KAPITULLI I PASTËRTISË

 


Nga: SUNENU  ET-TIRMIDHI

Me gjykimet e: Imam Muhamed Nasiruddin el Albani dhe Përkujdesjen e shejh Meshhur Hasen Al Selman

Përktheu: Bledar Albani


 

Tema (1)

Çfarë ka ardhur për thënien: “Falja nuk pranohet pa u pastruar”

  1. (Sahih) Transmetohet nga ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk pranohet falja pa u pastruar dhe as lëmosha nga plaçka e luftës e marrë fshehurazi (para ndarjes së saj).” Ndërsa Hennadi në Hadithin e tij ka thënë: “veçse duke qenë i pastër“.[1]

(Tirmidhiu thotw): Ky Hadith është më i sakti dhe më i miri në këtë temë. Në temë kanë ardhur edhe Hadithe të tjera nga Ebu El Melih; nga babai i tij, nga Ebu Hurejra dhe nga Enesi. Ebu El Melih ibën Usame e ka emrin: Amir, dhe thuhet se e ka: Zejd ibën Usame ibën Umejr El Hudheli. [“Ibën Maxheh” (272): م.]

Tema (2)

Çfarë ka ardhur për dobinë e pastërtisë

  1. (Sahih) Trasmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kur muslimani, apo besimtari merr avdes; kur ai lan fytyrën e tij, dalin prej saj bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit (dyshon transmetuesi), të gjitha gjynahet që ka bërë me shikimin e syve të tij, apo e ngjashme me këtë, dhe kur lan duart e tij, dalin prej tyre bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha gjynahet që ka bërë me to. Dhe kështu derisa të dalë i pastër prej gjynaheve.”[2]

Ky Hadith është Hasen Sahih. Dijetarët janë kundërshtuar për emrin e Ebu Hurejrës; disa thonë se emri i tij është Abdushems, ndërsa të tjerë thonë Abdullah ibën Amër. Kështu thotë edhe Muhamed ibën Ismail dhe kjo është më e sakta. Në temë ka hadith edhe nga Uthmani, Theubani, Es Sunabihi, Amër ibën Abese, Selmani dhe Abdullah ibën Amër. Es Sunabihi, i cili transmeton nga Ebu Bekër Es Sidiku, nuk ka dëgjuar gjë nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe emri i tij është Abdurrahman ibën Usejle. Ky u nis për të takuar të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) por ai ndërroi jetë kur ky ishte në rrugë për te ai. Ai ka transmetuar disa hadithe nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ndërsa Es Sunabih ibën el Easar el Ahmesi, shok i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i thuhet gjithashtu Es Sunabihi. Hadithi i këtij është ai në të cilin thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Unë do të mburrem me ju para popujve të tjerë (në Ditën e Kijametit), kështu që mos u luftoni ndërmjet veti pas meje!” [“Et Tealik er Ragib” (1/95):م].

Tema (3)

Çfarë ka ardhur për fjalën “Çelësi i faljes është të pastruarit”

  1. (Hasen Sahih) Nga Aliu: Nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Çelësi i faljes është të pastruarit, hyrja në të është tekbiri (fjala: Allahu ekber) dhe dalja prej saj është dhënia e selamit.”[3]

Ky hadith është më i sakti dhe më i miri në këtë temë. Në këtë temë ka hadithe edhe nga Xhabiri dhe Ebu Seidi. [“Ibën Maxheh” (275)].

  1. (Daif-i dobët, ndërsa gjysma e dytë është Sahih me hadithin para këtij) Nga Xhabir ibën Abdullah, ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Çelësi i Xhenetit është falja dhe çelësi i faljes është avdesi.” [“El-Mishkat” (294)].

Tema (4)

Çfarë thuhet kur hyn në banjë (v.c)

  1. (Sahih) Nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: Kur i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte (para se të hynte) në banjë thoshte: “O Zoti im! Unë të kërkoj mbrojtje Ty– thotë Shu’beh: Një herë tjetër ka thënë: Unë i kërkoj mbrojtje Allahut- nga e pakëndshmja dhe turpshmja, apo (dyshim nga transmetuesi): nga shejtanët meshkuj dhe femra!”[4]

Në këtë temë ka hadith edhe nga Aliu, nga Zejd ibën Erkam, Xhabiri dhe Ibën Mes’udi, por Hadithi i Enesit është më i sakti dhe më i miri në këtë temë, ndërsa në senedin e hadithit të Zejd ibën Erkam ka kundërthënie. [“Ibën Maxheh” (298):ق].

  1. (Sahih) Trasmetohet nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur hynte në banjë thoshte: “O Zoti im! Unë të kërkoj mbrojtje Ty, nga shejtanët meshkuj dhe femra!”.

Ky hadith është Hasen Sahih. [Shiko hadithin para këtij].

 Tema (5)

 Çfarë thuhet kur del nga banjo (v.c)

  1. (Sahih) Trasmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), se ka thënë: Kur i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dilte nga v.c thoshte: “Gufraneke (Të kërkoj falje Ty, O Zot)!”[5]

Ky hadith është Hasen Garib (që njihet vetëm nga një rrugë transmetimi). Nuk e njohim veçse nga hadithi i Israilit, nga Jusuf ibën Ebi Burdeh. Në këtë temë nuk njihet hadith tjetër përveç këtij të Aishes. [“Ibën Maxheh” (300)].

Tema (6)

Ndalimi i të kthyerit nga Kibla kur kryen nevojat presonale

 

  1. (Sahih) Nga Ebi Ejub El-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të shkoni në vendin që kryhen nevojat personale, mos u drejtoni nga Kibla kur jeni duke kryer nevojën e vogël apo të madhe, as mos i ktheni shpinën asaj! Por drejtohuni nga lindja[6] ose perëndimi!”[7] Ebu Ejubi thotë: Kur erdhëm në Sham gjetëm që banjot të ishin të ndërtuara nga drejtimi i Kiblës, kështu që ne devijonim nga ai drejtim gjatë kryerjes së nevojës dhe i kërkonim falje Allahut (kur dilnim).

Në këtë temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën El-Harith ibën Xhez’i Ez-Zubejdi, Meakil ibën Ebi El-Hejthem dhe thuhet se e ka emrin Meakil ibën Ebi Meakil, Ebu Umameh, Ebu Hurejra dhe Sehl ibën Hunejf, por Hadithi i Ebu Ejubit është më i miri dhe më i sakti në këtë temë. Emri i Ebu Ejubit është Halid ibën Zejd, ndërsa emri i E-Zuhri-t është Muhamed ibën Muslim ibën Ubejdilah ibën Shihab Ez-Zuhri, dhe kunja e tij Ebu Bekër.

Ebu El-Uelijd El-Mekki ka thënë: Ebu Abdullah Esh-Shafiu ka thënë: Kuptimi i fjalës së të Dërguarits: “Mos u drejtoni nga Kibla kur jeni duke kryer nevojën e madhe apo të vogël!” këtu është për qëllim kryerja e saj në vendet e hapura (fusha e male), ndërsa në banjot e ndërtuara nëpër banesa është lehtësuar për njerëzit edhe nëse ato janë të drejtuara nga Kibla. Kështu thotë edhe Is’haku (ibën Rahavejh). Ndërsa imam Ahmed ibën Hanbel thotë: Lëshimi që ka bërë i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka qenë në të kthyerit e shpinës nga Kibla gjatë jashtëqitjes dhe jo në drejtimin nga ajo. Kjo do të thotë se ai nuk bën dallim ndërmjet vendit të posaçëm për këtë gjë (v.c-së) dhe ndërmjet vendeve të hapura, duke e konsideruar të ndaluar drejtimin nga Kibla në të dyja rastet[8]. [“Ibën Maxheh (318):ق].

 Tema (7)

Lëshimi që është bërë në këtë gjë

9- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar dhe Muhamed ibën El-Muthena, kanë thënë: Na ka treguar Uehb ibën Xherijr, ka thënë: Na ka treguar babai im: Nga Muhamed ibën Is’hak: Nga Eban ibën Salih: Nga Muxhahidi: Nga Xhabir ibën Abdullah, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka ndaluar që të drejtohemi nga Kibla kur urinojmë, ndërsa unë e pashë atë të ishte drejtuar nga Kibla duke urinuar, një vit para se të ndërronte jetë[9].” Në këtë temë ka hadith edhe nga Ebi Katade, Aisha dhe Ammari, ndërsa Hadithi i Xhabirit në këtë temë është Hasen Garib. [“Ibën Maxheh (325):ق].

10- (Me sened Daif-të dobët) E ka transmetuar gjithashtu këtë Hadith (të mësipërmin) Ibën Lehij’ah: Nga Ebi Ez-Zubejr: Nga Xhabiri: Nga Ebi Katadeh se ai ka parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të urinojë i drejtuar nga Kibla. Me këtë na ka njoftuar Kutejbe, ka thënë: Na e ka treguar Ibën Lehij’ah (hadithin e mësipërm).

Por Hadithi i Xhabirit është më i saktë se Hadithi i Lehij’as. Ibën Lehij’ah te dijetarët e hadithit është transmetues i dobët; e ka konsideruar atë si të dobët Jahja ibën Seid El-Kattan e të tjerë.

11- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Ubejdilah ibën Umer: Nga Muhamed Ibën Jahja ibën Haban: Nga xhaxhai i tij, Uasi’ ibën Haban: Nga Ibën Umer, ka thënë: “U ngjita një ditë mbi shtëpinë e Hafsës (motrës së tij) dhe e pashë të dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke kryer nevojat e tij i drejtuar nga Shami dhe me shpinë nga Kibla.”[10] Ky Hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (322): ق].

Tema (8)

Ndalimi nga të urinuarit më këmbë (ngritur)

12- (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhr, ka thënë: Na ka treguar Sherijk: Nga El-Mikdam ibën Shurejh: Nga babai i tij, Nga Aisha se ajo ka thënë: “Kushdo që t’iu thotë se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka urinuar më këmbë, mos e besoni atë! Ai nuk urinonte veçse i ulur.” [11] Në këtë temë ka hadith edhe nga Umeri dhe Burejdeh, por hadithi i Aishes është më i miri dhe më i sakti. Hadithi i Umerit është përcjellë nga Abdul-Kerim ibën Ebi El-Muharik: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer: Nga Umeri, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) më pa një herë duke urinuar më këmbë dhe më tha: “O Umer! Mos urino më këmbë!” Që atëherë nuk urinova më në këmbë. Abdul-Kerimi e ka ngritur këtë hadith te i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), por ky hadith është i dobët te dijetarët e hadithit. E ka quajtur të dobët atë Ejub Es-Sehtijani.

Ubejdullahi ka përcjellë nga Nafiu: Nga Ibën Umer, ka thënë: Umeri ka thënë: “Nuk kam urinuar më këmbë që kur jam bërë musliman.” Ky transmetim është më i saktë se ai i Abdul-Kerim-it. Ndërsa hadithi i Burejde-(sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në këtë temë nuk njihet.

Kuptimi i të ndaluarit nga të urinuarit më këmbë është për të treguar më të pëlqyeshmen dhe jo për të thënë se është haram. Transmetohet se Abdullah ibën Mes’udi ka thënë: Të urinosh më këmbë është prej ftohtësisë (mospërfilljes).” [“Ibën Maxheh” (307)].

Tema (9)

Lëshimi që është bërë në këtë gjë

13- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga El-Eamash: Nga Ebi Uail: Nga Hudhejfe: Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shkoi te vendi i hedhjes së mbeturinave të disa njerëzve dhe urinoi më këmbë. Unë i afrova një enë me ujë për të marrë avdes dhe u largova. Ai më thirri (për t’a mbuluar nga ndonjë udhëtar) dhe unë iu afrova shumë afër. Ai pastaj morri avdes dhe fshiu mestet (çorapet me dorë të lagur).”[12] [“Ibën Maxheh” (305):ق].

13 (1م)- Dhe kam dëgjuar El-Xharud të thotë: Kam dëgjuar Uekij’-in të flasë për këtë hadith nga El-Eamash. Pastaj Uekij’u tha: Ky është hadithi më i saktë që është përcjellë nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për fshirjen me dorë të lagur mbi mestet e këmbëve. 

13 (2م)- Dhe kam dëgjuar Ebu Ammar El-Husejn ibën Hurejth të thotë: Kam dëgjuar Uekij’-in, pastaj përmendi si ai më parë. Po kështu ka përcjellë edhe Mensuri dhe Ubejdeh Ed-Dabbij: Nga Ebi Uail: Nga Hudhejfeh, njësoj si transmetimi i El-Eamash-it. Gjithashtu ka tranmetuar edhe Hamad ibën Ebi Sulejman dhe Asim ibën Behdele: Nga Ebi Uail: Nga El-Mugijra ibën Shu’beh: Nga i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), por hadithi i Ebi Uail-it nga Hudhejfe është më i saktë.

Një grup dijetarësh kanë bërë lëshim në të urinuarit më këmbë.

Tema (10)

Të mbuluarit gjatë kryerjes së nevojave

14- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe ibën Seid, ka thënë: Na ka treguar Abdus-Selam ibën Harb: Nga El-Eamash: Nga Enesi, ka thënë: “Kur i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte të kryente nevojat, ai nuk e ngrinte rroben derisa të afrohej prej tokës.”[13] Kështu e ka transmetuar këtë hadith Muhamed ibën Rabij’ah: Nga El-Eamash: Nga Enesi (radiallahu anhu). Ndërsa Uekij’u dhe El-Himmanij kanë transmetuar nga El-Eamash, ka thënë: Ibën Umer ka thënë:  “Kur i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte të kryente nevojat, ai nuk e ngrinte rroben derisa të afrohej prej tokës.” Por që të dy këto hadithe janë Mursel (që është kapërcyer sahabiu, apo tabi’iu) dhe thuhet se El-Eamash nuk ka dëgjuar gjë nga Enes ibën Maliku dhe as nga ndonjë prej shokëve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), por ai e ka parë Enes ibën Malikun  duke u falur dhe ka treguar diçka për faljen prej tij. [“Sahih Ebi Daud” (11), “Es-Sahiha” (1071)].

Tema (11)

Mospëlqimi i të pastruarit (pas jashtëqitjes) me dorën e djathtë

15- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Ebi Umer El-Mekkij, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Meamar: Nga Jahja ibën Ebi Kethijr: Nga Abdullah ibën Ebi Katadeh: Nga babai i tij: “Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar që burri të prekë organin e tij me dorën e tij të djathtë.”[14] Në këtë temë ka hadith edhe nga Aisha, Selmani, Ebu Hurejra dhe Sehl ibën Hunejf. Hadithi i temës është Hasen Sahih dhe sipas tij punojnë dijetarët duke e konsideruar të papëlqyeshme pastrimin prej jashtëqitjes me dorën e djathtë. [“Ibën Maxheh” (310): ق].

Tema (12)

Pastrimi prej jashtqitjes me gurë

16- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavijej: Nga El-Eamash: Nga Ibrahimi: Nga Abdurr-Rrahman ibën Jezid, ka thënë: I është thënë Selmanit: “I Dërguari juaj ua ka mësuar çdo gjë, deri te edukata e jashtëqitjes! Selmani tha: “Po e vërtetë. Ai na ka ndaluar që të drejtohemi nga Kibla gjatë jashtëqitjes së vogël apo të madhe, apo që të pastrohemi me të djathtën, që të pastrohemi me më pak se tre gurë, që të pastrohemi me jashtëqitje kafshësh apo me eshtra”[15]  Në këtë temë ka hadith edhe nga Aisha, Huzejmeh ibën Thabit, Xhabiri dhe Halad ibën Es-Saib, nga babai i tij. Hadithi i Selmanit është Hasen Sahih. Kjo është edhe fjala e shumicës së dijetarëve prej sahabeve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe pasuesëve të tyre. Këta janë të mendimit se pastrimi me gurë prej jashtqitjes e shlyen obligimin edhe nëse nuk pastrohesh me ujë dhe nëse i heq gjurmët e jashtqitjes. Këtë mendim ka edhe Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiij, Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (316):م].

Tema (13)

Pastrimi prej jashtqitjes me dy gurë

17- (Sahih) Na ka treguar Hennadi dhe Kutejbeh, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Israili: Nga Ebi Is’haku: Nga Ebi Ubejdeh: Nga Abdullahi, ka thënë: I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) doli për të kryer nevojat dhe më tha: “Më sill tre gurë!” Unë i solla dy gurë dhe një bajgë gomari të thatë. Ai mori dy gurët dhe e hodhi bajgën e gomarit, pastaj tha: “Ajo është e papastër.”[16] Po kështu e ka transmetuar këtë hadith edhe Kajs ibën Er-Rabij’u nga Ebi Is’haku: Nga Ebi Ubejdeh, të njëjtë me hadithin e Israilit… Hadithi më i saktë në këtë temë, për mendimin tim është ai i Israilit dhe Kajsit, nga Ebi Is’haku, nga Ebi Ubejdeh, nga Abdullahi… [خ (156)].

Tema (14)

Gjërat e papëlqyera për pastrim

18- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Hafs ibën Gijath: Nga Daud ibën Ebi Hind: Nga Esh-Sheabij: Nga Alkameh: Nga Abdullah ibën Mes’ud, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos u pastroni (prej jashtqitjes) me jashtqitje kafshësh dhe as me eshtra, sepse ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj prej xhinëve!”[17] Në këtë temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Selmani, Xhabiri dhe Ibën Umeri. E ka transmetuar gjithashtu këtë hadith edhe Ismail ibën Ibrahim e të tjerë: Nga Daud ibën Ebi Hind: Nga Esh-Sheabij: Nga Alkameh: Nga Abdullahi se ai ka qenë me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) natën e ngjarjes së xhinit në hadithin e gjatë. Esh-Sheabij tha: I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Mos u pastroni me jashtqitje kafshësh dhe as me eshtra, sepse ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj prej xhinëve!” Me sa duket, transmetimi i Ismailit është më i saktë nga ai i Hafs ibën Gijath-it. Gjykimi te dijetarët është sipas këtij hadithi dhe ata punojnë me të. Në këtë temë ka hadith edhe Xhabiri dhe Ibën Umeri. [“El-Irvau” (46), “El-Mishkah” (350), “Ed-Daifeh” nën hadithin me nr. (1038): م].

Tema (15)

Pastrimi me ujë pas jashtqitjes

19- (Sahih) Na ka treguar Kutejbeh dhe Muhamed ibën Abdul-Melik ibën Ebi Esh-Sheuarib, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Avaneh: Nga Katadeh: Nga Muadheh: Nga Aisha, ka thënë: “Urdhërojini gratë tuaja që të pastrohen prej jashtqitjes me ujë, ndërkohë unë i bëja me turp ata (për këto fjalë), sepse i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e bënte këtë gjë (pastrimin me ujë).”[18] Në këtë temë ka hadith edhe nga Xherir ibën Abdullah El-Bexhelij, Enesi dhe Ebu Hurejra. Hadithi në temë është Hasen Sahih dhe me të punohet te dijetarët të cilët kanë zgjedhur pastrimin me ujë pas jashtqitjes edhe pse pastrimi me gurë është i lejuar tek ata, por ata kanë pëlqyer pastrimin me ujë dhe e shohin si më të mirë. Këtë mendim ka Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiij, Ahmedi dhe Is’Haku. [“El-Irvau” (42)].

Tema (16)

Ç’farë ka ardhur se: Kur i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte të kryente nevojat largohej sa më shumë (nga sytë e njerëzve)

20- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Vehab Eth-Thekafi: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebi Selemeh: Nga El-Mugijrah ibën Shu’beh, ka thënë: “Kam qenë me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në një udhëtim. Ai donte të kryente nevojat personale dhe u largua shumë (nga sytë tanë).”[19] Në këtë temë ka hadith edhe nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Kurad, Ebu Katadeh, Xhabiri, Jahja ibën Ubejd nga babai i tij, Ebu Musa, Ibën Abasi dhe Bilal ibën El-Harith. Hadithi i temës është Hasen Sahih. Gjithashtu është transmetuar nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai e zgjidhte vendin e urinimit të tij (që mos të spërkatej), ashtu si zgjidhte edhe vendpushimin në udhëtim. [“Ibën Maxheh” (3301)].

Tema (17)

Ç’farë ka ardhur për mospëlqimin e të urinuarit në vendin e larjes

21- (Sahih, me përjashtim të pjesës së dytë të tij) Na ka treguar Ali ibën Huxhr dhe Ahmed ibën Muhamed ibën Musa Mezdevejh, kanë thënë: Na ka trguar Abdullah ibën El-Mubarek: Nga Meamar: Nga Esh’ath: Nga El-Hasen: Nga Abdullah ibën Mugaffel: Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të urinuarit në vendin ku lahesh dhe ka thënë: “Shumica e vesveseve ndodhin për shkak të tij.”[20] Në këtë temë ka hadith edhe nga një burrë prej sahabeve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ndërsa hadithi i temës është Garib, nuk e njohim të ngritur te i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) veçse nga Esh’ath ibën Abdullah. Disa dijetarë e konsiderojnë të papëlqyer urinimin në vendin e larjes dhe thonë se shumica e vesveseve janë prej tij, ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë bërë lëshim në këtë gjë. Prej këtyre dijetarëve është edhe Ibën Sirijn të cilit i është thënë: Thuhet se shumica e vesveseve janë prej tij? Ai tha: Zoti ynë është Allahu i Pashok (d.m.th. që nuk ka lidhje urinimi me vesveset). Ibën El-Mubarek ka thënë: “Ka lëshim për të urinuarit në vendin e larjes nëse uji rrjedh prej tij.” Na e ka treguar këtë thënie të tij Ahmed ibën Abdete El-Amulij: Nga Hibani: Nga Abdullah ibën El-Mubarek. [“Ibën Maxheh” (304)].

Tema (18)

Ç’farë ka ardhur për Misvakun

22- (Sahih) Na ka treguar Ebu Kurejb, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebi Selemeh, Nga Ebi Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sikur mos t’a rëndoja popullin tim, do t’i urdhëroja ata t’a pastronin gojën me misvak para çdo namazi!”[21] Këtë hadith e ka transmetuar edhe Muhamed ibën Is’hak: Nga Muhamed ibën Ibrahim: Nga Ebi Selemeh: Nga Zejd ibën Halid: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Hadithi i Ebi Selemes nga Ebi Hurejra dhe Zejd ibën Halid, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), që të dy ato haithe janë të sakta tek unë, sepse ky hadith është përcjellë edhe në formë tjetër nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)… Në këtë temë ka hadith edhe nga Ebu Bekër Es-Siddik, Aliu, Aisha, Ibën Abasi, Hudhejfe, Zejd ibën Halid, Enesi, Abdullah ibën Amër, Ibën Umeri, Umu Habibeh, Ebu Umameh, Ebu Ejubi, Temmam ibën Abas, Abdullah ibën Handhaleh, Umu Selemeh, Vathileh dhe Ebu Musa. [“Ibën Maxheh” (287): ق].

23- (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Is’hak: Nga Muhamed ibën Ibrahim: Nga Ebu Selemeh: Nga Zejd ibën Halid El-Xhuhenij, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të thotë: “”Sikur mos t’a rëndoja popullin tim, do t’i urdhëroja ata t’a pastronin gojën me misvak para çdo namazi dhe do t’a vonoja namazin e jacisë (darkës) deri në një të tretën e parë të natës!”[22] Prej asaj kohe, Zejd ibën Halid prezentonte faljet në xhami dhe e mbante misvakun e tij mbi vesh, ashtu si mban shkruesi lapsin e tij. Nuk ngrihej të falej vetëm se pasi pastronte gojën me misvak dhe pastaj e kthente në vendin e tij.

Ky hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (37)].

Tema (19)

Ç’farë ka ardhur për fjalën: Kur të zgjohet ndokush prej jush nga gjumi, të mos e fusë dorën e tij në enën e ujit para se t’a lajë atë!

24- (Sahih) Na ka treguar Ebu El-Uelid Ahmed ibën Bekar Ed-Dimashki prej bijëve të Busër ibën Ertah, shok i të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Muslim: Nga El-Euzai: Nga Ez-Zuhri: Nga Seid ibën El-Musejjib dhe Ebi Selemeh: Nga Ebi Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kur ndokush prej jush zgjohet nga gjumi i natës, të mos e fusë dorën e tij në enë derisa ta lajë atë dy-tri herë, sepse ai nuk e di se ku ka fjetur dora e tij (se çfarë ka prekur)!”[23] Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umeri, Xhabiri dhe Aisha. Ky hadith është Hasen Sahih.

Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Pëlqej që për çdokënd që zgjohet nga gjumi, qoftë nga gjumi i natës, i pasdrekës apo çdo kohe tjetër, të mos e fusë dorën në enën e ujit para se t’a lajë (duke kthyer enën). Nëse ai e fut dorën në enë para se t’a lajë atë, unë e konsideroj të papëlqyer këtë vepër, por uji i tij nuk prishet vetëm nëse dora e tij ka pas mbartur papastërti.”

Ahmed ibën Hanbel ka thënë: “Nëse zgjohesh nga gjumi i natës dhe e fut dorën në enë para se t’a lash, më e pëlqyer për mua është që të derdhet ai ujë.”

Ndërsa Is’haku ka thënë: “Kur të zgjohesh nga gjumi, qoftë natën apo ditën, mos e fut dorën në enën e ujit të avdesit, veçse pasi që t’a lash atë!” [“Ibën Maxheh” (393):ق].

Tema (20)

Thënia Bismilah kur merr avdes

25- (Hasen) Na ka treguar Nasr ibën Ali dhe Bishr ibën Muadh El-Akadij, kanë thënë: Na ka treguar Bishr ibën El-Mufaddal: Nga Abdurrahman ibën Harmeleh: Nga Ebi Thifal El-Mur-rij: Nga Rabah ibën Abdurr-Rrahman ibën Ebi Sufjan ibën Huejtib: Nga gjyshja e tij: Nga babai i saj, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të thotë: “Nuk ka avdes ai që nuk e përmend Emrin e Allahut në fillim të tij!”[24] Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Ebu Seidi, Ebu Hurejra, Sehl ibën Sead dhe Enesi.

Ahmed ibën Hanbel thotë: Nuk njoh në këtë temë ndonjë hadith me sened të mirë.

Ndërsa Is’haku thotë: Nëse e lë qëllimisht thënien Bismilah, ai duhet të përsërisë avdesin dhe nëse e harron apo e sqaron hadithin me komente të tjera, atij i quhet avdesi.

Muhamed ibën Ismail ka thënë: “Hadithi më i mirë në këtë temë është ai i Rabah ibën Abdurr-Rrahman.” [“Ibën Maxheh” (399)].

26- Na ka treguar El-Hasen ibën Ali El-Hulvani: Na ka treguar Jezid ibën Harun: Nga Jezid ibën Ijad: Nga Ebi Thifal El-Mur-rij: Nga Rabah ibën Abdurr-Rrahman ibën Ebi Sufjan ibën Huejtib: Nga gjyshja e tij, bintu Seid ibën Zejd: Nga babai i saj: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) …si hadithi i parë.

Tema (21)

Ç’farë ka ardhur për shplarjen e gojës dhe të hundës gjatë avdesit

27- (Sahih) Na ka treguar Kutejbeh, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Zejd dhe Xheriri: Nga Mensuri: Nga Hilal ibën Jisaf: Nga Selemeh ibën Kajs, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të marrësh avdes thithe ujin me hundë (për të pastruar pjesën e brendshme të saj), pastaj nxirre me frymën, dhe nëse pastrohesh me gurë pas jashtqitjes, merr numër tek gurësh (3-5-7 e kështu).”[25]Në temë ka hadith edhe nga Uthmani, Lakit ibën Sabirah, Ibën Abasi, El-Mikdam ibën Meadij Kerib, Uail ibën Huxhr dhe Ebi Hurejra. Hadithi i Selemeh ibën Kajs është Hasen Sahih.

Dijetarët kanë rënë në kundërshtim për personin i cili nuk fut ujë në hund dhe në gojë gjatë avdesit; një grup thotë: Nëse e lë atë kur merr avdes dhe pastaj falet, ai duhet t’a përsërisë faljen. Këtë mendim e kanë për avdesin dhe guslin (larjen e gjithë trupit) bashkë. I këtij mendimi është Ibën Ebi Lejla, Abdullah ibën Mubarek, Ahmedi dhe Is’haku. Ahmedi thotë: Pastrimi i hundëve është më i rëndësishëm se pastrami i gojës.

Ndërsa një grup tjetër thotë: Ai që lahet nga xhenabeti (për shkak të marrëdhënieve bashkëshortore) dhe nuk fut ujë në hundë, ai duhet t’a përsërisë larjen dhe faljen, ndërsa në avdes nuk e përsërit. Ky është mendimi i Sufjan Eth-Theurit dhe disa dijetarëve të Kufas (Ebu Hanifja dhe ndjekësit e tij të cilët thonë se larja e gojës dhe hundëve gjatë avdesit është sunet, ndërsa gjatë guslit është vaxhib).

Një grup i tretë thotë: Nuk e përsërit faljen as në lënien e saj gjatë avdesit dhe as gjatë larjes, sepse ato janë sunet nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe nuk është obligim përsëritja e faljes për atë që e lë atë gjatë avdesit apo larjes. Ky i fundit është mendimi i Malikut dhe Shafiut. [“Ibën Maxheh” (406)].

 Tema (22)

Shplarja e gojës dhe hundës me ujë nga i njëjti grusht

28- (Sahih) Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibën Musa Er-Razi, ka thënë: Na ka treguar Halid ibën Abdullah: Nga Amër ibën Jahja: Nga babai i tij: Nga Abdullah ibën Zejd, ka thënë: “E kam parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të fuste ujë në gojë dhe në hundë nga i njëjti grusht. Këtë gjë e përsëriti tre herë.”[26] Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Abasi, ndërsa Hadithi i Abdullah ibën Zejdit është Hasen Garib. Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Maliku, Ibën Ujejneh e të tjerë, nga Amër ibën Jahja, por nuk e kanë përmendur shprehjen: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shplau gojën dhe hundën nga i njëjti grusht uji.” Por këtë e ka përmendur Halid ibën Abdullah i cili është i besueshëm dhe hafiz (që mban përmendësh) në mendimin e dijetarëve të Hadithit.

Disa dijetarë kanë thënë: Shplarja e gojës dhe hundës nga i njëjti grusht uji është i konsiderueshëm. Ndërsa disa të tjerë thonë: Ndarja e tyre (në fillim të shplahet goja tre herë, pastaj hundët) është më e pëlqyer për mendimin tonë.

Imam Esh-Shafiu thotë: Nëse ai i bashkon ato me të njëjtin grusht, kjo është e lejuar, por që t’i ndajë ato është më e pëlqyer te ne. [“Sahih Ebi Daud” (110):ق].

Tema (23)

Ç’farë ka ardhur për futjen e gishtave në mjekrrën e dendur gjatë avdesit

29- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Abdul-Kerim ibën Ebi El-Muharik Ebi Umejjeh: Nga Hasan ibën Bilal, ka thënë: Kam parë Ammar ibën Jasir të merrte avdes dhe futi gishtat në mjekrrën e tij. Dikush i tha: A po fut gishtat në mjekrrën tënde? Ai tha: E ç’farë më pengon që t’a bëj këtë, përderisa kam parë edhe të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) t’a bëjë këtë.[27] [“Ibën Maxheh” (429)].

30- Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Seid ibën Ebi Arubeh: Nga Katadeh: Nga Hasan ibën Bilal: Nga Ammari: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): I njëjtë me hadithin e parë. Në temë ka hadith edhe nga Uthmani, Aisha, Umu Selemeh, Enesi, Ibën Ebi Eufa dhe Ebi Ejubi. Kam dëgjuar Is’hak ibën Mensur të thotë: Ahmed ibën Hanbel ka thënë: Ibën Ujejneh ka thënë: Abdul-Kerimi nuk ka e dëgjuar hadithin e futjes së gishtave në mjekërr, nga Hasan ibën Bilal.

Muhamed ibën Ismail thotë: Hadithi më i saktë në këtë temë është ai i Amir ibën Shekijk, nga Ebi Uail, Nga Uthmani. Këtë fjalë thotë edhe shumica e dijetarëve prej shokëve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ata pas tyre, të gjithë ata e shohin të konsiderueshme futjen e gishtave të lagur në mjekrrën e dëndur gjatë avdesit. Këtë mendim ka edhe imam Shafiu, ndërsa imam Ahmedi thotë: Nëse e harron atë nuk ka problem. Is’haku thotë: Nëse e lë atë me harresë apo për shkak të shpjegimeve me gjëra të tjera, nuk ka problem, por nëse e lë qëllimisht, ai duhet të përsërisë avdesin.

31- (Sahih) Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazak: Nga Israili: Nga Amir ibën Shekijk: Nga Ebi Uail: Nga Uthman ibën Affan: Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i fuste gishtat e tij (të lagur) në mjekrrën e tij (kur merrte avdes).”[28] Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (430)].

Tema (24)

Ç’farë ka ardhur për mes’hin e kokës dhe se ai fillohet nga pjesa e përparme e saj deri në pjesën e mbrapme

32- (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean ibën Isa El-Kazaz, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Enes: Nga Amër ibën Jahja: Nga babai i tij: Nga Abdullah ibën Zejd: Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha mes’h (fshiu) kokës së tij me të dyja duart (të lagura) duke i çuar deri mbrapa koke dhe duke i kthyer përsëri para. Filloi me pjesën e përparme të kokës, pastaj i çoi ato deri në gropën e qafës dhe i ktheu në vendin ku filloi, pastaj lau këmbët.”

Në temë ka hadith edhe nga Muavija, El-Mikdam ibën Meadi Kerib dhe Aisha. Hadithi i Abdullah ibën Zejd është më i miri dhe më i sakti në këtë temë. Me këtë hadith punon edhe Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (434): ق].

Tema (25)

Ç’farë ka ardhur për fillimin e fshirjes së kokës nga fundi i saj

33- (Hasen) Na ka treguar Kutejbe ibën Seid, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufadal: Nga Abdullah ibën Muhamed ibën Akil: Nga Er-Rubejji’ bintu Miavidh ibën Afrae: Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i dha mes’h kokës së tij dy herë, duke filluar nga fundi i saj pastaj nga fillimi. Pastaj fshiu të dy veshët e tij nga jasht dhe nga Brenda.”[29] Ky është hadith Hasen, por hadithi i Abdullah ibën Zejd-it është më i saktë se ky dhe me sened më të mirë. Me këtë hadith kanë punuar disa dijetarë të Kufas, prej të cilëve është edhe Vekij’ ibën El-Xherrah. [“Ibën Maxheh” (390)].

Tema (26)

Ç’farë ka ardhur për fshirjen e kokës një herë të vetme

34- (Me sened Hasen) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Bekër ibën Mudar: Nga Ibën Axhlan: Nga Abdullah ibën Muhamed ibën Akil: Nga Er-Rubejji’ bintu Miavidh ibën Afrae se ajo ka parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke marrë avdes. Thotë (ajo): “Fshiu kokën e tij, pjesën e përparme dhe të pasme të saj, pastaj dy anësoret e ballit dhe dy veshët, një herë të vetme.”[30]

Në temë ka hadith edhe nga Aliu dhe gjyshi i Talha ibën Musarif. Hadithi i Er-Rubejji’ është Hasen Sahih dhe është transmetuer edhe me rrugë të tjera nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai e ka fshirë kokën një herë të vetme. Me këtë hadith punon shumica e dijetarëve prej Sahabeve dhe pasardhësve të tyre. Me të punon edhe Xhaferr ibën Muhamed, Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafii, Ahmedi, Is’haku etj. Të gjithë këta janë të mendimit se fshirja (mes’hi) i kokës bëhet vetëm një herë. Na ka treguar Muhamed ibën Mensur, ka thënë: Kam dëgjuar Sufjan ibën Ujejneh të thotë: Kam pyetur Xhaferr ibën Muhamed për mes’hin e kokës: (Allahu e mëshiroftë) mjafton një herë e vetme? Ai tha: Po, për Zotin!

Tema (27)

Ç’farë ka ardhur për lagjen e duarve me ujë të ri për fshirjen e kokës

35- (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Hashram, ka thënë: Na ka njoftuar Abdullah ibën Vehbi, ka thënë: Na ka treguar Amër ibën El-Harith: Nga Habban ibën Uasii: Nga babai i tij: Nga Abdullah ibën Zejd: “Se ai ka parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke marrë avdes dhe se ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fshiu kokën e tij me ujë tjetër nga ai që lau duart.”[31] Ky Hadith është Hasen Sahih. Këtë Hadith e ka transmetuar gjithashtu Ibën Lehij’ah: Nga Habban ibën Uasii: Nga babai i tij: Nga Abdullah ibën Zejd: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes dhe fshiu kokën e tij me ujin që mbeti nga larja e duarve.” Por transmetimi i Amër ibën El-Harith është më i saktë sepse ai hadith është transmetuar me rrugë të ndryshme nga Abdullah ibën Zejd e të tjerë, se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka marrë ujë të ri për fshirjen e kokës gjatë avdesit dhe me këtë punon shumica e dijetarve të cilët janë të mendimit se për fshirjen e kokës duhet marrë ujë i ri. [“Sahih Ebi daud” (111):م].

Tema (28)

Ç’farë ka ardhur për fshirjen e dy veshëve nga jashtë dhe nga brenda

36- (Hasen Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Idris: Nga Ibën Axhlan: Nga Zejd ibën Eslem: Nga Ata’ ibën Jesar: Nga Ibën Abasi: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fshiu (me dorë të lagur) kokën dhe dy veshtë e tij nga jashtë dhe nga brenda.”[32] Në temë ka Hadith edhe nga Er-Rubejji’. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih dhe me të punon shumica e dijetarëve të cilët shohin fshirjen e pjesës së brendshme dhe të jashtme të veshëve gjatë avdesit. [“Ibën Maxheh” (439)].

Tema (29)

Ç’farë ka ardhur se veshët janë prej kokës

37- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Zejd: Nga Sinan ibën Rabij’ah: Nga Shehër ibën Hausheb: Nga Ebi Umameh, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes dhe lau fytyrën e tij tre herë, duart tre herë, pastaj fshiu kokën e tij dhe tha: “Dy veshët janë prej kokës.”[33] Kutejbe thotë: Hamadi thotë: Nuk e di nëse kjo është fjala e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) apo fjala e Ebi Umames?

Në temë ka hadith edhe nga Enesi. Hadithi i temës nuk është me sened të fortë. Me këtë hadith punon shumica e dijetarëve prej Sahabeve dhe pasardhësve të tyre; ata thonë se veshët janë prej kokës. Kështu thotë edhe Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafii, Ahmedi, Is’haku etj. Disa dijetarë të tjerë thonë: Pjesa e përparme e veshëve është prej fytyrës, ndërsa pjesa e pasme e tyre është prej kokës. Is’haku thotë: Preferoj që pjesa e përparme e veshëve të fshihet me larjen e fytyrës, ndërsa pjesa e pasme e tyre të fshihet me kokën. Kurse Esh-Shafii thotë: Fshirja e veshëve (gjatë avdesit) është sunet më vete dhe duhen fshirë me ujë të ri. [“Ibën Maxheh” (444)].

Tema (30)

Futja e ujit mes gishtave të këmbëve

38- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Hennadi, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’: Nga Sufjani: Nga Ebi Hashim: Nga Asim ibën Lakijt ibën Sabirah: Nga babai i tij, ka thënë: I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të marrësh avdes, fërkoje mesin e gishtave!”[34] Në temë ka hadith edhe nga Ibën Abasi, El-Musteuridi i cili është ibën Shedad El-Fihrij dhe nga Ebu Ejub El-Ensari. Ky hadith është Hasen Sahih dhe me të punojnë dijetarët, duke thënë se duhet fërkuar mesi i gishtave të këmbëve gjatë avdesit. Këtë mendim ka edhe Ahmedi dhe Is’haku. Ky i fundit thotë: Duhet fërkuar mesi i gishtave të duarve dhe të këmbëve gjatë avdesit. Emri i Ebu Hashim-it është Ismail ibën Kethijr El-Mekkij. [“Ibën Maxheh” (448)].

39- (Hasen Sahih) Na ka treguar Ibrahim ibën Seid El-Xheuheri, ka thënë: Na ka treguar Sead ibën Abdul-Hamid ibën Xheaferr, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Ebi Ez-Zinad: Nga Musa ibën Ukbeh: Nga Salih meula Et-Teuemeh: Nga Ibën Abasi: Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të marrësh avdes, fërko në mes të gishtave të duarve dhe të këmbëve!”[35] Ky hadith është Hasen Garib. [“Ibën Maxheh” (447)].

40- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ibën Lehij’ah: Nga Jezid ibën Amër: Nga Ebi Abdurr-Rrahman El-Hubuli: Nga El-Musteurid ibën Sheddad El-Fihrij, ka thënë: “Kam parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) që kur merrte avdes fërkonte në mes të gishtave të këmbëve me gishtin e vogël të dorës.”[36]

Ky Hadith është Hasen Garib; nuk e njohim veçse nga Hadithi i Ibën Lehij’as. [“Ibën Maxheh” (446)].

Tema (31)

Ç’farë ka ardhur për fjalën: “Mjerë për thembrat nga Zjarri”

41- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe: Na ka treguar Abdul-Aziz ibën Muhamed: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebi Hurejra: Se i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:“Mjerë për thembrat nga Zjarri!”[37] Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Amër, Aisha, Xhabiri, Abdullah ibën El-Harith, Muajkijbi, Halid ibën El-Uelijd, Shurahbijl ibën Haseneh, Amër ibën El-Asi dhe Jezid ibën Ebi Sufjan. Hadithi i Ebi Hurejrës është Hasen Sahih. Transmetohet gjithashtu se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mjerë për thembrat dhe barqet e këmbëve nga Zjarri!”. Kuptimi i këtij Hadithi është se nuk lejohet fshirja e këmbëve me dorë të lagur nëse nuk ke veshur çorape (si në rastin e dhënies mes’h), por duhen larë mirë me ujë deri te kyçet dhe në pjesën e poshtme të tyre. [ق].

Tema (32)

Ç’farë ka ardhur për larjen e gjymtyrëve nga një herë gjatë avdesit

42- (Sahih) Na ka treguar Ebu Kurejb, Hennadi dhe Kutejbeh, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Sufjani. (ح) Dhe na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Zejd ibën Eslem: Nga Ata’ ibën Jesar: Nga Ibën Abasi: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes duke i larë gjymtyrët nga një herë të vetme.”[38] Në temë ka hadith edhe nga Umeri, Xhabiri, Burejdeh, Ebu Rafi’u dhe Ibën El-Fakih. Hadithi i Ibën Abasit është më i miri dhe më i sakti në këtë temë. Këtë Hadith e ka transmetuar gjithashtu Rishdijn ibën Sead e të tjerë, nga Ed-Dahak ibën Shurahbijl: Nga Zejd ibën Eslem: Nga babai i tij: Nga Umer ibën El-Hattab: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes duke i larë gjymtyrët nga një herë të vetme.” Por ky nuk është gjë (d.m.th. është i dobët). I saktë është hadithi që transmeton Ibën Axhlan, Hisham ibën Sead, Sufjan Eth-Theuri dhe Abdul-Aziz ibën Muhamed: Nga Zejd ibën Eslem: Nga Ata’ ibën Jesar: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (411):خ].

Tema (33)

Ç’farë ka ardhur për larjen e gjymtyrëve nga dy herë gjatë avdesit

43- (Hasen Sahih) Na ka treguar Ebu Kurejb dhe Muhamed ibën Rafi’, kanë thënë: Na ka treguar Zejd ibën Hubab: Nga Abdurr-Rrahman ibën Thabit ibën Theuban, ka thënë: Më ka treguar Abdullah ibën El-Fadl: Nga Abdurr-Rahman ibën Hurmuz El-Earaxh: Nga Ebi Hurejra: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë.”[39] Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri. Ky Hadith është Hasen Garib; nuk e njohim veçse nga Ibën Theubani: Nga Abdullah ibën ElFadl i cili është sened Hasen Sahih. Ndërsa Hemmami ka transmetuar nga Amir El-Ehvel: Nga Atai: Nga Ebi Hurejra: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka marrë avdes duke i larë gjymtyrët nga tri herë.” [“Sahih Ebi Daud” (125)].

Tema (34)

Ç’farë ka ardhur për larjen e gjymtyrëve nga tri herë gjatë avdesit

44- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Mehdi: Nga Sufjani: Nga Ebi Is’haku: Nga Ebi Hajjeh: Nga Aliu: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes duke i larë gjymtyrët nga tri herë.”[40]

Në temë ka hadith edhe nga Uthmani, Aisha, Er-Rubejji’, Ibën Umer, Ebi Umameh, Ebi Rafi’u, Abdullah ibën Amër, Muavije, Ebu Hurejra, Xhabiri, Abdullah ibën Zejd dhe Ubej ibën Keab. Hadithi i Aliut është më i miri dhe më i sakti në këtë temë, sepse ai është transmetuar me disa rrugë nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe me të punon shumica e dijetarëve të cilët thonë: Avdesi lejohet nëse gjymtyrët lahen nga një herë, por nga dy herë është më mirë dhe nga tri herë më mirë akoma, ndërsa më shumë se kaq nuk lejohet. Ibën El-Mubarek thotë: Kam frikë se nëse shton në larjen e gjymtyrëve gjatë avdesit, mbi tri herë, merr gjynah. Ndërsa Ahmedi dhe Is’haku thonë: Nuk shton mbi tri herë veçse një njeri i sprovuar me vesvese. [“Sahih Ebi Daud” (100)].

Tema (35)

Larja e gjymtyrëve nga një herë, dy herë dhe tri herë gjatë avdesit

45- (Daif-i dobët) Na ka treguar Ismail ibën Musa El-Fezari, ka thënë: Na ka treguar Sherijku: Nga Thabit ibën Ebi Safijje, ka thënë: I thashë Ebu Xhaferrit: A të ka treguar Xhabiri se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka marrë avdes duke i larë gjymtyrët nga një herë, nga dy herë dhe nga tri herë? Ai tha: Po. [“Ibën Maxheh” (410)].

46- (Sahih me aprovimin e hadithit të Ibën Abasit të lartpërmendur me nr.42) Këtë Hadith e ka transmetuar gjithashtu Uekij’u: Nga Thabit ibën Ebi Safijje, ka thënë: I thashë Ebu Xhaferrit: A të ka treguar Xhabiri se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka marrë avdes duke i larë gjymtyrët nga një herë? Ai tha: Po.” Këtë na e ka treguar Hennadi dhe Kutejbe, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Thabit ibën Ebi Safijje. Ky Hadith është më i saktë se ai i Sherijkut, sepse ky është transmetuar nga disa rrugë nga Thabiti, i njëjtë me transmetimin e Uekij’-ut, ndërsa Sherijku gabon shumë.

Tema (36)

Ç’farë ka ardhur për atë që lan disa gjymtyrë nga dy herë dhe disa të tjera nga tri herë

47- (Me sened Sahih, por fjala për larjen e këmbëve nga dy herë është Shadh-e huaj) Na ka treguar Muhamed ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Amër ibën Jahja: Nga babai i tij: Nga Abdullah ibën Zejd: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes dhe e lau fytyrën e tij tri herë, duart nga dy herë, fshiu kokën dhe lau dy këmbët.”[41] Ky hadith është Hasen Sahih. Është përmendur në disa hadithe se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka marrë avdes duke i larë disa gjymtyrë nga një herë dhe disa të tjerë nga tri herë. Për këtë shkak, disa dijetarë kanë bërë lëshim në këtë gjë duke mos parë problem në larjen e disa gjymtyrëve nga tri herë dhe të disa të tjerave nga një apo dy herë gjatë avdesit. [“Sahih Ebi Daud” (109)].

Tema (37)

Ç’farë ka ardhur për formën e avdesit të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)

48- (Sahih) Na ka treguar Hennadi dhe Kutejbe, kanë thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas: Nga Ebi Is’haku: Nga Ebi Hajjete, ka thënë: Kam parë Aliun të marrë avdes: “Ai lau duart derisa i pastroi mirë, pastaj shplau gojën tri herë, pastaj hundën tri herë, lau fytyrën tri herë, krahët deri në bërryla tri herë, pastaj fshiu kokën (me dorë të lagur) një herë dhe në fund lau këmbët deri në kyçe. Pastaj u ngrit, mori ujin që i kishte ngelur në enë dhe e piu duke qenë më këmbë, pastaj tha: Doja t’u tregoja juve formën e avdesit të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).”[42]

Në temë ka hadith edhe nga Uthmani, Abdullah ibën Zejd, Ibën Abasi, Abdullah ibën Amër, Er-Rubejji’, Abdullah ibën Unejs dhe Aisha. [“Sahih Ebi Daud” (101-105):خ I shkurtuar].

49- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Hennad, kanë thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas: Nga Ebi Is’haku: Nga Abdu-Hajr: Përmendi për Aliun njësoj si hadithi i Ebi Hajjete, por me një dallim në fjalën e Abdu-Hajrit i cili ka thënë: “Kur ai mbaronte nga avdesi, merrte me grushtin e tij prej ujit të mbetur në enë dhe e pinte.”[43]

Hadithin e Aliut e ka transmetuar Ebu Is’hak El-Hemdani, nga Ebi Hajjete, Abdu-Hajr dhe El-Harith, nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Atë e ka transmetuar gjithashtu Zaidetu ibën Kudameh dhe të tjerë, nga Halid ibën Alkameh, nga Abdu-Hajr, nga Aliu: Hadithin e gjatë të avdesit. Hadithi i temës është Hasen Sahih.

Tema (38)

Spërkitja pas avdesit

50- (Daif-i dobët) Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdamij dhe Ahmed ibën Ebi Ubejdilah Es-Selijmij El-Basrij, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Kutejbeh Selmu Ibën Kutejbeh: Nga El-Hasen ibën Ali El-Hashimi: Nga Abdurr-Rrahman El-Earaxh: Nga Ebu Hurejra: Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Xhibrili erdhi te unë dhe më tha: O Muhamed, kur të marrësh avdes, spërkitu[44] me ujë!” Ky Hadith është Garib. Kam dëgjuar Muhamedin të thotë: El-Hasen ibën Ali El-Hashimi thotë hadithe të shpikura. Në temë ka hadith edhe nga Ebi El-Hakem ibën Sufjan, Ibën Abasi, Zejd ibën Harithe dhe Ebi Seid El-Hudrij. Disa thonë se emri i tij është Sufjan ibën El-Hakem, ose El-Hakem ibën Sufjan dhe janë ngatërruar në këtë hadith. [“Ibën Maxheh” (463)].

Tema (39)

Larja plotësisht e gjymtyrëve gjatë avdesit

51- (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xheaferr: Nga El-Ala’ ibën Abdurr-Rrahman: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra: Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “A t’iu tregoj se me çfarë (vepre) Allahu i fshin gjynahet tuaja dhe ua ngre gradët? Thanë: Po, o i Dërguari i Allahut! Tha: “Larja mirë dhe plotësisht e gjymtyrëve (gjatë avdesit) edhe nëse të mundon (në ditët e fohta të dimrit), hapat e shumta për ne xhami dhe pritja e faljeve pas njëra-tjetrës. Kjo është si xhihadi (ribati)[45].”[46]  [“Ibën Maxheh” (428): م].

52- (Sahih) Na ka treguar Kutejbeh, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Aziz ibën Muhamed: Nga El-Ala’: Njësoj si hadithi i mësipërm, veçse në hadithin e Kutejbe-s thuhet tre herë “Kjo është si xhihadi”. Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Abdullah ibën Amër, Ibën Abasi, Abijdeh apo Ubejdeh ibën Amër, Aisha, Abdurr-Rrahman ibën Aish El-Hadrami dhe Enesi. Hadithi i Ebu Hurejras është Hasen Sahih.

Tema (40)

Fshirja me peshqir pas avdesit

53- (Me sened Daif-të dobët) Na ka treguar Sufjan ibën Uekij’ ibën El-Xher-rah, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Uehb: Nga Zejd ibën Hubab: Nga Ebi Muadh: Nga Ez-Zuhrij: Nga Urveh: Nga Aisha, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kishte një shami me të cilën fshihej pas avdesit (thante ujin e gjymtyrëve).”[47] Hadithi i Aishes nuk qëndron dhe as nuk ka ndonjë hadith të saktë nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për këtë temë. Në këtë temë ka hadith edhe nga Muadh ibën Xhebel.

54- (Me sened Daif-të dobët) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Rishdijn ibën Sead: Nga Abdurr-Rrahman ibën Zijad ibën En’um: Nga Utbetu ibën Humejd: Nga Ubade ibën Nusej: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ganm: Nga Muadh ibën Xhebel, ka thënë: “Kam parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) që pasi merrte avdes, e fshinte fytyrën me një cep të rrobes së tij.”[48] Ky hadith është Garib dhe senedi i tij është i dobët. Disa dijetarë e kanë lejuar fshirjen me shami pas avdesit, ndërsa ata që e konsiderojnë të papëlqyer një gjë të tillë, kjo për shkak se thuhet se avdesi do të peshohet. Kjo thënie është përcjellë nga Seid ibën El-Musejjib dhe Ez-Zuhri. Na ka treguar Muhamed ibën Humejd, ka thënë: Na ka treguar Xheriri: Ka thënë: E ka treguar atë Ali ibën Muxhahid prej meje, dhe ai tek unë është i besueshëm: Nga Thealebe: Nga Ez-Zuhri, ka thënë: Unë nuk e pëlqej përdorjen e shamisë pas avdesit sepse avdesi peshohet.”

Tema (41)

Ç’farë thuhet pas avdesit

55- (Sahih) Na ka treguar Xheaferr ibën Muhamed ibën Imran Eth-Thealebi El-Kufi, ka thënë: Na ka treguar Zejd ibën Hubab: Nga Muavije ibën Salih: Nga Rabij’atu ibën Jezid Ed-Dimashki: Nga Ebi Idris El-Haulani dhe Ebu Uthman: Nga Umer ibën El-Hattab, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush merr avdes mirë e mirë dhe pastaj thotë: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një dhe i Pashoq është Ai, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. O Zoti im! Më bëj mua prej atyre që kthehen te Ti me pendim dhe prej atyre që pastrohen. Këtij i happen të teta dyert e Xhenetit dhe hyn në të prej asaj dere që dëshiron.”[49]

Në temë ka hadith edhe nga Enesi dhe Ukbeh ibën Amir. Në senedin e këtij hadithi ka përplasje dhe në këtë temë nuk kanë ardhur shumë transmetime të sakta nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (470)].

Tema (42)

Marrja avdes me një shinik[50] ujë

56- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’ dhe Ali ibën Huxhr, kanë thënë: Na ka treguar Ismail ibën Ulejjeh: Nga Ebi Rajhane: Nga Sefijne: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) merrte avdes me një shinik ujë dhe lahej me një Saë[51].”[52]

Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Xhabiri dhe Enes ibën Malik. Hadithi i Sefijnes është Hasen Sahih. Imam Shafiu dhe Ahmedi kanë thënë: Nuk është kuptimi i këtij hadithi se nuk lejohet të përdorësh më shumë apo më pak se kjo sasi uji, por ai tregon se kjo sasi do të mjaftonte. [“Ibën Maxheh” (267)].

 Tema (43)

Ç’farë ka ardhur për mospëlqimin e shpërdorimit të ujit

57- (Me sened Daif) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud Et-Tajalisi, ka thënë: Na ka treguar Harixheh ibën Mus’ab: Nga Junus ibën Ubejd: Nga El-Hasen: Nga Utej ibën Damrah Es-Seadij: Nga Ubej ibën Keab: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Vërtetë që avdesi ka një shejtan (që bën cytje dhe hedh dyshime gjatë tij) i cili quhet “El-Uelhan”-marrësi i mendjes dhe futësi i dyshimeve (a ka mbërritur uji në të gjithë pjesën e duhur, apo e kam larë një herë apo dy herë, duke shkaktuar shpërdorimin e ujit). Ruajuni vesveseve të ujit (shpërdorimin e tij të tepërt për shkak të vesveseve)!”[53] Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Amër dhe Abdullah ibën Mugafel. Hadithi i Ubej ibën Keab është Garib dhe senedi i tij nuk i fortë dhe as i saktë te dijetarët e hadithit. Në këtë temë nuk ka gjë të saktë nga i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (421)].

Tema (44)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes para çdo namazi

58- (Daif) Na ka treguar Muhamed ibën Humejd Er-Razi, ka thënë: Na ka treguar Seleme ibën El-Fadl: Nga Muhamed ibën Is’hak: Nga Humejdi: Nga Enesi: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) merrte avdes për çdo namaz, kishte pasur më parë apo nuk kishte pasur.” I thashë Enesit: Po ju, si vepronit? Ai tha: “Ne merrnim një avdes të vetëm (dhe falnim disa namaze derisa të na prishej ai avdes).”[54] Ky hadith i Humejdit nga Enesi është Hasen Garib (i vetëm dhe i panjohur) me këtë rrugë, por ai që njihet te dijetarët është hadithi i Amër ibën Amir El-Ensari, nga Enesi. Disa dijetarë e konsiderojnë marrjen e avdesit për çdo falje, si një punë e pëlqyeshme dhe jo e obligueshme.

59- (Daif) Në një hadith nga Ibën Umer, transmetohet se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush merr avdes mbi avdes, Allahu i shkruan atij për të dhjetë të mira!”[55] Senedi i këtij hadithi është i dobët. [“Ibën Maxheh” (512)].

60- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid dhe Abdurr-Rrahman ibën Mehdi, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Amër ibën Amir El-Ensari, ka thënë: Kam dëgjuar Enes ibën Malik të thotë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) merrte avdes për çdo namaz. Unë i thashë: Po ju si vepronit? Ai tha: “Ne i falnim të gjitha namazet me një avdes, përderisa nuk na prishej.”[56] Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (509):ق].

Tema (45)

Ç’farë ka ardhur për faljen e namazeve me një avdes të vetëm

61- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Mehdi: Nga Sufjani: Nga Alkameh ibën Merthed: Nga Sulejman ibën Burejdeh: Nga babai i tij, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) merrte avdes për çdo namaz, ndërsa në vitin e hapjes së Mekës, ai i fali të gjitha namazet me një avdes dhe i dha mes’h çorapeve.” Umeri i tha atij: Ti sot ke bërë diçka që nuk e ke pas bërë më parë? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Qëllimisht e bëra këtë.”[57] Ky hadith është Hasen Sahih. Atë e transmeton gjithashtu Ali ibën Kadim, nga Sufjan Eth-Theuri, por me shtesën: “Morri avdes (duke i larë gjymtyrët) nga një herë secilën.” Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Sufjan Eth-Theuri, nga Muharib ibën Dithar, nga Sulejman ibën Burejdeh: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) merrte avdes për çdo namaz.”

Dijetarët punojnë sipas këtij hadithi duke thënë se lejohet të fallen namazet me një avdes të vetëm, përderisa nuk i është prishur ai, ndërsa disa prej tyre merrte avdes për çdo namaz, duke e konsideruar si një vepër të pëlqyeshme dhe për të bërë më të mirën. Transmetohet nga El-Ifrijki: Nga Ebi Gutajf: Nga Ibën Umer: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush merr avdes mbi avdes, Allahu i shkruan atij për të dhjetë të mira!” Por senedi i këtij hadithi është i dobët. Në këtë temë ka hadith edhe nga Xhabir ibën Abdullah: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ka falur namazin e drekës dhe të mbasdites me të njëjtin avdes.” [“Ibën Maxheh” (510): م].

 Tema (46)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes të burrit dhe gruas prej të njëjtës enë

62- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Amër ibën Dinar: Nga Ebi Esh-Sheatha’: Nga Ibën Abasi, ka thënë: Më ka treguar Mejmuneh, ka thënë: “Unë dhe i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) laheshim pas marrëdhënieve, prej të njëjtës enë me ujë.”[58] Ky hadith është Hasen Sahih dhe me të punon shumica e dijetarëve; d.m.th. që nuk ka problem të lahet burri dhe gruaja nga e njëjta enë me ujë. Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Aisha, Enesi, Umu Hani, Umu Subejjeh, Umu Selemeh dhe Ibën Umer. Emri i Ebu Esh-Sheatha është Xhabir ibën Zejd. [ق].

Tema (47)

Mospëlqyeshmëria e marrjes avdes me ujin e mbetur në enë pas avdesit të gruas

63- (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Uekij’: Nga Sufjani: Nga Sulejman Et-Tejmij: Nga Ebi Haxhib: Nga një burrë prej fisit Beni Gifar, ka thënë: ““I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga marrja avdes me ujin e mbetur pas avdesit të gruas.”[59] Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Serxhis. Disa dijetarë e konsiderojnë të papëlqyer marrjen avdes me ujin e mbetur pas avdesit të gruas. Këtë mendim ka Ahmedi dhe Is’haku të cilët e konsiderojnë të papëlqyer këtë gjë, ndërsa për ujin që ngel pas pirjes së gruas, ata nuk shohin ndonjë problem. [“Ibën Maxheh” (373)].

64- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar dhe Mahmud ibën Gajlan, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Daudi: Nga Shu’beh: Nga Asim, ka thënë: Kam dëgjuar Ebu Haxhib të tregojë për El-Hakem ibën Amër El-Gifari se ai ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndalur që burri të marrë avdes me ujin e ngelur nga avdesi i gruas.” Ose ka thënë (dyshim i transmetuesit): “Me ujin e ngelur pas pirjes së saj.” Ky hadith është Hasen. Emri i Ebu Haxhib është Sevadetu ibën Asim. Muhamed ibën Beshari thotë në hadithin e tij: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar që burri të marrë avdes me ujin e ngelur nga avdesi i gruas.” Dhe Muhamed ibën Beshar nuk ka dyshuar në këtë.

Tema (48)

Lëshimi që është bërë në këtë gjë

65- (Sahih) Na ka treguar Kutejbeh, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas: Nga Simak ibën Harb: Nga Ikrimeh: Nga Ibën Abasi, ka thënë: “Një nga gratë e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u la në një vaskë me ujë, pastaj i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte të merrte avdes aty, por ajo i tha: O i Dërguari i Allahut, unë isha xhunub (e papastër kur u lava aty). Ai tha: “Uji nuk prishet (nuk bëhet xhunub)”[60] Ky hadith është Hasen Sahih. Me të ka punuar Sufjan Eth-Theuri, Maliku dhe Shafiu. [“Ibën Maxheh” (370)].

Tema (49)

Ç’farë ka ardhur për thënien: “Ujin nuk e ndot asgjë”

66- (Sahih) Na ka treguar Hennadi dhe El-Hasen ibën Ali El-Khalal, e të tjerë, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Usameh: Nga El-Uelid ibën Kethir: Nga Muhamed ibën Keab: Nga Ubejdilah ibën Abdullah ibën Rafiu ibën Hadixh: Nga Ebi Seid El-Hudri, ka thënë: Thanë: O i Dërguari i Allahut, a merr avdes me ujin e pusit të Budaas i cili është një pus ku hidhen gjakrat e periodave të grave dhe qentë e kafshët e ngordhura? I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Uji (i atij pusi) është i pastër dhe atë nuk e prish asgjë[61].”[62] Ky hadith është Hasen. Ebu Usameh e ka konsideruar me sened të mirë dhe askush nuk e ka transmetuar haithin e posit të Budaas nga Ebi Seidi, më mirë se transmetimi i Usamas. Ky hadith është transmetuar edhe me rrugë tjetër nga Ebi Seidi. Në temë ka hadith edhe nga Ibën Abasi dhe Aisha. [“El-Mishkatu” (478), “Sahih Ebi Daud” (59)].

Tema (50)

Në lidhje me atë para kësaj

67- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Muhamed ibën Is’hak: Nga Muhamed ibën Xheaferr ibën Ez-Zubejr: Nga Ubejdilah ibën Abdullah ibën Umer: Nga Ibën Umer, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili u pyet për ujin që gjendet nëpër fusha dhe prej të cilit pinë kafshët e egra e të buta dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse uji është në masën dy kul-leh (qypa të mëdhenj), ai nuk e mban papastërtinë!”[63]

Abdeh thotë: Muhamed ibën Is’haku ka thënë: Kuleh është qyp apo poçe e cila përdoret për ujin e pijshëm. Me këtë hadith punon Esh-Shafii, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë se nëse është në masën dy kul-leh, atë nuk e prish gjë, nëse nuk i ndryshon erën apo shijen e tij. [“Ibën Maxheh” (517)].

Tema (51)

Ç’farë ka ardhur për mospëlqimin e të urinuarit në ujin e palëvizshëm

68- (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazaku: Nga Meamar: Nga Hemam ibën Munebbih: Nga Ebi Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Most ë urinojë kush prej jush në ujin e ndenjur (që nuk lëviz) dhe pastaj të marrë avdes prej tij!”[64] Ky Hadith është Hasen Sahih. Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri. [“Ibën Maxheh” (344)].

Tema (52)

Ç’farë ka ardhur për pastërtinë e ujit të detit

69- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe: Nga Maliku. (ح) Dhe na ka treguar El-Ensari Is’hak ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku: Nga Safuan ibën Sulejm: Nga Seid ibën Selemeh prej fisit Ibën El-Ezrak: Se Mugijra ibën Ebi Burdeh i cili është prej fisit Beni Abdud-dar, i ka treguar atij se ai ka dëgjuar Ebu Hurejran të thotë: Një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): O i Dërguari i Allahut! Ne udhëtojmë në det dhe mbartim me vete pak ujë me të cilin nëse marrim avdes, atëherë na merr etja. A të marrim avdes nga uji i detit? I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Uji i tij është i pastër dhe e ngordhura (prej gjallesave) të tij është e lejuar (për t’u ngrënë).”[65] Në temë ka Hadith edhe nga Xhabiri dhe El-Firasij. Ky Hadith është Hasen Sahih dhe me të kanë gjykyar shumica e dijetarëve prej sahabeve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) prej të cilëve është Ebu Bekri, Umeri, Ibën Abasi. Ndërsa disa të tjerë prej sahabeve nuk e kanë pëlqyer marrjen avdes me ujin e detit, prej të cilëve është Ibën Umer dhe Abdullah ibën Amër. Ky i fundit ka thënë: Ai është zjarr. [“Ibën Maxheh” 9386-388)].

Tema (53)

Ç’farë ka ardhur për shtrëngimin e të ruajturit nga urina

70- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, Kutejbeh dhe Ebu Kurajb, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’: Nga El-Eamash, ka thënë: Kam dëgjuar Muxhahidin të tregojë për Tausin: Nga Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kaloi praën dy varreve dhe tha: “Ata të dy (të vdekurit) po dënohen dhe jo për ndonjë gjë të madhe. Ky i pari nuk ruhej nga spërkitja e urinës, ndërsa tjetri merrej me thashetheme!”[66] Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Ebu Musa, Abdurr-Rrahman ibën Haseneh, Zejd ibën Thabit dhe Ebi Bekrah. Hadithi i temës është Hasen Sahih. Këtë hadith e ka transmetuar edhe Mensuri, nga Muxhahidi, nga Ibën Abasi dhe nuk është përmendur në të Tausi, por hadithi i El-Eamash është më i saktë. Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Eban El-Belhi të cilit i ka diktuar Uekij’i, të thotë: Kam dëgjuar Uekij’in të thotë: Eamashi është më i fortë në mbatjen e senedit të Ibrahimit nga Mensuri. [“Ibën Maxheh” (347):ق].

 Tema (54)

Ç’farë ka ardhur për spërkitjen e urinës së fëmijës mashkull para se të hajë ushqim

71- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Menij’, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Ez-Zuhri: Nga Ubejdilah ibën Abdullah ibën Utbeh: Nga Umu Kajs bintu Mihsan, ka thënë:

“Hyra tek i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me fëmijë në krah i cili nuk kishte filluar të hante ushqim. Ai urinoi në prehërin e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili kërkoi ujë dhe e spërkati atë.”[67]

Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Aisha, Zejneb, Lubabeh bintu El-Harith e cila është Umu El-Fadël ibën Abas ibën Abdul-Mutalib, Ebu Es-Semhi, Abdullah ibën Amër, Ebu Lejla dhe Ibën Abasi. Me të kanë punuar edhe shumë prej Sahabeve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe pasardhësve të tyre, siç është Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë se urina e foshnjes mashkull pastrohet nga rrobja duke e spërkitur me ujë, ndërsa e vajzës duhet larë, të dy këta nëse nuk kanë filluar të hanë ushqim, sepse nëse hanë, atëherë duhet larë rrobja prej urinës së të dyve. [“Ibën Maxheh” (524): ق].

Tema (55)

Ç’farë ka ardhur për urinën e kafshëve që iu hahet mishi

72- (Sahih) Na ka treguar El-Hasen ibën Muhamed Ez-Zeaferani, ka thënë: Na ka treguar Affan ibën Muslim, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Selemeh, ak thënë: Na ka treguar Humejd, Katadeh dhe Thabit: Nga Enesi: Se disa njerëz nga Urejna zbritën në Medine dhe nuk e pëlqyen ajrin dhe ujin e saj. I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i drejtoi ata te devetë e sadakave dhe tha: “Pini nga qumështi dhe urina e tyre!” Ata shkuan dhe e vranë bariun e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), morrën dhe nganë shpejt devetë, pastaj dolën nga Islami. Më pas u kapën dhe i prunë tek i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Ai u preu (urdhëroi që t’u priten) duart dhe këmbët në mënyrë të tërthortë (dorën e djathtë me këmbën e majtë, ose dorën e majtë me këmbën e djathtë), u nxiu  sytë (ua nxori) dhe i hodhi në një tokë me gurë të zinj në Medine. Enesi thotë: I shihja ata të gërryenin tokën me gojët e tyre deri sa vdiqën. Hamdi ndoshta ka thënë: Kafshonin tokën me gojë, deri sa vdiqën.[68]

Ky Hadith është Hasen Sahih Garib dhe është transmetuar edhe me rrugë të tjera nga Enesi. Me këtë hadith punon shumica e dijetarëve të cilët thonë: Nuk ka problem nga urina e kafshëve që u hahet mishi.

73- (Sahih) Na ka treguar El-Fadl ibën Sehl El-Earaxh, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zurej’i, ka thënë: Na ka treguar Sulejman Et-Tejmij: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ua nxorri sytë atyre, sepse ata ua kishin nxjerrë sytë barinjve.”[69] Ky Hadith është Garib; nuk njohim ndokënd që ta ketë përmendur atë përveç këtij shejhu nga Jezid ibën Zurej’i. Ky hadith përmban kuptimin e Fjalës së Allahut që thotë: “Edhe për plagët ka hakmarrje!” [El-Maide: 45]. Transmetohet gjithashtu nga Muhamed ibën Sijrijn se ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e bëri këtë gjë me ta, para se të zbriste Ligji i dënimeve.”

Tema (56)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes nga gazrat

74- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Hennadi, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Shu’beh: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra: Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është i detyryeshëm avdesi vetëm nëse dëgjohet zë, apo del ajër!”[70] Ky Hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (515): م].

75- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Aziz ibën Muhamed: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra: Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse ndokush prej jush ndodhet në xhami dhe ndjen të dalë ajër na pas tij, mos të dalë nga xhamia vetëm nëse dëgjon zë apo i del ajër!”[71]

Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Zejd, Ali ibën Talk, Aisha, Ibën Abasi dhe Ebu Seidi. Hadithi në temë është Hasen Sahih dhe me të punojnë dijetarët të cilët thonë se avdesi nuk është i detyrueshëm vetëm nëse del gjë prej njërës nga dy rrugët e jashtqitjes. Ibën El-Mubarek thotë: Nëse njeriu dyshon për prishjen e avdesit, ai nuk e ka obligim marrjen avdes derisa të sigurohet plotësisht saqë të jetë i gatshëm për t’u betuar që e ka prishur atë (me ndonjë gaz që i ka dal). Thotë gjithashtu: Nëse gruas i del ajër nga para, atëherë duhet të marrë avdes. Po kështu thotë edhe Esh-Shafiu dhe Is’haku. [“Sahih Ebi Daud” (169): م].

76- (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazaku, ka thënë: Na ka njoftuar Meamar: Nga Hemam ibën Munebbih: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Allahu nuk e pranon faljen e askujt prej jush që kryen nevojat, derisa të marrë avdes!”[72] Ky Hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (54): ق].

Tema (57)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes pas gjumit

77- (Daif) Na ka treguar Ismail ibën Musa –nga Kufa-, Hennadi dhe Muhamed ibën Ubejd El-Muharibi, me kuptim të njëjtë, kanë thënë: Na ka treguar Abdus-Selam ibën Harb El-Mulaij: Nga Ebu Halid Ed-Dalani: Nga Katade: Nga Ebi El-Alije: Nga Ibën Abasi: Se ai e ka parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të flerë gjumë duke qenë në sexhde, saqë nxorri zë apo shfryu (dyshon transmetuesi), pastaj u ngrit që të falej, por unë i thashë (Ibën Abasi): O i Dërguari i Allahut! Por ti fjete!? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Avdesi nuk bëhet obligim veçse për atë që fle i shtrirë, sepse kur ai shtrihet, qetësohen dhe dobësohen të gjitha kyçet e gjymtyrëve të tij!”[73] Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Ibën Mes’udi dhe Ebu Hurejra. [“Daif Ebi Daud” (52), “El-Mishkat” (318)].

78- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid: Nga Shu’beh: Nga Katadeh: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: “Shokët e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i zinte gjumi (mbështetut në xhami duke pritur namazin e jacisë) pastaj ngriheshin dhe faleshin pa marrë avdes të ri.”[74] Ky Hadith është Hasen Sahih. Kam dëgjuar Salih ibën Abdullah të thotë: Kam pyetur Abdullah ibën El-Mubarek për atë që e merr gjumi duke qenë ulur dhe mbështetur (a i prishet avdesi apo jo)? Ai tha: Nuk e ka obligim avdesin (nuk i prishet).

Hadithin e Ibën Abasit e ka transmetuar gjithashtu Seid ibën Ebi Arubeh: Nga Katadeh: Nga Ibën Abasi, por pa përmendur Ebu El-Alijeh dhe pa e ngritur te i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Dijetarët janë kundërshtuar në prishjen apo jot ë avdesit prej gjumit. Shumica e tyre thonë se avdesi nuk prishet nëse personi fle ulur apo më këmbë, me përjashtim të fjetjes shtrirë, nëse ai fle shtrirë, duhet të marrë avdes kur do që të falet. Ky është mendimi i Eth-Theuri-t, Ibën El-Mubarek, Ahmedit etj. Disa të tjerë thonë që nëse fle në atë gjëndje që e humb mendjen, duhet të marrësh avdes të ri për t’u falur. ky mendim është i Is’hakut. Ndërsa imam Esh-Shafiu thotë: Kush fle ulur dhe sheh ndonjë ëndërr, apo i rrëshqet shilteja nga përgjumësia, ai duhet të marrë avdes. [“El-Irvau” (114), “Sahih Ebi Daud” (194), “El-Mishkat” (317)].

Tema (58)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes pas ngrënies së asaj që ka prekur zjarri (së pjekurës në zjarr)

79- (Hasen) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebi Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Avdesi është i obligueshëm nëse ha diçka që e ka prekur zjarri, edhe nëse është një copë djathi!” Ibën AbasI tha: O Ebu Hurejra! A të marrim avdes nga yndyra (që ka prekur zjarri)? Po nga uji i nxehur në zjarr?  Ebu Hurejra tha: O biri i vëllait tim! Kur dëgjon një Hadith nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), mos e diskuto atë duke prurë shembuj (por puno me të)!

Në temë ka hadith edhe nga Umu Habijbe, Umu Selemeh, Zejd ibën Thabit, Ebu Talha, Ebu Ejubi dhe Ebu Musa. Disa dijetarë e shohin të obligueshme marrjen avdes pas ngrënies së asaj që ka prekur zjarri, por shumica e dijetarëve prej Sahabeve, tabiinëve dhe pasuesëve të tyre nuk e shohin të obligueshme marrjen avdes prej asaj që ka prekur zjarri. [“Ibën Maxheh” (485)].

Tema (59)

Ç’farë ka ardhur për mosmarrjen avdes pas ngrënies së asaj që ka prekur zjarri

80- (Hasen Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Nga ka treguar Sufjan ibën Ujejneh, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Muhamed ibën Akil i cili ka dëgjuar Xhabirin. Sufjani thotë: Dhe na ka treguar Muhamed ibën El-Munkedir: Nga Xhabiri, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) doli (nga shtëpia) dhe unë isha me të. Pastaj hyri në shtëpinë e një gruaje nga Ensarët e cila theri një qingj dhe ai hëngri prej tij. Më pas ajo solli edhe një enë me hurma të njoma dhe ai hëngri prej tyre. Pastaj morri avdes për të faljen e drekës, u fal (aty) dhe para se të largohej ajo i pruri diçka që kishte ngelur nga qengji. Ai hëngri prej tij dhe kur erdhi koha e ikindisë, ai u fal pa marrë avdes të ri.”

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Bekër Es-Sidiku, por senedi i hadithit të tij nuk është i saktë. Atë e ka transmetuar Husam ibën Misak, nga Ebi Sirijn, nga Ibën Abasi, nga Ebu Bekër Es-Sidiku, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Hadithi i saktë është ai që ka transmetuar Ibën Abasi, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Kështu e kanë përcjellë hafizat. Ky hadith është përcjellë gjithashtu me rrugë të tjera nga Ibën Sirijn, nga Ibën Abasi, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Atë e ka përcjellë gjithashtu Ata’ ibën Jesar, Ikrima, Muhamed ibën Amër ibën Ata’, Ali ibën Abdullah ibën Abas e të tjerë: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), por pa përmendur në të Ebu Bekrin, gjë e cila është më e saktë. Në temë ka hadith edhe nga Ibën Abasi, Ebu Hurejra, Ibën Mes’udi, Ebu Rafi’, Umu El-Hakem, Amër ibën Umeje, Umu Amir, Suejd ibën En-Neuman dhe Umu Selemeh. Me këtë hadith punohet te shumica e dijetarëve prej Sahabeve, tabiinëve dhe pasardhësve të tyre, si: Sufjani, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiu, Ahmedi, Is’haku etj. të cilët mendojnë se avdesi nuk është i obligueshëm nëse ha diçka që e ka prekur zjarri dhe kjo është vepra e dytë dhe e fundit që ka bërë i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në këtë temë. Ky Hadith është fshirës i hadithit para këtij që fliste për marrjen avdes prej asaj që ka prekur zjarri. [“Sahih Ebi Daud” (185)].

Tema (60)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes pas ngrënies së mishit të devesë

81- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavija: Nga El-Eamash: Nga Abdullah ibën Abdullah Er-Razi: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla: Nga El-Bera’ ibën Azib, ka thënë: U pyet i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për marrjen avdes nëse ha mish deveje? Ai tha: “Merrni avdes prej tij!” Pastaj u pyet për mishin e deles? Ai tha: “Mos merrni avdes prej tij!”

Në temë ka hadith edhe nga Xhabir ibën Semura dhe Usejd ibën Hudajr. Këtë Hadith e ka përcjellë gjithashtu El-Haxhaxh ibën Ertaete nga Abdullah ibën Abdullah, nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla, nga Usejd ibën Hudajr, por i sakti është hadithi i Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla nga El-Bera’ ibën Azib. Sipas këtij hadithi ka punuar edhe Ahmedi dhe Is’haku.

Is’haku ka thënë: Më të saktat në këtë temë janë dy hadithe nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Hadithi i El-Bera’ dhe hadithi i Xhabir ibën Semura. Por nga disa dijetarë prej tabiinëve e të tjerëve, është përcjellë se ata nuk e kanë konsideruar të obligueshme marrjen avdes nga ngrënia e mishit të devesë. Ky mendim është i Sufjan Eth-Theurit dhe i dijetarëve të Kufës. [“Ibën Maxheh” (494)].

Tema (61)

Marrja avdes nëse prek organet gjenitale

82- (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Mensur, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid El-Katan: Nga Hisham ibën Urveh, ka thënë: Më ka treguar babai im: Nga Busra bintu Saf’uan: Se i dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush prek organin e tij, mos të falet pa marrë avdes!” Në temë ka Hadith edhe nga Umu Habijbe, Ebu Ejubi, Ebu Hurejra, Arva bintu Unejs, Aisha, Xhabiri, Zejd ibën Halid dhe Abdullah ibën Amër. Ky Hadith është Hasen Sahih. Po kështu e kanë transmetuar këtë hadith edhe të tjerë nga Hisham ibën Urveh, nga babai i tij, nga Busra. [“Ibën Maxheh” (479)].

83- (Sahih) Të njëjtin hadith e ka përcjellë edhe Ebu Usame e të tjerë: Nga Hisham ibën Urveh: Nga babai i tij: Nga Mirvani: Nga Busra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), njësoj si i pari. Këtë na e ka thënë Is’hak ibën Mensur: Na ka treguar Usameh, këtë hadith.

84- (Sahih) Këtë Hadith e ka përcjellë gjithashtu Ebu Ez-Zinad: Nga Urveh: Nga Busra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Ndërsa neve na e ka treguar këtë Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Ebi Ez-Zinad: Nga babai i tij: Nga Urveh: Nga Busra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): I njëjtë me të parin.

Këtë mendim kanë pasur edhe shumë prej Sahabeve e tabiinëve. Ky është edhe mendimi i El-Euzait, Esh-Shafiut, Ahmedit, Is’hakut etj.

Muhamedi ka thënë: Hadithi më i saktë në këtë temë është ai i Busras. Ndërsa Ebu Zur’ah thotë: Hadithi i Umu Habibes në këtë temë është i saktë. Ai hadith transmetohet nga El-Ala ibën El-Harith, nga Mekhul, nga Anbese ibën Ebi Sufjan, nga Umu Habijbe. Por Muhamedi thotë: Mekhuli nuk e ka dëgjuar atë nga Anbese ibën Ebi Sufjan, por ai e ka përcjellë atë nga një burrë, nga Anbese; por një hadith tjetër dhe jo këtë. Me sa duket ai nuk e konsideron të saktë këtë hadith.

Tema (62)

Ç’farë ka ardhur për mosmarrjen avdes nëse prek organet gjenitale

85- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Mulazim ibën Amër: Nga Abdullah ibën Bedër: Nga Kajs ibën Talk ibën Ali El-Hanefi: Nga babai i tij: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “A nuk është ai (organi gjenital) veçse një copë mishi e trupit të tij? Apo një pjesë prej (trupit) të tij?”

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Umame. Është përcjellë nga disa prej Sahabeve dhe tabiinëve se ata nuk e kanë konsideruar të detyrueshëm marrjen avdes nëse prek organet gjenitale. Këtë mendim kanë edhe dijetarët e Kufas dhe Ibën El-Mubarek. Hadithi i përmendur është më i sakti në këtë temë. Atë e ka transmetuar edhe Ejub ibën Utbeh dhe Muhamed ibën Xhabir, nga Kajs ibën Talk, nga babai i tij. Por disa dijetarë të hadithit nuk kanë folur mirë për Muhamed ibën Xhabir dhe Ejub ibën Utbeh. Ndërsa hadithi i Mulazim ibën Amër, nga Abadullah ibën Bedër është më i saktë dhe më i mirë. [“Ibën Maxheh” (483)].

Tema (63)

Mosmarrja avdes nga puthja e bashkshortes

86- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, Hennadi, Ebu Kurajbi, Ahmed ibën Menij’i, Mahmud ibën Gajlan dhe Ebu Ammar El-Husejn ibën Hurajth, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’: Nga El-Eamash: Nga Habijb ibën Ebi Thabit: Nga Urveh: Nga Aisha: “Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) puthi njërën prej grave të tij, pastaj doli për në namaz dhe nuk morri avdes.” Thotë (Urveh): Thashë: Kush të ketë qenë tjetër përveç teje? Ajo (Aisha) qeshi.

Hadith i ngjashm me këtë është përcjellë nga shumë dijetarë prej Sahabeve dhe tabiinëve, dhe ai është edhe mendimi i Sufjan Eth-Theurit dhe dijetarëve të Kufas të cilët thonë: Nuk është i obligueshëm avdesi nga e puthura. Ndërsa Malik ibën Enesi, El-Euzai, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku thonë se puthja e gruas e prish avdesin. Këtë mendim ka gjithashtu edhe disa prej dijetarëve të Sahabeve dhe tabiinëve. Shokët tanë e kanë lënë hadithin e Aishes nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në këtë temë, sepse ai nuk është i saktë sipas tyre, për shkak të zinxhirit të transmetuesëve. Kam dëgjuar Ebu Bekër El-Atar El-Basri të përmendë për Ali ibën El-Medijni që ai të ketë thënë: Jahja ibën Seid El-Kattan e ka konsideruar shumë të dobët këtë hadith, madje ka thënë se ai është thuajse asgjë. Kam dëgjuar gjithashtu Muhamed ibën Ismail ta konsiderojë të dobët këtë hadith dhe të thotë: Habijb ibën Ebi Thabit nuk ka dëgjuar gjë nga Urveh. Është përcjellë gjithashtu nga Ibrahim Et-Tejmi, nga Aisha: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e puthi atë dhe nuk morri avdes.” Por edhe ky hadith nuk është i saktë, sepse nuk dimë që Ibrahim Et-Tejmi të ketë dëgjuar gjë nga Aisha. Në këtë temë nuk ka ardhur gjë e saktë nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (502)].

Tema (64)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes nga e vjella dhe dalja gjak nga hundët

87- (Sahih) Na ka treguar Ebu Ubejde ibën Ebi Es-Sefer –ai është Ahmed ibën Abdullah El-Hemdani El-Kufi- dhe Is’hak ibën Mensur; Ubejde ka thënë: Na ka treguar, kurse Is’haku thotë: Na ka lajmëruar Abdus-Samed ibën Abdul-Uarith, ka thënë: Më ka treguar babai im: Nga Husejni El-Mualim (mësuesi): Nga Jahja ibën Ebi Kethijr, ka thënë: Më ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Amër El-Euzai: Nga Jeish ibën El-Uelid El-Mahzumi: Nga babai i tij: Nga Meadan ibën Ebi Talha: Nga Ebi Ed-Darda: “Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nxorri të vjellën dhe pastaj morri avdes.” Unë takova Theubanin në xhaminë e Damaskut dhe ia përmenda këtë hadith. Ai tha: Ka thënë të vërtetën, madje unë i kam hedhur ujë kur morri avdes.

Is’hak ibën Mensuri thotë: Emri Meadan ibën Ebi Talha është më i saktë se Meadan ibën Talha. Shumë dijetarë prej sahabeve dhe tabiinëve kanë qenë të mendimit se e vjella dhe dajla e gjakut nga hundët e prishin avdesin. Këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Ahmedi, Is’haku etj. Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se e vjella dhe gjaku i hundëve nuk e prishin avdesin. Ky është mendimi i Malikut, Esh-Shafiut etj. Husejn El-Mualim e ka konsideruar të mirë hadithin e temës dhe ky hadith është më i sakti në këtë temë. Këtë hadith e ka transmetuar gjithshtu Meamari nga Jahja ibën Ebi Kethir, por ka gabuar në të, sepse ka thënë: Nga Jeish ibën El-Uelid: Nga Halid ibën Meadan: Nga Ebi Ed-Darda, dhe nuk ka përmendur El-Euzain, por ka thënë: Nga Halid ibën Meadan i cili në fakt është Meadan ibën Ebi Talha. [“El-Irvau” (111)].

Tema (65)

Marrja avdes me lëngun e frutave të fermentuara

88- (Daif –i dobët) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Ebi Fezara: Nga Ebi Zejd: Nga Abdullah ibën Mes’udi, ka thënë: Më pyeti i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): ” Ç’farë ken ë atë poçe?” I thashë: Lëng hurmash të fermentuara. Ai tha: “Frut i mirë dhe ujë i pastër (ai i hurmave arabe)!” Pastaj morri avdes me të.

Ky hadith është përcjellë nga Ebi Zejdi, nga Abdullahi, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), por Ebu Zejdi është njeri i panjohur te dijetarët e hadithit dhe nuk i njihet ndonjë transmetim tjetër përveç këtij. Disa dijetarë e kanë lejuar marrjen avdes me lëng të fermentuar, prej të cilëve është Sufjani etj. Por disa të tjerë kanë thënë se nuk lejohet të marrësh avdes me këtë lëng, prej të cilëve është Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Is’haku thotë: Nëse ndokush sprovohet dhe nuk gjen për të marrë avdes veçse lëng frutash të fermentuar, më e pëlqyer për mua është që përveç avdesit me të, ai të marrë edhe tejemum. Fjala e atyre që thonë se nuk lejohet të marrësh avdes me këtë lëng është më afër Kur’anit dhe më e ngjashme me Vargjet e tij, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe nëse nuk gjeni ujë, atëherë prekni tokën e pastër me duar (merrni tejemum)!” (En-Nisa:43). [“Ibën Maxheh” (384)].

Tema (66)

Shplarja e gojës kur pi kos

89- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Ukajl: Nga Ez-Zuhri: Nga Ubejdilah ibën Abdullah: Nga Ibën Abasi: “Se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) piu kos, pastaj kërkoi ujë, shplau gojën dhe tha: “Ai ka yndyrë (gjalp).”

Në temë ka hadith edhe nga Sehl ibën Sead dhe Umu Selemeh. Hadithi në temë është Hasen Sahih. Disa dijetarë e shohin të obligueshme shplarjen e gojës kur pi kos, ndërsa tek ne kjo është diçka e pëlqyeshme. Disa të tjerë nuk e konsiderojnë fare shplarjen e gojës nga kosi. [“Ibën Maxheh” (498)].

Tema (67)

Mospëlqyeshmëria e kthimit të selamit nëse nuk ke avdes

90- (Hasen Sahih) Na ka treguar Nasër ibën Ali dhe Muhamed ibën Beshar, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Muhamed ibën Abdullah Ez-Zubejri: Nga Sufjani: Nga Ed-Dahak ibën Uthman: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer: “Se një burrë e përshëndeti me selam të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili ishte duke urinuar dhe nuk ia ktheu përshëndetjen.” Ky hadith është Hasen Sahih. Kjo gjë është e papqlqyer tek ne nëse njeriu është duke urinuar dhe disa dijetarë e kanë komentuar me këtë gjë. Ky Hadith është më i miri në këtë temë. Në temë ka hadith edhe nga El-Muhaxhir ibën Kunfudh, Abdullah ibën Handhale, Alkameh ibën El-Fagva, Xhabiri dhe El-Bera. [“El-Irvau” (54), “Sahih Ebi Daud” (12 dhe 13): م].

Tema (68)

Ç’farë ka ardhur për enën ku ka pirë qeni

91- (Sahih) Na ka treguar Sevar ibën Abdullah El-Anberi, ka thënë: Na ka treguar El-Muetemiru ibën Sulejman, ka thënë: Kam dëgjuar Ejubin të tregojë: Nga Muhamed ibën Sirijn: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), se ai ka thënë: “Nëse qeni pi ujë në një enë, ajo duhet larë shtatë herë, e para- ose e fundit herë (dyshim nga transmetuesi, por më e saktë është e para e tyre) duhet të bëhet me dhe, ndërsa nëse pi macja, atëherë ena lahet vetëm një herë.” Ky Hadith është Hasen Sahih. Me të ka gjykuar Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Ky hadith është transmetuer edhe me rrugë të tjera nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), i njëjtë me këtë, por pa u përmendur pjesa e dytë e tij:  “ndërsa nëse pi macja, atëherë ena lahet vetëm një herë.” Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mugaffel. [“Sahih Ebi Daud” (64-66): م i njëjtë me të, por pa përmendur pirjen e maces].

Tema (69)

Ç’farë ka ardhur për enën ku ka pirë macja

92- (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Enes: Nga Is’hak ibën Abdullah ibën Ebi Talha: Nga Humejde bintu Ubejd ibën Rifaah: Nga Kebshete bintu Keab ibën Malik e cila ishte te Ibën Ebi Katade dhe Ebu Katade hyri te ajo. Ajo thotë: I hodha ujë në një enë për të parrë avdes por erdhi një mace për të pirë, ndërsa ai ia rregulloi enën mirë deri sa piu sa deshi. Kebshetu thotë: Më pa të vështroja e habitur te aid he më tha: A po habitesh, o bija e vëllait tim? I thashë: Po. Ai tha: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ajo nuk është e papastër, por është prej atyre që rrinë rreth jush (njësoj si shërbëtorët e shërbëtoret e shtëpisë).” Në temë ka hadith edhe nga Aisha dhe Ebu Hurejra. Ky Hadith është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë gjykuar shumica e dijetarëve prej sahabeve, tabiinëve dhe ata pas tyre, si Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku të cilët nuk shohin problem në enën ku ka pirë macja. Hadithi i përmendur është më i miri në këtë temë. Maliku e ka konsideruar të mirë këtë hadith nga rruga e Is’hak ibën Abdullah ibën Ebi Talha dhe askush nuk ka përcjellë diçka më të plotë se Maliku (në këtë temë). [“Ibën Maxheh” (367)].

Tema (70)

Fshirja mbi meste[75] me dorë të lagur gjatë avdesit

93- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga El-Eamash: Nga Ibrahimi: Nga Hemam ibën El-Harith, ka thënë: Xherir ibën Abdullah urinoi, pastaj morri avdes dhe i dha mes’h (fshiu) me dorë të lagur mesteve nga pjesa e sipërme e këmbës. Dikush i tha: A e bën një gjë të tillë? Ai tha: E ç’farë më pengon, kur unë kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) t’a bëjë këtë gjë. Ibrahimi thotë: Njerëzve u pëlqente hadithi i Xheririt sepse ai u bë musliman pas zbritjes së sures Maide (dhe nuk ka mundësi që të jetë fshirë me ndonjë hadith tjetër, sepse kjo ka qenë pak para vdekjes së të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Në temë ka hadith edhe nga Umeri, Aliu, Hudhejfe, El-Mugijra, Bilali, Seadi, Ebu Ejubi, Selmani, Burejde, Amër ibën Umeje, Enesi, Sehl ibën Sead, Jeala ibën Murrah, Ubadetu ibën Es-Samit, Usame ibën Sherik, Ebu Umame, Xhabiri, Usame ibën Zejd, Ibën Ubade apo Ibën Umare dhe Ubej ibën Umare. Hadithi i Xheririt është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (543)].

94- (Sahih) Transmetohet nga Shehr ibën Hausheb, ka thënë: Kam parë Xherir ibën Abdullah të marrë avdes dhe të fshijë me duar të lagura mbi mestet e tij. Unë i thashë se përse e bën një gjë të tillë? Ai tha: Kam parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të marrë avdes dhe të fshijë mbi meste. I thashë: E ke parë para zbritjes së Maides apo pas saj? Ai tha: Unë nuk kam hyrë në Islam veçse pas zbritjes së Maides. Këtë hadith na e ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Halid ibën Zijad Et-Tirmidhi: Nga Mukatil ibën Hajan: Nga Shehr ibën Hausheb: Nga Xheriri. Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Bakije: Nga Ibrahim ibën Ed’hem: nga Mukatil ibën Hajan: Nga Shehr ibën Hausheb: Nga Xheriri.

Ky Hadith është i shpjeguar (mufesser-që nuk pranon komente të tjera), sepse disa që e mohojnë mes’hin mbi meste, shpjegojnë se kjo vepër e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka qenë para zbritjes së sures Maide. Ndërsa Xheriri përmend se e ka parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të fshijë mbi meste, pas zbritjes së Maides. [“El-Irvau” (1/137)].

Tema (71)

Fshirja mbi meste për udhëtarin dhe vendaliun

95- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane: Nga Seid ibën Mesruk: Nga Ibrahim Et-Tejmij: Nga Amër ibën Mejmun: Nga Ebu Abdullah El-Xhedeli: Nga Huzejme ibën Thabit: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai është pyetur për fshirjen mbi meste dhe ka thënë: “Për udhëtarin tre ditë, ndërsa për vendaliun një ditë.” Transmetohet se Jahja ibën Mein e ka konsideruar të saktë hadithin e Huzejme ibën Thabit për fshirjen mbi meste. Ky Hadith është Hasen Sahih. N ëtemë ka hadith edhe nga Aliu, Ebu Bekrah, Ebu Hurejra, Saf’uan ibën Assal, Auf ibën Malik, Ibën Umer dhe Xheriri. [“Ibën Maxheh” (553)].

96- (Hasen) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas: Nga Asim ibën Ebi En-Nexhud: Zerr ibën Hubejsh: Nga Saf’uan ibën Assal, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na urdhëronte që kur ishim në udhëtim të mos i hiqnim mestet për tri ditë rresht bashkë me netët e tyre, vetëm në rast xhenabeti (që duhet të laheshin), ndërsa prej urinimit dhe gjumit jo.”

Ky Hadith është Hasen Sahih. Në temë ka transmetuar edhe El-Hakem ibën Utejbe dhe Hamadi: Nga Ibrahim En-Nah’ij: Nga Ebu Abdullah El-Xhedeli: Nga Huzejme ibën Thabit, por ai hadith nuk është i saktë. Muhamed ibën Ismail thotë: Hadithi më i saktë në këtë temë është ai Saf’uan ibën Assal El-Muradi dhe sipas tij ka punuar shumica e dijetarëve prej shokëve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), shokëve të tyre dhe ata që kanë ardhur pas tyre prej dijetarëve të fikhut, si Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë se vendaliu i jep mes’h mesteve një ditë dhe një natë, ndërsa udhëtari tri ditë me netët e tyre. Është përcjellë nga disa dijetarë të cilët nuk e kanë kufizuar me kohë mes’hin mbi meste. Kjo është fjala e Malik ibën Enesit, por kufizimi me kohë është më i saktë. Ky Hadith është transmetuar gjithashtu nga Saf’uan ibën Assali me rrugë të tjera përveç Asimit. [“Ibën Maxheh” (478)].

Tema (72)

Fshirja mbi meste nga pjesa e sipërme dhe e poshtme e këmbës

97- (Daif) Na ka treguar Ebu El-Uelid Ed-Dimashki, ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Muslim, ka thënë: Më ka njoftuar Theur ibën Jezid: Nga Raxha ibën Hajva: Nga shkruesi i Mugiras: Nga Mugira ibën Shu’beh: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fshiu pjesën e sipërme të mesteve dhe pjesën e poshtme të tyre.” Kjo është edhe fjala e disa prej sahabeve dhe tabiinëve. Po kështu thotë edhe Maliku, Shafiu dhe Is’haku. Ky hadith është i sëmurë, sepse atë nuk ia ka mveshur Theur ibën Jezidit, njeri tjetër përveç El-Uelid ibën Muslim. Kam pyetur Ebu Zur’an dhe Muhamed ibën Ismail për këtë hadith dhe ata më thanë: Ai nuk është i saktë, sepse Ibën El-Mubarek e ka përcjellë atë nga Theuri, nga Raxha ibën Hajva i cili ka thënë: Më ka treguar shkruesi i Mugiras: se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) …, duke mos përmendur El-Mugiran, kështu që hadithi është mursel (ka rënë sahabi). [“Ibën Maxheh” (550)].

Tema (73)

Fshirja mbi meste vetëm nga pjesa e sipërme e tyre

98- (Hasen Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhr, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Ebi Ez-Zinad: Nga babai i tij: Nga Urveh ibën Ez-Zubejr: Nga El-Mugira ibën Shu’beh, ka thënë: “Kam parë të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të fshijë mbi meste me duar të lagura nga pjesa e sipërme e tyre.” Hadithi i Mugiras është Hasen dhe nuk njohim ndokënd tjetër të ketë përmendur nga Urveh, nga Mugira “nga pjesa e sipërme e tyre”, përveç Abdurr-Rrahmanit. Kjo është edhe fjala e shumë dijetarëve dhe këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri dhe Ahmedi. Muhamedi thotë: Maliku e konsideronte të dobët Abdurr-Rrahman ibën Ebi Ez-Zinad. [“El-Mishkatu” (522), “Sahih Ebi Daud” (151-152)].

Tema (74)

Fshirja me dorë të lagur mbi çorape dhe pandofla[76]

99- (Sahih) Na ka treguar Hennadi dhe Mahmud ibën Gajlan, kanë thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Sufjani: Nga Ebu Kajs: Nga Huzejl ibën Shurahbil: Nga El-Mugira ibën Shu’beh, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes dhe fshiu me duar të lagura mbi çorape dhe pandofla (duke i pasur pandoflat mbathur).” Ky Hadith është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë gjykuar shumë dijetarë. Po këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë: Lejohet mes’hu mbi çorape edhe nëse nuk ka mbathur pandofla, nëse ato janë të trasha. Në temë ka haith edhe nga Ebu Musa. Kam dëgjuar Salih ibën Muhamed Et-Tirmidhi të thotë: Kam dëgjuar Ebu Mukatil  Es-Semerkandi të thotë: Hyra te Ebu Hanifja kur ishte i sëmurë prej të cilës sëmurje edhe vdiq, ai kërkoi ujë dhe morri avdes. Në këmbë kishte veshur çorape dhe i fshiu me dorë të lagur, pastaj tha: Sot bëra diçka që nuk e kam bërë më parë; i fshiva çorapet pa pasur mbathur pandofla. [“Ibën Maxheh” (559)].

Tema (75)

Ç’farë ka ardhur për fshirjen me dorë të lagur mbi imame[77]

100- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid El-Kattan: Nga Sulejman Et-Tejmij: Nga Bekër ibën Abdullah El-Muzenij: Nga El-Hasen: Nga Ibën El-Mugira ibën Shu’beh: Nga babai i tij, ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) morri avdes dhe fshiu me dorë të lagur imamen dhe mestet e këmbëve.” Bekri thotë: E kam dëgjuar këtë nga Ibën El-Mugira, ndërsa Muhamed ibën Beshari ka përmendur në një transmetim tjetër të të njëjtit hadith se “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fshiu me dorë të lagur flokët mbi ball bashkë me imamen” Ky hadith është transmetuar edhe me rrugë të tjera nga Mugira ibën Shu’beh, në disa prej të cilat përmendet se ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka fshirë edhe flokët mbi ball bashkë me imamen, dhe në disa të tjera përmendet vetëm imamja.

Kam dëgjuar Ahmed ibën El-Hasen të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Hanbel të thotë: Nuk kam parë me sytë e mi si Jahja ibën El-Kattan (lavdërim për të). Në temë ka hadith edhe nga Amër ibën Umejje, Selmani, Theubani dhe Ebi Umame. Hadithi i El-Mugira ibën Shu’beh është Hasen Sahih dhe me të kanë punuar shumë dijetarë prej sahabeve, si Ebu Bekri, Umeri dhe Enesi. Këtë mendim ka edhe El-Euzai, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë se lejohet të fshihet imamja me dorë të lagur. Ndërsa disa dijetarë të tjerë prej sahabeve dhe tabiinëve thonë se nëse fshihet imamja gjatë avdesit, atëherë duhet të fshijë edhe baluket bashkë me të. Këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri, Malik ibë Enes, Ibën El-Mubarek dhe Esh-Shafiu. Kam dëgjuar El-Xharud ibën Muadh të thotë: Kam dëgjuar Uekij’ ibën El-Xherrah të thotë: “Nëse fshin me dorë të lagur mbi imame, kjo gjë i quhet e saktë për shkak të gjurmëve të ardhura.” [“Sahih Ebi Daud” (137-138): م].

101- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Mus’hir: Nga El-Eamash: Nga El-Hakem: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla: Nga Keab ibën Uxhrah: Nga Bilali: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fshiu me dorë të lagur mestet e këmbëve dhe shaminë e kokës.” [“Ibën Maxheh” (561)].

102- (Me sened Sahih) Na ka treguar Kutejbe ibën Seid, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufadal: Nga Abdurr-Rrahman ibën Is’hak: Nga Ebu Ubejde ibën Muhamed ibën Ammar ibën Jasir, ka thënë: Kam pyetur Xhabir ibën Abdullah për fshirjen e mesteve të këmbëve me dorë të lagur, dhe ai më tha: “Ajo është sunet, o biri i vëllait tim!” Pastaj e pyeta për fshirjen e imams, ai tha: “Duhet që uji t’a prekë flokun.”[78]

Tema (76)

Ç’farë ka ardhur për larjen e trupit për shkak të xhenabetit[79]

103- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga El-Eamash: Nga Salim ibën Ebi El-Xhead: Nga Kurejbi: Nga Ibën Abasi: Nga tezja e tij Mejmune (gruaja e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “I afrova të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ujë për t’u larë dhe ai u la për shkak të xhenabetit. Ai ktheu enën me dorën e majtë dhe mbushi grushtin e së djathtës, pastaj lau duart me njëra-tjetrën. Pastaj futi dorën në enë dhe hodhi ujë mbi pjesët e turpshme të trupit dhe e fërkoi dorën pas murit apo tokës, pastaj shplau gojën dhe hundët, lau fytyrën, pastaj krahët, hodhi ujë mbi kokë tre herë, pastaj lau gjithë trupin dhe në fund u përkul dhe lau këmbët.” Ky Hadith është Hasen Sahih. Në temë ka hadith edhe nga Umu Seleme, Xhabiri, Ebu Seidi, Xhubejr ibën Mut’im dhe Ebu Hurejra. [“Ibën Maxheh” (573):ق].

104- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Hisham ibën Urveh: Nga babai i tij: Nga Aisha, ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) donte të lahej për shkak të xhenabetit, fillonte me larjen e duarve para se t’i fuste në enë. Pastaj lante pjesët e turpshme të tij dhe merrte avdes si për namaz. Pastaj fuste ujin në rrënjët e flokut dhe hidhte mbi kokë tre grushta ujë.” Ky Hadith është Hasen Sahih dhe këtë e kanë zgjedhur dijetarët për mënyrën e larjes për shkak të xhenabetit; që të marrësh avdes si për namaz, pastaj të lash kokën tre herë, pastaj të lash të gjithë trupin dhe në fund të lash këmbët. Sipas këtij Hadithi punojnë dijetarët dhe thonë: Nëse ai që është xhunub zhytet në ujë dhe nuk merr avdes, atij i quhet larja. Ky është mendimi i Esh-Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. (Gjithshtu edhe i Ebu Hanifes dhe shokëve të tij). [“El-Irvau” (132):ق].

Tema (77)

A duhet t’a prishë gruaja gërshetin e flokëve kur lahet?

105- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Ejub ibën Musa: Nga Seid El-Makburi: Nga Abdullah ibën Rafi’u: Nga Umu Seleme, ka thënë: Thashë: O i Dërguari i Allahut, unë i shtrëngoj gërshetat e flokëve të mi, a ti prish ato kur lahem për shkak të xhenabetit? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Jo (mos i prish). Mjafton që të hedhësh ujë tri herë mbi kokë dhe pastaj të lashë të gjithë trupin. Kështu je pastruar. Apo ka thënë: Kështu që e gjen veten të pastruar.” Ky Hadith është Hasen Sahih dhe me të punojnë dijetarët të cilët thonë se gruaja nëse lahet dhe nuk i prish gërshetat e flokëve por hedh ujë mbi kokë, larja e saj është e saktë. [“Ibën Maxheh” (603):م].

Tema (78)

Ç’farë ka ardhur për thënien: Nën çdo qime floku ka xhenabet

106- (Daif) Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar El-Harith ibën Uexhih, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Dinar: Nga Muhamed ibën Sirijn: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Nën çdo qime floku ka xhenabet, kështu që lajini mirë flokët dhe pastroni lëkurën (që uji të depërtojë në të)!” Në temë ka hadith edhe nga Aliu dhe Enesi. Hadithi i El-Harith ibën Uexhih është Garib dhe nuk e njohim veçse nga ai, por ai nuk është transmetues shumë i besueshëm edhe pse disa dijetarë kanë transmetuar prej tij. Ai në këtë hadith është i vetmi transmetues nga Malik ibën Dinar dhe thuhet nga El-Harith ibën Uexhih apo Ibën Uexhbe. [“Ibën Maxheh” (597)].

Tema (79)

Marrja avdes pas larjes së trupit

107- (Sahih) Na ka treguar Ismail ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Ebu Is’haku: Nga El-Esved: Nga Aisha: “Se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk merrte avdes pas larjes së trupit.”

Ky Hadith është Hasen Sahih dhe kjo është edhe fjala e shumë dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve; që të mos merret avdes pas larjes së trupit. {“Ibën Maxheh” (579)].

Tema (80)

Ç’farë ka ardhur për thënien: Nëse takojnë dy lafshat e synetit[80], bëhet obligim larja e trupit (gusli)

108- (Sahih) Na ka treguar Ebu Musa Muhamed ibën El-Muthena, ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Muslim: Nga El-Euzai: Nga Abdurr-Rrahman ibën El-Kasim: Nga babai i tij: Nga Aisha, ka thënë: “Nëse e kalon lafsha lafshën (nëse hyn organi te organi), atëherë bëhet i obligueshëm gusli (larja). Kështu ndodhi me mua dhe të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe pastaj u lamë (morëm gusël).” Në temë ka Hadith edhe nga Ebu Hurejra, Abdullah ibën Amër dhe Rafi’ ibën Hadixh. [“Ibën Maxheh” (608): م].

109- (Sahih duke u mbështetut në atë para këtij) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Sufjani: Nga Ali ibën Zejd: Nga Seid ibën El-Musejjib: Nga Aisha, ka thënë: I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse e kalon lafsha lafshën (futet organi te organi), atëherë gusli bëhet i obligueshëm!” Hadithi i Aishes është Hasen Sahih dhe ai është transmetuar edhe me rrugë të tjera nga Aisha, nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Kjo është edhe fjala e shumicës së dijetarëve[81] prej sahabeve, si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Aisha etj, si dhe fjala e dijetarëve prej tabiinëve dhe pasardhësve të tyre, si Sufjan Eth-Theuri, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë se nëse takohen dy lafshat, atëherë gusli bëhet i detyrueshëm. [“El-Irvau” (1/121)].

Tema (81)

Ç’farë ka ardhur për thënien: Uji (larja me ujë) bëhet i obligueshëm vetëm nëse del uji (sperma)

110- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën El-Mubarek, ka thënë: Na ka treguar Junus ibën Jezid: Nga Ez-Zuhri: Nga Sehl ibën Sead: Nga Ubej ibëm Keab, ka thënë: Përdorja e ujit (larja) vetëm nëse del uji (sperma) ka qenë lëshim për njerëzit në fillim të Islamit, por më pas ajo u bë e ndaluar (u bë larja e obligueshme nëse futen organet te njëri-tjetri edhe nëse nuk del gjë (spermë). [“Ibën Maxheh” (609)].

111- Na ka treguar Ahmed ibën Menij’, ka thënë: Na ka treguar Ibën El-Mubarek, ka thënë: Na ka treguar Meamar: Nga Ez-Zuhri; me këtë sened njësoj si hadithi i parë. Ky Hadith është Hasen Sahih. Larja e trupit vetëm nëse del sperma ka qenë në fillim të Islamit dhe pastaj u fshi (me Hadithin e Aishes së përmendur më lartë). Kështu ka përcjellë shumë prej sahabeve, si Ubej ibën Keab dhe Rafi’ ibën Hadixh dhe me të punohet te shumica e dijetarëve të cilët thonë se nëse burri bashkohet me gruan dhe e fut organin e tij te i saj, atëherë larja bëhet e detyrueshme edhe nëse nuk del sperma.

112- (Sahih përveç fjalës “në ëndërr[82]“, senedi is ë cilës është daif dhe meukuf –prej fjalës së sahabit) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka njoftuar Sheriku: Nga Ebu El-Xhehaf: Nga Ikrima: Nga Ibën Abasi, ka thënë: “Përdorja e ujit vetëm nëse del uji, është për daljen e spermës në ëndërr.” Kam dëgjuar Xhaludin të thotë: Kam dëgjuar Uekij’un të thotë: Këtë hadith nuk e kemi gjetur veçse te Sheriku.

(Sahih) Në temë ka Hadith edhe nga Uthman ibën Affan, Ali ibën Ebi Talib, Ez-Zubejr, Talha, Ebu Ejubi dhe Ebu Seidi: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë: “Përdorimi i ujit (larja) është e detyrueshme vetëm nëse del uji (sperma)!”[83] [“Ibën Maxheh” (606-607)].

Tema (82)

Për atë që zgjohet dhe gjen rroben të njomë (me spermë), por nuk kujton të ketë parë ëndërr

113- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Halid El-Hajjat: Nga Abdullah ibën Umer –El-Umerij-: Nga Abejdilah ibën Umer: Nga El-Kasim ibën Muhamed: Nga Aisha, ka thënë: E pyetën të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për burin që gjen rroben të njomë por nuk kujton të ketë parë ëndërr? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Ai duhet të lahet.” Pastaj e pyetën për burrin që sheh ëndërr (sikur bën marrëdhënie seksuale) por nuk gjen gjurmë të spermës? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Ai nuk e ka të obligueshme larjen” Umu Seleme tha: O i Dërguari i Allahut, po nëse e sheh gruaja këtë gjë, a duhet të lahet? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Po, gratë janë motra të burrave.” Jahja ibën Seid e ka konsideruar të dobët në ruajtje përmendësh Abdullah ibën Umerin. Kjo është edhe fjala e shumë dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve të cilët thonë se nëse burri zgjohet dhe gjen gjurmë të spermës, ai duhet të lahet. Këtë mendim ka edhe Sufjani dhe Ahmedi. Disa dijetarë të tjerë prej tabiinëve thonë se larja është e detyrueshme nëse sperma ka dal nga epshi (dhe jo nga lodhja apo sëmundja). Ky është mendimi i Esh-Shafiut dhe Is’hakut. Ndërsa nëse sheh ëndërr por nuk gjen gjurmë të spermës në rrobe, atëherë të gjithë dijetarët kanë rënë dakord se larja nuk është e obligueshme. [“Sahih Ebi Daud” (234)].

Tema (83)

Ç’farë ka ardhur për spermën dhe medhiun- lëngun që del nga epshi para se të kryhet bashkimi seksual

114- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Amër Es-Sevak El-Belhi, ka thënë: Na ka treguar Hushejmi: Nga Jezid ibën Ebi Zijad. (ح) Dhe na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Husejn El-Xhu’fij: Nga Zaide: Nga Jezid ibën Zijad: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla: Nga Aliu, ka thënë: Pyeta të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për medhiun –lëngun e bardhë që del nga epshi? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse del medhiu, duhet të marrësh avdes dhe nëse del sperma, duhet të marrësh gusël-të lahesh!” Në temë ka Hadith edhe nga El-Mikdad ibën El-Esved dhe Ubej ibën Keab. Ky Hadith është Hasen Sahih dhe ai është përcjellë nga Aliu edhe me rrugë të tjera. Me këtë Hadith punon shumica e dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve dhe ky është edhe mendimi i Sufjanit, Esh-Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. [“Ibën Maxheh” (504)].

Tema (84)

Për rroben që njomet nga medhiu

115- (Hasen) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdetu: Nga Muhamed ibëN Is’hak: Nga Seid ibën Ubejd –ibën Es-Sebak-: Nga babai i tij: Nga Sehl ibën Hunejf, ka thënë: Vuaja shumë prej medhiut dhe lahesha shpesh prej tij, kështu ia përmenda të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem)  këtë gjë dhe e pieta për të. Ai tha: “Të mjafton për këtë që të marrësh avdes.” Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut, po me rroben që njomet prej tij, çfarë të bëj? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Mjafton të marrësh një grusht ujë dhe të spërkatësh me të vendin e njomur të rrobes.” Ky Hadith është Hasen Sahih dhe nuk e njohim atë veçse nga Muhamed ibën Is’haku. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me rroben që prek medhiu. Disa prej tyre thonë se ajo rrobe duhet larë patjetër dhe kjo është fjala e Shafiut dhe Is’hakut, ndërsa të tjerë thonë se mjafton përkitja me ujë. Ahmedi thotë: Them se do të mjaftonte përkitja e saj me ujë. [“Ibën Maxheh” (506)].

Tema (85)

Për rroben që njomet nga sperma

116- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavije: Nga El-Eamash: Nga Ibrahimi: Nga Hemam ibën El-Harith, ka thënë: Aishes i erdhi një mik dhe ajo urdhëroi që t’i dërgonin një mbulesë të verdhë. Ai fjeti në të dhe pa ëndërr (nga e cila i kishte dalë sperma), kështu që kishte turp t’ia kthente me gjurmë sperme. Ai e futi atë në ujë dhe pastaj ia dërgoi. Aisha tha: “Përse na e ka prishur rroben? Atij i mjaftonte që ta krruante me gishtat e tij, madje edhe unë e kam fshirë atë nga rrobat e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me gishtat e mi.” Ky Hadith është Hasen Sahih dhe me të kanë punuar shumë dijetarë prej sahabeve, tabiinëve dhe pasardhësve të tyre, si Sufjani, Ahmedi dhe Is’haku[84] të cilët thonë se nëse bie spermë mbi rrobe,mjafton që të krruhet dhe nuk është detyrë që të lahet. Kështu është përcjellë edhe nga Mensuri: Nga Ibrahimi: Nga Hemam ibën El-Harith: Nga Aisha: Njësoj si transmetimi i El-Eamash-it. Këtë Hadith e ka transmetuar edhe Ebu Measher: Nga Ibrahimi: Nga El-Esved: Nga Aisha, por Hadithi i El-Eamesh-it është më i saktë. [“Ibën Maxheh” (538):م].

Tema  (86)

Larja e rrobes së njomur nga sperma

117- (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’u, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavije: Nga Amër ibën Mejmun ibën Mihran: Nga Sulejman ibën Jesar: Nga Aisha se: “Ajo ka larë rroben e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) mbi të cilën ka rënë spermë prej tij.” Ky Hadith është Hasen Sahih, por ai nuk e kundërshton Hadithin e të krruarit të rrobes, sepse edhe pse krruajtja e saj është e mjaftueshme, por nuk është e pëlqyeshme për burrin që të duket gjurma e spermës mbi rroben e tij. Ibën Abasi thotë: Sperma është njësoj si qurrat e hundëve, kështu që pastroje atë qoftë edhe me një idh’hira- një lloj bari me erë të mirë. [“Ibën Maxheh” (536):ق].

Tema (87)

Për Xhunubin[85] që fle pa u larë

118- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ajash: Nga El-Eamash: Nga Ebi Is’hak: Nga El-Esved: Nga Aisha, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka pas fjetur xhunub dhe pa prekur ujë me dorë.” [“Ibën Maxheh” (581)].

119- Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Sufjani: Nga Ebi Is’haku: Njësoj si Hadithi i parë. Ky është edhe mendimi i Seid ibën El-Musejjib etj. Shumë transmetues kanë përcjellë nga El-Esvedi: Nga Aisha: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se “Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) merrte avdes para se të flinte (edhe pse ishte xhunub).” Ky Hadith është më i saktë se ai i Ebi Is’hakut nga El-Esvedi. Hadithin e Ebi Is’hakut e ka përcjellë prej tij Shu’beh, Eth-Theuri etj. por ata mendojnë se Ebi Is’haku ka gabuar në të.

Tema (88)

Marrja avdes e xhunubit nëse do që të fjerë

120- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën El-Muthena, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid: Nga Ubejdilah ibën Umer: Nga Nafi’: Nga Ibën Umer: Nga Umeri, se ai ka pyetur të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): A mund të flerë ndokush prej nesh duke qenë xhunub? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Po, nëse merr avdes!” Në temë ka hadith edhe nga Amari, Aisha, Xhabiri, Ebu Seidi dhe Umu Seleme, por hadithi i Umerit është më i miri dhe më i sakti në këtë temë. Kjo është edhe fjala e shumë prej sahabeve dhe tabiinëve. Këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë: Nëse xhunubi don të flerë, ai duhet të marrë avdes më parë. [“Ibën Maxheh” (585):ق].

Tema (89)

Ç’farë ka ardhur takimin në dorë të xhunubit

121- (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Mensur, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid El-Kattan, ka thënë: Na ka treguar Humejd Et-Tavijlu: Nga Bekër ibën Abdullah El-Muzeni: Nga Ebi Rafi’: Nga Ebi Hurejra se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u ndesh me të në rrugë dhe Ebu Hurejra ishte xhunub. Thotë (Ebu Hurejra): Unë ndërrova rrugë dhe shkova të lahem, pastaj erdha dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) më tha: “Ku ishe?” Apo “Ku shkove?” Unë i thashë: Isha xhunub (dhe nuk doja të takoja duke qenë i papastër). Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Muslimani nuk bëhet kurrë i papastër.” Në temë ka hadith edhe nga Hudhejfe. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih dhe shumë nga dijetarët kanë bërë lëshim në takimin e xhunubit në dorë, si dhe nuk shohin ndonjë problem në djersën e xhunubit dhe të gruas me perioda. [“Ibën Maxheh” (534):ق].

Tema (90)

Ç’farë ka ardhur për gruan që sheh në ëndërr ashtu siç sheh burri

122- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Hisham ibën Urvah: Nga babai i tij: Nga Zejneb bintu Ebi Seleme: Nga Umu Seleme, ka thënë: Umu Sulejm bintu Milhan erdhi te i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk ka turp nga e vërteta, a duhet të lahet gruaja që sheh në ëndërr ashtu siç sheh edhe burri? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Po, nëse ajo sheh ujin, duhet të lahet!” Umu Seleme thotë: I thashë asaj (Umu Sulejmit): I turpërove gratë, O Umu Sulejm!

Ky Hadith është Hasen Sahih dhe fjala e të gjithë dijetarëve është se gruaja duhet të lahet nëse sheh në ëndërr ashtu siç sheh burri dhe i del lëngu. Këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri dhe Shafiu. Në temë ka hadith nga Umu Sulejm, Haule, Aisha dhe Enesi. [“Ibën Maxheh” (600):ق].

Tema (91)

Për burrin që ngrohet me trupin e gruas pas larjes

123- (Daif-i dobët) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Hurajth: Nga Esh-Sheabij: Nga Mesruku: Nga Aisha, ka thënë: “Kishte raste që i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) pasi që lahej nga xhenabeti, vinte të ngrohej tek unë dhe unë e shtrëngoja pas veteje duke qenë akoma pa u larë.” Senedi i këtij hadithi nuk ka problem dhe fjala e shumë dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve është se nuk ka problem që burri pasi të lahet të shkojë të ngrohet tek bashkshortja e tij dhe të flejë me të, para se ajo të lahet. Këtë mendim ka Sufjan Eth-Theuri, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (580)].

Tema (92)

Marrja tejemum[86] për xhunubin nëse nuk gjen ujë

124- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar dhe Mahmud ibën Gajlan, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Ez-Zubejri, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Halid El-Hadhai: Nga Ebu Kilabe: Nga Amër ibën Buxhdan: Nga Ebu Dherri se i Drëguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Toka e pastër është pastrim për muslimanin edhe nëse nuk gjen ujë për dhjetë vjet rresht. Nëse ai gjen ujë, atëherë le ta lajë me të mirë lëkurën e tij, sepse kjo është punë  e mirë (obligim).” Ndërsa në hadithin e Mahmudit thuhet: “Toka e pastër është vendmarrja e avdesit për muslimanin.”

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Abdullah ibën Amër dhe Imran ibën Husajn. Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Ejubi: Nga Ebi Kilabe: Nga një burrë prej fisit beni Amir: Nga Ebu Dherri, duke mos e përmendur emrin e atij burrit. Hadithi në temë është Hasen Sahih dhe fjala e të gjithë dijetarëve është se xhunubi dhe gruaja me perioda, duhet të marrin tejemum nëse nuk gjejnë ujë dhe pastaj të fallen. Transmetohet se Ibën Mes’udi nuk e ka konsideruar të lejuar marrjen tejemum për xhunubin edhe nëse nuk gjen ujë. Por transmetohet gjithashtu se ai është kthyer nga kjo fjalë dhe ka thënë: Duhet të marrësh tejemum nëse nuk gjen ujë. Ky është edhe mendimi i Sufjan Eth-Theurit, Malikut, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. [“El-Mishkat” (530), “Sahih Ebi Daud” (357), “El-Irvau” (153)].

Tema  (93)

Gruaja me istihada[87]

125- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u, Abdetu dhe Ebu Muavija: Nga Hisham ibën Urvah: Nga babai i tij: Nga Aisha, ka thënë: Fatime bintu Ebi Hubejsh erdhi tek i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, unë jam një grua që më vazhdon rrjedhja e gjakut pas periodave dhe nuk pastrohem (nga gjaku). A ta lë faljen gjatë kësaj kohe? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Jo, sepse ai është ishias (sëmundje) dhe nuk është gjak periodash (hajd). Kur të të vinë periodat, lëre faljen (mos u fal) dhe kur të të ndalojnë, laje gjakun (la gjithë trupin) dhe pastaj falu!” Ndërsa në hadithin e Ebu Muavijes thuhet: dhe ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Pastaj merr avdes për çdo namaz deri sa të vijë ajo kohë (e ndalimit të gjakut).” 

Në temë ka hadith edhe nga Umu Seleme. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih dhe ai është fjala e shumë dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve. Këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri, Maliku, Ibën El-Mubarek dhe Esh-Shafiu të cilët thonë se gruaja me istihada të cilës i vazhdon gjaku edhe pas mbarimit të periodave, ajo duhet të lahet dhe pastaj të marrë avdes për çdo namaz. [“Ibën Maxheh” (621):ق].

Tema (94)

Ç’farë ka ardhur për gruan me istihada që duhet të marrë avdes për çdo namaz

126- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Ebi El-Jakdhan: Nga Adij ibën Thabit: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë për gruan me istihada: “Ajo duhet t’a lërë namazin në ditët e periodave që ka pasur zakonisht, pastaj të lahet dhe të marrë avdes për çdo namaz; të falet dhe të agjërojë!” [“Ibën Maxheh” (625)].

127- Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka njoftuar Sheriku: Njësoj si hadithi i parë në kuptim, por me këtë hadith është veçuar Sheriku nga Ebi Jakdhani. Kam pyetur Muhamedin për këtë hadith, i thashë: Adiji e ka transmetuar nga babai i tij, nga gjyshi i tij. Po gjyshin e tij (Adijit) si e quajnë? As Muhamedi nuk e dinte emrin e tij.

Ahmedi dhe Is’haku kanë thënë për gruan me istihada: Nëse lahet për çdo namaz do të ishte më e mirë për të dhe nëse do të merrte avdes për çdo namaz, do t’i quhej. Edhe nëse do të bashkonte dy namaze që t’i falte me një larje, përsëri do të ishte e saktë.

Tema (95)

Ç’farë ka ardhur për gruan me istihada që të bashkojë dy namaze me të njëjtin gusël

128- (Hasen) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir El-Akadi, ka thënë: Na ka treguar Zuhejr ibën Muhamed: Nga Abdullah ibën Muhamed ibën Akil: Nga Ibrahim ibën Muhamed ibën Talha: Nga xhaxhai i tij Imran ibën Talha: Nga nëna e tij Hamne bintu Xhahsh, ka thënë: Vuaja nga istihada të forta e të shumta, kështu që shkova te i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) që ta pyesë e ta njoftoj për këtë. E gjeta atë në shtëpinë e motrës sime, Zejneb bintu Xhahsh dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë vuaj nga istihada të forta e të shumta. Ç’farë më këshillon të bëj, sepse ato më kanë ndaluar nga agjërimi dhe namazi? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Unë të këshilloj të përdorësh pambuk, sepse ai e thith gjakun.” Ajo tha: Sasia e gjakut është më shumë se aq! Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Shtrëngo fortë një rrobe të palosur!” Ajo tha: Ai është më shumë se kaq! Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Vendos një copë nën atë tjetrën!” Ajo tha: Ai është më shumë se kaq, ai rrjedh dhe derdhet shumë. I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Do të të urdhëroj me dy gjëra, cilëndo prej tyre që të bësh, do të të mjaftonte dhe ti e di më mirë se cilën mund të bësh. Kjo që ndodh me ty është goditje nga shejtani (ngacmim i tij), kështu që ti llogariti periodat gjashtë apo shtatë ditë, Allahu e di se sa, pastaj lahu. Nëse sheh se të ka ndaluar gjaku dhe je pastruar mirë, atëherë falu njëzetë e katër apo njëzetë e tre netë dhe ditët e tyre, agjëro dhe falu! Kjo gjë do të të mjaftonte dhe kështu vepron sipas periodave dhe pastrimeve të zakonshme të grave, në lidhje me kohën e periodave dhe pastrimit të tyre.

Por nëse ti do të kishe mundësi të vonoje faljen e drekës dhe të shpejtoje faljen e ikindisë, pastaj të laheshe pasi që të ketë mbaruar koha e rregullt e periodave, dhe të falje drekën dhe ikindinë të bashkuara, pastaj të vonoje faljen e akshamit dhe të shpejtoje faljen e darkës (jacisë), të laheshe dhe t’i falje ato të bashkuara, atëherë kështu vepro! Po ashtu nëse mund të lahesh për faljen e sabahut, kështu vepro! Nëse ke mundësi të agjërosh, atëherë agjëro! Pastaj i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Dhe kjo është më e dashur dhe më e pëlqyer tek unë (e dyta)!” Ky Hadith është Hasen Sahih. Kam pyetur Muhamedin për këtë hadith dhe ai tha: Ky Hadith është Hasen. Po kështu ka thënë edhe Ahmed ibën Hanbel, se ai është Hadith Hasen Sahih. Ahmedi dhe Is’haku thonë për gruan me istihada: Nëse ajo i se kur i vijnë e kur i ikin periodat, dhe dihet që kur ato vijnë është gjaku i zi dhe kur ikin ndryshon për nga e verdha, atëherë gjykimi për të është sipas hadithit të Fatime bintu Ebi Hubejsh (i përmendur më sipër me nr. 125).

Dhe nëse gruaja me istihada ka pasur ditë të ditura periodash para se t’i ndodhte istihada, atëherë ajo duhet t’a lërë namazin në ditët e periodave të zakonshme, pastaj të lahet dhe të marrë avdes për çdo namaz. Por nëse asaj i vazhdon gjaku (pas periodave) dhe nuk ka pasur numër të njohur ditësh duke mos e ditur kohën e ardhjes së gjakut dhe ndalimit të tij, atëherë gjykimi për të është sipas hadithit të Hamne ibën Xhahsh.

Po kështu ka thënë edhe Ebu Ubejd.

Ndërsa Esh-Shafiu thotë: Nëse gruas me istihada i vazhdon gjaku që nga fillimi që e ka parë dhe vazhdon kështu, atëherë ajo duhet të mos falet për pesëmbëdhjetë ditë. Nëse ajo pastrohet për pesëmbëdhjetë ditë apo më pak se kaq, atëherë ato janë ditët e periodave dhe nëse sheh gjak pas pesëmbëdhjetë ditëve, atëherë duhet të falë kaza namazin e 14 ditëve dhe pas kësaj duhet ta lërë namazin për periudhën kohore më të paktë që mund të jenë periodat e grave e cila periudhë është një ditë e një natë (Kjo fjalë e Shafiut është për atë grua apo vajzë që i vinë periodat për herë të parë, ndërsa për atë grua që i dallon periodat nga ngjyra e gjakut, ajo vepron sipas asaj njohjeje me kusht që të mos jenë më pak se një ditë e një natë, sipas Shafiut (Allahu e mëshiroftë!).

Ndërsa për çështjen e periudhës kohore më të paktë dhe më të shumtë të periodave, dijetarët kanë rënë në kundërshtim. Disa prej tyre thonë se më e pakta është tre ditë dhe më e shumta dhjetë ditë. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit dhe dijetarëve të Kufas (Ebu Hanifja dhe dy shokët e tij). Këtë mendim ka edhe Ibën El-Mubarek, por është përcjellë prej tij edhe fjalë e ndryshme nga kjo. Disa dijetarë të tjerë prej të cilëve është edhe Ata’u ibën Ebi Rabah, thonë se periodat më të pakta janë një ditë e një natë, ndërsa më të shumtat janë pesëmbëdhjetë ditë. Kjo është fjala e Malikut, El-Euzait, Esh-Shafiut, Ahmedit, Is’hakut dhe Ebi Ubejd.[88] [“Ibën Maxheh” (627)].

Tema (96)

Ç’farë ka ardhur për gruan me istihada që të lahet për çdo namaz

129- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Lejthi: Nga Ibën Shihab: Nga Urvah: Nga Aisha, se ajo ka thënë: Umu Habibe bintu Xhahsh pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Unë kam istihada dhe nuk mund të pastrohem (menjëherë pas periodave), a ta lë namazin gjatë kësaj kohe? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Jo, sepse ai është ishias (një lloj sëmundjeje), por ti lahu dhe pastaj falu!” Kështu që ajo lahej për çdo namaz.

Kutejbe thotë: Lejthi thotë: Ibën Shihabi nuk ka përmendur që i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) t’a ketë urdhëruar Umu Habiben për t’u larë për çdo namaz, por kjo është diçka që ajo e ka vepruar nga vetja e saj.

Ky hadith është transmetuar edhe nga Ez-Zuhri: Nga Amra: Nga Aisha, ka thënë: Umu Habibe bintu Xhahsh pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Prej këtu, disa dijetarë kanë thënë se gruaja me istihada duhet të lahet për çdo namaz.[89] [“Ibën Maxheh” (626):ق].

Tema (97)

Ç’farë ka ardhur për gruan me perioda se ajo nuk e ka për detyrë t’a shlyejë më pas namazin që i ka ikur

130- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Zejd: Nga Ejubi: Nga Ebu Kilabe: Nga Muadhe, se një grua pyeti Aishen: A duhet t’a shlyejmë namazin e lënë në ditët e periodave? Ajo tha: “A nga Harura je ti? Ne i kalonim periodat (në kohën e të Dërguarit) dhe nuk ishim të urdhëruara që të shlyenim namazin e lënë në ato ditë.” Ky Hadith është Hasen Sahih dhe është transmetuar nga Aisha edhe me rrugë të tjera se gruaja me perioda nuk e ka për detyrë t’a shlyejë namazin e lënë në ditët e periodave. Kjo është edhe fjala e të gjithë dijetarëve dhe nuk ka kundërshtim në mes tyre se gruaja me perioda duhet të shlyejë agjërimin e lënë në ato ditë dhe nuk duhet t’a shlyejë namazin e atyre ditëve. [“Ibën Maxheh” (631):ق].

Tema (98)

Ç’farë ka ardhur për xhunubin dhe gruan me perioda se ata nuk duhet të lexojnë Kur’an

131- (Munker- i shpifur, i refuzuar) Na ka treguar Ali ibën Huxhër dhe El-Hasen ibën Arafeh, kanë thënë: Na ka treguar Ismail ibën Ajjash: Nga Musa ibën Ukbe: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Gruaja me perioda dhe xhunubi nuk lejohet të lexojnë gjë nga Kur’ani!” Në temë ka hadith edhe nga Aliu. Hadithin e Ibën Umerit nuk e njohim veçse nga Ismail ibën Ajjashi: nga Musa ibën Ukbe: nga Nafiu: Nga Ibën Umer: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Xhunubi dhe gruaja me perioda nuk lejohet të lexojnë (Kur’an)!” Kjo është edhe fjala e shumicës së dijetarëve prej sahabeve, tabiinëve dhe pasardhësve të tyre, si Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë se gruaja me perioda dhe xhunubi nuk duhet të lexojnë asgjë nga Kur’ani, përveç një pjese të Ajetit apo një gërmë e kështu. Por ata kanë lëshuar për ata të dy që të përmendin Allahun duke e madhëruar e lartësuar Atë. Unë e kam dëgjuar Muhamed ibën Ismail ibën Ajjashin që të përcjellë hadithe të shpifura nga dijetarët e Hixhazit dhe të Irakut, kështu që transmetimi i tij konsiderohet i dobët nëse ai veçohet me atë transmetim. Ahmed ibën Hanbel thotë: Ismail ibën Ajjashi është më i mirë se Bakijeh, sepse Bakijeh ka transmetuar hadithe të shpifura nga transmetuesit e besueshëm (që ia ka mveshur atyre). [“Ibën Maxheh” (595)].

Tema (99)

Ç’farë ka ardhur për marrëdhëniet seksuale me gruan me perioda

132- (Sahih) Na ka treguar Bundar, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Mehdi: Nga Sufjani: Nga Mensuri: Nga Ibrahimi: Nga El-Esved: Nga Aisha, ka thënë: “Kur unë isha me perioda, i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) më urdhëronte që të vishja izar (që mbulon nga brezi e poshtë) dhe pastaj më afrohej (prekte lëkurën e trupit tim me lëkurën e trupit të tij).” Në këtë temë ka hadith edhe nga Umu Seleme dhe Mejmuneh. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. Kjo është edhe fjala e shumë dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve. Po kështu thotë edhe Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Sahih Ebi Daud” (260):ق].

Tema (100)

Ç’farë ka ardhur për ngrënien dhe pirjen në të njëjtën enë me gruan me perioda 

133- (Sahih) Na ka treguar Abas El-Anberi dhe Muhamed ibën Abdul-Eala, kanë thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Mehdi, ka thënë: Na ka treguar Muavije ibën Salih: Nga Ala’u ibën El-Harith: Nga Haram ibën Hakim: Nga xhaxhai i tij Abdullah ibën Sead, ka thënë: Pyeta të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për ngrënien bashkë me gruan me perioda (në të njëjtën enë)? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Ha me të!”

Në temë ka hadith edhe nga Aisha dhe Enesi. Hadithi i Abdullah ibën Seadit është Hasen Garib (që njihet vetëm nga një rrugë transmetimi). Sipas tij punon edhe shumica e dijetarëve të cilët nuk shohin ndonjë problem në ngrënien bashkë me gruan me perioda, por ata kanë rënë në kundërshtim për marrjen avdes me ujin ku ajo ka pirë; disa kanë bërë lëshim për këtë, ndërsa disa të tjerë e konsiserojnë të papaëlqyer përdorimin për avdes mbetjen e ujit në enën prej të cilës ajo është pastruar. [“Ibën Maxheh” (651)].

Tema (101)

Ç’farë ka ardhur për gruan me perioda për të marrë diçka që ndodhet brenda në xhami

134- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abijde ibën Humejd: Nga El-Eamash: Nga Thabit ibën Ubejd: Nga El-Kasim ibën Muhamed, ka thënë: Aisha më tha mua: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) më ka thënë: “Merr dhe ma sill sixhaden time që është në xhami!” Unë i thashë: Por unë jam me perioda? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Periodat e tua nuk janë në dorën tënde!” Në temë ka hadith edhe Ibën Umer dhe Ebu Hurejra. Hadithi i Aishes është Hasen dhe me të gjykon shumica e dijetarëve prej të cilëve nuk dimë ndonjë kundërshtim mes tyre se nuk ka problem që gruaja me perioda të marrë ndonjë plçkë nga xhamia. [“Ibën Maxheh” (632):م].

Tema (102)

Ç’farë ka ardhur për ndalimin e marrëdhënieve seksuale me gruan me perioda

135- (Sahih) Na ka treguar Bundar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Seid, Abdurr-Rrahman ibën Mehdi dhe Behëz ibën Esed, kanë thënë: Na ka treguar Hamad ibën Seleme: Nga Hakim El-Ethram: Nga Ebi Temijme El-Huxhejmi: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush i afrohet (për të kryer marrëdhënie) gruas me perioda, apo kryen marrëdhënie me gruan në organin e jashtqitjes së pasme, apo shkon te fallxhori, ai e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit!” Këtë hadith nuk e njohim veçse nga Hakim El-Ethram: Nga Ebi Temijme El-Huxhejmi: Nga Ebu Hurejra. Kuptimi i këtij hadithi te dijetarët është për ashpërsinë dhe kërcënimin (dhe jo për mohimin (kufrin) që të nxjerr nga Islami), sepse është transmetuar nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë: “Kush kryen marrëdhënie me gruan me perioda, le të japë një dinar (prej ari) lëmoshë!” dhe nëse kjo vepër do të kishte qenë kufër, atëherë muslimani që e kryen atë nuk do të urdhërohej që t’a shlyente atë faj me këtë gjobë. Muhamedi e ka konsideruar të dobët këtë hadith nga ana e senedit të tij. Emri i Ebu Temijme El-Huxhejmi është Tarif ibën Muxhalid. [“Ibën Maxheh” (639)].

Tema (103)

Ç’farë ka ardhur për shlyerjen e këtij faji

136- (Sahih- me shprehjen: një dinar ose gjysëm dinari) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka njoftuar Sheriku: Nga Husajfi: Nga Miksemi: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë për burrin që bie (kryen marrëdhënie) me gruan e tij duke qenë me perioda: “Ai duhet të japë lëmoshë (sadaka) gjysëm dinari.” [“Sahih Ebi Daud” (256), “Ibën Maxheh” (640). Ky hadith me këtë shprehje është i dobët: “Daif Ebi Daud” (42)].

137- (Daif, ndërsa ai që është i saktë me këtë shprehje, është meukuf-nga fjala e sahabiut) Na ka treguar El-Husejn ibën Hurejth, ka thënë: Na ka treguar El-Fadl ibën Musa: Nga Ebi Hamza Es-Sukkeri: Nga Abdul-Kerimi: Nga Miksemi: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Nëse gjaku i periodave ka qenë i kuq, duhet të japë sadaka një dinar, dhe nëse ka qenë i verdhë, duhet të japë gjysëm dinari!” Hadithi për shlyerjen e këtij faji është përcjellë nga Ibën Abasi edhe merfu’un- si fjalë e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) edhe meukuf- si fjalë vetë Ibën Abasit. Sipas këtij hadithi kanë punuar disa dijetarë dhe këtë mendim ka edhe Ahmedi dhe Is’haku. Ndërsa Ibën El-Mubarek thotë: Ai duhet t’i kërkojë falje Zotit të tij dhe nuk ka obligim ta shlyejë atë duke dhënë lëmoshë. Si kjo fjalë e Ibën Mubarekut është përcjellë edhe nga disa tabiinë, prej të cilëve është Seid ibën Xhubejr dhe Ibrahim En-Nehaij. Kjo është edhe fjala e mbarë dijetarëve të vendeve muslimane. [“Sahih Ebi Daud” (257)].

Tema (104)

Ç’farë ka ardhur për larjen e rrobes nga gjaku i periodave

138- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebu Umer, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Hisham ibën Urvah: Nga Fatime bintu El-Mundhir: Nga Esma bintu Ebi Bekër: Një grua pyeti të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për rroben që përlyhet me gjak nga periodat (si të veprojë me të)? I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Kërruaje gjakun, pastaj fërkoje me ujë (vendin e gjakut) dhe spërkite me ujë, pastaj falu me atë rrobe!” Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra dhe Umu Kajs bintu Mihsan. Hadithi i Esma-së për larjen e gjakut është Hasen Sahih. Dijetarët janë kundërshtuar për faljen me rrobe në të cilën ka rënë gjaku i periodave dhe ajo rrobe ka qenë ende pa larë. Disa dijetarë prej tabiinëve thonë: Nëse vend ii gjakut është më i madh se sipërfaqja e një dirhemi, ajo duhet të përsërisë namazin e falur me atë rrobe. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit dhe Ibën El-Mubarek. Ndërsa disa dijetarë të tjerë prej tabiinëve nuk e konsiderojnë të detyrueshme përsëritjen e atij namazi dhe kjo është fjala e Ahmedit dhe Is’hakut. Ndërsa imam Esh-Shafiu thotë: Larja e asaj rrobe është e detyrueshme edhe nëse sipërfaqja e ku ka rënë gjaku është më e vogël se një dirhem dhe ka shtrënguar shumë në këtë gjë. [“Ibën Maxheh” (629):ق].

Tema (105)
Ç’farë ka ardhur për kohëzgjatjen e lehonisë

139- (Hasen Sahih) Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdami, ka thënë: Na ka treguar Shuxhau ibën El-Uelid Ebu Bedër: Nga Ali ibën Abdul-Eala: Nga Ebu Sehël: Nga Musseh El-Ezdije: Nga Umu Seleme, ka thënë: “Gratë lehona në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) qëndronin dyzetë ditë (pa u falur, apo kohëzgjatja e lehonisë ishte 40 ditë) dhe i lyenin fytyrat me një lloj bime të verdhë për shkak të ngjyrës së kuqërremte që ajo merrte.” Këtë hadith nuk e njohim veçse nga Ebu Sehli: Nga Musseh El-Ezdije: Nga Umu Seleme. Emir i Ebu Sehlit është Kethir ibën Zijad. Muhamed ibën Ismail thotë: Ali ibën Abdul-Eala është i besueshëm, poashtu edhe Ebu Sehli, dhe Muhamedi nuk e ka njohur këtë hadith veçse nga Ebu Sehli.

Të gjithë dijetarët prej sahabeve, tabiinëve dhe pasardhësve të tyre janë bashkuar në fjalën se lehona duhet t’a lërë namazin për dyzetë ditë, vetëm nëse sheh të jetë pastruar para se të plotësohen dyzetë ditë, atëherë ajo duhet të lahet dhe të falet. Nëse lehona sheh gjak edhe pas dyzetë ditësh, shumica e dijetarëve thonë se ajo duhet të falet pas dyzetë ditëve (edhe nëse vazhdon gjaku). Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit, Ibën El-Mubarekut, Esh-Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut[90]. Ndërsa nga El-Hasen El-Basri është përcjellë se ajo duhet t’a lërë namazin për pesëdhjetë ditë nëse nuk pastrohet më parë. Ndërsa Ata’ ibën Ebi Rabah dhe Esh-Sheabij thonë gjashtëdhjetë ditë. [“Ibën Maxheh” (648)].

Tema (106)

Ç’farë ka ardhur për burrin që hyn te të gjitha gratë e tij, njëra pas tjetrës me të njëjtin gusël (pa u larë)

140- (Sahih) Na ka treguar Bundar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Meameri: Nga Katade: Nga Enesi se: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) hynte me të gjitha gratë e tij (bënte marrëdhënie me to) me të njëjtin gusël.” Në temë ka hadith edhe nga Ebi Rafiu. Hadithi i Enesit është Hasen Sahih dhe me të kanë gjykuar shumë dijetarë, prej të cilëve është El-Hasen El-Basri i cili thotë se nuk ka problem për burrin që të kryejë marrëdhënie për herë të dytë e më shumë, edhe nëse nuk merr avdes. [“Ibën Maxheh” (588):ق].

Tema (107)

Ç’farë ka ardhur për burrin që dëshiron të kryejë marrëdhënie për herë të dytë a më shumë, që të marrë avdes më parë

 141- (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Hafs ibën Gijath: Nga Asim El-Ahval: Nga Ebi El-Mutevekel: Nga Ebi Seid El-Hudri: Nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Nëse ndokush nga ju kryen marrëdhënie me gruan e tij dhe pastaj dëshiron të kryejë përsëri, atëherë të marrë avdes ndërmjet tyre, si avdesi i namazit!” Në temë ka hadith edhe nga Umeri. Hadithi i Ebi Seidit është Hasen Sahih dhe me të ka gjykuar Umer ibën El-Hattabi dhe shumë dijetarë të cilët thonë: Nëse burri kryen marrëdhënie me gruan e tij dhe pastaj dëshiron të kryejë përsëri, atëherë të marrë avdes para se t’a përsërisë. [“Ibën Maxheh” (587):م].

Tema (108)

Ç’farë ka ardhur se nëse thirret ikameti dhe ndokush ndjen se duhet të kryejë nevojat personale, atëherë të kryejë ato në fillim

142- (Sahih) Na ka treguar Hennad ibën Es-Serij, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavije: Nga Hisham ibën Urvah: Nga babai i tij: Nga Abdullah ibën EL-Erkam, ka thënë: U thirr ikameti, por unë kapa për dore një burrë dhe e vendosa në vendin tim për t’u falur ai si imam (sepse Abdullahi donte të shkonte dhe të kryente nevojat personale), pastaj tha (Abdullahi): Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) të thotë: “Nëse thirret ikameti dhe ndokush prej jush ka nevojë të shkojë në banjë, atëherë në fillim të shkojë në banjë!” Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Ebu Hurejra, Theubani dhe Ebu Umame. Hadithi i Abdullah ibën El-Erkam është Hasen Sahih. Kjo është edhe fjala e shumë dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve. Po këtë fjalë ka edhe Ahmedi dhe Is’haku të cilët thonë: Nuk duhet të fillosh faljen nëse ndjen se do të kryesh nevojat e vogla apo të mëdha. Dhe thonë: Nëse ke hyrë në namaz dhe ndjen diçka të tillë, atëherë mos e ndërpre faljen nëse nuk të proukupon ajo gjë. Këtë gjë e thonë edhe disa dijetarë të tjerë: që nuk ka problem të falet edhe nëse ndjen se duhet të kryejë nevojat personale, por nëse ato nuk e proukupojnë nga namazi. [“616)].

Tema (109)

Ç’farë ka ardhur për marrjen avdes nëse shkel papastërti në rrugë

143- (Sahih) Na ka treguar Ebu Raxhai Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Enes: Nga Muhamed ibën Umara: Nga Muhamed ibën Ibrahim: Nga nëna e një prej fëmive të Abdurr-Rrahman ibën Auf-it, ka thënë: I thashë Umu Seleme-(sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Unë vesh rrobe të gjatë dhe eci nëpër vende ku gjendet ndnjë papastërti (si të veproj)? Ajo tha: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Atë rrobe e pastron rruga që vjen më pas.” Këtë hadith e ka transmetuar edhe Abdullah ibën El-Mubarek: Nga Malik ibën Enes: Nga Muhamed ibën Umara: nga Muhamed ibën Ibrahim: Nga nëna e një prej fëmive të Hud ibën Abdurr-Rrahman ibën Auf-it: Nga Umu Seleme, por kjo është rrëshqitje, sepse Abdurr-Rrahman ibën Aufi nuk ka pasur ndonjë fëmijë më emrin Hud, por emir i tij është Ibrahim dhe kjo është e sakta. Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’udi i cili thotë: Kemi qenë me të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe nuk merrnim avdes nëse shkelnim ndonjë ndytësi. Kjo është edhe fjala e shumë dijetarëve të cilët thonë: Nëse ndokush shkel në vend të papastër, ai nuk e ka për detyrë që të lajë këmbët vetëm nëse është diçka e njomë, atëherë duhet t’a lajë atë. [“Ibën Maxheh” (531)].

Tema (110)

Ç’farë ka ardhur për tejemumin

144- (Sahih) Na ka treguar Ebu Hafs Amër ibën Ali El-Felas, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zurej’i, ka thënë: Na ka treguar Seidi: Nga Katade: Nga Seid ibën Abdurr-Rrahman ibën Ebze: Nga babai i tij: Nga Ammar ibën Jasir se: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që të merrte tejemum duke goditur tokën një herë të vetme për të fërkuar (me dhe të pastër) duart dhe fytyrën.” Në temë ka hadith edhe nga Aisha dhe Ibën Abasi. Hadithi i Ammarit është Hasen Sahih dhe është përcjellë nga Ammari edhe me rregë të tjera. Sipas këtij hadithi kanë punuar shumë dijetarë prej sahabeve, si Aliu, Ammari, Ibën Abasi etj. si dhe shumë prej tabiinëve, si Esh-Sheabiu, Atai dhe Makhuli të cilët thonë se tejemumi bëhet duke goditur vetëm një herë dheun e pastër me të dyja duart dhe pastaj të fërkoj me to fytyrën dhe duart. Këtë fjalë ka edhe Ahmedi dhe Is’haku. Ndërsa disa dijetarë të tjerë prej të cilëve është Ibën Umeri, Xhabiri, Ibrahimi dhe El-Hasen thonë se tejemumi bëhet duke goditur tokën një herë për fytyrën dhe një herë për duart deri në bërryla. Këtë fjalë thotë edhe Sufjani, Maliku, Ibën El-Mubarek dhe Esh-Shafiu[91].

Është përcjellë gjithashtu nga Amari se ai ka thënë: “Kemi marrë tejemum me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke i fërkuar krahët deri në supe e sqetulla.” Për këtë shkak, disa dijetarë e kanë konsideruar të dobët hadithin e Amarit nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) për marrjen tejemum duke fërkuar fytyrën dhe duart (deri në kyçe), kur panë hadithin e përcjellë nga ai për supet dhe sqetullat. Is’hak ibën Ibrahim ibën Mahled El-Handhali thotë: Hadithi i Amarit për tejemumin me fërkimin e fytyrës dhe duarve është Sahih, ndërsa hadithi i tij (Amarit) ku thotë: “Kemi marrë tejemum me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke i fërkuar krahët deri në supe e sqetulla.”, ky hadith nuk është në kundërshtim me hadithin për fytyrën dhe duart, sepse Amari nuk ka përmendur që t’i ketë urdhëruar i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) me këtë gjë, por thotë: “Vepruam kështu e kështu…” dhe kur e pyeti të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ai e urdhëroi atë që të fërkonte fytyrën dhe duart deri në kyçe, kështu që ai pas kësaj vepronte atë që i mësoi i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke fërkuar vetëm fytyrën dhe duart. Argument për këtë është përgjigja që dha Amari kur u pyet për tejemumin pas vdekjes së të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ku thotë: “Fërkon fytyrën dhe duart.” Kjo argumenton se Amari pas kësaj vepronte atë që i mësoi i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke fërkuar në tejemum fytyrën dhe duart.

Kam dëgjuar Ebu Zur’ah Ubejdilah ibën Abdul-Kerim, të thotë: Nuk kam parë në Basra më të ditur se këta të tre: Ali ibën El-Medijni, Ibën Esh-Shadhakuni dhe Amër ibën Ali El-Felas. Thotë Ebu Zur’ah: Affan ibën Muslim ka transmetuar gjithashtu një hadith nga Amër ibën Ali. [“Sahih Ebi Daud” (350, 353):ق atje është më i plotë se këtu.]

145- (Me sened të Dobët) Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Seid ibën Sulejman, ka thënë: Na ka treguar Hushejm: Nga Muhamed ibën Halid El-Kurashi: Nga Daud ibën Husajn: Nga Ikrima: Nga Ibën Abasi, se ai është pyetur për tejemumin dhe ka thënë: Allahu thotë në Librin e Tij kur ka përmendur avdesin: “Lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla…” [El-Maide:6], ndërsa për tejemumin thotë: “…fërkoni fytyrat dhe duart tuaja…” [En-Nisa:43]. Ka thënë gjithashtu: “Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart!” [“El-Maide:38]. Pastaj erdhi suneti dhe sqaroi se prerja e dorës së vjedhësit bëhet që nga kyçi, po kështu edhe në tejemum fërkohet fytyra dhe duart deri në kyçe. Ky Hadith është Hasen Garib Sahih.

Tema (111)

Për burrin që lejohet të lexojë Kur’an ç’do rast, përveç se kur është xhunub

146- (Daif- i dobët) Na ka treguar Ebu Seid Abdullah ibën Seid El-Eshexh, ka thënë: Na ka treguar Hafs ibën Gijath dhe Ukbeh ibën Halid, kanë thënë: Na ka treguar El-Eamash dhe Ibën Ebi Lejla: Nga Amër ibën Murrah: Nga Abdullah ibën Seleme: Nga Aliu, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na e mësonte Kur’anin në çdo gjendje të ishte, përveç nëse ishte xhunub!” Ky Hadith i Aliut është Hasen Sahih. Këtë fjalë thonë edhe shumë dijetarë prej sahabeve dhe tabiinëve të cilët thonë: Lejohet për burrin që të lexojë Kur’an edhe nëse nuk ka avdes, por nuk duhet të lexojë nga Kur’ani veçse duke qenë i pastër (me avdes). Këtë fjalë thotë edhe Sufjan Eth-Theuri, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku[92]. [“Ibën Maxheh” (594), “El-Irvau” (192, 485)].

Tema (112)

Ç’farë ka ardhur për urinën që bie në vendin e faljes

147- (Sahih) Na ka treguar Ibën Ebi Umer dhe Seid ibën Abdurr-Rrahman El-Mahzumi, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejneh: Nga Ez-Zuhri: Nga Seid ibën El-Musejjib: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: Një beduin hyri në xhami dhe i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ishte ulur në të, pastaj ai u fal dhe kur mbaroi faljen tha: O Zot, më mëshiro mua dhe Muhamedin, dhe mos fal askënd tjetër përveç nesh! I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) u kthye nga ai dhe tha: “Me këtë fjalë ngushtove diçka të gjerë!” Nuk zgjati shumë dhe ai urinoi në xhami. Njerëzit nxituan për nga ai, por i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: “Hidhni mbi të një kovë ujë! Pastaj tha: “Jeni dërguar lehtësues për njerëzit dhe jo  vështirësues për ta!” [“Ibën Maxheh” (529):خ].

 

148- (Sahih) Seidi ka thënë: Sufjani ka thënë: Dhe më ka treguar Jahja ibën Seid: Nga Enes ibën Maliku: Njësoj si hadithi i parë. Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’udi, Ibën Abasi dhe Uathile ibën El-Eskai. Ky hadith është Hasen Sahih dhe me të punojnë disa dijetarë. Këtë fjalë ka edhe Ahmedi dhe Is’haku[93]. Këtë Hadith e ka transmetuar edhe Junusi: Nga Ez-Zuhri: Nga Ubejdilah ibën Abdullah: Nga Ebu Hurejra. [“Sahih Ebi Daud” nën hadithin me nr. (405)].

Me këtë u plotësua kapitulli i pastërtisë nga Sunenu Et-Tirmidhi, uel hamdulilahi rabbil alemin!

 


[1] Këtë Hadith e ka nxjerrë gjithashtu Muslimi në “Kapitullin e Pastërtisë”, Hadithi nr. (1/224),  Ahmedi: (2/51, 73), Ibën Maxheh dhe Ibën Huzejme: (1/8), hadithi nr. (9).

Hadithi është argument i qartë dhe i prerë për obligueshmërinë e pastërtisë para faljes dhe për këtë është bashkuar i gjithë populli musliman.

[2] Këtë hadith e ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: Hadithi nr. (32/244), Maliku në Muata: (1/32), Ahmedi: (2/303), Ed-Darimi: (1/183) dhe Ibën Huzejme: (1/5).

[3] Këtë hadith e ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi: (1/123, 129), Ebu Daudi: (1/63), Ibën Maxheh, Ed-Darimi: (1/185).

[4] Këtë hadith e ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: Hadithi (142), Muslimi: Hadithi (122/375) etj.

[5] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu në librin “El-Edeb” me nr. (203), Ebu Daudi, Ibën Mazheh, Ahmedi, Ed-Darimi.

[6] Në hadith bëhet fjalë për banorët e Medines, ndërsa banorët e vendeve të tjera të botës duhet të marrin parasysh drejtimin e Kiblës, kështu që mund të drejtohen nga jugu apo veriu etj.

[7] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: Hadithi (144), Muslimi: Hadithi (59/264), Ebu Daudi, En-Nesai: (1/22), Ibën Maxheh.

[8] Dijetarët janë kundërshtuar për çështjen e të ndaluarit nga të kthyerit nga Kibla gjatë kryerjes së nevojave personale në katër mendime: I pari: Mendimi i Malikut dhe Esh-Shafiut të cilët thonë se ndalohet të kthyerit nga Kibla gjatë jashtqitjes nëse ndodhesh në vend të hapur (fusha e male) dhe nuk ndalohet nëse ndodhesh në ndërtesë (banjot e shtëpive). Kjo fjalë është përcjellë edhe nga El-Abas ibën Abdul-Mutalib, Abdullah ibën Umer, Esh-Sheabi, Is’hak ibën Rahavejh dhe Ahmed ibën Hanbel në njërën prej dy transmetimeve nga ai. Mendimi i dytë: Nuk lejohet kjo gjë as në vend të hapur dhe as në ndërtesa. Kjo është fjala e Ebu Ejub El-Ensarit, Muxhahidit, Ibrahim En-Nah’it, Sufjan Eth-Theurit, Ebu Theurit dhe në një transmetim nga Ahmedi. Mendimi i tretë: Lejimi i kësaj gjëje si në vende të hapura ashtu edhe në ndërtesa. Ky është mendimi i Urvah ibën Ez-Zubejr, Rabij’ah mësuesi i imam Malikut dhe Daud Edh-dhahiri. Mendimi i katërt: Nuk lejohet të kthyerit nga Kibla as në vende të hapura dhe as në ndërtesa, por lejohet kthimi i shpinës nga Kibla në të dyja rastet. Kjo është fjala e Ebu Hanifes dhe Ahmedit në njërin prej dy transmetimeve të përcjella nga ata.

Mendimi më i saktë është ai i pari për shkak se ai bashkon ndërmjet të gjitha haditheve të ardhura në këtë temë dhe Allahu e di më mirë.

[9] Me këtë hadith argumentohen ata që e konsiderojnë të lejuar kthimin në drejtim të Kiblës apo me shpinë nga ajo, gjatë urinimit në vende të hapura apo në ndërtesa, duke e quajtur këtë hadith si fshirje (nasih) të haditheve që e kanë ndaluar këtë gjë. Por mund të thuhet që kjo vepër ka qenë për ndonjë arsye (pamundësi).

[10] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: hadithi (145), Muslimi: hadithi (61/266), Maliku në El-Muata: hadithi (3), Ebu Daudi: hadithi (12), Ibën Maxheh, En-Nesai: hadithi (23), Ahmedi: (2/41) etj.

[11] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi: (6/136, 192), En-Nesai: hadithi (29) dhe Ibën Maxheh.

[12] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: hadithet (224-226), Muslimi: hadithi (73/273), En-Nesai, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

[13] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: hadithi (14).

[14] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: hadithi (153, 154), Muslimi: hadithi (63/267), Ebu Daudi, En-Nesai, Ibën Maxheh, Ed-Darimi, Ahmedi dhe El-Humejdi.

[15] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (57/262), Ebu Daudi: (7), En-Nesai: (41), Ibën Maxheh, Ahmedi dhe Ibën Huzejme.

[16] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi: (1/388, 465).

[17] E ka nxjerrë gjithashtu En-Nesai: hadithi (39/2).

[18] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi: (6/113, 114, 171), En-Nesai: hadithi (46).

[19] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: hadithi (1), En-Nesai: hadithi (17), Ibën Maxheh dhe Ahmedi.

[20] Është fjala për vesveset që i shfaqen njeriut në lidhje me spërkatjen prej urinës së tij dhe nëse është i pastër apo jo!

Këtë hadith e ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (27), En-Nesai: (36), Ibën Maxheh dhe Ahmedi.

[21] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: (887), Muslimi: (42/252), Ebu Daudi: (46), En-Nesai: (7), Ibën Maxheh dhe Ahmedi.

[22] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (46), Ibën Maxheh, En-Nesai: (534), Ahmedi: (4/116).

[23] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: (162), Muslimi, Maliku në El-Muata: (9), Ahmedi etj.

[24] e ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (101, 102), Ibën Maxheh, Ed-Darimi dhe Ahmedi.

[25] E ka nxjerrë gjithashtu En-Nesai: (43), Ibën Maxheh, Ahmedi, El-Humejdi, Ibën Huzejme.

[26] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: (191), Muslimi: (18/235), Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai, Maliku, Ahmedi.

[27] E ka nxjerrë gjithashtu Ibën Maxheh dhe El-Humejdi.

[28] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (110), Ibën Maxheh, Ed-Darimi, Ahmedi: (1/57) dhe Ibën Huzejme: (151).

[29] E ka nxjerrë Ebu Daudi: (126), Ibën Maxheh, Ahmedi.

[30] E ka nxjerrë Ebu Daudi: (129), Ahmedi: (6/359).

[31] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (19/236), Ebu Daudi: (120), Ed-Darimi, Ahmedi, Ibën Huzejme.

[32] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (137), Ibën Maxheh, En-Nesai, Ibën Huzejme.

[33] E ka nxjerrë Ebu Daudi: (134), Ibën Maxheh, Ahmedi.

[34] E ka nxjerrë gjithashtu En-Nesai: (114), Ibën Maxheh, Ebu Daudi, Ahmedi.

[35] E ka nxjerrë gjithashtu Ibën Maxheh dhe Ahmedi.

[36] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (148), Ibën Maxheh, Ahmedi: (4/229).

[37] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (30/242), Ibën Maxheh, Ahmedi, Ibën Huzejme.

[38] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: (157), Ebu Daudi: (138), En-Nesai: (80), Ibën Maxheh, Ed-Darimi, Ahmedi.

[39] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (136), Ahmedi: (2/288, 364).

[40] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (116), Ibën Maxheh, En-Nesai dhe Ahmedi.

[41] E ka nxjerrë gjthashtu Buhariu: (38), Muslimi: (18/235), Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai, Ed-Darimi, Ahmedi.

[42] Kaloi me ne nxjerrja e tij në hadithin nr. 44.

[43] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (111, 113), Ibën Maxheh, En-Nesai: (92), Ed-Darimi, Ahmedi.

[44]Është për qëllim spërkitja e organeve gjenitale me qëllim që të mos ngelin vesvese duke dyshuar se mos ka ngelur urinë.

[45] Ribati është pregatitja e kuajve për luftë dhe vendosja e ushtrive përballë njëra-tjetrës. Thuhet gjithashtu se kuptimi i Ribatit në këtë hadith është se këto vepra e lidhin personin duke mos e lënë që të bëjë gjynahe.

[46] E ka nxjerrë gjithashtu Imam Maliku në El-Muata: (55), Muslimi: (41/251), En-Nesai: (143), Ibën Huzejme dhe Ahmedi.

[47] Këtë hadith e ka nxjerrë vetëm Tirmidhiu nga mesi i autorëve të gjashtë librave të sunetit .

[48] Këtë hadith e ka nxjerrë vetëm Tirmidhiu nga mesi i autorëve të gjashtë librave të sunetit .

[49] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (17/234), Ebu Daudi: (169), Ibën Maxheh, En-Nesai: (148), Ahmedi dhe Ibën Huzejme.

[50] Shiniku është një enë e rrumbullakët prej druri që përdoret zakonisht për masën e drithërave, ndërsa në temë është për qëllim një lloj ene që përdorej si njësi matëse në atë kohë dhe e cila nxë afërsisht 450 ml.

[51] Saë është njësi matëse e cila nxë afro 2-3 litra ujë.

[52] E ka nxjerrë gjthashtu Muslimi: (53/326), Ibën Maxheh, Ed-Darimi dhe Ahmedi.

[53] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi, Ibën Maxheh dhe Ibën Huzejme.

[54] Këtë hadith e ka nxjerrë vetëm Tirmidhiu nga mesi i autorëve të gjashtë librave të sunetit .

[55] E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi: (62) dhe Ibën Maxheh.

[56] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: (214), Ibën Maxheh, En-Nesai: (131), Ed-Darimi, Ahmedi dhe Ibën Huzejme.

[57] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (86/277), Ebu Daudi: (172), Ibën Maxheh, En-Nesai: (133) etj.

[58] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (47/322), Ibën Maxheh, En-Nesai, Ahmedi, El-Humejdi.

[59] E ka nxjerrë Ahmedi: (4/213), Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai.

[60] E ka nxjerrë Ahmedi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai.

[61] Është fjala për ujin e një pusi të njohur në Medine në atë kohë i cili kishte shumë ujë dhe ishte i rrjedhshëm, për këtë arsye i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dha atë përgjigje. D.m.th që përgjigja ka qenë e veçantë për atë pyetje të veçantë, ndërsa uji që të mos prishet duhet të plotësojë disa kushte prej të cilave është sasia e madhe apo të jetë i rrjedhshëm.

[62] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi, Ebu Daudi dhe En-Nesai.

[63] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, Ed-Darimi dhe Ibën Huzejme.

[64] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi, Ebu Daudi, En-Nesai, Ed-Darimi, Ahmedi.

[65] E ka nxjerrë gjithashtu Maliku në El-Muata: (12), Ahmedi, Ibën Maxheh, En-Nesai: (59), Ed-Drimi dhe iiBËN Huzejme.

[66] E ka nxjerrë Buhariu: (218), Muslimi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai, Ed-Darimi, Ahmedi.

[67] E ka nxjerrë Maliku në El-Muata: (110), Buhariu: (223), Muslimi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai, Ed-Darimi, Ahmedi, El-Humejdi.

[68] E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: (233), Muslimi: (9/1671), Ebu Daudi etj.

[69] E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi: (14/1671), dhe En-Nesai: (4043).

[70] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi, Ibën Maxheh, Ibën Huzejme.

[71] E ka nxjerrë Ahmedi, Muslimi, Ebu DAUDI, Ed-Darimi, Ibën Huzejme.

[72] E ka nxjerrë Buhariu: (135), Muslimi, Ahmedi etj.

[73] E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi, Ebu Daudi dhe Abd ibën Hamid.

[74] E ka nxjerrë Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi.

[75] Po përdorin fjalën meste dhe kemi për qëllim një lloj këpuce apo çizmeje që vishej në atë kohë dhe që ishin të lehta në ecje.

[76] Është fjala për fshirjen mbi çorape edhe nëse ke mbathur pandofla, por mes’h i jep vetëm çorapeve.

[77] Imame është një shall i bardhë i cili mbështillet rreth kokës dhe lihet me bisht mbrapa.

[78] Dije se dijetarët kanë rënë dakord në lejimin e fshirjes mbi imame, por disa thonë se duhen prekur edhe flokët me dorë të lagur. Ata që thonë se nuk është e domosdoshme prekja e flokut, vënë kusht që heqja e imams të jetë e lodhshme dhe e mundimshme, përndryshe duhet të fshijë flokët.

[79] Xhenabet është prishja e burrit apo gruas për shkak të marrëdhënieve bashkshortore dhe të ngjashme me to.

[80] Lafsha e organeve gjenitale e cila hiqet kur bëhet synet njeriu. Këtu është për qëllim prekja e vendit të synetit të organeve gjenitale të mashkullit dhe të femrës, apo futja e tyre te njëri-tjetri.

[81] Madje i gjithë populli musliman është bashkuar në mendimin se gusli bëhet i domosdoshëm nëse futen organet gjinetale te njëri-tjetri edhe nëse nuk ndodh nxjerrja e spermës.

[82] Është fjala për prishjen në ëndërr, d.m.th. nëse sheh ëndërr sikur kryen marrëdhënie seksuale.

[83] Por siç u tha më lartë ky hadith është fshirë me hadithin e Aishes.

[84] Po kështu thotë edhe Ebu Hanifja por nëse sperma është tharë. Ndërsa Maliku thotë se se ajo duhet larë në çdo rast.

[85] Xhunub është gjendja e njeriut pas marrëdhënieve dhe nxjerrjes së spermës.

[86] Tejemum është përplasja e duarve në tokë të pastër dhe fërkimi i fytyrës dhe duarve me to.

[87] Istihada është gjaku i kuq dhe pa erë që vazhdon të dal nga disa gra në fund të periodave dhe që nuk është prej periodave.

[88] Në fakt nuk ka hadith të saktë që përcakton numrin e ditëve të periodave si kufi më të lartë apo më të ulët, kështu që mbështetja për këtë gjë duhet të jetë sipas zakonit të njohur në mesin e grave.

[89] Dije se gruaja me istihada nuk ka për detyrë të lahet veçse një herë të vetme në kohën kur i mbaron gjaku i periodave, ndërsa nëse lahet më pas për shkak të istihadas, kjo është diçka e mirë dhe e pëlqyeshme, siç e pamë në hadithin e Hamne bintu Xhahsh.

[90] Kjo është edhe fjala e Hanefive gjithashtu. Në të vërtetë nuk ka argumente për fjalët e tjera dhe më afër të vërtetës është fjala e shumicës së dijetarëve e cila thotë se kohëzgjatja maksimale në të cilën lehona duhet t’a lërë namazin është dyzetë ditë. Ndërsa El-Hasen El-Basri, Atai dhe Esh-Sheabiu janë nisur në bazë të rasteve që kanë ndodhur realisht në mesin e lehonave. Ndoshta këtë gjë e ndan dallimi i gjakut sipas ngyrës së tij, gjë të cilën e dallojnë vetë gratë dhe Allahu e di më mirë.

[91]Këtë fjalë thotë edhe Ebu Hanifja dhe shokët e tij (Allahu i mëshiroftë) dhe janë argumentuar me hadithe në mesin e të cilave nuk ka shpëtuar asnjë pa fjalë për dobësi në to.

[92] Kjo është gjithashtu fjala e Ebu Hanifes dhe e Malikut.

[93] Ndërsa Ebu Hanifja thotë se nëse toka është e shkrifët, atëherë mjafton të hidhet ujë mbi të tri herë në mënyrë që të filtrojë në secilën herë, dhe nëse toka është e fortë, atëherë duhet gërmuar (shkriftuar) dhe pastaj të hidhet ujë mbi të që të filtrojë.