Pyetje-Përgjigje rreth Kuranit


(Pyetja Nr. 30) Suela / Maqedoni

Pershendetje. Po du me dit a lejohet leximi i Kuranit me thonj te rritur dhe te lyer? Falemimderit.

Përgjigje / 25-01-2018

Nuk ka ndonje ndalese nga leximi i Kuranit me thonje te rritur e te lyer, por lyerja e thonjeve mund te pengoje ujin nga mberritje te thoi gjate marrjes abdes, kurse zgjatja e tyre mbi normalen nuk eshte e keshillueshme per shkak se mbledh papasterti dhe behet si nje fole per xhinet, sic ka ardhur ne disa thenie profetike te Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!).


(Pyetja Nr. 29) Alban / Kosove

Selam alejkum

Vargjet që bien në kontraditë me njëra-tjetrën

1. Sa ditë iu desh Allahut për të shkatërruar popullin e Adi-t?. Në një ditë [54:18-19] Në disa ditë [41:16] apo tetë ditë [69:6-7].
2. Toka apo Qielli kush u krijua e para?. Toka pastaj Qielli [2:29], Qielli pastaj Toka [79:27-30].
3. Jinnet dhe njerzit u krijuan për adhurim apo ferr?. [51:56] Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. [7:179] Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem (ferr).
4. A u hodh Jonah në shkretëtirë?. Sure [37:145]  thotë se “E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë),” kurse Sure [68:49] e mohon këtë fakt  “Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej”.
5. A do të ketë ushqim për njerzit në ferr?. Sure [88:6] vetëm një barishte, Sure [69:36] përveç të shplarave, Sure [37:62-68] e ata do të hanë nga pema.

Pyetjetet te cilat i citova ketu jan te marrura nga nje faqe katolike. Une e kam te qarte qe keto ajete skan kundershtim aspak, por vetem ne nje ajet Kuranor kam paqartesi eshte rreth denimit te popullit Ad.

Sa ditë iu desh Allahut për të shkatërruar popullin e Adi-t?. Në një ditë [54:18-19] Në disa ditë [41:16] apo tetë ditë [69:6-7].

Sa i perket fjales Ne disa dite(41:16) ketu skam paqartesi sepse disa dite mund te jen edhe tet dite, nganjeher Allahu i lartesuar ka treguar me numer e nganjeher me shumice te numrit por fjala; Ne nje dite(54:18-19), ketu eshte paqartesia ime Ne nje dite kur ka filluar denimi apo i ter denimi ishte nje dit ata e perdorin kete kinse libri i Allahut aze ue xhel nuk nga Allahu por nga nje shkruesi njeri prandaj ma qarteso kete ajet kuranor. Allahu te shperblefte! selam alejkum.

Përgjigje / 24-06-2013

Esselamu alejkum vella Alban,

Keto dyshime qe i hedhin disa te krishtere dhe studiues orientaliste kunder Islamit dhe Kuranit, jane shume te thjeshta per t’u hedhur poshte dhe prej tyre nuk mund te trembet ne pamje te pare vecse ndonje musliman i thjeshte qe ne pergjithesi nuk e njeh gjuhen arabe dhe ka njohuri te kufizuara rreth Kuranit dhe komentimit te tij. Lexo ne vijim dhe shiko sa e lehte eshte pergjigja ndaj dyshimeve te paraqitura prej tyre, megjithese jane lodhur shume per t’i trilluar ato, sepse ne realitet nuk ka kunderthenie por mrekulli, dmth ato fjale qe ata i quajne dyshime, ne realitet jane mrekulli qe Allahu i ka treguar ne Librin e Tij:

1. Allahu i Madheruar e filloi shkaterrimin e popullit te Adit ne nje dite qe e quajti te zeze dhe e zgjati denimin e Tij mbi ta per shtate net dhe tete dite rresht. Pra, ne suren el Kamer Allahu pershkruan diten e fillimit te ndeshkimit te tyre dhe kjo nuk pengon qe denimi te kete zgjatur me shume se nje dite; a nuk e sheh se njerezit thone se dita e dasmes zgjati 7 dite, per te treguar se dita e gezimit ka qene e gjate, sikur te ishin bashkuar 7 dite bashk me gezim e hare. Po keshtu festa e Bajramit te Kurbanit eshte 4 dite feste, dmth qe festa zgjat kater dite dhe qe te katra ato dite jane dite feste te barabarta me njera-tjetren. Po keshtu, ditet e denimit te popullit te Adit kane qene te gjitha te zeza per ta, dhe ata e kane vuajtur denimin shtate nete e tete dite rresht, qe ta shijojne mire ate para denimit ne boten tjeter. Pervec kesaj, ne suren el Kamer, Allahu thote se ajo dite dhe ai denim ka qene i vazhdueshem: “Edhe fisi Ad e quajti gënjeshtar (të dërguarin Tonë), por sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia! Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të vazhdueshme, e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.” [El Kamer, 18-20]

Kurse ne suren Fussilet, permendet historia e popullit te Adit perkrah disa historive te tjera, por jo ne detaje dhe pa e percaktuar numrin e diteve, por thjesht per te treguar se denimi i atij populli zgjati disa dite: “Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “15. Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona. 16. Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e fatkeqësisë erë të acartë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë; ndërsa dënimi në jetën tjetër do të jetë edhe më poshtërues dhe askush nuk do
t’i ndihmojë.” [Fussilet, 15-16].

Dhe ne suren el Hakka, Allahu e tregon me ekzaktesi numrin e diteve ne te cilat zgjati denimi i ketij populli: “6. kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese e rreptë, 7. të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.” [Fussilet, 6-7].

Pra, ne tregimin e historive te Kuranit, ka nje rregull: permendja e historive te njejta ne sure dhe vende te ndryshme, nuk eshte thjesht perseritje e atyre historive, por ne cdo sure te ndryshme permendet nje apo me shume detaje te ndryshme per te njejten histori, pa pasur asnje kundershti apo kunderthenie me asnje varg apo fjale te permendur ne sure te tjera per te njejten histori. Kush e lexon Kuranin dhe e njeh gjuhen arabe, e di mire se nuk ka asnje kunderthenie ne Kuran, madje ai eshte i gjithi mrekulli, me deshmine e armiqve me te medhenj te Islamit, njohes te mire te gjuhes arabe dhe perdorimeve te saj alegorike, prandaj kurre nuk e kane sulmuar Islamin duke pretenduar gabime ne Kuran, perndryshe do te turperoheshin se nuk e njihnin gjuhen arabe, por thane se Muhamedi e ka mesuar ate nga dikush tjeter, apo se ai eshte magji, por nuk thane se ka gabime dhe kunderthenie, sepse keto nuk ekzistojne ne Kuran.

2. Allahu i Madheruar thote ne suren el Bekare, ajeti 29: “Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.”

Kurse ne suren En Naziat thote: “27. Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi, 28. ia ngriti lart kupën dhe e përsosi. 29. Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme. 30. Pastaj e rrafshoi Tokën, 31. dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat.”

Keto ajete tregojne disa detaje te fillimit te krijimit, te cilat permbajne ne vetvete mrekulli shkencore, te cilat shkenca vazhdon t’i zbuloje; dhe keto ajete nuk kane per qellim te tregojne se kush eshte krijuar e para: toka apo qielli, por ato tregojne disa detaje ne lidhje me kushtet qe jane krijuar pas krijimit fillestar te qiellit dhe te tokes, per pershtatjen e tokes per jetese dhe te qiellit per synimet e caktuara nga Allahu me Urtesine e Tij. Ne keto dy ajete nuk ka aspak kunderthenie, por ato jane orientime dhe udhezime nga Allahu i Madheruar, per te treguar disa detaje rreth fillimit te krijimit te universit, nga te cilat duhet te perfitojne shkencetaret dhe besimtaret sigurisht, per te arritur sa me pare ne zbulimet e tyre shkencore, nese do i kuptojne ato ajete ashtu si duhet.

3. Allahu i Madheruar thote ne suren edh Dharijat, ajeti 56: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

Kurse ne suren el A’raf, ajeti 179, thote: “Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.”

Ajeti i pare tregon qellimin hyjnor kryesor te krijimit te xhineve dhe te njerezve: qe te adhurojne vetem nje Zot te vetem dhe te mos i bejne Atij shok, kurse ajeti i dyte tregon ndeshkimin qe do te marrin ata xhinde dhe njerez qe nuk i permbahen qellimit dhe misionit per te cilin jane krijuar! Ku eshte kunderthenia ketu? Nese nje grup njerezish urdherohen me nje pune te caktuar, duke u paralajmeruar se kush nuk e ben ate pune, do te ndeshkohet; pastaj disa e bejne e disa jo; ata qe e bejne do te shperblehen dhe ata qe nuk e bejne do te ndeshkohen; ku eshte kunderthenia ketu? Kjo eshte formula e mirenjohur: shkaku dhe pasoja!

4. Allahu i Madheruar tregon per historine e Junusit (alejhi selam), ne suren Es Saffat: “142. Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, 143. dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, 144. me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e
Ringjalljes. 145. Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë. 146. Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t’i bërë hije). 147. Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz, 148. dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.”

Kurse ne suren el Kalem, Allahu mohon dicka nga Junusi (alejhis selam) kur e hodhi ne shkretetire, e ajo qe mohon Allahu nuk eshte hedhja ne shkretetire, por hedhja e tij duke qene me faj, gje te cilen Allahu ia kishte falur atij per shkak te lutjes qe beri ne barkun e peshkut dhe per shkak se me pare kishte qene punemire:

“44. Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
45. Dhe do t’u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
46. A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
47. Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?
48. Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!
49. Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!
50. Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
51. Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
52. Por Kurani është vetëm këshillë për botët.”

Pra, Junusi (alejhis selam) u hodh ne shkretetire i semure dhe i ligeshtuar, por nuk u hodh i demoralizuar dhe me gabim te pafalur, keshtu qe mes dy ajeteve nuk ka aspak kundershtim apo kunderthenie; por ata nuk duan te kuptojne!

5. Allahu i Madheruar thote ne suren el Gashije: “6. Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese.”

Kurse ne suren el Hakka, thote: “35. Prandaj, ai sot këtu s’ka mik të afërt 36. e as ushqim tjetër, përveç qelbit, 37. të cilin e hanë vetëm gjynahqarët.”

Dhe nje sqarim me i detajuar i ushqimit dhe pijes se banoreve te zjarrit jepet ne suren es Saffat: “62. A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit? 63. Ne e kemi bërë atë si mundim për keqbërësit. 64. Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues
65. dhe frutet e saj janë si kokat e djajve. 66. Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frut dhe me të do ta
mbushin barkun. 67. Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë) 68. e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.”

Pra, banoret e zjarrit do te kene ushqimin me te keq dhe pijen me te keqe, te cilat ne fakt jane ngrenie dhe pije ndeshkuese dhe torturuese per ta, Allahu na ruajte nga denimi i Tij!

Keshtu qe nuk kemi kunderthenie mes ajeteve, por ne secilin ajet tregohet nje detaj me shume, dicka qe nuk permendet tek tjetri, me qellim qe te merret ideja dhe te mund te perfytyrohet dicka, sepse ne realitet ne zjarr do te kete denim shume here me te madh nga c’mund te imagjinohet, ashtu si dhe ne xhenet do te kete kenaqesi shume here me te madhe nga c’mund te imagjinohet, dhe ne nuk na mbetet vecse te lusim Allahun te na ruaje nga zjarri i xhehenemit dhe denimi i Tij, dhe te na dhuroje xhenetin dhe shperblimin e Tij, me miresine dhe bujarine e Tij absolute! Allahu eshte Zoti i Vetem dhe gjithcka eshte ne Doren e Tij!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit (e cila eshte nje dite e vazhdueshme pa mbarim)!


(Pyetja Nr. 28) Zuhejr / Shkup

Message: Si behet sexhde ne kuran cka duhet thene kur e lexojme kete fjale?

Përgjigje / 13-01-2013

Ne pergjigje te pyetjes po sjellim artikullin e plote te shkeputur nga libri “Fikhu es Sunneh”, me nxjerrjen e haditheve nga Dr. Bledar Albani, sipas gjykimeve te shejh Albanit (Allahu e meshirofte!):

Sexhdja gjatë këndimit të Kuranit

Kushdo që këndon një ajet të sexhdes ose e dëgjon atë, pëlqehet që ai të thotë tekbirin dhe të bjerë në sexhde, e pastaj të thotë përsëri tekbir dhe të ngrihet nga sexhdja. Kjo quhet sexhdja e këndimit. Gjatë sexhdes nuk ka ndonjë teshehud apo selam.

Nafiu tregon se Ibën Umeri ka thënë: “Profeti (a.s.) na këndonte Kuran dhe kur arrinte në një ajet sexhde, merrte tekbir, binte në sexhde dhe ne binim në sexhde”. [1] Transmetojnë Ebu Daudi, Bejhakiu dhe Hakimi. Ky i fundit e konsideron atë sahih sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit.

Ebu Daudi tregon se Abdurrezaku ka thënë se El-Thaurit i pëlqente ky hadith. Ebu Daudi thotë: Atij i pëlqente sepse në të përmendet tekbiri.

Abdullah Ibën Mesudi ka thënë: “Nëse lexoni një ajet sexhdeje, atëherë merrni tekbir dhe bini në sexhde. Kur ta ngrini kokën, merrni përsëri tekbir”. [2]

Vlera e kësaj sexhdeje

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse biri i Ademit lexon një ajet sexhdeje dhe bie në sexhde, shejtani largohet prej tij dhe thotë: “O i mjeri unë, ai u urdhërua të bjerë në sexhde dhe ra e për të është xheneti. Unë u urdhërova të bie në sexhde dhe nuk u binda e për mua është zjarri”. [3] Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ibën Maxhe.

Urdhërimi për të

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se përulja në rast të ajetit sexhde është sunet si për atë që e këndon ashtu edhe për atë që e dëgjon. Kjo bazohet në atë që transmeton Buhariu nga Umeri, i cili këndoi suren En-Nahl në minber një të premte deri sa arriti tek ajeti i sexhdes dhe zbriti nga minberi dhe ra në sexhde e bashkë me të ranë edhe njerëzit. Të premten tjetër ai këndoi të njëjtat ajete dhe kur arriti tek ajeti sexhde tha: “O njerëz, ne nuk jemi urdhëruar të bëjmë këtë sexhde. Kushdo që bën sexhde, ka vepruar mirë dhe nuk ka mëkat për atë që nuk vepron kështu”. Në një transmetim tjetër përmendet: “Allahu nuk na e ka bërë detyrim sexhden, por nëse ndokush dëshiron, le të veprojë kështu (atëherë le të bjerë në sexhde)”. [4]

Veç kësaj, “Grupi”, përveç Ibën Maxhes, transmeton se Zejd ibën Thabiti ka thënë: “Unë i këndova suren Nexhm Profetit (a.s.) dhe ai nuk ra në sexhde gjatë saj”. [5]

Ndërsa Darakutni e transmeton atë dhe thotë: “Asnjëri nga ne nuk ra në sexhde”. [6]

Ibën Haxher El Askalani thotë se mendimi më i mirë është se ai e la atë për të treguar se është e lejuar të mos e zbatosh një vepër të tillë. Shafiu ndan të njëjtën pikëpamje. Ky mendim mbështetet nga ajo që transmetohet prej Bezarit dhe Darakutnit nga Ebu Hurejra, i cili thotë: “Profeti (a.s.) këndoi suren En-Nexhm dhe ra në sexhde dhe ne ramë në sexhde me të”. [7] Në Fet’h El Bari, Ibën Haxheri pohon se transmetuesit e tij janë të besueshëm.

Për më tepër, Ibën Mesudi transmeton se Profeti (a.s.) këndoi suren En-Nexhm dhe ra në sexhde. Të gjithë njerëzit ranë në sexhde bashkë me të, përveç një burri të vjetër nga fisi Kurejsh, i cili thjesht ngriti ca gurëza dhe i vuri në ballin e tij dhe tha: “Kjo është e mjaftueshme për mua”. Ibën Mesudi tha: “Pas njëfarë kohe unë e gjeta atë të vrarë si jobesimtar”. [8] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Ajetet e sexhdes

Në Kuran janë pesëmbëdhjetë ajete, në të cilat duhet rënë në sexhde pasi të lexohen. Amër ibën El Asi tregon se Profeti (a.s.) këndoi pesëmbëdhjetë ajetet e sexhdes në Kuran, prej të cilave 13 ndodhen në sure të ndara dhe dy prej tyre në suren El Haxh. [9]

Pesëmbëdhjetë ajetet e sexhdes janë:

إِنَّ الَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ

1. “S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi për Të, nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde”. (El-Arafë, 206)

وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَظِلاَلُهُمْ بِالْغُدُوِّ وَالآصَالِ

2. “Gjithçka ka në qiej dhe në tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me dëshirë ose me dhunë, edhe hijet e tyre në mëngjes dhe në mbrëmje”. (Er-Rad, 15).

وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مِنْ دَابَّةٍ وَالْمَلاَئِكَةُ وَهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ

3. “Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej dhe në tokë edhe engjëjt, e ata nuk bëjnë kryelartësi”. (En-Nahl, 49)

قُلْ آمِنُوا بِهِ أَوْ لاَ تُؤْمِنُوا إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَى عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ سُجَّدًا

4. “Thuaj: I besuat Atij a nuk i besuat (Allahut nuk i bëhet dëm) e atyre që u është dhënë dijeni (në librat e parë) para tij, kur atyre u lexohet, ata hidhen (me fytyra) duke bërë sexhde”. (El-Isra, 107)

أُوْلَئِكَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ مِنْ ذُرِّيَّةِ آدَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ وَمِنْ ذُرِّيَّةِ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْرَائِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَاجْتَبَيْنَا إِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آيَاتُ الرَّحْمَانِ خَرُّوا سُجَّدًا وَبُكِيًّا

5. “Këta (të përmendur) ishin që Allahu i gradoi nga pejgamberët, pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të tyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe Jakubit dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin”. (Merjem, 58)

أَلَمْ تَرَى أَنَّ اللَّهَ يَسْجُدُ لَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الأَرْضِ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ وَالنُّجُومُ وَالْجِبَالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوَابُّ وَكَثِيرٌ مِنْ النَّاسِ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيْهِ الْعَذَابُ وَمَنْ يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُكْرِمٍ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ

6. “A nuk e di se Allahut i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë; dielli, hëna, yjet, kodrat, bimët, shtazët edhe shumë njerëz, por shumë prej tyre meritojnë veç ndëshkim. Atë që poshtëron Allahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. Allahu bën atë që dëshiron”. (El-Haxh, 18)

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا ارْكَعُوا وَاسْجُدُوا وَاعْبُدُوا رَبَّكُمْ وَافْعَلُوا الْخَيْرَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

7. “O ju që besuat! Falni namazin me ruku dhe sexhde dhe vetëm Zotin

tuaj adhuroni. Bëni punë të mira (të dobishme) se do të gjeni shpëtim”. (El-Haxh, 77)

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ اسْجُدُوا لِلرَّحْمَانِ قَالُوا وَمَا الرَّحْمَانُ أَنَسْجُدُ لِمَا تَأْمُرُنَا وَزَادَهُمْ نُفُورًا

8. “E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde për të Madhërishmin, ata thanë: E kush është Rrahmani, Mëshiruesi?! A t’i bëjmë sexhde se ti na urdhëron? E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja)”. (El-Furkan, 60)

أَلاَّ يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ وَمَا تُعْلِنُونَ

9. “Si nuk i bëjnë sexhde Allahut që di të fshehtën në qiej dhe në tokë dhe atë që fshihni dhe publikoni?” (En-Neml, 25)

إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّدًا وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ

10. “Në të vërtetë argumentet tona i besojnë ata që kur këshillohen me to, bien me fytyra (në sexhde) dhe madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk janë kryeneçë”. (Es-Sexhde, 15)

وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ

11. “…E Daudi mendoi se Ne e kemi vënë atë në provë, andaj kërkoi falje tek Zoti i vet dhe ra i përkulur dhe u pendua”. [10]

وَمِنْ آيَاتِهِ اللَّيْلُ وَالنَّهَارُ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ لاَ تَسْجُدُوا لِلشَّمْسِ وَلاَ لِلْقَمَرِ وَاسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي خَلَقَهُنَّ إِنْ كُنْتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ

12. “Nga faktet e Madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli dhe hëna. Mos i bëni sexhde as diellit dhe as hënës. Sexhde bëjini vetëm Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë”. (Fusilet, 37)

فَاسْجُدُوا لِلَّهِ وَاعْبُدُوا

13. “Pra, bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!”. (En Nexhm 62).

وَإِذَا قُرِئَ عَلَيْهِمْ الْقُرْآنُ لاَ يَسْجُدُونَ

14. “Dhe kur u lexohet atyre Kurani nuk përulen (bien në sexhde)”. (Inshikak, 21)

كَلاَّ لاَ تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِبْ

15. “Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit tënd me të”. (El-Alek, 19)

Kushtet për sexhden e këndimit të Kuranit

Shumica e dijetarëve vënë disa kushte dhe masa paraprake për sexhden e këndimit, ashtu siç bëjnë për namaz, si: pastërtia, drejtimi nga kibla dhe mbulimi i auretit. [11]

Sheukani thotë: “Nuk ka hadith përsa i përket sexhdes së këndimit që provon se të biesh në sexhde duhet të jesh me abdes. Njerëzit që ishin me të (me Profetin) ranë në sexhde me të dhe ai nuk urdhëroi asnjërin prej tyre të merrte abdes dhe vështirë të besosh se ata të gjithë ishin me abdes. Për më tepër politeistët ranë në sexhde bashkë me të dhe ata janë të papastër dhe abdesi i tyre nuk është i vlefshëm. Buhariu transmeton nga Ibën Umeri se ai binte në sexhde edhe kur ishte pa abdes. [12]

Ibën Ebi Shejbe thotë të njëjtën gjë. Përsa i përket transmetimit të Bejhakiut (me një zinxhir që Ibën Haxheri e quan sahih), i cili thotë: “Njeriu nuk duhet të bjerë në sexhde nëse nuk është i pastër”.

Këto pohime pajtohen me mendimin e Ibën Haxherit se kjo mund t’i referohet papastërtisë nga marrëdhëniet seksuale ose kur ka ndonjë alternativë tjetër të mundshme, ndërsa përsa i përket rastit të parë ai varet (nga prania e papastërtisë) dhe nevoja për t’u pastruar. Në mënyrë të ngjashme nuk ka asnjë hadith që përmend se rrobat dhe vendi duhet të jenë të pastra. Përsa i përket mbulesës së auretit dhe drejtimit nga kibla nëse është e mundur thuhet se ato merren parasysh në mënyrë unanime.

Ibn Haxheri në “Fet’h El Bari” thotë: “Asnjë nuk pajtohet me Ibën Umerin se dikush mund të bjerë në sexhde edhe pse është pa abdes, përjashtuar Esh-Shabijun. Ibën Ebi Shejbe e transmeton atë me një zinxhir të saktë. Gjithashtu ai transmeton nga Ebu Abdurrahman Es-Selmi se ai këndonte një ajet sexhdeje dhe përulej pa marrë abdes dhe pa u drejtuar nga kibla, tek ecte dhe vetëm duke bërë me shenjë. Disa prej atyre që i përkisnin familjes së Profetit (a.s.) pajtohen me Ibën Umerin”.

Duatë gjatë sexhdes

Kushdo që e kryen këtë sexhde mund të lutet ashtu si dëshiron. Lidhur me këtë

çështje nuk ka asnjë transmetim autentik nga Profeti (a.s.), përveç hadithit të Aishes (r.a), e cila tregon se, kur Profeti (a.s.) binte në sexhde gjatë këndimit të Kuranit, ai thoshte: “Unë ia kam nënshtruar fytyrën Atij që e krijoi atë dhe i dha asaj shikimin dhe dëgjimin me fuqinë dhe vullnetin e Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë”. [13] Transmetojnë “të pestët”, përveç Ibën Maxhes. E transmeton gjithashtu Hakimi dhe Tirmidhiu dhe Ibnis-Seken thonë se ai është sahih. Megjithatë ky i fundit shton se në fund Profeti (a.s.) thoshte tri herë, ashtu siç bënte përherë në sexhden e tij, “Madhështia i takon vetëm Allahut, më të Lartit”. Pra, kur ai bënte sexhden e këndimit gjatë namazit.

Sexhdja e këndimit gjatë namazeve

Lejohet që imami apo ai që falet vetëm [14] të këndojë ajetin e sexhdes gjatë namazit, edhe nëse këndimi është me zë ose pa zë. Pasi ka kënduar një ajet të tillë, ai duhet të bjerë në sexhde. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Rafi i cili ka thënë: “Fala namazin e jacisë me Ebu Hurejrën dhe ai këndoi suren (El Inshikak) dhe ra në sexhde gjatë namazit. Unë e pyeta: “O Ebu Hurejre! Ç’sexhde qe kjo? Ai tha: “Unë rashë në sexhde kur po këndoja (këtë sure) pas Ebu Kasimit (Profetit a.s.) dhe që atëherë nuk kam pushuar së vepruari kështu derisa ta takoj atë”. [15]

Hakimi transmeton nga Ibën Umeri duke vlerësuar si të saktë sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit, duke thënë se Profeti (a.s.) bëri një sexhde gjatë rekatit të parë të namazit të drekës dhe shokët e tij ishin të mendimit se ai kishte kënduar “Elif Lam Mim…”, suren “Sexhde”. [16]

Neveviu thotë: “Nuk është e papëlqyeshme që imami të këndojë ajetin e sexhdes, sipas shkollës sonë apo për atë që falet vetëm. Nuk ka ndonjë problem nëse këndimi është me zë apo pa zë. Personi duhet të bjerë në sexhde pasi e këndon një ajet të tillë”.

Maliku thotë: “Në përgjithësi është e papëlqyeshme”.

Mendimi i Ebu Hanifes është: “Është e papëlqyeshme gjatë namazit që këndohet pa zë por jo gjatë atij me zë”.

Autori i “El Bahr” përmend: “Sipas shkollës sonë është e pëlqyeshme ta shtysh sexhden derisa ai (imami) të japë selam, me qëllim që të mos i ngatërrojë njerëzit që falen pas tij”.

Bashkimi i një numri sexhdesh

Ndonjë mund t’i bashkojë sexhdet dhe të përulet vetëm njëherë, nëse ai e përsërit ajetin e sexhdes, me kusht që ai ta vonojë sexhden derisa ta ketë përfunduar këndimin e Kuranit. Disa thonë se, nëse dikush bie në sexhde pas herës së parë është e mjaftueshme për të. [17] Të tjerë thonë se ai duhet të bjerë përsëri në sexhde përderisa një rast i tillë përsëritet. [18]

Kompensimi i sexhdes së leximit

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se sexhdja duhet të kryhet menjëherë pasi këndohet apo dëgjohet ajeti i sexhdes. Shtyrja e sexhdes nuk e prapëson atë. Nëse një periudhë e gjatë kohore kalon mes këndimit të ajetit të sexhdes dhe sexhdes konkrete, nuk është e nevojshme rënia në sexhde sepse një gjë e tillë nuk është e detyrueshme.

—————————————————–

[1] Hadith Daif. “El Irva” 472. E ka nxjerrë Ebu Daudi 1413, Bejhakiu 2/325.

[2] Transmetim i dobët nga Ibën Mesudi. Por diçka e tillë ka ardhur nga Ebi Kilabe dhe Ibën Sirin se këta dy kanë thënë: “Nëse dikush lexon një ajet ku ka sexhde, duke qenë jashtë namazit, duhet të thotë: Allahu Ekber (dhe të bjerë në sexhde).” E ka nxjerrë Abdurrazaku 3/439. “Tamamul Mineh” 268-269.

[3] Muslimi 240, Ibën Maxheh 1052, Ahmedi 2/443.

[4] Buhariu 1077.

[5] Buhariu 1072,1073, Muslimi 1298, Ebu Daudi 1404, Tirmidhiu 576, Nesai 959.

[6] Darakutni 1/410.

[7] Hadith Hasen. “Es Sahiha” 3035, “Et Targib” 1443.

[8] Buhariu 1067,1070,3853, Muslimi 1297, Ebu Daudi 1406, Nesai 958.

[9] Hadith Daif. “El Mishkat” 1029, “Tamamul Mineh” 269. E ka nxjerrë Ebu Daudi 1401, Ibën Maxheh 1057, El Hakim 1/223.

[10] Ebu Seidi ka thënë: “Kur ishte Profeti (a.s.) mbi mimber, po lexonte suren Sad dhe me të mbërritur tek ajeti i sexhdes, zbriti nga mimberi, bëri sexhde dhe bashkë me të bënë sexhde gjithë njerëzit. Një ditë tjetër kur po këndonte të njëjtën sure dhe mbërriti tek ajeti i sexhdes, njerëzit po bëheshin gati për të bërë sexhde, por Profeti (a.s.) tha: “Ajo, është vetëm pendim i një Profeti, por po shoh se ju jeni bërë gati për sexhde”. Profeti (a.s.) zbriti nga mimberi dhe të gjithë bënë sexhde bashkë me të.” Hadith Sahih me transmetues të besueshëm dhe të saktë. [Hadith Sahih. Ebu Daudi 1410].

[11] Aureti i referohet pjesëve të trupit, të cilat burrat dhe gratë duhet t’i mbulojnë gjatë namazit.

[12] Buhariu e përmend mualek (pa sened) në “Kapitullin e të Xhumasë”, tema “Bërja sexhde e muslimanëve bashkë me idhujtarët”.

[13] Muslimi 1809, Ebu Daudi 1414, Tirmidhiu 580, Nesai 1129, Ibën Maxheh 864, El Hakim 1/220.

[14] Ai që falet pas imamit duhet të pasojë imamin. Nëse imami bie në sexhde, pasuesit e tij edhe nëse nuk e dëgjojnë ajetin e sexhdes duhet ta pasojnë atë. Nëse imami e këndon ajetin e sexhdes dhe nuk përulet, atëherë edhe të tjerët nuk duhet të përulen, por duhet ta pasojnë atë. Në mënyrë të ngjashme, nëse ndonjëri në xhemat këndon një ajet sexhdeje ose dëgjon dikë duke kënduar një të tillë, ai nuk duhet të bjerë në sexhde pasi duhet të pasojë imamin, por ai duhet ta bëjë sexhden pasi të mbarojë namazin.

[15] Buhariu 766,768,1078, Muslimi 1304, Ebu Daudi 1408, Nesai 967.

[16] Hadith i pavërtetë. “Tamamul Mineh” 271-272. E ka nxjerrë El Hakim 1/221.

[17] Ky është mendimi i medh’hebit Hanefi.

[18] Ky është mendimi i medh’hebve Maliki, Shafi dhe Hanbeli.


(Pyetja Nr. 27) Anonim / Kosove

Selam laejkum, Allahu ju shperblefte imam i nderuar per keto pergjigje te sakta! Kam nje pyetje te ciles nuk po mundem ti gjej peregjigje e ndoshta eshte edhe si rezultat i mos gjindjes se librave te fihut ne gjuhen shqipe pyetja eshte?

Dy ajetet kuranore qe thote Allahu:
U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.(Suretu Nisa 23)

O ti Pejgamber, Ne t’i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahut) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rreth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.(Suretu Ahzab 50).
Sipas ketyre dy ajeteve Kuranore a ehste e lehuar martesa me vajzat e axhes, halles,dajes, dhe tezes apo keto kan qen te lejuara vetem per te derguarin e Allahut sepse ne ajetin e sures Nisa permenden vetem ndalesat e prej ndalesave nuk futet vajza e agjes ete tjerat radhazi ndersa ne ajetin e sures Ahzab permendet se ato jan te lesuara vetem per te derguarin e Allahut.

Përgjigje / 26-10-2011

Ajeti i pare eshte i qarte vajzat e axhes e te dajes nuk hyjne ne ndalim, kurse ne ajetin e dyte, ajo qe eshte e posacme per Pejgamberin eshte qe nje grua tja dhuroje veten e saj Pejgamberit pa pasur kujdestar dhe pa i kerkuar atij mehr (prike), kushdo qofshin ato gra, te aferme apo te largeta, prej atyre me te cilat lejohet martesa. Pra, ajeti vecon vetem martesen pa meher dhe pa kujdestar (uelij) qe eshte e posacme per pejgamberin, kurse per grate me te cilat lejohet martesa, jane te gjitha njesoj, si per pejgamberin edhe per besimtaret. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 26) Betim / Prizren

Message: hoxh i nderuar, nuk po pushoj se reshturi te di per fen islame por ne Kosov jan kushtet qe nuk mundesh edhe me u orientu me perparu diqka .. shum her kom planifiku me shku neper vendet arabe ne qabe etj me studiuu po kushtet jan te jo favorshme e kshtuh qe hoxh i nderuar deshta 1 pytje me ta bo qe ne muajin e ramazanit a osht e vertet qe ka zbrit Libri iKuranit te shenjt ne naten e Kadrit dmth aka zbrit ne naten e Kadrit Libri i Kuranit te shenjt e Zoti te shperbleft me tana tmirat!

Përgjigje / 16-08-2011

Allahu i Madheruar thote: “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka sa ato. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” [Et Talak, 12]. Dhe ne suren Nuh, ajeti 15, Allahu thote: “A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin?” Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush merr padrejtesisht nje pellembe toke, do te fundoset bashke me te 7 toka poshte.” [Buhariu dhe Muslimi] Dhe ne nje transmetim tjeter te Buhariut thuhet: “do te fundoset per shkak te saj deri ne shtate toka.”

Analiza: Allahu ka krijuar shtate qiej. Keta qiej jane vendosur njeri mbi tjetrin pale-pale. Po keshtu, Allahu thote se ka krijuar aq toka sa dhe qiej si dhe ne te njejten forme (mithlehunne). Nga kjo kuptohet se tokat jane gjithashtu shtate dhe se ato jane te vendosura pale-pale mbi njera tjetren, dmth ne shtresa, dhe kete e perforcon edhe hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi ku i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se Allahu do e fundose ate qe merr nje pellembe toke padrejtesisht deri ne token e shtate, pra nga kjo kuptohet se keto shtate toka jane shtresat e tokes deri ne berthamen e saj, dhe ne kete perfundim ka dale edhe Iben Kethiri ne Tefsirin e tij, e Allahu e di te verteten. Shume dijetare te Islamit bashkekohore e marrin kete ajet per te treguar mrekulline e Kuranit, i cili e ka permendur kete njohuri shkencore qe para 14 shekujsh, dhe shkenca moderne me mjetet e saj te tekonologjise moderne ka zbuluar pikerisht kete fakt qe toka jone perbehet nga shtate shtresa te ndryshme nga njera-tjetra ne perberjen e tyre, e Allahu e di me mire. Ka edhe dijetare qe kane thene se keto shtate toka jane shtate kontinentet, por kjo eshte larg te vertetes dhe argumentimit te sakte. Sidoqofte, ne jemi urdheruar te besojme gjithcka ka ardhur nga Allahu dhe te meditojme ne krijimin e Tij per te shtuar edhe me shume besimin, e padyshim se ne krijimin e Allahut ka prova dhe argumente per njerezit qe besojne. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne krijim dhe gjykim. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 25) Diana / Shqiperi

Message: selamu alejkum we rahmetullah!
Kisha nje pyetje: sot gjate nje mesimi fetar mesuam se eshte ajeti kuranor qe thote se ALLAHU ka krijuar shtate pale qiej dhe shtate toka. nqs ka mundesi te me shpjegoni kete ajet sepse dua te jem e qarte: a ekzistojne shtate planete si toka, behet fjale per planetet e tjera qe i njohim, apo behet fjale per shtresezimin e saj? Ju faleminderit !

Përgjigje / 12-03-2011

Allahu i Madheruar thote: “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka sa ato. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” [Et Talak, 12]. Dhe ne suren Nuh, ajeti 15, Allahu thote: “A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin?” Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush merr padrejtesisht nje pellembe toke, do te fundoset bashke me te 7 toka poshte.” [Buhariu dhe Muslimi] Dhe ne nje transmetim tjeter te Buhariut thuhet: “do te fundoset per shkak te saj deri ne shtate toka.”

Analiza: Allahu ka krijuar shtate qiej. Keta qiej jane vendosur njeri mbi tjetrin pale-pale. Po keshtu, Allahu thote se ka krijuar aq toka sa dhe qiej si dhe ne te njejten forme (mithlehunne). Nga kjo kuptohet se tokat jane gjithashtu shtate dhe se ato jane te vendosura pale-pale mbi njera tjetren, dmth ne shtresa, dhe kete e perforcon edhe hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi ku i Derguari (salallahu alejhi ue selem) thote se Allahu do e fundose ate qe merr nje pellembe toke padrejtesisht deri ne token e shtate, pra nga kjo kuptohet se keto shtate toka jane shtresat e tokes deri ne berthamen e saj, dhe ne kete perfundim ka dale edhe Iben Kethiri ne Tefsirin e tij, e Allahu e di te verteten. Shume dijetare te Islamit bashkekohore e marrin kete ajet per te treguar mrekulline e Kuranit, i cili e ka permendur kete njohuri shkencore qe para 14 shekujsh, dhe shkenca moderne me mjetet e saj te tekonologjise moderne ka zbuluar pikerisht kete fakt qe toka jone perbehet nga shtate shtresa te ndryshme nga njera-tjetra ne perberjen e tyre, e Allahu e di me mire. Ka edhe dijetare qe kane thene se keto shtate toka jane shtate kontinentet, por kjo eshte larg te vertetes dhe argumentimit te sakte. Sidoqofte, ne jemi urdheruar te besojme gjithcka ka ardhur nga Allahu dhe te meditojme ne krijimin e Tij per te shtuar edhe me shume besimin, e padyshim se ne krijimin e Allahut ka prova dhe argumente per njerezit qe besojne. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne krijim dhe gjykim. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 24) Gjakovarja / Gjermani

Message: Esselamu alejkum, kam nje pytje rreth temes; Me ka thinjur sureja hud dhe motrat e saj; cilat sure jan motrat e saj, dhe per qka flitet ne keto sure? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 08-01-2011

Ebu Bekri (radiallahu anhu) tha: “O i Derguari i Allahut, u thinje!” I Derguari i tha: “Me thinji surja “Hud”, “El Vakia”, “Uel Murselat”, “Amme jetesaelune” dhe “Idha eshemsu kuwirat”.” [E ka nxjerre Tirmidhiu, dhe shejh Albani e ka konsideruar te Sakte.] Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Me thinji surja Hud dhe motrat e saj para se te plakem.” [Sahih el Xhami, 3721]. Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Me thinji surja Hud dhe motrat e saj prej sureve te sqaruara hollesisht.” [Sahih el Xhami, 3722]. Dhe ne nje transmetim tjeter: “Me thinji surja Hud dhe motrat e saj.” [Sahih esh Shemail el Muhamedije, 35 – i shejh Albanit].

Nga mbledhja e haditheve shfaqet qarte se me motrat e sures Hud jane per qellim ato sure qe flasin per diten e gjykimit dhe gjendjen e njerezve ne boten tjeter, per tmerret e asaj dite dhe te botes tjeter. Ketu perfshihen te gjitha ato sure ku flitet hollesisht per tmerret e dites se kiametit dhe denimet e dhimbshme te banoreve te zjarrit te xhehenemit, dhe nese njeriu i kujton keto dhe i imagjinon njesoj sikur te ndodhin para syve te tij, do te thinjej nga tmerri qe do te shihte, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha se ishte thinjur per shkak te tyre, per te treguar se cfare tmerri i priste njerezit qe nuk besojne dhe qe do te denohen ne diten e Kiametit dhe ne boten tjeter. Kjo tregon se i Derguari i Allahut i perjetonte vertet suret dhe ajetet qe i shpalleshin, dhe se ai ishte shume i merakosur per popullin e tij. Dijetaret e tefsirit dhe ata te komentimit te haditheve kane folur gjate ne lidhje me keto hadithe, por ne nuk mund te permendim ketu vecse perfundimin ne menyre te permbledhur, e Allahu e ka ne dore suksesin, dhe ne i lutemi Atij qe te na ruaje dhe te na shpetoje nga tmerret dhe denimi i dites se Kiametit dhe i zjarrit te xhehenemit!


(Pyetja Nr. 23) Feime / Prishtine

Message: A ban me kendu hatem me pare?

Përgjigje / 18-12-2010

Pyetesja ka per qellim kendimin e Kuranit per te vdekurit, dhe mendimi me i sakte i dijetareve ne kete ceshtje eshte se kjo gje nuk lejohet, dhe si rrjedhoje, as marrja e pageses per kete veper, nuk lejohet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 22) Ahmed / Shqiperi / 06-10-2010

Message: Es Selamu Alekum! All-llahu ju ruajt e ju forcofte ne kete rruge.
1. Si e kane komentuar dijetaret kete ajet te sures Nuh ( 71:25 ):
مما خطيئاتهم أغرقوا فأدخلوا نارا
Para ringjalljes a do te denohen njerezit ne xhehennem?
2. Kur dy vete falin namaz, ai i cili prin ne namaz (imami) a duhet te dal perpara xhematit apo te renditet me nje vij pasi qe jan vetem dy vet?
3. A mund te shkurtohet namazi prej momentit qe vendos te udhetosh, psh: une neser udhetoj
mbas namazit te drekes, a mund te shkurtoj dreken e me pas te bashkoj me ikindin e me pas te udhetoj apo ndoshta nuk guxoj ti shkurtoj por vetem ti bashkoj apo asnjeren?

Përgjigje / 10-10-2010

  1. Ajeti flet per denimin ne zjarrin e xhehenemit pas ringjalljes. Xhehenemi ekziston qe tani, por ndezja dhe ndeshkimi i banoreve te tij ne te do te jete vetem pas kiametit dhe pas llogarise, e sa per denimin e varrit per jobesimtaret, ai behet me menyra qe i di vetem Allahu.
  2. Kur jane vetem dy burra ne namaz, imami qendron paralel me tjetrin qe eshte xhemat, dhe as para as pas tij, sepse keshtu ata jane xhemat dhe saf (rresht), e rreshti duhet te jete i drejte.
  3. Nuk lejohet shkurtimi i namazit per udhetarin vecse pasi te kete nisur udhetimin dhe te kete dale nga kufijte e qytetit apo vendit ku ndodhet. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 21) Ardian / 26-09-2010

Message: Selamu Alejkum wa Rahmetullahi wa Baraketuhu vellezer.
Kisha nje pyetje: Si komentohet Ajeti i Sures Hud, Ajeti 107, 108: “Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron. E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.” Si kuptohet ku thuhet: “sa te jene qijet dhe toka”?
Allahu ju shperbleft per mundin!

Përgjigje / 28-09-2010

“Sa te jene qiejt dhe toka”, do te thote pergjithmone, dhe jo deri ne diten e Kiametit, sepse ne te vertete qielli dhe toka qe ekzistojne tani do te vazhdojne te jene deri ne diten e Kiametit, por ketu eshte per qellim perdorimi gjuhesor per te cilin e kane perdorur njerezit kete shprehje. Per kete shprehje nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te tefsirit qe eshte keshtu, pra qe eshte per qellim perdorimi gjuhesor me kuptimin “Pergjithmone”. Por mospajtimet apo mendimet e ndryshme te tyre lidhen me fjalen “pervec ate qe do Zoti yt”, nga ku kuptohet sikur kjo perjetesi do te kete nje fund, ose nje pjese e saj do te kete nje fund qe do te jete kur te doje Zoti, por kuptimi i kesaj nuk eshte keshtu, por eshte qe te tregoje se Allahu ben gjithcka me vullnetin dhe deshiren e Tij dhe askush nuk e detyron te beje asgje pa deshiren e Tij, e Ai ka ne dore gjithcka, vetem Atij i takon vendimi, sundimi, veprimi dhe cfare te deshiroje Ai e ben ashtu si e do dhe kur te doje, pa i nderhyre askush ne veprat dhe vendimet e Tij, qofte melek i larte apo pejgamber i derguar. Askush nuk ka ne dore asgje, dhe askush e asgje nuk i ben Allahut dicka te detyrueshme, por Ai vepron si te doje, me dijen dhe urtesine e Tij absolute. I Lartesuar dhe i Paster eshte Ai nga cdo e mete e mangesi. Lusim Allahun te na perfshije ne meshiren e Tij dhe te na fuse ne xhenet me bujarine dhe miresine e Tij, e te na bashkoje me te Derguarin e Tij, te gjithe pejgamberet, te sinqertet, deshmoret dhe vepermiret!


(Pyetja Nr. 20) Amrah / Kosovë / 13-04-2010

Message: es selam alejkum. Desha te dij prej ciles kohe mund te fillojme ta lexojem suren Kehf dhe kur duhet ta perfundojme( ne qfare kohe)?

Përgjigje / 20-04-2010

Leximi i sures el Kef ne diten e Xhuma eshte Sunet dhe e pelqyer, veper e cila ka sevape te medha, dhe sic ka ardhur ne hadith te sakte: “Kush lexon suren el Kehf ne diten e Xhuma, ajo e ndriçon ate me drite deri ne te xhumane tjeter.” ose “deri ne Shtepine e Lashte (Kabe).” [Sahihul Xhami, 6471]. Pra, thuhet se ky lexim duhet te jete ne diten e xhuma, dhe jo naten e xhuma, dhe dijetaret thone se koha me e mire per leximin e kesaj sure fillon nga pas lindjes se diellit deri ne aksham te dites se xhuma. [Fetava Nurun Ala Derb, te Iben Uthejminit, 1/60].


(Pyetja Nr. 19) Muhamed / Itali

Message: SELAMUN ALEJKUM
Allahu disa here ne Kuran u drejtohet mosbesimtareve me “..ata nuk kan zemra qe te llogjikojne…” nje shpjegim , dhe si ta kuptojm? Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus!

Përgjigje / 13-11-2009

Allahu i Madheruar thote: “Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhine dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më zi. Pikërisht këta janë të shkujdesurit.” [El A’raf, 179]. “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” [El Haxh, 46]. “Pa dyshim, në këtë Kuran, Ne u kemi sjellë njerëzve gjithfarë shembujsh. Por, sikur ti (Muhamed) t’u sjellësh atyre çfarëdo mrekullie, jobesimtarët me siguri, do të thonë: “Ju jeni vetëm shpifës”. 59. Ja, kështu, Allahu ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.” [Er Rum, 58-59]. “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore. 23. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin. 24. Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?! 25. Vërtet, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa të rreme.” [Muhamed, 22-25]. “Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.” [Es Saff, 5].

Ajetet e Kuranit sqarojne njeri-tjetrin, dhe qellimi eshte se mosbesimtaret i shohin dhe i degjojne provat dhe argumentet e Allahut, por per shkak te mosbindjes se tyre ndaj Allahut dhe urdhrave te Tij, ata nuk e kuptojne te verteten me zemrat e tyre, dhe ajo nuk hyn ne zemrat e tyre per shkak se zemrat e tyre jane te mbyllura per shkak te vete atyre me kryeneçesine e tyre dhe me mohimin e tyre pasi iu be e qarte e verteta dhe e pane ate, por e mohuan pasi e njohen ate, dhe si ndeshkim, Allahu ua vulosi zemrat dhe keshtu qe ata nuk mund te kene dobi nga dija e tyre dhe nuk mund ta kuptojne e ta ndjekin te verteten e zbritur nga Allahu. Per te mesuar me teper rreth zemres dhe llojeve te saj, lexoni ketu.

Lusim Allahun te na i beje zemrat tona te qendryeshme ne fene e Tij!


(Pyetja Nr. 18) Avni / Kumanovë

Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah.
Ju dua per hire te all-llahut azze ve xhel-le. Nese keni mudsi te pergjigjeni ne pytjen time qe te me lehtesoni ne kete ceshtje, Allahu ju shperbleft; A ka baze ne sunnet me bo hatme per dike tjeter, kuptohet per te gjallet, dhe ne se po, si duhet?

Përgjigje / 14-10-2009

Nuk ka argument as ne Kuran dhe as ne Sunet per berjen e hatmes se Kuranit per dike tjeter, qofte i gjalle apo i vdekur, sepse çdo njeri eshte pend i vepres se vet, siç thuhet ne Kuran. Por njeriu merr sevape edhe me degjimin e Kuranit nga ai qe e lexon, keshtu qe kush nuk di te lexoje Kuran, le ta degjoje ate nga dikush tjeter dhe keshtu merr sevape, por qe ta lexosh vete Kuranin merr me shume sevape se sa ta degjosh nga dikush tjeter apo nga radio. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 17) Anonim

Message : Es selamu alejkum.
A lejohet te lexosh ne kuran {musaf} gjate namazit vullnetar?
A lejohet te bejne itikaf ne shtepi vajzat?

Përgjigje / 10-10-2009

  1. Nuk ka problem qe te lexohet nga Kurani ne namazin vullnetar. Nje gje e tille eshte percjelle nga Aisha (radiallahu anha) e cila ka urdheruar Dhekvanin, sherbetorin e saj, qe t’i prije asaj ne namaz duke lexuar nga Kurani. Kete e ka permendur Buhariu ne formen “Mual-lak” (pa sened) ne Sahihun e tij, por ne formen e prere, dmth duke e kosnideruar te sakte. Po keshtu dijetaret bashkekohore si shejh Iben Baz, etj. e kane lejuar kete gje duke u bazuar ne kete argument qe permendem.
  2. Te vetmit qe e kane lejuar itikafin ne shtepi per grate jane hanefite, por e sakta eshte se itikafi nuk lejohet veçse ne xhami, sepse kur e permend itikafin, Allahu thote: “Kur jeni duke bere itikaf ne xhami…” [El Bekare, 187] Iben Abbasi e ka refuzuar itikafin ne shtepi dhe ka thene se ai eshte bidat. [http://www.saaid.net/Doat/binbulihed/161.htm].

(Pyetja Nr. 16) Anonim / Shqipëri

Message: Es selamu alejkum. Kisha dy pytje. E para eshte ne lidhje me ajetin Kur’anor “… dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri”. Vjen ne hadithin e sakte te cilin e transmeton Bukhari dhe Muslimi se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam thote: “…pastaj i dergohet engjelli i cili frymezon shpirtin dhe i shkruan kater gjera …exhelin (jetgjatesine)…”. Deshiroj te di si behet bashkimi midis ajetit edhe hadithit kur dihet se askush nuk e di pervec All-llahut Subahanehu ue Teala se kur dhe ku do te vdese, ndersa meleku qe i shkruan keto kater gjera dhe midis tyre edhe exhelin eshte ne dijeni te kohes se vdekjes se ketij njeriu perderisa e shkruan. Shpresoj se e kam formuluar sakte si pyetje, e nese jo ma beni hallall.

Pyetja e dyte eshte: Disa njerez hedhin ne trupin dhe rroben e tyre sidomos gjate namazit dhe kjo eshte ajo qe na intereson me shume ne pyetjen tone, disa parfume per te mos thene thjesht erera shume te renda. Kjo per dy tre veta prej nesh eshte shume e rende sepse jemi te sprovuar me alergji e cila arrin deri edhe ne veshtiresi ne frymemarrje dhe na veshtiresohet shume qendrimi ne xhami dhe aq me teper namazi. Kur kerkojme prej ketyre vellezerve mirekuptimin e tyre per mos lyerjen me keto erera se ne fund te fundit kjo eshte sunnet ndersa mosshqetesimi i muslimaneve ne namaz eshte obligim, disa prej tyre refuzojne me kryenecesi e disa te tjere vazhdojne avazin pa u shqetesuar. Kurse ndonje arsyetohet se mban era djerse dhe per kete duhet te lyhet patjeter. Qe te kuptohemi, ne nuk kerkojme qe vellezerit te mos parfumosen porse kjo te behet ne nje menyre qe te jete vetem sa per veten e tij dhe jo me erera te renda dhe ndonje here shume te peshtira. Ju lutem si duhet te jete qendrimi ne lidhje me kete ceshtje? All-llahu ju shperblefte me te mira.

Përgjigje / 10-6-2009

  1. Allahu i tregon kujt te doje prej krijesave te Tij ato te fshehta qe Ai deshiron, por pese te fshehta nuk ia tregon askujt prej krijesave, qofte engjell apo pejgamber. Ky eshte rregulli i pergjithshem dhe cdo argument tjeter duhet kuptuar ne perputhje me kete ajet. Hadithi per shkruajtjen e engjellit ato qe i thote Allahu per femijen kur eshte ne barkun e nenes se tij, kuptohet ne kete menyre: engjelli shkruan ne vija te pergjithshme nese ai femije do te kete risk te bollshem apo te kufizuar, nese do te jetoje gjate apo pak, nese do te veproje mire apo keq dhe nese do te jete i lumtur apo i mjeruar (nese do te vdese besimtar apo jobesimtar). Keto jane ne vija te gjera dhe jo ne hollesi, kurse hollesite e ketyre i ka ruajtur Allahu tek Ai te fshehta, dhe nuk ua tregon as engjejve vetem se ne çastin e zbatimit te tyre kur i urdheron engjejt e caktuar per punen e tyre, pra kur urdheron engjellin e vdekjes qe t’ja marre shpirtin filanit, ne kete çast dhe ne kete vend, dhe engjelli nuk e di kete gje para ketij çasti, por vetem Allahu e di. Po keshtu per Kiametin, Allahu ka treguar shenja se kur do te afrohet ai, por çastin e ndodhjes se tij nuk e di askush perveç Tij, ndaj edhe kur engjelli Xhibril e pyeti Pejgamberin tone se kur do te ndodh kiameti, ai i tha se i pyeturi nuk di me shume se pyetesi, dhe as pyetesi vete nuk e dinte, edhe pse erdhi t’u mesonte fene njerezve me pyetjet e tij drejtuar Pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem). Pra, çastin e ndodhjes se ketyre gjerave ne hollesi nuk e di veçse Allahu, kurse ajo qe Allahu u tregon engjejve eshte ne vija te pergjithshme, apo ne çastin e ndodhjes qe e ka caktuar Allahu dhe jo para atij çasti.
  2. Nuk lejohet demtimi dhe shqetesimi i muslimaneve ne xhami apo jashte saj, dhe veçanerisht ne xhami, qofte me eren e keqe te djerses, hurdhres dhe qepes apo edhe te parfumeve te renda nese jane shqetesuese per te tjeret edhe pse personi qe i vendos ato parfume ndoshta nuk i ndien. Ajo qe duhet bere ne kete rast eshte keshilla me te mire dhe urtesi, sipas mentalitetit te atij qe i flitet per kete gje, duke gjetur menyren me te suksesshme te mundshme. Muslimani duhet te kujdeset per aparencen dhe parfumin e tij, ashtu si bente Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), por parfumi i tij ka qene i kendshem, qetesues dhe te gjithe e donin dhe e pelqenin, e nese do te ishte parfum i rende e shqetesues, Pejgamberi kurre nuk do e vendoste ate parfum, qofte edhe nese vetem njeri prej sahabeve do te shqetesohej nga parfumi i tij. Jo te gjithe parfumet qe gjenden ne treg jane te mire dhe te kendshem, aq me teper parfumet e renda e te neveritshme, prandaj kujdes, sepse ndodh qe ti kerkon te mbash arome te mire qe ta pelqejne engjejt dhe njerezit, por te ndodh e kunderta dhe prej teje te largohen edhe engjejt edhe njerezit! Se pari kujdesu te mos vish ere e keqe, pastaj te perpiqesh te mbash ere te mire e te kendshme.

(Pyetja Nr. 15) Lejla / Kosovë / 11-4-2009

Message: Selam alejkum.
Kam deshir qe te mesoj sa me shum Kur’an por nganjeher shum me veshtirsohet mesimi i tij permendsh dhe shejtani leanetullahi alejhi, e shfrytzon rastin qe tme merzit edhe ndonjeher arrin qe edhe un te heqi dor nga mesimi i asaj pjese te Kur’anit dhe gjithashtu i mesoj pjeset e Kur’anit dhe kur deshiroj ti them ne namaz ato pjes kam shum frik se do te gaboj dhe nga frika hutohem shpesh e i harroj ajetet dhe nuk muj te vazhdoj kshtu qe po arri deri ne at mas qe mos me thon gjat namazit at pjes te Kur’anit {qe jan me ta gjata}, si ti largoj kto nga un se kam shum deshir qe te mesoj sa me shum Kur’an e Allahu ma mundesoft qe te behem Hafidhe?
Allahu ju shperbleft me cdo te mir.

Përgjigje / 17-4-2009

Kurani mesohet me vazhdueshmeri dhe durim. Asnjeher mos u dorezo, por bej durim dhe vazhdo me kembengulje ne mesimin e Kuranit. Nuk duhet te kaloje dite pa lexuar a mesuar nje pjese prej Kuranit. Po keshtu perseritja e pjeseve te mesuara eshte e domosdoshme per ruajtjen e tyre ne mendje. “Kini frikë Allahun, e Allahu ju mëson. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” [El Bekare, 282]. Pra, Nëse i frikësoheni Allahut dhe jeni të sinqertë në kërkimin e hallallit dhe largimin nga harami, Allahu jua bën të qartë detyrimet dhe të drejtat tuaja dhe ua mëson ligjet e Tij, prandaj punoni sipas asaj që ju mëson Allahu.


(Pyetja Nr. 14) Abdullah / Itali

Message: Selam alejkum
Vella i nderuar a lejohet te vijoj mesimin per Kur’an te nje bidatgji pershkak se ky vella {Alahu e udhezoft ne hak} mund tma mesoj leximin e Kur’anit per nje koh me te shkurt se sa nje vella tjeter qe eshte prej selfeve {Allahu e rujt}. Allahu te rujt oh vellah per keto pergjigjje se me te vertet po na nadimon Allahu te shperbleft me qdo te mir ne Dunja dhe ne Ahiret!

Përgjigje / 4-4-2009

Vellai selefi eshte me i mire se ai, dhe nese eshte e vertete se ai tjetri eshte bidatçi me kutpimin e fjales, atehere nuk te lejohet te shkosh tek ai ne asnje rast, perveç nese je i detyruar, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 13) Anonim / Romë / 29-3-2009

Message: Selam Alejkum.
A lejohet me mesuar Kur’an pa abdes? Sespe une ulem, ndigjoj Kur’an edhe e mesoje ne computer, edhe shpesh here nuk i jap randesi abdesit. Ju shperbleft All-llahu xh.sh.

Përgjigje / 29-3-2009

Lejohet qe ta lexosh Kuranin pa abdes, por me e preferuar dhe me me shume sevape e begati eshte qe ta lexosh duke qene me abdes, sepse Kurani eshte Fjala e Allahut dhe leximin e tij e prezentojne engjejt. Pra, merr abdes per leximin e Kuranit dhe merr abdes sa here qe ta prishesh abdesin, perderisa i ke mundesite per kete, dhe kete nuk e arrijne ta bejne veçse ata te cileve u jep sukses Allahu. Lusim Allahun te na jape sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!


(Pyetja Nr. 12) Zejd Ebu Fatima / Itali

Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu
Edhe nje here vella, ALLAHU teala te begatofte me te mira ne dunja dhe ahiret per punet tende ne pergjithsi dhe perkthimin e kuranit ne veçanti!
O vella duke lexuar komentimin e kuranit hasa ne kete ajet:
“pastaj synoi[71] qiellin” dhe desha nje sqarim te metejshem nese ke mundesi, pasi nuk po e kuptoj mir kete pjese. Allahu te shperblefte!

Përgjigje / 5-1-2009

Ne shpejgimin e kesaj fjale, ne suren Bekare, ajeti 29, kemi thene: “Për domethënien e fjalës “isteva ila” ka dy mendime tek dijetarët e Ehli Sunetit. Imam Taberiu ka zgjedhur domethënien “u ngrit dhe u lartësua”, njësoj si kuptimi i fjalës “Isteva ala”, ndërsa Ibën Kethiri ka zgjedhur domethënien “synoi”. Shejh Abdurrahman es Seadi, në tefsirin e tij, ka zgjedhur fjalën e Ibën Kethirit, dhe po kështu Ibën uthejmin i ka dhënë epërsi mendimit të Ibën Kethirit, se në këtë rast vjen me kuptimin “synoi” (kasade), e Allahu e di më mirë.”

Kur thuhet “synoi”, ne kete rast, d.m.th. synoi krijimin e qiejve.

Do ta kemi parasysh qe ta shtojme kete sqarim ne perkthimin e Kuranit, dhe kerkojme gjithashtu prej vellezerve qe gjate leximit te ketij perkthimi hasin ndonje paqartesi apo gabim, te na njoftojne, me qellim qe ta rregullojme para botimit te tij, me lejen e Allahut te Madheruar. Allahu ua shperblefte me te mira.


(Pyetja Nr. 11) Anonim / Kosovë

Message: es selam alejkum. Gjithe lavdrimet dhe falenderimet jane per Allahun Zotin i gjith botve. Pytja eshte a eshte e lejuar te leshohet zeri ne autoperlanta gjat leximit te ku`anit duke pasur parasysh qe zeri ndegjohet edhe ne treg. eshte ba tradit ne kosov te leshohet me autoperlanta leximi i kuranit disa hoxhollar e ndalojn por disa jo dua pergjigjen nga ju.

Përgjigje / 13-7-2008

E ndaluara dhe e lejuara jane gjykime te cilat i jep Allahu. Allahu eshte Ai i Cili e lejon apo e ndalon diçka, dhe askujt prej krijesave te Tij nuk i lejohet kjo gje. Ajo qe bejne dijetaret eshte mesimi i gjykimit te Allahut ne nje çeshtje te caktuar duke e nxjerre ate nga tekstet e sheriatit. Ka gjera qe jane ndaluar ne vetvete per demin e tyre vetjak, por ka edhe gjera te tjera qe jane ndaluar per shkak se çojne ne gjera te ndaluara. Leximi i Kuranit me autopolant çon ne disa gjera te papelqyeshme e ndoshta edhe te ndaluara, siç eshte fakti se berja e rruge e nje gjeje te tille mund te arrije ne bidat nese behet gjithnje ne te njejten kohe, para apo pas ezanit, siç permendet ne fetvane nr. 5316 te komisionit te perhershem te fetvave. Po keshtu, shume njerez nuk e degjojne leximin e Kuranit me autopolant, dhe ndoshta bezdisen prej tij dhe mund edhe te leshojne fjale jo te hijshme. Pas te gjitha ketyre, keshillojme qe leximi i Kuranit me autopolant te mos behet, sepse kjo çon ne gjera te shpikura dhe ne gjera te papelqyeshme, e Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 10) Sara / Gjakovë

Message: Es selam alejkum
kur jemi me hajz a lejohet te lexosh kur’an pa e prekur ate ose ta kendosh bash me hafizin qe je duke e degjuar dhe a lejohet ti perseritesh ato sure qe i din permendesh {simos nese e ke mesuar pak para se te jesh e pa paster edhe frigohesh se do ta harrosh at sure nese nuk e perserit ate gjat ksaj kohe}. Nese keni mundesi ne pergjigjje te ket edhe argument nga suneti apo ndonje fetfa te ndonje dijetari. Allahu ju rujt.

Përgjigje / 10-7-2008

Pergjigjen e kesaj pyetje e ka pergatitur vella Xheladini, Allahu ia shperblefte me te mira. Pergjigja eshte si vijon:

Dijetaret e Islamit jane ne mospajtim ne lidhje me kendimin e Kur’anit per gruan e cila eshte gjate kohes se menstruacioneve, dhe ate ne dy mendime:
1. Shumica e dijetareve mendojne se nje gje e tille nuk lejohet perderisa ajo te pastrohet nga menstruacionet, mirpo ata e kane lejuar te kendoj kur’an nese ato ajete jane si lloj dhikri apo duaje p.sh. bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim ose inna lil-lahi we inna ilejhi rraxhiuuun ose rabbena aatina fid-dunja….dhe te ngjashme me kete.
2. Disa dijetar tjere mendojne se nje gje e tille eshte e lejuar, dhe per kete ata kane disa argumente te cilat do t’i permendim ne vijim.Ky eshte mendimi i medh’hebit malikij dhe nje transmetim tjeter nga imam ahmedi te cilin mendim e ka zgjedh iben tejmijje, shevkani, bin bazi etj..
Argumentet e tyre jane:
1. Pejgamberi alejhi selam nuk e ka ndaluar Aishen radijall-llahu anha te lexoj kur’an kur ajo ishte me menstruacione ne kohen e haxhit, mirpo ai i tha asaj:Vepro ashtu siq vepron haxhiu perveqse mos be tawaf rreth qabes”, pra e ndaloj nga nje veper e cila ishte tawafi rreth qabes pasiqe ajo ishte me menstruacione dhe nuk e ndaloj nga leximi i kur’anit e sikur te kishte qene i ndaluar do t’ia tregonte Pejgamberi alejhi selam asaj ashtu siq i tregoj per tawafin rreth qabes.
2. Esenca e leximit te kur’anit eshte lejimi, prandaj nuk lejohet ndalimi i leximit te tij perveqese nese kemi argument nga Allahu ose i Derguari i Tij, e ne kete rast nuk kemi ateher mbetet esenca.Kurse hadithi i cili transmetohet se:”Nuk lejohet te kendoj asgje nga kur’ani gruaja me menstruacione ose njeriu kur eshte xhunub”Thote iben tejmijje: Me koncenzuesin e njohesve (dijetareve) te hadithit ky hadith eshte i dobet.Dhe si i tille nuk lejohet argumentimi me te.
3. Thote iben tejmijje: Eshte e njohur se ne kohen e Pejgamberit alejhi selam grate i kane pasur te permuajshmet e tyre, mirpo nuk eshte transmetuar ne asnje hadith te vertete se Pejgamberi alejhi selam i ka ndaluar ato te lexojne Kur’an, ashtu siq nuk i ka ndaluar te bejne dhiker dhe dua.
Ne fund po permendi dy ceshjte te rendesishme te lidhura me kete teme:
E para: Disa dijetar thone se ne ate moment kur gruaja pastrohet nga menstruacionet i ndalohet te kendoj kur’an perderisa te pastrohet, ky mendim shihet se eshte i arsyeshem.
e dyta: Prekja e kur’anit nga gruaja me menstruacione, edhe kjo eshte nje ceshjte mospajtimesh mes dijetareve, mirpo pothuajse gati te gjithe dijetaret jane te nje mendimi se nuk i lejohet asaj prekja e Kur’anit me doren e saj pa pasur ndonje pengese tjeter mes dores dhe kur;anit, dhe ate duke u bazuar ne disa argumente ku me i qarti eshte hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thote:” Nuk lejohet ta prek kur’anin askush perveqse ai qe eshte i paster” transmeton imam maliku ne muwetta 199/1 dhe shume te tjere. Mirpo i lejohet gruas me doreza apo me ndonje peshqir ta prek ate dhe t’i rrotulloj fletat, pa kurrfar problemi. Allahu e di me se miri!
Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boteve.


(Pyetja Nr. 9) Anonim / Suedi

Message: Esselamu alejkum i nderuar.

  1. A lejohet me kendue Kur’an sikurse qe lexon Abdul Basit dhe ata qe e emitojne kete dmth kur lexojn skuqet e mundojne vehten per ta lexuar krejt sure me nje frymarje, cka kan thene ulemat per kete lexim?
  2. Cka na keshilloni kur ne lyejm te shpija dicka me ngjyre te hekurit dhe ai ngjyre eshte veshtir te hiqet nga duart krejtesisht nese vjene koha e namazit dmth a eshte i pranuar abdesi ?

Përgjigje / 2-7-2008

  1. Shejh Iben Baz, ne nje fetva thote: “Nuk i lejohet besimtarit ta lexoje Kuranin sipas notave muzikore dhe menyres se kengetareve, por ai duhet ta lexoje ate ashtu si e kane lexuar selefet tane te mire prej shokeve te Pejgamberit dhe pasuesve te tyre me te mire: me sipas rregullave te texhvidit, me ndienje dhe frike, me qellim qe te ndikoje ne zemrat qe e degjojne ate dhe ne veten e lexuesit. Ndersa te lexuarit e Kuranit ne formen e muzikes dhe sipas rruges se tyre, kjo nuk lexohet.” [Mexhmuu Fetava Iben Baz, 9/290].
  2. Perpiquni ta hiqni bojen nga gishterinjte me lendet e posaçme per kete, si benzina apo ndonje lende e ngjashme, deri sa te siguroheni se uji mberrin ne lekure te duarve, sepse perndryshe abdesi nuk vlen. E, Allahu e di me mire. Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 8) El Albani / Gjermani / 11-6-2008

Message: selamualejkum we rahmetullah
Nje pyetje rrethe nje hadithi:
Pejgamberi (salallah alejhi ue selem) ka thene: Kush deshiron ta lexoje Kuranin ashtu siqe ka zbritur ta lexoje sipas kiraetit (leximit) te Ibnu Um-mi Abdit (kunja e tije).
Vella i nderum, ku gjendet ky hadithe a ben te na tregoni dhe saktesin e tij ?
Zoti u ruajt dhe ju dhente sukses.

Përgjigje / 16-6-2008

Ky hadith me kete shorehje eshte Hasen – i mire. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh 138 dhe Ahmedi 1/7, 445, 454. Shejh Albani e ka permendur ate ne “Es silsiletu es sahiha” me nr. 2301. Iben Umi Abd eshte kunja e Abdullah iben Mesudit (radiallahu anhu), i cili ndonjehere thirrej me kunjen e nenes se tij “Umu Abd”, dhe ai thirrej “Iben Umi Abd”.


(Pyetja Nr. 7) Anonim / Suedi: / 8-6-2008

Message: Esselamu alejkum
Eshte nje Kur’an elektronic ne gjuhen arabe ky aty ka edhe disa libra ne gjuhen arabe po ashtu lexus te njohur te Kur’anit dhe Kur’an me perkthim deri ne 25 gjuhe, po ashtu ka neper telefona mobil Kur’an me shkrim arab edhe po ashtu MP3 vetem zerin me degjue, a lejohet me hy me te ne WC ka mundesi ta fikin krejtesisht dmth mund te jete vetem si nje pjese materiali. Çka na keshilloni per kete?

Përgjigje / 15-6-2008

Pas veshtrimit te fjaleve te dijetareve te medhhebeve te ndryshme, ne lidhje me hyrjen ne banje me Kuran ne dore apo ne xhep, dalim ne perfundimin se hyrja ne banje me Kuran nuk lejohet perveç ne rast domosdoshmerie, kur ke frike se ta vjedhin ose nuk ke ku ta lesh, ne kete rast lejohet qe te futesh me te ne banje, por duke e futur ne xhep, ose te jete i mbeshtjelle me cope. Kjo ka ardhur edhe ne Fetvane nr. 2245, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi. Prej ketu, nxjerrim se hyrja ne banje me aparat MP3 apo ndonje aparat tjeter kompjuterik, ne te cilin gjenden ajete kuranore me shkrim apo ne audio, eshte e lejuar pa ndonje problem, sepse aparati mund te fiket dhe keto ajete apo kurani komplet jane brenda tij, dhe vete aparati nuk eshte Kuran. E, Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 6) Anonim / Suedi: / 8-6-2008

Message: Esselamu alejkum
Eshte nje Kur’an elektronic ne gjuhen arabe ky aty ka edhe disa libra ne gjuhen arabe po ashtu lexus te njohur te Kur’anit dhe Kur’an me perkthim deri ne 25 gjuhe, po ashtu ka neper telefona mobil Kur’an me shkrim arab edhe po ashtu MP3 vetem zerin me degjue, a lejohet me hy me te ne WC ka mundesi ta fikin krejtesisht dmth mund te jete vetem si nje pjese materiali. Çka na keshilloni per kete?

Përgjigje / 15-6-2008

Pas veshtrimit te fjaleve te dijetareve te medhhebeve te ndryshme, ne lidhje me hyrjen ne banje me Kuran ne dore apo ne xhep, dalim ne perfundimin se hyrja ne banje me Kuran nuk lejohet perveç ne rast domosdoshmerie, kur ke frike se ta vjedhin ose nuk ke ku ta lesh, ne kete rast lejohet qe te futesh me te ne banje, por duke e futur ne xhep, ose te jete i mbeshtjelle me cope. Kjo ka ardhur edhe ne Fetvane nr. 2245, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi. Prej ketu, nxjerrim se hyrja ne banje me aparat MP3 apo ndonje aparat tjeter kompjuterik, ne te cilin gjenden ajete kuranore me shkrim apo ne audio, eshte e lejuar pa ndonje problem, sepse aparati mund te fiket dhe keto ajete apo kurani komplet jane brenda tij, dhe vete aparati nuk eshte Kuran. E, Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 5) Anonim / Gushavc – Mitrovicë / 8-6-2008

Message: es selam alejkum. GJithe lavdrimet dhe falenderimet jane per Allahun Zotin i gjith botve. Pytja eshte. Si komentohet( tefsir ky ajet ne suren Al A`raf ajeti 133 dhe ne kohen e cilit pejgamber ka ndodhur kjo ngjare? Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

Përgjigje / 15-6-2008

Allahu i Madheruar thote: “Ata i thoshin (Musait): “Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne nuk do të të besojmë.” Prandaj, Ne u dërguam atyre përmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta, por ata madhështoheshin dhe ishin popull keqbërës.” [El A’raf, 132-133]. Pra, ajetet flasin per historine e Musait (alejhi selam), kur ai e ftonte Firaonin dhe njerezit e tij qe te besonin Allahun dhe te linte bijte e Israilit te shkonin me te. Keto qe permenden ne ajet, jane prej mrekullive qe Allahu ia dha Musait (alejhi selam) si prova per te vertetuar se ai ishte Pejgamber i derguar Allahu dhe si denim per Firaonin dhe mosbesimtaret. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 4) Mentori dhe Valoni / Mitrovicë

Message: Es selam alejkum

  1. Desha te pyes: Cilat sure jane sevap te lexohet ne cdo dite?
  2. Desha te pyes mjekrra a eshte synet apo vagjip? Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij.

Përgjigje / 27-5-2008

  1. Muslimani duhet te lexoje Kuran çdo dite duke e filluar ate qe nga fillimi, nga surja Fatiha, e me radhe, deri sa ta kryeje komplet. Pastaj te filloje perseri nga fillimi, e keshtu. Selefet e kryenin leximin e Kuranit komplet zakonisht per tri dite. Por secili te lexoje sipas mundesise. Dhe, nuk jane caktuar sure te veçanta per çdo dite, perveç dites se xhuma, ne te cilen eshte caktuar te lexohet surja el Kehf.
  2. Lenia e mjekres eshte vaxhib dhe rruajtja e saj eshte haram, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Leshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet. Kundershtoni mexhuset.” [Buhariu dhe Muslimi, shprehja e permendur eshte te Muslimi]. Prej ketyre haditheve, dijetaret kane thene se mjekra eshte vaxhib per burrat, dhe rruajtja e saj eshte haram. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 3) Enes / Itali / 21-5-2008

Message: Selamun alejkum. Pse nuk ka surja teube bismila dhe si duhet ta lexojme, a ka ndonje metod qe fillohet apo me eudhu bilah…?

Përgjigje / 22-5-2008

Renditja e sureve te Kuranit dhe ajeteve te tij eshte bere sipas shpalljes nga Allahu dhe mosvendosja e “Bismilahi rrahmani rrahim” para sures Teube ka qene sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka urdheruar shkruesit e Kuranit per kete gje, ashtu si ka bere me suret dhe ajetet e tjera. Pra kjo keshtu ka ardhur dhe ne ashtu e marrim dhe e pranojme pa lekundje, sepse keshtu e ka zbritur Allahu per urtesi qe Ai i di. Dijetaret kane disa mendime per shkakun e mospermendjes se “Bismila-s”, por me e sakta eshte kjo qe thame. [Shih “Mesimet e temes se hapur”, nr. 18, te shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!).] Ndersa siç dihet, kur fillon leximin e Kuranit, thua “Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”, ashtu si na ka urdheruar Allahu ne suren En Nahl, 98. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 2) Beqari / Vushtri-Kosovë

Message: Pyetje: “Keshtu, Ne ju kemi bere nje popull te mesem” Bekare-143. A ka mundesi ju lutem te na sqaroni me teper rreth frazes se permendur ne kete ajet “nje popull te mesem”, se çfare eshte domethenia e kesaj? Vetem Allahut i ankohemi.

Përgjigje / 12-4-2008

Komentimi i ajetit shkurtimisht, eshte si me poshte:

Allahu i Madheruar, ne suren El Bekare, thote:

  1. Po kështu[1], Ne ju kemi bërë një popull të mesëm[2] (të drejtë) me qëllim që të jeni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.[3] Ne nuk e kishim caktuar atë drejtim[4] nga i cili ktheheshe, veçse për të ditur[5] se kush e ndjek të Dërguarin (Muhamedin) dhe kush kthehet mbrapa[6], dhe ndonëse kjo ishte gjë e madhe, por jo edhe për ata të cilët Allahu i ka udhëzuar. Megjithatë, Allahu nuk ua humb kurrë besimin[7] tuaj. Vërtet që Allahu është Përdëllimtar[8] me njerëzit, Mëshirëplotë.

[1] Siç ju udhëzuam në rrugën e drejtë dhe ju veçuam në të drejtuarit nga Kibla e Ibrahimit.

[2] Të drejtë në gjykim, ndaj ju zgjodhëm dëshmitarë dhe të mesëm në të gjitha çështjet e fesë; pa e tepruar dhe i tejkaluar kufijtë ashtu si të krishterët me murgjërinë dhe fjalën për Isain (alejhi selam), dhe as neglizhues si çifutët, të cilët ndryshuan librin e Allahut, vranë të dërguarit e Tij dhe shpikën gënjeshtër për Zotin e tyre.

[3] Të dëshmoni kundër popujve të mëparshëm me dëshminë se të gjithë të Dërguarit e Allahut tek ata, e kanë përcjellë dhe komunikuar mesazhin e Zotit, dhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do të dëshmojë përmbi ju, se ua komunikoi shpalljen dhe do të dëshmojë për besimin tuaj në të dhe në atë me të cilën ai ka ardhur nga Allahu.

[4] Kudsi në Jeruzalem.

[5] Për ta ditur i Dërguari Im dhe besimtarët, të dashurit e Mi, partia Ime. Ndërsa Allahu e di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para se të krijonte qiejt dhe tokën.

[6] Kthehet në mosbesim, bëhet hipokrit, ose kundërshton Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

[7] Namazin që keni kryer në drejtim të Kudsit.

[8] Përdëllimi nga Allahu është nga llojet e mëshirës së Tij, dhe ai është i përgjithshëm për të gjitha krijesat në dynja dhe për disa prej tyre në botën tjetër. Ndërsa “Mëshirëplotë” është mëshira e posaçme për besimtarët në këtë botë dhe në botën tjetër.


(Pyetja Nr. 1) Abdurrahman / Itali

Message: selam alejkum. Allahu jua shperblefte per punen qe beni.desha te dija se a ka ndonje liber qe trajton gjithe historite e Kuranit, pasi mjaft nga keto histori pjesa me e madhe e muslimaneve i dine nga filmat e ehli kitabeve. Nese ka, a eshte i perkthyer ne shqip. Nese nuk eshte i perkthyer, per hir te Allahut mundohuni me e perkthyer keshtu qe ti dime historite e Kuranit siç duhet dhe ata vellezer e motra qe kane femije ti tregojne keto histori femijeve te tyre.dhe jo ti tregojne hirushen apo borebardhen.

Përgjigje / 4-4-2008

Libra ne te cilet permenden te gjitha historite e Kuranit, sigurisht qe ka dhe nuk e dime nese ka te perkthyer ne shqip. Por patjeter qe edhe ne shqip duhet te jete perkthyer ndonje liber me titull “Historite e Kuranit”, apo ngjashem me te. Sidoqofte, ne jemi duke filmuar nje varg hutbesh te shejh Ebu Islam Salih Taha, ku flitet per te gjitha historite e Kuranit, ku perfshihen edhe historite e pejgambereve, me nje menyre te shkelqyer te tegimit te ngjarjeve duke ju permbajtur argumenteve dhe duke nxjerre mesimet qe merren prej atyre historive. Lusim Allahun te na jape sukses ne perkthimin, titrimin dhe publikimin e tyre sa me shpejt! Allahu eshte Ai i Cili jep sukses.

Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme