SURJA 37
Es Saffat Engjëjt e rreshtuar
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
وَٱلصَّـٰٓفَّـٰتِ صَفًّۭا ١
Betohem në ata (engjëjt) që radhiten në rreshta,1
فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجْرًۭا ٢
dhe në ata që shtyjnë e drejtojnë retë,2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
dhe në engjëjt që shtyjnë retë dhe i drejtojnë ato me urdhrin e Allahut,
فَٱلتَّـٰلِيَـٰتِ ذِكْرًا ٣
dhe në ata që e lexojnë këmbëngulësisht Përkujtuesin (Kuranin)!3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
dhe në engjëjt që lexojnë përkujtimin dhe fjalën e Allahut të Lartësuar!
إِنَّ إِلَـٰهَكُمْ لَوَٰحِدٌۭ ٤
Vërtet, Zoti juaj është Një i Vetëm,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Me të vërtetë, Zoti juaj – o njerëz – është Një i Vetëm, pa asnjë shok; prandaj përkushtojuni vetëm Atij në adhurim dhe bindje.
Allahu betohet me cilëndo prej krijesave të Tij që dëshiron, ndërsa krijesës nuk i lejohet të betohet me tjetërkënd përveçse me Allahun; betimi në dikë tjetër përveç Allahut është idhujtari.
رَّبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ ٱلْمَشَـٰرِقِ ٥
Zoti i qiejve dhe i Tokës, dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, dhe Zoti i lindjeve (të Diellit).5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, dhe Rregulluesi i Diellit në lindjet dhe perëndimet e tij.
إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِزِينَةٍ ٱلْكَوَاكِبِ ٦
Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt me planete (yje), për zbukurim,6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt me një zbukurim – planetet dhe yjet,
وَحِفْظًۭا مِّن كُلِّ شَيْطَـٰنٍۢ مَّارِدٍۢ ٧
dhe për mbrojtje nga çdo djall i pabindur.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Dhe përveç zbukurimit, planetet dhe yjet i kemi bërë mbrojtës të qiellit më të afërt nga Toka nga çdo shejtan kryelartë, kokëfortë dhe i mallkuar, të cilët kërkojnë të ngjiten e të përgjojnë mbledhjet e engjëjve në qiell.
لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلْمَلَإِ ٱلْأَعْلَىٰ وَيُقْذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍۢ ٨
Ata (djajtë) nuk mund ta dëgjojnë asamblenë më të lartë (të engjëjve), sepse goditen (me meteorë) nga çdo anë,8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Shejtanët nuk kanë mundësi të arrijnë tek asambleja e lartë – qiejt dhe engjëjt që gjenden në to – për të dëgjuar kur ata flasin me atë që Allahu i Madhëruar u shpall prej ligjit dhe caktimit të Tij. Ata që përpiqen të afrohen për dëgjim goditen nga çdo anë me yje-shigjeta (meteorë),
دُحُورًۭا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ وَاصِبٌ ٩
të dëbuar; dhe për ta do të ketë ndëshkim të përhershëm;9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Goditen me meteorë që të dëbohen e të largohen nga dëgjimi; dhe në botën tjetër djajtë do të kenë një dënim të përhershëm dhe të dhembshëm.
إِلَّا مَنْ خَطِفَ ٱلْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌۭ ثَاقِبٌۭ ١٠
përveç atij që rrëmben ndonjë fjalë, por që ndiqet menjëherë nga një shigjetë e zjarrtë shpuese (meteor).10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Përjashtim bën ai prej shejtanëve që rrëmben me shpejtësi ndonjë fjalë që e dëgjon nga qielli, e pastaj e hedh tek ai që është poshtë tij, e ky ia hedh tjetrit që është më poshtë, e kështu me radhë. Ndonjëherë e kap shigjeta e zjarrtë (meteori) përpara se ta përcjellë, e ndonjëherë, me caktimin e Allahut të Madhëruar, ai arrin ta hedhë para se ta godasë shigjeta, por pastaj digjet. Atë fjalë e çon tjetri tek fallxhorët, të cilët bashkë me të thonë edhe njëqind gënjeshtra.
فَٱسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَم مَّنْ خَلَقْنَآ ۚ إِنَّا خَلَقْنَـٰهُم مِّن طِينٍۢ لَّازِبٍۭ ١١
Pyeti ata: “A janë ata më të fortë në krijim, apo të tjerët që Ne kemi krijuar?” Ne i kemi krijuar ata prej një balte ngjitëse.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Pyeti – o i Dërguar – mohuesit e ringjalljes: “A janë ata më të fortë në krijim apo krijesat e tjera që Ne kemi krijuar, si engjëjt, qiejt, Toka?” Ne e kemi krijuar babanë e tyre, Ademin, prej një balte ngjitëse, që ngjitet në dorë, pra një lëndë e dobët dhe e thjeshtë. Kuptimi është se krijimi i tyre është i brishtë, prandaj nuk kanë arsye të mburren apo të tregohen mendjemëdhenj duke mohuar të Dërguarin dhe Kuranin, gjë që në fund do t’i çojë në një shkatërrim të lehtë e të shpejtë.
بَلْ عَجِبْتَ وَيَسْخَرُونَ ١٢
Në fakt, ti (Muhamed) habitesh, ndërsa ata tallen.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Madje ti – o i Dërguar – habitesh nga përgënjeshtrimi dhe mohimi i tyre i ringjalljes, por edhe më e çuditshme dhe më e rëndë se mohimi i tyre është se ata tallen me ty dhe përqeshin fjalën tënde.
وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذْكُرُونَ ١٣
Kur u përmendet e vërteta, ata nuk ia vënë veshin.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Kur u përmendet mohuesve diçka që e kanë harruar ose e kanë lënë pas dore, ata nuk përfitojnë nga kjo përmendje dhe nuk mendojnë mbi të.
وَإِذَا رَأَوْاْ ءَايَةًۭ يَسْتَسْخِرُونَ ١٤
Kur shohin ndonjë mrekulli, ata tallen me të,14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Kur mohuesit shohin një mrekulli që dëshmon profetësinë tënde, o Muhamed, tallen me të dhe habiten.
وَقَالُوٓاْ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌ ١٥
dhe thonë: “Kjo nuk është tjetër, veçse një magji e qartë.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Dhe thonë: “Kjo që ke sjellë nuk është veçse një magji e qartë dhe e dukshme.
أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَـٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ ١٦
Kur të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, a thua do të ringjallemi vërtet?16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Vallë, a do të ringjallemi kur të kemi vdekur e të jemi bërë dhe e eshtra të kalbura?
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ ١٧
Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?!”17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
A do të ringjallen edhe etërit tanë që kanë kaluar para nesh?”
قُلْ نَعَمْ وَأَنتُمْ دَٰخِرُونَ ١٨
Thuaju: “Po, dhe do të jeni të poshtëruar.”18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Thuaju atyre – o i Dërguar –: “Po, me të vërtetë do të ringjalleni, dhe atë ditë do të jeni të poshtëruar e të nënshtruar.”
فَإِنَّمَا هِىَ زَجْرَةٌۭ وَٰحِدَةٌۭ فَإِذَا هُمْ يَنظُرُونَ ١٩
Do të jetë vetëm një buçitje e vetme, dhe menjëherë ata do të shohin.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Nuk do të jetë veçse një fryrje e vetme në Sur (një zë i fortë), dhe ja, ata do të ngrihen nga varret e tyre duke parë tmerret e Ditës së Kiametit.
وَقَالُواْ يَـٰوَيْلَنَا هَـٰذَا يَوْمُ ٱلدِّينِ ٢٠
Atëherë do të thonë: “Mjerë ne, kjo është Dita e Gjykimit!”20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Dhe do të thonë: “Mjerë ne, kjo është Dita e llogarisë dhe e shpërblimit!”
هَـٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢١
Po, kjo është Dita e Vendimit, që ju e përgënjeshtronit.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Atëherë do t’u thuhet: “Kjo është Dita e gjykimit mes krijesave me drejtësi, të cilën ju përgënjeshtronit në dynja dhe e mohonit.”
۞ ٱحْشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزْوَٰجَهُمْ وَمَا كَانُواْ يَعْبُدُونَ ٢٢
(Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhni ata që bënë padrejtësi, edhe shokët e tyre dhe ato që adhuronin,22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Engjëjve do t’u thuhet: “Mblidhni ata që mohuan Allahun, bashkë me shokët e tyre dhe idhujt që adhuronin,
مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهْدُوهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْجَحِيمِ ٢٣
krahas Allahut, dhe drejtojini ata në rrugën e Zjarrit!23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
dhe idhujt që adhuronin krahas Allahut, dhe i shtyni ata me forcë drejt Xhehenemit.”
وَقِفُوهُمْ ۖ إِنَّهُم مَّسْـُٔولُونَ ٢٤
Dhe ndalini ata, sepse do të merren në pyetje:24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Dhe ndalini ata para se të arrijnë në Xhehenem; sepse do të merren në pyetje për veprat dhe fjalët që kryen në këtë botë – si llogari qortimi dhe poshtërimi për ta.
مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ ٢٥
“Ç’keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Dhe do t’u thuhet atyre, si qortim: “Ç’keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin, ashtu si bënit në dynja?”
بَلْ هُمُ ٱلْيَوْمَ مُسْتَسْلِمُونَ ٢٦
Por, sot ata janë plotësisht të dorëzuar.26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Por, sot ata janë plotësisht të nënshtruar ndaj urdhrit të Allahut, nuk mund ta kundërshtojnë dhe as të shmangen prej tij, e nuk kanë asnjë mundësi të ndihmojnë vetveten.
وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَسَآءَلُونَ ٢٧
Atëherë do t’i drejtohen njëri-tjetrit duke pyetur.27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Dhe disa prej mohuesve do t’u drejtohen të tjerëve, duke u qortuar dhe duke u grindur mes tyre.
قَالُوٓاْ إِنَّكُمْ كُنتُمْ تَأْتُونَنَا عَنِ ٱلْيَمِينِ ٢٨
Do të thonë: “Ju na vinit nga e djathta (na largonit nga e vërteta).”28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Ndjekësit do t’u thanë udhëheqësve të tyre: “Ju na vinit nga ana e fesë dhe e së vërtetës, na e bënit të lehtë shpërfilljen e fesë dhe besimit, na largonit prej tij dhe na e zbukuronit humbjen.”
قَالُواْ بَل لَّمْ تَكُونُواْ مُؤْمِنِينَ ٢٩
Ata do të thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Udhëheqësit u thanë ndjekësve: “Nuk është çështja ashtu siç pretendoni ju, por zemrat tuaja vetë ishin mohuese ndaj besimit, të prira për mosbesim dhe mëkat.”
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيْكُم مِّن سُلْطَـٰنٍۭ ۖ بَلْ كُنتُمْ قَوْمًۭا طَـٰغِينَ ٣٠
Ne nuk kishim ndonjë pushtet mbi ju; përkundrazi, ju ishit një popull teprues.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Ne nuk kishim ndaj jush as ndonjë argument, as ndonjë forcë me të cilën t’ju pengonim nga besimi; përkundrazi, ju – o idhujtarë – ishit një popull teprues, që e kalonit kufirin e së vërtetës.
فَحَقَّ عَلَيْنَا قَوْلُ رَبِّنَآ ۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ ٣١
Kështu, Fjala e Zotit tonë ndaj nesh u përmbush, dhe ne do ta shijojmë patjetër ndëshkimin.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Prandaj na përfshiu të gjithëve premtimi kërcënues i Zotit tonë; me të vërtetë, ne do ta shijojmë dënimin – ne dhe ju – për shkak të mëkateve dhe kundërshtimeve tona që bëmë në dynja.
فَأَغْوَيْنَـٰكُمْ إِنَّا كُنَّا غَـٰوِينَ ٣٢
Ne ju devijuam, sepse me të vërtetë, edhe vetë ishim të devijuar.”32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Ne ju shmangëm nga rruga e Allahut dhe nga besimi tek Ai; me të vërtetë, ne vetë kishim humbur para jush, prandaj u shkatërruam për shkak të mohimit tonë dhe ju shkatërruam edhe ju bashkë me ne.
فَإِنَّهُمْ يَوْمَئِذٍۢ فِى ٱلْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ ٣٣
Atë ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Me të vërtetë, ndjekësit dhe udhëheqësit do të jenë së bashku në Ditën e Kiametit në dënim, ashtu siç u bashkuan në këtë botë në mosbindjen ndaj Allahut.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ ٣٤
Kështu veprojmë Ne me kriminelët.34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Me të vërtetë, kështu veprojmë Ne me ata që zgjodhën mëkatet e Allahut në këtë botë në vend të bindjes ndaj Tij: u bëjmë të shijojnë dënimin e dhembshëm.
إِنَّهُمْ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ ٣٥
Sepse, kur atyre u thuhej: “Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut”, tregoheshin mendjemëdhenj35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Me të vërtetë, kur idhujtarëve u thuhej: “La ilaha illa Allah” (Nuk ka zot tjetër të denjë për adhurim përveç Allahut), kur thirreshin në të dhe urdhëroheshin të linin atë që e kundërshton, tregoheshin mendjemëdhenj ndaj saj dhe ndaj atij që e sillte.
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٍۢ مَّجْنُونٍۭ ٣٦
dhe thoshin: “A t’i lëmë zotat tanë për shkak të një poeti të çmendur?”36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Dhe thoshin: “A ta lëmë adhurimin e zotave tanë për fjalën e një njeriu poet të çmendur?” – duke nënkuptuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!
بَلْ جَآءَ بِٱلْحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلْمُرْسَلِينَ ٣٧
Jo, por ai (Muhamedi) erdhi me të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e mëparshëm.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Gënjyen! Muhamedi nuk është ashtu siç e përshkruan ata, por ai erdhi me Kuranin dhe me teuhidin (njësimin e Allahut), dhe i vërtetoi të dërguarit në atë që ata kishin treguar prej ligjit dhe njësimit të Allahut.
إِنَّكُمْ لَذَآئِقُواْ ٱلْعَذَابِ ٱلْأَلِيمِ ٣٨
Me të vërtetë, ju do ta shijoni ndëshkimin e dhembshëm,38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Me të vërtetë, ju – o idhujtarë – për shkak të fjalëve tuaja, mohimit dhe përgënjeshtrimit tuaj, do ta shijoni dënimin e dhembshëm e të rëndë.
وَمَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٣٩
dhe nuk do të shpërbleheni me tjetër, veçse me atë që keni bërë.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Dhe nuk do të shpërbleheni në botën tjetër veçse me atë që keni punuar në këtë botë prej mëkateteve.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ٤٠
Përjashtim bëjnë vetëm robërit e sinqertë të Allahut.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Përveç robërve të Allahut të Madhëruar, të cilët iu përkushtuan Atij sinqerisht në adhurim; Ai i veçoi dhe i dalloi me mëshirën e Tij. Me të vërtetë, ata do të shpëtojnë nga dënimi i dhembshëm.
أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمْ رِزْقٌۭ مَّعْلُومٌۭ ٤١
Për ta ka një furnizim të njohur:41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Të sinqertët do të kenë në Xhenet një furnizim të njohur, që nuk ndërpritet kurrë:
فَوَٰكِهُ ۖ وَهُم مُّكْرَمُونَ ٤٢
fruta, dhe ata do të jenë të nderuar,42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Ai furnizim i njohur është: fruta të larmishme, dhe ata do të nderohen me nderimin e Allahut
فِى جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٤٣
në kopshtet e begatisë,43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
në kopshtet e begatisë së përhershme.
عَلَىٰ سُرُرٍۢ مُّتَقَـٰبِلِينَ ٤٤
në kolltuqe, përballë njëri-tjetrit.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Dhe nga nderimi i tyre tek Zoti i tyre, si edhe nga respekti që i bëjnë njëri-tjetrit, është se ata do të jenë mbi kolltuqe të vendosur përballë njëri-tjetrit.
يُطَافُ عَلَيْهِم بِكَأْسٍۢ مِّن مَّعِينٍۭ ٤٥
Atyre do t’u shërbehet një kupë (vere) nga një burim i rrjedhshëm;45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Atyre do t’u shërbehet nëpër tubimet e tyre kupa me verë nga lumenj që rrjedhin pa u ndërprerë;
بَيْضَآءَ لَذَّةٍۢ لِّلشَّـٰرِبِينَ ٤٦
e bardhë dhe e shijshme për ata që do ta pinë.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
e bardhë në ngjyrë, e shijshme për t’u pirë,
لَا فِيهَا غَوْلٌۭ وَلَا هُمْ عَنْهَا يُنزَفُونَ ٤٧
Ajo nuk sjell turbullim, as nuk do të dehen prej saj.47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
që nuk sjell asnjë dëm, as trupit e as mendjes.
وَعِندَهُمْ قَـٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ عِينٌۭ ٤٨
Pranë tyre do të jenë bashkëshortet e tyre, me shikim të ulur, me sy të mëdhenj e të bukur,48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Pranë tyre, në tubimet e tyre, do të jenë bashkëshortet e tyre, që nuk shikojnë askënd tjetër përveç bashkëshortëve të tyre, me sy të mëdhenj e të bukur,
كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌۭ مَّكْنُونٌۭ ٤٩
sikur të ishin e bardha e vezës, e ruajtur mirë.49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
sikur të ishin e bardha e vezës nën lëvore, të ruajtura e të paprekura nga duart.
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَسَآءَلُونَ ٥٠
Ata do t’i drejtohen njëri-tjetrit duke pyetur.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Banorët e Xhenetit do të bisedojnë me njëri-tjetrin në tubimin e tyre, duke pyetur për gjendjet e tyre në dynja, për atë që përjetonin atje, dhe për begatitë që Allahu u ka dhuruar në Xhenet — e kjo është nga plotësimi i shoqërimit dhe gëzimit të tyre.
قَالَ قَآئِلٌۭ مِّنْهُمْ إِنِّى كَانَ لِى قَرِينٌۭ ٥١
Njëri prej tyre do të thotë: “Unë kisha një shok (në botën e kaluar),51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Njëri prej banorëve të Xhenetit do të thotë në atë tubim: “Unë kisha një shok që ishte gjithmonë pranë meje, në botën e kaluar (dynja),
يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُصَدِّقِينَ ٥٢
i cili më thoshte: “A je ti nga ata që besojnë vërtet?52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
I cili më thoshte: “Si mund ta besosh ringjalljen, e cila është kaq e çuditshme?
أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَـٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ ٥٣
Pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, a thua do të gjykohemi vërtet?”53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Vallë, kur të kemi vdekur, të jemi shpërbërë e të jemi bërë dhe e eshtra, a do të ringjallemi, të merremi në llogari dhe të shpërblehemi për veprat tona?”
قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ ٥٤
Pastaj, ai (besimtari) do të thotë: “A doni ta shihni atë?”54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Pastaj ky besimtar, u tha shokëve të tij: “A doni të shikoni ç’u bë me atë shokun tim?”
فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِى سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ ٥٥
Dhe, ai do të shikojë e do ta gjejë atë në mes të Zjarrit.55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Atëherë ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë ish shokun e tij në mes të Zjarrit.
قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرْدِينِ ٥٦
Atëherë do t’i thotë: “Për Allahun! Gati sa nuk më shkatërrove!56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Besimtari do i thotë ish shokut të tij, që mohonte ringjalljen: “Për pak do të më kishe shkatërruar, duke më penguar nga besimi, sikur të të kisha dëgjuar.
وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّى لَكُنتُ مِنَ ٱلْمُحْضَرِينَ ٥٧
Sikur të mos ishte mirësia e Zotit tim, do të isha edhe unë prej atyre që do të silleshin këtu (në Zjarr).”57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Sikur të mos ishte mirësia e Zotit tim, që më udhëzoi në besim dhe më bëri të qëndrueshëm në të, unë do të isha nga ata që do të silleshin në dënimin e Zjarrit bashkë me ty.”
أَفَمَا نَحْنُ بِمَيِّتِينَ ٥٨
(Pastaj do t’i thotë shokëve të tij të Xhenetit): “A nuk do të vdesim më kurrë,58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
A vërtetë, do të jemi të përjetshëm dhe të begatuar? A nuk do të vdesim më kurrë,
إِلَّا مَوْتَتَنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ ٥٩
përveç vdekjes sonë të parë, dhe nuk do të dënohemi?59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
veç vdekjes sonë të parë, dhe nuk do të dënohemi pasi të hyjmë në Xhenet?
إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ٦٠
Me të vërtetë, kjo është fitorja e madhe.”60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
Me të vërtetë, kjo begati që po përjetojmë është fitore e madhe.
لِمِثْلِ هَـٰذَا فَلْيَعْمَلِ ٱلْعَـٰمِلُونَ ٦١
Për një gjë të tillë, duhet të punojnë ata që punojnë.61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
Për një begati të tillë të plotë, për një përjetësi të tillë dhe për një fitore kaq të madhe, le të punojnë ata që punojnë në këtë botë, që të arrijnë tek ajo në botën tjetër.
أَذَٰلِكَ خَيْرٌۭ نُّزُلًا أَمْ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ ٦٢
A është ky (shpërblim) më i mirë si mikpritje, apo pema e Zekumit?62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
A është më e mirë kjo që u përshkrua më herët – begatia e xhenetit, si mikpritje dhe dhuratë nga Allahu – apo shkurret e urryera të Zekumit, ushqimi i banorëve të Zjarrit?
إِنَّا جَعَلْنَـٰهَا فِتْنَةًۭ لِّلظَّـٰلِمِينَ ٦٣
Ne e bëmë atë (pemë) sprovë për të padrejtët.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Ne e bëmë atë pemë një sprovë, me të cilën u mashtruan keqbërësit që i bënë padrejtësi vetes me mohim dhe mëkate, dhe thanë me habi e përçmim: “Ky shoku juaj (Muhamedi) ju tregon se në Zjarr ka një pemë, ndërkohë që zjarri i djeg pemët!”
إِنَّهَا شَجَرَةٌۭ تَخْرُجُ فِىٓ أَصْلِ ٱلْجَحِيمِ ٦٤
Ajo është një pemë që del nga fundi i Xhehenemit.64
Komentimi 1 shënim
Shënimi 64
Ajo është një pemë që mbin dhe del nga thellësitë e Zjarrit flakërues të Xhehenemit;
طَلْعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَـٰطِينِ ٦٥
Frutat e saj sikur të ishin kokat e djajve.65
Komentimi 1 shënim
Shënimi 65
Frutat e saj janë të shëmtuara në pamje, sikur të ishin koka shejtanësh. E nëse janë kështu, mos pyet më për shijen e tyre, sa e keqe dhe e pështirë mund të jetë!
فَإِنَّهُمْ لَـَٔاكِلُونَ مِنْهَا فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ ٦٦
Me të vërtetë, ata do të hanë prej saj dhe do t’i mbushin barqet e tyre me të.66
Komentimi 1 shënim
Shënimi 66
Me të vërtetë, idhujtarët do të hanë prej asaj peme dhe do t’i mbushin barqet e tyre me të.
ثُمَّ إِنَّ لَهُمْ عَلَيْهَا لَشَوْبًۭا مِّنْ حَمِيمٍۢ ٦٧
Pastaj, do të kenë për të pirë një përzierje prej ujit të valuar.67
Komentimi 1 shënim
Shënimi 67
Pastaj, pas ngrënies prej pemës së Zekumit, do të pinë një pije të shëmtuar e të nxehtë.
ثُمَّ إِنَّ مَرْجِعَهُمْ لَإِلَى ٱلْجَحِيمِ ٦٨
Pas kësaj, kthimi i tyre është përsëri në Zjarrin e Xhehenemit.68
Komentimi 1 shënim
Shënimi 68
Pas këtij vakti të merituar, ata do të kthehen përsëri në dënimin e Zjarrit.
إِنَّهُمْ أَلْفَوْاْ ءَابَآءَهُمْ ضَآلِّينَ ٦٩
Ata i gjetën etërit e tyre në humbje,69
Komentimi 1 shënim
Shënimi 69
Me të vërtetë, ata i gjetën etërit e tyre në idhujtari dhe humbje,
فَهُمْ عَلَىٰٓ ءَاثَـٰرِهِمْ يُهْرَعُونَ ٧٠
dhe me ngut ndoqën gjurmët e tyre.70
Komentimi 1 shënim
Shënimi 70
dhe nxituan t’i ndiqnin në atë rrugë.
وَلَقَدْ ضَلَّ قَبْلَهُمْ أَكْثَرُ ٱلْأَوَّلِينَ ٧١
Por, edhe para tyre, shumica e të parëve kishin devijuar,71
Komentimi 1 shënim
Shënimi 71
Me të vërtetë, para popullit tënd – o i Dërguar – shumica e popujve të mëparshëm ishin shmangur nga e vërteta.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ ٧٢
edhe pse Ne u kishim dërguar atyre paralajmërues.72
Komentimi 1 shënim
Shënimi 72
Ne u dërguam atyre popujve të mëparshëm të dërguar që i paralajmëruan për dënimin, por ata mohuan.
فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلْمُنذَرِينَ ٧٣
Shiko pra, si ishte fundi i atyre që u paralajmëruan;73
Komentimi 1 shënim
Shënimi 73
Shiko pra si ishte fundi i atyre popujve që u paralajmëruan, por mohuan? Ata u dënuan dhe u bënë shembull e mësim për njerëzit që do të vinin pas tyre.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ٧٤
përveç robërve të sinqertë të Allahut.74
Komentimi 1 shënim
Shënimi 74
Përveç robërve të Allahut, të cilët Ai i veçoi dhe i dalloi me mëshirën e Tij, për shkak të sinqeritetit të tyre ndaj Tij.
وَلَقَدْ نَادَىٰنَا نُوحٌۭ فَلَنِعْمَ ٱلْمُجِيبُونَ ٧٥
Vërtet, Nuhu na thirri, dhe sa mirë u përgjigjëm Ne:75
Komentimi 1 shënim
Shënimi 75
Me të vërtetë, profeti ynë Nuh na thirri që ta ndihmonim kundër popullit të tij, dhe Ne jemi vërtet Përgjigjësit më të mirë ndaj thirrjes së tij.
وَنَجَّيْنَـٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ ٧٦
E shpëtuam atë dhe familjen e tij nga katastrofa e madhe,76
Komentimi 1 shënim
Shënimi 76
Ne e shpëtuam atë, familjen e tij dhe besimtarët që ishin me të nga dëmi i idhujtarëve dhe nga mbytja në përmbytjen e madhe.
وَجَعَلْنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلْبَاقِينَ ٧٧
bëmë që pasardhësit e tij (të Nuhut) të jenë të vetmit e mbijetuar që mbetën (në Tokë)77
Komentimi 1 shënim
Shënimi 77
Pas mbytjes së popullit të tij, Ne bëmë që pasardhësit e Nuhut të ishin të vetmit të mbijetuar që mbetën në Tokë. Pra, të gjithë njerëzit janë nga pasardhësit e tij, dhe ai kishte tre djem: Sami – i cili është paraardhësi i arabëve, persëve dhe romakëve; Hami – i cili është paraardhësi i popujve me ngjyrë të zezë; dhe Jafethi – i cili është paraardhësi i turqve, khazarëve, Je’xhujxhit e Me’xhujxhit dhe popujve të tjerë të atyre anëve.
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ ٧٨
dhe i lamë atij një përmendje të nderuar te brezat e ardhshëm.78
Komentimi 1 shënim
Shënimi 78
Dhe Ne i lamë atij një kujtim të bukur dhe një lavdërim të mirë te njerëzit që erdhën pas tij, të cilët e përmendin me respekt.
سَلَـٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍۢ فِى ٱلْعَـٰلَمِينَ ٧٩
Paqja qoftë mbi Nuhun, në të gjitha botët (brezat)!79
Komentimi 1 shënim
Shënimi 79
Siguri për Nuhun dhe shpëtim për të nga çdo përmendje e keqe te brezat e ardhshëm; përkundrazi, gjeneratat pas tij e lavdërojnë dhe e nderojnë atë.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ٨٠
Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit.80
Komentimi 1 shënim
Shënimi 80
Ashtu siç e shpërblyem Nuhun, kështu shpërblejmë çdo rob që bën mirë në bindje ndaj Allahut.
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ٨١
Ai ishte prej robërve Tanë besimtarë.81
Komentimi 1 shënim
Shënimi 81
Me të vërtetë, Nuhu (alejhis selam) është prej robërve Tanë që besuan sinqerisht, iu përkushtuan Allahut dhe vepruan sipas urdhrave të Tij.
ثُمَّ أَغْرَقْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ ٨٢
Pastaj i fundosëm të tjerët.82
Komentimi 1 shënim
Shënimi 82
Pastaj i mbytëm me përmbytjen e madhe të tjerët nga populli i tij që përgënjeshtruan, dhe nuk mbeti prej tyre as edhe një sy që të lëvizte.
۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبْرَٰهِيمَ ٨٣
Dhe, me të vërtetë, nga ndjekësit e tij (Nuhut) ishte edhe Ibrahimi,83
Komentimi 1 shënim
Shënimi 83
Dhe me të vërtetë, nga ndjekësit e Nuhut në rrugën dhe fenë e tij ishte edhe i dërguri i Allahut, Ibrahimi (alejhis selam),
إِذْ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلْبٍۢ سَلِيمٍ ٨٤
kur i erdhi Zotit të vet me një zemër të pastër;84
Komentimi 1 shënim
Shënimi 84
kur ai i erdhi Zotit të tij me zemër të pastër nga çdo besim i kotë dhe nga çdo cilësi e shëmtuar.
إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَاذَا تَعْبُدُونَ ٨٥
kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?85
Komentimi 1 shënim
Shënimi 85
Ai i tha babait të vet dhe popullit të tij, duke i qortuar: “Çfarë është ajo që adhuroni përveç Allahut?
أَئِفْكًا ءَالِهَةًۭ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ ٨٦
A dëshironi (të adhuroni) idhuj të trilluar, në vend të Allahut?86
Komentimi 1 shënim
Shënimi 86
A doni të adhuroni idhuj të trilluar, dhe të lini mënjanë adhurimin e Allahut, që është i vetmi që meriton adhurim?
فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٨٧
Çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?”87
Komentimi 1 shënim
Shënimi 87
Çfarë mendoni ju për Zotin e botëve; çfarë prisni të bëjë Ai me ju, nëse i shoqëroni të tjerë dhe adhuroni të tjerë bashkë me Të?”
فَنَظَرَ نَظْرَةًۭ فِى ٱلنُّجُومِ ٨٨
Pastaj hodhi një vështrim tek yjet,88
Komentimi 1 shënim
Shënimi 88
Atëherë Ibrahimi hodhi një shikim drejt yjeve, duke menduar se çfarë justifikimi të sillte për të mos dalë me ta në festat e tyre,
فَقَالَ إِنِّى سَقِيمٌۭ ٨٩
dhe tha: “Unë jam i sëmurë.”89
Komentimi 1 shënim
Shënimi 89
dhe u tha: “Unë jam i sëmurë.” – kjo ishte një aludim prej tij.
فَتَوَلَّوْاْ عَنْهُ مُدْبِرِينَ ٩٠
Ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.90
Komentimi 1 shënim
Shënimi 90
Kështu, ata e lanë pas dhe shkuan në festën e tyre pagane.
فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمْ فَقَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ ٩١
Atëherë, ai (Ibrahimi) nxitoi fshehurazi te zotat e tyre dhe u tha: “Pse nuk hani?91
Komentimi 1 shënim
Shënimi 91
Atëherë Ibrahimi u drejtua fshehurazi dhe me nxitim tek idhujt e popullit të vet, dhe u tha me tallje: “Pse nuk hani nga ky ushqim që ju sjellin shërbyesit tuaj?
مَا لَكُمْ لَا تَنطِقُونَ ٩٢
Ç’është me ju që nuk flisni?”92
Komentimi 1 shënim
Shënimi 92
Ç’keni që nuk flisni dhe nuk i përgjigjeni atij që ju pyet?”
فَرَاغَ عَلَيْهِمْ ضَرْبًۢا بِٱلْيَمِينِ ٩٣
Pastaj iu kthye atyre, duke i goditur me dorën e djathtë (me forcë).93
Komentimi 1 shënim
Shënimi 93
Pastaj iu sul zotave të tyre me shpejtësi, duke i goditur dhe duke i thyer me dorën e tij të djathtë, për t’i dëshmuar popullit të vet gabimin e adhurimit të tyre.
فَأَقْبَلُوٓاْ إِلَيْهِ يَزِفُّونَ ٩٤
(Kur iu shkoi lajmi) Ata nxituan drejt tij me tërbim.94
Komentimi 1 shënim
Shënimi 94
Kur mësuan çfarë kishte bërë Ibrahimi me idhujt e tyre, ata u drejtuan tek ai, duke vrapuar me zemërim.
قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ ٩٥
Ai u tha: “A adhuroni ato që vetë ju i gdhendni,95
Komentimi 1 shënim
Shënimi 95
Ibrahimi i priti me qëndrueshmëri dhe u tha: “Si adhuroni idhuj që ju vetë i gdhendni dhe i bëni me duart tuaja,
وَٱللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ ٩٦
ndërkohë që Allahu ju ka krijuar ju dhe gjithçka që ju punoni?”96
Komentimi 1 shënim
Shënimi 96
ndërsa lini mënjanë adhurimin e Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe veprat tuaja?”
قَالُواْ ٱبْنُواْ لَهُۥ بُنْيَـٰنًۭا فَأَلْقُوهُ فِى ٱلْجَحِيمِ ٩٧
Ata thanë: “Ndërtoni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues.”97
Komentimi 1 shënim
Shënimi 97
Kur argumenti u bë i qartë kundër tyre, ata iu kthyen forcës dhe thanë: “Ndërtoni për të një furrë të madhe dhe mbusheni me dru, i vini flaën dhe hidheni Ibrahimin në të.”
فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيْدًۭا فَجَعَلْنَـٰهُمُ ٱلْأَسْفَلِينَ ٩٨
Ata deshën t’i ngrinin kurth (ta digjnin në zjarr), por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.98
Komentimi 1 shënim
Shënimi 98
Populli i Ibrahimit deshi t’i kurdiste një kurth për ta vrarë atë, por Ne i bëmë ata të nënshtruar e të mundur; Allahu ua ktheu dredhinë mbrapsht dhe bëri që zjarri të ishte i ftohtë dhe paqe për Ibrahimin.
وَقَالَ إِنِّى ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّى سَيَهْدِينِ ٩٩
Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im, Ai do të më udhëzojë.”99
Komentimi 1 shënim
Shënimi 99
Më pas, Ibrahimi tha: “Unë po emigroj tek Zoti im, duke u larguar nga vendi i popullit tim, drejt një vendi ku mund ta adhuroj Zotin tim; Ai me siguri do të më udhëzojë drejt së mirës në fenë dhe jetën time.
رَبِّ هَبْ لِى مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ١٠٠
“Zoti im, më dhuro një pasardhës nga të mirët!”100
Komentimi 1 shënim
Shënimi 100
O Zoti im, më dhuro një fëmijë të mirë!”
فَبَشَّرْنَـٰهُ بِغُلَـٰمٍ حَلِيمٍۢ ١٠١
Dhe, Ne i dhamë lajmin e gëzueshëm për një djalë të butë (të sjellshëm e të durueshëm; Ismailin).101
Komentimi 1 shënim
Shënimi 101
Ne iu përgjigjëm lutjes së tij dhe e përgëzuam me një djalë të butë e të durueshëm, që do të ishte i tillë edhe kur të rritej – dhe ai ishte Ismaili.
فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَـٰبُنَىَّ إِنِّىٓ أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَـٰٓأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّـٰبِرِينَ ١٠٢
Kur ai (Ismaili) arriti moshën për të punuar me të, (Ibrahimi) i tha: “O biri im, unë pashë në ëndërr sikur po të therja. Më thuaj, çfarë mendon ti?” Ai tha: “O babai im, bëj atë që je urdhëruar! Do të më gjesh, në dashtë Allahu, prej të durueshmëve.”102
Komentimi 1 shënim
Shënimi 102
Kur u rrit Ismaili dhe filloi të shkonte me të atin për ta ndihmuar në punë, i ati i tha: “Unë shoh në ëndërr sikur të ther ty; ç’mendon ti?” - Ëndrrat e profetëve janë të vërteta dhe shpallje nga Allahu. Atëherë Ismaili, i kënaqur me Zotin e tij, i sjellshëm ndaj babait dhe ndihmues në bindjen ndaj Allahut, tha: “Vepro ashtu siç të ka urdhëruar Allahu në therjen time; do të më gjesh – nëse do Allahu – të durueshëm, të bindur dhe që e pres shpërblimin prej Tij!”
فَلَمَّآ أَسْلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلْجَبِينِ ١٠٣
Kur ata iu dorëzuan urdhrit të Allahut, dhe ai (Ibrahimi) e shtriu atë (Ismailin) përmbys mbi ballë,103
Komentimi 1 shënim
Shënimi 103
Kur të dy iu dorëzuan urdhrit të Allahut dhe u nënshtruan, Ibrahimi e shtriu të birin me ballin e tij – anën e fytyrës – mbi tokë, për ta therur.
وَنَـٰدَيْنَـٰهُ أَن يَـٰٓإِبْرَٰهِيمُ ١٠٤
Ne e thirrëm: “O Ibrahim!104
Komentimi 1 shënim
Shënimi 104
Ne e thirrëm Ibrahimin në atë çast të vështirë: “O Ibrahim!
قَدْ صَدَّقْتَ ٱلرُّءْيَآ ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ١٠٥
Ti e përbushe ëndrrën. Vërtet, kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit.”105
Komentimi 1 shënim
Shënimi 105
Ti e ke kryer atë që të është urdhëruar dhe e ke përbushur ëndrrën që pe. Me të vërtetë, ashtu si të shpërblyem ty për besnikërinë tënde, Ne shpërblejmë edhe ata që bëjnë mirë si ti, duke i shpëtuar nga vështirësitë në këtë botë dhe në botën tjetër.”
إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ ٱلْبَلَـٰٓؤُاْ ٱلْمُبِينُ ١٠٦
Vërtet, kjo ishte një sprovë e qartë.106
Komentimi 1 shënim
Shënimi 106
Me të vërtetë, urdhri për të therur djalin ishte një sprovë e rëndë për Ibrahimin, e cila tregoi sinqeritetin e besimit të tij.
وَفَدَيْنَـٰهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍۢ ١٠٧
Dhe, Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh.107
Komentimi 1 shënim
Shënimi 107
Dhe Ne e shpëtuam Ismailin, duke dërguar në vend të tij një dash të madh si zëvendësim.
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ ١٠٨
Dhe i lamë atij (Ibrahimit) një kujtim të mirë te brezat e ardhshëm.108
Komentimi 1 shënim
Shënimi 108
Dhe Ne i lamë Ibrahimit një lavdërim dhe përmendje të mirë ndër popujt që erdhën pas tij.
سَلَـٰمٌ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ ١٠٩
Paqe qoftë mbi Ibrahimin!109
Komentimi 1 shënim
Shënimi 109
Përshëndetje për Ibrahimin nga Allahu, dhe lutje për paqe e shpëtim për të nga çdo e keqe.
كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ١١٠
Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit.110
Komentimi 1 shënim
Shënimi 110
Ashtu si e shpërblyem Ibrahimin për bindjen ndaj Nesh dhe për zbatimin e urdhrit Tonë, kështu shpërblejmë edhe robërit Tanë që veprojnë mirë.
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ١١١
Ai ishte prej robërve Tanë besimtarë.111
Komentimi 1 shënim
Shënimi 111
Me të vërtetë, ai ishte prej robërve Tanë besimtarë, të cilët iu përkushtuan adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut.
وَبَشَّرْنَـٰهُ بِإِسْحَـٰقَ نَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ١١٢
Pastaj, Ne i dhamë atij lajmin e gëzueshëm për lindjen e Is’hakut – një profet nga njerëzit e mirë.112
Komentimi 1 shënim
Shënimi 112
Dhe Ne e përgëzuam Ibrahimin me djalin e tij Is’hakun, një profet nga të mirët; si shpërblim për durimin dhe kënaqësinë e tij me urdhrin e Zotit të tij dhe për bindjen ndaj Tij.
وَبَـٰرَكْنَا عَلَيْهِ وَعَلَىٰٓ إِسْحَـٰقَ ۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحْسِنٌۭ وَظَالِمٌۭ لِّنَفْسِهِۦ مُبِينٌۭ ١١٣
Dhe e bekuam atë dhe Is’hakun; por, nga pasardhësit e tyre ka edhe bamirës, edhe të padrejtë të hapur ndaj vetes së tyre.113
Komentimi 1 shënim
Shënimi 113
Dhe zbritëm mbi ata të dy bekimin Tonë, por nga pasardhësit e tyre, disa janë të bindur ndaj Zotit të tyre, bamirës për veten e tyre; ndërsa disa të tjerë janë mizorë ndaj vetes së tyre me një padrejtësi të qartë, për shkak të mosbesimit dhe mëkatit të tyre.
وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَـٰرُونَ ١١٤
Ne i dhamë mirësi të madhe Musait dhe Harunit,114
Komentimi 1 shënim
Shënimi 114
Ne i dhamë mirësi të madhe Musait dhe Harunit - profetësi dhe shpallje,
وَنَجَّيْنَـٰهُمَا وَقَوْمَهُمَا مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ ١١٥
dhe i shpëtuam ata dhe popullin e tyre nga vuajtja e madhe.115
Komentimi 1 shënim
Shënimi 115
dhe i shpëtuam ata dhe popullin e tyre nga mbytja dhe nga robërimi e poshtërimi në të cilin ndodheshin te Faraoni.
وَنَصَرْنَـٰهُمْ فَكَانُواْ هُمُ ٱلْغَـٰلِبِينَ ١١٦
Ne i ndihmuam ata, kështu që ishin ata ngadhënjyesit.116
Komentimi 1 shënim
Shënimi 116
Ne i ndihmuam ata, kështu që patën madhështi, ndihmë dhe fitore mbi Faraonin dhe pasuesit e tij.
وَءَاتَيْنَـٰهُمَا ٱلْكِتَـٰبَ ٱلْمُسْتَبِينَ ١١٧
Ne u dhamë atyre Librin e qartë,117
Komentimi 1 shënim
Shënimi 117
Ne u dhamë atyre të dyve Teuratin e qartë,
وَهَدَيْنَـٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ ١١٨
i udhëzuam ata në Rrugën e Drejtë,118
Komentimi 1 shënim
Shënimi 118
i udhëzuam në rrugën e drejtë, në të cilën nuk ka shtrembërim – që është Islami, feja e Allahut me të cilën Ai dërgoi profetët e Tij,
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِمَا فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ ١١٩
dhe u lamë atyre një kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.119
Komentimi 1 shënim
Shënimi 119
dhe u lamë atyre lavdërim të mirë dhe përmendje të bukur tek ata që erdhën pas tyre.
سَلَـٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَـٰرُونَ ١٢٠
Paqe qoftë mbi Musain dhe Harunin!120
Komentimi 1 shënim
Shënimi 120
Përshëndetje për Musain dhe Harunin prej Allahut, dhe lavdërim e lutje për ta për shpëtim nga çdo e keqe.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ١٢١
Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit.121
Komentimi 1 shënim
Shënimi 121
Ashtu siç i shpërblyem ata dy me shpërblim të mirë, kështu i shpërblejmë edhe mirësitë e robërve Tanë të sinqertë në besim dhe në vepra.
إِنَّهُمَا مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٢٢
Ata të dy ishin prej robërve Tanë besimtarë.122
Komentimi 1 shënim
Shënimi 122
Me të vërtetë, ata të dy ishin prej robërve Tanë të qëndrueshëm në besim.
وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٢٣
Edhe Iljasi ishte vërtet prej të dërguarve.123
Komentimi 1 shënim
Shënimi 123
Dhe vërtet, robi Ynë Iljasi ishte prej atyre që i nderuam me profetësi dhe shpallje,
إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤
Ai i tha popullit të vet: “A nuk i frikësoheni Allahut?124
Komentimi 1 shënim
Shënimi 124
Ai i tha popullit të tij nga bijtë e Izraelit: “Kini frikë vetëm Allahun dhe druajuni Atij, e mos i shoqëroni Atij askënd tjetër.
أَتَدْعُونَ بَعْلًۭا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ ٱلْخَـٰلِقِينَ ١٢٥
A i luteni Ba’lit (idhullit) dhe e lini më të Mirin e Krijuesve,125
Komentimi 1 shënim
Shënimi 125
Si mund të adhuroni idhullin që e keni quajtur Ba’l dhe të lini adhurimin e Allahut – më të Mirin e Krijuesve,
ٱللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ ١٢٦
Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?”126
Komentimi 1 shënim
Shënimi 126
Allahun, që është Zoti juaj, i Cili ju krijoi ju dhe i krijoi etërit tuaj që kanë qenë para jush?
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ ١٢٧
Por ata e quajtën gënjeshtar, kështu që do të sillen (në Zjarr);127
Komentimi 1 shënim
Shënimi 127
Por populli i Iljasit e përgënjeshtroi profetin e tij, kështu që Allahu do t’i mbledhë ata Ditën e Kiametit për llogari dhe ndëshkim,
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ١٢٨
përveç robërve të sinqertë të Allahut.128
Komentimi 1 shënim
Shënimi 128
përveç robërve të sinqertë të Allahut, që ia kanë dedikuar fenë vetëm Atij – vetëm ata do të shpëtojnë nga dënimi i Tij.
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ ١٢٩
Ne i lamë atij (Iljasit) një kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.129
Komentimi 1 shënim
Shënimi 129
Ne i lamë Iljasit lavdërim të bukur ndër popujt që erdhën pas tij.
سَلَـٰمٌ عَلَىٰٓ إِلْ يَاسِينَ ١٣٠
Paqe qoftë mbi Iliasin!130
Komentimi 1 shënim
Shënimi 130
Përshëndetje nga Allahu dhe lavdërim për Iljasin.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ١٣١
Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit.131
Komentimi 1 shënim
Shënimi 131
Ashtu siç e shpërblyem Iljasin me shpërblim të mirë për bindjen e tij, ashtu i shpërblejmë edhe mirëbërësit nga robërit Tanë besimtarë.
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٣٢
Vërtet, ai ishte prej robërve Tanë besimtarë.132
Komentimi 1 shënim
Shënimi 132
Vërtet, ai ishte prej robërve të Allahut, besimtarë të sinqertë ndaj Tij, që vepronin sipas urdhrave të Tij.
وَإِنَّ لُوطًۭا لَّمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٣٣
Me të vërtetë, edhe Luti ishte prej të dërguarve.133
Komentimi 1 shënim
Shënimi 133
Dhe vërtet, robin Tonë, Lutin, Ne e zgjodhëm dhe e bëmë prej të dërguarve.
إِذْ نَجَّيْنَـٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ أَجْمَعِينَ ١٣٤
Kur Ne e shpëtuam atë dhe gjithë familjen e tij,134
Komentimi 1 shënim
Shënimi 134
Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij të gjithë nga dënimi,
إِلَّا عَجُوزًۭا فِى ٱلْغَـٰبِرِينَ ١٣٥
përveç një plake (gruas së tij), që mbeti me ata që u shkatërruan.135
Komentimi 1 shënim
Shënimi 135
përveç një gruaje plakë – bashkëshortes së tij – e cila u shkatërrua bashkë me ata që u shkatërruan nga populli i saj, për shkak të mosbesimit të saj.
ثُمَّ دَمَّرْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ ١٣٦
Pastaj i shkatërruam të tjerët.136
Komentimi 1 shënim
Shënimi 136
Pastaj i shkatërruam të tjerët që e përgënjeshtruan atë nga populli i tij.
وَإِنَّكُمْ لَتَمُرُّونَ عَلَيْهِم مُّصْبِحِينَ ١٣٧
Ju kaloni pranë tyre në mëngjes137
Komentimi 1 shënim
Shënimi 137
Ju – o banorë të Mekës – me të vërtetë kaloni në udhëtimet tuaja pranë banesave të popullit të Lutit dhe gjurmëve të tyre, në mëngjes,
وَبِٱلَّيْلِ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ١٣٨
dhe natën. A nuk mendoni?138
Komentimi 1 shënim
Shënimi 138
dhe kaloni aty edhe natën. A nuk mendoni, që të frikësoheni se mos ju godet edhe juve njësoj siç i goditi ata?
وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ١٣٩
Edhe Junusi ishte me të vërtetë njëri prej të dërguarve.139
Komentimi 1 shënim
Shënimi 139
Dhe vërtet, robin Tonë Junusin, Ne e zgjodhëm dhe e bëmë prej të dërguarve.
إِذْ أَبَقَ إِلَى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ ١٤٠
Kur iku në anijen e ngarkuar plot.140
Komentimi 1 shënim
Shënimi 140
Kur ai doli nga vendi i tij i zemëruar me popullin e vet, dhe hipi në një anije të mbushur me udhëtarë dhe me ngarkesë.
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُدْحَضِينَ ١٤١
Dhe hodhi short, e doli prej të mundurve.141
Komentimi 1 shënim
Shënimi 141
Anijen e rrethuan dallgët e mëdha, prandaj udhëtarët hodhën short për të lehtësuar ngarkesën nga frika e mbytjes, dhe Junusi doli prej të humburve, që duhet të hidhej në det.
فَٱلْتَقَمَهُ ٱلْحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌۭ ١٤٢
Atë e gëlltiti peshku (balena) - ndërsa ai ishte qortueshëm (gabimtar).142
Komentimi 1 shënim
Shënimi 142
Atëherë ai u hodh në det, dhe e gëlltiti peshku - ndërsa Junusi, paqja qoftë mbi të, ishte duke vepruar diçka për të cilën meritonte qortim, sepse ishte larguar nga populli i tij pa urdhrin e Allahut.
فَلَوْلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلْمُسَبِّحِينَ ١٤٣
E sikur të mos ishte prej atyre që e madhëronin vazhdimisht Allahun,143
Komentimi 1 shënim
Shënimi 143
E sikur të mos kishte paraprirë për të shumësia e adhurimit dhe e veprave të mira para se të ndodhej në barkun e peshkut, dhe lavdërimi i tij brenda barkut të peshkut me fjalët: {S’ka zot tjetër përveç Teje, i Lartësuar je Ti! Vërtet, unë kam qenë prej të padrejtëve} (21:87),
لَلَبِثَ فِى بَطْنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ١٤٤
do të kishte mbetur në barkun e tij, deri Ditën kur do të ringjallen.144
Komentimi 1 shënim
Shënimi 144
ai do të kishte mbetur në barkun e peshkut dhe ai do t’i ishte bërë varr deri Ditën e Kiametit.
۞ فَنَبَذْنَـٰهُ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٌۭ ١٤٥
Pastaj e nxorëm në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.145
Komentimi 1 shënim
Shënimi 145
Pastaj, Ne e nxorëm atë nga barku i peshkut, dhe e hodhëm në një breg të zbrazët, pa pemë e pa ndërtesa, ndërsa ai ishte i dobësuar në trup.
وَأَنۢبَتْنَا عَلَيْهِ شَجَرَةًۭ مِّن يَقْطِينٍۢ ١٤٦
Dhe mbi të, bëmë të rritet një bimë kungulli.146
Komentimi 1 shënim
Shënimi 146
Dhe Ne bëmë të mbinte mbi të një pemë kungulli, që t’i bënte hije dhe prej së cilës të përfitonte.
وَأَرْسَلْنَـٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلْفٍ أَوْ يَزِيدُونَ ١٤٧
Pastaj e dërguam te njëqind mijë njerëz, apo më shumë.147
Komentimi 1 shënim
Shënimi 147
Pastaj, Ne e dërguam atë te njëqind mijë nga populli i tij, madje edhe më shumë.
فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعْنَـٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍۢ ١٤٨
Ata besuan, kështu që, Ne u dhamë jetë të këndshme, deri në një kohë të caktuar.148
Komentimi 1 shënim
Shënimi 148
Ata e besuan dhe vepruan sipas asaj që ai solli, kështu që Ne u dhamë të gëzonin jetën e tyre deri sa t’u vinte afati i caktuar.
فَٱسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ ٱلْبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلْبَنُونَ ١٤٩
Pyeti ata: “A vallë, për Zotin tënd janë bijat, ndërsa për ta janë bijtë?149
Komentimi 1 shënim
Shënimi 149
Pyet – o i Dërguar – popullin tënd: “Si është që ata ia veshin Allahut vajzat, të cilat vetë i urrejnë, ndërsa për veten e tyre zgjedhin djemtë që i dëshirojnë?
أَمْ خَلَقْنَا ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ إِنَـٰثًۭا وَهُمْ شَـٰهِدُونَ ١٥٠
A mos vallë, Ne i kemi krijuar engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë?150
Komentimi 1 shënim
Shënimi 150
Dhe pyeti ata: A i krijuam Ne engjëjt femra, ndërkohë që ata ishin të pranishëm?
أَلَآ إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ ١٥١
Ja pra, nga shpifja e tyre, ata thonë:151
Komentimi 1 shënim
Shënimi 151
Dhe nga gënjeshtrat e tyre është fjala e tyre:
وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمْ لَكَـٰذِبُونَ ١٥٢
“Allahu ka lindur fëmijë!” Por, ata janë gënjeshtarë.152
Komentimi 1 shënim
Shënimi 152
‘Allahu ka lindur (fëmijë)’. Por ata me të vërtetë janë gënjeshtarë, sepse thonë atë që nuk e dinë.
أَصْطَفَى ٱلْبَنَاتِ عَلَى ٱلْبَنِينَ ١٥٣
A thua, Ai ka zgjedhur bijat në vend të bijve?153
Komentimi 1 shënim
Shënimi 153
Për çfarë arsye Allahu do të zgjidhte për vete vajzat e jo djemtë?
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ ١٥٤
Ç’është me ju, si gjykoni kështu?154
Komentimi 1 shënim
Shënimi 154
Sa gjykim i keq është ai që bëni ju – o popull – që për Allahun të jenë vajzat, ndërsa për ju djemtë, kurse për veten tuaj nuk i pranoni vajzat.
أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ١٥٥
A nuk po kujtoni?155
Komentimi 1 shënim
Shënimi 155
A nuk e kujtoni se nuk është e lejuar e as e hijshme që Ai të ketë fëmijë? I Lartësuar qoftë Allahu shumë lart mbi atë që i mveshin Atij!
أَمْ لَكُمْ سُلْطَـٰنٌۭ مُّبِينٌۭ ١٥٦
Apo, keni ndonjë argument të qartë?156
Komentimi 1 shënim
Shënimi 156
Apo vallë keni ndonjë argument të qartë për fjalën dhe shpifjen tuaj?
فَأْتُواْ بِكِتَـٰبِكُمْ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ١٥٧
Sillni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën.157
Komentimi 1 shënim
Shënimi 157
Nëse keni ndonjë argument në një Libër nga Allahu, silleni atë, nëse jeni të vërtetë në fjalën tuaj.
وَجَعَلُواْ بَيْنَهُۥ وَبَيْنَ ٱلْجِنَّةِ نَسَبًۭا ۚ وَلَقَدْ عَلِمَتِ ٱلْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ ١٥٨
Idhujtarët shpikën një lidhje farefisnie ndërmjet Tij dhe engjëjve. Por, engjëjt e dinë se ata (që thonë këtë) do të sillen përpara (për dënim në Zjarr).158
Komentimi 1 shënim
Shënimi 158
Dhe idhujtarët shpikën një lidhje farefisnie mes Allahut dhe engjëjve. Por engjëjt e dinë mirë se idhujtarët do të sillen për dënim në Zjarr në Ditën e Kiametit.
سُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٥٩
I lartësuar qoftë Allahu mbi ato që ata i përshkruajnë;159
Komentimi 1 shënim
Shënimi 159
Allahu është i pastër dhe i lartësuar nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij, të cilën e përshkruajnë jobesimtarët.
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ١٦٠
përveç robërve të sinqertë të Allahut!160
Komentimi 1 shënim
Shënimi 160
Por robërit e Allahut, të sinqertë ndaj Tij në adhurimin e tyre, nuk e përshkruajnë Atë veçse me atë që i përshtatet madhështisë së Tij.
فَإِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ ١٦١
Me të vërtetë, ju dhe ato që adhuroni,161
Komentimi 1 shënim
Shënimi 161
Vërtet, ju – o idhujtarë ndaj Allahut – dhe ato që adhuroni në vend të Allahut si zotra,
مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ بِفَـٰتِنِينَ ١٦٢
nuk mund ta largoni askënd prej Tij,162
Komentimi 1 shënim
Shënimi 162
nuk mund ta shmangni askënd nga e vërteta,
إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ ٱلْجَحِيمِ ١٦٣
përveç atij që është i destinuar për zjarrin e Xhehenemit.163
Komentimi 1 shënim
Shënimi 163
përveç atij mbi të cilin Allahu i Madhëruar ka caktuar të hyjë në Xhehennem, për shkak të mosbesimit dhe padrejtësisë së tij.
وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٌۭ مَّعْلُومٌۭ ١٦٤
(Engjëjt thanë): “Nuk ka asnjë prej nesh (engjëjve), veçse ka një vend të caktuar.164
Komentimi 1 shënim
Shënimi 164
Engjëjt thanë: “Nuk ka asnjë prej nesh veçse ka një vend të caktuar në qiell, ku adhuron Allahun.
وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلصَّآفُّونَ ١٦٥
Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë.165
Komentimi 1 shënim
Shënimi 165
Ne jemi ata që qëndrojmë në rreshta në adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut.
وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلْمُسَبِّحُونَ ١٦٦
Dhe ne jemi ata që e madhërojmë Atë.166
Komentimi 1 shënim
Shënimi 166
Dhe ne jemi ata që e madhërojmë dhe e pastrojmë Allahun nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij.
وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ ١٦٧
Më parë, ata (idhujtarët e Mekes) thoshin:167
Komentimi 1 shënim
Shënimi 167
Dhe vërtet, idhujtarët e Mekës thoshin para se të dërgoheshe ti – o i Dërguar:
لَوْ أَنَّ عِندَنَا ذِكْرًۭا مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ ١٦٨
“Sikur të kishim një përkujtues nga të hershmit,168
Komentimi 1 shënim
Shënimi 168
“Sikur të na kishte ardhur nga librat dhe profetët, ashtu si u ka ardhur atyre që kanë qenë më parë,
لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ١٦٩
me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut.”169
Komentimi 1 shënim
Shënimi 169
do të kishim qenë me të vërtetë robër të Allahut, të sinqertë në besim dhe të përkushtuar në adhurim.”
فَكَفَرُواْ بِهِۦ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ١٧٠
Por, ata e mohuan atë (Kuranin), e së shpejti do ta kuptojnë.170
Komentimi 1 shënim
Shënimi 170
Por kur u erdhi atyre këshilla që u ishte dhënë të parëve, dija për të mëvonshmit, Libri më i plotë dhe i përsosur, si edhe i dërguari më i mirë – Muhamedi ﷺ – ata e mohuan atë. Por së shpejti do ta marrin vesh se çfarë dënimi do t’i presë në botën tjetër.
وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلْمُرْسَلِينَ ١٧١
Me të vërtetë, Fjala Jonë tashmë ka dalë për robërit Tanë të dërguar:171
Komentimi 1 shënim
Shënimi 171
Dhe fjala Jonë — për të cilën s’ka kundërshtim — u është shpallur më parë robërve Tanë, të dërguarve,
إِنَّهُمْ لَهُمُ ٱلْمَنصُورُونَ ١٧٢
se ata do të jenë të ndihmuarit.172
Komentimi 1 shënim
Shënimi 172
se do të kenë ndihmën ndaj armiqve të tyre me argument dhe me forcë;
وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلْغَـٰلِبُونَ ١٧٣
dhe se usharët Tanë do të jenë gjithmonë fitimtarë.173
Komentimi 1 shënim
Shënimi 173
dhe ushtarët tanë, luftëtarët në rrugën Tonë, do të jenë fitimtarë ndaj armiqve të tyre në çdo rrethanë, duke pasur parasysh përfundimin dhe rezultatin e fundit.
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍۢ ١٧٤
Prandaj, largohu prej tyre (o Muhamed), deri në një kohë.174
Komentimi 1 shënim
Shënimi 174
Prandaj, o i Dërguar, hiqju atyre që ngulin këmbë dhe nuk pranojnë të vërtetën, derisa të jetë mbaruar afati që u kemi dhënë dhe të vijë urdhëri i Allahut për dënimin e tyre.
وَأَبْصِرْهُمْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ ١٧٥
Dhe shikoji ata, se edhe ata së shpejti do ta shohin.175
Komentimi 1 shënim
Shënimi 175
Shiko dhe prit të shohësh çfarë dënimi do t’u ndodhë përkundër teje; ata do të shohin çfarë dënimi do t’u sjell Allahu.
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ ١٧٦
A po kërkojnë ata që të shpejtohet ndëshkimi Ynë?176
Komentimi 1 shënim
Shënimi 176
A po të nxitin ata, o i Dërguar, që të vijë dënimi Ynë mbi ta?
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمْ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلْمُنذَرِينَ ١٧٧
E kur ai të zbresë në oborret e tyre, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar.177
Komentimi 1 shënim
Shënimi 177
E kur të zbresë dënimi Ynë mbi ta, sa i keq do të jetë mëngjesi i tyre atë ditë!
وَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍۢ ١٧٨
Pra, largohu prej tyre deri në një kohë.178
Komentimi 1 shënim
Shënimi 178
Dhe largohu prej tyre derisa Allahu të lejojë dënimin e tyre,
وَأَبْصِرْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ ١٧٩
Dhe shiko, se edhe ata së shpejti do ta shohin.179
Komentimi 1 shënim
Shënimi 179
Dhe prit e shiko çfarë do të ndodhë me ta, sepse së shpejti edhe ata do ta shohin çfarë dënimi dhe ndëshkimi do t’i godasë.
سُبْحَـٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٨٠
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e Krenarisë, mbi gjithçka që ata i përshkruajnë!180
Komentimi 1 shënim
Shënimi 180
I pastër dhe i lartësuar është Allahu, Zoti i Madhështisë e Krenarisë, nga ato që i përshkruajnë këta shpifës kundër Tij.
وَسَلَـٰمٌ عَلَى ٱلْمُرْسَلِينَ ١٨١
Paqe qoftë mbi të dërguarit!181
Komentimi 1 shënim
Shënimi 181
Përshëndetja e përhershme e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi të gjithë të dërguarit e Allahut!
وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٨٢
Dhe, të gjitha lavdërimet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!182
Komentimi 1 shënim
Shënimi 182
Dhe të gjitha lavdërimet e falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse vetëm Ai e meriton këtë, i Vetëm dhe pa shok.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu i Madhëruar është betuar në engjëjt që radhiten në adhurimin e tyre ndaj Allahut në rreshta të ngjeshur,