Pyetje-Përgjigje rreth Pendimit

 


(Pyetja Nr. 27) Besir / Kacanik

Message: deshta me dit p.sh nese ke sprova a ban me lyp vdekjen edhe nese e lyp a eshte gjuna deshta me dit kete pytje?

Përgjigje / 25-05-2012

Jeta e kesaj bote eshte e gjitha sprove, qofte kur te vjen nje e keqe ashtu edhe kur te vjen nje e mire, per te provuar se kush duron dhe kush i mbeshtetet Allahut dhe kerkon ndihmen vetem Atij. Sprovat qe i vijne njeriut, i vijne qe ai te kujtoje Zotin e vet qe e ka lene ne harrese dhe qe eshte larguar nga rruga e Tij, e kur do te miren e njeriut, Zoti i dergon nje sprove qe ky te kthehet te Zoti dhe te permende Zotin sa me shume ne menyre qe tia largoje ate te keqe. Gjate sproves njeriu duhet te permende Zotin sa me shume dhe te beje durim e lutje, si dhe te fale sa me shume namaz, sepse Allahu thote: “Ndihmoni veten tuaj (ne sprove) me durim e namaz!” dhe po keshtu t’i beje lutje Allahut qe tja largoje te keqen dhe t’ia zevendesoje ate me te mire.

Ne disa hadithe te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) thuhet: “Kur je i pikëlluar, i mërzitur dhe në vuajtje e dhimbje, thuaj: “La ilahe il-la Allahu el-adhijmu el-halijm. La ilahe il-la Allahu rabbul-arshi el-adhim. La ilahe il-la Allahu rabbu es-semavati es-seb’i ue rabbul-ard, ue rabbul-arshi el-kerim.”
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Madhështorit, të Butit e të Duruarit. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit (Fronit) madhështor. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të shtatë qiejve dhe të tokës, Zotit të Arshit të madh.” [Sahih el Xhami, 4940].

“Lutjet e të pikëlluarit dhe të atij që ka dhimbje shpirtërore: “Allahumme rahmeteke erxhu. Ue la tekilni ila nefsi tarfete ajn. Ue aslih li she’ni kul-lehu. La ilahe il-la ente.”
“O Zoti im! Mëshirën Tënde shpresoj. Mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa hap e mbyll sytë! M’i rregullo të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.” [El Edeb el Mufrad, i Buhariut – Hasen].

“Cilindo që e prek një mundim apo pikëllim, dhe thotë: “Allahumme inni abduke, ue-bnu abdike, ue-bnu emetike. Nasijeti fi jedik. Madin fijje hukmuk. Adlun fijje kadauk. Es’eluke bikul-li ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, eu al-lemtehu ehadan min halkike, eu enzeltehu fi kitabike, eu iste’therte bihi fi ilmil-gajbi indeke, ën texh’ale el-Kurane rabij’a kalbi, ue nura sadri, ue xhelae huzni, ue dhihabe hemmi.” Veçse Allahu ia largon atij mundimin dhe pikëllimin dhe ia zëvendeson me dalje nga vështirësia dhe lumturi. Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A ta mësojmë përmendësh këtë lutje?” Ai u përgjigj: “Po, patjetër. Kushdo që e dëgjon këtë lutje, duhet ta mësojë atë.” [Es-Sahiha 199].
Përkthimi i lutjes: “O Zoti im! Unë jam robi Yt, dhe robi i robit dhe i robëreshës Tënde. Komandimi im është në Dorën Tënde. Mbi mua vepron gjykimi Yt. Vendimi Yt është i drejtë mbi mua. Unë të lutem Ty me çdo emër Tëndin, me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde, apo që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur në Librin Tënd (në Kuran), apo që e ke ruajtur tek Ti në dijen e fshehtë, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës sime, dritën e gjoksit tim, heqje të pikëllimit tim dhe largim të shqetësimit tim!”

“Cilitdo që i vjen një fatkeqësi apo pikëllim nga pikëllimet e dynjasë, le të thotë këto fjalë: “La ilahe il-la ente, subhaneke inni kuntu min edh-dhalimin.”
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti je i Pastër nga çdo e metë, kurse unë kam qenë prej të padrejtëve (ndaj Teje dhe urdhrave të Tua).” [Sahihul Xhami, 2605].

Kurse ne lidhje me pyetjen ka ardhur hadith i posacem i transmetuar nga Enesi (radiallahu anhu) ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thote: “Mos beni lutje per te vdekur dhe as mos e deshironi vdekjen, e nese patjeter doni te luteni me dicka, atehere lutuni keshtu: “O Zot, me ler te jetoj deri sa jeta te jete me e mire per mua, dhe me vdis nese vdekja eshte me e mire per mua!” [Sahih el Xhami, 7265].

Jeta ka peripeci, vuajtje dhe sprova, dhe kurre nuk ka qendrueshmeri ne jeten e kesaj bote, prandaj besimtari vazhdimisht duhet te jete ne lidhje me Zotin e vet dhe ne rastet e veshtiresise ta forcoje edhe me shume lidhjen me durim dhe namaz, dhe te mos i shkoje pas mendimeve te keqia dhe frikes se shtyre nga djalli, i cili nuk i con ne mendje besimtarit vecse pesimizmin dhe friken per te ardhmen, kurse Allahu do optimizmin nga robet e Vet dhe u premton atyre falje e meshire, gje qe thuhet ne Kuran dhe ne Hadithe.

Pra, “Ndihmoni veten tuaj me durim dhe namaz.” dhe padyshim se pas veshtiresise shume shpejt do te vije lehtesimi nga Allahu i Madheruar dhe ti do te marresh shperblim te madh per durimin dhe optimizmin tend.

Allahut i takon falenderimi per gjithcka, dhe Ai udhezon ne rrugen e drejte!


(Pyetja Nr. 26) Anonim / Prizren

selamu alejkum un doja te pysja diqka a mundemi ne ta falim namazin te mos veshemi shkurt ta lexojm kurani te jemi te mir me te gjith te jemi zemer mir ti sherbejm vetem te gjithfuqishmit allahut pra ne nje menyr ti kryejm te gjitha detyrat si nje mysliman por te mos jemi me shami pra vetem ne namaz ta bartin ate ne jeten e perditshme jo a mundemi apo nuk ben pres pergjigje….?

Burbuqe / Mitrovice: A ESHT GJYNA QI FALI NAMAZ E SJOM E MBULUME A MA BON ZOTI KABULL NAMAZI POR PER MBULIS NUK PO MUJ ME VENDOS ISHALLA NUK E KOM GJYNA BESOJ SA MA SHPEJT VENDOSI E MBULONA ALLAHU JU SHPERBVLEFT .

Përgjigje / 19-04-2012

Allahu nuk ia shkon dem muslimanit asnje pune qe ky e ben per Hir te Allahut dhe si bindje ndaj Tij, por Allahu thote: “O ju besimtare! Hyni ne Islam teresisht dhe mos ndiqni rruget e djallit” dhe keshtu qe veshja Islame eshte prej Islamit dhe per ta plotesuar Islamin duhet ta plotesosh ate. Ne rast se jo, besimi nuk eshte i plotesuar, por qe gjithesesi, per ato vepra te mira qe i ben ne bindje ndaj Allahut do e marresh shperblimin tek Allahu, e per a, sepse lenia e tyre meriton denimin, pervec nese Allahu ta fal nga meshira e Tij dhe nga pendimi yt.to qe nuk i ben duhet te pergatisesh pergjigjen per llogarine qe do te japesh para Allahut.


(Pyetja Nr. 25) Herjon Mehja / Elbasan

Message: Pershendetje. jam 35 vjec i martuar dhe me 2 femije.nese ka mundesi desha nje sqarim.besoj shume ne zot, por nuk kam shkuar kur ne xhami.nuk e kam lexuar asnjehere kuranin por besoj shume ne gjerat e mira qe ben zoti.perpiqem shume te bej gjera te mira ne jete,te dua dhe te respektoj te tjeret.jam njeri tolerant dhe fal thuajse gjithmone,dhe nuk mbaj inate.cilat jane gjerat e mira qe duhet te beje njeriu qe te jete i paster ne shpirt,qe kur te shkoje para zotit te kete bere sa me pak gabime ne jete. Faleminderit.

Përgjigje / 09-03-2012

Nga fjalet e tua verehet natyrshmeria e logjikes se paster te njeriut dhe me kete logjike nuk eshte e veshtire te kuptohesh e te komunikosh; ti e di se qe te jesh njeri i mire duhet te jesh i mire me njerezit qe te rrethojne dhe te mos u besh keq atyre, dhe e di se ke detyrime ndaj femijeve, gruas, prinderve, e te afermeve te tu sipas rradhes dhe sipas mundesise qe ke, po keshtu e di se edhe ndaj Zotit ke detyrime e detyrimi i pare eshte qe te besosh se Ai eshte vetem Nje Zot, qe te ka krijuar dhe qe ka krijuar gjithcka, qe eshte Zot me te gjitha Cilesite dhe Atributet e mira absolute, nje Zot di gjithcka, qe sheh gjithcka, qe eshte i Urte, i Plotefuqishem, i Drejte e Madheshtor. E ku mund te mesosh me shume per Zotin vecse ne xhami ku mund te marresh udhezimet e duhura?!

Ti e di gjithashtu se pas jetes ne kete bote te perkohshme kalimtare do te vije koha kur te dalesh para Zotit, vetem per vetem me Te, e Ai do te pyese per veprat e tua ne dynja. Do te pyese per ato qe te ka dhene, per ato qe te ka mesuar, per ato qe ke ditur dhe per ato qe ke bere apo qe nuk i ke bere por qe duhet t’i beje.

Ti je vetem nje hap larg asaj ku duhet te jesh per te qene ne rrugen e duhur: thjesht duhet te mesosh pak me shume per Zotin, per fene e Zotit qe eshte Islami, per Kuranin, per te derguarin e fundit te Zotit, Muhamedin, dhe keshtu arrin ate qe kerkon.

Islami i ka pese shtylla baze qe duhet t’i plotesoje cdo musliman, e ato shtylla jane: 1. Te besosh dhe te shprehesh me gojen tende se Zoti eshte vetem Nje e i Pashoq dhe se Muhamedi eshte njeri i Zotit dhe i Derguari i Tij i fundit ne toke. 2. Te falesh 5 here ne dite namaz, qe eshte edhe lidhja direkte mes teje dhe Zotit. 3. Te agjerosh ramazanin. 4. Te japesh zekatin – 2.5% e kursimeve vjetore per te varferit. 5. Te kryesh pelegrinazhin me Meke nese ke mundesi financiare dhe fizike, nje here ne jete. Keto jane bazat apo shtyllat e Islamit, per te cilat meson me shume ne kete link: http://www.rrugetepaqes.net/akide/shtyllateislamit.html

Kurse bazat apo shtyllat e besimit te drejte meson me shume ne kete link: http://www.rrugetepaqes.net/akide/shtyllatebesimit.html

Pra, kur ti beson se do te dalesh para Zotit dhe do te japesh llogari, atehere pergatitu per pergjigjet qe do te japesh, dhe dije se Zoti eshte Fales dhe Meshirues kur robi i Tij i kthehet Atij me pendim dhe i kerkon falje, dhe Ai nuk e merr ne llogari robin e vet per ato gjera qe ai i ka kerkuar falje dhe eshte penduar. Ndiq rrugen tende te udhezimit dhe per gjithcka te nevojshme mos ngurro te na shkruash. Zoti te dhente sukses e begati ne kete bote dhe ne boten tjeter!


(Pyetja Nr. 24) Blerant / Tetove / 25-12-2011

Message: A eshte pendim i pranuesh i atyre personave qe bejne veprime me dije por pendohen shpesh e jo deri kur ti vije vdekja?

Përgjigje / 25-12-2011

Njeriut i pranohet pendimi per cdo gjynah qe ben deri para se t’i dale shpirti dhe deri para dites kur djelli do te linde nga perendimi e qe eshte dita e kiametit, por duhet qe ai te pendohet sinqerisht dhe te vendose qe te mos e perserise me gjynahun, e nese perseri e perserit, perseri duhet te pendohet, e keshtu sa te jete gjalle. Allahu na mundesofte pendim te sinqerte para vdekjes!


(Pyetja Nr. 23) Bashkim / Kosove / 10-02-2011

Message: Eselam alejkum werahmetullah webareketuhu se pari ju pershendes Allahu je shperbleft per ket web said qe po na jepni dituri te paster….. desha ta di se A lejohet qe qe pas Pendimit nese gabon prap,A duhet kthehet prej fillimit si kur heren e pare qe eshte pendu, apo te pendohet petem per ate gabim qe ka be te fundit … Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 10-02-2011

Kur muslimani ben nje gjynah dhe pendohet prej tij, ai i ben lutje Allahut qe t’ia pranoje pendimin per te gjitha gjynahet dhe t’ia fale te gjitha gjynahet, te vogla e te medha, qe i di e qe nuk i di. Lexo me teper per pendimin dhe rregullat e tij, ne kete link.


(Pyetja Nr. 22) Luan / Tirane / 06-10-2010

Message: es selamu alejkum desha me te pyet per dicka kam 1 muaj qe kam ardh ne tirane mosha ime eshte 20 vjec dhe une jam rrite duke pelqyer veprat e mira dhe ketu nuk po gjej asnje te moshes time qe bejne vepra te mira vetem per keq iu shkon mendja asnjeher per mire nuk jane te vullnetshem per asnje send vetm genjejne dhe mashtrojne po me thojne rri me ne se nuk ka problem njerez jemi cfare me bo se ketej ne kryeqytet njerezit parapelqejne te keqen ne vend te mires me bo mire ta marrin per dobesi spo di si eshte bo ky vend ketu.

Përgjigje / 10-10-2010

Ruaju nga shoqeria e keqe dhe nga ata qe veprojne keq e te nxisin vetem per keq, sepse perndryshe do te bejne si vetja. Kujto fjalen e Allahut: “27. Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! 28. Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës. 30. Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. 31. Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!” [El Furkan, 27-31].


(Pyetja Nr. 21) Tole / SH.B.A / 20-09-2010

Message: eselam alejkum. Kam nje pytje: Para jam fal deri sa kam mbet shtatzan si kam mbet ma nuk jam fal ma se nuk mujsha me ardheke me vjell tash kam lind e kam qiken 2 muj po spo muj se spo kam koh as me fjet shum ja me ba tiqka shum e trullaft po rri a ma fal zoti qe nuk jam tu fal tash edhe qe sjam fal gjat shtatzanis a mu lut kat sillan lutna knoj dov e permendi zotin kat shkoj faleminderit.

Përgjigje / 27-09-2010

Namazi eshte shtylla e dyte e Islamit pas pranimit dhe shprehjes se deshmise Islame qe nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguari i Allahut, vula e te derguarve te Allahut, pas te cilit nuk do te kete te derguar tjeter deri ne diten e kiametit, dhe vepra e pare per te cilen do te pyetet njeriu ne diten e Kiametit, eshte pikerisht namazi, dhe namazi eshte ai qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, dhe nese lihet namazi, atehere thuajse nuk mbet gje prej islamit te dikujt, sepse as veprat e tjera nuk do te shkojne mire dhe nuk do kete sukses t’i zbatoje, pasi qe e ka lene vepren me te madhe per te cilen do te jape llogari me se pari tek Allahu i Madheruar. Dijetaret jane ndare ne dy grupe ne lidhje me lenesin e namazit: disa thone se ai ka dale nga Islami dhe nuk eshte musliman, deri sa te kthehet te namazi dhe te mos e lere asnjehere me, kurse te tjere thone se ai ka bere mekat te madh dhe se i frikesoni daljes se tij nga Islami, per shkak se lenia e namazit eshte rruge drejt daljes nga Islami. Pra, ceshtja e namazit eshte shume e rendesishme per besimtarin dhe shume e rrezikshme njekohesisht, nese ai nuk kryhet ne rregull dhe ne kohen e vet, ashtu si ka urdheruar Allahu. Te jesh musliman do te thote t’i dorezohesh Allahut duke e pranuar Ate si Krijuesin, Zotin dhe te adhuruarin tend te vetem, te zbatosh urdhrat dhe te largohesh nga te ndaluarat e Tij, dhe nga urdhrat me te medha te Allahut per muslimanet eshte falja e namazit, dhe nga ndalesat me te medha gjithashtu, eshte lenia e namazit, keshtu qe shpejto ne pendim dhe kerkim te faljes nga Allahu per namazet qe i ke lene, dhe qe tani e tutje te mos lesh me asnje namaz, por te falesh edhe namaz nafile (vullnetare, sunete) sa me shume te mundesh gjate dites dhe nates, qe te mund te plotesojne ato qe i ke lene me pare. Namazi ka vertet rendesi te madhe ne jeten e muslimanit, dhe muslimani pa namaz eshte njesoj si trupi pa shpirt dhe pa ndjenja. Namazi te jep jete dhe gjalleri. Te jep vullnet dhe te ben te kontrollosh kohen. Te aktivizon dhe te fuqizon sistemin imun dhe ate nervor. Te sheron nga semundjet e stresit dhe depresionit. Te mban lidhur me Zotin tend. Te lehteson dhe te ben te kapercesh cdo sprove ne jete. Te ruan nga veprat e keqia dhe te shtyn per te mira. Namazi eshte rruge per shpetimin nga zjarri i xhehenemit dhe per fitimin e xhenetit me miresine dhe bujarine e Allahut Meshireplote. Pas gjithe ketyre, a mund te lihet namazi apo te neglizohet ne kryerjen e tij?! Allahu na dhente sukses neve dhe te gjithe muslimaneve per kryerjen e namazit ne menyren me te plote e me te sakte, ashtu si Allahu e kerkon dhe e pelqen prej nesh, ashtu si na e ka mesuar i derguari i Tij, Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!


(Pyetja Nr. 20) Besart / 16-06-2010

A jeni mire hoxhe i nderuar? Vella, desha te dij se si mundet myslimani qe me hy ne meshiren e Allahut dhe me ju shmang mekateve mos me qene labil, e jo vetem nje periudh me kane mire e nje tjeter jo po me qene vazhdimisht me iman mire?

Përgjigje / 16-06-2010

Enesi (radiallahu anhu) transmeton dhe thote: “Shoket e Pejgamberit i thane atij: “O i Derguari i Allahut! Kur jemi tek ti, shohim te vetet tona (ne shpirt) diçka qe e duam, por kur kthehemi te familjet tona dhe perziehemi me ta, nuk duam me veten tone (ndiejme dobesim te besimit)!” I Derguari (salallahu alejhi ue selem) tha: “Sikur te vazhdonit gjithnje ashtu sikur jeni tek une, edhe kur jeni vetem, do t’ju takonin engjejt per dore dhe do t’ju mbulonin me krahet e tyre. Por, kohe pas kohe!” [Es Sahiha, 1965]. Pra, besimi nuk mund te qendroje gjithnje i larte dhe i plote, por ai shpeshhere dobesohet dhe pakesohet, ne varesi te gjyanaheve dhe mospermendjes se Allahut, dhe kjo eshte diçka e pashmangshme per shkak se edhe natyra e njeriut eshte krijuar me epshe per t’u sprovuar dhe per te qene here me iman te larte e here me dobesim te tij, por jo me zhveshje prej tij dhe as me dobesim te madh, por me ndonje shkelje sa me te vogel te mundshme, perndryshe nuk i dihet se kur te vjen vdekja dhe se si te mbyllet jeta, prandaj edhe suksesi me i madh i njeriut eshte ai ne mbyllje te jetes se tij, dhe se si e mbyll jeten ne kete bote. Vertet, rritja dhe zvogelimi i imanit i japin kujtim jetes ne kete bote, dhe tregojne per urtesine dhe dijen e pafundme te Krijuesit tone Fuqiplote, i Cili nuk krijon asgje me kot dhe pa qellim, por ne gjithçka qendron urtesia dhe fuqia e Tij absolute. Nese besimtari do e kishte imanin vazhdimisht te larte, nuk do te kishte kuptim kryerja e te mirave dhe ruajtja nga gjynahet, dhe ndoshta atij do i hynte vetja ne qejf dhe do te behej mendjemadh, ashtu si ndodhi me Iblisin, keshtu qe ai duhet te jete vazhdimisht ne kontroll te vetes se tij, dhe kur sheh se ka rene, te veproje per ta ngritur (besimin), dhe kurre te mos i duket vetja me besim te perkryer, sepse kete gje do shejtani dhe kjo eshte rruga e tij per mashtrimin dhe humbjen e njeriut. Pra, mos e tepro ne adhurime e vepra vullnetare dhe as mos neglizho e t’i lesh keto krejtesisht, por mbaj nje te mesme, dhe gjithnje ki frike se veprat ndoshta nuk te pranohen, sepse ndoshta i ben per sy te tjereve, ose ndoshta nuk i ben ashtu si do Allahu, dhe sa do qe ti ta adhurosh Allahun, kurre nuk do e plotesosh adhurimin dhe madherimin qe Ai meriton, sepse vepra dhe krijimi i Allahut eshte shume here me i madh se adhurimi yt, madje adhurimi yt nuk mund te behet veçse me suksesin qe te jep Allahu per ta bere ate. Pra, lavderuar dhe madheruar qofte Allahu, i Gjithedituri, i Urti.


(Pyetja Nr. 19) Ibrahim / Prizren / 16-06-2010

Message: Selamu alejkum. Per ata njerez te cilet i kane zemrat me semundje te dyshimit ose te mosbesimit ne Allahun Subhane ve teala, ne egzistencen e tij, etj. A keni mundesi t’i cekni disa argumente te qarta (fshehtesi, fakte shkencore etj.), te cilat na i permend Allahu Subhane ve teala ne Kur’an ne menyre qe te marrin keshill ata qe kane dije te vertet?
C’fare duhet te beje nje person i cili ka bere mekate te ndryshme te medha e te vogla edhe ka ftu edhe te tjeret ne keto mekate. Por pastaj eshte kthy me pendim ne fe.
A detyrohet ndaj atyre qe i ka ftu ne mekate me ndonje gje? Si duhet te veproj personi ne fjale? Allahu te shperbleft.

Përgjigje / 16-06-2010

Permendja e argumenteve dhe fakteve nga Kurani dhe suneti, per ata qe kane semundje te dyshimit dhe mosbesimit, kerkon ligjerata e libra dhe ketu nuk na premton koha dhe as vendi.

Personi qe ka bere gjynahe ne kohen e injorances se tij, para se te udhezohet ne Islam dhe ne praktimin e ligjeve te Zotit te tij, sigurisht qe me hyrjen ne Islam, atij i fshihen ato te kaluarat, sepse supozohet qe ai te jete penduar per gjithcka qe ka bere ne te kaluaren dhe se nuk do t’i kthehet me kurre atyre veprave. Kurse per ato mekate qe ka shtyre edhe te tjeret qe t’i bejne, preferohet qe ky vete, te shkoje tek ata dhe t’u thote qe eshte penduar per gjithcka te keqe qe ka bere ne te kaluaren dhe se tani eshte udhezuar ne Islam, me miresine e Zotit ndaj tij, keshtu qe ju ftoj juve te ktheheni te feja e Zotit dhe praktikimi i saj, sepse me te vertete vetem ne Islam e kupton realitetin e jetes se kesaj bote, vleren e saj, dhenien kuptim asaj, si dhe shpetimin dhe fitoren ne boten tjeter qe na pret pas vdekjes. Sepse keshtu mund te behesh shkak per udhezimin e ndonjerit prej tyre, dhe keshtu merr sevape te medha, ne te kundert te asaj qe ke bere kur beheshe shkak dhe ndihmoje te tjeret ne harame. Falendero Allahun qe te ka shpetuar dhe te ka nxjerre nga ajo erresire ku ke qene, dhe zbato urdhrat e Allahut dhe ato qe pelqen Ai, me qellim qe te fitosh pelqimin e Tij dhe lumturine ne te dyja botet.


(Pyetja Nr. 18) Alfonc / Greqi / 23-01-2010

Message: SELAM ALEJKUM.
Dikur kam qene musliman praktikant dhe pastaj kur me hyne dyshimet ne abdest, gusul, etj etj, u be dicka SHUME e veshtire per mua dhe fillova te mos fal namazet dhe njekohesisht nderrova dhe shoqerine derisa u largova plotesisht nga Islami dhe akoma jam ne kete gjendje. Qe mos te zjatem shume kete pyetje e kam bere dhe nje here tjeter dhe pergjigja juaj ishte: Ke frike Allahun e Madheruar. Une kete e dija, por une desha qe te me flisnit pak me shume rreth kesaj ceshtje. Problemi eshte se ne fillim iu pergjigjet pyetjeve te mia, pastaj pyetjet, jo qe ne forum nuk dolen por as edhe me e-mail nuk i mora pergjigjet. Me aq sa kam kuptuar ju nuk i pergjigjeni pyetjeve te mia sepse kujtoni se une jam ndonje qe dua te keqen e Islamit dhe Muslimaneve, gje qe s’eshte e vertete. Pyetjet e mia mund te jene pak te cuditshme per ju, por kjo eshte per arsye te injorances sime dhe jo se deshiroj te keqen.

Përgjigje / 26-01-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Nisur nga mesazhet e tua dhe permbajtja e tyre, ishte e qarte se ju kishit goxha dije rreth Islamit dhe shume ceshtjeve te tjera qe lidhen me akiden dhe sektet fetare, por ishte per te ardhur keq fakti se ishe futur ne ceshtje me te medha se dija qe ke per t’i perceptuar, dhe si rezultat ke shkuar edhe ne humbjen e rruges se drejte. Te kam thene qe t’i frikesohesh Allahut, sepse kur nje person hyn sinqerisht ne Islam, nuk ndodh kurre qe ai ta lere ate, prandaj nje personi te tille i kerkohet te pendohet dhe te kthehet ne praktikimin e Islamit per tre dite, dhe nese nuk kthehet, atehere prijesi i shtetit musliman jep urdher qe ai te vritet. Por kjo gje behet vetem kur ka shtet Islam, kurse ne te kundert, nje person i tille braktiset, sepse qellimet e tij jane te zymta dhe mundet qe ai te kerkoje te tallet me Islamin dhe muslimanet. Sidoqofte, ne tani po bazohemi ne fjalen tende, duke ia lene te fshehten dhe ate qe ke ne zemer, Allahut te Gjithedijshem.

Tani qe po thua se largimi nga Islami ka filluar me dyshimet ne abdes e gusul, kjo tregon se shejtani ka luajtur me ty, duke filluar si fillim me vesveset, pastaj duke te futur edhe dyshime ne koke, dhe duke te ngaterruar ne ceshtje qe kerkojne dije per t’u dhene shpejgim dhe sqarim, gje e cila tek ti mungonte, dhe kjo beri qe te arrije ne kete gjendje qe je tani. Ajo qe duhet te besh tani eshte te meditosh thelle ne vete, rreth jetes ne kete bote, rreth krijimit te Allahut, rreth rrjedhes se ngjarjeve ne dynja, duke i gershtuar edhe me ate dije qe ke rreth Islamit dhe Allahut. Lexo rreth Islamit libra qe jane te thjeshte dhe jo filozofike. Kerko per libra te ehli sunetit dhe xhematit, dhe ne asnje menyre mos lexo libra te sekteve dhe grupeve qe i jane larguar rruges se selefeve, sepse perndryshe do te humbesh dhe kurre nuk do ta gjesh te verteten dhe as nuk do te udhezohesh ne te, pervec nese do Allahu me miresine e Tij, megjithese njeriu eshte peng e veprave te veta dhe ky eshte Ligji i Allahut ne toke. Lexo ne kete forum vecanerisht ato tema qe kane te bejne me ceshtje te besimit dhe pendimit, nisur edhe me argumentim te drejtperdrejte logjik qe i percepton cdokush, se ndoshta Allahu ta hap gjoksin dhe te udhezon ne rrugen e Tij te drejte, me ane te se ciles do te shpetosh nga denimi i Allahut ne boten tjeter, por edhe ne kete bote kalimtare. Kushdo qe e kerkon udhezimin, ka per ta gjetur ate, dhe nese shkon drejt Allahut me hap, Ai vjen drejt teje me nxitim dhe te ndihmon e ta lehteson rrugen drejt Tij. Lusim Allahun qe te ktheje ty dhe te gjithe muslimanet ne fene e tyre, me nje kthim te vertete, ashtu si deshiron Allahu dhe ashtu si pelqen Ai. Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithcka!


(Pyetja Nr. 17) Agimi / Zvicër / 26-12-2009

Message: Es-Selamun Alejkum!
All-llahu ju shperbleft Hoxhe i nderuar per kontributin tuaj qe e jepni ne rrugen e Allahut Azze Ue Xhele. Me ka Udhezuar All-llahu prap dhe kam fillu qe ta fali Namazin rregullisht Elhamdulilah dhe kesaj here e kam vendos qe mos ta braktisi Namazin me asnjehere, mirepo per mua po eshte veshtir qe ti permbahem Urdherave te Allahut dhe ndalesave sepse ketu afer nuk kam asnje Vella qe e praktikon Dinin, keshtu qe Une jam i vetmi dhe po duhet mi perballu kesaj gjendje sepse une mendoj se nese do te rrinim me Vellezer atehere eshte me leht ta mbami fen sepse te keshillojn diqka ta perkujtojn se kjo eshte Haram etj. dhe kjo eshte problemi se as familja as te afermit as shoket e mi nuk falen nuk i intereson per fe dhe Une jam larguar nga Shoket qe shkojn mbas epsheve vetem e vetem qe te ruhem dhe mos te kthehem prap aty ku kam qene dhe per keto arsyje desha me dite se:
A eshte kjo Sprove per mu qe nuk e kam asnje person afer ketu qe e praktikon fene?
Dhe a kam shperblim te All-llahu nese vazhdoj keshtu sepse kam nu kembengulje dhe jam penduar te Allahu sinqerisht se nuk do te kthehem me si kam qene por vetem qe Allahun ta bej te kenaqur edhe pse per mu shum veshtir por me ndihmen e Allahut kalon dyqysh InshaAllah?
All-llahu ju ruajte dhe ju shperbleft per pergjigjjet qe i jepni, AMIIN.

Përgjigje / 28-12-2009

Allahu te forcofte ne fene e Tij dhe ta lehtesofte praktimin e saj, dhe dije se kush shkon drejt Allahut me hap, Allahu shkon drejt tij me nxitim, pra e ndihmon dhe ja lehteson atij rrugen drejt Allahut. Padyshim se ti je ne sprove dhe te gjithe njerezit jane ne sprove, sepse kjo eshte bota e sproves per njerezit, dhe nese e kalojne me sukses ate dhe ne bindje ndaj Allahut, atehere do te shpetojne nga zjarri i xhehenemit dhe do te fitojne fitoren e madhe, xhenetin. Kurajo vella, sepse shperblimi yt te Allahu eshte edhe me i madh kur ti je vetem. Mendoje se ti je i vetmi qe e permend Allahun ne ate vend dhe prej teje Allahu dergon pak meshire aty, e ndoshta prej teje nuk dergon denim te ata njerez. Dhe kjo eshte shume e madhe per ty. Po keshtu, kujto hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) i cili ka thene: “Do te vije nje kohe te populli im, kur ai qe ben durim ne fene e tij, do te jete si ai qe shtrengon thengjill (prush) ne dore.” [Es Sahiha, 957]. Pra shperblimi eshte i madh tek Allahu dhe ti keshtu arrin kenaqesine e Tij dhe patjeter qe Ai do ta shperbleje dhe do te forcoje ty ne rrugen drejt Tij, prandaj mos u dorezo ne asnje çast, por drejtoju Allahut me adhurim dhe lutje vazhdimisht. Allahu te dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe Ate lusim qe t’i forcoje muslimanet ne fene e tyre!


(Pyetja Nr. 16) Marigona / Kosovë / 26-10-2009

Message : Selam alejkum ve Rrahmetullah.
lexova hadithet e sakta -Sahihe te web faqes suaj dhe pashe qe ne nje Hadith shkruhej se nuk pranohet pendimi i atij qe vret ni besimtar.
Ne nje Hadith qe e kisha lexuar tjeter ku eshte qe mallkimi i besimtarit eshte njesoj si vrasja e tij.
A e pranon All-llahu pendimin e mallkuesit te besimtarit???

Përgjigje / 29-10-2009

Keto hadithe nuk kuptohen me vete, por duhen bashkuar me hadithe dhe ajete te tjera qe ne pamje te pare i kundershtojne keto hadithe, por qe pas perceptimit te sakte dhe sqarimit te tyre nga dijetaret, çdo gje qartesohet. Allahu e pranon pendimin e çdokujt qe i kthehet Atij me pendim, qofte edhe nese ka bere shirk, i cili eshte me i madh se vrasja e nje besimtari, apo se mallkimi i tij, dhe kuptimi i ketyre haditheve eshte qe te thuhet se ato kane per qellim te tregojne shemtiren dhe gjynahun e madh qe perben kjo veper te ciles besimtari nuk duhet t’i afrohet kurre, por nese ai e ben ate dhe i kthehet Allahut me pendim, e gjen Allahun Pranues te pendimit dhe Meshireplote. Por dihet se ligji i Allahut per vrasesin e nje muslimani me paramendim eshte qe vrasesi te vritet, dhe me kete atij i falet ky gjynah dhe ne boten tjeter nuk do te llogaritet per te perderisa e ka marre denimin e caktuar nga Allahu ne dynja. Kurse per mallkuesin e besimtarit nuk ka ndonje denim te caktuar material, perveç gjynahut te madh qe ai merr tek Allahu, gjurmet e te cilit do i shohe ne jeten e tij qe ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ne vijim po sjellim dy ajete te sures En Nisa, 92, 93, me komentimin e tyre ku behet edhe sqarimi i kesaj çeshtje ne menyre te qarte inshaAllah:

“92. Besimtarit nuk i është lejuar kurrë të vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht.[1] E kush vret një besimtar gabimisht, duhet të lirojë një rob besimtar dhe t’u japë shpagimin e gjakut të derdhur familjes së të vrarit,[2] përveç në rast se ata ia falin atij në formë lëmoshe.[3] Por në qoftë se i vrari është prej një populli që e keni armik,[4] por ai është besimtar, atëherë duhet të lirohet një rob besimtar.[5] Dhe në qoftë se i vrari është prej një populli me të cilin keni lidhur marrëveshje,[6] duhet t’i jepet shpagimi familjes së tij dhe të lirohet një rob besimtar[7]. E kush nuk ka mundësi,[8] duhet të agjërojë dy muaj rresht si pranim të pendimit nga Allahu.[9] Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.[10]

  1. Kushdo që vret një besimtar me paramendim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, ku do të qëndrojë përgjithmonë.[11] Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar[12] dhe i ka përgatitur dënim të madh.”[13]

—————————————

[1] Nuk i lejohet kurrë një besimtari që të vrasë një besimtar tjetër, përveç nëse kjo ndodh gabimisht, pa dëshirën dhe vullnetin e tij, dhe në këtë rast nuk ka gjynah dhe mëkat, por duhet të shpaguajë gjakun e të vrarit. Vrasja e një besimtari e mohon besimin dhe ajo mund të bëhet vetëm nga një jobesimtar apo nga ndonjë i shthurur me besim shumë të dobët. Kurse besimtari i vërtetë nuk e vret kurrë vëllanë e tij besimtar. Vrasja e një besimtari është vepër kufri (mohimi) dhe mëkati më i madh pas idhujtarisë. Profeti ynë ka thënë: “Mos u ktheni mohues pas meje, duke vrarë njëri-tjetrin.”

[2] Në vrasjen gambimisht, robi që duhet liruar paguhet nga pasuria e vrasësit, kurse shpagimi material i gjakut bëhet nga fisi i vrasësit, duke e ndarë atë mes tyre. Shpagimi ka vlerën e njëqind krerë deve, të sqaruara hollësisht në librat e fikhut.

[3] Nëse familja e atij që është vrarë gabimisht ia falin shpagimin vrasësit, atëherë ai çlirohet prej tij dhe nuk paguan asgjë. Allahu e ka përmendur këtë falje në formë lëmoshe, me qëllim që të nxisë në faljen e saj dhe ata kanë shpërblimin sikur ta kishin dhënë lëmoshë atë vlerë.

[4] Nga një popull armik i fesë tuaj, nga një popull jomusliman që ju ka shpallur luftë.

[5] Nëse një musliman e vret gabimisht një musliman tjetër që ndodhet në mesin e popullit armik jomusliman që ju ka shpallur luftë, duke menduar se edhe ai është jomusliman si ata, duhet të lirojë një rob besimtar, por nuk ka detyrim që të shpaguajë gjakun e tij.

[6] Marrëveshje për paqe dhe siguri mes dy vendeve, atij musliman dhe atij jomusliman.

[7] Shpagimi i gjakut të derdhur në këtë rast, edhe pse i vrari është jomusliman, bëhet për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve, të cilës muslimanët duhet t’i përmbahen, dhe paguhet nga fisi i vrasësit, sepse kemi të bëjmë me vrasje pa qëllim, kurse robi që lirohet është si pendesë tek Allahu dhe kërkim falje nga Ai.

[8] Kush nuk ka mundësi materiale për blerjen dhe lirimin e një robi besimtar.

[9] Allahu i ka bërë lehtësim atij duke ia pranuar pendimin edhe me agjërimin e dy muajve rresht në vend të lirimit të robit besimtar, si mëshirë dhe bujari nga Ai.

[10] Allahu e di mirë se cilat ligje janë më të mira për robët e Tij dhe ua vendos ato, dhe i Urtë në vendosjen e gjithçkaje në vendin e vet. Allahu me dijen dhe urtësinë e Tij i ka vendosur këro ligje dhe asnjë ligj tjetër nuk mund të jetë më i mirë se këto, qoftë në lidhje me vrasjen apo me gjithçka tjetër. Kjo dallohet qartë nga çdokush që qëndron mendueshëm në këto ligjë që lidhen me vrasjet, apo në ligje të tjera të Allahut.

[11] Këtë dënim meriton ai që vret një besimtar, nëse nuk ka diçka tjetër që e pengon atë, sepse dënimet zbatohen nëse plotësohen shkaqet e tyre dhe eliminohen pengesat e mundëshme për zbatimin e tyre. Kështu thonë dijetarët e ehli sunetit, në kundërshtim me havarixhët dhe mutezilitë, të cilët thonë se ky dënim i përmendur në këtë ajet zbatohet mbi të gjithë ata që e bëjnë këtë vepër, edhe nëse janë besimtarë që e njësojnë Allahun. Por e vërteta është ajo që thonë dijetarët e ehli sunetit dhe ajo që ka për qëllim Allahu, sepse besimi në Allahun dhe adhurimi vetëm i Atij është pengues i të qëndruarit përgjithmonë në Zjarr, gjë të cilën e provojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, si dhe unanimi i dijetarëve të Islamit. Po kështu edhe pendimi, fatkeqësitë e mëdha, marrja e dënimit të caktuar nga Allahu në dynja, të gjitha këto e pengojnë dënimin e përhershëm në botën tjetër, dhe kështu mbetet dënimi i përkohshëm apo falja nga Mëshirëploti dhe Falësi i Madh. Kurse për mohuesin që vret një besimtar dhe vdes duke qenë mohues, padyshim se vendi i tij është zjarri ku do të qëndrojë përgjithmonë. [Es Seadi, Ibnul Kajjim el Xheuzije, në ‘Medarixhu es Salikin”].

[12] E ka larguar nga mëshira e Tij dhe e ka braktisur atë.

[13] Madhësinë e të cilit nuk e di veçse Allahu i Madhëruar.


(Pyetja Nr. 15) Avni / Kumanovë / 21-10-2009

Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah.
Pyetje: “Vdekjet qe ndodhin aksidentalisht, (duke e ditur qe besimtarin edhe nje therr kur e therron i a shlyen nje mekat inshaAll-llah), a don te thot se aksidenti i rend para vdekjes e pastron prej ndonje mekati besimtarin inshaAll-llah\”??
All-llahu az-ze ve xhel-le ju shperblefte.

Përgjigje / 29-10-2009

Padyshim se vuajtja e muslimanit para vdekjes se tij, qofte nga ndonje semundje apo aksident pas te cilit vdes, Allahu i fshin atij prej gjynaheve aq sa Allahu e di, sepse meshira e Allahut eshte e madhe. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk ka fatkeqesi qe e ze muslimanin, veçse Allahu i fshin atij gjynahe per shkak te saj, madje edhe per gjembin qe e thumbon ate.” [Buhariu].


(Pyetja Nr. 14) Abdullah / Evropë / 19-6-2009

Message : selamu alejkum. Kam nje sual me ni liber ne gjuhen shqipe shkruan keshtu autori pasi te kete fole per pendimin: “…Per kete shkak, pendimi eshte qellimi i besimtarit, fillimi dhe mbarimi i te gjithe ceshtjes. Ai eshte qellimi per te cilen eshte krijuar gjithesia. Ndersa urdherat e Allahut dhe Njesimi i Tij jane nje pjese e pendimit, madje, pjesa me e madhe e tij mbi te cilen ai eshte ndertuar.”
A eshte kjo ne rregull ja menja ime eshte shume e dobet ja nuk eshte ne rregull si po e shohe une sipas kesaj teuhidi po hyne ner pendim? Barak allah fik per pergjigje.

Përgjigje / 21-6-2009

Kjo shprehje eshte e rregullt nese do ta merrnin pendimin me kuptimin e gjere te tij, dhe nese do te meditonin thelle ne te. D.m.th: me pendim njeriu hyn ne islam dhe e le kufrin. Me pendim njeriu kerkon falje per shkeljet qe i ka bere ndalesave te Allahut dhe per mangesine ne adhurimin e Allahut. Pra, me pendim nga kufri hyn ne Islam dhe me pendim per gjynahet dhe per mangesita e lena ne dynja kundrejt Allahut duhet te dalesh nga dynjaja per teshpetuar nga zjarri dhe per te fituar xhenetin. Prandaj shpesh muslimanet bejne lutje qe Allahu t’u mundesoje pendim te sinqerte para vdekjes. Pra, ne kete rast merret kuptimi i fjales pendim gjeresisht, ku eshte per qellim njesimi i Allahut dhe afrimi tek Ai duke lene kufrin dhe gjynahet dhe duke zbatuar urdhrat e Tij. Pra keto te gjitha kane lidhje me njera-tjetren, dhe kur duam te flasim per pendimin dhe te meditojme rreth tij, mund te themi se ai i perfshin te gjitha keto, duke filluar nga Njesimi i Allahut, sepse me pendim nga kufri fillon te njesosh Allahun, dhe me pendim nga gjynahet e ploteson Njesimin e Tij. Allahu i do ata qe pendohen shume dhe ata qe pastrohen, ndaj lusim Allahun te na beje prej tyre!


(Pyetja Nr. 13) Anonim / Tiranë / 9-6-2009

Message: O vella po desha me thane dicka, se une kohet e fundit kam besuar ne Zotin se nuk e disha asgje se per cfare behet fjale kur u futa ne rrugen e Zotit. Tani shoket mezi me flasin me turperojne, me braktisin, me lene vetem, me thone ti vetem di me fol per fene gje tjeter jo, pse sbehesh si me pare? Me pare une kam pas bo shume gabime, si duhet me ua kthye keto gabime? Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Përgjigje / 10-6-2009

Se pari te pergezojme per rrugen e drejte qe ke zgjedhur, dhe per kete duhet te falenderosh Allahun, sepse udhezimi eshte ne Doren e Tij dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte, pa i bere padrejtesi askujt, por duke pare ate qe mban ne zemer secili njeri dhe ate qe meriton per veprat e tij. Kur njeriu hyn ne Islam, atij i fshihen te gjitha gjynahet qe ka bere me pare, perveç nese i ka hyre ne hak dikujt prej njerezve, atehere duhet t’ja ktheje ate hak, qofte borxh apo diçka e marre padrejtesisht. Kurse ne lidhje me shoqerine tende para Islamit dhe praktikimit te tij, nese ti je bindur plotesisht dhe mundesh qe me ate dije qe ke mesuar t’u flasesh edhe atyre qe te udhezohen ne rrugen e drejte, kjo eshte me e mira dhe ti ke shperblim te madh tek Allahu per kete gje. Por nese ata vazhdojne ne rrugen e tyre dhe tallen me ty, apo nuk te qasin ne shoqerine e tyre, atehere ne te vertete je ti i pari ai qe nuk duhet te bashkohesh ne shoqerine e tyre perderisa ata vazhdojne ne pune te keqia e te ndaluara nga Allahu. Pra, shoqeria jote tani duhet te ndryshoje dhe ti duhet te zgjedhesh per shok ata qe jane si ti, qe e praktikojne Islamin dhe shkojne ne xhami. Kurse per shoket e vjeter mund t’i lutesh Allahut qe t’i udhezoje, dhe ndoshta heret apo vone edhe ata do te vijne tek ti, ne xhami, dhe te udhezohen ne Islam. Lusim Allahun ta ktheje rinine Islame ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Allahu e ruajte rinine muslimane nga mashtrimet e dynjase dhe i forcofte ata ne fene e Tij!


(Pyetja Nr. 12) Sazan / Tiranë / 2-6-2009

Message: es selamu alejkum, nuk eshte pyetje por desha me dite a mund te jete nje sprove prej Allahut se kam bere shume pune dhe nuk me ka ecur asnjehere madje dhe vete se merrja vesh se si me iknin leket kam shkuar ne greqi ne itali ne zvicer merru me pune dhe prape me ndiqnin te keqijat nga mbrapa 1] gjitmone merzitesha me kapte stresi 2] mendosha sikur Allahu nuk me donte. u bene qe tre vjet qe nuk po me ecen fare dhe po me shterojne dhe fuqite. A mundesh me me dhane ndonje keshille se po me humbet edhe truri? Allahu na ndihmofte te gjitheve!

Përgjigje / 5-6-2009

E gjithe jeta e njeriut ne toke eshte sprove nga Allahu, qe nese e kalon me sukses, do te fitoje ne te dy botet, e ne te kundert do te humbe ne te dy botet, por humbja ne boten tjeter eshte shume me e madhe. Riskun njeriu e ka te shkruar dhe ai e ndjek njeriun ashtu si e ndjek edhe vdekja, dhe askush nuk ka per te vdekur pa e marre riskun e vet ne dynja, por besimtari duhet ta kerkoje riskun me rruge te lejuara. Po keshtu, njeriu duhet te eci me llogari, pa shperdoruar dhe pa qene doreshtrenguar. Mos mendo se te ka ecur keq apo se je i pafat, sepse se pari ti nuk e di fatin tend, dhe se dyti; sa e sa njerez ka qe jane me keq se ti edhe pse kane punuar e jane lodhur?! Por ty te duhet me shume sukses nga Allahu, ashtu si dhe te gjitheve iu duhet sukses nga Allahu, dhe ky sukses arrihet me lutje, me vepra te mira dhe me largim nga te keqiat. Ka shume vepra qe jane shkak per shtimin e riskut, per pranimin e lutjes dhe per arritjen e suksesit nga Allahu; dhe e para e ketyre veprave eshte sinqeriteti ndaj Allahut, kerkimi i kenaqesise se Allahut ne çdo veper, madje edhe ne kerkimin e riskut, duke pasur per qellim se me riskun qe do te jape Allahu do te plotesosh nevojat dhe obligimet e tua ndaj familjes tende dhe atyre qe ke nen pergjegjesi dhe do te japesh zekatin dhe lemoshe te varferve prej saj, duke arritur keshtu kenaqesine e Allahut dhe lumturine tende ne te dy botet. Mbeshtetju Allahut, largoju gjynaheve dhe bej vepra te mira, dhe Allahu do te jape sukses dhe do te ndihmoje ne rrugen tende. Kush eshte me Allahun, Allahu i mjafton atij, prandaj lutju Allahut dhe bindu ndaj Tij, dhe bej durim, sepse ndodh qe ajo qe pret ti te ndodhe mund te vonohet per te provuar ty, dhe nese ben durim dhe vazhdon me kembengulje ne rrugen e mbare, patjeter qe do te vije suksesi. Lusim Allahun qe te jape sukses ty dhe te gjithe muslimaneve!


(Pyetja Nr. 11) Ibn Islam / 24-3-2009

Message: Nese nje person jep nje shume te madhe parash per te varfer, dhe ai person qe i jep ato para eshte qafir, dmth atij personi si pranohet kjo gje sepse ai po ben shirk!
Por ai person pas nje kohe te shkurter e pranon fene islame dhe behet musliman, a do te kete ndonje sevap ky person?

Përgjigje / 26-3-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur njeriu hyn ne Islam dhe e permireson gjendjen e tij ne Islam, Allahu i shkruan atij te gjitha te mirat qe ka vepruar me pare dhe i fshin te gjitha te keqiat qe ka vepruar me pare, kurse ne vijim do ta shperbleje sipas rregullit te barazise (me muslimanet e tjere): nje te mire do ja shperbleje me dhjetefish deri ne shtateqindfish, kurse te keqen do ja shenoje vetem aq sa eshte, perveç nese Allahu ja fal edhe ate.” [Hadith Sahih. Shejh Albani e ka bere nxjerrjen e rrugeve te tij ne “Es Sahiha”, hadithi nr. 247.] Falenderuar qofte Allahu per madheshtine e Islamit dhe te meshires se Tij!


(Pyetja Nr. 10) Anonim / Kosovë / 14-3-2009

Message: Selam alejkum o vella. Se pari Allahu te shperbleft per kete pune te dobishme qe po na jep edhe neve dituri te hajrit dhe po na largon nga denimi i varrit dhe xhehhnemit. o vella e kam nje hall te madh,dasht Allahu me ma pranu pendimin. Une kisha nje problem familjar dmth me gruan dhe kam dasht me u nda,amn nder kohe kam njoftu nje vajz ne internet dhe kemi fillu me bisedu. Ne fillim jemi mbajt bisedes, kurse me von pas disa diteve hynem bisedes qe mu si besimtar sme ka hije. Problemi eshte qe une e kam dite qe biseda e keti lloji eshte mekat,por qe e bera perseri. Tash jam pendu se e pash qe e teprum ne bised aman nuk po di se si me kerku pendim tek Allahu dhe a ma pranon pendimin,sepse e kam be me vedije dmth e kam dite qe asht haram ,por prap u mashtova. Si duhet te kerkoi pendim dhe a ka per mua vend pendimi?

Përgjigje / 22-3-2009

Se pari, Allahu te falte, te mundesofte pendim te siqerte dhe te permiresofte! Sepse gjendja jote eshte vertet katastrofike dhe shkaterruese e familjes dhe shoqerise. Prandaj Islami i ka ndaluar mjetet qe te çojne ne vepra te ndaluara, sepse ka disa mjete qe nese futesh ne to, nuk del dot me deri sa te biesh ne haramin ku te çojne, perveç atyre qe ruan Allahu. Le te jete ky nje mesim per ty dhe per te gjithe ata qe e lexojne kete histori, ne menyre qe te ruhen dhe te ruajne familjet e tyre, sepse ne te kundert do te shkaterrojne jeten dhe familjen e tyre dhe do te humbin ne kete bote dhe ne boten tjeter, sepse nje e keqe qe behet i hap rrugen shume te keqijave te tjera qe vijne varg njera pas tjetres, dhe nuk ndalen deri sa ta shkaterrojne vepruesin e tyre ne te dyja botet, perveç atij qe e kap Allahu me meshiren e Tij dhe e shpeton.

Nuk ka gjynah qe te mos kete pendim prej tij, madje edhe shirku ka pendim, dhe dera e Allahut eshte gjithnje e hapur per robin e Tij qe kthehet tek Ai me pendim, madje Allahu gezohet me pendimin e robit te Tij dhe ja pranon pendimin atij, por me kusht:

  1. qe njeriu te pendohet sinqerisht per vepren e keqe qe ka bere, duke menduar ne madheshtine e Atij qe i ka thyer urdhrin,
  2. qe te marre vendimin e prere dhe te sigurte qe nuk do te kthehet kurre me ne ate pendim,
  3. qe te permiresoje gjendjen e tij me vepra te mira dhe largimin nga te keqiat,
  4. dhe qe ta beje pendimin para se t’i shkoje shpirti ne fyt dhe eshte duke vdekur, apo para se te lind djelli nga perendimi, sepse ne keto kohe nuk pranohet me pendimi nga askush.

Lexo me teper per pendimin, kuptimin dhe kushtet e tij, ketu.


(Pyetja Nr. 9) Skënderi / Francë / 23-1-2009

Message: eselamu alejkum ve rametullahi ve bereketuhu
N.q.s nje person ka bae shirk, a ka pendime per ate person? Barek Allahu fik.

Përgjigje / 28-1-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu e pranon pendimin e robit te Tij perderisa nuk i ka ardhur shpirti ne fyt.” [Hadith i sakte – Hasen]. Pra, dera e Allahut eshte e hapur per robin e Tij qe ai te pendohet dhe te kthehet tek Allahu, per çdo gjynah apo edhe kufer apo shirk qe ai ben, deri para vdekjes, sepse nese eshte duke dhene shpirt, nuk pranohet me pendimi. Kur Allahu thote ne Kuran se: “Allahu nuk fal t’i behet shok Atij, kurse perveç kesaj ia fal kujt te doje.” Eshte per qellim nese njeriu vdes pa u penduar nga shirku apo nga gjynahu, dhe jo kur ai eshte penduar prej tyre.


(Pyetja Nr. 8) Anonim / Greqi: / 7-7-2008

Jam nje cun, dhe desha te bej nje pyetje me shume rendesi. Dua nje pergjigje te sakte, te gjate dhe te kuptueshme. Para ca kohesh kam jetuar 2 vjet ne ISLAM. Kam qene nje musliman i rregullt, me besim te forte, kisha shume sprova nga familja qe deshen te me largonin nga feja, por i perballova.
Filluan disa shoke te vinin disa here ne xhami dhe me pelqeu ndejtja me ta, shkoja mbrapa tyre me qellim qe ti beja daua, pastaj me filluan dyshime te tmerrshme ne abdest, gusul, ne njet etj etj saqe filluan me shume sprovat ne familje, harxhoja pothuajse te gjithe ujin qe kishim ne shtepi per gusul, me vishin dyshime kur pastroja nevojen e madhe dhe te vogel e shume sprova nga keto.
Me dyshimet qe kisha ne abdest, gusul, ne njet me filluan te me iknin namazet nga koha e tyre saqe vajti hoha qe te falja 3 apo 4 namaze ne darke ne shtepi pa abdest per sy e faqe te shokve (flinim ne nje shtepi disa dite), pastaj u largova nga feja avash avash me qellim qe do te kthehesha mbas disa vjetesh.
Tani une jetoj ne greqi, ne nje ishull ku nuk ka as musliman as xhami dhe nuk falem. Me lindi ideja per tu kthyer por e shoh teper teper te veshtire, lexoj rreth fese neper faqet e internetit. kur mendoj rreth Islamit me duket shume i veshtire sepse me duket vetja qe sduhet te qeshesh shume, sduhet te rri me ato shoket, duhet te shkoj shpesh ne xhami etj etj, dmth shume obligime te veshtira. Me vine shume dyshime rreth fese, sidomos kur degjoj per disa mistere ne televizor, nga njerzit etj. Kete pyetje pak a shume e kam bere edhe nje here tjeter tek faqa Islame klubi kulturor. Une e di qe do te me thoni kthehu ne ISLAM se nuk i dihet se kur vjen vdekja, por per mua eshte teper e veshtire. Nuk e di cte them tjeter, rri dhe fantazoj po sikur te ndodhte keshtu e keshtu, mendjemadhesia shtohet. Nuk e di cte them tjeter vetem porbleme, por desha nje pergjigje te gjate, te qarte dhe te me flasesh pak rreth fese, dhe do te doja te me shkruaje disa libra te mire per ti blere.


(Pyetja Nr. 7) Abulvehab / Gjermani: / 19-6-2008

Message: Selam alejkum ue rahmetullahi ue baraketuhu. Elhamdulillahi rabbil alemin ue saletu ue selam ala rusullah. vella i dashur musliman pytja ime esht”si te edukoj nefsin dhe te forcoj Imanin”? Allahu ju ruajt dhe ju shperbleft me firdeus.

Përgjigje / 24-6-2008

Keshillojme te lexoni pergjigjen e pyetjes nr. 7, ne forumin e shendetit, ku flitet se si i sheron Islami semundjet shpirterore, ku padyshim qe futet edhe edukimi i nefsit dhe ngritja e besimit te besimtarit.


(Pyetja Nr. 6) Anonim / Gjermani: / 17-6-2008

Message: Selamu alejkum
Allahu ju shperplefte. Deshta me pyt se ni mekat qe perseritet shpesh a falet? 2. Aj mekat i vogel qe perseritet spesh a mundet mu pa mekat i madh?? Allahu ju shperplefte
selamu alejkum we rrahmetullahi.

Përgjigje

Per çdo gje qe lidhet me gjynahet dhe pendimin prej tyre, lexo ketu. Ne fund te çdo faqe, gjen linkun per te kaluar ne faqen tjeter qe lidhet me pendimin, ndaj veshtro mire.


(Pyetja Nr. 5) Salahudin / Kosovë: / 25-4-2008

Message: selamu alejkum. Nese mundeni te me keshilloni per moralin, se me te vertet pa moral nuk po dimi se ku gjendemi. Nje keshill nese ju ofrohet mundesia se ne mesela jam i dobet, keshtu qe pres me pergjegjjen tende te me ndritet zemra dhe te me hapen syte nga veset jo te mira, se pa moral nuk ka as dije te shendosh. Kenaqesia e Allahut qofte mbi ju dhe ju mundesoft Allahu me shiku ne fytyren e Tij ne diten e gjykimit!

Përgjigje / 27-4-2008

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Une jam derguar qe te plotesoj moralet e larta.” [Es Sahiha, 45]. Lexo me gjeresisht per moralin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe merre ate per shembull ne çdo gje, ketu.


(Pyetja Nr. 4) Fatos / Kosovë: / 6-4-2008

Message: A eshte lejuar sipas sheriatit qe te rrefehemi tek nje Hoxhe autoritativ lidhur me mekatet, duke pasur sunim keshillimin e jo pergjasimin me te krishteret?

Përgjigje / 8-4-2008

Rrefimi qe gjendet tek te krishteret, behet ne ate menyre qe njeriu mekatar shkon te prifti dhe i rrefen mekatin qe ka bere me qellim qe ai t’i lutet Zotit qe t’ja fale atij, dhe sipas tyre, Zoti ia fal, me ndermjetesimin e priftit; duke besuar se keshtu mekati iu falet dhe ata lirohen prej tij. Por, sigurisht qe kjo eshte nje menyre e shpikur nga vete ata per kerkimin e faljes nga Zoti, dhe pasojat e keqija te kesaj gjeje jane me se te njohura, pa permendur ketu faktin se ata nuk i luten Zotit ne menyre te drejteperdrejte per faljen e mekateve…

Ne Islam nuk ekziston diçka e tille, por Allahu thote: “Dhe pendohuni qe te gjithe ju, o besimtare, tek Allahu, ne menyre qe te shpetoni.” Pra, ne i drejtohemi Allahut per faljen e gjynaheve tona, pa ndermjetesimin e askujt prej krijesave, qofte ai edhe njeri i dashur i Allahut apo edhe pejgamber.

Ajo qe ekziston ne Islam, eshte te pyeturit e dijetareve dhe njerezve te ditur ne lidhje me nje veper qe ka dale prej teje, per te mesuar se çfare dhe si duhet vepruar per t’a shlyer ate gjynah, dhe dijetari te tregon ty ligjin e Allahut ne lidhje me vepren tende, e keshtu. Pra, ne jemi urdheruar qe te kthehemi tek dijetaret per te pyetur per ato gjera qe nuk e dime gjykimin e tyre, ne te gjitha çeshtjet me te cilat ndeshemi ne jete, qofte ne lidhje me adhurimin apo ne marredheniet me njerezit. Ndersa per faljen e gjynaheve, ne mesojme nga dijetaret menyren se si t’i lutemi Allahut qe te na i fale gjynahet, dhe pastaj i lutemi Allahut drejtperdrejte, pa ndermjetesimin e askujt, sepse Allahu nuk ka nevoje per ndermjetes. Allahu na dhente sukses ne kryerjen e atyre qe Ai do dhe i pelqen prej nesh!


(Pyetja Nr. 3) Anonim / 4-4-2008

Message: Me jep pergjigje private. Selam alejkum. Vella i dashur musliman, çduhet te beje nje vella musliman i cili ndjen keq ne zemren e tij, i dhemb zemra sepse nuk arrin te jete ashtu siç duhet, ashtu si ka urdheruar Allahu dhe i derguari i TIJ salallahu alejhi ue selam. Ky vella perpiqet me te veten ti largohet asaj qe Allahu dhe i derguari i TIJ salallahu alejhi ue selam ka ndaluar dhe te beje ate qe Allahu dhe i derguari i TIJ salallahu alejhi ue selam ka urdheruar, porse nuk zgjat shume dhe mposhtet. Si tja beje ky vellai musliman, kur asnje nga ata qe jane afer tij nuk e ndihmojne ne kete, perkundrazi ndikojne per keq tek ai, dhe duke qene se ai e ka imanin e dobet nuk arrin ti beje balle i vetem veshtiresive. Ky vella ka frike se mos eshte munafik, Allahu e ruajt nga kjo gje, pasi ai betohet ne veten e vet per te mos e bere nje gje, porse ai nuk e mban gjate premtimin. Atehere, çfare keshillash na jepni o vellezer, Allahu ju dhente bereqet dhe sukses ne rrugen e tij. Mos e shfaqni kete tek forumi! Pergjigjen ma dergoni ne adresen time.

Përgjigje / 4-4-2008

Siç shihet nga mesazhi, vellai qe e ben pyetjen ka kerkuar qe pergjigja t’i kthehet ne privat, por ne i kerkojme ndjese per publikimin e saj, me qellim te berjes dobi edhe tek te tjeret, por duke ruajtur identitetin e tij te fshehte, gje e cila nuk ka rendesi tek pyetja apo te pergjigja.

Pergjigja per pyetesin ne fjale ishte kjo:

Pike se pari, nga mesazhi dhe kerkimi qe ai te mos publikohet ne forum, tregohet se ketu ka sinqeritet inshaAllah
dhe se personi ne fjale, eshte i sinqerte ne besimin e tij, e Allahu e di me mire.
Dhe padyshim, se ajo qe kerkon Allahu nga robi i Tij eshte sinqeriteti ne adhurimin ndaj Allahut, kryerja e vepres vetem per Hir te Tij, pasja frike vetem nga Ai…
Vella, nuk ka njeri qe nuk gabon dhe qe nuk ben gjynah, por siç ka thene pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “mekatari me i mire eshte ai qe pendohet.”
Ju e dini ate hadithin qe thote: “Pasha Ate ne Doren e te cilit eshte shpirti im! Sikur te mos benit gjynahe, Allahu do t’iu merrte dhe do te sillte njerez te tjere qe do te benin gjynahe, do t’i kerkonin falje Allahut per to, dhe Ai t’ua falte atyre.” [Es Sahiha, 1950].

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton prej të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili flet për Zotin e tij, në një Hadith Kudsij dhe thotë: “Një njeri bëri një gjynah, pastaj tha: O Zoti im! Ma fal gjynahun tim! Allahu i Lartësuar thotë: Robi Im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre. Pastaj kthehet dhe bën përsëri gjynah, pastaj thotë: O Zoti im! Ma fal gjynahun tim! Allahu i Lartësuar thotë: Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre. Pastaj kthehet dhe bën përsëri gjynah, pastaj thotë: O Zoti im! Ma fal gjynahun tim! Allahu i Lartësuar thotë: Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre. Puno ç’të duash, sepse Unë t’a kam falur ty!” [Buhariu dhe Muslimi].

Pra, e rendesishme eshte qe njeriu te kthehet tek Allahu me pendim sa here qe gabon, dhe te vendose qe te mos kthehet me ne gabimin e tij, por nese kthehet, perseri duhet te kthehet tek Allahu me pendim, e keshtu, te mos i humbi shpresat nga meshira e Allahut. Por, ai duhet te kete parasysh qe t’i drejtohet Allahut me lutje qe ta ndihmoje ate ne adhurimin e Tij dhe qe ta largoje nga gjynahet, sepse vetem Allahu e ka ne dore udhezimin dhe suksesin e robit te Tij.

Kur ka frike se mos eshte munafik, kjo tregon per besimin e cilter inshaAllah, sepse edhe Umeri kishte frike se mos ishte munafik dhe pyeste Hudhejfen, ruajtesin e te fshehtave te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), se mos ishte emri i tij ne mesin e munafikeve…
Lexo me teper ne lidhje me perseritjen e gjynahut dhe te pendimit, ketu: http://www.rrugetepaqes.net/tezkije/pendimi7.html

Lusim Allahun te na mundesoje pendim te sinqerte dhe te na i fale gjynahet dhe mangesite tona, Ai eshte Zot i kesaj dhe i mundshem per cdo gje!


(Pyetja Nr. 2) Rita / Kosovë: / 13-3-2008

Message: selam alejkum. Une e kam nje pytje: c’ka eshte ligji i islamit per ata qe pyesin e pastaj e marrin vesh se eshte haram, por vazhdojn prap?

Përgjigje / 14-3-2008

Kur muslimani bën një gjynah pa e ditur atë pastaj e mëson, ai duhet menjëherë ta lërë atë gjynah dhe të kthehet tek Allahu me pendim. Por kjo sigurisht që varet edhe nga besimi i i fortë apo i dobët i personit; nëse dikush e ka besimin të fortë, ai menjëherë largohet nga ato që ka ndaluar Allahu dhe kryen ato që ka urdhëruar, dhe keshtu do te gjeje embelsine e besimit, dhe Allahu ka per t’ja zevendesuar atij kenaqesi qe i ka lene per hir te Allahut me me te mira se to dhe hallall, sepse hallalli eshte gjithnje me i mire, me i embel dhe me i qendrueshem.

Per me teper ne lidhje me rregullat e pendimit dhe perseritjes se gjynahut pas pendimit, lexo ketu.


(Pyetja Nr. 1) Jusuf / Shkodër

Subjekti: Pyetje:

  1. N.q.s i premton Allahut Teala, qe nuk do t’i afrohesh me nje gjynahi dhe shejtani i mallkuar te rren, perveç teubes per thyerjen e premtimit a duhet bere diçka tjeter?
  2. N.q.s pas duase (se pranuar per diçka qe i kerkon Allahut Teala) i behet Allahut Teala premtim per agjerim ( nje muaji p.sh) dhe e then premtimin, a behet diçka tjeter perveç teubes? Pra i premton Allahut Teala se nqs ta pranon duane do te agjerosh.

Përgjigje

  1. N.q.s e përsërit të njëjtin gjynah pas pendimit të prerë dhe vendosjes se nuk do t’i kthehesh më atij gjynahu, pendimi i parë nuk prishet dhe ti duhet të pendohesh përsëri për atë gjynah sikur të ishte një gjynah i ri. Nuk ke obligim tjetër përveç teubes, vetëm në rast se je zotuar me diçka, siç përmendet në pyetjen e dytë; në këtë rast ka gjykim tjetër: duhet të përmbushësh zotimin. Për më tepër lexo temën: “A prishet pendimi, nëse përsëritet i njëjti gjynah
  2. Pyetja e dytë ka lidhje me zotimet dhe gjykimi për to është përmbushja e tyre. Për më tepër lexo temën: “Zotimet”

Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme