Pyetje-Pergjigje rreth çështjeve Familjare dhe Shoqërore (3)

 


(Pyetja Nr. 163) Deiv

Selamu alejkum, Me fal per shqetesimin por kam nji pyetje shum te rendesishme dhe para se te veproja deshiroja nje keshill para se ta vazhdoj. Jam nje djal i ri i martuar dhe me nje fmi Jetoj me prinderit e mi dhe qekur jam martuar kam disa vite deri sot nena nzehet gjithmon me nusen sepse nuk esht e aft te kujdeset per femijen dhe per punet e shpis,me pak fjal esht pak dembele dhe ka shum raste kur nena i bertet i thot (idjote ,derr kshu llafe)mua me vjen shum keq dhe nderhyj duke i then se do i rregulloj pastaj gjerat. Nenes time i ngel shum hatri kur nderhyj un dhe ka raste sme flet per 4-5 dit. Kekoj nji keshill si te veproj Te dal me shtepi vec kam frik se nena sma ben hallall. Apo te ndahem nga nusja qe problemet te mbarojn. Te lutem me ndimo. Argjerim te lehte!

Përgjigje / 6-4-2024

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Allahu ka urdheruar qe ti bindemi prinderve perderisa nuk urdherojne per dicka te ndaluar nga Allahu, dhe prishja e familjes dhe jetes tende dhe te femijes tend me divorc per ti bere qefin nenes, eshte dicka e ndaluar nga Allahu; pra ti jepi hakun familjes tende dhe thjesht mos perdor fjale fyese ndaj nenes, por duhet te shohesh familjen tende dhe qetesine e saj, dhe nese e ke mundesine ekonomike, atehere shko dhe jeto me familjen tende, e nese nena jote ka nevoje per sherbimin tend per shkak te moshes se madhe, pra nese nuk mund ti kryeje vete sherbimet e jeteses, atehere shko vete tek ajo per ta ndihmuar, se nusja jote nuk ka asnje detyrim ndaj saj, pervec nese e ben per te kenaqur ty dhe Allahun.
Cfare nuk do te beje hallall nena?! Qe nuk e prishe familjen dhe nuk e le femijen tend ne rruge?! Pra, ka gjera qe prinderve nuk u lejohet te nderhyjne, dhe duhet te shohin kufijte e tyre, dhe duhet ta dijne se bindja ndaj tyre nuk eshte e pakushtezuar dhe e pakufishme, por Allahu e ka kufizuar ate me kushtin e mos-urdherimit per t’i shoqeruar Allahut shok dhe per te shkelur urdhrat e Allahut, pra detyrimet e tua ndaj familjes dhe femijeve te tu.
Allahu i Madheruar thote: “14. Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do
të ktheheni të gjithë”. 15. Nëse ata (prinderit) orvaten që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por shoqëroi ata në këtë botë me mirësjellje dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” [Lukman, 14-15].
Kurse i Derguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka thene: “Nuk lejohet bindja ndaj krijesave ne gjera qe shkelin urdhrat e Krijuesit!” [E transmeton Ahmedi, dhe shejh Albani e ka konsideruar te sakte (Sahih)]; po ashtu shejh Iben Baz e ka konsideruar te sakte dhe ka thene: “Ky eshte hadith i sakte dhe nuk lejohet bindja ndaj babait, burrit, udheheqesit apo mbretit ne gjera qe shkelin Ligjet e Allahut…”
Pra, nese prinderit te urdherojne per ti shoqeruar Allahut shok apo per te shkelur urdhrat e Allahut dhe ndalesat e Tij, ku perfshihet edhe shkelja e te drejtave te njerezve te tjere, sic eshte e drejta e gruas apo e femijes, atehere nuk duhet t’i degjosh ata, por duhet t’i japesh secilit te drejten e vet, ashtu si e ka caktuar Allahu.
E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti!

(Pyetja Nr. 162) Valmir

Asalamualajkum! Sapo lexova se ne Britanin e Madhe, mjeket kane bere transplantin e mitres. Mitra i eshte dhuruar motres nga motra. A lejohet ne Islam? A mund te konsiderohet zina, edhe pse ky organ eshte shkeputur tanime nga trupi i motres si donatore e organit? Allahu ju ruajtt!

Përgjigje / 15-9-2023

Esselamu alejkum!
Dijetaret bashkekohore kane arritur ne perfundimin se transplaneti i mitres lejohet me disa kushte, nga te cilat eshte qe te mos demtohet dhuruesja por te jete ne gjendje te tille qe nuk mund te beje me femije per veten e saj, ose te jete ne vdekje e siper dhe te kete pranuar me gojen e saj per dhurimin e mitres pas vdekjes se saj.
Megjithate, dijetaret kane lene edhe nje mundesi te moslejimit ne rast se vertetohet shkencerisht se vete mitra trashegon gjene te fetusi, ashtu si jane gjenet e disa organeve te tjera te riprodhimit si vezoret dhe testikujt, te cilat nuk lejohet te dhurohen apo te transplantohen, sepse atehere do te ishte perzierje e gjakut dhe trashegimit.
Ky eshte perfundimi i vendimit te marre nga Keshilli Nderkobetar i Jurisprudences Islame, ne lidhje me transplantin e organeve riprodhuese, ne konferencen e mbajtur ne Xhidde, ne Arabine Saudite, ne mars 1990.
E Allahu eshte i Gjithedijshmi!


(Pyetja Nr. 161) Anonim

Selam alekum ni putje e kam jam e martum qe 5 vjete e kam ni djal E kam Morin burrin pa deshiren e familljes Kam shum komflikt me burr n’a ka i Inati mes neve Deshta me dite a lejohet ndarja se e kam ni djal . Me dhimet djali po u hupe besa mes neve.

Përgjigje / 9-9-2021

Ue alejkumu selam!

Ndarja eshte ne dore te burrit dhe nuk mund te behet vetem se per arsye shume te forta dhe keqtrajtim nga burri, por ju keshillojme qe te shkoni te hoxha i xhamise ne vendin ku jetoni dhe te konsultoheni me te, sepse duhen pare mire arsyet e kerkimit te ndarjes dhe ne kete rast duhet patjeter qe te degjohet edhe nga gruaja por edhe nga burri, qe te arrihet nje zgjidhje apo nje ndarje.

Allahu ju dhente zgjidhjen me te mire!


(Pyetja Nr. 160) Anonim

I nderuar hoxh, e kam ni pytje per ni shoqe: ajo eshte shtatzan e ka kuptuar ne javen e shtat te shtatzanis, por pa planifikim, dhe burri i ka than pije hapin e emergjences, po kurgja sika ndiku. E bashkshorti i saj po thot ta nderpres shtatzanin per shkak shum arsye te jeteses. Po ajo s’eshte e pajtimit se po tutet po hyn ne gjyna ne ket muj te ramazanit, sepse i ka edhe 3 femije te tjer. A esht gjynah ta nderpres shtazanin ne javen e 7? Ju lutem kthema ni pergjegje sepse terminin e ka ba per ndalim te shtatzanis.

Përgjigje / 8-05-2021

Sigurisht qe nuk lejohet dhe eshre krim dhe vrase, madje vrasje e femijes suaj per te cilen do te jepni llogari para Zotit, pasi njekohesisht po dilni ne kundershtim me vullnetin e Zotit i Cili po ju dhuron nje femije, e ju duhet te gezoheni me dhuraten e Zotit e jo ta mohoni e ta vrisni ate, sidomos kur nuk keni asnje arsye qe ka te beje me rrezikimin e jetes se nenes per shkak te femijes apo nese femija eshte jo i plote e mund te linde i gjymtuar, se vetem ne  keto raste do te kishit nje arsye, perndryshe varferia nuk eshte arsye sepse furnizimi i femijeve eshte nga Zoti, madje njerezit nuk e dine qe edhe ata furnizohen nga Zoti per shkak te femijeve qe kane. Vete Zoti e ka ndaluar kete gje ne menyre direkte ne Kuran, ne suren El En’am, ajeti 151:  “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka ndaluar vërtetë Zoti juaj: Të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); të silleni mirë me prindërit;[1] të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë,[2] sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata…”

________________

[1] Ju ka urdhëruar të silleni mirë me prindërit dhe ju ka ndaluar nga mos-sjellja mirë me ta, apo shfryrja ndaj tyre.

[2] Për shkak të frikës nga varfëria, të cilën jua fut djalli. Allahu thotë: “Shejtani ju kërcënon me varfëri…” [El Bekare, 268].


(Pyetja Nr. 159) Anonim

Selam Alejkum deshta me ju pyet a eshte harram ne qofse gruja i thot burrit vete me kriju ni jete te pavarur dmth me pas shtepin e vete po normal asnihere mos me lon anash as prindrit po me pas kontakt me u ene po fund me pas shpin e vete.

Përgjigje / 25-04-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Burri ka pe detyre t’i siguroje gruas dhe femijeve te tij nje shtepi ku mund te jetojne te lumtur dhe te edukojne femijet e tyre ne menyre krejt te pavarur nga prinderit e burrit apo te gruas, dhe nese burri nuk i ka mundesite ekonomike per kete, atehere lejohet te qendroje ne shtepine e prinderve, por duke ruajtur secili kufijte e vet dhe duke mos i hy ne hak tjetrit; dhe ne kete rast zakonisht i hyhet ne hak gruas dhe femijeve nga prinderit e burrit, gje qe duhet ta rregulloje burri.

Ajo qe mund te beje gruaja eshte qe te vazhdoje te sillet mire, te mos e ngreje zerin mbi prinderit e burrit dhe te shohe femijet e saj.

Nuk ka asnje ndalese qe t’i thote burrit qe te ndahen vec me banese, perderisa ai i ka mundesite, dhe sa per prinderit e burrit, eshte detyre e tij qe t’i shohe ata nese kane nevoje per te, e nese gruaja i sheh e i ndihmon prinderit e burrit, ajo ka sevap per kete.

Pra, nuk eshte mekat t’i kerkosh burrit te ndaheni nga prinderit e tij e te keni jete te pavarur, por duhet te veproni me kujdes dhe urtesi qe kjo gje te mos coje ne prishjen e familjes dhe ndarjen nga burri.


(Pyetja Nr. 158) Lona / Austri

Selam. Sdi shum mir me shkruj e me pershkru situaten, por ju lutem mem ndimu. Jam nje grua qe besoj shum ne Islam. Burri im me lejoi me shku te familja ime e me nejt 2 jav sepse ka 8 muj qe si kam pa familjen time prindrit tim. Mirepo familja e burit tash i thojn burrit qe nuk asht mir me leju gruen me shku, mjafton qe fol ne telefon edhe qe fol me kamer. Edhe un tash jam te familja ime. Ata thojn pse nuk thrasin prindrit e mi me i falemenderu familjen e burit qe me lejon me nejt te familja, edhe dojn qe te kthehem prap pas 2 ditve. A duhet me e respektu fjalen e atyre, a me kundershtu me nejt, si tha burri ne fillim? Flm.

Përgjigje / 25-01-2018

Esselamu alejkum,

Kjo eshte nje çeshtje qe ju takon ty dhe burrit tend, dhe ju te dy e gjeni gjuhen e perbashket me njeri-tjetrin, kurse burri duhet te merret vesh me prinderit e vet duke ju thene me te mire se edhe ti ke mall per njerezit e tu dhe se kjo eshte shume normale dhe e drejta jote gjithashtu, keshtu qe te mos hyjne ne gjynah duke te penguar dicka qe te takon, dhe te kerkojne dicka qe nuk iu takon atyre, por qe eshte vetem mes teje dhe burrit tend.
Pra, se pari eshte detyre e burrit te merret vesh me prinderit e vet, dhe nese ai e sheh se gjendja do te perkeqesohet dhe ata do te sillen keq kur ti te kthehesh, atehere duke pare te miren tuaj, mund te merrni vendimin dhe te ktheheni, por gjithesesi kjo eshte nje ceshtje qe ju takon ty dhe burrit.


(Pyetja Nr. 157) Ilijas / Shqiperi

Selamu alejkum, Une jam ne dilem se qfar te bej, pasi shume derse qe i degjoj thone nese burri te gjen duke bere gjellen e te pa rregulluar zbukuruar etj. Kur vije nga puna do i shikoj grat e tjera! Po qfar te bej une qe qdo dit keshtu me sheh burri te pa zbukuruar, pasi qe jetojme bashk me vjehrrit dhe me kunetet, e qdo dit thuaja kemi musafir djem te hallave te tyre etj.. Ne nje ane smundem te zbukurohem se me shohin te gjithe kta, e ne anen tjeter burri im tere diten punon, kur vije ne shtepi ha darken dhe hyn ne internet per pak kohe, pastaj koha e gjumit. Keshtu qe mund te them se perpos kur jemi vetem ne shtepi, ndoshta ni her ne kater pes muaj, me sheh burri te grimuar te veshur… e prej se degjova keto derse ne internet me kan hy ne mendje ato fjale. Çfar mendimi keni ju, ju lutem pergjigjuni?

Përgjigje / 11-01-2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Burri e ka te ndaluar te shohe gra te huaja, qofte nese ti zbukurohesh per te apo jo, pa marre parasysh rrethanat, keshtu qe mos mbaj barre qe nuk te takon. Ato mesime qe i ke degjuar jane keshilluese per grate qe te perpiqen me sa te kene mundesine qe te zbukurohen per burrin e tyre me qellimin e vetem qe ju te dy te jetoni sa me te lumtur, dhe sepse kjo gje “mund” te ishte nje shtyse me shume per burrin qe te shohe dhe te lumturoje vetem gruan e vete ashtu si ajo perpiqet te shohe dhe te lumturoje vetem burrin e saj; por ketu luajne rol edhe kushtet dhe rrethanat e jeteses, keshtu qe veproni sipas mundesise, duke vazhduar t’i permbaheni rregullave te Allahut ne lidhje me mbulesen para njerezve qe duhet te mbuloheni para tyre, dhe te kerkoni nga Allahu shperblimin dhe ndryshimin e kesaj gjendje ne nje gjendje me te mire, ku do te jetoni me te qete dhe me te lumtur me burrin dhe femijet tuaj, e Allahu me miresine e Tij do jua lehtesoje gjendjen, pasi padyshim se pas veshtiresise do te vije lehtesimi nga Allahu i Madheruar.


(Pyetja Nr. 156) Enita / Mali i Zi

A eshte haram nese gruja don me punu e burri e lejon, por familja e burrit nderhyn e thot jo?

Përgjigje / 10-01-2018

Kjo eshte nje çeshtje qe duhet te zgjidhet me marreveshje mes teje dhe bashkeshortit, ne rast se puna per te cilen behet fjale nuk permban dicka te ndaluar ne Islam, sic eshte perzierja e burrave me grate ne vendin e punes, dhe nese burri merr mendimin e prinderve per te mos u prishur me ta, atehere duhet ta degjosh, se tek e fundit, detyra e burrit eshte qe te punoje jashte shtepise per te siguruar te ardhurat e familjes, kurse detyra e gruas eshte qe te mbaje shtepine dhe te edukoje femijet; keshtu e ka ndare Zoti, prandaj edhe ti mos kerko dicka qe nuk eshte detyra jote, madje kjo gje do te demtoje ty dhe ndoshta edhe familjen tende me pas, sepse vendi i gruas eshte shtepia e burrit, dhe ne shtepi ajo eshte me e mbrojtur dhe me larg te keqes qe mund t’i kanoset nga trupi apo edhe nga nderi. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 155) Muhamet / Shqiperi

Eselamu alejkum we rahmetullah we berekatehu. Kam 1 pyetje, inshalla me lejen e Allahut te Madheruar mund te me ndihmoni: Bismilahi rrahmani rrahim. Kam 8 vite qe jam martuar me 1 moter muslimane falim 5 vakte namaz dhe eshte e mbuluar dhe kemi 2 vajza. Gruaja ime eshte 5 vite me e re se un. Kushtet jetsore e financiare i kemi mesatare. Une si burr me ato kushte qe kam mundohem kur thojn qe edhe yjet e qjellit tja mrrij, dhe kam bere shum sakrifica te medha per te, por problemi eshte se shum eshte kokefort, ngrit zerin deri ne qiell ndaj meje dhe me nem ne tulifar menyra te ndryshme. Une si burr mundohem ne qdo menyr ta arrij marveshjen dhe zgjidhjen me te mir me te. Jam nje njeri shum tolerant me sabrin sa krejt dynjaja. Kam biseduar edhe me babain e saj, por edhe babain e ka shum te fshtir qe shum zor mund te besh zgjidhje me te. Qfar te bej??

Përgjigje / 8-2-2017

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu,

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Besimtari nuk duhet te sillet keq me bashkeshorten e tij besimtare; ne rast se urren nje sjellje te saj, patjeter qe ka nje sjellje tjeter qe i pelqen tek ajo!” [Muslimi].
Ne nje hadith tjeter thuhet: “Silluni mire me bashkeshortet tuaja! Ato jane krijuar nga brinja, dhe pjesa me e shtrember e brinjes eshte maja e saj, qe nese perpiqesh ta drejtosh, do ta thyesh, e nese e le ashtu, do te mbese e shtrember! Pra, silluni mire me bashkeshortet tuaja!” [Muttefekun alejhi].

Nga keto thenie profetike, e shume te tjera te ngjashme, burri urdherohet te sillet mire me gruan, te duroje dhe te shoh tek ajo nga kendveshtrimi pozitiv, per te pare dhe per te zbuluar sjelljet dhe cilesite e mira te saj, dhe jo e kunderta, sepse vetem keshtu do te qendroje familja e forte dhe e pacenuar, dhe keshtu do te mund t’i siguroni femijeve tuaj qetesine dhe edukimin e duhur qe iu detyroheni atyre si prinder qe jeni. I veshtroni gjerat nga ky kendveshtrim, dhe lumturia e qetesia familjare dhe shpirterore do tju shoqeroje, me lejen dhe miresine e Allahut te Madheruar.


(Pyetja Nr. 154) Alban / Kosove

1) Kam nje pyetje rreth lejueshmeris apo palejueshmeris te ngasjes se automjetit nga gjinia femerore? Abdullah bin Ebi Eufa radij Allahu anhu ka treguar se i Derguari i Alahut te Lartesuar ka thene: “Per Ate, ne Duart e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit, nje grua nuk konsiderohet se e ka plotesuar te drejten e Allahut, derisa te mos e kete plotesuar teresisht te drejten e burrit te saj, madje edhe nese ai kerkon ate kur ajo eshte duke NGARE DEVEN, ajo nuk duhet ta refuzoje.”(Ahmedi,Iben Maxhe,dhe Iben Hibani.”Iruaul Galil” nr.1998.”Sahihul Muslim”nr.5295.). 2)Iben Abbasi radij Allahu anhu transmeton se i Derguari i Allahut alejhi selam tha: “Grate me te mira qe NGASIN DEVET JANE Kurejshitet; ato jane me te kujdeshmet ndaj femijeve te tyre ne femijeri dhe ndaj burrave te tyre sa i perket ruajtjes se prones se tyre.” (Ahmedi dhe ibn Sa’d. “Sahiha” nr.2523.teksti i fjaleve te te Derguarit te Allahut alejhi selam po ashtu transmetohet nga Buhariu, Muslimi dhe te tjere, nga Ebu Hurejra dhe Muavija, Allahu qofte i kenaqur prej tyre. Shih “Sahih” nr.2524.) Diku ne pyetje dhe pergjigje eshte sjellur fetvaja e shjeh Uthejminit rahimehullah ku tha:Ngasja e automjeteve nuk eshte per gjinin femerore ato jan mjete per gjinin mashkullore dhe nuk dihet se grate e selefve i ngisnin devet apo kuajt ne kohen e tyre (mbaroi fjala e shejhut). Ndersa shjeh Abadi ka nje liber te posaqem qe tregon argumentet per ndalueshmerin e ngasjes se automjeteve nga gjinia femerore. po ashtu edhe shjeh Rebi el Medkhali flet per ndalueshmerin e ngasjes se automjeteve. Si mundet qe ketyre ulemave te iu ken ikur hadithet e pak permendura qe argumentojne ne lejueshmerin e ngasjes se automjetit? Selam alejkum.

Përgjigje / 24-08-2017

Esselamu alejkum,
Nuk i kane “ikur” dijetareve keto hadithe qe i permend, dhe kjo fjale eshte pak e rende qe te thuhet per ta, se nuk ka mundesi qe keto hadithe t’iu kene ikur nje numri te madh dijetaresh te shquar te ymetit, dhe t’i kene kapur njerez te thjeshte apo edhe nxenes dije!!!
Kjo ne fakt ndodh nga mosdija apo dija e kufizuar e atij qe akuzon dijetaret apo thote se ju ka shpetuar nje hadith i caktuar, dhe ja sqarimi:
Burimet e Sheriatit Islam nga merren gjykimet e hallallit dhe te haramit jane: KURANI, SUNETI, IXHMAI, KIJASI, SEDU DHERAII, ISTIHSANI, MESALIH MURSELE, KAULU SAHABI, ZAKONI, MEDHHEBU EHLIL MEDINE.
3 te parat e ketyre burimeve jane burimet Baze te pakundeshtueshme, kurse te tjerat jane nxjerre prej ketyre ne forme te rregullave dhe formulave te pergjithshme ne menyre qe te merren parasysh nga dijetaret e medhenj ne nxjerrjen e gjykimeve per ceshtje te caktuara qe nuk jane permendur ne Kuran apo Sunet.
Duhet te dish se nga keto Burime qe u permenden me siper, dijetaret e Ehli Sunetit dhe te Hadithit, pas Kuranit dhe Sunetit, jane mbeshtetur me se shumti te Sedu Dheraii, qe do te thote: “mbyllja e deres qe te çon te harami”; dhe kjo sepse kane pare se shume per te mos thene shumica e ndalesave ne Kuran dhe Sunet jane per mjetet apo rruget qe te çojne te e keqa, kurse vete e keqa eshte e qarte per te gjithe njerezit, sic ka ardhur edhe ne fjalen e te Derguarit (salallahu alejhi ue selem): “Hallalli eshte i qarte, dhe harami eshte i qarte, por mes tyre ka gjera te dyshimta qe nuk i din shumica e njerezve. Kush i ruhet te dyshimtave, ka ruajtur fene dhe nderin e vet.”
Pra, dijetaret nuk shohin vetem fjalet e nje hadithi, por shohin kuptimin e tij, rrethanat ne te cilat ka ndodhur, shkaqet e thenies se tij, dhe pastaj e krahasojne me ceshtjen qe kane ne diskutim per te pare sa te ngjashme jane, çfare dallimesh kane dhe a marrin te njejtin gjykim apo jo.
Nese kjo eshte e qarte, do te kuptosh pse dijetaret selefi bashkekohore e kane ndaluar qe gruaja te drejtoje makinen apo automjetin, dhe kane permendur per kete me dhjetera argumente te marra nga rregullat, bazat dhe te kuptuarit e sheriatit Islam, sepse prandaj jane dijetare dhe prandaj njerezit duhet t’i ndjekin ata dhe te degjojne fjalen dhe udhezimet e tyre.
Ketu nuk mund te sqarojme te gjitha keto argumente, pasi kush i kerkon mund te shkoje t’i gjeje librat e posacem qe i permend ne pyetje, por mund te themi shkurt:
Grate qe kane drejtuar devene te vetme ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) kane qene te detyruara ta bejne kete gje, dhe ne ate kohe drejtimi i devese nga ana e atyre grave, numri i te cilave eshte gjithesesi i vogel dhe ato kane qene gra te medha ne moshe, pra drejtimi i devese te vetme nga ana e tyre nuk perbente ndonje provokim apo prishje morali, apo humbje te turpit, apo perzierje me burrat ne rruge apo ne pikat e karburantit, apo apo … pra kjo veper qe ka ndodhur atehere nga disa gra te veja qe nuk kane pasur burre apo te aferm t’i ndihmoje, nuk merret per lejimin e drejtimit te makines nga grate sot, sepse gjithcka eshte ndryshe, dhe pervec rrethanave, kushteve dhe shoqerise, ndryshon edhe deveja nga makina – deveja nuk prishet, kurse makina po; deveja nuk ben aksident, kurse makina po…
Dhe duke e pare çeshtjen nga te gjitha anet dhe pikepamjet, dijetaret e ymetit kane dale ne perfundimin se drejtimi i makines nga grate qe besojne Allahun dhe Diten e Gjykimit eshte i ndaluar, dhe nga ky ndalim nuk perjashtohet veçse gjendja e detyrimit qe ben te lejuar mishin e derrit ne rastin e frikes se vdekjes nga uria, ne rast se nuk gjen asgje tjeter per te ngrene, dhe kjo eshte e qarte!
Allahu i ruajte grate besimtare nga dyshimet qe hedhin ata qe synojne te prishin fene e tyre apo ata qe kane dobesi ne fe dhe ne besim!
Allahu i meshirofte ato gra besimtare qe ruajne fene e tyre, moralin dhe turpin e tyre, dhe qendrojne ne shtepite e tyre, ashtu si i ka urdheruar Zoti i tyre, dhe nuk dalin nga shtepia veçse ne rast nevoje, te shoqeruara dhe te veshura ashtu si i takon!
Suksesi eshte ne Dore te Allahut dhe Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 153) Amar

Selam Alejkum… Doja te merja nje pergjigjeje nga ju. Jam 21 vjeç dhe jam i martuar. Bashkeshortja ime deshiron te mbulohet dhe une nuk e ndaloj, por familja ime nuk e pranon mbulesen e saj ne asnje menyre. Çfare duhet te bej une?

Përgjigje / 12-05-2017

Falenderimi i perket vetem Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin!
Kur burri martohet, familja e tij eshte bashkeshortja e tij dhe femijet qe ata do te bejne, kurse prinderit do te jene pjese e familjes se tij vetem nese jetojne ne te njejten banese, perndryshe ata jane prinderit dhe kane vendin qe u takon prej respektit dhe sherbimit sipas mundesise. Per fat te keq, disa prinder i tejkalojne kufijte e tyre dhe shkelin te drejtat e femijeve apo nuseve te tyre, duke ushtruar nje lloj diktature qe me sa duket e kane trasheguar nga komunizmi! Me çfare te drejte nderhyjne prinderit e burrit te mbulesa e nuses se djalit te tyre?! Keta prinder duhet te gezohen qe nusja e djalit te tyre ka bere nje zgjedhje te zgjuar, te paster e fisnike, dhe duhet ta inkurajojne dhe ta perkrahin ate ne zgjedhjen e saj, e jo te bejne te kunderten!
Ti, si bashkeshort dhe si bir, do t’i japesh te drejten qe i takon secilit, pa shkelur dhe pa cenuar te drejtat e tjetrit. Nuk ben gjynah nese e kundershton prindin, kur ai te urdheron te shkelesh ligjet dhe urdherat e Allahut, apo kur ushtron diktature mbi ty dhe familjen tende, pra mbi bashkeshorten tende.
Meqenese nga mosha je i ri, dhe ndoshta banon ne shtepine e prinderve dhe ke nevoje per perkrahjen materiale te tyre, do te gjesh menyren me te mire qe ata te ballafaqohen vetem me ty dhe jo me nusen tende, dhe se mbulesa e saj  eshte per t’u krenuar e jo per t’u turperuar, mjafton qe e ka urdheruar Allahu; dhe ata nuk duhet te harrojne se: sot mund te jene ne fuqine e tyre dhe kane ne dore perkrahjen tende ose jo, kurse neser do te dobesohen dhe do te kene nevoje per ty, do te kerkojne t’i mbash dhe t’i ndihmosh.
Allahu i udhezofte prinderit dhe familjet tona ne kuptimin e drejte te fese dhe ligjeve te Allahut, dhe ne dhenien e secilit te drejten qe i takon!
Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.


(Pyetja Nr. 152) Benjamin / Maqedoni

Pyetja: Esselamu Aleykum ve Rahmetullah ve Berekatuhu te nderuar ,
Desha tju bej nje pytje dhe te mar mendim nga ju .
Kam pasur nje pervoj te rend me bashkshorten sapo u martuam ajo ngeli shtatzane pritja dy bineq por Allahu deshi dhe njeri femij nderoj jet ende kur ishte ne bark ne muajin e 4 kurse tjetri lindi ne muajin e 6 domethen para kohe , pata shum probleme qe normal ndodhin me femijet qe lindin para kohe po nuk u dorzova duku ju lut Allahut dhe Allahu e pru deri ne ket gjendje ku tash i ka 3 muaj dhe esht mir e shendosh me shum pak probleme te vogla qe shpresoj me kalimin e kohes do kalojn.
Para 5 dite pata shoqen te nje hoxh qe filloj ta fryej me rukje dhe kishte pasur te ber sehir dhe filloj te vjell mish te gjall , po un mendoj se ende nuk eshte e paster shkaku i menyres se si hyn ne konflikt me mu per gjera te kota .
Deshta tju tregoj se pas 3 muaj ajo esht prap shtatzan sepse un i du shum femijet dhe kam deshir te kem shum femij dhe sme frig asgje qe ta shtoj umetin e Muhamedin a.s koft qe jan ato edhe me probleme edhe pa probleme mendoj edhe me te meta edhe pa te meta dua tkem femij , por ky femij para se ta fillojm ose para cdo mardhenje me bashkshorten skemi ber asnje dua . Deshta tju pyes cilat dua duhet bere para mardhenjes dhe nese si kemi ber cfar duhet t bejm tash dhe cilat dua duhet ti lutemi Allahut.
Faleminderit.

Përgjigje / 05-10-2015

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah.

Feja e Allahut eshte e madhe vella Benjamin, dhe eshte fe e ndertuar mbi bazen e dijes dhe urtesise;

kur i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thote qe te shtojme ymetin e tij, kjo gje duhet te zbatohet ashtu si duhet duke mos u perplasur me hadithe apo rregulla e qellime te tjera madhore te fese. Islami nuk ka nevoje per numer te madh, por ka nevoje per cilesi; ti duhet t’i lutesh Allahut qe te te dhuroje femije te plote e te shendetshem, qe do ta ndihmojne fene e Allahut dhe jo te jene barre per shoqerine muslimane e te jetojne me lemoshen e njerezve! Prandaj kujdes ne lutjen qe ben kur thua “me te meta apo pa te meta”; ky eshte gabim fatal qe ndodh nga mosdija dhe dija e ceket ne fene e Allahut.

Pervec kesaj, gruaja jote eshte njeri qe mund te demtohet nga keto shtatzani dhe nese ndodh qe te vritet nje njeri apo te demtohet, per te ardhur ne jete nje tjeter i supozuar, duke mos i marre parasysh shkaqet qe cojne ne demtimin e femijeve apo te gruas, kjo eshte marrezi dhe demtim i ymetit te Muhamedit dhe jo shtim i tij.

Kur ti i ben femijet kaq shpesh, do te demtosh nenen e tyre dhe vete femijet qe kane lindur me pare, sepse kur te lind femija i dyte apo i trete, kujdesi i nenes do te perqendrohet tek i fundit, duke i lene menjane te paret qe tashme kane mbushur vetem nje apo dy vite dhe qe ende kane nevoje per kujdesin e nenes se tyre!

A nuk thote Allahu ne Kuran se gjidhenia e femijes duhet te vazhdoje dy vite te plota? Thjesht zbatoni kete, dhe e filloni femijen e tjeter pasi i pari te kete mbushur me se paku dy vite, dhe ne kete menyre edhe femija eshte rritur, edhe nena e ka marre veten nga lindja e pare dhe mund te kujdeset per nje femije te dyte perkrah te parit.

Feja jone eshte fe e dijes, urtesise, logjikes dhe meshires, nuk eshte fe e injorances, imitimit te verber, deshires vetjake dhe padrejtesise!

Pervec kesaj, nga padija, ti bie ne kundershtim me vetveten, sepse nga njera ane kerkon te shtosh ymetin e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), kurse nga ana tjeter as qe pyet per shkaqet dhe rregullat e arritjes se ketij qellimi, dhe tani pasi ka ndodhur shtatzania, pyet se cfare duhet te ishte bere apo cfare duhet te besh pasi gjithcka ka ndodhur!

Ne fillim, do te mjaftonte te permendje emrin e Allahut para marredhenieve intime, duke thene “Bismilah” dhe mund te shtoje: “O Zot! Na largo shejtanin dhe largoje shejtanin nga femija qe do na dhurosh!” Por se paku te thuash “Bismilah”;

Kurse tani ka mbetur te lutesh dhe te thuash: “O Zot! Na fal per neglizhencen dhe paditurine tone dhe na dhuro femije te plote, te shendetshem dhe te dobishem per ymetin e Muhamedit!”

Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti!


(Pyetja Nr. 151) Florian / Shqiperi

Esselam alejkum. Doja me pyet per kujdestarin e vajzes, ajo ka vetem nenen, babai i saj eshte martuar dhe nuk ka kontakt me te, a mundet nena te jete kujdestari apo duhet mashkull?

Përgjigje / 05-07-2015

Kujdestar i vajzes ne martese duhet te jete mashkull i rritur nga te afermit e saj sipas rradhes ne graden e afersise; ne mungese te babes, kujdestar eshte gjyshi, ose xhaxhai, ose daja; e nese nuk ka asnje te aferm, atehere kujdestar mund te dale hoxha i zones i njohur nga organet kompentente dhe qe ka ze te mire mes njerezve. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 150) Buki / Kosove

Es-selam alejkum. Te nderuar kam nje pyetje: Ne baze te fese tone te mire, nese bashkshortja del nga shtepia pa e larguar burri i saj, sa kohe duhet qe burri ta prese gruan qe mos ajo eshte bere pishman per veprimin e saj dhe ka mundesi qe ajo te kthehet ne shtepin e burrit? Ju faleminderit.

Përgjigje / 17-06-2015

Ne rastin ne fjale kemi te bejme me ate qe quhet “mosbindje e gruas ndaj burrit te saj”, dhe ne kete rast burri duhet te perpiqet me menyren me te mire qe ta keshilloje gruan, duke perdorur rruge te ndryshme deri sa te arrihet pajtimi dhe kthimi i saj ne shtepine e burrit dhe ne bindjen ndaj tij dhe ndaj shtepise e femijeve. Nuk ka ndonje kohe te caktuar per kete, sepse kjo eshte ne dore te burrit, i cili nese do, mund edhe ta divorcoje ate grua qe nuk bindet dhe qe del nga shtepia e burrit te saj pa lejen e tij, ashtu si edhe gruaja ka te drejte qe te kerkoje divorc nese burri i ben padrejtesi te vazhdueshme dhe nuk mund te jetoje me ate burre per shkak te vesit apo ndonje te mete qe ajo sheh tek ai dhe qe nuk mund te jetoje me te per kete shkak, atehere i lejohet qe ajo te kerkoje divorc te gjykatesi dhe gjykatesi e verteton nese fjala e saj eshte e vertete apo jo, duke thirrur edhe burrin dhe duke e marre ne pyetje;

Pra, nese gruaja del pa arsye nga shtepia e burrit dhe nuk i bindet atij pa ndonje justifikim te pranueshem, ajo keshillohet deri sa te bindet dhe te kthehet ne logjiken e saj, dhe ne kete rast mund te perdoren edhe ndermjetesit nga familja e saj dhe e burrit, deri sa te arrihet pajtimi; e nese pajtimi nuk ndodh, atehere gjendja merr rrugen e divorcit, per te cilin duhet te mendohen mire burre e grua, e aq me teper nese kane femije, sepse pasojat e divorcit jane te pamasa si per prinderit edhe per femijet, e ndoshta per femijet me shume se per prinderit e tyre, sidomos kur keta te fundit te rriten e te dalin ne jete! Prandaj, i thirrni mendjes dhe mos e lini shejtanin te luaje me ju; nje zemerim dhe nje nxehje e çastit, e cila pasohet me mbajtje meri dhe zemerin te gjate ndaj partnerit, do ju shkaterroje jeten juve dhe femijeve tuaj, prandaj mendoni me gjate dhe largoni shejtanin, i cili nuk gezohet me asgje tjeter aq sa gezohet me arritjen e ndarjes se dy personave qe duhen; kurse Allahu e urren divorcin dhe ndarjen, prandaj edhe ka vendosur ligje te rrepta per te, qe ta beje sa me te veshtire, qe njerezit te mendohen dhe te kthehen e te mos e bejne ate; Allahu i Madheruar thote, ne suren En Nisa:

  1. Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të epërsisë që Allahu u ka dhënë mbi ato dhe, për shkak se ata shpenzojnë nga pasuria e tyre. Prandaj, gratë e mira janë të bindura dhe ruajtëse të fshehtësive falë ruajtjes së Allahut. Kurse ato gra, mosbindjes së të cilave i keni drojën, këshillojini, largojuni nga shtrati dhe rrihini lehte. Por, nëse ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Vërtet, Allahu është i Lartë, i Madh!
  2. Nëse i druheni ndarjes mes atyre dyve (bashkëshortëve), atëherë dërgoni një gjykues nga familja e tij dhe një gjykues nga familja e saj. Në qoftë se të dy ata dëshirojnë vërtet pajtim, Allahu u jep sukses atyre. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo gjëje në hollësi.

(Pyetja Nr. 149) Vildane / Mitrovice

Selam alejkum, kam qen e martuar dhe dhe jam ndare, e kam lan nje femije edhe ju kisha lut mem tregu a mundem me pa ndonjeher djalin edhe kur mundem me pa djalin, se jam merzit shum?

Përgjigje / 16-06-2015

Divorci eshte nje fatkeqesi ne jete, dhe kete e vuajne si prinderit edhe femijet; por ka raste qe ai eshte i pashmangshem dhe per kete arsye eshte i ligjeruar ne Islam dhe ka rregullat e veta te forta qe duhet te zbatohen nga dy te divorcuarit dhe nga rrethi familjar, si dhe ai sjell pasoja per dy ish-bashkeshortet dhe per femijet e tyre; te gjitha keto jane te rregulluara me ligj ne Islam, dhe nga Islami i kane marre keto rregulla edhe ligjet e shteteve te ndryshme te botes duke bere ndryshimet e tyre per t’i pastruar ato ligje nga fryma e besimit; gjithesesi, per te mos u larguar nga pyetja, nuk ka asnje ligj ne bote qe e ndalon njerin nga prinderit nga takimi dhe qendrimi me femijen e tij kur ky eshte ndare nga bashkeshorti dhe femija i eshte lene per kujdesje prindit tjeter; as baba nuk ka te drejte te ndaloje nenen e femijes se tij nga takimi me femijen e saj dhe as e kunderta nuk lejohet; dhe nese dikush e ben kete gje, prindit qe i refuzohet takimi me femijen e vet, i lejohet te shkoje ne gjykate dhe te ngreje padi per te kerkuar te drejten e vet dhe gjykata do ja jape atij, qofte edhepse ajo gjykate nuk eshte Islame por eshte laike, por keto rregulla i kane marre nga Islami dhe natyrshmeria e njeriut. Se shpejti do te publikojme nje liber qe flet pikerisht per Divorcin dhe pasojat e tij ne Islam dhe ne Kodin e Familjes te Shqiperise, inshaAllah.


(Pyetja Nr. 148) Anonim 

Pyetja: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar! Doja t’ju beja nje pyetje qe te me qartesonit ne lidhje me nje ceshtje personale. Jam e martuar qe prej 12 vitesh me bashkeshortin tim dhe kemi krijuar familje normalisht, Porse ka disa muaj qe me kerkon te bej poligami, mirepo kjo gje me ka stresuar jashtezakonisht shume sepse nuk jam tip per poligami jam shume xheloze dhe ia kam thene burrit tim ket gje nese ti ben poli une do ndahem per shkak se kjo gje me demton shume psikisht dhe nuk mund ta duroj dot. por pas shume insistimesh te burrrit tim duke me sjelle fetva apo hadithe ku nuk me japin te drejten e te kundershtuarit, ju binda atij. porse serish tani jam kthyer ne origjinen time duke mos e pranuar dot sepse behem keq shume kur mendoj qe burri im te ket nje grua tjeter apo femije te tjere. plus qe ai eshte i pashtepi dhe me nje rroge te vogel.JU lutem per hire te Allahut te me thoni nese ka ndonje argument nga feja qe mua me lejon ta ndaloj ate per poligami pasi ai edhe pse une i them qe do ndahem nuk heq dore nga poligamia. do me ndohmonit jashtezakonisht shume si te veproj? A te largohem nga ai me femijet e mi? Jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Allahu ju shperblefte me te mira!

Përgjigje / 22-05-2014

Islami i ka dhene nje vend te larte dhe rendesi te vecante familjes, sepse ajo eshte origjina dhe baza e individit dhe e shoqerise. Ne familje edukohet shoqeria dhe brezat e ardhshem. Mund te thuhet se synimi me i madh i Islamit eshte pikerisht krijimi i nje familje te shendoshe, i nje shoqerie te shendoshe dhe i nje jete sa me te lumtur ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Ky eshte qellimi dhe parimi baze, kurse te tjerat jane shkaqe per arritjen e ketij qellimi.

Ne qofte se nje burre eshte martuar me nje grua besimtare dhe ka formuar nje familje te shendetshme e te lumtur me gruan dhe femijet e tij; atehere cfare kerkon me shume nga dynjaja? A mos kerkon ta prishe dhe ta humbe miresine qe i ka dhene Allahu?

Eshte e njohur gjeresisht se Islami e lejon parimisht poligamine, por per kete ka vendosur kushte te posacme, nga te cilat ajo qe shprehet me shume eshte kushti i mbajtjes se drejtesise mes grave, ai i mosprishjes se sistemit familjar dhe sigurimit te jetes se mire femijeve dhe edukimit te tyre. Keto jane padyshim edhe qellimit kryesore te marteses ne origjine.

Ne lidhje me argumentet qe sillen rreth çeshtjes ne fjale, po bejme nje analize:

  1. Eshte perhapur ne mesin e njerezve te thjeshte nje hadith, origjina e te cilit permendet ne librin “Historia e Bagdadit”, te Hatib el Bagdadi, ku thuhet se: Xhabiri (radiallahu anhu) transmeton se: nje burre erdhi te i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe iu ankua per varferine, kurse i Derguari i tha: “Martohu!” – Ky hadith eshte shume i dobet dhe i pabaze. Madje njerezit i shtojne edhe disa pjese te pabaza, ku thone se ky burre erdhi te i Derguari edhe tre here te tjera, dhe ai gjithnje e urdheronte te martohej, deri sa ne te katerten here, ky u martua me gruan e katert dhe u pasurua! – E gjitha kjo eshte e trilluar dhe e pabaze.
  2. Kurse per ajetin e Kuranit: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.” [En Nur, 32], ai eshte i qarte se flet per te pamartuarit, por le te marrim faktin qe kuptimi eshte i pergjithshem ne pjesen: “Nese jane te varfer, Allahu do t’i begatoje” – a kuptohet nga kjo qe nese martohesh me grua te dyte e te trete, do te pasurohesh?! Ndoshta mund te ndodhe, por ka nje kusht te madh qe e kane sqaruar dijetaret, e qe eshte: qellimi i marteses te jete per t’u ruajtur nga mekati. Prandaj edhe i Derguari i urdheron te rinjte qe te martohen per te ruajtur shikimin dhe organet e tyre, ne hadithin e njohur. A eshte martesa e dyte e nje burri per shkak se ka frike te mos bjere ne haram dhe imoralitet? Secili e di vete gjendjen e tij, por kete tja adresoje vetes dhe jo Islamit.
  3. Ka ardhur nje hadith i nxjerre nga Buhariu dhe Muslimi, ne te cilin i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ndalon Aliun (radiallahu anhu) nga martesa me te bijen e Ebu Xhehlit, madje e ndalon forte kete gje duke thene se kjo e demton rende vajzen e tij, Fatimen, gruan e Aliut, dhe ajo qe e demton Fatimen, e demton edhe Pejgamberin, te atin e Fatimes, dhe kush e demton Pejgamberin, do te shkaterrohet, sic thuhet ne Kuran. Ne hadith thuhet: “I Derguari i Allahut tha: Beni Hashim iben Mugijra me kerkuan leje qe te martojne vajzen e tyre me Ali iben Ebi Talib, por une nuk u jap leje atyre, nuk u jap leje, nuk u jap leje kurre, pervec nese i biri i Talibit deshiron te divorcoje vajzen time dhe te martohet me vajzen e tyre. Vajza ime eshte nje pjese e imja; ajo qe e shqeteson ate, me shqeteson edhe mua, dhe ajo qe demton ate, me demton edhe mua!” – Dijetaret thone se ky ndalim ka qene i vecante per Fatimen (radiallahu anha), te bijen e te derguarit te Allahut, dhe kush e njeh Fatimen (radiallahu anha), e di dhe e kupton kete gje; Fatimja eshte nje nga kater grate e persosura ne kete bote, sic ka ardhur ne hadith te sakte.

Perfundim: Nje grua qe i afrohet Fatimes (radiallahu anha) ne moral, besim, virtyte, e tjera, nuk mund te sprovohet me gjene me te urryer tek ajo, me xhelozine e marteses se burrit me nje grua tjeter, gje e cila do te ndikonte ne besimin e saj direkt, perderisa do te ndikonte edhe te besimi i Fatimes, sic thuhet ne nje nga transmetimet e hadithit… Pra, gruaja le te vishet me moralet e Fatimes dhe te afrohet te Allahu me adhurimin e saj dhe me bindjen ndaj burrit, duke kryer detyrat e saj ne shtepi dhe ne edukimin e femijeve. Kurse burri, te ruaje familjen e tij, te mos e sprovoje ate me gjera qe nuk i meriton, perderisa ka nje grua te mire dhe femije per te edukuar, sepse poligamia nuk eshte qellim ne Islam, por eshte mjet qe perdoret ne raste te caktuara dhe per qellime te caktuara, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin.


(Pyetja Nr. 147) Said / Shqiperi

Pyetja: SELAM ALEJKUM!
Ju lutem kini miresine te mi pergjigjeni ketyre pyetjeve.
A eshte e lejuar qe femra muslimane te dale ne kafene me shoqet per qef ne kohet e sotme ne shtete jo islame?
Cfare duhet t’i thote burri gruas se tij muslimane qe e nxit te dale ne kafene cift ose me cifte te tjera musliman e JO MUSLIMAN, dhe i thote burrit ti je ekstremist sepse dalja ne kafene eshte normale?
Per hir te Allahut me ktheni pergjigje. Allahu ju nderofte!

Përgjigje / 10-01-2014

Esselamu alejkum vella Said,

Se pari diskutohet nese eshte e lejuar apo jo hyrja ne Kafene e burrit musliman, kur dihet se ne keto kafene serviret alkooli dhe shkojne njerez qe i shkelin haptazi ligjet e Allahut, gje per te cilen muslimani eshte ndaluar qe te ulet ne vende te tilla dhe me njerez te tille.
Kurse shkuarja ne kafene e grave muslimane, eshte krejtesisht absurde, sepse nese do te thoshim se nje burr mund te ishte i detyaruar per nje pune te caktuar qe te hyje ne nje kafene, cfare detyrimi do te kishte nje grua muslimane ta bente kete gje?! Kafenete jane vende te jomuslimaneve, madje te njerezve me te prishur te shoqerise ne shumicen e rasteve, e si mund te shkoje atje nje grua muslimane, apo nje cift musliman!
Kurse dalja e dy cifteve muslimave apo nje musliman e nje jo, eshte perseri shkelje e madhe e dispozitave Islame, sepse ne kete rast kemi perzierje te meshkujve dhe femrave qe njihen me njeri-tjetrin dhe qe nuk jane harem te njeri-tjetrit, dhe kjo eshte rreptesisht e ndaluar ne Islam.
Pra, mesoni mire per Islamin dhe dispozitat e tij, si burri ashtu ashtu edhe gruaja, me qellim qe te beni nje jete te lumtur dhe pa probleme, te edukoni femijet me mesimet Islame dhe te fitoni lumturine e perjetshme ne boten tjeter!
Allahu e ka ne dore suksesin dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte!


(Pyetja Nr. 146) Nora / Prizren

selam alejkum! desha te pyes  a eshte mekat ne qoft se martohesh me njeriun qe e do dhe nese edhe vajza edhe djali jan nga i njejti fshat dhe prinderit e vajzes nuk pranojn a eshte mekat ne qoft se vajza martohet me djalin qe e do pa lejen e prinderve.

Përgjigje / 21-05-2013

Mekat eshte qe te martohesh pa lejen e prinderve, prandaj vepro me gjithcka te mundesh qe t’i besh prinderit qe ta pranojne dhe ta bekojne martesen tende, qofte duke futur njerez te aferm te fisit qe te nderhyjne, apo me cdo menyre tjeter, por nese prinderit kane shkaqe te pranuara ne Islam, atehere ti duhet te heqesh dore nga ai burre dhe te degjosh prinderit, e nese ata nuk kane ndonje shkak te pranuar, atehere perpiqu t’i bindesh me urtesi e butesi. Dhe mos harro, se Allahu e di se kush eshte me e mira per ty, keshtu qe fal namaz Istihara dhe lutju Allahut qe te te jape zgjedhjen me te mire, sepse ndoshta ajo qe mendon se eshte e mire, mund te jete e keqe per ty, dhe e kunderta. E Allahu eshte i Gjithedijshmi!


(Pyetja Nr. 145) Pajtim / USA

Message: selam alejkum,,,kisha nje pytje te cilen do ti ndaj ne disa pika,,,,,,si te reagosh me nje prind i cili thote,se kur falesh ne namaz apo ke perqafuar islamin i paske mare ruget e shejtanit?2.mohon kuranin dhe sunetin dhe thot qe ato jane peralla,3thot qe allahu nuk ka koh te miren me cdo kend pervec pleqve dhe te femijve,dmth ska ketu fjlala i bije ska fuqi apo ska koh te miret me te gjithe,,te thote mos hi ne namaz vetem kujtohe allahun me bismilah por jo me kushtet e sheriatit,,,,,nese ky person eshte babai yt a duhet te qendrosh me nje shtepi me kete person,,,mundohesh ti tregosh por mohon fuqine e tij dhe kuranin e quan peralla,,,,kerkoj pergjigje sa me efikase vella si te reagosh nese ky person eshte prindi yt te rijsh me ate apo te ndahesh dhe te vazhdosh rugen e Allahut?

Përgjigje / 14-07-2012

Nese babai nuk te ndalon fizikisht nga rruga jote por vetem me fjale, atehere bej durim dhe vazhdo me te bute e urtesi qe ti flasesh per fene e persorur te Allahut, Zotit te gjithckaje dhe shperblyesit te secilit njeri sipas veprave dhe qellimit qe ka. Padyshim se fjalet qe ai thote jane kufer dhe mosbesim, por detyra jote eshte qe te besh durim dhe te praktikosh normalisht Islamin ne menyren me te mire dhe i bazuar ne dije. Pra, ti duhet te mesosh sa me shume te mundesh dhe vazhdimisht per Islamin, dhe ta praktikosh ate ne menyren me te mire, dhe keshtu prindi do te shohe vendosmerine tende dhe birin e tij te mbare qe e ka edukuar Islami, dhe patjeter qe do te kthehet tek Allahu dhe do ta pranoje e praktikoje edhe ai Islamin, por kjo kerkon pune dhe durim, prandaj Allahu thote ne Kuran se Ai eshte me durimtaret. Allahu te dhente sukses e begati! E Allahu e ka ne dore suksesin.


(Pyetja Nr. 144) Saimir / Itali

Message: selamu alejkum.une deshta me pyete inshallah per nji njeri qe nuk shkon mire me familjen per shkak se ata nuk falen ,nuk mbulohen,nuk shkojne ne xhami etjere etjere si shume familje shqiptare qe tashme dihen.Ky person nuk han bashke me familjen,edhe pse jeton bashke me ta, ban shamate per dite e per nate me familjaret e vet per pune te faljes dhe te mbulimit te gruas e te vajzave dhe kjo gja ka vjet qe vazhdon por pa rezultat.pyetja ime eshte;si duhet te sillet ky person,sepse i kane thane se ai nuk ban me hanger prej duarve te gruas qe eshte e pambuluar,nuk falet dhe ai thote se une i marr gjynahet se ju nuk faleni e nuk mbuloheni,pra edhe nji here si duhet te bajne ky vlla musliman me familjen e vet sepse keshtu nuk vazhdohet.Une qe po pyes jam nipi i ketij person,a mundesh me na e sqaru kete çeshtje inshallah se ashte ba shume delikate dhe e rende edhe per shoqerine e miqesine qe thojne se nuk ashte keshtu islami.allahu jua shperblefte per pergjigjen.selamu alej kum.

Përgjigje / 22-06-2012

Vellai ne fjale duhet te jete me i urte ne thirrjen e tij qe i ben te afermve per te pranuar dhe zbatuar Islamin, dhe te beje durim ne thirrje, e jo te vecohet ne ngrenie, pervec nese ne tavoline shtrohet alkool apo ushqim i ndaluar, apo te jete i tensionuar vazhdimisht, sepse keto vertet nuk jane nga Islami. Ushqimin e gatuar nga gruaja e vet qe nuk falet e ka hallall inshaAllah, perderisa ajo nuk gatuan haram, dmth perderisa nuk gatuan mish derri per shembull, apo nuk e perzien ushqimin me alkool. Pra, te beje durim ne arritjen e rezultatit, madje ai duhet te jete i bindur se rezultati dhe udhezimi vjen vetem nga Allahu keshtu qe te beje lutje per udhezimin e tyre. Allahu i Madheruar thote: “Urdheroje familjen tende per namaz dhe bej durim me ta.” Pra, tju mesoje per Islamin me urtesi dhe te jete i durueshem e te mos i humbi shpresat nga meshira e Allahut dhe udhezimi i Tij. Kujdes, nje rendesi kryesore per arritjen e suksesit ne thirrje eshte praktikimi sa me i mire dhe i plote te jete e mundur te atyre qe jua meson te tjereve, pra te fese se Allahut. E Allahu e ka ne dore suksesin.


(Pyetja Nr. 143) Sara / Shqiperi

Message: Selam Alejkum!
Iu lutem me thoni se si thone dijetaret per ceshtjen e shkollimit dhe edukimit te femijeve ne vendin tone, pasi qe te gjtihe e dime qe shkollat fillore , te mesme, e te larta jane me perzierje. A ti leme pa shkolle fare?! iu lutem mu pergjigjni me referencen e ndonje dijetari per pyetje te ngjashme!
Allahu iu shperblefte

Përgjigje / 23-05-2012

Problemi me shkollat publike dhe jopublike qe nuk kane karakter fetar ne Shqiperi qendron ne dy pika kryesore:

  1. Bindjet qe mbjellin keto shkolla te femijet dhe ndikimi joislam qe kane ato ne formimin e femijes.
  2. Menyra e mesimdhenies me perzierjen e meshkujve dhe femrave dhe formimi i nje ambjenti shume larg kultures dhe mesimeve Islame.

Prej ketu, kush e ka mundesine qe t’i coje femijet ne shkolla Islame private, le ta beje kete,

kurse ata qe nuk e kane mundesine, mund t’i cojne femijet ne shkolla publike, por duke treguar kujdes te vecante ne perceptimin e femijes duke e ndjekur ate vazhdimisht si ne mesimet shkencore ashtu edhe ne sjelljet dhe bindjet qe ai mund te marre apo te formoje nga keto shkolla, por jo t’i lini femijet pa shkolle, assesi!

Allahu eshte Ndihmuesi me i mire e tek Ai ankohemi per gjendjen!


(Pyetja Nr. 142) Anonim / Maqedoni

Message: Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu…
Më falni se do t’ju marrë kohë për çeshtjen qe me intereson dhe eshte me rendesi per mua, por sipas mundesis te me ndihmoni.
Une dhe gruaja ime jemi ne vitin e pare te marteses sone dhe kemi vendosur ashtu siç na ka thene Pejgamberi s.a.v.s. qe ta shtojme ummetin e tij dhe deshem qe te kemi femijen e pare, por deshirojme qe te jete djale inshallah dhe ne lidhje me kete çeshtje kemi degjuar se me ane te mjeksise mundet te jene gjasat e medha per te lind femija djale. Per kete arsye vendosem qe te marrim informata nga nje gjinekologe me pervoje dhe ajo na tha se eshte e vertet por ka disa rregulla qe duhet ti bejme une dhe shoqja ime, te cilat jane: qe pas 5 diteve te ciklit menstrual dhe pas 7 diteve te tjera ne vijim te mos kemi maredhenie dhe ne krye te ketyre 12 diteve te shkojme te gjinekologia per te marre nga nje injeksion une dhe gruaja ime dhe te na tregon se kur te kemi maredhenie dhe per kete flet bindshem se femija ka gjasa shume te medhaja qe te jete djale, pa dyshim qe All-llahu xh.sh. kete e ka ne dore, por kjo metode ka funksionuar te disa çifte qe kemi ndegjuar…
Tash neve na interesojne me se shumti keto dy gjera, por ne qofte se mundeni te na sqaroni diçka me teper:
1. Neqofte se keni mundesi te merrni informata te sakta ne lidhje me kete rast nga doktore profesioniste se a funksionon diçka e tille dhe valle mos kete pasoja pastaj nga ato injeksione dhe ane negative p.sh. te shkaktoje probleme te une dhe gruaja ime ose te femija qe do te lind te mos ngele me ndonje pasoje ose te meta?
2. Që eshte shume me rendesi per ne, kjo metode ose ky akt a mund te jete haram ose a lejohet ne Islam pra me sheriat dhe çfare rendesi do te mund te kete nese e bejme ne kete menyre, sepse neve nga njera ane na vjen mos valle gabojme diçka duke u munduar ta bejme keshtu mos perziena ne punen e ZOTIT, dihet se çdo gje behet si do Ai, por eshte deshire e jona qe femijen e pare ta kemi djale, por prape se prape duam qe ne redhe te pare femija te jete i hajrit dhe shendose…
Na falni ndoshta eshte pak interesante dhe e komplikuar por besoj se do te na kuptoni mire dhe shpresoj se do te kemi pergjigje dhe sqarime nga ana juaj me profesionizem inshallah. All-llahu ju shperblefte me Xhennet. All-llahu e di çdo gje me se miri. Faleminderit…

Përgjigje / 30-01-2012

Allahu i madheruar thote ne Kuran: “Ai i dhuron kujt te doje vajza dhe i dhuron kujt te doje djem, ose i dhuron se bashku djem e vajza, apo dike e le pa femije. Ai eshte i Gjithedijshem, i Gjithefuqishem.” [Esh Shura, 49-50]. Pra, kerkoni thjesht caktimin dhe dhuraten e Allahut per ju dhe mos dilni nga e natyrshmja ne te cilen ju ka krijuar Allahu dhe nga natyrshmeria e besimit Islamin ne te cilin ju ka udhezuar. Kjo eshte me e mire per ju, per shendetin tuaj dhe per besimin tuaj, e me pas edhe te femijeve tuaj. Kurse menyrat qe tregoni jane larg cdo natyrshmerie e besimi, por thjesht materiale, te pasigurta dhe me rreziqe te paparashikueshme, epse jo cdo gje mund te parashikohet nga materialistet…

Megjithate, ju keni dy menyra te ligjshme per te rritur mundesine e arritjes se asaj qe deshironi, pra qe femija juaj te jete mashkull: Menyra e pare eshte lutja e Allahut duke e perseritur kete gje shpeshhere ne kohe te ndryshme te nates e te dites, edhe pse nuk e di nese ia vlen te luteni per dicka te tille qe nuk ka aq rendesi per ju sa mund te kene gjera te tjera qe lidhen me jeten e kesaj bote dhe te botes tjeter, sepse ju nuk mund ta dini nese femija mashkull eshte me mire per ju apo femija femer, e Allahu eshte Ai qe di dhe cakton gjithcka!

Kurse menyra e dyte eshte te ndiqni sa te jete e mundur te praktikoni hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ku thuhet se: “Nese uji i burrit e mund ujin e gruas, ngjashmeria e femijes eshte me baben (behet mashkull) me lejen e Allahut, dhe ne te kundert ngjashmeria eshte me nenen me lejen e Allahut.” Qe do te thote se nese sperma e burrit del e fuqishme dhe para se gruaja te arrije kenaqesine me te madhe te saj (pra daljen e lengjeve apo te orgazmes), atehere femija del mashkull me lejen e Allahut, e ne te kundert, nese burri vonohet me nxjerrjen e spermes dhe femres i kane dale te gjitha lengjet, femija del femer, me lejen e Allahut. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.


(Pyetja Nr. 141) Enisa / Shkoder

Message: Selam alejkum
jam nga shkodra dhe e fejuar…te dy jemi besimtar….un kam mbaruar shkollen dhe me eshte ofruar nje pune si mesuese ne fshat aty ku eshte dhe motra e tij…kam shum deshire te punoj por i fejuari nuk esht dakort se mendon se mos un shkeputen nga feja edhe pse un i kam dhen fjalen se nuk do la namazet ne asnje moment gjithashtu kerkon argumente ka then allahu dhe i derguari i tij ku gruaja lejohet te punoje. A kam te drejtat e mia qe edhe un te punoj? Do me ndihmonte shum keshilla juaj, Allahu jua shperblefte.

Përgjigje / 17-11-2011

Me lidhjen e aktit te fejeses ju quheni burre e grua dhe keshtu qe ti duhet t’i bindesh burrit dhe te bini dakord se bashku per ate qe duhet te veproni, por gjithesesi ne fund vendos ai. Kurse si gjykim i sheriatit Islam, i lejohet gruas te punoje pune qe i pershtaten natyres se gruas perderisa nuk e rrethojne ndalesa te tjera sic eshte perzierja e burrave me grate apo vecimi i nje gruaje me nje burr te huaj, e te tilla si keto qe Islami i ndalon. Edhe burri ka te drejten e vete ndaj teje qe tani quhesh familja e tij per te cilen duhet te kujdeset dhe per te cilen xhelozon keshtu qe kur te ndalon per dicka te tille duhet ta konsiderosh pozitive dhe jo negative, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 140) Drita / Prizren

Message: Eselamu alejkum, jam nje moter muslimane e cila kekroj keshill nga ju.Eshte hera e dyt qe ju shkruaj po jo per te njejten problem, heren e par ju falnederoj per ndihmen e juaj.Po tani kam nje prblem me djalin tem te cilin e kam martu par 2 vite dhe pas 1 muaj e gjysem ka dal me gruen e vet njehre me qira e nai kan ble banes te vet edhe shyqyr prej allhut i ka fal allhu edhe femi qe jam gezu pa mas. por problemi asht se prej se ka dal prej shpis ma nuk vjen te na as nuk thur as pe asnje sen,veq ka ardh ne dasmen d djalit te dyt,dhe ma hiq prap.po para se mu martu ka qen i lidhun me familje dmth. me neve e sodomos me mu qe me ka nane,se mos te fals em vllaune vet kan shku shum mir ,por fatine ka pas pak te veshtir,ka qen i fejum me nje vajz muslimane por ajo nuk na deshti neve prindet e ti e ky i tha qe pa prind nuk jetoj ket ndarje eka perjetu bajagi veshtir pastaj si prindi qqe e ka obligim jemi intersu boll me ja gjet nje nuse te mir
dhe fati deshti mutaku me qet vajz qe tani e ka nuse e cila po ashtu asht muslimane falet edhe kjo po kur ka koh se asht parukiere edhe kishte pas hsum pare e na se kemi dit po veq u gezum qe ipelqeu djalit e te qon jet te mir edhe neve na pelqeu baben haxhi edhe nanen ka qen ne qabe ,tu nis nga kjo mendum se kena mu knaq me pjellen ton.por te kqeijat fillun me naten e dasmes kur vdiq kunati jem bash qat nat edhe na u dasht me ba dasmen se kunati e la amanet me ba dasmen po familjaret e tjer nuk e qun amanetin ne ven edhe u idhnun nuk erdhen ne dasem e na ja banem dasmen hatri i djalit se qysh i ndodhi me fejesen epar mos tja prishim edhe nusja ka pas shum respekt per neve. pas dasmes ata shkun ne pushime. dhe kur erdhen u ulen me mu nje nat me bisedu qashtjes ekonomike se sa duhet me dhan nusja qe punon se djali me punon ne fizioterapi, e un i thash pso di valla , te na ne shpin ton nuk ka pas asnjher dy kuleta gjith bugjetin e famuiljese menagjoj un tu qen pak keshe ma ekonomiste por prap ne bashkepunim shum te mmir me burrin tem edhe ajo nusja tha qyre un kam pare dhe du me ble nje ker tejter nashta , du me ble farmerka 100 euro, du mi ble fmis tem tesha 40 euro,e ajo nusja qe e kisha te fejume ajo punonte ne bak e ende nuk kishte ardhur , i thash une nuese qyre pos paragjykoni mos perini keq se ne bashkesi nuk shkon ashtu qysh vishehs ti edhe ajo dute mu vesh qysh vishet fmija yt edhe i asaj duhet mu vesh, znese doni me nejt bashk po qyre me nane nese po keni qef me dal me jetu vet ma mir thoni drejtperdrejt e jo me fajl
eedhe masnej buri jem nuk ra ne takort ata me pas buxhetin e vet veq 300 euro mi dorzu ne shpi po buri jem tha krejt punojm edhe me paret e krejtve dikush ma shum dikush ma pak e ka rogen e bajm edhe nje shpi per juve po ata nuk ran ne dakort, e per ndryshe
na i kmei ble per dasem aq sa kam pas mundesei ajo me deshiren e vet ka ble shum ari e tesha po jo me trusnin ton ose mos angazhimin ton po ajo tu e pa kushtet tona tha un du mi ble vet keto e keto edhe gjysmen e banmketit du me apgu e buri jem tha qyre e baj un, edhge u ba qysh u ba masnej at nat kur e diskutum qashtje ebugjetit te familjes ajo i tha burit tem se me pasket mar per pare a aty buri jem i tah qyre se ne e kemi shtepin ka dasht allhu e kemi ba shuhum te mir per nje jet normale me gjitha kushtet e sotme pa parene saj se gjith punojm e mundohemi po me bereqet allhu besoj seme hallainshalla, e jemi shum mir po pasi ndodhi qekjo tani jam e shqetsume shum si nana per fmin e vet , pasi kan dal prej shpis teme e kam perjetu shum keq po allahu i madh mi ka rujt ment
po pika ne zemer sme hiqet,tani par 2 muje allhu i ka fal nje vajz po thojn te mrekullushme po e kam thir me ja uru po nuk deshti me fol veq i thash perhjare aj tha flm edhe nuk du me fol me ty,me vjen qudi e madhe se edhe djali falet 5 vakete namaz edhe une falna ,po i lutem allhut me na drejtu ne rrug te drejtedhe neve edhe ate me bnna afru, inshalla allhum ma pranon lutje,por hoxh i respektun ndoshta jam gabim e kam nje breng se mendoj se mos ka edhe sehir se nuk e besoj njadjal qe shum ka qen i lidhun sidomos me mu, mu ba ashtu, nuk po di ju kerkoj nje keshill nga ju allhu ju shperbleft per mundin qe bat per leximin e kesaj letre .edhe n je pyte hoxh i nderuar shum shpesh me ndodh kur jam tu fal me vjen me qajt qka mundet me qen.

Përgjigje / 01-10-2011

Femija ka detyrime ndaj prindit ashtu si edhe prindi ndaj femijes deri sa ta nxjerre ne jete, dhe kur prindi e marton femijen, me martesen e tij lind nje familje e re e cila do te kete femijet e saj dhe keshtu me rradhe. Pra, eshte e drejta e familjes se re qe te jete e pavarur ne ndertimin e jetes se vet dhe ne edukimin e femijeve te vet, por gjithnje duke u konsultuar dhe duke perfituar nga keshillat dhe pervoja e te rriturve, dmth e prinderve. Edhe prinderit duhet te jene te matur e largpames dhe te mendojne tash per te miren e femijeve te cilet jane bere edhe vete prinder, dhe t’i ndihmojne ata me urtesi per mbajtjen e familjes, dhe keshtu vazhdon zinxhiri i jetes se njerezve. Kurse tradita qe me nejt te gjithe ne nje shtepi, edhe djemt edhe nuset e tyre, ka qene dicka e detyrueshme nga halli ndoshta, por kjo gje e ndrydh njeriun, shkakton probleme familjare, percarje dhe urrejtje, pra prishje te familjes, keshtu qe menyra me e mire eshte duke marre secili te drejtat e veta qe i takojne dhe te beje jeten e vet te lire e te pavarur. Nese femija nuk e degjon keshillen e prindit, pasojat e keqia te kesaj do i vuaje vete ai, por edhe prindi duhet te kete qellim vetem te miren e femijes dhe jo qe te tregoje superioritet dhe komandim te tij, sepse tashme femija ka familjen e tij, ashtu si edhe prinderit e tij. Ne fene Islame liria dhe pavaresia eshte e drejte e cdo individi, por njekohesisht duke ruajtur edhe te drejtat dhe detyrimet ndaj te tjereve, duke filluar me prinderit qe jane edhe njerezit me te aferm te njeriut. Pra, prindi duhet te jete i matur dhe te mos e detyroje femijen e tij te shprehe fjale te keqia apo te ndermarre vendime te gabuara, thjesht sepse prindi do qe femija te qendroje me te ne te njejten shtepi, nderkohe qe femija ka te drejte te kete shtepine e tij te vecante. Pra, duhet bere nje harmonizim i te drejtave dhe detyrimeve dhe askush te mos kerkoje ate qe nuk i takon, t’i jape te drejten tjetrit, si dhe te zgjeroje gjoksin e te pranoje edhe gabimet e tjetrit, sidomos kur ai eshte i ri dhe pa pervoje nga jeta, sepse nese eshte gabim, patjeter qe do te vije nje dite qe ai do ta kuptoje gabimin dhe do te kthehet te e drejta. Kurse magjite e syri i keq nuk perjashtohen qe mund te ndikojne ne lidhjet familjare ne pergjithesi, por jo per cdo gje e ka fajin syri i keq, sic po e thote shumica e njerezve kur nuk ju pelqen sjellja e te tjereve, por eshte thjesht ajo pavaresia dhe liria qe kerkon secili ne jeten e tij personale. E Allahu e di me mire, e Ate lusim qe te rregulloje gjendjen tuaj dhe te gjithe muslimaneve! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 139) Astriti / Gjermani

Message: Selam Alejkum Hoxhe i nderuar. Lexova shum nga pyetjet qe jan shtruar pr edhe shum nga pergjigjet e juaja. Allahu te shperbleft me Xhenet per keto keshilla te mira e aq Edukuese.
Pyetja ime, shpresoj se nuk te duhet te postosh per te dyten here.: A i lejohet Nenes ta ndaj Femijen e saj nga dhenia e Gjirit per shkak te Ruajtjes se bukuris se Gjoksit apo mosdeformimin e tyre, pra pa pasur ndonje arsye tjeter???, si psh: Rrezik per shendetin. Nese ke mundesi Hoxh i nderuar ta komentosh me ndonje Hadithe ose diqka te ngjashme qe te binden Lexuesit. Lus Allahun te te shperblej me Xhenet!

Përgjigje / 14-07-2011

Allahu i Madheruar thote ne Kuran: “Nënat[130] t’u japin gji fëmijëve të tyre[131] dy vjet të plota; ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. Ndërsa babai i fëmijës ka për detyrë ushqimin dhe veshmbathjen e tyre sipas mundësisë. Askush nuk ngarkohet më tepër mundësive që ka. Asnjë nënë nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së saj[132] dhe asnjë baba nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së tij[133]. Po këto detyrime janë edhe për trashëgimtarin (e fëmijës jetim). Por, nëse pas konsultimit dhe me pëlqimin e të dyve, ata vendosin t’ia ndajnë gjirin fëmijës së tyre[134], nuk ka ndonjë gjynah për ta. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse dëshironi t’i gjeni mëndeshë fëmijës suaj, përderisa i jepni asaj atë që i caktoni, sipas zakonit. Kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është Gjithëshikues i gjithçkaje që ju veproni.” [El Bekare, 233].

Ky ajet permban jo vetem dispozita hyjnore ne lidhje me gjidhenien e grave te divorcuara apo te padivorcuara, kujdesarine e femijes nese divorcohen prinderit e tij, e te tjera si keto, por ai permban edhe mrekulli te medha shkencore dhe mjekesore per te miren e njeriut, gje e cila nuk mund te perceptohej nga njerezit e kohes kur ai u shpall, por qe sot perceptohet shume qarte me zhvillimet shkencore dhe zbulimet qe Allahu i ka mundesuar njeriut. Ne lidhje me dispozitat fetare qe permban ajeti: -Gjidhenia e femijes duhet te vazhdoje dy vjet rresht, dhe kjo vlen si per grate e divorcuara edhe per ato te padivorcuara. -Nese dy prinderit e femijes bien dakord qe t’ia nderpresin qumeshtin me pare, kjo gje lejohet perderisa nuk demtohet femija. -Nese nena e femijes demtohet fizikisht nga gjidhenia, babai i tij ka per detyre te gjeje nje gjidhenese tjeter me pagese. -Nese nena e femijes eshte ndare nga babai i tij, ajo ka te drejte paresore ne gjidhenien e femijes se saj kundrejt pageses per kete gje njesoj sikur babai i femijes te merrte gjidhenese tjeter.

Nga ajeti kuptohet se kur burri dhe gruaja bien dakord qe t’ia nderpresin gjirin femijes se tyre, kjo gje u lejohet, e ne te kundert, dmth nese nuk bien dakord qe te dy, atehere nuk lejohet te nderpritet gjidhenia. Qellimi me renien dakord te te dyve eshte qe te behet me e mira per femijen, e qe te dy ata nuk mund te bien dakord per dicka qe e demton femijen.

Kurse nga ana shkencore dhe mjekesore: gjidhenia femijes deri ne dy vite te plote eshte gjeja me e mrekullueshme, me e shendetshme dhe me e mire qe mund t’i ndodhe nje femije dhe nje nene, qofte nga ana shendetesore ashtu edhe nga ajo shpirterore. Nese femija pi qumesht gjiri dy vjet rresht, dobite e tij jane te pallogaritshme: ai rritet me i shendetshem, ploteson cdo nevoje ushqimore me ushqim te shendetshem e te sigurte, qendron larg semundjeve te renda e te lehta, fiton ndjesi shpirterore dhe zhvillim maksimal te tyre dhe te trurit, fiton imunitet dhe eshte i predispozuar per te qene pozitiv ne jete dhe ne shoqeri. Dhe nuk mjafton me kaq, por edhe nena qe e vazhdon gjidhenien per dy vjet rresht ka dobi te shumta shendetesore, fizike dhe psikologjike e shpirterore. Gjidhenia stimulon prodhimin normal te gjendrave te ndryshme te trupit te saj, gje e cila ndihmon ne qendrueshmerine e saj fizike dhe psikologjike. Gjidhenia pengon mundesine e mbetjes shtatzane pas lindjes, gje e cila do ta demtonte rende nenen dhe femijen e saj. Eshte vertetuar shkencerisht se nenat gjidhenese jane me pak te predispozuara nga prekja e kancerit te gjirit apo te mitres, per shkakun se gjidhenia kryen pastrimin normal te gjirit dhe normalizon prodhimin e hormoneve perkatese. Per me shume dobi mjekesore e psikologjike te gjidhenies normale deri ne dy vjet, mund te lexoni ne burime shkencore dhe keshtu te forconi edhe me shume besimin se Kurani eshte vertet shpallje e Allahut te Madheruar, te Gjithedijshmit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 138) Vani / Greqi

Message: selam alejkum hoxhe i nderuar. kisha nje pyetje ,une jam martuar me nje vajze ortodokse une jam mysliman lejohen keto lloj lidhjesh ne fene islame,ne kemi vendosur qe kur te rritet femija te zgjedh vet se ca feje do te ndjeke ,pavarsisht se une do bej ceshte e mundur qe te behet mysliman, dhe nje pyetje tjeter ne qofte se me lejohet, luaj kumar dhe po me shkaterron jeten dhe familjen, on jeten dhe familjen ,mundohem ta le po smundem si i thone me ndjek shejtani nga mbrapa mund te me jepni nje keshille si mund ta largoj kete ves te keq? ju faleminderit.

Përgjigje / 14-07-2011

Ne Islam eshte e lejuar qe nje burre musliman te martohen me nje grua ortodokse, sepse ne te vertete edhe ortodokseve ju ka ardhur liber qiellor (Inxhili), por ata e mohuan Kuranin dhe Muhamedin, dhe me kete gje u bene mohues, por megjithate Allahu e ka lejuar martesen e nje muslimani me nje grua te krishtere, sepse ne kete rast burri e ka ne dore drejtimin e shtepise dhe nuk mund te jete ne pushtetin e gruas, kurse e kunderta nuk lejohet: dmth nuk lejohet qe nje grua muslimane te martohet me nje burre te krishtere, sepse pushtetin e ka burri, dhe Allahu e ka ndaluar qe nje musliman te jete ne pushtetin e nje jomuslimani. Po keshtu, femijet jane te babes ne Islam, dhe ata marrin mbiemrin e babes dhe po keshtu fene e tij, megjithese kur te rriten ata zgjedhin vete padyshim, madje mund te behen edhe te pafe, por qe ne origjine lindin dhe edukohen me fene e babes.
Madje, nese ju mesoni me gjere per Islamin, do te diskutoni me gruan per cdo ceshtje qe lexoni, dhe do te shihni se Islami eshte feja e vertete dhe e pandryshuar e Zotit, dhe keshtu qe gruas nuk i mbet tjeter vecse te behet muslimane, dhe e vetmja gje qe mund ta pengoje nga ky hap mund te jete familja apo fisi i saj ortodoks, e ne kete rast ajo duhet te beje zgjedhjen e saj: te ndjeke fene e vertete te Zotit, apo te zgjedhe humbjen per te mos merzitur prinderit e fisin e saj, te cilet ne cdo rast nuk mund t’i bejne dobi ne boten tjeter, madje as ne kete bote.

Kurse kumari nuk eshte vetem nje ves i keq, nje veper e urryer dhe e ulet ne syte e te gjithe njerezve te logjikshem, nje veper qe e bejne vetem se njerezit me te ulet te shoqerise, qofshin edhe pushtetare, por qe ne te vertete jane te ulet e me karakter te dobet; pervec te gjitha ketyre, Allahu e ka ndaluar rreptesisht kumarin ne Kuran, dhe e ka permendur ate perkrah adhurimit te idhujve dhe hedhjes se fallit. Allahu thote ne Kuran: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! 91. Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” [El Maide, 90-91]. Pra, kumari eshte rreptesisht i ndaluar dhe demet e tij jane te pallogaritshme ne familje, ne personalitet, ne jeten shoqerore e private, demi i te cilit nuk kufizohet vetem tek vetja jote, por edhe te familja, femijet, shtepia. Nese qendron dhe mendon pak me gjate per kete, patjeter qe do ta urresh kumarin dhe nuk do te afrohesh kurre ne vendet ku ai luhet, sepse ti e di se Allahu e urren kumarin dhe urren te te shohe ty ne vende te tilla te pushtuara nga shejtanet prej xhineve e njerezve, sepse edhe njerezit qe rrine ne keto vende jane shejtane me pamje njerezish. Pra, mbeshtetju Allahut, permende shpesh Ate dhe bej nje kthese vendimtare per t’u larguar nje here e pergjithmone nga kumari e nga vende ku mblidhen shejtanet, sepse perndryshe ti je ne rrezik te madh per besimin tend, dhe rrezikon te humbesh kete bote dhe boten tjeter, e ti nuk e do kete, madje Allahu te ka dashur te miren kur ti e ke marre rrugen e se mires dhe ke filluar te praktikosh Islamin, keshtu qe jepi kurajo vetes dhe shko perpara drejt se mires dhe drejt lumturise tende ne kete bote e ne boten tjeter. Ti je burre musliman, dhe tani duhet ta tregosh kete me veprat e tua. Ti je i afte te ndryshosh dhe ti mund te tregosh se di te besh gjera te medha. Allahu te dhente sukses ne arritjen e cdo te mire!


(Pyetja Nr. 137) Anonim / Kosove

Message: Selam Alejkum. Jam vajz jam 18 vjeqare. A eshte gjynah te bej kunor me nje gjerman por ai e din se vetem per letra dhe me para osht unn e kam patjeter qe te baj te shkoj te familja ime sepse jam vetemm ne kosov e familja ime atje. Jam detyraur te shkoj ne nje menyr tek familja ime. Ju lutem ma udhzoni rrugen me jepni nje mendim.

Përgjigje / 14-07-2011

Martesa eshte nje akt i shenjte dhe serioz ne Islam, dhe ne kete akt nuk lejohet tallja, mashtrimi, shakaja apo loja, ne asnje lloj menyre. Po keshtu, nuk lejohet ne asnje menyre qe nje vajze muslimane te lidh akt martese me nje burre jomusliman, perndryshe akti eshte i pavlefshem. Pervec kesaj, pasojat e kesaj martese formale mund te jene te paimagjinueshme kur kemi te bejme me nje person jomusliman, sic mund te jete ndjekja jote me rruget ligjore te vendit te tij, nderkohe qe te gjitha letrat jane ne duar te tij. Pra, qendro larg kesaj loje dhe ketij rreziku, dhe gjej menyre tjeter te lejuar per t’ju bashkuar prinderve, gje e cila besojme se mund te arrihet lehte nese prinderit bejne kerkese qe t’i t’u bashkohesh atyre. Ne cdo rast, kjo lloj martese nuk lejohet dhe nese ti e ben ate duke e ditur se Allahu e ka ndaluar dhe e urren nje gje te tille, atehere si do i lutesh Atij qe te ndihmoje ne jeten tende te kesaj bote e te shpetoje ne boten tjeter?! Pra, permbaju ligjeve te Allahut dhe bej ashtu si Ai do dhe pelqen, sepse keshtu ti do te kesh ndihmen e Allahut ne cdo ceshtje, e Allahu do t’i jape zgjidhjen me te mire problemeve te tua. Prandaj, durim dhe lutje, sepse me keto te dyja arrihet gjithcka e mire. E Allahu e ka ne Dore suksesin!


(Pyetja Nr. 136) Miklovan / Tirane / 23-06-2011

Message: Eselamu alejkum! Shume nderime dhe respekt nga ana ime! Desha te dij nese ndermjet vetes bashkeshortet e therrasin njeri tjetrin me fjale me perkedheli dhe nder to mund ti therrasin njeri tjetrit “Engjelli im”, a eshte gjynah kjo menyre te shprehuri? Allahu jua shperbleft!

Përgjigje / 24-06-2011

Nese ke per qellim ta krahasosh me engjellin per nga bukuria, kjo lejohet, sepse eshte thjesht krahasim dhe kur krahason nuk eshte e domosdoshme qe i krahasuari te jete i ngjashem me ate qe e krahason ne te gjitha cilesite. Ne Kuran, ne Suren Jusuf, Allahu ka permendur ne ajetin 31, se grate qe pane Jusufin thane: “Ky nuk eshte njeri, por eshte engjell i nderuar (i bukur si engjell).” per shkak se edhe engjejt pershkruhen me “bukuri”. Por nuk lejohet te quhet gruaja “engjell” me qellimin dhe besimin se engjejt jane femra, pasi qe engjejt nuk kane gjini dhe Allahu ka thene ne Kuran, se vetem ata qe nuk besojne boten tjeter i quajne engjejt me emra femrash apo me gjini femerore. [en Nexhm, 27]. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 135) Buran / Diber / 22-06-2011

Message: Selam alejkum hogj i nderuar kam nje pyetje jam nje vella gruan e kam me perqe dhe kur e qoj mendejt te naj moter ose te najkush a osht e lejueshme me qu me matorr sepse maqin nuk kam duke pas parasysh mentalitetin enjerzve dhe gruaja jem ne matorr hyp ne nje an ulet naten e qes rrugve qe ska qarkullim njerzve mirpo diten qka mendoni?

Përgjigje / 24-06-2011

Nuk eshte e ndaluar qe te marresh gruan ne motorrciklet, por renia ne sy te njerezit dhe opinioni i tyre ka rendesi te madhe qe ti duhet t’i ruhesh sa te jete e mundur e te mos behesh subjekt kritike dhe terheqje e vemendjes se njerezve duke vepruar dicka qe njerezit e quajne te turpshme dhe te rende. Por ne raste domosdoshmerie, kur duhet patjeter te levizesh me gruan per nje rast emergjent, atehere vepro ate qe duhet bere dhe qe cdokush do ta bente ne ato kushte, qofte mes dites apo mes te nates. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 134) Burbuqe / Shqiperi / 18-06-2011

Message: es selamun alejkum. kisha nje pyetje; nese dikush na thote qe duhet te vendosim shamine patjeter mirpo ne nuk kemi besim qe ta vendosim shamine, cfar duhet te bejme te vendosim shamine apo jo ?

Përgjigje / 24-06-2011

Mbulesa e trupit dhe e kokes per gruan muslimane eshte detyrim fetar dhe urdher nga Allahu i Madheruar per to, dhe mbulesa eshte shenja e pare dalluese e nje gruaje muslimane. Me mbulesen e rregullt Islame, gruaja muslimane kenaq Zotin e saj dhe ruan veten dhe fene e saj. Mosvendosja e mbuleses Islame per shkaqe te ndryshme, por duke besuar se kjo veshje eshte obligim fetar dhe urdher nga Allahu, e megjithate nuk mbulohesh me veshjen Islame, ke bere nje mekat te madh per te cilin do te pyetesh para Allahut dhe per kete meriton ndeshkim, pervec nese Allahu ta fal, dhe sigurisht pervec nese pendohesh dhe mbulohesh para se te vdesesh. Por nese mendon se veshja Islame nuk eshte e detyrueshme per muslimanen, kjo gje te nxjerr detyrimisht nga Islami, ne qofte se ke hyre ne Islam, e ne te kundert vazhdon te jesh jashte Islamit, deri sa te pranosh Islamin teresisht, me te gjitha ligjet dhe rregullat e tij, ato qe i di dhe ato qe ende nuk i ke mesuar, por qe kur t’i mesosh, do i besosh dhe do i zbatosh. Nese ti ende nuk je bindur per mbulesen Islame, atehere kerko me shume dije dhe njohuri per kete, deri sa te bindesh se ky eshte urdher nga Allahu, dhe vetem kur t’i dorezohesh totalisht Allahut me Islamin tend, e te pranosh mbulesen dhe te gjitha urdhrat dhe ligjet e Islamit, atehere ke hyre ne Islam dhe sa me shume te vazhdosh me kerkimin e dijes dhe zbatimin e asaj qe meson, aq me shume te forcohet besimi dhe te ngrihen gradet ne kete bote dhe ne boten tjeter. Pra, ceshtja jote nuk qendron thjesht te vendosja apo jo e shamise, por tek dorezimi apo jo para Allahut dhe fese se Tij; dmth ke zene nje pozicion te mesem, as ketej e as andej, dhe duhet patjeter qe te zesh vend sa me pare, per te miren tende. Allahu te dhente sukses ne drejtimin e zemres drejt Tij dhe fese se Tij!


(Pyetja Nr. 133) Elsa / Suedi / 06-06-2011

Message: es selamu alejkum allahu jua shperbleft me xhenet per ndihmen qe po na jepni. un jam martuar nga 2 muaj me shia muslim un jam sunitte dhe per fen nuk shkojm aspak dakord ndihem shum keq qe jam martu me te e urrej veten time ngaqe nuk zgjodha 1 burre te devotshem te islamit sunite. puna esht se jam shtatzene dhe smund te ndahem me te allahu me falte nese po flas keq per burrin por kur e udhezoj ne fe te drejt te allhut ai sdo tia dije ai thot jam muslim e kaq.per ate asgje nuk eshte haram psh muzika,shikimi i femrave ne rruge, filmat e te gjitha llojeve, kur i them per dicka eshte haram, ai me thot mua ne islam cdo gje esht haram cfare te bej. kurse ne xhami nuk falet kurre ,kuranin nuk e lexon asnjihere vetem e fal namazin por jo ashtu sic duhet edhe kur merr abdest nuk i lan kembet. as veshet, as koken nuk e ferkon me dore te lagur ndihem shum keq me fen per shkakun e tij ju lutem me jepni nji keshille pasi un i fal te 5 vaktet edhe ashtu si duhet, si tja bej me burrin ju lutem me jepni nji keshill pasi une dua te jem gjithmone e devotshme ne fen time, faleminderit per pergjigjen, es selamu alejkum.

Përgjigje / 06-06-2011

Nisur nga njohja e natyres se shiave ne pergjithesi, jeta juaj si besimtare muslimane nuk mund te jete kurre e lumtur, sepse problemi nuk qendron vetem te marredhenia mes teje dhe burrit tend, por ato do te zgjerohen edhe me shume me femijet tuaj, dhe nese do te kishit pyetur para se te martoheshit me te, ashtu sic beri nje moter muslimane nga Italia (pyetja nr. 131 me poshte), do ta kishe mesuar se martesa me ate shiit nuk lejohej dhe se jeta me te nuk do te ishte e lumtur dhe as e suksesshme. Por meqe kjo ka kaluar, ti perseri e ke ne dore zgjedhjen tende per te kerkuar divorc prej tij, e t’i lutesh Allahut qe ta zevendesoje me nje burre musliman te vertete e te devotshem, e kush le dicka per Hir te Allahut, Allahu ia zevendeson atij me dicka me te mire se ajo qe le. Kurse si gjykim i sheriatit Islam, dijetaret e kane ndaluar martesen e gruas sunite me burre shiit, e vecanerisht nese ai eshte i dale nga Islami per shkak te besimit apo veprave te tij te devijuara qe te nxjerrin nga Islami, pasi qe nuk i lejohet muslimanes assesi te jete nen pushtetin e burrit jomusliman. Allahu te mundesofte zgjidhjen me te mire dhe te dhente sukses e begati!


(Pyetja Nr. 132) Elsa / Suedi / 01-06-2011

Message: es selamu alejkum un jam muslimane sunnit dhe jam martuar me muslim shia a esht e lejuar apo esht haram un fal namaz gjithmon dhe e mesoj edhe ate qe te falet si une ju lutem me jepni nji pergjigje.

Përgjigje / 03-06-2011

Nese burri nuk ka dije per sektin e shiave qe edhe i perket, atehere eshte e lehte qe ju te dy te mesoni Islamin e paster e te vertete dhe te vazhdoni jeten te lumtur. Kurse ne te kundert, debatet mes jush do jene te medha, sepse vertet shiat i adresohen Islamit, por mes tyre dhe Islamit te vertete ka dallime dhe kundershtime thelbesore qe kane te bejne me besimin dhe jo thjesht me rregullat e faljes dhe te fikhut. Ata per shembull, besojne se Kurani eshte i ndryshuar dhe se ekziston nje Kuran tjeter me i plote se ky, gje kjo e cila eshte dalje nga Islami. Po keshtu ne lidhje me sahabet, ata i quajne te dale nga feja dhe i mallkojne ata, si per shembull mallkojne ebu bekrin, umerin, etj, madje Aishen (radiallahu anha) e quajte te pandershme dhe te dale nga feja. Kane edhe besime te tjera krejt ne kundershtim me Islamin, sic eshte madherimi i eulijave, madherimi i imameve, madherimi i tyrbeve dhe vendeve te mira, berja e haxhit ne kerbela, etj , etj. Kurse ne lidhje me regullat e marteses, tek ata lejohet martesa me kontrate te perkohshme dhe me pagese, te cilen Islami ne te vertete e quan imoralitet, e gjera te tjera te shemtuara dhe larg mesimeve te verteta Islame. Nese burri yt i di te gjitha keto dhe i kundershton, sepse kerkon Islamin e vertete, atehere gjithcka eshte ne rregull, por ne te kundere, ju keni detyre te kerkoni dijen e vertete Islami dhe te keshilloni njeri-tjetrin. Allahu ju dhente sukses dhe kuptim te fese se Tij!


(Pyetja Nr. 131) Ana / Itali / 08-03-2011

Message: selam alejkum .
Jam nje moter muslimane .Me ka ardhur kerkesa per tu fejuar me nje djale musliman sciitt .Duke qene shiitet gabojne dhe nuk ndjekin rrugen e profetit Muhammed s.a.w.s. me shqeteson shume kjo gje .Por djali me ka thene se nuk ndjek shume ritualet e tyre dhe ne pergjithesi nuk ishte praktikante ,dhe tashti kerkon te martohem me mua per te ndjekur rrugen e vertete.Une e shoh se ai mban ramazan thote shehadet dhe lexon kuran .Duke ditur qe jam shume besimtare dhe ai ka 2 vjet qe me interesohet per mua dhe duke e theksuar se i pelqen fakti qe jam shume besimtare dhe praktikoj ,A mund te me jepni nji pergjigje ju lutem . ALLAHU xh.sh JU A SHPERBLEFTE ME TE MIRA.

Përgjigje / 06-06-2011

[Pergjigja e meposhtme i eshte kthyer pyeteses ne privat ne kohen kur ka bere pyetjen, por e publikuam tani duke pare se keto raste po shtohen, qe te paralajmerojme ato gra muslimane qe bien viktime e rasteve te tilla, sic shihet edhe nga pyetja pas kesaj.]

Nuk ta keshillojme martesen me ate burre qe eshte shiit, edhe nese ai thote se do te behet sunni, sepse ata njihen per tradhtine e tyre ne fe e jo me ne familje. Kemi frike se ai thjesht kerkon te plotesoje nje qejf te vetin meqenese je me lekure te bardhe, dhe me pas te leshon pa u dridhur aspak per kete. Madje ata e kane te lejuar edhe martesen me kontrate te perkohshme dhe pastaj bejne divorc, dhe nga nderi jane shume te prishur, dhe kete ndoshta e kane si denim per akuzat qe i bejne nenes se besimtareve, Aishes, gruas se Pejgamberit ne kete bote dhe ne boten tjeter, edhe pse Allahu e ka pastruar ate ne Kuran. Pra, te keshillojme te largohesh prej tij, madje kete e ke e ndaluar deri sa te vertetohet qe burri eshte musliman sunni, por sic jua thame, nuk ta keshillojme edhe nese ai pretendon se eshte bere sunni. E ju duhet ta dini se kush le dicka apo dike per hir te Allahut, Allahu ia zevendeson atij me me te mire se ajo apo ai. E i gjithe suksesi eshte vetem nga Allahu.


(Pyetja Nr. 130) Anonim / Shqiperi / 22-05-2011

Message: selamun alejkum. Jam nje moter muslimane dhe jetoj me burrin dhe me nenen e tij. mirpo kam shum sprova nga ajo sado qe un munohem ta respektoj, ajo sillet keq me mua. eshte e pa skrupult me ofendon shpif per mua te burri dhe do qe ai te mos sillet mir me mua por te me keqtajtoj e te me urrej madje edhe kur isha shtatzan per nje gabim ajo e nxiste te me qellonte. problemi eshte se ajo ka shum pushtet mbi te dhe ai ben verberisht cfar i thot ajo duke e ditur qe e ka gabim, thjesht per ‘tju bindur nenes’ me hyn ne hak mua. ajo nuk do qe un te dal as ne xhami as te motra ime dhe imshoq per te mos e merzitur me ndalon duke me shqetesuar mua. A lejohet ti bindesh nenes kur ajo te urdheron te sillesh keq me gruan duke ditur qe ajo ika kaluar rregullat e edukates dhe kete e ben nga smira dhe se do te ket pushtet te plot mbi nusen dhe e konsideron ate sherbetore qe duhet ti bindet vjerres?

Përgjigje / 03-06-2011

Burri duhet te perpiqet t’i jape te drejtat seciles qe i takojne; nenes te drejtat e saj dhe gruas te drejtat e saj te ligjshme me Kuran dhe Sunet, dhe te mos cenoje te drejtat e njeres pale per te plotesuar “tekat” e pales tjeter, qofte edhe nese pala e tjeter eshte nena e tij, por kjo duhet bere me maturi dhe urtesi: duke mos e lenduar nenen me fjale qe e lendojne, por duke i ardhur asaj me fjale te zgjuara dhe te drejta. Ceshtja e nenes eshte vertete nje sprove e madhe per burrin, sepse jo vetem qe Allahu e ka urdheruar cdo njeri qe te sillet mire me nenen dhe baben e tij, por Ai e ka bere kete gje ligj universal: qe dmth se kush fiton pelqimin e prinderve dhe uratat apo lutjet e tyre, atij i vijne vertet ato te mira qe ata lusin per te, dhe ne te kundert, mbi te bien mallkimet e prindit. Pra, burri duhet te ruhet me cdo menyre qe te mos terheqe mbi vete mallkimin e prinderve duke ju hyre ne hak atyre apo duke i lenduar me fjale apo me sjellje, dhe njekohesisht duhet te plotesoje detyrimet qe ka ndaj tyre dhe ndaj familjes se vet, dmth gruas dhe femijeve. Kjo eshte ne fakt nje problem mbarshoqeror, ku padyshim qe shejtani luan rol te madh ne nxitjen e urrejtjes dhe xhelozise mes “vjerre-nuse”, dhe ai burre qe arrin te manovroje mire duke i dhene seciles te drejten e saj, pa lenduar asnjeren pale, ai vertet ka arritur nje sukses te madh nga Allahu i Madheruar, e i gjithe suksesi eshte vetem nga Allahu.


(Pyetja Nr. 129) Vjollca / Kosove / 21-05-2011

Message: selamun alejkum vlla i nderuar shpresoj tjeni mire kam nje pytje per te cilen me duhet pergjigja sa me e shpejt:nana ime kur ka qene 8mujshe ma mbet pa prind dhe e ka mar nen perkujdesje gruja e axhes vet ajo e kam pas nje vajze 2muj mat madhe se nana jeme+3djem me te medhenje se ajo vajza tash po me intereson a i ka nana jeme edhe ata vellezer prej qumshtit apo veq ate vajzen me te cilen kan pi gji bashke gati deri ne 2 vjet dhe po me intereson a me lejhoet me jau jep doren qatyne 3 vllezerve te nanes shpreosj ta keni te qarte pytjen dhe pergjigjen e pres ne e-mail nese keni mundesi selamun alejkum. Allahu ju ruajt.

Përgjigje / 21-05-2011

Ne Islam, ka edhe afersi qumeshti njesoj si afersia e gjakut dhe ajo qe ndalohet nga gjaku, ndalohet edhe nga qumeshti, pervec se te afermit prej qumeshti nuk e trashegojne njeri-tjetrin. Rregulli per te dalluar se kush eshte vella apo moter gjaku, eshte ky: femija qe pi qumesht nga gjiri i nje gruaje tjeter pervec nenes se tij, ajo grua behet nene qumeshti e ketij femije dhe femijet e saj behen vellezer e motra qumeshti me kete femije, dhe nuk u lejohet martesa me njeri-tjetrin dhe as femijet e tyre me njeri-tjetrin, kurse vellezerit dhe motrat e ketij femije qe ka pire qumesht nga nene tjeter, nuk behen vellezer dhe motra qumeshti te atyre nga ka pire vellai apo motra e tyre. Pra vellezer e motra prej qumeshti jane vetem ata qe kane pire nga e njejta nene, si dhe pasardhesit e tyre. Kurse ne lidhje me rregullat qe kane te bejne me keta vellezer e motra prej qumeshti, diejtaret thone se u lejohen te njejtat gjera qe u lejohen te afermve prej gjaku, dmth qe u lejohet motrave prej qumeshti te dalin para vellezerve prej qumeshti njesoj si dalin para vellezerve te tyre prej gjaku, pervec nese ekziston frika e provokimit te epsheve, sidomos ne nje shoqeri ku afersia e qumeshtit nuk merret ne konsiderate, dhe kur vete ata qe jane te aferm prej qumeshti nuk e ndjejne nje gje te tille dhe shohin te vellai apo motra e tyre prej qumeshti njesoj sikur te ishte nje i huaj, atehere duhet mbyllur kjo dere e te qendruarit e tyre bashke, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 128) Umu Ejmen / Shqiperi / 06-05-2011

Message: A i lejohet gruas te ndahet nga burri dhe kur i thua: dua te ndahem nga ti, a quhem e ndare?

Përgjigje / 10-05-2011

Divorci i drejtperdrejte eshte ne doren e burrit, pra nese burri i thote gruas se vet: “Je e ndare, apo e divorcuar”, ai ka humbur nje nga 3 mundesite e shprehjes se divorcit ku pas 2 mundesive te para e ka pasur te drejten e kthimit te saj brenda 3 cikleve menstruale, kurse pasi e shpreh divorcin per here te trete, gruaja e tij ndahet prej tij automatikisht dhe atij nuk i lejohet qe ta ktheje me ate, pervec nese ndodh qe ajo te martohet me nje burre tjeter, dhe ky i fundit te vdese ose ta divorcoje ate normalisht dhe jo ne menyre te kushtezuar. Kurse gruaja nuk e ka te drejten e ketij lloj divorci, por ka te drejten e kerkimit te divorcit nga burri, ose duke e ngritur edhe ne gjykate nese ai nuk i permbysh detyrimet ndaj saj dhe femijeve, apo nese e cenon fizikisht e shpirterisht, apo per shkaqe te tjera. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 127) Umu Ejmen / Shqiperi / 28-04-2011

Message: selamu alejkum. 1. A lejohet gruaja ti kerkoj burrit qe te mos mar grua tjeter duke pasur parasysh qe mundohem tja plotesoj te gjitha kushtet.ndersa ai nuk eshte krejtesisht i drejt me mua e si do mbante nese do merte edhe nje tjeter. dhe nese ai mer a me lojohet te ndahem per arsye te xhelozise se tmerrshme qe kam nuk do mund te jetoja me me te. A duhet inkurajuar poligamija nderkoh qe fitneja ne vendin ton mund te jet me e madhe?

  1. Nese burri vdes dhe gruaja martohet a eshte e mundur qe gruaja te jet ne xhenet me burrin e pare sepse e ka dashur me shum? A lejohet burri ti kerkoj gruas qe ajo te mos martohhet me pas vekjes se tij?

Përgjigje / 29-04-2011

  1. I lejohet gruas t’i kerkoje burrit te mos martohet me grua tjeter, duke i shprehur disa shkaqe per kete, sic eshte xhelozia, etj, etj. Per poligamine nuk themi qe duhet inkurajuar dhe as te kunderten, sepse per cdo rast ka gjykim te vecante.
  2. Ne xhenet njeriu do te kete ate qe do. Burrit i lejohet t’i kerkoje gruas te mos martohet pas vdekjes se tij, por sa do e mbaje gruaja kete gje, eshte ne doren e saj dhe sipas rrethanave, pasi qe asaj i lejohet te martohet pas vdekjes se burrit, sidomos kur kjo i behet e domosdoshme. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 126) Umu Muadh / Azi / 26-04-2011

Message: selam alejkum ne pyetjen 110
deshta nje sqarim per punen e divorcit diqka nuk e kuptova per gruan e vej une kam ndegjuar se gruaja e vej ska nevoj per pelqimin e askujt dhe ska nevoj per lejen e prinderit kur deshiron te martohet ajo eshte e lire plotesishte dhe kjo ndryshon nga vajza e pa martuar se kjo duhet ta marre pelqimin e babes ose kujdestarit te saj?

Përgjigje / 29-04-2011

Gruaja e ve ka me shume te drejte te vendose me ke do te martohet se sa prindi apo kujdestari i saj, dhe nuk i lejohet prindit apo kujdestarit qe ta martoje ate me dikend pa lejen e saj, nderkohe qe per vajzen e vogel prindi e ka te drejten ta martoje pa i marre leje, kurse vajzen e rritur por beqare, duhet ta pyese dhe aprovimi i saj eshte heshtja, por kjo nuk do te thote se gruaja e ve mund te martohet pa pelqimin dhe aprovimin e prindit, sepse ate duhet ta martoje dikush qe e ka ne kujdestari dhe jo te martoje veten, kjo nuk lejohet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 125) Fevzi / Vushtri / 11-04-2011

Message: es-selam alejkum we rahmetullah kam deshir t’ ju pysë gruas që martohet ai i lejohet ta ndrroj mbiermin e vet dhe ta marr atë te burrit. cili është gjykimi i islamit për këtë?

Përgjigje / 23-04-2011

Nuk i lejohet gruas qe te ndereroje mbiemrin e saj duke marre mbiemrin e burrit apo te cdokujt tjeter qe nuk eshte i fisit te saj, sepse kjo gje eshte mohim i prejardhjes dhe perngjasim me jomuslimanet ne rrugen e tyre, sepse jane ata qe e kane shpikur kete gje, pa u bazuar ne fe apo ne logjiken njerezore, por duke thene te paverteten dhe duke e fshehur te verteten, me qellim qe te prishin lidhjet e gjakut te njerezve dhe prejardhjen e tyre. Kurse ne Islam, kjo veper ndalohet rreptesisht dhe per kete ka ardhur paralajmerim i rrepte me mallkim dhe ndeshkim te rende ne zjarrin e xhehenemit, ne shume hadithe te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Allahu i Madheruar thote: “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë. Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 4-5]. Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Ai njeri qe ia adreson atesine dikujt tjeter pervec babait te tij te vertete, vecse ka bere kufer, dhe ai qe i adresohet nje fisi me te cilin nuk ka prejardhje, le te pergatise karrigen e tij prej zjarri!” [Buhariu]. Ne keto tekste perfshihet edhe ndryshimi i mbiemrit te gruas duke marre mbiemrin e burrit, pasi qe mbiemri tregon fisin dhe prejardhjen e njeriut, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 124) Ardian / Tirane / 05-04-2011

Message: selamu alejkum menjehere sapo pashe pyetjen me nr.123 me ate personin qe kishte pas probleme me baben e e vet dhe une te njejten gje kam prej vitesh por me pak ndryshime se babai im nuk do as keshilla as nuk do te degjoj vetem menon cfare i thote zemra nenen time e ka merzit dhe e ka ofenduar ne menyre cnjerezore pa qene asnje e vertete .d.m.th si eshte puna me keta persona ti ben mire ata me te keq ti me te keq ata prape me te keq perpiqu ta besh ta kuptosh gjate gjithe jetes tende se e ka gabim nuk pranon gabime pra si me ia bo se ty me sa te shoh te duken te thjeshta thua ska problem respektoje prape por ti a e din se cfare demtimesh psikologjike sjellin keta tipa si babai im dhe me cudit fakti se asaj vajzes i dhe nje pergjigje qe pastaj e kundershtone ti the se ai duhet respektuar si prind qe ka qene shkak per ekzistencen tuaj,pastaj ne linkun tend thua Jo sepse ata kanë qenë shkak i ardhjes së tij në jetë, por se ka thene allahu d.m.th sipas kesaj i bie qe ne kete bote muslimanet qe kane probleme dhe gjera te tilla nuk duhet ti zgjidhin por ta anashkalojne sepse bota tjeter eshte me e mire. ilutem allahut ti falje gjithe muslimanet se shoh se bejne gabime ngaqe shumica jane te vetekenaqur se besojne ne Allah.

Përgjigje / 12-04-2011

Kur na dergove mesazhin, u kthyem ne pyetjen 123, por gabimisht pyetjen e kishim fshire duke vendosur mbi te pyetjen pas saj qe tani mban kete numer, dhe nuk e kemi te ruajtur ate pyetje qe ta vendosnim perseri, por per shkak te rendesise, vendosa qe te ruaj mesazhin tend dhe te pergjigjem ne privat, e ndoshta me pas edhe do e publikoj, por ajo qe ndjej detyrim eshte te bej nje sqarim dhe te jap nje keshille:
Se pari, une nuk i jap pergjigjet nga vetja dhe mendja ime, por kthehem tek fjalet e dijetareve dhe sqarimet qe ata i kane bere teksteve te Kuranit dhe Sunetit, dhe ne mesazhin tend vihet re shprehje e mosrespektit per dijen dhe njerezit e saj.
Nese ti na drejtohesh me pyetje, duhet te kesh respekt per dijen qe beson se gjendet tek ne dhe per te cilen ti pyet, dhe jo te flasesh ne menyre te paedukate dhe thjesht emocionale, larg realitetit dhe mesimeve Islame. Pra, pika e pare: te kesh me shume kujdes ne shprehje dhe me shume respekt per dijen dhe njerezit e saj.
Se dyti: Ku e di ti se babai yt nuk mund te ndryshoje nje dite dhe te udhezohet ne fene e Allahut?! Perse nuk lutesh qe Allahu ta udhezoje ate, e per Allahun kjo eshte shume e lehte, por je ti ai qe je ne sprove me prinderit e tu: a do te shohesh “rehatin” tend duke i kthyer shpinen prinderve tuaj “te keqinj”, apo do te durosh ashtu si urdheron Allahu, do te lutesh per ta dhe do te kalosh sproven me sukses? Nuk e them une qe te respektohen prinderit, edhe nese jane qafira, por e thote Allahu dhe i Derguari i Tij. Nuk e them une qe edhe sikur babai yt ta marre te gjithe pasurine tende, ai e ka kete te drejte sepse ia ka dhene Allahu, por kete e ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Nuk kam rene ne kundershtim me veten time ashtu si thua ti, por kam sqaruar dhe perforcuar fjalen e pare, dmth: ne i respektojme prinderit sepse kane qene shkak per ekzistencen tone, sepse keshtu na ka mesuar Allahu dhe keshtu na ka urdheruar; nqs nuk e ndjejme shume faktin qe ata kane qene shkak per ekzistencen tone, atehere t’i respektojme sepse na ka urdheruar Allahu, dhe ketu nuk ka asnje lloj kundershtie. Edhe ne ate pergjigje qe eshte fshire, e kishim drejtuar pyetesen te lexonte me shume per respektin ndaj prinderve dhe se cfare thuhet ne Islame ne lidhje me ta, ne kete link.
Bej lutje per babane tend, se asnjehere nuk i dihet, ndoshta Allahu e udhezon dhe e fal ate, ashtu si beri me ate qe vrau 99 njerez dhe i plotesoi 100 me vrasjen e atij rabinit injorant qe i tha se per te nuk ka pendim, dhe njesoj si historia e dy shokeve qe i ka permendur i Derguari i Allahut ne hadith: njeri prej tyre adhurues i madh i Allahut kurse tjetri mekatar, dhe ky adhuruesi e kritikonte gjithnje shokun e tij kur e shihte duke bere gjynahe, deri sa nje dite e pa ne gjynahe dhe e kritikoi, kurse ai ia ktheu: A mos je derguar gje roje per mua? Me ler vetem me Zotin tim. E ky i tha: Ty kurre nuk ka per ta falur Allahu dhe do te fuse ne zjarr. Pastaj vdiqen te dy dhe dolen para Allahut, e Allahu i tha ketij adhuruesit: A di ti gjithcka per Mua, apo mos ke gje fuqi te veprosh ato qe i kam Une ne Dore (dmth qe i takojne vetem Allahut)? Pastaj e futi mekatarin ne xhenet dhe kete adhuruesin ne zjarr.
Pra, qellimi eshte se ne jemi ne sprove ne kete bote, udhezimi yne nuk eshte ne doren tone por eshte sukses dhe miresi nga Allahu, dhe qe ta ruajme kete miresi, ne duhet t’i bindemi Allahut ne cdo te vogel e te madhe dhe te jemi te kenaqur me ligjin dhe caktimin e Tij, e nese na shkon ne mendje per shkak te mosdijes apo rrezeshkurtesise se ndonje nga ligjet e Allahut eshte i manget apo i padrejte, atehere te drejtohemi menjehere te njerezit e dijes per ta hequr kete dyshim dhe kete mendim, se perndryshe kjo gje te con drejt kufrit dhe mosbesimit, Allahu na ruajte!
Allahu e ka ne dore suksesin dhe vetem duke ndjekur urdherat dhe ligjet e Tij mund te arrijme lumturine ne kete bote dhe ne boten tjeter.


(Pyetja Nr. 123) Enver / Fushe Kosove / 05-04-2011

Message: selam alejkum hoxhe i nderuar, po me intereson te dije se si behet ndarja e pasurise nga babai i cili eshte i gjalle tek djemte e tij ne jemi 2-djem une jam i madhi a duhet te ndahet pasuria ne menyre te njejte tek te dy djemte apo behet ne ndonje menyre tjeter ju falimenderoi per pergjigjjen. Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 06-04-2011

Trashegimia eshte nje akt i detyrueshem nga Allahu ne Islam, qe ndodh automatikisht me vdekjen e trashegimlenesit dhe jo para vdekjes se tij. Perderisa njeriu eshte gjalle, pasuria e tij nuk mund te ndahet si trashegimi, por vete ai ka te drejte te jape ndonje dhurate apo sadaka brenda kufijve te 1/3 se pasurise dhe jo me shume, dhe po brenda ketij kufiri i lejohet te semurit ne shtratin e vdekjes qe te lere testament nje pjese te pasurise per dikend qe nuk eshte trashegimtar i tij, por qe edhe ky testament zbatohet pas vdekjes se tij.

Kurse ne lidhje me ndarjen e pasurise, ligji Islam eshte keshtu: nese babai vdes dhe le pas femije, djem dhe vajza, djemve u takon sa dyfishi i vajzave, pasi te hiqet pjesa qe i takon gruas se tij, nese ajo eshte gjalle (1/8 e pasurise). E nese le vetem djem, ata e ndajne pasurine mes tyre ne menyre te barabarte, pasi te heqin pjesen e nenes se tyre (gruas se te vdekurit, pra 1/8 e pasurise) dhe pasi te kene lare borxhet e te vdekurit apo te kene dhene testatmentet e tij, nese ka. Lexo ajetet e trashegimise, duke filluar nga ajeti nr. 11, i sures En Nisa, ne kete link.


(Pyetja Nr. 122) Amina / Mitrovice / 10-03-2011

Message: selam alejkum, nese behet fejesa, pra nese prindet pajtohen por nuk behet nikah a osht e lejume mu vetmu me djalin edhe me pas najsen?

Përgjigje / 12-03-2011

Akti i marteses plotesohet me kerkesen e njeres pale, pranimin e pales tjeter, ne prezence te deshmitareve (qofshin edhe njerezit e familjes) dhe me caktimin e mehrit (prikes qe i jepet gruas nga dhenderri), pastaj vjen edhe dasma apo njoftimi i njerezve per kete martese dhe regjistrimi i saj ne gjendjen civile sipas ligjeve te shtetit. Kurse me berjen e fejeses, nese plotesohen keto kushte, akti quhet i plotesuar dhe ketyre dyve u lejohet te vecohen nga njerezit e tjere dhe te kene lidhje ashtu si burri me gruan, por duke marre parasysh te gjitha pasojat e kesaj hyrje, sepse nese vecohet burri me gruan ne nje dhome dhe mbyllin dyer e dritare, llogaritet hyrje e rregullt dhe nese ndodh ndarje, kjo ndarje do te llogaritet si ndarje pas nje martese te rregullt dhe merr gjykimet e saj. Keshilla qe ne japim per njerezit e vendit tone, shqiperi e kosove, eshte qe te mos e zgjasin fejesen, por sa me pare te jete e mundur te bejne martesen dhe gruaja te shkoje te burri i saj, sepse vetem keshtu i mbyllet rruga shume gjerave te papelqyeshme qe kane te bejne me zakonet e vendit tone dhe me qellimet e keqia qe mund te kene njerezit e semure dhe me besim te dobet, per te mos thene pa besim, qe menjehere sa e shohin qe femra me te cilen fejohen u lirohet atyre, ata e marrin ate qe duan dhe e leshojne, duke thene se kjo mund t’i jepet cdokujt pos meje. Pra, per t’i mbyllur rrugen te keqes, keshillojme qe te fejuarit te jene te matur dhe te mos bashkohen me njeri-tjetrin deri sa te martohen dhe te shkojne se bashku ne shtepine e tyre martesore, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 121) Mihane / Obiliq / 10-03-2011

Message: SELAM ALEJKUM
Deshiroj te di se a kam drejt te dal para vellezrve te burrit pa mbules d.m.th para kuneterve, a mund te me tregoni ju lutem?

Përgjigje / 12-03-2011

Gruaja muslimane nuk duhet t’i zbuloje stolite e saj para asnje burri qe nuk eshte i aferm i saj (mahram, burre me te cilin nuk i lejohet martesa per shkak te lidhjes se gjakut), dhe kunati nuk eshte prej ketyre te afermve keshtu qe nuk lejohet te dalesh pa mbulese para tij, sepse dihet qe floku eshte stoli per femren dhe Allahu e ka urdheruar muslimanen qe te mos ia zbuloje stolite e saj askujt tjeter pervec burrit te saj dhe njerezve te aferm. Kemi folur me pare ne lidhje me kete ceshtje, ne kete kend.


(Pyetja Nr. 120) Alban / Kosove / 07-03-2011

Message: Selam alejkum kam disa pyetje:
1. Dihet fare mire vendimi i fes se Allahut te lartesuar per skulpturat dhe vizatimet e atyre gjerave qe kan shpirt, por a eshte e lejuar prodhimi i filmave vizatimor per femij dhe ky lloj vizatimi nuk mund te behet pa kryer fakultetin e vizatimeve prandaj a eshte e lejuar?

  1. Kur burri ben divorc ndaj gruas se tij nese kan femij mashkull ai jet tek e ema deri ne moshen 7 vjet e nese eshte femer ajo jet tek e ema deri ne moshen e pubertetit por qte bejm ne ato raste kur disa gjenden ne shtete perendimore dhe femijen e merr nena dhe ajo vendos se a ta lejoj apo ta ndaloj ish burrin e saj per ta par te birin apo te bijen e tij dhe kete e perkrah ligji i atij shteti e pastaj kur te rriten e marrin djalin apo vajzen dhe i pyesin se me ke po deshiron te shkosh e nese ndodh kjo ateher ata do te shkojne me nenen e tyre sepse me te kan jetuar disa vjet, se me ke te jetojsh edhe ke dashuri ndaj tij si tja bejm nje gjendje te till sepse vellau im eshte ne kete gjendje dhe kemi ren ne hall? Selam alejkum.

Përgjigje / 12-03-2011

  1. Shumica e dijetareve bashkekohore jane te mendimit se keto filma vizatimore nuk lejohen dhe rrjedhimisht as prodhimi i tyre dhe as punesimi ne prodhimin e tyre dhe as studimi ne fakultetin e piktures, e Allahu e di me mire. [Fetava el Lexhne ed Daime, 19993].
  2. Edhe nese gjykata e vendit ku jeton ia le nenes femijen per perkujfesje, por as gjykata dhe as nena nuk mund tja ndaloje babes te shohe femijen e tij me se paku nje here ne jave. Edhe nese gjykata e ndalon kete gje, nena duhet tja lejoje babait te femijeve te saj qe t’i shohe ata, aq me teper nese ajo eshte muslimane. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 119) Alban / Kosove / 03-03-2011

Message: Selam alejkum, kam nje pyetje:
A e ka detyrim vajza ti mbaj dy prinderit e saj qofte qofte a eshte e martuar qe ti sjell te burri i saj apo qofte nese i merr ne banesen e saj nese ajo ehste vetum sepse siq dihet urdherat per mbikqyrjen e prinderve jan per te dy gjinit, sepse te pyetja 171 te kapitulli i Namazit flitet ndryshe?

Përgjigje / 03-03-2011

Shpenzimi per prinderit e varfer eshte detyre e femijeve te tyre qe kane mundesi financiare, qofshin djem apo vajza, edhe pse zakonisht vajzat kane te drejta mbi burrat e tyre qe te shpenzojne per to, por nese kane pasuri dhe prinderit jane te varfer, ato e kane detyre te shpenzojne per ta. Prej ketu, pergjigja e pyetjes 171 ne kategorine e Namazit eshte rishikuar. Allahu jua shperblefte per verejtjen!


(Pyetja Nr. 118) Amina / 23-02-2011

Message: selam alejkum, kisha nje pytje, jam e martuar prej 3 vitesh e gjysem, qe mbas marteses i kam kerkuar burrit femije po ai me thonte qe nuk eshte gati akoma dhe duhet te presim edhe pak, ka kaluar gjith kjo kohe e ai nuk u be gati kurre, tani gjerat jane perkeqesuar dhe tani kerkon te shkeputet nga une se thote qe nuk eshte i lumtur me martesen dhe deshiron te bej jete te pavarur. jam ne hall te madh e nuk di cfar te bej, nuk dua qe gjith kjo pritje te me shkoj kot, e dua burrin tim pavaresishte sjelljes se tij dhe dua te jetoj me te. Ju lutem me ndihmoni me keshilat tuaja se jam shum keq. Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 24-02-2011

Nese burri yt eshte musliman, ai duhet t’i dije rregullat e marteses dhe detyrimet qe ka ndaj gruas dhe nuk mund ta ndaje gruan thjesht per te qene i pavarur, sepse muslimani nuk eshte i tille. Por nese ai ka dashur vertet te te doje dhe te beje jete normale familjare, por nuk ka gjetur ate qe ka dashur dhe nuk ka arritur te te doje, atehere nuk mund ta pengosh te beje ndarjen, sepse i ke pasur mundesite per 3 vite rresht qe te fitosh zemren dhe dashurine e tij. Por nese ai nuk te do sepse deshiron te jete i pavarur, kjo eshte papjekuri e madhe dhe nuk ia vlen te qendrosh me ate burre, sepse kuptohet qe ne kete rast ai kerkon te tradhetoje dhe ndoshta ka gjetur dike tjeter, dhe ne kete rast zgjidhja me e mire eshte ndarja prej tij dhe lutja e Allahut per zgjidhje sa me te shpejte. E Allahu e ka ne Dore suksesin.


(Pyetja Nr. 117) Ummu Ahmed / Shqiperi / 19-02-2011

Message: eselamu alejkum pyetja ime eshte kjo. une jetoj me prinderit e burrit i kam shum te mire nuk kam asnje ankese nga to mirepo une kam deshire qe te ndahem nga ato dukeqene se ato jane ne pune dhe mashallall te forte dhe nuk na e kane nevojen, dhe te jetoj vetem me familjen time pra me burrin dhe femijet e mi sepse mendoj se eshte me e hajrit si ne mardhenien time me burre ashtu edhe ne edukimin e femijeve mirepo burri nuk pranon thote se edhe ato jane familja ime dhe nuk i le vetem a duhet burri ne kete raste ti pegjigjet kerkeses time apo duhet te rrij me prinderit e tij me islam si e ka perdetyre burri te veproje ne kete raste dhe a ka te drejte ai te me marri inat mua qe ja bej kete kerkese atij.dhe a ka ndonje gjynah burri nqs nuk me ploteson kerkesen time.e theksoj nga prinderit e burrit nuk kam asgje biles i dua njesoj si prinderit e mi,mirepo dua patjeter te jetoj vetem me familjen time. Allahu jua shpeblefte!

Përgjigje / 24-02-2011

Eshte e drejta e gruas qe t’i kerkoje burrit shtepi te ndare nga prinderit e tij, perderisa mundesite per kete ekzistojne, dhe kjo eshte me e mira per familjen dhe femijet ne kete rast. Kemi folur edhe me pare ne lidhje me kete çeshtje, po ne kete kategori te pyetjeve familjare, keshtu qe kthehuni dhe lexoni per me shume sqarime dhe argumenti nga sheriati Islam. E Allahu e ka ne Dore suksesin.


(Pyetja Nr. 116) Gerti / Fier / 18-02-2011

Message: Dua shpjegim per ndarjen e pasuris familjare kur vdes nje prind, tokes dhe shtepis, cfare u takon femijve, dhe kur nje prind esht gjall?

Përgjigje / 24-02-2011

Nese i vdekuri eshte babai, dhe ai ka lene gruan dhe femije, djem dhe vajza, atehere gruas i takon 1/8 e pasurise se burrit pas larjes se borxheve, dhenies se testamenteve nese ka, dhe pergatitjes se varrimit, kurse pjesa tjeter e pasurise ndahet mes djemve dhe vajzave, nje djal merr sa dyfishi i nje vajze, e nese ka vetem djem, ata e ndajne ne menyre te barabarte, dhe po keshtu nese ka vetem vajza. Ndarja e ketyre behet pas heqjes se hises se nenes se tyre (pra gruas se te vdekurit). Nese e vdekura eshte gruaja, dhe le pas burrin dhe femijet, ndarja eshte e njejte, por burri ne kete rast merr 1/4 e pasurise, pastaj pjesa tjeter u ndahet femijeve. Nese pasuria e trasheguar eshte prone e patundshme, si shtepi apo toke, atehere trashegimtaret bien dakord mes tyre qe ta ndajne token sipas hises se secilit, ose ta shesin ate dhe ta ndajne cmimin sipas hises. Kurse shtepia vleresohet dhe bihet dakord per shitjen ose mbajtjen e saj, por ai qe e mban duhet te paguaje diferencen e vleres se shtepise ne varesi te hises qe i takon atij nga trashegimia. Ai mund te llogarise hisen e tij te tokes sipas vleresimit te saj aktual, dhe tjua lere ate trashegimtareve te tjere kundrejt shtepise. Pra, gjithcka sipas hises dhe duke i vlersuar pronat e patundura me cmimin e tyre aktual te shitjes. Lexoni ajete 11-12-13 te sures en Nisa, ne kete link.


(Pyetja Nr. 115) Anonim / Shqiperi / 16-02-2011

Message: Selamun alejkum ue rrahmetullahi ue berekatuhu ue magfiratuhu.
A lejohet martesa me gruan e dyte pa dijenin e gruas se pare? Pergjigjja mundesisht te jete e shoqeruar me ndonje fetva te dijetareve tane te nderuar. Allahu ta shperblefte.

Përgjigje / 24-02-2011

Kusht per martesen e nje burri me nje grua eshte pelqimi i te dyve dhe leja e prindit te gruas apo kujdestarit te saj ligjor, duke qene se nuk ka ndonje ndalese per kete lidhje, sic mund te jete afersia e gjakut apo nese ajo femer eshte e martuar apo ne kohen e pritjes nga darja me burrin e pare. Kurse dijenia e gruas se pare nuk eshte kusht per vlefshmerine e marteses me nje grua te dyte, pervec nese ne aktin e marteses me gruan e pare, ajo ka vendosur kusht mosmartesen me grua tjeter pa lejen e saj, sepse ne kete rast burri eshte i detyruar te plotesoje kushtin e gruas qe e ka pranuar ne fillim te marteses me te, dhe per kete i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kushtet qe kane me shume te drejte t’i permbushni, jane ato kushte me te cilat keni bere te lejuar marredheniet intime (martesen me gruan).” [Buhariu dhe Muslimi].

Por, nuk eshte cilesi e besimtarit musliman qe te martohet pa dijenine e gruas se pare dhe duke e mashtruar ate, sepse fundja, ne mos heret, vone do te merret vesh dhe mund te sjelle pasoja te paparashikuara, mund te prishe familje dhe te demtoje femije, e deme te tjera qe nuk krahasohen me ato te mira qe mund te kete martesa e dyte. Pra, muslimani duhet te jete i matur dhe i drejte, duke i dhene hakun secilit dhe duke mos i hyre askujt ne hak. E Allahu e ka ne Dore suksesin.


(Pyetja Nr. 114) Muslimane / 11-02-2011

Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.
Dashta te ju pyes lidhje me kete qeshtje.
Ne ditet e sotme pas ndarjes femijt zakonisht po i mer nena dhe tani per te mos ndihen femijt keq po ja dergon cdo fund jave femijt babes se tyre,keshtu eshte edhe ligj ne shtete perindimore qe nuk ben te shkilet e drejta e babes per ti pare ata,apo e drejta e nenes per ti pare.
Por tash problemi eshte sepse kur ajo i dergon femijt ish burrit te saj,po i bjen asaj te takohet me te dhe po ashtu edhe gjat qendrimit te femijve tek nena, familja e burrit po i therrasin femijt ne telefon ata. E lind tash pyetja,nese kjo gure martohet dhe kjo gje i duket e teper burrit te saj,pra takimi me ish burrin pershkak dhenjes se femijve,biseda e femijve ne telefon ma familjen e babes,etj etj,a ka te drejt te ja ndalon ky asaj kontaktin dhe biseden edhe pse behet per shkak te femijve.
Une dashta te di se qka i takon gruas nese i mer femijt me vete,a e ka obligim te ja dergon femijt burrit te saj dhe po ashtu a i lejohet kesaj te i jep leje femijve te flasin me familjen e burrit,pra mbasi kjo te martohet me burr tjeter.
C’far te drejta kan prinderit ne islam me femijt pas ndarjes se tyre,te takohen sa here qe ata deshirojn,apo te takohen ne at kohe kur femijt vedisohen dhe jan te aft vete te takohen me prinderit. InshaAllah kesh e qart ne pyetje.

Përgjigje / 12-02-2011

Per ligjet e Islamit ne lidhje me kujdestarine e femijeve lexoni me hollesisht ne kete link.

Pra, nese gruaja martohet, e drejta e kujdestarise per femijet i kalon dikujt tjeter qe vjen ne rradhe pas saj, dhe qe mund ta percaktoje edhe gjykata duke pare kushtet, por nese ndodh si ne rastin e pyetjes, qe gruaja te martohet me grua tjeter dhe femijet me burrin e pare te jene me te, sigurisht qe nuk mund t’ua ndaloje te drejten e takimit me baben e tyre, por duke ju ruajtur rregullave te Islamit ne menyren e ketij takimi dhe kryesisht me takimin e gruas me ishburrin e saj, gje te cilen ajo duhet ta eliminoje sa te jete e mundur, sidomos kur kjo gje e shqeteson burrin e saj aktual. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 113) Anonim / Prishtine / 27-01-2011

Message: A duhet gruaja ta pyes burrin kudo qe te shkoje, qofte edhe tek te afermit e saj qe i ka edhe kojshi?

Përgjigje / 30-01-2011

Gruaja dhe burri jane lidhja me e forte ne jeten shoqerore te njeriut. Ata kane detyrime dhe te drejta reciproke ndaj njeri-tjetrit me qellim te mbarevajtjes se suksesshme te lidhjes se tyre, gjera te cilat jua ka caktuar Allahu, i Gjithedijshmi, i Urti. Plotesimi i nevojave te gruas eshte detyre e burrit, ashtu si dhe bindja ndaj burrit eshte detyre e gruas, perderisa ai urdheron gjera qe nuk kundershtojne ligjet e Allahut. Prej ketu, nese vizita e te afermeve te gruas pa lejen apo dijen e burrit do ta merziste burrin dhe do te sillte probleme mes bashkeshorteve, askush qe ka logjike nuk do ta bente pa u konsultuar me burrin se pari dhe e pa e vene ate ne dijeni, sepse keshtu e parandalon te keqen para se te ndodhe. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 112) Anonim / Maqedoni / 24-01-2011

Message: Selamu alejkum hoxh i nderuar pyetja ime eshte kjo sa i perket foljes per dore un dot kisha pyetur me konkretisht a lejohet 1.nuses mixhes, 2.qikave mixhes,3.qikes tezes, 4.qikave halles, 5.nusese dajes edhe qikave dajes ju kisha lut nje pergjigje se eshte shum me rendesi nese nuk lejohet ater ju kisha lut si me vepru se un duhet te shkoj te rri te keto ti vizitoj? inshAllah me kuptoni pres nje pergjigje hoxh i nderuar pun te mbar inshAllah All-llahu ju shperblen.

Përgjigje / 24-01-2011

Personat ne fjale nuk lejohet t’i takosh ne dore, sepse ato nuk jane prej njerezve te gjakut me te cilet nuk lejohet martesa totalisht. Shiko per me teper pergjigjen e pyetjes nr. 5 ne kete link.


(Pyetja Nr. 111) Anonim / Maqedoni / 10-01-2011

Message: Selamu Alejkum All-llahu ju shperbleft per punen qe po e beni deshirova t’ju pyes reth qeshtjes se kujt lejohet mi fol per dore edhe qysh me vepru ndonje keshill un kam lexuar Kuran ne perkthim shqip suren Nisa ku tregon se me ke lejohet te martohemi me ke jo, po kisha pas deshir kjo qeshtja per mi fol per dore si qendron puna a eshte ndoshta e ndar ne mendime apo eshte ndonje rregull islam apo sunet qe duhet praktikuar inshAllah me kuptoni Selamu Alejkum.

Përgjigje / 12-01-2011

Shihni pergjigjen e pyetjes nr. 5, ne kete link.


(Pyetja Nr. 110) Ummu Merjem / Londer: / 05-01-2011

Message: selamu alejkum, desha te pyes cfar sugjerimi me jep per kete ceshtje .kunata ime esht nda nga burri nuk kan pas arsyje shum te medha por shejtani i ka cua deri ne ndamje,moskumbinim me njeri tjetrin kan dy femij,si fillim burri iku nga shtepija se u ndane me fjal ateher mas tre muajsh kunata u ljedh me nje djal ne franc me internet dhe tash po don me e marr per burr familja e vet nuk po don me e lejua per shkak te lidhjes se saj ,ajo thot se mos me lejoshin une e marr vet,cfar keshille na jep ti ju lutem ne qofte se ke mundesi ma kthe pergjigjen sa me shpejt ne email per hir te ALLAHUT. ALLAHU TE SHPERBLEFT ME XHENET!

Përgjigje / 05-01-2011

Per kunaten tuaj ne mund te pergjigjemi nese ajo eshte muslimane, se perndryshe nuk ben dobi keshilla se ne cdo rast ajo do te veproje si te doje vete.
Nese eshte muslimane, ajo duhet te dije se se pari duhet te ndahet plotesisht nga burri i saj me divorc te rregullt dhe pas divorcit te prese 3 perioda te plota, dhe pasi te pastrohet pas periodave te treta, atehere i lejohet qe te martohet me dike tjeter, por me kusht qe te japin leje prinderit e saj, sepse prindi e ka te drejten e lidhjes se aktit te marteses per vajzen e tij, edhe nese ajo eshte e ve, por qe nuk mund ta detyrojne te martohet me force dhe as pa lejen e saj te shprehur me gojen e saj. Kurse veprimi qe duhet te beje kunata juaj pa i pyetur prinderit, eshte ne kundershtim me ligjin e Islamit dhe ne kete menyre ajo shkel edhe fjalen e prinderve te saj dhe prishet me ta duke ndjekur keshtu deshirat e veta qe mund te jene te gabuara dhe nga shejtani qe vazhdon te luaje me te, dhe me pas ajo do te pendohet per gjithcka ka vepruar, por do te jete teper vone dhe nuk do t’i kete lene vend vetes per t’u kthyer te prinderit dhe as te femijet e saj, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 109) Sazan / Tirane: / 13-12-2010

Message: selam alejkum vella i dashur kam nje problem dhe deshiroj qe te me ndihmosh kam nje vella qe ka jetuar shumicen e jetes ne Greqi por eshte kthyer jobesimtar. Kur ka qene ketu me mua ka qene shume besimtar dhe lotet i dilnin kur permendte Allahun por tani nuk i ben pershtypje asgje. Habitem se ka qene shume njeri i mire qe sakrifikonte cdo gje per te gjithe dhe u falte, sdi si me ia bo. A mundesh dot me dhane nje keshille se nuk dua qe te humbas ne rruge te shtrember? Habitem se si eshte e mundur. Allahu ta shperblefte!

Përgjigje / 12-01-2011

Ti nuk ke ne dore gje tjeter pervec qe t’i flasesh me urtesi sa here qe te jepet mundesia dhe t’i lutesh Allahut qe ta udhezoje, sepse udhezimi eshte ne Dore te Allahut dhe duaja eshte arme e besimtarit qe ia ka dhuruar Allahu. Allahu e ka ne Dore suksesin.


(Pyetja Nr. 108) Anonim / Shqiperi: / 26-11-2010

Message: selamun alejkum un jam motra qe kisha problemin me burrin per shkak te nuses se dyte qe ai tashme e mori ka 15 martuar,dhe un 25 e ndare me kerkese nga un,dth ndarje me shpagim,gjithmon duke pyetur njerez qe dijn dhe duke me dhene mua te drejte.tani pyetja ime eshte qe un me islam a me takon te mbahem nga ish burri bashk me femijet un kam 4 femije nje 7 vjec nje 5 vjec nje 3 dhe nje 1 vjec.ish burri jeton ne itali dhe vetem per ne shteti i jep 600 ose 700 euro,un tani dhe gjithmon kam qen me qera dhe ne shtepi kam vetem nje dyshek me susta te dala dhe skam gje tjeter.mua me kan then qe ish burri duhet te pergjigjet per femijet dhe per kushtet dhe per qerane e shtepis dhe un tani dua dhe ti coj ne kopesht ne durres do shperngulem nga tirana,ai nuk do ti coj femijet ne kopesht dhe me kercenon qe nese i coj nuk me paguan s nje gje dmth nuk sjell me lek,kopshti esht kopesht i hapurnga musimanet dhe mesueset po ashtu,i coj ne kopesht qe gjendja e tyre te permiresohet se shpesh her qajn nga e gjith kjo gjendje dhe un sjam fare mir si nga ana shpirterore dhe ajo fizike te hskaktuara nga ish burri me martesen qe beri dhe duke mare nje amerikane zezake e duke ja plotesuar kushtet asaj dhe neve ktu jo duke pasur 4 femije qe nga ia prasin.un kedo nga nxenesat e dijes qe po pyes po me japin te drejt se diju,un ju lutem te gjykoni me ligjin islam dhe duke pasur frik allahun.un e shikoj veten pa force per te jetuar dhe per te ecur perpara bashk me femijet se bashk me gjith kto probleme kamdhe problemet e jeteses qe me mundojn.ju lutem te me pergjigjeni sa me shpejt dhe te me sqaroni se si duhet te veproj ish burri nga islami dhe per kopshtin e femijeve a kam te drejt ti coj dhe mos ta pyes sepse un sjam me gruaja e tij dhe se cado qe bej un sduhet te ndikoj te ai te mos pergjigjet per mbajtjen e femijeve.

Përgjigje / 4-12-2010

Sipas ligjit Islam, femijet jane te babes se tyre dhe ai vendos per ta, pervec nese ai nuk eshte musliman apo nuk ka logjike dhe eshte me te meta mendore. Perndryshe, babai eshte ai qe ka per detyre ushqimin, veshembathjen dhe shpenzimet e nevojshme per ta dhe edukimin e tyre, dhe njekohesisht duhet te paguaje edhe personin qe merret me kete pune, e cila ne kete rast je ti, njesoj si do te paguante dike tjeter per rritjen e tyre (babysiter per shembull).
Ne lidhje me rastin tuaj, ai e ndalon dergimin e femijeve te tij ne kopesht per arsye se nuk e sheh menyre te mire edukimi, apo sepse ka shpenzime? Po keshtu edhe ju qe jeni nena e femijeve, duhet te dini se rritja e femijeve dhe edukimi i tyre eshte detyra paresore qe ta beni vet dhe jo te shpenzoni per gjera qe mund te behen pa shpenzuar. Nese e shihni se dergimi i tyre ne kopesht eshte i nevojshem per ta dhe per ty, atehere ia thoni kete gje ishburrit dhe ai duhet te pergjigjet, per arsye se kjo eshte pergjegjesi e tij dhe detyrim i tij moral dhe fetar.
Kur martohesh me grua te dyte, do te thote qe do te hapesh familje te dyte dhe do te kesh me shume pergjegjesi, detyrime dhe shpenzime, gjera te cilat duhen marre parasysh qe perpara marteses se dyte, perndryshe mjaftohu me nje dhe ploteso detyrimet ndaj saj, ashtu si thote Allahu ne ajetin e marteses deri ne kater gra, ne fillim te sures Nisa.
Pra, burri te kete frike Allahun dhe te shpenzoje per femijet e tij dhe per kujdestaren e tyre, me gjithcka qe i nevojitet, brenda normave dhe mundesive, dhe nena e femijeve gjithashtu duhet te kete frike Allahun duke u kujdesur per femijet dhe duke mos e tepruar ne shpenzimet e tyre mbi normalen me qellim qe te demtoje baben e femijeve. Pra, qe te dy duhet te keni frike Allahun dhe te permbushni obligimet tuaja.
Allahu ju ndihmofte dhe jua lehtesofte gjendjen!


(Pyetja Nr. 107) Alban / Kosovë: / 18-11-2010

Message: Selam alejkum imam i nderuar Allahu te shperblefte per pergjgigjen me numer 847 qe ma keni sqaruar dhe sa her po bej pyetje per diqwka te ngaterruar po ndiej qetesi te madhe e rehati saqe prej dashuris qe ekam per ty si imam po lutem per ty Allahu te ruajte sepse ju edhe jeni takuar edhe me mesuesin tim qe ka studiuar ne Medine.
Amund te ma sqaroni pyetjen 96 ku thuhet se burri i motres nuk eshte mahrem, por siq dihet ne ajetin Kuranor te sures Nisa kur permendet ndalimi i marteses ne kete ajet futet edhe marrja e dy motrave per grua, dhe mbasi eshte e ndaluar pra te marresh burrin e motres a eshte e lejuar qe te rrish me te?

Përgjigje / 27-11-2010

Grate me te cilat ndalohet martesa jane dy llojesh: te ndaluara pergjithmone dhe te ndaluara perkohesisht. Grate me te cilat martesa ndalohet pergjithmone jane ato qe ndalohen prej gjakut, si nena e motra, kurse ato qe ndalohen perkohesisht jane grate e martuara qe jane nen kuroren e nje burri tjeter, deri sa te divorcohen dhe motra e gruas, deri sa gruaja te vdese apo te divorcohesh prej saj, atehere lejohet te martohesh me motren e saj. Ato femra qe jane te ndaluara perkohesisht jane njesoj si femrat e huaja, dhe nuk lejohet te jesh mahrem per to, as te takohesh me to duke i dhene doren dhe as te vecohesh me to, njesoj si me grate e huaja.


(Pyetja Nr. 106) Anonim / Europë: / 12-11-2010

Message: Esselam Alejkum, E kam nje problem shume serioz.
1 – Kur shkoj me pushime ne Shqiperi te familja, gjithashtu shkoj per vizite te te afermit. Problemi eshte se femrat/grate e kusherinjeve jane pothuajse lakuriq sa qe u duken edhe pjeset private / rrobat e mbrendshme. Kjo eshte haram dhe shume here kam menduar qe te mos shkoj me per vizita ne keto familje, se Ua Allahi nuk mundem ti shikoj se me vjen turp. Por problemi eshte se a eshte e lejuar apo jo qe ti nderpresesh lidhjet me ato?. Se me sa di une eshte nje ajet ne Kuran ku Allahu thote: mos i shkepusni lidhjet farefisnore, prej ketij ajeti i kam vazhduar lidhjet me to. Une nuk di si te bej, nje shoqe e gruas i ka thene asaj qe burrit tend nuk i lejohet qe te shkoje ne keto familje dhe kjo po me shkakton probleme me gruan. Merre ne parasysh se keto familje jane p.sh nuset e niperve te mi, mbesat e mia etj. Gjithashtu te gjithe e dine shume mire qe ne e praktikojme fene rregullisht.

2 – Me kane thene qe eshte haram te pregatisesh ushqim per njerez gjate Ramazanit. Nuk po flas per njerez qe e praktikojne Islamin, por per ato qe vijne per vizite te une ne muajin e Ramazanit dhe nuk e agjerojne dhe nuk falen. Ku qendron Islami ne kete ceshtje. Allahu te shperblefte.

Përgjigje / 4-12-2010

  1. Eshte e vertete se lidhjet farefisnore nuk duhen shkeputur, por kuptimi i kesaj eshte qe te mos mbash meri me ta, pra mos te zemerohesh totalisht duke mos u folur, kurse vizitat behen me raste apo me sebepe, dhe duke iu ruajtur te ndaluarave.
  2. Nuk lejohet te pergatisesh ushqim per njerezit ne diten e Ramazanit, pervec nese dikush eshte udhetar dhe ka ardhur tek ti nga larg, sepse ne kete rast atij i lejohet ta prishe agjerimin ne udhetim e siper, perndryshe, nese jeni nga i njejti qytet, as qerasja nuk lejohet t’i nxirret, por duhet t’i behet e qarte se ky eshte muaji i Ramazanit dhe se ne kete muaj duhet te agjerojme dhe te mos e ndihmojme dikend qe nuk agjeron ne mekatin e tij duke i dhene per te ngrene e per te pire gjate dites se Ramazanit. Kete gje duhet ta mesojne njerezit tane apo shoqeria qe nuk e di, qe ne jemi muslimane dhe keto jane ligjet e Islamit qe ne ndjekin. Nese na respektojne ne, duhet te respektojne edhe ate qe ndjekim, se paku kur jane me ne apo tek ne. E Allahu e ka ne dore suksesin.

(Pyetja Nr. 105) Anonim / Europë: / 08-11-2010

Message: esselamu alejkum.
Kisha nje pyetje rreth hadithit: nje njeri e pyeti te derguarin e Allahut: une kam farefis dhe i vizitoj ata, mirepo ata mua nuk me vizitojne dhe une jam bamires ndaj tyre, ndersa ata ndaj meje jane te keqinj dhe me bejne padrejtesi. A tua kthej me te njejten mase?
I derguari i Allahut tha: “Jo, sepse ne te kunderten do te leshoni njeri-tjetrin. behu me i miri prej tyre dhe mbaji me ta lidhjet farefisnore. Allahu do te te ndihmoje derisa te veprosh keshtu.”
1. Kisha nevoje per nje sqarim me te hollesishem rreth ketij hadithi sepse sot ne pergjithesi vellezerit e motrat qe po i udhezon Allahu ne pergjithesi perballen me lidhje farefisnore te tilla. Si mund te vazhdohet keshtu gjithmone kur atyre ju bie ndermend per ty vetem kur kane nevoje, skane pike respekti duke filluar qe nga familja jote (vetem sharje,fyerje,xhelozi,shpifje) Ose tregojne nje cike miresi me ty vetem nese ti u behesh shtroje gjithmone sepse po tju kerkosh ndonje gje (dhe ktu jo ndonje sakrifice nga ana e tyre) po thjesht te shofin punen e tyre dhe ne te bejme mirersi ndaj tyre pa asgje ne kembim, plas sherri.
2. A duhet muslimani te tregohet i mire, te sakrifikoje edhe nese qendrimi me ta na perball ne te shumten e rasteve me haramin ne ngrenie e pirje, me uljen, qendrimin e kontaktin fizik me seksin e kundert (dikujt duhet ti japesh doren, dikush te puth dhe ne faqe ,ktu plas edhe xhelozia mes ciftit, ndonje sherr e si rrjedhoje edhe ftohja e tyre) e kjo e gjitha vetem qe te afermit te mos largohen.
3. Çfare qendrimi duhet te mbaje gruaja nese perballet ne nje situate te tille me te afermit e saj? Po burri ndaj gruas nese e shef nje gjendje te tille dobesimi tek ajo?
Po burri nese ndodhet ne nje situate te tille me familjaret e tij, cfare qendrimi duhet te mbaje me ta dhe me gruan e tij duke pare se kjo gjendje pervec imanit, prish edhe qetsine familjare e bashkeshortore. Sepse me thene hakun vella, me duket se jane grate qe duhet te durojne gjithmone qofte nese jetojne bashke apo te ndare nga familja e burrit.
Po gruaja ndaj burrit te saj, ne nje situate te tille dobesimi tek ai si duhet te sillet?
4. Ne marredhenien familje-te aferm, farefis; ne detyrat qe ka muslimani ndaj te dyja paleve cila ka me perparesi: familja (gruaja,femijet) e tij apo te afermit? Po nese Allahu me urtesine e Tij na ka sprovuar me ndonje gje qe ndoshta kerkon teresisht ose pjesen me te madhe te vemendjes e perkushtimit te burrit ndaj familjes se tij si i jepet zgjidhje kesaj ceshtje duke pas parasysh ktu se ne fund te fundit asnje nga nevojat nga ato qe na kerkojne te afermit tane nuk jane paresore, sepse shume mire mund ti zgjidhin vete sikur tu japin kembeve te tyre, te ulin pak koken dhe ta lene menjane egoizmin e tyre. Pra une jam ndeshur vella ne situata te tilla qe njerezit mendojne me egoizem vetem per komoditetin e tyre, kerkojne ndihmen tende pa e vra mendjen se si mund ti kesh punet ti e po nuk tregove miresi ndaj tyre ne ndihmen e atyre qe te kerkojne, ata largohen, shkeputet lidhja etj.
E ktu ata qe e pesojne ne pergjithsi jane gruaja dhe femijet e atij “te mirit” qe ne 50 te aferm qe ka duhet te sakrifikoje per te gjithe diku nga halli e diku edhe nga qejfi. E tash te themi te verteten ne potencialet qe ka secili prej nesh ne kohe, fizik e sidomos ne besim, me duket s deficiti del tek familja e tij.Te lutem vella na kthe pergjigje te argumentuar mu Kuran dhe sunet qe te na qetsohen zemrat e te mos luaje shejtani me ne. Allahu i forcofte muslimanet qofte ne lidhjet familjare, farefisnore, vellazerore dhe i bashkofte zemrat e tyre gjithmone deri ne diten e gjykimit! Allahu na befte banore te xhenetit!

Përgjigje / 4-12-2010

Shqetesimi qe shpreh vellai eshte i drejte dhe me vend. Eshte nje problem i madh aktual per muslimanet shqiptare ne vecanti, per vete gjendjen aktuale te popullit dhe ndryshimet e tij ideore dhe politike ne shekullin e kaluar dhe ne kete qe ka hyre, e Allahu i ndihmofte muslimanet dhe i forcofte ne fene e tyre!

Meqenese gjendja dhe historia e vendit dhe popullit tone eshte kjo qe e dime, muslimani duhet te vendoset mbi baza te sigurta dhe te mbeshtetura ne dije me qellim qe te beje jeten e tij ashtu si ia kerkon besimi i tij dhe qe t’i beje vend vetes kundrejt njerezve te tij te aferm apo te larget, ku perfshihet edhe thirrja e tyre ne Islam dhe ne praktikimin e tij njekohesisht.

  1. Hadithi qe e permend pyetesi eshte i sakte dhe kuptimi i tij eshte qe te mos i besh keq te afermeve dhe te mos zemerohesh me ta duke u mbajtur meri, apo t’ua kthesh te keqen me te keqe, por te sillesh mire me ta dhe t’i ndihmosh kur ke mundesi ta besh kete dhe kur ata jane ne nevoje dhe nuk kane kush t’i ndihmoje. Por hadithi nuk ka assesi per qellim qe ti te shkaterrosh veten dhe familjen tende per te ndihmuar te afermit. Pra besimtari duhet te bashkoje mes ketij hadithi dhe haditheve apo ligjeve te tjera te Islamit, duke vendosur cdo gje ne vendin e vet dhe duke i dhene hakun secilit hakun, sipas rradhes qe i takon.
  2. Po keshtu, nuk i lejohet besimtarit te shkele ligjet e Allahut per te kenaqur te afermit, qofshin ata edhe prinderit e tij. Ky eshte nje rregull shume i domosdoshem qe duhet pasur gjithnje ne mendje.
  3. Burri duhet te marre masat paraprake, te siguroje qetesine e gruas dhe femijeve te tij, gje e cila eshte edhe detyra e tij paresore dhe familja e tij. Kjo eshte ajo familje qe ka per qellim Allahu ne Kuran, kur thote: “O ju besimtare! Ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri…”, dmth gruan dhe femijet. Pra, detyrimi paresor i burrit eshte familja e tij, gruaja dhe femijet, kurse ndaj te tjereve nuk ka ndonje obligim pervecse me kushte; dmth pervec nese ky ka mundesi ndihmese dhe kur barra e tyre mbet mbi te, dhe ketu behet me shume fjale per prinderit, te cilet nese u bie per pjese te jene tek ti kur jane te moshuar dhe te paafte per te punuar dhe per te mbajtur veten e tyre, djali e ka obligim t’i mbaje dhe t’i ushqeje, e t’u thote fjale te mira, por edhe t’i duroje. Kurse kur prinderit jane te rinj, dhe kane mundesi te punojne e te mbajne veten, apo kur djali eshte i ndare prej tyre, nese ai ka mundesi t’i ndihmoje per ndonje nevoje te tyre, duhet t’i ndihmoje, por obligimi kryesor dhe me i rendesishem kundrejt prinderve eshte qe te mos u flase fjale te renda apo te pasjellshme, te mos i ofendoje me fjale dhe as me veper. Edhe pse keshilla duhet t’u jape ne lidhje me ligjet e Islamit dhe te drejtat qe Islami i ka dhene gruas dhe femijeve. Ne cdo rast, prinderit nuk duhet te jene shkak per prishjet e marredhenieve bashkeshortore, dhe ketu kemi per qellim ne vendin tone ku nuk praktikohet Islami, apo mund te themi ku gjerat jane shume te ngaterruara dhe njerezit nuk po dine cfare kulture te marrin e te ndjekin. Ku njerezit kane mbetur ne ajer, pa kulture te tyre, pa tradita dhe pa fe. Allahu i udhezofte! Pra, perderisa populli jeton ne turbullire shoqerore dhe kulturore e fetare, i ndikuar nga kultura te ndryshme perendimore e komuniste, besimtari duhet te vendose baza dhe t’i beje vend vetes. Madje te perpiqet te ndryshoje kulturen dhe traditen e shoqerise duke filluar nga te afermit, por pa demtuar familjen dhe vetveten, pa rene ne gjynahe. Kujto gjithnje dicka shume te rendesishme, madje e cila eshte edhe baza e thirrjes se te afermeve dhe njerezve te tjere ne Islam, e ajo eshte se: ti je shembull per ta dhe veprat e tua jane thirrja qe ti u ben atyre, prandaj mjafton qe ti te zbatosh rregullat dhe ligjet e Islamit, dhe ti i ke thirrur ata ne Islam ne menyren me te mire dhe me te forte qe ekziston.

Pra, familja se pari, ky eshte obligimi kryesor dhe ajo ka me shume te drejta nga cdokush tjeter, ajo eshte me paresore. Dhe njekohesisht prinderit, duke u dhene te drejtat e tyre, por duke i bere me dije se cilat jane te drejtat e tyre pa cenuar te drejtat e te tjereve e qe ne kete rast jane te drejtat e familjes tende, gruas dhe femijeve. Te drejtat e prinderve jane qe te mos ua kthesh fjalen me ofendim, por t’u kthesh pergjigje te bute dhe me edukate, edhe pse nuk do e besh ate qe thone sepse ajo bie ndesh me parimet e tua dhe te besimit tend, apo se ajo cenon te drejtat e te tjereve qe i kane ndaj teje. Por ti mos i ofendo dhe mos u thuaj “Of!”. Pra, mos u prish qejfin me fjale dhe as me veper perderisa nuk bie ndesh me dicka tjeter. Po keshtu t’i ndihmosh ne rast veshtiresie kur ata nuk kane me fuqi te punojne dhe te mbajne vetveten, madje ne kete rast mund ta ndash ushqimin e femijeve me ta, ose edhe t’i japesh atyre perparesi nese ekziston nje gjendje e tille. Kurse fjalet e tjera qe vijne nga xhelozia, urrejtja, fjalet e njerezve dhe thashethemet e lagjes, te gjitha keto duhet t’i lesh menjane dhe te mos u japesh rendesi sepse qe te gjitha burojne nga nje shoqeri dhe kulture injorante dhe pa baza fetare e morale.

Ne cdo rast, ti mos e shkeput lidhjen dhe mos i braktis te afermit dhe farefisin, edhe nese ata e bejne kete. Nese i sheh apo i takon, folu dhe buzeqeshi, edhe nese ata nuk e bejne kete. Obligim tjeter nuk ke ndaj tyre, pervec nese i sheh ne gjendje te mjeruar dhe ti ke mundesi t’i ndihmosh, atehere ndihmoji.

Allahu iu dhente sukses te gjithe vellezerve tane muslimane ne Shqiperi e kudo, ne zbatimin e fese se Tij dhe ne urtesi per dhenien e secilit hakun qe i takon! Allahu i kthefte njerezit dhe te afermit tane ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Allahu e ka ne dore suksesin dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 104) Anonim / Europë: / 08-11-2010

Message: Si mund te veproj nje grua ose si mund te sillet me nje burre kur gjithmon ngjon prej tij fjal fyese dhe nuk tregon ndaj saj aspak rrespekt, a i lejohet kesaj gruaje qe te kerkoje ndarje?

A quhet e ndar nese burri e perserit disa here kure eshte me nerva…po vazhdove keshtu te ndaj dhe jo je e ndare nese keni mundesi sa me shpejt se eshte dicka shume me rendesi?

Përgjigje / 4-12-2010

  1. Kerkimi i ndarjes nga gruaja duhet te jete gjeja e fundit qe mund te coje ne mendje, pasi nuk ka pasur sukses me asgje tjeter qe ka provuar, dhe nese jeta qe ben eshte vertet e paperballueshme per te. Ne kete rast, ajo duhet te fale namaz Istihara, pastaj te konsultohet edhe me njerez te tjere te familjes se ndoshta arrihet ndonje zgjidhje tjeter, dhe pastaj t’i drejtohet burrit per ate qe vendos.
  2. Shprehja e divorcit nga burri eshte ceshtje delikate ne te cilen nuk merret parasysh as shakaja dhe as nxehja, keshtu qe burri duhet te mbledhe veten dhe te jete i vetedijshem se shprehja e divorcit qofte me shaka apo me nxehje, llogaritet divorc, sic e ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Perseritja disa here e shprehjes se divorcit ne te njejtin vend apo dialog, llogaritet nje divorc i vetem, duke ditur se burri ka te drejten e shprehjes se dy divorceve pas te cilave mundet ta ktheje gruan pa ndonje akt apo veprim tjeter, por nese e shpreh per here te trete, nuk ka me te drejte kthimi. Kurse shprehja e divorcit me kusht, dmth qe nese ben keshtu apo kete gje, do te divorcoj, nuk llogaritet divorc vecse nese plotesohet kushti. Allahu i rregullofte ceshtjet tuaja dhe te gjithe muslimaneve, dhe ju dhurofte jete te lumtur ne te dyja botet!

(Pyetja Nr. 103) Bruna / 31-10-2010

Message: es selamu alejkum we rahmetullah.jam pjesemarrese e rregullt e ketij forumi. Kisha nje pyetje. po lexoja pyetjen 101 si dhe pergjigjen qe keni dhene ne te. pyetja fillon me “nese gruaja ndahet nga burri ” dhe pergjigja fillon me “gruaja ka te drejte qe pas shprehjes se divorcit prej burrit te saj” pra pergjigja nuk eshte artikuluar ne te njejten forme qe ka bere pyetesja dhe kjo besoj se nuk eshte pa qellim .pyetja ime eshte se a ka te drejte gruaja ne islam te kerkoje divorcin prej burrit te saj, edhe nese burri eshte musliman praktikant? se nga pergjigja duket sikur vetem burri e ka kete te drejte. Allahu ua shperblefte me te mira .

Përgjigje / 05-11-2010

Burri ka te drejten e divorcit pa qene nevoja ta kerkoje divorcin ne gjykate apo diku tjeter, kurse gruaja nuk e ka te drejten e divorcit direkt, por vetem te drejten e kerkimit te divorcit te gjykatesi apo organet kompetente te caktuara nga shteti, qofte musliman apo jomusliman. Pra, gruaja mund ta kerkoje divorcin nese e sheh se nuk mund te jetoje me burrin me te cilin eshte martuar, dhe jo thjesht pa arsye, por shprehja e divorcit dhe dhenia e tij eshte ne doren e burrit, i cili nese nuk e jep me deshiren e tij, mund te detyrohet nga gjykatesi kur ky i fundit i degjon palet dhe i jep te drejte gruas. Shpresojme te jete e qarte, dhe padyshim se me kete gjykim besimtaret duhet te jene te bindur dhe te kenaqur, sepse ate e ka caktuar Allahu, i Urti, i Gjihtedijshmi. “Kur t’i ndani gratë[115] dhe ato t’i afrohen fundit të afatit të tyre (të pritjes), ose mbajini sipas rregullit ose lëshojini sipas rregullit! Dhe mos i mbani ato me qëllim që t’i dëmtoni, duke i kaluar kufijtë[116], sepse kush e bën këtë, ai i ka bërë padrejtësi[117] vetvetes! Mos u tallni me Ajetet[118] e Allahut! Kujtoni mirësinë[119] e Allahut mbi ju dhe atë që Ai ju zbriti prej Librit (Kuranit) dhe Urtësisë[120], me të cilën ju këshillon. Kini frikë Allahun[121] dhe dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për gjithçka.” [El Bekare, 231].


(Pyetja Nr. 102) Anonim / 24-10-2010

Message: Selam Alejkum hoxhe i nderuar, kisha nje pytje rreth dispozitave martesore te nje qifti, desha qe te me pershkruani ose te me orientoni te ndonje material i pergatitur enkas per kete tem. Me eshte komplikuar disi kjo qeshtje.
Une me heret e kam ditur se qifti pas fejeses llogaritet sikurse te jen qift i zakonshum (d.m.th lejohen marrdhenjet seksuale mes tyre e gjera tjera) por kam hasur ne nje material te shejkh Albanit ku dikush e pyt permes tel. se a kam te drejt te flas me te fejauren ne tel.dhe Ai i kthen pergjigjie negative (le ma te takohet me te ose me shum). Ndoshta pytesi dhe shejkhu kan pasur per qellim diqka tjeter e jo sikurse si njifet tek ne fejesa (d.m.th 2 familjet bin ne pajtim per qiftin), apo eshte sikurse tek ne. SI duhet te shkoj kjo qeshtje prej FILLIMIT deri ne FUND, me detajisht te lutem, dhe a ka mospajtime tek dijetaret per kete qeshtje se shpesh degjojm pergjigjie te kunderta. Allahu ju shperbleft per mundin, por kisha edhe nje propozim qe pytjet/pergjigjiet ne forum te ndahen ne disa rubrika, p.sh pytjet qe kan te bejn me martes, familje, shoqeri, namaz, familje etj. ne menyr qe ne te orientohemi me lehte ne ate qe na intereson se keshtu eshte shum e veshtire.

Përgjigje / 31-10-2010

Ne lidhje me fejesen dhe martesen shiko pergjigjet e pyetjeve te meparshme.

Sugjerimi per ndarjen e pyetjeve ne kategori eshte i pranueshem dhe me vend, por per shkak te kohes nuk e kemi bere kete. Nese dikush do te ngrihej me kete pune, do i ishim falenderues dhe shperblimi i tij do jete tek Allahu i Madheruar. Nderkohe, per kerkimin ne forum keshillojme te perdoret motori i kerkimit “Kerko” qe gjendet ne faqen kryesore, poshte listes se kategorive dhe nenkategorive te faqes, ne anen e majte. Kini parasysh qe kerkimi te behet duke zgjedhur nje fjale qe mendohet te gjendet patjeter ne pyetje apo ne pergjigje, duke e ndryshuar fjalen disa here nese nuk del ajo qe kerkoni, dhe duke pasur parasysh te shkruani rrenjen e fjales pa prapashtesat e saj qe ndryshojne ne varesi te rases apo numrit qe jane perdorur ne fjali.


(Pyetja Nr. 101) Luljeta / 21-10-2010

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
1. Nese guraja ndahet nga burri, dhe burri shikon te hakmeret ndaj saj duke ia vonuar qeshtjen e shkurorizimit, vetem e vetem qe ajo te mos kete mundesi te martohet, a i lejohet kesaj grues te martohet diku tjeter edhe pse nuk e ka te prishur kuroren, me shkrim ndersa me deshmi eshte e prishur?
2. Gjat kohes qe kan qen bashk gruaja ka punuar, pastaj se bashku kan bler toke, kan ndertu shtepi etj , a ka hise te pasuris gruaja ketu ,apo nuk ka aspak hise.
3. A eshte haram te e bejm shkurorizimin ne gjygjet qe nuk punoin sipas sherriatit islam,si ne Gjygjin gjerman, apo te vendeve tona,kur nuk punohet sipas sheriatit Islam,por duke mos pasur kjo mundeis tjeter, sepse ashtu e kerkojn familjaret e tyre(qe jan ende te pa udhezuar),si burri i saj dhe familja e tij,apo edhe familja e saj (dmth kujdestaret),dhe a lejohet qeshtjen e ndarjes se pasuris te e paraqet ne kete gjygj,apo me mir pershkak qe ata nuk punojn sipas sherriatit islam,me u largu nga kjo pasuri ,vetem e vetem te mos i bie te gjykojn me ligje tjera,dmth aty nuk mundet te behet ndarja e pasuris me drejtesi,siq eshte tek sheriati Islam?
Allahu ju shperbleft per punen.

Përgjigje / 29-10-2010

  1. Gruaja ka te drejte qe pas shprehjes se divorcit nga burri i saj, te shkoje dhe te kerkoje prishjen e kurores ne gjykaten e qytetit ku jeton, edhe nese nuk eshte shtet musliman, sepse keto ligje jane zakonisht te njejta kur behet fjala per divorc. Pas shprehjes se divorcit nga burri, gruaja duhet te prese 3 cikle menstruale deri sa t’i lejohet martesa me burre tjeter. Nese divorci ka qene per here te pare ose te dyte, burri ka te drejte ta ktheje ate brenda kesaj periudhe te pritjes prej rreth 3 muajsh, por nese ka qene per here te trete, atehere nuk ka me te drejte qe ta ktheje ne kuroren e tij, por ne kete rast ata ndahen perfundimisht dhe nuk i lejohet te bashkohen pervec nese gruaja martohet me nje burre tjeter dhe ai vdes ose e divorcon ate normalisht dhe jo me qellim per ta bere te lejuar per burrin e pare, atehere burri i pare mund te kerkoje perseri doren e ish gruas se tij, njesoj sikur te ishte per here te pare, duke i ofruar meher (prike) te re dhe duke bere akt te ri.
  2. Nese gruaja ka punuar perkrah burrit, sigurisht qe asaj i takon pjesa e saj me ligj dhe drejtesi.
  3. Lejohet qe ndarja te behet ne gjyqet e vendeve ku jetoni, dhe po keshtu edhe ndarja e pasurise, perndryshe do te humbnin te drejtat e njeres pale, dhe qellimi prej gjyqit eshte pikerisht ruajtja dhe kerkimi i te drejtave, sepse njeriu eshte prire nga demtimi i tjetrit, kurse gjykatat jane bere per te ruajtur keto te drejta. Aty ku vihet drejtesia, ai eshte ligji i Allahut, sepse Allahu urdheron per drejtesi. E Allahu e di me mire.

Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme