SURJA 66
Et Tahrim Ndalimi
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكَ ۖ تَبْتَغِى مَرْضَاتَ أَزْوَٰجِكَ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ١
O i Dërguar! Pse ia ndalon vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar të kënaqësh gratë e tua? Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.1
قَدْ فَرَضَ ٱللَّهُ لَكُمْ تَحِلَّةَ أَيْمَـٰنِكُمْ ۚ وَٱللَّهُ مَوْلَىٰكُمْ ۖ وَهُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ ٢
Allahu jua ka caktuar juve mënyrën e shlyerjes së betimeve tuaja. Allahu është Mbrojtësi juaj; dhe Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Allahu jua ka lejuar juve, o besimtarë, t’i zgjidhni betimet tuaja duke dhënë shlyerjen (kefaren) për to, e cila është: të ushqeni dhjetë të varfër, ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav; e kush nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Allahu është Mbrojtësi juaj dhe kujdeset për çështjet tuaja; Ai është i Dijshmi për atë që është më e dobishme për ju dhe i Urti në fjalët dhe veprat e Tij.
وَإِذْ أَسَرَّ ٱلنَّبِىُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَٰجِهِۦ حَدِيثًۭا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِۦ وَأَظْهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُۥ وَأَعْرَضَ عَنۢ بَعْضٍۢ ۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتْ مَنْ أَنۢبَأَكَ هَـٰذَا ۖ قَالَ نَبَّأَنِىَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْخَبِيرُ ٣
Kur i Dërguari i besoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi atë. Allahu ia tregoi këtë gjë të Dërguarit, ndërsa ai i tregoi asaj (gruas që hapi sekretin) një pjesë të asaj që kishte ndodhur, dhe e la pjesën tjetër. Kur e njoftoi atë për këtë, ajo tha: “Kush ta tregoi këtë?” Ai tha: “Ma tregoi Më i Dijshmi, Më i Njohuri.”3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Kur i Dërguari i Allahut i tha fshehtas një fjalë gruas së tij, Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe ajo e hapi atë duke ia treguar Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), Allahu e njoftoi të Dërguarin e Tij për zbulimin e sekretit të tij. Atëherë, ai i tregoi Hafsës një pjesë të asaj që kishte bërë të njohur dhe e la pa i përmendur pjesën tjetër, nga mirësjellja dhe bujaria e tij. Kur ai e qortoi për atë që e kishte hapur, ajo i tha: “Kush ta ka treguar këtë?” Ai u përgjigj: “Ma tregoi Allahu, që është i Dijshëm dhe i Njohur për çdo gjë, të Cilit asgjë nuk i fshihet.”
إِن تَتُوبَآ إِلَى ٱللَّهِ فَقَدْ صَغَتْ قُلُوبُكُمَا ۖ وَإِن تَظَـٰهَرَا عَلَيْهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ مَوْلَىٰهُ وَجِبْرِيلُ وَصَـٰلِحُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ بَعْدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ ٤
Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu - sepse vërtet, zemrat tuaja anuan – (Allahu do t’ju falë), por nëse bashkoheni kundër tij (të Dërguarit), atëherë dijeni se Allahu është Mbrojtësi i tij, ashtu si edhe Xhibrili, besimtarët e mirë, dhe engjëjt e tjerë pas tyre, janë mbështetësit e tij.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Nëse ju të dyja – Hafsa dhe Aishja – ktheheni te Allahu me pendim, është më e mirë për ju, sepse nga ju ka ndodhur diçka që e kërkon pendimin: zemrat tuaja u prirën drejt asaj që e urrente i Dërguari i Allahut ﷺ, duke zbuluar fshehtësinë e tij. E nëse bashkoheni kundër tij në diçka që e mërzit, dijeni se Allahu është mbrojtësi dhe ndihmësi i tij, dhe se Xhibrili, besimtarët e mirë dhe engjëjt, pas ndihmës së Allahut, janë përkrahësit dhe ndihmësit e tij kundër atyre që e lëndojnë apo e kundërshtojnë.
عَسَىٰ رَبُّهُۥٓ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبْدِلَهُۥٓ أَزْوَٰجًا خَيْرًۭا مِّنكُنَّ مُسْلِمَـٰتٍۢ مُّؤْمِنَـٰتٍۢ قَـٰنِتَـٰتٍۢ تَـٰٓئِبَـٰتٍ عَـٰبِدَٰتٍۢ سَـٰٓئِحَـٰتٍۢ ثَيِّبَـٰتٍۢ وَأَبْكَارًۭا ٥
Ndoshta Zoti i tij, nëse ai ju divorcon, do t’i japë atij bashkëshorte më të mira se ju: të nënshtruara ndaj Allahut (myslimane), besimtare, të bindura ndaj Allahut, të penduara, adhuruese të përkushtuara ndaj Allahut, agjëruese – të veja ose të virgjëra.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Ndoshta Zoti i tij, nëse ai (i Dërguari) ju ndan juve, o gratë e të Dërguarit, do t’i japë në vendin tuaj bashkëshorte më të mira se ju – të nënshtruara ndaj Allahut, besimtare në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të bindura ndaj urdhrave të Tij, të penduara që kthehen vazhdimisht në atë që Allahu e do, adhuruese të përkushtuara dhe agjëruese; disa prej tyre do të jenë të veja, e disa të virgjëra.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قُوٓاْ أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًۭا وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَـٰٓئِكَةٌ غِلَاظٌۭ شِدَادٌۭ لَّا يَعْصُونَ ٱللَّهَ مَآ أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ ٦
O besimtarë! Ruani veten dhe familjet tuaja nga një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin engjëj të ashpër e të fuqishëm, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhërat e Allahut dhe zbatojnë gjithçka që u urdhërohet.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, ruani veten tuaj, duke bërë atë që Allahu ju ka urdhëruar dhe duke lënë atë që ju ka ndaluar, dhe ruani familjet tuaja me të njëjtën kujdesi, nga zjarri i Xhehenemit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai mbikëqyret nga engjëj të ashpër dhe të fuqishëm, që nuk e kundërshtojnë Allahun në asgjë që Ai u urdhëron, dhe e zbatojnë plotësisht atë që u është urdhëruar.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَعْتَذِرُواْ ٱلْيَوْمَ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٧
O ju, që nuk besuat! Mos u justifikoni sot — ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Do t’u thuhet atyre që mohuan se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë dhe nuk besuan në Të, në çastin kur do të futen në zjarr: “Mos u justifikoni sot, sepse sot do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni vepruar në dynja!”
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوْبَةًۭ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ يَوْمَ لَا يُخْزِى ٱللَّهُ ٱلنَّبِىَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ ۖ نُورُهُمْ يَسْعَىٰ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَـٰنِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَٱغْفِرْ لَنَآ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٨
O besimtarë! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’ju shlyejë gjynahet tuaja dhe t’ju fusë në kopshte, nën të cilat rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë të Dërguarin dhe ata që besuan me të. Drita e tyre do të ndriçojë para tyre dhe në të djathtë të tyre, dhe ata do të thonë: “Zoti ynë! Na e përsos dritën tonë dhe na fal! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë.”8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, kthehuni te Allahu me pendim të sinqertë, një pendim pas të cilit nuk ka më gjynah, që Zoti juaj t’ju fshijë të këqijat dhe t’ju fusë në kopshte, nën të cilat rrjedhin lumenj. Atë ditë Allahu nuk do ta poshtërojë të Dërguarin dhe as ata që kanë besuar me të, përkundrazi do t’i nderojë dhe do t’i lartësojë. Drita e tyre do të ecë përpara tyre dhe në të djathtën e tyre, dhe ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë, që të kalojmë mbi urën e Siratit dhe të arrijmë në Xhenet, dhe falna, na mbulo gjynahet tona, sepse Ti je i Fuqishëm për çdo gjë!”
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ جَـٰهِدِ ٱلْكُفَّارَ وَٱلْمُنَـٰفِقِينَ وَٱغْلُظْ عَلَيْهِمْ ۚ وَمَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ٩
O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi — sa përfundim i keq është ai!9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
O i Dërguar, luftoji ata që e kanë shpallur hapur mosbesimin dhe përballu me ta me shpatë, dhe përpiqu me argumente dhe me zbatimin e ligjit ndaj atyre që e fshehin mosbesimin në zemrat e tyre. Përdor vendosmëri dhe ashpërsi ndaj të dy palëve në përpjekjen kundër tyre. Vendbanimi i tyre në botën tjetër do të jetë Xhehenemi, dhe sa i keq është ai vend ku do të përfundojnë!
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱمْرَأَتَ نُوحٍۢ وَٱمْرَأَتَ لُوطٍۢ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَـٰلِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا وَقِيلَ ٱدْخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّٰخِلِينَ ١٠
Allahu jep shembull për ata që nuk besojnë — gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin nën kujdesin e dy robërve tanë të mirë, por i tradhtuan ata, e kështu, burrat e tyre nuk mund t’u ndihmojnë aspak ndaj dënimit të Allahut, dhe atyre dyjave do t’u thuhet: “Hyni në Zjarr, bashkë me të tjerët që hyjnë aty!”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Allahu jep një shembull për gjendjen e mohuesve — në shoqërimin e tyre me besimtarët dhe afërsinë që mund të kenë me ta, e cila megjithatë nuk u sjell asnjë dobi për shkak të mosbesimit të tyre — shembullin e gruas së Profetit Nuh dhe gruas së Profetit Lut. Ato ishin nën mbrojtjen e dy robërve Tanë të drejtë, por i tradhtuan ata të dy në fe — ishin mohuese — dhe këta dy profetë nuk patën asnjë fuqi t’i shpëtonin nga ndëshkimi i Allahut. Grave të tyre do t’u thuhet: “Hyni në Zjarr bashkë me të tjerët që hyjnë aty!” - Ky shembull tregon se afërsia me profetët dhe të drejtët nuk ka asnjë vlerë, nëse mungon besimi i sinqertë dhe vepra e mirë.
وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ٱبْنِ لِى عِندَكَ بَيْتًۭا فِى ٱلْجَنَّةِ وَنَجِّنِى مِن فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِى مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١١
Dhe, Allahu jep shembull për ata që besojnë — gruan e Faraonit, e cila tha: “Zoti im! Më ndërto pranë Teje një shtëpi në Xhenet, më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli i padrejtë!”11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Dhe Allahu jep një shembull për gjendjen e besimtarëve që e besuan Atë, e adhuruan vetëm Atë dhe vepruan sipas ligjit të Tij, duke treguar se shoqërimi me mohuesit nuk i dëmton nëse janë të qëndrueshëm në besim - shembullin e gruas së Faraonit. Ajo ishte nën kurorën e njeriut më mohues ndaj Allahut, por vetë ajo ishte besimtare, kur tha: “O Zoti im, më ndërto një shtëpi pranë Teje në Xhenet, më shpëto nga Faraoni dhe nga veprat e tij të këqija, dhe më shpëto nga populli i padrejtë dhe i humbur!”
وَمَرْيَمَ ٱبْنَتَ عِمْرَٰنَ ٱلَّتِىٓ أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَـٰتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِۦ وَكَانَتْ مِنَ ٱلْقَـٰنِتِينَ ١٢
- Si edhe Merjemen, bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj dhe Ne frymë në të (nëpërmjet engjëllit Xhibril) nga shpirti Ynë (shpirtin e Isait). Ajo besoi në fjalët e Zotit të saj dhe në Librat e Tij, dhe ishte ndër ata që i përkushtohen plotësisht Allahut.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Allahu jep gjithashtu shembull për ata që besuan me figurën e Merjemes, bijës së Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj dhe e mbrojti veten nga çdo gjynah. Atëherë Allahu urdhëroi Xhibrilin (paqja qoftë mbi të) që të frynte në jakën e këmishës së saj, dhe ajo frymë arriti në barkun e saj, kështu që ajo mbeti shtatzënë me Isain (paqja qoftë mbi të). (Pra, shpirti i Isait është i krijuar, si ai i njerëzve të tjerë, por mënyra e fryrjes së tij në barkun e Merjemes, është e veçantë dhe mrekulli nga Allahu). Ajo i besoi fjalëve të Zotit të saj, veproi sipas ligjeve dhe Librave të shpallur nga Ai, dhe ishte ndër ata që i binden plotësisht Allahut.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
O i Dërguar, pse e ndalon veten nga ajo që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar të kënaqësh gratë e tua? Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj teje.