KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 65

Et Talak Divorci

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Medinase • 12 ajete • Ajetet 1–12

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

65:1

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُواْ ٱلْعِدَّةَ ۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ رَبَّكُمْ ۖ لَا تُخْرِجُوهُنَّ مِنۢ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخْرُجْنَ إِلَّآ أَن يَأْتِينَ بِفَـٰحِشَةٍۢ مُّبَيِّنَةٍۢ ۚ وَتِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ ۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُۥ ۚ لَا تَدْرِى لَعَلَّ ٱللَّهَ يُحْدِثُ بَعْدَ ذَٰلِكَ أَمْرًۭا ١

O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes dhe numërojeni mirë periudhën e pritjes (iddeh). Kini frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e tyre dhe as ato të mos dalin, përveç nëse bëjnë një shkelje martesore të qartë. Këto janë kufijtë e Allahut, dhe kush i shkel kufijtë e Allahut, ai i ka bërë padrejtësi vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta Allahu mund të sjellë pas kësaj, një çështje të re (pajtim).1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

O i Dërguar, kur ju – ti dhe besimtarët – dëshironi t’i ndani gratë tuaja, i ndani ato në kohën kur mund të fillojnë periudhën e pritjes (iddetin), pra në një pastërti pas menstruacioneve, në të cilën nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, ose kur ato janë dukshëm shtatzëna. Respektoni periudhën e pritjes, që ta dini kohën kur mund t’i merrni përsëri nëse doni t’i pajtoni. Druajuni Allahut, Zotit tuaj! Mos i nxirrni gratë e ndara nga shtëpitë e tyre ku banojnë, derisa t’u mbarojë periudha e pritjes (që është tri periudha mujore për ato që kanë menstruacione, e më shkurt për të tjerat). As ato nuk duhet të largohen vetë, përveçse nëse kanë bërë një mëkat të qartë, si p.sh. imoralitet. Këto janë urdhrat e Allahut që Ai i ka caktuar për robërit e Tij; kushdo që i shkel kufijtë e Allahut, ai ka bërë padrejtësi ndaj vetvetes dhe e ka çuar veten drejt shkatërrimit. Ti, o divorcues, nuk e di — ndoshta Allahu do të sjellë pas këtij divorci diçka që nuk e prisje, që mund të të çojë ta rikthesh bashkëshorten tënde.

65:2

فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ فَارِقُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍۢ وَأَشْهِدُواْ ذَوَىْ عَدْلٍۢ مِّنكُمْ وَأَقِيمُواْ ٱلشَّهَـٰدَةَ لِلَّهِ ۚ ذَٰلِكُمْ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّهُۥ مَخْرَجًۭا ٢

Kur ato të kenë arritur fundin e periudhës së tyre të pritjes, atëherë ose mbajini me mirësi, ose ndahuni prej tyre me mirësi. Merrni dëshmitarë dy burra të drejtë nga mesi juaj dhe kryejeni dëshminë për Allahun. Kjo është këshilla që i jepet atij që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe, kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i japë atij një rrugëdalje2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Kur gratë e divorcuara t’i afrohen fundit të periudhës së tyre të pritjes, ose pajtojini ato me mirësi, duke u sjellë mirë dhe duke u siguruar shpenzimet e tyre, ose ndahuni prej tyre në mënyrë të drejtë, duke u dhënë plotësisht të drejtat e tyre, pa u bërë padrejtësi. Thirrni dy burra të drejtë prej jush që të dëshmojnë për pajtimin ose ndarjen, dhe ju dëshmitarë, dëshmoni për hir të Allahut, jo për interes apo arsye tjetër. Këto janë urdhrat që Allahu ua ka dhënë dhe këshillat që u vlejnë atyre që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Kush i frikësohet Allahut, duke vepruar sipas urdhrave të Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, Allahu do t’i japë një dalje nga çdo vështirësi,

65:3

وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُۥٓ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَـٰلِغُ أَمْرِهِۦ ۚ قَدْ جَعَلَ ٱللَّهُ لِكُلِّ شَىْءٍۢ قَدْرًۭا ٣

dhe do ta furnizojë prej nga nuk e pret. Kush mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij. Vërtet, Allahu e përmbush urdhrin e Tij; Allahu ka caktuar masë për çdo gjë.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

dhe do t’i sigurojë rizkun (furnizimin) nga rrugë që as nuk i kishte menduar. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton për çdo gjë që e shqetëson. Vërtet, Allahu e përmbush çdo vendim të Tij; asgjë nuk mund ta pengojë dhe asgjë nuk i shpëton. Allahu ka caktuar për çdo gjë një afat dhe një kufi të përcaktuar, që nuk mund të tejkalohet.

65:4

وَٱلَّـٰٓـِٔى يَئِسْنَ مِنَ ٱلْمَحِيضِ مِن نِّسَآئِكُمْ إِنِ ٱرْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَـٰثَةُ أَشْهُرٍۢ وَٱلَّـٰٓـِٔى لَمْ يَحِضْنَ ۚ وَأُوْلَـٰتُ ٱلْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّهُۥ مِنْ أَمْرِهِۦ يُسْرًۭا ٤

Për ato, nga gratë tuaja, që kanë kaluar moshën e menstruacioneve, nëse dyshoni, periudha e tyre e pritjes është tre muaj; e njëjtë është për ato që nuk kanë ende menstruacione. Ndërsa për gratë shtatzëna, periudha e tyre e pritjes përfundon kur ato të lindin. Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Ndërsa gratë e ndara, të cilave u është ndërprerë menstruacioni për shkak të moshës së shtyrë, nëse nuk jeni të sigurt se cili është gjykimi për to, periudha e pritjes (iddeti) për to është tre muaj. Edhe për vajzat e vogla që ende nuk kanë pasur menstruacione, periudha e pritjes është gjithashtu tre muaj. Sa për gratë shtatzëna, periudha e tyre e pritjes mbaron kur ato lindin. Dhe kush i frikësohet Allahut duke zbatuar urdhrat e Tij, Allahu do t’ia bëjë çështjet e tij të lehta — si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.

65:5

ذَٰلِكَ أَمْرُ ٱللَّهِ أَنزَلَهُۥٓ إِلَيْكُمْ ۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُعْظِمْ لَهُۥٓ أَجْرًا ٥

Ky është urdhri i Allahut, që jua ka shpallur juve. Dhe, kush i frikësohet Allahut, Ai do t’ia fshijë gjynahet dhe do t’i japë shpërblim të madh.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Kjo që u përmend lidhur me çështjen e divorcit dhe periudhës së pritjes, është urdhri i Allahut që Ai e ka zbritur për ju, o njerëz, që ta zbatoni. Kush i frikësohet Allahut duke u larguar nga gjynahet dhe duke kryer detyrimet që Ai ka urdhëruar, Allahu do t’ia fshijë gjynahet dhe do t’i japë shpërblim të madh në botën tjetër, duke e futur në Xhenet.

65:6

أَسْكِنُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ سَكَنتُم مِّن وُجْدِكُمْ وَلَا تُضَآرُّوهُنَّ لِتُضَيِّقُواْ عَلَيْهِنَّ ۚ وَإِن كُنَّ أُوْلَـٰتِ حَمْلٍۢ فَأَنفِقُواْ عَلَيْهِنَّ حَتَّىٰ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ۚ فَإِنْ أَرْضَعْنَ لَكُمْ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ ۖ وَأْتَمِرُواْ بَيْنَكُم بِمَعْرُوفٍۢ ۖ وَإِن تَعَاسَرْتُمْ فَسَتُرْضِعُ لَهُۥٓ أُخْرَىٰ ٦

Strehojini ato (gratë e divorcuara) aty ku banoni vetë, sipas mundësisë suaj, dhe mos i dëmtoni për t’u vështirësuar jetën. Nëse janë shtatzëna, jepuni shpenzimet derisa të lindin. E nëse ju ushqejnë fëmijën tuaj me gji, jepuni shpërblimin e tyre, dhe këshillohuni ndërmjet jush me mirësi. Por, nëse nuk arrini marrëveshje, atëherë le t’i ushqejë me gji një tjetër (mëndeshë).6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Strehojini gratat tuaja të divorcuara, gjatë periudhës së pritjes së tyre, në banesën që jetoni vetë apo në banesë të njëjtë me tuajën, sipas mundësive dhe gjendjes suaj ekonomike, dhe mos u bëni dëm për t’u vështirësuar jetesën apo për t’i detyruar të largohen. Nëse gratë e divorcuara janë shtatzëna, siguroni shpenzimet për to deri sa të lindin. Nëse ato i ushqejnë me gji fëmijët tuaj pas lindjes, jepuni shpërblimin e tyre të merituar. Këshillohuni me mirësi dhe mirëkuptim ndërmjet jush për çdo marrëveshje. E nëse nuk arrini të bini dakord që nëna të ushqejë me gji fëmijën, atëherë babai mund të gjejë një grua tjetër (mëndeshë) që ta ushqejë me gji në vend të saj.

65:7

لِيُنفِقْ ذُو سَعَةٍۢ مِّن سَعَتِهِۦ ۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُۥ فَلْيُنفِقْ مِمَّآ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ۚ لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلَّا مَآ ءَاتَىٰهَا ۚ سَيَجْعَلُ ٱللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍۢ يُسْرًۭا ٧

I pasuri të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa ai që ka mundësi të kufizuara, le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej asaj që i ka dhënë. Allahu do të sjellë lehtësim pas vështirësisë.7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Burri duhet të shpenzojë për gruan e tij të divorcuar dhe për fëmijën e tij sipas mundësive që Allahu i ka dhënë. Nëse ai ka begati në furnizim, le të japë me bujari; e nëse i është ngushtuar furnizimi dhe është i varfër, le të shpenzojë nga ajo që Allahu i ka dhënë. I varfëri nuk ngarkohet me atë që ngarkohet i pasuri. Allahu, pas vështirësisë dhe ngushtimit, do të sjellë lehtësi dhe begati.

65:8

وَكَأَيِّن مِّن قَرْيَةٍ عَتَتْ عَنْ أَمْرِ رَبِّهَا وَرُسُلِهِۦ فَحَاسَبْنَـٰهَا حِسَابًۭا شَدِيدًۭا وَعَذَّبْنَـٰهَا عَذَابًۭا نُّكْرًۭا ٨

Sa e sa qytete e kundërshtuan urdhrin e Zotit të tyre dhe të dërguarve të Tij! Ne i morëm në llogari të rreptë dhe i ndëshkuam me ndëshkim të rëndë.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Shumë prej banorëve të fshatrave dhe qyteteve kundërshtuan urdhrin e Allahut dhe urdhrin e të Dërguarit të Tij, dhe vazhduan në kryelartësinë dhe mosbesimin e tyre. Ne i ndëshkuam ata në këtë botë me një ndëshkim të ashpër dhe i goditëm me një dënim të madh e të frikshëm.

65:9

فَذَاقَتْ وَبَالَ أَمْرِهَا وَكَانَ عَـٰقِبَةُ أَمْرِهَا خُسْرًا ٩

Dhe ata shijuan pasojat e veprave të tyre, e fundi i tyre ishte humbja e plotë.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Ata shijuan përfundimin e hidhur të kryeneçësisë dhe mohimit të tyre, dhe fundi i mosbesimit të tyre ishte shkatërrim dhe humbje e plotë, pas së cilës nuk ka më humbje tjetër.

65:10

أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمْ عَذَابًۭا شَدِيدًۭا ۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ يَـٰٓأُوْلِى ٱلْأَلْبَـٰبِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ۚ قَدْ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيْكُمْ ذِكْرًۭا ١٠

Allahu u ka përgatitur atyre një dënim të ashpër. Prandaj, kini frikë Allahun, o njerëz të mençur, që keni besuar! Allahu ju ka dërguar juve një Përkujtues,10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Allahu u ka përgatitur atyre njerëzve që tejkaluan kufijtë, kundërshtuan urdhrat e Tij dhe urdhrat e të dërguarve të Tij, një dënim tepër të ashpër. Prandaj druajuni Allahut dhe kini frikë nga zemërimi i Tij, o ju njerëz me mendje të kthjellët, që e keni besuar Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij. Allahu ju ka zbritur juve, o besimtarë, një përkujtues (Kuranin) që ju kujton, ju udhëzon dhe ju nxit të merrni pjesën tuaj nga besimi dhe bindja ndaj Tij.

65:11

رَّسُولًۭا يَتْلُواْ عَلَيْكُمْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ مُبَيِّنَـٰتٍۢ لِّيُخْرِجَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ مِنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ ۚ وَمَن يُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعْمَلْ صَـٰلِحًۭا يُدْخِلْهُ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۖ قَدْ أَحْسَنَ ٱللَّهُ لَهُۥ رِزْقًا ١١

një të Dërguar që ju lexon shpalljet e Allahut, të sqaruara, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira nga errësirat në Dritë. Ai që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do ta fusë atë në kopshtet e Xhenetit, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Vërtet, Allahu i ka dhënë atij furnizim të mrekullueshëm.11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Ky përkujtues është I Dërguari, Muhamedi, i cili ju lexon ajetet e Allahut dhe ju shpjegon të vërtetën, që t’i nxjerrë ata që besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe veprojnë sipas urdhrave të Tij, nga errësirat e mosbesimit në dritën e besimit. Kushdo që beson në Allahun dhe vepron mirë, Allahu do ta fusë në kopshte, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Vërtet, Allahu i ka përgatitur besimtarëve të drejtë një furnizim të mrekullueshëm në Xhenet.

65:12

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ سَبْعَ سَمَـٰوَٰتٍۢ وَمِنَ ٱلْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ يَتَنَزَّلُ ٱلْأَمْرُ بَيْنَهُنَّ لِتَعْلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ وَأَنَّ ٱللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَىْءٍ عِلْمًۢا ١٢

Allahu është Ai që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq Toka. Urdhrat e Tij zbresin ndërmjet tyre, që ta dini se, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë dhe se Allahu e ka përfshirë çdo gjë në dijen e Tij.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Vetëm Allahu është Ai që i krijoi shtatë qiejt dhe krijoi shtatë toka (si qiejtë – pra shtatë qiejtë janë shtresat e qiellit, dhe shtatë tokat janë shtresat e Tokës), dhe zbriti urdhërin e Tij – shpalljen dhe vendimet me të cilat Ai rregullon krijesat – ndërmjet qiejve dhe Tokës, që ju, o njerëz, ta dini se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë, asgjë nuk mund ta pengojë Atë, dhe se dija e Allahut përfshin çdo gjë – asgjë nuk mund t’i shpëtojë dijes dhe fuqisë së Tij.

Et Talak · 12 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi