(Pyetja Nr. 50) Musa / Londër: / 30-5-2008

Message: Message: Es selam alejkum. Desha te pyes: Cila eshte e sakta e kesaj se a lejohet apo ndalohet pirja e ujit ne te qendrurit ne kemb?
Një hadith sahih, të cilin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes Ibën Maliku-radijallahu anhu-, të ketë thënë: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut të pirët në këmbë.”
kurse te mburoja eshte nje fatua se;
Marrja e adbesit, pirja dhe urinimi ndërsa qëndron në këmbë
Fetaua el-Lexhneh el-Da’imeh, 5/202
Muslimani mund të marrë abdes në çfarëdo qoftë mënyre që i vjen më lehtë, qoftë ulur, qoftë duke qëndruar në këmbë. Ai, po ashtu, mund të pijë duke qëndruar në këmbë apo ulur, ndonëse është më mirë të pihet ulur. Dhe ai mund të urinojë duke qëndruar në këmbë, nëse është e nevojshme, për sa kohë që askush s’mund ta shohë auretin e tij [organet gjenitale që duhet mbuluar] dhe nëse s’ka rrezik që urina t’i kthehet atij [të stërpiket]. Është më mirë të urinohet ulur, sepse kështu vepronte pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] në të shumtën e rasteve.
Ju lutem me ktheni pergjigjen, All-llahu ju shperbleft me xhenetin ferdeaus, dhe ju thasht sukses ne pune.

Përgjigje / 6-6-2008

Eshte e vertete se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka ndaluar pirjen ne kembe, por kane ardhur disa transmetime te tjera te sakta se vete ai (salallahu alejhi ue selem) ka pire ne kembe, dhe mund te bashkohet mes ketyre me fjalen se pirja ne kembe ndalohet me perjashtim te rastit kur ke arsye apo nuk mund te ulesh, si psh nese eshte vendi i ngushte, etj. Ky eshte mendimi i shejh Albanit, te cilin e permend ne “Es Sahiha”, nen hadithin nr. 177, dhe pastaj thote: mendimi i shumices se dijetareve eshte se ky ndalim i permendur ne hadith tregon mospelqim (mekruh) dhe jo haram. Kete ka per qellim edhe fetvaja e Komisionit te fetvave, qe permendet ne pyetje.

Permendim ketu qe nje moter nga Kanadaja na dergoi nje pergjigje rreth kesaj pyetje, Allahu ia shperblefte per mundimin, e cila kishte te bente me nje fetva nga shejh Muhamed iben Salih el Munexhid, perfundimi i te ciles eshte i njejte me kete qe permendem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 49) Ebu Enes / Shqipëri: / 30-5-2008

Message: Duke pasur parasyshe hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) doli nje dite nga xhamia, burrat ishin perziere me grate ne rruge. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha grave: “Qendroni mbrapa! Ju nuk keni te drejte te ecni ne mes te rruges, por ecni ne anet e rruges.” Qe atehere, grate ecnin ngjitur me murin, sa qe rrobat u ngjisnin pas murit nga qe ecnin ngjitur me te.” [Es Sahiha, 856, 857. E ka nxjerre Ebu Daudi 5272]. dhe aq sa kuptoi une nga ky hadith profeti salallahu alejhi ue selam ka dashur t’i ndajë perzierjen e burrave dhe grave konkretisht ne rruge, kjo gje ne ditet e sotme dhe ne vendin ku jetojme eshte shume e veshtire te praktikohet per disa “arsye”.
Pyetjet e mia jane:
1. A mos ky eshte nje shkak qe motrat muslimane te kufizojne edhe me shume daljen ne keto ambjente (duke pasur parasyshe disa motra qe jane shume liberale ne daljen jashte shtepise arsye pa arsye: nuk ja plotesojne kushtet rruge si ulja e shikimit, te folurit me ze te ulet veshjet jo shume te rregullta?
2. dhe e dyta qe me shqeteson me shume mua eshte fakti i perzierjes nëper vendet e shit-blerjeve, dhe konkretisht cila eshte dispozita islame e shkuarjes se femres ne keto vende?

Përgjigje / 6-6-2008

Nuk ka dyshim se vendi i femres eshte shtepia dhe dalja e saj duhet te jete shume e kufizuar, vetem ne rast nevoje dhe kur nuk ka kush te dale ne vend te saj. Allahu i drejtohet grave: “Dhe qendroni ne shtepite tuaja e mos u zbukuroni si zbukurimi i injorances se pare.” [El Ahzab, 33]. Kjo nuk eshte ulje per femren dhe as shkelje e te drejtave te saj, por eshte per te miren e saj dhe per ruajtjen e saj nga shume gjera qe e demtojne dhe e cenojne ate, qofshin fizike apo shpirterore. Natyra e femres eshte qe ajo te qendroje ne shtepi, te kujdeset per shtepine dhe femijet, ndersa natyra e burrit eshte qe te dale nga shtepia me shume dhe te punoje, por edhe te ndaje kohe per familjen e tij.

Ne fetvane nr. 16746, te Komisionit te Perhershem te Fetvave, ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “I lejohet femres te dale per nevojat e saj ne treg, nese nuk ka kush t’ja kryeje ato, por me kusht qe t’i permbahet mbuleses se sheriatit, te mos perziehet me burrat dhe t’i permbahet edukates Islame.”

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 48) Anonim / Suedi: / 29-5-2008

Message: Esselamu alejkum
Deshta te lidhem te pyetja (Pyetja Nr. 43); kemi nje lloje marke e cila eshte PUMA te cilin eshte marr emri nga kafsha, por ne cdo fanell apo veshbathje eshte forma e kafshes ne form te hijes dmth me ngjyre te zez dhe e vogel, a lejohet ky veshje? dhe tek njejta pergjegje ku thote shejhu (duke vendosur ne to fotografine apo emrin e tij,) dmth a qenka e ndaluar veshjet sportive me emrat e lojtarve te njohur?

Përgjigje / 30-5-2008

1. Nese nuk dallohet fotografia e kafshes, por eshte vetem hije, nuk ka problem inshaAllah, dhe ajo veshje lejohet te vishet.

2. Sipas fetvase se dhene nga Komisioni i Perhershem i fetvave, te cilen e kemi permendur ne pyetjen nr. 169, veshja e fanelave ku jane vendosur figurat apo emrat e lojtareve te njohur, eshte e ndaluar, sepse vendosja e emrit te tyre ne bluze e fanela eshte madherim i atyre, gje e cila eshte e ndaluar. Muslimani duhet t’i largohet reklamimit te figurave apo emrave te njerezve te cilet jane bere te njohur prej kufareve dhe adhurohen nga injorantet mosbesimtare, e ndoshta edhe edhe nga disa injorante muslimane!!! Allahu i drejtofte dhe i kthefte muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 47) Ehli Sunah / Kosovë: / 29-5-2008

Message: I nderuar vella, ketu shkurtimisht perktheva ate qe kishte te bej me temen lidhur me Nike:
“Nike qe shqiptohet si Naiki, eshte perendesha me krah e fitores sipas mitologjis greke. Ajo ulej krahas Zeusit, sunduesit te tempullit olipmik ne Olimpus. Prezenca mistike, qe simbolizon ballafaqimet e fitores. Simboli i Nike meshiron shpirtin e perendeshes me krah qe inspironte kalorsit dhe ushtaret me te guximshem qysh te koherat e hershme te civilizimit.”

Përgjigje / 29-5-2008

Allahu ta shpreblefte me te mira vella! Kjo eshte e mjaftueshme per temen tone dhe tashme eshte e qarte, elhamdu lilah.

Nje vella tjeter sugjeroi qe ky artikull te perkthehej me ane te perkthimit automatik qe ofron Google ne kete link: www.translate.google.com, por ne te vertete ky lloj perkthimi mund te ndihmoje ne marrjen e kuptimit te pergjithshem te artikullit qe perkthen me ane te tij, por ai nuk eshte i besueshem dhe perkthimi ka shume gabime, madje shpesh i largohet shume domethenies dhe nuk mund te merret ne konsiderate. Sidoqofte, i falenderojme vellezerit qe u interesuan ne lidhje me kete çeshtje, dhe shperblimi i tyre eshte tek Allahu i Madheruar.

(Pyetja Nr. 46) Zamir / Tiranë: / 28-5-2008

Message: Selam Alejkum!
Lidhur me marken NIKE (Pyetja nr. 43), lutem shikoni pak kete link:
http://xroads.virginia.edu/~CLASS/am483_97/projects/hincker/nikhist.html

Përgjigje / 28-5-2008

Allahu ta shpreblefte me te mira vella Zamir! Ne kete link vertetohet fakti se shoqeria “Nike” e ka marre emrin nga mitologjia greke ku Nike ka qene “Perendesha e fitores”, apo ngjashem me kete. Perseri i kerkojme ketu dikujt qe di mire anglisht, te na e perktheje kete material, ose nje pjese te tij qe eshte e mjaftueshme per vertetimin e çeshtjes ne fjale, me qellim qe te perfitojne edhe ata qe nuk dine anglisht. Pra, muslimanet duhet t’u largohen ketyre prodhimeve te kesaj shoqerie, edhe pse prodhimet e saj mund te jene cilesore, por ato nuk jane te vetmet, sepse ka edhe shoqeri te tjera qe kane prodhime cilesore, dhe kush le diçka per Hir te Allahut, Allahu ia zevendeson atij me me te mire. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 45) Gentrit / Mitrovicë: / 27-5-2008

Message: A lejohet pirja e duhanit per te vegjel? A hahet mishi i breshkes?

Përgjigje / 31-5-2008

Pirja e duhanit eshte haram (e ndaluar) si per te vegjel edhe per te medhenj, sepse ai eshte i demshem dhe i ndyte, ndersa Allahu na e ka ndaluar çdo gje qe na demton. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve.

Dijetaret e kane lejuar ngrenien e mishit te breshkes, pasi te theret.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 44) Fatina / Kosovë: / 27-5-2008

Message: Selam alejkum
veshja e vajzave me ngjyre te zez a eshte sunet apo eshte e preferuar?
Allahu ju rujt.

Përgjigje / 30-5-2008

Nuk dime nese pyetesja ka per qellim dallimin mes “sunetit” dhe “te preferuares”, sepse kjo eshte nje çeshtje e hollesishme dhe e perparuar, te cilen zakonisht e perdorin dijetaret e Usuli Fikhut; te cilet quajne “sunet” ate veper te cilen e ka bere ose e ka thene ose e ka aprovuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), ne hadithe, ndersa “mustehab” (e pelqyer) quajne gjykimin per nje veper nga ana e legjislacionit islam, perkufizimi i se ciles eshte: “Ajo veper per te cilen Allahu ka urdheruar qe te veprohet por jo ne menyre definitive (jo te prere), vepruesi i te ciles merr sevap dhe lenesi i saj nuk merr gjynah”. “Mustehab-i” qendron perballe “mekruh-it” (te papelqyeres), ashtu si dhe “Vaxhibi” perballe “Haramit”. Ndersa perballe “Sunetit” qendron “Bidati”.

Nese kuptohet kjo, atehere mund te themi se ngjyra e zeze eshte sunet, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka aprovuar ate ngjyre kur i shihte grate qe te vishnin rrobe te zeze dhe heshte. Por ne te njejten kohe eshte edhe mustehab – e preferuar dhe jo e detyruar, sepse nuk ka ndalese nga veshja e rrobave me ngjyre tjeter perveç te zeses. Per kete kemi permendur edhe nje fetva te Komisionit te Perhershem, ne pyetjen nr. 142, ku thuhet: “Pyetje: A eshte kusht e zeza ne veshjen e gruas muslimane, apo lejohen te gjitha ngjyrat e veshjes?” Pergjigja: “Veshja e gruas muslimane nuk eshte i kushtezuar me ngjyren e zeze, dhe gruas i lejohet te veshe rroba me çdo lloj ngjyre, por me kusht qe te mbulojne te gjithe trupin e saj, te mos ngjajne me rrobat e burrave, te mos jene te ngushta qe pershkruajne gjymtyret, as i tejdukshem qe te shfaqe çfare ka poshte tij, dhe as qe shkakton fitne (ngacmim te burrave).” Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 43) Ebu Abdilah / Kanada: / 26-5-2008

Message: Kam n’degju qe historia e “NIKE” ka me bo diqka me fe te mushrikeve, a esht e lejume me vesh rroba ose puma NIKE?

Përgjigje / 28-5-2008

Ne pyetjen e pare te Fetvase nr. 16585, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Pyetja: Cili eshte gjykimi per veshjen e veshjeve sportive te cilat mbajne stema te veçanta te mosbesimtareve, siç jane fanelat sportive qe mbajne stemen e Italise, Gjermanise, Amerikes, etj, apo ato bluze ne te cilat jane vendosur emra te disa lojtareve mosbesimtare?” Pergjigja: “Per ato veshje te cilat mbajne stema te mosbesimtareve, behet sqarimi e meposhtem: 1. N.q.s. keto stema tregojne fe te mosbesimtareve, siç eshte kryqi, etj, ne kete rast nuk lejohet importimi i ketyre veshjeve dhe as shitja e veshja e tyre. 2. N.q.s. keto stema tregojne madherimin e ndokujt prej kufareve, duke vendosur ne to fotografine apo emrin e tij, e ngjashem me keto, keto veshje jane gjithashtu te ndaluara, njesoj si me siper. 3. N.q.s. keto stema nuk tregojne asnje adhurim te ndonje krijese, as madherim te ndokujt, por jane thjesht stema tregtie te lejuara, te cilat quhen “Marka”, per keto nuk ka problem (lejohen).”

Keto jane rregullat ne lidhje me keto stema, ndersa ne lidhje me shoqerine “Nike”, thuhet se keshtu quhej “zoti i fitores” tek greket e lashte, dhe nese kjo eshte vertete, atehere muslimani e ka te ndaluar veshjen dhe tregtimin e ketyre rrobave qe mbajne kete steme. Nese dikush ka njohuri rreth domethenies se kesaj fjale ne greqisht, dhe mund ta vertetoje permbajtjen e saj, atehere lutemi te na e dergoje me qellim qe te behet i qarte gjykimi i Islamit ne lidhje me te, dhe shperblimi yne dhe i juaj eshte tek Allahu i Madheruar. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 42) Abu Abdilah / Kanada: / 19-5-2008

Message: Lidhur me pytjen 36 e kum ngu ni derrs te ne Talibul Ilm, Sheikh Khaled Al Anbari, ku thot se qka e vendos a esht ven muslimon apo ven i kufrit nuk esht se a gjykohet me sheriat a jo po esht se kush esht ne pushtet, dmth, ne qofse muslimont jon ne pushtet esht ven muslimon edhe ne qofse nuk gjykohet me sheriat. Ky thot ne ket derrs se ky derrs esht shkyrtimisht nje liber qe e ka shkru ky te cilin e ka livdu Sheikh Albani ( ne ‘hyrejen’qe e ja ka shkru ati libri), Bin Baz , edhe Ibn Utheymeen ka than se aj qe ka dhan fetwa me refuzu kit liber (dmth Komisioni i perhershum i fetvave me Sheikh Saleh al Fawazan)ka gabu. Um interesoj a e keni lexu kit liber edhe a esht kjo e sakt qka thot ky Talibul Ilm?

Përgjigje / 22-5-2008

Librin ne fjale nuk e kam lexuar, por kete çeshtje e kemi sqaruar ne pyetjen 135 dhe kemi thene se ka disa mendime ne lidhje me quajtjen e nje vendi si vend kufri, apo vend Islami, dhe se kjo ndarje ka qene per shkak te xhihadit se cilin vend me e sulmu dhe cilin jo. Fjala qe thote shejhu i permendur me siper eshte njeri nga mendimet e dijetareve. E Allahu di gjithçka. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 41) Lec / Mitrovicë: / 19-5-2008

Message: eselam alejkum. Alejohet ngrenja e breshkes سلحفاء? A ka donje sure tjeter qe te lexohet te xhumas per pos sures KEHF?

Përgjigje / 22-5-2008

1. Mishi i breshkes eshte i lejuar te hahet, qofte breshke toke apo breshke uji, sepse nuk ka argument qe e ndalon kete. [Shih fetvate nr. 5394 dhe 11126, te komisionit te perhershem te fetvave].

2. Nuk ka ndonje argument qe veçon leximin e ndonje sureje tjeter perveç sures el Kehf ne diten e xhuma, por mund te lexosh çfare te lehtesohet prej Kuranit.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 40) Valbona / Gjermani: / 17-5-2008

Message: Selamun alejkum. Desha te pyes lidhur me internetin pasi qe sot shumica e kemi ne shtepi por rrezikun e afrimit ne haram nuk i dijm, andaj tani kam keto pyetje: 1. A eshte e ndaluar per ne motrat muslimane te shkruajm ndonje poezi, proz, ndonje hadith apo edhe ndonje koment (pasi qe shumica po kan tani vendin e vendosjes se komenteve)? Dhe a eshte e ndaluar chati per motrat muslimane me vllezrit musliman koft tema edhe per islamin apo ndonje sqarim ne lidhje me islam. Dhe nese ka ndonje kurth tjeter i rrezikshem per muslimanet ne internet qe ne nuk kemi dije per te eshte kan mir te jepni ndonje sqarim.

Përgjigje / 22-5-2008

1. Nese mendon se poezia apo proza permban mencuri nga e cila perfitojne te tjeret, mund t’i shkruash ato, por nuk keshillojme te permendet identiteti i femres, qe te mos dalin gjera te tjera te padeshirueshme.

2. Nuk lejohet qe femrat te flasin me meshkuj te huaj ne chat, qofte edhe per çeshtje te dijes, perveç rastit kur ka nje tubim apo ligjerate dhe pyetes te ndryshem i drejtojne pyetje shejhut, dhe ne mesin e pyetesve mund te kete edhe femra.

