KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 71

Nuh Profeti Nuh

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 28 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

71:1

إِنَّآ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦٓ أَنْ أَنذِرْ قَوْمَكَ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١

Ne e dërguam Nuhin te populli i tij: “Paralajmëro popullin tënd, para se t’u vijë një dënim i dhembshëm!”1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Ne e dërguam Nuhin te populli i tij dhe i thamë: “Paralajmëro popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm!”

71:2

قَالَ يَـٰقَوْمِ إِنِّى لَكُمْ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌ ٢

Ai tha: “O populli im! Me të vërtetë, unë jam një paralajmërues i qartë për ju:2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Nuhu tha: “O populli im! Unë jam për ju një paralajmërues i qartë për dënimin e Allahut, nëse e kundërshtoni:

71:3

أَنِ ٱعْبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ ٣

që të adhuroni Allahun, të keni frikë prej Tij dhe të më bindeni mua;3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Unë jam i Dërguari i Allahut për ju, për t’ju urdhëruar që të adhuroni vetëm Allahun, të keni frikë nga dënimi i Tij dhe të më bindeni mua në atë që ju urdhëroj dhe ju ndaloj;

71:4

يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرْكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّى ۚ إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَآءَ لَا يُؤَخَّرُ ۖ لَوْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ٤

dhe kështu, Ai do t’ju falë disa prej gjynaheve tuaja dhe do t’ju japë afat (të jetoni), deri në një kohë të caktuar. Vërtet, kur të vijë afati i Allahut, nuk mund të shtyhet – sikur ta dinit!4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Nëse më bindeni dhe i përgjigjeni thirrjes sime, Allahu do t’ju falë gjynahet tuaja dhe do t’ju japë jetë të gjatë deri në një afat të caktuar sipas dijes së Tij. Por kur t’ju vijë vdekja, ajo nuk mund të shtyhet aspak. Sikur ta dinit këtë, do të nxitonit për në besim dhe bindje ndaj Tij.”

71:5

قَالَ رَبِّ إِنِّى دَعَوْتُ قَوْمِى لَيْلًۭا وَنَهَارًۭا ٥

Ai tha: “Zoti im! Unë e thirra popullin tim, natë e ditë,5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Nuhu tha: “Zoti im! Unë e thirra popullin tim që të besojë në Ty dhe të të bindet Ty, natë e ditë,

71:6

فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَآءِىٓ إِلَّا فِرَارًۭا ٦

por thirrja ime vetëm sa u shtoi largimin.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

por thirrja ime nuk bëri tjetër veçse ua shtoi ikjen dhe shmangien nga besimi.

71:7

وَإِنِّى كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوٓاْ أَصَـٰبِعَهُمْ فِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَٱسْتَغْشَوْاْ ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّواْ وَٱسْتَكْبَرُواْ ٱسْتِكْبَارًۭا ٧

Sa herë që i thirrja për t’i falur Ti, ata i fusnin gishtat e tyre në veshë, mbuloheshin me rrobat e tyre, këmbëngulnin (në mohim) dhe tregoheshin tepër mendjemëdhenj.7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Sa herë që i thirrja për të besuar në Ty, që të bëhej kjo shkak që Ti t’ua falje gjynahet, ata fusnin gishtat në veshët e tyre për të mos dëgjuar thirrjen e së vërtetës, mbuloheshin me rrobat e tyre për të mos më parë, ngulnin këmbë në mohimin e tyre dhe tregoheshin tepër mendjemëdhenj për të pranuar besimin.

71:8

ثُمَّ إِنِّى دَعَوْتُهُمْ جِهَارًۭا ٨

Pastaj, unë i thirra ata haptazi.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Pastaj unë i thirra ata haptazi, pa fshehtësi;

71:9

ثُمَّ إِنِّىٓ أَعْلَنتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ إِسْرَارًۭا ٩

Pastaj u fola me zë të lartë (publikisht) dhe me zë të ulët (privatisht).9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

më pas u fola me zë të lartë dhe publikisht në disa raste, dhe me zë të ulët dhe privatisht në raste të tjera.

71:10

فَقُلْتُ ٱسْتَغْفِرُواْ رَبَّكُمْ إِنَّهُۥ كَانَ غَفَّارًۭا ١٠

Dhe u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, sepse Ai është vërtet Falës i madh!”10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

I thashë popullit tim: ‘Kërkoni falje Zotit tuaj për gjynahet tuaja dhe pendohuni tek Ai, sepse Ai është, me të vërtetë, Falës i madh për ata që pendohen dhe kthehen sinqerisht tek Ai.”

71:11

يُرْسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًۭا ١١

Kështu, Ai do t’ju dërgojë shi të bollshëm nga qielli,11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Nëse pendoheni dhe kërkoni falje, Allahu do t’ju dërgojë shi të bollshëm e të pandërprerë,

71:12

وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَٰلٍۢ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّـٰتٍۢ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَـٰرًۭا ١٢

do t’ju shtojë pasuri e fëmijë, dhe do të bëjë për ju kopshte e lumenj.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

do t’ju shtojë pasuritë dhe fëmijët, do t’ju japë kopshte ku do të kënaqeni me frytet dhe bukurinë e tyre, dhe do t’ju bëjë lumenj prej të cilëve do të ujitni arat dhe do t’i jepni të pijë bagëtisë suaj.

71:13

مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَارًۭا ١٣

Ç’keni që nuk e madhëroni Allahun me nderimin që i takon,13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Pse, o populli im, nuk keni frikë nga madhështia dhe pushteti i Allahut,

71:14

وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَارًا ١٤

ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa të ndryshme?14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

ndërkohë që Ai ju krijoi në etapa të ndryshme: fillimisht si pikë uji, pastaj si gjak i ngjizur, më pas si copë mishi, e më pas si kocka të mbështjella me mish?

71:15

أَلَمْ تَرَوْاْ كَيْفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبْعَ سَمَـٰوَٰتٍۢ طِبَاقًۭا ١٥

A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej njëri mbi tjetrin,15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

A nuk e shihni se si Allahu krijoi shtatë qiej të njëpasnjëshëm, të radhitur njëri mbi tjetrin,

71:16

وَجَعَلَ ٱلْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًۭا وَجَعَلَ ٱلشَّمْسَ سِرَاجًۭا ١٦

dhe në to e bëri Hënën dritë dhe Diellin llambë ndriçuese.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

dhe vendosi në to Hënën si dritë të reflektuar, ndërsa Diellin si një llambë ndriçuese që u jep dritë banorëve të tokës?

71:17

وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ نَبَاتًۭا ١٧

Allahu ju ka bërë të mbini prej Tokës, si bimët,17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Allahu ju krijuar fillimisht nga toka, ashtu si bimët,

71:18

ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًۭا ١٨

pastaj do t’ju kthejë në të, dhe do t’ju nxjerrë sërish.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

pastaj, pas vdekjes, do t’ju kthejë përsëri në tokë, dhe në Ditën e Ringjalljes do t’ju nxjerrë sërish prej saj, në një ringjallje të vërtetë e të sigurt.

71:19

وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ بِسَاطًۭا ١٩

Allahu për ju e ka bërë Tokën të sheshtë,19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Allahu e bëri tokën për ju të shtruar si një qilim të sheshtë,

71:20

لِّتَسْلُكُواْ مِنْهَا سُبُلًۭا فِجَاجًۭا ٢٠

që të ecni nëpër të, nëpër shtigje të gjera.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

në mënyrë që të ecni nëpër të, nëpër rrugë të gjera e të hapura.

71:21

قَالَ نُوحٌۭ رَّبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِى وَٱتَّبَعُواْ مَن لَّمْ يَزِدْهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥٓ إِلَّا خَسَارًۭا ٢١

Nuhu tha: “Zoti im! Ata më kundërshtuan mua dhe ndoqën ata, pasuria dhe fëmijët e të cilëve vetëm sa ua shtuan humbjen.21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Nuhu tha: “Zoti im, populli im e ka tepruar në mosbindjen dhe mohimin ndaj meje. Të dobëtit prej tyre ndoqën prijësit e humbur, të cilëve pasuria dhe fëmijët nuk u sollën tjetër veçse më shumë devijim në këtë botë dhe dënim në botën tjetër.

71:22

وَمَكَرُواْ مَكْرًۭا كُبَّارًۭا ٢٢

Dhe kurdisën një kurth të madh,22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Prijësit e mashtrimit kurdisën plane të mëdha për t’i mashtruar pasuesit e tyre të dobët,

71:23

وَقَالُواْ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّۭا وَلَا سُوَاعًۭا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًۭا ٢٣

dhe thanë: ‘Mos i lini zotat tuaj! Mos lini as Ueddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!’23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

dhe u thanë: ‘Mos e lini adhurimin e zotave tuaj për të adhuruar vetëm Allahun, të cilin ju thërret Nuhu! Mos e lini Ueddin, Suvuin, Jeguthin, Yaukën dhe Nesrin!’ — këto ishin emrat e idhujve të tyre, që ata i adhuronin në vend të Allahut. Në fillim, këta emra ishin të njerëzve të mirë, por kur ata vdiqën, shejtani u frymëzoi popujve të tyre të ngrinin statuja e figura për t’i kujtuar, me arsyetimin se kështu do t’i nxiste në devotshmëri. Por, me kalimin e brezave dhe të kohës, kur erdhën pasardhësit, shejtani u veshi idenë se paraardhësit i kishin adhuruar këto figura dhe se përmes tyre afroheshin te Zoti. Kështu ato u kthyen në idhuj që adhuroheshin — prandaj u ndalua ndërtimi i statujave dhe i kupolave mbi varre, sepse me kalimin e kohës, ato bëhen objekt adhurimi për njerëzit e paditur.

71:24

وَقَدْ أَضَلُّواْ كَثِيرًۭا ۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَـٰلًۭا ٢٤

Dhe kështu, ata (elita e pasur) kanë çuar në humbje shumë njerëz. Prandaj, mos u shto të padrejtëve, veçse humbje!”24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Këta prijës të humbur mashtruan shumë njerëz, duke ua zbukuruar rrugët e gabimit dhe të devijimit. Pastaj Nuhu tha: ‘Zoti im, mos u shto këtyre zullumqarëve, që janë zhytur në mosbesim dhe kryelartësi, asgjë tjetër veçse largim edhe më të madh nga e vërteta!’

71:25

مِّمَّا خَطِيٓـَٔـٰتِهِمْ أُغْرِقُواْ فَأُدْخِلُواْ نَارًۭا فَلَمْ يَجِدُواْ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارًۭا ٢٥

Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u futën në Zjarr; dhe nuk gjetën për vete ndihmës tjetër, përveç Allahut.25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Për shkak të gjynaheve të tyre dhe këmbënguljes në mohim dhe arrogancë, ata u mbytën nga përmbytja, dhe pas mbytjes u futën në një Zjarr të madh me flakë të fuqishme; dhe nuk gjetën askënd, përveç Allahut, që t’i ndihmonte apo t’i mbronte nga dënimi i Tij.”

71:26

وَقَالَ نُوحٌۭ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى ٱلْأَرْضِ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ دَيَّارًا ٢٦

Pastaj, Nuhu tha: “Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë mohues!26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Pastaj, Nuhu – alejhi selam – pasi humbi çdo shpresë për popullin e tij, tha: “O Zoti im! Mos lër asnjë prej mohuesve të Tu të mbetet gjallë mbi tokë, asnjë që ecën e lëviz mbi të!

71:27

إِنَّكَ إِن تَذَرْهُمْ يُضِلُّواْ عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوٓاْ إِلَّا فَاجِرًۭا كَفَّارًۭا ٢٧

Vërtet, nëse i lë, ata do t’i çojnë në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm gjynahqarë, mohues!27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Vërtet, nëse i lë pa i zhdukur, ata do t’i mashtrojnë robërit e Tu besimtarë dhe do t’i largojnë nga rruga e drejtë; dhe nga pasardhësit e tyre nuk do të dalë askush tjetër, përveç atyre që janë të prirur ndaj të keqes, të zhytur në mohim dhe kundërshtim ndaj Teje.

71:28

رَّبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِىَ مُؤْمِنًۭا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارًۢا ٢٨

Zoti im! Më fal mua, prindërit e mi, atë që hyn në shtëpinë time si besimtar, dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa të padrejtëve shtoju vetëm shkatërrim!”28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

O Zoti im! Më fal mua, prindërit e mi, dhe çdo besimtar që hyn në shtëpinë time, si dhe të gjithë besimtarët e tu, burra e gra. Ndërsa mohuesve shtoju vetëm shkatërrim dhe humbje – në këtë botë dhe në botën tjetër!”

Nuh · 28 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi