Pyetje-Përgjigje të Ndryshme Aktuale (6)

 


(Pyetja Nr. 267) Kitra

A lejohet perdorimi i birres alkoolike per floke,e kam perdorur shum per rritje te flokeve parase te lexoj e te degjoj te ndaluarat ne Islam.Tani dua te di a eshte e ndaluar Birra vetem te pihet apo edhe te perdoret per gjera te tjera psh un per floke??

Përgjigje / 4-4-2024

Esselamu alejkum!
Te qendruarit larg perdorimit te produkteve alkoolike apo produkteve qe permbajne alkool, kur perdoren per pastrim, dezinfektim, kurim apo kozmetike, eshte ana me e sigurt per te qene larg te ndaluares, edhe pse ka mospajtim ne mesin e dijetareve per kete ceshtje, por me e sakta dhe me e sigurta eshte qe nuk lejohet dhe se duhet qendruar larg tyre, per shkak se alkooli eshte cilesuar i ndyte ne Kuran, dhe ndytesia e tij nuk lidhet vetem me pirjen e tij, por me te gjitha perdorimet, dhe madje produktet ku futet alkooli behen gjithashtu te ndyta apo ndotura, dhe nuk lejohet perdorimi i tyre. Mund te perdorni produkte te tjera alternative qe nuk permbajne alkool apo birre alkoolike, dhe keshtu keni shperblimin tek Allahu per faktin se i permbaheni kufijve te Tij dhe qendroni larg te dyshimtave qe te cojne tek e ndaluara.
E Allahu eshte i Gjithedijshmi!


(Pyetja Nr. 266) Anonim

Selam alejkum! Nese blejme nje pice,por ne te ka bacon derri, nese e heqim bacon nga pica, a ben te hahet pica? Faleminderit!

Përgjigje / 9-9-2021

Ue alejkumu selam!

Problemi i mishit te derrit eshte se ai nuk eshte mish por dhjam, dhe dhjami i tij eshte shkrire dhe patjeter qe ka mbetur ne pice, prandaj mendojme se nuk lejohet ta hani ate pice e cila eshte gatuar fillimisht me perzierje te mishit te derrit ne te, edhe nese e hiqni mishin e derrit qe e shihni mbi pice.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe nuk i ka ndaluar njerezve vecse ate qe i demton ata!

(Pyetja Nr. 265) Linda / Tirane

Te dyzetat behen 40 dite te plota apo zbriten femijet e shtepia? APO NUK DUHET TE BESH FARE…

Përgjigje / 14-05-2017

Te dyzetat e te vdekurit, 6 muajt, viti apo ngjashem me keto ceremoni perkujtuese te te vdekurit nuk jane te ligjeruara ne Islam, dhe nuk i ka praktikuar Muhamedi apo shoket e tij pas vdekjes se tij, per faktin se keto ceremoni jane me origjine pagane qe ne kohen e faraoneve te Egjiptit te lashte per te madheruar faraonet apo njerezit me pozite, kurse Islami i ndaloi keto dukuri sa pagane aq edhe te demshme per njerezit dhe aspak te dobishme, as per te vdekurin as per te gjallet; i vdekuri demtohet nga vajtimi i te gjalleve per te, dhe po ashtu te gjallet jane te detyruar te shtiren sikur qajne me vaj gjate gjithe kohes kur ka njerez te jashtem ne ate ceremoni, edhe pse ky vajtim eshte i ndaluar rreptesisht ne Islam. Ja disa fjale te Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ne lidhje me kete: “Katër gjëra që janë praktikuar në kohën paraislame do të vazhdojnë të praktikohen nga umeti im: krenaria me prejardhjen; dhënia një personi baba tjetër nga babai i tij gjeneologjk; të besuarit se shiu mundësohet nga disa yje dhe të vajtuarit me kujë për të vdekurin”. [Muslimi 2157, Tirmidhiu 1001].
Ne fakt,  Islami nxit te afermit apo fqinjet e familjes së të ndjerit qe te pergatisin ushqim per ta, me qëllim që pikëllimi apo hidhërimi i tepërt mos të ndikojë në shmangien e ushqimit dhe për këtë arsye të bëhen të dobët.
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Përgatitni ushqim për familjen e Xhaferit, sepse ajo që u ka rënë atyre bën që ata të jenë të zënë”. Hadith Sahih. “El Mishkat” 1739, “Sahihul Xhami” 1015. E ka nxjerrë Ebu Daudi 3132, Tirmidhiu 998, Ibën Maxheh 1610, Ahmedi 1/205, 6/270.

Imam Shafiu ka thënë: “Rekomandohet që të afërmit e të vdekurit të përgatisin ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer një ditë dhe një natë familjen e të ndjerit, sepse kjo është praktikë e Profetit (aalejhis selam) dhe e njerëzve të mirë”.

Keto jane ato qe meson Islami, dhe qe jane udhezimet me te mira, me te pastra dhe me te dobishme per te gjallet dhe per te vdekurin, kurse ato qe bejne shume njerez, jane ngushtime dhe demtime qe i bejne vetes dhe te vdekurit. E Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Ai ligjeron me te miren per njerezit!

(Pyetja Nr. 264) Anonim

Selam alejkum, kam nje pyetje – A lejohen tatuazhet ? (i kam shum qef )

Përgjigje / 10-05-2017

Ue alejkumu selam.

Në një hadith të saktë thuhet se i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu e ka mallkuar kamatën, ngrënësin e saj, dhënësin e saj, shkruesin e saj, deshmitarët e saj duke qenë se e dinë se po dëshmojnë për kamatën, (ka mallkuar gjithashtu) atë që zgjat flokët e saj (me paruke) dhe parukieren që e bën këtë gjë, atë që bën tatuazh dhe atë që i bën të tjerëve tatuazh, atë që heq qimet e vetullave dhe atë që ia heq të tjerëve qimet e vetullave!” [Hadith Sahih. Taberani nga Iben Mesudi. Sahihul Xhami 5094].

Pra, në Islam, bërja e tatuazheve është një vepër e ndaluar, sepse ato dëmtojnë dhe nuk sjellin ndonjë të mirë, si dhe kërkojnë të ndryshojnë atë që ka krijuar Allahu në formën më të bukur, duke e mbuluar me figura e shenja që më së shumti janë nxitje nga djalli.

Lexoni me shume detaje per rreziqet e tatuazheve ne kete artikull: https://mjekesiabimorearabe.com/tatuazhet 

(Pyetja Nr. 263) Bedri

Esselamu alejkum, e lus Allahun te jeni te gjithe shendoshe e mire.
A lejohet per akika te therret nje lop per disa femij (psh 5-6 femije), dhe si behet ndarja e lopes per shperndarje? Allahu ju ruajt esselamu alejkum.

Përgjigje / 10-01-2014

‘Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Ne lidhje me therrjen e lopes apo te deves per akika, ka mospajtim ne mesin e dijetareve: shumica jane te mendimit se lejohet kjo gje, duke e krahasuar me kurbanin, por edhe ata qe e lejojne kane mospajtim tjeter: se a vlen per nje femije apo per shtate. Imam Shafiu eshte i mendimit se nje lope apo nje deve vlen per shtate femije, njesoj si kurbani, por imam Ahmedi dhe Maliku jane te mendimit se nuk vlen vecse per nje femije, sepse kjo gje nuk ka ardhur nga i Derguari dhe as nga sahabet, dhe se kur lejohet te therret lopa apo deveja, kjo lejohet sepse eshte prej bagetive dhe quhet gjak, por nje kafshe e vetme nuk mund te vleje per me shume se nje femije, sepse ketu humbet qellimi i derdhjes se gjakut dhe i ofrimit te nje shpirti kundrejt shpirtit te femijes te dhuruar nga Allahu, sic e interpreton Ibnul Kajjim, dhe ky eshte mendimi me i sakte, e Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 262) Esmina

E kam një pyetje: A është e lejuar që djalit ti jepim emrin Mikail e dim qe mikail është engjëll që mbron Xhenetin, por nuk jemi të sigurt se a është mir  të ngjesim emrat e engjëllve. Allahu ju shpërbleft. Selamun Alejkum.

Përgjigje / 21-05-2013

Buhariu ka nxjerre ne hadith ne Librin e tij  “Historia e Madhe”, ku thuhet se nje burre pyeti: “O i Derguari i Allahut! Me lindi nje femije. Cilat jane emrat me te mire, qe ta quaj ate?” I Derguari (salallahu alejhi ue selem) tha: “Emrat tuaj me te mire jane “El Harith” dhe “Hemmam”, por emrat me te begate jane “Abdullah” dhe “Abdurrahman”. Vendosni emrat e pejgambereve por jo emrat e engjejve!” -I thane: “Po emrin tend?” -Ai tha: “Edhe emrin tim mund ta vendosni, por mos vendosni kunjen time (Ebu Kasim)!” Ne fund te hadithit, Buhariu thote se ne zinxhirin e transmetuesve te ketij hadithi ka per te deshiruar dhe hadithi eshte i dobet, por megjithese hadithi eshte i dobet, sic e ka thene vete Buhariu dhe po keshtu e ka cilesuar edhe shejh Albani ne “El Xhami es Sagir”, disa dijetare e kane marre per baze domethenien e tij dhe kane shkuar ne mendimin se vendosja e femijes ndonje prej emrave te engjejve eshte e papelqyeshme. Ky eshte mendimi i Imam Malikut, dhe po keshtu eshte percjelle se Umeri (radiallahu anhu) nuk e pelqente kete gje, dhe te ketij mendimi jane shume dijetare.

Kurse dijetare te tjere jane te mendimit se lejohet qe te vendosesh emrat e engjejve pa ndonje mospelqyeshmeri, duke u bazuar ne hadithin qe thote: “Ne diten e Kiametit ju do te thirreni me emrat tuaj dhe te baballareve tuaj, prandaj vendosni emra te bukur!” [Ebu Daudi, Ahmedi, etj.]

Ne anojme nga mendimi i dijetareve qe thone se vendosja e emrave te engjejve eshte e papalqyeshme, prandaj edhe nese do te kerkosh ne emrat e sahabeve e tabiineve, nuk do te gjesh qe ata te kene emra si ata te engjejve, dhe padyshims e rruga me e mire eshte rruga e tyre. E Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 261) Valmir / Batllav

Es Selam Alejkum
A ka ndonje argument qe tregon se nuk bon me nejt 1 lokal ku pihet alkooli sepse me esht afruar mbremja e matures dhe kam ndegjuar qe esht haram per shkak se esht ven ku pihet alkooli ka muzik e gjera te tjera qe jon te ndaluar edhe pse vet nuk pi alkool por kisha dasht me dit a ka ndonje argument qe ndalon me nejt 1 lokal ku pihet alkooli ?

Përgjigje / 21-05-2013

Allahu i Madheruar thote, ne suren En Nisa, ajeti 140: “Ai ju ka shpallur në Libër[1]: Kur dëgjoni të mohohen ajetet e Allahut dhe të merren për tallje, mos rrini me ata njerëz, deri sa të ndërrojnë bisedë, [2] përndryshe do të ishit si ata.[3]  Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit së bashku.[4]

_______________________________

[1] Në Kuran.

[2] Detyra e njerëzve kundrejt ajeteve të Allahut është që t’i besojnë dhe t’i madhërojnë ato, sepse ky është qëllimi i shpalljes së tyre dhe për këtë qëllim i ka krijuar Allahu krijesat e Tij. E kundërta e besimit në to është mohimi i tyre dhe e kundërta e madhërimit të tyre është tallja me to dhe përçmimi i tyre. Ajeti argumenton për ndalimin e të shoqëruarit dhe të qëndruarit në tubimet e atyre që ndjekin të pavërtetën, e çfarëdo lloji qoftë ajo: mohim, idhujtari, risi në fe (bidate) apo mëkate e vepra të këqija.

[3] Qëndrimi me ta në këtë rast tregon pranim të talljes së tyre dhe kënaqje me atë që thonë, dhe kështu që bëhesh njësoj si ata. Detyra e besimtarit në këtë rast është që t’i kundërshtojë ata nëse ka mundësi, e në të kundërt, duhet të ngrihet dhe të largohet prej tyre.

[4] Ashtu si u bashkuan në dynja në mohim dhe miqësi të njëri-tjetrit. Në botën tjetër nuk do t’u bëjë dobi hipokrizia hipokritëve, por do të bashkohen me grupin që i përkasin në të vërtetë.

(Pyetja Nr. 260) Sara / Shkup

Eselamu alejkum. A eshte haram qe mashkulli te vendose unaze te arit ne gisht qofte ajo edhe unaze fejese? faleminderit shume per pergjigjet e juaja. Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 20-05-2013

Per burrin musliman nuk lejohet qe te vendose unaze, varese apo byzylyk prej ari, sepse keto jane posacerisht per grate dhe Islami i ka ndaluar keto per burrat. Ndalimi i stolive te arit per burrat ka domethenie te madhe dhe urtesi te shumta, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka theksuar kete gje ne disa hadithe, sic eshte hadithi i percjelle nga Aliu (radiallahu anhu), i cili thote: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me ndaloi nga veshja e rrobes se mendafshit  dhe asaj te ngjyrosur me te verdhe qe shkelqen, nga vendosja e unazes prej ari dhe nga leximi i Kuranit ne ruku.” [Muslimi]. Ne nje hadith tjeter, te nxjerre gjithashtu nga Muslimi, thuhet: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) pa ne doren e nje burri nje unaze prej ari, dhe ia hoqi nga gishti, pastaj tha: “A merrni thengjill prej zjarri dhe e vendosni ne dore?!” -Pasi i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) u largua, atij burrit qe kishte unazen i thane: “Merre unazen tende dhe perfito  prej saj (dmth shite)!” -Por ai tha: “Jo, per Zotin! Nuk e marr kurre pasi qe e flaku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Hadithet ne kete teme jane te shumta, dhe perfundimi eshte i qarte. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne gjykim.

(Pyetja Nr. 259) Muhamet / Prishtine

Selam Alejkum, Paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju

Vella i dashur se pari ju falenderoje per gatishmerine qe t’iu pergjigjesh pyetjeve te mia. Ndersa ne vijim kam disa pyetje te tjera per juve. Kurdo qe keni kohe mund t’u pergjigjeni.

  1. Porositemi me të drejtë që të mos hymë në tualet me fletushka e libra që mbajnë ajete kuranore, por s’i t’ia bëjmë telefonave mobil që i mbajmë me vete, e të cilët përmbajnë ajete kuranore, madje edhe ligjërata dhe këndim të sureve?
  2. Në Kuran Zoti thotë të vërtetën se na ka krijuar për ta adhuruar dhe na ka krijuar që të na sprovojë. Të merremi me pjesën e dytë. Pse të na krijojë Zoti të na sprovojë, kur Ai e dinte se çfarë do të veprojmë ne. Ne nga përvoja jonë, e cila padyshim është pakrahasimisht e ndryshme me atë të Krijuesit, jemi mësuar të kuptojmë se vetëm ata që nuk dinë se çfarë do të ndodhë me ndokënd e sprovojnë atë në mënyrë që ta kuptojnë se si do të sillej, por Zoti është i Gjithëdijshëm, Ai nuk ka nevojë ta krijojë një situatë të caktuar, që ta kuptojë përfundimin e saj, sepse Ai e kupton para se të fillojë ajo?
  3. Çfarë këshille keni për ata njerëz të cilët hyjnë në xhami shumë të papastër, ngase punojnë në punë të tilla, në të cilat s’mund të jenë të pastër. A duhet ata të marrin me vete ndonjë segjade në mënyrë që papastërtinë e tyre të mos e vuajnë edhe ne të tjerët?
  4. A gjykohen ata njerëz që nuk janë informuar për Islamin, edhe duke qenë se Islami ka ardhur si fe, por që ata kanë vdekur para se me u informuar (ta zëmë nga shekulli VII gjerë në shekullin kur një popull është informuar për Islamin).
  5. A kanë bërë shiitët ndërhyrje në Kuran? Ne e dimë se Kurani nuk ndryshon, ndërsa unë kam dëgjuar se shiitët kanë bërë ndërhyrje, si shpjegohet kjo?
  6. Sa shpirtra i ka njeriu që ka dy koka, apo njeriu që ka një kokë por dy zemra?
  7. Si e shpjegoni transplantimin e zemrës, ai njeri më nuk është vetja e tij…?
  8. Pse shumica e profetëve të njohur kanë zbritur përreth lindjes së mesme, pse nuk njohim profetë nga Evropa, Rusia, Kina e regjione tjera?
  9. Pse para Islamit alkooli nuk ka qenë i ndaluar?
  10. Nëse detyrohemi të zgjedhim mes vdekjes dhe mosbesimit me gojë (por jo me zemër), a lejohet zgjedhja e dytë? Cilat janë argumentet që e mbështesin njërin qëndrim?
  11. A do të ishte më e dobishme për njerëzit që të falen në gjuhët e tyre? Cilat janë argumentet se kjo nuk bën të ndodhë?
  12. Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh sa ai që e merr apo jep atë të konsiderohet se ka hyrë në luftë me Allahun? Nëse keni mundësi ta shpjegoni me metoda shkencore, të natyrës ekonomike? Megjithëse asnjëherë familja ime nuk ka marrë kamatë, dhe as që e kemi ndërmend ta bëjmë një gjë të tillë, por unë jam kureshtar t’i dëgjoj disa argumente përtej shpjegimeve fetare.
  13. Si është e mundur që në vendet myslimane në një protestë (demonstratë) vriten me dhjetëra njerëz, megjithëse myslimanët njihen dhe duhet të jenë të mëshirshëm ndaj njerëzve, ndërsa në vendet perëndimore edhe nëse vargu i protestave është më i gjatë se tek myslimanët, edhe kur ka viktima (që megjithatë ndodhin rrallë), vriten shumë më pak njerëz?
  14. A i është lejuar profetit Muhamed a.s. dhe profetëve të tjerë marrja e plaçkës së luftës?
  15. Përse u krijua Derri, a ka ndonjë dobi nga ai, sepse ne e dimë se Zoti ka krijuar vetëm atë që na bën dobi?
  16. Si rregullohet dhe si do të duhej të rregullohej organizimi i shtetit – pushtetit, në vendet myslimane, a bëhet në bazë të Kuranit apo jo? Ne e dimë se në shumë prej vendeve posti i mbretit, udhëheqësit të shtetit trashëgohet, dhe gjithashtu dimë se formë e zgjedhjes nuk ndalohet me Kuran apo synet, e as nuk obligohet. Esenca e pyetjes është kjo: a mos është pikërisht kjo formë e organizimit të shtetit ajo që i ka shkaktuar trazirat e përgjakshme në disa vende myslimane, e që fatkeqësisht mund të pritet të shkaktojë edhe në vende të tjera me organizime të tilla?
  17. Si e komentoni këtë hadith: “HADITHI 33 – Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha: “O Zoti im, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha: “Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta.” Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë: “O Zot, ma fal mëkatin!” I Lartmadhëruari tha: “Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon.” Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha: “O Zot, ma fal mëkatin!” Dhe i Lartmadhëruari tha: “Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç’të duash, Unë të kam falë!”” – në raport me këtë ajet kuranor: “4:17. Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti. 4:18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.”
  18. Si e komentoni këtë hadith ”Allahu i krijoi krijesat e Tij në errësirë dhe u hodhi atyre prej dritës së Tij. Kë e qëlloi drita që e hodhi Allahu u udhëzua kë nuk e qëlloi humbi.” Ahmedi dhe Tirmidhiu. (Ismail Bardhoshi, Besimi i Ehli Sunnetit në emrat dhe cilësitë e Allahut, 2004, f. 175) – në raport me shumë ajete të tjera në të cilat përgjegjës për (mos) besim është vet njeriu, ndërsa sipas këtij hadithi njeriu nuk është përgjegjës për mosbesimin, rrjedhimisht ndëshkimin, e as nuk është meritor për besimin, rrjedhimisht shpërblimin!?
  19. Përse Zoti lejon të ndodhë e keqja (krimet, vrasjet, luftërat etj) kur e ka mundësinë ta ndalë atë?
  20. Pse konsiderohet mëkat aq i madh të thuhet se Kurani është krijuar? Cilat janë pasojat e këtij pohimi?
  21. A mund të arsyetohet vendosja e fotove në mur me hadithin se “veprat vlerësohen sipas qëllimit? Dmth foto nuk vendoset për shkaqe adhurimi (siç ka ndodhë në periudhën e injorancës) por për shkaqe përkujtimi. Megjithëse unë personalisht nuk e bëjë këtë, por prindërit, për të afërmit e vdekur të tyre.

Përgjigje / 14-07-2012

  1. Mjafton qe ne telefon te mos jete hapur faqa e Kuranit.
  2. Zoti eshte i Urte, i Drejte, i Gjithedijshem, dhe Ai nuk na ka krijuar qe te na sprovoje por qe ta adhurojme, kurse sprova eshte pjese e vertetimit te besimit me qellim qe njeriu te jete vete deshmitar i vetvetes, pro apo kunder vetvetes, e jo per te mesuar Allahu se kush do ta kaloje sproven e kush jo, por per te qene njeriu deshmitar i vetvetes, e nese njeriu harron, Allahu nuk harron dhe per te dhene deshmi te pamohueshme, Ai ka urdheruar engjej te posacem per secilin njeri qe shenojne veprat e njerezve. Nese je udhezuar ne rrugen e drejte, falendero Allahun dhe ndiq rrugen e Tij, se perndryshe, kushdo qe refuzon apo diskuton kunder Allahut, nuk ka per te gjetur kurre prove apo justifikim per vetveten, sepse njeriu eshte gjithnje me prirje nga e mekati, pervec atyre qe ruan Allahu, e ata jane pikerisht ata qe i mbeshteten plotesisht Allahut dhe e permendin vazhdimisht Ate.
  3. Ata qe kane tesha te papastra, qe dmth me dhe apo pluhur apo lende te pastra qe nuk jane jashteqitje apo urine njeriu apo kafshe, gjera te cilat e bejne te ndaluar faljen me ate rrobe dhe bejne te detyrueshme larjen e rrobes, mund te marrin nje sixhade apo te veshin nje pardesy ne menyre qe te mos ndotin tapetin e xhamise apo njerezit qe falen prane tyre, pa problem.
  4. Ata qe nuk kane degjuar per Islamin futen ne njerezit qe quhen (Ehlu fetrah – njerezit qe nuk ju ka ardhur ndonje profet nga Allahu dhe as kane degjuar per nje te tille); keta njerez do te sprovohen ne diten e Gjykimit per te pare nese do e besonin Profetin e Zotit apo jo, pastaj do te vendoset per fatin e tyre ne menyre te drejte.
  5. Kurani nuk ndryshon dhe askush nuk mund te beje nderhyrje ne Kuranin qe kane mbare muslimanet, por kjo nuk ndalon qe ndonje grup apo shtet apo person i caktuar te nxjerre nje liber te trilluar ne te cilin perzien dicka nga Kurani me trillime nga vetja e tij, pastaj te thote se ai liber eshte Kurani, por ai liber assesi nuk eshte Kurani, dhe kjo eshte e thjeshte per t’u hedhur poshte. Kurse shiitet pretendojne se kane nje kopje te Kuranit te Fatimes (radiallahu anha), i cili na paska shume ndryshime nga Kurani qe kane mbare muslimanet, por kjo eshte genjeshter e tyre dhe kete gje nuk e thone ne publik sepse e dine se nese e thone dicka te tille do te deshmojne daljen e tyre nga Islami automatikisht, per shkak te pergenjeshtrimit qe i bejne Kuranit me kete gje, sepse Allahu eshte zotuar se do ta ruaje Kuranin nga cdo lloj shtremberimi, deri ne Diten e Kiametit.
  6. Allahu thote ne Kuran: “Te pyesin ty (O Muhamed) per shpirtin. Thuaju: “Shpirti eshte ceshtje qe i takon vetem Allahut, kurse juve nuk ju eshte dhene nga dija vecse pak.”
  7. Zemra eshte organ i trupit si gjithe organet e tjera te tij dhe ajo ka funksione fizike materiale, por ka edhe funksione shpirterore sic eshte dashuria, urrjejtja, besimi, etj. Nuk mund te thuhet se vendi qe zene keto efekte shpirterore ne zemer eshte fizik dhe material, keshtu qe transplanti i zemres eshte thjesht nderrim i organit fizik dhe jo i ndjenjave te njeriut te cilat qendrojne ne shpirtin e tij, e Allahu e di me mire.
  8. Nese e lexon historine e njerezimit, origjina e njerezimit ka qene pikerisht ne lindjen e mesme, pastaj jane perhapur njerezit ne toke, dhe pervec kesaj, nuk ka popull ne te cilin Allahu nuk ka derguar te derguar prej Tij, edhe pse ne nuk i dime dhe nuk kemi lexuar per te gjithe ata. A e di ti se numri i te derguarve te Allahut qe nga Ademi (alejhis selam) e deri tek Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) eshte 124 mije te derguar, sic ka ardhur ne hadith te sakte? Kurse Allahu thote ne Kuran: “Ne nuk e denojme asnje popull, deri sa t’i dergojme te lajmetar atyre.”
  9. Ndoshta nuk ka qene i perhapur ne ate mase qe u perhap me vone e qe vazhdon edhe sot e kesaj dite, prandaj me ardhjen e Islamit, feja e Allahut u plotesua.
  10. Lejohet shprehja e mosbesimit me goje por jo me zemer, dhe argument per kete eshte Fjala e Allahut ne suren En Nahl, ajeti 106: “Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.”
  11. Ne asnje gjuhe nuk do t’i jepej kuptimi ajeteve te Kuranit ashtu si ne origjinalitetin e tij ne arabisht, perndryshe do te ndodhte si me biblen, dhe kjo eshte nje nga menyrat e ruajtjes se Kuranit me te cilen Allahu i ka urdheruar muslimanet.
  12. Ajo qe beri qe njerezit hebrenj te sabatit te shnderroheshin ne majmuna e derra per shkak te moskalimit te sproves se Allahut, po ajo ben qe kamata te jete mekat aq i madh, pra fakti se ajo eshte sprove nga Allahu dhe duke e pare nga veshtrimi se urdhrin e kujt je duke thyer!

Por padyshim se fakti qe ky mekat eshte kaq i madh dhe me nje ndeshkim e pasoje kaq te keqe ka nje urtesi te madhe nga Allahu i Madheruar, i Cili nuk ka ndaluar apo urdheruar dicka vecse me urtesine e Tij absolute; kamata ka te beje me marredheniet materiale ekonomike qe dominojne jeten e kesaj bote dhe me te cilen njerezit jane te gjithe te lidhur ngushte, e prej ketu, ligji Hyjnor per keto marredhenie ekonomike eshte i formes se prere dhe preciz; kamata eshte rrenuese e ekonomise se njerezve dhe te shteteve, dhe eshte pikerisht kamata ajo qe e ka cuar boten ne krizen ekonomike te pashembullt qe po jetojme, dhe ky eshte nje argument me se i qarte per urtesine ne ndalimin e kamates dhe ne kuptimin e luftes se vertete mes atyre qe e hane kamaten dhe Allahut te Madheruar!

  1. Ndoshta nga qe protestat nuk jane prej menyrave te muslimaneve per zgjidhjen e problemeve te tyre me udheheqesit!
  2. Placka e luftes i eshte lejuar vetem Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe asnje profeti tjeter para tij. I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Jam privilegjuar mbi te derguarit e tjere te Allahut me gjashte gjera: Me eshte dhuruar gjuha me fjale te pakta dhe kuptime te shumta, jam ndihmuar nga Allahu me friken (qe Ai fut ne zemrat e armikut), me eshte lejuar placka e luftes, e gjithe toka me eshte bere xhami dhe pastrim, jam derguar tek te gjithe krijesat dhe me mua eshte vulosur vargu i te derguarve.” [E transmeton Muslimi].
  3. Edhe derri ka dobite e veta ne krijim dhe ne natyre, por mishi i tij eshte i demshem per njeriun dhe Allahu na e ka ndaluar ngrenien e Tij. Asgje nuk eshte krijuar me kot dhe pa qellim, por ata qe i kuptojne me shume urtesite dhe qellimet e Allahut ne krijimet e Tij jane ata qe kane me shume dije dhe qe meditojne me shume.
  4. Pyetje e gjate qe nuk mund te permblidhet me pak fjale, por gjithesesi muslimanet e kane shembullin me te mire tek te paret e tyre, e sidomos te Hulefate e drejte qe udhehoqen shtetin Islam pas Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), e ata jane Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu dhe Umer iben AbdulAziz, Allahu i meshirofte!
  5. Bashkimi mes hadithit dhe ajeteve te permendura eshte te thuhet se: Allahu e pranon pendimin e robit te Vet perderisa nuk i ka ardhur shpirti ne fyt apo perderisa robi nuk eshte duke dhene shpirt, sepse kur eshte duke dhene shpirt ai e sheh me syte e vete te verteten, por koha e proves per te ka mbaruar. Pendimi ka lidhje te ngushte me besimin dhe nuk pendohet sinqerisht vecse ai qe beson sinqerisht, e besimi i muslimanit eshte duke besuar dicka te fshehte qe nuk e sheh, dhe pikerisht ketu eshte prova dhe ketu eshte dallimi i besimtarit nga jobesimtari, perndryshe, sikur te shihej e fshehta, nuk do te kishte kuptim prova. Pra, pendimi duhet te behet para casteve te fundit te jetes kur je duke dhene shpirt dhe para se dielli te lind nga perendimi, dite ne te cilen do te behet Kiameti.
  6. Njeriu eshte i lire te besoje e te veproje, dhe po keshtu eshte urdheruar te beje dua (lutje) e t’i kerkoje Allahut vazhdimisht gjera per te cilat ka nevoje ne jeten e kesaj bote dhe ne boten tjeter (per ate qe beson), kurse ceshtja e caktimit dhe paracaktimit te Allahut eshte nje ceshtje e fshehte, detajet e se ciles i di vetem Allahu, e ne jemi urdheruar te punojme e te falenderojme Allahun per miresite e Tij te panumerta, e vecanerisht per ate qe na ka bere muslimane dhe qe na ka udhezuar ne rrugen e drejte! Kujt nuk i pelqen udhezimi dhe rruga e drejte, dhe zgjedh rrugen e shtrember duke thene se keshtu ia ka caktuar Allahu, vetem se ka zgjedhur te keqen per veten e tij me deshiren dhe vullnetin e tij te lire, sepse askush nuk e ka kercenuar apo detyruar qe te ndjeke rrugen e gabuar, e gjithesecilit do t’i lehtesohet ajo per te cilen eshte krijuar, e ne shpresojme qe Allahu te na udhezoje ne te verteten dhe ne rrugen drejt Tij dhe lumturise se perjetshme!
  7. Zoti ka krijuar shkaqet dhe ka vendosur ligjet e funksionimit te gjerave ne kete bote, pastaj e ka vendosur njeriu para proves, e Ai ka fuqi dhe munesi per gjithcka, por Ai vepron me urtesine e Tij absolute dhe jo sipas deshires dhe qefit te dikujt prej krijesave te Tij rrezeshkurtra.
  8. Kurani eshte Fjale e Allahut dhe Fjala e Allahut eshte Cilesi dhe Atribut i Tij i pandare, e si rrjedhoje nuk mund te thuhet dhe nuk lejohet te thuhet se Kurani eshte i krijuar. Ketu nuk behet fjale per letren ne te cilen eshte shkruar Kurani, qe padyshim se ajo leter eshte e krijuar, por per Fjalet e Kuranit, te cilat jane Fjale te Allahut qe Allahu i ka folur dhe qe i flet sa here te doje dhe kur te doje.
  9. Vendosja e fotove te te vdekurve ne mur eshte veper pagane qe edhe sot e kesaj dite e bejne ata qe adhurojne vendet e mira dhe njerezit e mire, dhe nuk mund te argumentohesh me hadithin e qellimit per lejimin e ketyre fotove, sepse edhe sikur ti te kesh qellim krejt tjeter nga madherimi i atyre fotove apo njerezve qe jane ne to, dikush tjeter qe jeton apo qe ju viziton ne ate shtepi merr pershtypje tjeter, dhe pervec kesaj, keto foto jane te ndaluara ne vetvete dhe jo vetem per faktin se cojne ne dicka te ndaluar e ne shirk, sepse thjesht vendosja e ketyre fotove ne mur ben qe engjejt te mos futen ne ate shtepi, dhe ndalesa per keto eshte e qarte ne hadithe te shumta. Qe te jesh ne dijeni, ai brez i njerezve te pare qe i vendosen fotot e njerezve te mire ne varret e tyre nuk i adhuruan ata, dhe as disa breza pas tyre, por me vone, pas disa brezash, njerezit filluan ti adhurojne per shkak te injorances qe i kaploi. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, e vetem Ai udhezon ne rrugen e Drejte, e atij qe Allahu i don te miren, ia ben te kuptueshme fene, e ne lusim Allahun te na jape dije te dobishme, pune te mire dhe kuptim ne fene e Tij!

(Pyetja Nr. 258) Elton / Durres

Message: Es-selamu alejkum. Kam degjuar qe edhe trupi i deshmorit nuk tretet, a eshte e vertete kjo? Nese po ma thuaj edhe hadithin te lutem. Xhuzita hajren. Es-selamu alejkum.

Përgjigje / 16-04-2012

Nuk ka argument nga Kurani apo suneti se trupi i deshmorit nuk tretet, por eshte vertetuar se disa trupa te deshmoreve qe jane zbuluar vite apo shekuj pas varrosjes se tyre kane qene te patretur ashtu si jane varrosur, dhe dijetaret thone se ky eshte nje nderim (kerame – nje lloj mrekullie) qe Allahu i jep kujt te doje prej roberve te Tij.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 257) Anonim / Itali

Message: eselamu alejkum me falni por kam nje pytje jam bere nene per her te par dhe per kete e falenderoj te madhin ZOT, qe 7 jav me ka lindur nje vajz dhe kam degjuar qe nuk mund te le ate vetem ne dhom pa ndonje njeri por une jam vetem veq me burrin dhe aj ashte ne pun e me eshte dashte pa tjeter ta le per ti kryer disa pune te shtepis a ashte me te vertet keq dhe nese po qka mund ti ndhodh? faleminderit per mirkuptim.

Përgjigje / 09-03-2012

Nuk ka ndonje hadith qe e ndalon lenien e foshnjes vetem ne dhome apo ne shtepi, por nisur nga pasojat e lenies se tij vetem perfitohet edhe gjykimi per kete ceshtje e qe eshte vertet ndalimi i lenies se foshnjes vetem ne dhome per nje kohe te gjate, per shkak se ekziston rreziku i permbysjes dhe i mbytjes se tij, apo i te vjellurit dhe mbytjes me te vjellen e vet, apo dicka e ngjashme qe mund t’i shkaktoje vdekjen, dhe ne kete rast personi qe e le vetem femijen behet shkaktar per vdekjen e tij. Pra, merr masat e nevojshme qe femija te mos demtohet gjate mungeses tende dhe kthehu tek ai sa me pare e mos e ler vetem per nje kohe te gjate, por vetem pak caste ne rast domosdoshmerie. Allahu ju ruajte juve dhe femijet tuaj nga cdo e keqe!

(Pyetja Nr. 256) Sajmir / Itali

Message: selamu alejkum. une deshta me pyete se a lejohet me kerku nenshtetesine italiane ne qofte se ka ndonji argument per kete se po shoh qe disa vellazer po i marrin. Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 10-11-2011

Marrja e nenshtetesise italiane apo te ndonje vendi tjeter perendimor jo islam vetem me qellim te interesit te dynjase nuk lejohet per shkak se rezulton me ndalesa te medha ne Islam sic eshte betimi per te qene besnik dhe i dashur i atij vendi dhe perulja totale ndaj ligjeve te tij, kurse ne rast domosdoshmerie, kur je debuar nga vendi yt per shembull dhe nuk ke nje vend ku te qendrosh, atehere te lejohet te marresh nenshtetesine e atij vendi por perseri me kusht qe te shfaqesh dhe te praktikosh ritet e tua fetare Islame. Kjo eshte permbledhje e fjaleve te dijetareve, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 255) Pajazit

Selam alejkum desha medit rreth lejimt per zbukurimin e varrezv sa eshet e lejuar? falimineres.

Përgjigje / 01-11-2011

Nuk lejohet zbukurimi i varreve e as i varrezave ne Islam, por thjesht ngrihet me dhe varri qe te dallohet se eshte varr dhe te mos shkelet nga kaluesit, kurse zbukurimet qe behen sot jane imitim i verber i te kreshtereve dhe njerezve idhujtare qe madherojne dhe lusin te vdekurit, gje te cilen Islami e ndalon rreptesisht.

(Pyetja Nr. 254) Anonim / Kosove

Message: Selam alejkum imam i nderuar kam disa pyetje:
1. Thote iben Tejjmije Allahu e meshirofte se e keqja nuk kthehet me te keqe,a mund te kuptojm nga kjo fjale se nese nje njeri ka vrar dike tjeter mos ta vrasim as ne ate perhskak se ai ka ber keq dhe ne mos ta kthejm ate te keqe me te keqe tjeter, po nga kjo fjale e tij a umnd te themi se mos tja kthejm pergojim apo ofendimin atij qe na ka ofenduar dhe pergojuar?

  1. Ne ajetin te sures el Maide ne te cilen permenden ndalesat e ushqimit ku mbrenda atyre ndalesave nuk permenden shum lloje te shtazeve te tjera si pershembull rinoqeroni kunguri krokodili ariu ete tjera shtaz qfshina to mishngrenese apo barngrenese, si ta dim se a jan te lejuara apo te ndaluara ngrenia e ketyre shtazeve?

Përgjigje / 11-10-2011

E keqja nuk kthehet me te keqe nuk eshte fjale e iben Tejmijes, por i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk lejohet demtimi dhe as kthimi i te keqes me te keqe”, por ketu perjashtohen ato gjera qe jane permendur ne tekste te vecanta dhe ne gjykime te caktuara nga Allahu, sic eshte vrasja e vrasesit ne te njejten menyre qe e ka kryer vrasjen, por edhe kjo duhet bere nga organet e shtetit dhe jo nga individet, sepse perndryshe gjakmarrja nuk do te ndalet. Kurse per gjerat e tjera, besimtari duhet te jete fales dhe mos te kerkoje te hakmerret per veten e tij, por te veproje ashtu si i Derguari i Allahut qe kurre nuk merret hak per nje padrejtesi qe i behej atij, por vetem atehere kur shkeleshin ligjet e Allahut. Kur ti nuk e kthen fyerjen me fyerje, keshtu ke ngritur veten dhe e ke ulur ate tjetrin, e ndoshta ai po merr mesim dhe te mos e perserise me ate gabim, dhe keshtu ti ke sevape dhe shperblim per qendrimin tend.

Perkrah Kuranit ne kemi edhe Sunetin e Pejgamberit, dhe pikerisht te kafshet qe u lejohet apo qe nuk u lejohet mishi, baza me e madhe e muslimaneve jane hadithet e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), i cili thote se eshte ndaluar ngrenia e mishit te mishngrenesve prej kafsheve dhe zogjve. Po keshtu eshte ndaluar mishi i gomarit te bute. Kurse te tjerat lejohen. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 253) Arben

Deshta te beje pyetje ne disa pika:
Namazi i Xhumas a munde te me sqaroni si eshte me se sakti (duke ja nis prej synetit- a ka apo jo Namaz Dreke ?) etj. Si Falet?

Mjekrra nese zgjatet me teper se syneti,a lejohet dhe a mund te keqkuptohet ne ngjasim te tjetrkujt !,(Sa duhet te jete ne gjatesi maksimale dhe si?)

Po ashtu nese ka fetfa deshta ta di ,a lejohet qe femrat te marrin mesim zanati per frizere te femrave,dhe me vone te punohet me kete profesion zbukurimi !

Vella po ashtu e kam lexuar nje liber te Namazit dhe rregullat e saj,dhe kam has ne nje kapitull te KaZas,ku nder te tjera thuhet se duhet te kthehet te gjitha borqet nga jeta qe ke kalu,ti bejshe kaza,dhe prioritet ka namazi Kaza,e jo suneti,
Pra nese ne nje namaz fale 4 reqate ,i fale edhe 4 kaza duke filluar psh para 20 viteve,e deri sa te barazohen tani fillon me kaze te synetit etj,mirpo beso se shume me ka luhatur,dhe me trego te lutem pikerishte si duhet te veproj,Une personalishte kam 31 vite,ka 7 apo 8 vite qe fali 5 kohet,e a duhet ti kthej 17 vite e me shume kaza,apo kazaja komentohet ndryshe ?

Me shume rrespekt per punen dhe kohen e juaj vella,eselamu alejkum.

Përgjigje / 14-09-2011

  1. Kur shkon ne xhami ne diten e xhuma fal namaz nafile (2-4-6-8), sa te kesh deshire apo mundesi nga 2 deri ne 8 rekate, ose deri sa te ngjitet imami ne minber, sepse keshtu kane vepruar sahabet. E nese ka kohe me shume deri sa te dale imami ne minber, atehere ulu dhe lexo Kuran deri sa te ngjitet imami ne minber apo sa te thirret ezani. Kurse sunete fikse te namazit te xhumase nuk ka, pra nuk ka sunete ashtu si namazi i drekes.
  2. Mjekra nuk ka kufi qe te zgjatet, por disa prej sahabeve kane preferuar qe te mos e zgjasin me teper se nje grusht dhe pejgamberi ua ka aprovuar kete gje, por vete ai e ka pas mjekren me te gjate se kaq dhe nuk e ka pas shkurtuar asnjehere.
  3. Lejohet per grate te mesojne zanate qe u pershtatet natyres se grave duke ju permbajtjen rregullave te fese si gjate mesimit ashtu edhe gjate praktikimit te zanatit.
  4. Ai person qe eshte udhezuar ne Islam pas nje kohe injorance apo mosvetedije, atij i fshihen gjynahet e meparshme me pranimin dhe praktimin e Islamit nga casti qe e ben kete dhe nuk pyetet per ato qe ka bere me pare, perderisa do te vazhdoje te jete i mire ne praktimin e fese dhe nuk do ta lere ate, e perndryshe do te llogaritet per te gjitha, pra nese del nga feja, Allahu na ruajte! Keshtu qe ti vella, nuk e ke detyrim faljen kaza te te gjitha namazeve qe nuk i ke falur ne kohen e injorances para se te kapesh per Islam, dhe ata qe e thone kete e kane gabim dhe nuk kane asnje argument fetar te qendrueshem, as nga Kurani, as nga suneti dhe as nga vepra e sahabeve, madje argumentet jane ne te kunderten e asaj qe thone ata, dhe dijetaret thone se kur njeriu ka lene namaze me pare, ai duhet te fale sa me shume namaz vullnetar, gjate dites dhe nates, sepse keto do ia plotesojne namazet e lena mangur ne diten e Kiametit, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 252) Sara / Shqiperi

Message: Selam Alejkum!
1. A lejohen ilahite?
2. Ne Laberi eshte tradite kenga labe ku kendojne burrat se bashku pa muzik. A lejohet?
Nese slejohet qe burri te kendoje, a lejohet qe te kendoje vetem per gruan, kenge me permbajtje te mire? Allahu iua shperblefte!

Përgjigje / 14-07-2011

  1. Per ilahite lexoni ne kete link.
  2. Nuk mund te jepet nje gjykim fiks per kenget labe, sepse ato vertet jane pa muzike, por fjalet e kengeve nuk shpetojne pa ndalesa fetare. Sidoqofte, besimtari nuk i degjon keto kenge per t’u kenaqur me to, madje as ilahite nuk mund t’i degjoje ne kete menyre, sepse keto do e largonin nga degjimi i Kuranit dhe kenaqja me degjimin e leximin e tij. Kurse kendimi i burrit per gruan e tij apo e gruas per burrin e saj, eshte e lejuar, por me kusht qe te mos shoqerohet me vegla muzikore dhe as te mos thuhen fjale te ndaluara ne Islam. Nje kusht tjeter eshte qe kjo gje te mos behet ne prezence te femijeve apo te njerezve te tjere, gje e cila tek femijet do te ndikonte negativisht ne edukimin e tyre, per shkakun se kjo gje ndodh zakonisht kur burri e gruaja i afrohen njeri-tjetrit per qellime te rriturish. Dicka e tille perfitohet nga fetvate e dijetareve bashkekohore, si shejh Albani, shejh Iben Uthejmin, etj. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 251) Luljeta / Gjermani

Selamu alejkum ue rahmetullah.
Kam keto dy pyetje tani, a lejohet qe hoxhallaret te i therasim me paraemrin, apo emer (nuk e di se cfar i bie nga gjuha arabe) Sheikh, Shejhul, apo kjo i takon veq dijetareve. Shoh tani qe edhe Hoxhallarve i thojn Sheikh Filani, a lejkohet kjo dhe nese po, a nuk do jete huti per neve, qe nuk i njohim te gjith dijetaret, se kush ehste Hoxh e kush Dijtar. Qe keni mundeis nje sqarim me te hapt lidhje me kete emer.
Dhe gjithmon kam pas deshir te di, se cfar duhet te mbaron nje Hoxh, per te u bere Dijetar, dhe ne sa lemi ndahen dijetaret, se kam ndegju ka dijetar te hadithit siq ishte shejk Albani (Allahu e meshiroft), ndersa per lemi tjera nuk di,por kam deshir te di.
Allahu ju shperbleft me te mirat e kesaj Bote dhe Ahiretit.

Përgjigje / 08-07-2011

Fjala arabe “shejh” i drejtohet dijetareve ne shenje respekti per ta, kurse nxenesve te dijes qe jane te rinj ne moshe nuk mund t’u thuhet “shejh”, sepse kjo do te ishte ngritje e tyre ne nje vend qe nuk iu takon ende, madje kjo gje mund t’i demtoje se tepermi duke menduar mire per veten e tyre dhe duke u prekur nga semundja e rende e vetekenaqesise, Allahu na ruajte!

Grada “dijetar” nuk arrihet me shkolle apo universitet, as me studime te larta diplomimi e specialiteti, por kjo grade arrihet me kerkim te dijes dhe duke jetuar me te per nje kohe te gjate, per te gjithe jeten, deri sa njerezit e dijes te thone se filani eshte vertet “dijetar”. A nuk e sheh se dijetar u thuhet njerezve me dije qe zakonisht jane ne moshe te thyer? Kurse njerezve te rinj ne moshe, sa do dije qe te kene, nuk mund t’iu thuhet “dijetare”, deri sa te arrijne nje moshe te madhe, me se paku mbi te dyzetat apo edhe me shume. Jo pa qellim te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) i erdhi shpallja pasi e mbushi moshen 40 vjec. Pra, qe te arrish graden dijetar duhet dije, sinqeritet, pune, kohe e gjate e praktikimit te dijes dhe te vepruarit me te. Atij qe Allahu ia don te miren, e ben ate qe ta kuptoje mire fene e Tij! Lusim Allahun te na beje prej tyre!

Dijetari qe eshte dijetar ka dije ne te gjitha fushat dhe shkencat e fese (hadith, tefsir, usul fikh, fikh, etj), por kjo nuk ndalon qe ai te jete i specializuar apo i dalluar ne nje fushe te caktuar me shume se te tjerat, qofte per shembull Hadithi, ose Tefsiri, ose Usul Fikhu, Fikhu, e keshtu. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme