) dhe kurejshët nuk kishin dyshim se ai do të qëndronte në Vendin e Shenjtë (el mesh’ar el haram), ashtu siç vepronin kurejshët në kohën e injorancës, por i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kaloi atë dhe shkoi në Arafat ku e gjeti kupolën t’ia kishin bërë gati në Nemira. Ai zbriti në të dhe qëndroi aty deri sa dielli e kaloi kupën e qiellit, pastaj urdhëroi që t’i bëhej gati deveja dhe shkoi te fusha e hapur, ku i mbajti hutbe njerëzve dhe tha: Gjakërat tuaj dhe pasuritë tuaja janë haram (të ndaluara) për ju, si ndalimi (shenjtëria) e kësaj dite, në këtë muaj dhe në këtë vend.”[254] Marrë shkurtimisht nga Muslimi.

Tema

Ecja nga Mina-ja në Arafat, qëndrimi në të

dhe dispozitat e tij

  1. Transmetohet nga Muhamed ibën Ebi Bekër ibën Aufi, se ka thënë: “Pyeta Enesin ndërsa po shkonim paradite nga Mina në Arafat; si e bënit telbijen me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? – Dikush bënte telbije më vete dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e ndalonte atë, ndërsa dikush tjetër thoshte “Allahu ekber, Allahu ekber”, dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e ndalonte atë.”[255] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga Mina-ja pasi që fali namazin e sabahut, në ditën e Arafatit dhe shkoi në Arafat, e zbriti në Nemira, ku është edhe vendi i imamit kur shkon në Arafat. Në namazin e drekës, pasi dielli e kaloi kupën e qiellit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli dhe bashkoi ndërmjet namazit të drekës dhe ikindisë, pastaj u mbajti hytbe njerëzve, pastaj shkoi dhe qëndroi në një vend në Arafat.”[256] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Urvah ibën Mudras ibën Eus ibën Harithe ibën Lam et Tai se ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Muzdelife kur ai doli për namaz, dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë kam ardhur nga mallet e Tait dhe e lodha devenë dhe veten time. Për Zotin! Nuk kam lënë kodër rëre pa ngjitur e qëndruar në të. A më quhet mua haxhi? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kush e prezenton këtë namaz që falëm dhe qëndron me ne deri sa të shtyjmë (të largohemi që aty), duke qenë se ka qëndruar më parë në Arafat, natën apo ditën, ai e ka plotësuar haxhin e tij dhe i lejohet lirimi nga Ihrami.”[257] E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu e ka quajtur të saktë.

Ky hadith është argument se dita e Arafatit është vlen e gjitha për të qëndruar në Arafat.

  1. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Jeamer se: “Disa njerëz nga banorët e Nexhdit erdhën te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ai ishte në Arafat dhe filluan ta pyesnin. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë që të thërrasë me zë të lartë: Haxhi është Arafati (qëndrimi në të). Kushdo që vjen natën e bashkimit (të namazeve dhe fjetjes në muzdelife), para agimit të dytë, ai e ka arritur (Arafatin). Pastaj ditët e qëndrimit në Mina janë tre ditë, por edhe ai që nxiton dhe qëndron vetëm dy ditë, ai nuk ka ndonjë gjynah, as ai që vonohet (dhe i plotëson tre ditë), nuk ka ndonjë gjynah.”[258] E transmetojnë të pestë.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë e thera kurbanin në këtë vend, megjithëse e gjithë Minaja është vend për therjen e kurbaneve, ndaj therini ato në çadrat tuaja. Unë kam qëndruar në këtë vend (kur bëra haxh me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por i gjithë Arafati është vendqëndrim (për peligrinët). Unë kam qëndruar këtu, por e gjithë Muzdelifeja është vendqëndrim (për peligrinët).”[259] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

Në një transmetim tjetër të Ibën Maxhes dhe të Ahmedit thuhet: “Çdo grykë e Mekës është rrugë dhe vend për therjen e kurbaneve.”[260]

  1. Transmetohet nga Usame ibën Zejd se ka thënë: “Shoqëroja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Arafat dhe ai ngriti duart dhe bënte dua. Deveja e tij u përkul dhe i ra kapistra. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kapi kapistrën e saj me njërën dorë, ndërsa dorën tjetër e mbajti të ngritur.”[261] E transmeton Nesai.
  2. Transmetohet nga Amër ibën Shuajb; nga babai i tij; nga gjyshi i tij, se ai ka thënë: “Duaja më e shumtë që bënte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në ditën e Arafatit ishte: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, bijedihil hajru ue huve ala kuli shejin kadir.” E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, por në tekstin e tij thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit, dhe duaja më e mirë që kam thënë unë dhe pejgamberët para meje është: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kuli shejin kadir.”[262]
  3. Transmetohet nga Salim ibën Abdullah se: “Abdullah ibën Umer shkoi te el Haxhaxh ibën Jusuf në ditën e Arafatit, në kohën kur dielli kaloi kupën e qiellit, ndërsa unë isha bashkë me të. Ai i tha Haxhaxhit: Duhet të nisemi nëse kërkon të zbatosh sunetin. – Në këtë orë? – Po, tha ai. Salimi tha: I thashë Haxhaxhit: Nëse kërkon të zbatosh sunetin, shkurtoje hutben dhe shpejtoje namazin. Abdullah ibën Umer tha: Të vërtetën ka thënë.”[263] E transmeton Buhariu dhe Nesai.
  4. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi në vendqëndrimin në Arafat, mbajti hutben e parë, pastaj Bilali thirri ezanin. Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi hytben e dytë dhe e përfundoi hytben përnjëherë me mbarimin e ezanit të Bilalit. Pastaj Bilali thirri ikametin dhe falën namazin e drekës, pastaj thirri përsëri ikametin dhe falën namazin e ikindidë.” E transmeton Shafiu.

Tema

Shkuarja në Muzdelife dhe pastaj nga ajo në Mina

dhe çfarë lidhet me këto

  1. Transmetohet nga Usame ibën Zejd se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u lëshua nga Arafati për në Mina, ai ecte me ecje ndërmjet asaj të shpejtës dhe normales. Nëse gjente vend bosh, ai shpejtonte.”[264] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga el Fadl ibën Abasi, i cili shoqëronte të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), se në mbasditen e Arafatit dhe në mëngjesin e Muzdelifes, ai u thoshte njreëzve kur ata shtyheshin: “Ruani qetësinë! – Ndërkohë ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tërhiqte devenë e tij deri sa hyri në Muhasir, një vend në Mina, pastaj tha: Mblidhni gurët e gjuajtjes me të cilët gjuhen xhemaratet.”[265] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  3. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi në Muzdelife dhe fali atje akshamin dhe jacinë, me një ezan të vetëm dhe dy ikamete, pa falur sunete midis tyre. Pastaj u mbështet deri në agim, fali sabahun kur iu bë e qartë koha e tij, me ezan dhe ikamet. Pastaj i hipi devesë së tij deri sa mbërriti në El Mesh’ari el Haram, u kthye nga Kibla dhe i bëri lutje Allahut, e madhëroi dhe e njësoi Atë. Ai vazhdoi të qëndrojë në këmbë deri sa u zverdh qielli (nga lindja i diellit), pastaj u nis para se të lindte dielli dhe shkoi në fushën e “Muhasirit” ku ndenji pak, pastaj ndoqi rrugën e mesme që të shpinte te xhemarati i madh dhe e gjuajti atë me shtatë gurë, dhe me çdo gurë që gjuante, ai thoshte “Allahu ekber”. Pasi gjuajti gurët, ai shkoi te vendi i kurbaneve.”[266] E transmeton Muslimi.
  4. Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Njerëzit në kohën e injorancës nuk largoheshin nga Muzdelifeja para lindjes së diellit dhe thoshin: Lindi Thebiri (ndoshta emër i ndonjë idhulli të tyre), ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kundërshtoi ata në këtë dhe doli para lindjes së diellit.”[267] E transmeton Grupi, përveç Muslimit, por në transmetimin e Ahmedit dhe Ibën Maxhes thuhet: “Lind o Thebir që të mos bëhemi xhelozë.”[268]
  5. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Seuda ishte një grua me trup të madh dhe e avashtë, kështu që i kërkoi të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që të dilte nga Muzdelifeja që me natë dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha lejë asaj.”[269] Muttefekun alejhi.
  6. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Unë jam prej atyre të cilët i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i parapriu me të dobëtit prej njerëzve natën e Muzdelifesë.”[270] E transmeton Grupi.
  7. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha lejë njerëzve të dobët (fizikisht) që të dilnin nga Muzdelifeja që me natë.” E transmeton Ahmedi.
  8. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shpejtoi me devenë e tij në luginën e Muhasirit dhe i urdhëroi njerëzit që të gjuanin me gurë të vegjël.”[271] E transmetojnë të pestë dhe e ka saktësuar Tirmidhiu.

Tema

Gjuatja e gurëve të xhemarateve në ditën e kurbaneve

dhe dispozitat e kësaj

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i gjuajti gurët e Akabesë në ditën e kurbaneve, paradite, ndërsa në ditët e tjera, pas drekës, kur dielli e kishte kaluar kupën e qiellit.”[272] E transmeton Grupi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri se ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të gjuante gurët e xhemarateve i hipur mbi devenë e tij, në ditën e kurbanit dhe thoshte: Merrni prej meje ritet tuaja, sepse ndoshta nuk bëj më haxh pas këtij haxhi.”[273] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga Ibën Mesudi se: “Ai shkoi te xhemarati el kubra, e la Qaben në të majtë ndërsa Minan në të djathtë dhe gjuajti shtatë gura, pastaj tha: Kështu ka gjuajtur ai mbi të cilin zbriti sureja Bekare.”[274] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “xhemaratet e akabesë”.[275]

Ndërsa në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “Ai shkoi te xhemaratet e Akabesë dhe e gjuajti atë me shtatë gurë të vegjël, i hipur mbi deve dhe duke thënë “Allahu ekber” me çdo gur që gjuante, pastaj tha: O Zot! Bëje këtë haxh të pranuar dhe gjynahe të falura! Pastaj tha: Këtu qëndroi ai mbi të cilin ka zbritur sureja Bekare.”

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) parapriu shërbëtorët e vegjël të fisit Beni Abdulmutalib, të hipur mbi disa gomerë në daljen nga Muzdelifeja. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) rrahu (lehtë) gjunjtë tanë dhe tha: O bijtë e mi të vegjël! Mos i gjuani gurët deri sa të dalë dielli.”[276] E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu e ka quajtur të saktë, por teksti i tij është kështu: “Parapriu të dobëtit e familjes së tij dhe tha: Mos i gjuani xhemaratet deri sa të lindë dielli.”
  2. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi dikë me Umu Selemen në natën para ditës së kurbaneve dhe ajo i gjuajti xhemaratet para sabahut, pastaj shkoi dhe bëri tavafin e Ifadas. Ajo ditë ishte dita në të cilën i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte radhën të ishte tek ajo.”[277] E transmeton Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Abdullahi, shërbëtori i Esmasë, nga Esmaja se: “Ajo zbriti natën e Muzdelifesë dhe filloi të falej. Pas faljes për një farë kohe, ajo tha: O bir! A perëndoi hëna? – “Jo”, thashë unë. – Ajo u fal përsëri, pastaj tha: O bir! A perëndoi hëna? – “Jo”, thashë unë. – Ajo u fal përsëri, pastaj tha: O bir! A perëndoi hëna? – “Po”, i thashë. – Atëherë nisuni.

– Ne u nisëm dhe shkuam me të deri sa gjuajti xhemaratet, pastaj u kthye dhe fali namazin e sabahut në çadrën e saj. Unë i thashë asaj: Unë pashë se ne i kryem veprimet me natë.

– O bir! Tha ajo, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka lejuar këtë gjë për gruan.”[278] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi atë me familjen e tij për në Mina, ditën e kurbaneve dhe ata i gjuajtën gurët në sabah.”[279] E transmeton Ahmedi.

Tema

Therja e kurbaneve, rruajtja e kokës dhe shkurtimi i tyre,

dhe çfarë lejohet në këtë rast

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi në Mina, gjuajti gurët e xhemarateve, pastaj u kthye në çadrën e tij në Mina dhe theri kurbanin. Pastaj i tha: berberit: Fillo prej këtu, duke e bërë me shenjë nga ana e djathtë e kokës, pastaj nga ana e majtë e saj. Pastaj filoi t’ia jetpe ato (flokët) njerëzve.”[280] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “O Zot! Fali ata që i rruajnë kokat (në haxh)! – Njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Po për ata që i shkurtojnë flokët? – Ai tha: “O Zot! Fali ata që i rruajnë kokat! – Njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Po për ata që i shkurtojnë flokët? – Edhe ata që i shkurtojnë flokët, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[281] Muttefekun alejhi.
  3. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri kokën e tij me një lloj vaji të parfumosur dhe bëri Ihramin për haxh. Kur hyri në Mekë, ai i urdhëroi gratë e tij që të liroheshin nga Ihrami, por ato i thanë: Po ti, përse nuk lirohesh nga Ihrami? – Unë e kam sjell kurbanin me vete dhe e kam lyer kokën, kështu që nuk mund ta heq Ihramin deri sa të kryej haxhin dhe të rruaj kokën.”[282] E transmeton Ahmedi.

Ky hadith është argument për obligueshmërinë e rruajtjes së kokës në haxh.

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Rruajtja e kokës nuk është për gratë, por për to është shkurtimi i flokëve.”[283] E transmeton Ebu Daudi dhe Darakutni.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të gjuani gurët e xhemarateve, juve ju lejohet çdo gjë (që iu është ndaluar me Ihramin), përveç shkuarjes me gratë. – Një burrë tha: Po parfumi? – Ibën Abasi tha: Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) t’a lyente kokën e tij me misk, a është parfum misku apo jo?!”[284] E transmeton Ahmedi.
  3. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Unë parfumosja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para se të bënte Ihramin dhe në ditën e kurbaneve para se të bënte tavaf rreth Qabes, me një parfum i cili përmbante misk.”[285] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Nesait thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u parfumos për Ihramin e tij (para veshjes së Ihramit) dhe kur e hoqi Ihramin pasi që gjuajti gurët e Akabesë, para se të bënte tavafin rreth Qabes.”[286]

Tema

Largimi nga Mina për të bërë tavafin

në ditën e kurbanit

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tavafin e Ifadas në ditën e kurbanit, pastaj u kthye dhe fali drekën në Mina.” Muttefekun alejhi.
  2. Ndërsa në hadithin e Xhabirit thuhet se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi te vendi i therjes së kurbaneve dhe theri kurbanin, pastaj i hipi devesë dhe shkoi të bënte tavafin e Ifadas, pastaj e fali drekën në Mekë.”[287] I marrë i shkurtuar nga Muslimi.

Tema

Paraprirja e therjes së kurbanit, rruajtjes së kokës, gjuajtjes së gurëve dhe bërjes së tavafit të Ifadas mbi njëra-tjetrën (mosruajtja e ndonjë rradhe në to)

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër se ka thënë: “Dëgjova të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur i erdhi një burrë në ditën e kurbanit dhe ai ishte te xhemeratet. Ai i tha: O i Dërguari i Allahut! Unë e rruajta kokën para se të gjuaj gurët. – Gjuaj gurët tani, dhe ska asnjë problem, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

– Më pas erdhi një burrë tjetër dhe tha: Unë e thera kurbanin para se të gjuaj gurët.

– Gjuaj gurët tani, dhe ska asnjë problem, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

– Më pas erdhi një burrë tjetër dhe tha: Unë bëra tavafin e Ifadas para se të gjuaj gurët.

– Gjuaj gurët tani, dhe ska asnjë problem, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[288] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër po nga ai (Ibën Umeri) thuhet se: “Ai e pa të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tek po mbante hytbe në ditën e kurbanit dhe tek ai u ngrit një burrë dhe tha: Unë mendoja se kjo gjë duhej bërë para kësaj tjetrës! – Pastaj u ngrit një tjetër dhe tha: Unë mendoja se kjo gjë duhej bërë para kësaj tjetrës. Unë rruajta kokën para se të therja kurbanin. Thera kurban para se të gjuaja gurët. E të tjera si këto.

– I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: S’ka problem, s’ka problem. Për të gjitha ato.

– Për çdo gjë që ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u pyet në atë ditë, tha: Bëje dhe s’ka problem.”[289] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Nuk dëgjova të pyetej për ndonjë gjë atë ditë, prej gjërave që harrohen apo që njerëzit nuk i dinin, në lidhje me kryerjen e një riti para tjetrit, veçse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kryejeni dhe s’ka problem.”[290]

  1. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Erdhi një burrë dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë e rruajta kokën para se të therja kurbanin. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Preje kurbanin dhe nuk ka problem. – Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë bëra tavafin e Ifadas para se të rruaja kokën. – Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: Rruaje kokën ose shkurtoji flokët, se nuk ka problem.”[291] E transmeton Ahmedi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “- Unë e bëra tavafin para se të rruaj kokën. – Rruaje kokën ose shkurtoji flokët, se nuk ka problem. – Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë preva kurban para se të gjuaj gurët. – Gjuaj tani dhe nuk ka asnjë problem, i tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[292] E transmeton Tirmidhiu dhe e ka quajtur të saktë.

  1. Transmetohet nga ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I është thënë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për therjen, rruajtjen e kokës, hedhjen e gurëve, paraprirjen dhe vonimin e ndonjërit prej tyre dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Nuk ka asnjë problem.”[293] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Një burrë pyeti dhe tha: Unë rruajta kokën para se të preja kurban. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Pre kurban, se nuk ka problem. – Pastaj tha: Dhe gjuajta gurët pasi u ngrys. – Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Bëje dhe nuk ka problem.”[294] E transmeton Buhariu, Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe Nesai.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Një burrë i tha të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Bëra tavaf para se të gjuaja gurët. – Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Nuk ka problem. – Rruajta kokën para se të ther kurbanin. – Nuk ka problem. – Thera kurban para se të gjuaj gurët. – Nuk ka problem, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[295] E transmeton Buhariu.

Tema

Pëlqyeshmëria e hutbes ditën e prerjes së kurbanit

  1. Transmetohet nga El Hirmas ibën Zijad se ka thënë: “Pashë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të mbante hutbe i hipur mbi devenë e tij, el Adba (veshprerë) ditën e kurban Bajramit, në Mina.”[296] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Ebu Umame se ka thënë: “Dëgjova hutben e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mina ditën e therjes së kurbanit.”[297] E transmeton Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Muadh et Tejmij se ka thënë: “Kur ishim në Mina, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na mbajti hutbe me zë të lartë, saqë e dëgjonim se ç’thoshte që nga çadrat tona. Ai filloi t’u mësonte njerëzve ritet e haxhit të tyre, deri sa arriti te xhemaratet, ai vendosi një gurë të vogël mes dy gishtave tregues (gishtit tregues dhe të mesëm) dhe tha: Me kësisoj gurësh. Pastaj urdhëroi muhaxhirët të dilnin para xhamisë, ndërsa ensarët pas saj, e pas tyre njerëzit e tjerë.”[298] E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai me kuptim të përafërt.
  4. Transmetohet nga Ebu Bekrate se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na mbajti hytbe në ditën e kurbanit dhe tha: A e dini ç’ditë është kjo? – Ne thamë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Pastaj heshti dhe menduam se do ta quante me emër tjetër nga ai që kishte, por ai tha: A nuk është dita e kurban Bajramit? – Po, thamë ne.

– Ç’muaj është ky?

– Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. 

– Pastaj heshti saqë menduam se do ta quante me emër tjetër, por ai tha: A nuk është muaji Dhul Hixhe?

– Po, thamë ne.

– Ç’vend është ky, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)?

– Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë, thamë ne.

– Pastaj heshti saqë menduam se do ta quante me emër tjetër, por ai tha: A nuk është qyteti (Meka)?

– Po, thamë ne.

– Gjakërat tuaja dhe pasuritë tuaja janë haram për ju (që t’ia merrni njëri-tjetrit), njësoj si shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj dhe në këtë vend, deri në ditën kur të takoni Zotin tuaj. A nuk e komunikova (shpalljen, fenë)?

– Po, thanë ata.

– O Zot! Dëshmo! Ai që është prezent t’ia thotë atij që nuk është prezent, sepse ndodh që ai që njoftohet të kuptojë (apo të mësojë) më shumë se ai që dëgjon (drejtpërdrejtë). Dhe mos u ktheni në mosbesimtarë, pas meje, duke vrarë shoku-shokun.[299] E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

Tema

Të mjaftuarit e atij që ka bërë Ihram për haxh mukrin për të dy ritet (haxhin dhe umran) me një tavaf dhe një seaji

  1. Transmetohet nga Ibën Umer se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush bashkon ndërmjet haxhit dhe umras së tij, atij i mjafton një tavaf i vetëm (me shtatë xhiro, sigurisht) për të dyja ato.”[300] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kush bën Ihram për haxh dhe umra bashkë, atij i mjafton një tavaf i vetëm dhe një seaji i vetëm, për të dyja ato, dhe për t’u liruar nga Ihrami i të dyjave atyre.”[301] E transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Ky hadith është Hasen Garib.

Në këtë hadith ka argument për obligueshmërinë e seajit (ecjes nga Safa në Merva dhe anasjelltas) dhe se lirimi nga Ihrami është i varur me të.

  1. Transmetohet nga Urveh; nga Aisha se ajo ka thënë: “Dolëm bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në haxhin e Lamtumirës dhe bëmë Ihram për umra. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kush ka kurban me vete, të bëjë Ihram për haxh dhe umra bashkë, pastaj të mos lirohet nga Ihrami deri sa t’i kryejë të dyja ato.

– Kur hymë në Mekë, unë isha me perioda, kështu që nuk bëra tavaf rreth Qabes dhe as nga Safa në Merva, dhe iu ankova të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për këtë, ndërsa ai tha: Prishe gërshetin dhe qethe kokën, pastaj bëj Ihram për haxh dhe lëre umran.

Thotë: Ashtu bëra, dhe kur e kryem haxhin, ai më dërgoi mua me Abdurrahman ibën Ebi Bekër (të vëllanë e saj) në Ten’im, që të bëja Ihram për umra. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Ky është vendi i umras tënde.

Aisha thotë: Ata të cilët kishin bërë Ihram për umra, bënë tavaf dhe seaji, pastaj u liruan nga Ihrami, pastaj bënë një tavaf tjetër kur u kthyen nga Mina-ja për haxhin e tyre. Ndërsa ata të cilët kishin bashkuar ndërmjet haxhit dhe umras, ata bënë një tavaf të vetëm për të dyja.”[302] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Tausi; nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: “Ajo bëri Ihram për umra, por hyri në Mekë dhe nuk mundi të bënte tavaf, pasi që i erdhën periodat, por ajo i kreu të gjitha ritet e haxhit dhe bëri ihram për haxh. Ditën e largimit (nga Mina-ja), i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha asaj: Tavafi yt të mjafton për haxhin dhe umran tënde. – Por ajo refuzoi dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi me të Abdurrahmanin, në Ten’im dhe ajo bëri umra pas haxhit.”[303] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  2. Transmetohet nga Muxhahidi; nga Aisha se: “Asaj i erdhën periodat në Serif dhe u pastrua kur ishte në Arafat. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha asaj: Tavafi yt nga Safa në Merva, të mjafton për haxhin dhe umran tënde.”[304] E transmeton Muslimi, dhe në të bëhet shenjë për obligueshmërinë e seajit (nga Safa në Merva).

Tema

Kalimi i natës në Mina, netët e Mina-së dhe

gjuajtja e gurëve në ditët e saj

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri tavafin e Ifadas në ditën e fundit kur fali drekën, pastaj u kthye në Mina dhe qëndroi atje netët e ditëve të Teshrikut, dhe i gjuante gurët e xhemarateve kur dielli e kalonte kupën e qiellit. Çdonjë nga tre gropat e xhemarateve, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e godiste me nga shtatë gurë, dhe me çdo gurë thoshte “Allahu ekber”. Ai qëndronte gjatë në këmbë tek e para dhe e dyta (pas tyre), me frikërespekt, pastaj gjuante të tretën dhe nuk qëndronte tek ajo.”[305] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë: “Abasi i kërkoi lejë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që të kalonte natën në Mekë, në netët e Mina-së, për shkak se ai u jepte ujë pelegrinëve dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha lejë atij.”[306] Muttefekun alejhi.

Ata transmetojnë hadith të ngashëm me këtë, por nga Ibën Umeri.

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i gjuajti gurët kur dielli e kaloi kupën e qiellit.”[307] E transmeton Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Ne po ruanim kohën e duhur dhe kur dielli e kalonte kupën e qiellit, gjuanim gurët e xhemarateve.”[308] E transmeton Buhariu dhe Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Ibën Umeri se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjuante gurët e xhemarateve, ai ecte tek ato dhe kthehej përsëri.”[309] E transmeton Tirmidhiu dhe e ka quajtur të saktë.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Në ditën e kurbanit, ai (Ibën Umeri) i gjuante gurët i hipur, ndërsa në ditët e tjera, duke ecur më këmbë, pastaj u thoshte se kështu vepronte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[310] E transmeton Ahmedi.

  1. Transmetohet nga Salimi; nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai e gjuante xhemaratin e vogël me shtatë gura, ku me çdo gurë thoshte “Allahu ekber”, pastaj kalonte para dhe gjente një vend të sheshtë, kthehej nga Kibla dhe qëndronte gjatë në këmbë duke bërë dua me durat gritur lart. Pastaj gjuante të mesmen dhe merrte nga e majta e saj, gjente një vend të sheshtë dhe qëndronte në këmbë i drejtuar nga Kibla, dhe bënte dua me duart të ngritura. Pastaj gjuante xhemaratin me atë vendin e ngritur dhe dhe nuk qëndronte tek ajo, pastaj largohej dhe thoshte: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të veprojë.”[311] E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.
  2. Transmetohet nga Asim ibën Udej se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha lehtësim barinjëve të deveve që të mos e kalonin natën në Mina pas gjuajtjes së gurëve në ditën e kurbanit, pastaj të gjuanin gurët të nesërmen, pastaj të pasnesërmen dhe në ditën e largimit (nga Mina-ja).”[312] E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu e ka quajtur të saktë.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i lejoi barinjëve që të gjuanin një ditë po e një ditë jo.”[313] E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai.

  1. Transmetohet nga Sead ibën Malik se ka thënë: “Kur u kthyem nga haxhi me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dikush nga ne thoshte: “Unë gjuajta shtatë gura”, ndërsa dikush tjetër thoshte: “Unë gjuajta gjashtë gura”, por askush nuk e shante apo t’i thoshte shokut se ka vepruar gabim.”[314] E transmeton Ahmedi dhe Nesai.

Tema

Hytbja në mes të ditëve të teshrikut

  1. Transmetohet nga Sera bintu Nebhan se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na mbajti hytbe në ditën e kokave (e ngrënies së kokave të kurbaneve, e cila ishte dita e dytë e ditëve të teshrikut) dhe tha: Ç’ditë është kjo? – Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë, thamë ne. – A nuk është dita e mesme nga ditët e teshrikut?”[315] E transmeton Ebu Daudi dhe ka thënë: Kështu ka thënë edhe xhaxhai i Ebi Hurra er Rakashi, se ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbajti hytbe në ditën e mesme nga ditët e teshrikut.
  2. Transmetohet nga Ibën Ebi Nuxhejh; nga babai i tij; nga dy burra të fisit Beni Bekër, të cilët kanë thënë: “Ne e kemi parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të mbajë hytbe në mes të ditëve të teshrikut, ndërsa ne ishim te deveja e tij. Ajo ishte hytbeja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që mbajti në Mina.”[316] E transmeton Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Ebi Nadra se ka thënë: “Më ka treguar dikush që e kishte dëgjuar hytben e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në mes të ditëve të teshrikut, dhe tha: O njerëz! Zoti juaj është Një, dhe babai juaj është një. Nuk ka privilegj një arab mbi një të huaj dhe as i huaji mbi arabin. As i kuqi mbi të ziun dhe as i ziu mbi të bardhin, veçse me devotshmëri (takva). – A komunikova? – Ata thanë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kreu komunikimin.”[317] E transmeton Ahmedi.

Tema

Zbritja në Muhasab (vend pranë Minasë) kur

largohesh nga Mina-ja

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, pastaj bëri një sy gjumë në Muhasab, pastaj i hipi devesë për në Qabe dhe bëri tavaf rreth saj.”[318] E transmeton Buhariu.
  2. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, në el Bat’ha. Pastaj u mbështet dhe fjeti pak, pastaj hyri në Mekë. Kështu vepronte edhe Ibën Umeri.”[319] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Buhariu me kuptim të përafërt.
  3. Transmetohet nga ez Zuhri; nga Salim, se: “Ebu Bekri, Umeri dhe Ibën Umeri zbrisnin në el Ebtah.” Zuhriu thotë: Më ka treguar Urveh; nga Aisha, se ajo nuk e bënte këtë gjë dhe thoshte: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) zbriti që andej, për shkak se ishte më e lehtë për daljen e tij (nga Mina-ja).”[320] E transmeton Muslimi.
  4. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Zbritja në el Abtah nuk është sunet. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) zbriti në të për shkak se e kishte më të lehtë të dilte (nga Mina-ja).”[321] Muttefekun alejhi.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Zbritja në Muhasab nuk është asgjë. Ai është vetëm një vend në të cilin zbriti i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[322] Muttefekun alejhi.

Tema

Çfarë ka ardhur për hyrjen në Qabe dhe kërkimin

e bekimit të saj

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga unë me sy të ndritshëm dhe i gëzuart, pastaj hyri tek unë i zemëruar dhe unë e pyeta se ç’kishte. Ai më tha: Unë hyra në Qabe dhe do të doja të mos e kisha bërë, sepse kam frikë se do t’a lodh popullin tim, pas meje.”[323] E transmetojnë të pestë, përveç Nesait, ndërsa Tirmidhiu e ka quajtur të saktë.
  2. Transmetohet nga Usame ibën Zejd se ka thënë: “Hyra bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Qabe. Ai u ul, falenderoi Allahun, e lavdëroi Atë, e madhëroi dhe e njësoi, pastaj u ngrit dhe vendosi gjoksin e tij, fytyrën dhe duart mbi në murin e Qabes që kishte përpara vetes, pastaj tha “La ilahe il-lallah”, “Allahu ekber” dhe bëri lutje. Pastaj verpoi të njëjtën gjë me të gjitha këndet e Qabes. Pastaj doli dhe u kthye nga Qabja dhe kur ishte te dera e saj, tha: Kjo është Kibla! Kjo është Kibla! – Dy a tri herë.”[324] E transmeton Ahmedi dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Safvan se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) çliroi Mekën, unë shkova dhe qëllova që e gjeta sa kishte dalë nga Qabja, ndërsa shokët e tij e kishin përshëndetur Qaben, nga dera deri te Hatimi dhe kishin vendosur fytyrat e tyre mbi muret e Qabes, ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në mes tyre.”[325] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
  4. Transmetohet nga Ismail ibën Ebi Halid se ka thënë: “I thashë Abdullah ibën Eufa: A hyri i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) brenda në Qabe kur bëri umran? –”Jo”, tha ai.”[326] Muttefekun alejhi.

Tema

Çfarë ka ardhur për ujin e Zemzemit

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Uji i Zemzemit bën dobi për çdo qëllim që të pihet.”[327] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  2. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se: “Ajo mbarte me vete (merrte nga Meka në Medine) prej ujit të Zemzemit dhe thoshte se edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbarte nga ai.”[328] E transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Ky hadith është hasen garib.
  3. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi te enët e ujit dhe kërkoi nga shërbyesi i ujit (Abasi) dhe Abasi tha: O Fadl! Shko te nëna jote dhe merr ujë për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga ajo. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: Me jep ujë nga ky. – O i Dërguari i Allahut! Njerëzit fusin duart në të. – Më jep, ia përsëriti i Dërguari. – Atëherë piu, pastaj shkoi te Zemzemi, tek i cili po punonin (po bënin rregullime) dhe ai tha: Punoni, sepse ju po veproni një punë të mirë. Pastaj tha: Sikur të mos ngushtoheshit, unë do të zbrisja dhe do ta vendosja unë litarin – duke e bërë me shenjë nga supi i tij.”[329] E transmeton Buhariu.
  4. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Shenja dalluese ndërmjet nesh dhe hipokritëve është se ata nuk mund ta mbyshin barkun deri në brinjë me ujë Zemezemi.”[330] E transmeton Ibën Maxheh.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Uji i Zemzemit është për atë (qëllim) për të cilin pihet; nëse e pi atë që të shërohesh me të, Allahu të shëron. Nëse e pi atë që të të ngopesh, Allahu të ngop. Nëse e pi atë që të shuash etjen, Allahu t’a shuan atë. Ai është gropa e Xhibrilit dhe dhënësi ujë Ismailit.”[331] E transmeton Darakutni.

Tema

Tavafi i lamtumirës

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Njerëzit po largoheshin nga Meka (pas haxhit) nga të gjitha drejtimet, por i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Askush të mos largohet, deri sa gjëja e tij e fundit të jetë tavafi rreth Qabes.”[332] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Njerëzit u urdhëruan që gjëja e fundit që të bënin para largimit, të ishte tavafi rreth Qabes. Por ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri përjashtim për gratë me perioda.”[333] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri lehtësim për gruan me perioda që ajo të largohej (nga Meka) pa e bërë tavaf e lamtumirës, nëse e ka bërë tavafin e Ifadas (të haxhit).”[334] E transmeton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Safije bintu Hujej i erdhën periodat pasi e bëri tavafin e Ifadas. – Unë (Aisha) ia përmenda këtë gjë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: A do të na mbajë këtu ajo? – Thashë: O i Dërguari i Allahut! Ajo e ka bërë tavafin e Ifadas dhe pastaj i kanë ardhur ato, pas Ifadas. – Atëherë të largohet (nga Meka, bashkë me ne).”[335] Muttefekun alejhi.

Tema

Çfarë thuhet kur kthehesh nga haxhi apo nga umra

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kthehej nga lufta, ose nga haxhi apo nga umra, ai madhëronte Allahun (thoshte “Allahu ekber”) mbi çdo vend të ngritur (kodër) që ngjitej, tri herë, pastaj thoshte: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kuli shejin kadir. Ajibune, taibune, abidune, saxhidune, lirabina hamidune. Sadakallahu ueadehu, ue nesara abdehu, ue hezeme el ahzabe uahdeh” (që do të thotë: Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, Një e të Pashoq. I Tij është sundimi, Atij i përket falenderimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë. Ne po kthehemi, tek Allahu pendohemi, Atë adhurojmë dhe Atij i bëjmë sexhde, Zotin tonë falenderojmë. Allahu e plotësoi premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe vetëm Ai i mposhti ushtritë (e armikut).”[336] Muttefekun alejhi.

Tema

Humbja e ndonjë riti nga haxhi dhe bllokimi

në ndonjë vend

  1. Transmetohet nga Ikrima; nga el Haxhaxh ibën Amër se ai ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Kujt i thuhet ndonjë gjymtyrë, apo çalon (dhe nuk mund të ecë), ai është liruar nga Ihrami dhe duhet të kryejë një haxh tjetër.” – Thotë: Ia përmenda këtë Ibën Abasit dhe Ebu Hurejrës (nëse është e ëvrtetë apo jo), dhe ata thanë: Të vërtetën ka thënë.”[337] E transmetojnë të pestë.

Në një transmetim tjetër të Ebu Daudit dhe Ibën Maxhes thuhet: “Kushdo që çalon, thyen ndonjë gjymtyrë apo sëmuret …”[338], dhe përmendi të njëjtën domethënie.

Ndërsa në një transmetim që ka përmendur Ahmedi nga el Mirvezi, thuhet: “Kushdo që bllokohet në një vend për shkak të ndonjë thyerje apo sëmundje.”

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai thoshte: “A nuk iu mjafton suneti (shembulli) i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? Nëse dikush nga ju bllokohet nga kryerja e haxhit, atëherë të bëhë tavaf rreth Qabes dhe nga Safa në Merva, pastaj të lirohet nga Ihrami, për të kryer një haxh tjetër më pas. Ai të prejë kurban ose të agjërojë nëse nuk gjen kurban.”[339] E transmeton Buhariu dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai e urdhëroi Ebu Ejubin, shokun e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Hebar ibën el Esved, të cilëve iu iku haxhi për shkak se erdhën në ditën e kurbanit, kështu që Umeri i urdhëroi ata të lirohen nga Ihrami duke bërë umra, dhe më pas të kryejnë një haxh tjetër dhe të prejnë kurban. Ai që nuk gjen kurban, të agjëronte tre ditë në haxh dhe shtatë ditë kur të kthehej në familjen e tij.”[340] E transmeton Maliku në “Muata”.
  3. Transmetohet nga Sulejman ibën Jesar se: “Ibën Hazabe el Mahzumit i ranë të fikët rrugës për në Mekë, ndërkohë që ai ishte muhrim për haxh (pelegrin). Atëherë ai pyeti për ndonjë të ditur në karvanin me të cilin ishte dhe gjeti Abdullah ibën Umerin, Abdullah ibën Zubejr dhe Mervan ibën el Hakem. Ai u tha atyre se çfarë i kishte ndodhur dhe të gjithë ata e urdhëruan që të kurohej me kurën e nevojshme dhe të therte një kurban. Kur të bëhej më mirë, të bënte umra dhe të lirohej nga Ihrami, dhe më pas kishte për detyrë të bënte haxh tjetër në vitin tjetër dhe të therte kurban.” E transmeton Maliku në “Muata”.
  4. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kush bllokohet pa shkuar në Qabe, për shkak të ndonjë sëmundjeje, ai nuk lirohet nga Ihrami deri sa të bëjë tavaf rreth Qabes.”[341] E transmeton Maliku në “Muata”.
  5. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Nuk ka bllokim tjetër, përveç bllokimit të armikut.” E transmeton Shafiu në Musnedin e tij.

Tema

Lirimi nga Ihrami për atë që ka bërë Ihram për umra, me prerjen e kurbanit dhe rruajtjen e kokës në vendin ku bllokohet qoftë ai vend i lejuar apo i ndaluar, dhe se për atë nuk ka haxh tjetër kaza

  1. Transmetohet nga el Misver dhe Mervani, në hadithin e umras së Hudejbijes në marrëveshjen e saj, se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përfundoi shkruajtjen e marrëveshjes, i tha shokëve të tij: Ngrihuni të therni kurbanet, pastaj rruani kokat.”[342] E transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e preu kurbanin para se të rruante kokën dhe urdhëroi shokët të vepronin si ai.”[343]

  1. Transmetohet nga el Misver dhe Mervani, se kanë thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte sjellë me vete kurbanin të cilin e kishte shënuar që në Dhul Hulejfe, nga ku edhe bëri Ihramin për umra. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e rruajti kokën në Hudejbije, në këtë umra dhe urdhëroi shokët e tij të vepronin si ai. Ndërsa kurbanin ai e theri në Hudejbije para se të rruante kokën dhe kështu urdhëroi edhe shokët.”[344] E transmeton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Haxhi kaza është për atë që e prish haxhin duke u kënaqur (nga kryerja e marrëdhënieve), ndërsa ai të cilin e bllokon armiku apo diçka tjetër, ai lirohet nga Ihrami dhe nuk ka detyrë të kthehet (për atë haxh). Nëse ai ka sjellë kurban me vete, atëherë ta therë atë nëse nuk e dërgon dot me dikënd për në vendin e tij (në Mina, apo në Mekë), e nëse ka mundësi ta dërgojë me ndokënd, atëherë atij nuk i lejohet të lirohet nga Ihrami deri sa kurbani të arrijë në vendin e tij.”[345] E transmeton Buhariu.

Maliku e të tjerë thonë: “Ai (që është bllokuar) e prêt kurbanin dhe e rruan kokën e tij në ç’do vend që të jetë (bllokuar) dhe nuk ka obligim për të bërë umra kaza, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij i therën kurbanet, i rruajtën kokat dhe u liruan nga Ihrami në Hudejbije, pa bërë tavaf dhe pa arritur kurbanet në Qabe. Më pas nuk kanë përmendur që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ketë urdhëruar ndokënd që të kthehet dhe ta kryejë atë më pas (kaza), ndërkohë që dihet se Hudejbija është jashtë Haremit të Mekës.” E gjitha kjo është fjala e Buhariut në Sahihun e tij.

 

 

 

 

Temat për kurbanet

 

Tema

Shënimi[346] i kafshëve të caktuara për kurban dhe sjellja

e tyre me vete për në Mekë

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e fali namazin e drekës në Dhul Hulejfe, pastaj kërkoi devenë e tij (që kishte për kurban) dhe e shënoi atë (për kurban) në anën e djathtë të gungës, pastaj e fshiu gjakun nga ajo dhe i vari asaj dy sandale, pastaj i hipi devesë së tij (të udhëtimit). Kur ajo qëndroi në Bejda, ai bëri Ihram për haxh (apo tha: Lebbejke allahume lebbejke).”[347] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
  2. Transmetohet nga el Misver ibën Mahrame dhe Mervani se kanë thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga Medina bashkë me njëqind e disa prej shokëve të tij. Kur mbërritën në Dhil Hulejfe, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) caktoi kurbanin e tij dhe e shënoi atë, pastaj bëri Ihram për umra.”[348] E transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “Gërshetova flokët e kurbanit (devesë) të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ai e shënoi atë dhe porositi që ta shpinin në Qabe. Atij nuk iu bë e ndaluar asgjë nga ato që kishin qenë të lejuara më parë.”[349] Muttefekun alejhi.
  4. Transmetohet nga Aisha se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) një herë bëri për kurban në Qabe disa dele të cilat i solli me vete.”[350] E transmeton Grupi.

Tema

Ndalimi në ndërrimin e kurbanit të caktuar

2076.Transmetohet nga Ibën Umer se ka thënë: “Umeri caktoi për kurban një deve të mirë, por dikush ia kërkoi ta blinte me treqind dinar (ari). Ai shkoi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Unë bëra nijet që të bëja kurban një deve të mirë, por për të më dhanë treqind dinar (që ta shisja). A ta shes atë dhe me shumën e saj të blej disa kurbane të tjerë? –”Jo”, tha ai, por preje atë për kurban.”[351] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Buhariu në “Tarihin” e tij.

Tema

Kurbani prej deveve dhe lopëve vlen për bërjen

kurban të shtatë deleve

  1. Transmetohet nga Ibën Abasi se: “Një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: Unë kam obligim të therr një bedene (deve ose lopë) dhe kam pasuri por nuk kam deve, a ta blej një? – I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e urdhëroi të blinte shtatë dele dhe t’i prente kurban.”[352] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  2. Transmetohet nga Xhabiri se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi që të bashkoheshim shtatë persona në bërjen kurban të një deveje ose të një lope.”[353] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na tha: Bashkohuni nga shtatë burra në bërjen kurban (blerjen dhe vlerën) të një deveje apo të një lope.”[354] E transmeton el Burkani sipas kushteve të dy Sahihave.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ne u bashkuam me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në haxh dhe në umra, çdo shtatë vetë prej nesh me një bedene (deve ose lopë) për ta bërë kurban. Një burrë i tha Xhabirit: A të bashkohen me një lopë aq sa bashkohen me një deve? – “Po”, tha ai, ato janë prej budnit (që të dyja, devetë dhe lopët).”[355] E transmeton Muslimi.

  1. Transmetohet nga Hudhejfe se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i bashkoi shtatë muslimanë me një lopë (për kurban).” E transmeton Ahmedi.
  2. Ndërsa nga Ibën Abasi transmetohet se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në udhëtim dhe ai prezentoi kurbanet. Ne e thernim një lopë për shtatë vetë dhe një deve për dhjetë vetë.”[356] E transmetojnë të pestë përveç Ebu Daudit.

Tema

Hipja kafshëve që janë caktuar për kurban

  1. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa një burrë të sillte me vete devenë për kurban dhe i tha atij: Hipi asaj. – E kam caktuar për kurban, tha ai. – Hipi, tha i Dërguari. – Është për kurban, tha ai. – Hipi. Dhe e tha tre herë.”[357] Muttefekun alejhi. Këta transmetojnë edhe një hadith tjetër të ngjashëm me këtë, nga Ebu Hurejra.
  2. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa një burrë që tërhiqte një deve dhe ishte lodhur nga ecja, e i tha: Hipi asaj. – Ajo është për kurban, tha ai. – Hipi edhe pse është për kurban.”[358] E transmeton Ahmedi dhe Nesai.
  3. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai u pyet për hipjen deveve të caktuara për kurban, ndërsa ai tha: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: Hipi asaj si zakonisht nëse detyrohesh për këtë, deri sa të gjesh një kafshë tjetër për udhëtim.”[359] E transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.
  4. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai u pyet: “A i lejohet dikujt që t’i hipi devesë së tij të caktuar për kurban? – Nuk ka problem për këtë, tha ai. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkëmbehej me njerëz të cilët ecnin më këmbë dhe u thoshte atyre që t’i jipnin deveve të kurbanit. – Pastaj tha: Ju nuk mund të pasoni rrugë më të mirë se ajo e të Dërguarit tuaj.”[360] E transmeton Ahmedi.

Tema

Çfarë bëhet më kafshën e caktuar për kurban,

nëse ajo bëhet gati për të ngordhur

  1. Transmetohet nga Ebu Kabisa Dhueb ibën Halhale se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dërgonte kafshët e kurbaneve me të dhe i thoshte: Nëse ndonjëra prej tyre plagoset (apo sëmuret) dhe i frikësohesh ngordhjes së saj, atëherë there atë, pastaj zhyte thundrën e saj në gjakun e saj dhe bëje me fërkoje me të në fytyrën e saj. Por mos e ha mishin e saj, as ti dhe as shokët e tu të rrugës.”[361] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ibën Maxheh.
  2. Transmetohet nga Naxhije el Huzai, i cili ishte edhe kujdestari i devesë së të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që kishte për kurban, ka thënë: “Thashë: Si të veproj nëse ndonjë nga kafshët e kurbanit sëmuret? – There atë dhe pastaj zhyte thundrën e saj në gjakun e saj, pastaj bëje fytyrën e saj me të dhe lëri njerëzit të hanë prej mishit të saj.”[362] E transmetojnë të pestë përveç Nesait.
  3. Transmetohet nga Hisham ibën Urveh; nga babai i tij, se kujdestari i devesë së të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që kishte për kurban, ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Si të veproj me kafshët e kurbanit që sëmuren? – Çdonjëra nga kafshët e kurbanit që sëmuret, there atë dhe hidhja litarin në gjak, pastaj lëria njerëzve ta hanë atë.” E transmeton Maliku në “Muata”.

Tema

Ngrënia nga mishi i kurbanit të temetuit,

kiranit dhe vullnetarit

  1. Në hadithin e Xhabirit ku përshkruan haxhin e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ai thotë: “Pastaj shkoi te vendi i therjes së kurbaneve dhe theri me dorën e tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjashtëdhjetë e trek urbane, pastaj ia dha Aliut (thikën) dhe ai theri një numër të madh të cilin e bashkoi me kurbanin e tij. Pastaj urdhëroi që nga çdo kurban të merrej një copë mish dhe të vendoseshin në tenxhere, pastaj i zienë dhe hëngrën që të dy (Aliu me të Dërguarin (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga mishi i tyre dhe pinë nga lëngu i mishit të tyre.”[363] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri tre haxhe; dy para se të emigronte në Medine dhe një pas emigrimit, e këtë të fundit e bëri bashkë me umra. Ai solli me vete tridhjetë e tre deve për kurban. Ndërsa Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) erdhi nga Jemeni me pjesën tjetër të deveve (që u bënë kurban) në mesin e të cilave kishte edhe deve të Ebu Lehebit, të cilat ishin me rreth prej argjendi në hundë dhe ai i theri ato. Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që nga çdo kurban të merrej një copë mishi dhe të ziehej, pastaj piu nga lëngu i tij.”[364] E transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh, por në transmetimin e këtij të dytit thuhet: “disa deve të Ebu Xhehlit”, në vend të Ebu Lehebit.
  3. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur kishin mbetur edhe pesë ditë nga muaji Dhul Kaade, dhe nuk kishim synim tjetër veçse haxhin, por kur u afruam në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që ata të cilët nuk kishin sjellë kurban me vete, pas bërjes së tavafit dhe Seajit nga Safa në Merva, të liroheshin nga Ihrami.

–Aisha thotë: Në ditën e kurban Bajramit, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri tek ne me mish lope në dorë, dhe unë i thashë: Ç’është ky? – I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) theri kurban nga ana e grave të tij.”[365] Muttefekun alejhi.

Ky hadith është argument për lejimin e ngrënies së mukrinit nga mishi i kurbanit të tij, pasi që Aisha ishte mukrine.

Tema

Nëse dikush dërgon një kurban për në Mekë, atij nuk i bëhet gjë haram me këtë gjë, por me bërjen e Ihramit

  1. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bënte gati që nga Medina kurbanin e tij dhe unë bëja vargun e qafores së tij, pastaj nuk i ndalohej asgjëje nga të cilat ndalohet muhrimi.”[366] E transmeton Grupi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Zijad ibën Ebi Sufjan i shkroi Aishes se Abdullah ibën Abasi thotë: Kushdo që cakton kurbanin e tij, atij i bëhet e ndaluar çdo gjë që i ndalohet pelegrinit, deri sa të therë kurbanin e tij. – Aisha tha: Nuk është ashtu si thotë Ibën Abasi, pasi që vetë unë i kam përgatitur qaforet e kurbanit të të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai ia vendosi ato me dorën e tij (d.m.th. që i caktoi për kurban), pastaj e nisi me babanë tim dhe atij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk iu ndalua asgjë nga ato që ka lejuar Allahu, deri sa theri kurbanin.”[367] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Tema

Nxitja për të prerë kurban

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Biri i Ademit nuk kryen vepër më të dashur tek Allahu në në ditën e kurbanit, sesa bërja gjak. Pastaj në ditën e Kijametit, ai kurban do të paraqitet me brirët, thundrat dhe qimet e tyre. Dhe gjaku i tij bie në një vend tek Allahu para se të bjerë në tokë, ndaj therni kurban me dëshirë nga vetja juaj.”[368] E transmeton Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu, i cili thotë: Ky hadith është Hasen Garib.
  2. Transmetohet nga Zejd ibën Erkam se ka thënë: “Thashë –apo thanë: O i Dërguari i Allahut! Ç’janë këto kurbane? – Suneti i babai tuaj, Ibrahimit, tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – Çfarë sevapi kemi ne për to? – Për çdo qime të tij, ke një të mirë (një sevap). – Po për leshin e deleve? – Për çdo qime nga ai, ke një të mirë.”[369] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  3. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush ka mundësi (materiale) dhe nuk bën kurban, të mos i afrohet faltoreve tona.”[370] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  4. Transmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pasuria nuk mund të shpenzohet në ndonjë gjë tjetër më mirë se në një kurban ditën e festës së Bajramit.” E transmeton Darakutni.

Tema

Ajo me të cilën argumentohen ata që thonë se prerja kurban nuk është obligim për shkak se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka prerë kurban për të gjithë popullin e tij

  1. Transmetohet nga Xhabiri se ka thënë: “Fala me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) namazin e kurban Bajramit dhe pas namazit, atij i sollën një dash të cilin ai e theri dhe tha: Bismilah, ue Allahu ekber! O Zot! Ky është nga unë dhe nga ata që nuk kanë bërë kurban nga populli im.”[371] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
  2. Transmetohet nga Ali ibën el Husejn; nga Ebu Rafiu se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bënte kurban, ai blinte dy desh të shëndoshë, me brirë dhe të mëdhenj. Pas namazit atij i sollën njërin prej tyre, ndërkohë që ai ishte i ngritur në këmbë në namazgja dhe e theri atë me dorën e tij, e tha: O Zot! Ky është nga i gjithë populli im, nga ata që dëshmojnë Njësimin Tënd dhe komunikimin tim.

– Pastaj i sollën tjetrin të cilin ai e theri vetë, dhe tha: Ky është nga Muhamedi dhe nga familja e Muhamedit.

-Pastaj ua shpërndante të varfërve të gjithë mishin e tyre dhe hante edhe vetë bashkë me familjen e tij.

– Mbetëm për disa vite rresht dhe asnjëri nga njerëzit e fisit Beni Hashim nuk kishte të bënte kurban, por Allahu ua kishte shkarkuar atyre barrën me të Dërguarin e Tij, po kështu edhe dëmshpërblimin (ua ka shkarkuar).”[372] E transmeton Ahmedi.

Tema

Gjërat që nuk duhet t’i bëjë ai që ka taksur të prejë kurban,

në dhjetë ditët e Dhul Hixhes (para Bajramit)

  1. Transmetohet nga Umu Seleme se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të shihni hënën e muajit Dhul Hixhe dhe ndokush ka bërë nijet të prejë kurban, atëherë të mos i prejë flokët dhe as thonjtë e tij.”[373] E transmeton Grupi, përveç Buhariut.

Por në transmetimin e Ebu Daudit, si dhe në një transmetim tjetër të Muslimit dhe Nesait, thuhet: “Kushdo që ka kurban për të bërë, atëherë kur të lind hëna e Dhul Hixhes, të mos marrë (shkurtojë) nga flokët apo thonjtë e tij, deri sa të therë kurbanin.”[374]

Tema

Mosha e bagëtive që vlejnë dhe që nuk vlejnë për kurban

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mos therni për kurban veçse të rriturën (dyvjeçare, prej deveve, lopëve, deleve e kafshëve në madhësinë e tyre), e në rast se e keni të vështirë, atëherë therni një dash njëvjeçar.”[375] E transmeton Grupi, përveç Buhariut dhe Tirmidhiut.
  2. Transmetohet nga el Bera ibën Azib se ka thënë: “Një daja, të cilit i thoshin Ebu Burde theri një kurban para namazit (të Bajramit) dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha atij: Delja jote (që there) është dele për mish (dhe jo kurban). – O i Dërguari i Allahut! Unë kam dhi njëvjeçare të cilën e rris në shtëpi, tha ai. – I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Atëherë there atë dhe dije se kjo nuk vlen për askënd tjetër përveç teje.” – Pastaj tha: Kush e ther kafshën para namazit (të Bajramit), ai e ka therur për vete, ndërsa kush e ther pas namazit, kurbani i tij ka shkuar në vend dhe ai ia ka qëlluar sunetit (rrugës) së muslimanëve.”[376] Muttefekun alejhi.
  3. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Kurbani më i mirë është dashi njëvjeçar prej dhenve.”[377] E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.
  4. Transmetohet nga Umu Bilal bintu Hilal; nga babai i saj; se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Lejohet për kurban delja apo dashi njëvjeçar.”[378] E transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxheh.
  5. Transmetohet nga Muxhashi ibën Sulejm se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte: “Dashi (apo delja) njëvjeçare vlen për atë që vlen edhe ajo dyvjeçare (për kurban).”[379] E transmeton Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.
  6. Transmetohet nga Ukbeh ibën Amir se ka thënë: “Bëmë kurban me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me dele (apo desh) njëvjeçarë prej dhenve.”[380] E transmeton Nesai.
  7. Transmetohet nga Ukbeh ibën Amir se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndau disa kurbane ndërmjet shokëve të tij dhe Ukbes i ra një dash njëvjeçar. I thashë: O i Dërguari i Allahut! Më ra njëvjeçar? – Atëherë bëje kurban atë, tha i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[381] Muttefekun alejhi.

Ndërsa në një transmetim tjetër të Grupit, përveç Ebu Daudit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha atij disa dhen që t’i ndante ato ndërmjet shokëve të tij për kurban. Në fund mbeti një kec njëvjeçar dhe ai ia përmendi këtë të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili i tha: Bëje ti kurban atë.”[382]

Tema

Bagëtitë që nuk lejohet të prehen për kurban për ndonjë mangësi që kanë

dhe cila është e preferuar të bëhet kurban

  1. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar të bëhet kurban kafsha me gjysmën e veshit apo të bririt të prerë. – Katade tha: Ia thashë këtë fjalë të tij Seid ibën el Musejib dhe ai tha: Është për qëllim prerja apo këputja e gjysmës apo më tepër se gjysma.”[383] E transmetojnë të pestë, ndër të cilët Tirmidhiu e ka saktësuar, dhe me dallim se Ibën Maxheh nuk e ka për mendur fjalën e Katades, e deri në fund.
  2. Transmetohet nga el Bera ibën Azib se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Katër kafshë nuk lejohen për kurban: Kafsha me një sy të verbër që dallohet qartë, e sëmura që dallohet qartë se është e sëmurë, ajo që çalon dhe duket qartë që çalon dhe ajo të cilës i është thyer ndonjë gjymtyrë dhe që e ka humbur mendjen.”[384] E transmetojnë të pestë dhe e ka saktësuar Tirmidhiu.
  3. Transmetohet nga Jezid Dhu Misr se ka thënë: “Shkova te Utbeh ibën Abduselemi dhe i thashë: O Ebu Velid! Unë dola të gjeja kafshë për kurban por nuk gjeta diçka që më pëlqente, përveç një deleje (apo kafshë tjetër) me dhëmbë të thyer. Si thua për këtë? – Ma sill mua ta bëj kurban (për vete), tha ai. – Subhanallah! Për ty lejohet ndërsa për mua jo?! – Po, tha ai, sepse ti dyshon ndërsa unë nuk dyshoj për këtë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar (për t’u bërë kurban) kafsha me vesh të prerë që në rrënjë, kafsha që i është thyer briri që në rrënjë, kafsha me një sy të verbër e të shëmtuar, kafsha e dobët që nuk pason të tjerat në kullotë dhe kafsha e thyer që nuk ka tru.”[385] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Buhariu në “Historinë” e tij.
  4. Transmetohet nga Ebu Seidi se ka thënë: “Bleva një dash për kurban, por sulmoi ujku dhe i mori atij bolet. Kështu që, unë pyeta të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: Bëje kurban atë.” E transmeton Ahmedi dhe ai është argument se defekti i shfaqur pas përcaktimit të kafshës për kurban, nuk prish punë.
  5. Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi që t’i shohim mirë sytë dhe veshët e kurbaneve dhe të mos bëjmë kurban kafshë me vesh të prerë nga para dhe të lënë të varur, as me vesh të prerë nga ndonjë anë e tij, as me vesh të çarë për së gjati dhe as me vesh të çarë si gropë.”[386] E transmetojnë të pestë dhe e ka saktësuar Tirmidhiu.
  6. Transmetohet nga Ebu Umame ibën Sehl se ka thënë: “I ushqenim mirë kurbanet në Medine dhe po kështu vepronin të gjithë muslimanët.”[387] E transmeton Buhariu.
  7. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gjaku i të bardhës (deles) është më i dashur tek Allahu se gjaku i dy të zezave.”[388] E transmeton Ahmedi.
  8. Transmetohet nga Ebu Seidi se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri kurban një dash kopeje me brirë, i cili hante në të zezë, ecte në të zezë dhe shihte në të zezë (d.m.th. që e kishte gojën, këmbët dhe rreth syve me ngjyrë të zezë).”[389] E transmeton Ahmedi dhe e ka saktësuar Tirmidhiu.

Tema

Bërja kurban me dash të tredhur

  1. Transmetohet nga Ebu Rafiu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri kurban dy deshë të mëdhenj, të tredhur dhe me bole të hequra.”[390] E transmeton Ahmedi.
  2. Transmetohet nga Aisha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri kurban dy deshë të shëndoshë e të mëdhenj, me brirë dhe me bole të hequra.” E transmeton Ahmedi.
  3. Transmetohet nga Ebu Seleme; nga Aisha dhe nga Ebu Hurejra se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) donte të bënte kurban, ai blente dy desh të mëdhenj e të shëndoshë, me brirë dhe me bole të hequra. Njërin prej tyre ai e bëri kurban nga populli i tij, të cilët dëshmojnë Njësimin e Allahut dhe komunikimin e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa tjetrin për Muhamedin dhe familjen e Muhamedit.”[391] E transmeton Ibën Maxheh.

Tema

Të mjaftuarit me një dele për pjesëtarët

e të njëjtës shtëpi

  1. Transmetohet nga Ata ibën Jesar se ka thënë: “Pyeta Ebu Ejub el Ensari-un: Si ishin kurbanet tuaja në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? – Në kohën e të Dërguarit të Allahut, dikush bënte kurban një dele (apo dash) për vete dhe pjesëtarët e shtëpisë së tij. Pastaj hanin vetë nga mishi i tij dhe një pjesë e ndanin, deri sa njerëzit filluan t’i mburren njëri-tjetrit, siç e sheh.”[392] E transmeton Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu i cili e ka konsideruar të saktë.
  2. Transmetohet nga Esh Sheabi; nga Ebu Surajha se ky ka thënë: “Familja ime më ka detyruar të izolohem apo të ftohem, pasi mësova se prej sunetit ishte që një shtëpi të therte një apo dy dele, ndërsa tani komshitë na konsiderojnë kopracë.”[393] E transmeton Ibën Maxheh.

Tema

Therja e kurbaneve në namazgja, thënia Bismilah dhe madhërimi i Allahut në therje, si dhe therja nga vetë personi

  1. Transmetohet nga Nafiu; nga Ibën Umeri; nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se: “Ai therte dhe bënte kurban në namazgja.”[394] E transmeton Buhariu, Nesai, Ibën Maxheh dhe Ebu Daudi.
  2. Transmetohet nga Aisha se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi t’i sillnin një dash me brirë që ecte në të zezë, ulej në të zezë dhe shihte në të zezë (d.m.th. që i kishte këmbët, barkun dhe rrethin e syve me ngjyrë të zezë). Ata ia sollën që të bënte kurban me të dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha Aishes: O Aishe! Më sill thikën. – Pastaj tha: Mprehe mbi ndonjë gur. – Ashtu bëri, pastaj ai e mori atë dhe dashin, e shtriu pastaj e theri dhe tha (para therjes): “Biemilah. O Zot! Pranoje këtë nga Muhamedi, nga familja e Muhamedit dhe nga populli i Muhamedit. Pastaj e theri.”[395] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.
  3. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri kurban dy deshë të mëdhenj dhe me brirë. Unë e pashë atë të vendoste këmbët mbi trupin e tyre dhe të thoshte: “Bismilah, Allahu ekber”. Që të dy i theri me dorën e tij.”[396] E transmeton Grupi.
  4. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Në ditën e kurban Bajramit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) theri dy deshë dhe kur i shtriu ata, ai tha: “Unë i jam kthyer me vendosmëri Atij që ka krijuar qiejtë dhe tokën dhe unë nuk jam prej udhujtarëve.” [el Enam: 79] “Falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Ai është i Pashoq. Për këtë jam urdhëruar dhe unë jam i pari musliman.” [el Enam: 162-163] – O Zot! Prej Teje dhe për Ty, nga Muhamedi dhe Populli i tij.”[397] E transmeton Ibën Maxheh.

Tema

Therja e devesë që në këmbë dhe me dorën e majtë

(këmbën e përparme) të saj të  lidhur

Allahu i lartësuar thotë: “Përmendni Emrin e Allahut mbi ta kur vihen për t’u therur për kurban” [el Haxh: 36]. Buhariu thotë: Ibën Abasi ka thënë: Fjala “Savaf” do të thotë që ato të theren që në këmbë.

  1. Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: “Ai shkoi te një burrë i cili e kishte gjunjëzuar devenë për ta therur dhe i tha: There që në këmbë dhe të lidhur, sepse kështu është suneti i muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[398] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Sabit se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij i thernin devetë e kurbanit me dorën e majtë të lidhur dhe që në këmbë mbi tre të tjerat.”[399] E transmeton Ebu Daudi, mursel (me shkëputje në zinxhirin e transmetimit, sahabiu nuk është përmendur).

Tema

Koha e therjes së kurbaneve

  1. Transmetohet nga Xhundub ibën Sufjan el Bexheli se: “Ai u fal me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në ditën e kurban Bajramit. – Thotë: Pas namazit ai pa mish të therur, dhe dihet që therjet për kurban dalloheshin, kështu që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dalloi se ato ishin therur para namazit të Bajramit, dhe tha: Kush e ka therur kurbanin para namazit të Bajramit, të therë një tjetër në vend të tij, ndërsa ai që nuk ka therur deri tani pas namazit, të therë tani dhe të thotë “Bismilah”.[400] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ne namazin e Bajramit në Medine. Disa burra ishin nxituar në therjen e kurbanit duke menduar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte therur kurbanin. Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi ata që kishin bërë kurban para namazit, të thernin një kurban tjetër dhe të mos e therë atë, deri sa të bëjë kurban i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[401] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  3. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Në ditën e kurbanit, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kush e ka therur kurbanin para namazit (të bajramit), të therë kurban tjetër.”[402] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Kush e ka therur kurbanin para namazit, ai e ka therur atë për veten e tij dhe kush e ther atë pas namazit, ai e ka plotësuar kurbanin e tij dhe ia ka qëlluar sunetit të muslimanëve.”[403]

  1. Transmetohet nga Sulejman ibën Musa; nga Xhubejr ibën Mutam; se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Të gjitha ditët e teshrikut (tre ditët e qëndrimit në Mina) janë ditë therjeje (të kurbaneve).”[404] E transmeton Ahmedi.

Atë e transmeton gjithashtu Darakutni; nga hadithi i Sulejman ibën Musa; nga Amër ibën Dinar. Dhe nga Nafiu ibën Xhubejr; nga Xhubejri; nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!); të ngjashëm me të.

Tema

Ngrënia dhe ndarja e një pjese të kurbanit. Lejimi i magazinimit të tij

dhe abrogimi i ndalesës nga kjo

  1. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Në kohën e therjes së kurbaneve, vërshuan banorët e shkretëtirave (beduinët) në Medine, në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: Hani prej mishit të kurbaneve tre ditë, pastaj atë që mbet jepeni sadaka.

– Në vitin pas tij, njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Njerëzit e marrin lëngun e mishit ku ziejnë kurbanet e tyre dhe shkrijnë dhjamin në të (apo marrin dhjamin e tij). – Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Ç’është kjo? – Për shkak se ti ke ndaluar që të hahet nga mishi i kurbanit pas tre ditësh (nga therja e tij). – Unë iu ndalova më parë për shkak të vërshimit të atyre që erdhën, ndërsa tani hani, magazinoni dhe jepni sadaka prej tij.”[405] Muttefekun alejhi.

  1. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Nuk hanim nga mishi i kurbaneve tona më tepër se tre ditët e Mina-së, por më pas i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na e lejoi neve dhe na tha: Hani dhe merni me vete.”[406] Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ne mernim me vete për rrugës në Medinë nga mishi i kurbaneve, në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).”[407] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndaloi nga ngrënia prej mishit të kurbaneve pas tre ditësh nga therja, por më pas tha: Hani, merni me vete për rrugës dhe magazinoni.”[408] E transmeton Muslimi dhe Nesai.

  1. Transmetohet nga Seleme ibën el Ekvea se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush bën kurban prej jush, pas tre ditësh të mos gdhijë tek ai asgjë nga mishi i kurbanit të tij. Ndërsa vitin pas tij, njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! A të bëjmë ashtu si bëmë vitin e kaluar? – Hani, jepni sadaka dhe magazinoni (prej tij), pasi që ai ishte një vit i vështirë për njerëzit dhe doja të jepnit kontributin tuaj në të.”[409] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Theubani se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) theri kurbanin e tij, pastaj tha: O Theuban! Ma rregullo (ma gatuaj, apo ma piq) këtë mish. – Unë vazhdoja t’i jepja të hante prej tij, deri sa hyri në Medine.”[410] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
  3. Transmetohet nga Ebu Seidi; se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “O banorët e Medines! Mos hani nga mishi i kurbaneve më shumë se tre ditë. – Ata iu ankuan të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se kishin fëmijë e shërbëtorë për të ushqyer. – Atëherë ai tha: Hani, jepni sadaka dhe magazinoni prej tij.”[411] Transmetohet nga Muslimi.
  4. Transmetohet nga Burejde se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Iu kisha ndaluar nga ngrënia e mishit të kurbaneve për më shumë se tri ditë, me qëllim që të kamurit t’i jepnin atyre që nuk kishin, ndërsa tani hani sa të doni, jepni sadaka dhe magazinoni.”[412] E transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu i cili e ka quajtur të saktë.

Tema

Dhënia sadaka e lëkurës së kurbanit dhe samarit të tij,

si dhe ndalimi nga shitja e tyre

  1. Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më urdhëroi të përkujdesesha për kurbanin e tij dhe që ta jepja sadaka mishin, lëkurën dhe samarin e tij, si dhe të mos i jepja kasapit asgjë prej tij, por tha: Atij i japin nga vetja jonë.”[413] Muttefekun alejhi.
  2. Transmetohet nga Ebu Seidi se: Katade ibën en Neuman i tregoi atij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit dhe tha: “Unë iu kisha ndaluar nga të ngrënit e mishit të kurbanit për më shumë se tre ditë, me qëllim që t’iu mjaftonte të gjithëve, por unë ua lejoj juve atë, ndaj hani sa të doni. Dhe mos e shisni mishin e kurbaneve të haxhit apo ato që bëhen në shtëpi, por hani dhe jepni sadaka. Përfitoni edhe prej lëkurave të tyre, por mos i shisni ato. Nëse jepni sadaka një pjesë prej mishit të tyre, pas kësaj hajeni mishin e tij si të doni (për sa kohë të doni).”[414] E transmeton Ahmedi.

Tema

Për atë që lejon të tjerët të marrin mish nga kurbani i tij

  1. Transmetohet nga Abdullah ibën Kurt, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dita më madhështore tek Allahu është dita e kurbanit, dhe dita menjëherë pas saj (dita kur pelegrimët qëndrojnë dhe pushojnë në Mina). Në këtë kohë, të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i sollën pesë apo gjashtë kurbane që ti therte ai dhe ato filluan t’i shtynin se kush e kush të therej e para. Kur ato u shtrinë në tokë, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha një fjalë me zë të ulët të cilën nuk e kuptova, kështu që pyeta dikë që ishte pranë meje: Çfarë tha? – Kush dëshiron, të presë e të marrë prej mishit të tyre.”[415] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Me këtë hadith argumentohen edhe ata që e lejojnë ngrënien nga ushqimi i përgatitur për dasëm (edhe pa ftuar).


[1] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.

[2] [Sahih] Nesai 2620.

[3] [Sahih] Ebu Daudi 1810, Tirmidhiu 930, Nesai 2621, Ibën Maxheh 2906.

[4] [Sahih] Ibën Maxheh 2901, Irvaul Galil 981.

[5] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[6] [Sahih] Irvaul Galil 3.

[7] [Sahih] Grupi, përveç Ebu Daudit.

[8] [Hasen] Irvaul Galil 990, Sahihul Xhami 2957.

[9] [Hasen] Ibën Maxheh 2883, Irvaul Galil 990.

[10] [Sahih] Grupi.

[11] [Hasen] Tirmidhiu 885.

[12] [Daif] Nesai 2638.

[13] [Sahih] Buhariu dhe Nesai.

[14] [Daif] Irvaul Galil 988.

[15] [Daif xhiden – shumë i dobët] Ibën Maxheh 2897.

[16] [Daif] Mishkatul Mesabih 3838 (51), Irvaul Galil 991.

[17] [Sahih] Essahiha 828.

[18] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[19] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[20] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[21] [Sahih] Grupi, përveç Buhariut dhe Nesait.

[22] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[23] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[24] [Sahih] Ebu Daudi 1811, Ibën Maxheh 2903, Irvaul Galil 994.

[25] [Sahih] Irvaul Galil 994.

[26] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.

[27] [Sahih] Ahmedi, Buhariu dhe Tirmidhiu.

[28] [Daif] Ibën Maxheh 3038.

[29] [Sahih] Sahihul Xhami 2729.

[30] Me “Ihram” është për qëllim dy rrobe të bardha të cilat i vesh pelegrini për haxh apo umra dhe me veshjen e tyre dhe me nijetin për haxh apo umra ai bëhet muhrim – i ndaluar, që i ndalohen disa gjëra të lejuara në origjinë.

[31] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[32] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[33] [Sahih] Buhariu.

[34] [Sahih] Ebu Daudi 1739, Irvaul Galil 999.

[35] [Sahih] Muslimi.

[36] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[37] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[38] [Daif] Ettealikat elhisan 3693, Eddaife 211.

[39] [Sahih] Muslimi dhe Nesai.

[40] [Sahih] Ahmedi dhe Buhariu.

[41] [Sahih] Buhariu.

[42] [Sahih] Buhariu.

[43] [Sahih] Buhariu, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

[44] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[45] [Sahih] Tirmidhiu 937; nga Ibën Umeri.

[46] [Sahih] Ebu Daudi 1991.

[47] [Sahih] Tirmidhiu 945.

[48] [Sahih] Buhariu dhe Muslimi.

[49] [Sahih] Buhariu dhe Muslimi.

[50] [Sahih] Irvaul Galil 1096.

[51] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[52] [Sahih] Buhariu dhe Muslimi.

[53] [Sahih] Buhariu.

[54] [Sahih] Ebu Daudi 1774.

[55] [Sahih] Buhariu.

[56] [Daif] Ebu Daudi 1770.

[57] [Daif] Tirmidhiu 819, Nesai 2754.

[58] [Sahih] Grupi, përveç Buhariut.

[59] [Hasen Sahih] Nesai 2766.

[60] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[61] [Sahih] Irvaul Galil 1011.

[62] “Temetu” quhet ai lloj haxhi për të cilin, kur vishet Ihrami, bëhet nijeti për umra pas të cilës hiqen rrobat e Ihramit dhe pelegrini bëhet i lejuar, pastaj i vesh përsëri rrobat e Ihramit për të bërë haxhin. Nga kjo kuptohet se ky që vepron kështu ka shkuar në Mekë para kohës së haxhit me disa ditë.

[63] “Ifrad” quhet ai lloj haxhi për të cilin bëhet nijeti vetëm për haxh, pa umra me të.

[64] “Ikran” quhet ai lloj haxhi për të cilin bëhet nijeti për haxh dhe umra bashkë, njëkohësisht, sipas dispozitave të veçanta për këtë.

[65] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[66] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[67] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[68] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[69] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[70] [Daif] Tirmidhiu 822.

[71] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[72] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[73] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[74] [Sahih] Grupi, përveç Buhariut.

[75] [Sahih] Muslimi.

[76] [Sahih] Muslimi.

[77] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[78] [Sahih] Sahihu Ebi Daud, nën hadithin nr. 1577.

[79] [Sahih] Ahmedi, Buhariu, Ibën Maxheh dhe Ebu Daudi.

[80] [Sahih] Buhariu dhe Nesai.

[81] [Sahih] Ibën Maxheh 2970, Sahihu Ibën Daud 1578, Musned Ahmed 169.

[82] [Sahih] Sahihu Ebi Daud 1577.

[83] [Sahih] Ebu Daudi 1797.

[84] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[85] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[86] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[87] [Sahih] Nesai 2743.

[88] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[89] [Sahih] Buhariu dhe Muslimi.

[90] “Telbija” është shprehja “Lebbejke Allahume lebbejke”, apo format e ndryshme të saj të cilat do t’i shohim më poshtë.

[91] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[92] [Sahih] Ahmedi, Ebu Daudi dhe Muslimi me kuptim të përafërt.

[93] [Sahih] Nesai 2752, Ibën Maxheh 2920, Sahihul Xhami 5057 (1604).

[94] [Sahih] Ebu Daudi 1814, Tirmidhiu 829, Ibën Maxheh 2922, Sahihul Xhami 62.

[95] [Daif] Eddaife 1777.

[96] [Daif] Daiful Xhami 4435.

[97] [Daif] Tahkik Fadlis-salati ala ennebij 79.

[98] [Sahih] Grupi.

[99] [Daif; por i saktë është si fjalë i ibën Abasit ] Tirmidhiu 919, El Irva 1099.

[100] [Daif] Ebu Daudi 1817, El irva 1099, Daiful Xhami 6443.

[101] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[102] [Sahih] Buhariu dhe Ebu Daudi.

[103] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[104] [Sahih] Muslimi dhe Ibën Maxheh.

[105] [Sahih] Muslimi.

[106] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[107] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[108] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.

[109] [Sahih] Buhariu.

[110] [Sahih] Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.

[111] [Sahih] Musned Ahmed 4823; Ahmed Shakir.

[112] [Sahih] Ebu Daudi 1801.

[113] [Daif] Eddaife 4753.

[114] [Daif[Ebu Daudi 1808, Ibën Maxheh 2984, Eddaife 1003.

[115] [Meukuf Sahih Shadh – e vërtetë si fjalë e sahabiut, por që kundërshton hadithin e saktë] Ebu Daudi 1807.

[116] [Sahih] Muslimi, Nesai dhe Ibën Maxheh.

[117] Pelegrini, ai që ka veshur rrobat e haxhit, apo Ihramin.

[118] [Sahih] Grupi.

[119] [Sahih] Ahmedi, Buhariu, Nesai dhe Tirmidhiu.

[120] [Hasen Sahih] Ebu Daudi 1827.

[121] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[122] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[123] [Sahih] Irvaul Galil 1013.

[124] [Daif] Ebu Daudi 1833, Irvaul Galil 1024.

[125] [Hasen] Ebu Daudi 1831.

[126] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[127] [Sahih pa fjalën “e hoqi nga koka”] Ebu Daudi 1820.

[128] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[129] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[130] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Nesai dhe Ibën Maxheh.

[131] [Sahih] Ahmedi dhe Buhariu.

[132] [Sahih] Ahmedi dhe Buhariu.

[133] [Sahih] Grupi.

[134] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[135] [Sahih] Muslimi, Nesai dhe Ebu Daudi.

[136] [Sahih] Ebu Daudi 1830.

[137] [Daif] Tirmidhiu 962, Musned Ahmed 4829.

[138] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[139] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

[140] [Hasen, por “rrushi i thatë” bie në kundërshtim me hadithet e sakta ku përmendet “hurma arabe”] Ebu Daudi 1860.

[141] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[142] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[143] [Sahih] Buhariu.

[144] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[145] [Sahih] Grupi, përveç Buhariut.

[146] [Daif] Musned Ahmed 5958; Ahmed Shakir.

[147] [Sahih] Irvaul Galil 1038.

[148] [Sahih] Grupi.

[149] [Sahih] Buhariu.

[150] [Sahih] Tirmidhiu 845, Ettealikat elhisan 4122.

[151] [Sahih] Muslimi.

[152] [Sahih] Ebu Daudi 1843.

[153] [Daif] Tirmidhiu 841.

[154] [Sahih Meukuf] Irvaul Galil 1044.

[155] [Sahih] Ibën Maxheh 3085.

[156] [Sahih] El Irva 1051.

[157] [Sahih] El Irva 1051.

[158] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[159] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[160] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.

[161] [Sahih] Musned Ahmed 784; Ahmed Shakir.

[162] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.

[163] [Sahih] Nesai 2818, Ettealikat elhisan 5089.

[164] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[165] [Sahih] Muslimi.

[166] [Sahih] Buhariu.

[167] [Sahih] Ibën Maxheh 3093.

[168] [Daif] Ebu Daudi 1851, Tirmidhiu 846, Nesai 2827, Daiful Xhami 3524.

[169] Është për qëllim me “Haremin”; zona e ndaluar dhe vendi i shenjtë i Mekës.

[170] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[171] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[172] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[173] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[174] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.

[175] [Sahih] Muslimi.

[176] [Sahih] Muslimi.

[177] [Sahih] Sahihul Xhami 3246.

[178] [Sahih] Tirmidhiu 3925, Ibën Maxheh 3108, Sahihul Xhami 7089 (2418).

[179] [Sahih] Tirmidhiu 3926, Sahihul Xhami 5536 (1769).

[180] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[181] [Sahih] Ebu Daudi 2035, Sahihul Xhami 6684 (2283).

[182] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[183] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[184] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[185] [Sahih] Buhariu.

[186] [Sahih] Muslimi.

[187] [Sahih] Muslimi.

[188] [Sahih] Muslimi.

[189] [Hasen] El Irva 1058, Sahihu Ebi Daud 1777.

[190] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[191] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[192] [Sahih] Ebu Daudi 2037.

[193] [Daif] Ebu Daudi 2032, Daiful Xhami 1875.

[194] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[195] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[196] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[197] [Daif] Ebu Daudi 1870, Tirmidhiu 855.

[198] [Daif] Eddaife 1054, Daiful Xhami 242.

[199] [Meudu – i trilluar] Eddaife 4215, Daiful Xhami 4456.

[200] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[201] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[202] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[203] [Hasen] Tirmidhiu 859, Ibën Maxheh 2954.

[204] [Hasen] Ebu Daudi 1883.

[205] [Sahih] Ebu Daudi 1884.

[206] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[207] [Sahih] Musned Ahmed 1972; Ahmed Shakir.

[208] [Hasen Sahih] Ebu Daudi 1887, Ibën Maxheh 2952.

[209] [Sahih] Ebu Daudi 2001, Ibën Maxheh 3060.

[210] [Sahih] Tirmidhiu 961, Sahihul Xhami 5346.

[211] [Sahih] Grupi.

[212] [Sahih] Buhariu.

[213] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[214] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[215] [Sahih] Ahmedi dhe Buhariu.

[216] [Sahih] Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

[217] [Daif por mund të forcohet me dëshmuesit e ngjashëm me të] Musned Ahmed 190; Ahmed Shakir, Dhe Menasikul Haxhi uel Umra; Shejh Albani, Tema e Tavafit të mbërritjes, me nr. 32.

[218] [Sahih] Ettealikat elhisan 3690.

[219] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[220] [Hasen] Ebu Daudi 1876, Irvaul Galil 1110.

[221] [Daif] Eddaife 4169.

[222] [Daif] Eddaife 4169.

[223] [Sahih] Muslimi dhe Nesai.

[224] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[225] [Hasen Sahih] Ebu Daudi 2028, Tirmidhiu 876, El Irva 1106.

[226] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[227] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[228] [Sahih] Tirmidhiu 945.

[229] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[230] [Sahih] Muslimi.

[231] [Hasen] Ebu Daudi 1892.

[232] [Daif] Ibën Maxheh 2957.

[233] [Daif] Ibën Maxheh 2957.

[234] [Daif] Tirmidhiu 902.

[235] [Sahih] Grupi, përveç Tirmidhiut.

[236] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.

[237] [Sahih] Muslimi.

[238] [Daif] Ebu Daudi 1881.

[239] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[240] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.

[241] [Sahih] Buhariu.

[242] [Sahih] Irvaul Galil 1072, Sahihul Xhami 968 (476).

[243] [Sahih] Muslimi dhe Ebu Daudi.

[244] [Sahih] Irvaul Galil 1120.

[245] [Sahih] Muslimi.

[246] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[247] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[248] [Sahih] Muslimi.

[249] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[250] [Sahih] Musned Ahmed 6131; Ahmed Shakir.

[251] [Sahih] Ebu Daudi 1911.

[252] [Sahih] Musned Ahmed 2700; Ahmed Shakir.

[253] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[254] [Sahih] Muslimi.

[255] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[256] [Hasen] Ebu Daudi 1913.

[257] [Sahih] Ebu Daudi 1950, Tirmidhiu 891, Ibën Maxheh 3016, Irvaul Galil 1066.

[258] [Sahih] Ebu Daudi 1949, Tirmidhiu 889, Ibën Maxheh 3015, Irvaul Galil 1064, Sahihul Xhami 3172.

[259] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

[260] [Hasen Sahih] Ibën Maxheh 3048.

[261] [Sahih] Nesai 3011.

[262] [Hasen] Tirmidhiu 3585, Mishkatul Mesabih 2598, Sahihul Xhami 1102 (513).

[263] [Sahih] Buhariu dhe Nesai.

[264] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[265] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[266] [Sahih] Muslimi.

[267] [Sahih] Grupi, përveç Muslimit.

[268] [Sahih] Ibën Maxheh 3022.

[269] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[270] [Sahih] Grupi.

[271] [Sahih] Ebu Daudi 1944, Tirmidhiu 886, Nesai 3021, Ibën Maxheh 3023.

[272] [Sahih] Grupi.

[273] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Nesai.

[274] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[275] [Sahih] Muslimi.

[276] [Sahih] Ebu Daudi 1940, Nesai 3064, Ibën Maxheh 3025, Tirmidhiu 893.

[277] [Daif] Ebu Daudi 1942.

[278] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[279] [Hasen] Musned Ahmed 2938; Ahmed Shakir.

[280] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

[281] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[282] [Sahih] Musned Ahmed 6068; Ahmed Shakir.

[283] [Sahih] Ebu Daudi 1985.

[284] [Sahih Ligajrihi (i vërtetë për shkak të haditheve të tjera të ngjashëm me të)] Essahiha 239.

[285] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[286] [Sahih] Nesai 2687.

[287] Sahih] Muslimi.

[288] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[289] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[290] [Sahih] Muslimi.

[291] [Sahih] Musned Ahmed 562; Ahmed Shakir.

[292] [Hasen] Tirmidhiu 885.

[293] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[294] [Sahih] Buhariu, Ebu Daudi, Ibën Maxheh dhe Nesai.

[295] [Sahih] Buhariu.

[296] [Hasen] Ebu Daudi 1954.

[297] [Sahih] Ebu Daudi 1955.

[298] [Sahih] Ebu Daudi 1957.

[299] [Sahih] Ahmedi dhe Buhariu.

[300] [Sahih] Sahihul Xhami 6474.

[301] [Sahih] Tirmidhiu 948.

[302] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[303] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[304] [Sahih] Muslimi.

[305] [Sahih me përjashtim të fjalës “kur fali drekën”, e cila është e refuzuar për shkak se kundërshton transmetimet e tjera të sakta] Ebu Daudi 1973.

[306] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[307] [Sahih] Tirmidhiu 898, Musned Ahmed 2635.

[308] [Sahih] Buhariu dhe Ebu Daudi.

[309] [Sahih] Tirmidhiu 900, Essahiha 2072, Sahihul Xhami 4735.

[310] [Sahih] Musned Ahmed 5944; Ahmed Shakir.

[311] [Sahih] Ahmedi dhe Buhariu.

[312] [Sahih] Ebu Daudi 1975, Tirmidhiu 955, Ibën Maxheh 3037, Irvaul Galil 1080.

[313] [Sahih] Ebu Daudi 1976, Nesai 3068, Ibën Maxheh 3036.

[314] [Sahih] Nesai 3077.

[315] [Daif] Daifu Ebi Daud 335.

[316] [Sahih] Ebu Daudi 1952.

[317] [Sahih] Essahiha 2700, Gajetul Meram 313.

[318] [Sahih] Buhariu.

[319] [Sahih] Ahmedi, Ebu Daudi dhe Buhariu me kuptim të përafërt.

[320] [Sahih] Muslimi.

[321] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[322] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[323] [Daif] Tirmidhiu 873, Ibën Maxheh 3064.

[324] [Sahih] Nesai 2915.

[325] [Daif] Ebu Daudi 1898.

[326] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[327] [Sahih] Ibën Maxheh 3062, Irvaul Galil 1123, Sahihul Xhami 5502.

[328] [Sahih] Tirmidhiu 963, Essahiha 883.

[329] [Sahih] Buhariu.

[330] [Daif] Ibën Maxheh 3061.

[331] [Batil Meudu – i pavërtetë, i trilluar] Irvaul Galil 1126, Daiful Xhami 4972.

[332] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

[333] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[334] [Sahih] Irvaul Galil 1086.

[335] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[336] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[337] [Sahih] Ebu Daudi 1862, Nesai 2861, Tirmidhiu 940, Ibën Maxheh 3077.

[338] [Sahih] Ebu Daudi 1863, Ibën Maxheh 3078.

[339] [Sahih] Buhariu dhe Nesai.

[340] [Sahih] Irvaul Galil 1132.

[341] [Sahih Meukuf] Irvaul Galil 1136.

[342] [Sahih] Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.

[343] [Sahih] Buhariu.

[344] [Sahih] Irvaul Galil 1135.

[345] [Sahih] Buhariu.

[346] Kjo bëhet duke gërvishtur lëkurën e kafshës deri sa t’i dalë gjak, pastaj e fshin atë duke qenë kjo shenjë se ajo kafshë është caktuar për kurban. Kjo shenjë bëhet në anën e djathtë të gungës (apo kurrizit) të tyre.

[347] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.

[348] [Sahih] Ahmedi, Buhariu dhe Ebu Daudi.

[349] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[350] [Sahih] Grupi.

[351] [Daif] Ebu Daudi 1756.

[352] [Daif] Ibën Maxheh 3136, Irvaul Galil 1062.

[353] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[354] [Sahih] Ettealikat elhisan 3780, 3908.

[355] [Sahih] Muslimi.

[356] [Sahih] Tirmidhiu 1501, Ibën Maxheh 3131, El Mishkat 1469.

[357] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[358] [Sahih] Nesai 2801.

[359] [Sahih] Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesai.

[360] [Daif] Musned Ahmed 979; Ahmed Shakir.

[361] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Ibën Maxheh.

[362] [Sahih] Ebu Daudi 1762, Tirmidhiu 910, Ibën Maxheh 3106, Ettealikat elhisan 4012.

[363] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[364] [Sahih] Tirmidhiu 815, Ibën Maxheh 3076.

[365] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[366] [Sahih] Grupi.

[367] [Sahih] Buhariu dhe Muslimi.

[368] [Daif] Ibën Maxheh 3126, Tirmidhiu 1493.

[369] [Daif xhidden – shumë i dobët] Ibën Maxheh 3127, Mishkatul Mesabih 1476.

[370] [Hasen] Ibën Maxheh 3123, Musned Ahmed 8256; Ahmed Shakir.

[371] [Sahih] Ebu Daudi 2810, Tirmidhiu 1521, Irvaul Galil 1138.

[372] [Sahih] Irvaul Galil 1147.

[373] [Sahih] Grupi, përveç Buhariut.

[374] [Sahih] Muslimi dhe Nesai.

[375] [Sahih] Grupi, përveç Buhariut dhe Tirmidhiut.

[376] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[377] [Daif] Tirmidhiu 1499, Irvaul Galil 1143, Daiful Xhami 5971.

[378] [Daif] Ibën Maxheh 3139.

[379] [Sahih] Ebu Daudi 2799, Ibën Maxheh 3140, Irvaul Galil 1146.

[380] [Sahih] Nesai 4382.

[381] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[382] [Sahih] Grupi, përveç Ebu Daudit.

[383] [Daif] Ebu Daudi 2805, Tirmidhiu 1504, Nesai 4377, Ibën Maxheh 3145, Irvaul Galil 1149.

[384] [Sahih] Ebu Daudi 2802, Ibën Maxheh 3144, Irvaul Galil 1148.

[385] [Daif] Ebu Daudi 2803.

[386] [Daif, përveç fjalisë “të shohim mirë sytë dhe veshët” e cila është e saktë] Ebu Daudi 2804, Tirmidhiu 1498, 4372, Daiful Xhami 6353.

[387] [Sahih] Buhariu.

[388] [Hasen] Essahiha 1861, Sahihul Xhami 3392.

[389] [Sahih] Tirmidhiu 1496, Ebu Daudi 2796, Ibën Maxheh 3128, Ettealikat elhisan 5872.

[390] [Sahih] Irvaul Galil 1147.

[391] [Sahih] Ibën Maxheh 3122, Irvaul Galil 1138.

[392] [Sahih] Ibën Maxheh 3147, Tirmidhiu 1505, Irvaul Galil 1142.

[393] [Sahih] Ibën Maxheh 3148.

[394] [Sahih] Buhariu, Nesai, Ibën Maxheh dhe Ebu Daudi.

[395] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

[396] [Sahih] Grupi.

[397] [Daif] Ibën Maxheh 3121, Ebu Daudi 2795.

[398] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[399] [Sahih] Ebu Daudi 1767.

[400] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[401] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[402] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[403] [Sahih] Buhariu.

[404] [Sahih] Essahiha 2464, Ettealikat elhisan 3843.

[405] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[406] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[407] [Sahih] Buhariu dhe Muslimi.

[408] [Sahih] Muslimi dhe Nesai.

[409] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[410] [Sahih] Ahmedi dhe Muslimi.

[411] [Sahih] Muslimi.

[412] [Sahih] Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu.

[413] [Sahih] Muttefekun alejhi.

[414] [Sahih] Essahiha, nën hadithin nr. 886.

[415] [Sahih] Ebu Daudi 1765, Mishkatul Mesabih 2643, Sahihul Xhami 1064.