KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 38

Sad Shkronja Sad

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 88 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

38:1

صٓ ۚ وَٱلْقُرْءَانِ ذِى ٱلذِّكْرِ ١

Ṣād! Betohem në Kuranin plot këshillë!1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

‘Sad’ është nga shkronjat e alfabetit arab. Kemi folur më parë për shkronjat e ndërprera në fillim të disa sureve, dhe se kuptimin e vërtetë të tyre e di vetëm Allahu. Allahu betohet në Kuranin, plot nder e lavdi, dhe përgjigjja e këtij betimi është e lënë të nënkuptohet: domethënë, çështja nuk është siç thanë idhujtarët e Mekës për shumëllojshmërinë e zotave.

38:2

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِى عِزَّةٍۢ وَشِقَاقٍۢ ٢

Por, ata që mohuan janë në mendjemadhësi dhe kundërshtim.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Mohuesit e Mekes janë në mendjemadhësi ndaj besimit dhe në kundërshti e armiqësi me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem).

38:3

كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍۢ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٍۢ ٣

Sa breza kemi shkatërruar para tyre! Atëherë, ata kërkuan ndihmë, por nuk ishte më kohë shpëtimi (ishte tepër vonë)!3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Shumë popuj i kemi shkatërruar para këtyre idhujtarëve; ata kërkuan ndihmë kur u erdhi dënimi dhe thirrën për pendim, por ishte tepër vonë, dhe nuk ishte më koha e pranimit të pendimit, as koha për ikje e shpëtim nga ajo që i kishte goditur.

38:4

وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٌۭ مِّنْهُمْ ۖ وَقَالَ ٱلْكَـٰفِرُونَ هَـٰذَا سَـٰحِرٌۭ كَذَّابٌ ٤

U habitën që atyre u erdhi një paralajmërues nga mesi i tyre, dhe mohuesit thanë: “Ky është magjistar, gënjeshtar.”4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Këta mohues të Mekes u çuditën që Allahu u dërgoi atyre një njeri nga mesi i tyre për t’i thirrur te Zoti dhe për t’i frikësuar nga dënimi i Tij. Ata thanë: ai nuk është i dërguar, por gënjeshtar në fjalët e tij, magjistar për popullin e vet.

38:5

أَجَعَلَ ٱلْـَٔالِهَةَ إِلَـٰهًۭا وَٰحِدًا ۖ إِنَّ هَـٰذَا لَشَىْءٌ عُجَابٌۭ ٥

“A i bëri ai të gjithë perënditë një Zot të vetëm? Vërtet, kjo është diçka e çuditshme.”5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Si mund t’i kthejë perënditë e shumta në një Zot të vetëm? Me të vërtetë ajo që solli dhe për të cilën thirri është diçka e çuditshme.

38:6

وَٱنطَلَقَ ٱلْمَلَأُ مِنْهُمْ أَنِ ٱمْشُواْ وَٱصْبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمْ ۖ إِنَّ هَـٰذَا لَشَىْءٌۭ يُرَادُ ٦

Paria prej tyre u largua, duke thënë: “Vazhdoni dhe qëndroni të palëkundur ndaj zotave tuaj; vërtet, ky është një plan i kurdisur.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Krerët e popullit dhe paria e tyre u larguan duke i nxitur njerëzit e vet të vazhdojnë në idhujtari dhe të qëndrojnë të durueshëm në shumëllojshmërinë e zotave, duke thënë se ajo që solli ky i dërguar është një çështje e kurdisur që synon pushtetin dhe udhëheqjen.

38:7

مَا سَمِعْنَا بِهَـٰذَا فِى ٱلْمِلَّةِ ٱلْـَٔاخِرَةِ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا ٱخْتِلَـٰقٌ ٧

Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit; ky nuk është veçse trillim.7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Ne nuk kemi dëgjuar për atë që ai thërret në fenë e etërve tanë nga fisi i Kurejshëve, as në të krishterim. Kjo nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër dhe shpifje.

38:8

أَءُنزِلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ مِنۢ بَيْنِنَا ۚ بَلْ هُمْ فِى شَكٍّۢ مِّن ذِكْرِى ۖ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ٨

A mos vallë, ju shpall atij Përkujtuesi, nga mesi ynë?” Në fakt, ata janë në dyshim për Përkujtuesin Tim; në fakt, sepse ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

A e veçoi Zoti Muhamedin që t’i shpallej Kurani atij e jo neve?” Në fakt, ata janë në dyshim për shpalljen Time ndaj teje, o i Dërguar, dhe që të kam dërguar ty. Në fakt, ata e thanë këtë vetëm sepse ende nuk e kanë shijuar dënimin e Allahut, se po ta kishin shijuar, nuk do të guxonin të thonin atë që thanë.

38:9

أَمْ عِندَهُمْ خَزَآئِنُ رَحْمَةِ رَبِّكَ ٱلْعَزِيزِ ٱلْوَهَّابِ ٩

A mos kanë ata thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit të Madh?9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

A mos vallë ata zotërojnë thesaret e mirësisë së Zotit tënd, të Plotfuqishmit në pushtetin e Tij, Dhuruesit të çfarëdo që do nga furnizimi dhe mirësia e Tij, për kë të dojë prej krijesave të Tij?

38:10

أَمْ لَهُم مُّلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ فَلْيَرْتَقُواْ فِى ٱلْأَسْبَـٰبِ ١٠

Apo, mos kanë pushtetin e qiejve dhe të Tokës dhe të asaj që gjendet ndërmjet tyre? Le të ngjiten pra, në rrugët drejt qiellit.10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Apo mos vallë këta idhujtarë zotërojnë mbretërinë e qiejve dhe të Tokës dhe gjithçkaje që është midis tyre, kështu që ata japin dhe ndalojnë? Le t’i marrin mjetet që i çojnë deri në qiell, që të vendosin sipas dëshirës së tyre për dhënien dhe ndalimin.

38:11

جُندٌۭ مَّا هُنَالِكَ مَهْزُومٌۭ مِّنَ ٱلْأَحْزَابِ ١١

Ata janë një ushtri që do mposhtet atje tej - si grupet e mëparshme.11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Këta ushtri mohuesish janë një ushtri e mundur, ashtu siç u mundën edhe të tjerët prej grupeve mohuese para tyre, që do të mposhten atje tej, te Puset e Bedrit, në luftën e Bedrit.

38:12

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ وَعَادٌۭ وَفِرْعَوْنُ ذُو ٱلْأَوْتَادِ ١٢

Para tyre, përgënjeshtruan populli i Nuhut, Adit dhe Faraoni i hunjëve,12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Para tyre e përgënjeshtruan populli i Nuhut, Adi, Faraoni me hunjët ku torturonte skllevërit,

38:13

وَثَمُودُ وَقَوْمُ لُوطٍۢ وَأَصْحَـٰبُ لْـَٔيْكَةِ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلْأَحْزَابُ ١٣

edhe Themudi, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkës; ata ishin grupet e mëparshme.13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Themudi, populli i Lutit dhe banorët e Ejkës (Pyllit të dendur), që ishin populli i Shuajbit. Ata ishin grupet e mëparshme që u bashkuan në mosbesim dhe përgënjeshtrim, dhe u mposhtën, megjithëse ishin më të fuqishëm se idhujtarët e Mekes.

38:14

إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ ١٤

Secili prej tyre i mohoi të dërguarit, prandaj iu bë i detyrueshëm ndëshkimi Im.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, prandaj e merituan dënimin e Allahut dhe mbi ta ra ndëshkimi i Tij.

38:15

وَمَا يَنظُرُ هَـٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ مَّا لَهَا مِن فَوَاقٍۢ ١٥

Këta nuk presin tjetër, veçse një buçitje të vetme, që nuk do të ketë ndërprerje.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Këta idhujtarë të Mekes nuk presin, nëse mbeten në shirkun e tyre, veçse një fryrje të vetme në Sur, e cila nuk ka kthim prapa dhe ata nuk do i shpëtojnë dënimit.

38:16

وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبْلَ يَوْمِ ٱلْحِسَابِ ١٦

Ata thonë: “O Zoti ynë, përshpejtona pjesën tonë (të dënimit), para Ditës së Llogarisë.”16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Dhe thonë: “O Zoti ynë, na e shpejto pjesën tonë nga dënimi në këtë botë para Ditës së Kiametit - si tallje nga ana e tyre.

38:17

ٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذْكُرْ عَبْدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلْأَيْدِ ۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ١٧

Bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata dhe kujto robin Tonë, Daudin, që kishte fuqi; ai kthehej vazhdimisht te Allahu.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Bëj durim, o i Dërguar, ndaj asaj që thonë idhujtarët prej gjërave që ti i urren, dhe kujto robin Tonë, Daudin, i cili kishte fuqi ndaj armiqve të Allahut dhe durim në bindjen ndaj Tij. Vërtet, ai ishte i penduar dhe kthehej vazhdimisht te ajo që e kënaq Allahun. {Në këtë ka ngushëllim për të Dërguarin ﷺ}.

38:18

إِنَّا سَخَّرْنَا ٱلْجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحْنَ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِشْرَاقِ ١٨

Ne i nënshtuam malet që të lavdëronin (Zotin) bashkë me të, në mbrëmje dhe në mëngjes;18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Ne i nënshtuam malet që të madhëronin Allahun bashkë me Daudin, në mëngjes e në mbrëmje,

38:19

وَٱلطَّيْرَ مَحْشُورَةًۭ ۖ كُلٌّۭ لَّهُۥٓ أَوَّابٌۭ ١٩

Edhe shpendët të mbledhur; të gjithë i ktheheshin atij.19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

dhe i nënshtuam edhe shpendët që të mblidheshin me të, duke e madhëruar dhe duke iu bindur e ndjekur atë.

38:20

وَشَدَدْنَا مُلْكَهُۥ وَءَاتَيْنَـٰهُ ٱلْحِكْمَةَ وَفَصْلَ ٱلْخِطَابِ ٢٠

Ne ia forcuam mbretërinë dhe i dhamë atij urtësi dhe aftësinë për gjykim të drejtë.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Ne ia forcuam Daudit mbretërinë me madhështi, fuqi dhe fitore, dhe i dhamë atij profetësinë dhe aftësinë për të dalluar në fjalë dhe në gjykim.

38:21

۞ وَهَلْ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلْخَصْمِ إِذْ تَسَوَّرُواْ ٱلْمِحْرَابَ ٢١

A të ka arritur ty lajmi, për ata dy kundërshtarët, kur u ngjitën mbi murin e faltores së tij (Daudit)?21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

A të ka ardhur ty, o i Dërguar, lajmi i dy kundërshtarëve që u ngjitën tek Davudi në vendin e tij të adhurimit - për shkak se u ndaluan të hynin nga dera sepse ai ishte i zënë me adhurim ndaj Allahut -

38:22

إِذْ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنْهُمْ ۖ قَالُواْ لَا تَخَفْ ۖ خَصْمَانِ بَغَىٰ بَعْضُنَا عَلَىٰ بَعْضٍۢ فَٱحْكُم بَيْنَنَا بِٱلْحَقِّ وَلَا تُشْطِطْ وَٱهْدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ ٢٢

Kur hynë te Daudi, ai u tremb prej tyre. Ata i thanë: “Mos u frikëso! Ne jemi dy palë kundërshtare; njëri prej nesh i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko mes nesh me drejtësi, mos u shmang, dhe na udhëzo në rrugë të drejtë.22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

dhe ai u tremb nga hyrja e tyre? Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne jemi dy kundërshtarë; njëri prej nesh i ka bërë padrejtësi tjetrit; gjyko mes nesh me drejtësi, mos bëj padrejtësi në gjykim dhe na udhëzo në rrugën e drejtë.”

38:23

إِنَّ هَـٰذَآ أَخِى لَهُۥ تِسْعٌۭ وَتِسْعُونَ نَعْجَةًۭ وَلِىَ نَعْجَةٌۭ وَٰحِدَةٌۭ فَقَالَ أَكْفِلْنِيهَا وَعَزَّنِى فِى ٱلْخِطَابِ ٢٣

“Ky është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam një dele të vetme. Ai më tha: ‘Ma beso mua atë!’ dhe më mundi në fjalë.”23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Njëri prej atyre dyve tha: “Ky është vëllai im, ne fe. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një dele të vetme. Ai lakmoi për të dhe më tha: ‘Ma jep mua’, dhe më mundi me argumentin e tij.

38:24

قَالَ لَقَدْ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعْجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦ ۖ وَإِنَّ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلْخُلَطَآءِ لَيَبْغِى بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَقَلِيلٌۭ مَّا هُمْ ۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّـٰهُ فَٱسْتَغْفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّ رَاكِعًۭا وَأَنَابَ ۩ ٢٤

Daudi tha: “Ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar që delen tënde ta shtojë me delet e tij. Vërtet, shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; por, sa pak janë ata.” Atëherë, Daudi e kuptoi se Ne e kishim vënë në provë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra përmbys në sexhde dhe u kthye te Ai me pendim.24 ۩

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

۩[Ajet Sexhde] Daudi Tha: “Vërtet, vëllai yt të ka bërë padrejtësi kur të kërkoi ta shtonte delen tënde me delet e tij. Dhe me të vërtetë shumë prej ortakëve i kalojnë kufijtë njëri-tjetrit, duke e shtypur dhe duke mos i dhënë hakun, përveç besimtarëve të drejtë, që nuk i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, por ata janë të paktë.” Atëherë Davudi e kuptoi se Ne e kishim vënë në provë me këtë çështje, në të cilën u nxitua në gjykim pa dëgjuar nga pala tjetër, prandaj kërkoi falje nga Zoti i tij, ra në sexhde për t’iu afruar Allahut dhe u kthye tek Ai me pendim.

38:25

فَغَفَرْنَا لَهُۥ ذَٰلِكَ ۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَـَٔابٍۢ ٢٥

Ne ia falëm atij këtë. Dhe vërtet, ai ka tek Ne afërsi dhe një vend të bukur kthimi.25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Dhe ia falëm atij gabimin që gjykoi për njërën palë pa dëgjuar palën tjetër, e bëmë nga të afërmit tek Ne dhe i përgatitëm një përfundim të mirë në botën tjetër.

38:26

يَـٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلْنَـٰكَ خَلِيفَةًۭ فِى ٱلْأَرْضِ فَٱحْكُم بَيْنَ ٱلنَّاسِ بِٱلْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلْهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌۭ شَدِيدٌۢ بِمَا نَسُواْ يَوْمَ ٱلْحِسَابِ ٢٦

“O Daud! Ne të kemi bërë ty mëkëmbës në tokë; gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq dëshirën, se ajo të shmang nga Rruga e Allahut. Vërtet, ata që shmangen nga Rruga e Allahut do të kenë dënim të ashpër, për shkak se harruan Ditën e Llogarisë.”26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

O Daud, Ne të kemi bërë zëvendës në Tokë dhe të kemi dhënë pushtet në të, prandaj gjykoji njerëzit me drejtësi dhe paanshmëri, dhe mos e ndiq dëshirën në gjykime, sepse ajo të largon nga feja dhe ligji i Allahut. Me të vërtetë, ata që shmangen nga rruga e Allahut do të kenë një dënim të dhembshëm në zjarr, për shkak të pakujdesisë së tyre ndaj Ditës së shpërblimit dhe llogarisë. - Në këtë ka një këshillë për ata që mbajnë pushtetin, që të gjykojnë me të vërtetën e zbritur nga Allahu, i Lartësuar dhe i Madhëruar, dhe të mos shmangen prej saj, që të mos humbin nga rruga e Tij.

38:27

وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا بَـٰطِلًۭا ۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ۚ فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ ٢٧

Ne nuk e kemi krijuar pa qëllim qiellin, Tokën dhe ç’ka midis tyre. Kjo është hamendja e atyre që mohuan; prandaj, mjerë ata që mohuan, nga Zjarri!27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Ne nuk e krijuam qiellin, Tokën dhe ç’ka midis tyre kot, pa qëllim dhe si lojë. Ky është mendimi i atyre që nuk besuan, prandaj mjerë ata nga zjarri në Ditën e Kiametit, për shkak të mendimit të tyre të rremë dhe mohimit të tyre ndaj Allahut.

38:28

أَمْ نَجْعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ كَٱلْمُفْسِدِينَ فِى ٱلْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ ٱلْمُتَّقِينَ كَٱلْفُجَّارِ ٢٨

A mos do t’i bëjmë Ne ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të barabartë me prishësit në tokë? Apo t’i bëjmë të devotshmit të njëjtë me mëkatarët?28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

A do t’i bëjmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira si prishësit në tokë? Apo do t’i barazojmë besimtarët e devotshëm me të mbrapshtit mohues? Ky barazim nuk i përshtatet urtësisë dhe gjykimit të Allahut. Ata nuk janë të njëjtë tek Allahu, por Ai i shpërblen besimtarët e devotshëm dhe i ndëshkon prishësit e mjeruar.

38:29

كِتَـٰبٌ أَنزَلْنَـٰهُ إِلَيْكَ مُبَـٰرَكٌۭ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَـٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلْأَلْبَـٰبِ ٢٩

Ky është një Libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed), që të meditojnë mbi vargjet e tij dhe që të marrin këshillë ata që kanë mendje.29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Ky Kuran, o i Dërguar, është një Libër i begatë që Ne ta kemi zbritur ty, në mënyrë që ata të mendojnë mbi vargjet e tij, të veprojnë sipas udhëzimeve dhe shenjave të tij, dhe që poseduesit e mendjes së shëndoshë të kujtojnë detyrimet që Allahu u ka ngarkuar.

38:30

وَوَهَبْنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيْمَـٰنَ ۚ نِعْمَ ٱلْعَبْدُ ۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ٣٠

Ne i dhuruam Daudit Sulejmanin. Sa rob i mirë që ishte! Ai kthehej vazhdimisht te Allahu.30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Ne i dhuruam Daudit të birin e tij, Sulejmanin, me të cilin e begatuam dhe i gëzuam zemrën. I mrekullueshëm ishte ky rob, Sulejmani, sepse ai ishte shumë i kthyer dhe i përulur ndaj Allahut.

38:31

إِذْ عُرِضَ عَلَيْهِ بِٱلْعَشِىِّ ٱلصَّـٰفِنَـٰتُ ٱلْجِيَادُ ٣١

Kur një pasdite iu paraqitën atij (në parakalim) kuajt e shpejtë, të qëndrueshëm në (tre) këmbë.31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Kujto kur një pasdite, para Sulejmanit parakaluan kuajt fisnikë dhe të shpejtë, që qëndronin mbi tre këmbë dhe të katërtën e mbanin të ngritur për shkak të fisnikërisë dhe shkathtësisë së tyre; dhe ata vazhduan të parakalonin para tij derisa perëndoi Dielli.

38:32

فَقَالَ إِنِّىٓ أَحْبَبْتُ حُبَّ ٱلْخَيْرِ عَن ذِكْرِ رَبِّى حَتَّىٰ تَوَارَتْ بِٱلْحِجَابِ ٣٢

Ai tha: “Unë iu dhashë dashurisë për të mirën (kuajt), në vend të përmendjes së Zotit tim (faljes së pasdites), deri sa Dielli u fsheh pas perdes (perëndoi).”32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Sulejmani tha: “Unë ndoqa dashurinë për pasurinë (kuajt) duke u marrë me të dhe lashë përmendjen e Zotit tim (namazin e ikindisë), derisa Dielli u zhduk nga sytë e mi.

38:33

رُدُّوهَا عَلَىَّ ۖ فَطَفِقَ مَسْحًۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلْأَعْنَاقِ ٣٣

“Kthejini (kuajt) përsëri tek unë!” Pastaj filloi të fërkonte këmbët dhe qafat e tyre.33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Kthejini tek unë kuajt që më qenë paraqitur më parë. Atëherë filloi t’u fërkonte këmbët dhe qafat.

38:34

وَلَقَدْ فَتَنَّا سُلَيْمَـٰنَ وَأَلْقَيْنَا عَلَىٰ كُرْسِيِّهِۦ جَسَدًۭا ثُمَّ أَنَابَ ٣٤

Dhe, me të vërtetë, Ne e sprovuam Sulejmanin, duke hedhur mbi fronin e tij një trup (të deformuar), pastaj ai u kthye tek Allahu me pendim;34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Dhe Ne e sprovuan Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një gjysmë fëmije që i lindi, sepse ai kishte bërë be se do të kalonte te të gjitha gratë e tij dhe secila prej tyre do të sillte në jetë nga një luftëtar që do të luftonte në rrugën e Allahut, por ai nuk tha: “Në dashtë Allahu”. Pastaj shkoi te të gjitha, por asnjëra nuk mbeti shtatzënë, përveç një gruaje që solli në jetë vetëm një gjysmë fëmije. Atëherë Sulejmani u kthye te Zoti i tij dhe bëri pendim,

38:35

قَالَ رَبِّ ٱغْفِرْ لِى وَهَبْ لِى مُلْكًۭا لَّا يَنۢبَغِى لِأَحَدٍۢ مِّنۢ بَعْدِىٓ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْوَهَّابُ٣٥

dhe tha: “Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos i takojë askujt pas meje! Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh.”35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

duke thënë: “O Zoti im, më fal mëkatin tim dhe më jep një mbretëri të madhe e të veçantë që të mos i jepet askujt pas meje prej njerëzve; vërtet Ti je i Lavdishëm, plot bujari dhe dhuratë.

38:36

فَسَخَّرْنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجْرِى بِأَمْرِهِۦ رُخَآءً حَيْثُ أَصَابَ ٣٦

Atëherë, Ne ia nënshtruam atij erën, që të ecte sipas urdhrit të tij, butësisht, kudo që ai të donte.36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

Atëherë Ne iu përgjigjëm dhe ia nënshtruam atij erën, që të ecte sipas urdhrit të tij, e bindur megjithë forcën dhe ashpërsinë e saj, ngado që ai dëshironte.

38:37

وَٱلشَّيَـٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٍۢ وَغَوَّاصٍۢ ٣٧

Edhe djajtë (ia nënështruam), çdo ndërtues dhe çdo zhytes.37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

Dhe ia nënshtruam atij edhe djajtë, që ai t’i përdorte në punët e tij: prej tyre kishte ndërtues të ndërtesave të mëdha e të veçanta, dhe zhytes në dete,

38:38

وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِى ٱلْأَصْفَادِ ٣٨

Dhe (djaj) të tjerë të lidhur në pranga.38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

e të tjerë, që ishin djaj të pabindur e arrogantë, të lidhur me pranga.

38:39

هَـٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمْنُنْ أَوْ أَمْسِكْ بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ٣٩

“Ky është dhurimi Ynë. Jep, ose mos jep, pa u llogaritur!”39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Ky është pushteti i madh dhe nënshtrimi i veçantë, që është dhurata Jonë për ty, o Sulejman, prandaj jepi kujt të duash dhe ndaloja kujt të duash, pa pasur llogari mbi ty.

38:40

وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَـَٔابٍۢ ٤٠

Vërtet, ai ka tek Ne afërsi dhe një vend të bukur kthimi.40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Dhe vërtet për Sulejmanin, tek Ne në botën tjetër, ka afërsi dhe një kthim të bukur.

38:41

وَٱذْكُرْ عَبْدَنَآ أَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَسَّنِىَ ٱلشَّيْطَـٰنُ بِنُصْبٍۢ وَعَذَابٍ ٤١

Dhe kujto robin Tonë, Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka prekur djalli me lodhje dhe vuajtje.”41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Kujto, o i Dërguar, robin Tonë, Ejubin, kur iu lut Zotit të tij: “Shejtani më ka shkaktuar lodhje dhe vështirësi, dhe dhimbje në trupin tim, në pasurinë dhe familjen time.”

38:42

ٱرْكُضْ بِرِجْلِكَ ۖ هَـٰذَا مُغْتَسَلٌۢ بَارِدٌۭ وَشَرَابٌۭ ٤٢

(Ne i thamë:) “Godit (tokën) me këmbën tënde! Ja, ky është një burim me ujë të ftohtë, për t’u larë dhe për të pirë.”42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Ne i thamë: “Godite tokën me këmbën tënde; prej saj do të burojë ujë i ftohtë për ty; pi prej tij dhe lahu, dhe do të largohet dëmi dhe vuajtja nga ty.

38:43

وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ أَهْلَهُۥ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةًۭ مِّنَّا وَذِكْرَىٰ لِأُوْلِى ٱلْأَلْبَـٰبِ ٤٣

Ne ia dhuruam atij (Ejubit) përsëri familjen e tij dhe aq të tjerë sa ata bashkë me ta, si mëshirë nga Ne dhe si këshillë për ata që kanë mendje.43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

Dhe ia larguam dëmin Ejubit, e nderuam dhe ia dhuruam përsëri familjen e tij – gruan dhe fëmijët – dhe ia shtuam atij dyfishin e djemve e nipërve që kishte, të gjitha këto nga mëshira Jonë për të dhe nderim për durimin e tij. Ky është një mësim dhe kujtesë për ata që kanë mendje të shëndoshë, që të kuptojnë se fundi i durimit është çlirimi dhe largimi i mundimit.

38:44

وَخُذْ بِيَدِكَ ضِغْثًۭا فَٱضْرِب بِّهِۦ وَلَا تَحْنَثْ ۗ إِنَّا وَجَدْنَـٰهُ صَابِرًۭا ۚ نِّعْمَ ٱلْعَبْدُ ۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌۭ ٤٤

“Merr në dorën tënde një tufë (thuprash të holla) dhe me të godit lehtë (gruan tënde), e mos e thyej betimin!” Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mrekullueshëm! Vërtet, ai kthehej vazhdimisht te Allahu.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Dhe i thamë: “Merr në dorën tënde një tufë degësh dhe godit me të gruan tënde butësisht me dorën tënde të djathtë; mos e thyj betimin; sepse ai ishte betuar ta godiste me njëqind shkopinj kur Allahu ta shëronte, për shkak se u zemërua me të për një çështje të parëndësishme gjatë sëmundjes së tij. Ajo ishte një grua e drejtë, prandaj Allahu i shfaqi mëshirë asaj dhe e mëshiroi me këtë vendim. Ne e gjetëm Ejubin të durueshëm në sprova; sa rob i mrekullueshëm ishte ai — me të vërtetë ai vazhdimisht kthehej në bindjen ndaj Allahut.

38:45

وَٱذْكُرْ عِبَـٰدَنَآ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ أُوْلِى ٱلْأَيْدِى وَٱلْأَبْصَـٰرِ ٤٥

Kujto robërit Tanë, Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin – të fortë (në besim) dhe të mençur.45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

Kujto, o i Dërguar, robërit dhe profetët Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin; ata ishin njerëz me forcë në bindjen ndaj Allahut dhe me largpamësi në fenë e Tij.

38:46

إِنَّآ أَخْلَصْنَـٰهُم بِخَالِصَةٍۢ ذِكْرَى ٱلدَّارِ ٤٦

Ne i veçuam ata me një cilësi të veçantë: mbajtjen në mendje të botës tjetër.46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

Ne i veçuam ata me një veçori të madhe: vendosëm në zemrat e tyre kujtimin e botës tjetër, prandaj vepruan për të me bindjen ndaj Nesh, thirrën njerëzit drejt saj dhe i përkujtonin për të.

38:47

وَإِنَّهُمْ عِندَنَا لَمِنَ ٱلْمُصْطَفَيْنَ ٱلْأَخْيَارِ ٤٧

Dhe tek Ne, ata janë nga të zgjedhurit më të mirë.47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

Dhe me të vërtetë ata, tek Ne, janë prej atyre që i kemi zgjedhur për bindjen ndaj Nesh dhe i kemi përzgjedhur për shpalljen Tonë.

38:48

وَٱذْكُرْ إِسْمَـٰعِيلَ وَٱلْيَسَعَ وَذَا ٱلْكِفْلِ ۖ وَكُلٌّۭ مِّنَ ٱلْأَخْيَارِ ٤٨

Kujto gjithashtu Ismailin, Eljesa’in dhe Dhulkiflin; të gjithë ishin nga të mirët.48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Kujto gjithashtu, o i Dërguar, robërit Tanë: Ismailin, Eljesain dhe Dhul-Kiflin, me përkujtimin më të mirë; sepse secili prej tyre ishte nga të mirët, që Allahu i zgjodhi prej krijesave dhe u përzgjodhi atyre gjendjet dhe cilësitë më të përsosura.

38:49

هَـٰذَا ذِكْرٌۭ ۚ وَإِنَّ لِلْمُتَّقِينَ لَحُسْنَ مَـَٔابٍۢ ٤٩

Ky (Kuran) është një përkujtim. E për të devotshmit ka një vend kthimi të bukur:49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Ky Kuran është përkujtim dhe nder për ty, o i Dërguar, dhe për popullin tënd. Dhe për ata që kanë devotshmëri ndaj Allahut dhe bindje ndaj Tij, me të vërtetë ka një përfundim të bukur tek Ne:

38:50

جَنَّـٰتِ عَدْنٍۢ مُّفَتَّحَةًۭ لَّهُمُ ٱلْأَبْوَٰبُ ٥٠

Kopshtet e Adnit, dyert e të cilëve janë të hapur për ta.50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

në kopshtet e përjetshme të Adnit, me dyert e tyre të hapura për ta.

38:51

مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدْعُونَ فِيهَا بِفَـٰكِهَةٍۢ كَثِيرَةٍۢ وَشَرَابٍۢ ٥١

Aty, të mbështetur (mbi kolltuqe), do të kërkojnë fruta të llojllojshme dhe pije.51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Aty ata do të rrinë të shtrirë mbi shtratet e stolisura, duke kërkuar gjithçka që dëshirojnë prej llojeve të shumta të frutave dhe pijeve, nga çdo gjë që u pëlqen shpirtrave të tyre dhe u gëzon sytë.

38:52

۞ وَعِندَهُمْ قَـٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ أَتْرَابٌ ٥٢

Pranë tyre do të kenë bashkëshorte me shikim të ulur, bashkëmoshatare.52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Dhe pranë tyre do të jenë bashkëshortet e tyre, që i kanë sytë vetëm te burrat e tyre, në të njëjtën moshë me ta; 33 vjeç.

38:53

هَـٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوْمِ ٱلْحِسَابِ ٥٣

Kjo është ajo që ju premtohet për Ditën e Llogarisë.53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

Kjo begati është ajo që ju është premtuar juve, o të devotshëm, në Ditën e Kiametit.

38:54

إِنَّ هَـٰذَا لَرِزْقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ ٥٤

Ky është furnizimi Ynë, që nuk mbaron kurrë.54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Vërtet, ky është furnizimi Ynë për ju, që nuk ka shuarje dhe as ndërprerje.

38:55

هَـٰذَا ۚ وَإِنَّ لِلطَّـٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٍۢ ٥٥

Kështu është (për besimtarët). Kurse për ata që e teprojnë, ka një vend kthimi shumë të keq:55

Komentimi 1 shënim

Shënimi 55

Ky është shpërblimi për të devotshmit. Ndërsa ata që e teprojnë në mohim dhe mëkate, për ta ka një përfundim të keq dhe një vendkthim të mbrapshtë:

38:56

جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا فَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ٥٦

Xhehenemi, ku do të hidhen; sa shtrat i shëmtuar është ai!56

Komentimi 1 shënim

Shënimi 56

Zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të hyjnë e do të ndëshkohen, dhe i cili i përfshin ata nga të gjitha anët. Sa i shëmtuar është shtrati i tyre si shtrat!

38:57

هَـٰذَا فَلْيَذُوقُوهُ حَمِيمٌۭ وَغَسَّاقٌۭ ٥٧

Ky është (dënimi), kështu që, le ta shijojnë atë: ujë të valuar dhe qelb që rrjedh.57

Komentimi 1 shënim

Shënimi 57

Ky dënim është ujë tepër i nxehtë dhe qelb që rrjedh nga trupat e banorëve të zjarrit, të cilin do ta pijnë.

38:58

وَءَاخَرُ مِن شَكْلِهِۦٓ أَزْوَٰجٌ ٥٨

Dhe të tjera ndëshkime të ngjashme me to, të shumta.58

Komentimi 1 shënim

Shënimi 58

Dhe për ta ka edhe dënime të tjera të ngjashme, në lloje e forma të ndryshme.

38:59

هَـٰذَا فَوْجٌۭ مُّقْتَحِمٌۭ مَّعَكُمْ ۖ لَا مَرْحَبًۢا بِهِمْ ۚ إِنَّهُمْ صَالُواْ ٱلنَّارِ ٥٩

(Do t’u thuhet prijësve teprues): “Ky është një grup që po hyn me ju (në Zjarr).” – “Asnjë mirëseardhje për ta! Ata do të hyjnë në Zjarr.”59

Komentimi 1 shënim

Shënimi 59

Kur të padrejtët që e kanë tepruar, të cilët kanë qenë prijës dhe pari e popullit, të sillen njëri pas tjetrit në Zjarr, do të shajnë njëri-tjetrin, dhe do t’i thonë njëri-tjetrit: “Kjo është një turmë nga banorët e zjarrit që po hyn bashkë me ju.” Ata do t’u përgjigjen: “S’ka mirëseardhje për ta, dhe as mos u bëfshin vendet e tyre të gjera në Zjarr; ata do ta përjetojnë nxehtësinë e zjarrit ashtu siç e përjetuam edhe ne!”

38:60

قَالُواْ بَلْ أَنتُمْ لَا مَرْحَبًۢا بِكُمْ ۖ أَنتُمْ قَدَّمْتُمُوهُ لَنَا ۖ فَبِئْسَ ٱلْقَرَارُ ٦٠

Ata (pasuesit) do të thonë: “Jo, por ju nuk keni mirëseardhje! Ju na e sollët këtë. Sa vendbanim i shëmtuar!”60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

Grupi i pasuesve do t’u thotë grupit të prijësve që kanë hyrë më parë në Zjarr: “Jo, por për ju s’ka mirëseardhje; sepse ju na përgatitët banimin në Zjarr duke na mashtruar në botën e kaluar. Sa i keq është Xhehenmi si vendbanim i qëndrimit të përhershëm.

38:61

قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَـٰذَا فَزِدْهُ عَذَابًۭا ضِعْفًۭا فِى ٱلنَّارِ ٦١

Pastaj do të thonë: “O Zoti ynë, shtoja dyfish dënimin në Zjarr atij që na e solli këtë!”61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

Pastaj, grupi i pasuesve do të thotë: “O Zoti ynë, atij që na ka shmangur nga udhëzimi në botën e kaluar, shtoja dyfish dënimin në zjarr!”

38:62

وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالًۭا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلْأَشْرَارِ ٦٢

Ata (prijësit teprues) do të thonë: “Pse nuk po i shohim disa burra, që i llogarisnim nga më të këqijtë?62

Komentimi 1 shënim

Shënimi 62

Prijësit teprues do të thonë: “Përse nuk po i shohim me ne në zjarr, disa njerëz që në botën e kaluar i konsideronim të këqij e të mjeruar?

38:63

أَتَّخَذْنَـٰهُمْ سِخْرِيًّا أَمْ زَاغَتْ عَنْهُمُ ٱلْأَبْصَـٰرُ ٦٣

A mos i kemi marrë ata për tallje (gabimisht), apo na janë shmangur sytë nga ata?”63

Komentimi 1 shënim

Shënimi 63

A mos vallë përçmimi dhe tallja jonë me ta ka qenë gabim, apo ata janë bashkë me ne në Zjarr, por sytë tanë nuk po i dallojnë?”

38:64

إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقٌّۭ تَخَاصُمُ أَهْلِ ٱلنَّارِ ٦٤

Vërtet, kjo është e vërtetë: grindja e banorëve të Zjarrit.64

Komentimi 1 shënim

Shënimi 64

Vërtet, kjo është nga polemikat dhe grindjet e banorëve të zjarrit, një e vërtetë e sigurt pa asnjë dyshim.

38:65

قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٌۭ ۖ وَمَا مِنْ إِلَـٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ ٦٥

Thuaj (o Muhamed): “Unë jam vetëm paralajmërues, dhe nuk ka asnjë zot tjetër (të vërtetë) përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit;”65

Komentimi 1 shënim

Shënimi 65

Thuaj, o i Dërguar, popullit tënd: “Unë jam vetëm një paralajmërues për ju nga dënimi i Allahut që mund t’ju godasë për shkak të mohimit tuaj ndaj Tij. Nuk ka asnjë zot tjetër që meriton adhurimin veç Allahut të vetëm. Ai është i veçuari me madhështinë e Tij, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, Sunduesi që ka nënshtruar çdo gjë dhe e ka mundur atë.”

38:66

رَبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفَّـٰرُ ٦٦

Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, i Plotfuqishmi, Falësi i Madh.66

Komentimi 1 shënim

Shënimi 66

Ai është Sunduesi i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, i Plotfuqishmi në hakmarrjen e Tij, Falësi i mëkateve për atë që pendohet dhe kthehet në kënaqësinë e Tij.

38:67

قُلْ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ ٦٧

Thuaj: “Ky është një lajm i madh,67

Komentimi 1 shënim

Shënimi 67

Thuaj, o i Dërguar, popullit tënd: “Ky Kuran është një lajm madhështor plot dobi.

38:68

أَنتُمْ عَنْهُ مُعْرِضُونَ ٦٨

prej të cilit ju po shmangeni.68

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

Ju jeni të pakujdesshëm ndaj tij dhe të larguar, nuk veproni sipas tij.

38:69

مَا كَانَ لِىَ مِنْ عِلْمٍۭ بِٱلْمَلَإِ ٱلْأَعْلَىٰٓ إِذْ يَخْتَصِمُونَ ٦٩

Nuk kisha unë dije për mbledhjen e lartë (të engjëjve), kur ata po diskutonin (për krijimin e Ademit).69

Komentimi 1 shënim

Shënimi 69

Unë nuk kisha dijeni për debatin e engjëjve të qiellit lidhur me krijimin e Ademit, po të mos më kishte mësuar Allahu dhe shpallur mua.

38:70

إِن يُوحَىٰٓ إِلَىَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌ ٧٠

Mua nuk më shpallet tjetër, veçse se unë jam vetëm një paralajmërues i qartë.”70

Komentimi 1 shënim

Shënimi 70

Ajo që më shpall Allahu prej diturisë së asaj që unë nuk kam dituri, është vetëm se unë jam paralajmërues për ju nga dënimi i Tij dhe sqarues për ju i ligjit të Tij.

38:71

إِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ إِنِّى خَـٰلِقٌۢ بَشَرًۭا مِّن طِينٍۢ ٧١

Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri nga balta.71

Komentimi 1 shënim

Shënimi 71

Kujtoju atyre, o i Dërguar, kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri nga balta.

38:72

فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُواْ لَهُۥ سَـٰجِدِينَ ٧٢

Kur t’ia kem formuar trupin dhe t’i kem fryrë nga shpirti Im, atëherë përuljuni atij me kokën në tokë (në sexhde).”72

Komentimi 1 shënim

Shënimi 72

Kur t’ia kem përsosur trupin dhe formën, e të kem fryrë tek ai shpirtin, dhe t’i ketë hyrë jeta, atëherë bini në sexhde para tij si shenjë përshëndetjeje dhe nderimi, e jo si adhurim dhe madhërim; sepse adhurimi i takon vetëm Allahut. Dhe Allahu e ka ndaluar në ligjin e Islamit sexhden si formë përshëndetjeje.

38:73

فَسَجَدَ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ ٧٣

Të gjithë engjëjt ranë në sexhde, pa përjashtim,73

Komentimi 1 shënim

Shënimi 73

Dhe engjëjt ranë të gjithë në sexhde, në bindje dhe zbatim,

38:74

إِلَّآ إِبْلِيسَ ٱسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٧٤

përveç Iblisit, i cili u bë mendjemadh dhe qe nga mohuesit.74

Komentimi 1 shënim

Shënimi 74

përveç Iblisit; ai nuk bëri sexhde nga mendjemadhësia dhe kryelartësia, dhe ishte prej mohuesve sipas dijes së Allahut të Lartësuar. – Iblisi ndodhej në lartësitë e qiejve përkrah engjëjve në atë kohë, megjithëse ishte prej xhindeve dhe jo prej engjëjve; por për shkak të adhurimit që i bënte Allahut para krijimit të Ademit, Allahu e kishte lejuar atë që të rrinte përkrah engjëjve.

38:75

قَالَ يَـٰٓإِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَىَّ ۖ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ ٱلْعَالِينَ ٧٥

Allahu tha: “O Iblis, ç’të pengoi që të bësh sexhde për atë që krijova me Duart e Mia? A u tregove mendjemadh, apo mendon se je nga të lartët?”75

Komentimi 1 shënim

Shënimi 75

Allahu i tha Iblisit: “Çfarë të pengoi të bësh sexhde para atij që Unë e nderova dhe e krijova me duart e Mia? A u tregove mendjemadh ndaj Ademit, apo ishe nga ata që tregohen mendjemëdhenj ndaj Zotit? - Në këtë ajet vërtetohet cilësia e Duarve për Allahun, të Bekuar dhe të Lartësuar, në mënyrën që i takon Atij, pa i përngjasuar askujt.

38:76

قَالَ أَنَا۠ خَيْرٌۭ مِّنْهُ ۖ خَلَقْتَنِى مِن نَّارٍۢ وَخَلَقْتَهُۥ مِن طِينٍۢ ٧٦

Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Ti më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.”76

Komentimi 1 shënim

Shënimi 76

Iblisi, duke kundërshtuar Zotin e tij, tha: “Nuk iu përula atij në sexhde, sepse unë jam më i mirë se ai; Ti më krijove nga zjarri, ndërsa atë e krijove nga balta. {Dhe zjarri, sipas mendimit të tij, është më i mirë se balta}.

38:77

قَالَ فَٱخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌۭ ٧٧

Allahu tha: “Dil prej tij (Xhenetit)! Me të vërtetë, ti je i mallkuar!77

Komentimi 1 shënim

Shënimi 77

Allahu i tha atij: “Dil nga Xheneti, sepse ti je i mallkuar me fjalën Time, i përzënë dhe i mallkuar,

38:78

وَإِنَّ عَلَيْكَ لَعْنَتِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلدِّينِ ٧٨

Dhe mbi ty do të jetë mallkimi Im, deri në Ditën e Gjykimit.”78

Komentimi 1 shënim

Shënimi 78

dhe mbi ty do të jetë largimi dhe mallkimi Im deri në Ditën e Kiametit.”

38:79

قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ٧٩

Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat, deri në Ditën kur do të ringjallen.”79

Komentimi 1 shënim

Shënimi 79

Iblisi tha: “O Zoti im, më jep afat dhe mos më vrit deri në ditën kur do t’i ringjallësh krijesat nga varret e tyre!”

38:80

قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ ٨٠

Allahu tha: “Ti je prej atyre që u është dhënë afat,80

Komentimi 1 shënim

Shënimi 80

Allahu i tha atij: Vërtet, ti je nga ata që u është dhënë afat,

38:81

إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْوَقْتِ ٱلْمَعْلُومِ ٨١

deri në Ditën e kohës së caktuar (kur ti fryhet Surit për herë të parë).”81

Komentimi 1 shënim

Shënimi 81

deri në ditën e kohës së caktuar, që është dita e fryrjes së parë në Sur, kur të gjitha krijesat do të vdesin, dhe jo në ditën e ringjalljes, siç e kërkoi Iblisi me djallëzinë e tij.

38:82

قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ ٨٢

Ai (Iblisi) tha: “Betohem në madhështinë Tënde, unë do t’i mashtroj ata të gjithë,82

Komentimi 1 shënim

Shënimi 82

Iblisi tha: “Betohem në madhështinë Tënde, o Zot, se unë do t’i shmang nga e vërteta të gjithë bijtë e Ademit,

38:83

إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ ٨٣

përveç robërve të Tu të sinqertë.”83

Komentimi 1 shënim

Shënimi 83

përveç atyre prej tyre që Ti i ke zgjedhur për adhurimin Tënd dhe i ke mbrojtur nga mashtrimi im, kështu që nuk më ke dhënë pushtet mbi ta.

38:84

قَالَ فَٱلْحَقُّ وَٱلْحَقَّ أَقُولُ ٨٤

Allahu tha: “E vërteta është - dhe vetëm të vërtetën them:84

Komentimi 1 shënim

Shënimi 84

Allahu tha: “E vërteta është prej Meje - dhe Unë nuk them veçse të vërtetën:

38:85

لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنْهُمْ أَجْمَعِينَ ٨٥

Do ta mbush Xhehenemin me ty, dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty, prej tyre.”85

Komentimi 1 shënim

Shënimi 85

Do ta mbush Xhehenemin me ty, me pasardhësit e tu dhe me të gjithë ata prej bijve të Ademit që të ndjekin ty.”

38:86

قُلْ مَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍۢ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُتَكَلِّفِينَ ٨٦

Thuaj (O i Dërguar): “Unë nuk ju kërkoj për këtë asnjë shpërblim, dhe nuk jam prej atyre që shtiren.”86

Komentimi 1 shënim

Shënimi 86

Thuaj, o i dërguar, këtyre idhujtarëve nga populli yt: “Unë nuk kërkoj prej jush shpërblim apo pagesë për thirrjen dhe udhëzimin tuaj, dhe nuk pretendoj diçka që nuk më takon. Përkundrazi, unë ndjek vetëm atë që më shpallet, dhe nuk e ngarkoj veten me trillime apo shpifje.

38:87

إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَـٰلَمِينَ ٨٧

Ky (Kuran) është vetëm përkujtues (e këshillë) për të gjithë botët.87

Komentimi 1 shënim

Shënimi 87

Ky Kuran është vetëm përkujtues dhe këshillë për botët, për xhinët dhe njerëzit, që të përkujtojnë me të atë që u sjell dobi në fenë dhe jetën e tyre.

38:88

وَلَتَعْلَمُنَّ نَبَأَهُۥ بَعْدَ حِينٍۭ ٨٨

Dhe, ju me siguri do ta mësoni të vërtetën e tij, shumë shpejt.”88

Komentimi 1 shënim

Shënimi 88

Dhe ju, o idhujtarë, do ta mësoni lajmin e këtij Kurani dhe vërtetësinë e tij, kur Islami të triumfojë dhe njerëzit të hyjnë në të me turma, ashtu edhe kur dënimi t’ju godasë dhe t’ju ndërpriten të gjitha shkaqet e shpëtimit.”

Sad · 88 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi