KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 26

Esh Shuara Poetët

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 227 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

26:1

طسٓمٓ ١

Tā Sīn Mīm.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Është folur më parë për shkronjat e ndara në fillim të sures El Bekare.

26:2

تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُبِينِ ٢

Këto janë vargjet e Librit të qartë.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Këto janë ajetet e Kuranit që shpjegon çdo gjë dhe që ndan mes udhëzimit dhe humbjes, dhe ky Kuran ka zbritur nga Allahu dhe nuk është vepër e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), por është shpallje nga Allahu tek ai.

26:3

لَعَلَّكَ بَـٰخِعٌۭ نَّفْسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤْمِنِينَ ٣

Ndoshta do që të shkatërrosh veten (o Muhamed), pse ata nuk po bëhen besimtarë.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Ndoshta ti – o i dërguar – nga dëshira e madhe për udhëzimin e tyre, je gati të shkatërrosh veten, sepse ata nuk të besuan dhe nuk vepruan sipas udhëzimit tënd; pra mos e bëj këtë.

26:4

إِن نَّشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةًۭ فَظَلَّتْ أَعْنَـٰقُهُمْ لَهَا خَـٰضِعِينَ ٤

Nëse do të dëshironim, Ne do t’u zbrisnim atyre një shenjë nga qielli, e qafat e tyre do të mbeteshin të përulur para saj.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Nëse do të dëshironim, do t’u zbrisnim përgënjeshtruesve nga populli yt, o Muhamed, një mrekulli frikësuese prej qiellit, e cila do t’i detyronte ata të besonin, e qafat e tyre do të bëheshin të përulura e të nënshtruara. Por Ne nuk e deshëm këtë, sepse besimi që ka vlerë është ai në të fshehtën (të padukshmen), i bërë me zgjedhje të lirë.

26:5

وَمَا يَأْتِيهِم مِّن ذِكْرٍۢ مِّنَ ٱلرَّحْمَـٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنْهُ مُعْرِضِينَ ٥

Sa herë që atyre u vjen ndonjë përkujtim i ri nga i Gjithëmëshirshmi, ata menjëherë i kthejnë shpinën.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Dhe nuk u vjen këtyre idhujtarëve përgënjeshtrues ndonjë këshillë (përkujtim) nga i Gjithëmëshirshmi, e shpallur rishtazi – njëra pas tjetrës – që t’u urdhërojë dhe t’u ndalojë, e t’u kujtojë fenë e vërtetë, veçse ata i kthejnë shpinën dhe nuk e pranojnë, e nuk mendojnë rreth saj.

26:6

فَقَدْ كَذَّبُواْ فَسَيَأْتِيهِمْ أَنۢبَـٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ٦

Ata e përgënjeshtruan atë (Kuranin), por shumë shpejt do t’u vijnë lajmet e asaj me të cilën talleshin.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Idhujtarët e mohuesit e përgënjeshtruan Kuranin dhe talleshin me të, por shumë shpejt do t’u vijë lajmi i asaj që talleshin e përqeshnin, dhe dënimi do t’i godasë si shpërblim për kryeneçësinë e tyre ndaj Zotit të tyre.

26:7

أَوَلَمْ يَرَوْاْ إِلَى ٱلْأَرْضِ كَمْ أَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍۢ كَرِيمٍ ٧

A nuk shohin ata në tokë, sa shumë çifte bimësh fisnike kemi bërë të mbijnë në të?7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

A e përgënjeshtruan ata (të vërtetën) dhe nuk shikuan tokën, në të cilën Ne bëmë të mbijnë çdo lloj bime të bukur dhe të dobishme, të cilën nuk ka fuqi ta bëjë të mbijë askush tjetër përveç Zotit të botëve?

26:8

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ٨

Në këtë, ka me të vërtetë një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Vërtet, në nxjerrjen e bimës nga toka ka një shenjë të qartë për përsosmërinë e fuqisë së Allahut, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë dhe nuk do të besojnë.

26:9

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٩

Dhe, Zoti yt është me të vërtetë, i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Dhe me të vërtetë Zoti yt, o Muhamed, është i Plotfuqishmi mbi çdo krijesë (asgjë nuk mund t’a pengonte nga dënimi i mohuesve), Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë çdo gjë.

26:10

وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئْتِ ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٠

Dhe, kur Zoti yt i thirri Musait: “Shko te populli i padrejtë:10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Dhe kujto, o i dërguar, kur Zoti yt i thirri Musait: Shko te populli zullumqar;

26:11

قَوْمَ فِرْعَوْنَ ۚ أَلَا يَتَّقُونَ ١١

populli i Faraonit. A nuk kanë frikë ata (nga dënimi Zotit)?”11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Te populli i Faraonit, dhe thuaju atyre: “A nuk i frikësoheni dënimit të Allahut të Madhëruar, e ta lini atë në të cilën gjendeni prej mosbesimit dhe humbjes?”

26:12

قَالَ رَبِّ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ١٢

Ai (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më përgënjeshtrojnë;12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Musai tha: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më përgënjeshtrojnë në mesazhin tim;

26:13

وَيَضِيقُ صَدْرِى وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِى فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَـٰرُونَ ١٣

dhe më shtrëngohet kraharori e nuk më rrjedh fjala, prandaj dërgoje edhe Harunin (me mua).13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Dhe gjoksi im ngushtohet dhe mbushet me pikëllim për shkak të mohimit të tyre, ndërsa gjuha ime nuk lëshohet lehtë në thirrje, prandaj dërgoje Xhibrilin me shpallje te vëllai im, Haruni, që të më ndihmojë dhe të jetë i dërguar bashkë me mua.

26:14

وَلَهُمْ عَلَىَّ ذَنۢبٌۭ فَأَخَافُ أَن يَقْتُلُونِ ١٤

Përveç kësaj, ata kanë kundër meje një krim, e frikësohem se do të më vrasin.”14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Dhe unë kam mbi vete një faj për vrasjen e një njeriu prej tyre, që ishte një kopt, prandaj kam frikë se do të më vrasin për këtë.”

26:15

قَالَ كَلَّا ۖ فَٱذْهَبَا بِـَٔايَـٰتِنَآ ۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسْتَمِعُونَ ١٥

Ai (Allahu) tha: “Jo, kurrsesi! Shkoni të dy me provat Tona; Ne do të jemi me ju, do të dëgjojmë.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Allahu i tha Musait: Kurrsesi, nuk do të të vrasin, dhe kërkesën tënde për (ndihmën e) Harunit e kam pranuar. Shkoni pra të dy me mrekullitë që tregojnë vërtetësinë tuaj; Ne jemi me ju me dijen, mbrojtjen dhe ndihmën Tonë, duke dëgjuar çdo gjë që do të thoni ju dhe që do të përgjigjen ata, dhe çdo gjë tjetër.

26:16

فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٦

Shkoni te Faraoni dhe i thoni: Ne jemi të Dërguarit e Zotit të botëve;16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Shkoni te Faraoni dhe thuajini atij: Ne jemi të dërguar te ti dhe te populli yt nga Zoti i botëve;

26:17

أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ١٧

1ë të të themi: “Lëri bijtë e Izraelit të vijnë me ne!”17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Që të të themi: «T’i lirosh dhe t’i lejosh bijtë e Izraelit të vijnë me ne!»

26:18

قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًۭا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ ١٨

(Faraoni) tha: “A nuk të kemi rritur tek ne si fëmijë, dhe a nuk ke kaluar tek ne shumë vite të jetës tënde?!18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Faraoni i tha Musait, duke ia kujtuar me mendjemadhësi të mirat: «A nuk të kemi rritur në shtëpinë tonë kur ishe i vogël, dhe kalove vite nga jeta jote nën kujdesin tonë?!;

26:19

وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ ٱلَّتِى فَعَلْتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ١٩

Pastaj, bëre atë vepër që bëre, duke qenë mosmirënjohës.”19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Pastaj bëre një faj duke vrarë një burrë nga populli im, kur e godite e e shtyve, duke qenë mosmirënjohës ndaj meje dhe prej atyre që mohojnë zotërimin tim.”

26:20

قَالَ فَعَلْتُهَآ إِذًۭا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٢٠

(Musai) tha: “E bëra atë (veprën) atëherë, kur isha nga të paditurit (dhe pa qëllim).20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Musai iu përgjigj Faraonit: «E bëra atë që the, para se Allahu të më shpallte dhe të më dërgonte si të dërguar.

26:21

فَفَرَرْتُ مِنكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِى رَبِّى حُكْمًۭا وَجَعَلَنِى مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ٢١

Prandaj u largova nga ju, kur ju frikësohesha, por Zoti im më dha urtësi dhe më bëri prej të dërguarve.21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Prandaj dola prej jush, duke ikur në “Medjen”, nga frika se mos më vrisnit për atë që e bëra pa qëllim. Pastaj Zoti im, nga mirësia e Tij, më dha profecinë dhe diturinë, dhe më bëri prej të dërguarve.

26:22

وَتِلْكَ نِعْمَةٌۭ تَمُنُّهَا عَلَىَّ أَنْ عَبَّدتَّ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٢٢

Dhe, a është kjo një mirësi, që ti ma përmend mua: që ti i ke skllavëruar bijtë e Izraelit?”22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Sa për atë rritje në shtëpinë tënde që ti e llogarit si një mirësi ndaj meje – a nuk i bëre bijtë e Izraelit skllevër, duke therur djemtë e tyre dhe duke lënë gjallë gratë e tyre?»

26:23

قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢٣

(Faraoni) tha: “E çfarë është Zoti i botëve?”23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Faraoni tha: “E ç’është Zoti i botëve, për të cilin ti pretendon se je i dërguari i Tij?”

26:24

قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَآ ۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٢٤

(Musai) tha: “Zoti i qiejve dhe i Tokës, dhe i çfarë është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.”24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Musai tha: “Është Sunduesi dhe Rregulluesi i qiejve dhe i Tokës dhe i asaj që është ndërmjet tyre. Nëse jeni të bindur në këtë, atëherë besoni.”

26:25

قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُۥٓ أَلَا تَسْتَمِعُونَ ٢٥

Ai (Faraoni) u tha atyre që ishin përreth: “A nuk po dëgjoni (çfarë thotë)?”25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Faraoni u tha krerëve të popullit të tij që e rrethonin: “A nuk po dëgjoni fjalët e çuditshme të Musait, që pohon për ekzistencën e një Zoti tjetër përveç meje?”

26:26

قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ ٢٦

(Musai) tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të mëparshëm.”26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Musai tha: “Zoti, të cilin po ju ftoj t’i besoni, është Ai që ju ka krijuar ju dhe ka krijuar edhe etërit tuaj të hershëm. Si pra adhuroni atë që është i krijuar si ju, e që ka pasur etër që u shuan ashtu siç u shuan edhe etërit tuaj?”

26:27

قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِىٓ أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌۭ ٢٧

(Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari juaj, që ju është dërguar, është i çmendur!”27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Faraoni u tha njerëzve të afërt të tij, duke nxitur zemërimin e tyre për ta përgënjeshtruar Musain: “Me të vërtetë, ky i dërguari juaj që është dërguar tek ju është i marrë; ai flet fjalë pa kuptim!”

26:28

قَالَ رَبُّ ٱلْمَشْرِقِ وَٱلْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَآ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ ٢٨

(Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit, dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre, nëse përdorni mendjen.”28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Musai tha: “(Ai është) Zoti i lindjes dhe i perëndimit dhe i asaj që është ndërmjet tyre, si edhe i asaj që ndodh në to prej drite dhe errësire. Kjo kërkon që të besoni vetëm Atë, nëse jeni prej atyre që kanë mend dhe reflektim!”

26:29

قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذْتَ إِلَـٰهًا غَيْرِى لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ ٱلْمَسْجُونِينَ ٢٩

(Faraoni) tha: “Nëse merr ndonjë zot tjetër përveç meje, do të të bëj nga të burgosurit.”29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Faraoni i tha Musait duke e kërcënuar: “Nëse merr për vete ndonjë zot tjetër përveç meje, patjetër do të të fus në burg, ashtu siç kam burgosur edhe të tjerë.”

26:30

قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَىْءٍۢ مُّبِينٍۢ ٣٠

(Musai) tha: “Edhe sikur të të sjell dëshmi të qartë?”30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Musai tha: “Do të më bësh nga të burgosurit, edhe sikur të të sjell një dëshmi të prerë, nga e cila të bëhet e qartë se unë jam i vërtetë?”

26:31

قَالَ فَأْتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ ٣١

(Faraoni) tha: “Sillma, nëse je prej atyre që thonë të vërtetën.”31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Faraoni tha: “Atëherë sillma dëshminë, nëse je prej atyre që thonë të vërtetën në atë që pretendon.”

26:32

فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِىَ ثُعْبَانٌۭ مُّبِينٌۭ ٣٢

Atëherë, ai (Musai) hodhi shkopin e vet dhe ai menjëherë u bë një gjarpër i vërtetë.32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Atëherë Musai hodhi shkopin e tij dhe ai u shndërrua në një gjarpër të vërtetë, jo mashtrim siç bëjnë magjistarët.

26:33

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِىَ بَيْضَآءُ لِلنَّـٰظِرِينَ ٣٣

Pastaj, nxori dorën e vet, dhe ja, ajo u bë e bardhë për shikuesit.33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Pastaj Musai nxori dorën nga xhepi i tij dhe ajo doli e bardhë, që shkëlqente, duke mahnitur shikuesit.

26:34

قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُۥٓ إِنَّ هَـٰذَا لَسَـٰحِرٌ عَلِيمٌۭ ٣٤

(Faraoni) i tha parisë së tij, që i kishte përreth: “Ky qenka magjistar vërtet i ditur!34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Faraoni u tha krerëve të popullit të tij, nga frika se mos besonin: “Me të vërtetë, Musai është një magjistar i aftë, i zoti!

26:35

يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُم بِسِحْرِهِۦ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ ٣٥

Ai dëshiron t’ju nxjerrë juve nga toka juaj me magjinë e tij, kështu që, çfarë më propozoni?”35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Ai është magjistar që dëshiron t’ju nxjerrë nga toka juaj me magjinë e tij. Çfarë mendimi më jepni për çështjen e tij, që të ndjek këshillën tuaj?”

26:36

قَالُوٓاْ أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَٱبْعَثْ فِى ٱلْمَدَآئِنِ حَـٰشِرِينَ ٣٦

Ata thanë: “Lëre atë dhe vëllain e tij për pak kohë, dhe dërgo mbledhës nëpër qytete,36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

Paria e popullit të Faraonit i tha Faraonit: “Shtyje çështjen e Musait dhe Harunit, dhe dërgo nëpër qytete njerëz, që të mbledhin magjistarët;

26:37

يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍۢ ٣٧

që të të sjellin çdo magjistar të aftë.”37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

që të të sjellin çdo njeri që është mjeshtër në magji dhe i dalluar në të, që tja kalojnë Musait në magji.”

26:38

فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَـٰتِ يَوْمٍۢ مَّعْلُومٍۢ ٣٨

Dhe magjistarët u mblodhën, në ditën e caktuar.38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Magjistarët u mblodhën në ditën dhe kohën e caktuar, koha e paradites në ditën e festës, kur njerëzit liroheshin nga punët e tyre, mblidheshin dhe zbukuroheshin; kjo për t’u takuar me Musain.

26:39

وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنتُم مُّجْتَمِعُونَ ٣٩

Dhe, njerëzve u thuhej: “A jeni duke u mbledhur (për të parë)?39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Njerëzit u nxitën të mblidheshin, me shpresën që fitorja të ishte në anën e magjistarëve.

26:40

لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلْغَـٰلِبِينَ ٤٠

Që të ndjekim magjistarët, nëse janë ata fituesit.”40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Ne shpresojmë që fitorja të jetë për magjistarët, që kështu të qëndrojmë të patundur në fenë tonë.

26:41

فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرْعَوْنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ ٱلْغَـٰلِبِينَ ٤١

Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “A do të kemi shpërblim, nëse jemi ne fitues?”41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Kur magjistarët erdhën te Faraoni, i thanë atij: “A do të kemi shpërblim nga pasuria ose nga posti, nëse ne jemi ata që do ta mposhtim Musain?”

26:42

قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ٤٢

Ai (Faraoni) tha: “Po, dhe do të jeni nga të afërtit e mi.”42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Faraoni tha: “Po, do të keni tek unë atë shpërblim që kërkoni, dhe do të jeni nga të afërtit e mi.”

26:43

قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلْقُواْ مَآ أَنتُم مُّلْقُونَ ٤٣

Musai u tha atyre: “Hidhni atë që keni për të hedhur.”43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

Musai u tha magjistarëve, duke dashur të asgjësonte magjinë e tyre dhe të tregonte se ajo që solli ai nuk ishte magji: “Hidhni atë që doni të hidhni nga magjia juaj.”

26:44

فَأَلْقَوْاْ حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ ٱلْغَـٰلِبُونَ ٤٤

Atëherë, ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për madhështinë e Faraonit, ne jemi padyshim fituesit.”44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Atëherë ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre, dhe njerëzve iu duk sikur ato ishin gjarpërinj që lëviznin. Pastaj u betuan në madhështinë e Faraonit duke thënë: “Ne, me të vërtetë, jemi fitimtarët.”

26:45

فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِىَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ ٤٥

Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij dhe -ja!- ai i përpiu menjëherë objektet e iluzionit të tyre.45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

Pasaj Musai hodhi shkopin e tij, e menjëherë ai u bë një gjarpër i madh, që përpiu gjithçka që ata kishin shpikur me mashtrim dhe falsifikim.

26:46

فَأُلْقِىَ ٱلسَّحَرَةُ سَـٰجِدِينَ ٤٦

Atëherë, magjistarët ranë të përkulur me fytyrë në sexhde,46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

Kur magjistarët e panë atë dhe e kuptuan se nuk ishte mashtrim i magjistarëve, besuan në Allahun dhe ranë në sexhde para Tij, me fytyrën në Tokë;

26:47

قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٤٧

dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

duke thënë: “Ne besuam në Zotin e botëve,

26:48

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَـٰرُونَ ٤٨

Zotin e Musait dhe të Harunit.”48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Zotin e Musait dhe Harunit.»

26:49

قَالَ ءَامَنتُمْ لَهُۥ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِى عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَـٰفٍۢ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ ٤٩

(Faraoni) tha: “A i besuat atij (Musait) para se t’ju jap leje unë? Ai padyshim, është udhëheqësi juaj që ju ka mësuar magjinë. Por, do ta shihni! Unë do t’jua pres duart dhe këmbët tërthorazi dhe do t’ju kryqëzoj të gjithëve.”49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Faraoni u tha magjistarëve me përçmim: «A i besuat Musait pa lejen time?» – dhe duke dashur t’i mashtrojë, tha: «Ai është i madhi juaj që ju ka mësuar magjinë. Por shumë shpejt do ta mësoni dënimin që do t’ju godasë: Patjetër që do t’ju pres duart dhe këmbët kryq, duke prerë dorën e djathtë dhe këmbën e majtë ose anasjelltas, dhe do t’ju var të gjithëve.»

26:50

قَالُواْ لَا ضَيْرَ ۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ٥٠

Ata thanë: “S’ka gjë! Ne do të kthehemi patjetër te Zoti ynë.50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

Magjistarët i thanë Faraonit: «Nuk ka dëm për ne nga ajo që do të na godasë prej dënimit të kësaj bote, ne do të kthehemi te Zoti ynë, dhe Ai do të na japë begatinë e përhershme.

26:51

إِنَّا نَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَـٰيَـٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٥١

Ne shpresojmë që Zoti ynë të na falë gabimet tona, sepse ne ishim të parët që besuam.”51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Ne shpresojmë që Zoti ynë të na falë gjynahet tona, shirkun dhe të tjera, sepse ne ishim të parët që besuam nga populli yt.»

26:52

۞ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِىٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٥٢

Pastaj, Ne i shpallëm Musait: “Ik natën bashkë me robërit e Mi, se do të ndiqeni.”52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Pastaj Allahu i shpalli Musait, paqja qoftë mbi të: «Udhëto natën me ata që kanë besuar nga bijtë e Izraelit, sepse Faraoni dhe ushtria e tij do t’ju ndjekin, që të mos ju arrijnë para se të mbërrini në det.»

26:53

فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِى ٱلْمَدَآئِنِ حَـٰشِرِينَ ٥٣

Atëherë, Faraoni dërgoi mobilizues nëpër qytete.53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

Atëherë Faraoni dërgoi ushtarët e tij – kur mori vesh për largimin e bijve të Izraelit – për të mbledhur ushtrinë e tij nga qytetet e mbretërisë së tij.

26:54

إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ لَشِرْذِمَةٌۭ قَلِيلُونَ ٥٤

Dhe tha: “Këta janë vetëm një grup i vogël,54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Faraoni tha: «Me të vërtetë, bijtë e Izraelit që ikën me Musain janë një grup i vogël e i përçmuar,

26:55

وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَآئِظُونَ ٥٥

që me të vërtetë na kanë tërbuar,55

Komentimi 1 shënim

Shënimi 55

që na kanë tërbuar dhe na kanë mbushur zemrat me mllef, sepse kundërshtuan fenë tonë dhe dolën pa lejen tonë,

26:56

وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَـٰذِرُونَ ٥٦

por ne jemi të gjithë në gatishmëri.”56

Komentimi 1 shënim

Shënimi 56

por ne të gjithë jemi të kujdesshëm dhe plotësisht të përgatitur kundër tyre.”

26:57

فَأَخْرَجْنَـٰهُم مِّن جَنَّـٰتٍۢ وَعُيُونٍۢ ٥٧

Kështu që, Ne i nxorëm ata (Faraonin dhe popullin e tij) nga kopshtet dhe burimet,57

Komentimi 1 shënim

Shënimi 57

Dhe Allahu e nxori Faraonin dhe popullin e tij nga toka e Egjiptit, nga kopshtet dhe burimet e ujit,

26:58

وَكُنُوزٍۢ وَمَقَامٍۢ كَرِيمٍۢ ٥٨

nga thesaret dhe ndërtesat e tyre madhështore.58

Komentimi 1 shënim

Shënimi 58

nga thesarët e arit dhe ndërtesat e bukura e madhështore.

26:59

كَذَٰلِكَ وَأَوْرَثْنَـٰهَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٥٩

Kështu ndodhi, dhe Ne ua lamë ato trashëgim bijve të Izraelit.59

Komentimi 1 shënim

Shënimi 59

Kështu ndodhi, siç e përshkruam. Dhe pas mbytjes së Faraonit dhe ushtrisë së tij, të gjitha pasuritë e tyre ua lamë trashëgim bijve të Izraelit.

26:60

فَأَتْبَعُوهُم مُّشْرِقِينَ ٦٠

Ata (ushtria e Faraonit) i ndoqën ata me lindjen e diellit.60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

Faraoni me ushtrinë e tij e ndoqi Musain dhe ata që ishin me të, në kohën e lindjes së diellit.

26:61

فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَـٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدْرَكُونَ ٦١

Kur u përballën dy grupet, shokët e Musait thanë: “Ne, me siguri do të kapemi.”61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

Kur secili nga dy grupet e pa tjetrin, shokët e Musait thanë: “Me siguri, ushtria e Faraonit do të na arrijë dhe do të na shkatërrojë.”

26:62

قَالَ كَلَّآ ۖ إِنَّ مَعِىَ رَبِّى سَيَهْدِينِ ٦٢

Ai tha: “Kurrsesi! Me mua është Zoti im; Ai do të më udhëzojë.”62

Komentimi 1 shënim

Shënimi 62

Musai u tha atyre: “Kurrsesi, nuk do të kapemi; me mua është Zoti im me ndihmë, Ai do të më udhëzojë dhe do të më drejtojë në atë që është shpëtimi im dhe i juaji.”

26:63

فَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْبَحْرَ ۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍۢ كَٱلطَّوْدِ ٱلْعَظِيمِ ٦٣

Dhe, Ne i shpallëm Musait: “Godite detin me shkopin tënd!” Atëherë deti u nda, dhe çdo pjesë u bë si një mal i madh.63

Komentimi 1 shënim

Shënimi 63

Atëherë Ne i shpallëm Musait: “Godite detin me shkopin tënd!” Ai e goditi, dhe deti u nda në dymbëdhjetë rrugë, sipas numrit të fiseve të bijve të Izraelit, dhe çdo pjesë e ndarë e detit u bë si një mal i madh.

26:64

وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ ٱلْـَٔاخَرِينَ ٦٤

Dhe i tërhoqëm atje të tjerët.64

Komentimi 1 shënim

Shënimi 64

Dhe Ne e tërhoqëm atje Faraonin dhe popullin e tij derisa hynë në det.

26:65

وَأَنجَيْنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجْمَعِينَ ٦٥

Musain dhe ata që ishin me të, i shpëtuam të gjithë.65

Komentimi 1 shënim

Shënimi 65

Musain dhe ata që ishin me të i shpëtuam të gjithë, nga mbytja dhe nga Faraoni. Deti qëndroi i ndarë derisa ata kaluan në tokë, në anën tjetër.

26:66

ثُمَّ أَغْرَقْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ ٦٦

Pastaj i mbytëm të tjerët.66

Komentimi 1 shënim

Shënimi 66

Pastaj Ne e mbytëm Faraonin dhe ata që ishin me të duke e mbyllur detin mbi ta, pasi hynë në të duke ndjekur Musain dhe popullin e tij.

26:67

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ٦٧

Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.67

Komentimi 1 shënim

Shënimi 67

Me të vërtetë, në atë që ndodhi ka një mësim të madh dhe një provë që tregon fuqinë e Allahut, por shumica e pasuesve të Faraonit nuk besuan, edhe pas kësaj shenje madhështore. Nga ata nuk besoi askush tjetër, përveç Asijes – gruaja e Faraonit, Hizekielit – besimtarit nga familja e Faraonit, dhe Merjemit, bija e Namusit, e cila tregoi vendin ku ishin eshtrat e Jusufit (paqja qoftë mbi të).

26:68

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦٨

Dhe, me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.68

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti; me fuqinë e Tij shkatërroi jobesimtarët që përgënjeshtruan, dhe me mëshirën e Tij shpëtoi Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.

26:69

وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَٰهِيمَ ٦٩

Tregoju atyre historinë e Ibrahimit.69

Komentimi 1 shënim

Shënimi 69

Dhe tregoju mohuesve – o i Dërguar – historinë e Ibrahimit,

26:70

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَا تَعْبُدُونَ ٧٠

Kur i tha babait të vet, dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni?”70

Komentimi 1 shënim

Shënimi 70

kur Ibahimi i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çfarë adhuroni ju?”

26:71

قَالُواْ نَعْبُدُ أَصْنَامًۭا فَنَظَلُّ لَهَا عَـٰكِفِينَ ٧١

Ata thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe qëndrojmë tek ata me përkushtim.”71

Komentimi 1 shënim

Shënimi 71

Ata thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe vazhdojmë me përkushtim në adhurimin e tyre dhe në shërbim të tyre.”

26:72

قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ ٧٢

Ai tha: “A ju dëgjojnë ata, kur ju u luteni?72

Komentimi 1 shënim

Shënimi 72

Ibrahimi tha, duke i tërhequr vërejtjen për prishjen e besimit të tyre: «A ju dëgjojnë ata kur ju luteni atyre?

26:73

أَوْ يَنفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ ٧٣

Apo ju sjellin ndonjë dobi, apo ju bëjnë ndonjë dëm?”73

Komentimi 1 shënim

Shënimi 73

Apo ju sjellin ndonjë dobi kur i adhuroni? Apo ju shkaktojnë ndonjë dëm nëse i lini pa adhuruar?”

26:74

قَالُواْ بَلْ وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ ٧٤

Ata thanë: “Jo, por i gjetëm etërit tanë duke bërë ashtu.”74

Komentimi 1 shënim

Shënimi 74

Ata thanë: “Asgjë nga këto nuk ndodh prej tyre, por ne i gjetëm etërit tanë duke i adhuruar, prandaj i imituam në atë që bënin.”

26:75

قَالَ أَفَرَءَيْتُم مَّا كُنتُمْ تَعْبُدُونَ ٧٥

Ai tha: “A e keni parë atë që adhuroni,75

Komentimi 1 shënim

Shënimi 75

Ibrahimi tha: “A pra e keni parë me vëmendje atë që adhuronit – idhujt që as nuk dëgjojnë, as nuk sjellin dobi, e as nuk bëjnë dëm –

26:76

أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلْأَقْدَمُونَ ٧٦

ju dhe etërit tuaj të hershëm?76

Komentimi 1 shënim

Shënimi 76

ju dhe etërit tuaj të hershëm para jush?

26:77

فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّۭ لِّىٓ إِلَّا رَبَّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٧٧

Me të vërtetë, ata janë armiq për mua, përveç Zotit të botëve,77

Komentimi 1 shënim

Shënimi 77

Me të vërtetë, ato që i adhuroni në vend të Allahut janë armiq për mua; por Zotin e botëve, që është Sunduesi i tyre, vetëm Atë e adhuroj.

26:78

ٱلَّذِى خَلَقَنِى فَهُوَ يَهْدِينِ ٧٨

i Cili më ka krijuar dhe është Ai që më udhëzon;78

Komentimi 1 shënim

Shënimi 78

Është Ai që më krijoi në formën më të bukur dhe më udhëzon drejt të mirave të kësaj bote dhe të botës tjetër.

26:79

وَٱلَّذِى هُوَ يُطْعِمُنِى وَيَسْقِينِ ٧٩

i Cili më ushqen dhe më jep të pi;79

Komentimi 1 shënim

Shënimi 79

Është Ai që më furnizon me ushqim dhe pije.

26:80

وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ ٨٠

dhe kur sëmurem, është Ai që më shëron;80

Komentimi 1 shënim

Shënimi 80

Dhe kur sëmurem, është Ai që më shëron dhe më jep shëndet.

26:81

وَٱلَّذِى يُمِيتُنِى ثُمَّ يُحْيِينِ ٨١

i Cili më jep vdekjen, pastaj më ringjall;81

Komentimi 1 shënim

Shënimi 81

Është Ai që më jep vdekjen duke më marrë shpirtin, pastaj më ringjall Ditën e Kiametit – askush tjetër përveç Tij nuk ka fuqi për këtë.

26:82

وَٱلَّذِىٓ أَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لِى خَطِيٓـَٔتِى يَوْمَ ٱلدِّينِ ٨٢

dhe tek i Cili shpresoj që të më falë gabimin tim, Ditën e Gjykimit!82

Komentimi 1 shënim

Shënimi 82

Dhe është Ai tek i cili shpresoj të më falë gabimin tim Ditën e Shpërblimit. - Vetëm Allahu ka në dorë të mirën dhe të keqen time, dobishmërinë dhe dëmin tim. Ai është Zot i pushtetit dhe sundimit, i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ndërsa idhujt që adhurohen përveç Tij nuk dëgjojnë, nuk sjellin dobi dhe nuk mund të dëmtojnë.

26:83

رَبِّ هَبْ لِى حُكْمًۭا وَأَلْحِقْنِى بِٱلصَّـٰلِحِينَ ٨٣

Zoti im, më dhuro urtësi dhe më bashko me të mirët!83

Komentimi 1 shënim

Shënimi 83

Ibrahimi iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, më dhuro dituri dhe kuptim, dhe më bashko me të drejtët, duke më mbledhur me ta në Xhenet.”

26:84

وَٱجْعَل لِّى لِسَانَ صِدْقٍۢ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ ٨٤

Dhe, bëj që të përmendem për mirë ndër brezat që do të vijnë,84

Komentimi 1 shënim

Shënimi 84

Dhe bëma që të kem një lavdërim të mirë dhe një përmendje të bukur tek ata që do të vijnë pas meje, deri në Ditën e Kiametit.

26:85

وَٱجْعَلْنِى مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ ٨٥

dhe më bëj nga trashëgimtarët e Xhenetit të begatisë!85

Komentimi 1 shënim

Shënimi 85

Dhe bëma që të jem prej robërve të Tu, të cilëve Ti ua lë në trashëgim begatitë e Xhenetit.

