Pyetje-Përgjigje rreth Besimit (3)

 


(PYETJA NR. 113) Leke

Selam Alejkum, deshta me ju bo disa pytje: 1. Kshtu ja kom fillu mu marr me fe, domethene jam ka i lutna Zotit per qdo veshtiresi qe jom duke e pase ne jeten tem dhe tek aj po mbeshtetem, mirepo familja ime jane kunder ketyre aktiviteteve fetare, qe po i bjen nese une merrem me fe, ata ja nisin e shajne, perdorin fjale banale ndaj meje ose duke ardhur ne raste me te keqija me me largu prej shtepsie dhe me me harru ata mua. Sepse ata mendojne qe veq njerezite e dobet merren me fe, njerezit qe bejne vrasje dhe merren me terrorizem, mirren me keto gjera. Mirepo une plotesisht pajtohem se vete Allahu, eshte krijues i kesaj gjithesije, e ka kriju tere kete njerezim, dhe me plot begati natyrore na ka sjell, sado qe kam pas veshtiresi ne jeten time, gjithmone ju kam lut Zotit per qdo veshtiresi me me jap rrugezgjidhje dhe lehtesim dhe gjithmone lutja eshte pranu, si dhe jam falenderues per Zotin per krejt te mirat qe mi ka ofru. Perfundimisht kjo rrjedh se une jam kam fillu mu marr me aktivitetet fetare, mirepo familja ime jane kunder ketyre dhe ata do te sillen vrazhde dhe teper keq me mu masi jam duke u marr, mirepo pytja vjen se a eshte faji im pse ja kom fillu mu marre me fe apo eshte faji i familjes dhe sjelljeve te tyre arrogante per kete problem. 2. Ka disa anetare te familjes qe non stop sillen keq me mua, pra nuk me trajtojne njerezishem ashtu siq e meritoje une mu trajtu si njeri. Pra ata non stop me ushtrojne presion me studimet e mija universitare, non stop me ofendojne pse jam i ngathet, pse flas si fshatare e jo me gramatike si nje qytetare, nonstop me krahasojne mua me njerez tjer veq me pa qe jam nje njeri i dobet, si dhe shume jane temperament me sjelljet e tyre, domethene nese une i pyes diqka, ata menihere nervozohen dhe me bertasin dhe me shajne per shkak presionit qe “jam duke ju sjell”, por ne fakt une nuk jam duke e bere me qellim, mirepo nese ata sjellen keq me mua non stop a kom drejte me ja u kthy une, e nese perdorin dhune fizike ndaj meje a kom drejt edhe me ju kunderpergjigj atyre. 3. Sdi shume kom pas miq qe pernime kam mendu se kane qene miq te mi te dashur, por ata me kane shfrytezu, ma kane kthy shpinen pa ju pase faj dhe pa pasur ata pike marre, dhe pse kjo ka ndodhur, krejt per shkak xhelozise se tyre dhe interesave te tyre. Ka pas raste me disa koleg te fakulltetit kemi pas shoqeri bashke, mirepo kam une qene i dobet me studime dhe kam pas mjaft provime te paperfunuara, mirepo kur jam permisu akademikisht siq duhet, e kane pa kta qe une jam duke u bere me i mire se ata, dhe ma kan kthy shpinen me kane lene vetem e me plas me lot. A din kjo shoqeri sot te vlersojne vetem kur ata do te duhen ty, mirepo nese ata e shohin se ti je duke u bere me i mire se ta, ktu fillojne pergojimet, injoranca dhe urrejtja mes njeri tjetrit. Qka po me dhemb me se shumti jane momentet me te mira qe kam perjetu me keta koleg, por skemi qte bejme jeta vazhdon, mirepo per keta koleg apo zullumqare qe me kan kthy shpinen dhe mkan bo mu ndi keq me veten timem cili eshte denimi i tyre. 4. Pytja tjeter eshte se une masi jam kam fillu mu marre me fe e nuk kam plot njohuri, a duhet me i fal keto patjeter 5 vakte qa na ka dhene Zoti: Sabahu, Dreka, Ikindija, Akshami dhe Jacia, sepse nuk kam njohuri ne gjuhen arabe pasi vete kjo gjuhe perdoret nese don me bo Dua ndaj Zotit. 5. Nje problem teper te keq qa e kam eshte se jam i varur nga pornografija dhe kam lexu artikuj po edhe ne Kuran qe pornografija eshte haram, dhe kjo pernime po me sjell dem mua, kjo po me ben mos mu ndi i lumtur me veten tem edhe para shoqnis, a ka ndonje menyre te mire si me ju ik ketyre gjerave te kota. Allahu te shperblefte dhe te bekofte i/e nderuar.
PËRGJIGJE / 9-4-2024
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Se pari te pergezoj per udhezimin qe te ka dhene Allahu per te pranuar, kuptuar dhe zbatuar urdhrat dhe Fene e Tij, Islamin, e cila eshte ne fakt feja e te gjithe profeteve te Allahut tek njerezit, dhe eshte feja e Ibrahimit, Musait dhe Isait.
Para se te fillojme me pergjigjet, ndoshta gjuha jote e te shprehurit apo e te shkruajturit mund te kete disa gabime drejtshkrimore e ndikuar nga krahina ku jeton, por ti je shume i qarte ne shprehje dhe ne sqarim te asaj qe ke qellim.
1. Duhet te dish se sprova e pare qe i fillon dikujt qe fillon te njohe Zotin dhe te ndjeke rrugen e Tij, e te adhuroje vetem Ate e ti bindet Atij, sprova e tij e pare eshte ne familjen dhe rrethin e vet ku jeton; keshtu qe ka qene me te gjithe profetet e Zotit, dhe keshtu ka qene edhe me te Derguarin e Tij te fundit, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te!), te cilin me se pari e luftoi fisi dhe populli i vet, dhe tentuan ta vrasin madje, deri sa emigroi nga Meka ne Medine… E Allahu e mesoi ate te duroje, ashtu si duruan te derguarit e tjere para tij, dhe po ashtu i urdheroi edhe besimtaret qe te durojne fyerjet, ofendimet dhe demet e shkaktuara nga jobesimtaret, duke filluar nga njerezit e shtepise se tyre, sepse vetem me durim ata do te marrin shperblimin qe meritojne, dhe ndoshta njerezit e tyre ne fund do te dorezohen e do te udhezohen, e do te pranojne te futen ne fene e Zotit e te adhurojne vetem Zotin, Krijuesin e tyre te Vertete, i Cili i furnizon dhe i mban ne jete, dhe tek i Cili do te kthehen te gjithe per te marre shperblimin qe meritojne sipas asaj qe kane vepruar ne kete bote.
Islami nuk eshte fe e krimineleve, dhe kriminelet nuk i perkasin Islamit, por ata kriminele qe u kane veshur emrin “terroriste muslimane”, ne te vertete i perkasin terroristeve te vertete te tokes sot, qe jane zionistet e Izraelit, te cilet qendrojne pas cdo grupi kriminal dhe i vene emrin “terrozimen Islam”, ne menyre qe te mbajne njerezit larg Islamit, dhe larg njohjes se tij, perndryshe te gjithe njerezit do e pranonin Islamin, te pakten njerezit e njerezishem dhe te mire, sepse ka edhe njerez qe jane te prire per te qene negative dhe arrogante. Kjo qe po ndodh ne Gaza te Palestines ka nxjerre ne drite shume gjera, prej te cilave edhe faktin se kush qendron pas te gjitha sulmeve te ashtuqajtura terroriste islamike… e pas te gjitha atyre qendron Izraeli dhe Amerika…
Pra, qe te adhurosh Zotin tend qe te ka krijuar, duke e adhuruar Ate ashtu si ka urdheruar Ai ne Kuran dhe ne traditen e profetit Muhamed, qe eshte vula e te gjithe profeteve te Zotit, nuk eshte gje e ulet, por gjeja me e larte qe ekziston dhe qe e ngre njeriun nga perulja para krijesave ne peruljen vetem para Krijuesit.
2. Vazhdo te adhurosh Zotin tend, duke i praktikuar rregullat e fese se Tij, ne menyren me te mire dhe pa rene ne sy te njerezve, se ti adhurimin mund ta besh ne dhomen tende, dhe mund te shkosh ne xhami sipas mundesise, pa rene shume ne sy te familjareve, dhe pa debatuar me ta, pra perpiqu ti shmangresh debateve me familjaret per momentin, deri sa te jesh i mireinformuar me fene Islame dhe te kesh nje mbeshtetje ekonomike te qendrueshme nga puna jote, se pastaj do te flasin ndryshe me ty, por per momentin vepro ne qetesi dhe ne heshtje, sa te jete e mundur.
3. Kur dikujt i kthejne shpinen koleget dhe i behen armiq, do te thote se e kane zili dhe kane smire ndaj tij, keshtu qe nuk duhet te dhembe kjo gje, se ne fakt ata jane duke vuajtur nga dhimbja per shkak te semundjes qe kane ne zemer, dhe ky eshte nje denim qe jane duke e marre ne fakt, pastaj tek Allahu secili do te marre ate qe meriton, pa iu bere as padrejtesia me e vogel.
4. Ajo qe e dallon nje musliman besimtar nga nje jomusliman eshte pikerisht namazi, pra falja e atyre pese namazeve ne dite dhe nate, dhe ato nuk duhen neglizhuar ne asnje menyre, pasi ato te dallojne nga te tjeret, dhe pikerisht namazi eshte gjeja e pare qe Zoti do te marre ne pyetje ne diten e Llogarise, dhe nese i ke pas ne rregull, atehere edhe llogaria e gjerave te tjera do te jete e lehte. Pra, nuk duhet te lesh asnje nga keto 5 namaze, dhe mund ti kryesh ne dhomen tende apo ne nje vend qe nuk te sheh njeri, ose ne xhami disa prej tyre, sipas mundesise, sic te thame me siper.
5. Helmi me i keq dhe shkaterruesi me i madh i njeriut dhe i personalitetit te dikujt jane pikerisht keto qe permend, qellimi i te cilave eshte per prishjen e moralit dhe te familjes, dhe si rezultat prishet shoqeria dhe njerezimi, dhe prishet feja dhe besimi i njerezve. Kur Zoti jo vetem qe ka ndaluar imoralitetin ne Kuran, por ka ndaluar gjithashtu edhe gjerat me te vogla qe mund te cojne atje, duke filluar nga shikimi i gjerave qe nuk lejohet te shikohen prej pjeseve te turpshme te te tjereve, dhe ka thene: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata.” [En Nur, 30].
Jo me kot i ka ndaluar Allahu keto gjera, por sepse jane shume te demshme per njeriun, dhe nje nga demet qe ato kane eshte pikerisht edhe humbja e personalitetit dhe respektit tek te tjeret; njerezit nuk te shohim me respekt dhe nuk te japin vend, sepse ato gjera te shemtuara qe ke pare me syte e tu, kane lene gjurme ne fytyren tende dhe te kane larguar driten e saj dhe driten e Allahut. Prandaj, thjesht jepi fund dhe lutju fort Allahut qe te ndihmoje per kete dhe te ruaje nga kjo e keqe!
Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte!

(PYETJA NR. 112) Valmir

Asalamu alejkum! Kohet e fundit po me ndodhin gjëra të çuditshme!! Sa herë që e shtoj ibadetin ndaj Allahut( me koncentrim te theksuar , nafile namaz, falje me shpesh e namazeve ne xhami , sadaka etj.), ndoshin gjëra të cilat shkaktojnë probleme , siç janë: zënka me rrethin, takime me njerëz me të cilët nuk ke dëshirē t”i takosh e dsri tek dëmet që shkaktojnë dëmtim timin material etj. Kjo s”ka ndodhur asnjëherë tek unë. Jam njeri që i fali 5 kohë të namazit. Ju lutem më tregoni çka të bëj?

PËRGJIGJE / 9-9-2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah!

Eshte e qarte qe shejtani te sulmon, por edhe mund te kesh sprove nga Allahu per te pare sinqeritetin tend ne adhurim!

Prandaj, vazhdo me adhurim dhe vazhdo me lutje e mbeshtetje tek Allahu, dhe kerko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit te mallkuar, dhe mos i lejo rruge shejtanit qe te te pengoje nga adhurimi dhe arritja e kenaqesise se Allahut. Kerkoi Allahut sinqeritetin ne adhurim dhe pranimin e adhurimit!


(PYETJA NR. 111) Alban / Kosovë

Selam alejkum. A eshte e vertete qe imam Iben Tejmije ka qen ne rrugen e devijuar te filozofeve. http://www.drilongashi.com/mektebi/iben-tejmija/1018-10-akideja-e-imam-ebu-hanifes-dhe-iben-tejmija.html

PËRGJIGJE / 15-12-2019

Ue alejkumu selam vella Alban,

Nuk duhet ta vesh ne dyshim rrugen e drejte ne te cilen ka qene Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), pse po i hedh keto dyshime nje person i panjohur qe duket qarte qe nuk eshte ne rrugen e sakte te selefit por eshte ne akiden esharite qe anon me shume nga filozofet, dhe po ashtu interpretimi qe i ben fjaleve te Ebu Hanifes eshte krejtesisht i gabuar dhe larg qellimit dhe akidet te Ebu Hanifes. Keta duan te nxjerrin sikur Ebu Hanife eshte Eshari dhe se esharizmi eshte akidja e ehli sunetit, por kjo nuk eshte e vertete dhe jane dijetare te medhenj te shekujve te kaluar ata qe e kane sqaruar kete, dhe nuk ka mbet per njerez te vegjel si ky qe tregon ne kete link.

Mos ndiq dyshimet dhe qendro te e sigurta qe kane thene dijetaret e medhenj.

Allahu te ruajte e te forcofte!


(PYETJA NR. 110) VEHBI / SUEDI

Es-salamu ue alejkum. Perse shijat i drejtohen Hasanit, Hysejnit, Fatimes me “alejhi selam”, ndersa ne sunnit i themi “radiallahu anhu”?

PËRGJIGJE / 8-2-2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Ne sunnit qendrojme ne ate qe ka ardhur ne Kuran dhe ne Sunet, dhe nuk i ngrem njerezit me teper nga c’i ka ngritur Allahu, kushdo qofshin ata, dhe keshtu qe fjalen “alejhis selam – Paqja e Allahut qofte mbi te!” ne e themi sa here qe permendim nje nga Profetet e Allahut dhe per asnje lloj tjeter te njerezve. Per te gjithe sahabet (shoket dhe bashkekohesit besimtare te Muhamedit, prej burrave apo grave) ne themi ate qe ka thene Allahu per ta “radiallahu anhum” – Allahu qofte i kenaqur me ta!, dhe nuk i ngrem ata ne graden e profeteve duke iu thene ‘alejhi selam”, sic veprojne shijat apo kushdo qe i imiton ata, duke dashur t’i ngren ata me teper nga c’i ka ngritur Allahu, dhe ky eshte dallimi kryesor mes Sunive dhe Shiiteve, pra madherimi apo ngritja mbi vendin qe i takon disa njerezve apo “eulijave” sic pretendojne ata, duke shkuar drejt shirkut, megjithese shumica e tyre bien ne te. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(PYETJA NR. 109) XHEMAIL / MAQEDONI

Kisha deshire qe ta analizoni dhe te tregoni rreth ceshtjes se dexhallit i cili nuk permendet ne Kuran dhe si kjo teme eshte shendrruar ne ceshtje imani?

Para se te pergjigjeni rreth kesaj pyetje kisha pasur deshire qe ta shikoni videon qe kam pare ne lidhje me kete teme

PËRGJIGJE / 14-6-2017

Muslimanet, qe ne kohen e Pejgamberit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) perfshire shoket e tij pa perjashtim, dhe po ashtu shoket e shokeve (tabiinet) dhe te gjithe dijetaret e ehli sunetit bashke me popullin musliman ne mase te gjere, besojne se Dexhali eshte personazh real dhe nje nga shenjat e medha te Kiametit.

Dexhalin e besojne gjithashtu te krishteret, te cilet e quajne Antikrisht, ashtu si besojne edhe ne zbritjen e Isait apo te Shpetimtarit.

Ata qe e kane mohuar Dexhalin, jane pikerisht ata qe do e ndjekin ate kur te vije, e ata jane hebrenjte, shiitet, havarixhet, xhehmite dhe mutezilite. Me shume detaje ne lidhje me Dexhalin dhe kush e beson apo jo ate, mund te lexoni ne kete artikull: http://rrugetepaqes.net/sprova-e-dexhalit/

Nese dikush thote se Dexhali nuk permendet ne Kuran dhe si rezultat nuk mund te jete çeshtje besimi, do te thote se ai nuk e njeh as Kuranin as Islamin, pasi Allahu thote ne Kuran: “Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, hiqni dorë prej saj.” [El Hashr, 7], dhe ka shume çeshtje besimi qe nuk jane permendur direkt ne Kuran, por i ka permendur i Derguari i Allahut me shpallje nga Allahu, dhe kush i mohon ato eshte njesoj si mohimi i diçkaje nga Kurani.

Ky eshte besimi dhe feja e muslimaneve, qe besojne Kuranin dhe Sunetin, prandaj kujdes nga grupet e devijuara qe kerkojne te hedhin helm ne popullin musliman per ta devijuar ate nga feja dhe per t’i futur ne dyshime me ate filozofine dhe skolastiken e tyre me te cilen i futin lajthitjen vetvetes para te tjereve.

Lexoni me shume per vendin e Sunetit ne Islam, ne kete artikull: http://rrugetepaqes.net/vendi-i-sunetit-ne-islam/

Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(PYETJA NR. 108) ANONIM / TIRANË

Selam Alejkum, jam nje qytetar nga periferia e Tiranës, jam i martuar dhe kam nje djale 23 muajsh, mund te them qe jemi me besimin gjysmake une mbaj ramazan bashke me nusen dhe shkoj kryesisht te premteve ne xhami, jam ne hall sepse djali ka rreth 2 muaj qe ka nje regres ne zhvillim pra ka nje stopim nuk na shihte ne sy fare por e kam cuar ne kopsht dhe ka filluar te permisohet dukshem, i vendos dhe pjese Kurani ne shpi, ka pare shume kukulla ne telefon i kam vendosur ne fb fotot ku eshte nje femije i embel dhe tani ja kam heq te gjitha dhe tv se ndez fare ne shtepi, nje njeri i aferm i familjes sa here shifte djalin nuk bente kurrë marshalla dhe djali qante kur e shikonte ate njeri gjithmone, gruaja eshte shume rende dhe fajëson veten, dikush i kishte thene qe ne nje qytet te veriut eshte nje njeri hoxhë i mire qe ka dhenë prova, kishte fol ne telefon dhe i kishte thene po erdhe eja me besim, mu lut te kisha besim dhe une gje qe ne mungonte, kur shkuam atje ai m’u duk disi i pergatitje nga ana shkencore, s’kishte lidhje me islamin, ne mure kishte foto dervishleresh, merrte dhe lek sa ti leje, beri disa lutje ku rrotullonte peje dhe pastaj i bente nyje duke lutur zotin ku tha futni ne nje shishe me une e t’a pij djali, une u stepa dhe sbesova per asnjë moment por duke pare gjendjen psiqike te gruas s’kisha cbeje, kam frikë se kam bere shirk, te lutem më ndihmoni une besoj se djali ka sy, dhe kam frikë se ai hoxha i ka bere magji djalit ose i zgjidh problemet me magji? ka dy dite qe ka qene djali.

PËRGJIGJE / 12-6-2017

Mjaftonte per djalin qe ta coje te imami i xhamise qe t’i lexonte pak Kuran duke i vene doren te koka, dhe mund ta perserisni disa here deri sa te shihni qe i ka kaluar, pasi eshte e vertete se syri i ze femijet shpejt por edhe i largohet shpejt me pak lexim Kurani.

Kurse shkuarja te dervishi apo “njeriu i mire” eshte gabim fatal, dhe eshte e vertete se grate mashtrohen masiviht prej gjerave te tilla, dhe me shume jane qe e pesojne dhe vuajne pasojat e atij “besimi” mashtrues qe ata kerkojne, dhe qe muslimanit sigurisht qe nuk i lejohet te shkoje ne vende te tilla, prandaj per kete duhet te pendoheni dhe t’i kerkoni falje Allahut, si ti edhe bashkeshortja, dhe kjo sepse ata “njerez te mire” ose jane mashtrues dhe nuk dijne asgje, ose veprojne gjera te pista me xhine e shejtane, prandaj duhet qendruar larg tyre.

E keqja qe te bie nuk mund te kurohet me dicka tjeter me te keqe se ajo, apo nga e njejta fushe dhe kategori.

Ajo qe duhet te beni, eshte thjesht ta dergoni djalin te nje imam xhamie qe t’i lexoje pak Kuran, dhe po ashtu te vazhdoni te vendosni Kuran ne shtepi, sidomos para gjumit.

Allahu ju ruajte juve dhe femijet tuaj nga cdo e keqe!


(PYETJA NR. 107) MUHAMET / PRISHTINE

Es Selam Alejkum (paqja qofte mbi ju)

Per fillim, Zoti ju shperblefte per punen qe beni.

Kam dy pyetje per ju:

A mund të ma shpjegoni më gjerësisht se si punohet me kalendarin Islam; ky kalendar a ka qenë për qëllim të përdoret vetëm për festat fetare apo edhe për llogaritjen e viteve dhe datave të lindjeve? Sepse, ta zëmë, kur datat e lindjeve llogariten me kalendar Islam, siç edhe llogariten, atëherë i bije se profeti Muhamed a.s., ditëlindjen herë e ka pasur dhe e ka në pranverë, herë në verë, herë në vjeshtë e herë në dimër? Ndërkohë që me kalendarin diellor nëse e ke ditëlindjen në dimër gjithnjë po në dimër do ta kesh. Pasi që rrotullimi i tokës rreth diellit e përcakton një vit të plotë prej 365 ditësh, pse atëherë arabët e llogarisin kohën me kalendar hënor? Pra duke qenë se vitin nuk e përcakton rrotullimi i hënës rreth tokës por rrotullimi i tokës rreth diellit, i bije që vitet duhen llogaritur me kalendar diellor? Përfundimisht Cila është sakta, ditëlindja e llogaritur me kalendar diellor apo hënor? Të dyja nuk mund të jenë, sepse edhe shqiptarët (e perëndimorë) edhe arabët (e myslimanët tjerë) jetojmë në të njëjtin planet dhe e kemi të njëjtin diell e hënë?

Si komentohet ky hadith: “Ditën e Kijametit, Zoti do e thërrasë Ademin a.s:”O Adem. Zoti yt të urdhëron të nxjerrësh nga zjarri një grup nga pasardhësit e tu. Ademi thotë:”O Zot, po sa janë një grup?” Zoti i thotë:”Në çdo njëmijë, 999 janë në zjarr dhe njëri do të hyjë në xhenet.” Kur i dëgjuan këto fjalë nga profeti a.s, shokët e tij ulën kokat dhe filluan të qajnë. Profeti a.s u çua dhe u largua në shtëpi. Menjëherë në shtëpi i erdhi Xhibrili a.s dhe i tha:”Më ka dërguar Zoti të të them: Përse i bën robët e Mi pesimistë? Shko dhe përgëzoji!” Atëherë doli profeti a.s dhe u tha:”Nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të jenë 999 dhe nga ju një. Dhe unë shpresoj që të jeni ¼ e banorëve të xhenetit.” Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha:”Madje unë shpresoj që të jeni 1/3 e banorëve të xhenetit.” Kur shokët e tij u gëzuan, profeti a.s u tha përsëri:”Madje unë shpresoj që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit.”  Nga kjo që thuhet këtu disi po rezulton se të gjithë njerëzit tjerë që nuk i përkasin “Jexhuxhëve dhe mexhuxhëve” do të jenë në xhenet! Pra nëse perëndimorët dhe popujt tjerët nuk janë prej Jexhuxh  Mexhuxhve dhe se nëse asnjë prej popujve që kanë kaluar deri më tani nuk janë prej tyre (J.M) deshëm apo jo, në bazë të këtij hadithi (në qoftë i vërtetë) po i bije se përveç Jexhuxh Mexhuxhëve gjithë të tjerët (myslimanë, ithtarë të librit, e të tjerë) do të shpëtojnë, sepse nga 1000 persona 999 do të jenë për xhehenem vetëm prej Jexhuxh Mexhuxhëve, ndërsa 1 që s’janë prej tyre do të jetë në xhenet. Të paktën nëse në numrin 1 (të shpëtuarit) nuk përfshihen edhe të tjerët, a po i bije se myslimanët do përfshihen në shpëtim pavarësisht mëkateve!? – Pastaj një pyetje tjetër për këtë popull, – nëse Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë prej njerëzve – e njerëzit kanë nevojë për ujë dhe ushqim – si mund të jetojnë ata në një vend që është i rrethuar me male të tëra të larta dhe si nuk vërehen nga satelitët ajrorë? Si shpjegohet kjo?

Zoti ju shperblefte.

Pergjigje: 16/10/2015

Kur Allahu krijoi qiejte dhe Token, vendosi rregullin e funksionimit te tyre, i ndau ne galaktika, yje, planete, sisteme diellore; dhe vendosi diellin dhe henen per dallimin mes nates dhe dites dhe per llogaritjen e kohes, diteve dhe viteve. Allahu caktoi qe ne toke te funksionojne dy sisteme per llogaritjen e viteve dhe nderrimin e stineve; sistemin diellor dhe ate henor; dhe secilit prej tyre i caktoi vecorite e veta; viti diellor ka 365-366 dite, koha gjate se ciles Toka ben nje rrotullim te plote ne orbiten e saj rreth diellit, ku si rezultat nderrojne edhe stinet e vitit prej pranveres, veres, vjeshtes dhe dimrit; kurse hena nga ana tjeter sillet rreth tokes dhe e kryen nje rrotullim te plote per 29 ose 30 dite ng ate cilat percaktohen edhe muajt dhe vitet henor; nje vit henor ka 354-355 dite, por keto vite nuk ndikojne ne nderrimin e stineve sepse eshte thjesht rrotullimi i henes rreth tokes, i cili ndodh ne te gjitha stinet e vitit njesoj; vecoria kryesore e kalendarit henor eshte se Allahu e ka zgjedhur ate per llogaritjen e riteve Islame, sic eshte muaji i Ramazanit, Festat e Bajrameve, Haxhi dhe muajt e shenjte; dhe nga urtesia e Allahut eshte qe keto rite te pershkruajne te gjitha muajt dhe ditet e vitit diellor, te veres dhe te dimrit, qe te perhapet bereqeti i tyre ne te gjitha stinet; e shume urtesi te tjera qe muslimani i di e nuk di, por qe jane per te miren e muslimanit.

Kurse datat e lindjeve jane te qendrueshme me te dy kalendaret, por kjo eshte ceshtje qe lidhet me vendin ku jeton se cfare kalendari perdor, megjithese zakonisht, edhe ne vendet Islame ku perdoret kalendari henor, perdoret gjithashtu kalendari diellor; nese kerkon nje date fikse qe nuk ndryshon asnjehere gjate vitit, atehere viti i llogaritjes qe te duhet eshte ai diellor; kurse ne vitin henor ti mund te fiksosh nje date te caktuar, por ajo date do te ndryshoje cdo vit duke zbritur nga 10 ose 11 dite, dhe do t’i pershkruaje keshtu te gjitha stinet e vitit brenda 33 viteve.

Allahu ne Kuran permend muaj henor dhe jo ato diellor, por ai i prek vitet diellore ne disa llogaritje afatgjata, si ne suren el Kehf, ku thote se “Banoret e shpelles qendruan ne gjume brenda shpelles per 300 vjet shto edhe 9 vjet”; dmth 300 vjet diellor = 309 vite henore, per shkak se viti henor ka 10-11 dite me pak se ai diellor;

Pra, qe te dy keto vite dhe keto llogari jane te sakta, dhe secili ka qellimin e vete te perdorimit.

Ti vertet mund ta kesh ditelindjen ne nje date te caktuar te nje muaji te caktuar te vitit, por jo gjithnje te qellon ta kesh ne te njejten dite te javes qe ke lindur; pra edhe ne vitin diellor ndryshon dicka, dhe ajo eshte dita e javes (e hene, e marte…) e cila ndryshon nga viti ne vit per te njejten date; kurse me vitin henor ndryshon jo vetem dita e javes por edhe muaji i vitit diellor, duke bere qe muajt henor te kalojne neper te gjitha muajt e vitit diellor, dhe per kete e thame qe ka urtesi nga Allahu i Madheruar, Krijuesi dhe sistemuesi i kohes dhe i gjithesise.

Shtojme ketu ne lidhje me “Ditelindjen” qe permend, nga e cila kuptohet se eshte per qellim festimi i saj; dhe bejme me dije se origjina e festimit te ditelindjeve eshte pagane dhe kane qene faraonet apo njerezit me pushtet qe skllaveronin popullin te paret qe shpiken festimin e ditelindjes se vete atyre ne shenje madherimi per vetveten; me pas ua veshen te krishtereve per ta marre feste ditelindjen e Mesihut Isa (alejhis selam), meqenese ata nuk kishin nje feste qe ta festonin, por qe gjithesesi paten kundershtim ne percaktimin e asaj dite, kurse sot, globalizmi cionist ia ka hapur te gjithe njerezve qe ta festojne e ta madherojne ditelindjen e tyre duke madheruar keshtu vetveten ne vend te falenderimit dhe madherimit te Allahut per begatite dhe jeten qe u fal, dhe per fat te keq edhe shume muslimane te pamesuar i kane ndjekur ne kete veprim qe eshte shume i rende dhe qe cenon akiden e tyre, por qe ata nuk e mendojne gjate domethenien e festimit te ditelindjes, e cila duhet te jete thjesht per te llogaritur vitet dhe moshen qe te iken…

  1. Nuk ke pse nxjerr perfundime qe je i sigurte se jane te gabuara, nga interpretimi qe vete ti ia ben nje hadithi me te kuptuarin tend, aq me teper kur ai hadith eshte perkthim nga arabishtja ne shqip, dhe dihet se arabishtja nuk mund te perkthehet plotesisht me te gjitha kuptimet e saj, pasi ajo eshte gjuhe e madhe, te cilen gjuhet e tjera nuk mund ta mbajne e ta perfshijne; por gjithesesi, kur ti e di dicka te sigurte dhe te palekundshme nga bazat e Islamit, sic eshte fakti se asnje person qe vdes jo-musliman nuk do te hyje kurre ne xhenet por do te hyje ne zjarr dhe do te jete banor i zjarrit pergjithmone, qofte ai pagan, idhujtar i zjarrit apo i diellit, apo nga ithtaret e Librave te meparshem qiellor: çifut apo i krishtere qe nga ardhja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) e deri ne Diten e Kiametit; qe te gjithe keta do te jene ne zjarr nese vdesin jo-muslimane dhe nuk e pranojne Muhamedin per te Derguarin e Allahut dhe vulen e Profeteve; nese ti e di kete, atehere menjehere do te shkoje mendja se te gjithe keta perfshihen bashke me jexhuxhet dhe maxhuxhet ne numrin prej 999 nga 1000;

Cdo kush qe vdes musliman, edhe nese ka bere mekate, perfundimi i tij i perjetshem do te jete xheneti (parajsa) edhe nese mund te denohet nje fare kohe ne zjarr per t’u pastruar nga nje pjese e mekateve te tij –dhe nuk themi nga te gjitha, sepse ne cdo rast, Allahu shume prej tyre ia ka falur- por ne fund ai do te hyje ne xhenet ku do te jete pergjithmone.

Kurse ata qe vdesin jo-muslimane, vendi i tyre do te jete zjarri i xhehenemit pergjithmone, Allahu na ruajte!

Kurse pyetja se me cfare ushqehen jexhuxhet dhe maxhuxhet, apo pse nuk kapen nga satelitet qiellore, eshte nje pyetje qe k ate beje me dicka te panjohur me shume se me dicka te njohur, sepse ata mund te jene edhe poshte tokes dhe menyra qe ushqehen eshte e lehte per Allahun qe ta caktoje, ashtu si ka caktuar menyren e ushqyerjes se gjallesave te ndryshme ne toke perfshire bimet dhe njeriun.

Pervec kesaj, ka disa gjera qe dalin nga bota reale dhe futen ne nje bote abstrakte, si sfide e Allahut per njerezit kryenec qe mendojne se me shkencen e tyre mund te dijne gjithcka, por ne fakt ajo qe nuk dijne eshte shume here me e madhe nga ajo qe dijne; a nuk ke degjuar per ekzistencen e ishujve te pakapur nga satelitet, apo per trekendeshin e Bermudes dhe humbjen e aeroplaneve nga radaret;

Madje ka hadithe nga i Derguari yne (salallahu alejhi ue selem) qe thone se Dexhali ka qene gjalle qe ne kohen e tij, por ka qene i lidhur ne nje ishull ne drejtim te Lindjes (diku nga Deti Kaspik) ku edhe vazhdon te jete, deri sa t’i vije koha qe te dale dhe te shpalle veten per zot e te beje shkaterrime ne Toke?! Perse nuk e kane gjetur ende kete ishull me gjithe teknologjine modern?! Thjesht sepse teknologjia, sa do qe te avancoje, nuk do t’i kaloje kufijte e saj te percaktuara nga Krijuesi i Urte e Fuqiplote.

Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe paqa e bekimet e Allahu qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 106) Anisa / Itali

Pershendetje, jam nje grua, jam 23 vjece, jam e martuar me 2 femije dhe jetoj ne itali. Per fat te keq kaloj shume kohe ne facebook. Nje dite po lexoja disa komente te 1 postimi dhe lexova dicka qe me ka ber te mendoj shum dhe ne fakt u friksova, nje grua kishte shkruar qe nqs kush e lexon ate qe kishte ajo dhe ta shperndaj apo ta kopjoj 15 her mbas 7 diteve do te vdesi; dhe sot behen 7 dite qe e kam lexuar. Nuk dua ti besoj keto gjera po me ka mbetur mendja aty se jam shume e re dhe dua ti rris femijet e mi me gjith dashurin time. Ju lutem me ktheni pergj sa me shpejt.

Pergjigje: 16/7/2015

Do ta vertetosh sot se keto shkrime e bestytni qe i perhapin disa njerez injorante e pa virtyte, jane genjeshtra dhe mashtrime djallezore, me qellim te futjes se peshtjellimeve te njerezit dhe per prishjen e besimit te natyrshem qe ata kane te Zoti i tyre dhe se çdo gje eshte ne dore te Zotit, dhe se asgje nuk mund te sjelle dem apo dobi, pervec sipas ligjeve te jetes qe ka caktuar Zoti ne kete bote; e keto letra me keto perralla, nuk jane prej ligjeve te jetes qe kane mundesi te demtojne apo t’i sjellin dobi ndokujt; dhe ngjashem me keto jane te gjitha ato bestytni qe perhapen te njerezit se gjoja dicka e caktuar sjell fat te mire apo te keq, apo se kush degjon apo sheh korbin e zi do te kete fatkeqesi apo vdekje ne familje, e te tjera bestyni te pabaza qe i prishin besimin e paster dhe te natyrshem njerezve, e vecanerisht tani ne muajin e Ramazanit, kur thuajse te gjithe njerezit agjerojne, madje edhe shume prej atyre qe nuk jane muslimane; e gjithe kjo behet per t’i futur njerezve besime te paqena, te paverteta dhe te humbura, qe jane mekat i madh te Zoti, pasi qe bien ne kundershtim me Caktimin e Zotit dhe ligjin e Tij ne Toke.

Prandaj, beni kujdes nga keto shkrime e lajthitje, mos i lexoni ato, mos i besoni, mos i perhapni. Thjesht flakini ne koshin e plehrave, dhe e zini mendjen me besimin e paster te Zoti qe ju ka krijuar dhe qe ju ka perkujdesje dite e nate, dhe vetem Ate adhuroni dhe prej Tij kerkoni, sepse vetem Ai e ka ne dore te miren tuaj, kurse cdo gje tjeter pervec Zotit eshte krijese e dobet dhe e pafuqishme, qe nuk i ben dobi as vetes, e jo me te tjereve.

Po ketu perfshihen edhe fallxhoret dhe parashikuesit e fatit, qe ne fakt jane njerezit me te deshperuar ne bote, me te cytur, me te ndyte, me te varfer ne shpirt e ne jete, me te paqendrueshem, me te çrregullt ne familje; dhe nese do flisje me gjuhen e tyre, do te thoje se ata jane me te pafatet nga te gjithe ata qe shkojne tek ata per te pare fatin apo per te çelur fatin. Te gjitha keto jane bestytni te kota, dhe jo besime te verteta, sepse besimi i vertete eshte vetem ai ne nje Zot te vetem qe ka ne dore gjithcka, qe kujdeset per gjithcka, qe ka fuqi per gjithcka, dhe qe nuk ka nevoje per askend. Zoti eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 105) Fitim / Kosove

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi ju! Jam fillestar në namaz, kam fillue këtë javë, po fali pesë vaktet ashtu si po di n fillim me letër, po ky nuk asht problemi. Problemi asht se një natë pas Jacie shiqova një ligjëratë në internet për Xhenetin edhe e dëgjoja hoxhën me sy mbyllur e imagjinoja Xhenetin e gjerësinë e tij e t mirat e detajet e tij edhe u knaqa prej ktij meditimi po n fund ligjëruesi tha n Xhenet vjen koha kur Zoti i thotë robve ngritni kokat lartë e ata t buzëqeshur shohin Bukurinë e Allahut po n këtë moment mu shfaq ni imazh i ultë që smuj as me ta tregu prej turpit që ka e po tutna qe po boj kufer e po tutna qe po ndikon edhe n namaz se po jam i shqetsum, mbram skam fjet deri n 4 e kur um murr gjumi sum dul ma per namazin e sabahut, nuk e di a është sulm i xhinve a ves i keqi i jemi qe gjithmonë me imagjinu e un jam i vetëdijshëm se çkado që mendon për pamjen e Zotit nuk është e vërtetë, se nuk e kap kapaciteti jonë, po pom shfaqen edhe imazhe.shumë t kqija për Zotin. Allahi ju rujt po pres përgjigjen sa ma shpejtë se jam n hall. Esselamu Alejkum.

Pergjigje: 21/4/2015

Elhamdulilah, shume mire qe ke filluar te falesh ne rregull, dhe Zoti te forcofte ne rrugen e Tij!

Kjo qe te ka ndodhur tregon per sinqeritetin ne besimin tend dhe se ti e kerkon te verteten me sinqeritet, dhe tashme e ke gjetur ate, dhe per kete arsye ke mesymje nga shejtani i mallkuar qe te largoje nga namazi dhe nga permendja e Allahut, por ai nuk ka fuqi per kete dhe shume shpejt ti do te fitosh mbi te me besimin tend dhe me dijen qe do te mesosh, sepse sa me shume te mesosh per Allahun dhe fene e Tij, aq me larg do te qendroje shejtani prej teje dhe mendimeve te tua.

Kjo gje ka ndodhur edhe me shoket e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem), sic e ka transmetuar Muslimi ne Sahihun e tij, se disa nga shoket e te Derguarit (salallahu alejhi ue selem) shkuan te ai dhe i thane: “Neve na vijne disa mendime ne koke, te cilat nuk mund t’i shprehim kurresesi me gojen tone!” I Derguari (salallahu alejhi ue selem) tha: “A ju ka ndodhur vertet kjo gje?” -Po, i thane ata. “Epo ky eshte besimi i paster”-tha i Derguari (salallahu alejhi ue selem);

Kurse ne nje transmetim tjeter, transmetuesi thote se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha: “Falenderimi i takon Allahut, i Cili e ktheu kurthin e shejtanit ne cytje (vesvese).” [Hadith i sakte: Verifikimi i librit te Besimit (Iman) te Iben Tejmijes, qe e ka bere shejh Albani (1/102).]

Pra, ky eshte nje sulm nga shejtani, i cili eshte shume i zemeruar me udhezimin tend, sepse keshtu ti ke fituar mbi te dhe urdhrin e tij per dembelizem dhe mosbindje ndaj Allahut;

Zgjidhja: I Derguari i Allahut (sallahu alejhi ue selem) na ka mesuar se cfare duhet te bejme ne kete rast, duke na thene: “Nese dikujt nga ju i vjen shejtani dhe i thote: “Kush te ka krijuar ty?” -E ti pergjigjesh: Allahu. Atehere ai te thote: “Po Allahun, kush e ka krijuar?”, atehere ti thuaj: “Besoj Allahun dhe te Derguarin e Tij”, sepse kjo do ta largoje ate.” [Albani: Essahiha 116].

Pra, thuaj: Besoj Allahun dhe te Derguarin e Tij!

Dhe thuaj: Eudhu bilahi minesh-shejtanirr-rrahim.

Dhe largoje mendjen nga kjo gje, duke mos menduar per te, por per dicka tjeter. Mos i shko mbrapa cytjes se shejtanit duke menduar ate qe ai don qe ti te mendosh, por kaloje mendjen ne vend tjeter, duke perseritur disa here lutjet e mesiperme.

Allahu eshte me i Madhi, i Urti, i Gjithedijshmi.


(PYETJA NR. 104) GENTRIT – KOSOVE

Pyetja: Es selam alejkum. Krishterimi, a eshte fe monotoiste?

Pergjigja

Ne origjine, feja e krishtere eshte fe Monoteiste, por ata e kane devijuar ate dhe kane futur ne fe idhujtari, gje per te cilen do te japin llogari para Allahut, por gjithesesi nuk mund te thuhet se feja e krishtere eshte fe politeiste si ajo e budisteve per shembull, sepse ata kishin devijuar qe ne kohen kur zbritej Kurani, e megjithate Allahu i quajti ata Ehlu Kitab – Ithtare te Librave te meparshem, keshtu qe edhe ne themi ashtu si ka thene Kurani, Ithtare te Librit. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(PYETJA NR. 103) GENTRIT – KOSOVE

Pyetja: A mund te shihet Zoti gjeleshanohu, qfare thote kurani, dhe si e komenton Ehli syneti mundesin e te parit te Zotit ne kete dhe boten tjeter? Dhe si e komenton Eshariu kete gje?

Pergjigja

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah.

Allahun e Madheruar do e shohin besimtaret ne Boten Tjeter, sic ka ardhur ne Kuran dhe ne Hadith.

Allahu thote ne Kuran: “Ate dite do te kete fytyra te ndritura, te cilat do te shohin Zotin e tyre.” [Surja El Kijame, 22-23]. Kurse ne Hadith te sakte, i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene: “Ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu sic shihni henen e plote, nuk do te shtyheni per ta pare..” E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Kurse ne kete bote, askush nuk e ka pare dhe as nuk do e shohe Zotin e Madheruar, as engjejt as pejgamberet. As Pejgamberi yne, Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk e ka pare Allahun ne kete bote.

Edhe Ebu Hasen el Eshari e pohon kete fjale ne librin “El Ibaneh” dhe po keshtu ne “El Lem’a”, dhe thote se ai pohon ate qe ka ardhur ne Kuran dhe ne Hadith, dhe se pohimi i shikimit te Allahu ne Boten Tjeter nuk perben ndonje krahasim te Tij me krijesat, sepse shikimi tek Ai, nuk eshte ndonje Atribut apo Cilesi e Allahut, por eshte dicka qe lejohet te ndodhe logjikisht, dhe kete e pohon Kuran dhe Hadithi.

E Allahu eshte i Gjithedituri.


(PYETJA NR. 102) MUSLIM / ITALI

Message: eselam alejkum, lexova pyetjet e bera dhe pergjigjet teje,te sakta te keti forumi,por jam ndeshur me diça qe nuk po arrij te kuptoj kam bindeje qe do te marr pergjigje te duhur per pyetjen qe do te bej. me lart pashe te shkruar kur ALLAHU thotene nuk beme te pa vdekshur as nje njeri (o Muhamed) para teje mos valle ata do te jetojn edhe ti do vdisnje?pyetja ime esht po isa a.s ne dime se esht gjalle ju lutem nje shpjegim ALLAHU JU SHPERBLEFTE

PËRGJIGJE / 18-01-2013

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala Rasulilah!

Ne ajet thuhet se askush para Muhamedit (alejhis selam) nuk ka qene i perjetshem dhe jo i pavdekshem, por eshte perkthimi ai qe te ngaterron, sepse kuptimi eshte se askush nuk do te jetoje pergjithmone ne toke, qofte ai njeri i zakonshem apo profet, por qe te gjithe do ta shijojne vdekjen nje dite dhe do te ringjallen ne boten tjeter te gjithe.

Kurse Isai (alejhi selam) eshte nje perjashtim dhe nje prove e vazhdueshme per fuqine e Allahut, dhe ai tani eshte tek Allahu dhe do te kthehet ne toke kur te vije koha e caktuar nga Allahu per kete gje, pastaj do te jetoje aq sa i ka caktuar Allahu, do te martohet, pastaj do te vdese si gjithe njerezit, pastaj do te ringjallet bashke me te tjeret.

Fakti qe ai nuk ka vdekur ende, nuk do te thote se ai eshte i pavdekshem, sepse ai do te vdese ne kete bote para se te kaloje ne boten tjeter, kjo duhet te kuptohet dhe keshtu qe del nga peshtjellimi dhe gjithcka qartesohet.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.


(PYETJA NR. 101) SHEMSEDIN / KOSOVE

Message: selam alejkum, kam disa pytje rreth akides:

  1. A eshte i krijuar kurani?
  2. A mund te shihet zoti ne kete dhe ne boten tjeter
  3. Cili eshte dallimi mes franksioneve mutezile ehli sunnet dhe esharij?
  4. Jeta ne vorreza a ka denim- dhe shperblim?
  5. Cilesit e Zotit hajat-besar-iadet?
  6. Qellimi i dergimit te pejgamberve?
  7. Cka eshte arshi?
  8. Definicionet qka quajm ilahijat nubuvat dhe semijat?

PËRGJIGJE / 30-11-2012

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala Rasulilah!

Kurani eshte Fjale e Allahut, dhe nuk eshte i krijuar. Allahu thote ne Kuran: “Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed),

mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.” [Et Teube, 6].

  1. Ne kete bote askush nuk e sheh Allahun, por ne boten tjeter besimtaret qe do te hyjne ne xhenet do ta shohin Ate, dhe argument per kete eshte Fjala e Allahut ne Kuran: “Ate dite do te kete fytyra te ndritshme, duke pare Zotin e tyre.” [El Kijameh, 22-23].
  2. Dallimi mes ketyre ka te beje me Teuhidin e Emrave dhe Atributeve te Allahut, por kjo eshte teme e gjate e nuk mund te sqarohet ketu. Shkurtimisht mund te thuhet se mu’tezilite i mohojne shumicen e atributeve te Allahut, kurse esharite pohojne disa me shume se ata, kurse ehli suneti i pohon te gjitha ashtu si kane ardhur.
  3. Varri eshte grope prej gropave te xhehenemit ose lulishte prej lulishteve te xhenetit.
  4. Zoti eshte i Perjetshem, Sheh gjithcka .. te treten nuk e kuptoj se cfare ke per qellim se nuk eshte shkruar mire.
  5. Allahu i ka derguar te Derguarit e Tij pergezues dhe paralajmerues; pergezues me xhenet te atyre qe besojne dhe veprojne mire dhe paralajmerues me denimin ne xhehenem per ata qe nuk besojne dhe qe veprojne keq. Allahu i madheruar thote: “Ne nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vecse pergezues dhe qortues.”El Isra, 105].
  6. Arshi eshte Froni i Allahut te Madheruar, formen e te cilit e di vetem Allahu.
  7. Keto jane definicione te perdorura kryesisht nga esharite e mutezilite, e sidomos e para (ilahijat), qe nuk permendet as ne Kuran dhe as ne Sunet, e qe ata kane per qellim ceshtjet qe lidhen me Allahun, por ehli suneti preferon te mos i perdore keto shprehje por te mjaftohen me ato qe permenden ne Kuran dhe Sunet, pa bere filozofi e loje fjalesh.

Allahu eshte i Gjithedijshmi, e vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme