SURJA 40
Gafir Falësi
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
حمٓ ١
Ḥā Mīm.1
تَنزِيلُ ٱلْكِتَـٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ ٢
Shpallja e këtij Libri është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi,2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Zbritja e Kuranit mbi profetin Muhamed ﷺ është nga Allahu, i Lartësuari dhe i Madhëruari, i Plotfuqishmi që me madhështinë e Tij i ka nënshtruar të gjitha krijesat, dhe i Dijshmi për çdo gjë.
غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوْبِ شَدِيدِ ٱلْعِقَابِ ذِى ٱلطَّوْلِ ۖ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ إِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ ٣
Falësi i gjynaheve, Pranuesi i pendimit, i Ashpri në ndëshkim, Dhuruesi i madh. Nuk ka zot tjetër të vërtetë, përveç Tij. Tek Ai është kthimi.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Falësi i mëkateve për mëkatarët, Pranuesi i pendimit nga ata që pendohen, Ndëshkues i ashpër për ata që guxuan të bënin mëkate dhe nuk u penduan prej tyre. Ai, i Madhëruar dhe i Lartësuar, është Dhuruesi i mirësive dhe begative për robërit e Tij të bindur. Nuk ka të adhuruar që i takon adhurimi përveç Tij. Tek Ai është kthimi i të gjitha krijesave Ditën e Llogarisë, dhe Ai do ta shpërblejë secilin sipas asaj që meriton.
مَا يُجَـٰدِلُ فِىٓ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغْرُرْكَ تَقَلُّبُهُمْ فِى ٱلْبِلَـٰدِ ٤
Askush nuk polemizon mbi shenjat e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë, prandaj mos të të mashtrojë bredhja e tyre nëpër qytete.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Nuk polemizon në ajetet e Kuranit dhe në argumentet e tij për Njëshmërinë e Allahut, duke i kundërshtuar ato me të kotën, veçse mohuesit që mohuan se Ai është Zoti i vërtetë, i Vetmi që meriton adhurimin. Prandaj mos u mashtro, o i Dërguar, nga shëtitja e tyre nëpër vende me tregti e fitime, dhe nga begatitë dhe stolitë e kësaj bote.
كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ وَٱلْأَحْزَابُ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۖ وَهَمَّتْ كُلُّ أُمَّةٍۭ بِرَسُولِهِمْ لِيَأْخُذُوهُ ۖ وَجَـٰدَلُواْ بِٱلْبَـٰطِلِ لِيُدْحِضُواْ بِهِ ٱلْحَقَّ فَأَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ٥
Para tyre, përgënjeshtroi populli i Nuhut, si dhe grupet e tjera pas tij. Çdo popull u përpoq të komplotonte kundër të dërguarit të vet, dhe ata debatonin me të pavërteta për të rrëzuar të vërtetën, por Unë i mora ata (me dënim). Eh, si ishte ndëshkimi Im!5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Para këtyre mohuesve, përgënjeshtroi populli i Nuhut dhe popujt pas tyre nga kombet që i shpallën luftë të dërguarve, si Adi dhe Themudi, të cilët vendosën t’u bënin dëm dhe u mblodhën kundër tyre me tortura apo vrasje. Çdo popull prej këtyre përgënjeshtruesve deshi ta vriste të dërguarin e vet dhe polemizuan me të kotën për të shuar të vërtetën me debatet e tyre. Atëherë Unë i ndëshkova. E si ishte dënimi Im ndaj tyre? Një mësim për krijesat dhe një këshillë për ata që do të vijnë pas tyre.
وَكَذَٰلِكَ حَقَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمْ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ٦
Dhe kështu, Fjala e Zotit tënd u bë e pashmangshme mbi ata që mohuan – se ata janë banorët e Zjarrit.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Ashtu siç u bë i detyrueshëm dënimi mbi popujt e mëparshëm që përgënjeshtruan të dërguarit e tyre, po kështu është i detyrueshëm edhe mbi ata që mohuan – se ata so të jenë banorët e Zjarrit.
ٱلَّذِينَ يَحْمِلُونَ ٱلْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَىْءٍۢ رَّحْمَةًۭ وَعِلْمًۭا فَٱغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ ٱلْجَحِيمِ ٧
Ata (engjëj) që mbajnë Arshin dhe ata që janë përreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me lavdërim, besojnë tek Ai dhe kërkojnë falje për ata që kanë besuar: “Zoti ynë, Ti e ke përfshirë çdo gjë me mëshirë dhe dije. Fali ata që janë penduar dhe që ndjekin Rrugën Tënde, dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Engjëjt që mbajnë Arshin e Mëshiruesit dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Allahun duke e pastruar nga çdo mangësi, e falënderojnë me atë lavdërim që i takon Atij, besojnë tek Ai me një besim të plotë dhe luten që Ai t’i falë besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, mëshira dhe dituria Jote i kanë përfshirë të gjitha gjërat; prandaj fali ata që u penduan nga shirku dhe mëkatet, dhe ndoqën rrugën që Ti i urdhërove ta ndiqnin, e ajo është Islami, dhe shpëtoi ata nga dënimi i Zjarrit dhe nga tmerri i tij!
رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّـٰتِ عَدْنٍ ٱلَّتِى وَعَدتَّهُمْ وَمَن صَلَحَ مِنْ ءَابَآئِهِمْ وَأَزْوَٰجِهِمْ وَذُرِّيَّـٰتِهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٨
“Zoti ynë, futi ata në kopshtet e Adnit që ua ke premtuar, bashkë me ata që kanë qenë të mirë prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
O Zoti ynë, futi besimtarët në kopshtet e përjetshme të Adnit që u ke premtuar, dhe gjithashtu ata që ishin të drejtë me besim dhe vepra të mira nga etërit e tyre, bashkëshortet dhe pasardhësit e tyre. Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi që ka nënshtruar çdo gjë, i Urtë në planifikimin dhe veprën Tënde.
وَقِهِمُ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ۚ وَمَن تَقِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ يَوْمَئِذٍۢ فَقَدْ رَحِمْتَهُۥ ۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ٩
Dhe, ruaji ata nga pasojat e veprave të tyre të këqija! Atë që ti e ruan nga e keqja e veprave të tij atë Ditë, vërtet, Ti e ke mëshiruar. Kjo është fitorja e madhe.”9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Dhe largoju atyre pasojën e keqe të veprave të tyre, pra mos i ndëshko për to! E atë që Ti e largon nga pasojat e këqija Ditën e Llogarisë, e ke mëshiruar dhe i ke dhuruar shpëtimin nga dënimi Yt. Kjo është fitorja e madhe, për të cilën nuk ka fitore të ngjashme.
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنَادَوْنَ لَمَقْتُ ٱللَّهِ أَكْبَرُ مِن مَّقْتِكُمْ أَنفُسَكُمْ إِذْ تُدْعَوْنَ إِلَى ٱلْإِيمَـٰنِ فَتَكْفُرُونَ ١٠
Ata që mohuan do të thirren: “Urrejtja e Allahut ndaj jush është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetes suaj - kur u thirrët në besim, e ju mohuat.”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Vërtet, ata që mohuan se Allahu është Zoti i vërtetë dhe ia kushtuan adhurimin dikujt tjetër përveç Tij, kur të shohin me sytë e tyre tmerrin e Zjarrit, do ta urrejnë veten e tyre me një urrejtje të madhe. Atëherë rojat e Xhehenemit do t’u thonë: “Urrejtja e Allahut për ju në dynja – kur Ai ju thirri të besonit tek Ai dhe të ndiqnit të dërguarit e Tij, por ju refuzuat – është më e madhe se urrejtja juaj për veten tuaj tani, pasi e kuptuat se e meritoni zemërimin dhe dënimin e Allahut.”
قَالُواْ رَبَّنَآ أَمَتَّنَا ٱثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا ٱثْنَتَيْنِ فَٱعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَىٰ خُرُوجٍۢ مِّن سَبِيلٍۢ ١١
Ata do të thonë: “Zoti ynë, Ti na ke bërë të vdesim dy herë dhe na ke dhënë jetë dy herë. Tani i pranojmë gjynahet tona. A ka ndonjë rrugë për shpëtim?”11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Mohuesit do të thonë: “O Zoti ynë, na ke vdekur dy herë — kur ishim në barkun e nënave tona si pika para fryrjes së shpirtit, dhe kur mbaroi afati ynë në jetën e kësaj bote — dhe na ke ngjallur dy herë: në jetën e botës së kaluar, në ditën kur u lindëm, dhe në ditën kur u ringjallëm nga varret tona. Tani i pranojmë gabimet tona të mëparshme; a ka ndonjë rrugë që të dalim nga Zjarri dhe të na kthesh në këtë jetë, që të bëjmë vepra në bindje ndaj Teje?” Por, ky pranim nuk do t’u sjellë dobi.
ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِىَ ٱللَّهُ وَحْدَهُۥ كَفَرْتُمْ ۖ وَإِن يُشْرَكْ بِهِۦ تُؤْمِنُواْ ۚ فَٱلْحُكْمُ لِلَّهِ ٱلْعَلِىِّ ٱلْكَبِيرِ ١٢
– Kjo, për shkak se kur thirrej Allahu i Vetëm, ju mohonit, ndërsa kur i shoqërohej Atij, ju besonit. Gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit, të Madhit.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
“Do t’u thuhet: “Ky është dënimi juaj, o mohues, për shkak se kur të dërguarit e Mi ju thërrisnin në njëshmërinë e Allahut dhe në sinqeritetin e veprave për Të, ju e mohonit, ndërsa kur Allahut i bëheshin shokë, ju i pranonit dhe i ndiqnit. Allahu, i Lartësuar, është Gjykatësi mbi krijesat e Tij, i Drejti që nuk bën padrejtësi. Ai udhëzon kë të dojë dhe e lë në humbje kë të dojë, mëshiron kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Nuk ka zot tjetër përveç Tij; Atij i përket lartësia në Qenien e Tij, madhështia, fuqia, krenaria dhe madhëria.
هُوَ ٱلَّذِى يُرِيكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ وَيُنَزِّلُ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ رِزْقًۭا ۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَن يُنِيبُ ١٣
Është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret nga qielli furnizim; por vetëm ata që kthehen tek Ai marrin mësim.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Është Allahu Ai që jua shfaq juve, o njerëz, fuqinë e Tij me ato shenja madhështore që shihni, të cilat tregojnë për përsosmërinë e Krijuesit dhe Shpikësit të tyre. Ai ju zbret nga qielli shiun, me të cilin furnizoheni. Por nuk merr mësim nga këto shenja veçse ai që kthehet në bindje ndaj Allahut dhe ia përkushton adhurimin vetëm Atij.
فَٱدْعُواْ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْكَـٰفِرُونَ ١٤
Pra, lutjuni Allahut me adhurim të pastër vetëm për Të, edhe nëse mohuesit e urrejnë këtë!14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Prandaj, o besimtarë, përkushtojani Allahut vetëm adhurimin dhe lutjen, dhe dallohuni nga idhujtarët në rrugën e tyre, edhe nëse kjo i zemëron ata; mos u shqetësoni aspak për ta.
رَفِيعُ ٱلدَّرَجَـٰتِ ذُو ٱلْعَرْشِ يُلْقِى ٱلرُّوحَ مِنْ أَمْرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ لِيُنذِرَ يَوْمَ ٱلتَّلَاقِ ١٥
Ai është i Lartësuar në gradë, Zot i Arshit (Fronit), i Cili e zbret shpalljen me urdhërin e Tij mbi cilin të dojë nga robërit e Tij, për t’i paralajmëruar për Ditën e Takimit;15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Vërtet, Allahu është i Larti, më i Larti, që shkallët e Tij janë ngritur lart mbi krijesat, dhe pozita e Tij është madhëruar. Ai është Zotëruesi i Arshit të madh. Nga mëshira e Tij për robërit është se u dërgon atyre të dërguar, të cilëve u shpall shpalljen me të cilën ata gjallërohen dhe bëhen me dritë të qartë në çështjet e tyre, që të dërguarit t’i frikësojnë robërit e Allahut dhe t’i paralajmërojnë për Ditën e Kiametit, ditë në të cilën do të takohen të parët dhe të fundit.
يَوْمَ هُم بَـٰرِزُونَ ۖ لَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنْهُمْ شَىْءٌۭ ۚ لِّمَنِ ٱلْمُلْكُ ٱلْيَوْمَ ۖ لِلَّهِ ٱلْوَٰحِدِ ٱلْقَهَّارِ ١٦
Ditën, kur ata do të paraqiten (para Allahut), kur asgjë rreth tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. - “Kujt i përket i gjithë pushteti sot?” – “Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit.”16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Ditën e Kiametit të gjitha krijesat do të paraqiten para Zotit të tyre; Asgjë nga ata dhe nga veprat e tyre që i bënë në dynja nuk i fshihet Allahut. Atë ditë Allahu, i Lartësuar, do të thotë: “Kujt i përket sot sundimi dhe zotërimi?” Pastaj Ai vetë do t’i përgjigjet: “I përket vetëm Allahut, të Vetmit, që është i pa të ngjashëm në Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij, Ngadhënjyesit që me fuqinë dhe madhështinë e Tij i ka nënshtruar të gjitha krijesat.”
ٱلْيَوْمَ تُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ ۚ لَا ظُلْمَ ٱلْيَوْمَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ١٧
Sot, çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka fituar. Sot nuk ka padrejtësi. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Sot, çdo shpirt do të shpërblehet për atë që fitoi në dynja, qoftë e mirë apo e keqe. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi atë ditë – as me shtim të mëkateve, as me pakësim të veprave të mira. Vërtet, Allahu i Lartësuar është i Shpejtë në llogari, prandaj mos e konsideroni të largët atë ditë, sepse është afër.
وَأَنذِرْهُمْ يَوْمَ ٱلْـَٔازِفَةِ إِذِ ٱلْقُلُوبُ لَدَى ٱلْحَنَاجِرِ كَـٰظِمِينَ ۚ مَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِنْ حَمِيمٍۢ وَلَا شَفِيعٍۢ يُطَاعُ ١٨
Paralajmëroji ata për Ditën e Afërt, kur zemrat do të ngjiten në fyt, duke mbajtur ankthin. Për mizorët nuk do të ketë as mik, as ndërmjetës që të pranohet.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Paralajmëroji, o i Dërguar, njerëzit për Ditën e Kiametit që është afër, edhe nëse ata e konsiderojnë të largët. Atë ditë, zemrat e robërve, nga frika e ndëshkimit të Allahut, do të ngrihen nga kraharori i tyre dhe do të ngjiten në fyt, ndërsa ata do të jenë plot me shqetësim dhe pikëllim. Për mizorët nuk do të ketë as mik të afërt, as shok, e as ndonjë ndërmjetësues që të ndërmjetësojë për ta tek Zoti i tyre, e të pranohet prej tij.
يَعْلَمُ خَآئِنَةَ ٱلْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِى ٱلصُّدُورُ ١٩
Ai e di tradhtinë e syve dhe atë që fshehin gjokset (zemrat).19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Allahu i Lartësuar e di atë që sytë e përvjedhin me shikime të fshehta, si dhe atë që njeriu fsheh në zemrën e tij, qoftë mirë apo keq.
وَٱللَّهُ يَقْضِى بِٱلْحَقِّ ۖ وَٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقْضُونَ بِشَىْءٍ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْبَصِيرُ ٢٠
Allahu gjykon me të vërtetën, ndërsa ata (idhujt) që lutin përveç Tij, nuk gjykojnë me asgjë. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Allahu i Lartësuar gjykon ndërmjet njerëzve me drejtësi, sipas asaj që meritojnë. Ndërsa ata që adhurohen përveç Allahut nga të ashtuquajturat hyjni, nuk gjykojnë për asgjë, sepse janë të paaftë për këtë. Vërtet, Allahu është Dëgjues i asaj që thoni me gjuhët tuaja dhe është Shikues i veprave dhe punëve tuaja, dhe do t’ju shpërblejë për to.
۞ أَوَلَمْ يَسِيرُواْ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَانُواْ هُمْ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةًۭ وَءَاثَارًۭا فِى ٱلْأَرْضِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ وَمَا كَانَ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٍۢ ٢١
A nuk kanë udhëtuar këta nëpër Tokë, e të shohin se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se këta dhe lanë më shumë gjurmë në Tokë, por Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre, dhe ata nuk patën mbrojtës kundër Allahut.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
A nuk kanë udhëtuar këta që përgënjeshtruan mesazhin tënd, o Muhamed, nëpër tokë, për të parë se si ishte fundi i popujve të mëparshëm para tyre? Ata ishin më të fortë në pushtet dhe lanë gjurmë më të mëdha në tokë, por nuk u bënë aspak dobi forca dhe madhësia e trupave të tyre. Allahu i kapi me dënimin e Tij për shkak të mohimit dhe veprave të tyre të këqija, dhe nuk patën asnjë mbrojtës nga dënimi i Allahut që t’i shpëtonte prej tij.
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانَت تَّأْتِيهِمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ ۚ إِنَّهُۥ قَوِىٌّۭ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ٢٢
Kjo, sepse kur atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, ata i mohonin. Prandaj Allahu i dënoi. Vërtet, Ai është i Fortë dhe i Rreptë në ndëshkim.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Ai dënim që goditi përgënjeshtruesit e mëparshëm ishte për shkak të qëndrimit të tyre ndaj të dërguarve të Allahut, të cilët erdhën me prova të qarta për vërtetësinë e thirrjes së tyre. Por ata i mohuan dhe i përgënjeshtruan. Atëherë Allahu i kapi me dënimin e Tij. Vërtet, Ai është i Fuqishëm, që askush nuk mund ta mposhtë, dhe Ndëshkues i rreptë për ata që e mohojnë dhe e kundërshtojnë Atë.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَـٰتِنَا وَسُلْطَـٰنٍۢ مُّبِينٍ ٢٣
Ne e dërguam Musain me shenjat Tona dhe me një autoritet të qartë23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ne e dërguam Musain me ajetet Tona madhështore, që dëshmonin për të vërtetën e asaj me të cilën u dërgua, si dhe me një argument të qartë që vërtetonte sinqeritetin e thirrjes së tij dhe pavlefshmërinë e asaj ku ishin ata tek të cilët u dërgua.
إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَهَـٰمَـٰنَ وَقَـٰرُونَ فَقَالُواْ سَـٰحِرٌۭ كَذَّابٌۭ ٢٤
te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar.”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
E dërguam Musain te Faraoni, mbreti i Egjiptit, tek Hamani, ministri i tij, dhe tek Karuni, zotëruesi i pasurive dhe thesareve. Por ata e mohuan mesazhin e Musait dhe u treguan mendjemëdhenj, duke thënë për të: “Ai është vetëm një magjistar gënjeshtar. Si mund të pretendojë se është dërguar te njerëzit si i dërguar?”
فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلْحَقِّ مِنْ عِندِنَا قَالُواْ ٱقْتُلُوٓاْ أَبْنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسْتَحْيُواْ نِسَآءَهُمْ ۚ وَمَا كَيْدُ ٱلْكَـٰفِرِينَ إِلَّا فِى ضَلَـٰلٍۢ ٢٥
E kur u erdhi e vërteta prej Nesh, ata thanë: “Vritni djemtë e atyre që kanë besuar me të dhe lërini të gjalla gratë e tyre.” Por, kurthi i mohuesve nuk është veçse në humbje.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Kur Musai i erdhi Faraonit, Hamanit dhe Karunit me mrekulli të qarta nga Ne, ata jo vetëm që nuk u mjaftuan t’i kundërshtonin e t’i mohonin, por madje thanë: “Vritni djemtë e atyre që besuan me të dhe lini gjallë gratë e tyre për shërbim dhe skllavëri.” Por, në të vërtetë, planet e mohuesve nuk sjellin veçse humbje dhe shkatërrim.
وَقَالَ فِرْعَوْنُ ذَرُونِىٓ أَقْتُلْ مُوسَىٰ وَلْيَدْعُ رَبَّهُۥٓ ۖ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمْ أَوْ أَن يُظْهِرَ فِى ٱلْأَرْضِ ٱلْفَسَادَ ٢٦
Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain, e le të thërrasë Zotin e vet! Unë kam frikë se ai do të ndryshojë fenë tuaj, ose do të shkaktojë prishje në tokë.”26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Faraoni u tha krerëve të popullit të vet: “Lermëni ta vras Musain, e le të thërrasë Zotin e tij që pretendon se e ka dërguar tek ne, nëse mund ta mbrojë prej nesh. Unë kam frikë se ai do t’ju ndryshojë fenë në të cilën jeni, ose do të përhapë në tokën e Egjiptit prishje dhe trazira.”
وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّى عُذْتُ بِرَبِّى وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٍۢ لَّا يُؤْمِنُ بِيَوْمِ ٱلْحِسَابِ ٢٧
Musai tha: “Unë kërkoj mbrojtje te Zoti im dhe Zoti juaj nga çdo mendjemadh, që nuk beson në Ditën e Llogarisë.”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Musai i tha Faraonit dhe krerëve të tij: “Unë kërkoj strehim tek Zoti im dhe Zoti juaj, o popull, nga çdo mendjemadh që nuk pranon njësimin e Allahut dhe bindjen ndaj Tij, e që nuk beson në ditën kur Allahu do t’i marrë në llogari krijesat e Tij!”
وَقَالَ رَجُلٌۭ مُّؤْمِنٌۭ مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَكْتُمُ إِيمَـٰنَهُۥٓ أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّىَ ٱللَّهُ وَقَدْ جَآءَكُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ مِن رَّبِّكُمْ ۖ وَإِن يَكُ كَـٰذِبًۭا فَعَلَيْهِ كَذِبُهُۥ ۖ وَإِن يَكُ صَادِقًۭا يُصِبْكُم بَعْضُ ٱلَّذِى يَعِدُكُمْ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى مَنْ هُوَ مُسْرِفٌۭ كَذَّابٌۭ ٢٨
Një burrë besimtar nga familja e Faraonit, që e fshihte besimin e tij, tha: “A do ta vrisni një burrë vetëm pse thotë: “Zoti im është Allahu”, ndërkohë që ai ju ka sjellë prova të qarta nga Zoti juaj? Nëse është gënjeshtar, gënjeshtra e tij do të jetë kundër tij, por, nëse është i vërtetë, do t’ju godasë një pjesë e asaj që ju paralajmëron. Vërtet, Allahu nuk udhëzon atë që është teprues në të këqia dhe gënjeshtar.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Një burrë besimtar në Allahun nga familja e Faraonit, i cili e fshihte besimin e tij, tha duke i qortuar: “Si mund ta lejoni veten të vrisni një njeri që nuk ka asnjë faj tek ju, përveçse thotë: “Zoti im është Allahu”, ndërkohë që ju ka sjellë argumente të qarta nga Zoti juaj për vërtetësinë e asaj që thotë? Nëse Musai është gënjeshtar, atëherë pasojat e gënjeshtrës së tij do të bien vetëm mbi të. Por nëse ai është i sinqertë, atëherë do t’ju godasë diçka nga ajo me të cilën ju paralajmëron. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon drejt të vërtetës atë që e tepron duke lënë të vërtetën dhe duke ndjekur të kotën, dhe që shpif duke ia atribuar Allahut atë që nuk i takon.
يَـٰقَوْمِ لَكُمُ ٱلْمُلْكُ ٱلْيَوْمَ ظَـٰهِرِينَ فِى ٱلْأَرْضِ فَمَن يَنصُرُنَا مِنۢ بَأْسِ ٱللَّهِ إِن جَآءَنَا ۚ قَالَ فِرْعَوْنُ مَآ أُرِيكُمْ إِلَّا مَآ أَرَىٰ وَمَآ أَهْدِيكُمْ إِلَّا سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ ٢٩
O populli im, sot pushteti është i juaji, ju jeni sundimtarë në tokë, por kush do të na ndihmojë kundër dënimit të Allahut nëse ai na vjen?” Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh, dhe unë ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë.”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
O populli im, ju keni sot pushtet të dukshëm në tokën e Egjiptit mbi skllevërit tuaj nga bijtë e Izraelit dhe të tjerë; kush do të na shpëtojë nga dënimi i Allahut nëse ai na godet?” Faraoni i tha popullit të tij: “Unë nuk ju jap, o njerëz, asnjë këshillë e mendim përveç asaj që mendoj se është e mirë dhe e drejtë për veten time dhe për ju; dhe nuk ju ftoj përveçse në rrugën e së vërtetës dhe të drejtës.”
وَقَالَ ٱلَّذِىٓ ءَامَنَ يَـٰقَوْمِ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُم مِّثْلَ يَوْمِ ٱلْأَحْزَابِ ٣٠
Ai që besonte tha: “O populli im, unë kam frikë për ju nga një ditë e ngjashme me atë të grupeve (popujve të mëparshëm);30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Ai burri besimtar nga familja e Faraonit, i tha Faraonit dhe krerëve të tij, duke i këshilluar dhe paralajmëruar: “Unë kam frikë për ju, nëse e vrisni Musain, se do t’ju godasë dënimi i një dite si ajo e popujve të bashkuar kundër të dërguarve të tyre.
مِثْلَ دَأْبِ قَوْمِ نُوحٍۢ وَعَادٍۢ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۚ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًۭا لِّلْعِبَادِ٣١
si me fatin e popullit të Nuhut, Adit, Themudit dhe atyre që erdhën pas tyre. E Allahu nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Vet.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Ashtu siç ishte fati i popullit të Nuhut, Adit, Themudit dhe atyre që erdhën pas tyre në mohim dhe përgënjeshtrim, Allahu i shkatërroi për shkak të kësaj. Allahu i Lartësuar nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Tij, që t’i ndëshkojë pa faj që kanë bërë. I Lartësuar është Allahu shumë lart nga çdo padrejtësi dhe mangësi.
وَيَـٰقَوْمِ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ يَوْمَ ٱلتَّنَادِ ٣٢
O populli im, unë kam frikë për ju nga Dita e thirrjes së njëri-tjetrit,32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
O populli im, unë kam frikë për ju nga ndëshkimi i Ditës së Kiametit, ditë në të cilën njerëzit do të thërrasin njëri-tjetrin nga tmerri i madh i asaj dite.
يَوْمَ تُوَلُّونَ مُدْبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنْ عَاصِمٍۢ ۗ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍۢ ٣٣
Ditën, kur do të ikni të kthyer mbrapa, e nuk do të keni askënd që t’ju mbrojë nga Allahu. Atë që Allahu e lë në humbje, ai nuk ka udhëzues.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Ditën kur do të ikni të kthyer mbrapsht, duke vrapuar e duke u arratisur, nuk do të keni asnjë mbrojtës që t’ju mbrojë nga Allahu, e as ndonjë ndihmës që t’ju ndihmojë. E këdo që Allahu e lë pa ndihmë dhe nuk e udhëzon drejt rrugës së tij, ai nuk ka askënd që ta udhëzojë në të vërtetën dhe të drejtën.
وَلَقَدْ جَآءَكُمْ يُوسُفُ مِن قَبْلُ بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَمَا زِلْتُمْ فِى شَكٍّۢ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلْتُمْ لَن يَبْعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعْدِهِۦ رَسُولًۭا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنْ هُوَ مُسْرِفٌۭ مُّرْتَابٌ ٣٤
Juve ju erdhi më parë Jusufi me prova të qarta, por ju nuk pushuat së dyshuari për atë që ju solli, derisa, kur ai vdiq, thatë: “Allahu nuk do të dërgojë kurrë më pas atij ndonjë të dërguar.” Ja, kështu Allahu e lë në humbje çdokënd që është teprues në të keqe dhe dyshues.34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Allahu ju kishte dërguar më parë, para Musait, pejgamberin fisnik Jusufin, birin e Jakubit, paqja qoftë mbi ta, me argumente të qarta për vërtetësinë e tij, dhe ju urdhëroi të adhuroni vetëm Allahun, pa i shoqëruar askënd. Por ju vazhduat të dyshonit në atë që ju solli gjatë jetës së tij, dhe kur ai vdiq, dyshimi dhe idhujtaria juaj u shtuan edhe më shumë, duke thënë: “Allahu nuk do të dërgojë më pas tij asnjë të dërguar.” Me këtë lloj humbjeje, Allahu e lë të humbur çdo njeri që tejkalon të vërtetën dhe dyshon në njësimin e Allahut, ndaj nuk e udhëzon drejt së vërtetës dhe të mirës.
ٱلَّذِينَ يُجَـٰدِلُونَ فِىٓ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَـٰنٍ أَتَىٰهُمْ ۖ كَبُرَ مَقْتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلْبِ مُتَكَبِّرٍۢ جَبَّارٍۢ ٣٥
Ata që i kundërshtojnë shenjat e Allahut pa ndonjë provë që u ka ardhur, janë të urryer te Allahu dhe te ata që besuan. Kështu e vulos Allahu zemrën e çdo mendjemadhi arrogant.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Ata që polemizojnë për ajetet dhe argumentet e Allahut për t’i mohuar ato, pa pasur ndonjë provë të pranueshme, kjo polemikë është tepër e urryer tek Allahu dhe tek ata që besuan. Ashtu siç i mbylli në humbje dhe i pengoi nga udhëzimi zemrat e këtyre kundërshtarëve, Allahu vulos edhe zemrën e çdo mendjemadhi që refuzon njësimin dhe bindjen ndaj Tij, dhe që është tiran për shkak të shumësisë së padrejtësisë dhe armiqësisë së tij.
وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَـٰهَـٰمَـٰنُ ٱبْنِ لِى صَرْحًۭا لَّعَلِّىٓ أَبْلُغُ ٱلْأَسْبَـٰبَ ٣٦
Faraoni tha: “O Haman, më ndërto një kullë, se ndoshta arrij rrugët;36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Faraoni, duke e përgënjeshtruar Musain në thirrjen e tij për të pranuar Zotin e botëve dhe për t’iu nënshtruar Atij, tha: “O Haman, ndërto për mua një ndërtim madhështor, që ndoshta të arrij dyert -
أَسْبَـٰبَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَـٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّى لَأَظُنُّهُۥ كَـٰذِبًۭا ۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرْعَوْنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِ ۚ وَمَا كَيْدُ فِرْعَوْنَ إِلَّا فِى تَبَابٍۢ ٣٧
rrugët e qiejve, që të ngjitem e të shoh Zotin e Musait. Por, unë jam i sigurt se ai është gënjeshtar.” Kështu iu zbukuruan Faraonit veprat e tij të këqija dhe u pengua nga Rruga e Drejtë. Dhe, plani i Faraonit nuk ishte tjetër, veçse në humbje.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
- dyert e qiejve dhe atë që më çon tek ato, që ta shoh vetë Zotin e Musait. Por unë mendoj se Musai është gënjeshtar në pretendimin e tij se kemi një Zot dhe se Ai është mbi qiej.” Kështu iu zbukurua Faraonit vepra e tij e keqe dhe iu duk e bukur, dhe u pengua nga rruga e së vërtetës për shkak të mashtrimit që iu stolis. Por dredhia dhe plani i Faraonit për t’i bindur njerëzit se ai ishte në të drejtë dhe Musai në të kotë, nuk ishte veçse humbje dhe shkatërrim për të, që nuk i solli gjë tjetër përveçse mjerim në këtë botë dhe në botën tjetër.
وَقَالَ ٱلَّذِىٓ ءَامَنَ يَـٰقَوْمِ ٱتَّبِعُونِ أَهْدِكُمْ سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ ٣٨
Ai që besonte tha: “O populli im, më ndiqni mua, dhe unë do t’ju udhëzoj në Rrugën e Drejtë!38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Ai që besonte, duke përsëritur këshillën e tij për popullin e vet, tha: “O populli im, më pasoni mua, e unë do t’ju udhëzoj në rrugën e drejtë dhe të vërtetë.
يَـٰقَوْمِ إِنَّمَا هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا مَتَـٰعٌۭ وَإِنَّ ٱلْـَٔاخِرَةَ هِىَ دَارُ ٱلْقَرَارِ ٣٩
O populli im, kjo jetë e kësaj bote është vetëm një kënaqësi e përkohshme, kurse bota tjetër është Shtëpia e përhershme.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
O populli im, kjo jetë e kësaj bote është një jetë ku njerëzit gëzojnë pak përkohësisht, pastaj ajo ndërpritet dhe zhduket. Prandaj nuk duhet të mbështeteni tek ajo. Ndërsa bota tjetër, me begatitë e saj të përjetshme, është Shtëpia dhe vendbanimi i qëndrueshëm ku do të vendoseni përfundimisht. Prandaj duhet ta parapëlqeni atë dhe të punoni për të me vepra të mira, që do t’ju bëjnë të lumtur në të.
مَنْ عَمِلَ سَيِّئَةًۭ فَلَا يُجْزَىٰٓ إِلَّا مِثْلَهَا ۖ وَمَنْ عَمِلَ صَـٰلِحًۭا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَأُوْلَـٰٓئِكَ يَدْخُلُونَ ٱلْجَنَّةَ يُرْزَقُونَ فِيهَا بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ٤٠
Kushdo që bën një të keqe, nuk do të shpërblehet veçse me të ngjashme me të, ndërsa kush bën një vepër të mirë, mashkull apo femër, duke qenë besimtar, ata do të hyjnë në Xhenet, ku do të furnizohen pa masë.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Kush e kundërshton Allahun në jetën e tij dhe largohet nga rruga e udhëzimit, në botën tjetër nuk do të marrë tjetër veçse një dënim që i përshtatet mëkatit të tij. Ndërsa kush i bindet Allahut dhe bën vepra të mira, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij – qoftë mashkull apo femër – ndërkohë që është besimtar dhe Njëson Allahun, ata do të hyjnë në Xhenet, ku Allahu do t’i furnizojë me fruta, begati dhe kënaqësi të tij, pa masë.
۞ وَيَـٰقَوْمِ مَا لِىٓ أَدْعُوكُمْ إِلَى ٱلنَّجَوٰةِ وَتَدْعُونَنِىٓ إِلَى ٱلنَّارِ ٤١
O populli im, si është e mundur që, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni në Zjarr?41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
O populli im, si ka mundësi që unë ju thërras në besimin te Allahu dhe ndjekjen e të dërguarit të Tij, Musait – thirrje që ju çon në Xhenet dhe ju largon nga tmerri i Zjarrit – ndërsa ju më thërrisni në një vepër që përfundon me dënimin e Allahut dhe ndëshkimin në Zjarr?
تَدْعُونَنِى لِأَكْفُرَ بِٱللَّهِ وَأُشْرِكَ بِهِۦ مَا لَيْسَ لِى بِهِۦ عِلْمٌۭ وَأَنَا۠ أَدْعُوكُمْ إِلَى ٱلْعَزِيزِ ٱلْغَفَّـٰرِ ٤٢
Ju më thërrisni të mohoj Allahun dhe t’i bëj Atij shok, diçka për të cilën nuk kam asnjë dije, kurse unë ju thërras te i Plotfuqishmi, Falësi.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Ju më thërrisni që të mohoj Allahun dhe t’i bëj shok Atij, gjëra për të cilat unë nuk kam dijeni që meritojnë adhurim përveç Tij — dhe kjo është nga mëkatet më të mëdha dhe më të shëmtuara — ndërsa unë ju thërras në rrugën që çon te Allahu, i Plotfuqishmi në hakmarrjen e Tij, Falësi i atij që i kthehet dhe pendohet pas mëkatit të tij.
لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدْعُونَنِىٓ إِلَيْهِ لَيْسَ لَهُۥ دَعْوَةٌۭ فِى ٱلدُّنْيَا وَلَا فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَآ إِلَى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلْمُسْرِفِينَ هُمْ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ٤٣
S’ka dyshim se atyre (zotave) ku ju më thërrisni, nuk mund t’i lutesh, as në këtë botë, as në tjetrën, dhe se kthimi ynë është tek Allahu. Ndërsa ata që e teprojnë me të këqija, do të jenë banorë të Zjarrit.43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Me të vërtetë, ajo që më thërrisni të besoj nuk e meriton lutjen dhe nuk duhet kërkuar as në këtë botë e as në botën tjetër për shkak të paaftësisë dhe mangësisë së tyre. Dijeni se kthimi i të gjitha krijesave është te Allahu, dhe Ai do ta shpërblejë secilin për veprën e tij; kurse ata që kapërcejnë kufijtë e Allahutj me mëkate, me derdhje gjaku dhe me mohim, janë banorë të Zjarrit.
فَسَتَذْكُرُونَ مَآ أَقُولُ لَكُمْ ۚ وَأُفَوِّضُ أَمْرِىٓ إِلَى ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ ٤٤
Së shpejti do ta kujtoni këtë që ju them, e unë ia dorëzoj çështjen time Allahut. Vërtet, Allahu i sheh mirë robërit e Vet.”44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Kur i këshilloi dhe ata nuk e dëgjuan, u tha: “Do ta kujtoni që unë ju këshillova dhe ju përkujtova, dhe do të pendoheni atëherë kur pendimi nuk do t’ju sjellë dobi. Unë do t’i kërkoj strehë dhe mbrojtje Allahut, dhe do të mbështetem tek Ai. Vërtet, Allahu i Lartësuar i sheh gjendjet e robërve dhe e di çfarë shpërblimi meritojnë; asgjë nga ato nuk i fshehet.”
فَوَقَىٰهُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِ مَا مَكَرُواْ ۖ وَحَاقَ بِـَٔالِ فِرْعَوْنَ سُوٓءُ ٱلْعَذَابِ ٤٥
Dhe, Allahu e ruajti atë nga të këqijat që ata kurdisnin, ndërsa familjen e Faraonit e përfshiu dënimi i keq (mbytja, pastaj):45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Atëherë, Allahu i Lartësuar e shpëtoi atë burrë besimtar, të udhëzuar e të mbrojtur prej Tij, nga ndëshkimet dhe kurthet e Faraonit dhe të njerëzve të tij, ndërsa mbi ta ra dënimi i rëndë, kur Allahu i mbyti të gjithë pa përjashtim.
ٱلنَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّۭا وَعَشِيًّۭا ۖ وَيَوْمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدْخِلُوٓاْ ءَالَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ ٱلْعَذَابِ ٤٦
Zjarri, ndaj të cilit ata do të ekspozohen mëngjes e mbrëmje, dhe Ditën kur të vijë Ora, do të thuhet: “Futeni familjen e Faraonit në dënimin më të ashpër!”46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Ata u mbytën fillimisht dhe u shkatërruan, pastaj do të ndëshkohen në varret e tyre, ku do t’u shfaqet zjarri mëngjes e mbrëmje deri në Ditën e Llogarisë. Dhe kur të vijë Ora e Kiametit, do të thuhet: “Futeni familjen e Faraonit në dënimin më të aspër të Zjarrit, si shpërblim për veprat e këqija që kryen!” - Ky ajet është bazë për vërtetimin e dënimit të varrit.
وَإِذْ يَتَحَآجُّونَ فِى ٱلنَّارِ فَيَقُولُ ٱلضُّعَفَـٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًۭا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلنَّارِ ٤٧
Dhe, kur të grinden në Zjarr, të dobëtit do t’u thonë atyre që madhështoheshin: “Ne ishim pasuesit tuaj, a do të na hiqni ndonjë pjesë të Zjarrit?”47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Dhe, kur banorët e zjarrit të grinden mes tyre dhe të qortojnë njëri-tjetrin, ndjekësit, që i ndoqën verbërisht të mëdhenjtë e tyre mendjemëdhenj që i humbën dhe ua zbukuruan rrugën e mjerimit, do t’u thonë atyre: “A mund të na hiqni një pjesë nga zjarri, duke mbajtur ju një pjesë të dënimit tonë?”
قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓاْ إِنَّا كُلٌّۭ فِيهَآ إِنَّ ٱللَّهَ قَدْ حَكَمَ بَيْنَ ٱلْعِبَادِ ٤٨
Ata që madhështoheshin do të thonë: “Të gjithë ne jemi këtu brenda. Vërtet, Allahu ka gjykuar tashmë mes robërve.”48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Krerët mendjemëdhenj do të thonë, duke treguar pafuqinë e tyre: “Ne nuk mund të marrim mbi vete asgjë nga dënimi juaj në zjarr; të gjithë ne jemi brenda tij, nuk kemi shpëtim prej tij. Allahu e ka ndarë ndërmjet nesh dënimin sipas asaj që secili prej nesh meriton, me gjykimin e Tij të drejtë.”
وَقَالَ ٱلَّذِينَ فِى ٱلنَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ٱدْعُواْ رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًۭا مِّنَ ٱلْعَذَابِ ٤٩
Pastaj, të gjithë ata që janë në Zjarr do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë edhe për një ditë!”49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Pastaj, të gjithë ata që janë në zjarr, si mendjemëdhenjtë ashtu edhe të dobëtit, do t’u thonë rojeve të Xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj që të na lehtësojë qoftë edhe një ditë të vetme nga dënimi, që të gjejmë pak qetësi!”
قَالُوٓاْ أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ ۖ قَالُواْ بَلَىٰ ۚ قَالُواْ فَٱدْعُواْ ۗ وَمَا دُعَـٰٓؤُاْ ٱلْكَـٰفِرِينَ إِلَّا فِى ضَلَـٰلٍ ٥٠
Ata (rojtarët e Xhehenemit) do të thonë: “A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po!” Ata do të thonë: “Atëherë, lutuni ju vetë!” Por, lutja e mohuesve është vetëm në humbje.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Rojet e Zjarrit të Xhehenemit, si qortim, do t’u thonë atyre: “Kjo lutje nuk ju sjell asnjë dobi. A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me argumente të qarta nga Allahu, e ju i përgënjeshtruat?” Mohuesit do ta pranojnë dhe do të thonë: “Po, është e vërtetë.” Atëherë rojet e Xhehenemit do të shkëputen prej tyre dhe do t’u thonë: “Ne nuk lutemi për ju, as nuk ndërmjetësojmë për ju. Lutuni vetë, por kjo lutje nuk ju bën dobi; sepse ju jeni mohues.” E lutja e lutja e nuk është gjë tjetër veçse në humbje, nuk pranohet e nuk u përgjigjet.
إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ ٱلْأَشْهَـٰدُ ٥١
Ne, me siguri do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan, në jetën e kësaj bote dhe Ditën kur të ngrihen dëshmitarët.51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Ne, me të vërtetë, i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që i pasojnë nga besimtarët, dhe u japim forcë kundër atyre që i kanë dëmtuar në jetën e kësaj bote, si edhe Ditën e Kiametit — ditën kur do të dëshmojnë engjëjt, profetët dhe besimtarët kundër popujve që përgënjeshtruan të dërguarit e tyre; ata do të dëshmojnë se të dërguarit i përcollën mesazhet e Zotit të tyre, ndërsa popujt i mohuan.
يَوْمَ لَا يَنفَعُ ٱلظَّـٰلِمِينَ مَعْذِرَتُهُمْ ۖ وَلَهُمُ ٱللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوٓءُ ٱلدَّارِ ٥٢
Ditën, kur të padrejtëve nuk do t’u bëjë dobi justifikimi, për ta do të ketë mallkim dhe për ta do të jetë shtëpia më e keqe.52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Ditën e Llogarisë, mohuesit që kanë kaluar kufijtë e Allahut, nuk do të përfitojnë aspak nga arsyetimet që sjellin për të justifikuar përgënjeshtrimin e të dërguarve të Tij. Për ta do të ketë përzënie nga mëshira e Allahut dhe një shtëpi e vendbanim të keq në botën tjetër, e ai është Zjarri.
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْهُدَىٰ وَأَوْرَثْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْكِتَـٰبَ ٥٣
Ne ia dhamë Musait udhëzimin, dhe ua trashëguam bijve të Izraelit Librin,53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Ne i dhamë Musait atë që udhëzon drejt së vërtetës – Teuratin dhe mrekullitë – dhe bëmë që bijtë e Izraelit ta trashëgonin Teuratin brez pas brezi,
هُدًۭى وَذِكْرَىٰ لِأُوْلِى ٱلْأَلْبَـٰبِ ٥٤
si udhëzim dhe këshillë për ata që kanë mend.54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
si udhërrëfyes drejt rrugës së drejtë dhe si këshillë për ata që kanë mendje të shëndoshë.
فَٱصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ وَٱسْتَغْفِرْ لِذَنۢبِكَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَـٰرِ٥٥
Prandaj, ji i durueshëm, se me siguri premtimi i Allahut është i vërtetë. Kërko falje për gjynahun tënd dhe madhëro Zotin tënd me lavdërim, në mbrëmje dhe në mëngjes!55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Prandaj, bëhu i durueshëm – o i Dërguar – ndaj lëndimit të idhujtarëve, sepse Ne të kemi premtuar lartësimin e fjalës sate, dhe premtimi Ynë është i vërtetë e i patundur. Kërko falje për gabimin tënd dhe vazhdo ta madhërosh Zotin tënd nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij, në fillim të ditës dhe në fundin e saj.
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُجَـٰدِلُونَ فِىٓ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَـٰنٍ أَتَىٰهُمْ ۙ إِن فِى صُدُورِهِمْ إِلَّا كِبْرٌۭ مَّا هُم بِبَـٰلِغِيهِ ۚ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْبَصِيرُ ٥٦
Me të vërtetë, ata që polemizojnë për shenjat e Allahut, pa ndonjë provë që u ka ardhur, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre, veçse mendjemadhësi, të cilën nuk do ta arrijnë kurrë. Prandaj kërko strehim te Allahu, vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Me të vërtetë, ata që e shtyjnë të vërtetën me të kotën dhe i kundërshtojnë argumentet e qarta me dyshime të prishura, pa ndonjë provë apo dëshmi nga Allahu, nuk kanë në gjoksin e tyre gjë tjetër veçse mendjemadhësi ndaj së vërtetës; nga smira për mirësinë që Allahu ia dha Profetit të Tij dhe për nderin e profetësisë me të cilën e nderoi atë. Por kjo është diçka që ata nuk do ta arrijnë kurrë. Prandaj, mbështetu te Allahu për t’u ruajtur nga e keqja e tyre; vërtet Ai është Dëgjues i fjalëve të tyre, Shikues i veprave të tyre, dhe do t’i shpërblejë ata për to.
لَخَلْقُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ ٱلنَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ ٥٧
Me të vërtetë, krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Me të vërtetë, krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve dhe ringjallja e tyre pas vdekjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë se krijimi i të gjitha këtyre është i lehtë për Allahun.
وَمَا يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَلَا ٱلْمُسِىٓءُ ۚ قَلِيلًۭا مَّا تَتَذَكَّرُونَ ٥٨
I verbri nuk është i barabartë me atë që sheh, as ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë keq. Sa pak që merrni këshillë!58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Nuk është i barabartë i verbri me atë që sheh; po ashtu nuk janë të barabartë besimtarët, të cilët e pranojnë se Allahu është Zoti i Vërtetë, pa ortak, u përgjigjen të dërguarve të Tij dhe veprojnë sipas ligjit të Tij, me mohuesit që e mohojnë se Allahu është Zoti i Vërtetë, i përgënjeshtrojnë të dërguarit dhe nuk veprojnë sipas ligjit të Tij. Pak kujtoheni – o njerëz – për argumentet e Allahut, që të merrni mësim dhe të përfitoni prej tyre.
إِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَـَٔاتِيَةٌۭ لَّا رَيْبَ فِيهَا وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ ٥٩
Vërtet, Ora (e Kiametit) do të vijë, nuk ka dyshim për të, por shumica e njerëzve nuk besojnë.59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Me të vërtetë, Ora e Kiametit do të vijë, nuk ka dyshim për të; prandaj binduni për ardhjen e saj, ashtu siç kanë njoftuar të dërguarit! Por shumica e njerëzve nuk e besojnë ardhjen e saj dhe nuk punojnë për t’u përgatitur për të.
وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدْعُونِىٓ أَسْتَجِبْ لَكُمْ ۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِى سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ ٦٠
Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni Mua, e Unë do t’ju përgjigjem! Ata që tregohen mendjemëdhenj për të më adhuruar, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.”60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
Zoti juaj – o njerëz – ka thënë: “Lutmuni vetëm Mua dhe më veçoni Mua me adhurim, që t’ju përgjigjem. Vërtet, ata që bëhen mendjemëdhenj duke refuzuar të më kushtojnë vetëm Mua robëri dhe adhurim, do të hyjnë në Xhehenem të përulur dhe të poshtëruar.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ لِتَسْكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ ٦١
Allahu është Ai që jua bëri natën për pushim dhe ditën për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
Vetëm Allahu është Ai që ua bëri natën, që të pushoni në të dhe të gjeni qetësi, dhe ditën të ndriçuar, që të kryeni punët e jetesës suaj. Vërtet, Allahu bën mirësi të madhe ndaj njerëzve, por shumica prej tyre nuk i janë mirënjohës, duke mos iu bindur dhe duke mos ia kushtuar adhurimin sinqerisht Atij.
ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ خَـٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍۢ لَّآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ ٦٢
Ky është Allahu, Zoti juaj, Krijues i çdo gjëje. Nuk ka zot tjetër përveç Tij. Atëherë, si shmangeni?62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
Ai që ju ka dhuruar këto mirësi është vetëm Zoti juaj, Krijuesi i gjithçkaje; nuk ka hyjni tjetër që meriton adhurim përveç Tij. Si pra shmangeni nga besimi tek Ai dhe adhuroni të tjerë – idhujt – pasi ju janë bërë të qarta argumentet e Tij?
كَذَٰلِكَ يُؤْفَكُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ يَجْحَدُونَ ٦٣
Kështu shmangen ata që i mohuojnë shenjat e Allahut.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Ashtu siç e përgënjeshtruat të vërtetën – o mohues të Kurejshit – dhe u larguat prej saj drejt së kotës, nga e vërteta dhe nga besimi në të largohen ata që mohuan argumentet dhe dëshmitë e Allahut.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ قَرَارًۭا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءًۭ وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَـٰتِ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ ۖ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٦٤
Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën të qëndrueshme dhe qiellin ndërtesë, ju ka dhënë formë dhe jua ka përsosur atë, dhe ju ka furnizuar me të gjitha të mirat. Ky është Allahu, Zoti juaj. I Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!64
Komentimi 1 shënim
Shënimi 64
Allahu është Ai që jua bëri Tokën të qëndrueshme, duke jua lehtësuar qëndrimin dhe jetesën mbi të; dhe qiellin e bëri ndërtesë të fortë që nuk bie, si çati mbi Tokë, shpërndau në qiell shenja udhëzuese, dhe ju krijoi në formën më të përkryer e më të bukur. Ai ju ka dhënë furnizim të lejuar dhe ushqime e pije të shijshme e të llojllojshme. Ky që jua ka dhënë këto mirësi është Allahu, Zoti juaj; e madhe është mirësia, dhuntia dhe begatia e Tij, i pastër është Ai nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij, dhe Ai është Zoti i të gjitha krijesave.
هُوَ ٱلْحَىُّ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱدْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ ۗ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٦٥
Ai është i Përjetshmi. S’ka zot tjetër përveç Tij. Lutjuni Atij me adhurim të pastër vetëm për Të! Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve!65
Komentimi 1 shënim
Shënimi 65
Ai është Allahu i Lartësuar, i Përjetshmi, që ka jetën e plotë e të përsosur; nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij. Prandaj kërkoni prej Tij dhe kushtojani adhurimin vetëm Atij, duke ia kushtuar me sinqeritet besimin dhe bindjen tuaj! Falënderimi dhe lavdërimi i plotë i takojnë Allahut, Zotit të të gjitha krijesave.
۞ قُلْ إِنِّى نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَمَّا جَآءَنِىَ ٱلْبَيِّنَـٰتُ مِن رَّبِّى وَأُمِرْتُ أَنْ أُسْلِمَ لِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٦٦
Thuaj: “Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i lutni përveç Allahut, pasi më kanë ardhur prova të qarta nga Zoti im; dhe më është urdhëruar t’i nënshtrohem plotësisht Zotit të botëve.”66
Komentimi 1 shënim
Shënimi 66
Thuaj – o i Dërguar – idhujtarëve nga populli yt: “Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i thërrisni përveç Allahut, që kur më erdhën argumentet e qarta nga Zoti im, dhe Ai më urdhëroi t’i nënshtrohem dhe t’i bindem plotësisht vetëm Atij, të Madhëruarit, Zotit të botëve.”
هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍۢ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍۢ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍۢ ثُمَّ يُخْرِجُكُمْ طِفْلًۭا ثُمَّ لِتَبْلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمْ ثُمَّ لِتَكُونُواْ شُيُوخًۭا ۚ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ مِن قَبْلُ ۖ وَلِتَبْلُغُوٓاْ أَجَلًۭا مُّسَمًّۭى وَلَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ ٦٧
Është Ai që ju krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji (farë), pastaj nga një copë gjaku e mpiksur, pastaj ju nxjerr fëmijë, që pastaj të arrini fuqinë tuaj, pastaj të bëheni pleq - ndonëse disa prej jush vdesin më herët - dhe që të arrini një afat të caktuar, me qëllim që të kuptoni.67
Komentimi 1 shënim
Shënimi 67
Allahu është Ai që krijoi babanë tuaj, Ademin, nga dheu; pastaj ju krijoi nga fara e njeriut, me fuqinë e Tij. Pas kësaj ju kaloni në fazën e gjakut të trashë e të kuq, mandej vijoni me etapa të shumta brenda mitrave, deri sa të lindni si foshnja të vegjël. Pastaj trupat tuaj forcohen derisa arrini pleqërinë; e disa prej jush vdesin para kësaj. Kështu, me këto etapa të caktuara, arrini një afat të caktuar në të cilin mbarojnë jetët tuaja. Ndoshta ju do të kuptoni me këto prova të Allahut dhe do të meditoni mbi shenjat e Tij, që të njihni se nuk ka hyjni tjetër përveç Tij që e bën këtë, dhe se vetëm Atij i takon adhurimi.
هُوَ ٱلَّذِى يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ فَإِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٦٨
Është Ai që jep jetë dhe vdekje. Kur Ai vendos një çështje, vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.68
Komentimi 1 shënim
Shënimi 68
Ai, i Lartësuari, është i Vetmi që jep jetë dhe sjell vdekjen; dhe kur vendos për diçka, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin e Tij.
أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُجَـٰدِلُونَ فِىٓ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ أَنَّىٰ يُصْرَفُونَ ٦٩
A nuk sheh se si ata, që polemizojnë për shpalljet e Allahut, largohen nga e vërteta?69
Komentimi 1 shënim
Shënimi 69
A nuk çuditesh – o i Dërguar – nga këta që përgënjeshtrojnë argumentet e Allahut dhe polemizojnë për to, ndërsa ato janë të qarta në dëshminë e tyre për Njësinë e Allahut dhe për fuqinë e Tij? Si largohen ata prej tyre, megjithëse janë të vërteta? E pas këtij shpjegimi të plotë, në ç’drejtim po shkojnë vallë?
ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِٱلْكِتَـٰبِ وَبِمَآ أَرْسَلْنَا بِهِۦ رُسُلَنَا ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ٧٠
Ata që përgënjeshtruan Librin dhe atë me të cilën i dërguam të dërguarit Tanë, do ta mësojnë,70
Komentimi 1 shënim
Shënimi 70
Këta idhujtarë që e përgënjeshtruan Kuranin dhe Librat hyjnorë që Allahu i zbriti të dërguarve të Tij për udhëzimin e njerëzve, do ta mësojnë pasojën e përgënjeshtrimit të tyre,
إِذِ ٱلْأَغْلَـٰلُ فِىٓ أَعْنَـٰقِهِمْ وَٱلسَّلَـٰسِلُ يُسْحَبُونَ ٧١
kur prangat të jenë në qafat e tyre dhe zinxhirët, e ata do të tërhiqen zvarrë,71
Komentimi 1 shënim
Shënimi 71
kur prangat t’u vihen në qafa, zinxhirët në këmbë dhe engjëjt e dënimit t’i tërheqin zvarrë,
فِى ٱلْحَمِيمِ ثُمَّ فِى ٱلنَّارِ يُسْجَرُونَ ٧٢
në ujin e valuar, pastaj do të digjen në Zjarr.72
Komentimi 1 shënim
Shënimi 72
në ujin e nxehtë që vlon me ashpërsi dhe zjarr, e pastaj të hidhen në zjarrin e Xhehenemit ku do të digjen.
ثُمَّ قِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تُشْرِكُونَ ٧٣
Pastaj do t’u thuhet: “Ku janë ata që ju i adhuronit,73
Komentimi 1 shënim
Shënimi 73
Pastaj u thuhet atyre, si qortim, ndërsa gjenden në atë gjendje të mjerë: “Ku janë hyjnitë që adhuronit përveç Allahut?
مِن دُونِ ٱللَّهِ ۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا بَل لَّمْ نَكُن نَّدْعُواْ مِن قَبْلُ شَيْـًۭٔا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٧٤
në vend të Allahut?” Ata do të thonë: “Na u zhdukën prej syve. Në fakt, ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë.” Kështu, Allahu i lë në humbje mohuesit.74
Komentimi 1 shënim
Shënimi 74
“Ku janë hyjnitë që adhuronit përveç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë sot? Thirrini, që t’ju shpëtojnë nga kjo fatkeqësi që ju ka goditur, nëse munden.” Mohuesit do të thonë: “Na janë zhdukur prej syve, nuk na sollën asnjë dobi.” Dhe pranojnë se kanë qenë në humbje e marrëzi, dhe se adhurimi i tyre ka qenë i kotë, pa asnjë vlerë. Ashtu siç Allahu i humbi këta, po kështu do t’i humbë në Xhehenem edhe ato që ata adhuruan në dynja përveç Tij. Allahu i humb mohuesit që nuk besojnë tek Ai.
ذَٰلِكُم بِمَا كُنتُمْ تَفْرَحُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَبِمَا كُنتُمْ تَمْرَحُونَ ٧٥
Kjo, sepse ju gëzoheshit në Tokë pa të drejtë dhe ngazëlloheshit.75
Komentimi 1 shënim
Shënimi 75
Ky dënim që ju ka goditur është vetëm për shkak të asaj që ju bënit në jetën e dynjasë, nga pakujdesia juaj: sepse gëzoheshit me mëkatet dhe të këqijat që kryenit, dhe nga mendjemadhësia, teprimi dhe padrejtësia që tregonit ndaj robërve të Allahut.
ٱدْخُلُوٓاْ أَبْوَٰبَ جَهَنَّمَ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى ٱلْمُتَكَبِّرِينَ ٧٦
“Hyni në portat e Xhehenemit, për të qëndruar aty përgjithmonë. Sa i shëmtuar është vendbanimi i mendjemëdhenjve!”76
Komentimi 1 shënim
Shënimi 76
Hyni në portat e Xhehenemit, si ndëshkim për mohimin tuaj ndaj Allahut dhe për mëkatet tuaja kundër Tij, dhe aty do të qëndroni përgjithmonë. Sa vendbanim i keq është Xhehenemi për ata që në dynja u treguan mendjemëdhenj ndaj Allahut!
فَٱصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ ۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ ٱلَّذِى نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ ٧٧
Prandaj, ji i durueshëm, se me të vërtetë premtimi i Allahut është i vërtetë. Qoftë nëse Ne të tregojmë një pjesë të atij (dënimi) që u premtojmë atyre, ose të marrim jetën më parë, ata tek Ne do të kthehen gjithësesi.77
Komentimi 1 shënim
Shënimi 77
Prandaj, duro o i Dërguar, dhe vazhdo rrugën e thirrjes; me të vërtetë premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe Ai do të përmbushë atë që të ka premtuar. Ose do të të tregojmë, gjatë jetës tënde, disa nga ato që u kemi përgatitur këtyre idhujtarëve nga dënimi, ose do të të marrim (vdekjen) para se kjo t’u ndodhë atyre. Gjithësesi, te Ne është kthimi i tyre Ditën e Kiametit, dhe do t’i bëjmë të shijojnë dënimin e rëndë për atë që mohonin.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًۭا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُم مَّن لَّمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ ۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِىَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ فَإِذَا جَآءَ أَمْرُ ٱللَّهِ قُضِىَ بِٱلْحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلْمُبْطِلُونَ ٧٨
Ne kemi dërguar të dërguar para teje; për disa prej tyre të kemi treguar, kurse për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Asnjë të dërguari nuk i takonte të sillte ndonjë mrekulli, veçse me lejen e Allahut. E kur erdhi urdhri i Allahut, u gjykua me drejtësi, dhe aty humbën gënjeshtarët.78
Komentimi 1 shënim
Shënimi 78
Ne, me të vërtetë, kemi dërguar para teje – o Muhamed – shumë të dërguar te popujt e tyre, të cilët i thërrisnin në besim dhe duronin ndaj lëndimeve të tyre: për disa prej tyre të kemi treguar ty, e për disa të tjerë nuk te kemi rrëfyer. Të gjithë ata ishin të urdhëruar të përcillnin shpalljen e Allahut që u zbriti. Asnjëri prej tyre nuk mund të sillte ndonjë mrekulli fizike apo logjike përveçse me lejen dhe dëshirën e Allahut. E kur erdhi urdhri i Allahut për dënimin e përgënjeshtruesve, u vendos me drejtësi mes të dërguarve dhe atyre që i mohuan, dhe në atë çast humbën të pavërtetët, sepse trilluan gënjeshtra kundër Allahut dhe adhuruan të tjerë përveç Tij.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَنْعَـٰمَ لِتَرْكَبُواْ مِنْهَا وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ ٧٩
Allahu është Ai që krijoi për ju kafshët e buta, në mënyrë që mbi disa prej tyre të hipni dhe disa t’i hani.79
Komentimi 1 shënim
Shënimi 79
Allahu, i Lartësuari, është Ai që ua dha juve bagëtinë, që të përfitoni prej tyre: për hipje dhe për ushqim.
وَلَكُمْ فِيهَا مَنَـٰفِعُ وَلِتَبْلُغُواْ عَلَيْهَا حَاجَةًۭ فِى صُدُورِكُمْ وَعَلَيْهَا وَعَلَى ٱلْفُلْكِ تُحْمَلُونَ ٨٠
Ju keni dobi të shumta në to; me to arrini nevojat që keni në gjokset tuaja, dhe mbi to dhe mbi anije ju barteni.80
Komentimi 1 shënim
Shënimi 80
Dhe ju keni shumë dobi të tjera në to; me ngarkesat mbi disa prej tyre plotësoni nevojat e zemrave tuaja për të arritur vende të largëta. Mbi këto kafshë ju barteni në tokë, dhe mbi anijet në det barteni po ashtu.
وَيُرِيكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ فَأَىَّ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ تُنكِرُونَ ٨١
Ai ju tregon shenjat e Tij. Atëherë, cilat prej shenjave të Allahut i mohoni?81
Komentimi 1 shënim
Shënimi 81
Allahu i Madhëruar ju tregon argumentet e Tij të shumta dhe të qarta, që dëshmojnë për fuqinë dhe urtësinë e Tij në krijesat e Tij. Atëherë, cilën nga shenjat e Tij mund ta mohoni dhe të mos e pranoni?
أَفَلَمْ يَسِيرُواْ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَانُوٓاْ أَكْثَرَ مِنْهُمْ وَأَشَدَّ قُوَّةًۭ وَءَاثَارًۭا فِى ٱلْأَرْضِ فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَكْسِبُونَ ٨٢
A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të shohin se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të shumtë se ata, më të fuqishëm dhe lanë më shumë gjurmë në Tokë. Por, ajo që fituan nuk u solli asnjë dobi.82
Komentimi 1 shënim
Shënimi 82
A nuk kanë udhëtuar këta përgënjeshtrues nëpër tokë, që të mendojnë mbi fundin e popujve që mohuan para tyre, e të shohin se si përfunduan ata? Popujt e hershëm ishin më të shumtë në numër, më të fortë në mjete dhe lanë gjurmë më të mëdha në tokë me ndërtesa, punishte, mbjellje e të tjera; por asgjë nga ato që fituan nuk u bëri dobi kur i goditi ndëshkimi i Allahut.
فَلَمَّا جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَرِحُواْ بِمَا عِندَهُم مِّنَ ٱلْعِلْمِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ٨٣
Kur u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata u gëzuan me atë që kishin nga dija e tyre, por i përfshiu ajo me të cilën talleshin.83
Komentimi 1 shënim
Shënimi 83
Kur atyre popujve përgënjeshtrues u erdhën të dërguarit e tyre me argumente të qarta, ata u gëzuan – nga padituria – me atë pak dije që kishin, e cila ishte në kundërshtim me atë që sollën të dërguarit. Atëherë i goditi dënimi që ata vetë e kërkonin me tallje dhe përqeshje nga të dërguarit e tyre. - Ky ajet është dëshmi se çdo dije që bie ndesh me Islamin, që e cenon ose e vë në dyshim vërtetësinë e tij, është dije e qortuar dhe e urryer; dhe ai që e beson atë nuk është nga pasuesit e Muhamedit ﷺ.
فَلَمَّا رَأَوْاْ بَأْسَنَا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَحْدَهُۥ وَكَفَرْنَا بِمَا كُنَّا بِهِۦ مُشْرِكِينَ ٨٤
Dhe, kur e panë dënimin Tonë, thanë: “Tani besojmë vetëm në Allahun dhe mohojmë gjithçka që i shoqëronim Atij.”84
Komentimi 1 shënim
Shënimi 84
Kur e panë dënimin Tonë, pranuan – atëherë kur pranimi nuk u sillte më dobi – dhe thanë: “Besuam vetëm tek Allahu dhe mohuam gjithçka që i kishim bërë shok Atij në adhurim.”
فَلَمْ يَكُ يَنفَعُهُمْ إِيمَـٰنُهُمْ لَمَّا رَأَوْاْ بَأْسَنَا ۖ سُنَّتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِى قَدْ خَلَتْ فِى عِبَادِهِۦ ۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلْكَـٰفِرُونَ ٨٥
Por, besimi i tyre nuk u bëri dobi kur panë dënimin Tonë. Ky është ligji i Allahut, që ka zbatuar gjithmonë me robërit e Tij. Atëherë, mohuesit humbasin plotësisht.85
Komentimi 1 shënim
Shënimi 85
Besimi i tyre nuk u bëri dobi kur panë dënimin Tonë; sepse ishte besim i detyruar prej frikës, jo besim me zgjedhje dhe dëshirë. Ky është ligji i Allahut, rruga që Ai ka caktuar për të gjithë popujt: që besimi nuk u bën dobi kur shohin dënimin. Dhe kur vjen ndëshkimi i Allahut, shkatërrohen mohuesit e Zotit të tyre, ata që mohuan Njësinë dhe bindjen ndaj Tij.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Është folur më parë për shkronjat e ndara në fillim të sures El-Bekare.