26:86

وَٱغْفِرْ لِأَبِىٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٨٦

Dhe, fale babanë tim, sepse ai është nga të humburit.86

Komentimi 1 shënim

Shënimi 86

Kjo është një lutje e Ibrahimit, paqja qoftë mbi të, që Allahu ta shpëtonte babanë e tij nga humbja në udhëzim, ta falte dhe t’ia fshinte mëkatet, ashtu siç i kishte premtuar Ibrahimi babait të tij se do të lutej për të. Por kur iu bë e qartë se ai do të vazhdonte në kufër dhe shirk deri sa të vdiste, ai u largua prej tij (u distancua).

26:87

وَلَا تُخْزِنِى يَوْمَ يُبْعَثُونَ ٨٧

Dhe, mos më turpëro Ditën kur do të ringjallen,87

Komentimi 1 shënim

Shënimi 87

Dhe mos më përfshij në poshtërim Ditën kur njerëzit do të dalin nga varret për llogari dhe shpërblim;

26:88

يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌۭ وَلَا بَنُونَ ٨٨

Ditën kur nuk do të vlejë as pasuria, as fëmijët,88

Komentimi 1 shënim

Shënimi 88

Ditën kur pasuria dhe fëmijët nuk do t’i bëjnë dobi askujt prej robërve,

26:89

إِلَّا مَنْ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلْبٍۢ سَلِيمٍۢ ٨٩

përveç atij që i vjen Allahut me zemër të pastër!89

Komentimi 1 shënim

Shënimi 89

përveç atij që i vjen Allahut me një zemër të pastër nga kufri, hipokrizia dhe ligësia.

26:90

وَأُزْلِفَتِ ٱلْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ ٩٠

(Atë ditë) Xheneti do t’u afrohet të devotshmëve,90

Komentimi 1 shënim

Shënimi 90

Atë ditë Xheneti do t’u afrohet atyre që u shmangën kufrit dhe mëkateve, dhe iu drejtuan Allahut me bindje.

26:91

وَبُرِّزَتِ ٱلْجَحِيمُ لِلْغَاوِينَ ٩١

ndërsa Zjarri do t’u shfaqet të devijuarve;91

Komentimi 1 shënim

Shënimi 91

Ndërsa Zjarri i Xhehenemit do t’u shfaqet mohuesve, të cilët u larguan nga udhëzimi, guxuan ndaj të ndaluarave të Allahut dhe i përgënjeshtruan të dërguarit e Tij.

26:92

وَقِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَعْبُدُونَ ٩٢

të cilëve do t’u thuhet: ‘Ku janë ato që i adhuronit,92

Komentimi 1 shënim

Shënimi 92

Dhe të devijuarve do t’u thuhet me qortim: “Ku janë zotat tuaj që i adhuronit përveç Allahut,

26:93

مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلْ يَنصُرُونَكُمْ أَوْ يَنتَصِرُونَ ٩٣

përveç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë, apo të ndihmojnë vetveten?’93

Komentimi 1 shënim

Shënimi 93

Ku janë zotat tuaj që i adhuronit përveç Allahut, dhe pretendonit se do të ndërmjetësonin për ju sot? A mund t’ju ndihmojnë ata, duke e larguar dënimin prej jush, apo të mbrojnë veten nga dënimi? – Asgjë nga këto nuk mund të bëjnë.”

26:94

فَكُبْكِبُواْ فِيهَا هُمْ وَٱلْغَاوُۥنَ ٩٤

Pastaj, do të hidhen përmbys aty, ato (idhujt) dhe të devijuarit,94

Komentimi 1 shënim

Shënimi 94

Atëherë idhujt do të mblidhen dhe do të hidhen përmbys në Xhehenem, bashkë me të devijuarit që i adhuronin ata,

26:95

وَجُنُودُ إِبْلِيسَ أَجْمَعُونَ ٩٥

dhe ushtritë e Iblisit, të gjithë së bashku.95

Komentimi 1 shënim

Shënimi 95

dhe me ushtarët e ndihmësit e Iblisit që ua zbukuruan atyre të keqen; askush prej tyre nuk do të shpëtojë.

26:96

قَالُواْ وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ ٩٦

Dhe aty (në Zjarr), duke u grindur mes tyre, do të thonë:96

Komentimi 1 shënim

Shënimi 96

Duke pranuar gabimin e tyre, ndërsa grindeshin në Xhehenem me ata që i kishin devijuar, ata do të thonë:

26:97

تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍ ٩٧

“Për Allahun, ne kemi qenë në një humbje të qartë,97

Komentimi 1 shënim

Shënimi 97

“Pasha Allahun, ne kemi qenë në një humbje të qartë në dynja, pa asnjë dyshim;

26:98

إِذْ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٩٨

kur ju barazonim me Zotin e botëve.98

Komentimi 1 shënim

Shënimi 98

kur ju barazonim me Zotin e botëve, i Cili është i Vetmi që meriton të adhurohet.

26:99

وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلْمُجْرِمُونَ ٩٩

Dhe, nuk na devijoi kush tjetër, përveç kriminelëve.99

Komentimi 1 shënim

Shënimi 99

Dhe nuk na hodhi në këtë përfundim të keq veçse kriminelët, të ligjtë, ushtarët e Iblisit, që na ftuan në adhurimin e dikujt tjetër përveç Allahut, dhe ne i ndoqëm.

26:100

فَمَا لَنَا مِن شَـٰفِعِينَ ١٠٠

Tashmë nuk kemi më, as ndonjë ndërmjetësues,100

Komentimi 1 shënim

Shënimi 100

Nuk ka askush që të ndërmjetësojë për ne tek Allahu dhe të na shpëtojë nga dënimi i Tij,

26:101

وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍۢ ١٠١

as ndonjë mik të afërt.101

Komentimi 1 shënim

Shënimi 101

e as ndonjë mik të sinqertë që të ketë mëshirë për ne e të na ndihmojë.

26:102

فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةًۭ فَنَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٠٢

Ah, sikur të kishim një mundësi kthimi, që të bëheshim prej besimtarëve!”102

Komentimi 1 shënim

Shënimi 102

Ah, sikur të kishim një kthim në dynja, e të bëheshim prej besimtarëve të shpëtuar.

26:103

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ١٠٣

Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.103

Komentimi 1 shënim

Shënimi 103

Me të vërtetë, në historinë e Ibrahimit ka një mësim për ata që marrin këshillë, por shumica e atyre që e dëgjuan këtë histori nuk u bënë besimtarë.

26:104

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.104

Komentimi 1 shënim

Shënimi 104

Dhe Zoti yt është i Plotfuqishmi, i Aftë të ndëshkojë përgënjeshtruesit, Mëshirëploti ndaj robërve të Tij besimtarë.

26:105

كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٠٥

Populli i Nuhut i përgënjeshtroi të dërguarit.105

Komentimi 1 shënim

Shënimi 105

Populli i Nuhut e përgënjeshtroi mesazhin e të dërguarit të tyre, dhe me këtë ata qenë përgënjeshtrues të të gjithë të dërguarve; sepse çdo i dërguar urdhëron për besimin në të gjithë të dërguarit.

26:106

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٠٦

Kur vëllai i tyre, Nuhu, u tha atyre: “A nuk e keni frikë Allahun?106

Komentimi 1 shënim

Shënimi 106

Kur vëllai i tyre, Nuhu (Paqja qoftë mbi të!) u tha atyre: “A nuk i frikësoheni Allahut duke lënë adhurimin e gjithçkaje tjetër përveç Tij?

26:107

إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ١٠٧

Me të vërtetë, unë jam një i dërguar besnik për ju;107

Komentimi 1 shënim

Shënimi 107

Me të vërtetë, unë jam për ju një i dërguar besnik në atë që ju përcjell.

26:108

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٠٨

prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.108

Komentimi 1 shënim

Shënimi 108

Prandaj bëjeni besimin një mbrojtje për veten tuaj nga dënimi i Allahut dhe bindmuni në atë që ju urdhëroj, që është adhurimi vetëm i Allahut.

26:109

وَمَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٠٩

Unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.109

Komentimi 1 shënim

Shënimi 109

Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për përcjelljen e mesazhit; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve, që vepron mbi krijesat e Tij.

26:110

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١١٠

Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.”110

Komentimi 1 shënim

Shënimi 110

Prandaj ruajuni nga ndëshkimi i Allahut dhe bindmuni mua duke zbatuar urdhrat dhe duke ju shmangur ndalesave të Allahut.

26:111

۞ قَالُوٓاْ أَنُؤْمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلْأَرْذَلُونَ ١١١

Ata thanë: ‘A të besojmë ty, ndërkohë që ty të ndjekin vetëm më të ulëtit?’111

Komentimi 1 shënim

Shënimi 111

Populli i Nuhut i tha atij: “Si të të besojmë dhe të të ndjekim, kur ata që të ndjekin ty janë njerëzit më të varfër dhe më të ulët?”

26:112

قَالَ وَمَا عِلْمِى بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ ١١٢

Ai (Nuhu) tha: “Unë nuk di se çfarë bëjnë ata.112

Komentimi 1 shënim

Shënimi 112

Nuhu, paqja qoftë mbi të, u përgjigj: Unë nuk jam i ngarkuar të di veprat e tyre; detyra ime është vetëm t’i thërras në besim. Vlera qëndron tek besimi, e jo tek prejardhja, pasuria apo zejet dhe profesionet.

26:113

إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّى ۖ لَوْ تَشْعُرُونَ ١١٣

Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, sikur ta kuptonit.113

Komentimi 1 shënim

Shënimi 113

Llogaria e tyre për shpërblimin e veprave dhe gjendjen e brendshme i takon vetëm Zotit tim, i Cili është i Dijshëm për sekretet e zemrave. Sikur ta kuptonit këtë, nuk do ta thoshit këtë fjalë.

26:114

وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١١٤

Unë nuk do t’i dëboj besimtarët.114

Komentimi 1 shënim

Shënimi 114

“Unë nuk do t’i dëboj ata që besojnë në thirrjen time, cilado qoftë gjendja e tyre, për t’ju plotësuar dëshirën tuaj që të më besoni.

26:115

إِنْ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ١١٥

Unë jam vetëm një paralajmërues i qartë.”115

Komentimi 1 shënim

Shënimi 115

Unë nuk jam tjetër veçse një paralajmërues i qartë; që jua kam bërë të qartë paralajmërimin dhe nuk jua kam fshehur aspak këshillën.

26:116

قَالُواْ لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَـٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمَرْجُومِينَ ١١٦

Ata thanë: “Nëse nuk ndalesh, o Nuh, me siguri do të bëhesh prej të gurëzuarve.”116

Komentimi 1 shënim

Shënimi 116

Pastaj populli i Nuhut kaloi nga debati te kërcënimi, dhe i thanë atij: “Nëse nuk heq dorë, o Nuh, nga thirrja jote, me siguri do të jesh prej të vrarëve me gurë.”

26:117

قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِى كَذَّبُونِ ١١٧

Ai tha: “Zoti im, populli im më përgënjeshtroi;117

Komentimi 1 shënim

Shënimi 117

Kur Nuhu e dëgjoi këtë fjalë të tyre, iu lut Zotit të tij duke thënë: “O Zoti im, populli im këmbënguli në përgënjeshtrimin tim;

26:118

فَٱفْتَحْ بَيْنِى وَبَيْنَهُمْ فَتْحًۭا وَنَجِّنِى وَمَن مَّعِىَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١١٨

prandaj gjyko mes meje dhe atyre me një gjykim të qartë, dhe më shpëto mua dhe ata që janë bashkë me mua prej besimtarëve.”118

Komentimi 1 shënim

Shënimi 118

prandaj gjyko mes meje dhe tyre me një gjykim me të cilin shkatërron ata që mohuan Njësinë Tënde dhe e përgënjeshtruan të dërguarin Tënd. Dhe më shpëto mua dhe ata që janë me mua prej besimtarëve nga ajo me të cilën i ndëshkon jobesimtarët.”

26:119

فَأَنجَيْنَـٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ ١١٩

Dhe, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, në anijen e mbushur plot.119

Komentimi 1 shënim

Shënimi 119

Dhe Ne e shpëtuam Nuhun dhe ata që ishin me të në anijen e mbushur plot me lloje të ndryshme krijesash që ai mori me vete.

26:120

ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ ٱلْبَاقِينَ ١٢٠

Pastaj i mbytëm të tjerët që mbetën pas.120

Komentimi 1 shënim

Shënimi 120

Pastaj, pasi shpëtuam Nuhun dhe ata që ishin me të, Ne i mbytëm të tjerët që mbetën, të cilët nuk besuan nga populli i tij dhe e hodhën poshtë këshillën e tij.

26:121

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ١٢١

Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.121

Komentimi 1 shënim

Shënimi 121

Me të vërtetë, në historinë e Nuhut dhe në shpëtimin e besimtarëve si dhe në shkatërrimin e përgënjeshtruesve ka një shenjë dhe një mësim të madh për ata që vijnë pas tyre, por shumica e atyre që e dëgjojnë këtë histori nuk besojnë në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në Ligjin e Tij.

26:122

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٢

Dhe, me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.122

Komentimi 1 shënim

Shënimi 122

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi në hakmarrjen e Tij ndaj atyre që mohuan dhe kundërshtuan urdhrin e Tij, dhe i Mëshirëshmi ndaj robërve të Tij besimtarë.

26:123

كَذَّبَتْ عَادٌ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٢٣

Adi i përgënjeshtroi të dërguarit.123

Komentimi 1 shënim

Shënimi 123

Fis'i Adit e përgënjeshtroi të dërguarin e tyre, Hudin – paqja qoftë mbi të – dhe me këtë ata qenë përgënjeshtrues të të gjithë të dërguarve, sepse thirrja e tyre ishte e njëjtë në thelb dhe në qëllim.

26:124

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤

Kur vëllai i tyre, Hudi, u tha atyre : “A nuk e keni frikë Allahun?124

Komentimi 1 shënim

Shënimi 124

Kur vëllai i tyre, Hudi -paqja qoftë mbi të-, u tha atyre: “A nuk i frikësoheni Allahut, që t’ia përkushtoni vetëm Atij adhurimin?

26:125

إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ١٢٥

Me të vërtetë, unë jam një i dërguar besnik për ju.125

Komentimi 1 shënim

Shënimi 125

Me të vërtetë, unë jam i dërguar tek ju për t’ju udhëzuar dhe këshilluar; ruaj besnikërisht mesazhin e Allahut dhe ua përcjell ashtu siç më ka urdhëruar Zoti im.

26:126

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٢٦

Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.126

Komentimi 1 shënim

Shënimi 126

Prandaj kini frikë nga ndëshkimi i Allahut dhe bindmuni në atë që ju solla prej Tij.

26:127

وَمَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٢٧

Unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.127

Komentimi 1 shënim

Shënimi 127

Unë nuk ju kërkoj për udhëzimin tuaj në njësimin e Allahut asnjë lloj shpërblimi; shpërblimi im është vetëm tek Zoti i botëve.

26:128

أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةًۭ تَعْبَثُونَ ١٢٨

A mos vallë, në çdo vend të lartë ndërtoni një shenjë dukjeje, vetëm për t’u tallur?128

Komentimi 1 shënim

Shënimi 128

A ndërtoni në çdo vend të lartë një objekt madhështor në shenjë dukjeje dhe krenarie, prej nga shikoni poshtë dhe talleni me kalimtarët?

26:129

وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ ١٢٩

Dhe ngrini kështjella, sikur do të jetoni përgjithmonë?129

Komentimi 1 shënim

Shënimi 129

Dhe ngrini pallate të fortifikuara dhe kështjella të larta, sikur do të qëndroni përgjithmonë në këtë botë e nuk do të vdisni.

26:130

وَإِذَا بَطَشْتُم بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ ١٣٠

Dhe, kur godisni (në ndëshkim), e bëni me tirani?130

Komentimi 1 shënim

Shënimi 130

Dhe kur ushtroni dhunë ndaj ndonjë krijese me vrasje ose me goditje, e bëni këtë si tiranë të pamëshirshëm.

26:131

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٣١

Pra, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua!131

Komentimi 1 shënim

Shënimi 131

Pra, frikësohuni nga Allahu dhe zbatoni atë që ju thërras unë, sepse është më e dobishme për ju.

26:132

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِىٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعْلَمُونَ ١٣٢

Kini frikë Atë që ju furnizoi me atë që e dini,132

Komentimi 1 shënim

Shënimi 132

Kini frikë Allahun, i Cili ju dha prej mirësive të shumta që janë të qarta për ju:

26:133

أَمَدَّكُم بِأَنْعَـٰمٍۢ وَبَنِينَ ١٣٣

ju furnizoi me bagëti dhe fëmijë,133

Komentimi 1 shënim

Shënimi 133

ju dha bagëti – deve, lopë e dele; dhe ju dha fëmijë;

26:134

وَجَنَّـٰتٍۢ وَعُيُونٍ ١٣٤

me kopshte dhe me burime.134

Komentimi 1 shënim

Shënimi 134

ju dha kopshte me fruta; dhe nxori për ju ujë nga burimet që rrjedhin.

26:135

إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍۢ ١٣٥

Me të vërtetë, unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të Madhe.”135

Komentimi 1 shënim

Shënimi 135

Hudi – paqja qoftë mbi të – u tha duke i paralajmëruar: “Unë kam frikë se, nëse këmbëngulni në atë ku jeni – në përgënjeshtrim, padrejtësi dhe mohimin e mirësive – Allahu do t’ju zbresë një dënim në një ditë me tmerr e ashpërsi të madhe.”

26:136

قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُن مِّنَ ٱلْوَٰعِظِينَ ١٣٦

Ata thanë: “Për ne është njësoj, a na këshillon, apo nuk je prej këshilluesve.136

Komentimi 1 shënim

Shënimi 136

Ata i thanë: “Për ne është njësoj, qoftë nëse na këshillon e na frikëson, qoftë nëse nuk e bën; ne nuk do të besojmë tek ti.”

26:137

إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلْأَوَّلِينَ ١٣٧

Kjo është thjesht tradita e paraardhësve tanë,137

Komentimi 1 shënim

Shënimi 137

Dhe thanë: “Kjo, në të cilën jemi, nuk është gjë tjetër veçse feja dhe zakonet e të parëve tanë.”

26:138

وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ ١٣٨

dhe ne nuk do të ndëshkohemi.”138

Komentimi 1 shënim

Shënimi 138

“Dhe ne nuk do të ndëshkohemi për atë që bëjmë, nga ato me të cilat na ke paralajmëruar për dënim.”

26:139

فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَـٰهُمْ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ١٣٩

Ata e përgënjeshtruan atë (Hudin), prandaj i shkatërruam. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.139

Komentimi 1 shënim

Shënimi 139

Dhe vazhduan në përgënjeshtrimin e Hudit, prandaj Allahu i shkatërroi me një erë të ftohtë dhe shumë të fortë. Me të vërtetë, në këtë shkatërrim ka një mësim për ata që vijnë pas tyre, por shumica e atyre që e dëgjojnë historinë e tyre nuk do të besojnë.

26:140

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٤٠

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.140

Komentimi 1 shënim

Shënimi 140

Dhe Zoti yt është i Plotfuqishmi, që e realizon atë që dëshiron nga shkatërrimi i përgënjeshtruesve, i Mëshirëshmi ndaj besimtarëve.

26:141

كَذَّبَتْ ثَمُودُ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٤١

Themudi i përgënjeshtroi të dërguarit.141

Komentimi 1 shënim

Shënimi 141

Fis’i Themudit e përgënjeshtroi vëllain e tyre, Salihun, në shpalljen dhe thirrjen e tij për Njësimin e Allahut, dhe me këtë ata qenë përgënjeshtrues të të gjithë të dërguarve, sepse të gjithë ata thërrasin në Njësimin e Allahut.

26:142

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَـٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٤٢

Kur vëllai i tyre, Salihu, u tha atyre: “A nuk e keni frikë Allahun?142

Komentimi 1 shënim

Shënimi 142

Kur vëllai i tyre, Salihu, u tha atyre: “A nuk i frikësoheni dënimit të Allahut, që t’ia kushtoni vetëm Atij adhurimin?

26:143

إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ١٤٣

Me të vërtetë, unë jam një i dërguar besnik për ju.143

Komentimi 1 shënim

Shënimi 143

Unë jam i dërguar prej Allahut tek ju, ruaj besnikërisht këtë mesazh ashtu siç e mora prej Allahut,

26:144

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٤٤

Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.144

Komentimi 1 shënim

Shënimi 144

prandaj kini frikë nga ndëshkimi i Tij dhe zbatoni atë për të cilën ju thirra.

26:145

وَمَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٤٥

Unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.145

Komentimi 1 shënim

Shënimi 145

Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këshillën dhe udhëzimin tim; shpërblimi im është vetëm tek Zoti i botëve.”

26:146

أَتُتْرَكُونَ فِى مَا هَـٰهُنَآ ءَامِنِينَ ١٤٦

A do t’ju lihet të jetoni këtu të sigurt,146

Komentimi 1 shënim

Shënimi 146

A do t’ju lërë Zoti juaj në atë mirëqenie ku jeni, të qetë në këtë botë, të sigurt nga dënimi, zhdukja dhe vdekja?

26:147

فِى جَنَّـٰتٍۢ وَعُيُونٍۢ ١٤٧

në kopshte dhe burime,147

Komentimi 1 shënim

Shënimi 147

Në kopshte plot fruta e burime që rrjedhin,

26:148

وَزُرُوعٍۢ وَنَخْلٍۢ طَلْعُهَا هَضِيمٌۭ ١٤٨

në fusha të mbjella dhe palma hurmash me fruta të buta e të shijshme;148

Komentimi 1 shënim

Shënimi 148

në fusha të mbjella me bollëk dhe në palma hurmash me fruta të pjekura, të buta e të shijshme;

26:149

وَتَنْحِتُونَ مِنَ ٱلْجِبَالِ بُيُوتًۭا فَـٰرِهِينَ ١٤٩

që ju të gdhendni në male shtëpi luksoze me krenari?!149

Komentimi 1 shënim

Shënimi 149

Mendoni se do të liheni të jetoni thjesht që të gdhendni shtëpi në male me mjeshtëri, plot mendjemadhësi dhe arrogancë?

26:150

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٥٠

Pra, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.150

Komentimi 1 shënim

Shënimi 150

Pra, frikësohuni nga ndëshkimi i Allahut dhe pranoni këshillën time, se nuk është ashtu si mendoni ju, dhe ju nuk do të jeni këtu përgjithmonë, dhe Allahu nuk ju ka krijuar thjesht që të mburreni me gdhëndjet tuaja nëpër male me mjeshtëri, por për të adhuruar Allahun.

26:151

وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمْرَ ٱلْمُسْرِفِينَ ١٥١

Dhe mos iu bindni urdhrit të atyre që e teprojnë,151

Komentimi 1 shënim

Shënimi 151

Dhe mos ndiqni urdhrin e atyre që i kanë bërë padrejtësi vetes, që këmbëngulin në mëkat ndaj Allahut,

26:152

ٱلَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ ١٥٢

atyre që bëjnë shkatërrime në Tokë dhe nuk përmirësojnë.”152

Komentimi 1 shënim

Shënimi 152

të cilët janë mësuar të bëjnë shkatërrim në tokë, pa asnjë lloj përmirësimi.”

26:153

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلْمُسَحَّرِينَ ١٥٣

Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur.153

Komentimi 1 shënim

Shënimi 153

Njerëzit e fisit Themud i thanë profetit të tyre, Salihut (paqja qoftë mbi të!): “Ti nuk je tjetër veçse një nga ata që janë magjepsur shumë, sa që magjia të ka pushtuar mendjen.

26:154

مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُنَا فَأْتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ ١٥٤

Ti nuk je veçse një njeri si ne, prandaj na sill një provë, nëse thua të vërtetën.”154

Komentimi 1 shënim

Shënimi 154

Ti nuk je veçse një njeri si ne, prej bijve të Ademit, e si mund të dallohesh mbi ne me shpalljen? Sill një argument të qartë që tregon vërtetësinë e misionit tënd, nëse je i sinqertë në pretendimin tënd se Allahu të ka dërguar tek ne.”

26:155

قَالَ هَـٰذِهِۦ نَاقَةٌۭ لَّهَا شِرْبٌۭ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍۢ مَّعْلُومٍۢ ١٥٥

Ai tha: “Ja, kjo është një deve; ajo do të ketë pjesën e saj të ujit, kurse ju do të keni pjesën tuaj, në ditën e caktuar.155

Komentimi 1 shënim

Shënimi 155

Salihu u tha atyre – pasi Allahu i solli një deve nga shkëmbi si provë, shenjë dhe mrekulli: “Kjo është deveja e Allahut. Ajo ka pjesën e saj nga uji në një ditë të caktuar, dhe ju keni pjesën tuaj në një ditë tjetër. Nuk ju lejohet të pini në ditën që është pjesa e saj, dhe asaj nuk i lejohet të pijë në ditën që është pjesa juaj.

26:156

وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍۢ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍۢ ١٥٦

Mos e prekni me asgjë të keqe, se përndryshe do t’ju kapë dënimi i një dite të madhe.”156

Komentimi 1 shënim

Shënimi 156

Mos i bëni asgjë të keqe dhe mos e prekni me asgjë që e dëmton, si goditje, therje apo diçka të ngjashme, që të mos ju shkatërrojë Allahu me një dënim të një dite me tmerr dhe ashpërsi të madhe.”

26:157

فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُواْ نَـٰدِمِينَ ١٥٧

Por, ata e therën atë (devenë), dhe pastaj u penduan.157

Komentimi 1 shënim

Shënimi 157

Por ata e therën devenë, pastaj u penduan për atë që kishin bërë, kur e kuptuan se dënimi ishte i pashmangshëm; por pendimi i tyre nuk u solli asnjë dobi.

26:158

فَأَخَذَهُمُ ٱلْعَذَابُ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ١٥٨

Kështu që, i kapi dënimi. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.158

Komentimi 1 shënim

Shënimi 158

Atëherë zbriti mbi ta dënimi i Allahut, me të cilin i kishte paralajmëruar Salihu, paqja qoftë mbi të, dhe i shkatërroi. Me të vërtetë, në shkatërrimin e Themudit ka një mësim për këdo që merr këshillë nga ky përfundim, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.

26:159

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٥٩

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.159

Komentimi 1 shënim

Shënimi 159

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi që merr hak ndaj armiqve të Tij përgënjeshtrues, i Mëshirëshmi ndaj atyre që besuan nga krijesat e Tij.

26:160

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٦٠

Populli i Lutit i përgënjeshtroi të dërguarit.160

Komentimi 1 shënim

Shënimi 160

Populli i Lutit e përgënjeshtroi shpalljen e tij, dhe me këtë ata qenë përgënjeshtrues të të gjithë të dërguarve të Allahut, sepse ajo me të cilën ata erdhën – njësimi i Allahut dhe bazat e ligjeve – ishte një.

26:161

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٦١

Kur vëllai i tyre, Luti, u tha atyre: “A nuk e keni frikë Allahun?161

Komentimi 1 shënim

Shënimi 161

Kur vëllai i tyre, Luti, u tha atyre: “A nuk i frikësoheni dënimit të Allahut?

26:162

إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ١٦٢

Me të vërtetë, unë jam një i dërguar besnik për ju.162

Komentimi 1 shënim

Shënimi 162

Unë jam i dërguar nga Zoti juaj, i besueshëm në përcjelljen e mesazhit të Tij tek ju.

26:163

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٦٣

Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni.163

Komentimi 1 shënim

Shënimi 163

Prandaj ruajuni nga dënimi i Allahut për shkak të përgënjeshtrimit tuaj të të dërguarit të Tij dhe më ndiqni në atë që ju thërras.

26:164

وَمَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٦٤

Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.164

Komentimi 1 shënim

Shënimi 164

Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për thirrjen time për udhëzim; shpërblimi im është vetëm tek Zoti i botëve.

26:165

أَتَأْتُونَ ٱلذُّكْرَانَ مِنَ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٦٥

A ju afroheni meshkujve prej njerëzve,165

Komentimi 1 shënim

Shënimi 165

A ju afroheni me epsh meshkujve prej bijve të Ademit (mashkull me mashkull);

26:166

وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُم مِّنْ أَزْوَٰجِكُم ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ ١٦٦

dhe lini gratë tuaja, që Zoti juaj i ka krijuar për ju?! Ju jeni vërtet një popull që i ka kaluar kufijtë.166

Komentimi 1 shënim

Shënimi 166

dhe lini gratë tuaja që Allahu i ka krijuar për kënaqësinë dhe shumimin tuaj? Vërtet, ju jeni një popull që – me këtë mëkat – keni kaluar kufijtë, nga ajo që Allahu ju ka lejuar prej hallallit në të ndaluarën.”

26:167

قَالُواْ لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَـٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُخْرَجِينَ ١٦٧

Ata thanë: “O Lut, nëse nuk ndalesh, do të jesh prej të dëbuarve.”167

Komentimi 1 shënim

Shënimi 167

Populli i Lutit tha: “Nëse nuk heq dorë, o Lut, nga ndalimi ynë për t’iu afruar meshkujve dhe nga qortimi i kësaj vepre, do të jesh patjetër prej të dëbuarve nga vendi ynë.”

26:168

قَالَ إِنِّى لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلْقَالِينَ ١٦٨

Ai tha: “Unë jam prej atyre që e urrejnë veprën tuaj.168

Komentimi 1 shënim

Shënimi 168

Luti u tha atyre: “Unë, kam neveri për veprën që ju bëni – afrimin tek meshkujt – dhe jam prej atyre që e urrejnë atë me një urrejtje të madhe.”

26:169

رَبِّ نَجِّنِى وَأَهْلِى مِمَّا يَعْمَلُونَ ١٦٩

Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time prej asaj që ata bëjnë!”169

Komentimi 1 shënim

Shënimi 169

Pastaj Luti iu lut Zotit të vet, kur u dëshpërua nga përgjigjja e tyre, duke thënë: “O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bën populli im prej këtij mëkati të shëmtuar dhe nga ndëshkimi Yt që do t’i godasë ata!”

26:170

فَنَجَّيْنَـٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ أَجْمَعِينَ ١٧٠

Atëherë, Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, të gjithë,170

Komentimi 1 shënim

Shënimi 170

Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, si edhe ata që iu përgjigjën thirrjes së tij, të gjithë,

26:171

إِلَّا عَجُوزًۭا فِى ٱلْغَـٰبِرِينَ ١٧١

përveç një plake (gruas së Lutit), e cila mbeti me ata që u shkatërruan.171

Komentimi 1 shënim

Shënimi 171

përveç një plake nga familja e tij – që ishte gruaja e tij – e cila nuk mori pjesë në besim, prandaj mbeti me ata që u kapluan nga dënimi dhe shkatërrimi.

26:172

ثُمَّ دَمَّرْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ ١٧٢

Pastaj i shkatërruam të tjerët.172

Komentimi 1 shënim

Shënimi 172

Pastaj i shkatërruam me një shkatërrim të madh të gjithë mohuesit nga populli i Lutit.

26:173

وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًۭا ۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلْمُنذَرِينَ ١٧٣

Dhe mbi ta lëshuam një shi (gurësh); sa i keq ishte ai shi, për ata që ishin paralajmëruar!173

Komentimi 1 shënim

Shënimi 173

Dhe zbritëm mbi ta gurë nga qielli si shi, që i zhdukën ata. Sa i keq ishte ky shi për ata që i paralajmëruan të dërguarit e tyre, por ata nuk iu përgjigjën; ndaj u goditën me llojin më të rëndë të shkatërrimit dhe dënimit.

26:174

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ١٧٤

Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.174

Komentimi 1 shënim

Shënimi 174

Me të vërtetë, në atë ndëshkim që zbriti mbi popullin e Lutit ka një mësim dhe këshillë, nga e cila duhet të marrin këshillë përgënjeshtruesit. Por shumica e tyre nuk do të besojnë.

26:175

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٧٥

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.175

Komentimi 1 shënim

Shënimi 175

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi që nënshtron përgënjeshtruesit, i Mëshirëshmi ndaj robërve të Tij besimtarë.

26:176

كَذَّبَ أَصْحَـٰبُ لْـَٔيْكَةِ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٧٦

Banorët e Ejkes (Pyllit) i përgënjeshtruan të dërguarit.176

Komentimi 1 shënim

Shënimi 176

Banorët e pyllit të Ejkes, apo tokës me drunj të dendur, pranë Medjenit, e përgënjeshtruan të dërguarin e tyre, Shuajbin, në shpalljen e tij, dhe me këtë qenë përgënjeshtrues të të gjitha shpalljeve.

26:177

إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٧٧

Kur Shuajbi u tha atyre: “A nuk e keni frikë Allahun?177

Komentimi 1 shënim

Shënimi 177

Kur Shuajbi u tha atyre: “A nuk i frikësoheni dënimit të Allahut për shkak të shirkut dhe mëkateve tuaja?

26:178

إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ١٧٨

Me të vërtetë, unë jam një i dërguar besnik për ju.178

Komentimi 1 shënim

Shënimi 178

Unë jam i dërguar tek ju prej Allahut për t’ju udhëzuar, i besueshëm në atë që Allahu më ka shpallur prej mesazhit.

26:179

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٧٩

Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.179

Komentimi 1 shënim

Shënimi 179

Prandaj kini frikë nga dënimi i Allahut dhe ndiqni atë në të cilën ju thirra prej udhëzimit të Allahut, që të gjeni rrugën e drejtë.

26:180

وَمَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٨٠

Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.180

Komentimi 1 shënim

Shënimi 180

Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për thirrjen time që të besoni në Allahun; shpërblimi im është vetëm tek Zoti i botëve.”

26:181

۞ أَوْفُواْ ٱلْكَيْلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلْمُخْسِرِينَ ١٨١

Plotësoni masën dhe mos u bëni prej atyre që pakësojnë (në peshë e masë)!181

Komentimi 1 shënim

Shënimi 181

Shuajbi u tha atyre – pasi ata i pakësonin masat dhe peshat, hanin në peshojë: “Plotësojeni masën për njerëzit, duke ua dhënë atë të plotë, dhe mos u bëni prej atyre që ua pakësojnë njerëzve të drejtat e tyre.

26:182

وَزِنُواْ بِٱلْقِسْطَاسِ ٱلْمُسْتَقِيمِ ١٨٢

Dhe, matni me peshoren e drejtë!182

Komentimi 1 shënim

Shënimi 182

Matni me peshoren e drejtë dhe të saktë.

26:183

وَلَا تَبْخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْاْ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ ١٨٣

Mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bëni shkatërrime në tokë, duke qenë prishës!183

Komentimi 1 shënim

Shënimi 183

Mos ua pakësoni njerëzve asgjë nga të drejtat e tyre, qoftë në masë, peshë apo diçka tjetër. Dhe mos e shtoni prishjen në tokë me shirk, vrasje, grabitje, frikësim të njerëzve dhe kryerje mëkatesh.

26:184

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِى خَلَقَكُمْ وَٱلْجِبِلَّةَ ٱلْأَوَّلِينَ ١٨٤

Dhe kini frikë Atë, që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm!”184

Komentimi 1 shënim

Shënimi 184

Dhe ruajuni nga ndëshkimi i Allahut, i Cili ju krijoi ju dhe krijoi edhe popujt që ishin para jush.

26:185

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلْمُسَحَّرِينَ ١٨٥

Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur.185

Komentimi 1 shënim

Shënimi 185

Ata thanë: Ti – o Shuajb – je vetëm një nga ata që është goditur rëndë nga magjia, saqë të ka marrë mendjen.

26:186

وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلْكَـٰذِبِينَ ١٨٦

Ti nuk je veçse një njeri si ne, dhe ne të mendojmë prej gënjeshtarëve.186

Komentimi 1 shënim

Shënimi 186

Ti nuk je veçse një njeri si ne, prandaj si mund të veçohesh mbi ne me shpalljen? Dhe mendimi ynë më i madh për ty është se je prej gënjeshtarëve në atë që pretendon se të shpallet nga Zoti.

26:187

فَأَسْقِطْ عَلَيْنَا كِسَفًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ ١٨٧

Lësho mbi ne copa nga qielli, nëse je prej atyre që thonë të vërtetën.”187

Komentimi 1 shënim

Shënimi 187

Nëse je i sinqertë në pretendimin tënd për profeci, lute Allahun të lëshojë mbi ne copa nga qielli që të na zhdukin.”

26:188

قَالَ رَبِّىٓ أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ ١٨٨

Ai tha: “Zoti im është më i Dijshmi për atë që ju bëni.”188

Komentimi 1 shënim

Shënimi 188

Shuajbi u tha: “Zoti im është më i Dijshmi për atë që ju bëni prej shirkut dhe mëkateve, dhe për atë që meritoni nga ndëshkimi.”

26:189

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ ٱلظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ ١٨٩

Por, ata e përgënjeshtruan, prandaj i kapi dënimi i Ditës së Resë me Hije; me të vërtetë, ai ishte dënimi i një dite të madhe.189

Komentimi 1 shënim

Shënimi 189

Ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë, prandaj i goditi një vapë e rëndë, dhe filluan të kërkonin një strehë ku të merrnin hije. Atëherë u shfaq mbi ta një re, tek e cila ndjenë freski dhe erë të lehtë. Por kur u mblodhën të gjithë nën të, ajo shpërtheu në zjarr mbi ta dhe i dogji, kështu që shkatërrimi i tyre ndodhi i plotë në një ditë me tmerr të madh. – Dhe kështu, u erdhi dënimi me copa qielli siç e kërkuan vetë ata!

26:190

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ١٩٠

Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre (njerëzve) nuk janë besimtarë.190

Komentimi 1 shënim

Shënimi 190

Me të vërtetë, në atë ndëshkim që zbriti mbi ta ka një shenjë të qartë për fuqinë e Allahut në kapjen e përgënjeshtruesve dhe një mësim për këdo që merr këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë që të përfitojnë nga ajo.

26:191

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٩١

Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.191

Komentimi 1 shënim

Shënimi 191

Dhe me të vërtetë, Zoti yt – o i Dërguar – është i Plotfuqishmi në hakmarrjen e Tij ndaj armiqve që i ndëshkoi, dhe i Mëshirëshmi ndaj robërve të Tij që e njësojnë Atë.

26:192

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٩٢

Dhe me të vërtetë, ky (Kuran) është shpallje nga Zoti i botëve.192

Komentimi 1 shënim

Shënimi 192

Dhe me të vërtetë, ky Kur’an, në të cilin janë përmendur këto tregime të vërteta, është shpallur prej Krijuesit të gjithësisë dhe Sunduesit të çdo gjëje.

26:193

نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلْأَمِينُ ١٩٣

Me të zbriti Shpirti i Besueshëm (Xhibrili),193

Komentimi 1 shënim

Shënimi 193

Me të zbriti Xhibrili i besueshëm,

26:194

عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلْمُنذِرِينَ ١٩٤

në zemrën tënde (o Muhamed), që të jesh prej paralajmëruesve,194

Komentimi 1 shënim

Shënimi 194

dhe ta lexoi ty – o Muhamed – derisa ti e mësove përmendësh dhe e kuptove me zemrën tënde, që të jesh prej të dërguarve të Allahut që paralajmërojnë njerëzit nga ndëshkimi i Allahut. Me këtë shpallje ti paralajmëron të gjithë njerëzit dhe xhinët.

26:195

بِلِسَانٍ عَرَبِىٍّۢ مُّبِينٍۢ ١٩٥

në gjuhën e qartë arabe.195

Komentimi 1 shënim

Shënimi 195

Xhibrili ta zbriti atë në gjuhën e qartë arabe, me kuptim të qartë dhe shenja të dukshme, në atë që ata kanë nevojë për rregullimin e çështjeve të fesë dhe jetës së tyre.

26:196

وَإِنَّهُۥ لَفِى زُبُرِ ٱلْأَوَّلِينَ ١٩٦

Dhe, me të vërtetë, ai (Kurani) është përmendur në Shkrimet e Shenjta të të mëparshmëve.196

Komentimi 1 shënim

Shënimi 196

Dhe me të vërtetë, përmendja e këtij Kur’ani është e shënuar në librat e profetëve të mëparshëm; ata e kanë përgëzuar dhe e kanë vërtetuar atë.

26:197

أَوَلَمْ يَكُن لَّهُمْ ءَايَةً أَن يَعْلَمَهُۥ عُلَمَـٰٓؤُاْ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ١٩٧

A nuk ishte për ta një provë se dijetarët e bijve të Izraelit e dinin të vërtetën e tij (Kuranit)?197

Komentimi 1 shënim

Shënimi 197

A nuk u mjafton këtyre – si dëshmi se ti je i Dërguari i Allahut dhe se Kur’ani është i vërtetë – dituria e dijetarëve të Beni Israilëve për vërtetësinë e tij, dhe besimi i atyre prej tyre, si Abdullah ibn Selami?

26:198

وَلَوْ نَزَّلْنَـٰهُ عَلَىٰ بَعْضِ ٱلْأَعْجَمِينَ ١٩٨

Edhe sikur t’ia shpallnim atë (Kuranin) ndonjë joarabi,198

Komentimi 1 shënim

Shënimi 198

Edhe sikur ta kishim zbritur Kur’anin mbi ndonjë që nuk ishte arab dhe nuk fliste arabisht,

26:199

فَقَرَأَهُۥ عَلَيْهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤْمِنِينَ ١٩٩

dhe ai t’ua lexonte atyre, ata përsëri nuk do të besonin në të.199

Komentimi 1 shënim

Shënimi 199

e ai t’ua lexonte idhujtarëve të Kurejshit në arabishten e saktë, ata përsëri do ta mohonin atë, duke shpikur një justifikim për mohimin e tyre.

26:200

كَذَٰلِكَ سَلَكْنَـٰهُ فِى قُلُوبِ ٱلْمُجْرِمِينَ ٢٠٠

Kështu e futëm atë (mohimin) në zemrat e kriminelëve.200

Komentimi 1 shënim

Shënimi 200

Kështu e kemi futur mohimin e Kur’anit në zemrat e kriminelëve, dhe mohimi është bërë i ngulitur në to për shkak të padrejtësisë dhe krimit të tyre.

26:201

لَا يُؤْمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ ٢٠١

Ata nuk do të besojnë në të (Kuran), derisa të shohin dënimin e dhembshëm,201

Komentimi 1 shënim

Shënimi 201

Prandaj nuk ka mënyrë që ata të kthehen nga mohimi i tyre, derisa të shohin me sytë e tyre ndëshkimin e rëndë me të cilin janë kërcënuar.

26:202

فَيَأْتِيَهُم بَغْتَةًۭ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ٢٠٢

i cili do t’u vijë papritur, ndërsa ata nuk do ta ndiejnë.202

Komentimi 1 shënim

Shënimi 202

Atëherë ndëshkimi do t’u zbresë papritur, pa e ditur se do t’u vijë, dhe pa e pritur aspak; por duke u ndjerë në siguri të plotë.

26:203

فَيَقُولُواْ هَلْ نَحْنُ مُنظَرُونَ ٢٠٣

Atëherë do të thonë: “A do të na jepet afat (për shpëtim)?”203

Komentimi 1 shënim

Shënimi 203

Dhe kur dënimi t’i befasojë, do të thonë me keqardhje për atë që u ka ikur nga besimi: “A do të na jepet kohë e shtyrje, që të pendohemi tek Allahu për shirkun tonë dhe të kompensojmë atë që na ka kaluar?”

26:204

أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ ٢٠٤

A mos vallë, dënimin Tonë duan të shpejtojnë?204

Komentimi 1 shënim

Shënimi 204

A i ka mashtruar këta vonesa Ime (në dënim), saqë nxitohen të kërkojnë që ndëshkimi të zbresë mbi ta nga qielli sa më shpejt? A janë të gatshëm për dënimin Tonë?!

26:205

أَفَرَءَيْتَ إِن مَّتَّعْنَـٰهُمْ سِنِينَ ٢٠٥

A nuk mendon: edhe nëse Ne u japim atyre të kënaqen për vite të tëra,205

Komentimi 1 shënim

Shënimi 205

A nuk mendon – o Muhamed – që edhe sikur Ne t’u japim atyre jetë të gjatë duke u zgjatur afatet për shumë vite,

26:206

ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ ٢٠٦

pastaj t’u vijë ai (dënim) që u është premtuar,206

Komentimi 1 shënim

Shënimi 206

pastaj t’u zbresë dënimi i premtuar,

26:207

مَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ ٢٠٧

çfarë vlere do të kishte kënaqësia që kishin kaluar.207

Komentimi 1 shënim

Shënimi 207

Ç’dobi do t’u sillte atyre kënaqësia e jetës së gjatë dhe rehatia e jetesës, nëse nuk do të ktheheshin nga idhujtaria e tyre? Dënimi i Allahut do t’i godasë, herët a vonë.

26:208

وَمَآ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ ٢٠٨

Ne kurrë nuk kemi shkatërruar asnjë qytet, pa i çuar më parë paralajmërues,208

Komentimi 1 shënim

Shënimi 208

Ne kurrë nuk kemi shkatërruar asnjë qytet nga qytetet e kombeve, veçse pasi u dërguam atyre të dërguar që t’i paralajmëronin.

26:209

ذِكْرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَـٰلِمِينَ ٢٠٩

si këshillë për ata; dhe Ne nuk kemi qenë të padrejtë.209

Komentimi 1 shënim

Shënimi 209

Si këshillë dhe kujtesë për shpëtimin e tyre. Ne nuk kemi qenë kurrë të padrejtë që ta ndëshkojmë një popull para se t’i dërgojmë një të dërguar.

26:210

وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ ٱلشَّيَـٰطِينُ ٢١٠

Nuk ishin djajtë ata që e zbritën këtë Kuran;210

Komentimi 1 shënim

Shënimi 210

Kuranin nuk e kanë zbritur djajtë te Muhamedi, ashtu si pretendojnë jobesimtarët;

26:211

وَمَا يَنۢبَغِى لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ ٢١١

Nuk u takon kjo atyre, dhe as nuk kanë fuqi për këtë.211

Komentimi 1 shënim

Shënimi 211

Kjo gjë nuk u takon atyre, dhe as nuk kanë fuqi ta bëjnë këtë;

26:212

إِنَّهُمْ عَنِ ٱلسَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ ٢١٢

Ata janë të përjashtuar nga dëgjimi (i shpalljes).212

Komentimi 1 shënim

Shënimi 212

Sepse djajtë janë të penguar nga dëgjimi i Kur’anit në qiell dhe goditen me yje flakërues.

26:213

فَلَا تَدْعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلْمُعَذَّبِينَ ٢١٣

Pra, mos lut kurrë me Allahun ndonjë zot tjetër, përndryshe do të jesh nga të ndëshkuarit.213

Komentimi 1 shënim

Shënimi 213

Prandaj mos adhuro me Allahun ndonjë gjë tjetër, që të mos të zbresë mbi ty ndëshkimi që zbriti mbi ata që adhuruan dikë tjetër përveç Allahut.

26:214

وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ ٱلْأَقْرَبِينَ ٢١٤

Dhe paralajmëroje fisin tënd më të afërt.214

Komentimi 1 shënim

Shënimi 214

Dhe paralajmëro – o i Dërguar – më të afërmit e tu, njëri pas tjetrit, nga populli yt, nga dënimi Ynë që mund të zbresë mbi ta.

26:215

وَٱخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٢١٥

Dhe ji i butë me ata që të ndjekin nga besimtarët.215

Komentimi 1 shënim

Shënimi 215

Dhe trego butësi në qëndrimin dhe fjalën tënde, me përulësi e mëshirë, ndaj atij që të shfaq përgjigje ndaj thirrjes sate.

26:216

فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّى بَرِىٓءٌۭ مِّمَّا تَعْمَلُونَ ٢١٦

E nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë jam i pastër nga ajo që veproni ju.”216

Komentimi 1 shënim

Shënimi 216

E nëse ata kundërshtojnë urdhrin tënd dhe nuk të ndjekin, atëherë distancohu prej veprave të tyre dhe nga ajo në të cilën ata janë prej shirkut dhe humbjes.

26:217

وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱلْعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ ٢١٧

Dhe mbështetu tek i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.217

Komentimi 1 shënim

Shënimi 217

Dhe lëre çështjen tënde në Dorë të Allahut, të Plotfuqishmit që askush nuk mund ta mposhtë dhe nuk mund ta pengojë, të Mëshirshmit që kurrë nuk i braktis miqtë e Tij.

26:218

ٱلَّذِى يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ ٢١٨

Ai që të sheh kur ngrihesh natën (për adhurim),218

Komentimi 1 shënim

Shënimi 218

Ai është që të sheh kur ngrihesh për namaz natën i vetëm,

26:219

وَتَقَلُّبَكَ فِى ٱلسَّـٰجِدِينَ ٢١٩

dhe lëvizjet e tua midis atyre që bien në sexhde (në xhami).219

Komentimi 1 shënim

Shënimi 219

dhe të sheh kur bashkohesh me besimtarët në xhami për t’u falur; në qëndrimin, rukunë, sexhden dhe uljen tënde.

26:220

إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ٢٢٠

Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.220

Komentimi 1 shënim

Shënimi 220

Me të vërtetë, Ai – i Lartësuari – është Dëgjues i leximit dhe përmendjes sate, i Dijshmi për qëllimin dhe veprën tënde.

26:221

هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَـٰطِينُ ٢٢١

A t’ju tregoj se mbi kë zbresin në të vërtetë djajtë?221

Komentimi 1 shënim

Shënimi 221

A t’ju tregoj, o njerëz, mbi kë zbresin në të vërtetë djajtë?

26:222

تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍۢ ٢٢٢

Ata zbresin mbi çdo gënjeshtar mëkatar.222

Komentimi 1 shënim

Shënimi 222

Djajtë zbresin mbi çdo gënjeshtar shumë mëkatar prej magjistarëve dhe falltarëve.

26:223

يُلْقُونَ ٱلسَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَـٰذِبُونَ ٢٢٣

Ata (djajtë) përcjellin atë që përgjojnë (nga engjëjt), por shumica e tyre janë gënjeshtarë.223

Komentimi 1 shënim

Shënimi 223

Djajtë u përcjellin falltarëve dhe magjistarëve diçka prej asaj që përgjojnë vjedhurazi nga engjëjt e lartë, por shumica e tyre janë gënjeshtarë dhe thonë gjëra që nuk i kanë dëgjuar vërtet; dhe shumica prej tyre mund të thotë një fjalë të vërtetë, por shton mbi të më shumë se njëqind gënjeshtra.

26:224

وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلْغَاوُۥنَ ٢٢٤

Sa për poetët, ata pasohen nga të devijuarit.224

Komentimi 1 shënim

Shënimi 224

Sa për poetët, poezia e tyre mbështetet mbi të kotën dhe gënjeshtrën, dhe i ndjekin ata të humburit e devijuar nga rruga e drejtë.

26:225

أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِى كُلِّ وَادٍۢ يَهِيمُونَ ٢٢٥

A nuk e sheh se ata (poetët) enden në çdo luginë?225

Komentimi 1 shënim

Shënimi 225

A nuk e sheh – o Muhamed – se ata enden si të hutuar, duke u marrë me çdo lloj gënjeshtre e trillimi, me përgojim të njerëzve, me cenim të prejardhjes dhe me fyerje të grave të ndershme?

26:226

وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ ٢٢٦

Dhe thonë atë që nuk e bëjnë;226

Komentimi 1 shënim

Shënimi 226

Dhe ata (poetët) thonë atë që nuk e bëjnë, duke e tepruar në lavdërimin e pasuesve të së kotës dhe duke përçmuar ata që janë në të vërtetën?

26:227

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعْدِ مَا ظُلِمُواْ ۗ وَسَيَعْلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَىَّ مُنقَلَبٍۢ يَنقَلِبُونَ ٢٢٧

me përjashtim të atyre (poetëve) që besojnë, bëjnë vepra të mira, përmendin shumë Allahun, dhe mbrohen pasi u është bërë padrejtësi. Dhe, ata që bëjnë padrejtësi, së shpejti do ta dinë se çfarë fundi do të kenë.”227

Komentimi 1 shënim

Shënimi 227

Allahu përjashtoi nga poetët ata poetë që u udhëzuan me anë të besimit dhe vepruan vepra të mira, dhe e përmendën shpesh Allahun, duke thënë poezi për Njësimin e Tij dhe për lavdërimin e Tij të Madhëruar, si dhe për mbrojtjen e të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ. Ata folën me urtësi, këshillë dhe me sjellje të mira, dhe u ngritën në mbrojtje të Islamit, duke satirizuar ata që e përqeshnin Islamin ose e përqeshnin të Dërguarin e tij, si kundërpërgjigje ndaj poetëve mohues. Dhe ata që i bënë padrejtësi vetes së tyre me shirk dhe mëkate, ose u bënë padrejtësi të tjerëve duke u mohuar të drejtat, duke i sulmuar, apo duke u ngritur akuza të rreme, së shpejti do ta dinë se në çfarë fundi të keq do të kthehen. Me të vërtetë, ai është një përfundim i mbrapshtë. Kërkojmë nga Allahu shpëtim dhe falje.

Esh Shuara · 227 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi