Abdesi

 


Shkëputur nga libri “Fikhu Suneh”
Autor: Sejjid Sabik
Përkthyer nga një grup përkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani, me gjykimet e shejh Muhamed Nasirudin Albani


Këtu do të gjeni

Domethënia abdesit

Vlerat e abdesit

Veprimet e detyrueshme (Farzet) të abdesit

Veprimet sunet të abdesit

Veprimet që e prishin abdesin

Veprime që nuk e prishin abdesin

Veprimet për të cilat abdesi është i domosdoshëm

Veprime për të cilat preferohet abdesi

Shënime të rëndësishme për të cilat ka nevojë ai që merr abdes


 

ABDESI

Me abdes nënkuptojmë larjen e fytyrës, duarve, kokës dhe këmbëve me ujë. Më poshtë jepen hollësitë e mëtejshme:

Abdesi është pjesë e ligjit islam. Kjo vërtetohet nga tre burimet kryesore të ligjit islam:

(1) Kurani

 Allahu thotë në Kuran:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاَةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ

“O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët tuaja deri tek nyjet”. (El Maide: 6)

(2) Suneti

Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:

 “Allahu nuk e pranon namazin e atij njeriu, cili e prish abdesin e tij, derisa të marrë përsëri”.[1] Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

(3) Konsensusi (vendimi unanim i të gjithë dijetarëve)

Mbi ligjshmërinë e abdesit ekziston një qëndrim unanim mes muslimanëve që nga koha e Pejgamberit (a.s.) e deri në ditët tona. Me këtë hyn në kategorinë e çështjeve fetare, të cilat domosdoshmërisht janë të njohura.

Vlerat e abdesit

 Shumë hadithe shprehin të mirat që përfshin në vetvete abdesi. Ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:

1- Abdullah Es-Sunabihij transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur robi Allahut merr abdes dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija. Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet. Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij. Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij. Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij derisa dalin edhe nga veshët. Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve. Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit)”.[2] Transmeton Maliku, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Hakimi.

2- Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse një njeri ka cilësi të mira, atëherë Allahu i bën të gjitha veprimet e tij të mira. Nëse ky njeri merr abdes për t’u falur, Allahu për shkak të abdesit të tij i shlyen të gjitha mëkatet dhe namazi konsiderohet si shpërblim shtesë për të”.[3] Transmeton Ebu Ja’la, Bezari dhe Tabaraniu në “El Ausat”.

3- Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “A doni t’ju tregoj për një vepër, me anë të së cilës Allahu ua fshin mëkatet dhe ua rrit gradat tuaja? Ata thanë: Sigurisht o i Dërguar i Allahut! Ai tha: “Përsosja e abdesit edhe në kushte të vështira, ecja e gjatë për në xhami dhe pritja e namazit (tjetër) pas kryerjes së namazit të mëparshëm. Ky është ribati[4]”.[5] Hadithi transmetohet nga Maliku, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

4- Ebu Hurejra transmeton gjithashtu se i Dërguari i Allahut kaloi njëherë afër një varri dhe tha: “Paqja qoftë mbi ju, o shtëpi e besimtarëve! Në dashtë Allahu ne do t’ju takojmë së shpejti, megjithëse do të kisha dashur të shikoja vëllezërit e mi”. Shokët e pyetën: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu, o i Dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: “Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata që nuk kanë ardhur ende”. Ata e pyetën: “Si i njeh ata që nuk kanë ardhur ende nga ymeti yt o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Nëse një njeri ka një tufë me kuaj me balluke të bardha në mes të një tufe tjetër me balluke të zeza, a do të jetë në gjendje ai t’i dallojë kuajtë e tij? Ata u përgjigjën: Sigurisht, o i Dërguar i Allahut!”. Atëherë ai tha: “Ata (vëllezërit e mi) do të vijnë me shenja dalluese nga abdesi i tyre dhe unë do t’u paraprij atyre në burimin tim. Por do të jetë një grup njerëzish, të cilët do të rrinë larg nga burimi im ashtu sikurse rri deveja e humbur. Unë do t’i thërras ata që të afrohenDo të thuhet: “Këta i ndryshuan çështjet pas teje”. Atëherë unë do të them: “Rrini larg, rrini larg!”[6]E transmeton Muslimi.

Veprimet e detyrueshme (Farzet) të abdesit

Abdesi përbëhet nga disa veprime të detyrueshme (farze), nga plotësimi i të cilave varet vlefshmëria e tij. Nëse mungon njëra prej këtyre detyrimeve të parapara të sheriatit islam, abdesi nuk konsiderohet i vlefshëm. Ato janë:

1- Qëllimi (Nijeti)

Ky ka të bëjë me dëshirën për ta kryer veprimin me synimin e kënaqjes së Allahut me anë të zbatimit të urdhërit të Tij. Qëllimi (nijeti) është një veprim që rrjedh krejtësisht nga zemra, pasi gjuha (shqiptimi me fjalë) nuk ka të bëjë aspak me të. Shqiptimi i tij nuk është i ligjshëm në bazë të argumenteve nga Kurani dhe Suneti. Hadithi i mëposhtëm vërteton faktin se qëllimi është obligim:

Omeri transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Veprat shpërblehen sipas qëllimit (që qëndron pas tyre) dhe çdokush do ta marrë atë që ka synuar”.[7] E transmeton “Grupi”.

2- Larja e fytyrës

Ky veprim përfshin larjen e fytyrës një herë nga pjesa e sipërme e ballit deri në pjesën e poshtme të nofullës, si dhe nga njëri vesh tek tjetri.

3- Larja e krahëve deri tek bërrylat

Bërrylat duhet të lahen, pasi Profeti (a.s.) e ka bërë një gjë të tillë, pra larjen e krahëve deri në bërryla. Edhe dy nyjat e bërrylave janë pjesë që duhet të lahen, ngase nuk transmetohet se ai nuk i ka larë.

4- Fshirja e kokës (mes’hi)[8]

Kjo nënkupton fshirjen e kokës me dorë të lagur. Nuk është e mjaftueshme vetëm vendosja e dorës në kokë apo prekja e saj me gishta të lagur. Kuptimi i fjalëve kuranore, “…dhe fshini kokat tuaja…”, nuk do të thotë se e gjithë koka duhet të fshihet. Por nga ajeti kuranor kuptohet se, nëse një pjesë e kokës fshihet, kjo mjafton për t’u kryer detyrimi. Është transmetuar se Profeti e fshinte kokën e tij, në tre mënyra të ndryshme:

a- Fshirja e gjithë kokës

 Abdullah ibën Zejdi transmeton se Profeti (a.s.) e fshinte të gjithë kokën me duart e tij të lagura. Ai fillonte me pjesën e përparme të kokës, pastaj me të pasmen dhe pastaj i kthente përsëri duart e tij tek pjesa e përparme ku filloi.[9] E transmeton “Grupi”.

b- Fshirja vetëm e pjesës së çallmës

Amër ibën Umeje ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut duke e fshirë çallmën dhe këpucët”.[10]

Bilali transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Fshini këpucët dhe mbulesën e kokës tuaj”.[11] E transmeton Ahmedi.

Ndërsa Umeri (r.a.) ka thënë: “Atë që nuk e pastron mes’hi mbi çallmë mos e pastroftë Allahu!”.[12]

Shumë hadithe janë transmetuar në lidhje me këtë çështje nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerët. Shumica e dijetarëve bien dakord për fshirjen e pjesës së çallmës.

c- Mes’hi mbi pjesën e përparme të kokës dhe të çallmës.

Mugire ibën Shu’be ka thënë se i Dërguari i Allahut mori abdes, dha mes’h mbi pjesën e ballukes (lëkurës së kokës), çallmës dhe çorapeve të tij.[13]

5- Larja e këmbëve, e thembrave dhe zogu i këmbës

 Një gjë e tillë është konfirmuar në mënyrë të vazhdueshme në transmetimet në lidhje me veprimet e bëra nga Profeti (a.s.).

Ibn Umeri ka thënë: “Në një nga udhëtimet tona, Profeti (a.s.) mbeti pas nesh. Ne e vonuam namazin e iqindisë dhe më pas ai na arriti. Ne filluam të merrnim abdes dhe po merrnim mes’h mbi këmbët tona, kur Profeti (a.s.) thirri me zë të lartë: “Mjerë thembrat nga zjarri i xhehnemit (duke e përsëritur këtë gjë dy apo tre herë)”.[14] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Abdurrahman ibën Ebi Lejla thotë: “Shokët e Pejgamberit (a.s.) janë të një mendimi përsa i përket domosdoshmërisë së larjes së thembrave”.

Sigurisht që detyrimet që u përmendën më lart janë ato të cilat Allahu i ka përmendur në Kuran:

“O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët deri tek nyjet”. (El Maide, 6)

6-Larja e këtyre pjesëve sipas renditjes së mësipërme

Renditja e larjes së këtyre pjesëve duhet bërë sipas radhës së cekur më lart, pasi Allahu ka përmendur në ajetin e Kuranit detyrimet (farzet) e renditura të abdesit, duke ndarë larjen e këmbëve nga e duarve (edhe pse të dyja duhen larë) dhe ka përmendur kokën në mënyrë të veçantë, e cila duhet të fshihet duke i dhënë mes’h. Arabët në shprehje nuk bëjnë shkëputje në mes dy ekuivalentëve, pa ndonjë qëllim të caktuar e ai në këtë rast është renditja. Nuk ka dyshim se qëllimi i ajetit është sqarimi i detyrimit të domosdoshëm. Një dispozitë e tillë fuqizohet edhe me domethënien e përgjithshme të hadithit të vërtetë të Pejgamberit (a.s.): “Filloni me atë që ka filluar Allahu”.[15] [Hadith i saktë, ndërsa teksti në formën urdhërore, “Filloni” është Shadh[16] 

Një renditje të tillë e ka qartësuar në vepër edhe suneti praktik. Nuk dihet që Profeti (a.s.) të ketë marrë abdes pa respektuar renditjen.[17] Abdesi është adhurim dhe në këto raste urdhëri ka të bëjë me kërkesën për përfilljen e dispozitës. Askujt nuk i takon që të kundërshtojë atë që është transmetuar nga Pejgamberi (a.s.) për mënyrën e marrjes së abdesit dhe çështje të ngjashme.

Veprimet sunet të abdesit

Sunetet janë ato fjalë apo vepra që vërtetohet se janë nga Profeti (a.s.), por nuk është kusht që t’i përmbahemi vazhdimisht dhe nuk duhet qortuar ai që nuk i kryen ato.[18] Ato janë si më poshtë:

1- Përmendja e emrit të Allahut në fillim të abdesit

Në fillim themi “Bismilahi Rrahmani Rrahim”. Në lidhje me këtë transmetohen disa hadithe të dobëta, të cilat kur tubohen së bashku e shtojnë besueshmërinë e tyre. Vetvetiu përmendja e emrit të Allahut në fillim është një çështje e mirë dhe përgjithësisht llogaritet e ligjshme.

2- Pastrimi i dhëmbëve me misvak[19]

Kjo nënkupton përdorimin e një druri apo një objekti të ngjashëm me të, për pastrimin e dhëmbëve. Lloji më i mirë për t’u përdorur është ai i drurit erak që rritet në Hixhaz. Një praktikë e tillë i forcon mishrat e dhëmbëve, i parandalon sëmundjet e tyre, ndihmon tretjen dhe lehtëson urinimin. Ky sunet përmbushet edhe duke përdorur një objekt, i cili i heq njollat e verdha nga dhëmbët dhe e pastron gojën (si furça e dhëmbëve etj).

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse nuk do t’ia vështirësoja umetit tim, atëherë do t’i kisha urdhëruar të përdornin misvakun sa herë që marrin abdes”.[20] E transmeton Maliku, Shafiu, Bejhakiu dhe El Hakim.

Aishja (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Allahun”.[21] Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Tirmidhiu.

Përdorimi i misvakut (Në mungesë të misvakut, tek ne përdoret furça e dhëmbëve si zëvendësuese e tij –Shënim i redaktorit) pëlqehet në çdo kohë, por në mënyrë të veçantë në pesë raste:

(1) Para abdesit

(2) Para namazit

(3) Para leximit të Kuranit

(4) Pas zgjimit nga gjumi

(5) Kur goja mban erë të keqe

Si agjëruesit ashtu edhe ata që nuk agjërojnë mund ta përdorin këtë objekt në fillim, në fund ose në çdo kohë tjetër gjatë ditës. Amër ibën Rabie ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut në shumë raste, duke përdorur misvakun, ndërkohë që ai agjëronte”.[22] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Kur përdoret misvaku (apo furça e dhëmbëve), është sunet larja e tij më pas. Aishja (r.a.) tregon: “Kur Profeti (a.s.) e përdorte misvakun e tij, ma jepte mua e unë e laja. Pasi e përdorja e laja përsëri dhe ia ktheja atij”.[23] Transmeton Ebu Daudi dhe Bejhakiu.

 Është pjesë e sunetit se për atë që nuk ka dhëmbë mund të përdorë gishtat e tij për pastrimin e gojës. Aishja (r.a.) ka pyetur: “O i Dërguar i Allahut! A duhet ta pastrojë gojën e tij ai që nuk ka dhëmbë?” Profeti (a.s.) tha: “Po”. Unë i thashë: “E si vepron ai?” Ai është përgjigjur: “Duke futur gishtat në gojën e tij”.[24] E transmeton Taberani.

3- Larja e duarve tre herë në fillim

Një gjë e tillë bazohet në hadithin e Aus ibën Aus El Thekafiut, i cili ka thënë:

“E pashë të Dërguarin e Allahut që po merrte abdes dhe ai i lau duart e tij tre herë”.[25] Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu.

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi, nuk duhet të fusë duart e tij në enë përpara se t’i ketë larë ato tre herë, pasi ai nuk e di se ku ka rënë dora e tij (gjatë kohës së gjumit)”.[26] Transmeton “Grupi”, ndërsa Buhariu nuk e ka përmendur numrin e herëve.

4- Shpëlarja e gojës tre herë

Lakit ibën Sabra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur të marrësh abdes, shpëlaje gojën!”[27] Transmeton Ebu Daudi dhe Bejhakiu.

5- Larja e hundës (tre herë)

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush merr abdes, ai duhet të thithë ujin nga vrimat e hundës së tij dhe pastaj ta shfryjë atë”.[28] Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ebu Daudi.

Po ashtu, është sunet futja e ujit në vrimat e hundës me dorën e djathtë dhe shfryrja e tij me të majtën. Një herë Aliu (r.a.) kërkoi ujë për të marrë abdes, e shpëlau gojën e tij, futi ujë në vrimat e hundës dhe pastaj e shfryu atë me dorën e majtë. Ai e bëri këtë gjë tre herë rresht dhe pastaj tha: “Në këtë mënyrë pastrohej Profeti (a.s.)”.[29] E transmeton Ahmedi dhe Nesai.

Ky sunet përmbushet duke futur ujë në gojë dhe në hundë njëherësh. Praktika e Profetit ishte kryerja e të dyja veprimeve në të njëjtën kohë. Abdullah ibën Zejdi ka thënë: “Profeti (a.s.) e shpëlante gojën dhe hundën e tij me njërën dorë (te dyja në të njëjtën kohë). Ai e bënte këtë gjë tre herë radhazi”.[30] Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai e shpëlante gojën dhe hundën e tij me tre grushta ujë”.[31]

Gjithashtu, prej sunetit është dhe përdorimi i ujit të bollshëm duke e tërhequr thellë, përveçse në rastet kur personi që merr abdes është agjërueshëm. Njëherë Lakiti e pyeti Profetin (a.s.): “Më trego se si e merr abdesin”. Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Plotësoje e përsose abdesin dhe hidh ujë mes gishtërinjve të tu. Përdor shumë ujë kur pastron hundën, përveç në rastet kur je duke agjëruar”.[32] Transmetojnë “të pestët”. Tirmidhiu e ka vlerësuar këtë hadith si të vërtetë.

6- Kalimi i gishtërinjve nëpër mjekër

Othmani (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut e krehte mjekrën me gishtërinjtë e tij.[33] Transmeton Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili e ka klasifikuar atë si hadith të vërtetë.

Enesi (r.a.) ka thënë se kur i Dërguari i Allahut merrte abdes, ai merrte një grusht ujë, e hidhte atë poshtë nofullës dhe e kalonte nëpër mjekrën e tij. Për këtë ai thoshte: Kështu më ka urdhëruar Zoti im i Lartmadhëruar”.[34] Transmeton Ebu Daudi, Bejhakiu dhe Hakimi.

7- Kalimi i ujit përmes gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve

Ibn Abasi ka thënë se kur i Dërguari i Allahut merrte abdes, ai e lante pjesën mes gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve të tij.[35] Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

Transmeton Mustevrid ibën Shedad dhe thotë: “E kam parë Pejgamberin (a.s.) duke larë gishtat e këmbëve me gishtin e tij të vogël”[36] Transmetojnë “të pestët”, përveç Ahmedit.

Transmetohet gjithashtu se është e preferueshme lëvizja e stolive (e unazave, byzylykëve etj) gjatë marrjes së abdesit. Edhe pse këto hadithe nuk kanë arritur shkallën e atyre autentike, muslimani duhet t’i zbatojë ato, sepse hyjnë në kategorinë e përgjithshme të plotësimit dhe të përsosjes së abdesit.

8- Përsëritja tre herë radhazi e secilës prej larjeve

Një veprim i tillë është sunet, të cilin Profeti (a.s.) e kryente pothuajse gjithmonë. Nëse transmetohet ndryshe, e bënte vetëm për të treguar se edhe veprimet e tjera janë të lejuara.

Amr ibën Shuajbi ka transmetuar nga babai i tij e ai nga gjyshi i tij, se ky i fundit ka thënë:

“Një beduin erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe e pyeti atë në lidhje me abdesin. Profeti (a.s.) i tregoi atij se si ta lante secilën prej pjesëve të trupit nga tre herë dhe i tha: “Ky është abdesi. Kushdo që bën më shumë se kjo, ka vepruar gabim, ka kaluar kufijtë dhe e ka dëmtuar veten”.[37] Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.

Othmani (r.a.) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut e përsëriste secilën prej larjeve nga tre herë.[38] Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu.

Ka edhe transmetime të tjera që tregojnë se ai e kryente secilën prej larjeve vetëm një herë[39] apo dy herë[40]. Sipas shumicës së transmetimeve, Profeti (a.s.) i binte mes’h kokës së tij vetëm një herë.

9- Fillimi i çdo veprimi me anën e djathtë

Aishja (r.a.) tregon: “I Dërguari i Allahut pëlqente fillimin me të djathtën kur vishte këpucët, kur krehte flokët, kur pastrohej dhe në të gjitha çështjet e tij”.[41] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur visheni apo merrni abdes, filloni me anën tuaj të djathtë”.[42] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

10- Larja e gjymtyrëve me ujë

Një gjë e tillë nënkupton fërkimin e gjymtyrëve me ujë ose pasi t’i hidhet ujë. Abdullah Ibën Zejdi transmeton se i çuan njëherë të Dërguarit të Allahut një enë me pak ujë, të cilën ai e përdori për të marrë abdes dhe fërkoi krahët me të.[43] E transmeton Ibën Huzejme.

Ai thotë gjithashtu se i Dërguari i Allahut mori abdes dhe pastaj i fërkoi krahët e tij.[44] Transmeton Ebu Daud Et-Tajalisi, Ahmedi, Ibën Hibani dhe Ebu Ja’la.

11- Larja e gjymtyrëve të trupit njëra pas tjetrës pa ndërprerje

Secila prej pjesëve të trupit duhet të lahet sipas radhës dhe njëra pas tjetrës. Kjo nënkupton që ai që merr abdes të mos e ndërpresë atë për shkak të ndonjë veprimi të jashtëm e që zakonisht mund të llogaritet largim prej tij. Kjo është praktika e Sunetit dhe kështu kanë vepruar gjeneratat e para dhe të fundit të muslimanëve.

12- Fshirja e veshëve

Sunet është fërkimi i pjesës së brendshme të veshëve me gishtërinjtë tregues dhe i pjesës së jashtme me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve. Uji i përdorur për mes’hin e kokës përdoret gjithashtu edhe për veshët, pasi veshët janë pjesë e kokës. El Mikdam ibën Madikerib transmeton se Profeti (a.s.), kur merrte abdes, e fërkonte kokën dhe veshët nga brenda dhe jashtë. Ai gjithashtu i vendoste gishtat e tij në pjesën e brendshme të veshit.[45] Transmeton Ebu Daudi dhe Et-Tahaui.

Duke përshkruar mënyrën se si merrte abdes i Dërguari i Allahut, Ibën Abasi ka thënë se ai e fërkonte kokën dhe veshët e tij përnjëherë.[46] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai e fërkonte kokën dhe veshët me dy gishtat e tij tregues dhe pjesën e jashtme me dy gishtat e mëdhenj”.

13- Zgjerimi i abdesit

Kjo ka të bëjë me larjen e pjesës së përparme të kokës, praktikë që përbën diçka më tepër nga çfarë është e detyruar në larjen e fytyrës dhe që do t’i forcojë rrezet e dritës së besimtarit në Ditën e Gjykimit. Ajo i referohet larjes së pjesës mbi bërrylat dhe nyjeve të këmbës.

Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ditën e Gjykimit umeti im do të shkëlqejë me rrezet e dritës nga gjurmët e abdesit”. Pastaj, Ebu Hurejra (r.a.) vazhdon: “Nëse ndonjëri prej jush mundet t’i forcojë rrezet e dritës, atëherë le ta bëjë këtë gjë”.[47]

Ebu Zur’ate thotë se ebu Hurejra (r.a.) kërkoi ujë që të merrte abdes, ai i lau krahët deri mbi bërryla dhe këmbët deri mbi pulpa. Unë i thashë: “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Ky është forcimi i zbukurimit në ditën e shpërblimit”.[48] E transmeton Ahmedi. Sipas Buhariut dhe Muslimit, zinxhiri i këtij hadithi është sahih.

14- Përdorimi e ujit me kursim, edhe në rast të ndodhjes përballë detit

Enesi (r.a.) tregon: “Profeti merrte gusël (bënte larjen e plotë) me një sa’a ujë (1616 cm3 ) prej 5 madësh (4 mad = 1sa’a). Ai gjithashtu merrte abdes me një mud (404 cm3 ) ujë”.[49] Muttefekun alejhi.

Ubejdullah ibën Ebu Jezidi ka thënë se njëherë një burrë e pyeti Ibën Abasin: “Sa është sasia e ujit të mjaftueshëm për marrjen e abdesit?”Ai tha: “Një mud”. Burri vazhdoi: “Sa ujë është i mjaftueshëm për guslin?” Ai u përgjigj: “Një sa’a”. Burri i tha: “Aq nuk mjafton për mua”. Ibën Abasi i tha: “Me të vertetë?! Një masë e tillë ishte e mjaftueshme për një më të mirë se ti, për të Dërguarin e Allahut”.[50] Transmeton Ahmedi, Bezari dhe Tabaraniu në “El Kebir”. Transmetuesit e këtij hadithi janë njerëz të besueshëm.

Abdullah ibën Umeri transmeton se i Dërguari i Allahut kaloi njëherë afër Sa’dit, ndërkohë që ky i fundit po merrte abdes dhe i tha: “Ç’është gjithë ky shpezim i tepërt i ujit o Sa’d?” Sa’di i tha: “A ka teprim në përdorimin e ujit?” Profeti iu përgjigj: “Po, edhe nëse je afër një lumi të rrjedhshëm”.[51] Transmeton Ahmedi dhe Ibën Maxhe. Në zinxhirin e tij ka dobësi.

Shpenzimi i tepërt i ujit nënkupton përdorimin e ujit pa ndonjë dobi të ligjshme, si p.sh. larjen e pjesëve të trupit më shumë se tre herë.

Hadithi i Ibën Shuajbit, i cituar më sipër, e ilustron çështjen në fjalë. Abdullah ibën Mugafel transmeton se e ka dëgjuar Profetin (a.s.) të ketë thënë: “Do të ketë njerëz nga umeti im, që do ta teprojnë në lutje dhe në pastrim”[52]

Buhariu shprehet: “Dijetarët e quajnë mekruh (të urryer) përdorimin e ujit përtej kufijve të përcaktuar nga Profeti gjatë marrjes së abdesit”.

15- Duája (lutja) gjatë marrjes së abdesit

Nuk ka ndonjë argument të përforcuar nga Profeti (a.s.) në lidhje me lutjet gjatë marrjes së abdesit, me përjashtim të një hadithi të Ebu Musa El Eshariut, i cili ka thënë: “Unë shkova tek i Dërguari i Allahut me ujë. Ndërkohë që merrte abdes unë e dëgjova atë duke thënë: “O Allah, m’i fal mëkatet e mia! Bëje shtëpinë të gjerë për mua dhe më beko me furnizime!”. Unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Të dëgjova duke u lutur kështu e kështu”. Ai tha: “A mos lashë ndonjë gjë pa përmendur?”[53] Transmeton Nesaiu dhe Ibën Es-Suni me zinxhir të vërtetë transmetimi, por Nesaiu e përfshin këtë hadith në kapitullin “Çfarë duhet thënë pas marrjes së abdesit” dhe Ibën Es-Suni tek “Çfarë duhet thënë gjatë marrjes së abdesit”. Po ashtu, Neveviu thotë se në këtë hadith mund të përfshihen të dyja kuptimet. [54]

16- Duája pas abdesit

Omeri (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dha pastaj thotë: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një, i Vetëm e i pa shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij”, do të hapen për të tetë dyert e xhenetit dhe ai mund të hyjë në të nga cila derë të dëshirojë”.[55]

Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: Kushdo që merr abdes dhe më pas thotë: “I Lartësuar je Ti O Zoti im, Ty të takon falënderimi! Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Teje, kërkoj falje nga Ti dhe tek Ti pendohem!”, do ta ketë të shkruar në librin e tij dhe të vendosur në një pllakë e cila nuk do të thyhet deri në Ditën e Gjykimit”.[56] Ky hadith është transmetuar nga Tabaraniu në “El Eusat” dhe Nesaiu në “Veprat e ditës dhe të natës”. Transmetuesit e këtij hadithi janë të besueshëm. Nesaiu e transmeton me këto fjalë: “Ajo do të vuloset me një vulë, e vendosur nën Fron dhe nuk do të prishet deri në Ditën e Gjykimit”. Vlerësimi i saktë i këtij hadithi është se ai është meukuf dhe kjo sipas Nesaiut.

Përsa i përket lutjes: “O Zoti im, më bëj mua prej atyre që pendohen dhe prej atyre që pastrohen!”[57]këtë e transmeton Tirmidhiu dhe thotë se: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është mudterib dhe nuk ka asgjë autentike në lidhje me të (lutjen) e që vlen të merret parasysh”. [Hadith Sahih]

17- Falja e dy rekateve namaz pas marrjes së abdesit

Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut i ka thënë Bilalit:

“O Bilal më trego se cila punë të jep më shumë shpresë nga ato që ke

bërë gjatë kohës tënde në Islam! Vërtet, unë e dëgjoj zhurmën e këpucëve të tua në xhenet”. Bilali iu përgjigj: “Puna të cilën e kam bërë dhe prej së cilës shpresoj shpërblimin më të madh, është se pasi marr abdes në çfarëdo kohe, unë fal me atë abdes atë çka Allahu ka dashur për mua të fal”.[58] Muttefekunj alejhi.

Ukbe ibën Amir transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe më pas fal dy rekate namaz me zemrën dhe fytyrën e tij (të përqendruar në namaz), atëherë ai ka për të hyrë patjetër në xhenet”.[59] Transmeton Muslimi, Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Ibën Huzejme në Sahihun e tij.

Humrani, ndihmësi i Othmanit, shton se kishte parë Othmanin të kërkonte ujë për abdes, ta derdhte atë në dorën e djathtë dhe ta lante atë (dorën) tre herë. Pastaj ai kishte vendosur dorën e tij të djathtë në enën e ujit, e kishte shpëlarë gojën dhe hundën e tij dhe e kishte shfryrë ujin jashtë. Pastaj kishte larë fytyrën tre herë dhe pastaj krahët deri mbi bërryla. Më pas kishte larë këmbët tre herë dhe në fund kishte thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut të merrte abdes në këtë mënyrë”. Pastaj Profeti (a.s.) kishte thënë: “Kushdo që merr abdes në këtë mënyrë dhe pastaj fal dy rekate namaz, pa u shqetësuar me gjë tjetër në mendjen e tij, do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme”.[60] Transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.

Praktikat e tjera (mbrojtja e syve, lëvizja e unazave, fërkimi i qafës etj.) nuk janë përmendur këtu, pasi hadithet rreth tyre ende nuk e kanë arritur shkallën e saktësisë. Por, personi që merr abdes mund t’i zbatojë ato, si pjesë të pastërtisë së përgjithshme.

Veprimet që e prishin abdesin

Nuk është diçka e mirë që personi që merr abdes të lërë ndonjërën prej suneteve që u përmendën më sipër. Në rast të kundërt, ai do ta humbë shpërblimin e madh të këtyre veprimeve (të thjeshta). Ai që braktis ato sunete, bën një vepër të papëlqyeshme. Veprimet e mëposhtme e bëjnë abdesin të pavlefshëm:

1- Çdo gjë që del nëpërmjet organeve gjenitale

Kjo përfshin në vetvete urinën, lëndët e jashtëqitjes dhe nxjerrjen e gazrave.

(Allahu thotë: “… ose pas kryerjes së nevojave vetjake”, duke vërtetuar kështu se një veprim i tillë obligon një pastrim të ri).

Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e një njeriu i cili ka lëshuar gazra, derisa ai ta përsërisë abdesin”.

Një burrë nga Hadrameuti[61] e pyeti Ebu Hurejrën: “Çfarë do të thotë të nxjerrësh gazra?” Ai u përgjigj: “Erë me apo pa zhurmë”.[62] Muttefekun alejhi.

Ai gjithashtu ka treguar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju ka shqetësime nga barku dhe nuk është i sigurt nëse ka nxjerrë gazra apo jo, ai kurrsesi nuk duhet ta lërë xhaminë derisa të dëgjojë zë apo të nuhasë erën”.[63] Transmeton Muslimi.

Të dëgjuarit e nxjerrjes së gazrave apo nuhatja e erës së tyre nuk është kusht për pavlefshmërinë e abdesit, por Profeti (a.s.) ka theksuar se muslimani duhet të jetë i sigurt për veprimin. Përsa i përket medhi-ut (lëngut prostatik), Profeti (a.s.) ka thënë: “Merrni abdes!”. Kurse në lidhje me spermën, Ibën Abasi ka thënë se duhet të merret gusël, ndërsa për medhi-un dhe uedi-un, ai ka thënë se duhen larë organet seksuale dhe të merret abdes, ashtu siç merret abdes për namaz”.[64]

2- Gjumi i thellë që e bën njeriun të pavetëdijshëm në lidhje me gjërat që e rrethojnë, nëse nuk ëndërron duke qëndruar ulur

Safuan ibën Aseal ka thënë: “Kur udhëtonim, Profeti (a.s.) na urdhëronte që të mos i hiqnim çorapet, veç në rastet kur ishim xhunub dhe jo për jashtëqitje, urinim apo gjumë.”[65] Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Tirmidhiu, i cili e ka klasifikuar këtë hadith si të vërtetë.

Nëse ai që flinte qëndronte ulur, abdesi i tij nuk prishej. Lidhur me këtë Enesi (r.a.) ka thënë: “Shokët e Profetit (a.s.) prisnin për namazin e jacisë derisa kokat e tyre fillonin të vareshin poshtë e lart (nga gjumi). Pastaj ata faleshin pa marrë përsëri abdes.”[66] Transmeton Shafiu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Versioni që Tirmidhiu ka transmetuar nga Shu’be është:

“I kam parë shokët e Profetit (a.s.) të zgjoheshin për namaz pasi t’i dëgjoje duke gërhitur. Ata ngriheshin për të falur namazin, pa marrë përsëri abdes”.

Ibn El Mubarek ka thënë: “Sipas mendimit tonë (të dijetarëve), kjo gjë ndodhte kur ata ishin ulur”.

3- Humbja e vetëdijes

Një veprim i tillë e bën abdesin të pavlefshëm, pavarësisht nëse vjen nga çmenduria, vilania, dehja apo nga ndonjë ilaç i caktuar. Gjithashtu, nuk ka rëndësi nëse një person ka qenë i pavetëdijshëm për një periudhë të shkurtër apo të gjatë kohore, apo nëse ai është i ulur apo i shtrirë në tokë etj. Pavetëdija është më e rëndë se gjumi. Dijetarët kanë rënë dakord në lidhje me këtë pikë.

4- Prekja e organit seksual pa ndonjë pengesë (siç janë rrobat etj.) mes dorës dhe organit

Busra bint Safuani tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kushdo që prek organin e tij seksual, nuk mund të falet derisa të marrë abdes”.[67]

Ky hadith transmetohet nga “të pestët”. Tirmidhiu e ka klasifikuar atë si sahih dhe Buhariu e ka quajtur transmetimin më autentik përsa i përket kësaj çështjeje. Gjithashtu, këtë hadith e transmetojnë edhe Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe të tjerët.

Ebu Daudi ka thënë: “E pyeta Ahmedin: “A është i vërtet hadithi i Busras”? Ai m’u përgjigj: “Sigurisht që po!”.

Në transmetimin e Ahmedit dhe të Nesaiut, Busra ka dëgjuar Profetin (a.s.) duke thënë: “Abdesi merret kur dikush prek organin e tij seksual”.[68]

Kjo është diçka e përgjithshme dhe përfshin si prekjen e organit seksual personal ashtu edhe atë të dikujt tjetër.

Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kushdo që prek organin seksual pa ndonjë mbulesë, duhet të marrë abdes”.[69] Transmeton Ahmedi, Ibën Hibani dhe Hakimi, të cilët e kanë klasifikuar atë si sahih, ashtu sikurse edhe Ibën Abdul Berri.

 Ibën Sakini ka thënë: “Ky hadith është nga më të mirët e transmetuar për këtë çështje”. Kurse Shafiu ka transmetuar: “Çdokush që prek organin e tij pa mbulesë duhet të marrë abdes”. Trasmeton Amër ibën Shuajb nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij: “Çdo burrë që prek organin e vet seksual, le të marrë abdes!”[70].

Duke komentuar në lidhje me autenticitetin e këtij hadithi, Ibën Kajimi përmend El Hazimin, i cili thotë: “Zinxhiri i tij është sahih”.

Duke u bazuar në hadithin e mëposhtëm, hanefitë janë të mendimit se prekja e organit seksual nuk e prish abdesin: “Një burrë e pyeti Profetin (a.s.), nëse duhet të marrë abdes një njeri i cili prek organin e tij seksual. Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Jo, ai është vetëm një pjesë e jotja”.[71] Transmetojnë “të pestët”. Ibën Hibani e ka klasifikuar këtë hadith si sahih, ndërsa Ibën El Medini ka thënë: “Është më i mirë se hadithi i transmetuar nga Busra”.

Veprime që nuk e prishin abdesin

1- Prekja e gruas

Aishja (r.a.) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut e ka puthur atë, ndërkohë që ai po agjëronte dhe ka thënë: “Puthja nuk e prish abdesin dhe as agjërimin”.[72] Transmeton Is’hak ibën Rahuje dhe Bezari me zinxhir të mirë.

Duke e vlerësuar shkallën e vërtetësisë e këtij hadithi, Abdul Haku thotë: “Nuk shoh ndonjë defekt që mund të çojë në hedhjen poshtë të tij”.

Gjithashtu, Aishja (r.a.) ka thënë: “Një natë nuk e kisha në krevat të Dërguarin e Allahut dhe kështu shkova për ta kërkuar. Vendosa dorën time në pjesën e pasme të këmbëve të tij, ndërkohë që ai po falej dhe po thoshte: “O Allah! Kërkoj strehë në kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, në faljen Tënde nga dënimi Yt. Nga Ti kërkoj mbrojtjen Tënde. Unë nuk mund të përfshij falënderimin ndaj Teje. Ti je ashtu siç e ke lartësuar Veten Tënde”.[73] Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu, i cili e ka klasifikuar këtë hadith si të vërtetë.

Aishja (r.a.) tregon: “Profeti i puthte disa nga gratë e tij dhe pastaj shkonte për namaz, pa marrë abdes”[74] Transmeton Ahmedi, Nesaiu, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe. Treguesit e këtij hadithi janë njerëz të besueshëm.

Aishja (r.a.) ka transmetuar gjithashtu: Unë flija përballë Profetit, me këmbët e mia në drejtim të Kiblës (për të). Kur ai binte në sexhde, më prekte dhe unë i lëvizja këmbët”.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur donte të binte në sexhde, ai prekte këmbët e mia”.

2- Rrjedhja e gjakut nga një vend i pazakonshëm

Kjo përfshin rrjedhjet që mund të shkaktohen nga plagët, nga lëshimi i gjakut (el-hixhametu) apo edhe rrjedhja e gjakut nga hundët, pavarësisht nëse sasia e gjakut është e vogël apo e madhe.

El Hasani ka thënë: “Muslimanët faleshin edhe pse ishin të plagosur”. E transmeton Buhariu.[75]

Ai transmeton gjithashtu se Ibën Umeri e shtrydhte puçrrën, derisa ajo të rridhte, por nuk merrte përsëri abdes për këtë.

Ibën Ebi Eufa pështynte gjak dhe vazhdonte namazin e tij. Umer ibën El Hatabi falej, ndërkohë që plaga e tij rridhte gjak.[76] Transmeton Ebu Daudi, Ibën Huzejme dhe Buhariu në formën mua’lak.[77]

Abad ibën Bishr u qëllua me një shigjetë kur po falej, por përsëri ai e vazhdoi namazin e tij.[78]

3- Të vjellat

Pavarësisht nëse sasia e të vjellave është e vogël apo e madhe, nuk ka ndonjë hadith të fortë që vërteton se ato e bëjnë abdesin të pavlefshëm.

4- Ngrënia e mishit të devesë

Mendimi se një mish i tillë nuk e prish abdesin ishte i katër kalifëve, i shokëve të Profetit (a.s.) si dhe i gjeneratës së mëvonshme, edhe pse ekziston një hadith autentik sipas të cilit, personi që ha mishin e devesë duhet të marrë abdes.

Xhabir ibën Semure ka thënë: “Një burrë e pyeti Profetin (a.s.): “A duhet të marrim abdes pas ngrënies së mishit të deles?” Ai iu përgjigj: “Nëse dëshiron merr por nëse jo, atëherë mos e bëj këtë gjë”. Atëherë burri e pyeti: “Po pas ngrënies së mishit të devesë?” Profeti (a.s.) i tha: “Po!”.[79]

El Bara ibën Azib ka transmetuar se dikush e pyeti Profetin (a.s.) në lidhje me faljen e namazit në vendin ku rrinë devetë. Profeti (a.s.) tha: Mos u falni aty, pasi ato janë (vende) të shejtanit”. Burri e pyeti përsëri për faljen në vendqëndrimin e deleve dhe Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Faluni aty sepse ato janë të bekuara”.[80] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibën Hibani.

Ibn Huzejme ka thënë: “Nuk di ndonjë kundërshtim në lidhje me autenticitetin e këtij transmetimi për shkak të drejtësisë së atyre që e kanë transmetuar atë”.

Ndërsa Neveviu thotë: “Ky mendim ka argumetin më të fortë, edhe pse pjesa më e madhe e dijetarëve mbajnë qëndrim të kundërt”.

5- Kur dyshon nëse ke lëshuar gazra

Kjo ka të bëjë me rastin kur personi nuk mund ta kujtojë plotësisht nëse ai ka abdes apo jo. Një gjendje e tillë e mendjes nuk e prish abdesin, pavarësisht nëse personi është në namaz ose jo, derisa ai të jetë i sigurtë se e ka prishur abdesin.

Abad ibën Temimi transmeton se xhaxhai i tij e pyeti Profetin (a.s.) në lidhje me një njeri, i cili ndjente diçka në barkun e tij, ndërkohë që ishte duke u falur. Profeti (a.s.) iu përgjigj: Ai nuk duhet ta lërë (namazin), derisa të dëgjojë zë apo të nuhasë ndonjë erë”.[81] Transmeton “Grupi”, përveç Tirmidhiut.

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju ka shqetësime në barkun e tij dhe nuk është i sigurt nëse ka lëshuar gazra apo jo, ai nuk duhet të dalë nga xhamia derisa të dëgjojë zë apo të nuhasë erë”. [82] Transmeton Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Me këtë nuk është për qëllim, në mënyrë të veçantë dëgjimi i ndonjë zhurme apo nuhatja e erës, por synohet në bindjen se ka dalë diçka ose jo.

Ibën Mubarek ka thënë: “Kush dyshon në ka apo jo abdes nuk është i detyruar që të marrë përsëri, derisa të bindet në atë masë sa për këtë është në gjendje edhe të betohet. Ndërsa në rastin kur është i bindur se e ka prishur abdesin, gjithsesi duhet të marrë abdes me gjithë një pjesë dyshimi se nuk e ka prishur. Për këtë çështje kanë rënë në ujdi (ixhma) të gjithë muslimanët.

6- Të qeshurit gjatë namazit

Një veprim i tillë nuk e prish abdesin, sepse nuk ka ndonjë transmetim të konfirmuar që e vërteton këtë gjë.

7- Larja e të vdekurit

Edhe ky veprim nuk kërkon rimarrjen e abdesit, sepse transmetimet që thonë se ai e prish abdesin janë të dobëta.

Veprimet për të cilat abdesi është i domosdoshëm

Abdesi bëhet i detyruar në tre raste; ato janë:

1- Të gjitha llojet e namazeve

Në këtë grup hyjnë namazet farze, sunete apo edhe namazi i xhenazes. Kjo bazohet në thënien e Allahut: “O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët tuaja deri tek nyjet”.

Ajeti do të thotë se: kur doni të falni namazdhe për këtë nuk keni abdes, atëherë lani pjesët e cekura.

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e falur, ndërkohë që personi në fjalë nuk ka qenë i pastër. Ai nuk e pranon as lëmoshën nga pasuria e vjedhur”.[83] Transmeton “Grupi”, përveç Buhariut.

2- Tavafi (rrotullimi) rreth Qabes

Ibn Abasi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Tavafi është në vetvete një lloj namazi, por Allahu e ka lejuar të folurit gjatë tij. Por kushdo që flet, duhet të thotë vetëm fjalë të mira”.[84] Ky hadith transmetohet nga Tirmidhiu dhe Darakutni. Hakimi, Ibën Es-Sekeni dhe Ibën Huzejme e kanë klasifikuar si hadith të vërtetë.

3- Prekja e Kuranit

Ebu Bekër ibën Muhamed ibën Amër ibën Hazëm ka transmetuar nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij, se njëherë Profeti (a.s.) i dërgoi një letër popullit të Jemenit. Në këtë letër thuhej:

“Askush nuk duhet ta prekë Kuranin, përveç atij që është i pastër”.[85]

Ky hadith transmetohet nga Nesaiu, Darakutni, Bejhakiu dhe Ethremi. Në lidhje me zinxhirin e tij, Ibën Abdul Berri thotë: “Ai është një transmetim shumë i përafërt me kategorinë e haditheve mutevatir, ngase ka një shkallë të lartë të pranueshmërisë tek të gjithë njerëzit”.

Abdullah ibën Umeri transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë:

“Askush nuk duhet ta prekë Kuranin, përveç atij që është i pastër”.[86] (El Hejthemi e ka përmendur këtë hadith në “Mexhmeu ez-Zeuaid” dhe ka thënë se transmetuesit e tij janë njerëz të besueshëm).

Hadithi është argument për faktin se nuk lejohet prekja e Kuranit, përveçse për atë që është i pastër. Por shprehja “i pastër” është një term me domethënie të përbashkët. Kështu mund të quhet ai që është i pastër nga papastërtia e madhe (xhunubllëku) e po ashtu edhe ai që është i pastër nga papastërtia e vogël (duke marrë abdes). Në të njëjtën kohë kështu mund të quhet edhe vet besimtari apo dhe ai që nuk ka papastërti në trupin e tij. Në këtë situatë duhet ta bartim drejt një relacioni tjetër, i cili do të na ndihmojë që nga vet përmbajtja ta orientojmë nga domethënia e caktuar, ashtu që hadithi të mos jetë argument për ndalimin e prekjes së Kuranit nga

ai që nuk ka abdes. Përsa i përket ajetit kuranor: لاَ يَمَسُّهُ إِلاَّ الْمُطَهَّرُونَ

“… të cilin nuk e prek askush, përveç të pastërve”, (El Vakia: 79) është e qartë se përemri dëftor te “nuk e prek atë” i referohet “Librit të fshehtë” (nga vargu paraardhës), që është “libri i mirë-ruajtur” (Levhu-El-Mahfudh) dhe fjala “të pastërve” iu referohet engjëjve, e cila është e njëjtë me vargjet:

فِي صُحُفٍ مُكَرَّمَةٍ)مَرْفُوعَةٍ مُطَهَّرَةٍ)بِأَيْدِي سَفَرَةٍ(كِرَامٍ بَرَرَةٍ

“(Ai është) me shkrime të mbajtura lart në nderime, i lartësuar (në vendin më të lartë), i pastruar, në duart e melekëve shkrues, të nderuar e të bindur” (Abese, 13-16).

Ibn Abasi, Sha’biu, Dahaku, Zejd ibën Ali, Muejjed Bil-lahi, Daudi, Ibën Hazmi dhe Hamad ibën Ebu Sulejman janë të mendimit se lejohet prekja e Kuranit nga ai që nuk ka abdes, ndërsa lejimi i leximit të tij pa e prekur atë është çështje unike tek të gjithë.

Veprime për të cilat preferohet abdesi

Abdesi preferohet për veprimet e mëposhtme:

1- Kur përmendet Allahu

El Muhaxhir ibën Kunfudhi ka transmetuar se në një rast ai e ka përshëndetur Profetin (a.s.), ndërsa ai ishte duke marrë abdes dhe nuk i është përgjigjur përshëndetjes së tij, derisa ka përfunduar së marri abdes. Pastaj ka thënë: Nuk më ndaloi asgjë për t’iu përgjigjur përshëndetjes tënde, përveç faktit se mua nuk më pëlqen ta përmend emrin e Allahut, pa qenë me abdes”.

Katade ka thënë: “Për këtë arsye, Hasani e urrente këndimin e Kuranit apo përmendjen e emrit të Allahut, derisa të merrte abdes”.[87] Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.

Ebu Xhuhejm ibën Harithi transmeton: “Njëherë, Profeti (a.s.) takoi një njeri tek pusi i Xhemelit. Ai i dha selam, por ky nuk ia ktheu, derisa u afrua pranë një muri, ku i dha mes’h fytyrës dhe duarve të tij dhe pastaj ia ktheu selamin”.[88] Transmeton Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu.

Veprimi i mësipërm është diçka e preferuar dhe jo e detyruar. Përmendja e emrit të Allahut është e lejuar për dikë që është në gjendje pastërtie të përgjithshme, për dikë që nuk ka abdes, për atë që është me papastërti pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, për dikë që është në këmbë apo ulur, duke ecur apo i shtrirë e kështu me radhë.

Aishja (r.a.) ka thënë: “I Dërguari i Allahut e përmendte Allahun gjatë gjithë kohës (në të gjitha rastet)”[89] Transmeton grupi i “të pestëve”, përveç Nesaiut. Buhariu e ka regjistruar këtë hadith pa varg transmetuesish.

Aliu (r.a.) ka thënë: “Pasi kishte kryer nevojat personale, Profeti (a.s.) vinte tek ne, na këndonte Kuran dhe hante mish me ne. Asgjë nuk mund ta ndalonte atë nga Kurani, përveç papastërtisë pas marrëdhënieve seksuale”.[90] Transmeton grupi i “të pestëve”.

Tirmidhiu dhe Ibën Sekeni e kanë klasifikuar këtë hadith si sahih. [Hadith Daif; Daif Et Tirmidhi 146]

2- Para gjumit

El Bara ibën Azib tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Kur të shkosh në shtrat, merr abdes ashtu siç merr abdes për namaz, shtrihu në anën e djathtë dhe pastaj thuaj: “O Allah, ta dorëzova Ty shpirtin tim. Ty ta kam dorëzuar çështjen time dhe fytyrën time e ktheva nga Ti. Tek Ti strehova shpinën time. S’ka shpëtim dhe as strehim përveçse tek Ti. Unë kam besuar në librin Tënd që ke zbritur dhe në Profetin që ke dërguar. Nëse vdes gjatë asaj nate, atëherë do të jesh në fitrën (natyrshmërinë) tënde islame. Bëni që ajo të jetë fjalia juaj e fundit (e natës)”.

El Bara ibën Azib vazhdon duke thënë se e përsëriti këtë lutje përpara Profetit (a.s.), derisa arriti te thënia: “…dhe të dërguarit e Tu”. Profeti (a.s.) ndërhyri dhe i tha: “Jo… por “dhe Profetët që ke dërguar”.[91] Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Tirmidhiu.

Kështu ai kërkoi që El-Bara t’i përmbahet tekstit të thënë nga vet Pejgamberi (a.s.).

Një gjë e tillë vlen edhe për atë i cili është në papastërtinë pas kryerjes së aktit seksual. Njëherë, Ibën Umeri e ka pyetur Profetin (a.s.): “O i Dërguar i Allahut! A mund të flejë ndonjëri nga ne, ndërkohë që është i papastër (xhunub)? Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Po, por nëse ai merr abdes”.[92]

Aishja (r.a.) ka thënë: “Kur Profeti (a.s.) donte të flinte kur ishte i papastër (xhunub), ai lante pjesët intime të trupit si dhe merrte abdes”.[93] Transmeton “Grupi”.

3- Heqja e papastërtisë seksuale

Nëse një person është në gjendje papastërtie pas aktit seksual dhe dëshiron të hajë, të pijë apo të kryejë përsëri marrëdhënie seksuale, atëherë ai duhet të marrë abdes.

Aishja (r.a.) ka thënë: “Kur Profeti ishte i papastër për shkak të kryerjes së aktit seksual dhe donte të hante apo të flinte, ai merrte abdes”.[94]

Amar ibën Jasir ka treguar se Profeti lejoi të papastrin të hante, të pinte apo të flinte, nëse ai merrrte abdes përpara këtyre veprimeve, ashtu siç merr abdes për namaz.[95]

Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu. Ky i fundit e ka klasifikuar si hadith sahih.

Ebu Seid transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë:

“Nëse ndonjëri prej jush kryen marrëdhënie me gruan e tij dhe do ta përsërisë aktin, atëherë ai duhet të marrë abdes”.[96]

Transmeton “Grupi”, përveç Buhariut. Ibën Huzejme, Ibën Hibani dhe Hakimi e kanë transmetuar me këtë shtesë: “Abdesi e bën kontaktin e dytë më të freskët”.

4- Para marrjes së guslit

Preferohet marrja e abdesit përpara guslit (larjes së plotë), pavarësisht nga fakti nëse gusli është veprim i detyuar apo i preferuar.

Aishja (r.a.) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut merrte gusël pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, ai fillonte me larjen e duarve, pastaj me dorën e djathtë hidhte ujë në dorën e tij të majtë dhe më pas lante pjesët e turpshme. Pastaj ai merrte abdes, siç merrte abdes për namaz”.[97] Transmeton “Grupi”.

5- Pas ngrënies së ushqimit të përgatitur mbi zjarr

Ibrahim ibën Abdullah ibën Karidhi tregon: “Njëherë kalova afër Ebu Hurejrës, ndërkohë që ai po merrte abdes. Ai më tha: “A e di se pse po marr abdes? Sepse hëngra pak kos të tharë dhe e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Merrni abdes pasi të hani ushqimin e përgatitur mbi zjarr!”[98]Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe të gjithë autorët e suneneve.

Aishja (r.a.) ka transmetuar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Merrni abdes nga çdo gjë është përgatitur mbi zjarr!”[99]. Transmeton Ahmedi, Muslimi, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.

Zbatimi i këtij rregulli varet nga dëshira e secilit, ashtu sikurse e bën të qartë ky hadith: Amr ibën Umeje Damari ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut duke prerë një copë nga shpatulla e një deleje dhe duke e ngrënë atë. Pastaj erdhi koha për t’u falur dhe ai e la thikën, u fal dhe nuk e përsëriti abdesin e tij”.[100] Muttefekun alejhi.

Neveviu thotë: Nga hadithi mësojmë se lejohet prerja e mishit me thikë.

6- Përsëritja e abdesit për secilin prej namazeve

Burejde tregon se Profeti (a.s.) merrte abdes për çdo namaz. Ditën e çlirimit të Mekës, ai mori abdes, i fshiu (mori mes’h) çorapet e tij dhe fali namazet vetëm me një abdes. Umeri i tha: “O i Dërguar i Allahut, bëre diçka që nuk e kishe bërë (më parë)”. Ai iu përgjigj: “E bëra me qëllim o Umer”.[101] Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe të tjerët.

Transmetohet nga Ibën Amër ibën Amir El-Ensari, i cili thotë se: Enes ibën Maliku ka thënë: “Profeti (a.s.) merrte abdes për çdo namaz”. Pas kësaj, Enesin e pyetën: “Po ju të tjerët, çfarë bënit?” Enesi u përgjigj: “Ne i falnim namazet me një abdes, derisa e prishnim atë”.[102] Transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

Ebu Hurejra (r.a.) ka transmetuar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse nuk do të ishte diçka e vështirë për umetin tim, atëherë unë do t’i urdhëroja ata të merrnin abdes për çdo namaz dhe të përdornin misvakun përpara çdo abdesi”. [103] Transmeton Ahmedi me zinxhir të besueshëm transmetimi.

Ndërsa, Ibën Umeri ka transmetuar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kushdo prej jush që merr abdes, ndërkohë që tashmë e ka atë (pra, është me abdes), do të shkruhen për të dhjetë të mira (10 sevape)”.[104]  Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

Shënime të rëndësishme për të cilat ka nevojë ai që merr abdes

Është diçka e lejuar të folurit gjatë marrjes së abdesit. Nuk ka asnjë argument nga suneti që e ndalon një gjë të tillë.

Bërja e lutjeve gjatë larjes së gjymtyrëve e ka zanafillën në hadithe të pabazuara. Më e mira gjë është bërja e lutjeve të përmendura tek veprimet sunete gjatë marrjes së abdesit.

Nëse personi që është duke marrë abdes ka ndonjë dyshim në lidhje me numrin e herëve të larjes së një pjese të veçantë të trupit, ai duhet të marrë në konsideratë atë numër për të cilin është i sigurt, që i bie të marrë për bazë numrin më të paktë.

Nëse gjendet ndonjë pengesë apo lëndë e rëndë në trup, si dylli etj., kjo gjë do ta bënte të pavlefshëm abdesin derisa ajo të hiqej dhe abdesi duhet të përsëritet. Ngjyrosja, si p.sh. kënaja është e lejuar, sepse ajo nuk ndikon në vlefshmërinë e abdesit.

Personat që ndodhen në rrethana të pazakonshme (si p.sh. gratë me rrjedhje gjaku në periudha të gjata), ata të cilët nuk mund ta kontrollojnë urinën, personat që kanë probleme me gazrat etj., duhet të marrin abdes për çdo namaz, si në rastet kur ata i kanë këto probleme gjatë gjithë kohës, ashtu edhe për një kohë të caktuar. Namazet e njerëzve me probleme të tilla pranohen, për shkak të arsyeve që ata kanë.

Po ashtu, gjatë marrjes së abdesit lejohet ndihma nga të tjerët.

Lejohet që pjesët e lara pas abdesit të thahen me shami apo diçka të ngjashme me të, qoftë dimrit apo verës.


[1] Buhariu 135, Muslimi 536, Ebu Daudi 60, Tirmidhiu 76.

[2] Hadith Sahih. “Sahihu et Targib” 180, “El Mishkat” 297, “Sahihul Xhami” 449. E ka nxjerrë Maliku 1/53, Nesai 147, Ibën Maxheh 282, El Hakim 1/129,130, Bejhakiu 1/81.

[3] Hadith Daif. “Tamamul Mineh” 89, “Ed Daife” 2999, “Daifu et Targib” 133, “Daiful Xhami” 1438. Mexhmea ez Zevaid 1/230.

[4] Këtu Profeti (a.s.) e ka krahasuar pritjen për namazin e ardhshëm me ribatin, i cili ka të bëjë me vigjilencën në rrugë të Allahut. Kjo do të thotë se kujdesi i vazhdueshëm për pastërtinë (në këtë rast abdesin) dhe namazin është i barabartë me vigjilencën për ruajtjen e kufijve dhe muslimanëve gjatë luftës në rrugë të Allahut.

[5] Muslimi 586, Tirmidhiu 51, Nesai 143, Maliku 348, Saihul Xhami 2618.

[6] Muslimi 583.

[7] Buhariu 1, 54, 2529, 3898, 5070, 6689, 6953, Muslimi 4904, Ebu Daudi 2201, Tirmidhiu 1647, Nesai 75, 3437, Ibën Maxheh 4227, Ahmedi 1/25,43,75,437.

[8] Me fjalën mes’h nënkuptojmë fshirjen e kokës me duar të lagura gjatë marrjes së abdesit. – Shënim i redaktorit.

[9] Buhariu 185,186,192,197,199, Muslimi 554,556, Ebu Daudi 100,118,119, Tirmidhiu 28,32,47, Nesai 97,98,99, Ibën Maxheh 405,434,471.

[10] Ahmedi 4/248, 6/13,14, Buhariu 205, Ibën Maxheh 562, Bejhakiu 1/270.

[11] Transmeton Ahmedi 22759, Muslimi 636, Ebu Daudi 153, Tirmidhiu 101, Ibën maxheh 561; që të gjithë me shprehjen: “Kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) t’i japë mes-h këpucëve dhe mbulesës së kokës.”

[12] Transmetim i dobët – Daif. “Ed Daife” 4657, “Daiful Xhami” 5843. E ka nxjerrë Bejhakiu 1/4 me shprehjen: “Atë që nuk e pastron deti, mos e pastroftë Allahu!”

[13] Muslimi 635, Ebu Daudi 150, Tirmidhiu 100, Nesai 107.

[14] Buhariu 163,60,96, Muslimi 569,571. Shprehja e përmendur është te Buhariu.

[15] Fjala është për fillimin e Sa’jit (ecjes nga Safa drejt Mervas), ashtu siç i ka cekur Allahu në Kuran, duke i dhënë përparësi Safas.

Hadithi me këtë shprehje është i dobët. “Daiful Xhami” 26. Ndërsa i saktë është me foljen e kohës së tashme veta e parë njëjës: Filloj. Kështu e ka transmetuar Muslimi 2941.

[16] Hadithi Shadh është ai transmetim, ku një transmetues i besueshëm i hadithit veçohet me një hadith për të cilin nuk ka transmetime të tjera që ta përforcojnë atë. 

[17] Përkundrazi; Ahmedi dhe Ebu Daudi 112,114, transmetojnë nga Mikdam MadiKerib që Profeti a.s. ka marrë abdes pa ndjekur rendin që u sipërpërmend. Sheukani thotë që ky është një transmetim i mirë (Temamul Minneh 88).

[18] Kjo do të thotë se këto veprime nuk janë të detyrueshme, por kryerja e tyre preferohet shumë dhe personi që i bën ato merr shpërblimin përkatës.

[19] Misvak quhen rrënjët e një druri të veçantë që përdoren për pastrimin e dhëmbëve. – Shënim i redaktorit.

[20] Hadith Sahih. Irvaul Galil” 1/109-110, “Sahihul Xhami” 5317. E ka nxjerrë Maliku 1/66, Shafiu, Bejhakiu 1/36, Buhariu Mualakan (pa sened) në kapitullin e  Agjërimit.

[21] Hadith Sahih. ‘El Irva” 66, “Sahihul Xhami” 3695. E ka nxjerrë Ahmedi 6/47,62,124,238, Shafiu në “El Um” 1/20, Nesai 5, Bejhakiu 1/34.

[22] Hadith Daif. “Tamamul Mineh” 89, “El Irva” 68, “El Mishkat” 2009. E ka nxjerrë Ahmedi 3/445, Ebu Daudi 2364, Tirmidhiu 725, Darakutni 248, Bejhakiu 4/272, Tajalisi 1/187.

[23] Hadith Hasen – i mirë. “El Mishkat” 384. E ka nxjerrë Ebu Daudi 52, Bejhakiu 1/39.

[24] Hadith Munker – i panjohur, i refuzuar. “Tamamul Mineh” 90, “Daiful Xhami 6432.

[25] Hadith Sahih. Nesai 83, Darimi 1/142, Ahmedi 4/9.

[26] Buhariu 162, Muslimi 641, Ebu Daudi 103, Nesai 1, Tirmidhiu 24, Ibën Maxheh 393.

[27] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 144, Bejhakiu 1/52

[28] Buhariu 162, Muslimi 559, Ebu Daudi 140, Nesai 86, Ahmedi 2/242, Bejhakiu 1/49.

[29] Hadith Sahih. Ahmedi 1/135, Nesai 91.

[30] Buhariu 191, Muslimi 554.

[31] Buhariu 186, Muslimi 557.

[32] Hadith Sahih. “El Mishkat” 405, Sahihul Xhami 927. E ka nxjerrë Ebu Daudi 142, Nesai 87, Tirmidhiu 788, Ibën Maxheh 407, Ahmedi 4/33.

[33] Hadith Sahih. “Sahihul Xhami” 4696, “El Mishkat” 409. E ka nxjerrë Tirmidhiu 31, Ibën Maxheh 430.

[34] Hadith Sahih. “El Irva” 92, “El Mishkat” 408, “Sahihul Xhami” 4696. E ka nxjerrë Ebu Daudi 145, Bejhakiu 1/54, El Hakim 1/149.

[35] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 1306, 1349, “El Mishkat” 406, “Sahihul Xhami” 452. E ka nxjerrë Ahmedi 1/387, Tirmidhiu 39, Ibën Maxheh 447, El Hakim 1/182.

[36] Hadith Sahih. “El Mishkat” 407. E ka nxjerrë Ebu Daudi 148, Tirmidhiu 40, Ibën Maxheh 446, Ahmedi 4/229. Ndërsa tek Nesai hadithi nuk gjendet dhe jo tek Ahmedi.

[37] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 2980, “El Mishkat” 417. E ka nxjerrë Ahmedi 2/180, Ebu Daudi 135, Nesai 140, Ibën Maxheh 422.

[38] Ahmedi 2/133, Muslimi 544, Tirmidhiu 44.

[39] Siç e transmeton Buhariu 157, Ebu Daudi 138, Nesai 80, Tirmidhiu 42, Ibën Maxheh 411.

[40] Siç e transmeton Buhariu 158, Ebu Daudi 118, Tirmidhiu 43, Darimi 694.

[41] Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[42] Hadith Sahih. “El Mishkat” 401, “Sahihul Xhami” 787. E ka nxjerrë Ahmedi 354, Ebu Daudi 4141, Ibën Maxheh 1/141, Bejhakiu 1/86. Ndërsa tek Tirmidhiu dhe Nesai ky hadith nuk gjendet.

[43] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ibën Huzejme 1/62, Ebu Daudi 94.

[44] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ahmedi 15846, Tajalisi f.148.

[45] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Ebu Daudi 123, Ibën Maxheh 442.

[46] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 36, “El Mishkat” 413. E ka nxjerrë Ebu Daudi 133, Nesai 101.

[47] Ahmedi 2/400, Buhariu 136 dhe Muslimi 579.

[48] Hadith Sahih. “Sahihu et Targib” 75. E ka nxjerrë Ahmedi 2/232.

[49] Buhariu 201 dhe Muslimi 735.

[50] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 1991. E ka nxjerrë Ibën Maxheh 270, Nesai nga Xhabiri, Ahmedi 1/289.

[51] Hadith Daif. “El Irva” 140. E ka nxjerrë Ibën Maxheh 425, Ahmedi 2/221.

[52] Hadith Sahih. “El Irva” 1/171, “El Mishkat” 418, “Sahihul Xhami” 2396. E ka nxjerrë Ahmedi 4/87, Ebu Daudi 96. (Përsa i përket teprimit në pastrim ka të bëjë me harxhimin e tepërt të ujit gjatë marrjes së abdesit. – Shënim i redaktorit).

[53] Hadith Daif. “Tamamul Mineh” 94-95. E ka nxjerrë Nesai në librin e tij “Vepra e ditës dhe të natës” 1/173, Ibën es Sini në librin me të njëjtin titull si Nesai me nr. 27. Megjithatë për lutjen e përmendur në hadith ka një dëshmues, të cilin shejh Albani e ka përmendur në “Gajetul Meram” f.85 dhe në “Sahihul Xhami” 1276. Pra, kjo lutje në përgjithësi e pakufizuar me namazin apo abdesin është e mirë. ‘Tamamul Mineh” 96.

[54] Nuk ekziston ndonjë hadith autentik që thotë se duhet të bëhet ndonjë lutje gjatë marrjes së abdesit.

[55] Muslimi 552, Ebu Daudi 169, 906, Tirmidhiu 55, Nesai 148, Ibën Maxheh 419, Ahmedi 116.

[56] Hadith Sahih. “El Irva” 3/94, “Sahihu et Targib” 225, “Sahihul Xhami” 6170. E ka nxjerrë Nesai në “Veprat e ditës dhe të natës” 83, “Mexhmea ez Zevaid” 1/244.

[57] Hadith Sahih. “El Irva” 96. E ka nxjerrë Ahmedi 4/145-146,153, Muslimi 1/144,145, Ebu Avane 1/225, Nesai 1/35, Tirmidhiu 55, Ibën Maxheh , Bejhakiu 1/78,2/280.

[58] Buhariu 1149, Muslimi 6247.

[59] Muslimi 552, Ebu Daudi 169, 906, Nesai 148, 151, Ibën Maxheh 419.

[60] Buhariu 159,164,1934, Muslimi 537, Ebu Daudi 106, Nesai 84,85,116.

[61] Emërtimi i një vendi në Jemen. – Shënim i redaktorit.

[62] Buhariu 135, Muslimi 536, Ebu Daudi 60, Tirmidhiu 76.

[63] Transmeton Muslimi 803.

[64] Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[65] Hadith Hasen. “El Irva” 104. E ka nxjerrë Ahmedi 4/239,240, Nesai 127, Tirmidhiu 3535, Ibën Maxheh 478, Shafiu 1/33, Darakutni 72, Tahaviu 1/49, Bejhakiu 1/114,118.

[66] Hadith Sahih. “El Irva” 114, “El Mishkat” 317. E ka nxjerrë Muslimi 833, Ebu Daudi 200, Tirmidhiu 78, Ahmedi 2/199, Bejhakiu 1/119.

[67] Hadith Sahih. “El Irva” 116, “El Mishkat” 319. E ka nxjerrë Ahmedi 6/407, Ebu Daudi 181, Nesai 447, Tirmidhiu 82, Ibën Maxheh , El Hakim 1/137, Bejhakiu 1/128.

[68] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Nesai 164, Ahmedi 6/407.

[69] Hadith Sahih. “Sahihul Xhami” 362. E ka nxjerrë Ahmedi 2/333, Shafiu 1/34, Bejhakiu 1/133.

[70] Hadith Hasen Sahih. “El Irva” 1/151-152. E ka nxjerrë Ahmedi 2/223, Darakutni 1/147, Bejhakiu 1/132.

[71] Hadith Sahih. “El Mishkat” 320. E ka nxjerrë Ebu Daudi 182, Nesai 165, Tirmidhiu 85, Ibën Maxheh 483.

[72] Hadith Daif. “Es Silsiletu ed Daife” 999. E ka nxjerrë Ibën Rahavejh në “Musned” 4/77.

[73] Muslimi 1090, Ebu Daudi 879, Tirmidhiu 3566, Nesai 169, 1099, Ibën Maxheh 3841, Ahmedi 1/96,118,150, 6/58.

[74] Hadith Sahih. “El Mishkat” 323. E ka nxjerrë Ebu Daudi 179, Nesai 164, Tirmidhiu 86, Ibën Maxheh 502.

[75] Buhariu e ka përmendur Mualak. Shih më poshtë.

[76] Buhariu e ka përmendur Mualak pa sened, ndërsa Ibën Ebi Shejbe e ka përcjellë me sened të saktë siç thuhet në “Fet-hul Bari” 1/281. “Tamamul Mineh” 50.

[77] Mua’lak quhet hadithi, në fillim të senedit (zinxhirit të transmetimit) të të cilit kanë rënë një, dy a më shumë transmetues njëri pas tjetrit. Për këtë lloj hadithi shkencëtarët e kësaj fushe thonë se, nëse hadithi është i besueshëm vetvetiu, ai fillon me shprehjet që nuk lënë farë dyshimi si: “Ka urdhëruar Profeti a.s. ….etj”. Nëse hadithi nuk është mjaft i besuar fillon me shprehjet: “Tregohet nga Profeti a.s….etj”. – Shënim i redaktorit.

[78] Hadith Hasen. E ka nxjerrë Ebu Daudi 198, Ibën Huzejme 36.

[79] Muslimi 800, Ibën Maxheh 495, Ahmedi 5/86,88,108.

[80] Hadith Sahih. “El Irva” 1/194. E ka nxjerrë Ahmedi 4/288, Ebu Daudi 184, Ibën maxheh 494, Tirmidhiu 81.

[81] Buhariu 137,177,2056, Muslimi 802, Ebu Daudi 176, Tirmidhiu 75, Nesai 160, Ibën Maxheh 513.

[82] Muslimi 803, Ebu Daudi 177, Tirmidhiu 74.

[83] Muslimi 534, Ebu Daudi 59, Tirmidhiu 1, Nesai 139, Ibën Maxheh 273, Ahmedi 2/39.

[84] Hadith Sahih. “El Irva” 121. E ka nxjerrë Nesai 2922, Tirmidhiu 977, Darimi 2/44, Ibën Huzejme 2739, Ibën Hiban 998, El Hakim 1/459,2/267, Bejhakiu 5/85.

[85] Hadith Sahih. “El Irva” 122. E ka nxjerrë Taberani në “El Kebir” 1/322, dhe në “El Eusat” 1/5, Darakutni f.45, El Hakim 3/485.

[86] Hadith Sahih. “El Irva” 122. E ka nxjerrë Taberani në “El Kebir” 3/194, dhe në “Es Sagir” f.239, Darakutni, Bejhakiu 1/88, Ibën Asakir 13/214.

[87] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 834. E ka nxjerrë Ebu Daudi 17, Nesai 37, Ibën Maxheh 350, El Hakim 1/167, Bejhakiu 1/90.

[88] Buhariu 337, Muslimi 820, Ebu Daudi 329, Nesai 310.

[89] Buhariu Tealikan 634, Muslimi 824, Ebui Daudi 18, Tirmidhiu 3384, Ibën Maxheh 302, Ahmedi 6/70,153,278.

[90] Hadith Daif. “El Irva” 2/241 (485). E ka nxjerrë Ebu Daudi 229, Nesai 266, Tirmidhiu 146, Ibën Maxheh 594, Ahmedi 1/84,124, Tajalisi 101, Ibën Xharudi në “El Munteka” 52-53, Darakutni f.44, Ibën Ebi Shejbe 1/36, El Hakim 1/152,4/107, Bejhakiu 1/88-89.

[91] Buhariu 247, Tirmidhiu 3394, Ahmedi 4/285,290,300,302.

[92] Buhariu 287, Muslimi 700, Tirmidhiu 120, Nesai 259, Ibën Maxheh 585.

[93] Buhariu 288, Muslimi 697, Ebu Daudi 222,223, Nesai 256,257, Ibën Maxheh 594.

[94] Muslimi 698, Nesai 255, Ibën Maxheh 591.

[95] Hadith Daif. E ka nxjerrë Ebu Daudi 225,  Tirmidhiu 613.

[96] Muslimi 705, Ebu Daudi 220, Tirmidhiu 141, Nesai 262, Ibën Maxheh 587.

[97] Buhariu 248, Muslimi 716, Ebu Daudi 242, Nesai 247, Tirmidhiu 104.

[98] Ahmedi 1/265,427, Muslimi 786, Ebu Daudi 195, Nesai 171,172,174, Ibën Maxheh 485. 

[99] Ahmedi 6/89, Muslimi 787, Ibën Maxheh 486.

[100] Buhariu 208,675,2923,5407,5422,5462, Muslimi 791, Tirmidhiu 1836, Ibën Maxheh 490.

[101] Muslimi 640, Ebu Daudi 172, Tirmidhiu 61, Nesai 133, Ibën Maxheh 510.

[102] Ahmedi 3/133, Buhariu 214, Tirmidhiu 60, Ibën Maxheh 509.

[103] Hadith Hasen Sahih. “Sahihu et targib” 200, “Sahihul Xhami” 5318. E ka nxjerrë Ahmedi 2/259, “Mexhmea ez Zevaid” 1/221.

[104] Hadith Daif. “Daiful Xhami” 293. E ka nxjerrë Ebu Daudi 62, Tirmidhiu 59, Ibën Maxheh 512.