KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 19

Merjem

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 98 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

19:1

كٓهيعٓصٓ ١

Kâf, Hâ, Jâ, Ajn, Sád.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Sqarimi i kuptimit të gërmave të caktuara në fillim të disa sureve të Kuranit është përmendur në fillim të sures el Bekare.

19:2

ذِكْرُ رَحْمَتِ رَبِّكَ عَبْدَهُۥ زَكَرِيَّآ ٢

Ky është përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerijas.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Ajetet në vijim janë përkujtim i mëshirës së Zotit tënd, o Muhamed, ndaj robit të Tij, Zekerijas, që Ne do ta tregojmë ty, në mënyrë që të jetë mësim për njerëzit.

19:3

إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥ نِدَآءً خَفِيًّۭا ٣

Kur ai (Zekerija) iu lut Zotit të vet me një lutje të fshehtë.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Kur Zekerija iu lut Zotit të vet me lutje të fshehtë, gjatë natës, për të qenë me sinqeritet të plotë ndaj Allahut dhe më e pritshme për t'u pranuar.

19:4

قَالَ رَبِّ إِنِّى وَهَنَ ٱلْعَظْمُ مِنِّى وَٱشْتَعَلَ ٱلرَّأْسُ شَيْبًۭا وَلَمْ أَكُنۢ بِدُعَآئِكَ رَبِّ شَقِيًّۭا٤

Ai tha: “Zoti im! Eshtrat më janë dobësuar dhe koka më është ndezur nga thinjat, por kurrë nuk jam zhgënjyer në lutjen time ndaj Teje, o Zoti im!4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Zekerija tha: "Zotim im! Kam kaluar në moshë; kockat më janë dobësuar e më janë bërë të brishta dhe koka më është ndezur nga thinjat dhe është bërë e bardhë, por unë kurrë nuk jam zhëgnjyer në lutjet që të kam bërë Ty, o Zoti im!...

19:5

وَإِنِّى خِفْتُ ٱلْمَوَٰلِىَ مِن وَرَآءِى وَكَانَتِ ٱمْرَأَتِى عَاقِرًۭا فَهَبْ لِى مِن لَّدُنكَ وَلِيًّۭا ٥

Unë i frikësohem (humbjes së) të afërmve të mi pas meje, kurse bashkëshortja ime nuk lind fëmijë; prandaj, më dhuro nga ana Jote një trashëgimtar,5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Unë i frikësohem të afërmve të mi, djemve të xhaxhallarëve e të tjerëve, se ata nuk do ta mbajnë fenë pas vdekjes sime, por do ta humbin dhe shtrembërojnë atë, ashtu siç kam parë të bëjnë bijtë e Israilit; kurse gruaja ime nuk lind fëmijë, që të mund të kisha një pasardhës për t'ia lënë atij trashëgimi fenë që ta ruajë atë ashtu si duhet; prandaj, Zoti im, më dhuro nga ana Jote një fëmijë trashëgimtar dhe ndihmues për mua!...

19:6

يَرِثُنِى وَيَرِثُ مِنْ ءَالِ يَعْقُوبَ ۖ وَٱجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيًّۭا ٦

që të më trashëgojë mua dhe të trashëgojë nga familja e Jakubit. Dhe bëje atë të pëlqyeshëm, o Zoti im!”6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Që të trashëgojë profetësinë time dhe profetësinë e familjes së Jakubit. Dhe bëje atë që të jetë i pëlqyeshëm tek ti dhe tek njerëzit; që të jetë i sjellshëm, i devotshëm ndaj Teje dhe i pashëm!"

19:7

يَـٰزَكَرِيَّآ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَـٰمٍ ٱسْمُهُۥ يَحْيَىٰ لَمْ نَجْعَل لَّهُۥ مِن قَبْلُ سَمِيًّۭا ٧

“O Zekerija! Ne të përgëzojmë me një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja – emër që nuk ia kemi vendosur askujt më parë.”7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Allahu iu përgjigj lutjes së Zekerijas, duke i thënë: "O Zekerija! Ne të përgëzojmë me pranim dhe përgjigje të lutjes tënde; do të dhurojmë një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja – emër që nuk ia kemi vënë askujt tjetër para tij."

19:8

قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَـٰمٌۭ وَكَانَتِ ٱمْرَأَتِى عَاقِرًۭا وَقَدْ بَلَغْتُ مِنَ ٱلْكِبَرِ عِتِيًّۭا٨

Ai (Zekerija) tha: “Zoti im! Si mund të kem unë një djalë, kur bashkëshortja ime nuk lind fëmijë dhe unë kam arritur fundin e pleqërisë!"8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Zekerija tha me habi: "Zoti im! Si mund të kem fëmijë dhe nga cila rrugë do më vijë, kur gruaja ime është nga ato gra që nuk lindin fëmijë, dhe unë kam arritur fundin e pleqërisë!" – Zekerija atëherë ishte 120 vjeç, kurse gruaja e tij ishte 98 vjeç. Habia dhe pyetja e Zekerijas ishte në lidhje me mënyrën që do t'i vinte fëmija, dhe se çfarë duhet të bënte ai në këtë rast; a do i jepte Allahu fuqi atij dhe do të bënte që gruaja e tij të lindte fëmijë, apo duhet të martohej me një grua tjetër që lindte, apo si? Dhe jo se dyshonte në realizimin e premtimit të Allahut që do i dhuronte atij një djalë.

19:9

قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌۭ وَقَدْ خَلَقْتُكَ مِن قَبْلُ وَلَمْ تَكُ شَيْـًۭٔا ٩

Ai (engjëlli) tha: “Kështu do të jetë! Zoti yt thotë: "Kjo për Mua është e lehtë, madje Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ishe asgjë.”9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Engjëlli që i shpallte Zekerijas i tha atij: "Kështu do të jetë! Allahu do të japë fuqi ty dhe do të bëjë që gruaja jote të lindë. Zoti yt thotë: "Krijimi i Zekerijas në këtë mënyrë është diçka e lehtë për mua, madje Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje dhe nuk ishe asgjë. Allahu krijon çfarë të dojë dhe si të dojë."

19:10

قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةًۭ ۚ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَـٰثَ لَيَالٍۢ سَوِيًّۭا ١٠

Ai (Zekerija) tha: “Zoti im, më jep një shenjë!” Ai tha: “Shenja jote do të jetë, se ti nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, megjithëse do të jesh me shëndet të plotë.”10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Zekerija tha: "Zoti im, më jep një shenjë që ta mësoj kur të realizohet përgëzimi që më dhanë engjëjt për shtatzëninë e gruas sime!" Allahu i tha: "Shenja jote do të jetë se ti nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri netë rresht, pavarësisht se nuk do të kesh asnjë sëmundje në trup apo problem me të folurit."

19:11

فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِۦ مِنَ ٱلْمِحْرَابِ فَأَوْحَىٰٓ إِلَيْهِمْ أَن سَبِّحُوا بُكْرَةًۭ وَعَشِيًّۭا ١١

Më pas, ai (Zekerija) doli nga faltorja para popullit të vet dhe u bëri me shenjë atyre që të lartësonin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje!11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Më pas, Zekerija doli nga faltorja para popullit të tij, i cili e priste atë që të hapte faloren për të kryer adhurimet ndaj Allahut si zakonisht, dhe u bëri me shenjë atyre që të madhëronin dhe lartësonin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje, për ta falëndeuar dhe adhuruar Atë. - Atëherë Zekerija e kuptoi se kjo ishte shenja që gruaja e tij ishte shtatzënë, sepse nuk mundej t'i fliste popullit me gojë por vetëm me shenjë.

19:12

يَـٰيَحْيَىٰ خُذِ ٱلْكِتَـٰبَ بِقُوَّةٍۢ ۖ وَءَاتَيْنَـٰهُ ٱلْحُكْمَ صَبِيًّۭا ١٢

“O Jahja! Shtrëngoje fort Librin (Teuratin)!” Dhe, ndërsa ishte ende fëmijë, Ne i dhamë atij urtësinë,12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Pasi Jahja lindi dhe arriti një moshë që kuptonte fjalët (rreth 3 vjeç), Allahu e urdhëroi atë që ta merrte Teuratin seriozisht dhe me forcë, duke e mësuar, kuptuar dhe praktikuar atë. Që kur ishte ende fëmijë, Allahu i dha atij urtësinë dhe mençurinë për të kuptuar librin e Allahut (Teuratin).

19:13

وَحَنَانًۭا مِّن لَّدُنَّا وَزَكَوٰةًۭ ۖ وَكَانَ تَقِيًّۭا ١٣

(i dhamë) butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte shumë i devotshëm ndaj Allahut,13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Allahu i dha Jahjas butësi e mëshirë nga Ai, dhe dëlirësi e pastërti nga gjynahet. Ai ishte shumë i devotshëm ndaj Allahut dhe e kishte frikë Allahun; i bindej urdhrave të Allahut me përpikmëri të plotë dhe i largohej të gjitha ndalesave të Allahut.

19:14

وَبَرًّۢا بِوَٰلِدَيْهِ وَلَمْ يَكُن جَبَّارًا عَصِيًّۭا ١٤

dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, dhe nuk ishte arrogant, i padëgjueshëm.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Jahja ishte i sjellshëm ndaj prindërve të vet, i dëgjueshëm ndaj tyre, dhe nuk ishte mendjemadh e arrogant në bindjen ndaj Allahut apo ndaj prindërve të vet, dhe as i padëgjueshëm ndaj Allahut apo ndaj prindërve të vet.

19:15

وَسَلَـٰمٌ عَلَيْهِ يَوْمَ وُلِدَ وَيَوْمَ يَمُوتُ وَيَوْمَ يُبْعَثُ حَيًّۭا ١٥

Paqë qoftë mbi të ditën kur lindi, ditën kur të vdesë dhe ditën kur do të ringjallet.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Paqja e Allahut dhe siguria e Tij qoftë mbi Jahjan në ditën kur lindi, ditën kur të vdesë dhe ditën kur do të ringjallet! – Allahu i dha siguri Jahjas ditën e lindjes së tij, dhe kjo ishte siguri nga dëmtimi i shejtanit atë ditë; i dha siguri gjithashtu në ditën e vdekjes nga sprova e varrit; dhe i dha siguri në ditën e Ringjalljes nga dënimi i Allahut dhe tmerret e ditës së Llogarisë.

19:16

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ مَرْيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًۭا شَرْقِيًّۭا ١٦

Dhe, përmend (o Muhamed) në (këtë) Libër Merjemen, kur ajo u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje,16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Dhe përmend, o Muhamed, në këtë Kuran, historinë e Merjemes, bijës së Imranit, kur ajo u tërhoq nga familja e saj dhe u largua prej tyre, në një vend në drejtim të lindjes.

19:17

فَٱتَّخَذَتْ مِن دُونِهِمْ حِجَابًۭا فَأَرْسَلْنَآ إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًۭا سَوِيًّۭا ١٧

dhe vendosi një perde mes saj dhe atyre. Pastaj, Ne i dërguam asaj Shpirtin Tonë (engjëllin Xhibril), i cili iu paraqit asaj në formën e një njeriu të përsosur.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Mermjemja vendosi një perde dhe një pengesë mes saj dhe familjes së saj që të mos e shihnin atë, as familja as njerëzit e tjerë. Pastaj Allahu dërgoi tek ajo engjëllin Xhibril, i cili iu paraqit asaj në formën e një njeriu të përsosur në krijim dhe në pamje.

19:18

قَالَتْ إِنِّىٓ أَعُوذُ بِٱلرَّحْمَـٰنِ مِنكَ إِن كُنتَ تَقِيًّۭا ١٨

Ajo i tha: “Unë kërkoj mbrojtje nga i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut!"18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Merjemja u frikësua nga burri që pa, se mos kishte qëllim t'i afrohej asaj, pa e ditur se ai ishte engjëll, dhe i tha atij: "Unë i kërkoj mbrojtje Allahut të Gjithëmëshirshëm prej teje, që të mos më afrohesh, nëse je prej atyre që i frikësohen Allahut; sepse ata që i frikësohen Allahut nuk i afrohen ndalesave të Allahut!"

19:19

قَالَ إِنَّمَآ أَنَا۠ رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَـٰمًۭا زَكِيًّۭا ١٩

Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Engjëlli Xhibril i tha Merjemes: "Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, i Cili më ërgoi tek ti që të dhuroj një fëmijë të pastër nga gjynahet."

19:20

قَالَتْ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَـٰمٌۭ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌۭ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّۭا ٢٠

Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur nuk më ka prekur asnjë njeri, dhe nuk kam qenë e pandershme?!”20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Merjemja i tha engjëllit: "Si mund të kem fëmijë, kur mua nuk më ka prekur asnjë njeri, qoftë me martesë të ligjshme, apo me lidhje të paligjshe, sepse nuk kam qenë kurrë e pandershme?!"

19:21

قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌۭ ۖ وَلِنَجْعَلَهُۥٓ ءَايَةًۭ لِّلنَّاسِ وَرَحْمَةًۭ مِّنَّا ۚ وَكَانَ أَمْرًۭا مَّقْضِيًّۭا ٢١

Ai (engjëlli) tha: “Ashtu është! Por, Zoti yt thotë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë, që të jetë provë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë.’ Kjo është një çështje e caktuar që të ndodhë.”21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Engjëlli i tha Merjemes: "Ashtu është, si thua ti; që ty nuk të ka prekur njeri me martesë të ligjshme dhe as nuk ke qenë e pandershme, që të mund të lindje fëmijë, por Zoti yt thotë: "Kjo gjë është e lehtë për Mua. Këtë djalë do ta bëjmë provë për njerëzit që dëshmon për fuqinë e Allahut, dhe do e bëjmë mëshirë nga ana Jonë për veten, nënën e tij dhe për njerëzit. Krijimi i Isait dhe ardhja e tij në këtë botë me këtë mënyrë ishte diçka e paracaktuar nga Allahu dhe e shkruar në Librin që është tek Allahut, El Leuhu el Mahfudh, kështu që do të ndodhë patjetër."

19:22

۞ فَحَمَلَتْهُ فَٱنتَبَذَتْ بِهِۦ مَكَانًۭا قَصِيًّۭا ٢٢

Kështu, ajo u bë shtatzënë dhe u tërhoq me të (fëmijën në bark) në një vend të largët.22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Merjemja mbeti shtatzënë me fëmijën e saj, Isain, pasi Xhibrili fryu në xhepin e fustanit të saj, dhe fryma e tij arriti në mitrën e saj, dhe si rezultat ndodhi shtatzënia, dhe atëherë, ajo u largua me fëmijën në bark, Isain (alejhis selam), në një vend larg njerëzve dhe familjes së saj.

19:23

فَأَجَآءَهَا ٱلْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ ٱلنَّخْلَةِ قَالَتْ يَـٰلَيْتَنِى مِتُّ قَبْلَ هَـٰذَا وَكُنتُ نَسْيًۭا مَّنسِيًّۭا٢٣

Dhembjet e lindjes e çuan atë te trungu i një palme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj dhe të isha harruar prej kohësh!”23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Kur erdhi koha e lindjes së Isait, dhembjet e lindjes e detyruan Merjemen të mbështetej te trungu i një palme, dhe ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj dite dhe të isha harruar krejtësisht, e askush të mos dinte për mua!"

19:24

فَنَادَىٰهَا مِن تَحْتِهَآ أَلَّا تَحْزَنِى قَدْ جَعَلَ رَبُّكِ تَحْتَكِ سَرِيًّۭا ٢٤

Një zë e thirri nga poshtë saj: “Mos u pikëllo, se Zoti yt ka bërë një përrua poshtë teje!24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Djali që lindi, Isai (alejhis selam), ose edhe Xhibrili, por mendimi më i saktë është se ishte djali i posalindur, i thirri nga poshtë saj: "Mos u pikëllo, se Zoti yt ka bërë poshtë teje një përrua, që më parë nuk kishte ujë por tani ka ujë nga i cili mund të pish…

19:25

وَهُزِّىٓ إِلَيْكِ بِجِذْعِ ٱلنَّخْلَةِ تُسَـٰقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًۭا جَنِيًّۭا ٢٥

Dhe shkunde drejt teje trungun e palmës, që të rrëzojë mbi ty hurma të buta e të freskëta!25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Dhe shkunde apo tërhiqe pak me dorë drejt teje trungun e palmës - e cila në atë kohë ishte e thatë - që ajo të rrëzojë mbi ty humra të buta e të freskëta!

19:26

فَكُلِى وَٱشْرَبِى وَقَرِّى عَيْنًۭا ۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلْبَشَرِ أَحَدًۭا فَقُولِىٓ إِنِّى نَذَرْتُ لِلرَّحْمَـٰنِ صَوْمًۭا فَلَنْ أُكَلِّمَ ٱلْيَوْمَ إِنسِيًّۭا ٢٦

Ha, pi dhe gëzohu (me të posalindurin). Nëse sheh ndonjë nga njerëzit, thuaj: “Unë jam zotuar të agjëroj me heshtje, për të Gjithëmëshirshmin, kështu që sot nuk do t'i flas asnjë njeriu.”26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Isai apo engjëlli vazhdon t'i thotë Merjemes: "Ha nga hurmat, pi nga uji i përroit dhe qetësohu e gëzohu me fëmijën tënd të posalindur. Nëse sheh ndonjë njeri e të pyet rreth teje, thuaj: "Unë jam zotuar të agjëroj me heshtje për Allahun, të Gjithëmëshirshmin, kështu që sot nuk do t'i flas askujt prej njerëzve." Heshtja dhe përmbajtja nga fjalët ishte adhurim në Ligjin e tyre, por nuk është e tillë në Ligjin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

19:27

فَأَتَتْ بِهِۦ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُۥ ۖ قَالُوا يَـٰمَرْيَمُ لَقَدْ جِئْتِ شَيْـًۭٔا فَرِيًّۭا ٢٧

Dhe u kthye te populli i saj, duke mbajtur fëmijën në krahë. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka shumë të madhe!27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Merjemja u kthye te njerëzit e saj nga vendi i largët ku kishte shkuar, duke mbajtur Isain (alejhis selam) në krahë. Ata i thanë: "O Merjeme! Ke bërë vërtet një të keqe shumë të madhe - ke bërë fëmijë jashtë martese!"

19:28

يَـٰٓأُخْتَ هَـٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمْرَأَ سَوْءٍۢ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّۭا ٢٨

O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e pandershme.”28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

O motra e njeriut të mirë, Harunit (një njeri i mirë e i ndershëm që adhuronte Allahun dhe i kishte dedikuar Atij të gjithë jetën, ashtu si Merjemja; e quajtën motër të tij në besim dhe virtyte, dhe jo se ishte motra e tij prej gjaku)! Babai yt nuk ka qenë burrë i keq dhe nuk bënte gjëra të turpshme e të pamoralshme, as nëna jote nuk ishte grua e pandershme dhe nuk bënte kurvëri." Kështu që si ka mundësi që ti të bësh këtë gjë, dhe si të ka ardhur ky fëmijë?

19:29

فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ ۖ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِى ٱلْمَهْدِ صَبِيًّۭا ٢٩

Ajo bëri me shenjë nga ai (foshnja). Ata thanë: “Si mund t’i flasim dikujt që është ende foshnjë në djep?”29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Merjemja bëri me shenjë nga i biri, Isai (alejhis selam), që t'i flisnin atij dhe të pyesnin atë, sepse ajo kishte vendosur të agjëronte nga të folurit, dhe ata e njihnin këtë lloj agjërimi dhe adhurimi. – Nga kjo kuptohet se ajo e dinte që Isai (alejhis selam) fliste që sa lindi, sepse i kishte folur më parë gjatë lindjes, dhe kjo forcon mendimin se ai që i foli Merjemes nga poshtë ishte Isai dhe jo Xhibrili, e Allahu e di më mirë. Njerëzit e saj i thanë me qortim dhe duke e akuzuar se ajo po tallej me ta: "Si mund t'i flasim një foshnje që është ende në djep dhe që ushqehet ende me qumështin e nënës?"

19:30

قَالَ إِنِّى عَبْدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِىَ ٱلْكِتَـٰبَ وَجَعَلَنِى نَبِيًّۭا ٣٠

Ai (Isai) tha: “Me të vërtetë, unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin) dhe më ka bërë profet.30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Isai (alejhis selam), duke qenë foshnjë në djep, foli dhe u tha atyre: "Vërtet, unë jam rob i Allahut, i Cili ka vendosur të më japë Librin e Tij, Inxhilin, dhe më ka caktuar për të qenë i dërguari i Tij.

19:31

وَجَعَلَنِى مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ وَأَوْصَـٰنِى بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمْتُ حَيًّۭا ٣١

Ai (Allahu) më ka bërë të begatë kudo që të jem, dhe më ka porositur për namazin dhe zekatin, sa të jem gjallë;31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Allahu më ka bërë të begatshëm dhe të dobishëm për njerëzit kudo që të jem, dhe më ka urdhëruar që të kryej rregullisht namazin dhe të jap zekatin, sa të jem gjallë në këtë botë. – Zekati, në këtë rast, ka dy kuptime: Zekati apo pastrimi i pasurisë, dhe kuptimi i dytë është pastrimi i trupit nga gjynahet, dhe në këtë rast kuptimi është: "Më ka porositur që të lë gjynahet dhe të largohem prej tyre."

19:32

وَبَرًّۢا بِوَٰلِدَتِى وَلَمْ يَجْعَلْنِى جَبَّارًۭا شَقِيًّۭا ٣٢

Dhe (më ka bërë) të sjellshëm ndaj nënës sime, dhe nuk më ka bërë arrogant të padëgjueshëm.32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Allahu më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime, dhe nuk më ka bërë arrogant e mendjemadh, apo të pabindur e të padëgjueshëm.

19:33

وَٱلسَّلَـٰمُ عَلَىَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّۭا ٣٣

Paqja qoftë mbi mua ditën që kam lindur, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem!”33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Paqja dhe siguria e Allahut qoftë mbi mua në ditën që linda, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem, në ditën e Kiametit!" - Paqja dhe Siguria e Allahut kundër djallit dhe ushtrisë së tij, ka qenë mbi mua në ditën që linda, dhe qoftë mbi mua në ditën që do të vdes, dhe në ditën që do të ringjallem, në ditën e Kiametit; që të mos më kapë tmerri që do të kapë njerëzit në atë ditë për shkak të tmerreve që do të shohin! [Taberiu].

19:34

ذَٰلِكَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ ۚ قَوْلَ ٱلْحَقِّ ٱلَّذِى فِيهِ يَمْتَرُونَ ٣٤

Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata hedhin dyshime.34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Ky, për të cilin të treguam më sipër, o Muhamed, është Isai, biri i Merjemes. Ne të themi ty fjalën e vërtetë rreth tij, për të cilën hebrenjtë dhe të krishterët kanë dyshuar dhe kanë polemizuar, duke thënë se ai ka lindur jashtë martese apo se ai është bir i Allahut!

19:35

مَا كَانَ لِلَّهِ أَن يَتَّخِذَ مِن وَلَدٍۢ ۖ سُبْحَـٰنَهُۥٓ ۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٣٥

Allahut nuk i takon të marrë fëmijë. I Lartësuar është Ai! Kur Ai vendos diçka, mjafton të thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet.35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Nuk i takon dhe nuk i përshtatet Allahut të Madhëruar që të ketë fëmijë nga krijesat dhe robërit e Tij – i Lartësuar dhe i Pastër është Ai nga kjo që thonë mohuesit (se Isai është biri i Zotit)! Kur Ai vendos për diçka të vogël apo të madhe, asgjë nuk e pengon që ta bëjë atë, mjafton që të thotë "Bëhu!" dhe ajo bëhet ashtu si e dëshiron Ai; dhe kështu e krijoi Isain (alejhis selam) pa baba, ashtu si krijoi edhe Ademin pa baba dhe pa nënë.

19:36

وَإِنَّ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ ۚ هَـٰذَا صِرَٰطٌۭ مُّسْتَقِيمٌۭ ٣٦

(Vetë Isai thotë): “Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë!”36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

Isai nuk është bir i Zotit, por ai është krijesë e Tij dhe vetë ai thotë: "Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, o njerëz, prandaj vetëm Atë adhuroni dhe askënd e asgjë tjetër! Kjo është rruga e drejtë e Allahut, për ndjekjen e të cilës Ai më ka urdhëruar; kush e ndjek këtë rrugë, do të shpëtojë dhe do të udhëzohet, sepse kjo është feja e Allahut, të cilën Ai ua ka urdhëruar të gjithë të dërguarve të Tij.

19:37

فَٱخْتَلَفَ ٱلْأَحْزَابُ مِنۢ بَيْنِهِمْ ۖ فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا مِن مَّشْهَدِ يَوْمٍ عَظِيمٍ ٣٧

Por, grupet u përçanë mes tyre (në lidhje me Isain). Mjerë për ata që mohojnë, nga dëshmimi i një Dite të madhe (të Kiametit)!37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

Ithtarët e Librit prej të krishterëve dhe hebrenjve u ndanë në grupe për shkak të kundërshtimit mes tyre në lidhje me Isain (alejhis selam); disa prej të krishterëve e quajtën atë Zot, të tjerë e quajtën bir të Zotit, dhe të tjerë e quajtën të tretin e të treve (trinitet), i Lartësuar është Allahu nga ajo që ata thonë! Kurse hebrenjtë e quajtën të lindur jashtë martese, bir të Jusuf marangozit, dhe magjistar. Mjerë për të gjithë këta mohues të Allahut dhe të vërtetës së ardhur nga Allahu në lidhje me Isain (alejhis selam), nga dëshmia dhe prezantimi në ditën e madhe dhe të tmerrshme të Kiametit dhe Llogarisë së madhe para Allahut!

19:38

أَسْمِعْ بِهِمْ وَأَبْصِرْ يَوْمَ يَأْتُونَنَا ۖ لَـٰكِنِ ٱلظَّـٰلِمُونَ ٱلْيَوْمَ فِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ٣٨

Sa mirë do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë, kur do të vijnë tek Ne! Por sot (në këtë botë), të padrejtët janë në një humbje të qartë!38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Sa të forta do të jenë dëgjimet dhe shikimet e mohuesve të Allahut në ditën e Kiametit, kur të dalin para Allahut, por sot, në këtë botë, ata janë në një humbje të qartë, dhe nuk duan të dëgjojnë e të shohin provat dhe shpalljet e Allahut.

19:39

وَأَنذِرْهُمْ يَوْمَ ٱلْحَسْرَةِ إِذْ قُضِىَ ٱلْأَمْرُ وَهُمْ فِى غَفْلَةٍۢ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ٣٩

Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e dëshpërimit, kur çështja të përmbushet, ndonëse tani ata janë në pakujdesi, dhe ata nuk besojnë.39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Paralajmëroji njerëzit - o i Dërguar – për Ditën e dëshpërimit, pikëllimit dhe pendesës për atë që kanë fituar dhe për atë që kanë humbur me veprat që kanë bërë, kur e gjithë çështja të përmbushet dhe të gjykohet mes krijesave e të bëhet ndarja mes tyre për t'u futur besimtarët në xhenet dhe mohusit në zjarr; ndonëse sot në këtë botë ata janë në pakujdesi ndaj asaj me të cilën paralajmërohen, dhe nuk e besojnë atë, as nuk bëjnë vepra të mira.

19:40

إِنَّا نَحْنُ نَرِثُ ٱلْأَرْضَ وَمَنْ عَلَيْهَا وَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ ٤٠

Me të vërtetë, Ne do e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka gjendet mbi të, dhe te Ne do të kthehen të gjithë ata.40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Me të vërtetë, Ne jemi Trashëguesit e Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet mbi të – me zhdukjen e tyre dhe qëndrimin Tonë pas tyre – dhe tek Ne është kthimi i të gjithë atyre, idhujtarëve prej popullit tënd, o Muhamed, dhe i të gjithë njerëzve e krijesave që janë dhe që do të jenë mbi Tokë deri në Ditën e Kiametit, për të dhënë llogari dhe për të marrë shpëblimin sipas veprave që kanë bërë.

19:41

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ إِبْرَٰهِيمَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًۭا نَّبِيًّا ٤١

Dhe, përmend në Libër Ibrahimin! Vërtet, ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Dhe përmendi njerëzve, o Muhamed, në këtë Kuran, historinë e Ibrahimit (alejhis selam), i cili ishte një njeri i së vërtetës dhe i sinqertë – në gjithçka që fliste, lajmëronte, apo vepronte – dhe ishte një nga lajmëtarët e Allahut me vendin më të lartë, të cilit Allahu i kishte zbritur shpalljen e Tij.

19:42

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَـٰٓأَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِى عَنكَ شَيْـًۭٔا ٤٢

Kur i tha babait të vet: “O babai im! Përse adhuron diçka që as nuk dëgjon, as nuk sheh, as nuk mund të të largojë ndonjë të keqe?42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Kujto kur Ibrahimi i tha babait të tij, Azerit: "Përse adhuron diçka që as nuk dëgjon, as nuk shikon, as nuk të largon ndonjë të keqe apo të plotësojë ndonjë nevojë?"

19:43

يَـٰٓأَبَتِ إِنِّى قَدْ جَآءَنِى مِنَ ٱلْعِلْمِ مَا لَمْ يَأْتِكَ فَٱتَّبِعْنِىٓ أَهْدِكَ صِرَٰطًۭا سَوِيًّۭا ٤٣

O babai im! Mua më ka ardhur prej dijes, diçka që ty nuk të ka ardhur, prandaj më ndiq mua dhe unë do të të udhëzoj në Rrugën e Drejtë!43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

O babai im, Allahu më ka dhënë prej dijes, çfarë nuk ta ka dhënë ty, prandaj më dëgjo dhe më paso mua në atë që të them, sepse unë të drejtoj në rrugën e drejtë, në të cilën nuk mund të humbësh.

19:44

يَـٰٓأَبَتِ لَا تَعْبُدِ ٱلشَّيْطَـٰنَ ۖ إِنَّ ٱلشَّيْطَـٰنَ كَانَ لِلرَّحْمَـٰنِ عَصِيًّۭا ٤٤

O babai im, mos adhuro djallin! Me të vërtetë, djalli është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

O babai im, mos iu bind shejtanit duke adhuruar idhujt, sepse me të vërtetë, shejtani është gjithnjë i pabindur dhe kryeneç në bindjen ndaj Allahut!

19:45

يَـٰٓأَبَتِ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٌۭ مِّنَ ٱلرَّحْمَـٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيْطَـٰنِ وَلِيًّۭا ٤٥

O babai im! Unë kam frikë se do të kapë ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi, dhe kështu do të bëhesh i shok i djallit (në Zjarr)!”45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

O babai im! Unë kam frikë se mos vdes duke qenë mohues i Allahut dhe idhujtar, dhe atëherë do të kapë një dënim nga Allahu dhe do të jesh shok i shejtanit në Zjarrin e Xhehenemit!

19:46

قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنْ ءَالِهَتِى يَـٰٓإِبْرَٰهِيمُ ۖ لَئِن لَّمْ تَنتَهِ لَأَرْجُمَنَّكَ ۖ وَٱهْجُرْنِى مَلِيًّۭا٤٦

Ai (babai) tha: “Ti guxon të refuzosh zotat e mi, o Ibrahim?! Nëse nuk heq dorë, unë do të të vras me gurë. Largohu prej meje për një kohë të gjatë!"46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

Azeri i tha Ibrahimit (alejhis selam): "Si guxon të refuzosh adhurimin e zotave të mi, o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë nga sharja e zotave të mi, unë do të të vras me gurë deri sa të vdesësh, kështu që ik nga unë dhe mos më tako as mos më fol për një kohë të gjatë!"

19:47

قَالَ سَلَـٰمٌ عَلَيْكَ ۖ سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّىٓ ۖ إِنَّهُۥ كَانَ بِى حَفِيًّۭا ٤٧

Ibrahimi tha: “Paqja qoftë mbi ty! Unë do t’i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai ka qënë gjithnjë i Mirë me mua.47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

Ibrahimi i tha të atit: "Nga unë do të kesh paqe dhe nuk do të shohësh nga unë atë që urren. Gjithësesi, unë do t'i lutem Zotim tim që të të falë e të udhëzojë, sepse vërtet, Zoti im ka qënë gjithnjë i Mirë, i Mëshirshëm dhe i Butë me mua, dhe gjithnjë i është përgjigjur lutjes sime.

19:48

وَأَعْتَزِلُكُمْ وَمَا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَأَدْعُوا رَبِّى عَسَىٰٓ أَلَّآ أَكُونَ بِدُعَآءِ رَبِّى شَقِيًّۭا ٤٨

Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju lutni përveç Allahut; dhe do të vazhdoj t’i lutem Zotin tim, duke shpresuar se kurrë nuk do të zhgënjehem në lutjet që ia bëj Zotit tim.”48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Unë po largohem nga ju dhe nga zotat tuaj që ju lutni e adhuroni në vend të Allahut, dhe do të vazhdoj t'i lutem Zotit tim me sinqeritet pa i bërë asgjë shok. Shpresoj të mos zhgënjehem kurrë nga lutjet që i bëj Zotit tim, dhe shpresoj që Ai t'i përgjigjet të gjitha lutjeve të mia.

19:49

فَلَمَّا ٱعْتَزَلَهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ ۖ وَكُلًّۭا جَعَلْنَا نَبِيًّۭا٤٩

Pasi u largua nga ata dhe nga gjithçka që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe që të dy i bëmë profetë.49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Pasi Ibrahimi u largua nga babai dhe populli i tij idhujtar, dhe nga idhujt që ata adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, birin e Is'hakut, dhe që të dy ata i bëmë lajmëtarë Tanë.

19:50

وَوَهَبْنَا لَهُم مِّن رَّحْمَتِنَا وَجَعَلْنَا لَهُمْ لِسَانَ صِدْقٍ عَلِيًّۭا ٥٠

U dhuruam atyre nga mëshira Jonë dhe bëmë që ata të përmenden me nderime të larta.50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

Të gjithë atyre – Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit – Ne u dhuruam nga mëshira Jonë e pafundme, dhe bëmë që ata të përmenden me nderime të larta në mesin e njerëzve të çdo kohe, deri në ditën e Kiametit.

19:51

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ مُوسَىٰٓ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ مُخْلَصًۭا وَكَانَ رَسُولًۭا نَّبِيًّۭا ٥١

Përmend në Libër edhe Musain! Me të vërtetë, Ai ishte i përzgjedhur, dhe ishte i dërguar e profet.51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Përmend në Kuran, o Muhamed, edhe historinë e Musait (alejhis selam), i cili ishte i përzgjedhur nga Allahu, dhe ishte i dërguar dhe profet; ishte një nga pesë të dërguarit e vendosmërisë (ulul azm).

19:52

وَنَـٰدَيْنَـٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلْأَيْمَنِ وَقَرَّبْنَـٰهُ نَجِيًّۭا ٥٢

Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur dhe e afruam duke i folur drejtpërdrejt.52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Ne e thirrëm Musain nga ana a djathtë e malit Tur – që gjendej në të djathtë të Musait – dhe e afruam atë për t'i folur në një bisedë të drejtpërdrejtë. – Kjo provon cilësinë e të folurit të Allahut të Madhëruar, ashtu si i përshtatet Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij.

19:53

وَوَهَبْنَا لَهُۥ مِن رَّحْمَتِنَآ أَخَاهُ هَـٰرُونَ نَبِيًّۭا ٥٣

Dhe, nga mëshira Jonë, Ne i dhuruam atij vëllanë e tij, Harunin, si profet.53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

Nga Mëshira Jonë, Ne i dhuruam Musait vëllanë e tij, Harunin, si profet, për ta ndihmuar dhe përkrahur Musain në thirrjen e tij.

19:54

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ إِسْمَـٰعِيلَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ صَادِقَ ٱلْوَعْدِ وَكَانَ رَسُولًۭا نَّبِيًّۭا ٥٤

Dhe, përmend në Libër Ismailin! Me të vërtetë, ai ishte mbajtës i premtimit, dhe ishte i dërguar e profet.54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Përmend, o Mahamed, në këtë Kuran edhe historinë e Ismailit (alejhis selam). Me të vërtetë, ai ishte mbajtës i premtimit dhe kurrë nuk e thyente premtimin që jepte. Ai ishte i dërguar i Allahut dhe lajmëtar i Tij.

19:55

وَكَانَ يَأْمُرُ أَهْلَهُۥ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ وَكَانَ عِندَ رَبِّهِۦ مَرْضِيًّۭا ٥٥

Ai e urdhëronte familjen e vet për faljen e namazit dhe dhënien e zekatit, dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.55

Komentimi 1 shënim

Shënimi 55

Ismaili (alejhis selam) e urdhëronte familjen dhe popullin e tij për faljen e namazit dhe dhënien e zekatit, dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të dhe veprën e tij.

19:56

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ إِدْرِيسَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًۭا نَّبِيًّۭا ٥٦

Përmend në Libër edhe Idrizin! Me të vërtetë, ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.56

Komentimi 1 shënim

Shënimi 56

Përmend në këtë Kuran, o Muhamed, edhe historinë e Idrizit (alejhis selam). Ai ishte njeri i së vërtetës, në fjalë dhe në vepër, dhe ishte profet, të cilit i shpallej nga Allahu.

19:57

وَرَفَعْنَـٰهُ مَكَانًا عَلِيًّا ٥٧

Dhe, Ne e ngritëm atë në një vend të lartë.57

Komentimi 1 shënim

Shënimi 57

Ne e kemi ngritur atë në një vend të lartë nderi dhe përmendje. Në disa transmetime thuhet se Allahu e ka ngritur atë të gjallë ne qiellin e katërt.

19:58

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍۢ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَٱجْتَبَيْنَآ ۚ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُ ٱلرَّحْمَـٰنِ خَرُّوا سُجَّدًۭا وَبُكِيًّۭا ۩ ٥٨

Këta ishin nga profetët, të cilëve Allahu u dhuroi mirësi, nga pasardhësit e Ademit, nga ata që Ne i mbartëm me Nuhun, nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Izraelit (Jakubit) dhe nga ata që Ne i udhëzuam dhe i zgjodhëm. Kur atyre iu lexoheshin ajetet e të Gjithëmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin.58 ۩

Komentimi 1 shënim

Shënimi 58

۩ [Ajet Sexhde] Këta, për të cilët të treguam më sipër, o Muhamed, ishin nga profetët të cilëve Allahu u dhuroi mirësi të madhe me Bujarinë dhe Suksesin e Tij, duke i bërë ata profet nga pasardhësit e Ademit (Idrizi), nga pasardhësit e atyre që Ne i mbartën me Nuhun në anije (Ibrahimi), nga pasardhësit e Ibrahimit (Ismaili, Is'haku dhe Jakubi), të Izraelit (Izraeli është Jakubi, dhe pasardhësit e tij ishin Musai, Haruni, Zekerija, Jahja dhe Isa, që u përmendën në këtë sure), dhe nga ata që Ne i udhëzuam në besimin e vërtetë dhe i zgjodhëm për të qënë të dërguarit dhe lajmëtarët Tanë tek njerëzit. Kur atyre u lexoheshin ajetet e të Gjithëmëshirshmit, ku përmendej Njësimi i Allahut dhe provat e Tij, ata binin në sexhde të nënshtruar para Allahut dhe me madhërim ndaj Tij, duke qarë nga madhërimi dhe dashuria për Të. * Ky është një nga ajetet e sexhdes.

19:59

۞ فَخَلَفَ مِنۢ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّبَعُوا ٱلشَّهَوَٰتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا ٥٩

Por, ata u pasuan nga breza që e humbën namazin dhe ndoqën dëshirat e veta; dhe kështu, së shpejti do të përballen me të keqen;59

Komentimi 1 shënim

Shënimi 59

Pas atyre të dërguarve, të cilëve Allahu u dhuroi mirësi, erdhën breza të këqinj, të cilët e humbën namazin duke e lënë tërësisht apo duke e cënuar apo devijuar atë, dhe ndoqën epshet dhe kënaqësitë e veta; dhe kështu, së shpejti ata do të përballen me të keqen, humbjen dhe dënimin në Xhehenem.

19:60

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَـٰلِحًۭا فَأُولَـٰٓئِكَ يَدْخُلُونَ ٱلْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْـًۭٔا٦٠

përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira; këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie;60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

Por, ata që pendohen prej tyre për gjynahun e vet, që besojnë Zotin e tyre dhe që bëjnë vepra të mira vërtetuese të pendimit të tyre; këtyre Allahu do ua pranojë pendimin dhe ata do të hyjnë në xhenet së bashku me besimtarët, pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi i veprave të tyre të mira.

19:61

جَنَّـٰتِ عَدْنٍ ٱلَّتِى وَعَدَ ٱلرَّحْمَـٰنُ عِبَادَهُۥ بِٱلْغَيْبِ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ وَعْدُهُۥ مَأْتِيًّۭا ٦١

në kopshtet e përjetësisë (Aden), të cilat i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Vet në mirëbesim (pa i parë). Me siguri, premtimi i Tij do të vijë patjetër.61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

Ata që pendohen dhe bëjnë vepra të mira do të hyjnë në kopshtet e përjetësisë – xhenetet e Adnit – të cilat i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Tij në mirëbesim, duke qenë se ata nuk i kanë parë këto kopshte, por megjithatë i kanë besuar sepse kanë besuar Zotin e tyre. Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut për robërit e Tij do të përmbushet dhe atyre do t'u vijë xheneti dhe Allahu do i fusë ata në të.

19:62

لَّا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَـٰمًۭا ۖ وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةًۭ وَعَشِيًّۭا ٦٢

Atje nuk do të dëgjojnë asnjë fjalë kot, por vetëm përshëndetje paqeje; dhe ushqimi i tyre atje do të jetë në mëngjes dhe në mbrëmje.62

Komentimi 1 shënim

Shënimi 62

Ata që do të hyjnë në Xhenet nuk do të dëgjojnë atje fjalë boshe dhe të kota, por do të dëgjojnë të përshëndeten me selam nga engjëjt; dhe ushqimi i tyre atje do të jetë i përhershëm, çfarë të duan dhe kur të duan, mëngjes e mbrëmje. Në xhenet nuk do të ketë natë apo ditë, por vetëm dritë, sepse nuk ka djell apo hënë, por ky përshkrim bëhet me atë që njohin njerëzit në dynja, prej kohës së mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhe një distancë e tillë kohore mund të jetë edhe në xhenet mes vakteve të ngrënies dhe pirjes, e Allahu e di më mirë.

19:63

تِلْكَ ٱلْجَنَّةُ ٱلَّتِى نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيًّۭا ٦٣

Ky është Xheneti, të cilin Ne do t’ua japim në trashëgim atyre që janë të devotshëm nga robërit Tanë.63

Komentimi 1 shënim

Shënimi 63

Ky që u përshkrua më sipër është xheneti, të cilin Ne do ua japim ta trashëgojnë vetëm ata që janë të devotshëm nga robërit Tanë; të cilët zbatojnë urdhrat Tona dhe i largohen ndalesave Tona, dhe janë të përkushtuar ndaj Nesh.

19:64

وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمْرِ رَبِّكَ ۖ لَهُۥ مَا بَيْنَ أَيْدِينَا وَمَا خَلْفَنَا وَمَا بَيْنَ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّۭا ٦٤

(Xhebraili tha:) “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është mes këtyre. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.64 -309-

Komentimi 1 shënim

Shënimi 64

Allahu urdhëron Xhibrilin t'i thotë Muhamedit (salallahu lëjhi ue selem): "Ne engjëjt, nuk zbresim nga qielli në Tokë veçse me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh prej të ardhmes dhe botës tjetër, gjithçka që është pas nesh prej asaj që ka kaluar nga kjo botë, dhe gjthçka që është mes kësaj bote dhe botës tjetër (prej asaj që ka mbetur nga kjo botë deri në ditën e Kiametit). Pra, e gjithë çështja i takon Allahut, qoftë në lidhje me kohën apo me vendin, dhe Zoti yt, o Muhamed, nuk harron kurrë asgjë, por vepron me urtësinë e Tij absolute. Përmendet se ky ajet ka zbritur për shkak se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) priste t'i vinte shpallja nëpërmjet Xhibrilit më shpesh, por ai nuk erdhi për disa ditë; dhe kur erdhi, i Dërguari i tha Xhibrilit: "Përse nuk na viziton më shpesh se kaq?" Atëherë Allahu zbriti këtë ajet, për të thënë që e gjithë çështja i takon vetëm Allahut dhe se Allahu nuk harron asgjë, por vepron me dijen dhe urtësinë e Tij asbolute mes krijesave të Tij, ashtu si do Ai, i Lartëmadhëruari.

19:65

رَّبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَٱعْبُدْهُ وَٱصْطَبِرْ لِعِبَـٰدَتِهِۦ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُۥ سَمِيًّۭا ٦٥

Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje midis tyre, prandaj vetëm Atë adhuro dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Tij. A njeh ti ndokënd tjetër me Emrin e Tij (të ngjashëm me Të)?!"65

Komentimi 1 shënim

Shënimi 65

Zoti yt nuk harron kurrë, o Muhamed, sepse Ai është Zoti i qiejve, Tokës dhe gjithçkaje që gjendet midis tyre, përndryshe këto nuk do të mund të qëndronin, por do të shkatërroheshin sikur të mos i mbante dhe ruante Ai për një çast të vetëm; prandaj vetëm Atë vazhdo të adhurosh, vazhdo të përulesh para urdhrit dhe ndalesës së Tij, dhe bëhu i qëndrueshëm dhe i durueshëm në adhurimin dhe zbatimin e urdhrit të Tij, ti – o i Dërguar – dhe ata që të ndjekin ty. A njeh ti ndokënd tjetër me Emrin e Allahut, që është i ngjashëm me Allahun në Veten e Tij, Emrat e Tij, Cilësitë e Tij apo veprat e Tij?! Sigurisht që jo.

19:66

وَيَقُولُ ٱلْإِنسَـٰنُ أَءِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا ٦٦

Njeriu thotë: “Pasi të vdes, a do të nxirrem vërtet i gjallë përsëri?”66

Komentimi 1 shënim

Shënimi 66

Njeriu mohues i Allahut dhe mohues i ringjalljes pas vdekjes thotë: "Pasi t ëkem vdekur dhe të jem bërë pluhur, a thua do të nxirrem përsëri i gjallë nga varri?!"

19:67

أَوَلَا يَذْكُرُ ٱلْإِنسَـٰنُ أَنَّا خَلَقْنَـٰهُ مِن قَبْلُ وَلَمْ يَكُ شَيْـًۭٔا ٦٧

A nuk e kujton njeriu se, Ne e kemi krijuar atë më parë, kur ai nuk ishte asgjë?!67

Komentimi 1 shënim

Shënimi 67

Si e harron ky njeri mohues veten e tij? A nuk e kujton ai se Ne e kemi krijuar atë për herë të parë, pa ndonjë shembull të mëparshëm, kur ai nuk ishte asgjë dhe nuk ekzistonte? Atëherë si e mohon ai ringjalljen dhe rikrijimin, pasi që ka qenë një herë në ekzistencë?! A nuk është ringjallja dhe rikrijimi më i lehtë se krijimi për herë të parë?!

19:68

فَوَرَبِّكَ لَنَحْشُرَنَّهُمْ وَٱلشَّيَـٰطِينَ ثُمَّ لَنُحْضِرَنَّهُمْ حَوْلَ جَهَنَّمَ جِثِيًّۭا ٦٨

Për Zotin tënd (O Muhamed)! Ne do t’i tubojmë ata bashkë me djajtë, pastaj do t’i sjellim rreth Xhehenemit të gjunjëzuar!68

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

Për Zotin tënd, o Muhamed! Ne do t'i tubojmë mohuesit e ringjalljes në ditën e Kiametit bashkë me shejtanët e tyre, pastaj që të gjithë ata do i sjellim rreth Xhehenemit duke qenë të gjunjëzuar (të rënë në gjunjët e tyre, të përgjunjur), për shkak të tmerrit të madh, nga i cili nuk mund të qëndrojnë në këmbë.

19:69

ثُمَّ لَنَنزِعَنَّ مِن كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمْ أَشَدُّ عَلَى ٱلرَّحْمَـٰنِ عِتِيًّۭا ٦٩

Pastaj, nga çdo grup do të nxjerrim ata që kanë qenë më të pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.69

Komentimi 1 shënim

Shënimi 69

Pastaj, nga çdo grup i banorëve të zjarrit, do të shkëpusim ata që kanë qenë më të pabindur ndaj Allahut dhe më kundërshtues të Tij, për të filluar me ta dënimin në zjarr.

19:70

ثُمَّ لَنَحْنُ أَعْلَمُ بِٱلَّذِينَ هُمْ أَوْلَىٰ بِهَا صِلِيًّۭا ٧٠

Dhe, Ne e dimë më së miri se kush janë ata, që e meritojnë më shumë të digjen në të.70

Komentimi 1 shënim

Shënimi 70

Ne e dimë më së miri se cili prej këtyre që i nxorrëm nga çdo grup e meriton më shumë dënimin më të rëndë në zjarr, dhe me ta do të fillojmë.

19:71

وَإِن مِّنكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا ۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتْمًۭا مَّقْضِيًّۭا ٧١

Nuk ka asnjë nga ju që nuk do të kalojë tek ai (Xhehenemi). Ky është një dekret që Zoti yt do ta përmbushë patjetër.71

Komentimi 1 shënim

Shënimi 71

Asnjë nga ju, o njerëz, nuk do të shpëtojë pa kaluar nga zjarri i Xhehenemit, qoftë duke kaluar mbi urën e Siratit të vendosur mbi të, apo duke hyrë në të; secili sipas veprave që ka bërë në këtë botë. Ky është një vendim i paracaktuar dhe i shënuar në Librin El Leuh el Mahfudh nga Zoti yt, o Muhamed, i cili do ta përmbushë atë patjetër.

19:72

ثُمَّ نُنَجِّى ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا وَّنَذَرُ ٱلظَّـٰلِمِينَ فِيهَا جِثِيًّۭا ٧٢

Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë ata që ruheshin, kurse të padrejtët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.72

Komentimi 1 shënim

Shënimi 72

Pasi të gjithë njerëzit t'i paraqiten zjarrit të Xhehenemit, Ne do të shpëtojmë prej tyre vetëm ata që i ruheshin Zotit të tyre, duke besuar dhe adhuruar vetëm Atë, dhe duke iu bindur Atij në urdhrat dhe ndalesat e Tij; kurse ata që i kanë bërë padrejtësi vetvetes me mohimin dhe kundërshtimin e Allahut dhe me adhurimin e të tjerëve përveç Tij, do t'i lëmë përgjithmonë në Zjarr, të gjunjëzuar e të përçmuar.

19:73

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُنَا بَيِّنَـٰتٍۢ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَىُّ ٱلْفَرِيقَيْنِ خَيْرٌۭ مَّقَامًۭا وَأَحْسَنُ نَدِيًّۭا ٧٣

Kur atyre u lexohen vargjet Tona të qarta, ata që mohuan u thonë atyre që kanë besuar: “Cili prej dy grupeve tona ka banim më të mirë dhe kuvend më të lartë?”73

Komentimi 1 shënim

Shënimi 73

Kur njerëzve u lexohen shpalljet dhe provat Tona që i akemi zbritur Muhamedit, të cilat janë të qarta për ata që mendojnë, ata që mohuan Allahun, Librin e Tij dhe provat e Tij, u thonë atyre që besuan, shokëve dhe ndjekësve të Muhamedit: "Cili prej dy grupeve tona ka shtëpi e jetesë më të mirë dhe kuvend e rreth shoqëror më të lartë e më të madh në numër; grupi ynë apo grupi juaj?"

19:74

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّن قَرْنٍ هُمْ أَحْسَنُ أَثَـٰثًۭا وَرِءْيًۭا ٧٤

Por, sa e sa popuj kemi shkatërruar para tyre, të cilët kanë pasur orendi më luksoze dhe kanë qenë më të pashëm!74

Komentimi 1 shënim

Shënimi 74

Sa e sa popuj para këtyre mohuesve mendjemëdhenj kemi shkatërruar, o Muhamed, madje ata të parët kanë pasur kushte jetese dhe orendi shtëpiake shumë herë më luksoze dhe kanë qenë shumë herë më të pashëm në krijim se këta; por kjo gjë nuk i mbrojti ata nga dënimi Ynë, kështu që Ne i shkatërruam pasuritë e tyre dhe i ndryshuam pamjet e tyre!

19:75

قُلْ مَن كَانَ فِى ٱلضَّلَـٰلَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ ٱلرَّحْمَـٰنُ مَدًّا ۚ حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلْعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّۭ مَّكَانًۭا وَأَضْعَفُ جُندًۭا ٧٥

Thuaj (o Muhamed): “Atyre që janë në humbje, i Gjithëmëshirshmi le t'u japë afat, derisa të shohin atë me të cilën kërcënohen: ose dënimin (në këtë botë) ose Orën (e Kiametit). Atëherë do ta mësojnë se kush ka banim më të keq dhe ushtri më të dobët."75

Komentimi 1 shënim

Shënimi 75

Thuaju këtyre idhujtarëve dhe mohuesve, o Muhamed: "Atij që është në humbje prej dy grupeve tona, i Gjithëmëshirshmi le t'i japë afat që ai të vazhdojë në humbje e të ngarkohet me mëkatet e tij, deri sa të vijë urdhri i Allahut me të cilin ata kërcënohen: ose me dënimin e tyre në këtë botë, ose me daljen para Zotit të tyre në ditën e Kiametit dhe dënimin e Tij të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit. Vetëm atëherë do ta mësojnë se cili prej dy grupeve (besimtarët apo mohuesit) ka banim më të keq dhe ushtri e rreth më të dobët; dhe cili prej tyre do të ketë banim më të mirë dhe tubim më të lartë!"

19:76

وَيَزِيدُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱهْتَدَوْا هُدًۭى ۗ وَٱلْبَـٰقِيَـٰتُ ٱلصَّـٰلِحَـٰتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًۭا وَخَيْرٌۭ مَّرَدًّا ٧٦

Allahu ua shton udhëzimin atyre që janë udhëzuar drejt, dhe veprat e mira të përhershme, janë më të mira te Zoti yt në shpërblim dhe kanë përfundim më të mirë.76

Komentimi 1 shënim

Shënimi 76

Allahu ua shton udhëzimin edhe më shumë atyre që janë udhëzuar në fenë e Tij, me ripërtëritjen e besimit që u ndodh atyre gjatë zbatimit të ligjeve të Allahut dhe, veprat e mira që mbeten përherë - veçanërisht madhërimi i Allahut me fjalët: "Subhanallah, uel hamdulilah, ue la ilahe il-la Allah, ue Allahu ekber, ue la haule ue la kuvete il-la bilah" (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartësuar është Allahu! Falënderimi i përket vetëm Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi! Nuk ka fuqi e ndryshim veçse me Allahun dhe nga Allahu.) – këto vepra të mira të përhershme kanë shpërblim më të mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë se sa banimet dhe kuvendet e këtyre idhujtarëve më të cilat u mburren besimtarëve në këtë botë.

19:77

أَفَرَءَيْتَ ٱلَّذِى كَفَرَ بِـَٔايَـٰتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًۭا وَوَلَدًا ٧٧

A e sheh atë që i mohon provat Tona dhe thotë: “Patjetër që mua do të më jepet edhe pasuri, edhe fëmijë (nëse ka botë tjetër)”?!77

Komentimi 1 shënim

Shënimi 77

A e sheh, o Muhamed, atë që i mohon provat dhe shpalljet tona, El As ibën Vail-in dhe ata që janë si ai, dhe megjithatë thotë: "Patjetër që do të më jepet përsëri pasuri e madhe dhe fëmijë të shumtë në botën tjetër, nëse do të ketë botë tjetër"?!

19:78

أَطَّلَعَ ٱلْغَيْبَ أَمِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحْمَـٰنِ عَهْدًۭا ٧٨

Mos ka parë të fshehtën, apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?78

Komentimi 1 shënim

Shënimi 78

Mos e ka parë të fshehtën ky dhe ka mësuar se në botën tjetër do të ketë pasuri e fëmijë, megjithëse e mohon dhe nuk e beson atë në të njëjtën kohë, apo mos ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi meqenëse e ka besuar Atë dhe i është bindur Atij në gjithçka ka urdhëruar apo ndaluar?!

19:79

كَلَّا ۚ سَنَكْتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُۥ مِنَ ٱلْعَذَابِ مَدًّۭا ٧٩

Kurrsesi! Ne do ta shkruajmë atë që ai thotë dhe do t’i shtojmë atij dënim mbi dënim.79

Komentimi 1 shënim

Shënimi 79

Assesi, nuk është ashtu si thotë ky mohues; ai nuk ka asnjë lloj njohurie dhe asnjë lloj premtimi! Ne do të shkruajmë gjithçka që ai thotë prej gënjeshtrës dhe shpifjes ndaj Allahut, dhe për këtë do i shtojmë dënim tjetër mbi dënimin për mosbesimin e tij, në botën tjetër.

19:80

وَنَرِثُهُۥ مَا يَقُولُ وَيَأْتِينَا فَرْدًۭا ٨٠

Dhe, do të trashëgojmë gjithçka me të cilat mburret, dhe ai do të vijë tek Ne i vetëm.80

Komentimi 1 shënim

Shënimi 80

Ne do ta trashëgojmë pasurinë dhe fëmijët e tij, dhe në ditën e Kiametit ai do të vijë tek Ne i vetëm, pa pasuri dhe pas fëmijë.

19:81

وَٱتَّخَذُوا مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةًۭ لِّيَكُونُوا لَهُمْ عِزًّۭا ٨١

Ata kanë marrë zota të tjerë, në vend të Allahut, për t’i pasur mbrojtës.81

Komentimi 1 shënim

Shënimi 81

Idhujtarët kanë marrë idhuj për t'i adhuruar në vend të Allahut, apo përkrah Allahut, që t'i kenë ata mbrotjës nga dënimi i Allahut dhe për t'u forcuar me to!

19:82

كَلَّا ۚ سَيَكْفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمْ وَيَكُونُونَ عَلَيْهِمْ ضِدًّا ٨٢

Por, jo! Ata (zota) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të kthehen kundër tyre.82

Komentimi 1 shënim

Shënimi 82

Nuk do të jetë ashtu si shpresojnë ata! Zotat e tyre nuk do të jenë ndihmës e mbrojtës të tyre në ditën e Kiametit, madje ata do ta mohojnë adhurimin që i kanë bërë idhujtarët, dhe do kthehen kundër tyre me dëshminë e tyre dhe përgënjeshtrimin e idhujtarëve, në mënyrë të kundërt të asaj që ata mendonin.

19:83

أَلَمْ تَرَ أَنَّآ أَرْسَلْنَا ٱلشَّيَـٰطِينَ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ تَؤُزُّهُمْ أَزًّۭا ٨٣

A nuk e sheh se Ne i dërgojmë djajtë te mohuesit, për t’i cytur ata me cytje të vazhdueshme?83

Komentimi 1 shënim

Shënimi 83

A nuk e sheh, o Muhamed, se Ne i kemi dhënë pushtet shejtanëve mbi mohuesit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe ata i nxisin ata për të këqia e për në humbje, dhe i bezdisin ata me cytje të vazhdueshme e të pandërprerë?

19:84

فَلَا تَعْجَلْ عَلَيْهِمْ ۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمْ عَدًّۭا ٨٤

Pra, ti (Muhamed) mos u nxito kundër tyre, sepse me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët atyre, me numërim.84

Komentimi 1 shënim

Shënimi 84

Mos u nxito, o Muhamed, duke kërkuar dënimin e shpejtë të këtyre mohuesve e idhujtarëve, sepse Ne i numërojmë ditët - madje edhe frymëmarrjet e tyre - si dhe veprat e tyre me një numërim të saktë, që më pas t'i ndëshkojmë për të gjitha ato në botën tjetër, dhe nuk e kemi lënë dënimin e tyre të shpejtë në këtë botë veçse për urtësi që i dimë Ne.

19:85

يَوْمَ نَحْشُرُ ٱلْمُتَّقِينَ إِلَى ٱلرَّحْمَـٰنِ وَفْدًۭا ٨٥

Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi, si një delegacion i nderuar;85

Komentimi 1 shënim

Shënimi 85

Ditën kur Ne do i tubojmë ata që i frikësoheshin Allahut në dynja, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, për të dalë para të Gjithëmëshirshmit si një delgacion i nderuar, duke qenë të kaluar (mbi kalë apo kafshë tjetër);

19:86

وَنَسُوقُ ٱلْمُجْرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرْدًۭا ٨٦

dhe do t’i ngasim kriminelët në Xhehenem, si një tufë e etur;86

Komentimi 1 shënim

Shënimi 86

Kurse kriminelët mohues të Allahut dhe idhujtarë e mëkatarë, do i ngasim me forcë në Xhehenem, duke ecur në këmbë, si tufë kafshësh e etur;

19:87

لَّا يَمْلِكُونَ ٱلشَّفَـٰعَةَ إِلَّا مَنِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحْمَـٰنِ عَهْدًۭا ٨٧

askush nuk do ta ketë të drejtën e ndërmjetësimit, përveç atij që ka marrë premtim te i Gjithëmëshirshmi.87

Komentimi 1 shënim

Shënimi 87

Atë ditë askush prej mohuesve e idhujtarëve nuk do ta ketë të drejtën e ndërmjetësimit për askënd, por atë të drejtë do e ketë vetëm ai që ka marrë premtim nga Allahu për të, e ata janë besimtarët e sinqertë që kanë besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilët do të ndërmjetësojnë atje për njëri-tjetrin, me lejen e Allahut.

19:88

وَقَالُوا ٱتَّخَذَ ٱلرَّحْمَـٰنُ وَلَدًۭا ٨٨

Ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë”!88

Komentimi 1 shënim

Shënimi 88

Mohuesit prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve që thonë se engjëjt janë vajzat e Allahut, thanë se Allahu ka fëmijë!

19:89

لَّقَدْ جِئْتُمْ شَيْـًٔا إِدًّۭا ٨٩

Keni thënë vërtet diçka fyese, shumë të madhe!89

Komentimi 1 shënim

Shënimi 89

Ju që e thoni këtë fjalë – se Allahu ka fëmijë – keni thënë vërtet një fjalë fyese shumë të madhe për Allahun, Zotin e botëve, që nuk ka nevojë për asgjë dhe askënd nga krijesat e Tij, dhe as për bashkëshrote apo fëmijë – i Pastër është Allahu nga ajo që i përshkruajnë!

19:90

تَكَادُ ٱلسَّمَـٰوَٰتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ ٱلْأَرْضُ وَتَخِرُّ ٱلْجِبَالُ هَدًّا ٩٠

Qiejt gati sa nuk shpërthejnë prej kësaj, Toka gati sa s’çahet dhe malet sa s’rrëzohen me forcë,90

Komentimi 1 shënim

Shënimi 90

Qiejt gati sa nuk shpërthejnë nga rëndesa dhe shëmtia e asaj fjale, Toka gati sa nuk çahet më dysh dhe malet gati sa nuk rrëzohen me forcë të thërrmuar, nga zemërimi i madh për hir të Allahut,

19:91

أَن دَعَوْا لِلرَّحْمَـٰنِ وَلَدًۭا ٩١

ngaqë ata i veshin fëmijë të Gjithëmëshirshmit.91

Komentimi 1 shënim

Shënimi 91

ngaqë ata i veshin Krijuesit të Gjithëmëshirshëm fëmijë – i Lartë është Ai nga ajo që i veshin mohuesit!

19:92

وَمَا يَنۢبَغِى لِلرَّحْمَـٰنِ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا ٩٢

Por, nuk i ka hije (Madhështisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë fëmijë.92

Komentimi 1 shënim

Shënimi 92

Por nuk i ka hije Madhështisë së të Gjithëmëshirshmit që të ketë fëmijë, sepse që të kesh fëmijë tregon mangësi dhe nevojë, kurse Allahu i Madhëruar është i Pasuri që nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, i Lavdëruari Absolut, i Pastërti nga çdo mangësi.

19:93

إِن كُلُّ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ إِلَّآ ءَاتِى ٱلرَّحْمَـٰنِ عَبْدًۭا ٩٣

Nuk ka asnjë që gjendet në qiej e në Tokë që nuk do t'i vijë të Gjithëmëshirshmit si rob (i nënshtruar).93

Komentimi 1 shënim

Shënimi 93

Nuk ka asnjë engjëll që gjendet në qiej, dhe asnjë njeri e xhinë që gjendet në Tokë, veçse do t'i vijnë si rob të nënshtruar Zotit të tyre në ditën e Kiametit, duke pohuar që janë robër të Tij, dhe prej tyre edhe Uzejri dhe Isai, për të cilët thonë se janë fëmijë të Allahut.

19:94

لَّقَدْ أَحْصَىٰهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّۭا ٩٤

Vërtet, Ai e njeh plotësisht gjithësecilin prej tyre dhe i ka të numëruar të gjithë saktësisht.94

Komentimi 1 shënim

Shënimi 94

Allahu i njeh mirë dhe plotësisht të gjitha krijesat e Tij, një e nga një, dhe i ka të numëruar të gjithë ata me saktësi – askush prej tyre nuk i shpëton Atij.

19:95

وَكُلُّهُمْ ءَاتِيهِ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ فَرْدًا ٩٥

Secili prej tyre do t'i vijë Atij në Ditën e Kiametit, krejtësisht i vetëm.95

Komentimi 1 shënim

Shënimi 95

Çdonjëri prej krijesve do të dalë para Zotit në Ditën e Kiametit duke qenë krejtësisht i vetëm, pa asnjë pasuri, fëmijë, apo ndihmës që ta mbrojë nga Allahu dhe gjykimi i Tij.

19:96

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ ٱلرَّحْمَـٰنُ وُدًّۭا ٩٦

Me të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri të vërtetë.96

Komentimi 1 shënim

Shënimi 96

Atyre që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe bëjnë vepra të mira sipas Ligjit të Allahut, Allahu do t'u dhurojë dashuri të vërtetë në zemrat e robërve të Tij në këtë botë; do ta duan njëri-tjetrin, do të jenë të ngrohtë me njëri-tjetrin, dhe do t'i dojë Allahu gjithashtu.

19:97

فَإِنَّمَا يَسَّرْنَـٰهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ ٱلْمُتَّقِينَ وَتُنذِرَ بِهِۦ قَوْمًۭا لُّدًّۭا ٩٧

Vërtet, Ne e kemi bërë të lehtë këtë (Kuran), në gjuhën tënde (o Muhamed), që nëpërmjet tij, t’u japësh lajmin e mirë të devotshmëve dhe të paralajmërosh njerëzit që janë kundërshtues.97

Komentimi 1 shënim

Shënimi 97

Ne e kemi bërë të lehtë këtë Kuran, në gjuhën tënde arabe, o Muhamed, në mënyrë që nëpërmjet tij t'u japësh lajmin e mirë të hyrjes në Xhenet të devotshmëve nga ndjekësit e tu, të cilët i ruhen dënimit të Allahut duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij; dhe që të paralajmërosh me dënimin e Allahut njerëzit kundështues nga populli yt, dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre, duke kundërshtuar të vërtetën që është nga Allahu me të kotën dhe të pavërtetën e mendjes së tyre të mangët.

19:98

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّن قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُم مِّنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًۢا ٩٨

Sa e sa popuj kemi shkatërruar para tyre! A sheh tani ndonjërin prej tyre, apo a dëgjon ndonjë pëshpëritje sado të vogël të tyre?!98

Komentimi 1 shënim

Shënimi 98

Ne kemi shkatërruar dhe zhdukur shumë popuj para popullit tënd, o Muhamed, nga të cilët ti nuk sheh askënd sot dhe nuk dëgjon as përshpëritjen më të vogël të askujt prej tyre; po kështu edhe mohuesit prej popullit tënd, mund t'i shkatërrojmë e t'i zhdukim ashtu siç bëmë me mohuesit prej popujve që kanë qenë para tyre. Ky është kërcënim dhe paralajmërim për shkatërrimin me zbritjen e dënimit kundër përgënjeshtruesve dhe kundërshtuesve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse ata nuk nxitojnë të pendohen dhe të kthehen tek Allahu para se t'iu vijë dënimi.

Merjem · 98 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi