SURJA 61
Es Saff Rreshtat
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ١
Allahun e madhëron gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.1
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ ٢
O besimtarë! Përse thoni atë që nuk e bëni?2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
O ju që keni besuar në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, pse premtoni diçka apo thoni një fjalë e nuk e përmbushni? - Ky është një të qortim për atë, veprimi i të cilit bie në kundërshtim me fjalën e tij.
كَبُرَ مَقْتًا عِندَ ٱللَّهِ أَن تَقُولُواْ مَا لَا تَفْعَلُونَ ٣
Është shumë e urryer tek Allahu të thoni atë që nuk e bëni.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Është shumë e urryer tek Allahu që të thoni me gjuhët tuaja atë që nuk e bëni.
إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلَّذِينَ يُقَـٰتِلُونَ فِى سَبِيلِهِۦ صَفًّۭا كَأَنَّهُم بُنْيَـٰنٌۭ مَّرْصُوصٌۭ ٤
Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në Rrugën e Tij, në rreshta të shtrënguar, sikur të ishin një ndërtesë e fortifikuar.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Me të vërtetë, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si një fortesë e ngjeshur dhe e fortë, nga i cili armiku nuk depërton. - Në këtë ajet shpjegohet vlera e xhihadit dhe e luftëtarëve të tij; dhe dashuria e Allahut për robërit e Tij besimtarë kur ata rreshtohen përballë armiqve dhe luftojnë në rrugën e Tij.
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ يَـٰقَوْمِ لِمَ تُؤْذُونَنِى وَقَد تَّعْلَمُونَ أَنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُمْ ۖ فَلَمَّا زَاغُوٓاْ أَزَاغَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمْ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَـٰسِقِينَ ٥
(Kujto) Kur Musai i tha popullit të tij: “O populli im! Pse më mundoni, ndërkohë që e dini se unë jam i Dërguari i Allahut tek ju?” Por, kur ata devijuan, Allahu ua shmangu zemrat. Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Kujto popullin tënd, o i Dërguar, kur profeti Musa i tha popullit të tij: “Pse më dëmtoni me fjalë dhe vepra, ndërkohë që e dini se unë jam i Dërguari i Allahut tek ju?” Por kur u shmangën nga e vërteta, megjithëse e dinin dhe u ngulën në atë qëndrim, Allahu ua ktheu zemrat që të mos e pranojnë udhëzimin; kjo ishte ndëshkim për devijimin që ata vetë zgjodhën, dhe Allahu nuk udhëzon popullin që del nga bindja dhe rruga e drejtë.
وَإِذْ قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ يَـٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ إِنِّى رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيْكُم مُّصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَىَّ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَمُبَشِّرًۢا بِرَسُولٍۢ يَأْتِى مِنۢ بَعْدِى ٱسْمُهُۥٓ أَحْمَدُ ۖ فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ قَالُواْ هَـٰذَا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ ٦
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israelit! Unë jam i Dërguari i Allahut tek ju, që të vërtetoj atë që ishte para meje nga Teurati dhe t’ju jap lajmin e gëzueshëm për një të Dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” Por, kur ai (i Dërguari) u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është një magji e qartë!”6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Kujto gjithashtu, o i Dërguar, kur Isai, biri i Merjemes, i tha popullit të tij: “Unë jam i Dërguari i Allahut tek ju, për të vërtetuar atë që ka ardhur para meje në Teurat dhe për të dëshmuar për vërtetësinë dhe për tju dhënë lajmin e gëzueshëm për ardhjen e një të Dërguari që do të vijë pas meje, emri i të cilit është ‘Ahmed’ — e ai është Muhammedi, paqja qoftë mbi të — dhe për t’ju urdhëruar që të besoni në të”; por kur atyre u erdhi Muhammedi, paqja qoftë mbi të, me shenja e prova të qarta, thanë: “Kjo që na solli ai, është magji e qartë.”
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُوَ يُدْعَىٰٓ إِلَى ٱلْإِسْلَـٰمِ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٧
E kush është më i padrejtë se ai që shpif ndaj Allahut gënjeshtra, ndërkohë që thirret drejt Islamit (t’i nënshtrohet Allahut)? Vërtet, Allahu nuk e udhëzon popullin e padrejtë.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Askush nuk është më i padrejtë dhe më armiqësor se ai që shpik gënjeshtra ndaj Allahut dhe i bën Atij shokë në adhurim, ndërkohë që ftohet të hyjë në Islam dhe të adhurojë vetëm Allahun; e Allahu nuk i udhëzon ata, që i kanë bërë padrejtësi vetes me mohim dhe idhujtari, drejt asaj që përmban shpëtimin e tyre.
يُرِيدُونَ لِيُطْفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفْوَٰهِهِمْ وَٱللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِۦ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْكَـٰفِرُونَ ٨
Ata duan ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu do ta plotësojë Dritën e Tij, edhe nëse mohuesit e urrejnë këtë.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Këta të padrejtë duan të bëjnë të pavlerë të Vërtetën me të cilën u dërgua Muhammedi, paqja qoftë mbi të — pra Kuranin — me fjalët e tyre të rreme; por Allahu e shfaq të Vërtetën duke e përmbushur fenë e Tij, edhe nëse mohuesit e mohojnë dhe e urrejnë këtë gjë.
هُوَ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلْهُدَىٰ وَدِينِ ٱلْحَقِّ لِيُظْهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُشْرِكُونَ ٩
Allahu është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta bërë atë të triumfojë mbi të gjitha fetë, edhe nëse idhujtarët e urrejnë këtë.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Allahu është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhammedin, me Kuranin dhe me fenë e Islamit, që ta bëjë atë të lartë mbi të gjitha fetë që janë në kundërshtim me të, edhe nëse idhujtarët e urrejnë këtë.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ تِجَـٰرَةٍۢ تُنجِيكُم مِّنْ عَذَابٍ أَلِيمٍۢ ١٠
O besimtarë! A doni t’ju tregoj një tregti, që do t’ju shpëtojë nga një dënim i dhembshëm?10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
O ju që keni besuar në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, a t'ju udhëzoj për një tregti me rëndësi të madhe, që do t'ju shpëtojë nga një dënim i dhembshëm?
تُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُجَـٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمْوَٰلِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ١١
Të besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, dhe të luftoni në Rrugën e Allahut me pasuritë dhe me jetët tuaja. Kjo është më e mirë për ju, sikur ta dinit.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Të vazhdoni në besimin tuaj te Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe të luftoni në rrugën e Allahut, për të ndihmuar fenë e Tij me pasurinë dhe me jetët tuaja; kjo është më e mirë për ju sesa tregtia e kësaj bote, nëse e dini dëmshmërinë dhe dobitë e gjërave — prandaj veproni kështu!
يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَيُدْخِلْكُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ وَمَسَـٰكِنَ طَيِّبَةًۭ فِى جَنَّـٰتِ عَدْنٍۢ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ١٢
Ai do t’ju falë gjynahet tuaja dhe do t’ju fusë në kopshte, nën të cilat rrjedhin lumenj, dhe në banesa të mrekullueshme, në kopshtet e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Nëse veproni — o besimtarë — sipas asaj që Allahu ju ka urdhëruar, Ai do t’ju mbulojë gjynahet dhe do t’ju fusë në xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj nën pemët e tyre, dhe në banesa të pastra e të aromaizuara në kopshtet me qëndrim të përhershëm që nuk ndërpritet të Adnit; kjo është fitorja pas së cilës nuk ka fitore më të madhe.
وَأُخْرَىٰ تُحِبُّونَهَا ۖ نَصْرٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَتْحٌۭ قَرِيبٌۭ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٣
Dhe një dhunti tjetër që e doni: ndihma nga Allahu dhe një fitore e afërt! Pra, jepu lajmin e gëzueshëm besimtarëve!13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Dhe një dhunti tjetër për ju, o besimtarë, që do ta doni, është ndihma e Allahut që do t’ju vijë dhe një fitore e shpejtë që do të realizohet me duart tuaja. Dhe shpalli besimtarëve, o i Dërguar, lajmin e ndihmës dhe të fitores në këtë botë dhe të xhenetit në botën tjetër.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُوٓاْ أَنصَارَ ٱللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّـۧنَ مَنْ أَنصَارِىٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ۖ فَـَٔامَنَت طَّآئِفَةٌۭ مِّنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَكَفَرَت طَّآئِفَةٌۭ ۖ فَأَيَّدْنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ عَلَىٰ عَدُوِّهِمْ فَأَصْبَحُواْ ظَـٰهِرِينَ ١٤
O besimtarë! Bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për Çështjen e Allahut?” Dishepujt thanë: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Një grup nga bijtë e Izraelit besoi, ndërsa një grup mohoi. Atëherë, Ne i forcuam ata që besuan kundër armiqve të tyre, kështu që ata dolën ngadhënjimtarë.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
O ju që keni besuar në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, bëhuni ndihmues të fesë së Allahut, ashtu si të zgjedhurit e Isait qenë ndihmëtarë të fesë së Allahut; kur Isai u tha atyre: “Kush nga ju do të marrë përsipër mbështetjen time dhe ndihmën time në atë që afron te Allahu?” ata thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së Allahut.” Një grup nga bijtë e Izraelit u drejtua në rrugën e drejtë, kurse grupi tjetër humbi; atëherë Ne i forcuam ata që besuan në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe i ndihmuam kundër atyre që ishin armiq të tyre nga grupet e të krishterëve, dhe ata u bënë dominues mbi ta; kjo ndodhi me dërgimin e Muhamedit, paqja qoftë mbi të!





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahun e lartëson dhe e lavdëron gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë; Ai është i Plotfuqishmi që nuk mund të mposhtet, dhe i Urtë në fjalët dhe veprat e Tij.