SURJA 32
Es Sexhde Përulja në sexhde
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
الٓمٓ ١
Elif Lâm Mîm.1
تَنزِيلُ ٱلْكِتَـٰبِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢
Zbritja e këtij Libri – pa asnjë dyshim - është nga Zoti i botëve.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ky Kuran që iu shpall Muhammedit ﷺ, pa asnjë dyshim është i zbritur prej Allahut, Zotit të të gjitha krijesave.
أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ ۚ بَلْ هُوَ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوْمًۭا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٍۢ مِّن قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ ٣
Apo, thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë”? Jo, përkundrazi, ai është e vërteta nga Zoti yt, që të paralajmërosh një popull të cilit nuk i ka ardhur ndonjë paralajmërues para teje, në mënyrë që të udhëzohen.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
A thonë vallë idhujtarët: “Muhammedi ﷺ e shpiku Kuranin”? Kanë gënjyer! Ai është e vërteta e qëndrueshme e zbritur mbi ty, o i Dërguar, prej Zotit tënd, që të paralajmërosh me të një popull të cilit nuk i erdhi ndonjë paralajmërues para teje, me qëllim që ata të udhëzohen, të njohin të vërtetën, ta besojnë dhe ta përqafojnë atë, e të besojnë ty.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِى سِتَّةِ أَيَّامٍۢ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ ۖ مَا لَكُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا شَفِيعٍ ۚ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ ٤
Allahu është Ai që i krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre, në gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron (Arsh). Ju nuk keni, përveç Tij, as ndonjë mbrojtës, as ndonjë ndërmjetës. A nuk do të mendoni?4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për gjashtë ditë, për një urtësi që vetëm Ai e di, ndonëse është i Fuqishëm t’i krijojë me një fjalë të vetme: “Bëhu!”, e ato bëhen. Pastaj u lartësua dhe u ngrit mbi Arshin e Tij një ngritje që i takon madhështisë së Tij, pa u krahasuar dhe pa iu përngjasuar krijesave. Ju, o njerëz, nuk keni as mbrojtës që t’ju marrë përsipër çështjet tuaja, as ndërmjetës që të ndërmjetësojë për ju te Allahu, që të shpëtoni nga dënimi i Tij. A nuk merrni ju mësim dhe nuk mendoni, o njerëz, që t’ia kushtoni tërë adhurimin vetëm Allahut dhe t’i përkushtoheni vetëm Atij?
يُدَبِّرُ ٱلْأَمْرَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ إِلَى ٱلْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِى يَوْمٍۢ كَانَ مِقْدَارُهُۥٓ أَلْفَ سَنَةٍۢ مِّمَّا تَعُدُّونَ ٥
Ai drejton çdo çështje, nga qielli në Tokë, pastaj ato ngjiten tek Ai në një ditë që zgjat sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Allahu i Madhëruar rregullon dhe drejton çështjet e krijesave nga qielli deri në tokë, pastaj ai urdhër dhe ky drejtim ngjitet tek Ai në një Ditë, që për nga gjatësia është sa një mijë vjet sipas llogaritjes suaj të ditëve të kësaj bote.
ذَٰلِكَ عَـٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَـٰدَةِ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦
Ai është i Dijshmi i së fshehtës dhe së dukshmes; i Plotfuqishmi, Mëshirëploti.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Ai, Krijuesi dhe Rregulluesi i çështjeve të botëve është i Dijshëm për çdo gjë që fshihet nga shikimet, për atë që fshehin zemrat dhe mbajnë të padukshme shpirtrat, dhe është i Dijshëm për gjithçka që shohin sytë. Ai është i Forti, Triumfuesi që nuk mposhtet, i Mëshirshmi ndaj robërve të Tij besimtarë.
ٱلَّذِىٓ أَحْسَنَ كُلَّ شَىْءٍ خَلَقَهُۥ ۖ وَبَدَأَ خَلْقَ ٱلْإِنسَـٰنِ مِن طِينٍۢ ٧
Ai që e përsosi çdo gjë që krijoi, dhe e zuri fill krijimin e njeriut prej balte.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Allahu është Ai që përsosi krijimin e çdo gjëje me urtësi e rregull të përsosur, dhe e nisi krijimin e njeriut – që është Ademi (alejhi selam) – prej balte.
ثُمَّ جَعَلَ نَسْلَهُۥ مِن سُلَـٰلَةٍۢ مِّن مَّآءٍۢ مَّهِينٍۢ ٨
Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijohen nga një pikë uji e përçmuar.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Pastaj e bëri pasardhësinë e Ademit të vijojë brez pas brezi nga një pikë uji e përbuzur, e dobët dhe e përulur (që nuk ka fuqi në vetvete).
ثُمَّ سَوَّىٰهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِن رُّوحِهِۦ ۖ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمْعَ وَٱلْأَبْصَـٰرَ وَٱلْأَفْـِٔدَةَ ۚ قَلِيلًۭا مَّا تَشْكُرُونَ ٩
Pastaj e përfundoi krijimin e tij, dhe fryu në të nga shpirti i Tij; dhe ju dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat. Por, pak jeni që falënderoni.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Pastaj e përsosi krijimin e njeriut dhe i dha formën më të bukur, dhe fryu tek ai nga shpirti i Tij duke dërguar engjëllin që t’i frynte shpirtin. Ai ju dha juve – o njerëz – dhuntinë e dëgjimit dhe të shikimit për të dalluar tingujt, ngjyrat, format dhe njerëzit, si dhe dhuntinë e mendjes për të dalluar të mirën nga e keqja dhe të dobishmen nga e dëmshmja. Por ju pak falënderoni Zotin tuaj për këto begati që ju ka dhënë.
وَقَالُوٓاْ أَءِذَا ضَلَلْنَا فِى ٱلْأَرْضِ أَءِنَّا لَفِى خَلْقٍۢ جَدِيدٍۭ ۚ بَلْ هُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمْ كَـٰفِرُونَ١٠
Ata thonë: “A do të ringjallemi ne, pasi të kemi humbur në tokë, në një krijim të ri?” Vërtet, ata nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Idhujtarët, ata që përgënjeshtrojnë ringjalljen, thonë: “A do të ngjallemi sërish krijesa të reja kur mishrat dhe kockat tona të jenë kthyer në dhe në tokë?” – Ata e shohin këtë si diçka të largët dhe të pamundur, jo sepse kërkojnë të arrijnë të vërtetën, por nga padrejtësia dhe kokëfortësia e tyre; sepse ata nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre në Ditën e Kiametit.
۞ قُلْ يَتَوَفَّىٰكُم مَّلَكُ ٱلْمَوْتِ ٱلَّذِى وُكِّلَ بِكُمْ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ ١١
Thuaju: “Engjëlli i vdekjes, që është ngarkuar me ju, do t’jua marrë shpirtrat, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.”11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Thuaj –o i Dërguar– këtyre idhujtarëve: Engjëlli i vdekjes, që është caktuar mbi ju, do t’ju marrë shpirtrat kur t’ju mbarojë afati i jetës, e nuk do të vonoheni asnjë çast. Pastaj do të ktheheni te Zoti juaj, dhe Ai do t’ju shpërblejë për të gjitha veprat tuaja: nëse kanë qenë të mira, do të gjeni të mirën; e nëse kanë qenë të këqija, do të gjeni të keqen.
وَلَوْ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلْمُجْرِمُونَ نَاكِسُواْ رُءُوسِهِمْ عِندَ رَبِّهِمْ رَبَّنَآ أَبْصَرْنَا وَسَمِعْنَا فَٱرْجِعْنَا نَعْمَلْ صَـٰلِحًا إِنَّا مُوقِنُونَ ١٢
Sikur t’i shihje kriminelët, kur do të ulin kokat para Zotit të tyre (duke thënë): “Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, na kthe që të bëjmë vepra të mira, ne tani jemi të bindur!”12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Sikur t’i shihje kriminelët që mohuan ringjalljen, kur të ulin kokat e tyre përpara Zotit të tyre nga turpi dhe poshtërimi, duke thënë: “Zoti ynë, tani pamë shëmtitë tona dhe dëgjuam prej Teje vërtetimin e asaj që na urdhëronin të dërguarit e Tu në dynja. U penduam tek Ti, kthena në dynja që të punojmë me bindje ndaj Teje. Ne tani jemi të bindur për atë që mohonim në dynja: se Ti je Një i Vetëm dhe se Ti ringjall ata që janë në varre.” E sikur ta shihje gjithë këtë –do të shihje një ngjarje madhështore dhe një çështje të tmerrshme.
وَلَوْ شِئْنَا لَـَٔاتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَىٰهَا وَلَـٰكِنْ حَقَّ ٱلْقَوْلُ مِنِّى لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلْجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ ١٣
Sikur të donim, Ne do t’i kishim dhënë udhëzim çdo njeriu, por do të përmbushet Fjala Ime: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhindë dhe njerëz, së bashku.”13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Sikur të donim, Ne do t’u jepnim këtyre idhujtarëve udhëzim dhe sukses për të pranuar besimin, por Fjala Ime është bërë e prerë dhe është bërë e detyrueshme: do ta mbush Xhehenemin me mohues e mëkatarë, prej xhinëve dhe njerëzve së bashku; dhe kjo është për shkak se ata zgjodhën humbjen në vend të udhëzimit.
فَذُوقُواْ بِمَا نَسِيتُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَـٰذَآ إِنَّا نَسِينَـٰكُمْ ۖ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلْخُلْدِ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ١٤
“Shijoni pra dënimin, sepse harruat takimin e kësaj Dite tuajës. Ne ju kemi lënë në harresë sot, kështu që shijoni dënimin e përjetshëm, për atë që keni bërë.”14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Do t’u thuhet këtyre idhujtarëve – në çastin kur të hyjnë në zjarr: “Shijoni këtë dënim, sepse ishit të pavëmendshëm ndaj botës tjetër dhe u zhytët në kënaqësitë e kësaj bote. Sot Ne ju kemi lënë në dënim, të harruar, prandaj shijoni ndëshkimin e Xhehenemit që nuk ndërpritet kurrë, për shkak të asaj që bënit në dynja nga mohimi i Allahut dhe mëkatet kundër Tij.”
إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِـَٔايَـٰتِنَا ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِهَا خَرُّواْ سُجَّدًۭا وَسَبَّحُواْ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ ۩ ١٥
Të vetmit që i besojnë shpalljet Tona janë ata që, kur u përmenden, bien të përulur në sexhde, madhërojnë Zotin e tyre me lavdërim dhe nuk bëhen mendjemëdhenj.15 ۩
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
۩ (Sexhde) Të vetmit që besojnë në ajetet e Kuranit dhe veprojnë sipas tyre janë ata njerëz që, kur këshillohen me to ose kur u lexohen, bien në sexhde para Zotit të tyre të përulur dhe të bindur, e madhërojnë Atë në sexhden e tyre duke e falënderuar, dhe nuk tregohen mendjemëdhenj për t’iu përulur Atij, për ta madhëruar dhe për ta adhuruar vetëm Atë, pa i shoqëruar asgjë.
تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمْ عَنِ ٱلْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًۭا وَطَمَعًۭا وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ ١٦
Ijët e tyre braktisin shtretërit, për t’iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe shpresë, dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë, ata japin.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Ngrihen ijët e trupave të këtyre që besojnë në shpalljet e Allahut nga shtretërit e gjumit, dhe qëndrojnë në namazin e natës duke iu përkushtuar Zotit të tyre; i luten Atij me frikë nga dënimi dhe me shpresë për shpërblimin. Dhe nga ajo me të cilën i kemi furnizuar, ata japin e shpenzojnë në bindje ndaj Allahut dhe në rrugën e Tij.
فَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌۭ مَّآ أُخْفِىَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعْيُنٍۢ جَزَآءًۢ بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ ١٧
Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë kënaqësish janë ruajtur për ta, si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Askush nuk e di dhe nuk mund t imagjinojë se çfarë i ka përgatitur Allahu këtyre besimtarëve si shpërblim: gjëra që gëzojnë sytë dhe u japin qetësi zemrës; ky është shpërblimi për veprat e tyre të mira.
أَفَمَن كَانَ مُؤْمِنًۭا كَمَن كَانَ فَاسِقًۭا ۚ لَّا يَسْتَوُۥنَ ١٨
Vallë, a është besimtari si keqbërësi? Jo, ata kurrsesi nuk janë të barabartë.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
A është vallë ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe e beson premtimin dhe kërcënimin e Tij, njësoj si ai që mohon Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe e përgënjeshtron ditën e kijametit? Ata kurrsesi nuk janë të barabartë para Allahut.
أَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَلَهُمْ جَنَّـٰتُ ٱلْمَأْوَىٰ نُزُلًۢا بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ ١٩
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë kopshtet e përjetësisë, si mikpritje për atë që punuan.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Ata që besojnë Allahun dhe veprojnë sipas asaj që u urdhëruan, shpërblimi i tyre do të jenë kopshtet e Xhenetit, ku do të banojnë dhe do të gëzojnë në begatitë e tyre, si mikpritje dhe shpërblim për veprat që bënë në dynja, në bindje ndaj Allahut.
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فَسَقُواْ فَمَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ ۖ كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخْرُجُواْ مِنْهَآ أُعِيدُواْ فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢٠
Ndërsa ata që ishin keqbërës, vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa herë që duan të dalin prej tij, do të kthehen në të dhe do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e Zjarrit, që e përgënjeshtronit!”20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Ndërsa ata që dolën nga bindja ndaj Allahut dhe vepruan me mëkate, vendqëndrimi i tyre do të jetë Xhehennemi. Sa herë që të duan të dalin prej saj, do të kthehen sërish aty, dhe do t’u thuhet – me qortim dhe përçmim: Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin në dynja e mohonit.
وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنَ ٱلْعَذَابِ ٱلْأَدْنَىٰ دُونَ ٱلْعَذَابِ ٱلْأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ٢١
Me siguri, Ne do t’i bëjmë të shijojnë një dënim më të vogël në këtë jetë, para dënimit të madh në jetën tjetër, me qëllim që të kthehen.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Ne, patjetër, do t’u japim të shijojnë këtyre mëkatarëve që mohojnë, një dënim më të vogël – sprova, fatkeqësi dhe vështirësi në këtë botë – para dënimit më të madh në Ditën e Kiametit, kur do të ndëshkohen në zjarrin e Xhehennemit; me qëllim që të kthehen dhe të pendohen për mëkatet e tyre.
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِۦ ثُمَّ أَعْرَضَ عَنْهَآ ۚ إِنَّا مِنَ ٱلْمُجْرِمِينَ مُنتَقِمُونَ٢٢
E kush është më i padrejtë se ai, të cilit i përmenden shpalljet e Zotit të tij, pastaj, ai u shmanget atyre? Ne do të hakmerremi ndaj kriminelëve.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Askush nuk është më i padrejtë ndaj vetes së tij sesa ai që këshillohet me dëshmitë dhe argumentet e Allahut, pastaj i kthen shpinën të gjithave, pa marrë mësim nga këshillat e Tij, por i përbuz ato me mendjemadhësi. Ne, me të vërtetë, do të hakmerremi ndaj mëkatarëve që janë larguar nga ajetet dhe provat Tona dhe nuk kanë përfituar prej tyre.
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَـٰبَ فَلَا تَكُن فِى مِرْيَةٍۢ مِّن لِّقَآئِهِۦ ۖ وَجَعَلْنَـٰهُ هُدًۭى لِّبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٢٣
Ne i dhamë Musait Librin – prandaj mos dysho në takimin me të (natën e Israsë) - dhe e bëmë atë (Teuratin) udhërrëfyes për bijtë e Izraelit.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ne i dhamë Musait Teuratin, ashtu siç ta kemi dhënë ty – o i Dërguar – Kuranin. Prandaj mos ki dyshim për takimin me Musain në natën e Israsë dhe Miraxhit. Dhe Ne e bëmë Teuratin udhëzim për bijtë e Izraelit, që t’i thërrasë ata në të vërtetën dhe në rrugën e drejtë.
وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةًۭ يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُواْ ۖ وَكَانُواْ بِـَٔايَـٰتِنَا يُوقِنُونَ ٢٤
Dhe prej tyre, Ne bëmë prijës që udhëzonin me urdhrin Tonë, për sa kohë që bënë durim dhe ishin të bindur në shpalljet Tona.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Dhe Ne bëmë nga bijtë e Izraelit udhëheqës dhe thirrës në të mirën, të cilët njerëzit i merrnin si shembull dhe i ndiqnin, duke i thirrur në teuhid, në adhurimin e vetëm Allahut dhe në bindjen ndaj Tij. Ata arritën këtë shkallë të lartë vetëm kur treguan durim në zbatimin e urdhrave të Allahut, në lënien e ndalesave të Tij, në thirrjen tek Ai dhe në përballimin e mundimeve në rrugën e Tij, dhe ishin të bindur plotësisht në shenjat dhe provat e Allahut.
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَفْصِلُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ٢٥
Padyshim, Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Kiametit, për ato çështje që kundërshtoheshin.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Me të vërtetë Zoti yt – o Muhamed – do të gjykojë Ditën e Kiametit mes besimtarëve dhe jobesimtarëve nga bijtë e Izraelit dhe nga të tjerët, me drejtësi, për çështjet ku ata u kundërshtuan në fenë e tyre. Ai do të shpërblejë secilin sipas veprave të tij: banorët e Xhenetit do t’i fusë në Xhenet, ndërsa banorët e Zjarrit do t’i fusë në Zjarr.
أَوَلَمْ يَهْدِ لَهُمْ كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّنَ ٱلْقُرُونِ يَمْشُونَ فِى مَسَـٰكِنِهِمْ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ ۖ أَفَلَا يَسْمَعُونَ ٢٦
A nuk i udhëzon ata fakti se, sa breza kemi shkatërruar para tyre, në vendbanimet e të cilëve ata ecin ende? Me të vërtetë, në këtë ka shenja. A nuk dëgjojnë?26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
A nuk është bërë e qartë për këta që mohojnë të Dërguarin, sa shumë popuj para tyre kemi shkatërruar, të cilët tani ecin nëpër banesat e tyre të braktisura, dhe i shohin ato me sytë e tyre, si populli i Hudit, i Salihut dhe i Lutit? Në këtë ka shenja të qarta dhe mësime që tregojnë për vërtetësinë e të dërguarve që dërguan, dhe për pavlefshmërinë e idhujtarisë në të cilin ishin. A nuk po dëgjojnë këta mohues mësimet dhe argumentet e Allahut, që të përfitojnë prej tyre?
أَوَلَمْ يَرَوْاْ أَنَّا نَسُوقُ ٱلْمَآءَ إِلَى ٱلْأَرْضِ ٱلْجُرُزِ فَنُخْرِجُ بِهِۦ زَرْعًۭا تَأْكُلُ مِنْهُ أَنْعَـٰمُهُمْ وَأَنفُسُهُمْ ۖ أَفَلَا يُبْصِرُونَ ٢٧
A nuk shohin ata, se Ne e dërgojmë ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë, prej të cilave hanë bagëtitë e tyre dhe ata vetë? A nuk shohin?27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
A nuk e shohin mohuesit e ringjalljes pas vdekjes se Ne e dërgojmë ujin e shiut në tokën e thatë, të fortë e të shkretë, e me anë të tij nxjerrim bimë të ndryshme me ngjyra të larmishme, nga të cilat ushqehen bagëtitë e tyre dhe ushqehen edhe vetë ata, kështu që jetojnë me to? A nuk i shohin këto begati me sytë e tyre, që të kuptojnë se Allahu, i Cili e bën këtë, është i Fuqishëm të ringjallë të vdekurit dhe t’i nxjerrë ata nga varret e tyre?
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَـٰذَا ٱلْفَتْحُ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٢٨
Ata thonë: “Kur do të jetë ky vendim (gjykim), nëse thoni të vërtetën?”28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Këta idhujtarë nxitohen për dënimin dhe thonë me tallje: “Kur do të jetë ky gjykim që do të vendosë mes nesh e mes jush, duke na ndëshkuar – sipas pretendimit tuaj – nëse jeni të vërtetë në atë që thoni?”
قُلْ يَوْمَ ٱلْفَتْحِ لَا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِيمَـٰنُهُمْ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ ٢٩
Thuaj: “Ditën e vendimit, nuk do t’u vlejë asgjë besimi atyre që mohuan, as nuk do t’u jepet afat.”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Thuaju atyre –o i Dërguar–: Në ditën e gjykimit, kur do t’ju godasë ndëshkimi dhe do ta shihni dënimin me sytë tuaj, nuk do t’u bëjë dobi jobesimtarëve besimi i tyre, as nuk do t’u jepet afat për pendim e kthim.
فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَٱنتَظِرْ إِنَّهُم مُّنتَظِرُونَ ٣٠
Prandaj, largohu prej tyre dhe prit, se edhe ata janë duke pritur!30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Prandaj, largohu –o i Dërguar– nga këta idhujtarë dhe mos u brengos për përgënjeshtrimin e tyre, dhe prit çfarë do të bëjë Allahu me ta. Edhe ata janë në pritje të fatkeqësisë suaj, por Allahu do t’i poshtërojë dhe do t’i turpërojë, dhe do të të ndihmojë ty kundër tyre. Dhe kështu ndodhi – ndaj Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Këto janë nga shkronjat e ndara (huruf muqatta‘a) që gjenden në fillim të disa sureve të Kuranit. Është përmendur më parë shpjegimi i tyre në hyrje të Sures El-Bekare; Allahu e di më së miri qëllimin e tyre, ndërsa dijetarët kanë thënë se ato janë prej mistereve të Kuranit, të cilat tregojnë madhështinë e librit hyjnor dhe se ky libër i shenjtë është i përbërë nga këto shkronja, të cilat arabët i njohin, por megjithatë nuk janë në gjendje të sjellin diçka si ai.