3. Interneti eshte mjet i mire per te perfituar prej tij ne menyre te lejuar dhe gjera qe te bejne dobi, por duke ju permbajtur ligjeve te Allahut, qe te mos e perdoresh ate per gjera te ndaluara, dhe duke ju larguar te gjitha rrugeve qe te çojne ne te ndaluaren, siç eshte folja ne chat e nje djali me nje vajze te huaj per njeri-tjetrin, apo shkruajtja njeri-tjetrit me msn apo email. Femra muslimane ne pergjithesi nuk duhet ta prezantoje veten e saj ne asnje faqe te internetit, por te perdore per shembull kunjen “Umu filan”, apo diçka tjeter, me qellim qe te mos hidhen fjale ndaj saj dhe te ruaje zemren dhe deliresine e vet. Allahu na dhente sukses qe te perfitojme nga mjetet qe i jane nenshtruar njeriut sot dhe na ruajte nga e keqja e tyre! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 39) Ehli Sunnah / Zvicër: / 16-5-2008

Message: Selam alejkum
A eshte e lejume me i ngjyros floket me farb apo me kana? Nuk jam e sigurt, sepse studentet japin shum mendime, disa thojn vetem plakat eshte e lejume me i ngjyros. Ma mir inshAllah ju i vetni dijetaret e shamit. Nese mundeni me pyet cilat ngjyre te lejume jan?

Përgjigje / 17-5-2008

Ne fetvane nr. 9407, te komisionit te perhershem ne Saudi, thuhet: “Ngjyrosja e flokeve me çdo lloj ngjyre perveç te zeses eshte e lejuar, dhe po keshtu lejohet perdorimi i lendeve zbutese te flokut te ashper, dhe keto gjykime jane si per te rinjte edhe per te vjetrit, perderisa ne keto lende nuk ka dem per njeriun dhe ato lende jane te pastra dhe te lejuara. Ndersa ngjyrosja me te zeze te forte, nuk lejohet as per burrat dhe as per grate, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Ndryshojani ngjyren ketyre thinjave, por largojuni te zezes.” [Muslimi, etj.] Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 38) Sara / Gjakovë: / 13-5-2008

Message: Es selam alejkum
A lejohen te vishen teshat me ngjyr te kuqe?

Përgjigje / 17-5-2008

Ne Fetvane nr. 5089, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Pyetje: A eshte kusht e zeza ne veshjen e gruas muslimane, apo lejohen te gjitha ngjyrat e veshjes?” Pergjigja: “Veshja e gruas muslimane nuk eshte i kushtezuar me ngjyren e zeze, dhe gruas i lejohet te veshe rroba me çdo lloj ngjyre, por me kusht qe te mbulojne te gjithe trupin e saj, te mos ngjajne me rrobat e burrave, te mos jene te ngushta qe pershkruajne gjymtyret, as i tejdukshem qe te shfaqe çfare ka poshte tij, dhe as qe shkakton fitne (ngacmim te burrave).” Por, megjithate, ngjyra e kuqe te terheq vemendjen dhe shikimin ne rruge, dhe nuk eshte serioze per gruan muslimane. Ndersa ne shtepi mund te vishet pa problem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 37) Fitim / Prishtinë: / 12-5-2008

Message: selamu alejkum. nuk kam koment vetem pytje: a eshte haram te punoshe ne Polici, pra i armatosur ku shpesh her duhet te ndajm edhe drejtesi? Ju faleminderit.

Përgjigje / 16-5-2008

Puna ne polici per vendosjen e rendit dhe te qetesise, per te siguruar dhe ruajtur nderin e muslimaneve dhe pasurite e tyre nga kriminelet e vjedhesit, dhe per te ndihmuar prijesit e muslimaneve ne vendosjen e rendit dhe ruajtjen e qetesise, eshte veper e mire per te cilen polici ka shperblim tek Allahu sipas qellimit, sepse ai ndihmon ne te mira dhe per te miren e muslimaneve. Por ky rregull eshte per te punuar polic ne vendet muslimane, ndersa ne vendet perendimore, ajo qe kuptohet nga fjalet e dijetareve eshte se kjo gje nuk lejohet, duke u mbeshtetur ne argumentet e pergjithshme qe e ndalojne qendrimin ne ato vende, vetem nese je i detyruar dhe nuk ke mundesi te emigrosh ne vendet muslimane. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 36) Rajan / Romë: / 11-5-2008

Message: SELAM ALEJKUM
DO TE DOJA TE DIJA SE KUSH JANE KUSHTET QE NJE VEND TE QUHET VEND KUFRI. KUR LEJOHET QENDRIMI NE TO? A JANE VENDET E EUROPES PERENDIMORE TE TILLA, MEGJITHESE NE KETO VENDE KA SHUME LEHTESIME PER MUSLIMANET? NESE ESHTE E MUNDUR PERGJIGJA NGA FJALE DIJETARESH. ALLAHU TA SHPERBLEFTE.

Përgjigje / 16-5-2008

Kjo eshte nje çeshtje ne te cilen ka mospajtim mes dijetareve dhe kjo per shkak se nuk ka ndonje tekst nga Kurani apo Suneti qe e percakton kete gje, sepse kjo ndarje e vendeve ne vende kufri dhe vende Islami, ose ne vende lufte dhe vende paqeje, ka ndodhur me pas kur muslimanet hapen vende te reja me xhihadin e tyre, dhe vete xhihadi kerkonte qe te behej dallim mes vendeve, se kush duhej sulmuar dhe kush jo. Prej ketu, disa dijetare kane thene se vend kufri quhet ai vend ku nuk gjykohet me ligj te Allahut dhe ku muslimanet nuk mund t’i zbatojne lirshem dhe pa frike ritet e tyre fetare, siç thuhet edhe ne fetvane 2635, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi. Te tjere thone se vend kufri eshte ai vend ku nuk praktikohen hapur ritet e Islamit, dhe vendi banoret e te cilit jane muslimane, ose shumica e tyre, nuk behet vend kufri perderisa ne te shfaqen ritet e Islamit ose shumica e tyre. [Hashijtu ed Desuki, 2/188]. Dallimi mes vendit te kufrit dhe te Islamit, ose te vendit ne lufte dhe atij ne aleance apo marreveshje, eshte bere per disa qellime dhe rregulla te sheriatit; siç eshte sulmi (xhihadi) i nje vendi; nese ai eshte vend islam, ose ne paqe me vendet muslimane, ose qe ka marreveshje me ta, ai nuk lejohet te sulmohet. Perveç kesaj, muslimanet jane urdheruar qe te emigrojne nga vendet e kufrit ne vendet e Islamit, perndryshe ata nuk kane siguri nga vendi musliman, dhe nese ndodh nje lufte dhe ata vriten ne mesin e kafirave, muslimanet jane te pafajshem per kete, siç ka thene Allahu: “Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të
kërkohet t’i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.” [El Enfal, 72].

Padyshim qe vendet e perendimit jane vende kufri, tek te gjithe dijetaret, me perjashtim te disave qe nuk merren ne konsiderate, por kundershtim ka ne lidhje me vendet ku pjesa e derrmuese e popullsise jane muslimane, por ligjet qe i gjykojne ata jane ligje laike, siç eshte Shqiperia, Kosova, Maqedonia, etj. Por ne çdo rast, keto vende nuk lejohet te sulmohen nga muslimanet, sepse ne to shfaqen ritet e Islamit, siç eshte ezani, falja ne xhami, agjerimi, etj. Po keshtu edhe vendet e Evropes Perendimore dhe te Perendimit ne pergjithesi, jane vende ne paqe me vendet muslimane sipas kontratave te bera me keto vende.

Sidoqofte, dijetaret i keshillojne muslimanet qe te mos qendrojne ne ato vende, por te emigrojne ne vendet muslimane nese kane mundesi, per te ruajtur ritet e fese se tyre, per t’ju ruajtur fitneve (sprovave te ndryshme), dhe per te bere nje jete sa me muslimane dhe ne shoqeri muslimane. E, ata qe nuk kane mundesi te emigrojne ne vendet muslimane, ata kane justifikim, por duhet te perpiqen sa te munden ne praktikimin e fese dhe ne ruajtjen e vetes se tyre nga fitnet dhe gjynahet. Po keshtu, keshillohet perpjekja per te ftuar ne Islam njerezit e atyre vendeve per ate qe ka mundesi dhe dije fetare, si dhe nuk ka frike per fene e vet duke qendruar atje. [Nga fetvaja nr. 2635, e komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi.] Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 35) Sara / Gjakovë: / 5-5-2008

Message: Es selam alejkum
1. A me lejohet te udhetoj vetem, ne nje qytet tjeter {gjakov-pej} kur une brenda dites kthehem ne vendin tim? Kam lexuar qe nuk lejohet qe vajzat te udhetojn vetem kur udhetimi i tyre zgjat me shum se nje dit dhe nje natë, por kam deshir qe te marr pergjigjje edhe nga ju qe te jem me e sigurt?

2. A lejohet qe tek vajzat me mbules te shihen teshat qe i kan mbrenda Hixhabit p.sh hixhabi eshte i gjat deri ne fund te kembve por ka nje qarje p.sh edhte me pulla dhe pullat jan gjer perfundi gjunjeve dhe pastaj eshte e qelur} dmth gjat ecjes shihet fundi {apo fustani qfardoqoft} qe esht i veshur?

3. Gjithashtu a lejohet qe para vajzave te dilet me pantolla apo eshte ngjasim i gjahilave?

4. Unazat a lejohet ti mbaj edhe ne rrug apo hyn ne zbukurim, fitne?

Përgjigje / 9-5-2008

1. Ne fetvane nr. 17455, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Pyetje: Une banoj ne nje vend dhe udhetoj 13 km ne nje vend tjeter per te shkuar ne kolegj. Cili eshte gjykimi per kete udhetim, duke ju bere me dije se mesoj tek nje moter (mesuese grua)?” Pergjigja: “Distanca e permendur (13 km) nuk eshte distance qe konsiderohet udhetim (shumica e dijetareve mendojne se distanca e udhetimit eshte rreth 80 km), ne te cilin duhet te kesh mahram (burre shoqerues te aferm), por nuk te lejohet qe te hipesh vetem ne makine me nje burre tjeter qe nuk e ke mahram, sepse ky eshte veçim i ndaluar me nje te huaj, ndersa Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Asnje burre te mos veçohet me nje grua, sepse djalli eshte i treti i tyre.” [Hadith Sahih. E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, etj.] Pra, siç eshte e qarte, udhetimi nuk eshte i kufizuar me nje dite-nate, por me konsiderimin e tij udhetim apo jo, sipas distances se udhetimit (80 km) tek disa dijetare, ose sipas atij qe njerezit i thone udhetim zakonisht, pa marre parasysh distancen. Mendimi me i sakte i dijetareve eshte qe ne udhetimin e gruas nuk merret parasysh kohazgjatja e udhetimit, por distanca, sepse ne hadith thuhet: “Nje gruaje qe beson Allahun dhe te Derguarin e Tij, nuk i lejohet te udhetoje sa distanca e nje dite-nate pa pasur mahram.” [Muslimi], ndersa ne nje transmetim tjeter thuhet: “…sa distanca e nje dite.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 1516, Iben Maxheh 2899]. Prej ketyre haditheve disa dijetare kane dale ne perfundimin se per nje dite-nate mund te pershkruhet distanca prej 80 km, keshtu qe ajo qe merret parasysh eshte distanca.

2. Kushtet e hixhabit te gruas muslimane jane keto: 1. Te mbuloje te gjithe trupin perveç pjeseve qe jane perjashtuar (duarve dhe fytyres-per fytyren ka kundershtim), 2. te mos jete zbukurim ne vetvete, 3. te mos jete i tejdukshem, 4. te jete i gjere dhe jo i ngushte, 5. te mos jete i parfumosur, 6. te mos i ngjaje veshjes se burrave, 7. te mos i ngjaje veshjes se jomuslimaneve, 8. te mos jete veshje qe te dallon nga te tjerat (ne mesin e muslimaneve). Keto i ka permendur shejh Albani ne librin “Veshja e gruas muslimane”. Prej ketu, veshja e hixhabit te care nga perpara, nga ku duken teshat e brendshme, nuk lejohet sepse ai mund te jete zbulim i stolive, ose zbukurim ne vetvete, ose shkatues i ngacmimit te fitnes, dhe gruaja muslimane duhet te kete kujdes nga shkaktimi i ngacmimit dhe fitnes tek te tjeret, qe te mos marre denim te dyfishte per vepren e saj, por te qendroje ne shtepine e saj dhe te mos dale vetem se ne rast nevoje dhe duke u ruajtur nga shkaktimi i fitnes.

3. Ne fetvane nr. 4962, te Komisionit te perhershem, thuhet: “Pyetje: a) Cili eshte gjykimi per heqjen e qimeve te trupit te gruas, dhe nese lejohet, kujt i lejohet ta beje kete? b) Cili lloj ari eshte i ndaluar per femren? c) A i lejohet gruas te vendose mikiazh ne sy te mahrameve te saj? d) A i lejohet gruas te veshe pantallona ne sy te mahrameve te saj? e) A i lejohet gruas te zbuloje floket e saj para grave muslimane dhe a i lejohet gruas qe te vendose doreza (dorashka)?” Pergjigja: a) I lejohet kjo gje, me perjashtim te qimeve te vetullave dhe te kokes, te cilat nuk lejohet te hiqen as edhe nje qime prej tyre, dhe kete gje duhet ta beje vete gruaja, ose burri i saj, ose ndonje grua tjeter e aferme e saj, nese behet fjala per vendet ku lejohet te shohe gruaja tjeter. [Ne lidhje me heqjen e qimeve te trupit ka kundershtim ne mesin e dijetareve, ndersa komisioni i perhershem ne Saudi ka zgjedhur lejimin e kesaj]. b) Gruas i lejohet te vendose te gjitha llojet e arit. c) I lejohet gruas te vendose mikiazh per t’u zbukuruar per burrin e saj, si dhe te dale para mahrameve te saj. d) Nuk i lejohet gruas te veshe pantallona, sepse ne kete gje ka ngjasim me burrat. e) Nuk i lejohet gruas te zbuloje floket ne sy te burrave te huaj dhe i lejohet t’i zbuloje ato ne sy te grave totalisht, si dhe i lejohet asaj te vendose doreza.”

4. Vendosja e unazes per gruan eshte stoli, dhe gruaja eshte urdheruar qe te mos i zbuloje stolite e saj ne sy te burrave te huaj.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 34) Ebu Abdullah / Kosovë: / 3-5-2008

Message: Es selamu alejkum. Desha te pyes
1) A lejohet me shku ne fakulltet ne nje vend ku dihet se atje nuk lejojne mjekren ne shkolle?
2) dhe nese je atje, a duhet me lene fakultetin?
Nese keni mundesi me pyet ndonje dijetar. All-llahu ju shperblefte.

Përgjigje / 9-5-2008

Ne fetvane nr. 3177, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi thuhet: “Nuk i lejohet muslimanit te hyje ne nje vend (per pune a diçka tjeter) ku detyrohet te rruaje mjekren apo te mos kryeje disa namaze, sepse keto jane kundershtim i Allahut dhe i pejgamberit, por nese detyrohet me force nga pushtetaret, atehere nuk ka gje ne dore (nuk ka gjynah), dhe ne lusim Allahun qe t’i jape zgjidhje dhe t’i hape rruge atij, sepse Allahu thote: “Kushdo qe i frikesohet Allahut, Ai i jep rrugezgjidhje atij, dhe e furnizon nga nuk e pret. Kush i frikesohet Allahut, Ai ia lehteson çeshtjen atij.” [Et Talak, 2-4].

Pra, rruajtja e mjekres nuk lejohet vetem ne rast detyrimi apo rreziku qe mund te kanoset, sepse ne rast domosdoshmerie lejohet kryerja e te ndaluares per te larguar rrezikun. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 33) Dardani / Gjermani: / 29-4-2008

Message: Selamun alejkum we rahmetullah!
Çfare duhet te bejme me nje vella te cilin e ka sprovu Allahu me nje sprove, ka shkurtuar mjekrren dhe ka filluar te dembelohet, nuk eshte i rregullt me as ne xhami?
Wes selamun alejkum we rahmetullah we bereketuhu!

Përgjigje / 3-5-2008

Ju duhet ta keshilloni ate me urtesi dhe butesi, duke pasur per qellim vetem keshillimin dhe te miren e tij, dhe jo gje tjeter. Dhe keshtu, nese eshte per qellim e mira e tij, perdoren me te rruge te ndryshme, here me te mire dhe here me kercenim te braktisjes se tij, sipas asaj qe shihni se ben dobi me te. Lutjuni Allahut per te qe ta rregulloje dhe ta permiresoje gjendjen e tij dhe te gjithe muslimaneve, dhe ne i lutemi Allahut per kete. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 32) Ismail / Itali: / 26-4-2008

Message: Selamun alejkum.
Allahu te dhente sukses ne kete dhe ne boten tjeter per punen qe po ben vella.
A lejohen filmat apo librat vizatimor me tematike islame per femijet?

Përgjigje / 30-4-2008

Shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) u pyet: “Cili eshte gjykimi per filmat me kartona qe shfaqen ne televizor dhe cili eshte mendimi juaj per daljen e disa shejhave ne televizor? Cili eshte gjykimi per martjen me vete te te hollave ne te cilat ka fotografi?

Shejhu u pergjigj: “Filmat me kartona qe shfaqen ne televizor; nese jane ne formen e njerezve, atehere gjykimi i te shikuarit e tyre eshte vend medyshjeje: a lidhet me fotografote e verteta apo jo? Por, me e aferta eshte se nuk lidhet me to. Ndersa, nese nuk jane ne formen e njeriut (por te kafsheve a bimeve) atehere nuk ka problem ne shikuarjen e tyre, nese ato nuk shoqerohen me gjera te ndaluara si muzika, etj, dhe nese nuk te preokupon nga kryerja e detyrimeve.

Ndersa dalja e disa shejhave ne televizor eshte vend perpjekje ne argumentim (ixhtihad); n.q.s. ja qellon, ka dy sevape dhe n.q.s. gabon, ka nje sevap. Padyshim se ai qe do te miren prej tyre, ai ka per qellim shperndarjen e dijes dhe te ligjeve te sheriatit; sepse televizori eshte nga mjetet me te qarta te medias, me te perhapurat dhe me te cilin jane lidhur me shume njerezit sot. Keta shejha thone: “Nese nuk flasim ne ne televizor, atehere do te flasin te tjeret, dhe ndoshta fjala e te tjereve do te jete larg te saktes dhe te vertetes, keshtu qe ne keshillojme njerezit, mbyllim deren dhe i zeme rrugen atyre qe flasin pa dije, dhe qe humbin veten dhe te tjeret.

Ndersa mbartja e te hollave qe kane fotografi te mbreterve e presidenteve, me te cilat jane sprovuar sot muslimanet, eshte diçka e vjeter, kuder te ciles kane pas folur dijetaret e hershem… Ajo qe mendojme ne lidhje me kete eshte se mbartesi i ketyre te hollave nuk ka ndonje gjynah, per shkak te nevojes ne mbartjen e tyre me vete…” [Mexhmuu Fetava ue Rasail Iben Uthejmin, Vellimi 2, pyetja nr. 333].

Pikturat, skulpturat dhe fotografite, jane te ndaluara ne Islam, dhe piktoret jane mallkuar nga goja e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) siç ka ardhur ne hadithe te sakta, por nga ky ndalim i pergjithshem jane perjashtuar lojerat e femijeve, kukullat e vajzave, vizatimet per femije, e keshtu. Aisha (radiallahu anha) transmeton: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u kthye nga lufta e Tebukut -apo e Hajberit. Ajo i kishte mbuluar lodrat e veta me nje mbulese, por fryu ere dhe i zbuloi kukullat e Aishes. Pejgamberi i tha: “Ç’jane keto, o Aishe?” Ajo tha: “Vajzat (kukullat) e mia.” Ne mesin e tyre Pejgamberi pa nje kal me dy krahe prej cope (rrobe), dhe i tha: “Çfare eshte ky qe shoh ne mes te tyre?” -Kal, tha ajo. -Po keto qe ka mbi kurriz çfare jane? -Dy krahe, tha ajo. -Kal me dy krahe?! tha Pejgamberi me habi. -A nuk ke degjuar se Sulejmani ka pasur kuaj me krahe, tha Aisha. -Atehere Pejgamberi qeshi aq shume sa qe i pashe dhemballet, thote Aisha. [Hadith Sahih, e ka nxjerre Ebu Daudi 4932].

Perfundimi eshte se filmat vizatimore dhe librat per femije, jane te lejuara nese nuk permbajnegjera te ndaluara, por duhet pasur parasysh gjithashtu permbajtja e ketyre filmave dhe librave dhe ndikimi qe kane ato tek femijet, pasi qe çeshtja eshte e rrezikshme dhe ato qe meson femija ne vogeli, do te ndikojne tek ai ne moralin dhe personalitetin e tij. Keshtu per shembull, duhet patur kujdes nga filmat qe permbajne heronj imagjinare me fuqi te mbinatyrshme, gje e cila ndikon negativisht ne boten e femijes ne lidhje me akiden. E gjera te ngjashme me keto. Pra, prindi duhet te jete i kujdesshem ne lidhje me edukimin e femijeve te tij dhe ne zgjedhjen e ketyre filmave vizatimore, duke u kujdesur qe te zgjedhe per ta filma edukues dhe te dobishem, jo te demshem e te rrezikshem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 31) Shqipe / Prishtinë: / 25-4-2008

Message: selam alejkum.
Allahu ju shperbleft per mundin qe e beni se shume tmir jeni.
E kam nje pytje per juve nese ka mundsi me mu pergjigj:
Kur flitet se si Alalhu i Madheruar ka me i shperbly muslimant ne Xhenet zakonisht filitet vetem per meshkuj. Une personalisht shume pak kom pas rast me dit diqka ma shume se si Allahu i shperblen femrat, se si ka me qen jeta e femrave ne Xhenet.
Bomna hallah nese ju kom pengu.
selam alejkum

Përgjigje / 26-4-2008

Femrat do te kene ne xhenet njesoj si edhe meshkujt dhe kur permenden meshkujt per ato qe do te kene ne xhenet, perfshihen gjithashtu edhe femrat, por zakonisht kur flitet per meshkuj dhe femra se bashku, flitet ne gjinine mashkullore, sipas rregullave te gjuhes. Ka vetem nje dallim mes meshkujve dhe femrave ne xhenet, e ai dallim eshte çeshtja e te martuarit me me shume se nje grua, ndersa grave nuk u lejohet te kene veçse nje burre edhe ne xhenet, ashtu si edhe ne kete bote, dhe kjo eshte mese e natyrshme dhe ketu ka urtesi te medha, pasi qe nuk mundet as logjikisht dhe as moralisht qe femra te kete me shume se nje burre, qofte edhe ne xhenet. Ndersa te gjitha kenaqesite e lumturite e tjera te femrave jane njesoj si edhe ato te meshkujve. Ne xhenet do te behet jete e vertete ne te cilen banoret e tij do te jetojne te lumtur; grate me burrat e tyre dhe burrat me grate e tyre. Allahu thote: “Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara. Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë. “Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.” [Jasin 56]. Ne xhenet nuk do te kete urrejtje, as meri dhe as merzitje, as per burrat dhe as per grate: “Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu. Pa dyshim, të dërguarit e Zotit tonë kanë sjellë të vërtetën”. Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”. [El Earaf 43]. Ne xhenet nuk ka semundje as vuajtje, as mjerim, as lodhje, as brenga, as shqetesime, asgje negative. Djersa e njeriut do te vije arome e kendshme, jashtqitje nuk do te kete. Atje ka gjera qe nuk i ka pare syri, qe nuk i ka degjuar veshi dhe qe askush nuk i ka imagjinuar. Nese do femije ne xhenet, Allahu e krijon ate menjehere, pa barre te gruas dhe pa vuajtje te saj… Ne xhenet nuk do te kete perzierje te burrave me grate, as ne vizitat qe banoret e xhenetit i bejne njeri-tjetrit. Ata qe do te jene ne grada me te larta ne xhenet, do t’i shohin dhe do t’i vizitojne ata qe jane ne grade me te uleta, ndersa ata qe jane ne grada me te uleta nuk do te ngjiten tek ata ne grada me te larta, sepse perndryshe mund te merziteshin kur te shihnin gjera me te mira se te tyret, nderkohe qe mendojne se askush nuk ka sikur ata. Ne xhenet do te shihet pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe grate e Pejgamberit, ndersa kenaqesia me e madhe qe do te jete per besimtaret ne xhenet, eshte shikimi ne Fytyren e Allahut te Lartemadheruar, Allahu na e mundesofte shikimin ne Fytyren e Tij te Larte!
“Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
23. duke shikuar nga divanet.
24. Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
25. Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
26. fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të garojne garuesit.
27. Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,
28. nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).” [El Mutaffifin 22-28]

Lusim Allahun te na beje prej tyre, dhe te na bashkoje ne xhenet me Pejgamberet, te sinqertet, deshmoret dhe njerezit e mire!

(Pyetja Nr. 30) Albulena / Kosovë: / 25-4-2008

Message: Es-selamu Alejkum!
Ne hadithin ku thote Pejgaberi alejhi selam se grat jane te mangeta ne fe, per shkak te ciklit mujor i cili i ndal nga falja e namazit. Nese nje gruas te ciles i perfundojne menstruacionet per shkak te moshes qe e arrin, a mundemi te themi se feja e saj eshte plotesuar?!

Përgjigje / 26-4-2008

Hadithi ne fjale eshte percjelle nga Abdullah iben Umer, Ebu Hurejra dhe Ebu Seid el Hudri (radiallahu anhum), dhe ate e ka nxjerre Buhariu dhe Muslimi. Teksti i hadithit te Ebu Seidit eshte keshtu: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) doli per namazin e Bajram Kurabanit apo per namazin e Bajramit te Fitrit, ne musala (vend i hapur per faljen e bajrameve), dhe kaloi prane grave dhe u tha: “O gra! Jepni lemoshe (sa me shume), sepse mua me eshte treguar te shoh qe ju jeni shumica e banoreve te zjarrit!” Ato thane: “Per ç’arsye, o i Derguari i Allahut?” Ai tha: “Sepse ju mallkoni shume dhe mohoni te mirat e burrit. Une nuk kam pare te mangeta ne mendje dhe ne fe me marrese te mendjes se burrit te vendosur e te patundur se sa ju!” Ato thane: “E, cila eshte mangesia e mendjes dhe e fese tone, o i Derguari i Allahut?” Ai tha: “A nuk eshte deshmia e gruas sa gjysma e deshmise se burrit?” -Po, thane ato. -Kjo eshte prej mangesise ne mendjen e saj, tha Pejgamberi. Po kur eshte me te permuajshme, a nuk qendron pa u falur dhe pa agjeruar?” -Po, thane ato. -Kjo eshte prej mangesise ne fene e saj, tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).”

Shume njerez e perdorin kete hadith per te folur kunder Islamit dhe per ta akuzuar ate me padrejtesi ndaj gruas. Madje, shume gra muslimane mund te kene dyshime dhe ndonje pakenaqesi apo çudi nga fjalet “te mangeta ne mendje dhe ne fe”, dhe ndoshta diçka nga brenda tyre i shqeteson, ne lidhje me to. Por, le te shohim si e komentojne dijetaret kete hadith dhe çfare kuptimi ka ai.

Kemi zgjedhur ketu fjalen e shejh Abdulaziz iben Baz (Allahu e meshirofte!), te shkeputur nga libri “Mexhmuul Fetava Iben Baz” (4/292), ku thuhet: “Ne kete hadith, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka sqaruar se mangesia ne mendjen e gruas eshte per shkak te dobesise ne mbajtjen per mendesh, prandaj deshmia e saj duhet te forcohet me deshmine e nje gruaje tjeter qe te merret ne kosniderate, sepse ajo mund te harroje dhe mund te shtoje apo te heq diçka nga deshmia, siç thote Allahu: “Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra.” [El Bekare, 282].

Ndersa mangesia ne fene e saj eshte per shkak se ne gjendjen e te permuajshmeve dhe lehonise, gruaja e le namazin dhe agjerimin, pastaj e zevendeson agjerimin e lene, kjo eshte prej mangesise se fese se saj. Por megjithate, gruaja nuk do te jape llogari per kete mangesi, sepse kjo eshte nje mangesi e caktuar nga vete Sheriati i Allahut, i Cili e ka caktuar kete gje nga butesia me to dhe per t’ua lehtesuar atyre, sepse sikur ato te agjerojne ne kohen e te permuajshmeve apo lehonise, do te demtoheshin, por nga Meshira e Allahut, Ai u ka ligjeruar atyre qe ta lene agjerimin ne keto dite, dhe t’i kompensojne me pas. Ndersa namazin ato nuk e kompensojne, dhe kjo nga Meshira e Allahut per to, pasi qe ne kompensimin e tij ka mundim te madh per to, sepse namazi perseritet pese here ne dite-nate, dhe ditet e periodave mund te zgjasin…

Por, kjo nuk do te thote se mendja e gruas eshte e manget ne te gjitha gjerat dhe se feja e saj eshte e manget ne te gjitha gjerat, por Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka sqaruar se mangesia ne mendjen e gruas mund te ndodhe per shkak te mosmbajtjes mire mend deshmine, ndersa mangesia e fese se saj kufizohet ne lenien e namazit dhe te agjerimit ne kohen e te permuajshmeve dhe lehonise. Po keshtu, prej kesaj nuk kuptohet se ajo eshte me e manget se burri ne çdo gje dhe as se burri eshte me i mire se ajo ne çdo gje. Eshte e vertete se ne pergjithesi, burri eshte me i mire se gruaja per shume arsye, siç thote Allahu: “Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” [En Nisa, 34]. Por gruaja mund t’ja kaloje burrit ne disa raste, ne shume gjera. Sa gra ka qe jane me larte se shume burra, qofte ne mendjen apo fene e tyre. Por, ajo qe eshte percjelle nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) eshte se lloji i grave eshte me i manget se lloji i burrave, ne mendje dhe ne fe, per keto dy shkaqe qe i sqaroi Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Mundet qe gruaja te veproje shume vepra te mira dhe te ngrihet me to me larte se shume e shume burra, ne shume çeshtje ne te cilat ajo eshte perpjekur dhe i ka pervetesuar me perpikmeri, per t’u bere burim ne histori e ne gjera te shumta. Kjo dallohet qarte per ate qe studion gjendjen e grave ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), si dhe me pas. Prej ketu, mesojme se kjo mangesi e tyre nuk pengon nga te mbeshteturit tek ato ne percjelljen e haditheve dhe po keshtu ne deshmine e tyre nese ajo forcohet me deshmine e nje gruaje tjeter. Kjo nuk pengon gjithashtu qe ato te jene te devotshme ndaj Allahut dhe nga robet me te mire te Allahut, apo nga robereshat me te mira te Allahut, nese ato jane te qendrueshme ne fene e tyre, edhe pse atyre u rrezohet agjerimi ne kohe dhe jo ne kompensim, dhe namazi ne kohe dhe ne kompensim, por megjithate kjo nuk do te thote se ajo eshte e manget ne çdo gje qe lidhet me devotshmerine ndaj Allahut dhe me zbatimin e urdhrave te Tij, dhe as ne te gjitha çeshtjet qe kane te bejne me mbajtjen mend. Pra, kjo mangesi eshte e kufizuar ne mendje dhe ne fe, me ate qe e ka kufizuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), dhe nuk lejohet besimtarit qe ta akuzoje ate per mangesi ne çdo gje dhe per dobesi te fese ne çdo gje, sepse mangesia e tyre eshte e veçante dhe e kufizuar ne ato qe u permenden. Pra, keto duhen sqaruar dhe fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) duhet te kuptohet ne kuptimin me te mire dhe me te bukur qe permban. E, Allahu e di me mire.” [Ketu mbaron fjala e Iben Bazit].

Prej ketu, nese gruaja e kalon kohen e te permuajshmeve per shkak te moshes apo per ndonje shkak tjeter, dhe ajo e kryen ne rregull namazin dhe agjerimin e saj, atehere mund te thuhet se ajo nuk ka mangesi ne fe, ne kete rast, por mbet mangesia ne mendje, ne lidhje me deshime e saj. E, Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 29) Qazimi / Kosovë: / 22-4-2008

Message: selamun alejkum. A ka ndonje argument qe personi i cili e mbyt veten ne cfare do menyre te jet ajo, si p.sh. nga varfria, nga depresioni, nga problemet apo droga apo alkholi… Pyetja eshte: a kemi te drejt me ia fal xhenazen personave te tille?

Përgjigje / 24-4-2008

Ne fetvane nr. 8632 te Komisionit te perhershem te fetvave thuhet: “Eshte e ligjeruar qe personi i cili ka vrare veten, te lahet dhe t’i falet xhenazeja. Po keshtu, duhet vepruar me te gjithe mekataret, dhe te behet lutje per ta qe Allahu t’ua fale dhe t’i meshiroje.”

Ky eshte edhe mendimi i te gjithe dijetareve prej hanefive, malikive, shafiive, hanbelive dhe dhahirive, sepse vrasesi i vetvetes eshte fasik dhe jo kafir. Po keshtu edhe te gjithe ata qe bejne gjynahe te medha prej muslimaneve, ata nuk dalin nga feja me gjynahin e tyre, dhe nese nuk pendohen prej tij para vdekjes, atehere çeshtja e tyre eshte tek Allahu; nese do, ua fal dhe nese do, i denon, perderisa nuk kane dale ne kufer dhe ne shirk, sepse Allahu nuk fal qe t’i behet shok Atij.

Megjithate, dijetaret thone se njezerit me dije dhe me pozite nuk duhet te prezentojne ne namazin e xhenazese te atij qe ka vrare veten, ne menyre qe te jete mesim dhe ndalese per te tjeret, qe te mos guxojne te ndermarrin nje hap te tille. Ne sahihun e Muslimit (hadithi nr. 978) transmetohet se “Tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) sollen nje njeri i cili kishte vrare veten me shtiza, dhe ai nuk ia fali xhenazene atij.” Por muslimanet e tjere ia falen xhenazene atij, ashtu siç ndodhi edhe me personin i cili kishte lene borxh dhe xhenazene e te cilit Pejgamberi nuk e fali. Kete drejtim i kane dhene dijetaret ketij hadithi dhe keto i ka permendur Neveviu ne sqarimin e ketij hadithi.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 28) Abdurrahman / Itali: / 18-4-2008

Message: selamun alejke. Doja te dija se kur uthulli eshte hallall dhe kur nuk eshte hallall? Pasi qe kam degjuar se kur uthulli nxirret nga vera, nuk lejohet perdorimi i tij, ndersa kur fermentohet direkt nga rrushi atehere lejohet.

Përgjigje / 22-4-2008

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u pyet per alkoolin qe te kthehej ne uthull dhe ai tha: “Jo.” [Muslimi, Ebu Daudi]. Po keshtu, eshte percjelle se Ebu Talha pyeti Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) per disa jetime te cilet kishin trasheguar nje sasi alkooli, dhe Pejgamberi i tha qe ta derdhe ate. Ebu Talha i tha: “A ta kthejme ne uthull?” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Jo!” [Ebu Daudi 3675]. Shejh Albani thote: “Prej ketu, fjala me e sakte ne lidhje me berjen e alkoolit uthull, eshte se kjo nuk lejohet ne asnje menyre.” [Ed Daife, 3/198]. Po keshtu thuhet edhe ne fetvane nr. 7322, te Komisionit te perhershem te fetvave, kur pyetet per kthimin e alkoolit ne uthull me ane te bakterieve. Padyshim qe uthulla eshte e lejujar nese ajo nxirret ne menyre direkte nga rrushi, dhe jo nga shnderrimi i alkoolit ne uthull. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem ka thene: “Uthulla eshte shume e mire per lyerjen e bukes.” [Muslimi].

(Pyetja Nr. 27) Abdullah / Kosovë: / 17-4-2008

Message: Nese ne shkolle nuk te lejojne te mbajsh mjekerr, kjo madje edhe ne shkollat fetare neper medrese. Cila eshte keshilla juaj drejtuar vellezerve ne medrese, si te veprojne ata, kur dihet se eshte fitne te studiohet ne shkollat laike? Allahu te shperblefte.

Përgjigje / 18-4-2008

Po permendim ketu nje fetva te shejh Iben Bazit, ku ai pyetet ne lidhje me heqjen e mjekres nga ushtaret kur jane ne ushtri dhe urdherohen per heqjen e mjekres. Ai u pergjigj: “Heqja e mjekres nuk lejohet dhe as shkurtimi i saj, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Shkurtoni mustaqet dhe leshoni mjekrat, kundershtoni idhujtaret!” [Buhariu 5552, Muslimi 257]. Detyra e muslimanit eshte qe t’i bindet Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ne çdo gje, sepse Allahu thote: “O ju qe keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni te Derguarit dhe pergjegjesve te çeshtjeve tuaja!” [En Nisa 59]. Pergjegjesit e çeshtjeve tona jane pushtetaret dhe dijetaret, keshtu qe eshte vaxhib (detyrim) bindja ndaj tyre ne ato qe urdherojne perderisa ne kete nuk ka kundershtim te sheriatit. Por nese urdhri i tyre kundershton sheriatin, atehere bindja ndaj tyre nuk eshte detyrim ne ate gje, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Bindja eshte vetem per gjerat e lejuara.” [Buhariu 6726, Muslimi 1840]. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote gjithashtu: “Nuk ka bindje per krijesen ne kundershtim te Krijuesit.” [Buhariu 6830, Muslimi 1840]. Shteti yne, falenderuar qofte Allahu, nuk i urdheron ushtaret dhe askend tjeter qe te heqin mjekrat, por diçka e tille mund te ndodhe nga ndonje nenpunes, e ne kete rast, nuk lejohet bindja ndaj tij dhe ai duhet keshilluar me te mire dhe t’i sqarohet se bindja ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij ka previlegj mbi bindjen ndaj çdokujt tjeter…” [Mexhmuu Fetava Iben Baz, 3/368-369]

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 26) Ebu Muhamedi / CH-Zvicër: / 17-4-2008

Message: Es-selamu alejkum we rahmetullah
Pyetje: Kam ndegjuar se ulemate nga saudija kane lejuar ngrenien e mishit te lopeve, deleve dhe pulave ne boten perendimore, më detajisht; ato mishëra qe shiten neper shitoret e tyre, siq kemi ne CH, migros, coop etj. Ju lutem, a keni mundesi te na e vertetoni kete si te vertet apo te kunderten e saj? Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij!

Përgjigje / 18-4-2008

Në Fetvane nr. 19658, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi (El Lexhne ed Daime), me kryetar shejh Abdulaziz iben Baz, ne pyetjen e dyte te kesaj fetvaje, thuhet: “Ne studiojme ne Amerike. A na lejohet ta hame mishin qe gjendet ne ato vende apo jo? Na jepni fetva, Allahu ua shperblefte me te mira!

Pergjigja: I lejohet muslimanit te haje nga ato qe therin ithtaret e librit prej çifuteve dhe te krishtereve; nese kafsha e therur eshte lejuar qe t’i hahet mishi ne sheriatin tone, siç jane devete, lopet, delet, dhite, pulat, e te ngjashme me keto, sepse Allahu thote: “Ushqimi i atyre qe u eshte dhene libri eshte i lejuar (hallall) per ju.” [El Maide 5]. Pra, Allahu i Madheruar na e ka lejuar ngrenien e te therures se tyre, ndaj e ka veçuar ushqimin e tyre ne lejim, sepse ata besojne se therja per dike tjeter perveç Allahut eshte e ndaluar. Me fjalen “ushqimet” ne ajetin e mesiperm, jane per qellim te therurat. Por, megjithate, nese ju keni mundesi te mos i hani te therurat e tyre, kjo eshte me e paster per ju dhe me ruajtese per fene tuaj; Ai i cili i ruhet te dyshimtave, ka ruajtur pasteritne e fese dhe nderit te tij. Allahu i Madheruar thote: “Kushdo qe i frikesohet Allahut, Ai i jep rrugezgjidhje atij, dhe e furnizon ate nga nuk e pret.” [Talak, 2-3]. Ndersa therja e te tjereve qe nuk jane prej ehlil kitab, siç jane mexhuset, idhujtaret, komunistet, ata qe nuk kane fe, e keshtu, therja e ketyre nuk i lejohet muslimanit qe ta haje, sepse kur Allahu veçon lejimin e ushqimit te ehlil kitab, kjo argumenton se ushqimet e kufareve te tjere perveç atyre mbesin te ndaluara sipas gjykimit te pergjithshem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!”

Ky eshte gjykimi i pergjithshem ne lidhje me te therurat e ehlil kitab, por duhet pasur parasysh se fjala “te therurat”, ka kushtet e saj, te cilat komisioni i perhershem i fetvave i sqaron ne Fetvane nr. 18697, te cilat kushte ne po i permendim shkurtimisht: 1. Te permendet Emri i Allahut dhe jo emri i ndonje tjetri. [Kushti per te cilin ka unanim ketu, eshte mostherja per dike tjeter perveç Allahut, siç thuhet ne ajet, sepse ky eshte shirk (shokvenie Allahut), ndersa per shprehjen e fjales “Bismilah” ka mospajtim ne mesin e dijetareve, kur behet fjala per therjen e muslimanit qe e harron dhe nuk e thote ate] 2. Te priten dy damaret e qafes dhe gurmazi, dhe nese kafsha ngordh nga goditja apo korenti, a diçka tjeter, para prerjes se ketyre dhe daljes se gjakut, ajo quhet e ngordhte dhe nuk lejohet te hahet. Nese pas goditjes me mjete te ndryshme, kafsha nuk ngordh, pastaj theret sipas rregullit, mishi i saj lejohet te hahet, por torturimi i kafshes ne kete menyre nuk eshte i lejuar. 3. Nuk lejohet perdorimi i mjeteve te therjes qe jane perdorur per therjen e kafsheve te ngordhta apo te ndyta, siç eshte derri etj, por ato duhen lare ne fillim, pastaj te theren kafshet e lejuara. 4. Origjina eshte qe therja e muslimanit eshte e lejuar dhe nuk eshte kusht qe te pyetet per te theruren apo per theresin e saj, perderisa ai eshte musliman.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!”

(Pyetja Nr. 25) Limoz / Kanada: / 14-4-2008

Message: Ju pershendes me pershendetjen e banorve te xhenetit! Es Selamu Alejkum.
Cila eshte keshilla juaj kete kohe fitnesh per muslimanet?
Eshte nje shkaterim dhe cmenduri mes njerezish qe nuk eshte pare me pare.
Allahu na ndihmofte o vellezer musliman!

Përgjigje / 16-4-2008

Jeta e kesaj bote eshte sprove per njeriun; nese do te besoje apo do te mohoje Allahun, lajmetaret e Tij, librat e Tij. Pastaj, nese ai beson, besimi i tij do te sprovohet nese eshte i sinqerte apo jo. “Apo mos menduat[1] se do të hyni në xhenet pa u provuar edhe ju ashtu siç u provuan ata që kanë qenë para jush?[2] Ata i goditi skamja dhe sëmundja, dhe u tronditën[3] aq shumë, sa që i Dërguari dhe ata që besuan bashkë me të thanë: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?” Ja, vërtetë që ndihma e Allahut është afër![4]” [El Bekare, 214]

Por, Allahu i pergezon besimtaret se ndihma e Tij eshte afer dhe ajo eshte e sigurte qe do te vije, por duhet qe besimtari te kaloje sproven e tij me sukses duke adhuruar Allahun, duke iu lutur Atij me pergjerim, duke bere durim ne zbatimin e urdhrave te Allahut dhe largimin e ndalesave te Tij, duke bere durim ne ndonje fatkeqesi, uri apo frike qe e godet, duke urdheruar per te mire dhe duke ndaluar nga e keqja, duke qendruar me vellezerit besimtare dhe duke keshilluar njeri-tjetrin.

“Patjetër që Ne do t’ju sprovojmë me diçka[5] prej frikës[6], urisë[7], pakësimit të pasurisë, humbjes së jetës[8] dhe pakësimit të të lashtave. Dhe përgëzoji të duruarit. Ata të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi[9] thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”[10] Të tillët kanë bekime[11] dhe mëshirë nga Zoti i tyre, dhe të tillët janë të udhëzuarit drejtë.” [El Bekare, 155-157].

Pra, besimtaret ne te vertete nuk duhet te kene frike nga asgje, sepse çdo gje ndodh me vullnetin e Allahut dhe Allahu i pergjigjet lutjes se robit te Tij kur ai i lutet. Besimtari duhet te jete i qete, i sigurte dhe optimist ne meshiren e Allahut, sepse ai ka Allahun, po mosbesimtari çfare te beje?! Kujt t’i drejtohet?! Gjendja e tij eshte vertet e mjeruar dhe jeta e tij eshte menxyre ne kete bote dhe denim e dhembshem dhe i perhershem ne boten tjeter.

Eshte e vertete se njerezimi po kalon kohe te veshtira dhe parashikimet jane te frikshme dhe kercenuese me frike, uri dhe humbje te jetes. Prej ketu, besimtaret duhet te jene optimiste ne vetvete dhe te dobishem per te tjeret, me sa te kene mundesi, qofte me fjalen e mire dhe thirrjen e njerezve ne fene e Allahut, po ashtu edhe me idete e tyre per luftimin e urise dhe frikes.

Keshtu duhet te mendoje besimtari, t’i ruhet Allahut, te jete optimist dhe i dobishem per te tjeret, me ndihmen e Allahut dhe suksesin nga Ai.

Lusim Allahun te na jape sukses ne kalimin e sprovave, te na beje hapes te se mires dhe mbylles te se keqes, optimiste dhe jo pesimiste, te dobishem dhe udhezues ne te mira, Ai eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithçka!

Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

____________________________

[1] O besimtarë.

[2] Prej besimtarëve dhe ndjekësve të pejgamberëve të Allahut.

[3] Nga frika prej armikut.

[4] Taberiu thotë: “Sipas fjalës së komentuesve të Kuranit, ky ajet ka zbritur në ditën e luftës së Hendekut, kur besimtarët i kapi frikë e madhe nga forcat aleate armike, uri dhe i ftohtë i madh. Ashtu siç përshkruhet gjendja e tyre në suren El Ahzab, 9-11.”

[5] Me diçka të pakët prej këtyre, sepse sikur t’i sprovonte me të gjithë frikën, urinë, etj, atëherë do vdisnin, por qëllimi me këto është sprova dhe jo shkatërrimi.

[6] Frikës nga armiku.

[7] Është për qëllim thatësira dhe skamja.

[8] Vdekjes së fëmijëve, të dashurve, etj.

[9] Prej sprovave të Allahut, të përmendura më sipër.

[10] Ne jemi robër të Zotit dhe të Adhuruarit tonë sa jemi gjallë, dhe tek Ai do të kthehemi pas vdekjes sonë, i dorëzohemi caktimit të Tij dhe jemi të kënaqur me atë që na ka caktuar.

[11] Lavdërim,falje të gjynaheve dhe pastrim prej tyre.

(Pyetja Nr. 24) Arben / Shqipëri: / 11-4-2008

Message: selamun alejkum! Kisha disa pyetje:
Se pari: Dihet qe alkooli (perpunimi, servirja, shitja, pirja, etj.) eshte haram ne Librin e Allahut dhe ne sunetin e te derguarit te Tij deri ne diten e Fundit. Desha te dija: e lejohet ne raste lufte qe armikut t’i shitet alkool ne shkembim te armeve, apo t’i jepet alkool per ta demtuar?
Pyetja e dyte: nese personi falet me imam (me xhemat), a duhet qe te thote “semiallahu limen hamide” kur ngrihet nga rukuja apo duhet te thote vetem “rabena ve lekel hamd”?

Përgjigje / 14-4-2008

1. Nuk lejohet shitja e alkoolit ne asnje rast, sepse siç e permend edhe vete, ne hadithin e transmetuar nga Enesi, thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka mallkuar dhjete persona ne lidhje me alkoolin: ate qe e prodhon, ate per te cilin prodhohet, ate qe e pi alkoolin, ate qe e mbart ate, ate per te cilin mbartet, ate qe e servir, ate qe e shet, ate qe ha çmimin e tij, ate qe e blen dhe ate per te cilin blihet.” [Hasen-Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu 1295, Iben Maxheh 3381]. Ndersa ne disa transmetime te tjera thuhet: “Allahu e ka mallkuar alkoolin, prodhuesin e tij…” [Es Sahiha, 839]. Pra, nuk lejohet ne asnje menyre qe alkooli te blihet apo te shitet,apo te prodhohet nga muslimani, qofte edhe me qellim per t’ja shitur armikut, sepse Allahu e ka ndaluar kete gje dhe e gjithe e mira dhe e dobishmja eshte tek ajo qe ka ligjeruar Allahu.

2. Ka dy mendime tek dijetaret ne lidhje me thenien “Semiallahu limen hamideh” nga xhemati, apo te mjaftohen me fjalen “Rabena ue lekel hamd”: Shumica e dijetareve te medhhebeve thone se xhematit i mjafton fjala “rabena lekel hamd”, siç ka ardhur ne hadithin ku thuhet: “Imami eshte caktuar qe te pasohet ne namaz, prandaj kur ai merr tekbir, edhe ju merrni tekbir, kur ai … dhe kur ai thote “semiallahu limen hamide”, ju thoni : “rabena lekel hamd” [dhe ne nje transmetim tjeter thuhet “rabena ue lekel hamd”]… Te ketij mendimi jane dijetaret hanefi, maliki dhe hanbeli.

Ndersa dijetaret shafii dhe dhahiri thone se xhemati duhet t’i thote te dyja ato: “semiallahu limen hamide” dhe “rabena lekel hamd”. Keta argumentohen me domethenien e pergjithshme te haditheve qe thone se Pejgamberi i thoshte te dyja ato, dhe ai ka thene: “Faluni siç me shihni mua te falem!” Ndersa per hadithin me te cilin argumentohet grupi i pare, keta thone se nuk eshte per qellim qe te mos thuhet “semiallahu limen hamideh” nga xhemati, ashtu si nuk ka per qellim qe imami te mos thote “rabena ue lekel hamd”, pasi qe kane ardhur shume hadithe ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur ngrihej nga rukuja thoshte “semiallahu limen hamideh” dhe kur drejtohej ne kembe, thoshte “rabena ue lekel hamd”, si dhe disa shtesa te tjera qe kane ardhur ne disa transmetime. Ky i dyti eshte edhe mendimi i shejh Albanit (Allahu e meshirofte!), te cilin e ka sqaruar ne librin “Forma e namazit” dhe ne shenimet qe ka bere ne librin “Tamamul Mineh”, ne lidhje me librin “Fikhu Suneh”. Edhe ne mendojme se kjo eshte me e sakta, e Allahu e di me mire.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 23) Muhamedi / 10-4-2008

Message: Esselamu alejkum. A eshte çdo Muxhtehid Muhaddith dhe e kunderta e kesaj? Sepse po ndegjojm nga dikush qe ketu bejn dallim p.sh. Shejh Albani thuhet se ka qene Muhaddith e asesi Muxhtehid. Çfare mendoni ju hoxhe?

Përgjigje / 12-4-2008

Personi që i thotë këto fjalë mund të cilësohet me një nga këto të treja, ose të gjitha së bashku:
1. Ose nuk e di kuptimin e fjalës “Muhaddith” dhe as të fjalës “Muxhtehid”.
2. Ose nuk e njeh shejh Albanin aspak, dhe as nuk ka dëgjuar për të.
3. Ose është bidatçi që ka qëllim të largojë njerëzit nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunetit dhe t’ua çojë pre injorantëve që ngrenë kryet me diçka që nuk e kanë; për të humbur veten e tyre dhe të tjerët bashkë me ta.
Këtu nuk është vendi të sqarohen të gjitha këto, por nëse do të shihnim rregullin që përmendet në pyetje, për atë nuk ka ndonjë argument tjetër përveç vështrimit në historinë e dijetarëve muslimanë në shekuj, dhe pas analizimit të tyre, mund të dilet në përfundimin se: “Çdo muhaddith është muxhtehid dhe jo çdo muxhtehid është muhadith”. Që do të thotë, çdo dijetar hadithi, patjetër që është muxhtehid në çdo gjë që lidhet me hadithin, me senedin apo metnin e tij, si edhe me domethënien dhe ligjet e marra prej tij. Prandaj dijetarët e hadithit kanë rrugën e tyre të posaçme në lidhje me fikhun, usuli fikhun, madje edhe me mënyrën e përfitimit të akides, dhe kjo është mënyra e selefëve, siç e shihni në librin “Akidja e selefëve dhe dijetarëve të hadithit”, të Imam Sabunit. Të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit janë bashkuar në faktin se grupi i shpëtuar që përmendet në hadithe, janë dijetarët e hadithit. Imam Ibën Haxheri ka qenë hafiz i hadithit dhe dijetar i madh në fikh dhe në usul. Të gjithë dijetarët e hadithit ndër shekuj kanë qenë të mëdhenj, të njohur dhe emri i tyre është ngritur lart në të gjitha kohët, sepse ata ngrenë lart fjalën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), e pastrojnë atë nga ndotësitë që i mvishen, e ruajnë atë të pastër dhe të kulluar, prandaj Allahu u ka dhënë vend të lartë ndër shekuj.
Ndërsa për muxhtehidët e tjerë të fikhut dhe usuli fikhut, të cilët nuk kanë qenë muhadithin, ata janë dijetarë dhe e kanë shpërblimin e tyre tek Allahu për përpjekjet e tyre, por grada më e lartë u takon dijetarëve të hadithit, me unanimin e ymetit musliman.
Tani të kthehemi te muhadithi i shekullit dhe përtëritësi i fesë në të, me dëshminë e dijetarëve më të mëdhenj të kohës, me në krye dijetarin e madh Abdulaziz ibën Baz (Allahu e mëshiroftë!), dhe deri tek urrejtësit e tij prej ndjekësve të epsheve dhe rrugëve të humbura, që të gjithë dëshmojnë për dijetarin e madh Muhamed Nasirudin el Albani, për dijen e tij, përpjekjen e tij, devotshmërinë e tij, akiden e tij të saktë, menhexhin e tij, dhe se padyshim që ai është njeri dhe gabon si të gjithë njerëzit. Por ajo që është për t’u theksuar këtu, është se për sinqeritetin e shejh Albanit dhe dashurinë e tij për të vërtetën dëshmojnë edhe ata që e urrejnë, kur shohin kthimet e tij në gjykimet për shumë hadithe, duke qenë se në ixhtihadin e parë shihte për shembull se një hadith është i dobët dhe më pas i bëhej i qartë se është i saktë, ai e ndërronte menjëherë gjykimin për të, pa e çuar mendjen se mund të shahej për këtë dhe të akuzohej se gabon, etj, etj.
Në fetvanë me nr. 5981, të Komisionit të përhershëm të fetvave, thuhet: “Ai burrë (shejh Albani) është i njohur tek ne për dijen e tij, vlerat e tij, madhërimin e sunetit dhe shërbimin për të dhe për përkrahjen e medhebit të ehli sunetit dhe xhematit në paralajëmrimin nga fanatizmi dhe pasimi i verbër. Librat e tij janë të dobishme, por edhe ai, ashtu si edhe dijetarët e tjerë, nuk është i pagabueshëm; por gabon dhe ja qëllon të vërtetës. Ne urojmë për të që të arrijë dy sevape në ato që ja qëllon të vërtetës dhe në atë që gabon të marrë shpërblimin e muxhtehidit, siç është vërtetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur gjykatësi gjykon pas përpjekjes (ixhtihadit) së tij dhe ja qëllon të vërtetës,ai ka dy shpërblime, dhe nëse gjykon pas përpjekjes së tij, por gabon, ai ka një shpërblim.” Lusim Allahun të na japë sukses neve, juve dhe atij (shejh Albanit) për qëndrueshmëri në të vërtetën dhe të na ruajë nga humbjet e fitneve (sprovave, trazirave, provokimeve).” Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
Pra, dijetarët e mëdhenj dëshmuan për shejh Albanin se ai është prej dijetarëve dhe prej muxhtehidinëve, dhe kushdo që është i paanshëm në veten e tij, e di mirë se shejh Albani ka rrënjë të thella në fikh dhe në ixhtihad, dhe argumentet për këtë mund t’i përmbledhim në pikat e mëposhtme:
1. Dëshmia e dijetarëve të mëdhenj për këtë gjë, të cilat i gjen të mbledhura në librin “Jeta e Albanit”, e shejh Muhamed ibën Ibrahim esh Shejbani.
2. Librat e tij të forta në fikh, disa prej të cilave nuk kanë qenë shkruar më parë si ato dhe as në forcën e tyre. Mjafton të sjellim shembull këtu, librin “Rregullat e xhenazes”, i cili është shumë i fortë, dhe tregon për kuptim të mprehtë të sunetit, të përkrahur nga rregullat e fikhut të njohura tek selefët e ymetit. Shto këtu librin “Rregullat e martesës”, “Tamamul Mineh”, ku ka bërë shënime mbi librin “Fikhu Suneh”, etj.
3. Kasetat e tij të cilat kanë mbushur dheun, dhe nga të cilat janë bërë publike rreth 1000 kaseta, ndërsa 5000 orë të tjera janë ende pa u publikuar. Që të gjitha këto kanë qenë inçizime të disa tubimeve dhe jo të gjitha tubimeve të tij.
Vërejtje:
Tërheqim vërejtjen këtu, në pikat e mëposhtme:
1. Shhejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) është njeri; gabon dhe ja qëllon të vërtetës, kështu që nuk i lejohet askujt të besojë se ai është i pagabueshëm.
2. Nuk i lejohet atij muslimani që pason shejh Albanin, që kur i bëhet e qartë forca e argumentit të dikujt tjetër prej dijetarëve, të vazhdojë me fanatizëm në fjalën e shejh Albanit, pasi që në këtë fjalë ai mund të ketë gabuar. Ndërsa ne jemi urdhëruar që të ndjekim të vërtetën, kudo që të jetë dhe me cilindo që të jetë.
3. Shejh Albani nuk ka sjellë gjë të re në rregullat e fesë, madje shpesh ai ka shprehur se nuk ka thënë ndonjë gjë duke qenë i pari në thënien e saj, por ka thënë fjalë që është thënë nga dijetarët e mëparshëm, qoftë edhe nga njëri prej tyre. Prandaj, të kenë frikë Allahun ata të cilët zgjatin gjuhën kundër shejhut duke thënë se ai ka ardhur me gjëra të reja dhe të pashembullta, si dhe të kenë frikë Allahun ata që e imitojnë verbërisht shejhun.
4. Nuk është prej menhexhit të shejh Albanit, madje as i ndonjërit prej dijetarëve të ymetit, që nxënësi i dijes fillestar dhe i vogël në dije, të marrë ajetin apo hadithin dhe të nxjerrë ligje prej tij sipas qejfit. Madje shejhu ankohej nga kjo gjë dhe thoshte shpesh: “Vuanim nga fanatizmi dhe ja tani, vuajmë nga hapja dhe liria e madhe.” Shejhu ka thënë gjithashtu se “imitimi i dijetarëve të parë është shumë herë më i mirë se kjo hapje, madje imitimi është vaxhib për masën e gjerë e të paditur, ndërsa kjo hapje është haram.
5. Ai që pason shejhun verbërisht, duhet ta dijë se vetë shejhu e kundërshton pasimin e verbër dhe këshillon për marrjen e dijes, që muslimani të jetë ndjekës i argumentit nga Kurani dhe suneti.
Pra, le të mbajnë gojën ata të cilët flasin kundër shejh Albanit, apo ndonjë dijetari tjetër nga dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit, të kenë frikë Allahun dhe të afrojnë njerëzit nga dijetarët dhe jo t’i largojnë prej tyre, sepse përndryshe ata do të mbartin gjynahin e tyre dhe të atyre që i ndjekin ata pa dije, do të humbin veten e tyre dhe të tjerët!
Lusim Allahun t’i ruajë dijetarët e ymetit dhe t’i sjellë atij gjithnjë dijetarë të mëdhenj dhe edukues të popullit. Sepse vërtet, dija nuk do të humbë nga njerëzit duke u ngritur në qiell, por do të humbë me humbjen e dijetarëve, dhe kur të mos mbesin më dijetarë, njerëzit do të drejtohen tek disa koka injorantësh, të cilët do të pyeten dhe do të përgjigjen pa pasur dije, dhe kështu, do të humbin veten e tyre dhe të tjerët.
Pra, të kenë frikë Allahun ata që largojnë njerëzit nga dijetarët dhe flasin kundër tyre, sepse çështja është shumë serioze dhe me rrezik për ta dhe për të gjithë ymetin!
Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

(Pyetja Nr. 22) Sara / Gjakovë: / 5-4-2008

Message: Es selam alejkum. Nese ka mundesi, ndonje argument per t’ju argumentuar njerezve qe nuk kane dije, se ngjyra e zeze eshte synet, e jo siq mendojn ata se e zeza vishet atehere kur kane rast vdekje ne familjen e tyre. Allahu ju rujt ‘es-Selam alejkum’

Përgjigje / 8-4-2008

Transmetohet nga Umu Seleme (radiallahu anha) se: Kur zbriti ajeti i hixhabit: “O Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit.” [El Ahzab, 59], grate e ensareve (medinasve) filluan te dilnin ne ate menyre sikur mbi kokat e tyre kishte nje tufe sorrash prej rrobave.” D.m.th. veshen rroba te zeza, si ngjyra e sorrave. [Hadith Sahih. E ka nxjerre Ebu Daudi 4101]. Kjo, sepse ngjyra e zeze per grate eshte me larg provokimit te burrave, keshtu qe eshte me e preferuar, por jo e detyruar, siç eshte sqaruar edhe ne pyetjen nr. 61, me siper.

E sa i perket veshjes se rrobave te zeza posaçerisht ne rast vdekje, kjo eshte tradite e te krishtereve dhe per fat te keq, kete gje e kane marre edhe muslimanet e vendeve tona prej tyre, por ajo nuk ka asnje origjine ne fe. Mbajtja zi, ekziston ne Islam, por jo ne formen qe eshte bere zakon tek ne. Mbajtja zi nuk do te thote te veshesh rroba te zeza, por do te thote qe gruaja qe i vdes i afermi apo burri, te mos zbukurohet, te mos veshe rroba qe jane zbukurim, pa marre parasysh ngjyren, te mos hedhe parfum dhe te mos dale per vizita, per tre dite kur i vdes nje i aferm perveç burrit dhe kater muaj e dhjete dite kur i vdes burri. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk i lejohet nje gruaje qe beson Allahun dhe diten e fundit, qe te mbaje zi per te vdekurin qe nuk e ka burre, me teper se tre dite, perveç bashkshortit te saj, per te cilin mban zi kater muaj e dhjete dite.” [Buhariu, Muslimi, etj]. [Nga Fetvate nr. 3973, 9153, te Komisonit te perhershem te fetvave, me kryetar shejh Iben Baz].

(Pyetja Nr. 21) Albani / Kosovë: / 5-4-2008

Message: es selam alejkum. Cili duhet te jet qendrimi i jone ne lidhje me nje person qe mirret me veprimtari te dyshimt, ne rast konkret dyshohet se merret me siher, dhe nese ky person caktohet per mi pri xhemat ne namaz farz. A lejohet falja pas kti personi? dhe gjithashtu personi i siperpermendur ka pozit te lart ne bashkesine islame.

Përgjigje / 5-4-2008

Ne qofte se personi ne fjale merret me magji (siher) dhe kjo eshte e sigurte, sepse nuk mjafton dyshimi ne kete rast, por duhet vertetuar kjo gje, ne rast se ai merret vertet me magji dhe eshte magjistar, apo pretendon se di te fshehten apo ben magjira te ndryshme, atehere duhet te dihet se dijetaret kane mospajtim ne lidhje me te qenet e tij kafir apo jo. Disa thone se magjia te nxjerr ne kufer totalisht, ndersa te tjere thone se kjo varet nga lloji i magjise dhe gjerat qe perdor ne te; nese perdor gjera qe jane kufer e shirk, ai eshte kafir dhe ne te kundert, nuk eshte kafir por fasik, i prishur, dhe duhet ndaluar nga kjo gje.

Ne fetvane nr. 2948, nga fetvate e Komisionit te Perhershem ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Kushdo prej fallxhoreve dhe magjistareve qe pretendon se njeh te fshehten, duke veshtruar tek yjet, ose ne ndonje liber, ose duke bere shenja ne ranishte, ose duke perdorur ndonje xhin, apo ngjashem me keto, prej gjerave qe nuk jane te zakonshme per njerezit, ai person eshte kafir, sepse Allahu thote: “Thuaj: Nuk e di te fshehten askush qe eshte ne qiej e ne toke, perveç Allahut.”… Po keshtu Pejgamebri (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush shkon te nje fallxhor dhe e pyet ate per diçka, atij nuk i pranohet namazi per 40 net.” [Muslimi]… (pas permendjes se disa haditheve te tjera, fetvaja vazhdon): “Prej ketu, ai person i cili e di gjendjen e nje imami te tille, nuk lejohet te falet pas ti, madje namazi i tij pas ketyre nuk quhet i vlefshem.” Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 20) Sara / Gjakovë: / 31-3-2008

Message: Es selam alejkum. A mund te me tregoni se cili eshte gjykimi i Islamit rreth kepuceve qe bejne zhurem-kercasin gjat ecjes? Gjithashtu a lejohet te jepet dora nje te moshes 80 vjeqare (ne rastin tim eshte djali i axhes babit)? Dhe a mund te dal nga shtepija per te shkuar diku pa i pytur prinderit nese eshte ne pyetje marrja e dijes d.m.th per shkak pa mundesis per ti pytur qe mund te mos jene ne shtepi apo ndonje arsyje e ngjajshme me kete?
Es Selam Alejkum. Allahu ju ruajt!

Përgjigje / 4-4-2008

1. Nuk i lejohet femres te mbathe kepuce qe bejne zhurme gjate ecjes, sepse Allahu Thote: “Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta.” (En Nur, 31). Iben Uthejmin thote: “Ky ajet argumenton se çdo gje qe eshte zbukurim tek femra, nuk lejohet qe te shfaqet dhe te duket (tek burrat e huaj), sepse kjo eshte zbulim i stolive. Duhet te jete e ditur se sa me larg provokimit te jete veshja e femres, aq me e mire eshte kjo gje per femren, aq me e pershtashme dhe shkak me i madh per te arritur devotshmerine ndaj Allahut te Madheruar dhe afrimin tek Ai.” [Mexhmu Fetava ue rasail Iben Uthejmin, Fetva nr. 190].

Po keshtu, nuk eshte e pelqyer qe femra te veshe kepuce me taka te larta, madje mund te arrije deri ne haram, nese kjo çon ne haram dhe behet shkak per provokim. Iben Uthejmin u puet: “Cili eshte gjykimi per mbathjen e kepuceve me taka te larta, duke ditur se ato nuk leshojne aspak zhurme, dhe vishen vetem ne raste festash dhe gezimesh familjare? Cili eshte gjykimi per ato kepuce qe leshojne pak zhurme, gje e cila nuk e terheq vemendjen e te tjereve?”

Shejhu u pergjigj: “Padyshim qe mbathja e kepuceve me taka te larta eshte zbukurim, pasi qe ato bejne qe femra te duket me e gjate. Ato jane gjithashtu te demshme pasi qe e ngrene thembren e kembes mbi nivelin e saj normal, gje e cila eshte e keqe si nga mjekesia edhe nga sheriati, ndaj shume prej mjekeve e ndalojne veshjen e tyre per nga ana shendetesore, e aq me teper nga ana e sheriatit. E nese keto kepuce leshojne zhurme, atehere çeshtja eshte edhe me e shemtuar. Femra duhet te mbathe kepuce te zakonshme te veçanta per grate dhe nuk i lejohet asaj te mbathe kepuce te veçanta per burrat, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka mallkuar ato gra qe i ngjasojne burrave (ne veshjet dhe sjelljet e tyre).” [Fetava Nurun Ala ed Derb, Nr. 703].

2. Nuk lejohet per femren qe te takoje me dore meshkujt e huaj me te cilet asaj i lejohet martesa (qe nuk jane mahram), dhe as burrit nuk i lejohet qe te takoje me dore femrat e huaja qe nuk jane mahram per te. Mosha e tyre nuk merret ne kosiderate, sipas shumices se dijetareve. Shejh Iben Baz u pyet: “A lejohet te takosh duke i dhene doren grave te huaja, nese jane te medha ne moshe, ose nese ka ne dore pengese, si rrobe apo diçka te ngjashme?

Shejhu u pergjigj: “Nuk lejohet takimi me dore i grave te huaja absolutisht, qofshin te reja apo plaka, qofte ai qe i takon i ri apo plak, per shkak se ne kete gje ka rrezik te provokimit (fitne) per secilin prej tyre, dhe eshte vertetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Une nuk i takoj grate.”… Dhe nuk ka dallim nese ajo e takon ate duke pasur rrobe ne dore apo pa rrobe, bazuar ne kuptimin e pergjithshem te argumenteve, dhe per te mbyllur deren qe te çon ne provokim. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses!” [Mexhuu Fetava Iben Baz, Vell. 6, Tema: Pyetje te rendesishme dhe pergjigjet e tyre].

3. Origjina eshte qe femra duhet te qendroje ne shtepine e saj, te burrit apo te familjes se saj dhe nuk duhet te dale nga shtepia vetem ne rast nevoje te rendesishme, duke marre lejen e burrit apo te kujdestarit te saj qofte babai apo nena a dikush tjeter, nese nuk i ka prinderit, dhe duke u veshur sipas rregullit Islam, pa shkaktuar provokime ne rruge. Allahu i Madheruar thote: “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes!” (El Ahzab, 33]. Ne komentimin e ketij ajeti, Kurtubiu thote: “Ky ajet permban urdhrin per grate qe te qendrojne ne shtepi, edhe pse ai i drejtohet grave te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), por ketu perfshihen te gjitha grate. Kjo do te ishte e mjaftueshme edhe sikur te mos kishte argument tjeter qe perfshin te gjitha grate, por si te mos jete keshtu kur sheriati eshte i mbushur plot me argumente te cilat urdherojne grate qe te qendrojne ne shtepite e tyre dhe te mos dalin prej tyre veçse ne rast domosdoshmerie.”

Ndersa per daljen e femres per te shkuar ne xhami ose ne kerkim te dijes, dijetaret thone: “Nese femra eshte e re ne moshe ose e madhe por qe deshirohet nga burrat, asaj nuk i lejohet te shkoje ne xhami per t’u falur, apo per te kerkuar dijen.” Ku eshte mendimi i shafive dhe i dy nxenesve te Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhamedit. Ndersa Hanbelite e lejojne daljen e tyre ne xhami dhe ne dy festat, bazuar ne hadithet e ardhura per kete, por duke ju permbajtur kushteve te daljes se gruas nga shtepia. Neveviu thote: “Eshte e preferuar qe burri t’i jape leje gruas kur ajo i kerkon te shkoje ne xhami per t’u falur, nese eshte e madhe ne moshe dhe nuk deshirohet nga te tjeret, si dhe ka siguri qe nuk ka ndonje te keqe per te dhe per te tjerat. Por edhe nese e ndalon ate ne kete rast, nuk ka ndonje haram per burrin. Ky eshte medhhebi yne dhe sipas Bejhakiut, ky eshte medhhebi i te gjithe dijetareve.” [Enciklopedia e Fikhut, e publikuar nga Ministria e Vakefeve, ne Kuvajt. http://www.alokab.com/social/details.php?id=150_0_4_0_C]

Ne nje fetva te Komisionit te perhershem te Fetvave ne Saudi, thuhet: “Femra e ka obligim qe te mesoj ato gjera te domosdoshme per fene e saj dhe per te kryer detyrimet ndaj familjes se saj, siç eshte mesimi i akides, namazit, zekatit, haxhit, moralit, si dhe mesimi i atyre qe i duhen patjeter ne lidhje me detyrat shtepiake si gatimi, qepja, etj. Nese keto gjera ajo ka mundesi t’i mesoje pa shkuar ne vend tjeter perveç xhamise, atehere shyqyr Zotit, e nese jo, atehere i lejohet asaj te shkoje ne ndonje kolegj apo shkolle per te mesuar ato qe ka detyrim si ne fene e saj ashtu edhe ne jeten e saj. [Pyetja e dyte nga Fetvaja Nr. 3229]. Por kuptohet qe kjo gje behet duke ju permbajtur kushteve prej te cilave jane siguria e femres, veshja sipas rregullit, mosperzierja me meshkuj te huaj dhe marrja e lejes nga kujdestari i saj. E, Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 19) Fatos / Vushtri: / 30-3-2008

Message: Cili eshte qendrimi i dijetarve lidhur me shijat, se a duhet te quhen si kafira a po jo?

Përgjigje / 2-4-2008

Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, iu drejtua kjo pyetje: “A jane kafira te gjitha shijat e sotem apo vetem kokat (udheheqesit shpirterore, imamet) e tyre?”

Pergjigja: “Shijat e sotem jane te ndare ne grupe te shumta, ndaj lexo libra qe flasin per grupet bashkekohore te tyre, qe te mesosh ne hollesi per gjykimin rreth tyre. Lexo gjithashtu librin: “Minhaxhu es Suneh” te Iben Tejmijes, “El Munteka” te Dhehebiut, etj. Allahu eshte Ai qe jep sukses. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!” [Pyetja e peste nga fetvaja nr. 8187].

Nje sqarim me te hollesishem rreth kesaj çeshtje e gjejme ne fetvane e shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), tekstin e te ciles e gjen ketu.

(Pyetja Nr. 18) Abdullah / Kosovë: / 28-3-2008

Message: es-selam alejkum
Si eshte gjykimi Islam ne lidhje me protestat?

Përgjigje / 31-3-2008

Protestat nuk jane te lejuara ne Islam. Nje gje e tille nuk eshte njohur ne historine Islame, qe ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) e deri me sot, por kjo eshte nje menyre e shpikur nga mosbesimtaret per t’iu kundervene qeverive te tyre apo per qellime te tjera. Dijetaret bashkekohore i ndalojne keto protesta dhe thone se kjo gje eshte perngjasim me mosbesimtaret, ndersa Pejgamberi ka thene: “Kush i perngjet nje populli, ai eshte prej tyre.” Nga shume ajete te Kuranit kuptohet se keto te ashtuquajtura protesta, nuk lejohen per vete synimet e tyre, formen e tyre, trazirat qe shkaktojne, etj. Ne lidhje me kete teme ka folur ne hollesi shejhu i madh Mukbil iben Hadi el Uadiij (Allahu e meshirofte!), ne librin: “Mosbesimi Humejni ne token e Haramejnit”.

(Pyetja Nr. 17) Abedin / Prizren: / 26-3-2008

Message: es-selamunalejkum. A muj me taku me gjyshen e grues time (d.m.th. me ja dhone doren)?

Përgjigje / 31-3-2008

Nuk i lejohet muslimanit qe te takoje duke i dhene doren nje gruaje te huaj me te cilen i lejohet martesa, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Une nuk ua jap doren grave (nuk i takoj me dore)” [Es Sahiha, 529], dhe Aisha transmeton: “Pasha Allahun! Dora e te derguarit te Allahut nuk ka prekur kurre doren e ndonje femre, edhe kur u mori besen grave, ua mori vetem me fjale (pa i dhene doren).” [Buhariu, Ahmedi, etj]. Dhe sepse takimi me dore me grate e huaja eshte prej shkaqeve te sproves dhe provokimit, dhe renies ne te ndaluar. [Komisioni i perhershem i fetvave, ne Saudi. Fetva nr. 8072].

Ndersa gjyshja e gruas, qofte nga nena apo nga babai i saj, po keshtu edhe mamaja e gruas, jane prej atyre grave me te cilat martesa eshte e ndaluar pergjithmone, keshtu qe lejohet t’i takosh ato me dore, te udhetosh me to dhe te qendrosh vetem me to ne te njejten dhome. E Allahu e di me mire! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 16) Abdurrahman / Itali: / 25-3-2008

Message: Selamun alejkum. Kam nje pyetje per te bere dhe me lejen e Allahut kerkoj nje pergjigje te argumentuar ne hollesi: Si eshte çeshtja e imam Mehdit? Kam degjuar nje vella qe me tha se eshte prej 12 imameve dhe se ka humbur ne dunja dhe ka per tu kthyer pak para Isait alejhi selam.

Përgjigje / 29-3-2008

Per çeshtjen e Mehdiut na ka njoftuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe ne lidhje me te ka shume mendime dhe grupe te cilat kane devijuar nga e verteta. Shijat p.sh. thone se ai eshte nje nga 12 imamet e tyre, i cili tani nuk eshte prezent mes njerezve por i fshehur… Ndersa disa te tjere e mohojne fare realitetin e Mehdiut, duke thene se ai eshte nje figure imagjinare tek disa muslimane, te cilet kur shohin gjendjen e tyre te mjeruar, enderrojne te vije Mehdiu i pritur.

Por e verteta e Mehdiut te Ehli Suneti dhe Xhemati eshte e qendrueshme, ashtu si eshte permdendur ne shume hadithe te sakta nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Ne dy sahihat e Buhariut dhe te Muslimit, Mehdiu nuk permendet drejtperdrejt, por keshtu: “Si do te jeni ju kur te zbrese tek ju biri i Merjemes (Isai) dhe imami juaj do te jete nga vete ju (dhe jo Isai).” [Buhariu]. “Imami juaj” eshte per qellim Mehdiu. Ndersa ne librat e tjera te sunetit jane permendur shume hadithe te sakta dhe te hollesishme ne lidhje me Mehdiun. Prej tyre permendim: “Nga fundi i ymetit tim do te dale Mehdiu. Allahu do t’i jape atij shi dhe toka do te jape prodhime me bollek, do t’i jape pasuri te madhe, do te shtohen bagetite dhe ymeti musliman do te shtohet. Ai do te jetoje shtate apo tete -d.m.th. vjet.” [Es Sahiha, 711. Ne nje hadith tjeter Pejgameri thote: “Toka do te mbushet me krime dhe padrejtesi, dhe kur te ndodhe kjo, Allahu do te dergoje nje burre prej meje; emri i tij eshte i njejte me timin, [dhe emri i babait te tij njesoj si emri i babait tim], dhe ai do ta mbushe token me barazi dhe drejtesi ashtu si ishte mbushur me krime e padrejtesi.” [Es Sahiha, 1529]. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Mehdiu eshte prej nesh, familjes pejgamberike. Allahu do ta inspiroje ate brenda nje nate.” [Es Sahiha, 2371].

Shejh Abdulmuhsin el Abad, ka bere nje liberth te posaçem per Mehdiun, me titull: “Akidja e Ehli Sunetit dhe Etherit ne lidhje me Mehdiun e pritur.” Keshillohet te lexohet, megjithese nuk dime te jete i perkthyer ne shqip, por ndoshta, me Lejen e Allahut, e perkthejme dhe ua ofrojme ate muslimaneve shqiptare.

(Pyetja Nr. 15) Daud / Itali: / 25-3-2008

Message: Khidri i cili permendet ne suren kehf a eshte pejgamber dhe a eshte gjalle apo ka vdekur? Nese ka mundesi me u argumentuar per ta kuptuar vete dhe te tjeret.

Përgjigje / 27-3-2008

Ne lidhje me Hidrin (alejhi selam) ka mospajtim ne mesin e dijetareve nese ka qene pejgamber apo jo. Me e sakta ne kete eshte se ai ka qene pejgamber, dhe sigurisht qe ai ka vdekur dhe jo ashtu si thone disa njerez se ai eshte gjalle dhe drejton te humburit ne shkretetira e ne detra.

Fakti se ai eshte pejgamber, perfitohet nga ajetet ne suren El Kehf, kur ai demtoi anijen e disa te varferve qe punonin ne det, vrau femijen pa bere ndonje krim dhe drejtoi murin e dy jetimeve dhe nuk mori shperblim per te, Musa alejhi selam e kundershtoi per keto me habi, por ne fund ai i tregoi shkakun dhe historia mbyllet duke thene se te gjitha keto ishin me shpallje nga Allahu. Per kete na ka njoftuar Allahu kur thote: “Keto nuk i kam bere nga vetja ime. Kjo eshte domethenia e asaj per te cilen nuk mund te duroje.” [El Kehf, 82]. Ndersa argumenti qe ai ka vdekur, eshte Fjala e Allahut: “Asnje njeriu para teje (O Muhamed) nuk i kemi dhene pavdekshmeri. Nese vdes ti, a thua ata do te jetojne?” [El Enbija, 34]

Keto jane permblejdhje e dy fetvave te dhena nga “Komisioni i perhershem i fetvave”, nga pyetja e peste e fetvase me nr. 1727 dhe pyetja e dyte e fetvase nr. 5513.

(Pyetja Nr. 14) Ahmed / Kosovë: / 16-3-2008

Message: Es-selamu alejkum jame i kenaqem me kete forum Allahu ju shperbleft.
Deshta t’ju pyes se pasi i kam ble disa kemisha te nje lloji, por nga se largu duken ne ato kemisha si pika te vogla e tere materiali si zbukurim, por te shpija e verejta se ato nuk ishin pika por jane lloje lulesh dhe nje lule i pergjan lules ”Detelin” me kater fleta, por une jame shume ne dyshim per mua duket si nje kryq ne formen e plusit, na keshillo pasi e kemi hadithin ai qe largohet dyshimit e ka mbrojtur fejen.

Përgjigje / 24-3-2008

Perderisa figurat e kemishes jane ne formen e kryqit, atehere nuk te lejohet ta veshesh ate kemishe vella, dhe as t’ia dhurosh dikujt tjeter. Allahu e di me mire, dhe Allahu na dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!

(Pyetja Nr. 13) Hava / Prizren: / 22-3-2008

Message: selam alejkum.
A mundet harami me u ba hallall dhe e kunderta? Nese PO, mundesisht disa shembuj..

Përgjigje / 22-3-2008

Lavderuar qofte Allahu, i Cili nuk na ka bere asgje te veshtire ne Fe, siç thote ne Librin e Tij: “…Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit.” [El Haxh, 78]. Allahu i ka caktuar urdheresat dhe ndalesat e Tij, jo me kot, por per te miren e njeriut me qellim qe te beje jete te lumtur dhe te mire ne kete bote dhe ne boten tjeter. Keshtu qe, kur njeriu eshte ne veshtiresi dhe i ndodhin te papritura qe i kercenojne fene e tij, jeten e tij, nderin, pasurine, apo vatanin, atij i lejohen gjera qe ne origjine jane te ndaluara, pasi qe ruajtja e ketyre gjerave eshte paresore dhe ligjet jane vendosur pikerisht per te plotesuar dhe permbushur keto gjera kryesore te cilat dijetare i kane quajtur “pese domosdoshmerite”. Kur vihen ne pikepyetje keto pese gjera apo çka sillet rreth tyre, atehere lejohet qe te veprohet diçka e ndaluar ne origjine, nese nuk ka rruge tjeter perveç te ndaluares sigurisht, sepse nese ka menyre tjeter per ruajtjen e tyre, atehere veprohet e lejuara. Argument per kete nga Kurani kemi Fjalen e Allahut: “Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.” [En Nahl, 106]. Pra, Allahu e ka lejuar qe te shprehet fjala e kufrit ne rast rreziku per jeten dhe detyrimi me force.

Po keshtu, ne rast se njeriu eshte ne rrezik per jeten apo ne gjendje veshtiresie e urie, atij i lejohet te haje nga gjerat e ndaluara nese nuk gjen ushqim te lejuar. Ne kete rast i lejohet te haje te ngordhten, mishin e derrit, gjakun etj. Prandaj edhe ne vitin e urise, Umeri (radiallahu anhu) nuk i preu duart e vjedhesve, sepse shkaku ishte uria, e cila ben te lejuar te ndaluaren per te shpetuar jeten. Madje muslimani e ka detyrim qe ne rast rreziku per jeten dhe kur nuk ka gjera te lejuara, qe te haje prej te ndaluarave, sepse Allahu thote:

“Ai (Allahu) ju ka ndaluar juve vetëm të ngordhtën[1], gjakun[2], mishin e derrit dhe atë që është therur për dikë tjetër[3] përveç Allahut. Por megjithatë, ai i cili detyrohet[4], pa dashur të ndaluarën[5] dhe pa e kaluar kufirin[6], nuk ka asnjë gjynah. Me të vërtetë që Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [El Bekare, 173].

Shembujt per keto pese domosdoshmerite jane te shumta, por po mjaftohemi me keto dyja, sepse nese mendon pak ne secilen prej tyre, e gjen argumentin dhe menyren e trajtimit te saj ne Islam.

Po keshtu dijetaret kane nxjerre disa rregulla te pergjithshme te perfituara nga tekstet e Kuranit dhe Sunetit, si p.sh rregulli: “Te domosdoshmet i bejne te lejuara ato qe jane te ndaluara”.

Por keto te domosdoshmet duhen percaktuar drejt dhe sakte, dhe lejimi i te ndaluares ne rast domosdoshmerie eshte i kufizuar aq sa te shtyhet ajo domosdoshmeri, pa e tepruar, sic thuhet ne ajetin e mesiperm.

Ndersa ne lidhje me pjesen e dyte te pyetjes, se a behen te lejuarat te ndaluara? Pergjigja eshte se ne pergjithesi kjo nuk ndodh, pervec nese nje veper e lejuar eshte mjet dhe rruge qe te çon ne kryerjen e nje vepre te ndaluar. Ne kete rast, ajo veper e lejuar ne origjine, behet e ndaluar per shkak te gjerave te ndaluara qe lidhen me te apo te cilave ajo u sherben. Dijetaret ne kete rast thone: “Mjetet marrin gjykimin e synimeve”, dmth: nje veper qe eshte mjet per te arritur nje synim te lejuar eshte e lejuar dhe ne te kundert, ajo eshte e ndaluar.

Kjo ka qene per qellim ne pyetjen para kesaj, ne lidhje me ate motren qe ka probleme me prinderit, dhe me kete besojme te jete sqaruar çeshtja, e Allahu eshte Ai i Cili jep sukses!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

________________________________

[1] Kafshën e ngordhur pa u therur sipas mënyrës së ligjëruar nga Allahu, pasi që e ngordhta është e ndytë dhe e dëmshme për njeriun, dhe në shumicën e rasteve përmban sëmundje, gjë e cila është shtim edhe më shumë i dëmit të saj. Por nga ky ndalim i përgjithshëm, ligji islam ka përjashtuar karkalecin e ngordhur dhe peshkun e detit. Këto dyja janë të lejuara.

[2] Është fjala për gjakun e derdhur e të rrjedhshëm dhe jo gjakun që ngelet në mishin e kafshës pas therjes dhe daljes së gjakut prej saj.

[3] Kafshën e therur për idhujt dhe në emër të idhujve apo të dikujt tjetër përveç Allahut, qofshin të gjallë apo të vdekur, njerëz apo xhinë.

[4] Për të ngrënë prej këtyre të ndaluarave, për shkak të urisë dhe mospasjes, apo i detyruar me forcë.

[5] Duke qenë se nuk ka mundësi për të marrë të lejuarën.

[6] Në ngrënien e asaj që i është lejuar në rast detyrimi.

(Pyetja Nr. 12) Bedriu / Suedi: / 14-3-2008

Message: esselamu alejkum te nderuar, e lus Allahun te jeni shendoh e mire.

Eshte nje teme ne faqen e pare te websajtit me titull ”LIBRAT E NXËNËSIT TË DIJES”shume me kuptim te plote per te gjithe ata qe deshirojn ta mesojn diturin e paster islame. Por na tregoni se prej ketyre librave qe jane te permendur por disa prej tyre jane te perkthyer por nuk jane me spjegim te mjaftushem, por ashtu ne hadith i kemi te perkthyer disa libra por pa spjegim, na keshilloni se a duhet ti kemi te gjitha keta libra ne rraften e shtepis tone apo disa prej ketyre mjafton ti kemi? Me respekt, esselamu alejkum.

Përgjigje / 14-3-2008

Librat e permendur nga shejh Iben Uthejmini jane shembuj dhe orientim per nxenesin e dijes, por jo se ato jane te gjitha dhe jo se nuk ka te tjera si ato apo ne nivelin e tyre. Shejhu eshte perpjekur te permend disa libra sipas grades se dijes se nxenes ne çdo lende, ato te cilat ka pare me te rendesishme apo te mjaftueshme. Por padyshim qe ka edhe libra te tjere ne te cilat mbeshtetet nxenesi i dijes sipas grades se dijes qe ai ka. Nese dikush ka mundesi dhe i mbledh keto libra apo aq sa te mundet prej tyre, kjo eshte me e mire per te. Por edhe nese gjen libra te tjere te mire, atehere te perpiqet t’i mbledhe dhe keshtu perparon ne dije, me ndihmen e Allahut. Allahu na dhente dije te dobishme dhe na befte dobi me dijen qe na jep!

(Pyetja Nr. 11) Ebu Abdilah / Kanada: / 14-3-2008

Message: asselamu aleykum, ne qofse dikush jep selam ne radio ose TV a duhet ose a esht e lejume per ata qe e ndegjojn at audio me ju pergjigj ati selami, mosi ata nuk e ndegjojn njani tjetrin?

Përgjigje / 15-3-2008

Në një fetva të Shejh Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz, në “Mexhmuul fetava ue mekalat muteneviah”, vëll.7, thuhet:

Pyetja: Nëse autori i një artikulli në një gazetë ose revistë, apo spikeri në radio apo televizor thotë: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”, a e ka detyrim dëgjuesi që të kthejë selamin, përderisa kthimi i selamit është vaxhib?

Përgjigja: Kthimi i selamit në rast si ky është prej detyrimeve kolektive (fard kifaje), pasi që spikeri apo autori i jep selam një numri shumë të madh muslimanësh dhe mjafton që t’ja kthejnë disa prej tyre, megjithëse më e mira është që çdo musliman që e dëgjon atë, t’ja kthejë selamin, bazuar në kuptimin e përgjithshëm teksteve në këtë temë, siç është fjala e Allahut: “Kur ju përshëndesin me një përshëndetje, atëherë kthejani më përshëndetje më të mirë ose të barabartë si ajo.” [En Nisa, 86]. Po kështu fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “E drejta e muslimanit mbi muslimanin përqendrohet në pesë gjëra: …”[1] dhe prej tyre përmendi edhe kthimin e selamit. Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk keni për të hyrë në xhenet deri sa të besoni dhe nuk keni për të besuar deri sa të duheni me njëri-tjetrin! A t’ju tregoj diçka që nëse e bëni, keni për t’u dashur me njëri-tjetrin? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”[2] E ka nxjerrë Muslimi. Muslimi ka nxjerrë gjithashtu nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Muslimani ka gjashtë të drejta mbi muslimanin: Kur ta takosh atë, t’i japësh selam, kur të fton, t’i përgjigjesh ftesës, kur të kërkon këshillë, këshilloje, kur teshtin dhe falënderon Allahun, bëj për të lutjen e teshtimës, kur sëmuret, vizitoje dhe kur vdes, shkoi në xhenaze.”[3] Hadithet për vlerën e selamit janë të shumta, si për fillimin me selam edhe për kthimin e tij. E Allahu është Ai i Cili jep sukses!

Kjo fetva është publikuar gjithashtu në faqen e shejhut, në këtë link:

http://www.binbaz.org.sa/mat/2162

_____________________________

[1] Buhariu 1164 dhe Muslimi 4022.

[2] Muslimi 81, Tirmidhiu 2612, Ebu Daudi 4519. Teksti i përmendur është tek ky i fundit.

[3] Hadithi është Sahih, por atë nuk e ka nxjerrë Muslimi dhe ai është me shprehjen “Besimtari” në vend të “MUslimani”. Atë e ka nxjerrë Tirmidhiu 2737, Nesai 1938, Ahmedi 7922. Shih “Es Sahiha” 832.

(Pyetja Nr. 10) Abdulaziz / Lushnjë-Shqipëri: / 14-3-2008

Message: selamun alejkum. Doja te beja nje pyetje: “A lejohet te hahet ajo gje e cila ka nje perqindje shume te vogel alkooli dhe ate perqindje e ka vetem per konservim? Allahu ua shperblefte!

Përgjigje / 15-3-2008

Alkooli është lëndë dehëse dhe siç dihet nga fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Çdo pije dehëse është haram” [Muttefekun alejhi]. Po ashtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ajo lëndë që të deh kur është shumë, atëherë edhe pak prej saj është e ndaluar.” [Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 3681, Tirmidhiu 1865, Nesai 5607, Ibën Maxheh 3392. Shih “Gajetul Meram” 58]. Kjo është origjina në lidhje me pijet dehëse, kur ato përdoren për t’u pirë apo për t’u futur në trup në formë ushqimi apo ilaçi. Por, nëse disa ushqime apo ilaçe përziehen me lëndë alkoolike, atëherë cili është gjykimi për përdorimin e tyre?
Këto ushqime apo ilaçe janë të ndaluara, përveç një rasti të vetëm; n.q.s. alkooli i përzierë me to, qoftë në përqindje të vogël apo të madhe, avullon dhe nuk lë gjurmë në atë ushqim apo ilaç, sepse në këtë rast ai nuk të deh edhe nëse është shumë. E Allahu e di më mirë.
Ky është përfundimi i fetvasë së shejh Ibën Uthejmin, në “Fetava Nurun Ala ed Derb”, [http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_5320.shtml ], dhe i fetvasë së shejh Albanit, në kasetën nr. 491, fetva nr. 4, nga Vargu i kasetave “Udhëzimi dhe drita”.

(Pyetja Nr. 9) Valoni / Fier, Shqipëri: / 10-3-2008

Message: Desha te pyes se a lejohet rregullimi dhe shitja e telefonave me kamer, mundesisht pergjigjeja me argumente nga dijetaret? All-llahu ju shperbleft!

Përgjigje / 17-3-2008

Shejh Zejd ibën Muhamed el Med’hali u pyet: A është e ndaluar totalisht tregtia me telefona celularë? Lutemi të na e sqaroni këtë çështje.

Shejhu u përgjigj: Askush nuk thotë se shitja e telefonëve celularë ndalohet totalisht. Por ndokush mund të thotë se blerja e celularëve me qëllim të fotografimit, i cili mund të jetë fotografim i gjërave të pahijshme apo të ndaluara, kjo është ajo që ndalohet dhe është haram. Pra, mjetet që kemi në dorë sot, sikur muslimanët t’i përdornin ato në kryerjet e nevojave të tyre, ata do të ishin falënderues të mirësive të Allahut. Këto aparate kanë afruar të largëtën dhe kanë përmbushur nevojat e njerëzve, si përcjellja e lajmeve, e bisedave etj. Edhe këto pyetje që na vijnë nga lindja e perëndimi, na vijnë me anë të këtyre aparateve. Këto mjete janë mirësi nga Allahu i Madhëruar dhe askujt nuk i lejohet që t’i përdorë ato për sherr (gjëra të këqija). E keqja që ato mbajnë në vetvete, eliminohet dhe fshihet, ndërsa nga e mira që përmbajnë ato, përfitohet prej saj, qoftë e mirë feje apo dynjaje.

http://z-salafi.com/v2/zsalafi.php?s_menu=23&idFatwa=1401

Ka gjithashtu prej dijetarëve, siç është shejh Salih el Feuzan (Allahu e ruajtë), që i ndalojnë totalisht telefonat me kamera video apo fotografike, duke u nisur nga ndalesa e fotografive, siç e gjen këtë gjë në një pyetje këtu në këtë forum, si dhe për shkakun se më e shumta e përdorimit të këtyre telefonave është në të keqe dhe në haram, kështu që sipas përdorimit të tyre u jepet gjykimi dhe jo nisur nga vetë aparati, i cili është mjet që përdoret për të mirë apo për të keq, siç është edhe gjykimi për televizorin.

Në fakt, këto telefona me kamera kanë qenë të ndaluara që të futen në Arabinë Saudite për disa kohë dhe më pas janë lejuar, dhe muslimanët atje ankohen shumë për keqpërdorimin e tyre si dhe për dëmet që ato kanë shkaktuar në shumë individë e familje.

Prej këtu, që të thuhet se shitja apo rregullimi i tyre është haram, nuk mund të thuhet, sepse në origjinë ato lejohen të përdoren në shërbim të njeriut, por çështja vështrohet për nga mënyra e përdorimit dhe personi që i përdor ato. E Allahu e di më mirë!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

(Pyetja Nr. 8) Dibran / Prizren: / 10-3-2008

Message: Deshta me e ba nje pyetje: Une punoj ne nje bastore por une jam vetem si punetor d.m.th paguhem me rrog nuk kam kurrfar peqindje ne fitimin e gjith asaj shume por vetem me rrog mujore. Jam shum kurioz ta di a me lejohet te vazhdoj ne lidhje me kete drejtim a me lejohet sipas fes apo jo? Ju pershendes.

Përgjigje / 12-3-2008

Kumari është nga gjynahet e mëdha dhe Allahu e ka përmendur atë bashkë me alkoolin në Librin e Tij, ku thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” [El Maide, 90-91]. Dhe kur Allahu ndalon diçka, ndalon gjithashtu edhe dhënien e ndihmës në atë gjë, siç thotë Allahu: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” [El Maide, 2].

Prandaj, që të punosh në një vend ku bëhen gjëra të ndaluara nga feja, qoftë në kazino, bastore, restorant ku serviret alkool, bankë që punon me fajde, etj, pa pasur dallim në llojin e punës që bën në atë vend, qoftë llogaritar apo roje te dera, të gjitha këto janë të ndaluara.

Ajo që duhet të bëjë muslimani në këtë rast është që të largohet menjëherë nga ajo punë dhe të kërkojë një punë tjetër të lejuar, dhe ta dijë se kjo është një sprovë nga Allahu për të provuar besimtarin nëse i bindet Atij apo jo, dhe nëse besimtari e lë diçka për Hir të Allahut, padyshim se Allahu ia zëvendëson atij me më të mirë se ajo që ka lënë. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” [Et Talak, 2-3].

Më poshtë po sjellim një fetva të komisionit të përhershëm të fetvave në Arabinë Saudite, ku mund të futet edhe punësimi në kazino e në të gjitha vendet ku bëhen gjëra të ndaluara:

Pyetja e dytë dhe e tretë nga Fetvaja nr. 8289:

Cili është gjykimi për atë që punon në një restorant ku shiten pijet e ndaluara (alkoolike), përderisa personi i shmanget servirjes apo mbartjes së atyre pijeve tek klientët, por duke u shërbyer atyre vetëm kur kërkojnë ushqime dhe pije të lejuara, dhe duke pasur parasysh se unë kaloj pranë atyre që e pinë atë (alkoolin) dhe i shoh ata që e servirin atë, pasi që jemi në të njëjtin vend? Cili është gjykimi për atë musliman i cili i tregton këto pije të ndaluara me qëllim që të tërheqë klientët? Cili është gjykimi për atë që u ofron mish derri klientëve, kur punon në atë restorant për shkak të kërkimit të rrizkut? Cili është gjykimi për pronarin e atij restoranti që fut në të mish derri dhe fiton prej tij?

Përgjigja: Së pari: Është haram që të punosh dhe të fitosh jetesën duke ndihmuar në kryerjen e harameve, si alkooli dhe mishi i derrit. Po kështu edhe pagesa e marrë në këtë rast është haram, pasi që kjo është ndihmë në gjynahe dhe armiqësi, të cilat Allahu i ka ndaluar me Fjalën e Tij: “dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi!” [El Maide, 2].

Të këshillojmë që të largohesh nga puna në këtë restorant apo të ngjashëm me të, sepse këtu ka ndihmesë në atë që Allahu e ka bërë të ndaluar.

Së dyti: Muslimanit i ndalohet që të shesë gjëra të ndaluara, si mishi i derrit e alkooli; sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur Allahu ndalon diçka, Ai ndalon edhe çmimin (shitjen apo blerjen) e saj gjithashtu.”

Rrizku dhe tërheqja e klientëve janë në Dorë të Allahut dhe jo në shitjen e të ndaluarave, prandaj muslimani duhet t’i frikësohet Allahut të madhëruar duke zbatuar urdhrin e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” [Et Talak, 2-3].

Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva” Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz. Nënkryetar: Abdurrazak Afifi. Anëtar: Abdullah ibën Gudejan. Anëtar: Abdullah ibën Kaud.

(Pyetja Nr. 7) Egzona / Gjakovë: / 10-3-2008

Message: Es selam alejkum. Allahu ju shperbleft me xhentein Firdeus per punen qo po e beni!
Deshta me pyet sa eshte e lejuar me dal ne foto se kam lexuar se nuk lejohet veq ne raste te domosdoshme p.sh pasaporta… por nuk kam ndoje argumen me te cilin munt ta argumentoj kete qendrimin ndaj fotografimit?

Përgjigje / 11-3-2008

Në lidhje me fotografitë kanë ardhur disa hadithe të sakta prej të cilave përmendim:

1. Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) hyri tek unë, dhe unë kisha mbuluar sepeten time me një copë në të cilën kishte piktura, (në një transmetim tjetër thuhet: kishte kuaj me krahë). Kur ai e pa atë, e grisi, iu skuq fytyra dhe tha: “O Aishe! Njerëzit që do të kenë dënim më të madh tek Allahu në ditën e Kiametit janë ata të cilët maten (garojnë) me krijimin e Allahut. (Në një transmetim tjetër thotë: “Autorët e këtyre pikturave do të dënohen dhe atyre do t’u thuhet: “Jepuni jetë atyre që keni krijuar!” Pastaj tha: “Në atë shtëpi ku ka piktura, nuk hyjnë engjëjt.” Aisha thotë: “E premë atë copë dhe bëmë me të një apo dy mbështetëse, [dhe unë e pashë atë (Pejgamberin) të mbështetur në njërën prej tyre, dhe ajo kishte pikturë.”[1]

2. Transmetohet gjithashtu nga Aisha (radiallahu anha) se ka thënë: “Mbusha për Pejgmaberin (salallahu alejhi ue selem) një jastëk në të cilin kishte piktura. Kur erdhi, ai qëndroi në këmbë mes dy dyerve dhe i ndryshoi fytyra. Unë i thashë: “Çfarë kemi bërë, o i Dërguari i Allahut? [Pendohem tek Allahu për atë që kam bërë!]” Ai tha: “Çbën këtu ky jastëk?”

-Këtë jastëk e bëra për ty që të shtrihesh mbi të.”

-A nuk e di ti se engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka pikturë, dhe se kush pikturon, do të ndëshkohet në ditën e Kiametit? (në një transmetim tjetër thotë: “Autorët e këtyre pikturave do të ndëshkohen në ditën e Kiametit.”)

[Aisha thotë: “Nuk hyri në shtëpi deri sa e nxora atë jastëk.”][2]

3. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Më erdhi Xhibrili (alejhis selam) dhe më tha: “Të erdha dje dhe nuk më ndaloi nga hyrja tek ti vetëm shkaku se te dera ishte një pikturë [burrash], në shtëpi gjendej një mbulesë me piktura dhe një qen. Urdhëro që pikturës që ke në shtëpi t’i hiqet koka dhe të marrë formën e pemës, urdhëro që mbulesa të pritet dhe me të të bëhen dy mbështetëse që shkelen (si përbuzje për pikturën) dhe urdhëro që të nxirret qeni! [Sepse ne nuk hyjmë në atë shtëpi ku ka pikturë dhe as qen.] Veç kur një këlysh qeni i Hasanit dhe Husejnit ishte poshtë sepetes, (në një transmetim tjetër thuhet: poshtë krevatit). Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “O Aishe! Kur hyri ky qen?” -Për Zotin, nuk e kam vënë re! -tha ajo. -Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë [mori ujë me dorën e vet dhe e hodhi te vendi ku ishte qeni.”[3]

Bazuar në këto hadithe, shumica e dijetarëve të mëhershëm dhe bashkëkohorë janë të mendimit se pikturat apo skulpturat, me apo pa hije, dhe këtu futen edhe fotografitë, janë të ndaluara që të bëhen dhe që të varen në mur apo në vend të dukshëm, për arsyet që përmenden në këto hadithe.

Ky është mendimi i shejh Ibën Bazit, i shejh Albanit etj.

Ndërsa nga shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është përcjellë se ai nuk i quan të ndaluara fotografitë e bëra me aparat fotografik për shkak se ato nuk janë piktura prej veprës së njeriut, por janë vepër e aparatit, dhe së dyti: ato nuk përmbajnë barazim apo garim me krijimin e Allahut, por janë thjesht përcjellje e pikturës së krijuar nga Allahu me anë të aparatit, pa ndonjë mjeshtëri të fotografit, i cili vetëm sa shkrep aparatin… Por shejhu e ndalon varjen e tyre mbi mur apo vendosjen e tyre në vend të dukshëm. Si dhe i quan të ndaluara ato fotografi që përmbajnë gjëra të ndaluara. [“Mexhmuul Fetava”, i Ibën Uthejminit, 12/311-327.]

Por shejh Abdurrahman ibën Nasir el Berak, i përgjigjet kësaj fetvaje të shejh Ibën Uthjminit duke e justifikuar atë në lidhje me përfytyrimin e mënyrës dhe esencës së fotografisë me aparat, duke dalë në përfundimin se nuk ka ndonjë dallim mes saj dhe pikturës, mendim të cilin e përkrah shumica e dijetarëve selefi bashkëkohorë. Fjala e shejh Berakut në lidhje me këtë është e gjatë. Referenca e saj është ky link:

http://albarrak.islamlight.net/index.php?option=com_ftawa&task=vieë&id=21554&Itemid=7

Më poshtë po sjellim një fetva të “Komisionit të përhershëm të fetvave”, në lidhje me fotografitë dhe filmimet:

Pyetja e katërt nga fetvaja me nr. 2358:

A lejohet fotografimi me aparat fotografik, filmimi televiziv dhe shikimi i televizorit veçanërisht për lajmet?

Përgjigja: Nuk lejohet fotografimi i gjallesave me shpirt as me aparat fotografik dhe as me mjet tjetër, dhe as nuk lejohet që të përvetësohen fotografi të gjallesave me shpirt dhe as të mbahen, vetëm në rast domosdoshërie, si për kartë identiteti apo pasaportë, në këtë rast lejohet mbajtja e tyre.

Ndërsa televizori është mjet dhe vegël me të cilën nuk lidhet gjykim në vetvete, por gjykimi për të lidhet me përdorimin e tij: n.q.s. ai përdoret për gjëra të ndaluara, siç është kënga e shthurur, shfaqja e pamjeve provokuese, sjellja si klloun, gënjeshtra, shpifja, ateizmi, përmbysja e të vërtetave, e të tjera si këto, atëherë ai është haram. E n.q.s. përdoret për punë të mira, siç është leximi i Kuranit, sqarimi i të vërtetës, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e tjera si këto, atëherë është i lejuar. Ndërsa në rast se përdoret për të dyja këto, atëherë gjykimi për të është me ndalim nëse ato barazohen me njëra-tjetrën, ose kur përdorimi për keq e mund atë për mirë. E Allahu është Ai i Cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.

Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.

Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.

Anëtar: Abdullah ibën Kaud.

______________________________

[1] Shejh Albani, në librin “Rregullat e Dasmës në Sunetin e Pastër”, thotë: Këtë hadith e ka nxjerrë Buhariu 10/317-318, Muslimi 6/158-160, Bejhakiu 7/269, Ahmedi 6/229,281. Shtesa e fundit është e Ahmedit dhe zinxhiri i transmetimit të saj është sipas kushteve të Muslimit… Kjo pikturë mbi të cilën u mbështet Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qenë e prerë në mes dhe jo në formën e saj të plotë, sepse Aisha thotë se e prenë atë copë. Kështu ka bashkuar Ibën Haxheri mes haditheve në këtë temë dhe këtë gjë e përkrah edhe hadithi i tretë që do përmendim.

[2] E ka nxjerrë Buhariu 2/11, 4/105, Ebu Bekër es Shafii në “EL Fevaid”, dhe shtesa në kllapa është e tij; ajo e ka senedin të saktë.

[3] Hadith i saktë. Nxjerrjen e tij e ka bërë shejh Albani në librin e përmendur më sipër.

(Pyetja Nr. 6) Iliri / Gjermani: / 4-3-2008

Message: Selamun alejkum!
A mund te me rekomandoni diqka per keto libra dhe a ja vlen me i ble.
Librat jane keto:
1. “Dhjete te pergezuarit me xhenet”.
2. “Havarigjet”.
3. “Kurthat e shejtanit” ( Ibn Kajim)
4. “Fetvate e te Derguarit te Allahut a.s ” ( Ibn Kajim)
5. “Kushtetuta Islame” = E ka pergaditur Universiteti Islamik Al-Anzar KAIRO, autori i te cilet eshte edhe (Dr.Muhamed Sejid Ahmed El Musejer).
6. “Hadithe te zgjedhura” te Imam Albanit.
7. “Semundja dhe Ilaqi” ( Ibn Kajim)
8. “Mos u trishto” ( Aid e Karni)
9. “Permisimi i zemrave” ( Amer Halid)
10. “Arti i edukimit te femijeve” (Muhamed Mursi)
11. “Urtesia ne bindje ndaj urdheresave te Allahut” ( ibn Tejmije)
12. “Rruga e muslimanit” ( Ebu Beker El Xhezairi )
13. “Enciklopedia e dijenise dhe urtesise” (Ibn Regjep el Hanbeli)

Përgjigje / 4-3-2008

Sa me shume dije te kete njeriu, aq me shume libra i lejohet te lexoje, qofte edhe librat e bidatcinjve mutezili etj, sepse ai di te dalloje te verteten nga e paverteta dhe ka per qellim qe te nxjerre ne dukje te pavertetat e tyre. Ndersa kur njeriu eshte fillestar ne fe, ose me dije te paket dhe jo te thelluar, ai duhet te lexoje libra te sigurte qe te marre bazat e sakta, sepse ne kete kohe ai eshte ne kohen e hedhjes se themeleve dhe ato duhet te jene te sakta e te forta. Une po te shkruaj ndonje koment te vogel per secilin prej librave qe ke permendur:

1. “Dhjete te pergezuarit me xhenet”; Cili eshte autori? Ka rendesi njohja e autorit per te njohur menyren e tij ne tregimin e historise ne kete liber. Sepse historia eshte po ajo, por menyra e komentimit ndryshon dhe mund te kete gjera qe nuk i kuptojne fillestaret ose i kuptojne gabim.
2. “Havarigjet”. Perseri duhet te shohesh autorin.
3. “Kurthat e shejtanit” ( Ibn Kajim): Liber qe keshillohet edhe pse eshte pak i veshtire qe te kuptohet, por ketu luan rol edhe perkthimi i perkthyesit. Une nuk e di kush e ka perkthyer.
4. “Fetvate e te Derguarit te Allahut a.s ” ( Ibn Kajim): Gjithashtu keshillohet. Te gjitha librat e Ibnul Kajimit keshillohen, por duke pasur parasysh se nuk jane te gjitha te lehta per t’u kuptuar dhe roli i perkthyesit ka shume rendesi ketu, sepse nese perkthyesi e kupton gabim fjalen e iben kajimit, edhe lexuesi do e kuptoje gabim…
5. “Kushtetuta Islame” = E ka pergaditur Universiteti Islamik Al-Anzar KAIRO, autori i te cilet eshte edhe ( Dr.Muhamed Sejid Ahmed El Musejer): besoj se ky eshte liber i perparuar dhe jo per fillestare, dhe ne te duhet te kete gjera qe ka kundershtim ne mes te dijetareve…
6. “Hadithe te zgjedhura” te Imam Albanit. Je i lire ketu qe te zgjerosh horizontin ne lidhje me hadithet, qe te njohesh sa me shume hadithe, megjithese kjo nuk eshte metode akademike per te mesuar fene, por thjesht per te shkuar sa me shume hadithe neper duar.
7. “Semundja dhe Ilaqi” ( Ibn Kajim): Liber i mire, uroj te jete perkthyer mire, sepse sic te thashe, librat e Ibnul Kajimit kane gjuhe pak te veshtire.
8. “Mos u trishto” ( Aid e Karni): Nuk eshte keshilluar nga dijetaret selefi, per shkak se nuk i permbahet menyres akdemike ne liber por thjesht ngacmim te emocioneve. Rregullin tashme e ke, qe cdo gje kthehet tek ti nese ai liber ben per ty apo jo, varet nga dija qe ke.
9. “Permisimi i zemrave” ( Amer Halid): Nuk eshte i keshilluar nga dijetaret selefi, madje keshillohet mosleximi dhe mosdegjimi i tij, per shkak se autori nuk ka dije fetare te mjaftueshme por flet me entuziazem dhe ka shume gjera qe bien ne kundershtim me rregullat e sheriatit. Nuk eshte dijetar nga i cili merret dija.
10. “Arti i edukimit te femijeve” (Muhamed Mursi): Nuk e njoh as librin dhe as autorin.
11. “Urtesia ne bindje ndaj urdheresave te Allahut” ( ibn Tejmije): Keshillohet por duke pasur parasysh perseri punen e perkthyesit sepse gjuha e iben tejmijes Allahu e meshirofte eshte gjithastu pak e veshtire dhe lidhja e fjaleve me njera-tjetren kerkon vemendje te vecante nga operkthyesi dhe nga lexuesi me pas.
12. “Rruga e muslimanit” ( Ebu Beker El Xhezairi ): Liber i mire dhe i thjeshte. Te keshilloj ta lexosh.
13. “Enciklopedia e dijenise dhe urtesise” (Ibn Regjep el Hanbeli): Liber i mire por jo shume i lehte per t’u kuptuar. Ka rendesi gjithashtu puna e perkthyesit. Ne pergjithesi, librat e dijetareve te vjeter perdorin nje gjuhe me te veshtire se e atyre bashkekohore, ne arabisht eshte fjala, dhe perkthyesi duhet te kete njohuri te mira ne gjuhe dhe ne sheriat per kuptimin dhe perkthimin e tyre, sepse pergjegjesia eshte e madhe.

Besoj t’i kesh te qarta keto dhe lusim Allahn te na jape dije te dobishme dhe te na beje dobi me dijen qe na jep!

(Pyetja Nr. 5) Hamza: / 2-3-2008

Message: selam alejkum ,,,inshalla jeni mire te gjithe e veq vazhdoni Allahu ju ndihmofte. Une e kam nje pytje: me lujt me zari nga 2 veta apo 4 veq per qef jo me pare e jo me u shjat por veq per qef a lejohet apo jooo se eshte hadithi por a ka te bej me zarin si zar apo me lojen? selam alejkum.

Përgjigje / 5-3-2008

Shejh Albani (Allahu e meshirofte!) u pyet per lojen e futbollit dhe ai u pergjigj: “Loja e futbollit eshte njesoj si te gjitha lojerat qe luajne muslimanet sot, dhe ajo perfshihet ne domethenien e pergjithshme te fjales se Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Cdo loje me te cilen luan biri i Ademit, eshte e kote, perveç luajtjes me gruan, me kalin, me gjuajtjen e shigjetes dhe noti.” Pejgamberi i permendi keto lojera me te cilat luanin njerezit ne ate kohe dhe i perjashtoi ato nga lojerat e kota, dhe ketu duhet te kemi parasysh dy gjera: E para: Ne hadith thuhet “te kota” dhe jo “haram-te ndaluara”. E dyta: Kur qendrojme ne kete dallim ne shprehje, patjeter qe ka dallim edhe ne gjykimin e fikhut; kur ne hadith thuhet “e kote”, nuk do te thote se ajo eshte haram, sepse “e kote” eshte me afer kuptimit qe eshte per qellim, dmth “lojes”, ndersa harami eshte gjykim i qarte nga i cili duhet te largohesh. Nese e kuptojme kete, mund te themi se cdo loje me te cilen luan njeriu ne cdo vend e ne cdo kohe, eshte e kote dhe ne te nuk ka shperblim, sigurisht nese shpeton nga marrja e ndonje gjynahu, i cili mund te jete nga vete lloji i lojes me te cilen luan, ose nga gjera te tjera qe i shoqerohen lojes. Per kete po marrim dy shembuj sqarues, siç thote Allahu: “Keto shembuj ua sjellim njerezve me qellim qe te mendojne.” [El Hashr, 21]: Loja me zara (tavlla) dhe loja e shahut. Loja e tavlles eshte e ndaluar me tekst hadithi dhe ajo eshte e ndaluar ne vetvete, sic ka ardhur ne hadithin e sakte se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thene: “Kush luan me zare (tavllë), eshte njesoj sikur te kete perlyer doren ne mishin e derrit dhe ne gjakun tij.” [Muslimi (2260)], dhe ne nje hadith tjeter thuhet: “Kush luan me zare (tavllë), ka kundershtuar Allahun dhe te Derguarin e Tij”. [Ebu Daudi (4938)]. Dhe sic dihet nga te gjithe, mishi i derrit dhe gjaku i tij eshte i papaster me papasterti vetjake. Pra luajtja me kete lloj loje nuk lejohet.

Pastaj shejhu foli per lojen e shahut dhe doli ne perfundimin se ajo lejohet nese hiqen figurat nga lojtaret, me kusht qe te mos shoqerohet me gjera te ndaluara dhe te mos pengoje nga detyrimet ndaj Allahut apo ndaj njerezve… [Vargu i Fetvave te Xhides, kaseta nr. 32]

(Pyetja Nr. 4) Samvill: / 2-3-2008

Message: Esselamu Alejkum.
Deshta nji pyetje me ju bo se une emrin e kam Samvill dhe se a eshte emer i ndonje pejgamberi ?

Përgjigje / 4-3-2008

Nuk ka ardhur ndonje ajet Kurani apo hadith nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem qe ndonje prej pejgambereve te kete patur emrin (Samvill) apo (Samuel). Eshte permedur emri (Samuel) ne nje transmetim te permendur ne librin “El Muntedhim”, i Iben El Xheuzi, dhe ky ka qene emri i nje jehudiu qe kishte dije nga Teurati, para ardhjes se Pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem. Nuk dime cfare kuptimi ka, pasi qe duhet te jete ne gjuhen hebraishte.

(Pyetja Nr. 3) Alban / Kosovë

Pyetje: Selam alejkum. Desha te ju pyes rreth zgjedhjeve ne Kosove. A na lejohet neve qe te dalim ne zgjedhje tek nje parti qe eshte me afer islamit dhe qe anetaret e tyre falin 5 vaktin, edhe pse e dime qe kjo nuk eshte metode selefije, mirepo kam per qellim disa dijetar qe kane thene qe ti peshojme te keqiat dhe te mirat,nese ekqja ndodh meshuem ateher kane thene qe lejohet te votohet per ate parti qe nuk u ben zullum muslimaneve dhe nuk i pengon muslimanet ne praktikimin e Islamit?
Cfare eshte hukmi me konkretisht te me tregoni rreth kesaj ceshtjeje [votimeve]-mundesisht ti pyetni talebet e shejh Albanit, per aktualitetin tone ne Kosovë.
Ju pershendes me pershendetjen e banoreve te Xhenntit- Es-Selam Alejkum ve rahmetullahi ve brekatuhu.

Përgjigje / 13-11-2007

Gjykimi për pjesëmarrjen në zgjedhje parlamentare ka dy gjendje: 1. Kur sistemi ligjor është sistem Islam dhe i nënshtrohet ligjit të Allahut, dhe ata që zgjidhen kanë cilësitë e dijetarëve të ligjërimit dhe lidhjes së marrëveshjeve, në këtë rast nuk ka ndalesë nga pjesëmarrja në zgjedhje, madje kjo është mbajtje e amanetit për të cilin Allahu ka urdhëruar që ruhet dhe t’i dorëzohet atyre që u takon. Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin.” [En Nisa, 158]. E nga amaneti është edhe zgjedhja e njerëzve me dije dhe besim dhe çështja t’u besohet atyre. Në Sahihun e Buhariut transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur të humbë amaneti, prit Kiametin!” -Si humbet ai? -“Kur çështja i besohet atyre që nuk e meritojnë, atëherë prit Kiametin!”

2. Kur sistemi ligjor nuk është Islam, por sistem demokratik, komunist, diktatorial etj, prej sistemeve të vendosura nga njerëzit, në këtë rast mendimet e dijetarëve bashkëkohorë janë të ndryshme: disa mendojnë se pjesëmarrja në zgjedhje është e lejuar në qoftë se kjo gjë realizon mundësisht një përfitim të lejuar, ndihmon të vërtetën dhe pakëson të keqen dhe padrejtësinë, refuzon të pavërtetën apo e pakëson atë, shfaq të vërtetën apo një pjesë të saj etj, atëherë pjesëmarrja në këtë rast është e lejuar, duke vepruar sipas Fjalës së Allahut: “Kini frikë Allahun sa të mundeni.” [Et Tegabun, 16].

Ky është edhe mendimi i tre dijetarëve të mëdhenj bashkëkohorë: Ibën Bazit, Ibën Uthejminit dhe shejh Albanit (Allahu i mëshiroftë!):

Shejh Ibën Bazi ka thënë: “Hyrja në parlament për ngritjen e të vërtetës është vaxhib.”

Shejh Ibën Uthejmin ka thënë: “Përse t’ja lëmë atë laikëve dhe të shthururve e të veprojnë si të duan?!”

Shejh Albani ka thënë: “Zgjedhja e njerëzve deputetin musliman për parlament është vaxhib. N.q.s. në mesin e kandidatëve për deputet ka edhe jomuslimanë, atëherë çdo musliman duhet të votojë vetëm për deputetët muslimanë, për ata që janë më afër rrugës së saktë… E them këtë, edhe pse besoj se ky kandidim dhe këto zgjedhje nuk reazlizojnë qëllimin e kërkuar nisur nga teoria e “pakësimit të së keqes”, apo nga rregulli “largimi i të keqes së madhe me të keqe më të vogël” siç thonë dijetarët e fikhut.” [ المجلة السلفية الصادرة بالسعودية . العدد 03 لسنة 1418 هـ . ص 29 ].

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet në Kosovë posaçërisht, kemi pyetur shejh Ali el Halebi dhe përgjigja e tij ishte se pjesëmarrja në zgjedhje është në varësi të dobisë që pritet e nëse nuk ka dobi, atëherë nuk duhet marrë pjesë në to. E tash, nëse ka apo nuk ka dobi nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe nga rezultati i tyre, këtë duhet ta përcaktojnë njerëzit me dije fetare në vend. E Allahu e di më mirë!

(Pyetja Nr. 2) Alban / Kosovë

Subjekti: Pyetje: Selam alejkum! All-llahu ju shperbleft, jeni shum te mire, veq deshta me dit kush ju pergjigjet pytjeve te vllaznive qe ja shtrojn pytjet keti forumi, a jan hoxhollar dhe nese mundeni mem tregu cilet jan shkurt? All-llahu ju shperbleft, selam alejkum!

Përgjigje / 9-11-2007

Nëse ka vëllezër që nuk e dinë, atëherë duhet të jetë e ditur nga të gjithë se synimi me këtë forum është përfitimi i përbashkët dhe përpjekja për t’ju ardhur në ndihmë vëllezërve që janë larg dijetarëve dhe nuk kanë mundësi t’i pyesin ata. Ajo që ne bëjmë është marrja e pyetjes, perceptimi i saj dhe kërkimi për përgjigjen me të gjitha mënyrat e mundshme nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj, duke kërkuar nëpër librat, shkrimet dhe kasetat e tyre. Fetvatë e paraqitura këtu nuk ja dedikojmë vetes, Allahu na ruajtë, sepse nuk jemi ende në gjendje për këtë, por i mbledhim ato nga dijetarët e konsideruar, siç e thamë. Sigurisht që ka edhe pyetje të thjeshta për të cilat nuk është nevoja të bëhen kërkime të mëdha, dhe në këtë rast e japim përgjigjen thjesht pa përmendur fjalët e dijetarëve në të. Sa për sqarim, me përgatitjen e përgjigjeve merret personalisht vëllai juaj Bledar Karaj el Albani, student doktorature, në degën “El Fikhu ue Usuluhu”, në Jordani.

(Pyetja Nr. 1) Beqari / Kosovë

Subjekti: Pyetje: Es selam Alejkum. A asht shirk shikimi i pornografive, se kjo dmth se asht mos bindje ndaj Allahut apo kufer? Nese kish pas mundesi. Allahu ju rujt edhe ju shperbleft me xhenet!

Përgjigje

Shikimi i këtyre gjerave te uleta eshte mekat dhe gjynah, i cili arrin ne graden e gjynahut te madh me vazhdimesi ne kete veper, madje deri ne shirk nese arrin deri ne adhurimin e tyre.

Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Imoraliteti eshte prej gjynaheve te medha, ndersa shikimi dhe prekja e paket dhe e paqellimshme jane te falura nese eliminohet gjynahu i madh, por nese vazhdon te shikosh apo te prekesh, atehere kjo kalon ne gjynah te madh, madje vazhdimi ne keto mund te jete me i madh se shthurja e paket; d.m.th. vazhdimi i te shikuarit me epsh dhe gjerat qe lidhen me kete prej zjarrmise, prekjes, etj, mund te jene shume me te medha se prishja e ndodhur nga berja nje here imoralitet por qe nuk vazhdon ne te. Prandaj dijetaret e fikhut thone: “Deshmuesi i drejte eshte ai qe nuk kryen gjynah te madh dhe nuk vazhdon ne gjynahe te vogla.” Ne hadith te sakte thuhet: “Nuk ka gjynah te vogel me vazhdimesi ne te, dhe as gjynah te madh me pendim per kryerjen e tij.” (D.m.th. nese vazhdon ne berjen e nje gjynahu te vogel, ai nuk quhet i vogel por i madh, dhe nese pendohesh pas nje gjynahu te madh, ai te falet nga Allahu.) Madje shikimi dhe prekja mund t’a çojne burrin ne shirk, sic thote Allahu i Madheruar: “Ka prej njerezve qe marrin per zota te tjere perveç Allahut, duke i dashur ato si dashuria per Allahun.”[El Bekare, 165]. Ndaj, dashuria per fotot e uleta nuk ndodh vecse nga dobesia e dashurise per Allahun dhe nga dobesia e besimit. Kete gje Allahu e ka permendur ne Kuran duke ia atribuar gruas se Azizit ne historine e Jusufit, e cila ishte idhujtare, ia ka atribuar gjithashtu popullit te Lutit idhujtare. Kjo sepse i dashuruari me zjarr behet rob i asaj qe dashuron, i nenshtrohet asaj dhe zemra e tij behet rob i saj.” [Mexhmuul Fetava, 15/293].

Kurimi i kësaj nuk behet duke vazhduar ne shikim te ndaluar, gje e cila e shton zjarrin edhe me shume, pasi qe sic thote Ibnul Kajim: “Shikimi i pare eshte shigjete e helmuar prej shigjetave te Iblisit, dhe sic dihet e dyta eshte edhe me shume e helmuar se e para, atehere si mund te kurosh helmin me helm…?! ” Keshtu qe kurimi i vetem dhe i shpejte per kete eshte ulja e shikimit sic jemi urdheruar ne Kuran. Allahu na ruajte nga cdo e keqe dhe na dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!