Pyetje-Përgjigje rreth Hadithit (1)
(Pyetja Nr. 50) Anonim / Kosovë / 27-04-2010
Message: selam alejkum, a mund te me tregoni kuptimim e ketij hadithi:
Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Ndërsa Ejubi lahej zhveshur, pranë tij filluan të bien karkaleca ngjyrë ari dhe Ejubi filloi t’i tuboi ata në rrobat e veta. Allahu e thirri e i tha: “O Ejub, a nuk të kam dhënë më shumë se kjo që je duke parë?” Ejubi tha: “Po, pasha madhërinë Tënde, por unë nuk ngopem me mirësitë e Tua”. Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Nesai.
Përgjigje / 30-04-2010
Ato karkaleca kane qene prej ari te gjithe dhe jo vetem me ngjyren e arit, dhe kuptimi eshte se kur i vijne miresite e Allahut, njeriu duhet t’i pranoje ato dhe te falenderoje Allahun, dhe se cdo gje qe vjen nga Allahu eshte miresi prej Tij per te cilen duhet falenderuar dhe patjeter qe duhet pranuar e kerkuar. Prandaj thuhet ne dua: “O Zot, Ti je i pasur dhe ne jemi te varfer dhe kemi nevoje per Ty.” Pra, njeriu ka gjithnje nevoje per Allahun dhe miresite e Tij. Ngjashem me fjalen e Ejubit, ka thene edhe Musai (alejhis selam), pasi i ndihmoi ato dy grate ne dhenien uje te bagetise dhe u ul nen hijen e nje peme, ku beri kete lutje: “Kështu, Musai u dha ujë kafshëve të tyre e pastaj u kthye te një hije dhe tha: “Zoti im, çfarëdo miresie që të më japësh, unë jam nevojtar!” [El Kasas, 24], dhe kishte per qellim me “miresine”, riskun dhe cdo gje tjeter te mire prej marteses e shtepise.
(Pyetja Nr. 49) Luljeta / 18-04-2010
Message: Selamu alejkum
Kam nje pyetje rreth nje hadithi qe e kam ndegjuar me heret, por me nuk me ka ra rast te e lexoi ndokun, e as te e ndegjoi. Hadithi eshte keshtu:
Nje njeri shkon tek i Derguari yn sallallahu alehi ue selam per te pyetur per nje qeshtje, dhe i derguari yn sallallahu alehi ue selam i pergjegjet, pastaj ky kete pyetje ia drejton pytjen Ebu Bekrit radiaallahu aneha, ..(ketu nuk po me kujtohet hadithi ,se qka i thot Ebu Bekri r.a ), dhe ky njeri pastaj shkon tek Aliu radiallahu aneha, dhe i thot qe kete pyetje ja bera te te Derguarit alehi ue selam, pastaj ja bera Ebu Bekrit, dhe tash po du te e mar edhe mendimin tend. Aliu ngritet ne kemb dhe i thot ti veq se e paske pyetur te Derguarin, dhe tani vejn na pyet neve, ja tash do ta jap pergjegjen time, e mer shpaten dhe ja hjek koken keti njeriut.
Deshta te di se a eshte hadith hasen, dhe kush e transmeton dhe nese eshte hadith i sakt a ka mundesi te e tregoni se si transmetohet ky hadith? Allahu ju ruajt!
Përgjigje / 23-04-2010
Nuk e kam gjetur kete hadith ne librat e haditheve, por ne nje transmetim te dobet thuhet se ka qene Umeri (radiallahu anhu) ai qe e ka bere kete veper dhe jo Aliu (radiallahu anhu), por sidoqofte, duhet kerkuar me shume per transmetimin dhe verifikimin e ketij hadithi.
(Pyetja Nr. 48) Ali / 08-04-2010
Message: Selamun Alejkum. Ne lidhje me hadithin me nr 1165 te Muslimit, ku Pejgameri saas ka thene: “Qeni zi eshte shejtan.” A mund te na shpjegoni dicka rreth ketij hadithi dhe si te veprojme kur te shikojme nje te tille?
Përgjigje / 12-04-2010
Ne hadithin ku thuhet: “Qeni i zi terr, eshte shejtan”, mund te jete per qellim se shejtani ka marre formen e qenit, ose ka hyre te nje qene i tille qe eshte kopmlet i zi terr, ose se nje qen i tille ka qene shejtan ne origjine dhe Allahu e ka shnderruar ne qen. Por çfare do qe te jete per qellim, e rendesishme eshte se ky qen prish namazin nese kalon para atij qe falet, dhe duhet vrare nese eshte i demshem per njerezit. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(Pyetja Nr. 47) Enes / Tiranë / 13-03-2010
Message: ESELAMU ALEJKUM ! VELLA I DASHUR, KISHA NJE PYETJE: SE SI ESHTE TEFSIRI I KETIJ HADITHI : PEJGAMBERI, MUHAMEDI SALALLAHU ALEJHI WE SELAM KATHENE: CDO GRUA E CILA ZHVESHE RROBAT E SAJ NE TJETER VEND PERVEC SHTEPISE SE SAJ, VETEM SE ESHTE LARGUAR TURPI MES ASAJ DHE ALLAHUT.” [ADABU ZEFAF:141].
Përgjigje / 15-03-2010
Disa gra nga Himsi (nga Shami) erdhen tek Aisha (radiallahu anha) dhe ajo u tha: “A mos jeni ju nga ato gra qe hyni neper Hamame (banjot me avull, apo qe njihen si banjot turke)? Une kam degjuar te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te thote: “Çdo grua qe i heq rrobat e saj ne vend tjeter perveç shtepise se burrit te saj, ajo e ka grisur mbulesen qe ka pasur mes saj dhe Allahut (me kete veper ajo ka humbur mbulesen e Allahut ndaj saj dhe gjynaheve te saj).” [Hadith Sahih-I sakte. E ka nxjerr Ahmedi, Iben Maxhe dhe el Hakim. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte ne “Sahihul Xhami” me nr. 2710, Iben Maxheh 3740, “Sahihu et Targib” 164, 165].
Hadithi i drejtohet grave besimtare qe te ruajne nderin e tyre, trupin dhe auretin e tyre, dhe te mos i shfaqin stolite dhe pjeset e trupit te tyre ne asnje vend te dyshimte, ku gjenden burra te huaj. Po keshtu, nuk i lejohet grave qe te zbulojne auretin e tyre edhe nese jane vetem ne shoqerine e grave, sic jane hamamet, rast ne te cilin edhe Aisha e ka permendur hadithin e Profetit (salallahu alejhi ue selem). Por, i lejohet gruas qe te nderroje rrobat e saj ne nje vend te sigurte nga syte e njerezve te huaj, qofte ne shtepine e familjes se vet apo diku tjeter. Grisja e mbuleses mes saj dhe Allahut eshte per qellim se ajo ka dale nga mbulimi i Allahut dhe nga kujdesi i Tij per te, dhe e ka humbur ate lidhje qe ka pasur me Allahun e saj. Pra, kjo çeshtje eshte shume e rendesishme dhe e rrezikshme per gruan muslimane, keshtu qe nuk duhet te neglizhoje per mbulesen e saj ne asnje rast dhe ne asnje menyre. Allahu eshte Ndihmuesi i te devotshmeve.
(Pyetja Nr. 46) Anonim / Kosovë / 06-03-2010
Message: Selam alejkum kam nje pyetje te cilen nuk po mundem ta kuptoj;
Transmetohet se i derguari i Allahut ka thene: “Zemerimi eshte nga shejtani ndersa shejtani eshte prej zjarrit. Zjarri shuhet me uje, ndaj kur ndonjeri prej jush zemerohet le te marr abdes.”
Hadithi eshte i dobet, e transmeton Buhariu ne Tarihul Kebir 4/18, Ahmedi 4/226 me zingjir te dobet.
Ajo qe sun po e kuptoj une eshte dobesia e ketij hadithi qe e transmeton imam Buhariu mesa di un ne librat e imam Buhariut nuk ka hadithe te dobta andaj perse te jet ky hadith i dobet?
Përgjigje / 13-03-2010
Ju duhet ta dini se Buhariu ka shkruar edhe libra te tjere perveç librit me hadithet e sakta qe quhet “Sahihu i Buhariut”, ne te cilin liber ai i ka kushtezuar vetes se do te sjelle vetem hadithe te sakta, nga te cilat ka marre edhe titullin, dhe per te vertetuar saktesine e haditheve te tij baze, ai ka permendur edhe pjese nga hadithe te tjera qe nuk i plotesojne kushtet e hadithit te sakte tek ai, me qellim qe te argumentoje per ndonje pjese te vogel te hadithit te temes qe mund te kete ndonje dyshim per dobesi te transmetuesit, apo dicka tjeter, dhe keshtu ai verteton saktesine e hadithit te marre per baze. Por kete kusht, per te sjelle vetem hadithe te sakta, Buhariu e ka vendosur vetem ne “Sahihun” e tij dhe jo edhe ne librat e tjere. Por ne libra te tjere ndodh qe ai te permende edhe hadithe qe jane te dobet, dhe ndoshta jo per t’u argumentuar me to, por per te treguar dobesine e tyre. Pra, kjo eshte dicka qe duhet te jete e ditur. Dijetaret mund te permendin edhe hadithe te dobeta ne librat e tyre, me qellim qe te tregojne dobesine e tyre apo per te treguar se kundershtari mbeshtetet ne kete hadith i cili eshte i dobet, duke pasur per qellim qe ta rrezojne ate. Por ndodh gjithashtu qe nje dijetar ta konsideroje te sakte nje hadith qe dikusht tjeter prej dijetareve ta konsideroje te dobet, duke qene se secili bazohet ne ate qe di rreth hadithit apo transmetuesve te tij. Shkenca e hadithit eshte vertete madheshtore, e perpikte dhe fisnike, prandaj edhe burrat qe e kapin ate, jane dhe duhet te jene gjithashtu te tille. Allahu na befte qe t’i duam dijetaret e haditheve te te Derguarit te Tij, salallahu alejhi ue selem!
(Pyetja Nr. 45) Vilson / 01-03-2010
Message: eselam ualejkum. Te nderuar vellezer musliman, pike se pari Allahu jua shperblefte per hapjen e kesaj faqeje selefije dhe ua shtofte dijen dhe u dhente sukses! Pyetja ime ishte kjo: A eshte i sakte ky hadith: kostandinopoja do clirohet dhe sa i lumtur eshte ai komandant dhe sa e lumtur eshte ushtria e tij.”? Nese po, a eshte i percaktuar qe te kete qene mehmet fatihu qe cliroi stanbollin? Allahu jua shperblefte.
Përgjigje / 02-03-2010
Hadithi i permendur ne pyetje transmetohet nga Imam Ahmedi, ne Musnedin e tij dhe nga elHakim ne el Mustedrak, por hadithi eshte i dobet dhe i paqendrueshem, sic e permend edhe shejh Albani ne “Daiful Xhami el Kebijr”, me nr. 4655. Per Kosntandinopojen kane ardhur disa hadithe, mes te cilave ka edhe te sakta, por interpretimi i tyre sipas ngjarjeve historike nuk mund te behet me siguri, sepse ka gjera qe historia i perserit dhe nuk dihet me siguri cila prej atyre ngjarjeve eshte per qellim. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
(Pyetja Nr. 44) Luljeta / 08-02-2010
Message: Selamun alejkum we rahmetullah.
Kam nje pyetje ne lidhje me kete hadith qe e kam lexuar por tani nuk e di detalisht,dhe ne nje forum e lexova s’risht por ne perkthim kishte mangesi (ashtu mua me u duke, se disa fjal me u duken te teperta gjat transmetimit).
Ja si e kishin transmetu kete hadith:
I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tregon se : “ Ka qenë Dhul Kifli , njeri prej beni israilëve , i cili bënte mëkate . I vjen një grua , së cilës ia jep gjashtëdhjetë dinarë vetëm për të fjetur njëher me të . Kur të hipë mbi të , sikurse hip burri mbi gruan , fillon ajo të dridhet dhe të qajë . E pyet : “ Përse po qanë , a nuk je në gjendje të mire?” Ajo thotë : “ Jo , por këtë vepër nuk e kam bërë asnjëher gjer më tani , dhe për ta bërë këtë më ka detyruar nevoja e jetës “. Ai i thotë :” këtë po e bënë , ndërsa deri tani asnjëher nuk e keni bërë!? Merri të hollat dhe shko .” Dhe thotë : “ Për Zotin , më kurr nuk do të kthehem në mëkate “, dhe po në atë natë vdes . Të nesërmen , në derën e shtëpisë së tij ishte shkruar : “ Nuk ka dyshim se All-llahu ia ka falë Kiflit “, ndërsa njerëzit u habitën kur e panë të shkruar ashtu . ( Transmeton Tirmidhiu , Hakimi thotë se është hadithi sahih ismal )
A keni njohuri per kete hadith,dhe si transmetohet me sakt ky hadith.
Allahu ju shperbleft me te mira te kesaj Bote dhe te Ahiretit !!!
Përgjigje / 10-02-2010
Hadithi i permendur ne pyetje eshte i dobet dhe i paqendrueshem. Pervec kesaj, duhet te jete e ditur se nuk behet fjale per Dhul Kiflin qe permendet ne Kuran, por per nje person te quajtur Kifl nga bijte e Israilit. Sidoqofte hadithi nuk eshte i sakte. Shejh Albani e ka renditur ate ne vargun e haditheve te dobta e te trilluara me nr. 4083. Kurse teksti qe permendet ne pyetje eshte nje nga transmetimet dhe mund te kete shtesa apo mangesi te ndonje fjale apo pjese.
(Pyetja Nr. 43) Rexhep / Zvicër / 22-12-2009
I nderuar hoxh Bledar, Allahu ta shtoft bereqetin ne daevet dhe te shperbleft me xhennetin Firdeus per punen tuaj. Te lutem vella i kam ca pyetje dhe po qe se keni kohe mi argumentoni pergjigjet sa me shume qe mundesh sepse keto jane problemet qe na percjellin ne shtetet krishtere me se shumti e veqanarisht ketu ne Zvicer. Pyetja e pare ka te bej me disa hadithe qe flasin per rendesin e sures Jasin, a jane hadithet ne vazhdim te vertet:
- “Kush e lexon naten suren Jasin, gdhin ne mengjes me gjunahe te falura”.
- “Ai qe cdo nate e lexon Jasinin dhe pastaj vdes , ai vdes si shehiid”.
- “Cdo gje ka zemren e vet kurse zemra e Kurànit eshte Jasini.
- “Vertet ne Kuran ka nje sure e cila i ben shefaat (lexuesit diten e gjykimit) dhe ben magfiret per ate qe i degjon”.
- “Ai qe e lexon suren jasin, Allahu Fuqiplote i shkruan atij sevape sikur ta kishte lexuar tere Kuranin 10 here”.
- “Atij qe e lexon Jasini per ta fituar knaqesin e Allahut i falen gjunahet e vogla te bera me par. Lexoni Jasinin pran te vdekurve te juaj.” (Revahu Bejheki).
- “Kendoni Jasin per te vdekurit tuaj.
- “Kush e viziton varrin e babes apo nenes se vet ose ndonjerin prej varreve te te afermive le te lexojn suren Jasin. Te vdekurit i falen mekatet e vogla”.
Hoxh i nderuar, une me kombngulje i kam luftu kendimin e mevludave, qelimeve, hatmeve, Jasinave, e lloj lloj bidatesh qe ti i njef shum mire dhe nje haxhi ma ka pru nje liber te perkthyer nga gjuha turke me titullin Yasin-i Serif, tebareke ue Amme nga autori Jusuf Tavasli.
Dhe pyetja e dyte vlla osht kjo: Problem kryesor ketu eshte mishi. A na lejohet mishi i shtazeve qe i kan prer EHLUL KITAB qe ka ardhur ne ajet Kuranor. Apo ti permbahemi ajetit kuranor “Ue la teëkuluu mimma lem judhkerismullahi ilejh…” Pra te ham vetem ate qe eshte therr me emrin e Allahut.
Te kam shenuar shum hadithe, por nese je shum i ngarkuar te lutem te pakten me trego a ka ndonje hadith te sakt qe flet per kendimin e jasinit per te vdekurit? Sa i perket pyetjes se dyte te lutem ma shtjello aq sa mundesh sepse shum hoxhollar e lejojn mishin e EHLUL KITABIT kurse disa te tjer kerkojne qe te mos hahet mishi perveq i shtazes qe eshte permendur emri i Allahut Fuqiplot para therrjes. Allahu te shperbleft dhe shtoft bereqet ne daevetin tuaj! Lutu per neve vella.
Përgjigje / 22-12-2009
Ne lidhje me veçorite e sures Jasine, vecanerisht per te vdekurit, nuk ka ardhur asnje hadith i sakte, siç ka thene imam Darakutni dhe shejh Albani pas tij. [Ed Daife, 12/784].
- “Kush e lexon naten suren Jasin, gdhin ne mengjes me gjunahe te falura.” Hadith i dobet. [Daiful Xhami, 5787].
- “Une ia kam bere detyrim leximin e sures Jasin popullit tim, ne cdo nate. Kush vazhdon rregullisht me leximin e saj çdo nate, pastaj vdes, ai vdes deshmor.” Hadith i trilluar. [Ed Daife, 6884].
- “Çdo gje ka zemren e vet, kurse zemra e Kuranit eshte Jasini…” Hadith i trilluar. [Daiful Xhami, 1935.
- Nuk e kam gjet.
- “Kush e lexon suren Jasin nje here, eshte sikur e ka lexuar Kuranin te gjithe 10 here.” Hadith i trilluar. [Daiful Xhami, 5786]
- “Atij qe e lexon Jasini per ta fituar knaqesin e Allahut i falen gjunahet e vogla te bera me par. Lexoni Jasinin pran te vdekurve te juaj.” Hadith i dobet. [Daiful Xhami, 5785]
- “Lexoni suren Jasin tek te vdekurit tuaj!” Hadith i dobet. [Daiful Xhami, 1072].
- “Kush viziton varrin e dy prinderve ose te njerit prej tyre, te lexoje suren Jasin…” Hadith i trilluar. [Daiful Xhami, 5606].
- Ne lidhje me mishin e therur nga Ehlul Kitab, ai eshte i lejuar per ne, duke u bazuar ne ajetin 5 te sures el Maide. Lexo me hollesisht pergjigjen e pyetjes nr. 84, ne kete link.
Allahu ju ruajt juve dhe te gjithe muslimanet qe jetojne ne ato vende dhe ju forcofte ne fene e Tij!
(Pyetja Nr. 42) Anonim / 1-12-2009
Lus Allahun qe te jesh mire ne te gjitha aspektet. Vella doja te pyesja; Mbasi falem namazin e sabahut ne nje xhami, imami na permendi nje hadith; hadithi qe na tha , ishte; Kush e fal namazin e sabahut dhe te akshamit dhe thote 7 here , O ALLAH ME RUAJ NGA XHEHENemI, E THOTE kete dua para se ti flase dikuj ose para se dikush ti flase atij, Allahu do e mbroje ate person qe e thote kete dua nga xhehenemi,. . Mirepo dikush qe une ja tranmetova kete lajm me tha se e kam lexuar ne nje liber se ky eshte hadith i dobet, ju lutem nese keni ndonje sqarim per kete Hdith, Allahu te ruajte.
Përgjigje / 3-12-2009
Hadithi ne fjale eshte i dobet. Ate e ka nxjerre Ebu Daudi, en Nesai ne “el Kubra”, Taberani dhe Iben Hiban. Shejh Albani e ka renditur ne vargun e haditheve te dobta, me nr. 1624.
(Pyetja Nr. 41) Klodian / Itali / 25-5-2009
Message: Desha te dija se a eshte i vertete ky hadith dhe se kush eshte kuptimi i tij:
“Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz, ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin”
Burimet: Tirmizi, Sahih Menakib Ehlul Bejt, II, 380, Hakim, Mustedrek el-sahihejn, III, 109; Ahmed ibn Hanbel, Musned, III, 17; Taberani, El-Mu‘dxhem el-Kebir, I, 129; Muhibbuddin Tabari, Daha’ir, str. 16.
Përgjigje / 30-5-2009
Hadithi i mesiperm ka disa transmetime dhe tekste te ndryshme, te gjata e te shkurtra, te shtuara nga shijat dhe te trilluara, por origjina e tij eshte e sakte, me kete tekst qe e transmeton Muslimi, nga Zejd iben Erkam: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u ngrit te na keshillonte ne nje vend te quajtur “Burimi Khuma” -mes Mekes dhe Medines- Lavderoi Allahun dhe e falenderoi Ate, na keshilloi dhe na mesoi, pastaj tha: “O njerez! Une jam njeri dhe pres nga çasti ne çast te me vije i derguari i Zotit tim (engjelli i vdekjes) dhe t’i pergjigjem atij. Une po ju le dy barra te renda: E para eshte Libri i Allahut, ne te cilin gjendet udhezimi dhe drita, prandaj merreni Librin e Allahut dhe kapuni fort per te!” -Nxiti per kapjen pas Librit te Allahut dhe tregoi dobite e kapjes per te, pastaj tha: “Dhe njerezit e shtepise sime (familja ime). Ju kujtoj te keni frike Allahun ne ruajtjen e familjes sime! Ju kujtoj te keni frike Allahun ne ruajtjen e familjes sime!” -Tri here.
Me kete tekst e ka nxjerre edhe Ahmedi, Nesai dhe el Hakim. Shejh Albani ka folur gjate per te gjitha transmetimet e ketij hadithi ne librin “Silsiletul ehadith ed Daife”, nen hadithin nr. 4961.
Nese e lexon me vemendje hadithin e mesiperm dhe e kupton ate, te zgjidhen shume çeshtje dhe mund te bashkosh lehte mes transmetimeve. Pra, hadithi nxit per kapjen per Kuranin dhe per kujdesin per familjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) pas vdekjes se tij, dhe dijetaret kane nxjerre gjykime te shumta qe jane te posaçme per familjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) siç eshte caktimi i nje te pestes se te pestes se arkes se shtetit (bejtul mal) per ta, mosdhenia atyre nga sadakate dhe zekatet, etj. Pra, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) keshillon qe per familjen e tij, dmth grate dhe femijet e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe çdo musliman e muslimane nga fisi Beni Hashim, te kete kujdes te veçante, ruajtje, dashuri dhe dhenie e te drejtave te tyre. Dhe keshtu, ky hadith nuk bie ne kundershtim me hadithin ku Pejgamberi keshillon per kapjen per Librin e Allahut dhe per sunetin e tij, sepse ne familjen e tij perfshihet nje pjese e sunetit te tij, dhe hadithi i temes ka per qellim diçka tjeter perveç atij qe ka pasur hadithi i ndjekjes se Kuranit dhe Sunetit. Kuptohet qe shijat kane shpikur e trilluar, kane shtuar e hequr shume gjera e transmetime te ndryshme rreth ketij hadithi, por qe per ehli sunetin jane te gjitha te qarta dhe i dallojne lehte te trilluarat nga te vertetat, qofte edhe ne nje fjale te vetme te hadithit. Lusim Allahun t’i beje muslimanet qe ta kuptojne mire fene e tyre dhe te kapen per te ashtu si ka urdheruar Allahu! Allahu e ka ne dore suksesin!
(Pyetja Nr. 40) Anonim / 28-4-2009
Message: Selamun alejkum.
E kam lexu dikund nje hadith ne lidhje me ndalesen e marteses se Aliut r.a, me gruan e dyte, nga Muhammedi s.a.v.s, sepse martesa e tij e dyt do te jet dem per Fatimen…
Eshte diqka keshtu, nuk po me kujtohet me shum. A e dini se cili hadith eshte dhe kush e ka transmetu? Allahu ju ndihmoft!
Përgjigje / 6-5-2009
Buhariu dhe Muslimi transmetojne nga El Miswar iben Makhrame (radiallahu anhu) se ky ka thene: “Aliu kerkoi per martese doren e vajzes se Ebu Xhehlit dhe Fatimja degjoi per kete gje, dhe shkoi menjehere tek i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “Populli yt thote se ti nuk merzitesh per vajzat e tua! Dhe ja Aliu, po don te martohet me vajzen e Ebu Xhehlit!” Atehere Pejgamberi u ngrit (ne minber) dhe une -thote Fatimja- e degjova kur tha shehadetin, pastaj tha: “Une e martova Ebu El Asin, te birin e Er Rabijut dhe ai me tregoi e me tha te verteten. (Ka qellim se ka bere krushqi me fisin e tij dhe ata kane qene besnike me te) (Po ju them:) Fatimja eshte pjese e imja dhe une urrej qe asaj t’i behet keq. Pasha Allahun! Nuk mund te bashkohet bija e te Derguarit te Allahut dhe bija e armikut te Allahut tek i njejti burre.” -Atehere Aliu e ktheu fejesen.
Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Fatimja eshte pjese prej meje dhe une kam frike se mos sprovohet ne fene e saj. Une nuk e ndaloj ate qe eshte e lejuar dhe as nuk e lejoj ate qe eshte e ndaluar, por pasha Allahun, nuk mund te bashkohet kurre e bija e te Derguarit te Allahut ne te njejtin vend me te bijen e armikut te Allahut.”
Hadithin e kane transmetuar edhe te tjere perveç Buhariut dhe Muslimit, me shprehje te peraferta, por me kuptim te njejte. Nga hadithi mund te perfitohen shume gjera dhe ai te ben te kuptosh qe kur Islami i ka dhene te drejten burrit qe te martohet me me shume se nje grua deri ne kater gra, ai duhet te shohe edhe gjendjen shpirterore te gruas se tij te pare, qe te mos e sprovoje ate ne fene e saj, kur e njeh se ajo eshte shume e ndieshme dhe nuk e duron asesi martesen e burrit te saj me grua tjeter. Ka shume qellime dhe kendveshtrime per lejimin e marteses me me shume se nje grua, por Islami nuk e ka lene menjane ndienjen shpirterore dhe sensibile te gruas besimtare, prandaj burrat duhet ta kene ne konsiderate kete gje. Realiteti eshte qe nje numer i pakte grash eshte si Fatimja (radiallahu anha), dhe nese dikush e sheh te tille gruan e tij, nuk keshillojme asesi qe te martohet me grua tjeter nese e demton te paren, e ne te kundert, nese gruaja e pare nuk eshte aq e ndieshme sa Fatimja (radiallahu anha), eshte e drejte e burrit qe te martohet edhe me grua tjeter. E Allahu eshte i Urti, i Gjithedishmi.
(Pyetja Nr. 39) Muhamedi / CH / 12-4-2009
Message: Selamun Alejkum.
A eshte sahih qe dijetarët islam janë unik se hadithi i dobët është argument dhe bazë për veprat e mira (fedailul eamal)?
Përgjigje / 17-4-2009
Shejh Ali el Halebi, ne nje prej mesimeve te tij ne Sherhun e Dyzet haditheve te Imam Neveviut, thote: “Fjalen se: “dijetaret kane rene dakord per lejimin e te vepruarit me hadithin e dobet ne lidhje me veprat e preferuara e te mira”, imam Neveviu e permend shpesh ne librat e tij, por ne themi: Dijetaret kane permendur disa kushte per kete gje: 1. Qe hadithi te mos jete shume i dobet … 2. kur vepron sipas atij hadithi te mos kesh bindjen se ai eshte i vertete… 3. dhe ai hadith te jete i perfshire nen nje rregull te pergjishem te perfituar nga hadithe te tjera te sakta… Keto kushte jane te rendesishme, dhe ato i ka permendur gjithashtu Iben Haxheri, Allahu e meshirofte!”
(Pyetja Nr. 38) Amrah / Kosovë / 5-4-2009
Message: Thote Zoti ne nje hadith kudsij:
“Une, xhindet dhe njerezit jemi ne nje hall te madh. I krijoj, kurse ata adhurojne dike tjeter, i furnizoj kurse ata falenderojne dike tjeter. Te mirat e mia zbresin tek roberit e mi kurse te kqijat e tyre ngriten tek une. Miqesohem me ta, me meshiren time edhe pse nuk kam nevoje per ta, kurse ata behen te urryer tek une me gjynahet qe bejne, megjithese jane ne kulmin e nevojes per mua.
Ata qe me kujtojne jane njerezit me te afert me mua, prandaj kush deshiron te jete i afert me mua le te me kujtoj, atyre qe bejne gjynahe nuk ua kepus shpresat nga meshira ime. Nese pendohen une jam i dashuri i tyre, nese refuzojne une jam sheruesi i tyre. I sprovoj me fatkeqesi, qe t’i pastroj nga te metat. Kush me vjen i penduar e pres nga larg dhe kush me kthen shpinen i therras nga afer, duke i thene: Ku po shkon, a ke Zot tjeter vec meje?! E mira tek une konsiderohet sa dhjete te tilla dhe i shtoj me shume, kurse e keqja tek une eshte vetem nje dhe e fal.
Betohem ne krenarine dhe ne madheshtine time, nese do me kerkonin t’ua fal, do ua falja te gjitha. A eshte hadith kudsij ky?
Përgjigje / 10-4-2009
Nuk kam gjetur hadith kudsij te gjate me kete tekst, por fjaline e pare te tij e transmeton Bejhakiu ne “Shuabul Iman” dhe Iben Asakir, por ai eshte i dobet, siç e ka permendur shejh Albani ne “Ed Daife”, me nr. 2371. Shtojme gjithashtu ketu se perkthimi eshte shume larg tekstit te vertete te hadithit, madje shpesh ndryshon kuptimin. Vertet eshte per te ardhur keq per perkthime te tilla. Ndoshta kemi rastin te terheqim verejtjen ketu dhe te keshillojme te gjithe ata vellezer qe perkthejne nga arabishtja apo nga ndonje gjuhe tjeter ne shqip, dhe veçanerisht ajetet e Kuranit apo hadithet e Pejgamberit, qe te kene frike Allahun dhe te ndiejne pergjegjesine ne perkthimet e gabuara te tyre! Nese patjeter duan te perkthejne, atehere te japin mundin ne maksimum dhe nese nuk e shohin veten te afte per kete, qofte per moskuptimin e mire te gjuhes arabe apo te asaj shqipe, atehere me e paqshme per ta eshte qe te mos i hyjne fare kesaj pune, ose te pakten te drejtohen te njerez qe mendojne se kane me shume njohuri rreth ketyre gjuheve dhe te kontrollojne perkthimet e tyre, sepse pergjegjesia eshte e madhe dhe njerezit mund t’i kuptojne gjerat gabim, aq me teper kur kane te bejne me besimin, e Allahu eshte Ai qe jep sukses!
(Pyetja Nr. 37) Anonim / Kosovë / 1-4-2009
Message: Selam alejkum hoxhe i nderuar, ndoshta po te lodhi por inshalla ma bon hallall, e kam nje pytje lidhje me nje hadith, a eshte i vertet dhe se dikush me tha se nuk eshte hadith:
Në hadithin – sahih, përmendet që Allahu i Madhërishëm do t’i thotë robit të Tij në Ditën e Gjykimit:
“A nuk ta dhashë bashkëshorten? A nuk të nderova? A nuk t’i nënshtrova kuajt, devetë dhe të bëra udhëheqës i të tjerëve?! Ai do të thotë: “Po!” Ndërsa Allahu i Madhërishëm do t’i thotë: “A ke menduar se do të takohesh me Mua?” Ai do të thotë: “Jo!” Ndërsa Allahu xh.sh. në këtë do të thotë: “Sot do të harroj Unë, ashtu si më ke harruar ti!”
Secili nga njerëzit do ta takoj Zotin e Madhëruar ditën e Gjykimit dhe Allahu xh.sh. do t’i thotë njeriut: “Robi im, a nuk të bëra me parë dhe dëgjuar? A nuk të dhashë fëmijë dhe pasuri? Çfarë ke përgatitur?” Njeriu do të shikoj rreth vetes, ndërsa para vetit do të sheh zjarrin. Allahu i Madhërishëm do të thotë: “Robi Im, kush është ai që të bëri të pavarur prej Meje, dhe të nxiti dhe udhëzoi te tjetër kush përveç Meje?
Unë tu afrova dhe ti ike nga Unë. Robi Im, Unë të dhashë dynjanë, e ajo të mashtroi dhe hutoi e largoi nga Unë dhe i dha përparësi mbi Mua dhe e nënvlerësove mëshirën Time.
A kështu bëjnë ata të cilëve u tregohet mirësia? Kush ishte ai i cili të mbuloi (fshehu), të ruajti dhe të mbrojti? Robi Im, ke bërë këtë e këtë, në këtë kohë e në këtë vend, dhe nuk e ke ditur se Unë të shikoj? A më ke çmuar më pak të rëndësishëm se tjerët që të kanë parë?
A nuk je frikësuar nga dënimi Im, a nuk je turpëruar nga melekët e Mi, a nuk je frikësuar nga dënimi i rëndë që të pret? Dhe Allahu do të vazhdoi duke e kritikuar më tej, ndërsa njeriu do të shkrihet nga turpi dhe frika dhe do të thotë:
“O Zoti im, vërtetë zjarri është më i lehtë se turpi prej Teje!” Pastaj, Allahu i Madhërishëm do të thotë: “Hyr në zjarr!”
Njeriu do të niset nga zjarri , por do të kthej kokën duke thënë:
“O Zoti im, nuk kam bërë mëkate për shkak se të kam nënçmuar të drejtën Tënde, por kam menduar se mëshira Jote është e pafund dhe se kjo që kam bërë nuk ndikon në mirësinë Tënde”. Allahu xh.sh. do të thotë: “Të vërtetën e thua, mos e humb asnjëherë shpresën në mëshirën Time. Betohem në Madhërinë Time, sot Unë po të falë, o melek, futni në Xhenet!”
Përgjigje / 5-4-2009
Ketu nuk kemi te bejme me nje hadith te vetem, por me disa hadithe te bashkuara se bashku, te cilet duhen pare nje nga nje per te pare se kush i transmeton dhe te çfare grade jane, gje e cila eshte e lodhshme per arsye se edhe gjetja e fjaleve te hadithit ne arabisht nuk eshte e lehte per shkak te perkthimit qe me shume eshte bere me dhenien e kuptimit se sa me perkthimin e hadithit duke ju permbajtur tekstit te tij. Sigurisht qe nje menyre e tille e perkthimit te haditheve si dhe e permendjes se tyre pa transmetues apo pa e treguar burimin e tyre, eshte mangesi e madhe e cila le shume per te dyshuar ne saktesine dhe vertetesine e atyre qe thuhen, si dhe eshte larg metodes akademike te shkrimit te librave. Prej gjerave qe e dallojne Islamin nga te gjitha fete e tjera eshte gjithashtu “transmetimi” dhe dedikimi i çdo fjale personit qe e ka thene, si dhe verifikimi i kesaj fjale nese eshte thene apo jo nga ai person qe i dedikohet, gje e cila nuk ekziston ne asnje prej feve te tjera, dhe eshte pikerisht kjo nje nga menyrat e ruajtjes se Kuranit dhe te sunetit.
(Pyetja Nr. 36) Abdurrahman / Itali / 25-3-2009
Message: selam alejkum vella.
Desha te dija se a jane te verteta keto thenie (a jane hadithe), dhe nese jane, cili eshte kuptimi i tyre? Sepse nje vella musliman e ka kuptuar ne kete menyre:
Sipas hadithit te pare del se Allahu xh.sh. vetem per dashurine qe ka pas ndaj Pejgamberit a.s. e paska krijuar gjithesine kurse te derguarit e tjere apo ne njerezit e thjeshte qenkemi vetem kukulla teatri apo mbeturina!?
(O robi im) Po të mos ishe Ti, nuk do ta krijoja gjithësinë.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se: Shokët e pyetën pejgamberin s.a.s, Kur të është dhën pejgamberia o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi s.a.s u përgjigj: Kur Ademi ishte ndërmjet ujit e dheut.”
Përgjigje / 28-3-2009
Fjala qe permendet nga gjuhet e disa njerezve, treguesve te historive apo popullit te thjeshte, ku thuhet: “Sikur te mos ishe ti (o Muhamed), nuk do ta kisha krijuar gjithesine!”, eshte fjale e trilluar dhe e shpikur nga njerezit dhe nuk eshte hadith. Kjo fjale gjendet ne librat qe kane mbledhur hadithet e trilluara (meudu), siç eshte libri “El meuduat”, i Es Saganit, libri “El Athar el merfuah fil ahbari el meuduah”, etj. Permendet gjithashtu nje fjale e ngjashme me kete, te cilen e ka nxjerre Ed Dijlemi nga Iben Abasi, ku thuhet: “Me erdhi Xhibrili dhe me tha: “O Muhamed! Sikur te mos ishe ti, nuk do te ishte krijuar as xheneti dhe as xhehenemi.” Dhe ne nje transmetim tjeter te Iben Asakir, thuhet: “Sikur te ishe ti, nuk do te ishte krijuar dynjaja.” Por qe te gjitha keto transmetime jane te dobeta dhe te trilluara. [Shih “Silsiletul el ehadith ed daife uel meuduah”, te shejh Albanit, me nr. 282].
Po keshtu fjala ku thuhet: “Kam qene pejgamber qe kur Ademi ishte mes ujit dhe baltes”, apo “Kam qene pejgamber qe kur ademi nuk ishte as uje dhe as balte.”, keto jane hadithe te trilluara se gjoja i ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), por ai nuk i ka thene ato dhe as kuptimi i tyre qe duan te vertetojne thenesit e tyre nuk eshte i vertete. Por ka ardhur hadith i sakte, nga Iben Abasi, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kam qene Pejgamber qe kur Ademi ishte mes shpirtit dhe trupit.” E ka nxjerre Ahmedi ne “Es Sunneh”, dhe shejh Albani e ka permendur ne “Es Sahiha”, me nr. 1856. Por ky hadith nuk argumenton se Pejgamberi yne eshte krijesa e pare qe ka krijuar Allahu dhe as se Allahu e ka krijuar boten per hir te tij apo vetem prej tij, por per te treguar se Allahu e ka caktuar qe Muhamedi do te ishte pejgamber qe kur ka krijuar Ademin, madje qe para se te krijoje Ademin me 50 mije vjet, siç ka ardhur ne hadith te sakte, te nxjerre nga Muslimi, nga Iben Amer iben el As, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu e ka shkruar caktimin e krijesave qe para se t’i krijonte qiejte dhe token me 50 mije vjet, dhe Arshi i Tij ishte mbi uje.” [Muslimi, kapitulli i Kaderit, tema 2].
Eshte e vertete se pejgamberi yne, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) eshte krijesa me e mire qe ka krijuar Allahu dhe krijesa me e dashur tek Allahu se te gjitha krijesat e tjera, edhe se Xhibrili e Mikaili, por kjo nuk do te thote se ne duhet ta teprojme ne ngritjen e tij ashtu si kane bere popujt e meparshem me pejgamberet e tyre, por duhet te qendrojme ne kufijte e percaktuara nga Allahu i Pashoq dhe i Madheruar. Eshte e vertete se Muhamedi (salallahu alejhi ue alihi ue selem) eshte krijesa me e mire e Allahut, por megjithate ai nuk ka ne dore asgje prej caktimit, as prej fuqise hyjnore, dhe as prej ndermjetesimit tek Allahu perveç aq sa i lejon Allahu, kur t’ja lejoje Allahu dhe per ate qe ja lejon Allahu, si nder qe i behet Pejgamberit tone nga Allahu, dhejo per ndonje cilesi hyjnore qe ka ai dhe as per ndonje gje tjeter. Keshtu duhet te besoje muslimani ne lidhje me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) dhe ai duhet t’i lutet Allahut qe ta bekoje dhe t’i jape paqe Muhamedit ashtu siç e ka bekuar Ibrahimin (salallahu alejhi ue selem) dhe familjen e tij. Dhe ne i lutemi Allahut qe t’i jape paqe dhe bekim Muhamedit, familjes se tij, shokeve te tij dhe te gjithe atyre qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kiametit!
(Pyetja Nr. 35) Ebu Ammar / Maqedoni / 5-3-2009
Message: Esselamu alejkum.
Desha të bëjë nji pyetje se a janë hadith fjalët e mëposhtme e nëse janë, në çfarë shkalle është ky hadith:
”DEXHALLI NUK DO TË OPERON (VEPRON) NË MËNYRË KLANDENSTINE. POR AI DO TË VJEN NGA LINDJA (HORASANI-AFGANISTANI) DHE DO TI THËRAS NJERËZIT NË ISLAM, KURSE NJERËZIT DO TI PËRGJIGJEN. KY DO TË VAZHDON NË KËTË MËNYRË DERISA TË ARRIJ NË KUFA (irak) KU AI ATY DO TË BËNË DAVETIN E TIJ MA TË MADH NË FE (do të thirr në hakk) DUKE THIRR NË KUR’AN DHE SUNNET. NJERËZIT DO TA NDJEKIN NË KËTË, DHE AI DO TI URDHËRON NJERËZIT QË TA NDJEKIN KUR’ANIN DHE SUNNETIN. PASTAJ AI DO TË PROKLAMOHET DHE DO TË BËHET PROFET. KJO DO TI ALARMON (turbullon) NJERËZIT DHE DO TË PËRÇAHEN. PAS NJI KOHE AI DO TË PROKLAMOHET DHE DO TË THOTË: ”UN JAM ALLAHU”. NJËRI SY I TIJ DO TË QORROHET, POASHTU EDHE NJËRI VESH DO TI PRITET, KURSE MIDIS SYVE TË TIJ DO TI SHKRUHET : ”KAFIR”. DHE KJO DO TË JET ASHIQARE (do ta vëren) TE ÇDO MUSLIMAN I CILI KA SA NJI KOKËRR MELI IMAN DHE ATA DO TË NDAHEN NGA AI” Jezakumullahi khajr.
Përgjigje / 8-3-2009
Nuk kam gjetur hadith me kete tekst.
(Pyetja Nr. 34) Dardan / Gjermani / 6-2-2009
Message: Selamun Alejkum!
A mund te na spjeoni keto pjese te hadithit:
“E nuk ka dyshim se kur të ndodhin trazirat, Imani është në Sham”, pastaj :”O Zoti ynë, na begato neve në Shamin tonë dhe në Jemenin tonë”
…si dhe thenjen e Shejhul Islam Ibn Tejmije: “Ndërsa Shami, aty ende gjendet dija dhe imani, dhe ata që luftojnë në ndihmë dhe përkrahje të saj në çdo kohë”.
Wes Selamun Alejkum!
Përgjigje / 11-2-2009
Hadithet jane te qarta dhe nuk kane nevoje per komentim. Ato flasin per vleren e vendeve te Shamit, ndaj edhe shume dijetare prej te cileve edhe shejh Albani, zgjodhi banimin ne keto vende.
(Pyetja Nr. 33) Zejd Ebu Fatima / Itali / 20-1-2009
Message: selamu alejkum.Allahu te rujt o vella .desha nese ke mundesi nje pergjigje sa me te shpejte rreth ketij hadithi
“Transmeton Ebu Rafiu, se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.,kur i ka lindur Fatimja, ia ka lexuar ezanin Hasanit. (trans., Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).” Allahu te ruajt, desha me dijt sa me shpejt eshte sahih apo daif?
Përgjigje / 20-1-2009
Hadithi ne fjale eshte i dobet. Ate e transmeton Ebu Daudi (5105) dhe Tirmidhiu (1514). Shejh Albani, ne fillim e ka konsideruar kete hadith si te mire (hasen), por me pas eshte kthyer nga ky gjykim dhe e ka konsideruar daif (te dobet), duke u bashkuar keshtu me mendimin e shume dijetareve ne lidhje me te. Kthimi i tij per gjykimin e ketij hadithi eshte ne librin “Fjala e Bukur” f. 162 dhe ne librin “Es Silsile ed Daife”, hadithi nr. 6121. E Allahu e di me mire.
(Pyetja Nr. 32) Muhamedi / Zvicër / 30-12-2008
Message: Selamun Alejkum ve Rahmetull-llah.
Çfare komenti i kane dhene dijetaret hadithit ku i derguari All-llahut ka thene: Umirtu en ukatilennase hatta jeshhedu en lailahe il-lAllah…. JAM URDHERUAR QE TI MBYS NJERZIT DERI SA TE DESHMOJN SE NUK MERITON TE ADHUROHET ASKUSH TJETER VEC ALL-LLAHUT….
Qafirat folin shume me kete delil qe islami eshte me dhune?!
Përgjigje / 5-1-2009
Hadithi ne fjale transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi. Hadithi flet flet se pari per Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) dhe kohen e tij, kur u formua shteti musliman nen drejtimin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kishte misionin e komunikimit te shpalljes se Allahut tek te gjithe njerezit, ne çdo vend, dhe nese dikush i dilte para dhe e pengonte ne kete rruge, ai ishte urdheruar qe ta largonte nga rruga, me qellim qe te çonte amanetin ne vend dhe te perhapte shpalljen e Allahut ne çdo vend te tokes. Kete rruge e vazhduan shoket e tij dhe te gjithe muslimanet deri ne diten e Kiametit. Por ketu ka diçka qe duhet te jete e ditur: Synimi eshte qe te çohet shpallja e Allahut tek te gjithe njerezit, dhe rruga per te arritur kete duhet te jete e ligjshme dhe e lejuar, ne fene e Allahut dhe ne ligjin e te drejtave te njeriut ne gjuhen bashkekohore qe pretendojne shtetet e zhvilluara. Rruga per komunikimin e shpalljes eshte me ane te thirrjes dhe sqarimit te fese, dhe jo me detyrim, ne asnje menyre dhe as nuk ka ndodhur ndonjehere nga muslimanet qe te detyrojne njerezit per te pranuar Islamin. Argument per kete eshte historia e vertete e muslimaneve, dhe vete viset tona shqiptare e deshmojne kete gje me faktin se shume zona qe kane qene te krishtere perpara hyrjes se osmanllinjve ne Shqiperi, vazhduan te mbajne fene e tyre dhe nuk e nderruan fene dhe as nuk u detyruan me force qe te pranonin Islamin, ndryshe nuk do te ishin te krishtere edhe sot e kesaj dite, perveç atyre qe me deshire e kane pranuar Islamin. Dhe padyshim se kjo gje tregon per drejtesine e madhe te Islamit, i cili nuk detyron kend me force qe te futet ne Islam, por obligimi i muslimaneve eshte qe t’ua sqarojne njerezve fene.
Tani te kthehemi te hadithi. Dijetaret thone se luftimi i njerezve eshte ne nje shkalle te trete, pasi ata te ftohen ne Islam dhe pasi te paralajmerohen me luftim nese nuk e pranojne Islamin, ose nese nuk pranojne te japin xhizjen kundrejt qendrimit te tyre nen shtetin Islam dhe nen mbrojtjen e shtetit Islam, duke pasur te njejtat te drejta dhe detyrime me te gjithe muslimanet e shtetit musliman. Por, pranimi i xhizjes eshte lejuar te pranohet vetem nga ehlil kitab, prej te krishtereve dhe jehudive, kurse nga idhujtaret nuk pranohet veçse Islami ose luftimi i tyre pas paralajmerimit per kete gje, prandaj edhe shume prej dijetareve thone se hadithi ka per qellim luftimin e idhujtareve deri sa te pranojne fene, dhe se prej tyre nuk pranohet xhizja. [Xhizja eshte nje lloj takse qe merret per çdo fryme shtepie prej shtepive te krishtere apo çifute, qe jetojne ne shtetin Islam dhe ne mbrojtjen e shtetit Islam, per te pasur te drejta dhe detyrime te njejta me muslimanet, dhe duke u zbatuar ligjet e Islamit njesoj mbi te gjithe.] Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(Pyetja Nr. 31) Zejd Ebu Fatima / Itali / 15-12-2008
Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.
Vella i nderuar Allahu ju ruajt dhe ju shperblefte per mundin tuaj.
Kam hasur vella ne keto dy hadithe
((“Bindjuni atyre për sa kohë që ata e falin namazin mes jush.”))
((“Ju do shikoni tek ata gjëra të cilat e dini se janë të mira dhe gjëra të cilat ju i urreni.”))
Se pari desha te dij, Allahu te meshirofte, a jane sahih dhe nese jane ku ndodhen? Dhe nese ke mundesi te na tregosh diçka rreth tyre. Allahu te ndihmofte!
Përgjigje / 19-12-2008
Qe te dy hadithet e permendura me siper jane te sakta. Ato i ka nxjerre Muslimi ne kapitullin e “Udheheqjes”, Ahmedi, e te tjere. Teksti i plote i hadithit te pare eshte keshtu: “Auf iben Malik transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Prijesit tuaj me te mire jane ata te cilet i doni dhe ju duan, qe luten per ju dhe ju luteni per ta. Kurse prijesit tuaj me te keqinj jane ata te cilet i urreni dhe ju urrejne, qe i mallkoni dhe ju mallkojne.” Thane: “O i Derguari i Allahut! A t’i luftojme me shpate?” Tha: “Jo, perderisa ju falin namazin (ose ju lejojne te falni namazin). Nese shihni nga prijesit tuaj diçka qe nuk ju pelqen, urrejeni vepren e tyre, por mos hiqni dore nga bindja ndaj tyre!” [Muslimi 4781].
Kurse teksti i hadithit te dyte eshte keshtu: “Umu Seleme transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Do te vijne disa prijes nga te cilet disa gjera do t’i pelqeni e disa do t’i urreni (do te veprojne edhe te lejuara edhe te ndaluara). Kushdo qe ben dallim (mes te mirave dhe te keqiave te prijesve), eshte pastruar (nuk ka gjynah) dhe kushdo qe flet kunder tij, ka shpetuar, por (mjere apo gjynah kane) ata qe i pelqejne ato (te keqiat qe ben prijesi) dhe e pason ate (ne to).” Thane: “A t’i luftojme?” Tha: “Jo, perderisa falen.” [Muslimi 4777].
Ne keto hadithe vertetohet edhe nje here profetesia e Pejgamberit tone (salallahu alejhi ue selem), i cili ka njoftuar per diçka qe do te ndodhte ne te ardhmen dhe ashtu ka ndodhur. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na urdheron qe ne t’i bindemi prijesve edhe nese ata veprojne gjera te papelqyeshme dhe te ndalura, por bindja ndaj tyre kufizohet me gjerat e lejuara, kurse nese urdherojne per te ndalura, nuk lejohet bindja ndaj atyre per ate te ndaluar qe ata urdherojne. Nese prijesit veprojne pune te keqia e te ndaluara, besimtaret duhet t’i urrejne ata per keto pune qe veprojne, por nuk duhet te heqin dore nga bindja ndaj tyre ne pergjithesi dhe as te ngrihen kunder tyre me shpate, perderisa ata vazhdojne te jene ne rrethin e Islamit dhe nuk kane dale nga Islami. Nga keto hadithe dijetaret qe jane te mendimit se lenesi i namazit eshte kafir, argumentohen pikerisht per kete gje, duke thene se Pejgamberi ka dhene leje te ngrihet krye kunder tyre nese ata nuk falen, gje e cila do te thote se kane bere kufer te hapur, siç thuhet ne nje hadith tjeter: “perveç nese shihni tek ata kufer te hapur per te cilin keni prove nga Allahu” [Muslimi 4748]. Keshtu e ka komentuar kete hadith shejh Iben Uthejmin ne “Sherhu Rijadi Salihin” dhe po keshtu edhe shejh Abdulmuhsin Abad, ne sqarimin e “Sunenu Ebi Daud”, duke thene se ne keto hadithe ka argument se lenesi i namazit eshte kafir dhe se namazi eshte dalluesi mes islamit dhe kufrit.
Por dijetare te tjere thone se hadithi ka edhe domethenie tjeter: “perderisa ju caktojne imam qe te falet per ju” apo “perderisa ju lejojne te faleni dhe te shfaqni ritet e Islamit”. Kjo sepse ne origjine, prijesi i muslimaneve duhet te falet vete imam per njerezit, siç ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe halifet pas tij. Por ai mund te caktoje nje nenpunes qe te behet imam per njerezit dhe te jete ne formen e mekembesit te imamit, gje e cila ndodh sot ne vendet muslimane, ku imamet e xhamive jane mekembes te prijesit te shtetit, te caktuar nga institucionet e posaçme fetare ne cdo vend musliman, nen kujdesin e shtetit dhe te prijesit te vendit.
Sido qe te kuptohet hadithi, askush prej dijetareve nuk thote se prijesi i vendit duhet te falet vete si imam per njerezit, por mjafton qe ai te caktoje mekembes per kete. Dhe askush prej dijetareve nuk e lejon kryengritjen ndaj prijesit te shtetit me shpate, ne asnje prej vendeve muslimane sot. Madje edhe nese ndokush prej prijesve te vendeve muslimane do te shfaqte kufer te hapur per te cilin ka argument te qarte nga Allahu, askush nuk thote qe te behet kryengritje ndaj tij perderisa populli nuk ka fuqi dhe perderisa kjo gje do te shkaktonte gjakderdhje dhe trazira ne mesin e muslimaneve, dhe jo siç thone ndjekesit e havarixheve dhe ata qe kane dije te ceket, te cilet udhehiqen nga emocionet e tyre dhe flasin ne fene e Allahut ate qe nuk e dine, duke shkaktuar gjakderdhje e turbullira ne vendet muslimane. Vertet shume e rende eshte ajo qe veprojne dhe pergjegjesi te madhe do te kene para Allahut te Madheruar ne diten e Kiametit. Feja jone eshte fe e maturise dhe e logjikes se shendoshe, jo fe e emocionit dhe injorances. Lusim Allahun e Madheruar t’i ruaje muslimanet nga çdo trazire e perçarje, t’i ktheje ata ne fene e Tij me nje kthim te vertete dhe t’i udhezoje prijesit e muslimaneve per te zbatuar Librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit te Tij! Allahu eshte Zot i gjithçkaje dhe i Plotefuqishem per çdo gje.
(Pyetja Nr. 30) Parid / 9-10-2008
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu .Allahu te shperblefte per ndihmen tende dhe te ruajte ne minhaxhin e shtrejnte selefi. Me lindi deshira, pasi lexova komentimin e hadithit (feja eshte keshille) nese Allahu tebareke ue teala ta mundeson, te na shpjegosh dhe kete hadith: “Unë jam ashtu si mendon robi im për Mua dhe Unë jam me të kur ai më përmend Mua. Nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e përmend atë në Veten Time dhe nëse më përmend në një grup njerëzish, Unë e përmend atë në një grup më të mirë se ai.” Allahu te ruajte dhe te mundesofte kuptimin e fese.
Përgjigje / 14-10-2008
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) thote: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu i Lartesuar thote: “Unë veproj ashtu si mendon robi im se do te veproj (me te) dhe Unë jam me të kur ai më përmend Mua. Nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e përmend atë në Veten Time dhe nëse më përmend në një grup njerëzish, Unë e përmend atë në një grup më të mirë se ai. Nese me afrohet Mua nje pellembe, Une i afrohem nje krah; nese me afrohet nje krah, Une i afrohem nje pash; dhe nese me vjen drejt Meje duke ecur, Une shkoj drejt tij duke vrapuar.” [Buhariu, 7403].
Per komentimin e ketij hadithi, do te mjaftohemi me komentimin qe ka bere dijetari i madh, komentuesi i “Sahihut” te Buhariut, Iben Haxher el Askalani, i cili thote: “Fjala “Une veproj ashtu si mendon robi Im se do te veproj me te”, d.m.th: Une kam fuqi te veproj me robin Tim ashtu si mendon ai se do te veproj me te. El Kermani thote: “Nga teksti i hadithit kuptohet dominimi i anes se shpreses mbi ate te frikes. Ai qe ka mend, nese e degjon kete hadith, nuk shkon kurre ne mendimin se mbi te do te bjere denimi, gje e cila eshte ana e frikes, sepse ai nuk e zgjedh kete per veten e vet, por shkon ne mendimin se do te arrije premtimin e Allahut, dmth anen e shpreses. Por, siç thone dijetaret, kjo shprese kufizohet me kohen kur njeriu eshte duke dhene shpirt ne shtratin e vdekjes, gje te cilen e perkrah hadithi: “Askush prej jush te mos vdes, veçse duke pasur mendim te mire per Allahun (se do ta meshiroje).” Kete hadith e ka nxjerre Muslimi, nga transmetimi i Xhabirit (radiallahu anhu)…
Kurtubiu thote: “Thuhet gjithashtu se domethenia e fjales “ashtu si mendon robi Im per Mua”, d.m.th: nese mendon se do t’i pergjigjet lutja kur ben lutje, do t’i pergjigjem; nese mendon se do t’ja pranoj pendimin, do t’ja pranoj ate; nese mendon se do t’ja fal gjynahet kur kerkon falje, do t’ja fal ato, e keshtu. Kete e perforcon fjala e Pejgamberit ne hadithin tjeter ku thuhet: “Lutjuni allahut duke qene te bindur se do t’i pergjigjet lutjes suaj.” Prandaj, njeriu duhet te perpiqet me te gjitha forcat qe te kryeje detyrimet e tij duke qene i bindur se Allahu do t’ja pranoje ato atij dhe do ta fale ate, sepse Allahu e ka premtuar kete gje dhe Ai nuk e thyen kurre premtimin. Nese njeriu beson apo mendon se Allahu nuk i pranon veprat e tij apo se ato nuk do t’i bejne dobi atij, ky eshte pesimizmi dhe humbja e shpreses nga Meshira e Allahut, gje e cila eshte nga gjynahet e medha, dhe kush vdes me kete mendim, do te lihet ne mendimin e tij (do te veprohet me te ashtu si mendon se do te behet me te), siç ka ardhur ne disa transmetime te tjera te hadithit ne fjale, ku thuhet: “keshtu qe robi Im te mendoje çfare te doje!” Por, megjithate, te mendosh se do te te falen gjynahet duke qene se vazhdon me kembengulje duke bere gjynahe, kjo eshte injorance e madhe dhe vetemashtrim, i cili te çon ne rrugen e Murxhiave.
Fjala: “Unë jam me të kur ai më përmend Mua”, dmth: me dijen Time. (Por edhe kuptimi i drejtperdrejte eshte i sakte, sepse Allahu eshte me ne ashtu si i pershtatet Madheshtise se Tij).
Fjala: “Nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e përmend atë në Veten Time”, dmth: nese njeriu me permend ne fshehtesi, brenda vetes se tij, duke me madheruar, duke me shenjteruar dhe pastruar nga te metat, Une e kujtoj ate me shperblimin dhe meshiren Time, ne fshehtesi (pa e ditur njerezit apo krijesat e tjera). Por kuptimi i kesaj mund te jete gjithashtu i njejte me fjalen e Allahut: “Me kujtoni Mua, qe t’ju kujtoj ju.” [El Bekare, 152], dmth: me kujtoni Mua me madherim, qe t’ju kujtoj me miresi ndaj jush. Po keshtu, Allahu thote: “Padyshim se permendja e Allahut eshte me e madhja.” [El Ankebut, 45], dmth: me i madhi adhurim, dhe kush e permend Allahun duke qene i frikesuar, Allahu e qeteson dhe e siguron ate, dhe kush e permend duke qene i vetmuar, Allahu e ben te ndjehet i shoqeruar nga Allahu, siç thote Allahu i Madheruar: “A nuk qetesohen zemrat me permendjen e Allahut?” [Er Raad, 28].
Fjala: “Nese me afrohet Mua nje pellembe, Une i afrohem nje krah; nese me afrohet nje krah, Une i afrohem nje pash; dhe nese me vjen drejt Meje duke ecur, Une shkoj drejt tij duke vrapuar.”, kjo fjale ka kuptim alegorik dhe te drejteperdrejte. Kuptimi alegorik eshte: nese njeriu vepron pak vepra te mira, shperblimi eshte me i madh se sa veprat e tij, dhe sa me shume te afrohet njeriu drejt Allahut duke vepruar vepra te mira, aq me shume Allahu i afrohet atij me falje gjynahesh, shperblim dhe ngritje ne grade; aq me shume e do ate. Kurse kuptimi i drejteperdrejte eshte te thuhet se Allahu afrohet vertet tek robi i Tij, ecen dhe vrapon, ashtu si i pershtatet madheshtise se Tij, te Lartesuarit, pa i shembellyer cilesite e Tij me ato te krijesave dhe pa i krahasuar me ato. Detyra jone kundrejt teksteve te tilla nga Kurani apo Suneti, eshte qe t’i besojme ato ashtu si kane ardhur, pa i shembellyer dhe pa i formezuar, por duke pastruar Allahun e Madheruar nga ngjashmeria me krijesat e Tij ne asgje, sepse Allahu i Madheruar e di me mire per Veten dhe Cilesite e Tij dhe i shpreh ato ashtu si do vete, dhe nuk i lejohet askujt qe me mendjen e tij te ceket dhe te kufizuar, t’ja zhveshe Allahut ato cilesi me te cilat ka cilesuar Vetveten, apo e ka cilesuar i Derguari i Tij (salallahu alejhi ue selem). [Komentimi i kesaj pjese te hadithit eshte perpunuar nga perkthyesi, duke marre parasysh shenimet e shejh Iben Baz (Allahu e meshirofte!), qe i ka shenuar nen kete hadith.]
Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe suksesi eshte vetem nga Ai. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
(Pyetja Nr. 29) Ebu Fatima / Itali / 25-9-2008
Message: es-selamu alejkum. ALLAHU te shperblefte me firdeus per punen tende, ne vecanti per komentimin e kuranit. Pyetja ime eshte kjo: kam degjuar nga disa vellezer se nje mengjes iblisi kishte ngacmuar umerin dhe ky kishte humbur salatin e fexhrit. Umeri u hidherua aq shume dhe fali shume salate nafile agjeroi dhe beri shum sadaka. e shtoi shum ibadetin. te nesermen iblisi nga frika se umeri mund ta shtonte akoma me teper ibadetin e ngacmoi ate qe te ngrihej dhe te falte salati fexhrin. a eshte kjo nje perralle apo ka baze te vertete? ALLAHU te shperblefte.
Përgjigje / 4-10-2008
Pas kerkimit te gjate per kete ndodhi mes Umerit (radiallahu anhu) dhe shejtanit, nuk gjeta gje tjeter perveç nje ngjarje tjeter te trilluar e te pabaze, perseri ne lidhje me namazin e sabahut, por jo e njejta me kete qe permendet ne pyetje.
(Pyetja Nr. 28) Atdheu / Kosovë: / 30-6-2008
Message: selam alejkum ju lutem nese mundeni me ma tregue dhe sqarue kete Hadith: I mbulon ata perqmimi ne qdo vend. Hidhen ne nje burg te Xhehenemit qe quhet “Bulus”. Mbi ta ashte flaka e zjarreve. Kush jan ata persona qe futen ne ket burg?
Përgjigje / 4-7-2008
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mendjemedhenjte do te ringjallen ne diten e kiametit te vegjel sa milingona ne formen e burrave. Ata do t’i mbuloje perçmimi nga çdo ane, dhe do te terhiqen zvarre ne nje burg te xhehenemit, i cili quhet “Bules”. Aty i mbulon flaka e zjarreve dhe u jepet te pijne lengun qe del nga banoret e zjarrit (qelb, gjak e vrer), balta e prishur.” [Hadith Hasen. E ka nxjerre Tirmidhiu 2492]. Pra ketu behet fjale per mendjemedhenjte, Allahu na ruajte! Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 27) Adriatik / Shqipëri: / 23-6-2008
Message: Esselamualejkum, Allahu jua shpërbleftë me të mirat e Tij per kontributin që e jepni ju edhe ata që e kan nxjerre kete dije. Desha me më sqarue per këtë hadith ku Thot Allahu Xheleshanehu “Allahu do ta ndihmojë këtë fe me sundimtarin e padrejtë dhe me njerzit e jo moralshëm”.
Përgjigje / 1-7-2008
Fjalia e permendur ka ardhur ne nje hadith te transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, ku flitet per historine e nje burri per te cilin pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha se eshte prej banoreve te zjarrit, ndersa sahabet e shihnin ate duke luftuar ne front te ushtrise dhe me trimeri te rralle, por ne fund, ai mori shume plage dhe nga dhembjet e medha, ai vrau veten, atehere disa prej sahabeve te cilet sikur filluan te dyshonin disi ne fjalet e Pejgamberit per te, u gezuan me kete gje dhe shkuan dhe njoftuan Pejgamberin per ngjarjen e tij. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “O Bilal! ngrihu dhe thirr me ze te larte: Nuk do te hyje ne xhenet veçse ai qe eshte besimtar dhe se Allahu e perkrah kete fe edhe me burrin e prishur (veperkeq).” Iben Haxheri, ne sqarim te ketij hadithi thote: “Nuk mund te mendohet se prijesi i prishur e veperkeq i cili i mbron kufijte e Islamit dhe te muslimaneve, se kjo dobi qe ai i sjell fese fshihet per shkak te prishjes se tij, keshtu qe lejohet te ngresh krye kunder tij. Perkundrazi, Allahu mund ta ndihmoje fene e Tij me nje te prishur, dhe prishjen e tij ai e ka per vete.” Ne pyetje thuhet se kete e thote Allahu, por ky nuk eshte hadith Kudsij; kjo eshte fjale e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Ndoshta pyetesi ka pasur per qellim se Pejgamberi thote. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 26) Fonci / Greqi: / 2-6-2008
Message: selam alejkum
Ç’ndryshim ka uji i zemzemit nga ujrat e tjere?
Përgjigje / 12-6-2008
Per ujin e Zemzemit, Pejgamberi yne (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Uji me i mire ne faqen e dheut eshte uji i Zemzemit; ne te ka ushqim prej ushqimi dhe sherim nga semundja…” Hadith Hasen – i mire. Shejh Albani e ka permendur ne “Es Sahiha” 1056. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e mbarte ujin e Zemzemit ne ene te ndryshme; u hidhte prej tij te semureve dhe u jepte te pinin prej tij.” [“Es Sahiha” 883]. Po keshtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Uji i Zemzemit vlen per çdo qellim qe pihet.” [Hadith Sahih. Irvaul galil 1123]. Keto hadithe e tregojne qarte dallimin qe ka uji i Zemzemit nga ujerat e tjere.
(Pyetja Nr. 25) Abdurrahman / Zvicër: / 31-5-2008
Message: as salamu alaikum.
Allahu ju shperbleft dhe u dhasht sukses ne punen te cillen e bani…
kam ni pytje: me ka thon ni vella se shejkh albani rahmahullah eshte i vetmi i cilli thot se libri el-hidaye te imam merginamit rahimahullah ka shum hadithe daii’f dhe se tjer dijetar e kan lavdru dhe nuk kan thon se ka hadithe daii’f mrende dhe thot se libri eshte 100 % sahih dhe se shejkh albani nuk e ka ne regull me klasifikimin e haditheve daii’f te keti libri… shka mundemi te themi ne lidhje me ket teme te lutem me argumente te mira Allahu ju shperbleft dhe dha lethesoft punen e hajrit, amin.
Përgjigje / 6-6-2008
Libri “El Hidaje”, i Burhanudin iben Abdulxhelil er rushdani el Marginani (Allahu e meshirofte!) eshte nga librat baze dhe me te mire te medhhebit hanefi, por kjo nuk do te thote se ne te nuk ka hadithe te dobeta apo mendime te gabuara, sepse siç thone dijetaret: “Allahu ka refuzuar qe te jete i persosur ndonje liber tjeter perveç librit te tij.” Dijetaret kane rene dakord qe Sahihu i Buhariut dhe ai i Muslimit jane dy librat me te sakte pas Kuranit, por edhe ne keto dy libra ka gabime, sado te vogla qe te jene, sepse ato jane veper e njeriut dhe natyra e njeriut eshte qe gabon. Pra, mjafton te shohim keto rregulla te pergjithshme per ta thene prere qe ne librin ne fjale ka gabime, sepse ai qe e ka bere ate ka qene njeri, dhe kurre nuk mund te jete libri i sakte 100 %, apo qe te gjitha hadithet e tij te jene te sakta. Kete nuk e thote kush, as vete autori nuk e pretendon nje gje te tille. Prandaj, shejh Albani nuk eshte i vetmi qe e thote kete, por ai ka bere klasifikimin e haditheve sipas shkences se hadithit, ndersa hadithet padyshim qe gjenden ne librat e haditheve dhe nuk eshte e mete e autorit te librit nese i ka futur ato hadithe ne librin e tij, perderisa ai nuk ka vene kusht qe do te vendos ne liber vetem hadithe te sakta. Sepse, mund edhe te permend ne liber hadithe te cilat vete autori i quan te dobeta dhe kerkon t’i rrezoje me argumente, e keshtu.
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 24) Kujtim / Kosovë: / 29-5-2008
Message: selam alejkum hoxhe i nderuar. Jam ka e lexoj librin fetvat e pejgamberit a,s, dhe ketu jane 2 hadithe qe sipas mendimit tim jan kunderthene ndermejt veti… Hadithi i pare; qe eshte pyetur pejgamberi per vdekjen e papritur ka thene: “rehati per besimtarin kurse shkatrrim per mekatarin”, hadithi i dyte i gjate, ku thote pejgamberi se “me te vertet e urrej vdekjen e papritur.”
Përgjigje / 5-6-2008
Qe te dy keto hadithe jane te dobeta dhe nuk vlejne per argumentim, keshtu qe nuk ka vend per kunderthenie, sepse rrezohen qe te dy. Hadithin e pare, ku thuhet se “vdekja e menjehershme eshte rehati per besimtarin dhe marrje e mjerueshme per veperkeqin”, e ka nxjerre Ahmedi dhe Bejhakiu. Shejh Albani e ka konsideruar te dobet – daif, ne Daiful Xhami 5896. Ndersa hadithin e dyte, ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk e donte vdekjen e menjehershme, e ka nxjerre Tirmidhiu 980, dhe shejh Albani e ka konsideruar shume te dobet – daif xhiden.
Po keshtu, ne nje hadith tjeter te trilluar, thuhet: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i kerkonte mbrojtje Allahut nga vdekja e menjehershme dhe i pelqente qe te semurej para se te vdiste.” E ka nxjerre Taberiu. Hadithi gjendet ne Daiful Xhami me nr. 4534.
Por, ka ardhur hadith i sakte ku thuhet se “Vdekja e menjehershme (pa pasur semundje) eshte marrje e mjerueshme per njeriun.” E ka nxjerre Ebu Daudi 3110 dhe Ahmedi. Hadithi gjendet ne Sahihul Xhami me nr. 6631.
Ka ardhur gjithashtu nje hadith i mire – hasen, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nga shenjat e afrimit te kiametit eshte qe hena e re te shihet para kohe, dhe njerezit te thone: “ajo eshte dyneteshe”, kur te merret xhamite per rruge kalimi dhe kur te shfaqet vdekja e menjehershme (pa semundje).” Sahihul Xhami 5899.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 23) Klodian / Itali: / 29-5-2008
Message: Selam alejkum. A jane te sakte keto 2 hadithe: “Dynjaja eshte defrim, defrimi me i mire i saj eshte nje grua e ndershme…”, dhe i dyti: “Mos e lakmo kete bote, do te doje Allahu, kurse mos lakmo ne ate qe eshte te njerezit do te te duan njerezit.”?
Përgjigje / 4-6-2008
- Hadithi ne fjale eshte eshte i sakte. Ate e ka nxjerre Muslimi 3628, Nesai 3232, Iben Maxheh 1855.
- Hadithi i dyte eshte Hasen – i mire. E ka nxjerre Iben Maxheh 4102, etj. Shejh Albani e ka renditur ne vargun e Haditheve te sakta, me nr. 944.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 22) Anonim / Kosovë: / 28-5-2008
Message: es-selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Pyetje: Kam lexuar ne nje liber në lidhje me adabet e marëdhënies seksuale, dhe ne kete liber shkruante kështu:
Nga adabet e maredhenieve fizike eshte qe bashkortet, qe te dy te zhveshen teresisht dhe te jenë te mbuluar me nje çarçaf, pasi që Pejgamebri alejhi selam thote:
“Allahu eshte i turperueshem dhe e do mbulesen, andaj Ai i do ata që kanë turp dhe mbulohen”.
Çfarë grade ka ky hadith dhe a vlen te komentohet per qellimin e lartepermendur.
Pastaj Ibn Maxhe trasnmeton se Muhammedi alejhi selam ka thënë: “Kur dikush prej jush ka maredhenie intime me gruan le te mbulohet (nën mbules le te bej maredhenie intime), qe te mos zhvishet si gomaret (kafshet)”. A eshte i sakte ky hadith?
Allahu jua shperblefte me te mira per punen e bere.
es-selam alejkum.
Përgjigje / 4-6-2008
Hadithi i pare transmetohet nga Jeala se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pa nje burre duke u lare ne vend te hapur, pa izar (rrobe nga mezi e poshte). Atehere ai u ngjit ne minber, falenderoi Allahun dhe e lavderoi Ate, pastaj tha: “Allahu i Madheruar eshte i Turpshem (ka turp dhe nuk nga turpi i Tij eshte qe nuk e kthen lutjen e atij qe i lutet), Mbulues (i te keqiave dhe te metave te roberve te Tij), dhe e do turpin dhe mbulimin, ndaj kur te lahet ndonje prej jush, le te mbulohet (nga syte e njerezve).” Ky hadith ka ardhur me disa rruge transmetimi, dhe shejh Albani e ka konsideruar te sakte. Ate e ka nxjerre Ebu Daudi 4012, Nesai 406, Ahmedi 4/224, etj. Sqarimet mes kllapave jane marre nga “Aunul Meabud, sqarimi i Suneni Ebi Daud”, i Mubarekfurit. Ky hadith ka qene shkak kundershtimesh edhe ne vertetesine e tij, por e sakta eshte se ai eshte i sakte. Ne kuptimin e drejtperdrejte, hadithi mund te merret argument per çeshtjen ne fjale qe permendet ne pyetje, dmth per mbulimin gjate marredhenieve intime, por kjo nuk eshte e prere dhe askush nuk ka thene se kjo eshte e detyrueshme, por preferohet mbulesa gjate marredhenieve per arsye edukative. Lejohet kryerja e marredhenieve edhe jashte shtratit, edhe ne banje apo vend tjeter, me kusht qe te mos shohe askush prej njerezve apo femijeve, por ne kete rast ke me pak mundesi ne zbatimin e disa suneteve paraprake ne kryerjen e marredhenieve siç eshte thenia “Bismilah” para tyre, etj. Ne sqarimin e hadithit te mesiperm, el Mubarekfuri thote: “Mbulimi i auretit eshte vaxhib nese gjendet dikush qe e ka te ndaluar ta shohe ate, dhe i preferuar nese nuk te sheh njeri.”
Hadithi i dyte transmetohet nga Utbeh iben Abd es Sulmij, se pejgamberi (sallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur dikush nga ju i afrohet (per marredhenie intime) familjes (gruas) se tij, te mbulohet dhe te mos zhvishet si zhveshja e dy gomereve.” Ky hadith eshte i dobet. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh me nr. 1921. Shejh Albani e ka konsideruar te dobet ne “El Irva” 2009, “Daiful Xhami” 279.
Po keshtu, edhe hadithi ku thuhet se kush nuk mbulohet kur kryen marredhenie me gruan e tij, meleket turperohen dhe dalin, pastaj hyjne shejtanet”, ky hadith eshte gjithashtu i dobet. [Ed Daife, 1840].
Megjithate, siç e pame me siper nga fjala e dijetareve, mbulesa eshte me e preferuar, e Allahu e di me mire. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 21) Abdurrahman / Itali: / 27-5-2008
Message: selam alejkum.desha te dija vella se ne cilet libra gjindet hadithi i 73 grupeve, apo 72 grupeve, pasi ne nje bisede me nje vella musliman kur une i thashe ate hadith ai me tha qe eshte daif se kishte degjuar nje ders ku thoshin qe ishte daif dhe nuk ndodhej tek 6 sunenet. Nese ka mundesi te mi jepni te gjitha referencat se ku gjindet hadithi.
Përgjigje / 31-5-2008
Hadithin e ndarjes se çifuteve ne 71 grupe, te krishtereve ne 72 grupe dhe te muslimaneve ne 73 grupe, e transmeton Ebu Daudi 4596, Iben Maxheh 3992, Iben Hibani 1834, Ahmedi 2/332, El Hakim 1/128, el Axhurri ne “Esh Sherijah” f. 25. Shejh Albani e ka bere nxjerrjen e tij ne “Es Silsiletu es Sahiha” 203, “Dhilalul Xheneh” 63. Per saktesine e hadithit nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te hadithit.
(Pyetja Nr. 20) Habib / 26-5-2008
Message: es selam alejkum. Allahu ju shperbleft. Desha te pys ne lidhje me Kunjen e te Derguarit salAllahu alejhi ve sel-lem “Ebul Kasim” se mua me pelqen shum edhe perket desha te pys se aka ndales pasi qe do po thon (po) e do po thon (jo)? Allahu ju shperbleft me Xhenet.
Përgjigje / 27-5-2008
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Quhuni me emrin tim por mos e vendosni kunjen time.” [Buhariu, Muslimi, etj.] Ne nje hadith thuhet: “Mos bashkoni mes emrit tim dhe kunjes time. Une jam Ebul Kasim. Allahu eshte Ai qe jep ndersa une ndaj.” [Hadith sahih. Es Sahiha 2946]. Prej ketu, ka mospajtim ne mesin e dijetareve ne lidhje me kete çeshtje, dhe pas grumbullimit te shprehjeve te hadithit dhe analizimit te tyre, shejh Albani ka dale ne perfundimin se te vendosurit e kunjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) “Ebul Kasim”, nuk lejohet, qofte nese e ke emrin Muhamed apo emer tjeter. Ky eshte edhe mendimi i imam Shafiut (Allahu e meshirofte!). Imam Nenveviu ka permendur tre mendime rreth kesaj çeshtje, ndersa Iben Haxheri ka shtuar edhe nje mendim te katert nga Taberiu. Mendimi i pare: Ndalimi totalisht. Mendimi i dyte: Lejimi i kesaj totalisht, ndersa ndalimi ka qene kur Pejgamberi ishte gjalle. Mendimi i trete: Ndalimi per ate qe ka emrin Muhamed, dhe lejimi per te tjeret. Mendimi i katert, i shtuar nga Taberiu: Ndalimi i te quajturit me emrin Muhamed. Iben Haxheri duket se ka quajtur me te forte mendimin e dyte; ate te ndalimit kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka qene gjalle.
Megjithate, me e paqshme per muslimanin eshte qe t’i largohet quajtjes me kunjen “Ebul Kasim”, per te dale nga kundershtimi, e Allahu e di me mire. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 19) Kushtrim / Prishtinë: / 21-5-2008
Message: es selam alejkum. Kam degjuar per nje hadith, ku flitet per rastin e renies se “mizes” ne goten ku pihet uji apo ndonjo leng tjeter. Dhe ne ket rast ate leng kemi mundesi per te pire ne qofse zhytet miza 2 her ne leng. Kisha dasht nje pergjigjie per saktesin e hadithit, dhe ndonje sqarim me gjersisht. – Allahu ju shperbleft.
Përgjigje / 22-5-2008
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nese nje mize bie ne pijen e ndonjerit prej jush, ta zhyse ate (te gjithen) sepse ne njerin krah te saj ka semundje dhe ne tjetrin sherim.” [E ka nxjerre Buhariu, Iben Maxheh, Ahmedi, etj.] Pra, hadithi eshte i sakte pa pike dyshimi. Zbulimet e fundit shkencore dhe studimet e bera ne lidhje me krahet e mizes, kane arritur ne perfundimin se vertet qe miza permban mikrobe nga vendet ku shkon dhe se ne njerin krah te saj gjendet ilaçi antibitik i atij mikrobi qe ajo mbart ne krahun tjeter. Mizat e vendeve te ndryshme mbartin lloje te ndryshme mikrobesh, si dhe ilace te ndryshme qe i pershtatet atyre mikrobeve. Prej ketu, nese shkencetaret do te studionin semundjet dhe ilacet qe mbartin mizat e ndryshme ne vende te ndryshme, do te zbulonin ilace per semundje te shumta, per te cilat ndoshta nuk gjejne ilace. Nga hadithi ne kuptojme lidhjen e tij me hadithin tjeter ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per te, te cilin e di ai qe e di dhe e injoron ai qe e injoron, me perjashtim të helmueses.” Thane: Cila eshte helmuesja, o i Derguari i Allahut? “Vdekja!” -tha ai (salallahu alejhi ue selem). [Es Sahiha 1578]. Pra, çdo semundje qe ekziston ne toke, patjeter qe Allahu ka zbritur edhe sherim per te, por duhet kerkuar per te dhe ata qe duhet ta gjejne, madje te vetmit qe kane mundesi ta gjejne, jane muslimanet. Ne temen e re “Shendeti”, me te cilen jemi duke punuar, do te gjejme shume nga keto dhe lusim Allahun te na jape sukses, te na hape horizont dhe te na jape kuptim ne çdo gje te mire e te dobishme per ne, ne kete bote, dhe ne boten tjeter! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 18) Iliri / Gjermani: / 18-5-2008
Message: Selamun alejkum we rahmetullah!
Hadithin te cilin e transmeton Muslimi i cili eshte: I Derguari i Allahut ( Paqja dhe bekimet e Allahut qoshin mbi te ) drejtuar bijes se tij Fatimes:´´ Une jam selefi me i mire per ty.“-me nr: 98 2450- a e transmeton kete hadith edhe Buhariu ne sahihun e vet.
Wesalamu alejkum we rahmetullah!
Përgjigje / 19-5-2008
Teksti i permendur eshte pjese nga hadithi i nxjerre nga Buhariu 3623, 6186, 6285, Muslimi 6263, 6264, dhe Iben Maxheh 1621. Hadithi ben fjale per afrimin e vdekjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe Fatimja e kuptoi kete gje, dhe qau. Atehere Pejgamberi e keshilloi te kete frike Allahun dhe te duroje. Pastaj e qetesoi edhe nje here duke i thene se ajo eshte zonja e grave te besimtareve, apo zonja e grave te ketij ymeti, pastaj ajo qeshi, radiallahu anha. Lusim Allahun te na bashkoje ne xhenet me Pejgamberin tone (salallahu alejhi ue selem)!
(Pyetja Nr. 17) Besnik / Kosovë: / 13-5-2008
Message: selam alejkum. Hoxhe i nderuar, hadithi qe tregon per bejtul mamur, qe hyjin 70 mij mekel ne dite e mo nuk dalin, si e ka komentimin??? se dikush se jan 3 mendime. 1. hyn e mo nuk dalin. 2. hyjin po dalin e mo aty nuk hyn ndrrohen. 3. bojin tavaf e jo sexhde e cila eshte e sakte. Allahu ju shperblefte.
Përgjigje / 17-5-2008
Hadithi ku flitet per Bejtul Meamur, e cila eshte ne qiellin e shtate, transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi, ne nje hadith te gjate ku flitet per Israne dhe Miraxhin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Nga shprehjet e hadithit kuptohet qe ne ate vend hyjne çdo dite 70 mij melek, falen ne te, dhe kur dalin prej saj nuk kthehen me aty, por vijne meleke te tjere, e keshtu deri ne diten e Kiametit. Keto kuptohen nga hadithet, dhe kur thuhet se “hyjne ne te dhe nuk kthehen me”, kete e sqaron transmetimi tjeter qe thote: “hyne ne te dhe kur dalin, nuk kthehen me.” Dhe keshtu, dy pikat e para qe permenden ne pyetje bashkohen ne nje kuptim. Ne transmetimin e Buhariut dhe Muslimit thuhet se ata falen ne ate vend, dhe falja behet me ruku e sexhde. Nuk kam gjetur ndonje transmetim tjeter qe te thote fjale tjeter perveç faljes ne ate vend. Por, sidoqofte, ne duhet t’i besojme keto gjera te fshehta per te cilat na ka njoftuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kur mesojme saktesine e tyre, dhe nuk duhet te zhytemi thelle ne kuptimet e tyre per shkak se nuk kemi ndonje perfitim nga kjo gje. Te thelluarit ne keto çeshtje nuk eshte dije, sepse ne te nuk mund te flitet me teper nga ç’thuhet ne hadithe. Por duhet te preokupohemi me kerkimin e dijes qe na ben dobi ne jeten e kesaj dynjaje dhe ne boten tjeter, me lejen e Allahut. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 16) Kujtim / Kosovë: / 8-5-2008
Message: selam alejkum. Hoxhe i nderuar mua me tha nje shok se Omeri ka qen ai sahabi i vetmi qe kur ka kerkuar dicka apo ka thene Kurani ka zbrit sipas ti? Sa eshte e vertet dhe nese mundeni me shembuj. Selam alejkum.
Përgjigje / 10-5-2008
Eshte e vertete se ne shume raste dhe gjykime, Kurani ka zbritur ne perputhje me mendimin e Umerit (radiallahu anhu), siç ka ndodhur ne lidhje me robet e luftes se Bedrit, ku Umeri ishte i mendimit qe t’i vrisnin, ndersa Pejgamberi anonte nga mendimi i Ebu Bekrit qe te mos vriteshin por te liroheshin me pagese apo duke i mesuar muslimaneve shkrim e kendim. Ndersa Kurani qe zbrit ne kete ngjarje ishte ne perputhje me mendimin e Umerit, dhe eshte fjala per Fjalen e Allahut: “Asnje Pejgamberi nuk i takon te mbaje rober lufte deri sa te beje vend ne toke.” [El Enfal, 67] [Shih librin “Fikhu Sira”, te shejh Albanit, 1/236]. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 15) Abu Abdilah / Kanada: / 3-5-2008
Message: Esht ni liber i Imam Ibn Kajim El-Xheuzija lidhur me vesveset i perkthym ne anglisht po nuk e tregojn graden (saheeh, daeef) e as librin ku gjinden shum hadithe. InshaAllah kur te kini koh ne qofse keni mundsi mi kontrollu:
- Pejgamberi (sallallahu aleyhe wa sellam) ka marr avdes me nje te katerten e ‘ratl’ t’Siris e e ka la trupin me 1 ratl e nje te katerten.
2. Omeri (radiallu anhu) ka than “Jom tu e konsideru mos me vesh ma kit tesh, mosi kum ni qi jon te ngjyrosura me urinen e njerzve te vjeter!” tani Ubej (radiallahu anhu) e ka vet: ” Pse nuk e vesh? Se Pejngameri( sallallahu aleyhw wa sellam) e ka vesh, edhe ata ne kohen e tij, dhe ne qofse Allahu e kish konsideru si haram Ai ja kish sqaru Pejngamerit te Tij . Omeri u pergjigj “Ti e ki me drejt”.
3. Aliu (radiallu anhu) ka transmetu se ka ec neper uje me lloq (balt) , e tani ka hi ne xhami edhe u fal pa i la kamt.
4. Ibn Abas (radiallu anhu) u vet lidhur me dikon qe shkel ne nexhes per te cilen u pergjigj: “Ne qofse dikush shkel ne diqka te terun , nuk ja prish avdesin, po ne qofse shkel ne diqka te lagt , tani aj duhet me la venin ku prek me ta.
5. Hafs bin Afan Al Hanafi al Yamani ka than: “Kum ec me Abdullah ibn Umar (radiallahu anhuma) te xhamia, edhe kur mbrirm aty vendosa me shku te veni i avdesit mi la kamt po ai um that ” nuk ki nevoj mi la, se ke shkel ne nexhes e pastaj ke shkel ne ven te pastert edhe kamt e tua jon pastru apet. E tani hym ne xhami t’dyt edhe u falum. barakallahu feekum.
Përgjigje / 8-5-2008
- Ky hadith eshte Muttefekun alejhi; nga Buhariu dhe Muslimi, por keshtu: “Enesi transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) lahej me nje Saa (ene qe mban kater mude-grushta uje) deri ne pese emdad (grushta) dhe merrte abdes me nje mud (dy grushtat e duarve te mbushura me uje).” Ndersa kur permendet (ratl), kjo eshte sqarim i “sait” ose i “mudit”, nga autori qe e permend hadithin. Sidoqofte, hadithi eshte argument per kufirin me te vogel te ujit qe perdoret per te marre gusel dhe abdes, i cili mund te mjaftoje, por mund te lahesh edhe me me shume se kaq uje, por pa e tepruar ne derdhjen e ujit pa nevoje.
- Nuk e kam gjet. Nese mundesh me e sjell tekstin ne arabisht, do na ndihmonte, sepse fjalet nuk jane perkthyer mire dhe nuk mund ta gjejme me keto fjale.
- Nuk e kam gjet. Sidoqofte, nese ka ndodhur keshtu, nuk ka çudi sepse xhamite ne ate kohe nuk ishin te shtruara me tapeta e sixhade, por me guralece te vegjel. Dhe balta nuk e prish abdesin as nuk eshte e papaster, madje ajo eshte pastruese.
- Kete ether e ka nxjerre Iben Ebi Shejbe ne “El Musannef”, me nr. 69. Transmetimi eshte i sakte.
- Nuk e kam gjet kete ether, pot mjafton ne vend te tij hadithi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), te cilin e transmeton Ebu Hurejra, ku Pejgamberi thote: “Nese ndokush prej jush shkel ndytesire (jashtqitje) me sandalen e tij, dheu eshte pastrues i saj.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 385].
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 14) Muhamedi / Zvicër: / 3-5-2008
Message: Selamun Alejkum.
Deshta te pyes vella per nje hadith rreth Khavarixheve se cfar grade ka, ku pejgamberi alejhi selam ka thene: “Ata (khavarixhet) do te jene pasues te Dexhalit.”
Përgjigje / 6-5-2008
Ka ardhur ne nje hadith ku flitet per havarixhet, se grupi i fundit prej tyre do te pasoje Dexhalin, por transmetimi me kete shtese eshte i dobet. Ate e ka nxjerre Nesai me nr. 4103.
(Pyetja Nr. 13) Enessa / Kosovë: / 29-4-2008
Message: selamun alejkum. E kam nje pyetje; nje hoxhe tha se ka thene Muhamedi alejhiselam se kush e lexon “kul huvallahun” 10 here ne dite do ti ndertohet nje shtepi ne xhenet? A eshte i sakte ky hadith? Allahu ju shperblefte.
Përgjigje / 30-4-2008
Ky hadith eshte i sakte, ne graden Hasen-i mire. Ai transmetohet nga Muadh iben Enes el Xhuheni (radiallahu anhu), i cili thote: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush lexon “Kul huvallahu ehad” deri ne fund, dhjete here ne dite, Allahu i nderton atij nje keshtjelle ne xhenet.” Ate e ka permendur shejh Albani ne “Vargun e haditheve te sakta”, me nr. 589. Hadithin e ka nxjerre Ahmedi, El Akili dhe Iben es Senij. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 12) Muhamedi / Zvicër: / 27-4-2008
Message: Selamun Alejkum ve rahmetull-llah
1. Kam nje pyetje rreth cilesive te All-llahut te cilat quhen Cilesi te konfirmuara (elKhaberijje) p.shDora e tij, zbritja e tij, fytyra e tij, vetja e tij, qendrimi tij mbi arsh, te qeshurit e tij, te cuditurit e tij etj. A eshte ne rregull qe keto cilesi te All-llahut subhanehu ve teala te quhen Metaforike (MUTESHABIH) apo besimi i ehli sunnetit eshte qe thjesht te besohen keshtu sic kan ardh ne tekst?
- Rreth pyetjes nr 11. deshta te dij se Bezzariu dhe ebu Jaela e kan nxjerr kete hadith si te dobet apo te tjeret e kan thene nje gje te tille?
Përgjigje / 1-5-2008
- Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit eshte se Cilesite e Allahut jane reale dhe jo alegorike, por formen dhe menyren e tyre nuk e di veçse Allahu i Madheruar, dhe ne themi ashtu si na ka njoftuar Allahu dhe i Derguari i Tij, pa i komentuar ato cilesi, pa i ngjasuar me ato te krijesave, pa i shfuqizuar dhe pa i ndryshuar kuptimin. Shejh Iben Uthejmin thote: “Cilesite e Allahut ndahen ne tre lloje: a) Cilesi Vetjake apo te shpallura nga Allahu dhe i Derguari i Tij (Dhatije apo Haberije), te cilat jane ato Cilesi te cilat qendrojne vazhdimisht me Qenien e Tij te Larte, me te cilat Allahu ka qene dhe vazhdon te cilesohet, siç eshte jeta, dija, fuqia, urtesia, madheshtia, lartesia, dy duart, dy syte, fytyra, etj. b) Cilesi veprore, te cilat lidhen me vullnetin dhe deshiren e Allahut dhe nuk jane te pandara nga Qenia e Tij e Larte, siç eshte qendrimi mbi Arsh, zbritja ne qiellin e dynjase, ardhja per gjykim mes krijesave ne diten e kiametit, etj. Keto jane cilesi te vullnetshme, te cilat nese do i ben dhe nese do nuk i ben. c) Cilesi vetjako-veprore ne te njejten kohe, siç eshte p.sh. te folurit e Allahut; per nga lloji, kjo cilesi eshte vetjake, sepse Allahu ka pas folur dhe vazhdon te flase. Te folurit e Allahut eshte nga persosmerite e domosdoshme per Te. Ndersa kur flitet per nje fjale te caktuar te Allahut, me te cilen Ai flet kur te doje, kjo eshte cilesi veprore nga kjo ane, sepse ndodh me vullnetin e Tij, te Lartmadheruarit.” [Mexhmuu Fetava ue Rasail, Pyetja nr. 53]. Ne nje vend tjeter, ne te njejtin liber, shejh Iben Uthejmini thote: “E verteta e rruges se pasuesve te interpretimit (Ehlu et Te’uil) eshte se ata thone se keto shprehje qe kane ardhur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me Cilesite e Allahut, jane te panjohura dhe domethenien e tyre nuk e di as vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili i thote hadithet e Cilesive te Allahu dhe nuk e di domethenien e tyre! Perveç kesaj, ata thone: “Logjika nuk futet ne temen e Cilesive te Allahut.” Sipas fjales se tyre, rrjedh qe As Pejgamberi, as sahabet dhe as imamet e pare te mos kene patur ne kete teme as dije logjike dhe as shpallje, gje e cila eshte fjala me e pavertete. Rruga e tyre ne lidhje me tekstet e Cilesive te Allahut eshte qe t’a kalojne shprehjen e tyre duke e lene tek Allahu domethenien e tyre (duke thene qe nuk e di domethenien e tyre veçse Allahu). Ndersa disa te tjere prej tyre, bie ne kunderthenie duke thene: “Keto merren sipas kuptimit te drejtperdrejte, por duke qene se ne te vertete atokane domethenie tjeter te ndryshme nga kuptimi i drejtperdrejte, te cilin nuk e di veçse Allahu.” Kjo eshte kunderthenie e qarte, sepse sikur te ishte per qellim ai interpretim i cili e kundershton domethenien e jashtme te shprehjes, dhe te cilin nuk e di veçse Allahu, atehere si do te merrej shprehja ne domethenien e jashtme te saj?! Shejhu i Islamit, Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), ne librin “Logjika dhe Shpallja”, 1/121, per rrugen e ketyre thote: “Dhe keshtu behet e qarte se fjala e atyre qe ia lene Allahut njohjen e domethenies se ketyre Cilesive, te cilet pretendojne se ndjekin sunetin dhe selefet, eshte nga fjalet me te keqia te ndjekesve te bidateve dhe te ateizmit.” Shejh Iben Uthejmin vazhdon: “Dyshimi me te cilin argumentohen ndjekesit e interpretimit te cilesive eshte pushimi i shumices se Selefeve ne fjalen “perveç Allahut”, ne ajetin “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” [Al Imran, 7] Keta e kane ndertuar dyshimin e tyre mbi dy baza: a) Fjala se ajetet e Cilesive te Allahut jane prej ajeteve Muteshabih (jo shume te qarta), dhe b) interpretimi i permendur ne ajet eshte largimi i shprehjes nga kuptimi i drejtperdrejte i saj, per t’i dhene kuptim te ndryshem nga ai, duke dale ne perfundimin se ajetet qe flasin per Cilesite e Allahut te kene kuptim qe e kundershton kuptimin e jashtem te tyre, te cilin nuk e di veçse Allahu.
Kunderpergjigja ndaj tyre behet me disa menyra: E para: Duke i pyetur ata se çfare kane per qellim me kuptimin alegorik (muteshabih), te cilin ja mveshin ajeteve te cilesive. A kane per qellim peshtjellimin e domethenies se tyre dhe fshehjen e saj, apo kane per qellim peshtjellimin e te vertetes se tyre dhe fshehjen e saj? Nese kane per qellim kuptimin e pare -dhe ky eshte edhe qellimi i tyre-, atehere ta dine se ajetet e Cilesive nuk jane prej ketij lloji, sepse kuptimi i tyre eshte i dukshem dhe i qarte. E nese kane per qellim kuptimin e dyte, atehere ta dine se ajetet e Cilesive jane prej tij, sepse askush nuk e di te verteten dhe formen e tyre perveç Allahut te Madheruar. Prej ketu, mesojme se nik eshte e sakte qe te thuhet se ajetet e Cilesive jane alegorike, por duhet qe te behet sqarimi i mesiperm…” [Mexhmuu Fetava ue Rasail, 4/80-81].
- Hadithi ne fjale eshte i dobet sepse zinxhiri i transmetimit te tij nga te dy autoret qe e kane nxjerre ate eshte i dobet. Ndersa fjala qe te tjeret e kane quajtur te dobet, nuk eshte me vend te mendohet ashtu, sepse kur thuhet per shembull se shejh Albani e ka konsideruar te sakte apo te dobet nje hadith, nuk do te thote se kete e ka bere sipas qejfit dhe deshires se tij, por duke studiuar rruget e transmetimit sipas rregullave qe kane vendosur dijetaret e hadithit ne lidhje me njohjen e grades se haditheve. Grada e hadithit njihet duke i marre transmetuesit e tij nje e nga nje dhe duke studiuar biografite e tyre ne librat e veçante per transmetuesit, dhe grada e hadithit jepet ne varesi te transmetuesit me cilesi me te uleta ne zinxhirin e transmetimit, dmth qe nese njeri prej transmetuesve eshte i dobet, do te thote qe zinxhiri ka dobesi dhe hadithi eshte i dobet. Ne te kundert, nese te gjithe transmetuesit jane te besueshem dhe te forte, hadithi eshte i sakte, e keshtu. Ndersa hadithi ne fjale transmetohet me rruge te panjohur veçse ne dy transmetime dhe ne mesin e transmetuesve te tij gjendet Musab iben Musab, per te cilin dijetaret e biografive te transmetuesve kane thene se eshte i dobet. [Per me shume referenca mund te ktheheni te libri “Mizanul Itidal”, i Dhehebiut, biografia nr. 8571, “El Xherh uet Teadil”, i Razit 8/306, “El kamil”, i Iben Udej 5/308].
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 11) Muhamedi / Zvicër: / 26-4-2008
Message: Selamun Alejkum.
Deshta te pyes per nje hadith se cfar kategorie ka:
Pejgamberi alejhi selam ka thene: “Turfeu zinetud dunja senete 150 H.” (Do te ngritet zbukurimi i dynjas ne vitin 150 h.)
Imam Bezaziju ka thene se ky hadith bart mundesine qe te kete per qellim Ebu Hanifen Rahimehull-llah, sepse ai ne kete vit ka vdekur.
All-llahu jua shperblefte me te mira dhe ju forcofte vella.
Përgjigje / 27-4-2008
Hadithin ne fjale e ka nxjerre Ebu Jeala, ne “Musnedin” e tij dhe El Bezzar, ne “Musnedin” e tij, por hadithi eshte i dobet. Ndersa, ne zbritjen e hadithit per nje person te caktuar, ka teprim nga ana e fanatikeve te nje Imami si Ebu Hanifja (Allahu e meshirofte!). Ne fakt, edhe hadithe te tjera jane trilluar ne lidhje me kater Imamet, e sidomos me Ebu Hanifen dhe Shafiun, Allahu i meshirofte, dhe kjo eshte bere nga fanatiket e medhhebeve te tyre per te ngritur sa me shume vleren e Imamit te medhhebit te tyre, gje e cila nuk eshte e lejuar ne Islam dhe as vete Imamet nuk e lejojne dhe nuk e duan kete gje. E, Allahu e di me mire.
(Pyetja Nr. 10) Dardan / Kosovë: / 24-4-2008
Message: Selamun alejkum. Allahu ju ndihmofte dhe ju shperbefte me xhenet per mundin qe e beni. E kam nje pytje, nese mundeni me tregue tekstin e hadithit qe transmeton ebu hurerja qe ka thene pejgamberi alejhi selam qe ka me ardh koha qe ka me u besue tradhtari… e deri tek ruwejbida. Çfare kuptimi ka?
Përgjigje / 26-4-2008
Teksti i hadithit eshte keshtu: “Do te vijne tek njerezit disa vite mashtruese, ne te cilat do te besohet genjeshtari dhe do te pergenjeshtrohet i sinqerti, do te kihet besim (siguri) te tradhtari dhe do te akuzohet per tradhti i besueshmi, dhe ne ato vite do te flasin “Er Ruvejbida”. Thane: “Kush jane er Ruvejbida?” Ai (salallahu alejhi ue selem) Tha: “Njeriu i pavlere, i cili do te flase ne çeshtjet e popullit.” [Es Sahiha 1887. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh 4042, El Hakim 4/465, Ahmedi 2/291, nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu). Hadith i ngjashem me kete eshte percjelle gjithashtu nga Auf iben Malik dhe Enes iben Malik (radiallahu anhuma)].
Ky hadith mund te zbritet ne aktualitetin tone sot, sepse ai eshte i sakte dhe aktualiteti eshte i tille, megjithese mund te kete pasur periudha kohore te tilla edhe me pare, si dhe mund te kete edhe me pas, deri sa te vije dexhali, siç thuhet ne nje transmetim nga Enesi (radiallahu anhu), por ekzistenca me e madhe e tij do te jete ne kohet e fundit te jetes ne kete bote, para Kiametit. Ky hadith i paralajmeron muslimanet qe te mblidhen pas dijetareve te vertete e te medhenj dhe te mos mashtrohen nga njerezit fjalebukur dhe adhurues te medhenj ne sy te njerezve, por te paditur dhe te pamesuar ne fene e Allahut, te cilet kur pyeten, pergjigjen pa dije, dhe keshtu humbin veten e tyre dhe te tjeret, siç thuhet ne hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu nuk e ngre dijen duke ua hequr ate njerezve, por e ngre ate me ngritjen (vdekjen) e dijetareve, deri sa te mos mbese asnje dijetar. Atehere njerezit do te marrin disa koka injorante, te cilet do te pyeten dhe do te japin fetva pa pasur dije, dhe keshtu humbin veten dhe te tjeret.”
Kjo eshte vlera e dijetareve dhe keshtu i ka ngritur Allahu dijetaret dhe kete vend u ka dhene ne Islam, dhe jo siç thuhet ne ate hadithin e trillur (te permendur ne pyetjen nr. 95), se dijetaret do te thone se nuk eshte koha per xhihad… mbi ta eshte mallkimi i Allahut! Pra, e verteta nga e kota dallohet lehte, por muslimani duhet te jete syçelur dhe gjithnje ne kerkim te hakut, dhe te mos mashtrohet nga fjalet e njerezve te vegjel ne dije, qesharak ne enderrime dhe largues te njerezve nga dijetaret dhe kerkimi i dijes.
Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje ndjekjen e saj dhe qe ta shohim te paverteten per te pavertete dhe te na mundesoje largimin prej saj!
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 9) Abdullah / Kosovë / 21-4-2008
Message: es-selam alejkum
Çfare grade ka ky hadith:
“XHIHADI DO TE MBETET I EMBEL DHE I GJELBERT, DERISA SHIU TE BJEN NGA QIELLI, MIRPO DO TE VJEN KOHA KUR DIJETARET DO TU THONE: KJO NUK ESHTE KOHA PER XHIHAD!!! KUSH DO TE JETE DESHMITAR I KESAJ KOHE, LE TA DINE SE AJO ESHTE KOHA MA E MIRE PER XHIHAD. SHOKET E PYETEN:O I DERGUAR I ALLAHUT, A DO TA THOTE KETE DIKUSH??? PO, AI I CILI MALLKIMI I ALLAHUT ESHTE MBI TE, I MELEKEVE DHE GJITH NJERZIMIT” Tr.Ibn Asakiri, Mashari- ul-Ashwaq prej Ibn Nuhaasa, Vol. 1, P. 110.
Përgjigje / 24-4-2008
Ky hadith eshte Meudu – i trilluar. Ate e ka nxjerre Iben Asakir ne librin “Historia e Damaskut” 43/347. E ka nxjerre gjithashtu Ed Dani ne librin “Sunetet e ardhura ne lidhje me fitnet” 3/751, me nr. 371, me shprehje te ndryshme nga kjo dhe me sened shume te dobet dhe te zymte. Pra, ky hadith nuk qendron dhe nuk eshte i vertete.
Perveç kesaj, si mund te jene dijetaret, trasheguesit e Pejgamereve, ata te cilet mallkohen nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)? Ne fakt, hadithe te tilla, te shpikura, i perdorin sot ata injorante te cilet kujtojne se veprojne mire, por ne fakt jane ne humbje, duke e hedhur domethenien e ketij hadithi ne kohen tone aktuale mbi dijetaret selefi bashkekohore, te cilet thone se nuk ka xhihad ne kete apo ne ate vend te caktuar, per shkak se nuk plotesohen kushtet e xhihadit ne ato vende. Perkundrazi, xhihadi do te ekzistoje deri ne diten e Kiametit, edhe pse mund te kete periudha kohore ne te cilat muslimanet jane te dobet dhe nuk kane mundesi te bejne xhihad sipas sheriatit, duke pasur parasysh se me fjalen “xhihad” te paret kishin per qellim sulmin dhe çlirimin e vendeve nga qeverite kafire dhe te padrejta, per t’u dhene njerezve lirine e zgjedhjes se fese se tyre, dhe duke u ofruar Islamin sigurisht. Ndersa, kur nje vend musliman pushtohet nga kafirat, qendresa e popullit te atij vendi dhe ndihma e vendeve muslimane fqinje eshte vaxhib, por qellimi me paresor me perdorimin e fjales “xhihad” eshte xhihadi i sulmit dhe jo ai i mbrojtjes. Prandaj, shume njerez sot nuk e kuptojne pse dijetaret thone se nuk ka xhihad ne Irak, per shembull; sepse xhihadi ka rregullat e veta per t’u quajtur xhihad. Por kjo nuk do te thote se muslimanet qe vriten ne mbrojtje te fese dhe vendit te tyre nuk jane deshmore, assesi. Problemi qendron se muslimanet sot nuk kane mundesi te bejne xhihad, edhe pse xhihadi eshte ne pritje te tyre. Ata nuk kane as pergatitje shpirterore dhe as pergatitje materiale ushtarake, dhe dyert e xhihadit jane te mbyllura para tyre. Padyshim, se kjo eshte sprove nga Allahu per muslimanet, qe te kthehen ne fene e tyre, siç thuhet ne hadithin e sakte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur te beni tregti te shtrember (El Ijne-duke mbuluar fajdet ne shitblerje me hile) me njeri-tjetrin, kur te shkoni pas bishtit te lopeve dhe kur te kenaqeni me te mbjellat, e te lini xhihadin, Allahu do te hedhe mbi ju nje perçmim te cilin nuk ka per t’ua hequr deri sa te ktheheni ne fene tuaj.” [Es Sahiha, 11]
Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij, me nje kthim te vertete! Lusim Allahun te na i hape dyert e xhihadit ne rrugen e Tij dhe te na mundesoje renien shehid ne rrugen e Tij! Allahu eshte Zot i pergjigjes se lutjes dhe i Plotfuqishem per gjithçka!
(Pyetja Nr. 8) Fatos / Vushtri: / 16-4-2008
Message: Selamun alejkum te dashur vellezer. Kam nje pytje: A ka mundesi te na sqaroni lidhur me saktesin e keti hadithi ne vijim te cilin e kam hasur ne nje faqe ne internet: Transmeton Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shndërrohen popuj nga ky umet në kohët e fundit në majmunë dhe derra.” I thanë sahabët: “O i Dërguar i Allahut, a nuk janë ata pjesëtarë të fjalës “la ilahe ilallah muhamedun resulullah”?” Tha: “Gjithsesi, bile edhe agjërojnë, falen dhe bëjnë haxhin.” Ata thanë: “E si është puna e tyre?” Tha: “Përdorin mjetet muzikore, defet dhe këngëtaret luajnë duke pirë pije alkoolike dhe duke u dëfryer, pastaj zgjohen dhe veç janë shndërruar në majmunë dhe derra.” (Igathetu Elehfan, f. 262 v.1, të Ibn Kajjimit).
Përgjigje / 17-4-2008
Hadithi me kete shprehje eshte transmetuar me zinxhir te dobet transmetimi. Ate e ka nxjerre Iben Ebi ed Dunja, ne librin “Kritikimi i lojerave”, hadithi nr. 8. Verifikuesi i librit “Igathetu el Lehfan”, Taha Abdurrauf Seid, nga dijetaret e Ez’herit, e ka konsideruar ate te dobet. Nuk e kam gjetur ate ne asnje nga librat apo verifikimet e shejh Albanit. Hadithi i sakte eshte ai qe ka permendur Buhariu ne formen “Mualak”, ne Sahihun e tij dhe Ebu Daudi me zinxhir te sakte, ku thuhet: “Nga ymeti im do te kete disa njerez te cilet do te bejne te lejuar zinane (marredheniet e jashtligjshme), mendafshin, alkoolin dhe veglat muzikore. Disa njerez do te zbresin ne nje mal te larte dhe aty u vjen bariu me tyfen e tyre ne mengjes dhe kthehet ne mbremje. Nje nevojtar u shkon atyre ndersa ata i thone: “Kthehu tek ne neser!” Pastaj, Allahu i shkaterron ata naten dhe ua hedh malin persiper, ndersa disa te tjere i shnderron ne majmuna e derra, deri ne diten e Kiametit.” [Shejh Albani e ka permendur kete hadith ne “Es Sahiha”, me nr. 91].
(Pyetja Nr. 7) Muhamedi / 10-4-2008
Message: Esselamu alejkum. A eshte çdo Muxhtehid Muhaddith dhe e kunderta e kesaj? Sepse po ndegjojm nga dikush qe ketu bejn dallim p.sh. Shejh Albani thuhet se ka qene Muhaddith e asesi Muxhtehid. Çfare mendoni ju hoxhe?
Përgjigje / 12-4-2008
Personi që i thotë këto fjalë mund të cilësohet me një nga këto të treja, ose të gjitha së bashku:
1. Ose nuk e di kuptimin e fjalës “Muhaddith” dhe as të fjalës “Muxhtehid”.
2. Ose nuk e njeh shejh Albanin aspak, dhe as nuk ka dëgjuar për të.
3. Ose është bidatçi që ka qëllim të largojë njerëzit nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunetit dhe t’ua çojë pre injorantëve që ngrenë kryet me diçka që nuk e kanë; për të humbur veten e tyre dhe të tjerët bashkë me ta.
Këtu nuk është vendi të sqarohen të gjitha këto, por nëse do të shihnim rregullin që përmendet në pyetje, për atë nuk ka ndonjë argument tjetër përveç vështrimit në historinë e dijetarëve muslimanë në shekuj, dhe pas analizimit të tyre, mund të dilet në përfundimin se: “Çdo muhaddith është muxhtehid dhe jo çdo muxhtehid është muhadith”. Që do të thotë, çdo dijetar hadithi, patjetër që është muxhtehid në çdo gjë që lidhet me hadithin, me senedin apo metnin e tij, si edhe me domethënien dhe ligjet e marra prej tij. Prandaj dijetarët e hadithit kanë rrugën e tyre të posaçme në lidhje me fikhun, usuli fikhun, madje edhe me mënyrën e përfitimit të akides, dhe kjo është mënyra e selefëve, siç e shihni në librin “Akidja e selefëve dhe dijetarëve të hadithit”, të Imam Sabunit. Të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit janë bashkuar në faktin se grupi i shpëtuar që përmendet në hadithe, janë dijetarët e hadithit. Imam Ibën Haxheri ka qenë hafiz i hadithit dhe dijetar i madh në fikh dhe në usul. Të gjithë dijetarët e hadithit ndër shekuj kanë qenë të mëdhenj, të njohur dhe emri i tyre është ngritur lart në të gjitha kohët, sepse ata ngrenë lart fjalën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), e pastrojnë atë nga ndotësitë që i mvishen, e ruajnë atë të pastër dhe të kulluar, prandaj Allahu u ka dhënë vend të lartë ndër shekuj.
Ndërsa për muxhtehidët e tjerë të fikhut dhe usuli fikhut, të cilët nuk kanë qenë muhadithin, ata janë dijetarë dhe e kanë shpërblimin e tyre tek Allahu për përpjekjet e tyre, por grada më e lartë u takon dijetarëve të hadithit, me unanimin e ymetit musliman.
Tani të kthehemi te muhadithi i shekullit dhe përtëritësi i fesë në të, me dëshminë e dijetarëve më të mëdhenj të kohës, me në krye dijetarin e madh Abdulaziz ibën Baz (Allahu e mëshiroftë!), dhe deri tek urrejtësit e tij prej ndjekësve të epsheve dhe rrugëve të humbura, që të gjithë dëshmojnë për dijetarin e madh Muhamed Nasirudin el Albani, për dijen e tij, përpjekjen e tij, devotshmërinë e tij, akiden e tij të saktë, menhexhin e tij, dhe se padyshim që ai është njeri dhe gabon si të gjithë njerëzit. Por ajo që është për t’u theksuar këtu, është se për sinqeritetin e shejh Albanit dhe dashurinë e tij për të vërtetën dëshmojnë edhe ata që e urrejnë, kur shohin kthimet e tij në gjykimet për shumë hadithe, duke qenë se në ixhtihadin e parë shihte për shembull se një hadith është i dobët dhe më pas i bëhej i qartë se është i saktë, ai e ndërronte menjëherë gjykimin për të, pa e çuar mendjen se mund të shahej për këtë dhe të akuzohej se gabon, etj, etj.
Në fetvanë me nr. 5981, të Komisionit të përhershëm të fetvave, thuhet: “Ai burrë (shejh Albani) është i njohur tek ne për dijen e tij, vlerat e tij, madhërimin e sunetit dhe shërbimin për të dhe për përkrahjen e medhebit të ehli sunetit dhe xhematit në paralajëmrimin nga fanatizmi dhe pasimi i verbër. Librat e tij janë të dobishme, por edhe ai, ashtu si edhe dijetarët e tjerë, nuk është i pagabueshëm; por gabon dhe ja qëllon të vërtetës. Ne urojmë për të që të arrijë dy sevape në ato që ja qëllon të vërtetës dhe në atë që gabon të marrë shpërblimin e muxhtehidit, siç është vërtetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur gjykatësi gjykon pas përpjekjes (ixhtihadit) së tij dhe ja qëllon të vërtetës,ai ka dy shpërblime, dhe nëse gjykon pas përpjekjes së tij, por gabon, ai ka një shpërblim.” Lusim Allahun të na japë sukses neve, juve dhe atij (shejh Albanit) për qëndrueshmëri në të vërtetën dhe të na ruajë nga humbjet e fitneve (sprovave, trazirave, provokimeve).” Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
Pra, dijetarët e mëdhenj dëshmuan për shejh Albanin se ai është prej dijetarëve dhe prej muxhtehidinëve, dhe kushdo që është i paanshëm në veten e tij, e di mirë se shejh Albani ka rrënjë të thella në fikh dhe në ixhtihad, dhe argumentet për këtë mund t’i përmbledhim në pikat e mëposhtme:
1. Dëshmia e dijetarëve të mëdhenj për këtë gjë, të cilat i gjen të mbledhura në librin “Jeta e Albanit”, e shejh Muhamed ibën Ibrahim esh Shejbani.
2. Librat e tij të forta në fikh, disa prej të cilave nuk kanë qenë shkruar më parë si ato dhe as në forcën e tyre. Mjafton të sjellim shembull këtu, librin “Rregullat e xhenazes”, i cili është shumë i fortë, dhe tregon për kuptim të mprehtë të sunetit, të përkrahur nga rregullat e fikhut të njohura tek selefët e ymetit. Shto këtu librin “Rregullat e martesës”, “Tamamul Mineh”, ku ka bërë shënime mbi librin “Fikhu Suneh”, etj.
3. Kasetat e tij të cilat kanë mbushur dheun, dhe nga të cilat janë bërë publike rreth 1000 kaseta, ndërsa 5000 orë të tjera janë ende pa u publikuar. Që të gjitha këto kanë qenë inçizime të disa tubimeve dhe jo të gjitha tubimeve të tij.
Vërejtje:
Tërheqim vërejtjen këtu, në pikat e mëposhtme:
1. Shhejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) është njeri; gabon dhe ja qëllon të vërtetës, kështu që nuk i lejohet askujt të besojë se ai është i pagabueshëm.
2. Nuk i lejohet atij muslimani që pason shejh Albanin, që kur i bëhet e qartë forca e argumentit të dikujt tjetër prej dijetarëve, të vazhdojë me fanatizëm në fjalën e shejh Albanit, pasi që në këtë fjalë ai mund të ketë gabuar. Ndërsa ne jemi urdhëruar që të ndjekim të vërtetën, kudo që të jetë dhe me cilindo që të jetë.
3. Shejh Albani nuk ka sjellë gjë të re në rregullat e fesë, madje shpesh ai ka shprehur se nuk ka thënë ndonjë gjë duke qenë i pari në thënien e saj, por ka thënë fjalë që është thënë nga dijetarët e mëparshëm, qoftë edhe nga njëri prej tyre. Prandaj, të kenë frikë Allahun ata të cilët zgjatin gjuhën kundër shejhut duke thënë se ai ka ardhur me gjëra të reja dhe të pashembullta, si dhe të kenë frikë Allahun ata që e imitojnë verbërisht shejhun.
4. Nuk është prej menhexhit të shejh Albanit, madje as i ndonjërit prej dijetarëve të ymetit, që nxënësi i dijes fillestar dhe i vogël në dije, të marrë ajetin apo hadithin dhe të nxjerrë ligje prej tij sipas qejfit. Madje shejhu ankohej nga kjo gjë dhe thoshte shpesh: “Vuanim nga fanatizmi dhe ja tani, vuajmë nga hapja dhe liria e madhe.” Shejhu ka thënë gjithashtu se “imitimi i dijetarëve të parë është shumë herë më i mirë se kjo hapje, madje imitimi është vaxhib për masën e gjerë e të paditur, ndërsa kjo hapje është haram.
5. Ai që pason shejhun verbërisht, duhet ta dijë se vetë shejhu e kundërshton pasimin e verbër dhe këshillon për marrjen e dijes, që muslimani të jetë ndjekës i argumentit nga Kurani dhe suneti.
Pra, le të mbajnë gojën ata të cilët flasin kundër shejh Albanit, apo ndonjë dijetari tjetër nga dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit, të kenë frikë Allahun dhe të afrojnë njerëzit nga dijetarët dhe jo t’i largojnë prej tyre, sepse përndryshe ata do të mbartin gjynahin e tyre dhe të atyre që i ndjekin ata pa dije, do të humbin veten e tyre dhe të tjerët!
Lusim Allahun t’i ruajë dijetarët e ymetit dhe t’i sjellë atij gjithnjë dijetarë të mëdhenj dhe edukues të popullit. Sepse vërtet, dija nuk do të humbë nga njerëzit duke u ngritur në qiell, por do të humbë me humbjen e dijetarëve, dhe kur të mos mbesin më dijetarë, njerëzit do të drejtohen tek disa koka injorantësh, të cilët do të pyeten dhe do të përgjigjen pa pasur dije, dhe kështu, do të humbin veten e tyre dhe të tjerët.
Pra, të kenë frikë Allahun ata që largojnë njerëzit nga dijetarët dhe flasin kundër tyre, sepse çështja është shumë serioze dhe me rrezik për ta dhe për të gjithë ymetin!
Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
(Pyetja Nr. 6) Umeri / Londër: / 8-4-2008
Ne lidhje me sunetin e te derguarit alejhi selam, kam degjuar shejh Albanin ne kasete shqip ku thote ai (suneti) eshte dy llojesh: a) e ka bere resuli b) nuk e ka bere resuli.
Ndersa kur ka qene shejh Ali hasen ne londer permendi qe suneti ndahet ne:
a) sunetul ibadah (sunet adhurimi) sic mund te jete misvaku apo hixhama etj
b) sunetul adeh (sunet nevoje/tradite) sic eshte psh mbajtia e shkopit me ane te te cilit ai nuk ka dashur te afrohet tek allahu apo ecja me deve, pra nuk kane qene ibadet. Nese ke mundesi te na e sqarosh me qarte kete sunet se i kategorizojme, psh pirja e ujit me tre here ku futet te e para apo e dyta. Une dua vella nje shpjegim qe te jemi ne gjendje qe ne ti dallojme vete cili eshte sunet adhurimi apo e ka bere resuli se ka pase nevoje per te.
Përgjigje / 12-4-2008
Fjala e shejh Aliut ne lidhje me ndarjen e sunetit ne: a) sunet ligjerimi apo adhurimi, dhe b) sunet vetjak apo karakteristika personale me te cilat eshte mveshur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) qe ne krijim; kjo ndarje e sunetit nuk ka dallim ne mes te shejh Aliut dhe ndarjes qe ben shejh Albani, si dhe dijetare te tjere qe prej selefeve. Por me sa duket do te jete bere ndonje gabim ne perkthim, ose nese shejh Albani ka folur ne shqip ne ate kasete qe ke degjuar, mund te themi se shejhu (Allahu e meshirofte!), nuk ka dit me ia dhene mire kuptimin ne shqip, sepse dihet qe ai nuk ka ditur mire shqip.
Ne kaseten me nr. 80, nga vargu “Udhezimi dhe drita”, shejh Albani pyetet per Sunetin e zakonit vetjak, dhe ai pergjigjet: “Suneti i zakonit vetjak eshte ajo veper, te cilen kur e ka bere Pejgamberi, nuk eshte shfaqur ne te qellimi i te afruarit tek Allahu dhe i adhurimit te Tij me te. P.sh: Siç ka ardhur ne Sahihun e Buhariut dhe ate te Muslimit, nga Enesi (radiallahu anhu) se Pejgamberi kishte nje pale sandale me nga dy rripa secila sandale. Ketu nuk shfaqet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i mbathte keto lloj sandalesh me qellim per t’u afruar tek Allahu i Madheruar. Po keshtu, ka ardhur ne Sahihun e Muslimit se “kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) çliroi Meken, hyri ne te, dhe floket i kishte bere kater gersheta.” Kjo eshte prej sunetit (tradites) vetjake dhe jo prej sunetit te adhurimit. Po keshtu eshte edhe gjykimi ne lidhje me “imamen-shall qe vihet ne koke i bere si kular-rreth”, per te cilen pyetesi ben pyetjen. Kjo ka qene zakon i vjeter tek arabet qe para ardhjes se pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Nuk eshte shfaqur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) se ai ka pasur per qellim afrimin tek allahu me vendosjen e saj ne koke…
Ndersa pirja e ujit duke marre fryme tre here, eshte nga suneti me te cilin eshte per qellim adhurimi, sepse kane ardhur disa transmetime ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ndalon qe njeriu te marre fryme brenda enes se ujit, dhe urdheron qe ta largosh enen, te marresh fryme jashte saj, pastaj te pish perseri. [Es Sahiha, 386] Ne fjalen rreth ketij hadithi, shejh Albani thote: “Fakti qe lejohet te pihet uje me nje fryme (pa marre fryme gjate pirjes dhe pa e larguar goten nga goja), nuk e kundershton faktin se prej sunetit eshte qe te merret fryme tre here jashte enes. Qe te dyja keto lejohen, por me e mire eshte e dyta, bazuar ne hadithin e Enesit, se kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pinte uje, ai merrte fryme tre here, dhe thoshte: “Keshtu eshte me i mire, me i shijshem dhe me i shendetshem.” [Es Sahiha, 386].
Pra, dallimi mes dy llojeve te sunetit mund te behet duke bashkuar hadithet qe flasin per te njejten teme dhe çeshtje, pastaj te shihet nese jane nga lloji i adhurimit apo i tradites vetjake. Nese ne nje transmetim ka urdher te pejgamberit apo ndalim nga diçka e caktuar, atehere dihet se kjo hyn ne llojin e sunetit te adhurimit, edhe pse ne transmetimet e tjera nuk permendet urdhri apo ndalesa, si ne rastin e frymemarrjes gjate pirjes se ujit.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 5) Rajani / Itali: / 6-4-2008
Message: Selamun alejkum. Kisha disa pyetje:
- A ekziston ndonje hadith ku thuhet se kur te ktheheni nga nje udhetim sillni diçka, qofte edhe nje gur?
- A eshte e vertete se ka qene nje here Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me Aliun (radiallahu anhu) duke ngrene hurma, dhe Aliu i mori farat e veta dhe ia afroi Pejgamberit, dhe i tha: Sa hurma paske ngrene! Pejgamberi, sipas hadithit, thuhet te kete thene: “Mir une kam ngrene kaq shume, po ti i paske ngrene me gjithe fara!” Pra po luanin me njeri tjetrin. Sepse kete histori, disa vellezer e perdorin si argument se lejohet genjeshtra per shaka, nderkohe qe Pejgamberi ka thene: “I garantoj xhenetin atij qe len rrenen qofte edhe per shaka.”
- Si kuptohet hadithi se Firdeusi eshte mesi dhe pjesa me e larte e xhenetit?
Allahu ua shperblefte dhe ju ruajte! Selamun alejkum.
Përgjigje / 9-4-2008
- Ekziston nje hadith i tille, por ai eshte i trilluar (meudu). Shejh Albani e ka permendur ate ne “Es Silsiletu ed Daife, 1437”.
- Hadithin ne fjale nuk e kam gjetur pas kerkimit te gjate, por sido qe te jete, nese ai ekziston, duhet vertetuar saktesia e tij. Ne e kemi rregullin baze, qe shakaja eshte e lejuar dhe se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka bere shaka, por duke ju permbajtur gjithnje te vertetes dhe largimit nga genjeshtra ne çdo lloj forme qofte.
- Nga hadithi se Firdeusi eshte mesi dhe pjesa me e larte e xhenetit, kuptohet se xheneti eshte ne formen e piramides spirale, maja e se ciles eshte njekohesisht edhe mesi i saj. Xheneti eshte me grade, dhe grada me e larte e tij eshte Firdeusi, per te cilin Pejgamberi ka thene: “Kushdo qe beson Allahun dhe te Derguarin e Tij, qe e kryen namazin dhe agjeron Ramazanin, ai ka te drejte tek Allahu qe ta fuse ne xhenet, qofte nese ka luftuar ne rruge te Allahut (xhihad vullentar) apo ka ndenjur ne vendin e tij ku ka lindur.” Te pranishmit thane: “O i Derguari i Allahut! A t’i pergezojme njerezit me kete gje?” Ai tha: “Ne xhenet ka njeqind grade, te cilat Allahu i ka pergatitur per muxhahidinet ne rrugen e Allahut; distanca mes dy gradeve eshte sa lartesia mes qiellit dhe tokes, ndaj kur t’i kerkoni Allahut, kerkoji Firdeusin, sepse ai eshte mesi i xhenetit, maja me e larte e tij, siper tij shihet Arshi i Allahut dhe nga ai shperthejne (burojne) lumenjte e xhenetit.” [Buhariu]. O Zot, te kerkojme Firdeusin e larte! Ti je Zot i pergjigjes dhe i Plotfuqishem per gjithçka.
(Pyetja Nr. 4) Ruvejda / Kosovë: / 6-4-2008
Message: Selamun alejkum. I kam tri pytje: 1. A eshte e vertete qe kur Allahu e nxorri nga xheneti Ademin e bashke me to e nxori edhe gjarprin?
2. A ka ndonje hadith qe ndalon me vesh muslimani ngjyren e kuqe apo te sarit apo ndonje ngjyre tjeter? 3. A eshte hadith i sakte, hadithi ku thuhet se ai musliman qe e lexon ne mbramje suren elvakia nuk do te mbetet i varfur? Selamun alejkum. Ju deshiroj qe te keni suksese.
Përgjigje / 8-4-2008
- Nuk ka ardhur hadith i sakte ku permendet gjarpri ne lidhje me mashtrimin e Havase, apo se Iblisi u fut ne trupin e gjarprit dhe e mashtroi Havane, pastaj ajo i mbushi mendjen Ademit qe te hante nga pema e ndaluar. Te gjitha keto permenden ne transmetime te marra nga Beni Israilet dhe quhen “Israilijate”, dhe ne as nuk i besojme dhe as nuk i mohojme ato totalisht, por heshtim perderisa nuk kemi argument te sakte nga Kurani apo suneti, ne lidhje me to, dhe mjaftohemi me ate qe thuhet ne Kuran dhe sunet.
- Kane ardhur disa hadithe me shprehje te ndryshme, ne lidhje me veshjet me ngjyre te kuqe, por asnje hadith prej tyre nuk eshte i sakte. Madje ka ardhur hadith i sakte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka veshur nje xhybe apo pelerine me ngjyre te kuqe. [Buhariu dhe Muslimi]. Megjithate dijetaret kane mospajtim ne lidhje me rroben me ngjyre te kuqe, ajo qe mund te arrihet si perfundim nga fjalet e tyre eshte se: lejohet çdo ngjyre e rrobes perderisa mbulon pjesen e duhur te trupit, nuk eshte e tejdukshme, nuk eshte e ngushte, nuk terheq vemendjen, nuk eshte zbukurim ne vetvete, nuk shkakton provokim tek te tjeret, nuk ka perngjasim me kufaret dhe as te burrave me grate dhe te grave me burrat. Ne fetvane nr. 5089, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Veshja e gruas muslimane nuk eshte e kufizuar me ngjyren e zeze, por asaj i lejohet te veshe rrobe me çdo lloj ngjyre, perderisa ajo rrobe e mbulon auretin e saj, nuk i ngjason veshjes se burrave, nuk eshte e ngushte qe te pershkruaje pjeset e trupit, as e tejdukshme dhe as provokuese.”
- Hadithi ne fjale eshte i dobet. Ate e ka permendur shejh Albani ne “Es Silsiletu ed Daife”, me nr. 289. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 3) Daud / Itali: / 1-4-2008
Message: Selamun alejkum. Kam degjuar nga nje vella musliman nje thenie se profeti salallahu alejhi ue selam ka thene: “Une jam thesari i diturise kurse porta per te hyre eshte Aliu.” A eshte e vertete kjo gje? Dhe nese eshte e vertete, si ta kuptojme?
Përgjigje / 1-4-2008
Hadithe te ketij lloji jane te trilluara nga shijat, per te ngritur vendin e Aliut (radiallahu anhu). Teksti qe permendet ne pyetje ka ardhur ne nje hadith te trilluar, te cilin e ka nxjerre Taberani ne “El Kebir”, El Hakim ne “El Mustedrak’, Tirmidhiu me nr. 3723, por ky i fundit me shprehje tjeter. Analizimin e hadithit dhe rrugeve te tij e gjen ne “Es Silsiletu ed Daife” 2955, “Mishkatul Mesabijh” 6087, “Daiful Xhami” 6087. (Keto jane libra te shejh Albanit).
(Pyetja Nr. 2) Abdulvehabi / Gjermani: / 22-3-2008
Message: Ne lidhje me hadithin: “Ed dijnu en nasiha”, une e kam nje liber ku e kan perkthy se “dini (feja) eshte kishille per Allahun”, a eshte ky perkthim tamam?
Përgjigje / 22-3-2008
Kete hadith e ka permendur Buhariu si titull te nje teme ne Sahihun e tij dhe e ka permendur Muslimi me sened te rregullt, si dhe e kane nxjerre gjithashtu autoret e suneneve. Hadithin e transmeton Temijm ed Dari (radiallahu anhu), i cili thote se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Feja eshte sinqeriteti!” Thame: “Per cilin?” Ai tha: “Per Allahun, per librin e Tij, per te derguarin e Tij, per prijesit e muslimaneve dhe per masat e gjera te tyre.”
Pra, ne kete hadith, domethenia e fjales “en nasiha” eshte: “sinqeriteti”. Prej ketu, domethenia e “keshilles” eshte: t’i ofrosh tjetrit fjale te sinqerte duke pasur per qellim vetem te miren e tij dhe jo ndonje interes tendin apo gje tjeter.
Ne sqarim te ketij hadithi, Iben Haxheri thote: “Feja eshte sinqeriteti”, mund te thuhet se eshte per qellim zmadhimi i ceshtjes se sinqeritetit, d.m.th. me kuptimin: “Shumica e fese eshte sinqeriteti”, siç thuhet edhe ne hadithin: “Haxhi eshte Arafati (qendrimi ne Arafat)”. Por kjo mund te merret edhe ne kuptimin e drejtperdrejte, sepse çdo veper ne te cilen njeriu nuk ka sinqeritet, ajo nuk eshte prej fese.
Per kete hadith thuhet se ai eshte nje e katerta e fese, madje Neveviu thote: “Ky hadith i vetem e perfshin te gjithe qellimin e fese, sepse ai kufizohet ne ato gjera qe jane permendur ne te: Sinqeriteti per Allahun eshte: te cilesuarit e Tij me ato cilesi qe i takojne, nenshtrimi ndaj Tij ne publik dhe ne fshehtesi te vetes tende, deshira per kryrjen e atyre qe Ai do duke iu bindur Atij dhe frika nga zemerimi i Tij duke lene ndalesat e Tij, si dhe perpjekja per kthimin e atyre qe thyejne urdhrin e Tij tek Ai…
Ndersa sinqeriteti per librin e Allahut eshte: te mesuarit e tij dhe te mesuarit e tij te tjereve, te kuptuarit e tij, te mesuarit e ligjeve te tij dhe te vepruarit me ate qe thuhet ne te, si dhe ruajtja e tij nga devijimet e devijuesve.
Ndersa sinqeriteti per te derguarin e Allahut eshte: madherimi i tij, perkrahja e tij i gjalle dhe i vdekur, ngjallja e sunetit te tij, marrja e tij per shembull ne fjalet dhe ne veprat e tij, dashuria per te dhe per ndjekesit e tij.
Sinqeriteti per prijesit e muslimaneve eshte: ndihmesa e tyre ne barren qe kane marre persiper, kujtimi i tyre ne rast pavemendesie, mbulimi i tyre kur rreshqasin (ne ndonje ceshtje dynjaje), bashkimi pas tyre, kthimi i zemrave te larguara tek ata, dhe sinqeriteti me i madh ndaj tyre eshte t’i ndalosh nga padrejtesia me menyren me te mire. Tek prijesit e muslimaneve perfshihen gjithashtu edhe dijetaret dhe sinqeriteti ndaj tyre eshte duke perhapur dijen e tyre, virtytet e tyre dhe duke pasur mendim te mire per ta.
Ndersa sinqeriteti per masat e gjera te muslimaneve eshte: butesia ndaj tyre, perpjekja per t’u bere mire, t’u mesosh ate qe u ben dobi, te mos u besh keq ne asnje forme, te duash per ta ate qe do per vete dhe te urresh per ta ate qe urren per veten tende. [Fet’hul Bari, 1/181]
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
(Pyetja Nr. 1) Ismail / Itali: / 10-3-2008
Message: Selamun alejkum. Allahu te shperblefte vella per kohen qe i kushton pyetjeve tona.
Ç’mund te na thoni rreth ketij hadithi: “Lehtesoni dhe mos veshtirsoni”?
Përgjigje / 13-4-2008
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e meshirofte) i ka bere sqarim ketij hadithi, ne librin “Sherhu Rijadi es Salihin”. Shpjegimin e tij e gjen ketu.
Dërgo pyetjen!
Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme