HADITHET E SAKTA TË “EL XHAMIU ES SAGIR” DHE SHTOJCA E TIJ (3)
Autor: Muhamed Nasirudin el Albani
Autori i “El Xhamiu es Sagir” – Përmbledhësi i Vogël – : Xhelaluddin es Sujuti
Përktheu: Dr. Bledar Albani
- “Ruajuni padrejtësisë, sepse padrejtësia është errësirë në ditën e Kiametit!”
[Sahih] / (Ahmedi, Taberani në el Kebir, Bejhakiu në Shuab); nga ibën Umeri. / Es Sahiha 858.
- “Ruajuni padrejtësisë, sepse padrejtësia është errësirë në ditën e Kiametit. Ruajuni kopracisë dhe lakmisë, sepse kopracia dhe lakmia i shkatërroi ata që ishin para jush, dhe i shtyu ata që të derdhnin gjakun e njëri-tjetrit dhe t’i lejonin vetes ato që ishin të ndaluara për ta!”
[Sahih] / (Ahmedi, Buhariu në El Edebu El Mufrad, Muslimi); nga Xhabiri. / Es Sahiha 858, Muhtesar Muslim 1829.
- ”Kini frikë Allahun (në kërkimin e detyrës me përgjegjësi dhe pushtet), sepse ai që kërkon detyrë me përgjegjësi (pushtet), është më tradhtari tek ne.”
[Hasen] / [Munker] (Ed Daife, 3642). Më parë, Shejh Albani e kishte cilësuar [Hasen] / (Taberani në El Kebir); nga Ebu Musa. / Fajdu el Kadir; – por pas rishikimit, e cilësoi Munker (të papranuar), në Es Silsiletu ed Daife (3642).
- “Kini frikë Allahun në kafshët tuaja që nuk mund të flasin; hipni në to kur të jenë të shëndetëshme (dhe të ngopura) dhe hani prej tyre kur të jenë të shëndetëshme!”
[Sahih] / (Ahmedi, Ebu Daudi, Ibën Khuzejmeh, Sahihu i Ibën Hibanit); nga Sehël ibën El Handhalije. / Rijadu Es Salihin 973, Es Sahiha 33.
- “Kini frikë Allahun në namazin tuaj (faluni rregullisht dhe në mënyrën më të mirë!), dhe në ata që keni në pronësinë tuaj (i trajtoni mirë skllevërit)!”
[Sahih] / (El Hatib el Bagdadi); nga Ummu Seleme. / Es Sahiha 868.
- “Kini frikë Allahun në atë që keni në pronësinë tuaj!”
[Sahih] / (Buhariu në El Edebu El Mufrad); nga Aliu. / El Irva 2178.
- “Kini frikë Allahun, dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj (në dhuratat që u bëni)!”
[Sahih] / (Buhariu dhe Muslimi); nga Neuman ibën Beshir. / Gajetu El Meram 272 dhe 275, El Irva 1598: Ahmedi në Musned, Mukhtesar Muslim 990.
- “Kini frikë Allahun dhe ruani lidhjet familjare!”
[Hasen] / (Ibën Asakir); nga Ibën Mesudi. / Es Sahiha 869.
- “Kini frikë Allahun! Falni pesë namazet tuaja ditore, agjëroni muajin tuaj të agjërimit (Ramazanin), jepni zekatin e pasurisë suaj me kënaqësi nga zemra juaj dhe bindjuni udhëheqësve tuaj, që të hyni në xhenetin e Zotit tuaj!”
[Sahih] / (Tirmidhiu, Sahih Ibën Hiban, el Hakim); nga Ebu Umame. / Es Sahiha 865: Ahmedi, Rijadu Salihin 74/867.
- “Ruajuni dy gjërave që sjellin mallkim: Kryerjes së nevojës personale në rrugën e njerëzve apo në hijen ku ata pushojnë!”
[Sahih] / (Ahmedi, Muslimiu, Ebu Daudi); nga Ebi Hurejra. / Sahihu Sunen 20, El Irva 62, Muhtesar Muslim 106, Rijadu Salihin 1780.
- “Ruhuni nga i lebrosuri (sëmundje e rëndë ngjitëse) ashtu si ruhesh nga luani!”
[Sahih] / (Buhariu në Tarih); nga Ebi Hurejra. / Es Sahiha 780.
- “Ruajuni tre gjërave që sjellin mallkim: Kryerjes së nevojës personale në rrjedhat e ujit, në mes të rrugës apo në hijen e pemëve (ku pushojnë njerëzit)!”
[Hasen] / (Ebu Daudi, Ibën Maxheh, el Hakim, Bejhakiu në Sunen); nga Muadhi. / Sahihu Sunen 11/2, El Irva 62, El Mishkat 355.
- “Ruajuni tre gjërave që sjellin mallkim: Uljes për kryerjen e nevojave personale në një hije ku pushojnë njerëzit, apo në rrugë, apo në një rrjedhë uji të pijshëm!”
[Sahih] / (Ahmedi); nga Ibën Abasi. / El Irva 62, El Mishkat 355.
- “Ruajuni Zjarrit (të Xhehenemit) qoftë edhe me gjysmë hurme (duke e dhënë lëmoshë)!”
[Sahih] / (Buhariu dhe Muslimi, Nesai); nga Udej ibën Hatim, (Ahmedi); nga Aisha, (Taberani në el Eusat dhe ed Daja’); nga Enesi, (El Bezzar); nga Neuman ibën Bashir dhe nga Ebi Hurejra, (Taberani në el Kebir); nga Ibën Abasi dhe nga Ebi Umame. / Një pjesë e hadithit në Et Targib 28.
- “Ruajuni Zjarrit qoftë edhe me gjysmë hurme, e nëse nuk ju gjendet, atëherë me një fjalë të mirë!”
[Sahih] / (Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi); nga Udej. / Muhtesar Muslim 535.
- “Ruajuni një vendi që quhet “Hamam” (Banjot me ujë të nxehtë)! Kush hyn në to, të mbulojë auretin e vet (vendet e turpshme që duhen mbuluar para të tjerëve)!”
[Sahih] / [Daif] / (Taberani në el Kebir, el Hakim, Bejhakiu në Shuab); nga Ibën Abasi. / El Kelim f.128, el Irva 2582. [Më parë shejh Albani e kishte cilësuar Sahih, por pas rishikimit e cilësoi Daif, në Daif et Tergib ue Terhib].
- “Ruajuni lutjes së atij që i bëni padrejtësi, sepse ajo mbartet mbi një re dhe Allahu thotë: “Pasha Fuqinë dhe Madhështinë Time! Do të ndihmoj ty, qoftë edhe pas një farë kohe.” (Allahu e afatizon të padrejtin se ndoshta pendohet dhe kthehet nga padrejtësia e tij duke ia kthyer viktimës të drejtën që i ka shkelur).
[Sahih] / (Taberani në el Kebir, ed Daja’); nga Huzejme ibën Thabit. / Es Sahiha 868.
- “Ruajuni lutjes së atij që i bëni padrejtësi, sepse lutja e tij ngrihet në qiell sikur të ishte shkëndijë!” (Lutja e tij ngjitet vetëtimthi në qiell dhe Allahu nuk e kthen atë).
[Sahih] / (El Hakim); nga Ibën Umeri. / Es Sahiha 871.
- “Ruajuni lutjes së atij që i bëni padrejtësi, qoftë edhe nëse është mohues, sepse ajo lutje nuk ka pengesë (pranohet nga Allahu).”
[Hasen] / (Ahmedi, Ebu Jeala në Musned, ed Daja’); nga Enesi. / Es Sahiha 767.
- “Ruajuni këtyre thertoreve!” – Ka për qëllim qoshet e tubimeve (për të qenë në qendër të vëmendjes).
[Sahih] / (Taberani në el Kebir); nga Ibën Amër. / Ed Daife 448.
- “Plotësojeni rukunë (përkuljen gjatë namazit) dhe sexhden (vendosjen e kokës në tokë), sepse betohem në Atë, në Dotën e të Cilit është shpirti im, se unë ju shoh nga pas shpine kur përkuleni në ruku dhe kur bini në sexhde.” (Shejh Albani thotë se ky shikim i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) nga pas shpine, është posaçërisht gjatë namazit, dhe jo në çdo vend.)
[Sahih] / (Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi, Nesai); nga Enesi. / Sifatu Salat 111, Kuptimi i tij gjendet edhe në Targib 1/211.
- “Plotesoni rreshtin e parë (në namaz), pastaj atë që është pas tij. Nëse mbetet ndonjë hapësirë bosh, të mbetet nga rreshti i fundit.”
[Sahih] / (Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai, Ibën Hibani, Ibën Huzejme, ed Daja’); nga Enesi. / El Mishkat 1094, Sahihu Sunen 675, Rijadu Salihin 1100.
- “Plotësoni rreshtat (në namaz). Unë ju shoh nga pas shpine.” (Shejh Albani thotë se ky shikim i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) nga pas shpine, është posaçërisht gjatë namazit, dhe jo në çdo vend.)
[Sahih] / (Muslimi); nga Enesi. / Sahihu Targib 498, i cili shton edhe Buhariun.
- “Plotësoni abdesin. Mjerë për thembrat nga zjarri i Xhehenemit!” (Bëni kujdes me larjen mirë të thembrave të këmbëve gjatë abdesit, sepse zakonisht neglizhohen).
[Sahih] / (Ibën Maxheh); nga Halid ibën el Velid, Jezid ibën Ebi Sufjan, Sherhabil ibën Hasneh dhe Amër ibën el As. / Es Sahiha 872.
- (48) “Sollën para Allahut të Madhëruar një prej robërve të Tij, të cilit Ai i kishte dhënë pasuri, dhe Allahu i tha atij:
– “Çfarë veprove në dynja?”
– “Nuk veprova gjë, -o Zoti im, përveç faktit se Ti më dhe pasuri dhe kur unë bëja tregti me njerëzit, ishte prej moralit tim që t’ia lehtësoja pagesën atij që kishte (pasuri) dhe t’a afatizoja atë që nuk kishte (ishte ngushtë).”
– Unë jam më i denjë se ti për këtë – tha Allahu. Pastaj urdhëroi (engjëjt): “Kalojeni robin Tim (futeni në Xhenet)!”
[Sahih] / (El Hakim); nga Hudhejfe, Ukbeh ibën Amir dhe Ebu Mesud el Ensari. / Ehadithul Buju’.
- (49) “Kryerja e marrëdhënieve bashkëshortore me gratë në anusin e tyre është haram.”
[Sahih] / (Nesai); nga Huzejme ibën Thabit. / Es Sahiha 873.
- (50) “Më erdhi kafsha El Burak: një kafshë e bardhë dhe e gjatë, pak më e madhe se gomari dhe më e vogël se mushka, e cila e vendoste thundrën atje ku i mbërrinte shikimi. I hipa asaj dhe arrita në Shtëpinë e Shenjtë të Kudsit. E lidha atë në rrethin ku i lidhnin profetët kafshët e tyre, pastaj hyra në Xhami (El Aksa), fala dy rekate dhe dola. Atëherë më vjen Xhibrili me një enë me alkool në njërën dorë dhe me qumësht në dorën tjetër. Unë zgjodha qumështin, kurse Xhibrili tha: “Zgjodhe natyrshmërinë.”
Pastaj u ngritëm në qiell. Xhibrili kërkoi që të hapej porta e qiellit, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe unë takova Ademin. Ai më uroi mirëseardhjen dhe më uroi me gjithë të mirat.
Pastaj u ngritëm në qiellin e dytë. Xhibrili kërkoi që të hapej porta, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe aty gjeta dy djemtë e tezeve: Isanë, birin e Merjemes dhe Jahjan, birin e Zekerijas. Ata dy më uruan mirëseardhjen dhe më uruan me gjithë të mirat.
Pastaj u ngritëm në qiellin e tretë. Xhibrili kërkoi që të hapej porta, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe aty gjeta Jusufin, të cilit i ishte dhënë gjysma e gjithë bukurisë. Ai më uroi mirëseardhjen dhe më uroi me gjithë të mirat.
Pastaj u ngritëm në qiellin e katërt. Xhibrili kërkoi që të hapej porta, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe aty gjeta Idrisin. Ai më uroi mirëseardhjen dhe më uroi me gjithë të mirat. Allahu i Madhëruar thotë për të: “Ne e ngritëm në një vend të lartë.” [Merjem, 57].
Pastaj u ngritëm në qiellin e pestë. Xhibrili kërkoi që të hapej porta, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe aty gjeta Harunin. Ai më uroi mirëseardhjen dhe më uroi me gjithë të mirat.
Pastaj u ngritëm në qiellin e gjashtë. Xhibrili kërkoi që të hapej porta, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe aty gjeta Musain. Ai më uroi mirëseardhjen dhe më uroi me gjithë të mirat.
Pastaj u ngritëm në qiellin e shtatë. Xhibrili kërkoi që të hapej porta, por (rojet) i thanë:
– Kush je ti?
– Xhibrili.
– Kush është me ty?
– Muhamedi.
– A i ka ardhur shpallje për këtë (ngjitje në qiell)?
– Po, i ka ardhur shpallje.
Atëherë na e hapën portën, dhe aty gjeta Ibrahimin të mbështetur me kurriz në Bejtul Ma’mur, në të cilën hynin çdo ditë shtatëdhjetë mij engjëj dhe nuk kthehen për herë së dyti aty (por i lënë rradhën të tjerëve). Pastaj më çuan te pema Sidratul Munteha, gjethet e së cilës ishin si veshët e elefantit, kurse frutat e saj si qypa. Kur atë e përfshiu ajo që e përfshiu nga Urdhri i Allahut, ndryshoi komplet dhe asnjë nga krijesat e Allahut nuk mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Atëherë Allahu më shpalli ato që më shpalli dhe më bëri detyrim pesëdhjetë namaze në çdo ditë-natë.
Pastaj zbrita te Musai dhe ai më tha:
– Çfarë detyrimi i ngarkoi Zoti yt popullit tënd?
– Pesëdhjetë namaze, i thashë unë.
– Kthehu te Zoti yt dhe kërkoi lehtësim, sepse populli yt nuk mund ta përballojë këtë. Unë u përpoqa më bijtë e Izraelit që të ndryshonin dhe t’i kryenin namazet e detyruara me shumë mundime; – tha Musai.
Atëherë u ktheva te Zoti, dhe i thashë: “O Zot! Lehtësoja popullit tim!” Dhe Ai më pakësoi pesë namaze. U ktheva te Musai dhe i thashë:
– Zoti më pakësoi pesë namaze.
– Populli yt nuk mund ta përballojë këtë, prandaj kthehu te Zoti dhe kërkoi lehtësim.
Vazhdova të kthehem te Zoti im dhe te Musai, deri sa Zoti im më tha: “O Muhamed! Këto janë pesë namaze në çdo ditë-natë, por çdo namaz është i barabartë me dhjetë namaze, kështu që plotësohen peshëdhjetë namaze. Kushdo që vendos të bëjë një të mirë por nuk e bën atë, atij do i shkruhet një vepër e mirë, por nëse e bën atë, atëherë do t’i shkruhet dhjetëfish. Kurse kush vendos të bëjë një të keqe, por nuk e bën atë, nuk do t’i shkruhet asgjë, por nëse e bën, do t’i shkruhet një e keqe.”
Zbrita deri sa arrita te Musai dhe i tregova për çfarë ndodhi, kurse ai më tha:
– Kthehu te Zoti yt dhe kërkoi lehtësim.
– U ktheva aq shumë herë te Zoti im, sa që tani kam turp prej Tij, -i thashë unë.”
[Sahih] / (Ahmedi, Muslimi); nga Enesi. / Muhtesar Muslim 76.
- (51) “Më erdhi El Burak: një kafshë e bardhë dhe e gjatë, e cila e vendoste thundrën atje ku i arrinte shikimi. Nuk e lamë shpinën e saj, unë dhe Xhibrili, deri sa arritën te Xhamia El Makdis (Kuds). Atë natë m’u hapën portat e qiellit dhe pashë Xhenetin dhe Xhehenemin.”
[Hasen] / (Ahmedi, Ebu Jeala, Ibën Hibani, el Hakim, ed Daja’); nga Hudhejfe. / Es Sahiha 874.
- (52) “Natën që u ngrita në qiell kalova pranë disa njerëzve të cilëve iu priteshin buzët me gërshërë prej zjarri. Sa herë që iu priteshin buzët, i mbusheshin përsëri. I thashë Xhibrilit: “Kush janë këta njerëz?” – Këta janë ata predikues prej popullit tënd, të cilët thonin dhe vetë nuk e bënin, që e lexonin Librin e Allahut, por nuk e praktikonin atë.”
[Hasen] / (Bejhakiu në Shuab); nga Enesi. / El Iktida 111.
- (53) “Natën që u ngrita në qiell, më erdhi (Xhibrili) dhe më çoi te Zemzemi. Më hapi gjoksin, pastaj ma lau me ujin e Zemzemit, pastaj më zbriti shpallje.”
[Sahih] / (Muslimi); nga Enesi.
- (54) “Bëhu i qëndrueshëm, Uhud (mali Uhudit në Medine, i cili u drodh në luftën e Uhudit)! Sepse mbi ty po qëndron një Profet (Muhamedi), një i sinqertë (Ebu Bekri) dhe dy dëshmorë (Umeri dhe Uthmani).”
[Sahih] / (Buhariu, Tirmidhiu); nga Enesi, (Tirmidhiu); nga Uthmani, (Ahmedi Ebu Jeala dhe Ibën Hiban); nga Sehl ibën Sead. / Es Sahiha 875: Ahmedi – Enesi.
- (55) “Bëhu i qëndrueshëm, Hira (mali Hira, në Meke)! Sepse mbi ty po qëndrojnë Profetë (Muhamedi), të sinqertë (Ebu Bekri), dhe dëshmorë (Umeri, Uhtmani, Aliu, Talha, Ez Zubejr, Sead ibën Ebi Uekkas, Abdurrahman ibën Auf dhe Seid ibën Zejd).”
[Sahih] / (Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh); nga Seid ibën Zejd, (Ahmedi); nga Enesi dhe nga Burejde, (Taberani në el Kebir); nga Ibën Abasi. / Es Sahiha 875.
- (56) “Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i darkës (el-ishaa) dhe namazi i sabahut (el-fexhr), por sikur ta dinin se çfarë shpërblimi ka në to, do të vinin t’i falnin (në xhami) edhe këmba-doras. Çova në mendje të urdhëroja të thirrej ikameti dhe të fillonte namazi, pastaj të urdhëroja dikë që të printe njerëzit në namaz, kurse unë të merrja disa burra me dëngje drush në krahë dhe të shkonim te ata njerëz që nuk vijnë të kryejnë namazin (në xhami), e t’ua digjnim shtëpitë me zjarr bashkë me ta brenda.”
[Sahih] / (Ahmedi, Buhariu e Muslimi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh); nga Ebi Hurejra. / El Irva 486.
- (57) “Gjëja më e rëndë në peshojë (në Ditën e Kiametit), është morali i mirë.”
[Sahih] / (Ibën Hibani); nga Ebu Darda. / Es Sahiha 876.
- (58) “Gjëja më e rëndë në peshojën e besimtarit është morali i mirë. Allahu e urren të paturpshmin e ndytë e vulgar.”
[Sahih] / (Bejhakiu në Sunen); nga Ebu Darda. / Es Sahiha 876: Buhariu në el Edeb el Mufrad, Tirmidhiu, Ibën Hibani.
- (59) “Dy personave, namazi që kryejnë nuk u arrin as te kokat e veta (nuk ngrihet te Allahu): Skllavit të arratisur nga zotëriu i tij (pa arsye të pranuar në Sheriat), deri sa të kthehet tek ai dhe gruas që ka thyer urdhrin e burrit të saj, deri sa të kthehet (në bindjen ndaj tij).”
[Sahih] / (El Hakim); nga Ibën Umer. / Er Raud 480, Es Sahiha 288.
- “Dy gjërave, Allahu ua shpejton dënimin në këtë botë (para botës tjetër): Padrejtësisë dhe mosmirësjelljes me prindërit.”
[Sahih] / (Buhariu në librin e Historisë, Taberani në El Kebir), nga Ebu Bekrate. / Es Sahiha (1120).
- “Dy gjëra që i bëjnë njerëzit janë mosbesim nga ana e tyre: Sharja nga fisi dhe vajtimi mbi të vdekurin.”
[Sahih] / (Ahmedi në El Musned, Muslimi), nga Ebu Hurejra. Komentari i Tahavijes (377), Sahihu i Muslimit i shkurtuar (55).
- “Dy gjëra i urren shumë biri i Ademit (njeriu): Urren vdekjen, ndërkohë që vdekja është më e mirë për të se sprovimi; dhe urren varfërinë, ndërkohë që varfëria ka llogari më të paktë (në ditën e Gjykimit).”
[Sahih] / (Sunenu Seid ibën Mensur, Ahmedi në Musned) nga Mahmud ibën Lebid. / Es Sahiha (813).
- “Dy gjëra të fusin në Xhenet: Kush ruan atë që ka mes dy mjekrave (mjekrës dhe mustaqeve – gojën) dhe atë që ka mes dy këmbëve (organin gjenital nga harami), do të hyjë në Xhenet.”
[Sahih] / (El Kharaiti, në Mekarim el Ahlak) nga Aisha. / Es Sahiha.
- (161) “Në kohën e injorancës para Islame, njëmbëdhjetë gra u bashkuan dhe ranë dakord që do të thonë të vërtetën hapur me njëra-tjetrën dhe se nuk do të fshihnin asgjë nga lajmet që kishin të bënin me burrat e tyre.
E para tha: “Burri im është si mish deveje i dobët në maj të një mali aq të thyer, sa nuk mund t’i ngjitesh dhe nuk është i shëndoshë që t’ia vlejë ta mbartësh (ankohet se burri i saj është i vrazhdë në natyrë dhe sillet keq me të).”
E dyta tha: “Burrit tim nuk desha t’ia hap të fshehtat, se kam frikë se nuk do mund të mbaroj së numëruari, aq shumë të këqia ka! Nëse do kujtoja, do kujtoja vetëm ata damarët e fryrë të qafës së tij dhe atë kërthizën e tij të fryrë! (d.m.th. të metat e tij janë edhe të dukshme edhe të fshehta).”
E treta tha: “Burri është si hu i gjatë (por pa vlerë). Nëse flas diçka (dhe ai e merr vesh), më divorcon, e nëse hesht, ai nuk do më afrohet si gruas gjithësesi (as nuk e divorcon as nuk shkon me të si me bashkëshorten).”
E katërta tha: “Burri im, kur ha, nuk lë gjë në enë (për të tjerët); kur pi, nuk lë gjë në enën e ujit; kur fle, mbështillet në anën e vet (dhe e lë atë të mërzitur); dhe kurrë nuk e fut dorën (nën rrobën time) që të shohë mërzitjen time (nuk e trajton si grua).”
E pesta tha: “Burri im është injorant e budalla (ose impotent e memec, që nuk di të flasë). Çdo njeri e kap një sëmundje, por atë e kapin të gjitha. Nëse bën shaka me të, të çan kokën, dhe nëse e zemëron, të thyen gjymtyrët ose të çan lëkurën, ose i bën të gjitha këto (rrahjen, çarjen, thyerjen dhe fjalët e këqia).”
E gjashta tha: “Burri im është si nata e bregdetit të Tihames (në Detin e Kuq; është i padëmshëm, i mirë dhe i balancuar në sjellje). Nga ai as nuk frikësohesh as nuk mërzitesh (ka fisnikëri, moral dhe sjellje të mirë).”
E shtata tha: “Burri im, kur hyn në shtëpi bëhet leopard (i fjetur dhe i butë me mua), kurse kur del jashtë shtëpisë bëhet luan (trim, i fortë dhe i ashpër); dhe kurrë nuk pyet për gjërat që lë në shtëpi e nuk i gjen (nga bujaria e tij).”
E teta tha: “Burri im e ka lëkurën të butë si pushi i lepurit (i butë, i mirë me të), dhe vjen aromë si aroma e pemës me erë të mirë. Unë e mund atë më lë që ta mund), por të tjerët ai i mund.”
E nënta tha: “Burri im e ka traun (e shtëpisë) të lartë (fisnik, bujar dhe mikpritës), shtatin të lartë (i gjatë), hirin e vatrës të madh (zjarri i të cilës nuk shuhet nga që gatuan për miqtë), dhe shtëpinë pranë kuvendit të burrave.”
E dhjeta tha: “Burri im quhet Malik; e si është Maliku? Ai është më i mirë se ajo që mund të them për të; Ai zotëron deve shumë të begata, të cilat i dërgon pak në kullota (që t’i ketë afër për t’i therur për miqtë). Kur ato dëgjojnë zërin e daulles, e kuptojnë se do të theren.”
E njëmbëdhjeta tha: “Burri im ishte Ebu Zer’i. Eh, si ishte Ebu Zer’i! I mbushi veshtë e mi me ar dhe muskujt e mi me mish (më shëndoshi nga të ngrënët e bollshëm). Më kënaqi e më madhëroi, sa që më pëlque vetja dhe madhërova veten. Më gjeti te njerëzit e ca deleve në një qafë mali të shkretë (të varfër), dhe më çoi te njerëzit e hingëllimave të kuajve dhe deveve, te të korrat që vilen e zgjidhen për t’u ngrënë. Kur isha tek ai, flisja pa frikë, se nuk më thoshte kurrë që e kisha gabim, flija deri në mëngjes (sepse kishte shërbëtorë që i bënin punët e shtëpisë) dhe pija sa të doja (se askush nuk më ndalonte); Po e ëma e Ebu Zer’it si ishte! Sandukët e saj (ku mbante plaçkat dhe enët) të mëdhenj dhe shtëpia e saj e madhe dhe e gjerë; Po i biri i Ebu Zer’it si ishte! Shtrati i tij ishte i hollë si shpata, dhe atë e ngopte keci i vogël (hante pak, dhe kjo gjë ishte cilësi e lavdërueshme tek arabët); Po e bija e Ebu Zer’it si ishte! E bindura e babait dhe e nënës së saj, që e mbushte rrobën e saj (e shëndetshme) dhe ishte zilia e komshisë së saj (për shkak të bukurisë dhe moralit të saj); Po shërbëtorja e Ebu Zer’it si ishte! Nuk i hapte kurrë fjalët tona tek të huajt, nuk e prishte kurrë ushqimin tonë dhe nuk e humbte atë (ishte e besueshme), dhe nuk e linte kurrë shtëpinë me plehra apo të papastruar.
Por një ditë, kur po rrihnin dybekët (e qumështit, në pranverë, ose në kohën e paradites), Ebu Zer’i doli nga shtëpia dhe kaloi pranë një gruaje që kishte dy fëmijë si leopardë, që po luanin nën mesin e saj me dy kokrra shegë, kështu që ai më divorcoi mua dhe u martua me atë.
Pastaj u martova me një burrë fisnik, i cili i hipi kalit, mori një shtizë dhe më solli shumë deve e pasuri, më dha një çift nga çdo gjë (nga devetë, lopët, delet, shërbëtorët), pastaj më tha: “Ha, o Umu Zer’ dhe jepi sa të duash edhe familjes tënde!” Por edhe sikur të grumbulloja të gjitha ato që më dha, nuk do të mbushnin as enën më të vogël nga enët e Ebu Zer’it!”
Pas këtij tregimi, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tha Aishes: “O Aishe! Unë për ty jam si Ebu Zer’i për Umu Zer’in, përveç faktit që Ebu Zer’i e divorcoi atë, kurse unë nuk do të divorcoj ty.”
[Sahih] / (Taberani në El Kebir), nga Aisha; e ka transmetuar gjithashtu Buhariu dhe Tirmidhiu në Virtytet e Profetit, por duke ngritur tek i Dërguari vetëm fjalën: “Jam për ty si Ebu Zer’i për Umu Zer’in”, por në fund thonë se kjo gjë mbështet ngritjen e të gjithë hadithit dhe jo vetëm këtë fjalë; (Buhariu në kapitullin e Martesës dhe Muslimi në Virtytet).
- “Bashkohuni kur hani dhe përmendni Emrin e Allahut (thoni ‘Bismilah’), që të keni bereqet në të!”
[Hasen] / (Ahmedi në Musned, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, Sahih Ibën Hiban, El Hakim), nga Uahshi ibën Harb. El Kelimu et Tajjib (185), Es Sahiha (895).
- “Largoju zemërimit!”
[Sahih] / (Ibën Ebi Dunja, në ‘Qortimi i zemërimit’ dhe Ibën Asakir), nga njëri prej sahabeve.
- “Largojuni shtatë të rrezikshmeve shkatërruese: Shokvënies Allahut (idhujtaria), magjisë, vrasjes së atij njeriu që Allahu e ka ndaluar, veçse me të drejtë (nëse ka vrarë), ngrënies së kamatës, ngrënies së pasurisë së jetimit, dezertimit në ditën e luftës, shpifjes për gratë e ndershme, besimtare e të pafajshme!”
[Sahih] / (Buhariud dhe Muslimi, Ebu Daudi, Nesai), nga Ebu Hurejra. Irvaul Galil (1202) dhe (2365).
- “Largojuni shtatë mëkateve të mëdha: Shokvënies Allahut, vrasjes, dezertimit nga lufta, ngrënies së pasurisë së jetimit, ngrënies së kamatës, shpifjes për gratë e ndershme dhe kthimit në shkretëtirë (në jetën beduine) pas emigrimit (në Medine).”
[Hasen] / (Taberani në El Kebir) nga Sehl ibën Ebi Hathmeh. Mexhmea ez Zevaid (1/103).
- “Largojuni mëkateve të mëdha, bëni më të mirën (përpiquni me të gjitha mundësitë, pa e lënë mangut dhe pa e tepruar) dhe gëzohuni (me shpërblimin e Allahut për largimin nga mëkatet dhe kryerjen e të mirave)!”
[Hasen] / (Ibën Xherir) nga Katade – Mursel (si fjalë e tabiiut). Es Sahiha (885) : Ahmedi në Musned, nga Xhabiri.
- «Largojuni çdo pije dehëse!»
[Sahih] / (Taberani në El Kebir) nga Abdullah ibën Mugafel. Hadithet e Sakta (886): Ahmedi në Musned nga Aliu; El Bezar nga Ibën Abasi.
- “Largojuni gjërave që të dehin!”
[Sahih] / (El Halvani) nga Aliu. Es Sahiha (886): Ebu Daudi nga Ibën Amër.
- “Largojuni këtyre ndytësive që Allahu i ka ndaluar! Kushdo që bie në ndonjë gjë të vogël prej tyre, të mbulohet me mbulimin e Allahut (ta mbajë të fshehtë dhe të mos e tregojë) dhe të pendohet tek Allahu, sepse kush na e tregon faqen (na e tregon mëkatin që ka bërë), ne do të zbatojmë mbi të Librin (ligjin) e Allahut!”
[Sahih] / (El Hakim, Bejhakiu) nga Ibën Umeri. Es Sahiha (663).
- “Lër pak kohë mes Ezanit dhe Ikametit, në mënyrë që të mund të kryejë nevojën e vet ai që do të marrë abdes dhe të mbarojë ngrënien ai që është duke ngrënë, pa u nxituar!”
[Hasen] / (Abdullah ibën Ahmed, në Musned) nga babai i vet (Ahmedi); (Ebu Shejh në “Ezani”) nga Selmani dhe nga Ebu Hurejra. Hadithet e Sakta (887).