Pyetje-Përgjigje të Ndryshme (2)

 


(Pyetja Nr. 100) Sara / Gjakovë / 31-3-2009

Message: Es-selam alejkum. Desha tju pys diq per namazin: Nje dite isha ne piknik ne natyr ne nje mal dhe fillova te falem {namazin e ikindis} por ne namaz nga rekati i tret mosgabofsha mu kujtua se nuk e kam marr drejtimin e duhur ne vende te drejtohem nga kibla isha drejtu ne dretim tjeter dhe nuk dija qfar te beja kshtu qe vashzdova namzin deri sa japa selam pastaj u ngrita dhe u drejtova nga kibla dhe fala perseri te njejtin namaz. A mund te me tregoni se a kam vepru drejt apo jo?

A ka ndonje hadith qe eshte e ndaluar te vishet ngjyra e kuqe dhe e sarit, qofte per meshkuj apo per femra?

Përgjigje / 31-3-2009

  1. Mjaftonte qe te ktheheshe nga Kibla kur e mesove se ishe gabim dhe te mos e perseritje namazin, por tashme nuk ke detyrim asgje.
  2. Kane ardhur disa hadithe qe i ndalojne burrat te veshin rrobe me ngjyre te verdhe te forte (zeaferan), madje Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene se veshja me kete ngjyre eshte prej veshjeve te jobesimtareve. Kete e transmeton Muslimi nga Abdullah iben Amr iben el As. Po keshtu, Muslimi transmeton edhe nga Aliu radiallahu anhu, se Pejgamberi ka ndaluar nga veshja e mendafshit, nga veshja me ngjyre te verdhe (muasfar) dhe nga vendosja e unazes prej ari. Te gjitha keto jane ne lidhje me burrat.

Kurse ne lidhje me grate, ne nje hadith te sakte thuhet: “Mjere per grate nga dy te kuqet (te verdhat): ari dhe e ngjyrosura me te verdhe.” [Es Sahiha, 339]. Ne lidhje me kuptimin e ketij hadithi ka disa fjale ne mesin e dijetareve, dhe ndoshta me e sakta eshte te thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka per qellim grate e veta, qe t’i japin perparesi botes tjeter mbi kete bote, kurse per grate e tjera eshte e lejuar, por lenia e tyre eshte me e mire per ato qe kerkojne ate qe gjendet tek Allahu, ne xhenet. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 99) Rajan / Romë / 25-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM
ALLAHU TA SHPERBLEFTE ME XHENNET PER PERGJIGJET.
KISHA DY PYETJE:
1. A LEJOHET HAPJA E NJE SHOQATE NGA ANA E MUSLIMANEVE KETU NE ITALI? NESE PO, NE CILAT RASTE LEJOHET DHE CFARE KUSHTESH DUHET TE KEMI KUJDES QE TE ZBATOHEN KUR HAPET NJE SHOQATE E TILLE. NESE KE MUNDESI TE PYESESH NDONJE NGA SHUJUKHET ATY.
2. SI ESHTE GJYKIMI NE NGRENIEN E EMBELSIRAVE APO USHQIMEVE QE JANE TIPIKE E FESTAVE TE KUFAREVE NESE ATO NE VETVETE JANE HALLALL NE ASPEKTIN E PERBERESVE? NESE NDALOHEN DHE NJE USHQIM TE TILLE E KE BLERE, SI DUHET TE VEPROSH?

Përgjigje / 28-3-2009

  1. Ekzistojne disa lloj shoqatash sipas qellimit per te cilin ato themelohen. Per çfare lloj shoqate eshte per qellim me pyetjen? Nese eshte per qellim shoqata bamirese, kushtet per formimin e saj jane sinqeriteti dhe ruajtja nga harami ne pergjithesi, si dhe mbledhja e kapitalit ne menyre te lejuar. Çdo shoqate qe formohet nga strukturen e saj dhe kushtet e veçanta qe vendosin drejtuesit e saj. Keto kushte jane te lejuara perderisa nuk ndalojne hallallin dhe nuk bejne te lejuar haramin.
  2. Nuk lejohet shoqerimi i mosbesimtareve ne festat e tyre, as pranimi i dhuratave te tyre me rastin e festave te tyre. Nese ne ditet e festave te tyre nuk gjen ushqim tjeter perveç atij qe kane bere me rastin e festave, lejohet te blesh prej tij sepse nuk ka ushqim tjeter, ne te kundert jo.

(Pyetja Nr. 98) Anonim / Gjermani / 24-3-2009

Message: selam alejkum.
Allahu te shperbleft ne kete bote dhe ne Ahiret.
Kam veq nje pyetje lidhur me rregullimin e dokumenteve per qendrim ne Gjermani.
A eshte e lejuar per mua qe te ve veq kunor me nje gjermane, dhe qe ajo e din qe ky kunorizim eshte vetem per ti fituar lejqendrimin ne Gjeramni, dhe me marveshje nga ajo qe une te e paguaj per kete nje shum te hollave sa ajo deshiron. Por me dije qe ne kete kunorizim ne nuk takohemi dhe nuk qendrojm bashk, thjesht veq e bejm kuroren dhe jetojm ashtu sikur qe nuk u njifshim. Dmth ky kunorizim zgjat tre vite. Ketu nuk po bej ndonje mashtrim asaj, por edhe nuk kemi kontakt ne mes vete, thjesht marveshje…?

Përgjigje / 26-3-2009

Ky lloj akti dhe kjo lloj marreveshje nuk lejohet ne Islam sepse ajo ndertohet mbi genjeshter dhe mashtrim, dhe ne te njejten kohe nuk lejohet qendrimi ne vendet e kufrit veçse me arsye te konsideruara ne sheriat, per te cilat kemi folur me pare. Allahu eshte me i Urti Gjithegjykues dhe ne Doren e Tij eshte suksesi.

(Pyetja Nr. 97) Anonim / Itali / 22-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM. un jam nje besimtare 21 vjecare qe studioj ne itali, dua te bej 2 pyetje persa i perket nje teme qe eshte biseduar dikur por per mua nuk ishte shum e qarte.
(1) E di qe eksiston nje hadith qe ndalon meshkujt me i ngjyros floket ngjure te zeze, por per vajzat a eshte e ndaluar apo jo,ju lutem mund te me thoni a lejohet per femrat ngjyra e zeze, sepse un deshiroj ti lye floket me ngjyre te zeze?
(2) Ketu ku jam un shitet nje tip “buke” neper supermarkete por qe permban (alkol etilik),deshiroj te dija a eshte e lejuar kjo buke apo eshte e ndaluar per tu ushqyer me te.
ALLAHU UA SHPERBLEFTE ME XHENNET!
selam alejkum we rahmetullahiwe berakatuhu.

Përgjigje / 23-3-2009

  1. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka urdheruar Ebu Kuhafen, babane e Ebu Bekrit, qe t’i gnjyrose floket dhe mjekren qe i kishte te thinjura, me ngjyre tjeter dhe ka thene: “Por jo me ngjyre te zeze!” [Ahmedi dhe Muslimi]. Ne nje hadith tjeter te sakte, te nxjerre nga Ebu Daudi, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nga fundi i botes do te vijne disa njerez te cilet do te lyejne qimet me te zeze. Ata nuk do te hyjne ne xhenet dhe as nuk do ta ndiejne aromen e tij.” Prej ketu, dijetaret verifikues dhe vete imam Shafiu eshte i mendimit se lyerja e flokeve me te zeze eshte haram, qofte per burrat apo per grate, pa asnje dallim mes tyre. Urtesia ne ndalimin e ngjyrosjes se flokeve me te zeze eshte mashtrimi dhe fshehja e moshes reale per t’u dukur me i ri, sikur kerkon te kundershtosh urtesine e Allahut ne krijimin e Tij qe kur kalon ne moshe, floket thinjen, dhe ti kerkon ta kundershtosh kete me vepren tende. [Shiko gjithashtu fetvane nr. 46, nga libri “Mexhmuu fetava ue rasail Iben Uthejmin].
  2. Ajo qe kuptohet nga fetvate e dijetareve bashkekohore ne lidhje me perzierjet e disa ushqimeve apo barnave apo parfumeve te ndryshme, me alkool, eshte se: n.q.s. lenda alkoolike qe perziehet me keto ushqime apo barna, po te veçohej dhe te shtohej me lende tjeter te ngjashme e te pihej, pastaj te dehte, ne kete rast nuk lejohet perdorimi i ushqimit te perziere me kete alkool, e ne te kurndert lejohet, sepse ajo qe te deh kur eshte shume, atehere edhe sasia e vogel prej saj eshte e ndaluar. [Fetava el lexhne ed Daime, Fetvaja nr. 6042].

(Pyetja Nr. 96) Skënderi / Francë / 22-3-2009

Message: eselamu alejkum ve rrametullahi ve berekatuhu. Deshta ni pytje hoxhe i nderurar kame nje mixhe i cili meret me harrame edhe kshtu me kazino edhe nuk i flete vllaut vete qe ka prej nane edhe prej babe, a lejohet me nejte me ksi njerez?
nese ka mundsi me kthije perxhijen ma shpejt barek allahu fike.

Përgjigje / 22-3-2009

Nuk lejohet me qendru me ata njerez qe bejne harame kur ata bejne harame dhe ne vendet ku bejne harame, por kur ata nuk jane duke bere harame dhe jo ne vende ku behen harame, eshte mire qe te keshillohen dhe t’u flitet me urtesi, nese shpreson se ne keshillimin e tyre ka dobi. Dije se nese Allahu udhezon ne duart e tua nje njeri te vetem, eshte me e mire per ty se e gjithe pasuria e dynjase. Pra, keshillo dhe meso sa te mundesh, me urtesi dhe sinqeritet, me dije dhe moral te mire. E nese vepron keshtu, atehere rezultatet i ka ne dore Allahu dhe shperblimi yt eshte tek Allahu.

(Pyetja Nr. 95) Ummu Fatima / Itali / 11-3-2009

Message: selamu alejkum. Desha me dijte per veshjen e grave:
1. A ka synet per ngjyren e veshjeve te grave per te dal jashte shtepis?
2. dhe si duhet me qen ngjyra ketu ne vendet e kufrit ku jetojm?
Allahu ta shperblefte me xhenet!

Përgjigje / 20-3-2009

Hixhabi apo mbulesa e gruas muslimane nuk eshte kusht qe te jete me ngjyre te zeze, por kusht eshte qe te mbuloje te gjithe trupin, te jete i gjere, jo i tejdukshem, te mos i ngjaje veshjeve te mosbesimtareve, as veshjeve te burrave, te mos jete zbukurim ne vetvete. Kurse per ngjyren, preferohet ngjyrat e erreta ne pergjithesi, duke marre parasysh edhe zakonet e çdo vendi.

(Pyetja Nr. 94) Anonim / 11-3-2009

Message: Selamun alejkum vella.
U zgjova ne mesnat dhe bera dua qe All-llahu te me forcon imanin dhe tme ben nga grat e ndershme dhe te devotshme..bera dua. Dhe rash ne gjum..estakfirullah, pash ne ender nje grumbull njerzish ,u afrova dhe i pyeta se qka jan grumbullu, me than shiko at Tim te zi qe po del nga toka dhe qe e ka mbulu diellin,,,subhanallah, o qfar trishtimi kur e pash at tim te zi. Mora telefonin per ti lajmeru vellaut tim por ne telefon me duali i mallkuari ..dhe ja tani erdh pran ,estakfirullah, ish shum i gjat dhe ne form te b-shortit, nuk e di mu me vinte qe ish dexhalli aman ai nuk e kishta nje sy te verbert, ndonjeher u largojke dhe prap vinte, une mendoja se si ishin kushtet qe te mbrohemi nga dexhalli,,,, fillova te them Kuran te lexoi kuran, aman nuk di shum dhe mbeta, dhe me tha e tash qe nuk dike me shum Kuran,, (,O All-llah sa veshtir), i thash une nuk di Kuran aman une e kam mbrojtes All-llahun, nuk ka mbrojts me te mir se AI. Dhe u largu i mallkuari,,,esakfirullah…
Vella nese mundesh pak tme thoje diq per kete ender qka eshte kjo ender…
All-llahu na meshiroft dhe na i falt gabimet,All-llahu na past nen kujdesin e tij se pa dyshim pa ndihmen e All-llahut ne jemi te humbur.

Përgjigje / 14-3-2009

Te shohesh dexhalin ne enderr nuk ka interpretim te mire per besimtarin, sepse dexhali eshte armiku i tij, dhe ne enderr ai zakonisht interpretohet per genjeshter dhe gjera te papelqyeshme qe mund te ndodhin, ose tregon per ndonje armik hipokrit qe mund te kesh, por mos u frikeso, sepse ti ke Allahun Mbrojtes, dhe nuk ka per te ndodhur asgje e keqe me lejen e Allahut, por perkundrazi, do ta largosh ate te keqe me mbeshtetjen tek Allahu dhe me afrimin tek Ai me adhurim e dhiker. Allahu eshte i Mbrojtesi me i Mire.

(Pyetja Nr. 93) Anonim / 9-3-2009

Message: eselamu alejkum
E kisha nje pyetje: Si duhet te vishen vajzat para babait apo vellai kur ndodhen ne shtepi?

Përgjigje/ 12-3-2009

Para babait, vellezerve dhe grave te tjera muslimane, gruas i lejohet te zbuloje ato pjese te trupit qe zakonisht pranojne zbukurim, siç jane floket, gusha, duart, parakrahet, kerciqet e kembeve. Argument per kete eshte fjala e Allahut: “Dhe te mos ua zbulojne stolite e tyre askujt tjeter perveç femijeve te tyre, prinderve te tyre …” [En Nur, 31]. Kete koment ka bere shejh Meshur Hasen, kur eshte pyetur per kufijte e aurtit te gruas para grave te tjera dhe para mahrameve te saj (babait, vellait, etj).

(Pyetja Nr. 92) Anonim / 7-3-2009

Message: esselamu alejkum!

  1. Cili eshte mendimi me i sakte i dijetareve per berjen e fotografive me aparat fotografik? Po berja e tyre me celular dhe mbajtja e tyre ne te apo ne disk kompjuteri, a lejohet?
  2. Me sa di une (me kane thene, nuk e kam lexuar vete) per lehonine ekzistojne 2 mendime dijetaresh: disa thone qe nese rrjedhja e gjakut vazhdon me teper se 40 dite femra duhet te falet, kurse mendimi tjeter eshte se nese femres i vazhdon rrjedhja e gjakut, ajo mund te konsiderohet lehone deri ne 60 dite, dhe cfare duhet te beje ajo moter e cila pas lindjes se femijes ka pasur rrjedhje gjaku per 2 muaj dhe ajo gjate ketyre 2 muajve nuk eshte falur? A e ka obligim ti fale ato namaze qe i ka lene pa falur?

Përgjigje / 12-3-2009

  1. Berja e fotografive nuk lejohet me asnje lloj aparati, perveç ne rast nevoje te domosdoshm. Kjo eshte me e sakta ne kete çeshtje, e Allahu e di me mire.
  2. Mendimi i shumices se dijetareve, sipas se cilit gjykohet edhe nga dijetaret e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, eshte se koha me e gjate e gjakut te lehonise eshte 40 dite, dhe nese del gjak pas kesaj kohe, ai eshte gjak menstruacionesh ose istihada. Ajo grua qe ka pasur rrjedhje gjaku edhe pas 40 ditesh, duhet te dalloje se pari nese eshte gjak menstruacionesh apo gjak istihada, dhe kete e dallon nga ngjyra dhe era e gjakut, si dhe nga dhimbjet e barkut qe ka zakonisht gjate menstruacioneve. Ne kohen kur gjaku ka qene gjak menstruacionesh, nuk ka obligim te fale ndonje namaz te lene ne ate kohe, por nese gjaku ka qene istihada, me ngjyre te kuqe dhe jo si ai i zakoneve, atehere duhet te fale ato namaze qe nuk i ka falur gjate asaj kohe. Kurse per gruan qe eshte me istihada, dmth qe i del gjak pas mbarimit te zakoneve dhe qe nuk eshte gjak zakonesh, rregulli per te eshte qe te lahet pas zakoneve dhe pastaj te marre abdes per çdo namaz, ne kohen kur rrjedh gjak istihada.

Permendim ketu edhe nje fjale te Iben Tejmijes, Allahu e meshirofte, i cili thote se nuk ka kufi per periudhem me te gjate qe zgjat lehonia, qofte 40, 60, apo 70 dite, por ajo qe e percakton kete eshte ngjyra dhe cilesia e gjakut qe del pas 40 diteve. Nese ai eshte i njejte si gjaku i lehonise, atehere vazhdon te jete lehoni dhe nese ka ndryshuar ngjyre apo ere, atehere eshte gjak tjeter, siç e sqaruam me siper. Dhe ky mendojme se eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje, e Allahu e di me mire. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te pejgamberin tone, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 91) Eri / Tiranë / 1-3-2009

Message: Eselamu alejkum. A lejohet marja pjese ne votimet ketu ne Shqiperi? Thuhet se imam Albani, Bin Bazi, Iben Uthejmin, e ka leju, a eshte e vetete?

Përgjigje / 8-3-2009

Nuk lejohet marrja pjese ne votime ne Shqiperi dhe nuk eshte e vertete se dijetaret e permendur ne pyetje e kane lejuar kete gje, por ajo qe kane lejuar eshte marrja pjese ne votime, ne vendet muslimane, ne pergjithesi arabe, si ne Arabine Saudite etj. Kurse shejh Albani eshte nga ata qe kundershtojne me shume ne kete pike dhe nuk e lejon veçse ne rastin kur vihen ne pikepyetje interesat e muslimaneve dhe te te fese se tyre, atehere muslimanet duhet te votojne per ate qe mendojne se eshte me i mire per ta, ne menyre qe te mos e marre vendin ai qe eshte me i keq. Por kjo fjale behet per vendet muslimane, ku ligjet e shtetit jane ne pergjithesi te mbeshtetura ne sheriatin Islam. Kur pyetem disa prej nxenesve te shejh Albanit ketu ne Jordani, ne lidhje me zgjedhjet ne Kosove, nje vit me pare, ata thane se mund te votohet per me te mirin, qe te mos i marrin jomuslimanet postet e shtetit, dhe se kete duhet ta percaktonin njerezit me dije nga vete Kosova, dhe siç e kemi publikuar me pare ne kete forum, shumica e njerezve me dije dhe talebeve prej Kosove, ishin te mendimit se votimi nuk kishte ndonje interes qe mund te permendet per muslimanet, dhe keshtu qe ata rane ne mendimin per mosvotim. Kurse ne Shqiperi as qe diskutohet qe marrja pjese ne votime nuk ka asnje dobi apo interes per muslimanet, keshtu qe duhet qendruar ne rregullin e pergjithshem te mosmarrjes pjese ne votime dhe ne mosperkrahjen e ligjeve qe nuk jane ligje te sheriatit Islam. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 90) Anonim / 27-2-2009

Message: Selamun alejkum.
E pata veç kete pyetje: Çfare denimi kane homoseksualet sipas sheriatit islam?

Përgjigje / 28-2-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kedo qe gjeni duke bere si vepra e popullit te Lutit, vritini qe te dy!” [Hadith i sakte. E ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu, Iben Maxheh, etj.] Pra, gjykimi per homoseksualet eshte qe te vriten, por menyra e vrasjes eshte pike mospajtimi ne mesin e dijetareve. Disa thone se duhet te vriten me gure njesoj si i martuari qe ben imoralitet, kurse te tjere thone qe te vriten me menyra tjera, por e rendesishme qe te vriten, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 89) Anonim / 15-2-2009

Message: Jane disa lojra qe jane me pika psh Domnino, Moz u Zemero, dhe nje loj eshte hebre-turk i cili quhet Shesh-Besh, e tjera qe kan perngjasim, keta jane lojra qe luhen shpesh tek njerezit a kan ndonje ndales?

Përgjigje / 21-2-2009

Te gjitha lojerat qe jane me zare, dhe qe quhen lojera fati, qe lidhen me fatin, jane te ndaluara ne Islam, qofte nese luhen me kumar (me pare) apo per qejf. Lusim Allahun te na jape sukses neve dhe te gjithe muslimaneve ne zbatimin e fese se Tij!

(Pyetja Nr. 88) Ebu Shuajb / Zvicër / 14-2-2009

Message: selamun alejkum
ekam nje sual rreth Kendimit te ezanit në vesh pasi qe te linde foshnja,
ku Tirmidhiu nr 1514, i cili thote Hasen sahih, edhe shejh Albani rahimehullah e ka bo sahih et Tirmidhij nr. 1224. A eshte Sahih ky hadith?

Përgjigje / 21-2-2009

Ka ardhur nje hadith i transmetuar nga Ebu Rafi, (radiallahu anhu), i cili thote: “Kam pare te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) qe te therriste ezanin ne veshin e Hasen iben Ali, kur e lindi Fatimja (radiallahu anha).” Perfundimi me i sakte eshte se ky hadith nuk eshte i sakte, por i dobet. Ne fillim, shejh Albani e ka konsideruar te mire (hasen), ne librin “El Irva” 1173, “Ebu Daudi” 5105, “Tirmidhiu” 1514, “Ed Daife” 1/493-494. Por me pas e ka konsideruar te dobet kete hadith, ne librin “E sakta e fjales se bukur” f.162 dhe ne librin “Ed Daife” 6121.

(Pyetja Nr. 87) Anonim / 13-2-2009

Message: selemun alejkum.
Kam hasur shpesh here ne musliman, qe gjate bisedimit te me thot, se ka arritur mprehtesin e syve. dmth te kuptoj se cfar po mendon tjetri, e pjyeta se ku bazohet per kete qe thua, dhe mu pergjigj se ka hadith te till (ose dicka te ngjajshe): “ruaju mprehtesis se syve te besimtarit sepse ai sheh me driten qe i ka dhuruar Allahu”
Tani vella personi qe e perdor kete, ka diturin minimale ne Islam, por un se kame lexuar, as degjuar diku tjeter, pervec se nga ky person. madje e kame sygjeruar qe mos ta perdor me kete shprehje, por megjithate, nje pergjigje juaj, do te ishte perfundimtare, per ate dhe mua. ose ne rraste se ka hadith te till do desha komentimin e tij
Pra a ka baze ne Islam, qe personi me an te shikimit, mund ta kuptoj tjetrin se cfar mendon, Allahu ju ruajte!

Përgjigje / 21-2-2009

Ka ardhur nje hadith i dobet, i pasakte, ku thuhet: “Ruajuni mprehtesise se besimtarit, sepse ai sheh me driten e Allahut!” [Shejh Albani e ka permendur ne vargun e haditheve te dobta me numer 1821. Hadithin e ka nxjerre Tirmidhiu 3127, etj.]

Por ka ardhur nje hadith i mire dhe i sakte ne kete kuptim, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Me te vertete, Allahu ka disa rober te cilet i njohin njerezit me ane te disa shenjave.” [Shejh Albani e ka permendur ne vargun e haditheve te sakta me nr. 1693. Hadithin e ka nxjerre Taberani ne “El Eusat”, 3086, etj.]

Pra, kjo njohje mund te behet me ane te disa shenjave qe mund te dallohen nga te gjithe njerezit, ose nga disa prej tyre, si shkak i dijes dhe pervojes se perfituar nga jeta. Dhe nuk ka dyshim se ai qe ecen ne bindje ndaj Allahut te Madheruar, larg harameve, ne kerkim te dijes se sakte dhe te frytshme, me sinqeritet per Allahun e Madheruar, ai di, sheh dhe dallon tek njerezit shenja qe nuk i dallojne te gjithe, pa ua permendur kete gje njerezve dhe pa u mburrur me te. Lusim Allahun te na jape sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!

(Pyetja Nr. 86) Skender / Tropojë / 10-2-2009

Message: selam alejkum me intereson te dije amund ta vendosim emrin femies te sapolindur emrin per shembull ebu beker, ngase ebu do te thot i jati, dhe a prish pune kjo?

Përgjigje / 13-2-2009

Fjala “Ebu Beker” eshte kunje dhe jo emer. Vete Ebu Beker es Sidiku (radiallahu anhu) e ka pas emrin “Abdullah”. Zakonisht kunjat e burrave dhe te grave vendosen duke i shtuar fjalen “Ebu” apo “Umu” para emrit te djalit te madh. Por nuk eshte kusht qe te kesh djal me emrin e kunjes qe perdor, p.sh: nese dikush pelqen t’i therrasin me kunjen “Ebu Beker”, por ai nuk ka djale qe quhet Beker, kjo nuk ka problem dhe eshte e perdorur. Kurse femijes se posalindur, duhet t’i vendosni emrin e vet, dhe nese ju pelqen te zbatoni sunetin, perveç emrit (Abdullah per shembull), ju mund t’i vendosni edhe kunjen “Ebu Beker”, sepse siç ka thene Pejgamberi, kjo gje u jep nje pjese burrerie femijeve, kur u vendoset kunje e tille. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 85) Egezona / Kosovë / 5-2-2009

Message: selam alejkum hoxhe i nderuar kam lexue nje hadith qe gjarperit nuk lejohet me i mbyt nese te hyn ne shtepi,,,me perjashtim loje,,, pyetja eshte cilat jane ato 2 lloje dhe cka me bo a lejojim nese hyn ne shtepi me na honger ai neve e ne mos me be asgje,, selam alejkum.

Përgjigje / 11-2-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka urdheruar qe te vriten dy te zinjte edhe nese je ne namaz: gjarpri dhe akrepi. Kjo ka ardhur ne nje hadith te sakte nga Ebu Hurejra, Iben Abasi, etj. [Tirmidhiu 390, Iben Maxheh 1245].

Por ka ardhur ne hadith tjeter, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga vrasja e gjarperit te shtepise, te cilet i ka quajtur “te fshehurit e shtepive”, te cilet jane disa gjarperinj te holle, qe nuk lakohen gjate ecjes, por ecin me trupin drejt. Kjo ka ardhur ne hadith te sakte, te transmetuar nga Tirmidhiu 1483.

(Pyetja Nr. 84) Anonim / 26-1-2009

Message: Allahu ju a shperblefte per punene qe beni dhe ju lartesofte ne Xhenetin Firdeus.
Ne hadithet e Pejgamerit saavs, Rsulullahu saavs e ka ndaluar te behet hixhret per arsye jo fetare ne vendet e kufrit, kete gje e pohojne dhe dijetaret selefi.
Kisha dy pyetje lidhur me temen: 1. Ne muslimanet qe adhurojme Allahun e Madheruar ne vendet e kufrit, qe falemi, agjerojme apo kryejme te tjera adhurime, a na paksohen sevapet e ketyre adhurimeve duke qene se qendrojme ne keto vende?
2. Te themi qe te gjithe kane deshire per tu khtyer ne vendet e tyre, por asyet kryesisht ekonomike jane ato qe na veshtiresojne kthimin. Neqoftese i lutemi Allahut per kushte ekonomike, pune, shtepiake etj, a eshte e mundur qe Allahu te na pergjigjet ne keto lutje, sepse ne e kemi te ndaluar te qendrojme ne vendet e kufrit, pra kusht qe Allahu i Madheruar te na jape suksese eshte qe te zbatojme urdhrat e Tij?

Përgjigje / 6-2-2009

  1. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Une jam i paster (i pafajshem) nga çdo musliman qe jeton ne mesin e idhujtareve!” Dhe ky shfajesim eshte per rastin kur muslimanet sulmojne nje vend jomusliman dhe ne mesin e tyre gjenden edhe muslimane, te cilet vriten bashke me ta nga muslimanet. Dijetaret kane thene se qendrimi ne vendet jomuslimane pa arsye eshte i ndaluar, dhe ky ndalim eshte edhe me i madh kur ne ate vend nuk mund te praktikosh detyrimet fetare. Por ne rast se qendron per arsye te thirrjes ne Islam dhe te hapjes se Islamit ne ate vend, kjo eshte e lejuar dhe nuk ka problem, madje ka shperblime tek Allahu sipas qellimit dhe duke qene se ke mundesi te zbatosh detyrimet fetare. Mund te thuhet se sot, qendrimi i muslimaneve ne vendet e kufrit, eshte ne llogarine e tyre dhe ata e mbajne pergjegjesine per kete dhe pasojat e saj. Kurse shperblimet per adhurimet dhe veprat e kryera ne ato vende jane sipas qellimit qe ka personi qe i kryen ato. Pra, mundet qe njeriu te marre sevapet ne menyre te plote per veprat qe i ben me qellim te paster dhe sipas rregullit te sheriatit, dhe ne te njejten kohe te marre gjynahe per qendrimin ne ate vend, nese ai i ka mundesite qe te largohet nga ai vend per ne vendet muslimane.
  2. Kushtet per pranimin e lutjes nga Allahu jane te njohura, dhe nese ato zbatohen, atehere Allahu e pranon lutjen e robit te Tij dhe asgje nuk mund ta pengoje ate. Kudo qe te jete, muslimani duhet t’i lutet Allahut me sinqeritet dhe nenshtrim te plote, dhe pergjigja e lutjes se tij eshte ne Dore te Allahut. Allahu eshte i Gjithedituri dhe pranuesi i lutjeve, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 83) Anonim / Gjilan – Kosovë / 11-1-2009

Message: esselamun alejkum kam ni pytje: a lejohet me punu gruaja edhe nese po i lejohet ather ne cilin ven i lejohet? nese keni mundesi qe te ketheni pergjigjeje e inshallah nuk e vononi ALL-LLAHU ju shperbleft me te mira.

Përgjigje / 20-1-2009

I lejohet gruas te punoje pune qe i pershtaten natyres se saj, por me kusht qe te jete larg perzierjes me burra si dhe e veshur sipas rregullit te sheriatit Islam.

(Pyetja Nr. 82) Anonim / Kosovë / 6-1-2009

Message: es-selam alejkum
A mund te na tregoni disa fetva te dalura nga dijetarët selefi për ngjarjet ne Palestinë?

Përgjigje / 6-1-2009

Ajo që po ndodh sot në Palestinë eshte nje fatkeqesi e madhe per popullin musliman dhe nje poshterim i tij i papare ndonjehere ne historine e Islamit. Tek Allahu ankohemi dhe vetem Atij i drejtohemi me lutje dhe pergjerim qe t’ja ktheje ymetit krenarine dhe vendin qe i takon. Allahut i lutemi qe t’i pranoje deshmore ata qe vriten ne Gaza, dhe vetem Atij i lutemi qe te na beje prej atyre qe do t’i nxijne fytyrat e çifuteve dhe do t’i shfarosin ata nga faqa e dheut, dhe nese mbet ndonje prej tyre, t’i nxjerrin ata nga Palestina dhe nga vendet muslimane, per t’u sjelle neper toke te perçmuar e te perbuzur ashtu si kane qene gjithnje, dhe siç e meritojne.

Te gjitha fuqite e medha jane kunder muslimaneve; amerika, evropa, etj. Te gjithe perkrahin bijte e derrave dhe te majmuneve prej hebrenjve zullumqare, te cilet e kane tepruar me shkaterrimin e tyre ne toke, dhe tani nuk ka mbetur para muslimaneve perveç se te kerkojne ndihmen e Allahut te Vetem, i Cili nuk mposhtet kurre, por ka ne dore gjithçka, dhe vetem Ai i jep triumfin atyre qe e ndihmojne Ate dhe zbatojne fene e Tij. Sot nuk mund te beje asgje askush prej muslimaneve te vendeve Islame, qofshin pushtetare apo civile, sepse fuqite e medha i kane prangosur kembe e dore dhe u kane vene pushken ne koke. Civilet te cilet kerkojne te japin ndihmen e tyre me trupin e tyre dhe gjithçka qe zoterojne, nuk munden gjithashtu, sepse rruget jane te mbyllura para tyre. Dijetaret nuk mund te bejne gje tjeter, perveç te drejtojne njerezit qe te kthehen ne fene e Allahut, te lene gjynahet e vogla e te medha, dhe t’i luten Allahut dite e nate per ndryshimin e gjendjes se muslimaneve, per ngritjen e islamit dhe te muslimaneve dhe per mposhtjen e armikut hebre e mohues, kushdo qofte.

Allahu eshte Nje, feja e Tij eshte e verteta, Allahu e ndihmon fene e Tij, Allahu i ndihmon ata qe e ndihmojne fene e Tij, Allahu nuk do i jape kurre triumf mosbesimtareve mbi besimtaret, perveç ndonje mesimi per muslimanet per gabimet qe kane bere. Keto jane premtimet e Allahut dhe Allahu nuk i thyen kurre premtimet e Tij.

I bejme thirrje te gjithe muslimaneve qe te kthehen tek Allahu i Madheruar me pendim e me lutje, te lene gjynahet dhe te kryejne urdheresat, te bejne lutje per vellezerit e tyre ne Gazza dhe te dergojne ndihma materiale per ta sa te munden, me te gjithe menyrat dhe rruget e mundshme qe t’u shkojne atyre. Nuk kemi ne dore asgje tjeter perveç rregullimit te vetes dhe lutjes se sinqerte per muslimanet qe masakrohen dite e nate, vetem sepse thone: Zoti yne eshte Allahu!

Se shpejti do te publikojme nje video-material ne lidhje me ngjarjet e ketyre diteve ne Gaza, dhe vetem tek Allahu ankohemi dhe Atij i kerkojme ndihme e mbrojtje per muslimanet qe jane nen dhunen e çifuteve mohues e zullumqare!

(Pyetja Nr. 81) Muslimane / Gjermani / 25-12-2008

Message: Selamun alejkum. Dashta te dij cilet jen festat qe nje musliman duhte te festoj, (pyetja nuk ka te bej me festat e qafirave) por ne mesin e muslimaneve po ndegjoi edhe disa festa tjera qe po thojn duhet te festohen, si viti i ri i muslimaneve dmth nata e hixhrit, dita e Arafatit…

Përgjigje / 27-12-2008

Muslimanet kane vetem dy festa, dhe ato jane: “Ijdul Fitr” (Bajrami i Fitrit pas Ramazanit) dhe “Ijdul Ad’ha” (Kurban Bajrami). Keto jane festat e ligjshme per muslimanet, qe u ka dhene Allahu dhe i ka sqaruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Kurse keto dite te tjera qe disa prej muslimaneve i quajne festa, nuk jane te tilla dhe as nuk ka argument qe te quhen dite te mira, sepse te gjitha ditet e vitit jane te mira, por ka disa dite ne te cilat shperblimi i veprave te mira shumefishohet apo ka nje shperblim me te veçante, siç eshte agjerimi i dites se Arafatit per ata qe nuk jane ne haxh, dita e Ashuras, dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixhe, gjashte dite nga muaji Sheval, dita e hene dhe e enjte ne te cilat Pejgamberi zakonisht agjeronte, etj. Por keto nuk jane festa, por dite ne te cilat nxitet muslimani per me shume vepra te mira.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 80) Anonim / Kosovë / 23-12-2008

Message: selam alejkum. Kam degjuar me lidhje me arin se nje grup i dijetarve e lejojn dhe grupi tjeter e ndalojn. A ka ndonje ajet a hadith qe ka ardh qe na ben me dije se vertet ari eshte haram edhe per grate?

Përgjigje / 27-12-2008

Ari per grate eshte i lejuar ne pergjithesi, por ajo qe ndalohet prej tij eshte nje lloj forme e stolise qe behet prej tij, dhe eshte fjala per stoline e arit qe eshte rrethore, vetem me ar dhe pa gur, pa nderpreje apo pa ndonje lende tjeter ne te. Kjo lloj stolie, qofte unaze, byzylyk apo varese qafe, nese eshte ne forme rrethore pa nderprerje apo pa ndonje lende tjeter te perziere me arin, eshte e ndaluar edhe per grate. Ne kete perfundim ka arritur shejh Albani (Allahu e meshirofte!), ne librin “Xhilbabu el mer’ati el muslimeh”, dhe jo ashtu si thone shume njerez, se gjoja shejh Albani e ndalon totalisht arin per grate. Shkak per ndalimin e arit ne formen e pershkruar me siper, jane disa hadithe te sakta, qe kane ardhur ne kete teme, siç eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush ka kenaqesine t’i vendos te dashures se tij nje rreth prej zjarri, le t’i vendose nje rreth prej ari …” [Ebu Daudi, 4238, Bejhakiu 4/140. “Sahihu et Tergib” 772].

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 79) Abdullah / Suedi / 22-12-2008

Message: Bismilah, selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, Allahu ju shperblefte per mundin qe e beni me firdaus el ala.
Kam ni pyetje dhe ajo eshte: cfare argumenti kane ata dijetar te cilet thojne se eshte e lejuar qe femra ti nuk qimet nga kembet e saj ? Barak Allahu fik.

Përgjigje / 27-12-2008

Ne nje hadith te sakte thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu e ka mallkuar kamaten (fajdet), ngrenesin e saj, dhenesin e saj, shkruesin e saj, deshmitaret e saj duke qene se e dine se po deshmojne per kamaten, (ka mallkuar gjithashtu) ate qe zgjat floket e saj (me floke fallso) dhe ate qe e ben kete pune, ate qe ben tatuazh (figure ne trup duke e shpuar lekuren me gjilpere) dhe ate qe i ben te tjereve tatuazh, ate qe heq qimet e vetullave dhe ate qe ia heq te tjereve qimet e vetullave!” [Hadith Sahih. Taberani nga Iben Mesudi. Sahihul Xhami 5094].

Shkaku per ndalimin dhe mallkimin e atyre qe heqin qimet e vetullave apo te fytyres, apo qe bejne tatuazhe ne trup dhe vendosin floke fallso apo paruke, eshte se keta kerkojne te nderrojne krijesen e Allahut, gje te cilen Allahu e ka ndaluar dhe e ka konsideruar kete si bindje ndaj djallit, i cili thote: “e pastaj do t’i urdheroj qe te ndryshojne krijesen e Allahut.” [En Nisa, 119].

Keto jane argumentet per ndalimin e heqjes se qimeve te vetullave dhe te fytyres nga grate, sepse kjo gje eshte ndryshim i krijeses se Allahut. Por, a futet ketu edhe heqja e qimeve te kembeve dhe te duarve? Per kete ka mospajtim ne mesin e dijetareve, dhe me e sakta eshte se ato nuk futen ne hadithin qe ndalon heqjen e qimeve te vetullave, por megjithate, nese qimet e duarve apo te kembeve jane normale, qofte per burrin apo per gruan, brenda kufijve te normales, atehere nuk eshte e pelqyer qe ato te hiqen, sepse Allahu nuk i ka krijuar me kot ato, por per te kryer funksione qe ndoshta nuk i dime te gjitha. Kurse, ne rast se qimet e duarve apo te kembeve jane jashte normales, sa qe krahu apo kemba e gruas duket si ai i burrit, atehere i lejohet asaj qe t’i heqe ato qime, e Allahu e di me mire. [Per pergjigjen jemi mbeshtetur ne disa fetva te shejh Iben Uthejmin, ne “Fetava Nurun ala derb” nr. 2, “Mexhmu fetava ue rasail Iben Uthejmin”, 11/89, etj].

(Pyetja Nr. 78) Toleranc0 / Shqipëri / 20-12-2008

Message: eselemualejkum. Desha te di per ata persona qe pine duhanin, mir qe eshte haram me e pi mirepo me u fal me paket te duhanit ne xhep, a ja demton namazin personit ne fjale?

Përgjigje / 22-12-2008

Siç e permendem me pare, duhani eshte haram qe te pihet apo te behet tregti me te, por ne rastin e pyetjes, namazi i personit qe pi duhan eshte i sakte, edhe nese ai e ka paketen e duhanit ne xhep gjate namazit, sepse ndalimi i duhanit nuk ka lidhje me shtyllat dhe vaxhibet e namazit, dhe nese personi i ploteson ato, ai e ka namazin ne rregull, kurse per duhanin qe pi merr gjynahun dhe demton shendetin e vet, gje e cila mund te çoje deri ne semundje serioze madje deri ne vdekje. Prandaj, veçanerisht muslimanet, duhet sa me pare t’i japin fund pirjes se duhanit, duke ju mbeshtetur Allahut te Madheruar dhe duke kerkuar ndihme prej Tij qe ta lene duhanin dhe te fitojne kenaqesine e Allahut dhe ruajtjen e shendetit te tyre.

(Pyetja Nr. 77) Anonim / Kosovë / 20-12-2008

Message: selam alejkum, pata veç nje pyetje te thjeshte: A eshte e vertet qe eshte e ndaluar te flejm permbys (me bark), se shejtani ashtu flen e ne nuk ben me emitu?

Përgjigje / 22-12-2008

Gjumi apo shtrirja permbys eshte diçka e papelqyer dhe e urryer nga Allahu i Madheruar, siç ka ardhur ne hadith te sakte ku thuhet: “Tahfe iben Kajs el Gafari thote: “Nderkohe qe isha i shtrire permbys ne xhami prej magjise, nje burre me preku me kemben e tij dhe me tha: “Kete lloj shtrirje Allahu e urren!” Ngrita koken, dhe pashe se ai ishte i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 5040. El Xhamiu es Sagir 4035]. Kjo fetva eshte dhene nga Komisioni i perhershem i fetvave (el lexhne ed daime), me nr. 19313. Ne nje transmetim tjeter nga Ebu Hurejra, thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kaloi prane nje burri te shtrire permbys dhe e luajti me kembe, pastaj i tha: “Kete lloj shtrirje, Allahu nuk e do.” [Hadith Hasen Sahih. “Sahihu et Targib” 3079]. Kurse hadith ku te permendet se ne kete menyre fle shejtani, nuk ekziston.

Permendim ketu se fjetja permbys nuk ben mire as per shendetin e njeriut, por ne raste kur njeriu eshte i semure dhe nuk mund te qetesohet veçse duke qene permbys, atehere i lejohet atij ne kete rast. Keshtu ka dhene fetva edhe shejh Iben Uthejmini ne fetvate e quajtura “Nurun ala Derb”, ne faqen nr. 36.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 76) Muhamedi / Zvicër / 17-12-2008

Message: Selamun Alejkum vella.
Pyetje: Kemi ndegju se ka njerez qe jane gjysem meshkuj e gjysem femra (SHEMAL), a martohen keta njerez ose a ka ndonje fetva per kete?

Përgjigje / 19-12-2008

Dijetaret e Islamit kane folur per njeriun e quajtur “mukhaneth”, me keto cilesi: “mashkull qe sillet me sjelljet e femrave ne levizje dhe ne fjale apo edhe ne veshje”. Ka prej tyre qe jane te lindur me keto cilesi dhe ata keshillojne per ta qe te perpiqen gradualisht me i heq ato cilesi te femrave deri sa te kthehen ne natyren maskullore te tyre. Njeriu i lindur asnjanes, zakonisht nuk ka epshe ndaj femrave dhe as ndaj meshkujve, ndaj edhe eshte lejuar qe nje njeri i tille te hyje te femrat, nese eshte vertet i tille, siç permendet ne hadithin e Umu Selemes, te transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte tek ajo dhe ne shtepine e saj gjendej nje mukhaneth (burre me tipare femerore), i cili i tha vellait te Umu Selemes: “Nese Allahu u jep fitore ne Taif neser, do te te drejtoj te bija e Gajlanit: ajo vjen me kater e kthehet me tete (pershkruan cilesite e saj femerore).” Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Mos te futen tek ju keta lloj njerezish!” Por nese kjo cilesi eshte e lindur tek keta njerez, te cilet edhe po qe se ekzistojne jane shume pak ne numer, ata nuk martohen sepse jane asnjanes dhe nuk kane epsh as ndaj femrave dhe as ndaj meshkujve. Kurse me pyetjen duhet te jene per qellim njerez te tjere te cilet kane dale nga natyra njerezore dhe kane kaluar ne nje natyre me te ulet se kafsha, sepse kafshet nuk e kane ate natyre dhe nuk e bejne nje gje te tille. E sa per gjykimin e Islamit ne lidhje me martesen mes njerezve te tille, eshte njesoj si gjykimi per martesen mes homoseksualeve apo njerezve me te njejtin seks, gje e cila eshte prej gjynaheve te medha, madje per shkak te tij jane denuar popuj te tere, siç eshte populli i Lutit (alejhi selam), Allahu na ruajte dhe i ruajte te gjithe muslimanet nga kjo veper e ulet dhe e shemtuar jonjerezore!

(Pyetja Nr. 75) Eri / Tiranë / 16-12-2008

Message: Nje iformacjon mbi sihrin cfar lejohet dhe cfar eshte ndaluar, me sa di fetua mbi kete ceshtje nga lexhnja, shejhu islam Iben Tejmi, iben Bazi, shejhk Albani etj.

Përgjigje / 19-12-2008

Asnje lloj e sihrit (magjise) nuk eshte e lejuar ne Islam, madje ligji i Islamit per magjistarin eshte qe te vritet. Hadithet per kete jane te shumta dhe te njohura. Po keshtu fetvate e dijetareve jane te shumta dhe nuk ka musliman qe ka pak dije dhe qe perpiqet te zbatoje fene e Allahut me sa te mundet, veçse e di qe Islami e ndalon magjine me te gjitha llojet e saj, si dhe ka caktuar denim te rende per magjistarin dhe si per ata qe shkojne te magjistari.

(Pyetja Nr. 74) Zejd Ebu Fatima / Itali / 12-12-2008

Message: selemu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Se pari desha te falenderoj Allahun qe te mundesoj ta rikthesh kete website kaq te dobishem per ne. Allahu te ruajte dhe te dhente sukses ne dauetin selefi, dhe te mundesofte te rrish sa me shum pran dijetareve tan selefi.
Pytja ime vella i nderuar eshte kjo:
Kur ne pyesim per diçka nxensat e dijes ,nje çeshtje ne te cilin ka dy mendime nga dijetaret, a duhet qe nxenesi i dijes ti jap te dyja mendimet me argumente, apo mjafton te jap ate per te cilen ai eshte i bindur qe eshte e qelluar? Allahu te shperblefte per punen tende.
Desha dhe me te pyt kur mendon me lejen e Allahut se mund te perfundoj perkthimi i mrekullueshem qe po i ben Kuranit?

Përgjigje / 13-12-2008

Pergjigja qe jep dijetari apo nxenesi i dijes varet nga pyetesi dhe gjendja e tij apo nga forma e pyetjes dhe perberja e saj. Nese pyetesi eshte musliman i thjeshte, qe nuk i kupton argumentet dhe nuk di te bej dallim mes tyre, atehere mjafton t’i sqarohet atij mendimi me i sakte dhe te permendet nje argument qe konsiderohet baze ne perkrahjen e atij mendimi, nese pyetesi e kerkon kete gje dhe mund ta perceptoje ate. E nese pyetesi eshte nxenes dije apo qe ka nisur rrugen e dijes, atehere atij i behen te qarta te gjitha mendimet e dijetareve bashke me argumentet e tyre, si dhe shkaku i zgjedhjes se nje argumenti apo mendimi mbi te tjeret, nese zgjedh nje prej atyre mendimeve si me te sakte. Pra, pergjigja jepet sipas rastit dhe gjendjes se pyetesit.

Kurse ne lidhje me pyetjen per perkthimin e Kuranit; se pari, Allahu ta shperblefte per mendimin e mire ne pershkrimin e tij, sepse kjo na jep me shume kurajo per vazhdimin me ritme me te shpejta per perfundimin e tij, me ndihmen dhe lejen e Allahut te Madheruar. Duke pasur parasysh se kemi edhe studimet, koha per perfundimin e perkthimit dhe komentimit te Kuranit do te jete paksa e gjate, sepse ai kerkon pune te madhe dhe kohe te gjate, ne menyre qe te permbushim kushtet e vendosura ne kete perkthim, me lejen e Allahut te Madheruar.

Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 73) Anonim / 9-12-2008

  1. Qfar me kshilloni per problemt e mija a esht me mir qe te ti mbaj veq per vete dhe mos te flas per to me askend {dmth te mos ja qaj hallin as kujt as motrave ne islam qe i kam e qe ju besoj}
    Nuk e di qka te veproj kur jam me to un flas dhe ju tregoj qka esht ka me mundon po shpesh me keqkuptojne ose e keqperdorin besimi tim qe e kam ne to nganjeher ndodh qe tmi permendin ato ne menyr ofendim ndaj meje.
  2. A mun tme gjeni dishka rreth nikabit qe e kan then dijetart Selef rreth nikabit dhe rregullave te tij?

Përgjigje / 11-12-2008

  1. Besimtari nuk duhet t’i ankohet per hallet dhe problemet e veta askujt perveç Allahut te Madheruar, sepse ankesa te njerezit tregon pakenaqesi me caktimin e Allahut. Por lejohet qe besimtari te keshillohet me njerezit e tij te dashur e te aferm besimtare, me qellim qe te gjejne zgjidhje dhe te kosnultohen me njeri-tjetrin per kete qellim, perndryshe, ankesa e besimtarit i drejtohet vetem Allahut dhe askujt prej krijesave te Tij, kur eshte ne forme ankese dhe jo konsultimi.
  2. Ne lidhje me nikabin, apo mbulesen e fytyres se gruas, ka dy mendime ne mesin e dijetareve: disa thone se vendosja e nikabit eshte i detyrueshem per gruan, kurse te tjere thone qe eshte sunet. Secila pale argumentohet me hadithe te sakta dhe kundershtimi ka ardhur si rrjedhoje e kuptimit te haditheve nga secila pale. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete çeshtje, eshte fjala se vendosja e nikabit eshte sunet qe e kane vepruar grate e pejgamberit dhe te sahabeve, dhe besimtaret qe e vendosin ate kane shperblimin tek Allahu i Madheruar sipas qellimit te tyre. Kurse ato qe nuk e vendosin mbulesen e fytyres (nikabin) nuk kane gjynah, perderisa nuk kane per qellim te shkaktojne fitne (ngacmim) te meshkujve ne rruge apo ne vend tjeter.

Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 72) Sara / 5-12-2008

Selamun alejkum
A ka mundesi te me tregoni se a lejohet qe disa vajza {te gjith ne moshen madhore nga 15-22 vjeqare} te shkojn te nje hoxh per ti mesuar shkronjat {arabe} tu pas parasysh se kan munsi me shku mi msu te femrat? Nese bon donje argumen Kur’ani ose sunet ose fetfa te ndonje dijetari.
Dhe falemenderoj Allahun qe prap u hap kjo faqe qe me te vertet eshte shum dobipruese sidomos per pergjigjjet qe na jepni ne pytjet tona.
Allahu ju mundesoft Davet te mbar deri ne fun te jetes e ju shperbleft me Xhenetin Firdeus!

Përgjigje / 7-12-2008

Ne “Fetvate e komisionit te perhershem” 12/149, thuhet: “Nuk i lejohet burrit qe t’i jape mesim vajzave, ne menyre te drejtperdrejte (pa perde mes tyre), per shkak te pasojave dhe rreziqeve qe mund te ndodhin nga kjo gje.”

Kurse ne nje fetva tjeter te komisionit te perhershem 12/156, thuhet: “Se pari: Perzierja mes meshkujve dhe femrave neper shkolla e vende te tjera, eshte prej ndalesave te renda dhe prej prishjeve te medha te fese dhe te dynjase. Nuk i lejohet femres qe te mesoje apo te punoje ne nje vend ku grate qendrojne bashke me burrat, dhe as prindit apo kujdestarit te saj nuk i lejohet qe t’i jape leje asaj per nje gje te tille. Se dyti: Nuk i lejohet burrit qe t’i jape mesim nje gruaje te huaj per te qe t’i jape mesim duke qene se ajo eshte e pambuluar me mbulesen Islame, si dhe nuk i lejohet qe te veçohet vetem per vetem me te, qofte edhe nese eshte e mbuluar sipas rregullit. Per burrin e huaj, i gjithe trupi i femres eshte auret qe duhet mbuluar, kurse zbulimi i fytyres me mbulimin e kokes, nuk eshte mbulese e plote. Se treti: Nuk ka pengese qe burri t’i jape mesim grave duke qene pas nje perdeje, ne shkollat e veçanta per femrat, ku nuk ka perzierje mes nxenesve meshkuj dhe femra dhe as te mesuesve dhe mesueseve..”

Per rastin e permendur ne pyetje, nuk u lejohet atyre vajzave qe te shkojne te mesojne te nje hoxh mashkull perderisa ka nje femer me dije ku mund ta marin ate dije qe e marrin te hoxha. Sidoqofte, edhe nese disa femra marrin mesim te ndonje hoxhe, kjo duhet te behet pas perdes, dhe jo ne menyre te drejtperdrejte. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 71) Mirsad / Kosovë / 4-10-2008

Asalamu alejkum , nje pyetje kisha pas deshire me bo:

Po i shohim se disa motra muslimane perveq tere trupit siq ka thene Allahu xh sh po e mbulojne edhe fytyren. A eshte kjo farz apo pe bejne sipas deshires? Apo mos valle eshte kjo ndonje bidat?

Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 9-10-2008

Perveç Kuranit, Allahu i Madheruar i ka shpallur Muhamedit edhe nje tjeter te ngjashem me te, Sunetin, apo traditen pejgamberike, i cili sqaron ate qe thuhet ne Kuran dhe e praktikon ate ne shembullin me te mire. Nese mbulesa e fytyres se gruas kur ajo del ne rruge, nuk gjendet ne Kuran, ajo gjendet ne Sunetin e Pejgamberit dhe te grave te tij e te sahabeve. Ne legjislacionin Islam, perveç farzeve – gjerave te detyrueshme, ka edhe gjera qe jane sunet dhe te pelqyeshme, vepruesi i te cilave merr sevape nga Allahu, por nese i le nuk merr gjynahe. Po keshtu kemi harame-te ndaluara, por kemi edhe gjera te papelqyeshme, lenesi i te cilave merr sevape dhe vepruesi nuk merr gjynahe, perderisa nijetin e ka te paster dhe ato nuk te çojne ne haram. Midis ketyre ka edhe vepra te lira, qe nuk merr as gjynahe dhe as sevape nese i ben apo nuk i ben, perveç nese jane rruge drejt te urdheruarave apo te ndaluarave, atehere marrin gjykimin e perfundimit ku te çojne. Qellimi eshte se pyetesi eshte nxituar kur thote nese mbulesa e fytyres eshte farz apo bidat, sikur nuk ka gje tjeter mes ketyre! Perse nuk pyet nese eshte sunet nje here, pastaj te thuash bidat?

Sidoqofte, ne lidhje me gjykimin e mbuleses se fytyres ka mospajtim ne mesin e dijetareve: disa e quajne vaxhib – te detyrueshme, kurse te tjere e quajne sunet dhe mustehab – tradite Pejgamberike dhe veper e pelqyeshme. Shkaku i mospajtimit jane argumentet e ardhura ne kete teme, ku nga disa prej tyre kuptohet se mbulesa e fytyres eshte obligim, siç eshte hadithi i Aishes (radiallahu anha) ne haxh, e cila thote se kur kalonin burrat prane grave, ato mbulonin fytyren e tyre, edhe pse ne haxh grate jane urdheruar qe t’i zbulojne fytyrat dhe ky eshte ihrami i tyre. Perderisa jane urdheruar te zbulojne fytyren ne haxh, kjo do te thote se mbulesa e saj jashte haxhit eshte obligim, ose te pakten tradite e grave te Pejgamberit dhe grave te sahabeve ne ate kohe.

Ajo nga e cila anojme ne kete çeshtje, eshte se mbulesa e fytyres per gruan eshte sunet dhe mustehab, dhe ato te cilat e veprojne ate, kane shperblimin tek Allahu i Madheruar sipas qellimit qe kane. Kurse ato qe nuk e mbulojne fytyren, por mjaftohen me mbulesen e rregullt sipas sheriatit, nuk kane ndonje gjynah, e Allahu e di çfare ka ne zemra. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 70) Izet / Kosovë: / 5-9-2008

Message: A eshte zina puthja e ndonje femre qe nuk ke kurorzim me te?

Përgjigje / 8-9-2008

Te gjitha pjeset e trupit qe prekin gje te ndaluar nga trupi i nje femre te huaj, bejne nje lloj zinaje-imoraliteti, per te cilin ka denim dhe eshte gjynah, por ajo qe eshte per qellim me zinane, e cila meriton denimin e percaktuar ne sheriat prej goditjes me shkopinj per beqarin apo gurezimit deri ne vdekje per te martuarin, eshte kryerja e marredhenieve intime te jashteligjshme ashtu si ben burri me gruan e vet ne krevatin bashkeshortor, d.m.th. kur organi i mashkullit hyn ne organin e femres; ne kete rast quhet zina nese eshte jashte kurore, dhe behet obligim husli nese eshte brenda korore, ndermjet burrit dhe gruas se vet. Allahu na ruajte nga zinaja dhe nga çdo veper e keqe qe afron tek ajo dhe tek denimi i Allahut! Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 69) Anonim: / 30-8-2008

Message: Selam alejkum
I kam disa pyetje,keto jan:
1) A prishet abdesti, nese e pastron nje femi prej urines qe eshte ma i madh se 2 vjet?
2) A eshte e lejueshme vajzave te vogla me i ja shpu veshet, me i ndu vath?
3) Nje grua tha se ja kishte ndu djalit emrin EKBER tha vjehrrin e kam pas hoxh aj e din. Une i thash se ky emer i takon vetem Allahut.
4) A guxon gruaja me i dhane kojshive qe jan atje fukara prej sendeve qe i ka ne shtepi, po pa e vet burrin, se aj shum e mledh doren si tanjira, qebe, me honger, etj.
5) A eshte shejh Salih el Munaxhid selefi a jo?
6) Cfar shenje eshte kjo kur nje musliman vdes ne nevojtore, por ai kishte bere haxh ishte fal edhe njerezit e lavdrojn at si njeri te mire?
7) A eshte e vertet kjo se kur e thojm ket dua jemi te mbrojtur: BISMILAH ALLAHUMME INNI EUDHU BIKE MINEL HUBTHI UEL HABAITH. d.m.th. O Allah mbrona prej shejtanit mashkull apo femen,kete e pata ndi prej nji arabes selefije. se kinse shejtani nese nuk e thu ket dua gezohet kur hyn njeri ne banjo?
8) Nuk po e marre vesh mire, a guxon gruaja me shku me kerr vetem e vozit tek familja ku jan 13 km larg apo jo?

Përgjigje /1-9-2008

  1. Urina apo jashteqitja e femijes, qofte me i vogel apo me i madh se 2 vjec, nuk e prish abdesin, dhe as prekja e organit te tij kur e pastron nuk e prish abdesin, por nese bie urine ne rroben e nenes apo te dikujt tjeter, vendi ku ka rene urina duhet te lahet apo te sperkitet me uje sipas rastit, por abdesi nuk prishet. Argument per keto jane hadithet ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) urdheron per sperkitjen e urines se femijes ne gji mashkull, kur bie ne rrobe dhe per larjen e urines se femijes ne gji femer, dhe nuk ka urdheruar qe te merret abdes. Nje fetva e ngjashme me kete ne kete teme, eshte dhene edhe nga Komisioni i perhershem i Fetvave, 5/286.
  2. Per shpuarjen e vesheve te vajzave me qellim te vendosjes se vetheve per zbukurim, ka nje mospajtim mes dijetareve, por lejimi i tij eshte shume i qarte dhe per ndalimin nuk ka asnje argument. Ne disa hadithe permendet se grate e sahabeve jepnin sadaka prej stolive te tyre duke i hequr nga veshet apo nga qafa, dhe nese do ishte e ndaluar kjo gje, Pejgamberi do t’i ndalonte ato nga shpimi i vesheve, i cili te shkakton dhimbje, por ajo eshte dhimbje e durueshme dhe pa zarar, keshtu qe lejimi eshte i padiskutueshem.
  3. Fjala “Ekber” eshte mbiemer i shkalles siperore, qe perkthehet: “me i madh”, por perdoret edhe per krahasimin e dy sendeve apo njerezve: filani eshte me i madh se filani. Kur perdoret si mbiemer per Allahun e Madheruar, kuptimi i tij vjen ne shkallen siperore, me kuptimin: Allahu eshte me i madh se çdo gje ne menyre absolute. Kurse vendosja e ketij mbiemri si emer per femijen tregon per injorancen e personave qe e bejne ate, nderkohe qe ka plot emra te mire e te bukur, te cilet Allahu do qe t’ua vendosim femijeve, siç eshte emri Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim, etj, etj.
  4. Nuk lejohet qe gruaja te jape nga pasuria e burrit te saj pa lejen e tij, por nese ajo jep nga pasuria e vet apo nga ushqimi i vet, kjo eshte e lejuar pa dyshim. Kurse burrit me i fol qe te beje mire, sepse kush jep sadaka, Allahu ja shton edhe me shume pasurine dhe i jep bereqet ne te, si dhe shperblim te shumefishte ne boten tjeter.
  5. Per shejh Salih el Munexhid kemi folur diçka me pare, ne kete forum.
  6. Ne pergjithesi, vdekja ne nevojtore nuk eshte shenje e mire per mbylljen e jetes se njeriut, sepse eshte nje vend ku nuk permendet Allahu dhe nuk thuhet shehadeti para vdekjes, e Allahu e di se cfare ka bere ai person qe ka ate perfundim, por megjithate, dija eshte tek Allahu dhe perderisa njerezit e njohin per musliman dhe njeri te mire, duhet t’i kerkojne Allahut falje per te, e sidomos te afermit e tij.
  7. Kete lutje e bente Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur hynte ne banje, dhe hadithi transmetohet nga Buhariu, Muslimi, etj.
  8. Nuk i lejohet gruas te udhetoje vetem me shoferin e makines, perderisa ai eshte i huaj per te, vetem nese ajo eshte e shoqeruar me nje mahram-mashkull i aferm i rritur (qe e ka arritur bulugun-pjekurine seksuale), me te cilin nuk i lejohet martesa. Distanca e udhetimit nuk merret parasysh ne kete rast. Kurse drejtimi i makines nga gruaja eshte ndaluar nga shumica e dijetareve bashkekohore, prej te cileve shejh Iben Baz dhe te gjithe dijetaret e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, siç permendet ne fetvane me nr. 6412. Kjo ndalese vjen per shkak te pasojave dhe ndalesave qe vijne nga kjo gje. Nuk ka ndonje argument te drejtperdrejte qe e ndalon gruan te drejtoje makinen, natyrisht se atehere nuk ka pasur makina, por atehere ka pasur kafshe si deveja, kali, etj, dhe nuk eshte percjelle qe grate t’i drejtonin vete keto kafshe, por ato hipnin ne to dhe burrat i drejtonin, perveç ndonje rasti domosdoshmerie dhe detyrueshmerie. As per shume kohe me pas kohes se sahabeve, grate nuk i drejtonin vete kafshet e udhetimit dhe ndoshta deri para pak kohesh nga koha aktuale, dhe kuptohet se arsye per kete eshte vete natyra e femres, ruajtja dhe nderimi i saj ne shoqerine Islame. Po ky gjykim dhe arsyetim vlen edhe sot per makinat dhe mjetet e ndryshme te udhetimit, te cilat i pershtaten natyres se mashkullit dhe jo te femres, per vete rolin qe ka secili ne jete, me perjashtim te ndonje rasti te domosdoshem e te detyrueshem kur mungon burri dhe vihet ne rrezik jeta apo i afrohet rrezikut, atehere lejohet qe gruaja te drejtoje makinen per te kryer nevojen e domosdoshme dhe duke iu permbajtur rregullave te sheriatit qe dihen. Por gjykimi i pergjithshem eshte ndalimi, dhe sipas rregullit: “Ne rast domosdoshmerie, te ndaluarat behen te lejuara.”

Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 68) Beni / Shqipëri: / 24-8-2008

Message: Selam alejkum vella Bledar.
Ne rradhe te pare te uroj miresi dhe begati ne kete dunja dhe Ahiret dhe Allahu te te ruaj prej zjarit te xhehenemit.
Une kisha nje pyetje ne çeshtjen e shkurtimit te mjekrres, dhe e di mendimin e Shejh Albanit Allahu e Meshirofte per shkurtimin poshte grushtit por nuk di Argumentet qe ka sjelle. Kam degjuar se kete e kane praktikuar tete Sahabe te nderuar dhe se ne nje ajet qe flet per fitren Ibn Abazi radiallahu anhu e ka komentuar se nuk duhet te jete mjekra me e gjate se sa nje grushte (por sic te thashe keto i kam degjuar por nuk e di a jane te verteta). Po pate mundesi vella dhe nese din dicka rreth kesaj ceshteje na i trego qe te dime cfare argumentesh ka per kete mendim ne kete ceshteje. selam slejkum

Përgjigje / 29-8-2008

Shejh Albani, Allahu e meshirofte, ne librin “Silsiletu el Ehadith ed Daife”, nen hadithin me nr. 2355, thote: “Dije se nuk ka ardhur ndonje hadith i sakte nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me shkurtimin e mjekres, as me fjale dhe as me veper. Por eshte vertetuar se disa prej selefeve e kane vepruar kete gje, prej te cileve permendim:

  1. Mervan iben Salim el Mukafea ka thene: “Kam pare Iben Umerin te kape me grusht mjekren e tij dhe ta prese ate qe shtohej nen grusht.” E ka nxjerre Ebu Daudi e te tjere me zinxhir transmetimi te mire.
  2. Eshte percjelle nga Iben Abasi, se ne Fjalen e Allahut: “Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre…” [El Haxh, 29], ai ka thene: Me “pastrimin e trupit” eshte per qellim: rruajtja e kokes, shkurtimi i mustaqeve, shkulja e qimeve te sqetullave, rruajtja e vendeve te turpshme, prerja e thonjeve, marrja nga mjekra, hedhja e gureve dhe qendrimi ne Arafat dhe ne Muzdelife.” E ka nxjerre Iben Ebi Shejbe dhe Iben Xherir ne Tefsirin e tij, me zinxhir te sakte transmetimi.
  3. E njejta fjale si ajo i Iben Abasit, ne te njejtin ajet, eshte percjelle edhe nga Muhamed iben Keab el Kuradhi, dhe se ai ka shkurtuar mustaqet dhe mjekren poshte grushtit.
  4. Po keshtu eshte percjelle edhe nga Muxhahidi dhe se ai ka shkurtuar mustaqet, e te tjere…

Sipas ketyre transmetimeve te sakta kuptohet se shkurtimi i mjekres apo marrja prej saj ka qene diçka e njohur tek selefet, ndryshe nga mendimi i disa vellezerve tane prej dijetareve te hadithit te cilet jane shume te ashper ne kete çeshtje, duke u mbeshtetur ne kuptimin e pergjithshem te hadithit: “leshoni mjekrat”, pa vene re se ky pergjithesim nuk eshte per qellim nga hadithi, dhe kete e argumenton vete vepra e selefeve, nga te cilet edhe Abdullah iben Umer, Ebu Hurejra, Iben Abasi… Por ky shkurtim eshte i kufizuar me ate qe kalon mbi grushtin e dores se vete personit, kur e kap mjekren e vet me grushtine tij, qe nga pjesa e perparme e nofulles te maja e mjekres…”

Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 67) Lec / Mitrvicë: / 21-8-2008

Message: eselam alejkum. A lejohet qe ne nik te shkruhen ajete te kuranit apo hadithe per qellim me mbajt mend?

Përgjigje / 29-8-2008

Nuk keshillohet as nuk preferohet shkruajtja e ajeteve te Kuranit apo te haditheve neper Nike apo vende te tjera te ngjashme, e mesimi permendesh i tyre mund te behet me menyra te tjera. Kjo sepse vendosja e ketyre ajeteve apo haditheve mund te tregoje pastrim te vetes nga personi qe i vendos ato, apo gjera qe hyjne tek punet e zemres, siç eshte qellimi, mburrja, etj. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 66) Abdur-Rahman / Zvicër: / 14-8-2008

Message: Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Bereketuhu
Ne muslimanet te cillet jetojm ne vende te jobesimtarve si: Zvicer, Gjermani, Amerik dhe Itali etj… 1. A e kemi Obligim Hixhretin?
2. Ne vendet tona si: Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi etj… nuk eshte gjendja shume ma mire ndoshta pak (inshaAllahu teala) duhet ne te emigrojm ne nje vend Islam do me thon ku jetojn Muslimanet dhe ke mundesi ta praktikojsh feen ma mire se ne vendin tone?
3. Nese ne shkojm per disa vite ta studojm islamin (bi-idhnillah) dhe kthehemi prap te vendi jone per Davet a eshte kjo ma se miri?

Përgjigje / 26-8-2008

  1. Emigrimi nga vendet joislame ne vendet Islame eshte obligim per te gjithe muslimanet qe ndodhen atje dhe kane mundesi te emigrojne.
  2. Emigrimi nga vendet joislame ne vendet Islame eshte bere i detyruar ne Islam per disa shkaqe madhore, nga te cilat me kryesoret jane liria ne adhurimin ndaj Allahut, ne bindjen ndaj Tij, ne zbatimin e ligjeve te fese se Tij, siguria e jetes dhe e pasurise, etj. Allahu i Madheruar thote: “Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të kërkohet t’i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.” [El Enfal, 72]. Pra, nese muslimanet qe ndodhen ne ato vende nuk emigrojne, por kane mundesi ta praktikojne Islamin, atehere do te mbajne pasojat e kesaj, siç eshte mosmbrojtja nga muslimanet, etj.
  3. Kjo nuk eshte pyetje, por diçka qe enderrohet nga te gjithe te rinjte muslimane te vendeve tona. Kush ka mundesi ta beje kete, ai ka marre nje rruge per ne xhenet, siç ka ardhur ne hadith nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili ka thene: “Kush ndjek nje rruge per kerkimin e dijes, Allahu i lehteson atij nje rruge per ne xhenet.” E ka nxjerre Muslimi.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 65) Ylber: / 6-8-2008

Message: selam alejkum!
Allahu ju shperblefte per mundin.
pyetja eshte kjo: Ajetet edhe hadithet qe flasin per diturine dhe dijetarin dhe gjithashtu edhe per vleren e ilmit a kane te bejne vetem me diturine e dinit apo edhe per diturine ne pergjithesi(psh diturine shkencore ne fusha te ndryshme si ne mjeksi,ingjinieri etj..) dhe A ka shperblim ne studimin e diturise shkencore nese qellimi eshte per hir te Allahut s.w.t.?

Përgjigje / 14-8-2008

Islami urdheron per kerkimin e dijes dhe lufton injorancen, dhe sa me e rendesishme dhe e domosdoshme per njeriun te jete nje dije apo shkence e caktuar, ajo eshte me paresore qe t’i kushtohet rendesi dhe kujdes mesimit te saj. Prej ketu, mesimi i fese dhe rregullave te saj qe i duhen çdo njeriu, duhet t’i mesojne te gjithe te pakten sa te kryejne obligimin e tyre ne te gjitha fushat e jetes, dhe shperblimi tek Allahu per kete dije eshte shume i madh. Po keshtu edhe mesimi i shkencave te tjera qe i sherbejne njeriut jane detyrim per njeriun qe t’i mesoje ato sipas rendesise se seciles prej tyre, dhe sipas kesaj rendesie eshte edhe shperblimi nga Allahu i Madheruar. Pra, vlera e dijes dhe dijetareve eshte shume e madhe, per ata qe mesojne dijen fetare ne veçanti dhe per te gjithe ata qe mesojne dijet e tjera qe i sherbejne njeriut ne pergjithesi. Kjo, sepse dija fetare i siguron njeriut jeten e qete e te lumtur ne kete bote dhe fitoren ne boten tjeter, kurse dija shkencore jo fetare, i siguron atij permiresim te kushteve te jeteses vetem ne kete bote, dhe nuk perfiton prej tyre ne boten tjeter perveç nese kesaj i bashkohen gjera te tjera siç eshte qellimi apo ardhja ne ndihme dikujt qe ka nevoje duke perdorur kete dije shkencore dhe duke shpresuar shperblim nga Allahu, e keshtu. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 64) Florion: / 5-8-2008

Esselamu alejkum vlla! A je mir? Kisha dy pyetje:
1. Nese nje burre e shkurton mjekren poshte kocit te fytit dhe ne fillim te faqeve me shume se ne pjesen tjeter, a duhet ta shkurtoje gjithe mjekren per ta barazuar gjatesine e saj apo mos ta preke fare?
2. Nese nje njeri betohet ne All-llahun per disa pune haram qe nuk do ti kryej dhe pastaj i thyen betimet, pastaj pendohet, cka duhet te veproje? All-llahu ta shperblefte me te mira!

Përgjigje / 14-8-2008

  1. Shkurtimi i mjekres kur eshte me pak se nje grusht, nuk lejohet dhe ata qe i duan t’i zbukurojne mjekrat duke i shkurtuar ato, do te vuajne pasojat e vepres se tyre.
  2. Thyerja e betimit duhet te shlyhet ashtu si ka urdheruar Allahu i madheruar, ne ajetin: “Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato që jeni zotuar qëllimisht. Shlyerja e betimit të thyer është të ushqyerit e dhjetë të varfërve me ushqimin mesatar me të cilin ushqeni familjen tuaj, ose të veshurit e tyre ( dhjetë të varfër), ose lirimi i një robi. Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tre ditë. Kjo është shlyerja për betimet tuaja të thyera. Ruani betimet tuaja. Në këtë mënyrë Allahu ua sqaron dispozitat e veta që të jeni mirënjohës.” [El Maideh 89]. Pra, kur thyhet betimi i qëllimtë, ai mund të shlyhet me një nga mënyrat e mëposhtme:
    Ushqimi i dhjetë të varfërve
    Veshja e dhjetë të varfërve
    Lirimi i një robi
    Betuesi është i lirë të zgjedhë njërën nga këto tre mënyra. Nëse nuk ka mundësi të bëjë asnjërën prej tyre, atëherë ai është i obliguar të agjërojë tri ditë.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 63) Bedriu / Suedi: / 20-7-2008

Eselamu alejkum:
1. Si te veprojn njerezit e shtepis kur ne dhomat e tyre po ka shume miligona dhe marimanga, kan degjue qe eshte gjynah mbytja e tyre pasi nuk ka zgjidhje tjeter se si te largojn, po ashtu per bletat e verdha prej frikes i mbysin?
2. A lejohet unaza per nje moter me mbules qe eshte vetem rreth e nuk eshte dicka qe e zbukuron dhe po ashtu vanthe dorezore dhe qafore qe mbulohen nen veshjet e tyre dmth tregohen vetem para grave ?
3. Po ndodh shpesh qe personat qe kan automjet dhe grat nga familjet e tyre apo dikush qe si kan ne mahrem kerkojn qe ti vozitin tek mjeku apo ne nje lagje tek anetaret e familjes apo dicka tjeter a lejohet ky rast ne qoftese jane edhe dy apo tre gra ?

Përgjigje / 2-8-2008

  1. Shejh Iben Baz, Allahu e meshirofte, u pyet: “Insektet dhe kandrat qe gjenden ne shtepi, siç jane milingonat, buburrecat, e te ngjashme me keto, a lejohet t’i vrasim duke i mbytur me uje ose duke i djegur me zjarr, apo çfare te bejme?” Shejhu u pergjigj: “Nese keto insekte e kandra te demtojne, vrasja e tyre eshte e lejuar por jo duke i djegur me zjarr, por me helme apo lende te ndryshme te posaçme per to. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Pese kafshe jane te keqija dhe duhen vrare si ne vend te lejuar edhe ne vend te ndaluar (ne haremin e Kabes dhe te çdo xhamie): Sorra, qifti, miu, akrepi dhe qeni i terbuar (qe te ha).” [Buhariu, Muslimi, etj]. Ne nje transmetim tjeter te Muslimit permendet “gjarpri”, ne vend te “qiftit”. Per keto kafshe Pejgamberi ka njoftuar se jane te demshme dhe prandaj ka lejuar qe ato te vriten. Po keshtu, te gjitha ato kafshe apo insekte a kandra qe jane te demshme per njeriun, lejohet te vriten ne vend te lejuar e te ndaluar, siç jane milingonat, buburrecat, mushkonjat, e te ngjashme me keto, qe e demtojne njeriun.” [“Mexhmuu Fetava Iben Baz”, 5/301-302].
  2. Per unazen qe eshte rreth, pa asnje nderpreje apo gur ne te, ka kundershtim ne mesin e dijetareve, nese lejohet apo jo: disa thone se vendosja e kesaj unaze lejohet, duke u bazuar ne argumente te pergjithshe qe e lejojne vendosjen e unazes prej ari per grate, ndersa te tjere thone se unaza qe eshte rreth i pashkeputur apo pa gure ne te, nuk lejohet sepse hadithet e sakta e te posaçme per kete gje e kane ndaluar ate. Prej ketyre haditheve te posaçme eshte fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kush deshiron qe ta rrethoje te dashurin e tij (ne nje transmetim tjeter thuhet “te dashuren e tij) me rreth prej zjarri, le t’i vendose rreth prej ari. Kush deshiron t’i vendose te dashurit te tij varese prej zjarri ne qafe, le t’i vendose varese prej ari, dhe kush deshiron t’i vendose te dashurit te tij byzylyk prej zjarri, le t’i vendose byzylyk prej ari. Por perdorni argjendin dhe luani me te.” [Hadith Hasen. Ebu Daudi dhe Ahmedi]. Mendimin e pare e mbeshtet edhe shejh Iben Bazi, ndersa te dytin e mbeshtet edhe shejh Albani, dhe kundershtimi ne interpretimin e ketyre haditheve nuk eshte i thjeshte. Secili prej dijetareve ka zgjedhur ate mendim tek i cili eshte qetesuar zemra se eshte me i sakte sipas kuptimit te argumenteve qe kane ardhur, dhe secili shperblehet per perpjekjen e tij, por e verteta eshte vetem me njeren pale. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta dhe me e paqshme ne kete çeshtje, eshte ndalimi i unazes qe eshte rreth i pashkeputur dhe pa gure apo lende tjeter ne te, qofte unaza prej ari apo prej argjendi. Dhe kjo vlen edhe per varesen e qafes dhe per byzylykun e dores. Kurse ne lidhje me arin, ai lejohet per grate dhe ndalohet per burrat, por ai i grave kufizohet qe te mos jete rreth, siç e thame. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Ai jep sukses.
  3. Nuk lejohet per gruan qe te udhetoje vetem pa mahram, dhe nuk i lejohet te hipe ne makine ku ka burre te huaj, pa qene e shoqeruar me mahram; nje te aferm te saj me te cilin i ndalohet martesa, qe eshte mashkull dhe e ka arritur pjekurine seksuale, keto jane kushtet e mahramit.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 62) Anonim / Suedi: / 8-7-2008

Message: Esselamu alejkum.
“Nënat që duan ta plotësojnë gjidhënien janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet të plota,
Fjala obligim a i kundershton ky ajet disa nena qe e largojn femiet e veta nga gjiri me deshiren e tyre pershkak se ta mbron trupin e vete qe te mos trashet?

Përgjigje / 12-7-2008

Allahu i Madheruar thote: “Nënat[1] t’u japin gji fëmijëve të tyre[2] dy vjet të plota; ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. Ndërsa babai i fëmijës ka për detyrë ushqimin dhe veshmbathjen e tyre sipas mundësisë. Askush nuk ngarkohet më tepër mundësive që ka. Asnjë nënë nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së saj[3] dhe asnjë baba nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së tij[4]. Po këto detyrime janë edhe për trashëgimtarin (e fëmijës jetim). Por, nëse pas konsultimit dhe me pëlqimin e të dyve, ata vendosin t’ia ndajnë gjirin fëmijës së tyre[5], nuk ka ndonjë gjynah për ta. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse dëshironi t’i gjeni mëndeshë fëmijës suaj, përderisa i jepni asaj atë që i caktoni, sipas zakonit. Kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është Gjithëshikues i gjithçkaje që ju veproni.” [El Bekare, 233].

Nga ajeti kuptohet se nena nuk e ka obligim gjidhenien per dy vjet te plota, vetem nese deshiron dhe nese bie dakord me burrin e vet. Ata mund t’i gjejne edhe mendeshe femijes se tyre nese nuk duan qe nena t’i jape qumesht atij dhe nese femija pranon te pije nga nene tjeter. Por padyshim se gjidhenia per nje kohe sa me te gjate nga vete nena e femijes eshte me e mire per femijen, per shendetin dhe zhvillimin e tij fizik, mendor dhe shpirteror, sepse qumeshti i nenes permban disa fshehtesi qe nuk i ka asnje qumesht tjeter dhe po keshtu pirja e femijes nga nena e tij ndikon edhe ne gjendjen e tij shpirterore dhe mendore. Prandaj, nenat duhet t’i marrin parasysh keto gjera dhe te mendojne per te miren e femijeve te tyre, por pa e demtuar shendetin e tyre. E Allahu eshte Ai i Cili jep sukses.

  1. Janë për qëllim nënat e ndara nga burri, të cilat kanë fëmijë në gji me burrin e ndarë.
  2. Kjo tergon se nënat kanë më shumë të drejtë në gjidhënie se sa ndonjë mëndeshë me qira, pas ndarjes nga burri.
  3. Nuk lejohet të dëmtohet nëna e fëmijës e devorcuar, nga babai i tij, duke e ndaluar atë nga gjidhënia ose duke mos shpenzuar për të atë që i takon.
  4. Nga nëna e fëmijës, duke u tërhequr nga dhënia gji fëmijës së tyre, ose duke kërkuar më shumë se ç’i takon, apo llojet të tjera dëmtimi.
  5. Pa u plotësuar dy vjet.

(Pyetja Nr. 61) Sara / Gjakovë: / 7-7-2008

Message: Es selam alejkum
A lejohet me i ngjyros floket {nese keni mundesi mendimin e disa dijetarve e jo veq te kshillit te fetfave} dhe a lejohet te shkoj ta vizitoj diken pa e lajmeruar?

Përgjigje / 13-7-2008

Se pari, njerezit ndahen ne te ditur dhe te paditur. Te diturit jane ne grada dhe te paditurit gjithashtu jane ne grada, kush di me shume e kush me pak. Ne sheriat i eshte lejuar atij qe nuk di qe te veproje sipas asaj qe i thote ai qe di dhe ta imitoje ate ne nje ceshtje te caktuar, por edhe kjo i ka kushtet e veta. Dijetari pyetet per nje ceshtje me qellim qe te jape fetva sipas asaj qe i ka mesuar Allahu, dhe pyetesi vepron sipas asaj qe ai thote. Nese personi qe kerkon te dije gjykimin per nje ceshtje ka mundesi qe te kerkoje dhe te studioje argumentet e secilit grup, ai e ka vaxhib qe te kerkoje dhe te mos e marre fjalen e nje dijetari te caktuar pa e ditur argumentin dhe se ai argument sipas perpjekjes dhe mendimit te tij eshte dominues. Por nese personi nuk e ka kete mundesi dhe nuk di si dhe ku te kerkoje, atehere merr fjalen e njerit dijetar per te cilin ai mendon se eshte me i ditur dhe argumenti i te cilit i duket me i forte. Pasi na vijne pyetjet, ne kerkojme per fetva autentike nga dijetaret bashkekohore, me qellim qe te mos japim fetva nga vetja, dhe prej fetvave te dijetareve zgjedhim ato te dijetareve me te besueshem per te cilet mendojme se kane me shume dije dhe se mundesia qe e verteta te jete me ta eshte me e madhe. Kur gjejme fetva te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, ne gezohemi me kete, dhe i japim perparesi mbi çdo fetva tjeter, perse? Sepse ketu behet fjale per nje komision te perbere nga nje grup dijetaresh se paku prej kater vetesh, dijetare te cilet njihen per dijen e tyre, devotshmerine, akiden dhe rrugen e sakte te selefeve. Te gjitha fetvate qe i permendim nga ato te komisionit te perhershem te fetvave, jane dhene kur shejhu i madh Iben Baz ka qene gjalle dhe ka qene kryetar i ketij komisioni. Megjithate, kjo nuk do te thote se ne nuk marrim nga fjala e dijetareve te tjere, dhe vete pergjigjet e dhena ne kete forum jane fakt per kete, por kur gjejme fetva autentike nga komisioni i perhershem, fetva e cila mund te jete dhene edhe nga dijetare te tjere, dhe patjeter qe eshte dhene edhe nga te tjere, ne e permendim ate fetva te komisionit te perhershem dhe mjaftohemi me te, sepse qellimi eshte te mesohet e sakta dhe e verteta ne lidhje me nje pyetje te caktuar, dhe jo numerimi dhe mbledhja e fjales se secilit dijetar, dhe pastaj secili te zgjedh çfare deshiron. Kur permendim nje fetva, qofte ajo nga komisioni i perhershem apo nga ndonje dijetar i caktuar, kjo do te thote se ne e zgjedhim ate si me te verteten dhe besojme se ajo eshte e verteta ne nje çeshtje te caktuar, perndryshe, nese mendojme se e verteta eshte ndryshe nga ajo qe thuhet ne fetva, ne e sqarojme ate dhe themi mendimin qe mendojme se eshte me i sakte dhe se kush dijetar e ka ate mendim. Keto duhet te jene te ditura dhe te qarta.

  1. Ngjyrosjen e flokeve me çdo lloj ngjyre dhe lende perveç te zezes, nuk e ka ndaluar kush prej dijetareve, sepse lejimi i kesaj eshte bere nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ne hadithe te sakta.
  2. Nuk ka ndalese qe te shkosh vizite pa e lajmeruar personin qe viziton, por duke iu permbajtur rregullit qe kur afrohesh te shtepia e tij, te trokasesh tri here me pak distance kohore mes tyre, dhe nese nuk te pergjigjet kush e nuk ta hap deren, duhet te largohesh. Po keshtu, duhet te keni parasysh kohen e berjes se vizites, sepse vizita pas drekes, pas jacise dhe para sabahut, nuk eshte kohe vizite, vetem se ne raste urgjente dhe per pune, por jo per vizite.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 60) Fatina / Kosovë: / 5-7-2008

Message: Selam alejkum
A ka ndonje hadith qe tregon qe sesht e lejuar te heqim shamin para grave jo besimtare?

Përgjigje / 12-7-2008

Dijetaret jane ne mospajtim ne lidhje me auretin e gruas muslimane ne sy te grave jomuslimane, dhe shkaku i mospajtimit eshte se nuk ka argument te prere nga Kurani apo Suneti ne lidhje me kete çeshtje. Disa thone se gruaja nuk duhet te zbuloje para grave mosbesimtare veçse fytyren dhe duart, njesoj si para burrave te huaj. Kurse te tjere thone se i lejohet asaj te zbuloje para grave mosbesimtare ato pjese te trupit qe zbulon edhe para grave muslimane, sepse nuk ka argument per te kunderten e kesaj. Ajo qe keshillojme eshte qe grate muslimane duhet te ruhen nga zbulimi para grave jomuslimane sa te munden, sepse ato nuk jane te besueshme nga feja dhe mundet qe te pershkruajne gruan muslimane te burri i vet apo te te afermit e vet, gje e cila nuk eshte e mire per gruan muslimane. E, Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 59) Meriem / Itali: / 30-6-2008

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
A kishit pasur mundesi te na e pasuronit rubriken tuaj me nje sektor mbi etiken e duase: si fillohet, çfare mund te thuhet ne vijim e si te mbyllet. Gjithashtu te na tregonit mbi disa dua qe duhen thene per lehtesimin e marrjes se dijes gjate studimeve e qe te mos na behen pengese djallezirat e mosbesimtareve ndaj besimtareve studente ne emigracion, si puna ime.
Allahu azze ue xhel-le jua shperblefte me te mira angazhimin dhe ndihmen e madhe qe po na jepni ne mesimin e fese!

Përgjigje / 5-7-2008

Ketu mund te permendim disa edukata te pergjithshme ne lidhje me duane, sepse nuk eshte vendi dhe as koha per hollesite. Themi:

Se pari, besimtari duhet te zgjedhe kohen me te pershtatshme per pranimin e duase, te kete vepruar veper te mire, te jete i paster, te kthehet nga kibla, te ngreje duart, te filloje me lavderimin dhe falenderimin e Allahut per Miresite e Tij te pafundme ashtu si i takon, te mos e ngreje zerin dhe as te mos e ule fare ate, te kerkoje falje per gjynahet e medha e te vogla, pastaj te filloje me lutjet dhe kerkesat qe ka duke iu drejtuar Allahut me perulje, frikerespekt e pergjerim. Te zgjedhe duate e ardhura ne hadithe te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), siç gjenden te mbledhura ne libra te ndryshem per lutjet. Ne rastin kur ke sprova nga mosbesimtaret, madje gjithnje, mos harro te besh lutje me kete ajet: “رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِّلَّذِينَ كَفَرُوا وَاغْفِرْ لَنَا رَبَّنَا إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ” [الممتحنة : 5] “O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për jobesimtarët dhe falna ne, o Zot. Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” [El Mumtehine, 5]. Pastaj e mbyll duane duke derguar salavate mbi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), madje salavatet duhet te zene nje pjese te mire te duase. Bej sa me shume dua dhe perserite shume ate qe do nga duaja, sepse keshtu vepronte pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), per te treguar nevojen e madhe para Allahut te Madheruar. E, padyshim se Allahu i pranon lutjet qe i drejtohen Atij me sinqeritet dhe pergjerim, dhe dijeni se atij qe Allahu ia do te miren, i jep sukses qe te beje sa me shume dua, prandaj beni sa me shume dua, e Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 58) Elvis / Itali: / 29-6-2008

Message: selamu alejkum. Allahu jua shperblefte me te mira punen tuaj.
Desha te pyes: une fali 5 vaktet e namazit, mirepo problemi im edhe jam shume i palumtur me kete gje eshte se nuk me japin leje me e fale xhumane. A duhet te bej hixhret per hire te Allahut ne nje vend tjeter ku mund ta praktikoj islamin si duhet?

Përgjigje / 2-7-2008

Allahu te forcofte dhe te ndihmofte! Nese muslimani nuk mundet ta praktikoje Islamin ne nje vend, ai e ka detyrim qe te emigroje prej atij vendi ne nje vend tjeter ku mundet te praktikoje fene e tij. Por, sigurisht qe kjo varet edhe nga mundesite e secilit, por ai duhet te beje me te shumten qe mundet, e Allahu nuk ngarkon pertej mundesive. Bej lutje Allahut per lehtesim dhe sukses qe te zbatosh fene e Tij, sepse Allahu e ka ne dore sukesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 57) Fazliu / Gjermani: / 14-6-2008

Message: Selamun alejkum vella, kam vetem kete pyetje: Qka duhet te ben nje musliman me mjekren e tij kur ai eshte qose(dmth mjekren shum te rrall) a duhet ta leshon aq sa e ka apo eshte i lir nga ky obligim.

Përgjigje / 15-6-2008

Burri e ka obligim qe ta leshoje mjekrren dhe nuk i lejohet qe ta heqe ate. Ky gjykim eshte i pergjithshem dhe nuk perjashtohet prej tij vetem ndonje rast domosdoshmerie kur vihet ne rrezik jeta apo ndonje demtim fizik nese nuk e heq mjekrren. Burri e ka obligim qe ta leshoje mjekren dhe nuk e ka ne dore dendesine apo rritjen e saj, mjafton qe ai te kryeje vaxhibin e tij. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 56) Anonim / Gjermani: / 12-6-2008

Message: Selamu alejkum
1. Hoxh deshta me pyt se a eshte opbligim per ne ne vende joislame si ketu ne gjermani me ba hixhret prej vendeve qafirave? 2. dhe per qfar arsye na lejohet me nejt ketu?? Allahu ju shperplefte. Eselemu aljekum.

Përgjigje / 19-6-2008

Ne fetvane nr. 19670, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Nese mundesh te besh emigrim (hixhret) nga vendet e kufrit ne vendet muslimane, atehere emigrimi eshte obligim per ty, duke u larguar nga ato vende me fene tende (per ruajtjen e fese tende), dhe sepse Allahu i Madheruar ia ka bere obligim muslimanit qe te emigroje nga vendet e kufrit ne vendet e Islamit, ndersa ate qe nuk e ben kete duke qene se ka mundesi te beje hixhret, Allahu e ka kercenuar dhe ka thene ne Kuran: “Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” [En Nisa, 97]. Por, nese nuk ke mundesi te besh hixhret, atehere ti ke justifikim, por me kusht qe te kapesh per fene Islame dhe te jesh i qendrueshem ne te, sepse ne ajetin pas ketij qe u permend me siper, Allahu thote: “Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë, mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” [En Nisa, 98-99]. Ju keshillojme qe te kujdeseni per femijet tuaj, duke u mesuar atyre Islamin dhe jo te futen ne fene e krishtere. Lusim Allahun te na udhezoje ne, ju dhe femijet tuaj!” Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 55) Salahudin / Gjilan / 10-6-2008

Message: selamu alejkum kam dy pyatje
A lejohet ME BE KETE DUA: “O Allah me deno ne ket bote se denimi Yt eshte me i rende ne boten tjeter!”
E dyta: a lejohet te falet nen imami psh imami me u fal ne katin e pare e ndesa gjemati ne bodrum dmth gjemati eshte nene imamin kjo zakonisht ndodh ne diten e xhuma?
me trego a jam i kjarte vella ne pyetje. me ndrit zemren me pak pergjwegjje se un jam i dobet ne koto mesele kENAQESIA E aLLAHUT QOFT MBI JU.

EDHE NJE PYETJE ME BANI HALLALL SE PO BEHEM I TEPERT
A LEJOHET TE STUDIOHET PSIKIATRIA E FEMIVE SE UN STUDIOJ MJEKESIN SE KA DALLIM PSIKIATRIA E FEMIVE PREJ PSIKIARTRIS SE TE RRITURRIT? ALLAHU JU SHPERBLEFTE ME TE MIRA.

Përgjigje / 15-6-2008

  1. Ne Sahihun e Muslimit (6776) transmetohet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) vizitoi nje te semure prej muslimaneve, i cili ishte dobesuar shume dhe ishte bere si zog (i lehte). Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: “A i je lutur Allahut me ndonje lutje, apo i ke kerkuar ndonje gje?” Ai tha: “Po, i jam lutur keshtu: “O Zot! Ate denim qe do ma jepje ne boten tjeter, ma shpejto dhe ma jep ne dynja!” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Subhanallah! -I lartesuar qofte Allahu! (ne shenje habie). Ti nuk e mban dot kete gje! Perse nuk thua: “O Zot! Na jep te mira ne kete bote dhe te mira ne boten tjeter, dhe na ruaj nga denimi i zjarrit!” Atehere ai iu lut Allahut me kete lutje dhe Allahu e sheroi ate.” Vepro siç ka thene pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).
  2. Lejohet te falesh ne vend me te ulet se imami, qofte nje kat me poshte apo me shume. Kjo ndodh edhe ne Kabe, dhe nuk ka ndonje problem per kete, por ka nje dallim: se ne Kabe lejohet falja para imamit, por ne xhamite e tjera kjo nuk lejohet. Pra, xhemati duhet te falet pas imamit dhe jo ta kaloje ate ne drejtim.
  3. Ne lidhje me psikologjine, kemi folur ne pyetjen nr. 98, dhe ketu nuk kemi çfare te shtojme, vetem se te themi qe edhe psikologjia e femijeve hyn ne rregullin e pergjithshem, qe ate duhet ta studioje dikush qe ka dije nga Islami dhe se si edukohet femija ne Islam, pastaj t’a mesoje psikologjine e femijeve me qellim qe te nxjerre ne pah mangesite e mendjes njerezore perballe ligjeve te Islamit, te shpallura nga Zoti i njerezve, dhe jo per te punuar me te dhe sipas saj. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 54) Abdullah / Tiranë: / 7-6-2008

Message: Selam alejkum vella, kisha nje pyetje per dijetaret aty ne jordani: a lejohen te therurat e bektashinjve duke e ditur se te ne jan kompletesisht injorant nga feja i thon vetes musliman bektashi me emer por as qe nuk e di shehadetin, mishin e presin ne qaf?

Përgjigje / 15-6-2008

Dijetaret ne Jordani nuk i njohin bektashinjte dhe as i dine hollesite e tyre. Bektashijte jane nje perzierje mes shijave dhe sufive, dhe sipas asaj qe dime ne, te therurat e tyre zakonisht behen jo ne emer te Allahut, por ne emer te baballarve apo dervisheve, e te tjere. Pra ata bejne shirk dhe ketu shtohet edhe menyra e therrjes nga qafa, nderkohe qe rregulli Islam eshte qe kafshet te therren nga fyti, megjithese edhe therja nga qafa lejohet te hahet nese kafshes i del gjaku dhe shpirti nga therrja, por nese diçka e tille behet qellimisht per te kundershtuar ate qe ka ardhur ne Islam, ky eshte kufer. Pra, therrjet e bektashinjve nuk lejohet te hahen nga muslimanet, sepse ato nuk therren ne emer te dikujt tjeter perveç Allahut, dhe e therura e tille eshte ndaluar ne Islam me tekst Kuranor. [El Maide 3, etj]. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 53) Motra / Gjermani: / 4-6-2008

Message: Selamun alejkum. Kam disa pyetje lidhur me kafshet dhe insektet:
A eshte e ndaluar te mbash kafshe ne shtepi (per qenin e di qe eshte haram) por per macat, si dhe ketu ne gjermani mbajne shum gjarperinje dhe lloje te insekteve si psh marimanga, akrepa apo shkorpion etj, qka eshte puna e ketyre a eshte ndonje isharet i kijametit qe gjerat e trishtuse mbajn ne shtepi. dhe se a eshte e vertet qe eshte gjynah me i mbyte marimangat?

Përgjigje / 13-6-2008

Muslimanit i lejohet te mbaje ne shtepi ato kafshe nga te cilat ka dobi dhe per te cilat ka nevoje, siç eshte macja per minjte, qeni i bagetise apo qeni roje, si dhe kafshet e buta e bagetite qe dihen. Ndersa mbajtja e kafsheve te egra, apo te ndyta, apo te neveritshme, nuk jane nga moralet e muslimanit dhe per disa prej tyre ka ardhur hadith qe e ndalon mbajtjen e tyre ne shtepi, siç eshte qeni, perveç atij qe duhet pre roje apo per bagetine, por edhe ky nuk lejohet te futet brenda ne shtepi, por jashte saj. Po keshtu per akrepin kane ardhur hadithe te sakta ku thuhet se ai eshte prej te keqinjve dhe duhet vrare kudo qe te shihet. Lejohet vrasja e merimanges nese ajo te demton apo shkakton frike e panik, dhe po keshtu lejohet vrasja e te gjitha insekteve dhe kandrave demtuese apo shqetesuese e frikesuese, pa asnje problem. Thenia se merimanga ka bere rrjete ne hyrjen e shpelles ku u fut Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe Ebu Bekri, kur emigruan nga Meka ne Medine, nuk eshte e qendrueshme dhe as e sakte. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 52) As-Salafy: / 3-6-2008

Message: Es-selamu alejkum we rahmetull-lahi we berekatuhu!
Jemi nje grup vellezerish qe punojme hidraulike dhe montues kondicioneresh.
Deshem te dime se si mendojne dijetaret ne lidhje me montimin e kondicionereve dhe punimin e banjove ne klube, banka, kazino, shtepia ku grate (te zbuluara) levizin neper shtepi apo qendrojne prane punetoreve. Nese nuk ka gje konkrete jeni te lutur te pyesni Shejkh Ali El-Halebij. All-llahu jua shperblefte me te mira dhe ju meshirofte!

Përgjigje / 13-6-2008

Nuk lejohet te punosh ne banka qe punojne me kamate, as ne klube ku serviret alkooli dhe as ne kazino ku luhet kumari, sepse te gjitha keto vende jane vende ku shkelen Ligjet e Allahut, dhe te punuarit ne keto vende eshte ndihmese per to, gje e cila do te thote te ndihmosh ne haramin e tyre, dhe kjo nuk lejohet. Ne fetvane nr. 2828, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Ne ato banka ku punohet me kamate, mulsimanit nuk i lejohet te punoje ne to as portier, sepse kjo gje eshte ndihmese ne gjynah e armiqesi, gje te cilen Allahu na e ka ndaluar ne Kuran…”

Ndersa ne shtepite e njerezve lejohet te punosh, edhe nese grate e tyre levizin neper shtepi, por duke ruajtur shikimin dhe duke pasur frike Allahun, e nese ju mundeni me kerku qe t’ju qendroje prane nje burre, sepse merreni vesh me mire me burrin, kjo do te ishte nje zgjidhje. E, Allahu e di me mire. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 51) Peshkatari / Shqipëri: / 1-6-2008

Message: Selamu alejkum. Allahu ua shperblefte per mundin dhe punen tuaj. Une jam nje peshkatar amator qe gjuaj peshk neper lumej dhe liqene dhe mendoj se kjo gjueti eshte hallall mirepo ne komunikimin qe kam pasur me nje vella musliman, kur e ftova qe te vije me mua, me tha se nuk e kam gjetur asgjekundi se bene te gjuhet peshku, dhe pyetja ime eshte
1. A eshte i lejuar peshkimi dhe cfare argumenti ka per kete? dhe dicka tjeter une gjate peshkimit perballem ne shume raste me prezensen e gjarperinjeve te ndryshem ne toke dhe jo ne uje.
2. Cfare munde te veproi une ne lidhje me kete fenomen. Allahu ju ruajt.

Përgjigje / 6-6-2008

  1. Peshkimi eshte me se i lejuar, dhe vellai qe ta ka thene kete duhet te mos flase pa pasur dije te sigurte. Po ngrenia e peshkut, a lejohet, thuaji atij! Allahu thote ne Kuran: “Ju është lejuar gjuetia e detit (peshkimi) dhe çdo ushqim nga deti është për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët…” [El Maide, 96].
  2. Ne rast se ndesh gjarperinj apo akrepa, keto lejohet qe t’i vrasesh madje ka hadith qe e urdheron vrasjen e tyre, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Pese te keqinj vriten ne vend te lejuar dhe ne vend te ndaluar (ne Meke, ne xhami): Qifti, sorra, miu, akrepi dhe qeni i egersuar (qe te ha).” Ndersa ne nje transmetim tjeter thuhet: “Gjarperi”, ne vend te “akrepit”. Keto hadithe i transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme