SURJA 35
Fatir Krijuesi
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ جَاعِلِ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ رُسُلًا أُوْلِىٓ أَجْنِحَةٍۢ مَّثْنَىٰ وَثُلَـٰثَ وَرُبَـٰعَ ۚ يَزِيدُ فِى ٱلْخَلْقِ مَا يَشَآءُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ١
I gjithë lavdërimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës, Bërësit të engjëjve të dërguar me nga dy, tre e katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.1
مَّا يَفْتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحْمَةٍۢ فَلَا مُمْسِكَ لَهَا ۖ وَمَا يُمْسِكْ فَلَا مُرْسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٢
Çfarëdo mëshire që Allahu ua hap njerëzve, askush nuk mund ta pengojë; dhe çfarë Ai ndal, askush nuk mund ta lëshojë pas Tij. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Çfarëdo të mire që Allahu u hap njerëzve – qoftë furnizim, shi, shëndet, dituri apo të tjera begati – askush nuk është në gjendje t’ua ndalojë këto mëshira. E çfarëdo që Ai të ndalojë prej tyre, askush nuk mund ta lëshojë pas Tij. Ai është i Plotfuqishmi, që i nënshtron të gjitha, dhe i Urti që jep dhe ndalon mëshirën sipas urtësisë së Tij.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذْكُرُواْ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ ۚ هَلْ مِنْ خَـٰلِقٍ غَيْرُ ٱللَّهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ ۚ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ ٣
O njerëz, kujtoni dhuntitë e Allahut ndaj jush! A ka ndonjë krijues tjetër përveç Allahut, që ju furnizon me ushqim nga qielli dhe Toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij. E si pra largoheni (nga e vërteta)?3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
O njerëz, kujtoni me zemrat, gjuhët dhe veprat tuaja mirësinë e Allahut mbi ju. Nuk keni Krijues tjetër përveç Allahut, i Cili ju furnizon nga qielli me shi dhe nga toka me ujë, minerale dhe të tjera mirësi. Nuk ka zot tjetër veç Tij, i Vetmi pa ortak. Atëherë si largohemi nga adhurimi dhe njëshmëria e Tij?
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌۭ مِّن قَبْلِكَ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ ٤
Nëse të përgënjeshtrojnë ty (o Muhamed), edhe para teje janë përgënjeshtruar të dërguar të tjerë. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
E nëse populli yt të përgënjeshtron ty, o i Dërguar, atëherë edhe para teje janë përgënjeshtruar të dërguar të tjerë. Dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet në botën tjetër, ku secili do të shpërblehet sipas asaj që meriton.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلْغَرُورُ ٥
O njerëz! Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë ndaj Allahut mashtruesi (djalli).5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
O njerëz, me të vërtetë premtimi i Allahut për ringjalljen, shpërblimin dhe dënimin është i vërtetë dhe i sigurt. Prandaj mos t’ju mashtroftë jeta e kësaj bote me epshet dhe kërkesat e saj, e as mos t’ju mashtroftë për Allahun djalli.
إِنَّ ٱلشَّيْطَـٰنَ لَكُمْ عَدُوٌّۭ فَٱتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدْعُواْ حِزْبَهُۥ لِيَكُونُواْ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلسَّعِيرِ ٦
Me të vërtetë, djalli është armik i juaj, prandaj merreni atë si armik. Ai i fton ithtarët e tij vetëm që të bëhen nga banorët e Zjarrit flakërues.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Vërtet, djalli është armik për bijtë e Ademit, prandaj merreni atë si armik dhe mos ju bindni atij. Ai thërret vetëm ndjekësit e vet drejt humbjes, që të jenë nga banorët e zjarrit të ndezur.
ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمْ عَذَابٌۭ شَدِيدٌۭ ۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَهُم مَّغْفِرَةٌۭ وَأَجْرٌۭ كَبِيرٌ ٧
Për ata që mohuan ka një dënim të ashpër, ndërsa për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Ata që mohuan se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë dhe mohuan atë që sollën të dërguarit e Tij, do të kenë një dënim të ashpër në botën tjetër. Ndërsa ata që e besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruan vepra të mira, do të kenë falje nga Zoti i tyre dhe mbulimin e mëkateve të tyre, si dhe një shpërblim të madh – Xhenetin.
أَفَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ فَرَءَاهُ حَسَنًۭا ۖ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۖ فَلَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَٰتٍ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِمَا يَصْنَعُونَ ٨
A është njësoj ai, të cilit i është zbukuruar e keqja e veprës së tij dhe e sheh atë si të mirë (me atë që është në Rrugë të Drejtë)? Me të vërtetë, Allahu e humb kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Prandaj mos u pikëllo aq shumë për ta. Allahu e di mirë atë që ata bëjnë.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
A është vallë ai, të cilit djalli ia ka zbukuruar veprat e këqija – si mëkatet ndaj Allahut, mohimin dhe adhurimin e idhujve – dhe ai i sheh ato si të bukura e të mira, i njëjtë me atë që Allahu e ka udhëzuar, e që e sheh të mirën si të mirë dhe të keqen si të keqe? Allahu e humb kë të dojë prej robërve të Tij dhe udhëzon kë të dojë. Prandaj mos e shkatërro veten nga pikëllimi për shkak të mohimit të këtyre të humburve, o Muhamed. Vërtet, Allahu i di të këqijat e tyre dhe do t’i shpërblejë me ndëshkimin më të rëndë.
وَٱللَّهُ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ ٱلرِّيَـٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابًۭا فَسُقْنَـٰهُ إِلَىٰ بَلَدٍۢ مَّيِّتٍۢ فَأَحْيَيْنَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ كَذَٰلِكَ ٱلنُّشُورُ ٩
Allahu është Ai që dërgon erërat, të cilat ngrenë re, pastaj Ne i çojmë ato në një vend të vdekur (të thatë), dhe me të e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë edhe ringjallja.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Allahu është Ai që dërgon erërat, të cilat lëvizin retë, e Ne i çojmë ato në një vend të thatë; aty zbret uji dhe Ne e ngjallim tokën pas tharjes së saj, kështu që ajo gjelbërohet me bimësi. Ashtu si ky gjallërim, Allahu do t’i ringjallë të vdekurit në Ditën e Kiametit.
مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلْعِزَّةَ فَلِلَّهِ ٱلْعِزَّةُ جَمِيعًا ۚ إِلَيْهِ يَصْعَدُ ٱلْكَلِمُ ٱلطَّيِّبُ وَٱلْعَمَلُ ٱلصَّـٰلِحُ يَرْفَعُهُۥ ۚ وَٱلَّذِينَ يَمْكُرُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ لَهُمْ عَذَابٌۭ شَدِيدٌۭ ۖ وَمَكْرُ أُوْلَـٰٓئِكَ هُوَ يَبُورُ١٠
Kushdo që dëshiron lavdinë, (le ta dijë se) e gjithë lavdia i përket Allahut. Tek Ai ngjitet fjala e mirë; dhe veprën e mirë, Ai e ngre lart. Sa për ata që kurdisin të këqijat, për ta ka dënim të ashpër, dhe dredhia e tyre do të dështojë.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Kush kërkon madhështi e nder në këtë botë ose në botën tjetër, le ta kërkojë prej Allahut, sepse ajo nuk arrihet veçse me bindjen ndaj Tij. Vetëm Allahut i përket gjithë madhështia. Atë që mbështetet te krijesa, Allahu e poshtëron, kurse atë që mbështetet te Krijuesi, Allahu e lartëson. Tek Ai ngjitet përmendja e mirë dhe veprat e mira i ngre Ai lart. Ndërsa ata që punojnë mëkate, për ta ka një dënim të ashpër, dhe dredhitë e tyre do të shkatërrohen e do të prishen, duke mos u sjellë asnjë dobi.
وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍۢ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍۢ ثُمَّ جَعَلَكُمْ أَزْوَٰجًۭا ۚ وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِۦ ۚ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٍۢ وَلَا يُنقَصُ مِنْ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِى كِتَـٰبٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌۭ ١١
Allahu ju krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji (farë), pastaj ju bëri çifte. Asnjë femër nuk mbart dhe nuk lind veçse me dijeninë e Tij. Askujt nuk i shtohet jeta, dhe as nuk i shkurtohet, veçse është e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Allahu e krijoi babanë tuaj, Ademin, prej dheut, pastaj e bëri pasardhësinë e tij nga një pikë uji të dobët, e më pas ju bëri ju burra dhe gra. Asnjë femër nuk mbetet shtatzënë dhe nuk lind veçse me dijen e Tij. Dhe askujt nuk i zgjatet jeta, as nuk i shkurtohet nga jeta e tij, veçse është e shënuar në Librin pranë Tij – në Leuhi Mahfudh – qysh para se të mbartë nëna dhe para se ta lindë. Allahu i ka përmbledhur e numëruar të gjitha këto dhe i ka ditur para se t’ju krijonte; nuk shtohet asgjë e shkruar për ju e as nuk pakësohet. Vërtet, krijimi juaj, dituria për gjendjet tuaja dhe shënimi i tyre në Librin e ruajtur është e lehtë për Allahun.
وَمَا يَسْتَوِى ٱلْبَحْرَانِ هَـٰذَا عَذْبٌۭ فُرَاتٌۭ سَآئِغٌۭ شَرَابُهُۥ وَهَـٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌۭ ۖ وَمِن كُلٍّۢ تَأْكُلُونَ لَحْمًۭا طَرِيًّۭا وَتَسْتَخْرِجُونَ حِلْيَةًۭ تَلْبَسُونَهَا ۖ وَتَرَى ٱلْفُلْكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبْتَغُواْ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ١٢
Nuk janë njësoj dy detet: njeri është i ëmbël, i freskët, i këndshëm për t’u pirë; kurse tjetri është i kripur, i hidhur. Por, nga të dy, ju hani mish të freskët dhe nxirrni stoli që i vishni. Dhe, ti i sheh anijet si i çajnë dallgët në to, që të kërkoni prej mirësisë së Tij dhe që të jeni mirënjohës.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Nuk janë të barabartë dy detet: njëri është i ëmbël, shumë i freskët, i lehtë për t’u pirë dhe që shuan etjen (ujërat e ëmbla të Tokës); kurse tjetri është i kripur, shumë i hidhur (ujërat e kripura të deteve dhe oqeaneve). E megjithatë, nga të dy detet hani peshk të freskët e me shije të këndshme, dhe nxirrni zbukurime – si perlat dhe koralet – të cilat i vishni. Dhe shikon anijet që çajnë ujin në to, që të kërkoni prej mirësisë së Tij, qoftë për tregti apo të tjera dobi. Në këtë ka shenjë të qartë për fuqinë dhe njëshmërinë e Allahut; dhe ndoshta ju do të jeni mirënjohës ndaj Tij për këto mirësi që ju ka dhënë.
يُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّۭ يَجْرِى لِأَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ ٱلْمُلْكُ ۚ وَٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ ١٣
Ai bën që nata të hyjë në ditë dhe dita të hyjë në natë. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, secili prej tyre lëviz deri në një afat të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Mbretëria është vetëm e Tij. Kurse, ata që ju i adhuroni përveç Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Allahu fut orë nga nata në ditë, duke ia shtuar ditës aq sa i pakësohet natës, dhe fut orë nga dita në natë, duke ia shtuar natës aq sa i pakësohet ditës. Ai i nënshtroi Diellin dhe Hënën, secili lëviz deri në një afat të caktuar. Ai që bëri këtë është Allahu, Zoti juaj; Atij i takon gjithë sundimi, pushteti dhe Mbretëria. Ndërsa ata që i adhuroni përveç Allahut, nuk zotërojnë as edhe cipën më të hollë që mbështjell bërthamën e hurmës.
إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُواْ دُعَآءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُواْ مَا ٱسْتَجَابُواْ لَكُمْ ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ ۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍۢ ١٤
Nëse u luteni atyre, nuk e dëgjojnë lutjen tuaj. Por, edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Dhe, në Ditën e Kijametit do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk të njofton ty (o Muhamed) si Ai që është i Gjithëdijshëm.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Nëse ju, o njerëz, i luteni idhujve, në vend të Allahut, ato nuk e dëgjojnë lutjen tuaj. Por edhe sikur të supozohej se do ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. E në Ditën e Kiametit do të shkëputen prej jush e do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk të tregon ty, o i Dërguar, më të vërtetën sesa Allahu, i Gjithëdituri dhe i Gjithëinformuari.
۞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلْفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِ ۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ ١٥
O njerëz! Ju jeni ata që keni nevojë për Allahun, ndërsa Allahu është i Pasuri, i Lavdëruari.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
O njerëz, ju jeni nevojtarë ndaj Allahut në çdo gjë; nuk mund të jeni të pavarur prej Tij as sa një çast. Ndërsa Ai, i Lartësuari, është i Pasuri që nuk ka nevojë për njerëzit dhe as për ndonjë gjë nga krijesat e Tij. Ai është i Lavdëruar në Qenien, Emrat dhe Cilësitë e Tij, dhe i lavdëruar për mirësitë e Tij; sepse çdo mirësi që kanë njerëzit, është prej Tij. Prandaj Atij i takon lavdia dhe falënderimi në çdo gjendje.
إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍۢ جَدِيدٍۢ ١٦
Nëse do, Ai ju zhduk dhe sjell krijim të ri.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Nëse do Allahu, ju zhduk, o njerëz, dhe sjell një popull tjetër që i binden Atij dhe që adhurojnë vetëm Atë.
وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٍۢ ١٧
Kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Zhdukja juaj dhe sjellja e një krijimi tjetër në vendin tuaj nuk është aspak e pamundur për Allahun, përkundrazi, kjo për Allahun është e lehtë dhe e thjeshtë.
وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌۭ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۚ وَإِن تَدْعُ مُثْقَلَةٌ إِلَىٰ حِمْلِهَا لَا يُحْمَلْ مِنْهُ شَىْءٌۭ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰٓ ۗ إِنَّمَا تُنذِرُ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِٱلْغَيْبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ ۚ وَمَن تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفْسِهِۦ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ ١٨
Askush nuk do të mbart barrën e tjetrit. Dhe, nëse ndonjë shpirt i ngarkuar me barrë thërret dikë tjetër për ta ndihmuar, nuk do të merret asgjë prej saj, edhe sikur të ishte i afërmi i tij. Në të vërteë, ti mund të paralajmërosh vetëm ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, dhe që falin namazin. Kushdo që pastrohet (nga të këqijat), pastrohet për dobinë e vet. Tek Allahu është kthimi.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Asnjë shpirt mëkatar nuk do të bart fajin e një tjetri. Dhe nëse një shpirt i ngarkuar me mëkate kërkon nga dikush tjetër që t’i mbajë ndonjë pjesë të mëkateve të tij, nuk do të gjejë askënd që të mbajë gjë prej tyre, qoftë edhe nëse ai që e kërkon është i afërm i tij – baba, vëlla apo dikush tjetër. Ti, o i Dërguar, i paralajmëron vetëm ata që e kanë frikë dënimin e Zotit të tyre edhe pse nuk e kanë parë Atë, dhe që e kryejnë faljen e namazit siç duhet. Ndërsa kush pastrohet nga idhujtaria dhe mëkatet e tjera, ai pastrohet vetëm për të mirën e vet. Tek Allahu është kthimi dhe fundi i të gjitha krijesave, ku secili do të shpërblehet sipas asaj që meriton.
وَمَا يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ ١٩
Nuk janë njësoj i verbri dhe ai që sheh,19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Nuk është i barabartë i verbri ndaj fesë së Allahut me atë që sheh qartë rrugën e së vërtetës dhe e ndjek atë.
وَلَا ٱلظُّلُمَـٰتُ وَلَا ٱلنُّورُ ٢٠
as errësirat dhe drita,20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Nuk janë të barabarta errësirat e kufrit me dritën e besimit.
وَلَا ٱلظِّلُّ وَلَا ٱلْحَرُورُ ٢١
as hija e freskët dhe vapa e zjarrtë,21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Nuk janë të barabarta hija e freskët me vapën e nxehtë.
وَمَا يَسْتَوِى ٱلْأَحْيَآءُ وَلَا ٱلْأَمْوَٰتُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُسْمِعُ مَن يَشَآءُ ۖ وَمَآ أَنتَ بِمُسْمِعٍۢ مَّن فِى ٱلْقُبُورِ ٢٢
Po ashtu, nuk janë të barabartë të gjallët dhe të vdekurit. Allahu bën të dëgjojë kë të dojë, kurse ti (o Muhamed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Nuk janë të barabarta zemrat e gjalla me besim me zemrat e vdekura me mohim. Allahu ia mundëson të dëgjojë me kuptim dhe pranueshmëri kujt të dojë. Ti, o i Dërguar, nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre; ashtu si nuk mund të bësh të dëgjojnë të vdekurit në varret e tyre, po ashtu nuk mund të bësh të dëgjojnë këta mohues për shkak të vdekjes së zemrave të tyre.
إِنْ أَنتَ إِلَّا نَذِيرٌ ٢٣
Ti je vetëm paralajmërues.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ti nuk je veçse paralajmërues i tyre nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut.
إِنَّآ أَرْسَلْنَـٰكَ بِٱلْحَقِّ بَشِيرًۭا وَنَذِيرًۭا ۚ وَإِن مِّنْ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٌۭ ٢٤
Vërtet, Ne të kemi dërguar ty me të vërtetën, si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues. Nuk ka popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Ne të kemi dërguar me të vërtetën – besimin në Allahun dhe dispozitat e fesë – përgëzues me xhenet për ata që të besojnë dhe ndjekin udhëzimin tënd, dhe paralajmërues me zjarr për ata që të përgënjeshtrojnë e të kundërshtojnë. Nuk ka asnjë popull pa një paralajmërues që t’i frikësojë për pasojat e mohimit dhe humbjes së tyre.
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ وَبِٱلزُّبُرِ وَبِٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُنِيرِ ٢٥
Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan (të dërguarit e tyre). Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, me Shkrimet dhe me Librin ndriçues.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Nëse këta idhujtarë të përgënjeshtrojnë ty, o Muhamed, atëherë dije se para tyre i përgënjeshtruan popujt e mëparshëm të dërguarit e vet, të cilët u erdhën me mrekulli të qarta që dëshmonin profetësinë e tyre, me Libra që përmbanin shumë ligje, dhe me Librin ndriçues që sqaronte rrugën e së mirës dhe të së keqes.
ثُمَّ أَخَذْتُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ ٢٦
Pastaj, Unë i ndëshkova ata që mohuan. E sa i tmerrshëm ishte dënimi Im!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Pastaj i mora në ndëshkim ata që mohuan, me lloje të ndryshme dënimesh. Shiko pra, si ishte mohimi Im ndaj veprës së tyre dhe zbritja e ndëshkimit Tim mbi ta!
أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ ثَمَرَٰتٍۢ مُّخْتَلِفًا أَلْوَٰنُهَا ۚ وَمِنَ ٱلْجِبَالِ جُدَدٌۢ بِيضٌۭ وَحُمْرٌۭ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَٰنُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٌۭ ٢٧
A nuk e sheh se Allahu e zbret ujin nga qielli; e me të nxjerrim fruta me ngjyra të ndryshme? Po ashtu, në male ka shtresa me ngjyra të bardha, të kuqe, të ndryshme dhe të zeza të thella.27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli, e me të vadit pemët në tokë, dhe nxjerr prej tyre fruta me ngjyra të ndryshme – të kuqe, të zeza, të verdha e të tjera? Dhe ka krijuar në male shtigje të bardha e të kuqe me ngjyra të ndryshme, si edhe male me ngjyrë të zezë shumë të errët.
وَمِنَ ٱلنَّاسِ وَٱلدَّوَآبِّ وَٱلْأَنْعَـٰمِ مُخْتَلِفٌ أَلْوَٰنُهُۥ كَذَٰلِكَ ۗ إِنَّمَا يَخْشَى ٱللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ ٱلْعُلَمَـٰٓؤُاْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ ٢٨
Edhe njerëzit, kafshët dhe bagëtitë, janë gjithashtu të ndryshëm në ngjyrat e tyre. Me të vërtetë, nga robërit e Allahut, vetëm të diturit i frikësohen Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, Falës.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Po ashtu, Ne i krijuam njerëzit, shtazët, devetë, lopët e delet, me ngjyra të ndryshme – të kuqe, të bardha, të zeza e të tjera – ashtu si ndryshimi i ngjyrave të frutave dhe maleve. Vërtet, Allahun e kanë frikë dhe i ruhen dënimit të Tij vetëm dijetarët, ata që e njohin Atë, të Lartësuarin, cilësitë e Tij, ligjin e Tij dhe fuqinë e Tij mbi çdo gjë – përfshirë edhe ndryshimin e këtyre krijesave me një shkak të përbashkët – dhe që meditojnë në ato çfarë ka brenda tyre nga mësimet dhe porositë. Allahu është i Plotfuqishëm, i Pathyeshëm, dhe Falës, që shpërblen ata që i binden Atij dhe ua fal atyre.
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَـٰبَ ٱللَّهِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ سِرًّۭا وَعَلَانِيَةًۭ يَرْجُونَ تِجَـٰرَةًۭ لَّن تَبُورَ ٢٩
Vërtet, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe shpenzojnë prej asaj që Ne u kemi dhënë, fshehtas dhe haptazi, shpresojnë për një tregti që nuk do të dështojë kurrë;29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Ata që lexojnë Kuranin, veprojnë sipas tij, kryejnë rregullisht namazin në kohët e tij, dhe shpenzojnë nga ajo që Ne u kemi dhënë – qoftë prej detyrimeve apo prej lëmoshave vullnetare, fshehtas apo haptazi – këta shpresojnë në një tregti që nuk do të humbasë kurrë;
لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِۦٓ ۚ إِنَّهُۥ غَفُورٌۭ شَكُورٌۭ ٣٠
që Ai t’ua shpërblejë atyre me plotësi dhe t’u japë edhe më tepër nga mirësia e Tij. Vërtet, Ai është Falës i Madh, Shumë Mirënjohës.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
e që është kënaqësia e Zotit të tyre dhe fitimi i shpërblimit të madh. Allahu do t’u japë atyre shpërblimin e veprave të tyre plotësisht, pa ua pakësuar, dhe do t’ua shumëfishojë të mirat nga mirësia e Tij. Vërtet, Allahu është Falës i mëkateve dhe Mirënjohës për veprat e mira, duke i shpërblyer me një shpërblim të madh.
وَٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ هُوَ ٱلْحَقُّ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرٌۢ بَصِيرٌۭ ٣١
Ajo që Ne të kemi shpallur ty nga Libri (Kurani) është e vërteta, që vërteton Librat që kanë qenë para tij. Me të vërtetë, Allahu është i Mirinformuar, Shikues i robërve të Vet.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Ajo që Ne të kemi zbritur ty, o i Dërguar, nga Kurani, është e vërteta që vërteton Librat që Allahu i ka zbritur te të dërguarit para teje. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çështjet e robërve të Tij, dhe i Paanshëm që i sheh veprat e tyre, e do t’i shpërblejë për to.
ثُمَّ أَوْرَثْنَا ٱلْكِتَـٰبَ ٱلَّذِينَ ٱصْطَفَيْنَا مِنْ عِبَادِنَا ۖ فَمِنْهُمْ ظَالِمٌۭ لِّنَفْسِهِۦ وَمِنْهُم مُّقْتَصِدٌۭ وَمِنْهُمْ سَابِقٌۢ بِٱلْخَيْرَٰتِ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَضْلُ ٱلْكَبِيرُ ٣٢
Pastaj, Ne ua trashëguam Librin atyre që i kemi zgjedhur nga robërit Tanë (ndjekësit e Muhamedit). Disa prej tyre i bëjnë padrejtësi vetvetes (me gjynahe), disa janë në mes, e disa të tjerë, me lejen e Allahut, janë përpara në vepra të mira. Kjo është me të vërtetë, mirësia e madhe.32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Pastaj, pas shkatërrimit të popujve të mëparshëm, Ne ia dhamë Kuranin atyre që i zgjodhëm nga umeti i Muhamedit ﷺ: prej tyre ka që i bëjnë padrejtësi vetes duke kryer disa mëkate; prej tyre ka që janë të matur, duke kryer detyrimet dhe duke iu shmangur të ndaluarave; dhe prej tyre ka që janë të parët në të mira, me lejen e Allahut, duke u përpjekur me zell në veprat e mira, si në ato të detyrueshme ashtu edhe në ato vullnetare. Ky dhurim i Librit dhe kjo përzgjedhje e këtij populli musliman është mirësia më e madhe e Allahut.
جَنَّـٰتُ عَدْنٍۢ يَدْخُلُونَهَا يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍۢ وَلُؤْلُؤًۭا ۖ وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌۭ ٣٣
Ata do të kenë kopshtet e Adnit (përjetësisë); aty do të hyjnë, do të stolisen me byzylykë prej ari dhe perla, e rrobat e tyre aty do të jenë prej mëndafshi.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Në kopshte të përjetshme të Adnit do të hyjnë ata që Allahu ua dha trashëgim Librin e Tij; aty do të stolisen me byzylykë prej ari dhe me perla, dhe veshja e tyre e zakonshme në Xhenet do të jetë mëndafshi, pra rroba të holla e të bukura.
وَقَالُواْ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِىٓ أَذْهَبَ عَنَّا ٱلْحَزَنَ ۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٌۭ شَكُورٌ ٣٤
Dhe ata do të thonë: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili e largoi prej nesh pikëllimin! Vërtet, Zoti ynë është Falës i Madh, Shumë Mirënjohës.”34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Dhe kur të hyjnë në Xhenet, do të thonë: “Falënderimi i qoftë Allahut që na largoi çdo hidhërim. Vërtet, Zoti ynë është Falës – që na fali gabimet – dhe Mirënjohës – që pranoi veprat tona të mira dhe i shumëfishoi ato, duke na shpërblyer shumëfish.
ٱلَّذِىٓ أَحَلَّنَا دَارَ ٱلْمُقَامَةِ مِن فَضْلِهِۦ لَا يَمَسُّنَا فِيهَا نَصَبٌۭ وَلَا يَمَسُّنَا فِيهَا لُغُوبٌۭ٣٥
Ai, i Cili na ka vendosur në shtëpinë e përhershme (Xhenet), nga mirësia e Tij, ku nuk na prek as lodhje, as mundim.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Ai na vendosi në shtëpinë e përhershme të Xhenetit nga mirësia e Tij; aty nuk do të na prekë as lodhje, as mundim.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقْضَىٰ عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُواْ وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُم مِّنْ عَذَابِهَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى كُلَّ كَفُورٍۢ ٣٦
Ndërsa ata që mohuan, për ta do të jetë zjarri i Xhehenemit, ku nuk do të vendoset mbi ta as fund i dënimit - që të vdesin, as nuk do t’u lehtësohet aspak dënimi. Kështu e shpërblejmë Ne çdo mosmirënjohës.36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Ndërsa ata që mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, për ta është zjarri i ndezur i Xhehenemit. Aty nuk do të merret vendim për t’i bërë të vdekur, që të vdesin e të pushojnë, dhe as nuk do t’u lehtësohet dënimi prej tij. Me një ndëshkim të tillë, Allahu e shpërblen çdo këmbëngulës në mohim dhe kokëfortë në të.
وَهُمْ يَصْطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَآ أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَـٰلِحًا غَيْرَ ٱلَّذِى كُنَّا نَعْمَلُ ۚ أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُ ۖ فَذُوقُواْ فَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ ٣٧
Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë! Na nxirr që këtu, se do të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që bënim!” (Do t’u thuhet): “A nuk ju patëm dhënë jetë të mjaftueshme, që të mendonte kush donte të mendonte? Dhe ju erdhi paralajmëruesi. Pra, shijoni (dënimin)! Për mizorët nuk ka ndihmës.”37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Mohuesit do të bërtasin nga ashpërsia e dënimit në zjarrin e Xhehenemit, duke kërkuar ndihmë: “Zoti ynë, na nxirr nga zjarri i Xhehenemit dhe na kthe në dynja që të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që bënim gjatë jetës sonë në këtë botë; të besojmë në vend të mohimit.” Atëherë do t’u thuhet: “A nuk ju dhamë kohë të mjaftueshme gjatë jetës, që të përfitonte nga ajo kushdo që donte të merrte mësim? Dhe ju erdhi i Dërguari ﷺ, megjithatë nuk u përmendët e nuk u përmirësuat. Prandaj shijoni dënimin e Xhehenemit, sepse mohuesit nuk kanë ndihmës që t’i mbrojë nga dënimi i Allahut.”
إِنَّ ٱللَّهَ عَـٰلِمُ غَيْبِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٣٨
Me të vërtetë, Allahu është i Njohur për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai e di mirë atë që fshihet në zemra.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Vërtet, Allahu është i dijshëm për çdo gjë të fshehtë në qiej dhe në Tokë, dhe Ai di fshehtësitë e zemrave. Prandaj kini frikë prej Tij që të mos ju shohë ndërsa mbani në zemër dyshim ose idhujtari ndaj njëshmërisë së Tij, ose dyshim në profetësinë e Muhamedit ﷺ, apo ndërsa e kundërshtoni Atë me mëkate të tjera!
هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَكُمْ خَلَـٰٓئِفَ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ فَمَن كَفَرَ فَعَلَيْهِ كُفْرُهُۥ ۖ وَلَا يَزِيدُ ٱلْكَـٰفِرِينَ كُفْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ إِلَّا مَقْتًۭا ۖ وَلَا يَزِيدُ ٱلْكَـٰفِرِينَ كُفْرُهُمْ إِلَّا خَسَارًۭا ٣٩
Është Ai, që ju ka bërë zëvendës në Tokë. Kushdo që mohon, mohimi i tij bie vetëm mbi të. Mosbesimi i mohuesve nuk u shton tjetër, veçse urrejtje te Zoti i tyre; dhe mosbesimi i tyre nuk u shton tjetër veçse humbje.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Allahu është Ai që ju bëri ju, o njerëz, të zëvendësoni njëri-tjetrin në Tokë. E kush prej jush mohon njëshmërinë e Allahut, e ka dëmin dhe mohimin vetëm mbi veten e tij. Dhe mohimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre veçse urrejtje dhe hidhërim, e nuk u shton atyre mohimi në Allahun veçse humbje dhe shkatërrim.
قُلْ أَرَءَيْتُمْ شُرَكَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِى مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌۭ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ أَمْ ءَاتَيْنَـٰهُمْ كِتَـٰبًۭا فَهُمْ عَلَىٰ بَيِّنَتٍۢ مِّنْهُ ۚ بَلْ إِن يَعِدُ ٱلظَّـٰلِمُونَ بَعْضُهُم بَعْضًا إِلَّا غُرُورًا ٤٠
Thuaju: “A i keni parë ortakët tuaj, që ju u luteni në vend të Allahut? Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë, apo a kanë ndonjë pjesë në krijimin e qiejve?” Apo, Ne u kemi dhënë atyre ndonjë Libër që të kenë ndonjë provë prej tij?” Jo! Por të padrejtët nuk i premtojnë njëri-tjetrit asgjë tjetër, përveç mashtrimit.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Thuaj, o i Dërguar, idhujtarëve: “Më tregoni, çfarë kanë krijuar shokët tuaj (idhujt) ndonjë gjë nga Toka? Apo vallë kanë ndonjë pjesë me Allahun në krijimin e qiejve? Apo Ne u kemi dhënë atyre ndonjë libër, ku ata kanë ndonjë provë e argument prej tij?” Përkundrazi, ajo që u premtojnë mohuesit njëri-tjetrit nuk është veçse mashtrim dhe gënjim.
۞ إِنَّ ٱللَّهَ يُمْسِكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ أَن تَزُولَا ۚ وَلَئِن زَالَتَآ إِنْ أَمْسَكَهُمَا مِنْ أَحَدٍۢ مِّنۢ بَعْدِهِۦٓ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًۭا ٤١
Me të vërtetë, Allahu i mban qiejt dhe Tokën që të mos bienë. E nëse do të binin, askush përveç Tij nuk mund t’i mbante. Me të vërtetë, Ai është i Butë, Falës.41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Vërtet, Allahu i mban qiejt dhe Tokën që të mos lëvizin nga vendi i tyre. E nëse do të lëviznin, askush tjetër pas Tij nuk do të mund t’i mbante. Allahu është i Butë, duke e vonuar dënimin ndaj jobesimtarëve dhe mëkatarëve, dhe është Falës për atë që pendohet nga mëkatet e tij dhe kthehet tek Ai.
وَأَقْسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَـٰنِهِمْ لَئِن جَآءَهُمْ نَذِيرٌۭ لَّيَكُونُنَّ أَهْدَىٰ مِنْ إِحْدَى ٱلْأُمَمِ ۖ فَلَمَّا جَآءَهُمْ نَذِيرٌۭ مَّا زَادَهُمْ إِلَّا نُفُورًا ٤٢
Ata (idhujtarët e Mekës) u betuan solemnisht për Allahun se, nëse do t’u vinte ndonjë paralajmërues, do të ishin më të udhëzuar se çdo popull tjetër. Por, kur u erdhi paralajmëruesi, nuk u shtoi gjë tjetër, veçse largim;42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Mohuesit kurashit u betuan fort në Allahun se, nëse do t’u vinte ndonjë i dërguar nga Allahu, për t’i frikësuar nga dënimi i Tij, do të bëheshin më të drejtë dhe më ndjekës të së vërtetës sesa hebrenjtë, të krishterët dhe të tjerët. Por kur u erdhi Muhamedi ﷺ, kjo nuk u shtoi tjetër veçse largim nga e vërteta dhe mospëlqim ndaj saj.
ٱسْتِكْبَارًۭا فِى ٱلْأَرْضِ وَمَكْرَ ٱلسَّيِّئِ ۚ وَلَا يَحِيقُ ٱلْمَكْرُ ٱلسَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِۦ ۚ فَهَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ ٱلْأَوَّلِينَ ۚ فَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَبْدِيلًۭا ۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَحْوِيلًا ٤٣
duke u sjellë me mendjemadhësi në Tokë dhe duke kurdisur dredhi të këqija. Por, dredhia e keqe nuk prek tjetër, veçse vetë autorët e saj. A mos vallë, ata presin diçka tjetër, përveç asaj që ka goditur të mëparshmit? Por, nuk do të gjesh kurrë ndryshim në rregullin e Allahut, dhe nuk do të gjesh kurrë devijim në ligjin e Allahut.43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Betimi i tyre nuk ishte me qëllim të mirë dhe kërkim të së vërtetës, por nga mendjemadhësia në tokë ndaj krijesave, duke dashur me të mashtrim, dredhi dhe të pavërtetën. Por dredhia e keqe nuk kthehet veçse mbi autorët e saj. Vallë, çfarë presin këta mendjemëdhenj mashtrues, përveç dënimit që zbriti mbi ata që ishin para tyre? Ti nuk do të gjesh ndryshim dhe as zëvendësim në ligjin e Allahut; askush nuk mund ta ndryshojë dhe as ta largojë dënimin nga vetja apo nga dikush tjetër.
أَوَلَمْ يَسِيرُواْ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَكَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةًۭ ۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعْجِزَهُۥ مِن شَىْءٍۢ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَلَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَلِيمًۭا قَدِيرًۭا ٤٤
A nuk kanë udhëtuar ata nëpër Tokë e të shohin si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre, të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Asgjë nuk mund t’i shpëtojë Allahut, as në qiej, as në Tokë. Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
A nuk kanë udhëtuar idhjutarët e Mekës nëpër Tokë që të shihnin se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre – si Adi, Themudi dhe të tjerë si ata – dhe çfarë shkatërrimi i goditi, si dhe çfarë shkretie u bënë vendbanimet e tyre, kur ata i përgënjeshtruan të dërguarit? E ata mohues të hershëm ishin më të fuqishëm dhe më të ashpër se mohuesit e Mekës. Por Allahun nuk mund ta dobësojë dhe as t’i shpëtojë asgjë në qiej apo në Tokë. Vërtet, Ai është i Dijshëm për veprat e tyre dhe i Fuqishëm për t’i shkatërruar ata.
وَلَوْ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِمَا كَسَبُواْ مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهْرِهَا مِن دَآبَّةٍۢ وَلَـٰكِن يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِۦ بَصِيرًۢا ٤٥
Sikur Allahu t’i ndëshkonte njerëzit për atë që meritojnë, nuk do të linte mbi sipërfaqen e Tokës asnjë gjallesë. Por, Ai i shtyn ata deri në një afat të caktuar. E kur t’u vijë afati i tyre, atëherë Allahu i sheh robërit e Vet.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Sikur Allahu t’i ndëshkonte njerëzit për mëkatet dhe shkeljet që bëjnë, nuk do të linte mbi faqen e Tokës asnjë gjallesë që ecën mbi të. Por Ai u jep afat dhe e vonon dënimin e tyre deri në një kohë të caktuar tek Ai. E kur të vijë koha e dënimit të tyre, Allahu është gjithmonë i Vëzhgueshëm ndaj robërve të Tij; Asnjë prej tyre nuk i fshihet dhe asgjë nga punët e tyre nuk i shpëton diturisë së Tij. Dhe Ai do t’i shpërblejë për atë që kanë vepruar, qoftë mirë apo keq.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Lëvdatë ndaj Allahut për cilësitë e Tij, të cilat të gjitha janë cilësi përsosjeje, dhe për mirësitë e Tij të dukshme dhe të fshehta, fetare e jetësore. Ai është Krijuesi dhe Shpikësi i qiejve dhe i Tokës. Ai që i bën engjëjt të jenë lajmëtarë tek kush të dojë prej robërve të Tij, për çfarë të dojë nga urdhrat dhe ndalesat e Tij. Nga madhështia e fuqisë së Allahut është se Ai i bëri engjëjt me krahë nga dy, nga tre ose nga katër palë, me të cilët fluturojnë për të përcjellë atë që Allahu ka urdhëruar. Allahu shton në krijimin e Tij ç’të dojë. Vërtet Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë; nuk ka asgjë të pamundur.