KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 81

Et Tekuir Mbështjellja e diellit

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 29 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

81:1

إِذَا ٱلشَّمْسُ كُوِّرَتْ ١

Kur Dielli të mbështillet e të humbasë dritën e tij,1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Kur dielli të mbështillet dhe të shuhet drita e tij,

81:2

وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتْ ٢

dhe yjet të bien e të shpërndahen,2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

dhe yjet të shpërndahen e të humbasin ndriçimin e tyre,

81:3

وَإِذَا ٱلْجِبَالُ سُيِّرَتْ ٣

dhe malet të lëvizin nga vendi,3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

dhe malet të lëvizin nga vendi i tyre e të bëhen si pluhur i shpërndarë,

81:4

وَإِذَا ٱلْعِشَارُ عُطِّلَتْ ٤

dhe devetë shtatzëna të braktisen,4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

dhe devetë shtatzëna të braktisen nga frika e madhe,

81:5

وَإِذَا ٱلْوُحُوشُ حُشِرَتْ ٥

dhe kafshët e egra të mblidhen bashkë,5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

dhe kafshët e egra të mblidhen bashkë që Zoti të vendosë drejtësinë mes tyre duke u hakmarrë ndaj njëra-tjetrës,

81:6

وَإِذَا ٱلْبِحَارُ سُجِّرَتْ ٦

dhe detet të vlojnë,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

dhe detet të vlojnë e në to të ndizet zjarri,

81:7

وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتْ ٧

dhe shpirtrat të bashkohen,7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

dhe shpirtrat të bashkohen me shokët e tyre të ngjashëm (në vepra e fat) / ose me trupat e tyre.

81:8

وَإِذَا ٱلْمَوْءُۥدَةُ سُئِلَتْ ٨

dhe vajza e varrosur për së gjalli të pyetet,8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

dhe vajza e vogël e varrosur e gjallë të pyetet Ditën e Gjykimit

81:9

بِأَىِّ ذَنۢبٍۢ قُتِلَتْ ٩

për çfarë faji u vra;9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

— për cilin faj u vra?

81:10

وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتْ ١٠

dhe kur fletët (e veprave) të hapen,10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

dhe kur fletët e veprave të hapen për të gjithë,

81:11

وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتْ ١١

dhe qielli të zhvishet,11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

dhe qielli të hiqet nga vendi i tij,

81:12

وَإِذَا ٱلْجَحِيمُ سُعِّرَتْ ١٢

dhe Zjarri të ndizet me tërbim,12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

dhe zjarri i Xhehenemit të ndizet fuqishëm,

81:13

وَإِذَا ٱلْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ ١٣

dhe Xheneti të afrohet (për të devotshmit),13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

dhe xheneti, vendi i lumturisë, t’u afrohet të devotshmëve,

81:14

عَلِمَتْ نَفْسٌۭ مَّآ أَحْضَرَتْ ١٤

atëherë, çdo njeri do ta dijë çfarë ka përgatitur.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

— atëherë çdo shpirt do ta kuptojë dhe do ta gjejë para vetes çfarë ka punuar, qoftë e mirë apo e keqe.

81:15

فَلَآ أُقْسِمُ بِٱلْخُنَّسِ ١٥

Betohem për ato (planete) që tërhiqen,15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Allahu i Lartësuar betohet për planetet / yjet, të cilat fshehin dritën e tyre gjatë ditës,

81:16

ٱلْجَوَارِ ٱلْكُنَّسِ ١٦

që lëvizin dhe fshihen,16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

që lëvizin dhe fshihen në rrugët e tyre në qiell,

81:17

وَٱلَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ ١٧

dhe për natën kur errësohet plotësisht,17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

dhe për natën kur shtrihet errësira e saj,

81:18

وَٱلصُّبْحِ إِذَا تَنَفَّسَ ١٨

dhe për agimin kur merr frymë,18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

dhe për agimin kur nis të zbardhë,

81:19

إِنَّهُۥ لَقَوْلُ رَسُولٍۢ كَرِيمٍۢ ١٩

se vërtet, ky (Kuran) është Fjalë e (përcjellë prej) një të Dërguari fisnik,19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

se me të vërtetë ky Kuran është shpallje e përcjellë prej një të Dërguari fisnik – që është Xhibrili (alejhis selam),

81:20

ذِى قُوَّةٍ عِندَ ذِى ٱلْعَرْشِ مَكِينٍۢ ٢٠

që ka fuqi e që ka vend të lartë, pranë Zotit të Arshit,20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

i pajisur me fuqi të madhe në zbatimin e urdhrave të Zotit, dhe që ka vend të lartë e të nderuar pranë Allahut,

81:21

مُّطَاعٍۢ ثَمَّ أَمِينٍۢ ٢١

që dëgjohet atje (nga engjëjt e tjerë) dhe është besnik.21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

të cilit i binden engjëjt, dhe që është i besuar në shpalljen hyjnore që zbret.

81:22

وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجْنُونٍۢ ٢٢

Shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur.22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Muhamedi – ai që ju e njihni – nuk është i çmendur,

81:23

وَلَقَدْ رَءَاهُ بِٱلْأُفُقِ ٱلْمُبِينِ ٢٣

Ai e ka parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë,23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Muhamedi e ka parë me të vërtetë Xhibrilin, në horizontin madhështor,

81:24

وَمَا هُوَ عَلَى ٱلْغَيْبِ بِضَنِينٍۢ ٢٤

dhe nuk fsheh asgjë (nga ajo që i shpallet) prej të padukshmes.24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

dhe ai nuk është aspak koprrac në përcjelljen e shpalljes së Zotit, por ai përpiqet me të gjitha mënyrat që t’jua mësojë e të besoni.

81:25

وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَـٰنٍۢ رَّجِيمٍۢ ٢٥

Dhe ky (Kuran) nuk është fjalë e ndonjë djalli të mallkuar.25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Ky Kuran nuk është fjalë e ndonjë djalli të mallkuar e të përzënë nga mëshira e Allahut, por është Fjala dhe Shpallja e Zotit të Lartësuar.

81:26

فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ ٢٦

Atëherë, ku po shkoni?26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Ku po ju çojnë mendjet, që pas gjithë këtyre provave të qarta, e mohoni Kuranin?

81:27

إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَـٰلَمِينَ ٢٧

Ky (Kuran) është vetëm këshillë për botërat,27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Ai është vetëm këshillë dhe paralajmërim nga Allahu për të gjithë njerëzit —

81:28

لِمَن شَآءَ مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ ٢٨

për këdo nga ju, që dëshiron të ndjekë Rrugën e Drejtë.28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

për ata prej jush që dëshirojnë të ecin në rrugën e drejtë të së vërtetës dhe besimit.

81:29

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢٩

Por, ju nuk mund të dëshironi, përveç nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Por ju nuk mund ta doni dhe as ta arrini udhëzimin, veçse me dëshirën dhe vullnetin e Allahut, Zotit të gjithë krijesave!

Et Tekuir · 29 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi