Pyetje-Përgjigje rreth Agjërimit (2)

 


(Pyetja Nr. 85) Dorina

Pershendetje, Bashkeshorti im punon si shofer kamioni dhe cdo dite udheton minimalisht 300Km , normalisht 400-500km dhe ka raste deri ne 800km dhe doja te ju pyesja a futet ne grupin e udhetareve dhe ne kete rast i lejohet te mos e agjeroje , apo meret thjesht si pune e rende?

Përgjigje / 04-04-2024

Esselamu alejkum!

Udhetimi i perhershem per shkak te punes, perfshihet ne kategorine e puneve te renda, dhe ne kete rast, burri duhet te beje nijetin per agjerim te cdo dite te Ramazanit, por nese ndonje dite do te ndjeje lodhje te madhe qe mund ti shkaktoje keputje te madhe te paperballueshme, atehere mund te haje e te pije aq sa ta kaloje kete gjendje, pastaj te vazhdoje te agjeroje deri ne aksham, por keto dite qe i prish duhet t’i agjeroje perseri pas Ramazanit, kur ta kete me te lehte agjerimin.

Kjo eshte nga pergjigjet e Komisionit te Perhershem te Fetvave, ne Arabine Saudite, me nr. 10/234.


(Pyetja Nr. 84) Amelia

Pershendetje! Mbrëm kam ba syfyr kam hanger por pasi ka kalu syfyri rreth ores 6 besoj jam qu gabimisht pa dashje kam pi ujin qe e kisha tek koka afer shtratit por jam nal menjeher a e prish agjerimin?

Përgjigje / 04-04-2024

Esselamu alejkum!
Nese ha apo pi dicka nga harresa gjate dites, kjo gje nuk e prish agjerimin, por menjehere sa te kujtohesh, duhet te ndalesh nga ngrenia apo pirja. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse ha dhe pi nga harresa, atëherë plotësoje agjërimin, sepse Allahu është Ai i Cili të ka ushqyer dhe të ka dhënë për të pirë.”

(Pyetja Nr. 83) Eleni

Jam e krishtere, a mundem te agjiroj, a e lejon Feja?

Përgjigje / 01-04-2024

Pershendetje!

Mund te agjerosh, se asgje nuk te ndalon, dhe feja nuk ndalon askend nga agjerimi, pervec atyre personave qe jane te semure apo grate shtatzena apo me femije ne gji, te cilat agjerimi mund t’i demtonte, si dhe grate gjate ciklit menstrual dhe gjate lehonise;

por agjerimi eshte dicka qe lidhet me besimin e dikujt, dhe ne fakt besimi Islam dhe ai i krishtere kane te njejten zanafille, dhe jane besimi monoteiste, pra qe besojne dhe adhurojne vetem nje Zot, Krijuesin tone Suprem; por meqenese vargu i profeteve te derguar nga Zoti vazhdoi pas Jezusit deri sa u mbyll me Muhamedin, atehere te gjithe besimtaret qe besuan Jezusin, duhet te besonin edhe Muhamedin, te cilin e dergoi Zoti, ashtu si Jezusin dhe Moisin para tij, dhe nese nje i krishter e beson kete gje, atehere ai ploteson besimin e tij te vertete dhe automatikisht quhet besimtar i dorezuar teresisht Zotit, Krijuesit, qe eshte edhe kuptimi i fjales ‘musliman’ apo Islam; dhe ne fakt te gjithe profetet e Zotit dhe ithtaret e tyre kane qene te tille, pra te dorezuar teresisht Zotit.

Mund te agjerosh dhe t’i lutesh Zotit qe te ndricoje rrugen e besimit, dhe ti lutesh per gjithcka deshiron, se Zoti eshte i te gjitheve, dhe te gjithe jane krijesa te Tij, dhe ai qe eshte me i sinqerte ne lutjen ndaj Zotit, eshte edhe me prane Tij dhe i ka mundesite me te medha qe t’i pranohen lutjet.

Ju keshillojme te lexoni pyetjet dhe pergjigjet me numra 154, 157, 163, 166, 171, qe i gjen ketu: https://rrugetepaqes.net/pyetje-pergjigje-te-ndryshme-4


(Pyetja Nr. 82) Anonim

Jam zgjuar per syfyr pas dy tri ditve qe nuk kisha agjeruar per shkak te disa problemeve shendetsore dhe kam harru ta shoh kur perfundon syfyri. Pasi hengra syfyr ishte bere ora pothuajse n4 dhe kur e kerkova ne internet pashe qe kishte kalu koha dhe une ne fakt ende as uje, s’kisha pire dhe piva uje pasi e dija qe nuk do te mund te duroja pa uje, dhe duke menduar qe pasi piva uje me nuk llogaritet agjerimi, nuk agjerova fare kete dite. A duhet veq ta beje kaza ket dit apo si? se jam bere merak.

Përgjigje / 03-05-2021

Esselamu alejkum.

Nese do te kishe pire uje dhe do te kishe vazhduar agjerimin, do te ishte ne rregull, se ne kete rast lejohet, dhe vetem per te qene ne anen e sigurt mund te agjeroje edhe nje dite pas Ramazanit ne vend te saj, por meqenese e ke prishur diten e agjerimit, dhe nuk ka ndonje arsye te konsiderueshme si udhetimi apo semundja, duhet qe te ushqesh 60 te varfer nga 1 vakt, e nese nuk ke mundesi, atehere duhet te agjerosh 60 dite rresht, e nese as kete nuk mund ta besh, atehere duhet te kerkosh shume falje tek Allahu, te ndjesh pendese dhe te agjerosh sa me shume namaze vullnetare gjate vitit, sic jane ditet e hena dhe te enjte.

Duket si ndeshkim, por ne fakt eshte per te miren tende, dhe cdo ligj i Allahut, megjithese duket ndeshkim apo shpagim i nje shkelje ne adhurimet e Tij, ne realitet eshte meshire nga Ai, sepse gjithesesi shperblimin e ke te madh, si per agjerimin e Ramazanit, edhe per ditet qe i agjeron me pas, apo per kerkimin e faljes, dhe te gjitha keto jane te mira per ty.


(Pyetja Nr. 81) Bedri

Esselamu alejkum. Në kohën e fundit zekatul fitrin njerëzit e japin ushqim një paketë duke shtuar diqka që nuk është përmendur në hadith si matëse psh në atë paket përveç oriz, pasul, aty vendosin edhe krip, vaj, sheqer, biber të zi, biber të kuq, veget, sup, makarona, duke llogaritur si ushqim për bajram. A lejohet ky veprim? Me respekt, esselamu alejkum.

Përgjigje / 02-05-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Lejohet te jepet zekat fitri cdo lloj ushqimi qe eshte ushqimi baze apo me i perdorur ne nje vend te caktuar, edhe nese eshte dicka qe nuk eshte permendur ne hadith me emer, pasi nje nga transmetimet e hadithit ka permendur thjesht “ushqim”, dhe dijetaret e kane interpretuar qe te jete per qellim ushqimi baze apo me i perdorur sipas vendit ku ndodhesh.

Pra, nese ne nje pakete te tille qe permend kane vendosur oriz, pasul e ushqime te tjera, ato qe llogariten nga zekati i fitrit jane ushqimet baze, kurse te tjera si kripa apo piperi, e po ashtu vaj, keto llogariten sadaka e pergjithshme dhe jo nga zekati i fitrit, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 80) Emi

A ben mekat nese e ben njet ta agjerosh deri ne dreke kur e di qe do dalesh me burrin dhe do e shijosh me te ? A lejohet prishja e agjerimit gjate dites?

Përgjigje / 25-04-2021

Shtyjeni daljen me burrin dhe shijimin me te per pas Ramazanit, sepse keshtu do ju vazhdoje me gjate shijimi, pasi prishja e agjerimit gjate dites eshte shume e rende, sa qe per besimtaret qe e bejne kete gje, kompensimi qe tju falet eshte qe te ushqejne 60 te varfer ose te agjerojne 60 dite rresht pas Ramazanit, duke iu lutur Zotit qe t’ia fale e t’ia pranoje, prandaj shtyjeni daljen me burrin sepse eshte dicka qe pret, kurse Ramazani eshte i shenjte dhe nuk pret, dhe jetojme ne nje bote shume mashtruese dhe te veshtire, ku kemi shume nevoje qe ta kemi Zotin ne anen tone, se nese Ai na le, jemi te humbur e te shkaterruar. Shfrytezoni agjerimin e Ramazanit dhe beni durim, qe te arrini kenaqesine e Zotit dhe te mira qe vetem Ai i di, e vetem Ai t’i jep.


(Pyetja Nr. 79) Denisa

Une e fal namazin e sabahut kur degjoj imamin, pra kur thirret ezani. Eshte ne rregull apo duhet pas 10 15 minutash? Nese jam ne diten e fundit te ciklit por qe me nderpriten pas sabahut dhe jo nje nate para, a mundem te lutem gjate kesaj dite dhe ta rinis agjerimin? Psh na ora 10 e mengjesit bej lutjen e sabahut pasi jam lare komplet. Por nese nderpritet ne dreke si te veproj, ti bej lutjet ne vazhdim bashke me sabahun dhe dreken.? Dhe agjerimin e nis ate dite apo dite tjeter? Jam e paqarte.

Përgjigje / 25-04-2021

Esselamu alejkum.

Per namazin e sabahut duhet te presesh se paku 10 minuta nga thirrja e ezanit ne xhami, qe te jesh brenda kohes, sepse zakonisht thirret pak para kohe qe te ruhen per fillimin e dites se agjerimit, sespe ezani eshte ndaresi i nates me diten dhe 10 minuta tolerance eshte me shume siguri.

Nese pastrohesh nga cikli pas kohes se sabahut por para kohes se drekes, atehere duhet te falesh sabahun, dhe pastaj dreken e ikindine normalisht, dhe nese pastrohesh pasi te hyje koha e drekes, duhet te falesh dreken pastaj ikindine, por jo sabahun; edhe nese pastrohesh ne kohen e ikindise deri para perendimit te djellit, duhet te falesh dreken dhe ikindine pastaj akshamin; dhe keshtu nese pastrohesh gjate nates, deri ne mesnate, duhet te falesh akshamin dhe jacine, pastaj te vazhdosh normalisht.

Kurse agjerimin mund ta kryesh dhe te llogaritet vetem nese je pastruar para se te hyje koha e sabahut, por nese pastrohesh me pas, atehere qe nga casti i pastrimit duhet te fillosh te agjerosh, ne cdo ore te dites qe te ndodhe, por kjo dite nuk do te llogaritet e plote, keshtu qe do e plotesosh pas Ramazanit bashke me ditet e tjera te prishura, dhe sigurisht qe tek Allahu eshte shperblimi per agjerimin e diteve te plota apo edhe te asaj dite qe nuk e ke agjeruar te plote, edhe pse duhet ta plotesosh perseri pas Ramazanit.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 78) H. Musa

Selamu Alejkum. Kam nje pyetje: Une kam agjeruar por perdori qe 3 vite tableta per stres. Po agjeroj por gjat dites po nervozohem shum, i fali gjitha kohet e namazit por po me shqetson qe kjo pse po bahem nervoze dhe po grindem me burr e me femij, keshtu qe burri me thot ter kohen qe mos te agjeroj. Jam ne hall, nuk dua ta humb agjerimin por edhe po me shqetson qe pse po nervozohem keshtu. A asht i hidhruar Allahu me mua nese nuk agjeroj, ju lutem me ktheni pergjigjje. Selamu Alejkum

Përgjigje / 23-04-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Tabletat qe merren nga goja e prishin agjerimin, dhe sipas rregullit, ditet e prishura nga Ramazani ne kete menyre, duhet te agjerohen pas Ramazanit qe te plotesohet Ramazani.

Nervozizmi para kohes se Iftarit eshte normal tek shumica e atyre qe agjerojne per shkak edhe te urise apo etjes, por eshte dicka normale qe kalon qe me leximin e Kuranit apo te lutjeve te akshamit dhe permendjen e Allahut, duke bere tesbih, pra duke thene “subhanallah ue bihamdihi” me dhjetera apo qindra here, dhe po ashtu duke thene “Estagfirullah ue etubu ilejhi” dhe “La ilahe ila Allah”.

Hani sa me shume fruta dhe pini leng frutash gjate nates dhe ne kohen e syfyrit, se keshtu do e keni shume me te lehte, dhe mos u mbeshtesni te ilacet kimike qe merrni, sepse ato nuk ju lene te sheroheni.

Allahu ju dhente shendet te plote dhe ju mundesofte agjerim te lehte e te pranuar!


(Pyetja Nr. 77) Keislin

A lejohet te genjesh kur je me agjerim?

Përgjigje / 14-04-2021

Te genjesh, nuk lejohet ne anje rast, as kur agjeron dhe as kur nuk agjeron, sepse kjo perben gjynah apo mekat; por nese genjen gjate dites se agjerimit, kjo gje nuk e prish agjerimin por te ngarkon me gjynah edhe me shume se ditet e tjera, prandaj ruaju genjeshtres dhe kerko falje per gjynahet e gabimet sa me shpesh gjate dites, duke thene “Estagfirullah ue etubu ilejhi” – I kerkoj falje Zotit dhe kthehem tek Ai me pendim!


(Pyetja Nr. 76) Anonim

Pershendetje. Dua te agjeroj, por marr ilac per hepatitin B, qe duhet ta marr gjith jeten; si duhet te veproj ne kete rast, pasi kam shum deshire te mbaj Ramazanin?

Përgjigje / 14-04-2021

Ne realitet, agjerimi, pervec qe eshte adhurim ndaj Zotit dhe bindje ndaj Tij, eshte gjithashtu kurim real shume me i mire se ilacet kimike qe merrni per HBV; qofte Tenofovir, Lamivudine, Entecavir, Adefovir apo Telbivudine; qe te gjitha keto kane efekte anesore serioze qe prishin cilesine e jetes dhe nuk e kurojne semundjen e as nuk e mbajne nen kontroll sic pretendohet; prandaj nese do te benit pushim prej tyre, se paku gjate muajit Ramazan, vetem mire do ju bente dhe asgje te keqe, dhe asgje nuk do te humbni. Ju e dini se marrja e ketyre ilaceve nga goja e prish agjerimin, por edhe qe t’i merrni vetem gjate nates, nuk mundet sepse mund tju demtonin edhe me shume, prandaj menyra me e mire eshte ajo qe ju thame, dhe ne flasim me dije ne kete fushe, e Zoti eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 75) Abdullah

Pershendetje. Jam nje 11 vjeqar. Kam pire uje pa dashje dhe isha duke agjeruar, a mund ta vazhdoj agjerimin akoma apo jo? Me respekte …

Përgjigje / 13-04-2021

Nese pi apo ha dicka nga harresa gjate dites se agjerimit, agjerimi eshte i sakte dhe nuk prishet, dhe uji apo ushqimi qe ha ne harrese eshte dhurate nga Zoti, por sa te kujtohesh duhet ta nderpresesh ngrenien apo pirjen dhe te vazhdosh agjerimin rregullisht.


(Pyetja Nr. 74)  Xhevahire

Selam alejkum. E kam nenen me probleme shendetsore, deshta te pyes a ben ta agjeroj ramazanin per te?

Përgjigje / 13-04-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Agjerimi, ashtu si edhe adhurimet e tjera, jane ceshtje personale te besimit qe mund te kryhen vetem per vetveten dhe jo per te tjeret, dhe nuk perjashtohet vecse Haxhi qe mund te kryhet per te tjeret pasi ta kesh kryer me pare per vete; kurse agjerimi eshte detyrim per te gjithe dhe nje person nuk mund te kryeje 2 agjerime njeheresh ne te njejten dite apo muaj, keshtu qe ti agjero per vete, kurse per nenen duhet te jepni ushqim nje te varferi nga nje vakt per cdo dite agjerimi, dhe kjo ne rast se nena nuk pritet qe te kete mundesi agjerimi pas Ramazanit, se nese pritet qe ajo te sherohet dhe te kete mundesi te agjeroje vete pas Ramazanit, atehere duhet te agjeroje vete, perndryshe duhet ta kompensoni me ushqim.


(Pyetja Nr. 73)  Floriana

Selamun alejkum. Desha tju pyes: Eshtë Ramazani i pare qe babai me ka vdek dhe qdo her e ka prit me gëzim ardhjen e Ramazanit. A mundem un me ba nijet per baben me agjeru për babën e vdekur, a ban? Ju faleminderit.

Përgjigje / 9-04-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Babai juaj e ka shperblimin tek Allahu e inshaAllah Allahu e ka meshiru dhe e con ne Xhenet, ama per ate ka mbaruar puna ne kete bote dhe nuk ka me asnje detyrim qe mund ta kryeje, por femijet e tij mund te luten per te si dhe te japin ndonje lemoshe te varferve me nijetin per baben; kurse detyrimet fetare jane nderpre, pervec nese ai ka lene amanet kryerjen e haxhit apo ndonje agjerim qe e ka pas detyrim me e kry vete por qe nuk ka mujt dhe keshtu qe e ka lene amanet; perndryshe nuk mund te kryeni asnje lloj obligimi fetar per baben e vdekur, sepse te gjitha obligimet fetare lidhen me vete personin.

Pra, agjeroni per veten tuaj dhe lutuni per veten tuaj e per baben tuaj, se keshtu i arrini te mirat ne kete bote dhe ne boten tjeter.


(Pyetja Nr. 72)  Shukri

Selamun Alejkum. Pyetja ime është: Unë Jamë Musliman por që nga mosha e Pubertetit e deri në moshën 25 Vjeçare, që i bije diku “10Vjet” skam Agjëru pa asnjë arsye, e tani çfar duhët të bëj, A duhet të Agjëroj cdo ditë për cdo ditë? A duhet për një ditë 60 ditë? Apo duhet të jap lëmosh? Dhe të bijë Istgfar te Allahu, dhe të vazhdoj Agjërimin deri në Fund të jetës? Ju lutem një Përgjigje të Qartē.

Përgjigje / 9-04-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Nuk e ke detyrim te agjerosh Ramazanet e kaluara, sepse ato nuk mund te agjerohen “kaza”, por ajo qe duhet te besh eshte qe te agjerosh qe tani e tutje, jo vetem muajin e Ramazanit qe eshte i detyrueshem, por te agjerosh gjithashtu sa me shume agjerime vullnetare gjate vitit, si ditet e hena dhe te enjte, 3 ditet e neteve te bardha te cdo muaji henor, pra ditet e mesit te muajve henor, e nese nuk i di ato, atehere agjero te hene e te enjte sa me shume, si dhe te kerkosh falje Allahut dhe te pendohesh per ate qe ka kaluar, sepse Allahu eshte Fales i Madh, dhe i Gjithemeshirshem, dhe Ai i fal te gjithe ata qe i kthehen Atij me pendim, dhe nuk i denon per gjynahet apo neglizhimet per te cilat ata jane penduar tek Ai me sinqeritet.


(Pyetja Nr. 71)  Dan / Shqipëri

Esselam Alejkum, shpresoj te jeni mire ne kete gjendje, e inshAllah Zoti kabull agjerimin. Gjyshja ime ne moshe 76 vjece eshte duke agjeru, po tani ne ora 19.00 i ka hyp tensioni larte 200-100, e ka prishur agjerimin, po gjyshja ime me tha se nese e bon nijet agjerimin dhe nese e prish, duhet te agjerosh 60 dite tjera per me zevendsu kete dite, a duhet te agjeroj 60 dite qe ta zevendsoj kete dite? Faleminderit shume!

Përgjigje / 29-04-2020

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Gjyshja nuk e ka prishur agjerimin pa arsye qe t’i behet i detyrueshem agjerimi i 60 diteve, por ajo e ka prish agjerimin me arsye te konsiderueshme ne sheriat, keshtu qe i behet i detyrueshem agjerimi vetem i 1 dite pas Ramazanit.

Ne rast se gjyshja ka fuqi dhe vazhdon te agjeroje, le te agjeroje, dhe nese prish ndonje dite tjeter per shkak te tensionit apo ndonje problem tjeter shendetesor, t’i regjistroje ato dite dhe t’i agjeroje me pas.

Por nese nuk ka fuqi dhe mundesi te agjeroje, atehere ne vend te cdo dite agjerimi duhet te ushqeje nje te varfer nje vakt ngrenie per cdo dite agjerimi.

Allahu ju dhente begati dhe sukses ne cdo te mire!


(Pyetja Nr. 70)  Iris / Shqipëri

Eshte hera e pare qe une agjeroj dhe thash me kismet do e mbaj gjithe muajin por nuk mundesha dot pa uje dhe e mbajta vetem diten e pare pastaj e prisha dhe vendosa ta mbaj 3 ditet e mira. A kam ber mekat? Dhe neqoftese kam mekatuar, a me lejohet ta filloj serish, sepse jam ber shum por shum pishman?Ju lutem me ktheni pergjigje.

Përgjigje / 29-04-2020

Fillojeni perseri agjerimin dhe ditet qe ke prishur, duhet t’i agjerosh pas Ramazanit, se nuk ka kuptim agjerimi i vetem 3 diteve te mira, se kjo eshte vetem nje fjale e njerezve qe ia kane dhene vetes kete menyre te agjeruari, dhe nuk eshte nga Zoti.


(Pyetja Nr. 69)  Anonim

Nese agjeron dhe mbas prishjes se iftarit bashkeshorti te kerkon te kryesh marredhenie dhe lahesh para se mbaroj syfyri, a te quhet agjerimi?

Përgjigje / 29-04-2020

Lejohet qe ne netet e Ramazanit te kryhen marredhenie bashkeshortore, por kjo eshte e ndaluar gjate dites se agjerimit, ashtu si ndalohet ngrenia dhe pirja.

Allahu thote ne Kuran, ne Suren el Bekare, Ajeti 187. Juve u është lejuar tashmë që t’u afroheni grave tuaja[158] në netët e agjërimit. Ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për to[159]. Allahu e di se ju mashtronit veten, por Ai e pranoi pendimin tuaj dhe u fali juve.[160] Tani shkoni me to[161] dhe kërkoni atë që Allahu ka caktuar për ju (prej fëmijëve). Dhe hani e pini deri sa të dalloni qartë perin e bardhë të agimit nga peri i zi (i errësirës), pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje. Por mos iu afroni atyre[162] (grave) duke qenë mbyllur për adhurim në xhami! Këto janë kufijtë[163] e Allahut, ndaj mos iu afroni atyre. Kështu ua sqaron Allahu njerëzve provat e Tij , në mënyrë që të bëhen të devotshëm[164].

Mund te lexosh ketu me shume.


(Pyetja Nr. 68)  Ygers / Francë

E Selam Alekum. Une punoj ne Franc edhe jam pa dokumnta franceze, mirpo shefi i punes me ka ber nje kontrat pune qe te perfitoj dokumentat dhe me duhet te punoj patjeter, por problemi qendron se une e kam shum te veshtir qe te agjeroj, e kam provuar diten e pare e kam mbajtur por ishte shum e veshtir nuk mundesha te punoj sic duhet.

– A mundet une ti kompesoj keto dite me ditet e tjera. Une kur jam pushim e mbaj shtun e diele?

– Po sikur te bej sadaka?

Përgjigje / 28-04-2020

Ue alejkumu selam.

– Puna e veshtire nuk eshte nje arsye e pranueshme ne sheriat per te lejuar prishjen e agjerimit. Arsyet e lejuara jane vetem semundjet, udhetimi, mosha e thyer qe nuk kane fuqi te agjerojne dhe grate shtatzena apo me femije ne gji.

– Sadakaja per ditet e prishura te agjerimit ju lejohet vetem te moshuarve qe nuk kane ndonje shprese per t’iu kthyer fuqite qe te agjerojne, apo te semuret qe nuk pritet te sherohen per shkak te semundjes se rende, keta duhet te ushqejne 1 te varfer per cdo dite agjerimi nga 1 vakt ushqimi.

Kurse ti je i ri dhe nese prish ndonje dite nga agjerimi, duhet ta plotesosh pas Ramazanit.

Ajo qe duhet te besh eshte qe per cdo dite ta besh nijetin e agjerimit dhe te hash syfyrin, dhe nese gjate dites behesh keq, sa qe mund te bjen te fiket, atehere mund ta prishesh dhe ate dite ta agjerosh me pas.

Kujto shume nga prinderit apo gjysherit tane agjeronin ne kohen e komunizmit nderkohe qe punonin neper fusha gjithe diten dhe ne vere, dhe megjithate agjeronin dhe fshehur madje, dhe sigurisht qe shperblimi i tyre ishte i madh, por edhe Allahu ta lehteson agjerimin dhe e veshtira eshte vetem 2-3 ditet e para, se pastaj mesohesh dhe mund ta perballosh.


(Pyetja Nr. 67)  Anonim

Pershendetje. Desha te bej nje pyeteje. Mbrem u cova ne syfyr e hangrem syfirin mbaruam, por me kishte zen gjumi pa e bere nijet. Si duhet vepruar ne kete rast? Faleminderit.

Përgjigje / 24-04-2020

Ngritja per syfyr dhe ngrenia e syfyrit tregon nijetin e agjerimit te asaj dite pa qene nevoja te shprehet me goje, keshtu qe agjerimi juaj eshte ne rregull.


(Pyetja Nr. 66)  Diamant / Gjermani

Pershendetje. Dashta me bo ni pytje rreth Ramazanit, se a mundet njeriu me agjeru edhe nese nuk i fal 5 vaktet si pasoj qe esht ne shkoll, pun apo udhetim? Dhe a mundet me e kompenzu p.sh nese sot nuk kam agjeru me 1 dit pas Ramazanit? Agjerim sa ma te lehtë per Vëllezërit dhe Motrat Musliman!

Pergjigje / 31-05-2017

Agjerimi eshte detyrim mbi muslimanet ashtu si edhe falja e pese vakteve, dhe nese e len nje detyrim, atehere perse ta lesh edhe detyrimin tjeter? Madje ndoshta ky detyrimi i dyte, pra agjerimi, mund te behet shkak qe ti te kryesh ne rregull dhe ne vazhdimesi edhe detyrimin e pare, pra namazin, se kuptohet qe ne rastin tuaj, falja e namazit eshte me shume ceshtje pertese se sa besimi, pasi ju e besoni qe e keni detyre te faleni, por po e merrni me dembelizem apo pavemendesi. Namazi eshte nje veper e thjeshte, shume e lehte per t’u kryer nga te gjithe muslimanet, qe nuk kerkon me shume se 10 minuta ne cdonjerin prej 5 vakteve te faljes ne 24 ore, por qe ka nje vlere te madhe per ty si njeri, qe te lidh me Zotin tend, te ben te reflektosh, te shkeputesh per pak çaste nga çeshtjet e dynjase, te jep frymezim dhe lehtesim ne shpirt, te ngre moralin, dhe qe te ndihmon ne rast veshtiresie! Namazi eshte nje mrekulli e paçmuar qe i eshte dhene muslimaneve, por qe per fat te keq shume prej tyre e nenvleresojne.

Diten qe nuk e ke agjeruar nga Ramazani, duhet ta plotesosh pas Ramazanit.


(Pyetja Nr. 65)  Valbona / Kosove

Pershendetje, une punoj jasht qytetit ku jetoj. Jetoj ne Gjilan kurse punoj ne Prishtine, a eshte obligim agjerimi per mua?

Pergjigje / 31-05-2017

Agjerimi per ju eshte obligim, pasi puna juaj eshte e tille ne vazhdimesi, dhe ai udhetar qe nuk e ka obligim agjerimin gjate diteve te Ramazanit, eshte ai qe ndodhet ne nje udhetim te perkohshem qofte edhe te gjate, por qe ne fund pritet te kthehet ne vendin e vet dhe atje te plotesoje ditet e mbetura te Ramazanit qe nuk i agjeroi gjate udhetimit. Kurse ju, nese nuk do agjeronit tani, atehere kur mendoni te agjeroni?

Pra, duhet te agjeroni dhe ta beni nijetin ne syfyr per cdo dite te Ramazanit, dhe nese gjate dites ndodh ndonje lodhje e tepert dhe ligeshti e madhe apo humbje ndjenjash, atehere mund ta prishni ate dite dhe ta agjeroni pas Ramazanit.

Nese agjeroni per Hir te Zotit, Ai do jua lehtesoje agjerimin. Kjo eshte dicka e njohur ne mase nga te gjithe ata qe agjerojne dhe bejne pune te renda gjate diteve te nxehta.


(Pyetja Nr. 64)  Anonim / Shqiperi

Esselamu Alejkum. A ka ndonje hadith qe e vertetson se agjerimi fillon ne imsak dhe jo me lindjen e diellit dhe pse duhet falur ne ramazan ne imsak edhe mengjesin dmth “Naten” e jo me lindjen e diellit si zakonisht?

Pergjigje / 30-05-2017

Esselamu alejkum,

Agjerimi fillon me hyrjen e kohes se sabahut, dhe koha e sabahut hyn me hyrjen e agimit, pra kur qielli eshte ende erresire por nga lindja ka filluar nje fije e zbehte drite, dhe ne kemi thene ne pergjigjen e pyetjeve te meparshme se koha e syfyrit zgjat rreth 10-15 minuta me vone nga c’eshte e shenuar ne kalendar si koha e imsakut (imsak do te thote ndalimi nga ushqimi), pasi ne kalendar e vendosin per thirrjen e ezanit te pare te sabahut, pas te cilit lejohet te hahet e te pihet deri ne ezanin e dyte qe thirret rreth 15 minuta pas te parit. Keshtu veprohej ne kohen e Pejgamberit dhe keshtu veprohet ne vendet arabe muslimane sot.

Kurse koha e sabahut nuk hyn menjehere ne oren e shenuar ne kalendar si “Imsaku”, por duhet te kalojne se paku 15 minuta qe te hyje koha e sabahut, dhe kush e fal sabahun para se te hyje koha e tij, duhet ta perserise dhe ta fale perseri ne kohen e vet.

Lindja e djellit nuk eshte e lidhur as me agjerimin as me faljen e sabahut, se ndoshta e ke kuptuar gabim; lindja e djellit eshte thjesht kufiri i fundit para te cilit quhet qe e ke falur sabahun brenda kohes se vet dhe nese e fal pas lindjes se djellit, dije se e ke falur jashte kohes dhe me vonese.

Keto jane te perfituara nga Kurani dhe Hadithet.


(Pyetja Nr. 63)  Anonim / Shqiperi

Selam alejkum… Doja te dija nese pa dashje ose me qellim mund te ndodhe te prishet agjerimi i nje dite, sa dite duhet ta konpensojne ate? Dhe gjithashtu, shpeshhere thone qe mund te mbahet ramazan tre dite ne fillim tre ne mes dhe tre ne fund, a quhet kjo gje? Dhe nese jo, a pranohet sadopak nga Allahu? Agjerim sa me te lehte motra dhe vellezer mysliman dhe zoti jua pranofte!

Pergjigje / 29-05-2017

Ue alejkumu selam. Prishja e agjerimit pa qellim, nuk e prish agjerimin, por duhet te vazhdosh te agjerosh deri ne fund te dites dhe agjerimi eshte i sakte. Kurse kur agjerimi i Ramazanit prishet me qellim dhe pa arsye (semundje, udhetim, shtatzani, gjidhenie, moshe e thyer), ky eshte gjynah i madh per te cilin duhet te kerkohet falje tek Allahu, dhe ajo dite e prishur duhet te kompensohet me 1 dite agjerimi pas Ramazanit. Kjo, nese prishja e agjerimit ka ndodhur me ngrenie apo pirje, por nese ka ndodhur me marredhenie bashkeshortore, atehere kompensimi i kesaj behet duke ushqyer 60 te varfer nje vakt ngrenie, ose duke agjeruar 60 dite pas Ramazanit, cilen ta kesh me te mundshme.

Fjala qe thone disa njerez se mund te agjerosh 3 dite ne fillim, ne mes e ne fund te Ramazanit, eshte fjale e pabaze dhe nuk dihet nese dikush mund te kete ndonje perfitim shpirteror apo fizik nga ky lloj agjerimi, pasi agjerimi i te gjithe muajit te Ramazanit eshte urdheruar nga Allahu, dhe besimtaret e besojne kete gje, e pranojne ashtu sic eshte dhe e agjerojne te gjithe muajin, duke bere perjashtimet ne rastet e caktuara qe ju lejohet ta prishin agjerimin, por nese dikush beson se i lejohet qe te agjeroj disa dite nga muaji dhe te mos e agjeroje te gjithe muajin, kjo veper ne realitet eshte mos-besim, dhe ai person mund te dale nga Islami, pasi po ndryshon urdhrin e Zotit; kurse dikush qe e din qe eshte gjynah te prishesh qofte edhe nje dite nga Ramazani, e megjithate dobesohet dhe nuk e agjeron te gjithe muajin, ky eshte mekatar qe duhet te pendohet dhe duhet te agjeroje vazhdimisht pas Ramazanit, agjerime vullnetare, te henave dhe te enjteve per shenmbull.


(Pyetja Nr. 62)  Elsa / Shkoder

A quhet se kemi agjeruar edhe nese kemi harruar te bejme nijetin te syfyr por e kemi agjeruar gjith dite?

Pergjigje / 29-05-2017

Ngritja per syfyr, dmth me qellim qe te hash syfyr per te agjeruar diten ne vijim, eshte e mjaftueshme per te treguar se e ke bere nijetin e agjerimit te asaj dite, dhe nuk eshte nevoja qe kjo gje te shprehet me goje apo me fjale te caktuara.


(Pyetja Nr. 61)  Amir / Maqedoni

A lejohet dushi pas syfyrit?

Pergjigje / 29-05-2017

Lejohet dushi dhe larja e te gjithe trupit pas syfyrit dhe gjate dites se Ramazanit, qofte per t’u pastruar apo per t’u freskuar. Lejohet larja ne det apo ne bazen, por me kusht qe te ruhet futja e ujit ne goje apo ne hunde, gje e cila mund ta prishe agjerimin, prandaj eshte me mire qe keto te eliminohen gjate agjerimit.


(Pyetja Nr. 60)  Blerta / Kosove

Selam alejkum, Dua te pyes qe nese eshte p.sh 2:45 me lan syfyrin, edhe me vazhdu 5min ma shum, a eshte gjynah ose a e prish agjerimi?

Pergjigje / 29-05-2017

Lejohet qe te hash apo  te pish disa minuta (10-15 minuta) pas ores se shenuar ne kalendar per lenien e syfyrit dhe fillimin e agjerimit, dhe kjo nuk eshte gjynah dhe nuk e prish agjerimin.


(Pyetja Nr. 59)  Ilijas / Kosove

A e prishin agjerimin supostet ne zorren e trashë, nese kemi dhimbje te medha nga hemorroidet? Barnat jane vetem per ndalimin e dhimbjeve.

Pergjigje / 29-05-2017

Supostet dhe ilacet qe merren nga mbrapa apo nga pjese te ndryshme te trupit, qe nuk jane ushqyese dhe nuk meren me qellim te ushqyerjes se pacientit, por jane per kurimin apo qetesimin e dhimbjeve, nuk e prishin agjerimin.


(Pyetja Nr. 58)  Anonim / Shqiperi

Ju lutem me tregoni a eshte prishur agjerimi nese me kan shku hundet gjak?

Pergjigje / 29-05-2017

Agjerimi nuk prishet nese del gjak nga cdo pjese e trupit, qofte edhe hundet, dhe qofte edhe nese nje pjese e gjakut nga hundet kalon ne fyt, pasi kjo nuk ndodh me deshiren e njeriut dhe nuk eshte ushqim apo pije e futur nga jashte ne goje.


(Pyetja Nr. 57)  Anonim / Shqiperi

Selam alejkum. Mua shpesh me cahen buzet dhe nuk e di, por nese rasisht e kam perbi nje levore te buzeve, a prishet agjerimi? Allahu qofte me ju!

Pergjigje / 28-05-2017

Nuk prishet agjerimi nese kalon nje cope e vogel e lekures se buzeve ne bark, por mund te perdorni pak krem vazeline per zbutjen e buzeve qe te lehtesoni kete problem.


(Pyetja Nr. 56)  Ismet / Kosova

Selam alejkum. Dua te pyes nese me qet gjak nga kemba, a e prish agjerimin? Dua ta di sepse un e kam prishur?

Pergjigje / 28-05-2017

Dalja e gjakut nga cdo pjese e trupit, nuk e prish agjerimin, prandaj duhet te vazhdoni te agjeroni, dhe nese tashme e ke prishur pa e ditur rregullin, kete dite qe ke prishur duhet ta plotesosh pas Ramazanit me qellim qe te plotesosh ditet e plota te Ramazanit.


(Pyetja Nr. 55)  Agim / Shqipëri

Une kam prishur agjerimin diten e par pa dashje a mund te vazhdoj diteve tjer? Jam 13 vjeq a mund te agjeroj?

Pergjigje / 28-05-2017

Mund te agjerosh ditet ne vijim, edhe pse nuk e ke agjeruar diten e pare.

Femijet qe nuk e kane mbushur moshen e pubertitetit nuk e kane detyrim agjerimin, por eshte mire qe te gjithe femijet qe e kane mbushur moshen 10 vjec, te provojne te agjerojne bashke me familjen e tyre, qofte edhe nje pjese te dites, dhe sa me shume te agjerojne, aq me mire eshte per ta dhe aq me shume gezim e lumturi fut kjo gje tek ata. Kurse shperblimi i tyre dhe prinderve te tyre nuk i humbet tek Allahu. Kuptohet qe prinderit duhet te shohin se cili prej femijeve te tyre mund te agjeroje apo deri ne c’ore te dites mund te agjeroje, ne menyre qe te mos e torturoje femijen nese atij i vjen uri apo etje e madhe.


(Pyetja Nr. 54)  Fluilda / Shqipëri

A prishet Ramazani nese nuk han syfyr per shkak se une jam 14 vjeqare dhe pa dashje skam mundur te zgjohem nga gjumi, prandaj desha te pyes pasi qe mezi e prisja ramazanin qe te agjeroja ??

Pergjigje / 28-05-2017

Nuk prishet agjerimi nese nuk ha syfyr, por ngrenia e syfyrit ka bereqet, kenaq Zotin, dhe te mundeson nje agjerim me te lehte dhe me te shendetshem, prandaj duhet perpjekur qe te ngriheni ne syfyr, qofte edhe nese fusni dicka te vogel ne goje.


(Pyetja Nr. 53)  Albi / Shqipëri

Selam alejkum. Doja te dija a mund te puthesh dike ne faqe ose ne buze, psh sot putha vellain tim te vogel the me njoftuan qe nuk lejohet? Agjerim sa me te thjeshte dhe ua pranfte Zoti agjerimin te gjitheve!

Pergjigje / 28-05-2017

Lejohet te puthesh femijet gjate dites se agjerimit dhe kjo nuk e prish agjerimin. Kurse bashkeshortet duhet te rezervohen nga kjo gje gjate agjerimit, sidomos nese kjo mund te coje ne kryerjen e marredhenieve dhe prishjen e agjerimit, rast ne te cilin kompensimi eshte qe te agjerohen 2 muaj rresht; por shkembimi i puthjeve normale e kalimtare, qofte edhe ne buze, lejohen dhe nuk e prishin agjerimin.


(Pyetja Nr. 52)  Labinot / Shqipëri

Selam alejkum hoxhe, dashta ta bej nje pytje: Nese jemi agjerueshem dhe sheh enderr duke ber marrdhenje, a prishet argjerimi apo qfar duhet vepruar?

Pergjigje / 28-05-2017

Agjerimi nuk prishet nese ndodh qe ne gjume, qofte gjate dites apo gjate nates, sheh enderr sikur kryen marredhenie bashkeshortore dhe ndodh ejakulim, por ne kete rast eshte e detyrueshme larja e te gjithe trupit sa me shpejt pas zgjimit, dhe mund te vazhdosh agjerimin normal. Kjo, sepse kur njeriu eshte ne gjume, ai nuk eshte i pergjegjshem per ate qe ndodh gjate gjumit dhe nuk i regjistrohet asnje veper e mire apo e keqe. I Derguari i Allahut (salallahu lejhi ue selem) thote: “Lapsi eshte ngritur (nuk regjistron asnje veper) per tre persona: per ate qe eshte ne gjume, deri sa te zgjohet; per femijen deri sa te mbushe moshen madhore te pubertitetit; dhe per ate qe i ka ikur logjika (i çmendur, apo i semure mendor) deri sa te logjikoje.” [Hadith Sahih; Ebu Daudi dhe Tirmidhiu; Shejh Albani ne El Mishkat, 3287].


(Pyetja Nr. 51)  Xhenis / Shqipëri

Kam nje pyetje; une per çdo vit kam mbajtur ramazan, por kete vit kam pir alkool dhe nuk jan ber 40 dit qe tme hiqet alkooli nga trupi, a mund te mbaj ramazan ne rastin tim?

Pergjigje / 26-05-2017

Pirja e alkoolit eshte e ndaluar ne Islam, dhe ai qe e ben kete duhet te pendohet, perndryshe meriton ndeshkimin e Zotit per vepren e bere, dhe kjo sepse me kete veper shkelet urdhri i Zotit dhe demtohet trupi qe Zoti te ka dhene per ta mirembajtur; por kjo nuk do te thote se meqenese ke bere nje shkelje, te vazhdosh dhe te besh shkelje tjeter edhe me te madhe dhe te mos agjerosh Ramazanin, pasi ne kete menyre do te humbesh 2 here, dhe ky eshte mendim i gabuar: qe te mos agjerosh meqenese ke pire alkool, por perkundrazi, duhet te agjerosh dhe te kerkosh falje tek Zoti qe e ke bere ate veper, dhe Ramazani eshte nje rast i volitshem per t’u pranuar falja dhe per te arritur kenaqesine e Zotit dhe te mirat e begatite e Tij ne kete bote dhe ne boten tjeter. Agjero dhe lutu per veten tende, sepse ky eshte muaji qe Zoti derdh me shume meshire mbi muslimanet qe agjerojne.


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme