Namazi
Pyetje dhe përgjigje rreth namazit, faljes dhe çështjeve që lidhen me to.
#231Esselamu alejkum i nderuar Bledar, e lus Allahun te jesh shendosh e mire. Une lexova nje artikull rrethe atyre qe falen pas atij qe ka dobesi ne lexim te Kur’anit me…
Esselamu alejkum i nderuar Bledar, e lus Allahun te jesh shendosh e mire.
Une lexova nje artikull rrethe atyre qe falen pas atij qe ka dobesi ne lexim te Kur’anit me texhvid, http://www.mburoja.net/PDF_files/ae13abd4-9691-4d3c-9f75-b355b855e222.pdf ketu e dha mendimin e katert si me i sigurt, dmth ata qe kan njohuri me shume rrethe leximit me texhvid nuk duhen te lidhen ne namaz pas atyre qe kan dobesi ne lexim, gje qe duhet perseritet namazi, kurse gjate nje ligjerate kam degjue se ai qe udheheq namazin dhe nuk ka lexim te mire e mer pergjegjesin para Allahut udheheqsi i namazit, si me tregon per kete qe kam degjue a eshte ne rregull apo tani te jem me mendimin e katert te ketij autori?
Sa e kuptova qe ne fillim eshte permend qeshtja per suren El Fatiha qe eshte shtyll e namazit a thua eshte edhe per sure tjera ?
Une i njoh disa nga udheheqat te namazit qe nuk shqipetojn shkronjat arabe mire por as texhvidin asesi, dhe namazin e rregullt e fali ne nje lokal ku aty nuk ka imam te rregullt por del imam kush mundet, por nese e shoh qe po del njeri prej atij qe nuk lexon mire a te largohem te falem shpi apo si ?
4.Dhe a e kam detyr te lajmeroj atyre qe din leximin mire te mos shkojn tek nje xhami ky imami nuk e ka leximin e mire ?
Esselamu alejkum vella Bedri,
Gjithnje ka mendime te ndryshme ne lidhje me ceshtje te ndryshme te namazit apo te tjera, dhe ti nuk do te shkosh sa me nje mendim me nje tjeter perderisa nuk je vete ne gjendje te dallosh kush eshte me i sakte, keshtu qe tani do te ndjekesh ate mendim ku te qetesohet me shume zemra se eshte me i vertete dhe me i pranuar se tjetri. Per mua per shembull, mendimi qe ti ke pasur me pare eshte me i sakte, dmth qe duhet te falesh pas atij imami te caktuar edhe pse mund te kete problem me texhvidin, dhe namazi eshte i rregullt inshaAllah, e nese ti veren gabime te dukshme ne shqiptimin e ndonje ajeti apo fjale, mund ta ngresh zerin gjate namazit duke e thene fjalen ashtu si duhet, ose me se paku ta thuash sakte ne veten tende pa ze; perndryshe qe te falesh me xhemat ne xhami eshte me mire se te falesh i vetem ne shtepi, per kete nuk ka dyshim, keshtu qe falu me imamin edhe pse ai gabon ne lexim te Kuranit, dhe mos u largo. Nese ke mundesi t’u japesh orientim ne lidhje me gabimet qe imami i ben, kjo do te ishte detyre ne fakt per ty, nese nuk ka tjeter kush t’ia beje verejtjen.
Shtylle e namazit eshte vetem surja el Fatiha, kurse te tjerat jane sunet.
Te qendrosh dhe te falesh me xhemat.
Duhet te keshillohet imami qe ben gabime ne lexim per ato gabime, ne menyre qe t’i rregulloje, sepse cdo gje mesohet dhe kjo nuk eshte e pamundur, por jo te behet bojkot per kete arsye.
E Allahu eshte i Gjithedijshmi!
#230Selamu Alejkum,Deshta me ju pyte jam ne muajin e 6 te shtatzanis dhe po kam problem gjate uljes dhe ngritjes se faljes se Namazit, une i fali 5 vaktet , a ka ndonje menyre…
Selamu Alejkum,
Deshta me ju pyte jam ne muajin e 6 te shtatzanis dhe po kam problem gjate uljes dhe ngritjes se faljes se Namazit, une i fali 5 vaktet , a ka ndonje menyre tjeter qe gjate shtatzanis te falet namazi. Faleminderit.
Falja e namazit eshte shume e dobishme per gruan shtatzane ne vecanti, keshtu qe edhe pse ndjen lodhje apo mundim gjate uljes dhe ngritjes, kjo eshte e mire per ty dhe per femijen, e nese e ke te pamundur, atehere mund te falesh ulur mbi karrige apo ne toke, dhe te besh rukune duke u perkulur pak me shume dhe sexhden duke rene ne toke apo duke u perkulur pak me shume se kur perkulesh per rukune. E Allahu e di me mire!
#229A ben te fali namaz me pak thonje te rritur edhe a ban me fal namaz saher qe te kesh koh p.sh 3 her 2 her faliminderit?
A ben te fali namaz me pak thonje te rritur edhe a ban me fal namaz saher qe te kesh koh p.sh 3 her 2 her faliminderit?
Rritja e thonjve nuk ndalon faljen dhe nuk ka lidhje me te, por thonjte nuk duhen lene te gjata per shkak te ndalimit qe ka ardhur nga kjo gje ne fene Islame, gje qe ka te beje me pastrimin fizik dhe moral te muslimanit.
Kur nje musliman apo muslimane e kryen faljen, duhet qe ta plotesoje ate dhe jo ta lere te mangut, sepse eshte njesoj sikur te presesh nje gjymtyre e te lesh nje tjeter, dhe kur fal nje namaz e le nje tjeter, ti ne fakt nuk je as ketej e as andej, kurse Allahu thote ne Kuran: “O ju që keni besuar! Hyni në Islam tërësisht[10] dhe mos ndiqni rrugët e shejtanit[11], sepse vërtet që ai është armik i hapur për ju.”[12] – See more at: http://rrugetepaqes.net/?p=362#sthash.RQYJaTkl.dpuf
Pra, merre Islamin seriozisht, sepse ai nuk eshte shaka ashtu si edhe jeta qe nuk eshte shaka, por vetem nje here mund ta jetosh ne kete bote, dhe duhet ta jetosh ashtu si duhet. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Ai udhezon ne rrugen e drejte.
#228Selamu alejkum 1) Si duhet te veproj ai i cili ika ikur ikindia, futet ne xhami dhe imami po fal akshamin .po ashtu dhe dreka ne kohen e ikindis . 2) kur mbaron koha e…
Selamu alejkum 1) Si duhet te veproj ai i cili ika ikur ikindia, futet ne xhami dhe imami po fal akshamin .po ashtu dhe dreka ne kohen e ikindis . 2) kur mbaron koha e jacis . 3) a lejohet xhemati i dyte ne gjamin ku ka imam fiks? Allahu ju ruajt dhe ju begatofte me dije te hajrit!
Ai qe hyn ne xhami dhe imami eshte duke falur namazin e kohes, kurse ky nuk ka falur ende namazin e kaluar, duhet te lidhet me imamin me nijetin e namazit te kaluar, dhe pasi te plotesoje namazin e kaluar, te therrase ikamet dhe te fale namazin e kohes i vetem.
Koha e jacise mbaron ne mesnate, sipas mendimit me te sakte te dijetareve, por edhe nese kalon mesnata, gjithesesi ajo duhet falur patjeter.
Ne lidhje me xhematin e dyte ne xhamine ku falen namazet e rregullta me imam te caktuar, jemi me mendimin e dijetareve qe thone se kjo nuk lejohet, sic eshte shejh Albani, e te tjere. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#227selam alejkum Bledar vellaKisha disa pyetje reth namazeve qe un nuk kam falur gjithe keto vite ..tani jam 34 vjec.si duhet te veproj per te plotesuar namazet qe nuk kam…
selam alejkum Bledar vella
Kisha disa pyetje reth namazeve qe un nuk kam falur gjithe keto vite ..tani jam 34 vjec.si duhet te veproj per te plotesuar namazet qe nuk kam bere qe kur ka qene e detyrueshe falja per mua?po lexoja dicka dhe kalova te kjo faqe po nuk e kam te qarte si te veproj…sepse une po i fal sunetet po ketu thote se nuk pranohen nese ke shum borxhe farze..dhe une kam shume vite farze borxhe …dhe nafilet thonte ketu as nuk logariten te pranohen per shkak te borxheve…per kete arsye une kur fal sabahun dhe hyn koha un psh sot bera nijet 2 rekate i bera kaza per te plotesuar farzet borxh te sabahut pastaj bera 2 sunet e pastaj bera farzin e sabahut te soteshmin a jam ne regull apo esht gabim?dreken ketu thoshte 4 rekatet e sunetit ti bej nijet per farz per plotesim borxhi e pastaj fal edhe farzin e drekes te soteshmin…kurse per dy sunetet e pas drekes si veprohet?inkindine thote 4 rekatet e sunetit me i bere nijet per per borxh kazaje…e pastaj fal farzin e sotshem…kurse per akshamin si duhet veproj meqe ka vetem 2 rekate sunete dhe jane mbrapa farzit te akshamit dhe me e bere nijet per kaza borxh sa rekate duhet ti bej 2 apo 3? dhe ne farzet e drekes dhe te jacis ku jane 2 rekate sunete pas farzit pervec 4 suneteve te para qe i i kuptova qe duhet me i be nijet kaza per farz borxh, si duhet vepruar per ti plotesuar apo si veprohet me keto suneteqe jane vetem 2 rekate?pastaj desha te kuptoj qe keto kur jane 4 rekate sunet falen per plotesim fazi borxh falen 2 nga 2 me dy selame apo ti bej 4 rekatesh si behen farzet ne pergjithesi?ne rastin e nafileve apo namazit te nates ose pasi lind dielli a bejne per plotesim fazesh borxh pervec suneteve apo duhet ti le fare meqe nuk pranohen meqe kam shum vite borxh farze…dhe si mund te plotesohen keto borxhe kaza pervec koheve qe jane ne program per falje…psh kur ka dale dielli dhe jam pushim ne shtepi apo kur kam falur dreken me gjith 4 rekatet borxh kaza e kam koh akoma deri ne inkidi apo mbas akshamit njelloj..desha te di perkohen qe me ngelet pasi te kem bere borxhin kaza dhe farzin e detyrueshem?
ma bej hallall vella po duke qene i ri keto gjera desha ti di me hollesi pa bere gabime …sepse une psh dje dhe sot e bera me nijet per borxh kaza por nuk e di se i kam ne regull dhe s kam bere teube akoma dhe nuk e di se dueht bere teube perpara dhe pastaj me i plotesu apo ska rendesi….dhe si mund te mbahet llogaria e ketyre fazeve borxh kaza? ELHAMDULILAH ESELAM ALEJKUM ..ALLAHU NA MESHIROFTE E NA FALTE
Meqenese ti ke filluar te praktikosh Islamin do te thote se ti je penduar per neglizhencen tende te deritanishme, dhe ky pendim i fshin ato qe kane qene me pare, nese ai eshte i sinqerte dhe nese ti vazhdon me qendrueshmeri ne te, duke bere sa me shume vepra te mira te mundesh, qofte kundrejt njereze ashtu edhe kundrejt Allahut, duke falur namaze nafile sa me mire e me shume te jete e mundur, dhe duhet te kesh parasysh se cilesia ka me shume rendesi se sasia, dhe per kete deshmojne ajete te shumta te Kuranit (lexo per shembull ajetin e pare te sures El Mulk), Hadithe te pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe fjale te dijetareve.
Nese ti vazhdon rregullisht me namazin qe tani e deri sa te vdesesh, dije se Allahu ta fal borxhin qe i ke Atij ne lidhje me namazet qe nuk i ke falur, dhe nuk ka asnje argument fetar per shlyerjen e borxhit te namazeve te pafalura duke falur namaze vullnetare para apo pas cdo namazi farz, e aq me pak qe te falesh dy here nje namaz farz ne dite, duke e llogaritur njerin shlyerje te borxhit! Kjo nuk ekziston ne burimet Islame, madje bie ndesh me domethenien e pendimit dhe te faljes se Allahut. Pra, pendimi dhe kapja per Islamin e fshin gjithcka ka qene me pare, nese permiresohesh dhe vazhdon me permiresim. Allahu eshte Fales i Madh, Meshireplote!
E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#226esselamu alejkum vella Bledarte falenderoj dhe Allahu te shperblefte per sqarimet…..1)cfare jane tesbihet dhe c fare thuhet ne to…po ato lutjet e posacme mund te mi…
esselamu alejkum vella Bledar
te falenderoj dhe Allahu te shperblefte per sqarimet…..1)cfare jane tesbihet dhe c fare thuhet ne to…po ato lutjet e posacme mund te mi shkruash ketu nese ke mundesi… apo e ke fjalen per dhikrin pas namazit si lutje te posacme se sja kam iden ? po ato 20 minutat qe the ti per sabahun vlejne dhe per hyrjet e koheve te tjera apo e kishe llafin vetem per sabahun?pastaj mua p.sh dje me kapi lindja e diellit duke falur farzin e sabahut pasi kisha falur 2 rekate sunet para fazit?2)po dhikrin a ben ta besh kur ka lindur dielli, se nqs ti me thua beje sabahun 1 ore para se te linde dielli athere i bie ta bej ne kohen e lindjes se diellit apo jo se dhe dhikri ka kohen e vet bile me duket se duhet me shum kohe per te bere dhikrin se per tu falur!!!3)per namazin pas lindjes se diellit sa min pas lindjes se diellit e ke fjalen apo mund te behet pa orar deri para drekes dmth deri para faljes se drekes,apo deri kur para drekes mund te lfalet desha te kur esht gabim te falet deri para drekes…dhe ky quhet namaz vullnetar apo jo?pastaj namazi tjeter vullnetar ai i nates si mund te behet pa bere vitrin vetem vulllnetarin….. ,dhe ne c fare ore te nates mund te behet ose ka konen pas sunetit te jacis….dhe sa rekate me e pakta mund te behen bashke me vitrin?11 rekate jane shume se i bie me nejt pa gjum e ne pune s ja dal dot me ik mrapa …. une sa kam mundesi bej!!!bie llafi mund te behet namaz vullnetar mbas suneteve te rradhes po qe se ka kohe mbas dy rekateve te sunetit te drekes?un te pakten kur falem 4 rekate bej gati gjysem ore ti bej apo jane shume?pastaj mund te besh lutje te tjera ne ruku dhe sexhde pervec subhan rabbi el adhim -ala dhe nese po sqiptohen si kur ato qe thua ne sexhde e ruku apo i thua ne heshtje, flas kur duhen thene me ze kur duhet e pa ze kur duhet sic jane sunet dreka dhe inkidia behen ne heshtje farzet sabahu akshami dhe jacia….dhe sunetet shkojne ne baze te farzeve per tu bere me ze apo pa ze…apo jane te githa ne heshtje?dhikri behet me duar perpara ….un e bej pasi mbaroj namazin nderoj pozicion nga falja ulem me kembe kruq perpara dhe me duar perpara ..a jam ne regull keshtu apo duhet te rri ne gjunje si ne namaz edhe pse une e lexoj i kam te shkruajtura ne leter!!degjo ketu merrem me funerale dhe shkoj c do dite ne kishe ..kam 14 vjet qe bej nga 2-3 varrime ne dite po e bej si pune a marr sevape une ketu edhe pse jane katolik..dhe a duhet me thene ndonje llaf kur fus xhenazen ne kishe apo kur qellon qe e fus ne varr..dhe a lejohet te perdoresh emrin e allahut ne kishe apo te bej lutje personale kur jam ne makine te varrimit qe ka kryq siper?per te marr sevape nga xhenazet qe bej c fare duhet te them ose c fare thuhet zakonisht…?ma bej hallall vlla bledar…
Esselamu alejkum vella Florian,
Tesbihet jane fjalet “Subhanallah” “Elhamdulilah” “Allahu Ekber”, qe thuhen secila nga 33 here pas namazeve farz.
Lutjet e posacme dmth Tesbite dhe suret qe thuhen pas namazit, dhe per keto mund te mesosh me shume ne kete link:
Ato 20 minutat jane vetem per kohen e namazit te sabahut, por edhe per dreken duhet te kalojne se paku 10 minuta nga orari i caktuar, sepse ne percaktimin e koheve te namazeve ne menyre elektronike ka gjithnje pak levizje nga koha e vertete e namazit dhe me e mira eshte te sigurohesh se koha e atij namazi ka hyre, sepse nese e fal para se te hyje koha, nuk te quhet namazi dhe duhet ta falesh perseri ne kohe.
3. Nese te kap lindja e diellit duke fal namazin e sabahut, vazhdo namazin dhe mos shiko diellin.
4. Dhikrin beje te plote nese ke kohe, e ne te kundert bej tesbihet dhe lexo ajetin Kursij dhe 3 suret e fundit te Kuranit, edhe pse dielli mund te kete lindur.
5. Shume gjera nga keto do i mesosh duke lexuar dhe duke shkuar ne ndonje xhami ku ka vellezer qe falen e qe mund t’i pyesesh per gjithcka, sepse ketu nuk mund te sqarohen te gjitha ne detaje, sepse per cdo pergjigje qe do te marresh, ti do te besh nje pyetje tjeter, keshtu qe pergjigjet do te jene sa me te permbledhura.
6. Namazi i Vitrit e ka kohen duke filluar qe pas faljes se dy suneteve te jacise e deri para se te hyje koha e sabahut. Quhet viter sepse falet me numer tek rekatesh. Zakonisht falet ne fund te namazit te nates, duke ditur se koha me e mire per faljen e namazit te nates eshte nje e treta e fundit e nates, dmth rreth ores 3 te nates; ky namaz falet me 8 rekate 2 e nga 2, duke dhene selam pas cdo dy rekatesh, dhe ne fund fal 3 rekate te vitrit, ose nje rekat viter, dhe keshtu behen 9 rekate, ose 11 rekate te gjitha. Por mund te falen edhe me pak rekate, madje mund te falesh vetem 3 rekate kur zgjohesh naten, dhe keshtu e ke falur edhe vitrin. Me shume do te lexosh ne temat e kategorise se Fikhut qe i postojme ne faqen e internetit.
7. Fjalet qe thuhen ne ruku “subhane rabiel Adhim” dhe ato qe thuhen ne sexhde “subhane rabiel eala” thuhen pa ze, duke i perseritur nga 3 here ose me shume. Keto jane te mjaftueshme te thuhen ne ruku dhe ne sexhde, por nese deshiron mund te shtosh ndonje lutje tenden ne sexhde pasi i thua keto. Gjysem ore per te falur kater rekate jane pak si shume sot sidomos per sunetet e dites, kurse per namazin e nates jane normale per ate person qe lexon me shume nga Kurani. Sunetet qe falen para apo pas namazeve farz falen pa ze, kurse namazi i nates mund te falet me ze.
8. Kur ben dhikrin pas namazeve nuk ngrihen duart, pervec nese ke deshire te besh ndonje lutje shtese nga ato te dhikrit, e ne kete rast i ngre duart vetem gjate lutjes. Nuk ka problem te ulesh kembekryq e te levizesh nga vendi i faljes kur te besh dhikrin.
9. Kjo puna e xhenazeve eshte pak kontradiktore per shkakun se ata jane te krishtere dhe vdesin si te tille, dhe ty nuk te lejohet te lutesh per ta pasi te kene vdekur si te krishtere; po keshtu nuk e di nese ke sevape ne kete pune, sepse njerezit mendojne se je i krishtere njesoj si ata dhe ti keshtu e shton numrin e tyre dhe e aprovon rrugen e tyre te gabuar duke qendruar me ta dhe duke shkuar me ta ne kishat e tyre, e duke ndenjur atje. Nese kjo eshte puna jote nga e cila ushqehesh, atehere te keshilloj te nderrosh pune dhe te largohesh nga ai vend sa me pare te jete e mundur. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
Allahu te dhente sukses e miresi!
#225selam alejkum Bledar, faleminderit per pergjigjen..por desha disa sqarime te tjera…aty ku une mar oraret e faljes siti quhet(prayer times wordwide)te kjo faqe thirret me…
selam alejkum Bledar, faleminderit per pergjigjen..por desha disa sqarime te tjera…aty ku une mar oraret e faljes siti quhet(prayer times wordwide)te kjo faqe thirret me ezan kur hyn ora e sabahut dhe p.sh sot e diel 4,52 sabahu dhe jacia 21,51…e kam fjalen per ketu ne milano ku une jetoj..po ke mundesi ta kontrollosh se un i kam bere te gjitha faljet me orarin e ketij sitit dhe ngaqe me the qe jane gabim kam frik se i kam bere gabim oraret e faljeve deri tani.pastaj po te them si bej radhitjen e suneteve dhe te farzeve ..masi nigjoj ezanin ktu pastaj e knoj vet e mrapa fal sunetet nga 2 rekate nese jane 4 dmth me dy selame, lexoj ca lutje pastaj bej ikametin e fal farzin..me thuaj se nese esht ne regull keshtu?psh kur jane 4 rekate sunet jam ne koh ti bej e te theras ikamet e mbrapa te bej farzin?e nese ka synet te tjera mrapa farzit akoma si duhet te veproj qe ti ndaj nga farzi?p.sh.ne sabah une bej ezan fal e rekate sunet ,bej ca dua ..pastaj bej ikamet fal farzin e mrapa bej dhikrin e nese kam koh akoma para se te iki ne pune bej 1 ore gjume ..a lejohet gjumi mas ketyre?desha te pyes mbasi degjoj ezanin ketu ne kompiuer qe esht automatik tek siti duhet te zgjohesh ne ate moment apo perpara ezanit apo nuk esht problem se e kendoj une?sunetet doja te dija falen pasi degjon ezanin apo ka orare dhe per sunetet?dhikri behet me duar perpara di duate?nijeti per namaz behet para se te marr abdest dhe a mund te merret nijeti p.sh ne te njejten kohe per mamaz sunet dhe per farz apo merret per sunetin e pastaj nje here qe kam mbaruar e marr per farzin?dhe nqs se di ndonje lloj siti ku te gjej oraret e sakta flas per ketu ne milano apo esht i rregullt ai qe permenda une me perpara?
selam alejkum allhu na meshirofte
Sic te thashe, shiko oren e lindjes se diellit dhe llogarite qe namazin e sabahut ta falesh rreth nje ore para lindjes se diellit.
Namazet qe ke falur deri tani, ne rregull i ke, por qe tani e tutjndja e e ki parasysh kete qe te thashe per te vepruar ate qe eshte me e mira.
Per oret e faljes shiko edhe ne kete link, megjithese njesoj duhet te jene si ai qe ke gjetur ti: http://www.islamicfinder.org/prayerDetail.php?city=Milan&state=09&country=italy&lang=
Vepro keshtu:
Kur e degjon ezanin e sabahut ne mengjes nga kompjuteri, duhet te dish se qe te hyje koha e sakte e sabahut duhen te pakten edhe 15-20 minuta, dhe gjate ketyre 20 minutave ti ke kohe qe te shkosh ne banje dhe te marresh abdes. Pastaj i fal dy rekate sunete, pastaj therret ikametin dhe fal dy rekatet farz te sabahut, pastaj ben tesbihet dhe pastaj lutjet e mengjesit. Nijeti nuk behet me fjale por me zemer, dmth kur ti hyn ne banje, duhet te kesh per qellim qe te marresh edhe abdes, dhe kur te falesh sunetet duhet te kesh per qellim dhe ne mendje qe do te falesh 2 rekat sunete, dhe po keshtu pasi te besh ikametin, detyrimisht e ke qellimin te bere tashme per faljen e farzit te sabahut.
Lejohet te flesh pas faljes se sabahut pa problem, por me e mira eshte qe te besh edhe lutjet e posacme, pastaj te flesh,
madje me e mira eshte qe te mos flesh deri sa te lind djelli, pastaj te falesh dy rekate sunete, pastaj mund te flesh nese deshiron, dhe me kete te fundit te shkruhen sevapet sikur ke bere umra te plote. Kete ndoshta mund ta besh ne ditet kur je pushim.
Ne dreke: pasi hyn koha e drekes, e therret ezanin, pastaj fal 4 rekat sunete 2+2, pastaj e therret ikametin dhe i fal 4 rekate farz, pastaj i ben tesbihet dhe lutjet qe behen pas namazeve, pastaj i fal 2 rekate sunete, pastaj je i lire.
Kur te hyje koha e ikindise, i fal 2 ose 4 rekate sunete, pastaj 4 farze, pastaj ben tesbihet dhe lutjet e posacme dhe pastaj je i lire.
Para se te perendoje djelli me rreth nje ore, i ben lutjet e mbremjes.
Kur perendon dielli dhe hyn koha e akshamit, thirret ezani pastaj thirret ikameti dhe falet farzi i akshamit 3 rekate, pastaj behet tesbihet dhe lutjet pas farzit, pastaj falen 2 rekate sunete te akshamit.
Kur thirret ezani i jacise (darkes) i fal 2 rekate sunete, pastaj therret ikametin dhe fal 4 rekate farz te jacise, pastaj ben tesbihet dhe lutjet, pastaj fal dy rekate sunete te jacise, pastaj je i lire. Preferohet te flihet gjum sa me shpejt pas faljes se jacise.
Keshtu i ke plotesuar pese namazet e detyrueshme bashke me sunetet e tyre ne menyre te plote, dhe shperblimet per keto jane shume te medha tek Allahu.
Tani ka mbetur edhe nje namaz tjeter qe nuk eshte farz por qe eshte shume i rendesishem, e ai eshte namazi i Vitrit.
Koha e ketij namazi fillon nga pas faljes se suneteve te jacise e deri para se te hyje koha e namazit te sabahut.
Namazi i vitrit falet zakonisht me namazin e nates, dhe koha me e mire per faljen e tij eshte nje e treta e fundit e nates,
pra rreth 2 ore para se te hyje koha e sabahut e deri ne kohen e sabahut. Ky namaz falet me 11 rekate bashke me vitrin,
duke u falur 2 e nga 2 rekate, dhe ne fund 1 rekat tek vitrin, ose 3 rekate tek, pa qendruar ulur mes tyre, por te tre rekatet njeheresh, sikur te ishin dy rekate, dhe jo si namazi i akshamit.
Keto jane te gjitha namazet e detyrueshme, sunete dhe vullnetare; sa me shume te besh prej atyre qe jane sunete dhe vullnetare, aq me shume shperblim ke per veten tende tek Allahut dhe ne kete bote.
Allahu na dhente sukses ne arritjen e kenaqesise dhe pelqimit te Tij!
#224selam ue alejkum hoxhe i nderuar …kisha disa pyetje se kam paksa 1 jave qe po falem!!nuk i di mire regullat fillestare. 1.ne kalendarin e e orareve ka dy orare per ne…
selam ue alejkum hoxhe i nderuar …kisha disa pyetje se kam paksa 1 jave qe po falem!!nuk i di mire regullat fillestare. 1.ne kalendarin e e orareve ka dy orare per ne sabah ,nje eshte sabahu dhe tjetri eshte lindja e diellit..desha te di un duhet ta fal sabahun ne sabah apo aty ku thote lindja e diellit,apo duhen falur qe te dyja,sabahu dhe lindja e diellit? 2. per shkaqe te punes pa ndalese nga ora 7 e mengjesit deri ne oren 5 te mbasdites dreken dhe inkidine nuk kam mundesi ta fal …si duhet te veproj per keto dy namaze per ti falur ne kete rast?akshamin dhe jacine mundohem ti fal ne kohen e caktuar sic jane ne kalendar,gjithashtu dhe sabahun …por si kuptoj mir ato oraret e sabahun dhe lindjen e djellit c do te thote? 3.ne dhome ku falem drejt libles kam dy pictura qe ja ne mur dhe jane dy femra .por nuk jane fotografi…duhet ti heq apo nuk ka problem? 4.bej dhikrin e mengjesit kur zgjohem ..desha te di se duhet ta bej ne sabah apo kur zgjohem pasi kam
rene ne gjume mbas sabahut…dhe dhikri i darkes kur eshte koha qe behet perpara faljes se jacise apo mbrapa se kam baruar faljen?dhe duhet ta bej ne krevat apo ne vendin ku falem?duhet te te cohem mbas te falurit ose te rri ulur pas selamit te jacise e te vazhdoj me dhikrin?duhet ta di per mendesh apo ta lezoj?un e lezoj edhe pse eshte paksa e gjate per tu mbajtur mend pervec sureveve qe thuhen nga tre here 5.dhe duate gjithashtu duhen mesuar permendesh apo te lezohen dhe pse shqiptimi eshte ai qe eshte..dhe kur duhet te thuhen …pak a shume doja te dija renditjen e gjerave se un po mar informacion vetem nga interneti dhe shum gjera nuk arrije ti kuptoj !!selam alejkum paqja qofte me ne dhe allahu na meshirofte
Esselamu alejkum.
Allahu te forcofte ne besim vella Florian, e te dhente sukses e begati ne te dyja botet!
Namazin e sabahut fale me rreth nje ore para lindjes se diellit qe thuhet ne kalendar, sepse ne fakt asnje prej dy orareve qe ata japin per sabahun nuk tregon ekzaktesisht faljen e sabahut, por orari i pare eshte shume shpejt kurse i dyti tregon lindjen e djellit, e namazi duhet te falet mes ketyre dy koheve, para se te linde djelli, dhe koha me e mire eshte rreth 60-50 minuta para lindjes se diellit.
Kurse kur je ne pune gjate dites, nese e gjen mundesine qe t’i falesh namazin e drekes atje, do te jete shume mire, e nese jo, atehere do te duhet ta falesh kur te kthehesh ne shtepi, dhe se pari te falesh namazin e drekes pastaj te ikindise.
Ato fotot ne mur nuk e prishin namazin nese ti nuk sheh tek ato gjate faljes, por me e mira per ty eshte qe t’i heqesh ose se paku t’i mbulosh, e nese jane ne shtepine tende dhe ti e ke vete ne dore heqjen apo lenien e tyre, atehere hiqi se ato pengojne engjejt te futen ne shtepi.
Dhikri i mengjesit behet pas faljes se sabahut dhe para lindjes se djellit ne vendin e faljes, kurse ai i mbremjes behet para perendimit te diellit ne cdo vend qe te jesh. Kurse kur shtrihesh per te fjetur ne darke jane disa lutje te tjera te posacme qe behen para gjumit. Nuk ka problem nese lutjet i lexon ne liber apo ne leter, deri sa t’i mesosh nje e nga nje.
#223Es selamu alejkum hoxhe i nderuar, inshallah jeni mire. dy pyetje kisha:1. N.q.s. nuk kam mundesi per tu falur d.m.th me ra ne sexhde ne toke, A eshte me mire qe ti…
Es selamu alejkum hoxhe i nderuar, inshallah jeni mire. dy pyetje kisha:
1. N.q.s. nuk kam mundesi per tu falur d.m.th me ra ne sexhde ne toke, A eshte me mire qe ti bashkoj namazet apo ta fal namazin ne kembe brenda kohes?
2. A ben me u fal me kanatjere, “bluze” me rripa?
Allahu te ruajt hoxhe, ma ban hallall nqs te mundoj.
Namazi duhet te falet ne kohen e vet, perderisa nuk ka ndalese fizike apo diçka qe ka te beje me friken. Ne rastin e udhetarit me aeroplan apo me anije, namazi mund te falet edhe ulur, duke u perkulur per sexhden me shume se per rukune. Per dike qe punon ne nje vend te atille qe nuk mund te shkeputet nga puna deri sa te dale koha e namazit, atehere le ta fale namazin ne cdo lloj gjendje qe t’i lehtesohet, por duke u perkulur sa te jete e mundur per rukune dhe per sexhden. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe nuk ka bere asgje te veshtire ne fene e Tij.
Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se shpatullat duhet te mbulohen ne namaz, perndryshe namazi eshte i pavlefshem, perveç nese nuk ke rroba per t’i mbuluar shpatullat apo nese gjendesh ne nje vend te shkrete apo gjendje te atille qe nuk te mundeson veshjen e rrobave. Per kete ka ardhur nje hadith i nxjerre nga Buhariu (359) dhe Muslimi (516), nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) i cili thote: I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Askush prej jush te mos falet me nje rrobe te vetme, pa pasur asgje mbi supe!”
#222Message: a duhet me i fal 4 rekate sunet te jacis para farzit dhe a ka ikindia 4 rekate sunet a po veq 4 farz
Message: a duhet me i fal 4 rekate sunet te jacis para farzit dhe a ka ikindia 4 rekate sunet a po veq 4 farz
Kushdo mund te fale namaz qofte edhe nese nuk di asgje permendesh prej Kuranit, dhe e vetmja sure qe duhet patjeter te mesohet sa me shpejt te jete e mundur eshte surja Fatiha, qe thuhet kur qendron ne kembe, kurse lutjet e tjera ne kalimin mes levizjeve te namazit jane te thjeshta dhe mesohen me lehte, por e rendesishme qe te thuhet Allahu ekber dhe te behen levizjet ne rregull, per ata qe kane mundesi fizike ta bejne kete, se perndryshe ata qe nuk kane mundesi, mund t’i bejne levizjet me aq sa munden. Pra, nena juaj e ka namazin ne rregull dhe mund te falet vetem me suren Fatiha. Per kete jane dakord te gjithe dijetaret e Islamit, te te kater medhhebeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#221Message: Deshta me dit a pranohen namzet vullnetare edhe nese nuk i fal namazet e detyrueshme.Une qdo shtune dille i fali namazet e detyrueshme por ditet tjera jo sepese…
Message: Deshta me dit a pranohen namzet vullnetare edhe nese nuk i fal namazet e detyrueshme.Une qdo shtune dille i fali namazet e detyrueshme por ditet tjera jo sepese jam ne shkolle por e fali vetem mengjesin dhe jacine si dhe namzet vullnetare pas jacise 6 rekate dhe namazin e istihares..? Qfare me thoni per kete A pranohen?
Kushdo mund te fale namaz qofte edhe nese nuk di asgje permendesh prej Kuranit, dhe e vetmja sure qe duhet patjeter te mesohet sa me shpejt te jete e mundur eshte surja Fatiha, qe thuhet kur qendron ne kembe, kurse lutjet e tjera ne kalimin mes levizjeve te namazit jane te thjeshta dhe mesohen me lehte, por e rendesishme qe te thuhet Allahu ekber dhe te behen levizjet ne rregull, per ata qe kane mundesi fizike ta bejne kete, se perndryshe ata qe nuk kane mundesi, mund t’i bejne levizjet me aq sa munden. Pra, nena juaj e ka namazin ne rregull dhe mund te falet vetem me suren Fatiha. Per kete jane dakord te gjithe dijetaret e Islamit, te te kater medhhebeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#220Message: E kam nanen ne moshe, a mundet te falet vetem me fatihan pa dua tjera?
Message: E kam nanen ne moshe, a mundet te falet vetem me fatihan pa dua tjera?
Kushdo mund te fale namaz qofte edhe nese nuk di asgje permendesh prej Kuranit, dhe e vetmja sure qe duhet patjeter te mesohet sa me shpejt te jete e mundur eshte surja Fatiha, qe thuhet kur qendron ne kembe, kurse lutjet e tjera ne kalimin mes levizjeve te namazit jane te thjeshta dhe mesohen me lehte, por e rendesishme qe te thuhet Allahu ekber dhe te behen levizjet ne rregull, per ata qe kane mundesi fizike ta bejne kete, se perndryshe ata qe nuk kane mundesi, mund t’i bejne levizjet me aq sa munden. Pra, nena juaj e ka namazin ne rregull dhe mund te falet vetem me suren Fatiha. Per kete jane dakord te gjithe dijetaret e Islamit, te te kater medhhebeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#219Message: Esselamu alejkum ……kur eshte duke u falur me xhemat farzi i namazit te akshamit dhe ti e arrin faljen e atij namazi me qendrimin e pare ulur….si veprohet per te…
Message: Esselamu alejkum ……kur eshte duke u falur me xhemat farzi i namazit te akshamit dhe ti e arrin faljen e atij namazi me qendrimin e pare ulur….si veprohet per te falur kete namaz?
Vazhdon namazin me imamin, pra merr tekbir (thua Allahu Ekber) ne kembe, ulesh ne teshehud dhe vazhdon rekatin e trete me ta qe per ty eshte i pari, dhe kur imami te jape selam, ti ngrihesh dhe ploteson rekatin e dyte per ty, pastaj qendron perseri ne teshehud, pastaj ngrihesh dhe fal rekatin e trete, pastaj qendron ne teshehud dhe jep selam. Me kete menyre ti e ke faluar namazin e akshamit me kater teshehude.
#218Message: Es-selam Alejkum Hoxhe i nderuar!Doja te pyesja se nese nuk di si te falesh a mund te shkosh te falesh xhumane me xhemat edhe pse nuk di? Allahu(xh.sh) me falte…
Message: Es-selam Alejkum Hoxhe i nderuar!
Doja te pyesja se nese nuk di si te falesh a mund te shkosh te falesh xhumane me xhemat edhe pse nuk di? Allahu(xh.sh) me falte nese bej gabim. Ju faleminderit.
* Theksoj se jam fillestar ne fene Islame…
Patjeter qe mund te shkosh ne xhami diten e xhuma e ne cdo dite tjeter ne kohet e namazeve edhe pse nuk di te falesh, sepse nuk eshte ndonje gje e madhe qe duhet te dish, por thjesht duke vepruar ashtu si te tjeret. Kur thirret ezani, futesh ne xhami dhe qendron ulur deri sa te filloje falja me imam, pastaj te gjithe ngrihen dhe rreshtohen ne rreshta dhe gjithcka e thote imami, kurse te tjeret thjesht bejne levizjet ne grup. Me pas do te mesosh gradualisht se cfare fjalesh thuhen ne cdo levizje qe ben, e qe gjithesesi keto fjale thuhen pa ze: dmth qe secili i thote me vete pa e degjuar tjetri qe ka ne krah. Pra, eshte shume e thjeshte dhe xhamia eshte plot me te rinj qe nuk dine te falen dhe qe e kane thyer ate ndjenjen e turpit per dicka qe nuk eshte turp por eshte mire, e per te mesuar, mesohet shume lehte dhe shpejt. Thjesht hyr ne xhami dhe vepro si te tjeret, dhe do te shohesh se eshte shume e lehte.
#217Message: qka duhet te besh kur deshiron ta lesh faljen?
Message: qka duhet te besh kur deshiron ta lesh faljen?
Te pergatitesh per llogarine para Allahut ne diten e Gjykimit, dhe te pergatitesh per ta mbajtur barren e dynjase mbi supet e tua, te pergatitesh te perballosh cdo situate e cdo vceshtiresi e vetme dhe pa ndihmen e Zotit!
#216Message: Selam Aljekym te gjithve kam nje pytje per ju, Une jam fillestare ne Namaz, kam fillu te fali sabahin dhe akshamin, po nganjeher me perzihen synetet dhe farzet e…
Message: Selam Aljekym te gjithve kam nje pytje per ju, Une jam fillestare ne Namaz, kam fillu te fali sabahin dhe akshamin, po nganjeher me perzihen synetet dhe farzet e di qe ne sabah falet syneti tani farzet po ne aksham po habitem e fali syneti vend farzit niher tani farzin, eshte harram ajo? ju flm, dhe eshte gjynah kur nuk muj me fal tjerat vaktet spespe punoj dhe jam ne orar te punes prej 8 mengjes deri 4 mbremje?
Namazi i sabahut i ka dy rekat sunete dhe dy rekate farz, dhe sunetet falen para pastaj falet farzi, kurse ne aksham eshte e kunderta, dmth qe ne fillim falen 3 rekate farz pastaj 2 rekate sunet. Nese ndodh ndonje ngaterrese nga padija apo harresa, kjo nuk prish pune, por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe te kryesh te gjitha faljet, qofte edhe vetem farzet, pra te falesh sabahun me 2 rekate sunet dhe dy farz, pastaj dreken me kater rekate farz, mbasditen me 4 rekate farz, akshamin me 3 rekate dhe darken (jacine) me 4 rekate farz. Dreken dhe mbasditen mund t’i falesh edhe kur te kthehesh nga puna, ne qofte se ne pune nuk ke asnje lloj mundesie qe t’i falesh. Dije se ti ke mare rrugen e drejte te Zotit dhe Ai do ta lehtesoje rrugen drejt Tij dhe drejt cdo te mire te kesaj bote dhe te botes tjeter.
#215Message: Selamu alejkum, jam nje femij 12vjec ju shkruaj nga emajli i babit,a ka munsi te me ndihmoni se kam shum frike nga vetetima cka duhet te them qe kjo te me…
Message: Selamu alejkum, jam nje femij 12vjec ju shkruaj nga emajli i babit,a ka munsi te me ndihmoni se kam shum frike nga vetetima cka duhet te them qe kjo te me largohet dhe kur duhet fmija me fillue me u fal,dua te ju them se une falem se bashku me babin dhe vellaun tim, shendet juve.
Femija duhet te filloje te falet qe ne moshen 7 vjecare, por megjithate, ne moshen 10 vjecare eshte me e domosdoshme sepse keshtu ka urdheruar Pejgamberi. Kurse per friken qe ke nga vetetima, duhet te thuash kete lutje kur e sheh apo e degjon vetetimen: “Subhane ledhi jusebbihu rraadu bihamdihi uel melaiketu min hijfetihi”, qe eshte ajet Kurani dhe do te thote: “I Lartesouar qofte Allahu, per falenderimin e te Cilit rrufete dhe engjejt bejne tesbih (madherim, kur gjemojne madherojne Allahun), nga frika prej Tij (prej Allahut).” Nese e thua gjithnje kete dua kur sheh apo degjon rrufete, do te kaloje edhe frika e madhe qe ke prej tyre, kurse frika e zakonshme eshte normale sepse te gjithe njerezit dhe te gjitha krijesat frikesohen nga gjemima e rrufeve e ato tregojne madheshtine e Allahut. Allahu na ruajte nga denimi dhe zemerimi i Tij!
#214Message: eselamu alejkum.1)pasi shkojm ne xhami per te falur namaz p.sh,namazin e jacis.pasi fillon namazi kujtehm se nuk kam fale akshamin.si veproj,(a)i jap perparesi…
Message: eselamu alejkum.1)pasi shkojm ne xhami per te falur namaz p.sh,namazin e jacis.pasi fillon namazi kujtehm se nuk kam fale akshamin.si veproj,(a)i jap perparesi namazit te humbur dhe i bashkohem xhematit me nijetin per te falur akshamin apo per te falur jacine,(b)n.q.s fale akshamin pasi imami ngrihet per rekatin e katert une bej teshehudin jap selam dhe i bashkangjitem xhematit per te fale jacine.(2)kur shkojm ne xhami dhe e kapim imamin ne teshehudin e fundit kur jep selam ngrihemi per te vazhduar.a vazhdojm me ze apo jo pasi qe pas rukus namazi nuk quhet me xhemat.(3)gjate kendimit te ezanit pasi muezini theret shehadetin dhe ne e perserisim a ka dhe ndonje shprehje tjeter qe ia bashkangjitim.
Kur imami fal jacine dhe ti nuk e ke falur akshamin, duhet te hysh ne namaz me nijetin e akshamit, dhe kur imami te ngrihet ne rekatitn e katert, ti qendron ulur ne teshehud dhe jep selam, pastaj i bashkohesh imamit per namazin e jacise. Kur ploteson rekatet e humbura, lexon nen ze, sepse me ze i lejohet vetem imamit ne xhami.Gjate ezanit, kur muezini thote “hajje alas salah” dhe “hajje alal felah”, ai qe e degjon thote: “la haule ue la kuvete il-la bilah”, kurse fjalet e tjera i perserit njesoj si muezini dhe ne fund ben lutjet e posacme. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#213Message: esselamun alejkum fali pes koh namaz por nuk jam e mbuluar a me pranohet namazi pasi vishem si femrat tjera e kam deshir mu mbulu po spo muj me vendos inshaalla…
Message: esselamun alejkum fali pes koh namaz por nuk jam e mbuluar a me pranohet namazi pasi vishem si femrat tjera e kam deshir mu mbulu po spo muj me vendos inshaalla ma mundeson Zoti mu e te gjitha atyre qe kan deshir sa ma shpejt me kry ket urdher te Zotit.
Namazi te pranohet perderisa i ploteson kushtet e tij, e prej ketyre kushteve eshte qe gjate namazit te jesh e mbuluar krejtesisht pervec duarve dhe fytyres. Kurse per mbulesen e rregullt te femres muslimane lexoni me shume dhe merrni vendime shpejt sepse asgje nuk ka siguri ne jete dhe nuk i dihet kur mund ta kapesh veten, sepse koha iken dhe vdekja nuk pyet.
#212Message: Esselamu Alejkum hoxhe i nderuar.1.Pasi jam fillestare desha te di se cilat sure eshte me mire te mesohen permendesh? 2.A lejohet te lexohet dhikri pas namazit…
Message: Esselamu Alejkum hoxhe i nderuar.1.Pasi jam fillestare desha te di se cilat sure eshte me mire te mesohen permendesh? 2.A lejohet te lexohet dhikri pas namazit prej libri deri sa ti mesojme permendesh?
Surja qe duhet mesuar patjeter sa me pare eshte surja Fatiha, e cila thuhet ne cdo rekat te namazit te detyrueshem dhe atij vullnetar, kurse pervec kesaj mund te mesoni disa sure te lehta e te shkurtra, sic eshte surja “Ihlas” – Kul Huvallahu Ehad, “Felek” dhe “En Nas”. Keto 3 sure thuhen edhe ne dhikrin pas namazit farz. Nuk ka problem qe lexon nga libri lutjet pas namazit, qofte edhe nese i di permendesh por qe mund t’i ngaterrosh, deri sa t’i mesosh mire. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#211Message: se pari selam alejkumdeshta te bej pytjen se a lejohet numrimi i tespive me muejzin siq behet neper vendet e tona faleminderit shum kisha pasur deshir per nje…
Message: se pari selam alejkum
deshta te bej pytjen se a lejohet numrimi i tespive me muejzin siq behet neper vendet e tona faleminderit shum kisha pasur deshir per nje spjegim pak me te gjer dhe arsyjen pse po ose jo faleminderit
Nuk eshte prej tradites profetike berja e tespive me muezin, dhe tespite jane ceshtje adhurimi ku nuk i lejohet askujt te flase nga mendja e vet dhe as te shpike dicka te re ne formen e adhurimit, dhe kjo menyre e berjes se tespive me muezin praktikohet nga disa grupe te humbura qe i adresohen Islamit, kurse Islami i paster nuk e pranon dicka te tille. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#210Message: vuaj nga nje smundje ne shpine, ne shtepi fali namaz pa karrik por me kujdes kurse ne xhami me karrik se kam frik me shtyn rastesisisht dikush, pra pa qellim.…
Message: vuaj nga nje smundje ne shpine, ne shtepi fali namaz pa karrik por me kujdes kurse ne xhami me karrik se kam frik me shtyn rastesisisht dikush, pra pa qellim. Cili a mendimi juaj a bej gjyna a jo? Sevap ishalla juve!
Allahu nuk do veshtiresim per njerezit por Ai do lehtesim per ta dhe ne fene e Tij ka bere lehtesira te medha, me qellim qe secili te veproje sipas mundesise se tij, pa u demtuar. Nese e sheh se e ke te veshtire faljen ne kembe ne xhami, atehere mund te falesh ulur be karrige pa problem, por duke pasur parasysh qe tekbirin fillestar ta marresh duke qene ne kembe, e pastaj te ulesh. Po keshtu, nese ke mundesi te qendrosh ne kembe, qendro sa te mundesh, e me pas plotesoje ulur. Nese ke mundesi ta besh rukune, ngrihu prej karriges e beje rukune normalisht, e nese nuk mundesh, atehere perkule kurrizin duke qene ulur ne karrige. Po keshtu edhe per sexhden, nese mundesh te biesh ne sexhde, beje sexhden normalisht, e nese jo, atehere perkule koken sa me shume te mundesh duke qene ulur ne karrige. Pra qellimi eshte qe ato qe mund t’i kryesh normalisht, perpiqu t’i kryesh normalisht, e ato qe nuk mundesh, kryeji duke qene ulur ne karrige. Allahu te fuqizofte e te dhente shperblim per cdo perpjekje e mundim qe ben per te zbatuar fene e Tij, edhe pse gjithcka e mire kthehet vetem tek ti, se Allahu nuk ka nevoje per askend dhe per asgje, por ne kemi nevoje per Te!
#209Message: Selam Alejkum Hoxh Jom Demokrati jom Namazli Elhamdulilah i fali 5 Vaktet Namaz po nganjeher po harroj e pom ik 1 namaz qka thojn o Hoxh mem ik shembull ishami me…
Message: Selam Alejkum Hoxh Jom Demokrati jom Namazli Elhamdulilah i fali 5 Vaktet Namaz po nganjeher po harroj e pom ik 1 namaz qka thojn o Hoxh mem ik shembull ishami me hi Jacia, Allahu te Shperbleft.
Allahu te forcofte e te dhente sukses ne faljen e cdo namazi ne kohen e vet! Kur e harron nje namaz apo je ne gjum ne kohen e tij, atehere duhet ta falesh menjehere sa ta kujtosh ate apo sa te zgjohesh, e nese ka hyre koha e namazit tjeter, atehere e fal ne fillim namazin e kaluar, e pas tij e fal namazin e kohes qe ka hyre, pra sipas rradhes se tyre. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#208Message: s.a Nese ka mundesi me ditt nese gjat faljes pasi qe e kryn elhamin e kendon kuluvallahin e ne rekatin e dyt Innaeata ina a duhet te bejm sevisexhde per arsy qe…
Message: s.a Nese ka mundesi me ditt nese gjat faljes pasi qe e kryn elhamin e kendon kuluvallahin e ne rekatin e dyt Innaeata ina a duhet te bejm sevisexhde per arsy qe jav kemi ber ndrrimin e vendeve?
Renditja e sureve te Kuranit eshte bere me shpallje nga Allahu, dhe leximi i sureve ne namaz duhet bere gjithashtu sipas rradhitjes se tyre ne Kuran, pra ne rekatin e pare lexon nje sure qe eshte me pare ne rradhitjen e Kuranit nga surja qe lexon ne rekatin e dyte. Disa dijetare thone se leximi i sureve sipas renditjes se Kuranit ne namaz, eshte e detyrueshme (vaxhib), kurse shumica thone se eshte paresore dhe me e mire, por nese ben te kunderten, namazi eshte i rregullt dhe nuk duhet te besh sehvi-sexhde. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. [Marre nga nje fetva e shejh Salih el Feuzan].
#207Message: Selam Alejkum hoxhe. Dua te pyes: Jetoj ne belgjike dhe imami i xhamise, Akshamin e jacine e falin bashke prej nje periudhe 4-5 mujore. Arsyja eshte se namazi i…
Message: Selam Alejkum hoxhe. Dua te pyes: Jetoj ne belgjike dhe imami i xhamise, Akshamin e jacine e falin bashke prej nje periudhe 4-5 mujore. Arsyja eshte se namazi i jacise falet rreth 2 te nates dhe sabahi falet ne 3 te nates . pytja eshte; a duhet te falem ne xhami me xhemat duke i bashku namazet apo me u fale ne shpi duke i larguar namazet pak nja njeri-tjetri?
Pozicioni gjeografik i Belgjikes e ben ate prej vendeve ne te cilat muzgu zgjat deri para sabahut dhe pas nje kohe te shkurter nga humbja e muzgut, hyn koha e sabahut. Problemi qendron ne percaktimin e mbarimit te kohes se akshamit dhe hyrjen e kohes se jacise (isha), sepse sic dihet, koha e akshamit mbaron me zhdukjen e muzgut dhe me zhdukjen e tij hyn edhe koha e namazit te darkes (isha). Dijetaret e kane studiuar mire kete ceshtje dhe kane dhene sqarimet e tyre per muslimanet qe jetojne ne ato vende, e prej ketyre sqarimeve eshte se: Per vendet ku dita ndahet nga nata ne menyre te qarte, kohet e namazeve percaktohen sipas rregullit te sheriatit, qofte edhe nese koha e ishase do te largohet nga ajo e akshamit deri prane agimit per efekt te muzgut qe vazhdon te qendroje ne qiell, dhe namazi duhet te falet ne kohen e vete. Nga ky rregull bejne perjashtim vetem njerezit qe kane justifikim dhe e kane te veshtire faljen e ishase ne kete kohe, keshtu qe ketyre u lejohet ta falin namazin e ishase bashke me namazin e akshamit, njesoj si bashkimi i namazeve per shkak te shiut. E keta njerez jane per shembull studentet dhe punetoret qe i pret dita e punes e lodhshme. Keto perfitohen nga fetva te ndryshme te dijetareve bashkekohore, nga komisioni i fetvave “el lexhneh ed daime” dhe nga “Asambleja Islame e Fikhut”. Pra, nuk mund te pergjithesohet bashkimi i namazit te akshamit me ishane per te gjithe njerezit qe jetojne ne keto vende, edhe pse ky eshte nje prej mendimeve te dijetareve, por mendimi me i sakte eshte ai i faljes ne kohen e vete, me perjashtim te atyre qe kane justifikim, vetem ketyre u lejohet ta bashkojne namazin ne kete rast, kurse te tjeret duhet ta falin ne kohen e vete. E pyetesi e di vete se ku perfshihet, por ne cdo rast, nuk duhet shkaktuar percarje ne xhami, por kush deshiron te falet me imamin duke e pare se perfshihet ne personat me justifikim, le te falet me te, e kush e sheh ndryshe, atehere te largohet dhe te falet ne kohen kur hyn ishaja, pra pasi te zhduket muzgu nga horizonti. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#206Message: Selam alejkum amundeni te me spjegoni kuptimin e ketyre haditheve:Transmetohet prej Vail B.Huxhra r.a se kishte thene:Jam falur me te derguarin e Allahut te…
Message: Selam alejkum amundeni te me spjegoni kuptimin e ketyre haditheve:
Transmetohet prej Vail B.Huxhra r.a se kishte thene:Jam falur me te derguarin e Allahut te lartesuar dhe ai e vendosi doren e tij te djathte ne doren e majte ne gjoksin e tij”
E permend iben Huzejme Hadithi ehste Daif.
“Iben Huzejme{1/243} Ahmedi[18375] derisa eshte sahih te Muslimi(401)por pa shtojcen ne”gjoksin tim”.
Nuk ka thenie autentike qe e permend poziten e duarve ne kijam, pasi qe te lidhen.Hadithi tek iben Huzejme eshte i dobet.Ne transmetimin e tij veqohet Mu’emel B.Ismaili qe eshte (isinqert) dhe me memorie te dobet.
Transmetimin e ketij hadithi e kundershtojne pesembedhjet transmetues te besueshem. Perveq kesaj, jane kontestuar theniet e Mu’emel B. Ismailit prej Sufjanit, kurse kjo eshte njera prej atyre thenieve Pastaj eshte per tu quditur se si hadithi lidhur me lidhjen e duarve ne gjoks eshte autentik dhe ne zingjirin e tij gjendet Sufjan Eth Theuriu kurse ai ka qene prej banoreve te Kufes, qe i kane lidhur duart nen kerthize?Si mundet qe ky dijetar i madh te transmetoje hadithin autentik, pasjtaj mos te veproj sipas tij.
Lidhur me lidhjen e duarve ne gjokse flet edhe thenia mursel e Tavus b. kejsan tek Ebu Daudi{9759},mirpo me mursel nuk mund te argumentohet. PO ashtu, ekziston thenie tek imam Ahmedi, te cilen e transmeton Simak B> Harbi prej Kabis B.Hulba Simaku veqohet ne ate thenie kurse Kabisi eshte ne gjendje te panjohur. Keshtu, mendimi i shumices se dijetareve muslimane, ehste se dora e djathte vendoset mbi doren emajte, pa shtojcen “ne gjokse”. Ebu Davudi ne ” Qeshtjen etij{31} thote se imam Ahmedi eka urryer lidhjen e duarve ne gjokse.
Per vendin se ku vendosen duart gjate qendrimit ne kembe ne namaz, nuk ka ardhur ndonje hadith i sakte, por te gjitha hadithet flasin vetem per lidhjen e duarve, te djathten mbi te majten, ne disa forma te ndryshme, nga te cilat dijetaret kane kuptuar vendin se ku duhen vendosur, duke u mbeshtetur gjithashtu edhe ne gjurme te sahabeve, megjithese ne kete teme edhe keto gjurme jane gjithashtu te dobeta, sic percillet nga Aliu (radiallahu anhu) edhe vendosja e duarve mbi gjoks edhe nen kerthize, por qe te dyja transmetimet jane te dobta. Hadithet e sakta qe flasin per lidhjen e duarve dhe menyren e tyre, nuk e permendin vendin ku vendosen, por nga menyra e lidhjes kuptohet se vendosen mbi gjoks, pak me posht apo me siper, por jo nen kerthize, sepse lidhja e duarve duke vendosur pellemben e dores se djathte mbi parakrahun e se majtes, nuk mund te behet vecse mbi gjoks apo prane tij, dhe nuk mund te behet nen kerthize. E megjithate, dijetaret nuk i kane dhene peshe ketij mospajtimi, por e kane lene te lire qe secili t’i vendose duart ku ta kete me te lehte, pasi qe edhe nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) jane percjelle disa menyra per lidhjen e duarve, prej te cilave eshte edhe vendosja e pellembes se dores se djathte mbi kurrizin e se majtes, dhe kjo menyre mund te behet edhe duke i vendosur ato nen kerthize. Kurse dijetaret bashkekohore si shejh Iben Bazi, Iben Uthejmin, shejh Albani e te tjere, kane zgjedhur vendosjen e duarve mbi gjoks si veper me afer sunetit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), e Allahu e di me mire.
#205Message: selamu alejkum, vlla bledar do te kerkoja disa argumenta per levizjen e gishtit ne namaz, Zoti ju shperblefte!
Message: selamu alejkum, vlla bledar do te kerkoja disa argumenta per levizjen e gishtit ne namaz, Zoti ju shperblefte!
Levizja e gishtit tregues gjate duave ne teshehud eshte sunet i percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), sic ka ardhur ne hadithin e sakte te nxjerre nga Ahmedi (18890) dhe Nesai (889), nga Vail iben Huxhr, i cili tregon per menyren e namazit te pejgamberit, e nder tjera thote: “…pastaj kapi dy gishtat ne forme rrethi (gishtin e madh dhe te mesem), pastaj ngriti gishtin tregues dhe e pashe ta levizte ate duke bere dua.” E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#204Message: eselam alejkum. pata deshir te dij nese nuk mundem te zgjohem me fal namazin e sabahit se me ka ndodh, a ban me fal pasi te zgjohem? ALL-LLAHU JU SHPERBLEFT.
Message: eselam alejkum. pata deshir te dij nese nuk mundem te zgjohem me fal namazin e sabahit se me ka ndodh, a ban me fal pasi te zgjohem? ALL-LLAHU JU SHPERBLEFT.
I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush esahte ne gjum ne kohen e namazit ose e harron ate, atehere ta fale ate menjehere sa ta kujtoje ate. Nuk ka shlyerje per kete, vecse keshtu (duke e falur ate kur ta kujtosh apo kur te zgjohesh).” Pra, ti duhet te kujdesesh qe ta falesh namazin ne kohe duke i marre masat per kete, dhe nese te kalon koha e namazit, atehere duhet ta falesh ate menjehere sa te zgjohesh apo sa te jepet mundesia, dhe assesi te mos e lesh namazin pa falur, sepse namazi eshte gjeja me e shtrenjte qe ka muslimani dhe lidhja me e forte qe e mban ate te lidhur me Allahun, nderkohe qe dynjaja e angazhon ate thuajse ne cdo pjese te kohes qe jeton. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
#203Message: eselam alekum hoxh inderuar kemi 2 pytje: tjy pys kemi fillu te bajm namaz por jemi fillestare nuk kemi aq dijeni, kemi nevoj orarin e faljes se mamazeve edhe…
Message: eselam alekum hoxh inderuar kemi 2 pytje: tjy pys kemi fillu te bajm namaz por jemi fillestare nuk kemi aq dijeni, kemi nevoj orarin e faljes se mamazeve edhe cafr duhet thane farzeve dhe synete, faleminderit per mir kuptim allahu te shperbleft!
Se pari ju pergezojme per rrugen e drejte qe keni nisur dhe suksesin qe Allahu ju ka dhene per ta ndjekur kete rruge qe te con drejt Tij dhe lumturise se vertete ne kete bote dhe ne boten tjeter! Dija eshte drite dhe muslimani e kalon gjithe jeten duke kerkuar dijen dhe duke mesuar gjera te reja, dhe kjo eshte ajo qe duhet te beni edhe ju me sa mundesi te keni. Ne lidhje me kohet e faljeve ditore, i gjeni ne kete link: http://www.islamicfinder.org/cityPrayerNew.php?country=Belgium , por duhet te keni parasysh se koha e namazit te sabahut (fajr) hyn rreth 30 minuta pas ores se shenuar ne kalendar, sepse kalendari tregon agimin e pare qe eshte edhe koha deri kur agjeruesi mund te haje syfyr kur agjeron. Ne lidhje me rregullat e namazit dhe menyren e kryerjes se tij, shikoni ne keto linke:
http://www.rrugetepaqes.net/akide/shtyllateislamit/namazi.html
http://www.rrugetepaqes.net/fikh/namazi/namazi.html#permbledhje
http://www.rrugetepaqes.net/namazidheabdesi.pdf
#202Message: selamu alejkum. Vella a mund t’me tregoni se a eshte synet dhe a duhet praktikuar edhe ne vendin tone prerja e pantollava sipas hadithit te Muhamedit s.a., pasiqe…
Message: selamu alejkum. Vella a mund t’me tregoni se a eshte synet dhe a duhet praktikuar edhe ne vendin tone prerja e pantollava sipas hadithit te Muhamedit s.a., pasiqe e kam ndegju nje hoxhe duke thene se ne vendin tone nuk e shoh te arsyeshme me u praktiku se populli jone nuk i leshon pantollat per mendjemadhesi, pastaj nese e kemi obligim prerjen e tyre a duhet me i prere pantollat baraz me vijen e fundit te zogut te kembes(vija e zogut te kembes qe eshte ma afer tokes) apo permbi vijen e zogut te kembes ? Vella a eshte e lejuar te behet dhikeri ne cdo kohe (kuptohet se jo ne cdo vend si p.sh ne WC), pasiqe po me ndodh nganjehere qe pasi ta fali namazin e sabahut te kaloj koha dhe nuk kam kohe me e perfundu dhikrin deri ne fund. Pastaj vella, cilat jane sebepet qe duhet marrur per ta falur namazin e sabahut me xhemat, pasiqe po e kam problem me e praktiku kete synet. Pastaj gjate faljes se namazit gjate renies nga rukuja per ne sexhde a duhet me rene se pari me duar ne toke apo me kemb a po me u mundu me te dyjat per njehere.
I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Cfare kalon nen kycet e kembeve prej rrobes, ajo pjese eshte ne zjarr”. Po keshtu ka ardhur hadith tjeter ku permendet zgjatja e rrobes nen kyce te kembes me mendjemadhesi, ajo do te jete ne zjarr, por ne cdo rast, zgjatja e rrobes apo pantallonave nen kycet e kembes eshte mendjemadhesi sepse mendjemadhesi do te thote te mbulosh te verteten dhe te mos i dorezohesh asaj, e ne kete rast e verteta eshte fjale e Pejgamberit qe ka thene se ajo pjese qe mbulohet nga pantallonat nen kycet e kembeve do te jete ne zjarr, kurse interpretimet e tjera behen nga njerez qe me sa duket nuk i ruhen shume te ndaluares por e zvogelojne ceshtjen e vepres dhe fjales se pejgamberit duke thene se eshte sunet dhe jo farz; por harrojne se ato sunete qe pejgamberi pervecse i ka vepruar, i ka forcuar edhe me fjalen e tij, keto jane vaxhibe dhe jo thjesht sunete, dhe lenia e tyre eshte haram dhe jo thjesht mekruh. Nese nuk ndjek udhezimin dhe urdhrin e pejgamberit, atehere udhezimin dhe urdhrin e kujt do te ndjekesh?! Epo kjo eshte mendjemadhesia, qe te mos e ndjekesh urdhrin e Pejgamberit. Kufiri i fundit ku munden me u leshu apo me u shkurtu pantallonat eshte drejt me kycin pa e kaluar ate. Dhikri pas namazit eshte sunet dhe mund te behet edhe duke ecur dhe ne cdo kohe qe e fal namazin, pra menjehere pas namazit.
Kurse falja e namazit me xhemat eshte vaxhib dhe jo thjesht sunet. Falja e namazit me xhemat eshte e detyrueshme per te gjithe ata burra muslimane te rritur qe kane mundesi fizike te shkojne ne xhami dhe nese nuk kane justifikim, e justifikimi kufizohet gjithnje me mundesine fizike (si p.sh. semundja) dhe rreziqet qe mund te jene ne rrugen per ne xhami. Po keshtu edhe nenpunesit qe punojne ne sherbime te shoqerise, kane justifikim per te mos shkuar ne xhami kur jane ne detyre, por te falen ne vendin e punes menjehere sa t’u jepet mundesia. Kurse falja e namazit te sabahut eshte edhe me e obligueshme qe te falet me xhemat ne xhami, sepse me faljen e ketij namazi ne xhami, pejgamberi ka bere dallimin mes besimtareve te vertete dhe munafikeve, dhe po keshtu edhe me namazin e jacise (darkes), keshtu qe nuk eshte thjesht “sunet”, por “detyrim – farz”.
Ne lidhje me vendosjen e duarve apo te gjunjeve ne toke kur biem ne sexhde ne jemi me mendimin e vendosjes se duarve para gjunjeve, e Allahu e di me mire.
#201Message: selamu alejkum. Doja te dija se a prishet abdesi dhe namazi kur e ndiejme(jemi te sigurt) qe na kane dale gazra, por, qe jane pa zhurme dhe pa ere? (Sepse ne…
Message: selamu alejkum. Doja te dija se a prishet abdesi dhe namazi kur e ndiejme(jemi te sigurt) qe na kane dale gazra, por, qe jane pa zhurme dhe pa ere? (Sepse ne hadith thuhet qe: mos u largoni nga xhamia derisa te ndieni zhurmen dhe eren.) Apo ne hadith eshte fjala vvetem per rastet kur jemi ne dyshim?! Allahu ju ruajte.
Kur je ne namaz dhe ndjen sikur te kane dale gazra, por qe nuk ke degjuar ze dhe as nuk ke ndjere ere, atehere ti nuk je i sigurte qe te kane dale gazra, por e ke te dyshimte kete gje, sepse shenja e daljes se gazrave jane dy: ose te degjosh zhurme, ose te ndjesh ere, perndryshe kjo ndjesi eshte ngacmim nga shejtani qe kerkon te prishe namazin dhe te beje me vesvese, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka mbyllur kete dere me hadithin qe e permend ne pyetje, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë
Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.
[contact-form-7 id="4" title="Contact form 1"]
#200Message: Es-selamun Alejkum hoxh, kam dy pytje : 1. Nje hoxh i medh’hebit hanefi po kembengul dhe po thot se aj person i cili kollitet tri her ne namaz apo leviz me dor…
Message: Es-selamun Alejkum hoxh, kam dy pytje :
1. Nje hoxh i medh’hebit hanefi po kembengul dhe po thot se aj person i cili kollitet tri her ne namaz apo leviz me dor tri her ai person nuk ka namaz. A ka baz ne fe kjo qeshtje qe po e thot ky hoxhe?
2. A lejohet perdorimi i parfumeve per ndersjetulla te cilet permbajn alkohol ?
All-llahu te shperbleft me xhenetin firdews!
1. Per levizjen me shume se tre here ne namaz, ka disa fjale ne medhhebin hanefi qe nese keto levizje perseriten pa shkak, namazi prishet, por qe te prishet namazi pse kollitesh 3 here gjate tij, kete e ka shtuar ky hoxhe nga xhepi i tij. Ne te vertete, as per levizjen 3 apo me shume here nuk ka argument qe prishet namazi, por dijetaret e medhhebit hanefi kane dale ne kete perfundim nisur nga fakti qe njeriu duhet te jete i perqendruar ne namaz dhe jo te humbe mendjen me dicka tjeter.
2. Nuk lejohet perdorimi i parfumeve qe permbajne alkool. [Fetava Nurun ala ed-Derb, nga Iben Baz].
#199Message: Es-selamun Alejkum hoxho deshta me ta bere nje pytje rreth dy rekateve sunnet qe jane pas namazit te jacis a mundem me i fal ne kohen kur e fali namazin e vitri…
Message: Es-selamun Alejkum hoxho deshta me ta bere nje pytje rreth dy rekateve sunnet qe jane pas namazit te jacis a mundem me i fal ne kohen kur e fali namazin e vitri apo duhet pas namzit te jacis ?
All-llahu ju shperbleft me xhennnet firdews per punen qe po e beni.
Koha e suneteve te jacise eshte brenda kohes se vete namazit te jacise, pra deri ne mesnate, kurse pas kesaj kohe quhen namaz nafile. E Allahu e di me mire.
#198Esselamu alejkum, vella i nderuar Bledar, e lus Allahun te jesh shendosh e mire. Une deshta te dija se si behet dhikri pas namazit sipas sunnetit ashtu siq duket ne foto,…
Esselamu alejkum, vella i nderuar Bledar, e lus Allahun te jesh shendosh e mire. Une deshta te dija se si behet dhikri pas namazit sipas sunnetit ashtu siq duket ne foto, psh a numerohet ashtu nga gishti i madhe ne tre pjes, dhe tre pjes ne pes gishta bejn 15 here, dhe vazhdimi pas numrit 15, a vazhdon nga gishti i madh apo nga gishti i vogel?
Nuk ka ndonje argument se me cilin gisht fillohen tesbite dhe me cilin mbarohen, por kjo eshte lene e lire per secilin si ta kete me te lehte numerimin qe te mos ngaterrohet. Ceshtja qe diskutojne dijetaret ne kete teme eshte se: a behen tesbite me doren e djathte apo me te dyja duart? Ne kete ceshtje, shejh Albani ka zgjedhur ate se duhen bere vetem me doren e djathte dhe nuk lejohet me te majten, kurse dijetaret e komisionit te fetvave ne Saudi, mes te cileve edhe shejh Iben Baz dhe shejh Iben Uthejmin, thone se suneti dhe me e mira eshte qe te behen me doren e djathte, por qe lejohet edhe me doren e majte dhe se personi qe e perdor edhe doren e majte ne berjen e tesbive nuk duhet luftuar per kete arsye, sepse ceshtja ka hapesire dhe nuk eshte strikte, per shkak se ka hadithe qe interpretohen nga te dyja anet. E Allahu e di me mire.
#197Message: A ngrihen duart kur lexohet duaja e kunutit ne namazin e vitrit?
Message: A ngrihen duart kur lexohet duaja e kunutit ne namazin e vitrit?
Sipas sunetit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duaja ne namazin e vitrit, nuk behet gjithnje per cdo nate, dhe kur e ben, behet me duart ngritur, para se te biesh ne ruku. E Allahu e di me mire.
#196Message: esselamu alejkum desha me ba ni pyetje rreth namazit te nates. A llogaritet namazi i vitrit si namaz i nates nese e fal ne ora 12 ose 1 ?
Message: esselamu alejkum desha me ba ni pyetje rreth namazit te nates. A llogaritet namazi i vitrit si namaz i nates nese e fal ne ora 12 ose 1 ?
Namazi i vitrit eshte namaz nate, dhe ai falet me 3 ose 5 ose 7 ose 9 ose 11 rekate, dy e nga dy dhe ne fund e fal nje rekat tek, gje te cilen e kemi shpjeguar edhe me pare. Koha me e mire per kete namaz eshte nje e treta e fundit e nates, dmth pas ores 2 apo 3 te nates, per shkakun se ne kete kohe Allahu i Lartemadheruar zbret ne qiellin e dynjase dhe e pranon lutjen e atyre qe i luten Atij. Gjithesesi, edhe nese vitri falet para kesaj kohe, ai llogaritet si namaz nate, njesoj si ne namazin e teravive ne muajin e Ramazanit, e E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#195Message: Esselamu alejkum-Kam degjuar se netet e mira nuk duhet ti agjerojme, sepse ato jane prej shiiteve? A mund te me jepni nje shpjegim rreth kesaj…
Message: Esselamu alejkum
-Kam degjuar se netet e mira nuk duhet ti agjerojme, sepse ato jane prej shiiteve? A mund te me jepni nje shpjegim rreth kesaj ceshtje?
-Gjithashtu kam nji problem tjeter, me ndodh qe kur falem ,isha ne rekatin e 4 ,nuk e mbaja mend nese ishte i fundit apo i 3 dhe falja dhe nji rekat tjeter ,por kur u ulja ne sexhde apo kur mbaroja me kujtohej qe kisha falur nji me shume .si duhet te veproj?
-Tjeter ceshtje. Kur jam jashte shtepise ,qellon qe jam gjithe diten ne shkolle dhe kur kthehem duhet ti fal te gjitha namazet e lena.Disa me thone qe duhet te fal perpara namazet qe kam lene pastaj namazin prezent (p.sh jam ne jacine por kam per te falur dhe ikindine me akshamin.)Ndersa disa me thone te fal perpara jacine dhe pastaj namazet e lena mbrapa .Ju lutem te me jepni nje shpjegim te sakte. All-llahu xh.sh jua shperblefte me te mira dhe xhennet!
– Keto nete qe disa njerez i quajne te mira, nuk kane ndonje argument te sakte ne fene tone, dhe madherimi i nje nate apo dite nuk mund te behet vecse me argument nga Kurani dhe Suneti, ashtu sic eshte per shembull nata e Kadrit, apo muaji i Ramazanit. Por ekzistojne disa dite te posacme qe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ka vecuar me agjerim, sic eshte dita e hene dhe e enjte e cdo jave, dita e 13,14,15 e cdo muaji henor, 6 dite nga muaji sheval, dite ne te cilat i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) agjeronte dhe i keshillonte shoket e tij qe te agjeronin keto dite. Kurse vecim te disa neteve si te mira nuk ekziston ne fene tone, me perjashtim te nates se Kadrit, dhe ky vecim ka kuptim krejt ndryshe nga ai qe kane per qellim ata qe i quajne te mira keto nete.
– Kur harron ne namaz dhe nuk e di sa ke falur: 3 apo 4, bazohesh ne me te sigurten, qe eshte 3 rekate, pastaj ploteson te katertin dhe para se te japesh selam, i ben dy sexhde te harreses, pastaj jep selam. Nese harron dhe jep selam para se te besh dy sexhde te harreses, i ben ato dy sexhde pas selamit, pastaj jep perseri selam, perderisa nuk je ngritur nga vendi, e perndryshe nuk ke detyrim gje tjeter dhe namazi eshte i rregullt inshaAllah.
– Pese namazet jane detyrim ne kohe te caktuar dhe me renditje sipas kohes se secilit namaz, e nese dikujt i kalon nje namaz nga koha e vet dhe hyn koha e namazit tjeter, ai duhet te fale se pari namazin e pare ne renditje sipas kohes se namazeve ditore, pastaj te fale namazin qe i ka hyre koha.
#194Message: Prej sa moshe duhet te falemi?
Message: Prej sa moshe duhet te falemi?
Te gjitha obligimet fetare dhe detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj njerezve, fillojne me moshen e pubertitetit, si te mashkulli edhe tek femra. Pra, kur mbush moshen e pubertitetit, namazi dhe te gjitha detyrimet e tjera te Islamit behen te detyrueshme dhe qe nga kjo moshe njeriut fillojne t’i regjistrohen edhe te keqiat qe ai ben.
#193Message: Selamun alejkumE dime qe kendimi i kuranit ne sexhde osht i ndalum. A vlen ky ndalim per duate qe jane ne Kuran? Dmth a mundemi te bejme dua ne sexhde me dua nga…
Message: Selamun alejkum
E dime qe kendimi i kuranit ne sexhde osht i ndalum. A vlen ky ndalim per duate qe jane ne Kuran? Dmth a mundemi te bejme dua ne sexhde me dua nga Kurani?
Ne lidhje me kete ceshtje eshte pyetur komisioni i perhershem i fetvave ne Arabine saudite (El lexhne ed daime), dhe pergjigja ka qene: “Nuk ka problem qe ne sexhde te behen lutje nga ajetet Kuranore, perderisa me keto ajete eshte per qellim lutja qe ato permbajne dhe jo leximi i Kuranit.” [6/443].
#192Message: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.kam 2 pyeetje e 1. pasi se kam falur namazin e drekes sa kohe para namazit te iqinise kam te drejte ta fali,ose…
Message: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.kam 2 pyeetje e 1. pasi se kam falur namazin e drekes sa kohe para namazit te iqinise kam te drejte ta fali,ose NAMAZIN te iqinise para akshamit. 2. Buri im ka filluar tani te falet dhe nuk i ka nxen duajat ende, pasi qe falemi bashk a me lejohet mua me ze ti them ato dhe nga cila ane duhet te qendroj une? ju faleminderit!!! Allahu ju shperblefte!
Se pari, lusim Allahun t’ju forcoje ne fene e Tij dhe tju jape shperblim te madh e begati ne te dyja botet, per shkak te rruges se besimit qe keni marre dhe praktikimin e ketij besimi duke ju bindur Allahut dhe duke vepruar ashtu si kerkon Ai!
1. Koha e namazit te drekes zgjat qe sa hyn koha e namazit, dmth sa e kalon dielli kupen e qiellit, apo sic e shihni ne kalendaret e posacem me oraret e faljeve per cdo vend te botes, dhe koha zgjat deri pak caste para se te hyje koha e namazit te ikindise, dhe po keshtu koha e ikindise zgjat deri para se te perendoje dielli. Po keshtu koha e namazit te akshamit zgjat deri sa te hyje koha e jacise, kurse koha e jacise deri ne mesnate apo edhe pak me vone, ne rast pamundesie per ta falur me pare. Kurse koha e sabahut zgjat nga fillimi i agimit deri pak para se te linde dielli, por nese dikush nuk ka mundesi ta fale namazin brenda kohes se vet, ai duhet ta fale ate menjehere sa t’i jepet mundesia, edhe nese ka hyre koha e namazit tjeter, duke filluar se pari te fale namazin qe i ka kaluar koha, pastaj ate te kohes.
2. Gruaja nuk mund te behet imame per burrin, por e kunderta, keshtu qe burri duhet te mesoje si fillim levizjet dhe fjalet kryesore qe thuhen ne namaz, sic jane tekbiret (fjala “Allahu Ekber” qe thuhet kur kalon nga nje pozicion i namazit ne nje tjeter), dhe sa me pare te mundet te mesoje suren el Fatiha dhe lutjet e tjera te namazit, per te cilat nuk duhet shume kohe, por qe duhet t’i fale vete, ose me ndonje burre tjeter qe i di dhe qe falet, por nuk lejohet qe gruaja ta prije burrin ne namaz. Allahu ju dhente sukses e begati! Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#191Message: Paqa, meshira, meresite dhe bekimi i Allahut qofte me ju, O vella musliman.Esselam Alejkum ue rahmetullah.1 – A keni mundesi te me tregoni se si eshte puna e…
Message: Paqa, meshira, meresite dhe bekimi i Allahut qofte me ju, O vella musliman.
Esselam Alejkum ue rahmetullah.
1 – A keni mundesi te me tregoni se si eshte puna e sexhdes gjate namazit. A ka ndonje hadith qe Profeti Alejhi Selam e ka praktikuar nje gje te tille, n.q.s po si e ka bere? Ma ben hallall po do te deshiroja te me sqaroje me imtesi te lutem. P.sh a thuhet me ze takbiri Allahu Akber, n.q.s lexohet Surja Alak qe e ka sexhden ne fund, mbas sexhdes a duhet te lexohet dicka tjeter mbas saj.
2 – A eshte e lejuar qe vajza 10 vjece te mesoje se si te vetembrohet, psh Karate. Duke marrur parasyshe se une jetoj ne Europe dhe e shikoj te domosdoshme nje gje te tille, se femijet ne shkolle ballafaqohen me femije me karakter te ndryshem. Kjo stervitje munded me pas ndonje efekt negativ te vajzat. psh humbje te virgjerise. Mesuesi eshte muslim dhe une vete jam prezent gjate stervitjes. Esselam dhe Allahu ju bekofte me te mirat e Tij.
Teksti i përgjigjes mungon në dokumentin burimor.
#190Message: Selamu Alejkum…Desha te parashtroj një pyetje për namazin e taravis në disa vende e falin 8 kurse Omeri r.a i kan fal 20 rekat…. Amundeni një sqarim per kët pyetje?
Message: Selamu Alejkum…
Desha te parashtroj një pyetje për namazin e taravis në disa vende e falin 8 kurse Omeri r.a i kan fal 20 rekat…. Amundeni një sqarim per kët pyetje?
Ne kemi perkthyer dhe botuar nje liber te shejh Albanit pikerisht per Namazin e Teravive dhe te gjitha transmetimet e ardhura ne lidhje me te, dhe perfundimi eshte se: I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rekate në namazin e teravive.
Të mjaftuarit e të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me njëmbëdhjetë rekate është argument për moslejimin e të shtuarit mbi to.
Ringjallja e sunetit nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në faljen e teravive me xhemat dhe urdhëri i tij që ato të falen me njëmbëdhjetë rekate.
Nuk është e vërtetë se ndonjë prej sahabeve i ka falur teravitë me njëzetë rekate. Verifikimi i gjurmëve të përcjella nga ata dhe sqarimi i dobësisë së tyre. Per me teper ju keshillojme te lexoni librin qe e gjeni ne kete link.
#189Message: Selam ALEJKUM kisha nje pyetje kam degjuar nje ligjerate njehere po nuk me kujtohet emri ati imami se nuk e kisha pare ndonje here. dhe thoshte kush i fal dhe dy…
Message: Selam ALEJKUM kisha nje pyetje kam degjuar nje ligjerate njehere po nuk me kujtohet emri ati imami se nuk e kisha pare ndonje here. dhe thoshte kush i fal dhe dy rekate namaz pas dy te fundit te namazit te ylese ( Allahu) ja ka bere harram ati personi xhehnemin. ju lutem desha nje pergjigje sa e vertete eshte kjo, Allahu ju shperblefte ne ket dhe boten tjeter!
I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush fal kater rekate sunete para farzit te drekes dhe kater rekate pas farzit, Allahu ia ndalon zjarrit (xhehenemit) kete person.” Ky hadith eshte i sakte. shejh Albani e ka permendur ne “Sahih el Xhami”, me nr. 6364.
#188Message: Selam alejkum vella i nderuar para se ti parashtroj pyetjet dua te them se po kam deshir shum te madhe qe te takohem me ty per hir te Allahut por nga pamundesi se…
Message: Selam alejkum vella i nderuar para se ti parashtroj pyetjet dua te them se po kam deshir shum te madhe qe te takohem me ty per hir te Allahut por nga pamundesi se paku po bej dua nganjeher per ty, Allahu te shperbelfte.
1. Xhabiri r.a tregonse Pejgamberi a.s e falte namazin e drekes ne mesdit namazine ikindis kur dielli akoma ishte i forte, mbremjen menjehere pas perendimit te diellit, ndersa darken ne kohe te ndryshme sa her qe ai i shihte njerezitte grumbulluar per kete namaz ai do ta falte ate dhe, ne qofte se njerezit vonoheshin, ai do ta vononte ate, ndersa sa per fexhrin [agimin] si ata dhe Pejgamberi a.s e falnin kur ishte akoma erresire. (Imam Buhariu)
Shejh Selimi dhe shejh Aliu, Allahu i ruajte ne librin e tyre qe flet per agjerimin e te derguarit te Allahut a.s sjellin hadithe se namazi i sabahut falet mbasi te duket qdo gje dhe objektet ndersa ne kete hadith qe u permend me heret thuhet se ai falet ne erresire?
2. Iben Umeri r.a tregon se i derguarii Allahut a.s ka thene:Neqofte se del rrethi i diellit mbi horizont atehere vonojeni faljen e namazit, derisa ai te ngrihet lart.
Po keshtu, edhe kur rrehti i tij fillon te fshihet ne horizont atehere vonojeni faljen e namazit, derisa ai te perendoje plotesisht. (imam Buhariu)
Siq duket ne kete hadith ka argument qe te vonohet falja e namazit kur dielli eshte duke perenduar ndersa ne disa libra te sunnetit qe flasin per namazet, flitet se namazi i ikindis dy rekate pershendetje gjamis dhe namazi i gjenazes falen ne kete koh edhe nese dielli eshte duke perenduar, ku ka argument per kete fjal qe e thone disa ulema?
1. Koha e namazit te sabahut eshte e sqaruar nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ajo fillon me fillimin e shfaqjes se drites nga ana e lindjes, kurse ne pernedim eshte terr, dhe vazhdon deri para se te lind dielli. E gjithe kjo eshte kohe per faljen e sabahut dhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka falur brenda kesaj kohe, keshtu qe nuk ka kundershtim mes hadithit qe e permend dhe fjales se dy shejhave ne librin e tyre, pasi qe ata jane bazuar ne bashkimin mes haditheve te ardhura ne teme, si dhe i kane sqaruar ato.
2. Argumenti per faljen e namazeve te caktuara edhe ne kohet e ndaluara te namazit eshte bashkimi mes haditheve dhe argumenteve. Nese ti nuk e ke falur ikindine dhe dielli eshte duke perenduar, atehere do te presesh te perendoje dielli totalisht, apo do te falesh sa me pare qe te kapesh kohen e fundit te ikindise? Dijetaret thone qe duhet te falesh sepse Allahu thote: “Namazi eshte detyre e percaktuar me kohe per besimtaret.” Po keshtu kane thene se namazet me shkak qe permendet ne hadithe, sic jane dy rekatet per xhamine, dy rekatet e abdesit, e keshtu, lejohet te falen edhe ne kohet e ndaluara, sepse keto namaze e kane kohen pikerisht kur hyn ne xhami, ne cfare do kohe, ose kur merr abdes ne cfaredo kohe. Kurse hadithi qe e ndalon faljen e namazit ne keto kohe, ka per qellim namazet vullnetare qe nuk lidhen me ndonje shkak te ardhur ne hadithe, sepse ne kete rast, namazi vullnetar ne keto kohe, do te perngjasonte me lutjen qe bejne adhuruesit e diellit per diellin, prandaj i Derguari ndaloi nga kjo gje, e Allahu e di me mire.
#187Message: Selam alejkum, Allahu ju ndihmoftë ne punen qe po beni.Desha t’i beje dy pyetje:1. Dua te di se a eshte ne rregull nese e falim namazin e sabahut, te akshamit ose…
Message: Selam alejkum, Allahu ju ndihmoftë ne punen qe po beni.
Desha t’i beje dy pyetje:
1. Dua te di se a eshte ne rregull nese e falim namazin e sabahut, te akshamit ose te jacisë me drita fikur?
2. Dhe pytja tjeter eshte si vijon:
Kur po fali namaz te nates po me vjen me lehte qe te recitoj kuranin me ze, dua te di se a eshte ne rregull te veprohet ne kete menyre?
1. Lejohet falja e namazit ne erresire perderisa plotesohen kushtet e namazit, si drejtimi nga Kibla dhe kushtet e shtyllat e namazit, dhe nuk ka ndonje ndalese per faljen ne erresire. Kjo eshte fjala e dijetareve ne lidhje me kete ceshtje, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
2. Lejohet te lexosh me ze ne namazin e nates, duke mbajtur nje mesatare, pa e ngritur zerin shume dhe as pa ze fare. Aisha (radiallahu anha) tregon se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falej here me ze e here nen ze, ne namazin e nates.” [Ebu Daudi, 143. Hadith Sahih].
#186Message: selam alejkum. hoxhe i nderuar se pari Allahu ua shperblefte per pergjigjet prej te cilave perfitojme te gjithe. pyetja ime eshte: A lejohet te bashkohen…
Message: selam alejkum. hoxhe i nderuar se pari Allahu ua shperblefte per pergjigjet prej te cilave perfitojme te gjithe. pyetja ime eshte: A lejohet te bashkohen sunnetet? pershembull, kur te shkoshe ne xhami te falesh dy rekate me nijetin per pershendetjen e xhamise, per pershendetjen e abdesit dhe per dy rekatet e para te drekes. Allahu jua shperblefte!
Bashkimi i disa nijeteve ne namazet nafile ka disa rregulla qe i kane nxjerre dijetaret nga tekstet e Kuranit dhe Sunetit, dhe prej ketyre rregullave eshte: nese nje namaz eshte ndjekes dhe plotesues i nje namazi tjeter, keto dy namaze nuk bashkohen ne te njejtin nijet dhe ne te njejtin namaz, si per shembull dy sunetet e namazit te sabahut qe plotesojne farzin e sabahut, nuk mund te lihen pa falur duke i bashkuar me farzin e sabahut, dhe po keshtu sunetet e rregullta te secilit namaz nuk mund te bashkohen me farzet e atyre koheve te namazit. Po keshtu nese dy namaze apo adhurime te tjera, jane te qellimshme ne vetvete, nuk mund te bashkohet mes tyre ne te njejtin nijet, si per shembull: nuk lejohet te falesh dy sunetet para farzit te drekes me nijetin per te bashkuar edhe kater rekatet pas farzit, sepse qe te dyja keto namaze jane te qellimta ne vetvete. Kurse, kur dy apo me shume adhurime nuk jane te qellimshme ne vetvete, por e rendesishme eshte qe te kryhet nje adhurim i atij lloji te caktuar, sic eshte falja e nje lloj namazi kur hyn ne xhami, qofte farz apo nafile, atehere lejohet qe te bashkosh me shume se nje nijet ne te njejtin adhurim.
Pra, rasti per te cilin pyet vellai eshte i lejuar: lejohet qe kur hyn ne xhami pasi ke marre abdes, te falesh dy rekate duke e pasur nijetin per sunetet e abdesit, pershendetjen e xhamise dhe sunetet e rregullta te drekes. E Allahu e di me mire. [Mexhmu Fetava ue Rasail, Iben Uthejmin, 14/205].
#185Message: Zoti u shperbleft per ket mund te shkelqyeshem, vella i nderuar musliman un punoj dhe namazin e drekes dhe te iqindis nuk mund ta fal per ket pa mundesi kur mund…
Message: Zoti u shperbleft per ket mund te shkelqyeshem, vella i nderuar musliman un punoj dhe namazin e drekes dhe te iqindis nuk mund ta fal per ket pa mundesi kur mund ta fal dhe nijetin a mund ta bej si kaza namaz paqa dhe meshira qofte mbi te gjith muslimanet!
Menjehere sa te jepet mundesia per faljen e namazit qe i ka kaluar koha, fillo me faljen e atij namazi se pari, pastaj me namazin tjeter qe eshte ne kohe, dhe nijeti behet thjesht duke vendosur per te falur ne fillim namazin e kaluar (te drekes per shembull), pastaj namazin tjeter, pa shprehur gje me goje, as duke thene kaza dhe as ne kohen e vet, sepse keto gjera nuk kane origjine ne sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), e Allahu e di me mire.
#184Message: selam alykym. pytja: A osh gjynah per mua se nuk di mu fal kam deshir shum te falem por nuk di gjdo her mendjen eka aty si tja baj te mesohem mu fal po nuk mundem…
Message: selam alykym. pytja: A osh gjynah per mua se nuk di mu fal kam deshir shum te falem por nuk di gjdo her mendjen eka aty si tja baj te mesohem mu fal po nuk mundem te mesohem. Zoti ju shperbleft!
Falja e namazit mesohet lehte, si veprimet edhe fjalet, por me fjalet duhet pak me shume kohe, edhe pse faljen duhet ta kryesh me cdo menyre, qofte edhe nese nuk i thua te gjitha fjalet dhe lutjet e posacme. Si fillim duhet te mesosh suren el Fatiha ne arabisht, pastaj te tjerat me rradhe. Patjeter qe do te gjeni dike qe tju ndihmoje per kete, ndonje muslimane qe e keni afer, ose edhe nepermjet internetit. Ky link do ju ndihmoje per namazin dhe per abdesin.
#183Message: Nese nje njeri nuk munde qe ta fal namazin sepse ai njeri esht duke punuar ne firma te medhaja atehere qka ndodhe me ate person apo njeriu e Zotit?
Message: Nese nje njeri nuk munde qe ta fal namazin sepse ai njeri esht duke punuar ne firma te medhaja atehere qka ndodhe me ate person apo njeriu e Zotit?
Muslimani falet kudo qe ta zere koha e namazit, ne cdo vend qe e gjen te pershtatshem, dhe nese nuk gjen uje te marre abdes, atehere merr tejemum duke i perplasur duart mbi toke apo mur te paster dhe duke e ferkuar fytyren me ato duar. E nese nuk ke mundesi te falesh ne kohen e namazit, atehere falesh menjehere sa te jepet mundesia, dhe nese te ka kaluar me shume se nje namaz, i fal sipas rradhes. Pra, namazi eshte i rendesishem per muslimanin dhe ai nuk e le kurre ate, edhe nese ka kaluar nga koha e vete, ai e fal me pas, menjehere sa t’i jepet mundesia, sepse nuk ka kompensim tjeter per namazin, vecse kryerja e tij.
#182Message: Selamu alejkum hoxh i nderuar, pytja ime eshte se kohet e namazit ne shtepi vetem, si ti fali me ze apo pa ze, sikur qysh eshte sabahu, akshami,jacija Eselamu…
Message: Selamu alejkum hoxh i nderuar, pytja ime eshte se kohet e namazit ne shtepi vetem, si ti fali me ze apo pa ze, sikur qysh eshte sabahu, akshami,jacija Eselamu alejkum te pershendes me zemer!
Namazet qe imam i fal me ze, kur i fal vetem ne shtepi te lejohet t’i falesh pa ze ose me pak ze. E Allahu e di me mire.
#181Message: es-selamu alejkum hoxheKur imami eshte duke u falur me nje person ne vije te drejte dhe pastaj vjen nje person tjeter, ky qe vjen duhet te terheq tjetrin pas apo…
Message: es-selamu alejkum hoxhe
Kur imami eshte duke u falur me nje person ne vije te drejte dhe pastaj vjen nje person tjeter, ky qe vjen duhet te terheq tjetrin pas apo qysh? po kur personi qe vjen ikap ne ruku apo ne sexhde si duhet te veproje?
Pyetja e dyte: kur safi eshte i plotesuar dhe dikush vjen pak me vones duhet te terheq dike prapa apo te falet vetem ne saf? Allahu te ruajt o vllai im!
1. Personi qe vjen ne xhami apo ne vend tjeter dhe i gjen dy njerez duke u falur, njeri imam dhe tjetri ne te djathte te tij, mund t’i beje shenje atij qe falet si xhemat qe te beje nje apo dy hapa mbrapa dhe keshtu formojne safin. Nese i gjen ne sexhde, mund te filloje namazin dhe te shkoje ne sexhde bashke me ta, dhe kur te ngrihen ne rekatin tjeter, nese atyre u ka mbetur rekat tjeter, atehere qe te dy kalojne mbrapa imamit. Keto levizje ne namaz jane percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe jane te kushtezuara qe te kete arsye te pranueshme per to dhe te behen sa me pak levizje te mundshme.
2. Kur vjen me vonese ne namaz dhe nuk gjen assesi vend qe te futesh ne safin e fundit qofte edhe duke i shtrenguar pak te tjeret te cilet ne kete rast duhet te bejne vend nese eshte e mundur, atehere lidhu i vetem ne mes te safit te ri dhe mos terhiq askend mbrapa, sepse keshtu do te hapet vend bosh ne safin perpara dhe kjo nuk lejohet, kurse hadithi qe e ndalon faljen vetem ne rresht, ka per qellim kur ka vend bosh ne rreshtin e fundit, e Allahu e di me mire.
#180Message: Selamu alejkum. Deshirova te ju pyes se menyren praktike te namazit nuk po mundem me praktiku me tekbire, e fillova por vetem disa dit spo mundem me praktiku se…
Message: Selamu alejkum. Deshirova te ju pyes se menyren praktike te namazit nuk po mundem me praktiku me tekbire, e fillova por vetem disa dit spo mundem me praktiku se un po e perqaj xhematin e shum arsyje nga imami i xhamis tash un po duhet me fal sikur qysh falen te gjith ne xhami qka pom keshillon vllah, a jam tu gabu se njeherit me tekbire tash jo edhe kam ra hall nuk po di si t’ja bej po kam probleme ju kisha lut ndonje keshill inshAllah ALL-LLAHU ju shperblen per punen qe po e beni! Eselamu Alejkum.
Nese e sheh se shkakton percarje dhe polemika ne xhami, e ti nuk mundesh t’ju gjesh pergjigje te mbeshtetur ne dije dhe as t’i mesosh apo t’i keshillosh ata, atehere ose shko te falesh ne xhami tjeter ku nuk i ndesh keto probleme dhe mundesh ta falesh namazin ashtu sic beson se e ka fale i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), duke u mbeshtetur ne argumentet e sakta per kete, ose falu si ata te xhamise duke mos i vepruar ato sunete qe bien ne sy, sic eshte ngritja e duarve dhe levizja e gishtit ne teshehud, por duke e falur namazin me frikerespekt dhe perqendrim ashtu si duhet, dhe duke i lene sunetet per ne shtepi e jo te qendrosh ne xhami dhe te besh edhe ti bidatet qe bejne ata ne lidhje me sunetet dhe tespite qe i bejne ne grup. Ne fakt, drejtuesit e komunitetit musliman ne vendet tona, Shqiperi e Kosove, me ate fanatizmin e tyre te verber ndaj medhhebit hanefi, jane bere njesoj si udheheqesit zullumqare e te padrejte me popujt e tyre qe nuk i lene te lire as te flasin e jo me te veprojne. Secili eshte i lire ne fe qe te veproje ate qe beson se eshte me e sakta te veproje dhe kjo nuk eshte me imponim dhe as me dhune, dhe kohes se atyre qe duan te imponojne medhhebin e tyre po i vjen fundi padyshim, dhe lum si ata qe behen shkak per ringjalljen e praktimit te sunetit ne vendin e tyre. E Allahu e ka ne dore suksesin.
#179Message: Selamu alejkum we rahmetullah. Desha me dit argumentet qe vijne ne lidhje me ngritjen e duarve kur qohesh nga rekati i dyte, a qohen duart kur je ne teshehud, apo…
Message: Selamu alejkum we rahmetullah. Desha me dit argumentet qe vijne ne lidhje me ngritjen e duarve kur qohesh nga rekati i dyte, a qohen duart kur je ne teshehud, apo kur ngrihesh? Allahu ju shperbleft!
Abdullah Iben Umer (radiallahu anhu) transmeton: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart paralel me supet kur hapte namazin, kur merrte tekbir per te rene ne ruku, kur ngrinte koken nga rukuja dhe kur ngrihej pas dy rekateve (per ne rekatin e trete.” [Buhariu dhe Ebu Daudi]. Nga hadithi kuptohet se duart ngrihen pasi ngrihesh ne kembe ne rekatin e trete, por duke pare edhe hadithe te tjera ku thuhet se i Derguari (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart ndonjehere edhe mes dy sexhdeve apo kur ngrihej nga sexhdet, apo me cdo tekbir, shume dijetare thone se ngritja e duarve behet menjehere pas teshehudit para se te ngrihesh ne kembe, ose pasi te ngrihesh, ose here keshtu e here ashtu, e kjo eshte me e sakta, e Allahu e di me mire. Shih “Formen e Namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem)”, te shejh Albanit, ne kete link.
#178Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.E kam nje pyetje lidhje me namazin, qeshtja qenderon ketu qe tani une e kam afruar djalin ne namaz, dhe inshaAllah Allahu ja…
Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
E kam nje pyetje lidhje me namazin, qeshtja qenderon ketu qe tani une e kam afruar djalin ne namaz, dhe inshaAllah Allahu ja lehteson namazin. Djali ende nuk din te falet, dhe nuk i din duat, dmth falet me mua ne namaz.., dhe tani une kur jam ne ditet (me menstracione) a ben te fali namaz me te edhe pse nuk ben te fali namaz, sepse nuk ka kush qe e meson perveq meje namazin, dhe te e nderpren namazin djali per nje jave, per shkak meje, po me duket po se po e paarsyshme, dhe me siguri eshte e ndaluar te e nderpen namazin se ai tani i ka 10 vite, si dhe kam frik se mos po i ftohet dashuria ndaj namazit ne kete kohe? Pra pyetja ime eshte se si te ja bej me te kur jam me ditet?
Allahu ju shperbleft per punen qe e beni!
Mesoji djalit suren Fatiha, tekbiret qe thuhen gjate kalimit nga njera shtylle e namazit ne tjetren dhe lutjet qe thuhen ne ruku e ne sexhde, sepse keto jane te shkurtra dhe mesohen lehte, dhe lere te falet vetem, ashtu si te falet, qofte edhe nese e le mangut dicka prej namazit, por ti mos u fal me te gjate kesaj kohe. E Allahu e di me mire.
#177Message: Selamu Alejkum. ALL-LLAHU ju shperbleft per kete qe ma derguat (linkun per formen e namazit). I kushtova vemendje, un fillimisht dot kisha then se e praktikoj per…
Message: Selamu Alejkum. ALL-LLAHU ju shperbleft per kete qe ma derguat (linkun per formen e namazit). I kushtova vemendje, un fillimisht dot kisha then se e praktikoj per tekbiret, tekbirin fillestar i ngri duart pastaj para se te shkoj ruku, edhe kur te ngritem prej rukus, dhe keshtu pas mbarimit te teshhudin te par per mu ngrit ne rekatin e tret ulur i ngris duart deri ne supe vlla a eshte kjo form mir apo kam diqka mangesi? Une me par nuk e kam praktikuar ne kete form menyren praktike tash kam filluar kisha pas deshir te ndegjoj ndonje keshill nga ju se po kam sprova te shumta se me praktikimin e namazit keshtu po ndahem nga xhemati te cilet falen ndryshe e un ndryshe. InshAllah nuk ju mundoj duke e pas parsysh se jene te angazhuar shpresoj te me kuptoni inshAllah. ALL-LLAHU ju shperblen, Eselamu Alejkum.
Menyren e namazit qe tregon ne lidhje me tekbiret, e ke ne rregull inshaAllah, sepse per ngritjen e duarve pas teshehudite te pare kur ngrihesh per ne rekatin e trete ka dy menyra: e para eshte qe duart te ngrihen menjehere me tekbirin duke qene ulur, kurse e dyta eshte qe te ngrihen kur ngrihesh ne kembe, meqenese zakonisht ngritja e duarve me tekbiret behet ne kembe, por qe te dyja lejohen.
Kurse fakti qe je i vetem qe falesh ne kete menyre ne xhamine ku falesh, te ben qe te kesh shperblim me te madh ne ringjalljen e sunetit ne ate xhami, por qe kjo kerkon nga ti urtesi dhe sinqeritet me menyre qe Allahu te jape sukses, si ne praktikimin e sunetit ashtu edhe ne mosshkaktimin e percarjes ne xhemat, por t’u flasesh atyre qe te flasin me menyre te mire dhe te sjellshme, dhe tek e fundit secili eshte i lire te falet si te besoje se eshte me e sakta. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#176Message: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhuPyetja: Pasi qe ne namazin e femres dhe te mashkullit nuk ka dallim (perveq gjerave te permendura ne sunnet) desha…
Message: esselamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu
Pyetja: Pasi qe ne namazin e femres dhe te mashkullit nuk ka dallim (perveq gjerave te permendura ne sunnet) desha nje informacion te sakte se a ka ndonje argument qe e ndalon femren qe ta thote ikametin para farzit?
Ezani dhe ikameti per namaz jane vetem per burrat, sepse ata thirren per t’u bashkuar ne namaz ne xhami dhe ne cdo vend tjeter, kurse per grate nuk ka ezan dhe as ikamet, qofte ne shtepi apo ne vend tjeter. Pra, grate jo vetem nuk e kane detyrim thirrjen e ezanit as te ikametit per namaz, por as qe nuk eshte ligjeruar dicka e tille per to nga i Derguari i Allahut dhe as qe eshte percjelle dicka e tille qofte ne kohen e Pejgamberit apo te hulefave te drejte pas tij. [Fetava el Lexhne ed Daime 6/82-83, Fetava Iben Baz].
#175Message: esselam alejkum. ju lutem, nese eshte e mundur,te shkruani orarin e koheve te faljeve per vendin ku une banoj.Kalendari nga Shqiperia nuk eshte i sakte per ne qe…
Message: esselam alejkum. ju lutem, nese eshte e mundur,te shkruani orarin e koheve te faljeve per vendin ku une banoj.Kalendari nga Shqiperia nuk eshte i sakte per ne qe banojme jashte Shqiperise.Ju faleminderit dhe Allahu ju shperblefte me te mirat e xhenetit.
Ne kete link i ke qytetet e Italise dhe oraret e faljeve per cdo qytet:
http://www.islamicfinder.org/cityPrayerNew.php?country=italy
#174Message: Cilat jane dovte qe duhet me i perdor kur i falish pese vaktet, dhe si duhet me i fale jam shum interesuar te di gjithqka rreth ketyneve nje spjegim falemderit.
Message: Cilat jane dovte qe duhet me i perdor kur i falish pese vaktet, dhe si duhet me i fale jam shum interesuar te di gjithqka rreth ketyneve nje spjegim falemderit.
Lexoni ketu.
#173Message: eselam alejkum. Gjate kendimit te ezanit a vendosen duart tek veshet, po apo jo? Kur arijm tek [haje alal felah] e mbrapa, a levizim koken apo jo? Nese po, ne…
Message: eselam alejkum. Gjate kendimit te ezanit a vendosen duart tek veshet, po apo jo? Kur arijm tek [haje alal felah] e mbrapa, a levizim koken apo jo? Nese po, ne cfare menyre?
Shumica e dijetareve jane te mendimit se vendosja e duarve te veshet eshte sunet dhe e pelqyer gjate thirrjes se ezanit, dhe po keshtu per futjen e dy gishtave tregues ne dy veshet ose ne njerin prej tyre, dhe argument per kete eshte hadithi i transmetuar nga Ebi Xhuhajfe, i cili thote se e ka pare Bilalin duke thirrur ezanin te rrotullohej, dhe une e ndiqja me sy gojen e tij ketej e andej, dhe nderkohe ai i mbante dy gishtat (tregues) te futur ne dy veshet e tij.” [Hadith i sakte-Sahih. E ka nxjerre Ahmedi, Tirmidhiu dhe El Hakim. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte, njesoj si Tirmidhiu dhe el Hakim].
#172Message: Selamu alejkum kam nje pyetje NAMAZI I MYSAFIRITMysafiri çdo namaz që i ka katër rekat, i falë vetëm nga dy rekat, si drekën, iqindinë dhe jacinë, ndërsa akshamin…
Message: Selamu alejkum kam nje pyetje NAMAZI I MYSAFIRIT
Mysafiri çdo namaz që i ka katër rekat, i falë vetëm nga dy rekat, si drekën, iqindinë dhe jacinë, ndërsa akshamin dhe sabahun i falë ashtu siç janë, pa i shkurtuar rekatet. Sunnetet dhe nafilet (namazet vullnetare) nuk shkurtohen, edhe pse jemi mysafir.
Por nese je Student jasht vendbanimit, ku aty banon ne nje shtet tjeter, si te falet namazi, a nuk konsiderohet studenti me dy vendbanime atehere?
Udhetari vazhdon ta shkurtoje namazin perderisa eshte ne udhetim e siper dhe nese vendos te qendroje 4 dite apo me pak ne vendin ku ka udhetuar, ose nese qendron me shume se 4 dite por pa e ditur se sa kohe do i duhet te qendroje ne ate vend, perndryshe, nese e ka vendosur qe ne fillim se do te qendroje me shume se kater dite, atehere e fal namazin te plote, sipas mendimit te shumices se dijetareve, bazuar ne hadithet e percjella ne kete teme dhe duke bashkuar mes tyre. [Fetava Iben Baz].
#171Message: kam disa pyetje, shpresoje nje pergjigje prej jush i nderuar! jam fillestere ne islam tani kam filluar namazin dhe te lexoj kuarn. Pyetje ime e pare eshte se a…
Message: kam disa pyetje, shpresoje nje pergjigje prej jush i nderuar! jam fillestere ne islam tani kam filluar namazin dhe te lexoj kuarn. Pyetje ime e pare eshte se a mundem ta fal kaza namazin e yrles dhe ikindis se kto dy namaze me zejne ne pune dhe nuk mundem ti fal aty? Pyetja2 ketu ne itali kam bere siguracjon jete, qe do te thote nese une mongojne familja ime per te holla a lejohet nje gje e till? Pyetja 3 Alejohet te jap zekatin prinderve te mi duke e ditur se ato jane ne gjendje jo te mire e konomike, dhe a mund te quhet zekat te ardhurat qe dergoje ne shqiperi per te paguar universitetin e motres?
1. Nese nuk ke asnje mundesi te falesh namazin e drekes ne vendin e punes, atehere kur te kthehesh ne shtepi e fal namazin e drekes dhe te ikindise, duke filluar me dreken.
2. Siguracioni per jeten apo per shendetin apo pronat, nuk lejohet ne Islam, sepse kjo gje eshte nje lloj kumari, per arsye se dikush mund t’i paguaje shoqerise se siguracionit shuma te medha per 20 vjet rresht dhe te mos perfitoje asgje prej saj, kurse dikush tjeter te paguaje vetem nje dite dhe te perfitoje shuma te medha, dhe kjo eshte kumar. Megjithate, sigurimet e detyrueshme nga shteti lejohet te behen nga muslimanet, pa marre gjynah per kete inshaAllah, por duke i bere keto brenda kufijve me te paket te mundshem. [Meshhur Hasen Al Selman].
3. Origjina eshte qe nuk lejohet qe zekati t’u jepet prinderve, sepse femijet e kane detyrim shpenzimin per prinderit e tyre nese jane te varfer, dhe nese femijet kane mundesi financiare per kete, por dijetaret kane bere disa perjashtime, sic eshte rasti kur prinderit jane te varfer dhe femija i tyre nuk ka mundesi te shpenzoje per ta, por ka zekat per te nxjerre, atehere i lejohet qe t’ia jape prinderve ate zekat, ashtu si dhe lejohet qe te paguaje borxhet e tyre prej ketij zekati.
Kurse te hollat qe dergoni per universitetin e motres nuk llogariten nga zekati, por si lemoshe vullnetare per te cilen keni shperblimin e lemoshes, por jo te zekatit te detyruar qe nxiret nga pasuria e mbetur mbi nevojat jetesore nje here ne vit, sepse zekati i ka te percaktuar dhe te kufizuar personat qe perfitojne prej tij, te cilet i ka permendur Allahu ne suren Teube, ajeti 60: “Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”
#170Message: Selam alejkum. Allahu ju shperblefte qe Keni zgjedhe kete menyre me jua sqaru meselet myslymanve. Jam disa here me nje xhami ketu ne namazet me ze mbas fatihase…
Message: Selam alejkum. Allahu ju shperblefte qe Keni zgjedhe kete menyre me jua sqaru meselet myslymanve. Jam disa here me nje xhami ketu ne namazet me ze mbas fatihase nuk degjoj as imamin as xhematin me e grit pak zerin kur thone Amin. A ka ndonje argument per Aminin pa ze? Allahu ju shperblefte!
Ne medhhebin hanefi nuk thuhet “amin” me ze, sepse sipas argumentimit te dijetareve hanefi, fjala “amin” eshte dua qe nuk ka lidhje me namazin, dhe duaja duhet thene nen ze, sepse Allahu thote: “Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” [El A’raf, 205]. Dhe sipas tyre, hadithet qe kane ardhur ne lidhje me ngritjen e zerit pas Fatihase, si nga imami edhe nga xhemati, rrezohen para ajetit te Kuranit dhe nuk merren per baze, sepse ne kete rast ato jane te dobeta dhe te paqendrueshme.
Por e verteta eshte ajo qe ka ardhur ne hadithe te sakta, nga vepra e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e shokeve te tij, te cilet padyshim qe me se miri kane ditur me bashkuar midis ajeteve te Kuranit dhe Sunetit te Pejgamberit, dhe me se miri ja kane ditur kuptimin ajeteve te Kuranit dhe sunetit te Pejgamberit. Jane percjelle hadithe te shumta nga Buhariu, Muslimi e te tjere, se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur imami te thote “Amin!”, thoni “Amin!” edhe ju, sepse kujt i bashkohet “amini” me “aminin” e melekeve, atij i falen te gjitha gjynahet qe ka bere.” Iben Shihabi, transmetuesi i hadithit thote: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thoshte gjithnje “Amin!” pas leximit te Fatihase. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#169Message: Es-selamun alejkum vlla pytja ime eshte se nese ke mundsi me mi tregu te gjitha argumenteet qe jan transmetu se a asht urdher mos mu ul ne xhami pa I fal dy…
Message: Es-selamun alejkum vlla pytja ime eshte se nese ke mundsi me mi tregu te gjitha argumenteet qe jan transmetu se a asht urdher mos mu ul ne xhami pa I fal dy rekate vlla une personalisht nuk pot i kerkoj se nuk jam I bindur mirpo disa vllazni jane ne prag te udhezimit e po I kerkojn argumentert hollsisht edhe nese ke mundsi me me tregu se ne Cfar argumente bazohen ata te cilet e kan mednimin se duhet vetem kur te hysh per te paren her ne nje xhami. vlla ma ba hallall nese po te mundoj .
All-llahu te shperbleft me te githa te mirat e kesaj bote edhe te botes tjeter!
Disa dijetare thone se falja e dy rekateve menjehere sa hyn ne xhami, qe quhen edhe dy rekatet e pershendetjes se xhamise, jane obligim, kurse shumica e dijetareve thone se jane sunet i forte dhe duhen falur sa here qe hyn ne xhami, ne cdo kohe qofte edhe ne kohet kur ndalohet namazi, sic eshte koha kur djelli eshte duke lindur, kur eshte ne kupe te qiellit dhe kur eshte duke perenduar, pervec nese ka filluar namazi farz. Argument per keto jane hadithet e percjella nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), si per shembull fjala e tij (salallahu alejhi ue selem): “Kur dikush prej jush te hyje ne xhami, te fale dy rekate para se te ulet.” [Buhariu dhe Muslimi]. Madje edhe sikur imami te jete duke mbajtur hutben ne diten e xhuma, dikush qe vjen me vonese ne xhami duhet te fale dy rekate para se te ulet, sepse keshtu e ka urdheruar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) nje burre i cili erdhi me vonese diten e xhuma dhe i Derguari ishte duke mbajtur hytben. Ky burri u ul, dhe i Derguari i tha (qe nga minberi ku mbante hutben): “O filan! A i fale dy rekate?” -“Jo”, u pergjigj ai. -Ngrihu dhe fal dy rekate! -i tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [Buhariu dhe Muslimi]. Ne nje transmetim tjeter te Muslimit, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tha: “O Selik! Ngrihu dhe fal dy rekate te lehta (te shkurtra)!” Pastaj tha: “Kur dikush nga ju vjen ne diten e xhuma dhe e gjen imamin duke mbajtur hutben, te fale dy rekate te lehta.” Kurse argumenti per mosfaljen e dy rekateve te xhamise kur ka filluar namazi eshte fjala e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Kur thirret ikameti, nuk falet namaz tjeter pervec farzit.” [Muslimi].
Duhet pasur parasysh gjithashtu se kur hyn ne xhami dhe fal sunetet e rregullta qe jane para namazit farz, sic jane 2 sunetet e sabahut apo 2 ose 4 sunetet para farzit te drekes per shembull, keto mjaftojne per pershendetjen e xhamise dhe nuk falen sunete te vecanta per xhamine ne kete rast. [Fetava Nurun ala ed Derb, te Iben Bazit].
Kurse per faljen e dy rekateve te xhamise vetem ne ate xhami ku hyn per here te pare, nuk ka argument, por argumentet jane ato qe u thane me siper, dhe se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene qe kur te hyni ne xhami, falni dy rekate, pa perjashtuar ndonje xhami dhe pa percaktuar nese hyn per here te pare ne kete xhami apo per te disaten here. Madje nga hadithi kuptohet se kur del nga xhamia dhe hyn perseri ne te, duhet te falesh dy rekate, qofte edhe nese qendron vetem pak kohe jashte saj. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#168Message: esselamu alejkum kam nje pyetje per faljen e namazit me pantallona se eshte e lejuar apo jo? Dhe a lejohet ngrenia e mishit te therur pa thene bismilah? Allahu…
Message: esselamu alejkum kam nje pyetje per faljen e namazit me pantallona se eshte e lejuar apo jo? Dhe a lejohet ngrenia e mishit te therur pa thene bismilah? Allahu jua shperblefte me te mira.
1. Mbulimi i auretit eshte kusht per vlefshmerine e namazit, dhe mbulimi duhet te behet me rrobe qe nuk eshte e tejdukshme dhe as e ngushte ne menyre qe te paraqese permasat e auretit. Ne lidhje me pantallonat, shejh Albani e ka quajtur te ndaluar namazin me to, ose se paku te urryer, per shkak se formezojne auretin dhe permasat e tij sidomos ne ruku dhe ne sexhde (kaseta nr. 26 dhe 229, nga vargu Udhezimi dhe Drita). Kurse ne nje fetva te “El lexhne ed Daime” thuhet qe burri duhet te mbuloje auretin me rrobe qe nuk eshte e tejdukshme dhe as formezuese qe paraqet permasat e auretit, dhe nese falet me rrobe qe i ploteson keto kushte, namazi i tij eshte i sakte. (Pyetja e pare nga Fetvaja nr. 4143).
2. Ne lidhje me mishin e therur pa thene Bismilah, ka mospajtim ne mesin e dijetareve ne lidhje me lejimin apo jo te tij. Imam Ahmedi e ndalon kurse imam Shafiu e lejon. Dy imamet e tjere, imam Maliku dhe imam Ebu Hanife e lejojne nese kjo gje ndodh nga harresa, por nese lihet me vetedije, atehere nuk lejohet te hahet, dhe ky eshte mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire. Në Sahihun e Buhariut e të tjerë, transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se: “Disa njerëz i thanë Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Disa njerëz na vijnë me mish dhe në nuk e dimë nëse e kanë përmendur Emrin e Allahut kur e kanë therur atë apo jo?” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Thuani ju Bismilah dhe hani (prej tij).” Aisha thotë: “Ata kishin pak kohë që kishin dalë nga kufri, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i urdhëroi ata që të hanë prej atij mishi pa i pyetur (si e kanë therur) megjithëse ata të cilët e sillnin atë mish mund të mos i njihnin rregullat e Islamit, për shkak se ishin të rinj në Islam.” Por duhet pasur parasysh se ketu behet fjale per muslimanin qe harron te thote Bismilah dhe jo per kafirin apo per ate qe therr ne emer te ndonje idhulli. Ne lejim perfshihet edhe therrja e ithtareve te Librit prej cifuteve dhe te krishtereve, gje per te cilen jane dakord te gjithe dijetaret per vete ajetin qe ka zbritur ne lidhje me kete. Shejh Iben Uthejmin, ne librin “Rregullat e Kurbaneve dhe Therrjeve”, thote: “Dhe nuk është kusht që të pyetet muslimani apo i krishteri se si e theri atë që theri, dhe a tha “Bismilah” apo jo. Madje kjo nuk lejohet, pasi që është prej teprimit në fe, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ngrënë nga ajo që kanë therur çifutët pa i pyetur ata.” Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#167Message: Es-selam alejkum we rrahmetullahi we berakatuhu; kam nje pytje ne lidhje me namazin e vitrit a mundet me e fale vitrin me nje teshehud tre rekat ose pese rekat…
Message: Es-selam alejkum we rrahmetullahi we berakatuhu; kam nje pytje ne lidhje me namazin e vitrit a mundet me e fale vitrin me nje teshehud tre rekat ose pese rekat dhe a ka ndonje hadith ne lidhje me kete sepse nje vella besimtar thote se ban me i fale me nje Et-tehijjatu lil-lahi tre ose pese rekat, Allahu te shperblefte me xhennet.
Namazi i vitrit eshte prej suneteve te forta te cilin i Derguari i Allahut nuk e linte kurre pa fale, as kur ishte ne udhetim, gje qe tregon per rendesine dhe vleren e tij. Madje imam Ahmedi ka thene qe te mos i pranohet deshmia atij personi qe nuk e fal namazin e vitrit.
Kurse ne lidhje me formen e namazit te vitrit jane percjelle disa te tilla nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), si me poshte:
1. Numri me i pakte i lejuar i rekateve te vitrit eshte nje rekat, sic ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Namazi i vitrit eshte nje rekat ne pjesen e fundit te nates.” [Muslimi]. Po keshtu, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i nates falet me dy e nga dy rekate, dhe kur ndokush prej jush frikesohet se po hyn koha e namazit te sabahut, atehere te fale vitrin nje rekat, qe t’i beje tek numrin e rekateve qe ka falur.” [Buhariu dhe Muslimi].
2. Po keshtu eshte percjelle falja e vitrit me 3 rekate, dhe kjo menyre ka dy forma te lejuara dhe te percjella nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): E Para: Duke i falur te 3 rekatet me nje teshehud te vetem ne fund te tyre dhe duke dhene selam vetem ne fund. Kjo eshte percjelle nga Aisha (radiallahu anha) e cila ka thene: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falte 3 rekate viter dhe nuk qendronte ulur (ne teshehud) vecse ne fund te tyre.” [Nesai]. Forma e dyte: Duke falur dy rekate, pastaj ben teshehud dhe jep selam, pastaj fal nje rekat tek. Kjo eshte percjelle nga Iben Umeri i cili ka thene se keshtu e ka pare te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te veproje.
3. Vitri mund te falet gjithashtu me 5 ose 7 rekate rresht, te ngjitura me njera tjetren dhe pa qendruar ulur e pa teshehud mes tyre, vecse ne fund. Aisha (radiallahu anha) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falte 13 rekate naten, nga te cilat 5 rekate i falte viter pa teshehud mes tyre vecse ne fund.” [Muslimi]. Po keshtu ka percjelle Ummu Seleme (radiallahu anha) se i Derguari i Allahut (sallahu alejhi ue selem) falte viter 5 rekate ose 7, pa i ndare ato me selam apo me fjale.” [Nesai].
4. Po keshtu mund te falet me 9 rekate, duke falur 8 rekate rresht, pa teshehud mes tyre vecse ne fund te 8 rekateve, pastaj nuk jep selam por ngrihesh per ne rekatin e nente, pastaj jep selam. Kete forme e ka percjelle Aisha (radiallahu anha), sic e ka nxjerre Muslimi ne Sahihun e tij.
5. Nese e fal vitrin me 11 rekate, atehere falet dy e nga dy rekate, duke dhene selam pas cdo dy rekatesh, dhe ne fund fal vetem nje rekat tek, sic e pame ne hadithin e pare te pikes se pare ku thuhet se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i nates falet me dy e nga dy rekate, dhe kur ndokush prej jush frikesohet se po hyn koha e namazit te sabahut, atehere te fale vitrin nje rekat, qe t’i beje tek numrin e rekateve qe ka falur.” [Buhariu dhe Muslimi]. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#166Message: selam alejkum. 1) kur ngrihemi nga rukuja syte na shkojn tek bashkimi i kembeve. ky veprim te prish namazin dhe falesh prap apo jo. 2) ALLAHU me falt ka disa…
Message: selam alejkum. 1) kur ngrihemi nga rukuja syte na shkojn tek bashkimi i kembeve. ky veprim te prish namazin dhe falesh prap apo jo. 2) ALLAHU me falt ka disa raste qe gjate namazit me iken vemendja dhe nuk di sa rekate kam fale,apo nese e kam bere teshehudin epare. ALLAHU na udhezoft, si mund te veproj?
1. Veprimi i permendur ne pyetje nuk e prish namazin.
2. Kur gjate namazit harron teshehudin e pare, vazhdon namazin deri sa ta plotesosh dhe ne fund, para se te japesh selam, ben dy sexhde te harreses, pastaj jep selam. E nese harron sa rekate ke falur, tre apo kater, merr ate me te pakten, dmth sikur ke falur tre rekate, keshtu qe vazhdo deri sa te plotesosh kater, dhe ne fund para se te japesh selam, ben dy sexhde, pastaj jep selam.
#165Message: Esselam Alejkum Er-rahmetullah ue Barakatu.Allahuh ju shperblefte ne kete dunja dhe ne Ahiret se me te vertete Ai eshte shperblyesi me i mire.Kisha dy pyetje:1 –…
Message: Esselam Alejkum Er-rahmetullah ue Barakatu.
Allahuh ju shperblefte ne kete dunja dhe ne Ahiret se me te vertete Ai eshte shperblyesi me i mire.
Kisha dy pyetje:
1 – Si falen 4 synetet e drekes. psh, fal dy rekat dhe thua Selamin dhe fal dy te tjerat, apo i fal te katra me nje Selam, Si e ka praktikuar Profeti Alejhi Ue Selam.
2 – Kur lexohet surja Al ‘Alak gjate namazit, a eshte detyrim te besh sexhden apo jo?
1. Sunetet e drekes mund te falen me te dyja metodat qe i ke permend, pra dy e nga dy duke dhene selam pas cdo dy rekatesh, ose te katerta njeheresh vetem me nje teshehud pas te katertave dhe duke dhene selam ne fund, dhe jo me dy teshehude, pra pas rekatit te dyte nuk ka teshehud, por ngrihesh menjehere ne te tretin, dhe jo si ne namazet farze qe jane me 3 apo kater rekate.
2. Kur lexon ne namaz nje sure ne te cilen ka sexhde, eshte e preferuar te besh sexhde, sipas mendimit te shumices se dijetareve, me perjashtim te hanefive te cilet thone se kjo sexhde eshte e detyrueshme. Pra, nese nuk e ben sexhden e tilavetit, namazi eshte i sakte dhe nuk detyrohesh per asgje, por me berjen e saj ke shperblim tek Allahu i Madheruar. Ketu bejme fjale kur falesh vetem, se kur falesh me imam, do te besh ashtu si ben imami. E Allahu e di me mire.
#164Message: eselamu alejkumAllahu jua shperblefte per punen qe beni!1. Cfare duhet te bej nje person nese betohet ne Allah per nje veper qe sdo e bej me dhe perseri e vepron…
Message: eselamu alejkum
Allahu jua shperblefte per punen qe beni!
1. Cfare duhet te bej nje person nese betohet ne Allah per nje veper qe sdo e bej me dhe perseri e vepron perseri betohet dhe perseri e ben, si duhet ky person te veproje ne menyre qe ta shlyej betimin e rrejshem pasi qe eshte penduar shume?????
2. A pranohet namazi nese falet ne nje dhome ku televizori eshte i ndezur ne filma vizatimor per shkak te figurave qe jane ne te?
3. A lejohet vendosja e unazes ne gishtin e madh pasi kam degjuar se eshte eshte perngjasim me cifutet, a eshte e sakte? ALLAHU JUA SHPERBLEFTE ME XHENNETIN FIRDEUS.
1. Per betimet dhe rregullat e tyre lexo pergjigjen e pyetjes nr. 78. Kurse per pendimin lexo me shume ketu.
2. Namazi nuk prishet nga figurat qe shfaqen ne televizor, por nuk eshte aspak e mire qe te falesh ne nje dhome ku televizori eshte i ndezur, per shkak se ai terheq vemendjen dhe mund te jete shkak per largimin e engjejve.
3. Gruas i lejohet te vendose unaze ne te gjitha gishtat e te dyja duarve (edhe pse ka mospajtim per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe tregues), kurse per burrat eshte sunet vendosja e saj ne gishtin e vogel dhe ate pas tij. Kurse ndalese per burrat ka ardhur per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe ate tregues, dhe hadithin e transmeton Muslimi. Kurse per gishtin e madh nuk ka hadith, por fakti qe kjo gje nuk eshte zakon per burrat, ben qe pyetja te jete e pavend. E Allahu e di me mire.
#163Message: Eselamu alejkum. Desha te ju pyes rreth faljes, se kur imami ngrihet prej rukus a thot vetem semialllahu limen hamideh/ a thot edhe rabena lekel hamd edhe ai apo…
Message: Eselamu alejkum. Desha te ju pyes rreth faljes, se kur imami ngrihet prej rukus a thot vetem semialllahu limen hamideh/ a thot edhe rabena lekel hamd edhe ai apo veq xhemati duhet me than rabena lekel hamd? Kerkoj pergjigjen dhe ju falenderoj.
Qe te gjithe duhet t’i thone te dyja “semiallahu limen hamideh” dhe “rabbena ue lekel hamd”, si imami edhe xhemati, por imami e thote me ze vetem te paren, kurse tjetren nen ze, e xhemati i thote te dyja nen ze.
#162Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue BerekatuhVella i dashur All-llahu te forcofte ne kete rruge. Kam disa pytje :1. Nese gjat udhetimit i bashkon dreken me…
Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuh
Vella i dashur All-llahu te forcofte ne kete rruge. Kam disa pytje :
1. Nese gjat udhetimit i bashkon dreken me ikindin por kthehesh ne vendin tend para se me fillu fajla e ikindis me xhemat , qysh eshte me se miri, me shku tek xhemati apo mos me shku pasi me vetem se e kemi fale ikindin?
2. Une jam nje vella qe All-llahu I Madheruar me ka sprovuar me grupacione te ndryshme, ne fillim isha me injorantet (me ata qe po pasojn verberisht nje medhheb te caktum e per tjert nuk interesohen fare), pastaj verejta se nuk jam ne rruge te drejt – uelhamdulilah, por prap iu bashkangjita nje grupacioni, tekfirsave dhe duke e pare ate qe “pashe” te ata, e kuptova se duhet te largohem prej tyre dhe me ne fund All-llahu i Madheruar me udhezoj ne menhexhin e selefus-salih- uelhamdulilah, kete sqarim vella e bera per arsye se prap nuk po ndihem mire, pasi nuk po e kuptoj deklaraten e shejkh Rebis (All-llahu e ruajt) dhe te disa dijetareve te tjere kunder Shejkh Alis (Allahu e ruajt) kur une si dhe shume te tjere e kemi mesuar kete menhexh prej te dyve ashtu si edhe prej tjereve, nese ke mundesi nje sqarim dhe te me ndihmosh e te me keshillosh se si ti perjetoj keto situata.
3. Vella desha te dij se a eshte njejt si per mua qe e konsideroj veten udhetar ne nje qytet edhe per nje vella i cili po thuajse cdo dite udheton per atje pasi studion ne ate qytet duke u bazuar ne fjalen e Ibn Tejmijes rahimehull-llah i cili tha se dy veta mund te udhetojn se bashku e njeri eshte udhetar e tjetri jo (vella ki parasysh se veshtiresit jane te njeta si per mua si per vellaun dhe lehtesimet jane me se te nevojshme per te dyte), All-llahu te shperblefte!
1. Nese e ke falur ikindine gjate udhetimit, nuk e ke obligim te shkosh ne xhami kur ke mberritur ne vendin tend ne kohen qe ajo falet ne xhami, pervec nese gjendesh ne xhami, atehere duhet ta falesh ikindine me xhematin, por duke e bere nijetin per namaz nafile, sepse nuk lejohet qe i njejti namaz te falet dy here ne nje dite. E Allahu e di me mire.
2. Elhamdulilah qe Allahu te ka udhezuar ne ndjekjen e te vertetes, dhe duhet te dish se menhexhi selefi qe ti kerkon te ndjekesh duke besuar se ai eshte rruga e drejte e te Derguarit te Allahut dhe shokeve te tij, dhe se ai eshte menyra e te kuptuarit dhe te zbatuarit te fese ashtu si ka dashur dhe do Allahu, eshte pikerisht ai menhexh dhe metodologji qe eshte vazhdimisht ne kerkim te se vertetes dhe argumentit, dhe kur e meson argumentin, menjehere e merr ate dhe i largohesh asaj qe ke qene me pare prej rruges se gabuar, sepse tashme t’u be e qarte e verteta dhe kur te behet e qarte e verteta, nuk ke rruge tjeter vecse ta ndjekesh ate, perndryshe nuk do te ishe i sinqerte ne besimin dhe ne fene tende. Kurse ne lidhje me pyetjen ne fjale, eshte e vertete se dija dhe menhexhi merret nga dijetaret e ehli sunetit dhe nga nxenesit e dijes gjithashtu, por duhet ditur se edhe ata jane njerez dhe mund te gabojne, dhe problemi nuk eshte te gabimi, sepse gabimi i dijetarit kur bazohet ne argument eshte i justifikuar dhe ai merr shperblim tek Allahu per perpjekjen e tij, por problemi qendron te gjurmet e ketij gabimi dhe perhapja e tij me rruge dhe menyra te gabuara e ndoshta edhe me qellime te keqija e djallezore ne mesin e popullit te thjeshte dhe atyre qe nuk kane dije ne fe, apo qe jane te rinj ne fe dhe qe nuk mund t’i keptojne keto gjera dhe as faktin se edhe dijetaret bashkekohore kane dicka ne zemer per njeri-tjetrin, pasi secili kerkon te jete me i mire se tjetri dhe te ndiqet me shume se tjetri. Keto jane gjera qe kane ekzistuar dhe ekzistojne edhe ne mesin e njerezve me dije, por qe ata i luftojne keto gjera ne veten e tyre dhe me sinqeritetin e tyre nuk veprojne sipas epsheve te tyre, edhe pse ndoshta ndonjehere mund te kene ndonje rreshqitje te vogel por qe menjehere e kapin veten dhe kthehen tek Allahu me pendim dhe kerkim te faljes. Kjo ceshtje ka ekzistuar qe heret, madje kur dijetaret pyesnin per nje person me dije ne nje vend dhe gjenin dike qe nuk fliste mire per te, shihnin nese kishin qene bashkekohes, e nese kishin qene bashkekohes, nuk e merrnin fjalen e atij qe fliste keq per ate tjerin, sepse mund te ishte nga xhelozia apo dicka ne zemren e tij. Edhe sot, nuk mund te themi se gabimin e ka shejh Rabij apo shejh Aliu, por me e mira qe mund te bejme ne kete rast eshte qe te heshtim, se paku deri sa te behet e qarte e verteta, sepse ne qe te dy ata i njohim per dijetare selefij, keshtu qe nuk mund te flasim kunder njerit apo tjetrit, pa qene te sigurte me argumente se njeri prej tyre doli vertete nga menhexhi selefi. Perndryshe, te gjitha ato qe perhapen jane fjale te fryra nga njerez te lige qe nuk i duan te miren muslimaneve dhe aq me pak selefive. E verteta gjithnje luftohet nga te gjithe armiqte e saj, gjithnje hidhet balte mbi te me qellim qe te ngaterrohet me te paverteten, por ne fund gjithnje triumfon, me miresine e Allahut Fuqiplote. Keshtu qe hesht, deri sa gjithcka te behet e qarte!
3. Per ceshtjen e udhetimit ka mospajtime ne mesin e dijetareve, dhe shume prej tyre vendosin kusht udhetimin mbi 80 km per t’u quajtur udhetar dhe per te perfituar nga lehtesimet e udhetarit ne lidhje me kryerjen e adhurimeve si namazi e agjerimi, kurse te tjere thone se mjafton qe te quhesh udhetar tek populli yt dhe ti mund te perfitosh nga lehtesimet e udhetarit qe ia ka dhene Allahu ne fene e Tij, dhe kjo ndoshta eshte me e sakta, e Allahu e di me mire. Lehtesimet e udhetarit fillojne pasi ai te lere pas rethinat e qytetit apo vendit te tij dhe jo para udhetimit. Pra, nuk lejohet qe te shkurtosh dhe te bashkosh dreken me ikindine ne qytetin tend para se te nisesh udhetimin, por vetem pasi te kesh dale nga rrethinat e qytetit. E Allahu e ka ne dore suksesin!
#161Message: Es selam alejkum. A ka mundesi nje sqarim per ikametin, a ma mir me thirr qeshtu IKAMETIN:1. 2 HER ALLAHU EKBER2. 1 ESH HEDU EN ILAHE ILALL-LLAH3. 1 ESH HEDU…
Message: Es selam alejkum. A ka mundesi nje sqarim per ikametin, a ma mir me thirr qeshtu IKAMETIN:
1. 2 HER ALLAHU EKBER
2. 1 ESH HEDU EN ILAHE ILALL-LLAH
3. 1 ESH HEDU MUHAMMEDER-RESULULLAH
4. 1 HAJJE ALES-SALAH
5. 1 HAJJE ALEL FELAH
6. 2 KAD KAMETIS-SALAH
7. 2 ALLAHU EKBER
8. 1 LA ILAHE IL-LALL-LLAH
APO SIKUR TE NE DUPLLO THUHET CILA PREFEROHET MA MIR ME THIRR PREJ KTINE DYJAVE:
1. 4 HER ALLAHU EKBER
2. 2 ESH HEDU EN ILAHE ILALL-LLAH
3. 2 ESH HEDU MUHAMMEDER-RESULULLAH
4. 2 HAJJE ALES-SALAH
5. 2 HAJJE ALEL FELAH
6. 2 KAD KAMETIS-SALAH
7. 2 ALLAHU EKBER
8. 1 LA ILAHE IL-LALL-LLAH
Te dyja menyrat e permendura me siper per ikametin jane te lejuara, edhe pse shumica e dijetareve dhe e medhhebeve kane zgjedhur te paren, me 11 fjale, e cila eshte edhe menyra qe Bilali e therriste Ikametin, kurse hanefite kane zgjedhur te dyten me 17 fjale, e cila ka gjithashtu argument. Dijetaret thone se ne kete rast me e preferuar do te ishte perdorimi i te dyja menyrave here pas here, e Allahu e di me mire.
#160Message: Es Selamu Alekum! All-llahu ju ruajt e ju forcofte ne kete rruge.1. Si e kane komentuar dijetaret kete ajet te sures Nuh ( 71:25 ):مما خطيئاتهم أغرقوا فأدخلوا…
Message: Es Selamu Alekum! All-llahu ju ruajt e ju forcofte ne kete rruge.
1. Si e kane komentuar dijetaret kete ajet te sures Nuh ( 71:25 ):
مما خطيئاتهم أغرقوا فأدخلوا نارا
Para ringjalljes a do te denohen njerezit ne xhehennem?
2. Kur dy vete falin namaz, ai i cili prin ne namaz (imami) a duhet te dal perpara xhematit apo te renditet me nje vij pasi qe jan vetem dy vet?
3. A mund te shkurtohet namazi prej momentit qe vendos te udhetosh, psh: une neser udhetoj
mbas namazit te drekes, a mund te shkurtoj dreken e me pas te bashkoj me ikindin e me pas te udhetoj apo ndoshta nuk guxoj ti shkurtoj por vetem ti bashkoj apo asnjeren?
1. Ajeti flet per denimin ne zjarrin e xhehenemit pas ringjalljes. Xhehenemi ekziston qe tani, por ndezja dhe ndeshkimi i banoreve te tij ne te do te jete vetem pas kiametit dhe pas llogarise, e sa per denimin e varrit per jobesimtaret, ai behet me menyra qe i di vetem Allahu.
2. Kur jane vetem dy burra ne namaz, imami qendron paralel me tjetrin qe eshte xhemat, dhe as para as pas tij, sepse keshtu ata jane xhemat dhe saf (rresht), e rreshti duhet te jete i drejte.
3. Nuk lejohet shkurtimi i namazit per udhetarin vecse pasi te kete nisur udhetimin dhe te kete dale nga kufijte e qytetit apo vendit ku ndodhet. E Allahu e di me mire.
#159Message: Eselamu alejkum we rahmetullah. Allahu jua shperblefte per kontributin qe jepni ne qartesimin e ceshtjeve te fese! Kisha nje pyetje: Ne namazet qe falen me imam…
Message: Eselamu alejkum we rahmetullah. Allahu jua shperblefte per kontributin qe jepni ne qartesimin e ceshtjeve te fese! Kisha nje pyetje: Ne namazet qe falen me imam psh. xhuma, taravi, aksham, jaci, ne te cilat imami e kendon fatihan me ze, a duhet qe xhemati pasi eshte thene amin te filloje te thote fatihan, nderkohe qe imami vazhdon me kendimin e sureve? E bej kete pyetje sepse kam hasur dy mendime: njeri thote qe nuk quhet namazi pa thene fatihan, e tjetri thote qe kur e kendon imami nuk ke pse ta thuash. Zoti ju dhente hajrin!
Ne lidhje me kete ceshtje, ka mospajtim ne mesin e dijetareve, ashtu si e ke lexuar, por ajo qe mendojme se eshte me e sakta ne kete ceshtje, eshte fjala e atyre dijetareve qe bashkojne mes argumenteve me kete menyre: pas leximit te fatihase nga Imami dhe pas thenies “Amin” nga imami dhe xhemati, nese imami hesht dhe i le kohe xhematit qe te lexojne fatihane vete, atehere e lexojne apo lexojne aq sa munden deri sa te filloje imami me leximin e sures, duke ditur se per heshtjen e imamit deri sa te mbaroje xhemati thenien e fatihas nuk ka argument, keshtu qe namazi i tyre eshte ne rregull edhe nese pas thenies “Amin!” lexojne disa ajete nga fatihaja apo edhe asnje ajet nese imami fillon menjehere te kendoje sure tjeter, e Allahu e di me mire.
#158Message: mesage: Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatehu. Allahu ju shperbleft per mundin qe po beni! Kisha dy pytje mundesisht te me jepni pergjigjje te…
Message: mesage: Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatehu. Allahu ju shperbleft per mundin qe po beni! Kisha dy pytje mundesisht te me jepni pergjigjje te argumentuara:
1. Per njeriun qe u fal me flok te lidhura, Muhammedit s.a.v.s.tha: “Shembulli i tij eshte si shembulli i atij qe falet me duar te lidhura (pas shpine)”. Me intereson te di, a vlen kjo edhe per femra, a vetem per meshkuj?
2. Nese nje grua ka pasur lindje me operim (lindje cezarjane) disa deri sa mjeku ia ka ndaluar rreptesisht lindjen te femijve te tjere per shkak te shendetit te saj, a i lejohet asaj gruaje te bej lidhjen e anit per parandalimin e shtatzanis?
1. Hadithi ne fjale transmetohet nga Muslimi dhe ben fjale per ate burre qe i ka floket e gjata dhe falet duke i lidhur kulac siper kokes apo ne mes te qafes, ashtu si bejne grate, me qellim qe te mos i prekin floket ne toke, nderkohe qe i Derguari (salallahu elejhi ue selem) ka thene se jemi urdheruar te mos i perthyjme dhe te mos i ngreme rrobet dhe as floket nga toka kur bejme sexhde, por te bejme sexhde bashke me to, pra edhe ato duhet te prekin token. Kurse per grate ndryshon ky gjykim dhe per to lejohet qe t’i lidhin floket si te duan, pasi qe ne namaz ato duhet t’i mbulojne floket komplet me shami. E sa per rritjen e flokeve nga burrat, duhet te dihet se kjo nuk eshte sunet qe duhet ndjekur, por vete Pejgamberi i ka zgjatur floket sepse ashtu vepronin njerezit ne kohen e tij dhe shkurtimi i flokeve ishte si dicka e turpshme per burrat, prandaj edhe kur pa nje femije qe kishte qethur nje pjese te kokes dhe pjesen tjeter e kishte lene pa qethur, e urdheroi qe ta qethte te gjithe koken, ose te mos e qethte fare, e nese do te ishte e ndaluar qethja apo zgjatja, nuk do i kishte thene keshtu. Iben Abdul Berr, ne komentim te ketyre haditheve thote se ne kohen e tij, zgjatja e flokeve nga meshkujt ishte prej shenjave te rrugecerve dhe mendjelehteve, keshtu qe dijetaret dhe njerezit e devotshem ju larguan zgjatjes se flokeve dhe i shkurtonin ato. Edhe sot ne ditet tona, gjendja eshte e njejte si ne kohen e Iben Abdul Berr, keshtu qe muslimanet e devotshem duhet t’i largohen zgjatjes se flokeve, dhe duhet t’i shkurtojne ato. E sa per namazin me floke te gjata apo edhe te lidhura, ai nuk prishet me kete veper, por sigurisht qe kjo ndikon ne plotesimin e tij, e Allahu e di me mire. [Takimet e temes se hapur, nga Iben Uthejmin, Fajdul Kadir, i El Menawi, etj.]
2. Sipas mjekeve tane eksperte muslimane, lindja me operacion nuk e demton gruan ne lindjet e tjera te ardhshme, dhe fjala se me operim nuk mund te behen vecse 2 apo me se shumti 3 femije eshte dicka e pabazuar ne dije dhe shkence. Prej ketu, nuk lejohet qe gruaja te mbylle rruget e lindjes per kete arsye, pervec nese jeta e saj eshte ne rrezik per arsye te tjera. E Allahu e di me mire.
#157Message: Es selamu alejkum, All-llahu ju shperblefte per mundin e dhene, All-llahu na mundesofte te perfitojme nga kontributi juaj se me te vertet shume ceshtje po i…
Message: Es selamu alejkum, All-llahu ju shperblefte per mundin e dhene, All-llahu na mundesofte te perfitojme nga kontributi juaj se me te vertet shume ceshtje po i mesojmi ketu qe ndoshta me pare as nuk i kemi ndegjuar qe jane te ndaluara ose qe jan prej sunnetit autentik ose te obliguara e mu per kete edhe pytjet e mia jane keto:
1. A lejohet te prehet kurban per njeri te vdekur, dmth qellimi normal qe per All-llahun por esencen e kan per te vdekurit (qe ti arrije shperblimi etj etj e lloj lloj justifikimesh) edhe ku bazohen keto hoxhallar qe nxisin per keso rreziqe edhe pse nuk i ndalojne keto pune?
2. Shejkh Albani (rahimehull-llah) e ka dhen nje fetva ne lidhje me faljen e namazit farz dy here ku pytesi e pyet se a me lejohjet te fali namazin e sabahut se pari ne shtepi ne kohen e pare te namazit e me pas per te mos e humbur namazin me xhemat ose per te mos u ndar nga xhemati te dali edhe ne xhami ne kohen e fundit te sabahut (lindja e diellit) dhe me sa duket Sheikhu All-llahu e meshirofte e lejoi nje gje te tille, mua me intereson cili eshte mendimi i dijetareve te tjere ne lidhje me kete, dhe
3. Ne nje xhami ka varreza, aty nuk lejohet namazi por a ka ndonje kusht kjo ndales, psh kur nuk ka tjeter xhami , ose te mos humbet namazi me xhemat etj etj, cilet jane mendimet e dijetareve per kete?
1. Prerja e kurbanit per te vdekurin, si afrim tek i vdekuri duke besuar se ai eshte njeri i mire dhe mund te sjelle ndonje te mire apo te ndaloje ndonje te kete, eshte shirk i madh, shokvenie Allahut ne adhurim, sepse ofrimi i kurbanit eshte adhurim qe nuk lejohet t’i dedikohet vecse Allahut te Madheruar. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e Ehli Sunetit, dhe nuk e kundershtojne kete vecse disa prej grupeve te humbura qe i adresohen Islamit. Kurse therrja e kurbanit per Allahun, por me qellim qe shperblimi t’i shkoje te vdekurit, qofte nga deshira e djalit qe te beje dicka te mire per prinderit e tij te vdekur apo sepse ata ia kane lene amanet kete gje, eshte nje ceshtje qe ka mospajtim ne mesin e dijetareve te medhhebeve te ndryshme; disa thone se te vdekurit i shkon cdo veper e mire qe ben i gjalli per te, qofte edhe therrja e kurbanit ne diten e kurban Bajramit, leximi i kuranit, etj, duke u argumentuar me argumentet e pergjithshme qe urdherojne per prerjen e kurbanit dhe per veprat e tjera, duke thene se edhe te vdekurit jane njesoj si te gjallet dhe perfshihen ne te njejtin gjykim. Kurse dijetare te tjere thone qe nuk lejohet te kryesh dicka per te vdekurin pervec atyre qe kane ardhur ne tekstet hyjnore prej Kuranit dhe Hadithit, sic eshte: kryerja e haxhit, agjerimi i detyrueshem qe i vdekuri ka pasur mundesi ta agjeroje kur ka qene gjalle por ka neglizhuar, apo e ka lene amanet, duaja per te vdekurin dhe lemosha qe jepet per te. Pervec ketyre te vdekurit nuk i shkon asgje tjeter prej veprave te mira te te gjalleve dhe as nuk lejohet qe te gjallet te veprojne dicka tjeter pervec ketyre per te vdekurit e tyre. Ky i dyti eshte edhe mendimi me i sakte qe qendron me argumentin dhe te argumenti, dhe ky eshte mendimi i shumices se dijetareve te Ehli Sunetit dhe i dijetareve te medhenj selefi bashkekohore. Kurse ata qe ndjekin mendimin e pare jane zakonisht ndjekes te bidatit edhe ne shume tema te tjera te fikhut dhe akides, dhe ne pergjithesi jane prej maturidive, sufive, shijave, etj. Ketu perfshihen edhe shume ithtare bashkekohore te medhhebit hanefi, te ndikuar nga grupe te ndryshme te humbura nga rruga e vertete e Islamit prej grupeve te permendura me siper.
2. Nuk lejohet falja e te njejtit namaz farz dy here ne te njejten dite, dhe nese dikush e ben kete, namazi i dyte duhet te behet me nijetin qe i dyti te jete nafile. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve, per shkak se kjo ka ardhur qarte ne hadithin e dy personave qe ishin falur ne shtepite e tyre dhe kishin ardhur ne xhami, e kur i Derguari fali namazin e kohes bashke me xhematin, keta te dy qendruan ulur ne fund te xhamise dhe nuk u falen. Pas namazit, i Derguari i mesoi se ne kete rast duhet te falen me xhematin por me nijetin qe te jete nafile (namaz vullnetar). Kurse ne hadithin tjeter, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mos e falni te njejtin namaz dy here ne te njejten dite.”
3. Nuk lejohet namazi ne ate xhami ku ka varr, dhe nuk lejohet ndertimi i xhamise mbi varr dhe as futja e varrit ne xhami. Te gjitha keto jane te ndaluara ne Islam dhe ata qe e bejne kete gje i ka mallkuar Allahu dhe i Derguari i Tij. Madje duke qene ne shtratin e vdekjes, porosite e fundit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) kane qene pikerisht per ndalimin e marrjes se varreve per xhami dhe te ndertimit te xhamive mbi varre, duke i mallkuar ata qe e bejne kete. Pra, nuk lejohet namazi ne keto xhami per asnje arsye, por bashkohuni disa vellezer qe falen dhe e kryeni namazin me xhemat ne vend tjeter, qofte edhe ne fushe, dhe perpiquni te ndertoni apo te siguroni nje xhami apo vend ku te faleni me xhemat, dhe kurre mos u falni ne ate xhami ku ka varre. Keto jane porosite e dijetareve te medhenj, prej te cilet edhe dijetaret e Komisionit te perhershem te Fetvave ne Arabine Saudite (El Lexhne ed Daime). E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#156Message: Selam alejkum kam dia pyetje:1. A eshte i lejuar falja e namazit vetun pa gjemat, dhe cilat jan argumentet qe e ndalojn gruan qe te shkojn te varrezat per ta…
Message: Selam alejkum kam dia pyetje:
1. A eshte i lejuar falja e namazit vetun pa gjemat, dhe cilat jan argumentet qe e ndalojn gruan qe te shkojn te varrezat per ta futur te vdekurin ne varr se bashku me burrat?
2. Hadithet qe i kam lexuar qe flasin per dhikrin mbas namazit asnje hadith nuk thonte drejt perdrejt se dhikri behet mbas farzi por mbas namazi e qe ketu disa po e marrin si argument se ka per qellim mbas namazeve farze dhe sunnete amund te mi shpjegoni keto hadithe qe flasin per keto?
3. A ka te drejt qe familja e vajzes ti thote familjes se djalit se ne nuk ta japim vajzen per shkak se ne ndihemi me lart apo me te mire sesa familja jote?
4. Familja e vajzes, a munden tja ndalin vajzen djalit mbasi ja kan dhene atij edhe nese ai djali nuk eshte bere mosbesimtar dhe cilat jan ato raste?
1. Namazi me xhemat eshte vaxhib per burrat qe kane mundesi fizike te shkojne ne xhami dhe qe e degjojne ezanin, e perndryshe, patjeter duhet me e fal namazin edhe nese nuk mund te shkosh ne xhami, por duke e fale kudo qe te gjendesh, ne kohen e vet. Argumentet qe grate nuk shkojne ne varreza bashke me burrat per te varrosur te vdekurin eshte se kete gje nuk e kane bere as muslimanet e pare dhe as te fundit, as sahabet dhe as pasardhesit e tyre e deri me sot.
2. Kushdo qe ka pak dije nga Islami dhe ligjet e tij ne lidhje me namazin dhe deget e fikhut ne pergjithesi, e di qe ne keto hadithe eshte per qellim namazi farz, dhe po keshtu, kur Allahu thote ne Kuran: “Dhe kryeni namazin!” e ka per qellim namazin e detyruar farz. Per kete nuk kundershton vecse ndonje fanatik qe ka trasheguar nje bidat nga paraardhesit e tij, sic ndodh ne vendet tona, dhe nuk them qe e ka trasheguar nga medhhebi hanefi, pasi qe keto bidate jane me shume sufije dhe shiite dhe jo te ndonje prej medhhebeve te fikhut Islam.
3. Familja e vajzes ka te drejten qe te vendose ate qe e shohin me te mire per vajzen e tyre, dhe per kete nuk mund t’i detyroje kush, perderisa jane besimtare dhe kane dije nga Islami. E sa per barazine ne rang shoqeror mes burrit dhe gruas, sheriati Islam e ka marre ne konsiderate kete ceshtje edhe pse nuk e ka vendosur si kusht pa te cilin akti i marteses do te ishte i pavlefshem, por ia ka dhene te drejten familjes se vajzes qe te shohe kategorine e burrit qe vjen per t’i kerkuar doren, me qellim te jene sa me afer njeri-tjetrit ne shtrese, qe te mund te vazhdoje lidhja mes tyre normalisht, perndryshe nuk do mund te jetonin se bashku per shkak te menyres se ndryshme te jetes qe ben secili. Dijetaret e jurisprudences Islame i kane dhene te drejten babait te vajzes qe te kerkoje prishjen e aktit te marteses se vajzes se tyre qe eshte bere ne mungese apo ne mospajtim te tyre, nese vertetohet se burri i saj nuk eshte ne te njetin rang apo shtrese shoqerore me vajzen, gje e cila tregon se marrja ne konsiderate e shtreses shoqerore te burrit dhe gruas ka vend ne Islam.
4. Prej rasteve kur familja e vajzes ka te drejte te kerkojne prishjen e marteses se vajzes se tyre para gjykatesit, eshte ai qe u permend me siper, pra kur vajza martohet pa lejen e prinderve apo pa pelqimin e tyre, dhe vertetohet qe burri nuk eshte ne nje shtrese shoqerore me vajzen, sepse ne kete rast zbulohet se vajza eshte mashtruar, kurse familja e saj kerkon me te miren per te. Po keshtu, familja e vajzes ka te drejten e prishjes se marteses kur vertetohet ndonje mangesi apo mashtrim tjeter te burri i vajzes, apo nese ai nuk eshte musliman, gje per te cilen nuk ka kundershtim, apo nese nuk ka mundesi te paguaje mehrin apo te mbaje familjen e tij me banese, ushqim e veshembathje, apo per thyerjen apo mosplotesimin e ndonje kushti qe vendoset ne aktin e marteses, etj. E Allahu e di me mire.
#155Message: selamun alejkum. 1. Ne qofte se falem sabaun e akshamin edhe nuk kam mbules, a pi pranon Zoti namazin, a kur hy ne namaz e fnoj mbulesen? 2. Ne qoftese kam…
Message: selamun alejkum.
1. Ne qofte se falem sabaun e akshamin edhe nuk kam mbules, a pi pranon Zoti namazin, a kur hy ne namaz e fnoj mbulesen?
2. Ne qoftese kam mardhenje me burr, a duhet te pastojme edhe flokt edhe trupin, a vetem trupin? 3. Kam fmin 2 muajshe, e a ashte gjuna me ja ndalu mos mi dhan gji kur ti ban 6 muj? Allahu ju shperblefte me te mira!
1. Nese e kryen ne rregull namazin, duke i kryer shtyllat dhe kushtet e tij, Allahu ta pranon namazin dhe ta shkruan te plote kete veper dhe urdher qe e ke zbatuar, per te dhene miresin ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe nuk te kerkon llogari per te. Kurse mosvendosja e shamise dhe e mbuleses qe ka urdheruar Allahu eshte nje veper tjeter qe nuk ka lidhje direkte me namazin, por qe per lenien e saj merr gjynah dhe do te japesh llogari para Allahut se perse nuk e ke zbatuar kete urdher te Tij por e ke thyer ate!! Keshtu qe pergatit pergjigje per kete pyetje, dhe dije se kush merret ne pyetje nga Allahu, e humb ceshtjen, pervec nese Allahu e meshiron, keshtu qe kthehu tek Allahu me pendim, kerkoj falje Atij per ate qe ka dale prej teje ne thyerje te urdhrit te Tij, dhe vepro ate qe do Allahu edhe pse nuk e pelqejne njerezit, sepse tek e fundit, secili njeri do shohe koken e vet dhe do te jape llogari per veten e vet, dhe askush nuk mund te mbroje apo te perkrahe, madje as per vetveten nuk mund te bejne asgje, pervec asaj qe kane vepruar ne dynja. Pra, meditoni dhe hulumtoni. Do te kenaqni Allahun te cilit i keni besuar, apo njerezit qe nuk kane asgje ne dore, as per veten e tyre, dhe te terhiqni zemerimin e Allahut ndaj jush?!
2. Pas kryerjes se marredhenieve me burrin, ashtu si edhe pas pastrimit nga te permuajshmet, gruaja e ka detyrim te laje te gjithe trupin e saj, nga koka te kembet, me gjithe floke, perndryshe larja nuk eshte e vlefshme. Por ka nje dallim se kur lahesh pas marredhieneve intime me burrin nuk e ke te detyruar te zgjidhesh floket nese i ke gershet, kurse kur lahesh pas menstruacioneve e ke detyrim te zgjidhesh gershetat qe uji te shkoje mire deri ne rrenjen e flokeve dhe ne brendesi te tyre e deri ne majat e flokeve.
3. Allahu i urdheron prinderit qe t’i japin qumesht gjiri femijes deri sa te mbushe dy vite te plota. Por nese ata bien dakord qe tja nderpresin me pare, nuk kane ndonje gjynah perderisa femija nuk demtohet me kete gje, por duke ditur se sa me gjate te pije femija nga nena e tij, aq me e mire eshte per te dy ata, si per nenen edhe per femijen, prandaj edhe Allahu urdheron dhe keshillon qe gjidhenia te shkoje deri ne dy vite te plota, dhe kjo sepse: kur femija pi qumesh gjiri, ai fiton imunitet, eshte me i ruajtur nga semundjet ne te ardhmen, me i forte ne trup dhe ne mendje, me i zgjuar do te behet. Kurse nena do te pastrohet nga cdo helm apo mbeturine qe mund te shkaktohet nga nderprerja e qumeshtit femijes, do te parandaloje semundje te rrezikshme qe mund ta prekin ne te ardhmen, sic mund te jete kanceri i gjirit aq i perhapur te femrat sidomos pas moshes 40 vjecare, si dhe shendeti nervor dhe shpirteror i saj do te jete i mire kur ia ploteson gjidhenien femijes, sa me gjate te jete e mundur, e me se paku nje vit te plote, perderisa nena nuk ka ndonje semundje qe ja ben te detyrueshme nderprerjen e gjirit femijes, perndryshe duhet te vazhdoje sa me gjate te mundet, per te miren e saj dhe te femijes. E Allahu e di me mire.
#154Message: Es-Selamu Alejkum. Shpresoj qe te jeni mire me shendet Hoxhe i nderuar.Kam nje pyetje rreth Namazit sepse disa Vellezer po thojn se nese nje person i fal 3 kohet…
Message: Es-Selamu Alejkum. Shpresoj qe te jeni mire me shendet Hoxhe i nderuar.
Kam nje pyetje rreth Namazit sepse disa Vellezer po thojn se nese nje person i fal 3 kohet 2,4 apo 1 kohe te Namazit atehere nuk i pranohet Namazi, ky vetem se eshte lodh eshte falur kote perderisa ti fal 5 kohet e Namazit dhe kjo qeshtje eshte vetem per ata qe nuk jane fillestar qe ja din hakun Namazit dhe prap nuk e falin 5 koht por ndonje namaz e lene pa e falur dhe keshtu qe nuk i pranohet Namazi dhe eshte Qafir edhe pse falet perderisa ti fal 5 kohet e Namazit, a mundeni me na sqaru se a eshte e vertet kjo, a ka ndonje argument? All-llahu ju shperbleft per pergjigjjet qe i jepni.
Ata dijetare te cilet mbeshtesin mendimin se lenesi i namazit eshte kafir, jane ndare ne dy grupe ne lidhjhe me ate person qe here falet dhe here nuk falet, apo qe e vonon qellimisht nje namaz deri sa te dale koha e tij; disa thone qe ky person ben kufer dhe del nga Islami, kurse te tjere thone qe jo. Prej atyre qe thone se del nga Islami eshte edhe shejh Iben Baz, sic shihet ne Fetvate e Lexhnes me kryetar shejh Iben Baz. Kurse prej atyre qe thone se nuk ben kufer, eshte edhe shejh Iben Uthejmini. Ne Fetvate e shejh Iben Uthejmin, ne lidhje me namazin, thuhet: “Si eshte gjykimi per ate person qe here falet dhe here nuk falet, a ben kufer ky njeri?” Shejhu pergjigjet: “Ajo qe me behet e qarte ne kete ceshtje, eshte se ky person nuk ben kufer, pervec nese e le totalisht namazin, dhe nuk falet asnjehere. Kurse ai qe here falet dhe here nuk falet, nuk ben kufer, sepse i Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Mes njeriut dhe mes kufrit dhe shirkut qendron lenia e namazit”, d.m.th. totalisht, dhe nuk ka thene: lenia e ndonje namazi… Bazuar ne kete, themi se ai qe ai i cili falet ndonjehere nuk eshte kafir.” E Allahu e di me mire.
#153Message: Selam alejkum vlla. Jam nje vlla nga greqia, desha te me me sqarosh nje pytje per çeshtjen e namazit: Ketu ne xhami imami kur kendon Kuran mbasi mbaron el…
Message: Selam alejkum vlla. Jam nje vlla nga greqia, desha te me me sqarosh nje pytje per çeshtjen e namazit: Ketu ne xhami imami kur kendon Kuran mbasi mbaron el fatihane kendon suren, bejne pastaj suren duha, nuk i kendon ashtu siç jane rradhitur ne kuran dhe i kam thene ku e ke argumentin, me ka thene te shek albani. A eshte e vertete kjo vlla, se keto jan khauarixhe nuk i besoj?
Lejohet qe ne namaz, pas Fatihase te lexosh nje sure ne rekatin e pare dhe ne rekatin e dyte te lexosh nje sure tjeter qe gjendet para asaj te pares ne renditjen e Kuranit, por leximi sipas renditjes se Kuranit eshte me i mire sepse transmetimet me te shumta permendin renditjen, kurse lejimi eshte bazuar ne disa transmetime te ardhura nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), te transmetuara nga Muslimi, etj, ku thuhet se ai lexoi suren Fatiha, pastaj el Bekare, pastaj en Nisa dhe pastaj Al Imran, pra duke lexuar suren en Nisa para sures Al Imran, edhe pse Al Imran gjendet para sures en Nisa ne renditjen e Kuranit. Per lejimin e kesaj ka dhene fetva komisioni i perhershem i fetvave ne Saudi (el Lexhne ed Daime) me kryetar shejh iben Baz, dhe po keshtu shejh Albani ne librin “Forma e Namazit”, ne librin origjinal te pashkurtuar, faqe 500-501. E Allahu e di me mire.
#152Message: eselam alejkum. Kam nje pytje: Para jam fal deri sa kam mbet shtatzan si kam mbet ma nuk jam fal ma se nuk mujsha me ardheke me vjell tash kam lind e kam qiken 2…
Message: eselam alejkum. Kam nje pytje: Para jam fal deri sa kam mbet shtatzan si kam mbet ma nuk jam fal ma se nuk mujsha me ardheke me vjell tash kam lind e kam qiken 2 muj po spo muj se spo kam koh as me fjet shum ja me ba tiqka shum e trullaft po rri a ma fal zoti qe nuk jam tu fal tash edhe qe sjam fal gjat shtatzanis a mu lut kat sillan lutna knoj dov e permendi zotin kat shkoj faleminderit.
Namazi eshte shtylla e dyte e Islamit pas pranimit dhe shprehjes se deshmise Islame qe nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguari i Allahut, vula e te derguarve te Allahut, pas te cilit nuk do te kete te derguar tjeter deri ne diten e kiametit, dhe vepra e pare per te cilen do te pyetet njeriu ne diten e Kiametit, eshte pikerisht namazi, dhe namazi eshte ai qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, dhe nese lihet namazi, atehere thuajse nuk mbet gje prej islamit te dikujt, sepse as veprat e tjera nuk do te shkojne mire dhe nuk do kete sukses t’i zbatoje, pasi qe e ka lene vepren me te madhe per te cilen do te jape llogari me se pari tek Allahu i Madheruar. Dijetaret jane ndare ne dy grupe ne lidhje me lenesin e namazit: disa thone se ai ka dale nga Islami dhe nuk eshte musliman, deri sa te kthehet te namazi dhe te mos e lere asnjehere me, kurse te tjere thone se ai ka bere mekat te madh dhe se i frikesoni daljes se tij nga Islami, per shkak se lenia e namazit eshte rruge drejt daljes nga Islami. Pra, ceshtja e namazit eshte shume e rendesishme per besimtarin dhe shume e rrezikshme njekohesisht, nese ai nuk kryhet ne rregull dhe ne kohen e vet, ashtu si ka urdheruar Allahu. Te jesh musliman do te thote t’i dorezohesh Allahut duke e pranuar Ate si Krijuesin, Zotin dhe te adhuruarin tend te vetem, te zbatosh urdhrat dhe te largohesh nga te ndaluarat e Tij, dhe nga urdhrat me te medha te Allahut per muslimanet eshte falja e namazit, dhe nga ndalesat me te medha gjithashtu, eshte lenia e namazit, keshtu qe shpejto ne pendim dhe kerkim te faljes nga Allahu per namazet qe i ke lene, dhe qe tani e tutje te mos lesh me asnje namaz, por te falesh edhe namaz nafile (vullnetare, sunete) sa me shume te mundesh gjate dites dhe nates, qe te mund te plotesojne ato qe i ke lene me pare. Namazi ka vertet rendesi te madhe ne jeten e muslimanit, dhe muslimani pa namaz eshte njesoj si trupi pa shpirt dhe pa ndjenja. Namazi te jep jete dhe gjalleri. Te jep vullnet dhe te ben te kontrollosh kohen. Te aktivizon dhe te fuqizon sistemin imun dhe ate nervor. Te sheron nga semundjet e stresit dhe depresionit. Te mban lidhur me Zotin tend. Te lehteson dhe te ben te kapercesh cdo sprove ne jete. Te ruan nga veprat e keqia dhe te shtyn per te mira. Namazi eshte rruge per shpetimin nga zjarri i xhehenemit dhe per fitimin e xhenetit me miresine dhe bujarine e Allahut Meshireplote. Pas gjithe ketyre, a mund te lihet namazi apo te neglizohet ne kryerjen e tij?! Allahu na dhente sukses neve dhe te gjithe muslimaneve per kryerjen e namazit ne menyren me te plote e me te sakte, ashtu si Allahu e kerkon dhe e pelqen prej nesh, ashtu si na e ka mesuar i derguari i Tij, Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!
#151Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!Kam lexuar ne “Fataua Muhimmah Tata’allaqu bis-Salah” te shejkh Bin Bazit (rahimahullah) se namazfalesi qe falet…
Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kam lexuar ne “Fataua Muhimmah Tata’allaqu bis-Salah” te shejkh Bin Bazit (rahimahullah) se namazfalesi qe falet pas imamit e ka per detyre ta lexoje suren al Fatiha si ne rastin kur namazi eshte me ze te larte ( si p.sh. akshami) sikur eshte me ze te ulet ( si p.sh. dreka). Deri me tani nuk kisha pasur dijeni per kete çeshtje, madje me vinte çudi kur vereja nje te moshuar somale qe e thonte suren pasi e mbaronte se recituari imami. A kishit pasur mundesi te na e shqaronit me tej çeshtjen, nese e kam kuptuar drejt apo jo? Allahu subhanahu ue teala ju shperblefte per sabrin!
Ne lidhje me leximin e sures Fatiha ne namazet ku imami lexon me ze, ka mospajtim ne mesin e dijetareve. Disa prej tyre thone se leximi i sures Fatiha eshte vaxhib ne çdo rast dhe se ajo duhet lexuar pasi ta lexoje imami. Argumenti i tyre eshte domethenia e pergjithshme e fjales se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kush nuk e lexon suren Fatiha, ai nuk ka namaz.” [Muttefekun alejhi]. Kurse dijetare te tjere thone se leximi i sures Fatiha eshte obligim kur falesh vetem ose kur falesh me xhemat ne namazet e dites ku imami lexon pa ze. Ndersa te tjere thone se leximi i sures Fatiha eshte obligim per imamin dhe xhematin ne namazet e dites, kurse ne namazet e nates, ku imami lexon me ze, xhemati e ka obligim ta lexoje Fatihane pasi ta lexoje imami, ne qofte se imami hesht dhe i le kohe xhematit per leximin e Fatihase, e ne te kundert nuk e ka obligim. Ky mendojme se eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje, edhe pse heshtja e imamit pas Fatihase nuk ka ardhur ne ndonje transmetim te sakte. Keshtu qe, nese imami nuk le kohe pas leximit te Fatihase, por fillon menjehere sure tjeter pas saj, atehere xhemati ka obligim te heshte dhe te degjoje Kuranin qe lexon imami, sepse Allahu thote: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” [El A’raf, 204]. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe suksesi eshte vetem ne Dore te Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë
Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.
[contact-form-7 id="4" title="Contact form 1"]
#150Message: selamu alejkum. Une deshta me la zekatin. A lejohet me i thene atij vella qe ja jap thjeshte merri keto leke ose si sadaka per arsye qe shuma e pasurise time te…
Message: selamu alejkum. Une deshta me la zekatin. A lejohet me i thene atij vella qe ja jap thjeshte merri keto leke ose si sadaka per arsye qe shuma e pasurise time te mos dihet, pra eshte nje gje private pasuria apo si duhet te veproj?
Gruaja a duhet ta thoje, ta shqiptoje me ze ikametin para se te fale farzin? Allahu ju shperblefte!
1. Nuk eshte e detyrueshme te njoftosh personin te cilit i jep zekatin e pasurise apo nje pjese te zekatit se kjo shume eshte zekati i pasurise tende, keshtu qe nuk ke pse te druhesh. E rendesishme eshte qe nijeti yt te jete per Hir te Allahut, duke zbatuar keshtu urdhrin e Allahut dhe nje nga obligimet e Islamit, e inshaAllah shperblimi yt eshte tek Allahu, ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe duhet ta dishe se zekati kurre nuk e pakeson pasurine, por vetem sa e shton ate.
2. Grate nuk e kane detyrim as ezanin dhe as ikametin, por nese e therret ikametin, nuk ka problem, madje disa dijetare e konsiderojne te preferuar kete gje, por pa e ngritur zerin. E Allahu e di me mire.
#149Message: Selam alejkum kam dy pyetje1. Nese gaboj ne namazin e drekes fali 5 rekate apo 6 dhe nuk kam dhene selam ateher qduhet te bej?2. Nese me kalon namazi i sabahut…
Message: Selam alejkum kam dy pyetje
1. Nese gaboj ne namazin e drekes fali 5 rekate apo 6 dhe nuk kam dhene selam ateher qduhet te bej?
2. Nese me kalon namazi i sabahut dhe me del gjumi duke e ditur qe dielli ehste duke lindur, a duhet ta shtyj namazin mbasi te lind dielli apo ta fali ne ate koh sepse po ka shum opinione dhe nuk po edi se cila eshte e sakt?
1. Duhet te besh dy sexhde te harreses dhe pastaj te japesh selam.
2. Sa te zgjohesh ne mengjes, duke qene se nuk e ke falur sabahun, gjeja e pare qe duhet te besh eshte te marresh abdes dhe te falesh sabahun pa e pare absolutisht diellin nese ka lindur apo jo, apo eshte duke lindur, sepse ndalimi i namazit ne keto kohe ka ardhur per namaze vullnetare dhe pa arsye, kurse namazi i sabahut eshte namaz farz qe duhet falur menjehere sa te zgjohesh, nese je me vonese apo i ka kaluar koha. Ky eshte mendimi me i sakte ne kete ceshtje, e Allahu e di me mire.
#148Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah hoxh i nderuar,Kam ca pyetje rreth namazit te istihares: si eshte puna e ketij namazi? A ka mundesi shejtani te nderhyj ne…
Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah hoxh i nderuar,
Kam ca pyetje rreth namazit te istihares: si eshte puna e ketij namazi? A ka mundesi shejtani te nderhyj ne ndjenjat e nje personi qe e fal? Mua me duket paksa absurde kjo gje, pasi qe mendoj se kur nje njeri e fal kete namaz te vecant, Allahu e udhezon ne rruge te drejte e te hajrit pavarsisht nga cdo cytje e shejtanit. Mirepo dituria ime eshte e kufizuar, per kete desha ta dije mendimin tuaj hoxh i nderuar.
Pastaj desha dhe te dije se pasi qe ta kem fal namazin e Istihares, nese ne diten e pare ke mendime te mira per nje vella per shembull, por ditet ne vijim ke mendime negative dhe je ne medyshje, cilen vendim duhet ta marr? Se kam ndegjuar se pasi ta kem fal Istiharen, duhet t’i ndjek ndjenjat e dites se pare (pas faljes). Sa eshte e vertet kjo?
Allahu ju shperbleft!
Shume prej muslimaneve nuk e kuptojne namazin e quajtur “namaz istihara”, as lutjen e ketij namazi dhe as qellimin e tij, apo se cfare duhet te besojne apo te veprojne pas kryerjes se ketij namazi, dhe kjo gje verehet edhe te pyetesi i kesaj pyetje. Namazin e Istiharas dhe lutjen e saj, na e ka mesuar i Derguari i Allahut ne menyren me te qarte e me te lehte, dhe mjafton te kuptojme hadithin e perzjelle prej tij ne kete çeshtje per te mesuar gjithcka rreth ketij namazi dhe lutjes se tij, gje te cilen do te mundohemi ta shtjellojme ketu sa me qarte dhe shkurt te mundemi, e Allahu e ka ne dore suksesin.
Buhariu ne Sahihun e tij, e te tjere prej autoreve te suneneve, kane transmetuar nga Xhabir iben Abdullah, Allahu qofte i kenaqur me te, se ai ka thene: “I Derguari i Allahut ua mesonte shokeve te tij Istiharan (kerkimin e zgjedhjes se me te mires mes dy gjerave), ne te gjitha çeshtjet e tyre njesoj siç u mesonte ndonje sure nga Kurani. Ai (salallahu alejhi ue selem) thoshte: “Kur dikush prej jush synon kryerjen e diçkaje te caktuar, se pari te fale dy rekate (namaz vullnetar) por jo prej namazeve farz, pastaj te thote: “O Zoti im! Te kerkoj zgjedhjen e me te mires, sipas dijes Tende, te kerkoj te me japesh fuqi (mundesi per kryerjen e asaj qe synon), me fuqine Tende dhe te kerkoj nga miresia Jote, sepse Ti ke fuqi per gjithçka, kurse une per asgje, Ti di gjithçka, kurse une nuk di asgje, e Ti je Njohesi i çdo te fshehte! O Zoti im! Nese Ti e di qe kjo çeshtje -dhe permend çeshtjen qe synon apo planifikon te veprosh- eshte e mire per mua, ne te tashmen dhe ne te ardhmen, -ose ka thene: ne fene time, ne jeten time dhe ne perfundimin e çeshtjes sime, atehere ma mundeso dhe ma lehteso ate, pastaj me jep begati ne te! O Zoti im! E, nese e di se kjo çeshtje eshte sherr (e keqe) per mua, ne fene time, ne jeten dhe ne perfundimin e çeshtjes sime, -ose ka thene: ne te tashmen dhe ne te ardhmen time-, atehere me largo prej saj dhe largoje ate prej meje, dhe me cakto mua me te miren, kudo dhe sido qe te jete ajo, pastaj me bej te kenaqem me te!”
Nga hadithi kuptojme se namazi Istihara eshte nje namaz me dy rekate pervec namazeve te detyrueshme (farz) pas te cilave ngre duart dhe ben lutjen e permendur ne hadith. Ky namaz eshte i posaçem per çdo çeshtje qe ka te beje me çeshtjet e dynjase se personit, e sidomos per çeshtjet e rendesishme kur ai gjendet perballe zgjedhjes se njeres prej dy rrugeve, te pranimin apo refuzimit te diçkaje, siç eshte ndermarrja e nje udhetimi, kerkimi i nje gruaje per martese apo pranimi apo refuzimi i kerkeses, e keshtu. Ne te gjitha çeshtjet e tij, besimtari duhet se pari te dije gjykimin e tyre ne fene e Allahut, dhe nese nuk e di kete, duhet te konsultohet me njerezit e dijes dhe dijetaret per te mesuar se ndoshta kerkon diçka te ndaluar ne Islam, apo qe te çon ne te ndaluar. Pastaj, e fal namazin Istihara ne cdo rast, qofte ne medyshje per zgjedhjen e tij, apo i vendosur per ate qe do te zgjedhe e do te veproje, sepse kuptimi i Istiharas eshte qe t’i lutesh Allahut te mundesoje dhe te lehtesoje kryerjen e zgjedhjes qe ti ke bere, nese ajo eshte e mire per ty, ne te tashmen dhe ne te ardhmen, ne fe dhe ne dynja, e ne te kundert, nese zgjedhja jote eshte e keqe per ty, qofte ne moment apo ne te ardhmen, Allahu ta largon ate dhe te mundeson diçka tjeter qe eshte me e mire per ty, dhe ne çdo rast, personi qe e ben kete lutje dhe kete namaz, duhet te jete i kenaqur me caktimin e Allahut per te, qofte nese i realizohet synimi apo jo.
Per shembull: Nje djale kerkon te martohet me nje vajze, dhe sigurisht qe ai nuk e di te fshehten dhe nuk e di nese ajo eshte e mire per te, ne te tashmen dhe ne te ardhmen, ne fene dhe ne jeten e tij, keshtu qe para se te hedhe hapin e pare drejt marteses me ate vajze, eshte sunet qe ai te fale namaz istihara siç eshte pershkruar ne hadithin e mesiperm, pastaj te hedhe hapat e nevojshme ne rrugen drejt realizimit te synimit te tij. Nese martesa me kete vajze eshte e mire per te, Allahu do ja lehtesoje atij, do ja mundesoje dhe do e begatoje. E ne te kundert, Allahu do e largoje nga ajo martese me cfare do lloj menyre apo forme qe te ndodhe kjo, dhe ne kete rast, personi qe e ka falur kete namaz dhe qe e ka bere kete lutje, duhet te kenaqet me ate qe i ka caktuar Allahu, sepse kjo patjeter qe eshte me e mira per te, edhe pse synimi apo deshira e tij nuk u realizua, pasi qe edhe pse atij mund t’i dukej e mire, ajo ka qene e keqe per te, por ai nuk e di te fshehten, kurse Allahu di gjithçka.
Po keshtu duhet te veproje edhe nje vajze, te cilen e kane kerkuar per martese dhe nuk e di nese eshte hajer apo jo; te fale namazin e Istiharas, t’i mbeshtetet Allahut dhe te jape pergjigjen sipas asaj qe mendon se eshte me e hajrit dhe ku ndjen qetesi ne ate vendim, duke marre kohen qe i duhet per reflektim dhe mendim. Ne qofte se ndodh ashtu si thote pyetesi apo pyetesja, qe diten e pare pas namazit te istihares te qetesohesh ne nje vendim dhe me pas te ndryshosh mendim dhe te jesh ne dileme, duhet te falesh perseri namaz Istihara, dhe nese perseri ke medyshje e paqartesi ne vendimin qe duhet te marresh, atehere duhet perseri te falesh Istihara, dhe nese pas heres se trete nuk ke arritur ne nje vendim ku ndjehesh i qete, atehere pyet njerezit me dije dhe dijetaret, ne mendimin e te cileve ndjen qetesi dhe vepro sipas udhezimeve te tyre. Kete opinion e ka dhene shejh Iben Uthejmin, Allahu e meshirofte, kurse disa dijetare te tjere thone se duhet te vazhdosh me perseritjen e namazit Istihara deri sa te qartesohet mendimi dhe marrja e vendimit. E nese si perfundim qetesohesh ne nje mendim, qofte njesoj si ai i pari qe ke pasur ne filli, apo i kunderet me te, duhet te veprosh sipas atij te fundit ku ndjehesh i qete dhe i bindur se ai eshte vendimi i sakte.
Pra, namazi i Istiharas eshte mbeshtetje tek Allahu dhe lenie e çeshtjes ne Doren e Tij per te zgjedhur per ty me dijen e Tij, dhe ti duhet te jesh i kenaqur me ate qe zgjedh Allahu per ty, sepse Allahu di kurse ne nuk dime. Duhet te jesh i bindur se ajo qe ka zgjedhur Allahu eshte me e mira, dhe nuk duhet te veprosh diçka per te cilen nuk ndiehesh i qete pas Istiharas, edhe pse ne fillim ke menduar se zgjedhja jote ka qene e mire. Kush i mbeshtetet Allahut, Allahu nuk e le ate kurre, prandaj vetem Allahut duhet t’i mbeshteten besimtaret dhe gjithnje ta permendin Ate, ne te mire e ne te keq, ne veshtiresi e begati. Allahu e ka ne Dore suksesin, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Gjykimit!
#147Message: SELAM ALEJKUM. Jam nje moter myslimane. Tani sa kam filluar te fal namaz vetem 2 vakte dhe doja te dija dy gjera: deri ne c’ore ka afat namazi i sabahut? Dhe a…
Message: SELAM ALEJKUM. Jam nje moter myslimane. Tani sa kam filluar te fal namaz vetem 2 vakte dhe doja te dija dy gjera: deri ne c’ore ka afat namazi i sabahut? Dhe a lejohet te falesh namaz pa corape? ALLAHU NA MESHIROFTE TE GJITHEVE! AMIN.
Te pergezojme per miresine e madhe qe te ka dhene Allahu, qe te ka udhezuar ne fene e Tij dhe ne praktikimin e saj ashtu si ka urdheruar Ai. Nuk ka gje me te mire dhe me te vyer per njeriun se sa udhezimi ne fene e drejte te Krijuesit te tij Fuqiplote, sepse vetem keshtu njeriu mund ta kuptoje jeten ne kete bote kalimtare, vetem keshtu mund ta jetoje sa me mire ate dhe vetem keshtu mund te shpetoje nga zjarri i xhehenemit ne boten tjeter, dhe vetem keshtu mund te fitoje me fitoren me te madhe ne kopshtet e xhenetit, me miresine e Zotit te Tij te Plotfuqishem e Meshireplote. Shume mire qe ke filluar te falesh, sepse falja eshte vepra me e madhe qe e dallon muslimanin nga jomuslimani dhe vepra e pare per te cilen njeriu do te pyetet ne diten e Gjykimit, dhe nese e ka kryer ne rregull faljen, edhe veprat e tjera do t’i kete ne rregull, apo do t’i rregullohen dhe do t’i mbulohen, e ne te kundert, nuk do te kete ne rregull as veprat e tjera, dhe do te jape llogari per to ne imtesi. Para se t’i pergjigjemi pyetjeve, ju inkurajojme qe te plotesoni pese kohet e faljeve ashtu si e ka urdheruar Allahu i Madheruar, sepse falja e nje pjese te namazit dhe lenia e pjeses tjeter nuk eshte bindje e plote ndaj Allahut, dhe nuk ka kuptim qe te mos falen namazet e tjera, perderisa ti e ke pranuar Islamin dhe bindjen ndaj Allahut, e nenshtrimin para Tij dhe urdhrave te Tij, keshtu qe plotesoje ate qe duhet plotesuar dhe ke per te pare se gjithcka eshte e lehte me lehtesimin e Allahut, i Cili gezohet me besimin e roberve te Tij, ashtu si edhe zemerohet dhe mosbesimin e tyre.
1. Koha e namazit te sabahut hyn me agimin e vertete te dites, kur ne horizont fillon te shfaqet agimi nga ana e lindjes, dhe vazhdon deri ne lindjen e djellit. Por edhe nese dikush vonohet per shkak te gjumit apo harreses, pasi te kete lindur dielli, vepra e pare qe duhet te beje eshte qe te marre abdes dhe te fale sabahun, qofte edhe nese eshte afruar koha e namazit te drekes.
2. Lejohet te falesh namaz pa çorape, por me kusht qe rrobja te jete e gjate dhe t’i mbuloje kembet gjate qendrimit ne kembe, dhe nese gjate sexhdes zbulohen thembrat e kembeve, nuk ka problem. Allahu ju dhente sukses dhe ju forcofte ne fene e Tij!
#146Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah, hoxh i nderuar kisha dy pyetje nese ke mundesi te ju pergjigjesh. 1. A lejohet me ju shpu veshet vajzave te vogla per veth. 2. A…
Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah, hoxh i nderuar kisha dy pyetje nese ke mundesi te ju pergjigjesh. 1. A lejohet me ju shpu veshet vajzave te vogla per veth. 2. A lejohet me fal namazin e jacis nje ore e gjysem pas namazit te akshamit tani qe koha e jacis eshte shum vone apo duhet ta falim ateher kur te thirret ezani ne qytetin tone qe thirret sipas kalendarit? ALLAHU JU SHPERBLEFTE ME XHENNET E JU DHASHTE DIJE TE HAJRIT.
Lejohet per vajzat e vogla t’u shpohen veshet per vethet, sepse dicka e tille eshte bere edhe nga grate ne kohen e pejgamberi dhe ai nuk i ka ndaluar ato. Po keshtu, per grate jane lejuar stolite, prej te cilave edhe vethet, keshtu qe vethet nuk mund te vendosen pa u shpuar veshet, dhe si rrjedhoje, shpuarja e vesheve eshte e lejuar.
Koha e jacise hyn me zhdukjen e te kuqerremtes se qiellit nga ana e perendimit te diellit. Nese kjo gje ndodh nje ore e gjysem pas akshamit apo me pare ose me vone, atehere lejohet qe namazi i jacise te falet ne fillim te kohes se tij, kur ai falet ne shtepi, pra per grate, kurse ata qe falen ne xhami, duhet ta falin ne kohen kur e fal imami i xhamise. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#145Message: ESELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAHI UE BRAKATUHU. ALLAHU TA SHPERBLEFTE ME XHENETIN FIRDAUS! 1. KETU NE GREQI, VLLEZRIT THON PO NUK E KE KAPUR NAMAZIN E JACIS NE KOHE…
Message: ESELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAHI UE BRAKATUHU. ALLAHU TA SHPERBLEFTE ME XHENETIN FIRDAUS! 1. KETU NE GREQI, VLLEZRIT THON PO NUK E KE KAPUR NAMAZIN E JACIS NE KOHE DHE NJERI PO FALE SYNETET MUND TE BASHKOHESH ME ATE TE FALESH JACIN AI SYNETET TI NAMAZIN AI MUND TA NGRE PAK ZERIN SE NESYNETET E AKSHAMIT DHE TE JACIS MUND TA NGRESH ZERIN.
2. KAM BABANE TANI KA FILLUAR TE FALET, NJE KEMBE NUK E KA, E KA PROTEZ, KUR FAL NAMAZIN KEPUCEN E PROTEZEZ NUK E HEQ SE E KA PAK TE VESHTIR. SI DUHET TE VEPROHET?
3. NJERZIT TANE ME TE SHUMTIT SFALEN. KUR SHKOJME TE ATA KUR NA FTOJNE NE TRYEZA PIN ALKOL ME TE SHUMTIT DUHET TE ULEMI TE HAME ME ATA. ME PERPARA ME KUSHERIRAT NUSET E DAJOVE XHAXHALLARVE TEZET HALLAT TAKOHESHIM ME DOR NA PUTHNIN, SI ESHTE ZAKONI, SI DUHET VEPRUAR?
NDOSHTA TI U JE PERGJIGJUR KETYRE PYTJEVE, PO UNE SI KAM ARRITUR. ALLAHU XHELESHENU TA SHTOFTE SHPERBLIMIN PER MUNDIMN! ESELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAHI UE BARAKATUHU.
1. Ajo qe thone ata vellezerit eshte e sakte, pra lejohet te falesh farzin pas dikujt qe fal sunetet, secili me nijetin e vet, dhe secili ploteson namazin e vet. Argument per kete eshte hadithi i nxjerre nga Buhariu dhe Muslimi se Muadh iben Xhebel (radiallahu anhu) falte namazin e jacise bashke me Pejgamberin (salallahu aljhi ue selem), pastaj shkonte dhe printe njerezit e fisit te tij dhe u falte atyre namazin e jacise, ai imam e ata pas tij, ai me nijetin per namaz vullnetar kurse ata per namazin farz.
2. Babai te veproje si ta kete me te lehte dhe si te mundet, sepse Allahu nuk ngarkon askend pertej mundesive qe ka, dhe Allahu kerkon lehtesim per ne dhe jo veshtiresim.
3. Ato qe jane te ndaluara ne Islam, jane te ndaluara dhe duhet t’i permbahemi atyre, sepse nese u bashkohemi mekatareve ne mekatet e tyre, qofte edhe pa i bere ato mekate qe ata bejne, por ne i shoqerojme dhe qendrojme me ta, pa i ndaluar nga kjo gje, atehere behemi njesoj si ata, dhe nese aty zbret ndonje denim, do te na kape bashke me ta. Pra, nuk i lejohet besimtarit te qendroje ne nje vend ku behen gjynahet hapur dhe ku thyhen ligjet e Allahut, vend ne te cilin Allahu nuk pelqen ta shohe besimtarin. Keto dreka e darka duhen menjanuar qofte edhe duke ia shpjeguar njerezve te tu qe te ftojne, se ti nuk prezenton ne grumbullime te tilla, pervec nese aty menjanohen haramet ndaj Allahut. Po keshtu takimi per dore me ato gra qe nuk jane prej te afermeve me te cilet nuk te lejohet martesa (mahram – lexo ne pyetje te mehershme se kush jane keta), nuk lejohet, dhe Pejgamberi (sallahu alejhi ue selem) kurre nuk e ka bere kete gje, madje e ka krahasur me shpimin e dores me hekur te nxehte. Allahu i falte muslimanet dhe i kthefte ata ne zbatimin e fese se Tij me nje kthim te vertete!
#144Message: selamun alejkum. Ne qoftese hatibi eshte duke mbaruar hutben dhe gjate mbarimit eshte duke thene lutje per muslimanet, a lejohet qe te themi amin mbas hatibit apo…
Message: selamun alejkum. Ne qoftese hatibi eshte duke mbaruar hutben dhe gjate mbarimit eshte duke thene lutje per muslimanet, a lejohet qe te themi amin mbas hatibit apo nuk lejohet duke marre hadithin per baze qe ndalon te flasesh kur mbahet hutbeja?Allahu iu dhente miresi!
Shumica e dijetareve thone se kur hatibi fillon lutjet ne mbarim te hytbes, hytbja ka mbaruar dhe lejohet te flasesh apo te thuash “Amin!” pas lutjes se hatibit, por ne cdo rast nuk duhet ngritur zeri, dhe per te dale nga kundershtimi, thenia “Amin!” me vete dhe pa ze, eshte me e mire, e Allahu e di me mire.
#143Message: Selamun Alejkum. Vëlla i nderuar, desha të njoftohem me teper rreth vitrit, gjykimi i dijetarëve rreth vitrit, si falet, a është Uaxhib apo Sunnet i fortë? ALLAHU…
Message: Selamun Alejkum. Vëlla i nderuar, desha të njoftohem me teper rreth vitrit, gjykimi i dijetarëve rreth vitrit, si falet, a është Uaxhib apo Sunnet i fortë? ALLAHU jua shpërbleftë!
Namazi i vitrit eshte namazi i fundit e dite-nates, i cili duhet te falet me numer tek dhe zakonisht falet pas namazit te nates, dmth pasi te falesh 2 ose 4 ose 6 ose 8 rekate, mund te falesh 3 rekate viter me nje teshehud ne fund, pa i ngjare namazit te akshamit, sepse per kete ka ardhur ndalim nga Pejgamberi, ose vetem nje rekat viter, pas ketyre rekateve vullnetare te nates. Po keshtu, mund te falesh 3-5-7-9-11 rekate viter duke qendruar ne teshehud vetem ne fund te tyre. Te gjitha keto jane bere nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Kurse kunuti i vitrit (duaja) eshte diçka e preferuar dhe jo e detyruar, dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk e bente kunutin veçse ne rekatin tek te vitrit dhe nuk e bente ate veçse rralle. Kunuti behet para renies ne ruku dhe me ngritjen e duarve gjate duase. Namazi i vitrit eshte sunnet i forte, te cilin i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) nuk e linte asnje nate, as kur ishte ne udhetim e siper, gje e cila tregon per rendesine e ketij namazi, por qe megjithate, nuk e ben ate te obliguar si 5 namazet e dite-nates, sepse keto namaze te detyruara jane vetem 5 namaze dhe jo me shume. Sigurisht qe edhe ata dijetare prej hanefive qe thone se vitri eshte vaxhib, nuk kane per qellim te shtojne nje namaz te gjashte mbi 5 namazet e detyruara, por keto terma (vaxhib, farz) kane kuptime te caktuara tek ata, pra eshte çeshtje emertimi dhe terminologjie, e Allahu e di me mire.
#142Message: Esselam Alejkum ue rahmetullah ue Barakatu.Ne keto dite, dita eshte shume e gjate ketu ne keto vende, dielli lind nga ora 5 dhe perendon nga ora 9:45. Problemi…
Message: Esselam Alejkum ue rahmetullah ue Barakatu.
Ne keto dite, dita eshte shume e gjate ketu ne keto vende, dielli lind nga ora 5 dhe perendon nga ora 9:45. Problemi eshte se nje nga xhamite e bashkon namazin e akshmait me ate te darkes gati per nje muaj rresht. Une ketu ku falem me thane qe do ta lejne nje ore fikse per namazin e darkes, ne ora 11:10. Ne keto dite eshte ne rregull, por me kalimin e kohes mbas 4-5 ditesh sipas orarit qe kemi namazi duhet te falet mbas ores 11:10. Orari me i vone eshte 11:35. Me thane shkak per kete eshte se dielli nuk perendon plotesisht por duket si muzg as dite dhe as nate. Ku qendron sunneti ne kete ceshtje. Po te falem vetem i humb sevapet.
Allahu ju shperblefte me te mira!
Per kohet e namazit ne ato vende ku nuk ndahet nata nga dita, per shkak te pozicionit te tyre gjeografik, ka disa mendime ne mesin e dijetareve, per shkak se nuk ka ardhur ndonje hadith apo argument i posaçem ne lidhje me kete çeshtja, ndoshta edhe sepse ne ate kohe ende nuk kishte arritur Islami ne keto vende, apo se ne ato vende nuk ka pasur banim, e Allahu e di me mire, por e rendesishme eshte se dijetaret kane bere perpjekjet e tyre per te zbuluar gjykimin e Islamit ne lidhje me kohet e namazit ne keto vende, dhe ndoshta mendimi me i sakte ne lidhje me kete eshte: qe namazi te falet ne ato kohe qe e falin ate muslimanet e vendit me te aferm, ku dita dhe nata ndahen nga njera-tjetra ne menyre te rregullt, ose te falen ne kohet qe falen namazet ne Meke, dhe ai qe e percakton kete gje eshte perfaqesia muslimane ne keto vende. Nese perfaqesia Islame e ketyre vendeve caktojne nje kohe te caktuar per kryerjen e namazeve, te gjithe muslimanet e atij vendi duhet te veprojne ashtu, dhe te mos shkaktojne perçarje dhe ndarje te muslimaneve atje. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#141Message: Eselemu alejkum Ue Rahmetullah.A lejohet qe kur gruaja i jep qumesht per te pire femijes te zbuloje auretin ne sy te vellait, babait, nenes, motres?A mund te…
Message: Eselemu alejkum Ue Rahmetullah.
A lejohet qe kur gruaja i jep qumesht per te pire femijes te zbuloje auretin ne sy te vellait, babait, nenes, motres?
A mund te bashkoje njeriu Namazin pa u bere udhetare, per shembull, e fal dreken pastaj e bashkon ikindine ne kohen e drekes, dhe pastaj niset per ne udhetim?
1. Ajo pjese e trupit qe eshte auret, nuk lejohet te zbulohet para atyre qe ndalohet ta shohin ate auret, pervec ne rast nevoje per t’u vizituar apo per ndonje ndihme qe mund te kete nevoje nje grua dhe per nenen apo motren e saj, dhe mund te shohe nje pjese te auretit, aq sa eshte e nevojshme dhe jo me shume. Por ne sy te vellait e te babait, apo edhe te motres e te nenes, ashtu pa shkak, vetem se i jep me pire femijes, kjo nuk lejohet dhe ajo duhet te shkoje ne dhome tjeter per kete gje, dhe nese nuk ka mundesi nga rrethana te ndryshme, mundet qe t’i jape femijes te pije, por duke u mbuluar sa me shume te jete e mundur qe te mos shfaqet aureti i saj.
2. Bashkimi i namazeeve per udhetarin fillon pasi ai te dale nga rrethina e qytetit te tij, pra pasi te kete filluar udhetimin dhe jo me pare. Pervec ne rast se udhetimi eshte me mjet te tille qe nuk ndalon rruges vecse pasi te dale koha e namazit te dyte, atehere lejohet qe t’i bashkoje para nisjes se udhetimit. E Allahu e di me mire.
#140Message: Es Selamu Alejkum.Vella, a jane keto hadithe apo ethere te sakta me te cilat lejohet perdorimi i tespive per berjen e dhikrit:1) transmetohet se Ebu Safijjes,…
Message: Es Selamu Alejkum.
Vella, a jane keto hadithe apo ethere te sakta me te cilat lejohet perdorimi i tespive per berjen e dhikrit:
1) transmetohet se Ebu Safijjes, r.a., shërbëtorit te Dërguarit te Allahut, s.a.v.s., iu soll tepih nga lëkura dhe enë me gurrëz të imët me të cilët bëri tespih gjerë në drekë, dhe pastaj tespihet dhe enën ia hoqën. Ndërsa, kur Ebu Safijja, r.a., e fali namazin e iqindisë, përsëri ia kthyen ato dhe ai bëri tespihe me to gjerë në aksham. (El-Begavi, Mu’xhemu’s-Sahabe; Ibn Asakir, Tarih.)
2)Nëna e Junus ibn Ubejdit ka thënë: “E kam parë Ebu Safijjen, njërin nga sahabet e Pejgamberit, a.s.,- ndërsa ishte komshiu ynë- se si bënte tespih me guralecë”. (Ahmed, Ez-Zuhd). Ibn Sa’d shënon nga Hakim ibn Ed-Dejlemiu se Sa’d ibn Vekasi, r.a., ka bërë tespih me guralecë, gjersa Ibn Ebi Shejbe, në Musannafin e tij, nga shërbëtori i Sa’dit, transmeton se Sa’d ibn ebi Vekkas ka bërë tespih me guralecë ose me koci prej hurmave. Pra, një sahabij i madh dhe i famshëm bën tespih me guralecë!
3)Ibn Sa’di në veprën e tij “Et-Tabekat”, thotë: Na ka lajmëruar neve Ubujdullah ibn Musa se i ka thënë Isra’ili prej Xhabirit se si një grua i ka transmetuar që Fatimja, e bija e hazreti Husejnit, ka bërë tespih në pe, në të cilin ka pasur kokrra”.
4)Abdullahi, djali i imam Ahmedit, ne veprën “Zevaidu’z-zuhd” transmeton prej Nuajm ibn Muharriz ibn Ebi Hurejres, se gjyshi i tij Ebu Hurejre, r.a., ka pasur perin në të cilin kanë qenë 2.000 kokrra dhe nuk ka rënë të flejë gjersa me to nuk e ka shqiptuar tespihun.
5) Imam Ahmedi ne veprën “Zuhd”, thotë: “Na ka përcjell nga Miskin ibn Nekir se i ka thënë Sabit ibn ‘Axhlan se si El-Kasim ibn Abdurrahmani ka thënë: “Ebu Derda, r.a., mbante koci prej axhve (hurmave të thara) në qese, dhe kur e falte namazin e sabahut, i nxirrte një nga një duke bërë me to tespih, gjersa nuk kishte nevojë për to.”
Ibn Sa’di transmeton nga Ebu Hurejre, r.a., se ai ka bërë tespih me koci bardh e zi, gjysmë të qorruara (nuva muxhezza’).
6) Dejlemiu me zinxhirin e tij të transmetuesve transmeton në mënyrën merfu’ se Aliu, r.a., ka thënë: “Tespihu është mjet i mrekullueshëm për manifestimin e dhikrit”.
7) bn Ebi Shejbe shënon që Ebu Seid el-Hudriu, r.a., ka bërë tespih me koci. Gjithashtu, edhe prej Ebu Nedrease, shënon se i ka treguar një njeri nga Taifi se si në një rast kanë qenë mysafir tek Ebu Hurejre, r.a., ndërsa ai kishte qesen (torben) në të cilën gjendeshin guralecë ose koci që me to bënte tespih. Po ashtu, transmeton edhe nga Za’zana se ka thënë: “I mora nga nëna e Ja’furit tespihet e saj, e kur erdha te Aliu, r.a., me tha: “Ktheja tespihet nënës se Ja’furit!”
8) Ebu Davudi në Sunenin e tij shënon se Ebu Nadre el-Giffari tregon si në vijim: “Më ka treguar një njeri i moshuar nga Taifi: ‘Erdha në Medine dhe kërkova strehim tek Ebu Hurejra r.a. – ndërsa në jetë nuk kam takuar ndonjë që më mirë t’i pranojë dhe gostisë mysafiret sesa ai. Një ditë, gjersa kam ndenjur tek ai, ai ishte në shtratin e tij pran të cilit gjendej qesja me guralecë ose koci. Poshtë tij ishte ulur shërbëtorja e tij, e cila ishte zezake. Bënte tespih, dhe kur e mbaroi gjithë atë çka ishte në qese, ia hodhi qesen shërbëtores, ndërsa ajo gjithë kocit i ktheu në qese dhe përsëri ia dha që të vazhdonte të bënte tespih.”
9) Hasan el-Basriu është pyetur:“O, mësues, a edhe për karshi madhërisë tënde dhe manifestimit të bukur të ibadetit, me tespihe në duar?” Është përgjigjur: “Atë që e kemi vepruar në fillet tona nuk do ta lëmë as në përfundimet tona!”
Nese keta njerez te shquar te islamit e kan bere nje gje te tille ateher kush jemi ne qe mos ta bejme por gjithsesi nese jan te sakta keto transmetime???
Shumica e transmetimeve te mesiperme jane te dobta, kurse gjykimin per pjesen tjeter nuk e kam gjetur ne librat e dijetareve te hadithit, por sidoqofte, fjala se perderisa keta njerez te shquar te Islamit e paskan bere dhe se kush jemi ne qe te mos e bejme, eshte e gabuar, sepse ne nuk jemi urdheruar te ndjekim kend tjeter pervec te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe tradites se tij, kurse te gjithe njerezit e tjere, qofshin edhe prej sahabeve, prej tyre merret dhe lihet, dhe nuk merret gjithcka, sepse ata jane njerez dhe gabojne, pervec te Derguarit (salallahu alejhi ue selem), i cili drejtohej nga shpallja qe i vinte nga qielli. E, ne lidhje me berjen e tespive me tesbih, jo vetem qe nuk eshte vepruar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) por ai i ka udhezuar ato qe i ka pare te bejne tesbihet me guraleca, qe t’i bejne tesbihet me gishta sepse keto gishta do te flasin tek Allahu ne diten e Kiametit dhe do te deshmojne per njeriun.
Kurse ne lidhje me gjykimin e tesbiheve, disa dijetare thone se lejohen, duke u mbeshtetur edhe ne disa transmetime se dikush prej sahabeve eshte pare te beje tesbih me guraleca apo me sende te tjera, por ne cdo rast, thone keta, berja e tespive me dore eshte me e mire dhe deshmuese tek Allahu. Po keshtu, keta thone se nese berja e tesbive me mesabih (tesbihe apo tespije) behet per t’u dukur ne sy te njerezve sikur e permend shume Allahun apo gjera te tilla qe kane te bejne me qellimin, eshte e ndaluar. Po keshtu, e keqja e tesbiheve qendron edhe ne faktin se personi qe i ben tesbite me to, nuk e ka mendjen dhe zemren tek tesbite dhe permendja e Allahut, por vetem sa leviz doren e tij, kurse syte i sjell perqark apo i ngre lart, pa e pasur mendjen se cfare po thote me goje e me dore. Kete mendim ka edhe shejhu i Islamit Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), si dhe dijetare te tjere bashkekohore, si shejh Iben Uthejmin, etj.
Kurse grupi tjeter i dijetareve, thone se berja e tesbive me tespije eshte bidat dhe e ndaluar, dhe mjafton qe pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk e ka bere kete gje, per te qene bidat, sepse udhezimi me i mire eshte ai i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Po keshtu, berja e tesbive me tespije humbet sunetin e berjes se tyre me dore dhe me gishta si dhe shperblimin e madh qe ka kjo gje, si per deshmine e tyre tek Allahu ashtu edhe per perqendrimin ne berjen e tesbive. Po keshtu, berja e tesbive me dore, eshte ruajtje e sunetit, me e mire, dhe eliminon shume te keqija dhe bidate qe vijne njeri pas tjetrit me marrjen e tespijeve per berjen e tesbive. Ky eshte edhe mendimi i shejh Albanit, shejh Salih es Suhejmit dhe shume dijetareve te tjere te hershem e bashkekohore. Dhe ne anojne nga ky mendim, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#139Message: Esselam Alejkum Er-rahmetullah Ue Barakatu.Allahu ju shperblefte me xhenetin Firdeus, se waAllahu nuk kam lexuar pergjigje me te sakta dhe me te sinqerta se te…
Message: Esselam Alejkum Er-rahmetullah Ue Barakatu.
Allahu ju shperblefte me xhenetin Firdeus, se waAllahu nuk kam lexuar pergjigje me te sakta dhe me te sinqerta se te juajat, pa politike ne to. Allahu ju befte komshi me Resulullahun Alejhi ue Selam ne Xhenet. Dy pyetje kam:
1 – Jam duke u falur me tablike ne nje masala se nuk ka xhami ketu afer. Dikush nga Pakistani qe i njeh mire keto me tha qe eshte e papranuar falja mbas tyre. E ke mundesi qe te me sqarosh per kete ceshtje, se une e kam per qellim vetem qe te marr shperblim nga Allahu qe te falem me xhemat.
2 – Sa minuta eshte koha e Akshamit, qe e falmja te behet ne kohen e vet?
Esselam dhe Allahu ju shperblefte, se me te vertete Ai eshte shperblyesi me i mire!
Allahu jua shperblefte per mesazhin dhe mendimin tuaj te mire!
1. Namazi pas nje personi qe eshte nga grupi i Tabligeve eshte i lejuar, pervec nese ata bejne kufer dhe shirk, pra nese kane dale nga feja, gje e cila nuk mund te vertetohet per nje person te caktuar vecse nga nje dijetar. Pra, namazi yt pas tyre eshte i rregullt inshaAllah, por megjithate ne te keshillojme qe te mos e shtosh numrin e tyre duke menduar te tjeret qe je prej tyre, por te shkosh te falesh ne xhami tjeter nese eshte e mundur, e nese jo, atehere fale namazin me xhemat bashke me ta, por mos u shoqero me ta para apo pas namazit, por largohu menjehere ne punen tende. E Allahu e di me mire.
2. Koha e akshamit hyn menjehere pas perendimit te diellit, pra humbjes se rrethit te diellit nga vija e horizontit ne perendim, dhe vazhdon deri ne zhdukjen e te kuqerremtes se qiellit kur hyn edhe koha e jacise. Nuk mund te thuhet me ekzaktesi sa minuta vazhdon koha e akshamit, sepse kjo ndryshon nga nje vend ne tjetrin, por ajo eshte kryesisht e shkurter ne krahasim me kohet e namazeve te tjera, keshtu qe duhet te falet sa me shpejt pas perendimit te diellit.
#138Message: Duke lutur Allahun Fuqiplote qe te jesh mire me shendet kam ca pyetje te shkurta por qe lypin argumentim aq sa keni mundesi Allahu iu shperblefte me xhennetul…
Message: Duke lutur Allahun Fuqiplote qe te jesh mire me shendet kam ca pyetje te shkurta por qe lypin argumentim aq sa keni mundesi Allahu iu shperblefte me xhennetul Firdeus;
1. Nje moter muslimane te cilen e ka sprovuar Allahu dhe nuk ka fmi, a i lejohet kesaj muslimaneje me mar nje femij te cilin prinderit e kan lene ne spital dhe kan ikur. Frika ehte se kur rritet ai femij nuk i dihet se nga rrjedh dhe kush eshte familja e tij.
2. Nje doktor eshte musliman i mire e nejh deri diku islamin thote se hixhami nuk ka dyshim se eshte i dobishem por menyra se si eshte bere ne kohen e Muhamedit Alejhi Selam pra duke e thithur gjakun me pompa ose me gota te zbrazta nuk eshte i preferuar. Sipas ketij doktori dhenja gjak nga venat e luan te njejtin rol sikurse hixhami qe behet me pompa thithese ose me gota. Vetem se mjetet e marrjes se gjakut tani jane me praktike dhe pse te mos perdoren.
3. Nje vlla musliman ne Kosove thot; prej se filloj orarin e punes ne ora 12.30 e deri ne ora 20.30 nuk ndalem kurr. jam shofer i autobusit ne nje lini te rregullt dhe brenda dites bej me shume se 160 klm. Thot a me lejohet qe sipas sunnetit ta shkurtoj namazin derisa jam ne orar te punes si dhe a me lejohet bashkimi i namazit te drekes me te ikindis e ne disa dit edhe bashkimin e akshamit me namazin e jacis.
Besoj se nuk te bezdisa vlla. Allahu te shperblefte per pergjigje. Allahu te dhente suksese ne daevet dhe na bashkoft ne xhennetin Firdeus me deshmor e pejgamber. Ben dua per neve qe jemi ne perendim. Dasht Allahu duaja juaj pranohet. Selamu alejkum.
Allahu ta shperblefte per mesazhin vella, dhe lus Allahun gjithashtu te jeni mire ne cdo aspekt!
1. Asaj motres muslimane i lejohet qe ta marre ate femije dhe ta rrise e ta edukoje, duke shpresuar shperblimin e Allahut per kujdesjen e nje jetimi,
por nuk i lejohet qe ta hedhe ne emrin e vet apo te burrit te saj ne asnje menyre, sepse kjo do te ishte genjeshter ndaj Allahut dhe ndaj njerezve, gje te cilen Allahu e ka ndaluar ne Suren el Ahzab, ajeti 5.
Pyetje: Nese motra e rrit femiun ai femij kur hyn ne mosh madhore vetmohet me motren dhe perderisa i takon martesa me ate djal a ka ndonje penges. Dhe si te veproj me at djal kur ai te rritet. A ka te drejt ky fmi qe ta trashegoj pasurin e ktij qifti bashkshortor qe e kane rritur. Sepse qifti bashkshortor jane te vetem nuk ka kush ti trashegoj?
2. Ai doktori ndoshta nuk e di se ne vendet e ftohta, fasdi (nxjerrja e gjakut duke shpuar venat e krahut) eshte me i mire se sa Hixhamja, per shkak se venat e atyre njerezve jane me thelle dhe fasdi eshte me i mire per ta. Kurse per njerezit e vendeve te nxehta e te ngrohta eshte me e mire Hixhamja, njesoj si ne kohen e Profetit (salallahu alejhi ue selem), sepse venat e tyre jane me ceket lekures dhe hixhamja i ka dobite e saj te medha posacerisht per keta njerez. Nese doktori do e dinte kete fakt, do te mallengjehej nga kjo njohuri e dobishme dhe me rendesi mjekesore.
3. Ky vella vertet qe eshte ne mjet te udhetimit 8 ore ne dite, por perderisa nuk del nga qyteti, ai nuk quhet udhetar dhe si i tille nuk mund te perfitoje nga lehtesimet e udhetarit. Ne kete rast i themi qe t’i ruhet Allahut sa te mundet dhe te veproje sa te kete mundesi, e Allahu nuk e ngarkon askend teper mundesive qe ka. Nese i jepet mundesia qe ta fale namazin ne kohen e vet, gje e cila i kerkon vetem 7-10 minuta per nje namaz farz, kjo eshte ajo qe i kerkohet dhe kjo eshte me e mira, e ne te kundert, te veproje si te mundet, e Allahu e di gjendjen e roberve te Vet. Nje zgjidhje tjeter do te ishte kerkimi i nje pune tjeter te lejuar qe ia mundeson faljen e namazeve ne kohen e tyre, dhe nuk eshte per qellim ketu fillimi i kohes se namazeve ashtu si falet neper xhami, por koha e gjere e namazit nga fillimi i saj e deri para hyrjes se kohes se namazit tjeter.
Allahu ju ruajte e ju forcofte ne fene e Tij kudo qe te ndodheni vella! Allahu ju dhente sukses e miresi!
#137Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Bereketuh.Vëlla i dashur Bledar, sot më ka rastisur të bisedoj me një hoxhë i cili është i zhytur në bidate, një kohe të…
Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Bereketuh.
Vëlla i dashur Bledar, sot më ka rastisur të bisedoj me një hoxhë i cili është i zhytur në bidate, një kohe të gjatë i kam ikur kësaj bisede apo këtij debati për shkak të këqijave që mund të dilnin nga ky debat por sot erdhi ne shprehje mbrojtja e nderit të dijetarëve tane selefij , mbrojtja e nderit tim dhe familjes sime kështu që nuk durova dot e me ndihmën e All-llahut, me lehtësimin qe me bëri All-llahu i Lartësuar e bëra që ai të ndalët dhe të mendoj para se t’i fyej apo t’i ofendoj dijetarët tane bashkëkohor të cilët me ndihmën e All-llahut e ringjallën sunnetin e shëndosh të profetit Muhammed [s.a.v.s] dhe të shokëve të tij të ndershëm e All-llahu qoft i kënaqur me ta.Vetëm ta shihje vëlla se si kur unë permendja fjalët si : Hadith, ehli sunnet, ka thëne i dërguari i All-llahut [s.a.v.s] etj. I vinte më vështir se ta godisja.
1. Vëlla, nëse disa njerëz si ky psh shpifin ndaj meje dhe familjes time pa asnje argument por vetëm e vetëm që ta nënçmojn ( pengojn ) dauuetin Selefij, a kam të drejt që mos t’ia fali kurr këtij njeriu përderisa nuk e pranon gabimin e tij ose kur e di se ky nuk e ka nga padija apo injoranca??? –
2. a) Nëse ke mundësi vëlla shënoma argumentin që profeti [s.a.v.s] dhikrin e ka bërë menjëher pas farzit dhe mënyrën se si e ka bërë: ( i ka bërë së pari tesbih All-llahut e pastaj suren ihlas , felek dhe en Nas, i ka thënë nga një herë apo nga tri herë dhe në fund ajetin e kursijjës apo ndoshta ndryshe). b) dhe se sunnetin e ka falur në shtëpin e tij ( disa thonë që ai [s.a.v.s] e ka falur në shtëpi por shtëpia e tij ishte xhamia ) c. dhe se nuk bën të falet sunneti menjëher pas farzit pa patur ndërprerje. All-llahu t’a lehtësoftë çështjen vëlla !
1. Lejohet bojkoti i bidatciut perderisa therret ne bidatin e tij, por duhet patur kujdes qe ky bojkot te mos jete per tjeter arsye, pervec per Hir te Allahut dhe jo per ceshtje personale.
2. Te gjithe dijetaret e te gjithe medhhebeve, pervec atyre te medhhebit hanefi, thone se dhikri behet pas namazit farz, dhe se te gjitha hadithet qe kane ardhur per te treguar dhikrin e profetit pas namazit, kane per qellim namazin farz dhe jo ate sunnet. Ne pyetjen para kesaj i permendem disa hadithe qe i transmeton Buhariu, ku profeti (salallahu alejhi ue selem) e bente dhikrin pas namazit farz. Ne fakt, renditja e lutjeve dhe fjaleve qe thuhen ne dhikrin pas namazit nuk kane ardhur ne nje hadith te vetem, te gjitha se bashku, por nga bashkimi i disa haditheve, mund te behet renditja, e cila edhe nese ndryshon disi, nuk ka ndonje problem, sepse te gjitha jane sunnete qe jane percjelle nga Profeti (salallahu alejhi ue selem). Ndoshta renditja me e mire e dhikrit pas namazit do te ishte kjo: Menjehere pas namazit thua: “Allahumme entes selamu ue minkes selam, tebarekte ja dhel xhelali uel ikram”, pastaj thua: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kuli shejin kadijr. Allahumme la mania lima eatajte ue la muatije lima meneate, ue la jenfau dhel xheddi, minkel xheddu”, sic vepronte profeti pas cdo namazi farz, ne hadithin e nxjerre nga Buhariu me numer 844. Pastaj ben tesbihet “subhanallah, elhamdulilaj, Allahu ekber” nga 33 here, dhe i ploteson njeqind me lutjen: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kuli shejin kadijr.” Pastaj lexon ajetin kursij dhe tre suret e fundit te Kuranit nga nje here ne namazin e drekes, ikindise dhe jacise, dhe nga tre here ne namazin e sababut dhe te akshamit (vetem 3 suret e fundit te Kuranit i thua nga tre here). Ne keto dy namaze shton edhe dy ajetet e fundit te sures elBekare, pas leximit te ajetit elKursij.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) i falte sunetet ne shtepine e tij dhe shtepija e tij nuk ka qene xhami ne asnje menyre, edhe pse ka qene e ngjitur me xhamine, por edhe nese do te ishte me larg, ai njesoj do te vepronte, sepse vepra e tij eshte shembull per te tjeret dhe jo e paqellimshme. Pervec kesaj, kane ardhur hadithe te shumta ku profeti (salallahu alejhi ue selem) urdheron qe te falen sunetet ne shtepi, me qellim qe shtepite te mos kthehen ne varreza ku nuk falet namaz, dhe me qellim qe femijet apo njerezit e shtepise te mesojne nga babai i tyre dhe nga burri i shtepise. Po keshtu, falja ne shtepi ka bereqetin e vet, hyrjen e engjejve ne shtepi dhe largimin e shejtanit, e te tjera te mira nga miresia e Allahut te Madheruar.
Ne nje hadith te permendur nga Buhariu, thuhet se imami nuk ben te fale namaz vullentar ne vendin ku ka falur namazin farz, por duhet te levize nga ai vend. Kurse argumentet per ndarjen e suneteve nga farzet jane ato qe permendem dhe se ashtu eshte suneti i profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe me e mira ne rastin ku je i lire te zgjedhesh per te vepruar, dmth kur e ke kohen dhe deshiron t’i besh tesbihet dhe te falesh sunetet sipas menyres me te plote. E Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#136Message: Selam alejkum;Transmetohet nga Ibni Abasi r.a I cili ka thene: “E di qe namazi I Pejgamberit s.a.v.s kryhej me tekbir (dhiker) (transmeton Buhariu, Hadithi 842,…
Message: Selam alejkum;
Transmetohet nga Ibni Abasi r.a I cili ka thene: “E di qe namazi I Pejgamberit s.a.v.s kryhej me tekbir (dhiker) (transmeton Buhariu, Hadithi 842, Sahih Buhari 2)
Na ka treguar Is-hak b. Nasri, ketij Abdu-r-rezaku, ketij Ibnu Xhurejxhi, ketij Amri, se Ebu Ma,bedi, robi I liruar I Ibni Abasit, e ka informuar “qe ngritja e zerit gjate dhikrit, kur ta kryej masa namazin e detyrueshem, ka qen qysh ne kohen e Pejgamberit s.a.v.s.
Si duhet kuptuar keto hadithe? A perkrahin keto hadithe xhematin tone te ashtuquajtur hanefi, qe e bejn dhikrin jo mbas namazit farz por mbas namazeve sunnet dhe me kolektiv?
Buhariu, ne Sahihun e tij, i ka permendur keto dy hadithe nen temen: “Dhikri pas namazit farz”. Teksti i hadithit te pare sipas rradhes, ne sahihun e Buhariut, i cili eshte i dyti ne pyetje, eshte keshtu: “Meabedi, i liruari i Iben Abasit, i ka treguar Amrit se Iben Abasi (radiallahu anhuma) i kishte treguar ketij, se ngritja e zerit duke bere dhikrin (tesbihet) pasi njerezit perfundonin namazin farz, ekzistonte ne kohen e profetit (salallahu alejhi ue selem).” Iben Abasi ka thene: “Kur degjoja kete, e mesoja se namazi farz kishte mbaruar.” [Buhariu, 841].
Kurse teksti i hadithit tjeter eshte keshtu: Iben Abasi (radiallahu anhuma) ka thene: “Une e merrja vesh mbarimin e namazit te profetit (salallahu alejhi ue selem) nga tekbiri (tesbihet).” [Buhariu, 842].
Me pas Buhariu sjell dy hadithe te tjera, me numer 843 dhe 844, ku ne te parin profeti (salallahu alejhi ue selem) i meson sahabet e tij per dhikrin qe behet pas namazit farz, pasi i erdhen te varfrit dhe iu ankuan se merrnin me pak sevape nga te pasurit qe jepnin sadaka, kurse keta jo, dhe profeti u tha qe pas cdo namazi farz te thone nga 33 here “subhanallah”, “elhamdulilah”, “Allahu ekber”. Dhe ne te dytin thuhet se profeti (salallahu alejhi ue selem), pas cdo namazi farz thoshte: “La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kuli shejin kadijr. Allahumme la mania lima eatajte ue la muatije lima meneate, ue la jenfau dhel xheddi, minkel xheddu.”
Nga hadithet e Iben Abasit kuptohet se ai, ose ka qene i vogel dhe nuk falej me xhematin e profetit (salallahu alejhi ue selem), keshtu qe kur degjonte burrat e xhamise te ngrenin zerin me tesbihe, e merrte vesh se namazi kishte mbaruar. Ose ka shkuar me vonese ne namaz dhe kur degjonte tesbihet, e mesonte se namazi kishte mbaruar. Ose falej ne safat e fundit dhe nuk e degjonte profetin te jepte selam, por vetem kur degjonte burrat te ngrinin zerin me tesbih, e merrte vesh se profeti kishte dhene selam, dhe keshtu jepte selam edhe ai.
Sido qe te kete qene, kjo nuk eshte argument assesi qe tesbihet te behen ne grup, por kjo tregon vetem se ne fillim, kur ishte qellimi per t’i mesuar sahabet tesbihet dhe dhikrin pas namazit, ata e ngrinin zerin secili me vete, dhe jo ne grup, sepse ne grup nuk eshte percjelle kurre nje gje e tille, madje edhe per ngritjen e zerit secili me vete duke bere tesbihet pas namazit farz, dijetaret thone se kjo mund te kete qene vetem nje kohe te shkurter me qellim te mesimit, por qe me pas nuk u krye me, dhe secili e bente dhikrin me vete nen ze. Kjo kuptohet edhe nga hadithi i Iben Abasit, i permendur me siper, ku sipas tij, ngritja e zerit me tesbihet nga njerezit, secili me vete, ka qene bere nje fare kohe kur profeti ishte gjalle, por qe ne kohen kur ai e tregon kete gje, ajo nuk behej me nga muslimanet qe faleshin ne xhami. Dhe kjo eshte dicka e percjelle unanimisht per formen e namazit dhe te dhikrit pas namazit, dhe kete e permedin te gjitha librat e hadithit dhe te fikhut: qe tesbihet dhe dhikri behen pas namazin farz, secili prej musalineve i ben vete, nen ze, ose me pak ze, sa per te degjuar veten apo edhe nese ka per qellim t’ja mesoje dikujt qe e ka perkrah dhe eshte i ri ne xhami, dhe assesi nuk behet dhikri pas namazit ne xhemat dhe as me imam (i cili ne kete rast eshte muezini apo ai qe i paraprin te tjeret ne berjen e tesbiheve), sepse kjo eshte nje veper e shpikur ne fe, qe nuk ka qene ne kohen e profetit dhe as te sahabeve te tij, apo ne brezat e pare te muslimaneve.
Ne librat e fikhut hanefi permendet falja e suneteve menjehere pas namazit farz, dhe se sipas tyre kjo eshte me e preferuar dhe ka me shume sevape, edhe pse per kete nuk kane argument nga suneti, dhe ata preferojne t’i bejne tesbihet (dhikrin pas namazit) pas suneteve, por askund nuk thuhet se tesbihet behen ne grup dhe me imam, gje te cilen edhe vete ata e konsiderojne bidat dhe shpikje ne fe. Kjo berje e tesbiheve me imam, me siguri qe eshte marre nga sektet e ndryshme, siç eshte ai i sufive per shembull, tek te cilet eshte i njohur dhikri ne menyre te tepruar e te qarte, gje me te cilen nga humbur dhe jane larguar nga rruga e drejte, nga feja e paster e Allahut dhe nga suneti i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem).
Por sidoqofte, ne i keshillojme te rinjte muslimane qe te jene te matur, sidomos me te moshuarit prej atyre qe thone se jane hanefi, te flasin me urtesi dhe edukate, ashtu si i ka hije muslimanit dhe te mos i harrojne moralet islame ne dialogun me kundershtarin, perderisa secili bazohet ne argumente dhe jo ne logjiken e tij. E Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#135Message: selam alejkum. Desha te bej nje pyetje lidhur me bashkimin e namazit te xhumase me iqindine, a lejohet apo jo, sepse me sa di une shejkh Meshhuri ka nje liber per…
Message: selam alejkum. Desha te bej nje pyetje lidhur me bashkimin e namazit te xhumase me iqindine, a lejohet apo jo, sepse me sa di une shejkh Meshhuri ka nje liber per kete ceshtje, por nuk e kam lexuar. nese dini dicka na kthueni pergjigje dhe ne te kundert se ke bezdi ta pyesesh nje cike shejkh Meshhurin. Allahu ta shperblefte!
Ne lidhje me bashkimin e namazit te xhumase me ikindine ne dite shiu apo ne udhetim, eshte nje çeshtje per te cilen ka mospajtime ne mesin e dijetareve. Prej medhhebeve, jane dijetaret e medhhebit shiafii dhe disa nga medhhebi hanbeli, ata qe e kane lejuar bashkimin e namazit te xhumase me ate te ikindise, kurse te tjeret e kane ndaluar nje gje te tille. Nga dijetaret bashkekohore, dijetaret e Arabise Saudite ne pergjithesi e kane ndaluar, si per shembull shejh Iben Baz, shejh Iben Uthejmin, etj. Kurse Shejh Albani, dhe nxenesit e tij ne pergjithesi, si shejh Meshhur Hasen, shejh Ali el Halebi, etj, e kane kosnideruar te lejuar kete gje. Argumenti i atyre qe e ndalojne eshte se nje gje e tille nuk eshte percjelle nga i Derguari i Allahut dhe as nga sahabet e tij, dhe analogjia ne adhurime nuk lejohet, qe te mund ta krahasonim kete bashkim me bashkimin e namazit te drekes me te ikindise. Keshtu qe pala tjeter duhet te sjelle argument, -thone keta. Kurse pala tjeter thote se argumenti per bashkimin e namazit te drekes me te ikindise mjafton si argument per lejimin e bashkimit te namazit te xhumase me ate te ikindise, perderisa xhumaja eshte ne vend te drekes dhe nese falet ne kohen e drekes. Edhe ne anojme nga ky mendim, dmth nga lejimi i bashkimit te namazit te xhumase me ate te ikindise per shkak te shiut, e Allahu eshte i Gjithedijshmi, e Ai udhezon ne te drejten.
#134Message: es Selamu Alejkum We Rahmetull-llahi we Bereketuhu.Vella, kam dy pytje:1. Si me keshillon per namazin e xhumas te felem me hanefit ne xhami, apo me xhematin e…
Message: es Selamu Alejkum We Rahmetull-llahi we Bereketuhu.
Vella, kam dy pytje:
1. Si me keshillon per namazin e xhumas te felem me hanefit ne xhami, apo me xhematin e tekfirit ne nje objekt? Keto jan mundesit. Xhemati i tekfirit nuk bejn bidate gjat namazit ndersa per hanefit dihet se si e falin ket namaz mirepo ajo qe nuk me pelqen tek tekfircat eshte ndarja e tyre nga xhemati e sidomos per namazin e xhumas. hanefit falen te xhamija me e madhe dhe me e vjeter e qytetit ndersa “ata” jan te ndar ne nje objekt dhe i kan shume sjelljet e kqija sic ju perket tekfirive!
2. Nje hoxhe ne lidhje me meuludin thote keshtu:
Ekzistojnë edhe zëra që mevludin, respektivisht manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. e konsiderojnë si risi “bidat” dhe në bazë të kësaj japin dispozitën se manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. është veprim i ndaluar (Haram). Mirëpo nëse vetëm ky fakt se Mevludi është risi (bidat) do të mjaftonte që të gjykojmë me haram, atëherë vetëm në mënyrë taksative po parashtroj disa dilema, falja e namazit të teravive me xhemat qenka haram, e drejta e trashëgimisë së gjyshes 1/6 qenka haram, shkrimi dhe regjistrimi i haditheve nëpër libra dhe koleksione qenka haram, e veçanërisht kur dimë se ka pas urdhër nga Pejgamberi s.a.v.s. që hadithet të mos shkruhen, mësimi nëpër shkolla dhe banka shkollore qenka haram, interpretimi i mësimeve islame përmes mjeteve bashkëkohore si mediumet elektronike qenka haram e shumë e shumë gjëra tjera!!! Nga kjo nënkuptohet se, thjesht vlerësimi se mevludi është bidat nuk është argument për ndalimin e tij. Pra, përcaktimi i kësaj dispozite për Mevludin, respektivisht manifestimin e datëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s. është i pa saktë dhe i pa bazë në fondamentet e jurisprudencës islame. Mendoj se për këtë kanë dhënë sqarime të shumta dijetarët Islam nëpër shekuj, e kemi sqarime edhe në literaturën islame në gjuhën shqipe[1]. Megjithatë kësaj radhe nuk do të lëshohem në këto çështje, por vetëm tju përkujtoj në një hadith të pejgamberit s.a.v.s.. Të gjithë e dimë se Pejgamberi a.s. ka pasur princip që të agjërojë ditën e hënë dhe të enjten, e në një rast kur është pyetur për shkakun e agjërimit të ditës së hënë ka thënë : “…Këtë ditë kam lindur …” ( si argumentohemi ne kete rast) ???
1. Duke krahasuar mes dy te keqiave, per te zgjedhur ate me te lehten e mundshme, perderisa nuk ka zgjidhje tjeter, mendojme se e keqja e bidateve qe behen ne xhamite e hanefive, nese mund t’i quajme keshtu, eshte me e vogel se e keqja e bidatit te tekfirsave dhe havarixheve, keshtu qe falu ne xhamine ku falen sipas medhhebit hanefi, me mire per ty, inshaAllah, e Allahu e di me mire.
2. Kurse ne lidhje me pyetjen e dyte, ne fillim mendova se duhet kthyer nje pergjigje e bute, me qellim qe vetem te sqarohet e verteta, pa e perqendruar vemendjen te ky hoxhe apo fjalet e tij, por kjo ishte e pamundur, sepse nuk do te ishte prej urtesise dhe as prej sqarimit sa me te plote te kesaj çeshtje, me lejen e Allahut. Keshtu qe, pergjigja eshte si vijon:
– Ky hoxhe, jo vetem qe ka dije te kufizuar, ndjekje te epshit, devijim te qarte dhe mosnjohje as te rregullave elementare te usuli fikhut qe kane te bejne pikerisht me kijasin (analogjine) per te cilen ai po flet, por ai eshte edhe nje injorant, qe nuk e kupton fene e Allahut dhe nuk e madheron sunetin e pejgamberit, por ndjek epshet dhe bidatet qe nuk kane asnje origjine ne fene e Allahut, Allahu e udhezofte, nese ai e kerkon sinqerisht te verteten!
– Ai thote se ekzistojne disa zera qe mevludin e konsiderojne risi (bidat), sikur mevludi te ishte nje sunet i vjeter qe e ka bere vete pejgamberi, sahabet e tij, tabiinet e deri me sot, dhe sikur ata qe thone se ai eshte bidat, na qenkan disa zera qe me zor degjohen nga qe jane te paket ne numer dhe te rinj ne ekzistence!!! Vertet per t’u çuditur. A e di ky hoxhe se kur eshte festuar mevludi per here te pare dhe nga kush? A e gjen te permendet mevludi i pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe festimi i tij ne librat e dijetareve te medhhebit hanefi, te cilit ky besoj se i anetaresohet? Pergjigja do te jete: ose “Jo!”, ose “hiqet sikur nuk e di”. Mevludi nuk eshte festuar si feste vecse ne fund te shekullit te peste apo te gjashte hixhri, pra rreth 600 vite pas emigrimit te Pejgamberit ne Medine, nga udheheqesit e shteti fatimij. Menjehere pas shfaqjes se mevludit, dijetaret folen kunder tij, e kundershtuan dhe thane qe ai eshte bidat dhe prishes i fese dhe i muslimaneve. Pra, festimi i mevludit ishte nje nga bidatet e radhes te shpikura nga grupet e devijuara e te humbura qe i anetaresohen Islamit, siç ishin sufite, fatimite, mutezilite, etj.
– Ne pamje te pare, kijasi (analogjia, krahasimi) qe ky hoxhe e ben per te hedhur poshte ndalimin e festimit te mevludit dhe quajtjen e tij bidat, duket sikur eshte ne rregull dhe kjo mund t’i mashtroje apo se paku te fuse dyshime tek te rinjte muslimane qe kane dije te kufizuara, se paku rreth analogjise (kijasit), si nje nga temat e bazave te fikhut, por ne te vertete, kjo analogji qe ben ky hoxhe eshte e pasakte, e gabuar dhe ne kundershtim me rregullat e analogjise (kijasit), dhe ate nuk e gjen ne asnje prej librave te dijetareve hanefi apo te cdo medhhebi tjeter. Se pari, prej rregullave te kijasit eshte se “nuk lejohet kijasi mbi ato çeshtje te cilat edhe vete jane ndertuar mbi kijas”, ky eshte nje rregull me se i njohur sidomos ne medhhebin hanefi, dhe thuajse te gjitha çeshtjet qe ai permend jane ndertuar mbi kijas. Po keshtu, kijasi ne çeshtjet e adhurimit nuk lejohet, dhe ky eshte nje rregull tjeter ne usul fikh, qe ky gjithashtu e anashkalon ose e injoron ate. Dhe pervec ketyre, kijasi qe ben ky nuk permbush asnje nga kushtet e kijasit te sakte, sepse çeshtjet qe ai kerkon te krahasoje dhe t’i bashkoje ne te njejtin gjykim, nuk kane asnje lidhje te perbashket me njera-tjetren apo me mevludin, qe ne shkencen e usuli fikhut quhet “il-leh” – (shkak), dhe ekzistenca e kesaj lidhje e cila eshte edhe shkaku per dhenien e gjykimit te nje vepre mbi te cilen krahasohet diçka tjeter, eshte e domosdoshme per mundesine e krahasimit me te, perndryshe nuk mund te behet krahasim me te. Siç eshte per shembull “te dehurit”, shkak per ndalimin e alkoolit, dhe nese ky shkak gjendet ne ndonje pije tjeter me emer tjeter, ajo pije merr te njejtin gjykim si alkooli, pra eshte e ndaluar. Keshtu qe, analogjia dhe krahasimi qe ben ky hoxhe eshte i pavlefshem, i papranuar dhe tregon per injorancen ose fanatizmin e tij ne rruget e shtrember qe ndjek dhe mbron.
– Duket qarte qe ky hoxhe nuk e njeh as sunetin dhe as bidatin, as hallallin dhe as haramin, ndryshe nuk do t’i bente ato krahasime qe as logjika nuk i pranon. Feja e Allahut eshte ajo fe qe Allahu e ka ligjeruar ne Librin e Tij dhe ne sunetin e te Derguarit te Tij, dhe kush shton dicka ne fene e Allahut, ai akuzon fene e Allahut per mangesi dhe se ajo nuk eshte plotesuar, por qe ka nevoje te plotesohet nga njerez te tille injorante, qe nuk dine se nga kane koken apo kembet. Jane te shumta hadithet ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote se kush shpik dicka ne kete ceshtjen tone (ne fe), qe nuk eshte prej saj, ajo eshte e kthyer mbrapsht, dhe se cdo risi eshte bidat dhe cdo bidat e ka vendin ne zjarr. Duhet te jete e qarte se bidat eshte çdo gje, shkaku per berjen e se ciles ka ekzistuar ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), por ai nuk e ka bere ate, dhe as sahabet e tij nuk e kane bere. Prej ketu, shkaku per festimin e mevludit ka ekzistuar edhe ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), po ashtu edhe ne kohen e kater halifeve te drejte pas tij, edhe ne kohen e tabiineve, e me pas, por askush prej tyre nuk e ka festuar ate. A mos jemi ne me te mire se ata?! Sikur festimi i mevludit te pejgamberit te kishte qene dicka e mire, ata qe kane qene te paret e Islamit, do te na e kishin kaluar ne te mira, ashtu si na e kane kaluar ne cdo gje tjeter. Dhe duhet te jete me se e ditur, se ajo veper apo fjale qe nuk ka qene prej fese ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) apo te brezave te pare te Islamit, nuk ka per te qene kurre fe e ligjeruar, deri sa te behet Kiameti. Dhe kjo eshte detyra e dijetareve qe te pastrojne fene e Allahut dhe sunetin e Pejgamberit, nga keto ndotesira qe kerkojne t’i mveshin injorantet dhe te devijuarit qe e kane humbur rrugen e drejte. Madje, jo vetem qe festimi i mevludit nuk eshte vepruar nga Pejgamberi dhe as nga sahabet e tij, por perkundrazi, pejgamberi i ka terhequr verejtjen popullit te tij dhe i ka paralajmeruar ata qe te mos bejne me te ashtu si bene te krishteret me Isain, te birin e Merjemes. Kurse festimi i mevludit eshte pikerisht imitim i vepres se te krishtereve me festimin e krishtlindjeve. Apo ndokush mendon ndryshe?!
– Ky hoxhe, nuk e njeh sunetin dhe si rezultat nuk do mund ta dalloje nga bidati. Nuk e di ky se i Derguari i Allahu (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kapuni per sunetin tim dhe sunetin e hulefave te mi te drejte. Shtrengohuni fort pas tij me dhemballe, dhe ruajuni bidatev ne fe…” Sikur te mos kishte argument tjeter per ato shembuj qe sjell ky hoxhe, vetem fakti se ato qe ka permendur ne fillim jane kryer nga sahabet e tij ne kohen e hulefave te drejte qe erdhen pas Profetit (salallahu alejhi ue selem), dhe ekzaktesisht ne kohen e Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut (radiallahu anhum), ky argument do te mjaftonte, sepse ne jemi urdheruar nga Profeti qe te ndjekim synetin e ketyre halifeve te drejte qe erdhen pas tij, dhe kjo sepse ata me se miri e njohin sunetin dhe bidatin dhe nuk dalin nga suneti i Profetit (salallahu alejhi ue selem), dhe me se shumti jane te ruajtur nga bidati. A e di ky hoxha se namazin e teravive me xhemat e ka bere sunet i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), i cili u fal me shoket e tij ne xhamine e tij, ne namazin e teravive, 2 apo 3 here, por me pas e la kete gje nga frika se mos u behej detyrim dhe populli i tij nuk mund ta kryente apo do ta kishte te rende, sic e ka thene ne hadithe te sakta te shumta ne lidhje me kete ceshtje, dhe kur kjo frike nuk ekzistonte me, atehere ne kohen e hulefave te drejte, u kthye ky sunet ne veprim. Por keshtu vepron injoranca me njerezit e saj. Po keshtu edhe per trashegimine e gjyshes, ky vendim eshte nxjerre ne kohen e halifeve te drejte. Kurse shkruajtja e haditheve dhe e Kuranit madje, ka ekzistuar ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), edhe pse pati nje periudhe kohore kur profeti e ndaloi shkruajtjen e haditheve me qellim qe te mos e ngaterronte dikush me Kuranin, porpas pak kohe e lejoi perseri madje urdheroi qe te shkruheshin te gjitha ato qe thoshte, duke thene se ai nuk flet nga vetja e tij, sic ka ardhur ne librat e hadithit. Kurse mbledhja e tyre ne libra, eshte dicka teknike qe se pari nuk mund te behej gjate kohes se Profetit sepse shpallja vazhdonte te zbriste dhe ende nuk ishte plotesuar, dhe nga ana tjeter, mundesia teknologjike nuk ekzistonte si sot, por duhej nje dhome e madhe ku te depozitohej nje liber i vetem, i shkruar ne pllaka guri apo druri, apo ne mjete te tjera te asaj kohe. A thote ndonje qe ka logjike, se librat na qenkan bidat, apo qe mjetet e tjera teknologjike te kohes sone qe nuk kane te bejne me fene, na qenkan bidat?! Kete e thote vetem dikush qe nuk ka logjike, ose qe kerkon te mashtroje njerezit dhe t’u hedhe dyshime, si e si per te ngritur ate humbjen dhe devijimin e tij, pa e pasur frike Allahun dhe faktin se po kerkon te cenoje apo te shtoje dicka ne fene e Tij.
– Fondamentet e jurisprudences Islame vertetojne te kunderten e asaj qe kerkon te aprovoje ky hoxhe, perndryshe le t’i sjelle ato argumente nga burimet e mirefillta fondamentale Islame.
– Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u pyet per agjerimin dites se hene, ai tha se kjo ishte dita ne te cilen kishte lindur dhe dita ne te cilen i filloi shpallja, por nuk e mori per feste kete dite, as ai dhe askush nga sahabet apo tabiinet, e deri vone, deri sa erdhen ndjekesit e epsheve dhe te bidateve, imituesit e hebrenjve dhe te krishtereve per te cilet Profeti kishte paralajmeruar popullin e tij qe te mos benin si ata. Le te mjaftohen edhe keta me ate qe eshte mjaftuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), apo jane me te mire se ai?! Pejgamberi thote: “Kushdo qe largohet nga suneti im, ai nuk eshte prej meje.” [Buhariu, Muslimi, etj.] A nuk e kuptojne keta se hadithi i agjerimit te dites se hene, nuk ben fjale per ditelindjen e Profetit ne vecanti dhe as qe ka per qellim ate dite te vitit sic kane qellim keta qe ndjekin epshet dhe bidatet, por ka qellim vecimin e dites se hene qe perseritet cdo jave, me agjerim te kesaj dite, dhe te dites se enjte gjithashtu.
– Nga ketu, rinia muslimane duhet te kuptoje rendesine e kapjes pas Xhematit, prandaj thuhet: ndjekesit e sunetit dhe te xhematit, sepse ata ndjekin sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) sipas kuptimit te xhematit te sahabeve, tabiineve dhe dijetareve pas tyre, te cilet jane te bashkuar ne çeshtjet e fese, dhe ata qe e kundershtojne rrugen e tyre jane te paket dhe duket qarte qe kane devijuar nga rruga e xhematit. Disa nga fjalet e te devijuarve mund t’i gjesh aty-ketu ne librat e dijetareve te ehli sunetit dhe xhematit per t’i kundershtuar dhe per t’ju kunderpergjigjur atyre, por kurresesi per t’i marre si te verteta. Gjen per shembull qe me hadithin ku profeti e shpreh se e agjeron diten e hene per shkak se ka lindur ne ate dite dhe se ne ate dite ka filluar t’i zbrese shpallja, argumentohen pikerisht disa prej grupeve te humbura si sufite dhe mutezilite dhe askush tjeter prej dijetareve te medhhebeve te ndryshme. Atehere, si ka mundesi qe ky hoxhe argumentohet pikerisht me menyren e tyre te argumentimit dhe logjikes?! Ndoshta eshte prej tyre, keshtu qe nuk ka pse te shqetesohesh prej fjaleve te tij, edhe pse me e mira eshte te mos degjohen fare nga ata te rinj musliman qe nuk kane dije te mjaftueshme dhe qe mund t’ju lindin dyshime rreth se vertetes ne te cilen ata jane deri tani me miresin e Allahut.
– Ishte per qellim me kete pergjigje ne rradhe te pare, qartesimi i çeshtjes per rinine muslimane dhe per muslimanet e thjeshte, dhe jo sqarimi i ketij hoxhe i cili paraqitet me dije, sepse ky mund ta gjeje vete te verteten nese deshiron, mjafton te kerkoje me sinqeritet dhe gjoks te hapur ne burimet e mirefillta te Islamit. E Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#133Message: selamun alejkum, vella desha me te pyet qe ne qoftese gjate namazit nje vella musliman i del pjesa e mbrapme e kurrizit apo ndoshta dicka me poshte dhe ajo eshte…
Message: selamun alejkum, vella desha me te pyet qe ne qoftese gjate namazit nje vella musliman i del pjesa e mbrapme e kurrizit apo ndoshta dicka me poshte dhe ajo eshte poshte kufirit te se lejuares d.m.th poshte kerthizes, a eshte i vlefshem namazi apo duhet perseritur? Allahu ta shperblefte!
Ue alejkumu selam! Pjesa nen kerthize dhe mbrapa kurrizit ne drejtim te kerthizes e deri te gjunjte, eshte auret (vend i turpshem) per burrat, qe duhet te mbulohet ne sy te te tjereve dhe ne namaz sigurisht, madje nese zbulohet diçka e ketij aureti gjate namazit, namazi prishet dhe duhet perseritur duke u mbuluar mire, sepse mbulimi i auretit eshte kusht per vlefshmerine e namazit. Por nese dikush falet ne kete menyre dhe nuk e ndjen apo nuk e di se i eshte zbuluar dicka nga kjo pjese e trupit, namazi i tij eshte i vlefshem, sepse eshte diçka qe ka dale nga dija apo ndjesia e tij dhe Allahu ja ka falur popullit te Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) ate gje qe ata e bejne nga padija, nga harresa apo te detyruar. Nese dikush tjeter e njofton dike qe i eshte zbuluar kjo pjese e trupit gjate namazit, ai duhet ta perserise namazin, sepse tashme e mesoi se i eshte zbuluar aureti gjate namazit. Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#132Message: Selam alejkum vella i nderuar Allahu te shperbleft per pergjigjet qe po i jep ne ket forum.Forum qe nuk ka te drejt te postoj askush qe nuk ka studiuar gje qe kjo…
Message: Selam alejkum vella i nderuar Allahu te shperbleft per pergjigjet qe po i jep ne ket forum.
Forum qe nuk ka te drejt te postoj askush qe nuk ka studiuar gje qe kjo e ruan saktesin e pergjigjeve dhe kam disa pyetje:
1. Si eshte qeshtja e nje njeriu qe ka pare enderr duke ja mesuar disa sure te Kuranit permendesh ata njerez ne enderr i duken te veshur me te bardha duke e ditur qe shpallja ka mbaruar dhe ata nuk mendoj q ete jet Xhibrili a.s dhe ne nje liber per komentimin e enderrave kam lexuar se ai qe e sheh ket enderr do ti prishet feja e tij?
2. A ekziston ne Islam ekzekutim me varje ne litar si zevendesim i prerjes me shpate?
3. Si te falet namazi ne ato vende qe namazi i drekes e te tjera falen naten per arsye se me shume eshte nate sesa dit apo ne ato vende qe me shum eshte dit e ndersa vetem disa ore nate?
1. Formulimi i pyetjes ka gabime gjuhesore dhe me zor kuptohet. Eshte e vertete se shpallja ka mbaruar, por ne enderr po thua se keta njerez me te bardha po te mesojne disa sure nga Kurani, dmth qe ekzistojne ne Kuran dhe jo gjera te reja qe nuk gjenden ne Kuran, perveç nese eshte se po i mesonin gjera te tjera qe nuk jane ne Kuran, dhe qe nuk jane prej Kuranit, atehere mund te thuhet qe personi qe e ka pare endrren mund te devijoje nga rruga e drejte dhe te ndjeke rruget e shejtanit. Por qe te shohesh engjej ne enderr, qe te mesojne Kuran, kjo eshte gje e mire per personin qe e sheh kete enderr.
2. Kjo eshte nje çeshtje qe i perket udheheqesit te shtetit Islam, dhe ekzekutimi me shpate nuk ka ardhur veçse per magjistarin apo per ate qe vret me shpate, i cili vritet ne menyren qe e ka bere vrasjen. Kurse caktimi i kesaj vrasje me shpate apo me varje ne disa raste kur nuk mund te realizohet vrasja e vrasesit ne te njejten menyre qe e ka bere vrasjen, atehere udheheqesit te shtetit musliman i takon e drejta e caktimit te menyres se vrasjes se tij.
3. Perderisa dallohet dita nga nata, edhe namazet falen sipas percaktimit te kohes se namazeve zakonisht, e nese eshte vetem nate, behen llogaritjet sipas ores koheve te vendit me te aferm ku ka dite dhe nate. E Allahu e di me mire. Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#131Message: Selamun alejkum! Doja te pyesja ne lidhje me namazin e nates (kijamu-lejl), ne qofte se para se te bie te fle gjume e fal vitrin dhe cohem ne kohen e kijamu-lejl,…
Message: Selamun alejkum! Doja te pyesja ne lidhje me namazin e nates (kijamu-lejl), ne qofte se para se te bie te fle gjume e fal vitrin dhe cohem ne kohen e kijamu-lejl, sa namaz nafile duhet te fal, duke ditur e duke u bazuar tek hadithi i profetit qe le te jete jete namazi i fundit tek? Allahu ta shperblefte!
Shumica e dijetareve e kane lejuar namazin e nates pas faljes se vitrit, dy e nga dy rekate (deri ne 8 ose 10 rekate), pa falur namaz tek (viter) tjeter, sepse nuk lejohen dy namaze vitri ne nje nate, ndryshe do beheshin çift. Por duhet ditur se kjo nuk eshte me e mira dhe as vepra e Profetit (salallahu alejhi ue selem), i cili ka thene se namazi i fundit i nates duhet te jete ai i vitrit (tek). [Shih: Neveviu, ne sqarimin qe i ben Sahihut te Muslimit]. Nese dikush e di se mund te ngrihet naten, atehere ta vonoje namazin e vitrit dhe te mos e fale ne fillim te nates, por nese ka frike se nuk ngrihet naten, atehere ta fale vitrin ne fillim te saj dhe nese ngrihet naten dhe deshiron te falet, atehere le te falet, por te fale rekate çift dhe te mos fale rekat tek tjeter, si dhe te mos e beje rruge kete gje, sepse kjo do te ishte e kunderta e vepres se Profetit (salallahu alejhi ue selem). E Allahu e di me mire.
#130Message: es selamu alejkum we rahmetullah. Ju falenderojme per korrektesine e pergjigjeve tuaja. Kisha disa pyetje nese eshte e mundur: 1. A lejohet te vihet koka nga…
Message: es selamu alejkum we rahmetullah. Ju falenderojme per korrektesine e pergjigjeve tuaja. Kisha disa pyetje nese eshte e mundur:
1. A lejohet te vihet koka nga perendimi nqs ky eshte pozicioni i mundshem i krevatit sepse nga njerezit thuhet se meqenese vetem te vdekurit i vihet koka nga perendimi, atehere kjo gje quhet si gjynah, ose me mire sjell ters te flesh me koken ne drejtim te perendimit /a ka kjo baze fetare?
2. Ushqimin qe e le dikush ne pjate a mund ta haje dikush tjeter, se interpretohet sikur ajo eshte rrizku yt, e kur po e ha dikush, po te merr rrizkun?
3. Kur gjate namazit te ikindise je udhetar e kur kthehesh ne shtepi ka hyre akshami, namazin e ikindise e fal me dy rekate apo me kater? Allahu jua shperblefte me te mira!
Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
1. Nuk ka asnje problem qe kur fle, koka te jete ne drejtim te perendimit e kembet ne drejtim te lindjes, apo ne cdo lloj drejtimi tjeter, dhe kjo nuk perben asnje gjynah dhe nuk sjell asnje ters, por keto jane besime te kota dhe te pabaza te perhapura ne mesin e popullit te thjeshte e te paditur, te cilat ne Islam nuk lejohen ne asnje menyre. Ne vendet tona ka qelluar qe te vdekurit muslimane te varrosen me koken nga perendimi, jo sepse duhet kthyer koka nga perendimi, por sepse krahu i djathte i te vdekurit kthehet nga Kibla, dhe ne vendet tona i bie qe kibla te jete ne juglindje, keshtu qe koka i bie nga perendimi. Por atyre qe jane ne vendet e lindjes se larget per shembull, u takon qe te kthehen nga lindja, me krahun e djathte ne drejtim te Kibles dhe kembet nga perendimi. Keshtu eshte tradita profetike dhe kjo eshte me e mira per varrosjen e te vdekurit. Kurse kur fle gjume, tradita profetike eshte qe te flesh mbi krahun e djathte ose mbi kurriz, por edhe nese gjate nates rrotullohesh nga ana e majte, nuk ka ndonje gjynah, por duhet pasur kujdes nga fjetja permbys mbi bark, sepse per kete ka ardhur ndalim nga i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).
2. Edhe ngrenia e ushqimit te lene nga dikush tjeter nuk ka ndonje problem, pervec asaj qe kthehet te meraku personal i dikujt, por nuk ka lidhje aspak me rriskun. Pra eshte me shume ceshtje personale, por edhe higjenike dhe mjekesore ne rast se ai ushqim eshte lene nga ndonje i semure, semundja e te cilit mund te percillet me ane te peshtymes, gje per te cilen duhet pasur kujdes nga kjo pikepamje dhe jo nga marrja e rriskut, gje e cila nuk ka asnje baze ne Islam.
3. Udhetarit i lejohet t’i shkurtoje dhe t’i bashkoje namazet qe jane me kater rekate, duke i falur dy e nga dy, me nje ezan dhe dy ikamete per secilin namaz, perderisa eshte ne udhetim e siper, por nese kthehet ne vendbanimin e tij te perhershem, nuk i lejohet t’i shkurtoje namazet dhe as t’i bashkoje perveçse me arsye sic eshte ne rast te shiut, por kjo eshte vetem per bashkimin dhe jo per shkurtimin e namazit, sepse shkurtimi eshte vecanerisht per udhetarin. Pra, ne rastin e pyetjes, namazi i ikindise duhet te falet i plote, me kater rekate. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#129Message: es-Selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We bereketuh.Nese dikush i fale xhematit farzin njeher dhe me pas thirret tia fale edhe dikujt tjeter, a eshte e lejueshme…
Message: es-Selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We bereketuh.
Nese dikush i fale xhematit farzin njeher dhe me pas thirret tia fale edhe dikujt tjeter, a eshte e lejueshme kjo pune, a llogaritet inshAll-llah nafile dhe nese po ateher po i bie qe i fal kater rekate (psh: farzi i drekes) dhe a ka falur profeti s.a.v.s namaz nafile duke dhene selam ne kater rekate sic eshte farzi???
Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Dijetaret kane mospajtim ne lidhje me formimin e dy xhemateve ne te njejten xhami, njeri pas tjetrit, dhe ajo qe mendojme me te sakte ne kete ceshtje eshte se kjo nuk lejohet, per arsye se i hap rrugen shume gjerave negative si percarja mes muslimaneve, dhenia shkas njerezve qe te vonohen per te kapur xhematin e imamit te xhamise, duke e fjetur mendjen se mund te falen me xhematin e dyte. Megjithate, dijetaret qe e ndalojne formimin e dy xhemateve njeri pas tjetrit ne te njejten xhami dhe per te njejtin namaz, thone se kjo lejohet ne rast se xhamia eshte nje xhami tregu apo faltore (musala). Por nese çeshtja qendron ndryshe, dhe eshte e detyruar nga kushtet; per shembull nese vendi i faljes eshte i ngushte dhe nuk i ze te gjithe te pranishmit, dhe ne fillim falet nje grup pastaj grupi tjeter, por ne grupin e dyte nuk ka njeri qe mund te behet imam, pra nese nuk dine, atehere i lejohet imamit te xhematit te pare qe te falet perseri me xhematin e dyte, duke e llogaritur namazin e dyte nafile, edhe pse me kater rekate, sepse ky eshte rast i vecante. Kurse ne lidhje me namazin vullnetar te Profetit (salallahu alejhi ue selem), ai ka falur namaz nafile me me shume se dy rekate, por pa qendruar ne teshehud pas dy rekateve, gje te cilen e ka bere ndonjehere ne namazin e nates, sic e ka percjelle Aisha (radiallahu anha). E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#128Message: A lejohet me ju pergjegj prindit perderisa je ne namaz kur te therret nese ai e din se je ne namaz por edhe qka nese nuk e din se je ne namaz? Nese gjate namazit…
Message: A lejohet me ju pergjegj prindit perderisa je ne namaz kur te therret nese ai e din se je ne namaz por edhe qka nese nuk e din se je ne namaz?
Nese gjate namazit me imam dikujt prej gjematit i bie te fikt, a i lejohet imamit me dal prej namazit ne ket rast, e posaqerisht kur personi me te fikt gjindet afer imamit?
1. Nese je ne namaz vullnetar (nafile apo sunete), duhet te nderpritet namazi dhe t’i pergjigjesh prindit, edhe nese ai e di se ti je ne namaz. E nese je ne namaz farz, disa dijetare thone se duhet te vazhdosh namazin e te tjere thone se duhet ta nderpresesh nese ka kohe per kryerjen e namazit pas pergjigjes ndaj prindit. Por nese prindi te therret per ndihme duke qene se ti je duke falur namaz farz, duhet ta nderpresesh namazin menjehere dhe t’i shkosh ne ndihme atij. Po keshtu duhet te veprosh nese je ne namaz farz dhe te kerkon ndihme dikush tjeter pervec prinderve.
2. Ne rast se dikujt i bien te fiket gjate namazit, i del detyre atij qe eshte prane ketij personi ne namaz qe ta nderprese namazin dhe t;i vije ne ndihme atij. Kurse imami duhet te vazhdoje namazin dhe nuk ka perse e nderpret ate, perderisa ka se kush te merret me te semurin. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#127Message: selam alejkum, qysh duhet vella me vepru kur bashkojme namazet per shkak shiu apo dicka tjeter? p.sh bashkojme akshamin me jacine dhe pyetja eshte; a duhet te…
Message: selam alejkum, qysh duhet vella me vepru kur bashkojme namazet per shkak shiu apo dicka tjeter? p.sh bashkojme akshamin me jacine dhe pyetja eshte; a duhet te bejme tesbihte e akshamit, te jacise apo te te dyjave? Allahu jua shperblefte!
Ne rast se bashkohen dy namaze per shkak te shiut, atehere pas namazit te dyte i ben tesbihet dhe lutjet perkatese, pastaj i fal sunetet e namazit te pare. Pra, sunetet e namazit te pare nuk rrezohen, kurse tesbite behen vetem nje here pas namazit te dyte nga bashkimi.
#126Message: ES SELAMU ALEJKUM. A duhet te thirret ezani ne shtepi pasi ka kaluar pak koha psh: gjysem ore ose cerek ore? ALLAHU JUA SHPERBLEFTE.
Message: ES SELAMU ALEJKUM. A duhet te thirret ezani ne shtepi pasi ka kaluar pak koha psh: gjysem ore ose cerek ore? ALLAHU JUA SHPERBLEFTE.
Thirrja e Ezanit eshte prej simboleve te shfaqura te Islamit, i cili njofton per hyrjen e kohes se namazit te caktuar. Ezani eshte detyrim kolektiv dhe jo individual, qe dmth se thirrja e tij nga nje person i nje vendi te caktuar, eshte e mjaftueshme dhe e shkarkon obligimin kolektiv. Nese ne nje vend thirret Ezani me ze te ngritur dhe degjohet ne zonen perreth, ai mjafton per banoret e asaj zone qe e degjojne ate dhe ata nuk e kane obligim te therrasin Ezan tjeter per namazin e vaktit qe ka hyre, por diçka e tille, dmth thirrja e ezanit perseri, eshte e preferuar per ta, nese falen ne xhemat apo vetem, ne musala apo ne shtepi, bazuar ne hadithet qe kane ardhur ne kete teme. [Permbledhur nga Fetava el Lexhne ed Daime (6/54), Esh Sherh el mumti (2/38)]. Kurse per rastin tuaj, nese nuk keni degjuar Ezan, atehere thirreni Ezanin edhe pse koha ka pak qe ka hyre. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, me i Urti.
#125Message: selam alejkum. 1. A lejohen lodrat sic jane kafshfet dhe shpendet prej pellushi apo kukullat qe kane pamje te njerezve per femijet e vegjel? 2. Si duhet te jete…
Message: selam alejkum. 1. A lejohen lodrat sic jane kafshfet dhe shpendet prej pellushi apo kukullat qe kane pamje te njerezve per femijet e vegjel? 2. Si duhet te jete namazi i femres, a duhet ti fale ajo namazet e nates me ze apo jo? Po kur femra behet imam per nje ose me shume motra te tjera, a duhet te falet me ze apo jo? 3. A ka argument se kur falim dy ose me shume namaze me nje abdes duhet te pime pak uje per arsye se kemi folur gjate kesaj kohe dhe eshte si nje lloj shperlarje goje apo kjo eshte bidat? Ju lutem pergjigjet tuaja te na i jepni me argumente nga dijetaret e medhenj. Allahu jua shperblefte me te mira!
1. Ne lidhje me lodrat e femijeve ne forme kukullash apo kafshesh a shpendesh, shumica e dijetareve i lejojne ato, por me disa kufizime, sic eshte prishja e formes se shqisave si syte, hunden, fytyren, duke ju larguar keshtu ndalesave qe kane te bejne me fotografite dhe trupezimin e krijesave me shpirt, dhe duke ju permbajtur formes se lodrave qe i ka aprovuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kur e ka pare Aishen (radiallahu anha) qe te luante me to. [Shih: Fetvate e Akides, nga shejh Iben Uthejmin, faqe: 661, 663, 679].
2. Lejohet qe femra te lexoje me ze ne namazet e nates, por te mos e ngreje shume dhe te jete e sigurte qe nuk e degjon njeri i huaj. Po keshtu, lejohet qe femra te behet imame e femrave te tjera, duke qendruar ne mesin e tyre dhe jo perpara si qendron imami i burrave, dhe per namazet me ze eshte i njejti gjykim: te mos e ngreje zerin shume dhe te jete e sigurte se nuk degjohet nga burrat e huaj.
3. Nuk ka argument per ceshtjen ne fjale, ose te pakten une nuk kam hasur dhe nuk kam gjetur gje te tille pas kerkimit rreth saj. Keshtu qe nuk largon qe te jete prej bidateve ne fe, e Allahu e di me mire.
#124Message: Es-Selamu Alejkum we Rahmetull-llahi We Berekatuh.A lejohet motra me i ja dhan femijen vellaut, dmth vellau me adoptu femijen e motres?Kur nuk mund ta arrijmi…
Message: Es-Selamu Alejkum we Rahmetull-llahi We Berekatuh.
A lejohet motra me i ja dhan femijen vellaut, dmth vellau me adoptu femijen e motres?
Kur nuk mund ta arrijmi imamin me kohe ne namazin e akshamit, dmth arrijm ne rekatin e dyte, po na bie me i bo tre ulje ne namaz, pyetja eshte; a duhet me i ngre duart kur te ngritemi nga dy uljet e para apo ne rekatin “tim” te pare apo te dyte apo ndoshta ne te dy ngritjet? All-llahu ju ruajte!
1. Adoptimi (hedhja e nje femije ne emer te dikujt tjeter pervec babait te tij) nuk lejohet ne asnje menyre ne Islam, por edukimi dhe rritja e tij lejohet te behet nga dikush tjeter pa problem, por duke u thirrur ne emer te te atit dhe jo ne emrin e adoptuesit. Pra, nuk mundet qe ai te nderroje atesine apo mbiemrin e te atit qe e ka lindur. Allahu i Madheruar thote: “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë. 5. Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” [El Ahzab, 4-5].
2. Ngritja e duarve me tekbiret e namazit eshte sunet, te cilin e ka bere i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe hadithet qe kane ardhur per kete jane te shumta e te sakta. Ka hadithe ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart me cdo tekbir, dmth edhe ne tekbiret e renies dhe ngritjes nga sexhdja. Keshtu qe, nese ti i ngre duart, qofte kur ngrihesh per ne rekatin e dyte apo te trete, nuk ke dale nga suneti inshaAllah, sepse qe te gjitha keto jane percjelle nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#123Message: Eselamu alejkum vella i respektuar… Une qe 1 vjet jam e mbulume dhe tasht jom ne shkoll te mesme ne Medrese por kam nje problem, e di vleren e namazit dhe e dij…
Message: Eselamu alejkum vella i respektuar… Une qe 1 vjet jam e mbulume dhe tasht jom ne shkoll te mesme ne Medrese por kam nje problem, e di vleren e namazit dhe e dij denimin e mos faljes se namazit por nuk falem. Mundohem ndonjeher falem por prap, me nje fjal kam nje dembelizem. Nese mund te me sygjeroni qka tbej qe tfalem ta hek ket dembelizem??
Nje pyetje te tille i jemi pergjigjur edhe me pare, me nr. 577. Dhe ate pergjigje po e sjellim perseri ketu: Lenia e namazit eshte vertet çeshtje me rrezik te madh, dhe nese ka opinione te ndryshme te dijetareve ne lidhje me daljen nga feja apo jo te lenesit te namazit, ne rastin e pyetesit me shume anon nga dalja prej feje, Allahu na ruajte e ju udhezofte! Kjo sepse nuk ka mbetur gje tjeter qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, perveç namazit, madje kete e ka thene edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Si mund ta lesh namazin kur ai eshte gjeja e pare per te cilen Allahu ka me te pyet ne diten e Llogarise?! Si mund ta lesh namazin kur e di mire se Allahu e ka bere obligim ate me qellim qe te permendesh Allahun?! Si mund ta thyesh ti kete urdher te Allahut qe eshte me i madhi prej te gjitha urdhrave pas besimit dhe largimit prej shirkut e kufrit?! Si mund t’i lutesh ti Allahut per nje hall te dynjase kur ti nuk falesh?! Si mund t’i kerkosh ti Allahut xhenetin, kur ti nuk falesh?! Si kerkon ti qe Allahu te fale gjynahet kur ti nuk falesh?! Si guxon me e len namazin ne ato vende te kufrit, ku mbrojtesi yt i vetem eshte Allahu dhe lidhja me te eshte namazi?! Si mund ta quash veten musliman kur ti nuk falesh, pasi qe e di mire se ç’eshte falja, kush e ka urdheru dhe si kryhet?! Si mund te jetosh ti pa iu lutur Zotit tend dhe pa u afruar tek Ai me falje e namaz?! Si mund ta gjesh qetesine ne kete bote te eger e mashtruese dhe ne ate shoqeri qe jeton larg permendjes se Zotit dhe larg çdo norme morale e njerezore, nese ti nuk falesh dhe nuk kthehesh te Zoti yt me pendim e lutje?! Si mund t’i pergjigjesh thirrjes se djallit per ne zjarr dhe te lesh thirrjen e Allahut per ne lumturine dhe begatine e perjetshme ne te dyja botet?!
Nese e beson Krijuesin tend, dije se nuk te ka krijuar pa qellim. Dhe nese e di se do te merresh ne llogari, atehere pergatitu per pergjigjen vendimtare te fatit tend perderisa je ne kohe dhe nuk te ka ardhur shpirti ne gurmaz. Jepi shtymen shejtanit dhe mbeshtetju Allahut e lutju Atij qe te jape sukses, dhe dije se nese e ben kete, atehere Allahu t’i lehteson te gjitha rruget qe te çojne drejt Tij dhe te jep shperblimin tend ne te dyja botet.
O Zoti yne! Ktheji muslimanet ne fene Tende me nje kthim te vertete!
#122Message: Es-Selamu alejkum we rahmetull-llahi we bereketuh.Vella All-llahu ta lehtesofte kete rruge deri ne xhennetin firdeus. Pytja ime eshte kjo:1. Si eshte puna e ketij…
Message: Es-Selamu alejkum we rahmetull-llahi we bereketuh.
Vella All-llahu ta lehtesofte kete rruge deri ne xhennetin firdeus. Pytja ime eshte kjo:
1. Si eshte puna e ketij hadithi qe e transmetoj ibni mes’udi(r.a) “A nuk po deshironi qe ta falni namazin si e falte i derguari i All-llahut(s.a.v.s), pastaj u fal dhe nuk i ngriti duart dhe hadithi tjeter te cilin po ashtu e transmeton Ibni Mes’udi(r.a):
2. “Jam falur pas te derguarit te All-llahut (s.a.v.s), pas Ebu Bekrit(r.a) dhe pas Omerit (r.a), e ata nuk i ngritnin duart, vetem se ne tekbirin fillestar. Nje “Hoxhe” qe i dha keto pergjigje thot se hadithin e pare e ka nxjerre imam Ahmedi dhe Ebu Daudi ndersa te dytin Nesbu err-Rraje. Nese ke mundesi vella ta shenosh argumentin per ngritjen e duarve ne namaz? All-llahu ta shtofte dijen e dobishme vella dhe te udhezofte ne rrugen e atyre qe i pergezoi me xhennet!
Hadithet e permendura nga pyetesi jane konsideruar te dobet nga shume dijetare te medhenj te hadithit, si imam Shafiu, Sufjan iben Ujejne, el Humejdi (shejhu i Buhariut), vete Buhariu, Ahmed iben Ahnbel, Darimiu, etj. Madje Buhariu ka kundershtuar me force ata qe e kundershtojne ngritjen e duarve kur merr tekbir per renien ne ruku dhe ngritjen prej saj, dhe ka percjelle nga El Hasen el Basri se te gjithe shoket e Profetit (salallahu alejhi ue selem), pa perjashtim, i ngrinin duart kur binin ne ruku dhe kur ngriheshin prej saj ne namaz, dhe nuk eshte percjelle nga asnje prej tyre qe Profeti te mos i kete ngritur duart ne keto vende ne namaz. Shumica e dijetareve kane marre hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi; nga Abdullah iben Umer (radiallahu anhuma) se: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart perbri supeve kur hapte namazin (ne tekbirin fillestar), kur merrte tekbir per te rene ne ruku dhe kur ngrinte koken nga rukuja, i ngrinte duart po keshtu.” Medje Buhariu ka shkruar nje liberth te posaçem te titulluar: “Pjese ne lidhje me ngritjen e duarve ne namaz”, ku verteton ngritjen e duarve ne keto dy vende dhe kundershtimin me force te atyre qe e lene ate.
Hadithet dhe etheret qe flasin per ngritjen e duarve ne namaz jane te sakta dhe te padiskutueshme, dhe nuk ka vepruar ndryshe nga ç’thone keto hadithe veçse ndjekesit e medhhebit Hanefi, duke i qendruar besnik imameve te medhhebit dhe duke i interpretuar ndryshe keto hadithe, siç eshte per shembull fjala e tyre se: Kur hadithi qe transmetohet nga nje sahabi qe nuk eshte Fakih (i ditur ne fikh), kundershtohet nga nje hadith tjeter i nje sahabiu qe eshte Fakih, atehere paraprihet ky i dyti, perderisa eshte vertetuar saktesia e tij tek ata. Dhe keshtu, dihet qe Abdullah iben Mesudi (radiallahu anhu) eshte fakihu i zgjedhur i hanefive qe kur shkoi ne Kufa dhe ata zakonisht mbeshteten ne transmetimet e tij, edhe nese ato jane te dobta tek dijetaret e hadithit. Padyshim qe ky eshte nje gabim ne metodologjine e tyre qe e kundershtojne tre medhhebet e tjera te fikhut Islam, por qe ata i permbahen asaj me fanatizem.
Ne lidhje me ndjekesit e medhhebit hanefi dhe te çdo medhhebi tjeter: nese dikujt prej tyre i behet e qarte nje çeshtje me argumentet e saj te pakthyeshme, atehere ata duhet patjeter ta ndjekin ate, detyrimisht, dhe nuk u lejohet te ndjekin fjalen e dikujt tjeter prej njerezve, kushdo qe te jete ai, pasi qe ne jemi urdheruar te ndjekin te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem), kurse te tjeret perveç tij mund te gabojne dhe nuk lejohet qe te pasohen ne gabimin e tyre, edhe pse ata vete kane shperblimin per perpjekjen e tyre ne njohjen e te vertetes, siç ka thene profeti (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me gjykatesin dhe dijetarin kur perpiqet per te gjetur gjykimin rreth nje çeshtje te caktuar. Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje ndjekjen e saj, dhe te na beje qe ta shohim te paverteten per te pavertete, dhe te na mundesoje largimin prej saj! [Per pergjigjen jam mbeshtetur edhe ne nje fetva te shejh Muhamed iben Salih el Munexhid, me nr. 21439].
#121Message: selam alejkum. rreth hadithit qe ka thene i derguari i Allahut nuk pranohet namazi i robit nese falet vetun mbas safave, ateher qduhet te bejm nese shohim se ne…
Message: selam alejkum. rreth hadithit qe ka thene i derguari i Allahut nuk pranohet namazi i robit nese falet vetun mbas safave, ateher qduhet te bejm nese shohim se ne safa nuk ka vend qe te hym aty sepse jan mbushur? A lejohet te terheqim mbrapa nje prej falesve duke e ditur se per ket ka thene Meshhur Hasen se kjo nuk eshte e lejuar ne librin e tij: “Sqarime te gabimeve te namazit”. Çduhet te bejm ne ket rast?
Nese dikush shkon ne xhami dhe namazi me xhemat ka filluar, dhe safat jane plotesuar dhe nuk gjen asnje vend bosh ku mund te futet ne saf, atehere ai duhet te falet i vetem ne saf te ri, dhe nuk duhet te terheqi njeri tjeter nga safi i fundit, as te shkoje perbri imamit dhe as te mos e lere namazin me xhemat, por te falet me xhematin, sepse ndalesa qe ka ardhur ne hadith ne kete rast, ka te beje me ate qe eshte brenda mundesive, dmth kur personi qe vjen me vonese ka mundesi te gjeje vend ne safin e fundit, duhet te futet ne saf, perndryshe, nuk mundet qe ky person te ngarkohet me dicka qe nuk ka mundesi ta beje dhe as te humbe namazin per dicka qe nuk eshte brenda mundesive te tij. Nje permbledhje te perafert si kjo ka dhene edhe shejh Iben Uthejmin, pas sqarimit ne hollesi te kesaj çeshtje. E Allahu e di me mire.
#120Message: selam alejkum Rreth pyetjes 623 qe flitet per shtesen e nje rekati ne namaz e qe pastaj duhet ber dy segjde te harreses e pastaj te japish selam para dhenjies…
Message: selam alejkum Rreth pyetjes 623 qe flitet per shtesen e nje rekati ne namaz e qe pastaj duhet ber dy segjde te harreses e pastaj te japish selam para dhenjies selam, a duhet te themi ettehijjatin dhe duat e tjera deri ne fund apo veq te bejm segjden e harreses e pastaj te japim selam qe me njeher?
A eshte e lejuar punesimi per femren, si per shembull ne ekonomi spital me ndrrime te nates e shoqeruar me pabesimtare? Ç’eshte vendimi i Islamit per kryerjen e gjinekologjis per femrat duke e ditur se aty punojn edhe meshkujt?
1. Ne kete rast behen vetem sexhdet e harreses dhe pastaj jepet selam, pa e thene teshehudin apo lutjet e tjera.
2. Punesimi per femren eshte i lejuar ne Islam, por me kusht qe puna te jete e lejuar, te mos kete perzierje me burra te huaj, dhe ti permbahet rregullave te Islamit ne pergjithesi. Muslimanet sot nuk po i japin rendesine e duhur çeshtjes se perzierjes se burrave me grate neper institucione sociale, qofte neper shkolla, universitete, spitale, etj. madje po neglizhojne shume ne kete çeshtje, gje e cila po jep pasojat e veta te keqija edhe ne shoqerite e disa vendeve muslimane, e tek Allahu ankohemi qe ta udhezoje popullin musliman. I gjithe shkaterrimi i nje shoqerie fillon nga perzierja mes meshkujve dhe femrave te huaj me njeri-tjetrin, dhe pasojat e kesaj jane te renda dhe kur te vjen fatkeqesia, nuk vlen me pendimi per ate qe ka kaluar nga dynjaja, edhe pse Allahu eshte Pranuesi me i Madh i pendimit, me kuptimin se nuk te denon per ate veprim te ndaluar qe ke vepruar dhe je penduar sinqerisht, por pasojat e atij veprimi mund te kene dhene frytin e tyre. Nuk lejohet perzierja e meshkujve dhe femrave ne Islam, ne asnje institucion social e shoqeror, perveç ne raste domosdoshmerie kur diçka e tille ndodh vetvetiu nga rrethanat dhe rastet e domosdoshme. Shume vende te Perendimit po studiojne teorine e ndarjes se meshkujve nga femrat neper shkolla, edhe pse qene ata te paret qe e shpiken kete gje me teorine mashtruese te barazimit mes burrit dhe gruas. Pasojat e keqija shoqerore te perzierjes mes meshkujve dhe femrave i perceptuan edhe mjeket filozofe te vjeter greke, si Aristoteli, e te tjere, te cilet vendosen ligj ndarjen e femrave nga meshkujt gjate mesimit. Lexo me teper per gjykimin e perzierjes mes meshkujve dhe femrave ne Islam dhe pasojat e tij, ne kete link.
#119Message: Selamu alejkum we rrahmetullahHoxh a eshte hadithi i sakt te Musnedi i Imam Ahmedit ku thohet se Pejgameri alejselatu we selam ka ba duuah mas namazeve farzeve ku…
Message: Selamu alejkum we rrahmetullah
Hoxh a eshte hadithi i sakt te Musnedi i Imam Ahmedit ku thohet se Pejgameri alejselatu we selam ka ba duuah mas namazeve farzeve ku i ka kthy shuplakat e duareve posht??
Hadithet qe kane ardhur ne lidhje me ngritjen e duarve me shuplakat e kthyera nga toka gjate lutjes, jane te gjitha per namazin e shiut, dhe disa transmetime thone se Profeti ka vepruar keshtu edhe ne Arafat, por keto transmetime te Arafatit jane te dobta, kurse ato te shiut jane te sakta. [Shiko: Es Sahiha, 2491]. Kurse per ngritjen e duarve per te bere lutje pas namazeve farze nuk ka argument nga suneti i Pejgamberit dhe as nga vepra e sahabeve dhe tabiineve. Megjithate, disa dijetare thone se mund te behet nje gje e tille ne menyre individuale dhe jo ne grup, si dhe jo gjithnje, por ndonjehere. Dije se Allahu nuk e pranon nje veper, vetem nese ajo kryhet ashtu si ka urdheruar Ai dhe si e ka sqaruar i Derguari i Tij, dhe nuk ka lene asgje mangut ne fe. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.
#118Message: Selam alejkum. Sa i perket namazit qe e fal nje imam por mbas faljes e kupton se nuk ka pasur abdes, ateher qduhet te bej ai imam, a duhet te marr abdes dhe te…
Message: Selam alejkum. Sa i perket namazit qe e fal nje imam por mbas faljes e kupton se nuk ka pasur abdes, ateher qduhet te bej ai imam, a duhet te marr abdes dhe te falet vetem, apo ti tregoj xhematit se nuk kam pasur abdes qe te falen edhe ata, apo gjemati nuk ka nevoje te falet perseri mbas atij imami sepse ata kan pasur abdes?
Si duhet te bej namazliu nese e ka shtuar ne namaz nje rekat me shum dhe ka dhen selam a duhet ta perseris prej fillimit namazin apo te lidhet ne namaz me tekbir dhe pa falur asnje rekat me menjeher mbas lidhjes te i bej dy segjde te harreses?
1. Ne rastin e permendur ne pyetje, imami duhet te marre abdes dhe ta fal edhe nje here ate namaz, pa i thene asgje xhematit, sepse xhemati e ka ne rregull namazin e vet.
2. Kur shton nje rekat ne namaz nga harresa, atehere vetem sa drejtohesh nga Kibla, ulesh dhe ben dy sexhde, pastaj jep selam. Por nese shtesa eshte bere qellimisht, namazi prishet dhe duhet perseritur nga fillimi. Ai qe nuk ka dije rreth ketyre çeshtjeve dhe nuk ka bere dy sexhdet e harreses ne kete rast, e ka namazin te rregullt dhe nuk duhet ta perserise ate. Falenderuar qofte Allahu qe e ka bere te lehte fene e Tij dhe ka bere lehtesime ne te!
#117Message: SELAM ALEJKUM. A ka mundsi te me tregoni si behet njeti, p.sh kur kam nevoj dhe deshiroj ti fal dy rekate mirpo me interson njeti si behet? Paqja dhe meshira e…
Message: SELAM ALEJKUM. A ka mundsi te me tregoni si behet njeti, p.sh kur kam nevoj dhe deshiroj ti fal dy rekate mirpo me interson njeti si behet? Paqja dhe meshira e ALLAHUT shoshin mbi ju!
Vendi i nijetit eshte zemra dhe mjafton qe ti vendos te falesh dy apo me shume rekate sunete (vullnetare) dhe e ke bere nijetin. Pra, ti ne mendjen dhe zemren tende duhet ta keshe te ndare nese do te falesh namaz vullnetar (sunete) apo namaz farz. Per shembull, kur hyn koha e namazit te drekes dhe ti merr abdes per t’u falur, se pari fal 2 ose 4 rekate sunete, pastaj ben nijetin per te falur farzin e drekes 4 rekate, pastaj 2 rekate sunete, e keshtu. Pra, nijeti eshte çeshtje e zemres. Ai eshte pikerisht ajo qe ti vendos te besh kur fillon nje veper. E rendesishme ne lidhje me namazin eshte qe te kesh parasysh te besh dallim mes namazit vullnetar dhe atij te detyrueshem (farz), por pa pasur nevoje ta shprehesh me goje kete gje, sepse kjo gje nuk eshte percjelle nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) apo shoket e tij. Lusim Allahun te na i pranoje namazet dhe adhurimet tona!
#116Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.Pyetjet e mia jane keto:Kur dy vellezer nuk flasin me njeri tjetrin, a eshte i shfajsuar para Allahut personi nese ka bere tentativa…
Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.
Pyetjet e mia jane keto:
Kur dy vellezer nuk flasin me njeri tjetrin, a eshte i shfajsuar para Allahut personi nese ka bere tentativa per pajtim me ane te nderhyrjes se disa vellezerve te tjere por personi tjeter nuk ka pranuar te pajtohet?
A ka problem nese fill mbas namazit te darkes fal vetem nje rekat viter; apo me e falur me tre rekate pa nderprerje por duke mos u ulur mbas rekatit te dyte per teshehudin?
A mund te na tregoni disa rregulla per mexhlisin dhe cilat cilat jane duate e hapjes dhe mbylljes.
A ka problem nese dikush shkon per tu mjekuar tek psikologu nese mendon se eshte ne depresion apo ne stres? Allahu jua shperblefte me te mira.
1. Nese dikush ka qellim pajtimin dhe kerkon ndjese per veprimin e pahijshem qe ka dal prej tij, nese ky zemerim ka qene per faj te tij, dhe i ndermerr hapat per pajtim duke futur nje pale te trete ne mes, apo drejtperdrejte me personin qe eshte zemeruar, kjo eshte ajo qe kerkohet prej tij, dhe pala tjeter eshte e ngarkuar qe te ulen per te diskutuar rreth mospajtimit me qellim qe te arrijne ne pajtim. Pra, nuk mund te thuash se mjafton qe te dergosh nje pale te trete per pajtim dhe je shkarkuar nga gjynahu, sepse ti mund te jesh fajtor dhe mund t’i kesh hyr ne hak pales tjeter, keshtu qe duhet te çosh hakun ne vend dhe te kerkosh falje. E Allahu e di me mire dhe Ai bashkon mes zemrave te besimtareve!
2. Namazi i vitrit lejohet qe te falet edhe me nje rekat, por kjo nuk eshte dicka qe e ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili e vononte namazin e vitrit deri ne fund te nates pasi kishte falur namaz nate. Namazi i vitrit eshte namaz tek, dmth qe mund te falet me 3-5-7-9-13 apo edhe me nje rekat, duke i ndare dy e nga dy, dhe ne fund te falesh nje rekat tek, ose duke falur 3 rekate pa qendruar ne teshehud mes tyre, ose 5 pa qendruar ne teshehud, e keshtu. Te gjitha keto kane ardhur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).
3. Mexhlis do te thote tubim apo bashkim me njerez te tjere, qofte per qellim te marrjes se dijes apo per qellime te tjera, dhe ketu nuk eshte vendi per te sqaruar keto rregulla, por nese ju merrni pjese ne mexhlise te dijes, atehere mund t’i kerkoni hoxhes qe t’ju flase ne lidhje me kete teme.
4. Shkuarja per vizite te psikologu eshte nje çeshtje e nderlikuar, per faktin se psikologjia si shkence nuk mohohet, por bazat mbi te cilat ajo ndertohet ne boten perendimore joislame eshte krejt tjeter dhe ne kundershtim me parimet Islame ne shume pika. Mjeku psikolog duhet te jete njeri qe ka dije dhe devotshmeri, dmth qe e ka frike Allahun dhe ka per qellim vetem te ndihmoje pacientin dhe jo te perhape apo te shfrytezoje pikat e tij te dobeta, te cilat vete pacienti ia ka shfaqur dhe ia ka treguar, dhe kjo eshte nje pike shume problematike, sepse mund te shkoje gjendja ne tregimin e gjynaheve dhe ne rrefimin e tyre njesoj siç bejne te krishteret tek prifti, gje e cila ne Islam eshte e ndaluar, dhe gjynahet nuk shfaqen veçse para Zotit duke i kerkuar falje per to. Ne fakt, mjeku psikolog per muslimanin duhet te jete dijetari dhe hoxha, sepse duke e mesuar fene e Allahut dhe se si t’i mbeshtetet Atij, muslimani arrin qetesine shpirterore dhe nervore, dhe nuk do te kete me probleme te ketij lloji. Nese besimtari i mbeshtetet me shume Allahut dhe i lutet Atij gjate nates e dites, si dhe meson per fene e Tij, atehere ai e di mire se gjithçka eshte ne Doren e Allahut, dhe se kjo bote eshte sprove per njeriun, e cila mbaron shpejt dhe pas saj do te kaloje shume shpejt ne boten tjeter e cila eshte e perhershme. Allahu i ruajte muslimanet nga çdo e keqe dhe depresion dhe i drejtofte ne rrugen e arritjes se lumturise ne te dyja botet, dhe ne arritjen e kenaqesise se Tij!
#115Message: selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Nese ka mundesi pak sqarim rreth namazeve te synetit, se nuk e kam te qart, se cilat synete i ka fal MUHAMMEDI…
Message: selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Nese ka mundesi pak sqarim rreth namazeve te synetit, se nuk e kam te qart, se cilat synete i ka fal MUHAMMEDI SALALLAHU ALEJHI VE SELEM. ALLAHU ju shperbleft me xhenetin FIRDEUS per ket pun qe e beni!
Namazet sunete te rregullta (ratibe) qe falen para apo pas namazeve farze jane 12 rekate, sipas rradhes: 2 rekate para farzit te sabahut, 4 para farzit te drekes dhe 2 pas tij, 2 pas farzit te akshamit dhe 2 pas farzit te jacise. Para apo pas namazit te ikindise nuk ka namaz sunete te rregullta, por per ate qe fal namaze vullnetare para farzit te ikindise ka shperblim te madh, siç thuhet ne hadith: “Allahu e meshirofte ate njeri qe fal kater rekate vullnetare para farzit te ikindise.” [Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]. Kurse per sunetet e rregullta kane ardhur hadithe te sakta nga Aisha (radiallahu anha) e te tjere, te nxjerra nga Buhariu, Muslimi e te tjere. Aisha (radiallahu anha) thote: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) falte ne shtepine time kater rekate para namazit te drekes, pastaj dilte dhe falte namazin e drekes me njerezit, pastaj vinte dhe falte dy rekate pas drekes. Pastaj falte namazin e akshamit me njerezit dhe me pas futej tek une dhe flate dy rekate. Pastaj falte namazin e jacise me njerezit, pastaj hynte ne shtepine time dhe falte dy rekate.” [Muslimi]. Vlera e ketyre namazeve sunete eshte e madhe tek Allahu, prandaj muslimani nuk duhet t’i humbe ato. Nena e besimtareve, Aisha (radiallahu anha) thote: “Kam degjuar te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te thote: “Nuk ka rob besimtar qe fal çdo dite per Allahun 12 rekate vullnetare perveç farzeve, veçse Allahu i nderton atij nje shtepi ne xhenet – ose – veçse i ndertohet nje shtepi ne xhenet.” [Muslimi].
#114Message: selam alekum, desha me te pyt vlla se si duhet me bo kur harron nje rekat pa fal dhe kujtohesh mbasi ke kry faljen: a duhet me marr tekbir si ne fillim te namazit…
Message: selam alekum, desha me te pyt vlla se si duhet me bo kur harron nje rekat pa fal dhe kujtohesh mbasi ke kry faljen: a duhet me marr tekbir si ne fillim te namazit per te kry ket rekat apo vazhdon sikur je ne namaz pa marr tekbir ? Besoj se kuptut. Allahu ju shperbleft me hajr.
Ne rast se ke dhene selam dhe e ke perfunduar namazin, pastaj je kujtuar per kete rekat qe e ke harru, atehere duhet te marresh tekbir si ne fillim te namazit, dhe pastaj te besh dy sexhdet e harreses para se te japesh selam. E nese vazhdon te jesh ne namaz, atehere vetem sa ngrihesh dhe ploteson nje rekat, pastaj ben dy sexhdet e harreses para se te japesh selam. Allahu na dhente sukses!
#113Message: Selam alejkum kam dy pyetje rreth nje qeshtje te bidatit kete ndodhi e transmetojn imam Dhehebiu dhe te tjer. Dhehebiu thote: Ebul Uelid elBaxhi, ne librin e tij…
Message: Selam alejkum kam dy pyetje rreth nje qeshtje te bidatit kete ndodhi e transmetojn imam Dhehebiu dhe te tjer. Dhehebiu thote: Ebul Uelid elBaxhi, ne librin e tij “IHTISARU FIREKIL FUKAHA”, kur permend kadiun Ebu beker elBakil-lani, thote: E pyeta Ebu Dherr elHereviun-kurse ai anonte kah mendimi i esharinjeve dhe i thash: “Nga e more ti kete mendim” Ai me tha isha duke ecur me Ebul Hasen ed Darekutniun dhe e takuam kadiun Ebu beker iben Tajjib qe ishte esharij, Darektuniu e perqafoi ate dhe e puthi ne fytyr dhe ne sy. Kur u ndam i thash: Kush ishte ky, qe e bere kete qe nuk ma merrte mendja se e ben, duke qen se ti je imam ne kete koh.Ai me tha:Ky eshte imam i muslimaneve, mborjtes i fes, Kadiu Ebu beker iben Tajjib.Qe nga ajo kohe un fillova te rrij me te dhe e ndoqa medhebin etij. Tedhkiretul Huffadh {3\1104-1105} dhe esSijer{17\558-559].
Prandaj pyetja ime ehste si eka ber ket imam Darekutnij me ate bidadxhi kur dihet fare mire se metoda e selefeve ne kritikim e risimtareve ehste e madhe dhe ruajtja nga taku kjo ngjarje u be shkak qe deisa ta pasojn medhebin esharij, a ka mundesi te ma shpjegosh kete?
Pyetja ime e dyte eshte nje gje qe sun po e kuptoj e ajo eshte qe MUhamed iben Jusf et TaBBA ka thene se Degjova nje njeri duke e pyetur Ahmed iben Hnbelin: O ebu Abdullah a ben te falem pas nje njeriu qe pi alkool? Ai tha: Jo” Pastaj e pyeti: A ben te falem pas nje njeriu qe thot se Kurani ehste i krijuar? Ai tha SubhanAllah, po ta ndaloj te falesh pas muslimanit kurse ti po me pyet per kafirin -“esh Sheria” faqe.81.
A mund te jet kjo argument se imam Ahmedi i ka ndaluar muslimanet te falen mbas mekatarit qe ben zina apo pin alkool apo ndonje mekat tjeter duke e ditur se ata jan ne rrethin e fes ende nuk kan ndalur nga feja nese ka mundesi nje shpjegim me te holl.
1. Menhexhi nuk merret nga nje dijetar i vetem apo nga vepra e tij, por merret nga teresia e dijetareve ne ate qe jane te bashkuar, kurse vepra e ndonjerit prej tyre qe bie ndesh me menhexhin, i kthehet atij qe e ben ate dhe menhexhi qendron i paprekur.
2. Imam Ahmedi ka ndaluar qe te falesh pas atij qe pi alkool, si ndeshkim per ate qe te lere alkoolin dhe se nuk e meriton te ndiqet ne namaz dhe ne asnje veper. Pra, imam Ahmedi ka per qellim edukimin e njerezve dhe jo gjykimin e sheriatit ne kete çeshtje, prandaj kuptoje kete.
#112Message: Es-selamu alejkum, desha ta di se a mund te hy borxh per me pre kurban duke qen se ekonomikisht jam mire elhamdulil-lah por per momentin nuk kam mundesi? Edhe nje…
Message: Es-selamu alejkum, desha ta di se a mund te hy borxh per me pre kurban duke qen se ekonomikisht jam mire elhamdulil-lah por per momentin nuk kam mundesi? Edhe nje pytje tjeter: ne rekatin e trete te namazit te drekes imami jon e kryn kendimin e fatihas dhe bije ne ruku ndersa une qka me bo a me kry apo me ra ne ruku n.q.s. nuk mund ta kry njekohesisht me te? All-llahu ju shperblefte vella se pune te madhe po kryni me lejen e All-llahut.
1. Nuk ka problem qe te marresh borxh per te prere kurban perderisa ti i ke mundesite per larjen e borxhit, dhe nese ndodh qe vdes pa e shlyr borxhin, duhet te lesh amanet qe ai te shlyhet nga pasuria jote. Ne lidhje me rregullat e Kurbanit dhe vleren e tij, lexoni ketu.
2. Nxito ne leximin e Fatihase me qellim qe te arrish imamin ne ruku, sepse nese ai ngrihet nga rukuja dhe ti ende nuk ke rene ne ruku, ai rekat te prishet dhe duhet ta perseritesh.
#111Message: Selamu Alejkum. Vella, a mund te falem ne nje vend, kur aty afer ka alkol? Allahu ta shperblefte!
Message: Selamu Alejkum. Vella, a mund te falem ne nje vend, kur aty afer ka alkol? Allahu ta shperblefte!
Falja e namazit ne nje dhome ku ka alkool, nuk e ben te pavlefshem namazin, por kjo nuk eshte e pelqyeshme, sepse besimtari duhet ta madheroje çeshtjen e namazit dhe ta kryeje ate ne vend te paster, me rroba te pastra dhe me trup te paster. Kurse alkooli eshte nje pije qe Allahu e ka ndaluar, dhe nuk lejohet qendrimi ne nje vend ku ka alkool, perveç nese je i detyruar. Nese ke mundesi te zgjedhesh nje vend tjeter per t’u falur, atehere atje duhet te shkosh te falesh dhe jo ne dhomen ku ka alkool dhe qe ti nuk mundesh ta heqesh prej aty. Allahu i Madheruar thote: “Ruajuni Allahu sa te mundeni.” Allahu i drejtofte muslimanet ne zbatimin e fese se Tij dhe ne largimin nga te ndaluarat e Tij!
#110Message : Eselamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu VE Makfiretu.PYETJA IME ESHTE: NJE VLLA I RI MUSLIMAN SELEFI ESHTE NE MEDRESE NE PZ EDHE KY VLLA TREGON SE KUR…
Message : Eselamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu VE Makfiretu.
PYETJA IME ESHTE: NJE VLLA I RI MUSLIMAN SELEFI ESHTE NE MEDRESE NE PZ EDHE KY VLLA TREGON SE KUR THIRRET EZANI, ATA NUK SHKOJN MU FAL SEPSE NUK I LEJOJNE! GJITHASHTU EDHE KUR ESHTE E /XHUMA/ ATA NUK I LEJOJNE QE TE FALEN NE XHAMI POR E FALIN NE MEDRESE E AJO NUK ESHTE XHAMI. GJITHASHTU DUHET FALUR NE MENYR /HANEFISKI/ SEPSE MUND TE PASON RREZIKU TE PERJASHTOHET. SI DUHET ZGJEDHUR KY PROBLEM? ALLAHU JU SHPERBLEFT ME XHENNETIN FIRDEUS!
Ky vella eshte i detyruar te veproje ashtu si urdherojne drejtuesit e shkolles ku meson, perderisa vazhdon te qendroje ne ate shkolle, dhe inshaAllah per kete gje nuk ka ndonje gjynah. Nese ai mundet qe me urtesi dhe sjellje te mire te diskutoje me ndonje prej profesoreve te tij, duke i sjelle argumente per çeshtje te caktuara, kjo do te ishte diçka e madhe per te, por duke pasur parasysh qe te mos nxitohet dhe te mos flase pa pasur dije. Nese medreseja ka xhami brenda saj, dhe aty falen te pesta vaktet dhe e xhumaja, atehere nuk ka pse te shkoje ne xhami tjeter per te falur te xhumane, aq me teper kur kete e ka te detyruar nga shkolla qe te falet aty. Po keshtu edhe me namazin ka lehtesime, sepse edhe nese e degjon ezanin, por eshte ne mesim te detyruar, atehere ai mund te falet ne xhamine apo faltoren e shkolles me nje nga xhematet qe mund te falen aty here pas here, sepse ne faltore lejohet berja e disa xhemateve njeri pas tjetrit per te njejtin namaz farz. Allahu i Madheruar thote: “Ruajuni Allahut sa te mundeni!” [Et Tegabun, 16]. Pra, zbatoni urdhrat e Allahut sa te mundeni dhe largojuni ndalesave te Tij krejtesisht, dhe kthehuni tek Allahu me falje e pendim, sepse Allahu eshte Fales i Madh, Meshireplote.
#109Message: selamu alejkum. dua tju bej nje pyetje. besoj te ALLAHU por nuk di te falem kerkoj shpesh ne kompjuter informacion per islamin, sepse me teper nuk mundem, i…
Message: selamu alejkum. dua tju bej nje pyetje. besoj te ALLAHU por nuk di te falem kerkoj shpesh ne kompjuter informacion per islamin, sepse me teper nuk mundem, i kerkoj shpesh Allahut te me fali qe se praktikoj fene, po nuk e di a do te kete meshire e falje per mua. Jam ne hall qe nuk di me u fal. a mundni me me ndihmu?
Kushdo qe e beson Allahun dhe te Derguarin e Tij, dhe kerkon te mesoje per Allahun dhe fene e Tij, Allahu ia lehteson atij rrugen e udhezimit dhe kenaqet me kete njeri, sepse ai e mesoi se ka vetem nje Zot qe eshte Zoti i tij dhe Zoti i gjithçkaje, dhe nuk ka tjeter perveç Zotit qe ka krijuar gjithçka qe ekziston, qe kujdeset dhe drejton gjithçka qe ekziston dhe se te gjitha krijesat e Tij kane nevoje per Te, si ne jeten e kesaj bote ashtu edhe per jeten e perhershme ne boten tjeter. Allahu ua ka lehtesuar njerezve mesimin e urdhrave dhe ndalesave te Tij, duke u derguar profete dhe libra qiellore, te cilat i ka vulosur me Kuranin dhe me profetin e fundit, profetin tone, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe mbi te gjithe te derguarit e Allahut1). Feja e Allahut eshte Islami, dhe ai eshte feja e te gjithe te derguarve te Allahut, sepse Islam do te thote qe t’i dorezohesh vetem Allahut me bindje dhe madherim e adhurim, dhe ky ka qene misioni i te gjithe profeteve te derguar nga Allahu tek secili popull, dhe i Muhamedit (alejhis selam) ne veçanti tek i gjithe njerezimi deri ne diten e Kiametit. Dhe nuk ka ndonje hebre apo te krishter qe degjon per Muhamedin dhe profetesine e tij, dhe pastaj nuk e beson dhe nuk e ndjek ate, veçse do te jete prej banoreve te zjarrit (xhehenemit-ferrit) sepse ata e kane te shkruar ne librat e tyre qe kur te vinte Muhamedi, duhet ta ndiqnin ate, dhe per kete i kane dhene besen Allahut.
Te kthehemi te pyetja, ne lidhje me menyren e faljes, ne menyre te permbledhur dhe te qarte, ju keshillojme te lexoni ne kete link.
Allahu ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij dhe ju forcofte ne rrugen e Tij!
#108Message : Es selamu alejkum. Perpara se te filloj pyetjen deshiroj t’ju sqaroj se kjo qe kerkoj prej jush eshte jo thjesht nje sqarim, por nje fetwa e argumentuar fort…
Message : Es selamu alejkum. Perpara se te filloj pyetjen deshiroj t’ju sqaroj se kjo qe kerkoj prej jush eshte jo thjesht nje sqarim, por nje fetwa e argumentuar fort mundesisht prej dijetareve te medhenj ne menyre qe te sqarohen “te pasqaruarit” ne lidhje me namazin me xhemat.
Pyetja ime eshte si me poshte: kemi vellezer qe kane hapur biznese dhe ne to kane punesuar djem prej xhematit tone dhe kjo elhamdulilah eshte nje miresi. Porse problemi qendron se kur vjen vakti i namazit disa prej tyre nuk i lejojne djemte te vijne te falen ne xhami me xhemat. Argumenti: nuk e keni obligim se nuk e degjoni ezanin. Behet fjale qe keto biznese jane brenda ne qytet dhe largesia me e madhe nga xhamia eshte 1 deri 1.5 km. Normalisht qe edhe per veten e tyre me kete argumentohen. Kjo eshte bere problem dhe kur ju themi se nuk mundeni me kete te argumentoheni sepse ndonjehere edhe 200 metra nga xhamia ezani nuk degjohet, kjo i bie sipas mendimit tuaj qe edhe ai qe eshte ne ate largesi te thote nuk e kam obligim xhematin.
Shpresoj ne nje pergjigje te tuajen se ndoshta behet shkak qe t’ju zbuten zemrat ketyre vellezerve dhe ti japin rendesi me shume namazit me xhemat, si per keta qe punesojne, dhe si per veten e tyre qe ja kane varur fare ketij obligimi madheshtor. All-llahu ju shperblefte.
Namazi me xhemat ne xhami eshte vaxhib per burrat, per lenien e te cilit pa arsye marrin gjynah, madje disa dijetare thone se namazi i tyre eshte i pavlefshem ne kete rast, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush e degjon ezanin dhe nuk i pergjigjet atij, ai nuk ka namaz, perveç nese ka arsye.” Nga vete ky hadith dhe nga hadithe te tjera, dijetaret kane nxjerre kushte per detyrueshmerine e faljes se namazit me xhemat ne xhami, si dhe arsyet e konsideruara ne sheriat per faljen e namazit ne vendin ku ndodhesh dhe jo ne xhami. Prej atyre kushteve eshte degjimi i ezanit, i cili e ben te detyruar pergjigjen e tij per t’u falur ne xhami, dhe ne te kundert, nese nuk e degjon thirrjen e ezanit per shkak se je larg nga xhamia dhe shkuarja ne xhami te mundon jashte normales, atehere nuk merr gjynah nese falesh ne vendin ku ndodhesh. Fetva te tille ka dhene edhe shejh Iben Uthejmin, ne librin “Fetava Iben Uthejmin”, vell 15/329-380, ku flet per temen e Namazit me xhemat. Pra, ketyre vellezerve u lejohet qe te mos prezantojne ne namazin me xhemat ne xhami perderisa kjo gje eshte e veshtire per ta dhe perderisa nuk e degjojne ezanin per shkak se jane larg xhamise, dhe eshte fjala per mosdegjimin e ezanit ne rast se do te thirrej pa autoparlant. Ajo me te cilen i keshillojme keta vellezer ne kete rast eshte qe te perpiqen te falin sa me shume namaze me xhemat per shkak te vleres se madhe qe ka namazi me xhemat ne xhami dhe se ai eshte shenje dalluese e ymetit musliman dhe njesimit te tij. Allahu e di me mre dhe ne Dore te Allahut eshte suksesi. Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#107Message : Es selamu alejkum1. Kisha nje pyetje per faljen e namazit sunet, a duhet te falet bashk kater reqate (p.sh suneti i drekes) apo duhet te falet dy e nga dy?2. si…
Message : Es selamu alejkum
1. Kisha nje pyetje per faljen e namazit sunet, a duhet te falet bashk kater reqate (p.sh suneti i drekes) apo duhet te falet dy e nga dy?
2. si dhe nje pyetje se a mundem ba lutje ne sexhde gjat namazit ne gjuhen shqipe dha na pershkruaj me pak fjal si duhet te bahet lutja per ndonje nevoj a ne fund te namazit apo gjatë namazit?
All-llahu ju shperbleft për përgjigjet qe po na jepni.
1. Namazet nafile apo sunete falen me dy e nga dy rekate duke dhene selam pas çdo dy rekatesh, qofte nese falen naten apo diten. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i nates falet dy e nga dy rekate.” [Buhariu dhe Muslimi]. Dhe ne nje hadith tjeter ka thene: “Namazi i nates dhe i dites falet dy e nga dy rekate.” [Ahmedi e te tjere me sened te sakte. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte ne “Sahihu el Xhami”, nr. 3831].
2. Gjate namazit farz duhet t’i permbahesh lutjeve te posacme qe kane ardhur ne formen e namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), kurse ne namazet nafile, perveç lutjeve qe behen ne sexhde, qe kane ardhur ne formen e namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), mund te besh lutje sa te duash ne shqip dhe ne cdo gjuhe tjeter, qofte ne sexhde apo para se te japesh selam, megjithese kjo e fundit eshte me e preferuar, sepse ka ardhur ne hadith qe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka nxitur per te bere lutje per veten tende para se te japesh selam ne namaz. Lutjet qe ben secili njeri jane sipas nevojes qe ka secili dhe gjendjes ne te cilen ndodhet, dhe keto jane edhe lutjet me te posaçme, kurse ne pergjithesi muslimani duhet t’i lutet Allahut per gjerat e medha te te dyja boteve: per udhezimin ne rrugen e drejte ne kete bote, ruajtjen nga fitnet, etj, si dhe per shpetimin nga zjarri i xhehenemit dhe fitimi i xhenetit ne boten tjeter. Duhet te jete e ditur se Allahu i di hallet e njerezve, qellimet e tyre, dhe te gjitha gjuhet e tyre, prandaj lutju Atij me perkushtim, dhe patjeter qe Allahu i pergjigjet lutesit kur ai i lutet Atij.
#106Message : Es-Selamun Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu!E kam humbur Namazin qe me shume se 2 vite dhe kam mbet ne gaflet spo muj me ja fillu, shum po pertoj dhe spo ma…
Message : Es-Selamun Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu!
E kam humbur Namazin qe me shume se 2 vite dhe kam mbet ne gaflet spo muj me ja fillu, shum po pertoj dhe spo ma don hiq dhe keshtu jam duke vazhduar duke thene: \”Neser Inshallah ja filloj…neser…neser\” keshtu pom shkon koha dhe nuk edi pse keshtu dhe po e shoh se ka vdekur Zemra sepse nuk po ndikon asgje dhe saher po du me ja fillu pom vje nje pertes e rende dhe po me duket sikur me ma qit nje koder permi shpin aq rende po me duket me fal Namazin e keshtu po vazhdon gjithmon.
Pra nese e lem Namazin qellimisht edhe pse kemi kohe per ta falur mirepo nuk e fal dhe nuk e mohon, a ka dal ky person nga Islami apo eshte ende Musliman?
Une jam ne kete gjendje te keqe dhe po kam frike se mbas po me zen vdekja ne kete situat sepse edhe Zemra diqka po me rreh lisht dhe po kam frik se mbas po me vje ndonje sulm ne zemer e tani pa Namaz me vdek po kam frik.
All-llahu ju shperbleft.
Lenia e namazit eshte vertet çeshtje me rrezik te madh, dhe nese ka opinione te ndryshme te dijetareve ne lidhje me daljen nga feja apo jo te lenesit te namazit, ne rastin e pyetesit me shume anon nga dalja prej feje, Allahu na ruajte e ju udhezofte! Kjo sepse nuk ka mbetur gje tjeter qe e dallon muslimanin nga jomuslimani, perveç namazit, madje kete e ka thene edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Si mund ta lesh namazin kur ai eshte gjeja e pare per te cilen Allahu ka me te pyet ne diten e Llogarise?! Si mund ta lesh namazin kur e di mire se Allahu e ka bere obligim ate me qellim qe te permendesh Allahun?! Si mund ta thyesh ti kete urdher te Allahut qe eshte me i madhi prej te gjitha urdhrave pas besimit dhe largimit prej shirkut e kufrit?! Si mund t’i lutesh ti Allahut per nje hall te dynjase kur ti nuk falesh?! Si mund t’i kerkosh ti Allahut xhenetin, kur ti nuk falesh?! Si kerkon ti qe Allahu te fale gjynahet kur ti nuk falesh?! Si guxon me e len namazin ne ato vende te kufrit, ku mbrojtesi yt i vetem eshte Allahu dhe lidhja me te eshte namazi?! Si mund ta quash veten musliman kur ti nuk falesh, pasi qe e di mire se ç’eshte falja, kush e ka urdheru dhe si kryhet?! Si mund te jetosh ti pa iu lutur Zotit tend dhe pa u afruar tek Ai me falje e namaz?! Si mund ta gjesh qetesine ne kete bote te eger e mashtruese dhe ne ate shoqeri qe jeton larg permendjes se Zotit dhe larg çdo norme morale e njerezore, nese ti nuk falesh dhe nuk kthehesh te Zoti yt me pendim e lutje?! Si mund t’i pergjigjesh thirrjes se djallit per ne zjarr dhe te lesh thirrjen e Allahut per ne lumturine dhe begatine e perjetshme ne te dyja botet?!
Nese e beson Krijuesin tend, dije se nuk te ka krijuar pa qellim. Dhe nese e di se do te merresh ne llogari, atehere pergatitu per pergjigjen vendimtare te fatit tend perderisa je ne kohe dhe nuk te ka ardhur shpirti ne gurmaz. Jepi shtymen shejtanit dhe mbeshtetju Allahut e lutju Atij qe te jape sukses, dhe dije se nese e ben kete, atehere Allahu t’i lehteson te gjitha rruget qe te çojne drejt Tij dhe te jep shperblimin tend ne te dyja botet.
O Zoti yne! Ktheji muslimanet ne fene Tende me nje kthim te vertete!
#105Message : Selamu alejkum. Kam nje pyetje vllazni per ju: jemi tek qeshtja e thenies “Amin” pas imamit dmth ne fund te sures fatiha dhe qka mundeni me thone nese imami nuk…
Message : Selamu alejkum. Kam nje pyetje vllazni per ju: jemi tek qeshtja e thenies “Amin” pas imamit dmth ne fund te sures fatiha dhe qka mundeni me thone nese imami nuk pret derisa te perfundon Amini me ze, dmth hoxha fillon suren pa e perfundu Aminin, a ben hoxha ketu ndonje gjunah apo qfare? A eshte e ndalume me fillu pa perfundu Amin apo qfar edhe nese ka ndonje argument per ket shkruani ne pergjigjje? Allahu ju ruajte prej te kqijave!
Kane ardhur disa hadithe te sakta, ku ne menyre te permbledhur thuhet: “Mos i paraprini imamit [ne ruku e ne sexhde]; kur ai merr tekbir, edhe ju merrni tekbir (thoni Allahu ekber). Kur ai te thote: “Ue led dalin”, thoni: “Amin!” [dhe nese fjala e tij (amin) perputhet me fjalen (amin) te engjejve, i falen te gjitha gjynahet e meparshme]. Kur imami te beje rukune, atehere beni edhe ju rukune, dhe kur te thote “semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabbena ue lekel hamd” [dhe mos u ngrini para tij nga rukuja] dhe kur te beje sexhde, beni sexhde edhe ju.” E ka nxjerre Muslimi e te tjere. Shejh Albani e ka permendur ne vargun e haditheve te sakta me nr. 3476. Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Dhe kur te lexoje Kuran, heshtni!” [Muslimi, e te tjere].
Por tek dijetaret e medhhebit hanefi, fjala “Amin!” pas leximit te sures fatiha ne namaz nga imami dhe xhemati, duhet te behet pa ze, duke u bazuar ne ajetin kuran qe urdheron per ta lutur Zotin nen ze dhe me frike, dhe fjala “Amin!” eshte lutje, keshtu qe duhet thene pa ze. Kurse hadithi qe urdheron per ngritjen e zerit me fjalen “Amin!” nga imami dhe nga xhemati, eshte hadith Ahad-me nje rruge transmetimi dhe ai nuk mund te perjashtoje diçka nga domethenia e pergjithshme e ajetit Kuranor. Sigurisht qe ky arsyetim eshte larg te saktes dhe i paargumentuar, sepse kur hadithi eshte i sakte, ai eshte sqarues i Kuranit dhe perkufizues i te pergjithshmes se tij, edhe nese eshte Ahad.
Sidoqofte, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na ka urdheruar qe te ndjekim imamin dhe te heshtim kur ai lexon Kuran, keshtu qe ne duhet te heshtim kur imami fillon te lexoje pas sures Fatiha, dhe te mos e zgjasim thenien e fjales “Amin!” Dhe nese merr apo jo gjynah imami ne kete rast, kjo varet nga qellimi dhe dija e tij, sepse ai mund te jete i bindur se e sakta eshte ajo qe thuhet ne medhhebin hanefi, dhe ai ndjek ate medhheb, e ne kete rast nuk mund te themi se merr gjynah, perveç nese i eshte bere e qarte e verteta me argument nga njerez me dije dhe ai e kundershton me kokefortesi. E Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen dhe shoket e tij, si dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#104Message: Selamuonaleykuom; hoxhe i nderuar si duhet et bej nje musliman kur et futuet ne xhami per ne namaze e por en safin e pare ahste i koplet por ahste i vetem a duhet…
Message: Selamuonaleykuom; hoxhe i nderuar si duhet et bej nje musliman kur et futuet ne xhami per ne namaze e por en safin e pare ahste i koplet por ahste i vetem a duhet te marre tekbir te falete i vetem apo si do bej? Allahu ju shperblefet me te mira?
Ne lidhje me faljen vetem pas safit ka mospajtim ne mesin e dijetareve per shkak te argumenteve qe ne pamje te pare duket sikur kundershtojne njeri-tjetrin, siç eshte hadithi se nuk ka namaz ai qe falet i vetem pas safeve, dhe hadithi qe urdheron per plotesimin e safeve te pare e pastaj te tjeret me radhe, dhe moslenia e vendeve bosh ne safin perpara. Prej ketu, disa thone se duhet te terheqesh dike nga safi i fundit, perderisa nuk gjen vend me u fut ne saf, kurse te tjere thone se nuk duhet te terheqesh njeri sepse e len vendin bosh, por duhet te presesh deri sa imami te bjere ne ruku dhe nese nuk vjen njeri qe te besh saf te ri bashke me te, atehere lejohet qe te lidhesh ne namaz i vetem ne ate saf, dhe ne kete rast ndalesa nga namazi ne saf i vetem interpretohet duke thene se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka pasur per qellim kur ka vend bosh ne safin e fundit apo kur mund te besh vend duke i ngushtuar pak musalinet e atij safi, dhe ky mendojme se eshte mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire.
#103Message: Selamun alejkum.E kam veq kete pyeje: Ne Gjermani tani koha e namazit te Jacis eshte ne ora 00:00, keshtu perafersisht, dhe dashta veq te di qe a mundem si te e…
Message: Selamun alejkum.
E kam veq kete pyeje: Ne Gjermani tani koha e namazit te Jacis eshte ne ora 00:00, keshtu perafersisht, dhe dashta veq te di qe a mundem si te e fali akshamin te bi dhe te pushoi dhe serisht te zgjohem ne kete kohe dhe te e fali Jacin dhe te qendroj pak derisa hy ne kohen me fal namaz te nates. Kam ndegju qe namazi i nates pranohet ose eshte me e arsyshme qe te bjen ne gjum dhe te ngritesh me u fal pastaj ne mes nate, e jo te qenderon tere kohen deri ne mes nate zgjut dhe ateher te fal namazin e nates. Veq dashta nje sqarim si eshte me e pelqyshme falja e namazit te nates dhe sa rekate jan te pelqyshme me i fal? All-llahu ju ndihmoft dhe ju shperbleft ne kete bote dhe ne Ahiret ty dhe familjen tende!
Koha e namazit te jacise hyn menjehere pas zhdukjes se te kuqerremtes se horizontit nga ana e perendimit dhe me daljen e yjeve ne qiell. Zakonisht pas akshamit me nje ore e pak. Namazi pas akshamit nuk eshte i pelqyer, per shkak se mund te humbe namazi i jacise ne kohen e vet me xhemat. Namazi i nates eshte deri ne 8 rekate dhe 3 rekati vitri = 11 rekate gjithsej. Koha me e mire per faljen e tyre eshte ne nje te treten e fundit te nates, dmth pasi te lalojne dy te tretat e nates, por lejohet qe te falen edhe para kesaj kohe. Lejohet gjithashtu te falen te ndara ne kohe, dmth 2 rekate ne oren e 1 te nates psh, 2 te tjera ne oren 2, e keshtu, kurse ne fund e fal vitrin para se te hyje koha e sabahut. Lusim Allahun te na jape sukses ne fjale e ne veper, dhe ne arritjen e kenaqesise se Tij!
#102Message: selam alekum doja te dija vella i nderuar ne lidhje me kembet e femres ose me sakte me shputat poshte sepse une kur falem ne namaz falem shpesh here zbathur dhe…
Message: selam alekum doja te dija vella i nderuar ne lidhje me kembet e femres ose me sakte me shputat poshte sepse une kur falem ne namaz falem shpesh here zbathur dhe hixhabin e kam te gjate saqe me mbulon kembet kur falem,por kur ulem ne sexhde me zbulohen shputat poshte. A duhet te vesh se sben corape apo nuk eshte problem ne qoftese me del shputa e kembes ne namaz? Allahu ta shperblefte me xhenet.
Zbulimi i pjeses se poshtme te kembeve te gruas ne namaz nuk e prish namazin, sipas mendimit me te sakte te dijetareve, por me e mira dhe me e paqshme eshte qe femra t’i mbuloje kembet e saj ne namaz duke veshur çorape, e Allahu e di me mire.
#101Selam alejkum vellaKisha ca pyetje per te bere:1. Prekja e qenit me cfaredo pjese te trupit, a e prish namazin nese falesh pa e lare pjesen e prekur?2. A ben qe te falesh…
Selam alejkum vella
Kisha ca pyetje per te bere:
1. Prekja e qenit me cfaredo pjese te trupit, a e prish namazin nese falesh pa e lare pjesen e prekur?
2. A ben qe te falesh duke pasur banjen (te ndare nga vendi i faljes) perballe? dhe ndarja eshte e tille qe nuk eshte me mur porse me dicka tjeter qe nuk e ben ndarjen plotesisht sic eshte muri.
1. A jane te pastra apo te te papastra qimet e qenit? Kjo eshte nje çeshtje per te cilen ka mospajtim ne mesin e dijetareve. Disa thone se jane te papastra duke i dhene gjykimin e jargeve te tij, e ata jane shafiite dhe nje transmetim nga imam Ahmedi. Te tjere thone se qimet e qenit dhe jarget e tij jane te pastra, dhe kete e thone malikite. Kurse nje grup i trete thote se qimet e qenit jane te pastra kurse jarget e tij jane te papastra, sepse nuk ka argument per qimet e qenit dhe ato nuk mund te krahasohen me jarget dhe peshtymen e tij qe del nga brendesia e trupit dhe nga goja, dhe origjina eshte qe ato te jene te pastra, perderisa nuk ka argument qe provon te kunderten. Ky eshte mendimi i hanefive, transmetimi i dyte nga imam Ahmedi dhe mendimi i shejhut te Islamit, Iben Tejmijes, dhe ky mendojme se eshte me i sakte, e Allahu e di me mire. Sipas ketij perfundimi, namazi i atij personi qe ka prekur qimet e qenit ne çdo pjese te trupit te tij, eshte i sakte. Kurse per jarget e qenit, nese bien ne rrobe, duhet te lahen me uje dhe nuk mjafton vetem sperkitja dhe ferkimi, dhe namazi me to nuk lejohet deri sa te lahen. Por nese dikush nuk e di qe eshte ndotur me jarge qeni, ai nuk ka gjynah, por kur e meson kete gje, duhet te laje rroben, dhe nuk e ka obligim perseritjen e namazeve te falura me ate rrobe, e Allahu e di me mire.
2. Perderisa ka pengese dhe sutra mes teje dhe banjos, nuk ka ndalese te falesh ne ate vend edhe pse banjo eshte perpara ne drejtim te Kibles, e Allahu e di me mire.
Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë
Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.
[contact-form-7 id="4" title="Contact form 1"]
#100Message: selam alejkum vellaNese ka mundesi te me sqaroni kete rast:nje vella musliman gjate marrjes se abdesit (duke qene se ka kepuce) lan kemben e djathte dhe pastaj…
Message: selam alejkum vella
Nese ka mundesi te me sqaroni kete rast:
nje vella musliman gjate marrjes se abdesit (duke qene se ka kepuce) lan kemben e djathte dhe pastaj vesh çorapen e djathte pastaj lan te majten dhe vesh çorapen e majte.
A ESHTE I RREGULLT KY ABDES ? A I QUHET NAMAZI KETIJ PERSONI ME KETE ABDES ?
NESE ABDESI NUK ESHTE I RREGULLT SI TIA BEJE PER NAMAZET QE KA FALUR DUKE QENE SE KA MARRE ABDES NE KETE MENYRE ? (NUK ESHTE SE I MBAN MEND TE GJITHA RASTET KUR ESHTE FALUR DUKE PASUR ABDESIN E MARRE NE KETE MENYRE).
Ne lidhje me kete çeshtje ka mospajtim ne mesin e dijetareve: disa thone se lejohet qe te veshesh çorapen e kembes djathte para larjes se kembes se majte, sepse abdesi plotesohet ne çdo rast, kurse te tjere thone se me paresore eshte te lahen te dyja kembet, pastaj te vishen çorapet, sepse keshtu vepronte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), dhe kjo e dyta eshte me e sakta, dhe kete ka zgjedhur shejh Iben Bazi, shejh Iben Uthejmini, etj. Kurse ne lidhje me personin qe ka veshur çorapen e djathte para larjes se kembes se majte, abdesi i tij ka qene i rregullt dhe namazi i tij po ashtu i rregullt, inshaAllah, por keshillojme qe ketej e tutje te mos e perserise me kete gje, sepse eshte ne kundershtim me sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). E Allahu e di me mire.
#99Message: Eselejkum Kam nje pyetje. Shejh Uthejmi Allahu e meshirofte ne librin Kushtet e Fese sjell nje hadith ku thot ai se transmeton Imam Tirmidhiu ne mos u gabofsha…
Message: Eselejkum Kam nje pyetje. Shejh Uthejmi Allahu e meshirofte ne librin Kushtet e Fese sjell nje hadith ku thot ai se transmeton Imam Tirmidhiu ne mos u gabofsha une se e ka levizur gishtin Pejgamberi Salallahu alejhi selam ne te gjitha uljet ndermjet dy sexhdeve. A duhet me e leviz gishtin vetem ne teshehud apo edhe ne uljet e tjera?
Nje transmetim te tille e ka nxjerre Abdurrazaku ne “Musannef”, dhe nga ai e ka percjelle Ahmedi ne “Musned” dhe Taberani ne “El Kebir”, por ky transmetim eshte i pasakte dhe i gabuar, ne kundershtim me te gjitha transmetimet e tjera ne lidhje me levizjen e gishtit ne namaz, i cili sipas transmetimeve te sakta behet vetem gjate teshehudit, dhe jo me dy sexhdeve. Kete çeshtje e ka sqaruar mire shejh Albani ne librin “Tamamul Mineh”, f. 214-221.
#98Message: selamun alejkum. kam nje pyetje per nietin, duhet me ze apo me zemer?
Message: selamun alejkum. kam nje pyetje per nietin, duhet me ze apo me zemer?
Vendi i nijetit eshte zemra dhe jo gjuha. Madje shume dijetare e konsiderojne bidat shprehjen e nijetit me ze, sepse diçka te tille nuk e ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe as shoket e tij. Kurse permendja e kesaj gjeje ne disa libra te fikhut, eshte e paargumentuar perveçse me argumente logjike dhe jo nga tekstet e Kuranit dhe te Sunetit.
#97Message: selamu alejkum verahmetullahi ve berekatuhu. Deshta te di per namazin e jacise se fillon ne ore te vona dhe femija shkojne ne shkolle dhe eshte shume vone. A…
Message: selamu alejkum verahmetullahi ve berekatuhu. Deshta te di per namazin e jacise se fillon ne ore te vona dhe femija shkojne ne shkolle dhe eshte shume vone. A eshte i rregullt namazi ne qofte se falet 1 ore mas akshamit? Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus.
Prej kushteve te namazit eshte qe ai te falet ne kohen e vet, perndryshe, nese namazi falet para se te hyje koha e tij, ai eshte i pavlefshem dhe duhet te perseritet ne kohen e vet. Koha e namazit te jacise hyn pas humbjes se te kuqerremtes se qiellit nga ana e perendimit, kur qielli eshte mbushur plot me yje, dhe nata ka rene plotesisht. Ketu ne Jordani, namazi i jacise falet pikerisht nje ore pas faljes se namazit te akshamit, dhe koha e tij ka hyre. Ndoshta edhe tek ju, koha e namazit te jacise duhet te kete hyre nje ore pas akshamit. Duhet te siguroheni per kete. E Allahu e di me mire.
#96Message: eselamu alekum ve rametullahi ve berekatuhu. 1. A lejohet ngritja e duarve per dua pas namazeve farze? A lejohet mi fale namazet synet ne xhami une di qe synetin…
Message: eselamu alekum ve rametullahi ve berekatuhu. 1. A lejohet ngritja e duarve per dua pas namazeve farze?
A lejohet mi fale namazet synet ne xhami une di qe synetin duhet me fale ne shpi po problemi eshte qe farzet falene kohte vete e kshtu qe une mi fale namazet synet ne shpi e kute shkoje per ta fale namezet farze ne ato i faline ne kohen e pare kshtu qe obligona mi fale synetin e farzini ne xhami? Barek Allahu fik.
Lejohet ngritja e duarve gjate duase, por nuk duhet qe kjo te behet rruge gjithnje pas namazeve farze, sepse diçka e tille nuk eshte percjelle nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe shoket e tij.
Lejohet te falen sunetet ne xhami, askush nuk thote qe nuk lejohet kjo gje, por ajo qe thone dijetaret, dhe ajo qe ka thene e ka vepruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) eshte qe sunetet te falen ne shtepi, sidomos ato pas namazeve farze. Por kjo nuk do te thote se nuk lejohet qe sunetet te falen ne xhami, por duhet qe burri ta lere nje pjese te namazit te tij te dites per ta falur ne shtepi, me qellim qe te zbatoje sunetin e pejgamberit dhe te behet shembull per femijet e familjen e tij.
#95Message: Selamun alejkum vella musliman. InshaAllah jeni mir me shendet ti dhe familja juaj.E pata veq nje pyetje: A e kane te obliguar femrat te e thojn Ikametin, apo a…
Message: Selamun alejkum vella musliman. InshaAllah jeni mir me shendet ti dhe familja juaj.
E pata veq nje pyetje: A e kane te obliguar femrat te e thojn Ikametin, apo a eshte e pelqyer? Une pata lexu qe duhet te thuhet, por tash ndegjova qe nuk e kan te obliguar, dmth se ka nga dijetart qe po e lejojne, por edhe qe po e ndalojn… dmth cila eshte me e drejt?
All-llahu ju dhasht dituri te hajrit dhe ju pas nen kujdes deri ne frymen e fundit! Qofshit nga shehidat!!!
Ne nje fetva te shejh Iben Uthejmin thuhet: “Nese grate bejne ikamet, nuk ka problem, por edhe nese nuk bejne, nuk kane gjynah, sepse ezani dhe ikameti jane vaxhib per burrat.” [Nga libri “Fetava Islamije”, pyetja nr. 253].
#94Message: selamu alejkum ve rametuhu ve berktuhu. 1. Une ne qytetin ku banoj nuk ka xhami eshte xhamija 8 kilmotra larg, a kame ne kete rast me obligim me fale namazin me…
Message: selamu alejkum ve rametuhu ve berktuhu. 1. Une ne qytetin ku banoj nuk ka xhami eshte xhamija 8 kilmotra larg, a kame ne kete rast me obligim me fale namazin me xhemat?
A lejhet me ble qaate ushimore se ktu ne france ne pergjithsi shitoret i kane jahutite ku jane ma lire po ka edhe turqe te ato jane tuplo qmimet se te franc jane ma shtrejte? barek Allahu fike.
Namazi me xhemat ne xhami eshte obligim per te gjithe ata qe e degjojne ezanin, perderisa nuk kane arsye te konsideruar ne sheriat per te mos shkuar ne xhami, siç eshte semundja dhe pamundesia per te shkuar ne xhami.
Ushqimi i hebrenjve dhe i te krishtereve eshte i lejuar per muslimanet, perderisa jane ushqime qe i ka lejuar Islami, keshtu qe nuk ka problem nese ju i bleni ushqimet te hebrenjte apo te turqit, megjithese preferohet qe t’i jepet perparesi muslimaneve. Kurse per ato ushqime qe jane te dyshimta, nese kane perzierje qe Islami i ndalon apo jo, atehere duhet te blehen te muslimanet e besueshem. E Allahu e di me mire.
#93Message: selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhukam nje pyetje: sipas sunnetit eshte qe reqati arrihet ateher kur ke arritur imamin ne ruku, por munde te ndodhe e…
Message: selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
kam nje pyetje: sipas sunnetit eshte qe reqati arrihet ateher kur ke arritur imamin ne ruku, por munde te ndodhe e cila ka ndodhur mirepo shume ralle, vjen ne namaz kur imami eshte ne ruku lidhesh ne namaz dhe sa te kesh arritur rukun imami fillon per tu ngritur dmth te dy levizjet behen ne moment nga imami dhe nga aj qe lidhet aj arrin rukun ndersa imami fillon per tu ngritur, si qendron puna ketu? dhe a eshte kusht qe aj pasuesi ta arrije rukun e qete sipas sunetit dhe te thote dhikrin e rukus ? Barak Allahu fik.
Ne lidhje me kapjen e rekatit ka kundershtim ne mesin e dijetarev, se kur arrihet rekati: nese e arrin imamin para se te biere ne ruku apo kur eshte ne ruku? Me e sakta eshte se rekati arrihet kur imami eshte ne ruku, por nese ai fillon te ngrihet dhe thote: “Semiallahu limen hamideh”, atehere nuk e ke arritur rekatin, sepse kushti eshte qe ta arrish imamin pa u ngritur nga rukuja dhe pa kaluar ne ruknin tjeter te namazit, qe eshte ngritja nga rukuja, perndryshe ate rekat duhet ta falesh pasi imami te jape selam. Pra, kushti eshte qe te biesh ne ruku dhe te kesh mundesi qe te thuash te pakten nje here dhikrin e rukuse (subhane rabiel adhim), para se imami te filloje te ngrihet nga rukuja, para se te thote “semiallahu limen hamideh”. E Allahu e di me mire!
#92Message: Aselamu alejkum, kam nje pytje:Dy vellezer musliman kane shkuar per te punuar ne nje qytet tjeter jasht londre diten e gjumas, dhe dikund para kohes se xhumas e…
Message: Aselamu alejkum, kam nje pytje:
Dy vellezer musliman kane shkuar per te punuar ne nje qytet tjeter jasht londre diten e gjumas, dhe dikund para kohes se xhumas e kan pyte pronarin e shpies tju tregoj se ku me shku mu fale xhumane. Ky pronari i ka dergue ne nje gjami te shijave, dhe kta nuk kan dit asgja, dhe kan fillue namazin, ku ata jan fal jo ne menyr si falum ne, pasi te hutuar se ne qfar situate jan gjiend dhe pa dit se si te veprojn nuk kan mujte me perciell imamin se gjemati jan fal ma ndryshe. si per shembull kta jan ra ne sexhde e imami me xhematin kan qendrue tuj ber dua ne kemb, dhe shum gjera tjera, te kini parasysh se si veprojn shiajt. Dhe kta vllaznia me kan porosit me ju pytur se a eshte xhumaja e tyre ne rregull dhe si duhet te veprojn? All-llahu jua shperbleft me hajre per punen e dobishme qe jeni duke punuar!
Nese keta vellezerit kane qene udhetare, nuk e kane pasur detyrim faljen e te xhumase, por duhet te falnin namazin e drekes. Ne çdo rast, ajo qe keshillojme eshte qe te falin namazin e drekes te asaj dite te xhuma, menjehere sa te mesojne per kete, dhe nuk kane asnje detyrim tjeter dhe asnje gjynah inshaAllah, sepse kane qene qe nuk e dinin. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#91Message: selam, nje pyetje kisha; nje dite pasi kishte hyre namazi i iqindise me erdhen disa miq e keshtu ata ndejten deri afer kohes se akshamit e une u nisa per namazin…
Message: selam, nje pyetje kisha; nje dite pasi kishte hyre namazi i iqindise me erdhen disa miq e keshtu ata ndejten deri afer kohes se akshamit e une u nisa per namazin e akshamit duke harruar te falja namazin e iqindise. ne kohen qe po falja akshamin me kujtohet ne rekatin e pare qe nuk kisha fal iqindine,e keshtu une fala akshamin dhe mbasi mbarova fala iqindine. Doja te pyesja a kam vepruar mire se une fala akshamin dhe pastaj fala iqindine/ Allahu ua shperblefte.
Ne kete rast, duhej qe te kishe bere nijet namazin e ikindise qe ne momentin kur e kujtove, dhe kur imami te jepte selam, ti te ngriheshe dhe te falje edhe nje rekat per te plotesuar kater rekate te ikindise. Pastaj, te thirrje ikametin dhe te falje namazin e akshamit, sepse namazet duhen falur sipas radhes. Kete ta kesh parasysh per here tjeter, sepse kjo qe ka kaluar, ka kaluar tashme dhe Allahu ta ka falur sepse nuk e dije. Allahu eshte i Gjithemeshirshmi, Meshireploti me robet e Tij besimtare.
#90Message: eselamu alejkum ve rametullahi ve berekatuhu. pata nje pyetje qfare denimi ka nji person qe pi duhanin sipase sherijatit edhe a i prishet avdesi ati personite qe…
Message: eselamu alejkum ve rametullahi ve berekatuhu. pata nje pyetje qfare denimi ka nji person qe pi duhanin sipase sherijatit edhe a i prishet avdesi ati personite qe pe duhanin apo duhet me mar avdese? Edhe nji pytje: valle e kame deque me mexhlise sheje albanin rrahimehullah ku thote se ni persone qe jafilone meje namazet pore duhet mifale namezet qe sika fale ma heret pore duhete te fale namze nafile esame alejkum ve rametullahi ve berkethu. Allahu ju shperblfte me xhenetin firdeus.
Pirja e duhanit eshte e ndaluar, haram, per vete demet e tij te shumta dhe sepse nuk ka asnje te mire dhe dobi. Ai ndalohet nga shume pikepamje. Pirja e duhanet futet ne vetevrasje, gje e cila eshte gjynah i madh. Po keshtu futet ne ngrenien e te ndytave dhe te demshmeve. Ne shperdorim te pasurise, etj. Kurse denimi per te eshte ne Dore te Allahut, nese personi nuk pendohet prej tij dhe ta lere, meriton denimin nga Allahu ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ne kete bote, atij mund t’i shfaqet ndonje semundje e rende apo e kronike, si dhe behet shkak per semurjen e femijeve dhe te afermve te tij qe ndikohen nga thithja e tymit te duhanit qe pi ai, etj, etj. Te keqiat e duhanit jane aq te shumta sa nuk numerohen, dhe ate nuk e pine veçse ata qe nuk kane logjike te shendoshe. Allahu i rujate muslimanet nga pirja e duhanit dhe nga çdo ves i keq, si dhe i dhente sukses atyre qe e pine duhanin prej muslimaneve qe ta lene ate!
Shejh Albani, Allahu e meshirofte, eshte i mendimit se namazet e kaluara nuk mund te falen kaza, por vetem brenda kohes se tyre. Kete mendim e ka edhe dijetari Iben Hazm, e te tjere. Por ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete çeshtje, eshte fjala e shumices se dijetareve, si dhe e dijetareve te kater medhhebeve, qe namazet e kaluara lejohet te falen kaza, menjehere ne kohen kur te jepet mundesia apo kur i kujton, dhe ketu eshte fjala per ate person qe falet rregullisht, por ka ndodh qe per arsye te ndryshme te mos e kete falur nje namaz apo disa namaze ne kohen e tyre. Keto namaze qe i kane kaluar, ai duhet t’i fale sipas radhes, sipas mendimit te shumices se dijetareve, qe mendojme se eshte edhe mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire.
#89Message: Selam alejkumA bon mi thon suret me zo ne namaz kur je vetem, ne namaze ku thuhen suret me ze kur je me xhemat? Selam alejkum Allahut ju rujt ju shperbleft dhe ju…
Message: Selam alejkum
A bon mi thon suret me zo ne namaz kur je vetem, ne namaze ku thuhen suret me ze kur je me xhemat? Selam alejkum Allahut ju rujt ju shperbleft dhe ju lehtesoft punen tuaj…
Lejohet qe te lexosh me ze ne namazet e nates, ku imami lexon me ze, edhe nese je vetem. Por per femrat nuk preferohet ngritja e zerit veçse pak, ne menyre qe te mos e degjojne te huajte apo komshite, sepse kur lexon Kuran zeri duhet te zbukurohet sa te mundesh. Po keshtu preferohet edhe ne namazet e dites qe suret te lexohen me pak ze, sa t’i degjosh vete, kur je vetem, kurse kur je me xhemat, duhet te lexohen nen ze, qe te mos ngaterrojne njeri-tjetrin ne namaz.
#88Message: Es selamun alejkum ue rrahmetul-llah. Si duhet te veproje nje person i cili eshte kthyer nga nje udhetim po supozojme ne kohen e namazit te jacise dhe ne kete…
Message: Es selamun alejkum ue rrahmetul-llah. Si duhet te veproje nje person i cili eshte kthyer nga nje udhetim po supozojme ne kohen e namazit te jacise dhe ne kete kohe thirret ezani porse ky e ka falur akshamin edhe jacine mbasi qe ka qene udhetar dhe i ka bashkuar. A duhet te shkoje ne xhami edhe te falet nafile duke iu pergjigjur ezanit apo eshte i lire qe edhe te mos shkoje mbasi obligimin e tij e ka kryer??? All-llahu ju shperblefte me te mira.
Udhetari qe kthehet nga udhetimi dhe i ka bashkuar namazet, nuk e ka obligim t’i perserise namazet qe ka falur apo njerin prej tyre, edhe nese e degjon ezanin, perveç nese kur thirret ezani ai eshte brenda ne xhami; ne kete rast nuk duhet te dale nga xhamia pa e falur namazin per te cilin u thirr ezani, edhe nese e ka falur ate namaz. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#87Message: esselamu alejkum hoxhe! deshta te te pyes ne lidhje me sehwi sexhden kur je pas imamit dhe per nje moment te vjen nje dyshim, per numrin e rekatit qe je duke u…
Message: esselamu alejkum hoxhe! deshta te te pyes ne lidhje me sehwi sexhden kur je pas imamit dhe per nje moment te vjen nje dyshim, per numrin e rekatit qe je duke u falur, por me pas sqarohesh. A eshte e nevojshme te besh sehwi sexhde ne kete rast apo jo? All-llahu jua shperblefte me te mira!
Kur je ne namaz me xhemat dhe me imam, nuk behet sehvi sexhde nese harron apo gabon ne namaz, sepse per te gjitha keto eshte garant imami, siç ka ardhur ne hadith, e Allahu eshte i Gjithedijshmi!
#86Message: Es selam alejkumA mundem ta fal vitrin para se te flej ne gjum pastaj nese ma mundeson Allahu mu zgju per me fal namaz te nates, te fali namazin e nates e pastaj…
Message: Es selam alejkum
A mundem ta fal vitrin para se te flej ne gjum pastaj nese ma mundeson Allahu mu zgju per me fal namaz te nates, te fali namazin e nates e pastaj ta fali per fund namazin e vitrit prap? Per shkak se nganiher nuk po muj te zgjohem edhe po me met vitri pa u fal… kshtu qe kur me mbet pa u falur vitri un e fali ne kohen e sabahut.
Ne fetvane nr. 10583 te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryerat shejh Iben Baz, thuhet: “Kush shpreson se do te ngrihet per te falur namaz nate, le ta vonoje nanazin e vitrit dhe ta fale pas namazit te nates, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i fundit i nates suaj te jete tek (vitri).” Kurse ai qe ka frike se e mund gjumi deri ne hyrjen e kohes se sabahut, le ta fale vitrin para se te fleje gjum, pas namazit te jacise. Nese ky zgjohet naten, mund te fale namaz vullnetar sa te doje por pa e perseritur namazin e vitrit, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk lejohen dy namaze vitri ne nje nate.” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu thote: “Kush frikesohet se nuk do te zgjohet ne fund te nates, le ta fale vitrin ne fillim te saj, kurse kush ka vullnet dhe shpreson se do te ngrihet ne fund te nates, le ta fale vitrin ne fund te saj, sepse namazi i nates eshte i deshmuar (nga engjejt) dhe kjo eshte me e mire.” E transmeton Muslimi.”
Ne lidhje me numrin e rekateve ne namazin e nates, duhet t’i permbahemi hadithit te Aishes (radiallahu anha) e cila transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka falur me shume se 11 rekate ne namazin e nates, si ne Ramazan edhe jashte Ramazanit. [Buhariu dhe Muslimi].
#85Message: Esselamu AlejkumA duhet te falen 2 rekate ne oborrin e Xhamis nese dua te ulem, sepse tek vendi yne eshte tradit qe deri sa te vij koha e namazit te ulen aty?
Message: Esselamu Alejkum
A duhet te falen 2 rekate ne oborrin e Xhamis nese dua te ulem, sepse tek vendi yne eshte tradit qe deri sa te vij koha e namazit te ulen aty?
Nese ne oborrin e xhamise falen njerez per xhuma nga qe nuk i merr xhamia, atehere aty duhet me i fal dy rekatet e xhamise, sepse ajo quhet xhami dhe eshte brenda territorit te xhamise, dhe sepse aty falen njerez. Por, nese aty qendrojne thjesht per t’u ul para se te filloje hytbja e xhumase dhe pastaj futen brenda ne xhami me thirrjen e ezanit, dy rekatet e xhamise duhet te falen kur hyn brenda ne xhami. E Allahu e di me mire.
#84Message: SELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAH1. KETU NE ROME KEMI NJE THERTORE, POR QE NUK THERIN SIPAS SHERIATIT. A LEJOHET PUNA ATY NE SEKTORE TE TJERA PERVEC THERJES SI P.SH.…
Message: SELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAH
1. KETU NE ROME KEMI NJE THERTORE, POR QE NUK THERIN SIPAS SHERIATIT. A LEJOHET PUNA ATY NE SEKTORE TE TJERA PERVEC THERJES SI P.SH. NE SEKTORIN E PAKETIMIT APO NGARKIMIT TE MISHIT NEPER MAKINAT QE DO E TRANSPORTOJNE NEPER DYQANE?
2. NAMAZIN E PRISHIN GRUAJA E RRITUR, QENI DHE GOMARI. POR TEK SAHIHUL BUHARI THOTE AJSHA RADIALLAHU ANHA: A ME QENIN DHE GOMARIN NA KENI BARAZUAR? ESHTE FALUR I DERGUARI ALEJHI SELAM DHE UNE QENDROJA MIDIS TIJ DHE KIBLES E SHTRIRE NE KREVAT… SI ESHTE CESHTJA E KESAJ DISPOZITE, A E PRISH NAMAZIN KALIMI I GRUAS PERPARA APO JO? ALLAHU TA SHPERBLEFTE.
Nese nje ndermarrje apo fabrike punon ne gjera qe jane haram dhe ne kundershtim me ligjet e Allahut, nuk lejohet puna ne te, e çfaredo lloji qofte, sepse kjo do te ishte aprovim i vepres se tyre dhe ndihmese ne haram. Por bejme me dije ketu se e therura e te krishtereve dhe te çifuteve eshte e lejuar per muslimanet, perderisa kafsha qe therin ata ngordh nga therja dhe i del gjaku para se te ngordhe, kurse per kafshet qe ngordhin nga goditja elektrike apo goditja ne koke me hekur, duke qene se nuk u del gjaku nga prerja e damareve te gjakut, ajo quhet e ngordhur dhe nuk lejohet ngrenia e mishit te saj. [Nga fetvaja nr. 2770 e komisionit te perhershem te fetvave]. Prej ketu, nese kafshet e tyre konsiderohen te ngordhura apo shumica e tyre jane te tilla, atehere nuk lejohet te punosh aty, dhe ne te kundert, nese kafshet theren para se te ngordhin dhe u priten damaret para se te ngordhin, mishi i tyre lejohet per muslimanet dhe si rrjedhoje edhe puna aty eshte e lejuar. Po keshtu lejohet te punosh aty, nese ngordhja u ndodh vetem disa kafsheve apo pakices se tyre, e Allahu e di me mire.
Namazin e prishin te treja keto gjera qe jane permendur ne hadith, kur kalojne para atij qe falet, dhe nuk ka kunderthenie mes dy haditheve qe permend pyetesi, sepse i pari flet per kalimin e ketyre treve para atij qe falet, dhe me kalimin e tyre para atij qe falet prishet namazi, kurse hadithi i Aishes (radiallahu anha) flet per rastin kur ajo eshte shtrire ne shtratin e saj dhe jo duke kaluar para Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe keto dyja kane dallim. [Mexhmuu Fetava Iben Baz, pyetja nr. 189].
#83Message: Eselemu alejkum. Kam dy pyetje. E para: nese nje person eshte duke u falur por ne ate moment therret muezini ikamet dhe personi ne fjale tenton ta mbaroje ate…
Message: Eselemu alejkum. Kam dy pyetje. E para: nese nje person eshte duke u falur por ne ate moment therret muezini ikamet dhe personi ne fjale tenton ta mbaroje ate namaz qe ka nisur duke mos e ditur qe s’ka namaz tjeter perveç farzit kur te behet ikamet, a ka te drejte imami me i fol me i then hajde ne saf? E dyta: nese kemi djegur x liber qe permban Emrin e Allahut a ka aergument qe hiri i keti libri nuk duhet me u pezie me e hedh ne mbeturina.
Imami ne kete rast preferohet qe te thote me ze te larte hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ku thote se kur thirret ikameti, nuk lejohet te falet namaz tjeter perveç farzit, dhe ai qe eshte duke falur nafile, ka per te dhene selam dhe t’i bashkohet xhematit, ose te nxitoje ne mbarimin e namazit nese eshte ne fund te tij.
Ne fetvane nr. 21775, pyetja nr. 2, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Letrat e grisura nga Kurani i Larte duhet te digjen ose te griposen ne vend te paster me qellim te ruajtjes se tij nga perçmimi apo ngjashem me te, sepse keshtu kane vepruar sahabet me Kuranet qe dogjen ne kohen e Uthmanit (radiallahu anhu).”
Po keshtu duhet vepruar edhe me librat apo letrat e grisura ne te cilat eshte shkruar emri i Allahut, me qellim te madherimit te Emrit te Allahut dhe mosperçmimit te tij. Kjo ka ardhur ne fetvane nr. 9850 te komisionit te perhershem.
#82Message: selamu alejkum… Kam nje pyetje, rreth Namazit te Xhumas, eshte perfolur shum per kete teme, disa kshut dhe disa ashtu, deshiroj te di kur un shkoj ne Gjami, sa…
Message: selamu alejkum… Kam nje pyetje, rreth Namazit te Xhumas, eshte perfolur shum per kete teme, disa kshut dhe disa ashtu, deshiroj te di kur un shkoj ne Gjami, sa rekate duhet te Fali, kuptohet pos 2 Rekateve, bashk me Imamin, sa rekate duhet te fali, pas atij Farzi, ne Gjami (mendoj sunnete). Allhu ju shperbleft.
Kur shkon ne xhami, per namazin e te xhumase apo per çdo namaz tjeter, se pari i fal dy rekate sunete per xhamine, nese ka kohe para thirrjes se ikametit. Kurse ne diten e xhuma, deri sa te ngjitet imami ne minber per hytben, mund te falesh rekate sa te duash, pa ndonje numer te kufizuar, sepse e xhumaja nuk ka sunete te caktuara para namazit, ose te lexosh Kuran. Pastaj degjon hytben pa folur asnje fjale, pastaj fal namazin e te xhumase dy rekate me imamin, pastaj ben tespite dhe del prej xhamise dhe i fal dy rekate sunete te xhumase ne shtepi. Keshte eshte syneti, qe sunetet te falen ne shtepi, por edhe nese dikush i fal ne xhami, ai nuk duhet t’i fale sunetet menjehere pas farzit, por duhet qe ta ndaje farzin nga suneti me tespi apo me fjale te tjera, dhe jo te veproje si shijat, te cilet pasi jep selam imami ne dy rekatet e namzit te xhumase, nuk japin selam por ngrihen dhe plotesojne edhe dy rekate te tjera duke e llogaritur si namazin e drekes, gje e cila eshte ne kundershtim me ehli sunetin. Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#81Message: Nese imami i nje xhamie diten e xhuma eshte duke dhene ders ne hytbe dhe ai gabon nje ajet ose nje numer si p.sh per vjetet e ndonje pejgamberi e ndonje lufte qe…
Message: Nese imami i nje xhamie diten e xhuma eshte duke dhene ders ne hytbe dhe ai gabon nje ajet ose nje numer si p.sh per vjetet e ndonje pejgamberi e ndonje lufte qe ka ndoshur ne islam a lejohet permiresimi i gabimit te hoxhes? Xhezak Allahu hajren!
Ne rast nevoje, lejohet qe t’ia kujtosh imamit nje ajet qe e ngaterron, bazuar ne hadithet qe jane transmetuar se dikush ka ardhur dhe i ka folur Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) duke qene ne minber duke mbajtur hutbe, si hadithi i atij qe ankohej per mosrenien e shiut. Por, me e mira eshte qe te mos behet korigjimi gjate hytbes, sepse ndoshta korigjuesi e ka degjuar gabim, ose mund ta kete vete gabim dhe imami e ka mire, si dhe nuk duhet qe kjo gje te behet rruge qe hytbja te behet pazar. Pra, mund te thuhet se qe t’i flasesh hatibit gjate hytbes lejohet vetem ne raste te nevojshme te pergjithshme dhe jo personale, e Allahu e di me mire.
#80Message: selam alejkum. A i lejohet motres myslimane te beje imam, sepse kur kam pyetur me kane thene se selefit e lejon kete gje ndersa hanefit e ndalojne dhe te dyja…
Message: selam alejkum. A i lejohet motres myslimane te beje imam, sepse kur kam pyetur me kane thene se selefit e lejon kete gje ndersa hanefit e ndalojne dhe te dyja palet kane argumentet e tyre?
Ne fetvane nr. 7328, te Komisionit te perhershem te fetvave, ne Saudi, thuhet: “I lejohet gruas qe te behet imame e grave ne namaz, por ajo duhet te qendroje ne mes te tyre dhe jo te dale para, e nese eshte vetem nje grua tjeter qe falet me te, duhet te qendroje nga e djathta e asaj qe behet imame.”
#79Message: Deshta te lidhem me pytjen 415, ka qen nje vella ne nje vend musafir kur erdhi koha e namazit te akshmait ai e udheheqi namazin ne ate banes, pas namazit menjeher…
Message: Deshta te lidhem me pytjen 415, ka qen nje vella ne nje vend musafir kur erdhi koha e namazit te akshmait ai e udheheqi namazin ne ate banes, pas namazit menjeher shkuan bashkarisht te nje vella kojshi (shtepin te gjitur, fqinje), por aty kishte qen nje grup qe u pregaditen me fal namazin, por kur e shikuan kete djal dhe e detyruan ai te behet udheheq ne namazin e akshamit pershkak se asnjeri prej tyre nuk dijn ta falin namazin pasi jane fillestar, dmth ky dy her e kishte fal namazin e akshamit, dhe ky kerkon nje keshill se a lejohet namazi tre rekateve te numrohet si nafile per kete rast nuk ka njohuri?
Eshte pyetur shejh Iben Uthejmin ne lidhje me ate person qe e ka fal namazin e akshamit dhe e fal perseri ate namaz me nje tjeter qe vjen me vonese ne xhami, se a duhet te fale vetem dy rekate apo te plotesoje nje rekat te katert, sepse nuk ka namaz nafile me tre rekate, dhe shejh Iben Uthejmin u pergjigj se ai duhet te fale namazin e akshamit ashtu si eshte me tre rekate, pa hequr dhe pa shtuar asnje rekat, sepse ne hadith nuk behet ndonje perjashtim per namazin e akshamit apo per ndonje namaz tjeter. [Takimi i temes se lire, kaseta nr. 169].
#78Message: es-selamu alejkum cfar gjykimi ka mos bashkimi i kembeve ne namazin me xhemat?
Message: es-selamu alejkum cfar gjykimi ka mos bashkimi i kembeve ne namazin me xhemat?
Bashkimi i kembeve me shokun perbri ne namaz eshte per plotesimit te namazit dhe suneteve te tij, kurse lenia e kesaj eshte ne kundershtim me sunetin dhe me urdhrin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Njerezit qe nuk e dine kete gje, duhen mesuar, kurse ata qe e dine dhe e kundershtojne me vetedije, marrin gjynahe.
#77Message: Selamun AlejkumDua te dij rreth ketij hadithit cfar grade ka, dhe nese eshte sahih per cka behet fjale ne kete hadith, pasi qe Njerzit e medhhebit hanefij` i…
Message: Selamun Alejkum
Dua te dij rreth ketij hadithit cfar grade ka, dhe nese eshte sahih per cka behet fjale ne kete hadith, pasi qe Njerzit e medhhebit hanefij` i luftojn sunnetlit per formen e ngritjes se duarve gjate namazit me kete hadith (kinse beni levizje ne namaz etj)!?
Abdullah ibn Kutejbe transmeton nga Xhabir ibn Semrete r.a. se ka thënë: “Një ditë Pejgamberi a.s. erdhi në mesin tonë dhe ka thënë: “Çka keni, ju shoh duke i lëvizur krahët në namaz sikur t’ishin duart tuaja bishta të kuajve kryeneçë. Qetësohuni në namaz”.
(Muslimi, vol. 1, hadithi 181, I’lau sunen vol. 3, fq. 43).
Me kete hadith jane argumentuar disa prej dijetareve fanatik te medhhebit hanefi, por ai nuk eshte argument per ate qe duan te argumentojne ata, dmth per ngritjen e duarve kur bie ne ruku dhe kur ngrihesh nga rukuja, sepse ky hadith ka disa transmetime, me bashkimin e te cilave mesohet shkaku i thenies se tij dhe se çfare eshte per qellim me te, perndryshe i bie qe kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) te kundershtoje veten e tij kur ngrinte duar kur binte ne ruku dhe kur ngrihej prej saj, siç kane ardhur hadithe te shumta e te sakta. Hadithi qe permendet ne pyetje ka per qellim disa njerez te caktuar, ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), te cilet ishin duke u falur me te, apo te cilit pejgamberi i gjeti duke u falur, (dy transmetime te ndryshme), dhe ata i mbanin duart e tyre ngritur dhe duke bere me shenje nga ana qe jepnin selamin ne namaz, kur jepnin selam nga ana e djathte, i ngrinin duart dhe i drejtonin nga e djathta dhe kur jepnin selam nga e majta, i ngrinin duart dhe i drejtonin nga e majta, kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ndaloi nga kjo gje, dhe u tha: “Qetesohuni ne namaz! Mjafton qe ju te vendosni duart tuaja mbi kofshe (gjunje) dhe te jepni vellezerve tuaj nga e djathta dhe nga e majta” -Kurse ne nje transmetim tjeter thote: “Kur dikush te jape selam ne namaz, te kthehet nga shoku i tij (djathtas dhe majtas) dhe te mos beje shenje me doren e tij.” Imam Neveviu, ne sqarimin e ketij hadithi ne Sahihun e Muslimit, ka folur ashper kunder atyre hanefive qe argumentohen me kete hadith per ndalimin nga ngritja e duarve kur bie ne ruku dhe kur ngrihesh prej saj, si dhe i ka kthyer pergjigje te forte duke i permendur te gjitha rruget e hadithit dhe historine e plote te tij. Prandaj, kush deshiron hakun, le te kthehet dhe te lexoje fjalet e dijetareve ne lidhje me kete çeshtje dhe me çdo çeshtje tjeter. Edhe shejh Albani nuk ka qene i kursyer per t’ju kundervene atyre hanefive qe argumentohen me kete hadith per ngritjen e duarve ne ruku, ne librin: “Mishkatul Mesabih” 3/30-40].
#76Message: selamun alejkum, kisha nje pyetje: “nje vella mbasi u fal me xhemat shkon dhe behet xhemat me nje vella musliman i cili sapo filloi te fale namaz, mbasi mbaruam…
Message: selamun alejkum, kisha nje pyetje: “nje vella mbasi u fal me xhemat shkon dhe behet xhemat me nje vella musliman i cili sapo filloi te fale namaz, mbasi mbaruam ne, ngaqe erdhi me vonese dhe ky vellai u argumentua me nje hadith ku profeti i tha sahabeve kush do te marre sevap nje deve e te falesh me ate person qe kishte ardhur me vonese “Me sa di une, ai person ne hadith u be imam kurse ky vellai yne u be xhemat. Doja nje pergjigje, Allahu ju shperblefte.
Eshte percjelle hadith i sakte ku thuhet se nje burre hyri ne xhami, nderkohe qe Pejgamberi dhe shoket e tij e kishin perfunduar namazin me xhemat. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Kush do i jape sadaka ketij duke u falur me te?” -Ne nje transmetim tjeter thote: “A ka ndonje qe deshiron t’i jape sadaka ketij duke u falur me te?” -Atehere u ngrit nje burre dhe u fal bashke me te.” [Hadithin e ka nxjerre Ahmedi, Tirmidhiu, etj. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih]. Me kete hadith argumentohen ata dijetare qe thone se formimi i xhematit te dyte ne te njejten xhami eshte e lejuar, dhe ky eshte nje argument i forte per fjalen e tyre, megjithese shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ka thene nje fjale te qelluar ne lidhje me kete çeshtje: Nese formimi i dy xhemateve perseritet gjithnje ne te njejten xhami, kjo gje eshte bidat, dhe nese ndodh ndonjehere ne menyre te paqellimte dhe qe nuk eshte bere rruge, atehere lejohet, dhe argument eshte ky hadith si dhe transmetimet e ardhura nga disa prej sahabeve qe kane hyre ne xhami pasi ka mbaruar namazi me imam dhe jane falur me xhemat.
Kurse ne lidhje me pyetjen, kur vjen dikush ne xhami dhe namazi me imamin e xhamise ka mbaruar, atehere lejohet qe dikush prej atyre qe e ka falur xhematit te ngrihet dhe te falet me te, dhe imam behet ai qe di me shume Kuran prej tyre, sipas rregullave ne caktimin e imamit. Ne hadith nuk permendet se kush te behet imam dhe kush xhemat, por kjo perfitohet nga hadithe te tjera ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Njerezit i prin ne namaz ai qe di me shume Kuran prej tyre.” Gjithashtu, dijetaret thone se lejohet qe ai i cili fal namaz farz te jete imam i atij qe fal nafile dhe ai qe fal nafile lejohet te jete imam i atij qe fal farz, dhe secili ka nijetin e vet. Kjo eshte edhe pergjigja qe ka dhene shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ne lidhje me kete pyetje. [http://www.arabsdurra.com/vb/showthread.php?t=4680 – shkeputur nga nje kasete prej ligjeratave me titull “Takimi mujor”, me shejh Iben Uthejmin.]
#75Message: Eselamu alejkum:Pyetja: Une e dij se kur hyn ne xhami duhet te falen 2 rekate, por nje vlla me tha se ne kohen e akshamit e te sabahut nuk bene, se une vazhdova…
Message: Eselamu alejkum:
Pyetja: Une e dij se kur hyn ne xhami duhet te falen 2 rekate, por nje vlla me tha se ne kohen e akshamit e te sabahut nuk bene, se une vazhdova te fale dy rekate sa u futa ne xhami, e kohe per tu thirrur ezani i akkshamit kish 5-6 minuta. Nese mundni na argumentoni nese nuk bene per te falur dy rekat kur futesh ne xhami ne kohe te akshamit e te sabahut. Allahu jua shperblefte.
Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se dy rekatet per xhamine lejohet te falen edhe ne kohet ne te cilat ndalohet namazi vullnetar: kur lind djelli, kur eshte ne kupen e qiellit dhe kur perendon. Ndalimi nga namazi ne keto tre kohe, eshte per namazet vullnetare dhe jo per namazet me shkak, siç eshte falja e namazit farz te vonuar, apo falja e dy rekateve per xhamine. Pra, ne rastin tend, duhet te falesh dy rekate per xhamine kur hyn ne te, qofte nese eshte thirrur ezani i akshamit apo jo. Argument per kete perfundim eshte bashkimi i haditheve te ardhura ne kete teme, te atyre qe e ndalojne namazin ne keto tre kohe, dhe te atyre qe urdherojne per faljen e dy rekateve te xhamise dhe te namazit farz kur e ke harruar apo ke fjetur dhe je zgjuar me vonese. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#74Message: Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu vella i nderuar.Kisha disa pyetje:1. Çfare gjykimi ka t’i lutesh Allahut, “O Allah, ma zgjidh kete problem per hir…
Message: Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu vella i nderuar.
Kisha disa pyetje:
1. Çfare gjykimi ka t’i lutesh Allahut, “O Allah, ma zgjidh kete problem per hir te Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, apo per hir te filan Ueliu (te vdekur)”? Dhe a ka ndonje baze kjo lutje qe e perdorin sufistat?
2. Cilat kategori njerezish do te provohen ne boten tjeter per shkak se nuk i ka mberritur Mesazhi? Dhe a kane ndonje shprese se mund te provohen ne boten tjeter p.sh. evropianet qe vdesin pa hyr ne Islam nga qe mund t’i kete mberritur i deformuar mesazhi Islam nepermjet medias apo nepermjet nje muslimani injorant?
3. Nje imam i nje xhamie ne vendin ku jetoj per shkak te numrit te madh te njerezve e ndane xhematin ne dy grupe ne diten e xhuma, ku grupi i pare e fal xhumane para se te hyj koha e saj. Doja te dija eshte i sakte apo jo namazi i tyre?
Allahu ua shperblefte me te mira!
Ne librin “Silsiletu el ehadith ed Daife”, nen hadithin nr. 22, shejh Albani thote: “Hadithi: “Lutjuni Allahut me hiresine time, sepse hiresia ime eshte shume e madhe tek Allahu!’ Ky hadith nuk ka baze ekzistence, dhe kete gje e ka pohuar dijetari i madh, Iben Tejmije. Nuk ka dyshim se hiresia dhe vendi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) tek Allahu i Madheruar eshte e madhe… por kjo eshte diçka dhe lutja tek Allahu me hiresine e pejgamberit eshte diçka tjeter, dhe keto dyja nuk duhet te perziehen, siç kane bere disa njerez. Kjo, sepse ai i cili lutet me hiresine e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) shpreson qe t’i pranohet lutja me shume, por kjo eshte diçka qe nuk mund te njihet me logjike, sepse kjo eshte prej çeshtjeve te fshehta qe nuk kapen me mendje, por per njohjen e tyre nevojiten tekste hyjnore te sakta, te cilat vlejne per argumentim. Hadithet qe jane percjelle ne lidhje me ndermjetesimin tek Allahu me hiresine e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) jane dy llojesh: te sakta dhe te pasakta. Ato qe jane te sakta nuk argumentojne aspak per lejimin e ketij ndermjetesimi, siç eshte ndermjetesimi i sahabeve me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) ne lutjen per shi, si dhe ndermjetesimi i atij te verberit me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) qe t’i kthehej shikimi; keto jane ndermjetesime me lutjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe jo me hiresine dhe as me qenien e tij. Dhe perderisa ndermjetesimi me ane te lutjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), kur ai shkoi tek Zoti i tij dhe nderroi jete, eshte e pamundur, atehere edhe ndermjetesimi me te dhe me hiresine e tij pas vdekjes se tij (salallahu alejhi ue selem) eshte e pamundur dhe e palejuar…
Ne librin “Fetvate e zgjedhura te shejh Feuzanit”, fetvaja nr. 256, thuhet: “Ehlul fetrah” jane ata njerez qe jetojne ne nje kohe kur nuk u ka arritur ndonje pejgamber i Allahut dhe as ndonje liber qiellor, siç eshte koha ndermjet Isait dhe Muhamedit (alejhima selam). Ketyre u bashkohen edhe ata njerez qe jetojne te ndare nga bota dhe larg Islamit dhe muslimaneve (qe nuk mund te degjojne per Islamin). Kurse gjykimi per ta eshte tek Allahu i Madheruar.”
Kurse ne fetvane nr. 6465, te fetvave te komisionit te perhershem ne Saudi, me kryetar shejh Abdulaziz iben Baz, thuhet: “Kujtdo qe i arrin thirrja Islame prej paraardhesve apo bashkekohesve te tij, dhe nuk i pergjigjet asaj, dhe vdes ne ate gjendje, ai eshte nga banoret e zjarrit. Kurse ata te cileve nuk u ka arritur thirrja Islame, do te provohen ne diten e Kiametit, siç kane ardhur hadithet e sakta nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).”
Problemi ketu nuk qendron ne kohen e namazit, sepse koha e namazit te xhumase eshte qe prej ngritjes se diellit ne mengjes dhe deri para perendimit te diellit, por problemi qendron ne ndarjen e xhematit ne dy grupe nga i njejti imam. Ne rast se nuk ka zgjidhje tjeter, atehere mendoj se per xhematin e dyte duhet te mbaje hytbe dhe te fale namaz imam tjeter dhe jo ai i pari, e Allahu e di me mire.
#73Message: Bismilah arrahman arrahim, selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!Allahu ju shperblefte per punen qe beni per hire Tina me firdaus el ala amin dhe jua…
Message: Bismilah arrahman arrahim, selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Allahu ju shperblefte per punen qe beni per hire Tina me firdaus el ala amin dhe jua shtofte dijen!
Kam nje pyetje: une jam shofer autobuzi dhe ndonjeher ndodhe qe te punoj ne kohe te namazit te sabahut keshtu qe elhamdulilah kam ndonje pushim te shkurt per ta falur namazin mirpo nuk me mjafton qe te fali edhe sunetin,keshtu qe pas ca kohe kam edhe ni pushim te shkurt ku munde te fali sunetin, a me lejohet qe ta fale sunetin pas farzit ne kete rast pasi qe nuk muje tefali niher sunetin pastaj farzin sepse koha e dyte eshte shume afer qe ti dali koha e namazit?
Pyetja e dyte ka lidhje me namazet tjera, cila eshte ma mire a ta fali namazin ne kohen e tij mirpo vetem me ruknet e tij pasi qe koha nuk me premton dmth kur jam ne autobuz dhe kam pushim apo ta shtyje pak para se ti del koha e ta fali me sunete dhe ma gjate?
Barak Allahu fikum!
Lejohet qe t’i falesh sunetet e sabahut pas faljes se farzit, sepse dikush prej sahabeve e beri kete gje dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) heshti kur e pa ate, gje e cila do te thote se ai e aprovoi vepren e tij.
Namazet farz mundohu t’i falesh menjehere sa te hyje koha e tyre, dhe kur te kesh kohe te lire me pas per te falur sunetet, fali ato pa problem, edhe nese ka hyre koha e namazit tjeter, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndodhur qe i ka fal sunetet e namazit te drekes pas ikindise, per shkak se ka qene i preokupu me disa njerez qe e kane vizitu prej vendeve te largeta.
#72Message: selamun alejkum vella i dashur!Kam degju një Hadith për Namaz që Pejgamberi Alejhi Selam ka qen duke bë Namaz ( u fal ) dhe ka trokit në dere dikush dhe Pejgaberi…
Message: selamun alejkum vella i dashur!
Kam degju një Hadith për Namaz që Pejgamberi Alejhi Selam ka qen duke bë Namaz ( u fal ) dhe ka trokit në dere dikush dhe Pejgaberi Alejhi Selam ja ka hap deren, edhe u kthy dhe e ka vazhdu Namazin. A është kjo e sakte, edhe amundesh me mtregu se ku gjindet ky Hadith? Allahu te shperblefte!
Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ajo ka thene: “Trokita ne dere nderkohe qe i Derguari i Allahut ishte duke falur namaz vullnetar (nafile), dhe dera ishte ne drejtim te Kibles. Ai eci nga e djathta apo e majta, hapi deren dhe u kthye perseri ne namazin e tij.” [Ky hadith eshte Hasen – i mire. E ka nxjerre Ebu Daudi 922, Nesai 1206, Tirmidhiu 606, dhe Bejhakiu 2/265].
#71Message: selamuon aleykuom hoxhe i nderuar, desha te pyes a ka (sunete) pas namazit te ikindis se psh shej Albani rahimullah thote qe ka sunet pas namazit te ikindis. Na…
Message: selamuon aleykuom hoxhe i nderuar, desha te pyes a ka (sunete) pas namazit te ikindis se psh shej Albani rahimullah thote qe ka sunet pas namazit te ikindis. Na tregoni kete me gjersishet, inshaAllahu barakallahu fik!
Ne lidhje me sunetet pas ikindise ka mospajtim ne mesin e dijetareve. Ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete çeshtje, eshte se pas ikindise nuk ka namaz sunete, dhe se ato qe pejgamberi ka falur ne hadithin e treguar nga Aisha (radiallahu anha) kane qene sunetet e namazit te drekes, te cilat pejgamberi nuk mundi t’i falte ne kohe per shkak te delegacionit qe i erdhi dhe u morr me ta. E Allahu e di me mire.
#70Message: bismilah arrahman arrahimselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhuNjë vella pyet, thote: unë kam menduar se kur je udhëtar dhe fal namaz pas një hoxhe i cili…
Message: bismilah arrahman arrahim
selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Një vella pyet, thote: unë kam menduar se kur je udhëtar dhe fal namaz pas një hoxhe i cili është vendas se edhe në atë rast duhet të shkurtoj namazin dhe kam kryer namazin pas 2 reqatev, dhe kjo ka ndodhe disa herë, si të veproj a ti falë të gjitha ato namaze apo të bëjë tauba pasi kjo ka ndodhe nga padituria? barak Allahu fijk.
Namazi i udhetarit pas vendaliut duhet te falet i plote njesoj sikur e fal imami vendali. Nese kjo gje eshte bere nga padituria, atehere keshillojme qe personi ne fjale te fale sa me shume namaz nafile dhe jo te perserise ato namaze qe i ka falur ne kete menyre, qe ndoshta as nuk e mban mend sa namaze i ka fal ashtu, e Allahu e di me mire.
#69Selam alejkum vllazni! nese nuk ju merzise kam shum pytje per t’ju bere sot i kam tri, shpresoj se do te me pergjigjeni!1. nese gjumi te mashtron dhe nuk mundesh me e nxan…
Selam alejkum vllazni! nese nuk ju merzise kam shum pytje per t’ju bere sot i kam tri, shpresoj se do te me pergjigjeni!
1. nese gjumi te mashtron dhe nuk mundesh me e nxan namazin e sabahut por qohesh taman kur edhe skadon afati i kohes se namazit (gjithmon sipas takvimit vjetor) sa duhet te presim qe ta falmi ate namaz me vonese?
2. nese arrin me vones ne namazin i akshamit dhe eshte duke u falur me xhemat, dhe e zen vetem rekatin e fundit, qka te veprohet masandej une p.sh. e kam te nxen vetem nje rekat dhe per mua eshte rekati i pare e per ata i fundit , ne rekatin e dyte qe do te vazhdoj a duhet te rri ne tehjat apo te vazhdoj me dy reqatet e mbetura dhe te perfundoj? Allahu ju shperbleft me Xhenetin Ferdeus!!!
Menjehere sa te zgjohesh prej gjumit, duhet me e fal namazin e sabahut, pa marre parasysh nese dielli ka lind apo jo, sepse ndalesa e faljes ne kete kohe eshte per namaz nafile, dhe jo per namazin e sabahut dhe as per sunetet e tij.
Kur vjen me vonese ne namaz, duhet te besh llogarite e rekateve per vete. D.m.th. nese ke kap rekatin e trete ne namazin e akshamit, atehere pasi imami te jape selam, ti duhet te ngrihesh dhe te plotesosh namazin tende duke ndertuar mbi ate qe ke kapur prej namazit, pra te falesh rekatin e dyte tendin, te qendrosh ne uljen e pare sipas llogarise tende, pastaj te ngrihesh dhe te falesh rekatin e trete, dhe pastaj te japesh selam. Pra, ai qe vjen me vonese llogarit namazin e vete, duke i bere llogari qe pas çdo dy rekate te qendroje ulur per “ettehijatin”.
#68Message: eselemualejkum ne kehon e Pejgamberit Salallahu Alejhiselem a jan thirrur dy ezane para se te dalin sabahu qe njofton hyrjene tij eshte teksti eslatu…
Message: eselemualejkum ne kehon e Pejgamberit Salallahu Alejhiselem a jan thirrur dy ezane para se te dalin sabahu qe njofton hyrjene tij eshte teksti eslatu hajrunminenanum desha te di nese nuk thirret ezani i pare a prish pune qe ate tekstin te mos e thuash (namazi eshte me i mire se gjumi) apo te thuhet sikur tthirret ne vaketet e tjera se po e therrasim her 45 mita apo me pak ezanin ne sabah cili tekst eshte me i vlefshem ne kete koh Allahu ju ruajte.
Dijetaret kane mospajtim ne lidhje me ligjerimin apo jo te fjales “es salatu hajrun minen neum”, ne ezanin per namazin e sabahut, por me e sakta eshte ligjshmeria e shtimit te saj. Kurse dy ezanet qe thirren ne sabah; i pari prej tyre nuk eshte per kohen e namazit te sababut, por per te zgjuar ate qe eshte ne gjum dhe per te kujtuar te pavemendshmin. Ai zakonisht thirret para hyrjes se kohes se sabahut. Kurse ezani i sabahut eshte ai qe thirret kur hyn koha per namazin e sabahut dhe ne kete ezan shtohet fjala “es salatu hajrun minen neum”, pas fjales “hajje alel felah”. Keshtu duhet te veproje muezini, qe ta shtoje kete fjale ne ezanin e sabahut, dmth ne ezanin e dyte, edhe nese nuk eshte thirrur ezani i pare per zgjimin e atij qe eshte ne gjum. Por, nese kjo fjale lihet nga harresa apo mosdija, nuk ka problem dhe namazi pas tij eshte i rregullt. [Mbeshtetur kryesisht ne nje fetva te shejh Iben Uthejmin, ne librin “Mexhmu fetava ue rasail”, vell. 12, tema per ezanin dhe ikametin].
#67Message: Es selam alejkum1-A lejohet te bashkoj namazet ne shtepi {p.sh dreken dhe ikindin} me arsyje se kam me qen udhetar dhe nuk e di ku jam ne kohen e ikindis dhe nuk…
Message: Es selam alejkum
1-A lejohet te bashkoj namazet ne shtepi {p.sh dreken dhe ikindin} me arsyje se kam me qen udhetar dhe nuk e di ku jam ne kohen e ikindis dhe nuk e di a do te kem munsi te fal me koh,nese po ku bazoheni gjithashtu edhe nese jo?
2-Dihet se nuk esht e lejune te ngritmi ne kemb per njerz,po nje dit me tha ni moter se lejohet te ngritem ne kemb per musafirin kur te vjen ne shtepi sepse keshtu ka vepru Pejgamberi salallahu alejhi we selam keshtu me tha ajo po un skom ni e as skam lecu per kit hadith nese bon te me tregoni hakun e kesaj qeshtje?
3-Ne vajzat ne xhuma falemi ne mejtep a eshte njejt si ne xhami rendesija e faljes se dy rekateve pershendetse te xhamis?
4-A lejohet te him ne mejtep kur jemi me mestruacjone{duke asur parasysh se aj ven eshte shum i nxhajshem me xhamin veq se nuk ka member minare dhe nuk eshte me nje temel me xhamin-gjtithashtu aty xhemati falin namazet ditore gjat dimris)
Allahu ju shperbleft me qdo te mir ne Dunja dhe ne Ahiret.
Allahu ju ruajte.
Nuk lejohet bashkimi i namazeve per vendaliun kur eshte ne vendin e tij, sepse ai ende nuk e ka filluar udhetimin dhe nuk quhet udhetar.
Lejohet ngritja ne kembe per mikun ne shenje respekti dhe kete e kane lejuar te gjithe dijetaret, duke u bazuar ne hadithin e sakte, i cili transmetohet nga Aisha (radiallahu anha), ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ngrihej ne kembe sa here qe bija e tij, Fatmja, vinte tek ai, pastaj e merrte per dore, e puthte dhe e ulte aty ku ishte ulur vete. Po keshtu vepronte edhe Fatimja kur pejgamberi shkonte tek ajo: e merrte per dore, e puthte dhe e ulte ne vendin ku ulej vete.” [Ebu Daudi 5217, Tirmidhiu 4146].
Vendi ku falen namazet ditore dhe e xhumaja, si dhe ku ka imam te rregullt, eshte xhami, kurse vendet e tjera ku falen namazet e dites, por jo namazi i xhumase, eshte faltore (musala). Faltorja me xhamine ndryshojne nga disa ane, siç eshte lejimi i formimit te disa xhemateve ne faltore dhe jo ne xhami, mosfalja e dy rekateve te xhamise ne faltore, etj.
Shumica e dijetareve jane te mendimit se gruas me menstruacione apo gruas lehone, nuk i lejohet te qendroje ne xhami dhe as ne faltore, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar qe grate me menstruacione te afrohen ne faltoren e muslimaneve ne diten e festes, por te qendrojne menjane. [Buhariu dhe Muslimi]. Po keshtu, eshte pergjigjur komisioni i perhershem i fetvave (6/272), i cili thote: “Nuk i lejohet gruas qe te hyje ne xhami duke qene me menstruacione apo lehone. Kurse per te kaluar neper xhami, ne rast nevoje, nuk ka problem…”
#66Message: Selamu alejkum Allahu Ju shperbleft per punen qe ebeni.desha te pyesja se a eshte e sakt kjo fetwa e dhen nga AbdulKader Arnauti, Ai njeri i cili e fal namazin e…
Message: Selamu alejkum Allahu Ju shperbleft per punen qe ebeni.desha te pyesja se a eshte e sakt kjo fetwa e dhen nga AbdulKader Arnauti, Ai njeri i cili e fal namazin e Sabahut kur ngritet per te shkuar ne shkoll ka dalur nga Dini.ku pyeta pse tha sepse Obligimin e Allahut,po e shtyen ndersa per shkoll shum te sakt. desha te di sepse me ndodh qe ta fali ndonjehere ku zgjona per shkoll ne oren 7. Allahu ju shperbleft.
Nje fetva te ngjashme me kete e ka dhene shejh Abdulaziz iben Baz (Allahu e meshirofte!), i cili ka thene: “Kush e kurdis oren per t’u zgjuar qe te shkoje ne pune, pas lindjes se djellit, dhe nuk e kurdis ate per t’u zgjuar ne kohen e namazit te sabahut, ai ka bere veper kufri (mosbesimi), sepse e ka bere kete gje me qellim. Kurse ai i cili nuk e ben me qellim kete gje, por e vonon namazin e sabahut per shkak te gjumit te paqellimshem, ai nuk ka ndonje gjynah, por duhet te falet menjehere sa zgjohet, bazuar ne hadithet qe kane ardhur ne kete teme, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush fle ne kohen e ndonje namazi apo e harron ate, atehere ta fale kur ta kujtoje ate.” [Buhariu dhe Muslimi] Ne nje transmetim tjeter te Buhariut shtohet: “Nuk ka kompensim tjeter perveç kesaj.”
Ne hadithin e transmetuar nga Muslimi, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte ne udhetim bashke me shoket e tij, apo kthehej nga lufta dhe ishin te lodhur, i kaploi gjumi deri sa i zgjoi e nxehta e diellit, dhe nuk e kishin falur sababun, disa prej shokeve te tij thane: “Neglizhuam ne namazin tone!” Pejgamberi tha: “Nuk ka neglizhim kur je ne gjum, por neglizhimi eshte kur je zgjuar. Kush fle ne kohen e namazit te tij, atehere ta fale ate kur te kujtohet (te zgjohet), kurse te nesermen ta fale ne kohen e vet.”
Pra, kujdes me namazin e sabahut, merr masat per t’u zgjuar ne kohe, dhe nese ndodh qe te kaploje gjumi pa qellim, falu kur te zgjohesh menjehere, sepse keshtu e ke kryer obligimin. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe ne Doren e Tij eshte suksesi.
#65Message: SELAMU ALEJKUMKam shume pyetje me ba, por pergjigjia qe kam nevoj tani eshte rreth kesaj pyetje; une shpirterisht besoj shume ne ALLAH, por keto kohet e fundit…
Message: SELAMU ALEJKUM
Kam shume pyetje me ba, por pergjigjia qe kam nevoj tani eshte rreth kesaj pyetje; une shpirterisht besoj shume ne ALLAH, por keto kohet e fundit nuk jam tu fal namazin, nuk bej duat, as dhikrin, nuk kam vullnet, i lutem shume ALLAHUT me me udhezuar ne rruge te drejte, cdo dite. nuk di si me dal prej kesaj gjendje… ALLAHU TA SHPERBLEFTE per ndihmen.
Kujto vdekjen e cila mund te te vije papritur, dhe atehere pendimi do te jete teper vone. Kujto kur te dalesh para Allahut te Madheruar ate dite, kur Ai do te jete zemeruar me nje zemerim si i cili nuk eshte zemeruar kurre, dhe gjeja e pare qe do te pyese eshte: “Si ke qene me namazin?” Lenia e namazit nga nje musliman qe eshte falur me pare, eshte nje krim shume i rende i cili shkon deri ne kufer dhe mosbesim. Ai musliman qe le namazin, i lihet afat tre dite qe te pendohet dhe te kthehet te fale namazin rregullisht, dhe nese ai nuk pendohet dhe nuk kthehet, atehere sipas ligjit Islam, prijesi i muslimaneve jep urdher qe ai te vritet si kafir, sepse ne kete rast ka kembengulur ne lenien e namazit dhe ne kete rruge flijon edhe veten e tij, Allahu na ruajte! Kthehu menjehere vella, tek Allahu me pendim dhe kerkoi falje Atij per gjynahet dhe mangesite e tua ndaj adhurimit te Tij. Gjeja me e shtrenjte qe ka besimtari musliman eshte namazi, madje siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Dallimi mes nesh dhe atyre (mohuesve dhe idhujtareve) eshte namazi, dhe kush e len ate, ka bere kufer.” Mos ndiq epshet e vetes tende, mos ndiq rruget e shejtanit, por kthehu tek Allahu para se te jete teper vone dhe te kesh humbur gjithçka, ne kete bote dhe ne boten tjeter. O Zot, ktheji muslimanet ne fene e tyre me nje kthim te vertete!
#64Message: Selamu alejkum.Allahu jua sherblefte per punen qe po beni.Kur fal namazin e drekes me ndodh qe ndonjehere jap selam pas dy rakatesh se kujtoj se po fal suna. Si…
Message: Selamu alejkum.
Allahu jua sherblefte per punen qe po beni.
Kur fal namazin e drekes me ndodh qe ndonjehere jap selam pas dy rakatesh se kujtoj se po fal suna. Si duhet te veproj, ta filloj faljen nga fillimi apo te fal dhe dy rakate te tjera?
Duhet te tregosh me shume vemendje ne namaz! Nese dikush harron dhe jep selam pas dy rekatesh ne namazet me tre apo me kater rekate, atehere te fale edhe dy rekate te tjera dhe para dhenies selam ne anen e djathte, te beje dy sexhde per harresen, pastaj te jape selam nga te dyja anet.
#63Message: Es-selamu alejkum. Hoxhe i nderuar desha te te pyes, 1. kur je duke u falur me imamin dhe imami thote semiallahu limen hamide, c’fare duhet te thote xhemati,…
Message: Es-selamu alejkum. Hoxhe i nderuar desha te te pyes, 1. kur je duke u falur me imamin dhe imami thote semiallahu limen hamide, c’fare duhet te thote xhemati, rabbena lekel hamd apo semiallahu limen hamideh, si imami. dhe ca argumenti ka? 2. si duhet te jete roba ne namaz. me pantallona sic rrime ne jeten e perditshme apo me xhelabije cfare gjykimi ka? 3. kur je duke u falur pas nje personi qe e konsideron si sutre dhe ai iken, duhet te kerkosh sutre tjeter apo te rish dhe te falesh ku je, pa sutre? Allahu jua shperblefte me te mira.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kur imami te thote “semiallahu limen hamideh”, ju thoni: “Rabbena ue lekel hamd”. [Buhariu dhe Muslimi]. Shejh iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) thote: “Kur imami thote: “Semiallahu limen hamideh”, ata qe falen pas tij nuk duhet te thone perseri “semiallahu limen hamideh”, por duhet te thone “rabbena ue lekel hamd”, ashtu si ka ardhur ne hadith, sepse ky eshte kuptimi i hadithit dhe nuk lejohet dalja prej tij veçse me argument. Ne kete rast nuk ka argument tjeter, keshtu qe fjala e atyre qe thone se edhe xhemati duhet te thote “semiallahu limen hamideh” pas imamit, eshte e dobet, kurse e sakta eshte kjo qe thame, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.” [Takimi i temes se hapur, 1/320].
Mbulimi i auretit eshte kusht per vlefshmerine e namazit, dhe kush ka veshur pantallona ne namaz, e ka mbuluar auretin, por mundet qe pantallonat e tij te jene te ngushta dhe te trupezojne auretin, sidomos ne ruku e ne sexhde, por shumica e dijetareve jane te mendimit se namazi i ketij personi eshte i vlefshem.
Nuk duhen bere levizje te teperta ne namaz, te cilat te largojne vemendjen nga namazi. Nese personi qe ke para si sutra, ngrihet dhe iken, atehere nese afer tij ka nje person apo pengese tjeter qe mund te sherbeje per sutra, mund te levizesh tek ajo, por nese eshte larg, nuk duhet te levizesh, por te vazhdosh namazin ne vendin ku je. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tyre deri ne diten e Kiametit!
#62Message: Selamun alejkumA eshte sahih kjo thenie:Ebu Vail transmeton: “Ali ibn Ebiu Talibi dhe Abdullah ibn Mes’udi në namaze Eudhubil-lahin, Bismil-lahin dhe Aminin i…
Message: Selamun alejkum
A eshte sahih kjo thenie:
Ebu Vail transmeton: “Ali ibn Ebiu Talibi dhe Abdullah ibn Mes’udi në namaze Eudhubil-lahin, Bismil-lahin dhe Aminin i kanë lexuar në vetvete, jo me zë”. (Transmeton Taberaniu në El-Kebir).
Kete transmetim e ka permendur vetem Taberani ne “El Muxhem el Kebir”, dhe askush tjeter nga autoret e librave te hadithit; nga Muhamed iben Abdullah el Hadrami, i cili thote: na ka treguar Ahmed iben Junus; na ka treguar Ebu Bekr iben Ajash; nga Ebi Sedd el Bekkal, nga Ebi Vail, se ky ka thene: “Aliu dhe Iben Mesudi nuk e thonin me ze as bismilahin, as eudhubilahin dhe as amin.” Kuptohet behet fjale per ne namazet ku imami lexon me ze.
Ky transmetim nuk eshte i sakte, por eshte i dobet, dhe dobesia e tij qendron ne mosnjohjen e Ebu Sedd el Bekkal, i cili gjithashtu e ka permendur transmetimin me fjalen “nga Ebi Vail”, dhe jo “me ka treguar”, ose “na ka thene”, dallime te cilat i marrin parasysh dijetaret e hadithet ne gjykimet per zinxhirin e transmetimit. Pra, ky transmetim nuk eshte i sakte, por e sakta eshte ajo qe ka ardhur ne hadithe te sakta, ne librat e hadithit. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
#61Message: Selam Alejkum vella Bledar. Ne xhamin ku une falem i bashkojme namazet per shkak te shiut,por une pyes: 1. A ka kushte ky shi per te cuar tek bashkimi i namazeve…
Message: Selam Alejkum vella Bledar. Ne xhamin ku une falem i bashkojme namazet per shkak te shiut,por une pyes: 1. A ka kushte ky shi per te cuar tek bashkimi i namazeve (a duhet te jete shi qe te qull rrobat apo vetem na mjafton qe te ndihet qe po bie shi) 2. A ka analogji shiu me te ftohtit dhe n.q.se ka a duhet te jete ky i ftohte ekstrem nga i cili besimtari duhet te qendroje ne ambjete te mbyllura (pra qe ta eleminoje daljen jashte) apo nje i ftohte normal pak nen zero per nje stine dimri dhe vend malore siç jemi neve, (duke pasur parasysh qe po te kerkoj ndonje shok te dalesh dhe te pish nje kafe, apo te shkohet ne pune dhe te dilet neper tregje eshte e mundshme). Cili eshte mendimi me i sakte per kete çeshtje?
Ne librin me fetva per bashkimin e namazeve te shejh Iben Baz, thuhet: “Lejohet bashkimi mes akshamit e jacisë dhe mes drekës e ikindisë për shkak të shiut nëse ai i sjell vështirësi njerëzve kur dalin për në xhami. I njëjti gjykim është nëse ka llucë dhe baltë në të cilën mund të rrëshqasin njerëzit ose nëse rrjedh uji nëpër rrugë dhe tregje, sepse kjo u sjell veshtirësi njerëzve. Ky është mendimi më i saktë nga dy mendimet që kanë dijetarët në këtë çështje. Argumenti i kësaj është hadithi i transmetuar në dy “Sahihet” nga ibn Abbasi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka bashkuar në Medine mes namazit të drekës e ikindisë dhe mes namazit të akshamit e jacisë. [Transmeton Buhariu 1/137 dhe Muslimi me nr. 705.]”
Mund te themi se mospajtimi ne lidhje me bashkimin e namazeve per shkak te shiut apo te ftohtit ne mesin e dijetareve eshte i madh dhe me shume degezime e mendime te ndryshme, por me i sakti qe mbeshtetet edhe nga argumentet e sakta, eshte se lejohet bashkimi i namazit te drekes me ikindine dhe i akshamit me jacine, ne rast se bie shi, bore, apo ben ftohte acar, dhe njerezit kane veshtiresi apo mundim ne shkuarjen ne xhami. Eshte imami ai qe e percakton kete gje, duke pare edhe kushtet apo mundimin e xhematit qe vijne te falen ne xhami. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#60Message: Nese nje person e ka bileten kthyse te udhetimit dhe do te qendron si musafir nje muaj, kerkojm pergjegje per musafirin e jo per udhetarin, na trego me pika te…
Message: Nese nje person e ka bileten kthyse te udhetimit dhe do te qendron si musafir nje muaj, kerkojm pergjegje per musafirin e jo per udhetarin, na trego me pika te shkurta se si musafiri te sillet ne ate vend si psh:
1. A duhet qe ti fale namazet e shkurta apo te plota nese falet vetem,
2. A ti bashkon namazet apo ti fal ne kohen e vete,
3. A falen sunnetet nese jo ateher a kundershton sunnetin nese ai fal,
4. A prej dites se par ti shkurton namazet apo prej ciles dite?
Namazi i udhetarit eshte dy e nga dy rekate (i shkurtuar), qe sa del nga vendi i tij i banimit dhe deri kur te kthehet ne te, bazuar ne hadithin e Aishes (radiallahu anha) se ka thene: “Ne fillim, namazi u be i detyruar me nga dy rekate, por me pas u la namazi i udhetarit i tille (me dy rekate), kurse namazi i vendaliut u plotesua (me kater rekate).” Kurse ne nje transmetim tjeter thuhet: “kurse namazi i vendaliut u shtua.” [Buhariu dhe Muslimi] Transmetohet gjithashtu se Enes iben Malik ka thene: “Dolem me te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) nga Medina ne Meke, dhe ai i fali namazet dy e nga dy rekate, deri sa u kthyem ne Medine.” [Buhariu dhe Muslimi]. Por nese falesh pas nje imami qe e fal namazin te plote, duhet ta falesh namazin te plote me kater rekate, madje namazi me xhemat eshte detyrim edhe per udhetarin qe gjendet ne nje vendbanim tjeter ku ka xhami dhe thirret ezani. Ne udhetim e siper, suneti eshte qe namazet te shkurtohen dhe te bashkohen, kurse nese qendron ne nje vend tjeter per disa kohe, me e mira eshte te mos bashkohen namazet, por edhe nese i bashkon, nuk ka problem, sepse te dyja keto jane percjelle nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [Fetvaja nr. 1085, nga fetvate e shejh Iben Uthejmin, ne librin “Mexhmuu fetava ue rasail Iben Uthejmin”].
#59Message: Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.Xhamia jone ka qene kishe ma heret, dhe aty ne anen e djathte te xhamis ka qene skene e cila eshte rreth 25-30 cm e…
Message: Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Xhamia jone ka qene kishe ma heret, dhe aty ne anen e djathte te xhamis ka qene skene e cila eshte rreth 25-30 cm e larte, kshtu qe ata qe jane ne safin e par ne anen e djathte ne fund te safit detyrohen te bejne sexhden ne ket sken e cila eshte me larte se te tjeret dhe me larte se pozita e imamit, a ka ndonje argument apo ndonje thenie nga dijetaret per kete gje, sepse shume nga xhemati i ikin safit te pare dhe falen ne safin e dyte per te mos bere sexhden aty? BarakAllahu fik.
Nuk ka problem nese ata qe falin pas imamit e vendosin koken ne sexhde apo falen ne vend me te ngritur se imami, perderisa vendi eshte i tille. Lejohet qe imami te falet ne nje vend me te ulet se xhemati, dhe lejohet qe xhemati te falit ne nje vend me te ulet se imami. Lejohet qe xhemati te falet ne katin e dyte te xhamise dhe imami ne te parin, ose xhemati ne katin e pare kurse imami ne te dytin. Por ajo qe nuk lejohet eshte: qe xhemati te falet para imami, kjo nuk lejohet, perveç perjashtimit qe kane bere dijetaret ne xhamine e Shenjte ne Meke. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#58Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barkatuhuAllahu te shperblefte vella, kisha deshire qe te sqarohet çeshtja e kohes se salati ishas, disa thojne qe koha mbaron…
Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barkatuhu
Allahu te shperblefte vella, kisha deshire qe te sqarohet çeshtja e kohes se salati ishas, disa thojne qe koha mbaron kur hyn koha e fexhrit, disa thojne qe koha mbaron rreth mesnates, (12, a 12 e 30), dhe gjithashtu koha e magribit, disa thojne qe ka kohe vetem rreth gjysem ore e disa thojne qe koha eshte deri kur te therritet edhani i ishas.
Allahu te shperblefte me xhenet.
Koha e rregullt e namazit te jacise (isha) eshte qe prej zhdukjes se te kuqerremtes se horizontit nga ana e perendimit e deri ne mesnate, kurse koha e detyrueshme eshte deri ne agimin e dyte kur thirret ezani i sabahut. [Fetava el Lexhne ed Daime, nr. 10346].
Koha e namazit te akshamit eshte qe prej perendimit te djellit dhe deri ne zhdukjen e te kuqerremtes se horizontit nga ana e perndimit te diellit, dhe menjehere hyn koha e namazit te jacise (ishase). [Fetava el Lexhne ed Daime, nr. 20767].
#57Selam alejkum vella.Desha te dija se a eshte hadith i sakte apo jo kjo thenie qe po te shkruaj ketu poshte:Resulullahi a.s. ka thënë: “Kur të thërret ezani mos bëni asgjë,…
Selam alejkum vella.
Desha te dija se a eshte hadith i sakte apo jo kjo thenie qe po te shkruaj ketu poshte:
Resulullahi a.s. ka thënë: “Kur të thërret ezani mos bëni asgjë, as mos lexoni Kur’an, sepse njeriu i cili flet gjatë thirrjes së ezanit nuk do të është në gjendje të thotë shehadetin në shtratin e vdekjes”.
Pas kerkimit te gjate, nuk gjeta asnje hadith te tille, por edhe nese ekziston, domethenia e tij nuk eshte e vertete, sepse shumica e dijetareve jane te mendimit se degjimi i Ezanit eshte i preferuar dhe jo i detyruar, dhe se me e mira per njeriun eshte qe ta lere leximin e Kuranit gjate thirrjes se ezanit, me qellim qe te marre dy te mira: ate te perseritjes se ezanit dhe ate te leximit te Kuranit pas thirrjes se ezanit. Kurse domethenia e hadithit qe permendet ne pyetje nuk perputhet me kete gjykim per degjimin e ezanit. E Allahu eshte i Gjithedituri.
#56Selamun alejkum, Allahu të ruaj vëlla dhe të shtoftë dijen.1- A duhet ta thëras ezanin kur vij në xhami dhe namazi me xhemat ka mbaruar?2- Në një xhami ka vëllezër që janë…
Selamun alejkum, Allahu të ruaj vëlla dhe të shtoftë dijen.
1- A duhet ta thëras ezanin kur vij në xhami dhe namazi me xhemat ka mbaruar?
2- Në një xhami ka vëllezër që janë në moshë të re dhe dinë prej kuranit mirë dhe e dinë me tuxhvid, porse kur mungon imami i caktuar aty dalin imam vëllezër që nuk dinë të këndojnë kuran me texhvid por ata dalin sepse janë më të mëdhenj në moshë. A mund të na tregosh se cili e ka detyrë të dalë imam dhe rëndësin e ati i cili del imam? Dhe si të sillemi në këtë rast?
3- A mund të na thuash diçka rreth hadithit: “Percillni prej meje qofte dhe nje ajet”?
Mjafton ezani qe eshte thirrur ne xhami nga muezini, por ti duhet te therrasesh ikamet.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Njerezit i prin ne namaz ai qe di me shume nga Libri i Allahut, dhe nese jane njesoj ne leximin e Kuranit, atehere i prin ai qe di me shume nga suneti.” [Muslimi (1530)]. Pra, ai qe ka perparesi te behet imam ne namaz eshte ai qe di me shume permendesh nga Kurani dhe qe ka me shume dije, dhe jo ai qe ka zerin me te bukur. Njerezit i prin ne namaz ai qe dime shume Kuran, edhe nese eshte me i vogel ne moshe, gje e cila ka ardhur ne hadithin e transmetuar nga Amer iben Seleme, te cilin e ka nxjerre Buhariu (4051). Por, nese imami eshte caktuar nga autoritetet perkatese, atehere nuk ka te drejte kush tjeter me qene imam perveç tij. Po keshtu, nese imami i rregullt i xhamise cakton nje zevendes, atij i takon me dal imam ne mungese te imamit, edhe nese ne xhemat ka me te ditur se ai; por imami keshillohet qe te marre parasysh porosite e Pejgamberit ne lidhje me cilesite e atij qe ka me shume te drejte ne namaz. Pra, ju vetem mund te keshilloni me te mire dhe me argumente, dhe nese nuk iu degjohet fjala, atehere faluni pas imamit qe falet ne xhami dhe mos shkaktoni percarje dhe trazira ne xhami.
Hadithin ne fjale e ka nxjerre Buhariu, dhe kuptimi i tij eshte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka urdheruar shoket e tij qe e degjojne ate, qe te percjellin nga ai qofte edhe sikur te kene degjuar pak, qofte edhe nje ajet, me qellim qe çdokush qe e degjon fjalen e Pejgamberit, te nxitoje ne percjelljen e saj, me qellim qe te percillen te gjitha ajetet dhe fjalet e degjuara nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [Nga komentimi i Iben Haxherit, ne “Sahihun” e Buhariut].
Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe suksesi eshte vetem nga Ai. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#55Pyetje: A eshte e lejueshme qe te vendoset tapet i vecante per imamin (vendoset nje tapet i vogel siper tapetit ku falet xhemati), dhe a hyn tapeti tek ndalesa e faljes se…
Pyetje: A eshte e lejueshme qe te vendoset tapet i vecante per imamin (vendoset nje tapet i vogel siper tapetit ku falet xhemati), dhe a hyn tapeti tek ndalesa e faljes se imamit ne nje vend te ngritur?
Falja mbi sixhade apo tapet eshte e lejuar, sepse eshte diçka e nevojshme dhe nuk ka ndalese per te. Po keshtu, shtrimi i xhamive me tapeta eshte i lejuar. Por te gjitha keto jane lejuar per shkak te nevojes per to dhe eliminimit te demtimit apo te ngushtuarit. Kurse vendosja e nje sixhadeje te veçante per imamin, mbi tapetin e xhamise, eshte diçka qe nuk ka qene me pare dhe gjykimi i saj kthehet te shkaku i vendosjes se saj: nese vendosja e saj eshte e nevojshme, per shkak se vendi eshte i ndotur per shembull, apo per te treguar drejtimin e Kibles ne ato xhamia apo faltore qe nuk jane ne drejtim te Kibles, apo per ndonje nevoje tjeter, ne kete rast nuk ka ndonje gje te ndaluar per vendosjen e kesaj sixhadeje, dhe sipas kesaj mund ta marrim fjalen e shejh Iben Bazit, ne kaseten me titull “Shkaqet e qendrueshmerise perballe sprovave”, ku thote se vendosja e ketyre sixhadeve per te dalluar vendin e imamit, nuk ka problem. Por, nese vendosja e tyre nuk eshte e nevojshme, largimi prej saj eshte me i paqshem dhe me larg ndonje ndalese, siç mund te jete fakti se imami mund ta shohe veten me larte se te tjeret, etj.
Kurse fjala se a hyn kjo ne ndalesen e faljes se imamit ne vend me te ngritur se xhemati? Pergjigja eshte se kjo kthehet ne trashesine e sixhades qe vendoset dhe nese njerezit e konsiderojne ate me te ngritur se vendi i xhematit. Argument per kete eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ndalon qe imami te falet ne vend me te ngritur se xhemati, i cili eshte nje hadith i sakte, duke bashkuar te gjitha rruget e transmetimit te tij, siç e thote shejh Albani ne librin “Eth themeru el mustetab”, f. 403.
Pra, largimi prej kesaj vepre eshte me afer te saktes dhe me larg renies ne ndonje bidat. E Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#54A DUHET THENE EUDHU BILAHI NE CDO REKAT. PO NESE NJE SURE NUK E FILLON NGA FILLIMI A DUHET TE THUHET BISMILAHI. PER KETE PYETJE TE LUTEM ME JEP NDONJE ARGUMENT SEPSE KEMI…
A DUHET THENE EUDHU BILAHI NE CDO REKAT. PO NESE NJE SURE NUK E FILLON NGA FILLIMI A DUHET TE THUHET BISMILAHI. PER KETE PYETJE TE LUTEM ME JEP NDONJE ARGUMENT SEPSE KEMI KETU DISA “DIJETARE ” QE DUAN ARGUMENTE PER CDO GJE.
ALLAHU TA SHPERBLEFTE!
Shumica e dijetareve jane te mendimit se “el istiadheh” (thenia: eudhu bilahi mine shejtani rraxhim) ne fillim te namazit eshte e pelqyeshme, dhe ky eshte edhe mendimi i Komisionit te perhershem te Fetvave ne Saudi, kurse te tjere thone se ajo eshte vaxhib (detyrim), dhe kete e mbeshtet edhe shejh Albani, duke u bazuar ne Fjalen e Allahut: “Kur te lexosh Kuranin, kerkoi mbrojtje Allahut prej shejtanit te mallkuar!” [En Nahl, 98]. Po keshtu, edhe per perseritjen e saj ne çdo rekat, ka mospajtim: ata qe thone se ajo eshte mustehab, thone qe nuk perseritet ne te gjitha rekatet, por vetem ne te parin, kurse te tjeret thone se duhet te perserit ne çdo rekat para se te lexosh Kuran, duke u mbeshtetur ne urdhrin e Allahut, ne ajetin e mesiperm. Po keshtu edhe ne leximin e Kuranit jashte namazit, me e pakta gje eshte te thuhet se elistiadheh eshte e pelqyeshme, megjithese obligueshmeria e saj eshte me afer, sepse Allahu ka urdheruar qe para se te lexosh Kuran, te thuash: “Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”, ne ajetin e mesiperm. Kurse thenia “Bismilahi rrahmani rrahim” eshte e detyrueshme te thuhet kur lexon suren Fatiha, sepse ajo eshte ajet i kesaj sureje, kurse ne suret e tjera nuk eshte ajet, por per te ndare mes sureve. Nese dikush e lexon nje sure nga fillimi, ai duhet ta lexoje edhe bismilahin, por nese fillon nga mesi i sures, mjafton te thote “eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”, pa thene “bismilahi rrahmani rrahim”, sepse kjo nuk eshte ajet veçse ne suren Fatiha, dhe ne ajetin 30 te sures Neml.
Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#53Eselamu alejkum. Allahu ju ndihmofte e ju dhente sukses ne jete e ne ahiret! Pyetja eshte se kujt i lejohet me i dhen doren edhe argumente per mos dhenjen e dores nese…
Eselamu alejkum. Allahu ju ndihmofte e ju dhente sukses ne jete e ne ahiret!
Pyetja eshte se kujt i lejohet me i dhen doren edhe argumente per mos dhenjen e dores nese mundeni me na argumentu kercenimin qe vjen per dhenjen e dores se shume prej vllezerve e neglizhojn e bejne asgje dhenjen e dores. Allahu jua shperblefte vlla me Xhenet.
2. Desha te pyes dicka rreth namazit te rrugetarit, une jam rrugetar edhe namazi i akshamit me nxen ne rruge me duhet te fale namazin me njehere ne sa te arrije te vendi i duher apo nuk ka problem nese e shtyn deri ne kohen para se te del jacia.
3. Pyetja tjeter: une jam rrugetar edhe ne rruge kam xhamin edhe une futem e kry namazin e asaj kohe por mbasi mbaron namazin thirret ezani i atij vaktit qe e kam kry, a eshte obligim qe te kry namazin me xhemat apo nuk ka problem nese vazhdoj udhtimin.
Ne lidhje me kete pyetje kemi folur me pare ne pyetjen me nr. 40 (faqa 3 e forumit), ne pyetjen nr. 58 dhe 62 (faqa 4 e forumit).
Udhetarit i lejohet qe ta shkurtoje dhe ta bashkoje namazin kur eshte ne udhetim e siper. Namazet me kater rekate, i lejohet t’i fale me dy rekate, dhe i bashkon namazet e dites (dreken dhe ikindine) ne kohen e njeres prej tyre, kur ta kete me te lehte, dmth eshte i lire qe ta fale namazin e drekes dhe te ikindise te bashkuara me nga dy rekate dhe duke bere ikamet per secilin namaz, duke filluar qe nga hyrja e kohes se drekes dhe deri para perendimit te diellit. Po keshtu edhe me namazet e nates (akshamin dhe jacine), udhetari eshte i lire t’i fale ato te bashkuara, akshamin me tre rekate dhe jacine me dy rekate, kur ta kete me te lehte, qe nga hyrja e kohes se akshamit dhe deri ne mesnate, kur mbaron koha e jacise, madje mund te shtyhet deri para sabahut, perderisa nuk ka pasur mundesi me u fal me pare.
Nese gjendesh ne xhami kur thirret ezani, nuk lejohet te dalesh nga xhamia pa e kryer namazin e atij vakti, perveç na rast nevoje, per te nderruar abdesin apo per ndonje nevoje tjeter qe te detyron te dalesh. Kane ardhur disa hadithe qe e ndalojne daljen nga xhamia kur te ze ezani ne xhami. Prej ketu, nese udhetarit i iken makina dhe shoket e udhetimit nuk e presin, atehere nuk ka problem qe ai te dale nga xhamia dhe te shkoje pa e kryer namazin me xhemat, te cilin e ka kryer vetem, sepse udhetimi eshte arsye per lejimin e shume gjerave si lehtesim nga Allahu per udhetarin.
Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#52Pyetje: Nje vella musliman hyn ne xhami per te falur namazin me xhemat por veren se imami nuk e ka respektuar sutren, (ky vella eshte me mendimin e shejh albanit…
Pyetje: Nje vella musliman hyn ne xhami per te falur namazin me xhemat por veren se imami nuk e ka respektuar sutren, (ky vella eshte me mendimin e shejh albanit rrahimeullah se sutreja eshte obligim), pra ai po falet pa sutre. Si duhet te veproje vellai ne fjale duke ditur se pa sutre namazi i tij nuk eshte ne rregull (nuk e ka te qarte nese namazi i tij eshte i pavlefshem apo eshte i manget)?
Kjo pyetje permban dy çeshtje: 1. Gjykimi per sutren dhe 2. Gjykimi per namazin e atij qe falet pa vendosur sutre.
Se pari: Mendimi me i sakte i dijetareve ne lidhje me sutren eshte se vendosja e sutres – pengeses qe vendos para vendit ku ben sexhden gjate namazit – eshte obligim, bazuar ne hadithet qe urdherojne per vendosjen e sutres ne namaz, te cilat jane hadithe te sakta dhe te padiskutueshme. Kurse hadithi ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) eshte falur ne fushe te hapur pa vendosur sutre perpara vetes, eshte i dobet.
Se dyti: Megjithese vendosja e sutres eshte obligim, namazi i atij qe falet pa vendosur sutre apo jo para ndonje muri apo shtylle, eshte i sakte, perderisa i ka plotesuar shtyllat dhe vaxhibet e namazit, dhe perderisa nuk ka kaluar para tij ndonje prej atyre qe ta prishin namazin: gruaja, qeni dhe gomari, siç ka ardhur ne hadith te sakte nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) [Iben Maxheh 950]. Pra, namazi i personit qe permendet ne pyetje eshte i rregullt dhe gjithashtu namazi i imamit eshte i rregullt, dhe mosvendosja e sutres ne namaz nuk e ben namazin te pavlefshem. Namazin nuk e ben te pavlefshem asgje perveç mangesise ne ruknet apo vaxhibet e vete namazit.
Ka mbetur te thuhet se urtesia ne vendosjen e sutres eshte qe te mos e prese namazin ndonje prej atyre qe e presin namazin, si ne hadithin e mesiperm. Po keshtu, njerezit qe kalojne para teje kur falesh dhe ke vendosur sutre, kalojne pa problem dhe pa marre ndonje gjynah, sepse siç ka ardhur ne disa hadithe te tjera, sikur ta dinte ai qe kalon para atij qe falet se çfare gjynahu ka, do te qenmdronte kaq e kaq larg tij… Kurse kur vendos sutre, ai kalon pa problem mbrapa sutres. Si dhe urtesi te tjera per permendjen e te cilave nuk eshte vendi ketu.
Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#51Xhamia e qendres dhe e dine hoxhes e kane kiblen me shume se 30 grade gabim!I eshte thene Ahmedit qe eshte imam dhe eshte justifikuar me hadithin cfare eshte mes lindjes…
Xhamia e qendres dhe e dine hoxhes e kane kiblen me shume se 30 grade gabim!
I eshte thene Ahmedit qe eshte imam dhe eshte justifikuar me hadithin cfare eshte mes lindjes dhe perndimit! dhe nuk eshte ndryshuar.
Une edhe pse e kam afer nuk po falem tek dine hoxha sepse nuk dua te falem me dije ne nje drejtim qe nuk eshte i kibles.
Fillimisht u gjend nga faqja http://www.qiblalocator.com pastaj u pa dhe me busull. Si eshte gjykimi ne lidhje me namazin ne keto xhamia, Allahu ua shperblefte me te mira!
Shejh Albani e ka mbyllur librin “Eth themerul Mustetab” me fjalen e dijetarit te madh Ebu Tajjib Sidik Hasen, i cili thote: “Te kthyerit ne drejtim te kibles ne namaz eshte nga detyrimet fetare. Kushdo qe ka mundesi te kthehet me perpikmeri ne drejtim te nderteses se Kabes, e ka detyrim kthimin drejt saj ne namaz, dhe ketu behet fjale per ate qe gjendet prane saj dhe e sheh ate pa pershkruar ndonje rruge apo pa u lodhur, kurse ata qe nuk gjenden prane saj, detyrimi i tyre eshte qe te kthehen ne drejtimin nga gjendet Kabja dhe nuk eshte per qellim ketu drejtimi posaçerisht te Kabja, por eshte per qellim ajo qe na ka mesuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur ka thene se “E gjithe zona mes lindjes dhe perendimit eshte Kible.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu 342 dhe Iben Maxheh 1011] Kush gjendet nga ana e Jemenit dhe e njeh anen e lindjes dhe te perendimit, atij i mjafton te kthehet mes ketyre dy drejtimeve dhe mesi i tyre eshte drejtimi i Kibles per te. Po keshtu per ate qe ndodhet nga ana e Shamit (Sirise), i mjafton te kthehet mes dy drejtimeve dhe te mos e lodhe veten per percaktimin e drejtimit me ekzaktesi…”
Po keshtu, Iben Uthejmin ka thene: “Drejtimi nga Kibla behet: ose duke u drejtuar ne ndertesen e Kibles, e cila eshte Kabja, ose duke u drejtuar ne drejtim te saj (nga ana e saj). Nese dikush gjendet prane Kabes dhe ka mundesi ta shohe ate, detyrimi i tij eshte qe te kthehet nga ndertesa e Kabes sepse ajo eshte origjina e te drejtuarit nga ajo. Kurse ata qe jane larg Kabes dhe nuk mund ta shohin ndertesen e saj, detyra e tyre eshte te kthehet nga ana e saj. Dhe keshtu, sa me larg Mekes qe te jete njeriu, drejtimi i Kibles se tij eshte me i gjere per te, sepse sa rrethi zgjerohet sa me shume te largohesh nga qendra e tij, prandaj Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “E gjithe zona mes lindjes dhe perendimit eshte Kible.” Dijetaret kane permendur se devijimi i vogel nga drejtimi i Kibles nuk demton. Siç dihet, drejtimet jane kater: veri, jug, lindje, perendim. Nese dikush gjendet ne lindje apo ne perendim te Kabes, atehere drejtimi i Kibles per te eshte midis veriut dhe jugut, dhe nese gjendet ne veri apo ne jug te Kabes, atehere drejtimi i Kibles per te eshte midis lindjes dhe perendimit, sepse obligimi eshte te drejtuarit nga ana e kibles …” [Fikhul Ibadat, f. 154].
Ne lidhje me xhamine e ndertuar me drejtim te devijuar nga ai i Kibles eshte pyetur edhe shejh Meshhur Hasen al Selman dhe ka dhene afersisht te njejten pergjigje duke u argumentuar me hadithin e permendur me siper.
Kurse nga dijetaret e medhhebeve, shumica thone fjalen e mesiperme, prej hanefive, malikive dhe hanbelive, perveç imam Shafiut, i cili eshte i mendimit se drejtimi nga ndertesa e kabes me ekzaktesi eshte detyrim edhe per ate qe gjendet larg saj dhe se namazi i atij qe falet ne drejtim te devijuar nga ai i Kabes eshte i pavlere.
E sakta dhe e verteta ne kete çeshtje eshte ajo qe na ka mesuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), te cilen e kane zgjedhur dhe shtrenguar shumica e dijetareve te Islamit, qe detyrimi per ate qe gjendet larg Kabes eshte qe te kthehet ne anen e saj te horizontit kur falet, dhe se devijimi i vogel dhe i paqellimshem nga drejtimi i Kabes nuk demton dhe nuk prish pune, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.
Pra, i keshillojme vellezerit qe ndodhen prane ketyre xhamive per te cilat thuhet se jane te devijuara nga drejtimi ekzakt i Kabes, qe te mos i braktisin keto xhamia dhe as te mos shkojne te falen ne xhami te largeta nga shtepia e tyre, por te falen ne to dhe namazi i tyre eshte i rregullt inshaAllahu. Bashkohuni me imamin dhe me xhematin dhe mos u perçani!
Po keshtu, keshillojme imamet e xhamive, qe brenda xhamise t’i drejtojne rreshtat ne drejtimin e sakte te Kibles qe eshte vertetuar, duke devijuar nga e djathta apo nga e majta e Kibles aktuale te xhamise, me qellim qe te jene me prane sigurise per vlefshmerine e namazit, pasi qe disa prej dijetareve e kane quajtur te pavlefshem namazin qe falet jo ne drejtimin ekzakt te Kibles. Pra, perderisa eshte mesuar gabimi, ai duhet te riparohet.
Por, duhet pasur parasysh gjithashtu, se çeshtja e ndertimit te xhamive dhe perkujdesja per to i perket organeve kompetente: Komunitetit Musliman, keshtu qe ky problem duhet ngritur tek organet kompetente, me qellim qe te studiohet çeshtja dhe te jepet nje vendim zyrtar per te gjitha xhamite qe kane te njejtin problem, sepse nuk eshte vetem nje xhami qe e ka kete problem ne vendin tone. Pra, kjo nuk eshte nje çeshtje individuale, por eshte çeshtje qe i takon organeve kompetente, perndryshe do te shkaktohen trazira dhe do te behet rremuje. Keto çeshtje kerkojne maturi, ndaj i drejtohemi te gjithe vellezerve tane, te cilet jane te impenjuar ne kete çeshtje, qe te tregohen te matur ne zgjidhjen e saj, te kene frike Allahun dhe t’i ruhen perçarjes se muslimaneve dhe futjes se fitneve ne mesin e tyre.
Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë
Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.
[contact-form-7 id="4" title="Contact form 1"]
#50Mesagge: Selamu AlejkumKisha nje pyetje ne lidheje me nje problem qe na doli ne xhami. Imami na e fali namazin dhe mbasi e mbaruam ate, ati u kujtua se nuk kishte abdes…
Mesagge: Selamu Alejkum
Kisha nje pyetje ne lidheje me nje problem qe na doli ne xhami. Imami na e fali namazin dhe mbasi e mbaruam ate, ati u kujtua se nuk kishte abdes dhe ne nuk e dinim si te vepronim. Si duhet vepruar ne rast te tille:
1. A duhet te perseritet namazi?
2. n.q.s duhet te perseritet, a te gjithe duhet ta peseritim apo vec imami?
Ju lutem brenda mundesive te na ktheni pergjigje te argumentuar.
Nese imami falet pa abdes dhe nuk kujtohet per abdesin vecse pas mbarimit te namazit, atehere namazi i tij nuk eshte i vlefshem dhe ai duhet te perserise namazin, kurse xhemati e ka namazin te vlefshem dhe nuk e perserit namazin prej xhematit perveç atyre qe e dine se imami eshte falur pa abdes. Nese imami kujtohet ne mes te namazit se nuk ka abdes, ai duhet te terheq dike tjeter prej xhamatit qe eshte ne safin e pare dhe ta vendose imam, kurse vete te dale e te shkoje te marre abdes, pastaj ta fale namazin nga fillimi. Argument per kete eshte fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Ata (imamet) iu prijne ju ne namaz; nese ia qellojne (falen sakte dhe ne rregull), namazi eshte i sakte per ju dhe per ata e, nese gabojne, namazi juaj eshte i vlefshem kurse i tyre jo.” Hadithin e ka nxjerre Buhariu, Ahmedi, etj. Kurse argument per terheqjen e njerit nga xhemati dhe vendosjen e tij ne vend te imamit, eshte ngjarja e vrasjes se Umerit (radiallahu anhu), kur u godit gjate namazit te sabahut dhe terhoqi Abdurrahman iben Aufin te zinte vendin e tij dhe te vazhdonte namazin me xhematin.
Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#49Selamu alejkum vella i nderuar! Si jeni a jeni mire? Lus Allahun e Madherur te jeni mire ju, dhe gjithe muslimanet ne cdo cep te botes.Vella pjyetja e rradhes eshte…
Selamu alejkum vella i nderuar! Si jeni a jeni mire? Lus Allahun e Madherur te jeni mire ju, dhe gjithe muslimanet ne cdo cep te botes.
Vella pjyetja e rradhes eshte kjo!!
1. Nje vella musliman shume here me permend hadithin “un do te nderyj ne diten e kjametit per ata qe vdesin ne Medina.” Tani me sa me kujtohet (a e kame lexuar ketu ose te mburoja), ky hadith nuk eshte sahi. Me sqaro pak te lutem, po te jete keshtu ta sqaroj dhe ate vellain, po te jete sahi ta keme vet me te qarte hadithin.
2. Kur shkon ne xhami dhe xhemati e ka falur rakatin e pare, por gjate namazit imami gabon, dhe ne fund te faljes bene dy suxhut e hareses, tani a duhet te bej dy suxhut e hareses pas tij, apo te ngrihem dhe te plotesoj namazin, dhe me vone suxhut.
3. Kur perseri xhemati mbaron faljen. dhe ti perseri shkove me vones dhe ngrihesh te plotesosh namaznin dhe je ne rresht mbrapa nuk ke mundesi te ecesh para te muri (per sutra) por duke thene teshehudin ne rakatin e fundit, personi qe ka qene ulur para ty iken, dhe persona te tjer kolojne para teje ne distance 3/4 metra, tani a duhet perseritur ky namaz per shkak se ata kalojne para teje??? apo jo
4. Gruaja me femit a duhet te falin xhuman apo dreken kini parasysh qe xhemati behet me shume se 2 veta?
Ne nje hadith te mire (hasen), Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Me erdhi Xhibrili (per te me thene se) Allahu me la te zgjidhja nje nga dy gjerat: qe te fuste gjysmen e ymetit tim ne xhenet ose te me jepte te drejten e ndermjetesimit, dhe une zgjodha ndermjetesimin.” Ne nje transmetim tjeter shtohet: “Dy persona nuk do t’i perfshije ndermjetesimi im, dhe kush vdes ne Medine, une do te jem ndermjetesuesi i tij (tek Allahu).” [“Dhilalul Xheneh”, i Iben Ebi Asim 829, me verifikimet e shejh Albanit]. Pra, domethenia e hadithit eshte e qarte, se ata besimtare qe vdesin ne Medine dhe qe e meritojne ndermjetesimin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), do te kene ndermjetesimin e tij ne diten e Kiametit, dhe kjo eshte prej miresive te Medines se ndritshme.
Kur e arrin xhematin me vonese, duhet te ndjekesh imamin deri sa te jape selam, dhe te besh dy sexhdet e harreses bashke me te, nese ai ka gabuar ne namaz, pastaj te ngrihesh dhe te plotesosh namazin, dhe nuk ben me dy sexhde te harreses.
Nese nuk ke pengese (sutra) para vetes kur falesh, detyra jote eshte qe nese kalon njeri para teje, te zgjasesh doren dhe ta pengosh, per aq sa arrin dora, dhe nese dikush kalon, namazi yt nuk prishet, por personi qe kalon ka gjynah, dhe behet fjale per ate qe kalon mes teje dhe vendit ku duhet te ishte sutra, dmth thuajse mes teje dhe vendit ku ben sexhde qe ve koken ne toke, ndersa kush kalon pas kesaj largesie, nuk ka problem inshaAllau. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Sikur ta dinte ai qe kalon para atij qe eshte duke u falur se çfare gjynahu merr, do te ishte me e mire per te qe te qendronte 40 (dite, muaj ose vite – dyshon tranmetuesi) larg se sa te kalonte para tij.” [Buhariu dhe Muslimi]. Prandaj Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka urdheruar te merret sutra kur falesh, me qellim qe te falesh namazin sa me te plote dhe muslimanet e tjere te mos futen ne gjynahe per ndonje gabim apo mosvenie re te atij qe falet, ose nga mosdija, etj. Qe te eliminohen keto te gjitha, muslimani duhet te kujdeset qe te marre diçka per sutra, nese ka mundesi, e nese jo, behet llogaria me hamendje se ku duhet te ishte sutra qe nga vendi ku ben sexhden, dhe kalon pas saj, sa me larg atij qe falet.
Namazi i xhumase nuk eshte detyrim per gruan dhe as per femijet, por gruaja duhet te fale namazin e drekes, nese nuk e fal namazin e xhumase ne xhami, dhe mundet qe ta fale namazin e drekes me xhemat, me njerezit e shtepise.
Allahu ju ruajte e ju dhente sukses, sepse Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#48Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!A kishit pasur mundesi te na shpegoni me referenca nga hadithet se eshte e ndaluar te thuhet “Allahu ja takabal” nje…
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
A kishit pasur mundesi te na shpegoni me referenca nga hadithet se eshte e ndaluar te thuhet “Allahu ja takabal” nje besimtari qe shkon per t’u falur apo sapo eshte kthyer nga e falura, pasi qe ketu ka shume musliman qe nuk e marrin vesht qe kjo shprehje eshte bidat e nuk e di si t’ja shpjegoj. Allahu na dhente dituri te qendrueshme e na befte prej atyre qe e praktikojne sunetin!
Ajo qe eshte bidat ketu, nuk eshte vete kjo shprehje, sepse ajo ka ardhur ne hadith te sakte, ku thuhet se sahabet e uronin njeri-tjetrin ne dite feste (per bajram) duke thene: “Tekabbelallahu minna ue minkum”, dhe fjala “Allahu jetekabel” ka te njejtin kuptim. Por qe kjo shprehje te perdoret nga muslimanet pas çdo namazi dhe kjo gje te behet zakon, kjo eshte ajo qe eshte bidat dhe risi ne fe, gje te cilen nuk e kane bere sahabet e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), as tabiinet, dhe as ata qe ndoqen rrugen e tyre. Muslimanet qe nuk dine, duhen mesuar dhe u duhet sqaruar se kjo veper nuk eshte bere nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe as nga sahabet e tij, keshtu qe ajo nuk duhet bere zakon dhe rruge, sepe rruga me e mire eshte rruga e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Allahu i kthefte muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#47Message: -Selam Alejkum.Vlla i nderuar a kish pas mundesi te ma sqaroni qeshtjen e shkurtimit te namazit kur jom ne udhtim. p.sh, jom naga prishtina dhe kam ardh te tezja…
Message: -Selam Alejkum.Vlla i nderuar a kish pas mundesi te ma sqaroni qeshtjen e shkurtimit te namazit kur jom ne udhtim. p.sh, jom naga prishtina dhe kam ardh te tezja qe disa dit dhe e kom shkurtu namazin nga 4 ne 2,me sa di un ka rreth 46 kilometra.-A kom vepruar drejt dhe sa dit kom drejt te veproj kshtu, dhe a kuptohet namazi i udhtarit sikurse ,musafir te jepni 1 sqarim rreth kesaj (udhtar-musafir). Kam lexuar 1 fetfa lidhur me ket por nuk kam mudur te marr pergjegjie per ditet, sa dit kam drejt te veproj keshtu. Allahu ju shperbleft.
Ne lidhje me kete pyetje ka dy çeshtje qe lidhen me udhetimin: E para: Cila eshte largesia ne te cilen personi quhet udhetar; çeshtje per te cilen ka udhetim dhe shumica e dijetareve thone se kjo largesi duhet te jete jo me pak se 80 km, ndersa te tjere thone se çeshtja e largesise nuk merret parasysh por ajo qe merret parasysh eshte zakoni i njerezve se kujt i thone udhetar. E dyta: Koha gjate se ciles quhesh udhetar dhe te lejohet te zbatosh rregullt e udhetarit ne lidhje me namazin: Edhe ne kete çeshtje ka mospajtim: disa thone se kjo kohe kufizohet me 4 dite, nese ke per qellim qendrimin ne ate vend ku shkon, e nese nuk ke per qellim te qendrosh por rrethanat ta bejne te detyrueshem qendrimin, atehere nuk merret parasysh koha e qendrimit, qofte e gjate apo e shkurter, e shkurton namazin dhe e bashkon ate, perderisa nuk ke per qellim qendrimin, por pret te kthehesh nga çasti ne çast. Ndersa te tjere thone se koha e qendrimit nuk merret parasysh perderisa vazhdon te jesh udhetar dhe nuk je ne vendin tend te perhershem. Ajo qe mendojme se eshte me e sakta, eshte mendimi i pare, sepse kjo eshte edhe me e paqshme, e Allahu e di me mire. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#46Message: asselamu aleykumA bon mu fal ni xhami qe e kan opinionin e sektit habashi per kah mu kthy kur t’falen ktu ne kanada?
Message: asselamu aleykum
A bon mu fal ni xhami qe e kan opinionin e sektit habashi per kah mu kthy kur t’falen ktu ne kanada?
Ne çerekun e fundit te shekullit 14 Hixhri, u shfaq grupi i udhehequr nga Abdullah el Habeshi, i cili ka ardhur nga el Habeshe dhe zbriti ne Sham (Siri) bashke me humbjen e tij. U soll neper lagje e xhami por nuk gjeti vend te pershtatshem per te zbrazur helmet e tij veçse ne Liban. Aty filloi t’i ftoje njerezit ne rrugen e tij dhe ndjekesit e tij filluan te shtohen, dhe idete e tij filluan te perhapen. Ato ide ishin nje perzierje mes bindjeve te xhehmive, mutezilive, atyre qe bejne tavaf rreth varreve dhe sufive, per te cilat ai eshte fanatik dhe ka botuar libra e gazeta qe ftojne ne to. Kush i sheh shkrimet e publikuara nga ky grup, i behet e qarte me lehtesi se ata kane dale me bindjet e tyre nga ehli suneti dhe xhemati. Prej bindjeve te tyre permendim p.sh: 1. Ne çeshtjet e besimit ata jane ne medhhebin e humbur te murxhive (duke thene se besimi eshte pranimi me zemer se ka Zot, dhe se veprat nuk jane prej besimit, ndersa ehli suneti beson se besimi eshte fjale dhe veper, shtohet dhe pakesohet). 2. Ata e lejojne kerkimin e ndihmes, kerkimin e mbrojtjes dhe te mbeshtetjes nga te vdekurit, si dhe lutjen e tyre perveç Allahut apo perkrah Tij, gje e cila eshte shirk i madh (shokvenie Allahut), dhe argument per kete jane tekste te shumta nga Kurani dhe Suneti. 3. Tek ata, Kurani nuk eshte fjale e Allahut ne te vertete, por krijese e Tij, ndersa argumentet e patundura te fese tregojne se Kurani eshte fjale e Allahut dhe shpallje e Tij. 4. Keta e shohin te detyrueshme interpretimin e ajeteve te Kuranit qe flasin per Cilesite e Allahut te Madheruar, gje e cila eshte ne kundershtim me unanimin e popullit musliman qe prej sahabeve dhe ata qe kane ndjekur rrugen e tyre deri me sot. 5. Prej besimeve te paverteta te tyre eshte edhe mohimi i te qenet e Allahut lart dhe mbi krijesat e Tij, kurse argumentet e fese prej Kuranit dhe Sunetit argumentojne se Allahu eshte lart dhe mbi Krijesat e Tij. I Larte me Qenien e Tij dhe me Cilesite e Tij. 6. Ata flasin kunder disa sahabeve me fjale qe nuk u pershtaten atyre, siç bejne me Muavijen (radiallahu anhu), gje ne te cilen i ngjajne Rafidive. Si dhe bindje te tjera te devijuara qe kane ata. Keta japin edhe disa fetva te habitshme te cilat kundershtojne Kuranin dhe Sunetin, siç eshte lejimi i kumarit me jomuslimanet, lejimi i vjedhjes se jomuslimaneve nese nuk ndodh fitne, lejimi i kamates me jomuslimanet, etj. Keta flasin kunder dijetareve te medhenj te ymetit musliman me qellim qe te largojne njerezit prej tyre dhe prej dijes se tyre, me qellim qe te mbesin ne erresiren e injorances dhe keshtu e kane me te lehte t’i komandojne e te luajne me ta. Keta kane shkruar kunder dijetareve te medhenj qe ka njohur bota Islame, siç eshte Iben Tejmije, kunder te cilit ka shkruar vete Abdullah el Habeshi, dhe ka shpifur kunder tij gjera qe nuk i ka thene, si dhe e ka quajtur te humbur dhe te devijuar. Po keshtu kane bere edhe me shejhun e madh Muhamed iben Abdulvehab, riperteritesin e fese ne shekullin e 13 hixhri, i cili i ftoi njerezit ne Njesimin e Allahut dhe luftoi shirkun me te gjitha llojet e tij. Ngriti lart dhe madheroi tekstet e Kuranit dhe te Sunetit dhe luftoi bidatet dhe risite e shpikura ne fe. Ata i bejne keto me qellim qe te largojne njerezit nga e verteta, dhe padyshim se urrejtja qe mban ky grup per keta njerez te zgjedhur te ymetit musliman, tregon per urrejtjen dhe smiren qe fshehin zemrat e tyre per te gjithe ata qe therrasin ne Njesimin e Allahut dhe kapen per rrugen e brezave te pare e te ndritur te Islamit, ne bindje dhe ne veper. Ndjekesit e ketij grupi (el ahbash) jane larg dhe te ndare nga e verteta e Islamit dhe esenca e tij. Pra, grupi i ahbasheve eshte nje grup i humbur, fetvate qe dalin nga ai nuk lejohet te merren nga muslimanet, fjala e tyre per hadithet qofte nga zinxhiri i transmetimit apo nga permbajtja e hadithit, nuk eshte e besueshme, muslimanet ne çdo vend duhet te terheqin verejtjen dhe te paralajmerojne njerezit nga ky grup i humbur qe te mos mashtrohen nga ai. Lusim Allahun t’i ruaje muslimanet nga çdo humbje dhe t’i ktheje ata ne fene e Tij me nje kthim te vertete e te sinqerte! [E permbledhur nga fetvaja nr. 19606 e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz].
Pasi na u be e qarte rruga e ketij grupi te humbur, dhe se ata bejne shume vepra kufri e shirku, nuk lejohet te falesh ne xhamine e tyre dhe as pas nje imami te rruges se tyre, madje nuk duhet te afrohesh tek ata si dhe te keshillosh te tjeret qe te mos afrohen tek ata. Allahu i ruajte muslimanet nga kurthet e te humburve e te devijuareve dhe i udhezofte ata ne te verteten dhe ne rrugen drejte! Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!
#45Message: Esselamu alejkum:1.Kam degjuar nga hoxhallaret selefi se dhenia e dores nje gruae e moshuar dmth lejohet, kur tani e kam lexue nje fetwa te shejh bin Bazit se ai…
Message: Esselamu alejkum:
1.Kam degjuar nga hoxhallaret selefi se dhenia e dores nje gruae e moshuar dmth lejohet, kur tani e kam lexue nje fetwa te shejh bin Bazit se ai kishte thene qe sben, e deshta me dite se a eshte ketu ihtilafe mes dijetareve apo cka na keshilloni ju se cili mendim eshte me i sakte ?
2. Nje moter muslimane ben kete pytje dhe thote se ajo e din qe sben me flejt pas namazit te akshamit por ajo thote se koha e namazit te akshamit ne perendim eshte ne ora 21h e dicka kurse koha e jacis eshte ne ora 00h e dicka, e ajo spo mundet me prit kaq vone pasi eshte e lodhur dhe tha a ben qe me flejt pas akshamit dhe pastaj te zgjohet me fal jacijen e pastaj prap ne gjume e pastaj te zgjohet me fal namazin sabahun,
a}. thote ajo prej lodhjes nje dite e kishte fal namazin e jacijes para kohe dhe kishte shkuar me flejt sepse ka qen shume e lodhur dhe pyet a eshte ky namaz i pranuar apo duhet me perserit namazin,
b). nje namaz qe falet para kohe qe nuk e ka ditur kohen e sakt a eshte i pranuar dhe nese jo ateher a numrohet namaz nafile tek Allahu ?
Dhenia e dores gruas se huaj nuk lejohet qofte edhe nese ajo eshte e moshuar dhe per kete nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te ehli sunetit. Nese nuk e ke shkruar gabim, po thua se ne fetvane e shejh bin Bazit thuhet se kjo s’ben, dmth qe nuk lejohet, dhe kjo gje vertetohet ne fetvate e dhena nga shejhu ne lidhje me kete ne librin “Mexhmuu fetava iben Baz” 3/321.
Nuk ka hadith te sakte qe e ndalon fjetjen pas namazit te akshamit, por dijetaret thone se nuk preferohet te flihet ne kete kohe per shkak te kohes se shkurter mes akshamit dhe jacise dhe nese fle, mund te kaloje namazi me xhemat ne xhami. Koha e namazit te jacise hyn me humbjen e te kuqerremtes se qiellit nga perendimi i diellit, kur qielli nxihet dhe dalin yjet dhe vazhdon deri ne gjysmen e nates, dhe kjo quhet koha e zgjedhur, ndersa pas kesaj kohe deri para agimit, quhet koha e detyrueshme per ata qe nuk munden ta falin me pare. Nese e fal namazin e jacise para kohes se tij qe pershkruam me siper, duhet ta perseritesh ate namaz. Kjo perfitohet edhe nga fetvate nr. 7795, 10346, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi.
Namazi qe falet para kohe nga mosdija, duhet te perseritet nese e meson se e ke falur para kohe, sepse namazi qe falet para hyrjes se kohes se vet, eshte i pavlefshem dhe ai duhet te perseritet menjehere sa ta mesosh kete gje. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#44Message: selamu alejkum. doja te me qartsonit disa thenje qe degjojm por pa argumente se a jan te sakta: 1. Mbas namazit farz behen tesbit dhe kam degjuar se eshte e uryer…
Message: selamu alejkum. doja te me qartsonit disa thenje qe degjojm por pa argumente se a jan te sakta: 1. Mbas namazit farz behen tesbit dhe kam degjuar se eshte e uryer te dalesh pa ber tesbit nga xhamia, a ka argument per kete? 2. Falet namazi farz, disa te vonuar vin mbas namazit namazi farz ka mbaruar keta persona duhet ta falin bashk namazin apo secili per vete? 3. Ka vdek nje person dhe djali i tij ben dua dhe thot o Zot letsoja babait tim varin mesela qendron ketu dhe kam degjuar se i vdekuri thot cfar eshte ky letesim i thuhet se e ke nga filani kete letesim ka ber dua per ty? 4. Kam lexuar ne nje liber qe thot nuk te pranohet namazi ne qoftese i ke teshen e leshuar posht nyjes te kembes? 5. Desha te dija ceshtejen e mishit ketu ne shqiperi disa nxenesa dije thon lejohet te hahet mish ne cdo lokal apo resorant ku te ulesh, disa thon nuk lejohet vetem ne qoftse ai qe e ka ther e beson diten e kiametit. Ata qe thon lejohet argumentohen se ne shqiperi jan musliman dhe ne si bejm dot qafira. A lejohet mishi ne cdo dyqan mishi apo jo? Mund te me sqaroni me shum ne kete ceshtje. ALLAHU JU RUAJT DHE JU DHENT SUKSESALLAHU JU RUAJT DHE JU DHENT SUKSES.
Berja e tespive pas namazit farz, duke qendruar ulur ne vendin e faljes, eshte sunet dhe kush e le kete, ka lene sunetin. Nese kjo behet rruge, atehere ekziston frika e nxjerrjes se ndonje bidati, sepse nuk lihet nje sunet, veçse ne vend te tij del nje bidat. Por ne rast se dikush nxiton dhe ka pune, nuk ka problem qe te dale nga xhamia pa i bere tespite dhe t’i beje rruges.
Per çeshtjen e te formuarit e dy xhemateve ne nje xhami, njeri xhemat pas tjetrit, ka mospajtim ne mesin e dijetareve: disa e lejojne kete gje dhe disa e ndalojne. Fjala me e sakte mendojme se eshte ajo e grupit te dyte qe e ndalon formimin e xhematit te dyte ne nje xhami, mbeshtetur ne disa argumente te ardhura nga vepra e sahabeve, gje te cilen e kemi sqaruar ne nje pyetje te meparshme. Ky eshte mendimi i imam Shafiut dhe kete perkrah edhe shejh Albani (Allahu i meshirofte!).
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Njeriut i ngrihen graden ne xhenet dhe ai thote: “Nga me kane ardhur keto (te mira qe me ngriten gradat)?” Do t’i thuhet: “Nga lutja per falje qe ka bere djali yt per ty.” [Hadith Hasen. Es Sahiha 1598. E ka nxjerre Iben Maxheh 3660, Ahmedi, Bejhakiu].
Disa dijetare jane te mendimit se te falurit me rrobe te zgjatur nen nyjen e kembes eshte i pavlefshem, pra ketij personi nuk i quhet namazi, duke u bazuar ne hadithet kercenuese per kete veper, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Pjesa e mbuluar nga rrobja qe zbret nen nyje eshte ne zjarr.” Ndersa dijetare te tjere thone se personi i tille ka bere haram dhe merr gjynah, por namazi i tij eshte i vlefshem, dhe ky eshte mendimi me i sakte, por keshillojme vellezerit qe e bejne kete gje, qe te kene frike Allahun dhe denimin e Allahut dhe te mos e shkelin kete urdher te Allahut per diçka pa vlere nga dynjaja, sepse nuk krahasohen, e Allahu eshte Ai i Cili e ka ne dore suksesin.
Ne lidhje me mishin dhe therjen e tij, ne menyre te permbledhur themi: Nuk lejohet te hahet mishi i kafshes se therur ne emer te dikujt tjeter perveç Allahut, siç bejne idhujtaret e ata qe veprojne si ata prej sekteve islame. Nuk lejohet te hahet mishi i kafshes se ngordhur, e cila nuk eshte therur sipas rregullit Islam (qe nuk i ka dale shpirti nga therja nga qafa por para therjes dhe qe nuk i ka dale gjaku). Nuk lejohet te hahet gjaku, as mishi i derrit, as gomari i bute, etj. Per muslimanet e Shqiperise çeshtja eshte disi e komplikuar, sepse ata thone se jane muslimane por shume prej tyre nuk e besojne diten e kiametit, dhe ne kete rast, dijetaret thone se duhen mesuar dhe jo t’u thuhet se jane kafira. Nese dikush prej tyre e therr kafshen sipas rregullit, duke thene bismilah dhe duke e therur kafshen ne menyre qe ajo te ngordhe nga therja dhe jo nga goditja, apo qe te mos i dale shpirti para therjes, perndryshe ajo quhet e ngordhur dhe nuk lejohet te hahet. Me sa dime, ne pergjithesi, ne vendin tone ata qe therin e permendin emrin e Allahut dhe thone “bismilah”, ne kete rast lejohet qe mishi i therur nga ata te hahet, e nese dikush e di me siguri te kunderten e kesaj per ndonje kasap te caktuar, atehere te mos bleje mish tek ai. Nese ne nje qytet njihet nje kasap musliman i cili e therr mishin sipas rregullit dhe ai eshte i besueshem, atehere me e paqshme eshte qe te blihet mishi tek ai, por jo se tek te tjeret qe e therin kafshen sipas rregullit ndalohet blerja e mishit. Ndersa ulja neper restorante permban ne vetvete çeshjte te tjera, siç eshte mundesia e te gatuarit me mish derri, apo ne ene ku eshte gatuar mishi i derrit, ose ne restorant serviret alkool, gjera te cilat e bejne te ndaluar per besimtarin qe te qendroje ne vende te tilla. Keto jane rregullat qe mendojme se jane me te sakta ne lidhje me kete çeshtje, ne vendin tone, e Allahu e di me mire dhe Ai e ka ne Dore suksesin. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#43Message: Nese je ne medrese e aty nuk te lejojne qe te jesh pasues i sunnetit. Dhe nese shkone ne xhami kudo qe te jet ajo, a bene qe me u fal ne menyren se si falen…
Message: Nese je ne medrese e aty nuk te lejojne qe te jesh pasues i sunnetit. Dhe nese shkone ne xhami kudo qe te jet ajo, a bene qe me u fal ne menyren se si falen “hanefinjet” se po kanoset rreziku me perjashtim nga shkolla. Apo eshte me mire qe te falem ne shtepi. Allahu te shperblefte me te mira.
Falja e namazit ne xhami eshte detyrim per burrat, perveç nese kane justifikim te pranuar, ndersa menyra e faljes sipas nje medhhebi te caktuar eshte e rregullt tek ata qe besojne se ajo menyre falje qe bejne eshte menyra e sakte, ndersa kur beson se ajo menyre falje eshte e gabuar, por ti je i detyruar ta veprosh ate per demin qe mund te shkaktohet, atehere ti mund te falesh ashtu si falen ne medrese apo ne xhamine ku thua se nese nuk falesh sipas medhhebit hanefi te perjashtojne nga shkolla. Ne urojme dhe lusim Allahun qe t’i hape horizontin udheheqesve tane fetare ne vendet tona, qe te sigurojne liri ne zgjedhjen e medhhebit apo ne menyren e faljes se namazit ne veçanti, dhe mosdetyrimin per praktikimin e medhhebit hanefi me nje fanatizem te papare dhe jashte logjikes, sikur medhhebi hanefi te ishte urdheruar nga Zoti qe te ndiqej vetem ai!!! Ky fanatizem dhe detyrim ne ndjekjen e nje medhhebi mund te krahasoj me diktaturen komuniste ne shqiperi, dhe nga ana logjike nuk ka ndonje dallim mes tyre. Islami i ka dhene njeriut lirine e mendimit, e te zbulimit dhe te perparimit, lirine e fjales dhe te zgjedhjes. Islami nuk pranon ngurtesi dhe as mbetje ne vend, por ai eshte perparimtar dhe nxit per zbulime e meditime. Legjislacioni Islam nuk pranon kurre ngurtesi, por ai eshte i vlefshem dhe i dobishem per te gjitha vendet dhe kohet, sepse ai ka vendosur bazat dhe rregullat mbi te cilat dijetaret bazohen per te nxjerre ligje te reja sipas kohes dhe vendit ku jetojne. Do te ishte nje arritje e madhe qe edhe ne vendet tona, udheheqesit fetare -Komunitetet Muslimane- te mundesonin lirine e plote ne ndjekjen e medhhebit qe secili beson se eshte me i sakte, si dhe caktimin e lendeve te mesimit neper medrese ku te mesohet per te gjitha medhhebet Islame te fikhut, gje e cila veprohet sot ne te gjitha universitetet e botes Islame, qofte edhe per ato universitete Islame qe ndodhen ne vendet evropiani apo amerikane. Por, suksesi eshte ne Dore te Allahut, dhe ne tek Ai ankohemi! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#42Eselamu alejkum vlla bledari si jeni vlla si po kaloni ne jordani me msimet mire Allahu ju dhente sukses vlla ne cdo setuate vlla une kam nje pyetje vlla me te…
Eselamu alejkum vlla bledari si jeni vlla si po kaloni ne jordani me msimet mire Allahu ju dhente sukses vlla ne cdo setuate vlla une kam nje pyetje vlla me te vertet shume pyetje vlla ty kam bere por lus Allahun qe te shperblej ne dunja e ahiret vlla pyetja ime eshte une atje ne fshat ku banoj ne nuk kemi xhamij por ne falemi me nje xhami tek nje fshat aty afre sidomos cdo te xhuma ne shkojme atje por kete radhe baba ka pasur djalin e vllaut me vete aje eshte 11 vjete per 12 vjete por baba ka shkur me para se te hyne koha edha ka nxen reshtin e pare me gjithe djalin e vllaut time por njere aty nga xhematy ja kan nxjerre babes djalin e vllaut nga reshti i pare e kane kaluare ne rreshtin e fundit e i kane thene nuk te takon ty ky rreshte vlla une veq dua aka argumente per kete veper edhe nese mundesh me argumento qe femijes i takon edhe vendi i pare. Allahu ta shperblefte vlla
Nje pyetje te tille i eshte pergjigjur shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), dhe nga pergjigja e tij permendim ne menyre te permbledhur: “Nese femija nuk kupton nga namazi dhe shkakton zhurme dhe bezdisje ne xhami, atehere duhet pyetur se kush eshte prindi i tij dhe me te mire e te bute, ai ta nxjerre ate nga xhamia, pa shkaktuar tek femija urrejtje per xhamine apo per ata qe falen ne te. Ndersa, nese femija eshte i rritur dhe nuk shkakton bezdisje dhe as zhurme ne xhami, atehere nuk i lejohet kujt prej xhematit qe ta largoje ate nga vendi qe ka zene ne xhami, qofte edhe pas imamit ne safin e pare, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar qe dikush te ngreje vellane e tij nga vendi dhe te ulet vet ne vendin e tij. Disa dijetare kane shkuar ne mendimin se lejohet qe femijet te nxiren nga safi i pare dhe ne vendin e tyre te futet nje i rritur, duke u argumentuar me hadithin “Pas meje te falen te rriturit dhe ata qe logjikojne!”, por me kete fjale Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka pasur per qellim te nxise te rriturit qe te falen pas tij, dhe jo qe te perzere te vegjlit nga safi i pare, sepse sikur te kishte per qellim kete, ai do te kishte thene: “Te mos falet pas meje veçse te rriturit dhe ata qe logjikojne!”. Perveç kesaj, largimi i femijeve nga safat e pare apo nga vendi qe kane zene ne xhami, shkakton tek ata urrejtje per xhamine dhe per njerezit qe falen ne xhami, madje kjo shton edhe me shume zhurmen ne xhami, sepse nese femijet vendosen te gjithe bashke ne nje saf ne fund te xhamise, ata do te bejne me shume zhurme dhe do te luajne me njeri-tjetrin. Nese perbri teje falen dy femije dhe ti ke frike se mos luajne me njeri-tjetrin, nuk ka ndonje problem qe ti te ndash mes tyre (te futesh mes tyre), per te eliminuar zhurmen qe mund te shkaktohet.” [Takimi i temes se hapur, nr. 67].
E, sa per djalin e vellait tend, ai qenka burre dhe askujt nuk i lejohet ta nxjerre nga safi i pare, por megjithate nuk duhet te behen probleme nese ndokush prej te moshuarve qe nuk kane dije, e nxjerr ate nga rreshti i pare, me qellim qe te mos shkaktohet fitne e probleme, por t’i sqarohet djalit kjo gje ne menyre qe te mos merzitet. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#41Message: Selamun alejkum vella musliman, gjithmon e kam ne mendje kete pyetje por askund nuk mundem te gjej pergjigje, e kam pyetur edhe disa me te dishem se une por edhe…
Message: Selamun alejkum vella musliman, gjithmon e kam ne mendje kete pyetje por askund nuk mundem te gjej pergjigje, e kam pyetur edhe disa me te dishem se une por edhe ata nuk kan dit t’me pergjigjen, pyetja eshte keshtu: Si eshte puna e kesaj besimtares qe fal namaz dmth eshte banore e Xhennetit, kurse burri i saj per shkak te mos faljes dhe gjynaheve te tjera eshte banor i xhehnemit. dmth pyeja eshe se kjo besimtare a e pret burrin e saj deri sa te del nga xhehnnemi (pasi eshte thenje e All-llahut qe besimtaret qe kan pasur besim te paster ndaj Allahut sa kokra e grurit dhe qe nuk i bejn Allahut shirk do te vendosen perseri ne xhennet, dmth pastaj behen perseri bashk? Ndoshta e komplikova pak duke u shkepur ne pershkrim por shpresoj qe pyetja eshte e qarte. Allahu ju shperbleft u befshit prej atyre bonoerve Te xhennetit pa dhen llogari !!!
A eshte pa tjeter kunorizimi tek ne muslimanet me u be me Hoxh? Me than mua qe ta bej sa me shpejt kunorizimin se nuk me vlen qe e kam bere ne komun qe nuk ka qen Hoxha. Une e kam ndegju nje intervist te imam Albanit (All-llahu qoft i kenaqur me te), aty me sa e kam kuptuar duhet te jet prinderit e tyre pa tjeter dmth baba, nese nuk ka bab ateher vellau. A ka mundesi nje sqarim lidhur me kunorizimin.
E kam edhe kete pyetje: meqense ketu ne gjermani po hyjm vone ne namaz te jacis ashtu kah ora 24.14 (sipas takvimit), e pastaj koha e namazit te sabhut po eshte me se vonti pak para 5 te mengjesit, dhe une ndonjeher nga lodhja me femijun tim foshnje gjate nates nuk po e ndegjoi alarmin ose po ndali pa vetdie, keshtu qe po du me hek dyshimin qe e kam, a mundem te fali sabahun ateher ne ate moment kur sgjohem, se kam ndegjuar kur te lind dielli me nuk ben te falish namazin se pabesimtaret i bijn ne sexhde diellit. E kam lexuar nje pergjigje te ngjajshme por shejtani po me jep ende dyshim keshtu qe dashta veq nje pergjigje te shkurt qe ta heki dyshimin. Me ben hallall per shum pyetje por pasi po jetoi ne gjermani nuk kam tjeter ku te mar pergjigje te sakta. Por me gjithate Allahu te shperbleft per mundin e juaj.
Besimtari duhet te preokupohet me shume me punet dhe veprat qe te çojne ne xhenet, se sa me gjera qe jane te fshehta dhe nuk dihen plotesisht ne lidhje me vete xhenetin. Ajo qe dihet eshte se xheneti eshte vendbanimi i besimtareve te cilet e mbyllin me sukses jeten ne dynja dhe atje do te kene te gjitha te mirat, prej te cilave jane edhe bashkeshortet e tyre qe kane pasur ne dynja, nese kane qene besimtare dhe nese jo, me bashkeshorte te tjere, me te mire se ata. Ne disa hadithe permendet se grate e xhenetit i presin burrat e tyre me mallengjim dhe me padurim, por ketu mund te jete per qellim grate e xhenetit prej hyrive, megjithese nuk ndalon qe te jene edhe grate e tyre te cilat i kane pasur ne dynja, dhe me te cilat do te vazhdojne jeten e perjetshme. Dija e hollesishme per kete eshte tek Allahu dhe do te mesohet ne boten tjeter, lusim Allahun te na beje prej banoreve te xheneteve te larta!
Nuk eshte kusht qe kurorezimi te behet me hoxhe dhe as ne xhami, por kusht eshte qe te jete prezent kujdestari i vajzes dhe dy deshmitare. Te tjerat jane formalitete, te cilat zakonisht behen ne vendet ku muslimanet jane pakice dhe kur prinderit e vajzes nuk jane muslimane; ne kete rast kujdestar per te mund te quhet kryetari i komunitetit musliman ne ate vend, ose nje i emeruar nga ai per keto çeshtje. Nuk ka problem regjistrimi i marteses ne gjendjen civile, madje diçka e tille eshte e domosdoshme sot per arsye civile qe dihen.
Kur muslimanit i ka kaluar koha e nje namazi apo afron te kaloje koha e tij, per shkak gjumi apo harrese, a diçka tjeter, ai menjehere duhet te filloje faljen e atij namazi pa veshtruar fare te dielli nese eshte duke lindur apo duke perenduar, sepse ndalesa qe eshte bere nga te falurit ne keto kohe, nuk eshte ndalese e pavarur por ndalese per shkak te diçkaje tjeter: nga frika e te ngjasimit me adhuruesit e diellit apo edhe me adhurimin e diellit, d.m.th. nga frika e shirkut. Por kjo ndalese eshte vetem per namazet nafile ne keto kohe, ndersa kur ke per te falur namaz farz apo namaz me sebep, siç jane dy rekaten e pershendetjes se xhamise, per keto namaze nuk ka ndalese qe te falen ne kohet e ndaluara per namaz nafile, por urdheri eshte qe ato te falen menjehere. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#40Message: selamu alejkum kam dy pyatjeA lejohet ME BE KETE DUA: “O Allah me deno ne ket bote se denimi Yt eshte me i rende ne boten tjeter!”E dyta: a lejohet te falet nen…
Message: selamu alejkum kam dy pyatje
A lejohet ME BE KETE DUA: “O Allah me deno ne ket bote se denimi Yt eshte me i rende ne boten tjeter!”
E dyta: a lejohet te falet nen imami psh imami me u fal ne katin e pare e ndesa gjemati ne bodrum dmth gjemati eshte nene imamin kjo zakonisht ndodh ne diten e xhuma?
me trego a jam i kjarte vella ne pyetje. me ndrit zemren me pak pergjwegjje se un jam i dobet ne koto mesele kENAQESIA E aLLAHUT QOFT MBI JU.
EDHE NJE PYETJE ME BANI HALLALL SE PO BEHEM I TEPERT
A LEJOHET TE STUDIOHET PSIKIATRIA E FEMIVE SE UN STUDIOJ MJEKESIN SE KA DALLIM PSIKIATRIA E FEMIVE PREJ PSIKIARTRIS SE TE RRITURRIT? ALLAHU JU SHPERBLEFTE ME TE MIRA.
Ne Sahihun e Muslimit (6776) transmetohet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) vizitoi nje te semure prej muslimaneve, i cili ishte dobesuar shume dhe ishte bere si zog (i lehte). Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: “A i je lutur Allahut me ndonje lutje, apo i ke kerkuar ndonje gje?” Ai tha: “Po, i jam lutur keshtu: “O Zot! Ate denim qe do ma jepje ne boten tjeter, ma shpejto dhe ma jep ne dynja!” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Subhanallah! -I lartesuar qofte Allahu! (ne shenje habie). Ti nuk e mban dot kete gje! Perse nuk thua: “O Zot! Na jep te mira ne kete bote dhe te mira ne boten tjeter, dhe na ruaj nga denimi i zjarrit!” Atehere ai iu lut Allahut me kete lutje dhe Allahu e sheroi ate.” Vepro siç ka thene pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).
Lejohet te falesh ne vend me te ulet se imami, qofte nje kat me poshte apo me shume. Kjo ndodh edhe ne Kabe, dhe nuk ka ndonje problem per kete, por ka nje dallim: se ne Kabe lejohet falja para imamit, por ne xhamite e tjera kjo nuk lejohet. Pra, xhemati duhet te falet pas imamit dhe jo ta kaloje ate ne drejtim.
Ne lidhje me psikologjine, kemi folur ne pyetjen nr. 98, dhe ketu nuk kemi çfare te shtojme, vetem se te themi qe edhe psikologjia e femijeve hyn ne rregullin e pergjithshem, qe ate duhet ta studioje dikush qe ka dije nga Islami dhe se si edukohet femija ne Islam, pastaj t’a mesoje psikologjine e femijeve me qellim qe te nxjerre ne pah mangesite e mendjes njerezore perballe ligjeve te Islamit, te shpallura nga Zoti i njerezve, dhe jo per te punuar me te dhe sipas saj. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#39Message: es-selam alejkumPyetje. Ne nje hadith thuhet “Kush e degjon ezanin dhe nuk i pergjigjet pa arsye, nuk ka namaz..” me sa di unë ky hadith transmetohet ne sunenin e…
Message: es-selam alejkum
Pyetje. Ne nje hadith thuhet “Kush e degjon ezanin dhe nuk i pergjigjet pa arsye, nuk ka namaz..” me sa di unë ky hadith transmetohet ne sunenin e Ibn Maxhes.
Pyetja ime ka te beje se a hyn ky hadith ne kete kercenim me mjetet e tashme te sofistikuara, pasi ne kohen e te Derguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka pasur mikrofona dhe zmadhues të zërit ndersa tani ka raste qe ezani thirret ne nje fshat ku ka xhami dhe mund te degjohet tek fshati tjeter qe nuk ka xhami sidomos ne namazin e sabahut [qe degjohet zeri shume larg]-dhe eshte problematike qe ti pergjigjet thirrjes pasi eshte larg.
Cka mund te na thoni ne lidhje me kete ceshtje?
Allahu subhnahu teala ju shperblefte me Xhennetet e Tija te Larta-Amin.
Hadithi ne fjale eshte i sakte. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh 793, Taberani ne “El Kebir” 3/154, Darakutni, El Hakim dhe Bejhakiu 3/174. Shejh Albani e ka konsideruar te sakte.
Ne qofte se e degjon ezanin dhe e arrin namazin nese nisesh per ne xhami menjehere pasi e degjon ate, e ke vaxhib qe te t’i pergjigjesh thirrjes dhe te falesh ne xhami me xhemat, e ne te kundert jo, sepse Allahu nuk ngarkon askend me teper mundesive qe ka. Por qe te nisesh para kohe ne namaz eshte me e mire per ty, dhe keshtu bashkon mes shume sevapeve, por pa u demtuar dhe pa u munduar me teper mundesive, sepse Allahu nuk do veshtiresim per ne, por lehtesim. E, Allahu eshte i Gjithedituri! Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#38Message: Selam alejkum. Hoxhe i nderuar, kam ndegjue se nuk bon me u fal me monget e pervjeluara apo te kthyera, a ka ndonje argument apo si eshte puna?
Message: Selam alejkum. Hoxhe i nderuar, kam ndegjue se nuk bon me u fal me monget e pervjeluara apo te kthyera, a ka ndonje argument apo si eshte puna?
Ne pergjigje te kesaj pyetje, nje moter me kunjen “Siratal.Mustaqim”, e cila gjendet ne Itali, na dergoi mesazhin e meposhtem:
Message: Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Ne lidhje me çeshtjen e perveshjes se rrobave gjate namazit, po shkepus nga libri “El kaulul mubin fi ahtail musal-lin” (Gabimet e namazlive) te shejkhut te nderuar Mesh’hur Hasan Selman. Ky liber eshte prezent ne shqip i botuar nga “Jehona” ne Tirane, nentor 2007:
TERHEQJA DHE PERVESHJA E RROBAVE GJATE NAMAZIT.
Nder gabimet e namazlive eshte se ata perveshin rrobat para se te hyjne ne namaz. Ibn Abasi percjell se i Derguari i Allahut a.s. ka thene: “Jam urdheruar qe ta bej sexhden me shtate gjymtyre, si dhe jam urdheruar te mos i mbledh floket e as te mos i pervesh rrobat.” [103]
Poshte ketij hadithi Ibn Huzejme ka vendosur nje teme, duke e titulluar: “Ndalimi i rrepte per perveshjen e rrobave ne namaz”[104]
Neveviu ka thene: “Dijetaret jane te nje mendimi per moslejimin e faljes se namazit, kur rrobat apo menget e nje personi jane te perveshura”.[105]
Lidhur me nje person qe pervesh menget ne namaz, imam Maliku eshte shprehur: “Nese rroba dhe paraqitja e tij ishte normale, i pervesh ato per ndonje pune dhe futet ne namaz ashtu siç eshte, kjo nuk ka ndonje gje qe e ndalon. Pra, mund te falet ne kete gjendje. Perndryshe, nese e ben thjesht per te mbledhur floket apo per te perveshur rrobat, atehere ne kete person nuk ka ndonje te mire.”[106]
Them se ajo qe verehet nga ndalimi i kesaj vepre eshte gjendja e pergjithshme, qe do te thote se sido qe t’i kete perveshur, per namaz apo para namazit, fillon te falet ne ate gjendje.
Imam Neveviu pas fjaleve te tij te mesiperme thote: “Ndalimi i perveshjes se rrobes konsiderohet si mekruh tenzih (e papelqyeshme). Nese falet ne ate gjendje, ai ka vepruar keq, por namazi eshte i sakte.”
Ibn Xherir Taberiu eshte argumentuar se per kete ekziston mendimi unanim i dijetareve, ndersa Ibn Mundhiri tregon nje transmetim nga Hasan Basriu, se namazi duhet te perseritet.[107]
Me poshte Neveviu vazhdon: “Medhhebi i shumices se dijetareve aludon ne ate, se ndalimi eshte i pergjithshem per ate qe falet ne kete forme dhe ne çfaredo gjendje qofte; gjate apo para namazit. Pra, mospelqimi nuk lidhet vetem me namazin, por edhe per ndonje qellim tjeter.”
Daudi ka thene: “Ndalimi ne kete rast eshte i veçante per ate qe e praktikon ne namaz. Por, perzgjedhja me e sakte eshte mendimi i pare, sepse kjo kuptohet nga theniet e percjella prej sahabeve dhe te tjereve.”[108]
Allahu ia shperblefte me te mira motres per perpjekjen dhe aktivizimin e saj me ne, ne kerkim te dijes dhe per te kontribuar me sa te mundemi qe te ndihmojme njeri-tjetrin ne te mira e devotshmeri!
Perfundimi eshte se perveshja e rrobes ne namaz eshte mekruh – e papelqyer, madje e ndaluar nga hadithet e ardhura ne kete teme, por nese dikush falet me rrobe te perveshur, qofte kemishe apo pantallona, namazi i tij eshte i vlefshem, por ai merr gjynah per shkeljen e ketij urdhri, pasi e meson ate. E Allahu eshte i Gjithedituri. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
________________________________
[103] E percjell Muslimi ne kapitullin e namazit “Gjymtyret qe perdoren per te rene ne sexhde dhe ndalimi i mbledhjes se flokeve, perveshjes se rrobave dhe lidhjes se flokeve gjate namazit” (1/354) me nr.490, Nesaiu ne kapitullin e namazit “Ndalimi i mbledhjes se flokeve gjate renies ne sexhde” (2/215), Ibn Maxhe ne kapitullin e faljes se namazit “Lidhje e flokeve dhe perveshja e rrobave ne namaz” (1/331) me nr.1040, Ibn Huzejme ne kapitullin e namazit “Ndalimi i rrepte per perveshjen e rrobave ne namaz” (1/383) me nr.782. Rreth pjeses se pare te ketij hadithi kam shkruar ne studimin qe i kam bere librit: “Men uafeka kunjetuhu zeuxhihi mine sahabe”, me autor Ibn Hajavejhi botuar dhe shperndare ne Demam nga shtepia botuese “Ibn Kajim”
[104] “Sahih Ibn Huzejme” (1/383)
[105] “Sqarimi i Sahihut te Muslimit” (4/209)
[106] “El Mudeuentu el Kubra” (1/92)
[107] “Sqarimi i Sahihut te Muslimit” (4/209)
[108] “Sqarimi i Sahihut te Muslimit” (4/209)
#37Message: Selamun alejkum. Doja te dija se kush eshte me pelqyeshme te behet ne et-tehijat, te levizet gishti apo mos te levizet se me duket ka hadithe per te dyja…
Message: Selamun alejkum. Doja te dija se kush eshte me pelqyeshme te behet ne et-tehijat, te levizet gishti apo mos te levizet se me duket ka hadithe per te dyja ceshtjet?
Ne qoftese bej kurban per lindjen e djalit (Akika), a duhet qe kurbani (dashi) te mos kete cungime si ne rastin e Kurban Bajramit? Allahu iu dhente sukses e ua shtofte dijen. Selam alejkum.
Me e sakta eshte qe te levizet gishti ne teshehud, gjate te gjithe teshehudit, sepse kjo ka ardhur ne hadithe te sakta. Kete ka zgjedhur edhe shejh Albani, Allahu e meshirofte! Ndersa ato hadithe ku nuk permendet levizja e hadithit, jane sqaruar ne hadithet ku permendet levizja e tij, sepse ato permbajne sqarim me te hollesishem.
Rregullat e deles apo dashit per akika jane njesoj si rregullat e kafshes per Kurban.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#36Message: -Ess selam alejkum. -Si qendron puna kur ne xhami osht 1 saf i mbushur plot, dhe kur shkojm me vones ne namaz edhe nuk kemi vend per tu futur ne at saf, ateher…
Message: -Ess selam alejkum. -Si qendron puna kur ne xhami osht 1 saf i mbushur plot, dhe kur shkojm me vones ne namaz edhe nuk kemi vend per tu futur ne at saf, ateher detyrohemi qe ne safin e dyte te falemi vetem [jo i shoqeruar me ndonje namazli] a lejohet apo jo te falemi ne ket saf duke qen vetem? Allahu ju shperbleft.
Ne lidhje me kete çeshtje ka kundershtim ne mesin e dijetareve, i cili kthehet ne kuptimin e haditheve te ardhura ne kete teme, prej te cilave permendim: Vabisa iben Meabed transmeton se “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pa nje burre te falej vetem pas safit dhe e urdheroi ate qe te perseriste namazin.” [Hadith Sahih, “El Irva” 541]. Dhe siç ka ardhur ne nje transmetim te sakte, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem shihte nga pas shpine kur ishte ne namaz. [El Mishkat, 811]. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Nuk ka namaz ai qe falet vetem pas safit.” [Hadith Sahih, “El Xhamiu es Sagir”, 951]. Ne nje hadith tjeter thuhet: Ebu Bekrate erdhi me vonese ne namaz dhe e gjeti Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) ne ruku. Ky mori tekbir dhe ra ne ruku para se te arrinte te safi. Me pas ia tergoi kete gje Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), ndersa ai i tha: “Allahu te shtofte perkujdesjen, por mos e perserit me!” [Buhariu]. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Nje burre u fal vetem pas safit dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha atij: “Perse nuk u fute ne saf, ose te terhiqje dike qe te falej me ty. Perserite namazin!” [Hadith i dobet, “E Daife”, 922].
Prej ketu, ne zgjedhim bashkimin qe ka bere shejh Albani (Allahu e meshirofte!), mes ketyre haditheve, i cili thote: “Fjala qe te terhiqet dikush nga safi per t’u falur me ty, nuk eshte e sakte sepse nuk bazohet ne argument te sakte, por ne kete rast e ke vaxhib qe te futesh ne saf nese mundesh, e nese nuk mundesh, atehere falu vetem pas safit dhe namazi yt eshte i vlefshem, sepse “Allahu nuk ngarkon askend me teper mundesive.” Ndersa hadithi ku ndalohet kjo gje, komentohet me rastin kur ai qe vjen me vonese neglizhon ne kryerjen e vaxhibit qe te futet ne saf dhe te zere boshllekun e tij, por nese nuk gjen boshllek, atehere nuk je neglizhues dhe ne kete rast nuk eshte e logjikshme qe te thuhet se namazi yt eshte i pavlefshem. Kjo eshte edhe zgjedhja qe ka bere shejhu i Islamit, Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), i cili ne “El Ihtijarat”, f. 42, thote: “Namazi i atij qe falet vetem pas safit me arsye eshte i vlefshem. Kjo eshte edhe fjala e hanefive.”
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#35Message: Esselamu alejkum.Pasi ketu tek ne mbahen hutbet ne gjuhe jo shqip folese, por disa nga xhemati yne kerkojn qe ne ta kemi diten e xhuma ne gjuhen shqipe pershkak…
Message: Esselamu alejkum.
Pasi ketu tek ne mbahen hutbet ne gjuhe jo shqip folese, por disa nga xhemati yne kerkojn qe ne ta kemi diten e xhuma ne gjuhen shqipe pershkak se nuk kuptojn, a lejohet ta falin namazin e xhumas me xhemat me ndonje shoqat apo lokal qe pershtatet namazit vetem nje here ne jave kurse namazet tjera te falen normal siq i falen neper rrethinat e tyre?
Nuk eshte kusht per vlefshmerine e te xhumase qe xhemati ta kuptoje se ç’thote imami, kur nuk e di gjuhen e tij, megjithese me paresore eshte qe secili te prezantoje ne ate xhami ku imami flet ne gjuhen e tij me qellim qe te kuptoje keshillen e tij. Nese ju jeni nje grup dhe nder ju gjendet dikush qe ka mundesi me qen imam dhe me mbajt hutbe, si dhe nuk ka ndalese nga organet shteterore, atehere nuk ka problem qe ju te falni te xhumane me xhemat ne nje vend te caktuar, edhe pse aty nuk falen pese vaktet e namazit. Ky eshte perfundimi qe nxjerr pas veshtrimit ne fetvate e komisionit te perhershem ne lidhje me te xhumane, dhe sipas kuptimit te pergjithshem te argumenteve. E, Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#34Message: esselamu alejkumDeshta te lidhem edhe une tek pergjegjet e dites se xhumas, sipas pergjegjes ne numrin 31;Pasi po lejohet namazi ne vend pune per shkak se…
Message: esselamu alejkum
Deshta te lidhem edhe une tek pergjegjet e dites se xhumas, sipas pergjegjes ne numrin 31;
Pasi po lejohet namazi ne vend pune per shkak se personat nuk kan mundesi te falen me xhemat, ateher a eshte obligim te mbahet hutba?
Kur thuhet se lejohet me u fal te vendi i punes per personat e permendur ne pyetjen nr. 31, eshte per qellim me fal te xhumane aty nese kane mundesi dhe jane me shume se tre persona, d.m.th. njeri prej tyre e mban hutben dhe e falin te xhumane. Hutbja duhet me u mbajt patjeter, qofte edhe sa me shkurt, por duhet me u mbajt sepse ajo eshte vaxhib dhe kusht per vlefshemerine e namazit te xhumase, sipas mendimit te shumices se dijetareve. Por, megjithe kete, “nese nje person vjen me vonese ne xhami dhe hutbja ka mbaruar por e kap namazin e xhumase, atehere atij i quhet namazi i xhumase dhe nuk ka asgje per te kompensuar.” [Brenda thonjezave eshte marre nga Fetvja nr. 12586 e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi]. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#33Message: Selamun alejkum, doja te te beja nje pyetje e cila ka te beje me sunetet e akshamit se “A eshte sunnet te falesh sunetet e akshamit duke thene ne të suret…
Message: Selamun alejkum, doja te te beja nje pyetje e cila ka te beje me sunetet e akshamit se “A eshte sunnet te falesh sunetet e akshamit duke thene ne të suret ‘Kafirun dhe Ihlas” apo eshte sunet vetem per ne sabah se kam degjuar nje gje te tille se shte sunet vetem ne fexhr? Selam dhe Allahu ua zgjerofte dijen.
Ne sahihun e Buhariut dhe ate te Muslimit transmetohet nga Aisha dhe Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) lexonte suren kafirun dhe ihlas ne dy rekatet sunet te sabahut. Por eshte percjelle gjithashtu nga Iben Abasi dhe Iben Umeri (radiallahu anhuma) se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka lexuar keto dy sure ne dy rekatet sunet te sabahut dhe ne dy rekatet sunet pas akshamit. Senedi i ketyre transmetimeve te tjera eshte Hasen-i mire. Shejh Albani i ka permendur ne “Es Sahiha” 3328, “El Mishkat” 851. Ate e ka nxjerre Nesai 992, Iben Maxheh 1166.
#32Message: selamu alejkum. Hoxh i kam keto pyetje:1. A eshte haram qe nje grue qe fale namaz dhe eshte e mbuluar dmth muslimane te jet e martuar me burin qe nuk fale namaz,…
Message: selamu alejkum. Hoxh i kam keto pyetje:
1. A eshte haram qe nje grue qe fale namaz dhe eshte e mbuluar dmth muslimane te jet e martuar me burin qe nuk fale namaz, derisa martesa eshte ber kur edhe une isha qe nuk fali namaz dhe jo e udhezuar.
2. Nuk e kemi te qarte se si e bej therjen e kafsheve ketu ne gjermani dmth a i vrasin apo i presin, a e kemi hallall blerjen e mishit tek krishtert derisa nuk e dij te verteten.
3. dhe perseri nje sqarim me namazin e xhumas po qe se nuk ka xhami afer a duhet te falen aty ku gjinden koft ne pune ose tjera (fjala eshte ne shtete krishtere) apo duhet te lijet puna derisa shefi nuk u jep te lir te shkojn ne xhami qe gjindet ne tjeter fshat.
4. Ne shum faqe islame po kane reklama te bankave a eshe hallall qendrimi i reklames se bankes ne to, edhe pse nuk ka reklamime per kredi po veq emri i bankes.
Gruaja te cilen e ka udhezuar Allahu ne praktikimin e urdhrave te Tij, duhet te falenderoje Allahun per kete miresi qe i ka dhene, sepse kjo eshte miresia me e madhe e njeriut, edhe pse shpesh ndoshta nuk e ndjen. E, nese burri i saj vazhdon te jete ne injorance, ajo duhe te flase me te dhe ta keshilloje me te mire e me te bute. Nuk eshte haram te rrish me burrin vetem nese ai eshte kafir qe e shpreh kufrin dhe mosbesimin e tij hapur, perndryshe ai duhet keshilluar dhe i duhet bo thirrje, si dhe duhet t’i bindesh atij perderisa nuk te urdheron per diçka te ndaluar ne islam. Nese gruaja meson mire Islamin, ajo do te mundet qe ta beje burrin ta degjoje ate dhe te kapet per Islamin, e te filloje te falet. Por duhet dije, durim dhe urtesi. E Allahu e ka ne dore suksesin.
Origjina eshte se kafshet e therura nga te krishteret dhe çifutet jane te lejuara per ne, perderisa jane te therura dhe jo te ngordhta. Kafsha quhet e ngordhur nese ajo ngordh para se t’i pritet fyti dhe t’i dale gjaku. E, perderisa sot therren kafshet me metoda te ndryshme te dyshimta, atehere muslimani duhet t’u largohet te dyshimtave dhe te kerkoje mish te therrur sipas islamit. Zakonisht ne vendet perendimore ekzistojne shoqeri te ndryshme qe therrin mish sipas Islamit dhe shkruajne mbi te Mish Hallall, apo i therrur sipas sheriatit islam.
Nese nje grup muslimanesh nga tre e siper, nuk kane mundesi te shkojne ne nje vend tjeter per faljen e te xhumase, ose xhamia eshte larg dhe ata nuk mund ta lene punen, u lejohet atyre qe te falin te xhumane ne vendin e punes, nese u lejohet kjo gje nga pronari i punes dhe nuk ndalohen nga nenpunesit e shtetit. Kjo perfitohet nga fetvate e Komisionit te perhershem me nr. 957, 1794, 1978, etj.
Reklamimi i bankave qe punojne me fajde, nuk lejohet sepse kjo eshte ndihmese ne gjynah dhe te ndaluar, te cilen Allahu e ka ndaluar. Faqet muslimane nuk duhet ta bejne assesi kete gje, madje duhet te bejne te kunderten e kesaj; te keshillojne njerezit dhe t’i paralajmerojne ata prej rrezikut te marrjes se borxhit me fajde (kredite), sepse kjo eshte hapje lufte Allahut dhe Pejgamberit, dhe pasojat jane shume te rrezikshme ne ekonomine e individit dhe te shoqerise ku punohet me fajde. Fajdet jane sot shkaku kryesor i renies se ekonomise boterore, dhe zgjidhja e saj eshte duke u kthyer ne rregullat e Islamit ne lidhje me ekonomine dhe marredhenit tregtare, si dhe te kthyerit ne praktikimin e zekatit te pasurise. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#31Message: Selamun alejkum!Kam nje pyetje Hoxhe.A ka teprim ne dua gjate namazit dhe pas namazit, sepse koheve te fundit jam duke bere shum dua per nje vajze qe te na…
Message: Selamun alejkum!
Kam nje pyetje Hoxhe.
A ka teprim ne dua gjate namazit dhe pas namazit, sepse koheve te fundit jam duke bere shum dua per nje vajze qe te na bashkoj Allahu(subhana ve teala). Allahu ju shperblefte!
Selamun alejkum ve rahmetullah!
Nuk ka teprim ne dua, por teprim ka ne mos berjen dua, sepse Allahu merzitet kur robi i Tij nuk i lutet Atij. Por ne rastin tend, nuk duhet bere duaja ne formen qe permend, por duhet te falesh namaz istihara – duke falur dy rekate namaz dhe pasi te japesh selam, te ngresg duart dhe t’i lutesh Allahut me duane e Istihares, (e gjen ne librin Mburoja e Muslimanit), esenca e te ciles eshte qe t’i lutesh Allahut te zgjedhe per ty me te miren, qe nese lidhja me kete vajze eshte hajer per ty ne kete bote dhe ne boten tjeter, Allahu ta mundesoje dhe ta lehtesoje ate, e nese eshte sherr per ty ne te dyja botet, Allahu te largoje nga ajo dhe te caktoje per ty te miren kudo qe te jete dhe te kenaqe me te. Keshtu lutju Allahut per kete çeshtje dhe pas saj, ia ke lene çeshtjen ne dore Allahut, e Ai do te jape zgjidhje. Kjo, sepse ti nuk e di nese kjo qe kerkon eshte hajer apo sherr per ty, ne te tashmen apo ne te ardhmen. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#30Message: Selam alejkum. Hoxhe i nderuar, mua me ka humb namazi i sabahut e po e fali kur te lind dielli, a me fal sunetin e pastaj farzin apo veq farzin? Dhe pyetja e…
Message: Selam alejkum. Hoxhe i nderuar, mua me ka humb namazi i sabahut e po e fali kur te lind dielli, a me fal sunetin e pastaj farzin apo veq farzin? Dhe pyetja e dyte: namazin e nates a eshte sunet me fal me ze apo ne heshtje? Allahu ua shperblefte!
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush fle ne kohen e nje namazi apo e ka harruar ate, ta fale ate kur ta kujtoje.” [Muttefekun alejhi]. Ne hadithin ku permendet se Pejgamberi dhe sahabet e tij fjeten ne kohen e namazit te sabahut kur ishin ne nje udhetim, thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i fali sunetet e sabahut para faljes se farzit te sabahut. E transmeton Ahmedi, Muslimi, etj.
Suneti eshte qe namazi vullnetar i nates te falet me ze, siç kane ardhur argumentet nga forma e namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe e hulefave pas tij. [Nga Fetvaja nr. 655, e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi.]
#29Message: selamuvalejkum vellait, kisha ca pyetje ne lidhje me namazin e xhumas.1) Sa duhet te jete numri per kete namaz i xhematit, kame degjuar se mjafton 2, e me tutje,…
Message: selamuvalejkum vellait, kisha ca pyetje ne lidhje me namazin e xhumas.
1) Sa duhet te jete numri per kete namaz i xhematit, kame degjuar se mjafton 2, e me tutje, ju lutem per numrin te me ofroni nje hadithe apo hukem ixhmaje.
2) Zakonisht ne perendime njerezit punojne neper firma dhe diten e xhuma nuk shkojne ne xhami te falen. A i lejohet atyre nese jane 2 apo me shume veta qe namazin e tyre te xhumas ta falin ne Firme.
Nese po, ateher a mund te kete analogji qe edhe njerezit te falen neper shtepit e tyre ku numri eshte me i madhe se 2 i namazlinjeve.
Nese nuk lejohet ju lutem te na tregoni argumentin qe i kundershton keta njerez qe te veprojne keshtu.
3) Namazi i Xhumasë duhet të falet me xhemat, ku duhet të prezentoijn së paku dy njerëz, dhe mundet të falet në fshata në qytet, në xhami, në sallë, në shtepi ose në vend të hapur.
Marur nga libri”Namazi sipas sunnetit të të derguarit s.a.v.s) autor prof. dr. Hafiz Abdul Ali Hamid.
Na sqaroni ju lutem kete thenje me siper dhe vendfalja e namazit te xhumas a duhet te legjitimohet nga Kryetaret e Bashkesis Islame, apo nuk eshte kushte.
Nese nuk eshte kushte ateher cilat jane kushtet e vendfaljes se namazit te xhumas.
4) Ka disa qe falin edhe namazin e xhumas edhe te drekes.
Me qfare argumenti e keshillojne keta te falet dreka diten e xhuma, dhe sa eshte i vertet.
Na sjell ndoj transmetim qe e ndalon falejn e drekes diten e xhuma.
Ne fetvane nr. 1794, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Kryerja e namazit te xhumas eshte i detyrueshem per muslimanet ne fshatrat e tyre, dhe kusht per kryerjen e saj eshte plotesimi i xhematit, per numrin e te cilit nuk ka ardhur ndonje tekst nga sheriati, keshtu qe mjafton per kryerjen e saj tre burra ose me shume.”
Namazi i xhumas per burrat eshte vaxhib qe duhet te kryhet ne xhami me imam te rregullt, dhe nuk lejohet qe ne ate vend ku ka xhami dhe imam, te kryhet namazi i te xhumas ne nje vend tjeter apo ne shtepi. Ne fetvane nr. 5628, te komisionit te perhershem te fetvave thuhet: “Kush e fal namazin e xhumas ne shtepi me familjen e tij, qe te gjithe ata duhet ta perserisin ate duke e falur namazin e drekes, sepse vaxhibi per burrat eshte qe ta falin te xhumane me vellezerit e tyre ne shtepite e Allahut. Ndersa per grate nuk eshte detyrim falja e xhumase, dhe ato duhet te falin namazin e drekes ne vend te saj, por nese shkojne dhe e prezentojne namazin e xhumase ne xhami, namazi i tyre eshte i vlefshem dhe ai e zevendeson namazin e drekes per to (nuk e falin me dreken, por mjaftohen me te xhumane).”
Shejh Iben Uthejmin, ne librin “Esh sherhu el mumti, ala zadil mustekni”, vell 5, tema “Namazi i xhumas”, thote: “Kryerja e namazit te xhumas ne nje vend nuk nuk kushtezohet me lejen e imamit (prijesit te vendit, apo udheheqesve fetare), dhe nese namazi i xhumas kryhet me rregullat dhe kushtet e veta, ai eshte i vlefshem edhe pa lejen e udheheqesit te shtetit, por kryerja e disa te xhumave (ne disa xhami apo faltore te ndryshme), kjo kushtezohet me lejen e udheheqesit, me qellim qe njerezit te mos luajne me shtimin e numrit te xhumave qe falen ne te njejtin vend. Keshtu veprohet edhe tek ne: nuk kryhet namazi i xhumas ne nje vend (xhami apo vendfalje), veçse pas konsultimit dhe marrjes leje nga Qendra e Fetvave (apo komuniteti muslam, ne vendet tona). Padyshim se kjo eshte fjale e mesme dhe organizuese e njerezve, perndryshe, sikur te thonim se i lejohet çdokujt qe deshiron prej njerezve te lagjeve te ndryshme, qe ta falin xhumane pa u kthyer tek udheheqesi i shtetit apo mekembesi i tij, atehere njerezit do te beheshin rremuje, dhe ne çdo lagje sa do te vogel, do te bashkoheshin nga dhjete vete e do te falnin xhumane!”
Per burrat eshte detyrim falja e namazit te xhumase, e cila e rrezon namazin e drekes, ndersa ata qe nuk e falin namazin e xhumase per arsye te ndryshme, si dhe grate, duhet te falin namazin e drekes ne vend te xhumase. Kjo eshte mese e njohur qe namazi i xhumas e rrezon dreken, dhe se pas namazit te xhumas mund te falen vetem 2 apo kater sunete, siç ka ardhur ne hadithe te shumta nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Shejh Iben Baz, ne nje fetva te nxjerre nga dhoma e myftinise me nr. 1/3364, me dt. 22/12/1397 H, thote: “Nuk lejohet qe bashke me namazin e xhumas (pas tij) te falet namazi i drekes, sepse kjo eshte obligueshmeri e nje namazi te gjashte, te cilin nuk e ka urdheruar Allahu, madje kjo gje kundershton tekstet hyjonre dhe ixhmane (unanimin e ymetit musliman), dhe ajo eshte prej bidateve te shpikura…” Allahu e rregullofte gjendjen e muslimaneve dhe i udhezofte ata ne Islamin e paster e te vertete, larg devijimeve dhe shpikjeve ne fe! Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#28Message: Es selamu alejkumAllahu ju shperbleft me Xhenetin Firdeus, ju beft prej robve te Tij te Sinqert e te devotshem.Sa i perket rënies ne sexhde prej qendrimit ne…
Message: Es selamu alejkum
Allahu ju shperbleft me Xhenetin Firdeus, ju beft prej robve te Tij te Sinqert e te devotshem.
Sa i perket rënies ne sexhde prej qendrimit ne kemb, a duhet ti qesim me perpara duar apo gjunjet ne tok, se sa i perket hadithit qe thot {me kuptim} ‘mos i ngjasoni deveve e bini ne sexhde me duar e jo me gjun’ disa po thojn se kan gabu ne perkhim, kan ndruar vendet e fjalve, keshtu nese bon te ma sqaroni kete.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur dikush nga ju te biere ne sexhde, te mos ulet ashtu si ulet deveja, por te vendose duart para gjunjeve.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 840].
Pra, nuk ka gabim ne perkthim te hadithit, por ajo qe thuhet per kete hadith eshte se njeri prej tranmetuesve mund te jete ngaterruar. Por hadithi eshte i sakte dhe sipas mendimit te dijetareve te hadithit, prej te cileve edhe shejh Albani, ky hadith nuk eshte i ngaterruar nga transmetuesi, por sqarimi i tij eshte i sakte dhe renia ne sexhde duhet bere me vendosjen e duarve ne toke ne fillim, pastaj te gjynjeve. Por per kete çeshtje ka mospajtim ne mesin e dijetareve, dhe ajo qe mendojme se eshte me e sakta, eshte vendosja e duarve para gjunjeve kur biem ne sexhde, e Allahu e di me mire. Kjo pyetje i eshte drejtuar edhe komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, ne fetvane me nr. 1427, dhe ne fetva thuhet se “argumentet ku thuhet se vendosja e gjunjeve behet para vendosjes se duarve jane te perfolura per dobesi, dhe se dijetaret e hadithit kane zgjedhur mendimin e dyte, ate te vendosjes se duarve para gjunjeve. Dhe ne perfundim te fetvase thuhet se kjo çeshtje eshte e diskutueshme, ndaj edhe disa prej dijetareve i kane dhene muslimanit te zgjedhe ate qe deshiron.” Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#27Message: Selamun alejkum. Nese keni mundesi me na tregue se cilen form e ka bo Pejgamberi alejiselam dhikrin pas namazit, se dikush po thot menjeher pas farzit me thene…
Message: Selamun alejkum. Nese keni mundesi me na tregue se cilen form e ka bo Pejgamberi alejiselam dhikrin pas namazit, se dikush po thot menjeher pas farzit me thene ajeti kursijen, e dikush po thote me ia nis menjeher ne dhiker e pastaj ajeti kursijen, e cila eshte e sakta?
Ne fetvane nr. 4209, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Eshte sunet leximi i ajetit Kursij, dhe i tre sureve te fundit te Kuranit pas berjes se tesbive (subhanallah 33 here, ehamdu lilah 33 here, Allahu ekber 33 here), pas namazeve farz.”
Ne hadithin ku thuhet: “Kush lexon ajetin Kursij pas çdo namazi farz, nuk e pengon nga hyrja ne xhenet veçse vdekja.” [Hadith Sahih; Es Sahiha 972], nuk permendet radha e leximit te ketij ajeti; para apo pas tesbive, por e rendesishme eshte qe ai te lexohet, dhe nga hadithet e tjera kuptohet se ai lexohet pas tesbive bashke me tre suret e fundit te Kuranit dhe sipas kesaj eshte vepra e muslimaneve. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#26Message: As salamu alaikum.Kam lexhu nje hadith ku thote Enes ibn Maliku se Pejgamberi sall Allahu alaihi wa salam nuk i ka grit duret per dua pervec per duan per shi, a…
Message: As salamu alaikum.
Kam lexhu nje hadith ku thote Enes ibn Maliku se Pejgamberi sall Allahu alaihi wa salam nuk i ka grit duret per dua pervec per duan per shi, a eshte kjo ne namaz a duhet normalisht mos i grim duret per dua pervec per shi? Allahu ju shperbleft.
Enesi (radiallahu anhu) thote: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ngrinte duart gjate duase veçse ne duane per shi, ku i ngrinte duart aq sa i dukeshin te bardhat e sqetullave.” [Muttefekun alejhi]. Por ketu eshte fjala per ngritjen e duarve gjate duase kur Pejgamberi ka qene mbi minber diten e xhuma, gjate hutbes, dhe nuk eshte fjala per ngritjen e duarve gjate duase ne pergjithesi, pasi qe eshte vertetuar gjithashtu nga Enesi se Perjgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ngrinte duart gjate duase. [Per kete flitet ne “Fet’hul Bari”, 3/449, te Iben Haxherit]. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#25Message: Selamun alejkum. Kisha disa pyetje: Dhikri pas namazit farz, a duhet te shqiptohet me ze apo mjafton levizja e buzeve edhe pse nuk nxjerr ze? E njejta pyetje edhe…
Message: Selamun alejkum. Kisha disa pyetje:
Dhikri pas namazit farz, a duhet te shqiptohet me ze apo mjafton levizja e buzeve edhe pse nuk nxjerr ze? E njejta pyetje edhe per leximin e Kuranit dhe thenien e fjaleve ne namaz.
Nje vella ka dhene sadaka jo me nijet per Hir te Allahut. A mund te ndryshohet nijeti apo duhet vetem te pendohet?
A lejohet ngrenia ne restorant ku ka pije alkoolike?
Nje vella beri nje operaciopn ne pjesen e fundit te kerbishtes dhe si pasoje falej ne kembe dhe nuk mund te qendronte ulur. A i lejohet atij te mos vije ne xhuma, duke ditur se po te vije, duhet te rrije gjithe kohen ose ne kembe ose shtrire barkaz, ose ne ane, sepse ulur nuk rri dot?
Allahu ta shperblefte!
Dhikri pas namazit mund te behet me ze te ulet dhe kjo ka ardhur ne disa hadithe, por jo ne xhemat (te gjithe se bashku me nje ze), por lejohet te behet edhe nen ze (pa ze), duke u mjaftuar me levizjen e buzeve dhe perqendrimin ne fjalet e dhikrit. Ne fetvane nr. 5923, te Komisionit te perhershem te fetvave, thuhet: “Ngritja e zerit me dhiker pas namazit farz eshte e ligjeruar, duke u bazuar ne hadithin e Iben Abasit i cili ka thene: “Ngritja e zerit me dhiker pas namazit farz, veprohej ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).” Pastaj thote: “Kur degjoja kete (ngritjen e zerit) e merrja vesh se e kishin mbaruar namazin.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Ebu Daudi 1003]. Kjo gje (ngritja e zerit) lejohet edhe nese ka njerez qe plotesojne namazin farz (qe kane ardhur me vonese), dhe kjo eshte e ligjeruar ne te gjitha namazet.”
Ndersa ne lidhje me ngritjen e zerit ne namaz, permendim fetvane nr. 10892, te Komisionit te perhershem te fetvave, ku thuhet: “Per imamin eshte ligjeruar qe ta ngreje zerin kur thote tekbiret, me qellim qe ta degjojne ata qe falen pas tij, ndersa per xhematin nuk eshte ligjeruar ngritja e zerit as ne tekbirin fillestar dhe as ne tekbiret e tjera, por ai duhet ta thote tekbirin vetem me aq ze sa e degjon veten. Madje ngritja e zerit nga xhemati me tekbir eshte gje e shpikur ne fe dhe e ndaluar me fjalen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kush shpik diçka ne kete çeshtjen tone, qe nuk eshte prej saj, ajo eshte e refuzuar.”
Allahu nuk pranon vetem ate qe eshte e mire dhe e sinqerte per Hir te Tij. Kjo lemoshe qe ka dhene ky person, nuk i shkruhet si lemoshe por sipas qellimit qe ka pasur me te. Nijeti ne kete rast nuk mund te ndryshohet, sepse gjithçka ka mbaruar dhe lemosha eshte dhene me nijetin e pare. Nese do, ai mund te jape perseri lemosh.
Ne nje fetva te shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) thuhet: “Hyrja ne ate restorant ku serviren gotat e alkoolit nuk lejojhet, madje kjo eshte haram, sepse njeriu i cili shkon ne nje vend ku behet gjynah ndaj Allahut te Madheruar, atij shkruhet gjynahu njesoj si ai qe e ben ate. Allahu i Madheruar thote: “Ai jua ka shpallur në Libër (Kuran): Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” [En Nisa, 140]. Por, nese je ne gjendje te domosdoshme -dhe nuk besoj te jesh ne kete gjendje – per te ngrene ushqim ne kete vend ku gjenden gjera te ndyta, nese je ne gjendje te domosdoshme per ushqim, atehere bleje ushqimin aty dhe largohu nga ai vend pastaj haje ate. Por nese gjen ushqim tjeter ne vend tjeter ku nuk ka ndytesira te tilla, atehere e ke vaxhib qe te shkosh te ai tjetri.” [Fetava Nurun ala ed Derb, Kapitulli i Shitblerjes].
Personi qe nuk qendron dot ulur dhe as nuk qendron ulur ne karrige, gje e cila i mundeson degjimin e hytbes dhe qendrimin ne xhami, eshte i justifikuar per te mos prezentuar te xhumane, deri sa te sherohet dhe te mundet te qendroje per degjimin e hytbes dhe faljen e te xhumase, sepse Allahu nuk ngarkon askend me teper mundesive, dhe per te semurin ka rregulla dhe lehtesime te posaçme ne fe, uel hamdu lilah. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#24Message: Selamun alejkum. Une e kam nje problem per sa i perket renditjes se safave, disa nga hoxhallaret thon se duhet me i bashkue krahroret, dikush thote kembet e…
Message: Selamun alejkum. Une e kam nje problem per sa i perket renditjes se safave, disa nga hoxhallaret thon se duhet me i bashkue krahroret, dikush thote kembet e dikush thote gjoksat e une e kam lexue qe shejh uthejmini Allahu e meshirofte thote SE DUHET ME U BASHKUE E RREGULLUE THEMBRAT E KOMVE ,,,E cila eshte e sakte Allahu ju shperblefte
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Drejtoni rreshtat, bashkoni supet paralel me njeri-tjetrin, mbushni boshlleqet, i beni vend vellait tuaj (kur vjen te hyje ne saf-rresht), dhe mos lini boshlleqe per shejtanin! Kush e lidh (ploteson) rreshtin, ate e lidh (afron) Allahu, dhe kush e shkeput rreshtin, ate e shkeput Allahu.” [Hadith Sahih. Es Sahiha 743. E ka nxjerre Ebu Daudi 666].
Urdhri per drejtimin dhe plotesimin e rreshtave ne namaz eshte i prere dhe per ata qe nuk i drejtojne rreshtat apo lene boshlleqe mes tyre, ka kercenim te madh ne hadithe. Siç kuptohet nga hadithi, rreshti drejtohet dhe plotesohet ne ate menyre qe te bashkosh supet dhe kembet me vellain qe ke perbri, duke i hapur kembet aq sa ke gjeresine e shpatullave, dhe jo me shume, perndryshe nuk do te bashkosh supet me ata qe ke perbri.
Ndersa gjoksat apo kraharoret nuk kane lidhje ne plotesimin e rreshtave, por ne drejtimin e tyre, dhe kjo kuptohet qe nuk duhet qe dikush te nxjerre gjoksin me shume se te tjeret ne rresht, perndryshe do te shtremberohet rreshti. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#23Message: selamun alejkum1. Ne nje hadith thuhet [saktesisht nuk e di metnin e hadithit-vetem kuptimin]: “Nese beni dhiker pas namazit te sabahut derisa te lind dielli dhe…
Message: selamun alejkum
1. Ne nje hadith thuhet [saktesisht nuk e di metnin e hadithit-vetem kuptimin]: “Nese beni dhiker pas namazit te sabahut derisa te lind dielli dhe pas lindjes se diellit i falni dy rekate-e keni shperblimin sikur te kryerit haxhin dhe umren.”
Pyetja ka te beje nese pas namazit te sabahut [pasi qe e fal ne xhami] shkon ne shtepi dhe e ben dhikrin dhe pas lindjes se diellit i fal dy rekate, a eshte shperblimi si i kryerjes se haxhit dhe umres-pasi me sa kam degjuar eshte me mire qe dhikri te behet pas faljes se namazit te sabahut ne xhami dhe berja e dhikrit ne xhami derisa te lind dielli-ndersa ne te kunderten per ne shtepi ky shperblim i berjes se dhikrit a eshte i vlefshem?
A lejohet te falemi pas nje imami i cili kishte thenë nje here se Allahu e ka krijuar Muhammedin alejhi selam nga nuri, mirepo ai nuk eshte imam i xhamise porse eshte muezin dhe ndonjeher ai na prin ne namaz kur nuk eshte imami i xhamise, eshte nga hoxhallaret e vjeter ne moshe dhe eshte xhahil, a na lejohet te falemi pas tij duke e ditur se ai eshte xhahil ne kete ceshtje?
Hadithi ne fjale transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu), se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush fal sabahun me xhemat, pastaj ulet dhe permend Allahun deri sa te lind djelli, pastaj fal dy rekate, atij i shkruhet njesoj si shperblimi i haxhit dhe umras; te plota, plota, te plota.” [Hadith Hasen. Es Sahiha 3403. E ka nxjerre Tirmidhiu 586]. Ne Sahihun e Muslimit (670) transmetohet se “Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) falte sabahun, qendronte ulur ne vendin ku ishte falur deri sa te lindte djelli mire.” Prej ketyre haditheve perfitojme se qendrimi ulur dhe permendja e Allahut pas faljes se sabahut me xhemat ne xhami, ka shume sevape nga Allahu i Madheruar, te cilat arrijne deri ne shperblimin e haxhit dhe umras. Por, a eshte kushtezuar ky shperblim i madh me te qendruarit ulur ne xhami? Nga hadithi kuptohet qe kjo eshte kusht per arritjen e ketij sevapi, por nese dikush permend Allahun ne shtepi, pasi e ka falur namazin ne xhami, ai padyshim qe ka shperblim tek Allahu, por nuk mund te themi se perfshihet ne kete shperblim, sepse ai eshte kushtezuar me te qendruarit ulur ne vendin e faljes ne xhami. E Allahu e di mire.
Ky person qe ka thene se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) eshte krijuar nga drita, eshte i padijshem dhe duhet mesuar. Ai ngaterron faktin se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) eshte quajtur drite dhe pishtar ndriçues ne Kuran, me te cilin (me Muhamedin) Allahu ka udhezuar ata qe i jane pergjigjur thirrjes se tij, siç thote Allahu: “Juve u ka ardhur nga Allahu drite (Muhamedi) dhe Liber i qarte (Kurani).” [El Maide, 15]. “O Pejgamber! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” [El Ahzab, 46]. Por, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) eshte njeri si gjithe te tjeret dhe eshte krijuar si te gjithe njerezit, por ai eshte zoteria e bijve te Ademit, dhe ate e ka zgjedhur Allahu per te qene me i miri i bijve te Ademit. Namazi pas atij lejohet, sepse ai nuk ka bere kufer, e Allahu e di me mire. [Diç rreth kesaj e gjen ne fetvane nr. 2871 dhe 2362, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi].
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#22Message: Selamun alejkum. Ju falenderoj shume dhe ju uroj suksese per ndihmen qe na e boni Allahu ju ndihmofte dhe ju shperblefte! E kam nje pyetje: se cili eshte mendimi…
Message: Selamun alejkum. Ju falenderoj shume dhe ju uroj suksese per ndihmen qe na e boni Allahu ju ndihmofte dhe ju shperblefte! E kam nje pyetje: se cili eshte mendimi me i sakt nese jam udhtar dhe nuk e kam fal namazin kur jam kthyer ne vendin ku jetoj, a me e fal te plote apo te shkurtuar?
Shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), na ka dhene nje rregull ne lidhje me kete, i cili thote: “Ajo qe merret ne konsiderate eshte vendi i kryerjes se namazit; nese e fal namazin ne vendbanimin tend, fale te plote ate, dhe nese e fal ate ne udhetim (duke u kthyer per ne vendin tend), atehere shkurtoje, pa marre parasysh nese koha e namazit ka hyre ne vendin ku e fal namazin apo para arritjes ne ate vend. Per shembull: Dikush del per udhetim nga vendi i tij pas ezanit te drekes, por dreken e fal pas daljes nga vendi i tij, ne kete rast e fal dreken me dy rekate (te shkurtuar). Ndersa kur kthehet ne vendin e tij, duke qene se koha e namazit ka hyre kur ka qene ne udhetim e siper, pastaj mberrin ne vendin e vet, duhet te fale kater rekate. Pra, ajo qe merret parasysh eshte kryerja e faljes, nese e kryen faljen ne udhetim e siper, e shkurton namazin dhe nese e kryen ne vendbanimin tend, e fal te plote ate.” [Mexhmuu Fetava ue Rasail, 15/264, pyetja nr. 1155].
#21Message: Selamun alekum. Allahu te shperbleft per munin tand, desha me te pyt se; A lejohet me u fal gruja zbath pa corap? Allahu te shperbleft.
Message: Selamun alekum. Allahu te shperbleft per munin tand, desha me te pyt se; A lejohet me u fal gruja zbath pa corap? Allahu te shperbleft.
Ne lidhje me auretin e gruas ne namaz, shumica e dijetareve jane te mendimit se pjesa e siperme e kembes eshte auret, perveç hanefive te cilet thone se kjo pjese nuk eshte auret. Ne fetvane 4945 te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Gruaja duhet te falet me ato rroba qe ja mbulojne te gjithe trupin. Umu Seleme ka percjelle se ajo ka pyetur Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem): “A i lejohet gruas te falet me trupore (lloj fustani qe veshin grate zakonisht ne shtepi) dhe me Himar (rrobe qe mbulon te gjithe trupin nga koka tek kembet), duke qene se nuk ka veshur Izar (rrobe qe vishet nga mezi e poshte)?” Ai tha: “Nese truporja eshte e gjate dhe e mbulon pjesen e siperme te kembes se saj, atehere po.” [Hadithi eshte i dobet, Ebu Daudi 639], por disa dijetare e kane kosnideruar te sakte si fjale e Umu Selemes. I gjithe trupi i gruas konsiderohet auret ne namaz, perveç duarve dhe fytyres…”
Pra, nuk eshte kusht qe te gruaja te veshe çorape ne namaz, por fustani apo fundi i saj duhet te jete i gjate dhe te mbuloje pjesen e siperme te kembes.
#20Message: as salamu alaikum wa rahmatullahi wa barakatuhuCili mendim eshte me i sakte, me argument prej sunnetit: A lejohet ne te njeten xhami i njejti namaz te falet me dy…
Message: as salamu alaikum wa rahmatullahi wa barakatuhu
Cili mendim eshte me i sakte, me argument prej sunnetit: A lejohet ne te njeten xhami i njejti namaz te falet me dy xhemate per shkak te voneses se xhematit te dyte?
Ne lidhje me xhematin e dyte ne te njejten xhami ka mospajtim ne mesin e dijetareve. Me e sakta ne kete çeshtje, te cilen e perkrahin argumentet nga suneti dhe vepra e sahabeve eshte fjala se xhemati i dyte ne te njejten xhami nuk pelqehet, ndersa ne faltore (musala) ku nuk ka imam te rregullt dhe as nuk falet e xhumaja ne te, lejohet te behen disa xhemate, siç ndodh ne faltoret e tregjeve etj. Shejh Albani perkrah mendimin se xhemati i dyte nuk lejohet, dhe si argument per kete sjell hadithin e transmetuar nga Abdullah iben Mesud, se Alkame dhe El Esved, erdhen ne xhami nderkohe qe njerezit filluan te dalin prej saj dhe ishin falur. Atehere Iben Mesudi u kthye bashke me ata te dy ne shtepi, dhe u fal me ta.” [Ether Hasen-i mire. E ka nxjerre Abdurrazaku ne Musannef 3883, dhe Taberani ne El kebir 9380].
Shejh Albani, ne librin “Tamamul Mineh” f.155, thote: “Me pas, gjeta nje hadith i cili argumenton se ky ether i mesiperm merr gjykimin e hadithit merfu-te ngritur te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem); Ebu Bekrate transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u kthye nga nje vend jashte Medines dhe i gjeti njerezit ta kishin falur namazin. Atehere ai shkoi ne shtepine e vet, mblodhi ata te familjes dhe u fal me ta.” [Hadith Hasen. E ka nxjerre Taberani ne “El Eusat” 4739]. Ndersa hadithi i transmetuar nga Enesi (radiallahu anhu) ku thuhet se ai hyri ne nje xhami dhe i gjeti njerezit te ishin falur. Ai urdheroi nje burre qe te thirrte ezanin, pastaj ikametin dhe u fal me ta me xhemat.” Mund te themi se ajo mund te kete qene xhami pa imam te rregullt dhe pa muezin te rregullt, pasi qe ne kete rast nuk urrehet berja e disa xhemateve ne ate xhami, dhe keshtu bashkojme mes dy transmetimeve.
Shejh Albani vazhdon: Fjala me e mire qe kam gjetur nga fjalet e imameve te medhenj ne lidhje me kete çeshtje eshte fjala e Imam Shafiut, te cilen e ka shprehur qarte ne librin “El Umm” 1/136, ku thote: “Nese dikush ka afer nje xhami dhe i kalon namazi, atehere me e dashur per mua eshte qe te shkoje te falet me xhemat ne nje xhami tjeter ku nuk ka mbaruar namazi. Por, edhe nese nuk shkon ne xhami tjeter dhe falet vetem ne xhamine e tij, kjo eshte gjithashtu e mire. Nese nje xhami ka imam te rregullt dhe nje apo disa burrave u kalon namazi me xhemat ne te, atehere secili prej tyre duhet te falet vetem dhe une nuk e dua qe ata te falen me xhemat, por edhe nese e bejne kete, atehere namazi i tyre me xhemat eshte i vlefshem. Une e urrej kete gje per shkak se selefet qe kane qene para nesh nuk e kane bere ate, madje disa prej tyre e kane qortuar. Mendoj se shkaku i urrejtjes se berjes se xhematit te dyte prej tyre ka qene perçarja qe mund te ndodhte ne kete rast dhe se sipas kesaj ndonje burre mund te linte me qellim namazin me xhemat pas imamit te rregullt, dhe keshtu nuk vjen ne xhami as ai dhe as ata qe nuk duan te vijne ne kohen e namazit me xhematin e imamit te rregullt, dhe keshtu ndodh perçarje dhe ndarje mes muslimaneve. Kete gje e urrej qe te ndodhe ne ato xhami ku ka imam dhe muezin te rregullt, ndersa xhamite e ndertuara ne ane te rruges, apo ne cep te saj, ku nuk therret ezan muezini i rregullt dhe as nuk e fal namazin imami i rregullt, por falen udhetaret dhe pushojne aty, ne keto xhamija nuk e urrej berjen e disa xhemateve, sepse ne kete rast nuk ekziston shkaku qe sqarova me siper prej perçarjes dhe ndarjes…”
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#19Message: Esselamu alejkum vella i nderuar.Ne e dim se kur Imami nuk prezenton ne xhami, del dikush qe din me shume Kur’an permendesh, edhe nese qellojm diku mysafir dmth…
Message: Esselamu alejkum vella i nderuar.
Ne e dim se kur Imami nuk prezenton ne xhami, del dikush qe din me shume Kur’an permendesh, edhe nese qellojm diku mysafir dmth ne kemi ditur qe zoti i shtepis ka te drejt me na u bo imam, por edhe ne qoftese nuk i ka rregullat e leximit, dmth keta qe na dalin imam edhe pasi nuk jane ne gjendje te lexojn mire, ne kemi ditur se do te ken pergjegjesi tek Allahu. Kurse tani kam degjue nje ders tjeter; nese imami nuk prezenton ne xhami dhe nuk ka se kush ta zavendeson ateher duhet krejt xhemati ta falin namazin secili per veti, po ashtu vlen edhe per te zotin e shtepis, se nese ai ska lexim sipas rregullave, sben me na dal imam. A kishe mujt me fjale te shkurta me na tregu se cila eshte me e rregullt? Allahu ju shperblefte.
Verejtje: A vlen ky rast edhe per Ezanin; nese personi nuk e njeh leximin e Kur’anit pasi shqiptimi i tyre degjohet krejt tjeter, sepse disa bazohen ne hadith per tu shpejtuar te marin shperblim?
Kur imami nuk prezenton ne namaz, dhe nese ai nuk ka caktuar dike qe ta zevendesoje ate, atehere del imam dikush prej xhematit qe di me shume nga Kurani, sepse Pejgamberi ka thene: “T’ju prije ne namaz ai qe lexon me shume Kuran prej jush…” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 585]. Kuptimi i shprehjes “qe lexon me shume kuran”, dmth: qe lexon me mire, me tertil (me rregullat e texhvidit) dhe me shume gjithashtu, siç thuhet ne fetvane nr. 5069, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi. Po keshtu, i zoti i shtepise ka te drejten te prije ne namaz ne shtepine e tij, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Njerezit duhet t’i prije ai qe me lexon me shume nga Libri i Allahut, e nese jane te barabarte ne lexim, atehere ai qe di me shume nga suneti, e nese jane te barabarte, atehere ai qe ka bere hixhret (emigrim) me heret, e nese e kane bere njesoj emigrimin, atehere ai qe ka hyre me pare ne islam. Askush te mos behet imam i dikujt tjeter ne pushtetin (pronen) e tij dhe te mos ulet ne qoshen e shtepise se tij veçse me lejen e tij!” [Muslimi , Ebu Daudi 582, etj.]
Nuk lejohet lenia e xhematit per arsye se askush nuk lexon mire nga Kurani, sepse kryerja e namazit me xhemat eshte vaxhib dhe nese namazi nuk do te lejohej te falej me xhemat per shkak se imami nuk lexon mire, atehere nuk do te lejohej as te falej vetem, po per te njejtin shkak. Por eshte kusht qe leximi i sures Fatiha te behet ne rregull, pa ndryshim te fjaleve apo zanoreve te tyre, te cilat i ndryshojne kuptimin ajevete. Ne kete rast, namazi pas ketij imami qe e ben kete eshte i pavlefshem dhe duhet te dale per imam dikush qe e lexon fatihane pa ndryshime te kuptimit te fjaleve, si p.sh. ne vend qe te thote “IJJAKE NEABUDU”, te thote: “IJJAKI NEABUDU”, ose ne vend qe te thote “ENAMTE ALEJHIM”, te thote “ENAMTU ALEJHIM”, sepse ne kete rast ndryshon kuptimi i fjaleve me ndryshimin e nje zanoreje. Keshtu qe, nga xhemati duhet te jete patjeter dikush qe e lexon mire fatihane dhe pa gabime te tilla qe e ndryshojne kuptimin, edhe pse nuk i nxjerr mire shkronjat nga vendnxjerrja e tyre prej fytit, gjuhes dhe vendeve te posaçme te tyre sipas rregullave te texhvidit, por namazi me xhemat nuk duhet lene ne asnje menyre. [Per kete mund te referoheni ne Fetvane nr. 4600, 3161, 5003, nga fetvate e Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi].
Muezini zakonisht caktohet nga imami, ose nga anet e posaçme per kete. Po keshtu, nese jeni ne udhetim, muezinin e cakton prijesi i grupit. Muezin zakonisht zgjidhet per nga zeri i larte dhe i forte me qellim qe te degjohet sa me larg. Fjalet e ezanit duhen thene sakte, pa u ndryshuar kuptimin dhe pa bere zgjatje e lakime te zerit ne menyre te tepruar dhe ne vende qe nuk lejohet zgjatja e zanoreve.
Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#18Dua te di nese fjalet te ikameti perseriten nga nje here apo nga dy here, perveç “kad kametis salah”, sepse te libri “Fikhu Suneh”, Sejid Sabik thote qe ka dy versione.…
Dua te di nese fjalet te ikameti perseriten nga nje here apo nga dy here, perveç “kad kametis salah”, sepse te libri “Fikhu Suneh”, Sejid Sabik thote qe ka dy versione. Pra, si eshte suneti, sepse aty kishte dy hadithe qe thoshin edhe me nga nje edhe me nga dy here?
Per formen e Ikametit kane ardhur tre versione te ndryshme; me 17 fjale, me 11 fjale dhe me 10 fjale. Shumica e dijetareve kane zgjedhur versionin me perseritjen e fjaleve nga nje here (11 fjale), por megjithate, lejohet qe te behet edhe me thenien e tyre nga dy here (me 17 fjale) , siç e kane zgjedhur hanefite, dhe per kete nuk ka asnje problem, madje kjo eshte nje nga llojet e sunetit ne lidhje me ikametin. Keshtu ka thene shejh Iben Baz, ne librin “Mexhmuu Fetava ue mekalat muteneuia” 10/366.
Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!), ne librin “El Fetava el Kubra” 2/43-44, thote: “Me e sakta ne kete çeshtje eshte rruga e dijetareve te hadithit dhe ata qe jane pajtuar me ta: qe t’i marrin te gjitha transmetimet e ardhura nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ne lidhje me kete, pa urryer asnje prej tyre, pasi qe llojshmeria e formes se ezanit dhe ikametit eshte njesoj si llojshmeria e leximeve nga Kurani (ne namaz) dhe format e ndryshme te teshehudit, e ngjashem me keto. Dhe, askujt nuk i lejohet qe te urreje diçka nga suneti qe Derguari (salallahu alejhi ue selem) i ka lene popullit te tij.”
Ndersa versioni i trete me 10 fjale, ne te cilin thuhet vetem nje here “kad kametis salatu”, nuk ka ardhur ne ndonje hadith te sakte, madje shejh Albani thote se nuk e ka gjetur kete gje ne ndonje transmetim, perveç ne librin “Muata” te imam Malikut.
Po keshtu, shejh Albani thote se ka edhe nje transmetim tjeter se ikameti eshte vetem me 9 fjale, por nuk dihet qe ndonje prej dijetareve ta kete marre hadithin e transmetuar per kete sipas domethenies se jashtme te tij, por nese gjendet ndonje prej selefeve qe e ka thene ate, atehere e themi edhe ne, perndryshe do te na duhet ta komentojme… [“Eth Themeru el Mustetab”, f. 212].
Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#17Message: Ese selamu alejkum ue rahmetullah. Allahu jua shperblefte me te mirat e Tij per punen qe po beni. Une ndodhem aktualisht ne shqiperi dhe jetoj ketu, ne nje vend…
Message: Ese selamu alejkum ue rahmetullah. Allahu jua shperblefte me te mirat e Tij per punen qe po beni. Une ndodhem aktualisht ne shqiperi dhe jetoj ketu, ne nje vend malor. Para disa kohesh nje vella i yni ka kryer medresen ketu ne shqiperi, mbasi e mbaroi ate shkoi per gjuhe arabe e mbaroi edhe ate mbas kesaj shkoi per te studjuar per Sherjat dhe e mbaroi. Ai qe kemi Myfti, ka bere vetem nje medrese te mbaruar ne turqi, mir po lere se nuk ka dije po edhe metod nuk ka ne thirrje, arabisht nuk din. Sipas transmetimeve qe na vijne, prijesi duhet te jete me i miri, mirepo ai nuk ja leshon vendin per te drejtuar xhematin, justifikohet me fjalet se komiteti Musliman e ka vendosur ate edhe nuk paska te drejte xhemati me vendos ate qe i takon, per arsye se komuniteti ja siguron rrogen se xhemati nuk ka mundesi me ja siguru!
Me paresore ka dale sot komuniteti musliman se xhemati. Myftia jone, lere se nuk ka dije, por i ka hy vetja ne qef ,e ka kurorzuar injorancen me epsh dhe ju ka bere deshir me e perballue Allahun Diten e Madhe. Desha e me dite se çfare gjykimi ka Sherjati i Allahut per tipa si ky, qe nuk i binden mases se xhematit. Allahu te shperblefte!
Nuk lejohet te shkaktohet fitne (trazira) ne mesin e muslimaneve, dhe nese Komuniteti musliman cakton nje imam apo myfti, ne nje vend apo xhami te caktuar, xhemati duhet t’i bindet dhe te falet pas tij, nese ai nuk ndjek ndonje sekt apo rruge te humbur e cila te çon ne shirk apo ne kufer. Nese xhemati ka mundesi ta zgjedhe imamin e xhamise, atehere kjo eshte me e mira, sepse do te zgjedhin ate qe duan, por nese nuk kane mundesi, atehere nuk duhet te shkaktojne fitne. Per me teper, lexo pergjigjen e pyetjes para kesaj, me nr. 15.
#16Message: Esselamu alejkumHoxhe, a ben qe ti behet pagesa (vjetore) e imamit tek vendi yne atje ne Kosove, kur dihet se imami nuk eshte pasues i sunnetit, perkundrazi ec…
Message: Esselamu alejkum
Hoxhe, a ben qe ti behet pagesa (vjetore) e imamit tek vendi yne atje ne Kosove, kur dihet se imami nuk eshte pasues i sunnetit, perkundrazi ec sipas asaj qe eshte tradite tek populli (me bidate, sic jane shumica imameve tek ne)?
Ketu kemi dy çeshtje: E para: Caktimi i imamit te xhamise, si zgjidhet ai dhe pas kujt imami nuk lejohet te falesh. E dyta: Caktimi i rroges per imamin e xhamise.
Nese xhemati ka ne dore qe ta zgjedhe imamin e xhamise se tyre, atehere ata duhet te zgjedhin per imam ate qe di permendesh me shume nga Kurani, qe ka me shume dije, qe i eshte me i devotshem dhe qe pason synetin. Pra, te zgjedhin per imam ata qe e meriton dhe qe u pelqen atyre. Por, nese imami caktohet nga komuniteti musliman, apo nga ministria e vakefeve, atehere shihet: nese ai ndjek sekte te humbura te cilat arrijne ne shirk dhe kufer, falja pas tij nuk lejohet, e nese nuk arrin ne shirk e kufer, atehere lejohet falja pas tij dhe ai duhet te keshillohet qe te ndjeke sunetin dhe te largohet nga gjynahet. Nese imami eshte bidatçi dhe therret ne bidatin e tij, atehere ai duhet te hiqet nese xhemati ka mundesi per kete, dhe nese nuk shkaktohet fitne (trazira), perndryshe lejohet qe te falen pas tij, per t’ju ruajtur fitnes dhe duke bere te keqen me te vogel. [Shih ne lidhje me kete: fetvane nr. 1640, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz].
Ndersa ne lidhje me caktimin e rroges per imamin e xhamise, kjo eshte e lejuar, qofte caktimi i saj nga komuniteti musliman apo nga xhemati i xhamise, apo nga dikush tjeter. Kjo gje eshte e lejuar dhe eshte permendur ne disa fetva te Komisionit te perhershem ne Saudi, siç eshte fetvaja nr. 3210, 3502, 4787, etj.
Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#15Message: eselamu alejkum: Pyetja: tek xhamija ku une fali te xhuman ka gati rrethe 3 muaj qe une falem ne ate xhamij por kjo xhamija eshte 3 kate pore ne te njejten dere…
Message: eselamu alejkum: Pyetja: tek xhamija ku une fali te xhuman ka gati rrethe 3 muaj qe une falem ne ate xhamij por kjo xhamija eshte 3 kate pore ne te njejten dere futen burra dhe gra ne katin e pare falen burrat ne te dytin grate ne te tretin burrat por kur dalim nga xhamija burra dhe gara dalin se bashku ne te njejten rruge e sidomos futen grate ne mese burrave e nuk merret asgje vesh aty behen te gjithe bashk sa shtyhen burrat me grate per te dalur jash. A ben vlla qe te kshillohet ky imami i xhamis?
Po vella, patjeter qe duhet keshilluar imami, me menyre te mire e te bute, duke i thene se eshte e vertete qe ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), shkonin ne xhami edhe gra, dhe Pejgamberi ka thene: “Mos i ndaloni grate nga te shkuarit ne xhami, megjithese falja ne shtepite e tyre eshte me mire per to.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 567]. Por, per shkuarjen e grave ne xhami ka rregulla, te cilave ato duhet t’i permbahen. Prej ketyre rregullave eshte: veshja e rregullt Islame, mosparfumosja, mos perzierja me burrat, te ecurit normal dhe si i ka hije nje muslimaneje, qe nuk terheq vemendjen e burrave dhe nuk shkakton provokim. Kujtoi atij hadithin ku thuhet: “Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) doli nje dite nga xhamia, burrat ishin perziere me grate ne rruge. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha grave: “Qendroni mbrapa! Ju nuk keni te drejte te ecni ne mes te rruges, por ecni ne anet e rruges.” Qe atehere, grate ecnin ngjitur me murin, sa qe rrobat u ngjisnin pas murit nga qe ecnin ngjitur me te.” [Es Sahiha, 856, 857. E ka nxjerre Ebu Daudi 5272]. Po keshtu Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) caktoi nje dere te veçante per grate, siç ka ardhur ne hadithin e nxjerre nga Ebu Daudi 462.
Umu Seleme (radiallahu anha) transmeton: “Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) jepte selam ne namazin farz, ai qendronte pak kohe ne vendin e tij.” Iben Shihabi shton: “Mendojme se kete e bente me qellim qe te largoheshin te gjitha grate.” Kete e transmeton Buhariu, i cili vazhdon me nje transmetim tjeter ku thote: Nga Umu Seleme, gruaja e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), transmetohet se ka thene: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) jepte selam, dhe grate largoheshin dhe futeshin ne shtepite e tyre para se i Derguari i Allahut te largohej (te dilte nga xhamia).” Ne nje transmetim tjeter thuhet: “Ne kohen e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem), grate ngriheshin menjehere pas dhenies selam nga namazi farz, ndersa Pejgamberi qendronte ulur bashke me burrat qe ishin falur me te, sa te donte Allahu, dhe kur ngrihej Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), ngriheshin edhe burrat.” [Buhariu].
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thene: “Qe te goditet nje burre me shufer hekuri ne koke, eshte me e mire per te se sa te preke nje grua e cila nuk i lejohet (ta preke).” [Es Sahiha, 226.]
Keto ishin disa argumente te qarta dhe te sakta, ne lidhje me rregullat e faljes se gruas ne xhami, te cilat duhet t’ia kujtoni imamit ne fjale dhe te gjithe muslimaneve.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#14Message: selamun alejkum! Kisha disa pyetje:Se pari: Dihet qe alkooli (perpunimi, servirja, shitja, pirja, etj.) eshte haram ne Librin e Allahut dhe ne sunetin e te…
Message: selamun alejkum! Kisha disa pyetje:
Se pari: Dihet qe alkooli (perpunimi, servirja, shitja, pirja, etj.) eshte haram ne Librin e Allahut dhe ne sunetin e te derguarit te Tij deri ne diten e Fundit. Desha te dija: e lejohet ne raste lufte qe armikut t’i shitet alkool ne shkembim te armeve, apo t’i jepet alkool per ta demtuar?
Pyetja e dyte: nese personi falet me imam (me xhemat), a duhet qe te thote “semiallahu limen hamide” kur ngrihet nga rukuja apo duhet te thote vetem “rabena ve lekel hamd”?
Nuk lejohet shitja e alkoolit ne asnje rast, sepse siç e permend edhe vete, ne hadithin e transmetuar nga Enesi, thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka mallkuar dhjete persona ne lidhje me alkoolin: ate qe e prodhon, ate per te cilin prodhohet, ate qe e pi alkoolin, ate qe e mbart ate, ate per te cilin mbartet, ate qe e servir, ate qe e shet, ate qe ha çmimin e tij, ate qe e blen dhe ate per te cilin blihet.” [Hasen-Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu 1295, Iben Maxheh 3381]. Ndersa ne disa transmetime te tjera thuhet: “Allahu e ka mallkuar alkoolin, prodhuesin e tij…” [Es Sahiha, 839]. Pra, nuk lejohet ne asnje menyre qe alkooli te blihet apo te shitet,apo te prodhohet nga muslimani, qofte edhe me qellim per t’ja shitur armikut, sepse Allahu e ka ndaluar kete gje dhe e gjithe e mira dhe e dobishmja eshte tek ajo qe ka ligjeruar Allahu.
Ka dy mendime tek dijetaret ne lidhje me thenien “Semiallahu limen hamideh” nga xhemati, apo te mjaftohen me fjalen “Rabena ue lekel hamd”: Shumica e dijetareve te medhhebeve thone se xhematit i mjafton fjala “rabena lekel hamd”, siç ka ardhur ne hadithin ku thuhet: “Imami eshte caktuar qe te pasohet ne namaz, prandaj kur ai merr tekbir, edhe ju merrni tekbir, kur ai … dhe kur ai thote “semiallahu limen hamide”, ju thoni : “rabena lekel hamd” [dhe ne nje transmetim tjeter thuhet “rabena ue lekel hamd”]… Te ketij mendimi jane dijetaret hanefi, maliki dhe hanbeli.
Ndersa dijetaret shafii dhe dhahiri thone se xhemati duhet t’i thote te dyja ato: “semiallahu limen hamide” dhe “rabena lekel hamd”. Keta argumentohen me domethenien e pergjithshme te haditheve qe thone se Pejgamberi i thoshte te dyja ato, dhe ai ka thene: “Faluni siç me shihni mua te falem!” Ndersa per hadithin me te cilin argumentohet grupi i pare, keta thone se nuk eshte per qellim qe te mos thuhet “semiallahu limen hamideh” nga xhemati, ashtu si nuk ka per qellim qe imami te mos thote “rabena ue lekel hamd”, pasi qe kane ardhur shume hadithe ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur ngrihej nga rukuja thoshte “semiallahu limen hamideh” dhe kur drejtohej ne kembe, thoshte “rabena ue lekel hamd”, si dhe disa shtesa te tjera qe kane ardhur ne disa transmetime. Ky i dyti eshte edhe mendimi i shejh Albanit (Allahu e meshirofte!), te cilin e ka sqaruar ne librin “Forma e namazit” dhe ne shenimet qe ka bere ne librin “Tamamul Mineh”, ne lidhje me librin “Fikhu Suneh”. Edhe ne mendojme se kjo eshte me e sakta, e Allahu e di me mire.
Allahu eshte Ai i cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#13Message: selamun alejkum Pyetje: A është prej sunnetit ndonjëher mos bërja e dhikrit pas namazit farz?
Message: selamun alejkum
Pyetje: A është prej sunnetit ndonjëher mos bërja e dhikrit pas namazit farz?
Prej sunetit eshte berja e tesbive, leximi i ajetit Kursij dhe i tre sureve te fundit te Kuranit, pas namazit farz, per te cilat kane ardhur argumente nga vepra dhe nga fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), i cili nxit per berjen e tyre pas çdo namazi duke permendur shperblimin e madh qe ka ne to. Ne nje hadith te nxjerre nga Buhariu dhe Muslimi, transmetohet nga Ebu Hurejra se disa njerez i thane Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “O i Derguari i Allahut! Njerezit e pasur i moren te gjitha gradet dhe miresine e qendrueshme (xhenetin)!” Ai tha: “E si keshtu?” Thane: “Ata falen ashtu si edhe ne, luftojne si edhe ne, dhe japin lemoshe nga teprica e pasurive te tyre, ndersa ne nuk kemi pasuri qe te japim lemoshe!” Ai tha: “A t’ju tregoj nje pune, me te cilen ju arrini ata qe kane qene para jush dhe ua kaloni atyre qe do te vijne pas jush, dhe askush nuk mund te beje aq sa ju perveç atij qe vepron si ju? Pas çdo namazi, thoni “subhanallah” dhjete here, “el hamdu lilah” dhjete here dhe “Allahu ekber” dhjete here.” Ne transmetime te tjera permendet gjithashtu thenia e ketyre nga 33 here dhe pas ketyre te thuash: “la ilahe il-lallah uahdehu la sherike leh…” me te cilen plotesohen njeqind. Kush i thote keto, atij i falen te gjitha gjynahet, sikur te jene edhe sa shkuma e detit.” [Muslimi].
Pra, ne hadith thuhet: “pas çdo namazi farz”. Keshtu eshte syneti dhe keshilla e pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe nuk mund te thuhet se mosberja e dhikrit pas namazit eshte sunet, pasi qe edhe pse ka hadithe ku thuhet se pejgamebri nuk qendronte ulur pas farzit me gjate se te thoshte “Allahumme entes selamu ue minke selamu, tebarekte ja dhel xhelali uel ikrami” [Muslimi], kjo nuk do te thote se ai nuk i bente tesbite duke ecur, apo se ne kete hadith eshte per qellim qendrimi ulur pa levizur pas selamit, dhe pastaj kthehej nga xhemati, siç thuhet ne shume transmetime. E Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#12Message: Selamun alejkum. Doja te dija se kur nje person degjon ezanin (ose nuk e degjon por vjen ne xhami diçka mbas thirjes se tij), a e ka obligim ta fale namazin me…
Message: Selamun alejkum. Doja te dija se kur nje person degjon ezanin (ose nuk e degjon por vjen ne xhami diçka mbas thirjes se tij), a e ka obligim ta fale namazin me xhemat? Po kur ky person ka pune a e ka obligim? I bera keto pyetje pasi kam pare shume vellezer qe e falin namazin para xhematit dhe pastaj shkojne ne pune, dhe kur pyeta per argumentin mu tha qe ne origjine eshte e lejuar qe ti ta falesh namazin mbas ezanit, dhe argumenti per obligueshmeri vjen per ezanin, pra qe kush e degjon ezanin duhet ti pergjigjet atij. Doja te dija argumentin per keto situata, se si duhet te veprojme, me lejen e Allahut, nese ka ihtilaf ndermjet dijetareve, doja te dija te gjitha mendimet per kete çeshtje.
Kush e degjon ezanin, e ka obligim qe t’i pergjigjet thirrjes se tij dhe ta fale namazin me imamin e xhamise. Nese dikush gjendet ne xhami kur thirret ezani, atij nuk i lejohet te dale nga xhamia pa e falur namazin me imamin. Nuk lejohet te falet namazi para se te falet xhemati ne nje xhami ku ka imam te rregullt. Argumentet per keto:
Ebu Hurejra transmeton se nje burre i verber erdhi tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: O i Derguari i Allahut! Une nuk kam njeri te me drejtoje per ne xhami. -dhe i kerkoi te derguarit qe t’e bente lehtesim per te qe te falej ne shtepi, dhe pejgamberi ia dha lehtesimin. Kur ai u kthye te ikte, pejgamberi i thirri dhe i tha: “A e degjon thirrjen per namaz?” -“Po”, tha ai. -“Atehere pergjigju asaj!” [Muslimi 1484, etj].
Ebu Sheatha thote: Ishim te ulur ne xhami bashke me Ebu Hurejren, dhe nderkohe muezini thirri ezanin. Nje burre u ngrit te dilte nga xhamia dhe te ikte. Ebu Hurejra e ndoqi me sy deri sa doli nga xhamia, pastaj tha: “Ky njeri e ka kundershtuar urdhrin e Ebu el Kasim (d.m.th. Muhamedit salallahu alejhi ue selem).” [Muslimi 1487, etj.]
Te gjitha hadithet qe urdherojne per faljen e namazit me xhemat, jane argument se nuk lejohet te falet namazi para se te falet imami i xhamise, perndryshe nuk ka kuptim namazi ne xhami, as namazi me imam dhe as me xhemat. Gjithashtu, Pejgamberi ka thene: “Imami eshte caktuar me qellim qe te udhehiqesh nga ai, ndaj mos veproni ndryshe nga ai.” [Buhariu]. Pra, xhamia ka rregullat e saj te percaktuara dhe imami eshte ai qe ka pushtetin ne xhami. Dijetaret thone: Nese imami vonohet per te ardhur te fale namazin me xhemat, atehere vendoset nje tjeter, por me kusht qe te mos shkaktohet ndonje fitne (trazire) dhe ndalim nga imami. [Sherhu Sahihi Muslim, i Imam Neveviut, “Kapitulli i Namazit”, Tema “Nxjerrja per te prire ne namaz njerin nga xhemati, kur vonohet imami, perderisa nuk i frikesohen ndonje te keqeje ne kete gje].
Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#11Message: eselamu alejkum. Allahu ju shperbleft!Nese nje person gabon gjate namazit te akshamit ne vend se ti fale 3 rekate farz i ka falur 4, dhe ka harruar sexhden e…
Message: eselamu alejkum. Allahu ju shperbleft!
Nese nje person gabon gjate namazit te akshamit ne vend se ti fale 3 rekate farz i ka falur 4, dhe ka harruar sexhden e harreses dhe ka dhen selam pastaj ju ka kujtuar, si duhet vepruar? Allahu ju shperbleft me te mira.
Ne lidhje me harresen apo dyshimin qe i lind personit gjate namazit kane ardhur disa hadithe me shprehje dhe forma te ndryshme, te cilat urdherojne per berjen e dy sexhdeve ne vend te gabimit apo harreses, ne fund te namazit, para ose pas dhenies se selamit. Ne lidhje me keto rregulla e forma ka mospajtim ne mesin e dijetareve, por ne po permendim ate qe eshte me afer te saktes, pas mbledhjes se te gjitha haditheve te ardhura ne kete teme dhe pas analizimit te tyre, te perfituara keto nga sqarimi i Sahihut te Muslimit, nga shejh Meshhur Hasen Al Selman, ne sqarimin e haditheve te temes “Harresa ne namaz”:
Nese muslimani harron ose dyshon dhe shton apo le mangut diçka nga namazi, atehere shihet: nese ajo qe ka lene eshte prej shtyllave te namazit, duhet ta perserise ate rekat dhe para se te jape selam, duhet te beje dy sexhde per harresen, e nese eshte nga vaxhibet e namazit, atehere mjafton te beje dy sexhdet e harreses para se te jape selam. Kjo, nese le diçka mangut. E nese shton diçka nga namazi, qofte edhe nje rekat tjeter me shume, atehere duhet te besh dy sexhde te harreses pasi te japesh selam, dhe pa bere teshehud tjeter. Ky eshte rregulli: nese shton diçka ne namaz nga harresa, dy sexhdet e harreses behen pas selamit dhe nese le mangut diç prej namazit, atehere dy sexhdet e harreses behen para se te japesh selam. E, nese dyshon ne numrin e rekateve, atehere mbeshtetet ne numrin e sigurte te rekateve qe ka falur (nese dyshon nese ka falur 2 apo 3, mbeshtetet ne numrin 2 dhe ploteson namazin), pastaj ben dy sexhde te gabimit dhe harreses para dhenies selam.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se dijetaret thone: “Nese dyshimi ne numrin e rekateve te namazit, lind pas dhenies se selamit, ai nuk merret parasysh dhe nuk behet sehvi sexhde (sexhde harrese). Po keshtu, nese dyshimi lind pastaj largohet, nuk merret parasysh. Po keshtu, nese dyshimet shtohen, sa qe personi nuk ben nje veprim veçse dyshon ne te, ky dyshim gjithashtu nuk merret parasysh. Po keshtu, nese gabohet ne berjen e dy sexhdeve te harreses, atehere nuk behet me sexhde te tjera per kete gabim. Dy sexhdet e harreses jane te ligjshme vetem per ate qe harron apo gabon ne namaz dhe jo per ate qe gabon qellimisht dhe me vetedije, sepse ne kete rast namazi i tij prishet plotesisht dhe duhet perseritur nga e para.”
Rasti i personit ne fjale, i cili ka shtuar nje rekat ne namazin farz, duhet qe pas selamit te beje dy sexhde te harreses dhe asgje tjeter. E, nese ka kaluar shume kohe nga ndodhja e kesaj, ne fetvane 12675, te Komisionit te Perhershem te fetvave, thuhet se: “mjafton qe personi te beje dy sexhde te harreses per ate namaz, dhe te mos e perseris ate namaz.” Menyra e berjes se dy sexhdeve ne kete rast eshte: “Te marresh tekbir duke thene “Allahu ekber” dhe te biesh ne sexhde, pastaj te besh edhe nje sexhde tjeter, dhe te japesh selam.”
Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#10Message: Es-selamu alejkum ue rahmetullah!Nje vella musliman ne namazin e tij me xhemat, ne rekatin e fundit, pasi perfundon vete teshehudin, jep selam pak kohe para se te…
Message: Es-selamu alejkum ue rahmetullah!
Nje vella musliman ne namazin e tij me xhemat, ne rekatin e fundit, pasi perfundon vete teshehudin, jep selam pak kohe para se te jape selam imami. Kete veprim e kryen pa vetedije (d.m.th pa qellim). Dhe pas dhenies selam te imamit ai nuk kryen asnje veprim tjeter! Duke e ditur qe kjo gje ka ndodhur dy jave me pare. Cili eshte vendimi ne lidhje me namazin e ketij vellai?
Ne pyetjen e peste te Fetvase nr. 6278, te Komisionit te Perhershem te Fetvave, thuhet: “Parakalimi i imamit nga ata qe falen pas tij eshte haram, madje nga gjynahet e medha, per shkak se per kete ka ardhur kercenim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili ka thene: “A nuk ka frike ndonje prej jush, qe kur e ngre koken para se ta ngreje imami, Allahu t’ia shnderroje koken atij ne koke gomari, apo t’ia shnderroje fytyren ne fytyre gomari?!” (Buhariu) Ndersa ne lidhje me vlefshmerine e namazit te tij ka mospajtim mes dijetareve, dhe mendimi me i sakte eshte se: nese e kalon imamin me qellim, namazi prishet dhe nese e kalon ate jo qellimisht por nga harresa, atehere pret imamin dhe vazhdon namazin me te (d.m.th. nuk prishet namazi).” Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#9Message: Selamun alejkum. Allahu ta shperblefte per pergjigjet dhe doja te te pyesja duke pare pyetjen e Nardit nga Fieri dhe pergjigjen tuaj desha te dija qe kur behen…
Message: Selamun alejkum. Allahu ta shperblefte per pergjigjet dhe doja te te pyesja duke pare pyetjen e Nardit nga Fieri dhe pergjigjen tuaj desha te dija qe kur behen tespite a duhet te rrish si ne teshehudin e fundit apo kembekryq, si eshte sunneti? Allahu ta shperblefte me te mira.
Elhamdu lilah qe ne fene tone nuk ka ndonje veshtiresi dhe secili mund te veproje sipas mundesise. Secili mund te ulet si ta kete me te lehte per te ndenjur ulur ne berjen e tesbive apo lutjeve pas namazit, dhe nuk mund te thuhet qe nje menyre e te qendruarit eshte sunet dhe nje tjeter jo, ndryshe nga te qendruarit ne teshehud gjate namazit. Pas kerkimit, nuk gjeta ndonje hadith qe te pershkruaje menyren e uljes pas namazit, por sidoqofte, edhe nese vertetohet ndonje hadith per menyren e uljes pas namazit, ne çdo rast ajo menyre eshte sunet ashtu si edhe ne namaz, dhe personi nuk ka gjynah nese ulet ne menyren qe e ka me te lehte. E Allahu e di me mire.
#8Message: selamu alejkum. Kur xhemati reshtohet per te fal farzin dhe thiret ikameti, fjalet mbas ikametit qe behen nga xhemati, a jan te lejushme? sepse kam degjuar qe…
Message: selamu alejkum. Kur xhemati reshtohet per te fal farzin dhe thiret ikameti, fjalet mbas ikametit qe behen nga xhemati, a jan te lejushme? sepse kam degjuar qe thon pa argumenta fjalet mbas ikametit jan haram, dhe kemi degjuar qe mbas namazit behen tesbit pa leviz nga vendi sepse vjen nje engjell dhe ben dua per ty deri sa ti mbaron tesbit. A jan sahih apo jan fjal pa baza sepse skam degjuar argument per keto? ALLAHU JUA SHPERBLEFT DHE NA BASHKOFT NE XHENET.
Nuk ka ardhur ndonje lutje e veçante pas ikametit dhe para tekbirit fillestar te namazit, por mund te perseriten fjalet e muezinit gjate ikametit dhe duaja per Pejgamberin si ajo pas ezanit, nese imami le kohe per kete deri sa te marre tekbirin fillestar. Kjo eshte fetvaja e Komisionit te perhershem ne Saudi, Fetvaja nr. 10426. Dhe sic shihet, per kete nuk ka argument tjeter perveç krahasimit te ikametit me ezanin, e Allahu e di me mire.
Nuk ka argument te thuhet se fjalet pas ikametit jane haram, sepse imami mund te flase dhe po keshtu dikush prej xhematit mund te keshilloje per drejtimin e rreshtave. Por lutje te veçante nuk ka, siç e pame me siper.
Pas perfundimit te namazit me dhenien e selamit, eshte sunet qe te qendrohet ne vendin e faljes dhe te besh lutjet dhe tespite sipas haditheve qe kane ardhur ne lidhje me keto. Por, nese ndokush ngrihet pa i bere tespite dhe del nga xhamia, nuk ka ndonje gjynah, por ka lene sunetin. [Nga fetvaja nr. 6195, e Fetvave te komisionit te perhershem.] Ndersa fjalen se vjen nje engjell… nuk e kam gjetur ne ndonje hadith, pas kerkimit te gjate. E Allahu e di me mire. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#7Message: selam alejkum. Kur te tjeret po falin namazin me xhemat dhe ti e kap ne ruku por pa thene subhane rrabijel adhim as edhe nje here, a e ke kapur rekatin?
Message: selam alejkum. Kur te tjeret po falin namazin me xhemat dhe ti e kap ne ruku por pa thene subhane rrabijel adhim as edhe nje here, a e ke kapur rekatin?
Ne hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nese vini ne namaz dhe na gjeni ne sexhde, bini ne sexhde dhe mos e llogarisni ate rekat. Kush e arrin nje rekat, ai e ka arritur ate namaz.” Dhe ne nje shprehje tjeter te ketij hadithi thuhet: “Kush e arrin rukune, e ka arritur ate rekat.” [Hadith Sahih; Ebu Daudi 893, Darakutni 132, etj. El Irva 496].
Prej ketu, nese personi arrin imamin ne ruku, dhe e ben rukune sipas rregullit te saj: duke u vendosur mire ne ruku dhe me kurrizin drejt, gje e cila patjeter qe kerkon te thuhet “subhane rabijel adhim” te pakten nje here, atehere e ke arritur ate rekat, ne te kundert nuk e ke arritur rekatin dhe duhet ta plotesosh ate pasi te japi imami selam. Nuk qendron llogaritja apo jo e rekatit tek thenia “subhane rabiel adhim”, sepse kjo eshte nga vaxhibet e namazit dhe jo nga ruknet e tij, dhe dallimi mes vaxhibit dhe ruknit te namazit eshte se kur len nje vaxhib, ai rregullohet duke bere dy sexhde para apo pas selamit, e nese len nje rukn, duhet patjeter qe ta plotesosh ate para selamit. Por problemi qendron se rukuja nuk llogaritet nese ti nuk e ben ate sipas rregullit, te cilin e thame me siper. Lexo per me teper rreth veprave te namazit ketu.
#6Message: Es-selamu alejkum, Allahu ju shperblefte per mundin e juaj qe po e beni ne perhapjen e davetit te mirefillt te islamit autentik. Pyetje: A ka mundesi te na…
Message: Es-selamu alejkum, Allahu ju shperblefte per mundin e juaj qe po e beni ne perhapjen e davetit te mirefillt te islamit autentik. Pyetje: A ka mundesi te na sqaroni, Allahu ju shperbleft, lidhur me pantallonat se a eshte haram me u fal me pantolona apo jo, sepse tek vendet tona shumica mbajn pantolona pasi qe eshte zakon i keti vendi, mirepo ajo qe me shtyu te bej kete pytje ka te beje lidhur me nje fetwa te shejh Albanit me ante te se ciles ai e thot se nuk eshte e lejuar te personi te falet me pantallona?
Eshte e vertete se shejh Albani (Allahu e meshirofte!) ka thene se nuk lejohet qe muslimani te veshe pantallona vecanerisht kur falet, sepse ato jane veshje e mosbesimtareve dhe pershkruajne auretin. Kete e ka thene ne kaseten nr. 229, te vargut “Udhezimi dhe Drita”. Por duhet pasur parasysh se shejhu i drejtohet ketu arabeve, tradita e te cileve nuk eshte veshja e pantallonave, dhe pervec kesaj, shejhu nuk thote se sikur nje musliman te falet me pantallona, namazi i tij nuk quhet, por thote se nuk lejohet. Ndersa ne nje kasete tjeter thote se falja me pantallona eshte mekruh ose haram. Por, siç dihet nga dijetaret e fikhut, nese personi vepron diçka te ndaluar gjate kryerjes se nje detyrimi, siç eshte namazi, atehere namazi i tij eshte i sakte, por personi merr gjynah per vepren e tij te ndaluar. Sigurisht, kur ajo veper nuk eshte prej atyre qe e prishin namazin. Keshtu qe ne rastin tone, nese pantallonat e zbulojne auretin (pjesen nga kerthiza deri nen gju), atehere namazi prishet. Ndersa ne rast se ato jane te ngushta dhe pershkruajne pjeset e turpshme te turpit, e sidomos ne ruku e ne sexhde, ne kete rast ka kundershtim mes dijetareve, nese eshte zbuluar aureti apo jo? Shumica e dijetareve jane te mendimit se namazi nuk prishet por personi merr gjynah dhe nese ai ka mundesi, duhet t’i nderroje ato pantallona.
Shejh Feuzani u pyet: A lejohet namazi me pantallona per gruan apo per burrin, dhe nese gruaja vesh rroba te lehta qe nuk e shfaqin auretin e saj, çfare gjykimi ka ne kete rast?
Ai u pergjigj: Rrobat e ngushta te cilat i pershkruajne pjeset e trupit, dhe ato qe pershkruajne trupin e gruas dhe gjymtyret e saj, nuk lejohet te vishen. Rrobat e ngushta nuk lejohet te vishen as nga burrat dhe as nga grate, megjithese per grate ndalesa eshte me e forte per shkak se provokimi tek ato eshte me i madh. Ndersa namazi ne keto rroba, nese njeriu falet duke e mbuluar trupin e tij me keto rroba, namazi ne vetvete eshte i sakte, per shkak se ai e ka mbuluar auretin, por ai qe falet me rroba te ngushta merr gjynah, pasi qe mund te lere mangut diçka prej namazit nga rrobat e ngushta, si dhe nga ana tjeter, ai behet shkak per provokim dhe terheqje te vemendjes tek ai, e veçanerisht grate.
Po keshtu, ne lidhje me veshjen e pantallonave i eshte drejtuar nje pyetje “Komisionit te perhershem te fetvave” ne Arabine Saudite, dhe pergjigja ka qene se: Veshja e pantallonave, e kustumit dhe te ngjashme me to, origjina ne llojshmerine e veshjeve eshte e lejuar, sepse kjo lidhet me traditat e njerezve, por ketu perjashtohen ato qe jane ndaluar me argument te sheriatit, siç eshte ndalimi i mendafshit per burrat, rrobja e tejdukshme, rrobja e ngushte qe pershkruan auretin, sepse ne kete rast eshte njesoj si zbulimi i auretit. Po keshtu rrobat qe jane tipike te mosbesimtareve nuk lejohet te vishen as nga burrat dhe as nga grate, sepse Pejgamberi ka ndaluar nga te ngjasuarit me mosbesimtaret. Ndersa veshja e pantallonave nuk eshte tipike per mosbesimtaret, por nje veshje e pergjithshme e cila vishet si nga mosbesimtaret edhe nga muslimanet ne vende te ndryshme… [Fetvaja nr. 4566].
Pra, ruaju vella dhe kujdesu qe pantallonat e tua te jene sa me te gjera dhe kemisha jote sa me e gjere dhe e gjate, me qellim qe te mbulosh sa me mire auretin tend dhe te kenaqesh Zotin tend.
Por duhet pasur parasysh se nuk lejohet zgjatja e pantallonave nen nyjet e kembeve, qofte me mendjemadhesi apo pa mendjemadhesi, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Tre personave, Allahu nuk ka per t’u folur ne diten e Kiametit, nuk ka per te pare tek ata dhe nuk ka per t’i pastruar!” Te pranishmit thane: “Paskan humbur dhe jane shkaterruar! Kush jane ata, o i deguari i Allahut?” Tha: “Ai qe zgjat rroben, ai qe te kujton te miren qe te ka bere, dhe ai i cili e shet mallin e vet me betim te rrejshem.” [Muslimi, etj]. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thene: “Ajo qe zgjatet poshte nyjeve (kyceve) te kembes, do te jete ne zjarr! (pjesa e kembes poshte nyjes qe mbulohet nga rrobja, do te jete ne zjarr).” [Buhariu, etj]. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Ne zgjatjen e rrobes nen nyje hyjne sirvalet (shallvaret qe vishen nga mezi e poshte), kemisha (rrobja qe mbulon te gjithe trupin nga shpatullat deri nen gju) dhe Imamja (shalli qe mblidhet rreth kokes). Kushdo qe terheq zvarre me mendjemadhesi diçka prej ketyre, ate nuk ka per ta pare Allahu ne diten e kiametit.” [Sahih; Ebu Daudi 4094,Iben Maxheh 3576]. Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!) thote: “Mund te thuhet se zgjatja e rrobes nen kycin e kembes eshte dy llojesh: 1. Nga mendjemadhesia, gje e cila eshte nga gjynahet e medha dhe per kete ka ardhur kercenim i rende ne hadith, dhe 2. Jo nga mendjemadhesia, dhe ne kete rast mund te thuhet se denimi i tij eshte me i lehte se i pari, por pjesa poshte nyjes do te digjet ne zjarr, siç thuhet ne hadith.” [Fetava Nurun ala derb].
Allahu e di me mire, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!
#5Une e kam nje pytje qe ka te bej me namazin e udhtarit ,,, sa e di une qe nese jemi udhtar duhet ta shkurtojim namazin vetem 3 dite ,,,, por e kam lexuar ne internet se…
Une e kam nje pytje qe ka te bej me namazin e udhtarit ,,, sa e di une qe nese jemi udhtar duhet ta shkurtojim namazin vetem 3 dite ,,,, por e kam lexuar ne internet se Abdullah Iben Omeri ka pasur nje kopsht e ka shkua atje 2 muj dite e shkurtonte namazin dhe kinse largesia e tij nga shtepia ishte 12 km. nuk di a eshte hadith apo cka ju lutem ma sqaroni Allahu ju shperblefte dhe nese eshte hadith, a lejohet me u bazue ne te? esselamu alejkum.
Thuajse gjithçka në lidhje me rregullat e namazit të udhëtarit i gjen në broshurën e shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë). Shko te ai artikull duke klikuar këtu.
Shenim: Shejh Ibën Bazi, Allahu e meshirofte, zgjedh mendimin e shumices se dijetareve qe thote se udhetimi kufizohet me afro 80 km, dhe se udhetimi me pak se 80 km nuk quhet udhetim qe ben te lejuar shkurtimin e namazit dhe rregullat e tjera te udhetimit. Por ne anojme nga mendimi i shejh Albanit, Allahu e meshirofte, i cili thote se per udhetimin nuk ka ndonje largesi te caktuar ne km, per shkak se dicka e tille nuk ka argument dhe me e sakte eshte te thuhet se kete gje e percakton zakoni i njerezve te cdo vendi; kur personi quhet udhetar sipas zakonit te njerezve, ai eshte udhetar edhe nese largesia nga shtepia e tij ne vendin ku ka shkuar eshte e vogel. Fetvaja e shejh Albanit ne lidhje me kete eshte ne kaseten nr. 701, fetva nr. 1. min: 0.4.16.
#4Message: selam alejkum. Kam nje pyteje: A lejohet ta falet namazi ne nje dhom ku gjenden buste? A pranohet ai namaz etj… Allahu ju shperbleft me te mira.
Message: selam alejkum. Kam nje pyteje: A lejohet ta falet namazi ne nje dhom ku gjenden buste? A pranohet ai namaz etj… Allahu ju shperbleft me te mira.
Në lidhje me këtë pyetje, lexo fetvanë e “Komisionit të përhershëm të fetvave”, në Arabinë Saudite, dhe siç e pamë në fetvanë para kësaj në lidhje me fotografitë, nuk ka dallim mes skulpturës, pikturës dhe fotografisë për nga gjykimi i tyre.
Pyetja e tretë nga fetvaja nr. 1619:
Cili është gjykimi për vendosjen e fotografive të njerëzve apo kafshëve në xhami? A lejohet kryerja e namazit në një xhami ku ka fotografi të tilla? A është i saktë namazi që falet duke pasur veshur rrobë me fotografi të njerëzve apo kafshëve? A lejohet zbukurimi i klasave të shkollës apo dhomës së gjumit me fotografi njerëzish apo kafshësh?
Nëse dikush falet me rrobë në të cilën ka fotografi njerëzish apo kafshësh, namazi i tij është i saktë, por ai merr gjynah.
Zbukurimi i klasave të shkollës apo dhomës së gjumit me fotografi njerëzish apo kafshësh nuk lejohet.
Allahu na dhëntë sukses! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
#3Message: asselamu aleykum, um interesoj lidhur me lutjet after teshehudit dhe para selaamit,kum ni ma perpara se mujna mu lut me qfardo lutje edhe ne qfardo gjuhe po qysh…
Message: asselamu aleykum, um interesoj lidhur me lutjet after teshehudit dhe para selaamit,kum ni ma perpara se mujna mu lut me qfardo lutje edhe ne qfardo gjuhe po qysh pe kuptoj prej librit t’sheikh Albanit rrahimahullah, duaja para selamit duhet me kan nja prej duave me t’cilen u lut Rrasulullahi sallallahu aleyhe wa sellam, cilla esht e sakt? barakallahu feekum.
Ne lidhje me kete pyetje po sjellim nje fetva te Komisionit te perhershem te fetvave ne Arabine Saudite, te drejtuar nga Shejh Iben Baz Allahu e meshirofte:
Pyetja: A lejohet falja e namazit me gjuhe tjeter pervec gjuhes arabe?
Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, mbi shoket dhe familjen e tij!
[Komisioni i perhershem per kerkimet shkencore dhe per fetva. Fetva Nr. 4211. Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz. Anetar: Abdullah bin Kaud. Anetar: Abdullah bin Gudejan]
Ndersa shejh Albani Allahu e meshirofte, thote qe edhe duate qe behen para dhenies se selamit duhet te jene te njejtat dua qe ka bere pejgamberi salallahu alejhi ue selem, sepse ky eshte namaz dhe ne namaz nuk lejohet veprimi i dickaje tjeter qe nuk e ka bere pejgamberi. Por ne rast se dikush joarab nuk ka mundesi qe t’i beje ato lutje ne arabisht, i lejohet atij qe t’i beje ne gjuhen e tij, por duhet te perpiqet qe te mesoje arabisht, te pakten duate dhe theniet qe kane lidhje me namazin.
Ndersa per lutjet qe behen jashte namazit, nuk ka problem qe te behen ne gjuhe tjeter pervec arabishtes per ate qe nuk di arabisht. E Allahu e di me mire!
#2Subjekti: Pyetje rreth namazit: Nje vlla u fal me ni xhemat, dhe kur njerzit tjer erdhen von edhe fillun xhematin e dyt, ky u fal edhe me neve, kur e pyeta, tha se nuk jom…
Subjekti: Pyetje rreth namazit:
Nje vlla u fal me ni xhemat, dhe kur njerzit tjer erdhen von edhe fillun xhematin e dyt, ky u fal edhe me neve, kur e pyeta, tha se nuk jom i sigurt qi heren e pare u fala me khushu (frikërespekt), a esht kjo e lejume? barakallahu feekum.
Nga kjo pyetje dalin dy çështje: E para: bërja e dy xhemateve në të njëjtën xhami. E dyta: Përsëritja e të njëjtit namaz dy herë në një ditë. Për të parën ka ndalim nëse xhamia ka imam të rregullt dhe në të falen pesë vaktet, [shejh Albani ka arritur në përfundimin se kjo gjë nuk lejohet dhe përmend për këtë edhe fjalën e imam Shafiut, etj. “Kaseta nr. 761 “Silsiletul Huda uen Nur”], dhe po kështu për të dytën ka ardhur ndalim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i cili ka thënë: “Mos e falni një namaz dy herë në një ditë.” [Hadith Hasen, “El Mishkat” 1157]. Edhe atyre dy burrave që erdhën në xhami pasi e kishin falur namazin në shtëpitë e tyre, dhe i gjetën muslimanët duke u falur pas Pejgamberit, ata ndenjën ulur dhe nuk u falën, pas namazit Pejgamberi u tha: “Nëse faleni në shtëpitë tuaja pastaj vini në xhami namazi është duke u falur me xhemat, faluni me ta dhe ai namaz është nafile për ju.” [Hadith Sahih, “El Mishkat” 1152]. Pra, njëri prej dy namaze është nafile dhe jo dy farze. Ndërsa arsyetimi me frikërespektin në namaz nuk është i konsideruar për përsëritjen e namazit. Namazi nuk përsëritet vetëm nëse namazi i falur në fillim nuk ka qenë i vlefshëm. Për këtë ktheju gjërave që e prishin namazin. E Allahu e di më mirë!
#1Pyetje: Es-selamu alejkum! Allah ta shperblefte per pergjigjen, por desha te dija ne lidhje me namazet te cilat jane falur duke e pasur te qarte nijetin por jo duke e…
Pyetje: Es-selamu alejkum! Allah ta shperblefte per pergjigjen, por desha te dija ne lidhje me namazet te cilat jane falur duke e pasur te qarte nijetin por jo duke e formuluar ate me mend dhe jo njekohsisht me tekbirin.
Shejhul Islam Ibn Tejmija ka mendimin se lenia e namazit me xhemat pa arsye çon ne mospranimin e namazit, cili eshte mendimi ne pergjithsi i dijetareve?
A eshte arsyetim lenia e namazit kaza per shkak te shkolles, po per shkak te punes?
Nese len tre xhuma pa u falur nga pertesa a quhesh kafir?
Allahu ju ruajt, u banen pyetje shume por ketu ne shkoder nuk ka shum njerez me dije te paster, Allahu jua shperblefte. Es-selamu alejkum we rahmetullah!
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Veprat janë sipas qëllimit…” dhe vendi i nijetit është zemra, dhe nuk ka nevojë shprehet me gojë. Kur ti ngrihesh për të marrë abdes, ky është nijeti për namazin që do falësh me atë abdes. Nuk ka njeri me logjikë dhe që nuk është i detyruar për veprimin e diçkaje, vetëm se e ka bërë nijetin për kryerjen e saj. Ndaj disa dijetarë thonë: “Sikur Allahu të na kishte ngarkuar kryerjen e ndonjë vepre pa nijet, kjo do të ishte ngarkesë që nuk e mbanim dot.” As nga Pejgamberi dhe as nga shokët e tij nuk ka ardhur argument se ata e shprehnin nijetin. Ata që dëgjoni ta bëjnë këtë gjë, e bëjnë nga padituria ose nga imitimi i dikujt që e ka thënë këtë prej dijetarëve, të cilët thonë se nijeti duhet të shprehet me qëllim që zemra të përputhet me gjuhën. Por ne themi se kjo nuk është e saktë, dhe sikur të ishte diçka e lejuar, atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) do t’ia kishte sqaruar atë popullit të tij me fjalën ose veprën e tij. [Ibën Uthejmin, Fetava es Salat].
Dijetarët kanë kundërshtim në lidhje me namazin me xhemat: a është kusht xhemati për pranimin e namazit, apo namazi është i vlefshëm edhe nëse nuk falet me xhemat, por në këtë rast merr gjynah? Mendimi më i saktë është se falja e namazit me xhemat është vaxhib dhe jo kusht për vlefshmërinë e namazit, por kush e lë atë merr gjynah, përveç n.q.s. ka arsye të konsideruar. Argument për këtë është se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e krahasoi namazin me xhemat me namazin e atij që falet vetëm duke thënë se namazi me xhemat është më i mirë me kaq e kaq gradë, gjë e cila do të thotë se edhe në namazin e atij që falet vetëm ka gradë dhe mirësi, dhe kjo nuk mund të ndodhë vetëm nëse namazi është i vlefshëm. [Ibën Uthejmin, Fetava es Salat].
Kush e dëgjon ezanin dhe ka mundësi të shkojë në xhami, ai e ka vazhib që të shkojë të falet me xhemat, e nëse nuk mundet atëherë të falë namazin në kohën e tij me sa të mundet; “Allahu nuk ngarkon askënd më tepër se sa ka mundësi.” [El Bekare, 286]. Arsyet e konsiderushme për lënien e namazit të xhumas janë arsye edhe për lënien e namazit me xhemat. [Shejh Albani, kaseta me titull “Gjykimi për namazin me xhemat”].
Për lënien e namazit të xhumasë ka ardhur kërcënim; transmetohet nga Xhabiri (radiallahu anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) mbi minberin e tij, të thotë: “A do t’i japin fund disa njerëz lënies së xhumave, apo t’ua vulosë Allahu zemrat dhe të bëhen prej të pakujdesshmëve?!” Po kështu është vërtetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush lë tre të xhuma nga mospërfillja, atij i vuloset zemra.” d.m.th. nga zhvlerësimi dhe moskujdesja për të dhe vlerën e saj, atij i vuloset zemra, Allahu na ruajtë, njësoj si hipokritët, për të cilët Allahu thotë: “Kjo sepse ata besuan dhe pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën…” dhe vulosja është mosarritja e hajrit tek ato, vetëm nëse do Allahu. [Komentim i shejh Abdullah ibën Abdurrahman el Xhibrin, “Sherh et Tes-hil fil Fikh”].
Dërgoni pyetjen tuaj më poshtë
Pyetjet tuaja mund te publikohen ne forumin perkates, perveç nese dikush kerkon paraprakisht qe te mos e publikojme pyetjen e tij.
[contact-form-7 id="4" title="Contact form 1"]
Nuk u gjet asnjë pyetje. Provoni një fjalë tjetër ose pastroni kërkimin.




