SURJA 50
Kaf Shkronja Kaf
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
قٓ ۚ وَٱلْقُرْءَانِ ٱلْمَجِيدِ ١
Kaf! Betohem në Kuranin lavdiplotë!1
بَلْ عَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٌۭ مِّنْهُمْ فَقَالَ ٱلْكَـٰفِرُونَ هَـٰذَا شَىْءٌ عَجِيبٌ ٢
Po! Ata u çuditën që u erdhi një paralajmërues nga mesi i tyre, e mohuesit thanë: “Kjo është diçka e çuditshme!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Po! Ata që përgënjeshtruan të Dërguarin ﷺ u çuditën që u erdhi një paralajmërues nga gjiri i tyre, që t’i paralajmëronte për dënimin e Allahut. E mohuesit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij thanë: “Kjo është diçka e çuditshme dhe e habitshme!
أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا ۖ ذَٰلِكَ رَجْعٌۢ بَعِيدٌۭ ٣
Vallë, edhe pasi të vdesim e të jemi bërë pluhur (do të ringjallemi)?! Ky kthim është vërtet i largët (i pamundur)!”3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
A thua, pasi të vdesim dhe të bëhemi pluhur, si është e mundur të kthehemi sërish në atë që ishim? Ky kthim duket i largët dhe i pamundur për ne!”
قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنقُصُ ٱلْأَرْضُ مِنْهُمْ ۖ وَعِندَنَا كِتَـٰبٌ حَفِيظٌۢ ٤
Ne e dimë mirë se çfarë konsumon toka prej tyre, dhe tek Ne gjendet një Libër i ruajtur, që ruan çdo gjë.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Ne e dimë mirë atë që toka shkatërron dhe e konsumon nga trupat e tyre, dhe tek Ne është një Libër i ruajtur, i mbrojtur nga ndryshimi dhe shtrembërimi, ku është shënuar gjithçka që u ndodh atyre gjatë jetës dhe pas vdekjes.
بَلْ كَذَّبُواْ بِٱلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ فَهُمْ فِىٓ أَمْرٍۢ مَّرِيجٍ ٥
Në fakt, ata e mohuan të vërtetën, kur ajo u erdhi, prandaj janë të hutuar, në një gjendje të pështjelluar.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Në fakt, këta idhujtarë e përgënjeshtruan Kuranin kur ai u erdhi atyre, prandaj janë në një gjendje të ngatërruar e të paqartë, nuk qëndrojnë të vendosur në asgjë dhe nuk kanë qetësi apo stabilitet.
أَفَلَمْ يَنظُرُوٓاْ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَـٰهَا وَزَيَّنَّـٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٍۢ ٦
A nuk e shohin ata qiellin mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e në të cilin nuk ka asnjë çarje?6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
A mos vallë u treguan të pakujdesshëm kur mohuan ringjalljen dhe nuk shikuan qiellin mbi ta, se si Ne e ndërtuam atë të gjerë e të rregullt, me ndërtim të fortë, dhe e zbukuruam me yje, pa çarje e pa të meta, të përsosur e pa mospërputhje?
وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَـٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍۭ بَهِيجٍۢ ٧
Ndërsa Tokën – e kemi shtrirë, kemi vendosur në të male të patundshme dhe kemi bërë të mbijnë në të, lloje të ndryshme bimësh të bukura;7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Ndërsa Tokën e shtruam dhe e bëmë të gjerë, dhe vendosëm në të male të patundshme e të palëvizshme që të mos lëkundet me banorët e saj. Në të bëmë të mbijnë nga çdo lloj bimësie të bukur në pamje dhe të dobishme, që i gëzon dhe i kënaq ata që i shikojnë.
تَبْصِرَةًۭ وَذِكْرَىٰ لِكُلِّ عَبْدٍۢ مُّنِيبٍۢ ٨
si një ndriçim (këshillë) dhe përkujtesë për çdo rob që kthehet tek Allahu.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Allahu krijoi qiejt dhe Tokën dhe gjithçka që ka në to prej shenjave madhështore, si mësim për t’u zgjuar nga verbëria e paditurisë dhe si këshillë për çdo rob të përulur, që ka frikë, që dridhet nga madhështia e Tij dhe që kthehet gjithmonë te Allahu i Lartësuar.
وَنَزَّلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ مُّبَـٰرَكًۭا فَأَنۢبَتْنَا بِهِۦ جَنَّـٰتٍۢ وَحَبَّ ٱلْحَصِيدِ ٩
Nga qielli, Ne zbresim ujë të bekuar, nëpërmjet të cilit bëjmë të mbijnë kopshte, drithëra që korren9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Nga qielli, Ne zbresim shi të begatë, me shumë dobi, nëpërmjet të cilit bëjmë të mbijnë kopshte me shumë pemë, drithëra që korren,
وَٱلنَّخْلَ بَاسِقَـٰتٍۢ لَّهَا طَلْعٌۭ نَّضِيدٌۭ ١٠
dhe palma të larta me kurora hurmash, të grumbulluara njëra mbi tjetrën,10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Dhe bëjmë të rriten palma hurme të larta, që kanë fruta të grumbulluara si kurorë njëra mbi tjetrën.
رِّزْقًۭا لِّلْعِبَادِ ۖ وَأَحْيَيْنَا بِهِۦ بَلْدَةًۭ مَّيْتًۭا ۚ كَذَٰلِكَ ٱلْخُرُوجُ ١١
si furnizim për robërit Tanë. Pra, me të (shiun) Ne ringjallim tokën e vdekur; po kështu do të jetë edhe ringjallja (juaj).11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Ne e bëmë të mbijë këtë si furnizim për robërit Tanë, që të ushqehen prej tij sipas nevojave të tyre. Dhe me këtë ujë që e zbresim nga qielli e gjallërojmë një vend që ishte tharë dhe kishte mbetur pa prodhim e pa bimësi. Ashtu siç e gjallërojmë tokën e vdekur me këtë ujë, po ashtu do t’ju nxjerrim ju të gjallë pas vdekjes suaj, në Ditën e Kiametit.
كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ وَأَصْحَـٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ ١٢
Para tyre, përgënjeshtroi populli i Nuhut, banorët e Rrassit (pusit) dhe Themudi;12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Para këtyre idhujtarëve nga Kurejshi, përgënjeshtruan (të dërguarit) populli i Nuhut, banorët e pusit Rass, fisi Themud;
وَعَادٌۭ وَفِرْعَوْنُ وَإِخْوَٰنُ لُوطٍۢ ١٣
edhe Adi, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit;13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
edhe fisi Ad, Faraoni, populli i Lutit;
وَأَصْحَـٰبُ ٱلْأَيْكَةِ وَقَوْمُ تُبَّعٍۢ ۚ كُلٌّۭ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ ١٤
edhe banorët e Ejkes (Pyllit) dhe populli i Tubba-sit; të gjithë ata i përgënjeshtruan të dërguarit, ndaj kundër tyre u përmbush premtimi Im (i ndëshkimit).14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
edhe banorët e pyllit (populli i Shuajbit), dhe populli i Tubba‘ nga Himjar në Jemen. Të gjithë këta popuj i përgënjeshtruan të dërguarit e tyre, prandaj mbi ta u bë i detyrueshëm dënimi që Allahu ua kishte premtuar për shkak të mosbesimit të tyre.
أَفَعَيِينَا بِٱلْخَلْقِ ٱلْأَوَّلِ ۚ بَلْ هُمْ فِى لَبْسٍۢ مِّنْ خَلْقٍۢ جَدِيدٍۢ ١٥
Vallë, a mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në dyshim për një rikrijim (të tyre).15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
A mos vallë u lodhëm Ne me krijimin e parë, kur i krijuam ata nga asgjëja, që të jemi të paaftë për t’i rikrijuar sërish pas shkatërrimit të tyre? Jo, kurrsesi, kjo nuk na e pamundëson neve, përkundrazi Ne kemi fuqinë e plotë mbi të. Por ata janë në hutim dhe dyshim lidhur me ringjalljen dhe ngritjen pas vdekjes.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِۦ نَفْسُهُۥ ۖ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ ٱلْوَرِيدِ ١٦
Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’pëshpërit ai brenda vetes së tij; Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vetë atij.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë mirë çfarë i flet ai vetes së tij. Ne jemi më afër tij sesa damari i qafës që lidhet drejtpërdrejt me zemrën.
إِذْ يَتَلَقَّى ٱلْمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلْيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٌۭ ١٧
Kur dy (engjëjt) regjistrues regjistrojnë (veprat); njëri në të djathtë e tjetri në të majtë, të ulur.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Kur dy engjëjt e ngarkuar të regjistrojnë veprat e tij, njëri nga e djathta dhe tjetri nga e majta. Ai që është në të djathtën shkruan veprat e mira, ndërsa ai që është në të majtën shkruan veprat e këqija.
مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌۭ ١٨
Për çdo fjalë që njeriu shqipton, pranë tij është një mbikëqyrës i gatshëm (për ta shkruar).18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Për çdo fjalë që shqipton njeriu, pranë tij është një engjëll që e përcjell atë dhe e shkruan, një engjëll i pranishëm dhe i caktuar posaçërisht për këtë detyrë.
وَجَآءَتْ سَكْرَةُ ٱلْمَوْتِ بِٱلْحَقِّ ۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنْهُ تَحِيدُ ١٩
Dhe vjen agonia e vdekjes me të vërtetën – kjo është ajo nga e cila ti ikje!19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Dhe vjen agonía dhe vështirësia e vdekjes me të vërtetën, prej së cilës nuk ka kthim dhe nuk ka shpëtim. Ky është ai moment prej të cilit ti, o njeri, ikje dhe përpiqeshe t’i shpëtoje.
وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلْوَعِيدِ ٢٠
Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e premtuar.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Dhe do të fryhet në “Sur” fryrja e dytë e ringjalljes; ajo është fryrja në Ditën e premtimit, ditën e dënimit, që Allahu ua kishte premtuar jobesimtarëve.
وَجَآءَتْ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّعَهَا سَآئِقٌۭ وَشَهِيدٌۭ ٢١
Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Çdo njeri do të vijë i shoqëruar me dy engjëj: njëri e shtyn dhe e drejton atë drejt vendit të tubimit, ndërsa tjetri dëshmon për të me atë që ka vepruar në dynja, qoftë mirë apo keq.
لَّقَدْ كُنتَ فِى غَفْلَةٍۢ مِّنْ هَـٰذَا فَكَشَفْنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلْيَوْمَ حَدِيدٌۭ ٢٢
(Do t’i thuhet:) “Vërtet, ti ke qenë në pakujdesi për këtë; por Ne ta hoqëm perden tënde, dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Vërtet, ti ishe në një gjendje të pakujdesisë ndaj kësaj që po sheh sot, o njeri! Ne ta hoqëm perden dhe mbulesën që e kishte mbuluar zemrën tënde dhe të kishte lënë në hutim, prandaj sot shikimi yt është i mprehtë dhe i qartë për atë që po dëshmon.
وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَـٰذَا مَا لَدَىَّ عَتِيدٌ ٢٣
Shoqëruesi i tij (engjëll) do të thotë: “Ja, ky është ai (regjistri), që e kam gati (për llogari).”23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Engjëlli shoqërues, që shkruante dhe dëshmonte mbi të, do të thotë: “Ky është regjistri i veprave të tij; ai është i përgatitur, i ruajtur dhe i pranishëm tek unë.”
أَلْقِيَا فِى جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍۢ ٢٤
“Hidheni në Xhehenem çdo mohues kokëfortë,24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Allahu u thotë dy engjëjve – grahësit dhe dëshmuesit – pasi të ketë gjykuar mes krijesave: “Hidheni në Xhehenem çdo mohues që nuk pranoi se Allahu është Zoti i vërtetë, çdo mosmirënjohës dhe përgënjeshtrues, kundërshtar të së vërtetës,
مَّنَّاعٍۢ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍۢ مُّرِيبٍ ٢٥
pengues të së mirës, shkelës dhe dyshues;25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
pengues të dhënies së të drejtave nga pasuria e tij, keqbërës ndaj robërve të Allahut dhe shkelës të kufijve të Tij, dyshues ndaj premtimit dhe kërcënimit të Tij,
ٱلَّذِى جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِى ٱلْعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ ٢٦
që i ka shoqëruar Allahut hyjni tjetër – hidheni atë në ndëshkimin më të ashpër!”26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
atë që i bëri shok Allahut dhe adhuronte përveç Tij diçka të krijuar. Hidheni atë në dënimin e ashpër të Xhehenemit!”
۞ قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطْغَيْتُهُۥ وَلَـٰكِن كَانَ فِى ضَلَـٰلٍۭ بَعِيدٍۢ ٢٧
Shoku i tij (djall) do të thotë: “Zoti ynë, unë nuk e shtyva atë në humbje, por ai vetë ishte në humbje të largët.”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Shoku i tij nga djajtë, që ishte me të në dynja, do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam shmangur atë, por ai vetë ishte në një rrugë të largët nga udhëzimi.”
قَالَ لَا تَخْتَصِمُواْ لَدَىَّ وَقَدْ قَدَّمْتُ إِلَيْكُم بِٱلْوَعِيدِ ٢٨
Allahu do të thotë: “Mos u grindni para Meje! Unë jua pata sjellë paralajmërimin.”28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Allahu i Madhëruar do të thotë: “Mos u grindni sot para Meje, në këtë vend të gjykimit dhe llogarisë; sepse kjo nuk ka asnjë dobi! Unë ju kisha paralajmëruar më parë në dynja për dënimin që do t’i godasë ata që më mohuan dhe më kundërshtuan.”
مَا يُبَدَّلُ ٱلْقَوْلُ لَدَىَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّـٰمٍۢ لِّلْعَبِيدِ ٢٩
Fjala Ime nuk ndryshohet, dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi.”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Fjala Ime nuk ndryshohet, dhe Unë nuk e ndëshkoj askënd për mëkatin e tjetrit; por vetëm e ndëshkoj secilin për mëkatin e tij, pasi t’i jetë bërë e qartë prova kundër tij.
يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِن مَّزِيدٍۢ ٣٠
Ditën, kur do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” – e ai do të thotë: “A ka më?”30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Kujto – o i Dërguar – për popullin tënd Ditën e Kiametit, kur do t’i thuhet Xhehenemit: “A u mbushe?” Dhe ai do të thotë: “A ka më nga xhinët dhe njerëzit?” Atëherë Zoti i Madhëruar do të vendosë Këmbën e Tij mbi të, e ai do të ngushtohet e tkurret brenda vetes dhe do të thotë: “Mjaft, mjaft!”
وَأُزْلِفَتِ ٱلْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ ٣١
Kurse Xheneti do t’u afrohet të devotshmëve - jo shumë larg nga ata:31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Dhe Xheneti do t’u afrohet të devotshmëve, në një vend jo të largët prej tyre, kështu që ata do ta shohin atë, si shtesë në gëzimin dhe lumturinë e tyre, para se të futen në të.
هَـٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٍۢ ٣٢
“Ky është ai që ju është premtuar – për çdo të kthyer tek Allahu vazhdimisht me pendim dhe ruajtës (të urdhrave të Allahut);32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Do t’u thuhet atyre: “Ky është ai që ju ishte premtuar – o ju të devotshëm – për çdo njeri që u pendua nga mëkatet e tij, që ruajti dhe përmbushi gjithçka që e afronte tek Zoti i tij prej detyrimeve dhe adhurimeve;
مَّنْ خَشِىَ ٱلرَّحْمَـٰنَ بِٱلْغَيْبِ وَجَآءَ بِقَلْبٍۢ مُّنِيبٍ ٣٣
që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, pa e parë Atë (dhe në fshehtësi), dhe që ka ardhur me zemër të kthyer (tek Ai).33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
që e pati frikë Allahun në dynja dhe e takoi Ditën e Kiametit me një zemër të penduar nga mëkatet.
ٱدْخُلُوهَا بِسَلَـٰمٍۢ ۖ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلْخُلُودِ ٣٤
Hyni në të (Xhenet) me paqe! Kjo është Dita e përjetësisë!”34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Do t’u thuhet besimtarëve: “Hyni në Xhenet, një hyrje të shoqëruar me paqe dhe shpëtim nga të këqijat dhe të ligat, ku jeni të siguruar prej çdo të papëlqyeshme. Kjo është Dita e përjetshme, pa ndërprerje dhe pa mbarim.”
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيْنَا مَزِيدٌۭ ٣٥
Aty do të kenë çfarë të duan – dhe tek Ne ka edhe më shumë.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Për besimtarët në Xhenet ka gjithçka që dëshirojnë, dhe Ne kemi për ta edhe shtesë mbi atë që u dhamë: kënaqësinë më të madhe – shikimin e Fytyrës së Allahut të Madhëruar.
وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّن قَرْنٍ هُمْ أَشَدُّ مِنْهُم بَطْشًۭا فَنَقَّبُواْ فِى ٱلْبِلَـٰدِ هَلْ مِن مَّحِيصٍ٣٦
Sa e sa breza kemi shkatërruar para këtyre, të cilët ishin më të fuqishëm se këta; ata endeshin nëpër vende, por a gjetën ndonjë strehim (nga dënimi Allahut)?36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Ne kemi shkatërruar para këtyre idhujtarëve nga Kurejshi shumë popuj, të cilët ishin më të fortë dhe më të fuqishëm se ata; ata udhëtuan nëpër tokë, jetuan dhe bënë prishje në të. A kishte vallë ndonjë shpëtim prej dënimit të Allahut kur ai i goditi?
إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى ٱلسَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌۭ ٣٧
Vërtet, në këtë ka këshillë për atë që ka zemër, ose që vë veshin duke qenë i pranishëm (me zemrën e tij).37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Vërtet, në shkatërrimin e popujve të mëparshëm ka mësim për atë që ka zemër me të cilën mendon e kupton, ose që dëgjon me vëmendje, duke qenë i pranishëm me zemrën e tij, jo i pakujdesshëm dhe jo i hutuar.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِى سِتَّةِ أَيَّامٍۢ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٍۢ٣٨
Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre në gjashtë ditë, dhe nuk na preku ndonjë lodhje.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Ne i krijuam shtatë qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet mes tyre prej llojeve të ndryshme të krijesave, për gjashtë ditë, dhe nuk na preku as lodhje e as mundim nga ky krijim. - Në këtë fuqi madhështore ka një dëshmi të qartë për fuqinë e Tij – të Madhëruarit – që të ringjallë të vdekurit, e kjo është edhe më e lehtë për Të.
فَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ ٱلشَّمْسِ وَقَبْلَ ٱلْغُرُوبِ ٣٩
Prandaj, duro ndaj asaj që thonë, dhe madhëro Zotin tënd me falënderime, para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Prandaj duro – o i Dërguar – ndaj asaj që thonë përgënjeshtruesit, sepse Allahu është në pritje për t’i ndëshkuar. Falu për Zotin tënd duke e lavdëruar Atë me namazin e sabahut para lindjes së diellit, dhe me namazin e ikindisë para perëndimit të tij.
وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَأَدْبَـٰرَ ٱلسُّجُودِ ٤٠
Madhëroje Atë edhe gjatë natës, dhe pas sexhdeve (namazeve).40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Falu edhe një pjesë të natës dhe madhëroje Zotin tënd me falënderim pas namazeve të detyrueshme.
وَٱسْتَمِعْ يَوْمَ يُنَادِ ٱلْمُنَادِ مِن مَّكَانٍۢ قَرِيبٍۢ ٤١
Dhe dëgjo, Ditën kur thirrësi (engjëlli Israfil) do të thërrasë nga një vend i afërt,41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Dëgjo, ditën kur engjëlli do të thërrasë me fryrjen e tij në “Sur” nga një vend i afërt (nga qielli mbi shkëmbin e Bejtil Makdis në Palestinë),
يَوْمَ يَسْمَعُونَ ٱلصَّيْحَةَ بِٱلْحَقِّ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلْخُرُوجِ ٤٢
Ditën, kur të gjithë do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë - ajo është Dita e daljes (nga varret).42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Ditën kur të gjithë do ta dëgjojnë thirrjen e ringjalljes me të vërtetën, në të cilën nuk ka dyshim. Ajo është dita kur banorët e varreve do të dalin nga varret e tyre.
إِنَّا نَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيْنَا ٱلْمَصِيرُ ٤٣
Ne jemi ata që japim jetë dhe vdekje, dhe tek Ne është kthimi.43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Ne jemi ata që i japim jetë krijesave dhe i vdesim në këtë botë, dhe tek Ne do të jetë kthimi i tyre i gjithëmbarshëm Ditën e Kiametit për llogari dhe shpërblim.
يَوْمَ تَشَقَّقُ ٱلْأَرْضُ عَنْهُمْ سِرَاعًۭا ۚ ذَٰلِكَ حَشْرٌ عَلَيْنَا يَسِيرٌۭ ٤٤
Atë Ditë, toka do të çahet prej tyre, dhe ata do të dalin me nxitim. Ky tubim për Ne është i lehtë.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Atë Ditë, toka do të çahet nga të vdekurit e varrosur në të, e ata do të dalin me nxitim drejt thirrësit. Ky tubim në vendin e llogarisë është i lehtë dhe i thjeshtë për Ne.
نَّحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ ۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِجَبَّارٍۢ ۖ فَذَكِّرْ بِٱلْقُرْءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ٤٥
Ne e dimë mirë çfarë thonë ata, por ti nuk je ngarkuar për t’i detyruar ata me forcë. Prandaj, këshillo me Kuranin atë që ka frikë nga paralajmërimi Im.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Ne e dimë mirë atë që thonë këta idhujtarë – shpifjet kundër Allahut dhe përgënjeshtrimin e ajeteve të Tij. Ti – o i Dërguar – nuk je i ngarkuar mbi ta për t’i detyruar në Islam; ti je dërguar vetëm si përcjellës i mesazhit. Prandaj këshillo me Kuranin atë që ka frikë nga dënimi Im, sepse kush nuk e ka frikën e paralajmërimit, nuk merr mësim.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
KAF - Është folur më parë për shkronjat e ndara në fillim të sures El Bekare. Allahu i Madhëruar betohet në Kuranin e lavdishëm e fisnik, që ka madhështi dhe nder!