Pyetje-Përgjigje rreth Besimit (2)
(PYETJA NR. 100) SHPEND
Message: Selam Alejkum. Vlla i dashur a lejohet me pre kurban per nje njeri te semur qe osht afer vdekjes p.sh edhe arsyeja nqofse po edhe nqofse jo arsyeja All-llahu ju ruajt e jav shtoft dijenin.
PËRGJIGJE / 03-01-2012
Prerja e kurbanit eshte adhurim qe i dedikohet vetem Allahut te Madheruar, e dedikimi i tij dikujt tjeter eshte idhujtari, keshtu qe nuk lejohet te prehet kurban pervec ne rastet kur e ka urdheruar Allahu dhe i Derguari i Tij, sic eshte prerja e kurbanit ne festen e kurban bajramit si dhe prerja e kurbanit per Allahun me rastin e lindjes se femijes, e qe ne kete rast quhet (akika). Nje rast tjeter ku lejohet prerja e kurbanit per Hir te Allahut eshte kur dikush zotohet se do te prese kurban ne shenje falenderimi per Allahun nese do i realizohet nje nevoje e caktuar apo do i sherohet nje i aferm, kurse para se ai te sherohet nuk ka ndonje argument qe e lejon dicka te tille. Ajo qe mund te beni me te semurin qe eshte ne shtratin e vdekjes, eshte qe t’i permendni Allahun sa me shpesh ne menyre qe fjalet e fundit qe dalin prej gojes se tij para vdekjes te jete shehadeti dhe permendja e Allahut. Allahu na mundesofte te gjitheve mbyllje te mire te jetes, duke qene muslimane te devotshem!
(PYETJA NR. 99) ARDI / TIRANE
Message: selam alejkum, doja te dija ne qofte se kemi ndonje hajmali apo gure gjera te cilat te largojne syrin. cfare duhet bere me to a duhen hedhur… ku duhet ti cojme?
PËRGJIGJE / 04-11-2011
Hajmalite dhe te gjitha sendet qe perdoren per largimin e syrit jane besime pagane qe bien ndesh me besimin e paster Islam, keshtu qe menjehere sa dikush e meson kete gje, ai duhet t’i heqe ato nga trupi i vet dhe t’i djege e t’i gropose. Allahu te dhente sukses e te befte ta kuptosh drejt fene e Tij, sepse keshtu ti do te arrish te shohesh realitetin e gjerave ashtu si jane dhe do te ndjekesh besimin e drejte. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
(PYETJA NR. 98) ANONIM / SHKUP / 25-08-2011
Message: es selamu alejkum te nderuar deshta nje pytje n`lidhje me Kufrin. Psh nje njeri pa dashjee pa qellim ben kufer zotit a ka rrudalje nga kjo ceshtje a fal all`llahu ket lloj kufri?
PËRGJIGJE / 29-08-2011
Allahu e fal edhe kufrin edhe shirkun kur njeriu pendohet sinqerisht dhe i kthehet Allahut me pendim e me te kunderten e vepres se keqe qe ka bere, duke qene i vendosur me bindje se nuk e perserit me ate gabim, dhe duke i vepruar sa te mundet urdherat e Allahut dhe duke ju ruajtur kufijve dhe ndalesave te Tij. Kurse ato qe behen pa qellim, Allahu i fal, por jo te behet rruge dicka e tille dhe kur eshte vertet pa qellim e gabimisht, njesoj si ai burri qe e ka permendur i Derguari i Allahut ne hadith, te cilit i humbi deveja me gjithe ushqimin dhe ujin e tij dhe pasi i humbi shpresat se mund ta gjente ne mes te shkretetires, atehere u mbeshtet prane nje peme dhe vec kur deveja e tij iu kthye, e atehere nga gezimi i madh ky tha: “Te falenderoj o Zoti im, Ti je robi im e une jam Zoti yt!” Gaboi nga gezimi i madh dhe tha fjale te kufrit, por gabimisht dhe pa qellim, e keshtu qe nuk doli nga Islami. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
(PYETJA NR. 97) MUHAMET / PRISHTINE
Message: Kam nje pyetje paksa komplekse.
Cfare mund te thoni per faktin se: qe njerezit te shkojne ne xhenet, duhet qe paraprakisht te ndodhe dita e gjykimit, qe dita e gjykimit te ndodhe duhet qe te behet kijameti, dhe qe kijameti te ndodhe duhet qe njerezit te dalin nga rruga e Zotit!? Kjo i bije se sado qe njerezit te mundohen per te mire, ata domosdo duhet te ‘prishen’. Pastaj, nese njerezit kurrnjehere nuk do te devijonin ne nuk do te mund ta perjetonim kenaqesite e Allahut. Ne perpiqemi t’i ndalim lufterat, vrasjet, devijimet e ndryshme, por cka nese ato nuk do te ndodhnin, atehere njerezit qe te gjithe do te ishin te mire, dhe nuk do te shkonim ne xhenetin e Allahut te Madherishem.
Kjo ishte pyetja ime. E di se eshte e nje natyre komplekse por qe kam deshire ta di pergjigjen e saj. Si e shpjegoni ju kete fakt?
Allahu ju shperblfe per mundesite qe na ofroni!
PËRGJIGJE / 23-08-2011
Pyetja jote eshte komplikuar nga vete ti me perfundimet qe nxjerr dhe qe ne realitet nuk jane te lidhura ashtu si i ke lidhur ti, por Allahu do e beje Kiametin kur te doje Ai, dhe do i shperbleje njerezit me veprat e tyre ne kete bote, kurse fakti qe ne kohen kur te behet kiameti nuk do te kete njerez te mire e besimtare, eshte prej shenjave te medha te kiametit, qe do te thote se Kiameti filloi te ndodhe, e fakti se nuk do te kete njerez te mire ne diten kur ai te ndodhe, kjo sepse po ate dite dhe para se te filloje kiameti, Allahu ka leshuar nje tym apo pluhur qe i vdes vetem besimtaret dhe i len gjalle jobesimtaret per te shijuar tmerret e kiametit!!! Pra, nuk kane lidhje lufterat e shkaterrimet ne toke me hyrjen apo jo ne xhenet, por secili do te marre shperblimin qe meriton per veprat e tij, ne diten e Kiametit, e cila per secilin njeri eshte afer edhe pse mund te duket larg, sepse me vdekjen e njeriut, per te ka ndodhur kiameti dhe ai ka kaluar ne nje bote tjeter ku shumicen e kohes do e kaloje ne gjum, dhe kur te zgjohet do te jete ringjallur ne boten tjeter pa e vene re sa kohe ka ndenjur ne varr. Pra, vepro mire sepse veprat e tua jane ato qe do te mbeten me ty ne diten e kiametit. Lusim Allahun te na mundesoje nje mbyllje te mire te jetes ne kete bote dhe nje llogari te lehte ne boten tjeter!
(NE LIDHJE ME PYETJEN PARA KESAJ ME NR. 96) ARANIT / TIRANE
Eselamu alejkum. Desha me dhene nje sqarim per pyetesin me nr.96 nga kosova, dhe desha te jap edhe une dicka me mencuri tia kthej filozofine pyetesit duke i thene se: sikur te gjithe krijesat te jene te rastit te kene ardhur kot ne e dime te gjithe se nga asgjeja asgje nuk lind, pra domosdoshmerisht ekziston qenia e perkryer dhe absolute sic eshte Zoti. Ti me pyetjen tende thua “a mundet?”, sikur e ve ne dyshim pastaj me te forte kur ti vete nuk mundesh ta perceptosh Zotin sepse perceptimi eshte ajo qe na ve ne kontakt me boten e jashtme eshte lidhje e botes objektive me subjektin por sipas filozofise tende nje filozof me mencurine e tij ka then ne fillim ploteso nevojat materiale pastaj mendo per boten e jashtme ty me sa duket Allahu i plotefuqishem te paska dhen e shume te mira dhe ti po pretendon te besh filozofi me Allahun kur ti ke prove shume te fuqishme boten e jashmtme natyren qe eshte nje rregullsi e Allahut nese ne natyre e dhe milingona do mungonte do prishej zinxhiri ushqimor per kete pyet filozofet po te sjell e dhe nje prove tjeter ate te shpendeve ku ALLAHU i ka orientuar te shtegtojne ne dite caktuara dhe te kthehen eshte bere nje studim ne Amerike me nje shpend te vogel sapo ka lindur shkencetaret e kane izoluar ne nje dhome te erret dhe kur ka ardhur momenti i shtegtimit ai eshte drejtuar vete pa ndihmen e zogjve te tjere dhe dinte si te shtegtonte kush e orientoi zogun e vogel te emigroje pa patur ai pervoje me pare sepse sapo lindi ai u izolua? Ai eshte vetem Allahu dhe i them edhe dicka tjeter qe e kam edhe nga pervoja se nuk humbet asgje edhe sikur te besosh madje do te fitosh sepse ti nuk e din cfare do te ndodhe neser? Ki kujdes se jeta eshte e shkurter dhe filozofia jote nuk pi uje me dijen absolute qe ka Allahu. Te gjithe filozofite antike mesjetare deri ne shekullin e sotem e kane ven refleksionin e mendimit mbi Zotin se shpirti eshte dicka qe Allahu u ka dhene njerezve por ai mbart edhe disa intuita si eshte ai per te gjetur rrugen e vertete por perderisa Allahu ka derguar shpalljet dhe pejgamberet e tij nuk ka nevoje per te menduar e te besh filozofi per te gjetur te verteten. Allahu na udhezofte ne rruge te drejte!
PËRGJIGJE / 07-07-2011
E falenderojme vella Aranitin per kontributin e tij me vlere, e Allahun lusim t’ia shperbleje me te mira e ta forcoje ate ne fene e Tij, e te gjithe muslimanet!
(PYETJA NR. 96) A. UKAJ / KOSOVE
Message: Nese Zoti eshte i plotfuqishem dhe mund te krijoje qfardo a mund te krijoje diqka me te fort se Ai?
PËRGJIGJE / 22-06-2011
Nisur edhe nga pyetja e drejtuar me pare nga i njejti pyetes (Pyetja nr. 93), mund te kuptohet se vete pyetesi eshte ateist, ose ben pyetje per t’iu kunder pergjigjur nje ateisti, por meqenese nuk e fillon mesazhin me pershendetjen Islame (selam), supozohet te jete ateist, por sidoqofte, pergjigjen do e marre, cfare do qe te jete, dhe ne cdo rast duhet ta dije se me dyshime te tilla besimtareve vecse ju shtohet edhe me shume besimi, kurse atesitit i shtohet peshtjellimi, pasiguria dhe terri qe e ka pushtuar.
Pyetja qe ben pyetesi eshte jashte cdo logjike, e paperceptueshme, e pakuptimte dhe e pavlere. Loje e djallit me mendjen e ketyre njerezve pa logjike. Sikur pyetja te ishte e logjikshme, duhet te permbushte disa kushte logjike, sic eshte per shembull: perceptimi i Allahut, Fuqise dhe Masheshtise se Tij, pastaj te ishte e mundur marrja e nje gjykatesi apo albitri qe te maste fuqine e Allahut dhe ta krahasonte me te asaj krijese qe Ai do te krijonte!!! Gjithcka qe mund te imagjinohet ne lidhje me kete eshte e palogjikshme, prandaj pyetja eshte e palogjikshme dhe pyetesi i saj eshte injoranti me i madh qe ekziston, sa qe nuk njeh as ligjet baze te logjikes dhe te logjikuarit, dhe kujton i shkreti se eshte i zgjuar qe ben pyetje te tille!!! Po te ishte kjo pyetje nje pyetje logjike, e zgjuar dhe sfiduese e besimit ne Nje Zot, atehere filozofet e medhenj te greqise se lashte dhe shkencetaret e shquar te botes perendimore, do te kishin qene ateiste dhe do te sfidonin njerezit e cdo besimi me te, por askush me logjike nuk e ka bere kete pyetje, dhe ajo nuk njihet te jete bere vecse nga mendje djallezore te palogjikshme qe askush prej njerezve nuk ua vinte veshin, madje i debonin nga mesi i shoqerise se tyre. Pra, ka pasur edhe ndonje pa tru qe e ka bere kete pyetje edhe heret ne histori, dhe kjo nuk eshte pyetje e re per njerezimin, prandaj mos mendo aspak se je i zgjuar nese ben kete pyetje, dhe dije se ateistet qe e shprehin mosekzistencen e Zotit jane shume pak ne numer, ne shkalle boterore, dhe kurre nuk kane qene shumice dhe as nuk do te jene kurre, prandaj perdore logjiken ne menyre pozitive dhe te drejte, dhe ndiq natyrshmerine tende njerezore. Mos moho dicka qe nuk mund te mohohet. Si mund te mohosh Krijuesin e kozmosit madheshtor e te perkyer, dhe nuk mund te mohosh prodhuesin e nje vepre njerezore si kompjuteri per shembull, nderkohe qe kompjuteri nuk eshte krijuar nga asgjeja, kurse kozmosi eshte krijuar nga asgjeja?! Jo vetem qe nuk mund dhe nuk duhet ta mohosh Krijuesin, por ti duhet ta perdoresh logjiken tende per te mesuar me shume rreth Tij, dhe per kete Ai ka derguar pejgambere dhe Libra Hyjnore. Cdo populli i ka derguar pejgamber me mrekullira te pershtatshme per kohen, vendin dhe kulturen e secilit prej tyre, dhe ne fund dergoi Muhamedin me Kuranin, per te gjitha koherat, vendet dhe kulturat, per mbare njerezimin, deri ne Diten e Kiametit, e Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti, i Cili vepron me Vullnetin e Tij gjithcka deshiron, e Deshira e Tij eshte e gjitha e Urte, ne vendin e saj, e Ai nuk krijon asgje me kote e pa qellim. Allahun falenderojme qe na ka dhene sukses e na ka udhezuar ne besimin e drejte, ne fene e Tij te Vertete Islame, dhe qe na ka bere prej pasuesve te rruges se te Derguarit te Tij te fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe mbi te gjithe te derguarit e Allahut!
(PYETJA NR. 95) ARANIT / TIRANE
Message: selamu alejkum vella desha me te pyet per lutjet qe i drejtohen Allahut, cilat jane ajetet qe kane lutjet me te forta qe Allahu te pergjigjet edhe ne kete bote se mund te me realizohen keto lutje dhe si mund ta marr vesh une qe Allahu do ta realizoje lutjen ose jo, Allahu ta shperblefte!
PËRGJIGJE / 13-06-2011
Lutja eshte adhurim ndaj Allahut dhe nje arme e forte e besimtarit, por kjo nuk do te thote se lutja eshte nje arme qe perdoret per te plotesuar deshirat apo per te vene ne prove besimin, sepse ne kete rast do te ngjante me shume me besimet pagane apo me subjektin e filmave qe jepen per femije, ku regjisoret jane cifutet, qellimi i te cileve eshte prishja e besimit te njerezve. Pra, lutja eshte dicka serioze, e madhe, e dashur dhe e kerkuar nga Allahu, qe perdoret nga besimtari vazhdimisht gjate gjithe jetes se tij, e posacerisht kur eshte ne veshtiresi, kur eshte edhe rasti me i mire ndoshta per te pare se si Allahu i pergjigjet lutjes se lutesit kur eshte vertet ne nevoje dhe ia le Allahut ne dore zgjidhjen e problemit te tij, duke iu dorezuar Allahut dhe duke qene se i ka marre te gjitha shkaqet e mundshme per arritjen e asaj qe kerkon apo per zgjidhjen e problemit. Lutja asnjehere nuk shkon kot, por shpeshhere njeriu nuk e di se cfare eshte e mire per te, dhe ndodh qe te bej lutje per dicka qe ne pamje te pare i duket e mire per momentin, por ajo mund te sjelle nje te keqe me te madhe per te, keshtu qe pergjigja e asaj lutje ashtu si e kerkoi lutesi nuk realizohet ne ate menyre, por realizohet ne menyre tjeter qe eshte vetem e mire per lutesin, nderkohe qe atij mund t’i duket sikur Allahu nuk i pergjigjet lutjes se tij, dhe kjo ndodh shpesh te njerezit, dhe mund te thonim ketu: te ata njerez qe nuk kane largpamesi dhe qe nuk e njohin Allahun ashtu si duhet, as nuk e dine se si vepron Ai me krijesat e Tij. Bej lutje te mira Allahut, kerkoi gjithnje me te miren, qofte nese ti e di apo nuk e di se cila eshte me e mira, dhe mbaje ne mendje gjithnje se Allahu do te beje me te miren per ty, sepse vertet Allahu ben me robin e Vet ashtu si e ka bindjen vete robi se cfare do te beje Zoti i tij me te, sic ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Duhet te kesh parasysh gjithashtu se pranimi i lutjes ka disa kushte, sic eshte largimi nga gjynahet, largimi nga ngrenia e haramit, kryerja e adhurimeve dhe veprave te mira, etj. Allahu e ka ne dore suksesin, e Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
(PYETJA NR. 94) AHLUS-SUNNAH / KOSOVE
Message: Esselamu Alejkum we rahmetullah
Shpresoj te jeni mire hoxhe i nderuar dhe Allahu ju shperbleft per punen tuaj.
Pyetja ime eshte:
A e kan pa Allahun Melaiket, Ademi alejhi selam dhe Iblisi.
A ka argumente per kete ?
Nese po ju lutem argumentet.
Allahu ju shperbleft!
PËRGJIGJE / 13-06-2011
Asnje krijese nuk e ka pare dhe nuk do e shohe Allahun drejtperdrejt deri ne diten e Kiametit, dhe ata qe do e shohin Ate ne Diten e Kiametit jane vetem banoret e xhenetit, si shperblim nderimi per ta nga Allahu i Madheruar. Kurse ne kete bote, askush nuk e ka pare Allahun, as Xhibrili, as Ademi dhe as Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). Kjo perfitohet nga ajete dhe hadithet qe kane ardhur ne kete teme, sic eshte Fjala e Allahut: “22. Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë 23. dhe Zotin e tyre do të shohin.” [El Kijameh, 22-23]. Po keshtu ne hadithet qe flasin per ngritjen e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ne qiell dhe sic e transmeton Aisha (radiallahu anha), ai tha se vetem drite kishte pare, por jo Allahun drejtperdrejte. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(PYETJA NR. 93) A. UKAJ / KOSOVE
Pershendetje. Deshta tju pyes nje gje qe e kam te paqart: sipas muslimanve, Allahu eshte fuqi plot dhe i parasheh te gjitha edhe ato qe do te mund te kishin ndodhur e qe nuk kan ndodhur ai do ti dinte. Pas dergimit te disa pejgambereve te tij nuk arriti qe ta bind njerzimin ne nje zot te vetem dhe pas te gjith atyre Ai dergoi kuranin. Pse nuk e dergoi kuranin ne fillim??? po pas te gjith atyre pejgamberve ne fund e dergoi ate, a nuk e ka ditur se qka do te behet te ardhmen apo qfar eshte puna ketu? flm diten e mir
PËRGJIGJE / 11-06-2011
Perpjekja logjike e pyeteses-it eshte e mire sepse tregon se vihet mendja ne pune per te kuptuar dhe perceptuar besimin e vertete, ose mund te jete edhe thjesht hedhje e nje dyshimi per ata qe besojne, por urojme te jete e para. Eshte e vertete se Allahu, Krijuesi i gjithckaje qe ekziston eshte Njohes ne hollesi dhe detaje te gjithckaje qe vete e ka krijuar nga asgjeja, dhe Ai e mban gjithcka qe ekziston, e pa Te asgje nuk mund te ekzistonte, e padyshim se Krijuesi eshte i Gjithedijshem, i Urte, Absolut ne te gjitha cilesite dhe atributet e Tij. Asgje nuk ka krijuar pa qellim dhe asgje nuk vepron pa urtesi. Edhe te derguarit e Tij te njerezimi i ka derguar me urtesi, sipas nevojes se njerezve per te derguar prej Zotit te tyre qe t’i udhehiqnin jo vetem ne rrugen e besimit, por edhe qe t’u mesonin te jetonin ne kete bote.
Por, ku thuhet se “Zoti nuk arriti ta bind njerezin te besoje nje Zot te vetem!” Ky eshte nje dyshim i pabaze dhe shume i lehte per t’u rrezuar, sepse se pari: i gjithe njerezimi ka besuar ne Nje Zot, ne te gjitha koherat, dhe besimi ne Nje zot te vetem eshte origjina e besimit te njerezve, por qe ne popuj dhe kohe te ndryshme ky besim eshte pluhurosur nga disa njerez te paket te cilet i shtynin njerezit te merrnin ndermjetes mes tyre dhe Zotit, qofshin keta ndermjetes prej njerezve, gureve, idhujve, madje edhe kafsheve, etj, por qe asnje popull nuk e ka mohuar Zotin totalisht, dmth ekzistencen e Zotit, Krijuesit te gjithckaje, por ajo qe ka ndodhur ka qene devijimi nga besimi i drejte dhe marrja e ndermjetesve per tek Zoti. Kurse ateizmi nuk ka qene njohur nga njerezimi, dhe kurre njerezimi nuk ka qene ateist, por kjo nuk ndalon te kete pasur ndonje njeri-shejtan mohues e sherbyes te djallit qe merr guximin dhe shpreh mohimin e Krijuesit per te turbulluar besimin e njerezve dhe per t’i larguar ata nga rruga e drejte e Zotit dhe e besimit. Ndoshta shekulli i XX-te ka qene shekulli ne te cilin me shume eshte shprehur dhe publikuar ateizmi ne historine njerezore, dhe kjo ka qene pjelle e çifuteve me planet e tyre antinjerezore dhe raciste, me qellim qe ta fusin mbare njerezimin ne rrugen e mosbesimit dhe te idhujtarise, duke mbetur vetem ata njesuesit e vetem te Zotit prej njerezve, sepse sic pretendojne ata: vetem ata jane bijte e Zotit dhe te dashurit e Tij, kurse te gjithe popujt e tjere te njerezimit jane idhujtare e mohues, qe Zoti i paska krijuar per t’u sherbyer atyre! Dhe per te arritur kete, ata perdorin cdo lloj rruge dhe menyre, e prej ketyre menyrave kane qene idete komuniste-ateiste, por megjithekete nuk munden ta largojne besimin ne Zot nga njerezit, sepse shume shpejt komunizmi u rrezua dhe bashke me te edhe idete ateiste. Po keshtu edhe shkences kerkojne t’i japin drejtim nga ateizmi, por edhe kjo shume shpejt do te rrezohet, sepse besimi eshte i natyrshem tek njeriu dhe nuk mund te mohohet me asnje kurth djallezor, edhe nese mund te zbehet perkohesisht, por shume shpejt rrezaton dhe triumfon mbi mosbesimin.
Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.
(PYETJA NR. 92) AJA / 19-05-2011
Message: Selamu alejkum.
Ne facebook e lexova nje pyetje: cilit person i besoni me se shumti, dhe aty ishte lista e personeve duke filluar nga Allahu subhanehu ue teala, pastaj familja, vetja, shoqeria etj etj. Pyetja tani eshte se a ka ne vete shirk kjo pyetje, sepse keta e emertuan Allahun person dhe beren krahasimin ne mes te Allahut dhe njerezeve. InshaAllah jam e qart ne pyetje. Allahu ju shperbleft per mundin!!!
PËRGJIGJE / 20-05-2011
Pyetja ne fjale eshte me shume si studim statistikor se sa ceshtje qe ka te beje me besimin dhe fene, dhe nisur nga qellimi qe mund te kete pyetja, jepet edhe gjykimi per te, por qe nuk shohim se ajo permban shirk (shokvenie Allahut), e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(PYETJA NR. 91) ANONIM / SHQIPERI
Message: Selam alejkum vella.
Kisha nje pyetje inshAll-llah.A eshte e lejuar qe xhamin ta ndertojne ,me paret e tyre dhe me duart e tyre te krishteret,fondacion i krishter, shoqate e krishter apo instanca te ndryshme te nje shtetit te huaj pra te krishter te vijne e ta ndertojne ketu ne shqiperi ?
PËRGJIGJE / 10-05-2011
Ue alejkumus selam. Ne fetvane nr. 1679 nga fetate e Komisionit te perhershem te fetavev ne Arabine Saudite, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet se lejohet pranimi i xhamise se ndertuar nga shteti jomusliman per muslimanet e atij vendi, dhe po keshtu lejohet namazi ne keto xhami, por kushti eshte qe shteti apo pala jomuslimane qe kontribon ne ndertimin e xhamise te mos kete asnje lloj pushteti apo nderhyrje ne punet e xhamise dhe vakefin e saj. [E permbledhur]. Allah e di me mire, e paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 90) ARANIT / TIRANE
Message: selam alejkum; desha te te pyes per disa ceshtje: 1. Nje person i cili i lutet shume Allahut mos ta fuse ne xhehenem dhe nje dite ai le islamin si fe cili eshte gjykimi i atij personi sepse ai eshte lutur Allahut ta fale dhe ka rene ne rruge te keqe dhe si denim meriton xhehenemin apo i pranohet ndonje arsyetim?
- Dhe besimin ne Allah eshte mire te besosh me shume me zemer apo me mendje se nga njeher eshte truri ai qe te ben te dyshosh dhe ne shume raste te logjikosh mos te biesh ne rruge te keqe?
- Per sprovat qe Allahu u paraqet roberve te vet se shume njerez sprovohen me disa te tjere dhe ti thua me veten tende pse Allahu me sprovoi me keto njerez tani si i bie qe te jene gabimet e njerezve apo qe Allahu i ka bere ato sprove per ty dhe ato nuk kane faj ngaqe ashtu ka dashur Allahu?
- Une pak a shume e di se Allahu eshte i plotefuqishem se kam studiuar gjeografine dhe universin dhe njeriu eshte shum i dobet ne krahasim me krijimet e Allahut dhe Allahu do ta denoje nje qenie te dobet si njeriu me xhehenem sado sado mendoj ai duhet ta fale ngaqe ai njeriu ka shume dobesi ne te gjitha anet. Allahu ta shperbleft se shume jena te frikesuar prej xhehenemit.
PËRGJIGJE / 04-05-2011
Nje musliman i sinqerte ne besimin e tij, qe i lutet Allahut sinqerisht per ta forcuar ne besim dhe per ta ruajtur nga xhehenemi, nuk mund te ndodhe qe Allahu ta humbe ate, edhe pse ai do te kaloje sprova per te vertetuar besimin e tij, por nese besimi eshte i sinqerte, i mbeshtetur ne dije dhe ky vazhdon ne kerkimin e dijes, Allahu i jep sukses atij per mbylljen e jetes si musliman, dhe keshtu qe do te shpetoje nga zjarri. Kurse ai person qe vdes si jomusliman, dhe fjala e tij e fundit ne kete jete eshte mosbesimi, per kete nuk ka justifikim dhe vendi i tij do te jete zjarri, pergjithmone, Allahu na ruajte e na forcofte ne fene e Tij deri sa ta takojme Ate!
Besimi eshte ne zemer dhe me zemer, kurse mendja dhe logjika jane mjete qe te cojne drejt udhezimit dhe besimit duke i pare argumentet e Allahut te dukshme e te padukshme, dhe duke iu hapur zemren atyre, e duke u dorezuar para tyre, kurse dyshimet qe te vijne ne mendje, nese ti e di se jane dyshime te nxitura nga shejtani, dhe ti je i bindur ne besimin tend dhe i paluhatur ne te, atehere largoji ato dyshime duke mos menduar per to, por duke e zene mendjen me dicka tjeter, perndryshe, drejtohu te njerezit me dije per te larguar dyshimet e tua me dije te sigurte.
Mos bej shume filozofi, por kur e sheh qe nje apo disa njerez jane sprove per ty, perpiqu t’i menjanosh apo te jesh i matur me ta, e t’i lutesh Allahut qe ta ndryshoje gjendjen dhe te ndihmoje ne kalimin e kesaj sprove.
Sado meshire qe te kete njeriu ne zemren e tij, a mund te kete me shume meshire se Allahu per krijesat e Tij? Pergjigja eshte padyshim qe “Jo”, sepse Allahu eshte i Gjithemeshirshmi, Meshireploti. Keshtu qe te jesh i qete dhe i bindur se Allahu nuk ben padrejtesi as sa grimca dhe se ndeshkimi i Tij eshte drejtesi, perndryshe nuk do te kishte kuptim besimi i besimtareve dhe as veprat e mira ne kete bote. Pra, Allahu ka vendosur ligje me urtesine dhe drejtesine e Tij, dhe Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti, me i Drejti ne gjykim e vendim! Nese e ke frike zjarrin e Xhehenemit, lutju Allahut qe te ruaje prej tij, e Allahu nuk i humbet robet e Tij. Ndoshta vlen ketu te kujtohet historia qe e ka permendur i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me ate njeriun qe kur u plak dhe iu afrua vdekja, i mblodhi bijte e vet dhe u tha qe kur te vdiste, t’ia digjnin trupin dhe hirin t’ia hidhnin ne det, dhe e gjithe kjo nga frika qe kishte prej ndeshkimit te Allahut per shkak te veprave te tij me te cilat nuk shpresonte ndonje te mire ne boten tjeter, por kur Allahu e pyeti se perse e bere kete, e ai i tha: “Nga frika prej Teje!”, Allahu i tha se ia ka falur te gjitha gjynahet dhe se do e fuste ne xhenet, sepse kushdo qe i frikesohet denimit te Allahut ne kete bote, Allahu do e shpetoje ate njeri prej atij denimi, e ne lusim Allahun te na beje prej atyre qe i frikesohen Atij dhe denimit te Tij, dhe te na shpetoje nga denimi i Tij, e te na nderoje me bujarine e Tij ne xhenetin e Tij! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 89) ANONIM
Message: A e perjetojne kjametin njerezit e vdekur duke ditur se ne mesin e tyre ka njerz edhe si firauni e kafira te tjere dhe nese mundesh me sjell edhe argumente?
PËRGJIGJE / 01-05-2011
Sipas besimit Islam, pas vdekjes se njeriut, eshte jeta e varrit dhe aty do te kete denim per jobesimtaret, menyren dhe kohen e te cilit e di vetem Allahu. Kur te behet kiameti, ate do ta perjetojne njerezit me te keqinj qe do te jene gjalle ne ate kohe, dhe askund nuk thuhet se do te ngjallen te vdekurit per te perjetuar castet e ndodhjes se kiametit, kurse pas berjes se Kiametit vjen ringjallja dhe pastaj llogaria, e keshtu me rradhe. Nese ti ke degjuar se ka njerez qe do te ngjallen per te perjetuar Kiametin, je ti qe duhet te sjellesh argument, e Allahu e di me mire.
(PYETJA NR. 88) DR. ALBERT / SHQIPERI
Message: Selamu alejkum desha te te pyes per disa gjera rreth islamit 1. per punen e djallit ai perpara se te bente mendjemadhesi a e dinte se Allahu do ta denonte me xhehenem perjetesisht se neqofte se ai e dinte i bie qe ai te jete krijesa me budalla dhe me pa vlere qe ekziston dhe perse duhej te zbriste njeriu ne toke per shkak te tij, se u mashtrua, nuk mund te themi, se Adami ishte naiv nuk mund ta dinte se krijesat betohen rrejshem edhe pse kishte garant fjalen e Allahut, i tille eshte njeriu qe nuk mund ti pranoje gjerat e medha sic ishte fjala e Allahut drejteperdrejt se ashtu do te shkaterrohej e dobeta dhe se 2. per punen e xhenetit mesa kam lexuar ne libra njerezit qe do te futen ne xhenet do te pastrohen nga zilia inati e shume gjera te urryera te cilat nxitin epshet e njeriut atehere njeriu nuk i bie me qene njeri por dicka tjeter se njeriu mesa kemi mesuar ai eshte mesuar te jete midis se mires dhe se keqes 3. per njerzit qe jane ateista dhe qe bejne mire ne kete bote cili eshte shperblimi i tyre mos me thuaj qe do tu lehtesohet denimi ne xhehenem sic thone disa fetar te tjere 4. Allahu thote te me lutet mua robi im se une ia plotesoj lutjet pse ai nuk i ploteson shume lutje njeriut dhe ne shume raste ai bie ne rruge te gabuar se une kam pare vete persona te tille e kane humbur besimin, Allahu eshte i plotfuqishem dhe nuk merr mundimin me i plotesuar mjeriut nje lutje qe ndoshta mund te jete shpresa e tij qe do ta ruaje ne zemer per gjithe jeten. 5. Ne njefare menyre besimi qe muslimanet gezojne eshte i imponuar nga Allahu nepermjet librave te tij se mos te kishin ardhur librat e Allahut te gjithe do te ishin ne rruge te gabuar kjo nuk i bie qe njeriu te besoje me vullnetin e tij plotesisht te lire por disi i detyruar dhe pse Allahu permend shume qe ta kemi frike pse nuk thote te me doni mua por te me keni frike se frika eshte dicka negative qe te ben te ndihesh keq? Kaq kisha per sqarim, per nje gje me vjen mire qe ke marre mundimin qe tu japesh dije ketyre njerezve dhe per kete gje te vleresoj shume, po pate munsi ktheme pergjigje.
PËRGJIGJE / 01-05-2011
Se pari, e vleresojme pjesemarrjen tende ne mesin tone dhe drejtimin e pyetjeve tek ne per konsultim dhe sqarim, e Allahun lusim te na jape sukses, neve dhe juve!
Ne lidhje me pyetjen e pare, ne nuk mund te bejme supozime dhe te nxjerrim perfundime nga mendja jone, aq me shume kur keto perfundime nuk kane fryte. Besimtari musliman beson ate qe thote Allahu ne Kuran ne lidhje me djallin dhe mendjemadhesine e tij, apo me Ademin dhe mashtrimin e tij nga djalli, e me pas nxjerrjen e tij nga xheneti dhe zbritjen ne toke. Keto i gjen ne menyre te qarte ne fillim te Kuranit, ne ajetet 30-37 te sures el Bekare. Gjithesesi, per te afruar ndonje sqarim apo per te larguar ndonje dyshim, mund te themi: Para se te mos i bindej urdhrit te Allahut per perulje para Ademit, djalli nuk e dinte ekzaktesisht se cfare e priste, por pasi theu urdhrin dhe vazhdoi me kryenecesi duke diskutuar para Allahut me logjiken dhe perceptimin e tij te manget, se ai ishte krijuar nga flaka e zjarrit kurse Ademi nga balta, dhe se flaka e zjarrit sipas tij ishte me e mire se balta, ai nuk do i perulej dikujt me te ulet se ai! Pra, ai perdori logjiken e tij te manget ne krahasim me dijen absolute te Allahut, dhe kjo e beri ate te harronte se me kete gje ai po thyente urdhrin e Krijuesit te tij, po e diskutonte ate urdher me logjiken e tij, dhe vazhdoi me kryenecesi ne te veten, duke merituar keshtu ndeshkimin per vepren e tij, me dalje nga meshira e Allahut pergjithmone. Nese ka qene apo jo budalla, vepra dhe qendrimi i tij e tregon kete qarte, por pyetja qe lind eshte: perse Allahu e la ate te lire deri ne diten e Kiametit? -Dhe pergjigjen e ka dhene vete Allahu ne Kuran: per te sprovuar njerezit ne besimin e tyre, per te qene armik i njeriut qe e shtyn ate ne te keqia dhe ne thyerje te urdhrave te Allahut, por me nje menyre te terthorte dhe jo te drejtperdrejte, sepse njeriu as nuk e sheh dhe as nuk e degjon djallin, por djalli ia zbukuron atij qejfet dhe gjerat e kesaj bote, duke e nxitur keshtu qe njeriu te bjere ne mekate, dhe ky eshte mashtrimi qe ai i ben njeriut. Kurse zbritja e njeriut ne toke ka shkak dhe qellim: shkaku ka qene ngrenia nga pema e ndaluar dhe thyerja e urdhrit te Allahut, kurse qellimi ka qene dicka tjeter me e madhe tek Allahu, i Cili ka qellimet e Tij ne univers dhe ne krijimin e Tij, ashtu si u tha edhe engjejve kur krijoi Ademin: “Une di ate qe ju nuk e dini”, sic e lexon edhe ne ajetet ne linkun e shenuar me siper, dhe askush nuk mund t’i nderhyje Allahut ne qellimet e Tij dhe askush nuk mund ta pyese Ate per veprat qe ben, sepse: “Ai nuk pyetet per ato qe vepron, kurse ata (njerezit dhe xhinet) do te pyeten” [El Enbija, 23]. E padyshim se Allahu gjykon dhe vepron me dijen e Tij absolute, me urtesine e Tij absolute, me drejtesine e Tij absolute dhe me fuqine e Tij absolute.
Kur behet fjale per xhenetin, flitet per dicka tjeter nga kjo bote, dicka krejt ndryshe dhe te pakrahasueshme, keshtu qe nuk ka cudi qe njeriu atje te jete pa epshe dhe pa semundje te zemres (zili, smire, urrejtje, etj), sepse keto ai i ka pasur ne toke, ne banesen e vepres dhe te sproves, te cilen nese e kalon me sukses, fiton lumturine dhe kenaqesine e perjetshme, por perseri njeri do te quhet, dhe njerezit qe do te jene ne xhenet, do te dallohen nga engjejt dhe nga xhinet qe do te hyjne ne xhenet, dhe atje padyshim qe do te jene ndryshe edhe ne lenden e krijimit, sepse atje do te munden ta shikojne Allahun drejtperdrejte, nderkohe qe askush dhe asnje prej krijesave te Tij nuk e ka pare Allahun dhe nuk do e shohe deri sa te behet Kiameti dhe besimtaret te hyjne ne xhenet, vetem atehere Allahu do i zbuloje veten e tij banoreve te xhenetit si nderimin dhe shperblimin me te madh per ta, nderkohe qe ne kete bote askush nuk mund ta shohe ate, as engjell i larte dhe as njeri i derguar (profet).
Kur thua ne pyetje “mos me thuaj … sic thone disa te tjere), sikur imponon pergjigjen, sepse sikur ajo qe thone te tjeret te ishte e vertete, edhe une ate do te thosha, dhe ti atehere nuk do e pranoje, apo jo? Gjithesesi, pergjigja eshte pak me e thelle dhe me kuptimplote se ajo qe ke degjuar: Allahu ka krijuar universin dhe ka caktuar ligje per mbarevajtjen e tij, ku sipas atyre ligjeve funksionojne gjerat ne univers, dhe ligji me i madh eshte: ligji i kushtit dhe i rezultatit apo perfundimit. D.m.th. ne qofte se dikush vepron keshtu, ai do te arrije kete apo ate gje, dhe ne te kundert, do te arrije te kunderten. Dhe ky eshte nje ligj i drejte, pa diskutim. Allahu thote ne Kuran: “Kush vepron nje te mire sa grimca, do ta gjeje ate, dhe kush vepron nje te keqe sa grimca, do ta gjeje ate.” [Ez zelzele, 8]. Pra, kush vepron nje te mire ne kete bote, qofte ai besimtar apo jobesimtar, idhujtar apo ateist, patjeter qe ai do ta gjeje ate te mire dhe do e marre shperblimin per te ne kete bote, qofte duke i ardhur te mira materiale apo duke ju larguar disa te keqia dhe fatkeqesi qe do e zinin nese nuk do e kishte vepruar ate te mire, kurse ne boten tjeter ai nuk do te kete asnje shperblim, nese do te vdese si jomusliman. I Derguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) thote: “Allahu nuk i ben aspak padrejtesi besimtarit per nje te mire qe ben, por i jep atij ne dynja dhe e shperblen ate edhe ne boten tjeter. Kurse jobesimtari ushqehet me te ato te mira qe ben ne dynja per hir te Zotit (pa pasur qellim perfitimin prej njerezve qe ua ben ate te mire) sa te jete ne dynja, por kur te shkoje ne boten tjeter, ai nuk do te kete asnje te mire me te cilen mund te shperblehet.” [Muslimi].
Me kete kuptojme se kur njeriu ben nje te mire, ai e merr shperblimin e saj ne kete bote qofte besimtar apo jobesimtar, sepse ky eshte ligj i vendosur nga Allahu ne kete bote, por Allahu ka vendosur edhe nje ligj tjeter posacerisht per boten tjeter dhe per besimtaret qe e besojne ate dhe qe besojne te fshehten per te cilen ka njoftuar Allahu ne librat e Tij dhe me ane te derguarve te Tij, e sipas ketij ligji: kushdo qe vdes besimtar musliman, do te hyje ne xhenet dhe do te marre shperblim te shumefishte per veprat e mira qe ka bere ne dynja, qofte edhe nese ka marre shperblim per ato vepra ne dynja sipas ligjit qe ishte atje. Kurse jomuslimanet qe vdesin te tille, nuk do te kene shperblim ne boten tjeter, por do te denohen per veprat e tyre te keqia bashke me mosbesimin e tyre, dhe kjo per shkakun se Allahu i ka paralajmeruar te gjithe njerezit per ndeshkimin e Tij ne ferr nese ata nuk besojne, dhe per shperblimin e Tij ne parajse per ata qe besojne, e Allahu nuk ndeshkon askend pa i bere te qarte proven me ane te ciles njeriu i zakonshem duhet te besoje, e Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as ne kete bote dhe as ne boten tjeter, e Ai eshte me i Drejti ne gjykim dhe vendim. Allahu i Madheruar thote ne suren El A’raf, ajeti 32: “Thuaj: “Kush i ka ndaluar veshjet e bukura të Allahut që i ka nxjerrë për robërit e Tij,[1] si dhe ushqimet e mira?”[2] Thuaj: “Ato janë për besimtarët në këtë botë, por veçanërisht për ta në botën tjetër.[3] Kështu ua shpjegojmë provat njerëzve që dinë.[4]
[1] Veshjet e çdo lloji, pëlhure apo ngjyre, që e mbulojnë dhe zbukurojnë njeriun.
[2] Ushqimet e mira dhe të shijshme, që i bëjnë mirë njeriut dhe që nuk e dëmtojnë shëndetin e tij, që janë hallall.
[3] Veshjet e bukura dhe ushqimet e mira dhe hallall janë për besimtarët dhe njerëzit e tjerë që nuk janë besimtarë në këtë botë, por në botën tjetër do të jenë posaçërisht për besimtarët.
[4] Sepse vetëm ata i kuptojnë provat e Allahut dhe përfitojnë prej tyre.
Dikush qe e njeh Allahun, flet me edukate dhe respekt per te. Nese ti e di se Allahu eshte i Drejte dhe se nuk i ben padrejtesi askujt, dhe se eshte njeriu ai qe i ben padrejtesi vetvetes, do te ishe me i matur me fjalet per Allahun dhe do te vije ne faj ate njeri qe ka humbur rruge pas besimit, sepse ti nuk e di nese ai njeri ka qene i sinqerte apo jo ne besimin e tij, sepse besimi eshte nje ceshtje mes njeriut dhe Zotit te tij, kurse njerezit shohin veprat e jashtme te tij dhe sipas tyre gjykojne, pa i ditur te fshehtat. Ku e di ti se ky njeri qe ka humbur rruge pas udhezimit, nuk ka vepruar ndonje veper te keqe kundrejt ndonje njeriu tjeter ne menyre te padrejte, ose kundrejt Allahut, dhe si rezultat i vepres se tij te keqe, ka marre ndeshkimin automatikisht sipas ligjit “kushti dhe rezultati”?! Ose, ky njeri ka qene ne sprove dhe ka ngelur ne te, por qe ai do te kete raste te tjera dhe afatizim nga Allahu per t’u kthyer ne rrugen e drejte, sepse Allahu kurre nuk ndeshkon pa ia dhene te gjitha mundesite njeriut per besim dhe kthim tek Ai me pendim te sinqerte, deri ne frymen e fundit te jetes ne kete bote. Meqenese shperblimi i Allahut me xhenet eshte nje shperblim shume i madh, ai duhet te arrihet me lodhje dhe mund, dhe nuk mund te arrihet lehte, sepse eshte shume i shtrenjte, keshtu qe njeriu kalon shume sprova e peripeci deri sa ta mbylle jeten e tij ne kete bote me sukses, dhe te vdese me besim, duke qene musliman. Allahu i Madheruar thote: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të nxjerre ne pah ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata! Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka. Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë. Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.” [el Ankebut, 2-7]. Kurse ne lidhje me lutjen, Allahu i pergjigjet te gjitha lutjeve te sinqerta te njeriut, qofte duke ia dhene ate qe njeriu kerkon ne menyre direkte, ose duke i larguar nje te keqe ne te njejten mase sa lutja, qe do e zinte njeriun nese nuk do e bente ate lutje, ose do i heqe nje brenge nga brengat e dites se kiametit dhe te llogarise. Keto kane ardhur ne hadithe te sakta profetike. Edhe dicka, per Allahun eshte e rendesishme edhe nje qenie e vetme njerezore, sa do e pavlere te duket ne mesin e njerezve dhe sa do i degraduar te jete nga shoqeria, dhe Allahu Allahu perfshin gjithcka ne dijen dhe drejtesine e Tij.
Origjina e besimit nuk eshte e imponuar ne librat qiellore, por ajo ekziston ne natyrshmerine njerezore, eshte e mbjelle ne zemren e njeriut, kurse librat e shenjte dhe pejgamberet, Allahu i ka zbritur dhe derguar qe t’ua rikujtojne njerezve besimin e tyre si dhe t’i mesojne hollesite e besimit dhe ligjet e Allahut, ligje qe kane te bejne me jeten ne kete bote dhe me fitoren ne boten tjeter. Pra, njeriu i thjeshte dhe i pamesuar drejtohet vetvetiu te besimi ne Zot, thjesht duke hedhur veshtrimin ne horizont, sepse njeriu e di se cdo krijese ka krijuesin e saj dhe cdo gje qe ndodh, nuk ndodh vetvetiu por ka shkaqe dhe veprues pas saj, atehere si te mos e kete krijuesin e vet gjithe ky kozmos dhe kjo gjithesi? Por njeriu nuk mund te shkoje me tutje me logjiken e tij, keshtu qe ka nevoje per pejgambere te derguar nga Allahu dhe per Libra qiellore qe te qendrojne gjithnje ne mesin e tij per ta rikujtuar vazhdimisht, sepse njeriu harron ga natyra e tij. Megjithese jo ne hollesi te plote, njeriu me natyrshmerine e tij di te dalloje mes te mires dhe te keqes, mes mekatit dhe vepres se mire, edhe pa i mesuar keto ne librat qiellore. Njeriu e di se cfare eshte turp dhe cfare eshte nder. Cfare eshte bamiresi dhe cafre eshte krim. Por nese ai i ben te mirat per hir te Zotit, duke besuar te Zoti dhe duke shpresuar shperblimin e Tij, ai merr shperblim te shumefishte, ne kete bote dhe ne boten tjeter.
Nese lexon pak me shume ne libra te besimit dhe afrimit tek Allahu, do te mesoje se besimtari i vertete dhe me grade me te larte eshte ai qe e adhuron Allahun me 3 gjera kryesore: Dashuri – Frike – Shprese. Pa dashuri, njeriu nuk mund te besoje, dhe nese beson, atij nuk i pranohet besimi, sepse do te ishte hipokrit. Kurse frika e ben njeriun me te perkushtuar, me te permbajtshem ndaj mekateve dhe e ruan nga vetekenaqja e mburrja, sepse i kujton gjithnje ndeshkimin qe pason vepren e keqe dhe askush nuk e di si do e mbylle jeten ne kete bote. Kurse shpresa e ben njeriun optimist per te ecur perpara me vendosmeri e largpamesi, per te kryer vepra te mira qe kane shperblim te madh ne kete bote dhe ne boten tjeter. Prej ketu, kur Allahu thote qe tia kemi friken Atij, kete e thote zakonisht pasi permend ndonje ligj dhe rregull qe duhet vepruar apo qe nuk duhet shkelur, se perndryshe do te ndeshkohesh, dhe i kujton njeriut friken ndaj Allahut qe te mos e shkele ate ligj, pra e paralajmeron vazhdimisht per te miren e njeriut. Por ama, njeriu e adhuron Allahun me dashuri, frikerespekt dhe shprese, dhe keto jane te pandara te besimtari. Ju rekomandojme te lexoni me shume rreth ketyre ceshtjeve te besimit dhe zemres, ne kete link.
Lusim Allahun te na jape sukses ne arritjen e pelqimit te Tij, dhe te na forcoje ne fene e Tij deri sa ta takojme Ate! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 87) ADNAN / MITROVICE
Message: selam alejkum,
A ka mundesi me dit pse tallkini thiret ne emer te nenes e jo te babait?
PËRGJIGJE / 24-04-2011
“Talkin” eshte fjale arabe qe do te thote “Diktim”, dmth t’i diktosh dikujt dicka qe ai ta thote njesoj si diktuesi. Kurse ne vendet tona (Shqiperi e Kosove), kete fjale e perdorim disa hoxhe te vjeter te medhhebit hanefi, duke pasur per qellim diktimin e disa shprehjeve apo fjaleve te caktuara te vdekurit kur varroset ne varrin e tij, dhe ai qe ia dikton atij keto fjale eshte nje hoxhe qe i qendron te koka pasi te largohen njerezit. Fjala “Talkin” eshte permendur ne traditen profetike, ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “I diktoni (lakkinu – talkin) njerezve tuaj qe jane duke vdekur (ne shtratin e vdekjes) shehadetin “la ilahe il-la Allahu”. Me kete fjale, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka per qellim qe te kujtoje njerezit e te semurit qe ata t’ia kujtojne dhe tia perserisin shpesh te semurit te tyre qe eshte duke vdekur, fjalen “La ilahe il-lallah” me qellim qe ai ta thote ate dhe kjo te jete fjala e fundit e tij ne kete bote, dhe keshtu kjo fjale do te deshmoje per te ne diten e gjykimit. Ky eshte kuptimi i Talkinit dhe vendi i permendjes se tij, kurse ajo qe bejne ata hoxhallare ne vendet tona eshte nje devijim dhe shtremberim i te vertetes, nje shpikje ne fe qe nuk ka baza fetare dhe as logjike. E cfare dobie do i beje Talkini te vdekurit pasi te kete vdekur, por kur eshte ende pa i dale shpirti, talkini (pra diktimi i shehadetit atij) i ben dobi dhe i jep nje mundesi me shume per te dale nga kjo bote me La ilahe il-laAllah. Prej ketu, perderisa talkini qe bejne ata hoxhallare eshte i pabaze ne fe, gjithcka qe lidhet me te eshte i pabaze dhe i pavertete, dhe ketu perfshihet edhe pyetja e pyetesit qe perse talkini thirret ne emer te nenes e jo te babes. Feja e Allahut eshte e paster, e qarte, e kuptueshme, e pranueshme nga logjika e shendoshe, madje as logjika e mohuesve ateiste nuk mund ta kundershtoje kete Fe, Islamin. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
(PYETJA NR. 86) ANONIM / ITALI
Message: Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.ALLAHU ju shperblefte me kenaqesine e tij per punen qe po beni. Jam nje qytetar shkodran, pyetja qe desha te parashtroj asht! ne shkoder me rastin e datelindjes se Prejgamberit (salallahu alejhi we selem)mbas mevludit,etj….nxjerrin edhe nji qime mendoj se asht e mjekres se prejgamberit (salallahu alejhi we selem) e cila asht brenda ne nje qelq .desha te dij se ka ka ndonji gja te keqe ne kete, duke qene se kam lexuar shum artikuj te ndryshem qe mevludi asht bidat ,,,,,.A ka ndonji mundesi qe njeriu te bie ne shirk ose ne ndonji fare menyre te adhuruari ne qimen e mjekres se Prejgamberit (salallahu alejhi we selem)? Duke qene se Prejgamberi (salallahu alejhi we selem)ka vdekur! Organizuesit jane hoxhallaret, Si duhet et veprojme ne keto raste? ALLAHU ju shperblefte.
PËRGJIGJE / 24-04-2011
Gjynahet sjellin gjynahe te tjera qe jane rezultat i tyre, dhe po keshtu, bidatet sjellin bidate te tjera te lidhura varg me njera-tjetren, dhe ky eshte si denim nga Allahu per ata njerez qe i bejne keto te keqia dhe nuk pendohen prej tyre, por vazhdojne me arrogance ose injorance ne rrugen e tyre drejt humbjes qe mund t’i nxjerre nga Islami ne mohim dhe ne shirk, Allahu i udhezofte muslimanet e humbur dhe i kthefte ata ne fene e vertete me nje kthim te vertete! Kurse ne lidhje me kete qime, dijetaret kane rene dakord unanimisht se kerkimi i bereqetit me trupin e Pejgamberit dhe gjithcka qe shkeputet prej tij prej qimeve, rrobeve, djerses, peshtymes, etj, te gjitha keto jane te lejuara, dhe kjo eshte dicka me te cilen Allahu e ka vecuar te Derguarin e Tij, dhe sahabet i benin keto gjera, dmth i perdornin keto gjera per bereqet dhe begati, per sa i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ishte gjalle dhe perderisa mbetjet e treupit te tij vazhdonin te gjendeshin te njerizit, por te gjitha keto shenja te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) tashme jane zhdukur dhe mundesia me e madhe ne lidhje me kete qime qe permend pyetesi eshte qe ajo te jete genjeshter dhe trillim, per shkak se se nuk mund te provohet dhe te vertetohet se ajo eshte vertet prej qimeve te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Muslimanet qe e kuptojne kete gje dhe qe kane mesuar dicka nga dija e vertete e Islamit, duhet te qendrojne larg ketyre tubimeve dhe te keshillojne edhe te tjeret qe t’u largohen atyre, me sa te kene mundesi. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(PYETJA NR. 85) ARANIT / TIRANE
Message: selamu alejkum ue rahmetullah desha nje keshille prej teje se cdo here qe i lutem Allahut per dicka nuk po ma ploteson dhe per gjerat e mira prape as ato shpesh me vijne mendime ne koke qe me thone mos u lut sepse do te harxhohen lutjet kot se Allahu nuk po ti ploteson lutjet po me shqetesojne dita dites sa kam menuar me heq dore prej islamit se kam shume vite keshtu kjo me ka bere te hyj ne stres te madh saqe me jane ndalur dhe forcat edhe vullneti po pate mundesi me keshillo se nuk di te veproj me, Allahu ta shperblefte!
PËRGJIGJE / 24-04-2011
Ndoshta sprova jote me e madhe per momentin eshte pikerisht me lutjet qe ti ben dhe kujton se nuk te pranohen. Allahu thote ne Kuran: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” [El Ankebut, 2-3]. Asnje dua qe ben besimtari nuk shkon kot. I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Cdokush qe i drejtohet Allahut me nje lutje, Allahu ia ploteson ate ashtu si eshte lutur, ose i largon dicka te keqe ne te njejten grade, perderisa ai nuk lutet per dicka te ndaluar apo per shkeputje te lidhjeve me te afermit.” [Sahih el Xhami, 5678]. Por duhet pasur parasysh edhe dicka shume e rendesishme ne lidhje me pergjigjen e duase, e ajo eshte largimi nga gjynahet, nga ngrenia e haramit, nga padrejtesia, sepse keto behen pengese per pranimin e lutjes. E Allahu eshte i Gjithedishmi, i Urti.
(PYETJA NR. 84) ARANIT / TIRANE
Message: Esselamu Alejkum, Allahu te shperblefte hoxhe per kontributin tuaj ne kuptimin e fese ashtu siq e kane kuptuar selefu salih.
Desha nje sqarim rreth ketyre dy thenjeve te meposhtme (a jane te verteta, nese po, si duhen kuptuar?):
- Ka thënë Is’hak ibn Rahauejh, Allahu e mëshiroftë: “Ata (murxhitë) e tepruan derisa prej fjalëve të tyre është: disa njerëz të cilët thonë: kush i len pesë kohë të namazit, agjërimin e Ramazanit, zekatin, haxhxhin dhe të gjitha farzet duke mos i mohuar këto, këtë person nuk e shpallim për kafir. Për të shpresojmë tek Allahu pasi që ai i beson këto. Padyshim mu këta janë murxhi”.
- Ka thene ibn tejmije: ai qe thot qe “ai qe e len namazin vdes si musliman dhe duhet te varroset ne varreza te muslimanve” ai eshte i ndikuar nga irxhaja.
PËRGJIGJE / 24-04-2011
Keto pyetje nuk jane per njerez te thjeshte qe nuk kane dije te konsideruar nga dega e Akides dhe e besimit, pasi qe keto jane ceshtje te hollesishme dhe te thella ne te cilat kane rreshqitur njerez te medhenj e me dije, e jo me njerez te thjeshte e te paditur, keshtu qe per keta njerez eshte me mire te mos futen ne keto ceshtje, por te qendrojne ne besimin e tyre te natyrshem dhe ne kufijte e atyre gjerave qe i kuptojne. Ne lidhje me pyetjen, mund te themi shkurt se te paren e ka permendur Iben Haxheri ne “Fet’hul Bari” dhe kete mendim te Is’hakut ne lidhje me kete ceshtje ai e ka kundershtuar dhe ka treguar se nuk eshte me mendimin e tij. Po keshtu fjala e Iben Tejmijes ne lidhje me lenesin e namazit, eshte nje ceshtje per te cilen ka mospajtim ne mesin e dijetareve dhe ata qe e quajne kafir lenesin e namazit, thone palen tjeter qe nuk e quan te tille, qe jane ndikuar nga irxhaja. Kryesisht kjo Irxha qe ka per qellim Iben Tejmije dhe Is’hak iben Rahavejh ne tekstet e permendura ne pyetje, eshte irxhaja e fukahave te kryesuar nga Ebu Hanifja (Allahu e meshirofte!). Ne komentet e tij per librin “Akidja Tahavije”, shejh Albani e ka kundeshtuar autorin hanefi kur ka thene se kundershtimi mes murxhive prej dijetareve te fikhut dhe dijetareve te hadithit ne lidhje me ceshtjen e besimit dhe kufrit eshte kundeshtim siperfaqesor dhe jo rrenjesor, por shejh Albani thote se kundershtimi eshte rrenjesor dhe jo thjesht siperfaqesor, duke perkrahur fjalen e dijetareve te hadithit dhe duke kundershtuar fjalen e fukahave murxhi, e megjithate, ka njerez qe e akuzojne shejh Albanin per irxha, padrejtesisht. Pra, kjo ceshtje eshte delikate, e veshtire per t’u kuptuar per shkak te degezimeve dhe hollesive te saj, dhe njekohesisht menyres se te shprehurit, ku edhe kane rreshqitur shume njerez, edhe pse me perpjekjen dhe sinqeritetin e tyre ata e kane shperblimin tek Allahu, prandaj ne keshillojme mosthellimin ne dicka qe nuk mund ta kuptosh plotesisht dhe as nuk mund te gjesh dike qe e ka kuptuar vertet sakte dhe qe te mund ta sqaroje ashtu si duhet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(PYETJA NR. 83) BLERANT / TETOVE
Message: piksepari tju them kam nje problem me mendimet e keqija qe me paraqiten momente momente vetem nga ana islame edhe ate nga ana negative padeshire sa qe sen falem fare e trishtoj mos kom hyj ne mekate e sen lutem i qete e tani a hyj ne mekate dhe si mund ti sheroj ?
PËRGJIGJE / 22-04-2011
Sherimi i vetem i mendimeve te keqia eshte largimi i mendjes menjehere prej tyre dhe angazhimi i saj me dicka tjeter te mire. Buhariu dhe Muslimi transmetojne nje hadith te ebu Hurejres, ku thuhet se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Djalli i shkon dikujt prej jush dhe i thote: “Kush e ka krijuar kete?”, “Po kete, kush e ka krijuar?”, “Po kete, kush e ka krijuar?”, deri sa i thote: “Po Zotin, kush e ka krijuar?” Kur arrin ketu, atehere duhet t’i kerkosh mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar (te thuash: Eudhu bilahi mine-shejtani-rraxhim), dhe t’i japesh fund ketyre mendimeve.” Pra, zgjidhja eshte qe t’i kerkosh mbrojtje Allahut dhe te mos i shkosh pas djallit ne ate qe ai kerkon per te humbur nga rruga e drejte, sepse ne cdo rast ka shpjegim per pikepyetjet e tua, madje shumica e tyre jane te gabuara qe ne formulim, dhe logjika i rrezon menjehere, por nese shkon pas tyre, te fusin ne turbullira te pafundme, dhe me pas dalja prej tyre do te jete shume e veshtire, prandaj preje kete rruge duke ndjekur keshillen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).
(PYETJA NR. 82) BILAL / BELGJIKE
Message: Selam alejkum. Kozmosi zgjerohet, dhe me ate nen kuptohet se Hena (dhe planetat tjera) prej tokes largohen gjdo vit ka 4 cm, me matjan laserika qe e kan ber ne vitin 1995, njikohsisht ajo esht teza e shkenctareve sikur qe esht Ajnshtajni, fridmani dhe tjere. Kete e ndegjova edhe prej nje hogjes, por ai tha se ka edhe hadih per Henen qe largohet nga toka! Ju lutem ne qovse keni pegjigje me tregoni.
PËRGJIGJE / 06-04-2011
Allahu i Madheruar thote: “Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë
atë.” [Edh Dharijat, 47]. Nuk ka cudi qe Ajnshtajni e te tjere si ai, teorite e tyre t’i kene vjedhur nga Kurani dhe t’ia kene dedikuar vetes se tyre si zbulim apo pjelle e mendjes se tyre. Madje nese e shohim biografine e shumices se kokave te shkences qe perendimi sot i ka ngritur lart sikur gjoja ata kane bere zbulimet e medha shkencore dhe kane hedhur bazat e shkences moderne, do te gjenim qe ata kane qene prej çifuteve apo nga familje çifute, dhe kjo nuk eshte rastesi por e kurdisur. Sidoqofte, qellimi eshte se Allahu i ka permendur bazat e cdo shkence ne Librin e Tij dhe nuk ka lene asgje pa e cekur, por jane muslimanet ata qe duhet te studiojne dhe te meditojne Librin e Allahut per te mesuar te vertetat shkencore dhe fetare, dhe keshtu do te jene te paret ne cdo te mire te vetes se tyre dhe te mbare njerezimit. E Allahu e ka ne dore udhezimin dhe suksesin!
(PYETJA NR. 81) JONA
Message: selam alejkum. Ne diten e kijametit, myslimanet a do te gjykohen per mekatet qe kane vepruar?
PËRGJIGJE / 06-04-2011
Te gjithe njerezit do te gjykohen ne diten e Gjykimit per veprat e tyre, edhe muslimanet do te gjykohen, por a do te denohen per ato vepra te keqia qe kane bere? -Nese ata jane penduar per veprat e tyre te keqia para vdekjes, nuk do te ndeshkohen per ato vepra, por Allahu do jua kujtoje qe i kane vepruar dhe do u thote se ua ka falur ato per shkak se jane penduar dhe Ai ua ka pranuar pendimin. Kurse per veprat e keqia qe muslimani i ka bere ne jeten e tij, por nuk eshte penduar per to, ceshtja e tij i takon Allahut: nese Allahu don, ia fal atij dhe nuk e denon per to duke pare edhe veprat e tij te mira, e nese don, e ndeshkon ate per ato vepra ne zjarr sipas grades se tyre, dhe me pas e nxjerr nga zjarri dhe e fut ne xhenet. Por, edhe nese nje musliman denohet ne zjarrin e xhehenemit per veprat e tij te keqia, ai nuk do te qendroje pergjithmone ne zjarr, por do te dale prej tij dhe do te futet ne xhenet, sepse muslimani nuk mund te qendroje pergjithmone ne zjarr, ashtu si edhe ai qe vdes si jomusliman, nuk hyn kurre ne xhenet, por qendron pergjithmone ne zjarr. Lusim Allahun te na fuse ne xhenetin e Tij pa llogari dhe pa denim!
(PYETJA NR. 80) UMMU ABDULKERIM
Message: Es selamu alejkum we rrahmetullah we berekatuhu
A na lejohet ne si muslimane t’i lutemi Allahut duke kerkuar te ndodhin disa gjera te caktuara si shenje per te kuptuar nese nje çeshtje per ne eshte hajr apo jo?
Dhe a mund te ndodh qe Allahu t’u zbuloje hajrin disa roberve te vet (pasi i jane drejtuar Atij me dua) ne disa raste si psh.
Nqs i lutemi Allahut qe po s’qe hajr per mua per te shku neser ne x vend ateher te bier shi te nesermen qe un ta kuptoj kete gje permes plotesimit te kesaj duaje.
Une e tregova 1 shembull jo se jam lut per kete por per ta kuptuar se per cfar lloje shenjash e kam fjalen dhe pyes a mund te marrim ne prej Allahut keto lloje shenjash kur duam te kuptojm a esht hajr nje ceshtje x per ne apo jo?
PËRGJIGJE / 12-03-2011
Kur besimtari eshte ne medyshje per nje ceshtje te caktuar, ai i drejtohet Allahut me namaz istihara, pastaj vendos te kryeje ate ceshtje qe synon te veproje, dhe nese i lehtesohet dhe e kryen ate, do te thote qe ka qene hajer, e ne te kundert, nese Allahu e largon nga ajo ceshtje, do te thote se lenia e saj ka qene me e mire per te. Kjo eshte menyra qe besimtari ndjek kur eshte ne mendyshje apo kur ndermerr hapa me rendesi per te dhe jeten e tij, kurse menyrat e tjera nuk kane argument dhe mund te kene te ndaluara per shkak se mund te lidhesh me gjera qe nuk i di saktesisht dhe ndoshta shejtani i ben qe te duken ashtu, dhe ne kete menyre ndjek rrugen e gabuar. Pra, edhe nese besimtari mund te shohe ndonje shenje per ndonje ceshtje te caktuar, nga e cila kupton se ajo ceshtje eshte keshtu apo ashtu, ai assesi nuk mund te mbeshtetet plotesisht ne ate shenje, sepse nuk e di te verteten e saj dhe as te fshehten, keshtu qe t’i drejtohet Allahut me ate qe na e ka mesuar i Derguari i Tij, pra me namaz dhe lutje Istihara. E Allahu eshte e i Gjithedijshmi.
(PYETJA NR. 79) MUHAMET KRASNIQI / PRISHTINE
Message: Selam Alejkum (Paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju).
Kam nje varg pyetjesh, te cilat jo domosdoshmerisht kane te bejne me Akiden, por desha t’i shtroj te gjitha ne nje vend per shkak qe ta kem me te lehte t’i marre pergjigjet.
Pyetje për hoxhallarë dhe dijetarë:
- Si ka mundësi që njeriut t’i dalë shpirti gjatë natës, ndërsa të rrahurat e zemrës nuk iu ndalen, ndërkohë dihet se trupi nuk mund të funksionojë pa shpirtin?
- Si mund që njeriu menjëherë pas vdekjes ta shikojë shpirtin pasi t’i del ai, kur dihet se në trup më asgjë nuk funksionon?
- Nëse gjatë namazit farz (obligim) xhemati besimtarët, duhet të ofrohen afër njëri tjetrit, për arsye se djalli mund të futet mes tyre, atëherë çfarë mund të ndodhe me imamin i cili të dy anët i ka të hapura. Ai mund të sulmohet dyfish më shumë?
- A e ka vërtetuar në mënyrë të qartë Muhammedi a.s. se toka sillet rreth diellit?
- Cilat janë kriteret e haditheve – (shkurtimisht)?
- Udhëzimi vjen dhe duhet të inicohet nga njeriu apo nga Zoti?
- A e krijoi Zoti njeriun nga dheu i kësaj toke apo nga dheu i një toke tjetër?
- Profeti Ibrahim a kishte ndonjë fakt tjetër pos ëndrrës se duhet ta prej te birin e tij Islamilin për kurban?
- A është i fundit ajeti (2:281 Bekare) apo (5:3 Maide)?
- Thuhet se burrat e gratë nuk duhet t’u ngjajnë në veshje njëri tjetrit. Pse atëherë burrat u ngjajnë në veshje grave, duke vesh disa rrobe që u ngjajnë fustaneve.
- Pasi që rrotullimi i tokës rreth diellit e përcakton një vit të plotë prej 365 ditësh, pse atëherë arabët e llogarisin kohën me kalendar hënor?
- Vrasjet vulgare nuk lejohen ne Islam, por a konsiderohet vrasje vulgare gurëzimi?
- Cili është qëllimi i ndëshkimit të krimit në islam?
- Ata burra që në këtë botë kanë pasur më shumë se një grua, cilën grua do ta marrin në botën tjetër. Nëse i merr që të gjitha, a është e drejtë që edhe në atë botë një grua, burrin e saj ta ndajë me një apo me më shumë gra të tjera?
- Nëse i pyesim 6 njerëz në të gjashtë anët e tokës se ku është Zoti ata që të gjithë do të përgjigjen se “Ai është në qiell”, dhe rrjedhimisht po nënkuptohet se toka, universi dhe çdo gjë që në të, është brenda Zotit, a është mëkat te thuhet kështu, nëse s’është kështu, si mund të jetë ndryshe?
- Thuhet se mbulesa lindi me Islamin (Islamin e Ademit a.s.) por ne e dimë se në atë kohë nuk kishte rroba qe njerëzit te mbuloheshin? Atëherë me çfarë mbuloheshin vajzat dhe gratë ne atë kohe, si zëvendësim i rrobave?
- A ka qenë i njohur emri apo fjala Allah para se të zbriste Kurani? Nëse po, çfarë kuptimi kishte, nëse jo, kush i dha kuptim këtij emri?
Zoti ju shperblefte!
PËRGJIGJE / 25-02-2011
Falenderimet dhe lavdia i takon vetem Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen dhe shoket e tij!
Si ka mundësi që njeriut t’i dalë shpirti gjatë natës, ndërsa të rrahurat e zemrës nuk iu ndalen, ndërkohë dihet se trupi nuk mund të funksionojë pa shpirtin?
Allahu i Madheruar thote: “Te pyesin ty (o Muhamed) per shpirtin. Thuaju: “Shpirti eshte çeshtje qe i takon vetem Zotit tim, kurse juve nuk ju eshte dhene nga dija veçse pak.” [El Isra, 85]. Pra, njeriu di shume pak per shpirtin dhe realitetin e tij, keshtu qe duhet t’i dorezohet totalisht fjales se Allahut dhe te mjaftohet me te, sepse nuk do te mund te mesoje me shume sa do qe te zhvilloje shkenca dhe sado qe te meditosh. Allahu i Madheruar thote: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.” [Ez Zumer, 42]. Padyshim se çeshtja e shpirtit eshte nje çeshtje e madhe e cila i ka sfiduar te gjithe shkencetaret dhe filozofet per ta njohur ne detaje ate, dhe kjo eshte prej mrekullive te Allahut te Madheruar, te Gjithedijshmit, te Urtit. Keshtu qe nuk mund te supozohen pyetje te ndertuara ne hamendje dhe ne njohuri te pavertetuara shkencerisht, pasi qe shpirti nuk eshte diçka fizike materiale qe te mund te analizohet nga shkenca, por duhet te dorezohesh tek Allahu dhe fjala e Tij.
Si mund që njeriu menjëherë pas vdekjes ta shikojë shpirtin pasi t’i del ai, kur dihet se në trup më asgjë nuk funksionon?
Ne hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) thuhet: “Kur njeriut i merret shpirti, syte e ndjekin ate (shpirtin).” [Muslimi e te tjere]. D.m.th. kur njeriut i del shpirti, ai del nga ana e kokes dhe syte e ndjekin ate dhe mbesin ashtu te hapura duke veshtruar lart, sic ndodh vertete kur vdes njeriu ne shtratin e vdekjes. Por kjo nuk do te thote se syte e shohin shpirtin pasi ai te dale, por thjesht e ndjekin ate kur ai eshte duke dale dhe mbesin ashtu te ngritur. Por perse gjithe ky shqetesim per shpirtin, nderkohe qe mendja jone eshte e kufizuar dhe nuk mund te perceptoje gjithcka qe ka krijuar Allahu, kurse bota e shpirtit dhe e jetes se varrezave eshte nje bote krejt tjeter, per te cilen ne dime shume pak edhe pse aq sa dime eshte e mjaftueshme, perndryshe Allahu do na kishte treguar me shume, keshtu qe te mjaftohemi me ato qe na ka mesuar Allahu, i Gjithedijshmi.
Nëse gjatë namazit farz (obligim) xhemati besimtarët, duhet të ofrohen afër njëri tjetrit, për arsye se djalli mund të futet mes tyre, atëherë çfarë mund të ndodhe me imamin i cili të dy anët i ka të hapura. Ai mund të sulmohet dyfish më shumë?
Kjo eshte vertet futje e logjikes ne gjera qe nuk i takojne asaj dhe loje e shejtanit me besimtarin qe i mendon keshtu keto gjera, ose urrejtje dhe luftim i sunetit te Pejgamberit me cdo lloj menyre te mundshme me qellim largimin e njerezve prej tij. Pergjigja per kete pyetje mund te jete thjesht se keshtu ka thene Pejgamberi dhe mbaroi, dhe ne duhet ta besojme dhe te dorezohemi para fjales se te Derguarit te Allahut i Cili nuk flet nga vetja e vet por nga shpallja qe i vjen nga Allahu. Por me logjike te thjeshte shtojme edhe dicka tjeter: kur futet shejtani ne mes per te shkaktuar perçarje: kur jane dy apo me shume njerez, apo kur eshte nje i vetem?! Sigurisht qe do te thuash: kur jane dy ose me shume, se nuk eshte logjike te thuash qe do te fuse njeriun qe eshte vetem ne percarje me vetveten! Pra, ti duhet te kuptosh qellimin e fjales se Pejgamberit kur thote qe ne namaz te bashkohen kembet dhe supet dhe te mos lihen vende bosh sepse hyn shejtani, dmth qe muslimanet te jene te renditur me rregull te perpikte dhe te persosur gjate namazit te tyre, ashti si renditen engjejt ne namazin e tyre para Zotit te tyre, dhe jo te qendrojne shtrembe-shtrembe dhe nje ketu e nje atje, sikur te ishin ne ndonje loje apo veper te dynjase. Muslimanet jane nje trup i vetem ne namazin e tyre, dhe qe te gjithe ata ndjekin prijesin e tyre (imamin) ne menyren me te mire, dhe keshtu ata qendrojne te bashkuar dhe te forte, dhe nuk i percan asnje lloj armiku, qofte njeri apo shejtan. Kur besimtaret afrohen prane njeri-tjetrit ne namaz, ata kujtojne se keshtu po zbatojne urdhrin e Pejgamberit dhe automatikisht i futet dashuria per te tjeret qe veprojne keshtu, dhe ne kundert ndodh e kunderta dhe futet urrejtja, sic ndodh ne realitet ne shume prej xhamiave te muslimaneve, Allahu i udhezofte dhe i bashkofte ne te verteten!
A e ka vërtetuar në mënyrë të qartë Muhammedi a.s. se toka sillet rreth diellit?
Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nuk mund te sqaronte asgje nga vetja e tij, perveçse me shpallje nga Allahu. Ne Kuran dhe ne hadithe te sakta kane ardhur shume argumente qe flasin per levizjen e gjithckaje qe gjendet ne kozmos, por shume prej ajeteve dhe haditheve te tilla kerkojne analizim te holle nga dijetaret ne menyre qe t’u sqarojne njerezve se si kuptohen ato. Sot behen hulumtime serioze per te zbuluar sa me shume te jete e mundur nga ajetet dhe hadithet qe flasin per fakte shkencore, dhe keto jane quajtur me titullin “Mrekullite e Kuranit” apo ngjashem me kete, por ky nuk eshte vendi per hollesi te metejshme.
Cilat janë kriteret e haditheve – (shkurtimisht)?
Nuk e dime se çfare ke per qellim me “kriteret e haditheve”, por nese ke per qellim ndarjen e tyre ne kategori dhe ne grada, atehere lexo ketu.
Udhëzimi vjen dhe duhet të inicohet nga njeriu apo nga Zoti?
Kush e do te verteten dhe te miren dhe e kerkon udhezimin, Allahu ia jep ate, dhe Allahu nuk i ben padrejtesi askujt. Askush nuk do te kete justifikim tek Allahu ne diten e Kiametit prej atyre qe do te hyjne ne zjarr, askush nuk do te thote “Ti o Zot, nuk me udhezove dhe nuk ma solle udhezimin”, sepse qe te gjitheve pa perjashtim u shkon udhezimi dhe fjala e Allahut, dhe ata ose e pranojne, ose e refuzojne ate me zgjedhjen e tyre te paimponuar. O njeri, nese e sheh se Allahu te ka udhezuar dhe te ka dhene sukses ne adhurimin e Tij dhe ne bindjen ndaj Tij, falendero Allahun per kete miresi qe te ka mundesuar dhe nese eshte e kunderta, nuk mund te fajesosh vecse veten tende, sepse ti vete i ke kthyer shpinen udhezimit dhe te ka pelqyer ndjekja e qefeve dhe deshirave te tua, dhe nese te thuhej qe te kesh frike Zotin dhe te mos veprosh keq, ti nuk ia vije veshin kesaj fjale por vazhdoje me arrogance ne qefet e tua dhe ne padrejtesi ndaj vetes, njerezve te tjere dhe Zotit. Pra, nuk ka justifikim, sepse Allahu nuk denon askend pa i sjelle argumentin me pare, dhe vetem nese e refuzon argumentin e Zotit dhe fjalen e Tij, atehere prit gjithe te keqiat per jeten tende ne kete bote dhe ne boten tjeter.
A e krijoi Zoti njeriun nga dheu i kësaj toke apo nga dheu i një toke tjetër?
Nga tekstet hyjnore kuptohet se njeriu eshte krijuar nga balta e kesaj toke. Por, çfare perfitimi ke nese e meson apo jo kete gje?!
Profeti Ibrahim a kishte ndonjë fakt tjetër pos ëndrrës se duhet ta prej te birin e tij Islamilin për kurban?
Enderra qe shihnin pejgamberet ka qene nje nga menyrat e shpalljes se Allahut tek ata, keshtu qe kjo mjafton per te qene shpallje nga Allahu tek Ibrahimi (alejhis selam), per therjen e djalit te tij, prandaj edhe Allahu i tha: “O Ibrahim, ti e vertetove enderren, dhe ne keshtu i shperblejme vepermiret.” [Es Safat, 104-105]. Kurse per njerezit e tjere enderra mund te jete paralajmerim, por asnje gjykim dhe vendim nuk lejohet te merret duke u bazuar vetem ne enderren qe ka pare dikush prej njerezve, me perjashtim te pejgambereve, sic e thame. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
A është i fundit ajeti (2:281 Bekare) apo (5:3 Maide)?
Ne lidhje me ajetin e fundit qe ka zbritur prej Kuranit ka disa mendime ne mesin e dijetareve, por ndoshta mendimi me i sakte eshte per ajetin 281 te sures el Bekare, qe thote: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.”
Thuhet se burrat e gratë nuk duhet t’u ngjajnë në veshje njëri tjetrit. Pse atëherë burrat u ngjajnë në veshje grave, duke vesh disa rrobe që u ngjajnë fustaneve.
Çudi qe vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk e ka kuptuar qe veshjet e burrave arab, madje edhe te vete atij, (qe pyetesi i quan fustane) u ngjakan atyre te grave!!! Kjo eshte nje menyre pergjigje, kurse menyra tjeter eshte te thuhet se keto veshje qe disa njerezve zakonisht ne perndim, i duket si fustane, dallon plotesisht nga fustanet e grave, qofte fustanet e grave muslimane apo ato jomuslimane, keshtu qe pyetja nuk eshte ne perputhje me realitetin.
Pasi që rrotullimi i tokës rreth diellit e përcakton një vit të plotë prej 365 ditësh, pse atëherë arabët e llogarisin kohën me kalendar hënor?
Sepse e kishin me te lehte te llogarisnin ndryshimet e formes se henes (cdo nate shtohet deri sa ne mes te muajit behet rreth i plote, pastaj fillon te hahet deri sa humbet dhe lind perseri, e keshtu), kurse dielli nuk ndryshon dhe nuk mund te llogaritet nga njerezit e thjeshte dhe te pamesuar. Nje vit i plote henor ka 10-11 dite me pak se viti diellor. Allahu ne Kuran i ka permendur te dy keto vite, por jo ne menyre te drejtperdrejte, kur thote per djelmoshat e shpelles qe qendruan ne gjum 300 vjet e nente vite, [el Kehf, 25], dhe sipas llogarive, kane qene 300 vite diellor = 309 vite henor, dhe keshtu llogaria eshte e perputhur dhe precize, duke i permendur te dy menyrat e llogaritjes se kohes, me diell dhe me hene. I Madheruar qofte Allahu, Krijuesi i kohes dhe i shenjave per matjen e saj nga njeriu i mesuar dhe nga ai qe nuk eshte i mesuar!
Vrasjet vulgare nuk lejohen ne Islam, por a konsiderohet vrasje vulgare gurëzimi?
“Vulgare” do te thote: e pahijshme, e pakulturuar, ose e thjeshtezuar se tepermi, gje e cila nuk ka ardhur ne ndonje tekst te Islamit, por gjithesesi pyetja ka per qellim ta quaje vulgare apo masakrim gurezimin e atyre njerezve qe bejne prostitucion duke qene se jane te martuar apo kane qene te martuar. Kjo eshte per qellim me pyetjen, perndryshe Islami ndalon cdo lloj vrasje te padrejte, madje edhe kur ushtria muslimane eshte ne lufte e siper me ushtrine jomuslimane, Islami i ka ndaluar muslimanet te masakrojne ushtaret jomuslimane te vrare ne lufte e siper, dmth ndalohet qe te gjymtohen te vraret duke iu keputur krahet, kembet, apo duke i care barkun dhe duke i nxjerre zorret, e gjera te tilla masakruese qe Islami i ka ndaluar. Kurse kur flitet per ndeshkimet e percaktuara me ligj Hyjnor, per disa vepra qe kane arritur kulmin e vulgaritetit, shemtires dhe padrejtesise ndaj shoqerise njerezore, nuk thuhet kurresesi se ato ndeshkime jane vulgare, dhe kete nuk e thote kurre nje musliman, dhe ne e dime qe pyetesi ka per qellim t’i pergjigjet dikujt tjeter qe e thote kete fjale, prandaj edhe pyet dhe jo se e konsideron vete keshtu kete ndeshkim te percaktuar nga Allahu i Gjithedijshem dhe i Urte ne gjykim dhe vendim. Jane ata qe therrasin per te drejtat e njeriut qe i hedhin keto dyshime tek njerezit e thjeshte qe nuk kane dije dhe qe nuk mendojne gjate, edhe pse vete ata i shkelin me te dyja kembet te drejtat e njeriut, madje ndoshta me shume ruajne te drejtat e kafsheve se sa te njerezve, si e si qe te mos ua japin ato te drejta njerezve por tua japin kafsheve, sic ndodh jo rralle me lenien testamet te pasurise qenit apo maces, vetem e vetem qe te mos ia lere njerezve, madje atyre qe i ka me te aferm, qe i ka lindur vete! Atehere per cfare te drejta njeriu flasin keta?! Apo thjesht kane per qellim te mashtrojne muslimanet e thjeshte e te pamesuar dhe te hedhin dyshime tek ata?
Cili është qëllimi i ndëshkimit të krimit në islam?
Ndeshkimet e percaktuara me ligj ne Islam kane dy qellime kryesore: pastrimin nga mekati te personit qe e ben ate dhe keshtu ai nuk denohet ne boten tjeter, dhe parandalimin e paralajmerimin e te tjereve qe te mos guxojne t’i afrohen nje vepre te tille te shemtuar, e cila shkaterron njerezimin dhe shoqerine ne mase. Pra, gurezimi i atij qe ben prostitucion duke qene se ka ose ka pasur grua, eshte shume pak ne krahasim me demet qe i sjell shoqerise njerezore vepra e tij e shemtuar dhe vulgare. Perderisa ky ben veper te tille vulgare dhe te shemtuar, perse te mos e marre edhe denimin ne te njejten menyre?! Nese dikush ben prostitucion duke qene i martuar, ai prish familjen e vet, femijet e vet, familjen e tjetrit dhe femijet e tij, e Zoti e di se deri ku dhe ne ç’permasa arrin kjo prishje e shoqerise njerezore. Atehere, a nuk eshte e drejte qe kjo e keqe e madhe qe i vjen shoqerise nga kjo veper e shemtuar, te kurohet me nje ndeshkim te tille turperues per vepruesin e saj por mesimdhenes per te tjeret? Sa njerezve u hyhet ne hak kur behet nje veper e tille e shemtuar? A nuk i hyhet ne hak gruas apo burit, familjes dhe femijeve, te secilit prej atyre qe e bejne kete veper? A nuk ka kjo veper permasa mbare shoqerore? Atehere si mund te tregohet meshire me personin qe e ben kete gje. Nese dikush do e gjente gruan e vet me nje burre tjeter ne shtrat, çfare do te bente?! Pra, prostitucioni eshte nje veper shume e rende qe demton shoqerine ne mase, prandaj edhe ndeshkimi i tij nuk mund te jete veçse kurimi rrenjesor dhe parandalues, me vdekje! Po keshtu edhe ndeshkimi per vrasesin eshte qe te vritet, sepse vetem keshtu i jepet ndeshkimi i merituar dhe vetem keshtu ruhet shoqeria nga vrasjet e padrejta te hakmarrjes se verber. Kush vret, vritet, dhe askush nuk lejohet te vritet ne vend te dikujt tjeter, por vetem vrasesi vritet, pervec nese familja e te vrarit ia fal gjakun e njeriut te tyre. Apo mos vetem vrasesi eshte njeri dhe vetem ai i gezon te drejtat e njeriut?! Po ai qe u vra, nuk ishte njeri? Po njerezit e te vrarit qe kane zemerim ne zemrat e tyre, a nuk kane te drejta? Atehere, si mund te ruhen te drejtat e vrasesit dhe te shkelen ato te te vrarit dhe familjes se tij? Apo mos ndoshta sepse vrasesit jane vete ata qe i bejne keto ligje? Po keshtu thuhet edhe per vjedhesin, te cilit ne Islam i pritet dora, per te ndaluar te keqen dhe per t’i dhene atij denimin e merituar, por duhet ta dine muslimanet qe mashtrohen nga mediat e perendimit duke e paraqitur ligjin Islam si nje ligj gjakpires dhe te padrejte, se Islami ka caktuar kushte dhe rregulla te perpikta per praktikimin e ketyre ndeshkimeve nga gjykata e vendit Islam. Nuk zbatohet nje ndeshkim pa u vertetuar se pari krimi dhe autori, pastaj shihet nese ka shkaqe te tjera rrethanore qe e bejne te ndaluar zbatimin e ketij ndeshkimi. Per shembull, nese dikush vjedh nga uria, atij asesi nuk i pritet dora, sepse eshte shoqeria ne mesin e se ciles ai jeton qe nuk ia ka dhene atij hakun qe Zoti i ka percaktuar atij ne pasurite e tyre, pra lemoshen dhe zekatin e te pasurve. Keshtu qe ne kete rast, shoqeria ka bere padrejtesi duke e lene ate te vuaje nga uria, dhe ai nuk meriton te denohet per kete shoqeri. Pra, drejtesia e Islamit ne ligje dhe rregulla eshte absolute. Islami i jep secilit hakun dhe askujt nuk i ben padrejtesi. E kush eshte me i drejte se Allahu?
Ata burra që në këtë botë kanë pasur më shumë se një grua, cilën grua do ta marrin në botën tjetër. Nëse i merr që të gjitha, a është e drejtë që edhe në atë botë një grua, burrin e saj ta ndajë me një apo me më shumë gra të tjera?
Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, dhe ne boten tjeter do te kete ligje te tjera. Gjithesecili prej besimtareve burra e gra, do te marrin shperblimin e tyre te shumefishuar nga Allahu dhe qe te gjithe do te jene te kenaqur dhe te lumtur. Lusim Allahun te na beje prej banoreve te xhenetit te Tij, te atyre qe kane fituar pelqimin e Tij, dhe te na bashkoje me pejgamberin tone, shoket e tij dhe me njerezit e mire!
Nëse i pyesim 6 njerëz në të gjashtë anët e tokës se ku është Zoti ata që të gjithë do të përgjigjen se “Ai është në qiell”, dhe rrjedhimisht po nënkuptohet se toka, universi dhe çdo gjë që në të, është brenda Zotit, a është mëkat te thuhet kështu, nëse s’është kështu, si mund të jetë ndryshe?
Kur thuhet se Allahu eshte ne qiell, qe te gjithe kane per qellim te thone se eshte lart, mbi qiej dhe mbi gjithesi. Atyre qe u shkon mendja te bejne filozofi, nxjerrin lloj-lloj filozofish, sepse qe te besh filozofi do te thote thjesht te besh pyetje, qofte ajo pyetje absurde, injorante dhe e pavlere, sa qe askush nuk perfiton prej saj. Allahu i Madheruar, Krijuesi i gjithckaje, eshte me i Madhi, me i Larti, me i Ngrituri dhe mbi gjithcka qe ka krijuar. Keto gjera kuptohen lehte edhe nga njerezit qe nuk kane shkolle, pa qene nevoja te lexojne ajetet e Kuranit dhe hadithet e pejgamberit qe e thone kete gje, por jane disa mendjelehte egoiste, qe kane ndjekur rrugen e filozofeve mohues e ateiste, dhe kane marre guximin te bejne filozofi me besimin e paster te Islamit, duke mashtruar veten dhe njerezit rreth tyre dhe duke devijuar nga rruga e natyrshme dhe e drejte e Allahut qe ia ka shpallur Muhamedit, dhe qe e kane kuptuar dhe zbatuar shoket e Muhamedit, brezi me i ndritur i te gjitha koherave. Kujdes, o ti musliman, mos u mashtro me fjalet e medha dhe te pakuptimta, sepse feja e Allahut eshte e lehte dhe ajo kuptohet edhe nga njerezit e thjeshte dhe analfabete, madje vete pejgamberi yne ka qene analfebet, madje arabet ne kohen kur erdhi Islami kane qene quajtur popull analfabet. Por kjo nuk do te thote se ata ndenjen analfabete, por perkundrazi, u ngriten me Islamin dhe arriten majat e dijes dhe te shkences per sa kohe kapeshin forte per Islamin, dhe perseri do ta arrijne kete, por ju duhet te marrin shkaqet dhe te kapen forte per fene e Allahut, per Kuranin dhe per sunetin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), sepse vetem keshtu mund te ngrihen dhe te jene te paret ne cdo te mire te njerezimit. E Allahu e ka ne dore suksesin.
Thuhet se mbulesa lindi me Islamin (Islamin e Ademit a.s.) por ne e dimë se në atë kohë nuk kishte rroba qe njerëzit te mbuloheshin? Atëherë me çfarë mbuloheshin vajzat dhe gratë ne atë kohe, si zëvendësim i rrobave?
Me lekure kafshesh, me rrobe te bera nga fijet e pemeve, e keshtu. A mendoni njerezit sot dine me shume nga ç’dinte Ademi (alejhi selam) prej dijes dhe shkences?! Gabohet ai qe mendon keshtu. Kur kerkimet arkeologjike sot zbulojne ndonje veper te bere nga njerezit e hershem, habiten jashte mase se si kane mundur ta bejne me ato kushte qe kane pasur, dhe se njeriu i sotem kurre nuk do arrinte t’i bente nese nuk do i kishte mjetet teknologjike qe Allahu ia ka zbuluar atij. Zhvillimet dhe zbulimet shkencore sot e kane mashtruar vertet njeriun, sa qe disa po e quajne shkencen zot, duke thene se beson te shkenca dhe jo te Zoti, nga injoranca e madhe dhe nga mashtrimi prej teknologjise moderne, pa e çuar fare mendjen se si ka arritur shkenca deri ketu, pa e ditur se keto zhvillime shkencore e teknologjike nuk do te arriheshin kurre sikur te mos kishte qene dija dhe shkenca e percjelle dhe e zhvilluar nga njeriu nder shekuj, duke filluar pasardhesi aty ku e kishte lene paraardhesi i tij, deri sa arriti ketu ku eshte sot, e Allahu e di se deri ku do te arrije ne te ardhmen.
A ka qenë i njohur emri apo fjala Allah para se të zbriste Kurani? Nëse po, çfarë kuptimi kishte, nëse jo, kush i dha kuptim këtij emri?
Fjala hyjnore “All-llah” eshte fjale arabe dhe ka lindur me lindjen e gjuhes arabe. Rrenja e kesaj fjale eshte folja “elehe” qe do te thote “adhuroi, lidhi zemren me dicka”, dhe prej ketu, kuptimi i fjales hyjnore “Allah” eshte: “I Adhuruari, Ai te Cilin e adhurojne te gjitha krijesat”. Arabet e dinin kete fjale dhe keshtu e quanin Allahun qe para Islamit, dhe kjo gje ka qene nga gjurmet e Ibrahimit dhe Ismailit (alejhimas selam). Kurse grupet e devijuara nga rruga e te pareve te Islamit, ata te cilet kane ndjekur rrugen e filozofeve dhe oratorise, nuk e pranojne qe kjo fjale e Allahut te kete kuptim dhe rrenje fjale, sepse emri i Allahut eshte i vjeter dhe pa fillim ashtu si vete Allahu, kurse fjalet qe kane prejardhje jane te krijuara, dhe kjo nuk mund te thuhet per Allahun, sipas tyre. Por dijetaret qe kane ndjekur rrugen e paster te selefeve, thone se Allahu e quan Vetem me cfare emri te doje, por çdo emer i Allahut eshte edhe Cilesi e Tij, dhe te gjithe emrat e Allahut jane te bukur dhe me kuptim te mire dhe absolut, ashtu si i takon Madheshtise se Tij, te Lartesuarit.
E Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte. paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 78) ANONIM / LONDER
Message: selamu alejkum ve rahmetullah. Desha te pyes se nji moter me tha qe ne qofte se dyshon se e ke marr msysh femijen tend merr pak peshtyme dhe ja fut femijes ne goje dhe largohet msyshi ajo me tha se ka hadith per ket sa asht e vertet kjo dhe a ka hadith te vertet. Allahu te shperbleft me xhenetin firdeus!
PËRGJIGJE / 10-02-2011
I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) na ka mesuar si te kurohemi nga mesyshi apo zilia, duke bere rukje me ajete apo sure te Kuranit dhe duke fryre me fryme, ose edhe me pak peshtyme gjate leximit nga Kurani. Kurse per pershtymen ne gojen e femijes, ka ardhur hadith nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), te cilin e percjell Esma bintu Ebi Beker, kur ajo lindi femijen e saj, Abdullah iben ez Zubejr, dhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kerkoi nje kokerr hurme arabe, e pertypi me gojen e vet, pastaj e nxori dhe lyente me te gojen e femijes se sapolindur, duke u lutur njekohesisht per te.” Pra, kjo veper mund te perdoret edhe kunder mesyshit duke lexuar Fatihane, 3 suret e fundit te Kuranit apo ajete te tjera; e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(PYETJA NR. 77) ARANIT / TIRANE
Message: selamu alejkum vella desha me te bo nje pyetje rreth shume njerezve te cilet nuk kane njohuri aspak per islamin besojne ne zot por vetem kaq sepse po ti pyesesh ato dhe tu thuash pse nuk lexon librin kuranin dhe te mesosh me shume per Allahun shume njerez thojne se une nuk kam dije nuk jam frymezuar dhe shume te tjere sapo pranojne islamin thone si ka mundesi qe nuk kam pas njohuri rreth islamit .pyetja ime eshte kjo pse ka shume njerez qe nuk jane informuar rreth rruges se Allahut dhe kane vazhduar pa besuar gjate gjithe jetes se tyre sepse une per kete kam shume shembuj me sakte dua te them pse Allahu nuk e ka frymezuar cdo njeri per islamin sepse shume njerez po ta dinin per islamin do ta perqafonin me shume deshire. Allahu ta shperblefte!
PËRGJIGJE / 22-01-2011
Allahu i Madheruar eshte i Drejte ne gjykim dhe veprim dhe askujt nuk i ben padrejtesi as sa grimca, por jane njerezit ata qe i bejne padrejtesi vetvetes duke mos e ndjekur frymezimin e Allahut qe ua ka ngulitur ne natyren e tyre njerezore qe kur kane qene ne shpinen e Ademit, por duke ndjekur deshirat dhe kenaqesite e tyre ne kete dynja te stolisur per te sprovuar njerezit, gje e cila i jep edhe kuptimin ekzistimit te mires dhe te se keqes, dhe te mireve e te keqinjve. Pra, njeriu e zgjedh vete rrugen e tij drejt udhezimit ose humbjes, dhe shembujt qe ti kujton se vertetojne ate qe thua se Allahu nuk i ka frymezuar te gjithe njerezit per te besuar, nuk jane ashtu si mendon ti, sepse ti sheh vetem nga nje kendveshtrim dhe vetem nje ane te ralitetit, kurse anet e tjera te tij nuk i sheh dhe nuk i di. Ti nuk e di se cfare shenjash udhezimi i ka sjelle Allahu gjate jetes se tyre atyre njerezve qe ti i merr per shembull, dhe ti nuk e di se cfare veprash kane bere ata ne jeten e tyre, gje me te cilen e kane refuzuar te verteten dhe kane vulosur zemren e tyre. Allahu nuk denon askend pa i derguar atij prova me pare, dhe vetem pasi t’i behet e qarte e verteta dhe ta refuzoje ate, atehere ai njeri merr denimin e merituar nga Allahu, i Gjithedijshmi, i Urti. Nese je ne rruge te drejte, ne bindje ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, atehere falendero vetem Allahun qe te ka udhezuar ne kete, sepse udhezimi vjen vetem nga Allahu, me sukses nga Allahu, sepse perndryshe njeriu anon nga e keqja e veprave te tij dhe i sjell te keqen vetes se tij me veprat qe ben, por nese pendohet shpejt dhe kthehet tek Allahu me pendim, Allahu i jep sukses atij ne jete dhe ne rrugen drejt xhenetit, gje e cila eshte edhe qellimi yne kryesor qe i kerkojme Allahut te na e mundesoje dhe te na bashkoje me te derguarin e Tij, Muhamedin dhe besimtaret e Tij te mire ne xhenetet e larta. E Allahu e ka ne Dore suksesin.
(PYETJA NR. 76) AHMED / ZVICER
Ai cili nuk e fal namazin edhe pse nuk bon shirk por per shkak lenies se namazit ne baze hadithit te pejgamberit a.s i cili ka thon ne mes kufrit edhe imanit eshte namazi , nese ai e len ate , ai ka bere shirk . hadithin e tra. Tirmidhiu edhe eshte hadith sahi a ka bere shirk ai person per shkak lenies se namazit apo jo’ ? , poashtu e kam ndegju nje hoxhe duke thone se ai i cili e len namazin nuk e fal ai edhe pse thot une e kam teuhidin e pastert nuk i boje shirk Allahut ai vetem se ka bo shirk per shkak lenies se namazit , se vetem lenia e namazit osht shirk edhe pse ti mendon se nuk je duke bo shirk , a osht kjo e vertet pra apo jo ?
Mbasi Allahu nuk i ka arsyetuar ata tre persona te cilet kane bere tallje me fen e Allahut edhe pse nuk e kane ditur keto edhe jane bere pabesimtar si po i arsyetojn disa thirsa ata te cilet jane duke bere shirk Allahut , kur kjo osht e drejta e tij ma e madhe se sa perqeshja me fen e Allahut edhe shirkun Allahu nuk e fal ashtu siq e dijm te gjithe , pra a ban me na shtjellu kete gje edhe me na tregu dallimin ne mes kesaj edhe asaj edhe keta thirsa a e kane me te drejt qe po i arsyetojn ata te cilet po bejen shirk apo jo ? .
A ban me na tregu ndodhin e prinderve te pejgamberit a.s , cili ka qene shkaku i tyre te cilet Allahu ata nuk i ka arsyetuar me xhehl , mbasi ata kane vdekur para se me ardhe islami dhe ne kohen e tyre gjithashtu nuk ka pasur pejgamber e as njerz te dijshem per me ja msu atyre fen edhe me ja ngrit atyre argumentin .
Ata te cilet kan bere shirk edhe kane vdekur ne ate gjendje a ban me ja fal xhenazen ?
Ai i cili osht dembel edhe nuk meson , nuk din kuptimin e shehadetit nuk i njeh kushtet e tij edhe per shkak dembelis ai nuk mson , nuk i njeh d.m.th. parimet e fes a osht ai musliman edhe pse ka mundsi me msu ! a arsytohet per shkak dembelis apo jo ?
Njohja e shehadetit , kuptimi i saj edhe te vepruarit ne baze te domethenies se saj a osht obligim per cdo njerin , edhe a ekziston mundsia qe te arsytohet ai njeri i cili nuk e ka kuptuar ate por thjesht e thot ate pa e kuptuar d.m.th. e saj , ndoshta bon edhe shirk siq po i shohim sot me syt tone disa musliman te cilet shkojn neper teqe e tyrbe ( si ne prishtin te tyrbja e sulltan muratit , ne mitrovic por edhe neper vende tjera ku mer kohe edhe vend me kallxu rend si ne kosov maqedoni e bosne edhe ne cdo vend ) a kurse nuk i ndalon askush edhe ndoshta nuk ia terhjek veretjen qe kjo pune osht shirk e tash keta njerz te cilet bojn shirk a kurse ne anen tjeter e thojn shehadetin pa e kuptu a vdesin nese nuk pendohen si mushrik apo si musliman si osht gjykimi per ta ?
Cili osht minimumi per me qene musliman edhe me hyr ne xhenet ?
A arsyetohet magjistari me xhehl mbasi disa dijetar thojn se nuk i pranohet pendimi edhe vritet ?
Ata ushtar te cilet i dergon shteti ktu ne vendet tona neper vende te muslimanve ne afganistan , apo ne irak a jane musliman ata pasi qe ju ndihmojn kafirave kunder muslimanve apo jo ?
Si behet ikametul huxhe ngritja e argumentit ne parimet e fes ku pa kto nuk ka mundsi me qene musliman ndokush, edhe nje gje tjeter deshta te pyes mbasi qe prej thirsave ktu ne kto troje tona kane permendur kushte te cilat dallojn nga disa thirsa tjer , disa thojn mjafton si argument per ta kurani si liber edhe suneti qe eshte prezent , disa tjer thojn se duhet ndokush qe eshte i dijshem te ia ngrit argumentin deri sa ta kuptoj , disa tjer thojn se duhet me kone imam , hoxhe edhe nuk lejohet ta tekfirojm edhe pse nuk e ka pranu nga keta qe i permenda , pra ju lutem na sqaroni kete me argumente te qarta qe mos te kemi mbas kesaj dyshime per shkak mendimeve te ndryshme te thirsave te ndryshem.
PËRGJIGJE / 27-01-2011
Per te sqaruar hollesisht pyetjet e mesiperme duhen ligjerata te tera, dmth duhet sqaruar kuptimi i Islamit dhe i ceshtjeve ne fjale sipas menyres se selefeve dhe njekohesisht te dale ne pah rruga e gabuar e havarixheve dhe hedhja poshte e dyshimeve te tyre nga te cilat mund te mashtrohen disa prej te rinjve muslimane per shkak te dijes se tyre te kufizuar dhe nxitimit ne marrjen e vendimeve dhe dhenien e gjykimeve. Megjithate, ne menyre te permbledhur dhe shkurtimisht themi:
Per ceshtjen e lenesit te namazit ka pasur mospajtin qe ne mesin e sahabeve dhe vete ata jane ndare ne dy grupe me dy mendime te ndryshme per lenesin e namazit, ku njeri thoshte se lenesi i namazit eshte kafir, duke u bazuar ne hadithe te tilla si ai qe e permend pyetesi, dhe te tjeret thoshin se ketu kemi te bejme me kufer apo me shirk te vogel qe nuk te nxjerr nga Islami, duke bashkuar mes ketyre haditheve dhe haditheve qe thone se Allahu do te nxjerre nga zjarri te gjithe ata qe kane thene “la ilahe il-la Allah” apo qe nuk kane vepruar asnje veper te mire, e as nuk jane falur, si dhe duke veshtruar ne bazat e pergjithshme te besimit Islam. Pra, per ta kuptuar mire kete ceshtje duhet dije e gjere ne menyre qe te mund te bashkosh mes haditheve dhe ajeteve, qe nuk mund te kuptohen vecse nese merren te gjitha se bashku.
Tre personat qe permenden ne suren Teube, te cilet u tallen para te Derguarit te Allahut, bene kufer te hapur ne prezence te Pejgamberit, veper me te cilen ata shfaqen kufrin e tyre qe e mbanin te fshehur dhe nuk vepruan dicka nga injoranca, pasi qe tallja behet me vetedije dhe tregon per kufer te hapur.
Per arabet para ardhjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ka mospajtim ne mesin e dijetareve, nese jane prej ehlul fetra apo jo, e argumentet qe kane ardhur nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), ku thuhet se babai i tij dhe i dikujt qe e pyeti ate do te ishin ne zjarr, tregon se ata nuk kane qene nga ehlul fetra sepse ata e kane pasur aty Kaben gjithnje dhe po keshtu i kane pasur mesimet e Ibrahimit dhe Ismailit (alejhima selam), madje haxhi e umra kryhej thuajse njesoj si ne Islam, pervecse ata kishin bere devijime, por qe mesimet baze te Islami ekzistonin dhe njiheshin prej tyre, ndryshe nga dikush qe nuk ka degjuar kurre per Zotin, per pejgamberet dhe per Islamin.
Kush vdes musliman, dhe nuk ka shfaqur ndryshim te fese dhe pranim te nje feje tjeter, atij duhet t’i falet xhenazeja.
Perceptimi i njerezve eshte i ndryshem, dhe natyra e secilit ndryshon nga njeri-tjetri. Kurse pyetjet qe hidhen ketu jane me hamendje dhe nuk mund te kene nje kufi te sakte qe edhe pergjigja te ishte fikse. Kush eshte ai qe kur thote shehadetin i con ne mend te teta kushtet e tij qe dijetaret i kane nxjerre ne pika te numeruara?! Por mjafton qe muslimani t’i dorezohet Allahut dhe te pranoje gjithcka qe ka ardhur nga Ai, qofte nese e di apo nese nuk e di, por kur e meson dicka qe nuk e ka ditur, menjehere e pranon sepse ka ardhur nga Allahu apo i Derguari i Tij. Pra, ketu kemi te bejme me besim te pergjithshem dhe besim te posacem per cdo ceshtje apo pike te caktuar kur e meson ate pike apo kur e kujton ate.
Kane ardhur hadithe qe thone se ne kohet e fundit kur te afrohet kiameti, njerezit nuk do te dine asgje nga feja dhe disa e thone shehadetin pa e ditur kuptimin e tij, dhe kur t’u thuhet se cfare kuptimi ka kjo fjale, do te thone se nuk e dine por keshtu kane degjuar prinderit e tyre te thone dhe keta e thone njesoj si ata, por ama kjo fjale do i nxjerre nga zjarri.
Ata qe vdesin duke qene se e thone shehadetin por bejne vepra te shirkut nga injoranca, ceshtja e tyre eshte tek Allahu dhe nuk na takon neve te japim gjykime, sepse cilesimi i dikujt si kafir apo mushrik i takon vetem Allahut i Cili i di perfundimet e roberve te Tij dhe di cfare fshehin ne zemra, e di nese jane vertet besimtare te Tij te sinqerte apo idhujtare, dhe i jep shperblimin qe e meritojne. Detyra jone eshte te urdherojme per mire dhe te ndalojme nga e keqja. Detyra jone eshte t’i mesojme muslimaneve ato qe nuk i dine dhe t’i therrasim njerezit ne fene e Allahut, kurse te tjerat i takojne Allahut.
Nuk ka minimum apo maksimum me qene musliman, sepse ketu nuk flitet per matematike dhe as per ekonomi. Ketu flitet per besim dhe Allahu nuk pranon vecse besim dhe pranim te plote te gjithckaje qe ka ardhur nga Ai, ne pergjithesi ose ne vecanti kur behet fjale per ceshtje te posacme qe i meson me kalimin e kohes. E permendem me siper hadithin qe thote se njerezit do te thone vetem shehadetin, pa e ditur kuptimin e tij, dhe do te shpetojne nga zjarri vetem me ate fjale, dhe kjo sepse ata e pranuan Zotin dhe e besuan Ate, dhe nese do te mesonin dicka te hollesishme per Zotin, do ta pranonin menjehere sapo te mesonin se ka ardhur prej Zotit.
Ceshtja e magjistarit ben perjashtim nga ajo per te cilen po flasim, sepse magjia behet me dije dhe jo me injorance, prandaj edhe dijetaret thone se magjistari vritet, duke u bazuar ne hadithe sigurisht. Por ketu qendron pyetja se a i pranohet pendimi magjistarit nese ai pendohet vertete? Dhe pergjigja me e sakte do te ishte qe “Po”, sepse Allahu e pranon pendimin e robit te Tij deri sa t’i vije shpirti ne gurmaz, apo te behet kiameti.
Secili prej ushtareve qe shkon ne ato vende ka llogari me vete dhe me futjen ne rradhet e asaj ushtrie ku ai ben pjese, ai mund te kete dale nga Islami ose jo, ne varesi te bindjes qe ka dhe rregullave qe pranon dhe qe vepron.
Islami i ka disa ceshtje madhore dhe baze per te cilat nuk justifikohet askush qe jeton ne mesin e muslimaneve dhe ne shoqeri Islame, kurse per ata qe jetojne ne mesin e nje shoqerie jomuslimane padyshim se eshte ndryshe dhe atyre duhet t’u sqarohen edhe ceshtjet madhore te fese, madje kjo eshte edhe thirrja qe muslimanet kane mbi supe kundrejt jomuslimaneve, apo edhe muslimaneve qe nuk dine asgje nga feja e tyre pervec emrit.
Nese kerkohet te jepet gjykim me kufer ose shirk nje personi te caktuar qe njihet si musliman ne origjine, atehere eshte e detyrueshme qe atij t’i ngrihet argumenti dhe t’i sqarohet ceshtja me te cilen ai ka bere kufer apo shirk, dhe nese ai e ka bere ate me vetedije per shkak te dyshimeve qe nuk i ka gjetur pergjigje, atehere eshte kusht qe personi qe ia ngre argumentin atij te jete njeri me dije te plotesuar ne te gjitha fushat e fese, pra te jete dijetar apo me se paku nxenes dije i perparuar, sepse perndryshe mund te bjere edhe vete ne dyshimet e tij dhe te mos i jape dot pergjigje atyre, dhe keshtu qe ishte nje i humbur dhe u bene dy.
Allahun lusim te na jape sukses ne njohjen e se vertetes dhe ne praktikimin e saj. Lusim Allahun te na jape dije te dobishme dhe te na beje dobi me dijen qe na jep! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 75) ANONIM / KOSOVE
Message: eselam alejkum desha nje pergjigje rreth xhindeve se e lexova ne webfaqen zereislam.com nje intervist te dhen te jusuf kardavit ne nje emision televiziv nese sgaboj, ai thojke se xhindet nuk mun te hyn ne trup dhe nuk kan mundesi ta nenshtrojn njeriun, mu Allahu i madh qe 6 apo 7 vjet eshte ka me sprovon prej xhindeve, ata mu edhe me kan hy ne trup edhe me nenshtorjn ,nese kish desht jo vetem kardavi por qfar dijetari tjeter e kisha bind, se gabim e kan , se boll po mu nona me kan i devotshem mos me bo mekate mju perbajt kuranit sunetit ,por e kot ,veq ishalla Allahu me sheron inshalla prej tyre, sapo muj me vrejt une te dijetart se nuk kam njohuri qaq per fe, duhet me kan te bashkun jo mu perqa se argumentet qe i ceke kardavi bin posht ,po te mos etiketosha nga te tjeret jav kisha tregu qeshtjen time apo sporven tem prej xhindeve prej fillimit edhe ma kish marr menja ishin bind ndash me ajete te kuranit ndash me hadithe ndash me shkencen mbi psikologjin, ju lus per gjind te me informoni sa ju ka dhen Allahu njohuri osa sa ka burime per ta dhe Allahu ju shperbleft me xhenet.
PËRGJIGJE / 22-01-2011
Futja e xhineve ne trupin e njeriut eshte dicka e mundur dhe kete e verteton Kurani, Suneti dhe realiteti, dhe logjika e shendoshe nuk mund ta refuzoje, por grupe te humbura si Mutezilite, Esharite, e te tjere, te cilat vendosin logjiken e tyre para ajeteve dhe haditheve, dhe i interpretojne ato sipas asaj qe ata i thone se eshte e logjikshme, jane pikerisht keta qe e mohojne mundesine e futjes se xhinit te njeriu, ashtu si edhe kane mohuar Atributet e Allahut te Madheruar sepse nuk i shkonin pershtat logjikes se tyre te manget njerezore. Pra, nuk ka cudi qe Kardavi me kete rast te tregoje se i adresohet atyre grupeve te humbura, e Allahu e di me mire.
Allahu i madheruar thote: “Ata të cilët hanë kamatën, nuk ngrihen ndryshe veçse ashtu si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet.” [El Bekare, 275].
Uthman iben ebi el-As (radiallahu anhu) transmeton se kur i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e emeroi ate me detyre ne Taif, atij filloi t’i shfaqej dicka ne namaz, sa qe nuk e dinte se cfare namazi falte. Pas kesaj shkoi menjehere tek i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe i Derguari i tha: -“O iben ebil As!” -Po, i tha ai. -Cfare te ka sjelle? -O i Derguari i Allahut! Kohet e fundit filloi te me shfaqet dicka ne namaz dhe nuk e dija se cfare falja. -Eshte shejtani, tha i Derguari. -Pastaj i tha: -Afrohu! -U afrova dhe u ula mbi kurriz te kembeve. Atehere i Derguari me goditi me dore ne gjoks dhe me peshtyu ne goje, pastaj tha: “Dil, o armik i Allahut!” E perseriti kete gje tri here pastaj me tha te shkoja ne pune.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Iben Maxheh 2858.] Shejh Albani e ka konsideruar te sakte kete hadith dhe ne Vargun e Haditheve te sakta (2918), thote: “Ky hadith eshte argument i drejtperdrejte dhe i qarte se xhini mund ta preke njeriun dhe te futet ne trupin e tij.”Hadithet e transmetuara ne kete teme jane te shumta, dhe me te shumta jane edhe fjalet e percjella nga selefet dhe dijetaret selefi neper breza, por qe ketu nuk mund te zgjatemi me shume se kaq, e Allahu e ka ne Dore suksesin.
(PYETJA NR. 74) ARTAN / TIRANE
Message: Selamu alejkum. desha te me shpjegonit pak kete thenie vella i dashur, te nje profesori Dr. Miceal Ledwith. Formerly Proffesor of Systematic Theology at Maynoath College in Irelan. Author of “The Message whose Time Has Come” and “ The Ascent to God. The Souls Journey Within” ky nuk beson ne zotin po shpjegon se si zoti i denon krijesat e tij kur ne jemi krijimi i atij me kete thenie:
“Si mundet një burrë apo një grua të bëjë mëkat ndaj një inteligjence të paskajshme? Kjo është e pamundur. Ne të gjithë jemi krijesa të kësaj force universale, ne të gjithë përbëhemi nga e njëjta lëndë. Shuma e të gjithë neve është NJË. E kë do ta dënojë Zoti pra? Mua? Ty? Vetveten? Allahu me falte dhe mua qe po perfshihem, por me eshte fiksuar shume kjo pyetje dhe nuk po e heq derisa sa ti jap shpjegim.
PËRGJIGJE / 31-10-2010
Kur pane se nuk mund ta mohojne Krijuesin e gjithckaje qe ekziston, pasi qe logjika te con vete atje, atehere kerkuan rruge te tjera qorre, te cilat se pari duhet qe logjika t’i kuptoje e t’i perceptoje, pastaj t’i vertetoje dhe pastaj t’i pohoje apo t’i refuzoje. Dhe a e dini perse behet e gjitha kjo? -Vetem e vetem qe te peshtjellojne mendjet e njerezve dhe t’i largojne nga besimi ne nje Zot te vetem, nga natyrshmeria e krijimit te tyre qe e kane te ngulitur thelle ne unin e tyre, dhe kjo per dy qellime kryesore te disa shpirtrave njerezor te djallezuar: ose per te justifikuar veprat e tyre te keqija ne kete bote dhe per t’i lejuar vetes gjithcka qe e ndalon feja dhe logjika njerezore, duke shkeluar cdo norme dhe ligj te arsyes dhe njerezores, ose per te prishur fene e njerezve dhe per t’i larguar ata nga feja e vertete dhe besimi i vertete ne nje Zot te vetem, dhe kete e bejne vetem cifutet, nisur nga rracizmi i tyre djallezor dhe besimi i tyre i prishur, sikur vetem ata jane bijte e Zotit dhe vetem per ta eshte krijuar xheneti, kurse njerezit e tjere jane pagane qe adhurojne gjithcka te botes pervec Zotit apo bashke me Zotin, dhe veprojne vepra te shemtuara qe nuk i pranon as logjika njerezore dhe jo me feja, keshtu qe duhet te jene ne sherbim te tyre ne kete bote dhe ne zjarrin e xhehenemit ne boten tjeter. Por, meqenese ka njerez qe adhurojne vetem nje Zot dhe feja e vertete e Zotit eshte ne mesin e njerezve, e ata jane muslimanet dhe Islami, atehere duhen gjetur rruge dhe menyra nga me te ndryshmet per prishjen e besimit te ketyre njerezve, me qellim qe Zotin ta kene vetem ata. Pra, besime te prishura dhe mendje te semura, djallezore e kontradiktore. Sikur Zoti te mos e dinte se cfare veprojne keta?!
Sidoqofte, per cdo dyshim te tyre ka kunderpergjigje, dhe kur vjen e verteta me driten e saj, menjehere e paverteta zhduket dhe shuhet. E verteta eshte ajo qe thote Allahu dhe qe e pranon logjika e shendoshe njerezore. Vertetimi i ekzistences se Krijuesit me argumente logjike eshte i pamohueshem nga te gjitha mendjet njerezore, per shkak se behet me ligje dhe rregulla te pamohueshme, perndryshe nuk do te kishe logjike dhe do te ishe i pamend. Kurse keto ide dhe dyshime qe kerkon te hedhe ky autor e te tjere si ai, nuk jane ligje te pamohueshme, por teori te cilat jo vetem qe nuk mund te provohen por as te perceptohen nga logjika njerezore. Autori kerkon t’u ngaterroje njerezve Zotin qe ata besojne dhe adhurojne, duke thene se Zoti dhe krijesat e Tij jane nje, dhe kjo quhet teoria e panteizmit, shoqe e teorise se ateizmit dhe politeizmit, dhe qe te gjitha pjelle cifute ose nxitese dhe reklamim i tyre qe te largojne njerezit nga rruga e Zotit. Pra, ata flasin me gjera qe nuk perceptohen nga logjika dhe qe e peshtjellojne njeriun duke e futur ate ne dyshime e dileme. Eshte e vertete se Zoti e ka krijuar gjithcka sipas ligjeve dhe rregullave te Tij, ku edhe shfaqet njeshmeria e Tij dhe fakti se Zoti eshte vetem nje, pasi qe edhe krijimi i nenshtrohet te njejtave ligje. Por kush tha se Zoti perfshihet ne kete krijim dhe gjendet brenda tij, apo se Ai eshte vetem krijimi, e fjale te tilla te pakuptimta dhe larg te vertetes e logjikes?! Muslimanet qe ndjekin besimin e vertete dhe te paster Islam, te perfituar nga Kurani dhe Suneti sipas kuptimit te Pejgamberit dhe shokeve te tij qe ne fillim te Islamit, e kane te lehte te hedhin poshte cdo dyshim e peshtjellim te mohuesve e smirekeqeve, kushdo qofshin ata. Prandaj eshte e domosdoshme pastrimi i akides se muslimaneve dhe ndjekja e akides dhe besimit te sakte te Ehli Sunetit, duke iu ruajtur dhe qendruar larg nga besimet e grupeve te humbura qe i adresohen Islamit. Prej akides se Ehli Sunetit, te marre nga Kurani dhe Suneti, eshte se Allahu i Madheruar, Krijuesi i Gjithckaje, ka Qenien e Tij absolute qe nuk i ngjan asnje prej krijesave te Tij, qe Zoteron atributet me te larta dhe Cilesite absolute qe nuk i ngjajne atyre te krijesave te Tij, i Cili qendron mbi Arshin e Tij, mbi krijesat e Tij, mbi te shtata qiejte dhe ku te doje Ai, por qe eshte i ndare nga krijesat e Tij dhe qe mban dhe drejton gjithcka me fuqine, urtesine dhe dijen e Tij absolute. Kurse pyetjet dhe filozofite qe ben ky autor e te tjere, nuk kane pike baze shkencore, logjike apo fetare, keshtu qe ato hidhen poshte me lehtesi dhe ndiqet e natyrshmja e thjeshte per t’u kuptuar dhe e lehte per t’u ndjekur e zbatuar, ashtu si Allahu i Madheruar ka krijuar dhe urdheruar, e Allahu e ka ne dore udhezimin dhe suksesin, e ne vetem Atij i kerkojme te na jape sukses dhe te na ndricoje rrugen drejt arritjes se pelqimit te Tij dhe shperblimit te Tij.
(PYETJA NR. 73) ANONIM / KOSOVE
Message: Selam alejkum. Kam nje pyetje:
Qka jan disa shia qe gjate ceremonive te tyre ata therren me mjete te mprehta, si e bejn kete ta dhe nuk ju del gjak qe te vdesin por perseri ata jetojn dhe thone per ta se jan te devotshem dhe disa njejrez shkojn ne teqe dhe tyreb ku ka varreza dhe kerkojn femije, mbas pak muajve ata kan femij, si behet kjo keshtu?
PËRGJIGJE / 31-10-2010
Te gjitha keto qe permendjen ne pyetje jane vepra pagane, te pabaza dhe larg Islamit. Ato jane shpikur nga disa njerez kryesisht me prejardhje cifutesh, me qellim qe te prishin fene dhe besimin e muslimaneve. Shiat jane nje grup i humbur qe i adresohet Islamit por qe eshte larg tij, i shpikur dhe i nxitur nga njerez cifute. Cdo gje qe bejne ata eshte pa baze Islame dhe e devijuar nga Islami. Shume vepra te tyre jane kufer dhe shirk. Ata shajne sahabet dhe grate e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), e vecanerisht Aishen (radiallahu anha), te cilen e akuzojne per prostitucion megjithese e dine mire se Allahu e ka pastruar ate qe nga siper shtate qiejve duke e zbritur pastertine e saj ne Kuran, ne suren en Nur. Madje ata thone se Kurani qe kane muslimanet eshte i ndryshuar dhe se Kurani i vertete sipas tyre eshte vetem nje kopje qe e ka pasur Fatimja, vajza e Pejgamberit dhe gruaja e Aliut (radiallahu anhuma), por qe eshte i fshehur bashke me imamin e tyre te 12-te qe ata presin te dale, besime keto qe nuk kane asnje baze dhe jane krejtesisht larg Islamit dhe jane trilluar vetem e vetem me qellim qe t’u ngaterrojne fene dhe besimin muslimaneve. Shkaku per kete prishje dhe peshtjellim qe cifutet duan te fusin te muslimanet, madje edhe paganizmi dhe shthurja qe ata duan te fusin ne mesin e njerezve te shoqerive dhe popujve te ndryshem, eshte rracizmi dhe bindja e prishur e vete atyre qe besojne se ata jane populli i vetem i zgjedhur i Zotit dhe se vetem ata duhet te hyjne ne xhenet, kurse te tjeret jane krijuar per t’u sherbyer atyre, sepse qe te gjithe popujt e tjere jane pagane dhe nuk adhurojne vetem nje Zot. Prandaj edhe lufta e tyre me e madhe eshte kunder Islamit dhe muslimaneve, sepse Islami eshte feja e vetme ne te cilen adhurohet vetem nje Zot, keshtu qe ata duhet t’ua prishin fene muslimaneve me te gjitha menyrat e mundshme. E sa per perdorjen e mjeteve te forta dhe futjen e tyre ne trup pa nxjerre gjak prej disa prej shiave, keto gjera jane truke per te mashtruar njerezit. Ata perdorin truke te ndryshme per kete, qe njihen mire nga ata qe kane njohuri rreth ketyre trukeve. Prej ketyre trukeve eshte edhe lyerja e shtizes apo shpates me vaj dhe lenia ne te per nje kohe te caktuar, po keshtu edhe trupin e lyejne me vaj apo me lende te tjera, dhe kure shpojne trupin me keto shpata, ato nuk i cajne venat e gjakut dhe as rruazat e tij, por rreshqasin kur shkojne prane tyre dhe keshtu qe nuk njxerrin gjak. Pra, jane thjesht truke.
Shkuarja ne tyrbe e teqe dhe kerkimi i sherimit apo i femijeve prej tyre eshte shirk, dmth shokvenie Allahut dhe paganizem, gje te cilen e ndalon Islami rreptesisht, madje kjo eshte vepra me e madhe armike e Islamit, sepse bie ndesh me besimin ne nje Zot te vetem dhe atributet e Tij. Sidoqofte, nese ndodh ndonje sherim apo shtatzani pas shkuarjes ne keto vende, gjithnje ka nje shpjegim, qe mund te jete pike se pari me ane te xhineve dhe djajve, te cilet mund te kene shkak per semundjen dhe mosmbetjen shtatzane, ose si rezultat i ndonje magjie apo shkelje. Edhe pse ne shumicen e rasteve sherimi dhe shtatzania ndodhin si rezultat i plotesimit te kushteve per te ndodhur ato dhe jo per shkak te shkuarjes ne keto vende. Sido qe te jete, askush qe ka logjike nuk do te deshironte te kishte femije te ardhur nga nje shtatzani ku kane marre pjese edhe xhinet!!! Dhe kete nuk e bejne vecse njerezit me besim te prishur dhe qe me shume anojne nga paganizmi se sa nga njesimi i Zotit. Allahu i ruajte muslimanet nga devijimet dhe i forcofte ata ne fene e tyre te vertete dhe te paster Islame!
(PYETJA NR. 72) ANONIM
Message: Esselamu alejkum. Deshta nje argument jo nga Kur’an-i por nga jeta e perditshme se eksiston Allahu xh.sh. Kete detyre e kemi nga shkolla dhe na duhet nje shembull per te vertetuar nje pa besimtari se Allahu xh.sh. ekziston.
PËRGJIGJE / 29-10-2010
Ekzistojne disa ligje te pandryshueshme ne bote, te aprovuara nga logjika njerezore dhe qe studiohen ne filozofi. Prej ketyre ligjeve eshte se “cdo gje e prodhuar ka prodhuesin e saj, cdo gje veper ka vepruesin dhe cdo krijese ka krijuesin e saj”, “asgje nuk krijohet vetvetiu dhe asgje e krijuar nuk humbet vetvetiu, por shnderrohet nga nje lende ne nje tjeter dhe nga nje gjendje ne nje tjeter”, “gjithcka qe ekziston dhe qe ndodh ka shkakun e saj dhe asgje nuk ndodh pa shkak”. Ligje te tilla logjike kane bere qe filozofet e medhenj greke e te tjere, te pranojne Krijuesin e gjithckaje dhe te pohojne se gjithcka qe ekziston eshte krijese e Zotit Fuqiplote. Perballe ketyre ligjeve dhe rregullave logjike nuk mund te qendroje kush, pervec ndonje kryeneci mendjemadh e te palogjikshem qe kerkon argument qe eshte dite edhe kur dielli eshte ne kupen e qiellit dhe te pervelon me nxehtesine e tij! I Madheruar eshte Allahu, i Urte e i Bute qe nuk ua nxiton atyre ndeshkimin, por ia shtyn ate deri ne afatin e caktuar, me urtesine dhe dijen e Tij absolute, dhe qe te dallohen besimtaret nga mosbesimtaret, sepse vertete qe cmimi i Allahut eshte i shtrenjte, dhe qe te fitohet ai cmim (xheneti) duhet merituar. Lusim Allahun te na beje prej atyre qe do e fitojne cmimin e Tij dhe te na bashkoje me te Derguarin e Tij, Muhamedin dhe te gjithe shoket e tij!
(PYETJA NR. 71) ANONIM
Es selamu alejkum.
Na parashtruan ne shkolle pyetjen: Perse Islami nuk ndikon ne vetedijesimin e njerezve?
Pse ndodhin me shume vrasje gjate muajit te Ramazanit?
Pse njerezit kur jane ne xhami ndryshojne gjendjen menjehre kur te dalin jashte.
Dhame disa pergjigje, por tashti na kerkojn ndonje mendim me te gjer.
Nese do t’kishi mundur te me ndihmoni pak. Allahu ju shperbleft!
PËRGJIGJE / 15-10-2010
Pyetje te tilla jane zakonisht qellimkeqe dhe ngaterruese apo qe te fusin ne dilema dhe dyshime, keshtu qe duhet pasur kujdes prej tyre, qe te mos mashtrohesh duke kerkuar pergjigje per pyetjen, nderkohe qe pyetja eshte e gabuar dhe e pavertete. Pyetja se perse Islami nuk ndikon ne vetedijesimin e njerezve, eshte e pavertete, sepse Islami ndikon ne vetedijesimin e njerezve, perderisa ata e kuptojne mire Islamin, kane dije te konsideruar rreth tij dhe e kane pranuar me sinqeritet Islamin, si dhe e praktikojne me sinqeritet per Hir te Allahut. Padyshim se tek keta ndikon Islami dhe pyetja se perse nuk ndikon eshte qellimkeqe ne kete rast. Kush tha qe nuk ndikon Islami ne vetedijesim. Le te vertetojne nese ndikon apo jo Islami te nje musliman i sinqerte e i devotshem, pastaj te shtrojne pyetje te tilla. Pra, ata genjejne kurse Allahu thote te verteten kur thote: “Lexo atë që të është zbritur ty (o Muhamed) prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” [El Ankebut, 45]. Pra, namazi te ndalon nga e keqja, nese kryhet me devotshmeri dhe perkushtim ndaj Allahut. Por, meqenese njerezit nuk jane te gjithe njesoj ne besim dhe devotshmeri, gje e cila tregon edhe lirine qe Allahu i ka dhene njeriut per te zgjedhur e vepruar, atehere sigurisht qe disa muslimane do te bejne edhe vepra te keqija, madje thuajse nuk ka njeri qe nuk gabon e qe nuk vepron te keqija, por gabimtari me i mire eshte ai qe pendohet, dhe kjo eshte edhe urtesia perse Allahu ka krijuar edhe te miren edhe te keqen, me qellim qe te dallohen te miret nga te keqinjte, dhe po keshtu, kur njeriu gabon, te kthehet tek Allahu me pendim qe Allahu tja fale gjynahet, perndryshe nuk do te kishte kuptim e mira dhe e keqa dhe as i miri dhe i keqi.
Po keshtu, nuk eshte e vertete se vrasjet shtohen ne muajin e Ramazanit! Kush i beri statistikat per kete?! Edhe sikur ne nje vend te caktuar te ndodhin shume vrasje gjate Ramazanit, nuk do te thote se ne shkalle boterore vrasjet ne kete muaj jane me te medha. Edhe pse kjo eshte nje ceshtje e pakuptimte te diskutohet, dhe pa ndonje baze apo perfundim shkencor qe mund te arrihet. Pervec nese duan te ushqejne idene e tyre se Islami nuk ndikon ne vetendergjegjesine e njerezve qe e ndjekin ate, se per te tjeret as qe behet fjale, por kete ide ne e rrezuam me siper, keshtu qe pyetja eshte qorre dhe e padobishme.
Edhe pyetja se perse njerezit ndryshojne gjendjen kur dalin nga xhamia, nuk eshte e vertete per te vertetuar ate qe duan ata, e sa per ne muslimanet, ne e dime se besimi rritet dhe zvogelohet, shtohet e pakesohet, dhe kur je ne xhami, je me afer Allahut dhe me larg dynjase, kurse kur del nga xhamia, i futesh dynjase dhe ndoshta e harron disi Allahun dhe boten tjeter, prandaj edhe Allahu ka urdheruar pese namaze gjate dites dhe nates, me qellim qe vazhdimisht njerezit te kujtojne Allahun dhe veprat e mira. Perseri ketu e permendim ajetin qe e permendem me siper, qe namazi te ndalon nga e keqja, dhe keshtu ndodh vertete, qe namazi i redukton ne maksimum te keqiat, edhe pse te keqia do te ndodhin patjeter, dhe se njerezit dhe besimtaret do te gabojne patjeter, por namazi i redukton ato, dhe nga namazi te namazi tjeter qe vjen pas tij, ka falje te gjynaheve qe behen mes tyre, dhe keshtu vazhdon ligji i jetes ne kete bote, disa njerez zgjedhin te miren dhe disa te keqe, disa besojne e disa mohojne, duke qene secili krejt i lire ne ate qe zgjedh, por duke i ardhur secilit shenjat e besimit dhe provat e qarta per ate qe eshte e mire dhe per ate qe eshte e keqe, dhe secili e ben zgjedhjen e vete me lirine e tij te plote, dhe njekohesisht pa dale asgje nga kontrolli i Krijuesit Fuqiplote, Njohesit te gjithckaje ne hollesi, i Cili gjithcka e ka krijuar dhe caktuar me urtesine e Tij absolute. E njerezit le te bejne filozofi, se tek e fundit nuk mund ta kalojne mendjen e tyre te ciles Allahu i ka vendosur kufij te caktuar te cilet nuk mund t’i kaperceje. Ne u themi atyre qe bejne filozofi te tilla dhe qe drejtojne pyetje te tilla, perse nuk bejne me shume pyetje rreth krijimit te tyre dhe Krijuesit te tyre dhe te gjithckaje qe ekziston? Perse nuk pyesin per boten dhe Krijuesin, per te ardhmen e njeriut dhe per jeten pas vdekjes?! Le te merren me keto, se eshte me mire per ta. E Allahu e ka ne Dore suksesin.
(PYETJA NR. 70) D. / PRISHTINE
Message: Selam Alejkum hoxhe i nderuar, pyetja ime i qaset nje hadithi ku Pejgamberi a.s thote se ka njerez qe tere jeten e tyre veprojne mire e ne fund te jetes vdesin si jobesimtar, dhe ka njerez qe bejne keq dhe ne fund vdesin si besimtar, e jon xhenetlinje. Si ndodh kjo, spo kuptoj fare deri sa njeriu e jep maksimumin prej vetes aq sa mundet per te qene rob i mire! E pastaj biem ndesh me fjalet e Kuranit ku thuhet se njeriu nese ka bere mire edhe sa grimca e atomit do ta gjeje ate, por edhe nese ka bere keq do ta gjeje ate sepse bazohem ne ate njeriun i cili e ka adhuruar Allahun 70 vite dhe ne fund ka vdekur si jobesimtar. Disa shoqe me kane frikesuar andaj edhe po pyes, e me falni por shum po na ndihmon ky forum, e Allahu ju shperblefte!
PËRGJIGJE / 15-10-2010
Pyetje te tilla jane te qelluara sepse prej tyre perfiton dhe meson gjera te dobishme nga feja dhe nga jeta ne kete bote. Pergjigja per pyetjen eshte e thjeshte, por vetem se duhen mbledhur argumentet (ajeteve dhe haditheve) qe bejne fjale per kete teme, duhen kuptuar mire dhe pastaj e ben lehte bashkimin mes tyre pa rene ne asnje dileme apo kunderthenie. Por ketu duhet te dihet dicka e rendesishme, qe edhe nese ne mendjen e dikujt duket sikur ka kunderthenie apo mospajtim mes dy ajeteve apo haditheve, apo nje ajeti dhe nje hadithi, duhet ta dije se ky mospajtim apo kunderthenie nuk ekziston ne te vertete dhe ne realitet, vecse ne mendjen e tij dhe tek ai person qe nuk ka dije te mjaftueshme per te bashkuar mes tyre, prandaj edhe ne kete rast ai duhet ta ktheje moskuptimin te vetja dhe te pyese ata qe dine per te larguar dilemen apo kunderthenien qe i eshte mbledhur ne koke. Ne lidhje me pergjigjen, duhet te dihet se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as sa grimca, dhe secili do te shperblehet me ate qe ka vepruar. Kur i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se dikush mund te veproje mire deri sa te mos kete mbetur mes tij dhe xhenetit vecse nje pash, i vjen atij caktimi dhe vepron veper te banoreve te zjarrit, e hyn ne te, dhe anasjelltas; dmth: qe personi i pare mund te kete vepruar mire, por ka qene hipokrit per shembull, ose eshte vetemashtruar dhe vetekenaqur, duke menduar se veprat e tij te mira do e fusin ne xhenet dhe kjo eshte detyrim per Allahun, dhe keshtu ai bie ne kufer, mburrje e mendjemadhesi, njesoj si ajo e Iblisit kur e kundershtoi urdhrin e Allahut dhe beri mendjemadhesi, duke menduar se ai ishte me i miri i krijesave dhe adhuruesi me i madh prej tyre qe e adhuronte me shume Allahun, e me pas beri kufer dhe e theu urdhrin e Allahut, i vetemashtruar dhe i vetekenaqur, me mendjemadhesi. Keshtu qe nuk ka cudi perse nje person qe ka vepruar mire tere jeten, ne fund te kete mbyllje te keqe dhe mohim te Allahut, gje e cila e fut ne zjarr pergjithmone. Prandaj njeriu duhet te jete gjithnje i kujdesshem dhe ta dije se gjithcka te mire qe vepron, eshte miresi e Allahut mbi te qe ia ka mundesuar ta beje ate te mire, dhe kurre te mos mendoje se e plotesoje adhurimin ndaj Allahut dhe se ia ka dhene hakun Allahut ne adhurim, sepse perndryshe do te behet si Iblisi. Besoj se kjo u qartesua.
Kurse e kunderta e kesaj, nese nje person gjithe jeten vepron vepra te banoreve te zjarrit, kurse ne fund nxjerr dicka qe e ka pasur thelle ne zemer te mbuluar, dhe vepron veper te sinqerte te banoreve te xhenetit, prej besimit dhe flijimit per Hir te Allahut e ne rruge te Allahut, padyshim se Allahu do i jape atij xhenetin dhe do i fale te gjitha gjynahet e meparshme, dhe kjo sepse meshira e Allahut eshte e madhe dhe nga meshira e Tij, Ai ka caktuar qe kur nje person te behet musliman, Islami tja fshije atij te gjitha gjynahet e meparshme, nese ky me sinqeritet behet musliman dhe pendohet per gjithcka qe ka vepruar me pare prej kufrit dhe gjynaheve. Pra, veprat shperblehen sipas mbylljes dhe vulosjes se tyre, prandaj ne lutjet e tyre, besimtaret i luten Allahut qe t’iu mundesoje mbyllje te mire te jetes, dhe vdekje me iman qe thone njerezit e thjeshte besimtare te ne. Po keshtu, ne lidhje me kete, i Deruari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Askend prej jush nuk ka per ta shpetuar vepra e tij.” I thane: “As ty, o i Derguari i Allahut?!” -“As mua” -iu pergjigj ai, “pervec nese me perfshin Allahu me meshiren e Tij. Por ju, perpiquni, mundohuni, paradite e pasdite, dhe ne nje pjese te nates, dhe permbajuni te mesmes, ne menyre qe te arrini (synimin tuaj, xhenetin dhe gradet e tij).” [Buhariu dhe Muslimi]. Pra, detyra jone eshte te perpiqemi ne maksimum me te gjitha mundesite ne bindje ndaj Allahut, dhe te shpresojme shperblimin e Tij nga meshira dhe miresia e Tij, e jo si barazvlere e veprave tona, sepse sic e permendem me siper, vete veprat tona jane miresi e Allahut per ne qe na ka mundesuar dhe na ka dhene sukses ne kryerjen e tyre, kurse ajo qe ka rendesi eshte qellimi, nijeti, madherimi i Allahut dhe besimi se gjithcka eshte ne Dore te Tij, dhe se gjithcka e mire qe na vjen, qofte ne kete bote apo ne boten tjeter, eshte vetem nga Allahu dhe bujaria e Tij, e jo nga veprat tona, perndryshe do te beheshim si Iblisi mendjemedhenj dhe te vetekenaqur, Allahu na ruajte!
E nuk ka dyshim se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as sa grimca. Kushdo qe ben nje veper te mire, ai do shperblehet me te, edhe nese eshte jomusliman, por shperblimi i jomuslimanit do te jete vetem ne kete bote prej gjerave materiale te saj, si per shembull largimi i nje te keqe per shkak te nje vepre te mire qe ben nje jomusliman, apo arritja e ndonje te mire nga dynjaja per vepren e mire, e keshtu me cdo lloj menyre Allahu ia shperblen atyre veprat e tyre te mira edhe nese nuk jane muslimane, madje ndoshta edhe ne boten tjeter mund t’ju lehtesoje kjo veper e mire dicka nga denimi i zjarrit, e Allahu e di me mire. Lusim Allahun te na mundesoje mbyllje te mire te jetes ne kete bote, te na shpetoje nga zjarri i xhehenemit dhe te na fuse ne xhenetet e Tij te larta me meshiren dhe miresine e Tij! Ai eshte Zoti i kesaj dhe i Plotfuqishmi per gjithcka. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 69) FATMIRE
Message: Selamu alejkum. Per arren ne trull (ku e ke shpin p.sh.) thojn se nuk eshte mire me pas arre, nuk shkon shpija mar e keso fjal. Nje pergjigjje ju kisha lut? Dhe sa esht e veret se gruja shtatzane nese lakmon nje send, por nuk arrin me hanger e preket ne tupin e vet femija lind me te njejten shej po ne ate vend? Une nuk kam besim ne keto, po me disa shoqe ato tregojshin rastin se ju ka ndodh dhe i pash shenjat ne femijet e tyre. Bomani hallall. Allahu ju ndihmoft.
PËRGJIGJE / 18-09-2010
Te gjitha keto besime jane te pabaza, madje mund te thoshim se jane pagane dhe te nxitura nga shejtani, duke ia futur ne mendje njerezve keto besime dhe duke i ngacmu me vesvese. Po keshtu edhe shenjan qe tregon se e ke pare, mund te jete goditje nga shejtani per te futur njerezit ne besime te kota dhe ne shirk. Keto gjera jane te ndaluara nga Islami.
(PYETJA NR. 68) IBRAHIM / PRIZREN
Message: Selamu alejkum. Per ata njerez te cilet i kane zemrat me semundje te dyshimit ose te mosbesimit ne Allahun Subhane ve teala, ne egzistencen e tij, etj. A keni mundesi t’i cekni disa argumente te qarta (fshehtesi, fakte shkencore etj.), te cilat na i permend Allahu Subhane ve teala ne Kur’an ne menyre qe te marrin keshill ata qe kane dije te vertet?
C’fare duhet te beje nje person i cili ka bere mekate te ndryshme te medha e te vogla edhe ka ftu edhe te tjeret ne keto mekate. Por pastaj eshte kthy me pendim ne fe.
A detyrohet ndaj atyre qe i ka ftu ne mekate me ndonje gje? Si duhet te veproj personi ne fjale? Allahu te shperbleft.
PËRGJIGJE / 16-06-2010
Permendja e argumenteve dhe fakteve nga Kurani dhe suneti, per ata qe kane semundje te dyshimit dhe mosbesimit, kerkon ligjerata e libra dhe ketu nuk na premton koha dhe as vendi.
Personi qe ka bere gjynahe ne kohen e injorances se tij, para se te udhezohet ne Islam dhe ne praktimin e ligjeve te Zotit te tij, sigurisht qe me hyrjen ne Islam, atij i fshihen ato te kaluarat, sepse supozohet qe ai te jete penduar per gjithcka qe ka bere ne te kaluaren dhe se nuk do t’i kthehet me kurre atyre veprave. Kurse per ato mekate qe ka shtyre edhe te tjeret qe t’i bejne, preferohet qe ky vete, te shkoje tek ata dhe t’u thote qe eshte penduar per gjithcka te keqe qe ka bere ne te kaluaren dhe se tani eshte udhezuar ne Islam, me miresine e Zotit ndaj tij, keshtu qe ju ftoj juve te ktheheni te feja e Zotit dhe praktikimi i saj, sepse me te vertete vetem ne Islam e kupton realitetin e jetes se kesaj bote, vleren e saj, dhenien kuptim asaj, si dhe shpetimin dhe fitoren ne boten tjeter qe na pret pas vdekjes. Sepse keshtu mund te behesh shkak per udhezimin e ndonjerit prej tyre, dhe keshtu merr sevape te medha, ne te kundert te asaj qe ke bere kur beheshe shkak dhe ndihmoje te tjeret ne harame. Falendero Allahun qe te ka shpetuar dhe te ka nxjerre nga ajo erresire ku ke qene, dhe zbato urdhrat e Allahut dhe ato qe pelqen Ai, me qellim qe te fitosh pelqimin e Tij dhe lumturine ne te dyja botet.
(PYETJA NR. 67) UMU KHADIXHE
Ne lidhje me hadithin e atyre 70 mijve qe do te hyjne ne xhennet pa llogari qe i bejne rukje vetes e nuk kerkojne nga te tjere. Ne kete hadith behet fjale per rukjet kuranore apo edhe ilace sintetike apo bimore? Pasi kam degjuar qe shejkh feuzan ka thene qe ky hadith ben fjale edhe per mos marrje e ilace. A arrihet ky shperblim nsq se: a- i ben vete vetes keto rukje (pra i merr vete ilacet pa ia kerkuar njeriut, ketu them edhe me perdor ilace, barera te ndryshme edhe rukje). b- a arrihet njeesoj ky shperblim nese ilacet nuk i kerkon por te tjeret ti bejne vete ato pra nese hoxha te kendon vete pasi i parashtron atij pb apo e shikon qe ke nevoje per barera e te jep barera pa i kerkuar edhe i pranon??? C- nese themi qe ne i jemi mbeshtetur All-llahut ne x semundje apo ne cdo gje a nenkupton kjo qe per te arritur graden e 70 mijve ne xhennet pa llogari duhet te refuzojme cdo lloj mjekimi barerash (ju saktesaj qe e di qe me sheriat jane edhe sherimi me ilace, por qellimi ketu eshte teuekuli edhe grada e 70 mijve pa llogari), pra e duhet kuptuar teuekuli ne All-llahun ne nivelin e e hadithit te 70 mijve si braktisje absolute e cdo ilaci pervec vetem ne shkaqet si lexim kurani namaz dhiker duke i bere vete personi edhe duke mos i marre ilacet qofte bimore apo sintetike. po nese personi nuk eshte ne gjendje ti kendoje vetes pra gjendja eshte e rende????
Pyetja e dyte lidhet me ate se cilat jane ato hadithe dhe ne cilat sunene gjenden si dhe grada e tyre qe flasin qe grate e sahabeve jane veshur me te zeza, dhe a eshte e vertet qe e zeza eshte sunnet me aprovim pra profeti salAll-llahu alejhi ue selem i ka pare ato me te zeza edhe ka heshtur nuk u ka thene gje se cfare eshte kjo e zeze hiqeni etj duke pas parasysh se temp ne ato vende shume e larte edhe do kishte qene me lehte per tu duruar ngjyra me te lehta. ashtu sic themi per sunnetet qe benin selefet e pare me 2 rekatet para akshamit, pejngamberi i pa ato edhe nuk u tha gje atyre dhe kjo eshte sunnet me aprovim. Duke qene pra se pejngamberi salAll-llahu alejhi ue selam per ate qe ka heshtur ka aprovuar per ate qe ka ndaluar ka folur qe eshte e ndaluar si duhet kuptuar kjo gje ne rastin e te zezes si sunnet. e pelqyeshme,apo si??? Me sakte si jane shprehur dijetaret per kete rast? Ma beni hallall per zgjatjen. All-llahu ju shperblefte per durimin!
PËRGJIGJE / 10-05-2010
Ne lidhje me kete pyetje shikoni pergjigjen e pyetjes me nr. 51, ne kategorine e Hadithit, ne kete link. Ketu themi shkurt se hadithi ka per qellim ato menyra materaile fizike dhe shpirterore psikologjike qe jane te papelqyeshme, te dyshimta qe mund te largojne mbeshtetjen tek Allahu dhe qe jane shirk. Kurse menyrat e tjera te kurimit, qofshin materiale apo shpirterore, me ilace apo rukje te lejuara, jane te lejuara dhe te urdheruara qe te merren dhe te kerkohen, sepse Allahu i ka bere ato shkak per sherim, dhe ato nuk bien ndesh me mbeshtetjen tek Ai. Hadithi ka permendur ne fillim kurimin me hekur te nxehte, dhe kjo sot krahasohet me nderhyrjet kirurgjikale, te cilat nuk jane te ndaluara, sepse edhe vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka perdorur hekurin e nxehte per kurimin e plages se nje sahabiu qe u plagos ne lufte dhe per te cilin nuk kishte sherim tjeter pervec tij, por ka thene se ky eshte mjeti i fundit qe mund te perdoret, kur nuk ka sherim ne ndonje menyre tjeter pervec tij. Kurse sot, ne te vertete njerezit jane mashtruar nga zhvillimet teknologjike te mjekesise moderne dhe ilaci i pare qe perdorin eshte operacioni, pra nderhyrja kirurgjikale, e cila duhet te jete e fundit, dhe pervec kesaj, kurimi me i mire eshte ai me ushqime, pastaj ai natyral nese semundja eshte me e zhvilluar dhe trupi ka nevoje per me shume ndihme qe te sherohet, dhe vetem nese nuk ka rruge tjeter per kurim pervec nderhyrjes kirurgjikale, mund te behet nderhyrja kirurgjikale apo hekuri i nxehte, dhe kjo eshte e urdheruar qe te behet nese keshtu shpeton jeta, dhe kjo eshte e lejuar dhe ne kete rast nuk perjashtohesh nga grupi per kete arsye, nese ke qene prej atij grupi kuptohet, sepse nese nuk ke qene prej tij, as qe behet fjale. Pra, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) sikur i thote besimtareve qe merrni shkaqet e lejuara per kurim, mbeshtetuni me shume tek ato qe i gjeni ne Kuran dhe sunet, te cilat jane kryesisht natyrale dhe me rukje nga kurani dhe suneti, duke ju mbeshtetur Allahut dhe duke besuar se sherimi vjen vetem nga Ai dhe se keto jane shkaqe qe Ai i ka caktuar per sherim, dhe largohuni nga shkaqet e ndalura e te dyshimta qe bien ndesh me mbeshtetjen tek Allahu apo qe jane shirk, dhe mos e perdorni hekurin dhe metalet e tjera per kurim vetem ne rast domosdoshmerie dhe detyrimi kur nuk ka menyre tjeter per shpetimin e jetes.
Ne lidhje me ngjyren e zeze per veshjen e gruas muslimane, kjo ngjyre ka qene zgjedhja e grave te ensareve ne Medine, kur erdhi urdhri i hixhabit, dhe shkak per zgjedhjen e kesaj ngjyre eshte me larg terheqjes se vemendjes se burrave tek gruaja kur ecen ne rruge, dhe me larg fitnes. Por, dijetaret thone se ngjyra e zeze nuk eshte vazhib dhe as e urdheruar, por ajo qe eshte vaxhib per veshjen eshte qe te jete e gjere, te mbuloje gjithe trupin, te jete e trashe, jo e tejdukshme, e kushte te tjera qe i kemi permendur edhe me pare. Kurse veshja e ngjyres se zeze konsiderohet sunet e sahabijateve, e preferuar nga Islami dhe parimet e tij dhe me dinjitoze per gruan muslimane. Argumenti per ngjyren e zeze te grave te ensareve eshte hadithi i sakte, i transmetuar nga Ebu Daudi e te tjere, nga Umu Seleme, e cila ka thene: “Kur zbriti ajeti “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 59], grate e ensareve (medinase) dilnin sikur mbi koke kishin sorra, nga mbulesat e tyre.” Ka per qellim me fjalen “sikur mbi koke kishin sorra” – se veshja e tyre ishte e zeze dhe e hedhur mbi koke e deri ne fund te kembeve, madje edhe e terhiqnin zvarre, sic ka ardhur ne transmetime te tjera.
(PYETJA NR. 66) ANONIM
Message: selamun alejkum ue rrahmetullahi ue barakatuhu. Kisha nje pyetje rreth kaderit te ALLAHUT, pa dyshuar aspak ne kete ceshtje. ALLAHU na ruajt! kam lexuar per kaderin kur fetusi arrin ne disa dite i shkon engjelli per ti shkruar kaderin, riskun, jeten e tij, ne xhenet apo xhehenem. Me shpjego pak me argumente te KURANIT, hadithe, argumente prej sahabeve dhe prej dijetareve te drejt [selefi], kur nje person gjate gjithe jetes se tij beson ne fene e ALLAHUT dhe momentin e fundit hyne ne zjarr, ndersa nje person tjeter pa besuar asnjeher ne momentin e fundit hyn ne xhenet. ALLAHU me falte por nuk dyshoj aspak por dua te di qe te mund te argumentohem por edhe si person kam frike prej zjarrit te xhehenemit. ALLAHU NA RUAJT PREJ TIJ.
[2] Doja te dija nese nje femer duhet te marre gusul nqs trupi i saj preket prej spermes por pa bere mardhenie?
PËRGJIGJE / 28-04-2010
Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Nese ti e di se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, dhe se Allahu eshte i Urte ne gjykim dhe ne vendim, dhe gjithcka qe cakton apo vepron, e ben sipas dijes se Tij absolute dhe te pagabueshme, atehere patjeter qe do lehtesohet kuptimi i shume haditheve dhe ajeteve kuranore qe ne pamje te pare ndoshta nuk i kupton apo mund t’i kuptosh gabim. Ne lidhje me hadithin e permendur ne pyetje, engjelli i shkruan keto kater gjera per njeriun qe kur eshte ne barkun e nenes se tij, ashtu si e ka urdheruar Allahu qe te shkruaje. Keto gjera jane prej puneve te Allahut, caktimit dhe vendimit te Tij, te cilat nuk mund t’i ndryshoje askush. Por keto gjera nuk i di njeriu dhe askush nuk e di se cfare eshte shkruar per te, sa rrisk do te kete, sa do te jetoje dhe nese do te jete fatlum apo fatlig, dmth nese me veprat e tij do te fitoje xhenetin apo xhehenemin. Askush nuk i di keto per veten e tij, dhe askush nuk duhet t’i dije ato, sepse perndryshe nuk do te kishte kuptim as besimi dhe as jeta ne kete bote. Madje njohja e dickaje te vogel nga e ardhmja, do ngaterronte gjithcka dhe do e demtonte rende njeriun, prandaj edhe Allahu nuk ia tregon askujt te ardhmen dhe te fshehten, madje as engjejve, dhe keta te fundit nuk e mesojne dicka vecse ne castin kur Allahu i urdheron qe te veprojne dicka me nje njeri te caktuar.
Sic e thame, Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, as sa grimca, dhe nese ndodh me nje person te caktuar qe gjate gjithe jetes te kete bere vepra te mira dhe te kete besuar, kurse ne fund te vdese si jomusliman, kjo mbyllje e tille e jetes se tij tregon se ai gjate gjithe kohes ka qene hipokrit, Allahu na ruajte! Kurse nje besimtari te vertete dhe te sinqerte nuk i ndodh kurre keshtu, por ai vdes si besimtar i devotshem, bamires, i sinqerte dhe deshmor.
Kurse ai tjetri, qe gjate gjithe jetes ka vepruar pune te banorve te zjarrit, dhe ne fund kur nuk ka mbetur vecse pak nga vdekja e tij, ai pendohet dhe kthehet ne musliman, pastaj vdes dhe shkon ne xhenet, sic thuhet ne hadithe te sakta, padyshim se Allahu e ka pare zemren e ketij njeriu dhe ndoshta ka shkaqe e arsye qe ai te kete vepruar vepra te jobesimtareve, por thelle ne zemer ka pasur besimin, madje mund ta kete fshehur besimin per shkaqe te ndryshme dhe ne fund e shfaq ate hapur. Pra, komentimet dhe shkaqet mund te jene te ndryshme, qe ne nuk mund t’i dime te gjitha, por ajo qe dime mire eshte se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt, madje vepermirit ja shton te mirat nga miresia e Tij, dhe ai qe eshte udhezuar ne rrugen e drejte dhe ne bindje ndaj Allahut, duhet te falenderoje vetem Allahun per kete gje dhe te mos ia dedikoje vetvetes apo dikujt tjeter, sepse perndryshe do te humbte me humbje te sigurte, dhe do t’i bente shok Allahut. Falenderojme Allahun per miresite e medha qe na ka dhene, dhe me e madhja nga te gjitha eshte ajo qe na ka bere muslimane, prej ehli sunetit! Dhe lusim Allahun te na marre duke qene muslimane, ne bindje ndaj Tij, ne rrugen e Tij, te kenaqur me te dhe Ai i kenaqur me ne!
Larja e te gjithe trupit (gusli) eshte i detyrueshem vetem ne rast te kryerjes se marredhenieve seksuale, nese ndodh bashkim i organeve, edhe nese nuk behet nxjerrja e spermes, si dhe kur del sperma ne cdo lloj menyre qe te jete, zgjuar apo ne gjume. Kurse thjesht renia e spermes ne trupin e gruas, nuk e prish guslin e saj perderisa nuk ka ndodhur bashkim i organeve seksuale dhe futja e tyre te njeri-tjetri. Allahu na befte qe ta kuptojme fene e Tij ashtu si do Ai!
(PYETJA NR. 65) ANONIM / SUEDI
Message: Esselamu alejkum. 1. Kam lexue se i Derguari alejhi selam kishte mundim para se te nderon jete, kur i Derguari ka pasur dhimbje gjate perfundimit te jetes se tij, a thua muslimanet e thjeshte do te ken me shume dhimbje, tregohen nga njerezit qe kan pa se ka njerez qe po vdesin sikur kur flen ne gjume? 2. A thuhet ka vdekur njeriu apo ka nderuar jete? 3. Sipas leximeve thuhet se shejtani gjate perfundimit te vdekjes vjen ka ana e djatht dhe ka ana e majt per ta ftuar ne krishterizem dhe ne jehudizem, sote ka shume njerez qe nuk kan dituri rrethe kesaj, a mundet njeriu te mashtrohet prej tyre ne kohen e vdekjes, dhe thuhet se perfundimi nga ana e djathte eshte mire, a eshte e verte? 4. Hadithi ceket se kush e thote fjalen e fundit La Ilahe Il-lAllah do te hyn ne xhennet, por nese personi ka qen besimtar, a eshte kusht te thuhet ne momentin e fundit kur i del shpirti apo mjafton edhe gjate dites? 5. Shpirti kur del nga besimtari dhe gritet lart mbi qiej, e pastaj kthehet ne trup perseri, a eshte kuptimi duke qen i vdekuri ende ne shtepi apo pasi mbulohet me dhé sepse ne nje vend tjeter lexova se kthehet ne trup dhe vijn dy melaqe dhe e pyesin? 6. Ibni Kajjimi e cek te libri Kitabu Ruh se shpirtat e te vdekurve takohen me shpirtat e te gjalleve kur ata jane ne gjume, sa eshte e vertet?
PËRGJIGJE / 18-02-2010
Abdullah iben Mesudi (radiallahu anhu) thote: “Hyra te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ai ishte duke vuajtur nga ethet. Une i thashe: O i Derguari i Allahut! Ti po vuan shume nga ethet! Kurse ai tha: “Po, eshte e vertete. Une ndjej dhimbje sa dy prej jush.” Une i thashe: “A eshte kjo ngase ti merr dy shperblime?” Ai tha: “Po! Ashtu eshte. Nuk ka musliman qe goditet nga ndonje e keqe -qofte gjembac apo diçka me e madhe -, veçse Allahu i fshin atij gjynahet per shkak te tij, ashtu si i rrezon pema gjethet e saj.” [Buhariu dhe Muslimi].
Ebu Seid el Hudri, (radiallahu anhu) thote: “Hyra te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e gjeta me ethe. Vendosa doren mbi ballin e tij dhe me perveloi duart edhe mbi cope (me te cilen kishte lidhur koken), dhe i thashe: “O i Derguari i Allahut! Sa nxehtesi qe paske!” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Keshtu eshte me ne (profetet): na shumefishohet sprova dhe po keshtu na shumefishohet edhe shperblimi.” Pastaj i thashe: “O i Derguari i Allahut! Cilet njerez sprovohen me rende?” Ai tha: “Profetet.” Une i thashe: “Po pas tyre, cilet?” Ai tha: “Njerezit e mire (te devotshem e te bindur ndaj Allahut). Dikush prej tyre mund te sprovohet me varferi aq sa nuk posedon veçse rroben qe ka veshur, madje ndonje prej tyre mund te gezohet per sproven qe e godet ashtu si gezohet dikush nga ju me te miren qe i vjen.” [Hadith i Sakte. Iben Maxheh 4014. Shejh Albani e ka permendur ne “Es Sahiha”, me nr. 114].
Keto dy hadithe jane te qarta se cilet njerez sprovohen me shume dhe se profetet sprovohen me shume se te tjeret, madje edhe dhimbjet e tyre jane me te medha. Kurse fakti se ndokush vdes sikur e zen gjumi, mund te jete shenje e mire per mbylljen e jetes se tij, ne varesi te puneve qe ka bere sa ka qene gjalle, e ndoshta mund te jete per shkak te ndonje te mire qe i ka bere dikujt ne dynja, apo per shkak te ndonje lutje te tij apo te dikujt tjeter per te, e keshtu. E Allahu e di me mire.
Njesoj eshte, si te thuash “ka vdekur” apo “ka nderruar jete”, sepse qellimi eshte se jeta e tij ne kete bote ka mbaruar dhe ai quhet i vdekur, dhe pastaj do te ringjallet perseri nga Allahu. E nese nuk vdes, nuk mund te ringjallesh. Kurse ata qe thone se duhet thene “ka nderruar jete”, kane per qellim qe te pohojne jeten e botes tjeter, por kjo nuk do te thote gje, sepse ata qe e mohojne boten tjeter, do e mohojne ate, sido qe te thuash, kurse besimtaret e besojne ashtu si i ka njoftuar Allahu. E vete Allahu e ka quajtur diten e Kijametit, si Diten e Ringjalljes. E ringjallja nuk mund te jete vecse pas vdekjes. Po keshtu ne hadithe ka ardhur se kur banoret e zjarrit te jene futur ne zjarr dhe ata te xhenetit ne xhenet perfundimisht, do te therrase nje thirres me nje dash ne dore te cilin do ta therre dhe do te thote se kjo eshte vdekja e cila u therr, dhe tani nuk ka me vdekje, keshtu qe do te jeni pergjithmone aty ku jeni, te zjarrit ne zjarr dhe te xhenetit ne xhenet, lusim Allahun te na beje nga banoret e xhenetit!
Kur thuhet qe shejtani i vjen njeriut ne shtratin e vdekjes nga e djathta e nga e majta, eshte per qellim se i vjen nga te gjitha anet qe ta ngacmoje dhe t’ja humb mendjen nga permendja e Allahut ne ato caste, duke i sjell ne mendje dyshime apo besime te ndryshme, prandaj duhet qe njeriu ne shtratin e vdekjes te vizitohet nga te afermit apo vellezerit e tij muslimane qe ja kujtojne Allahun vazhdimisht, deri sa ne fund ta dorezoje shpirtin duke thene shehadetin. Kurse vdekja nga ana e majte apo e djathte mund te jete ndonje shenje se si dikush e mbyll jeten, por nuk merret per baze dhe as per argument qe te thuhet prere dicka per ndonje person ne kete rast.
Hadithi ku Profeti (salallahu alejhi ue selem) thote se ai qe thote “la ilahe il-lallah”, me siqneritet nga zemra e tij, do te hyje ne xhenet”, ka per qellim qe nese vdes musliman, njesues i Allahut dhe qe nuk i ka shoqeruar Atij shok deri ne fund te jetes, ose se paku te jete penduar nga cdo gjynah, qofte edhe shirk, para vdekjes, duke e mbyllur jeten me shehadetin. Pra, sa me prane dorezimit te shpirtit te shprehet shehadeti, aq me mire dhe shenje e mire eshte per ate njeri. Lusim Allahun te na mundesoje mbyllje te mire te kesaj dynjaje, duke qene se Ai eshte i kenaqur nga Ne!
Allahu i Madheruar thote: “Te pyesin ty (o Muhamed) per shpirtin? Thuaju: “Shpirti eshte diçka qe i perket Allahut, dhe juve nuk ju eshte dhene nga dija veçse pak.” Ajo qe na eshte treguar nga i Derguari i Allahut ne lidhje me daljen e shpirtit, ngritjen e tij ne qiell, kthimin e tij te trupi per t’u pyetur nga dy engjejt e caktuar per kete, e te tjera si keto, jane çeshtje qe ne duhet t’i besojme ashtu si kane ardhur, por menyra se si ndodh kjo gje eshte diçka tjeter qe ne nuk e dime me siguri, sepse behet fjale per nje bote tjeter, ndryshe nga kjo bote, dhe ne nuk mund ta perceptojme ate me shqisat tona. Sepse, per shembull, nese do e hapnim varrin e te vdekurit qe eshte varrosur normalisht pas vdekjes se tij menjehere, apo nje ose dy dite me vone, nuk do ta gjenim ate te gjalle, se ndryshe do ta nxirrnim edhe nje here te ringjallur! Po keshtu, nuk mund ta imagjinojme kete fragment te kthimit te shpirtit tek trupi, tek ata persona qe vdesin dhe digjen e behen pluhur, apo qe u shperndahen pjeset e trupit nga copetimi. Pra, keto jane gjera qe nuk mund t’i perceptojme sepse behet fjale per nje bote tjeter, ate te pasvdekjes (barzah), dhe ne lidhje me shpirtin ne nuk na eshte dhene nga dija vecse pak, sic e ka thene Allahu i Madheruar. Dhe padyshim se kjo eshte me e mira per ne, sepse Allahu eshte me i Urti, i Gjithedijshmi, e nese do te ishte dicka e mire per njerezit, Ai do ua tregonte atyre.
Ne lidhje me librin “Shpirti”, te Ibnul Kajjim (Allahu e meshirofte!), duhet te behet e ditur se ai e ka shkruar kete liber ne hapat e pare te kerkimit te dijes, dhe shume gjera qe i ka shkruar ne te, ai vete i ka korrigjuar me pas ne libra te tjere, dhe po keshtu dijetaret kane treguar verejtjet dhe korrigjimet e tyre ndaj shume çeshtjeve te ketij libri. Sa per takimin e shpirtrave te gjalleve me te vdekurit, kjo eshte nje çeshtje qe nuk mund te vertetohet veçse nga ndonje lajm hyjnor, Kuran apo Hadith, gje e cila nuk ekziston, keshtu qe ne heshtim dhe nuk mund te pohojme gje prej ketyre, sepse nuk kemi dije tjeter perveç hamendjes, imagjinates apo enderrave qe mund te shohe dikush dhe t’ia tregoje te tjereve apo t’i shenoje ne ndonje liber, e keto nuk jane argumente qe merren per baze ne Islam. Lusim Allahun te na kete ne kujdesin e Tij, te gjalle e te vdekur, dhe kur te na ringjalle para Tij ne diten e Ringjalljes! Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 64) ABULUEHAB / MAQEDONI
Message: Es Selamu Alejkum We Rahmetull-llah.
Ne lidhje me pytjen nr. 26:
Çeshtja e Harutit dhe Marutit eshte nder çeshtjet per te cilat komentuesit e Kuranit kane mendime te ndryshme. Njeri prej ketyre mendimeve eshte se ata ishin dy engjej, te cilet ua mesonin njerezve magjine, me qellim qe njerezit te dallonin magjine nga pejgamberlleku. Kete mendim e kane nje pjese e selefeve. Po ashtu, siç qendron ne pytjen ne fjale (686), ka mendime se ata ishin xhine, sepse mesimi i magjise nenkupton gjynah dhe ne thelb te magjise qendron shirku, gje qe s’do t’u takonte krijesave te bindura te Allahut ta benin nje gje te tille, sidomos engjejve per te cilet dihet se kane bindje absolute ndaj Allahut. Po ashtu ka mendime se ata Haruti e Maruti ishin dy mbreter. Sidoqofte, keto mospajtime mes komentuesve bejne pjese ne fushen ku tolerohet mendimi ndryshe ne Islam, dmth atehere kur çeshtja s’eshte e qarte dhe ka hapesire per spekulime dhe ixhtihad. Tani pas pergjigjes se pytjes 686 nga ana juaj me shume me fle ne zemer se ata ishin prej engjejve pasi qe ata kishin mision dmth. zbritjen e magjis ndryshe nga njerezit dhe xhinet qe jan te sprovuar. Allahu ju shperblefte per pergjigjet e juaja. Per cdo shkronje qe e shkruani ne emer te All-llahut, All-llahu ua lartesofte graden ne xhennetin e Tij!
PËRGJIGJE / 13-02-2010
Vella, ti duhet ta dish se thuajse nuk ka çeshtje per te cilen nuk gjen 2 apo me shume mendime dijetaresh, por ti duhet te dish se pari se e verteta eshte vetem nje dhe jo dy apo me shume, keshtu qe vetem njeri grup dijetaresh e ka qelluar te verteten dhe jo te gjithe ata, edhe pse shperblimin e kane sipas qellimit dhe perpjekjes. Perderisa eshte keshtu, nese ti i lexon te gjitha mendimet e dijetareve te ndryshem per nje ceshtje te caktuar, duhet te kesh dije te mjaftueshme qe te dish te dallosh me te saktin e atyre mendimeve, duke u mbeshtetur ne rregullat e caktuara te bazave te tefsirit, apo te fikhut, apo te hadithit, e keshtu. Nese ti nuk e posedon kete dije, atehere nuk duhet te futesh veten tende ne turbullira e dyshime, por mjaftohu me fjalen me te sakte qe ka zgjedhur shumica dhe grupi i dijetareve.
Sa per ajetin 102 te sures el Bekare, ai eshte shume i qarte ne arabisht dhe ne shqip, se ata te dy, Haruti dhe Maruti ishin engjej dhe Allahu thote se ata ishin engjej dhe nuk kuptohet asgje tjeter pervec kesaj nga ana gjuhesore e ajetit, kurse ndonje interpretues qe thote se kane qene xhine apo njerez, e kane thene kete duke u mbeshtetur vetem te logjika e tyre dhe jo ne argument te qendrueshem e te sakte nga Kurani apo Suneti; dhe sipas logjikes se tyre ishte e pamundur qe engjejt t’u mesonin njerezve magjine, keshtu qe e mohojne kuptimin e drejtperdrejte te ajetit dhe fusin interpretime te tjera nga logjika, gje te cilen e kane bere edhe mutezilite me ajetet dhe hadithet qe flasin per Atributet e Allahut te Madheruar, duke i zhveshur ato nga kuptimi i tyre i drejtperdrejte dhe duke ia hequr Allahut ato cilesi, pasi qe sipas tyre, jane cilesi qe i kane edhe krijesat dhe se Allahu duhet te pastrohet e te lartesohet prej tyre, me logjiken e tyre te manget, dhe keshtu devijuan nga feja e drejte. Prandaj kujdes vella, mos ndiq fjalet e rralla qe i ka thene ndonje person i vecuar nga xhemati dhe nga grupi i dijetareve, sepse ne thellesi te librave gjen lloj-lloj fjalesh te çuditshme, duke u nisur nga ajo fjala qe i thone: “Kundershto qe te behesh i njohur!”, por hidhi hapat nje nga nje dhe mos u fut ne çeshtje qe nuk u jep dot zgjidhje per shkak te mungeses se dijes se posacme. Allahu ju ruajte e ju dhente sukses ne arritjen e pelqimit dhe kenaqesise se Tij!
(PYETJA NR. 63) ALBEHAR / KOSOVË
Message: Eselamu alejkum vllazen te dashur. Allahu ju shperbleft per pergjigjen e mehershme! Pyetja ime e rradhes eshte kjo:
Une kam lexuar qe meleku i vdekjes kur i vjen besimtarit i vjen ne forme te bukur dhe te qete, kurse pabesimtarit i vjen ne forme te trishtueshme.
Mirepo une desha ta dij nga ju i nderuar se ne cilen forme i vjen meleku i vdekjes muslimanit mekatar ose zullumqar dhe a do ti hapen dyert e qiejve ketij njeriu sikur qe i hapen edhe besmitarit apo do ti mbyllen sikur pabesimtarit? Allahu ju shperblefte dhe ju ruajt!
PËRGJIGJE / 10-02-2010
Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu. Duket qarte qe ti vazhdon te kesh frike nga vdekja dhe varri, por lusim Allahun qe ta lehtesoje dhe kjo gje mos te te kaloje ne semundje! Sic e ke pare edhe ne hadithet qe flasin per menyres se si vjen engjelli i vdekjes, njerezit ndahen ne dy grupe te medha: besimtare dhe mohues, dhe nuk permendet ndonje grup i mesem, sic mund te jene muslimanet qe kane bere gjynahe. Pse? Sepse ketu vetem sa i jepen disa shenja njerezve se ku do te perfundojne: ne xhenet apo ne xhehenem? A do te jene banore te perhershem te zjarrit apo te xhenetit? Dhe nuk behet ketu denimi per mekatet e besimtarit per te cilat nuk eshte penduar, dhe per te cilat meriton denimin e Allahut, por te cilat Allahut mund tja fale me meshiren e Tij, dhe as per gradat qe do te kene banoret e xhenetit apo te xhehenemit. Pra, mos e angazho veten se tepermi me ceshtjen e vdekjes dhe te varrit, por me llogarine e madhe qe do te japesh para Allahut ne diten e Gjykimit. Lusim Allahun te na mundesoje pendim te sinqerte para vdekjes, mbyllje te mire te kesaj bote, falje te gjynaheve, futje ne xhenet pa llogari, ose edhe nese na merr ne llogari, atehere te na mundesoje llogari te lehte! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithcka.
(PYETJA NR. 62) ALBEHAR / KOSOVË
Message: Te nderuar vllazen, a mund te me jepni fetua ne lidhje me friken nga vdekja? Sa here qe jam duke ndejtur frikesohem nga vdekja dhe kjo po me shkakton edhe probleme ne lemine e jetes, si ne mesim, ne pune e madje edhe gjate namazit po me dekoncentron. Thene shkurt, edhe kujtesa ka filluar te humb. Ju lutem vllazen te nderum, te me jepni pergjigje sa me te shpejt.
PËRGJIGJE / 04-02-2010
Pa hyre shume ne filozofi me percaktimin e domethenies se jetes e vdekjes, frikes e shpreses, apo gjera te tilla qe kane te bejne me psikologjine, por per t’i ardhur ne ndihme pyetesit dhe ata qe kane te njejtin problem, ne formen e keshilles per ta, shkurtimisht themi: Allahu i Madheruar thote: “Çdo shpirt do ta shijoje vdekjen.” Pra, nuk ka njeri qe do te jete i perjetshem ne kete bote kalimtare, por qe te gjithe do te vdesin, pastaj do te kalojne perkohesisht ne jeten e varrit, pastaj do te ringjallen para Allahut te Madheruar per te dhene llogari, dhe pastaj secili do te ndjeke rrugen e tij per ne xhenet apo per ne xhehenem, ku do te jene pergjithmone. Frika nga vdekja eshte dicka e natyrshme, qe e ndjejne te gjithe njerezit, kush me pak e kush me shume, gje e cila eshte ne varesi te kujtimit dhe cuarjes se saj neper mend. Por nje frike e tepruar nga vdekja, nuk eshte me vend, por mund te kthehet ne semundje dhe melankoli, gje te cilen Allahu nuk e do dhe nuk e ka per qellim me caktimin e vdekjes per njerezit, por ajo eshte thjesht porta per te kaluar nga kjo bote ne tjetren, ashtu si eshte lindja e njeriut, porta per ardhjen e tij ne kete bote kalimtare. Pra, vdekja eshte çelesi per kalimin ne boten tjeter, dhe frika nuk duhet te jete nga çelesi dhe nga dera, por nga ajo qe fshihet pas kesaj dere: nga ringjallja, nga qendrimi para Allahut, nga llogaria qe do japesh para Allahut per veprat qe ke bere ne dynja, nga frika e denimit te zjarrit, nga frika e perjetesimit ne zjarr, Allahu na ruajte prej tij! Eshte e vertete se pas vdekjes do te kete nje lloj denimi apo perjetimi te mire ne varr, por keto jane te pallogaritshme ne krahasim me ato te botes tjeter, ne xhehenem dhe ne xhenet. Te gjitha ato qe kane te bejne me jeten pas vdekjes deri ne ringjalljen ne boten tjeter, jane gjera qe nuk mund te imagjinohen sa do qe te perpiqemi, sepse jane jashte perceptimit njerezor. Ne shume ajete thuhet se ne jeten e varrit, e cila eshte jeta nga pas vdekjes deri ne diten e ringjalljes, ne kete periudhe, si fillim njerezve do t’u hiqen disa perde qe i kishin ne dynja, do te shohin disa realitete qe nuk i dinin apo qe i kishin te dyshimta, do te marrin nje lloj shperblimi apo denimi, pastaj do te vihen ne gjume deri ne diten e Kiametit. Allahu i Madheruar thote: “51. Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre, 52. duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t’u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!” 53. Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm e ata të gjithë do të paraqiten para Nesh. 54. Atë ditë askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.” [Jasin, 51-54]. Pra, frika dhe tmerri i vertete eshte ai nga dalja para Allahut pas ringjalljes, per te dhene llogari, dhe jo vdekja ne kete dynja, e cila nuk eshte asgje ne krahasim me ringjalljen dhe llogarine. Pra, pergatitu per ringjalljen dhe per llogarine para Allahut te Madheruar, duke besuar Allahun dhe gjithcka qe ka ardhur prej Tij me ane te derguarit te Tij, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), duke zbatuar me te gjitha forcat dhe mundesite urdhrat e Allahut dhe te Derguarit te Tij, dhe duke u larguar totalisht nga ndalesat e Tij. Dhe mos harro, se i gjithe suksesi eshte ne Dore te Allahut, prandaj vetem Atij t’i mbeshteten besimtaret dhe vetem Atij t’i luten qe t’i ndihmoje ne rrugen drejt Tij dhe drejt shperblimit te Tij te madh ne xhenet! Lusim Allahun te na shpetoje nga denimi i Tij dhe te na beje banore te xhenetit, ku te jemi pergjithmone, bashke me profetet, te sinqertet, deshmoret dhe njerezit e mire! Allahu na bashkofte me profetin tone, Muhamedin dhe shoket e tij te sinqerte!
(PYETJA NR. 61) BRUNA / DURRËS
Message: es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. A gjykohet njeriu diten e gjykimit per mendimet qe ai ka pasur ne mendjen e tij? Dhe kur njeriu mendon gjera te cilat ai vertete nuk do ti mendoje dhe qe me vete ai ben nje lufte po nuk arrin ti kontrolloje ato, a ka denim per te? Dhe cila eshte menyra per ti shpetuar kesaj gjendjeje?
PËRGJIGJE / 01-02-2010
I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu ia ka falur popullit tim ato gjera qe i peshperitin ne gjoksin e tyre perderisa nuk veprojne apo flasin (gje prej atyre).” [Buhariu, Muslimi, e te tjere]. Iben Abasi (radiallahu anhu) transmeton se nje burre erdhi te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “O i Derguari i Allahut! Ndokujt nga ne i vjen ne mendje ndonje mendim qe sikur t’i vinte vdekja, do te ishte me e dashur per te se sa ta fliste ate gje.” I Derguari tha: “Allahu Ekber! Allahu Ekber! Allahu Ekber! Falenderuar qofte Allahu, i Cili e ka kthyer kurthin e tij (djallit) ne cytje (peshperitje te gjoksit dhe asgje tjeter).” [Hadith i sakte. E ka nxjerre Ebu Daudi 5112]. Ne nje transmetim tjeter thuhet se Profeti tha: “Ky eshte besimi i sinqerte.” Transmeton Aisha (radiallahu anha), se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Ndokujt prej jush mund t’i vije djalli dhe t’i thote: “Kush te ka krijuar ty?” Ai i pergjigjet: “Allahu.” Djalli i thote: “Po Allahun, kush e ka krijuar?” -Nese ndokujt prej jush i vjen ne mendje dicka e tille, te thote: “Kam besuar vetem Allahun dhe te Derguarin e Tij”, sepse keshtu i ikin keto mendime.” [Hadith i sakte. E ka nxjerre Ahmedi, Ebu Jeala dhe el Bezzar. Gjendet ne “Sahih et Targib uet Terhib”, te shejh Albanit]. Kurse ne nje transmetim tjeter thuhet: “Kujt i vjen ne mendje dicka e tille, t’i kerkoje mbrojtje Allahut (te thote: eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim) dhe t’i jape fund atij mendimi (ta largoje ate duke menduar gje tjeter).” [Buhariu dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu)]. Pra, ne keto hadithe tregohet qarte gjykimi per keto mendime qe i vijne besimtarit kur eshte ne hapat e themelimit te besimit te tij, kur besimi fillon te zere vend ne zemren e tij, gje e cila tregon per sinqeritetin e tij dhe kerkimin e te vertetes ne mendjen e tij, si dhe cfare duhet te beje besimtari ne kete faze apo kur i vijne ne mendje mendime te tilla qe jane ngacmime nga shejtani i mallkuar. Perderisa nje besimtari i vijne mendime te tilla, ai bindet se eshte ne besimin e vertete dhe se keto peshperitje i vijne nga djalli, dhe keshtu i jep fund menjehere atyre mendimeve dhe nuk vazhdon me to per t’u dhene pergjigje ne mendjen e tij, sepse e di qe jane vetem pyetje qe te cojne ne qorrsokak dhe ne humbje, por i kerkon mbrojtje Allahut nga djalli i mallkuar, shpreh vazhdimisht shehadetin dhe e largon mendimin nga keto gjera, duke e zene mendjen me permendjen e Allahut dhe me gjera te dobishme. Lusim Allahu te na mundesoje besim te sinqerte dhe sinqeritet ne fjale e ne veper!
(PYETJA NR. 60) MUSLIM
Message: es selam alejkum
A jan veprat pjes perberse te imanit?
A te ncjerrin mekatet e medha ne feja?
Nese po cilat jan ato nese jo me qka argumentoheni?
Lensi i namazit a eshte kafir?
PËRGJIGJE / 24-11-2009
Veprat jane pjese perberese e imanit, dhe imani eshte besim, fjale dhe veper. Mekatet e medha nuk te nxjerrin nga Islami, perveç nese i quan te lejuara. Ata qe e quajne kafir ate musliman qe vepron mekate te medha jane havarixhet. Ne lidhje me lenesin e namazit nga pertesa dhe neglizhenca ka mospajtim ne mesin e dijetareve qe heret; disa thone se lenia e namazit eshte kufer qe te nxjerr nga Islami dhe lenesi i namazit eshte kafir qe ka dal nga Islami, kurse te tjere thone se vepra eshte kufer i vogel qe nuk te nxjerr nga Islami dhe lenesi i namazit nuk eshte kafir por ne buze te kufrit ku mund te bjere çdo çast per shkak te lidhjes se ngushte te asaj qe eshte ne zemer me vepren e njeriut.
Allahu i Madheruar thote: “Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij[1], kurse të tjerat përveç kësaj, ia fal kujt të dojë[2]. Padyshim, kushdo që i bën shok Allahut, ka trilluar[3] gjynah të madh.[4]” [En Nisa, 48, 116].
[1] Duke adhuruar apo krahasuar diçka apo dikë prej krijesave të Allahut bashkë me Allahun apo në vend të Tij.
[2] Gjynahet e tjera përveç shirkut (shokvënies Allahut në adhurim, hyjnizim dhe atribute) dhe kufrit (mohimit të Allahut apo të diçkaje të ardhur nga Ai), qofshin ato gjynahe të vogla apo të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, me shkaqet e ndryshme të faljes si: veprat e mira që fshijnë të këqiat, fatkeqësitë që i vijnë besimtarit në dynja, duaja e besimtarëve për njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha keto, mëshira e Tij të cilën e meritojnë më së shumti besimtarët dhe njësuesit e Tij. Ndryshe nga idhujtari, i cili ia ka mbyllur vetes dyert e mëshirës dhe atij nuki bëjnë dobi punët e tjera të mira përderisa i bën Allahut shok, sepse Allahu nuk fal asnjë gjynah të shoqëruar me shirk, apo nga ai që bën shirk.
[3] Padrejtësisht dhe rrenësisht.
[4] Shokvënia Allahut është gjynahu më i madh, padrejtësia më e madhe në botë dhe gënjeshtra dhe e pavërteta më e madhe, sepse Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të madhërohet nga të gjitha krijesat e Tij dhe asgjë tjetër nuk ështe e denjë për t’u adhuruar përveç Tij, sepse vetëm Ai është Krijuesi, kurse çdo gjë tjetër është e krijuar nga Ai dhe vetëm Ai është Absoluti dhe Zoti i atributeve të Larta, kurse çdo gjë tjetër është krijesë e Tij.
(PYETJA NR. 59) DRILON / LUSHNJË
Message : Selam alejkum. Kam nje pyetje: kam lexuar tek profili i nje personi, dhe ka shkruajtur, qe dhe engjejt vdesin nje dite, dhe ne munges te padituris time un kerkoj nga ju ne dashte Allahu qe te me jepni shpjegim te sakt per ate shkrim.
PËRGJIGJE / 13-11-2009
Padyshim se edhe engjejt do te vdesin, madje edhe vete engjelli i vdekjes qe eshte ngarkuar me marrjen e shpirtrave, do ja dorezoje shpirtin e vet Allahut, ne diten e Kiametit, kur do te shkaterrohet dhe do te vdese gjithçka, dhe do te mbese vetem Allahu i Madheruar. Allahu thote: “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” [Er Rrahman, 26-27], “Mos adhuro zot tjetër, krahas Allahut! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” [El Kasas, 88], “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” [Al Imran, 185], “Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dërgon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, që ka zgjedhur prej robërve të Vet, për t’i paralajmëruar për Ditën e Takimit me Atë; 16. për Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!” [Gafir, 15-16].
(PYETJA NR. 58) ANONIM / KOSOVË
Message : Es-selamu alejkum. Allahu ju shperbleft për përgjigjet që po na jepni.
Kisha një pyetje rreth hajmalive pasi që më heret para martese familja me ka shkruar tek një hoxhë hajmali dhe ka thënë hoxha se duhet mbajtur me vete gjatë gjithë jetës, mirëpo tani kam filluar të falem dhe e kam kuptuar se hajmalit janë të ndaluara në fenë Islame, por më tregoni se çfarë të bëjë me ato hajmali; ti humbi, ti djegi apo çfarë të bëjë me to?
Më tregoni më gjersisht për vendin e hajmalive ne fenë Islame sepse tek ne në Kosovë është bërë traditë thuajase që të shkruajn hajmali para martese dhe si te mbrohemi nga magjit para martese e gjatë gjithë jetës. Ma bani hallall për pyetjen e Allahu ju shpërbleft me të mira në këtë botë e në botën tjetër.
PËRGJIGJE / 10-11-2009
Hajmalite nuk jane te lejuara ne Islam, sepse perveç faktit se ato nuk jane vepruar nga Profeti dhe shoket e Tij, permbajne ne vetvete shirk (shokvenie Allahut), sepse mbajtesi i tyre beson se ato e ruajne nga magjia apo syri i keq, ndersa kjo eshte pune e Allahut dhe askush nuk mund ta beje perveç Tij, dmth qe te ruaje nga çdo e keqe, sepse Allahu e ka ne dore gjithçka. Eshte e vertete se magjia dhe syri i keq ekziston dhe eshte hak, qe mund te shkaktojne dem, por kjo nuk behet pa lejen e Allahut, i Cili ka vendosur ligje universale per ndodhjen e tyre. D.m.th. Allahu i ka zbritur shkaqet e berjes magji, kushtet e funksionimit te saj dhe shkaqet e prishjes se magjise dhe te sherimit prej saj. Nese nje personi i behet magji, kjo ka ndodhur me lejen e Allahut vertete, por si rezultat i vepres se atij personi qe i eshte bere magjia, dhe si rezultat i plotesimit te kushteve per renien e magjise mbi te, qe dmth se ky ne çastin qe i eshte bere magjia apo qe e kane marre mesysh, nuk ka qene duke permendur Allahun dhe Emrin e Allahut, duke qene se edhe me pare ka bere gjynahe dhe nuk eshte penduar prej tyre, apo qe vazhdon te beje gjynahe, dhe keshtu afron shejtanet dhe largon engjejt, dhe mbet pa mbrojtjen e Allahut dhe e ze magjia apo syri i keq. Besimtari i mjafton te jete ne permendje te Allahut shpesh here gjate dites, te beje istigfare shume here gjate dites, dhe te kujtoje se vete Profeti (salallahu alejhi ue selem) bente istigfar me shume se 100 here ne dite, si dhe te lexoje Kuran sa me shume gjate dites dhe nates, dhe te degjoje Kuran. Te fale namazin ne rregull dhe te beje lutjet e posaçme pas namazeve dhe ne mengjes e ne mbremje ne veçanti, para lindjes se diellit dhe para perendimit te tij, siç eshte percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe qe gjinden ne librat e lutjeve, siç eshte libri “Mburoja e muslimanit”, etj.
Sa per hajmaline qe ke, digje ate ne nje vend qe zakonisht nuk shkelet nga njerezit dhe gropose hirin ne ate vend, sepse hajmalite mund te permbajne edhe ajete Kurani. Beje kete duke thene bismilah, e duke permendur Allahun, dhe mbeshtetju Allahut per gjithçka, sepse Ai eshte Mbrojtesi dhe Ndihmuesi me i mire dhe i Vetem, kurse çdo krijese e Tij, me urdhrin e Tij vepron.
(PYETJA NR. 57) TURI
Message: Eselamu alejkum. A lejohet sharja e feve te tjera dhe personave qafira, apo duhen respektuar?
PËRGJIGJE / 10-6-2009
Nuk lejohet sharja e fese se tjetrit dhe as e zotave te idhujtareve, sepse atehere edhe ata do te kthehen dhe do te shajne fene tone padrejtesisht. Allahu i Madheruar thote: “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija.” [El Enam, 108].
Kjo, ne lidhje me sharjen e feve te tjera, kurse per respektimin e tyre eshte gje tjeter, pas se ciles fshihen kurthe kunder muslimaneve, per te pranuar si te verteta edhe fete e tjera perveç Islamit, gje me te cilen ata dalin ne kufer, dalin nga Islami. Kjo eshte ajo thirrje qe sot quhet: “Bashkimi i feve”, per te turbulluar mendjet e muslimaneve te thjeshte dhe per t’i nxjerre nga feja e tyre. Nuk ka mundesi te bashkohet e verteta me te koten, dhe as kufri me besimin. Islami eshte feja e vetme e vertete e Zotit, dhe te gjithe ithtaret e feve te tjera, qofshin monoteiste, politeiste apo ateiste, duhet te pranojne vetem Islamin si fe te vetme te Zotit, perveç te ciles, Ai nuk pranon asnje fe tjeter. Atehere si mund te bashkohet Islami me fete e tjera?! Padyshim se kjo eshte nje lufte e hapur kunder muslimaneve, edhe pse armiqte e tyre e dine se Islami eshte feja e vetme e Allahut dhe se muslimanet jane te vetmit qe ndjekin fene e vertete, ata kerkojne t’i largojne muslimanet nga Islami dhe t’i bashkojne ne fene e tyre, qe te behen si ata dhe te ndjekin te paverteten dhe rrugen e shtrember te epsheve, deshirave dhe mashtrimeve te kesaj bote. Prandaj, kujdes, o muslimane, sepse ky eshte kurth qe ngrihet kunder jush! Juve u ka dhuruar Allahun Islamin, dhe ju nuk keni nevoje per asgje tjeter. Nese njerezit e feve te tjera duan te udhezohen, le te vijne e te pranojne Islamin, te perulur para Allahut dhe para te vertetes qe shumica e tyre e dine! Perndryshe, as Islami dhe as muslimanet nuk kane nevoje per jomuslimanet dhe as per çfare zoterojne ata prej dynjase, edhe pse shume muslimane jane mashtruar nga dynjaja mashtruese dhe jo reale qe kane ne duar sot jomuslimanet, por e verteta eshte se ajo qe kane muslimanet, qofte nga feja apo nga pasuria materiale, eshte shume e shume here me e madhe se ajo qe kane popujt e tjere ne bote, ndaj edhe lakmohen nga vendet e kufrit. Allahu i ruajte muslimanet, vendet dhe pasurite e tyre nga gjakpiresit dhe grabitqaret e padrejte! Padyshim se e ardhmja dhe e tashmja eshte e muslimaneve, por muslimanet nuk e shohin dhe nuk e prekin, per faj te vete atyre, per largim te tyre nga feja e tyre dhe sepse jane mashtruar nga kjo dynja e shkurter dhe kalimtare, edhe pse Allahu ua ka dhene te gjitha te mirat e saj! Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete!
(PYETJA NR. 56) SARA / GJAKOVË
Message: Sealam alejkum
A mundesh t’ma sqarosh qeshtjen e atyre banorve qe do te jen ne mes xhenetit dhe xhehenemit… ma sqaroni edhe si pasoj e qkaje ata se meritojn as te denohen ne xhehenem as te shperblehen ne xhenet dhe kam degju se disa dijetar ishin te mendimit se keta persona pas nje kohe te caktuar do te futen ne xhenet a esht kjo e sakt?
PËRGJIGJE / 5-6-2009
Allahu i Madheruar thote: “Një mur do t’i ndajë ata (banoret e xhenetit nga ata te zjarrit), ndërsa në lartësitë e tij do të ndodhen njerëz, të cilët i njohin të dyja palët sipas tipareve. Ata do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Paqja qoftë mbi ju!” Ata (banoret e xhenetit) nuk do të kenë hyrë ende në Xhenet, ndonëse shpresojnë. E kur t’i kthejnë sytë nga banorët e zjarrit, do të thonë: “O Zoti ynë! Mos na hidh midis këtyre njerëzve të këqij!” Pastaj, njerëzit e Murit (A‘râf) do t’u thërrasin disa njerëzve (te zjarrit) që i njohin nga pamja, duke u thënë: “Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë suaj, as kryelartësia juaj (ndaj të Vërtetës). A janë këta (te varferit e te vobektet besimtare) për të cilët u betuat se nuk do t’i arrijë mëshira e Allahut? Atëherë atyre (te vobekteve) do u thuhet: “Hyni në Xhenet! Për ju s’ka frikë e as pikëllim!” [El A’raf, 46-49].
Shejh Abdurrahman es Seadi, ne Tefsirin e tij thote: Dijetaret e Islamit dhe te tefsirit veçanerisht kane mospajtim ne lidhje me keta njerezit e murit (A’raf), se cilet jane ata dhe cfare veprash kane bere qe te qendrojne ne mes te dyja paleve pa u bashkuar me asnjeren prej tyre? Mendimi me i sakte i dijetareve ne kete çeshtje eshte se keta njerez jane ata te cilet kane bere vepra te mira e te keqia ne menyre te barabarte, pa anuar nga asnjera ane, keshtu qe do te qendrojne mbi kete mur ne mes te banoreve te xhenetit dhe te zjarrit per aq kohe sa te doje Allahu, [si dhe per te marre nje lloj mesimi apo denimi me kete gjendje te tyre te mesme], pastaj do te futen ne xhenet me meshiren e Allahut, sepse meshira e Allahut ja kalon zemerimit te Tij, dhe meshira e Allahut perfshin gjithçka. Lusim Allahun te na perfshije ne meshiren e Tij!
(PYETJA NR. 55) GIMI / SELANIK
Message: Selam Alejkum.
Allahu ju shperblefte per pergjigjet nr 54, por kisha disa paqartesi te vogla.
- Ky person thoshte qe Ibn Kethiri kete mendim te Ibn Abasit e shkruan ne librin e tij Historia e Pejgambereve dhe nuk e perkrahte kete por i permbaheshe hadithit te sakte, por pyetja eshte pse Ibn Kethiri e shkruan kete mendim te Ibn Abasit.
- Pyetja ishte se ne disa libra shkruhet se disa as’habe kane kundershtuar qe Uthmani te ishte prijes parpara Aliut, ndersa imam Sabuni thote qe ishin te gjithe dakort,dhe ne baze te thenies se Sabunit ben qe te dyshosh ne librat e tij,dhe theniet e tij duhet ti marresh dhe ti kontrollosh te ndonje dijetar tjeter, dhe po te veprosh keshtu i bie qe tek te gjithe dijetaret nuk duhet te besosh dhe nuk mund te ndihesh i qete ne besim.
- Dakort qe shejtini ishte prej xhineve,dhe adhurues i Allahut te Madheruar por si ka mundesi qe kur Allahu urdheroi engjejt ti bejne sexhde Ademit te gjithe e bene pervec Iblisit?
Iblisi eshte thjesht nje krijese dhe si e tille nuk mund te bej asgje,asnje lloj veprimi.Tek njerzit,veprimet,deshirat,emocionet,mendimet,etj jane te krijuara dhe jane ne Dore te Zotit,po ashtu edhe tek xhinet.Pra ne momentin qe Iblisi nuk i beri sexhde Ademit nuk deshi Allahu,nuk e krijoi Allahu.Xhelozin dhe mendimin qe kishte Iblisi per veten,e krijoi Allahu.
Qe ta permbledh qellimi eshte se,njerzit apo iblisi nuk e meritojn xhehenemin,per arsye,vete veprimet e tyre jane te krijuara dhe nuk i krijuan vete por i kijoi Allahu i Madheruar.
Pyetjet 1,2,4,dhe 7 i kuptova Allahu ju shperblefte, dhe desha te me shkruanit dicka rreth frikes, sepse edhe kjo eshte shume e rendesishme.
PËRGJIGJE / 13-5-2009
Pas pergjigjes ne pyetjen nr. 54, menduam se nuk do te mbetej me pike dyshimi dhe se çdo gje do te ishte qartesuar, dhe se kur mesohet e verteta e sigurte, atehere e dyshimta eshte aksidentale dhe ajo duhet larguar menjehere, perndryshe do te behet ves qe mund te qendroje me ty gjate gjithe jetes. Sidoqofte, po mundohemi te japim edhe nje sqarim tjeter per ato pika ne te cilat te kane mbetur pakenaqesi, por ta dish se kjo rruge e dyshimeve dhe shkuarjes pas tyre, nuk ka mbarim dhe shume njerez vdesin me to, duke jetuar gjithe jeten ne peshtjellim e ne dileme.
Une po te pergjigjem shkurtimisht per pikat qe te kane mbetur te paqarta, dhe inshaAllah pas kesaj nuk te mbet me asnje dyshim dhe bindesh plotesisht:
Askush nuk eshte i pagabueshem perveç Allahut dhe asnje liber nuk eshte pa gabime, perveç Librit te Allahut.
Iben Kethiri eshte njeri dhe gabon dhe po keshtu Iben Abasi eshte njeri dhe gabon. Kurse ne libra shkruhen te gjitha keto, por nese nuk sqarohen nga autoret e librave, sqarohen nga dijetaret qe kane me shume dije, te cilet edhe ata mund te gabojne,
por nuk mund te bashkohen te gjithe ne te njejtin gabim, por dikush gabon diku e dikush diku tjeter, dhe se gabimet e tyre nuk jane ne çeshtje kryesore te fese, por jane ne çeshtje dytesore per aprovimin e te cilave futet perpjekja e dijetareve sipas kuptimit te argumenteve. Pra, nuk ka vend dhe nuk eshte logjike te thuhet: perse iben kethiri e ka permendur kete fjale te ibn abasit ne librin e tij, sepse ai po tregon diçka qe ka degjuar, dhe dijetaret e hadithit e kane detyre t’i verifikojne ato transmetime. Iben Kethiri ka permendur shume e shume transmetime nga beni israilet qe quhen israilijate ne tefsirin e tij, dhe per to ne heshtin dhe nuk e dime saktesine e tyre, siç na ka mesuar pejgamberi. Po keshtu ka permendur hadithe te dobeta e ndoshta edhe te trilluara. A do te themi perse i ka permendur?! Kjo eshte pyetje absurde.
Shiko vella, se pari thuaji atij personi te thote se cilat libra jane ato ku thuhet se disa prej sahabeve nuk donin qe Uthmani te behej prijes? Se dyti: nese kjo eshte e vertete dhe nese disa prej sahabeve nuk donin qe te behej prijes Uthmani por donin Aliun, ç’te keqe ka ketu? A kishte ndonje argument nga Kurani apo Suneti se duhej te behej prijes Uthmani apo Aliu? -Jo, nuk kishte. Atehere sahabet u mblodhen dhe jepnin secili mendimin se kush duhej te behej prijes pas Umerit. Patjeter qe disa kane thene se duhej te ishte Aliu dhe te tjere Uthmani, por kur u vendos per Uthmanin, qe te gjithe rane dakord dhe i dhane besen atij te kenaqur.
Tani, nese Imam Sabuni del ne nje perfundim te caktuar per nje çeshtje te caktuar ne nje liber te tij, pastaj behet e qarte se ajo çeshtje eshte e gabuar, a do te thote kjo se te gjitha fjalet dhe librat e tij jane gabim?! Kete nuk e thote kush ne bote. Sepse çdo njeri gabon, por jo qe shumica e perfundimeve te tij te jene te gabuara, ndryshe nuk do te ishte dijetar dhe as i besuar. Por Imam Sabuni ka qene dijetar i madh, me dije dhe besim te paster, gje te cilen e vertetojne librat e tij, por megjithate ai nuk eshte i pagabueshem dhe patjeter qe ne mesin e fjaleve te tij ka gabime edhe pse mund te jene te pakta, por ka. Nuk e kuptoj perse gjithe kjo zhurme ndaj autoreve te disa librave per ndonje fjale qe mund te kene thene gabim, apo per te cilen kane sjelle te gjitha mendimet e dijetareve te ndryshem rreth asaj fjale, dhe pastaj zgjedhin ate qe mendojne se eshte me e sakta?! Kjo eshte me se normale. Perpjekjet e tyre kane te bejne me ato gjera te fese per te cilat u eshte dhene leje nga feja qe te fusin logjiken ne to dhe jo me bazat e medha te saj, per te cilat jane te gjithe dakord. Dhe po ta perseris vella, qe dija e kufizuar te ben t’i mendosh gjerat gabim dhe te flasesh gjera te çuditshme. ti duhet te mesosh me shume per Islamin, duke filluar nga akidja, fikhu, hadithi, etj. Pastaj do te shohesh se ka gjera per te cilat kane rene te gjithe dakord, si dhe gjera te tjera per te cilat ka disa mendime, dhe secili zgjedh ate qe i duket me e sakte sipas zbatimit te rregullave te caktuara ne bazat e fikhut, por secili mund te gaboje.
Nuk ta shpejgoj dot me ndryshe, sepse kesaj i thone te argumentohesh me diellin qe eshte dite!
Çfare ka per t’u çuditur qe shejtani nuk i beri sexhde Ademit kur u urdherua nga Allahu?
Mos mendon se Allahu ishte aty bashke me engjejt dhe ata e shihnin ate, dhe Ai i urdheroi qe t’i binin ne sexhde Ademit, e keshtu?!
Nese eshte keshtu, atehere problemi yt qendron me larg: fakti se imagjinata jote eshte e gabuar. Sa do qe te perpiqet njeriut te imagjinoje gjerat qe nuk i sheh, e sidomos Allahun, engjejt, xhinet, xhenetin, zjarrin, etj, kurre nuk do te mundet t’i perfytyroje ashtu si jane ne realitet, sepse vella: Allahu e ka krijuar mendjen e njeriut te kufizuar dhe shume gjera nuk mund t’i perceptoje. Ndoshta do te pyesesh perseri “perse”?! Sepse Allahu ka qellime qe ne i dime apo qe nuk i dime dhe nuk mund t’i perceptojme, por qe jemi urdheruar t’i besojme ashtu si na ka thene Allahu. Perndryshe, nese do te besonim vetem ato qe na pranon logjika jone, e cila ndryshon nga nje njeri te tjeri, nuk do kishte vend per ate qe quhet “besim ne te fshehten”! Nese besimtaret nuk do te besonin ne te fshehten qe ka njoftuar Allahu, nuk do te ishin besimtare, dhe nese ne besim nuk do te kishte te fshehta qe duhen besuar, atehere nuk do te kishte kuptim besimi,
sepse perndryshe te gjithe do te besonin, por Allahu i ka lene njerezit ne kete bote per t’i provuar dhe per shume e shume qellime te tjera, dhe nese ti do te vazhdosh me pyetje filozofike, sepse keshtu quhen keto lloj pyetjesh, atehere do te thosha me nje fjale te vetme: Allahu nuk i merr doren kujt per asgje dhe nuk pyet askend dhe askujt nuk i jep llogari, kurse njerezit dhe krijesat e tjera jane ato qe do i japin llogari Atij. Dhe askush nuk ka justifikim te thote se nuk e dija, apo nuk pata argumente, sepse Allahu i ka dhene qe te gjitha argumentet.
Kur thuhet se veprimet e njeriut dhe çdo gje qe del nga ai eshte e krijuar, do te thote se Allahu e ka krijuar njeriun dhe i ka dhene mendje e logjike, ndienja dhe aftesi per te vepruar e per te menduar, dhe jo se secila prej ketyre kur veprohet nga njeriu, e krijon Allahu ne çast! Dhe keshtu dalim ne perfundimin se Allahu eshte Ai qe vepron dhe njeriu nuk vepron asgje, madje dhe se te keqiat qe ben njeriu, i beka Allahu!!!!
Pas gjithe kesaj kuptohet qe personi qe t’i ka thene keto fjale ka devijuar per shkak se asnjehere nuk e ka mesuar besimin e vertete Islam,
por ka lexuar disa libra te sekteve te devijuara qe i adresohen Islamit, te cilat jane me shume sekte filozofike, ndaj edhe kane devijuar, siç jane kaderite, xhehmite, maturidite, etj.
Prandaj, perderisa tashme e mesove te verteten, qendro larg atij personi, mos i mendo me gjate fjalet dhe dyshimet e tij,
por meso rreth Islamit dhe akides se paster Islame, si dhe rreth dijeve te tjera te Islamit, si fikhu, usuli fikhu, hadithit, tefsirit, etj.
Ruaju nga sektet e devijuara nga Islami, sepse perndryshe do te behesh prej tyre dhe do te humbesh rruge! Do te jetosh gjithe jeten me dyshime te njepasnjeshme ne koke dhe kurre nuk ke per t’u qetesuar, sepse keshtu eshte gjendja e tyre.
Te keshillojme per hir te Allahut dhe nuk presim nga ti asnje perfitim, prandaj merr keshille dhe behu i qendrueshem ne Islamin e paster!
Allahu na befte qe ta shohim te verteten si te vertete dhe te na mundesoje pasimin e saj, dhe na befte qe ta shohim te paverteten si te pavertete, dhe te na mundesoje largimin prej saj!
Kurse ne lidhje me friken; se pari duhet te dish se frika eshte disa llojesh: frike e natyrshme nga gjerat e frikshme qe ka krijuar Allahu, si erresira, egersirat, e keshtu. Frike nga Allahu, d.m.th. qe te kesh frike denimin e Allahut ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe si pasoje ti largohesh nga te keqiat dhe vepron te mirat. Ekziston edhe nje lloj frike jo e natyrshme, siç eshte frika se nje krijese e Allahut mund te demtoje per diçka qe nuk e ka ne dore dhe nuk ka fuqi per te, siç eshte frika se nje i vdekur mund te te demtoje; kjo lloj frike eshte shirk. Nese e gjen librin “Sqarimi i akides Vasitije” te shejh Iben Uthejmin, do te perfitoje se shumti, do ta mesoje sakte besimin e vertete te Islamit dhe do t’i jepje pergjigje shume pyetjeve apo dyshimeve qe te vijne ne mendje apo qe i degjon nga te tjeret. E Allahu eshte i Gjithedijshmi!
(PYETJA NR. 54) GIMI / SELANIK
Message: Dua t’ju bej disa pyetje shume te rendesishme per mua dhe desha pergjigje sa me shpejte te jete e mundur. Sot takova nje person qe ishte zbatues i rregullt i Islamit per shume vjet,por tani nuk ishte me.Ne bisedim e siper,te them te drejten me vuri ne nje siklet shume te madh. Ai deshi te me binte se ne Islam ka gjera qe kundershtojne njera tjetren dhe qe te bejne qe te dyshosh se a eshte Islami fe e Zotit apo jo. Me poshte po shkruaj vetem nje pjese te fjaleve te tij dhe sic e thathe me siper desha pergjigje per secilen nga keto pyetje.
1) Ne Islam ka shume gjera qe kundershtojne njera tjetren apo te ngjallin dyshim. Allahu thote ne Kuran se asgje nuk i perngjan Atij kurse ne nje hadith thuhet se Allahu e krijoi Ademin sipas pamjes se Tij. Keto dy pjese kundershtojne njera tjetren.
2) Vendi se ku ndodhet xheneti qe ishte Ademi, ne qiell apo ne toke. Te dy grupet qe japin mendimet e tyre kane argumente shume te forta si nga feja po ashtu edhe nga llogjika.
3) Ibn Abasi thote se kur Allahu e leshoi Ademin ne toke, kembet i poqen ne toke kurse koka ne qiell. Ndersa per kete çeshtje ka hadith te sakte se Allahu e krijoi Ademin 60 arshine. Si ka mundesi qe ibn Abasi te kundershtoj hadithin dhe se ku u bazua qe e tha kete gje, dhe si ka mundesi qe dijetaret e shkruajne mendimin e ibn Abasit ne librat e tyre kur per kete ceshtje ka hadith te sakte? Per ibn Abasin Profeti ka bere dua dhe shume komentatore mbeshteten te fjalet e tij.
4) Ne parathenien e librit Rijadus Salihin tek pikpamja e krishterimit per natyshmerine e njeriut thuhet se gabimin qe beri Ademi dhe e shoqa e tij ndikoi te pasardhesit e tij, te gjithe njerzit trasheguan kete mekat. Imam Neueviu thote se kjo eshte ne kundershtim me akiden Islame. Kur lind njeriu lind i paster pa asnje mekat. Kjo eshte e sakte dhe llogjike se cfaj kam une me mekatin qe beri Ademi. Por nje hadith e kundershton kete qe thote Neueviu. Askush aske nuk do ta vrase e qe nje pjese te fajit te mos e barte djali me i madh i Ademit meqe ai i pari e shpiku vrasjen. Po cfare faji ka djali i Ademit me vrasjet qe ndodhin sot nderkohe qe Allahu thote ne Kuran se asnje nuk e bart mekatin e tjetrit. Keto dy pjese perseri jane ne kundershtim me njera tjetren.
5) Ne shume libra thuhet se disa ashabe nuk kane dashur qe Uthmani te jete prijes perpara Aliut, ndersa imam Sabuni thote se te gjithe ashabet ishin dakort qe Uthmani te jete prijes perpara Aliut. Tani, ose disa nuk deshen ose te gjithe deshen. Ne ne cilen liber duhet te besojme?
6) Allahu e krijoi njeriun qe ta adhuroje Ate. Po pse e la shejtanin qe ta mashtroje njeriun dhe qe te mos e adhuroje Ate. Tani, edhe na krijoi qe ta adhurojme Ate dhe njekohesisht e la edhe shejtanin qe te na therrasi ne nje rruge tjeter. Allahu thote ne Kuran se Ai udhezon ate qe do, pra njerzit nuk e praktikojne Islamin jo se nuk duan te besojne por se nuk i ka udhezuar Allahu, po perse duhen te futen ne xhehenem kur udhezimin nuk e kane ne dore te vet. Islami thote se Zoti e ka lejuar njeriun qe te zjedhe rrugen qe deshiron, por si ka mundesi qe njeriu te zjedhe rrugen e drejte nderkohe qe udhezimi eshte nga Zoti, njeriu nuk mund ta kontrolloje vetveten, e perse duhet te denohet nese nuk shkon rruges se drejte. Si ka mundesi qe njeriu te zjedhe vete rrugen e drejte nderkohe ne krye te se ciles eshte shejtani qe ka mashtruar miliarda njerez, qe ka nje eksperience shume vjecare. Zoti e ka krijuar njeriun te ngutshem dhe me epshe, dhe dynjane e zbukuroi, por eshte llogjike qe njeriu te zjedhe rruge tjeter nga ajo e drejta. Nese Zoti nuk do ta kishte lene shejtanin qe ta mashtroje njeriun atehere i gjithe njerezimi do ta adhuronte Ate.
7) Islami thote se nese njeriu ka 1% dyshim ne zemren e tij rreth fese apo Zotit, ai eshte mosbesimtar. Por si ka mundesi qe te mos kete 1% dushim kur me qindra shejtan i thone qe te mos besoje,kur shume intelektuale, filozofa,profesora etj thone gjera qe jane ne kundershtim me Islamin, si ka mundesi qe njeriu te mos dyshoje edhe vetem per nje cast ne jeten e tij. Njoh ne grua qe sheh te ardhmen,tek ajo njerzit shkojne nga cdo ane dhe presin me radhe,dhe nuk ka thene nje te vertete dhe 70 genjeshtra por ka thene shume te verteta.Nje goce i tha se i kishin kerkuar doren per nuse kater persona ne te kaluaren, si ka mundesi qe e gjeti qe e kane kerkuar ne shtepi madje dhe se ishin kater. Si te mos dyshoje 1% njeriu tek Islami apo tek Zoti. Te besoje 100% ne dicka qe nuk e ka pare dhe ta mohoje 100% dhe te jete i sigurte tek ajo gruaja qe ka gjtur shume gjera dhe qe njerzit flasin mire per te. Nje person qe ka shume vite ne Islam, te dyshoje vetem per nje cast, kuptohet qe i gjithe ai mundim si namazi, prishja e gjumit ne mengjes, agjirimi, xhihadi i shkon kot.
O vllai keto jane vetem nje pjese te fjaleve te tij dhe me te vertete me ka vene ne dyshim. Te 4 namazet qe kane kaluar sot i kam falur me pertaci dhe me dyshim ne besim.Ai po me fliste per fillimin e tij ne Islam,kur kishte besimin e forte dhe kapercente cdo lloj pengese qe i dilte perpara, gje te cilen e kam kaluar edhe une edhe shume musliman te tjere. Me tha se nese i shikoj gjerat me llogjikisht dhe realisht do te kuptoja dicka tjeter. Keto ishin pyetjet ne lidhje me kete personin por desha te pyes per dica tjeten ne lidhje me friken. E di qe vetem Allahun e Madheruar duhet te kemi frike, por e ndjej se kam frike edhe nga njerzit. E kuptoj kur zihet ndonje i afermi im apo ndonje musliman sic ka ndodhur disa here dhe nuk i kam ndihmuar ata. Do te doja te me shkruanit dicka.
PËRGJIGJE / 12-5-2009
Keto pyetje jane shume te rendesishme dhe lusim Allahun t’ja shperbleje pyetesit me te mira dhe ta forcoje ne fene e Tij, e ta beje te qendrueshem, ate dhe te gjithe muslimanet!
Para pergjigjes se pyetjeve nje e nga nje, duam te themi nje fjale te pergjithshme, qe te jete ne vend te bazave dhe rregullave kryesore: Çdo krijese e ka nje Krijues. Çdo gje perveç Allahut eshte krijese dhe Krijuesi i saj eshte nje Zot i Vetem. Kete e ka te mbjelle çdo njeri ne natyren e tij, dhe kete provon vete ky krijim madheshtor, Toke, qiell, diell, yje, planete, sisteme diellore, te cilat me madheshtine dhe rregullsine precize te tyre deshmojne per madheshtine absolute te Krijuesit te tyre, Nje Zoti te Vetem, Allahut te Madheruar. Kete e pranon logjika e shendoshe dhe nuk e kundershton ate, madje vete filozofet e medhenj greke, si Aristoteli, Galinea, e te tjere, ne perfundimet e tyre logjike, pa nderhyrjen e asnje lloj ndikimi te jashtem fetar, thone se eshte e domosdoshme ekzistenca e Krijuesit te kesaj gjithesie, edhe pse me tutje devijojne me logjiken e tyre te gabueshme njerezore.
Zoti eshte Nje, dhe assesi nuk mund te jene dy zota, sepse ndryshe do te luftonin njeri-tjetrin dhe ai qe do te fitonte, do te ishte zoti, sepse do te dominonte mbi tjetrin. Po keshtu, eshte akoma me absurde te kete shume zota, sepse perseri njeri prej tyre do te ishte udheheqesi i tyre, me i madhi i tyre, me i forti, me i urti, me absoluti. Pra, Zoti, Krijuesi, Allahu i Madheruar ka atribute absolute, qe nuk i ka asnje krijese e Tij. Ai ka Emrat me te bukur dhe atributet me te larta e me absolute. Ai eshte Krijuesi i vetem i gjithesise, i Plotefuqishmi, i Urti, i Cili krijon me fuqine dhe urtesine e Tij, dhe nuk krijon asgje me kot dhe pa dobi, perndryshe kjo do te ishte mangesi per Te, por Ai eshte larg te metave dhe mangesive, sepse atributet e Tij jane te gjitha absolute.
Te gjitha keto jane perfundime logjike qe mund t’i arrije çdo njeri normal, por megjithate, Allahu na i ka permendur keto ne Kuran, ne menyre qe te udhezohemi tek e verteta, sepse sa do qe mendja e njeriut te shkoje larg, ajo arrin vetem hipoteza qe mund te jene te verteta ose te paverteta ne realitet.
Allahu e krijoi gjithesine, edhe njeriun dhe e vendosi ate ne toke, per qellime te larta dhe jo me kote, sepse Allahu eshte larg kesaj dhe asgje nuk e vepron me kote. Pastaj Allahu nuk e la njeriun te humbur dhe pa udhezime nga Ai, por u dergoi atyre vazhdimisht te derguar nga vete mesi i tyre, me qellim qe t’i udhezonte ne rrugen e drejte per te jetuar ne toke, qofte si individ apo si shoqeri, si dhe per te arritur lumturine e perhershme ne boten tjeter.
Kaluan vite, dekata, shekuj, mijevjeçare, dhe sipas ligjit te krijimit, çdo gje qe ka filluar do te mbaroje. Njerezimit i erdhi udhezimi nga Allahu me ane te lajmetareve te Allahut, dhe atij nuk i ka mbetur justifikim para Allahut, qe te mund te thote se nuk e dinte. Allahu dergoi Nuhun, Ibrahimin, Musain, Isain… dhe dergoi edhe te fundin e pejgamberve dhe vulen e tyre deri ne diten e Kiametit, sepse fundi po afrohej…
Ajo qe na ka sjelle historia e njerezimit sot dhe qe ne e shohim dhe jemi deshmitare dhe nuk mund ta mohojme kurre, eshte se ne bote sot ekzistojne tre fe te ashtuquajtura monotoiste: Jehudizmi, Krishterimi dhe Islami, kurse te gjitha fete dhe besimet e tjera qe ekzistojne sot ne bote jane politeiste qe besojne ne shume zota e idhuj, dhe me besime nga me te çuditshmet, qe logjika e shendoshe njerezore nuk i pranon. Por na intereson ketu çeshtja e tre feve monoteiste: mjafton te lexosh librat hyjnor te ithtareve te ketyre feve per te dalluar qe te treja keto fe kane ardhur nga i njejti burim. Po atehere perse jane tre fe dhe jo nje?! Çfare ka ndodhur? -Pergjigja eshte shume e lehte: jehudet qe besuan Musain (alejhi selam) dhe qe moren Teuratin (Dhjaten e Vjeter), kur Allahu dergoi Isain (alejhi selam), ata e mohuan ate, e quajten bir te jashteligjshem, dhe nenen e tij, Merjemen, e quajten te pandershme. Dhe keshtu, jehudet mohuan te derguarin e Allahut, madje kufri dhe arroganca e tyre arriti deri atje sa moren guximin te vrasin te derguarin e Allahut, ashtu siç kishin vrare edhe Jahjan me pare, por Allahu e ngriti Isain lart ne qiell dhe ata nuk e vrane ate, por ju duk sikur vrane ate, dhe ketu filloi humbja dhe dilema e madhe e fese qe me pas u vetequajte e krishtere, nga kryqezimi i supozuar i Isait (alejhi selam). Çeshtja e Isait ishte vertet ne dileme edhe ne mesin e shokeve te tij. Jehudet e ndoqen dhe pretenduan se e vrane Isain. Ithtaret e tij u shperndane dhe nuk kishin gje te shkruar nga Isai, por secili shkruajti ato qe mbajti mend nga ditet me Isain (alejhi selam), por asgje prej tyre nuk eshte percjelle ne menyre te sigurte dhe te pacenuar ne brezat e mepasshem. Pali, nje prej dishepujve qe ka shkruar ne Bibel, nuk ka qene prej shokeve te Isait, por e ka origjinen tek jehudet, dhe sipas nesh, ai ka hyre ne krishterizem per te futur devijime ne te. Rrethprerjen e ka hequr Pali dhe ne vend te saj ka shpikur pagezimin. Trinitetin e ka shpikur Pali. Po keshtu, shume gjera te tjera i ka shpikur Pali dhe te krishteret i marrin per fe te Zotit, e cila i eshte shpallur Isait. Madje ata kane humbje aq te medha, sa qe mendja e shendoshe nuk mund t’i pranoje, prandaj Allahu i ka quajtur ne Kuran “te humbur”, sepse nuk e kane marre vesh kurre te verteten rreth Isait, dhe adhurojne ne erresire, ne dileme e dyshim, ne pasiguri se feja e tyre eshte nga Zoti. Ata as librin hyjnor nuk e kane origjinal, madje dyshojne ne te, sepse e dine se ka shume e shume versione e transmetime, qe arrijne ne me shume se 300 versione. Dhe ndoshta arsyeja se pse i madherojne jehudite dhe i respektojne ata, nderkohe qe jehudite i quajne te krishteret idhujtare dhe kafshe qe jane krijuar per t’i sherbyer jehudive, dhe se pejgamberi i tyre eshte bir i prostitutes dhe nena e tij eshte prostitute, eshte se te krishteret kane marre nga jehudite Teuratin (Dhjaten e Vjeter). Kurse vete jehudite jane njerezit me te keqinj ne toke, me mohues te Allahut dhe kryeneçe ndaj Tij, me te poshter dhe me tradhetare, me antinjerezor, me te prishur dhe me prishes e shkaterrues, me rraciste dhe me te pashpirt e te pafe. Dhe me te gjitha keto, pretendojne se jane bijte e zgjedhur te Allahut dhe krijesat e Tij te preferuara, kurse njerezit e tjere ne toke jane krijuar per t’u sherbyer atyre. Numri i tyre eshte i vogel ne numer, ne krahasim me ithtaret e feve te tjera, sepse ata jane rraciste dhe nuk pranojne ne fene e tyre veçse ate qe lind jehudi. Jane dinake dhe tradhetare. Perdorin te gjitha menyrat per te arritur qellimet e tyre antinjerezore dhe rraciste, edhe pse feja e tyre ua ndalon, por ata ia lejojne vetes kur ka te beje me interesat e tyre kunder “kafsheve” dhe “idhujtareve”, qofshin te krishtere, muslimane, apo te cdo feje tjeter. Nje cilesi, apo me mire te themi nje semundje kryesore e jehudeve ka qene dhe eshte zilia. Prandaj ata nuk e pranuan Isain si Pejgamber te Zotit, dhe prandaj nuk e pranuan as Muhamedin si Pejgamber te Zotit, edhe pse e kishin te shenuar ne profetesite qe gjendeshin ne Teurat. Po te krishteret perse nuk e pranuan Islamin dhe Muhamedin?! Pra, edhe pse jehudet dhe te krishteret jane armik te njeri-tjetrit, qe te dy ata u bashkuan ne mospranimin e Islamit; te paret nga zilia dhe mohimi i tyre i zakonshem, sepse nuk ishte hera e pare qe i mohonin te derguarit e Allahut, se edhe vete Isain e mohuan, kurse te dytet nga pasimi i verber i jehudeve dhe nga mosqartesia ne fene e tyre te ndryshuar dhe te ngaterruar nga jehudet. Pra, jehudet e mohuan Muhamedin duke e ditur mire se ai ishte i Derguari i Allahut padyshim, kurse te krishteret e mohuan Muhamedin pa u menduar dhe pa e vertetuar çeshtjen e tij, por duke ja dorezuar mendjen dhe vendimin e tyre jehudeve, dhe duke vepruar ashtu si jehudet.
Dhe erdhi Islami me driten e tij! Allahu dergoi te fundin e Pejgambereve dhe vulen e tyre, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe mbi te gjithe pejgamberet e Allahut!), ne menyre qe t’i nxjerre njerezit nga erresira ne drite, nga peshtjellimi ne siguri, nga idhujtaria ne Njesimin e Allahut, nga humbja ne udhezim. Allahu zbriti Kuranin, dalluesin e te vertetes nga e paverteta, sqaruesin e te gjitha çeshtjeve, me te cilin i çorri masken jehudeve, mohuesve dhe devijuesve te fese se Allahut qe ia shpalli Musait dhe Isait, udherrefyesin ne çdo te mire e te vertete, te sigurtin, te paqshmin, te dobishmin. Dhe u betua se do ta ruante ate te pacenuar dhe te padevijuar, deri ne fund te jetes ne toke. Keshtu duhej te ishte, sepse ishte libri i fundit hyjnor, pas te cilit nuk do te vinte liber tjeter ne toke, dhe keshtu ndodhi. Allahu nuk la gje pa permendur ne Kuran, dhe i shpalli te Derguarit te Tij, Muhamedit, te gjitha sqarimet e nevojshme te atyre qe thuhen ne Kuran, dhe keshtu Allahu e ruajti fene e Tij te pacenuar, brez pas brezi, qe prej 14 shekujsh, pa ndryshuar asnje pike apo presje nga Kurani dhe po keshtu nga hadithet e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Vete armiqte e Islamit jane deshmitare per kete fakt dhe ata e deshmojne se Kurani gjendet sot i pacenuar dhe i pandryshuar as ne kuptim dhe as ne tekst, qofte as ndryshimin me te vogel, sepse ai eshte percjelle nga i gjithe populli musliman goje me goje, dhe njekohesisht i shkruar ne Liber, brez pas brezi. Po keshtu edhe hadithet e pejgamberit jane shkruar te gjitha dhe jane percjelle brez pa brezi, me menyren me te sakte dhe me te sigurte te percjelljes se historise njerezore. Vetem ne Islam ekziston shkenca e studimit te transmetuesve te haditheve dhe biografite e tyre, dhe dijetaret e hadithit i kane ndare te gjitha hadithet e verteta pejgamberike nga ato qe u trilluan nga njerezit neper shekuj, me apo pa qellim, por qe te gjitha jane ndare dhe njihet mire se cilat jane hadithe te verteta e cilat jane te trilluara. Pra, nuk ka vend per ndryshim e devijim, dhe i gjithe njerezimi sot, i çdo feje qofte, eshte deshmitar qe Islami nuk ka ndryshuar dhe as nuk ka devijuar aspak, por ka qendruar i pacenuar, ashtu siç e ka zbritur Allahu tek i Derguari i Tij, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). Kurse per sektet apo grupacionet qe i adresohen Islamit sot, dallohet qarte se ato kane devijuar apo kane ndryshuar, dhe jane ato grupe apo sekte qe jane larguar nga Islami i vertete, kurse Islami vete ka qendruar i pandryshuar dhe i pacenuar.
Keto jane fakte te padiskutueshme, per te cilat deshmon i gjithe njerezimi sot dhe ne çdo kohe, edhe pse ndoshta me gojet e tyre i mohojne, por brenda vetes e dine mire se jane te verteta. Tani te kthehemi te gjerat e vogla dhe dyshimet qe nuk mund te qendrojne kurre perballe te vertetes se padiskutueshme, por siç i thone: kur nuk di, duhet te pyesesh ata qe dine, dhe pikerisht pyetja eshte ilaçi i mosdijes. Te mbeshtetur tek i Allahu i Madheruar themi:
Allahu eshte Nje, i Pashoq dhe askush dhe asgje nuk i ngjan Atij, por qe te gjitha jane krijesa te Tij dhe Ai eshte larg dhe shume lart ngjashmerise me krijesat e Tij, madje kush thote se Zoti i ngjan njeres prej krijesave te Tij, apo se nje prej krijesave te Zoti i ngjan Zotit, ka mohuar Zotin, sepse Zoti eshte Nje dhe Vetem Ai i ka atributet absolute. Por, a ka Zoti forme, fytyre, sy, duar? -Te gjitha keto kane ardhur ne Kuran dhe ne hadithe te verteta te Pejgmaberit (salallahu alejhi ue selem), dhe vertetojne se Allahu ka Fytyre qe i pershtatet Madheshtise se Tij dhe nuk i ngjan asnje prej fytyrave te krijesave te Tij. Po keshtu themi per syte, duart, gishtat, kembet, etj. Pra, Allahu ka forme dhe ka Vete, sepse Ai ekziston dhe ka atributet absolute. Po keshtu, Allahu e ka krijuar njeriun dhe i ka dhene forme, ashtu si edhe vete Allahu ka forme, por pa i ngjasuar formes se Tij; Allahu i ka krijuar njeriut fytyre, sy, duar, gishta, kembe, etj, por keto tek njeriu jane te krijuara, kurse tek Allahu jo, dhe keto te njeriut nuk i ngjajne kurresesi atyre te Allahut, ashtu si nuk i ngjan dora e njeriut asaj te maces, dhe ashtu si nuk i ngjan fytyra e njeriut, rrethit te henes, edhe pse krahasohet me te. Keshtu e kane komentuar dijetaret e Islamit, qe ne kohet e hershme te tij, domethenien e ketij hadithi qe permendet ne pyetje dhe rreth te cilit ka lindur dilema. Kane ardhur disa transmetime te ketij hadithi me disa tekste, disa prej te cilave i ka nxjerre Buhariu dhe Muslimi, dhe ne te thuhet: “Allahu e krijoi Ademin ne formen e Tij, te gjate 60 krahe. Pasi e krijoi ate, i tha: “Shko dhe pershendeti me selam ata engjejt qe jane te ulur atje tej dhe degjo se si do ta kthejne pershendetjen, sepse ajo do te jete pershendetja jote dhe e pasardhesve te tu!” Ai shkoi dhe u tha: “Es selamu alejkum!” Ata ia kthyen: “Es selamu alejke ue rahmetullahi!” -shtuan “ue rahmetullahi”. Te gjithe ata qe do te hyjne ne xhenet, do te hyjne ne formen e Ademit, edhe pse njerezit vazhdojne te shkurtohen deri sot e kesaj dite.” Pra, Allahu i dha forme Ademit, ashtu si edhe vete ka forme, por qe nuk i ngjan askujt prej krijesave te Tij, dhe te gjithe ata qe do te hyjne ne xhenet, do te hyjne ne formen e Ademit, dhe nga hadithi kuptohet se ka perqellim gjatesine 60 krahe, pra ata qe do te hyjne ne xhenet do te jene te gjate aq sa ka qene Ademi (alejhi selam). Pra, nuk ka kunderthenie mes teksteve te Kuranit dhe Hadithit, por jane njerezit ata qe i shtjellojne gjerat e qarta, me apo pa dije dhe me apo pa qellim. Prandaj, ruaju prej njerezve qe nuk kane dije, apo qe kane qellime te keqija, dhe qendro larg atyre!
Vendi se ku ka qene xheneti nga i cili u nxorr Ademi, apo se a ka qene ai xheneti i perhershem ku do te futen banoret e tij, eshte nje çeshtje qe nuk mesohet veçse nga ndonje njoftim Hyjnor prej Kuranit apo Sunetit te Pejgamberit, qe edhe ai eshte shpallje nga Allahu, dhe perderisa nuk ka ndonje argument te qarte dhe te prere per kete gje, dijetaret kane dy mendime kryesore, ku secili argumentohet me tekste qe nuk argumentojne ne menyre te drejtperdrejte per kete gje, por me kuptime te peraferta, dhe secili grup ka arritur ne perfundimin se mendimi qe ka zgjedhur i ka argumentet me te qarta dhe me te qelluara per te argumentuar çeshtjen per te cilen kerkojne. Por, kjo çeshtje nuk ka te beje fare me ndonje kunderthenie te teksteve hyjnore, por vetem me komentimet e dijetareve te atyre teksteve, dhe nese nje musliman nuk di gje per kete çeshtje dhe as qe pyet fare per te, per shkak se nuk e gjen ne Kuran apo ne Sunet, ne menyre te drejteperdrejte, ai nuk ka asnje gjynah, dhe as nuk do te jape llogari per te, madje nga kjo çeshtje nuk ka ndonje dobi apo perfitim per askend, sepse kudo qe te kete qene xheneti i Ademit, apo nese ka qene apo jo i njejti xhenet ku do te hyjne banoret e xhenetit pas fundit te jetes ne kete bote, askush nuk do te jape llogari per kete, nese e di apo nuk e di, pasi qe argument te prere dhe te drejteperdrejte ne Kuran apo ne Sunetin e pejgamberit nuk ka, e Allahu e di me mire.
Se pari duhet te dish se Fjala e Allahut dhe fjala e te Derguarit te Tij eshte e vertete dhe nuk ka pike dyshimi ne te, kurse fjalet e te tjereve perveç tyre, u futet dyshimi dhe gabimi. Pra, se pari hidh dyshimin te fjalet e atij qe te paska keshilluar duke pretenduar se te do te miren, por qe ne te vertete te fton per ne humbjen dhe erresiren e peshtjellimin ku ka rene edhe vete, por do shok dhe shoqeri, prandaj edhe te keshillon! Duhet te dish nje rregull te rendesishem: Nese dy tekste hyjnore, qofshin te dy nga Kurani apo te dy nga suneti, apo njeri nga Kurani dhe tjetri nga suneti, nese ne pamje te pare keto tekste duken ne kundershtim me njeri-tjetrin, duhet ta dish se ky kundershtim ne te vertete nuk ekziston, por eshte dija e kufizuar e atij personi qe i ka lindur ky kundershtim shkak per kete dukuri. Ne lidhje me transmetimin e Iben Abasit, se pari duhet pare nese ai transmetim eshte i sakte apo jo. Nese transmetimi eshte i sakte, atehere duhet pare kuptimi i tij, dhe nese ka ndonje gje te paqarte, atehere duhen mbledhur te gjitha transmetimet qe lidhen me ate teme dhe nga bashkimi i tyre arrihet ne kuptimin e sakte. Ne rastin tone, transmetimi i Iben Abasit kundershton hadithin e sakte ku thuhet se Ademi eshte krijuar 60 krahe. Ketu kemi nje nga dy gjera: ose transmetimi i percjelle si fjale e Iben Abasit nuk eshte i sakte dhe se ne te vertete Iben Abasi nuk e ka thene ate fjale, ose Iben Abasi e ka thene kete gje dhe ky eshte ndonje degjim i gabuar i tij, kurse e verteta eshte si ne hadithin e sakte. Dhe nuk mund te thote kush se Iben Abasi eshte i pagabuar, sepse ai njeri ka qene dhe nuk i vinte shpallje nga qielli. Fakti se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka bere lutje per Iben Abasin, nuk do te thote se ai eshte i pagabueshem, por do te thote se prej tij do te perfitohet shume dije. Keto jane gjera esenciale qe duhet te njihen domosdoshmerisht.
Edhe ne piken e katert kemi te bejme me dije te kufizuar, kuptim te kufizuar dhe sipas qejfit, guxim te shprehjes se mohimit pas besimit dhe moskthim tek dijetaret per ato qe i jane peshtjelluar. Kemi per qellim me keto, personin qe i ka hedhur keto dyshime, dhe lusim Allahun te ruaje prej tij, dhe ta udhezoje ate nese ai e do udhezimin! Eshte e vertete se askush nuk mbart barren e tjetrit dhe nuk denohet me gjynahun e tjetrit, as i ati per te birin dhe as i biri per te atin, sepse Allahu thote: “Askush nuk e mbart barren e tjetrit.” [El Isra, 15] Por, a ka kete kuptim hadithi i sakte, i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk ka njeri qe vritet padrejtesisht, veçse biri i pare i Ademit ka pjese ne ndeshkimin per gjakun e derdhur te tij, sepse ai ishte i pari qe e beri rruge vrasjen.” Ne nje hadith tjeter thuhet: “Kush ben nje veper te mire per here te pare dhe ajo behet rruge qe e veprojne te tjere pas tij, ai do te kete shperblim njesoj si ata, pa iu pakesuar shperblimi atyre aspak, kurse kush ben nje veper te keqe per here te pare dhe ajo behet rruge qe e veprojne te tjere pas tij, ai do te marre gjynah njesoj si ata, pa iu pakesuar gjynahu atyre aspak.” Pra, askush nuk merr mekatet e tjetrit dhe nuk denohet per to, perveç njerit, dhe ai eshte ai person qe e ben per here te pare nje veper te keqe dhe i hap rrugen asaj per t’u ndjekur nga te tjere. Dhe kjo eshte kulmi i urtesise dhe i drejtesise, sepse keshtu i ndalohet rruga te gjithe atyre qe duan te ngjallin nje te keqe qe nuk ekziston ne mesin e njerezve ku jetojne, dhe ata qe e bejne per here te pare, kane denim per kete gje. Po keshtu, ata qe ftojne tek e keqja dhe pasohen nga njerezit, do te mbartin edhe gjynahet e tyre bashke me te vetat. Kjo eshte mese logjike, e drejte dhe e urte. Ashtu si edhe merr sevape ai qe hap nje rruge te mire qe njerezit e kane harruar dhe e kane lene pas dore, por qe ate e urdheron Allahu dhe i Derguari i Tij. Po keshtu kane sevape ata qe ftojne ne vepra te mira, apo ata qe behen sebep per udhezimin e njerezve, ashtu si shperblimet e atyre njerezve qe udhezohen, pa iu pakesuar gje atyre, por nga meshira e Allahut. Kurse edhe shtimi i barres se atyre qe hapin nje rruge te keqe eshte nga meshira e Allahut per njerezit, qe te frikesohen dhe te mos guxoje kush te beje keq, perndryshe do te marre t’i shtohen edhe te keqiat e atyre qe bejne keq pas tij duke ndjekur rrugen e tij, pa iu pakesuar atyre e keqja e veprave te tyre. Por nuk mundet qe nje i mire te marre te keqiat e nje te keqi, dhe as nje i keq te marre te mirat e nje te miri. Po keshtu, askush nuk denohet ne kete bote per krimet qe ben dikush tjeter, qofte i mire apo i keq, i aferm apo i larget. Babai nuk denohet per krimet dhe fajet qe ben i biri i tij, dhe as i biri nuk denohet per krimet dhe fajet qe ben i ati. Por nese i ati ka qene shembull i keq per te birin e tij dhe i ka mesuar rruge te keqe, ai do te kete ndeshkim per çdo te keqe qe ka bere i biri i tij, tek Allahu i Madheruar ne diten e gjykimit, dhe jo ne ligjet e dynjase ne gjykimet mes njerezve. Pra, kur thuhet se askush nuk e mbart barren e tjetrit, dmth askush nuk denohet per fajin e tjetrit ne kete bote dhe as ne boten tjeter, perderisa nuk eshte sebep ne ate faj. Besoj se tashme eshte sqaruar edhe kjo pike.
Deshen apo nuk deshen te gjithe sahabet per Uthmanin apo per Aliun, qe te behej prijes, pas berjes prijes te secilit prej tyre, qe te gjithe ata i dhane besen si Uthmanit edhe Aliut (radiallahu anhum). Tani, dihet se ka pasur kundershtime ne mesin e sahabeve dhe pas tyre, sidomos ne kohen e Uthmanit dhe te Aliut (radiallahu anhuma) dhe te gjitha ato ishin pasoje e atyre qe futeshin ne Islam me qellim qe te shkaktonin trazira dhe te fusnin perçarje ne mesin e muslimaneve. Mund te themi qe kane qene perpjekje te çifuteve per te luftuar Islamin, sipas zakonit te tyre, duke menduar se do te benin ashtu si bene me ithtaret e Isait (alejhi selam), por nuk ja arriten qellimit te tyre, sepse ishte Allahu Ai qe e ruante fene e Tij. Pikerisht ne ate kohe u shfaqen havarixhet dhe shijat, dhe sipas transmetimeve te sakta, i pari qe foli per hyjnizimin e Aliut dhe per madherimin e tij, ka qene Abdullah iben Sebe’, jehudi. Dhe ate e ndoqen shijat. Sidoqofte, ne jemi urdheruar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) qe te heshtim ne lidhje me kundershtimet qe ndodhen ne mesin e sahabeve pas tij, pasi qe Allahu i ka falur ata gabimet e tyre njerezore, dhe do t’i fuse ata ne xhenet. Kurse ajo qe ndodhi ne kohen e tyre ka qene nje sprove e Allahut per njerezit qe pretendonin se ishin muslimane, nese ishin vertete muslimane apo jo, si dhe per te sfiduar armiqte e Islamit prej jehudeve e te tjere, te cilet pretendonin se mund ta devijonin fene e Allahut, por deshtuan plotesisht dhe u sfiduan. Fakti qe disa njerez i ndoqen ata dhe devijuan nga Islami i paster, nuk tregon assesi se ata devijuan Islamin, sepse Islami vazhdon te qendroje i pacenuar, por ata munden te devijojne disa njerez hipokrite dhe jo te sinqerte ne besimin e tyre Islam. Madje shume prej tyre, siç ishin shijat e Persise (Iranit te sotem), kishin urrejtje te vjeter kunder Islamit dhe muslimaneve sepse u kishin rrezuar mbreterine Perse, me te madhen e asaj kohe. Tani, çfare ka ketu qe eshte e dyshimte dhe qe te ben te dyshosh ne vertetesine e Islamit?!
Per piken e gjashte kemi shkruar me pare, dhe nuk po e perserisim me ketu, por mund ta shikoni pergjigjen e saj ne pergjigjen e pyetjes nr. 47, ne kete faqe.
Edhe pergjigjen e kesaj pike e gjen ne pergjigjen e pyetjes nr. 481, por ketu po themi shkurt: Dyshim do te thote medyshje, apo 50% po dhe 50% jo. Kurse ato qe ke ti per qellim me dyshime, nuk jane te ketij lloji, por jane mendime apo dyshime kalimtare qe i vijne çdo njeriu besimtar, madje edhe sahabeve, madje edhe vete Pejgamberit ne fillim te shpalljes se tij kur i erdhi engjelli per here te pare dhe pastaj nuk i erdhi me per nje kohe rreth dy muaj, dhe gjate kesaj kohe ai ishte ne dileme dhe kishte frike se mos ai qe i kishte ardhur kishte qene shejtan dhe jo engjell, e keshtu. Po keshtu sahabeve u vinin ne koke pyetje dhe dyshime qe nuk mund t’i shprehnin me goje sepse ishin kufer. Pra, shejtani u fuste ne mendje te thonin: “kete e ka krijuar Allahu, kete e ka krijuar Allahu, po Allahun kush e ka krijuar?” E gjera te tilla qe i sillen njeriut neper koke, qofte besimtar apo mosbesimtar, por te paret i largojne ato mendime dhe nuk shkojne pas tyre dhe nuk i ushqejne ato, sepse e dine se jane dyshime dhe se dyshimet nuk qendrojne perpara te vertetes dhe argumenteve te shumta e te panumerta te saj, kurse te dytet (mosbesimtaret) vazhdojne me ato mendime, i ushqejne dhe i shprehin, megjithese kurre nuk jane te qete brenda vetes se tyre, por jetojne ne stres e ne ferr, sa qe kur degjojne te flitet per fene dhe per Zotin, nuk duan te degjojne por nderrojne menjehere teme. Pra, nuk eshte ky ai dyshimi qe nese e ka dikush, del nga Islami, por keto jane mendime qe vijne njeriut kur ai kerkon te verteten. Madje keto mendime jane argument se ai njeri nuk ecen verberisht, por se pari kerkon ta vertetoje besimin e tij dhe pasi te bindet per vertetesine e tij, nuk e le kurre ate, sepse e di qe çdo gje tjeter qe e kundershton ate eshte thjesht nje dyshim i paqendrueshem, i vockel dhe i pavlere perballe te vertetes se padiskutueshme qe eshte nga Zoti i boteve.
Ne mbyllje: largoju personave qe te fusin dyshime dhe qellimet e te cileve ti nuk i di, aq me teper nese dija jote rreth Islamit eshte e kufizuar, dhe nese te vjen ndonje dyshim apo mendim qe nuk mund te shprehet, atehere menjehere ktheje ate tek njerezit me dije ne fe, dhe ktheje ate tek te vertetat e padiskutueshme dhe te pacenueshme te kesaj bote, kryesoret e te cilave u perpoqem t’i permblidhnim me siper. Dhe mbeshtetju Allahut, falenderoje ate per miresite qe te ka dhene, nga te cilat me e madhja eshte qe te ka udhezuar ne Islam dhe ta ka bere te bukur zbatimin e Islamit, ndryshe nga shume te tjere qe kane zgjedhur humbjen per veten e tyre, dhe Allahu i ka lene ne fatin qe vete e kane zgjedhur, pa i bere padrejtesi askujt, por secili eshte peng e vepres se vet. I gjithe suksesi eshte nga Allahu, vetem Ate falenderojme per miresite e Tij te panumerta, Atij i kerkojme falje te gjynaheve tona dhe te mangesive tona ne adhurimin ndaj Tij, sepse ne kurre nuk mund ta adhurojme Allahun ashtu si e meriton Ai, por Ai eshte i Meshirshem me ne dhe na e pranon ate adhurim te paket dhe te manget qe ne i bejme Atij! Allahu eshte Zot i pergjigjes se Lutjes dhe Ai eshte i Plotefuqishem per gjithçka! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(PYETJA NR. 53) ABDURRAHMAN / ITALI
Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu vella i nderuar,
Kisha nje pyetje te vogel: ne pyetjen (nr.61): A eshte e vertete qe kur Allahu e nxorri nga xheneti Ademin e bashke me to e nxori edhe gjarprin?
Je pergjigjur duke thene: Nuk ka ardhur hadith i sakte ku permendet gjarpri ne lidhje me mashtrimin e Havase, apo se Iblisi u fut ne trupin e gjarprit dhe e mashtroi Havane, pastaj ajo i mbushi mendjen Ademit qe te hante nga pema e ndaluar. Te gjitha keto permenden ne transmetime te marra nga Beni Israilet dhe quhen “Israilijate”, dhe ne as nuk i besojme dhe as nuk i mohojme ato totalisht, por heshtim perderisa nuk kemi argument te sakte nga Kurani apo suneti, ne lidhje me to, dhe mjaftohemi me ate qe thuhet ne Kuran dhe sunet.
Tani, mua me kane thene se Hafidh Ibn Kethiri ne librin “Historia e Profeteve”, rreth menyres se si mashtroi iblisi Ademin dhe Havane ka permend disa variante, nder te cilat: (1) i mashtroi nga jashte xhenetit, pra nga dera, (2) i mashtroi nga poshte qiellit, (3) kaloi kalimthi ne xhenet, por kjo eshte e papranueshme sepse ai ishte debuar nga aty dhe nuk kishte mundesi te hynte.
Tani doja te dija kush eshte e sakta rreth kesaj ngjarjeje, apo nuk ka asnje transmetim dhe keshtu qe heshtet, dhe ku eshte bazuar Hafidh Ibn Kethiri (Allahu e meshirofte)?
Allahu te ruajte dhe te shperblefte me te mira!
PËRGJIGJE / 12-5-2009
Variantet e permendura nga Iben Kethiri jane prej Israilijateve dhe ai i ka percjelle ato ashtu si i ka degjuar. Tani ne e kemi rregullin se si duhet te sillemi me keto transmetime. Pra, te heshtim dhe te mos themi as se jane te verteta dhe as se jane te paverteta, perderisa nuk na ka ardhur ndonje tekst nga Kurani apo nga Suneti qe pohon vertetesine apo pavertetesine e tyre.
(PYETJA NR. 52) ANONIM / TIRANË
Message: es selamu alejkum. O vella a magji eshte nese dikush, nje plake te hedh kockat e kurbanit qe ke prere per shpi ti hedh ne themele te shtepise?
PËRGJIGJE / 22-4-2009
Kjo qe thuhet ne pyetje mund te jete magji dhe mund te mos jete, varet nga vepra e asaj plake dhe qellimi i saj. Por mjafton qe ju te hiqni ato kocka nga themelet dhe t’i mbeshteteni Allahut te Madheruar, e asgje nuk ka per te ndodhur me lejen e Allahut. E permendem ne pyetjen 497 gjykimin per prerjen e kafshes ne themelet e shtepise, dhe se kjo gje eshte veper e jomuslimaneve dhe e paganeve, te cilet e therin ate kurban per xhinet me qellim qe te mos i gjeje ndonje e keqe ne ndertimin e shtepise, dhe kjo eshte shirk dhe e palejuar ne Islam. Ndoshta edhe kjo plake qe permend pyetesi, mund te kete besime te tilla pagane e te ndaluara ne Islam, por besimtarit i mjafton t’i mbeshtetet Allahut dhe t’i kerkoje mbrojtje vetem Atij, dhe Allahu do e kete ne mbrojtjen e Vet, sepse Allahu thote: “Dhe kush i mbeshtetet Allahut, Ai i mjafton atij.”
(PYETJA NR. 51) EBU AMAR / GJAKOVË
Message: selam alejkum. Jam mjeshter ndertimi dhe aty ku une punoj pronaret e shtepive po prejn kurbane ne themelet e shtepive. A lejohet une me punu ne ate shtepi?
PËRGJIGJE / 22-4-2009
Prerja e kafshes ne themelet e shtepive te reja apo te nderteses se re nuk lejohet, sepse kjo eshte nje veper qe njerezit pagane e kane bere me qellim qe t’i ruhen te keqes se xhineve dhe per xhinet, gje e cila nuk lejohet ne asnje menyre ne Islam dhe eshte shirk, sepse berja e kurbanit eshte adhurim qe duhet te behet vetem per Allahun. Kurse therja e nje kafshe pas perfundimit te shtepive te reja dhe para apo pas hyrjes ne to, eshte e lejuar nese behet me qellim te falenderimit te Allahut per kete miresi qe u plotesoi, e nese eshte me qellim tjeter te palejuar, nuk lejohet. [Fetava Iben Baz, Nurun ala ed derb]. Por gjynahun per prerjen e kurbanit ne themelet e shtepise e kane ata qe e bejne ate, pronaret e atyre shtepive dhe ti nuk ke gjynah per kete dhe as pse punon aty, inshaAllah, por keshillo sa te mundesh qe diçka e tille nuk lejohet te behet veçse per Allahun dhe si falenderim per Allahun, dhe se me e mira eshte qe kjo therje te shtyhet deri ne perfundim te ndertimit dhe jo ne fillim te tij, si falenderim per miresine e Allahut, e Allahu e di me mire.
Dërgo pyetjen!
Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme