Pyetje-Përgjigje rreth Zotimeve dhe Betimeve

 


(Pyetja Nr. 9) Anonim / Suedi / 15-02-2011

Message: Es-selamu Alejkum. pyetja ime esht sa dite duhet agjeruar nese ke bere beje ne te rejshmin …sepse kam degjuar se vetem me agjerim mundet me u fal ai gabim ..Allahu ju shperbleft

Përgjigje / 22-02-2011

Keto betime jane prej betimeve te paqellimta per te cilat nuk ka detyrim kompensimi, sepse Allahu thote: ““Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato që jeni zotuar qëllimisht.” [El Maideh 89]. E Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 8) Anonim / Suedi / 20-01-2011

Message: Esselamu alejkum. Ne mesin e njerzve betohen shume ne Zote psh Kur nje person deshiron ti jep dikujt dhurat, ushqim, apo dicka tjeter dhe personi i betohet thote pash Allahun mos ma ble se ska nevoj, e tjeteri thote WAllahi ke me mar se po kam deshir, e ashtu duke e shpeshtuar njeri tjetrin betimet, ne kete raste ai qe eshte betue se sdo ta merr por prap e mur pasi ja dha, po ashtu edhe tjetri nuk ja blejti pershkak se ju betue shume po gjithashtu edhe ky mbet me betimin e vete pasi kishte thene WAllahi do ta merr, dhe thote do tia blej ma von pasi ne kete moment me ka betuar se sdo ta merr, a e kan detyr keta me shlye betimet qe kan bere mes vete?

Përgjigje / 22-01-2011

Shihni piken e dyte te pergjigjes se pyetjes nr. 4, ne kete faqe.


(Pyetja Nr. 7) Arta / Prishtine / 21-11-2010

Message: Esselamun alejkum. Ju lutem me tregoni si mund ta shpaguaj sepse e kam Ba be Zotin dhe nuk ju kam pergjith fteses.??

Përgjigje / 27-11-2010

Shihni pergjigjen e pyetjes nr. 4.


(Pyetja Nr. 6) Mira / Tirane / 27-10-2010

Message: eselamu alejkum
Allahu jua shperblefte per punen qe beni!
1. Cfare duhet te bej nje person nese betohet ne Allah per nje veper qe sdo e bej me dhe perseri e vepron perseri betohet dhe perseri e ben, si duhet ky person te veproje ne menyre qe ta shlyej betimin e rrejshem pasi qe eshte penduar shume?????
2. A pranohet namazi nese falet ne nje dhome ku televizori eshte i ndezur ne filma vizatimor per shkak te figurave qe jane ne te?
3. A lejohet vendosja e unazes ne gishtin e madh pasi kam degjuar se eshte eshte perngjasim me cifutet, a eshte e sakte? ALLAHU JUA SHPERBLEFTE ME XHENNETIN FIRDEUS.

Përgjigje / 31-10-2010

  1. Per betimet dhe rregullat e tyre lexo pergjigjen e pyetjes nr 4. Kurse per pendimin lexo me shume ketu.
  2. Namazi nuk prishet nga figurat qe shfaqen ne televizor, por nuk eshte aspak e mire qe te falesh ne nje dhome ku televizori eshte i ndezur, per shkak se ai terheq vemendjen dhe mund te jete shkak per largimin e engjejve.
  3. Gruas i lejohet te vendose unaze ne te gjitha gishtat e te dyja duarve (edhe pse ka mospajtim per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe tregues), kurse per burrat eshte sunet vendosja e saj ne gishtin e vogel dhe ate pas tij. Kurse ndalese per burrat ka ardhur per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe ate tregues, dhe hadithin e transmeton Muslimi. Kurse per gishtin e madh nuk ka hadith, por fakti qe kjo gje nuk eshte zakon per burrat, ben qe pyetja te jete e pavend. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 5) Khattab / Shqipëri / 12-4-2009

Message: Es selamu alejkum. Kisha nje pyetje ne lidhje me zotimin. Nje person bie gjithmone ne nje gjynah dhe sado qe eshte betuar disa here se nuk do ta beje me dhe eshte penduar perseri e ben kete mekat. Nderkohe qe per c’do betim qe ka bere ka pasuar me shlyerje duke ushqyer 10 te varfer. Tani ky person ka bere nje zotim (jo betim) duke thene se nese e bej kete mekat zotohem se do te agjeroj kaq e kaq dite. A eshte i vlefshem ky zotim i tij, dhe nese ky njeri e thyen kete zotim c’fare eshte obligim per te, te agjeroje keto dite te caktuara per te cilat eshte zotuar apo mund ta shlyeje kete zotim ashtu sic shlyhet nje betim. All-llahu ju shpeblefte.

Përgjigje / 21-4-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Shlyerja e zotimit të thyer, nëse nuk është përcaktuar, është njëlloj sikurse shlyerja e betimit.” [Muslimi]. Por ne rastin e pyetesit, zotimi eshte i caktuar, keshtu qe ai duhet te permbushet ashtu si eshte zotuar. Lexo me hollesisht ne lidhje me zotimet, ketu.


(Pyetja Nr. 4) Florion: / 5-8-2008

Esselamu alejkum vlla! A je mir? Kisha dy pyetje:
1. Nese nje burre e shkurton mjekren poshte kocit te fytit dhe ne fillim te faqeve me shume se ne pjesen tjeter, a duhet ta shkurtoje gjithe mjekren per ta barazuar gjatesine e saj apo mos ta preke fare?
2. Nese nje njeri betohet ne All-llahun per disa pune haram qe nuk do ti kryej dhe pastaj i thyen betimet, pastaj pendohet, cka duhet te veproje? All-llahu ta shperblefte me te mira!

Përgjigje / 14-8-2008

  1. Shkurtimi i mjekres kur eshte me pak se nje grusht, nuk lejohet dhe ata qe i duan t’i zbukurojne mjekrat duke i shkurtuar ato, do te vuajne pasojat e vepres se tyre.
  2. Thyerja e betimit duhet te shlyhet ashtu si ka urdheruar Allahu i madheruar, ne ajetin: “Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato që jeni zotuar qëllimisht. Shlyerja e betimit të thyer është të ushqyerit e dhjetë të varfërve me ushqimin mesatar me të cilin ushqeni familjen tuaj, ose të veshurit e tyre ( dhjetë të varfër), ose lirimi i një robi. Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tre ditë. Kjo është shlyerja për betimet tuaja të thyera. Ruani betimet tuaja. Në këtë mënyrë Allahu ua sqaron dispozitat e veta që të jeni mirënjohës.” [El Maideh 89]. Pra, kur thyhet betimi i qëllimtë, ai mund të shlyhet me një nga mënyrat e mëposhtme:
    Ushqimi i dhjetë të varfërve
    Veshja e dhjetë të varfërve
    Lirimi i një robi
    Betuesi është i lirë të zgjedhë njërën nga këto tre mënyra. Nëse nuk ka mundësi të bëjë asnjërën prej tyre, atëherë ai është i obliguar të agjërojë tri ditë.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 3) Abu Abdilah / Kanada: / 18-6-2008

Message: asselamu aleykum.
Ç’ka duhet me bo nji vlla qe ka than “vallahi” kom me bo kete ose kete po nuk e ka bo? A duhet me gjinu 3 dit, qysh kam ni, edhe a mujn me kan çfardo 3 dit a duhet mi gjinu ren, edhe a ka naj mnyr tjeter per kit vllaun perveq agjinimit? Barakallahu feekum.

Përgjigje / 24-6-2008

Kur thyhet betimi i qëllimtë, ai mund të shlyhet me një nga mënyrat e mëposhtme:
Ushqimi i dhjetë të varfërve
Veshja e dhjetë të varfërve
Lirimi i një robi
Betuesi është i lirë të zgjedhë njërën nga këto tre mënyra. Nëse nuk ka mundësi të bëjë asnjërën prej tyre, atëherë ai është i obliguar të agjërojë tri ditë te njepasnjeshme, sipas mendimit te hanefive, disa shafive dhe shumices se hanbelive, dhe ky eshte mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire.


(Pyetja Nr. 2) Florion: / 13-4-2008

Esselamu alejkum vlla! Deshta me te pyt se cka duhet me ba ne rastin kur thyen nje betim te bere? A ka ndonje gje tjeter pervec argjerimit tre ditor? All-llAhu ta shperblefte me te mira!

Përgjigje / 14-4-2008

Betimet jane tre llojesh:

  1. Betim i paqellimshem, per te cilin Allahu thote: “Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato betime që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është i butë dhe falë shumë.” [El Bekare 225]. Ketu futen ato betime qe jane bere shprehje te gojes, si p.sh: “Po, vallahi!”, “Jo, vallahi!”, pa pasur qellim betimin.
  2. Betim i qellimshem, i cili eshte edhe per qellim nga pyetja e mesiperme. Ketu perfshihen ato betime te cilat muslimani i ben me vetedije per te perforcuar vertetesine e nje fjale apo vepre, ose per gjera qe kane lidhje me te ardhmen dhe te cilat jane ne formen e kushtit, si p.sh. fjala e dikujt: “Betohem ne Allahun, se sikur te hysh ne shtepine e filanit, nuk do te flas me goje!” Nese keto betime te qellimshme thyhen, atehere muslimani duhet t’i shlyeje ato, ashtu si ka urdheruar Allahu i madheruar, ne ajetin: “Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato që jeni zotuar qëllimisht. Shlyerja e betimit të thyer është të ushqyerit e dhjetë të varfërve me ushqimin mesatar me të cilin ushqeni familjen tuaj, ose të veshurit e tyre ( dhjetë të varfër), ose lirimi i një robi. Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tre ditë. Kjo është shlyerja për betimet tuaja të thyera. Ruani betimet tuaja. Në këtë mënyrë Allahu ua sqaron dispozitat e veta që të jeni mirënjohës.” [El Maideh 89].

Pra, kur thyhet betimi i qëllimtë, ai mund të shlyhet me një nga mënyrat e mëposhtme:
Ushqimi i dhjetë të varfërve
Veshja e dhjetë të varfërve
Lirimi i një robi
Betuesi është i lirë të zgjedhë njërën nga këto tre mënyra. Nëse nuk ka mundësi të bëjë asnjërën prej tyre, atëherë ai është i obliguar të agjërojë tri ditë.

  1. Betim i rreme, per te cilin Allahu thote:

“Mos i përdorni betimet tuaja për intriga mes jush. Nëse e bëni këtë, do të rrëshqisni pas forcimit tuaj (në besim) dhe do të shijoni të keqen (e intrigës suaj) për shkak se keni penguar (të tjerët) nga rruga e Allahut. (Nëse e bëni këtë) ju do të keni një dënim të madh.” [En-Nahl 94]. Per kete lloj te betimit nuk ka shlyerje perveç pendimit te sinqerte tek Allahu, dhe duhet te dihet se ky eshte nga gjynahet e medha. Bukhariu transmeton nga Abdullah Bin Amri se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: të bërit shok Zotit, mosrespektimi i prindërve, vrasja e një njeriu dhe betimi i rremë”.

Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!


(Pyetja Nr. 1) Jusuf / Shkodër

Subjekti: Pyetje:

  1. N.q.s i premton Allahut Teala, qe nuk do t’i afrohesh me nje gjynahi dhe shejtani i mallkuar te rren, perveç teubes per thyerjen e premtimit a duhet bere diçka tjeter?
  2. N.q.s pas duase (se pranuar per diçka qe i kerkon Allahut Teala) i behet Allahut Teala premtim per agjerim ( nje muaji p.sh) dhe e then premtimin, a behet diçka tjeter perveç teubes? Pra i premton Allahut Teala se nqs ta pranon duane do te agjerosh.

Përgjigje

  1. N.q.s e përsërit të njëjtin gjynah pas pendimit të prerë dhe vendosjes se nuk do t’i kthehesh më atij gjynahu, pendimi i parë nuk prishet dhe ti duhet të pendohesh përsëri për atë gjynah sikur të ishte një gjynah i ri. Nuk ke obligim tjetër përveç teubes, vetëm në rast se je zotuar me diçka, siç përmendet në pyetjen e dytë; në këtë rast ka gjykim tjetër: duhet të përmbushësh zotimin. Për më tepër lexo temën: “A prishet pendimi, nëse përsëritet i njëjti gjynah”
  2. Pyetja e dytë ka lidhje me zotimet dhe gjykimi për to është përmbushja e tyre. Për më tepër lexo temën: “Zotimet”

Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme