Pyetje-Përgjigje për Agjërimin

(Pyetja Nr. 11) Amrah / Kosovë / 04-01-2010

Message: es selam alejkum. Nese nje vit nuk ke pasur mundsi te agjerosh muajin e Ramazanit pastaj te ka zene Ramazani tjeter pa agjeru ditet per shkak te gjidhenies, a duhet vetem me agjeru ditet apo duhet me agjeru edhe me ushqy nje te varfer?


Përgjigje / 05-01-2010

Ne lidhje me vonimin e agjerimit te diteve te lena mangut nga Ramazani i kaluar deri sa hyn Ramazani tjeter pas tij, ka mospajtim ne mesin e dijetareve nese duhet te agjerohen ato dite pas Ramazanit te dyte bashke me ushqimin e nje te varfri per cdo dite, apo mjafton vetem agjerimi i atyre diteve? Mendimi me i sakte eshte se mjafton vetem agjerimi, sepse Allahu thote: “Ndërsa ai i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim. Plotësoni ditët e agjërimit[154] dhe madhëroni Allahun[155] për atë se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni[156].” [El Bekare, 185]. Pra, Allahu nuk ka urdheruar gje tjeter perveç agjerimit ne kete rast. [Nga nje fetva e shejh Iben Uthejminit, ne librin “Mexhmuu Fetava ue Rasail Iben Uthejmin”, kapitulli i Agjerimit].

(Pyetja Nr. 10) Ebu Ensar / Kosovë / 14-12-2009

Message: ES SELAMU ALEJKUM. Hoxhë i nderuar gruas sime i kanë ikur tre vite agjerime në njëren prej viteve që nuk ka agjeruar ka qenë gjidhënse, ndersa dy vitet e tjera të mosagjerimit ka qenë për shkaqe shendetsore, pra si duhet të veprojë në këtë rast? ALLAHU ju shpërbleftë me xhennet!


Përgjigje / 22-12-2009

Per ditet e prishura nga Ramazani per shkak te gjidhenies, te ushqeje nje te varfer per cdo dite te prishur, kurse per ditet kur ka qene e semure, duhet te agjeroje aq dite sa ka prishur ne ditet e mevonshme, kur eshte e shendetshme. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 9) Anonim / Kanada / 24-11-2009

Message: eselamu alejkum.

Në lidhje me pyetjen …: kisha lexuar në një website se është sunah te agjërohen nëntë ditët e dhul-hixhes profeti (salallahu alejhi ue selem)kishte agjëruar nëntë ditët e dhul hixhës sipas shpjegimit në këtë website. po ju citoj një paragraf nga ky website. paragrafi është në anglishte, po jua them përmbajtjen me përafërsi. ky është websiti http://www.islam-qa.com/en/ref/49042. fatua nr. 49042

Në anglisht:

1 – Fasting: It is Sunnah for the Muslim to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah, because the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) encouraged us to do righteous deeds in the first ten days of Dhu’l-Hijjah, and fasting is one of the best of deeds, which Allaah has chosen for Himself as it says in the hadeeth qudsi: “Allaah says: ‘All the deeds of the son of Adam are for him, except fasting, which is for Me and I shall reward for it.” Narrated by al-Bukhaari, 1805.

The Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) used to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah. It was narrated from Hunaydah ibn Khaalid from his wife, that one of the wives of the Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) said: The Prophet (peace and blessings of Allaah be upon him) used to fast on the first nine days of Dhu’l-Hijjah and the day of ‘Ashoora’, and three days each month, the first Monday of the month and two Thursdays. Narrated by al-Nasaa’i, 4/205 and by Abu Dawood; classed as saheeh by al-Albaani in Saheeh Abi Dawood, 2/462. “

Në shqip:

Është sunet që muslimanët të agjërojnë nëntë ditët e para të dhul hixhës sepse profeti (salallahu aleji ue selem) inkurajontë ne që të bënim vepra të mira në këto thjetë ditët e para të dhul hixhës dhe agjërimi është një nga veprat më të mira, që Allahu ka zgjedhur për Veten e Tij, thuhet në një hadith kudsi Allahu thotë,

“Të gjitha punët e mira të birit të ademit janë për të, përveç agjërimit që është për mua,dhe Unë do ta shpërblej për këtë .” trasmeton Buhari 1805.

Profeti (salallahu aleji ue selem) agjëronte në nëntë ditët e para të dhul hixhes.

Është trasmentuar nga Hunajdah ibn Khalid nga gruaja e tij se një nga gratë e profetit( salallahu aleji ue selem) ka thëne “profeti (selallahu aleji ue selem) agjëronte në nëntë ditët e para të dhul hixhës,dhe ditën e ashures dhe tre ditë nga cdo muaj. dhe të hënën e parë të cdo muaji,dhë dy të enjte.” Trasmetuar nga al-Nasaai,4/205 dhe nga Abu Daud. Albani e ka klasifikuar si sahih në Sahih Abu Daud 2/462.

Tani jam pak e ngatëruar.????? Eshtë apo jo sunah të agjërohen nëntë ditët e para të Dhul Hixhës?


Përgjigje / 24-11-2009

Hadithi ne fjale eshte i diskutueshem tek dijetaret e hadithit dhe shume prej tyre e konsiderojne te dobet ate, per shkak te Hunejde iben Halid. Per kete ka ardhur edhe hadithi i transmetuar nga Aisha (radiallahu anha), i nxjerre nga Muslimi, ku thuhet se ajo nuk e ka pare Profetin (salallahu alejhi ue selem) te agjeroje ne keto dite.” Megjithate, dijetaret kane bashkuar mes ketyre transmetimeve dhe hadithit te sakte te Iben Abasit, i nxjerre nga Buhariu e te tjere, ku i derguari i Allahut thote se nuk ka dite ne te cilat veprat e mira te jene me te dashura te Allahu se sa keto dhjete dite, madje as xhihadi ne rrugen e Allahut, perveç atij qe del ne xhihad bashke me pasurine e tij dhe nuk kthehet me asgje prej ketyre. Dhe ketu perfshihet edhe agjerimi si pune e mire, keshtu qe dijetaret kane thene se agjerimi i ketyre nente diteve eshte i pelqyeshem madje shume dhe aspak i urrejtur. Ne fetvane nr. 7233, te El Lexhne eD Daime, thuhet: “Nuk eshte vertetuar, me sa dime ne, qe Profeti (salallahu alejhi ue selem) te kete agjeruar dhjete ditet e para te dhul hixhes, dmth nente ditet para dites se festes, por ai (salalahu alejhi ue selem) ka nxitur per berjen e veprave te mira ne keto dite, siç ka ardhur ne hadithin e Iben Abasit … Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!”

(Pyetja Nr. 8) Anonim / 16-11-2009

Message: selam alejkum, desha te pyesja vlla per nje person qe ka disa vite qe ka len nje agjerim ramazani dhe tani po mundohet me plotesu ate gabim qe ka bere duke agjeru. Por ai nuk esht se po agjweron per dite por me dite te te vecuara? qysh esht gjykimi per ket ceshtje a duhet me agjeru per dite apo me dite te vecume dhe a ben ky me agjeru diten e Arafatit duke dit se nuk ka plotesu hala ramazanin? Allahu ua shperblefte!


Përgjigje / 20-11-2009

Çdo musliman qe e le nje apo disa dite nga agjerimi i detyrueshem i Ramazanit pa arsye te konsideruar ne Islam, siç eshte udhetimi apo semundja, ai ka bere gjynah te madh dhe shlyerja e ketij gjynahu behet duke u penduar tek Allahu sinqerisht dhe duke plotesuar ato dite qe i ka lene pa agjeruar ne ditet e movonshme, pa qene kusht agjerimi i ketyre diteve njera pas tjetres, por sipas mundesise, duke pasur parasysh se duhet te nxitoje ne agjerimin e tyre sepse nuk i dihet vdekjes dhe ato jane borxh mbi te. Lejohet qe ky person te agjeroje diten e Arafatit dhe dite te tjera nga dhjetediteshi i pare i Dhul Hixhes, por duke e bere nijetin per agjerimin e diteve te lena pa agjeruar nga Ramazani. Ky eshte edhe mendimi i shejh Iben Baz, ne kete çeshtje, te cilin e ka dhene ne Diten e Arafatit, ne vitin 1418 H. E Allahu eshte Falesi me i Madh, Meshireploti.

(Pyetja Nr. 7) Iben Sebil / 1-10-2009

Message : Selamun alejkum. Doja te pyesja ne lidhje me agjerimin e dites se shtune, sepse Shejh Albani (Allahu e meshirofte) ka bere nje hadith sahih ne te cilin nuk lejohet te agjerosh te shtunen vecse kur eshte obligim, ndersa shume shujukhe te tjere e kane bere hadithin te pasakte? Doja nje sqarim me te hollesishem apo nje komentim me te gjere nga te dyja palet ne qoftese mundeni? Allahu ua shperblefte me te mira si ne kete bote edhe ne tjetren!


Përgjigje / 10-10-2009

Ne lidhje me agjerimin e dites se shtune ka mospajtime ne mesin e dijetareve, qe heret, dhe shkaku i mospajtimit eshte kundershtimi i jashtem mes haditheve qe e lejojne agjerimin e dites se shtune dhe atyre qe e ndalojne ate. Hadithi qe e ndalon agjerimin e dites se shtune eshte i sakte dhe per kete nuk ka dyshim. Nuk eshte shejh Albani i vetmi dhe as i pari qe e ka konsideruar te sakte ate hadith, por kundershtimi qendron ne kuptimin e ketij hadithi.

Teksti i hadithit qe e ndalon agjerimin e dites se shtune: Abdullah iben Busr trasnmeton nga motra e tij se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mos e agjeroni diten e shtune pervecse ne agjerimin e detyrueshem, dhe nese ndokush nga ju nuk gjen te haje tjeter gje vecse levore rrushi apo dege peme, le ta pertype ate!” E ka nxjerre Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Iben Maxheh. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte ne “El Irva”, 960. Tirmidhiu shton: “Domethenia e ndalimit ne kete hadith eshte qe te veçohet dita e shtune me agjerim, sepse çifutet e madherojne kete dite.

Kurse prej haditheve qe e lejojne agjerimin e dites se shtune te bashkuar me nje dite tjeter, permendim hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra se ka degjuar Pejgamberin te thote: “Askush te mos e agjeroje diten e premte, perveç nese agjeron nje dite para saj ose nje dite pas saj.” [E ka nxjerre Buhariu dhe Muslimi].

Po keshtu transmetohet nga Xhuvejrije bintul Harith (radiallahu anha) se Pejgamberi hyri tek ajo nje dite te xhumaje dhe ajo ishte agjerueshem, e ai i tha: “A agjerove dje?” Ajo iu pergjigj: “Jo!” Ai i tha: “A do te agjerosh neser?” Ajo i tha: “Jo!” Ai i tha: “Atehere prishe agjerimin!” [Buhariu].

Po keshtu ka ardhur hadith i sakte te Buhariu dhe Muslimi ku thuhet se Pejgamberi ka thene: “Agjerimi me i dashur tek Allahu eshte agjerimi i Daudit (alejhi selam), i cili nje dite agjeronte dhe nje dite hante.”

Shejh Albani, duke u bazuar ne rregullat e pergjithshme te usuli fikhut, i jep perparesi hadithit te ndalimit mbi hadithin e lejimit te agjerimit ne diten e shtune. Dhe ky rregull eshte i njohur nga dijetaret. Por dijetare te tjere bejne nje harmonizim tjeter mes ketyre haditheve, duke thene se agjerimi i dites se shtune nuk lejohet nese vecohet me agjerim ajo dite, por nese agjerohet e xhumaja bashke me te, ose e djela, atehere lejohet. Dhe po keshtu lejohet te agjerohet dita e shtune ne rast se qellon dita e Arafatit, apo dita e Ashures, ose qellon dite agjerimi per ate qe agjeron nje dite po dhe nje dite jo, etj. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete ceshtje, eshte bashkimi mes haditheve sipas menyres qe ka ndjekur shumica e dijetareve te hershem e bashkekohore, dmth qe lejohet te agjerohet dita e shtune e bashkuar me te premten ose te djellen, apo per ato qe kane bere tradite nje agjerim qe ka ardhur ne sunet, sic eshte agjerimi cdo dy dite, apo agjerimi i 3 diteve te neteve te bardha te cdo muaji, etj. e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 6) Nevila / Londër / 27-9-2009

Message : eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Nje moter me tha se ka degjuar nje hoxhe se kishte thene per ditet qe i kane mbetur nga te permuajshmet munet me i bashkua me 6 ditet e shevalit me i krye per nji here. Sa e vertete ashte kjo dhe a ka baze kune, apo thanje e kote? Allahu te shperblefte me xhenetin firdeus!


Përgjigje / 28-9-2009

Nuk lejohet te bashkohet agjerimi farz i plotesimit te diteve te lena mangut ne Ramazan me agjerimin e 6 diteve vullnetare nga muaji Sheval me te njejtin nijet. Ky eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje edhe pse ekziston mendim tjeter te disa dijetare te medhhebeve te ndryshme qe e lejojne kete gje. Por kundershtimi me i madh qendron ne ate se a duhet te agjerohen se pari ditet e lena nga Ramazani, apo 6 ditet e Shevalit? Mendimi me i sakte ne kete ceshtje eshte se se pari duhen agjeruar ditet e lena borxh nga Ramazani, dhe pastaj te agjerohen 6 ditet nga Shevali, dhe megjithese kundershtimi ne kete ceshtje eshte i konsiderueshem, por me e sakta eshte ajo qe thame sepse perkrahet me shume nga argumentet dhe kuptimi i tyre, sic eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit pastaj e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin”. Nga hadithi kuptohet qe se pari duhet te plotesohet agjerimi i Ramazanit qe te quhet se e ke agjeruar Ramazanin te gjithe, pastaj te agjerohen ditet vullnetare nga Shevali, nese eshte mundesia, e nese jo, atehere Allahu e di mundesine e robit te Tij kur ka nijetin per te vepruar mire, dhe pervec kesaj, ka edhe agjerime te tjera vullnetare sic eshte agjerimi i te henes dhe i te enjtes ne te gjitha muajt e vitit, dhe shperblimi i agjerimit eshte shume i madh tek Allahu. E Allahu e di me mire dhe ne Doren e Tij eshte sukesi.

(Pyetja Nr. 5) Besimtare / 18-4-2009

Message: selam alejkum, Allahu te shperbleft per ndihmen qe po u jep muslimaneve. Kisha nje pyetje: “une jam me femije te vogel dhe e kam ne gji e nuk mundem te shlyej agjerimin e muajit te ramazanit qe kaloi me agjerim, por desha ta kompesoj duke ushqyer te varfer ngaqe kam lexuar qe lejohet ne kete menyre ne qoftese nuk mundesh te agjerosh. Doja te dija se ne cfare menyre duhet ta ushqej te varferin? Sa eshte racioni i tij perdite? A lejohet qe tia jap te pabere ushqimin dhe ai ta gatuaje vet apo duhet tia gatuaje une?


Përgjigje / 22-4-2009

Per çdo dite agjerimi te paagjeruar duhet te ushqesh nje te varfer nje vakt ne dite, aq sa ha nje pjesetar i familjes normalisht apo mesatarisht, dhe nuk eshte kusht qe te jepet i gatuar, por mund te jepet i pagatuar, qofte oriz apo ndonje ushqim tjeter qe mjafton per nje vakt. Po keshtu lejohet qe te ftoje njeheresh aq te varfer sa dite ka prishur nga Ramazani.

(Pyetja Nr. 4) Nardi / Fier – Shqipëri / 22-1-2009

Message: selamu alejkum Allahu ju shperbleft per punen qe beni desha te pyes rreth agjerimit eshte lene 2 vjet rjesht per arsye tani eshte mir me shendetin si duhet te agjeroj te prapambeturat te hen te enjte apo dit per dit 2 muaj rresht? Allahu ju ruajte!


Përgjigje / 28-1-2009

Kush i le pa agjeruar ditet e prapambetura nga Ramazani deri sa hyn Ramazani tjetjer, ai duhet te agjeroje ditet e mbetura dhe te ushqeje nje varfer per çdo dite agjerimi. Nuk eshte kusht qe ditet qe agjerohen te jene njera pas tjetres.

(Pyetja Nr. 3) Fisniku / Mitrovicë / 13-12-2008

Message: Selamun Alejkum vella i nderuar, juve edhe lexuesit e kesaj faqe kaq te mirefillt. Pyetja ime eshte me sa vijon: “Prindi im ishte i semure gjate kohes se Ramazanit dhe nuk ka pas mundesi te agjeroj dhe pas nje kohe te shkurt nderroi jete dhe e lus Allahun ta Meshiroj. A duhet te kompensohet me dic dhe qfare eshte e preferuar te bejne pasardhesit qe mund ti shkoj shperblimi te vdekurit? Allahu ju shperblefte.


Përgjigje / 13-12-2008

Lusim Allahun ta meshiroje dhe ta fale babane tend! Per ate person qe eshte i semure dhe nuk ka mundesi te agjeroje Ramazanin, shikohet lloji i semundjes: nese semundja ka qene e pasherueshme, apo semundje e cila nuk shpresohej te sherohej, atehere detyrimi per te semurin eshte qe te ushqeje nje te varfer per çdo dite agjerimi. E nese semundja eshte e lehte dhe pritet te sherohet, por Allahu ka caktuar vdekjen, atehere nuk ka asnje lloj detyrimi per te, as kompensim dhe as agjerim nga i afermi, per shkak se kjo lloj semundje nuk ben te detyrueshme ushqyerjen e nje te varfri, por agjerimin e mevonshem nga vete i semuri, e nese ai vdes, atehere detyrimi rrezohet nga ai dhe nga pasardhesit e tij.

Pasardhesit e te vdekurit duhet te bejne lutje dhe te japin lemoshe per te. Mund te bejne haxhin per te, nese ai nuk e ka bere dhe e ka lene porosi, ose qe nuk e ka lene porosi, sipas nje mendimi te dijetareve. Kjo eshte natyra e gjerave qe i shkojne te vdekurit pas vdekjes se tij, siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Kur njeriu vdes, atij i nderpriten te gjitha veprat, perveç tre gjerave: lemosha e vazhdueshme, dija e dobishme nga e cila perfitojne njerezit dhe femija i mire qe lutet per te.” [Muslimi, etj].

Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 2) Sara / 7-12-2008

Message: Selam alejkum

Nje person nuk e ka agjeru ramazanin se ne kohen kur ke muaji i shenjt aj person ka qen ne humbje {ka qen ne sektin e humbur te shijave} tash e ka kuptuar se shijat jan ne humbje edhe deshiron te falet te agjeroj … e pyttja esht kjo se : A e ka obligim te agjeroj dit qe si ka agjeruar {krejt muajin meqense nuk ka agjeru as nje dit te ramazanit} para se te vij Ramazan apo jo?

Allahu ju shperbleft.


Përgjigje / 7-12-2008

Personi ne fjale duhet te plotesoje ditet e lena mangut, qofte edhe nese ka lene te gjithe muajin e Ramazanit pa agjeruar, por pa kushtezuar njepasnjeshmerine ne agjerimin e tyre. Kjo sepse agjerimi ka qene obligim per te edhe ne kohen kur ka qene ne rrugen e gabuar te shiave, keshtu qe obligimin ai e ka mbi shpine deri sa ta kryeje. Ne e pergezojme kete person per kthimin nga rruga e gabuar ne rrugen e drejte dhe ai duhet te falenderoje Allahun qe ia ka mundesu kete gje. Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 1) Anonim / Kosovë: / 18-4-2008

Message: Es-selamu Alejkum!

Vella, Allahu ju shperbleft per mundin e dhene.

Desha t’ju pyes, para disa vjetesh kam agjeruar ramazanin mirpo nuk ju kam permbajtur fese si duhet, keshtu qe ne kohen e ciklit mujor nuk kam agjeruar, mirpo nuk e kam dite se duhet te kompenzohen ato dite, dhe tash nuk e di sa dite me kan mbet per kompnezim sepse i kam harruar! as nuk e di sa dite ne ramazan me kan mbet e as nuk e di sa ramazana i kam agjeruar ne kete gjendje!! Allahu ju shperbleft per kete pune qe po e beni.


Përgjigje / 19-4-2008

Njeriu nuk merr gjynah per ate qe nuk e di, por mosdija nuk e rrezon obligimin, keshtu qe ato dite te Ramazanit qe nuk i ke agjeruar, duhet t’i agjerosh dhe asgje tjeter, sipas mendimit me te sakte te dijetareve. Llogaritjen e diteve te humbura per çdo Ramazan, duhet ta besh sipas numrit te diteve te periodave qe ke zakonisht, sepse numri i diteve te periodave nuk ndryshon ne shumicen e rasteve. E nese ka pasur çrregullim te tyre, atehere merr per baze numrin me te madh te diteve qe mund te kesh pasur, sepse kjo eshte me e sigurte. Ndersa per numrin e viteve te kaluara, duhet te gjesh nje menyre per kujtimin e tyre, sepse nuk eshte shume e veshtire te kujtosh kur ke filluar te agjerosh per here te pare. Ndersa Ramazanet e kaluara para udhezimit ne Islam dhe ne praktimin e ligjeve te tij, ato nuk ke obligim t’i kompensosh, sipas mendimit me te sakte te dijetareve.

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!