Pyetje-Përgjigje rreth Pastërtisë; Abdesi, Gusli, Menstruacionet

 


Pyetja Nr. 69 / Anonim

Esselamu alejkum! Nese je xhunub dhe pastaj futesh ne banjo per te lare trupin pas daljes nga banjo hy ne dyshime qe skam shperlare gojen dhe hunden… A eshte guslli i vlefshem apo duhet per tu pastruar prap komplet trupi nga fillimi apo te futem ne banjo te shperlaj vetem gojen dhe hunden qe te plotesoj gusllin?

Përgjigje / 9/9/2021

Ue alejkumu selam ue rahmetullah!

Kjo ceshtja e dyshimit tek ti ka kaluar ne vesves, sepse ne realitet ti e shpelan gojen dhe hunden gjate guslit, por ne fund te vjen shejtani dhe te fut dyshimin.

Ajo qe duhet te besh eshte qe gojen dhe hunden ta shpelash qe ne fillim te guslit dhe pastaj te lash trupin, por edhe nese perseri te futet dyshim kur del nga banjo, atehere shpela vetem gojen dhe hunden dhe gusli eshte ne rregull, inshaAllah, sepse renditja e veprimeve te guslit nuk eshte e detyrueshme, keshtu qe shpelarja e gojes dhe hundes ne fund te guslit apo edhe pas daljes nga banjo, eshte e rregullt, elhamdulilah.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi!


Pyetja Nr. 68 / Mira / Suedi

Prsh! Un jam nje grua shtatzene dhe desha te bej nje pyetje rreth namazit. Pasi bej dush dhe dua te falem vaktet kaza vetem ne kete periudhe te shtatzanise po me ndodh qe te kem ere nga pjesa intime. Sekrecione nuk kam, a duhet pasi te bej dush te lahem prap per çdo namaz kur i fal ato kaza? Apo te vazhdoj ti fal rresht namazet?

Përgjigje / 30/1/2018

Ne kete rast nuk prishet gusli (larja e te gjithe trupit) por mund te prishet vetem abdesi, qe do te thote se mjafton te marresh abdes pasi hyn koha e namazit dhe te falesh namazin e asaj kohe, apo edhe namazet e kaluara sipas rradhes, pa qene nevoja te perserisesh abdesin per cdo namaz kaza qe fal.

(Pyetja Nr. 67) Algent / Shqiperi

Esselamu alejkum! Kam nje pyetje ne lidhje me mes’hin. Nese qeni prek me hunden ose me gjuhen e tij corapen. A mund ti jap me mes’h corapeve?

Pergjigja / 26-11-2017

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Nese qeni te prek rroben apo ndonje pjese te trupit me qimet apo trupin e tij, pra me dicka te thate nga trupi i tij, atehere nuk ke detyrim asgje, nuk te prishet abdesi, dhe te lejohet t’i japesh mes’h corapeve qe te ka prekur qeni me trupin e tij, mjafton t’i pastrosh nga qimet, nese kane mbetur qime ne corape; por nese qeni te prek me diçka te lengshme, si peshtyma, jarget apo urina e tij, atehere duhet qe ate rrobe apo pjese te trupit ta lash shtate here, nga te cilat e para duhet te jete me dhe, dhe nuk mund t’i japesh mes’h çorapeve ne kete rast, vetem pasi t’i lash ne menyren e pershkruar dhe t’i veshesh pas abdesit gjate te cilit i ke lare kembet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. [Fetva te ngjashme ka dhene shejh Iben Baz, ne kete link: https://www.binbaz.org.sa/noor/8029].

(Pyetja Nr. 66) Enis / Kosove

Pyetja: Es selam alejkum kam dy pyetje; 1) Hoxhe kam probleme me hemoroidet(zorren e trashe) dhe shpeshhere smund ta kryej nevojen si duhet ,prandaj shpeshhere kam probleme me abdest madje edhe duke marrë abdest ose duke falut namaz,e sidomos shpenzoj kohe te madhe duke qendruar ne banjo nga frika mos prishi abdestin. 2) Qe nje kohe me duket qe vrej ne të brendshmet se kam shenja te urines apo me sakt rrjedhje te saj,si ti heq dyshimet ose nese kam me te vertete rrjedhje si te veproje ngase eshte paksa e lodhshme. Ju lutem hoxhe te me ndihmoni ngase jam ne hall te madh Allahu ju shperblefte!

Pergjigja / 15-11-2015

Bismilah, elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah.

Merr abdes pasi te thirret ezani per cdo namaz, pastaj fal namazin rregullisht; edhe nese gjate namazit del dicka nga rruget e jashteqitjes, namazi yt eshte i rregullt dhe i plote, sepse ti ne kete rast futesh te grupi i njerezve qe kane justifikim te pranueshem, sic e kane theksuar dijetaret e Islamit duke e perfituar kete gje nga Libri i Allahut dhe Suneti i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem).

Ne lidhje me kurimin e ketyre shqetesimeve, perpiqu te permiresosh ushqimin qe ha; perqendrohu te perimet dhe frutat e fresketa, largohu nga ushqimet e yndyrshme dhe te skuqura, mos konsumo pije me gaz, kafe apo lende qe permbajne kafeine; konsumo banane se te rregullon tretjen dhe te zbut jashteqitjen (per te rregulluar hemorroidet);

Lexo ne kete link per te mesuar me shume per hemorroidet dhe shendetin ne pergjithesi:

https://mjekesiabimorearabe.com/hemorroidet

(Pyetja Nr. 65) Anonim / Maqedoni

Selam alejkum desha ta di qka jan kto Meni, Uedij, dhe Medhij dhe kur shfaqen nese ka mundsi mem tregu ma detajisht. Edhe cila prej këtyre e prish agjerimin? Faleminderit shum, Allahu iu shperblefte.

Pergjigje / 12-07-2015

El-Meni eshte sperma: Sperma eshte e njohur tek burrat; ajo del nga marredheniet seksuale apo enderrimi. Nese del sperma ne cfare do lloj menyre, larja e te gjithe trupit behet e detyrueshme dhe nuk mund te falet namaz pa e lare trupin te gjithe. Nese sperma del gjate dites se Ramazanit duke qene i vetedijshem dhe jo ne gjume, agjerimi prishet dhe duhet te kompensohet ajo dite; pervec nese ka ndodhur me marredhenie mes burrit dhe gruas gjate dites se Ramazanit, atehere duhet te agjerohen dy muaj rresht pas Ramazanit, e nese nuk ka mundesi, atehere te lirohet nje skllav, e nese nuk mundet, atehere te ushqehen 60 te varfer.

Por nese sperma del duke qene ne gjume, apo nga ndonje semundje, atehere agjerimi nuk prishet, por duhet te lash trupin te gjithe para se te falesh.

Kurse ne lidhje me pastertine apo jo te spermes, disa dijetarë thonë se sperma është e papastër, por më afër realitetit është mendimi se ajo është e pastër, prandaj rekomandohet që ajo të lahet kur është ende e lagësht apo të hiqet nëse është e thatë. Aishja (r.a.) tregon: “Unë e hiqja spermën nga rrobat e Profetit (a.s.), nëse ajo ishte e thatë dhe e laja nëse ajo ishte ende e lagësht”.[19] Transmeton Darakutni, Ebu Auane dhe Bezari. [Hadith Sahih. “El Irva” 180].

El-Uedi është një sekrecion i bardhë dhe i trashë që derdhet pas urinimit tek disa njerëz. Ai konsiderohet i papastër, por nuk e prish agjerimin, as guslin, por vetem abdesin. Aishja (r.a.) ka thënë: “Uedi rrjedh pas urinimit. Njeriu që ka rrjedhje të këtij sekrecioni duhet t’i lajë pjesët intime si dhe të marrë abdes. Por nuk është e nevojshme të merret gusël”. Transmeton Ibën El Mundhir.

El-Medhi ose lëngu prostatik: është lëngu i bardhë ngjitës që rrjedh nga organet intime, si rezultat i të menduarit në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Njeriu që ka një rrjedhje të tillë është zakonisht i pavetëdijshëm për kohën e sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrës, por sasia e këtij sekrecioni tek organi i femrës është më e madhe. Dijetarët kanë rënë dakord se ky sekrecion është i papastër. Nëse ai bie në trup, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tij, ndërsa nëse bie në rroba, mjafton të spërkatet vendi ku ai ka rënë me ujë, pasi është shumë e vështirë të mbrohesh plotësisht nga kjo papastërti, veçanërisht për të rinjtë beqarë.

Aliu (r.a.) tregon: “Unë kisha sekretim të medh-it, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut në lidhje me të. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime ndaj vajzës së tij (Aliu ishte dhëndrri i Profetit (a.s.). Ai u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd seksual”.[17] Transmeton Buhariu e të tjerë.

Sehl ibën Hanif ka thënë: “Unë vuaja nga sasi të mëdha të medhi-t dhe gjithmonë merrja gusël pas tij. Kështu unë i tregova të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe ai tha: “Të mjafton për këtë të marrësh abdes”. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me atë masë që bie mbi rrobat e mia?” Profeti (a.s.) tha: “Eshtë e mjaftueshme të marrësh një grusht ujë dhe ta spërkatësh atë mbi rrobat e tua aty ku e sheh se është përhapur lëngu”.[18] Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu thotë: “Hadithi është hasen sahih (i vërtetë)”.

El-Athrem e transmeton të njëjtin hadith me fjalët: “Më shqetësonte shumë sasia e madhe e medhit, kështu që shkova tek Profeti (a.s.) dhe ia tregova problemin tim. Ai tha: “Mjafton që ti të marrësh një grusht me ujë dhe ta spërkatësh mbi të (medhin)”. [Fikhu Suneh].

Lengu prostatik (Medhiu) nuk e prish agjerimin dhe as guslin, por prish abdesin.

(Pyetja Nr. 64) Flamur / Kosove

Jam zgjuar ne mengjes, jam qu gjunup, kam qen smut tere diten nuk kom mujt me mar gusel, a duhet te mirret ne qdo koh te namazit tejemumi a vetem njeher, dhe a duhet te mirret abdes nese marim tejemun? Allahu ju shperblet.

Pergjigja / 17-06-2015

Kur muslimani behet xhunub per shkak te marredhenieve intime me gruan apo ne enderrim, ai e ka te detyruar qe te laje te gjithe trupin, pra te marre gusul; e nese nuk mundet per arsye te pranueshme ne Islam, sic eshte mungesa totale e ujit, ose semundja qe perkeqesohet nese perdoret uji per te lare te gjithe trupin, atehere Allahu ka bere lehtesime dhe ka ligjeruar Tejemumin zevendes te guslit dhe te abdesit se bashku, dhe nga rregullat e tejemumit eshte qe ai te merret per cdo namaz pas hyrjes se kohes se namazit dhe jo para saj; dhe forma e tejemumit eshte e tille: perplas duar lehte mbi dhe ose mbi cdo siperfaqe me baze dheu ose guri, pastaj me to ferkon fytyren njesoj sikur e lan kur merr abdes, si dhe duart me njera-tjetren. Me shume per tejemumin lexoni ne kete link: http://rrugetepaqes.net/?p=1575

(Pyetja Nr. 63) Abdullah1 / 29-12-2013

Es-selamun alejkum hoxhe i nderuar.

1) Doja tju pyesja nese qimet e rena nga pjeset me qime si p.sh nga pjeset e turpshme, dhe mbesin ne rroba, a krijojne pengese ne adhurim?

2) A duhet me doemos te merret abdest kur merr gusul?

3) A prishet gusli (a duhet perseritur) nese prek qofte edhe pa dashje organet e turpshme?

Pergjigja / 10-01-2014

Ue alejkumus-selam ue rahmetullah ue berekatuh.

  1. Qimet e rena nga pjeset intime nuk krijojne pengese ne adhurim.
  2. Gjate marrjes se guslit duhet patjeter te shpelash gojen dhe hundet, dhe te lash te gjithe trupin. Kjo eshte e domosdoshme qe te gusli te jete i vlefshem per te kryer adhurimet, por me e mira eshte qe gusli te merret ashtu si e ka marre i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): ne fillim te lash vendet intime, pastaj te marresh abdes si zakonisht, me perjashtimt e kembeve qe i lan ne fund, pastaj te lash koken dhe te gjithe trupin, duke pasur kujdes qe te mos mbese asnje vend i trupit pa u prekur nga uji.
  3. Nese prek organet gjenitale drejtperdrejt (pa rrobe), atehere prishet abdesi dhe jo gusli, dhe duhet perseritur abdesi, qofte edhe nese i prek pa dashur. Kurse gusli prishet vetem nga marredheniet intime dhe nga dalja e spermes.

Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 62) Sherim / Gjermani / 06-05-2013

Pyetja: Esselamu alejkum,vella desha ta dije se a eshte e vertet n,qofse te prek nje qene ne rroba qe ke veshur me  ato rroba s,mundesh e beshe namaz apo prishet abdesi apo duhet edhe te n,drrohen rrobat edhe te bejme gusl apo mjafton ti ndrroj rrobat?sepse kam pune me klient qe kane qen ne shtepi e me ndodh nganjehere te me prekin me rroba apo kepuc.ju falenderoj perzemersisht Allahu ju shperlefte.

Pergjigja / 06-05-2013

Qimet e qenit nuk e prishin abdesin dhe as rroben nuk e bejne te papaster, por thjesht e shkund rroben per te larguar qimet e mbetura ne te, kurse ajo qe e ndot rroben eshte goja dhe peshtyma apo jarget e qenit, dhe ne kete rast duhet te lahet rrobja mire me dhe edhe uje, kurse abdesi nuk prishet, sepse nuk ka asnje argument per kete, dhe ato gjera qe e prishin abdesin jane te percaktuara mire ne rregullat e Fikhut, sic mund t’i gjesh ne kete link.

(Pyetja Nr. 61) Ubejd / Kumanove

Message: Selamun alejkum. KAME NJE PYTJE:

KAME PROBLEME ME MENSTRUACIONET ATO ME PARAQITEN VETEM PAK NJE PIK EDHE PASTAJ NUK ME VIN NDONJEHR 24 ORE E NODNJEHER ME PAK GJATE KESAJ KOHE QE NUK KAM A DUHET MU FAL APO KONSIDEROHEM QE JAM NE KOHNE E TYNE DHE E DYTA KUR TI PERFUNDOJ A ME DUHET ME PRIT DERI SA TI SHOH KREJT TE BARDHAT SE NDONJHER E THUJSE SHPESH HER ME NDODH QE NE PERFUNDIM ME DUKEN TE BARDHAT PO ME TO NGA NJE PIKE E VOGEL GJAKU QE DALLOHET JO SHUME E MADHE TASH A DUHET ME PRIT DERI SA TE VIN TE BARDHAT QE JANE TAMA TE PASTRA PA ASNJE SHENJ TE KUQE APO DUHET TE PASTROHEM E TE FALEMI.

Përgjigje / 16-04-2012

Nese del nje pike nga gjaku i menstruacioneve, duhet te nderpresesh namazin sepse konsiderohesh ne kohen e menstruacioneve qofte edhe nese pas asaj pike ka shkeputje disa oreshe apo nje diteshe a me shume. Ne fund te menstruacioneve duhet te presesh sa te dale lengu i bardhe pa asnje te kuqerremte ne te, pastaj te pastrohesh e te falesh. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 60) Ubejd / Kumanove

Message: Selamun alejkum. A pranohen veprat e mira ose të keqe nëse jam xhunub dhe a llogaritet haram ushqimi nëse jam xhunub, edhe pse nuk mund të themi Bismilah në fillim të punës dhe ushqimit. Allahu ju mëshiroftë.

Përgjigje / 26-03-2012

Muslimani duhet te lahet kur behet xhunub me qellim qe te mund te kryeje detyrimet qe nuk pranohen duke qene xhunub, sic eshte namazi, kurse veprat e tjera te mira i pranohen edhe duke qene xhunub dhe po keshtu te keqiat i shkruhen. Xhunublleku nuk e ben haram ushqimin qe ha dhe as nuk e ndalon thenien Bismilah dhe permendjen e Allahut, madje ai qe eshte xhunub mund te perserise Kuran me gojen e tij por pa e prekur Kuranin, sepse muslimani nuk e ben te papaster asgje, por larja e trupit pas prishjes se guslit eshte detyrim per faljen e namazit dhe leximin nga Kurani. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 59) Anonim / Kosove

Message: Shum sende i keni cek reth pastrimit po a lejohet ngjitja e spirales pas fmis se par deri kur dush me be femin e dyt, flm?

Përgjigje / 24-01-2012

Origjina eshte se pengimi i shtatzanise nuk lejohet pervec ne rastet kur kjo gje demton gruan ose kur bie dakord burri me gruan per vonimin e shtatzanise me ane te rrugeve te pademshme dhe te lejuara ne Islam, e keto rruge jane nxjerrja e spermes jashte nga ana e burrit, si dhe moskryerja e marredhenieve ne diten e 14 dhe te 15-te nga dita e pare e menstruacioneve, sepse ne keto dite vezorja e gruas eshte gati per pllenim dhe keshtu qe moskryerja e marredhenieve ne keto dite pengon shtatzanine. Kurse menyrat e tjera moderne jane qe te gjitha te demshme per gruan dhe shendetin e saj dhe Islami e ndalon gjithcka te demshme. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vendimet e Tij jane me te Urtat.

(Pyetja Nr. 58) Anonim / Itali

Message: Desha ta di se si duhet te pastrohem nga lehonia pasi qe gati u be nje muaj qe e linda djalin e nuk e di saktesisht si te pastrohem nga lehonia kur ti kryej ditet e lehonis…

Përgjigje / 19-01-2012

Lehonia mbaron me mbarimin e daljes se gjakut dhe kur lengu qe del ka ngjyre te bardhe. Kjo zakonisht ndodh brenda 40 diteve nga lindja e femijes. Kur te dale lengu i bardhe, duhet te pastrohesh duke lare gjithe trupin. Gruaja lehone nuk ka detyrim as te falet dhe as te agjeroje gjate lehonise, por pasi te pastrohet ajo duhet te agjeroje ditet e kaluara pa agjeruar nga ramazani ne rastet kur lehonia ka qene gjate muajit ramazan, kurse namazet e lena gjate kohes se lehonise nuk kompensohen, dmth nuk e ke detyre te falesh namazet qe i ke lene pa falur per shkak te lehonise sepse kjo nuk ka qene ne doren tende dhe Allahu ia ka bere kete lehtesim grave per t’e meshiruar ato. Allahu ju ruajte e ju dhente sukses e begati, juve dhe femijeve tuaj!

(Pyetja Nr. 57) Mela / Itali

Message: selamun alejkum. A lejohet me fal namaz kur je xhunub por vetem me abdes, pra je xhunub por me marr vetem abdes?

Përgjigje / 03-09-2011

Kur je xhunub, dmth pas kryerjes se marredhenieve intime me gruan apo pas ejakulimit te spermes, eshte e detyrueshme qe te lashe te gjithe trupin, perndryshe nuk lejohet te falesh ne kete gjendje. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 56) Dija / Usa

Message: selam alejkum un jam ni moter mislimane i fali 5 koh te namzeve edhe jam e mbuluar qe 2 vite pytja ime esht se a lejohet me lexu kuran kur jam me mujore sepse ghat qasaj kohe sa jam me mujora ndihna shum nervoz baj dhiker po prap se pram ndihem e shqetesuar shum allahu ju shpebleft me ghenit ferdeus.

Përgjigje / 26-08-2011

Gjendja e nervozizmit gjate te permuajshmeve eshte normale dhe i shoqeron thuajse te gjitha grate, prandaj duhet pasur kujdes te ushqimi qe ha, qe te jete i zgjedhur dhe te anoje nga perimet e fresketa dhe frutat e stines. Kurse leximi i Kuranit nuk lejohet per grate ne kete periudhe, por permendja e Allahut duhet te jete e vazhdueshme dhe po keshtu degjimi i Kuranit eshte i lejuar dhe veper e mire. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 55) Jara / Shqiperi

Message: Eselamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu,

un kisha nje pyetje persa i perket menstruazioneve. Nqs pastrohesh nga to ne kohen kur ka hyre ikindia, duhet te falesh dhe dreken dhe ikindine apo vetem ikindine? Dhe nqs ka hyre jacia duhet te falesh dhe akshamin dhe jacine, apo vetem jacine? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 14-07-2011

Mendimi me i sakte nga dy mendimet e dijetareve ne kete ceshtje eshte se: kur gruaja pastrohet nga menstruacionet, ajo ka detyrim te fale vetem namazin ne kohen e te cilit pastrohet dhe jo edhe namazin qe bashkohet me te ne raste te caktuara; pra nese pastrohesh ne kohen e ikindise, e fal vetem namazin e ikindise dhe nuk e ke detyrim te falesh edhe namazin e drekes, e po keshtu me jacine dhe akshamin. Argumenti per kete eshte hadithi: “Nese dikush e arrin ta fale nje rekat nga koha e namazit, ai e ka arritur namazin”, e nese nuk e arrin namazin e drekes ne kohe, atehere ai namaz ka kaluar per gruan me menstruacione dhe ajo nuk e ka detyrim ate, me perjashtim te rastit kur dyshon nese mund te jete pastruar qe ne kohen e drekes, atehere duhet ta fale edhe dreken dhe pas saj te fale ikindine. Ky eshte edhe mendimi i shejh Iben Uthejminit, i cili e ka interpretuar argumentin e atyre qe mendojne se duhet falur edhe dreka bashke me ikindine, e po keshtu akshami bashke me jacine, se dicka e tille nuk ka argument, dhe krahasimi me personat me justifikim qe i bashkojne zakonisht keto namaze nuk eshte me vend ketu dhe kerkon argument, e sa per faktin se dicka e tille eshte percjelle prej disa nga sahabet, shejh Iben Uthejmin thote se ata e kane thene kete per me shume siguri, se ndoshta gruaja mund te jete pastruar me pare, dmth ne kohen e drekes apo te akshamit, dhe keshtu qe me mire ta fale edhe namazin e drekes bashke me ikindine, dhe kjo eshte e lejuar gjithesesi, por detyrim eshte vetem namazi i kohes ne te cilen pastrohesh, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 54) Oaza / Pejë / 13-06-2011

Message: selame alekum, desht te ju pyse sa dit nuk ki te lejume te fala namazi kur te martohesh nese ki gjake derdhe po ju edi ma mir.

Përgjigje / 13-06-2011

Lexoni ne kete link.

(Pyetja Nr. 53) Linda / Zvicer / 23-04-2011

Message: esselamun alejkum kisha nje pytje reth menstrutacioneve neqofte se nje grua i ka ma teper se 10 dit menstutracionet si pershembull 15 dit a duhet mbas 10 ditve ta fale namazin apo duhet te pres njer sa ti largohen mestrutacionet neqofte se ika edhe 2 jav …faliminderit. Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 23-04-2011

Kohezgjatja e menstruacioneve ndyshon nga njera grua tek tjetra, por mesatarja eshte nga 2 – 8 dite, pra dy dite me e pakta dhe 8 dite me e shumta, sipas mjekesise moderne. Po sipas kesaj mjekesie, nese vazhdon rrjedhja e gjakut me shume se 8 dite, kjo ndodh per shkaqe te ndryshme qe mund te jene semundje dhe qe duhen kuruar. Nese gruaja ka pasur menstruacione te rregullta dhe me pas i jane crregulluar, atehere eshte e lehte percaktimi se sa dite jane prej menstruacioneve dhe ditet shtese jane gjakderdhje qe quhet Istihada, pra qe vjen si rezultat i ndonje crregullimi hormonal apo semundje, dhe ne keto dite gruaja duhet te falet e te agjeroje, por duke marre abdes per cdo namaz. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 52) Indri / Tirane / 26-03-2011

Message: Selam alejkum.

Kisha dy pyetje:

E para eshte ne lidhje me nje paragraf qe kam lexuar ne librin “Mashtrimet e shejtanit”, te cilin po e shkruaj me poshte:

– I tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem nje gruaje qe ishte me menstruacione, kjo ishte Himnetu Bintu Xhahsh: “Ai eshte shqelmim nga shqelmimet e shejtanit.” (Ebu Davudi dhe Nesaiu). Do doja nje komentim lidhur me kete paragraf.

Pyetja tjeter ka serisht lidhje me menstruacionet. Nese nje grua kryen marredhenie seksuale me burrin e saj ne periudhen e menstruacioneve qofte ne fillim, mes apo ne fund kush jane obligimet e saj apo te burrit te saj per te shlyer gjynahin e bere. Dhe a jane njesoj kete obligime nese marredhenia eshte kryer ne fund te menstruacioneve apo ne fillim te tyre?

Përgjigje / 26-03-2011

Hadithi ne fjale ka per qellim gjakun qe del nga gruaja por qe nuk eshte gjak menstruacionesh por gjakerrjedhje prej venave te mitres, qe ne fikhun Islam quhet “Istihada”, dhe qe zakonisht ky gjak del pas menstruacioneve normale qe ka gruaja. I Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka thene se shkak per kete gjakederdhje eshte goditja e shejtanit ne venat e gjakut, ashtu si ka thene ne nje hadith tjeter se shejtani ecen te njeriu ne rrugen e gjakut, dmth ne vena, dhe nga presioni qe ushtron mbi vena, ndodh qe te caje ndonje prej tyre dhe te kete hemorrogji te brendshme qe mund te dalin edhe jashte, si ne rastin e Istihadas. Keshtu thuhet ne hadith dhe ne duhet ta besojme ashtu si thuhet, edhe nese nuk e kuptojme plotesisht ndoshta, por qe shekenca nuk mund ta kundershtoje kete, edhe pse cdo here perpiqet te gjeje shpjegim te gjerave qe ndodhin pa qene kurre te sigurte dhe te vetedijshem per shkakun e vertete qe ndodhjes se atyre gjerave. Allahu eshte i Gjithedijshmi, kurse njeriut nuk i eshte dhene prej dijes vecse pak.

Nuk lejohet qe burri te kryeje marredhenie me gruan e tij kur ajo eshte me menstruacione, deri sa te pastrohet plotesisht dhe te lahet. Kjo eshte e ndaluar ne Kuran [el Bekare, 222], madje i Derguari i Allahut e ka permendur bashke me kryerjen e marredhenieve ne anus, dhe e ka quajtur prej mekateve te medha, vepruesi i te cilave meriton mallkimin dhe denimin. Kurse ne lidhje me shlyerjen e ketij mekati, dijetaret kane mospajtime, ku disa thone se shlyerja behet vetem me pendim te sinqerte dhe kerkim te faljes nga Allahu, kurse te tjere thone se duhet te jepet sadaka 1 dinar ar (2.25 gram ar) nese marredheniet jane kryer ne fillim te zakoneve apo kur gjaku ka qene i forte dhe i zi, ose gjysem dinari nese ka qene ne fund te tyre. Shkak per mospajtimin eshte se disa e konsiderojne hadithin e ardhur ne lidhje me kete ceshtje te sakte, kurse te tjere mendojne se ka dobesi. Dijetaret e medhhebit hanbeli anojne nga mendimi i bashkimit te sadakase perkrah pendimit dhe kerkimit te faljes, dhe kete mendim ka mbeshtetur edhe shejh Iben Uthejmin, ne librin “Esh sherh el mumti” 1/413, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 51) Anonim / 25-03-2011

Message: eselamu alejkum

jam nje nene qe jap femiut tim 2 muajsh gji. a prishet abdesti pasi ti jap gji femiut pasi qe del qumeshti nga trupi me sqaroni ju lutem faliminderit.

Përgjigje / 25-03-2011

Nuk prishet abdesi nga gjidhenia dhe as nga gjaku qe del nga trupi. Abdesi prishet vetem nga ato qe dalin nga rruget e jashteqitjes. Lexoni me shume per ato gjera qe e prishin abdesin ne kete link.

(Pyetja Nr. 50) Beni / Holand / 17-03-2011

Message: SELAMU ALEIKUM PYETJA ASHT CA DON METHAN GUSEL? ALLAHU JU SHPERBLEFT MET MIRA!

Përgjigje / 20-03-2011

Gusel do te thote qe te lash te gjithe trupin me uje, dhe ai eshte i detyrueshem ne rastet qe i shihni ne kete link.

(Pyetja Nr. 49) Beni / Holand / 03-03-2011

Message: selamun alejkum vllazen musliman, kam nje pytje: Qe nje koh fali 5 koht e namazit por para se me fillu me fal namaz kam ba mardhenje me gruan time ne vrimen anale qe tash kam lexu shum dhe kam kuptu se eshte nje preje gjynaheve te mdhaja dhe jam pendu shum shum dhe jam pishman jam ba mu tranu per kete gjynah qe e kemi bere ju lutem qka me ba une? ALL-LLAHU JU SHPERBLEFT ME XHENET!

Përgjigje / 12-03-2011

Kryerja e marredhenieve me gruan ne anus eshte prej gjynaheve te medha. I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Eshte i mallkuar ai qe kryen marredhenie me gruan e tij ne anusin e saj!” Personi qe e ben kete gje, duhet te pendohet tek Allahu me pendim te sinqerte, te behet pishman per mekatin e tij dhe te vendose qe te mos kthehet kurre tek ky mekat. Allahu i Madheruar thote: “Une ia pranoj pendimin atij qe pendohet, beson dhe ben vepra te mira, pastaj vazhdon keshtu i udhezuar…” [Ta-ha, 82], kurse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Islami e fshin gjithcka (te keqe, gjynah) qe eshte bere para tij dhe pendimi fshin gjithcka qe eshte bere para tij.” Kurse ne lidhje me shpagimin e ketij gjynahu, mendimi me i sakte nga dy mendimet e dijetareve eshte se nuk ka ndonje shpagim tjeter pervec pendimit te sinqerte dhe shtimit te veprave te mira te cilat i fshijne ato te keqiat qe jane bere para tyre. Allahu ju forcofte ne fene e Tij dhe jua dhente shperblimin shumefish ne kete bote dhe ne boten tjeter!

(Pyetja Nr. 48) Tina / Austri / 23-02-2011

Message2: KAM NEJE PYETJE KAM MENSTRACIONE TBARDHA SHUM GATI QDO DIT DESHA TA DI AE PRISHIN NAMAZIN QFAR DUHET TE BEJ?

Përgjigje / 24-02-2011

Ne rastin tend duhet te marresh abdes per cdo namaz, menjehere para namazit, dhe nese del ndonje sekrecion gjate namazit, namazi eshte i rregullt dhe nuk duhet ta perseritesh. E Allahu eshte i Gjithedishmi.

(Pyetja Nr. 47) Kbes / Kosove / 05-02-2011

Message: NESE JE I LENDUAR DHE ME FASH NE DORE NUK MUN ME LA DOREN DHE KRYN MARDHANJE ME GRUAN SI TE BAJ GUSELL?

Përgjigje / 10-02-2011

Merr gusel duke e ruajtur doren me fasho prej ujit, qofte edhe nese e mbulon me nje qese plastike apo dicka te ngjashme, dhe nuk ke detyrim as ta lagesh fashon dhe as zonen ku ajo eshte e vendosur ne dore.

(Pyetja Nr. 46) Anonim / Itali / 11-01-2011

Message: selamun-alejkum!

1.jam ne pune,sabahun e fali ne shtepije,kurse dreka dhe iqindija me ngelin pa fal.pyetja eshte;a mundem me i fale kaza para namazit te akshamit ose pas namazit.

2.pasi te kemi mar abdest sa namaze mund te falim me abdestin e mare?

3.kur bej dush pas kthimit nga puna a duhet mar perseri abdest apo vetem me marr gusellnbas daljes prej dushit?All-Llahu ju shperbleft!

Përgjigje / 12-01-2011

Namazet qe nuk mund t’i falesh ne kohen e tyre, duhet t’i falesh menjehere sa te jepet mundesia, sipas rradhes se tyre, ne fillim dreken dhe me pas ikindine, e keshtu.

Pasi te marresh abdes mund te falesh sa namaze te deshirosh apo te arrish perderisa nuk te eshte prishur abdesi me nje nga ato gjera qe e prishin abdesin sic eshte urinimi i holle apo i trashe dhe dalja e gazrave.

Kur ben dush dhe lan te gjithe trupin, duhet te besh nijetin qe me larjen e trupit te perfshihet edhe abdesi, si dhe gjate larjes te fusesh uje ne goje dhe ne hunde, njesoj sikur merr abdes. Allahu te forcofte ne fene e Tij dhe te dhente sukses e begati!

(Pyetja Nr. 45) Anonim / Suedi / 01-12-2010

Message: ESSelamu alejkum.

A eshte e vertete se eshte e ndaluar dhe do te kete pergjegjesi para Allahut per personat te cilin e perdorin teper ujin psh per pastrim, per abdes apo motrat qe perdorin per nevojat shtepijake ?

Përgjigje / 02-12-2010

Shperdorimi i ujit dhe i cdo gjeje tjeter eshte e ndaluar dhe per te do te jepet llogari para Allahut, sepse Allahu thote: “Hani dhe pini, por mos e teproni.” [El A’raf, 31].

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kaloi prane Seadit i cili ishte duke marre abdes dhe i tha: “Ç’eshte ky shperdorim i ujit, o Sead?!” -Perse, a ka shperdorim kur merr abdes?!” -Po, -i tha Pejgamberi- edhe sikur te jesh ne nje lum qe rrjedh.” [Es Sahiha, 3292].

Shperdorim quhet cdo teprim i panevojshem ne perdorimin e ujit apo te cdo gjeje tjeter, qofte gjate abdesit apo ne cdo pune apo veper tjeter. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 44) Besim / Greqi / 28-11-2010

Message: selam alejkum. Ne vendin ku po punoj ne greqi kam nje kishe afer dhe nga qe skam uje tek vedi i punes qe po gdhend gure per te ndertua nje shtepi shkoj çdo dite tek çezmja e kishes dhe marr abdes per namaz dhe namazin e bej ke puna e jo ke kisha por te kisha marr vetem abdes dhe uje per tu pastruar kjo a lejohet apo marr gjynah qe marr uje aty nga qe eshte vend shirku pres pergjigje Allahu ju shperblefte !

Përgjigje / 2-12-2010

Lejohet te marresh uje apo abdes te kisha, pervec nese eshte uje qe ata e quajne te bekuar, kurse ujin e zakonshem e merr pa problem, kurse shirku qe behetne kishe nuk ka lidhje me ujin qe gjendet ne te. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 43) Anonim / 29-10-2010

Message: Selamun alejkum hoxh i nderuar.

Kam nje pyetje rreth abdesit: Si duhet ta pastroje koken nje femer muslimane me floke te gjata? Po mendoj per abdesin e pergjithshem qe e kryjme perdite.

Kam dhe nje pyetje tjeter: Ne lidhje me ceshtjen e derdhjes se bardhe tek femrat, a e prish kjo abdesin, dhe nese po, si duhet te veproje ajo ne kete rast? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 31-10-2010

Gjate abdesit mjafton te shkohen duart e lagura mbi koke dhe floke, nga pjesa e perparme dhe deri mbrapa, pa qene nevoja te futen gishtat neper floke.

Kur gruas i dalin sekrecione te bardha, ato e prishin abdesin, keshtu qe duhet te pastrohet me uje dhe te marre abdes. Nese keto sekrecione dalin vazhdimisht, atehere per cdo namaz duhet te merret abdes kur hyn koha e namazit dhe te falet, qofte edhe nese gjate faljes dalin sekrecione. [Nga fetvate i Iben Uthejmin, Allahu e meshirofte!].

(Pyetja Nr. 42) Memet haki / France / 27-10-2010

Message: es-selamu alejkum we rahmetullah. Pytjet e mia jane keto:

  1. Desha te pyes kur te lind femija, a eshte kusht me i kendu dicka kur te ia lesh emrin dhe cka duhet mi kendu se une kan ndegju se duhet ne njerin vesh ti kendohet ezani ne tjetrin ikameti mirpo ne qofte se eshte keshtu ateher me trego se ne cilin vesh i kendohet ezani e ne cilin i kendohet ikameti.
  2. Une e kam gjet nje emer i cili eshte ADIS mirepo nuk po e di se a eshte emer fetar edhe se cfar kuptimi ka, me tego nese mundesh ?
  3. Une hoxh i kam floket e gjata mirpo nuk po edi se kur te mar abdes a e kom patjeter me e lag ter koken der sa te lagen te gjitha floket apo mjafton vetem njehere mi lag duart edhe me prek ter koken edhe pse nuk lagen te gjitha floket me vepru ne kete menyr me spjgo me hollsisht se si duhet te veproj, hoxh i nderuar?? All-llahu ju shperbleft me xhenet per punen qe po e beni.

Përgjigje / 31-10-2010

Ka ardhur nje hadith ku thuhet se femijes se posalindur i kendohet ezani ne veshin e djathte dhe ikameti ne te majtin, por ky hadith eshte i dobet dhe nuk mund te argumentohemi me te, keshtu qe qendrojme ne origjine duke mos i kenduar asgje. Kurse emri i femijes i vendoset ne diten e shtate, por lejohet edhe me pare.

Ne lidhje me emrin e femijes, duhet zgjedhur emer me kuptim te mire dhe te bukur, dhe emra te tille jane zakonisht ne arabisht, ku cdo emer ka domethenie dhe atribute te caktuara. Fjala Adis nuk i pershtatet ndonje emri ne arabisht, keshtu qe nuk mendojme se eshte emer me kuptim dhe i qelluar.

Kur i jep mes’h kokes gjate abdesit, thjesht i shkon te dyja duart e lagura nga fillimi i kokes mbi ball e deri pak mbrapa kokes, nga siper dhe pa qene nevoja te futen gishtat e duarve neper floke, ndryshe nga larja e te gjithe trupit kur merr gusel, kur duhet qe uji te pershkoje cdo pjese te trupit dhe te gjitha floket nga rrenja ne maja. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 41) Sulejman / 09-10-2010

Message: es selamu alejkum, vella nese mundesh edhe nje sqarim te shkurt rreth dhenies mes’h corapave, keshtu psh: nese marr abdes dhe i mbathi dy pale qorapa, me vone kur te marr abdes per se dyti cilev corapa ju jap mes’h atyre te mbrendshmeve, te dy paleve apo vetem te jashtmeve?

Përgjigje / 10-10-2010

Mes’h do i japesh atyre corapeve qe i ke mbathur duke qene me abdes; nese menjehere pas abdesit i ke mbathur te dyja palet e corapeve, mes’hin e jep mbi ato qe ke siper, e nese corapet e dyta i ke mbathur duke qene pa abdes, atehere mes’hin duhet ta japesh mbi ato qe i ke mbathur duke qene me abdes. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 40) Fitore / Sh.B.A / 24-09-2010

Message: selamun alejkum.

Ne qofte se falem sabaun e akshamin edhe nuk kam mbules, a pi pranon Zoti namazin, a kur hy ne namaz e fnoj mbulesen?

Ne qoftese kam mardhenje me burr, a duhet te pastojme edhe flokt edhe trupin, a vetem trupin? 3. Kam fmin 2 muajshe, e a ashte gjuna me ja ndalu mos mi dhan gji kur ti ban 6 muj? Allahu ju shperblefte me te mira!

Përgjigje / 28-09-2010

Nese e kryen ne rregull namazin, duke i kryer shtyllat dhe kushtet e tij, Allahu ta pranon namazin dhe ta shkruan te plote kete veper dhe urdher qe e ke zbatuar, per te dhene miresin ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe nuk te kerkon llogari per te. Kurse mosvendosja e shamise dhe e mbuleses qe ka urdheruar Allahu eshte nje veper tjeter qe nuk ka lidhje direkte me namazin, por qe per lenien e saj merr gjynah dhe do te japesh llogari para Allahut se perse nuk e ke zbatuar kete urdher te Tij por e ke thyer ate!! Keshtu qe pergatit pergjigje per kete pyetje, dhe dije se kush merret ne pyetje nga Allahu, e humb ceshtjen, pervec nese Allahu e meshiron, keshtu qe kthehu tek Allahu me pendim, kerkoj falje Atij per ate qe ka dale prej teje ne thyerje te urdhrit te Tij, dhe vepro ate qe do Allahu edhe pse nuk e pelqejne njerezit, sepse tek e fundit, secili njeri do shohe koken e vet dhe do te jape llogari per veten e vet, dhe askush nuk mund te mbroje apo te perkrahe, madje as per vetveten nuk mund te bejne asgje, pervec asaj qe kane vepruar ne dynja. Pra, meditoni dhe hulumtoni. Do te kenaqni Allahun te cilit i keni besuar, apo njerezit qe nuk kane asgje ne dore, as per veten e tyre, dhe te terhiqni zemerimin e Allahut ndaj jush?!

Pas kryerjes se marredhenieve me burrin, ashtu si edhe pas pastrimit nga te permuajshmet, gruaja e ka detyrim te laje te gjithe trupin e saj, nga koka te kembet, me gjithe floke, perndryshe larja nuk eshte e vlefshme. Por ka nje dallim se kur lahesh pas marredhieneve intime me burrin nuk e ke te detyruar te zgjidhesh floket nese i ke gershet, kurse kur lahesh pas menstruacioneve e ke detyrim te zgjidhesh gershetat qe uji te shkoje mire deri ne rrenjen e flokeve dhe ne brendesi te tyre e deri ne majat e flokeve.

Allahu i urdheron prinderit qe t’i japin qumesht gjiri femijes deri sa te mbushe dy vite te plota. Por nese ata bien dakord qe tja nderpresin me pare, nuk kane ndonje gjynah perderisa femija nuk demtohet me kete gje, por duke ditur se sa me gjate te pije femija nga nena e tij, aq me e mire eshte per te dy ata, si per nenen edhe per femijen, prandaj edhe Allahu urdheron dhe keshillon qe gjidhenia te shkoje deri ne dy vite te plota, dhe kjo sepse: kur femija pi qumesh gjiri, ai fiton imunitet, eshte me i ruajtur nga semundjet ne te ardhmen, me i forte ne trup dhe ne mendje, me i zgjuar do te behet. Kurse nena do te pastrohet nga cdo helm apo mbeturine qe mund te shkaktohet nga nderprerja e qumeshtit femijes, do te parandaloje semundje te rrezikshme qe mund ta prekin ne te ardhmen, sic mund te jete kanceri i gjirit aq i perhapur te femrat sidomos pas moshes 40 vjecare, si dhe shendeti nervor dhe shpirteror i saj do te jete i mire kur ia ploteson gjidhenien femijes, sa me gjate te jete e mundur, e me se paku nje vit te plote, perderisa nena nuk ka ndonje semundje qe ja ben te detyrueshme nderprerjen e gjirit femijes, perndryshe duhet te vazhdoje sa me gjate te mundet, per te miren e saj dhe te femijes. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 39) Medina / 26-08-2010

Message: Es selamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!

Deshta te pyesja ne lidhje me shkuarjen e femres ne xhami gjate perjudhes se ciklit menstrual, nese Mejtepi eshte i ndare nga Xhamia. Pra jane ne te njejtin oborr mirpo, mirpo jo te ngjitur? A lejohet ne kete rast hyrja ne kete periudhe aty ?

Përgjigje / 31-08-2010

Lejohet, perderisa mejtepi eshte i ndare nga xhamia.

(Pyetja Nr. 38) Luljeta / 20-08-2010

Message: Selamun alejkum.

E pata nje pyetje te thejsht lidhje me tejmumin. Nje moter ankon nga lekura e that, thot qe e ka shum te that lekuren dhe kur mer avdes i kuqen mollezat nga thatesia e lekures, dhe tani ajo don te e din qe a i lejohet qe te mer tejmumim pasi qe e ka likuren shum te that.

Përgjigje / 21-08-2010

Problemi qe ka motra ne fjale me lekuren e thate kurohet lehte me vaseline, dhe uji nuk i ben dem sepse lekura e thate ka nevoje per lageshti. Nese ajo ka ndonje semundje si ekzema apo ndonje semundje tjeter te lekures, duhet kuruar me kure te posacme bimore natyrale. Keshtu qe, mendojme se abdesi eshte me mire per kete moter dhe i ben mire asaj, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 37) Anonim / Kosovë / 26-04-2010

Message: selam alejkum. Kam disa pyetje:

  1. Kush eshte nje prej dijetareve qe emri i tij eshte Alaudin el Baeli sepse kam nje permbledhje te nje libri te tij, a eshte ky dijetar prej selefeve?
  2. Ne disa tekste te imam Ahmedit thuhet se eshte e papelqyeshme te lahesh ne uje, apo banje i zhveshur teresisht, ndersa ne kapitullin e larjes ne banjo ka argumente se nese nuk te shef ndonje njeri lejohet qe te jesh i zhveshur teresisht.
  3. Ne nje fetva te Iben Tejmijes thote se Abdesi nese eshte i llojit te pelqyer e jo detyrim ateher lejohet te merret diq prej abdesit dhe jo i plot ashtu siq ka vepruar iben Omeri gjate fjetjes se tij gjunub, e si ka mundesi te mirret diq prej abdesit e jo i plot?
  4. A e prish abdesin dalja e gjakut sepse rreth kesaj kam gjetur tri mendime dhe nuk po edi cili eshte i sakt?

Përgjigje / 30-04-2010

Alaudin el Beali iben el Lehham, eshte prej dijetareve te ehli sunetit.

Lejohet te lahesh i zhveshur teresisht perderisa nuk te sheh njeri qe nuk lejohet te shohe auretin tend, kurse ti, perderisa nuk dallon mes fjaleve te dijetareve dhe nuk i kupton qellimet e tyre, perse nuk lexon gjera me te thjeshta?

Nuk e di.

Po pra, sepse ti lexon ato qe nuk i kupton dhe nuk e dallon se cila eshte e sakte, keshtu qe te mjafton te marresh nje mendim dhe te zbatosh gjithnje ate, deri sa te vije dikush qe te sqaron nje argument dhe ti bindesh se ashtu eshte e sakta. Sa per gjakun, me e sakta qe une kam gjetur eshte se ai nuk e prish abdesin, sepse ka pasur prej sahabeve qe edhe pse te gjakosur ne lufte, vazhdonin te faleshin pa marre abdes te ri. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 36) Umu Hudhejfe / Malajzi / 22-04-2010

Message: selam alejkum.

  1. Desha te pyes a ka edhe te grat meni dhe medhij nese po qysh me mujt me i dallu menin prej medhis?
  2. Nese gruaja e perqaf burrin e vet me epsh edhe nese e ndien se eshte lagur, a e ka vaxhib gusulin? Kam degju disa tu thon se edhe nese e perqaf munesh mos mu kon xhunub se ka dal medhia edhe veq merr gusull ket nuk e kam te qarte nese mundeni me ma spjegu pak ma mire. Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 30-04-2010

Edhe grate kane meni (sperme) ashtu si burri, por ndryshon nga ajo e burrit, sepse eshte me e holle dhe ne ngjyre qe anon nga e verdha. Meniu i gruas ashtu si edhe i burrit del gjate marredhenieve intime apo prekjeve me epsh mes saj dhe burrit te saj, dhe me daljen e tij shkaktohet keputje e trupit tek femra, ashtu si edhe te mashkulli, dhe kjo dallon nga uedij dhe menij. Uedij del zakonisht para marredhenieve seksuale dhe gjate prekjes me epsh mes bashkeshirteve, por me daljen e tij vetem se ndizet me shume epshi dhe nuk ndodh keputje e trupit, kurse medhiu del zakonisht para apo pas urinimit, ndoshta edhe nga lodhja.

Nese e ke mesuar dhe kuptuar dallimin mes meniut dhe uedijut e medhiut ne pergjigjen e mesiperme, e ke te lehte te dallosh nese duhet te marresh gusel apo vetem abdes, dhe zakonisht ndodh prishja e abdesit ne keto raste, dmth dalja e medhiut apo uedijut, dhe jo dalja e meniut (spermes), sepse sic e thame, ky i fundit ka ngjyre te verdhe dhe shkakton keputje ne trup.

Shtoj ketu se motra qe pyet duhet falenderuar per kurajon e saj ne parashtrimin e kesaj pyetje, per faktin se vertet qe kjo pyetje mund te jete disi e turpshme, por eshte dicka aktuale per te cilen duhet patjeter te pyesesh sepse ka te beje me shume rregulla fetare qe lidhen me namazin dhe adhurimet, e me shume gjera te tjera te rendesishme per muslimanin. Eshte e vertete se turpi ka vend te madh ne fene tone dhe ai eshte koka e gjithckaje, por kur meson gjera te domosdoshme per fene dhe jeten, turpi nuk duhet te jete pengese, por kuptohet qe duke ju permbajtur rregullave dhe duke u mjaftuar me aq sa eshte e domosdoshme per t’u mesuar ne kete rast.

(Pyetja Nr. 35) Rumejsa / Kosovë / 16-04-2010

Message: A eshte obligim edhe per femrat gusli ne diten e xhumase, apo kjo vlen vetem per burrat?

Përgjigje / 20-04-2010

I Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Gusli i dites se xhuma eshte vaxhib per cdo musliman te rritur.” [Buhariu dhe Muslimi] Dhe kur thuhet per çdo musliman, perfshihen burrat dhe grate, pra te gjithe muslimanet e rritur, qe kane mbushur moshen e pubertitetit.

(Pyetja Nr. 34) Anonim / Londër / 14-04-2010

Message: selamu alejkum. Desha te pyes per gusel kur lehesh me abdes, A prishet abdesi ne qofte se duke u lare preken gjanat e turpshme? Dhe e dyta: A eshte duhani haram qe denohesh te Allahu? Xhazekallahu hajren.

Përgjigje / 20-04-2010

Nese prek organin seksual pas marrjes se guslit, duhet te marresh perseri abdes, dhe po keshtu nese e prek organin para se te perfundosh guslin. Pra, ne fund te guslit merr perseri abdes dhe ruaju qe te mos e prekesh organin deri sa te vishesh.

Duhani eshte haram, i ndaluar ne Islam, dhe ndalimi i tij eshte i shumefishte: ai ndalohet sepse eshte i demshem per ate qe e pi dhe per ate qe e nuhat. Po ashtu, ai eshte shpenzim i pasurise ne dicka te demshme. Pra, demet e duhanit nuk kane te mbaruar, dhe padyshim qe Islami e ndalon cdo gje qe eshte e demshme per njeriun. Madje Islami ndalon cdo gje, demi i se ciles eshte me i madh se dobia e saj, madje edhe nese demi eshte i barabarte me dobine, me e mira eshte qe te largohesh prej saj. Njezet e pese perqind e te prekurve nga kanceri i melcise jane ata qe pijne duhan, pra per shkak te duhanit. Duhani demton jo vetem njerezit, por edhe engjejt, me ate eren e tij te padurueshme dhe te demshme. Allahu i ndihmofte ata muslimane qe pijne duhan per lenien e tij nje here e mire!

(Pyetja Nr. 33) Anonim / Kosovë / 23-03-2010

Message: Selam alejkum. Allahu te shperbleft per kete pun te madhe qe po ben! Kam nje pyetje:

Nese njeriu behet gjunub i papaster dhe hyn te pastrohet por harron te fus uje ne goj e hunde tri here, dhe pastaj del dhe fal namazet qe jan ne vijim, a eshte i sakt pastrimi i tij?

Përgjigje / 27-03-2010

Shpelarja e gojes dhe e vrimave te hundeve eshte e domosdoshme ne larjen e trupit nga xhenabeti apo pas te permuajshmeve tek grate, keshtu qe nese dikush merr gusel dhe nuk e shplan gojen dhe hundet, ai duhet te perserise guslin, sepse gusli qe ka marre nuk eshte i vlefshem. Nese ka falur namaze me ate gusel, duhet te perserise ato namaze. [Por nese e ka bere kete gje pa vetedije, ajo qe ka kaluar eshte e vlefshme inshaAllah, por qe nga koha qe e meson kete gje e ne vazhdim, duhet te marre gusel te vlefshem, duke sheplare edhe gojen dhe hundet bashke me larjen e te gjithe trupit.] Duhet te jete e ditur se marrja e guslit behet thjesht duke e lare te gjithe trupin bashke me gojen dhe hundet, por menyra me e mire eshte ajo sipas tradites profetike qe e ka bere i Derguari yne (salallahu alejhi ue selem); duke filluar me larjen e duarve, pastaj te organeve gjenitale dhe vendeve te ndotura nga xhenabeti, pastaj merr abdes njesoj si per namaz duke lene pa lare vetem kembet, te cilat i lan ne fund te guslit, pastaj lan koken tre here, pastaj te gjithe trupin, pa lene asnje pjese te tij pa u prekur nga uji. [Nje fetva te tille ka dhene shejh Iben Uthejmin, ne librin “Mexhmuu fetava ue rasail”].

(Pyetja Nr. 32) Abdulwehab / Maqedoni / 05-02-2010

Message: selamu alejkum we rahmetull-llah.

All-llahu te forcofte ne kete rruge, t’a lehtesofte kete rruge deri ne xhennetin e tij me te lart, All-llahu na bashkofte ne xhennetin firdeus.

  1. Si me vepru pas kryerjes se nevojes se vogel ne Wc nese dyshoj ne sterpikjen nga urina, si ta largoj kete dyshim ngase po me merr shume kohe?
  2. Nje nga karakteristikat qe dallojn Engjejt me xhinet eshte se engjejt jan te derguar kurse xhinet jo, per harutin dhe marutin thuhet se ishin nga xhinet, pytja : Haruti dhe Maruti jan prej xhineve, ateher a ishin keta te derguar per zbritjen e magjis, dmth a ishin te ngarkuar me mision?
  3. Per ndertimin e nje xhamije ka shprehur deshire te jap para nje maqedon, a na lejohet ti marrim parat e tij ndonese e dim se ai eshte i krishter dhe fitimin nuk e ka hallall ngase kusht qe te pranohet nje veper tek All-llahu eshte qe te jesh musliman, i sinqert dhe ta pasosh resulull-llahun s.a.v.s.( ma ben hallall vella nese nuk isha i qart).

Përgjigje / 08-02-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Gjithashtu lus Allahun te te forcoje ne fene e Tij dhe te na bashkoje ne xhenet, me te derguarin tone dhe te gjithe te derguarit e tjere te Tij!

Per te larguar dyshimin e daljes se ndonje pike urine pas urinimit dhe pas marrjes abdes, mjafton te sperkitesh me uje te brendshmet, pas urinimit, dhe keshtu qe ato jane te njoma dhe nese ndjen dicka te lagur, eshte prej ujit qe e ke sperkitur vete, dhe keshtu, edhe nese ke ndonje semundje te urinimit te pavullnetshem, e ke kryer obligimin e sheriatit dhe je ne rregull per te falur namaz inshaAllah.

Ajo cilesi e engjejve eshte e vertete dhe problemi te ka dale per shkak se ti e ke kuptuar gabim kur thua se Haruti dhe Maruti jane prej xhineve, sepse ata jane prej engjejve dhe jo prej xhineve, dhe keshtu te zgjidhet problemi. Lexo ajetin 102 te sures el Bekare, ne kete link: http://rrugetepaqes.net/kuran/xhuzi1b.html

Lejohet pranimi i dhurates nga kafiri, dhe lejohet qe pasuria e dhuruar nga ai te perdoret per ndertimin e xhamise, por me kusht qe ky dhurues jomusliman te mos kete asnje te drejte komandimi apo fjale ne ate xhami. Argument per kete jane hadithet e shumta qe kane ardhur ne lidhje me faktin se Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ka pranuar dhuraten e kafirave, si ajo e mbretit te romakeve, e mbretit te egjiptit, etj. pa marre parasysh nese e kane fituar nga hallalli apo nga harami ne kete rast. Pranimi i dhurates prej tyre eshte prej moralit dhe sjelljes se mire me ta, se ndoshta udhezohen ne Islam. Madje ky rast duhet shfrytezuar per t’i ftuar ata ne Islam, sepse vetem keshtu mund ta marrin shperblimin e dhurates dhe lemoshes se tyre nga Allahu ne boten tjeter, e ndoshta ne kete bote, patjeter qe Allahu do ua shperbleje nga dynjaja e tyre, por qe nuk i ben dobi ne boten tjeter, te perjetshme. Allahu eshte me i Urti, i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 31) Suhejla / 24-01-2010

Messazge: Nese harron me i fshir thonjet kur i ke te lyera ne kohen e mestruacioneve, ben gusul dhe fal namazin, kur ti sheh thonjet qe i ke te lyera pasi qe ke marr gusul. cfar duhet te bejme?

Përgjigje / 26-01-2010

Duhet te pastrosh mire thonjte e lyer, pastaj te marresh perseri gusel dhe te perseritesh ato namaze qe i ke falur gjate kesaj kohe qe nga marrja e guslit te pare pas menstruacioneve. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 30) Lori / 05-01-2010

Message: Assalam alejkum!

Deshta t’ju pyes per nje hadith ku thuhet se Profeti alejhi selam gjate raporteve intime nuk i shikonte pjeset e turpshme te grave te tija. Eshte e transmetuar nga Aishja radiaAllahu anha, por nuk jam e sigurte a eshte hadith sahih apo hasen.

Ju lutem te ma sqaroni kete argument delikat ne marredheniet intime mes bashkeshorteve a lejohet te shikohen reciprokisht vendet e turpshme, perveç faktit qe e keni cekur ne nje pergjigje tjeter se duhet te mbulohemi gjate aktit.

Gjithashtu a mund te me sqaroni rreth marredhenieve intime orale. Une kam lexuar se jane te neveritshme nga pikepamja islamike, dhe se induktojne njeriun ne veper te ulet siç mendoj edhe te jete, por deshta nga ju qe keni me shume dije se si eshte pikepamja me e drejte islamikisht.

Allahu ju dhurofte Xhennetin Firdaws!

Përgjigje / 05-01-2010

Ne mes burrit dhe gruas se tij eshte e lejuar gjithçka perveç marredhenieve anale. Nese ka gjera per te cilat shpesh lindin pyetje, ato jane çeshtje etike, personale ose te papelqyeshme, por jo te ndaluara. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 29) Eri / Tiranë / 15-12-2009

Message: ESELAMU ALEJKUM. A I LEJOHET GRUAS ME MESTURACJONE TE FUTET NE XHAMI??? DISA ARGUMENTE PO PATI MUNDESI.

Përgjigje / 22-12-2009

Nuk i lejohet gruas me menstruacione dhe as asaj lehone qe te futet dhe te qendroje ne xhami, qofte per mesim apo per dicka tjeter, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem), urdheroi qe ne feste per namazin e Bajramit te dalin edhe grate me zakone, por ato te mos i afrohen faltores (te mos futen ne vendin e faljes). [Buhariu dhe Muslimi]. Kurse kalimi neper xhami per nje nevoje, dhe pa qendruar ne te, nuk ka problem, perderisa nuk ndotet xhamia. [Fetava el lexhne ed daime, 6/272, Fetava Iben Uthejmin, faqe 273, nga fetvate e Pastertise].

(Pyetja Nr. 28) Sead / 6-12-2009

Message: A PRISHET ABDESTI KUR GRUAS I DALIN SEKRECIONE TE BARDHA? ALLAHU JUA SHPERBLEFT!

Përgjigje / 8-12-2009

Sekrecionet qe dalin nga gruaja e prishin abdesin edhe pse mund te jene te pasterta dhe nuk e ndotin rroben ku bien, por abdesin e prishin sepse eshte dicka qe ka dale nga organet gjenitale. Por, nese keto sekrecione jane te vazhdueshme te ndonje grua, atehere gjykimi per te eshte njesoj si i personave me uzer (me justifikim, qe kane probleme me urinimin e pavullnetshem), d.m.th. qe kjo grua duhet te prese te hyje koha e namazit, pastaj te marre abdes dhe te falet sa te doje prej suneteve dhe farzit te atij vakti, te lexoje Kuran e te beje dhiker, edhe pse mund t’i kete dale ndonje sekrecion. Po keshtu duhet te veproje ne çdo namaz. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 27) Anonim / Kosovë / 17-11-2009

Message: Selam Alejkum..nje pyetje kisha une: a eshte e lejuar ti jepet femijes te pije gji pa marre gusell ne rast se ke kryer marrdhenie intime? ma beni hallall per pyetjen por me intereson te di patjeter. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 20-11-2009

Sigurisht qe lejohet dhenia gji femijes edhe nese nuk ke gusel, qofte per shkak te marredhenieve intime apo per shkak te menstruacioneve apo lehonise, por duke pasur parasysh rregullat higjenike ne lidhje me gjirin, dmth qe te lahet thithi i gjirit para dhenies per te pire femijes, sepse poret e lekures nxjerrin sekrecione qe jane helme dhe mund te demtojne femijen. Allahu i dhente femijeve te muslimaneve shendet te plote, i befte ata lumturi per syte e prinderve te tyre dhe te dobishem per muslimanet dhe mbare njerezimin!

(Pyetja Nr. 26) Anonim / Kosovë / 7-11-2009

Message : selam alejkum. Kam lexuar nje fetva te iben Uthejminit ne lidhje me guslin ku ai thoshte ne pastrimin e guslit hyn edhe abdesi po duhet ber njet ate ndersa sa i perket guslit te rendomt siq eshte ne diten e gjuma apo per tu freskuar nga vapa ateher duhet te mirret edhe abdes sepse nuk mjafton larja pa abdes edhe nese e ke ber njet per abdes. ket e kam gjetur ne www.mburoja.net.

Përgjigje / 13-11-2009

Ne pyetje mund te jete per qellim fetvaja nr. 281, nga libri “Mexhmuu Fetava Iben Uthejmin”, 11/320-380, ku shejhu permend dallimin mes guslit qe eshte i detyruar dhe adhurim, siç eshte gusli i xhenabetit, dhe mes larjes se trupit per freskim apo pastrim te thjeshte sipas deshires, dhe thote se ne guslin e detyruar perfshihet edhe abdesi, sepse qe te dy jane adhurim dhe per t’u falur, Allahu na ka urdheruar te pastrohemi, dhe ky pastrim perfshihet ne gusel, por me kusht qe te futet uje ne goje dhe ne hunde, sepse kjo eshte nga kushtet e guslit dhe te abdesit. Kurse ne rastin kur dikush lahet per deshiren e vet, dhe jo nga xhenabeti, atehere ai duhet te beje nijetin e abdesit kur merr gusel, nese deshiron qe te kete abdes pas atij gusli, sepse ai gusel nuk eshte adhurim dhe si i tille nuk konsiderohet pastrim per te cilin ka urdheruar Allahu ne Kuran. Pra, ky eshte qellimi ne fetvane qe ke lexuar. E Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 25) Agron / Gjermani / 19-6-2009

Message: Eselamu alejkum ue rrahmetullah ue berekatu. Kam nje pyetje: “Profeti s.a.u.s ka thene: “Neqoftese nuk thoni Bismila perpara se te merrni Udu (ABDESI) atehere Uduja juaj nuk ka vlere.” Po nese vendi ku merret uduja eshte bashke me WC, ku mund te thuhet fjala Bismilah, perpara se te futesh ne WC apo me mendje? ALLAHU xh.sh ua shperblefte.

Përgjigje / 21-6-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk ka namaz ai qe nuk ka marr abdes dhe nuk ka abdes ai qe nuk ka oermendur Emrin e Allahut ne fillim te tij.” [Hadith i sakte. Ebu Daudi, etj]. Prej ketu, disa dijetare thone se thenia bismilah eshte kusht per vlefshmerine e abdesit, kurse te tjere thone se ajo eshte sunet i forte, por edhe nese nuk thuhet, abdesi eshte i vlefshem perderisa eshte bere nijeti per abdes. Kurse ne lidhje me thenien e fjales “Bismilah”, brenda banjes ku eshte bashke vendi i jashteqitjes, banjo (dushi) edhe lavamani (vendi ku merret abdesi dhe lahen duart), ka mospajtim ne mesin e dijetareve, i cili ne me te shumten arrin ne mospelqyeshmerine e permendjes se Allahut ne kete vend, dmth ne banjo apo lavaman dhe jo gjate jashteqitjes, sepse per kete te fundit jane dakord te gjithe qe nuk lejohet. Prej ketu, disa thone se me e preferuar eshte qe bismilah te thuhet me zemer apo me mendje dhe jo me ze, kurse te tjere thone se nuk ka problem edhe nese thuhet me ze, sepse e ndaluar eshte vetem permendja e Allahut ne vendin e jashteqitjes dhe gjate saj. Kurse ne rastin kur vendi i jashteqitjes eshte i ndare me mur nga vendi i marrjes abdes, atehere nuk ka asnje lloj problemi. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 24) Amina / 11-5-2009

Message: Selam alejkum. A i lejohet femres kur eshte me te per mujshmet me pre thojte edhe floket?

Përgjigje / 14-5-2009

Lejohet qe femra te prese thonjte apo floket, apo te pastrohet prej atyre qe perfshihen ne sunenet e fitras (natyrshmerise), pa asnje lloj problemi dhe pa asnje lloj ndalese. Ndoshta mund te jete perhapur ndonje bindje e gabuar ne lidhje me kete gje, por ajo nuk ka baze ne Islam.

(Pyetja Nr. 23) Ebu Uejs / 1-5-2009

Message: selam alejkum, kisha nje pyetje vella ne lidhje me guslin: A me lejohet te marr gusel duke lare vetem gojen dhe hunden e pastaj te zhytem ne det duke mos qene xhunub dhe mbas andej te fal namazin duke mos marre abdes mbas daljes nga deti duke menduar qe ky gusel eshte i kompletuar (abdesi brenda) per te fal namazin? Allahu ua shperblefte selam.

Përgjigje / 6-5-2009

Per guslin duhet bere nijeti, pastaj mjafton te futesh uje ne goje e ne hunde dhe te lash te gjithe trupin, apo te zhytesh ne det, dhe keshtu ke marre gusel te plote, ke qene apo nuk ke qene xhunub. Kurse per abdesin, perseri varet tek qellimi kur ti je zhytyr ne uje: a ke pasur per qellim guslin ku perfshihet edhe abdesi, apo jo? Nese po, atehere abdesi eshte plotesuar dhe mund te falesh namaz pa marre abdes tjeter. Ne te kundert, jo. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 22) Anonim / Kosovë / 30-3-2009

Message: selam alejkum

Kishit dhan nje pergjigjje sa i perket masturbimit, desha te di a konsiderohet kjo si zina dhe a ka ndonje transmetim se qfar denimi kan keta persona qe e kan ket ves te keq? Allahu na mbroft nga e keqja e vetvetes sone…

Përgjigje / 30-3-2009

Masturbimi nuk konsiderohet zina qe meriton denimin e caktuar me sheriat, por vepruesi i tij i ka kaluar kufijte e caktuar nga Allahu, sepse ka ndjekur rruge tjeter per nxjerrjen e epsheve perveç atyre qe ka lejuar Allahu prej marteses me bashkeshorten apo me robereshat. Shume dijetare jane argumentuar, si imam Shafiu e te tjere, jane argumentuar me ajetet 4-6 ne suren el Mu’minun, per ndalimin e masturbimit dhe se ai eshte haram. Po keshtu, jane argumentuar me hadithin ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i urdheron te rinjte qe te martohen dhe ata qe nuk kane mundesi te martohen, te agjerojne, sepse agjerimi eshte shkak per uljen e shikimit ne haram dhe per ruajtjen e organeve seksuale. Personi qe e ben kete veper duhet te pendohet tek Allahu dhe te qendroje larg haramit. Te kujtoje se Allahu e sheh ate ne çdo çast dhe se kjo veper nuk i pelqen Allahut, por e ka ndaluar ate per robet e Tij. Nese ndiqen udhezimet e Pejgamberit ne hadithin e permendur me siper, do te ishte zgjidhja me e mire dhe me e kenaqshme. Lusim Allahun t’i ruaje te rinjte muslimane nga çdo veper e shemtuar dhe t’i udhezoje ata ne veprat e mira dhe te larta, qe u ngrene koken ne kete bote dhe ne boten tjeter!

(Pyetja Nr. 21) Anonim / Kosovë / 28-3-2009

Message: Selam alejkum. Allahu Ju shperbleft per punen qe beni… Deshiroj te pyes lidhur me Masturbimin? Çka eshte Masturbimi? Sepse ne shum faqe pyesin vetem a lejohet mastrubimi, disa thon po disa jo, mirpo asnjeher nuk ceket se cka eshte. Deshiroj te di rreth kesaj.

Përgjigje / 28-3-2009

Masturbimi eshte nxjerrja e spermes duke ferkuar organin me dore, dhe gjykimi per te eshte se ai eshte i ndaluar dhe futet ne tejkalimin e kufijve qe ka caktuar Allahu kur flet per ruajtjen e organeve seksuale veçse ndaj grave apo robereshave.

(Pyetja Nr. 20) Umu Hamza / Kosovë / 15-3-2009

Message: selam alejkum hoxhe i nderuar, une e kam pasur nje fatkeqesi kam abortue femija ka qen diku 3 apo 4 javesh, e tash qe 2 jave kam gjakederdhje, namaz nuk kam fal dikush me tha duhet me fal, dikush tha bon me i bashkue, e une shume edhe smut jam se kam gjakderdhje si pastrim apo cka me e quajt, e cka me bo?

Përgjigje / 16-3-2009

Rregulli eshte qe: nese deshtimi ndodh para krijimit te fetusit ne bark, dmth para mbushjes se 40 diteve te tij, atehere gjaku qe del eshte gjak i prishur dhe pastrimi, i cili nuk e ndalon faljen e namazit dhe agjerimin, por gruaja duhet te marre abdes per çdo namaz si ne rastin e istihadas. Kurse nese deshtimi ndodh pas krijimit te fetusit, dmth pas 40 ditesh nga shtatzania, atehere gjaku qe del eshte gjak lehonie dhe duhen ndjekur rregullat e gjakut te lehonise.

Namazet qe ju kane kaluar pa fal, ju duhet t’i falni sipas radhes dhe mundesise, kur te ndjeheni me mire dhe me e fuqishme, aq namaze sa te mbani mend, pastaj vazhdoni te falni vazhdimisht namaze vullnetare ne menyre qe edhe nese keni lene mangut ndonje namaz, e plotesoni me namaze vullnetare inshaAllah. Lusim Allahun t’ju sheroje dhe t’ju begatoje me femije te mbare e muslimane te devotshem!

(Pyetja Nr. 19) Muhamedi / CH / 13-3-2009

Message: Selamun Alejkum.

A eshte vendimi i synetllekut (me bere khitan) per gjinin femrore ashtu sikurse per gjinin mashkullore, dhe disa argumente me gjersisht per kete teme, barakAllahu fike?

Përgjigje / 20-3-2009

Ne lidhje me gjykimin per synetllekun ka disa mendime dijetaresh. Disa thone se ai eshte vazhib si per burrat edhe per grate, te tjere thone se ai eshte sunet si per burrat edhe per grate, kurse te tjere thone se ai eshte vaxhib per burrat dhe e preferuar per grate. I pari eshte mendimi i shafive dhe i hanbelive, i dyti eshte mendimi i hanefive dhe i imam Malikut, kurse i treti eshte mendimi i disa malikive, nje prej mendimeve te imam Ahmedit, dhe kete ka zgjedhur edhe Iben Kudame ne librin “El Mugni”. Me i sakti eshte te thuhet se berja sunet (rrethprerja) eshte detyrim per burrat dhe per ato gra qe kane nevoje te behen synet, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 18) Amrah / Kosovë / 16-2-2009

Message: Bismilah arrahman arrahim

Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Allahu ju shperblefte me te mirat e Tij.

Kam disa pyetje rreth mes”hit mbi qorapa:

Nese merr abdes dhe i mbathe qorapat dhe i dhath perseri duke ende qene me abdesin e pare dhe i mathe perseri a lejohet te mirret mes”h mbi to ?

dhe mesh”i mbi kepuce apo patika si duhet te jet kepuca apo patika a eshte e njejta kusht sikurse qorapa e cila duhet ta mbuloje zogun e kembes ?

dhe a vlejne te njejtat rregulla si per qorapet?

Përgjigje / 21-2-2009

Nese çorapet qe u eshte dhene mes’h hiqen nga kemba, mes’hi prishet kurse abdesi jo. Kur te merret abdes heren tjeter, duhet te lahen kembet.

Kepuca apo çorapja te ciles i jepet mes’h ne abdes, duhet te mbuloje zogun e kembes, sepse ato zevendesojne larjen e kembeve qe eshte deri ne zog. Kushtet jane te njejta si per çorapet apo per kepucet qe u jepet mes’h, e Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 17) Amrah / Kosovë / 15-2-2009

Message: Kam nje pyetje: hyn koha e namazit e kur shkon me marr abdes sheh qe te ka ardh cikli, kur te pastrohesh e ke obligim mi fal edhe kete namaz qe se ke fal?

Përgjigje / 21-2-2009

Nese ka hyre koha e namazit te ikindise per shembull, dhe gruas i vijne te permuajshmet, pa e falur namazin e ikindise, ai namaz eshte bere i detyrueshem per te dhe ajo duhet ta fale ate namaz kur te pastrohet. Po keshtu, nese pastrohet para perendimit te diellit, duhet te fale namazin e drekes dhe te ikindise se asaj dite qe pastrohet, e nese pastrohet pas perendimit te diellit, duhet te fale namazin e akshamit dhe te jacise, e keshtu.

(Pyetja Nr. 16) Anonim / Evropë / 3-1-2009

Message: selamu alejkum ue rahmetullah

Kam ni sual, puna qendron keshtu: kam problem me medhi, keshtu nuk me del medhi pothuajse rralle e hiq, mirpo kur kam mardhenie ateher pas mardheniev me gruan vazhdon te me dal medhi, psh nese kam mardhenie ne mengjes ather medhi vazhdon te dal nga pak deri ne kohen e akshamit ose te jacis, keshtu qe une marri avdes pas gjdo namazi dhe laj organin derisa medhi te largohet, gjithe ashtu ne xhuma nuk kam mardhenie ne menxhez se ather do me dali medhi kur une jam duke ndegjuar hutben, dhe gjithe ashtu kur duhet te punoj duhet te planifikoj mardheniet seksuale per te mos me dal problem ne pune, sepse une jam shofer dhe duhet te falem udheve keshtu qe koha eshte e ftofte dhe eshte pak veshtir. Si qendron hukmi i sheriatit ne keto raste?

Allahu jua shperblefte me te mira ne dunjadhe ahiret.

Përgjigje / 11-1-2009

Medhiu eshte nje leng i bardhe i ngjizur, qe del nga organi i mashkullit, zakonisht para ose pas kryerjes se marredhenieve seksuale, ose kur ngacmohen epshet. Medhiu nuk ta prish guslin, dmth nuk e ben te detyrueshme larjen e te gjitha trupit, por ai te prish abdesin dhe rregulli eshte qe te lahet vendi ku ka rene ne rrobe, te lahet organi dhe dy herdhet (gjendrat seksuale, bolet) mire me uje, pastaj te merret abdes. Keshtu ka ardhur ne hadith nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Kurse ne rastin tend, kjo nuk eshte diçka normale, por ka dale nga kontrolli yt, dhe keshtu qe ti duhet te marresh abdes per çdo namaz, edhe nese pas abdesit te del diçka, nuk ka problem, dhe namazi yt eshte ne rregull, sepse ne kete rast je i justifikuar. Ne te keshillojme qe te kurohesh nga kjo gje, dhe ndoshta te gjejme ndonje kure me bime mjekesore qe e ndalon daljen e medhiut ne menyre te pavullnetshme dhe te zgjatur, siç ndodh me ty. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 15) Anonim / Shqipëri / 2-1-2009

Message: Selam alejkum, kisha nji pyetje vella. A lejohet te besh marrdhenie me gruan ne qoftese asaj i kane mbaru zakonet perpara se ajo te lahet? Apo duhet me u la gruaja mbas andej te besh mardhenie? Allahu ju shperblefte.

Përgjigje / 11-1-2009

Ne suren el Bekare, ajeti 222, Allahu i Madheruar thote: ”

Të pyesin ty për të përmuajshmet e grave[1]. Thuaju: “Ato janë të dëmshme[2], ndaj largojuni grave nga vendi i të përmuajshmeve[3] dhe mos iu afroni atyre[4] deri sa të pastrohen[5]. Kur të pastrohen[6], afrojuni atyre aty ku ju ka urdhëruar Allahu[7]. Vërtet, Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.”

Pra, qe gruaja te behet e lejuar per burrin e vet, pas mbarimit te zakoneve mujore, ka dy kushte: 1. Perfundimi plotesisht i rrjedhjes se gjakut dhe 2. larja e te gjithe trupit. Ky eshte edhe mendimi i shumices se dijetareve dhe kjo eshte me e sakta ne kete ceshtje, e Allahu eshte i Gjithedijshmi. [Mund te shikoni gjithashtu fetvane nr. 17332, nga fetvate e komisionit te perhershem te fetvave.

______________________________

[1] Të pyesin ty, o Muhamed, shokët e tu: për gjendjen e gruas kur ajo është me të përmuajshme; si të sillen me to? A t’u afrohen atyre? A të flenë me to? A të hanë bashkë me to, apo t’u largohen atyre totalisht, ashtu si bëjnë çifutët?

[2] Kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë të përmuajshmeve është e dëmshme si për burrin edhe për gruan.

[3] Mos kryeni marrëdhënie seksuale me to në organin seksual të tyre, gjatë të përmuajshmeve, vetëm kjo është e ndaluar për ju gjatë kësaj periudhe, por hani, flini dhe luani me to dhe me trupin e tyre.

[4] Për të kryer marrëdhënie seksuale.

[5] T’u ndërpritet gjaku, dhe ky është kushti i parë për lejimin e të afruarit atyre pas të përmuajshmeve.

[6] Kur të lajnë të gjithë trupin, pas ndërprerjes së gjakut; dhe ky është kushti i dytë për lejimin e të afruarit atyre.

[7] Në organin seksual të tyre dhe jo në organin e jashtëqitjes nga mbrapa.

(Pyetja Nr. 14) Fatma: / 31-7-2008

Message: Selamun alejkum!

Ju pergezoj per punen ne kete forum qe ma kan keshilluar majft musliman!

Allahu ju ndihmofte ne kete rruge!

Kisha pas disa pyetje, e insh’Allah me sabr keni me mujt me dhane pergjigje. Pyetjet jan si vijon:

  1. Kam lexuar nje fetva te sheikh Bin Bazit rahimahuLlah, se gruaja qe pastrohet (nga mestruacionet apo papastertia mbas lindjes) para perendimit te diellit duhet me i fal namazet e drekes e te iqindise. Po ashtu kur pastrohet para fexhrit duhet me i fal namazet e akshamit e te darkes. Une e kam dit se duhet me u fal vetem namazi qe i ka hy koha kur je pastruar. Si te veproj a duhet t’i zevendesoj ato namaze qe po del se i kam lan pa vetedije, po une nuk i mbaj mend sa jan?
  2. Njof shume motra muslimane qe jan praktikuese e burrat e tyne jo, po nuk arrijne me i divorcu per shume shkaqe. C’ka mund ti keshillonit atyre? Allahu ju ruajt!

Përgjigje / 2-8-2008

Eshte e vertete se shejh Iben Bazi ka zgjedhur kete mendim ne lidhje me namazet qe duhet te fale gruaja pasi te pastrohet nga menstruacionet apo nga lehonia, dhe kjo fetva gjendet ne librin “Mexhmuu Fetava Iben Baz”, 10/216. Po keshtu thuhet edhe ne fetvane e Komisionit te perhershem te fetvave, dhe ky eshte edhe mendimi i shejhut te Islamit Iben Tejmije. Dhe kjo eshte me e sakta ne kete çeshtje qe: nese gruaja pastrohet nga menstruacionet ne fund te dites dhe para akshamit, ajo duhet te fale namazin e drekes dhe te ikindise, dhe jo vetem te ikindise, dhe po keshtu, nese pastrohet pas kohes se jacise dhe para sabahut, ajo duhet te fale namazin e akshamit dhe te jacise. E Allahu eshte i Gjithedijshem.

Rregulli eshte qe gruas muslimane nuk i lejohet te qendroje nen kuroren e nje burri jomusliman, sepse nuk lejohet qe jomuslimani te kete pushtet mbi muslimanin. Por, nese burri eshte musliman, por ben gjynahe dhe nuk zbaton rregullat e fese Islame, gruaja duhet te perpiqet ta keshilloje ate me menyra te ndryshme, dhe te jete e durueshme e t’i lutet Allahut qe ta udhezoje dhe ta drejtoje burrin e saj, sepse vetem Allahu e ka ne dore susksesin per gjithçka.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 13) Ibn Husejn / Gjermani: / 30-6-2008

Message: Selamu alejkum we rrahmetullah

Hoxh e kam nje pytje rredh abdesit. A prishet abdesi kur del qaku prej hundeve?? Dhe a prishet abdesi ne pergjithesi abdesi kur del qaku? Hoxh i nderuar si ka mundsi mi shkru argumentat se eshte per ni vlla. Allahu ju shperplefte.

Përgjigje / 2-7-2008

Pergatitjen e pergjigjes per kete pyetje e ka bere vella Xheladini i cili gjendet me studime ne Meke, Allahu ia shperblefte me te mira! Pergjigja eshte si vijon:

Edhe kjo ceshtje -si shumica e ceshtjeve te fik’hut- eshte diskutabile ne mes dijetareve.

Dijetaret kane ra ne mospajtim ne kete ceshtje ne tre mendime:

Mendimi i pare: Dalja e gjakut e prish abdesin ne cfardo menyre qe del, nga hunda apo nga trupi. Ky eshte mendimi hanefive.

Mendimi i dyte: Nese gjaku rrjedh shume dhe del me nje sasi te madhe ateher e prish abdesin, perndryshe nese del me nje sasi te vogel nuk e prish abdesin. Ky eshte mendimi hanbelive.

Mendimi i trete: Gjaku cka del nga hunda apo ndonje pjese tjeter e trupit nuk e prish abdesin ne asnje menyre. Ky eshte mendimi malikive dhe shafive, poashtu kete mendim e kan zgjedh shume dijetar te mdhej, si Iben Tejmijje, Shevkani, kurse nga dijetaret bashkohore Albani, Ibn Uthejmini e shume te tjere, Allahu i meshiroft te gjithe!

Edhe ne mendojme se ky eshte mendimi me i sakte (pra mendimi i trete), duke u bazuar ne disa argumente:

  1. Ne esence pasiqe njeriu te ket marr abdes, ate abdes nuk e prish asagje perveqse nese kemi argument nga Allahu ose pejgamberi alejhi selam. E ne kete rast, nuk kemi asnje argument qe gjaku e prish abdesin ateher mbetet esenca, e ajo eshte abdesi.
  2. Ka transmetuar imam Maliku ne librin e tij Muwatta shume raste nga sahabet ku ata pasiqe ju ka dal gjaku, e kane lare gjakun dhe e kan vashdu namazin duke mos marr abdes perseri, nga keta sahabe imam Maliku ka permend Ibn Umerin dhe Ibn Abbasin.
  3. Kemi nje argument tjeter shume te qarte, ku ne kohen e Pejgamberit alejhi selam dy shoke te tij, kane qene duke ruajtur me nje vend, njeri nga ata fillon te falet, papritmas nje nga pabesimtaret e sulmon ate me shigjeta, derisa atij i rrjedh gjaku dhe nuk e nderpren namazin, perderisa e perfundon ate. E sikur te kishte qene dalja e gjakut prishes i abdesit ateher Allahu do t’i tregonte Pejgamberit alejhi selam per kete ngjarje -siq i ka treguar per shume ngjarje tjera- dhe Pejgamberi alejhi selam do t’i tregonte ummetit te tij me nje sqarim te hollesishem, mirpo pasiqe nuk eshte transmetuar asgje ne lidhje me kete nga Pejgamberi alejhi selam ateher mbetemi ne ate gjendje qe kemi qene para daljes se gjakut, nese kemi marr abdes jemi me abdes, nese jo, jo. Madje nuk i lejohet askujt t’a obligoj dikend te marr abdes pasiqe nuk ka kurrfar argumenti per kete.

Kjo eshte nje pergjgije e shkurte, edhe pse ka nevoje te pergatitet nje studim i mire rreth kesaj ceshtje, po shpresojme qe edhe me kete eshte arrite qellimi!

Lus Allahun te na begatoj te gjitheve me cdo te mire ne kete dynja dhe Ahiret!

(Pyetja Nr. 12) Rajan / Romë: / 29-6-2008

Message: selam alejkum. Dicka mbi mestin ne nallane, a jane nallanet e hadithit si nallanet qe perdorim ne sot, kur lejohet ky lloj mesti, kushtet e tij?

Përgjigje / 4-7-2008

Mes’hi mbi nallane, sandale apo kepuce eshte i lejuar madje eshte sunet te cilin e ka bere pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), siç ka ardhur ne hadith te sakte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka dhene mes’h çorapeve dhe nallane njeheresh. E transmeton Ebu Daudi dhe Ahmedi. Nallanet e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) kane qene me dy rripa ku futet kemba. Keshtu ka ardhur pershkrimi i sandaleve te pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ne hadithe te sakta. Por kushti i dhenies mes’h mbi to eshte te kesh veshur çorape te cilat e mbulojne nyjen e kembes, dhe nese i heq ato, duhet t’u japesh perseri mes’h çorapeve. Keto kushte i shtohen kushteve te tjera te mestit siç eshte veshja e çorapeve duke qene me abdes ne te cilin i ke lare kembet, te mos e kalojne nje dite-nate per vendasin dhe 3 dite-nete per udhetarin. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 11) Anonim / Suedi: / 27-6-2008

Message: Esselamu alejkum i nderuar. 1. A lejohet me kendue Kur’an sikurse qe lexon Abdul Basit dhe ata qe e emitojne kete dmth kur lexojn skuqet e mundojne vehten per ta lexuar krejt sure me nje frymarje, cka kan thene ulemat per kete lexim?

Cka na keshilloni kur ne lyejm te shpija dicka me ngjyre te hekurit dhe ai ngjyre eshte veshtir te hiqet nga duart krejtesisht nese vjene koha e namazit dmth a eshte i pranuar abdesi ?

Përgjigje / 2-7-2008

Shejh Iben Baz, ne nje fetva thote: “Nuk i lejohet besimtarit ta lexoje Kuranin sipas notave muzikore dhe menyres se kengetareve, por ai duhet ta lexoje ate ashtu si e kane lexuar selefet tane te mire prej shokeve te Pejgamberit dhe pasuesve te tyre me te mire: me sipas rregullave te texhvidit, me ndienje dhe frike, me qellim qe te ndikoje ne zemrat qe e degjojne ate dhe ne veten e lexuesit. Ndersa te lexuarit e Kuranit ne formen e muzikes dhe sipas rruges se tyre, kjo nuk lexohet.” [Mexhmuu Fetava Iben Baz, 9/290].

Perpiquni ta hiqni bojen nga gishterinjte me lendet e posaçme per kete, si benzina apo ndonje lende e ngjashme, deri sa te siguroheni se uji mberrin ne lekure te duarve, sepse perndryshe abdesi nuk vlen. E, Allahu e di me mire. Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 10) Anonim: / 6-6-2008

Message: Selam Alejkum. -1.-A eshte e ndaluar (a ka ndonje hadith) qe e ndalon MASTERBIMIN , apo kjo hin vetem ne at ajetin kuranor qe pershkruhen te devotshmit te cilet i ruajn organet e tyre ne prejashtimi te bashkshorteve, dhe a osht kjo qeshtje ne kundershtim mes dijetarve apo jo.

pytja nr.2: A mundeni me ma sqaru qeshtjen e “robreshave” atyre qe jon ne posedimin e musliamnit dhe qfar drejta ka ai musliman karrshi atyne ,a ka te drejta sikurse per bashkshortet, dhe rreth kesaj me gjersisht.Allahu ju shperbleft me te mira ne ket bot dhe ne boten tjter.

Përgjigje / 14-6-2008

Masturbimi (zakoni i fshehte-nxjerrja e spermes me dore) eshte e ndaluar ne Islam, dhe te ketij mendimi jane shumica e dijetareve. Ndersa ajo qe eshte percjelle nga Iben Abasi (radiallahu anhu) si dhe nga Imam Ahmedi ne nje fjale te tij, se kjo gje lejohet; eshte per qellim rasti kur dikush frikesohet nga renia ne imoralitet dhe nuk e pengon nga ai veçse kjo gje (masturbimi). Keshtu thote shejhu i Islamit, Iben Tejmije ne “Mexhmuul Fetava” 11/574-575. Argument per ndalimin e tij kemi nga Kurani dhe nga Suneti: a) Nga Kurani: Fjala e Allahut: “… të cilët i ruajnë organet e tyre gjenitale, përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim, për këtë nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë tejkalues (te kufijve).” [El Mu’minun 5-7]. Imam Shafiu e te tjere, jane argumentuar me kete ajet per ndalimin e masturbimit, duke thene: “Nga fjala per ruajtjen e organeve perveçse me gruan apo skllaven, kuptohet qarte ndalimi i çdo gjeje tjeter perveç ketyre, dhe kjo gje eshte perforcuar me vazhdimin e ajetit ku thuhet “ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë tejkalues (te kufijve).” Pra, nuk lejohet te kenaqurit me organin tend veçse me gruan apo skllaven, dhe masturbimi nuk lejohet. E Allahu e di me mire.” [Nga libri “El Ummu”, i Imam Shafiut]. b) Nga Suneti: Hadithi i transmetuar nga Iben Abasi (radiallahu anhu) i cili thote: “Ishim disa te rinj me te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe nuk kishim gje (bashkeshorte per te zbrazur epshet). I Derguari na tha: “O te rinj! Kush ka mundesi prej jush, le te martohet, sepse martesa eshte ben qe te ulet me shume shikimi dhe te ruhet organi gjenital. Ndersa kush nuk ka mundesi, le te agjeroje, sepse agjerimi eshte ruajtes per te (nga renia ne haram).” [Buhariu 5066]. Pra, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i drejtoi ata te cilet nuk kane mundesi martese, tek agjerimi edhe pse ai ka veshtiresi, dhe nuk i drejtoi te masturbimi, edhe pse nevoja ishte e madhe dhe ai eshte me i lehte se agjerimi.

Islami e ka lejuar burrin qe te kryeje marredhenie me ato gra qe i ka pronesine e tij, te cilat i ka blere me pasurine e tij, gje e cila sot nuk ekziston, dhe sherbetoret nuk jane kurre roberesha, ndaj kjo duhet te jete me se e ditur, dhe nuk duhet injoruar sepse nese ndodh, atehere personi qe e ben ate ka bere zina (imoralitet). Por eshte fjala per robereshat e blera qe shiten e blihen ne tregun e sklleverve. Por edhe per kete ka rregulla ne Islam, dhe prej atyre rregullave eshte: nese roberesha lind femije nga pronari i saj, ai femije lind rob dhe jo i lire, dhe per kete arsye shume nga sahabet nuk donin te shkonin me robereshat duke thene: “Urrej qe nje pjese e imja te roberohet!”, sepse femija eshte pjese e burrit dhe nese nena e femijes eshte robereshe, ai lind rob. Nuk lejohet qe me nje robereshe te shkojne me shume se nje pronar, e rregulla te tjera, qe sot nuk na duhen sepse nuk ekzistojne roberesha, por nese do te kete ne te ardhmen, per kete duhet kthyer ne librat e fikhut qe te mesohen hollesisht rregullat perkatese. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 9) Anonim / Pejë: / 6-6-2008

Message: eselamun alejkum hoxhe i nderuar a lejohet te kesh maredhenie me gruan tuaj duke e ditur se jeton ne nje shtepi me te gjithe anetaret e tjere te familjes me nje banjo te pa pershtashme ku degjohet shume zhurme per deri sa pastrohesh e kur ky pastrim behet para sabahut dhe atehere te gjithe anetaret e familjes zgjohen per sabah ne njefar menyre po dihet se cka po ndodh e kjo shume po na turperon sa qe shpesh po na detyron me lon krejt ate pune dhe a lejohet qe te falemi me tejemum per ti kur te gjitha ketyre rremujave? Edhe nje pyetje nese me lejohet kur nuk ka uje te ngrohte dhe mundesia per ta ngrohur nuk eshte per tu pastruar para kohes se namazit te sabahut a lejohet te meret tejemum? Allahu te shperbleft e boma hallall se ndoshta pak e kom zgjate selamun alejkum.

Përgjigje / 6-6-2008

Lusim Allahun ta lehtesoje gjendjen tuaj dhe t’u jape zgjidhje sa me shpejt. Ju keshillojme per durim dhe lutje Allahut per ndryshim te gjendjes. Perpiquni te ruheni sa te mundni mos me ba zhurme, ose me gjet kohen me te pershtatshme qe te mundeni me marr gusel, por edhe njerezit e shtepise duhet te mbyllin me shume se nje sy e nje vesh dhe t’ju japin te drejte e te mos ju rendojne.

Ndersa per tejemumin po permendim nje fetva te Komisionit te Perhershem te Fetvave ne Saudi, me nr. 7559, ku thuhet: “Tejemi eshte vaxhib – detyrim te merret kur nuk ka uje, ose kur ka por nuk mundesh ta perdoresh ate ose kur perdorimi i tij te demton.”

Nuk mendojme se çeshtja juaj e ben te lejuar tejemumin ne vend te guslit, sepse kjo nuk eshte arsye qe e ben te lejuar tejemumin. Allahu ua lehtesofte gjendjen!

(Pyetja Nr. 8) Mentor / Francë: / 5-6-2008

Message: eselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Jam i martuar problemi eshte se kerkesa ime per maredhenie intime eshte cdo dite ndersa gruaja ime max dy here ne jave gruaja po bèhèt merak.

Eshtè e interesuar ta dijè se mos po bènè ndonjè gjynah te madh, cka na propozoni a me mar nje grua tjeter (nuk i kam kushtet matriale) apo te vazhdojme keshtu pasi per mua nuk eshte edhe ndonje problem i madh. Allahu ua shperbleft per durimin.

Përgjigje / 6-6-2008

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nese burri e therret gruan e vet ne shtratin e tij dhe ajo refuzon, e ai fle i merzitur me te, ate grua e mallkojne engjejt deri sa te gdhije.” [Muttefekun alejhi – Buhariu dhe Muslimi]. Pra, nese burri e therret gruan e tij, dhe duke qene se ka marre parasysh rrethanat, kushtet dhe gjendjen e saj shpierterore e fizike, pastaj ajo e refuzon ate, dhe burri merzitet prej saj e fle i merzitur, ate grua e mallkojne engjejt, siç thuhet ne hadith. Por nese burri nuk merzitet me te dhe nuk e ka problem, por parasysh edhe rrethanat, atehere gruan nuk e mallkojne engjejt, sepse mallkimi kushtezohet me merzitjen e burrit, ne te kundert nuk ka mallkim dhe as gjynah per gruan, inshaAllah. Bashkeshortet duhet te kujdesen per plotesimin e nevojave te njeri-tjetrit, si dhe te qetesojne njeri-tjetrin e te gjejne prehje te njeri-tjetri. Burri nuk duhet te shfrytezoje fuqine dhe as faktin qe eshte burre, per te lenduar gruan e tij apo per ta demtuar ate. Çdo gje me kompromis, dhe duke mos harruar se nje nga qellimet e marteses eshte qe dy bashkeshortet te plotesojne nevojat e njeri-tjetrit ne menyre qe te ruhen nga te ndaluarat, e Allahu eshte Ai i Cili jep sukses.

(Pyetja Nr. 7) Anonim: / 5-6-2008

Message: -Selam Alejkum. Allahuju shperbleft per punen dhe mundin e madh qe po e beni ne perhapjen e dijes, Allahu ja shtoft sabrin. -Pytjen qe dua ta boj, ka te bej me marrdheniet seksuale mes bashkshorteve, dej ne qfar mase lejohet te kryjm marrdhenie, dhe a esht e tepert apo haram qe te kryhen marrdhenie orale mes bashkshorteve. Ndoshta esht pytje e pa pershtatshme, megjithate ne fe nuk ka marre, Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 5-6-2008

Pergjigja shkurt eshte: se bashkeshortet me njeri-tjetrin e kane çdo gje te lejuar, perveç kryerjes se marredhenieve ne anus dhe kur gruaja eshte me te permuajshme apo lehone. Te tjerat i kthehen natyres se secilit, nese i pelqen apo i neveritet diçka, perderisa nuk ka gje te ndaluar ne sheriat. E, Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!”

(Pyetja Nr. 6) Umu Hamza / 26-5-2008

Selam alejkum. Gusli qe mirret per diten e xhumas, nje vlla po thote qe mundesh edhe pas akshamit me marr gusl e me bo njet per neser per xhuma, sepse dita e jone pra me kalendar te muslimanve fillon pas akshamit. Sa eshte kjo e saket???

Përgjigje / 27-5-2008

Gusli (Larja e trupit) ne diten e xhuma eshte vaxhib ose sunet, ne kundershtim mes dijetareve. Koha e guslit te xhumase fillon qe pas sabahut ne diten e xhuma e deri ne kohen e namazit te xhumase. Iben Kudame, ne “el Mugni”, thote se “kush merr gusel pas faljes se xhumase, i quhet i sakte, por kush merr gusel para sabahut, ai nuk eshte i vlefshem.”

Ka edhe prej dijetareve qe e kane lejuar marrjen e guslit qe pas akshamit te dites se enjte, duke e lidhur me faktin se nata e xhumase hyn para dites se saj dhe keshtu qe quhet prej saj. Por shumica e dijetareve thone se gusli i xhumase duhet marre pas sabahut deri ne kohen e namazit, dhe gusli i xhumase e ka kete emer per ate se duhet te jete para namazit, madje Imam Maliku thote se nuk quhet veçse para se te shkosh per ne namazin e xhumase. Keshtu qe, me e mira dhe me e sakta eshte qe gusli i xhumase te merret nga koha pas sabahut dhe deri para namazit te xhumase. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 5) Antoneta / Kosovë: / 6-5-2008

Message: selam alejkum,,,une jam nje none e cila kam vajzen e vogel 2 vjeqare dhe me tha nje moter se kur ta lan e pastron beben duhet me marr abdest sepse ia prek organin dhe e prek mbrapa,,,,e dua ta dij se sa eshte i sakte ky mendim. ve selam alejkum.

Përgjigje / 10-5-2008

Prekja e organit te femijes kur e pastron, nuk e prish abdesin, qofte femija mashkull apo femer. [Fetva e Iben Uthejmin, nga fetvate me titull “Fetvate e familjes muslimane”] Por, duhet pasur parasysh qe te ruhesh nga urina e femijes, sepse ne kete moshe, nese urina e tij bie ne rroben tende, duhet ta lashe vendin e ndotur. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 4) Anonim / Shqipëri: / 27-4-2008

Message: selamun alejkum. O vlla, un jam ai qe te bera ate pytjen per urinen dhe desha te sqaroj se ne qofte se ajo eshte urin dhe une e kam par qe eshte urin pasi e kam kryer nevojen e vogel jam veshur dhe kur i kam par prape pas 1 min te mbathrat kishte urin sepse une mbas larjes se organit e fshij me leter dhe keshtu qe nuk mbet uje dhe them qe kjo padyshim eshte urin. E kupton vlla? Ma be hallall se ndoshta e teprova por desha pergjigje per kete. Allahu ta shperbleft.

Përgjigje / 28-4-2008

Vepro siç te keshilluam ne pyetjen nr. 105; pas urinimit, hidh uje ne te mbathura dhe jo te kunderten e kesaj duke u thare me leter. Perveç nese kjo qe te ndodh eshte semundje, e cila quhet “selesul boul” -urinim i pavullnetshem, te cilin nuk mund ta mbash dhe te del vazhdimisht pa e ndjere. Per t’u siguruar per kete duhet te shkosh te mjeku. Ne rast se je sprovuar me kete semundje, atehere rregulli eshte qe kur hyn koha e namazit, te shkosh ne banje, te pastrohesh me uje dhe te hedhesh pak uje ne te mbathura, pastaj te marresh abdes dhe te falesh. Edhe nese pas marrjes se abdesit, te del urine nga organi, ti hyn ne gjykimin e atyre qe kane abdes dhe namazi yt eshte ne rregull. Kete duhet ta besh per çdo namaz. Keshtu thone dijetaret e medhhebeve te ndryshme dhe keshtu thuhet edhe ne Fetvane nr. 17798, te Komisionit te perhershem ne Saudi. Nese ke kete semundje, lusim Allahun te te sheroje dhe ti lutju Allahut per kete dhe mbeshtetju Atij, e nese kjo eshte dyshim dhe ngacmin nga shejtani, mbeshtetju Allahut te te mbroje prej tij.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 3) Anonim / Shqipëri: / 26-4-2008

Message: Selam alejkum, dua te pyes se cfar duhet te bej sepse kur une shkoj ne banje dhe kryej nevojen e vogel, e me pas marr abdes, por pasi marr avdes shoh tek te brendhsmet qe ka dal nje pike dhe une dyshoj se eshte urin, keshtu qe marr prap abdes. Tani pasi urinoj, rri e shoh qe te dale urina dhe mbasanej marr abdes, e kjo me ndodh perdite saqe tani rri shum kohe ne banj. Me jep nje keshille vella.

Përgjigje / 27-4-2008

Kjo qe te ndodh ty eshte cytje (vesves, dyshim) nga shejtani, i cili kerkon te ngacmoje zemren tende dhe te te mundoje ne zbatimin e fese deri sa te beje qe ta urresh fene e ndoshta te lesh edhe namazin. Ne Fetvane nr. 4849, te Komisionit te perhershem, thuhet: “Ngacmimet e shejtanit kurohen duke permendur Allahun sa me shume, dhe duke iu lutur Atij qe te sheroje nga kjo gje, pastaj te mos i dorezohesh cytjes se shejtanit ne asnje menyre, por e ke detyrim qe ta refuzosh ate. Kur te marresh abdes apo gusel dhe te ndodh ndonje vesves (dyshim) se nuk e ke lare koken, per shembull, apo ndonje gjymtyr tjeter, ti nuk duhet te kthehesh fare nga ai dyshim, por duhet te jesh i bindur se e ke lare ate. Po keshtu vepron ne te gjitha punet qe te ndodh kjo gje; ta refuzosh shkuarjen pas vesvesit (dyshimit), sepse ai eshte prej shejtanit, si dhe duhet te thuash sa me shpesh “eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”, sepse ai eshte “që hedh dyshime në gjokset e njerëzve.” [En Nas, 5].

Pra, ne te vertete ty nuk te del asgje pas marrjes abdes, por shejtani te fut dyshime. Qe t’i largosh keto dyshime, vepro si kane keshilluar dijetaret, duke shtuar ne rastin tend qe, pas daljes ne banje, hidh pak uje tek te brendshmet, pastaj merr abdes normalisht dhe mos e hidh veshtrimin tek te brendshmet ne asnje menyre. Edhe nese ndjen diçka te njome apo sikur te ka dale diçka, ne fakt eshte uji qe ti vete ke hedhur. Dhe kerkoji mbrojtje Allahut nga cytjet e shejtanit, sepse Allahu eshte Mbrojtesi me i Mire. Lusim Allahun t’i largoje keto vesvese dhe te sheroje nga çdo e keqe!

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 2) Albani / Vushtri: / 17-4-2008

Message: selamun alejkum. A mund te na sqaroni ku qendron urtesia e pastrimit te tersishem te trupit pas mardhenieve intime apo pas ejakulimit, kur kemi parasysh se gjate mardhenieve intime jan vetem disa gjymtyr te inkorporuara dhe jo i gjithe trupi? Cilat jan format e lejuara qe te bashkpunohet me bankat dhe a lejohet me punu ne banka ne sektore teknike dhe ne ato administrative?

Përgjigje / 18-4-2008

Larja e te gjithe trupit pas marredhenieve intime apo berjes xhunub ne enderr apo ne çdo lloj menyre qe del sperma, eshte i detyrueshem per muslimanin dhe muslimanen. Allahu i Madheruar thote: ““Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni” [El Maide, 6] “Të pyesin ty për të përmuajshmet e grave. Thuaju: “Ato janë të dëmshme, ndaj largojuni grave nga vendi i të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre deri sa të pastrohen. Kur të pastrohen, afrojuni atyre aty ku ju ka urdhëruar Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.” [El bekare, 222]. Me “pastrimin” ne keto ajete, eshte per qellim larja e te gjithe trupit, dhe ky urdher i Allahut mjafton per muslimanin qe ta zbatoje ate, perndryshe nuk namazi i tij dhe disa adhurime te tjera nuk lejohet te kryhen veçse pas larjes se trupit, dhe te jete i bindur qe kjo eshte e gjithe e mira per njeriun dhe shendetin e tij njekohesisht. Ibnul Kajjim ka pohuar se ne kryerjen e marredhenieve seksuale merr pjese i gjithe trupi dhe kete gje e ka vertetuar edhe shkenca sot, dhe sipas studimeve shkencore, ne kryerjen e marredhenieve intime marrin pjese te gjitha qelizat e trupit dhe lekura leshon nje lloj lende e cila nese nuk lahet, shkakton dobesim, dembelizem dhe mosdeshire per perseritjen e marredhenieve intime, apo semundje te tjera. Sidoqofte, keto jane çeshtje te shkences, dhe ajo qe na intereson ne eshte se larja e trupit eshte detyrim per muslimanin dhe kjo eshte e dashur per Allahun dhe pasterti e shendet per njeriun. Ka ardhur nje hadith ku thuhet: “Nen çdo qime ka xhenabet, pradaj lajeni mire flokun dhe pastroni lekuren e trupit.” [Ebu Daudi 248, por ai eshte i dobet].

Nese banka praktikon fajdet, nuk lejohet vendosja e pareve ne te, as te punuarit ne ate banke, ne asnje prej sektoreve te saj, qofte edhe portier apo pastrues, sepse ketu ka ndihmese ne haram. Ne shume fetva te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, eshte permendur çeshtja e bankave dhe punes ne to. Prej ketyre fetvave permendim ate me nr. 4820, ku thuhet: “Cili eshte gjykimi Islam per punen ne ato banka qe praktikojne fajdet, duke qene se puna ne to eshte pune shteterore?” Pergjigja: “Fajdet jane te ndaluara ne Kuran, Sunet dhe me unanimin e dijetareve. Ndalimi i fajdeve eshte prej çeshtjeve qe njihen detyrimisht ne Islam (askujt prej muslimaneve nuk i lejohet ta injoroje kete dhe per kete nuk ka justifikim), dhe po keshtu te punuarit ne ato banka qe praktikojne fajdet eshte haram, per shkak se ne te ka ndihmese ne gjynah dhe armiqesi, ndersa Allahu thote: “Mos e ndihmoni njeri-tjetrin ne gjynah dhe armiqesi.” [El Maide 2]. Ndersa i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka mallkuar ngrenesin e fajdeve, dhenesin e tyre, shkruesin dhe deshmuesin e tyre. Pastaj ka thene: “Qe te gjithe keta jane njesoj.” [Muslimi 145]. Fakti qe shteti i lejon keto banka dhe i perhap ato, ose hesht para tyre, nuk ia ben te lejuar muslimanit qe bashkepunoje me fajde, dhe as te punoje ne ato banka. Kjo, sepse vendosja e ligjeve i perket Allahut te Madheruar, ne Kuranin e ndershem apo ne sunetin e pejgamberit te Tij (salallahu alejhi ue selem), dhe shteti nuk e ka kete te drejte.”

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 1) Umer / Londër: / 6-3-2008

Message: Pyetje/Fikh:

Nese une marr abdes, i mbathe corapet dhe pas nje fare kohe te caktuar nderroj abdes. Dhe ne kete rast une kur marr abdes ju jap mest corapeve qe eshte ne rregull sepse i kam veshe duke qene ne gjendje abdesi. Pastaj i veshe kepucet dhe dal jashte per ne pune apo gjetke, tani pyetja ime eshte:

A mund te ju jap mest kepuceve te cilat i kam mbathur duke qene ne gjendje abdesi por heren e fundit qe mora abdes ju dhashe mest corapeve pra nuk i lava kembet?

Me falni se e zgjata pak jo per gje tjeter vetem qe te me kuptoni sa me qarte.

Allahu jua shperblefte me te mira.

Përgjigje / 6-3-2008

Mes’hi mbi meste, çorape, këpucë e mbi çdo gjë te lejuar qe mbathet ne kembe, qe eshte e paster dhe arrin deri mbi nyje, eshte sunet qe gjate abdesit t’i jepet mes’h (te fshihet) mbi pjesen e siperme te kembes, me kusht qe t’i kesh mbathur duke qene me abdes ne te cilin i ke lare kembet. Gjithashtu lejohet mbathja e dy pale çorapeve apo me shume dhe dhenia mes’h mbi te gjitha ato, por nese mbathen te gjitha duke qene me abdes ne te cilin i ke lare kembet. Pra, pergjigja per pyetjen e mesiperme eshte se nuk lejohet t’i japesh mes’h kepuceve, nese nuk i ke veshur pas abdesit ne te cilin i ke lare kembet. Kjo kuptohet nga fetvaja e Komisionit te perhershem te fetvave (5/243), ku thuhet:

“Pyetje: A lejohet t’i jepet mes’h dy pale çorapeve kur ben ftohte, pa i hequr ato per nje dite-nate?

Pergjigje: Falenderuar qofte Allahu dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen dhe shoket e tij! Lejohet qe çorapeve t’u jepet mes’h nese ato nuk jane te tejdukshme, dmth nese nuk duket lekura, dhe te kene mbuluar pjesen e detyruar (deri mbi kyçe). Kohezgjatja e mesteve eshte nje dite-nate per vendaliun dhe tre dite-nete per udhetarin. Koha e llogaritjes se mes’hit fillon qe me dhenien e pare te mes’hit pas prishjes se abdesit. Baza e kesaj eshte hadithi i nxjerre nga Muslimi nga Aliu radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thene: “Tre dite bashke me netet e tyre per udhetarin dhe nje dite e nje nate per vendaliun.” Po keshtu hadithi i nxjerre nga Ahmedi e te tjere, te cilin Tirmidhiu e ka quajtur te sakte, ku thuhet se: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i dha mes’h çorapeve dhe kepuceve (se bashku).” Nuk ka ndalim nga mbathja e dy pale çorapeve apo me shume, te veshura te gjitha pas pastrimit te plote (marrjes abdes duke i lare kembet), bazuar ne kuptimin e pergjithshem te haditheve.” Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen dhe shoket e tij!

[Komisioni i perhershem per kerkimet shkencore dhe fetva, (5/243). Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz. Nenkryetar: Abdrrazak Afifi. Anetar: Abdullah bin Menij]


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme