SURJA 39
Ez Zumer Grupet
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
تَنزِيلُ ٱلْكِتَـٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ١
Shpallja e këtij Libri është nga Allahu - i Plotfuqishmi, i Urti.1
إِنَّآ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ فَٱعْبُدِ ٱللَّهَ مُخْلِصًۭا لَّهُ ٱلدِّينَ ٢
Vërtet, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën; prandaj adhuro vetëm Allahun, duke qenë i përkushtuar sinqerisht ndaj Tij.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ne ta kemi zbritur ty, o i Dërguar, Kuranin që urdhëron me të vërtetën dhe drejtësinë, prandaj adhuro vetëm Allahun dhe dedikoja Atij të gjithë fenë tënde!
أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلْخَالِصُ ۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلْفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِى مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى مَنْ هُوَ كَـٰذِبٌۭ كَفَّارٌۭ ٣
Vërtet, vetëm Allahut i takon feja e pastër (adhurimi dhe bindja e çiltër). Sa për ata që marrin ndihmës dhe mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë më shumë te Allahu”, Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata kundërshtoheshin. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Vërtet, vetëm Allahut i takon bindja e plotë dhe adhurimi e feja e pastër nga idhujtaria. Ndërsa ata që i bëjnë shok Allahut dhe marin mbrojtës të tjerë përveç Tij, thonë: “Ne nuk i adhurojmë këto hyjni bashkë me Allahun, veçse që të na bëjnë ndërmjetës tek Allahu dhe të na afrojnë në pozitë pranë Tij.” Me këtë ata kanë mohuar, sepse adhurimi dhe ndërmjetësimi i përkasin vetëm Allahut. Allahu do të gjykojë mes besimtarëve të sinqertë dhe idhujtarëve në Ditën e Kiametit për atë që kanë kundërshtuar në adhurimin e tyre, dhe do të shpërblejë secilin sipas asaj që meriton. Allahu nuk udhëzon në rrugën e drejtë atë që shpif ndaj Tij dhe që është mohues i argumenteve dhe shenjave të Tij.
لَّوْ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًۭا لَّٱصْطَفَىٰ مِمَّا يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ ۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ ٤
Sikur të donte Allahu të kishte fëmijë, do të zgjidhte nga krijesat e Tij kë të dëshironte. Qoftë i lartësuar Ai! Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Sikur të donte Allahu të merrte një bir, do të zgjidhte nga krijesat e Tij atë që do të donte. I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu nga të pasurit bir, sepse Ai është Një dhe i Vetëm, i Përhershmi e i Pavaruri, Sunduesi që i ka nënshtruar krijesat e Tij me fuqinë e Tij, dhe çdo gjë është e përulur e e nënshtruar ndaj Tij.
خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيْلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيْلِ ۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ ۖ كُلٌّۭ يَجْرِى لِأَجَلٍۢ مُّسَمًّى ۗ أَلَا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفَّـٰرُ ٥
Ai i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën. Ai e mbështjell natën rreth ditës dhe e mështjell ditën rreth natës. Ai e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; secili ecën deri në një afat të caktuar. Vërtet, Ai është i Plotfuqishmi, Falësi i Madh.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën dhe ç’ka në to me të vërtetën. Ai e sjell natën dhe e largon ditën, dhe e sjell ditën dhe e largon natën. Ai i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën me rregull për dobinë e robërve, secili prej tyre lëviz në orbitën e vet deri në çastin e Kiametit. Vërtet, Allahu që bëri këto vepra dhe i dhuroi krijesave të Tij këto begati, është i Plotfuqishmi mbi krijesat, Falësi i mëkateve të robërve që pendohen.
خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍۢ وَٰحِدَةٍۢ ثُمَّ جَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلْأَنْعَـٰمِ ثَمَـٰنِيَةَ أَزْوَٰجٍۢ ۚ يَخْلُقُكُمْ فِى بُطُونِ أُمَّهَـٰتِكُمْ خَلْقًۭا مِّنۢ بَعْدِ خَلْقٍۢ فِى ظُلُمَـٰتٍۢ ثَلَـٰثٍۢ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ ٱلْمُلْكُ ۖ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُصْرَفُونَ ٦
Ai ju krijoi nga një shpirt (njeri) i vetëm (Ademi), pastaj prej tij krijoi bashkëshorten e tij, dhe zbriti për ju tetë çifte prej bagëtive. Ai ju krijon në barkun e nënave tuaja, krijim pas krijimi (fazë pas faze), në tri errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj; vetëm Atij i përket pushteti. Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) përveç Tij. Atëherë, si shmangeni?6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Zoti juaj ju krijoi, o njerëz, nga Ademi, dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij, Havanë. Dhe për ju krijoi nga bagëtitë tetë lloje, mashkull e femër: nga devetë, lopët, dhentë dhe dhitë. Ai ju krijon në barkun e nënave tuaja fazë pas faze të krijimit, në errësirat e barkut, mitrës dhe placentës. Ky është Allahu që i krijoi këto gjëra, Zoti juaj, i veçuar në pushtet dhe i Vetëm në Hyjninë e Tij, që meriton të adhurohet. Si pra shmangeni nga adhurimi i Tij për t’iu kthyer adhurimit të dikujt tjetër prej krijesave të Tij?
إِن تَكْفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ عَنكُمْ ۖ وَلَا يَرْضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلْكُفْرَ ۖ وَإِن تَشْكُرُواْ يَرْضَهُ لَكُمْ ۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌۭ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٧ ۞
Nëse ju mohoni, Allahu është i pavarur prej jush. Ai nuk e pëlqen mohimin për robërit e Tij; por, nëse falënderoni, Ai e pëlqen këtë për ju. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Pastaj, tek Zoti juaj është kthimi juaj, dhe Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë. Vërtet, Ai e di mirë ç’ka në gjokse.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Nëse ju, o njerëz, mohoni Zotin tuaj, nuk besoni tek Ai dhe nuk ndiqni të dërguarit e Tij, Ai është i pavarur prej jush, nuk ka nevojë për ju, ndërsa ju jeni të varfër ndaj Tij. Ai nuk e pëlqen për robërit e Tij mohimin dhe nuk i urdhëron ata për të, por u pëlqen për ta falënderimi për mirësitë që u ka dhënë. Asnjë shpirt nuk mban mëkatin e një tjetri, pastaj kthimi juaj është tek Zoti juaj, e Ai do t’ju tregojë veprat tuaja dhe do t’ju marrë në llogari për to. Vërtet, Ai është i Dijshëm për fshehtësitë e shpirtrave dhe atë që fshehin gjokset (zemrat).
وَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَـٰنَ ضُرٌّۭ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعْمَةًۭ مِّنْهُ نَسِىَ مَا كَانَ يَدْعُوٓاْ إِلَيْهِ مِن قَبْلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادًۭا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦ ۚ قُلْ تَمَتَّعْ بِكُفْرِكَ قَلِيلًا ۖ إِنَّكَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلنَّارِ ٨
Kur njeriun e prek ndonjë e keqe, ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij sinqerisht. Por, kur Ai i jep ndonjë të mirë prej Tij, atëherë ai e harron Atë, të Cilit i lutej më parë, dhe i bën shok Allahut, për t’i humbur njerëzit nga Rruga e Tij. Thuaj: “Shijo mosbesimin tënd për pak kohë, se ti je nga banorët e Zjarrit!”8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Kur njeriun e godet ndonjë fatkeqësi, vështirësi apo sëmundje, ai kujtohet për Zotin e vet, i lutet Atij dhe i kërkon ndihmë. Pastaj, kur Zoti i përgjigjet dhe ia largon të keqen, dhe i jep begatitë e Tij, ai e harron lutjen që i bëri Zotit në nevojën e tij dhe i shoqëron Atij të tjerë, për t’i larguar njerëzit nga besimi në Allahun dhe bindja ndaj Tij. Thuaji atij, o i Dërguar, si kërcënim: “Shijoje mosbesimin tënd edhe pak kohë, deri në vdekjen dhe mbarimin e afatit tënd, se ti je prej banorëve të zjarrit ku do të qëndrosh përgjithmonë.”
أَمَّنْ هُوَ قَـٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ سَاجِدًۭا وَقَآئِمًۭا يَحْذَرُ ٱلْـَٔاخِرَةَ وَيَرْجُواْ رَحْمَةَ رَبِّهِۦ ۗ قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلْأَلْبَـٰبِ ٩
Ky (mohues është më i mirë), apo ai që falet në orët e natës, i përulur, bie në sexhde dhe qëndron në këmbë, duke pasur frikë nga bota tjetër dhe duke shpresuar për mëshirën e Zotit të tij? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Vetëm njerëzit e mençur marrin mësim.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
A është ky mohues, që gëzohet me mosbesimin e tij, më i mirë, apo ai që adhuron Zotin e tij me bindje, e kalon orët e natës në këmbë dhe në sexhde për Allahun, i frikësuar nga dënimi i botës tjetër dhe me shpresë në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj, o i Dërguar: “A janë të barabartë ata që e njohin Zotin dhe fenë e tyre të drejtë me ata që nuk dinë asgjë prej saj?” Jo, nuk janë të barabartë, por vetëm ata që kanë mendje të shëndoshë marrin mësim dhe kuptojnë dallimin.
قُلْ يَـٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمْ ۚ لِلَّذِينَ أَحْسَنُواْ فِى هَـٰذِهِ ٱلدُّنْيَا حَسَنَةٌۭ ۗ وَأَرْضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌ ۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ١٠
Thuaj: “O robërit e Mi, që keni besuar! Kini frikë Zotin tuaj! Për ata që bëjnë mirë në këtë botë, ka të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që durojnë do të shpërblehen pa masë.”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Thuaj, o i Dërguar, robërve të Mi besimtarë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij: “Kijeni frikë Zotin tuaj duke iu bindur Atij dhe duke u larguar nga mëkatet! Për ata që kanë bërë mirë në këtë botë me adhurimin dhe bindjen ndaj Zotit të tyre, ka shpërblim të mirë në botën tjetër – Xhenetin – dhe të mirë edhe në këtë botë si shëndet, furnizim, fitore e të tjera begati. Dhe toka e Allahut është e gjerë, prandaj shpërnguluni në të ku të mund ta adhuroni Zotin tuaj dhe të arrini të zbatoni fenë tuaj. Vetëm ata që bëjnë durim do ta marrin shpërblimin e tyre në botën tjetër pa masë, pa kufi dhe pa llogaritje – dhe ky është madhërim i shpërblimit dhe shpërblim i veçantë për të durueshmit.
قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱللَّهَ مُخْلِصًۭا لَّهُ ٱلدِّينَ ١١
Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të adhuroj Allahun, duke qenë i përkushtuar sinqerisht, vetëm ndaj Tij.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Thuaj, o i Dërguar, njerëzve: “Vërtet Allahu më ka urdhëruar mua dhe ata që më ndjekin që t’ia përkushtojmë adhurimin vetëm Atij, pa i shoqëruar askënd.
وَأُمِرْتُ لِأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلْمُسْلِمِينَ ١٢
Dhe, më është urdhëruar që të jem i pari që i nënshtrohet Atij.”12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Ai më ka urdhëruar që të jem i pari nga populli im që i dorëzohet Atij me teuhid, t’ia përkushtoj vetëm Atij adhurimin dhe të shkëputem nga çdo hyjni tjetër përveç Tij.”
قُلْ إِنِّىٓ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّى عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍۢ ١٣
Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe, nëse e kundërshtoj Zotit tim.”13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Thuaj, o i Dërguar, njerëzve: “Unë kam frikë, nëse e kundërshtoj Zotin tim në atë që më ka urdhëruar nga adhurimi dhe sinqeriteti në bindjen ndaj Tij, dënimin e Ditës së Kiametit, asaj dite me tmerr të madh.”
قُلِ ٱللَّهَ أَعْبُدُ مُخْلِصًۭا لَّهُۥ دِينِى ١٤
Thuaj: “Vetëm Allahun adhuroj, duke qenë i përkushtuar sinqerisht, vetëm ndaj Tij.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Thuaj, o i Dërguar: “Unë adhuroj vetëm Allahun, të Vetmin pa shok, duke ia përkushtuar sinqerisht adhurimin dhe bindjen Time.
فَٱعْبُدُواْ مَا شِئْتُم مِّن دُونِهِۦ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْخَـٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْخُسْرَانُ ٱلْمُبِينُ ١٥
Kurse ju, adhuroni ç’të doni në vend të Tij!” Thuaj: “Humbësit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten e tyre dhe familjen e tyre, në Ditën e Kiametit. Vërtet, kjo është humbja e qartë.”15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Ndërsa ju, o idhujtarë, adhuroni ç’të doni përveç Allahut, qofshin idhuj apo krijesa të tjera; kjo nuk më dëmton aspak. {Ky është një kërcënim dhe paralajmërim për ata që adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut dhe i bëjnë shok Atij.} Thuaj, o i Dërguar: “Humbësit e vërtetë janë ata që e humbën vetveten dhe familjet e tyre Ditën e Kiametit, duke i mashtruar në dynja dhe duke i larguar nga besimi. Vërtet, humbja e këtyre idhujtarëve për veten dhe familjet e tyre Ditën e Kiametit është humbja e qartë dhe e dukshme.”
لَهُم مِّن فَوْقِهِمْ ظُلَلٌۭ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحْتِهِمْ ظُلَلٌۭ ۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥ ۚ يَـٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ ١٦
Ata do të kenë sipër tyre shtresa Zjarri, dhe nën ta shtresa Zjarri. Me këtë, Allahu i frikëson robërit e Tij. “O robërit e Mi, kini frikë nga Unë!”16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Për humbësit, në Ditën e Kiametit në Xhehenem do të ketë copa dënimi prej zjarri sipër tyre, si çadra të ngritura, dhe poshtë tyre gjithashtu. Me këtë dënim të përshkruar Allahu i frikëson robërit e Tij, që ata të ruhen prej tij. “O robërit e Mi, kini frikë prej Meje, duke zbatuar urdhrat e Mi dhe duke u larguar nga mëkatet!”
وَٱلَّذِينَ ٱجْتَنَبُواْ ٱلطَّـٰغُوتَ أَن يَعْبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلْبُشْرَىٰ ۚ فَبَشِّرْ عِبَادِ١٧
Ata që largohen nga adhurimi i idhujve dhe i kthehen Allahut, për ta ka lajme të mira. Pra, jepu lajmin e gëzueshëm robërve të Mi -17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Ndërsa ata që u shmangën nga bindja ndaj shejtanit dhe nga adhurimi i dikujt tjetër përveç Allahut, dhe u kthyen tek Allahu me adhurim e me sinqeritet në fe për Të, për ta ka përgëzim në jetën e kësaj bote me lavdërim të mirë dhe me sukses prej Allahut, dhe në botën tjetër kënaqësinë e Allahut dhe begatinë e përhershme në Xhenet. Prandaj, përgëzoji, o i Dërguar, robërit e Mi -
ٱلَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ ٱلْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُۥٓ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُ ۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمْ أُوْلُواْ ٱلْأَلْبَـٰبِ ١٨
– ata, të cilët e dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën prej saj. Të tillët janë ata, që Allahu i ka udhëzuar; këta janë njerëzit e mençur.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
- ata të cilët dëgjojnë fjalën që u thuhet dhe ndjekin atë që është më e drejtë. Dhe fjala më e mirë e më udhëzuese është Fjala e Allahut, pastaj fjala e të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që Allahu i ka bërë të suksesshëm në udhëzim e drejtësi, dhe i ka udhëzuar në moralin dhe veprat më të mira. Këta janë njerëzit me mendje të shëndoshë.
أَفَمَنْ حَقَّ عَلَيْهِ كَلِمَةُ ٱلْعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِى ٱلنَّارِ ١٩
A mos vallë, ndaj atij, kundër të cilit është bërë e pashmangshme fjala e dënimit - a mund të shpëtosh ti dikë nga Zjarri?19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Sa për atë, mbi të cilin është bërë e detyrueshme fjala e dënimit, për shkak të qëndrimit të tij në gabim e kokëfortësi - ti, o i Dërguar, nuk ke asnjë mjet për udhëzimin e tij. A mos vallë ti mund të shpëtosh atë që është në zjarr? Jo, ti nuk ke mundësi për këtë.
لَـٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْاْ رَبَّهُمْ لَهُمْ غُرَفٌۭ مِّن فَوْقِهَا غُرَفٌۭ مَّبْنِيَّةٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۖ وَعْدَ ٱللَّهِ ۖ لَا يُخْلِفُ ٱللَّهُ ٱلْمِيعَادَ ٢٠
Kurse ata që i druhen Zotit të tyre, do të kenë dhoma të ngritura, mbi të cilat janë ndërtuar edhe dhoma të tjera, nën të cilat rrjedhin lumenj. Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e thyen premtimin.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Por ata që kanë frikë Zotin e tyre – duke iu bindur Atij dhe duke ia përkushtuar sinqerisht adhurimin – për ta ka në Xhenet dhoma të ngritura njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenj. Këtë Allahu ua ka premtuar robërve të Tij të devotshëm, një premtim të sigurt, sepse Allahu nuk e thyen kurrë premtimin.
أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَسَلَكَهُۥ يَنَـٰبِيعَ فِى ٱلْأَرْضِ ثُمَّ يُخْرِجُ بِهِۦ زَرْعًۭا مُّخْتَلِفًا أَلْوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصْفَرًّۭا ثُمَّ يَجْعَلُهُۥ حُطَـٰمًا ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِأُوْلِى ٱلْأَلْبَـٰبِ ٢١
A nuk e sheh se si Allahu e zbret ujin nga qielli dhe e fut atë në burime të Tokës, pastaj me të nxjerr bimësi me ngjyra të ndryshme, pastaj ato thahen e ti i sheh të verdha, pastaj i bën copëza të thërrmuara? Vërtet, në këtë ka këshillë për ata që kanë mendje.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
A nuk e sheh, o i Dërguar, se si Allahu zbret nga retë shiun, e fut atë në Tokë dhe ushqen me të burimet që burojnë e ujërat që rrjedhin, pastaj me këtë ujë nxjerr bimësi me ngjyra e lloje të ndryshme? Pastaj toka thahet pas gjelbërimit dhe bukurisë së saj, e ti e sheh se merr ngjyrë të verdhë, e më pas Allahu e bën kashtë të thyer e të shpërndarë. Me të vërtetë, në këtë veprim të Allahut ka përkujtesë dhe mësim për ata që kanë mendje të shëndoshë.
أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَـٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍۢ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ فَوَيْلٌۭ لِّلْقَـٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكْرِ ٱللَّهِ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ فِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍ ٢٢
A mos vallë, ai që Allahu ia ka hapur kraharorin (zemrën) për Islamin dhe është në dritë nga Zoti i tij - (është njësoj me atë që e ka zemrën të mbyllur)? Pra, mjerë ata, zemrat e të cilëve ngurtësohen kur përmendet Allahu! Ata janë në humbje të qartë.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
A është i barabartë ai, të cilit Allahu ia ka zgjeruar gjoksin, e është i lumtur duke pranuar Islamin, duke iu dorëzuar Atij dhe duke besuar, dhe që është mbi një dritë të qartë nga Zoti i tij, me atë që nuk është kështu? Jo, nuk janë të barabartë. Mjerë dhe shkatërrim për ata që u ngurtësohen zemrat kur përmendet Allahu; ata janë në një humbje të qartë nga e vërteta.
ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ ٱلْحَدِيثِ كِتَـٰبًۭا مُّتَشَـٰبِهًۭا مَّثَانِىَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ ٱللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهْدِى بِهِۦ مَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ ٢٣
Allahu ka zbritur Fjalën më të bukur - një Libër me pjesë të ngjashme dhe të përsëritura - prej të cilit rrëqethen lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre, pastaj lëkurat dhe zemrat e tyre qetësohen me përmendjen e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilin, Ai udhëzon kë të dojë. Kurse, atë që Allahu e lë në humbje, për të nuk ka udhëzues.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Allahu i Lartësuar është Ai që e zbriti fjalën më të bukur – Kuranin madhështor – të ngjashëm në bukurinë e tij, në përsosmërinë dhe në mospasjen e kundërshtive. Në të përsëriten tregime dhe gjykime, argumente dhe dëshmi të qarta. Nga dëgjimi i tij dridhen dhe rrëqethen lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre, të prekur nga paralajmërimet dhe kërcënimet që përmban. Pastaj lëkurat dhe zemrat e tyre qetësohen e butësohen, të gëzuara me premtimet dhe përgëzimet që ai sjell. Ky ndikim nga Kurani është udhëzim prej Allahut për robërit e Tij. Dhe Allahu udhëzon me Kuranin kë të dojë nga robërit e Tij. Ndërsa atë që Allahu e lë në humbje, për shkak të mohimit dhe kokëfortësisë së tij ndaj këtij Kurani, nuk ka kush ta udhëzojë dhe ta bëjë të suksesshëm.
أَفَمَن يَتَّقِى بِوَجْهِهِۦ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ وَقِيلَ لِلظَّـٰلِمِينَ ذُوقُواْ مَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ ٢٤
A mos vallë, ai që do të mbrohet me fytyrën e vet nga dënimi i keq, në Ditën e Kiametit - (është njësoj si ai që gëzon në Xhenet)? Atyre që bënë keq do t’u thuhet: “Shijoni atë që keni fituar!”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
A është më i mirë ai që hidhet në zjarr i lidhur me pranga – dhe nuk ka mundësi të mbrohet nga zjarri veçse me fytyrën e tij, për shkak të mohimit dhe humbjes së tij – apo ai që gëzon në Xhenet, sepse Allahu e udhëzoi? Atë ditë do t’u thuhet të padrejtëve: “Shijoni ndëshkimin e asaj që fitonit në dynja prej mëkateve ndaj Allahut.”
كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَأَتَىٰهُمُ ٱلْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ ٢٥
Edhe ata që ishin para këtyre përgënjeshtruan (të dërguarit), prandaj u erdhi dënimi prej nga nuk e prisnin.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Ata që kanë qenë para popullit tënd, o i Dërguar, i përgënjeshtruan të dërguarit e tyre, dhe dënimi u erdhi nga aty ku nuk e prisnin.
فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلْخِزْىَ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ٢٦
Allahu u bëri që të shijojnë poshtërimin në jetën e kësaj bote, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh. Ah, sikur ta dinin!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Allahu i bëri ata popuj përgënjeshtrues të shijonin dënimin dhe poshtërimin në këtë botë, dhe ka përgatitur për ta një dënim edhe më të rëndë e më të vështirë në botën tjetër. Sikur këta idhujtarë ta dinin se ajo që i goditi ishte për shkak të mohimit dhe përgënjeshtrimit të tyre, do të merrnin mësim.
وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِى هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍۢ لَّعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ ٢٧
Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo shembull, që ata të marrin mësim.27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Ne u kemi përmendur këtyre idhujtarëve në këtë Kuran shembuj nga çdo gjë, nga ngjarjet e brezave të mëparshëm, si frikësim dhe paralajmërim, që të marrin mësim dhe të ndalen nga mohimi i tyre ndaj Allahut.
قُرْءَانًا عَرَبِيًّا غَيْرَ ذِى عِوَجٍۢ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ ٢٨
Një Kuran në gjuhën arabe, pa asnjë shtrembërim, që ata të ruhen.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, me fjalë të qarta dhe kuptime të lehta, pa mjegullim dhe pa asnjë shtrembërim apo kundërthënie, që ata të kenë frikë Allahun, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا رَّجُلًۭا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَـٰكِسُونَ وَرَجُلًۭا سَلَمًۭا لِّرَجُلٍ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ۚ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ٢٩
Allahu sjell një shembull: Një burrë (skllav) që i përket disa ortakëve të zëshëm e grindavecë dhe një tjetër që i përket vetëm një pronari të vetëm. A janë të barabartë këta të dy (në gjendje)? Falënderimi i qoftë Allahut, por shumica prej tyre nuk e dinë.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Allahu sjell një shembull: një skllav i nënshtruar ndaj disa zotërinjve që kundërshtohen mes tyre, prandaj ai është i hutuar duke u përpjekur t’i kënaqë të gjithë; dhe një rob tjetër që i përket vetëm një zotërie të vetëm, e di çfarë kërkon ai dhe çfarë e kënaq. A janë të barabartë këta të dy? Jo, nuk janë të barabartë. Po kështu edhe idhujtari është në hutim dhe dyshim, ndërsa besimtari është në qetësi dhe siguri. Prandaj lavdërimi i plotë dhe i përsosur i takon vetëm Allahut, por idhujtarët nuk e njohin të vërtetën që ta ndjekin atë.
إِنَّكَ مَيِّتٌۭ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ ٣٠
Ti (Muhamed) do të vdesësh, dhe ata gjithashtu do të vdesin.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Vërtet, ti, o Muhamed, do të vdesësh dhe ata gjithashtu do të vdesin.
ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ ٣١
Pastaj, Ditën e Kiametit, ju (o njerëz) do të debatoni para Zotit tuaj.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Pastaj të gjithë ju, o njerëz, Ditën e Kiametit do të paraqiteni te Zoti juaj dhe do të debatoni, e Ai do të gjykojë mes jush me drejtësi dhe paanshmëri.
۞ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدْقِ إِذْ جَآءَهُۥٓ ۚ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًۭى لِّلْكَـٰفِرِينَ ٣٢
* Kush është më i padrejtë se ai, që shpif kundër Allahut dhe përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i vjen atij? A nuk është në Xhehenem një vend për mohuesit?32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
*(Xhuzi 24) Nuk ka më të padrejtë se ai që shpif ndaj Allahut duke i atribuar Atij atë që nuk i takon, si shok apo bir, ose thotë: “Mua më është shpallur”, ndërsa nuk i është shpallur asgjë. Po ashtu, nuk ka më të padrejtë se ai që e përgënjeshtroi të vërtetën që iu zbrit Muhamedit ﷺ. A nuk është Zjarri vendbanim për atë që mohon Allahun, nuk e besoi Muhamedin ﷺ dhe nuk veproi sipas asaj me të cilën ai u dërgua? Sigurisht që po.
وَٱلَّذِى جَآءَ بِٱلصِّدْقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ ۙ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُتَّقُونَ ٣٣
Ndërsa ai që sjell të vërtetën, dhe ai që e beson atë – ata janë të devotshmit.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Ai që vjen me të vërtetën në fjalën dhe veprën e tij, nga pejgamberët dhe pasuesit e tyre, dhe ai që e beson atë me zemër dhe vepra – ata janë ata që i kanë bashkuar në vetvete cilësitë e devotshmërisë. Në krye të tyre është Pejgamberi i fundit dhe i dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, dhe besimtarët që e pasuan atë, duke vepruar sipas sheriatit të tij, nga sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e deri tek ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمْ ۚ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلْمُحْسِنِينَ ٣٤
Ata do të kenë gjithçka që dëshirojnë tek Zoti i tyre. Ky është shpërblimi i mirëbërësve;34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Për ta, tek Zoti i tyre, ka gjithçka që dëshirojnë prej llojeve të kënaqësive që i pëlqejnë. Ky është shpërblimi i atyre që iu bindën Zotit të tyre siç duhet dhe e adhuruan Atë siç e meriton të adhurohet.
لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ أَسْوَأَ ٱلَّذِى عَمِلُواْ وَيَجْزِيَهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ ٱلَّذِى كَانُواْ يَعْمَلُونَ٣٥
që Allahu t’ua shlyejë atyre (edhe) më të këqijat që kanë bërë dhe t’i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, për atë që kanë punuar.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Që Allahu t’ua shlyejë atyre veprat më të këqija që bënë në këtë botë, për shkak të pendimit dhe kthimit të tyre nga mëkatet që kryen, dhe t’i shpërblejë për bindjen e tyre në këtë botë me shpërblimin më të mirë për veprat që kanë bërë – dhe ai është Xheneti.
أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُۥ ۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦ ۚ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍۢ ٣٦
A nuk mjafton Allahu për robin e Tij? Megjithatë, ata të frikësojnë ty me idhujt që adhurojnë përveç Tij. Por, atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka kush ta udhëzojë.36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
A nuk mjafton Allahu për ta mbrojtur robin e Tij, Muhamedin, nga kërcënimet dhe kurthet e idhujtarëve, që të mos e prekin me ndonjë të keqe? Po, me të vërtetë, Ai do t’i mjaftojë atij në çështjet e fesë dhe të jetës së tij, dhe do ta mbrojë nga kushdo që kërkon t’i bëjë dëm. Ata të frikësojnë ty, o i Dërguar, me idhujt e tyre që pretendojnë se do të të dëmtojnë. E këdo që Allahu e lë në humbje dhe e largon nga rruga e drejtë, ai nuk ka asnjë udhëzues që ta drejtojë tek ajo.
وَمَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّ ۗ أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٍۢ ذِى ٱنتِقَامٍۢ ٣٧
Kurse atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta shpjerë në humbje. A nuk është Allahu i Plotfuqishëm, i Zoti për hakmarrje?37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
E këdo që Allahu e udhëzon drejt besimit tek Ai, në veprimin sipas Librit të Tij dhe ndjekjen e të Dërguarit të Tij, nuk ka askush që mund ta largojë nga e vërteta në të cilën gjendet. A nuk është Allahu i Plotfuqishëm në ndëshkimin e mohuesve dhe atyre që e kundërshtojnë Atë?
وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۚ قُلْ أَفَرَءَيْتُم مَّا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنْ أَرَادَنِىَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلْ هُنَّ كَـٰشِفَـٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوْ أَرَادَنِى بِرَحْمَةٍ هَلْ هُنَّ مُمْسِكَـٰتُ رَحْمَتِهِۦ ۚ قُلْ حَسْبِىَ ٱللَّهُ ۖ عَلَيْهِ يَتَوَكَّلُ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ ٣٨
Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: “Allahu.” Thuaju: “A i shihni atëherë, ato që ju i adhuroni në vend të Allahut, nëse Allahu dëshiron ndonjë të keqe për mua, a mund ta largojnë ata këtë? Apo, nëse Ai dëshiron mëshirë për mua, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij nga unë?” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Tek Ai të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje!”38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Dhe sikur t’i pyesësh, o i Dërguar, këta idhujtarë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut: Kush i krijoi këta qiej dhe këtë Tokë? Me siguri do të thonë: I ka krijuar Allahu. Pra, ata e pranojnë Krijuesin. Thuaju: A munden këta zotat që ju i shoqëroni me Allahun të largojnë prej meje ndonjë dëm që Allahu e ka caktuar për mua, apo të heqin ndonjë të keqe që më ka goditur? Apo a munden të pengojnë një të mirë që Allahu ma ka lehtësuar, ose të ndalin mëshirën e Tij prej meje? Ata me siguri do të thonë: Jo, nuk munden. Thuaju: Mua më mjafton Allahu, Ai është i vetmi që më mbron. Tek Ai të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje për të arritur të mirat dhe për të larguar të këqijat. Ai, që vetëm në dorën e Tij është mjaftueshmëria, më mjafton dhe do të më mjaftojë për gjithçka që më shqetëson.
قُلْ يَـٰقَوْمِ ٱعْمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّى عَـٰمِلٌۭ ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ٣٩
Thuaj: “O populli im, veproni sipas mënyrës suaj; edhe unë do të veproj (sipas urdhrit të Zotit tim)! Së shpejti do ta dini,39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Thuaj, o i Dërguar, popullit tënd kokëfortë: Veproni sipas gjendjes që keni zgjedhur për veten tuaj, duke adhuruar atë që nuk e meriton adhurimin dhe që nuk ka asnjë pushtet. Unë po veproj sipas asaj që jam urdhëruar – t’i drejtohem vetëm Allahut në fjalët dhe veprat e mia. Dhe shumë shpejt do ta mësoni,
مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌۭ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌۭ مُّقِيمٌ ٤٠
se kujt do t’i vijë një dënim që e poshtëron dhe mbi kë do të bjerë një dënim i përhershëm.”40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
shumë shpejt do ta mësoni se kë do të godasë dënimi që e poshtëron në jetën e kësaj bote dhe mbi të cilin në botën tjetër do të bjerë një dënim i përhershëm, nga i cili nuk ka shpëtim dhe as largim.
إِنَّآ أَنزَلْنَا عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلْحَقِّ ۖ فَمَنِ ٱهْتَدَىٰ فَلِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ ٤١
Ne ta kemi zbritur ty Librin për njerëzit, me të vërtetën. Kushdo që udhëzohet, udhëzohet për veten e tij; dhe kushdo që zgjedh humbjen, e ka atë kundër vetes. Ti nuk je mbikëqyrës mbi ta.41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Ne ta kemi zbritur ty, o i Dërguar, Kuranin me të vërtetën, si udhëzim për botët drejt rrugës së drejtë. Kushdo që udhëzohet me dritën e tij, vepron sipas tij dhe qëndron i qëndrueshëm në metodën e tij, përfitimi i kthehet vetes së tij. Ndërsa kushdo që humbet pasiqë i është bërë i qartë udhëzimi, dëmi i kthehet vetëm vetes së tij, dhe Allahut nuk i bën aspak dëm. Ti, o i Dërguar, nuk je mbikëqyrës mbi ta që të ruash veprat e tyre, t’i llogarisësh ato dhe t’i detyrosh në atë që dëshiron; detyra jote është vetëm përcjellja e mesazhit.
ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلْأَنفُسَ حِينَ مَوْتِهَا وَٱلَّتِى لَمْ تَمُتْ فِى مَنَامِهَا ۖ فَيُمْسِكُ ٱلَّتِى قَضَىٰ عَلَيْهَا ٱلْمَوْتَ وَيُرْسِلُ ٱلْأُخْرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّى ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَتَفَكَّرُونَ ٤٢
Allahu i merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, dhe atij që nuk ka vdekur (ia merr) gjatë gjumit të tij. Pastaj, Ai e mban atë (shpirt) mbi të cilin ka caktuar vdekjen dhe e lëshon tjetrin deri në një afat të caktuar. Në këtë ka shenja për një popull që mendon.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Allahu – i Lartësuar dhe i Madhëruar – është Ai që i merr shpirtrat në çastin e vdekjes së tyre; kjo është vdekja e madhe, vdekja me përfundimin e afatit. Po ashtu, Ai i merr edhe shpirtrat e atyre që nuk kanë vdekur, gjatë gjumit të tyre; kjo është vdekja e vogël. Pastaj, prej këtyre dy shpirtrave, Ai e ndal tek Vetja atë shpirt për të cilin ka caktuar vdekjen – shpirtin e atij që ka vdekur – dhe e lëshon shpirtin tjetër për ta plotësuar afatin dhe furnizimin e tij, duke ia kthyer trupit të tij. Me të vërtetë, në marrjen e shpirtit të të vdekurit dhe të fjeturit, në lëshimin e shpirtit të fjeturit dhe në mbajtjen e shpirtit të të vdekurit, ka dëshmi të qarta për fuqinë e Allahut, për ata që mendojnë dhe thellohen.
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَ ۚ قُلْ أَوَلَوْ كَانُواْ لَا يَمْلِكُونَ شَيْـًۭٔا وَلَا يَعْقِلُونَ ٤٣
A kanë marrë ata ndërmjetësues të tjerë përveç Allahut? Thuaju: “Vallë, edhe pse ata nuk zotërojnë asgjë dhe nuk mendojnë?”43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
A mos vallë këta idhujtarë, përveç Allahut, kanë marrë hyjni që i adhurojnë si ndërmjetësues, që të ndërmjetësojnë për ta tek Allahu për nevojat e tyre? Thuaju atyre, o i Dërguar: A i merrni ato si ndërmjetësues, ashtu siç pretendoni, edhe pse ato idhuj nuk zotërojnë asgjë dhe nuk e kuptojnë adhurimin tuaj ndaj tyre?
قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَـٰعَةُ جَمِيعًۭا ۖ لَّهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ٤٤
Thuaju: “I gjithë ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut. Atij i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës, pastaj tek Ai do të ktheheni të gjithë.”44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Thuaj, o i dërguar, këtyre idhujtarëve: I gjithë ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që është në to; gjithë çështja është vetëm në Dorën e Tij. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai veçse me lejen e Tij. Ai është Zotëruesi i qiejve dhe i Tokës dhe është Ai që vepron në to. Prandaj ndërmjetësimi duhet kërkuar prej Atij që e zotëron atë, dhe adhurimi duhet të jetë i pastër vetëm për Të, e jo të kërkohet nga këto idhuj që as nuk dëmtojnë, as nuk sjellin dobi. Pastaj, pas vdekjes suaj, tek Ai do të ktheheni për llogari dhe shpërblim.
وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحْدَهُ ٱشْمَأَزَّتْ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ ٤٥
Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër neveriten; por kur përmenden ata të tjerët (idhujt), ata menjëherë gëzohen.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë ringjalljen pas vdekjes neveriten. Por kur përmenden ata që adhurohen përveç Tij – idhujt, statujat dhe të ashtuquajturit ‘evlija’ – ata gëzohen, sepse shirku përputhet me dëshirat dhe tekat e tyre.
قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ عَـٰلِمَ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَـٰدَةِ أَنتَ تَحْكُمُ بَيْنَ عِبَادِكَ فِى مَا كَانُواْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ٤٦
Thuaj: “O Allah, Krijues i qiejve dhe i Tokës, Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmes, Ti do të gjykosh ndërmjet robërve të Tu për atë që ata kundërshtoheshin.”46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Thuaj: “O Allah, Krijues i qiejve dhe i Tokës, Shpikës i tyre pa shembull paraprak, Njohës i fshehtësive dhe i të dukshmes, Ti do të gjykosh mes robërve të Tu Ditën e Kiametit për atë në të cilën ata kundërshtoheshin lidhur me fjalët për Ty, madhështinë Tënde, pushtetin Tënd, besimin në Ty dhe në të dërguarin Tënd. Më udhëzo mua në atë që njerëzit kanë kundërshtuar prej së vërtetës, me lejen Tënde. Vërtet, Ti udhëzon kë të duash në rrugën e drejtë!
وَلَوْ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا وَمِثْلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفْتَدَوْاْ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلْعَذَابِ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُواْ يَحْتَسِبُونَ ٤٧
Edhe sikur keqbërësit të kishin gjithçka që është në Tokë dhe po aq bashkë me të (dyfish), do t’i flijonin të gjitha për t’u çliruar nga dënimi i ashpër në Ditën e Kiametit. Atë Ditë, do t’u shfaqet nga Allahu diçka që nuk e kishin pritur kurrë.47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Edhe sikur këta idhujtarë të kishin gjithçka që është në Tokë prej pasurive e thesareve, dhe dyfish më shumë, Ditën e Kiametit do ta flijonin për të shpëtuar nga dënimi i ashpër. Por edhe sikur ta jepnin e të shpërblenin me të, nuk do t’u pranohej dhe nuk do t’u largonte asgjë nga dënimi i Allahut. Atë ditë do t’u shfaqet atyre nga urdhri dhe dënimi i Allahut ajo që nuk e kishin menduar kurrë në dynja se do t’i godiste.
وَبَدَا لَهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ٤٨
Do t’u shfaqet e keqja e asaj që kanë bërë dhe do t’i rrethojë ajo me të cilën talleshin.48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Dhe atyre përgënjeshtruesve, Ditën e Llogarisë, do t’u shfaqet shpërblimi i veprave të këqija që kryen, kur ia atribuan Allahut atë që nuk i takon dhe kryen mëkate gjatë jetës së tyre. Një dënim i dhembshëm do t’i përfshijë nga çdo anë, si ndëshkim për talljen e tyre me paralajmërimin për dënimin që ua jepte i Dërguari, të cilit ata nuk i kushtonin aspak rëndësi.
فَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَـٰنَ ضُرٌّۭ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلْنَـٰهُ نِعْمَةًۭ مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلْمٍۭ ۚ بَلْ هِىَ فِتْنَةٌۭ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ٤٩
Kur njeriun e prek ndonjë e keqe, ai na lutet Neve; pastaj, kur Ne i japim ndonjë mirësi prej Nesh, ai thotë: “Kjo më është dhënë për shkak të dijes sime!” Përkundrazi, kjo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Kur njeriun e godet ndonjë vështirësi apo dëm, ai i drejtohet Zotit të tij që t’ia largojë. Por kur Ne ia largojmë atë që e ka goditur dhe i japim një mirësi prej Nesh, ai kthehet mohues ndaj Zotit të vet, mohues ndaj mirësisë së Tij, dhe thotë: “Ajo që më është dhënë është vetëm për shkak të diturisë sime, se unë jam i denjë dhe meritues për të.” Jo, nuk është ashtu, por kjo është një sprovë me të cilën Allahu i vë në provë robërit e Tij, për të parë se kush e falënderon e kush e mohon. Por shumica prej tyre – për shkak të padijes, mendimit të keq dhe fjalëve të tyre – nuk e dinë, prandaj e llogarisin sprovën si dhuratë.
قَدْ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَكْسِبُونَ ٥٠
Edhe ata që ishin para tyre e thanë këtë, por nuk u bëri dobi ajo që fituan.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Këtë fjalë që thanë ata, e kanë thënë edhe popujt e mëparshëm përgënjeshtrues. Por pasuritë dhe fëmijët që kishin nuk u bënë aspak dobi kur i goditi dënimi i Allahut.
فَأَصَابَهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ ۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنْ هَـٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعْجِزِينَ ٥١
Pastaj i goditi e keqja e asaj që fituan. Edhe të padrejtët prej këtyre (mekasve), do t’i godasë e keqja e asaj që fituan, dhe ata nuk do të mund t’i shpëtojnë Atij.51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Pra, ata që e thanë këtë fjalë (Pasuria më është dhënë për shkak të dijes dhe zgjuarsisë sime!) nga popujt e mëparshëm i goditi pasoja e veprave të këqija që kishin bërë, dhe u ndëshkuan me poshtërim në jetën e kësaj bote. Edhe ata që i bënë padrejtësi vetes së tyre nga populli yt, o i Dërguar, dhe thanë këtë fjalë, do t’i godasë gjithashtu pasoja e veprave të tyre të këqija, ashtu siç ndodhi me ata para tyre. Dhe ata nuk do t’i shpëtojnë Allahut, as nuk do ta tejkalojnë Atë.
أَوَلَمْ يَعْلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ٥٢
A nuk e dinë ata se Allahu ia zgjeron furnizimin kujt të dojë dhe ia ngushton atë (kujt të dojë)? Vërtet, në këtë ka shenja për një popull që beson.52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
A nuk e dinë ata se furnizimi i Allahut për njeriun nuk tregon për gjendjen e mirë të atij që e ka? Vërtet, Allahu, sipas urtësisë së Tij, ia zgjeron furnizimin kujt të dojë prej robërve të Tij – qofshin të drejtë apo të këqij – dhe ia ngushton kujt të dojë prej tyre. Me të vërtetë, në këtë zgjerim dhe ngushtim të furnizimit ka shenja të qarta për një popull që e beson urdhrin e Allahut dhe vepron sipas tij.
۞ قُلْ يَـٰعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ أَسْرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُواْ مِن رَّحْمَةِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغْفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٥٣
Thuaj: “O robërit e Mi, që e keni tepruar kundër vetes suaj me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Vërtet, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.”53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Thuaj, o i Dërguar, robërve të Mi që e kanë tepruar në mëkate dhe i kanë bërë padrejtësi vetes së tyre duke ndjekur dëshirat e tyre për gjynahe: “Mos u dëshpëroni nga mëshira e Allahut për shkak të shumësisë së mëkateve tuaja! Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet për atë që pendohet prej tyre dhe kthehet, sado qofshin ato. Me të vërtetë, Ai është Falësi i madh i mëkateve të robërve që pendohen dhe Mëshiruesi i tyre.
وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ٥٤
Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të ndihmoheni nga askush.54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Kthehuni tek Zoti juaj, o njerëz, me bindje dhe pendim, dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju godasë dënimi, e pastaj askush përveç Allahut nuk do të mund t’ju ndihmojë.
وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحْسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلْعَذَابُ بَغْتَةًۭ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ ٥٥
Dhe, ndiqni më të mirën që ju është zbritur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritur, pa e ndier,55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Dhe ndiqni atë që është më e mira prej asaj që ju është zbritur nga Zoti juaj – që është Kurani madhështor – dhe i gjithë ai është i mirë: zbatoni urdhrat e tij dhe largohuni nga ndalesat e tij, para se t’ju vijë papritur dënimi, ndërsa ju nuk e ndieni.
أَن تَقُولَ نَفْسٌۭ يَـٰحَسْرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِى جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّـٰخِرِينَ ٥٦
që të mos thotë ndonjë shpirt: “Mjerë unë për atë që kam lënë pas dore ndaj Allahut, madje kam qenë prej atyre që talleshin.”56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Bindjuni Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai, që të mos ketë ndonjë shpirt që të pendohet e të thotë: “Mjerë unë për atë që e humba në dynja, duke mos vepruar sipas asaj që Allahu më urdhëroi, duke u treguar i pakujdesshëm në bindjen ndaj Tij dhe në të drejtën e Tij, ndonëse në dynja isha prej atyre që talleshin me urdhrin e Allahut, me Librin e Tij, me të Dërguarin e Tij dhe me ata që besonin në të.”
أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِى لَكُنتُ مِنَ ٱلْمُتَّقِينَ ٥٧
Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, unë do të isha nga të devotshmit.”57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar në fenë e Tij, do të isha nga të devotshmit — por unë u bëra idhujtar dhe bëra gjynahe ndaj Allahut.”
أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِى كَرَّةًۭ فَأَكُونَ مِنَ ٱلْمُحْسِنِينَ ٥٨
Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të kisha edhe një mundësi, do të bëhesha nga bamirësit.”58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Ose të thotë, kur ta shohë se dënimi i Allahut e ka rrethuar atë në Ditën e Llogarisë: “Sikur të kthehesha në jetën e botës së kaluar, do të isha nga ata që bënë vepra të mira — duke iu bindur Zotit dhe duke vepruar sipas asaj që urdhëruan të dërguarit.”
بَلَىٰ قَدْ جَآءَتْكَ ءَايَـٰتِى فَكَذَّبْتَ بِهَا وَٱسْتَكْبَرْتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٥٩
“Por jo! Shenjat e Mia të erdhën, por ti i përgënjeshtrove ato, u tregove mendjemadh dhe ishe prej mohuesve.”59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Allahu do t’i thotë: “Jo, nuk është siç thua ti! Ty Të kanë ardhur argumentet e Mia të qarta që dëshmonin të vërtetën, por ti i përgënjeshtrove ato, u tregove mendjemadh duke mos i pranuar e ndjekur, dhe u bëre prej mohuesve të Mi dhe të të dërguarve të Mi.”
وَيَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ ۚ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًۭى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ ٦٠
Në Ditën e Kiametit, do t’i shohësh ata që shpifën gënjeshtra kundër Allahut, se fytyrat e tyre janë të nxira. A nuk është në Xhehenem një vend për mendjemëdhenjtë?60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
Në Ditën e Kiametit do t’i shohësh këta përgënjeshtrues, që i përshkruan Zotit të tyre atë që nuk i takon, duke i atribuar shok e bir, me fytyrat e tyre të nxira. A nuk është Xhehenemi vendbanim për atë që u tregua mendjemadh ndaj Allahut, refuzoi ta njësojë Atë dhe t’i bindet Atij? Po, sigurisht.
وَيُنَجِّى ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْاْ بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٦١
Dhe, Allahu do t’i shpëtojë ata që ishin të devotshëm ndaj Tij, në vendin e tyre të fitores. Ata nuk do t’i prekë e keqja, as nuk do të pikëllohen.61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
Allahu do t’i shpëtojë nga Xhehenemi dhe dënimi i Tij ata që patën frikë Zotin e tyre, duke kryer detyrimet ndaj Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, duke i bërë fitues dhe duke u realizuar dëshirën e tyre – arritjen e Xhenetit. Ata nuk do t’i prekë asgjë nga dënimi i Xhehenemit dhe nuk do të pikëllohen për ato që u kishin munguar nga kënaqësitë e kësaj bote.
ٱللَّهُ خَـٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍۢ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ وَكِيلٌۭ ٦٢
Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, dhe Ai është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
Allahu i Lartësuar është Krijuesi i gjithçkaje, Zoti i saj, Sunduesi dhe Drejtuesi i saj, dhe Ai është Mbikëqyrës mbi çdo gjë, duke rregulluar të gjitha çështjet e krijesave të Tij.
لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ ٦٣
Atij i përkasin çelësat e qiejve dhe të Tokës. E ata që mohuan shenjat e Allahut – ata janë humbësit.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Të Allahut janë çelësat e thesareve të qiejve dhe të Tokës; Ai u jep prej tyre krijesave të Tij si të dojë. Ndërsa ata që mohuan ajetet e Kuranit dhe argumentet e qarta që gjenden në to, ata janë të humburit – në këtë botë, sepse lanë besimin, dhe në botën tjetër, sepse do të qëndrojnë përgjithmonë në Zjarr.
قُلْ أَفَغَيْرَ ٱللَّهِ تَأْمُرُوٓنِّىٓ أَعْبُدُ أَيُّهَا ٱلْجَـٰهِلُونَ ٦٤
Thuaj: “A mos po më urdhëroni të adhuroj tjetër përveç Allahut, o të paditur?!”64
Komentimi 1 shënim
Shënimi 64
Thuaj, o i dërguar, idhujtarëve nga populli yt: “A mos po më urdhëroni, o të paditur ndaj Allahut, që të adhuroj dikë tjetër përveç Allahut, ndërsa adhurimi nuk i shkon askujt tjetër veçse Atij?!”
وَلَقَدْ أُوحِىَ إِلَيْكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ ٦٥
Edhe ty (o Muhamed), ashtu si dhe atyre para teje, të është shpallur se, nëse i bën shok Allahut, me siguri, veprat e tua do të shuhen dhe ti do të jesh prej të humburve.65
Komentimi 1 shënim
Shënimi 65
Edhe ty, o i Dërguar, si dhe të dërguarve para teje, të shpallet se: Nëse i shoqëron Allahut dikë tjetër, veprat e tua do të prishen dhe ti do të jesh nga të shkatërruarit që kanë humbur fenë dhe botën tjetër; sepse me idhujtari nuk pranohet asnjë vepër e mirë.
بَلِ ٱللَّهَ فَٱعْبُدْ وَكُن مِّنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ ٦٦
Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu nga falënderuesit!66
Komentimi 1 shënim
Shënimi 66
Prandaj, adhuro vetëm Allahun, duke ia përkushtuar sinqerisht vetëm Atij adhurimin, pa i shoqëruar askënd, dhe bëhu prej atyre që e falënderojnë Allahun për begatitë e Tij.
وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦ وَٱلْأَرْضُ جَمِيعًۭا قَبْضَتُهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَٱلسَّمَـٰوَٰتُ مَطْوِيَّـٰتٌۢ بِيَمِينِهِۦ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ وَتَعَـٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ ٦٧
Ata nuk e vlerësuan Allahun me vlerësimin që i takon. Në Ditën e Kiametit, Toka mbarë do të jetë në Grushtin e Tij, dhe qiejt do të jenë të palosur në të Djathtën e Tij. I lartësuar është Ai mbi gjithçka që i shoqërojnë.67
Komentimi 1 shënim
Shënimi 67
Idhujtarët nuk e madhëruan Allahun siç e meriton Ai, sepse adhuruan bashkë me Të edhe të tjerë që as nuk sjellin dobi, as dëm. Ata e barazuan krijesën e pafuqishme me Krijuesin e Madh, i Cili nga madhështia e fuqisë së Tij e ka gjithë Tokën në Grushtin e Tij Ditën e Kiametit dhe qiejt janë të mbledhur në të Djathtën e Tij. I Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai, i pastruar nga gjithçka që i shoqërojnë këta idhujtarë. - Në këtë ajet ka dëshmi për pohimin e “Grushtit” dhe të “Dorës së Djathtë” për Allahun, në mënyrën që i takon madhështisë dhe lavdisë së Tij, pa përcaktim forme dhe pa përngjasim.
وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُ ۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌۭ يَنظُرُونَ ٦٨
Dhe do të fryhet në Sur, e të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë do të bien të vdekur, përveç atyre që do Allahu. Pastaj do të fryhet sërish në Sur, dhe ja, ata do të ngrihen, duke shikuar.68
Komentimi 1 shënim
Shënimi 68
Dhe do të fryhet në Sur (brir, apo trumbetë e veçantë), e do të vdesë çdokush që është në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që Allahu do të mos vdesin. Pastaj engjëlli do të fryjë për herë të dytë në Sur, duke shënuar ringjalljen e të gjitha krijesave për llogari para Zotit të tyre. Atëherë, ja ku ata ngrihen nga varret e tyre, duke parë se çfarë do të bëjë Allahu me ta.
وَأَشْرَقَتِ ٱلْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلْكِتَـٰبُ وَجِاْىٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْحَقِّ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ٦٩
Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët, dhe do të gjykohet ndërmjet tyre me drejtësi; dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.69
Komentimi 1 shënim
Shënimi 69
Toka do të ndriçojë në Ditën e Kiametit, kur i Vërteti, i Madhëruari dhe i Lartësuari, do të shfaqet për krijesat për të bërë ndarjen me gjykim. Atë ditë engjëjt do të hapin Librin e veprave të çdo individi, dhe do të sillen profetët dhe dëshmitarët mbi popujt; Allahu do t’i pyesë profetët për përcjelljen e mesazhit dhe për përgjigjen e popujve të tyre. Edhe populli i Muhamedit ﷺ do të vijë për të dëshmuar se profetët e mëparshëm ua përcollën mesazhin popujve të tyre, kur ata ta mohojnë këtë. Kështu do të bëhet argumenti i qartë ndaj kombeve. Dhe Zoti i botëve do të gjykojë ndërmjet robërve me drejtësi të plotë; askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi – as me pakësim shpërblimi, e as me shtim ndëshkimi.
وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا عَمِلَتْ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَا يَفْعَلُونَ ٧٠
Çdo shpirt do të shpërblehet me atë që ka punuar. E Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar ata.70
Komentimi 1 shënim
Shënimi 70
Dhe Allahu do t’ia japë çdo shpirti shpërblimin e plotë për veprat e tij, qofshin të mira apo të këqija. Ai, i Lartësuari dhe i Madhëruari, është më i Dijshmi për atë që ata kanë bërë në këtë botë, në bindje apo në mëkat.
وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتْ أَبْوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَآ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌۭ مِّنكُمْ يَتْلُونَ عَلَيْكُمْ ءَايَـٰتِ رَبِّكُمْ وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَـٰذَا ۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَـٰكِنْ حَقَّتْ كَلِمَةُ ٱلْعَذَابِ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ ٧١
Ata që mohuan, do të çohen në grupe drejt Xhehenemit, derisa, kur të arrijnë te ai, portat e tij do të hapen (në mënyrë të frikshme), dhe rojtarët e tij do t’u thonë: “A nuk ju erdhën juve të dërguar nga mesi juaj, që t’ju lexonin shpalljet e Zotit tuaj dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite tuajën?” Ata do të thonë: “Po!” Por, Fjala e dënimit është bërë e pashmangshme mbi mohuesit.71
Komentimi 1 shënim
Shënimi 71
Ata që mohuan Allahun dhe të dërguarit e Tij do të sillen grupe-grupe drejt Xhehenemit. Kur të arrijnë aty, rojtarët e caktuar mbi të do t’ua hapin në mnyrë të rrufeshme dhe të frikshme shtatë portat dhe do t’i qortojnë duke thënë: Si guxuat ta kundërshtonit Allahun dhe ta mohoni se Ai është i vetmi Zot i vërtetë? A nuk ju erdhën të dërguar prej jush, që t’ju lexonin ajetet e Zotit tuaj dhe t’ju paralajmëronin për tmerrin e kësaj dite? Ata do të thonë, duke pranuar fajin e tyre: Po, na erdhën të dërguarit e Zotit tonë me të vërtetën dhe na paralajmëruan për këtë ditë, por Fjala e Allahut u bë e pashmangshme, se dënimi i Tij është për ata që e mohuan Atë.
قِيلَ ٱدْخُلُوٓاْ أَبْوَٰبَ جَهَنَّمَ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى ٱلْمُتَكَبِّرِينَ ٧٢
Do t’u thuhet: “Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!” Sa vend i keq është ai i mendjemëdhenjve!72
Komentimi 1 shënim
Shënimi 72
U thuhet mohuesve të cilët nuk e pranuan se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, për t’i poshtëruar dhe për t’i turpëruar: “Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!” Sa i shëmtuar është fundi i atyre që u treguan mendjemëdhenj duke mos besuar në Allahun dhe duke mos vepruar sipas ligjit të Tij.
وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْاْ رَبَّهُمْ إِلَى ٱلْجَنَّةِ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلَـٰمٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَٱدْخُلُوهَا خَـٰلِدِينَ ٧٣
Ndërsa ata që patën frikë Zotin e tyre, do të çohen në grupe drejt Xhenetit, derisa, kur të arrijnë atje, portat e tij do të jenë të hapura dhe rojtarët e tij do t’u thonë: “Paqja qoftë mbi ju! Ju vepruat mirë! Hyni në të, për të qëndruar aty përgjithmonë!”73
Komentimi 1 shënim
Shënimi 73
Ndërsa ata që patën frikë Zotin e tyre duke e njësuar Atë dhe duke vepruar me bindje ndaj Tij, do të sillen në Xhenet me turma. Kur të arrijnë aty dhe të ndërmjetësohet për hyrjen e tyre, dyert e tij do të hapen, dhe engjëjt e caktuar mbi Xhenetin do t’i presin me përshëndetje dhe gëzim, duke u thënë: “Paqe mbi ju nga çdo e keqe, ju keni vepruar mirë në botën e kaluar; hyni në Xhenet, ku do të qëndroni përgjithmonë!”
وَقَالُواْ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى صَدَقَنَا وَعْدَهُۥ وَأَوْرَثَنَا ٱلْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَآءُ ۖ فَنِعْمَ أَجْرُ ٱلْعَـٰمِلِينَ ٧٤
Ata do të thonë: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na ka bërë të trashëgojmë Tokën e përjetshme, që të banojmë në Xhenet kudo që të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që punojnë drejt!74
Komentimi 1 shënim
Shënimi 74
Kur të hyjnë ne Xhenet, besimtarët do të thonë: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili na e realizoi premtimin që na e dha përmes gjuhëve të të dërguarve të Tij dhe na e dha trashëgim tokën e Xhenetit, që të banojmë në të kudo që të duam.” Sa i bukur është shpërblimi i atyre që u munduan në bindjen ndaj Zotit të tyre!
وَتَرَى ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنْ حَوْلِ ٱلْعَرْشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ ۖ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْحَقِّ وَقِيلَ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٧٥
Do t’i shohësh engjëjt përreth Fronit (Arshit), duke e lavdëruar Zotin e tyre me falënderim. Të gjithë do të gjykohen me drejtësi, pastaj do të thuhet: “Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve!”75
Komentimi 1 shënim
Shënimi 75
Ti, o i Dërguar, do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar rreth Arshit të Mëshiruesit, duke e madhëruar Zotin e tyre dhe duke e pastruar nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij. Allahu i Lartësuar do të gjykojë ndërmjet krijesave me të vërtetën dhe drejtësinë e Tij, duke i vendosur njerëzit e besimit në Xhenet, e njerëzit e mohimit në Zjarr. Dhe do të thuhet: “Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, për atë që gjykoi mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të zjarrit — një falënderim për mirësinë dhe bamirësinë e Tij, dhe një falënderim për drejtësinë dhe urtësinë e Tij.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Shpallja e Kuranit është vetëm prej Allahut, të Plotfuqishmit në fuqinë dhe ndëshkimin e Tij, të Urtit në planifikimin dhe gjykimet e Tij.