SURJA 20
Taha Shkronjat Ta, Ha
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
طه ١
Ta, Ha.1
مَآ أَنزَلْنَا عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ لِتَشْقَىٰٓ ٢
Ne nuk ta kemi zbritur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar,2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty, o Muhamed, për të të mundur dhe për të vepruar mbi mundësitë e tua, duke u falur gjatë natën apo duke bërë vepra të tjera që të lodhin jashtë mase, prandaj lehtësoja vetes.
إِلَّا تَذْكِرَةًۭ لِّمَن يَخْشَىٰ ٣
por që të jetë kujtesë për ata që kanë frikë e nderim (për Allahun).3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Por ta kemi zbritur Kuranin që të jetë këshillë për ata që kanë frikë nga Allahu por të përzier me nderim e madhërim për Të; që i ruhen dënimit të Allahut, që shpresojnë shpërblimin e Tij dhe që e madhërojnë dhe nderojnë Atë.
تَنزِيلًۭا مِّمَّنْ خَلَقَ ٱلْأَرْضَ وَٱلسَّمَـٰوَٰتِ ٱلْعُلَى ٤
(Kurani) Është shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Ky Kuran është shpallje nga Allahu, i Cili ka krijuar Tokën dhe qiejtë e lartë në mënyrën më të përsosur.
ٱلرَّحْمَـٰنُ عَلَى ٱلْعَرْشِ ٱسْتَوَىٰ ٥
I Gjithëmëshirshmi mbi Arshin (Fronin e Tij) është ngritur.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Arshi është Froni Hyjnor i Madhërishëm, i cili përfshin në gjerësinë e tij qiejtë dhe Tokën, dhe gjithçka në to dhe mes tyre; Allahu është ngritur dhe lartësuar mbi Fronin e Tij, mbi Arsh, në atë mënyrë që i përshtatet Madhështisë dhe Pushtetit të Tij.
لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمَا تَحْتَ ٱلثَّرَىٰ ٦
Vetëm Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë, gjithçka që gjendet mes tyre (qiejve dhe Tokës) dhe gjithçka që gjendet nën tokë.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë, gjithçka që gjendet mes qiejve dhe Tokës dhe gjithçka që gjendet nën Tokë; Ai është Krijuesi, Zotëruesi dhe Mbajtësi e Rregulluesi i tyre.
وَإِن تَجْهَرْ بِٱلْقَوْلِ فَإِنَّهُۥ يَعْلَمُ ٱلسِّرَّ وَأَخْفَى ٧
Pavarësisht nëse ti e shpreh fjalën (lutjen) tënde (apo e fsheh atë) - Ai, me të vërtetë, e di atë që fshihet dhe atë që është më e fshehtë akoma.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Pavarësisht nëse ti, o Muhamed, e shpreh fjalën dhe lutjen tënde, apo e fsheh atë brenda gjoksit tënd, sigurisht që Allahut nuk mund t'i fshihet asgjë dhe Ai e di atë që fshihet dhe madje edhe atë që është më e fshehtë se ajo që fshihet – di atë që ti mendon dhe di gjithashtu atë që nuk e ke menduar ende por që do ta mendosh në të ardhmen, si dhe di gjithçka që ende nuk ka ndodhur dhe që nuk e di askush përveç Tij; prandaj mos e lodh veten duke shprehur me zë të lartë lutjen tënde.
ٱللَّهُ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ ٨
Allahu, nuk ka zot tjetër që meriton adhurim përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Allahu, i Cili është Krijuesi i Përsosur, Zotëruesi dhe Mbajtësi e Rregulluesi i gjithçkaje, është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe askush e asgjë tjetër përveç Tij. Allahu ka emrat më të bukur e më të përsorur, dhe të gjitha emrat e Tij kanë domethënie të lavdëruar dhe të përsosur, dhe nga përsosmëria dhe bukuria e tyre është se ato janë njëkohësisht edhe cilësi dhe atribute absolute të Allahut, pra nuk janë emra pa domethënie, por me domethënie të përsosur, prandaj Allahu ka urdhëruar që robët e Tij ta lusin dhe ta thërrasin Atë me të gjitha emrat e Tij, sipas rastit të përshtatshëm me llojin e lutjes dhe të asaj që këkron prej Tij.
وَهَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ٩
A të ka ardhur ty (o Muhamed) historia e Musait?9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
A të ka ardhur ty, o Muhamed, historia e Musait? Sigurisht që të ka ardhur, por po të tregojmë këtu disa detaje të rëndësishme që të të lehtësohet barra dhe të qetësohesh nga mundimet që të shkaktojnë idhujtarët prej popullit tënd, dhe të bësh durim ashtu si duroi edhe Musai me Faraonin dhe me popullin e vet.
إِذْ رَءَا نَارًۭا فَقَالَ لِأَهْلِهِ ٱمْكُثُوٓا إِنِّىٓ ءَانَسْتُ نَارًۭا لَّعَلِّىٓ ءَاتِيكُم مِّنْهَا بِقَبَسٍ أَوْ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدًۭى ١٠
Kur ai pa një zjarr dhe i tha familjes (gruas) së vet: “Rrini këtu, sepse pikasa një zjarr! Ndoshta, mund t’ju sjell një urë zjarri, ose të gjej te zjarri ndonjë udhërrëfyes.”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Historia e profetësisë së Musait fillon kur ai kishte humbur rrugën gjatë natës, ndërsa ishte duke u kthyer ne Egjipt nga Medjeni bashkë me gruan e tij, dhe atëherë pa një zjarr, dhe i tha gruas së vet: "Qëndro këtu, sepse pash një zjarr. Ndoshta sjell një urë prej tij që të ndezim një zjarr dhe të ngrohemi, ose ndoshta gjej atje dikë që mund të na tregojë rrugën."
فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِىَ يَـٰمُوسَىٰٓ ١١
Kur shkoi te zjarri, u thirr: “O Musa!11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Kur Musai shkoi te zjarri, Allahu e thirri atë: "O Musa!
إِنِّىٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخْلَعْ نَعْلَيْكَ ۖ إِنَّكَ بِٱلْوَادِ ٱلْمُقَدَّسِ طُوًۭى ١٢
Jam me të vërtetë Unë, Zoti yt! Prandaj, hiqi sandalet, sepse je në luginën e shenjtë Tuva.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Jam me të vërtetë Unë, Zoti yt, prandaj hiqi sandalet, sepse je në luginën e shenjtë e të bekuar "Tuva", në mënyrë që të përgatitesh për bisedën e drejtpërdrejtë me Zotin tënd të Madhërishëm."
وَأَنَا ٱخْتَرْتُكَ فَٱسْتَمِعْ لِمَا يُوحَىٰٓ ١٣
Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjo atë që po të shpallet!13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Unë të zgjodha ty nga mesi i njerëzve, o Musa, për të qenë i Dërguari Im te populli yt, prandaj dëgjoje mirë atë që të shpallet nga Unë!
إِنَّنِىٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعْبُدْنِى وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكْرِىٓ ١٤
Me të vërtetë, Unë jam Allahu! Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Me të vërtetë, Unë jam Allahu, Krijuesi, Zotëruesi dhe Mbajtësi i i Përsosur i gjithçkaje që ekziston, i Vetmi që meritoj adhurimin! Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuro me të gjitha llojet e adhurimit, të dukshme apo të padukshme, me vepër apo me zemër, dhe veçanërisht me kryerjen e namazit të rregullt ditor, i cili i përfshin të gjitha llojet e adhurimit: me zemër, me gjuhë dhe me gjymtyrë; me qëllim që të më kujtosh Mua kur kryen namazin, dhe ky është qëllimi më i lartë i adhurimit: kujtimi i Allahut; kujtimi i Allahut është adhurimi i zemrës dhe lumturia e saj.
إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخْفِيهَا لِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍۭ بِمَا تَسْعَىٰ ١٥
Ora (e Kiametit) është duke ardhur - por Unë thuajse e fsheh totalisht atë – në mënyrë që çdo njeri të shpërblehet sipas asaj që vepron.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Ora e Kiametit për ringjalljen e njerëzve është duke ardhur dhe do të vijë patjetër, por Unë thuajse e kam fshehur totalisht atë, edhe nga Vetja Ime, kështu që askush prej krijesave të Mia nuk mund ta dijë se kur do të vijë ajo; Ajo Orë do të vijë në mënyrë që çdo njeri e krijesë të shpërblehet sipas asaj që ka vepruar në dynja; qoftë për veprat e mira apo të këqia, për bindjen ndaj Allahut apo për mosbindjen ndaj Tij; secili do shpërblehet sipas asaj që ka vepruar.
فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنْهَا مَن لَّا يُؤْمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرْدَىٰ ١٦
Prandaj, mos të të shmang prej saj (Orës së Kiametit) ai që nuk beson në të dhe që ndjek dëshirat e veta, përndryshe do të shkatërroheshe.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
O Musa, mos të të shmang dhe mos të të shpërqendrojë nga besimi dhe përgatitja për Orën e Kiametit ata që nuk besojnë në të dhe që nuk punojnë për atë ditë, por që ndjekin dëshirat dhe epshet e tyre në kundërshtim me urdhrat dhe ndalesat e Allahut; përndryshe do të shkatërroheshe dhe do të mjeroheshe përgjithmonë. – Këto tre pika janë edhe bazat e besimit dhe shtylla e fesë: Besimi në Allahun, Adhurimi vetëm i Allahut dhe Besimi në Ditën e Kiametit.
وَمَا تِلْكَ بِيَمِينِكَ يَـٰمُوسَىٰ ١٧
Çfarë është ajo që mban në dorën e djathtë, o Musa?”17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Pasi i sqaroi Musait bazën e besimit, Allahu donte t'i sqaronte dhe t'i tregonte atij disa mrekulli për t'i forcuar besimin dhe për t'i qetësuar zemrën si përkhrahje për të kundër armikut të tij, Faraonit; dhe kështu, Allahu i tha Musait: "Çfarë është ajo që mban në dorën e djathtë, o Musa?" Megjithëse Allahu e dinte mirë se çfarë mbante Musai në dorë, por për të tërhequr vëmendjen pikërisht në këtë pikë.
قَالَ هِىَ عَصَاىَ أَتَوَكَّؤُا عَلَيْهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِى وَلِىَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخْرَىٰ ١٨
Ai tha: “Ky është shkopi im, me të cilin mbahem dhe me të cilin shkund gjethe për dhentë e mia; e përdor edhe për nevoja të tjera.”18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Musai u përgjigj: "Ky është shkopi im, me të cilin mbahem kur eci dhe me të cilin shkund gjethe nga pemët për delet e mia; e përdor edhe për nevoja të tjera." Pra, përmendi edhe atë që mbante në dorë, po edhe shkakun përse e mbante dhe e përdorte atë; dhe përmendi dy përdorime kryesore të shkopit: njërin në shërbim të njeriut dhe tjetrin në shërbim të kafshëve, për të treguar moralin e lartë të Musait dhe përkujdesjen që ai tregonte për bagëtitë, prandaj edhe Allahu e zgjodhi atë për të qenë i dërguari i Tij. Pastaj tha që e përdorte edhe për gjëra të tjera, ndoshta me qëllimin që Allahu ta pyeste për ato gjërat e tjera, që të zgjaste sa më shumë bisedën me Allahun.
قَالَ أَلْقِهَا يَـٰمُوسَىٰ ١٩
Ai (Allahu) i tha: “Hidhe atë, o Musa!”19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Allahu i tha Musait që ta hidhte shkopin në tokë.
فَأَلْقَىٰهَا فَإِذَا هِىَ حَيَّةٌۭ تَسْعَىٰ ٢٠
Ai e hodhi atë, dhe papritmas, ai u bë një gjarpër i madh që zvarritej me shpejtësi.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Musai (alejhis selam) e hodhi shkopin në Tokë, dhe papritmas, ai u shndërrua në një gjarpër të madh që zvarritej me shpejtësi, sikur të ishte gjarpër i vogël që ka mundësi të lëvizë shpejtë (siç përshkruhet në ajetin 10 të suren En Neml, dhe në ajetin 31 të sures El Kasas). Musai pa diçka shumë madhështore dhe të frikshme njëkohësisht, kështu që iku me vrap nga frika.
قَالَ خُذْهَا وَلَا تَخَفْ ۖ سَنُعِيدُهَا سِيرَتَهَا ٱلْأُولَىٰ ٢١
Ai (Allahu) i tha: “Merre atë dhe mos ki frikë! Ne do ta kthejmë atë në gjendjen e tij të mëparshme.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Allahu i tha Musait: "Merre gjarprin dhe mos ki frikë, sepse Ne do ta kthejmë atë në shkop, ashtu si ishte më parë.
وَٱضْمُمْ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخْرُجْ بَيْضَآءَ مِنْ غَيْرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخْرَىٰ ٢٢
Dhe fute dorën tënde nën krah (në xhepin e rrobës) - ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë sëmundje – për të qenë një provë tjetër;22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Dhe fute dorën tënde nën krah, në xhepin e rrobës, o Musa, dhe do të shohësh se ajo do të dalë e bardhë si bora, jo nga ndonjë sëmundje si lebra, por për të qenë një provë tjetër nga Allahu për ty.
لِنُرِيَكَ مِنْ ءَايَـٰتِنَا ٱلْكُبْرَى ٢٣
Në mënyrë që të tregojmë ty disa nga provat Tona më të mëdha!23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Po t'i japim këto mrekulli për të të treguar disa nga mrekullitë Tona më të mëdha, të cilat tregojnë për Fuqinë, Pushtetin dhe Madhështinë Tonë, si dhe për të vërtetuar profetësinë tënde dhe se ti je i dërguar nga Allahu.
ٱذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٢٤
Shko te Faraoni, sepse me të vërtetë, ai i ka kaluar kufijtë!”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Shko, o Musa, te Faraoni, për ta ftuar atë në Njësimin e Allahut dhe adhurimin e Tij, sepse me të vërtetë, ai i ka kaluar kufijtë e vet dhe është ngritur kundër Zotit të tij!
قَالَ رَبِّ ٱشْرَحْ لِى صَدْرِى ٢٥
Ai (Musai) tha: “Zoti im! Ma zgjero kraharorin tim!25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Musa tha: "Zoti im! Ma zgjero gjoksin dhe zemrën time që të mbaj e të perceptoj atë që do më shpallësh dhe që të kem kurajo e të duroj në thirrjen e Faraonit dhe të njerëzve!
وَيَسِّرْ لِىٓ أَمْرِى ٢٦
Ma lehtëso çështjen time!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Ma lehtëso çështjen që më ke ngarkuar prej transmetimit të shpalljes Tënde dhe bindjes ndaj Teje!
وَٱحْلُلْ عُقْدَةًۭ مِّن لِّسَانِى ٢٧
Ma zgjidh një nyje të gjuhës sime,27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Më jep gjuhë të rrjedhshme dhe të qartë,
يَفْقَهُوا قَوْلِى ٢٨
që ata të kuptojnë fjalën time!28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë mirë atë që do u them! Komentuesit e Kuranit tregojnë se Musai (alejhis selam) kishte një nyjë në gjuhë, të shkaktuar nga një thëngjill që e futi në gojë ditën kur Faraoni donte ta vriste atë, në mënyrë që Faraoni të mendonte se ky fëmijë nuk mund të ishte ai që do i rrëzonte pushtetin; dhe për shkak të asaj nyje, Musai (alejhis selam) nuk ishte shumë i qartë në të folur, prandaj iu lut Allahut që t'ia zgjidhte atë, në mënyrë që të arrihej synimi i plotë i transmetimit të shpalljes dhe mesazhit të Allahut.
وَٱجْعَل لِّى وَزِيرًۭا مِّنْ أَهْلِى ٢٩
Më jep dhe një ndihmës nga familja ime,29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Më jep një ndihmës nga familja ime, që të më ndihmojë e të jetë krah e forcues për mua kundrejt atyre tek të cilët po më dërgon si të Dërguarin Tënd!
هَـٰرُونَ أَخِى ٣٠
Harunin, vëllanë tim!30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Me jep ndihmës Harunin, vëllanë tim.
ٱشْدُدْ بِهِۦٓ أَزْرِى ٣١
Më shto me të fuqinë time31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Më forco me Harunin dhe më fuqizo krahët me të në thirrjen time,
وَأَشْرِكْهُ فِىٓ أَمْرِى ٣٢
dhe ma bëj ortak në çështjen time,32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
dhe bëje atë ortakun tim në detyrën time – bëje edhe atë të dërguar njësoj si më bëre mua!
كَىْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًۭا ٣٣
në mënyrë që të të lartësojmë Ty shumë33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Në mënyrë që të të lartësojmë, të të madhërojmë e të të përmendim sa më shumë duke të të lavdëruar! –
وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا ٣٤
dhe të të përmendim Ty shumë!34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Duke qenë dy, ata do ta ndihmojnë dhe kujtojnë vazhdimisht njëri-tjetrin për madhërimin, lavdërimin dhe përmendjen e Allahut, si dhe për të gjitha adhurimet dhe detyrat e ngarkuara nga Allahu për transmetimin e shpalljes dhe mesazhit të Tij.
إِنَّكَ كُنتَ بِنَا بَصِيرًۭا ٣٥
Vërtet, Ti na sheh gjithmonë!”35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Ti, o Zoti ynë, na sheh ne dhe e di mirë gjendjen tonë, dobësinë tonë dhe nevojën tonë për Ty në të gjitha çështjet tona; dhe Ti na sheh ne më mirë se sa e shohim ne veten tonë, dhe je më i Mëshirshëm me ne, prandaj na i plotëso me mirësinë Tënde këto që të kërkojmë dhe na jep nga mirësitë e Tua!"
قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَـٰمُوسَىٰ ٣٦
Ai (Allahu) tha: “Kërkesa jote t'u plotësua, o Musa!36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Allahu i tha Musait: "Kërkesa jote u plotësua dhe Unë do t'i jap të gjitha ato që kërkove, o Musa!"
وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَيْكَ مَرَّةً أُخْرَىٰٓ ٣٧
Dhe, me të vërtetë, Ne të kemi dhënë mirësi edhe herë tjetër më parë,37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Përveç kësaj mirësie që po të të japim tani, duke të të zgjedhur si të dërguarin Tonë dhe duke të plotësuar kërkesat dhe lutjet e tua, Ne të kemi dhënë ty edhe një mirësi tjetër të madhe më parë, në fëmijërinë tënde, kur të shpëtuam nga tirania e Faraonit, atëherë kur i frymëzuam nënës tënde që të fuste në sënduk dhe të të hidhte në lumë, në mënyrë që mos të vriste Faraoni për shkak se linde në vitin që ai vriste të gjithë të posalindurit meshkuj të bijve të Izraelit.
إِذْ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰٓ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰٓ ٣٨
kur i frymëzuam nënës tënde atë që iu frymëzua:38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Allahu i frymëzoi nënës së Musait dhe i inspiroi asaj:
أَنِ ٱقْذِفِيهِ فِى ٱلتَّابُوتِ فَٱقْذِفِيهِ فِى ٱلْيَمِّ فَلْيُلْقِهِ ٱلْيَمُّ بِٱلسَّاحِلِ يَأْخُذْهُ عَدُوٌّۭ لِّى وَعَدُوٌّۭ لَّهُۥ ۚ وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةًۭ مِّنِّى وَلِتُصْنَعَ عَلَىٰ عَيْنِىٓ ٣٩
“Fute atë (foshnjën) në një sënduk dhe hidhe në lumë! Lumi le ta nxjerrë atë në breg, që ta marrë një armiku Im dhe armiku i tij.” Dhe, Unë hodha mbi ty dashuri nga ana Ime, që të rritesh nën Syrin Tim.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
"Fute djalin tënd të posalindur, Musain, në një sënduk, pastaj hidhe sëndukun në lumin e Nilit. Lumi le ta nxjerrë atë në breg, pikërisht në vendin e urdhëruar nga Allahu, që ta marrë Faraoni, armiku Im dhe rmiku i tij!" Dhe Unë hodha mbi ty, o Musa, dashuri nga ana Ime, që të bëheshe i dashur për këdo që të shihte, dhe kështu të rriteshe nën Syrin Tim dhe nën përkujdesjen Time. – Po, Allahu pohon se Ai ka Sy, ashtu si i përshtatet dhe i shkon Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij.
إِذْ تَمْشِىٓ أُخْتُكَ فَتَقُولُ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ مَن يَكْفُلُهُۥ ۖ فَرَجَعْنَـٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَىْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ ۚ وَقَتَلْتَ نَفْسًۭا فَنَجَّيْنَـٰكَ مِنَ ٱلْغَمِّ وَفَتَنَّـٰكَ فُتُونًۭا ۚ فَلَبِثْتَ سِنِينَ فِىٓ أَهْلِ مَدْيَنَ ثُمَّ جِئْتَ عَلَىٰ قَدَرٍۢ يَـٰمُوسَىٰ ٤٠
Kur motra jote erdhi dhe tha: “A t’ju tregoj dikë që mund të kujdeset për të?” Dhe kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj, ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të sprovuam me sprova të shumta. Dhe qëndrove disa vite në mesin e banorëve të Medjenit, pastaj erdhe këtu, sipas paracaktimit (nga Ne), o Musa!40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Ne të dhamë ty mirësi, o Musa, edhe atëherë kur motra jote ecte duke të të kërkuar ty, derisa të gjeti; dhe meqenëse Ne bëmë që ti të mos pranojë gjirin e asnjë gruaje tjetër përveç nënës tënde, familja e Faraonit qe të mori nga bregu i lumit, po kërkonte dikë që të mund të jepte qumësht nga gjiri dhe të kujdesej për ty, atëherë motra jote u tha tyre: "A tju drejtoj te dikush që mund ta ushqejë dhe të kujdeset për të?" Dhe kështu, Ne të kthyem te nëna jote, pasi që shkove në duart e Faraonit, armikut tënd, me qëllim që nëna jote të qetësohej që ti nuk ishe mbytur në lumë dhe as nuk të kishte vrarë Faraoni, dhe të gëzohej e të mos pikëllohej më për humbjen tënde. Pastaj ti vrave gabimisht një njeri nga Kibtinjtë, njerëzit e Faraonit, por ne të shpëtuam nga brenga e veprës tënde dhe nga frika se do të frisnin, si dhe të sprovuam me sprova të shumta, deri sa dole i frikësuar nga Egjipti në drejtim të Medjen-it, ku qëndrove disa vite në mesin e banorëve të tij, pastaj erdhe këtu, në kohën dhe vendin e paracaktuar nga Ne për të të dhënë shpalljen Tonë dhe për të të bërë të Dërguarin Tonë.
وَٱصْطَنَعْتُكَ لِنَفْسِى ٤١
Unë të përgatita ty për Vete.41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Unë të përgatita ty, o Musa, duke derdhur mbi ty mirësi e mrekulli, që të jesh i dashur i veçantë për Mua dhe të arrish një gradë që nuk e arrijnë krijesat e tjera, përveç se një numër shumë i vogël prej atyre që Unë i zgjedh për Veten Time dhe për të qenë në shërbimin Tim.
ٱذْهَبْ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَـٰتِى وَلَا تَنِيَا فِى ذِكْرِى ٤٢
Shko ti dhe vëllai yt, me provat e Mia, dhe mos reshtni së më përmenduri Mua!42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Shko ti, o Musa, dhe vëllai yt Haruni, me provat dhe mrekullitë e Mia që vërtetojnë Fuqinë Time dhe se Unë jam Zoti i Vetëm që meritoj adhurimin, dhe që vërtetojnë profetësinë tënde dhe se ti je i dërguari Im; dhe kurrë mos reshtni dhe mos u dobësoni së përmenduri Mua, por vazhdoni të më përmendni gjatë gjithë kohës, siç premtuat.
ٱذْهَبَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٤٣
Shkoni së bashku te Faraoni, sepse me të vërtetë, ai i ka kaluar kufijtë!”43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Shkoni së bashku, ti dhe Haruni, te Faraoni, sepse ai i ka kaluar kufijtë e vet në mohim të Allahut dhe tirani ndaj njerëzve.
فَقُولَا لَهُۥ قَوْلًۭا لَّيِّنًۭا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَىٰ ٤٤
I flisni atij fjalë të butë, se ndoshta kujtohet, ose frikësohet!”44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
I flisni Faraonit butësisht, se ndoshta kjo gjë do e bëjë atë të kujtohet dhe të marrë mësim, ose të frikësohet nga dënimi i Allahut dhe të kthehet nga mosbesimi dhe tirania e tij.
قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفْرُطَ عَلَيْنَآ أَوْ أَن يَطْغَىٰ ٤٥
Ata të dy thanë: “Zoti ynë! Kemi frikë se ai do të na dënojë menjëherë ose do të revoltohet.”45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Musai dhe Haruni thanë: "Zoti ynë! Ne kemi frikë se Faraoni do të na dënonjë menjëherë sa të shkojmë tek ai, para se t'i tranmsetojmë mesazhin Tënd dhe para se t'i ngremë argumentin, ose do të revoltohet dhe do ta kundërshtojë të vërtetën, duke u mbështetur në pushtetin, ushtrinë dhe pasuritë e tij.
قَالَ لَا تَخَافَآ ۖ إِنَّنِى مَعَكُمَآ أَسْمَعُ وَأَرَىٰ ٤٦
Ai (Allahu) tha: “Mos kini frikë! Me të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Allahu i tha Musait dhe Harunit: "Mos kini frikë nga dënimi i Faraonit, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh gjithçka; kështu që ju jeni në ruajtjen dhe kujdesin Tim. Kështu që atyre të dyve u kaloi frika dhe iu qetësuan zemrat me premtimin që iu bëri Zoti i tyre, dhe ishin gati për misionin e ngarkuar nga Allahu.
فَأْتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرْسِلْ مَعَنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبْهُمْ ۖ قَدْ جِئْنَـٰكَ بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكَ ۖ وَٱلسَّلَـٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلْهُدَىٰٓ ٤٧
Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, prandaj lëshoji bijtë e Izraelit që të vijnë me ne dhe mos i shtyp ata! Ne të kemi ardhur me një provë nga Zoti yt. Dhe, paqa është mbi këdo që ndjek Rrugën e Drejtë!47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Shkoni tek Faraoni dhe i thoni atij: "Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, i Cili të urdhëron të lirosh bijtë e Izraelit që të vijnë me ne dhe të mos i shtypësh ata duke i munduar me punë të rënda e të ulëta, me të cilat je duke i shtypur. Ne të kemi sjellë një provë mrekulli nga Zoti yt, e cila tregon vërtetësinë e fjalës dhe thirrjes sonë. Dhe, paqa e shpëtimi nga dënimi i Allahut është vetëm për ata që ndjekin udhëzimin e Tij.
إِنَّا قَدْ أُوحِىَ إِلَيْنَآ أَنَّ ٱلْعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٤٨
Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të jetë mbi këdo që përgënjeshtron dhe kthen shpinën.”48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Zoti yt, o Faraon, na ka shpallur neve se dënimi i Tij do të jetë mbi këdo që na përgënjeshtron ne, të dërguarit e Tij dhe thirrjen tonë në njësimin e Allahut, dhe që i kthen shpinën të vërtetës me të cilën kemi ardhur dhe nuk na pason ne.
قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَـٰمُوسَىٰ ٤٩
Ai (Faraoni) tha: “Atëherë, kush është Zoti i ju të dyve, o Musa?”49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Musai dhe Haruni shkuan te Faraoni dhe i thanë atij ato që i kishte urdhëruar Allahu t'i thoshin, kurse ai u tha atyre në shenjë mohimi: "Atëherë, kush na qenka Zoti i ju të dyve, o Musa?"
قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِىٓ أَعْطَىٰ كُلَّ شَىْءٍ خَلْقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ ٥٠
Ai (Musai) tha: “Zoti ynë është Ai, i Cili çdo gjëje i dha trajtën e vet, pastaj i udhëzoi ato.”50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Musai (alejhis selam) iu përgjigj Faraonit: "Zoti ynë është Ai, i Cili çdo krijese i dha trajtën dhe formën e vet të përshtatshme (dhe partnerin e vet nga i njëjti lloj), pastaj e udhëzoi secilën krijesë për të kryer ato gjëra që i nevojiten për të jetuar, si ushqimi, pirja, martesa, etj."
قَالَ فَمَا بَالُ ٱلْقُرُونِ ٱلْأُولَىٰ ٥١
Ai (Faraoni) tha: “Po popujt e mëparshëm, si është çështja e tyre?”51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Pasi Musai e përshkroi Zotin e tij të Madhëruar me atë që i përket Atij prej krijimit, pushtetit dhe mirësisë e bujarisë ndaj krijesave të Tij, Faraoni i tha atij: "Si është çështja e popujve të mëparshëm, të cilët nuk e besuan këtë që thua ti dhe nuk adhuruan vetëm Një Zot, por adhuruan shumë zota; A nuk janë bërë pluhur dhe janë zhdukur, dhe as nuk do të dënohen as do të shpërblehen?!"
قَالَ عِلْمُهَا عِندَ رَبِّى فِى كِتَـٰبٍۢ ۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّى وَلَا يَنسَى ٥٢
(Musai) tha: “Dijenia për ta është te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Musai iu përgjigj Faraonit: "Dijenia për popujt e mëparshëm, për veprat që kanë bërë dhe përfundimin që kanë pasur dhe që do të kenë në botën tjetër, është te Zoti im, i Gjithëdijshmi, i Cili e ka regjistruar gjithçka në Librin që është tek Ai "El Leuh el Mahfudh", kurse unë nuk kam dijeni për ta; dhe sigurisht që Zoti im nuk gabon aspak në veprat dhe drejtimin e çështjeve – nëse i ka dënuar ata popuj në këtë botë apo e ka vonuar shkatërrimin e tyre, ka vepruar të drejtën, dhe nëse e ka vonuar dënimin e tyre për në botën tjetër, ka vepruar të drejtën, sepse Ai e di çfarë bën dhe nuk gabon as nuk harron kurrë asgjë."
ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ مَهْدًۭا وَسَلَكَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًۭا وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَخْرَجْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًۭا مِّن نَّبَاتٍۢ شَتَّىٰ ٥٣
Është Ai, i Cili e ka bërë Tokën shtrat për ju, ka hapur për ju rrugë nëpër të, dhe lëshon ujë nga qielli" - me të cilin bëjmë të dalin lloje të ndryshme bimësh.53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Musai vazhdon t'i thotë Faraonit: "Zoti im është Ai, i Cili e ka shtrirë Tokën dhe e ka bërë të përshtatshme për ju, o njerëz, që të jetoni mbi të e të përfitoni prej saj; është Ai që ka hapur për ju rrugë nëpër Tokë, që të mund të udhëtoni nëpër të për dobinë tuaj; dhe është Ai që zbret shi nga qielli;" Këtu përfundon fjala e Musait, pastaj Allahu i drejtohet Faraonit dhe të gjithë njerëzve: Nëpermjet shiut, Ne nxjerrim nga Toka dhe bëjmë të rriten lloje të ndryshme bimësh, për të mirën tuaj.
كُلُوا وَٱرْعَوْا أَنْعَـٰمَكُمْ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّأُولِى ٱلنُّهَىٰ ٥٤
Prandaj, hani dhe kullotni bagëtitë tuaja! Me të vërtetë, në këto ka prova për ata që kanë gjykim të shëndoshë.54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Prandaj, hani, o njerëz, nga të mirat që Ne i bëjmë të dalin nga Toka me anë të shiut, dhe kullotni prej tyre edhe bagëtitë e kafshët tuaja! Me të vërtetë, në të gjitha këto që u përmendën ka prova të qarta që tregojnë për fuqinë e Allahut dhe mirësitë e Tij ndaj krijesave të Tij, dhe se Ai është Zoti juaj i Vetëm, i Cili meriton të adhurohet, por ato prova janë për njerëzit që kanë gjykim dhe mendje të shëndoshë, që mendojnë dhe marrin mësim, në mënyrë që t'i kuptojnë si duhet dhe të madhërojnë vetëm Krijuesin e tyre.
۞ مِنْهَا خَلَقْنَـٰكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَىٰ ٥٥
Prej saj (Tokës) ju kemi krijuar, në të do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Nga Toka ju kemi krijuar, o njerëz, në të do t'ju kthejmë kur të vdisni dhe nga ajo do t'ju nxjerrim të gjallë edhe një herë tjetër si herën e parë, për të dhënë llogari dhe për t'u shpërblyer.
وَلَقَدْ أَرَيْنَـٰهُ ءَايَـٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ ٥٦
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha provat Tona, por ai përgënjeshtroi dhe refuzoi.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Ne ia treguam Faraonit të gjitha provat dhe mrekullitë Tona që argumentojnë Fuqinë Tonë dhe vërtetësinë e mesazhit të Musait dhe Harunit, por ai i përgënjeshtroi ato dhe refuzoi të pranonte të vërtetën dhe të adhuronte vetëm Allahun, duke bërë mendjemadhësi dhe kryeneçësi.
قَالَ أَجِئْتَنَا لِتُخْرِجَنَا مِنْ أَرْضِنَا بِسِحْرِكَ يَـٰمُوسَىٰ ٥٧
Ai (Faraoni) tha: “A ke ardhur të na dëbosh nga toka jonë me magjinë tënde, o Musa?!57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Pasi i pa mrekullitë dhe provat e Allahut, Faraoni tha: "A ke ardhur të na nxjerrësh nga toka dhe shtëpitë tona me këtë magjinë tënde, o Musa?!
فَلَنَأْتِيَنَّكَ بِسِحْرٍۢ مِّثْلِهِۦ فَٱجْعَلْ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ مَوْعِدًۭا لَّا نُخْلِفُهُۥ نَحْنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانًۭا سُوًۭى ٥٨
Ne do të të sjellim magji të ngjashme me tënden, prandaj cakto midis nesh dhe teje një takim, që nuk do ta shkelim as ne as ti, në një vend të hapur!”58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Ne do të të sjellim magji të ngjashme me magjinë tënde, o Musa, prandaj cakto mes nesh dhe teje një takim, ku nuk do të mungojmë as ne as ti, në një vend të hapur dhe të sheshtë ku të jemi të barabartë, dhe do të shohim se kush do triumfojë mbi tjetrin."
قَالَ مَوْعِدُكُمْ يَوْمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحْشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحًۭى ٥٩
Ai (Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e festës, dhe njerëzit të tubohen paradite.”59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Musai i tha Faraonit: "Takimi ynë do të jetë ne ditën e festës, kur njerëzit zbukurohen dhe bashkohen për të festuar, duke ardhur nga të gjitha krahinat e afërta apo të largëta të Egjiptit, dhe koha e takimit do të jetë paradite, kur njerëzit të jenë tubuar.
فَتَوَلَّىٰ فِرْعَوْنُ فَجَمَعَ كَيْدَهُۥ ثُمَّ أَتَىٰ ٦٠
Faraoni ktheu shpinën, mblodhi kurthin e vet (magjistarët), pastaj erdhi.60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
Faraoni u largua duke i kthyer shpinën të vërtetës që i erdhi nga Allahu me Musain, mblodhi magjistarët e tij për të ngritur kurthin kundër Musait, pastaj erdhi bashkë me magjistarët e tij në ditën e takimit siç e kishte caktuar Musai.
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ وَيْلَكُمْ لَا تَفْتَرُوا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًۭا فَيُسْحِتَكُم بِعَذَابٍۢ ۖ وَقَدْ خَابَ مَنِ ٱفْتَرَىٰ ٦١
Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtër për Allahun, përndryshe Ai do t’ju shfarosë me dënim! Kushdo që trillon gënjeshtra është i dështuar.”61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
Musai u tha magjistarëve të Faraonit në ditën e takimit, duke i këshilluar dhe paralajmëruar ata: "Kujdes! Mos shpifni gënjeshtër për Allahun me mashtrimin qe i bëni njerëzve me magjinë tuaj, duke përkrahur të pavërtetën dhe gënjehtrën tuaj dhe të Faraonit kundrejt të vërtetës që është nga Allahu, Krijuesi juaj, përndryshe Allahu do tju shfarosë me dënim prej Tij! Sigurisht, ai që shpif gënjeshtër për Allahun është e predispozuar që të dështojë e të humbë."
فَتَنَـٰزَعُوٓا أَمْرَهُم بَيْنَهُمْ وَأَسَرُّوا ٱلنَّجْوَىٰ ٦٢
Ata (magjistarët) e diskutuan me njëri-tjetrin çështjen e tyre, duke biseduar në fshehtësi.62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
Pas paralajmërimit të Musait, magjistarët diskutuan me njëri-tjetrin për çështjen e Musait dhe të Harunit, duke biseduar në fshehtësi që të mos i dëgjonte njeri. Thuhet se disa prej tyre thanë: "Këto nuk janë fjalë magjistari – për fjalët e Musait."
قَالُوٓا إِنْ هَـٰذَٰنِ لَسَـٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخْرِجَاكُم مِّنْ أَرْضِكُم بِسِحْرِهِمَا وَيَذْهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلْمُثْلَىٰ ٦٣
Pastaj (magjistarët) thanë: “Me të vërtetë, këta dy (Musai dhe Haruni) janë magjistarë, që duan t’ju dëbojnë nga toka juaj me magjinë e tyre dhe të zhdukin traditën tuaj të përkryer.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Në fund të diskutimit, magjistarët thanë: "Me të vërtetë, Musai dhe Haruni janë dy magjistarë, që duan tju dëbojnë nga vendi juaj me magjinë e tyre dhe të zhdukin përfundimisht traditën e përkryer të magjisë suaj, dhe kështu të mbetet vetëm magjia e tyre;
فَأَجْمِعُوا كَيْدَكُمْ ثُمَّ ٱئْتُوا صَفًّۭا ۚ وَقَدْ أَفْلَحَ ٱلْيَوْمَ مَنِ ٱسْتَعْلَىٰ ٦٤
Prandaj, bashkojini dredhitë tuaja dhe vihuni në rresht. Me të vërtetë, do të fitojë sot ai që triumfon!”64
Komentimi 1 shënim
Shënimi 64
Prandaj, thanë magjistarët, bashkojini dredhitë e magjive tuaja pa u përçarë me njëri-tjetrin dhe vihuni të gjithë në një rresht, dhe i hidhni magjitë tuaja përnjëherë, që t'i magjepsni sytë e njerëzve dhe ta mundni magjinë e Musait dhe vëllait të tij. Me të vërtetë, sot do të fitojë atë që dëshiron ai që do ta mundë tjetrin dhe do të triumfojë mbi të."
قَالُوا يَـٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلْقِىَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَلْقَىٰ ٦٥
Ata (magjistarët) thanë: “O Musa! Ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët!”65
Komentimi 1 shënim
Shënimi 65
Kur u bënë gati për sfidën, magjistarët i thanë Musait: "Ose hidhe ti i pari shkopin tënd, ose të fillojmë ne të parët dhe të hedhin çfarë kemi për të hedhur!"
قَالَ بَلْ أَلْقُوا ۖ فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِن سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَىٰ ٦٦
Ai (Musai) tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe befas – nga magjia e tyre - atij iu duk se litarët dhe shkopinjtë e tyre po zvarriteshin.66
Komentimi 1 shënim
Shënimi 66
Musai i tha magjistarëve: "Hidhni ju të parët!" Atëherë ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre, dhe befas Musait dhe të gjithë njerëzve të pranishëm – për shkak të magjisë që i kishin bërë magjistarët – iu duk se ato ishin vërtet gjarpërinj që zvarriteshin nëpër tokë.
فَأَوْجَسَ فِى نَفْسِهِۦ خِيفَةًۭ مُّوسَىٰ ٦٧
Atëherë, Musai ndjeu një frikë në vetvete.67
Komentimi 1 shënim
Shënimi 67
Atëherë Musai ndjeu një frikë në vetvete, se mos njerëzve do iu pështjellohej çështja dhe do të ngatërronin mes magjisë së magjistarëve dhe mrekullisë së tij që ishte nga Allahu.
قُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْأَعْلَىٰ ٦٨
Por Ne i thamë: “Mos u frikëso, se me të vërtetë, ti je triumfuesi!68
Komentimi 1 shënim
Shënimi 68
Në atë çast Allahu i tha Musait: "Mos u frikëso, se me të vërtetë, ti je më i lartë se Faraoni dhe se magjistarët e tij, dhe ti do të triumfosh mbi ta!"
وَأَلْقِ مَا فِى يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوٓا ۖ إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَـٰحِرٍۢ ۖ وَلَا يُفْلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىٰ ٦٩
Hidhe atë (shkopin) që mban në dorën e djathtë dhe ai do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata nuk është gjë tjetër, veçse një dredhi e magjistarit; e, magjistari kurrë nuk mund të ketë sukses, kudo që të shkojë.”69
Komentimi 1 shënim
Shënimi 69
Dhe Allahu i tha Musait: "Hidhe shkopin që mban në dorën e djathtë që ai t'i përpijë litarët dhe shkopinjtë e tyre, sepse ajo që bënë para teje ishte vetëm dredhi e magjistarit dhe iluzion i shkaktuar nga magjia; e, magjistari nuk mund të ketë sukses dhe nuk mund të triumfojë kurrë, kudo që të shkojë!"
فَأُلْقِىَ ٱلسَّحَرَةُ سُجَّدًۭا قَالُوٓا ءَامَنَّا بِرَبِّ هَـٰرُونَ وَمُوسَىٰ ٧٠
Atëherë, magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe të Musait.”70
Komentimi 1 shënim
Shënimi 70
Kur Musai hodhi shkopin dhe ai u bë gjarpër i madh që i përpiu të gjitha ato që bënë magjistarët, triumfoi e vërteta dhe u bë e qartë për të gjithë të pranishmit dhe për vetë magjistarët, kështu që magjistarët ranë menjëherë me kokën në tokë duke i bërë sexhde Allahut, dhe thanë: "Besuam në Zotin e Harunit dhe të Musait! Sikur kjo të ishte magji, nuk do të mundeshim kurrë."
قَالَ ءَامَنتُمْ لَهُۥ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِى عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحْرَ ۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَـٰفٍۢ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِى جُذُوعِ ٱلنَّخْلِ وَلَتَعْلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابًۭا وَأَبْقَىٰ ٧١
Ai (Faraoni) tha: “A i besuat atij, para se t’ju jap leje?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjinë. Unë do t’jua pres duart dhe këmbët në mënyrë të tërthortë dhe do t’ju kryqëzoj në trungjet e palmave. Atëherë do ta shihni mirë se dënimi i cilit prej nesh është më i ashpër dhe më i përhershëm.”71
Komentimi 1 shënim
Shënimi 71
Faraoni u tha magjistarëve: "A i besuat Musait dhe e pasuat atë para se unë tju jap leje?! Atëherë, Musai është mjeshtri juaj, i cili ju ka mësuar magjinë, prandaj e pasuat atë. Unë do tjua pres duart dhe këmbët në mënyrë të tërthortë (dorën e djathtë dhe këmbën e majtë, apo dorën e majtë dhe këmbën e djathtë) dhe do tju kryqëzoj e do tju var në trungjet e palmave, atëherë do ta shihni, o magjistarë, se cili prej nesh, unë apo Zoti i Musait, do të ketë dënim më të ashpër dhe më të përhershëm."
قَالُوا لَن نُّؤْثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلْبَيِّنَـٰتِ وَٱلَّذِى فَطَرَنَا ۖ فَٱقْضِ مَآ أَنتَ قَاضٍ ۖ إِنَّمَا تَقْضِى هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَآ ٧٢
Ata (Magjistarët) u përgjigjën: “Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi ndaj provave të qarta që na kanë ardhur, pasha Atë që na ka krijuar! Prandaj, gjyko si të duash, por ti mund të gjykosh vetëm në jetën e kësaj bote!72
Komentimi 1 shënim
Shënimi 72
Magjistarët i thanë Faraonit: "Pasha Atë që na ka krijuar! Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi, kurrë nuk do të të bindemi ty dhe kurrë nuk do të pasojmë fenë tënde mbi atë me të cilën na erdhi Musai prej provave bindëse që argumentojnë vërtetësinë e tij, pasimin e tij dhe bindjen ndaj Zotit të tij! Po ashtu, kurrë nuk do t'i japim përparësi hyjnizimit tënd të supozuar ndaj hyjnizimit të Allahut, i Cili na ka krijuar. Prandaj, vepro me ne si të duash, por pushteti yt mbi ne do të jetë vetëm në jetën e kësaj bote të shkurtër dhe kalimtare, dhe dënimi që do të na japësh do të mbarojë shpejt.
إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغْفِرَ لَنَا خَطَـٰيَـٰنَا وَمَآ أَكْرَهْتَنَا عَلَيْهِ مِنَ ٱلسِّحْرِ ۗ وَٱللَّهُ خَيْرٌۭ وَأَبْقَىٰٓ ٧٣
Vërtet, ne besuam në Zotin tonë, që të na i falë gabimet dhe magjinë që na ke detyruar të praktikojmë. Dhe, Allahu është më i Mirë në shpërblim dhe më i qëndrueshëm në dënim!73
Komentimi 1 shënim
Shënimi 73
Magjistarët vazhdojnë t'i thonë Faraonit: "Ne i besuam Zotit tonë dhe të dërguarit të Tij, që Ai të na i falë mëkatet dhe idhujtarinë tonë, si dhe magjinë që na ke detyruar të praktikojmë kundër Musait. Dhe Allahu është më i Mirë se ti në shpërblimin e atyre që i binden Atij, dhe dënimi i Tij ndaj atyre që e kundërshtojnë Atë është më i përhershëm se dënimi yt, o Faraon!"
إِنَّهُۥ مَن يَأْتِ رَبَّهُۥ مُجْرِمًۭا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ ٧٤
Vërtet, kushdo që i vjen Zotit të vet si keqbërës (mohues), ai do të ketë Xhehenemin, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.74
Komentimi 1 shënim
Shënimi 74
Vazhdon fjala e magjistarëve në përgjigje të Faraonit: "Kushdo që i vjen Zotit të tij në ditën e Kiametit si keqbërës e mohues i Tij, si ti, o Faraon, ai do të ketë zjarrin e Xhehenemit si ndëshkim, ku as nuk do të vdesë e të shpëtojë as nuk do të jetojë jetë që mund ta shijojë."
وَمَن يَأْتِهِۦ مُؤْمِنًۭا قَدْ عَمِلَ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَأُولَـٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلدَّرَجَـٰتُ ٱلْعُلَىٰ ٧٥
Ndërsa kush i vjen Atij besimtar, duke qenë se ka bërë vepra të mira, ata do të kenë shkallët e larta:75
Komentimi 1 shënim
Shënimi 75
Ndërsa kush i vjen Zotit të tij duke qenë se e ka besuar Atë dhe ka vepruar vepra të mira ashtu si ka urdhëruar Ai, do të ketë shkallët më të larta të shpërblimit të Zotit të tij: Kopshtet e Përjetësisë (Adenit)…
جَنَّـٰتُ عَدْنٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ مَن تَزَكَّىٰ ٧٦
Kopshtet e Përjetësisë (Adnit), nëpër të cilët rrjedhin lumenj; ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i atyre që pastrohen.”76
Komentimi 1 shënim
Shënimi 76
Shkallët më të larta të shpërblimit të Allahut janë: Kopshtet e Përjetësisë (apo të Adenit), nëpër të cilët rrjedhin lumenj të pashtershëm; ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo mirësi e përjetëshme është shpërblim nga Allahu për ata që e pastrojnë vetveten nga ndotësitë e mëkateve, mosbesimit dhe idhujtarisë, dhe adhurojnë vetëm Allahun, i binden Atij dhe largohen nga ndalesat e Tij.
وَلَقَدْ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِى فَٱضْرِبْ لَهُمْ طَرِيقًۭا فِى ٱلْبَحْرِ يَبَسًۭا لَّا تَخَـٰفُ دَرَكًۭا وَلَا تَخْشَىٰ ٧٧
Dhe, Ne i shpallëm Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të thatë nëpër det. Mos ki frikë se do t'ju kapin, as se do të mbyteni!”77
Komentimi 1 shënim
Shënimi 77
Allahu i shalli Musait: "Dil nga Egjipti dhe largohu gjatë natës bashkë me robërit e Mi prej bijve të Izraelit, dhe hapu atyre një rrugë të thatë nëpër det. Mos ki frikë se do tju kapë Faraoni dhe ushtria e tij, as mos u frikëso nga mbytja në det!"
فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ بِجُنُودِهِۦ فَغَشِيَهُم مِّنَ ٱلْيَمِّ مَا غَشِيَهُمْ ٧٨
Faraoni i ndoqi ata me ushtrinë e tij, por sa të mëdha ishin ujërat e detit që i mbuluan ata!78
Komentimi 1 shënim
Shënimi 78
Musai u largua nga Egjipti gjatë natës bashkë me bijtë e Izraelit, dhe u hapi atyre një rrugë në det. Faraoni i ndoqi ata bashkë me ushtrinë e tij, por atë dhe ushtrinë e tij e mbuluan ujërat e detit që vetëm Allahu e di sa ishin, kështu që u mbytën që të gjithë, kurse Musai dhe popullii tij shpëtuan.
وَأَضَلَّ فِرْعَوْنُ قَوْمَهُۥ وَمَا هَدَىٰ ٧٩
Faraoni e çoi në humbje popullin e vet dhe nuk e çoi në rrugë të drejtë.79
Komentimi 1 shënim
Shënimi 79
Faraoni e çoi në humbje popullin e vet, duke u bërë të dashur atyre mosbesimin dhe përgënjeshtrimin e Musait dhe mrekullive që Allahu i dha atij, dhe nuk e çoi popullin e vet në rrugën e drejtë, siç pretendonte (në ajetin 29 të sures Gafir).
يَـٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ قَدْ أَنجَيْنَـٰكُم مِّنْ عَدُوِّكُمْ وَوَٰعَدْنَـٰكُمْ جَانِبَ ٱلطُّورِ ٱلْأَيْمَنَ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكُمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ ٨٠
O bijtë e Izraelit! Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, ju caktuam takim në anën e djathtë të Turit dhe ju zbritëm rrëshirën dhe thëllëzat.80
Komentimi 1 shënim
Shënimi 80
O bijtë e Izraelit, kujtoni që Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, Faraoni; ju caktuam takim në anën e djathtë të malit Tur për t'ju zbritur Teuratin, dhe kur ishit në shkretëtirë, ju zbritën për të ngrënë ushqim nga qielli, një rrëshirë që i ngjan mjaltit dhe zogj që i ngjajnë thëllëzave.
كُلُوا مِن طَيِّبَـٰتِ مَا رَزَقْنَـٰكُمْ وَلَا تَطْغَوْا فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيْكُمْ غَضَبِى ۖ وَمَن يَحْلِلْ عَلَيْهِ غَضَبِى فَقَدْ هَوَىٰ ٨١
Pra, hani nga të mirat që ju kemi furnizuar, por mos e teproni në to, përndryshe do t’ju godasë zemërimi Im; dhe ai që goditet nga zemërimi Im, është i gremisur!81
Komentimi 1 shënim
Shënimi 81
Hani nga ushqimet e mira dhe të lejuara që Ne ju kemi furnizuar, por mos e teproni në to duke i bërë padrejtësi njëri-tjetrit, përndryshe mbi ju do të zbresë zemërimi dhe dënimi Im; dhe ai që goditet nga zemërimi Im, është i gremisur, i shkatërruar, i humbur dhe i mjeruar, në këtë botë dhe në botën tjetër ku do të bjerë në zjarrin e Xhehenemit!
وَإِنِّى لَغَفَّارٌۭ لِّمَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَـٰلِحًۭا ثُمَّ ٱهْتَدَىٰ ٨٢
Vërtet, Unë jam Falës i Madh për atë që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, pastaj qëndron në Rrugën e Drejtë.82
Komentimi 1 shënim
Shënimi 82
Vërtet, Allahu është Falës i Madh për këdo që pendohet nga mohimi, idhujtaria dhe mëkati i tij; beson Allahun dhe gjithçka ka ardhur prej Tij, si dhe vepron vepra të mira ashtu si ka urdhëruar Allahu, pastaj vazhdon me qëndrueshmëri në rrugën dhe udhëzimin e drejtë deri sa t'i vijë vdekja.
۞ وَمَآ أَعْجَلَكَ عَن قَوْمِكَ يَـٰمُوسَىٰ ٨٣
“Përse nxitove të vish para popullit tënd, o Musa?”83
Komentimi 1 shënim
Shënimi 83
Allahu i tha Musait, kur ky shkoi para popullit të tij në takimin që i kishte caktuar Allahu, në anën e djathtë të malit Tur, për t'i zbritur Teuratin: "Çfarë të shtyu që të vish në takim para popullit tënd, o Musa?"
قَالَ هُمْ أُولَآءِ عَلَىٰٓ أَثَرِى وَعَجِلْتُ إِلَيْكَ رَبِّ لِتَرْضَىٰ ٨٤
Ai (Musai) tha: “Ata janë afër, pas gjurmëve të mia, kurse unë nxitova te Ti, o Zoti im, që të kënaqesh (nga unë).”84
Komentimi 1 shënim
Shënimi 84
Musai iu përgjigj Allahut: "Ata janë afër dhe po vijnë pas gjurmëve të mia, kurse unë nxitova për të ardhur tek Ti para atyre, që Ti të kënaqesh edhe më shumë nga unë."
قَالَ فَإِنَّا قَدْ فَتَنَّا قَوْمَكَ مِنۢ بَعْدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِىُّ ٨٥
Ai (Allahu) tha: “Ne e sprovuam popullin tënd pas largimit tënd, dhe Samiriu i çoi ata në humbje.”85
Komentimi 1 shënim
Shënimi 85
Allahu i tha Musait: "Ne e vumë në provë popullin tënd pasi t'i u ndave prej tyre, dhe Samiriu (një burrë nga fisi Samirah prej bijve të Izraelit) i çoi ata në humbje duke i ftuar që të adhurojnë viçin."
فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَـٰنَ أَسِفًۭا ۚ قَالَ يَـٰقَوْمِ أَلَمْ يَعِدْكُمْ رَبُّكُمْ وَعْدًا حَسَنًا ۚ أَفَطَالَ عَلَيْكُمُ ٱلْعَهْدُ أَمْ أَرَدتُّمْ أَن يَحِلَّ عَلَيْكُمْ غَضَبٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ فَأَخْلَفْتُم مَّوْعِدِى ٨٦
Atëherë Musai u kthye te populli i vet i zemëruar dhe i pikëlluar. Ai tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? A mos ju duk e gjatë koha (e përmbushjes së premtimit) apo deshët që t’ju godasë zemërimi i Zotit tuaj, kështu që e thyet premtimin që më dhatë?!”86
Komentimi 1 shënim
Shënimi 86
Musa u kthye me nxitim te populli i vet, i zemëruar me ta dhe shumë i mërzitur e i pikëlluar, dhe u tha atyre: "O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë për zbritjen e Teuratit tek ju? A mos ju duk e gjatë koha e përmbushjes së premtimit apo e largimit tim, apo deshët që të bëni një vepër për shkak të së cilës do t'ju godasë zemërimi dhe dënimi i Zotit tuaj, kështu që e shkelët premtimin që më dhatë për të ardhur pas meje në takimin me Allahun për zbritjen e Teuratit, dhe në vend të kësaj adhuruat viçin dhe i shkelët urdhrat dhe porositë e mia që ua lashë me Harunin.
قَالُوا مَآ أَخْلَفْنَا مَوْعِدَكَ بِمَلْكِنَا وَلَـٰكِنَّا حُمِّلْنَآ أَوْزَارًۭا مِّن زِينَةِ ٱلْقَوْمِ فَقَذَفْنَـٰهَا فَكَذَٰلِكَ أَلْقَى ٱلسَّامِرِىُّ ٨٧
Ata thanë: “Ne nuk e thyem premtimin që të dhamë me vullnetin tonë, por ishim të ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit), kështu që i hodhëm ato (në zjarr); po kështu hodhi edhe Samiriu.87
Komentimi 1 shënim
Shënimi 87
Populli i Musait iu përgjigj atij: "Ne nuk e thyem premtimin që të dhamë me zgjedhjen tonë, por ishim detyruar të mbartnim barrë të rënda nga stolitë prej ari të popullit të Faraonit (që Musa u kishte thënë t'i merrnin hua nga njerëzit e Faraonit se gjoja i donin për një dasëm, natën që dolën nga Egjipti, për të mos u zbuluar që po largoheshin; dhe Musai u tha atyre se këto gjithësesi janë plaçkë lufte që Allahu do jua japë juve), kështu që për t'u lehtësuar i hodhëm në gropën ku ishte ndezuar zjarr, me urdhër të Samiriut, i cili edhe vetë ai hodhi në zjarr atë që kishte prej dheut të thundrës së kalit të Xhibrilit."
فَأَخْرَجَ لَهُمْ عِجْلًۭا جَسَدًۭا لَّهُۥ خُوَارٌۭ فَقَالُوا هَـٰذَآ إِلَـٰهُكُمْ وَإِلَـٰهُ مُوسَىٰ فَنَسِىَ٨٨
Dhe nga këto, ai (Samiriu) u nxorri atyre një trup viçi që pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, por ai (Musai) e harroi atë!”88
Komentimi 1 shënim
Shënimi 88
Nga ari i popullit të Faraonit dhe nga dheu i gjurmës së thudrës së kalit të Xhibrilit që hodhën në gropën me zjarr, Samiriu u prodhoi bijve të Izraelit një trup në formë të viçit, i cili lëshonte një pëllitje, si të lopës, dhe ata që e adhuruan atë i thanë të tjerëve që nuk e adhuruan: "Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, por Musai e harroi atë këtu dhe shkoi ta kërkojë në mal, sepse nuk e dinte ku ishte!"
أَفَلَا يَرَوْنَ أَلَّا يَرْجِعُ إِلَيْهِمْ قَوْلًۭا وَلَا يَمْلِكُ لَهُمْ ضَرًّۭا وَلَا نَفْعًۭا ٨٩
Po, a nuk e shihnin ata, se ai (viçi) nuk u përgjigjej atyre dhe nuk mundej t’u sillte kurrfarë dëmi apo dobie?!89
Komentimi 1 shënim
Shënimi 89
A nuk e shihnin ata që adhuruan viçin, se ai nuk u fliste dhe nuk u përgjigjej fjalëve të tyre, dhe as nuk kishte mundësi t'u sillte ndonjë lloj dëmi apo dobie?!
وَلَقَدْ قَالَ لَهُمْ هَـٰرُونُ مِن قَبْلُ يَـٰقَوْمِ إِنَّمَا فُتِنتُم بِهِۦ ۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ ٱلرَّحْمَـٰنُ فَٱتَّبِعُونِى وَأَطِيعُوٓا أَمْرِى ٩٠
Ndërkohë, Haruni u kishte thënë atyre më parë: “O populli im! Ju po sprovoheni me këtë, sepse me të vërtetë, Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj më ndiqni mua dhe zbatoni urdhrin tim!”90
Komentimi 1 shënim
Shënimi 90
Haruni u pati thënë bijve të Izraelit, që para se të kthehej Musa tek ata: "O populli im! Ju jeni vënë në provë me këtë viç, që të dallohet kush nga ju është besimtar dhe kush nga ju është mohues i Allahut, sepse Zoti juaj i Vërtetë dhe i Vetëm është i Gjithëmëshirshmi, prandaj me ndiqni mua në atë që ju ftoj prej adhurimit të Allahut dhe jo të viçit, dhe zbatoni urdhrin tim në ndjekjen e ligjit të Allahut!"
قَالُوا لَن نَّبْرَحَ عَلَيْهِ عَـٰكِفِينَ حَتَّىٰ يَرْجِعَ إِلَيْنَا مُوسَىٰ ٩١
Ata thanë: “Nuk do të pushojmë së adhuruari atë (viçin), derisa Musai të kthehet tek ne.”91
Komentimi 1 shënim
Shënimi 91
Ata që adhuruan viçin prej bijve të Izraelit, iu përgjigjën Harunit: "Ne do të vazhdojmë ta adhurojmë viçin, deri sa Musai të kthehet tek ne."
قَالَ يَـٰهَـٰرُونُ مَا مَنَعَكَ إِذْ رَأَيْتَهُمْ ضَلُّوٓا ٩٢
Ai (Musai) tha: “O Harun! çfarë të pengoi ty, kur i pe ata të devijonin,92
Komentimi 1 shënim
Shënimi 92
Pastaj Musai i tha vëllait të tij, Harunit: "Çfarë të pengoi ty, kur i pe ata të devijojnë nga feja e tyre,
أَلَّا تَتَّبِعَنِ ۖ أَفَعَصَيْتَ أَمْرِى ٩٣
që të më ndiqje mua?! A mos e kundërshtove urdhrin tim?”93
Komentimi 1 shënim
Shënimi 93
që të më ndiqje mua duke ardhur pas meje dhe t'i lije ata?! A mos e kundërshtove urdhrin tim për të më zëvendësuar dhe për të rregulluar e për të mos ndjekur rrugën e të prishurve?"
قَالَ يَبْنَؤُمَّ لَا تَأْخُذْ بِلِحْيَتِى وَلَا بِرَأْسِىٓ ۖ إِنِّى خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقْتَ بَيْنَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَلَمْ تَرْقُبْ قَوْلِى ٩٤
Ai (Haruni) tha: “O biri i nënës sime! Mos më kap për mjekre e as për koke (flokësh)! Unë kisha frikë se do të thoje: "Ke futur përçarje mes bijve të Izraelit dhe nuk e ke ruajtur porosinë time.”94
Komentimi 1 shënim
Shënimi 94
Pastaj, nga zemërimi, Musai e kapi Harunin për mjekrre dhe për flokësh, duke e tërhequr nga vetja, dhe Haruni i tha atij: "O biri i nënës sime! Mos më pak për mjekrre as për flokësh! Unë kisha frikë se nëse i lija ata që adhuruan viçin dhe vija pas teje me pjesën tjetër që nuk e adhuruan viçin, ti do të më thoje: "Ke përçarë bijtë e Izraelit dhe nuk e ke ruajtur porosinë time për kujdesjen për ta."
قَالَ فَمَا خَطْبُكَ يَـٰسَـٰمِرِىُّ ٩٥
Pastaj, ai (Musai) tha: “Si është çështja jote, o Samiri?”95
Komentimi 1 shënim
Shënimi 95
Pastaj Musai i tha Samiriut: "Si është çështja jote, o Samiri, dhe çfarë të shtyu ta bësh atë që bëre?"
قَالَ بَصُرْتُ بِمَا لَمْ يَبْصُرُوا بِهِۦ فَقَبَضْتُ قَبْضَةًۭ مِّنْ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذْتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتْ لِى نَفْسِى ٩٦
Ai (Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë diçka që të tjerët nuk e panë. Mora një grusht (dhe) nga gjurmët e të Dërguarit (Xhibrilit) dhe e hodha (mbi stolitë), dhe kështu më tundoi vetja ime.”96
Komentimi 1 shënim
Shënimi 96
Samiriu iu përgjigj Musait: "Unë pashë diçka që të tjerët nuk e panë – pa Xhibrinin mbi kal, në kohën kur bijtë e Izraelit dolën nga deti kurse Faraoni dhe ushtria e tij u mbytën; dhe pa se kudo që shkelte kali i Xhibrilit, mbinte menjëherë bar – kështu që mora një grusht 'dhe' nga gjurma e thundrës së kalit të engjëllit të dërguar nga Allahu, Xhibrilit, pastaj e hodha atë mbi stolitë prej ari të shkrirë në formën e viçit, pastaj ai u bë viç i gjallë që pëlliste, për të qenë sprovë për njerëzit, dhe kështu më nxiti vetvetja ime të bëja - meqenëse pashë se ajo që adhuronin ata njerëzit që kaluam pranë tyre pasi shpëtuam nga Faraoni dhe dolëm nga deti, ishte në formë të lopës, kështu që mendova se kjo duhet të jetë forma e zotit që kërkuan bijtë e Izraelit të adhurojnë."
قَالَ فَٱذْهَبْ فَإِنَّ لَكَ فِى ٱلْحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَ ۖ وَإِنَّ لَكَ مَوْعِدًۭا لَّن تُخْلَفَهُۥ ۖ وَٱنظُرْ إِلَىٰٓ إِلَـٰهِكَ ٱلَّذِى ظَلْتَ عَلَيْهِ عَاكِفًۭا ۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِى ٱلْيَمِّ نَسْفًا٩٧
Ai (Musai) i tha: “Atëherë, ik! Tërë jetën ke për të thënë: ‘Pa prekje!’ Dhe të është caktuar një afat, të cilit nuk do t'i shpëtosh. Tani, shikoje zotin tënd që ti ke adhuruar gjithë kohës; ne do ta djegim atë, pastaj hirin e tij do ta shpërndajmë në det."97
Komentimi 1 shënim
Shënimi 97
Musai i tha Samiriut: "Ik nga ne! Pjesën e mbetur të jetës tënde ke për të jetuar i poshtëruar dhe i përzënë nga të gjithë njerëzit duke u thënë: "As mos më prek as nuk të prek!" – për shkak të sëmundjes ngjitëse që do të bjerë mbi ty. Dhe ti ke një afat të caktuar për dënimin dhe ndëshkimin tënd, të cilit nuk do t'i shpëtosh dhe nuk do të ndryshojë. Tani shiko zotin tënd që ke adhuruar gjithë kohës, që para se t'a bëje prej arit; ne do ta djegim atë në zjarr pasi ta therim, pastaj hirin e tij do ta shpërndajmë plotësisht në det, që ta mësosh mirë, ti dhe ata që e adhuruan atë, se ai nuk është zot."
إِنَّمَآ إِلَـٰهُكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ وَسِعَ كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًۭا ٩٨
Me të vërtetë, Zoti juaj është vetëm Allahu, përveç të Cilit s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet; Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.”98
Komentimi 1 shënim
Shënimi 98
Me të vërtetë, Zoti juaj i Vetëm, o njerëz, është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet; Ai ka përfshirë gjithçka në diturinë e Tij, pa u munduar prej kësaj, dhe asgjë nuk mund t'i fshihet dijes së Tij.
كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنۢبَآءِ مَا قَدْ سَبَقَ ۚ وَقَدْ ءَاتَيْنَـٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكْرًۭا ٩٩
Kështu t'i tregojmë Ne ty (o Muhamed) disa nga historitë e së kaluarës. Dhe, Ne të kemi dhënë ty një përkujtim (Kuranin) nga ana Jonë.99
Komentimi 1 shënim
Shënimi 99
Kështu si të treguam historinë e Musait, Faraonit dhe popujve të tyre, po kështu Ne të tregojmë ty, o Muhamed, disa nga historitë e popujve të mëparshëm; dhe Ne të kemi dhënë ty nga ana Jonë këtë Kuran, i cili është përkujtim dhe këshillë për ata që përkujtojnë dhe marrin mësim.
مَّنْ أَعْرَضَ عَنْهُ فَإِنَّهُۥ يَحْمِلُ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وِزْرًا ١٠٠
Kushdo që ia kthen shpinën atij, do të mbartë në Ditën e Kiametit barrë të rëndë,100
Komentimi 1 shënim
Shënimi 100
Kushdo që ia kthen shpinën këtij Kurani, duke mos e besuar dhe duke mos e zbatuar atë, ai do të kthehet te Zoti i tij në ditën e Kiametit duke mbartur barrën e rëndë të mëkateve të tij;
خَـٰلِدِينَ فِيهِ ۖ وَسَآءَ لَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ حِمْلًۭا ١٠١
që do ta vuajnë përgjithmonë. Sa barrë të keqe që do të mbartin ata, në Ditën e Kiametit!101
Komentimi 1 shënim
Shënimi 101
Barrë, të cilën do ta vuajnë përgjthmonë në zjarrin e Xhehenemit. Sa barrë të keqe dhe të rëndë që do të mbartin ata që i kthejnë shpinën Kuranit në Ditën e Kiametit!
يَوْمَ يُنفَخُ فِى ٱلصُّورِ ۚ وَنَحْشُرُ ٱلْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍۢ زُرْقًۭا ١٠٢
Ditën, kur do të fryhet në Sur; atë Ditë do t’i tubojmë të këqijtë me sytë blu.102
Komentimi 1 shënim
Shënimi 102
Barra e tyre do të jetë e keqe dhe e rëndë ditën kur engjëlli të fryjë në Sur (bri) për herë të dytë, për ringjalljen e krijesave dhe dhënien e llogarisë; atë Ditë, Ne do i tubojmë mohuesit me sytë që i janë bërë ngjyrë blu (ose që u janë verbuar) për shkak të tmerrit dhe ngjarjeve të asaj dite.
يَتَخَـٰفَتُونَ بَيْنَهُمْ إِن لَّبِثْتُمْ إِلَّا عَشْرًۭا ١٠٣
Ata do të pëshpëritin me njëri-tjetrin: “Ju nuk qëndruat veçse dhjetë ditë (në dynja).”103
Komentimi 1 shënim
Shënimi 103
Ata do i përshpëritin njëri-tjetrit duke thënë: “Nuk keni qëndruar në jetën e dynjasë, në Tokë, veçse dhjetë ditë!” D.m.th. që u kënaqën vetëm pak ditë në dynja, dhe tani do të vuajnë dënim të përhershëm.
نَّحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذْ يَقُولُ أَمْثَلُهُمْ طَرِيقَةً إِن لَّبِثْتُمْ إِلَّا يَوْمًۭا ١٠٤
Ne e dimë më mirë se çfarë do të thonë ata - kur më i gjykueshmi prej tyre do të thotë: “Nuk keni qëndruar veçse një ditë.”104
Komentimi 1 shënim
Shënimi 104
Ne e dimë më mirë se çfarë do të thonë e çfarë do të përshpëritin mohuesit me njëri-tjetrin në Ditën e Kiametit – kur më i logjikshmi prej tyre do të thotë: “Nuk keni qëndruar në Tokë veçse një ditë!” Për shkak të kohës shumë të shkurtër të jetës në dynja në krahasim me jetën e përhershme në botën tjetër dhe gjendjen në të cilën do të jenë atje.
وَيَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْجِبَالِ فَقُلْ يَنسِفُهَا رَبِّى نَسْفًۭا ١٠٥
Të pyesin ty (o Muhamed) për malet; thuaj: “Zoti im do t’i shkulë dhe do t’i bëjë ato pluhur,105
Komentimi 1 shënim
Shënimi 105
Populli yt të pyet ty, o Muhamed, se çfarë do të bëhet me malet në Ditën e Kiametit, kurse ti thuaju atyre: “Zoti im do t’i shkulë ato nga vendet dhe do t’i bëjë dhe e pluhur që e shpërndan era, …
فَيَذَرُهَا قَاعًۭا صَفْصَفًۭا ١٠٦
duke e lënë atë (Tokën) të rrafshët, të lëmuar,106
Komentimi 1 shënim
Shënimi 106
Vendin ku ishin ngulur malet do e lërë të rrafshët me Tokën, të lëmuar dhe të zhveshur nga bimët,
لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجًۭا وَلَآ أَمْتًۭا ١٠٧
ku nuk do të shohësh as gropa, as të ngritura.”107
Komentimi 1 shënim
Shënimi 107
ku nuk do të shihet asnjë gropë apo e ngritur, nga që është krejtësisht e sheshtë dhe e lëmuar.”
يَوْمَئِذٍۢ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِىَ لَا عِوَجَ لَهُۥ ۖ وَخَشَعَتِ ٱلْأَصْوَاتُ لِلرَّحْمَـٰنِ فَلَا تَسْمَعُ إِلَّا هَمْسًۭا ١٠٨
Atë ditë, të gjithë do të shkojnë pas thirrësit, pa i devijuar atij dhe të gjithë zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit, sa që nuk do të dëgjosh asgjë tjetër, përveç pëshpëritjes.108
Komentimi 1 shënim
Shënimi 108
Atë Ditë, kur të njerëzit të ringjallen nga varret e tyre, që të gjithë ata do të ndjekin zërin e thirrësit (engjëllit Israfil) që i thërret për t’u tubuar para Allahut, pa pasur mundësi askush t’i devijojë atij apo thirrjes së tij, por që të gjitha krijesat do të shkojnë drejt tij, dhe atëherë që të gjithë zërat do të ulen dhe do të heshtin në madhërim të të Gjithëmëshirshmit, sa që nuk do të dëgjohet veçse ndonjë pëshpëritje apo zhurma e këmbëve që ecin drejt Tokës së Mahsherit.
يَوْمَئِذٍۢ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَـٰعَةُ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحْمَـٰنُ وَرَضِىَ لَهُۥ قَوْلًۭا ١٠٩
Atë Ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç atij që i jep leje i Gjithëmëshirshmi (të ndërmjetësojë) dhe vetëm për atë që Ai ia ka pëlqyer fjalën.109
Komentimi 1 shënim
Shënimi 109
Në Ditën e Llogarisë askujt nuk do i bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij që i jep lejë i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë, dhe vetëm për atë person të cilit Ai ia ka pëlqyer fjalën dhe veprën në dynja – ka thënë shehadetin dhe ka qenë besimtar i sinqertë.
يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلْمًۭا ١١٠
Ai e di plotësisht atë që është para (bota tjetër) dhe atë që është pas tyre (kjo botë), kurse ata (krijesat) nuk mund ta përfshjnë Atë në dijen e tyre.110
Komentimi 1 shënim
Shënimi 110
Allahu e di plotësisht çfarë ka para njerëzve prej çështjeve të Ditës së Kiametit dhe botës tjetër, dhe çfarë lënë ata pas prej çështjeve të kësaj bote, kurse njerëzit dhe të gjitha krijesat nuk mund ta përfshijnë Allahun në dituritë e tyre dhe nuk dinë për të veçse atë që u ka treguar Vetë Ai.
۞ وَعَنَتِ ٱلْوُجُوهُ لِلْحَىِّ ٱلْقَيُّومِ ۖ وَقَدْ خَابَ مَنْ حَمَلَ ظُلْمًۭا ١١١
Të gjitha fytyrat do t’i përulen të Gjallit të Përjetshëm, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që është ngarkuar me padrejtësi.111
Komentimi 1 shënim
Shënimi 111
Në ditën e Kiametit, të gjitha fytyrat e krijesave do të përulen të nënshtruara para Krijuesit të tyre, të Gjallit me jetën më të plotë dhe të përjetshme, ashtu si i përshtatet Madhështisë së Tij, Mbajtësit të çdo gjëje, i Cili nuk ia ka nevojën askujt; dhe sigurisht që atë Ditë do të humbë ai që ka ngarkuar vetveten me padrejtësinë e idhujtarisë, mohimit të Allahut, dhe veprave të këqia.
وَمَن يَعْمَلْ مِنَ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَلَا يَخَافُ ظُلْمًۭا وَلَا هَضْمًۭا ١١٢
Ndërsa ai që bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të ketë frikë se do t’i bëhet padrejtësi, apo se do t’i pakësohet shpërblimi.112
Komentimi 1 shënim
Shënimi 112
Ai që bën vepra të mira ashtu si ka urdhëruar Allahu, ndërkohë që beson Zotin e tij, nuk do të ketë frikë se do t’i bëhet ndonjë padrejtësi në ditën e Llogarisë duke iu shtuar veprat e këqia, apo se do t’i pakësohen veprat e mira që ka bërë dhe kështu do t’i pakësohet shpërblimi, sepse tek Allahu nuk i bëhet padrejtësi askujt.
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلْنَـٰهُ قُرْءَانًا عَرَبِيًّۭا وَصَرَّفْنَا فِيهِ مِنَ ٱلْوَعِيدِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ أَوْ يُحْدِثُ لَهُمْ ذِكْرًۭا ١١٣
Dhe kështu, Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, dhe kemi sjellë në të paralajmërime të llojllojshme, në mënyrë që ata të ruhen apo t’i bëjë që të kujtojnë.113
Komentimi 1 shënim
Shënimi 113
Ashtu si zbritën ato që u përmendën më parë në këtë sure, po kështu e zbritëm edhe këtë Kuran në gjuhën arabe, që të kuptohet mirë, dhe kemi sjellë në të nga të gjitha llojet e paralajmërimeve, në mënyrë që njerëzit të ruhen dhe të kenë frikë paralajmërimet e Allahut, apo që ky Kuran t’i bëjë ata që të kujtojnë popujt e mëparshëm dhe përfundimet e tyre të këqia për shkak të mohimit të Allahut dhe idhujtarisë, dhe kështu të marrin mësim dhe të kthehen tek Allahu dhe bindja ndaj Tij.
فَتَعَـٰلَى ٱللَّهُ ٱلْمَلِكُ ٱلْحَقُّ ۗ وَلَا تَعْجَلْ بِٱلْقُرْءَانِ مِن قَبْلِ أَن يُقْضَىٰٓ إِلَيْكَ وَحْيُهُۥ ۖ وَقُل رَّبِّ زِدْنِى عِلْمًۭا ١١٤
I Lartësuar është Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Mos nxito (o Muhamed) për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij (nga Xhibrili), dhe thuaj: “Zoti im, më shto dije!”114
Komentimi 1 shënim
Shënimi 114
I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, Sunduesi dhe Zotëruesi i gjithçkaje që ekziston, i Vërteti; i Vërteti që meriton të adhurohet, premtimi i të Cilit është i vërtetë, paralajmërimi i Tij është i vërtetë dhe gjithçka që ka ardhur prej Tij është e vërtetë. Mos u nxito në leximin e asaj që të shpallet nga Kurani ndërkohë që Xhibrili është duke ta shpallur atë, o Muhamed, deri sa ai ta përfundojë atë që është urdhëruar të të shpallë në zbritjen e rradhës (mos ki frikë se do e harrosh) dhe thuaj: “Zoti im! Më shto edhe më shumë dije mbi dijen që më ke mësuar!”
وَلَقَدْ عَهِدْنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبْلُ فَنَسِىَ وَلَمْ نَجِدْ لَهُۥ عَزْمًۭا ١١٥
Ne morëm besën nga Ademi më parë, por ai harroi, dhe Ne nuk gjetëm tek ai vendosmëri.115
Komentimi 1 shënim
Shënimi 115
Ne i morëm besën Ademit dhe e porositëm atë që të mos hante nga pema, dhe e paralajmëruam gjithashtu se Iblisi është armiku i tij dhe i bashkëshortes së tij, por ai e harroi besën dhe porosinë Tonë, dhe Ne nuk gjetëm tek ai forcë vendosmërie me anë të cilës do ta ruante atë që u urdhërua.
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰ ١١٦
Kur Ne u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën në sexhde, përveç Iblisit, i cili refuzoi.116
Komentimi 1 shënim
Shënimi 116
Kujto, o Muhamed, kur Ne u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit në shenjë përshëndetje dhe nderimi”, të gjithë engjëjt u përulën në sexhde para Ademit, me përjashtim të Iblisit – babait të xhinëve, i cili në atë kohë shoqërohej me engjëjt dhe adhuronte Allahun bashkë me ta – i cili refuzoi të binte në sexhde para Ademit duke kundërshtuar kështu urdhrin e Allahut.
فَقُلْنَا يَـٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَـٰذَا عَدُوٌّۭ لَّكَ وَلِزَوْجِكَ فَلَا يُخْرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلْجَنَّةِ فَتَشْقَىٰٓ ١١٧
Atëherë i thamë: “O Adem! Me të vërtetë, ky (Iblisi) është armik për ty dhe për gruan tënde, prandaj mos lejoni që t’ju nxjerrë të dyve nga Xheneti, se atëherë do të vuash!117
Komentimi 1 shënim
Shënimi 117
Atëherë i thamë Ademit: “Me të vërtetë, ky, Iblisi, është armiku yt dhe i gruas tënde, prandaj edhe nuk u përul para teje në sexhde dhe theu urdhrin Tim, kështu që mos ju bindni atij në ato që ju urdhëron sepse bindja ndaj tij do t’ju nxjerrë nga Xheneti për shkak të thyerjes së urdhrit të Zotit tuaj dhe bindjes ndaj djallit të mallkuar; dhe atëherë do të vuash gjatë gjithë jetës tënde në Tokë, për të siguruar mjetet e jetesës për veten dhe familjen tënde, ndërkohë që këtu në Xhenet e ke gjithçka të siguruar!...
إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعْرَىٰ ١١٨
Këtu e ke të garantuar se nuk do të mbetesh kurrë as i uritur, as i zhveshur,118
Komentimi 1 shënim
Shënimi 118
Këtu, në Xhenet, ti Adem, e ke të garantuar se do të kesh gjithnjë për të ngrënë dhe kurrë nuk do të uritesh, dhe do të kesh gjithnjë për të veshur, dhe kurrë nuk do të mbetesh i zhveshur;
وَأَنَّكَ لَا تَظْمَؤُا فِيهَا وَلَا تَضْحَىٰ ١١٩
dhe se nuk do të kesh kurrë as etje, as vapë.”119
Komentimi 1 shënim
Shënimi 119
e ke të garantuar se këtu në Xhenet kurrë nuk do të etesh as etje, as vapë, sepse nuk do i shfaqesh Diellit përvëlues – sepse në Xhenet nuk ka Diell apo Hënë, por vetëm dritë.”
فَوَسْوَسَ إِلَيْهِ ٱلشَّيْطَـٰنُ قَالَ يَـٰٓـَٔادَمُ هَلْ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلْخُلْدِ وَمُلْكٍۢ لَّا يَبْلَىٰ١٢٠
Por djalli e cyti atë dhe i tha: “O Adem! A të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?”120
Komentimi 1 shënim
Shënimi 120
Shejtani e ngacmoi Ademin dhe i tha atij: “A të të tregoj një pemë, që nëse ha nga frutat e saj, do të bëhesh i përjetshëm dhe nuk do të vdesësh kurrë, si dhe do të kesh një mbretërim që nuk mbaron dhe nuk zhduket kurrë?”
فَأَكَلَا مِنْهَا فَبَدَتْ لَهُمَا سَوْءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ ٱلْجَنَّةِ ۚ وَعَصَىٰٓ ءَادَمُ رَبَّهُۥ فَغَوَىٰ ١٢١
Dhe ata të dy (Ademi dhe Havaja) hëngrën nga ajo (pemë), dhe atëherë iu zbuluan vendet e turpshme të trupit të tyre dhe filluan menjëherë të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet, kështu që humbi rrugë.121
Komentimi 1 shënim
Shënimi 121
Ademi dhe Havaja e dëgjuan shejtanin dhe hëngrën nga pema që Allahu ua kishte ndaluar, dhe atëherë atyre iu zbuluan vendet e turpshme të njëri-tjetrit, ndërkohë që i kishin të mbuluara, dhe menjëherë filluan të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi e theu urdhrin e Zotit të Tij, kështu që humbi rrugë, por menjëherë u pendua së bashku me Havanë dhe thanë: “Zoti ynë! Ne i bëmë padrejtësi vetes sonë, e nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit!” [El Araf, 23].
ثُمَّ ٱجْتَبَـٰهُ رَبُّهُۥ فَتَابَ عَلَيْهِ وَهَدَىٰ ١٢٢
Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi.122
Komentimi 1 shënim
Shënimi 122
Pastaj Allahu e zgjodhi dhe e afroi Ademin, ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi atë në pjekurinë dhe vendosmërinë e tij në bindjen e plotë ndaj Allahut.
قَالَ ٱهْبِطَا مِنْهَا جَمِيعًۢا ۖ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّۭ ۖ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّى هُدًۭى فَمَنِ ٱتَّبَعَ هُدَاىَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشْقَىٰ ١٢٣
Ai (Allahu) tha: “Zbritni prej tij (Xhenetit) të dy ju, që të gjithë (bashkë me Iblisin)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse do t’ju vijë udhëzim nga ana Ime, atëherë kushdo që do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë (në këtë botë), as nuk do të mjerohet (në botën tjetër).123
Komentimi 1 shënim
Shënimi 123
Allahu i tha Ademit dhe Havasë: “Zbritni prej Xhenetit në Tokë të dy ju, bashkë me Iblisin! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit (Ademi me Havanë dhe pasardhësit e tyre do të jenë armiq të Iblisit dhe pasardhësve të tij). Kur t’ju vijë udhëzim dhe sqarim nga ana Ime (i Dërguar dhe Libër), atëherë ata që do e ndjekin udhëzimin Tim do të jenë të udhëzuar drejtë dhe as nuk do të humbin në dynja, as nuk do të mjerohen në botën tjetër me dënimin Tim, sepse Unë do i fus ata në Xhenet dhe do i shpëtoj nga Zjarri.
وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِى فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةًۭ ضَنكًۭا وَنَحْشُرُهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ أَعْمَىٰ ١٢٤
Kurse ai që do i kthejë shpinën përkujtimit Tim, me të vërtetë, do të ketë jetë të mjerë, dhe në Ditën e Kiametit, Ne do ta ringjallim të verbër.124
Komentimi 1 shënim
Shënimi 124
Kurse ai që do i kthejë shpinën përkujtimit që Unë do i bëj me anë të Dërguarve dhe shpalljeve të Mia, me të vërtetë që ai do të ketë një jetë të mjerë, të ngushtë dhe të vështirë në këtë botë – edhe nëse në sy të njerëzve mund të duket i kamur – dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër.
قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرْتَنِىٓ أَعْمَىٰ وَقَدْ كُنتُ بَصِيرًۭا ١٢٥
Ai do të thotë: “Zoti im! Përse më ringjalle të verbër, kur unë shihja më parë?”125
Komentimi 1 shënim
Shënimi 125
Ai që i kthen shpinën përkujtimit të Allahut do të thotë: “Zoti im! Përse më ringjalle të verbër, kur unë shihja më parë në dynja?”
قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتْكَ ءَايَـٰتُنَا فَنَسِيتَهَا ۖ وَكَذَٰلِكَ ٱلْيَوْمَ تُنسَىٰ ١٢٦
Allahu do t’i thotë: “Kështu të erdhën provat Tona dhe ti i harrove ato, po kështu, sot do të jesh i harruar.”126
Komentimi 1 shënim
Shënimi 126
Allahu do t’i thotë: “Të ringjalla të verbër, sepse kur të erdhën provat e Mia të qarta, ti i ktheve shpinën dhe nuk i besove ato, prandaj ashtu si i le ato në harresë në dynja, po ashtu do të lihesh sot në harresë në zjarrin e Xhehenemit.”
وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى مَنْ أَسْرَفَ وَلَمْ يُؤْمِنۢ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِۦ ۚ وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبْقَىٰٓ١٢٧
Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk i beson provat e Zotit të tij; dhe dënimi i botës tjetër është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm.127
Komentimi 1 shënim
Shënimi 127
Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron në gjynahe dhe shkelje të urdhrave të Zotit të tij, dhe nuk beson në provat e Tij, me ndëshkime të ndryshme në këtë botë; por ndëshkimi që është përgatitur për të në botën tjetër është edhe më i ashpër e i dhimbshëm, dhe është i përhershëm e nuk mbaron kurrë.
أَفَلَمْ يَهْدِ لَهُمْ كَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّنَ ٱلْقُرُونِ يَمْشُونَ فِى مَسَـٰكِنِهِمْ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّأُولِى ٱلنُّهَىٰ ١٢٨
A nuk e kanë ende të qartë se sa e sa popuj kemi shkatërruar para atyre, në rrënojat e të cilëve ata ecin sot? Me të vërtetë, në këtë ka prova për njerëzit e gjykueshëm.128
Komentimi 1 shënim
Shënimi 128
Ende nuk i është bërë e qartë popullit tënd, o Muhamed, se sa e sa popuj mohues kemi shkatërruar para tyre, madje ata ecin sot në rrënojat e banesave të tyre dhe i shohin gjurmët e shkatërrimit të tyre; ende nuk marrin mësim e të udhëzohen në rrugën e drejtë? Vërtet, në numrin e madh të popujve që kemi shkatërruar më parë dhe në rrënojat e gjurmët e tyre ka prova të qarta dhe mësim për njerëzit e gjykueshëm dhe mendje të shëndoshë.
وَلَوْلَا كَلِمَةٌۭ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَكَانَ لِزَامًۭا وَأَجَلٌۭ مُّسَمًّۭى ١٢٩
Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt (o Muhamed) dhe një afat i caktuar tashmë, dënimi i tyre i menjëhershëm do të ishte i pashmangshëm.129
Komentimi 1 shënim
Shënimi 129
Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme e Zotit tënd, o Muhamed, dhe një afat i caktuar tashmë për dënimin e mohuesve, dënimi i tyre i menjëhershëm do të ishte i pashmangshëm, sepse ata e meritojnë atë për shkak të mohimit të tyre.
فَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ ٱلشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَا ۖ وَمِنْ ءَانَآئِ ٱلَّيْلِ فَسَبِّحْ وَأَطْرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرْضَىٰ ١٣٠
Prandaj, duroi ato që thonë ata (o Muhamed) dhe madhëroje me lavdërim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij! Edhe në orët e natës madhëroje Atë, si dhe në skajet e ditës, në mënyrë që të kënaqesh (me shpërblimin).130
Komentimi 1 shënim
Shënimi 130
Duroi epitetet që të veshin dhe fjalët e pavërteta që të thonë mohuesit e provave të Allahut prej popullit tënd, o Muhamed, dhe madhëroje me lavdërim Zotin tënd në namazin e sabahut para lindjes së Diellit, në namazin e mbasdites para perëndimit, në namazin e darkës në orët e natës, dhe në namazet e drekës dhe të akshamit që janë në skajet e ditës, në mënyrë që shpërblehesh nga Allahu me atë që të kënaq!
وَلَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًۭا مِّنْهُمْ زَهْرَةَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا لِنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَرِزْقُ رَبِّكَ خَيْرٌۭ وَأَبْقَىٰ ١٣١
Mos i hidh sytë nga kënaqësitë që Ne u kemi dhënë disa kategorive prej tyre, si stoli të jetës së kësaj bote, me të cilat Ne i sprovojmë ata! Furnizimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i qëndrueshëm.131
Komentimi 1 shënim
Shënimi 131
Mos i shiko me syrin e dëshirës kënaqësitë që Ne u kemi dhënë disa prej kategorive të idhujtarëve nga populli yt apo të tjerë, që gjithësesi janë stoli të përkohshme të kësaj bote kalimtare, me të cilat Ne i sprovojmë ata; kurse furnizimi dhe shpërblimi i Zotit tënd në botën tjetër është më i mirë për ty dhe më i qëndrueshëm, sepse është i përhershëm dhe nuk mbaron kurrë.
وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱصْطَبِرْ عَلَيْهَا ۖ لَا نَسْـَٔلُكَ رِزْقًۭا ۖ نَّحْنُ نَرْزُقُكَ ۗ وَٱلْعَـٰقِبَةُ لِلتَّقْوَىٰ ١٣٢
Urdhëroje familjen tënde të falë namazin dhe vetë tregohu i zellshëm në të (kryerjen e namazit)! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë furnizim; jemi Ne që të furnizojmë ty! Përfundimi i mirë i përket vetëm frikës ndaj Allahut.132
Komentimi 1 shënim
Shënimi 132
Urdhëroje familjen tënde të falë namazin dhe vetë ti tregohu i zellshëm në kryerjen e namazit në mënyrën më të plotë! Ne nuk të kërkojmë ty furnizim apo pasuri, por jemi Ne që të furnizojmë e të japim ty. Përfundim i mirë, në këtë botë dhe në botën tjetër, është vetëm për njerëzit që i kanë frikën Allahut dhe i ruhen ndalesave të Tij, dhe jo ata që nuk kanë frikë dënimin as nuk shpresojnë shpërblimin e Tij.
وَقَالُوا لَوْلَا يَأْتِينَا بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّهِۦٓ ۚ أَوَلَمْ تَأْتِهِم بَيِّنَةُ مَا فِى ٱلصُّحُفِ ٱلْأُولَىٰ ١٣٣
Ata (idhujtarët) thonë: “Përse nuk na sjellë (Muhamedi) ndonjë provë nga Zoti i tij”? Po, a nuk u ka ardhur tashmë atyre sqarimi i asaj që gjendet në Shkrimet e mëparshme?133
Komentimi 1 shënim
Shënimi 133
Përgënjeshtruesit e tu, o Muhamed, prej idhujtarëve të Mekes, thonë: “Përse nuk na sjell ndonjë provë nga Zoti yt, që të provojë vërtetësinë tënde? Po, a nuk ka ardhur atyre tashmë ky Kuran që është sqarues i së vërtetës që ka ardhur në Librat Qiellor të mëparshëm, ku përmenden historitë e popujve të mëparshëm që Ne i shkatërruam me dënimin Tonë kur ata kërkuan provë dhe mrekulli nga të dërguarit tanë, pastaj i mohuan ato prova, kështu që Ne ua shpejtuam dënimin në këtë botë. Mos duan edhe këta të njëjtën gjë?
وَلَوْ أَنَّآ أَهْلَكْنَـٰهُم بِعَذَابٍۢ مِّن قَبْلِهِۦ لَقَالُوا رَبَّنَا لَوْلَآ أَرْسَلْتَ إِلَيْنَا رَسُولًۭا فَنَتَّبِعَ ءَايَـٰتِكَ مِن قَبْلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخْزَىٰ ١٣٤
Sikur Ne t’i kishim shkatërruar ata me dënim para dërgimit të tij (të Dërguarit), ata me siguri do të thonin: “Zoti ynë! Sikur të na kishe dërguar një të Dërguar, ne do t’i kishim ndjekur provat e Tua, para se të poshtëroheshim dhe turpëroheshim!”134
Komentimi 1 shënim
Shënimi 134
Sikur Ne t’i kishim dënuar këta mohues e idhujtarë para se të dërgonim tek ata të dërguar dhe t’u zbrisnim Libër, ata do të thonin: “Zoti ynë! Sikur të na kishe dërguar të dërguar, ne do ta kishim besuar atë dhe do të kishim ndjekur provat dhe shpalljet e Tua, para se të poshtëroheshim e turpëroheshim me dënimin Tënd?”
قُلْ كُلٌّۭ مُّتَرَبِّصٌۭ فَتَرَبَّصُوا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ أَصْحَـٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِىِّ وَمَنِ ٱهْتَدَىٰ ١٣٥
Thuaju (o Muhamed): “Të gjithë jemi duke pritur, prandaj prisni! Së shpejti do ta mësoni se kush janë ithtarët e Rrugës së Drejtë dhe kush është i udhëzuar drejt.”135
Komentimi 1 shënim
Shënimi 135
Thuaju, o Muhamed, atyre idhujtarëve e mohuesve: “Të gjithë jemi duke pritur si do të rrotullohet koha dhe kujt do i takojë fitorja dhe shpëtimi, prandaj prisni! Së shpejti do ta mësoni se kush janë pasuesit e rrugës së drejtë dhe kush është udhëzuar drejt, ne apo ju?”





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Është folur më parë për kuptimin e këtyre shkronjave në fillim të sures el Bekare.