KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 34

Seba Populli i Sebes

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 54 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

34:1

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَهُ ٱلْحَمْدُ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ ۚ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْخَبِيرُ ١

I gjithë lavdërimi i takon Allahut, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë; dhe Atij i takon lavdërimi edhe në botën tjetër. Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Lavdërimi i takon Allahut për cilësitë e Tij, të gjitha cilësi të përsosura, dhe për mirësitë e Tij të dukshme e të fshehta, fetare e jetësore. Atij i përket mbretëria e gjithçkaje në qiej dhe në Tokë, dhe Atij i përket lavdërimi i plotë edhe në botën tjetër. Ai është i Urtë në veprimet e Tij dhe i Dijshëm për gjendjen e krijesave të Tij.

34:2

يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا ۚ وَهُوَ ٱلرَّحِيمُ ٱلْغَفُورُ ٢

Ai di çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngjitet në të. Ai është Mëshirëploti, Falësi.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Ai di çdo gjë që hyn në tokë dhe çdo gjë që del prej saj, si: bimët, mineralet, uji; Ai di çfarë zbret nga qielli prej shirave, engjëjve dhe Librave, dhe çfarë ngjitet në të prej engjëjve dhe veprave të krijesave. Ai është Mëshirëplotë me robërit e Tij, nuk i nxiton ata që mëkatojnë me ndëshkim, dhe është Falës i mëkateve të atyre që pendohen tek Ai e mbështeten tek Ai.

34:3

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَأْتِينَا ٱلسَّاعَةُ ۖ قُلْ بَلَىٰ وَرَبِّى لَتَأْتِيَنَّكُمْ عَـٰلِمِ ٱلْغَيْبِ ۖ لَا يَعْزُبُ عَنْهُ مِثْقَالُ ذَرَّةٍۢ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَلَا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَآ أَصْغَرُ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكْبَرُ إِلَّا فِى كِتَـٰبٍۢ مُّبِينٍۢ ٣

Mohuesit thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)”! Thuaj: “Po, për Zotin tim! Ajo do t’ju vijë patjetër! Ai është Njohësi i së fshehtës; Atij nuk i shpëton as sa pesha e një grimce, as në qiej, as në Tokë; as diçka më e vogël se ajo, as më e madhe, veçse është e shënuar në një Libër të qartë”.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Jobesimtarët që mohojnë ringjalljen thanë: “Nuk do të na vijë kurrë Kiameti.” Thuaju atyre –o i Dërguar–: Po, për Zotin tim, do t’ju vijë patjetër! Por askush nuk e di kohën e ardhjes së tij përveç Allahut, Njohësit të të fshehtave, të Cilit nuk i fshihet as pesha e një milingone të vogël në qiej dhe në tokë, as më e vogla prej tyre, e as më e madhja, por të gjitha janë të shënuara në një Libër të qartë –Leuhul Mahfudh.

34:4

لِّيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُم مَّغْفِرَةٌۭ وَرِزْقٌۭ كَرِيمٌۭ ٤

Kjo, që Ai t’i shpërblejë ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira; për ta ka falje dhe furnizim fisnik.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Që Ai të shpërblejë ata që besuan Allahun, ndoqën të Dërguarin e Tij dhe bënë vepra të mira. Për ata ka falje të mëkateve dhe furnizim fisnik – që është Xheneti.

34:5

وَٱلَّذِينَ سَعَوْ فِىٓ ءَايَـٰتِنَا مُعَـٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌۭ مِّن رِّجْزٍ أَلِيمٌۭ ٥

Sa për ata që përpiqen të diskreditojnë shpalljet Tona, duke menduar se mund të na sfidojnë Ne, për ta do të ketë një dënim të dhembshëm, nga një ndëshkim i rëndë.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Ndërsa ata që u përpoqën me çdo mjet të pengojnë nga rruga e Allahut, përgënjeshtruan të dërguarit e Tij dhe kërkuan të diskreditojnë argumentet Tona, duke u kundërvënë Allahut dhe duke dashur ta sfidojnë urdhrin e Tij – për ta është dënimi më i rëndë dhe më i dhimbshëm.

34:6

وَيَرَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلْعِلْمَ ٱلَّذِىٓ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ هُوَ ٱلْحَقَّ وَيَهْدِىٓ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ٦

Ata, të cilëve u është dhënë dituria, e shohin se ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, është e Vërteta, dhe se ajo udhëzon drejt Rrugës së të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavdërim.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Ata, të cilëve Allahu u ka dhënë diturinë, e dinë se Kurani që t’u zbrit ty nga Zoti yt është e vërteta, dhe se ai udhëzon drejt rrugës së Allahut, të Plotfuqishmit që askush s’mund ta mposhtë, të Lavdëruarit në fjalët, veprat dhe ligjin e Tij.

34:7

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هَلْ نَدُلُّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍۢ يُنَبِّئُكُمْ إِذَا مُزِّقْتُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمْ لَفِى خَلْقٍۢ جَدِيدٍ ٧

Mohuesit thonë (me tallje): “A doni t’ju tregojmë për një njeri që ju lajmëron se, kur të jeni shpërbërë plotësisht (në varre), do të ringjalleni në një krijim të ri?7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Ata që mohuan, duke i folur njëri-tjetrit me tallje, thonë: “A doni t’ju tregojmë për një njeri (duke nënkuptuar Muhamedin ﷺ) që ju lajmëron se kur të vdisni e trupat tuaj të shpërbëhen krejtësisht, do të ringjalleni e do të ngriheni nga varret tuaja?” – e thanë këtë nga tepria e mohimit dhe përgënjeshtrimit të tyre.

34:8

أَفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَم بِهِۦ جِنَّةٌۢ ۗ بَلِ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ فِى ٱلْعَذَابِ وَٱلضَّلَـٰلِ ٱلْبَعِيدِ ٨

A po trillon ai (Muhamedi) gënjeshtër kundër Allahut, apo është i marrë?” Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër, janë në dënimin dhe në humbjen e largët.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Ky njeri – thanë ata – ka trilluar gënjeshtër kundër Allahut, ose e ka zënë çmenduria, prandaj flet pa ditur çfarë thotë? Jo, nuk është aspak siç thonë jobesimtarët, por Muhamedi ﷺ është më i vërteti ndër të vërtetët. Ndërsa ata që nuk besojnë ringjalljen dhe nuk veprojnë për të, janë në dënim të përhershëm në botën tjetër dhe në humbje të madhe e të largët nga e drejta në këtë botë.

34:9

أَفَلَمْ يَرَوْاْ إِلَىٰ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ ۚ إِن نَّشَأْ نَخْسِفْ بِهِمُ ٱلْأَرْضَ أَوْ نُسْقِطْ عَلَيْهِمْ كِسَفًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ لِّكُلِّ عَبْدٍۢ مُّنِيبٍۢ ٩

A nuk shohin ata se çfarë ka para tyre dhe çfarë ka pas tyre, prej qiellit dhe Tokës? Nëse duam, i fundosim në tokë, ose hedhim mbi ta copa (të thyera) nga qielli. Në këtë, me të vërtetë, ka shenjë për çdo rob që kthehet tek Allahu me pendesë.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

A nuk e shohin këta jobesimtarë, të cilët nuk besojnë në botën tjetër, madhështinë e fuqisë së Allahut në atë që kanë para tyre dhe pas tyre – në qiellin dhe tokën që i rrethojnë nga të gjitha anët – gjë që mahnit mendjet? Nëse do të duam, mund t’i fundosim në tokë, ashtu siç bëmë me Karunin, ose t’u zbresim nga qielli copa ndëshkimi, ashtu siç ndodhi me popullin e Shuajbit, kur qielli derdhi mbi ta zjarr dhe i dogji. Vërtet, në këtë që përmendëm nga fuqia Jonë ka shenjë të qartë për çdo rob që kthehet tek Zoti i tij me pendim, e pranon Njësinë e Tij dhe ia dedikon adhurimin vetëm Atij.

34:10

۞ وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا دَاوُۥدَ مِنَّا فَضْلًۭا ۖ يَـٰجِبَالُ أَوِّبِى مَعَهُۥ وَٱلطَّيْرَ ۖ وَأَلَنَّا لَهُ ٱلْحَدِيدَ ١٠

Me të vërtetë, Ne i dhamë Daudit një privilegj të madh nga ana Jonë (dhe thamë): “O male, përsëritni (lavdet ndaj Meje) së bashku me të, dhe po ashtu ju, o shpendë!” Dhe, Ne ia bëmë atij hekurin të butë;10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Me të vërtetë, Ne i dhamë Daudit profetësinë, Librin dhe diturinë, dhe i thamë maleve e shpendëve: “Madhëroni Allahun së bashku me të.” Dhe ia zbutëm atij hekurin, sa që bëhej si brumi në dorën e tij, që ta punonte e ta përdorte si të donte.

34:11

أَنِ ٱعْمَلْ سَـٰبِغَـٰتٍۢ وَقَدِّرْ فِى ٱلسَّرْدِ ۖ وَٱعْمَلُواْ صَـٰلِحًا ۖ إِنِّى بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ ١١

(dhe i thamë:) “Bëj parzmore të plota dhe cakto saktë nyjet e tyre; dhe veproni mirë, o familja e Daudit! Unë shoh gjithçka që ju veproni.”11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Bëj parzmore të plota dhe të gjera, dhe caktoje me kujdes madhësinë e gozhdëve në unazat e parzmoreve: mos e bëj unazën shumë të vogël që të dobësohet e të mos mbrojë mirë, dhe mos e bëj shumë të madhe që të rëndojë mbi atë që e vesh. Dhe vepro, o Daud, ti dhe familja jote, me bindje ndaj Allahut. Unë shoh gjithçka që bëni, dhe asgjë nuk më fshihet prej saj.

34:12

وَلِسُلَيْمَـٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهْرٌۭ وَرَوَاحُهَا شَهْرٌۭ ۖ وَأَسَلْنَا لَهُۥ عَيْنَ ٱلْقِطْرِ ۖ وَمِنَ ٱلْجِنِّ مَن يَعْمَلُ بَيْنَ يَدَيْهِ بِإِذْنِ رَبِّهِۦ ۖ وَمَن يَزِغْ مِنْهُمْ عَنْ أَمْرِنَا نُذِقْهُ مِنْ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ ١٢

Kurse Sulejmanit, Ne i nënshtruam erën: udhëtimi me të cilën gjatë një paraditeje ishte sa udhëtimi i një muaji, dhe udhëtimi i një pasditeje po ashtu sa udhëtimi i një muaji. Ne i bëmë atij një burim bakri të shkrirë që rridhte, dhe i nënshtruam atij disa nga xhindët që punonin për të, me urdhrin e Zotit të tij; e kushdo prej tyre që shmangej nga urdhri Ynë, e bënim të shijonte nga dënimi i zjarrit flakërues.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Ne ia nënshtruam Sulejmanit erën: ai udhëtonte me të nga mëngjesi deri në mesditë sa udhëtimi i një muaji, dhe nga mesdita deri në mbrëmje sa udhëtimi i një muaji tjetër, sipas rrjedhës së zakonshme. Ne ia bëmë atij bakrin të rridhte në gjendje të shkrirë sikur të ishte ujë, që të punonte me të çfarë të donte, dhe i nënshtruam atij disa prej xhindëve që punonin përpara tij me lejen e Zotit të tij. E kush prej tyre shmangej nga urdhri Ynë, nga bindja ndaj Sulejmanit, Ne e bënim të shijonte ndëshkimin e zjarrit të flakëruar.

34:13

يَعْمَلُونَ لَهُۥ مَا يَشَآءُ مِن مَّحَـٰرِيبَ وَتَمَـٰثِيلَ وَجِفَانٍۢ كَٱلْجَوَابِ وَقُدُورٍۢ رَّاسِيَـٰتٍ ۚ ٱعْمَلُوٓاْ ءَالَ دَاوُۥدَ شُكْرًۭا ۚ وَقَلِيلٌۭ مِّنْ عِبَادِىَ ٱلشَّكُورُ ١٣

Ata punonin për të çfarë të dëshironte: faltore madhështore, statuja, enë të mëdha si pellgje dhe kazanë gatimi të palëvizshëm (nga madhësia). “Punoni, o familja e Daudit, me mirënjohje!” Por, pak nga robërit e Mi janë mirënjohës.13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Xhindët punonin për Sulejmanin çfarë ai dëshironte: xhami për adhurim, statuja prej bakri e xhami, enë të mëdha si pellgje ku grumbullohet uji, dhe kazanë gjigante të palëvizshme nga vendet e tyre për shkak të madhësisë. Dhe Ne u thamë: “O familja e Daudit, punoni me falënderim ndaj Allahut për ato që ju ka dhënë”, domethënë duke iu bindur dhe duke zbatuar urdhërat e Tij. Por, pak nga robërit e Mi janë ata që falënderojnë Allahun shpesh dhe vazhdimisht. Dhe Daudi me familjen e tij ishin prej atyre të paktëve.

34:14

فَلَمَّا قَضَيْنَا عَلَيْهِ ٱلْمَوْتَ مَا دَلَّهُمْ عَلَىٰ مَوْتِهِۦٓ إِلَّا دَآبَّةُ ٱلْأَرْضِ تَأْكُلُ مِنسَأَتَهُۥ ۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ ٱلْجِنُّ أَن لَّوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ ٱلْغَيْبَ مَا لَبِثُواْ فِى ٱلْعَذَابِ ٱلْمُهِينِ ١٤

Kur Ne i caktuam atij (Sulejmanit) vdekjen, ata (xhindet) nuk patën kurrfarë shenje për vdekjen e tij, përveç një krimbi të tokës që gërryente shkopin e tij. E kur ai ra (për tokë), u bë e qartë për xhindet se, po ta kishin ditur të fshehtën, nuk do të kishin ndenjur në dënimin poshtërues.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Kur Ne caktuam vdekjen e Sulejmanit, xhindët nuk e morën vesh atë veçse përmes një termiti që po hante shkopin e tij, mbi të cilin ai mbështetej. Kur shkopi u thye, Sulejmani ra përdhe. Atëherë u bë e qartë për xhindët se, po ta kishin ditur të fshehtën, nuk do të kishin vazhduar të punonin në atë mundim poshtërues dhe punë të rëndë për Sulejmanin, duke menduar se ai ishte ende gjallë. - Në këtë ajet ka një dëshmi të qartë për pavlefshmërinë e besimit të disa njerëzve se xhindët dinë të fshehtën; sepse, po ta kishin ditur, do ta kishin marrë vesh vdekjen e Sulejmanit (alejhis selam) dhe nuk do të kishin qëndruar në shërbim nën atë lodhje poshtëruese.

34:15

لَقَدْ كَانَ لِسَبَإٍۢ فِى مَسْكَنِهِمْ ءَايَةٌۭ ۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٍۢ وَشِمَالٍۢ ۖ كُلُواْ مِن رِّزْقِ رَبِّكُمْ وَٱشْكُرُواْ لَهُۥ ۚ بَلْدَةٌۭ طَيِّبَةٌۭ وَرَبٌّ غَفُورٌۭ ١٥

Me të vërtetë, për popullin e Sebës kishte një shenjë të qartë në vendbanimin e tyre: dy kopshte – një nga e djathta dhe një nga e majta. “Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë. Vend i mrekullueshëm dhe Zot që falë shumë.”15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Me të vërtetë, fisi i Sebës në Jemen kishte një shenjë të qartë të fuqisë sonë në vendbanimin e tyre: dy kopshte të mëdha, një në të djathtë dhe një në të majtë të lumit. U thamë: “Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë për mirësitë që ju ka dhënë; vendi juaj është me tokë pjellore dhe ajër të pastër, e Zoti juaj është Falës dhe Mëshirëplotë.” Nuk kishte në atë vend tokë të kripur (të pavlefshme), as miza, mushkonja, pleshta, akrepa apo gjarpërinj. Madje edhe i huaji që hynte aty, edhe nëse kishte në rrobat e tij morra, ato vdisnin menjëherë për shkak të pastërtisë dhe ëmbëlsisë së ajrit të tyre.

34:16

فَأَعْرَضُواْ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ سَيْلَ ٱلْعَرِمِ وَبَدَّلْنَـٰهُم بِجَنَّتَيْهِمْ جَنَّتَيْنِ ذَوَاتَىْ أُكُلٍ خَمْطٍۢ وَأَثْلٍۢ وَشَىْءٍۢ مِّن سِدْرٍۢ قَلِيلٍۢ ١٦

Por, ata kthyen shpinën, kështu që, Ne u dërguam Përmbytjen e Digës, dhe dy kopshtet e tyre i zëvendësuam me dy kopshte që kishin fryta të hidhura, shkurre të egra bruke dhe pak pemë sidri.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Por ata u shmangën nga urdhri i Allahut dhe nga falënderimi ndaj Tij dhe përgënjeshtruan të dërguarit, kështu që Ne u dërguam atyre përmbytjen e fuqishme shkatërruese që rrënoi digën dhe përmbyti kopshtet. Ne ua zëvendësuam dy kopshtet e tyre plot fruta me dy kopshte të tjera që kishin fryte të hidhura e me shije të pakëndshme, pemë ethl (shkurtore e ngjashme me brukë – tamarisk, që nuk jep fruta) dhe pak pemë të sidrit me shumë gjemba.

34:17

ذَٰلِكَ جَزَيْنَـٰهُم بِمَا كَفَرُواْ ۖ وَهَلْ نُجَـٰزِىٓ إِلَّا ٱلْكَفُورَ ١٧

Këtë dënim ua dhamë për shkak të mosmirënjohjes së tyre. A mos ndëshkojmë Ne tjetërkënd, përveçse mosmirënjohësve?17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Ky zëvendësim nga e mira në të keqen ishte për shkak të mosbesimit të tyre dhe mungesës së mirënjohjes ndaj begative të Allahut. Dhe Ne nuk dënojmë me një ndëshkim kaq të ashpër përveç mohuesve kokëfortë e kryeneç, të cilët shpërblehen me të njëjtën masë sipas veprës së tyre.

34:18

وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ ٱلْقُرَى ٱلَّتِى بَـٰرَكْنَا فِيهَا قُرًۭى ظَـٰهِرَةًۭ وَقَدَّرْنَا فِيهَا ٱلسَّيْرَ ۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِىَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ ١٨

Ndërmjet tyre dhe qyteteve që i kishim bekuar (të Levantit), Ne kishim vendosur fshatra të dukshme, dhe kishim vendosur distanca të përshtatshme për lehtësimin e udhëtimit midis tyre: “Udhëtoni të sigurt nëpër to, natën dhe ditën!”18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Ndërmjet banorëve të Sebës – në Jemen – dhe qyteteve që i kemi bekuar – që janë në Levant - Sham – Ne kishim vendosur qytete të lidhura, saqë shiheshin nga njëri-tjetri, dhe e kishim bërë udhëtimin ndërmjet tyre të lehtësuar me qëndrime të rregullta, nga një vendbanim në tjetrin, pa qenë nevoja të mbartnin ujë, ushqim e tenda me vete. Dhe u thamë atyre: “Udhëtoni nëpër këto vendbanime, kur të doni, natën ose ditën, të sigurt, pa frikë nga armiku, pa uri e pa etje.”

34:19

فَقَالُواْ رَبَّنَا بَـٰعِدْ بَيْنَ أَسْفَارِنَا وَظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمْ فَجَعَلْنَـٰهُمْ أَحَادِيثَ وَمَزَّقْنَـٰهُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّكُلِّ صَبَّارٍۢ شَكُورٍۢ ١٩

Por, ata thanë: “Zoti ynë, largoje distancën ndërmjet udhëtimeve tona.” Dhe i bënë padrejtësi vetes së tyre, ndaj Ne i bëmë ata rrëfenja (për t’u marrë shembull) dhe i shpërndamë plotësisht. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për çdo njeri që është shumë i durueshëm dhe falënderues.19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Por nga teprimi dhe mendjemadhësia e tyre, ata u lodhën nga rehatia, siguria dhe jeta e begatë, dhe thanë: “O Zoti ynë, bëji fshatrat tona të largëta nga njëri-tjetri, që të zgjatet udhëtimi ynë mes tyre.” Kështu ata nuk gjetën më vendbanime të banuara në rrugën e tyre. Ata i bënë padrejtësi vetes së tyre me mosbesimin e tyre, prandaj Ne i shkatërruam dhe i bëmë shembull e tregim për ata që do të vijnë pas tyre. Ne i shpërndamë në çdo drejtim dhe vendi i tyre u rrënua. Vërtet, ajo që ndodhi me Sebën është mësim për çdo njeri që duron përballë vështirësive dhe sprovave, dhe që është mirënjohës ndaj begative të Allahut të Lartësuar.

34:20

وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُۥ فَٱتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًۭا مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٢٠

Me të vërtetë, Iblisi vërtetoi ndaj tyre hamendjen e tij, kështu që ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Dhe me të vërtetë, Iblisi pati një hamendje pa siguri se do t’i shmangte bijtë e Ademit nga e vërteta dhe se ata do ta ndiqnin atë në mëkat ndaj Allahut. Dhe ai e pa hamendjen e tij të realizuar mbi ta: ata iu bindën atij dhe e kundërshtuan Zotin e tyre, përveç një grupi besimtarësh tek Allahu, të cilët qëndruan të palëkundur në bindjen ndaj Tij.

34:21

وَمَا كَانَ لَهُۥ عَلَيْهِم مِّن سُلْطَـٰنٍ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَن يُؤْمِنُ بِٱلْـَٔاخِرَةِ مِمَّنْ هُوَ مِنْهَا فِى شَكٍّۢ ۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ حَفِيظٌۭ ٢١

Ai (Iblisi) nuk kishte asnjë pushtet mbi ta, por vetëm që Ne të bënim të dallohej se kush beson në botën tjetër dhe kush dyshon në të. Zoti yt është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Iblisi nuk pati ndonjë detyrim apo pushtet mbi këta jobesimtarë që t’i shtynte në mosbesim, por ishte urtësia e Allahut që lejoi që ai t’u zbukuronte (mëkatin) bijve të Ademit, në mënyrë që të shfaqej ajo që Ai e kishte ditur që në amshim: që të dallohej kush beson në ringjalljen, shpërblimin dhe ndëshkimin, prej atij që është në dyshim për to. Dhe Zoti yt është Mbikëqyrës mbi çdo gjë, Ai i ruan dhe shpërblen sipas tyre.

34:22

قُلِ ٱدْعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍۢ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَلَا فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِن شِرْكٍۢ وَمَا لَهُۥ مِنْهُم مِّن ظَهِيرٍۢ ٢٢

Thuaju: “Thirrni ata që pretendoni (se janë zotër), përveç Allahut! Ata nuk kanë pushtet as sa një grimcë, as në qiej, as në Tokë; Ata nuk kanë ndonjë pjesë në to (qiej e Tokë), dhe Allahu nuk ka prej tyre as ndihmës, as përkrahës.”22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Thuaj (o i Dërguar) idhujtarëve: “Thirrini ata që i keni menduar si ortakë të Allahut dhe i keni adhuruar në vend të Tij – qofshin ata idhuj, engjëj apo njerëz – dhe drejtojuni atyre për nevojat tuaja. Ata kurrë nuk do t’ju përgjigjen, sepse nuk zotërojnë as sa pesha e një milingone të vogël në qiej e as në Tokë. Ata nuk kanë asnjë pjesë në to, e as nuk është ndonjëri prej tyre ndihmës i Allahut në krijimin e diçkaje. Përkundrazi, vetëm Allahu – i Lartësuar qoftë Ai – është i Vetmi që krijon, dhe vetëm Ai meriton të adhurohet. Askush tjetër përveç Tij nuk ka të drejtë për adhurim.

34:23

وَلَا تَنفَعُ ٱلشَّفَـٰعَةُ عِندَهُۥٓ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُۥ ۚ حَتَّىٰٓ إِذَا فُزِّعَ عَن قُلُوبِهِمْ قَالُواْ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ ۖ قَالُواْ ٱلْحَقَّ ۖ وَهُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْكَبِيرُ ٢٣

Ndërmjetësimi nuk do të bëjë dobi tek Ai, veçse për atë që Ai jep leje. Derisa, kur t’u hiqet frika (e Ditës së Gjykimit) nga zemrat e tyre, ata do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” – (Engjëjt) do të përgjigjen: “Tha të Vërtetën!” Ai është Më i Larti, Më i Madhi.23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk bën dobi tek Allahu i Lartësuar, në Ditën e Llogarisë, përveçse për atë që Ai i jep leje. Kur frika e madhe e Ditës së Gjykimit të largohet nga zemrat e njerëzve, ata pyesin njëri-tjetrin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Engjëjt përgjigjen: “Tha të vërtetën.” Ai është i Larti me Qenien e Tij, me pushtetin e Tij dhe me lartësinë e Tij, i Madh mbi çdo gjë.

34:24

۞ قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ قُلِ ٱللَّهُ ۖ وَإِنَّآ أَوْ إِيَّاكُمْ لَعَلَىٰ هُدًى أَوْ فِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ٢٤

Thuaj: “Kush ju furnizon ju nga qiejt dhe Toka?” Thuaj: “Allahu! E me siguri, ose ne, ose ju, jemi në rrugë të drejtë ose në një humbje të qartë.24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Thuaj (o i Dërguar) idhujtarëve: “Kush ju furnizon juve nga qiejt me shiun dhe nga toka me bimët, mineralet dhe të tjera?” Ata patjetër do ta pranojnë se është Allahu. E nëse nuk e pranojnë, thuaju: “Allahu është Furnizuesi. Dhe vërtet, njëri nga dy grupet – ose ne ose ju – është në udhëzim të qartë dhe të qëndrueshëm, ose në humbje të dukshme e të thellë.”

34:25

قُل لَّا تُسْـَٔلُونَ عَمَّآ أَجْرَمْنَا وَلَا نُسْـَٔلُ عَمَّا تَعْمَلُونَ ٢٥

Thuaj: “Ju nuk do të pyeteni për atë që kemi bërë ne, dhe ne nuk do të pyetemi për atë që bëni ju.”25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Thuaj: “Ju nuk do të pyeteni për mëkatet tona, dhe as ne nuk do të pyetemi për veprat tuaja; sepse ne jemi të shkëputur prej jush dhe prej mosbesimit tuaj.”

34:26

قُلْ يَجْمَعُ بَيْنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفْتَحُ بَيْنَنَا بِٱلْحَقِّ وَهُوَ ٱلْفَتَّاحُ ٱلْعَلِيمُ ٢٦

Thuaj: “Zoti ynë do të na mbledhë së bashku, pastaj do të gjykojë mes nesh me të vërtetën. Ai është Gjykatësi i Drejtë, i Gjithëdijshmi.”26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Thuaj: “Zoti ynë do të na mbledhë Ne dhe ju në Ditën e Kiametit, pastaj do të gjykojë mes nesh me drejtësi. Ai është Gjykatësi që hap e zgjidh çështjet mes krijesave të Tij, i Dijshmi për atë që duhet të vendoset dhe për gjendjet e krijesave të Tij; Asgjë nuk i mbetet e fshehtë.”

34:27

قُلْ أَرُونِىَ ٱلَّذِينَ أَلْحَقْتُم بِهِۦ شُرَكَآءَ ۖ كَلَّا ۚ بَلْ هُوَ ٱللَّهُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٢٧

Thuaj: “Më tregoni ata që ia bashkëngjisni Atij si ortakë?” – Kurrsesi! Vetëm Ai është Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti.27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Thuaj: “Më tregoni me argument e dëshmi ata që i keni bashkangjitur Allahut dhe i keni bërë shokë në adhurim – a kanë krijuar ata diçka?” Jo, nuk është aspak siç e përshkruajnë ata. Përkundrazi, Ai është i vetmi që meriton adhurimin, që nuk ka asnjë ortak; Ai është i Plotfuqishmi që ndëshkon ata që i bënë shok Atij, dhe i Urtë në fjalët, veprat dhe në drejtimin e çështjeve të krijesave të Tij.

34:28

وَمَآ أَرْسَلْنَـٰكَ إِلَّا كَآفَّةًۭ لِّلنَّاسِ بَشِيرًۭا وَنَذِيرًۭا وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ٢٨

Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) për të gjithë njerëzimin, lajmëtar të gëzueshëm dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë.28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Ne të dërguam ty (o i Dërguar) për mbarë njerëzimin, si sjellës i lajmit të mirë me shpërblimin e Allahut dhe si paralajmërues me ndëshkimin e Tij. Por shumica e njerëzve nuk e dinë të vërtetën, prandaj shmangen prej saj.

34:29

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَـٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٢٩

Ata thonë: “Kur do të vijë ky kërcënim, nëse jeni të sinqertë?”29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Idhujtarët thonë, duke u tallur: “Kur do të vijë ky kërcënim që na bëni, që Allahu do të na mbledhë e pastaj do të gjykojë mes nesh, nëse jeni të vërtetë në atë që na thoni?”

34:30

قُل لَّكُم مِّيعَادُ يَوْمٍۢ لَّا تَسْتَـْٔخِرُونَ عَنْهُ سَاعَةًۭ وَلَا تَسْتَقْدِمُونَ ٣٠

Thuaju: “Ju keni një afat të caktuar të një Dite, të cilën nuk mund ta vononi as për një çast, as nuk mund ta përshpejtoni.”30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Thuaju atyre (o i Dërguar): “Ju keni një afat të caktuar që pa dyshim do t’ju vijë, dhe ai është afati i Ditës së Kiametit. Ju nuk do të mund ta shtyni atë as për një çast për t’u penduar, e as ta shpejtoni qoftë edhe një orë më herët për ndëshkim. Prandaj ruajuni asaj Dite dhe përgatituni me çfarë duhet për të.”

34:31

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَن نُّؤْمِنَ بِهَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ وَلَا بِٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّـٰلِمُونَ مَوْقُوفُونَ عِندَ رَبِّهِمْ يَرْجِعُ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ ٱلْقَوْلَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُواْ لَوْلَآ أَنتُمْ لَكُنَّا مُؤْمِنِينَ ٣١

Ata që mohuan thanë: “Ne nuk do të besojmë as në këtë Kuran, as në ato që kanë qenë para tij.” Veç sikur t’i shihje keqbërësit, kur të ndalohen para Zotit të tyre, duke ia kthyer fjalën njëri-tjetrit. Ata që ishin të dobët (pasuesit) do t’u thonë atyre që ishin arrogantë (krerëve): “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë.”31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Ata që nuk besuan, nga idhujtarët arabë, thanë: “Ne nuk do t’i besojmë këtij Kurani e as atyre që kanë qenë para tij – Teuratit, Inxhilit dhe Zeburit.” Pra, ata i përgënjeshtruan të gjitha Librat e Allahut. E sikur t’i shihje (o i Dërguar) keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre për llogari, duke ia hedhur fjalën njëri-tjetrit e duke ia kaluar fajin njëri-tjetrit – do të shihje diçka të tmerrshme! Atëherë të dobëtit do t’u thonë atyre që u treguan mendjemëdhenj – udhëheqësve e prijësve të humbur që i çuan të tjerët në humbje: “Sikur të mos ishit ju që na larguat nga udhëzimi, ne do të kishim qenë besimtarë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”

34:32

قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُواْ لِلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوٓاْ أَنَحْنُ صَدَدْنَـٰكُمْ عَنِ ٱلْهُدَىٰ بَعْدَ إِذْ جَآءَكُم ۖ بَلْ كُنتُم مُّجْرِمِينَ ٣٢

Ata që ishin arrogantë do t’u thonë atyre që ishin të dobët: “A mos vallë, ne ju penguam nga udhëzimi, pasi ai ju kishte ardhur? Jo, por ju vetë ishit keqbërës.”32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Udhëheqësit (mendjemëdhenj) do u thonë atyre që ishin të dobët e të nënshtruar: “A vallë ne ju penguam nga udhëzimi, pasi ai ju kishte ardhur? Jo, por ju vetë ishit keqbërës, kur hytë në mosbesim me dëshirën dhe zgjedhjen tuaj.”

34:33

وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُواْ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُواْ بَلْ مَكْرُ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ إِذْ تَأْمُرُونَنَآ أَن نَّكْفُرَ بِٱللَّهِ وَنَجْعَلَ لَهُۥٓ أَندَادًۭا ۚ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلْعَذَابَ وَجَعَلْنَا ٱلْأَغْلَـٰلَ فِىٓ أَعْنَاقِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ ٣٣

Ata që ishin të dobët do t’u thonë arrogantëve: “Jo, por ishte dredhia juaj natë e ditë, kur na urdhëronit që të mohonim Allahun dhe t’i bënim Atij shokë.” Dhe, ata do ta fshehin pendimin kur ta shohin dënimin. Ne do të vëmë vargonjë në qafat e atyre që kanë mohuar. A do të shpërblehen ata për tjetër, veçse për atë që kanë vepruar?33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Të dobëtit do t’u thonë krerëve të tyre arrogantë: “Jo, por dredhitë dhe planet tuaja të këqija ditë e natë ishin ato që na futën në shkatërrim; ju na kërkonit të mohonim Allahun dhe t’i bënim Atij shokë në adhurim.” Dhe secili nga të dyja palët fshehu brenda vetes pendimin kur panë dënimin që ishte përgatitur për ta. Ne do të vëmë vargonjë e pranga në qafat e atyre që nuk besuan; ata nuk ndëshkohen me këtë ndëshkim veçse për shkak të mohimit të Allahut dhe veprave të këqija që bënë në dynja. - Në këtë ajet ka një paralajmërim të ashpër kundër ndjekjes së thirrësve të humbjes dhe prijësve të tiranisë.

34:34

وَمَآ أَرْسَلْنَا فِى قَرْيَةٍۢ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَآ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ كَـٰفِرُونَ ٣٤

Sa herë që Ne dërgonim paralajmërues në një qytet, të pasurit e tyre thoshin: “Ne nuk e besojmë atë me të cilën jeni dërguar.”34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Sa herë që Ne kemi dërguar të Dërguar paralajmërues në një qytet, që t’i thërrasë njerëzit në Njësimin e Allahut dhe në adhurimin vetëm të Tij, të pasurit dhe elita e tyre që ishin të zhytur në kënaqësi e dëshira thoshin: “Ne e mohojmë atë me të cilën keni ardhur, o ju të dërguar!”

34:35

وَقَالُواْ نَحْنُ أَكْثَرُ أَمْوَٰلًۭا وَأَوْلَـٰدًۭا وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ ٣٥

Dhe thonin: “Ne kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, dhe nuk do të ndëshkohemi kurrë.”35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Dhe thonin: “Ne kemi më shumë pasuri dhe fëmijë se ju, o besimtarë, dhe Allahu nuk na i ka dhënë këto begati veçse nga që është i kënaqur me ne. Ne nuk do të dënohemi ndonjëherë, as në këtë botë as në botën tjetër, nëse do të ketë një botë tjetër.”

34:36

قُلْ إِنَّ رَبِّى يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ٣٦

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ia zgjeron furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

Thuaju atyre (o i Dërguar): “Vërtet Zoti im ia zgjeron furnizimin në këtë botë kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia ngushton kujt të dojë. Këtë nuk e bën as nga dashuria (për dikë) e as nga urrejtja, por vetëm si provë. Por shumica e njerëzve nuk e dinë se kjo është një sprovë për robërit e Tij, sepse nuk mendojnë thellë.

34:37

وَمَآ أَمْوَٰلُكُمْ وَلَآ أَوْلَـٰدُكُم بِٱلَّتِى تُقَرِّبُكُمْ عِندَنَا زُلْفَىٰٓ إِلَّا مَنْ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَـٰلِحًۭا فَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمْ جَزَآءُ ٱلضِّعْفِ بِمَا عَمِلُواْ وَهُمْ فِى ٱلْغُرُفَـٰتِ ءَامِنُونَ ٣٧

As pasuritë tuaja, as fëmijët tuaj nuk janë ato që ju afrojnë pranë Nesh, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ta ka shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë vepruar, dhe ata do të jenë të sigurt në dhomat e larta (të Xhenetit).37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

As pasuritë tuaja, as fëmijët tuaj nuk janë ato që ju afrojnë pranë Nesh dhe ju ngrejnë në shkallë më të larta. Por kushdo që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, për ata ka shpërblim të shumëfishtë nga veprat e mira – një e mirë shpërblehet me dhjetëfish, e deri në aq sa të dojë Allahu nga shumëfishimi. Dhe ata do të jenë në dhomat e larta të Xhenetit, të sigurt nga ndëshkimi, vdekja dhe trishtimi.

34:38

وَٱلَّذِينَ يَسْعَوْنَ فِىٓ ءَايَـٰتِنَا مُعَـٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ فِى ٱلْعَذَابِ مُحْضَرُونَ ٣٨

Ndërsa ata që përpiqen t’i diskreditojnë shenjat Tona, duke menduar se mund të na sfidojnë Ne, ata do të sillen në dënim.38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Ndërsa ata që përpiqen të hedhin poshtë argumentet dhe shpalljet Tona, dhe pengojnë nga rruga e Allahut me armiqësi e kryeneçësi, duke menduar se do të na sfidojnë dhe do të na shpëtojnë, këta do të sillen në dënimin e Xhehenemit në Ditën e Kiametit, ku do t’i rrethojnë rojet e tij, dhe nuk do të dalin kurrë prej tij.

34:39

قُلْ إِنَّ رَبِّى يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَيَقْدِرُ لَهُۥ ۚ وَمَآ أَنفَقْتُم مِّن شَىْءٍۢ فَهُوَ يُخْلِفُهُۥ ۖ وَهُوَ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ٣٩

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Çfarëdo që ju shpenzoni (jepni lëmoshë), Ai do t’jua zëvendësojë, sepse Ai është Furnizuesi më i mirë.”39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Thuaju atyre (o i Dërguar), që mashtrohen me pasuri e fëmijë: “Vërtet, Zoti im ia zgjeron furnizimin kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia ngushton kujt të dojë, sipas urtësisë që Ai e di. Dhe çfarëdo që të jepni nga ajo që Ai ju ka urdhëruar, Ai do t’jua shpërblejë duke jua zëvendësuar në këtë botë, dhe në botën tjetër me shpërblim të madh. Ai është më i miri nga furnizuesit, prandaj kërkoni furnizim vetëm prej Tij dhe përpiquni në shkaqet që Ai ju ka urdhëruar.

34:40

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًۭا ثُمَّ يَقُولُ لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ أَهَـٰٓؤُلَآءِ إِيَّاكُمْ كَانُواْ يَعْبُدُونَ ٤٠

Ditën, kur Ai do t’i mbledhë të gjithë, dhe do t’u thotë engjëjve: “A ju adhuronin ju këta?”40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Dhe përmend (o i Dërguar), Ditën kur Allahu do t’i mbledhë idhujtarët dhe ata që adhuroheshin në vend të Tij prej engjëjve, pastaj do t’u thotë engjëjve – për qortim ndaj atyre që i adhuruan: “A këta ju adhuronin juve në vendin Tonë?”

34:41

قَالُواْ سُبْحَـٰنَكَ أَنتَ وَلِيُّنَا مِن دُونِهِم ۖ بَلْ كَانُواْ يَعْبُدُونَ ٱلْجِنَّ ۖ أَكْثَرُهُم بِهِم مُّؤْمِنُونَ ٤١

Ata do të thonë: “I Lartësuar je Ti! Ti je Mbrojtësi ynë, e jo ata. Jo, ata adhuronin xhinët; shumica e tyre u besuan atyre.”41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Engjëjt do të thonë: “Ne të lartësojmë Ty, o Allah, nga çdo gjë që nuk të shkon Ty, larg që të kesh Ti ndonjë shok në adhurim. Ti je Mbrojtësi ynë, që të bindemi dhe që të adhurojmë. Por këta adhuronin djajtë; shumica prej tyre u besuan dhe iu bindën atyre.”

34:42

فَٱلْيَوْمَ لَا يَمْلِكُ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍۢ نَّفْعًۭا وَلَا ضَرًّۭا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّتِى كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ٤٢

Sot, asnjëri prej jush nuk ka mundësi t’i sjellë tjetrit as dobi, as dëm. Ne do t’u themi atyre që bënë padrejtësi: “Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin ju e përgënjeshtronit.”42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Në Ditën e Tubimit, ata që adhuroheshin nuk do të kenë kurrfarë fuqie t’u sjellin adhuruesve të tyre as dobi e as dëm. Dhe Ne do t’u themi atyre që i bënë padrejtësi vetes së tyre me idhujtari dhe mëkate: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin ju e përgënjeshtronit, duke thënë se nuk është i vërtetë.”

34:43

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُنَا بَيِّنَـٰتٍۢ قَالُواْ مَا هَـٰذَآ إِلَّا رَجُلٌۭ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمْ عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُكُمْ وَقَالُواْ مَا هَـٰذَآ إِلَّآ إِفْكٌۭ مُّفْتَرًۭى ۚ وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ ٤٣

Kur u lexohen atyre shpalljet Tona të qarta, ata thonë: “Ky (Muhamedi) është vetëm një njeri që dëshiron t’ju largojë nga ajo që adhuronin etërit tuaj.” Ata gjithashtu thonë: “Ky (Kuran) nuk është tjetër, veçse një gënjeshtër e trilluar.” Kur u vjen e vërteta (Kurani), mohuesit thonë: “Kjo nuk është tjetër, veçse një magji e qartë.”43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

Kur u lexohen jobesimtarëve të Mekës ajetet e Allahut qartë e hapur, ata thonë: “Muhamedi nuk është veçse një njeri që dëshiron t’ju ndalojë nga adhurimi i zotave që i adhuronin etërit tuaj.” Dhe thonë: “Ky Kuran që ti na lexon, o Muhamed, nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar nga ti, nuk është prej Allahut.” Dhe kur jobesimtarëve u erdhi Kurani, thanë: “Ky nuk është gjë tjetër veçse një magji e qartë.”

34:44

وَمَآ ءَاتَيْنَـٰهُم مِّن كُتُبٍۢ يَدْرُسُونَهَا ۖ وَمَآ أَرْسَلْنَآ إِلَيْهِمْ قَبْلَكَ مِن نَّذِيرٍۢ ٤٤

Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta studiojnë, as nuk u kemi dërguar ndonjë paralajmërues para teje.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Ne nuk u kemi zbritur mohuesve ndonjë Libër para Kuranit, që ta lexonin e që t’i udhëzonte ata për atë që pretendojnë – se ajo që solli Muhamedi është magji. Dhe Ne nuk u kemi dërguar atyre para teje (o i Dërguar) asnjë të dërguar që t’i paralajmëronte për dënimin Tonë.

34:45

وَكَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَمَا بَلَغُواْ مِعْشَارَ مَآ ءَاتَيْنَـٰهُمْ فَكَذَّبُواْ رُسُلِى ۖ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ ٤٥

Edhe ata që kanë qenë para tyre përgënjeshtruan (të dërguarit), ndonëse këta (idhujtarët e Mekes) nuk arritën as të dhjetën e asaj që Ne u kishim dhënë atyre; e megjithatë, ata të mëparshmit) i mohuan të dërguarit e Mi. E si ishte dënimi Im (ndaj tyre)!45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

Edhe ata që ishin para tyre, si Ad dhe Themudi, i përgënjeshtruan të dërguarit Tanë. Banorët e Mekës nuk kanë arritur as të dhjetën e asaj që Ne u dhamë kombeve të mëparshme në fuqi, pasuri, jetë të gjatë dhe begati të tjera. Por ata i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi në atë me të cilën erdhën tek ata, prandaj Ne i shkatërruam. Shiko pra (o i Dërguar) se si ishte dënimi dhe ndëshkimi Im ndaj tyre!

34:46

۞ قُلْ إِنَّمَآ أَعِظُكُم بِوَٰحِدَةٍ ۖ أَن تَقُومُواْ لِلَّهِ مَثْنَىٰ وَفُرَٰدَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُواْ ۚ مَا بِصَاحِبِكُم مِّن جِنَّةٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا نَذِيرٌۭ لَّكُم بَيْنَ يَدَىْ عَذَابٍۢ شَدِيدٍۢ ٤٦

Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm për një gjë: që të ngriheni me sinqeritet për Allahun, dy nga dy, ose një nga një, pastaj të reflektoni. Shoku juaj (Muhamedi) nuk ka ndonjë çmenduri. Ai është vetëm një paralajmërues për ju, përpara një dënimi të ashpër.”46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

Thuaju atyre, o i Dërguar, që përgënjeshtrojnë me kryeneçësi: “Unë ju këshilloj vetëm për një gjë – që të ngriheni në bindje ndaj Allahut, dy nga dy ose një nga një, pastaj të mendoni mirë për gjendjen e shokut tuaj, të Dërguarit të Allahut ﷺ, dhe për atë që i atribuoni atij. Ai nuk është aspak i çmendur; ai nuk është veçse një paralajmërues për ju, që t’ju frikësojë nga dënimi i Xhehenemit para se të provoni zjarrin e tij.

34:47

قُلْ مَا سَأَلْتُكُم مِّنْ أَجْرٍۢ فَهُوَ لَكُمْ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدٌۭ ٤٧

Thuaj: “Unë nuk ju kam kërkuar ndonjë shpërblim; ai është për ju. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu; Ai është Dëshmitar për çdo gjë.”47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

Thuaju, o i Dërguar, mohuesve: “Për të mirën me të cilën kam ardhur tek ju, unë nuk ju kam kërkuar ndonjë shpërblim; nëse do të kishte ndonjë, ai është për ju. Shpërblimin tim unë e pres vetëm nga Allahu, i Cili është i Dijshëm për veprat e mia dhe veprat tuaja. Asgjë nuk i mbetet e fshehtë Atij, dhe Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas asaj që meritojnë.

34:48

قُلْ إِنَّ رَبِّى يَقْذِفُ بِٱلْحَقِّ عَلَّـٰمُ ٱلْغُيُوبِ ٤٨

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im godet me të vërtetën. Ai është Njohësi i fshehtësive.”48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Thuaju (o i Dërguar) atyre që mohuan njësimin e Allahut dhe shpalljen e Islamit: “Vërtet, Zoti im e godet të kotën me argumente të së vërtetës, e nxjerr atë të zbuluar dhe e shkatërron. Allahu është i Dijshmi i të fshehtave, nuk i fshihet Atij asgjë në Tokë dhe as në qiej.”

34:49

قُلْ جَآءَ ٱلْحَقُّ وَمَا يُبْدِئُ ٱلْبَـٰطِلُ وَمَا يُعِيدُ ٤٩

Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta as nuk krijon, as nuk përsërit (ringjall).”49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Thuaj (o i Dërguar): “E vërteta dhe ligji madhështor nga Allahu erdhi, ndërsa e kota u zhduk, pushteti i saj u shua; nuk mbeti më asgjë nga e kota që të mund të fillojë apo të rikthejë diçka.” Taberiu thotë se e kota apo e pavërteta këtu është Iblisi, i cili as nuk mund të fillojë krijimin e asgjëje, as nuk mund ta përsërisë e ta rikthejë ne jetë atë pas vdekjes së saj.

34:50

قُلْ إِن ضَلَلْتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفْسِى ۖ وَإِنِ ٱهْتَدَيْتُ فَبِمَا يُوحِىٓ إِلَىَّ رَبِّىٓ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌۭ قَرِيبٌۭ ٥٠

Thuaj: “Nëse unë humb, atëherë humbja ime është vetëm për dëmin tim. Por, nëse udhëzohem, kjo është për shkak të asaj që më shpall Zoti im. Me të vërtetë, Ai dëgjon gjithçka dhe është afër.”50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

Thuaj, o Muhamed: “Nëse shmangem nga e vërteta, atëherë mëkati i shmangies sime bie mbi mua vetë; e nëse qëndroj i drejtë mbi të, kjo është vetëm me shpalljen e Allahut që Ai ma shpall. Vërtet, Zoti im është Dëgjues i asaj që ju them dhe i Afërt me këdo që e thërret dhe i lutet Atij.”

34:51

وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذْ فَزِعُواْ فَلَا فَوْتَ وَأُخِذُواْ مِن مَّكَانٍۢ قَرِيبٍۢ ٥١

Sikur t’i shihje ata kur të tmerrohen, nuk do të kenë ku të ikin dhe do të kapen nga një vend i afërt!51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Sikur t’i shihje (o i Dërguar) mohuesit e idhujtarët, kur t’i kapë tmerri në momentin që shohin dënimin e Allahut – do të shihje një ngjarje madhështore! Atë ditë nuk do të kenë as shpëtim e as rrugë shpëtimi nga Ne, por do të merren e do të hidhen në zjarr nga një vend i afërt, lehtësisht i kapshëm.

34:52

وَقَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦ وَأَنَّىٰ لَهُمُ ٱلتَّنَاوُشُ مِن مَّكَانٍۭ بَعِيدٍۢ ٥٢

Atëherë do të thonë: “Ne tani e besojmë atë (Kuranin).” Por, si do ta arrijnë ata besimin nga një vend aq i largët (nga kjo botë)?52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Kur ta shohin dënimin në botën tjetër, mohuesit do të thonë: “Tani Besuam në Allahun, në Librat dhe në të dërguarit e Tij.” Por si mund ta arrijnë ata besimin në botën tjetër dhe t’u bëhet i kapshëm, kur tashmë është larg për ta? Midis tyre dhe tij është vënë pengesë, sepse vendi i tij ishte dynjaja, e ata aty e mohuan.

34:53

وَقَدْ كَفَرُواْ بِهِۦ مِن قَبْلُ ۖ وَيَقْذِفُونَ بِٱلْغَيْبِ مِن مَّكَانٍۭ بَعِيدٍۢ ٥٣

Ata e kishin mohuar atë (besimin) më parë, dhe e përgënjeshtronin të fshehtën (botën tjetër) nga një vend i largët (kjo botë).53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

Ata e mohuan të vërtetën në dynja, përgënjeshtruan të dërguarit, dhe flisnin vetëm me hamendësime për botën tjetër të padukshme nga një vend shumë i largët prej saj, që është kjo botë; pa asnjë mbështetje për mendimet e tyre të pavërteta.

34:54

وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِم مِّن قَبْلُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُواْ فِى شَكٍّۢ مُّرِيبٍۭ ٥٤

Ata do të pengohen prej asaj që dëshirojnë, ashtu siç iu bë edhe atyre që ishin para tyre. Me të vërtetë, ata kanë qenë në një dyshim të thellë e të turbullt.54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Atje, mohuesve do t’u pengohet ajo që ata dëshirojnë – pendimi dhe kthimi në këtë botë për të besuar – ashtu siç veproi Allahu me të ngjashmit e tyre nga popujt mohues të mëparshëm. Ata në këtë botë kanë qenë në dyshim lidhur me të dërguarit, ringjalljen dhe llogarinë, një dyshim që u sillte pasiguri dhe shqetësim, prandaj nuk besuan.

Seba · 54 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi