PAQJA DHE LUFTA NË ISLAM

 


Nga libri “Fikhu Suneh”
Autor: Sejjid Sabik
Përkthyer nga një grup përkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani, me gjykimet e shejh Muhamed Nasirudin Albani


PAQJA NË ISLAM

Paqja është një prej parimeve themelore, rrënjët e së cilës Islami i ka ngulitur në shpirtrat e muslimanëve, duke e bërë kështu një pjesë të qenies dhe besimit të tyre. Që në zanafillën e tij, Islami lëshoi në hapësirat e botës thirrjen për paqe duke vënë njëkohësisht një plan udhëzues që përcjellë humanizmin e tij. Islami e do jetën, e shenjtëron atë dhe këtë u bën të qartë njerëzve. Kështu, ai i liron ata prej frikës dhe u rrëfen rrugën më të përsosur, që njerëzimi të jetojë për synimet e tij të larta e në të njëjtën kohë të jetë i mbuluar nën ombrellën e sigurisë. Vetë shprehja islam që është emri i kësaj feje rrjedh nga fjala selam–paqe, sepse paqja dhe Islami bashkohen në sigurimin e qetësisë e të sigurisë.

Edhe një prej emrave të vetë Zotit të kësaj feje është edhe Selam – Paqedhënës, sepse ai i siguron njerëzit me parimet që ka dekretuar dhe strategjinë që ka vënë për ta. Mbartësi i mesazhit islam është edhe mbartësi i flamurit të paqes, sepse ai i kumtoi njerëzimit udhëzimin, dritën dhe mirësinë. Ai ka folur për veten dhe ka thënë: “Unë jam mëshirë udhëzuese”.[1] Kurani flet për mesazhin e tij dhe thotë:

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ

E Ne të dërguam ty (Muhamed) mëshirë për të gjitha krijesat(El-Enbija, 107).

Edhe përshëndetja e muslimanëve, e cila bashkon zemrat dhe forcon lidhjet, lidh njeriun me vëllanë e tij, është selam – paqe. Njeriu më i afërt me Allahun është ai që e fillon i pari me selam. Përhapja e paqes dhe kontributi për të është pjesë e besimit. Allahu i Lartësuar miratoi përshëndetjen e muslimanëve me këtë shprehje për t’i bërë ata të ndiejnë se feja e tyre është feja e paqes dhe e sigurisë e se ata janë banorët e paqes dhe dëshirues të saj.

Në një hadith, Profeti (a.s.) thotë: “Allahu i Lartësuar vuri selamin – paqe përshëndetje të ymetit tonë dhe siguri për njerëzit që janë në besën tonë”.[2] Nuk duhet që një njeri të flasë me një tjetër para se të fillojë përshëndetjen me selam. Profeti (a.s.) thotë: “Selamin para fjalës”.[3] Shkaku i saj është se selami është siguri dhe se nuk mund të flitet veçse pas sigurisë. Muslimani është i ngarkuar që kur t’i lutet Zotit të tij, t’i japë selam (të bëjë salavate e të lutet) për Profetin e tij, veten e tij dhe tërë njerëzit e devotshëm. Kur të mbarojë nga lutja dhe t’i kthehet dynjasë, ai i kthehet asaj nga ana e selamit –paqes, mëshirës dhe begatisë. Në fushën e betejës, nëse luftëtari shpreh fjalën selam – paqe me gojën e tij, lufta me të duhet të ndërpritet. Kjo bazohet në ajetin kuranor:

وَلَا تَقُولُوا لِمَنْ أَلْقَى إِلَيْكُمْ السَّلَامَ لَسْتَ مُؤْمِنًا

E mos i thoni atij që ju shpreh selamin (paqe): “Nuk je besimtar. (En-Nisa, 94).

Përshëndetja e Allahut për besimtarët është selam – paqe:

تَحِيَّتُهُمْ يَوْمَ يَلْقَوْنَهُ سَلَامٌ

“Përshëndetja e tyre ditën që takojnë Zotin është selam-paqe” (El-Ahzabë, 44).

Përshëndetja e engjëjve për njerëzit në ahiret është selam-paqe:

وَالْمَلَائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِمْ مِنْ كُلِّ بَابٍ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ

“Dhe melekët u hyjnë atyre nga çdo derë duke u thënë: paqja qoftë mbi ju” (Er-R’ad, 23-24). Vendndodhja e të devotshmëve është banimi i sigurisë dhe paqes:

وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى دَارِ السَّلَامِ

“Dhe Allahu fton në banesën e sigurisë” (Junus, 25).

لَهُمْ دَارُ السَّلَامِ عِنْدَ رَبِّهِمْ

“Ata kanë vendbanimin e sigurisë tek Zoti i tyre” (El-En’am, 127). Banorët e xhenetit dëgjojnë dhe flasin gjuhën e selamit- paqes:

لا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلا تَأْثِيمًا .إِلا قِيلا سَلامًا سَلامًا

Nuk dëgjojnë atje as fjalë të kota apo mëkate. Veçse shprehjen: paqe-paqe” (El-Vakia, 25-26). Përsëritja e shpeshtë e kësaj fjale në këtë mënyrë, duke shtuar edhe atmosferën fetare e shpirtërore, bën që tërë shqisat të jenë vigjilente duke i drejtuar tërë mendimet dhe vështrimet tek ky parim i lartë e madhështor.

 

Orientimi i Islamit drejt përsosmërisë

Ismali detyron drejtësinë dhe ndalon padrejtësinë. Me mësimet dhe vlerat e tij të larta që theksojnë afrimitetin, mëshirën, bashkëpunimin, sakrificën dhe mohimin e vetes ai e zbut jetën dhe bashkë me të edhe zemrat. Në këtë mënyrë Islami i forcon lidhjet dhe vëllazërinë mes njerëzve. Ai gjithashtu respekton logjikën dhe krijimtarinë njerëzore. Që të dyja këto i mbështet si mjete të komunikimit dhe bindjes.

Ai nuk detyron kënd në një besim të caktuar e as e imponon kënd për një teori të veçantë që ka lidhje me natyrën apo ndonjë njeri. Madje edhe në çështjet e fesë Islami vendos se nuk ka shtrëngim dhe detyrim në të. Mjetet e tij janë përdorimi i mendjes dhe logjikës për të medituar në krijesat e Zotit. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَدْ تَبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنْ الغَيِّ

“Nuk ka shtrëngim në fe. Është sqaruar udhëzimi nga e padrejta” (El-Bekare, 246).

وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَنْ فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّى يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ

“Nëse do të donte Zoti yt, do të besonin të tërë ata që ndodhen në tokë. A ti i detyron njerëzit që të jenë besimtarë?” (Junus, 99).

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تُؤْمِنَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَيَجْعَلُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ

“Nuk mund të vdesë kush veç me lejen e Allahut. E Ai ia lë papastërtinë atyre që nuk mendojnë” (Junus, 100).

قُلْ انْظُرُوا مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا تُغْنِي الْآيَاتُ وَالنُّذُرُ عَنْ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ

“Thuaj: shikoni ç’ka në qiej e tokë. A nuk mjaftojnë shenjat dhe paralajmërimet për një popull që nuk beson?” (Junus, 101).

Profeti (a.s.) nuk pati tjetër detyrë veç të transmetonte nga Allahu i Lartësuar dhe të ftonte për të. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا. وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا

“O ti i dërguar, Ne të kemi dërguar ty dëshmitar, përgëzues e paralajmërues. Ftues për në rrugën e Allahut dhe pishtar që ndriçon” (El-Ahzab, 45-46).

 

MARRËDHËNIET NJERËZORE

Islami nuk qëndron vetëm në kufirin e lavdërimit të këtij parimi të madh, porse marrëdhëniet mes njerëzve, grupeve dhe mes shteteve i konsideron me bazë paqeje dhe sigurie. Në to barazohen marrëdhëniet e muslimanëve me njëri-tjetrin si dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Më poshtë jepet sqarimi i tyre:

 

Marrëdhëniet e muslimanëve me njëri-tjetrin:

Islami kërkon bashkimin e zemrës me zemrën, bashkimin e rreshtit me rreshtin duke synuar themelimin e një qenie të vetme. Ai u shmanget faktorëve ndarës dhe dobësues, shkaqeve të falimentimit dhe humbjes në mënyrë që kjo qenie e vetme të ketë mundësi të realizojë synimet e larta dhe qëllimet fisnike dhe të mira me të cilat ka ardhur mesazhi i tij i cili përfshin adhurimin e Allahut, ngritjen e fjalës së Tij, vënien e drejtësisë, bamirësinë, luftën për hir të stabilitetit të parimeve nën hijen e të cilave njerëzit jetojnë të sigurtë.

Për të arritur tërë këtë, ai formon lidhje mes individëve të shoqërisë që të themelojë këtë qenie e ta mbështesë atë. Këto lloj lidhjesh dallohen sepse ato janë lidhje morale, të afta të zhvillohen e të rezistojnë e nuk janë si lidhjet e tjera që mbarojnë me mbarimin e shtyrësve dhe me mbarimin e nevojave për to. Ato janë më të forta se lidhjet e gjakut, ngjyrës, gjuhës, vendlindjes dhe interesave materiale e të tjera lidhjeve që mund të lidhin njerëzit. Këto lidhje që po flasim, kanë mundësi që t’i bëjnë muslimanët të lidhen fort duke formuar me to një qenie që i reziston ndarjes dhe zgjidhjes. E para e këtyre lidhjeve morale është lidhja e besimit. Ajo është boshti në të cilin takohen grupet besimtare. Besimi i shtyn muslimanët të lidhen në një vëllazërim më të fortë se vëllazëria e gjakut:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ

“Vërtet besimtarët janë vëllezër” (El-Huxhuratë, 10).

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ

“Besimtarët dhe besimtaret janë mbështetësit e njëri-tjetrit” (Et-Teube, 71).

Profeti (a.s.) thotë: “Muslimani është vëlla i muslimanit”.[4]

Prej natyrës së besimit është që ai të bashkojë e jo të ndajë, ai njëson e nuk shpërndan. “Besimtari afrohet me të tjerët dhe i afron edhe ata rreth vetes. Nuk ka mirësi tek ai që nuk afrohet e nuk afron.”[5]

Besimtari është forcë për vëllain e tij: “Besimtari për besimtarin është si ajo ndërtesa e lidhur ngushtë.”[6]

Besimtari gëzohet me gëzimin e vëllait të tij, ai dëshpërohet për fatkeqësinë e tij dhe e sheh vëllain e tij besimtar si të ishte pjesë e tij: “Shembulli i besimtarëve në mëshirimin dhe harmoninë e tyre është si shembulli i tërë trupit; nëse ankohet një gjymtyrë e tij, për të shqetësohet tërë trupi me ethe dhe pagjumësi.”[7]

Islami e mbështet fuqishëm këtë lidhje dhe e forcon këtë marrëdhënie.

Ai ndalon çdo gjë që mund të dobësojë fuqinë e saj. Kolektivi gjithmonë është nën përkujdesjen e Allahut të Lartësuar. Në një hadith thuhet: “Dora e Allahut është me kolektivin, ndërsa kush veçohet, veçohet për në zjarr”.[8]

Bashkësia është frymëmarrja natyrale e njeriut prandaj është edhe mëshirë. Kështu thuhet edhe në një hadith: “Bashkimi është mëshirë, ndërsa përçarja ndëshkim”.[9]

Kolektivi, sado i vogël qoftë, përsëri është më i mirë se vetmia, sa më shumë të shtohet numri është më mirë. Profeti (a.s.) thotë: “Dy janë më mirë se një, tre janë më mirë se dy, katër janë më mirë se tre, kështu që lidhuni me kolektivin, sepse Allahu i Lartësuar do ta bashkojë ymetin tim vetëm në udhëzim”.[10]

Të gjitha ritualet islame kryhen kolektivisht. Namazi është mirë të kryhet me kolektiv, sepse kështu dallon nga namazi i falur vetëm, me njëzet e shtatë shkallë.[11]

Zekati është një marrëdhënie mes të pasurve dhe të varfërve, agjërimi është pjesëmarrje kolektive dhe barazi në uri gjatë një kohe të caktuar. Haxhi është mbledhje e përgjithshme e muslimanëve në çdo vit ku ata, nga anë të ndryshme të tokës, mblidhen për qëllimin më të shenjtë. Profeti (a.s.) thotë: “Në çdo grup njerëzish që mblidhen në një prej shtëpive të Allahut ku lexojnë Kuran dhe e mësojnë atë me njëri-tjetrin, tek ata zbret qetësia, ata i përfshin mëshira dhe Allahu i përmend ata në prezencën e një grupi që ndodhen tek Ai”.[12]

Profeti (a.s.) gjithmonë ka qenë i kujdesshëm që muslimanët të mblidheshin edhe sikur formalisht. Një ditë i pa ata të ishin ulur të ndarë dhe u tha: “Mblidhuni”. Ata u mblodhën të tërë e nëse ai do të shtrinte për ta rrobën e tij, ajo do t’i nxinte që ata të uleshin. Meqë kolektivi është fuqia me të cilën mbrohet feja e Allahut dhe ruan muslimanët në këtë jetë, atëherë ndarja bëhet shkak në zhdukjen e fesë dhe dynjasë së bashku. Islami e ka ndaluar rreptë atë sepse ajo është rruga e hapur drejt rrënimit. Islami nuk përmend aq shumë sa përmend çështjen e përçarjes e cila dobësoi fuqinë e muslimanëve. Rezultatet e përçarjes janë: dëmi, dështimi, përulja e të tjera gjëra nga të cilat muslimanët po vuajnë:

وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ تَفَرَّقُوا وَاخْتَلَفُوا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمْ الْبَيِّنَاتُ وَأُوْلَئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ

“Mos u bëni si ata që u ndanë e përçanë pasi u erdhën udhëzimet. Ata kanë ndëshkim të madh” (Ali Imran, 105).

وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ

“Mos u grindni se dështoni e prej jush ikën bashkimi e fuqia juaj” (El-Enfal, 46).

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا

“Kapuni të gjithë pas fesë së Allahut e mos u përçani!” (Ali Imran, 103).

وَلَا تَكُونُوا مِنْ الْمُشْرِكِينَ. مِنْ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا

“Mos u bëni prej idhujtarëve, të cilët e ndanë fenë e tyre e u ndanë në grupe ” (Er-Rum, 31-32).

إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ

“Ti s’je prej atyre që e ndanë fenë dhe u ndanë në grupe” (El-En’am, 159).

Kolektivi nuk do të arrijë të bashkojë individët vetëm nëse secili prej tyre shpenzon prej vetes dhe pasurisë së tij në ndihmë të kolektivit për çdo çështje që i intereson, qoftë kjo ndihmesë materiale apo morale, me pasuri, dije, mendim apo dhe me këshillim, sepse njerëzit janë si një familje para Allahut dhe më i dashuri tek Allahu është ai që është më i dobishëm për familjen e tij. Kështu thotë edhe Profeti (a.s.): “Njeriu më i mirë është më i dobishmi për njerëzit”[13] apo “Allahu e pëlqen ndihmesën e të pikëlluarit”[14] si dhe “Ndërmjetësoni të shpërbleheni”.[15]

Besimtari është pasqyra e besimtarit, nuk e humbet atë dhe e mbron. Në një hadith thuhet: “Secili prej jush është pasqyrë e vëllait të tij, nëse sheh prej tij ndonjë të keqe, le ta largojë vëllain e tij prej saj”.[16]

Kështu pra, Islami punon që të realizojë këto lidhje në mënyrë që të krijojë një shoqëri të fortë, një bashkësi të fortë që mund t’i bëjë ballë ngjarjeve e të zmbrapsë agresionet e keqdashësve. Sa nevojë kanë muslimanët në këtë kohë për këtë bashkim!

Kolonizimi la pas gjurmë të këqija: dobësi në fe, rënie në moral dhe prapambetje në shkencë. Këto gjëma sociale të rrezikshme nuk mund të zhduken, nëse bashkësia muslimane nuk bashkohet në një qëllim të vetëm e në një fjalë të vetme si një ndërtesë e palëkundur që mban fort pjesët e saj.

 

Luftimi i renegatëve

Më lart u fol për bazën në marrëdhëniet dhe lidhjet e muslimanëve me njëri-tjetrin. Nëse ndodh që të këputen këto lidhje mes tyre, nyjet e vëllazërimit të shkëputen dhe të mësyjnë njëri-tjetrin, detyrohet luftimi i renegatit derisa ai të kthehet në drejtësi dhe të ecë sipas vijës së kolektivit. Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِنْ بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِنْ فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë mes tyre, kur njëri prej tyre e tepron ndaj tjetrës, atëherë luftoni atë që e ka tepruar derisa të kthehet në urdhërin e Allahut. Nëse kthehet, atëherë paqtoni mes tyre dhe jini të drejtë, me të vërtetë Allahu i do të drejtit”. (El-Huxhuratë, 9).

Ky ajet vendos se besimtarët, nëse luftojnë mes tyre, duhet që kolektivi të ndërhyjë menjëherë e të pajtojë mes tyre. Nëse ndonjë grup rebelohet ndaj tjetrit e nuk i nënshtrohet pajtimit e nuk i përgjigjet atij, të gjithë muslimanët e kanë detyrë që të mblidhen e të luftojnë këtë grup rebel. Imam Aliu ka luftuar grupe rebele ashtu si edhe Ebu Bekr Es Sidiku luftoi ata që refuzuan të jepnin zekatin. Juristët bien dakord se ky grup rebel nuk konsiderohet se del nga Islami, sepse Kurani e përshkruan atë si besimtar, edhe pse ata luftohen. Në Kuran thuhet:

وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا

 “Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë me njëri-tjetrin”.

Për këtë arsye, nëse ndonjë anëtar i tyre lë luftën, ai nuk vritet e po ashtu edhe të plagosurit e tyre. Gjithashtu edhe pasuritë e tyre nuk konfiskohen e as gratë dhe fëmijët nuk skllavërohen, ata nuk dëmshpërblejnë atë që kanë dëmtuar gjatë luftës, njerëz qofshin apo pasuri. Ai që vritet prej atij grupi lahet, qefinoset dhe i falet xhenazja.

Ndërsa ai që vritet prej grupit të drejtë, ai është dëshmor, kështu që nuk lahet e nuk i falet namazi i xhenazes, sepse ai ra në një luftë që Allahu i Lartësuar e kishte urdhëruar. Ai është sikurse dëshmori në luftën me jobesimtarët. Kjo, nëse rebelimi i tyre është ndaj të parit të muslimanëve për të cilin tërë bashkësia janë dakord me të në tërë atë vend dhe ky rebelim shoqërohet edhe me ndalimin e kryerjes së detyrave të caktuara për interes të kolektivit apo për interes të individëve. Tërë qëllimi prej tij të jetë shkarkimi i të parit. Nga sa u tha më lart, mësojmë se duhet patjetër që këta rebelë të kenë një përshkrim të veçantë që t’i dallojë e që të mund të quhen me këtë emër. Këto veti janë:

1.Dalja nga bindja e sunduesit të drejtë të cilën Allahu i Lartësuar ia detyroi besimtarëve karshi të parëve të tyre.

  1. Rebelimi të jetë nga një grup i fortë që ka fuqi, ku sundimtari, për kthimin e tyre në bindjen ndaj tij, të ketë nevojë të përgatitet financiarisht dhe ushtarakisht. Nëse nuk kanë forcë, p.sh. të jenë individë apo nuk kanë mjete me të cilat mund të mbrojnë veten ata nuk konsiderohen rebelë, sepse ndalimi dhe kthimi i tyre në bindje është i lehtë.
  2. Të kenë një komentim të arsyeshëm që i detyron ata të rebelohen ndaj sundimit të sunduesit. Nëse nuk kanë një të tillë, janë thjesht luftëtarë e jo rebelë.
  3. Ata të kenë një prijës që i binden e që është burimi i fuqisë së tyre, pasi asnjë grup nuk mund të përbëjë forcë nëse nuk ka udhëheqje. Kjo është dispozita e rebelëve në ligjin e Allahut.

Nëse lufta është për hir të kësaj bote, për të arritur në krye apo kundërshtimi i sunduesit, ky rebelim konsiderohet luftë dhe këta luftëtarë kanë tjetër dispozitë që ndryshon nga ai i rebelëve. Këtë dispozitë, Allahu i Lartësuar e përmend në ajetin:

إِنَّمَا جَزَاءُ الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الْأَرْضِ فَسَادًا أَنْ يُقَتَّلُوا أَوْ يُصَلَّبُوا أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُمْ مِنْ خِلَافٍ أَوْ يُنفَوْا مِنْ الْأَرْضِ ذَلِكَ لَهُمْ خِزْيٌ فِي الدُّنيَا وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ. إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ قَبْلِ أَنْ تَقْدِرُوا عَلَيْهِمْ فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër për ata do të ketë dënim shumë të madh.(El-maide, 33-34).

Këta luftëtarë kanë si ndëshkim vrasjen, kryqëzimin, prerjen e këmbëve dhe duarve në të kundërt apo burgimin dhe internimin prej vendi. Kjo, në varësi të vendimit të sunduesit dhe krimeve që kanë kryer. Ai që vritet prej tyre, është në zjarr e ai që i lufton ata e vritet, është dëshmor. Nëse lufta mes dy grupeve zhvillohet për fanatizëm apo për kërkimin e postit, secili prej këtyre grupeve janë rebelë dhe marrin dispozitën e rebelit.

 

Marrëdhëniet mes muslimanëve dhe të tjerëve

Marrëdhëniet mes muslimanëve dhe të tjerëve janë marrëdhënie njohjeje, bashkëpunimi, drejtësie e harmonie. Allahu i Lartësuar thotë për njohjen që të çon në bashkëpunim:

يَاأَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

“ O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. (El-Huxhuratë, 13). Për ata që porosisin për bamirësi e drejtësi thotë:

لَا يَنْهَاكُمْ اللَّهُ عَنْ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Allahu nuk u ndalon të jeni bamirës e të drejtë ndaj atyre që nuk ju kanë luftuar për hir të fesë e nuk ju kanë nxjerrë prej shtëpive tuaja. Allahu i do të drejtët” (El-Mumtehine, 8).

Rrjedhojë e kësaj marrëdhënieje është edhe shkëmbimi i të mirave dhe dobive dhe forcimi i lidhjeve njerëzore.

Ky kuptim i përgjithshëm i këtij shkëmbimi dhe njohjeje nuk ka të bëjë me çështjen e ndalimit të mbështetjes së jobesimtarëve, pasi ndalimi i mbështetjes së jobesimtarëve nënkupton ndalimin e lidhjes së aleancës me ta si dhe dhënien ndihmë atyre kundër muslimanëve. Me këtë ndalim kuptohet edhe mospranimi i gjendjes së mosbesimit në të cilën ata janë, sepse ndihmesa e jobesimtarëve ndaj besimtarëve sjell dëm të madh për qënien islame si dhe dobësimin e forcës së kolektivit besimtar. Gjithashtu edhe pranimi i mosbesimit është mosbesim që Islami e ndalon dhe e paralajmëron. Ndërsa mbështetja nën hijen e paqes dhe bashkëjetesës së mirë, marrëdhëniet e mira, shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi në të mirë, kjo është ajo për të cilën fton Islami.

 

Garancia e lirisë së besimit për jomuslimanët

Islami vendos barazinë mes jobesimtarëve që gëzojnë mbrojtjen islame dhe muslimanëve. Ata kanë të njëjtat detyra e të drejta si muslimanët. Ai u ka garantuar lirinë e besimit si më poshtë:

Së pari : mosdetyrimin e tyre për të lënë fenë e tyre për një besim të caktuar. Allahu i Lartësuar thotë:

لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَدْ تَبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنْ الغَيِّ

“S’ka shtrëngim në fe. Rruga e drejtë është sqaruar nga e shtrembëra” (El-Bekare, 256).

Së dyti: ithtarët e librit kanë të drejtën e praktikimit të fesë së tyre. Atyre nuk u rrënohen faltoret e as nuk u thyhet kryqi. Profeti (a.s.) ka thënë: “Lërini ata dhe fenë e tyre”.[17] Madje gruaja hebreje apo e krishterë e burrit musliman ka të drejtë të shkojë në kishë apo sinagogë dhe burri i saj s’ka të drejtë t’a ndalojë atë për këtë.

Së treti: Islami ua ka lejuar ato ushqime që feja e tyre ua ka lejuar. Kështu, atyre nuk u vritet derri e nuk u derdhet alkooli, përderisa ata i konsiderojnë këto të lejuara. Me këtë Islami i ka toleruar më shumë ata se muslimanët, pasi këtyre të fundit ua ka ndaluar ngrënien e mishit të derrit dhe pirjen e alkoolit.

Së katërti: ata janë të lirë përsa u përket çështjeve civile si martesa, divorci, shpenzimet, etj. Ata kanë të drejtë të veprojnë si të dëshirojnë pa u vënë atyre kufij apo kushte.

Së pesti: Islami mbron nderin dhe krenarinë e tyre, mbron të drejtat e tyre dhe u jep lirinë e diskutimit dhe debatit brenda kufijve të mendjes e logjikës, por gjithnjë duke respektuar etikën dhe duke iu larguar dhunës e ashpërsisë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ وَقُولُوا آمَنَّا بِالَّذِي أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَأُنْزِلَ إِلَيْكُمْ وَإِلَهُنَا وَإِلَهُكُمْ وَاحِدٌ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ

“Dhe me ithtarët e Librit bëni fjalë vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi si muslimanë”. (El-Ankebutë, 46).

Së gjashti: Barazon mes tyre dhe muslimanëve në ndëshkime, sipas mendimit të disa medh’hebeve. Barazon në privimin prej trashëgimisë kur trashëgohet mes jobesimtarit dhe muslimanit. Kështu jobesimtari nuk trashëgon prej të afërmit të tij musliman e as muslimani nuk trashëgon prej të afërmit të tij jobesimtar.

Së shtati: Islami ua lejon muslimanëve të hanë ushqimin e tyre, ngrënien prej therjeve të tyre dhe martesën me femrat e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

الْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمْ الطَّيِّبَاتُ وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حِلٌّ لَكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّ لَهُمْ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنْ الْمُؤْمِنَاتِ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِي أَخْدَانٍ وَمَنْ يَكْفُرْ بِالْإِيمَانِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنْ الْخَاسِرِينَ

“Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.(El-Maide, 5).

Së teti: Islami e lejon që atyre t’u bëhen vizita, po ashtu edhe të vizituarit e të sëmurëve të tyre, ofrimin e dhuratave dhe shkëmbimin e shitblerjes e të tjera marrëdhënie. Vërtetohet se Profeti (a.s.) kur vdiq, kishte lënë peng mburojën e tij tek një hebre, për një borxh që i pat marrë.[18]

Disa prej sahabëve kur thernin dele, i thonin shërbëtorit: “Fillo me fqinjin tonë hebre”.

Autori i librit “El Bedai” ka thënë: “Ata jobesimtarë jetojnë në vendet e muslimanëve, shesin dhe blejnë, sepse lidhja e besës është dekretuar që të jetë mjet që ata të pranojnë Islamin. Dhënia atyre mundësi të jetojnë mes muslimanëve tregon më shumë për këtë qëllim. Gjithashtu këtu gjejmë edhe dobi për muslimanët nëpërmjet shitblejrjes”.

 

Mbështetja që është ndaluar

Kjo pra është baza në marrëdhëniet e muslimanëve me të tjerët. Këto marrëdhënie nuk ndryshojnë vetëm në rast se jomuslimanët punojnë për shembjen e këtyre marrëdhënieve me armiqësi ndaj muslimanëve e duke i shpalluar atyre luftë. Në këtë rast, bojkotimi është urdhër fetar dhe detyrë islame, pa përmendur që është çështje e drejtë politike dhe marrëdhënie reciproke. Kurani i drejton vëmendjet e pasuesve të tij drejt kësaj të vërtete dhe jep vendimin e prerë e thotë:

لَا يَتَّخِذْ الْمُؤْمِنُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَلَيْسَ مِنْ اللَّهِ فِي شَيْءٍ إِلَّا أَنْ تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَاةً وَيُحَذِّرُكُمْ اللَّهُ نَفْسَهُ

“Besimtarëve nuk u lejohet të kenë mbështetës jobesimtarët përveç besimtarëve. Kush e bën këtë, nuk ka asnjë lidhje me fenë e Allahut vetëm në rast se doni të ruheni. Allahu ju tërheq vëmendjen për dënimin e Tij” (Ali Imran, 28). Ky ajet përfshin çështjet e mëposhtme:

  1. paralajmërimi nga mbështetja dhe ndihmesa e armiqve sepse kjo është e rrezikshme;
  2. kush e bën këtë, ka humbur lidhjet me Allahun e asgjë nuk e lidh me të;
  3. në rast dobësie dhe frike prej rrezikut të tyre, lejohet mbështetja në dukje derisa të përgatiten për të përballur atë që i kërcënon

Në jë tjetër ajet në Kuran thuhet:

بَشِّرْ الْمُنَافِقِينَ بِأَنَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا. الَّذِينَ يَتَّخِذُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ أَيَبْتَغُونَ عِنْدَهُمْ الْعِزَّةَ فَإِنَّ الْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّى يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ إِنَّكُمْ إِذًا مِثْلُهُمْ إِنَّ اللَّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا. الَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمْ فَإِنْ كَانَ لَكُمْ فَتْحٌ مِنْ اللَّهِ قَالُوا أَلَمْ نَكُنْ مَعَكُمْ وَإِنْ كَانَ لِلْكَافِرِينَ نَصِيبٌ قَالُوا أَلَمْ نَسْتَحْوِذْ عَلَيْكُمْ وَنَمْنَعْكُمْ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ فَاللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَنْ يَجْعَلَ اللَّهُ لِلْكَافِرِينَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ سَبِيلًا

“Paralajmëroi (o Muhamed!) hipokritët për dënimin e mjerueshëm që i pret ata që miqësohen me mohuesit e jo me besimtarët! Vallë, tek ata kërkojnë fuqi, kur, në të vërtetë, e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut! Ai jua ka shpallur në Libër se kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit. Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët. (En-Nisa, 138-141).

Ky ajet shtjellon çështjet e mëposhtëme:

  1. Hipokritët janë ata që mbështesin jobesimtarët dhe i trajtojnë ata më ngrohtësi, i ndihmojnë fshehtazi duke anashkaluar e refuzuar mbështetjen e muslimanëve.
  2. Me punën e tyre ata kërkojnë tek jobesimtarët prestigj e forcë, porse ata gabojnë sepse krenaria, prestigji dhe forca janë të Allahut dhe besimtarëve. Allahu i Lartësuar thotë:

 

وَلِلَّهِ الْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَلَكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَعْلَمُونَ

“Krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë”. (El-Munafikunë, 8).

  1. Këta hipokritë presin se ç’do t’i ndodhë besimtarëve; nëse do të kenë ndihmesë prej Allahut thonë: “Ne jemi me ju, në fe e në luftë”. Por nëse fitorja është e jobesimtarëve, këta hipokritë i thonë jobesimtarëve: “A nuk ju ruajtëm nga rreziku i besimtarëve duke i poshtëruar ata dhe duke ju treguar sekretet e tyre derisa arritët të fitonit? Na jepni nga ajo që keni fituar”.

4.Allahu i Lartësuar nuk do t’u lejojë jobesimtarëve asnjë mundësi për fitore ndaj besimtarëve të sinqertë në besimin e tyre, të cilët respektojnë kufijtë e Allahut. Pra, s’do t’u japë mundësi për të fituar ndaj tyre.

Dikur, disa muslimanë mbështesnin disa jobesimtarë se mes tyre kishte lidhje gjaku apo aleancë. Kjo mbështetje ishte një rrezik për sigurinë e muslimanëve. Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet për të paralajmëruar rrezikun prej kësaj mbështetjeje të dëmshme dhe thotë :

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا بِطَانَةً مِنْ دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًا وَدُّوا مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتْ الْبَغْضَاءُ مِنْ أَفْوَاهِهِمْ وَمَا تُخْفِي صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمْ الْآيَاتِ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ

O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë të ndodhë ajo që ju mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.(Ali Imran, 118).

Në këtë ajet gjejmë ndalesën e konsiderimit të jobesimtarëve si të afërt dhe shokë, pra njerëz të veçantë që u tregojmë sekretet tona pasi këta njerëz nuk përtojnë të prishin planet tuaja. Ata duan dhe shpresojnë që juve t’ju bjerë ndonjë e keqe. Shenjat e urrejtjes së tyre ndaj jush janë shfaqur në fjalët e tyre. Fjalët e tyre janë aq të ashpra, saqë ata vetë nuk mund t’i fshehin, porse ajo çka fshehin në zemrat e tyre është akoma më e fortë dhe më e ashpër se çka flasin me gojë. Vetë natyra e besimit ia refuzon besimtarit që të mbështesë armikun e tij i cili është gjithmonë në pritje të disfatave të tij, edhe në qoftë njeriu më i afërt.

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ أُوْلَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمْ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مِنْهُ

Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, fëmijët e tyre, vëllezërit e tyre dhe farefisi i tyre. Janë ata që në zemrat e tyre (Allahu) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij(El-Muxhadele, 22).

 

Njohja e të drejtës së tjetrit

Islami, pasi flet për parimin e paqes dhe marrëdhëniet mes njerëzve i vë mbi bazën e paqes dhe sigurisë, respekton njeriun dhe e nderon atë thjesht nga natyra e tij si njeri, pa marrë parasysh gjininë, ngjyrën, fenë, gjuhën, vendlindjen, kombësinë dhe pozitën shoqërore. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنْ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلا

“Ne i kemi nderuar fëmijët e Ademit e i mbartëm ata në tokë e det, i furnizuam me të mirat dhe i privilegjuam ata më shumë se krijesat e tjera ” (El-Isra, 70).

Shenja të këtij nderimi është se vetë Allahu i Lartësuar e krijoi atë me dorën e Tij, fryu në të prej shpirtit të Tij, bëri që engjëjt t’i përuleshin atij, nënshtroi për të ç’ka në qiej e në tokë, e bëri atë zotërinë e planetit të tokës, e vuri atë zëvendës për ta ndërtuar dhe rregulluar atë që ky nderim të jetë një e vërtetë reale dhe mënyrë jetese. Islami ia garanton atij të gjitha të drejtat dhe ka vënë detyrë mbrojtjen e tyre, qofshin këto të drejta fetare, qytetare apo politike. Këto të drejta janë:

  1. E drejta e jetës

Secili individ ka të drejtën e jetës dhe mbrojtjen e saj. Cënimi i saj nuk lejohet vetëm nëse vret apo bën veprime në tokë që detyrojnë vrasjen e tij. Allahu i Lartësuar thotë:

مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ كَتَبْنَا عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنَّهُ مَنْ قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعًا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَا أَحْيَا النَّاسَ جَمِيعًا

“Për hir të saj, ne detyruam ndaj Beni Israilit se kush vret një njeri pa vrarë dikën tjetër apo pa bërë ndonjë krim në tokë, ai sikur ka vrarë tërë njerëzinë, e kush e sjell atë në jetë, sikur i ka sjellë jetë tërë njerëzimit” (El-Maide, 32).

Profeti (a.s.) ka thënë: “Derdhja e gjakut të muslimanit nuk lejohet vetëm se në tri raste: kur vret dikënd, imorali i martuar dhe lënësi i fesë së tij i ndarë nga kolektivi”.[19]

  1. E drejta e ruajtjes së pasurisë

Ashtu si jeta që është e mbrojtur, kështu është edhe pasuria. Nuk lejohet të merret pasuria e dikujt me asnjë mënyrë të paligjshme. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ تِجَارَةً عَنْ تَرَاضٍ مِنْكُمْ

“O ju që besuat, mos i hani pasuritë e juaja mes jush padrejtësisht vetëm nëse është tregti me dëshirë prej jush” (En-Nisa, 29).

Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush merr pasurinë e vëllait të tij me të djathtën, Allahu ia ka bërë detyrim zjarrin dhe e ka privuar nga xheneti[20]. Një person tha: “Edhe në qoftë diçka e vogël o i dërguar i Allahut?” Tha: “Edhe në qoftë shkop”.[21]

  1. E drejta e nderit

Nuk lejohet prekja e nderit të tjetrit, qoftë edhe me fjalë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ

Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit)(El-Humeze, 1).

  1. E drejta e lirisë

Islami nuk mjaftohet thjesht të miratojë mbrojtjen e jetës, të nderit dhe pasurisë por ai miraton edhe lirinë e adhurimit, të mendimit, lirinë e përzgjedhjes së profesionit që mund të praktikojë njeriu për të siguruar jetën, lirinë e përfitimit nga të gjitha institucionet e shtetit. Islami ia vë detyrë shtetit të ruajë tërë këto të drejta. Këto të drejta të njeriut nuk mbarojnë këtu, por ai ka të tjera të drejta:

  1. E drejta e banimit

Njeriu ka të drejtën e banimit në çdo vend, në çdo drejtim, të zhvendoset pa patur ndonjë pengesë në rrugën e tij. Nuk lejohet internimi i asnjë personi, largimi apo burgimi i tij, përveç rasteve kur ai ndërhyn në të drejtën e tjetrit, prish qetësinë apo terrorizon të pafajshmit. Lidhur me këtë Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّمَا جَزَاءُ الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الْأَرْضِ فَسَادًا أَنْ يُقَتَّلُوا أَوْ يُصَلَّبُوا أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُمْ مِنْ خِلَافٍ أَوْ يُنفَوْا مِنْ الْأَرْضِ ذَلِكَ لَهُمْ خِزْيٌ فِي الدُّنيَا وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ. إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ قَبْلِ أَنْ تَقْدِرُوا عَلَيْهِمْ فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh. Përjashtim bëjnë ata që pendohen pa i zënë ju. Ta dini se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.(El-Maide, 33-34).

  1. E drejta e shfaqjes së mendimit:

Gjithashtu njeriu ka edhe të drejtën e nxënies. Çdo individ ka të drejtë të mësojë aq sa të ndriçojë mendjen e tij, të ngrejë pozitën në shoqëri e të lartësohet. Gjithashtu e drejtë e tij është të shfaqë mendimin e tij, të tregojë arsyetimin e tij, të tregojë të vërtetën dhe ta deklarojë atë. Islami ndalon që njeriu të privohet nga e drejta e dhënies së mendimit siç edhe ndalon të luftohet mendimi i lirë vetëm në rast se ky është i dëmshëm për shoqërinë. Profeti (a.s.) i merrte besën shokëve të tij që ata ta shfaqnin hapur të vërtetën edhe në qoftë e hidhur e të mos trembeshin nga qortimet. Profeti (a.s.) lajmëron e thotë: “I heshturi ndaj të vërtetës është shejtan memec”.[22]

Për këtë çështje Kurani thotë:

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنْ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِنْ بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُوْلَئِكَ يَلْعَنُهُمْ اللَّهُ وَيَلْعَنُهُمْ اللَّاعِنُونَ. إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا فَأُوْلَئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ

“Ata që fshehin udhëzimet dhe orientimin që kemi zbritur pasi ua sqaruam njerëzve në Libër, ata i mallkon Allahu dhe i mallkojnë mallkuesit. Përveç atyre që u penduan, u ndreqën dhe u sqaruan, ata do t’i fal e Unë jam Pranues i pendimeve dhe Mëshirues”. (El-Bekare, 159-160).

Islami vendos që i urituri ka të drejtën e ngrënies, i zhveshuri ka të drejtën e veshjes, i sëmuri ka të drejtën e mjekimit, i tremburi ka të drejtën e sigurisë, pa dallim ngjyre apo feje. Të gjithë janë të barabartë në këto të drejta.

Këto janë udhëzimet e Islamit të cilat miratojnë disa prej të drejtave të njeriut. Në këto udhëzime patjetër që gjejmë mirësi dhe rregull për tërë këtë botë. Gjëja më e madhe që gjejmë në to, është se këto udhëzime i kanë paraprirë tërë rrymat të cilat flasin sot për të drejtat e njeriut. Tërë këto mësime e udhëzime Islami i ofroi si religjion dhe mjet me të cilin afrohesh tek Allahu i Lartësuar ashtu siç i afrohesh Atij me namaz e të tjera adhurime.

 

Krimi i shkeljes së të drejtave

Këto të drejta janë bazat që i japin njeriut pikënisjen drejt horizonteve të gjera për të njoftuar përsosmërinë e tij, të arrijë ato nivele që mundet, qofshin ato materiale apo morale. Çdo shkelje apo heqje e ndonjërës prej të drejtave të njeriut konsiderohet si një krim. Ky është edhe shkaku kryesor që Islami e ka ndaluar luftën, cilido qoftë lloji i saj, sepse ajo, përkrah qënies së saj agresion ndaj jetës, që është një e drejtë e shenjtë, është edhe shkatërrim i burimeve të jetës. Islami e ndalon luftën për zgjerim territorial dhe të influencës. Për këtë Kurani thotë:

 

تِلْكَ الدَّارُ الْآخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوًّا فِي الْأَرْضِ وَلَا فَسَادًا وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ

“Ne, vendbanimin e ahiretit e bëmë për ata që nuk duan mendjemadhësi në tokë e as shkatërrim. Fundi i mirë është për të devotshmit” (El-Kasas, 83).

Islami e ndalon luftën për hakmarrje e po ashtu edhe agresionin. Në Kurani thuhet:

وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ أَنْ صَدُّوكُمْ عَنْ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ أَنْ تَعْتَدُوا وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

Të mos iu shtyjë urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të silleni padrejtësisht kundër tyre. Bashkëpunoni me njëri-ttjetrin në bamirësi e devotshmëri e jo në mëkate e armiqësi. Kini frikë dënimin e Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë(El-Maide, 2).

Islami e ndalon luftën rrënuese dhe shkatërrimtare. Në Kuran thuhet:

وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا

“Mos shkatërroni tokën pas ndreqjes së saj” (El-Araf, 57).

 

 

Kur lejohet të fillohet lufta

 

Duke qenë se themeli është paqja dhe lufta është rast i përveçëm, nuk ka arsye për të hapur luftë dhe sipas këndvështrimit islam lufta bëhet vetëm në dy raste:

I pari: Në rast mbrojtjeje të jetës, nderit, pasurisë apo vendit nga armiqtë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ

“Luftoni për hir të Allahut ata të cilët ju luftojnë, por mos i kaloni kufijtë. Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë” (El-Bekare, 190).

Sa’d ibën Zejdi tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush vritet për pasurinë e tij ai është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur veten e tij është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur fenë e tij është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur familjen e tij është dëshmor”.[23] Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا لَنَا أَلَّا نُقَاتِلَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَقَدْ أُخْرِجْنَا مِنْ دِيَارِنَا وَأَبْنَائِنَا

“E pse të mos luftojmë kur jemi nxjerrë nga shtëpitë dhe fëmijët tanë” (El-Bekare, 146).

I dyti: Në rast mbrojtjeje të thirrjes dhe ftesës për tek Allahu i Lartësuar nëse del ndonjë pengesë për të duke torturuar atë që beson, duke penguar atë që dëshiron të hyjë në këtë fe apo duke penguar thirrësin ta komunikojë atë. Argumentin e saj e gjejmë si më poshtë:

  1. Allahu i Lartësuar thotë :

وَقَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ. وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ وَأَخْرِجُوهُمْ مِنْ حَيْثُ أَخْرَجُوكُمْ وَالْفِتْنَةُ أَشَدُّ مِنْ الْقَتْلِ وَلَا تُقَاتِلُوهُمْ عِنْدَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ حَتَّى يُقَاتِلُوكُمْ فِيهِ فَإِنْ قَاتَلُوكُمْ فَاقْتُلُوهُمْ كَذَلِكَ جَزَاءُ الْكَافِرِينَ. فَإِنْ انتَهَوْا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ. وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ لِلَّهِ فَإِنْ انتَهَوْا فَلَا عُدْوَانَ إِلَّا عَلَى الظَّالِمِينَ

Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzunë ata juve. Provokimi (fitneja) është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) derisa ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve. Dhe nëse heqin dorë, Allahu është Ai që fal dhe mëshiron. Luftojini idhujtarët derisa të zhduket propagandimi i tyre e të praktikohet feja vetëm për Allahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë(El-Bekare, 190-193).

Ky ajet përfshin çështjet e mëposhtme:

  1. Urdhërin për të luftuar ata që e fillojnë agresionin për t’i vënë fre agresionit të tyre. Lufta për të mbrojtur jetën është diçka legjitime në çdo legjislacion. Kjo është e qartë në ajetin e mëposhtëm:
وَقَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ

“Luftojini për hir të Allahut ata që ju luftojnë”

  1. Ndërsa ata që nuk fillojnë luftë, nuk lejohet të fillohet lufta me ta, sepse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar agresionin siç ka ndaluar edhe padrejtësinë. Ai thotë:

وَلَا تَعْتَدُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ

“Mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë”.

 

  1. Motivimi i ndalimit të luftës me pretekstin se Allahu nuk i do agresorët është argument që kjo ndalesë është e prerë e nuk pranon anulim sepse ky është njoftim i mosdashurisë së Allahut ndaj agresionit. Këtë njoftim nuk e prek anulimi, sepse vetë teprimi është padrejtësi e Allahu kurrë nuk e do padrejtësinë.
  2. Kjo luftë legjitime e ka një qëllim që është ndalimi i padrejtësisë ndaj besimtarëve duke mos i shqetësuar ata e duke i lënë të lirë të praktikojnë adhurimin ndaj Allahut dhe fenë e tyre të qetë e të mbrojtur nga çdo agresion.
  3. Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا لَكُمْ لَا تُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمُسْتَضْعَفِينَ مِنْ الرِّجَالِ وَالنِّسَاءِ وَالْوِلْدَانِ الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْ هَذِهِ الْقَرْيَةِ الظَّالِمِ أَهْلُهَا وَاجْعَل لَنَا مِنْ لَدُنْكَ وَلِيًّا وَاجْعَل لَنَا مِنْ لَدُنْكَ نَصِيرًا

“Ç’keni ju që nuk luftoni në rrugë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!” (En-Nisa, 75).

Ky ajet sqaron dy nga shkaqet e luftës:

  1. Lufta për hir të Allahut, që është qëllimi për të cilin feja përpiqet që të mos ketë përçarje.
  2. Lufta për hir të të dobtëve të cilët kishin pranuar Islamin në Mekë e nuk kishin mundësi të emigronin. Ata u torturuan nga Kurejshët derisa kërkuan prej Allahut t’i zhdukte. Këta patjetër që kanë nevojë për mbrojtje që të mund të shpëtojnë nga rreziku dhe dhuna e të tiranëve, t’u japë liri për atë që besojnë e praktikojnë.
  3. Allahu i Lartësuar thotë:

فَإِنْ اعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَاتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْا إِلَيْكُمْ السَّلَمَ فَمَا جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلًا

Në qoftëse ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre(En-Nisa, 90). Këta janë ata që nuk luftuan as me njerëzit e tyre e as me muslimanët e u mënjanuan nga luftimi i të dy palëve. Ky mënjanim i tyre ishte i vërtetë me anë të të cilit duan paqe. Muslimanët nuk kanë të drejtë të prekin këtë grup.

  1. Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِنْ جَنَحُوا لِلسَّلْمِ فَاجْنَحْ لَهَا وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ. وَإِنْ يُرِيدُوا أَنْ يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللَّهُ

Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo, e mbështetju Allahut. Ai dëgjon dhe di. Nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton Allahu(El-Enfal, 61-62). Ky ajet urdhëron të anohet kah paqja nëse armiku anon kah ajo, edhe në qoftë ky anim i tij është mashtrim apo intrigë.

  1. Tërë luftërat e Profetit (a.s.) kanë qenë vetmbrojtëse e në to nuk ka patur asnjë agresion. Luftimi i idhujtarëve arabë dhe thyerja e pakteve me to pas çlirimit të Mekës u zbatua në bazë të këtij rregulli. Kjo është e qartë në ajetin kuranor:

أَلَا تُقَاتِلُونَ قَوْمًا نَكَثُوا أَيْمَانَهُمْ وَهَمُّوا بِإِخْرَاجِ الرَّسُولِ وَهُمْ بَدَءُوكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ أَتَخْشَوْنَهُمْ فَاللَّهُ أَحَقُّ أَنْ تَخْشَوْهُ إِنْ كُنتُمْ مُؤْمِنِينَ. قَاتِلُوهُمْ يُعَذِّبْهُمْ اللَّهُ بِأَيْدِيكُمْ وَيُخْزِهِمْ وَيَنْصُرْكُمْ عَلَيْهِمْ وَيَشْفِ صُدُورَ قَوْمٍ مُؤْمِنِينَ. وَيُذْهِبْ غَيْظَ قُلُوبِهِمْ وَيَتُوبُ اللَّهُ عَلَى مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë. Luftoni ata, Allahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë. Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin atij që do. Ai i di të fshehtat dhe i zgjidh çështjet me urtësi(Et-Teube, 13-15).

Kur të tërë ata u grumbulluan dhe sulmuan së bashku muslimanët, Allahu i Lartësuar i urdhëroi muslimanët t’i luftonin të gjithë ata. Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ

Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim. Dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqiave)” (Et-Teube, 36).

Për sa i përket luftës me hebrejtë, ata kishin lidhur pakte me Profetin (a.s.) pas emigrimit të tij, por nuk kaloi shumë kohë dhe ata e prishën paktin e tyre dhe u bashkuan me idhujtarët dhe hipokritët kundër muslimanëve. Ata luftuan së bashku në betejën e Ahzabit (partive) e Allahu i Lartësuar zbriti ajetin:

قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّى يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَنْ يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُون

Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që Allahu dhe i dërguari i Tij ndaloi, nuk besojnë fenë e vërtetë, ata të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.(Et-Teube, 29). Gjithashtu thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قَاتِلُوا الَّذِينَ يَلُونَكُمْ مِنْ الْكُفَّارِ وَلْيَجِدُوا فِيكُمْ غِلْظَةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ

O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. Dijeni se Allahu është me të devotshmit. (Et-Teube, 123).

  1. Profeti (a.s.) njëherë kaloi pranë një gruaje të vrarë dhe tha: “Kjo nuk ishte duke luftuar”.[24] Nga kjo u kuptua se motivi i mohimit të vrasjes së saj ishte se ajo nuk kishte qenë ndërmjet luftëtarëve. Kështu që lufta e tyre ndaj nesh është edhe shkaku i luftës sonë ndaj tyre Pra, mosbesimi nuk është shkak.
  2. Profeti (a.s.) ka ndaluar të vriten murgjit dhe fëmijët[25] për të njëjtën arsye për të cilën ndaloi edhe vrasjen e grave.
  3. Islami nuk e ka përdorur detyrimin si mjet për të hyrë në fe, por për këtë ka pranuar përdorimin e mendjes dhe logjikës si dhe vrojtimin e shenjave që tregojnë këtë.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَنْ فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّى يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ. وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تُؤْمِنَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَيَجْعَلُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ. قُلْ انْظُرُوا مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا تُغْنِي الْآيَاتُ وَالنُّذُرُ عَنْ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ

“Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?! Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahut. Ai dënon ata që s’mendojnë (mbi këshillat dhe urdhrat e Tij). Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!” Por, nuk i bëjnë kurrfarë dobie shenjat e qortimet popullit që nuk beson.(Junus, 99-101). Si dhe:

لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَدْ تَبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنْ الغَيِّ

“Nuk ka shtrëngim në fe. Është sqaruar rruga e drejtë nga ajo e shtrembër” (El-Bekare, 256).

Vërtetohet se Profeti (a.s.) zinte robër në luftë, por nuk njihet prej tij që ai të ketë detyruar ndonjë të pranojë Islamin.

Kështu bënin edhe shokët e tij. Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se Themamete El Hanefi u zu rob. Profeti (a.s.) shkonte tek ai e i thoshte: “ç’ke o Themame?” Pastaj i thoshte: “Nëse vret, vret njeri me gjak e nëse fal je i falënderuar. Nëse do para, të japin sa të duash”. Gjithashtu, shokët e Profetit (a.s.) e donin shkëmbimin e thonin: “Ç’të bëjmë me këtë (Themamen)?” Profeti (a.s.) shkonte shpesh tek ai derisa ai pranoi Islamin. Atëherë Profeti (a.s.) e zgjidhi dhe e dërgoi në shtëpinë e Ebu Talhës ku e urdhëroi të lahej. Ai u la dhe fali dy rekate. Më pas Profeti (a.s.) u tha: “Tani u përsos Islami i vëllait tuaj.”[26]

Ndërsa të krishterëve e të tjerë popuj si ata, Profeti (a.s.) atyre nuk u shpalli luftë derisa dërgoi lajmëtarët e tij, pas marrëveshjes së Hudejbijes, tek tërë mbretërit e asaj kohe duke i ftuar të pranonin Islamin: ai dërgoi lajmëtarë tek çezari, Mukaukasi, Nexhashi si dhe tek mbretërit arabë në lindje dhe në Siri. Prej tyre pati disa që pranuan, ndërsa të krishterët e Sirisë vranë disa prej njerëzve të tyre që pranuan Islamin. Pra, të krishterët ishin ata që i hapën luftë muslimanëve fillimisht dhe vranë padrejtësisht ata të krishterë që u konvertuan në muslimanë.

Kur të krishterët filluan vrasjen e muslimanëve, Profeti (a.s.) dërgoi një ushtri në krye të së cilës ishte Zejd ibën Haritha, pas tij Xhaferr ibn Ebu Talibi e pas tij Abdullah ibën Rauaha. Kjo ka qenë beteja e parë që muslimanët bënë kundër të krishterëve. Kjo ndodhi të Mu’te, në territoret e Sirisë. Në këtë betejë ranë dëshmorë të tre komandantët dhe komandën e mori Halid ibën Velidi.

Nga ç’ka u tha më lart, tregohet qartë se Islami nuk e ka lejuar luftën, përveçse në rast mbrojtjeje nga agresioni, në rast mbrojtjeje të thirrjes islame, për ndalimin e persekutimit dhe mbrojtjen e të drejtës së praktikimit të fesë. Pikërisht në këto raste, lufta bëhet një prej detyrimeve të fesë si dhe një prej detyrave të saj të shenjta, e cila quhet “Xhihad”.

 

 

Xhihadi

 

Fjala xhihad në gjuhën arabe do të thotë energji dhe vështirësi, pra kur një njeri harxhon tërë mundësitë dhe energjitë e tij, mbart tërë vështirësitë për të luftuar armikun dhe për t’u mbrojtur prej tij. Kjo fjalë, sot ndryshe quhet luftë, që në vetvete është konfrontim i armatosur mes dy apo më shumë shtetesh. Kjo gjë është diçka e natyrshme për natyrën njerëzore pasi asnjë popull apo brez nuk ka kaluar pa luftuar. Këtë gjë e miratojnë edhe legjislacionet e mëparshme hyjnore.

Në kapitujt e Teuratit që kanë hebrejtë, gjejmë miratimin e ligjit të luftës në formën më të tmerrshme i cili përfshin shkatërrim, rrënim e robërim. Në librin e Deutonomisë, në kapitullin e njëzetë të tij, në vargun e dhjetë thuhet: ‘Kur të afrohesh me qytetin që do të sulmosh, ftoi ata për paqe. Nëse të përgjigjen e të hapin dyert, i tërë populli që gjendet në të është i yti me nënshtrim, janë robër të tu. Nëse nuk të dorëzohen por hapin luftë ndaj teje, rrethoje atë. Nëse Zoti yt ta shtie në dorë, vriti me shpatë tërë meshkujt e saj. Ndërsa gratë, fëmijët, kafshët e gjithçka ka në qytet, janë plaçkë lufte e jotja. Ha prej plaçkës së armiqve të tu, të cilën ta ka dhënë Zoti yt. Kështu të bësh me tërë qytetet e largëta prej teje, qytete që s’janë të këtyre popujve këtu. Ndërsa qytetet e këtyre popujve prej të cilave Zoti yt të ka dhënë një pjesë të tyre, mos lë asnjë banor por privoji ata: Hajthinët, Omorijinët, Kan’anijinët, Ferzijinët, Hujinë dhe Jusinët, ashtu siç të ka urdhëruar Zoti yt”.

Ndërsa në Ungjillin e Mateut, në kapitullin e dhjetë, në vargun e 24 thuhet: “Mos mendoni se unë kam ardhur të përhap paqe në tokë. Nuk kam ardhur për paqe por për shpatë. Unë kam ardhur të ndaj njeriun e ta vë kundër babait të tij dhe vajzën kundër nënës së saj, nusen kundër vjehrrës, mbjelljen e armiqësisë së njeriut me familjen e tij. Kush e do nënën apo babain më shumë se unë, nuk më meriton. Kush do djalin apo vajzën më shumë se unë, nuk më meriton. Kush nuk merr kryqin e tij e nuk më ndjek, nuk më meriton. Kush kërkon jetën e humb atë e kush humb jetën e tij për mua e gjen atë”.

Ligjet ndërkombëtare i miratojnë rastet dhe kushtet në të cilat fillohet lufta duke i vënë asaj rregulla dhe parime që të mund të pakësojnë sa mundet të keqen dhe fatkeqësitë e saj edhe pse asgjë nga këto nuk është zbatuar në praktikë.

 

 

Ligjshmëria i xhihadit në Islam

Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin e tij për të gjithë njerëzit. E urdhëroi atë të ftojë në rrugën dhe në fenë e drejtë. Ai qëndroi në Mekë duke ftuar që njerëzit të kthehen tek Allahu i Lartësuar me urtësi dhe butësi. Patjetër që ai do të përballej me armiqësinë e popullit të tij kur ata panë se kjo thirrje e re ishte rrezik për qenien e tyre materiale e morale. Porse udhëzimi hyjnor orientonte Profeti (a.s.) t’i bënte ballë kësaj armiqësie me durim dhe falje. Allahu i Lartësuar thotë:

وَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِنَا

“Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën përkujdesjen tonë” (Et-Tur, 48).

فَاصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَامٌ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

“Hapi rrugën atyre e thuaj paqe se ata do ta mësojnë” (Ez-Zuhruf, 89).

فَاصْفَحْ الصَّفْحَ الْجَمِيلَ

“Ti (Muhamed) sillu me zemërgjerësi!(El-Hixhër, 85).

قُلْ لِلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ اللَّهِ

Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e Allahut(El-Xhathije, 14).

Allahu i Lartësuar nuk e lejoi që të keqes t’i përballesh me të keqe, dëmit me dëm. Ai nuk lejoi të sulmoheshin ata që luftuan ftesën për në rrugën e Zotit apo të luftoheshin ata që sprovuan besimtarët e besimtaret. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ السَّيِّئَةَ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

“Shmangu së keqes me mënyrën më të mirë se ne e dimë se ç’përshkruajnë ata”. (El-Mu’minun, 96). Tërë lufta (xhihadi) i kësaj periudhe që ishte e urdhëruar nga Allahu i Lartësuar, ishte vetëm argumentimi siç edhe e përmend në Kuran:

وَجَاهِدْهُمْ بِهِ جِهَادًا كَبِيرًا

“… luftoi ata (me Kuran) në një luftë të madhe(El-Furkan, 52).

Kur vështirësitë u shtuan e persekutimet ndoqën njëra-tjetrën ku kulmi arriti me planifikimin e komplotit për të vrarë Profetin (a.s.), ai u detyrua të emigronte prej Mekës në Medine. Ai urdhëroi gjithashtu edhe shokët e tij të emigronin drejt saj e kjo pas trembëdhjetë vitesh pas dërgesës hyjnore:

وَإِذْ يَمْكُرُ بِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللَّهُ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të vrasin ose të dëbojnë. Ata bënin plane e Allahu i asgjësonte. Allahu është më i miri që asgjëson (dredhitë)(El-Enfalë, 30).

إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ

“Edhe nëse nuk e mbështesni, atë e ka mbështetur Allahu” (Et-Teube, 40).

Në Medine, në kryeqendrën e re të Islamit, u miratua leja për të luftuar kur armiqtë mësynë drejt saj. Aty muslimanët u detyruan të rrëmbenin shpatat për të mbrojtur veten dhe fenë e tyre. Ajeti i parë që zbriti ishte fjala e Allahut:

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا وَإِنَّ اللَّهَ عَلَى نَصْرِهِمْ لَقَدِيرٌ. الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بِغَيْرِ حَقٍّ إِلَّا أَنْ يَقُولُوا رَبُّنَا اللَّهُ وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَهُدِّمَتْ صَوَامِعُ وَبِيَعٌ وَصَلَوَاتٌ وَمَسَاجِدُ يُذْكَرُ فِيهَا اسْمُ اللَّهِ كَثِيرًا وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَنْ يَنصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ. الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوْا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنْ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ

“U lejohet (lufta) atyre që janë të sulmuar, ngase u është bërë padrejtësi dhe Allahu, me të vërtetë, është i fuqishëm që t’u ndihmojë, atyre që janë dëbuar nga vatra e tyre padrejtësisht, vetëm për shkak se thanë: “Zoti ynë është Allahu”. Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Me të vërtetë, Allahu e ndihmon atë që ndihmon fenë (dhe të dërguarit) e Tij. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i çdo çështjeje.(El-Haxh, 39-41).

Në këto ajete gjejmë argumentet e lejimit të luftës:

  1. Atyre iu bë padrejtësi fillimisht prej armiqësisë që populli i tyre treguan, nxjerrjen prej shtëpive pa të drejtë vetëm se donin të praktikonin fenë e tyre e se thonin: “Zoti ynë është Allahu”.
  2. Po të mos ishte leja e Allahut për t’u mbrojtur në këtë mënyrë, do të rrënoheshin tërë faltoret në të cilat përmendet emri i Allahut prej padrejtësisë së jobesimtarëve të cilët nuk besojnë tek Allahu e as tek Dita e Gjykimit.
  3. Tërë qëllimi prej fitores është kryerja e namazit, dhënia e zekatit, urdhërimi për të mirë e ndalimi nga e keqja.

 

Detyrimi e tij

Në vitin e dytë pas emigrimit, Allahu i Lartësuar e bëri detyrim luftën duke zbritur ajetin kuranor:

كُتِبَ عَلَيْكُمْ الْقِتَالُ وَهُوَ كُرْهٌ لَكُمْ وَعَسى أَنْ تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ وَعَسَى أَنْ تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, nfdërkohë që ajo është e dëmshme për ju.  Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El-Bekare, 216).

 

Xhihadi është farz kifaje[27]

Xhihadi nuk është detyrë e çdo individi musliman, por është farz kifaje, që do thotë se nëse atë e kryejnë disa prej tyre e armiku largohet, detyrimi bie ndaj të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا كَانَ الْمُؤْمِنُونَ لِيَنفِرُوا كَافَّةً فَلَوْلَا نَفَرَ مِنْ كُلِّ فِرْقَةٍ مِنْهُمْ طَائِفَةٌ لِيَتَفَقَّهُوا فِي الدِّينِ وَلِيُنذِرُوا قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُوا إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ

Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. Duhet nga çdo grumbull i tyre të shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen)” (Et-Teube, 122).

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا خُذُوا حِذْرَكُمْ فَانفِرُوا ثُبَاتٍ أَوْ انفِرُوا جَمِيعًا

O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.(En-Nisa, 71).

Tek Buhariu, Ibn Abasi përmend se shprehja “grup pas grupi” në ajetin e mësipërm do të thotë në çeta të ndara.[28]

Allahu thotë:

لَا يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُوْلِي الضَّرَرِ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فَضَّلَ اللَّهُ الْمُجَاهِدِينَ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ عَلَى الْقَاعِدِينَ دَرَجَةً وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَى وَفَضَّلَ اللَّهُ الْمُجَاهِدِينَ عَلَى الْقَاعِدِينَ أَجْرًا عَظِيمًا

“Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh(En-Nisa, 95).

Muslimi transmeton nga Ebu Seid El Hudriu (r.a.) se Profeti (a.s.) dërgoi një delegacion tek fisi Lehejan, degë e Hudhejlit, dhe u tha: “Nga çdo dy burra të dalë njëri prej tyre e shpërblimi është mes tyre.”[29]

Po të detyrohej për të gjithë, kjo do të sillte anomali në interesat materiale të njerëzve, kështu që u detyrua që këtë ta bëjnë vetëm disa njerëz.

 

Kur bëhet lufta (xhihadi) detyrim individual?

Xhihadi nuk mund të jetë detyrim individual vetëm se në rastet e mëposhtme:

  1. Xhihadi konsiderohet detyrim individual kur personi është vënë në rreshtat e luftës. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا

“O ju që besuat, nëse përballeni me armikun, qëndroni” (El-Enfal, 45), si dhe

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ الَّذِينَ كَفَرُوا زَحْفًا فَلَا تُوَلُّوهُمْ الْأَدْبَارَ

“O ju që besuat, nëse takoni ata që kanë mohuar të grumbulluar (kundër jush), mos u ktheni atyre shpinën” (El-Enfal, 15).

  1. Nëse armiku vjen në vendin në të cilin ndodhen muslimanët, atëherë banorët e vendit e kanë të tërë detyrim të dalin e të luftojnë. Asnjërit prej tyre nuk i lejohet të tërhiqet nga kryerja e detyrës së tij për të luftuar. Kjo, nëse zmbrapsja e armikut nuk mund të bëhet ndryshe vetëm me duke u bashkuar të tërë. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قَاتِلُوا الَّذِينَ يَلُونَكُمْ مِنْ الْكُفَّارِ

O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre.(Et-Teube, 123).

  1. Nëse udhëheqësi i shtetit i kërkon dikujt të dalë në luftë, ky i fundit nuk duhet të tërhiqet e të mos i përgjigjet. Ibn Abasi tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “S’ka më emigrim pas çlirimit të Mekës porse vetëm përpjekje dhe vendosmëri. Nëse ju kërkojnë për luftë, dilni[30].”[31] Transmeton Buhariu.

Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَا لَكُمْ إِذَا قِيلَ لَكُمْ انفِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ اثَّاقَلْتُمْ إِلَى الْأَرْضِ أَرَضِيتُمْ بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا مِنْ الْآخِرَةِ فَمَا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فِي الْآخِرَةِ إِلَّا قَلِيلٌ

“O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni, e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?(Et-Teube, 38).

 

Kush e ka detyrë ?

Përpjekja (xhihadi) ështe detyrë e muslimanit mashkull, madhor, i saktë fizikisht, i cili mund të gjejë aq pasuri sa t’i mjaftojë atij dhe familjes së tij që të mund të përkushtohet për xhihad. Ai nuk i detyrohet jomuslimanit, gruas, të metit mendërisht dhe të sëmurit. Nuk është siklet apo mëkat që ndonjëri nga këta të mos marrë pjesë në luftë, sepse dobësia e tyre është pengesë për ta që të marin pjesë. Gjithashtu ata nuk janë ndonjë forcë e llogaritshme në fushën e betejës e ndoshta prezenca e tyre do të jetë më e dëmshme.

Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë:

لَيْسَ عَلَى الضُّعَفَاءِ وَلَا عَلَى الْمَرْضَى وَلَا عَلَى الَّذِينَ لَا يَجِدُونَ مَا يُنفِقُونَ حَرَجٌ إِذَا نَصَحُوا لِلَّهِ وَرَسُولِهِ

Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, për të sëmurët e as për ata që nuk kanë me ç’ka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij(Et-Teube, 91) si dhe:

لَيْسَ عَلَى الْأَعْمَى حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْأَعْرَجِ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْمَرِيضِ حَرَجٌ

Nuk është mëkat (të mos dalë) për të verbërin, të çalin e as për të sëmurin(El-Fet’h, 17).

Nga Ibn Omeri transmetohet të ketë thënë: “Në betejën e Uhudit isha katërmbëdhjetë vjeç, shkova te Profetit (a.s.) për t’i kërkuar që të më pranonte për të marrë pjesë në luftë, por ai nuk më lejoi”.[32] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Kjo, sepse xhihadi është adhurim e ai nuk është detyrim për fëmijët.

Ahmedi dhe Buhariu transmetojnë nga Aishja se ajo e ka pyetur të dërguarin e Allahut: “A ka xhihad për gratë?” Ai i ka thënë: “Po, xhihad që s’ka luftë: haxhi dhe umra”.[33]

Në një tjetër transmetim tjetër thuhet: “Jo, porse xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar”.[34]

Uahidi dhe Sujudi në “Ed Dur El Menthur” transmetojnë nga Muxhahidi se ka thënë: “Umu Selemeja (r.a.) e pyeti Profetin (a.s.): “O i dërguari i Allahut, burrat luftojnë e ne jo dhe përfitojmë vetëm gjysmën e trashëgimisë?”. Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin[35]:

وَلَا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ اللَّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبُوا وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا اكْتَسَبْنَ وَاسْأَلُوا اللَّهَ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا

Mos lakmoni në atë, që Allahu privilegjoi disa prej jush mbi disa të tjerë. Burrave u takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu u takon hise nga ajo që ato fituan. Kërkojini Allahut nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send.”[36](En-Nisa, 32).

Uahidi dhe Sujuti gjithashtu transmetojnë nga Ikrima se gratë kërkuan të merrnin pjesë në luftë dhe thanë: “Duam që Allahu të na japë leje të luftojmë e të marrim të njëjtin shpërmblim si burrat”. Aty zbriti ajeti i mësipërm. Kjo nuk ndalon që ato të dalin për mjekim apo ndonjë ndihmesë tjetër.

Nga Enesi (r.a.) tregohet transmetohet se ka thënë: Kur erdhi dita e betejës së Uhudit, njerëzit u tërhoqën nga Profeti (a.s.). Pashë Aishe bint Ebu Bekr dhe Um Selim që ishin përveshur saqë shihja varëset e bizhuterive në këmbët e tyre. Ata mbartnin mbi kurriz enë me ujë e u jepnin për të pirë luftëtarëve. Më pas ktheheshin dhe i mbushnin ato përsëri e ua shpërndanin atyre për të pirë”.[37] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Nga Enesi gjithashtu transmetohet se ka thënë: “Kur Profeti (a.s.) shkonte në beteja, me të shkonte edhe Um Selim dhe të tjera gra të ensarëve që u jepnin për të pirë luftëtarëve dhe mjekonin të plagosurit”.[38] Transmetojnë Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

 

Leja e prindërve

Në luftën e detyrueshme nuk merret parasysh leja e prindërve. Ndërsa në pjesmarrjen vullnetare, patjetër që duhet leja e prindërve muslimanë e të lirë apo edhe leja e ndonjërit prej tyre. Ibn Mes’udi ka thënë: “Pyeta Profetin (a.s.): cila punë ishte më e dashur tek Allahu? Tha: “Namazi në kohën e tij.” Thashë: më pas cila? Tha: “Respekti ndaj prindërve.” Thashë: pastaj cila? tha: “Lufta për hir të Allahut”.[39] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Ibn Omeri ka thënë: “Një person shkoi tek Profeti (a.s.) e i kërkoi atij leje për luftë. Profeti (a.s.) e pyeti: a janë gjallë prindërit e tu? Tha: po. E Profeti (a.s.) i tha: “Tek ata të dy përpiqu”.[40] Transmetojnë Buhariu, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Tirmidhiu i cili e saktëson.

Në librin “Legjislacioni i islamit” thuhet: ‘Nuk del në xhihad vetëm ai që është i lirë nga familja, fëmijët dhe shërbimi i prindërve sepse këto vijnë para xhihadit, madje janë më mirë se xhihadi’.

 

Leja e borxhdhënësit

Borxhliut që nuk e ka shlyer borxhin, nuk i lejohet të dalë në luftë, veçse me lejen e borxhdhënësit, duke lënë ndonjë peng apo duke gjetur ndonjë garantues. Ahemdi dhe Muslimi përmendin hadithin e Ebu Katadës i cili tregon se ka pyetur Profetin (a.s.): “Po sikur të vritem për hir të Allahut, a më shlyen gabimet?” Profeti (a.s.) i ka thënë: “Po, nëse je i durueshëm e me fytyrë nga armiku e jo duke ia mbathur, përveçse kur ke borxh xepse Xhibrili më ka njoftuar për këtë”.[41]

 

Kërkimi i ndihmës nga mëkatarët në betejë

Lejohet të kërkohet ndihmë nga hipokritët dhe mëkatarët për të luftuar kundër jobesimtarëve. Abdullah ibn Ubej e gjithë ata që ishin me të dilnin në luftë së bashku me Profetin (a.s.). Historia e Ebu Mehxhan Thekafiut, i cili pinte shumë verë dhe lufta e tij në betejën e shquar kundër persëve, është tepër e njohur. Ndërsa për pjesëmarrjen e jobesimtarëve me muslimanët, dijetarët kanë diskutuar dhe mendimet e tyre janë të ndryshme: Maliku dhe Ahmedi kanë thënë: “Nuk lejohet të kërkohet ndihmë prej tyre e as të japin asnjë lloj ndihme”. Maliku ka thënë: “Vetëm nëse janë shërbëtorë të muslimanëve, atëherë lejohet”. Ebu Hanife ka thënë: “Prej tyre kërkohet ndihmë dhe ata ndihmojnë pa asnjë lloj kufizimi nëse dispozitat islame sundojnë dhe zbatohen ndaj tyre. Nëse sundojnë dispozitat e jobesimtarëve, kjo gjë është e papëlqyer”. Shafiu ka thënë: “Kjo gjë lejohet me dy kushte: kur muslimanët janë të paktë dhe armiqtë janë të shumtë; kur prej jobesimtarëve të njihet qëllimi i mirë ndaj Islamit dhe tendeca drejt tij. Kur prej tyre kërkohet ndihmë, atyre u jepet shpërblim por nuk u jepet nga plaçka e luftës.

 

Kërkimi ndihmë prej të dobtëve

  1. Transmetohet nga Mus’ab ibën Sa’d ibën Ebi Uekas se ka thënë: Babai im mendonte se ishte më i miri se të tjerët e Profeti (a.s.) i tha: “A nuk ndihmoheni dhe furnizoheni prej të dobtëve mes jush?”[42] Transmetojnë Buhariu dhe Nesai.

Nesaiu e transmeton me shprehjen: “Allahu e ndihmon këtë popull prej dobësisë së tij, thirrjes, namazit dhe sinqeritetit të tyre”.[43]

  1. Transmetohet nga Ebu Derda se ai ka thënë: “Dëgjova Profetin (a.s.) të thotë: “Afrohuni tek unë nëpërmjet të dobtëve, sepse me të vërtetë furnizoheni dhe ndihmoheni nëpërmjet të dobtëve mes jush”.[44] Transmetojnë autorët e suneneve.
  2. Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndoshta ka ndonjë të pakrehur që troket tek ndonjë derë, i cili, nëse betohet për Allahun, Ai e nderon atë[45].”[46]

 

 

Vlera e xhihadit dhe rënies dëshmor

 

Xhihadi është lloji më i mirë i veprave vullnetare

Xhihadi është ngritja lart e fjalës së Allahut, hapja rrugë udhëzimeve të Tij, rrënjosja e fesë së drejtë. Nga këto detyra të tij ai është më i mirë se haxhi dhe umra vullnetare, më i mirë se namazi dhe agjërimi vullnetar.

Megjithëkëtë ai përmban çdo lloj adhurimi në vetvete, nga ato që duken dhe nga ato që nuk duken. Prej adhurimeve të fshehta që bëjnë pjesë në të janë asketizmi ndaj jetës së kësaj bote, ndarja me vendlindjen, largimi prej dëshirave, saqë Islami e ka quajtur atë “murgjëri”. Në një hadith përmendet se “Murgjëria e ymetit tim është xhihadi”.[47]

Në të gjejmë sakrificën me veten, pasurinë duke ia shitur ato Allahut, gjë që në vetvete është fryt i dashurisë dhe besimit, bindjes dhe mbështetjes tek Allahu i Lartësuar. Allahu ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ اشْتَرَى مِنْ الْمُؤْمِنِينَ أَنفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمْ الْجَنَّةَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنجِيلِ وَالْقُرْآنِ وَمَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ مِنْ اللَّهِ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَيْعِكُمْ الَّذِي بَايَعْتُمْ بِهِ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Allahu, me të vërtetë, ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, për t’u dhuruar Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, do të vrasin dhe do të vriten. (Ky është) premtimi i Tij i vërtetë në Teurat, Ungjill dhe Kuran. E kush i përmbahet besëlidhjes më fort se Allahu? Andaj, gëzojuni kësaj shitjeje dhe kjo është fitorja eprore.(Et-Teube, 111).

Allahu i Lartësuar e ka ngritur atë lart duke e përmendur në shumicën e sureve medinase dhe duke qortuar njëkohësisht ata që e lënë duke i përshkruar ata si njerëz hipokritë e me zemra të sëmura.

 

Muxhahidi është njeriu më i mirë

Trasmetohet nga Ibn Abasi se Profeti (a.s.) ka thënë: “A t’ju njoftoj për njeriun më të mirë? Ai është personi që ka në dorë frerët e kalit të tij në rrugë të Allahut; a t’ju njoftoj për atë që është pas tij (në mirësi)? Ai është një person i veçuar në tregtinë e tij ku jep prej saj të drejtën e Allahut. A t’ju njoftoj për njeriun më të keq? Ai është një person që kërkon për hir të Allahut e nuk jep për Të”.[48]

Gjithashtu, Profeti (a.s.) është pyetur se kush njeri është njeriu më i mirë, e ai ka thënë: “Besimtari që lufton në rrugë të Allahut me veten dhe pasurinë e tij”. I thanë: “Kush vjen pas tij?” Tha: “Besimtari në monopat ku ka frikë Allahun dhe njerëzit janë qetë prej të keqes së tij”.[49]

Thënia e tij (a.s.): “Pastaj një besimtar në një prej vendeve të largëta që adhuron Zotin e tij dhe njerëzit janë të qetë nga e keqja e tij”, është përdorur si argument nga ata që thonë se veçimi nga njerëzit është më i preferuar sesa përzierja me to. Kjo është në kundërshtim me mendimin e njohur lidhur me këtë çështje. Medh’hebi i Shafiut dhe i shumicës së dijetarëve është se përzierja është më e mirë, me kusht sigurinë ndaj të këqijave e veseve. Ndërsa sipas rrymave mistike thuhet se veçimi është më i mirë.

Shumica e dijetarëve i përgjigjen këtij hadithi duke komentuar se veçimi në të nënkupton veçimin në kohë trazirash e luftërash. Gjithashtu ai vlen për atë person që njerëzit nuk janë të qetë prej tij apo ai nuk i duron ata e raste të tjera të veçanta. Vetë profetët (a.s.), shokët e tyre dhe ndjekësit pas tyre, dijetarët dhe asketët përziheshin me njerëzit ku përfitonin të mira nga kjo përzierje, si p.sh. prezantimi në xhuma, falja kolektive, falja  e namazit të xhenazes, vizita e të sëmurëve, kuvendet e përmendjes së Zotit etj. Ndërsa me monopatin, nuk nënkuptohet vetë ai porse veçimi dhe vetmia e tij e ai është përmendur si shembull, sepse zakonisht ai është i zbrazët nga njerëzit. Ky hadith është sikurse edhe hadithi tjetër ku Profeti (a.s.) është pyetur për të shpëtuarit e ka thënë: “Mbaje gjuhën, të mjaftojë shtëpia jote dhe qaj për gabimin tënd”.[50]

 

Xheneti është vendi i muxhahidit

Tirmidhiu transmeton se një personi i pëlqeu të veçohej dhe pyeti Profetin (a.s.) për këtë. Ai i tha: “Mos e bëj. Vendi i secilit prej jush në rrugë të Allahut është më mirë se namazi në shtëpinë e tij për shtatëdhjetë vjet. A nuk doni t’ju falë Allahu e t’ju fusë në xhenet? Luftoni për hir të Allahut. Kush lufton në rrugë të Allahut sa koha mes dy mjeljeve të devesë, ai patjetër hyn në xhenet”.[51]

 

Muxhahidi ngrihet njëqind gradë në xhenet

Trasmetohet nga Ebu Seid El Hudri (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thënë: “O Ebu Seid, kush kënaqet me Allahun si Zot, me Islamin si fe, me Muhamedin profet, ai patjetër hyn në xhenet”. Ebu Seidi u habit nga kjo e tha: “A ma përsërit edhe një herë o i dërguar i Allahut?” E ai e bëri. Pastaj tha: “Dhe tjetra nëpërmjet së cilës njeriu ngrihet njëqind gradë në xhenet, ku mes dy gradëve është sa mes qiellit dhe tokës.” Tha: “Cila është kjo o i dërguar i Allahut?” Tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut. Xhihadi në rrugë të Allahut”.[52]

Profeti (a.s.) ka thënë: “Në xhenet janë njëqind gradë që Allahu i ka përgatitur për ata që luftojnë në rrugë të tij, mes dy gradëve është sa mes qiellit dhe tokës. Nëse i kërkoni diçka Allahut, kërkojini Firdeusin se ai është i mesmi i xheneteve dhe më i larti i tyre. Mbi të është arshi i Rrahmanit e prej tij burojnë lumejtë e xhenetit.”[53]

 

Xhihadin s’e zëvendëson asgjë

Trasmetohet nga Ebu Hurejra (r.a.) se ka thënë: Profeti (a.s.) u pyet: “O i dërguar i Allahut, kush e zëvendëson xhihadin në rrugë të Allahut ?” Ai tha: “Nuk mund ta bëni atë”. Personi e përsëriti edhe dy apo tri herë pyetjen e në çdo herë Profeti (a.s.) i thoshte: “Nuk mundeni”. Në të tretën herë tha: “Shembulli i luftëtarit në rrugë të Allahut është si shembulli i agjëruesit i cili falet e mediton në ajetet e Allahut e nuk ndalet nga namazi e nga agjërimi derisa të kthehet luftëtari që lufton në rrugë të Zotit”.[54] E transmetojnë të pestë autorët e suneneve.

 

Vlerat e rënies dëshmor

Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush plagoset në rrugë të Allahut – e Allahu e di më mirë se kush plagoset në rrugë të Tij – në Ditën e Kiametit e plaga e tij do të rrjedhë gjak, ngjyra do të jetë ajo e gjakut, porse era është si ajo e miskut”.[55]

Muhamed ibën Ibrahimi ka thënë: “Kur u përshëndeta me Abdullah ibën El Mubarek ndërsa po dilja, ai më recitoi vargjet e mëposhtme, të cilat ia dërgoi me mua Fadl ibën Ijadit:

O adhurues në vendet e shenjta

E di që ti me adhurimin luan

Kush njom faqet e tij me lot

Qafat tona me gjakun tonë lagen

Ndërsa kali i tij lodhet në shëtitje

Kuajt tanë ditën e sulmit lodhen

Erë parfumi mbani, e parfumi ynë

Shkëndija thundrash e pluhur toke mban

Dëgjuam fjalën e Profetit tonë

Fjalë e vërtetë, e saktë, nuk gënjen

Nuk ka të çmuar pluhuri i njerëzve të Allahut

Në hundën e njeriut e as tymi i zjarrit. Jo, ai nuk gënjen

Ky është libri i Allahut mes nesh

Dëshmori nuk vdes e Ai nuk gënjen

Muhamed ibën Ibrahim ka thënë: u takova me Fadl ibën Ijad dhe ia dhashë këtë letër në Qabe. Kur e lexoi, iu përlotën sytë dhe tha: “Ebu Abdu Rrahmani ka të drejtë, edhe mua më këshillon”. Pastaj tha: “Ti je nga ata që shkruajnë hadithin?” I thashë: “Po”. Tha: “Shkruaj këtë hadith si shpërblim i mbajtjes së letrës së Ebu Abdu Rrahmanit tek unë”.

Fadl ibën Ijadi më diktoi këtë hadith: “Na tregoi Mensur ibën El Mu’temir nga Ebu Salih nga Ebu Hurejra (r.a.) që një person kishte thënë: “O i dërguar i Allahut, më mëso një punë me të cilën të arrij shpërblimn e luftëtarëve në rrugë të Allahut”. Tha: “A mund të falesh e të mos mërzitesh, të agjërosh e të mos hash?” Tha: “O i dërguar i Allahut, jam shumë i dobët për ta bërë një gjë të tillë”. Pastaj Profeti (a.s.) tha: “Betohem në atë që ka në dorë shpirtim tim, edhe nëse do të mund të bëje këtë, nuk do ta arrije shpërblimin e luftëtarëve në rrugë të Allahut. A nuk e di se luftëtari mund të qëndrojë i shtrirë e atij përsëri i shkruhen të mira?”[56]

Profeti (a.s.) u tha shokëve të tij: “Kur vëllezërit tuaj u vranë në Uhud, Allahu i vuri shpirtërat e tyre në brendësi zogjsh të gjelbër. Ato shkojnë nëpër lumejtë e xhenetit, ushqyhen prej frutave të tij dhe strehohen në kandilë floriri që janë të varur nën hijen e arshit. Kur ata shijuan mirësinë e ushqimit, pijes dhe vendstrehimit, thanë: kush i njofton vëllezërit tanë për ne se ne jemi të gjallë në xhenet dhe furnizohemi, që ata të mos i largohen xhihadit”. Allahu i lartësuar tha: Unë i njoftoj ata dhe zbriti ajetin:

وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاءٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ. فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمْ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِمْ مِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُون. يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍ مِنْ اللَّهِ وَفَضْلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُؤْمِنِينَ

Kurrsesi të mos mendoni se ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut, janë të vdekur. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u japin sihariq se për ta nuk ka as frikë dhe as pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha Allahu, e s’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.”[57] (Ali Imran, 169-171).

Profeti (a.s.) ka thënë: “Shpirtërat e dëshmorëve janë në brendësi të zogjve të gjelbër, shëtisin nëpër xhenet ku të duan”.[58]

Në një tjetër hadith ai, (a.s.), ka thënë: “Dëshmori nuk e ndjen dhimbjen e vrasjes veçse ashtu si çdonjëri prej jush pickimin”.[59]

Dhe ka thënë: “Lufta më e mirë është të plagoset kali yt e të derdhet gjaku yt”.[60]

Nga Xhabir ibën Atik transmetohet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Dëshmia, përveç vrasjes në rrugë të Allahut është shtatë llojesh, ai që vdes nga murtaja është dëshmor, i mbyturi në ujë është dëshmor, personi me plagë të brendshme është dëshmor, ai që vdes nga sëmundje të barkut është dëshmor, i djeguri është dëshmor, ai që vdes nën rrënoja është dëshmor, gruaja që vdes gjatë lindjes është dëshmore”.[61] Transmetojnë Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu me zinxhir të saktë transmetimi.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (a.s.) u ka thënë shokëve: “Kë llogaritni për dëshmor?” Thanë: “O i dërguar i Allahut, ai që vritet në rrugë të Allahut, ai është dëshmor”. Profeti (a.s.) u tha: “Atëherë dëshmorët e ymetit tim qenkan të paktë”. Thanë: “E kush janë ata o i dërguar i Allahut?” Tha: “Kush vritet në rrugë të Allahut është dëshmor, kush vdes i bindur ndaj Allahut është dëshmor, kush vdes nga murtaja është dëshmor, kush vdes nga sëmundje të brendshme është dëshmor, kush mbytet në ujë është dëshmor”.[62] Transmeton Muslimi.

Trasmetohet nga Seid ibën Zejd se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush vritet për të mbrojtur pasurinë e tij është dëshmor; kush vritet për të mbrojtur veten e tij është dëshmor; kush vritet për të mbrojtur familjen e tij është dëshmor”.[63] Transmetojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili e vlerëson hadithin si të vërtetë.

Dijetarët kanë thënë: “Me dëshminë e tërë këtyre, përveç atij që vritet në rrugë të Allahut, nënkuptohet se ata në ahiret kanë shpërblimin e dëshmorëve. Ndërsa në jetën e kësaj bote ata lahen dhe u falet xhenazeja”.

Pra dëshmorët janë tri llojesh: dëshmor në jetën e kësaj bote dhe në ahiret që është i vrari në luftën kundër jobesimtarëve; dëshmorët në ahiret por jo në jetën e kësaj bote që janë ata që janë përmendur në hadith dhe dëshmori në jetën e kësaj bote, por jo në ahiret që është ai që vjedh nga plaçka e luftës apo vritet duke ia mbathur”.

Trasmetohet nga Abdullah ibën Omeri se Profeti (a.s.) ka thënë: “Allahu i fal dëshmorit çdo mëkat përveç borxhit”.[64] Me borxhin bashkangjiten tërë padrejtësitë ndaj njerëzve si p.sh. vrasja, ngrënia e pasurive të tyre pa të drejtë etj.

 

Xhihadi për ngritjen e fjalës së Allahut

Xhihadi nuk mund të quhet i tillë vetëm nëse me të synohet kënaqësia e Allahut dhe ngritja e fjalës së tij, ngritja e flamurit të së vërtetës, largimi i së keqes, sakrifikimi i vetes për hir të Allahut. Nëse me të synohet ndonjë gjë tjetër apo përfitimi material për këtë jetë, ky nuk quhet xhihad i vërtetë.

Kush lufton të fitojë pozitë, plaçkë lufte, për t’u dukur trim apo për të fituar emër, ai s’ka asnjë përfitim në ahiret e asnjë shpërblim nga kjo luftë.

Trasmetohet nga Ebu Musa se ai ka thënë: “Një person shkoi tek Profeti (a.s.) dhe e pyeti: “Dikush lufton për plaçkë lufte, një tjetër lufton për emër dhe një i tretë lufton të njihet si trim, cili nga këta është në rrugë të Allahut?” Profeti (a.s.) i tha: “Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut”.[65]

Ebu Daudi dhe Nesaiu transmetojnë se një person kishte pyetur: “O i dërguar i Allahut. Nëse një njeri që lufton, kërkon shpërblim dhe emër, ç’përfiton ai?” Profeti (a.s.) i tha: “Asgjë”. Personi e përsëriti pyetjen tri herë e Profeti (a.s.) përsëri i tha: “Asgjë… Allahu nuk pranon asnjë punë tjetër veç atyre që bëhen me sinqeritet e prej të cilave kërkohet të arrihet kënaqësia e Tij.”[66]

Qëllimi i mirë është shpirti i punës. Nëse puna zhvishet prej tij, kjo punë është e vdekur e nuk ka asnjë peshë tek Allahu.

Buhariu transmeton nga Umer ibën Hatabi (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thënë: “Punët vlerësohen sipas qëllimeve e çdo njeri përfiton atë që ka patur për qëllim”.[67]

Sinqeriteti i jep punëve vlerën reale të tyre. Kështu, njeriu me anë të sinqeritetit, arrin në gradën e dëshmorëve edhe nëse nuk ka rënë dëshmor.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush i kërkon Allahut me sinqeritet gradën e dëshmorit, Allahu do t’ia japë atij pozitën e dëshmorëve edhe nëse vdes në shtrat”.[68]

Gjithashtu Profeti (a.s.) ka thënë: “Në Medine ka njerëz të cilët, ndërkohë që ju keni bërë ndonjë copë rruge apo keni kapërcyer ndonjë luginë, ata kanë qenë me ju porse ata i ka penguar pamundësia”.[69]

Nëse nuk është sinqeriteti ai që nxit për xhihad, porse shtytës është diçka tjetër, p.sh. ndonjë synim i kësaj bote, luftëtari nuk privohet vetëm nga shpërblimi, por ai për këtë do të ndëshkohet Ditën e Kiametit.

Trasmetohet nga Ebu Hurejra se ka thënë: “Dëgjova Profetin (a.s.) të thoshte: “Njeriu i parë që do të gjykohet Ditën e Kiametit është një person që ka rënë në betejë. Ai do të dalë para Allahut, i Cili do t’i përmendë mirësitë e Tij e personi do t’i pohojë ato. Allahu do t’a pyesë: “Ç’bëre me to?” Ai do të përgjigjet: “Luftova për Ty derisa rashë dëshmor”. Allahu do t’i thotë: “Ti gënjen, pasi ti ke luftuar që të flitet për ty se je trim e kështu është folur”. Pastaj urdhëron që ai tërhiqet prej fytyre derisa të hidhet në zjarr.

Personi i dytë që do të gjykohet në Ditën e Kiametit është ai njeri që ka mësuar dije dhe ka lexuar Kuranin e ua ka mësuar edhe të tjerëve. Ai i paraqitet Allahut e Ai i përmend mirësitë e ai njeri i pohon mirësitë e Zotit. Allahu e pyet: “Ç’bëre me to?” Ai përgjigjet: “Mësova dhe ua mësova të tjerëve dhe për ty lexova Kuran”. Allahu i thotë: “Gënjen, sepse ti ke mësuar për t’u thënë se ti je i ditur e ke lexuar Kuranin që të thuhet se ti e lexon shumë atë, e kjo gjë është thënë”. Pastaj Allahu urdhëron që ai të tërhiqet prej fytyre derisa të hidhet në zjarr. Personi i tretë që do të gjykohet do të jetë një person të cilit Allahu i ka dhënë pasuri. Ai paraqitet para Allahut e Ai i përmend mirësitë e personi i pohon ato mirësi. Pastaj Zoti e pyet: “Ç’bëre me to?” Ai përgjigjet: “Nuk kam lënë rrugë në të cilën Ti ke pëlqyer të shpenzohet, pa shpenzuar për të”.

I thotë: “Gënjen. Ti e ke bërë që të thuhet se je bujar e kjo është thënë”. Pastaj urdhëron që ai të tërhiqet për fytyre e të hidhet në zjarr”.[70] Transmeton Muslimi.

 

Shpërblimi i mëditësit[71]

Sado që luftëtari të jetë i sinqertë, kur merr prej plaçkës së luftës, kjo e pakëson shpërblimin e tij.

Trasmetohet nga Abdullah ibën Umer se Profeti (a.s.) ka thënë: “Cilido luftëtar apo çetë që lufton, fiton plaçkë dhe kthehet fitimtare, ata kanë marrë para kohe dy të tretat e shpërblimeve të tyre. Cilido luftëtar apo çetë që humb apo goditet, shpërblimi i tyre do të jetë i plotë”.[72] Transmeton Muslimi.

Neveviu ka thënë: “Ky hadith nënkupton se e vërteta që nuk pranon tjetër gjë është se luftëtarët, nëse shpëtojnë apo fitojnë plaçkë, shpërblimi i tyre do të jetë më i paktë se shpërblimi i tyre që nuk shpëtuan apo kanë shpëtuar, por që nuk kanë përfituar plaçkë. Plaçka e luftës është në këmbim të një pjese të shpërblimit të luftës së tyre. Nëse marrin prej saj, kanë marrë para kohe dy të tretat e shpërblimit të tyre të përcaktuar për luftën që bënë. Kjo plaçkë lufte është pjesë e shpërblimit. Kjo është në përputhje me hadithet e sakta e të njohura nga sahabët, si p.sh. thënia: “Prej nesh ka nga ata që kanë vdekur e s’kanë ngrënë asgjë nga shpërblimi i tyre, e prej nesh ka nga ata që frutet e tij janë pjekur e ai i ka dhuruar ato: pra nuk i merr”.

Kjo që përmendëm është më e sakta e ky është edhe kuptimi i hadithit. Nuk ka asnjë hadith të saktë apo të qartë ta kundërshtojë këtë, kështu që kuptimi i tij është ai që përmendëm. Vetë Kadi Ijadi ka zgjedhur këtë kuptim që përmendëm.

 

Vlera e qëndrimit në llogore përballë armikut (Ribat)

 

Gjithmonë gjenden llogore dhe hapësira nga të cilat armiku mund të hyjë në vendet e banuara nga muslimanët. Detyrë është që këto llogore të mbrohen mirë që të mos jenë pikë dobësie nga të cilat armiku të përfitojë e të ketë pikënisje.

Islami ka nxitur që këto pika të ruhen duke përgatitur ushtarë për to. Qëndrimit në këto llogore për hir të luftës në rrugë të Allahut i është vënë emri ‘Ribat – lidhje’ ku koha më e paktë që konsiderohet është një orë dhe më e plota dyzet ditë[73], ku më e mira është qëndrimi në llogoret më të vështira e më të frikshme.

Dijetarët janë të një mendimi se ky qëndrim është më i vlefshëm se qëndrimi në Mekë. Për vlerat e tij përmenden hadithet e mëposhtme:

Muslimi transmeton nga Selmani se ka thënë: “Kam dëgjuar Profetin (a.s.) të thoshte: “Qëndrimi një ditë e një natë në llogore është më mirë se agjërimi dhe falja namaz për një muaj. Nëse vdes, puna e tij s’do të ndërpritet (shpërblimi)[74], furnizimi i tij do të vazhdojë[75] e ai do të jetë i sigurt nga sprova e varrit.”[76]

Gjithashtu (a.s.) thotë: “çdo të vdekuri i vuloset puna, vetëm atij që vdes i lidhur në rrugën e Allahut. Puna e tij rritet deri Ditën e Kiametit e ai është i sigurt nga sprova e varrit”.[77] 

 

Vlera e gjuajtjes me nijetin e xhihadit

Islami ka nxitur për mësimin e gjuajtjes dhe luftës me nijet xhihadin në rrugë të Allahut. Ai ka pëlqyer stërvitjen për këtë duke stëvitur gjymtyrët duke praktikuar gjuajtjen.

  1. Ukba ibën Amir ka thënë: dëgjova Profetin (a.s.) në minber të thoshte: “Përgatitni ndaj tyre çfarëdo lloj force të keni mundësi. Forca është tek gjuajtja me shigjetë, forca është tek gjuajtja me shigjetë”.[78] Transmeton Muslimi.
  2. Po nga ai (r.a.) transmetohet se ka thënë: “Kam dëgjuar Profetin (a.s.) të thotë: “Para jush do të hapen shumë toka. Mos të përtoni të luani me shigjetat tuaja, sepse Allahu i Lartësuar fut në xhenet me një shigjetë të vetme tre persona: prodhuesin[79], atë që ia jep dhe gjuajtësin në rrugë të Allahut”.[80]

Islami e qorton rëndë harrimin e gjuajtjes pasi ajo është mësuar e se ai është tepër e urryer për atë që e ka lënë pa ndonjë justifikim.

  1. Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush e mëson gjuajtjen me shigjetë e më pas e harron, s’është prej nesh” apo “ka bërë mëkat”.[81] Transmeton Muslimi.
  2. Gjithashtu Profeti (a.s.) thotë: “çdo gjë me të cilën kotet njeriu është pa vlerë, përveç gjuajtjes me shigjetë, stërvitjes së kalit të tij dhe luajtjes me gruan e tij. Këto janë prej të vërtetës”.[82]

Kurtubiu ka thënë: “Kuptimi i këtij hadithi – dhe Allahu e di më së miri – është se çdo gjë me të cilën luan burri e që s’i sjell atij dobi tani apo më vonë, është e pavlefshme dhe largimi prej saj ka përparësi. Këto tri gjëra, ai edhe pse i praktikon ato që të luajë e të shkathtësohet, janë të vlefshme sepse ato lidhen me diçka që sjell përfitim. Gjuajtja me hark, stërvitja e kalit të tëra këto ndihmojnë në luftë. Ndërsa përkëdhelimi i gruas para marrëdhënieve intime ndoshta mund të sjellë fëmijë që të adhurojnë Allahun. Prandaj këto të treja janë të vlefshme dhe të drejta.

Profeti (a.s.) ka thënë: “O bijtë e Ismailit, gjuani se babai i juaj ka qenë shigjetar”.[83]

Mësimi i kalërimit dhe përdorimi i armëve është detyrim i mjaftueshëm (farz kifaje), por edhe mund të bëhet inidividual.

 

Lufta në det është më e vlefshme se lufta në tokë

Duke qenë se lufta në det është më e vështirë dhe e rrezikshme, ka edhe shpërblim më të madh.

Ebu Daudi transmeton nga Umu Harami se Profeti (a.s.) ka thënë: “Atij që i përzihet në det ka shpërblimin e dëshmorit dhe nëse mbytet, ka shpërblimin e dy dëshmorëve”.[84]

Ibn Maxheh transmeton nga Ebu Umamate se ka thënë: “Dëgjova Profetin (a.s.) të thoshte: “Dëshmori i detit është sikurse dy dëshmorë të tokës dhe atij që i përzihet në det është si ai që përzihet me gjakun e tij në tokë. Allahu ka urdhëruar melekun e vdekjes të marrë shpirtrat e njerëzve, përveç dëshmorit të detit ku ai vetë merr shpirtrat e tyre. Dëshmorit të tokës ia fal tërë mëkatet përveç borxhit ndërsa dëshmorit të detit i fal tërë mëkatet, edhe borxhin”.[85]

 

Cilësitë e komandantit

Fehriu ka numëruar vetitë të cilat duhet të gjenden tek komandanti i ushtrisë dhe ka thënë: “Disa të urtë turq thonë: “Duhet që komandanti i ushtrisë të ketë dhjetë veti nga të kafshëve: guximin e luanit, durimin e derrit, dredhinë e dhelprës, durimin e qenit ndaj plagëve, sulmin e ujkut, mbikqyrjen (rojen) e lejlekut, bujarinë e gjelit, dhembshurinë e gjelit ndaj zogjve, kujdesin e korbit dhe shëndetin e “Taru”.[86]

 

Xhihadi nën udhëheqjen e komandantit të devotshëm dhe mëkatar

Në xhihad, nuk kushtëzohet që sunduesi apo komandanti të jetë i drejtë apo i devotshëm, por xhihadi është detyrim në çfarëdo situate qoftë. Ndoshta personi mëkatar në betejë mund të jetë më i dobishëm se ndonjë tjetër.

 

Detyrat e komandantit të ushtrisë

Komandanti, kundrejt ushtarëve duhet të plotësojë detyrat e mëposhtëme:

  1. Të diskutojë me ta e të marrë mendimin e tyre e të mos këmbëngulë në ndonjë çështje pa marrë pëlqimin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë :

وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ

“Dhe merru mendimin atyre për çështjen” (Ali Imran, 159).

Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a.) se ka thënë: “S’kam parë ndonjë të kërkonte mendimin e shokëve të tij më shumë se Profeti (a.s.)”.[87] Këtë hadith e ka përmendur Ahmedi dhe Shafiu (r.a.).

  1. Butësia me ta. Aishja (r.a.) ka thënë: “Kam dëgjuar Profetin (a.s.) të thoshte: “O Allah, kush merr përsipër çështjen e ymetit tim dhe është i butë me ta, ji i butë me të”.[88] Transmeton Muslimi.

Trasmetohet nga Ma’kal ibën Jesar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Cilido prijës që merr përsipër çështjet e muslimanëve, nuk përpiqet për to e nuk i këshillon ata, nuk hyn në xhenet me ta”.[89]

Ebu Daudi transmeton nga Xhabiri (r.a.) se ka thënë: “Profeti (a.s.) shpesh vonohej në marshim e ndihmonte të dobtit, u vinte pas dhe u dëftonte rrugën atyre”.[90]

  1. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja që ata të mos përzihen në mëkate.
  2. Kontrollimi i ushtrisë herë pas here që të dijë se ç’ndodh me ushtarët e tij. Të ndalojë atë që s’është i vlefshëm për luftë, njerëz qofshin apo mjete, p.sh. dembelin i cili i zbeh njerëzit ndaj luftës apo ai që shpërndan fjalë e thotë: “Këta ushtarë s’kanë energji e as mbështetje. Gjithashtu edhe atë që tregon lajmet e ushtrisë dhe lëvizjet e tij apo përhap përçarje.
  3. Prezantimi i të shquarve.
  4. Vendosja e prioriteteve dhe flamujve.
  5. Zgjedhja e vendeve të mira për ushtrinë dhe ruajtja e sekreteve të tyre
  6. Profeti (a.s.) dërgonte vëzhgues që të njihte gjendjen e armikut. Ai, nëse donte në luftonte, maskohej me tjetër gjë.[91]

Dërgonte vëzhgues që të merrnin lajme nga armiqtë, sistemonte ushtritë dhe vinte flamuj e pararoja.

Ibn Abasi ka thënë: “Flamujtë e Profetit (a.s.) kanë qenë të zinj dhe të bardhë”.[92] Transmeton Ebu Daudi.

 

Porositë e Profetit (a.s.) për komandantët e tij

Trasmetohet nga Ebu Musa (r.a.) se Profeti (a.s.), kur dërgonte ndonjë prej shokëve të tij për ndonjë punë, i thoshte: “Përgëzoni e mos neverisni, lehtësoni e mos vështirësoni”.[93]

Gjithashtu nga ai transmetohet se ka thënë: “Profeti (a.s.) më dërgoi mua dhe Muadhin në Jemen dhe na tha: “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos neverisni, binduni e mos kundërshtoni[94].”[95] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Transmetohet nga Enesi (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nisuni me emër të Allahut e me Allahun. Mos vrisni pleq të mbaruar[96], as fëmijë të vogël, as femër[97] e mos e teproni. Mblidhni plaçkën e luftës, ndrequni e bëni mirë[98]. Allahu i do bamirësit”.[99] Transmeton Ebu Daudi.

 

Porosia e Umer ibën Hatabit (r.a.)

Omer ibën Hatabi i shkroi Sa’d ibën Ebu Uekasit (r.a.) dhe ushtarëve që ishin me të duke i thënë:

“Unë të urdhëroj ty dhe ata që janë me ty, të jeni të devotshëm ndaj Allahut në çdo rast, sepse devotshmëria ndaj Allahut është arma më e mirë kundër armikut. Të urdhëroj ty dhe ata që janë me ty të jeni më shumë të kujdesshëm ndaj mëkateve sesa ndaj armikut tuaj, sepse mëkatet e ushtrisë janë më të frikshme se armiqtë e tyre. Muslimanët triumfojnë për shkak se armiqtë e tyre mëkatojnë. Të mos ishte kjo, ne s’do të kishim fuqi ndaj tyre sepse numri ynë nuk është sa i tyri, as armët tona si të atyre. Nëse jemi të barabartë në mëkate, ata janë me të sipër nesh në fuqi e nëse ndihmohemi, kjo prej virtyteve tona e jo prej forcës sonë. Dijeni se ju në rrugën tuaj keni ruajtës prej Allahut që dinë se ç’bëni, kini turp prej tyre e mos mëkatoni ndaj Allahut e ju jeni në rrugë të Allahut. Mos thoni se armiku ynë është më i keq se ne kështu që nuk do të na mundë se ndoshta mund të ketë ndonjë popull që është mundur nga një më i keq se ai, siç sunduan persët mbi Beni Israilët kur këta mëkatuan ndaj Allahut. Kërkojini Allahut ndihmë për veten tuaj ashtu siç kërkoni fitoren prej armikut tuaj. Këtë ia kërkoj Allahut për ne dhe për ju. Ji i butë me muslimanët gjatë rrugës së tyre, mos i detyro të ecin aq sa të lodhen e mos u kurse nëse gjen ndonjë vend të shplodhen derisa të arrijnë tek armiku. Udhëtimi nuk i ka pakësuar fuqitë e tyre. Ata po ecin drejt një armiku të shplodhur. Ruaji shpirtrat dhe këmbët. Me tërë ata që ke me vete fusho ditën e xhuma, një ditë e një natë që ata të mund të qetësohen e të rinovojnë fuqitë që të mund të mbajnë materialet e tyre dhe armët. Shmangiu fushimit në vendet e atyre që keni paqe me ta (paqëtare dhe ithtarë të librit). Të mos hyjë tek ta asnjë nga shokët e tu, veç atyre që njihen për sinqeritetin dhe besimin e tyre. Mos paragjyko asnjë nga banorët e tyre, sepse ata kanë shenjtëri dhe pakt. Ju jeni sprovuar të mbani atë e ata janë sprovuar të durojnë atë. Pikërisht për këtë durim të tyre jepuni mirësi e mos kërkoni ndihmën e armikut për t’i bërë padrejtësi atyre që keni paqe.

Kur të mbërrish në tokën e armikut, hapi sytë mes teje dhe atyre. Mundohu të dish gjithçka rreth tyre. Afro rreth teje arabë apo të tjerë njerëz tek të cilët qetësohesh me këshillën apo sinqeritetin e tyre, sepse lajmi i gënjeshtarit nuk të bën dobi edhe në qoftë një pjesë e tij e vërtetë. Mashtruesi është spiun kundër teje e jo për ty. Kur të mbërrish në tokën armike mundohu të formosh vëzhgues dhe çeta mes teje dhe atyre. Çetat të ndërpresin furnizimet e armiqve ndërsa vëzhguesit të ndjekin sekretet e tyre. Për vëzhgues përzgjidh shokë të fuqishëm e të zgjuar dhe kalorës të zotë, pasi të parët që mund të takohen me armikun duhet të jenë më të fortët. Çetat lërja muxhahidinëve, të durueshmëve e mos veço ndër ta ndonjë të afërm. Kështu, tërë pozita jote do të humbë më shumë se nderi që u ke bërë të afërmve të tu. Kurrë mos dërgo vëzhgues apo çetë aty ku i frikësohesh disfatës apo ndonjë kurthi.

Kur të përballesh me armikun, mblidhi të gjithë; vëzhguesit dhe çetat e tua. Mbidh rreth vetes dinakërinë dhe forcën tënde e mos u nxito për luftë derisa nuk të kanë detyruar për të luftuar, derisa të mësosh mirë të fshehtat e armiqve dhe vendluftimet e tyre. Njihe vendin ashtu si e njohin banorët e tij e të veprosh me armikun ashtu si mund të veprojë ai me ty. Pastaj ndiz ushtarët e tu e zgjo prej gjumi forcën tënde. Kur të kalosh mes armiqve prija kokën, kështu tmerron armikun e Allahut dhe tëndin. Allahu i Lartësuar është Ndihmësi yt dhe i atyre që ke më vete, ai është Ndihmësi i fitores suaj ndaj armikut.

 

 

Detyra e ushtarëve

 

Detyra e ushtarëve kundrejt komandantit të tyre është: bindja ndaj tij por kjo jo në mëkate. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush më bindet mua, i është bindur Allahut e kush nuk më bindet mua nuk i është bindur Allahut. Kush i bindet prijësit, më është bindur mua e kush nuk i bindet prijësit nuk më është bindur mua”.[100]

Ndërsa bindja në mëkate është e ndaluar, pasi nuk mund t’i bindesh krijesës aty ku mëkatohet ndaj Krjuesit. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aliu (r.a.) se ai ka thënë: Profeti (a.s.) dërgoi një çetë e në krye të tyre vuri një person nga ensarët. Ai i urdhëroi ata ta dëgjonin e t’i bindeshin, porse ata e kundërshtuan në diçka. Atëherë ai u tha të mblidhnin dru e ata iu bindën. Pastaj u tha të ndiznin një zjarr e ata e ndezën. Pastaj u tha: “A nuk ju ka urdhëruar Profeti (a.s.) të dëgjoni e të bindeni?” Thanë: “Po”. Tha: “Atëherë hyni në të”. Ata panë njëri-tjetrin dhe ia mbathën tek Profeti (a.s.) për t’i shpëtuar zjarrit. Kur u kthyen, këtë gjë ia treguan Profetit (a.s.) e ai tha: “Nëse do të hynin në të, nuk do të dilnin më kurrë prej tij”. Pastaj tha: “Nuk ka bindje kur mëkatohet ndaj Krijuesit, porse bindja është në punë të mira”.[101]

 

Detyrueshmëria e ftesës para luftës

Muslimanët duhet ta fillojnë luftën me lutje. Muslimi përmend nga Burejda (r.a.) se ka thënë: “Profeti (a.s.), kur emëronte një prijës të ndonjë ushtrie apo çete, në veçanti e porosiste për devotshmëri ndaj Allahut e të kishte mirësi ndaj muslimanëve që kishte me vete. Më pas thoshte: “Nisuni me emër të Allahut e në rrugë të Allahut, luftoni ata që mohojnë Allahun, luftoni e mos mashtroni në plaçkë, mos tradhtoni, mos gjymtoni, mos vrisni fëmijë. Nëse takon armiqtë tuaj idhujtarë, ftoji ata në tre gjëra [102], cilëndo prej tyre pranojnë, pranoje e mos u bëj keq. Ftoji ata të pranojnë Islamin e nëse të përgjigjen, pranoje e mos u bëj gjë. Pastaj kërko prej tyre të kalojnë prej vendit të tyre në vendin e emigrantëve e njoftoi ata se nëse e bëjnë këtë, ata kanë të njëjtat të drejta me emigrantët e të njëjtat detyra si ata. Nëse refuzojnë të lëvizin[103], njoftoji se ata janë si fshatarët muslimanë. Mbi ta zbatohet dispozita e Allahut që zbatohet ndaj besimtarëve.[104]

Ata nuk marrin asgjë nga plaçka e luftës dhe “feji” vetëm nëse luftojnë me muslimanët. Nëse refuzojnë këtë, kërkoju atyre xhizjen[105]. Nëse të përgjigjen, pranoje dhe mos u bëj gjë, por, nëse refuzojnë kërkoji ndihmë Allahu i Lartësuar e luftoji ata. Nëse rrethon ndonjë kështjellë e ata kërkojnë prej teje t’i japësh atyre pakt në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij, mos e bëj këtë, por jepu atyre pakt nga vetja jote dhe shokëve të tu, sepse nëse e thyeni paktin tuaj është më e lehtë se të thyeni paktin e Allahut dhe të dërguarit të Tij. Nëse ti rrethon ndonjë kështjellë e ata kërkojnë prej teje t’i vësh nën vendimin e Allahut, mos e prano por vëri ata nën vendimin tënd, sepse ti nuk e di a do mund të japësh pikërisht vendimin e Allahut ndaj tyre apo jo[106].”[107]

Njëra prej ushtrive të muslimanëve rrethoi një kështjellë të persëve. Komandanti i saj ishte Selman El Farisi. Shokët e tij i thanë: “O Ebu Abdullah, a nuk e urdhëron ushtrinë kundër tyre?” Tha: “Më lini t’i ftoj ata ashtu siç kam dëgjuar Profetin (a.s.) të ftojë”. Ai shkoi tek ata e u tha: “Unë jam njëri prej jush, pers, dhe arabët më binden mua. Nëse pranoni Islamin, ju keni të njëjtat të drejta dhe detyra si edhe ne. Nëse refuzoni e mbani vetëm fenë tuaj, ne ju lëmë në të dhe të na jepni xhizjen. Nëse refuzoni, ne do t’ju luftojmë”. Ata thanë: “Ne nuk jemi nga ata që japin xhizjen, por ne luftojmë kundër jush”. Shokët përsëri i thanë: “O Ebu Abdullah, a nuk po i sulmon ata?” Porse ai i ftoi përsëri tre herë si herën e parë[108] e pastaj tha: “Ngrihuni kundër tyre”. Ata u ngritën kundër tyre dhe mundën ta pushtojmë atë kështjellë.[109] Transmeton Tirmidhiu.

Ebu Jusufi ka thënë: Profeti (a.s.) kurrë nuk është takuar me ndonjë popull e të mos i ketë ftuar atë të besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij.

Autori i librit “El Ahkam Es Sulltanije” ka thënë: Kujt nuk i ka mbërritur thirrja islame, ne e kemi të ndaluar t’i sulmojmë ata në befasi apo natën duke i vrarë apo djegur. Është e ndaluar ta fillojmë luftën para se t’u shfaqim atyre ftesën islame duke u bërë të njohur mrekullitë profetike dhe argumentet e qarta që mund t’i udhëzojnë ata drejt përgjigjes së ftesës.

Serhesi, njëri prej dijetarëve të medh’hebit hanefi, ka thënë se është mirë që ushtria të mos e fillojë luftën menjëherë pas ftesës, por armiqtë të lihen një natë që të mendojnë e arsyetojnë të mirën e tyre.

Juristët mendojnë se komandanti i ushtrisë, nëse e fillon luftën para se tu japë atyre argumentet dhe ftesën për njërën nga kushtet e sipërpërmendura e i vret armiqtë befasisht apo natën, ai dëmshpërblen gjakun e të vrarëve.

El Beladhuri përmend në librin “Futuh El Bilad” se banorët e Samarkandit i thanë guvernatorit të tyre, Sulejman ibën Ebu Seri: “Kutjeba ibën Muslim El Bahili na ka tradhëtuar dhe na ka bërë padrejtësi duke pushtuar vendin tonë. Allahu i Lartësuar tani i ka dhënë rrugë drejtësisë e barazisë, kështu që na jep leje që të dërgojmë një delegacion tek i pari i besimtarëve të ankohet për padrejtësinë tonë. Nëse kemi të drejtë, të na e japë sepse kemi nevojë për të. Ai u dha leje atyre e ata drejtuan një delegacion për tek Umer ibën Abdul Azizi (r.a.). Kur Omeri u njoh me padrejtësinë e tyre, i shkroi Sulejmanit duke i thënë: “Banorët e Samerkandit më janë ankuar për një padrejtësi që u është bërë si dhe për diskriminimin e Kutejbës ndaj tyre kur ai i nxori prej tokës së tyre. Kur të mbërrijë kjo letër e imja, ul ndër ta gjykatësin e ai le të shikojë çështjen e tyre. Nëse ai gjykon dhe u jep të drejtë atyre, nxirre ushtrinë në fushimin e tyre e ktheji banorët aty ku ishin para se t’i sulmonte Kutejba”.

Sulejmani vuri për ta Xhemi ibën Hadir si gjykatës. Ai gjykoi që arabët të dilnin nga Samerkandi drejt fushimit të tyre. Në këtë mënyrë, ose të lidhej një pakt i ri, ose një fitore me forcë.

Atëherë banorët e Sindit[110] refuzuan dhe thanë: Jo, pranojmë ashtu siç është e nuk rifillojmë luftë tjetër. Paria e tyre tha: “Ne tashmë u përziemë me ta, jetuam së bashku, na siguruan e i siguruam. Nëse kthehemi në luftë, nuk e dimë se e kujt do t’i jetë fitorja. Nëse nuk do të jetë e jona, do të krijojmë armiqësi me këtë konflikt”. Kështu, ata e lanë çështjen ashtu siç ishte e nuk u konfliktuan pasi u mahnitën me drejtësinë islame dhe të muslimanëve. Ky ishte edhe shkak i hyrjes së tyre në Islam, me zgjedhjen e tyre.

Nuk dimë ndonjë të ketë arritur në këtë çështje në këtë pikë të drejtësisë.

 

Lutja gjatë luftës

Prej etikave të luftës është që luftëtarët të kërkojnë ndihmën e Allahut pasi fitorja është në dorë të Tij. Kjo ka qenë edhe tradita e Profetit (a.s.) dhe e shokëve të tij pas tij.

Ebu Daudi transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Dy gjëra nuk refuzohen: Lutja gjatë thirrjes për luftë dhe gjatë përleshjes, ku trupat bashkohen me njëri tjetrin”.[111]

Allahu i Lartësuar thotë:

إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ

“Kur ju i kërkuat ndihmë Zotit tuaj, ai iu përgjigj”. (El-Enfal, 9).

Trasmetohet nga Abdullah ibën Ebu Eufa se Profeti (a.s.), një ditë, kur ishte konfrontuar me armikun, kishte pritur derisa dielli të anonte drejt perëndimit. Ishte ngritur mes njerëzve e kishte thënë: “O njerëz, mos lakmoni takimin me armikun dhe kërkojini Allahut qetësi. Nëse takoheni me të, duroni dhe dijeni se xheneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj u ngrit dhe tha: “O Allah, zbritësi i librit, lëvizësi i reve, shkatërruesi i partive, shkatërroji ata e na ndihmo ne kundër tyre”.[112]

Kur Profeti (a.s.) luftonte, thoshte këtë lutje: “O Allah, ti je krahu dhe ndihmësi im. Me ty i shpëtoj intrigave të armikut, me ty eci drejt armikut e me ty luftoj”.[113] Transmetojnë autorët e suneneve.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Profeti (a.s.) u lut ditën e betejës së Ahzabëve dhe tha: “O Allah, zbritësi i librit, llogaritësi i shpejtë, shkatërroji partitë. O Allah, shkatërroji dhe tronditi ata!”[114]

 

 

Lufta

Islami interesohet për ftesën e njerëzimit që të hyjë në udhëzimin e tij e të gëzojë mirësitë e këtij udhëzimi. Ymeti islam është ymeti i zgjedhur nga Allahu i Lartësuar për të ngritur lart fenë e Tij dhe për të kumtuar shpalljen e tij e cila, që është zgjedhur për të çliruar popujt. Ky ymet, nga kjo detyrë dhe mesazh që ka, është ymeti më i mirë. Pozita e tij ndaj të tjerëve është sikurse pozita e mësuesit ndaj nxënësve. Përderisa ai është i tillë, ai duhet të ruajë qenien e tij të brendshme, të luftojë, të marrë të drejtën e tij në dorë e të forcojë pozitën që i ka dhënë Allahu i Lartësuar. Çdo neglizhencë në këtë detyrë konsiderohet prej krimeve të rënda që Allahu i Lartësuar i dënon me poshtërim e shthurje apo edhe me zhdukje e eleminim.

Islami e ka ndaluar të pranohet poshtërimi dhe paqja, përderisa ymeti nuk e ka arritur qëllimin e tij dhe nuk e ka realizuar synimin e tij. Paqja në këtë rast konsiderohet e pakuptimtë vetëm si frikë dhe kënaqësi me pak.

Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:

فَلَا تَهِنُوا وَتَدْعُوا إِلَى السَّلْمِ وَأَنْتُمْ الْأَعْلَوْنَ وَاللَّهُ مَعَكُمْ وَلَنْ يَتِرَكُمْ أَعْمَالَكُمْ

“Dhe mos u bëni qyqarë e të kërkoni paqe duke qenë ju më të fuqishmit dhe duke qenë se Allahu është me ju. Ai nuk jua pakëson shpërblimin e veprave tuaja.(Muhamed, 35).

Pra më të lartit në besim, adhurim, moral, dije dhe punë. Paqja në islam vendoset atëherë kur ymeti është i fortë dhe ka mundësi për një gjë të tillë.

Prandaj Allahu i Lartësuar nuk e ka lënë paqen të përgjithshme, por e ka kufizuar atë me kusht që armiku t’i japë fund agresionit, me kusht që të mos mbetet padrejtësi në tokë e asnjë të mos sprovohet në fenë e tij. Nëse nuk plotësohet ndonjëri nga këto kushte, Allahu i Lartësuar ka lejuar të luftohet.

Kjo është lufta të cilën e lejon vetë vetja e për të cilën sakrifikohet edhe jeta. Nuk gjendet fe që i drejton ithtarët e saj në flakët e luftës e në fushëbeteja për hir të Allahut e të së drejtës, për hir të të dobtëve dhe të një jete të ndershme e dinjitoze, sikurse Islami. Kush ka parë ajetet kuranore dhe biografinë e Profetit (a.s.) dhe të kalifëve pas tij, do ta shohë këtë të qartë, sepse Allahu i Lartësuar pëlqen që ky ymet të shpenzojë aq shumë sa mundet dhe thotë:

وَجَاهِدُوا فِي اللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِ

Luftoni denjësisht për hir të Allahut”. (El-Haxh, 78).

Ai sqaron se kjo luftë është besimi praktik pa të cilin nuk mund të plotësohet feja. Ai thotë:

أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ. وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre që Allahu t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën nga gënjeshtarët”. (El-Ankebutë, 2-3).

Kjo është edhe tradita e Allahut me besimtarët. Për fitore dhe xhenet s’ka rrugë tjetër veç saj dhe thotë:

أَمْ حَسِبْتُمْ أَنْ تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُمْ مَثَلُ الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلِكُمْ مَسَّتْهُمْ الْبَأْسَاءُ وَالضَّرَّاءُ وَزُلْزِلُوا حَتَّى يَقُولَ الرَّسُولُ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ مَتَى نَصْرُ اللَّهِ أَلَا إِنَّ نَصْرَ اللَّهِ قَرِيبٌ

A menduat se do të hyni në Xhenet pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari dhe ata që kishin besuar të thoshin: “Kur do të jetë ndihma e Allahut?!” Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e Allahut është afër!(El-Bekare, 214).

Ai i detyron ata të përgatiten e të jenë të kujdesshëm dhe thotë:

وَأَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَمِنْ رِبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ

“Përgatitni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj si dhe të tjerë, përveç atyre. Ju nuk i njihni ata. Allahu i njeh ata. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do t’ju shpërblehet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi” (El-Enfal, 60). Përgatitja ndryshon sipas kushteve dhe rrethanave dhe shprehja forcë nënkupton çdo mjet me të cilin mund të mundësh armikun.

Në një hadith të saktë thuhet: “Forca është tek shigjeta, forca është tek shigjeta, forca është tek shigjeta”.[115] Pjesë e përgatitjes është edhe rezervimi dhe mobilizimi për atë që ka mundësi. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا خُذُوا حِذْرَكُمْ فَانفِرُوا ثُبَاتٍ أَوْ انفِرُوا جَمِيعًا

“O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë, qoftë grupe-grupe ose të gjithë së bashku! (En-Nisa, 71). Përgatitja arrihet me përgatitje tokësore, detare dhe ajrore.

Ai urdhëron të dilet e t’i bëhet ballë armikut në çfarëdo rasti qoftë, në lehtësi e vështirësi, ku thotë:

انفِرُوا خِفَافًا وَثِقَالًا

“Dilni në luftë, qofshi të shëndoshë ose të sëmurë” (Et-Teube, 41).

Islami mbështetet në shpirtin dhe moralin e lartë më shumë se në forcën materiale. Për këtë ai nxit vendosmërinë e vullnetin dhe thotë:

فَلْيُقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ الَّذِينَ يَشْرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالْآخِرَةِ وَمَنْ يُقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَيُقْتَلْ أَوْ يَغْلِبْ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا. وَمَا لَكُمْ لَا تُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمُسْتَضْعَفِينَ مِنْ الرِّجَالِ وَالنِّسَاءِ وَالْوِلْدَانِ الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْ هَذِهِ الْقَرْيَةِ الظَّالِمِ أَهْلُهَا وَاجْعَل لَنَا مِنْ لَدُنْكَ وَلِيًّا وَاجْعَل لَنَا مِنْ لَدُنْكَ نَصِيرًا

“Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. Atij që lufton në rrugën e Allahut, e vritet ose fiton, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh. Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote një dikë që të na ndihmojë!(En-Nisa, 74-75).

Gjithashtu i ngushëllon besimtarët se ata, edhe nëse janë lënduar, edhe armiku i tyre është lënduar por thekson ndryshimin e madh që ekziston mes qëllimit të secilit prej tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تَهِنُوا فِي ابْتِغَاءِ الْقَوْمِ إِنْ تَكُونُوا تَأْلَمُونَ فَإِنَّهُمْ يَأْلَمُونَ كَمَا تَأْلَمُونَ وَتَرْجُونَ مِنْ اللَّهِ مَا لَا يَرْجُونَ

Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut. Edhe nëse ndieni dhembje, edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, por ju shpresoni nga Allahu atë që ata nuk shpresojnë(En-Nisa, 104).

Dhe thotë përsëri:

الَّذِينَ آمَنُوا يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ كَفَرُوا يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ الطَّاغُوتِ فَقَاتِلُوا أَوْلِيَاءَ الشَّيْطَانِ إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا

Ata që besuan, luftojnë në rrugë të Allahut e ata që nuk besuan, luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.(En-Nisa, 76).

Pra, besimtarët kanë një synim të shenjtë, ata kanë një mesazh për hir të të cilit luftojnë e ai është mesazhi i së vërtetës, mirësisë dhe lartësimit të fjalës së Allahut.

Allahu i Lartësuar i detyron ata të jenë të vendosur kur të takojnë me armikun dhe thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ الَّذِينَ كَفَرُوا زَحْفًا فَلَا تُوَلُّوهُمْ الْأَدْبَارَ. وَمَنْ يُوَلِّهِمْ يَوْمَئِذٍ دُبُرَهُ إِلَّا مُتَحَرِّفًا لِقِتَالٍ أَوْ مُتَحَيِّزًا إِلَى فِئَةٍ فَقَدْ بَاءَ بِغَضَبٍ مِنْ اللَّهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ

O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Ai që ua kthen atyre shpinën në atë moment, përveç rastit kur kthehet për të luftuar apo për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq(El-Enfalë, 15-16).

Allahu i Lartësuar udhëzon të rritet forca shpirtërore dhe thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ. وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo herë Allahun që të arrini fitoren e dëshiruar. Respektojeni Allahun e të dërguarin e Tij e mos u përçani që të dobësoheni e ta humbni fuqinë. Të jeni të durueshëm, se Allahu është me të durueshmit (El-Enfalë, 45-46).

Ai nxjerr në pah moralin e besimtarëve që është vetë vdekja për hir të mbrojtjes. Ata janë përpara dy zgjedhjeve që s’ka të tretë: ose vrasës, ose të vrarë. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ اللَّهَ اشْتَرَى مِنْ الْمُؤْمِنِينَ أَنفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمْ الْجَنَّةَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنجِيلِ وَالْقُرْآنِ وَمَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ مِنْ اللَّهِ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَيْعِكُمْ الَّذِي بَايَعْتُمْ بِهِ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhenet. Luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin e vriten. (Allahu u dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kuran. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzohu tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh”. (Et-Teube, 111).

Në rastin e parë ata janë fitimtarë e në të dytin janë dëshmorë. Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ هَلْ تَتَربَّصُونَ بِنَا إِلَّا إِحْدَى الْحُسْنَيَيْنِ

“Thuaj: “A po pritni ju për ne diçka tjetër, përveç njërës prej dy të mirave (fitore ose falje gabimesh)?” (Et-Teube, 52).

Vdekja në rrugë të Allahut nuk është vdekje e përhershme, por thjesht zhvendosje drejt asaj që është më e lartë dhe e përjetshme. Shuarja në rrugë të Allahut është vetë përjetësia. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاءٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ. فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمْ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِمْ مِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ. يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍ مِنْ اللَّهِ وَفَضْلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُؤْمِنِينَ

“Mos mendoni se ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut janë të vdekur. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij.  Atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre i përgëzojnë se për ta nuk ka as frikë dhe as pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha Allahu e s’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. (Ali Imran, 169-171).

Allahu është me luftëtarët e nuk tërhiqet prej tyre. Ai thotë:

إِذْ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى الْمَلَائِكَةِ أَنِّي مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا الَّذِينَ آمَنُوا سَأُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ فَاضْرِبُوا فَوْقَ الْأَعْنَاقِ وَاضْرِبُوا مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ

Zoti yt u kumtoi engjëjve se: Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”. (El-Enfalë, 12). Allahu u premton atyre shpërblimin në këtë botë dhe mirësinë e shpërblimit në ahiret dhe thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَى تِجَارَةٍ تُنجِيكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ. تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ. يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَيُدْخِلْكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ. وَأُخْرَى تُحِبُّونَهَا نَصْرٌ مِنَ اللَّهِ وَفَتْحٌ قَرِيبٌ وَبَشِّرْ الْمُؤْمِنِينَ

O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. Ai (Allahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhenetet e amshueshme. Ky do të jetë suksesi më i madh. Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej Allahut dhe fitore e afërt. Pra, përgëzoji besimtarët(Es-Saf, 10-13).

Me këtë stil, Kurani edukoi muslimanët e parë dhe mbolli në shpritrat e tyre besimin që është ndarësi mes së vërtetës dhe të pavërtetës, i shpuri ata deri në fitore dhe thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ

O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja(Muhamed, 7).

وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمْ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُمْ مِنْ بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا

Atyre, nga mesi juaj, që besuan dhë bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë (En-Nur, 55).

 

 

Vendosmëria gjatë përleshjes është detyrë

 

Vendosmëria gjatë përleshjes me armikun është detyrë, mdërsa arratisja është e ndaluar. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo herë Allahun, që të arrini fitoren e dëshiruar(El-Enfal, 45).

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ الَّذِينَ كَفَرُوا زَحْفًا فَلَا تُوَلُّوهُمْ الْأَدْبَارَ. وَمَنْ يُوَلِّهِمْ يَوْمَئِذٍ دُبُرَهُ إِلَّا مُتَحَرِّفًا لِقِتَالٍ أَوْ مُتَحَيِّزًا إِلَى فِئَةٍ فَقَدْ بَاءَ بِغَضَبٍ مِنْ اللَّهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ

O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Ai që ua kthen atyre shpinën në atë moment, përveç rastit kur kthehet për të luftuar apo për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq(El-Enfalë, 15-16).

Nga ky ajet kuptojmë detyrimin e vendosmërisë dhe qëndrimit në përleshje si dhe ndalimin e arratisjes prej saj, veç dy rasteve që lejohet t’i largohesh armikut:

Rasti i parë:

Që luftëtari të zhvendoset për luftë, pra nga një pozicion në një tjetër, siç mund t’a kërkojë nevoja. Luftëtari ka të drejtë të zhvendoset nga një vend i ngushtë në një më të gjerë, apo nga një vend i zbuluar në një tjetër më të fshehtë, apo nga një vend i ulët në një më të lartë e të tjera gjëra që mund të jenë më të dobishme në fushën e betejës.

Rasti i dytë:

Të largohet drejt një grupi muslimanësh ose për të luftuar me ata, ose për të kërkuar ndihmë, qoftë ky grup afër apo larg.

Seid ibën Mensur transmeton se Omeri (r.a.) ka thënë: “Nëse Ebu Ubejda do të vinte tek unë, do të isha mbrojtës i tij”. Ebu Ubejda ishte në Irak dhe Omeri në Medine.[116]

Omeri gjithashtu ka thënë: “Unë jam mbrojtësi i çdo muslimani”.[117]

Në këto dy raste të sipërpërmendura, luftëtarit i lejohet të arratiset prej armikut e kjo, edhe pse mund të jetë në paraqitje arratisje, në të vërtetë është përpjekje për të siguruar një vend më të mirë për t’u përballur me armikun. Në çdo rast tjetër, përveç këtyre dy rasteve, arratisja konsiderohet si një nga mëkatet më të mëdha që detyron ndëshkim të dhimbshëm.

Profeti (a.s.) u është drejtuar sahabëve dhe u ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve rrënuese”. I thanë: “Cilat janë ato mëkate o i dërguar i Allahut? Ai tha: “T’i bësh shok Allahut; magjia; vrasja të cilën e ka ndaluar Allahu; ngrënia e kamatës; ngrënia e pasurisë së jetimit; arratisja prej luftës dhe shpifja për besimtaret e ndershme”.[118]

 

 

Gënjeshtra dhe mashtrimi në luftë

Në luftë lejohen gënjeshtra dhe mashtrimi me qëllim çorientimin e armikut, përderisa kjo nuk sjell prishjen e paktit apo sigurisë. Pjesë e mashtrimit është edhe kur komandanti mundohet t’i japë të kuptojë armikut se numri i ushtarëve të tij është shumë i madh e se janë shumë të fuqishëm e nuk mund të mposhten. Në hadithin që transmeton Buhariu nga Xhabiri thuhet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Lufta është mashtrim”.[119]

Muslimi përmend hadithin e Umu Kulthum bint Ukba (r.a.) se ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar Profetin (a.s.) ta lejojë gënjeshtrën, përveçse në raste lufte, për pajtimin e dy personave ose kur burri i flet gruas së tij dhe gruaja burrit të saj.”[120]

 

Arratisja kur armiku është dyfish në numër

Më parë thamë se lejohet arratisja gjatë përleshjes në dy raste: ndërrimi i pozicionit dhe mbrojtja tek një grup tjetër. Mbeti të themi se a lejohet t’ia mbathësh prej luftës nëse armiku është dyfish më i madh në numër. Nëse numri i tij është sa dyfishi apo më i paktë, arratisja nuk lejohet, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

الْآنَ خَفَّفَ اللَّهُ عَنكُمْ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمْ ضَعْفًا فَإِنْ يَكُنْ مِنْكُمْ مِائَةٌ صَابِرَةٌ يَغْلِبُوا مِائَتَيْنِ وَإِنْ يَكُنْ مِنْكُمْ أَلْفٌ يَغْلِبُوا أَلْفَيْنِ بِإِذْنِ اللَّهِ وَاللَّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ

Allahu ju bëri lehtësim duke ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t’i mundni dy mijë. Allahu është me ata që janë të durueshëm”. (El-Enfalë, 66).

Autori i librit “El Muhedheb” ka thënë: “Nëse numri i tyre është më shumë se dyfishi i numrit të muslimanëve, lejohet arratisja, por, nëse muslimanët mendojnë se nuk munden, më mirë është të qëndrojnë. Nëse mendojnë se do të munden nga armiku, këtu ka dy mundësi:

E para: Duhet të tërhiqen, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تُلْقُوا بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ

“Mos u hidhni me duart tuaja në shkatërrim” (El-Bekare, 195).

E dyta: Tërheqja në këtë rast është e pëlqyeshme e jo e detyrueshme, pasi nëse muslimanët vriten, ata bien dëshmorë.

Kur numri i armiqve nuk është më i madh se dyfishi i numrit të muslimanëve, atëherë, nëse muslimanët mendojnë se nuk munden, nuk lejohet arratisja e tyre e nëse mendojnë se munden, atëherë ka dy mundësi: arratisja lejohet e bazuar në ajetin kuranor të mësipërm, dhe e dyta nuk lejohet, mendim të cilin e saktësojnë duke u bazuar në ajetin që e ndalon këtë gjë.”

El Hakimi ka thënë: “Kjo gjë mbetet në mendimin dhe përpjekjen e luftëtarit. Nëse mendon se mund të rezistojë, atij nuk i lejohet arratisja. Nëse mendon se mundet, atij i lejohet të arratiset tek një grup tjetër edhe në qoftë larg, nëse nuk ka për qëllim largimin e tërësishëm prej luftës”.

Ibn El Maxhshun dhe pas tij Maliku mendojnë se dobësia shihet në fuqinë e ushtrisë e jo tek numri. Pra, lejohet arratisja prej armikut nëse ai ka kuajt dhe armën më të fortë e mund të jetë më i fortë se muslimani. Kjo është më e sakta.

 

Mëshira në luftë

Meqë Islami e lejon luftën si një domosdoshmëri, ai e lejon atë deri në masën që kërkohet. Kështu, nuk vritet veçse ai që lufton në betejë. Ndërsa ai që mënjanohet nga lufta, nuk lejohet të vritet apo t’i shkaktohet ndonjë dëm tjetër.

Islami gjithashtu ndalon vrasjen e grave, fëmijëve, të sëmurëve, pleqve murgjve dhe asketëve. Ai e ndalon gjymtimin e kufomave, madje ndalon edhe vrasjen e kafshëve, prishjen e të mbjellave, ujërave, ndotjen e puseve, rrënimin e shtëpive si dhe ndalon mundimin e të plagosurve dhe ndejkjen e të arratisurve. Arsyeja është se lufta është si një operacion, ku nuk lejohet të kalohet vendi i sëmundjes.

Sulejman ibën Burejda transmeton nga babai i tij se “Profeti (a.s.), kur emëronte ndonjë komandant në një ushtri apo çetë, e porosiste në mënyrë të veçantë për devotshmëri ndaj Allahut e të sillej mirë me muslimanët që kishte me vete. Pastaj thoshte: “Luftoni me emrin e Allahut në rrugë të Allahut. Luftoni ata që mohojnë Allahun, luftoni e mos vidhni nga plaçka e luftës, mos tradhtoni, mos gjymtoni e mos vrisni fëmijë!”[121]

Nafiu tregon nga Abdullah ibën Omeri se një grua u gjend e vrarë në një betejë. “Profeti (a.s.) e dënoi këtë gjë. Ai ndaloi të vriten gratë dhe fëmijët.”[122] Transmeton Muslimi.

Rubah ibën Rabi’ transmeton se Profeti (a.s.) kaloi afër një gruaje të vrarë në një betejë -ndoshta mund të jetë e njëjta grua që hadithit të mëparshëm – qëndroi afër saj dhe tha: “Kjo nuk lufton”. Pastaj pa në fytyrat e shokëve të tij dhe i tha njërit prej tyre: “Ndiqe Halid ibën Velidin e thuaj të mos vrasë fëmijë, çirakë dhe gra”.[123]

Trasmetohet nga Abdullah ibën Zejd se ai ka thënë: “Profeti (a.s.) ndaloi plaçkitjen dhe gjymtimin e kufomave”.[124] Transmeton Buhariu.

Umran ibën Hasin ka thënë: “Profeti (a.s.) na nxiste të jepnim lëmoshë dhe na ndalonte gjymtimin e kufomave”.[125]

Në porosinë e Ebu Bekrit (r.a.) drejtuar Usamës kur e dërgoi atë në Siri, thuhet: “Mos mashtroni, mos vidhni prej plaçkës së luftës, mos tradhëtoni, mos gjymtoni, mos vrisni fëmijë, as pleq të moshuar, as gra, mos prisni pemë, mos digjni, mos prisni pemë me fruta, mos therni dele, as lopë, as deve vetëmse për të ngrënë. Do të kaloni ndër njerëz që janë veçuar nëpër faltore (nënkupton murgjërit). Lërini ata aty ku janë”.

Kështu bënte edhe Umer ibën Hatabi (r.a.). Në një letër të tij përmendet: “Mos vidhni prej plaçkës së luftës dhe mos tradhtoni, mos vrisni fëmijë dhe kini frikë Allahun për sa u përket fshatarëve!”. Prej porosive të tij drejtuar komandantëve të ushtrive ishte edhe kjo: “Mos vrisni pleq, as gra e as fëmijë, ruani vrasjen e tyre kur të përlesheni e kur të sulmoni”.

 

Sulmi ndaj armikut natën

Sulmi ndaj armiqve natën lejohet. Tirmidhiu ka thënë: “Disa prej dijetarëve e kanë lejuar sulmin natën e disa të tjerë nuk e kanë pëlqyer”. Ahmedi dhe Is’haku kanë thënë se s’ka problem nëse armiku sulmohet natën.

Profeti (a.s.) është pyetur për sulmin ndaj idhujtarëve natën, nëse prej atij sulmi vriten gra e fëmijë të tyre. Ai është përgjigjur: “Ata janë pjesë e tyre”.[126] Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Sab ibën Xhutham.

Shafiu ka thënë: “Ndalesa e vrasjes së grave dhe fëmijëve konsiderohet në rastin kur ata dallohen e janë të veçuar. Ndërsa sulmi natën lejohet, edhe nëse nga ai goditen gratë dhe fëmijet e tyre”.

 

Përfundimi i luftës

Lufta mbaron në njërën prej rasteve të mëposhtëme:

  1. Pranimi i Islamit nga armiqtë ose nga disa prej tyre. Në këtë rast, ata bëhen muslimanë dhe kanë të njëjtat të drejta dhe detyra si muslimanët.
  2. Kërkesa e tyre për ndalimin e luftës për një kohë të caktuar. Në këtë rast duhet t’u përgjigjet kërkesës së tyre, ashtu siç ka bërë Profeti (a.s.) në paqen e Hudejbijes.
  3. Dëshira e tyre të mbeten në fenë e tyre duke paguar xhizjen. Si rrjedhojë e kësaj, plotësohet pakti i mbrojtjes mes tyre dhe muslimanëve.
  4. Disfata e tyre dhe fitorja e muslimanëve. Në këtë rast ata janë plaçkë lufte e muslimanëve.
  5. Mund të ndodhë që disa luftëtarë armiq të kërkojnë falje e siguri. Atyre u përgjigjet për kërkesën e tyre. Kështu ndodh edhe nëse kërkojnë të hyjnë në shtetin islam.

Mund të flasim në përgjithësi për çështjet e mëposhtëme:

  1. Pakti i armëpushimit
  2. Pakti i mbrojtjes
  3. Plaçka e luftës

4.Pakti i garancisë

 

 

 

 

 

 

Armëpushimi

 

Pakti i armëpushimit është marrëveshja për lënien e luftës për një periudhë kohore që mund të përfundojë me paqe. Ajo është e detyrueshmë në dy raste:

Rasti i parë: Nëse një gjë të tillë e kërkon armiku. Në këtë rast i përgjigjet kërkesës së tyre edhe nëse armiku me anë të saj kërkon të mashtrojë por njëkohësisht duke u kujdesur dhe përgatitur. Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِنْ جَنَحُوا لِلسَّلْمِ فَاجْنَحْ لَهَا وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ. وَإِنْ يُرِيدُوا أَنْ يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللَّهُ

Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo, e mbështetju Allahut. Ai dëgjon dhe di. Nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton Allahu”. (El-Enfalë, 61-62). Në betejën e Hudejbijes, Profeti (a.s.) lidhi pakt armëpushimi me idhujtarët mekas për dhjetë vjet. Ky pakt ishte shkak për mbrojtjen e jetës si shprehje e dëshirës për paqe.

Trasmetohet nga Bera (r.a.) se kur Profeti (a.s.) u pengua të shkonte në Qabe, banorët e Mekës lidhën pakt me të që të hynte në Mekë vetëm për tre ditë dhe vetëm me shpatë dhe këllëfin e saj, të mos merrte me vete kënd nga banorët e saj e të mos ndalonte kënd nga ata që e shoqëronin nëse donte të qëndronte në Mekë. Profeti (a.s.) i tha Aliut: “Shkruaj kushtin mes nesh: Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit; ky është vendimi i Muhamedit, të dërguarit të Allahut”.

Idhujtarët i thanë: “Nëse do ta dinim se ti je i dërguar i Allahut do të pasonim, por shkruaj: Muhamed ibën Abdullah”. Pastaj Profeti (a.s.) urdhëroi Aliun që ta fshinte fjalën “i dërguar i Allahut” në letër e Aliu (r.a.) i tha: “Jo, për Allahun nuk e fshij atë”. Profeti (a.s.) i tha: “Më trego ku është shkruar”. Ai ia tregoi dhe Profeti (a.s.) e fshiu e në vend të saj urdhëroi të shkruhej “i biri i Abdullahit”. Ai qëndroi aty tre ditë. Kur erdhi dita e tretë, i thanë Aliut: “Kjo është dita e tretë e kushtit të mikut tuaj, urdhëroje atë të dalë”. Ai e njoftoi Profetin (a.s.) për këtë e ai doli[127].”[128]

Trasmetohet nga Misuer ibën Mehrema (r.a.) që ka thënë se ata (muslimanët dhe mekasit) ranë dakord të linin luftën për dhjetë vjet, periudhë në të cilën njerëzit ishin të sigurtë e mes tyre të mos kishte vjedhje apo tradhti, madje as fjalë për atë që kishte kaluar, vetëm zemra të pastra, siguri dhe paqe të plotë.”[129] Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ebu Daudi.

Rasti i dytë në të cilin detyrohet armëpushimi:

Muajt e shenjtë në të cilët nuk lejohet nisja e luftës. Këta muaj janë: Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb.

Vetëm nëse armiku e fillon luftën në këta muaj, atëherë lejohet lufta për vetëmbrojtje nga armiqtë. Gjithashtu, në rast se hyjnë këta muaj dhe lufta është në vazhdim dhe armiku nuk i përgjigjet kërkesës për armëpushim, lejohet që ajo të vazhdohet. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ

Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë, ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”. (Et-Teube, 36).

Profeti (a.s.) mbajti fjalim në hytben e haxhit të lamtumirës e tha: “O ju njerëz, shtyrja e shenjtërisë së muajve është më tepër mosbesim. Ata që s’kanë besuar abuzojnë me të. Një vit e bëjnë të lejuar dhe një vit e bëjnë të ndaluar. Koha është rikthyer në formën e ditës që Allahu krijoi qiejt dhe tokën. Numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë tek libri i Tij që ditën që krijoi qiejt dhe tokën. Ndër ta, katër janë të shenjtë. Tre të njëpasnjëshëm dhe njëri tek: Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexhep e ky është mes muajit Xhemadi dhe Shabanit. A kam njoftuar? O Allah, dëshmo!”.[130]

Gjithçka përmendet se kjo dispozitë është shfuqizuar është e dobët, sepse s’ka asgjë që tregon diçka të tillë.

 

Kontrata e mbrojtjes (akdu dhime)

 

Dhime, do të thotë pakt apo siguri dhe pakti i mbrojtjes është pakti ku sunduesi apo zëvendësi i tij të konfirmojnë disa nga ithtarët e librit, apo të tjerë jobesimtarë, në besimin e tyre e kjo me dy kushte:

Kushti i parë: Të respektojnë në tërësi ligjet islame.

Kushti i dytë: Të japin xhizjen. Kjo kontratë është e vlefshme për personin i cili e nënshkruan atë për aq sa ai është gjallë si dhe për fëmijët e tij. Bazë për lidhjen e kësaj kontrate është ajeti kuranor:

قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّى يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَنْ يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ

Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu i Lartësuar dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, ata të cilët u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë duke qenë të mposhtur”. (Et-Teube, 29).

Buhariu transmeton se Mugira në ditën e betejës së Nehauendit kishte thënë: “Profeti ynë na urdhëroi të luftojmë me ju derisa të adhuroni vetëm Allahun ose të jepni xhizjen”.[131]

Kjo kontratë është e përhershme dhe e pakufizuar në kohë, derisa nuk ndodh diçka që mund ta prishë atë.

 

Detyrimet e kësaj kontrate

Nëse lidhet kontrata e mbrojtjes (dhimes), rrjedhojë e saj është ndalimi i luftës me ta, ruajtja e pasurisë së tyre, nderit të tyre dhe garantimi i lirive. Kjo transmetohet nga Aliu (r.a.) i cili ka thënë: “Ata kanë dhënë xhizjen që gjakrat e tyre të jenë si tonat e pasuritë e tyre si tonat”.[132]

Rregulli i përgjithshëm që citojnë juristët, thotë: “Ata kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si ne”.

 

 

Dispozitat që zbatohen ndaj tyre :

Ndaj tyre zbatohen dispozitat islame në dy drejtime :

  1. Marrëdhëniet financiare. Kështu, atyre nuk u lejohet të veprojnë diçka që bie në kundërshtim me udhëzimet islame, si p.sh. kontrata e kamatës e të tjera kontrata të ndaluara.
  2. Ndëshkimet e përcaktuara. Ndaj tyre zbatohen ndëshkimet kur ata bëjnë diçka që detyron një gjë të tillë. Vërtetohet se Profeti (a.s.) ka gurëzuar dy hebrenj që kishin bërë imoralitet, megjithëse kishin qenë të martuar.[133]

Ndërsa gjithçka që ka lidhje me ritualet fetare të tyre si besime e adhurime apo çështjet civile si martesë apo divorc, ata kanë liri të plotë në to në përputhje me rregullën juridike: Lërini ata në fenë e tyre.[134] Nëse kërkojnë gjykimin tonë, ne kemi të drejtë të gjykojmë mes tyre sipas Islamit apo edhe mund ta refuzojmë atë. Allahu i Lartësuar thotë:

فَإِنْ جَاءُوكَ فَاحْكُمْ بَيْنَهُمْ أَوْ أَعْرِضْ عَنْهُمْ وَإِنْ تُعْرِضْ عَنْهُمْ فَلَنْ يَضُرُّوكَ شَيْئًا وَإِنْ حَكَمْتَ فَاحْكُمْ بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“Nëse vijnë tek ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të të dëmtojnë aspak. E, nëse i gjykon, gjykoji me drejtësi! Vërtet, Allahu i do të drejtët”. (El-Maide, 42).

Kjo ka lidhje me kushtin e parë, ndërsa kushtin e xhizjes e përmendim më poshtë.

 

 

Taksa ndaj jomuslimanëve (Xhizja)

 

Përkufizimi i saj: Fjala xhizje rrjedh nga fjala xheza-shpërblim dhe në terminologji është shuma e të hollave që i vihet detyrim atij ithtari libri, i krishterë apo hebre, që hyn nën mbrojtjen dhe besën e muslimanëve.

Argumenti i ligjshmërisë së saj është ajeti kuranor:

قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّى يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَنْ يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ

Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë duke qenë të mposhtur”. (Et-Teube, 29).

Buhariu dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Abdu Rrahman ibën Auf se Profeti (a.s.) ka marrë xhizjen prej zjarrëputistëve të Hexherit.[135]

Tirmidhiu transmeton se Profeti (a.s.) e ka marrë atë nga zjarrputistët e Bahrejnit, Omeri (r.a.) e ka marrë prej persëve e Othmani e ka marrë prej persëve dhe berberëve.[136]

 

Urtësia e ligjshmërisë së xhizjes

Islami ka detyruar të merret xhizja nga jobesimtarët në këmbim të detyrimit të zekatit ndaj muslimanëve, në mënyrë që të dy grupet të barazohen pasi muslimanët dhe jomuslimanët jetojnë nën të njëjtin flamur, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përfitojnë nga shteti në të njëjtën mënyrë. Prandaj Allahu i Lartësuar u detyroi atyre dhënien e xhizjes muslimanëve në këmbim të mbrojtjes që ata ofrojnë për jomuslimanët në shtetin islam në të cilin ata jetojnë. Pas pagimit të saj, është detyrë mbrojtja e tyre si dhe zmbrapsja e çdo personi që kërkon t’u bëjnë keq atyre.

 

Prej kujt merret:

Xhizja merret prej çdo etnie, qofshin ata ithtarë të Librit, zjarradhurues apo edhe të tjerë, qofshin arabë apo jo.[137]

Në Kuran vërtetohet marrja e saj prej ithtarëve të Librit dhe në Sunet vërtetohet se ajo merret edhe prej zjarradhuruesve. Të tjerët kanë të njëjtën dispozitë me ta.

Ibn Kajimi ka thënë: “Kjo, sepse zjarradhuruesit janë idhujtarë e s’kanë libër hyjnor. Marrja prej tyre është argument se ajo merret prej tërë idhujtarëve. Profeti (a.s.) nuk e mori atë prej idhujtarëve atëkohë, sepse ata e kishin pranuar të tërë Islamin para se të zbriste ajeti i xhizjes. Ajo zbriti pas betejës së Tebukut. Atëherë Profeti (a.s.) kishte mbaruar luftën me arabët ku të tërë ata iu bashkuan atij në Islam”.

Kështu, ai nuk e mori atë prej hebrejve të cilët luftuan me të, sepse ajo akoma nuk kishte zbritur. Kur ajeti zbriti, ai e mori atë prej arabëve të krishterë, prej zjarradhuruesve e nëse do të mbetej ndonjë idhujtar, do ta merrte atë prej tij ashtu si e pranoi prej adhuruesve të kryqit, idhujve dhe zjarrit.

S’ka dallim e as ndikim në llojin e ndryshëm të mosbesimit të njërit grup nga tjetri, sepse mosbesimi i idhujtarëve nuk është më i madh se mosbesimi i zjarradhuruesve madje mosbesimi i zjarradhuruesve është më i rëndë pasi idhujtarët e pranonin njësinë e Allahut në furnizim e krijim, se s’ka krijues përveç Allahut, porse ata i adhuronin zotat e tyre për t’i afruar me Allahun. Idhujtarët nuk pranonin dy krijues të botës; njëri krijues i të mirës e tjetri i të keqes siç thonin zjarradhuruesit. Nuk e lejonin martesën me nënat, vajzat dhe motrat dhe kishin ende udhëzime të fesë së Ibrahimit (a.s.). Ndërsa zjarradhuruesit nuk kishin asnjë libër e as nuk zbatonin fenë e ndonjë Profeti, as në besim e as në legjislacion.

Tregimi që rrëfehet për ta, se ata kishin një libër por ai u ngrit e bashkë me të edhe legjislacioni i tyre kur mbreti i tyre kreu marrëdhënie me vajzën e tij nuk është aspak i vërtetë. Edhe në qoftë i vërtetë, ata nuk konsiderohen si ithtarë të librit sepse libri i tyre u ngrit dhe legjislacioni i tyre nuk kishte më vlerë, kështu që nuk u mbeti asgjë.

Dihet që arabët praktikonin fenë e Ibrahimit (a.s.). Ai kishte fletushka dhe legjislacion. Kështu, ndryshimi që idhujtarët i bënë fesë së Ibrahimit (a.s.) nuk ishte më i rëndë se ndryshimi që zjarradhuruesit i bënë fesë së Profetit dhe librit të tyre, nëse është e vërtetë. Nuk njihet prej tyre ndonjë rigorozitet në zbatimin e ndonjë ligji të profetëve, ndryshe nga arabët. E si mundet që zjarradhuruesit, të cilët, feja e tyre është feja më e shëmtuar, të jenë më mirë se idhujtarët arabë ? Kjo thënie është më e saktë për argumentim”.

 

Kushtet e marrjes së saj:

Në marrjen e saj merret në konsideratë: liria, drejtësia dhe mëshira.

Prandaj kushtëzohet për atë që i merret ajo:

  1. Të jetë mashkull
  2. Të jetë madhor
  3. Të jetë i lirë

Këto kushte bazohen në ajetin e mëposhtëm kuranor:

قَاتِلُوا الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حَتَّى يُعْطُوا الْجِزْيَةَ عَنْ يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ

Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur”. (Et-Teube, 29).

Pra, kur kanë mundësi dhe janë të pasur. Kështu ajo nuk i detyrohet gruas, fëmijës, skllavit dhe të sëmurit mendor.

Gjithashtu ajo nuk i detyrohet të varfërit i cili merr lëmoshë, as atij që nuk ka mundësi të punojë, as nga i verbëri apo i paralizuari e të tjerë që janë me të meta e as nga murgjërit në manastire, përveçse kur janë të pasur.

Maliku (r.a.) ka thënë: “Suneti tregon se xhizja nuk merret nga gratë e ithtarëve të Librit e as nga fëmijët e tyre. Ajo merret vetëm nga burrat që kanë arritur moshën e pjekurisë”.

Eslemi transmeton se Omeri (r.a.) i shkroi komandantëve të ushtrive: “Mos merrni xhizjen nga gratë dhe fëmijët e mos e merrni atë vetëm nga ata të cilëve u ka mbirë mjekra.[138][139]

I meti mendor ka të njëjtën dispozitë me fëmijën.

 

Masa e xhizjes:

Autorët e suneneve transmetojnë nga Muadhi (r.a.) se Profeti (a.s.), kur e dërgoi atë në Jemen, e urdhëroi që nga çdo madhor të merrte një dinar apo vlerën e tij në veshje.[140]

Më pas Omeri (r.a.) e shtoi atë duke e bërë katër dinarë për punonjësit e floririt, dyzet derhemë për pronarët e argjendit në vit.[141]

Profeti (a.s.) e njihte ekonominë e dobët të banorëve të Jemenit, ndërsa Omeri ishte po ashtu në dijeni për pasurinë e banorëve të Sirisë dhe fuqinë e tyre.

Buhariu transmeton se njëherë i thanë Muxhahidit: “Pse banorët e Sirisë paguajnë katër dinarë dhe ata të Jemenit vetëm një”. Ai tha: “Kjo është vënë në bazë të mundësisë”.[142]

Këtë ka marrë për bazë Ebu Hanife (r.a.) dhe Ahmedi në një transmetim të tijin dhe kanë thënë: “Ai që ka mundësi, detyrohet me dyzet e tetë derhemë, i mesmi njëzet e katër derhemë dhe i varfëri dymbëdhjetë derhemë. Kështu, ajo është e përcaktuar në kufirin e saj minimal dhe maksimal”.

Shafiu dhe Ahmedi në një tjetër transmetim kanë thënë se ajo është e përcaktuar vetëm në kufirin minimal që është një dinar, ndërsa kufiri maksimal nuk është i përcaktuar dhe i lihet në dorë guvernatorëve.

Maliku dhe Ahmedi, në një prej transmetimeve që është më i sakti, kanë thënë: “S’ka kufi minimal apo maksimal të saj. Çështja e saj i lihet në dorë guvernatorëve që t’a përcaktojnë atë për çdo person sipas gjendjes së tij”.

Nuk duhet që dikush të detyrohet mbi mundësitë e tij.

 

Shtesa mbi masën e xhizjes

Lejohet të kushtëzohet diçka mbi masën e caktuar të xhizjes që mund të shërbejë si mikpritje për muslimanët që mund të kalojnë në vendet e tyre.

Ahnef ibën Kajsi transmeton se Omeri (r.a.) u kushtëzoi jomuslimanëve mikpritjen e një dite e nate dhe të ndreqnin kupolat, e nëse në tokën e tyre vritej ndonjë musliman, ata duhet të paguanin gjakun e tij.[143] Transmeton Ahmedi.

Eslemi transmeton se jomuslimanët e Sirisë shkuan tek Omeri (r.a.) dhe i thanë: “Muslimanët, kur kalojnë në vendet tona, na detyrojnë të therim dele e pula për mikpritjen e tyre”. Ai u tha: “Ushqejini ata nga ajo që hani vetë e mos shtoni gjë mbi të”.[144]

 

Mosmarrja aq sa të mundojë jobesimtarët apo edhe të tjerë si ata:

Profeti (a.s.) ka urdhëruar për butësi e zemërgjerësi ndaj tyre dhe mosdetyrimin e tyre më tepër se munden.

Transmetohet nga Ibn Omeri (r.a.) se ka thënë: “Gjëja e fundit për të cilën foli Profeti (a.s.) ishte: ‘Më ruani mua në paktin tim me jobesimtarët’.[145]

Në një hadith tjetër: “Kush i bën padrejtësi një paqtari apo e mundon atë mbi mundësinë e tij, unë do jem mbrojtësi i tij”.[146]

 

Heqja e detyrimit për atë që pranon Islamin

Xhizja bie si detyrim ndaj atij jomuslimani që pranon Islamin. Kjo bazohet në hadithin e Ibn Abasit nga Profeti (a.s.): “Nuk ka xhizje ndaj muslimanit”.[147] Transmetojnë Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Ebu Ubejda (r.a.) transmeton se një hebre kishte pranuar Islamin e përsëri iu kërkua xhizja. I thanë: “Ti ke pranuar Islamin për t’u mbrojtur”. Ai u tha: “Në Islam ka mbrojtje”. Ai e ngriti çështjen tek Omeri (r.a.) e ai i tha: “Në Islam ka mbrojtje”. Pastaj shkroi që atij të mos i merrej më xhizja.[148]

 

 

Kontrata e mbrojtjes për nënshtetasit dhe të huajt

Kjo kontratë, ashtu si lejohet të lidhet për atë që dëshiron të jetojë me muslimanët nën hijen e Islamit, ajo lejohet edhe për të huajt në vendet e tyre, larg muslimanëve.

Profeti (a.s.) lidhi kontratë me të krishterët e Nexhranit megjithë qëndrimin e tyre në vendet e tyre pa banuar me ta asnjë musliman.[149]

Kjo kontratë përfshin: mbrojtjen e tyre, garantimin e lirive personale, fetare, vënien e drejtësisë mes tyre dhe hakmarrjen ndaj të padrejtit.

Edhe kalifët pas tij e zbatuan një gjë të tillë deri në periudhën e Harun Rashidit, i cili deshi ta prishte një gjë të tillë por e ndaloi Muhamed ibën El Hasan, shoku i Ebu Hanifes. Ky është edhe teksti i kontratës:

“Në Nexhran dhe rrethinat e tij sundon mbrojtja e Allahut dhe besa e Profetit Muhamed (a.s.) për gjithçka ata kanë nën dorë, e vogël apo e madhe. Nuk lejohet të vritet asnjë peshkop për besimin e tij, asnjë murg për murgjërinë e tij e asnjë falltar për fallin e tij. Ata nuk trajtohen si të dobët, nuk detyrohen apo shtrëngohen dhe tokën e tyre nuk e shkel asnjë ushtri. Kush kërkon ndonjë të drejtë prej tyre, ajo është përgjysmë mes tyre. Ata s’janë as zullumqarë e as të persekutuar. Kush ha kamatën[150] në të ardhmen, besa ime është larg tij. Nuk ndëshkohet ndonjëri prej tyre për padrejtësinë e tjetrit. Gjithçka ka në këtë letër është në mbrotjen e Allahut dhe besën e Muhamedit, të dërguarit të Allahut, përherë, derisa të vijë Allahu me urdhërin e tij”.

Nëse ndonjë prej të parëve do të shfrytëzojë këtë marrëveshje për interes të tij dhe i bën padrejtësi popullit që e ka nënshkruar, ai ndalohet.

Në librin “El Mebsut” të Serhesiut, përmendet: “Nëse mbreti kërkon besën që të lejohet të sundojë në mbretërinë e tij si të dojë, p.sh.: të vrasë, kryqëzojë apo të tjera si këto gjëra që nuk lejohen në tokën islame, nuk i përgjigjet kërkesës së tij, sepse pranimi i padrejtësisë duke patur mundësi që ajo të ndalohet, është e ndaluar pasi jomuslimani i mbrojtur është nga ata që respekton dispozitat e Islamit për çështjet që kanë lidhje me marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kështu, kushti i mbretit që bie në kundërshtim me kontratën e mbrotjes, është i pavlefshëm. Nëse i jep besën dhe paktin e paqes me këto kushte, tërë kushtet e tij që nuk vlejnë në Islam, dalin të pavlefshëm. Kjo bazohet në thënien e Profetit (a.s.): “çdo kusht që s’është në librin e Allahut, është i pavlefshëm”.[151]

 

Me çfarë prishet kjo kontratë

Kontrata e mbrojtjes prishet në rast refuzimi të dhënies së xhizjes apo kundërshtimin e respektimit të dispozitave islame. Nëse vret ndonjë musliman, apo e cënon atë në fenë e tij, nëse bën imoralitet me një muslimane apo martohet me të, nëse kryen homoseksualizëm, grabit rrugëve, spiunon apo ndihmon ndonjë sipun, apo flet keq për Allahun, Profetin, Librin dhe fenë e Tij, ky dëm bie mbi tërë muslimanët, mbi nderin e tyre, pasuritë, moralin dhe fenë e tyre.

Kur i thanë Ibn Omerit (r.a.) se një murg shan Profetin (a.s.), ai tha: “Nëse do ta dëgjoja, do t’a vrisja. Ne nuk i kemi dhënë atij mbrotje për këtë”.[152]

Gjithashtu ajo prishet edhe nëse ky zhvendoset në shtetin armik.

Nëse ekspozohet me diçka të ndaluar apo shpif për ndonjë musliman, në këtë rast kontrata e tij nuk prishet. Nëse kontrata e tij prishet, kontrata e mbrojtjes për gratë dhe fëmijët e tij nuk prishet, sepse prishja e saj ndodhi prej tij dhe pasojat i vuan vetëm ai.

 

Pasojat e prishjes së kontratës

Nëse kontrata e tij prishet, atëherë dispozita e tij është sikurse e robit të luftës; nëse pranon Islamin, ndalohet vrasja e tij sepse Islami fal atë që ka kaluar.[153]

 

Hyrja e jomuslimanëve në xhami dhe në shtetin islam

Juristët kanë diskutime për sa i përket çështjes së hyrjes së jomuslimanëve mohues në xhaminë e shenjtë apo edhe në të tjera xhami si dhe në shtetin islam.

Shteti islam, përsa u përket jobesimtarëve, është tre grupesh:

Haremi (xhamia e shenjtë). Jobesimtarëve nuk u lejohet që të hyjnë në të, qofshin ata të mbrojtur (dhemi) apo me kontratë garancie. Kjo, sepse ajeti kuranor është tepër i qartë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ فَلَا يَقْرَبُوا الْمَسْجِدَ الْحَرَامَ بَعْدَ عَامِهِمْ هَذَا

“O ju besimtarë, idhujtarët janë të papastër prandaj të mos i afrohen xhamisë së shenjtë pas këtij viti”. (Et-Teube, 28).

Këtë gjë e kanë thënë Shafiu, Ahmedi dhe Maliku.

Nëse vjen ndonjë lajmëtar nga shteti jomusliman dhe sunduesi është në xhaminë e shenjtë, atij nuk i jepet leje të hyjë në xhaminë e shenjtë, por sunduesi del vetë për tek ai apo dërgon dikë të dëgjojë mesazhin e tij jashtë Haremit.

Ebu Hanife dhe dijetarët e Kufes e kanë lejuar për paktshkruesin të hyjë në Harem[154] e në të, të qëndrojë si udhëtar por jo të banojë. Gjithashtu sipas tij lejohet që ndonjëri prej tyre të hyjë në Qabe.

 

Grupi i dytë i shtetit islam:

Hixhazi dhe kufiri i tij është mes Jemamës, Jemenit, Nexhdit dhe Medinës. Thuhet se gjysma e tij është e Tehamit dhe gjysma tjetër e Hixhazit e thuhet se ajo e tëra është e Hixhazit.[155]

El Kelbi ka thënë: “Kufiri i Hixhazit është mes malit Taj dhe rrugës së Irakut. Është quajtur Hixhaz, sepse ai ndan mes Tehamës dhe Nexhdit. Thuhet se ai ndan mes Nexhdit dhe Sarrasë. Thuhet gjithashtu se ai ndan mes Nexhdit, Tehamës dhe Sirisë”.

El Harbi ka thënë: “Tebuku është pjesë e Hixhazit, kështu jobesimtarëve u lejohet të hyjnë në territoret e Hixhazit me leje, por nuk qëndrojnë në të më shumë se një udhëtar, që është periudha treditore.

Ebu Hanife ka thënë: “Nuk ndalohen të vendosen apo të qëndrojnë në të përherë”.

Argumenti i shumicës është transmetimi i Muslimit nga Ibn Omeri se ai ka dëgjuar Profetin (a.s.) të thotë: “Do t’i nxjerr hebrenjtë dhe të krishterët nga Gadishulli Arab e nuk do të lë tjetër veç muslimanëve”.[156]

Në një tjetër transmetim, jo të Muslimit, shtohet: Profeti (a.s.) porositi dhe tha: “Nxirrini idhujtarët nga Gadishulli Arab”.[157]

Ebu Bekri nuk pati mundësi të bëjë një gjë të tillë, por Omeri i përzuri ata gjatë sundimit të tij. Ndërsa ata që kishin ardhur tregtarë, i lejoi për tri ditë.

Trasmetohet nga Ibn Shihabi se Profeti (a.s.) ka thënë : “Nuk bashkohen dy fe në Gadishullin Arab”.[158] Këtë hadith e përmend Maliku në “El Muata”.

Muslimi transmeton nga Xhabiri se ai ka dëgjuar Profetin (a.s.) të thoshte: “Shejtani nuk ka më shpresë ta adhurojnë ata që falen në Gadishullin Arabik, por ai nxit grindje mes tyre”.[159]

Said ibën Abdul Azizi ka thënë: “Gadishulli Arabik është mes luginës arabe deri në Jemen dhe nga kufijtë e Irakut e deri në det”.

Të tjerë kanë thënë: “Kufijtë e Gadishullit Arabik janë prej Adni Ebjenit e deri në periferitë e Irakut në gjatësi, e prej Xhides dhe brigjet e saj deri në anët e Sirisë në gjerësi”.

Ndarja e tretë:

Në pjesët e tjera të shtetit islam, jobesimtarit i lejohet të jetojë në to me kontratë sigurie e mbrojtjeje, por ata nuk lejohen të hyjnë në xhami, përveçse me lejen e muslimanit. Ky është mendimi i Shafiut.

Ebu Hanife ka thënë: “Atyre u lejohet hyrja në to pa leje”.

Maliku dhe Ahmedi kanë thënë: “Atyre nuk u lejohet hyrja në to për çfarëdolloj arsyeje qoftë”.

 

Plaçka e luftës (El Ganaimu dhe El Enfal)

 

Ganime është ajo që njeriu merr me përpjekje.

Në legjislacion është ajo pasuri e marrë nga armiqtë e Islamit nëpërmjet luftës. Ajo përfshin llojet e mëposhtme:

  1. Pasuri të tundshme
  2. Robër
  3. Tokë

Ndërsa El Enfal, quhen kështu sepse ato janë shtesë në pasurinë e muslimanëve. Fiset arabe para Islamit, kur luftonin e fitonin mbi njëra tjetrën, merrnin plaçkën e luftës e atë e shpërndanin ndër luftëtarët. Një pjesë të madhe të saj e linin për kryetarin. Këtë e përshkruan një poet ku ka thënë:

Ti ke një të katërtën e saj[160] dhe atë që zgjedh vetë[161]

        Sundimin tënd, plaçkën para luftës[162] dhe atë që mbetet[163]

 

Lejimi i saj për këtë popull, ndryshe nga të tjerët

Allahu ia ka lejuar këtij populli marrjen e plaçkës së luftës. Allahu i Lartësuar e përmend lejimin e marrjes së kësaj pasurie e thotë:

فَكُلُوا مِمَّا غَنِمْتُمْ حَلَالًا طَيِّبًا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Hani nga ajo që keni kapur (pas lufte) të lejuar e të mirë dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë Allahu është Falës e Mëshirues”. (El-Enfalë, 69).

Edhe hadithi i saktë tregon se kjo është cilësi e vetëm këtij ymeti musliman, sepse popujve të mëparshëm nuk u lejohej të merrnin diçka nga ajo.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Xhabir ibën Abdullahi se Profeti (a.s.) ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë ndonjë Profeti para meje. Jam ndihmuar me anë të frikës në largësinë e një muaji, toka më është bërë xhami dhe e pastër e këdo nga ymeti im që e arrin koha e namazit le ta falë, më është lejuar plaçka e luftës e cila nuk i është lejuar kujt para meje, më është dhënë e drejta e ndërmjetësimit dhe jam dërguar tek të gjithë njerëzit”.[164]

Gjithashtu këtë e gjejmë edhe tek transmetimi i Buhariut dhe Muslimit nga Ebu Hurejra, ku Profeti (a.s.) ka thënë: “Plaçka e luftës nuk i është lejuar ndonjërit para nesh, dhe kjo sepse Allahu i Madhëruar pa dobësinë dhe pamundësinë tonë dhe na i bëri të lejuara ato.”[165]

Kjo, sepse Allahu i Lartësuar pa dobësinë dhe pamundësinë tonë kështu që na i lejoi ato.

 

Shpërndarja e tyre:

I pari konfrontim i armatosur mes Profetit (a.s.) dhe idhujtarëve mekas ishte më shtatëmbëdhjetë Ramazan të vitit të dytë pas emigrimit, në vendin e quajtur Bedër. Ky konfrontim përfundoi me fitoren e thellë të Profetit (a.s.) dhe muslimanëve. Për herë të parë, që pas shpalljes së profetësisë, muslimanët ndjenin ëmbëlsinë e fitores, sepse Allahu i Lartësuar u mundësoi atyre të hakmerreshin ndaj armiqve të cilët i kishin persekutuar gjatë pesëmbëdhjetë viteve, besimtarët të cilët u nxorën nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre pa të drejtë vetëm se ata thoshin: “Zoti ynë është Allahu”. Idhujtarët e mundur lanë pas tyre pasuri të mëdha, të cilat i mblodhën muslimanët triumfues. Pastaj ata diskutuan dhe u konfliktuan mes tyre se kujt do t’i përkiste ajo pasuri.

A do të ishte e atyre që dolën kundër armikut apo e atyre që rrethuan Profetin (a.s.) dhe e mbrojtën prej armikut? Kurani fisnik i udhëzoi ata se dispozita e ndarjes së saj i kthehej Allahut dhe të dërgurit të Tij, Muhamedit (a.s.).

Në ajetin e parë të sures El Enfal, Allahu i Lartësuar thotë:

يَسْأَلُونَكَ عَنْ الْأَنْفَالِ قُلْ الْأَنْفَالُ لِلَّهِ وَالرَّسُولِ

“Të pyesin ty për plaçkën e luftës. Thuaju: “Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e Allahut dhe e të dërguarit”.

 

 

Mënyra e ndarjes së plaçkës së luftës

Allahu i Lartësuar e sqaron mënyrën e ndarjes së saj dhe thotë:

وَاعْلَمُوا أَنَّمَا غَنِمْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ إِنْ كُنتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ وَمَا أَنزَلْنَا عَلَى عَبْدِنَا يَوْمَ الْفُرْقَانِ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 

Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte[166], një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit  (që ka ngelur në rrugë), nëse besoni në Allahun dhe në atë që ia kemi shpallur robit tonë në ditën e fitores (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet Allahu është i fuqishëm për çdo gjë”. (El-Enfalë, 41).

 

Ajeti përmend pesë grupacione tek të cilat shpërndahet plaçka e luftës. Ata janë: Allahu dhe i dërguari i Tij; të afërmit e Profetit (a.s.); jetimët; të varfërit dhe udhëtarët e ndarë nga vendi i tyre. Përmendja e Allahut këtu është thjesht për begati.

Pjesa e Allahut dhe e Profetit të tij ndahet sikurse El Fej[167], pra ajo u jepet të varfërve, për armatim e të tjera interesa të përgjithshme.

Ebu Daudi dhe Nesaiu transmetojnë nga Amër ibën Abese që ka thënë: Profeti (a.s.) fali me ne namazin mbi një deve. Kur mbaroi namazin, mori një tufë leshi prej një ane të saj dhe tha: “Mua nuk më lejohet nga plaçka juaj e luftës vetëm një e pesta, edhe kjo një e pestë iu kthehet juve”.[168]

Pra, shpenzohet për të varfërit, në armatime dhe në xhihad.

Ndërsa shpenzimet personale të Profetit (a.s.) vinin nga plaçka që u mor nga fisi Nedir pa luftë.

Muslimi transmeton nga Omeri se ka thënë: “Pasuritë e fisit Nedir ishin pjesë e plaçkës pa luftë që Allahu i Lartësuar ia mundësoi Profetit (a.s.) t’i fitonte, plaçkë për të cilën muslimanët nuk luajtën as kalorës e as këmbësorë. Ato ishin vetëm për Profetin (a.s.). Ai shpenzonte prej tyre për famijlen e tij për një vit. Atë që mbeste, e linte për kalorësinë dhe në përgatitjen e armëve për xhihad.”[169]

Të afërmit ishin ata të afërm të Profetit (a.s.) nga fisi Hashemit dhe fisi El Mutalib, ata të cilët e mbështetën Profetin (a.s.), jo ata të afërm të cilët e poshtëruan dhe treguan armiqësi ndaj tij.

Buhariu dhe Ahmedi transmetojnë nga Xhubejr ibën Mut’im se ka thënë: “Ditën e betejës së Hajberit, Profeti (a.s.) ndau pjesën e të afërmve mes fisit Hashemi dhe fisit El Mutalib.

Unë dhe Othman ibën Afani shkuam te Profeti (a.s.) dhe i thamë: “O i dërguar i Allahut, fisit Hashemit nuk mund t’ia mohojmë meritat si dhe pozitën që Allahu të vuri ty mes tyre. Por, pse vëllezërve tanë prej fisit El Mutalib u dhe prej plaçkës së luftës dhe na le ne? Ne dhe ata për ty jemi në të njëjtën pozitë”. Ai tha: “Ata nuk më janë ndarë mua para Islamit dhe në Islam. Fisi Hashemi dhe fisi El Mutalib janë një i vetëm” dhe ai ndërthuri mes gishtave të tij.”[170]

Prej plaçkëçs së luftës merr i pasuri[171] dhe i varfëri, i afërti dhe i largëti, mashkulli dhe femra e mes tyre ajo ndahet në bazë të ajetit :

لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنثَيَيْنِ

“Mashkulli merr sa dy femra”. (En-Nisa, 11).

Ky është mendimi i Shafiut dhe Ahmedit.

Transmetohet nga Ibn Abasi, Zejnul Abidini dhe El Bakiri se në shpërndarje barazohet mes të pasurve dhe të varfërve, meshkujve dhe femrave, të vegjëlve dhe të mëdhenjve, sepse emri “afërsi” i përfshin të tërë ata. Ky është kompesim për ta, sepse atyre u është ndaluar të marrin prej zekatit. Allahu i Lartësuar ua dha atyre këtë të drejtë dhe Profeti (a.s.) ua ndau atyre e në hadith nuk tregohet se ai ka privilegjuar disa nga disa të tjerë.

Shafiu konsideron se pjesën e tyre ata e merituan në bazë të afërsisë. Kështu, kjo ngjan me trashëgiminë.

Profeti (a.s.) i jepte prej plaçkës së luftës xhaxhait të tij, Abasit, që ishte i pasur e gjithashtu i jepte edhe hallës së tij, Safijes.[172]

Ndërsa pjesa e jetimëve, ata janë fëmijët e muslimanëve. Thuhet se ajo u takon fëmijëve të varfër. Thuhet gjithashtu se në të përfshihen fëmijët e pasur dhe të varfër pasi ata janë të dobët edhe pse janë të pasur.

Bejhakiu transmeton me zinxhir të saktë nga Abdullah ibën Shakik nga një person që ka thënë: “Shkova te Profetit (a.s.) kur ai ishte në një luginë e i thashë: “O i dërguar i Allahut, ç’thua për plaçkën e luftës?” Tha: “Për Allahun jepet një e pesta dhe katër të tjerat për ushtrinë”. I thashë: “A nuk ka ndonjëri përparësi ndaj ndonjë tjetri në të?” Tha: “Jo, as pjesën që mund të nxjerrësh nga vetja jote, ti s’ke më të drejtë në të sesa vëllai yt musliman”.[173]

Në një hadith thuhet: “Cilido vend që kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, një e pesta e tij është e Allahut dhe Profetit të tij, pastaj për ju”.[174]

Ndërsa katër të pestat e mbetura i jepen ushtrisë.

Ajo u jepet meshkujve, njerëzve të lirë, madhorëve dhe të shëndoshëve mendorë.

Ndërsa gratë, skllevërit, të vegjlit dhe të sëmurët mendorë nuk kanë pjesë në të, sepse gjinia mashkullore, liria, mosha dhe mendja janë kusht në pjesëmarrje.

Në përfitim prej plaçkës së luftës barazohet i forti dhe i dobëti, ai që lufton dhe ai që nuk ka luftuar.

Ahmedi transmeton nga Said ibën Maliku se ka thënë: “I thashë Profetit (a.s.): “O i dërguar i Allahut. A është e barabartë pjesa e plaçkës së luftës të personit që është mbrojtës i të tjerëve me ata të tjerët që ai i mbron?” Ai tha: “Mos të pastë nëna o Ibn Um Said, a nuk furnizoheni dhe nuk fitoni veçse për shkak të të dobtëve tuaj”.[175]

Në librin “Huxhetullahi el Baliga” thuhet: “Atë që prijësi dërgon për interes të ushtrisë si p.sh. postier, vëzhgues etj., atij i jepet pjesë prej plaçkës së luftës, edhe pse ai nuk merr pjesë në betejë. Kështu ka marrë edhe Othmani, pjesë nga plaçka e luftës së betejës së Bedrit. Ai mungoi në të me urdhër të Profetit (a.s.) pasi gruaja e tij, Rukija, vajza e Profetit (a.s.), ishte e sëmurë. Profeti (a.s.) i tha atij: “Ti ke shpërblimin e një personi që merr pjesë në Bedër si dhe pjesën e tij nga plaçka e luftës”.[176] Transmeton Buhariu nga Ibn Omeri (r.a.).

Plaçka ndahet në atë mënyrë ku këmbësori të marrë një pjesë ndërsa kalorësi tre.

Përmendet në hadithe të sakta e të qarta se Profeti (a.s.) i jepte kalorësit dhe kalit të tij tre pjesë dhe këmbësorit një pjesë.[177]

Kjo shtesë ishte për shpenzimet e kalit dhe nevojat e tij për stërvitje. Kjo është ndoshta për faktin se ndikimi i kalorësit[178] në luftë ka qenë tre herë më shumë se këmbësori.

Nuk ka pjesë për atë që ka kafshë tjetër veç kalit, sepse nuk transmetohet nga Profeti (a.s.) se ai i ka dhënë plaçkë lufte dikujt që ka pasur kafshë tjetër. Në betejën e Bedrit me të ishin edhe shtatëdhjetë persona me deve. Gjithashtu nuk ka patur asnjë prej betejave të tij ku mos të kishte pjesëmarrje të deveve, pasi deveja ka qenë zakonisht kafsha e tyre. Po të kishte ndarë pjesë për to, do të kishte transmetime lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, edhe shokët e tij pas tij, nuk i dhanë pjesë devesë (personit që lufton mbi deve).

Nuk i jepet më shumë se një kali (për personin që mund të luftojë mbi dy kuaj), sepse nuk transmetohet nga Profeti (a.s.) dhe as nga shokët e tij që ata të kenë ndarë për më shumë se një kalë pasi edhe armiku lufton vetëm mbi një kalë.

Ebu Hanife (r.a.) ka thënë: “U ndahet edhe për më shumë se një kalë, sepse ai është më i dobishëm”.

Pjesë i jepet kalit të marrë hua dhe të marrë me qira, gjithashtu edhe kalit të grabitur e në këtë rast, pjesa i jepet të zotit të tij e jo luftëtarit.

 

Shtesa në plaçkë

Prijësit i lejohet që disa prej luftëtarëve t’u shtojë diçka nga pjesa e tij në masën e një të tretës apo një të katërtës.

Kjo shtesë duhet të jetë nga vetë pla­çka e luftës, nëse ai ka shfaqur trimëri ndaj armikut dhe e meriton këtë shtesë. Ky është edhe mendimi i Ahmedit dhe Ebu Ubejdës.[179]

Argument për këtë është hadithi i Hubejb ibën Muslime që “Profeti (a.s.) u shtonte një të katërtën çetave pas një të pestës që u jepte në fillim si dhe u shtonte atyre një të tretën me një të pestën pas kthimit.”[180] Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Ai gjithashtu bashkoi Selema ibën El Ekue në disa prej betejave të tij mes pjesë së këmbësorit dhe asaj të kalorësit duke i dhënë atij pesë pjesë për vlerën e madhe që ai tregoi në atë betejë.[181]

 

Plaçka e armikut është e vrasësit

Kjo është ajo pasuri që i gjendet të vrarit, si p.sh. armë apo edhe zbukurimet e armëve.

Ndërsa të tjera pasuri që ai mund të ketë si p.sh. bizhuteri, para etj, ato nuk hyjnë këtu, por si plaçkë lufte e përbashkët.

Ndonjëherë, udhëheqësi i nxit ushtarët për luftë duke i joshur ata të marrin plaçkën e të vrarëve e duke i privilegjuar vetëm ata në këtë pjesë, jo pjesën tjetër të ushtrisë. “Profeti (a.s.) ka gjykuar se kjo plaçkë është e vrasësit dhe ai nuk e ndan atë.”[182] Ebu Daudi e transmeton këtë nga Euf ibën Malik El Eshxhai dhe Halid ibën Velidi.

Ibn Ebu Shejba transmeton nga Enes ibën Maliku se El Bera ibën Malik ishte ndeshur me Merzebanin në betejën e Darës, e kishte goditur atë në qemerin e shalës së kalit dhe e kishte vrarë. Plaçka e marrë prej tij kishte qenë gati tridhjetë mijë derhemë. Ky lajm i mbërriti Umer ibën Hatabit (r.a.) e ai i tha Ebu Talhës: “Ne nuk e ndanim këtë plaçkë, porse pasuria e El Berasë ka arritur një shumë të madhe e patjetër që duhet ta ndajë atë”.[183]

Ibn Sirini ka thënë: “Enes ibën Maliku më ka treguar se kjo ishte e para plaçkë e të vrarit që ishte ndarë”.

Seleme ibën El Ekue ka thënë: “Erdhi te Profeti (a.s.) një spiun i idhujtarëve që ishte në udhëtim. Ai u ul me shokët e tij duke biseduar e më pas u zhvendos. Profeti (a.s.) u tha shokëve: “Kërkojeni atë dhe vriteni!”. Transmetuesi thotë: “Unë e vrava atë e Profeti (a.s.) më dha plaçkën e tij të luftës”.[184]

 

 

Kush nuk ka pjesë në plaçkën e luftës ?

Më parë u përmend se kusht në marrjen prej plaçkës së luftës është: mosha, shëndeti mendor, gjinia mashkullore dhe liria.

Kush nuk i përmbush këto kushte, ai nuk merr prej plaçkës së luftës edhe pse ai mund të marrë nga ajo por jo si kontribues.

Seid ibën El Musejeb ka thënë: “Fëmijëve dhe skllevërve u jepej nga plaçka e luftës, nëse merrnin pjesë në luftë.

Ebu Daudi transmeton nga Umejri që ka thënë: “Mora pjesë në betejën e Hajberit bashkë me zotërinjtë e mi. Ata i folën Profetit (a.s.) për mua e i thanë që unë isha skllav. Ai urdhëroi të më jepej diçka e thjeshtë nga plaçka e luftës”.[185]

Në hadithin e Ibn Abasit, ku ai është pyetur për gruan dhe skllavin, nëse kishin ata ndonjë pjesë të caktuar kur ndahej plaçka ë luftës, ai ishte përgjigjur se ata nuk kishin një pjesë të caktuar, përveçse nëse u jepej nga pjesa e të tjerëve.[186]

Umu Atija ka thënë: “Ne merrnim pjesë në beteja me Profetin (a.s.), mjekonim të plagusurit e Profeti (a.s.) na jepte prej plaçkës së luftës.”[187]

Tirmidhiu përmend nga El Euzai se ka thënë: “Profeti (a.s.) u ndau fëmijëve pjesë nga plaçka e Hajberit”.[188]

Nga Jezid ibën Hermez transmetohet se Nexhda El Haruri i shkroi Ibn Abasit (r.a.), ku e pyeste për një të pestën e Hilalit: “Më njofto: A luftonte Profeti (a.s.) bashkë me gratë? A u jepte atyre pjesë si kontribut? A i vriste fëmijët? Kur mbaron periudha e të quajturit jetim? Kujt i përket një e pesta?”.

Ibn Abasi kishte thënë: “Po të mos ishte kjo fshehje e diturisë, s’do t’i shkruaja atij”. Pastaj i shkroi duke i thënë: “Më shkruajte për të më pyetur, a luftonte Profeti (a.s.) bashkë me gratë. – Ai luftonte me to e ato mjekonin të plagosurit dhe atyre u jepej nga plaçka e luftës, ndërsa kontribut jo. Profeti (a.s.) nuk i vriste fëmijët, e ti nuk ke pse i vret ata. Më shkruajte për të më pyetur se kur përfundon periudha që fëmija nuk quhet më jetim. Të betohem se njeriut i mbin mjekra e tij, porse ai mund të jetë i dobët të përfitojë vetë. Nëse ai përfiton për vete ashtu si njerëzit e tjerë, ai nuk quhet më jetim. Më shkruajte për të më pyetur se kujt i takon një e pesta, e unë të them se ajo është e jona[189], por njerëzit tanë na e mohuan atë”.[190]

Trasmetojnë pesë autorët e suneneve, përveç Buhariut.

 

 

Ndjekësit dhe jomuslimanët nuk kanë pjesë në të

Ndjekësit, ata që shoqërojnë ushtrinë për të fituar të mira nga plaçka e luftës, nuk meritojnë pjesë prej saj, edhe nëse luftojnë pasi ata nuk kanë si qëllim luftën e as nuk dalin si luftëtarë. Tek ta hyjnë edhe mercenarët, sepse ata e kanë profesion një gjë të tillë.

Për sa u përket jomuslimanëve, pra paqtarëve, juristët kanë mendime të ndryshme në rast se kërkohet ndihmë prej tyre në luftë dhe luftojnë së bashku me muslimanët.

Hanefitë kanë thënë se atyre u jepet diçka e vogël, porse ata nuk marrin si kontribut (pjesë e veçantë nga plaçka). Ky mendim transmetohet edhe nga Shafiu (r.a.).

Gjithashtu transmetohet nga Shafiu se prijësi i merr ata me pagesë dhe i paguan nga një pasuri që nuk ka pronar të caktuar. Nëse nuk e bën, ai u jep atyre nga pjesa e Profetit (a.s.).

Theuri dhe Euzai kanë thënë: “Atyre u jepet kontribut”.

 

Vjedhja prej plaçkës së luftës (El Gulul)

Ndalimi i vjedhjes së saj

Gulul quhet vjedhja prej plaçkës së luftës. Ajo është e ndaluar, pasi ajo thyen zemrat e muslimanëve dhe ndez konflikt mes tyre, i bën ata që të plaçkisin në vend që të luftojnë dhe e tëra kjo çon në humbje. Prandaj edhe vjedhja është konsideruar si një nga mëkatet e mëdha me konsensusin e dijetarëve.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَنْ يَغُلَّ وَمَنْ يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ

“Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit. (Ali Imran, 161).

Profeti (a.s.) ka urdhëruar të ndëshkohet vjedhësi duke iu djegur plaçka e tij dhe duke u rrahur si qortim dhe frenim për njerëzit për të mos bërë një veprim të tillë.

Ebu Daudi dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Omeri (r.a.) nga Profeti (a.s.) se ai ka thënë: “Nëse gjeni ndonjë që ka vjedhur prej plaçkës së luftës, digjeni plaçkën e tij dhe rriheni”.[191]

Ne gjetëm në plaçkat e njërit një mus’haf dhe për të pyetëm Salimin. Ai tha: “Shite atë dhe me çmimin e tij jep lëmoshë”.

Transmetohet nga Amër ibën Shuajb nga babai i tij nga gjyshi i tij se Profeti (a.s.), Ebu Bekri dhe Omeri kanë djegur plaçkën e vjedhësit dhe e kanë rrahur atë.[192]

Gjithashtu transmetohen hadithe të tjera nga Profeti (a.s.) se ai nuk ka urdhëruar të digjet plaçka e vjedhësit apo të rrihet.[193]

Nga këto hadithe kuptohet se sunduesi e ka në dorë të veprojë si ta shohë të arsyeshme. Nëse interesi e kërkon që të digjet dhe të rrihet, atij i digjet plaçka dhe rrihet, ndryshe vepron ashtu si ia kërkon nevoja.

Buhariu transmeton nga Abdullah ibën Amri se ka thënë: “Kujdestar i plaçkave të Profetit (a.s.) ka qenë një burrë i quajtur Kerkera. Ai vdiq e Profeti (a.s.) dëftoi se ai është në zjarr. Shokët shkuan dhe e kontrolluan atë dhe gjetën tek ai një rrobë të vjedhur”.[194]

Ebu Daudi transmeton se në betejën e Hajberit, kishte vdekur një person prej muslimanëve. Profeti (a.s.) u njoftua për këtë e tha: “Faleni xhanazen e shokut tuaj”. Porse fytyrat e njerëzve ndryshuan. Atëherë Profeti (a.s.) tha: “Shoku juaj ka vjedhur nga plaçka e luftës”. Ata kontrolluan plaçkat e tij dhe gjetën ndër to rruaza të hebrenjve që nuk vlenin më shumë se dy derhemë.[195]

 

Përfitimi prej ushqimit para ndarjes së plaçkës

Nga plaçka e luftës bën përjashtim ushqimi i njerëzve dhe ushqimi i kafshëve. Luftëtarëve u lejohet të përfitojnë prej ushqimit aq sa qëndrojnë në tokën armike, edhe pse nuk iu është ndarë plaçka e luftës.

  1. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Abdullah ibën Mugafel se ka thënë: “Në betejën e Hajberit përfitova një qese me gjalpë. E ruajta atë e thashë: S’kam për t’i dhënë kujt nga kjo. Porse ajo u prish e kur Profeti (a.s.) e mori vesh, buzëqeshi.[196]
  2. Ebu Daudi, El Hakimi dhe El Bejhakiu përmendin nga Ibn Ebu Eufa se ka thënë: “Në betejën e Hajberit gjetëm ushqim. Atëkohë çdo person vinte e merrte nga ai ushqim aq sa i nevojitej e largohej”.[197]
  3. Buhariu transmeton nga Ibn Omeri se ka thënë: “Gjatë betejave tona përfitonim mjaltë dhe rrush. Ato i hanim e nuk e linim për t’u ndarë”.[198]

Në një tjetër transmetim të hadithit nga Ebu Daudi thuhet: “Nuk u merrte nga ato të dyja një e pesta”.[199]

Maliku në “El Muata” ka thënë: “Nuk shoh ndonjë të keqe nëse muslimanët hanë prej ushqimit të armikut kur hyjnë në tokën e tyre, gjithçka mund të gjejnë edhe para se të ndahet plaçka e luftës. Unë, gjithashtu i shoh devetë, lopët dhe dhentë në nivelin e ushqimit. Muslimanët mund të hanë prej tyre nëse hyjnë në tokën armike, ashtu siç mund të hanë të tjera ushqime. Nëse këto nuk do të lejoheshin të haheshin derisa të bëhej ndarja e plaçkës, kjo do t’i dëmtonte ushtritë. Nuk shoh ndonjë të keqe që luftëtarët muslimanë të hanë prej tërë këtyre, por aq sa të kenë nevojë e pa shpërdorim. Por nuk e shoh të arsyeshme që ata të depozitojnë ushqim që ta çojnë në shtëpi.

 

 

Muslimani që gjen pasurinë e tij tek armiku, ajo është e tija

Nëse luftëtarët rikthejnë pasuri të muslimanëve që ishin në duar të armiqve, të zotët e tyre kanë përparësinë të marrin të parët atë dhe luftëtarët s’kanë të drejtë të marrin asgjë prej saj, pasi ato nuk konsiderohen si plaçkë lufte.

  1. Transmetohet nga Ibn Omeri se atij i iku një kalë të cilin e kishte marë armiku. Pas pak kohe, atë mundën ta merrnin muslimanët e kali iu kthye përsëri Ibn Omerit. Kjo ndodhi në kohën e Profetit (a.s.).[200]
  2. Transmetohet nga Umran ibën Husajn se ka thënë: “Idhujtarët sulmuan livadhet e Medines dhe morën Adbanë, devenë e Profetit (a.s.) dhe një grua muslimane. Një natë, gruaja u ngrit kur njerëzit ishin në gjumë. Ajo kaloi të gjithë devetë derisa arriti tek deveja e Profetit (a.s.). Më pas mori një deve të dobët të cilës i hipi e iu drejtua Medines dhe u zotua se, nëse Allahu i Lartësuar do ta shpëtonte, do ta therte atë. Kur mbërriti në Medine, ajo e njohu devenë. Atë e çuan tek Profeti (a.s.) e gruaja e njoftoi për zotimin e saj. Profeti (a.s.) i tha: “Shumë keq e ke shpërblyer shpëtimin tënd. Nuk ka zotim ndaj njeriut për atë që s’e zotëron dhe s’ka zotim në mëkate”.[201]

E njëjta dispozitë është edhe kur armiku pranon Islamin dhe nën zotërimin e tij ka pasuri të muslimanit. Ajo i kthehet të zotit të saj.

 

Armiku që pranon Islamin

Nëse armiku pranon Islamin, emigron në shtetin islam dhe në tokën armike lë fëmijët, gruan e pasurinë, këto marin shenjtërinë e pasardhësve të muslimanit dhe shenjtërinë e pasurisë së tij. Nëse muslimanët arrijnë të fitojnë, këto nuk hyjnë në plaçkën e luftës e bazuar në hadithin: “Nëse e thonë atë (dëshminë), kanë mbrojtur prej meje gjakun dhe pasuritë e tyre”.[202]

 

 

Robërit e luftës

Grupi i dytë :

Robërit e luftës janë pjesë e plaçkës së luftës dhe ndahen në dy grupe:

Në grupin e parë hyjnë gratë dhe fëmijët.

Në grupin e dytë hyjnë burrat madhorë luftëtarë e jobesimtarët nëse muslimanët arrijnë t’i kapin ata të gjallë. Islami i ka dhënë sunduesit të drejtën që të bëjë atë që sheh më të dobishme me burrat luftëtarë, të cilët mund t’i zërë robër: t’i falë, t’i shkëmbejë apo edhe t’i vrasë ata.

Lirimi i tyre bëhet falas.

Këmbimi mund të bëhet me para apo edhe me robër muslimanë. “Në betejën e Bedrit këmbimi u bë me pasuri. Vërtetohet nga Profeti (a.s.) se ai ka këmbyer një person idhujtar nga fisi Akil me dy persona muslimanë.”[203] Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson si sahih këtë transmetim.

Allahu i Lartësuar thotë :

فَإِذا لَقِيتُمْ الَّذِينَ كَفَرُوا فَضَرْبَ الرِّقَابِ حَتَّى إِذَا أَثْخَنتُمُوهُمْ فَشُدُّوا الْوَثَاقَ فَإِمَّا مَنًّا بَعْدُ وَإِمَّا فِدَاءً حَتَّى تَضَعَ الْحَرْبُ أَوْزَارَهَا

“Kur të përballeni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t’i rraskapitni e t’i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. (Muhamed, 4).

Muslimi transmeton nga hadithi i Enesit (r.a.), i cili ka thënë se Profeti (a.s.) u dha lirinë atyre që ishin zënë robër. Numri i tyre ishte tetëdhjetë. Ata ishin personat që e kishin sulmuar atë dhe shokët e tij prej maleve Ten’im gjatë namazit të mëngjesit për t’i vrarë.

Për këtë ngjarje Allahu i Lartësuar zbriti ajetin:

وَهُوَ الَّذِي كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنْكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُمْ بِبَطْنِ مَكَّةَ مِنْ بَعْدِ أَنْ أَظْفَرَكُمْ عَلَيْهِمْ

Ai pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren kundër tyre”.[204] (El-Fet’h, 24).

Ditën e hapjes së Mekës, Profeti (a.s.) u tha banorëve të saj: “Ikni, ju jeni të lirë”.[205]

Por, sunduesit i lejohet t’i vrasë robërit nëse nevoja e kërkon një gjë të tillë.

Kjo gjë vërtetohet edhe nga Profeti (a.s.). “Ai vrau Nadr ibën Harith dhe Ukba ibën Muit në betejën e Bedrit dhe vrau Ebu Iza El Xhumhin në betejën e Uhudit.”[206]

Për këtë ngjarje Allahu i Lartësuar thotë:

مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَنْ يَكُونَ لَهُ أَسْرَى حَتَّى يُثْخِنَ فِي الأَرْضِ

“Asnjë profet s’ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të arrijë fitore të plotë në Tokë.(El-Enfal, 67).

Këtë qëndrim e mbajnë shumica e dijetarëve, të cilët thonë se sunduesi ka të drejtë të zgjedhë njërën prej tre mundësive të sipërpërmendura.

Hasani dhe Atau kanë thënë: “Robi nuk vritet, por ai mund të falet ose mund të këmbehet.

Zuhriu, Muxhahidi dhe disa dijetarë kanë thënë: “Nuk lejohet të merret këmbim kurrë për robërit jobesimtarë”.

Maliku ka thënë: “Nuk lejohet falja pa këmbim”.

Hanefitë kanë thënë: “Falja nuk lejohet në asnjë mënyrë, as me këmbim e as me gjë tjetër”.

 

 

Trajtimi i robërve të luftës

Islami i trajton robërit e luftës njerëzisht dhe me mëshirë. Ai fton që ata të nderohen dhe i lëvdëron ata që janë bamirës me ta. Allahu i Lartësuar thotë:

وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَى حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا. إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنْكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا

Ata, që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim”. (El-Insan, 8-9).

Ebu Musa Eshariu (r.a.) transmeton nga Profeti (a.s.) se ka thënë: “Lirojeni robin, përgjigjuni thirrësit, ushqeni të uriturin dhe vizitoni të sëmurin”.[207]

Më parë u përmend se Themamate ibën Ethal ra rob në duart e muslimanëve. Atë e shpunë tek Profeti (a.s.) e ai i tha: “Jini të sjellshëm ndaj tij” dhe shtoi “Mblidhni çfarë ushqimi keni e dërgojani atij”. Ata i jepnin atij qumësht prej devesë së Profetit (a.s.) në mëngjes dhe mbrëmje.

Profeti (a.s.) e ftoi atë të pranonte Islamin por ai kundërshtoi dhe i tha: “Nëse do diçka në këmbim tim, kërko ç’të duash, por Profeti (a.s.) e fali dhe e liroi pa kërkuar asgjë në këmbim. Ky ishte shkak për pranimin e Islamit nga ana e tij.[208]

Në librat “Sihah” përmendet çështja e robërve të fisit Mustalik, ku mes tyre ishte edhe Xhuejrija bint El Harith. Babai i saj, El Harith ibën Ebu Dirar, shkoi në Medine duke sjellë me vete shumë deve për t’i këmbyer me lirinë e së bijës. Në luginën El Akik, disa milje para Medines, ai fshehu dy deve të mira në një prej rrëzë mali. Kur hyri tek Profeti (a.s.) i tha: “O Muhamed, keni kapur vajzën time e ky është këmbimi i lirisë së saj”. Profeti (a.s.) i tha: “Ku i ke dy devetë që i fshehe në luginën El Akik në rrëzë të filan mali?” El Harithi u çudit e menjëherë i tha: “Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut dhe se ti je i dërguari i Tij. Betohem në Allah se këtë s’ta ka treguar kush tjetër veç Zotit. Kështu El Harith dhe dy bijtë e tij pranuan Islamin e bashkë me to edhe vajza e tyre. Profeti (a.s.) u fejua me të dhe u martua. Njerëzit e tjerë thanë: “Këta robër që ranë në duart tona, tani u bënë krushqi me Profetin (a.s.). Lirojini ata pa këmbim”.[209]

Aishja (r.a.) ka thënë: “Nuk njoh ndonjë grua më me begati ndaj popullit të saj se Xhuejrija. Me martesën e saj me Profetin (a.s.), ajo i dha lirinë njëqind personave nga fisi Mustalik”.[210]

Për këtë arsye Profeti (a.s.) u martua me Xheujrijen, jo për epsh, por për një të mirë fetare që kishte për qëllim. Nëse do të kishte për qëllim vetëm epsh, do ta mbante atë vetëm si robëreshë lufte.

 

 

 

Skllavërimi

Kurani, në asnjë ajet të tij nuk e ka lejuar skllavërinë, por thirrja e tij ka qenë për lirim.

Nuk vërtetohet se Profeti (a.s.) e ka kthyer në skllav ndonjë prej robërve të luftës, por ai i liroi skllevërit e Mekës, skllevërit e fisit Mustalik dhe skllevërit e Hunejnit.

Vërtetohet se Profeti (a.s.) i ka dhënë lirinë skllevërve që pati para dërgesës hyjnore si edhe skllevërit që iu dhuruan.

Porse nga kalifët vërtetohet se ata i kanë kthyer në skllevër disa robër lufte në bazë të rregullës së trajtimit të ngjashëm. Ata nuk e lejuan skllavërinë në asnjë formë të saj, por e kufizuan atë vetëm në rastin e luftës legjitime të shpallur prej muslimanëve kundër armiqve të tyre jobesimtarë dhe shfuqizuan tërë format e tjera të saj duke e konsideruar të ndaluar legjitimisht.

Megjithësi Islami i ngushtoi burimet e saj, ai nga ana tjetër i trajtoi skllevërit mirë e ndershmërisht duke u hapur atyre rrugën e lirimit prej zinxhirëve të skllavërisë siç do të sqarohet edhe më poshtë.

 

Trajtimi i skllavit:

Islami e ka nderuar skllavin duke i shtrirë atij dorën e ndihmës dhe zemërgjerësisë dhe duke mos e lejuar që ai të poshtërohet apo ofendohet. Kjo duket fare qartë si vijon:

  1. Kurani porosit për to dhe thotë :

وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَبِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَالْجَارِ ذِي الْقُرْبَى وَالْجَارِ الْجُنُبِ وَالصَّاحِبِ بِالْجَنْبِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ

Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjin e afërt, fqinjin të largët, shokun pranë vetes, udhëtarin e largët dhe robërit”. (En-Nisa, 36).

Trasmetohet nga Aliu (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kini frikë Allahun për skllevërit”.[211]

  1. Islami ka ndaluar që skllavi të thirret me emra që e ulin apo tregojnë skllavërinë e tij, sepse Profeti (a.s.) ka thënë: “Mos të thotë ndonjëri prej jush skllavi im apo skllavja ime, por të thotë djali apo vajza ime”.[212]
  2. Islami ka urdhëruar që skllavi të hajë e të vishet nga ajo që ha dhe vishet i zoti i tij. Transmetohet nga Ibn Umeri se Profeti (a.s.) ka thënë: “Shërbyesit tuaj janë vëllezërit tuaj që Allahu ua ka lënë nën zotërimin tuaj. Kush ka vëllanë e tij nën dorë, le ta ushqejë nga ajo që ha vetë dhe le ta veshë nga ajo që vesh e mos i ngarkoni ata më shumë nga ç’munden. Nëse e bëni këtë, ndihmojini ata”.[213]
  3. Gjithashtu Islami ka ndaluar pradrejtësinë dhe sjelljen keq me skllevërit. Transmetohet nga Ibën Omeri se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush godet me shuplakë apo rreh skllavin e tij, dëmshpërblimi për të është lirimi i tij”.[214]

Nga Ebu Mesud Ensariu transmetohet të ketë thënë: “Ndërkohë që po rrihja një prej skllevërve të mi, dëgjova një zë nga pas meje. U ktheva dhe pashë Profetin (a.s.) duke thënë: Dije o Ebu Mes’ud se Allahu është më i fuqishëm sesa ti ndaj këtij skllavi”. Thashë: “Ky është i lirë për hir të Allahut”. Profeti (a.s.) tha: “Nëse s’do ta bëje do të të prekte zjarri”.[215]

Gjykatësit i ka dhënë të drejtën të gjykojë me lirinë e skllavit nëse vërtetohet se i zoti i tij e keqtrajton atë.

  1. Feja islame kërkuar që ata të mësohen dhe të edukohen. Profeti (a.s.) thotë: “Kush ka një skllave të cilën e mëson dhe e edukon dhe e marton, ka dy shpërblime, në dun’ja dhe në ahiret. Njërin për martesën dhe mësimin dhe tjetrin për lirimin e saj”.[216]

 

Mënyra e lirimit

Islami i ka hapur dyert e lirimit duke sqaruar mënyrat e tij. Ai ndërmori masa të shumta për të shpëtuar këta njerëz prej skllavërisë :

  1. Lirimi i tyre është rrugë drejt mëshirës së Allahut dhe Xhenetit të tij. Allahu i Lartësuar thotë:

فَلَا اقْتَحَمَ الْعَقَبَةَ. وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْعَقَبَةُ. فَكُّ رَقَبَةٍ

“Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë! E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë? Ajo është të lirosh një skllav”. (El-Beled, 11-13).

Një fshatar shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: “O i dërguar i Allahut, më trego një punë me të cilën të hyj në xhenet. Profeti (a.s.) tha: “Lirimi i një robi dhe zgjidhja i një robi’.

Ai i tha: “O i dërguar i Allahut, a s’janë njëlloj?” Profeti (a.s.) i tha: “Jo, lirimi i një robi është ta lirosh vetë atë, ndërsa zgjidhja e një robi është ta ndihmosh të japësh çmimin e tij”.[217]

  1. Lirimi është shpagimi i vrasjes gabimisht. Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَنْ قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَأً فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ

E kush vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një rob besimtar(En-Nisa, 92).

  1. Ai është shpagimi i thyerjes së betimit. Allahu i Lartësuar thotë:

فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ

“Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav”. (El-Maide, 89).

  1. Lirimi është shpagim në rastin e dhiharit (divorcimit të gruas). Allahu i Lartësuar thotë:

وَالَّذِينَ يُظَاهِرُونَ مِنْ نِسَائِهِمْ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا قَالُوا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَتَمَاسَّا

“Ata që i ndajnë gratë e veta në këtë mënyrë e pastaj duan të kthejnë mbrapsht atë që thanë, duhet të lirojnë një skllav. (El-Muxhadile, 3).

  1. Prej grupeve të shpërndarjes së zekatit, Islami ka futur edhe blerjen e skllevërve dhe lirimin e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّمَا الصَّدَقَاتُ لِلْفُقَرَاءِ وَالْمَسَاكِينِ وَالْعَامِلِينَ عَلَيْهَا وَالْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ وَفِي الرِّقَابِ

“Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve” (Et-Teube, 60).

  1. Islami ka urdhëruar që skllavi të lirohet me kusht që të paguajë një shumë të hollash për lirimin e tij. Allahu i Lartësuar thotë:

وَالَّذِينَ يَبْتَغُونَ الْكِتَابَ مِمَّا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ فَكَاتِبُوهُمْ إِنْ عَلِمْتُمْ فِيهِمْ خَيْرًا وَآتُوهُمْ مِنْ مَالِ اللَّهِ الَّذِي آتَاكُمْ

E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të kompensimit, atëherë bëjeni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që u ka dhënë Allahu”. (En-Nur, 33).

  1. Kush zotohet se do të lirojë një skllav, ai e ka detyrë të mbajë zotimin e tij kur të ketë mundësi që ta realizojë një gjë të tillë.

Kështu, u bë fare e qartë se Islami i ngushtoi shumë burimet e skllavërisë, njëkohësisht i trajtoi skllevërit njerëzisht dhe u hapi atyre dyert e lirisë si parapërgatitje për të hequr qafe zinxhirët e poshtërimit dhe robërisë. Ai u zgjati atyre dorën e ndihmës që nuk mund të harrohet kurrë.

 

Toka e përfituar nga luftëtarët

 

Toka që merret me luftë:

Nëse muslimanët përfitojnë një tokë, pra e marrin atë me anë të luftës dhe i nxjerrin banorët prej asaj toke, sundimtari ka të drejtë të zgjedhë mes dy mundësive:

  1. Ta ndajë atë mes luftëtarëve[218]
  2. Ta lërë atë vakëf për muslimanët

Nëse e lë atë vakëf për muslimanët, asaj i vë taksë (haraçin)[219] të vazhdueshme, e cila merret nga ai që ka në zotërim tokën, qoftë ky musliman apo jomusliman. Ky haraç është qiraja e tokës që merret çdo vit. Për herë të parë, haraçin e ka vënë prijësi i besimtarëve Omeri (r.a.) mbi tokën që kishte përhapur Islamin në Siri, Egjipt dhe Irak.

 

Toka nga e cila u shpëngulën banorët e saj nga frika apo me pakt:

Ashtu siç detyrohet ndarja e tokës ndër luftëtarë apo lënia e saj vakëf për muslimanët, kjo detyrohet edhe në tokën që e lënë banorët e saj prej frikës apo për të cilën kanë rënë dakord që ajo të jetë e muslimanëve pa u shpërngulur banorët e saj. Ata detyrohen të paguajnë një taksë të ngjashme me haraçin. Por, nëse bihet dakord që toka t’u mbetet atyre dhe muslimanëve t’u mbetet haraçi, ajo konsiderohet si xhizje e cila shfuqizohet me pranimin e Islamit nga ata.

Duke qenë se haraçi është qira, vlerësimi i tij i mbetet gjykatësit. Ai e vendos atë në varësi të përpjekjes së tij dhe kjo ndryshon sipas vendeve dhe kohës. Nuk detyrohet të ndryshohet ajo vlerë që ka vënë Omeri (r.a.) për atë tokë. Ajo vlerë që ai dhe të tjerë prijës kanë vënë, mbetet ashtu e asnjërit nuk i lejohet ta ndryshojë po nuk ndryshoi shkaku pasi vlerësimi i saj konsiderohet dispozitë.

 

Pamundësia e përfitimit nga toka e haraçit

Kush ka nën zotërimin e tij tokë haraçi e nuk ka mundësi ta përdorë atë, ai detyrohet të zgjedhë një nga dy mundësitë:

1 Ta japë atë me qira

  1. Të tërhiqet nga ajo

 

 

Trashëgimi i tokës së përfituar si plaçkë

Kjo tokë mund të trashëgohet. Kështu, ajo mund t’i kalojë trashëgimtarit të atij që e ka pasur me të njëjtat dispozita që edhe trashëguesi e ka pasur më parë.

 

 

El Fej (plaçka e luftës që fitohet pa luftë)

Përkufizimi i tij:

Fjala Fej rrjedh nga fjala arabe ‘kthehem’ e ajo është pasuria që muslimanët marrin nga armiqtë e tyre pa luftë. Kjo është ajo pasuri që Allahu i Lartësuar e përmend në ajetin kuranor:

وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَى مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ. مَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَى فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاءِ مِنْكُمْ وَمَا آتَاكُمْ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ. لِلْفُقَرَاءِ الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِنْ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنْصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمْ الصَّادِقُونَ. وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ. وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Pushtetshëm për çdo gjë. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër. Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër[220], të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë. Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë[221], i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë,[222] që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr, 6-10).

Allahu i Lartësuar përmend muhaxhirët që emigruan në Medine të cilët kishin pranuar Islamin para çlirimit të Mekës dhe përmend edhe ensarët, banorët e Medines, të cilët mbështetën muhaxhirët dhe përmend edhe ata që vijnë pas tyre deri në Ditën e Kiametit.

 

Ndarja e tij:

Kurtubiu ka thënë: “Maliku thotë: Shpërndarja i lihet në dorë prijësit e ai vepron si e sheh të arsyeshme. Ai merr prej tij pa masë të caktuar. Jep prej tij të afërmve sipas arsyetimit të tij dhe pjesën e mbetur, e shpërndan për të mirën e muslimanëve. Këtë gjë kanë thënë edhe katër kalifët dhe me këtë rregull punuan”.

Këtë e tregon edhe Profeti (a.s.): “Nga ajo që ju dha Allahu pa luftë, unë kam vetëm një të pestën, edhe kjo iu kthehet juve”.[223]

Pra, ai nuk e ka ndarë atë në pesë apo tre pjesë por kjo ndarje në ajet përmendet vetëm për të patur kujdes, sepse personat e përmendur janë kryesorët që marrin prej tij.

Ez Zexhahi, duke kundërshtuar Malikun, ka thënë. Allahu i Lartësuar thotë:

يَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَ قُلْ مَا أَنفَقْتُمْ مِنْ خَيْرٍ فَلِلْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ

Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë pasurisë që jepni, jepjani prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve për kurbetçinjtë. (El-Bekare, 215).

Personi e ka të lejuar që, nëse dëshiron, mund të shpenzojë në të tjerë grupe përveç grupeve të përmendur. Nesaiu përmend nga Atau se ai ka thënë: “Një e pesta e Allahut dhe një e pesta e Profetit (a.s.) janë një. Profeti (a.s.) merrte prej saj dhe jepte po prej saj dhe bënte me të ç’të donte”.[224]

Në librin “Huxhatullahi El Baliga”, thuhet: “Hadithet që flasin për mënyrën e shpërndarjes së kësaj plaçke, janë të ndryshme. Profeti (a.s.), kur i vinte atij kjo plaçkë, e shpërndante në të njëjtën ditë duke i dhënë të martuarit dy pjesë dhe beqarit një.”[225]

Ebu Bekri (r.a.) i jepte të lirit dhe skllavit dhe përpiqej të përmbushte nevojat. Omeri (r.a.) vuri një regjistër për ata që kanë përparësi sipas nevojave, sipas kronologjisë së pranimit të Islamit, sipas fatkeqësisë dhe sipas familjes. Tërë ky diskutim mund të sheshohet me faktin se shpërndarja e kësaj lloji plaçke bazohet në përpjekjen e gjykatësit duke përmbushur çdo interes ashtu si ai mund ta shohë të arsyeshme në atë kohë.

 

 

Kontrata e garancisë (sigurisë)

Nëse ndonjëri individ i armikut kërkon paqe dhe garanci, kërkesa e tij pranohet dhe nuk lejohet që ai të mësyhet në asnjë mënyrë. Allahu i Lartësuar thotë :

وَإِنْ أَحَدٌ مِنْ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلَامَ اللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْلَمُونَ

“Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.(Et-Teube, 6).

 

E drejta e kujt është kjo?

Kjo e drejtë i jepet burrave dhe grave, të lirëve dhe skllevërve. Çdo individ prej tyre ka të drejtë të sigurojë cilindo individ prej armiqve që kërkon siguri. Nga kjo e drejtë nuk pengohet asnjë musliman, vetëm të vegjlit dhe ata me të meta mendore. Nëse ndonjë i vogël apo me të meta mendore i jep siguri ndonjërit prej armiqve, kjo nuk është e vlefshme. Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Hakimi transmetojnë nga Aliu (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thënë: “Përgjegjësia e muslimanëve është e njëjtë. Atë mund ta mbajë edhe më i ulti ndër ta. Ata janë një dorë e vetme ndaj të tjerëve”.[226]

Buhariu, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Um Hani bint Ebu Talib (r.a.) se ajo ka kishte pyetur: “O i dërguar i Allahut, Ibn Umu Ali pretendon se ai do të luftojë një person që unë i kam dhënë siguri e ai është filani (Ibn Hubejra). Profeti (a.s.) i tha: “Edhe ne i kemi dhënë siguri atij që ti i ke dhënë siguri o Umu Hani”.[227]

 

Rrjedhojat e garancisë

Derisa garancia është dhënë me shprehje apo shenja, nuk lejohet agresioni ndaj të garantuarit, sepse ai, me marrjen e garancisë, ka siguruar jetën që të mos vritet dhe veten që të mos skllavërohet. Transmetohet nga Umer ibën Hatabi (r.a.) se ai u njoftua se një luftëtar i kishte thënë një luftëtari pers: “Mos ki frikë”, por më pas e kishte vrarë. Omeri (r.a.) i shkroi komandantit të ushtrisë: “Jam njoftuar se njerëz prej jush gjurmojnë jobesimtarët derisa ata gjenden të rrethuar e të dorëzohen. Aty për aty dikush prej jush i thotë armikut: ‘Mos ki frikë’ e kur e kap, e vret. Unë betohem në atë që ka shpirtim tim në dorë, nuk dua që të më njoftojnë se ndokush bën një gjë të tillë, ndryshe do t’ia pres qafën”.

Buhariu në librin e tij “Et Tarih” dhe Nesaiu transmetojnë nga Profeti (a.s.) se ka thënë: “Kush garanton ndokënd për gjakun e tij e më pas e vret, unë distancohem nga vrarësi, edhe nëse i vrari është jobesimtar”.[228]

Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi transmetojnë nga Enesi se ka treguar se Profeti (a.s.) ka thënë: “çdo tradhtar do të ketë një flamur me të cilin do të njihet Ditën e Kiametit”.[229]

 

Kur jepet kjo e drejtë:

Zbatimi i kësaj të drejte fillon menjëherë me dhënien e saj, mirëpo ajo nuk jepet përfundimisht, përveçse me miratimin e sunduesit apo komandantit të ushtrisë. Nëse jepet garancia dhe e miraton sundimtari apo komandanti i ushtrisë, i garantuari konsiderohet sikurse jobesimtari që jeton mes muslimanëve. Ai ka të njëjtat të drejta dhe detyrime sikurse muslimanët. Nuk lejohet anulimi i garancisë, përveç rastit kur vërtetohet se personi që është nën garanci ka dashur të shfrytëzojë këtë të drejtë për t’i sjellë dëm muslimanëve, si p.sh. të jetë spiun i armikut.

 

Kontrata e garancisë për një rajon

Garancia është e vlefshme nga një musliman nëse siguron një apo dy persona, ndërsa kontrata e garancisë për banorët e një zone në përgjithësi lejohet vetëm nga gjykatësi i cili përpiqet dhe sheh interesin në këtë kontratë, sikurse edhe në lidhjen e kontratës së mbrojtjes (dhime). Nëse kjo e drejtë do t’i jepej individëve, do të ishte pretekst për t’iu shmangur xhihadit.[230]

 

Lajmëtari ka dispozitën e të garantuarit

Lajmëtari është si i garantuari, përcjell mesazhe apo vrapon mes dy grupeve luftëtarësh për të lidhur paqe, apo përpiqet të ndalojë luftën për një kohë që të mund të zhvendosen të plagosurit apo të vrarët. Profeti (a.s.) i tha dy lajmëtarëve të Musejlemes: “Po të mos ishte që të deleguarit (lajmëtarët) nuk vriten, do t’ua prisja kokat”.[231] Këtë hadith e përmend Ahmedi dhe Ebu Daudi prej hadithit të Naim ibën Mes’udit.[232]

Kurejshët dërguan Ebu Rafiun tek Profeti (a.s.). Në zemrën e tij mbiu besimi. Ai tha: “O i dërguar i Allahut, unë nuk kthehem tek ata dhe do të qëndroj me ju si musliman”. Profeti (a.s.) i tha: “Unë nuk e thyej besën dhe nuk e burgos të deleguarin. Kthehu tek ata i garantuar e nëse e gjen në zemrën tënde përsëri atë që ke tani, kthehu tek ne”.[233] Këtë hadith e përmend Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh, i cili e vlerëson si të saktë.

Në librin “Haraçi” të Ebu Jusufit dhe “Es Sijar El Kebir” të Muhamedit thuhet: “Nëse lajmëtarit i kushtëzohen kushte, muslimanët duhet t’i përmbahen atyre. Atyre nuk u lejohet të tradhëtojnë lajmëtarët e armikut edhe nëse jobesimtarët vrasin pengjet muslimane tek ata, lajmëtari nuk vritet në bazë të thënies së Profetit tonë: “Besnikëria me tradhti është më e mirë se tradhtia me tradhti”.

 

 

I garantuari përkohësisht

Përkufizimi i tij:

Ai është armiku i cili hyn në shtetin islam me kontratë sigurie[234] pa pasur qëllim të banojë përherë apo të qëndrojë përherë në të, porse qëllimi i tij është të qëndrojë një periudhë të caktuar që nuk e kalon një vit. Nëse e kalon atë dhe synon të qëndrojë përherë, ai shndërrohet në dhemi (jomusliman i mbrojtur) dhe merr dispozitat e tij në vartësinë e tij ndaj shtetit islam por, ndjek të garantuarin për sa i përket sigurisë. Në këtë dispozitë, atë e ndjekin gruaja dhe fëmijët e tij meshkuj të vegjël, tërë vajzat, nëna dhe gjyshet, shërbëtorët përderisa ata jetojnë me këtë person që iu dha garancia. Baza e kësaj dispozite është ajeti kuranor, ku Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِنْ أَحَدٌ مِنْ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلَامَ اللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ

E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e mandej përcille në vendin e tij të sigurt”.

 

Të drejtat e tij:

Nëse armiku hyn në shtetin islam me kontratë garancie, ai ka të drejtën e mbrotjes së vetes, pasurisë dhe tërë të drejtave dhe interesave të tij derisa ështe më kontratë garancie dhe nuk ka thyer ndonjë nen të saj. Nuk lejohet që t’i kufizohet liria, as të burgoset, qoftë si rob lufte apo burgosje e thjeshtë, thjesht se ata janë popull i armikut apo thjesht se mes tyre dhe muslimanëve është gjendje lufte.

Serhesi ka thënë: “Pasuritë e tyre janë të garantuara në bazë të dispozitave të garancisë e nuk lejohet që ata të merren në bazë të dispozitës së lejimit[235]”.

Nëse ai kthehet në vendin e tij, garancia për veten e tij shvleftësohet, por ajo mbetet e vlefshme përsa i përket pasurisë së tij.

Autori i librit “El Mugni” ka thënë: “Nëse armiku hyn në shtetin islam me kontratë garancie dhe pasurinë e tij ia lë porosi një muslimani apo jomuslimani apo ia jep atyre borxh e më pas kthehet në vendin e tij, pozita e tij shihet: nëse ka hyrë si tregtar, lajmëtar, turist apo për ndonjë nevojë të tij pastaj kthehet përsëri në shtetin islam, ai është i garantuar në veten dhe pasurinë e tij, sepse ai me këtë nuk ka dalë nga synimi i qëndrimit në shtetin islam. Kështu, këtu ai i përngjan jomuslimanit që banon në shtetin islam (dhemit). Nëse rikthehet përsëri në shtetin e tij për të banuar rishtas në të, garancia ndaj vetes së tij zhvleftësohet, por ajo mbetet e vlefshme ndaj pasurisë, sepse ai me hyrjen e tij në shtetin islam me garanci, ajo i jepet edhe për pasurinë e tij. Edhe nëse garancia zhvleftësohet me rikthimin në shtetin e tij, kjo garanci për pasurinë e tij në shtetin islam mbetet e vlefshme”.

 

 

Detyrat e tij:

Ai duhet të ruajë sigurinë dhe rendin e përgjithshëm dhe të mos dalë prej tyre. Pra, të mos jetë spiun. Nëse spiunon muslimanët për llogari të armiqve, në këtë rast lejohet vrasja e tij.

 

Zbatimi i dispozitave islame ndaj tij:

Ndaj të garantuarit zbatohen ligjet islame që kanë lidhje me marrëdhëniet financiare, shitblerja e të tjera kontrata si kjo të cilat lidhen sipas dispozitave islame. Ai ndalohet të punojë me kamatë, sepse kjo është e ndaluar në Islam. Për sa i përket ndëshkimeve, ai ndëshkohet sipas dispozitave të Islamit, nëse cënon ndonjë të drejtë të muslimanit.

Kështu veprohet edhe nëse agresioni bie mbi ndonjë dhemi apo të garantuar si ai, sepse ndëshkimi i fajtorit dhe vënia e drejtësisë është prej detyrave që nuk lejohet të neglizhohen. Nëse agresioni cënon njërën prej të drejtave të Allahut si p.sh. kryerja e zinasë, ai ndëshkohet sikurse muslimani sepse kjo është nga ato krime që dëmtojnë shoqërinë islame.[236]

 

Konfiskimi i pasurisë së tij:

Pasuria e të garantuarit nuk konfiskohet vetëm nëse ai lufton muslimanët. Ai zihet rob dhe kthehet në skllav. Në këtë rast ai shpronësohet nga pasuria e tij sepse ai pas skllavërimit nuk është më i aftë për pasuri. Atë pasuri nuk e meritojnë trashëgimtarët edhe në qofshin në shtetin islam, sepse ata e meritojnë pasurinë e tij vetëm kur vijnë në vend të tij që në fakt ndodh vetëm pas vdekjes së tij. Në të vërtetë ai nuk ka vdekur, kështu që pasuria e tij i jepet buxhetit të shtetit si plaçkë lufte. Nëse ai i ka dhënë borxh ndonjë muslimani apo dhemiu, borxhi i tyre bie, sepse s’ka kush ta kërkojë më.

 

Trashëgimia e tij:

Nëse i garantuari vdes në shtetin islam apo në shtetin e tij, pronësia e tij ndaj pasurisë nuk anulohet por ajo i kalon trashëgimtarëve të tij. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, ndryshe nga ai i Shafiut. Shteti e ka për detyrë t’ia kalojë pasurinë trashëgimtarëve të tij e ta dërgojë atë tek ata. Nëse ai nuk ka trashëgimtarë, pasuria e tij është për muslimanët si plaçkë e fituar pa luftë (Fej).

 

 

 

 

 

Paktet dhe marrëveshjet

 

Respektimi i pakteve dhe marrëveshjeve është detyrë fetare në Islam, pasi roli i tyre është tepër i rëndësishëm në ruajtjen e paqes. Marrëveshjet kanë rëndësi të madhe në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve si dhe në ndreqjen e marrëdhënieve.

Në proverbat arabe përmendet: “Kush sillet mirë me njerëzit, nuk u bën atyre padrejtësi, u flet dhe nuk i gënjen, u premton dhe nuk e thyen premtimin, ai ka moralin më të lartë ; drejtësinë e tij e njohin të gjithë, vëllazërimi i tij është detyrë”.

Kjo është e vërtetë. Nëse dikush sillet mirë me njerëzit dhe është besnik me ta, ku sinqeriteti me ta është shenjë e moralit dhe dukuri e drejtësisë së tij, vëllazërimi dhe shoqërimi me të është detyrë. Allahu i Lartësuar urdhëron të respektohen tërë paktet dhe detyrimet, qofshin këto me Allahun apo me njerëzit. Ai thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَوْفُوا بِالْعُقُودِ

“O ju që keni besuar, respektoni paktet”. (El-Maide, 1).

Çdo neglizhencë në këtë fushë konsiderohet mëkat i madh që sjell urrejtje dhe zemërim. Allahu i Lartësuar thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ. كَبُرَ مَقْتًا عِنْدَ اللَّهِ أَنْ تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ

O ju që besuat, pse po thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urryer të thoni atë që nuk punoni”. (Es-Saf, 2-3).

Çdo pakt që njeriu lidh vetë, ai është përgjegjës dhe merret në llogari për të. Allahu i Lartësuar thotë:

وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا

“Respektoni paktet, se pakti është përgjegjësi”. (El-Isra, 34).

Pakti vjen në renditje para borxhit. Allahu i Lartësuar thotë:

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يُهَاجَرُوا مَا لَكُمْ مِنْ وَلَايَتِهِمْ مِنْ شَيْءٍ حَتَّى يُهَاجِرُوا وَإِنْ اسْتَنصَرُوكُمْ فِي الدِّينِ فَعَلَيْكُمْ النَّصْرُ إِلَّا عَلَى قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ

Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni pse përkujdeseni e as t’i ndihmoni ata deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’i ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t’u ndihmoni në luftë kundër atij populli)”. (El-Enfal, 72).

Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të kërkohet t’i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.

 

Respektimi është pjesë e besimit.

Profeti (a.s.) thotë: “Respektimi i paktit është pjesë e besimit.”[237]

Respektimi i paktit s’ka shpërblim tjetër veç xhenetit. Allahu i Lartësuar thotë:

وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ. وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ. أُوْلَئِكَ هُمْ الْوَارِثُونَ. الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

“Ata të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”. (El-Mu’minune, 8-11).

 

Respektimi i pakteve ka qenë edhe morali i profetëve, ku Allahu i Lartësuar thotë për ta:

وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِسْمَاعِيلَ إِنَّهُ كَانَ صَادِقَ الْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًا نَبِيًّا

Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber(Merjem, 54).

Profeti (a.s.) ka qenë shembulli më i lartë i këtij morali. Abdullah ibën Ebu El Hamsa ka treguar: “Bleva diçka prej Profetit (a.s.) kur ai shiste para dërgesës. I mbeta borxh diçka nga çmimi i mallit dhe i premtova se do t’ia sillja atij në po atë vend. Profeti (a.s.) më tha: “O djalosh, më mundove. Unë jam këtu që prej tre ditësh duke të pritur”.[238]

Profeti (a.s.) pas emigrimit lidhi pakt me hebrenjtë, pakt në të cilin ai miratoi që ata të praktikonin fenë e tyre dhe u siguroi atyre pasuritë me kusht që të mos ndihmonin jobesimtarët. Porse ata e thyen paktin e më pas kërkuan ndjesë. Përsëri e thyen atë tjetër herë dhe Allahu i Lartësuar zbriti ajetin:

إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الَّذِينَ كَفَرُوا فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ. الَّذِينَ عَاهَدْتَ مِنْهُمْ ثُمَّ يَنقُضُونَ عَهْدَهُمْ فِي كُلِّ مَرَّةٍ وَهُمْ لَا يَتَّقُونَ

“Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që mohojnë dhe që nuk do të besojnë; janë ata me të cilët ke bërë marrëveshje, por që çdo herë e shkelin atë dhe nuk i frikësohen Allahut”. (El-Enfal, 55-56).

Tha’lebe kishte lidhur pakt me Zotin që çdo personi t’i jepte hakun e tij, nëse Allahu do ta bënte të pasur. Kur Allahu e bëri atë të pasur dhe ia shtoi begatinë, ai s’e mbajti fjalën dhe u bë koprac me njerëzit.[239] Për të, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin:

وَمِنْهُمْ مَنْ عَاهَدَ اللَّهَ لَئِنْ آتَانَا مِنْ فَضْلِهِ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنْ الصَّالِحِينَ. فَلَمَّا آتَاهُمْ مِنْ فَضْلِهِ بَخِلُوا بِهِ وَتَوَلَّوا وَهُمْ مُعْرِضُونَ. فَأَعْقَبَهُمْ نِفَاقًا فِي قُلُوبِهِمْ إِلَى يَوْمِ يَلْقَوْنَهُ بِمَا أَخْلَفُوا اللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ

“Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”! Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar. Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.(Et-Teube, 75-77).

Kur Abdulla ibën Omerit i erdhi vdekja, ai tha: “Vajzën time ma ka kërkuar një burrë prej Kurejshëve dhe mes nesh kishte një pakt. Për Allahun, nuk dua ta takoj Allahun me një të tretën e hipokrizisë. Ju vë në dijeni se unë ia kam dhënë vajzën time atij”.

Me këtë ai do që të tregojë thënien e Profetit (a.s.), që thotë: “Nëse tre gjëra janë tek një person ai është hipokrit, edhe nëse agjëron, falet dhe pretendon se është musliman. Këto janë: nëse ai flet, gënjen; nëse premton, nuk e mban premtimin dhe nëse i besohet diçka, tradhton.”[240]

Allahu i Lartësuar thotë duke i fyer ata që nuk e mbajnë premtimin:

وَأَوْفُوا بِعَهْدِ اللَّهِ إِذَا عَاهَدْتُمْ وَلَا تَنقُضُوا الْأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمْ اللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ. وَلَا تَكُونُوا كَالَّتِي نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِنْ بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَاثًا تَتَّخِذُونَ أَيْمَانَكُمْ دَخَلًا بَيْنَكُمْ أَنْ تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرْبَى مِنْ أُمَّةٍ إِنَّمَا يَبْلُوكُمْ اللَّهُ بِهِ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مَا كُنْتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ

“Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorëzënësin tuaj; vërtet, Allahu e di  se çfarë bëni ju. Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort, duke i përdorur betimet tuaja si mjet mashtrimi të njëri-tjetrit, nga frika se mos një grup të jetë më i madh se tjetri. Allahu, me këtë, vetëm sa u vë në provë e, me siguri, Ai do t’jua tregojë në Ditën e Kiametit, çështjet për të cilat ju nuk pajtoheshit”. (En-Nahl, 91-92).

Kushtet e pakteve:

Në paktet të cilat detyrohet të respektohen, kushtëzohet që:

  1. Të mos kundërshtojnë ndonjë prej dispozitave të Islamit të pranuara me konsensus. Profeti (a.s.) thotë: “çdo kusht që nuk është në librin e Allahut[241], është i pavlefshëm, edhe në qofshin njëqind”.[242]
  2. Që ai të jetë burim i vullnetit të lirë dhe përzgjedhjes, sepse imponimi anulon vullnetin e lirë e s’mund të respektohet një kontratë që nuk ka liri në të.
  3. Të jetë i qartë që të mos i lihet shteg të komentohet ndryshe e të mbjellë konflikte gjatë zbatimit.

 

Prishja e pakteve

Paktet mund të prishen vetëm në tre rastet e mëposhtme:

  1. Nëse janë të caktuara në kohë apo të kushtëzuara më ndonjë kusht të caktuar, të cilit i ka mbaruar koha, sepse gjendja në të cilën ai është vënë ka mbaruar.

Ebu Daudi dhe Tirmidhiu transmetojnë nga Umer ibën Abese se ka thënë: “Kam dëgjuar Profetin (a.s.) të thotë: “Kush ka pakt mes tij dhe ndonjë tjetri, mos ta prishë e mos e vështirësoni atë derisa të vijë koha e mbarimit ose ta prishin të dy njëherësh”.[243] Kurani për këtë thotë:

إِلَّا الَّذِينَ عَاهَدتُّمْ مِنْ الْمُشْرِكِينَ ثُمَّ لَمْ يَنقُصُوكُمْ شَيْئًا وَلَمْ يُظَاهِرُوا عَلَيْكُمْ أَحَدًا فَأَتِمُّوا إِلَيْهِمْ عَهْدَهُمْ إِلَى مُدَّتِهِمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ

“Përjashtim bëjnë ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje e që nuk ju kanë shkelur asgjë prej saj dhe që nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush. Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund. Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij). (Et-Teube, 4).

  1. Nëse armiku nuk i përmbahet paktit. Allahu i Lartësuar thotë:

فَمَا اسْتَقَامُوا لَكُمْ فَاسْتَقِيمُوا لَهُمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَّقِينَ

“Derisa ata i përmbahen (marrëveshjes), përmbahuni edhe ju. Allahu i do ata që e ruajnë besën(Et-Teube, 7).

وَإِنْ نَكَثُوا أَيْمَانَهُمْ مِنْ بَعْدِ عَهْدِهِمْ وَطَعَنُوا فِي دِينِكُمْ فَقَاتِلُوا أَئِمَّةَ الْكُفْرِ إِنَّهُمْ لَا أَيْمَانَ لَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَنتَهُونَ. أَلَا تُقَاتِلُونَ قَوْمًا نَكَثُوا أَيْمَانَهُمْ وَهَمُّوا بِإِخْرَاجِ الرَّسُولِ وَهُمْ بَدَءُوكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ أَتَخْشَوْنَهُمْ فَاللَّهُ أَحَقُّ أَنْ تَخْشَوْهُ إِنْ كُنتُمْ مُؤْمِنِينَ

“Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit – sepse ata nuk kanë besë – që të mund të frenohen (nga të këqijat). Vallë, a nuk do të luftoni kundër atyre që e kanë shkelur besëlidhjen, janë përpjekur ta dëbojnë të Dërguarin dhe kanë filluar të parët t’ju sulmojnë?! Vallë, nga ata keni frikë? Allahu e meriton më shumë se ata që t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!” (Et-Teube, 12-13).

  1. Nëse shfaqen shenjat e tradhtisë dhe të mashtrimit. Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِنْ قَوْمٍ خِيَانَةً فَانْبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَى سَوَاءٍ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْخَائِنِينَ

“Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.” (El-Enfal, 58).

 

 

Njoftimi i thyerjes së paktit kur shfaqen shenjat e tradhtisë

 

Nëse sundimtari njoftohet për tradhtinë e një shteti, ku mes tij dhe tyre ka patur një pakt, nuk lejohet t’i shpallet luftë atyre pa bërë njëherë shpalljen e prishjes së paktit dhe mbërritjes së lajmit deri tek më i largëti i tyre, në mënyrë që ata të mos gjenden të papërgatitur. Allahu i Lartësuar thotë në suren El Enfal:

وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِنْ قَوْمٍ خِيَانَةً فَانْبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَى سَوَاءٍ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْخَائِنِينَ

“Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.” (El-Enfal, 58).

Rregulli islam është: “Besnikëria ndaj tradhtisë është më e mirë se tradhëtia ndaj tradhëtisë”.

Muhamed ibën Jasin në librin e tij “Es Sijar El Kebir”, ka thënë: “Nëse prijësi musliman dërgon tek mbreti armik dikë që t’i njoftojë prishjen e paktit kur shfaqet shkaku i kësaj prishjeje, muslimanët nuk duhet t’i sulmojnë ata dhe rrethinat e mbretërisë së tij, pa kaluar një kohë e mjaftueshme që mbreti të dërgojë në ato rrethina lajmin e prishjes së aktmarrëveshjes, që ata të mos gjenden të papërgatitur. Megjithëkëtë, nëse muslimanët e dinë me siguri që njerëzve nuk u ka mbëritur lajmi nga ana e mbretit të tyre, e pëlqyeshme është që ata të mos i sulmojnë derisa ata të njoftohen për prishjen e paktit, sepse ndryshe kjo do të ishte e ngjashme me mashtrimin.

Gjithashtu muslimanët duhet të jenë të kujdesshëm nga mashtrimi, ata duhet të jenë të kujdesshëm nga gjithçka që i ngjan atij”.

Ndodhi që banorët e Qipros bënë diçka të madhe në periudhën e Abdul Melik ibën Meruanit. Ai deshi të prishte paktin me ta dhe për këtë u këshillua me juristët e kohës së tij. Prej tyre ishte edhe Lejth ibën Sa’di dhe Malik ibën Enes. Lejth ibën Sa’di i shkroi: “Banorët e Qipros janë fajtorë, sepse tradhtojnë muslimanët duke ndihmuar armiqtë (romakët). Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِنْ قَوْمٍ خِيَانَةً فَانْبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَى سَوَاءٍ

Nëse ti heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti prishja atyre (marrëveshjen) në të njëjtën mënyrë”. Unë mendoj që t’a prishësh paktin me ta dhe t’i presësh një vit.

Ndërsa Malik ibën Enesi shkroi në një fetva, ku tha: “Siguria dhe pakti i banorëve të Qirpos ka qenë e hershme dhe e qartë prej të parëve të tyre. Nuk njoh ndonjë prej tyre të ketë prishur paktin e tij. Unë shoh që të përshpejtosh prishjen e paktit, që atyre t’u bëhet e qartë arsyeja sepse Allahu i Lartësuar thotë:

 فَأَتِمُّوا إِلَيْهِمْ عَهْدَهُمْ إِلَى مُدَّتِهِمْ

Edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar

Nëse pas saj ata nuk i përmbahen paktit dhe nuk lënë mashtrimin ku prej tyre sheh tradhti,  atëherë mund t’i sulmosh ata pas prishjes së paktit dhe njoftimit”.

 

Paktet e Profetit (a.s.)

  1. Profeti (a.s.) ka lidhur pakt me fisin Damra dhe teksti i këtij pakti është ky: “Kjo është letra e Muhamedit, të dërguarit të Allahut për fisin Damra. Ata do të jenë të sigurtë në jetën dhe në pasurinë e tyre. Ata do të ndihmohen kundër atyre që i sulmojnë, përveçse nëse luftojnë kundër fesë së Allahut.  Nëse Profeti (a.s.) i thërret ata për ndihmë, duhet t’i përgjigjen. Me këtë ata fitojnë mbrojtjen e Allahut dhe besën e Profetit të Tij. Ndihma do të jetë për ata që janë bamirës dhe të devotshëm.
  2. Profeti (a.s.), që në momentin e parë që u vendos në Medine, lidhi pakt edhe me hebrenjtë për një fqinjësi të mirë. Më poshtë jepet edhe teksti i këtij pakti:

 

 

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

 

Kjo marrëveshje e Pejgamberit të Allahut, Muhamedit (a.s.), u drejtohet të emigruarve, Kurejshëve, qytetarëve të Jethribit (Medinës) që e kanë pranuar Islamin dhe të gjithë atyre njerëzve që janë në marrëdhënie me grupet e përmendura më lart dhe marrin anën e tyre në kohë lufte.

Të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje do të trajtohen si grup i ndarë i të gjithë atyre që nuk janë pjesë e saj.

Kurejshët e emigruar, si edhe më parë, përbëjnë një grup më vete, ata duhet të jenë përgjegjës për shpagimin e gjakut të kriminelëve të tyre dhe ata vetë duhet t’i lirojnë robërit e tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të jetë në përputhje me parimet e besimit dhe drejtësisë.

Anëtarët e fisit Auf qëndrojnë ashtu si kanë qenë; marrin pagesat e gjaqeve mes tyre. Secili grup e këmben robin e tij me të mirë dhe me drejtësi mes besimtarëve. Anëtarët e fisit Harith (prej Hazrexhi) qëndrojnë ashtu si kanë qenë: marrin pagesën e tyre të gjakut dhe çdo grup e këmben robin e tij me të mirë dhe drejtësi mes besimtarëve. Anëtarët e fisit Saida qëndrojnë ashtu si kanë qenë: marrin pagesën e tyre të gjakut dhe çdo grup këmben robin e tij me të mirë dhe me drejtësi mes besimtarëve. Anëtarët e fisit Nexhar qëndrojnë ashtu si kanë qenë dhe marrin pagesën e tyre të gjakut dhe çdo grup këmben robin e tij me të mirë dhe drejtësi mes besimtarëve. Anëtarët e fisit të Umer ibën Aufit qëndrojnë ashtu si kanë qenë dhe marrin pagesën e tyre të gjakut dhe çdo grup këmben robin e saj me të mirë dhe drejtësi mes besimtarëve.

Anëtarët e fisit Nebit qëndrojnë ashtu si kanë qenë dhe marrin pagesën e tyre të gjakut dhe çdo grup këmben robin e tij me të mirë dhe drejtësi mes besimtarëve. Anëtarët e fisit Eus qëndrojnë ashtu si kanë qenë dhe marrin pagesën e tyre të gjakut dhe çdo grup këmben robin e tij me të mirë dhe drejtësi mes besimtarëve dhe se besimtarët nuk lënë të dërrmuar nga borxhi mes tyre pa i dhënë atij me të mirë në rast këmbimi apo pagese gjaku. Asnjëri prej tyre të mos kundërshtojë vëllanë e tij besimtar.

Besimtarët e devotshëm kanë të drejtë të luftojnë çdonjërin që del kundër tyre apo kërkojnë të ndihmojnë në padrejtësi, mëkat, armiqësi apo shkatërrim mes muslimanëve. Duart e tyre janë së bashku, edhe nëse dikush që u kundërvihet është  fëmija i ndonjërit pre tyre. Besimtari nuk e vret besimtarin për një jobesimtar dhe nuk ndihmon ndonjë jobesimtar ndaj një besimtari.

Mbrojtja e Allahut është e njëjtë; me të mbrohet edhe më i ulëti ndër ta dhe besimtarët janë mbështetës të njëri- tjetrit. Ata që na ndjekin ne prej  hebrenjve, do të kenë ndihmën tonë dhe do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa iu bërë padrejtësi dhe pa ndihmuar kënd kundër tyre. Paqja e besimtarëve është një. Asnjë musliman nuk paqton pa një tjetër besimtar në luftën në rrugë të Allahut, përveçse në mënyrë të barabartë dhe të drejtë mes tyre[244]. Besimtarët e devotshëm kanë udhëzimin më të mirë e më të fortë. Asnjë jobesimtar nuk mbron pasuri apo njeri të Kurejshëve dhe kjo e drejtë nuk i jepet tjetërkujt veç besimtarit.

Nëse dikush vret pa të drejtë një besimtar fare qartë, prej tij merret haku, përveç rastit kur kujdestari i të vrarit pranon pagesën e gjakut. Të tërë besimtarët duhet të jenë kundër tij e atyre s’u lejohet tjetër veç të veprojnë në këtë mënyrë. Nuk i lejohet asnjë besimtari që pranon çka është shkruar në këtë letër dhe që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të ndihmojë një keqbërës apo ta strehojë atë. Ai që mbron dhe strehon atë, mbi të qoftë mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij ditën e gjykimit ! Prej tij s’pranohet falje apo këmbim[245].

Ju, sado që të konfliktoheni në diçka, ajo patjetër duhet t’i kthehet Allahut dhe Muhamedit. Hebrenjtë shpenzojnë së bashku me besimtarët aq sa janë në luftë[246]. Hebrenjtë e fisit Auf janë popull së bashku me besimtarët. Hebrenjtë kanë fenë e tyre dhe besimtarët fenë e tyre, pasuritë dhe vetet e tyre, përveç atij që bën padrejtësi dhe mëkat e ai nuk i bën keq veç vetes dhe familjes së tij[247]. Hebrenjtë e fisit Nexhar kanë të njëjta të drejta si hebrenjtë e fisit Auf. Hebrenjtë e fisit Harith kanë të njëjtat të drejta si hebrenjtë e fisit Auf. Hebrenjtë e fisit Saida kanë të njëjta të drejta si hebrenjtë e fisit Auf. Hebrenjtë e fisit Xheshm kanë të njëjta të drejta si hebrenjtë e fisit Auf. Hebrenjtë e fisit Eus kanë të njëjta të drejta si hebrenjtë e fisit Auf. Hebrenjtë e fisit Tha’lebe kanë të njëjta të drejta si hebrenjtë e fisit Auf, veç atij që bën padrejtësi dhe mëkat, i cili nuk i bën keq veç vetes dhe familjes së tij. Xhefna – fisi Tha’lebes – janë si edhe ata. Fisi Esh Shatbija ka të njëjta të drejta me hebrenjtë e fisit Auf, mirësi pa armiqësi, të afërmit e Tha’lebes janë sikurse vetë vetet e tyre. Edhe suita e hebrenjve janë si vetë vetet e tyre dhe asnjëri prej tyre nuk duhet të dalë pa lejen e Muhamedit. Nuk pengohet kush të marrë hakun e plagosjes. Ai që vret, vret vetë apo me familjen e tij, përveç atij që bën padrejtësi. Hebrenjtë shpenzojnë vetë për vetet e tyre dhe besimtarët shpenzojnë vetë për vetet e tyre. Ato ndihmohen mes vetes kundër atyre që luftojnë ata që kanë pranuar këtë letër. Mes tyre qëndron këshilla dhe ndihmesa, bamirësia e jo krimi[248].

Asnjë person nuk quhet mëkatar prej aleatit të tij dhe se ndihma duhet t’i jepet nevojtarit[249]. Hebrenjtë shpenzojnë me besimtarët aq sa ata janë në luftë. Brendia e Jethribit është e shenjtë për personat e kësaj letre. Fqinji është si vetë vetja, nuk është dëmsjellës e as keqbërës. Nuk jepet leja e hyrjes në të pa dhënë pëlqimin banorët e saj. Çdo konflikt apo kundërshtim që mund të ketë mes pjesëtarëve të kësaj letre që mund të mendohet e keqja nga ajo, kthimi i tij do të jetë tek Allahu dhe Muhamedi, i dërguari i Allahut dhe se Allahu është më bamirës se ç’ndodhet në këtë letër. Nuk u jepet besë Kurejshëve dhe as ndihmë dhe mes banorëve duhet të ketë ndihmë kundër atij që mësyn Jethribin. Nëse kërkojnë paqe, u jepet paqe. Nëse e kërkojnë diçka të tillë, atëherë respektimi i saj është detyrë e besimtarëve, përveçse ndaj atij që lufton fenë. Çdo njeri ka pjesën e tij nga ajo anë që e ka pranuar. Hebrenjtë e fisit Eus dhe familjarët e tyre kanë të njëjtat të drejta të atyre që përfshin kjo letër me bamirësinë e plotë të atyre që përfshin kjo letër. Bamirësi pa keqbërje. Askush nuk përfiton veç për veten e tij. Allahu i Lartësuar është më i ditur për këtë letër. Kush del, është i sigurt dhe kush qëndron në Medine është i sigurt, përveç atij që bën padrejtësi. Allahu i Lartësuar është mbrojtës i atij që bën bamirësi dhe druhet. Muhamedi është  i dërguari i Allahut.[250]

 


[1] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 490, “Gajetul Meram” 1. E ka nxjerrë Ibën Sead në “Et Tabekat” 1/192, Ebu Seidi në “El Mu’xhem” 2/106 ق, Bejhakiu në librin “Shuabul Iman” 2/164.

[2] Hadith Daif – i dobët. “Ed Daife” 3064. E ka nxjerrë Bejhakiu në “Shuabul Iman” 6/436, Ibën Asakir 13/333, nga rruga e Taberanit i cili e ka nxjerrë në “El Kebir” 8/129 dhe në “El Eusat” 4/298.

[3] Hadith Hasen. “Es Sahiha” 816. E ka nxjerrë Tirmidhiu 2699.

[4] Buhariu 2442,6951, Muslimi 6521, Ebu Daudi 4893, Tirmidhiu 1426.

[5] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 426, “Sahihul Xhami” 6661.

[6] Buhariu 2446, Tirmidhiu 1927, Nesai 2560, Ahmedi 4/404,405,409.

[7] Buhariu, Muslimi, Ahmedi. Ai gjendet gjithashtu në “Es Sahiha” me nr. 1083.

[8] Hadith Sahih. “Sahihul Xhami” 8065, “Islahul Mesaxhid” f.61, Tirmidhiu 2167.

[9] Hadith Hasen. “Es Sahiha” 667. E ka nxjerrë Ahmedi 4/278, Ahmedi dhe i biri i tij Abdullahu në “Ez Zevaid” 4/375, El Kudai 3/1.

[10] Hadith Meudu – i trilluar. “Ed Daife” 1797. E ka nxjerrë Abdullah ibën Ahmed në “Zevaid el Musned” 5/145,

[11] Siç thuhet në hadithin e transmetuar nga Buhariu 645, Muslimi 1475, Tirmidhiu 215, Nesai 485, Ibën Maxheh 789, Maliku 1/129, Ahmedi 1/376, 2/102,328.

[12] Muslimi 6793, Ebu Daudi 1455, Ibën Maxheh 225, Ahmedi 3/33,92,94.

[13] Hadith Sahih. Pjesë nga hadithi i përmendur pak më parë ku thuhet: “Besimtari afrohet me të tjerët”.

[14] Hadith Daif. “Daif el Xhami” 1698, “Daif et Targib uet Terhib” 93, “Es Sahiha” nën hadithin nr. 1660. E ka nxjerrë Tamami në “El Feuaid” 2/227, Ibën Udej në “El Kamil” 2/162, Ebu Nuajm në “Ahbaru Asbehan” 1/333.

[15] Buhariu 1432,6027,7476, Muslimi 6634, Ebu Daudi 5131, Tirmidhiu 2672.

[16] Hadith Daif. “Ed Daife” 1889. E ka nxjerrë Tirmidhiu 1929.

[17] Nuk njihet hadith me këtë shprehje, madje ai kundërshton Kuranin dhe Sunetin e saktë. Kështu thotë “Komisioni i përhershëm i fetvave” në Arabinë Saudite.

[18] Buhariu 2916, Tirmidhiu 1214, Nesai 4609, Darimi 2585.

[19] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[20] Pra nuk lejohet ta marrë padrejtësisht e këtu nuk nënkuptohet thjesht dora.

[21] Muslimi 351, Nesai 5419, Ahmedi 5/260, Darimi 2606, Sahih el Xhami 6076.

[22] Ky nuk është hadith por fjalë e përhapur tek njerëzit dhe adresimi i tij tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk është i saktë.

[23] Muslimi transmeton vetëm fjalinë e parë të tij 359, Ebu Daudi 4772, Tirmidhiu 1421, Nesai 4094.

[24] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[25] Buhariu 3014, Muslimi 4522,4523, Ebu Daudi 2668,2669, Ibën Maxheh 2841, Darimi 2/141, Ahmedi 2/22; që të gjithë me shprehjen “ndaloi nga vrasja e grave dhe fëmijëve”.

[26] Buhariu 462 të shkurtuar, Muslimi 4564, Ebu Daudi 2679, Nesai 189, Ahmedi 2/246,452. Shtesa e fundit është vetëm te Ahmedi.

[27] Disa detyrime duhet që çdo individ t’i kryejë vetë ato e nuk bien nëse vetëm disa i kryejnë si p.sh.: besimi, pastërtia, namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. Këto detyrime janë individuale, ku çdo person detyrohet për kryerjen e tyre e atij nuk i lejohet t’i lërë. Ka disa detyra të cilat detyrohen me to vetëm disa njerëz. Këto lloj detyrimesh quhen detyrime të mjaftueshme “kifaje” e ato janë disa llojesh:

  1. Lloji i parë është fetar si p.sh.: nxënia e diturisë dhe mësimi i të tjerëve, përgjigja ndaj dyshimeve që dalin rreth Islamit, namazi i xhenazes, falja me kolektiv, ezani etj.
  2. Lloji i dytë që ka lidhje me ndreqjen e sistemit të jetesës si p.sh.: bujqësia, industria, mjekësia e të tjera profesione, ku pezullimi i tyre do të dëmtonte fenë dhe këtë jetë.
  3. Lloji i tretë i këtyre detyrave janë e drejtë vetëm e udhëheqësit e asnjë individ nuk ka të drejtë të ndërhyjë si p.sh. në: luftë (xhihad) apo në kryerjen e ndëshkimeve.
  4. Në llojin e katërt nuk kushtëzohet vetëm sunduesi, si p.sh. për urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, ftesa për mirësi dhe largimi i veseve të këqija

Këto detyra në këtë formë nuk janë detyrë e çdo individi, por është detyrë që ato t’i kryejnë disa prej tyre. Nëse ata e kryejnë, kjo mjafton dhe detyrimi bie ndaj tërë individëve të tjerë. Nëse nuk e kryejnë, të gjithë konsiderohen mëkatarë.

[28] Buhariu e ka përmendur Mualek (pa sened): “Kapitulli i Xhihadit”, tema “Uxhubu nefir…” 27.

[29] Muslimi 4881, Ebu Daudi 2510.

[30] Pra s’ka më emigrim nga Meka në Medine pas çlirimit të Mekës. Ky emigrim ishte detyrim në Islam, por pezullua me këtë hadith. Ndërsa emigrimi nga vendet e luftës drejt atyre të Islamit nuk është pezulluar, por është detyrim për atë që nuk është i sigurt për fenë e tij.

[31] Buhariu 1349,1587,1834,2783,2825,3077,3189, Muslimi 3289,4806, Ebu Daudi 2018,2480, Tirmidhiu 1590, Nesai 2874,2875,4181.

[32] Buhariu 2664, Muslimi 4814, Ibën Maxheh 2543. Teksti i përmendur është i Ibën Maxheh.

[33] Buhariu 2875 me kuptim të përafërt, Ahmedi 6/165,166, Ibën Maxheh 2901, Bejhakiu 4/326,350.

[34] Buhariu 1520, Tirmidhiu 1658, Nesai 3130, Darimi 2398.

[35] Hadith Sahih. E ka nxjerrë Sujuti në “Ed Durrul Menthur” 2/149, Tirmidhiu 3022, El Hakim 2/305,306.

[36] Pra burrat kanë punë të tyret për të cilat janë detyruar e gratë kanë punë të veçanta për të cilat janë detyruar, kështu që nuk vlen që çdo grup të dëshirojë punën e tjetrit.

[37] Buhariu 1880,3811,4064, Muslimi 4660.

[38] Muslimi 4659, Ebu Daudi 2531, Tirmidhiu 1575.

[39] Buhariu 504,2630,5625,7096, Muslimi 248,249,250, Tirmidhiu 173, Nesai 609,610.

[40] Buhariu 3004, Ebu Daudi 2529, Tirmidhiu 1671.

[41] Muslimi 4857, Tirmidhiu 1712, Nesai 3156,3157.

[42] Buhariu 2896.

[43] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 779. E ka nxjerrë Nesai 3178, Temami në “El Fevaid” 2/105, Ebu Nuajmi në “El Hilje” 5/26.

[44] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 779. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2594, Nesai 3179, Tirmidhiu 1702, Ibën Hibani 1620, El Hakim 2/106,145, Ahmedi 5/198.

[45] Pra, ndoshta ndonjë njeri nga paraqitja mund të duket shumë keq, porse ai mund të ketë besim të fortë. Nëse i lutet Zotit të tij, ai i përgjigjet thjesht me këtë lutje.

[46] Muslimi 6625.

[47] Hadith i saktë me këtë shprehje: “Të këshilloj për bindje ndaj Allahut sepse kjo është koka e çdo gjëje dhe kapu për xhihadin sepse ai është murgëria e Islamit…” E ka nxjerrë Ahmedi 3/82. Shejh Albani e ka përmendur në “Es Sahiha” 555.

[48] Hadith Sahih. “Mishkatul Mesabih” 1941. E ka nxjerrë Tirmidhiu 1652, Nesai 2569.

[49] Buhariu 2786,6494, Muslimi 4863, Ebu Daudi 2485, Tirmidhiu 1660, Nesai 3105, Ibën Maxheh 3978, Ahmedi 1/237,319,322, Darimi 2400.

[50] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 888, “Sahihul Xhami” 1392, “Sunenu et Tirmidhiu” 2406.

[51] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 902. E ka nxjerrë Tirmidhiu 1650, El Hakim 2/68, Bejhakiu 9/160, Ahmedi 2/524, dhe nga ai e ka nxjerrë edhe Abdulgani el Makdisi në “Es Sunneh” 2/249.

[52] Muslimi 4856, Nesai 3131.

[53] Buhariu 2790, Nesai 3132, Ahmedi 2/335,339.

[54] Muslimi 4846, Ibën Ebi Shejbe 5/287, Ibën Hibani 4608, Tirmidhiu 1619, Ahmedi 2/424, Begaviu 2612. Shih “Es Sahiha” 2896.

[55] Muslimi 4839, Tirmidhiu 1656, Nesai 3147, Ibën Maxheh 2795.

[56] Buhariu 2785 me shprehje tjetër, Nesai 3128 të shkurtuar, Ahmedi 2/344.

[57] Muslimi 4862 me shprehje të përafërt, Tirmidhiu 3011, Ibën Maxheh 2801.

[58] Muslimi 4862, Tirmidhiu 3011, Ibën Maxheh 2801. “Es Sahiha” 2633.

[59] Hadith Hasen Sahih. “Es Sahiha” 960. Nesai 3161, Ibën Maxheh 2802, Darimi 2413.

[60] Hadith Sahih. “Et Targib uet Terhib” 1365. E ka nxjerrë Ibën Hibani.

[61] Hadith Sahih. “Mishkatul Mesabih” 1561. E ka nxjerrë Maliku, Ebu Daudi 3111, Nesai 1846, Ibën Maxheh 2803.

[62] Muslimi 4918.

[63] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[64] Muslimi 4860.

[65] Buhariu 2810,3126,7458, Muslimi 4897,4898, Ebu Daudi 2517, Tirmidhiu 1646, Nesai 3136, Ibën Maxheh 2783, Ahmedi 4/392,397,402,405,417.

[66] Hadith Hasen Sahih. “Es Sahiha” 52, “Sahih et Targib” 1/6/6. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2516, Nesai 3140.

[67] Muttefekun alejhi. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[68] Muslimi 4907, Ebu Daudi 1520, Tirmidhiu 1653, Nesai 3162, Ibën Maxheh 2797, Darimi 2142.

[69] Buhariu 2839, Muslimi 4909, Ebu Daudi 2508, Ibën Maxheh 2764, Ahmedi 3/103,160,182,214, 3/300,341.

[70] Muslimi 4900, Nesai 3137, Ahmedi 2/322.

[71] Me këtë pjesë nënkuptohet se luftëtari, nëse merr prej plaçkës së luftës, ai konsiderohet si person i marrë me mëditje, ku mëditja e tij është plaçka e luftës. (Shënim i përkthyesit).

[72] Muslimi 4903, Ebu Daudi 2497, Nesai 3125, Ibën Maxheh 2785.

[73] Kjo ka ardhur në hadith daif, të cilin e ka nxjerrë Ibën Ebi Shejbe në “Musanefin” e tij 7/153. Shih “Irvaul Galil” 1201.

[74] Kjo është vlerë e veçantë për qëndrimin në llogore.

[75] Kjo është marrë nga ajeti kuranor: “Të gjallë tek Zoti i tyre, furnizohen”.

[76] Muslimi 4915, Nesai 3168, Ahmedi 5/440.

[77] Hadith Sahih. “Mishkatul Mesabih” 3823. Ebu Daudi 2500, Tirmidhiu 1621.

[78] Muslimi 4923, Ebu Daudi 2514, Ibën Maxheh 2813.

[79] Prodhuesi është ai që me prodhimin e tij llogarit mirësinë.

[80] Muslimi 4924, Tirmidhiu 3083, Ibën Maxheh 2813; që të gjithë pa shprehjen “Allahu fut në xhenet me një shigjetë tre persona…”; Kjo shprehje është e dobët. “Daif et Targib” 821.

[81] Muslimi 4926.

[82] Hadith Daif. Ebu Daudi 2513, Tirmidhiu 1637, Ibën Maxheh 2811.

[83] Buhariu 2899, Ibën Maxheh 2815, Ahmedi 1/364, 4/50.

[84] Hadith Hasen. “Irvaul Galil” 1194. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2493, El Humejdi në “Musnedin” e tij 349, Ibën Ebi Asim në “Kitabul Xhihad” ق98/2, Ibën Abdulberr në “et Temhid” 1/239.

[85] Hadith Daif Xhiden – shumë i dobët. “Irvaul Galil” 1195. E ka nxjerrë Ibën Maxheh 2778.

[86] Një lloj kafshe e cila shëndoshet gjatë udhëtimit dhe lodhjes.

[87] Ether Daif. “Sunenu et Tirmidhi” 1714. Shih “Irvaul Galil” 5/47-48.

[88] Muslimi 4699.

[89] Muslimi 364, 4708.

[90] Hadith Sahih. Ebu Daudi 2639.

[91] Këto i gjen në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, në Kapitullin e Xhihadit, dhe në librat e tjerë të sunetit.

[92] Siç ka ardhur në Hadith Sahih. Ebu Daudi 2592, Nesai 106, Ibën Maxheh 2817.

[93] Për disa punë: pra ndonjë punë qeverisje apo administrimi. Përgëzoni, pra atë që është i sapohyrë në Islam apo ata mëkatarë që pendohet t’i përgëzoni se mëshira e Allahut dhe shpërblimi i tij është i madh për atë që beson e bën punë të mira. Mos i neverisni duke i përmendur kërcënimet dhe frikën. Lehtësoni njerëzit e mos i vështirësoni punët, sepse kjo është pjesë e dashurisë së fesë.

[94] Lëreni konfliktin dhe punoni së bashku se kjo është pjesë e këshillës dhe suksesit. Fillimi i hadithit dëfton se duhet marrë në konsideratë kolektivi.

[95] Buhariu 4343,6124, Muslimi 4500,4501,5182, Ebu Daudi 4356, Nesai 5611, Ibën Maxheh 3391.

[96] Vetëm nëse është luftëtar apo ndonjë nxitës me anë të mendimeve dhe fjalëve. Profeti (a.s.) ka urdhëruar të vritej Zejd ibën Es-Sama i cili ishte në ushtrinë e Heuazinit vetëm për mendimet e tij. Në atë kohë ai ishte mbi njëqind e njëzet vjeç.

[97] Vetëm nëse është luftëtare apo sunduese e tyre.

[98] Me zinxhir të mirë transmetimi.

[99] Hadith Daif. Ebu Daudi 2614.

[100] Buhariu 7137, Muslimi 4724,4726, Nesai 4193, Ibën Maxheh 2859, Ahmedi 2/252,270,511.

[101] Buhariu 4340,7145,7257, Muslimi 4742,4743, Ebu Daudi 2625, Nesai 4216.

[102] Pranimin e Islamit, emigrimin apo pagesën e xhizjes.

[103] Prej shtëpive të tyre e të luftojnë me ju

[104] Dispozita e fshatarëve arabë ishte se ata nuk merrnin asgjë nga plaçka e luftës, përveçse nëse luftonin.

[105] Nëse refuzojnë, pra të pranojnë Islamin, kërkoju xhizjen: ndoshta kjo kërkesë është para caktimit të saj ndaj ithtarëve të librit që përmendet tek sure Et Teube.

[106] Qëllimi është maturia në paktin në emër të Allahut dhe dispzitave të tij si respekt ndaj tyre.

[107] Muslimi 4497, Ebu Daudi 2612,2613 Tirmidhiu 1617, Ibën Maxheh 2858.

[108] Pra, ftohen për tre ditë si mëshirë ndaj tyre, ndoshta ata pranojnë Islamin.

[109] Hadith Daif. Tirmidhiu 1548.

[110] Krahinë e Samarkandit

[111] Hadith Sahih. “El Mishkat” 672, “Sahih et Targib” 266. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2540, Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani.

[112] Buhariu 2818,2833,2965,2966,3024,7235, Muslimi 4517, Ebu Daudi 2631, Tirmidhiu 1659 të shkurtuar.

[113] Hadith Sahih. “El Kelimu et Tajjibu” 126. Ebu Daudi 2632, Tirmidhiu 3584, Sahih el Xhami 4757.

[114] Buhariu 2933,4115,6392,7489, Muslimi 4518, Tirmidhiu 1678, Ibën Maxheh 2796.

[115] Hadith i saktë. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[116] Ether Sahih. “Irvaul Galil” 1205. E ka nxjerrë Bejhakiu 9/77.

[117] Ether Daif. “Irvaul Galil” 1204. E ka nxjerrë Bejhakiu 9/77.

[118] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[119] Buhariu 3030, Muslimi 4514,4515, Ebu Daudi 2636, Tirmidhiu 1675.

[120] Muslimi 6576.

[121] Muslimi 4497, Ebu Daudi 2612, Tirmidhiu 1617, Ibën Maxheh 2858.

[122] Buhariu 3014, Muslimi 4522,4523, Ebu Daudi 2668, Tirmidhiu 1569, Ahmedi 2/122,123.

[123] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 701, “Irvaul Galil” 5/35. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2669, Tahaviu 2/127, El Hakim 2/122, Ahmedi 3/488.

[124] Buhariu 5516, Ebu Daudi 2703.

[125] Buhariu 4192, Ebu Daudi 2667, Darimi 1663, Ahmedi 4/428,429,432,436,439.

[126] Buhariu 3012, Muslimi 4524, Ebu Daudi 2672, Tirmidhiu 1570, Ibën Maxheh 2839.

[127] Përmbledhja e këtyre kushteve: Profeti (a.s.) dhe muslimanët të ktheheshin atë vit e të vinin për umra vitin e ardhshëm e të mos merrnin me vete veçse armë të lehta. Të mos merrnin me vete banorë të Mekës dhe as muslimanët që donin të qëndronin në Mekë, të mos qëndronin në Mekë veçse tre ditë dhe ranë dakord të linin luftën mes tyre për dhjetë vjet dhe njerëzit të ishin të sigurtë me njëri – tjetrin.

[128] Buhariu 2698,2699, Muslimi 4607, Darimi  2510, Ahmedi 4/298. Teksti i përmendur është i Muslimit.

[129] Hadith Hasen. Ebu Daudi 2766, Ahmedi 4/325.

[130] Buhariu 67,105,1741,3197,4406,4662,5550,7078,7447, Muslimi 4359 pa ajetin, Ebu Daudi 1947, Ahmedi 5/37,73.

[131] Buhariu 3159, Bejhakiu 9/191-192.

[132] Ky ether nuk ka bazë. “Irvaul Galil” 1264.

[133] Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[134] E kemi përmendur më parë se autori e ka quajtur këtë fjalë hadith, por e vërteta është se ajo nuk është hadith madje kundërshton tekstet e sheriatit.

[135] Buhariu 3157, Tirmidhiu 1586,1587.

[136] Hadith Mursel (nuk përmendet sahabiu që e ka dëgjuar nga Pejgamberi) “Irvaul Galil” 5/90. E ka nxjerrë Tirmidhiu 1588, Maliku në “Muata” 1/278.

[137] Ky është medh’hebi i Malikut, Euzait dhe juristëve të Sirisë. Shafiu (r.a.) ka thënë: “Xhizja pranohet prej ithtarëve të Librit, arabë qofshin apo të huaj. Me to shoqërohen edhe zjarradhuruesit por ajo nuk pranohet kurrë prej idhujtarëve”. Ebu Hanife (r.a.) ka thënë: “Prej arabëve nuk pranohet veçse Islami, ndryshe shpata”.

[138] Kjo është figurative që tregon se ajo i detyrohet vetëm burrave, në kohën që u ka mbirë mjekra.

[139] Ether Sahih. “Irvaul Galil” 1255. E ka nxjerrë Ebu Ubejd në “Kitabul Emval” me nr. 93 dhe Bejhakiu 9/195,198.

[140] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 1254. E ka nxjerrë Ebu Daudi 1576, Nesai 2450, Ibën Maxheh 1803, Tirmidhiu 623.

[141] Ether Sahih. “Irvaul Galil” 5/101. E ka nxjerrë Maliku 1/279/43, Bejhakiu 9/195.

[142] Buhariu e ka përmendur mualak (pa zinxhir transmetimi), në “Kitabul Xhizje”.

[143] Ether Hasen. “Irvaul Galil” 1262. Shejh Albani thotë: “Nuk e kam gjetur atë në Musnedin e imam Ahmedit, por e ka nxjerrë Bejhakiu 9/196.

[144] Shejh Albani nuk ka folur për të në “Irvaul Galil” 1263.

[145] Hadith Daif. E ka nxjerrë Ibën Udej në “El kamil fi duafai rrixhal” dhe e ka konsideruar të dobët.

[146] Hadith Sahih. “Gajetul Meram” 471, Ebu Daudi 3052.

[147] Hadith Daif. “Irvaul Galil” 1257. E ka nxjerrë Ahmedi 1/223,285, Ebu Nuajmi në “El Hilje” 9/232, Ebu Daudi 3053, Tirmidhiu 633, Ibën Ebi Shejbe 2/217, Ebu Ubejd në “El Emval” 121, Tahaviu në “El Mushkil” 4/19, Darakutni 290, Bejhakiu 9/199.

[148] Ether Hasen – i mirë. “Irvaul galil” 1259. E ka nxjerrë Ebu Ubejd në “El Emval” 122, Bejhakiu 9/199.

[149] “Et Tabekatul kubra” i Ibën Sead 1/2/35,36.

[150] Ibn Kajimi ka thënë: “Ky është argument për prishjen e kontratës së mbrojtjes, nëse ndodh diçka në kundërshtim me të apo në rast të ngrënies së kamatës nëse është kushtëzuar mosngrënia”.

[151] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[152] Shejh Albani, në “Irvaul Galil” 1251, thotë: Nuk e kam gjetur senedin e këtij transmetimi, por mjafton për këtë hadithi i Aliut (radillahu anhu) ku thuhet: “Një grua çifute shante Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) dhe e përgojonte atë, dhe një burrë e mbyti atë deri sa ajo vdiq. Atëherë i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) e rrëzoi shpagimin e gjakut të saj.” Këtë e ka nxjerr Ebu Daudi 4362 dhe nga ai edhe Bejhakiu 9/200 me sened të saktë sipas kushteve të dy shejhave (Buhariut dhe Muslimit).

[153] Siç ka ardhur në një Hadith Sahih të gjatë, të cilin e ka nxjerrë Ahmedi 4/205, Muslimi 317, Ebu Avaneh në “Sahihun e tij” 1/70. Shih “Irvaul galil” 1280.

[154] Por me lejen e imamit, kalifit apo zëvendësit të tij.

[155] Kjo është thënia më e saktë e njohur në traditën islame. Ndërsa diskutimi ka qenë për formën e vendit për të cilën Hixhazi është quajtur Hixhaz e Nexhdi është quajtur Nexhd.

[156] Muslimi 4569, Ebu Daudi 3030,3031, Tirmidhiu 1606, Ahmedi 1/29,32, 3/345.

[157] Buhariu 3168, Ebu Daudi 3029, Darimi 2/233, Ahmedi 1/222.

[158] Maliku në “Muata” f. 360.

[159] Muslimi 7034, dhe Tirmidhiu 1937 pa përmendjen e Gadishullit Arabik.

[160] Një të katërtën e plaçkës së luftës.

[161] Atë që e pëlqen kryetari dhe e zgjedh vetë.

[162] Ajo që kapet para betejës.

[163] Pjesa që mbetet pas ndarjes së plaçkës së luftës.

[164] Buhariu 438, Muslimi 1163, Nesai 430, 735.

[165] Buhariu 1324, Muslimi 4530.

[166] Pra, atë që keni marrë nga armiku nëpërmjet luftës. Kjo nuk merret në përgjithësi, porse ajo përcaktohet sipas rregullit që pasuria e të vrarit është e vrasësit të tij. Sunduesi ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me robërit dhe tokën. Pra, kuptimi i saj është: gjithçka keni përfituar nga ari, argjendi e të tjera plaçka.

[167] El Fej është plaçka që fitohet pa luftë. (Shënim i përkthyesit).

[168] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 1240. E ka nxhjerrë Ebu Daudi 2755, Bejhakiu 6/339 dhe El Hakim 3/616.

[169] Buhariu 2902, Muslimi 4550, Ebu Daudi 2965, Tirmidhiu 1719, Ahmedi 1/25,48, Ibën Ebi Shejbe 12/341.

[170] Buhariu 3140 të shkurtuar dhe Ahmedi 4/81.

[171] Ebu Hanife ka thënë se atyre u jepet për hir të varfërisë së tyre, nëse janë të varfër. Ndërsa Shafiu ka thënë se atyre u jepet për hir të afërsisë së tyre me Profetin (a.s.).

[172] Këtu janë dy hadithe të sakta, një për Abasin dhe tjetri për Safijen. Shih “Irvaul Galil” 1243.

[173] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 5/60. E ka nxjerrë Bejhakiu 6/324, 9/62, Tahaviu 2/177.

[174] Muslimi 4549, Ebu Daudi 3035, Ahmedi 2/317.

[175] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[176] Buhariu 4066, Ahmedi 2/101,120.

[177] Buhariu 2863, Muslimi 4561, Ebu Daudi 2733, Tirmidhiu 1554, Ibën Maxheh 2854, Darimi 2/144, Maliku 2/456, Ahmedi 2/2,62.

[178] Ebu Hanife (r.a.) ka thënë se kalorësit i jepen dy pjesë dhe këmbësorit një, por kjo është në kundërshtim me traditën profetike.

[179] Maliku ka thënë se shtesa merret nga një e pesta që i jepet buxhetit të shtetit. Shafiu ka thënë: “Merret nga një e pesta e një të pestës që është edhe pjesa e prijësit”.

[180] Hadith Sahih. “El Mishkat” 4008. Ebu Daudi 2749, Tirmidhiu 1561, Darimi 2485, Ahmedi 4/159,160.

[181] Hadithin për këtë e ka nxjerrë Muslimi 4547, Ebu Daudi 2653.

[182] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 1223. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2721, Tahaviu 2/130.

[183] Ether Sahih. “Ivraul Galil” 1224. E ka nxjerrë Tahaviu në “Sherhul Meani” 2/132, Bejhakiu 6/311.

[184] Buhariu 3051, Ebu Daudi 2653, Ibën Maxheh 2836 të shkurtuar.

[185] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 1234. E ka nxjerrë Ahmedi 5/223 dhe nga ai Ebu Daudi 2730, Tirmidhiu 1557, Ibën Maxheh 2855, Darimi 2/226, Ibën Xharudi 1087, Ibën Hibani 1669, El Hakim 2/131, Bejhakiu 6/332.

[186] Muslimi 4665, Ebu Daudi 2727, Tirmidhiu 1556, Ibën Maxheh 2856, Darimi 2478.

[187] Muslimi 4661.

[188] Sened Sahih i prerë. Tirmidhiu 1556.

[189] Nënkupton të afërmit e Profetit (a.s.) dhe veten e tij pasi ai ishte djali i xhaxhait të tij.

[190] Nxjerrja e tij është përmendur pak më sipër në hadithin e Ibën Abasit kur pyetet për pjesën e grave dhe fëmijëve.

[191] Hadith Daif. “El Mishkat” 3633, “Tahkikul Muhtara” 191,194. Ebu Daudi 2713, Tirmidhiu 1461, Darimi 2493, Ahmedi 1/22.

[192] Ether Daid. Ebu Daudi 2715.

[193] Hadith Hasen ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ia ka pranuar plaçkën atij i cili e voni atë.  Ebu Daudi 2712.

[194] Buhariu 3074, Ibën Maxheh 2849, Ahmedi 2/160.

[195] Hadith Daif. “Irvaul Galil” 726. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2710, Nesai 1959, Ibën Maxheh 2848, El Hakim 2/127, Bejhakiu 9/101, Ahmedi 5/192.

[196] Buhariu 3153,4214,5508, Muslimi 4580, Ebu Daudi 2702, Nesai 4435, Darimi 2/652, Bejhakiu 9/282, Ahmedi 4/86.

[197] Hadith Sahih. Ebu Daudi 2704.

[198] Buhariu 3154.

[199] Hadith Sahih. Ebu Daudi 2701.

[200] Buhariu 3067, Ebu Daudi 2699.

[201] Muslimi 4221 me shprehje të përafërt, Ebu Daudi 3316, Ibën Maxheh 2124, Ahmedi 4/430,434.

[202] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[203] Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 1217. E ka nxjerrë Ahmedi 4/426,432, Tirmidhiu 1568, Nesai, Darimi 2/223.

[204] Muslimi 4656, Ebu Daudi 2688, Tirmidhiu 3264, Ahmedi 3/124,290.

[205] Hadith Daif. “Ed Daife” 1163. E ka nxjerrë Ibën Is’haku në “Es Sijrah” 4/31-32 dhe nga ai Taberiu në “Historinë” e tij 3/120.

[206] Hadith Daif, për vrasjen e Nadr ibën Harith dhe Ebu Iza el Xhumhi “Irvaul Galil” 1214,1215. E ka nxjerrë Bejhakiu 9/64. Ndërsa për Utben ka ardhur diçka e tillë në hadith të mirë te Ebu Daudi 2686 dhe Bejhakiu 9/65.

[207] Buhariu 3046, Ahmedi 3/23,31,48,394,406.

[208] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[209] Hadith Hasen. “Irvaul Galil” 1212. E ka nxjerrë Ahmedi 6/277, El Hakim 4/26.

[210] Vazhdim i hadithit të mësipërm.

[211] Hadith Daif Xhiden – shumë i dobët. “Ed Daife” 3216. E ka nxjerrë bejhakiu 7/477.

[212] Buhariu 2552, Muslimi 5835, Ebu Daudi 4975, Ahmedi 2/316,423,484,496,508.

[213] Buhariu 30,2545,6050, Muslimi 4291, Ebu Daudi 5157,5158, Tirmidhiu 1946, Ibën Maxheh 3690.

[214] Muslimi 4274, Ebu Daudi 5168, Ahmedi 2/45,61.

[215] Muslimi 4284, Tirmidhiu 1948, Ebu Daudi 5159.

[216] Buhariu 97,2547,3011,3446,5083, Muslimi 385, Ebu Daudi 2053, Tirmidhiu 1116, Nesai 3344, Ibën Maxheh 1956.

[217] Hadith Sahih. “Mishkatul Mesabih” 3384, “Sahihu et targib” 1898, “Sahihul Xhami” 3976.

[218] Maliku thotë se ajo mbetet vakëf për muslimanët e nuk lejohet shpëndarja e saj ndër luftëtarë.

[219] Haraçi i vihet një toke që ka ujë e që mund të ujitet, qoftë edhe nëse ajo tokë nuk mbillet.

[220] Ata që u shpërngulën nga Meka në Medinë për hir të fesë.(Shënim i redaktorit).

[221] Pra, para mbërritjes së mërgimtarëve në Medinë.(Shënim i redaktorit).

[222] Plaçkën e luftës që iu nda mërgimtarëve të varfër.(Shënim i redaktorit).

[223] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[224] Hadith Sahih me sened Mursel. Nesai 4142.

[225] Hadith Sahih. Ebu Daudi 2953, Ahmedi 6/25,29.

[226] Buhariu 1870,3172,3179,6755,7300, Muslimi 3314, 3318,3773, Ebu Daudi 2034, Tirmidhiu 2127.

[227] Buhariu 357, Muslimi 1666, Ebu Daudi 2763 të shkurtuar, Tirmidhiu 2734, Maliku 1/152.

[228] Hadith Sahih me shprehjen: “Kush garanton ndokënd për gjakun e tij e më pas e vret, ai do të mbajë flamur të tradhëtisë në ditën e Kiametit.” “Es Sahiha” 440. E ka nxjerrë Nesai 2/52, Buhariu në “Historinë” e tij 2/1/295, Ibën Maxheh 2/152-153, Tahaviu 1/77, Ahmedi 5/223,224.

[229] Buhariu 3186,3187, Muslimi 4511, Ahmedi 2/116,126, Ebu Daudi 2756, Ibën Maxheh 2872,2873.

[230] Marrë nga libri “Er Rauda En Nedija”.

[231] Hadith Sahih. “El Mishkat” 3982, Ebu Daudi 2761, Ahmedi 3/487,488.

[232] Ndërkohë Profeti (a.s.) e kishte lexuar letrën e Musejlemes dhe u tha atyre: “Ç’thoni ju të dy?” Ata thanë: “Themi atë që ai ka thënë”. Pra ata e pranonin profetësinë e Musejlemes.

[233] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 702. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2758, Ahmedi 6/8, Ibën Hibani 1630, El Hakim 3/598.

[234] Nëse hyn për të komunikuar ndonjë letër apo që të dëgjojë fjalën e Allahut, ai është i siguruar pa nevojën e ndonjë kontrate. Ndërsa nëse hyn për tregti dhe i jepet leja nga ai që e ka këtë të trejdë, ai është i garantuar.

[235] Pra që pasuritë e armiqve në origjinë janë të jeluara për muslimanët. (Shënim i përkthyesit).

[236] Këtë e kundërshton Ebu Hanife i cili ka thënë: “Ndëshkimet që kryhen si e drejtë e Allahut apo në të shumtën e tyre sundon e drejta e Allahut, nuk zbatohen ndaj të garantuarit”. Megjithatë, ky mendim nuk është i saktë.

[237] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 216. E ka nxjerrë Ibnul Earabi në “Mu’xhemin” e tij 2/75, dhe nga ai El Kudai në “Musned esh Shihab” 1/82, El Hakim 1/15-16.

[238] Hadith me sened Daif. Ebu Daudi 4996.

[239] Histori e trilluar. E ka përmendur El Vahidi në “Esbabu en Nuzul” f.189-190, dhe Ibën Kethiri në “Tefsirin” e tij 2/373-374.

[240] Buhariu 33,2536,2598,5744, Muslimi 208,209,210,211, Tirmidhiu 2631, Nesai 5036. Shtesa edhe nëse agjëron, falet dhe pretendon se është muslimanështë te Muslimi.

[241] Pra në ligjin e Allahut.

[242] Hadith Sahih. Nxjerrja e tij është përmendur më parë.

[243] Hadith Sahih. “Es Sahiha” 2357. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2759, Tirmidhiu 1580, Ahmedi 4/111,113,376, Tajalisi 1/240 (2075).

[244] Nga kjo kuptohet se shpallja e luftës ndaj një grupi besimtarësh do të thotë shpallje lufte për tërë popullin musliman.

[245] Këto rreshta tregojnë ndalimin e ndihmës së kriminelit.

[246] Kjo tregon pavarësinë e çdo grupi, besimtarëve dhe hebrenjve. Ajo gjithashtu përmban edhe një aleancë ushtarake, sipas së cilës të dy grupet bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në çdo luftë dhe secili grup më vete shpenzon për ushtrinë e tij të veçantë.

[247] Në këtë frazë jepet qartë liria fetare dhe ajo ekonomike.

[248] Këtu gjejmë detyrimin e të dyja palëve të këshillohen para hyrjes në luftë.

[249] Patjetër që lufta duhet të jetë legjitime që muslimanët të marrin pjesë në të.

[250] Kjo pjesë është marrë nga libri “Er-Risalatu El Khalida” prej librit mbi dokumetet politike në periudhën e Profetit dhe kalafetit të drejtë të dr. Muhamed Hamidullah El Hajder Abadi.