SURJA 36
Jasin Shkronjat Ja, Sin
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
يسٓ ١
Jā Sīn.1
وَٱلْقُرْءَانِ ٱلْحَكِيمِ ٢
Për Kuranin e Urtë!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Allahu i Madhëruar betohet në Kuranin e urtë, i cili përmban ligje, urtësi dhe argumente!
إِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ٣
Ti (o Muhamed) je vërtet prej të dërguarve,3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Ti – o Muhamed – je me të vërtetë prej të dërguarve të Zotit tek robërit e Tij,
عَلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ٤
në një Rrugë të Drejtë,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
mbi një rrugë të drejtë e të matur, që është Islami.
تَنزِيلَ ٱلْعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ ٥
me shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit,5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Ti, o Muhamed, je i dërguar me shpalljen e të Plotfuqishmit, i Cili ndëshkon mohuesit dhe mëkatarët, të Mëshirëplotit ndaj atyre që pendohen prej robërve të Tij dhe bëjnë vepra të mira.
لِتُنذِرَ قَوْمًۭا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمْ فَهُمْ غَـٰفِلُونَ ٦
që të paralajmërosh një popull, paraardhësit e të cilit nuk qenë paralajmëruar, prandaj këta janë të pakujdesshëm.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
T’a kemi zbritur Kuranin ty – o i Dërguar – që të paralajmërosh me të një popull, paraardhësit e të cilit nuk qenë paralajmëruar para teje, dhe ata janë arabët. Ky popull është i pakujdesshëm ndaj besimit dhe qëndrimit në rrugën e veprave të mira. Çdo komb që nuk i arrin paralajmërimi bie në gjendje të pakujdesisë. Në këtë ka një dëshmi për detyrimin e thirrjes dhe këshillimit nga ana e dijetarëve për Zotin dhe ligjin e Tij, në mënyrë që t’i zgjojnë muslimanët nga pakujdesia e tyre.
لَقَدْ حَقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَىٰٓ أَكْثَرِهِمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ٧
Me të vërtetë, Fjala (e dënimit) është bërë e vërtetë mbi shumicën e tyre, sepse ata nuk besojnë.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Me të vërtetë, dënimi është bërë i detyrueshëm për shumicën e këtyre mohuesve, pasi u është paraqitur e vërteta dhe ata e refuzuan. Ata nuk besojnë as në Allahun, as në të Dërguarin e Tij dhe nuk veprojnë sipas ligjit të Tij.
إِنَّا جَعَلْنَا فِىٓ أَعْنَـٰقِهِمْ أَغْلَـٰلًۭا فَهِىَ إِلَى ٱلْأَذْقَانِ فَهُم مُّقْمَحُونَ ٨
Ne u kemi vënë pranga në qafat e tyre, që arrijnë deri te mjekrat, kështu që kokat e tyre janë të ngritura lart;8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Ne i kemi bërë këta mohues, të cilëve iu paraqit e vërteta dhe ata e hodhën poshtë duke këmbëngulur në mosbesim, si ata që u janë vënë pranga në qafa, e duart e tyre janë lidhur bashkë me qafat nën mjekrat e tyre, dhe kështu detyrohen të mbajnë kokat të ngritura lart. Ata janë të lidhur dhe të penguar nga çdo e mirë, nuk e shohin të vërtetën dhe nuk udhëzohen drejt saj.
وَجَعَلْنَا مِنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدًّۭا وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدًّۭا فَأَغْشَيْنَـٰهُمْ فَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ ٩
dhe kemi vënë para tyre një pengesë dhe pas tyre një pengesë, e i kemi mbuluar, kështu që ata nuk shohin.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Ne kemi bërë para mohuesve një pengesë dhe pas tyre një pengesë; janë si ai që i është bllokuar udhëzimi përpara dhe mbrapa, prandaj u verbëruam sytë për shkak të mohimit dhe mendjemadhësisë së tyre; ata nuk shohin rrugën e drejtë dhe nuk udhëzohen. Dhe çdo kush që e përball thirrjen e Islamit me shmangie dhe kokëfortësi, e meriton këtë dënim.
وَسَوَآءٌ عَلَيْهِمْ ءَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ١٠
Për ta është njësoj, a i paralajmëron apo nuk i paralajmëron – ata nuk do të besojnë.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Për këta mohues kokëfortë është njësoj paralajmërimi yt – o i Dërguar – apo mosparalajmërimi yt; ata nuk besojnë dhe nuk veprojnë.
إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلذِّكْرَ وَخَشِىَ ٱلرَّحْمَـٰنَ بِٱلْغَيْبِ ۖ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍۢ وَأَجْرٍۢ كَرِيمٍ١١
Ti mund të paralajmërosh vetëm atë që ndjek Përkujtuesin (Kuranin) dhe e ka frikë të Gjithëmëshirshmin, në fshehtësi; këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim fisnik.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Paralajmërimi yt u bën dobi vetëm atyre që besuan në Kuran, ndoqën atë që ai përmban nga ligjet e Allahut dhe e kanë frikë të Gjithëmëshirshmin në vendin ku nuk i sheh askush tjetër përveç Tij. Përgëzoji ata me faljen e Allahut për mëkatet e tyre dhe me shpërblim prej Tij në botën tjetër për veprat e tyre të mira, që është hyrja në Xhenet.
إِنَّا نَحْنُ نُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُواْ وَءَاثَـٰرَهُمْ ۚ وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَـٰهُ فِىٓ إِمَامٍۢ مُّبِينٍۢ ١٢
Vërtet, Jemi Ne që i ringjallim të vdekurit, dhe shkruajmë çfarë kanë punuar dhe gjurmët e tyre (atë që lënë pas); çdo gjë e kemi llogaritur në një Libër të qartë.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Ne jemi ata që i ngjallim të vdekurit në Ditën e Kiametit dhe shënojmë veprat e tyre, qofshin të mira apo të këqija, si edhe gjurmët që lanë pas vetes gjatë jetës dhe pas vdekjes së tyre; nga veprat e mira: fëmija i devotshëm, dituria e dobishme, sadakaja e vazhdueshme; nga e keqja: idhujtaria dhe mëkatet. Çdo gjë e kemi regjistruar në një Libër të qartë, që është Nëna e Librave dhe tek i cili kthehet gjithçka – Levhi Mahfudh. Prandaj, njeriu i mençur duhet ta marrë veten në llogari, që të bëhet shembull i së mirës në jetën e tij dhe pas vdekjes së tij.
وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا أَصْحَـٰبَ ٱلْقَرْيَةِ إِذْ جَآءَهَا ٱلْمُرْسَلُونَ ١٣
Jepu atyre shembullin e banorëve të një qyteti, kur u erdhën të dërguarit.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Dhe sill – o i Dërguar – për idhujtarët e popullit tënd që refuzojnë thirrjen tënde një shembull që të marrin mësim: është historia e banorëve të një qyteti, kur shkuan tek ata të dërguarit.
إِذْ أَرْسَلْنَآ إِلَيْهِمُ ٱثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍۢ فَقَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَيْكُم مُّرْسَلُونَ ١٤
Kur Ne u dërguam atyre dy (të dërguar), e ata i përgënjeshtruan. Pastaj i përforcuam ata dy, me një të tretë; dhe ata thanë: “Vërtet, ne jemi të dërguar tek ju.”14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Ne u dërguam atyre dy të dërguar për t’i ftuar në besim tek Allahu dhe për t’u larguar nga adhurimi i dikujt tjetër. Por banorët e qytetit i përgënjeshtruan dy të dërguarit, dhe Ne i përforcuam ata me një të dërguar të tretë. Atëherë të tre u thanë banorëve të qytetit: “Ne jemi të dërguar tek ju, o popull.”
قَالُواْ مَآ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحْمَـٰنُ مِن شَىْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَكْذِبُونَ ١٥
Ata thanë: “Ju nuk jeni veçse njerëz si ne; dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju vetëm gënjeni.”15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Banorët e qytetit u thanë të dërguarve: “Ju nuk jeni tjetër veçse njerëz si ne, dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka zbritur asgjë prej shpalljes. Ju – o të dërguar – nuk jeni tjetër veçse gënjeshtarë.”
قَالُواْ رَبُّنَا يَعْلَمُ إِنَّآ إِلَيْكُمْ لَمُرْسَلُونَ ١٦
Të dërguarit thanë: “Zoti ynë e di se ne jemi vërtet të dërguar tek ju.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Të dërguarit u përgjigjën duke theksuar: “Zoti ynë, i Cili na ka dërguar, e di se ne me të vërtetë jemi të dërguar tek ju.
وَمَا عَلَيْنَآ إِلَّا ٱلْبَلَـٰغُ ٱلْمُبِينُ ١٧
Detyra jonë është vetëm përcjellja e qartë e mesazhit.”17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Detyra jonë është vetëm përcjellja e qartë e mesazhit, ndërsa udhëzimi nuk është në dorën tonë; udhëzimi është vetëm në Dorën e Allahut.”
قَالُوٓاْ إِنَّا تَطَيَّرْنَا بِكُمْ ۖ لَئِن لَّمْ تَنتَهُواْ لَنَرْجُمَنَّكُمْ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌۭ١٨
Ata thanë: “Ne ju shohim si një ogur të keq për ne; prandaj, nëse nuk ndaloni, ne me siguri do t’ju gjuajmë me gurë dhe do t’ju godasë prej nesh një dënim i dhembshëm.”18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Banorët e qytetit thanë: “Ne kemi parë tek ju një shenjë të keqe dhe ogur të zi; prandaj, nëse nuk ndaloni thirrjen tuaj, do t’ju vrasim duke ju goditur me gurë, dhe nga ana jonë do t’ju godasë një dënim i dhembshëm dhe i rëndë.”
قَالُواْ طَـٰٓئِرُكُم مَّعَكُمْ ۚ أَئِن ذُكِّرْتُم ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌۭ مُّسْرِفُونَ ١٩
Të dërguarit thanë: “Oguri juaj i keq qëndron me ju! Vallë, sepse po ju kujtohet e vërteta?! Jo, por ju jeni një popull që e teproni.”19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Të dërguarit thanë: “Oguri juj i zi dhe veprat tuaja të idhujtarisë dhe të së keqes janë me ju dhe do t’iu kthehen. Vallë, ngaqë u këshilluat me atë që përmban të mirën për ju, u trembët dhe na kërcënuat me gurë dhe me ndëshkim? Jo, nuk është ashtu, por ju jeni një popull që e teproni në mëkat dhe në mohimin e të vërtetës që ju vjen nga Zoti, dhe kaloni çdo lloj kufiri.”
وَجَآءَ مِنْ أَقْصَا ٱلْمَدِينَةِ رَجُلٌۭ يَسْعَىٰ قَالَ يَـٰقَوْمِ ٱتَّبِعُواْ ٱلْمُرْسَلِينَ ٢٠
Dhe, nga skaji i qytetit erdhi një burrë me nxitim dhe tha: “O populli im, ndiqni të dërguarit!20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Nga skaj i largët i qytetit erdhi një burrë me nxitim – kur mësoi se banorët e qytetit kishin vendosur t’i vrisnin ose t’i torturonin të dërguarit – dhe tha: “O populli im, ndiqni të dërguarit që ju kanë ardhur prej Allahut!
ٱتَّبِعُواْ مَن لَّا يَسْـَٔلُكُمْ أَجْرًۭا وَهُم مُّهْتَدُونَ ٢١
Ndiqni ata që nuk ju kërkojnë shpërblim dhe që janë në udhëzim të drejtë.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Ndiqni ata që nuk kërkojnë prej jush shpërblim për përcjelljen e mesazhit, dhe që janë të udhëzuar në atë që ju thërrasin: adhurimin vetëm të Allahut.” Në këtë tregohet madhështia e atij që përpiqet për urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja.
وَمَا لِىَ لَآ أَعْبُدُ ٱلَّذِى فَطَرَنِى وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ٢٢
Pse të mos adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar dhe tek i Cili do të ktheheni?22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
E çfarë më pengon mua që të adhuroj Allahun, i Cili më ka krijuar, dhe tek i Cili do të ktheheni të gjithë?
ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدْنِ ٱلرَّحْمَـٰنُ بِضُرٍّۢ لَّا تُغْنِ عَنِّى شَفَـٰعَتُهُمْ شَيْـًۭٔا وَلَا يُنقِذُونِ ٢٣
A të adhuroj përveç Tij zota të rremë?! Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më bënte aspak dobi, as nuk do të mund të më shpëtonin.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
A të adhuroj zota të tjerë të rremë përveç Allahut, të cilët s’kanë aspak pushtet?! Nëse Mëshirëploti do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, këta zotra nuk do të mund ta shmangnin apo ta largonin atë prej meje, dhe nuk do të mundnin të më shpëtonin nga ajo në të cilën do të gjendesha.
إِنِّىٓ إِذًۭا لَّفِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍ ٢٤
Nëse do të bëja këtë, atëherë padyshim, do të isha në humbje të qartë.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Me të vërtetë, nëse do të veproja kështu, do të isha në humbje e gabim të qartë e të dukshëm.
إِنِّىٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمْ فَٱسْمَعُونِ ٢٥
Unë besova te Zoti juaj, pra më dëgjoni!”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Unë besova në Zotin tuaj, prandaj dëgjoni ç’ju thashë dhe besoni (dhe më pasoni).” - Kur e tha këtë, populli i tij u ngrit kundër tij dhe e vranë; dhe All-llahu e futi atë në Xhenet.
قِيلَ ٱدْخُلِ ٱلْجَنَّةَ ۖ قَالَ يَـٰلَيْتَ قَوْمِى يَعْلَمُونَ ٢٦
(Pasi e vrau populli i vet) Atij iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Pasi populli i tij e vranë atë, engjëjt i thanë: “Hyr në xhenet!”, si nderim dhe shpërblim për të. Dhe ndërsa gjendej në begati dhe nderim, ai tha: “Ah, sikur populli im ta dinte
بِمَا غَفَرَ لِى رَبِّى وَجَعَلَنِى مِنَ ٱلْمُكْرَمِينَ ٢٧
se si më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
faljen që më ka dhënë Zoti im dhe nderimin që më ka bërë, për shkak të besimit tim tek Ai, durimit tim në bindjen ndaj Tij dhe ndjekjes së të dërguarve të Tij, deri sa u vrava, që edhe ata të besonin tek Allahu e të hynin në Xhenet si unë!”
۞ وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَىٰ قَوْمِهِۦ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِن جُندٍۢ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا كُنَّا مُنزِلِينَ ٢٨
* Pas (vrasjes së) tij, Ne nuk i dërguam popullit të tij ndonjë ushtri nga qielli, as që kishte nevojë për të dërguar (engjëj).28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
*(Xhuzi 23) Dhe nuk pati nevojë të zbrisnin ushtri nga qielli për t’i dënuar ata, pasi vranë besimtarin që i këshilloi dhe përgënjeshtruan të dërguarit e tyre. Ata ishin më të dobët dhe më të parëndësishëm se sa kaq. Ne nuk i zbrisnim engjëjt mbi popujt kur i shkatërronim, por dërgonim mbi ta një dënim që i shfaroste.
إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَإِذَا هُمْ خَـٰمِدُونَ ٢٩
Nuk ishte veçse një britmë e vetme, dhe ata u shuan menjëherë.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Shkatërrimi i tyre nuk ishte veçse me një britmë të tmerrshme të vetme, dhe menjëherë ata u shuan, pa mbetur prej tyre asnjë gjurmë.
يَـٰحَسْرَةً عَلَى ٱلْعِبَادِ ۚ مَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ٣٠
Mjerë për njerëzit! Nuk u vinte ndonjë i dërguar, veçse talleshin me të.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Oh, ç’dhimbje e madhe dhe pendim për njerëzit e tillë në Ditën e Kiametit, kur të shohin dënimin! Atyre nuk u erdhi ndonjë i dërguar nga Allahu i Madhëruar, veçse talleshin me të dhe e përqeshnin atë.
أَلَمْ يَرَوْاْ كَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّنَ ٱلْقُرُونِ أَنَّهُمْ إِلَيْهِمْ لَا يَرْجِعُونَ ٣١
A nuk e shohin ata, sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët nuk kthehen më tek ata (në këtë botë)?31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
A nuk e panë këta tallës dhe a nuk morën mësim nga ata që ishin para tyre, nga brezat që Ne i shkatërruam, se ata nuk kthehen më në këtë botë?
وَإِن كُلٌّۭ لَّمَّا جَمِيعٌۭ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ ٣٢
Por të gjithë, pa përjashtim, do të paraqiten para Nesh.32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Të gjithë ato breza që Ne i shkatërruam, si edhe të tjerë, do të jenë të pranishëm para Nesh në Ditën e Kiametit, për llogari dhe shpërblim.
وَءَايَةٌۭ لَّهُمُ ٱلْأَرْضُ ٱلْمَيْتَةُ أَحْيَيْنَـٰهَا وَأَخْرَجْنَا مِنْهَا حَبًّۭا فَمِنْهُ يَأْكُلُونَ ٣٣
Një argument për ta është toka e vdekur, që Ne e ringjallim dhe prej saj nxjerrim kokrra, nga të cilat ata hanë.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Si dëshmi dhe shenjë për këta idhujtarë mbi fuqinë e Allahut për ringjalljen është: toka e vdekur dhe e shkretë, ku nuk ka bimë, por Allahu e gjallëron atë duke zbritur shiun dhe nxjerr prej saj lloje të ndryshme bimësh, nga të cilat ushqehen njerëzit dhe bagëtitë. Ai që e gjallëron tokën me bimë, do t’i ringjallë të gjitha krijesat pas vdekjes së tyre.
وَجَعَلْنَا فِيهَا جَنَّـٰتٍۢ مِّن نَّخِيلٍۢ وَأَعْنَـٰبٍۢ وَفَجَّرْنَا فِيهَا مِنَ ٱلْعُيُونِ ٣٤
Dhe, në të bëjmë kopshte me palma hurmash dhe hardhi, dhe bëjmë që të burojnë aty burime uji,34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Dhe Ne bëmë në këtë Tokë kopshte me palma hurmash dhe hardhi, dhe shpërthyem në të burime uji që i ujitin ato.
لِيَأْكُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ ٣٥
që ata të hanë nga frutat e saj – dhe, kjo nuk është bërë nga duart e tyre. A nuk duhet të jenë mirënjohës?35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
E gjithë kjo është bërë që robërit të hanë nga frutat e saj; dhe kjo nuk është tjetër veçse nga mëshira e Allahut ndaj tyre, jo nga përpjekja, mundi apo fuqia e tyre. A nuk duhet vallë ta falënderojnë Allahun për këto mirësi të panumërta që Ai u ka dhënë?
سُبْحَـٰنَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْأَزْوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ وَمِنْ أَنفُسِهِمْ وَمِمَّا لَا يَعْلَمُونَ ٣٦
I Lartësuar qoftë Ai, i CIli krijoi të gjitha çiftet – nga ato që nxjerr toka, nga vetvetja e tyre dhe nga gjërat që ata nuk i dinë!36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
I lartësuar është Allahu i Madhërishëm, i Cili krijoi të gjitha llojet: nga bimët e tokës, nga vetë njerëzit – meshkuj e femra – dhe nga ato që nuk i dinë prej krijesave të tjera të Allahut. Ai është i Vetmi që ka krijuar gjithçka, prandaj nuk i takon askujt të shoqërohet me Të.
وَءَايَةٌۭ لَّهُمُ ٱلَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظْلِمُونَ ٣٧
Një shenjë tjetër për ta është nata: Ne e zhveshim prej saj ditën dhe ja - ata mbeten në errësirë.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Dhe një shenjë tjetër për ta, që tregon për Njësinë e Allahut dhe përsosmërinë e fuqisë së Tij është: nata, nga e cila Ne e heqim ditën, dhe menjëherë njerëzit mbeten në errësirë.
وَٱلشَّمْسُ تَجْرِى لِمُسْتَقَرٍّۢ لَّهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ ٣٨
Dielli ecën drejt vendqëndrimit të tij; ky është caktimi i të Plotfuqishmit, të Gjithëdijshmit.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Dhe një shenjë për ta është dielli, i cili ecën drejt vendqëndrimit të caktuar për të; Allahu ia ka përcaktuar kufirin, të cilin as nuk e tejkalon e as nuk e lë mangët. Ky është caktimi i të Plotfuqishmit, të Cilin askush s’e mposht, dhe të Dijshmit, nga dija e të Cilit nuk fshihet asgjë.
وَٱلْقَمَرَ قَدَّرْنَـٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلْعُرْجُونِ ٱلْقَدِيمِ ٣٩
Kurse për Hënën, Ne kemi caktuar faza, derisa ajo të kthehet si një cung i thatë hurme i vjetër.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Edhe hëna është një shenjë në krijimin e saj; Ne ia kemi caktuar fazat për çdo natë: fillon si një hark i hollë, derisa plotësohet në një hënë të rrumbullakët, e pastaj kthehet sërish e vogël, si një kërcell hurme i tharë, i harkuar, i brishtë dhe i verdhë nga vjetërsia dhe tharja e tij.
لَا ٱلشَّمْسُ يَنۢبَغِى لَهَآ أَن تُدْرِكَ ٱلْقَمَرَ وَلَا ٱلَّيْلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِ ۚ وَكُلٌّۭ فِى فَلَكٍۢ يَسْبَحُونَ ٤٠
As Diellit nuk i takon që të arrijë Hënën, as nata të parakalojë ditën; secili noton në orbitën e vetë.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Secili prej Diellit, Hënës, natës dhe ditës, ka një kohë të caktuar nga Allahu, të cilën nuk mund ta tejkalojë. Dielli nuk mund ta arrijë Hënën që t’ia zhdukë dritën apo t’ia ndryshojë rrugën, as nata nuk mund ta paraprijë ditën duke hyrë mbi të para se të mbarojë koha e saj. Të gjithë – Dielli, Hëna dhe yjet – lëvizin në orbitat e tyre.
وَءَايَةٌۭ لَّهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ ٤١
Një shenjë tjetër për ta është se, Ne i mbartëm pasardhësit e tyre në anijen e ngarkuar plot.41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Një dëshmi tjetër për ta, si provë se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se Ai është Dhuruesi i mirësive, është se Ne i bartëm pasardhësit e Ademit që shpëtuan në anijen e Nuhut, e mbushur me lloje të ndryshme krijesash, që jeta të vazhdonte pas përmbytjes së madhe.
وَخَلَقْنَا لَهُم مِّن مِّثْلِهِۦ مَا يَرْكَبُونَ ٤٢
Dhe, Ne u krijuam atyre mjete të tjera të ngjashme me të (anijen), mbi të cilat ata hipin.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Dhe Ne krijuam për këta idhujtarë dhe për të tjerët mjete të ngjashme me anijen e Nuhut – anije dhe lloje të tjera mjetesh – me të cilat ata udhëtojnë dhe arrijnë vendet e tyre.
وَإِن نَّشَأْ نُغْرِقْهُمْ فَلَا صَرِيخَ لَهُمْ وَلَا هُمْ يُنقَذُونَ ٤٣
E, sikur të duam, Ne i mbytim ata, e nuk do të kenë asnjë ndihmës, as nuk do të shpëtojnë;43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
E nëse Ne duam, i mbytim ata, e atëherë nuk do të gjejnë askënd që t’i shpëtojë nga mbytja dhe as nuk do të mund të shpëtojnë vetë prej saj;
إِلَّا رَحْمَةًۭ مِّنَّا وَمَتَـٰعًا إِلَىٰ حِينٍۢ ٤٤
përveç me mëshirë prej Nesh, duke i lënë të kënaqen deri në një kohë të caktuar.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Përveç nëse Ne i mëshirojmë, atëherë i shpëtojmë dhe u japim mundësi të gëzojnë jetën deri në një afat të caktuar, që ndoshta të kthehen dhe të përmirësojnë atë që kanë lënë pas dore.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُواْ مَا بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَمَا خَلْفَكُمْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ٤٥
Kur atyre u thuhet: “Kini frikë atë që është para jush (botën tjetër) dhe atë që është pas jush (veprat në këtë botë), që të mëshiroheni, (ata kthejnë shpinën).”45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Kur u thuhet idhujtarëve: “Kini frikë nga çështjet e botës tjetër dhe tmerrimet e saj, si edhe nga gjendjet e kësaj bote dhe ndëshkimet e saj, me shpresë që Allahu t’ju mëshirojë”, ata kthejnë shpinën dhe nuk pranojnë.
وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ ءَايَةٍۢ مِّنْ ءَايَـٰتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُواْ عَنْهَا مُعْرِضِينَ ٤٦
Por, çdo shenjë nga shenjat e Zotit të tyre që u vjen atyre, ata i shmangen asaj.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Dhe nuk u vjen këtyre idhujtarëve ndonjë shenjë e qartë nga Zoti i tyre, që t’i udhëzojë drejt së vërtetës dhe t’u dëshmojë sinqeritetin e të Dërguarit, veçse ata e kthejnë shpinën dhe nuk përfitojnë prej saj.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنُطْعِمُ مَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطْعَمَهُۥٓ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ٤٧
Dhe, kur atyre u thuhet: “Jepni nga ajo që Zoti ju ka dhënë!” – ata që mohuan u thonë besimtarëve: “A t’i ushqejmë ata që, sikur të donte Allahu, do t’i ushqente Vetë? Ju nuk jeni, veçse në një humbje të qartë.” 47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
E kur u thuhet mohuesve: “Jepni nga furnizimi me të cilin Allahu ju ka dhënë”, ata u thonë besimtarëve duke kundërshtuar: “A t’u japim për të ngrënë atyre që, sikur të donte Allahu, do t’i ushqente Vetë? Ju – o besimtarë – nuk jeni tjetër veçse në një largim të qartë nga e vërteta, që na urdhëroni për këtë.”
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَـٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٤٨
Dhe thonë: “Kur do të ndodhë ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Dhe këta mohues thonë me qëllim përgënjeshtrimi dhe nxitimi: “Kur do të jetë ringjallja, nëse jeni të vërtetë në atë që thoni për të?”
مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ تَأْخُذُهُمْ وَهُمْ يَخِصِّمُونَ ٤٩
Ata nuk presin tjetër, veçse një britmë të vetme që do t’i kaplojë, ndërsa ata do të jenë duke u grindur mes vete.49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Nuk presin këta idhujtarë, të cilët nxitohen për ndëshkimin që u ka premtuar Allahu, gjë tjetër veçse një fryrje të frikshme të Surit në çastin e Kiametit, që do t’i kapë papritur, ndërsa ata janë duke u grindur për çështjet e jetës së tyre.
فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةًۭ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ ٥٠
E nuk do të kenë mundësi as të lënë ndonjë porosi, as të kthehen te familjet e tyre.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Atëherë, kur të fryhet në Sur, këta idhujtarë nuk do të jenë në gjendje t’i lënë ndonjë amanet kujt, e as të kthehen tek familjet e tyre, por do të vdesin aty ku gjenden – në tregjet dhe vendet e tyre.
وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلْأَجْدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يَنسِلُونَ ٥١
Dhe do të fryhet në Sur (trumbetë)! Dhe ja! - ata do të nxitojnë nga varret e tyre drejt Zotit të tyre,51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Dhe do të fryhet në Sur për herë të dytë, atëherë shpirtrat do të kthehen në trupat e tyre, dhe ja, ata do të dalin me nxitim nga varret e tyre drejt Zotit të tyre.
قَالُواْ يَـٰوَيْلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرْقَدِنَا ۜ ۗ هَـٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحْمَـٰنُ وَصَدَقَ ٱلْمُرْسَلُونَ٥٢
duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ringjalli nga vendi ynë i pushimit?” – “Kjo është ajo që kishte premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën.”52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Mohuesit e ringjalljes, të penduar, do të thonë: “Mjerë ne! Kush na nxori nga varret tona?” – dhe do t’u përgjigjet: “Ky është premtimi i të Gjithëmëshirshmit dhe lajmi i dhënë nga të dërguarit e sinqertë.”
إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَإِذَا هُمْ جَمِيعٌۭ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ ٥٣
Nuk do të jetë tjetër, veçse një britmë e vetme, dhe ja, ata të gjithë do të paraqiten para Nesh.53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Ringjallja nga varret nuk do të jetë gjë tjetër veçse pasojë e një fryrjeje të vetme në Sur, dhe ja, të gjitha krijesat qëndrojnë para Nesh për llogari dhe shpërblim.
فَٱلْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌۭ شَيْـًۭٔا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٥٤
Sot (Ditën e Gjykimit), asnjë shpirti nuk do t’i bëhet aspak padrejtësi, dhe nuk do të shpërbleheni me tjetër, veçse me atë që keni bërë.54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Atë ditë do të bëhet llogaria me drejtësi të plotë; asnjë shpirti nuk do ti bëhet aspak padrejtësi – as duke iu pakësuar veprat e mira, as duke iu shtuar të këqijat – dhe nuk do të shpërbleheni veçse me atë që keni punuar në dynja.
إِنَّ أَصْحَـٰبَ ٱلْجَنَّةِ ٱلْيَوْمَ فِى شُغُلٍۢ فَـٰكِهُونَ ٥٥
Sot (botën tjetër), banorët e Xhenetit janë të zënë me gëzime e kënaqësi.55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Me të vërtetë, banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë të zënë, të shpërqendruar nga të tjerët, me llojet e begative dhe kënaqësive me të cilat gëzohen.
هُمْ وَأَزْوَٰجُهُمْ فِى ظِلَـٰلٍ عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ ٥٦
Ata dhe bashkëshortet e tyre do të jenë në hije, të mbështetur mbi shtretër të lartë.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Ata dhe bashkëshortet e tyre do të gëzojnë, të ulur mbi shtretër të stolisur, nën hijet e dendura.
لَهُمْ فِيهَا فَـٰكِهَةٌۭ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ ٥٧
Aty, për ta ka fruta dhe gjithçka që dëshirojnë.57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Për ta në xhenet ka lloje të ndryshme frutash të shijshme, dhe për ta ka gjithçka që kërkojnë nga llojet e begative.
سَلَـٰمٌۭ قَوْلًۭا مِّن رَّبٍّۢ رَّحِيمٍۢ ٥٨
“Paqe mbi ju!” – do të jetë fjala nga Zoti Mëshirëplotë.58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Dhe ata do të kenë një tjetër begati edhe më të madhe, kur Zoti i tyre, i Mëshirshëm ndaj tyre, t’u drejtohet me “Selam” - “Paqe mbi ju!”. Atëherë ata do të gëzojnë paqen dhe shpëtimin e plotë nga çdo e keqe.
وَٱمْتَـٰزُواْ ٱلْيَوْمَ أَيُّهَا ٱلْمُجْرِمُونَ ٥٩
(Ndërsa mohuesve do t’u thuhet): “Veçohuni sot, o kriminelë!59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Ndërsa mohuesve atë ditë do t’u thuhet: “Shkëputuni sot nga besimtarët dhe ndahuni prej tyre.”
۞ أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَـٰبَنِىٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعْبُدُواْ ٱلشَّيْطَـٰنَ ۖ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ٦٠
A nuk ju pata porositur, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapur për ju,60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
Allahu do t’u thotë atyre, si qortim dhe kujtesë: “A nuk ju porosita, nëpërmjet gjuhëve të të dërguarve të Mi, që të mos e adhuroni dhe të mos i bindeni shejtanit? Me të vërtetë, ai është armik i hapur për ju.”
وَأَنِ ٱعْبُدُونِى ۚ هَـٰذَا صِرَٰطٌۭ مُّسْتَقِيمٌۭ ٦١
por të më adhuroni vetëm Mua, se kjo është Rruga e Drejtë?61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
Dhe ju urdhërova që të më adhuroni vetëm Mua; adhurimi dhe bindja ndaj Meje, si dhe kundërshtimi i shejtanit, është feja e drejtë që çon në kënaqësinë Time dhe në xhenetet e Mia.
وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنكُمْ جِبِلًّۭا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُواْ تَعْقِلُونَ ٦٢
Megjithatë, ai (djalli) mashtroi shumë prej jush. A nuk po mendoni?62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
Me të vërtetë, shejtani ka shmangur nga e vërteta shumë prej jush. A nuk patët mend – o ju idhujtarë – që t’ju ndalonte nga ndjekja e tij?
هَـٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ ٦٣
Ky është Xhehenemi që ju ishte premtuar.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Ky është xhehenemi që ju ishte paralajmëruar në këtë botë për shkak të mohimit tuaj ndaj Allahut dhe përgënjeshtrimit të të dërguarve të Tij.
ٱصْلَوْهَا ٱلْيَوْمَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ ٦٤
Hyni sot në të, për shkak se mohuat.”64
Komentimi 1 shënim
Shënimi 64
Hyni sot në Xhehenem dhe shijoni zjarrin e tij, për shkak të mohimit tuaj.
ٱلْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَآ أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُم بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ ٦٥
Sot, Ne do t’ua vulosim atyre gojët, ndërsa duart e tyre do të na flasin, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që kanë punuar.65
Komentimi 1 shënim
Shënimi 65
Sot Ne do t’u vulosim gojët mohuesve, prandaj ata nuk do të flasin; duart e tyre do të na tregojnë për atë që kapën dhe bënë, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që ndoqën në këtë botë dhe për mëkatet që fituan.
وَلَوْ نَشَآءُ لَطَمَسْنَا عَلَىٰٓ أَعْيُنِهِمْ فَٱسْتَبَقُواْ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبْصِرُونَ ٦٦
Sikur të donim, Ne do t’ua verbonim atyre sytë, e ata do të nxitonin të gjenin rrugën, por si do të shihnin?66
Komentimi 1 shënim
Shënimi 66
Sikur të donim, Ne do t’u fshinim atyre sytë duke ua hequr shikimin, ashtu si u vulosëm gojët; pastaj do të vraponin drejt rrugës për ta kaluar atë — por si mund ta kalojnë atë, kur sytë e tyre janë verbuar?
وَلَوْ نَشَآءُ لَمَسَخْنَـٰهُمْ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمْ فَمَا ٱسْتَطَـٰعُواْ مُضِيًّۭا وَلَا يَرْجِعُونَ ٦٧
Dhe, sikur të donim, do t’i shpërfytyronim ata në vend, e nuk do të mund të ecnin përpara, as të ktheheshin prapa.67
Komentimi 1 shënim
Shënimi 67
E po të donim, do t’ua ndryshonim krijimin, duke i shpërfytyruar në çast dhe do t’i linim të palëvizshëm në vendet e tyre; kështu që nuk do të mundnin as të ecnin përpara, as të ktheheshin mbrapa.
وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى ٱلْخَلْقِ ۖ أَفَلَا يَعْقِلُونَ ٦٨
Atij që i japim jetë të gjatë, Ne e kthejmë atë në krijimin e parë (e bëjmë të dobët, si në fëmijëri). A nuk mendojnë ata?68
Komentimi 1 shënim
Shënimi 68
Atij që ia zgjasim jetën derisa të plaket, Ne e kthejmë në gjendjen e parë – në dobësinë e mendjes dhe trupit. A nuk mendojnë ata se Ai që e bën këtë me ta është i fuqishëm edhe për t’i ringjallur?
وَمَا عَلَّمْنَـٰهُ ٱلشِّعْرَ وَمَا يَنۢبَغِى لَهُۥٓ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ وَقُرْءَانٌۭ مُّبِينٌۭ ٦٩
Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë, dhe as që i takon atij. Ky është vetëm një Përkujtues dhe një Kuran i qartë,69
Komentimi 1 shënim
Shënimi 69
Ne nuk ia mësuam të Dërguarit Tonë, Muhamedit, poezinë, dhe as nuk i takon atij të jetë poet. Ajo që ai solli është vetëm këshillë, me të cilën përkujtohen ata që kanë mend, dhe një Kuran me shenja të qarta për të vërtetën dhe të pavërtetën, me ligje, urtësi dhe këshilla të qarta;
لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيًّۭا وَيَحِقَّ ٱلْقَوْلُ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ ٧٠
për të paralajmëruar atë që është gjallë, dhe që të përmbushet Fjala (dënimi) ndaj mohuesve.70
Komentimi 1 shënim
Shënimi 70
që të paralajmërojë ata që kanë zemër të gjallë dhe shikim të ndriçuar, dhe që të bëhet i merituar dënimi mbi ata që mohuan Allahun, sepse me Kuranin u është bërë i plotë argumenti i Allahut kundër tyre.
أَوَلَمْ يَرَوْاْ أَنَّا خَلَقْنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَآ أَنْعَـٰمًۭا فَهُمْ لَهَا مَـٰلِكُونَ ٧١
A nuk e shohin ata se, Ne u kemi krijuar atyre nga ajo që kanë bërë Duart Tona – bagëti, dhe ata janë pronarë të tyre?71
Komentimi 1 shënim
Shënimi 71
A nuk e panë njerëzit se Ne krijuam për ta bagëti, të cilat i bëmë të nënshtruara ndaj tyre, prandaj ata janë zotërues të tyre?
وَذَلَّلْنَـٰهَا لَهُمْ فَمِنْهَا رَكُوبُهُمْ وَمِنْهَا يَأْكُلُونَ ٧٢
Ne i kemi nënshtruar ato (bagëtitë) për ta: disa prej tyre i kanë për hipje dhe prej disave ushqehen.72
Komentimi 1 shënim
Shënimi 72
Dhe Ne i bëmë ato të nënshtruara për ta: prej tyre ka që i hipin në udhëtime dhe mbi to mbartin ngarkesat e rënda, e prej tyre hanë.
وَلَهُمْ فِيهَا مَنَـٰفِعُ وَمَشَارِبُ ۖ أَفَلَا يَشْكُرُونَ ٧٣
Dhe në to, ata kanë përfitime dhe pije. A nuk janë mirënjohës?73
Komentimi 1 shënim
Shënimi 73
Dhe ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera, si përfitimi nga leshi, nga qimet dhe fijet e tyre për mobilim dhe veshje, e të tjera të ngjashme; dhe pinë qumështin e tyre. A nuk duhet vallë ta falënderojnë Allahun, i Cili u dhuroi këto mirësi, dhe t’ia përkushtojnë vetëm Atij adhurimin?
وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةًۭ لَّعَلَّهُمْ يُنصَرُونَ ٧٤
Por, në vend të Allahut, ata zgjodhën zota të rremë, me shpresën se do të ndihmohen prej tyre.74
Komentimi 1 shënim
Shënimi 74
Por në vend të Allahut, idhujtarët zgjodhën zota të rremë që i adhuruan, me shpresën se ata do t’i ndihmonin dhe do t’i shpëtonin nga dënimi i Allahut.
لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَهُمْ وَهُمْ لَهُمْ جُندٌۭ مُّحْضَرُونَ ٧٥
Por, ata nuk mund t’i ndihmojnë idhujtarët (tek Allahu), edhe pse ata (idhujtarët), këtu janë ushtri e pranishme për ta (idhujt e tyre).75
Komentimi 1 shënim
Shënimi 75
Idhujt nuk kanë fuqi t’u ndihmojnë adhuruesve të tyre, as vetvetes nuk mund t’i bëjnë dobi tek Allahu. Idhujtarët dhe zotrat e tyre do të sillen të gjithë së bashku në dënim, ku do të shkëputen e do të mohojnë njëri-tjetrin, megjithëse në këtë botë, idhujtarët ishin si ushtri në gadishmëri për mbrojtjen e idhujve të tyre.
فَلَا يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ ۘ إِنَّا نَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ٧٦
Pra, mos u hidhëro nga fjalët e tyre. Ne dimë çfarë fshehin dhe çfarë shpallin.76
Komentimi 1 shënim
Shënimi 76
Prandaj mos u trishto – o Muhamed – për mohimin e tyre ndaj Allahut, për përgënjeshtrimin që të bëjnë dhe për talljen me ty; Ne e dimë atë që fshehin dhe atë që shfaqin, dhe do t’i shpërblejmë për këtë.
أَوَلَمْ يَرَ ٱلْإِنسَـٰنُ أَنَّا خَلَقْنَـٰهُ مِن نُّطْفَةٍۢ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌۭ مُّبِينٌۭ ٧٧
A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga një pikë uji, e megjithatë, ai menjëherë bëhet kundërshtar i hapur?77
Komentimi 1 shënim
Shënimi 77
A nuk e sheh njeriu që mohon ringjalljen fillimin e krijimit të tij, për ta marrë atë si dëshmi për rikthimin e tij? Ne e krijuam atë nga një pikë uji që kaloi nëpër faza derisa u rrit, e ja, ai është bërë kundërshtar i madh dhe debatues i hapur.
وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًۭا وَنَسِىَ خَلْقَهُۥ ۖ قَالَ مَن يُحْىِ ٱلْعِظَـٰمَ وَهِىَ رَمِيمٌۭ ٧٨
Ai na sjell shembull Neve, ndërkohë që harron krijimin e vet, dhe thotë: “Kush do t’i ringjallë kockat kur të jenë të kalbura?”78
Komentimi 1 shënim
Shënimi 78
Ai që mohon ringjalljen na solli një shembull që nuk i takon ta sjellë – duke e krahasuar fuqinë e Krijuesit me fuqinë e krijesës – dhe harroi fillimin e krijimit të vet. Ai tha: “Kush do t’i ringjallë eshtrat e kalbura e të shpërbëra?”
قُلْ يُحْيِيهَا ٱلَّذِىٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٍۢ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ ٧٩
Thuaj: “Do t’i ringjallë Ai që i krijoi për herë të parë, dhe Ai është i Dijshëm për çdo krijesë;79
Komentimi 1 shënim
Shënimi 79
Thuaji atij: “Do t’i ringjallë Ai që i krijoi për herë të parë, dhe Ai është i Dijshëm për tërë krijimin e Tij, nuk i fshihet asgjë.”
ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلْأَخْضَرِ نَارًۭا فَإِذَآ أَنتُم مِّنْهُ تُوقِدُونَ ٨٠
Ai, i Cili nga druri i gjelbër ju bëri zjarr, dhe ja, ju ndizni zjarr prej tij (drurit të njomë).80
Komentimi 1 shënim
Shënimi 80
Ai, i Cili nga druri i gjelbër e i lagësht nxori për ju zjarr që flakëron, dhe ja, ju ndizni zjarr prej drurit të njomë. Ai është i fuqishëm të nxjerrë të kundërtën nga e kundërta. Në këtë ka dëshmi për Njësinë e Allahut dhe përsosmërinë e fuqisë së Tij – dhe prej saj është edhe ringjallja e të vdekurve nga varret e tyre të gjallë.
أَوَلَيْسَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِقَـٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخْلُقَ مِثْلَهُم ۚ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلْخَلَّـٰقُ ٱلْعَلِيمُ ٨١
A nuk është i aftë Ai, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën, të krijojë të ngjashëm me ata (t’i ringjallë)? Po, padyshim! Ai është Krijuesi i gjithçkaje, i Gjithëdijshmi.81
Komentimi 1 shënim
Shënimi 81
A nuk është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe gjithçka që gjendet në to i fuqishëm të krijojë si ata, duke i kthyer ashtu siç i krijoi herën e parë? Po, padyshim që është i fuqishëm për këtë. Ai është Krijuesi i gjithçkaje, i Dijshmi për çdo gjë që ka krijuar dhe që krijon, e prej Tij nuk fshihet asgjë.
إِنَّمَآ أَمْرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيْـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٨٢
Vërtet, urdhri i Tij, kur dëshiron diçka, është thjesht t’i thotë: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.82
Komentimi 1 shënim
Shënimi 82
Urdhri i Tij, të Lartësuarit, kur dëshiron diçka, është vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Kështu është edhe vdekja dhe jeta, ringjallja dhe dalja nga varret.
فَسُبْحَـٰنَ ٱلَّذِى بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَىْءٍۢ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ٨٣
I lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje, dhe tek Ai do të ktheheni!83
Komentimi 1 shënim
Shënimi 83
I lartësuar dhe i shenjtëruar është Allahu nga çdo pafuqishmëri dhe shoqërim në adhurim. Ai është Zotëruesi i gjithçkaje dhe Sunduesi i çështjeve të krijesave të Tij, pa rival dhe pa kundërshtar. Shenjat e fuqisë së Tij janë të dukshme, ashtu si edhe plotësia e mirësive të Tij. Dhe tek Ai do të ktheheni për llogari dhe shpërblim.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Këto janë nga shkronjat e ndara (huruf muqatta‘a) që gjenden në fillim të disa sureve të Kuranit. Është përmendur më parë shpjegimi i tyre në hyrje të Sures El-Bekare; Allahu e di më së miri qëllimin e tyre, ndërsa dijetarët kanë thënë se ato janë prej mistereve të Kuranit, të cilat tregojnë madhështinë e Librit Hyjnor dhe se ky Libër i shenjtë është i përbërë nga këto shkronja, të cilat arabët i njohin, por megjithatë nuk janë në gjendje të sjellin diçka si ai.