KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 31

Lukman Lukmani

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 34 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

31:1

الٓمٓ ١

Elif Lâm Mîm.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Këto janë nga shkronjat e ndara (huruf muqatta‘a) që gjenden në fillim të disa sureve të Kuranit. Është përmendur më parë shpjegimi i tyre në hyrje të Sures El-Bekare; Allahu e di më së miri qëllimin e tyre, ndërsa dijetarët kanë thënë se ato janë prej mistereve të Kuranit, të cilat tregojnë madhështinë e librit hyjnor dhe se ky libër i shenjtë është i përbërë nga këto shkronja, të cilat arabët i njohin, por megjithatë nuk janë në gjendje të sjellin diçka si ai.

31:2

تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱلْكِتَـٰبِ ٱلْحَكِيمِ ٢

Këto janë vargjet e Librit plot urtësi;2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Këto ajete që të recitohen ty – o i Dërguar – janë ajetet e Kuranit madhështor, me urtësi të përsosur në urdhrat dhe ndalesat e tij, si edhe në besimet, ligjet dhe këshillat që përmban.

31:3

هُدًۭى وَرَحْمَةًۭ لِّلْمُحْسِنِينَ ٣

Udhëzim dhe mëshirë për ata që veprojnë mirë,3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Këto ajete janë udhëzim dhe mëshirë për ata që e zbatojnë mirë atë që ka zbritur Allahu në Kuran dhe çfarë ka urdhëruar i Dërguari i Tij, Muhamedi ﷺ.

31:4

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ ٤

të cilët falin namazin, japin zekatin dhe janë plotësisht të bindur për botën tjetër.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Ata që e kryejnë namazin plotësisht në kohët e tij të caktuara, japin zekatin e detyrueshëm për ata që e meritojnë, dhe janë plotësisht të bindur për ringjalljen dhe shpërblimin në botën tjetër.

31:5

أُوْلَـٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدًۭى مِّن رَّبِّهِمْ ۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ٥

Këta janë ata, që janë në udhëzim nga Zoti i tyre, dhe këta janë ata që do të shpëtojnë.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Ata, që përshkruhen me cilësitë e përmendura më parë, janë mbi një udhëzim të qartë dhe dritë nga Zoti i tyre. Dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit e vërtetë, fituesit si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.

31:6

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشْتَرِى لَهْوَ ٱلْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍۢ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ٦

Ka prej njerëzve që blejnë fjalë zbavitëse për t’i larguar njerëzit nga Rruga e Allahut pa dituri, dhe për ta marrë atë si tallje. Këta i pret një dënim poshtërues.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Disa nga njerëzit blejnë fjalë zbavitëse – që përfshijnë çdo gjë që e largon njeriun nga bindja ndaj Allahut dhe e pengon nga arritja e kënaqësisë së Tij (si kënga, muzika, idhujtaria, etj) – për t’i larguar njerëzit nga udha e drejtë drejt udhës së epsheve, dhe i marrin shenjat e Allahut si tallje. Për ta do të ketë një dënim poshtërues dhe turpërues.

31:7

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَـٰتُنَا وَلَّىٰ مُسْتَكْبِرًۭا كَأَن لَّمْ يَسْمَعْهَا كَأَنَّ فِىٓ أُذُنَيْهِ وَقْرًۭا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ٧

Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai kthehet me mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar, sikur të kishte shurdhëri në veshët e tij. Pra, përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Dhe kur i lexohen atij ajetet e Kuranit, ai kthen shpinën nga bindja ndaj Allahut dhe sillet me mendjemadhësi, pa marrë asnjë mësim, sikur të mos kishte dëgjuar asgjë, sikur në veshët e tij të kishte shurdhim. Atij që ka këtë gjendje, jepi, o i Dërguar, lajmin e hidhur për një dënim të dhembshëm në zjarr Ditën e Kiametit.

31:8

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَهُمْ جَنَّـٰتُ ٱلنَّعِيمِ ٨

Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të kenë kopshtet e begatisë.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Me të vërtetë, ata që besuan në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe bënë vepra të mira ashtu si u urdhëruan, për ta ka begati të përhershme në kopshtet e Xhenetit.

31:9

خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۖ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقًّۭا ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٩

Në to do të jenë përgjithmonë. Ky është premtimi i Allahut, i vërtetë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Jeta e tyre në ato kopshte të Xhenetit është jetë e përjetshme, që nuk ndërpritet dhe nuk zhduket. Allahu ua ka premtuar këtë me një premtim të vërtetë. Ai është i Gjithëfuqishmi në urdhrat e Tij dhe i Urti në rregullimin e çështjeve.

31:10

خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ بِغَيْرِ عَمَدٍۢ تَرَوْنَهَا ۖ وَأَلْقَىٰ فِى ٱلْأَرْضِ رَوَٰسِىَ أَن تَمِيدَ بِكُمْ وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٍۢ ۚ وَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍۢ كَرِيمٍ ١٠

Ai i krijoi qiejt pa shtylla – siç e shihni - vendosi në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ju dhe shpërndau në të çdo lloj gjallese. Dhe, nga qielli zbritëm ujë, e me të bëmë të mbijë çdo çift fisnik (bimësh).10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Zoti krijoi qiejt dhe i ngriti pa shtylla, ashtu siç i shihni, dhe vendosi mbi tokë male të patundshme, që ajo të mos tronditet e të mos prishet jeta juaj mbi të. Ai shpërndau mbi tokë lloje të ndryshme gjallesash dhe zbriti nga retë shi, me të cilin nxori nga toka çdo lloj bime të bukur, të dobishme dhe me pamje të këndshme.

31:11

هَـٰذَا خَلْقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِى مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦ ۚ بَلِ ٱلظَّـٰلِمُونَ فِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ١١

Ky është krijimi i Allahut. Tregomëni pra, ç’kanë krijuar të tjerët (që ju adhuroni) përveç Tij? Por, të padrejtët janë në një humbje të qartë.11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Gjithçka që shihni është krijimi i Allahut. Më tregoni, o ju idhujtarë: çfarë kanë krijuar hyjnitë tuaja që i adhuroni në vend të Tij? Përkundrazi, idhujtarët janë në një humbje të qartë nga e vërteta dhe drejtësia.

31:12

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا لُقْمَـٰنَ ٱلْحِكْمَةَ أَنِ ٱشْكُرْ لِلَّهِ ۚ وَمَن يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ حَمِيدٌۭ ١٢

Ne i dhamë Lukmanit Urtësinë (duke i thënë): “Bëhu mirënjohës ndaj Allahut! Kush është mirënjohës, ai është mirënjohës për veten e tij, e kush mohon, s’ka dyshim se Allahu është i Pasur, i Denjë për lavdërim.”12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Ne i dhamë një robi të devotshëm prej robërve Tanë – Lukmanit – urtësinë, që është kuptimi i thellë i fesë, mençuria e mendjes dhe drejtësia në fjalë. Dhe i thamë: “Falëndero Allahun për begatitë që të ka dhënë. Kush falënderon Zotin e vet, do ta gjejë dobinë e falënderimit për veten e tij, ndërsa kush mohon mirësitë e Tij, ta dijë se Allahu është i Vetmjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për falënderimin e Tij, Ai është gjithmonë i lavdëruar dhe i lëvduar në çdo gjendje.

31:13

وَإِذْ قَالَ لُقْمَـٰنُ لِٱبْنِهِۦ وَهُوَ يَعِظُهُۥ يَـٰبُنَىَّ لَا تُشْرِكْ بِٱللَّهِ ۖ إِنَّ ٱلشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌۭ١٣

Dhe (kujto), kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O biri im! Mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim, sepse idhujtaria është, vërtet, padrejtësi e madhe.”13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Dhe kujto – o i Dërguar – këshillën e Lukmanit drejtuar të birit, kur i tha duke e këshilluar: “O biri im, mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim, sepse kështu i bën padrejtësi vetes tënde; vërtet idhujtaria është mëkati më i madh dhe më i shëmtuar.”

31:14

وَوَصَّيْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ بِوَٰلِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُۥ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍۢ وَفِصَـٰلُهُۥ فِى عَامَيْنِ أَنِ ٱشْكُرْ لِى وَلِوَٰلِدَيْكَ إِلَىَّ ٱلْمَصِيرُ ١٤

Ne e porositëm njeriun për prindërit e tij; nëna e tij e mbajti me mundim mbi mundim dhe e ushqeu me gji për dy vjet. (I thamë): “Bëhu mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu; tek Unë është kthimi.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Ne i urdhëruam njerëzit që të jenë mirëbërës e të sillen me respekt ndaj prindërve të tyre. Nëna e tij e mbajti në bark me lodhje pas lodhje, dhe periudha e bartjes dhe e ndarjes nga gjiri zgjati dy vjet. Dhe i thamë: “Ji mirënjohës ndaj Allahut, pastaj ndaj prindërve të tu. Tek Unë është kthimi juaj, e Unë do të shpërblej secilin sipas asaj që meriton.”

31:15

وَإِن جَـٰهَدَاكَ عَلَىٰٓ أَن تُشْرِكَ بِى مَا لَيْسَ لَكَ بِهِۦ عِلْمٌۭ فَلَا تُطِعْهُمَا ۖ وَصَاحِبْهُمَا فِى ٱلدُّنْيَا مَعْرُوفًۭا ۖ وَٱتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَىَّ ۚ ثُمَّ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ١٥

Por, nëse ata përpiqen të të bëjnë të më shoqërosh Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni, mos iu bind, por shoqëroji ata në këtë botë me sjellje të mirë, dhe ndiq rrugën e atyre që kthehen sinqerisht tek Unë. Pastaj, kthimi juaj është tek Unë dhe Unë do t’ju njoftoj për atë që keni bërë.”15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

E nëse prindërit e tu – o bir besimtar – të mundohen të të shtyjnë që të më shoqërosh dikë tjetër në adhurimin tënd ndaj Meje, për diçka që nuk ke dije, ose të urdhërojnë për ndonjë mëkat nga mëkatet e Allahut, mos i dëgjo ata; sepse nuk ka bindje ndaj krijesës kur bëhet fjalë për mëkat ndaj Krijuesit. Por shoqëroji ata në këtë botë me mirësi dhe sjellje të bukur në atë që nuk përmban gjynah. Dhe ndiq – o bir besimtar – rrugën e atyre që janë penduar nga mëkatet e tyre, që janë kthyer tek Unë dhe kanë besuar në të Dërguarin Tim, Muhamedin ﷺ. Pastaj tek Unë është kthimi juaj, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar në dynja, dhe do ta shpërblej secilin sipas veprave të tij.

31:16

يَـٰبُنَىَّ إِنَّهَآ إِن تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍۢ مِّنْ خَرْدَلٍۢ فَتَكُن فِى صَخْرَةٍ أَوْ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ أَوْ فِى ٱلْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا ٱللَّهُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌۭ ١٦

(Lukmani tha): “O biri im! Vërtet, edhe po të jetë ndonjë e mirë ose e keqe sa një farë sinapi dhe të ndodhet në një shkëmb, ose në qiej, ose në Tokë, Allahu do ta sjellë atë. Allahu është i Butë, i Dijshëm për çdo detaj.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

O biri im, dije se një e keqe apo një e mirë, qoftë edhe sa një kokërr sinapi – nga më të voglat gjëra – nëse ndodhet brenda një shkëmbi, ose kudo në qiej apo në Tokë, Allahu do ta sjellë atë ditën e Kiametit dhe do të llogarisë për të. Vërtet, Allahu është i Butë me robërit e Tij, i Dijshëm për veprat e tyre.

31:17

يَـٰبُنَىَّ أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ وَأْمُرْ بِٱلْمَعْرُوفِ وَٱنْهَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَآ أَصَابَكَ ۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ ٱلْأُمُورِ ١٧

O biri im! Fale namazin, urdhëro për të mirën, ndalo nga e keqja dhe bëhu i durueshëm ndaj asaj që të godet! Me të vërtetë, këto janë çështje që kërkojnë vendosmëri.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

O biri im, fale namazin plotësisht me shtyllat, kushtet dhe detyrimet e tij, urdhëro për të mirën dhe ndalo nga e keqja me butësi, durim dhe mençuri sipas mundësisë tënde. Përballo me durim çdo vështirësi apo dëm që mund të të godasë për shkak të thirrjes sate në të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Dhe dije se këto këshilla janë prej atyre çështjeve madhore që Allahu ka urdhëruar, për të cilat njeriu duhet të ketë kujdes të madh.

31:18

وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِى ٱلْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍۢ فَخُورٍۢ ١٨

Mos e largo fytyrën tënde nga njerëzit me përbuzje dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi! Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe mburravecë.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Mos e largo fytyrën tënde nga njerëzit kur u flet apo të flasin ata, nga përbuzja dhe mendjemadhësia ndaj tyre. Dhe mos ec në tokë mes njerëzve me mendjemadhësi e krenari të kota. Vërtet, Allahu nuk e do asnjë mendjemadh që krenohet me veten, pamjen dhe fjalët e tij.

31:19

وَٱقْصِدْ فِى مَشْيِكَ وَٱغْضُضْ مِن صَوْتِكَ ۚ إِنَّ أَنكَرَ ٱلْأَصْوَٰتِ لَصَوْتُ ٱلْحَمِيرِ ١٩

Ec me maturi dhe ule zërin tënd; me të vërtetë, zëri më i shëmtuar është zëri i gomarit.”19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Trego përulësi në ecjen tënde dhe mos ec me mendjemadhësi, dhe ule zërin tënd, mos e ngrit lart dhe mos bërtit. Vërtet, më i shëmtuari dhe më i urryeri nga zërat është zëri i gomerëve, të njohur për budallallëkun dhe britmën e tyre të lartë.

31:20

أَلَمْ تَرَوْاْ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُۥ ظَـٰهِرَةًۭ وَبَاطِنَةًۭ ۗ وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَـٰدِلُ فِى ٱللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍۢ وَلَا هُدًۭى وَلَا كِتَـٰبٍۢ مُّنِيرٍۢ ٢٠

A nuk shihni se Allahu i ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë, dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme? E megjithatë, disa njerëz polemizojnë për Allahun pa dije, pa udhëzim dhe pa ndonjë libër ndriçues.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

A nuk e shihni, o njerëz, se Allahu i ka nënshtruar për dobinë tuaj ato që janë në qiej – si diellin, hënën, retë e të tjera – dhe ato që janë në tokë – si kafshët, pemët, ujin dhe të panumërtat mirësi të tjera? Ai ju ka mbuluar me begatitë e Tij të dukshme mbi trupat dhe gjymtyrët tuaja, dhe me begatitë e fshehta në mendjet dhe zemrat tuaja, si edhe me ato që Ai ka ruajtur për ju e që ju nuk i dini. Megjithatë, disa njerëz bëjnë polemikë për Njëshmërinë e Allahut dhe për adhurimin e sinqertë vetëm për Të, pa pasur asnjë provë, as argument të qartë, e as ndonjë libër që të tregojë vërtetësinë e asaj që thonë.

31:21

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُواْ بَلْ نَتَّبِعُ مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ ۚ أَوَلَوْ كَانَ ٱلشَّيْطَـٰنُ يَدْعُوهُمْ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ ٢١

Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që Allahu ka zbritur!”, ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek etërit tanë.” A, edhe nëse djalli i thërret ata drejt dënimit të Zjarrit të ndezur?21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Dhe kur u thuhet atyre që polemizojnë për teuhidin e Allahut dhe adhurimin vetëm për Të: “Ndiqni atë që Allahu ka zbritur mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ”, ata thonë: “Jo, por ne ndjekim atë mbi të cilën i gjetëm etërit tanë – shirkun dhe adhurimin e idhujve.” Vallë, a do ta bëjnë këtë edhe nëse djalli i thërret, duke ua zbukuruar veprat e tyre të këqija dhe mohimin e Allahut, drejt dënimit të Zjarrit të ndezur?

31:22

۞ وَمَن يُسْلِمْ وَجْهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌۭ فَقَدِ ٱسْتَمْسَكَ بِٱلْعُرْوَةِ ٱلْوُثْقَىٰ ۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَـٰقِبَةُ ٱلْأُمُورِ ٢٢

Kush ia dorëzon fytyrën e tij Allahut, duke qenë bamirës, ai është kapur pas lidhjes më të fortë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Kush ia përkushton adhurimin vetëm Allahut, duke e synuar Zotin e tij të Lartësuar, dhe është bamirës në fjalët e tij, i saktë në veprat e tij, ai është kapur për lidhjen më të fortë që të çon drejt kënaqësisë së Allahut dhe Xhenetit të Tij. Dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet; Ai shpërblen bamirësin për mirësinë e tij dhe ndëshkon keqbërësin për të keqen e tij.

31:23

وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحْزُنكَ كُفْرُهُۥٓ ۚ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٢٣

E kush mohon, mos u mërzit për shkak të mohimit të tij. Tek Ne është kthimi i tyre dhe Ne do t’i njoftojmë për atë që kanë punuar. Vërtet, Allahu e di mirë atë që fshehin zemrat.23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Dhe kush mohon Allahun, ti – o i Dërguar – mos u mërzit e mos u trishto për të; sepse ti e ke kryer detyrën tënde të thirrjes dhe të përcjelljes së mesazhit. Tek Ne është kthimi dhe përfundimi i tyre në Ditën e Kiametit; atëherë do t’u tregojmë veprat e tyre të liga që i kanë bërë në këtë botë, pastaj do t’i shpërblejmë me ndëshkimin që meritojnë. Vërtet, Allahu e di mirë atë që fshehin zemrat e tyre nga mohimi i Tij dhe përzgjedhja e bindjes ndaj shejtanit.

31:24

نُمَتِّعُهُمْ قَلِيلًۭا ثُمَّ نَضْطَرُّهُمْ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٍۢ ٢٤

Ne do t’i lejojmë ata të kënaqen për pak, pastaj do t’i detyrojmë të hyjnë në një dënim të ashpër.24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Do t’u japim atyre një kënaqësi të përkohshme në këtë botë kalimtare për një kohë të shkurtër, pastaj në Ditën e Kiametit do t’i shtyjmë me forcë drejt një ndëshkimi të tmerrshëm – dënimit të Xhehenemit.

31:25

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۚ قُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ٢٥

Nëse i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe Tokën?”, ata do të thonë: “Allahu!” Thuaju: “Falënderimi i qoftë Allahut!” Por, shumica e tyre nuk e dinë.25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Dhe nëse ti – o i Dërguar – i pyet këta idhujtarë: Kush i krijoi qiejt dhe Tokën? Ata do të thonë: “Allahu!” E kur ta thonë këtë, thuaju: “Falënderimi i qoftë Allahut!”, i Cili solli dëshminë kundër jush nga gojët tuaja. Por shumica e tyre nuk mendojnë e nuk thellohen se kujt i takon vërtet falënderimi dhe adhurimi, e për këtë shkak i bëjnë shok Allahut.

31:26

لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ ٢٦

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Denji për lavdërim.26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Allahut – të Madhëruarit – i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, si pronë, si krijesa dhe si sundim me përcaktim të Tij. Prandaj askush tjetër nuk meriton adhurim veç Atij. Allahu është i Pasuri që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, ndërsa Atij i takon falënderimi dhe lavdërimi në çdo gjendje.

31:27

وَلَوْ أَنَّمَا فِى ٱلْأَرْضِ مِن شَجَرَةٍ أَقْلَـٰمٌۭ وَٱلْبَحْرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦ سَبْعَةُ أَبْحُرٍۢ مَّا نَفِدَتْ كَلِمَـٰتُ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌۭ ٢٧

Edhe sikur të gjitha pemët e Tokës të bëheshin pena, dhe deti – i mbështetur pas tij nga shtatë dete të tjera – të bëhej bojë, fjalët e Allahut nuk do të shteronin. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Edhe sikur të gjitha pemët e tokës të bëheshin pena, dhe deti të ishte bojë, e pastaj të mbushej edhe me shtatë dete të tjera pas tij, e me ato pena dhe me atë bojë të shkruheshin fjalët e Allahut – do të thaheshin bojërat dhe do të thyheshin penat, por fjalët e Allahut nuk do të kishin fund. Ato janë të plota, pa kufi, dhe askush nuk mund t’i përfshijë. Vërtet Allahu është i Plotfuqishëm për të ndëshkuar kë të dojë prej atyre që i shoqërojnë Atij, dhe është i Urtë në krijimin dhe rregullimin e gjithësisë. - Në këtë ajet gjithashtu ka pohim të qartë se Allahu flet me fjalë të vërteta dhe të përsosura, ashtu siç i ka hije Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij.

31:28

مَّا خَلْقُكُمْ وَلَا بَعْثُكُمْ إِلَّا كَنَفْسٍۢ وَٰحِدَةٍ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌۢ بَصِيرٌ ٢٨

Krijimi juaj dhe ringjallja juaj nuk është tjetër, veçse si (krijimi dhe ringjallja) e një njeriu të vetëm. Allahu është Dëgjues dhe Shikues.28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Krijimi juaj, o njerëz, dhe ringjallja juaj në Ditën e Kiametit nuk janë më të vështira për Allahun sesa krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Vërtet Allahu dëgjon fjalët tuaja, sheh veprat tuaja, dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre.

31:29

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّۭ يَجْرِىٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى وَأَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ ٢٩

A nuk e sheh se Allahu e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë, dhe e ka nënshtruar Diellin e Hënën – secili lëviz deri në një afat të caktuar; dhe se Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që ju veproni?29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

A nuk e sheh se Allahu merr nga orët e natës dhe ia shton ditës, kështu që dita zgjatet e nata shkurtohet, dhe merr nga orët e ditës e ia shton natës, kështu që nata zgjatet e dita shkurtohet? Dhe Ai ua ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, secili lëviz në orbitën e vet deri në një afat të caktuar. Dhe me të vërtetë, Allahu është i njohur e i vetëdijshëm për të gjitha veprat e krijesave, të mirat dhe të këqijat, asgjë nuk i fshihet prej tyre.

31:30

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ ٱلْبَـٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْكَبِيرُ ٣٠

Kjo, sepse Allahu është i Vërteti, ndërsa ato që adhurojnë ata përveç Tij janë të kota; dhe se Allahu është i Larti, i Madhërishmi.30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

E gjithë kjo është nga madhështia e fuqisë Sime, që të dini dhe të pranoni se Allahu është i Vërteti në Qenien e Tij, në cilësitë e Tij dhe në veprat e Tij, dhe se çfarëdo që adhurojnë ata përveç Tij është mashtrim e kotësi. Dhe se Allahu është i Larti në Qenien, pozitën dhe pushtetin e Tij mbi të gjitha krijesat, i Madhi mbi çdo gjë, dhe gjithçka tjetër i është nënshtruar Atij. Prandaj, vetëm Ai meriton të adhurohet, dhe askush tjetër përveç Tij.

31:31

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱلْفُلْكَ تَجْرِى فِى ٱلْبَحْرِ بِنِعْمَتِ ٱللَّهِ لِيُرِيَكُم مِّنْ ءَايَـٰتِهِۦٓ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّكُلِّ صَبَّارٍۢ شَكُورٍۢ ٣١

A nuk e sheh se anijet lundrojnë në det me mirësinë e Allahut, që Ai t’ju tregojë disa nga shenjat e Tij? Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri të durueshëm dhe falënderues.31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

A nuk e ke parë – o shikues – se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Allahut, si një mirësi prej Tij për krijesat e Tij, që t’ju tregojë shembuj e argumente nga të cilat të nxirrni mësim? Me të vërtetë, në lundrimin e anijeve në det ka shenja të qarta për çdo njeri që duron t’i largohet ndalesave të Allahut dhe që është mirënjohës për begatitë e Tij.

31:32

وَإِذَا غَشِيَهُم مَّوْجٌۭ كَٱلظُّلَلِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمْ إِلَى ٱلْبَرِّ فَمِنْهُم مُّقْتَصِدٌۭ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِـَٔايَـٰتِنَآ إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍۢ كَفُورٍۢ ٣٢

Kur ata i mbulon ndonjë dallgë si hije mali, i luten Allahut me sinqeritet të plotë. Por, kur Ai i shpëton dhe i nxjerr në tokë, disa prej tyre janë të matur (në besim). Por, nuk i mohojnë shenjat Tona, veçse tradhtarët mosmirënjohës.32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Kur idhujtarët hipin në anije dhe i rrethojnë dallgët si re dhe male, i kap frika dhe tmerri nga mbytja, atëherë i luten vetëm Allahut, duke ia përkushtuar Atij lutjen me sinqeritet. Por kur Ai i shpëton e i nxjerr në tokë, disa prej tyre tregohen të matur, duke mos e falënderuar Allahun siç duhet, e disa të tjerë e mohojnë dhe e moçojnë mirësinë e Tij. Por, nuk i mohon shenjat dhe argumentet Tona, që tregojnë për fuqinë dhe Njëshmërinë Tonë, veçse çdo mashtrues që prish besën dhe çdo mohues i begative të Allahut.

31:33

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمْ وَٱخْشَوْاْ يَوْمًۭا لَّا يَجْزِى وَالِدٌ عَن وَلَدِهِۦ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِۦ شَيْـًٔا ۚ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلْغَرُورُ ٣٣

O njerëz! Kini frikë Zotin tuaj dhe druajuni një Dite, kur asnjë prind nuk do të mund të ndihmojë fëmijën e vet, dhe asnjë fëmijë nuk do të mund të ndihmojë prindin e vet, në asgjë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos t’ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe mos t’ju mashtrojë mashtruesi i madh (djalli) për Allahun.33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

O njerëz, kini frikë Zotin tuaj dhe bindjuni Atij duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ruajuni Ditës së Kiametit, ditë në të cilën as babai nuk do të mund t’i bëjë dobi birit të vet, e as biri nuk do të mund t’i bëjë dobi babait të vet me asgjë. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i sigurt dhe pa dyshim. Prandaj mos u mashtroni nga kjo jetë e dynjasë dhe stolitë e saj që t’ju bëjnë të harroni botën tjetër, dhe mos t’ju mashtrojë për Allahun mashtruesi – prej djajve të xhindëve dhe njerëzve.

31:34

إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥ عِلْمُ ٱلسَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ ٱلْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلْأَرْحَامِ ۖ وَمَا تَدْرِى نَفْسٌۭ مَّاذَا تَكْسِبُ غَدًۭا ۖ وَمَا تَدْرِى نَفْسٌۢ بِأَىِّ أَرْضٍۢ تَمُوتُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌۢ ٣٤

Vërtet, vetëm Allahu e di Orën e Kiametit, Ai e zbret shiun dhe di ç’ka në barkun e nënave. Askush nuk e di çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di në cilën tokë (vend) do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo gjëje në detaje.34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Allahu – vetëm Ai dhe askush tjetër – e di saktësisht se kur do të ndodhë Ora (Dita e Kiametit). Ai e lëshon shiun prej reve, dhe askush tjetër nuk është i aftë për këtë. Ai e di çfarë bartin në barkun e tyre femrat shtatzëna, e di gjithashtu çfarë do të fitojë çdo njeri nesër, dhe askush nuk e di në ç’vend do ta gjejë vdekja. Vetëm Allahu i Lartësuar është i veçantë në dijen e gjithë këtyre gjërave. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Mirinformuar, që di të fshehtat dhe të dukshmet, asgjë nuk i fshihet Atij.

Lukman · 34 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi