Pyetje-Përgjigje rreth Haxhit
(Pyetja Nr. 9) Alban / Kosove
Selam alejkum.
Allahu i lartesuar iu shperblefte me te mira.
1) Kam dy pyetje ne lidhe me therjen e Kurbanit?
Berau r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. na mbajti hytben pas faljes së namazit ditën e Kurban-Bajramit dhe tha: “Kushdo që fal namazin si ne dhe bën kurban siç bëjmë ne, atëherë kurbani i tij do t’i pranohet nga Allahu, ndërsa kushdo që e pret kurbanin para namazit të Bajramit, atëherë ai nuk ka bërë kurban.” Ebu Burda, daja i Beraut tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e thera delen time para faljes së namazit të Bajramit, ndërsa e mendova ditën e sotme si ditë ngrënie e pirje (e jo ditë agjërimi) dhe desha që delja ime të ishte e para që therej në shtëpinë time. Kështu pra, unë e bëra kurban delen time dhe hëngra (ushqim) para se të vij për të falur namazin.” Pejgamberi a.s. tha: “Delja që ke prerë është thjesht mish (dhe jo kurban).” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam një dhi që e dua më shumë se dy dele. A do të mjaftonte kjo kurban për mua?” Pejgamberi a.s. i tha: “Po, do të mjaftojë për ty, por nuk do të mjaftojë (për kurban) për askënd tjetër pas teje.” (955).
Ne kete hadithe te lartepermendur i derguari i Allahut e lejoi therjen e dhise per kurban vetem per dajen e bera iben Azibit duke thene: Po, do të mjaftojë për ty, por nuk do të mjaftojë (për kurban) për askënd tjetër pas teje.”
Por shejh Uthejmini lejon therjen e dhise pa asnje argument sic do sjellim me poshte fjalen e tij:
Autor: Muhamed Iben Salih El Uthejmin
Perktheu: Bledar el Albani
KAPITULLI I DYTË
Kushtet e kafshës që bëhet kurban
Për kafshën që bëhet kurban duhet të plotësohen gjashtë kushte:
Kushti i parë: Të jetë prej bagëtive, dhe ato janë: devetë, lopët dhe bagëtitë e imëta prej deleve dhe dhive.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne i kemi përcaktuar çdo populli rite feje, që ata të përmendin Emrin e Allahut mbi bagëtinë të cilën Ai ua ka dhuruar atyre për t’u ushqyer, dhe i adhuruari juaj është Një Zot, andaj vetëm Atij duhet t’i dorëzoheni (në Islam si muslimanë). Dhe (O Muhammed) përgëzoj Mukhbitinët (të nënshtruarit e të dorëzuarit ndaj Allahut në Islam si muslimanë të vërtetë).” [El Haxh, 34]. Dhe sipas zakonit të arabëve, bagëti quhen devetë, lopët dhe delet e dhitë. Këtë e ka thënë gjithashtu el Hasen, Katade e tjerë.
Kushti i dytë: Të ketë mbushur moshën e caktuar nga sheriati: që të jetë “xhedhea” prej dhenve, ose “thenije”, bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Mos preni kurban veçse “musine” dhe nëse nuk mundeni, atëherë preni “xhedhea” prej dhenve.”
“Musine” është kafsha “thenije” e më e madhe, ndërsa “xhedhea” është më e vogël. “Thenije” prej deveve është ajo që ka mbushur pesë vjet, ndërsa nga lopët është ajo që ka mbushur dy vjet, dhe nga delet ajo që ka mbushur një vit.
Ndërsa “xhedhea” është delja ose dhija (mashkull ose femër) gjysëm vjeçare.
Pra, nuk lejohet që të bëhet kurban kafshë më e vogël se “thenije” prej deveve, lopëve dhe dhive, dhe as më e vogël se “xhedhea” prej deleve.
2) Pyetje ne lidhje me vitet e Kurbanit tek dhia?
Shejh Uthejmi rahimehullah lejon therjen e dhise me te re se nje vit perkatesisht me te vjeter se gjashte muaj duke thene:
Ndërsa “xhedhea” është delja apo dhija (mashkull ose femër) gjysëm vjeçare.
Pra, nuk lejohet që të bëhet kurban kafshë më e vogël se “thenije” prej deveve, lopëve dhe dhive, dhe as më e vogël se “xhedhea” prej deleve.
Por ne Ahkam el-Udhijeh tha: Delja xhedh’eh është delja gjashtë muajsh, por sa më e vjetër se gjashtë muaj të jetë, aq më mirë, sepse disa nga medhhebet thonë që xhedh’eh do të thotë një vjeç. Dëshmia që tregon se mosha e dëshirueshme, sipas sheriatit, është një vjeç, është hadithi merfu nga Xhabiri [radijallahu anhu]:
“Mos therni veçse kafshë dy vjeçe, përveç nëse e keni të vështirë. Atëherë, therni një dele xhedh’eh”
Dhe ja krejt fjala e tije rahimehullah ne tekstin e me poshtem
Shejh ibn Uthejmin ka thënë në Ahkam el-Udhijeh:
“Kurbani më i mirë është deveja, pastaj lopa, nëse theret një kafshë e tërë, pastaj delja,
pastaj dhia, pastaj një e shtata e devesë, pastaj një e shtata e lopës”.
Ai, Allahu e mëshiroftë, po ashtu, ka thënë:”Është haram të shitet ndonjë pjesë e
kurbanit, qoftë mish apo diçka tjetër, madje edhe lëkura. Kasapit s’bën t’i jepet ndonjë
gjë nga kurbani në pagimin për punën e tij, sepse kjo është si shitja… Për sa u përket
deshve, dashi duhet të ketë mbërri moshën një vjeç, që të jetë i lejueshëm për kurban,
por Suneti na tregon që është e lejueshme të bëhet kurban një xhedh’eh. Shumica e
dijetarëve thonë që kjo vlen vetëm për delen xhedh’eh, jo për dhinë xhedh’eh. Delja
xhedh’eh është delja gjashtë muajsh, por sa më e vjetër se gjashtë muaj të jetë, aq më mirë,
sepse disa nga medhhebet thonë që xhedh’eh do të thotë një vjeç. Dëshmia që tregon se
mosha e dëshirueshme, sipas sheriatit, është një vjeç, është hadithi merfu nga Xhabiri [radijallahu anhu]:
“Mos therni veçse kafshë dy vjeçe, përveç nëse e keni të vështirë. Atëherë, therni një
dele xhedh’eh”. [Muslim 1963]
Domethënia e drejtpërdrejtë e këtij hadithi është se delja xhedh’eh është e pranueshme
vetëm nëse s’ka dele dy vjeçe. Por, shumica e dijetarëve e kanë komentuar këtë të jetë një referim ndaj asaj që është mustehab/e rekomandueshme, dhe ata citojnë si dëshmi këtë që
vijon:
Është transmetuar nga njëri prej shoqëruesve të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]
se “një xhedh’eh është e mjaftueshme për atë për të cilën është e mjaftueshme një dyvjeçare”. [Transmetuar nga en-Nesa’i (4383) dhe nga Ebu Daud (2799). Është cilësuar sisahi nga shejh Albani.]
Është transmetuar nga Ukbeh ibn Amir të ketë thënë:”Ne, së bashku me të dërguarin e
Allahut, therëm një dele xhedh’eh. [Transmetuar nga en-Nesa’i (4382). Isnadi i tij është
cilësuar kauij nga el-Hafidh në el-Fet’h dhe sahi nga shejh Albani. Shiko komentin mbi
Zaad el-Me’ad (2/317)]
Duhet të theksojmë se kushtet janë të njëjta, si për kurbanin që theret për lindjen e
fëmijës [akika], ashtu edhe për udhijeh [të bajramit]: kafsha duhet të jetë pa të meta dhe e
moshës së duhur. Dëshmi për këtë është kijasi [analogjia], bazuar në faktin që të dyja
janë kurbane. Kështu, le të dihet se është e pranueshme të prehet si kurban një dele që ka
mbërri moshën gjashtë muajsh. Dhe Allahu e di më së miri”
Përgjigje / 27-07-2017
- Ne hadithin e Beraut (radiallahu anhu), i Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka qellim qe nuk i lejohet ndonje tjetri pas dajes se Beraut qe te beje kurban me nje dhi xhedhea (6 muajshe), por duhet qe ta kete mbushur vitin, dhe jo se nuk lejohet dhia per kurban, pasi kjo eshte e qarte ne hadithin e Buhariut dhe Muslimit, nese i sheh te gjitha transmetimet e te njejtit hadith, pasi sqarojne njeri-tjetrin, dhe ndoshta perkthyesi nuk e ka sqaruar si duhet, dhe kjo ka shkaktuar peshtjellimin tek ti, perndryshe ymeti eshte bashkuar ne menyre unanime per lejimin e therrjes se dhise per kurban.
2. Kurse per moshen e dhise qe lejohet te behet kurban ka mospajtim mes dijetareve, ku shumica e lejojne qe ne moshen 1 vjet e siper, kurse Shafiu thote 2 vjet e siper, dhe me afer te saktes eshte mosha 1-vjecare per dhine, dhe kete e ka theksuar edhe nje fetva e Komisionit te Perhershem te Fetvave ne Saudi (11/377).
Kurse fjala e shejh Iben Uthejminit eshte e qarte nese lexohet me vemendje dhe po e sjell ketu te sqaruar ne kllapa:
“Pra, nuk lejohet që të bëhet kurban kafshë më e vogël se “thenije” prej deveve (5 vjec), lopëve (2 vjec) dhe dhive (1 vjec), dhe as më e vogël se “xhedhea” prej deleve (6 muajshe).”
Pra, shejhu thote se nuk lejohet me e vogel se “thenije” per dhite, dhe dhija thenije eshte ajo qe ka mbushur 1 vjet, kurse pjesa tjeter e fjalise eshte posacerisht per delet, pra “xhedhea” (6 muaj) eshte vetem per delet.
Kurse ne fjalen: “Ndërsa “xhedhea” është delja ose dhija (mashkull ose femër) gjysëm vjeçare”, tregohet mosha e fjales “xhedhea” ne kuptimin gjuhesor, por jo se ato lejohen qe te dyja per kurban ne ate moshe, pasi me poshte sqarohet se nuk lejohet te behet kurban dhija me e vogel se 1 vjecare dhe delja me e vogel se 6 muajshe.
E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(Pyetja Nr. 8) Anonim / Suedi / 03-01-2011
Message: Esselamu alejkum.
Te linku Rregullat e Kurbaneve te shejh Uthejminit dhe deshta te vertetohem me mire rrethe kesaj fjale -Ndërsa “xhedhea” është delja ose dhia (mashkull ose femër) gjysëm vjeçare.- a eshte kuptimi mbi 6 muajsh lejohet therrja, Allahu te shperblefte?
Përgjigje / 08-01-2011
Delja qe vlen per kurban duhet te jete gjashte muajshe ose me shume. Ky eshte kuptimi me fjalen “gjysem vjecare”. Kurse per dhine eshte kusht qe te kete mbushur 1 vjet ose me shume, sic sqarohet ne vazhdim te fjales qe permend. [Pyetesi ka per qellim librin e shejh Iben Uthejmin, qe e gjeni ne kete link.]
(Pyetja Nr. 7) Anonim / Suedi / 02-11-2010
Message: Esselamu alejkum. Nese nje person jeton nga puna qe eshte 100% haram, a lejohet me i then shko ne haxh (ndoshta ai permisohet dhe fillon namazin me rregull) dhe a eshte i pranuar ?
Përgjigje / 05-11-2010
Shumica e dijetareve jane te mendimit se haxhi i atij personi qe e kryen ate me pasuri haram, eshte i sakte perderisa ai i ploteson kushtet e haxhit, dhe me kete haxh atij i shkruhet haxhi i detyrueshem qe muslimani e ka borxh nje here te vetme ne jeten e tij, por qe nuk mund te jete haxh mebrur i plote dhe me shperblim te plote nga i cili kthehesh i paster nga gjynahet, por haxh i manget dhe personi eshte i ngarkuar me gjynahe per shkak te pasurise se tij, e nese ai pendohet dhe kthen rruge, e me pas i kthen edhe te drejtat atyre qe ua ka shkelur ato, sigurisht qe Allahu e pranon dhe ja fal gjynahet. E Allahu e di me mire. [Fetava el Lexhne ed Daime, 11/43, Fetava Iben Baz, 16/387].
(Pyetja Nr. 6) Abdulaziz / Irland / 05-01-2010
Message: Esselam Alejkum R-rahetullah Ue Barakatu vella i dashur.
Allahu ju shperblefte per ngritjen e sunnetit te Resulullahit.
Pyetje:
1 – A lejohet qe me Kurbanin (nje dash) te behet dreke duke ftuar afersisht 15-20 vete. Nje te treten e mishit e mbaj per vete dhe me pjesen tjeter 2/3 bej dreken?
2 – N.q.s babai im nuk ka bere Akika per mua, a duhet qe une ta bej nje gje te tille, se babai im ka vdekur (Allahu e meshirofte!)?
Përgjigje / 05-01-2010
Pergjigja per te dyja pyetjet eshte se ato lejohen. Falenderuar qofte Allahu qe na e ka bere te lehte zbatimin e fese se Tij!
(Pyetja Nr. 5) Magnum / 27-12-2009
Message: esselamu alejkum, hoxh i nderuar. Kisha pas deshir nje pytje lidhje me haxhin, nese baba jem nuk ka pas mundsi per shkaqe te ndryshme me shku ne haxh, a e kam per obligim me cu un ata pa shku un se pari edhe pse un punoj apo un i fitoj ato para, a ta coj baben tem apo un te shkoj e pastaj nese kam para e coj ne haxh in sha allah, Allahu ju shprbleft!
Përgjigje / 28-12-2009
Ti ke detyre te kryesh haxhin per veten tende nese te jepet mundesia fizike dhe ekonomike per ta kryer ate, dhe nuk e ke obligim te çosh baben ne haxh dhe as te kryesh haxhin per te pasi ta kesh kryer per vete se pari, por qe ta besh kete eshte prej miresise ndaj prinderve per te cilen ka urdheruar Allahu dhe per te cilen ke shperblim tek Allahu. Pra, ti munde te shkosh bashke me baben ne haxh, ose te çosh vetem ate nese nuk ke mundesi te shkoni bashke, ose te shkosh vete dhe te kryesh haxhin tend. Por obligim nuk e ke qe te çosh baben, perderisa ai nuk ka pasuri per te kryer haxhin dhe ti e ben kete nga pasuria jote. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(Pyetja Nr. 4) Anonim / Kosovë 4-12-2009
Message: selam alejkum. Kam dy pyetje: A eshte i lejuar prerja e Kurbanit per te vdekur pa i perfshir ne njet edhe te gjallet?
Dhe sa i perket hadidhit qe flet per dy djelmoshat qe e kane ruajtur kampin e muslimaneve dhe nje prej pabesimtareve e ka goditur njerin prej tyre me shtiz dhe ai nuk e ka prishur namazin, ku ky hadidh eshte edhe argument se dalja e gjakut nuk e prish namazin, por ajo qe po deshiroj te pyes eshte se a nuk lejohet prishja e namazit edhe ne rast rreziku per jeten qe ta kanos dikush nga jasht gjate faljes?
Përgjigje / 8-12-2009
- Kur thuhet qe muslimani ben kurban per vete dhe familjen e tij, ku perfshihen te gjalle e te vdekur, kjo perfshirje eshte nga kuptimi gjuhesor i fjales dhe dijetaret kane thene se ajo vlen edhe ne te vertete, dmth qe shperblimi u shkon edhe te afermve te vdekur nese i perfshin ne nijet, madje edhe nese nuk i perfshin. Por origjina eshte qe kurbani therret ne emer te pjesetareve te familjes qe jane gjalle, kurse te vdekurit perfshihen ne te, si meshire nga Allahu edhe per ta.
- Lejohet prishja e namazit ne rast rreziku per jeten, madje lejohet edhe te shprehesh fjalen e kufrit nese te kercenojne me vrasje po qe se nuk e ben. Por lejohet edhe e kunderta, dmth qe te mos e prishesh namazin ne kete rast dhe te mos e shprehesh fjalen e kufrit edhe pse te kanoset jeta. Se cila eshte me e mira prej ketyre dyjave, ka diskutim te gjate mes dijetareve dhe zgjedhja mes dy mendimeve eshte vertete e veshtire, sepse argumentet e te dyja paleve jane te forta, e Allahu e di me mire.
(Pyetja Nr. 3) Alfonc / Greqi / 27-4-2009[
Message: Selam Alejkum
O vella, desha te me sygjerosh nje liber qe tregon se si behet Haxhi.
Përgjigje / 5-5-2009
Ne kete link do te gjesh thuajse gjithçka ne lidhje me haxhin.
(Pyetja Nr. 2) Anonim / 11-12-2008
Message: Eselamu Alejkum
Kisha nja dy pyetje:
1. A është bërja e kurbanit obligim apo suna?
2. Pyetja tjetër: Nëqoftëse një person nuk ka lekë të blej kafshën për kurban ai lejohet atij të marri lekë borxh për të bërë kurban?
Allahu jua shpërbleftë me të mira.
Përgjigje / 13-12-2008
- Kurban quhet ajo kafshe blegtorale qe therret ne ditet e Kurban Bajramit me qellim per t’u afruar te Allahu i Madheruar. Kurse per gjykimin e kurbanit, dijetaret jane ndare ne dy grupe: shumica e dijetareve jane te mendimit se therrja e Kurbanit eshte sunet i forte, kurse disa te tjere prej te cileve edhe dijetaret hanefi, jane te mendimit se therja e Kurbanit eshte detyrim (vaxhib). Argumenti i atyre qe thone se eshte obligim, eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush ka mundesi dhe nuk ben Kurban, te mos i afrohet xhamise sone.” [Hadith Hasen – i mire. E ka nxjerre Ahmedi, etj.] Kurse shumica e dijetareve jane argumentuar me hadithin: “Kur ta shihni henen e Dhul Hixhes dhe dikush prej jush deshiron te there Kurban, te mos i prese floket dhe as thonjte.” [Muslimi]. Si dhe me hadithe te tjera, me te cilat ata kane dale ne perfundimin se therrja e Kurbanit eshte sunnet i forte dhe jo obligim i detyrueshem, por megjithate, ata persona te cilet kane mundesi te bejne Kurban dhe nuk e bejne, qortohen. Ky eshte edhe mendimi qe zgjedhim per me te sakte ne kete çeshtje, dhe kete mendim ka zgjedhur edhe shejh Iben Bazi (Allahu e meshirofte!), e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
- Hallalli dhe harami, apo lejimi dhe ndalimi jane dy gjykime sheriati te cilat i cakton vetem Allahu i Madheruar ne Kuran apo ne gjuhen e te Derguarit te Tij (salallahu alejhi ue selem) dhe nuk i lejohet askujt tjeter qe te beje diçka te lejuar apo te ndaluar nga vetja e tij. Marrja e borxhit ne pergjithesi eshte e lejuar dhe nuk ka ndalese per kete, por nuk keshillohet qe dikush te marre borxh per te bere Kurban apo per te shkuar ne Haxh, sepse ai nuk i ka obligim keto gjera perderisa nuk ka mundesi materiale, madje Kurbanin nuk e ka obligim qe ne origjine, edhe pse nxitet qe ta beje ate, por jo me pare borxh.
Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(Pyetja Nr. 1) El Albani / Gjermani: / 22-5-2008
Message: selamualejkum vellait.
Kam ndegju nje ders se ai qe pren Kurban, diten e gjykimit do i ndihmoj te kaloj uren e siratit per ne xhenet, me shpejt (aty ne ders nuk ceket hadithe). A ka hadithe per kete mesele apo eshte fjale Hava? Zoti u ruajt dhe u shperblefte me te mira. Amin.
Përgjigje / 27-5-2008
Mund te jete per qellim hadithi ku thuhet: “Nxitoni me kurbanet tuaja, sepse ato jane mbartesit tuaj mbi uren e Siratit.” Ky hadith eshte shume i dobet. Ate e ka nxjerre Ed Dajau ne “El Munteka” 2/33. Shejh Albani e ka konsideruar Daif Xhiden, ne Es Silsiletu ed Daife 1255. Hadithi ka ardhur gjithashtu me shprehjen “Madherojini kurbanet”, ne vend te “Nxitoni…”, por me kete shprehje ai nuk ka asnje baze. [Ed Daide 74].
Dërgo pyetjen!
Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme