Pyetje-Përgjigje rreth Ekonomisë

 


(Pyetja Nr. 52) Enes / Itali

Selamu alejkum. Desha te pyes rreth “Bitcoin”, si eshte çeshtja rreth monedhave elektronike nga pikepamja fetare? Allahu ju ruajte!

Përgjigje / 01-02-2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.

“Bitcoin” eshte nje flluske mashtruese, pa vlere reale dhe nje lloj kumari, shembullin e te cilit Shqiperia e vuajti me skemat piramidale te viteve te para post-komuniste, dhe si e tille, shitblerja apo marredhenia me kete monedhe elektronike piramidale eshte e ndaluar ne Islam, dhe rreziqet e saj jane te medha per ekonomine e shteteve dhe te individeve qe zhyten ne te!
I bejme thirrje te gjithe muslimaneve dhe jo-muslimaneve, qe te mos i mashtroje lakmia per t’u pasuruar ne menyre te shpejte dhe si rezultat te humbin edhe ate qe kane, por te perdorin logjiken dhe te ndjekin rruget e lejuara te fitimit te pasurise me djerse dhe hallall, se vetem keshtu do te kene bereqet ne pasurine e tyre dhe sukses ne investimin e tyre real. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
Fetva te ngjashme ka dhene edhe shejhu i nderuar Sulejman Ruhajli; ata qe dine arabisht mund ta gjejne ne kete link: https://youtu.be/pstgfvX1z5s

Me shume per rregullat e tregtise dhe llojet e marreveshjeve tregtare te ndaluara ne Islam, i gjeni ne kete artikull: http://rrugetepaqes.net/rregullat-e-shitblerjes-ne-islam/


(Pyetja Nr. 51) Arben / Zvicer

Eselamu alejkum Hoxhe i nderuar, Kam nje pyetje ne lidhje me perdorimin e karteles bankare. Desha ta di se a lejohet nese e perdori kartelen ne kete menyre siq vijon… Shembull: Ne llogari te karteles gjenden te hollat ne valuten franga (CHF), tani nese une e perdori kartelen ne nje shtet tjeter si (Itali, France …etj) qe keto vende perdorin tjeter valute monetare (€), gjate qdo perdorimi vendi ku e perdori kartelen bëjne kembimin e valutes sipas kushteve te veta ”Nese ne treg kembimi i valutes eshte 1€=1.18 ” Ne rastin e permendur me lart ata e bejn kembimin perfersisht 1€= 1.21 ose ma shume. A lejohet kjo menyre e perdorimit te karteles, a hyn kamata ne kete rast? Nuk e di sa isha i kuptueshem. Ju falemderoj per mirekuptim!

Përgjigje / 27-12-2017

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Menyra e permendur ne pyetje per pedorimin e kartes se debitit eshte e lejuar dhe nuk perben kamate, por eshte thjesht kembim valutor sipas çmimit te ofruar nga banka ne te cilen ke karten apo nga banka qe zoteron bankomatin ku ben terheqjen e te hollave, dhe ky eshte çmim i ndryshueshem dhe i ndryshem nga njera banke ne tjetren. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 50) Erik / Tirana

Selam Alejkum
A lejohet perdorimi i kartave te kreditit?

Përgjigje / 06-05-2017

Falenderimi i takon vetem Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin!
Lejohet perdorimi i kartave te kreditit qe nuk jane te lidhura me asnje ndalese te sheriatit, siç eshte llogaritja e kamates ne rast te vonimit te shlyerjes se vleres se terhequr me ane te kartes, apo marrja e nje perqindje mbi shumen e terhequr, per shkak se keto perfshihen ne kamaten e ndaluar rreptesisht ne Islam. Kurse marrja e tarifes per dhenien e kartes nga banka eshte e lejuar, sepse tarifa eshte nje vlere reale per nje sherbim te ofruar. Kjo ka ardhur edhe ne vendimin nr 108 (2/12) te Asamblese se Fikhut Islam, ne sesionin e 12-te te saj, te mbajtur ne Riad, Mbreteria e Arabise Saudite, me 23-28 shtator 2000.


(Pyetja Nr. 49) Saimir / Itali

Pyetja: esselamu alejkum. une deshta me pyete inshallah per dy çeshtje:

1)si funksionojne bankat ne islam duke mos punu me interese se disa thojne se ashte pothujse e njejta gja sikur te punosh me interese menyra se si ata punojne duke blere ata mallin e duke ta shitur ty me nji çmim me te larte,pra si e spjegon islami kete, dhe

2) kam lexu nji fetva te shejh bin baz tek siti selefi.com ku thote se eshte dielli ai qe rrotullohet rreth tokes e jo toka rreth diellit,pra sa eshte e vertete kjo gja meqe shkenca thote te kunderten. ALLAHU JU SHPERBLEFTE ME TE MIRA.

Përgjigje / 30-06-2013

Elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah,

  1. Per te mesuar se si funksionojne bankat ne Islam ne menyre hallall do te duheshin mesime te gjata qe zgjasin ndoshta me muaj apo me vite, madje kjo gje mesohet ne universitet Islame ne dege te posacme te ekonomise Islame, por shkurtimisht mund te themi:

Banka Islame mund te bleje nje mall dhe ta kete ne pronesine e saj, pastaj ta shese me cmim tjeter me te larte per te fituar, dhe kjo eshte thjesht tregti e lejuar; por ketu futet zakonisht pagesa e mallit te blere nga banka me keste, dhe kjo eshte gjithashtu e lejuar sipas shumices se dijetareve; por kushti per kete te fundit eshte qe malli te jete ne pronesi te bankes dhe jo te nje pale te trete. Duket si loje, por eshte e vetmja menyre qe ndan hallallin nga harami, sepse Allahu e ka lejuar tregtine por e ka ndaluar kamaten, dhe dallimi mes ketyre dyjave qendron pikerisht ne menyren e realizimit te marreveshjes mes dy paleve.

Por ka shume lloje aktesh te tjera te lejuara ne Islam, me te cilat mund te punoje banka Islame dhe ajo qe i duhet nje banke per te qene Islame eshte thjesht Nijeti-qellimi per te qene e tille dhe permbajtja ligjeve te Islamit ne te gjitha aktet e saj.

  1. Fetvja e shejh Iben Bazit, Allahu e meshirofte, mbeshtetet ne te kuptuarit e tij te disa argumenteve nga Kurani dhe Hadithi te cilat ne pamje te pare te len te kuptosh sikur eshte dielli ai qe rrotullohet rreth tokes dhe jo e kunderta, por e verteta eshte se qe te dy ato, si djelli edhe toka, rrotullohen rreth vetes, toka rreth diellit, dhe qe te dyja rreth boshtit te galaktikes qe i perkasin, ashtu si cdo gje qe Allahu ka krijuar ne qiej qe eshte ne levizje te vazhdueshme deri ne diten e kiametit.

Pra, kur nje e vertete shkencore vertetohet, ajo nuk bie ndesh me ajete Kuranore apo Hadithet e sakta profetike, por perkundrazi, kur zbulohet nje e vertete shkencore, kjo gje e ben muslimanin qe t’i kuptoje me mire keto ajete apo hadithe; dhe sikur muslimanet t’i studiojne me vemendje ajetet qe flasin per fakte shkencore, ata do te arrinin te zbulonin fakte shkencore para se shkenca moderne t’i zbuloje, dhe kjo ka ndodhur ne shume raste te tilla dhe eshte vertetuar njekohesisht mrekullia e Kuranit qe i ka permendur keto fakte qe para 14 shekujsh. E Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Ai e ka ne dore suksesin.


(Pyetja Nr. 48) Muhamed / Itali

Message: selamun alejkum, a eshte hallall uthulla qe del nga vera? Allahu jua shperbleft!

Përgjigje / 26-03-2012

Prodhimi i uthulles kalon ne disa faza dhe prej atyre eshte faza e alkoolit, dhe pas saj kalon ne uthull. Nese rrushi, molla, apo cdo frut tjeter qe merret me qellim per te prodhuar prej tij uthull, ajo eshte hallall edhe nese do te duhet qe te kaloje fazen e fermentimit te saj dhe alkoolizimit, por me pas kthehet ne uthull. Por nuk lejohet te perdoret ajo uthull e cila merret nga alkooli qe eshte prodhuar fillimisht me qellimin per te qene alkool, dhe pas nje fare kohe te fermentohet perseri e te behet uthull, kjo nuk lejohet, sepse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ndaloi sahabet ta benin kete gje ne kohen kur erdhi ndalimi i alkoolit dhe ata e pyeten nese mund ta benin uthull alkoolin qe kishin dhe te mos e shperdoronin, por ai i ndaloi nga kjo gje. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 47) Sajmir / Itali

Message: selamu alejkum.une deshta me pyet inshallah se a duhet te paguaj zekat per nji dyqan te mbyllur, pra qe nuk ka aktivitet apo mall brenda se zekatin e pasurise e kam pagu,pra per leket e ndenjura. Allahu jua shperblefte.

Përgjigje / 01-10-2011

Bllokimi i nje pasurie dhe mosinvestimi apo futja ne pune e saj, nuk e ben ate qe te shpetoje nga zekati, madje nese pasuria nuk investohet, ate do ta haje zekati deri sa ajo te mbaroje totalisht. Pra, per kete dyqan qe ti nuk e punon, duhet te japesh zekat 2.5 % te vleres se tij, dhe keshilla jone eshte qe ta fusesh ne pune, qofte duke e perdorur vete ose ta japesh me qera. Ti e di se prej kushteve te zekatit eshte edhe qe te plotesohet nje vit i plote nga koha kur eshte plotesuar nisabi, dhe kur plotesohet viti, behet llogaria dhe jepet zekati sias gjendjes aktuale. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 46) Kosovarja / Kosove / 13-05-2011

Message: selam alejkum
kam nje pyetje:nese nje shoqe me thote te ja blej nje kimik me vler 20euro dhe une shkoj te ja blej ai kimik kushton taman 20 euro po nese e pyes pronarin e dyqanit a bene me lire edhe ai ma jep me lire pershkak se me njeh edhe ma jep me lire se 20euro tash paret qe me kan mbet a me lejohet me i marre une per veti pasi qe kimiki ishte me 20euro por ai ma la me lire pasi une e pyta dhe me njihte ma liroj se perndryshe tha jo se qmimi i ketj eshte 20euro.

Përgjigje / 17-05-2011

Ne rastin e permendur ne pyetje, ti je e autorizuar dhe e besuar nga nje pale e trete per te kryer nje nevoje te saj pa i bere hile dhe pa perfituar dicka per vete pa dijen e saj, keshtu qe nese e blen mallin me lire, duhet tja kthesh asaj pjesen e mbetur te parave bashke me mallin, dhe ne kete rast te mjafton ty lutja e mire qe ajo do te beje per ty. Rast i ngjashem ka ndodhur ne kohen e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) i cili i dhe Urveh iben el Xhead nje dinar prej ari qe te blente nje dele. Ky shkoi dhe bleu dy dele me nje dinar. Rruges kur kthehej i kerkon dikush qe t’i blente njeren dele me nje dinar, dhe ky ia shiti. Pastaj shkoi te i Derguari i Allahut dhe i tha: “Kjo eshte delja juaj dhe ky eshte dinari juaj.” I Derguari (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Si keshtu?” -Ky i tregoi si kishte ndodhur dhe i Derguari tha: “O Zot! Jepi begati atij ne marreveshjet qe ben.” Me pas ky sahabi fitonte shume ne tregti sa qe ishte prej me te pasurve te vendit. [Hadithi eshte i sakte sipas gjykimit te shejh Albanit, ne “Irvaul Galil” 5/129]. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 45) Anonim / Suedi / 9-1-2011

Message: Esselamu alejkum. A lejohet qe nje person ti ndron cmimet sipas bleresave, psh nje personi nje cmim e tjetrit cmim tjeter e keshtu me radhe dhe njerezit e quajn mashtrues?

Përgjigje / 30-1-2011

Tregtia eshte marreveshje mes dy paleve per nje mall te caktuar kundrejt nje cmimi per te cilin bien dakord te dyja palet ne cast, dhe pasi t’i kthejne shpinen njeri-tjetrit, marreveshja quhet e mbyllur dhe e pakthyeshme, pervec nese eshte bere me kusht te proves se mallit dhe kthimit te tij, dhe pervec nese malli ka qene me te meta dhe jo ashtu sic eshte permendur ne marreveshje. Nuk ka ndalim qe cmimi i te njejtit mall te jete i ndryshem per njerez te ndryshem, perderisa bleresi bie dakord me ate cmim. Por, megjithate, nese me kete ndryshim te cmimit me bleresit e ndryshem do te hapej fjale e keqe per tregtarin dhe kjo do ndikonte negativisht ne aktivitetin e tij, atehere te marre masat qe te mos demtoje veten, edhe pse nuk eshte i detyruar te kete cmim fiks per te gjithe klientet dhe ka te drejte qe te vendose cfare cmimi te deshirore, brenda kufijve normale kuptohet, dhe perderisa pala tjeter bie dakord. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 44) Gezim / Itali / 24-12-2010

Message: Es-selamu Alejkum vella i nderuar desha te di a ka ndonje argument ne lidhje me pagesen e siguracionit te makines se kam degjuar se disa thone nuk lejohet?

Përgjigje / 8-1-2011

Siguracioni per jeten apo per shendetin apo pronat, nuk lejohet ne Islam, sepse kjo gje eshte nje lloj kumari, per arsye se dikush mund t’i paguaje shoqerise se siguracionit shuma te medha per 20 vjet rresht dhe te mos perfitoje asgje prej saj, kurse dikush tjeter te paguaje vetem nje dite dhe te perfitoje shuma te medha, dhe kjo eshte kumar. Megjithate, sigurimet e detyrueshme nga shteti lejohet te behen nga muslimanet, pa marre gjynah per kete inshaAllah, por duke i bere keto brenda kufijve me te paket te mundshem. [Meshhur Hasen Al Selman].


(Pyetja Nr. 43) Mirandi / Shqiperi / 01-12-2010

Message: selamun alejkum. Dua te te bej nje pyetje qe dua te ma shoqerosh pergjigjen edhe me emrin e ndonje shejhu apo me shume se njerit.
Dua te di se a lejohet te shesesh fishekzjarre? Dihet qe ketu perdoren qe nga fillimi i dhjetorit dhe vazhdojne deri ne mes te janarit. Me shume perdoren per festa normalisht. Ka vellezer qe duan te merren me shitjen e tyre ne kete sezon. Shiko se a ka ndonje lehtesim apo jo? Me duhet nje pergjigje e shpejte nese ke mundesi. Allahu te ruajte!

Përgjigje / 04-12-2010

Ne lidhje me gjykimin per fishekzjarret ka dy mendime kryesore ne mesin e njerezve te dijes bashkekohore: disa e ndalojne totalisht dhe te tjere e lejojne me disa kushte. Ata qe e ndalojne jane dijetaret selefi, prej te cileve edhe Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), i cili ka dhene nje fetva ne lidhje me fishekzjarret qe ne vitin 1413 Hixhri (Mexhmu Fetava Iben Uthejmin 3/3), ku thote se ato jane te ndaluara dhe si rezultat edhe shitja apo blerja e tyre eshte e ndaluar. Kurse mendimin tjeter e perkrahin me shume njerez me menhexh te devijuar nga ai i selefeve, duke u argumentuar se keto fishekzjarre u japin kurajo dhe trimeri femijeve dhe i stervisin ata per xhihad. Kurse dijetaret selefi argumentohen me bazat e pergjithshme te sheriatit Islam, duke krahasuar mes demeve dhe dobive te ketyre lojerave, dhe dalin ne perfundimin se demi i tyre eshte padyshim me i madh, qofte material apo fizik dhe shendetesor, kurse dobite jane thuajse te pallogaritshme, keshtu qe ndalesa e tyre eshte e padiskutueshme. Dhe sigurisht qe kur dicka eshte e ndaluar tek Allahu, po keshtu edhe tregtia me te eshte e ndaluar.

Deri tani behet fjale per fishekzjarret ne pergjithesi, dhe jo perdorimin e tyre ne rast festash te jomuslimaneve, sic eshte edhe festa e vitit te ri, gje e cila e shton edhe me shume ndalimin e tregtimit te tyre sepse ne kete rast çeshtja e kalon thjesht lojen me fishekzjarre dhe merr kutpime te tjera.

Pyetjen e mesiperme ia drejtuam edhe shejh Ali el Halebi, tekstualisht si e ka formuluar vellai pyetjen, dhe ai u pergjigj se kjo gje “nuk lejohet”. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 42) Emin / Kanada / 24-08-2010

Message: selamun alejkum. Kisha nje pyetje: A lejohen bakshishet? Nese dikush te fal lek nga vetja e vet pa imponim? Po pyes ngaqe vellai im fillon pune si doktor dhe aty njerezit kane zakon me fal lek kur i pelqen puna e doktorit. Tash vellai me tha se kam degju se konsiderohet bakshishi si rushfet dhe kjo me habiti, ngaqe une kurre se kam degju kete gja dhe kam punu per kohe te gjate pune qe me kan fal lek. Allahu te ruajte!

Përgjigje / 26-08-2010

Çeshtja qe parashtron vellai qe pyet eshte vertete e rendesishme dhe e peshtjelluar per shume njerez, sepse kemi te bejme me dy gjera qe ngaterrohen me njera-tjetren dhe jo te gjithe bejne dallim mes tyre: ryshfeti i ndaluar ne Islam dhe prej mekateve te medha, dhe dhurata e lejuar. Pyetja qe lind eshte: A perfshihet bakshishi te ryshfeti apo te dhurata?

Per ta mesuar kete, duhet te njohim mire se c’eshte ryshfeti dhe c’eshte dhurata. Per kete do te permendim dy hadithe, njeri qe flet per ryshfetin dhe tjetri per dhuraten.

  1. a) Buhariu dhe Muslimi kane nxjerre nga Ebu Humejd es Saidi, radiallahu anhu, se ky ka thene: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) caktoi nje burre nga fisi Esd, qe thirrej Iben El-Letbijeh, e caktoi ate ne mbledhjen e zekateve te njerezve. Kur ky u kthye nga puna, tha: “Kjo eshte juaja, kurse kete ma dhuruan mua.” I Derguari i Allahut u ngjit ne minber, falenderoi Allahun, pastaj tha: “Si eshte çeshtja e nenpunesit qe e dergojme me nje detyre, kurse ai kthehet dhe thote: “Kjo eshte per ty e kjo per mua.” Pa te ulet ne shtepine e babait dhe nenes se tij dhe te shohe nese do i dhurojne gje apo jo?! Pasha Ate, ne Doren e te Cilit eshte shpirti im! Nuk merr gje prej kesaj (dhurate, ryshfeti), veçse do te vije duke e mbajtur ate ne qafe ne diten e Kiametit; qofte deve qe murmurin, lope qe pellet apo dele qe blegerin.” Pastaj ngriti duart deri sa pame te bardhen e sqetullave te tij, dhe tha: “E komunikova.” Tre here.

Nga ky hadith kuptojme se dallimi nga dhurata e lejuar dhe ajo e ndaluar eshte se: ajo qe i jepet dikujt per shkak te punes dhe postit te tij, eshte e ndaluar dhe perfshihet te ryshfeti, kurse ajo qe i jepet thjesht si dhurate me deshire nga zemra dhe jo per ndonje pune, interes apo post, duke qene njeriu ne shtepine e tij dhe pa pune, kjo eshte dhurate e lejuar, per te cilen i Derguari i Allahut ka nxitur duke thene: “Dhuroni mes njeri-tjetrit qe te duheni me njeri-tjetrin!” [Sahihul Xhami, 3004].

  1. b) I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ka thene Umerit (radiallahu anhu): “Ate qe ta dhuron Allahu nga kjo pasuri (pasuria e shtetit qe e dhuron vete udheheqesi i shtetit, e qe ne kete rast ishte i Derguari i Allahut qe po i dhuronte Umerit dicka prej pasurise se shtetit), pa e kerkuar ate dhe pa e pritur, merre dhe investoje per vete ose jepe sadaka, e ne te kundert, mos e merr!” [Buhariu, Muslimi, etj]. Pra, hadithi eshte i qarte se dhurata e lejuar eshte ajo qe jepet pa e kerkuar dhe pa e pritur, e ne te kundert, nese kerkohet apo pritet dicka nga dikush, ajo nuk lejohet te merret, sic eshte ryshfeti dhe bakshishi ne shumicen e rasteve.

Ryshfeti eshte prishje e moralit te njerezve dhe e ndergjegjes se tyre, ves i keq qe con drejt padrejtesive dhe ngrenies se pasurise se njerezve pa te drejte, shkaterrues i individit dhe shoqerise. Shumica e bakshisheve jane pikerisht ryshfet i ndaluar, sepse thuajse te gjitha ato i jepen nenpunesve per shkak te punes apo postit te tyre, duke filluar qe nga gjykatesit, e deri te nenpunesit me te thjeshte te shtetit apo edhe te kompanive te ndryshme private qe jane ne sherbim te shoqerise ku ato ndodhen. Bakshishi e prish njeriun e paster dhe te moralshem brenda nje kohe te shkurter, sepse ne fillim ai e refuzon, e me pas e pranon ndoshta i ngushtuar per te evituar ndonje fjale, e me pas e merr e ndoshta edhe e kerkon, madje nuk e ben mire punen nese nuk i jepet bakshish, dhe nese e di se filani nuk i jep bakshish apo i jep shume pak, ai nuk e ben mire punen, apo i jep perparesi dikujt qe i jep bakshish mbi ate qe nuk i jep, e keshtu.

Pra, vellai yt duhet te pargohet totalisht nga bakshishi dhe te mos e pranoje ate ne asnje menyre, sepse ai eshte haram, madje prej mekateve te medha, pasi qe per te ka ardhur mallkim ne gojen e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem), dhe vendi ku ai ndodhet sot eshte shume delikat dhe i rrezikshem.

Nga ky gjykim perjashtohet rasti i bakshishit qe i jepet sherbyesit, kur i jepet me qellim te lemoshes me shume, duke e ditur se ai eshte i varfer dhe ne nevoje, dhe jo qe t’i sherbeje me mire, por njesoj si te tjeret, perndryshe do te kthehej ne ryshfet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

[Per pergatitjen e pergjigjes jam kthyer te: “Fetava el Lexhne ed Daime”, 3255, 9206, 9374, 16043, 17627, “Te perzgjedhurat nga fetvate e shejh El Feuzan”, vell. 3, Fetva nr. 233, “Fet’hul Bari”, i Iben Haxherit, Librat e shejh Albanit ne kerkim te haditheve, etj.]


(Pyetja Nr. 41) Bedri / Zvicër / 21-07-2010

Message: Vella i nderuar, ne Suedi eshte nje faqe ne internet per shitblerje www.tradera.se psh nese nje person e paraqet ne faqe qe ta shet nje telefon dhe ai ia jep cmimin e vete psh 50 euro, dhe mbrenda 48 ore kush jep me shume vlere kesaj telefoni deri ne minuten e fundit ai ka drejt ta blen, po ashtu ka lokale ku eshte e njejta kuptim se kush jep me shume dhe cmimi perfundon me cekiq, a eshte e lejuar? Allahu te shperblefte per mirekuptim.

Përgjigje / 24-07-2010

Shitja ne ankand eshte e lejuar te shumica e dijetareve, perderisa ajo nuk shkel ndonje prej ligjeve te Islamit ne lidhje me kontratat e shitblerjes, siç eshte mashtrimi, detyrimi, etj. Buhariu ne Sahihun e tij, ka vendosur nje teme me titull: “Shitblerja me ankand”, pastaj ka permendur hadithin e Xhabirit (radiallahu anhu) i cili i tha robit te tij, se do te ishte i lire pas vdekjes se Xhabirit, por me pas Xhabiri ishte ne nevoje (per te holla) dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e mori robin e tij dhe tha (ne publik): “Kush e blen kete rob?” Ate e bleu Nuajm iben Abdullah, dhe Pejgamberi ia dorezoi atij robin.” [Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi] Argumentimi me kete hadith, siç e permend Iben Haxheri nga Iben Batal, eshte fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kush e blen kete rob?”, duke e thene ne publik me qellim qe te shihte se kush ofronte me shume, dhe te plotesonte nevojat e Xhabirit per te cilin ai e shiti ate rob. [Fet’hul Bari, i Iben Haxherit]. Po ne kete teme, ne kapitullin e Shitblerjes, Buhariu ka permendur nje transmetim Mualak (pa sened), nga Ata’i se ky ka thene: “I kam arritur njerezit (dijetaret) te mos shihnin ndonje problem (ndalese) ne shitjen me ankand.”

Por kjo shitje ka kushtet e saj per te qene e lejuar, ashtu si edhe cdo lloj tjeter tregtie, dhe keto kushte kane te bejne me mosmashtrimin, mosngritjen e cmimit nga dikush qe nuk ka per qellim blerjen e mallit por vetem nxitjen e bleresve dhe ngritjen e cmimit, si dhe eshte kusht qe kontrata te jete me deshiren e te dyja paleve, pa detyrim dhe pa qellime te tjera pas kesaj shitje, por qellimi te jete vetem malli dhe perfitimi prej tij apo cmimit te tij, e jo mbulime e mashtrime te tjera qe ndodhin shpesh ne keto lloj tregtie.

Fetva per lejimin e shitjes me ankand ka dhene edhe Komisioni i perhershem i Fetvave ne Arabine Saudite (El Lexhnetu ed Daime), ne pyetjen e trete te Fetvase me nr. 7520.

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe ne Doren e Tij eshte i gjithe suksesi.


(Pyetja Nr. 40) Anonim / 05-07-2010

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
Pata nje pyetje lidhje me kete gje. A eshte e lejuar ne Islam, qe ne si musliman te e shfrytezojm nje shtet krishter. P.sh po flas direkt nese gruaja jeton veq nga burri, ateher shteti i paguan veq kesaj derisa kjo gjen pune dmth shteti gjerman i paguan edhe strehimin,edhe i jep roge per jetes. Por keta ne shtet jan te lajmeruar qe jetoin veq e veq, ndersa propozimi nga burri eshte te jetoin bashk por pa e dite shteti ,dhe kjo i bjen qe po e shfrytezojn shtetin dhe nese shteti kupton ather ja ndalon parat kesaj dhe llogaritet mashtrim.
Kete gje ende nuk e kam vepru, sepse une jam largu nga burri per disa probleme, por tani dojm te e bej perseri bashkimin, por burri po me propozon kete qe e ceka lart, por mua aspak nuk po me pelqen, vetem e vetem pse jam me mbules dmth ne islam, dhe nuk dua qe te flitet diqka per ne, dmth si njerez qe bejn dallaver… burrin e kam pak larg nga islami dhe i ka merak dallaveret (mashtrimet) shum, dhe inshaallah udhezohet …

Përgjigje / 16-07-2010

Mashtrimi dhe vjedhja jane dy vepra te ndaluara ne Islam, qofte edhe ndaj shtetit jomusliman. Keto jane morale te Islamit qe muslimanet duhet t’u permbahen dhe te vishen me to, dhe keshtu ata tregojne deliresine e tyre si dhe mund te behen shkak per udhezimin e te tjereve ne Islam. Pra, ti permbaju te pastertes dhe te drejtes, duke qendruar larg te ndaluares dhe te dyshimtes, sepse si do qe te jete, ajo qe mund te fitoni eshte dicka e paket nga dynjaja e pavlere dhe kalimtare, madje edhe kjo mund tju dale nga hundet nese zbuloheni, keshtu qe ruani veten, dinjitetin dhe fene tuaj. E sa per burrin, mundohuni me te mire me i fol, dhe lutjuni Allahut qe ta udhezoje, e ne i lutemi Allahut bashke me ju e ta udhezoje ate dhe qe te beni nje jete te lumtur ne kete bote dhe ne boten tjeter! Allahu e ka ne Dore suksesin.


(Pyetja Nr. 39) Besart / Kosove / 02-07-2010

Selam alejkum, hoxh i nderuar. Deshta t’ju bej nje pyetje?
Ketu tek ne ne Kosov eshte nje BANK me emrin TEB. Permes kesaj banke shum firma japin mall me kredi (pa kamat). p.sh. ne nje mobileri nje pal mobilie kushtojn 1000 euro. une keto mundem mi marr me qmim 1000 euro, mirepo banka kesaj firmes ia ndal 10 % te kesaj shume. A llogaritet kjo si kamat, a mundemi ne në kete menyr me ble gjera?
Ndoshta mundet me qen qe p.sh. mobileria e ka pas mallin 900 euro dhe e ka rrit 1000 per shkak te bankes sepse ajo ja merr 10%, nuk e di per kete. mirepo a lejohet qoft ne rastin e pare qoft ne rastin e dyte me marr gjera me keso lloj kredie (kinse pa kamat). Allahu ju rujt hogj, e ju shperbleft! Kam shum nevoj per nje pergjigje ne lidhje me kete.

Përgjigje / 03-07-2010

Nese banka punon me kamate, nuk lejohet bashkepunimi me te, pa marre parasysh emrin e saj.
Kurse ceshtja e blerjes se mallit me keste dhe me rritje te cmimit eshte nje ceshtje per te cilen ka mospajtim ne mesin e dijetareve te ehli sunetit: disa thone qe kjo gje lejohet, dhe keta jane shumica e dijetareve te kater medhhebeve, si dhe e dijetareve bashkekohore te Arabise Saudite, kurse te tjere thone se kjo gje nuk lejohet, sepse eshte njesoj si borxhi qe jepet me kamate ne shfrytezim te nevojes se te avrfrit, kundrejt kohes se vonimit te borxhit, dhe kjo eshte kamate. I ketij mendimi jane dijetaret e Shamit, shejh Albani dhe nxenesit e tij, prej bashkekohoreve, si dhe dijetare te tjere te hershem nga medhhebe te ndryshme. Argumenti i ndalimi te shitblerjes me keste dhe me rritje te cmimit, eshte kryesisht hadithi i sakte ku thuhet: “Kushdo qe shet dy shitje ne nje marreveshje (apo mall), atij i takon cmimi me i ulet prej dy cmimeve, ose kamata.”
Kurse grupi i pare mbeshtetet ne argumente me te pergjithshme, sic eshte per shembull ajeti “Allahu e ka lejuar tregtine dhe e ka ndaluar kamaten”, dhe thone se kjo eshte tregti. Po keshtu e krahasojne kete me shitjen qe quhet “es selem”, ku bleresi e paguan cmimin para kohe tek shitesi,
me qellim qe shitesi me ato pare ta pergatise apo ta prodhoje mallin qe ai kerkon, dhe e ben kete me qellim qe ta bleje me lire, kurse shitesit i intereson kjo qe te kete mundesi te punoje me kete kapital qe e merr para kohe.
Ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete ceshtje, eshte se shitbljera me keste dhe me rritje te cmimit nuk lejohet, bazuar ne hadithin e posacem qe i ndalon dy shitje ne nje akt tregtie, i cili e shpreh qarte se shtesa eshte kamate, dhe sepse kjo lloj shitje eshte njesoj si borxhi, pra blerje me borxh, dhe sic dihet qe shtesa mbi vleren e borxhit qe duhet kthyer eshte kamate, e Allahu e di me mire!


(Pyetja Nr. 38) Luljeta / 10-04-2010

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah. I kam dy pyetje:
1) Si qendron qeshtja e tregetis sipas sheriatit islam, psh nese nje musliman miret me tregeti dhe psh nje produkt e blen lir dhe tash nese don te e shet, a ka ndonje ligj islam qe e kufizon se sa mundet ai me ja dhen qmimin psh nese e blen nje gje 1 euro dhe a ka mundesi qe at me shit sa don, nese mundet edhe 1000 euro me shit, apo me shtrenjet, dmth nese ka kush qe e blen. DMTH a ka sipsas ligjit islam caktim ne qmime se sa duhet ai te e len shtrenjet, apo kjo eshte e hapt mundet sa don vete me ja dhen vleren qe ka kush qe e blen mir qe jo e liron…(shpresoi qe kesh e qart ne kete pyetje).
2) Kam interes qe djalin tim te e dergoi ne studime per islam, dhe deshira jone eshte te e dergojm ne jordani. Por ne jetoim ne gjermani dhe djali im tani i ka 9 vite. Ne cilen mosh fillon me pas te drejt me u regjistru ne jordani, dhe si shkon kjo qeshtje, a duhet me u kan nxenes shum i mir ketu ne gjermani dhe a duhet me e njoft gjuhen arabe. Kam shum deshir me dergu ne studime, por nuk kam aspak njohuri se si shkon kjo procedur.
Allahu ju shperbleft per pergjegje!

Përgjigje / 12-04-2010

  1. Çmimi e nje sendi vendoset ne varesi te dobise dhe vleres qe ka ai tek njerezit, dhe me çmimin e tregut, dmth me ate çmim qe shitet ne treg te shumica e shitesve, me dallim te vogel mes tyre. Por nuk lejohet shitja e nje malli me çmim me te larte se çmimi real, duke e mashtruar bleresin. Pra, Islami ka moralet e tij ne te gjitha çeshtjet, siç eshte sinqeriteti, mosmashtrimi, transparenca, e keshtu.
  2. Ne lidhje me djalin, ai eshte i vogel dhe nuk mund te dale jashte vendit pa shoqerimin e prindit, por edhe shkolla ketu, deri ne te mesmen eshte e pergjithshme, por mesohen edhe disa lende fetare te pergjithshme. Kurse zgjedhja e deges se posacme vjen pas te mesmes, dmth ne universitet. Sigurisht qe mesime fetare jepen edhe neper xhamia per te gjithe njerezit dhe moshat, pa marre parasysh arsimin qe kane, por ne kete rast djali juaj duhet te arrije moshen qe mund te udhetoje i vetem dhe te qendroje pa prinderit ne nje vend tjeter. Pra, cdo gje ne kohen e vet, dhe pastaj i meson te gjitha inshaAllah, edhe gjuhen arabe, edhe shkencat e ndryshme te Islamit.

(Pyetja Nr. 37) Anonim / 08-02-2010

Message: Es Selamu Alejkum we Rahmetull-llah.
Pytja 1. Ne nje aksident trafiku nje njeri godet me vetur dike i cili vdes ne vend, pa dyshim caktimi i All-llahut por, pytja eshte kjo: Vetura eshte me targa te shtetit tjeter dhe e siguruar nga ai shtet (dmth shoferi gjat gjith kohes ka paguar shtetin per at sigurim), a lejohet te mirren para pasi aj sigurim paguan e jo personalisht shoferi, dmth kjo pune shkoka permes gjykates, duhet ta denosh personin permes gjykates e pastaj firma e tij ku eshte i siguruar paguan per te, si e sheh Islami kete pune???
Pytja 2. A lejohet te mirret pension pas vdekjes se prindit nese ai ka punuar ne nje shtet europian duke e ditur se nuk kemi mundesi te punojm pasi jemi ne shkoll dhe marrim te holla nga ai shtet per shkollimin tone, ka mundesi te kete edhe kamate ketu pasi qe cdo muaj shtohen nga 1 ose 2 euro mirepo nuk jam i sigurt qe eshte pjese e kamates, ndoshta jeni i informuar per kete pune? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 11-02-2010

  1. Dijetaret e Islamit e kane pare te ndaluar sigurimin e pasurive, tregtise apo jetes, etj. sepse sigurimi eshte nje lloj kumari dhe ngrenie e pasurise se tjetrit padrejtesisht, pasi qe klienti i paguan shoqerise se sigurimeve nje shume te caktuar cdo vit, kundrejt pageses te detyrimeve ne rast te ndonje aksidenti te mundshem apo edhe te vrasjes se dikujt tjeter me makine, e keshtu, sipas llojit te sigurimit, por ky akt permban kumar ne vetvete dhe gjera qe nuk i dihet si mund te vijne, sepse ndodh qe te paguash vetem nje shume te vogel sigurimesh te shoqeria e sigurimeve dhe aksidenti te jete i madh, e shoqeria te paguaje shume te madhe, duke humbur diçka qe nuk eshte rezultat i vepres se saj. Po keshtu edhe ne te kundert, mundet qe sigurimpaguesit te mos i ndodhe asnje aksident apo demtim dhe te paguaje shoqerine per asgje, duke humbur keshtu dhe duke i ngrene shoqeria paret e tij padrejtesisht. Keshtu eshte edhe kumari e bixhozi, dhe kjo nuk lejohet ne Islam, sepse Allahu thote: “90. O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! 91. Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” [El Maide, 90-91]. “O ju, që keni besuar! Mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të padrejtë[38], përveç nëse bëni tregti me pëlqim dypalësh,[39] dhe mos e vritni veten tuaj![40] Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.[41]

________________________________

[38] Në mënyrë të palejuar: me kamatë, kumar, vjedhje, grabitje, vepra të ulëta e të ndaluara në Islam.

[39] Tregti të lejuar, me pëlqimin e dy apo më shumë palëve kontraktuese, sipas kushteve dhe rregullave të parashtruara nga Islami, të cilat gjenden në librat e jurisprudenës Islame: Fikhut.

[40] Mos vritni vetveten dhe mos vritni njëri-tjetrin, sepse ju jeni një popull i vetëm, një fe e vetme, një thirrje e vetme; dhe nëse dikush nga ju vret dikë tjetër, është njëlloj sikur ka vrarë vetveten.

[41] Dhe nga mëshira e Tij për krijesat e Tij, është se Ai ju ka ndaluar nga vrasja e vetes apo e tjetrit, përveçse me të drejtën e caktuar në legjislacionin Islam, si dhe ju ka ndaluar nga përvetësimi i pasurisë së njëri-tjetrit padrejtësisht.

Por, ne rast se keto sigurime jane te detyruara nga shteti ku jeton, dhe muslimani nuk mund t’u shpetoje atyre, perndryshe do te merrte ndonje ndeshkim, atehere dijetaret e kane lejuar qe te paguhen sigurimet e detyruara dhe ne rast aksidenti, te merret shpagimi i shoqerise per shlyerjen e demit, por jo me teper se demi i shkaktuar, sepse edhe ne rastin kur e ndaluara lejohet te veprohet si rezultat i detyrimit, ai lejim kufizohet me shkeljen me te vogel te mundshme qe mjafton ne kete rast. E Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe me i Urti ne gjykim e veprim.

  1. Pensioni qe shteti apo kompania i jep punetoreve te saj kur kalojne nje moshe te caktuar, apo per shkak te invaliditetit, ose kur dikush vritet ne detyre e siper, eshte i lejuar, sepse ai eshte ndihmese dhe bashkepunim i shoqerise me njeri-tjetrin, qe te gjithe japin nje shume te caktuar te hollesh nga rroga mujore apo vjetore, me qellim qe prej saj te ndihmohet ai qe do te gjendet ne nevoje prej anetareve te asaj shoqerie apo kompanie, qofte kur te dobesohet fizikisht dhe te mos mund te punoje, apo kur i ndodh ndonje aksident gjate punes. Kete gje e ka lejuar Islami dhe dijetaret e kane sqaruar ate ne fetvate e tyre, sic kane bere per shembull edhe dijetaret e Komisionit te perhershem te Fetvave. Kurse kamata qe jepet mbi kete pension per shkak te qendrimit te tij ne banke, nuk lejohet dhe eshte kamate. Ajo duhet te merret nga banka dhe te jepet ne rruge te hajrit, si lemoshe, por pa pritur shperblimin nga Allahu si dhenie lemoshe, sepse ajo eshte dicka e ndyte nga e cila duhet te pastrosh pasurine e lejuar. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 36) Rexhep / Zvicër / 24-01-2010

Message: Esselamu alejkum! Vlla i dashur nese nuk te bezdisi kam edhe nje pyetje fetare, nese gjen pak kohe te lire te lutem mu pergjigj:
1. Ketu ne Zvicer shumica e shiptareve punojn nga mengjesi deri ne mbremje dhe me eshte shtruar nje pyetje se a lejohet qe puntori i cili punon ne ndertimtari apo fabrika te ndryshme ta bashkoj namazin e drekes me at te ikindis. Pra duke e falur namazin e ikindis ne kohen e drekes. kjo per arsye se shumica kan pushim nga ora 12 deri ne ora 13 dhe nese nuk i bashkojne namazet nuk kan teori me fal namazin e ikindis.
2. Xhemati i Luganos e ka ndermend qe lokalin e xhamis ta blej teresisht mirpo sipas ligjit te zvicres 20% paguhen menjehere kurse shuma tjeter paguhet qdo muaj permes bankes. A ka ndonje dijetar qe e ka lejuar kete perpos Jusuf Kardavit kur dihet se kjo eshte kamat. Dhe a me lejohet te punoj si imam ne kete xhami. Me shum se 70% e xhamijave te cilat i kan ble muslimanet shqiptar dhe Turq i kan bler keshtu. Shkaku qe xhemati deshiron ta blej xhamin eshte se qiraja mujore per lokalet e xhamis eshte teper e shtrejt 2.700 franka zvicerane.

Përgjigje / 26-01-2010

  1. Kerkova mos gjeja dike prej dijetareve qe ta kete lejuar bashkimin mes namazeve per raste te tilla pune, por nuk gjeta pervec nje fetvaje te pergjithshme, ku thuhet se hanbelite jane ata qe bejne me shume lehtesime ne kete pike duke u bazuar ne hadithin e Iben Abasit (radiallahu anhu), që është transmetuar në dy “Sahihet” se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali në Medine tetë (rekate) të bashkuara dhe shtatë (rekate) të bashkuara”, në transmetimin e Muslimit bëhet e qartë se qëllimi është: bashkimi mes drekës dhe ikindisë dhe bashkimi mes akshamit dhe jacisë. Në transmetimin e Muslimit thuhet: “E bëri këtë megjithëse nuk kishte ndonjë arsye frike apo shiu” dhe në një transmetim tjetër: “Pa pasur shkak frike apo udhëtim”.
    Përgjigje ndaj kësaj është të themi ashtu siç tha Ibn Abasi kur u pyet për këtë: “Nuk donte që t’ia vështirësonte umetit të tij”.
    Disa dijetare thone se Profeti e beri kete per shkak te nje epidemie qe ishte perhapur ne Medine dhe nuk donte qe t’i mundonte me shume sahabet. Dhe se kete gje e ka vepruar vetem nje here dhe nuk ka transmetime te tjera qe te jete perseritur dicka e tille.
    Prej ketu, dijetaret thone se nuk lejohet bashkimi mes namazeve pa arsye te konsideruar nga sheriati, dhe ato arsye kufizohen me udhetimin, semundjen dhe shiun, ose cka sillet rreth ketyre, por jo per shkak te punes.
    Prandaj vella, i keshilloj keta vellezer qe ta falin cdo namaz gjate kohes se tij, dmth dreken ta falin ne kohen e pushimit, pasi te kete hyre koha e saj, dhe ikindine ta falin deri para perendimit te diellit, dmth qe e kane te gjithe kete kohe per ta falur ikindine dhe patjeter qe do e gjejne pak kohe sa me e fale ate, e Allahu i di gjendjen e roberve te Vet.
  2. Ne qofte se ekziston mundesia ligjore e vendit ku ndodheni qe lokali te blihet i gjithe me pare ne dore dhe jo me keste apo me banke, atehere te blihet me pare ne dore, ne te kundert, nuk lejohet qe te blihet me kamate dhe me banke, dhe askush prej dijetareve te konsideruar nuk e ka lejuar kete gje, cfare do qe te jete arsyeja e blerjes, per shkak se marrja me qira e permbush nevojen. Lexo me teper pergjigjen e pyetjes nr. 667 ne kete faqe, ne lidhje me kamaten dhe krizen ekonomike boterore. Allahu e ka ne dore suksesin dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 35) Dritan / 22-01-2010

Message: Selam alejkum vellezen te nderuar nga vllau juaj Dritani.
Allahu ju ruajt e ju dhente bereqet si ne kete bote ashtu dhe ne tjetren per punen e vyer qe beni ne perhapjen e sunnetit te pejgamberit alejhi selam!
Desha me ju pyt per dy qeshtje:
1. Kur detyrohesh me i mbajte leket ne banke, a lejohet qe interesin e saj ta perdoresh per te paguar qerane e shtepise, internetin tendin apo te ndonje vellait nevojtar? I interesuari per kete pyetje jeton ne Kanada.
2. Per te pastrehet per ata qe nuk kane shtepi te tynen, shteti i krijon mundesine me marre kredi me interese 0, por qe ne te vertete ajo para e marrun ka interese, KAMATE, POR QE ATE KAMATE E PAGUAN SHTETI PER TE. Pyetja eshte: a lejohet te merret kjo kredi? Dhe nje tjetrer psh. e ngjashme me te qe mund te thoje dikush qe merr borxh se interesin e pareve ta puguaj une, ti ke me pagu shumen qe ke marre. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 26-01-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! 1. Nuk lejohet perfitimi personal nga interesi bankar (kamata), ne cdo vend te botes qe te jete ajo banke. Dijetaret kane dhene fetva qe keto pare te hiqen sa me pare duke u dhene per bamiresi te pergjithshme, pa pritur ndonje shperblim prej tyre, sepse kjo eshte vetem nje menyre qe te shpetosh prej asaj kamate qe e ke marre ne kundershtim me ligjin e Allahut, edhe pse ndoshta i detyruar, dhe si rrjedhim nuk ke gjynah per te, por duhet ta pastrosh pasurine tende hallall nga kjo kamate qe eshte haram. Pra, nuk lejohet te perfitosh vete nga ajo kamate, qofte duke paguar qirane e shtepise apo ndonje detyrim tjeter. Ndersa dikujt tjeter te nevojshem, mund t’ja japesh per te lare borxhin per shembull, apo per ndonje nevoje tjeter. E Allahu e di me mire.

  1. Bashkepunimi me nje banke qe punon me kamate eshte i ndaluar, per shkak se perfshihet ne ate qe quhet bashkepunim dhe ndihmese ne veper te ndaluar nga Allahu, dhe do te mjaftonte ky ndalim per te mos bashkepunuar me banken ne blerjen e shtepise apo te makines, etj. Kurse pagesa e kamates bankare nga nje pale e trete nuk ndryshon gje ne kete rast, sepse kamata ekziston, pavaresisht se kush e paguan ate. Blerja e shtepise nuk eshte dicka e domosdoshme, pasi qe mund te marresh shtepi me qira pa problem.

Ndoshta duket ky gjykim kunder interesit te individit, por Allahu e di me mire se cfare eshte e mire per robin e Tij dhe cfare eshte e keqe, dhe Ai gjykon me Urtesine dhe Dijen e Tij absolute. Kur Allahu e ndalon kamaten, me cdo lloj rruge apo menyre qe ajo te jete, e ben kete sepse Ai i di pasojat e saj negative dhe shkaterruese te individi dhe shoqeria. Por per shkak se njerezit mashtrohen nga pasuria dhe jane te nxituar gjithnje ne marrjen sa me shpejt te rrizkut te tyre, per t’i frenuar ata, Allahu i ka kercenuar dhe ka thene se kush vazhdon ne kamate, i ka hapur lufte Allahut dhe te Derguarit te Tij, dhe patjeter qe lufta e tyre eshte e humbur dhe ata jane te shkaterruar e te deshperuar, por deshperimi dhe pendimi i tyre do te jete teper vone dhe nuk do t’u beje dobi.

Kriza ekonomike boterore nuk ka ardhur vecse si pasoje e ngrenies se kamates anembane botes, dhe padyshim qe pas kesaj fshihen cifutet, te cilet edhe pse e kane te ndaluar kamaten ashtu si edhe muslimanet, por ia kane lejuar vetes ate ne marredheniet me te tjeret, kurse midis tyre nuk japin e marrin me kamate. Ata e dine ligjin e Allahut ne univers, dhe vecanerisht ne lidhje me kamaten dhe shthurjet e tjera te njerezve ne toke, por nisur nga ideja e tyre rraciste dhe e paprecedent se gjoja ata jane bitje e zgjedhur te Zotit dhe te dashurit e Tij, dhe si rrjedhoje vetem atyre u perkasin te mirat dhe pushteti ne kete bote mbi te gjitha rracat e tjera njerezore te cdo perkatesie fetare, si dhe ne boten tjeter parajsa do te jete vetem e tyre, sipas tyre. Keshtu qe, te gjithe njerezit e tokes duhet t’u sherbejne atyre, por kjo nuk mund te arrihet nese njerezit e njohin Zotin dhe veprojne sipas mesimeve te Zotit, keshtu qe duhet me cdo kusht t’i largojme ata nga rruga e drejte e Zotit dhe t’i fusim ne cdo lloj shthurje te mundshme, duke shkelur cdo ligj te Zotit, dhe duke vepruar paturpesite me te medha te mundshme qe as kafshet nuk i bejne. Dhe keshtu, cifutet perhapen shthurjen morale nder popuj, lakuriqesine dhe prostitucionin ne publik, perhapen idete materialiste per mohimin e Zotit, duke i mashtruar njerezit dhe duke bere qe ata te besojne verberisht te shkenca bashkekohore gjera qe jo vetem nuk jane te verteta, por as logjika me e thjeshte njerezore nuk i pranon. Kurse nga ana ekonomike dhe materiale, me ane te se ciles arrin pushtet dhe fuqi ne toke, ata kane perdorur kamaten duke hapur banka shteterore e private ne te gjitha vendet e botes, duke i mashtruar njerezit, te cilet shohin shume shkurt dhe afer kur behet fjale per pasurine, dhe nuk shohin larg dhe pasojat e asaj qe jane duke bere ne te tashmen. Dhe keshtu, njerezit u zhyten ne kamate, anembane botes, pa u penduar dhe pa u kthyer te Zoti asnje cast, madje ideja materialiste as qe ua lejon ta cojne ne mendje permendjen e Zotit. Dhe ata qe perfitojne ne kete rast jane vetem cifutet, por kjo vetem ne pamje te pare, sepse ne realitet, as ata nuk perfitojne asgje, sepse harrojne qe edhe ata i kane hapur lufte Allahut ne kete rast, sepse jane te perlyre me kamaten dhe madje shkaktaret dhe nxitesit e saj, keshtu qe ndeshkimi i tyre do te jete i dyfishte. Planet e tyre nuk do te realizohen ne asnje menyre dhe ata kurre nuk do t’i gezojne ato pasuri te grabitura njerezve nga kamata.

Pra, njerezit sot jane ne lufte me Zotin, dhe kete po e sheh e gjithe bota, duke filluar qe me ngrohjen globale, qe eshte nje tmerr per njerezimin, e deri ne dukurite natyrore qe po ndodhin si rezultat i zemerimit te Allahut me njerezit. Diku permbytje e diku thatesire e madhe. Termetet vijojne njeri pas tjetrit duke shkaterruar e duke marre jete njerezish ne mase, se ndoshta njerezit po i kthehen Zotit, po i luten vetem Atij qe t’i shpetoje dhe t’i fale. Por mesa duket, ata jane verbuar dhe materializmi nuk u le te shohin asgje ashtu si eshte ne realitet, keshtu qe nuk duhet te fajesojne askend pervec vetes se tyre. Ose le te fajesojne po deshen natyren, por ndeshkimi i Zotit kur vjen, nuk ka kush e ndalon. Qellimi eshte se kamata, ne cdo lloj menyre apo rruge qofte, e drejtperdrejte apo me hile, eshte e ndaluar nga Allahu, dhe pasojat e saj jane te paimagjinuara. Prandaj, sa me larg asaj dhe nese keni mundesi, sqaroni edhe te afermit tuaj dhe shoqerine, qe te qendrojne larg saj, perndryshe, bashke me te thatin digjet edhe i njomi, Allahu i ruajte muslimanet nga ndeshkimi i Tij dhe nga kurthet e mohuesve, kudo qe jane! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithcka.


(Pyetja Nr. 34) Anonim / Kosovë / 20-01-2010

Message: selamun alejkum. Kam nje pyetje qe po me mundon qe disa dite, desha te dije a lejohet me ngrene ushqim qe asht fitu nga luajtja ne bastore?

Përgjigje / 20-01-2010

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu eshte i Mire dhe nuk pranon vecse te miren. Allahu i ka urdheruar besimtaret me ate qe ka urdheruar edhe pejgamberet, duke thene: “Ju, o te Derguar! Hani prej te mirave (ushqimeve te pastra e te dobishme qe jane te lejuara) dhe veproni vepra te mira.” [El Mu’minun, 51]. Dhe thote: “Ju, o besimtare! Hani nga te mirat qe ju kemi furnizuar.” [El Bekare, 172]. Pastaj i Derguari permendi nje burre qe ka udhetuar per nje kohe te gjate, dhe ashtu i pakrehur dhe i pluhurosur ngre duart nga qielli dhe thote: “O Zot! O Zot!”, nderkohe qe ushqimi qe ha eshte haram, pija qe pi eshte haram, rrobja qe vesh eshte haram, dhe eshte rritur me haram. E si mund t’i pergjigjet lutjes se tij?!” [E Transmeton Muslimi].
Nese pasuria e dikujt eshte e gjitha nga harami, nuk lejohet qe te hahet tek ai dhe nga pasuria e tij, dhe po keshtu nese dihet se nje ushqim te caktuar e ka blere me para te fituar haram, nuk lejohet te hahet prej tij. Ky eshte rregulli, dhe nuk perjashtohet prej tij pervec ne rast te detyrimit si ai qe detyrohet te haje nga e ngordhta per te mos vdekur nga uria.
Gruaja duhet ta porosite burrin e saj qe te mos i sjelle ne shtepi para te fituara me haram, sepse keshtu ata fusin zjarr ne barkun e tyre dhe pasojat e kesaj jane te keqija ne kete bote dhe ne boten tjeter; ne kete bote nuk do te kene bereqet ne pasurine e tyre si dhe do te perballen me sprova e fatkeqesi te ndryshme qe i di vetem Allahu se cfare mund t’u ndodhe, kurse ne boten tjeter do te denohen ne zjarrin e xhehenemit per haramin qe kane futur ne bark. Burri duhet te kerkoje pune hallall dhe t’i mbeshtetet Allahut, e Allahu do t’ja lehtesoje atij hallallin perderisa ai nuk kerkon vecse hallallin, dhe duhet te jete mese e ditur se ashtu si ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Shpirti i shenjte me fryu ne zemer (me shpalli), se asnje shpirt nuk ka per te vdekur pa arritur exhelin e tij dhe pa marre te gjithe rriskun e tij, prandaj kini frike Allahun dhe kerkojeni rriskun ne menyre te mire (ne hallall). Askend prej jush te mos e shtyje vonimi i rriskut qe ta kerkoje ate ne kundershtim me ligjet e Allahut, sepse ajo qe gjendet tek Allahu nuk mund te arrihet veçse me bindje ndaj Tij (duke zbatuar ligjet e Tij).” [Hadith i sakte. Sahihul Xhami, 2085].
Lusim Allahun te na dhuroje dije te dobishme, rrisk te mire e hallall dhe vepra te pranuara! [Iben Maxheh, 753 – Sahih].


(Pyetja Nr. 33) Anonim / 08-01-2010

Message: selamun alejkum. A lejohet te shesesh si punetor i dikujt apo tregtar ne punen tende parfume per grate apo makjazhe, te kuq buzesh, manikyr, lapsa qe lyejne syte, qerpiket apo qepallat. ose ato qe heqin vetullat, apo cka mban nje dyqan kozmetik? ALLAHU JU RUAJTE DHE JU DHENTE SUKSES NE PUNEN TUAJ!

Përgjigje / 20-01-2010

Origjina eshte se nuk lejohet shitja e gjerave te ndaluara ne Islam, por ka disa gjera qe ne origjine jane te lejuara, kurse perdorimi i tyre ne disa raste eshte i ndaluar, sic eshte ceshtja e produkteve kozmetike, nga te cilat ka gjera te lejuara nese perdoren ne rastet e lejuara, dmth para burrit dhe jo para te huajve, sepse Allahu e ka ndaluar gruan muslimane qe t’i shfaqe stolite e saj ne sy te burrave te huaj. Por ka edhe gjera te ndaluara, sic jane piskatoret per heqjen e vetullave kur perdoren per heqjen e vetullave, gje e cila nuk lejohet ne Islam dhe ajo grua qe e ben kete gje mallkohet nga Allahu dhe nga engjejt, sic ka ardhur ne hadith. Nisur nga fakti se ne Shqiperi apo kudo ne Evrope dhe ne vendet jomulsimane, shumica e grave qe i blejne keto produkte kozmetike, per te mos thene te gjitha, me perjashtim te atyre qe ka meshiruar Allahu dhe i ka udhezuar ne Islam, i perdorin keto produkte ne menyre te ndaluar, dmth ne publik. Prej ketu, shohim qe me e paqshme per muslimanin eshte qe t’i largohet nje pune te tille, qofte si punetor apo si pronar i nje dyqani te tille. E Allahu e di me mire. Ne nje fetva te Komisionit te perhershem te fetvave (13/67), thuhet: “Nuk lejohet shitja e ketyre produkteve kozmetike, ne qofte se shitesi e di se bleresi do t’i perdore ato ne ate menyre qe Allahu e ka ndaluar, sepse ne kete rast ka ndihmese ne gjynah dhe kalim te kufijve te Allahut. Dhe nese shitesi e di se bleresi do e perdore ne menyre te lejuar, sic eshte zbukurimi per burrin e vet, ose nuk e di se si do e perdore, atehere lejohet te beje tregti me keto produkte.” E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 32) Nardi / Fier / 21-12-2009

Message: selamu alejkum. Nje vella pyet: A lejohen te shiten fishekzjare?

Përgjigje / 22-12-2009

Eshte pyetur shejh Iben Uthejmin ne lidhje me shitjen dhe blerjen e fishekzjarreve, dhe ai eshte pergjigjur se eshte i mendimit se nuk lejohet as blerja dhe as shitja e tyre, per shkak se ato jane shperdorim i pasurise dhe sepse bezdisin njerezit me zhurmat e tyre. [Mexhmuu fetava Iben uthejmin, 3/3]. Kurse shejh Zejd el Med’hali ka thene ne nje fetva se ato futen ne gjerat e lejuara perderisa nuk demtojne njerezit dhe pasurine e tyre, duke i konsideruar si lodra per femijet qe lejohen me kusht mosdemtimin e njerezve dhe shperdorimin e pasurise pa nevoje. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 31) Albani / Kosovë / 10-12-2009

Message: selam alejkum Rreth pyetjes 623 qe flitet per shtesen e nje rekati ne namaz e qe pastaj duhet ber dy segjde te harreses e pastaj te japish selam para dhenjies selam, a duhet te themi ettehijjatin dhe duat e tjera deri ne fund apo veq te bejm segjden e harreses e pastaj te japim selam qe me njeher?
A eshte e lejuar punesimi per femren, si per shembull ne ekonomi spital me ndrrime te nates e shoqeruar me pabesimtare? Ç’eshte vendimi i Islamit per kryerjen e gjinekologjis per femrat duke e ditur se aty punojn edhe meshkujt?

Përgjigje / 22-12-2009

  1. Ne kete rast behen vetem sexhdet e harreses dhe pastaj jepet selam, pa e thene teshehudin apo lutjet e tjera.
  2. Punesimi per femren eshte i lejuar ne Islam, por me kusht qe puna te jete e lejuar, te mos kete perzierje me burra te huaj, dhe ti permbahet rregullave te Islamit ne pergjithesi. Muslimanet sot nuk po i japin rendesine e duhur çeshtjes se perzierjes se burrave me grate neper institucione sociale, qofte neper shkolla, universitete, spitale, etj. madje po neglizhojne shume ne kete çeshtje, gje e cila po jep pasojat e veta te keqija edhe ne shoqerite e disa vendeve muslimane, e tek Allahu ankohemi qe ta udhezoje popullin musliman. I gjithe shkaterrimi i nje shoqerie fillon nga perzierja mes meshkujve dhe femrave te huaj me njeri-tjetrin, dhe pasojat e kesaj jane te renda dhe kur te vjen fatkeqesia, nuk vlen me pendimi per ate qe ka kaluar nga dynjaja, edhe pse Allahu eshte Pranuesi me i Madh i pendimit, me kuptimin se nuk te denon per ate veprim te ndaluar qe ke vepruar dhe je penduar sinqerisht, por pasojat e atij veprimi mund te kene dhene frytin e tyre. Nuk lejohet perzierja e meshkujve dhe femrave ne Islam, ne asnje institucion social e shoqeror, perveç ne raste domosdoshmerie kur diçka e tille ndodh vetvetiu nga rrethanat dhe rastet e domosdoshme. Shume vende te Perendimit po studiojne teorine e ndarjes se meshkujve nga femrat neper shkolla, edhe pse qene ata te paret qe e shpiken kete gje me teorine mashtruese te barazimit mes burrit dhe gruas. Pasojat e keqija shoqerore te perzierjes mes meshkujve dhe femrave i perceptuan edhe mjeket filozofe te vjeter greke, si Aristoteli, e te tjere, te cilet vendosen ligj ndarjen e femrave nga meshkujt gjate mesimit. Lexo me teper per gjykimin e perzierjes mes meshkujve dhe femrave ne Islam dhe pasojat e tij, ne kete link.

(Pyetja Nr. 30) Anonim / Kosovë / 25-11-2009

Message: Ne Shqiperi, Kosove dhe Bosnje eshte nje shoqate qe ushtron aktivitet per jetima, ndihma per te varfer dhe saktesisht nuk dihen sponsoret e sakte, kam degjuar se kete shoqate e ka Jusuf Islam dhe personi ne fjale ka nisur mesa kam degjuar ka nisur prap me muzik me kitare fancave te tije u ka thene jam ai qe kam qene. A lejehet te punosh ne kete shoqate apo te ushqehesh ne forma te tjera nga ky burim i kesaj shoqate?

Përgjigje / 6-12-2009

Perderisa puna e shoqates eshte hallall dhe puna jote ne ate shoqate eshte hallall, atehere edhe perfitimet prej saj jane hallall, inshaAllah. Kurse veprat qe ben drejtuesi i saj prej te ndaluarave qe kthehen tek vete ai dhe besimi i tij, nuk ndikojne ketu, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 29) Anonim / Kavajë / 16-11-2009

Message: eselam alekjum ve rahmetullah ve berekauhu!
Doja te dija me lejen e Allahut nese mund ta pranojme bakshishin qe na lene te tjeret ne pune?

Përgjigje / 19-11-2009

Ue alejkumus selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Nese bakshishi eshte ne forme dhurate dhe nuk ka asnje lidhje me shfrytezimin e postit dhe me vendin e punes ku je, dhe nese jepet me deshiren dhe kenaqesine e atij qe e jep, atehere nuk ka problem inshaAllah, dhe nuk futet ne ate qe quhet rryshfet apo ngrenie e pasurise se tjetrit padrejtesisht, gjera te cilat jane te ndaluara rreptesisht ne Islam. Allahu i Madheruar thote: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht, as mos joshni me të gjykatësit [1] me qëllim që në mënyrë të ndaluar dhe me vetëdije të hani një pjesë nga pasuria e të tjerëve!” [El Bekare, 188]. Kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mallkimi i Allahut qofte mbi ate qe jep rryshfet dhe ate qe e merr rryshfetin.” [Iben Maxheh, 2304. Shejh Albani e ka konsideruar te Sakte]. Shumica e dijetareve kane perjashtuar nga ky mallkim dhe ndalim ate person qe jep rryshfet i detyruar per te arritur nje te drejte te veten te cilen nuk mund ta arrije ndryshe nga ata qe jane zullumqare dhe ne kete rast gjynahu mbet mbi ata dhe jo mbi kete qe e jep rryshfetin, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

_____________________

[1] Mos ua ofroni pasurinë tuaj gjykatësve në formë rryshfeti.


(Pyetja Nr. 28) Agim / Kumanovë / 22-10-2009

Message : Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi we berekatuhu.
Pytja ime eshte kjo:
a)- ” Elhamdulil-lah, ka dy vite qe e kam gjetur rrugen e drejt-elhamdulil-lah, mire po pare kesaj kohe isha ne rruge te gabuar- (Eudhu bil-lah) edhe tani me kane mbetur disa rroba te cilat nuk i kom prej hallallit – qka duhet me bo me to, a me pranohet namazi qe e kom bo me to, a duhet te vazhdoj me to me bo ibadet, me i hudh a po qka???
b)- I kam dhe do rrobe tjera qe mi kan dhon dhurat disa te tjere qe i kan fitu me haram, qka duhet me bo me keto pasi frikohem me ja dhuru dikujt tjeter??? Allahu ju shperbleft me dije te dobishme.

Përgjigje / 29-10-2009

Nese je ne gjendje te mire ekonomike, atehere ato rroba jepja te varferve pa shpresuar ndonje sevap sadakaje, megjithese edhe per kete Allahu do te jape shperblim nga Miresia e Tij, per nijetin tend dhe per pendimin nga harami dhe largimin e tij nga vetja. Gjithnje, nese nuk mund t’ja kthesh keto rroba atyre qe i kane apo qe i jane marre padrejtesisht. Allahu eshte Falesi me i Madh dhe Pranuesi i pendimit.


(Pyetja Nr. 27) Anonim / 22-6-2009

Message : Selam Alejkum
Desha te pyes ne lidhje me pyetjen 26. Edhe une jam nje prej atyre qe dija se lloji i tille i tregtise eshte kamate. Por desha te di se ku eshte ndryshimi midis ketij lloji tregtis me blerjen e shtepise, apo marrja e parave me kredi ne banke, dhe a lejohet me perfitu nga nkimi i lekeve ne valute; p.sh. nese ke 1 milion lek ti kthesh ne dollar dhe pastaj te presesh kur te ngrihet dollari ti kthesh perseri ne lek?

Përgjigje / 23-6-2009

Dallimi mes shit-blerjes me keste dhe kredive bankare eshte se ne rastin e pare kemi te bejme me tregti te lejuar ku per qellim eshte malli qe shitet dhe blihet per plotesimin e nevojave te seciles pale, kurse ne rastin e dyte (te kredive bankare) kemi te bejme me marrje borxh te nje shume te caktuar parash qe duhet te shlyhen brenda afatit te caktuar me apo pa keste, por me shtese qe eshte kamate e paster, pa asnje kundershtim ne mesin e dijetareve. Bankat Islame kane gjetur nje zgjidhje ne lidhje me kete, dhe shumica e dijetareve e kane lejuar ate zgjidhje e cila eshte keshtu: Klienti qe kerkon te bleje nje makine apo shtepi te caktuar, shkon te banka Islame dhe i thote se deshiron te bleje filan makine apo shtepi qe gjendet tek filan pronar, dhe banka dergon njerez te saj per ta blere ate makine apo shtepi me pare ne dore, me çmimin qe kerkon pronari i saj, dhe me kontrate te rregullt duke i kaluar pronesia e asaj makine apo shtepie bankes. Pastaj banka lidh kontrate tjeter me klientin e saj, duke ja shitur ate makine apo shtepi me keste deri ne nje afat te caktuar, me çmimin qe bien dakord te dyja palet, edhe pse mund te jete me i larte se çmimi me te cilin e bleu banka. Dhe kjo eshte e lejuar, pa ndonje problem inshaAllah, por ajo qe ndodh ne shume banka qe quhen Islame, eshte mospraktimi i sakte i ketyre marreveshjeve, qofte nga padija e punonjesve te tyre qe i praktikojne ato, apo nga shkelje qe mund te behen per lehtesi veprimesh dhe pakesim shpenzimesh, por qe nuk lejohen. Kurse kredite bankare jane kamate e qarte, pa asnje kundershtim. Lusim Allahun t’i ruaje muslimanet nga kamata dhe t’i mundesoje atyre tregti e marreveshje te lejuara dhe rizk hallall!

Kembimi i valutave eshte i lejuar ne çdo kohe e vend, perderisa kembimi behet dore me dore. Nese ti ke per qellim te kembesh nje sasi parash ne nje valute te caktuar e cila per momentin eshte ne renie dhe pritet qe vlera e saj te ngrihet, lejohet qe te mbledhesh prej saj dhe pastaj ta shesesh me çmimin e ngritur. Nuk ka problem per kete. Por problemi qendron ne faktin se kjo eshte diçka e panjohur dhe hamendje qe mund te sjelle fitim ose humbje, pra ka rrezikshmeri, dhe kjo duhet llogaritur mire nga ana juaj, ne menyre qe t’i ruheni humbjes sa te mundni. Zakonisht, kur nje valute i ngrihet vlera kundrejt valutes se nje vendi tjeter, nuk eshte e thene qe kjo ngritje e vleres te jete ngritje e vertete e asaj valute, por mund te jete per shkak te renies se vleres se valutes te atij vendi dhe fuqia blerese e asaj valute. Pra, keto jane çeshtje ekonomike te nderelikuara qe kerkojne njohuri dhe pervoje.


(Pyetja Nr. 26) Anonim / Shqipëri / 16-6-2009

Message: Esselamu alejkum ue rrahmetull-llah. Kisha nje pyetje ne lidhje me kamaten (Er-riba). Kam lexuar ne disa fetwa, ne pergjithesi keto te dijetareve te Saudise, se ata e lejojne shtesen ne para kur shitet dhe blihet me keste. Te njejten gje e lexova edhe nje dite ne nje liber fik’hu ku thoshte tekstualisht se dikush e shet nje mall me nje shume po themi 1000$ dhe kjo me pare ne dore (kesh) e nese bleresi nuk ka leke ne dore atehere kjo shume behet 1500$ per nje periudhe kohore qe bien dakort te dy palet. D.m.th nese e blen me lek ne dore paguan 1000$, nese e blen me keste per 6 muaj paguan 1500$. Deshiroj te di se ku eshte argumenti ne te cilin mbeshteten keta dijetare per kete ceshtje sepse mua me duket per aq pak sa di se kjo eshte kamate e paster. Me qellim largimin e injorances sone dhe pasimin e argumenteve dhe mosimitimin e verber, do t’ju kerkoja per hir te Al-llahut te ma shkoqisni sa te mundeni mire kete ceshtje. Dhe ne qofte se ne kete mes’ele ka kundershtim deshiroj te dij argumentet perkatese te paleve. All-llahu ju shperblefte me te mira. Me respekt.

Përgjigje / 21-6-2009

Shit-blerja me keste eshte e lejuar sipas mendimit te shumices se dijetareve, madje shume dijetare bashkekohore thone se kjo eshte e lejuar unanimisht dhe ata qe kundershtojne ne kete nuk kane argument te vlefshem per t’u mbeshtetur ne te. Per shembull: Nese dikush e blen nje mall i cili me pare ne dore kushton 1000 $, por ky e blen me keste deri ne nje vit me 1500 $, kjo lejohet unanimisht, sepse pagesa kesh (ne dore) ka vlere dhe ndryshon nga pagesa e vonuar, dhe kjo dihet dhe njihet mire nga tregtaret, dhe pikerisht per kohen qe tregtari nuk ja merr paret bleresit, i takon nje fitim te cilin ai do ta kishte arritur nese do t’i kishte marre paret ne dore dhe do t’i kishte investuar. Dhe kjo eshte logjike dhe e drejte, dhe dijetaret nuk kane gjetur argument te drejtperdrejte qe e ndalon kete gje.

Por disa dijetare e ndalojne shitblerjen me keste dhe thone se ajo perfshihet ne kamate. Prej ketyre dijetareve eshte edhe shejh Albani, Allahu e meshirofte! Ai argumentohet me fjalen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kushdo qe bashkon dy kontrata ne nje mall, ai duhet te marre me te voglen e tyre, ose ka per te marre kamaten!” Kurse ne nje transmetim tjeter thuhet: “I Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga bashkimi i dy kontratave per nje mall.” Kur transmetuesi i ketij hadithi u pyet per kuptimin e ketij ndalimi, tha: “Qe tregtari te thote: ta shes kete mall me pare ne dore kaq para, dhe me para te vonuara (borxh) kaq para (me shume).” Sipas kesaj, kjo shtese eshte kamate tek shejh Albani, dhe ai thote se kjo lloj tregtie nuk ka pas ekzistuar me pare tek muslimanet dhe nuk gjendet me kete emer ne librat e fikhut, por permendet vetem borxhi i lejuar e i mire, qe jepej pa kamate, dhe ata qe e kane futur kete lloj tregtie tek muslimanet kane qene te huajt ne kohen e sundimeve te vendeve muslimane.

Kurse shumica e dijetareve e komentojne hadithin me te cilin argumentohet shejh Albani, keshtu: “Kur tregtari i thote bleresit: “Ta shes kete mall me 100 $ kesh ose me 150 $ me keste per nje vit.” Pastaj ndahen pa e caktuar se cilen menyre te shitjes do te bejne, me kesh apo me borxh. Kjo nuk lejohet sepse eshte e panjohur menyra e pageses dhe ketu jane perfshire dy kontrata ne nje mall, pa e caktuar se cilen kontrate kane lidhur.

Keto jane fjalet e dijetareve dhe argumentet e tyre ne kete çeshtje, dhe ajo qe mendojme se eshte me e sakta, eshte fjala e shumices se dijetareve, pra lejimi i shit-blerjes me keste dhe me borxh, si lehtesim per njerezit dhe mosekzistence e ndonje argumenti te drejtperdrejte te sheriatit qe e ndalon kete gje, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 25) Anonim / Greqi / 28-4-2009

Message: Selam Alejkum
Jam ai personi qe bera pyetjen e 400 por desha te pyes per dicka tjeter rreth parave.
Me thate qe lejohet per ne pranimi i dhurates se krishterit qofte edhe per festen e tyre por jo me qellim festimi dhe dashurie per ta, POR ME QELLIM sjellje dhe afrimin e tyre te Islami. Pyetja ime eshte se une nuk i marr leket qe ti afroj ata te Islami sepse ata nuk e dine qe une jam musliman dhe praktikoj Islamin por thjesht se me pelqen pasuria, a lejohet kjo gje? Pyetje tjeter p.sh nese une kam 50 euro te shkoqura mund ti shkembej me 50 euro letre me nje person qe nuk i ka fituar me pune ose me nje tjeter qe ne punen e tij ka dhe haram (p.sh punon shofer ne nje magazin qe shperndan dhe limonata dhe uiski), a lejohet kjo gje?

Përgjigje / 6-5-2009

  1. Duhet te ndryshosh qellimin vella, sepse sipas qellimit eshte edhe gjykimi i veprave. Fshehja e Islamit nga ana jote nuk eshte e mire, perveç nese ka ndonje rrezik apo problem per ty, dhe jo thjesht ndienje turpi apo diçka e ngjashme qe te ben ta mbash koken poshte. Perkundrazi, muslimani duhet te jete krenar qe eshte musliman, dhe duhet ta shfaqe e ta shprehe kete gje kudo qe te ndodhet, perveç nese kjo perben rrezik per te. Kurse ne lidhje me dhuraten e te krishtereve ajo lejohet qe te pranohet nga muslimani, perveç asaj qe ka te beje me festat e tyre, sepse do te ishte shoqerim i tyre ne to dhe kjo nuk lejohet ne asnje menyre, perndryshe do te ishte aprovim i fese se tyre te devijuar dhe i adhurimeve te tyre te shpikura nga vete ata.
  2. Nuk ka problem qe te thyesh eurot apo çdo lloj valute tjeter te nje person qe e ka fituar lekun haram apo qe punon me haram. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 24) Besimi / Londër / 12-4-2009

Message: eselamu alejkum verahmetullahi vebereketuhu, kam dy pyetje: Nje person pasanik xhahil qe e ka udhezuar Allahu, a ka detyrim qe ta paguaj zeqatin per ato vite te xhahil llekut apo duhet ta paguaj qe ne ate kohe qe eshte udlezuar?

E dyta: A ka detyrim qe ai person te ja paguaj zeqatin pareve qe i ka dhene borxh edhe si ka marr ala,

normal ato pare kane kaluar vitin? Allahu ju shperblefte me xhenet.

Përgjigje / 21-4-2009

  1. Ai person ka detyrim zekatin qe ne kohen kur eshte udhezuar ne Islam, sipas rregullave te zekatit, dhe nuk ka detyrim zekatet e viteve te kaluara, qofte nese ka qene jomusliman me pare apo musliman i paditur dhe i panjohur me Islamin dhe ligjet e tij.
  2. Ne lidhje me zekatin e pareve qe jane dhene borxh ka mospajtim ne mesin e dijetareve, por me e sakta eshte qe nese ai borxh shpresohet te merret dhe eshte thuajse i sigurte qe do te merret, atehere nese i kalon viti dhe bashke me pasurine qe ka ne zoterim e permbush nisabin (sasine e caktuar nga e cila fillon zekati – 85 gram ar ose me shume, apo 595 gram argjend ose me shume), atehere duhet te jape zekat per te, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 23) Ahmed / Greqi / 10-4-2009

Message: selamu alejkum. Jam nje vella musliman qe jetoj perkohesisht ne greqi me dokumenta te rregullta por kohet e fundit nuk me kane shkuar punet mire elhamdulilah, kam hyr borgj rreth 4000 euro dhe ma kane veshtiresuar jeten shume se tani punoj me dite dhe dua te pyes a me lejohet me marr kredi ne bank aq sa kam borgj theksoj se gjysen e shumes i kam te qafira dhe gjahila dhe ma kane bezdisur sa nuk me lene te shperngulem nga ketu te ik me nje vend tjeter me pergojojne me bejn rezil. Te lutem me jep nje pergj te sakte sido te jete une dua te verteten. Jam i ri dhe dua te martohem por keto borgje nuk me lene te ece perpara. Shpresoj se po ti laj ne kete menyre dmth me banke dhe sa per banken punoj.

Përgjigje / 17-4-2009

Allahu i Madheruar thote: “O ju, që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur prej kamatës, nëse vërtetë jeni besimtarë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. E nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni kënd dhe as nuk dëmtoheni vetë.” [El Bekare, 278-279]. Pra, marrja e borxhit nga banka me kamate nuk lejohet ne asnje menyre dhe ajo eshte prej gjynaheve te medha. Rasti i vetem qe e ben te lejuar haramin eshte detyrimi dhe kercenimi; kur njeriut i vihet ne rrezik jeta apo ndonje pjese e trupit nese nuk e ben ate haram, perndyshe nuk lejohet. Ne rastin e pyetesit, nese do te marresh borxhin nga banka dhe te biesh rehat nga ai cenim qe te ndodh nga njerezit, duhet te besh llogari edhe demin ne te cilin do te biesh me marrjen e borxhit me kamate, ku ti do t’i hapesh lufte Allahut dhe te Derguarit te Tij. Cila eshte me e rende? Nese i hap lufte Allahut, do te thote se nuk do te kesh kurre bereqet ne pasurine tende, te pakten deri sa te shpetosh nga kamata dhe nga borxhet. Pra, mati gjerat mire dhe lutju Allahut qe ta lehtesoje gjendjen dhe te mjaftoje me hallallin pa pasur nevojen e haramit. Puno me te gjitha forcat per larjen e kamates dhe mos e merr veten me te mire as mos thuaj per nje pune se eshte e rende. Muslimani duhet te punoje me te gjitha fuqite dhe te mos jete dembel e te thote se nuk ka pune, sepse pune ka gjithnje. Po keshtu, sa me larg borxhit, sepse ne fillim eshte i embel ai, por me pas te le pa gjume dhe te poshteron tek njerezit. Mos merr borxh kurre, perveç ne raste nevoje te domosdoshme pa te cilen nuk mund te behet dhe vihet jeta ne rrezik. Allahun lusim qe ta ruaje rinine muslimane nga çdo e keqe dhe t’i jape sukses ne arritjen e çdo te mire!


(Pyetja Nr. 22) Anonim / 1-4-2009

Message: Selamun Alejkum
Allahu ta shperblefte per punen qe ben.
Desha te pyes rreth nje hadithi te Resulullahut sas, do te citoj permbajtjen shkurtimisht
Resulullahu sas pyet nje hebre lidhur me shkembimin e hurmave dhe ai i thote, qe ne shkembejme dy “sa” te hurmave te cilesise te dobet me nje “sa” te hurmave te cilesise se mire. Dhe Resulullahu i thote, qe kjo eshte zemra e ribase (kamates).
Deshiroj nje shpjegim te ketij hadithi pse eshte e ndaluar kjo gje.
Nje shembull: Nqs-se une kam dy autovetura qe vleren e kane 100€ secila dhe e nderroj me nje autoveture qe e ka vleren 200€ A eshte e lejuar kjo gje sepse vlera e automjeteve eshte e njejte.

Përgjigje / 5-4-2009

Buhariu dhe Muslimi transmetojne se Bilali shkoi tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe i çoi hurma te mira. Pejgamberi e pyeti: “Ku i gjete keto?” Bilali i tha: “Na gjendeshin disa hurma te keqia dhe une i shkembeva ato: dy tasa (saa) me nje te mire, per t’ja sjelle Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: “Uf! Uf! Kjo eshte vete kamata! Kjo eshte vete kamata! Mos e bej me, por nese deshiron te blesh (nga te mirat), atehere shiti hurmat e keqia me akt tjeter pastaj bli te mira me çmimin e tyre.” Pra, ndalimi eshte i qarte: sepse kjo eshte kamate, dmth fajde dhe shtese; 1 me 2, per subjekte te te njejtit lloj malli, edhe pse cilesia e tyre ndryshon, por ajo nuk merret parasysh ne kamate. Nese mallet qe shkembehen jane te ndryshme, atehere lejohet qe sasia e tyre te jete e ndryshme por me kusht qe te kembehen dore me dore, siç ka ardhur ne hadithin ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Shkembimi i arit me ar, i argjendit me argjend, i grurit me grur, i elbit me elb, i hurmes (arabe) me hurme dhe i kripes me kripe, duhet te jete ne mase dhe ne sasi te barabarte, dhe dore me dore. Nese shkembeni lloje te ndryshme te ketyre gjerave, atehere i shkembeni si te doni, por me kusht qe te shkembimi te jete dore me dore.” [E ka nxjerre Muslimi]. Pra, hadithi numeron gjashte lloje malli mbi te cilat bie kamata nese shkembehen me njeri-tjetrin duke shtuar ne njeren ane per shkak te cilesise apo te çdo arsye tjeter. Por dijetaret kane kerkuar me shume ne lidhje me mallin mbi te cilin bie kamata, se cili eshte shkaku i konsiderimit te kamates, duke u bazuar ne kete hadith. Disa thone se ne kamate perfshihet ari dhe argjendi, dhe te gjitha mallrat qe peshohen apo qe jane rezerva ushqimore, te tjere thone se perfshihen te gjitha gjerat qe kane vlere tek njerezit, qofte ari e argjendi, apo monedhat e letrat me vlere, apo te gjitha ushqimet dhe sendet qe kane vlere dhe qe njerezit i blejne e i shesin. Pra, per t’u ruajtur nga kamata duhet qe te mos kembehen dy mallra te te njejtit lloj me sasi te ndryshme dhe as njeri ne dore e tjetri me vone (borxh). Nuk lejohet qe ari te kembehet me ar, duke qene se sasia e njerit ndryshon nga ajo e tjetrit, dhe as duke qene se njeri e jep arin ne dore kurse tjetri me vone. Po keshtu, nuk lejohet blerja e arit me keste dhe as per t’ja paguar me vone, me çdo lloj valute dhe jo vetem me ar me ar, sepse ari dhe leku apo çdo lloj valute tjeter jane vlera me te cilat njerezit blejne e shesin. Allahu i ruajte muslimanet nga kamata me te gjitha dyert e saj, sepse ajo i shkaterron njerezit dhe ekonomine e tyre, madje i fut ata ne lufte me Allahun e Madheruar, dhe padyshim se ai qe lufton Allahun, eshte i humbur dhe i shkaterruar ne te dy botet! Paqja dhe bekimet e Allahu qofshin mbi te Derguarin tone, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 21) Beni / Shqipëri / 25-3-2009

Message: Selam alejkum. Kisha keto pyetje:
1. Ndalesat qe vijne nga hadithet dhe menhexhi per perfoljen dhe ngritje krye kunder udheheqesve perderisa tek ata nuk shifet kufri i qarte dhe shikimit te dëmit qe eshte me i madhe se dobia ne rastin kur ka bere kete kufer ky udheheqes. A eshte vetem per Emiret Muminin apo vjen edhe ne menyre hirarkike edhe me poshte te emire krahinore, imamet, myftite ose ose konkretisht per Udheheqesin e bashkesise islame ne kososve apo Komitetit Musliman ne shqiperi?
2. A ben te merret kredi nga banka per te kthyer borxhin, duke pasur parasysh veshtiresit qe i vijne nga borxhdhenesi,
a) si kerkesa te njepasnjeshme per te kthyer borxhin sa krijon nje gjendje stresi tek borxheliu.
b) kercenimet e ndryshme per rrahja, marrja peng, vrasja etj.
A ekziston ne te tilla raste rregull se harami behet hallall dhe n.q.se po, a ka ndonje kufizim per keto raste apo per çdo veshtiresi praktikohet?

Përgjigje / 28-3-2009

  1. Kur flitet per te mos ngritur krye kunder prijesit, ketu perfshihen te gjithe nenpunesit e tij neper krahina te ndryshme dhe ne poste te ndryshme te shtetit, qofte edhe ne myftini, apo ne xhami. Por kjo nuk do te thote qe ata te mos keshillohen dhe kunder tyre te mos flitet, kur ata bejne padrejtesi dhe shkelje, por duhen keshilluar nga njerez me dije dhe qe u degjohet zeri, secili sipas mundesise dhe vendit qe ka.
  2. Dijetaret e Islamit, kane nxjerre disa rregulla te pergjithshme te perfituara nga tekstet e Kuranit dhe te hadithit, dhe prej atyre rregullave eshte edhe rregulli ku thuhet: “Domosdoshmerite i bejne te lejuara te ndaluarat” dhe “Domosdoshmerite duhet te percaktohen aq sa jane ne realitet”. Shembull per kete eshte njeriu qe gjendet ne nje vend te shkrete prej ditesh, i pangrene, dhe nuk gjen veçse nje kafshe te ngordhur; ketij i lejohet te haje nga ajo e ngordhur, edhe pse Allahu na e ka ndaluar te ngordhten, poor ne kete rast lejohet per te shpetuar jeten, sepse kjo eshte me e rendesishme dhe ajo qe kerkon Allahu nga vendosja e ligjeve; qe te ruaje dhe te permiresoje jeten e njeriut ne toke dhe fitoren ne boten tjeter. Por, ky lejim kufizohet vetem me sasine e domosdoshmerise, pa e tepruar, dhe vetem ne kohen e domosdoshmerise, pa e kaluar ate. Pra, nese ndodhin gjera te tilla si rrahja, apo akoma me shume si marrja ne peng dhe kecenimi me vrasje, atehere i lejohet personit ne fjale qe te marre borxh nga banka per te lare borxhin, dhe t’i kerkoje falje Allahut dhe t’i lutet Atij qe t’ja mundesoje sa me shpejt t’ja ktheje borxhin bankes dhe te qendroje larg marreveshjeve me kamate. Allahu ka ne Dore gjithçka dhe kush i mbeshtetet Allahut, Ai eshte i mjaftueshem per te.

(Pyetja Nr. 20) Besimi / Greqi / 23-3-2009

Message: selamu alejkum. Une punoj mure guri ne Greqi. Eshte nje kishe dhe me kan thene qe ti boj rrethim me mure guri duke mos pasur as nje punim brenda ne kishe por vetem rrethim. Parate i jep kisha. Si eshte gjykimi: A lejohet te punoj atje apo nuk lejohet?

Përgjigje / 24-3-2009

Nuk i lejohet muslimanit qe te punoje ne vendet e mohimit dhe idhujtarise, siç jane kishat, vendet ku adhurohen idhujt, vendet e ashtuquajtura te shenjta ku adhurohen njerezit e vdekur, e te ngjashme me keto, sepse puna ne keto vende eshte ndihmese ne kufer dhe shirk, gje te cilen e ka ndaluar Allahu. Pra, nuk lejohet te punosh tek ndonje kishe apo teqe apo vend tjeter ku behet shirk e kufer, çfare do lloj pune qofte, qofte edhe pastrues apo roje te porta. Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 19) Abdulaziz / Shkodër / 10-3-2009

Message: eselamu alejkum! A lejohet shitja e pijeve me gaz meqe jane te demshme per shendetin? -A lejohet kopjimi i materialeve nga rruget e paqes ne kompjuterat vetjak per mesim, ngaqe nuk eshte e mundur mesimi ne internet? All-llahu ua shperblefte!

Përgjigje / 12-3-2009

  1. Nese per nje person te caktuar, pijet me gaz shkaktojne dem te sigurte per shkak te organizmit te tij te dobet apo te semure, atij nuk i lejohet t’i pije ato, sepse kjo futet ne temen e çuarjes se vetes ne shkaterrim, gje te cilen Allahu na e ka ndaluar. Kurse per njerezit me shendet te plote, nuk mund te themi se jane haram, sepse haram jane ato qe i ka bere haram Allahu dhe i Derguari i Tij, por mjekesia nuk keshillon per to, sepse demtojne shendetin, dhe nese demtimi i tyre eshte me i madh se dobia e tyre, atehere ndalohen edhe ne Islam, por siç e thame, nuk mund te japim nje gjykim te pergjithshem per ndalimin e tyre, perveç rasteve kur demi eshte i madh dhe i sigurte.
  2. Kopjimi i materialeve nga faqja jone dhe nga çdo faqe interneti me qellim perfitimi dhe perdorimi personal te njohurive qe gjenden ne to eshte i lejuar pa asnje lloj problemi inshaAllah.

(Pyetja Nr. 18) Abdullah / Suedi / 10-3-2009

Message: selamu alejkum ue rahmetullah
Une punoj si shofer autobuzi dhe ketu kemi disa karta mujore me te cilat personi mund ta mbushi me para dhe te udhetoje me te, dmth ta beje pagesen me karte, por problemi eshte qe keto karta e kane nje njeri te vizatuar dmth nuk duket ai si njerzit po si njerezit ne filma te vizatuar, kshtu qe si tja bej, a ti perdor keto karta per shitje apo te mos i shes hiq, se une kam mundesine mi thane se sme kane mbet asnje dhe ata detyrohen te shkojne ti blejne tek ni shofer tjeter, ose ne zyre te biletave, edhe pse shoferi duhet ti kete keto me veti?
barak allah fik.

Përgjigje / 14-3-2009

Nese nuk te sjell probleme mosmbajtja e atyre kartave, atehere mos i mbaj, por ne te kundert, nese te sjellin probleme, atehere mund t’i mbash, e Allahu e di me mire!


(Pyetja Nr. 17) Anonim / Suedi / 9-3-2009

Message: Eshte nje bank qe nese nje person behet anetar i saj dmth qe sa her dergon te holla neper vende te ndryshme ose blen euro sipas bonusit ka zbritje, cka na keshilloni per kete a lejohet?

Përgjigje / 12-3-2009

Bashkepunimi me banken qe punon me fajde dhe anetaresimi tek ajo nuk lejohet, sepse kjo eshte ndihmese ne te ndaluar, dhe Allahu ka ndaluar nga kjo gje. Sa me larg bankave qe punojne me fajde dhe sa me larg bashkepunimit me to.


(Pyetja Nr. 16) Khatab / Shqipëri / 8-3-2009

Message: Es selamu alejkum. All-llahu ju shperblefte per mundin qe jepni. Kisha nje pyetje ne lidhje me depozitimin e lekeve ne banke. Kam depozituar nje shume lekesh ne banke per nje arsye qe me doli dhe ishte e domosdoshme. E verteta eshte se i kam lene ato ne ruajtje e cila perjashton mundesine e ribase. Dmth e kam qartesuar kete gje me sipermarresit e bankes dhe ata kane rene dakort ti depozitoj pa te drejte kamate. Porse shikoj qe jam me i qete qe i kam aty se sa ne shtepi per faktin se shume na degjojne veshet prej vjedhjeve dhe grabitjeve neper banesa. Pyetja eshte: edhe pse jam i sigurte prej ribase a mund ti mbaj keto leke ne banke apo me mire me i terhequr?

Përgjigje / 8-3-2009

Per mosdepozitimin e pareve ne banke ka dy ndalesa kryesore: fajdet bankare dhe ndihmesa e bankes ne thyerje te urdhrit te Allahut. Pra, edhe nese ti nuk merr fajde prej bankes, ti e ndihmon ate me depozitimin e pareve ne te, dhe kjo nuk lejohet, sepse paret e tua perdoren nga banka ne menyra te palejuara, prej te cilave eshte edhe kamata. Ndoshta zgjidhja me e mire do te ishin kutite bankare, qe ndodhen ne disa banka dhe te cilat mund te rezervohen me pagese, dhe aty mund te futesh para apo gjera te tjera me vlere, pa nderhyre banka ne perdorimin e tyre, por duke i ruajtur si amanet, edhe pse me pagese. Lusim Allahun ta sjelle ate dite kur muslimanet t’i vendosin paret e tyre per investime ne bankat Islame te verteta, qe nuk i punojne me haram dhe nuk e hane haramin!


(Pyetja Nr. 15) Anonim / 5-3-2009

Message: selamu alejkum
Allahu ju shperblefte per punen amin !
Kam nje pyetje: A lejohet te dahet pagesa e internetit, psh ni vlla i cili banon ne te njejtin vend aj eshte abonent i internetit dhe une me te njejten adres muje te hyje ne shtepin time, siq kam degjuar qe kjo e dobeson rrjetin pasi qe jemi dy qe e perdorim nje internet, por alejohet kjo me sheriat ? qe ne te dajme netin pa lejen e firmes e cila eshte pronare e abonentit?

Përgjigje / 8-3-2009

Nuk ka ndalese per kete gje, perveç nese shoqeria furnizuese me internet e ndalon kete gje ne kontraten e lidhur me te. Ne kete rast, nuk lejohet veçse me lejen e asaj shoqerie. Por zakonisht, keto shoqeri nuk e ndalojne nje gje te tille, sepse atyre nuk u shkaktohet ndonje dem prej kesaj, por personi qe e ka marre internetin prej tyre do t’i ulet shpejtesia e tij.


(Pyetja Nr. 14) Anonim / 1-3-2009

Message: Selam ajekym. Kisha kete pytje: Nese personi nuk mundet qe pasurine tij (leket) ti mbaje ne shtepi per arsye sigurimi, a i lejohet atij qe ti bmyll ne banke kur dihet se banka punon me kamate? Nese lejohet nje gje e tille, atehere cfare mund te behet me perqindjen qe te jep banka ta marresh apo t’ua lesh atye?

Përgjigje / 7-3-2009

Vendosja e te hollave ne banke qe punon me kamate nuk lejohet ne asnje menyre, qofte edhe per ruajtjen e tyre. Nese ndokush ka futur te holla ne banke nga padija apo per ndonje arsye tjeter dhe atij i takon te marre prej kamates se bankes, ta marre ate dhe te mos ja lere bankes, por ta shperndaje ne rruge te hajrit, pa pritur ndonje shperblim si lemoshe, por vetem per te larguar medoemos haramin nga pasuria e tij, ne menyre qe te mos e perzieje hallallin me haramin dhe si rrjedhoje te ike bereqeti i pasurise. Disa prej dijetareve bashkekohore, si shejh Iben Bazi, etj, e kane lejuar vendosjen e parave ne banke ne rast domosdoshmerie kur humbja e tyre eshte e sigurte nese nuk vendosen ne banke. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. [Shiko: Fetava te Iben Bazit, 4/30, 311].


(Pyetja Nr. 13) Adriatik / Shqipëri / 23-2-2009

Message: Eselemu alejkum. Desha te pyes ne lidhje me sigurimin e personave ne sigurimet shoqerore, si eshte puna e tyre dha a lejohet me u sigurue, per arsye se shteti Shqipetar nuk te len ne pune pa u sigurue? Ndoshta eshte diskutuar me pare kjo teme, por une nuk di gje.

Përgjigje / 28-2-2009

Gjykimi i pergjithshem per sigurimet e llojeve te ndryshme, qofte per shendetin, per makinen, per pronat, per tregtine, etj, eshte ndalimi, sepse ato permbajne rrezik te paparashikuar dhe mosdije per ate qe do te ndodhe; shoqeria e sigurimit mund te marre perqindje vjetore nga personat apo pronat qe sigurohen tek ajo, dhe te mos paguaje asgje per shkak te mosndodhjes se asnje aksidenti apo fatkeqesi dhe keshtu qe fiton padrejtesisht. Por edhe mund te paguaje shuma te medha qe nuk i ka marre nga njer person apo prone e siguaruar, dhe keshtu qe humb. Pra humbja dhe fitimi ne keto shoqeri eshte i paditur dhe ne rrezik, njesoj si bixhozi, ose si kamata, prandaj sigurimet jane ndaluara ne Islam. Per kete gjykim jane nxjerre shume fetva nga Komisioni i perhershem i fetvave dhe nga dijetare te ndryshem bashkekohore, dhe kjo vlen per muslimanet ne vendet muslimane dhe per ata qe jane ne vende jomuslimane. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


(Pyetja Nr. 12) Anonim / Greqi / 18-2-2009

Message: Une jetoj ne greqi dhe ketu per pashke dhe per krishlindje pronari i punes te jep dhurate (per krishlindje nje rroge+ kurse per pashke gjysmen e rroges+. Pyetja ime eshte se keto leke jane te pastra apo jo (hallall), madje une keto leke i kam bashkuar me leket qe kam punuar duke e ditur se mund te behen te gjitha te pista,dhe duke bashkuar edhe disa leke te fituara ne harram, por jane nje perqindje e vogel. A behen te gjitha leke te pista?

Përgjigje / 22-2-2009

Dhurata e te krishterit lejohet te pranohet dhe ajo eshte hallall per ne, me çfare do rasti qe ta jape ai, qofte edhe me rastin e festave te tyre, por me kusht qe: dhurata te mos jete mish i therur nga ata per festen e tyre, te mos jete e ndaluar per ne ne fene tone, te mos tregoje bashkim me ta ne festen e tyre (siç jane vezet me ngjyra, etj), qellimi i pranimit te dhurates te jete afrimi i tyre me islamin duke i teguar atyre sjellje, dhe jo nga dashuria per ta dhe meqesia me ta, si dhe t’u behet e qarte femijeve bindja e dashurise dhe urrejtjes per fene kur pranon dhuraten e tyre. [Permbledhur nga fjalet e shejhut te Islamit, Iben Tejmije, ne librin “Iktidau es siratil el mustekim”, (1/251)].

Ruaju fitimit haram, sepse ai e djeg ate qe eshte hallall dhe e largon bereqetin nga pasuria e njeriut. Nese fiton diçka haram pa deshiren tende, atehere nxirre sa me shpejt ate duke e shpenzuar ne rruge te hajrit, pa shpresuar shperblimin e lemoshes, sepse ajo eshte nje haram qe duhet ta largosh nga vetja. Lusim Allahun te na beje qe te mjaftohemi me hallallin dhe te na largoje nga harami!


(Pyetja Nr. 11) Silvio / Berat / 16-2-2009

Message: SELAMU ALEJKUM. KAM NJE PROBLEM POR NUK DI SI TIA BEJ.FAMILJA IME KA HAPUR NJE FASTFOOD DHE ATY PUNOJ UNE,VET JAM BESIMTAR POR FAMILJA NUK BESON AQ SA DUHET DHE PERDORIN EDHE MISHIN E DERRIT POR UNE KAM DEBATUAR DISA HERE POR ATA NUK DUAN QE TE HIQET MISHI I DERRIT PASI AI ESHTE ME I LIRI DHE ME I PEREDORSHMI,ATA NUK PRANOJNE QE TA HEQIN NGA PERDORIMI,UNE PERSONALISHT NUK E HA POR E GATUAJ SE E KAM PUNE TE DETYRUAR NGA PRINDERIT,NUK DI SI TIA BEJ SEPSE FASTFOODI ESHTE I PRINDERVE.NUK KAM RRUG TJETER SEPSE KAM PROBLEME ME PRINDERIT,TANI DUA TIADI SE ESHTE HARAM PUNA IME DHE SI TIA BEJ?ALLAHU TA SHPERPLEFTE ME KTHE NJE PERGJIGJJE TE ME RRUGDALJE.

Përgjigje / 21-2-2009

Mishi i derrit eshte i ndaluar dhe po keshtu gatimi dhe servirja e tij te tjereve. Gjithashtu, nuk lejohet bindja ndaj krijesave ne gjera qe i ka ndaluar Krijuesi, qofshin ata edhe prinderit e tu. Megjithate, ka nje rast kur njeriu eshte i detyruar dhe i vihet jeta ne rrezik apo ne veshtiresi te padurueshme. Tani, ne rast se ti nuk ke asnje mundesi tjeter per te jetuar ne shtepi tjeter dhe per t’u ushqyer vete, mund te thuhet se te lejohet te qendrosh me prinderit duke ju ruajtur haramit sa te mundesh, dhe duke i keshilluar vazhdimisht prinderit se nje gje qe Allahu e ka bere haram, leku i fituar prej saj eshte haram dhe nuk do te kete bereqet ne te, por do te shperdorohet kot apo me gjoba, apo me ndonje fatkeqesi te mundshme materiale apo edhe fizike, me semundje e ngjashem me keto. Pra, rreziku i ngrenies se haramit eshte shume i madh per njeriun dhe ai nuk e meson kete veçse kur e provon ne trupin e tij dhe kur i vijne fatkeqesite. Pra, keshillo dhe lutju Allahut qe ta lehtesoje gjendjen dhe t’i udhezoje prinderit e tu. E Allahu eshte Ai qe e ka ne Dore gjithçka.


(Pyetja Nr. 10) Enesi / Shqipëri / 3-1-2009

Message: selam alejkum.Nje pyetje kisha.
A eshte i lejuar profesioni i gazetarise dhe n.q.se eshte i lejuar a ka kushte apo eshte i lire gazetari te thote cfare te doje(duke pasur parasyshe qe sot shpifet,pergojohet,intigohet,dhe nuk shikojne dëmin dhe dobine,por thjeshte per lajme i lejojne vetes cdo gjë).

Përgjigje / 11-1-2009

Profesioni i gazetarise eshte i lejuar, por duke ju permbajtur kushteve te pergjithshme qe jane edhe moralet e Islamit. Nuk i lejohet gazetarit te genjeje dhe as te flase pa argumente. As ky profesion dhe asnje profesion tjeter nuk i ben te lejuara ato qe jane te ndaluara ne fene e Allahut, perveç ne rastet kur behet fjale per gjera te domosdoshme, kur vihet ne pikepyetje jeta apo ndonje pjese e trupit, raste ne te cilat e ndaluara behet e lejuar, per te shpetuar jeten, siç eshte lejimi i ngrenies se te ngordhtes kur nuk gjen gje tjeter per te ngrene dhe te kanoset vdekja.


(Pyetja Nr. 9) Beni / 24-12-2008

Message: selam alejkum. Nje pyetje kisha. A ban te punohet tek shtepija e fallxhorit (p.sh lyerjen e shtepise) dhe te merret pare nga ai per punen e bere duke e ditur se keto para jane fituar me ane te fallit?

Përgjigje / 27-12-2008

Nuk lejohet te ndihmosh dike ne nje haram qe ai ben, qofte nese ndihma ka lidhje te afert apo te larget me punen e tij qe eshte haram. Prej ketu, nuk lejohet te punosh ne banke qe punon me kamate, qofte edhe sikur te besh roje te porta e bankes. Po keshtu, nuk lejohet te punosh ne shtepine e nje fallxhori dhe as ta ndihmosh ate, ne asnje pune apo perfitim te tij, sepse konsiderohesh ndihmues i tij ne haramin qe ai ben. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 8) Anonim / Kosovë / 21-12-2008

Message: Selam Alejkum, i nderuar hoxhë, a me lejohet te ha ushqimin qe blehet ose ndonje produkt tjeter apo vet te hollat qe fitohen nga lojat (bastoret) sportive. p.sh babi im i cili luan edhe me paret e fituara nga bastorja na blen ushqim, a kam te drejt ta ha ket ushqim dhe te sherbena me paret te cialt ai i fiton.- Ka raste kur nuk di a jon ato para te fituara nga bastorja apo jo, dhe si me lejohet te veproj. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 27-12-2008

Muslimani eshte urdheruar qe te zgjedhe ushqimin e lejuar per te mbushur barkun e tij dhe te largohet ne çdo menyre nga ushqimi i ndaluar, perndryshe ai ka mbushur barkun me haram dhe pasojat e kesaj jane shume te renda per te, si ne boten tjeter ashtu edhe ne kete bote. Por megjithate, shume dijetare thone se gjynahun per fitimin haram e mban ai qe e ka fituar haram ate pasuri, kurse te tjeret qe perfitojne ne menyre te lejuar nga ajo pasuri, nuk kane gjynah, perderisa ai perfitim nuk eshte gjynah ne vetvete, dmth perderisa nuk eshte mish derri, alkool, e gjera te tjera te ndaluara ne Islam. Argument per kete eshte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ngrene nga mishi i deles qe i dhuroi nje çifute dhe i eshte pergjigjes ftese se nje çifuti per te ngrene, dhe siç dihet, shumica e çifuteve e hanin kamaten dhe te palejuaren. Kete e forcon edhe hadithi ku thuhet se Ebu Hurejres i dhane sadaka (lemoshe) nje sasi mishi dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Ky mish eshte sadaka per Ebu Hurejen, kurse per ne eshte dhurate (dmth nga ebu Hurejra).” Kurse dijetare te tjere thone se: nese pasuria eshte e gjitha e fituar me haram, atehere nuk i lejohet te ushqehet prej saj ai qe e di nje gje te tille, perderisa ka mundesi te punoje dhe te ushqehet me diçka tjeter, perndryshe, nese nuk ka mundesi te punoje, i lejohet te haje prej saj, por aq sa te permbushe nevojat e tij dhe jo me shume. Ne kete rast, femijet duhet t’i keshillojne prinderit e tyre qe te mos u sjellin ushqim haram dhe nese nuk kane mundesi ta bejne vete kete, atehere te marre dike prej shokeve te tij me te ditur qe t’i keshilloje prinderit e tij per largimin nga harami dhe fitimi me haram, per shkak se Allahu e ndalon kete gje dhe ajo pasoja shume te renda.

Keto jane permbledhje e disa fetvave te dhena nga shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), ne “El kaulu el mufid ala kitabi et teuhid” 3/112, “Tefsiri i sures Bekare” 1/198, “Fetava Islamije” 3/452. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 7) Mehdi / Kosovë / 19-12-2008

Message: A LEJOHET TE BEHET SHITJA E DUHANIT, DHE FITIMI PREJ TIJ A KONSIDEROHET SI HARAM. KUR DIHET SE PREJ ATIJ FITIMI E MBAN FAMILJEN, DHE NUK KAM PUNE TJETER PER TE MBAJTUR FAMILJEN? ALLAHU JU SHPERBLEFT.

Përgjigje / 22-12-2008

Duhani eshte haram sepse ai demton shendetin e njeriut dhe pasurine e tij, dhe si rrjedhoje, edhe tregtia me te dhe fitimi prej tij eshte i ndaluar. Kete gjykim e kane dhene qindra dijetare te vjeter e bashkekohore. Prandaj, te keshillojme qe te kerkosh pune tjeter, apo te nderrosh profilin e mallit qe shet, dhe ke per te pare se nese e len diçka per Hir te Allahut, Allahu do ta zevendesoje ate me nje tjeter me te mire se ajo qe ke lene per hir te Tij. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 6) Albionit / 23-9-2008

Selamu alejkum
Hoxh deshta me dit se ai lejohet ni vllavit me punu me ni rrestorant ku aty ka mish te dhiut dhe alkohol. Ai vllavi nuk ka pune me mishin as me alkohol. Ai eshte vetem ne kuzhin dhe lan enet dhe naj sallat ban. Allahu ju shperlefte!

Përgjigje / 4-10-2008

Nuk lejohet qendrimi ne ambjente ku serviret alkooli dhe mishi i derrit, as te punuarit ne ato vende, qofte edhe nese nuk e prek haramin me dore, sepse Allahu thote: “Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër!” [El En’am, 68], dhe servirja e alkoolit apo e mishit te derrit jane prej nençmimit te urdhrit te Allahut qe i ndalon ato, keshtu qe besimtaret jane urdheruar qe te largohen prej tyre dhe prej njerezve qe i perdorin ato. Perveç kesaj, ne punen qe kerkon te beje personi ne fjale ne kuzhine, ka ndihmese ne haram, gje e cila gjithashtu eshte ndaluar nga Allahu. Pra, muslimani duhet te qendroje larg ketyre vendeve dhe te mos u afrohet atyre perveç nese eshte ndonje rast i domosdoshem jete a vdekje dhe mund t’i duhet patjeter qe te futet ne to, perndryshe duhet te qendroje larg ketyre vendeve te cilat jane te mbushura me shejtane e njerez mekatare, te cileve nga çasti ne çast mund t’ju zbrese ndonje denim nga Allahu.

Te jesh i bindur se nese e le diçka per hir te Allahut, vetem sepse Allahu e ndalon ate, Allahu do te ta zevendesoje ate me nje tjeter shume me te mire se ajo dhe hallall. Mbeshtetju Allahut dhe lutju Atij, sepse Allahu e ka gjithçka ne dore dhe suksesi vjen vetem nga Ai. Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 5) Anonim / Shqipëri: / 18-8-2008

Message: es-selamu alejkum! Jemi disa vellezer qe punojme ne lavazh. Nese na vijne per tu lare makina qe shperndajne birre apo makina bankash apo makina qe shoferet na thojne qe po shpejtojne per ne dasma (dasma xhehilash me muzike,alkohol,lakuriqesi) a mund tia lajme apo jo?

Përgjigje / 29-8-2008

Allahu i Madheruar thote: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” [El Maide, 2].

Mendojme se larja e makinave nuk eshte ndihmese ne gjynah, sepse gjynahu behet edhe pa e lare makinen dhe larja e makines nuk ka lidhje me punen qe ben i zoti i saj. Pra, mendojme se ju lejohet larja e te gjitha makinave qe ju vijne pa i pyetur pronaret e tyre se ku do shkojne e cfare pune bejne. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 4) Nentor / Francë / 7-6-2008

Message: eselamun alejkum. Nje keshille deshta per nje kusheri timin eshte shume djale i mire dhe deri vone nuk e kam ditur se ai ishte i futur ne kamata te medhaja dhe keto borgje me kamat ia kishte kuptohet jo njerzve te mire por mafias, cka duhet te beje ky kusheriri a duhet te pendohet (dihet denimi per kamaten te Allahu s.teala) dhe ta paguaj kamaten pasi ata nuk e leshojn te gjalle dhe a e ka hallall po qe se ik krejt prej tyre cka duhet te veproj ne kete situat? Allahu u shperblefte.

Përgjigje / 15-6-2008

Dhenia apo marria e kamates eshte prej gjynaheve te medha, dhe ai i cili punon me kamate, i ka hapur lufte Allahut dhe te Derguarit te Tij, siç thuhet ne Kuran [El Bekare 279]. Ky paralajmerim i rrepte per ngrenien e kamates nuk eshte bere vetem se per shkak te demit te madh qe ka kamata tek ai i cili punon me te, qofte per ate qe e merr apo per ate qe e jep kamaten, dhe Allahu do te miren per njerezit dhe do qe t’i ruaje ata nga çdo e keqe, ndaj ua ka treguar te dyja rruget dhe ia ka ndaluar te keqiat. Ai qe perlyhet me kamate, duhet te pendohet tek Allahu menjehere dhe te heq dore nga kamata; nese merr kamate, ai duhet te mos marre me kurre kamate per paret qe jep borxh apo ne ndonje tregti te perziere me kamate, e nese ka per te dhene kamate bashke me borxhin e marre, ai duhet ta laje sa me shpejt ate qe te lirohet prej saj, dhe ne çdo rast duhet te pendohet tek Allahu i Madheruar per shkeljen e Urdhrit te Tij dhe t’i lutet Allahut qe ta fale e ta ndihmoje ne larjen e borxhit e te kamates. Nuk mendoj se eshte rruge e mire t’i ike larjes se kamates qe ka mbi borxhin, sepse ata qe e kerkojne ate nuk do te lene te qete deri sa ta marrin, megjithese atyre nuk u takon veçse borxhi, por çeshtja eshte me rrezik, veçanerisht kur ka te beje me njerez te keqinj e mafioze. Allahu e nxjerrte vellane ne fjale nga situata e veshtire dhe i dhente suskes ne daljen nga kamata dhe ne pendimin per ate qe ka bere! Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 3) Sajmir / Itali: / 12-4-2008

Message: Selamun alejkum. Kam degju se nje dijetar ka dhene nje fetva qe ribaja eshte e lejuar ne qofte se ka arsye, per shembull ne qofte se nje emigrant paguan qerane e shtepise 500 euro, pse mos ta blejne me banke, paguan ato 500 euro ne muaj dhe keshtu nje dite shtepia behet e tija. Une deshta me dite kush eshte ky dijetar qe ka dhene kete fetva dhe cfare thone dijetaret e tjere per kete ceshtje dhe kete dijetar? Allahu ua shperblefte per punen tuaj! Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Përgjigje / 13-4-2008

Pyetesi ka per qellim nje fetva te dhene nga Jusuf el Kardavi per muslimanet e Marokut, ku ai u thote atyre se u lejohet te bashkepunojne me bankat qe punojne me kamate per blerjen e shtepive, dhe kjo per shkak te detyrimit sepse ne Marok nuk ka banka Islame, dhe keshtu qe muslimanet atje, sipas tij, konsiderohen njesoj si pakicat muslimane ne vendet e kufrit, per te cilet ai me pare ka dhene gjithashtu fetva per lejimin e bashkepunimit me bankat qe punojne me kamate.

Ndersa, ne lidhje me pjesen tjeter te pyetjes, se çfare thone dijetaret e tjere per kete çeshtje, mund te themi se te gjithe dijetaret, perveç ndonje tek i cili nuk hidhet veshtrimi, nuk e lejojne ne asnje menyre ate qe ka ndaluar Allahu dhe lejimi i se ciles eshte hapje lufte kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij. I gjithe njerezimi ne pergjithesi, dhe muslimanet ne veçanti, nuk e perceptojne ashtu si duhet demin dhe shkaterrimin vdekjeprures qe shkakton kamata, por besojme se tronditjet e renda ekonomike qe po ndodhin sot ne bote, do t’i bejne njerezit te perceptojne me mire demet e kamates. Lusim Allahun qe t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij, me nje kthim te mire dhe te sinqerte!

Dijetaret bashkekohore te Ehli sunetit dhe xhematit, kane folur qe heret kunder Kardavit, duke filluar qe nga shejh Albani, shejh Iben Uthejmin, etj. Dijetare te tjere e kane cilesuar Kardavin me epitete dhe llagape nga me te shemtuarat, por ne po permendim disa fjale te shejh Meshhur Hasen ne lidhje me Kardavin: U pyet shejh Meshhur Hasen, ne mesimin e dites se enjte te Sherhut te Sahihut te Muslimit, me 25/8/2005: “A keshillon per leximin e librave te Kardavit?” Shejhu u pergjigj: “Jo, nuk keshilloj per leximin e librave te Kardavit dhe as nuk keshilloj, madje nuk lejoj qe te degjohen fetvate e tij…por megjithate une nuk e quaj te lejuar emertimin e tij me llagapin “qeni qe leh”… dhe une mendoj se kunderpergjigja ndaj Kardavit eshe farz kifaje me te cilin deri tani nuk eshte marre askush…”

Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 2) Abdurrahmani / Itali: / 22-3-2008

Message: Desha tju pyes vellezer musliman per nje ceshtje. Punoj tek nje shqiptar por me paguan per nje dit une punoj dy dite dhe nuk me paguan. Une kam mundesi ti mbaj leket edhe per diten qe nuk me paguan se eshte pun tregtie. A lejohet kjo gje apo jo? Allahu jua shperbleft.

Përgjigje / 22-3-2008

Origjina eshte qe mes teje dhe pronarit te punes te kete nje kontrate te rregullt dhe te rene dakord nga te dyja palet per punen dhe kushtet e saj si dhe per pagesen dhe menyren e dhenies se saj. Nese jeni marre vesh per punen dhe pagen, dhe njera pale nuk i permbahet asaj por vepron padrejtesisht ne dhenien e pages, atehere ti mund t’ja permendesh kete gje punedhenesit, e nese gjendja vazhdon e njejte, atehere te lejohet te marresh te drejten tende sipas asaj qe keni rene dakord dhe jo me shume, duke u argumentuar me hadithin e Hind bintu Utbeh, e cila tha: “O i Derguari i Allahut! Ebu Sufjani eshte njeri tahmaqar dhe nuk me jep aq sa me mjafton mua dhe femijeve te mi, vetem nese marr nga pasuria e tij pa dijenine e tij.” Pejgamberi i tha: “Merr aq sa u mjafton zakonisht, ty dhe femijeve te tu.” [Buhariu dhe Muslimi]. E Allahu e di me mire!


(Pyetja Nr. 1) Umeri / Londër: / 14-3-2008

Message: Es-selamu alejkum ue rahmetullah!

Jetojme ne nje vend jo musliman, dhe parate i kemi te depozituara ne banke per arsye legjitime. Per keto para te depozituaara ne banke aplikohet nje norme interesi i caktuar. Kuptohet qe Shuma e parave do rritet ne krahasim me shumen e depozituar nga ana jone. Per shumen e shtuar per shkak te interesit kemi degjuar qe thone mos i perdorni por merrini nga banka dhe i shpenzoni ne ambiente publike apo shoqata bamirese, ku perfitojne te varferit apo i gjithe populli.
A ka mundesi qe te na e sqaroni kete qeshtje vella?
Kush quhen ambiente publike, duke pasur parasysh qe jetojme ne vend jo musliman?
Deshironim nje keshille nga ana e juaj se ku eshte vendi me i pershtatshem per perdorimin e ketyre parave?
Barakallahu fijke!

Përgjigje / 15-3-2008

Së pari, nuk lejohet vendosja e parave në bankë që punon me fajde, përveç në rast detyrimi dhe domosdoshmërie, si dhe kur nuk ka mënyrë tjetër për ruajtjen e tyre, siç janë kutitë e ruajtjes me pagesë apo ngjashëm me to. E rëndësishme është që t’i shmangesh fajdeve sa të mundesh, e nëse nuk ka mënyrë tjetër, atëherë ato fajde që shtohen mbi pasurinë origjinale, nuk i takojnë as bankës dhe as personit që ka futur paret në të, si dënim për shkeljen e ligjit dhe futjen në punë të tyre me rrugë të ndaluar, d.m.th. me fajde. Në këtë rast, personi që i ka marrë ato fajde duhet të çlirohet prej tyre për të pastruar veten nga ato para të fituara me haram, duke i shpenzuar ato në rrugë bamirësie, por pa i llogaritur se i quhen sadaka, sepse Allahu nuk pranon veçse të mirën dhe të lejujarën, por pr t’u çliruar prej tyre. Nuk lejohet që me to të ndërtohet xhami, dhe lejohet të vendosen në të gjitha rrugët e tjera ku zakonisht vendosen bamirësitë, si për të varfërit, jetimët, shoqatat bamirëse, etj. Ndërsa kur thuhet që të shpenzohen në ambjente publike ku përfitimi është i përgjithshëm, sigurisht që janë për qëllim ambjentet muslimane, në vendet muslimane ose në lagjet muslimane nëse janë në një vend jomusliman.
Rrugët e bamirësisë janë të shumta, dhe ju mund të çliroheni prej atyre pareve duke i shpenzuar aty ku shihni se bëjnë më shumë dobi, por duke pasur parasysh se nuk lejohet që të bëhet marrëveshje me një shoqatë apo anë të caktuar që fajdet e marra nga banka për çdo vit, për shembull, do të vazhdojnë t’u dërgohen atyre, sepse në këtë rast ka ndihmesë të personit që të vazhdojë në vendosjen e pareve në bankë me fajde.
Të gjitha këto janë mbledhur nga një numër i madh fetvash të dijetarëve, e veçanërsisht nga fetvatë e “Komisionit të përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”, me kryetar shejh Ibën Baz. Po mjaftohemi me përmendjen e numrave të disa fetvave, pa përmendur tekstet e tyre për të mos u zgjatur, dhe sepse përmbajetjen e tyre e përmendëm më sipër. Prej atyre fetvave janë: Pyetja e parë nga Fetvaja nr. 3745, pyetja e nëntë nga fetvaja nr. 6375, pyetja e dytë nga fetvaja nr. 7492, fetvaja nr. 13171, fetvaja nr. 17538, e shumë fetva të tjera në lidhje me këtë temë.
Allahu e di më mirë, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme