Rregullat e Kurbaneve dhe Therjeve
Autor: Dijetari i madh Muhamed ibën Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë fafënderojmë, Atij i mbështetemi për ndihmë, i kërkojmë falje për gjynahet tona dhe tek Ai kthehemi me pendim. I mbështetemi Allahut të na ruajë nga e keqja e shpirtrave tanë dhe nga punët tona të këqia.
Atë të cilin e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë të cilin e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e të Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij, Allahu e bekoftë atë, familjen etij, shokët e tij dhe të gjithë ata të cilët ndjekin rrugën e tyre deri me besnikëri, dhe dërgoftë përshëndetje të shumta mbi ta!
Më parë kam shkruar një libër në lidhje me rregullat e kurbaneve dhe therjes së kafshëve, me rreth 93 faqe, në të cilin përmendet diçka prej kundërshtimit dhe polemikës të cilat e lodhin lexuesin, kështu që e pashë të arsyeshme të shkruaj një përmbledhje të atij libri duke hequr ato gjëra të cilat nuk janë shumë të nevojshme dhe duke shtuar disa gjëra të tjera që i kam parë të nevojshme.
Kjo përmbledhje përfshin kapitujt e mëposhtëm:
Kapitulli i parë: Përkufizimi i “kurbanit” dhe gjykimi për të.
Kapitulli i dytë: Kushtet e kurbanit.
Kapitulli i tretë: Llojet dhe cilësitë e kafshëve më të preferuara në kurban, dhe të atyre të papëlqyeshme.
Kapitulli i katërt: Për sa vetë është i vlefshëm një kurban.
Kapitulli i pestë: Si përcaktohet kurbani dhe rregullat e përcaktimit të tij.
Kapitulli i gjashtë: Çfarë hahet dhe çfarë ndahet nga kurbani.
Kapitulli i shtatë: Gjërat të cilave duhet t’ju largohet ai që bën kurban.
Kapitulli i tetë: Therja dhe kushtet e saj.
Kapitulli i nëntë: Edukata e therjes.
Kapitulli i dhjetë: Gjërat e papëlqyeshme në therje.
KAPITULLI I PARË
Përkufizimi i “kurbanit” dhe gjykimi për të
Kurbani është: “Ajo kafshë (që i hahet mishi) e cila theret në ditët e Kurban Bajramit me rastin e festës së Bajramit, me qëllim për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar.”
Kurbani është prej riteve të Islamit, të ligjëruara në Librin e Allahut, në Sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe me bashkimin unanim të gjithë muslimanëve.
Allahu i Madhëruar thotë: “Falu për Zotin tënd dhe bëj kurban.” [El Keuther, 2].
Dhe thotë: “Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Aleminit (njerëzve, xhindeve dhe gjithçkaje që ekziston).” [En Aam, 162].
Allahu gjithashtu thotë: “Ne i kemi përcaktuar çdo populli rite feje, që ata të përmendin Emrin e Allahut mbi bagëtinë të cilën Ai ua ka dhuruar atyre për t’u ushqyer, dhe i adhuruari juaj është Një Zot, andaj vetëm Atij duhet t’i dorëzoheni (në Islam si muslimanë). Dhe (O Muhammed) përgëzoj Mukhbitinët (të nënshtruarit e të dorëzuarit ndaj Allahut në Islam si muslimanë të vërtetë).” [El Haxh, 34].
Në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit, transmetohet nga Enes ibën Malik (radiallahu anhu) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) bëri kurban dy desh të mëdhenj të cilët i theri me dorën e tij, dhe tha “Bismilah, Allahu Ekber”, ndërsa këmbën e vendoste mbi fytyrën e tyre.”
Ndërsa nga Abdullah ibën Umer (radiallahu anhu) transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) jetoi në Medine dhjetë vjet, dhe në çdo vit ai bënte kurban (në Bajram).”[1]
Transmetohet nga Ukbe ibën Amir (radiallahu anhu) se: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ndau disa kurbane mes shokëve të tij dhe Ukbes i ra për pjesë një dele gjysëm vjeçare, dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Mua më ka rënë një dele gjysëm vjeçare.” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Bëje kurban atë.”[2]
Transmetohet nga el Bera ibën Azib (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush e ther kurbanin pas namazit (të bajramit), ai e ka plotësuar kurbanin dhe ia ka qëlluar sunetit (rrugës) së muslimanëve.”[3]
Pra, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka bërë kurban dhe po kështu edhe shokët e tij, dhe ka njoftuar se kurbani është suneti (rruga) e muslimanëve, ndaj edhe të gjithë muslimanët unanimisht janë bashkuar në ligjshmërinë e bërjes kurban për Allahun, siç e ka përcjellë këtë shumë prej dijetarëve.
Por dijetarët kanë mospajtim për faktin se a është bërja e kurbanit sunet i fortë apo vaxhib që nuk lejohet të lihet?
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se bërja kurban është sunet i fortë, dhe kështu është medhhebi i Shafiut, Malikut dhe më e njohura nga dy fjalët e Ahmedit.
Ndërsa disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se bërja kurban është vaxhib, dhe ky është medhhebi i Ebu Hanifes, njëra nga dy fjalët e Ahmedit dhe këtë zgjedhur edhe shejhu i Islamit Ibën Tejmije, i cili thotë: “Kjo është njëra nga dy fjalët e medhhebit të Malikut dhe më dominuesja.”
Therja e kurbanit vetë është më mirë se dhënia sadaka e vlerës së tij, sepse kjo është vepra e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe e muslimanëve bashkë me të, dhe sepse bërja kurban është nga shenjat (ritet e fesë së) Allahut, dhe nëse njerëzit devijojnë nga ajo në dhënien sadaka, atëherë ky rit do të humbiste.
Sikur dhënia lëmoshë e vlerës së kurbanit të ishte më e preferuar, atëherë Pejgamberis (salallahu alejhi ue selem) do e sqaronte këtë gjë me fjalën apo veprën e tij, pasi që ai nuk mund ta lerë pa sqaruar atë që është më e mira për ymetin e tij.
Madje sikur dhënia sadaka e vlerës së kurbanit të ishte e barabartë me bërjen kurban, atëherë përsëri Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) do ta kishte sqaruar këtë, sepse dhënia e vlerës së kurbanit është më e lehtë se lodhja me bërjen kurban, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk do të linte pa sqaruar atë që është më e lehta për popullin e tij nëse ajo do të ishte e barabartë me të vështirën.
Në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), njerëzit i zuri uri e përgjithshme dhe ai tha: “Kush ther kurban nga ju, të mos lërë nga mishi i tij asgjë në shtëpi pas ditës së tretë nga therja.” Kur erdhi viti tjetër, njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! A të veprojmë ashtu siç bëmë vitin e kaluar?” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Hani, ushqeni te tjerët (jepuni të tjerëve sadaka prej tij) dhe ruani rezerva nga ao, sepse viti i kaluar ishte i vështirë për njerëzit (nga uria) dhe doja të kontribonit me ndihmën tuaj në të.”[4]
Ibën el Kajim (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Bërja kurban në kohën e tij është më e mirë se dhënia sadaka e vlerës së tij.” –Vazhdon të thotë: “Andaj sikur dikush të japë sadaka shumëfishin e vlerës së gjakut (kurbanit) që duhet të therë në haxhin e llojit Mut’ah dhe Kiran, kjo nuk do të vlente. Po kështu edhe me kurbanet (nuk vlen të jepet vlera e tyre).”
Nëntemë:
Origjina është që kurbani është bërë i ligjshëm në të drejtën e të gjallëve, ashtu siç bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij, që bënin kurban për veten dhe familjen e tyre.
Ndërsa ajo që kujtojnë disa njerëz të paditur se kurbanet janë veçanërisht për të vdekurit, kjo është e pabazë.
Bërja kurban për të vdekurit (në emër të të afërmve të vdekur) është në tre lloje:
I pari: Të bësh kurban në emër të tyre duke i përfshirë në kurbanin që bën në emër rë të gjallëve; si p.sh: Dikush bën kurban për vete dhe për pjesëtarët e familjes së tij, duke bërë nijet që të përfshihen të gjallët dhe të vdekurit prej familjes së tij.
Baza e kësaj është kurbani i bërë nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), të cilin e bëri në emër të tij dhe të familjes së tij, nga të cilët janë edhe ata që kishin vdekur më parë.
I dyti: Të bësh kurban në emër të të vdekurve sipas porosisë dhe amanetit të lënë nga vetë ata, për ta çuar në vend amanetin. Baza e kësaj është Fjala e Allahut: “Pas kësaj, kushdo që ndryshon testamentin e trashëgimit pasi e dëgjon atë, gjynahi do të jetë mbi ata që e bëjnë ndryshimin. Padyshim që Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” [El Bekare, 181].
I treti: Të bësh kurban në emër të të vdekurve si bamirësi nga ti veçanërisht për ta, jo bashkë me të gjallët, kjo është e lejuar, dhe dijetarët hanbeli kanë thënë se sevapet e kësaj arrijnë tek i vdekuri dhe ajo i bën dobi atij, duke e krahasuar këtë me sadakanë që jepet për të vdekurin.
Por nuk mendojmë se veçimi i të vdekurve në bërjen kurban në emër të tyre është prej sunetit, pasi që Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka bërë ndonjë kurban për ndonjë prej të vdekurve të tij posaçërisht; nuk ka bërë kurban për xhaxhanë e tij, Hamzën, i cili ishte më i afërti i tij më i shtrenjtë, dhe as për fëmijët e tij të cilët kishin vdekur gjatë jetës së tij, të cilët ishin tre vajza të martuara dhe tre djem të vegjël. Po kështu nuk bëri kurban në emër të bashkshortes së tij, Hadixhes (radiallahu anha) e cila ishte gruaja më e dashur tek ai. Dhe as nuk është përcjellë nga shokët e tij (salallahu alejhi ue selem) në kohën e tij që të ketë bërë kurban në emër të ndonjë prej të afërmve të vdekur.
Gjithashtu e shohim të gabuar atë që bëjnë disa njerëz, të cilët therin për të vdekurin një kurban në vitin e parë të vdekjes, të cilin e quajnë “kurbani i gropës”, duke besuar se në këtë kurban nuk duhet shoqëruar askush tjetër me të vdekurin në shpërblimin e saj. Ose që bëjnë kurbane bamirësie për të vdekurit e tyre, apo me porosinë e tyre kur kanë qenë gjallë, dhe nuk bëjnë kurban për veten e tyre dhe as për familjen e tyre.
Sikur këta ta dinin se kur burri bën kurban nga pasuria e tij për vete dhe për familjen e tij, që ai përfshin familjen e tij prej të gjallëve dhe të vdekurve, nuk kishin për të devijuar nga ai dhe të vepronin kështu si veprojnë.
KAPITULLI I DYTË
Kushtet e kafshës që bëhet kurban
Për kafshën që bëhet kurban duhet të plotësohen gjashtë kushte:
Kushti i parë: Të jetë prej bagëtive, dhe ato janë: devetë, lopët dhe bagëtitë e imëta prej deleve dhe dhive.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne i kemi përcaktuar çdo populli rite feje, që ata të përmendin Emrin e Allahut mbi bagëtinë të cilën Ai ua ka dhuruar atyre për t’u ushqyer, dhe i adhuruari juaj është Një Zot, andaj vetëm Atij duhet t’i dorëzoheni (në Islam si muslimanë). Dhe (O Muhammed) përgëzoj Mukhbitinët (të nënshtruarit e të dorëzuarit ndaj Allahut në Islam si muslimanë të vërtetë).” [El Haxh, 34]. Dhe sipas zakonit të arabëve, bagëti quhen devetë, lopët dhe delet e dhitë. Këtë e ka thënë gjithashtu el Hasen, Katade e tjerë.
Kushti i dytë: Të ketë mbushur moshën e caktuar nga sheriati: që të jetë “xhedhea” prej dhenve, ose “thenije”, bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Mos preni kurban veçse “musine” (deve 5 vjecare ose lope 2-vjecare) dhe nëse nuk mundeni, atëherë preni “xhedhea” (6 muajshe) prej dhenve.”[5]
“Musine” është kafsha “thenije” e më e madhe, ndërsa “xhedhea” është më e vogël. “Thenije” prej deveve është ajo që ka mbushur pesë vjet, ndërsa nga lopët është ajo që ka mbushur dy vjet, dhe nga delet ajo që ka mbushur një vit.
Ndërsa “xhedhea” është delja apo dhija (mashkull ose femër) gjysëm vjeçare.
Pra, nuk lejohet që të bëhet kurban kafshë më e vogël se “thenije” prej deveve, lopëve dhe dhive, dhe as më e vogël se “xhedhea” prej deleve.
Kushti i tretë: Të jetë pa të meta të cilat e ndalojnë vlefshmërinë e kafshës për t’u bërë kurban, dhe ato janë katër të meta:
- Qërrimi i dukshëm nga njëri sy: kur syri është fundosur në gropën e syrit ose ka dalë jashtë si pullë, ose është zbardhur komplet, gjë që tregon qartë se delja është qorre (nga njëri sy).
- Sëmundja e dukshme: simptomat e së cilës dallohen qartë te kafsha, siç është sëmundja që e pengon atë nga të kulloturit dhe që i largon urinë. Po kështu edhe zgjeba e dukshme e cila i prish mishin apo e ligështon shëndetin e saj. Po kështu edhe plaga e thellë e cila ndikon në shëndetin e kafshës, e të ngjashme me këto.
- Çalimi i dukshëm, i cili e pengon kafshën nga të ecurit normal.
- Dobësimi i than palcën; sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur u pyet për kafshët që nuk lejohet të bëhen kurban, bëri shenjë me dorë dhe tha: “Ato janë katër: Çalamania të cilës i duken brinjët, qorrja e cila duke qartë që e ka syrin qorr, e sëmura me sëmundje të dukshme dhe e dobëta e cila nuk pastrohet (nga jashtëqitja).”[6]
Këto katër të meta e bëjnë të ndaluar kafshën që të theret për kurban, dhe këtu përfshihen edhe ato kafshë që kanëtë meta të ngjashme apo edhe më të mëdha se këto. Prej këtu, nuk lejohet të bësh kurban me kafshë të tilla si:
- Kafsha qorre e cila nuk sheh nga asnjëri sy.
- Kafsha e fryrë deri sa të shfryhet dhe t’i kalojë rreziku.
- Barsa të cilës i vështirësohet lindja, deri sa t’i kalojë rreziku.
- Kafsha e dëmtuar për vdekje nga mbytja apo nga rënia nga lartësia e të ngjashme, deri sa t’i kalojë rreziku.
- Kafsha e cila nuk ecën dot nga ndonjë sëmundje që ka.
- Kafsha me dorë apo këmbë të prerë.
Kur i bashkojmë këto gjashtë lloje të të metave me katër të përmendurat në hadith, bëhen gjithsej dhjetë të meta që ndalojnë nga të bërit kurban e kafshës.
Kushti i katërt: Që kafsha të jetë pronë e atij që e bën kurban atë, ose që e ka lejën për këtë gjë nga sheriati, ose që e ka lejën nga pronari i kafshës.
Nuk lejohet bërja kurban me kafshë të cilën nuk e zotëron, qoftë e vjedhur, e marrë me forcë apo e marrë me gjyq padrejtësisht, e ngjashëm me këto, pasi që nuk pranohet të afrohesh tek Allahu me shkelje të Ligjit të Tij.
Bërja kurban e kujdestarit të jetimit për jetimin nga pasuria e jetimit është e lejuar, nëse është zakon një gjë e tillë dhe atij i thyhet zemra nëse nuk bën kurban.
Po kështu lejohet bërja kurban nga i autorizuari prej pasurisë së autorizuesit dhe me lejen e tij.
Kushti i pestë: Të mos lidhet me kafshën e drejta e dikujt e tjetër; ndaj nuk lejohet të bësh kurban kafshën e marrë peng.[7]
Kushti i gjashtë: Që kafsha e kurbanit të bëhet kurban në kohën e caktuar në sheriat; e cila fillon pas namazit të bajramit në ditën e Kurbanit, deri në perëndim të diellit në fund të ditëve të teshrikut, e cila është dita e 13 e Dhul Hixhes.
Dhe kështu, ditët e therjes së kurbanit janë katër ditë: Dita e festës së Bajramit pas namazit të Bajramit dhe tre ditët pas saj.
Ai i cili e ther kurbanin para se të mbarojë namazi i Bajramit, apo pas perëndimit të diellit në ditën e 13-të të Dhul Hixhes, kurbani i tij është i pavlefshëm, për atë që transmeton Buhariu nga el Bera ibën Azib (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai i cili e ther kafshën para namazit (të Bajramit), ajo është thjesht mish që ia ka ofruar familjes së tij dhe nuk është aspak prej kurbanit.”
Transmetohet nga Xhundub ibën Sufjan el Bexheli (radiallahu anhu) se ka thënë: Kam prezentuar kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që ther para se të falet (Bajramin), të therë një tjetër në vend të saj.”
Transmetohet nga Nebishe el Hudheli (radiallahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ditët e teshrikut janë ditë ngrënie, pirje dhe përmendje e Allahut të Madhëruar.”[8]
Por nëse dikujt i ndodh një e papritur dhe me arsye e vonon therjen e kurbanit pas ditëve të teshrikut, si p.sh. që kafsha t’i shpëtojë dhe të ikë pa neglizhencën e tij, dhe nuk e gjen atë veçse pas kalimit të kohës. Ose nëse dikush autorizon dikë tjetër që ta therë kurbanin e tij por ai harron dhe afati i caktuar mbaron, në këtë rast nuk ka problem nëse vonohet therja e kurbanit pas mbarimit të afatit, me arsye. Bazuar në krahasimin e kësaj me atë që fle dhe i ikën namazi ose e harron atë, dhe ai duhet ta falë atë kur të zgjohet apo kur ta kujtojë.
Është e lejuar që kurbanet të theren ditën dhe natën brenda afatit të përcaktuar, por therja ditën është më e previligjuar, dhe në ditën e Bajramit pas hytbes është edhe më e preferuar. Çdo ditë e mëparshme është më e mirë për therje se dita në vijim, për shkak se në këtë gjë ka garim për punë të mira.
KAPITULLI I TRETË
Llojet dhe cilësitë më të mira të kafshëve të kurbanit si dhe të papreferuarat për kurban
Llojet më të mira të bagëtive për kurban janë: Devetë, pastaj lopët nëse e ther një lopë të gjithë një person, pastaj dhentë, pastaj dhitë, pastaj devetë e egra, pastaj lopët e egra.
Ndërsa më të mirat në cilësi janë: më të shëndoshat, ato që kanë më shumë mish, që janë më të plota në krijim dhe më të mira në pamje të jashtme.
Në Sahihun e Buhariut, nga Enes ibën Maliku (radiallahu anhu) transmetohet se: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte kurban dy desh të mëdhenj me ngjyrë të bardhë në të errët, me brirë.”
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radiallahu anhu) se ai ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bëri kurban një dash të madh me brirë, i cili hante në të zezë (i kishte qimet e buzëve të zeza), shihte në të zezë (i kishte të zeza qimet rreth syve) dhe ecte në të zezë (i kishte qimet e këmbëve të zeza).”[9]
Transmetohet nga Ebu Rafi, shërbyes i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), se ai ka thënë: “Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte kurban, blinte dy deshë të mëdhenj e të shëndoshë.” Dhe në një transmetim tjetër thotë: “Të tredhur. “[10]
Këto janë kurbanet më të preferuara për nga lloji dhe cilësitë.
Ndërsa kurbanet më të papëlqyeshme janë:
- El Adba: Kafsha të cilës i është prerë gjysma e veshit apo e bririt ose më shumë se gjysma.
- El Mukabele: Kafsha të cilës i është çarë veshi më dysh gjerësisht nga para.
- El Mudabera: Kafsha të cilës i është çarë veshi më dysh gjerësisht nga mbrapa.
- Esh Sherka: Kafsha të cilës i është çarë veshi më dysh gjatësisht.
- El Harka: Kafsha të cilës i është copëtuar veshi.
- El Musferrah: Kafsha të cilës i është prerë veshi deri në daullen e tij, dhe thuhet se është ajo kafshë e tretur e cila nuk ka arritur deri në humbjen e trurit.
- El Musteasale: Kafsha e cila e ka humbur të gjithë bririn.
- El Behka: Kafsha të cilës i është verbuar syri, i ka ikur shikimi dhe syri i ka mbetur në vend.
- El mushejjeah: Kafsha e cila nuk i ndjek shoqet për shkak të dobësisë dhe ngel mbrapa tufës.
Këto janë kafshët e papëlqyeshme për t’u therur për kurban, të cilat kanë ardhur në hadithe që e ndalojnë therjen e tyre për kurban, ose që urdhërojnë për largimin prej tyre. Ndërsa shkaku i quajtjes së tyre “të papëlqyeshme” është për të harmonizuar mes tyre dhe hadithit të El Bera ibën Azib (radiallahu anhu), të cilin e përmendëm më sipër, në kushtin e tretë prej kushteve të kurbaneve.
Këtyre të papëlqyeshmeve iu bashkohen edhe të ngjashmet me to, dhe kështu është e urryer bërja kurban me këto kafshë:
- Kafsha me vesh të prerë (gjysma e veshit ose më shumë), prej deveve, lopëve dhe dhive.
- Kafsha të cilës i është prerë më pak se gjysma e boleve; dhe nëse është prerë gjysma e tyre apo më shumë se gjysma, shumica e dijetarëve thonë se ajo nuk është e vlefshme për kurban. Ndërsa kafsha mashkull, e cila ka qenë pa bole që në fillim të krijimit, nuk ka problem të bëhet kurban.
- Kafsha të cilës i është prerë organi gjenital.
- Kafsha të cilës i kanë rënë disa dhëmbë qoftë dy të parat apo ato pas tyre. Por nëse nuk i ka pasur që në fillim të krijimit të saj, nuk ka mospëlqim.
- Kafsha të cilës i janë prerë thithat e sisës. Por nëse nuk i ka pasur që në fillim të krijimit, nuk ka mospëlqim dhe po kështu nëse kafshës i ndalon qumështi por sisat i ka në rregull, nuk ka problem të bëhet kurban.
Nëse i bashkohen këto pesë lloje të kafshëve të papëlqyera për kurban, atyre nëntë llojeve të mësipërme, bëhen kështu 14 kafshë të papëlqyera për kurban.
KAPITULLI I KATËRT
Për sa vetë është i vlefshëm një kurban
Një kurban i vetëm prej dhenve është i vlefshëm për burrin (që e bën atë) dhe njerëzit e shtëpisë së tij, si dhe për ata që ai dëshiron prej muslimanëve, bazuar në hadithin e transmetuar nga Aisha (radiallahu anha) se: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) urdhëroi t’i sillnin (apo t’i blinin) një dash të madh me birë, që ecte në të zezë (me këmbë të zeza), që ulej në të zezë dhe që shihte në të zezë, dhe ia sollën që ta bënte kurban. Ai (salallahu alejhi ue selem) i tha Aishes: “O Aishe! Më sill thikën.” –Ajo ia solli dhe ai e mori dashin, e shtriu, e bëri gati ta therë, pastaj tha: “Bismilah! O Zot! Pranoje këtë nga Muhamedi, nga familja e Muhamedit dhe nga ymeti i Muhamedit!” Pastaj e bëri kurban.”[11]
Transmetohet nga Ebu Rafi (radiallahu anhu) se: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte kurban dy desh; njërin në emër të tij dhe të familjes së tij, ndërsa tjetrin në emër të të gjithë ymetit të tij.”[12]
Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari (radiallahu anhu) se ka thënë: “Në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), burri therte kurban një dele në emër të tij dhe familjes së tij; një pjesë të saj e hanin dhe tjetrën e jepnin sadaka.”[13]
Nëse dikush bën kurban një kafshë prej dhenve apo dhive (mashkull ose femër), për veten dhe për familjen e tij, ajo është e vlefshme për të gjithë ata të cilët ai i ka përfshirë në nijet prej pjesëtarëve të familjes së tij, të gjallë dhe të vdekur. Dhe nëse nuk bën nijet asgjë, as nuk përgjithëson dhe as nuk përcakton, atëherë përfshihen të gjithë ata që i përmban kjo fjalë (familje) në zakonin e njerëzve apo në kuptimin gjuhësor. Sipas zakonit të njerëzve kjo fjalë përfshin ata që burri ka nën përkujdesje prej grave, fëmijëve dhe të afërmve. Ndërsa në kuptimin gjuhësor kjo fjalë përdoret për të gjithë të afërmit prej pasardhësve të tij, të babait të tij, të gjyshit të tij dhe të gjyshit të babait të tij.
Po kështu edhe deveja apo lopa e egër është e vlefshme për aq sa është e vlefshme një prej dhenve apo dhive. Nëse dikush bën kurban një deve apo një lopë të egër në emër të tij dhe familjes së tij, kjo është e vlefshme për të, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e quajti devenë apo lopën e egër njësoj me delen në kurbanin që bën pelegrini, dhe po kështu është edhe në bërjen kurban (nga njerëzit e tjerë), pasi që nuk ka dallim mes këtyre nga kjo anë.
Por një dele e vetme nuk vlen për dy persona apo më shumë; që ta blejnë dy vetë dhe ta bëjnë kurban, për shkak se kjo nuk ka ardhur në Kuran dhe as në Sunet.
Po kështu nuk lejohet të bashkohen tetë vetë apo më shumë në një deve apo një lopë, pasi që adhurimet janë të qëndrueshme dhe nuk lejohet të tejkalohen kufijtë e përcaktuar, as në sasi dhe as në formë. Por kjo ndryshon nga të bashkuarit në shpërblim, pasi që shoqërimi në shpërblim ka ardhur në fe i pakufizuar, siç e pamë më sipër (në bërjen kurban për vete dhe për familjen).
Sipas kësaj, nëse gjen ndonjë grup njerëzish të cilët porositin secili prej tyre nga një tufë, por ajo tufë nuk mjafton për secilin prej tyre, atëherë nuk lejohet që të bashkohen porositë e tyre në një kurban të vetëm, pasi që siç e pe, një dele apo dhi nuk mjafton për dy vetë apo më shumë, veçse në shpërblim.
Por nëse porositësi është vetëm një dhe ka porositur një numër të caktuar kurbanesh, por tufa nuk i plotëson ato, nëse dëshiron ai mund t’i bashkojë kurbanet në një të vetëm, pasi që ai është vetëm një, dhe nëse dëshiron, bën një kurban në një vit dhe tjerët në vitet e tjera, por e para është më mirë.
KAPITULLI I PESTË
Si përcaktohet kurbani dhe rregullat e përcaktimit të tij
Kurbani përcaktohet me një nga dy gjëra:
- Shprehja: që të thuash: “ky është kurban”, duke pasur për qëllim përcaktimin e saj. Por nëse ka për qëllim vetëm njoftimin për atë që dëshiron të bëjë në të ardhmen, ky nuk është përcaktim për kurban, por njoftim për atë që do të bëjë në të ardhmen dhe jo përcaktimin e saj për kurban.
- Vepra, e cila është dy llojesh:
- Therja e kafshës me qëllim për kurban. Nëse e ther kafshën me këtë qëllim, ajo merr gjykimin e kurbanit.
- Blerja e kafshës me qëllim për ta bërë kurban, nëse është zëvendësuese e një kafshe tjetër të përcaktuar për kurban më parë; si p.sh: të caktosh një kafshë për kurban dhe ajo të ngordhë për shkak të neglizhimit tënd, pastaj të blesh një tjetër me nijetin që të jetë zëvendësuese e asaj që ngordhi. Kjo është kurban me thjesht blerjen e saj me këtë qëllim, pasi që ajo është zëvendësuese e një kafshë të caktuar për kurban më parë, dhe kështu merr gjykimin e saj.
Por nëse nuk është zëvendësuese e një kurbani të përcaktuar, ajo nuk përcaktohet me thjesht blerjen e saj me nijet për kurban; njësoj sikur të blesh një skllav me nijetin për ta liruar atë, ai nuk bëhet i lirë me thjesht blerjen e tij (por duhet që pasi ta blesh ta lirosh), apo si ai që blen diçka me qëllim që ta lërë vakëf, ajo nuk bëhet vakëf thjesht me blerjen e saj. Po kështu edhe kur blen një kafshë me qëllim që ta bësh kurban, ajo nuk është kurban vetëm me këtë gjë (blerjen).
Kur përcaktohen kurbanet, me to lidhen disa dispozita:
- Nuk lejohet të veprohet me to gjëra të cilat ndalojnë bërjen e tyre kurban, si shitja, dhurimi, lënoa peng etj, vetëm në rast se e ndërron atë me një më të mirë se ajo për kurbanin dhe jo për interes personal. Sikur dikush të përcaktojë një dash për kurban dhe pastaj t’i lidhet zemra me të (ta dojë) dhe të bëhet pishman, kështu që e ndërron atë me një më të mirë se ai me qëllim që të mos therë atë, kjo nuk lejohet pasi që është kthim nga ajo që ka nxjerrë për Allahun për arsye personale dhe jo për kurban më të mirë.
- Nëse njeriu i cili ka përcaktuar një kafshë për kurban vdes para therjes së saj, atëherë pasardhësit e tij e kanë detyrim që ta therin atë, dhe nëse nuk e ka përcaktuar, atëherë ajo bëhet pronë e tyre dhe ata veprojnë sit ë duan.
- Nuk lejohet të përfitohet asgjë nga dobitë e saj; nuk lejohet të përdoret për plugimin e tokës apo ngjashëm, dhe të mos i hipësh asaj vetëm në rast nevoje dhe kur nuk i bëhet dëm kafshës. Të mos i marrësh prej qumështit aq sa e dëmton apo atë që ka nevojë qengji i saj. Të mos i qethë asgjë nga leshi i saj vetëm në rast se është për të mirën e saj, atëherë e qeth dhe e jep sadaka apo e dhuron leshin e saj, ose e përdor vetë por nuk lejohet ta shesësh.
- Nëse kafsha e përcaktuar për kurban dëmtohet dhe i ndodh një defect, si p.sh: të blesh një dele, ta përcaktosh për kurban dhe pastaj kafsha të qërrohet dhe t’i verbohet syri, në këtë rast ka dy gjendje:
- Nëse dëmtimi i kafshës ndodh nga vepra jote apo nga neglizhimi yt, atëherë duhet ta ndërrosh atë me një tjetër të ngjashme me të apo më të mirë se ajo në cilësi, pasi që dëmtimi i saj ka ndodhur për shkakun tënd, dhe kështu që je i detyruar ta shpaguash atë me një të ngjashme me të dh eta therësh në vend të saj. Pastaj, kafsha e dëmtuar është pronë e jotja dhe bën me të çfarë të dëshirosh.
- Nëse dëmtimi i kafshës ndodh jo për fajin tënd dhe as nga neglizhimi yt, atëherë e ther atë dhe ajo është e vlefshme për kurban, vetëm në rast se e ke borxh para përcaktimit për kurban, sepse ajo është amanet tek ti dhe dëmtohet jo për fajin tënd, atëherë nuk ke gjynah dhe as nuk e shpaguan. Nëse kafsha e dëtuar është obligim për ty para se ta përcaktosh për kurban, atëherë duhet ta zëvendësosh atë me një tjetër të rregullt, si p.sh: që të thuash: “Zotohem para Allahut se këtë vit do të ther kurban”. Dhe kështu që e blen kafshën dhe e përcakton për kurban sipas zotimit, por pastaj kafsha dëmtohet me diçka e cila e bën të ndaluar vlefshmërinë e saj për kurban, atëherë e ke obligim që ta ndërrosh atë me një tjetër të vlefshme për kurban, ndërsa e dëmtuara është e jotja (dhe bën ç’të duash me të). Por nëse kafsha e dëmtuar është me cilësi më të mira se zëvendësuesja e saj, atëherë duhet të japësh sadaka aq sa është dallimi mes tyre.
- Në qoftë se kafsha e përcaktuar për kurban humb apo vidhet, atëherë ka dy gjendje:
- Nëse kjo ndodh për neglizhimin tënd, p.sh: ta lësh në një vend të parrethuar dhe ajo të ikë apo vidhet, në këtë rast e ke obligim ta ndërrosh me një tjetër të ngjashme me të në cilësi apo edhe më të mirë se ajo dhe ta therësh në vend të saj. Ndërsa e humbura apo e vjedhura është pronë e jotja dhe nëse e gjen atë, vepron ç’të duash me të, e shet apo e mban…
- Nëse kjo ndodh pa neglizhimin tënd, atëherë nuk e ke detyrë shpagimin e saj, vetëm në rast se e ke pasur obligim mbi vete para përcaktimit të saj për kurban, pasi që në këtë rast është amanet tek ti dhe i besuari nuk ngarkohet me shpagimin e të humburës nëse nuk ka qenë për faj të tij. Por nëse e gjen atë, atëherë e ka obligim që ta bëjë kurban qoftë edhe pas kohës së bërjes së kurbanit. Po kështu edhe nëse vjedhësi e shpaguan atë, atëherë duhet bërë kurbani me vlerën e shpaguar, duke e blerë të njëjtë me cilësitë e të parës dhe jo me cilësi më të ulëta.
Nëse kafsha është obligim mbi ty që para përcaktimit për kurban, atëherë është obligim të therësh në vend të saj një tjetër për atë që ke borxh, dhe kur ta gjesh atë, bëhet e jotja dhe bën me të ç’të duash. Por nëse zëvendësuasja e therur në vend të të humburës është më e pakët se ajo, atëherë duhet të paguash sadaka sa diferenca mes tyre.
8. Në qoftë se kafsha e përcaktuar për kurban ngordh, në këtë rast kemi tre gjendje:
- Të ngordhë pa ndonjë vepër nga njeriu, si ndonjë sëmundje apo nga vepra e vetë kafshës e cila shkakton ngordhjen e saj, në këtë rast nuk ka shpagim për të, përveç nëse është borxh në ndërgjegjen e padronit të saj qysh para përcaktimit të saj për kurban. Shkaku për mosshpagim është se ajo ka qenë amanet tek njeriu dhe ka ngordhur për arsye në të cilat njeriu nuk ka dorë dhe nuk mund të bëjë gjë, kështu që nuk e shpaguan atë.
Por nëse ka qenë borxh në të drejtën e tij që para përcaktimit të saj për kurban, atëherë ai duhet të therë një tjetër në vend të saj me të cilën shlyhet borxhi që ka pasur në ndërgjegje.
- Nëse ngordhja e saj ndodh për shkak të një vepre të pronarit të saj, ai e ka obligim që të therë një tjetër në vend të saj me cilësi të ngjashme me të apo edhe më të mira se ajo, për shkak se në këtë rast garancia është e detyrueshme.
- Nëse ngordhja e kafshës ndodh për shkak të një personi tjetër dhe jo nga pronari i saj; nëse garancia e saj është e pamundur, si në rastin e kaçakëve të rrugës, atëherë gjykimi për të është i njëjtë me atë që ngordh pa ndërhyrjen e njeriut, si në gjendjen e parë të sipërpërmendur. E nëse mund të garantohet, si p.sh: kur dikush e ther dhe e ha atë, apo e vret, ai e ka obligim që të paguajë garancinë e saj me një të njëjtë me të duke ia dhënë pronarit të saj me qëllim që ai ta therë kurban. Përjashtohet këtu rasti kur pronari i saj e merr vetë përsipër garancinë e saj dhe e zëvendëson atë duke e liruar autorin e vrasjes së saj nga garancia.
9. Nëse kafsha e përcaktuar për kurban theret para kohës së kurbanit qoftë edhe me nijetin për kurban, gjykimi për të është njësoj si gjykimi për atë që ngordh, siç e pamë më sipër. Dhe nëse theret në kohën e kurbanit, atëherë nëse therësi është pronari i saj apo zëvendësi i tij, ajo ka rënë në vendin e vetë (është kurban i vlefshëm), dhe nëse therësi nuk është pronari i saj dhe as zëvendësi i tij, në këtë rast kemi tre gjendje:
10. Nëse bën nijet për ta therur në emër të pronarit të saj, dhe ai e jep pëlqimin për këtë gjë, atëherë ajo është kurban i vlefshëm, por nëse nuk e jep pëlqimin, ajo nuk është e vlefshme sipas mendimit më të saktë, dhe therësi i saj duhet të paguajë garancinë e saj me një të ngjashme si ajo me qëllim që pronari i saj ta therë për kurban, duke përjashtuar rastin nëse pronari i saj e liron atë nga garantimi dhe e merr vetë përsipër zëvendësimin e saj me një tjetër. Por thuhet gjithashtu se therja e tij në ktë rast është kurban i vlefshëm edhe nëse pronari nuk e jep pëlqimin e tij, dhe ky është mëdhhebi i Ahmedit, Shafiut dhe Ebu Hanifes (Allahu i mëshiroftë!).
11. Nëse therësi bën nijet ta therë në emër të tij dhe jo të pronarit të kafshës; nëse e di se ajo është pronë e dikujt tjetër, ajo nuk është kurban i vlefshëm as për të dhe as për pronarin e kafshës, dhe ai ka dëtyrim zëvendësimin e saj me një tjetër të ngjashme me të dhe t’ja japë pronarit të saj që ta therë kurban, duke përjashtuar rastin kur pronari i saj e liron atë nga garantimi dhe e merr vetë përsipër zëvendësimin e saj. Thuhet gjithashtu se ajo quhet kurban për pronarin e saj, dhe se therësi duhet të kthejë mishin e shpërndarë nga ajo. Dhe nëse therësi nuk e di se ajo kafshë është e dikujt tjetër, ajo i quhet pronarit të saj dhe nëse therësi ka shpërndarë nga mishi i saj, ai ka detyrim t’ja kompensojë pronarit të saj atë mish që ka shpërndarë, vetëm në rast se ai e pëlqen shpërndarjen e tij për të.
12. Nëse nuk bën nijet për kurban as për vete dhe as për pronarin e kafshës, ajo nuk është e vlefshme për askënd për mosekzistencën e nijetit. Por thuhet gjithashtu se ajo i quhet pronarit të saj, dhe nëse i quhet pronarit të saj në ndonjë prej rasteve të sipërpërmendura; nëse mishi është akoma aty, atëherë atë e merr pronari i kafshës dhe e ndan ashtu si ndahet kurbani; dhe nëse therësi e ka ndarë si ndahet kurbani dhe pronari e jep pëlqimin për ndarjen e tij, atëherë therësi nuk detyrohet për kompensim dhe në të kundërt e kompenson atë dhe ja jep pronarit për ta ndarë si ndarja e kurbanit.
Dy dobi:
- Nëse kafsha për kurban ngordh para therjes, ose vidhet apo e merr dikush nga i cili nuk mund ta kthesh më, dhe pronari nuk ka neglizhuar në ruajtjen e saj, atëherë ai nuk ka detyrim kompensimi, në të kundërt duhet ta kompensojë atë që detyrohet për ta dhënë sadaka dhe e jep sadaka.
- Nëse kafsha pjell pasi përcaktohet për t’u bërë kurban, atëherë gjykimi për qengjin e saj është i njëjtë me atë të nënës së tij në të gjitha pikat e përmendura më sipër. Por nëse pjell para caktimit për kurban, atëherë për të ka gjykim të veçantë dhe nuk e ndjek nënën e tij në të qenurit për kurban, pasi që nëna e tij nuk është caktuar të bëhet kurban veçse pas ndarjes së tij nga ajo.
KAPITULLI I GJASHTË
Çfarë hahet dhe çfarë duhet ndarë nga kurbani
Atij që bën kurban i lejohet të hajë nga kurbani i tij, të dhurojë dhe të japë sadaka, bazuar në Fjalën e Allahut: “Hani prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të vobektin e të varfërin.” Dhe në Fjalën e Allahut: “Hani prej tyre dhe ushqeni lypësin dhe të varfërin që nuk kërkon. Dhe kështu Ne ua kemi nënshtruar ato (kafshët) juve me qëllim që të falënderoni.”
Transmetohet nga Seleme ibën el Ekveu (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Hani (nga kurbani juaj), ushqeni (të varfërit) dhe rezervoni prej tij.”[14]
Ushqimi i të tjerëve përfshin dhurimin për të pasurit dhe sadakanë për të varfërit.
Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Hani, ruani rezerva dhe jepni sadaka (nga kurbani).”[15]
Dijetarët kanë mospajtim në lidhje me pjesën që hahet, që dhurohet dhe që ndahet nga kurbani, por në këtë çështje ka hapësirë. Më e zgjedhura është që të hahet një e treta, të dhurohet një e treta dhe të jepet sadaka një e treta. Ajo pjesë që lejohet të hahet nga kurbani, lejohet gjithashtu edhe të mbahet rezervë qoftë edhe për një kohë të gjatë përderisa nuk prishet, duke përjashtuar rastin e të qenurit vit urie dhe skamje, ku në këtë rast nuk lejohet rezervimi i mishit të tij më shumë se tre ditë, bazuar në hadithin e Seleme ibën el Ekveu (radiallahu anhu) i cili thotë: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush ther kurban nga ju, të mos mbushen tre ditë dhe dikush të ketë gjë prej kurbanit të tij në shtëpi.” Në vitin pasardhës njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! A të veprojmë si në vitin e kaluar? Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Hani, ushqeni dhe rezervoni, sepse në atë vit njerëzit ishin ngusht dhe doja të jepnit ndihmën tuaj.”[16]
Nuk ka dallim në lejimin e ngrënies apo dhurimit nga kurbani qoftë vullnetar apo vaxhib, qoftë nga i gjalli, i vdekuri apo ai që lë amanet, pasi që ai të cilit i lihet amaneti nga i vdekuri është në vend të tij, dhe ai ha nga kurbani, dhuron dhe jep sadaka. Ky është edhe zakoni i njerëzve dhe ajo që është zakon është njësoj sikur të shprehet.
Ndërsa në lidhje me të autorizuarin, nëse autorizuesi i jep lejë atij që të hajë nga kurbani, të dhurojë dhe të japë sadaka, ose nëse argumenton ndonjë provë apo zakon për këtë, atëherë atij i lejohet kjo gjë, në të kundërt ai duhet t’ja dorëzojë kurbanin autorizuesit dhe ndarja bëhet nga vetë ai.
Është e ndaluar (haram) që të shitet diçka nga kurbani, qoftë mish apo diçka tjetër, dhe as lëkura, as nuk lejohet t’i jepet kasapit diç nga kurbani në vend të pagesës apo të një pjese të saj, sepse kjo hyn në kuptimin e shitjes.
Por nëse dikush i dhuron atij (kasapit) diçka nga kurbani, ose i jep sadaka atij, atëherë ai (kasapi) ka të drejtë të veprojë ç’të dojë me të, ta shesë apo diçka tjetër, por nuk i lejohet që t’ja shesë atij që ia dhuroi apo që ia dha sadaka.
KAPITULLI I SHTATË
Gjërave të cilave duhet t’ju largohet ai i cili dëshiron të bëjë kurban
Kur dikush dëshiron të bëjë kurban dhe hyn muaji i Dhul Hixhes, ose me parjen e hënës ose me plotësimin e 30 ditëve nga muaji Dhul Kaade, atëherë atij i ndalohet të heqë diçka prej qimeve të tij (të kokës apo të trupit), i ndalohet të presë thonjtë, apo të heqë diç prej lëkurës, deri sa të therë kurbanin e tij, bazuar në hadithin e Umu Selemes (radiallahu anha), se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur ta shihni hënën e Dhul Hixhes”, ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Kur të hyjë dhjetë ditëshi (i Dhul Hixhes) dhe dikush nga ju dëshiron të bëjë kurban, të ndalohet nga heqja e qimeve dhe thonjve të tij.”[17]
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Të mos marrë (heqë) asgjë nga flokët dhe thonjtë e tij, deri sa të therë kurbanin.”
Dhe në një transmetim tjetër: “Të mos prekë asgjë nga flokët apo lëkura e tij.”
E nëse vendos që të bësh kurban gjatë dhjetë ditëve, duhet të ndalohesh nga këto gjëra që nga bërja e nijetit dhe nuk ke gjynah për ato që ke hequr para bërjes së nijetit.
Urtësia në këtë ndalim është se ai i cili bën kurban, i bashkohet pelegrinit në disa prej veprave të kurbanit, e ato janë të afruarit tek Allahu me therjen e kurbanit duke u bashkuar në disa prej veçorive të Ihramit siç është ndalimi nga heqja e qimeve etj.
Ky gjykim është i veçantë për atë që bën kurban, ndërsa ai i cili bën kurban për dikë tjetër nuk përfshihet këtu, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “dhe dikush nga ju dëshiron të bëjë kurban”, dhe nuk ka thënë: “që dikush tjetër të bëj kurban për të”. Dhe sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) bënte kurban në emër të familjes së tij, dhe nuk është përcjellë që ai t’i ketë urdhëruar ata që të ndalohen nga këto gjëra. Sipas kësaj, i lejohet familjes së atij që do të bëjë kurban, që në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes t’i heqin qimet apo thonjtë.
E nëse dikush që bën nijetin për të therur kurban heq diçka prej qimeve, thonjve apo lëkurës së tij, ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të mos e përsërisë më, ndërsa kefara (shpagim për shkeljen) ai nuk ka, dhe atë nuk e ndalon kjo gjë nga bërja e kurbanit, siç mendojnë disa njerëz nga populli i thjeshtë. E nëse heq diçka prej këtyre nga harresa apo nga mosdija, ose i bie floku pa qëllim (jo nga vepra e tij), ai nuk ka asnjë gjynah. Po kështu nëse e ka të nevojshme që të heqë diçka prej këtyre, mund ta heqë dhe nuk ka asnjë gjynah, si p.sh. t’i thyhet thoi dhe ta presë nga që e dëmton, ose t’i bjerë floku mbi sy dhe ta presë, ose të ketë nevojë ta presë atë për kurim apo ngjashëm me këtë.
KAPITULLI I TETË
Therja dhe kushtet e saj
Therja është: vepra me anë të së cilës mishi i kafshës bëhet i lejuar të hahet dhe pa të cilën ai nuk lejohet të hahet, prej prerjes për së gjati (nahr), therjes për së gjëri (dhebh), apo çarjes me shtizë a mjet tjetër (xherh).
Prerja për së gjati e fytit është për devetë, therja për së gjëri e tij është për kafshët e tjera, ndërsa çarja me shtizë është për kafshët që nuk mund të vriten veçse me të.
Therja ka nëntë kushte:
Kushti i parë: Që therësi të jetë me mendje të shëndoshë dhe i rritur. Nuk është e lejuar ngrënia e asaj që ther budallai, i dehuri, ose i vogli që nuk dallon mes të mirës dhe të keqes (më pak se 7 vjeç), ose ai i madh të cilit i ka ikur dallimi mes gjërave.
Kushti i dytë: Që therësi të jetë musliman ose nga ithtarët e Librit të mëparshëm: çifut apo i krishterë.
Therja e muslimanit lejohet të hahet qoftë ai mashkull apo femër, vepërmirë apo vepërkeq, i pastër apo i papastër.
Therja e ithtarit të Librit lejohet të hahet qoftë nëse babai dhe nëna e tij janë të dy prej ithtarëve të Librit ose jo.
Muslimanët janë bashkuar unanimisht për lejimin e ngrënies së asaj që ther ithtari i Librit, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Janë bërë të ligjshme këtë ditë Et-Tajjibat (të gjitha ushqimet e mira e të pastra të lejuara nga Allahu). Ushqimi (mishi i bagëtive të therura, i kafshëve të tjera të ngrënshme etj) i ithtarëve të Librave të Parë (jehudive dhe të krishterëve) është i ligjshëm për ju dhe i juaji është i lejuar për ta. (Të lejuara për ju për t’u martuar) janë gratë e dëlira besimtare dhe gratë e dëlira nga ato të cilëve u janë zbritur Librat e Parë (jehudi e të krishterë) para jush, kur t’u keni dhënë atyre Mahrin (vlerën e përcaktuar) e duhur duke dëshiruar ndershmëri (duke u bashkuar në mënyrë të ligjshme). Dhe kushdo që mohon Besimin (Islam), atëherë puna e tij është e pavlerë dhe në Botën e Pastajme ai do të jetë prej të humburve.” [El Maide, 5].
Dhe sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) hëngri nga dashi të cilin ja dhuroi një grua çifute, dhe po kështu hëngri nga buka prej elbi dhe gjella për të cilën e ftoi një çifut.
Ndërsa therja e mosbesimtarëve të tjerë përveç Ehlih Kitab nuk lejohet të hahet, bazuar në kuptimin e ajetit: “Ushqimi (mishi i bagëtive të therura, i kafshëve të tjera të ngrënshme etj) i ithtarëve të Librave të Parë (jehudive dhe të krishterëve) është i ligjshëm për ju dhe i juaji është i lejuar për ta. (Të lejuara për ju për t’u martuar) janë gratë e dëlira besimtare dhe gratë e dëlira nga ato të cilëve u janë zbritur Librat e Parë (jehudi e të krishterë) para jush, kur t’u keni dhënë atyre Mahrin (vlerën e përcaktuar) e duhur duke dëshiruar ndershmëri (duke u bashkuar në mënyrë të ligjshme). Dhe kushdo që mohon Besimin (Islam), atëherë puna e tij është e pavlerë dhe në Botën e Pastajme ai do të jetë prej të humburve.” [El Maide, 5].
Imam Ahmedi thotë: “Nuk di që ndokush të ketë thënë ndryshe kësaj fjale, vetëm nëse është ndonjë ndjekës i bidatit.”
Po kështu, el Hazin në Tefsirin e tij ka përcjellë Konsensusin për këtë.
Sipas kësaj, nuk lejohet të hahet ajo që therin komunistët dhe as idhujtarët, qoftë nëse shirku i tyre është me vepra, si ata që i bëjnë sexhde varreve, apo me fjalë si ata që i luten dikujt tjetër përveç Allahut.
Po kështu nuk lejohet të hahet ajo që therr lënësi i namazit, sepse ai është kafir sipas mendimit më të saktë, qoftë ai që e lë atë nga neglizhenca apo ai që e lë nga mohimi i obligueshmërisë së tij.[18]
Po kështu nuk lejohet (të hahet) ajo që therr dikush që e mohon obligueshmërinë e pesë namazeve, edhe pse vetë mund të falet, përveç nëse është që nuk e di këtë gjë, ngaqë mund të jetë i ri në Islam, e ngjashëm me të.
Dhe nuk është kusht që të pyetet muslimani apo i krishteri se si e theri atë që theri, dhe a tha “Bismilah” apo jo. Madje kjo nuk lejohet, pasi që është prej teprimit në fe, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ngrënë nga ajo që kanë therur çifutët pa i pyetur ata.
Në Sahihun e Buhariut e të tjerë, transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se: “Disa njerëz i thanë Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Disa njerëz na vijnë me mish dhe në nuk e dimë nëse e kanë përmendur Emrin e Allahut kur e kanë therur atë apo jo?” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Thuani ju Bismilah dhe hani (prej tij).” Aisha thotë: “Ata kishin pak kohë që kishin dalë nga kufri, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i urdhëroi ata që të hanë prej atij mishi pa i pyetur (si e kanë therur) megjithëse ata të cilët e sillnin atë mish mund të mos i njihnin rregullat e Islamit, për shkak se ishin të rinj në Islam.”
Kushti i tretë: Të synosh (të bësh nijet) therjen e kafshës, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3]. E therja është vepër e veçantë dhe ka nevojë për nijet, dhe nëse nuk synon therjen e saj, atëherë nuk lejohet ajo e therur, si p.sh. dikush të sulmohet nga një kafshë dhe ai ta therë atë vetëm me qëllim për t’u mbrojtur nga ajo.
Kushti i katërt: Që therja të mos bëhet për dikë tjetër përveç Allahut, e nëse ajo bëhet për dikë tjetër, nuk lejohet të hahet, si ai i cili ther një kafshë për madhërimin e një idhulli, ose për dikë që është i varrosur në një varr, ose për ndonjë melek, ose për babanë e ngjashëm me to, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3].
Kushti i pestë: Të mos përmend në therjen e kafshës emrin e dikujt tjetër përveç Emrit të Allahut, si p.sh. dikush të thotë: “Me emrin e Pejgamberit”, ose “Me emrin e Xhibrilit”, apo të filanit e filanit. Nëse dikush përmend emrin e dikujt tjetër përveç Emrit të Allahut, nuk lejohet të hahet mishi i saj, qoftë edhe sikur të përmend Emrin e Allahut bashkë me emrin e dikujt tjetër, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3].
Ndërsa në hadithin Kudsij të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që bën një vepër në të cilën më shoqëron Mua dikë tjetër, Unë e lë atë dhe shirkun e tij.”
Kushti i gjashtë: Të përmendësh Emrin e Allahut kur e therr kafshën, duke thënë “Bismilah”, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Hani prej asaj në (therjen e) të cilës është përmendur Emri i Allahut, nëse jeni besimtarë të provave të Tij.”
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Asaj kafshe që i derdhet gjaku dhe përmendet Emri i Allahut mbi të (kur theret apo vritet), hani (prej saj).”[19]
Nëse nuk përmendet Emri i Allahut në therjen e kafshës, ajo nuk lejohet të hahet, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Mos hani (o besimtarë) nga ai (mish) mbi të cilin nuk është përmendur Emri i Allahut (kur është therrur kafsha), sepse sigurisht që është Fisk (gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut). Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre nga mesi i njerëzve që t’ju kundërshtojnë juve, dhe po t’u bindeni atyre (duke i bërë gjërat e paligjshme – të ligjshme), atëherë padyshim që do të ishit Mushrikë (mosbesimtarë, që besojnë në shumë zota).” [El Enam, 121].
Nuk ka dallim mes lënies së thënies “Bismilah” me qëllim, nga harresa apo nga injoranca, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të këtij ajeti, dhe sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka bërë kusht thënien “Bismilah” në lejimin e ngrënies së të therurës, dhe kushti nuk rrëzohet nga harresa apo mosdija. Dhe ashtu si nuk lejohet ngrënia e mishit të kafshës së cilës i ka dalë shpirti pa i rrjedhur gjaku nga harresa apo mosdija, po kështu ajo nuk lejohet nëse nuk thuhet “Bismilah” kur theret, sepse për to është përdorur e njëjta fjalë nga i njëjti thënës, kështu që nuk ka rrugë për të bërë dallim mes tyre.
Por nëse therësi është memec dhe nuk mund ta shprehë thënien “Bismilah”, i mjafton të bëjë me shenjë domethënëse të kësaj, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Kini pra frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin e Tij sa të mundeni; dëgjoni dhe binduni dhe shpenzoni në mirësi, kjo është më e mira për veten tuaj. Dhe kushdo që shpëton nga lakmia e nepsit të vet, atëherë këta janë të fituarit.” [Et Tegabun, 16].
Kushti i shtatë: Që therja të bëhet me diçka të mprehtë e cila e derdh gjakun e kafshës rrëke, qoftë prej hekuri, ose prej guri, prej qelqi etj, bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Asaj kafshe që i derdhet gjaku dhe përmendet Emri i Allahut mbi të (kur theret apo vritet), hani (prej saj), përderisa mjeti i përdorur nuk është dhëmb apo thua, dhe do t’ju tregoj përse: sepse dhëmbi është eshtër, ndërsa thoi është mjeti therës i habeshive.”[20]
Në Dy Sahihat e Buhariut dhe Muslimit transmetohet se një robëreshë e Keab ibën Malik (radiallahu anhu) ruante disa dhen të tij, dhe vuri re se njëra prej deleve ishte duke ngordhur. Ajo theu një gur dhe e theri atë. Këtë gjë ia përmendën Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe ai i urdhëroi ata që ta hanin atë.
E nëse kafshës i del shpirti me një mjet jo të mprehtë, nuk lejohet të hahet, si p.sh. nga mbytja, nga dredhja me korent, apo ngjashëm me këto deri sa ajo të ngordhë.
Por nëse e përdor këtë gjë (korentin apo ngjashëm me të) deri sa kafshës t’i ikë ndjenja, pastaj e ther atë sipas sheriatit, duke qenë se ajo është e gjallë me jetë të qëndrueshme, atëherë lejohet të hahet, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Të ndaluara për ju (për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). E ndaluar është edhe të përdorni shigjeta për të kërkuar fatin ose për short. E gjithë kjo është Fiskun (mosnënshtrim ndaj Allahut dhe gjynah, gjë e dënueshme). Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por m’u frikësoni Mua. Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe. Por sa për atë i cili shtrëngohet nga uria e madhe, pa qëllim për të bërë gjynah (të tillët mund të hanë nga ato që u përmendën më lart), atëherë Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Maide, 3].
Të qenurit e kafshës me jetë të qëndrueshme ka dy shenja:
- Që kafsha të lëvizë.
- Që kur theret t’i dalë gjaku i kuq me forcë.
Kushti i tetë: Rrjedhja e gjakut: d.m.th. nxjerja e tij me therjen e kafshës, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Asaj kafshe që i derdhet gjaku dhe përmendet Emri i Allahut mbi të (kur theret apo vritet), hani (prej saj).”
Nëse kafsha nuk mund të kapet për t’u therur, siç është kafsha e egërsuar, ose kafsha që ka rënë në një pus apo greminë e ngjashëm me këtë, mjafton për therjen e saj që të derdhet gjaku nga çdo vend qoftë prej trupit të saj, por më e preferuar është goditja e saj në atë vend ku i del shpirti më shpejt, sepse kjo është më lehtësuese për kafshën dhe më pak e dhimbshme për të.
Por nëse kafsha mund të kapet, atëherë derdhja e gjakut të saj duhet që patjetër të jetë nga poshtë fytit deri në nofulla, me qëllim që të prehen dy venat e qafës; dy vena të trashë rreth fytit, dhe më e plotë është që bashkë me këto dy vena të prehet edhe gurmazi, e cila është vena e kalimit të ajrit, dhe ezofagu (nga kalon ushqimi), dhe kështu del lënda e mbajtjes së kafshës të gjallë, e ajo është gjaku, dhe rruga e daljes së tij është gurmazi dhe ezofagu.
Por edhe nëse mjaftohesh me prejren e dy venave të qafës, e therura lejohet të hahet.
Kushti i nëntë: Që therja të jetë e lejuar nga sheriati. E ato për të cilat nuk ka lejë nga sheriato për therjen e tyre janë dy llojesh:
Lloji i parë: Kafshët të cilat ndalohen të theren për përmbushjen e të drejtës së Allahut të Madhëruar, siç është gjuajtja e kafshëve të Haremit apo nga muhrimi, të cilat nuk lejohen të hahen edhe nëse theren, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Të lejuara për ju për t’u ngrënë janë të gjitha kafshët përveç atyre të cilat do t’ju bëhen të njohura (më tej), (ndërsa) gjahu ju ndalohet kur jeni në gjendje Ihrami gjatë vizitës së Ka’bës (për Umre ose për Haxh). Sigurisht që Allahu urdhëron çfarë do Ai.” [El Maide, 1].
Allahu i Madhëruar thotë: “E lejuar për ju është gjuetia (e kafshëve) ujore dhe përdorimi i tyre si ushqim për veten tuaj dhe për ata që udhëtojnë, por e ndaluar është gjurtia (e kafshëve) në tokë për sa kohë që jeni në gjendje të Ihramit. Dhe kini frikë Allahun tek i Cili ju do të tuboheni përsëri.” [El Maide, 96].
Lloji i dytë: Ato kafshë që ndalohen për të drejtën e krijesave, si kafsha e vjedhur dhe e marrë me forcë, të cilën e ther vjedhësi. Për lejimin apo jo të këtyre kafshëve ka dy mendime nga dijetarët.
KAPITULLI I NËNTË
Edukata dhe etika të therjes së kafshëve
Therja ka disa etika të cilat duhen marrë parasysh por nuk janë kusht në lejueshmërinë e të therurës, por lejohet edhe pa to. Prej këtyre edukatave po përmendim:
- Të kthehesh nga Kibla me kafshën kur e ther atë.
- Të jesh i butë në therjen e kafshës, duke e therur atë me mjet të mprehtë të cilin e shkon nëpër vendin e therjes me forcë dhe shpejtësi.
Dhe thuhet: Kjo është prej edukatave që janë vazhib, bazuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës së Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Allahu ka urdhëruar për mirësi (butësi) në çdo gjë, ndaj kur të vrisni, vrisni mirë. Kur të therni, therni mirë, dhe çdokush prej jush ta mprehë thikën e tij, dhe t’ia lehtësojë kafshës së tij (dhimbjen).”[21]
Kjo është edhe fjala më e saktë.
- Therja e devesë të jetë për së gjati, ndërsa therja e kafshëve të tjera për së gjëri. Deveja theret duke qenë në këmbë me këmbën e parë të majtë të ngritur. Nëse kjo vështirësohet, atëherë theret duke qenë ulur. Ndërsa kafshët e tjera theren duke qenë të shtrira nbi anën e majtë të tyre. Nëse therësi është mëngjarash, që punon me dorën e majtë, e ther atë duke qenë e shtrirë mbi anën e djathtë, nëse kjo është më e lehtë për kafshën dhe më e përshtatshme për të. Është sunet që të vendoset këmba mbi fytin e kafshës me qëllim që ta kesh më të lehtë therjen e saj. Ndërsa ulja mbi të dhe kapja e këmbëve të saj nuk ka bazë në sunet. Madje disa dijetarë kanë përmendur se moskapja e këmbëve të kafshës e shton derdhjen e gjakut me lëvizjen dhe dridhjen e saj.
- Prerja e gurmazit dhe ezofagut, bashkë me prerjen e damarëve të qafës. Shiko gjithashtu kushtin e tetë nga kushtet e therjes.
- Fshehja e thikës nga kafsha kur e mpreh atë, dhe të mos e shohë thikën veçse kur theret.
- Pas thënies “Bismilah” të thuash “Allahu Ekber”.
- Pas thënies “Bismilah” dhe “Allahu Ekber”, të përmendësh emrin e atij që e ofron atë kurban apo akika (që theret për fëmijën e posalindur), si dhe t’i kërkosh Allahut që ta pranojë atë, d.m.th. kështu: “Bismilah, Allahu Ekber, Allahume minke ue leke ani” (O Zot! Prej Teje dhe për Ty nga unë), nëse është nga ti, dhe “an fulan” (nga filani), nëse është nga dikush tjetër. “Allahume tekabel mini” (O Zot! Pranoje prej meje), nëse është e jotja, dhe “min fulan” (prej filanit), nëse është e dikujt tjetër.
KAPITULLI I DHJETË
Gjërat e papëlqyeshme në therje
Në therje bëhen edhe disa gjëra të papëlqyeshmer të cilat duhet të eliminohen. Prej tyre përmendim:
- Therja me mjet të pamprehur. Për këtë thuhet gjithashtu se është haram, dhe kjo është më e sakta (që është haram).
- Mprehja e mjetit therës në sy të kafshës dhe ajo sheh.
- Të therësh një kafshë dhe një tjetër të shoh tek ajo.
- Pas therjes të bësh diçka e cila i shkakton dhimbje kafshës para se t’i dalë shpirti, si p.sh. t’i thyesh qafën, ose ta rrjepësh, apo t’i presësh ndonjë gjymtyrë para se ajo të ngordhë. Thuhet gjithashtu se këto janë haram, dhe kjo është më e sakta (që janë haram).
Këtu përfundon ajo që donim të përmblidhnim nga libri “Rregullat e kurbaneve dhe therjes së kafshëve”.
Lusim Allahun e Madhëruar që të bëjë dobi me këtë dhe me origjinalin e tij!
Përfundimi i kësaj përmbledhje ka qenë mbasditen e ditës së mërkurë, 13 Dhul Hixhe, 1400 H.
Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin dhe mbi familjen e shokët e tij!
[1] E transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, dhe ky i dyti ka thënë: Hadithi është Hasen-i mirë.
[2] Buhariu dhe Muslimi.
[3] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[4] Muttefekun alejhi.
[5] E transmeton Muslimi.
[6] E transmeton Maliku në Muata; nga transmetimi i el Bera ibën Azib. Dhe në një transmetim tjetër në librat e “Suneneve”, transmetohet gjithashtu nga ai se ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u ngrit para nesh dhe tha: “Katër kafshë nuk lejohet të bëhen kurban…” dhe përmendi njësoj si hadithi i mësipërm.
[7] Këto pesë kushte të kurbanit janë gjithashtu edhe për çdo therje të ligjshme si therja që duhet të bëjë haxhiu mutemti dhe mukrin, dhe po kështu edhe në kafshën që theret për akika “në lindjen e fëmijës”.
[8] E transmeton Muslimi.
[9] E kanë nxjerrë të katërt (Nesai, Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh). Tirmidhiu thotë: Ky hadith është Hasen Sahih.
[10] E transmeton Ahmedi.
[11] E transmeton Muslimi.
[12] E transmeton Ahmedi.
[13] E transmeton Ibën Maxheh dhe Tirmidhiu, i cili e ka quajtur të saktë.
[14] E transmeton Buhariu.
[15] E transmeton Muslimi.
[16] Muttefekun alejhi.
[17] E transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
[18] Mospajtimi i dijetarëve në këtë çështje është i vjetër dhe i njohur. Ata të cilët kanë mendimin se lënësi i namazit është kafir, e bëjnë të ndaluar ngrënien e kafshës së therur nga ai, ndërsa ata të cilët nuk e quajnë kafir, e lejojnë atë. [Sh.P]
[19] E transmeton Buhariu e të tjerë.
[20] E transmeton grupi.
[21] E transmeton Muslimi.