KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 55

Er Rahman I Gjithëmëshirshmi

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 78 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

55:1

ٱلرَّحْمَـٰنُ ١

I Gjithëmëshirshmi1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

I Gjithëmëshirshmi, Allahu i Madhëruar, me Mëshirën e Tij,

55:2

عَلَّمَ ٱلْقُرْءَانَ ٢

i mësoi (njeriut) Kuranin;2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

i mësoi njeriut Kuranin — duke ia lehtësuar leximin, mësimin përmendësh dhe kuptimin e domethënieve të tij.

55:3

خَلَقَ ٱلْإِنسَـٰنَ ٣

krijoi njeriun3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

I Gjithëmëshirshmi e krijoi njeriun e parë, Ademin, nga balta, dhe pasaradhësit e tij nga një pikë uji,

55:4

عَلَّمَهُ ٱلْبَيَانَ ٤

dhe i mësoi atij të folurit qartë.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

dhe e mësoi njeriun të shprehet e të tregojë atë që ka në mendje, duke e dalluar me këtë aftësi nga krijesat e tjera.

55:5

ٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ بِحُسْبَانٍۢ ٥

Dielli dhe Hëna ecin sipas një llogarie të saktë.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Dielli dhe hëna lëvizin radhazi sipas një llogaritjeje të saktë, që nuk ndryshon dhe nuk çrregullohet.

55:6

وَٱلنَّجْمُ وَٱلشَّجَرُ يَسْجُدَانِ ٦

Yjet dhe pemët i përulen Atij.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Yjet në qiell dhe pemët në Tokë e njohin Zotin e tyre dhe i përulen Atij, duke iu nënshtruar urdhrit të Tij, për t’u vënë në shërbim të nevojave të robërve të Tij.

55:7

وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلْمِيزَانَ ٧

Qiellin e ngriti lart dhe vendosi peshoren (e drejtësisë),7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Qiellin e ngriti lart mbi Tokë, ndërsa në Tokë vendosi drejtësinë që Ai e urdhëroi dhe e ligjësoi për robërit e Tij.

55:8

أَلَّا تَطْغَوْاْ فِى ٱلْمِيزَانِ ٨

që të mos kaloni kufijtë në peshore.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Që të mos kaloni kufijtë dhe të mos hani në peshojë;

55:9

وَأَقِيمُواْ ٱلْوَزْنَ بِٱلْقِسْطِ وَلَا تُخْسِرُواْ ٱلْمِيزَانَ ٩

Prandaj, matni me drejtësi dhe mos hani në peshë!9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Prandaj, peshoni me drejtësi dhe mos e pakësoni peshoren kur matni për njerëzit.

55:10

وَٱلْأَرْضَ وَضَعَهَا لِلْأَنَامِ ١٠

Ai e shtroi Tokën për krijesat.10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Tokën, Ai e vendosi dhe e shtriu që krijesat të jetojnë mbi të.

55:11

فِيهَا فَـٰكِهَةٌۭ وَٱلنَّخْلُ ذَاتُ ٱلْأَكْمَامِ ١١

Në të (Tokë) ka fruta, palma me mbështjellësat e polenit,11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Në Tokë ka fruta, palma hurmash me mbështjellësat e polenit të tyre, nga të cilat dalin hurmat;

55:12

وَٱلْحَبُّ ذُو ٱلْعَصْفِ وَٱلرَّيْحَانُ ١٢

drithëra me lëvore dhe borzilok (bimë aromatike).12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

ka drithëra me lëvore — si furnizim për ju dhe për bagëtitë tuaja — dhe në të ka bimë të ndryshme me erë të këndshme dhe aromatike për dobinë tuaj (për ushqim dhe kurim).

55:13

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٣

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni? Sa i bukur qe përgjigjja e xhinëve kur Profeti ﷺ ua lexoi këtë sure: sa herë që ai kalonte këtë ajet, ata thoshin: “Dhe asnjë nga mirësitë e tua, o Zoti ynë, nuk e mohojmë — Ty të qoftë lavdia!” — Kështu duhet të jetë edhe robi, kur i lexohen mirësitë dhe begatitë e Allahut: t’i pranojë, ta falënderojë dhe ta lavdërojë Atë për to.

55:14

خَلَقَ ٱلْإِنسَـٰنَ مِن صَلْصَـٰلٍۢ كَٱلْفَخَّارِ ١٤

Ai e krijoi njeriun nga balta e thatë, si qeramika,14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

E krijoi babanë e njerëzimit, Ademin, nga balta e thatë, si qeramika,

55:15

وَخَلَقَ ٱلْجَآنَّ مِن مَّارِجٍۢ مِّن نَّارٍۢ ١٥

dhe e krijoi xhindin nga flaka e pastër e zjarrit.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

dhe e krijoi Iblisin — që është prej xhinëve dhe babai i tyre — nga flaka e zjarrit, e ndezur fort dhe pa tym.

55:16

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٦

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:17

رَبُّ ٱلْمَشْرِقَيْنِ وَرَبُّ ٱلْمَغْرِبَيْنِ ١٧

Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Ai, i Lartësuari dhe i Madhëruari, është Zoti i dy lindjeve të Diellit — në dimër dhe në verë — dhe Zoti i dy perëndimeve të tij në to; gjithçka është nën sundimin dhe zotërimin e Tij.

55:18

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٨

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:19

مَرَجَ ٱلْبَحْرَيْنِ يَلْتَقِيَانِ ١٩

Ai i ka lënë dy detet të takohen,19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Allahu i ka lënë ujërat e dy deteve — të ëmbël dhe të kripur — që të takohen,

55:20

بَيْنَهُمَا بَرْزَخٌۭ لَّا يَبْغِيَانِ ٢٠

midis tyre ka një pengesë që nuk e kalojnë.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

por mes tyre ka një pengesë, kështu që asnjëri nuk pushton tjetrin e as nuk ia ndryshon vetitë; përkundrazi, uji i ëmbël mbetet i ëmbël dhe ai i kripur mbetet i kripur, edhe pse bashkohen.

55:21

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢١

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:22

يَخْرُجُ مِنْهُمَا ٱللُّؤْلُؤُ وَٱلْمَرْجَانُ ٢٢

Prej tyre dalin (nxirren) margaritarët dhe koralet.22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Nga të dy detet, me fuqinë e Allahut, dalin perlat dhe koralet.

55:23

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٣

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:24

وَلَهُ ٱلْجَوَارِ ٱلْمُنشَـَٔاتُ فِى ٱلْبَحْرِ كَٱلْأَعْلَـٰمِ ٢٤

Atij i përkasin anijet me vela të ngritura si male, që lundrojnë nëpër dete.24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Atij, të Lartësuarit, i përkasin anijet e mëdha që lundrojnë në det për dobinë e njerëzve, duke ngritur velat dhe direkët e tyre si male.

55:25

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٥

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:26

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍۢ ٢٦

Çdo gjallesë mbi Tokë do të zhduket,26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Çdo krijesë që është mbi faqen e tokës do të zhduket,

55:27

وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو ٱلْجَلَـٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ ٢٧

e do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, Plot Madhështi e Nderim.27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

e do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd — Zot i madhështisë, krenarisë, mirësisë dhe bujarisë. - Në këtë ajet vërtetohet cilësia e Fytyrës për Allahun e Lartësuar, ashtu si i takon Atij, pa krahasim dhe pa përfytyrim.

55:28

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٨

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:29

يَسْـَٔلُهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ كُلَّ يَوْمٍ هُوَ فِى شَأْنٍۢ ٢٩

Atij i kërkojnë (i luten) të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë; çdo ditë Ai është në veprim.29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Atij i luten dhe i kërkojnë nevojat e tyre të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë, sepse askush prej tyre nuk mund të jetë i pavarur prej Tij. Çdo ditë Ai është në veprim: lartëson e poshtëron, jep e ndalon, sipas urtësisë së Tij.

55:30

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٠

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:31

سَنَفْرُغُ لَكُمْ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ ٣١

Së shpejti do të merremi me ju (do t’ju gjykojmë), o ju dy të rëndët (njerëz dhe xhinde)!31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Së shpejti do të merremi me ju dhe do t’i përkushtohemi llogarisë suaj dhe shpërblimit tuaj për veprat që keni bërë në këtë botë, o ju dy krijesat e rënda, që rëndoni Tokën me praninë tuaj — njerëz dhe xhinë —; do t’i ndëshkojmë ata që kanë bërë mëkate dhe do t’i shpërblejmë ata që kanë qenë të bindur dhe të devotshëm.

55:32

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٢

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:33

يَـٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ إِنِ ٱسْتَطَعْتُمْ أَن تَنفُذُواْ مِنْ أَقْطَارِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ فَٱنفُذُواْ ۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلْطَـٰنٍۢ ٣٣

O bashkësi e xhindëve dhe e njerëzve! Nëse mund të depërtoni përtej kufijve të qiejve dhe të Tokës, atëherë depërtoni — por nuk mund të depërtoni pa një autoritet (fuqi nga Allahu).33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

O bashkësi e xhinëve dhe njerëzve! Nëse mundeni të depërtoni përtej kufijve të urdhrit dhe sundimit të Allahut, duke ikur nga skajet e qiejve dhe të Tokës, bëjeni! Por ju nuk do të mundeni ta bëni këtë, veçse me një autoritet, kompetencë, fuqi, dëshmi dhe leje nga Allahu i Lartësuar. E si do ta arrinit këtë, kur ju nuk zotëroni as dobi e as dëm për vetet tuaja?

55:34

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٤

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:35

يُرْسَلُ عَلَيْكُمَا شُوَاظٌۭ مِّن نَّارٍۢ وَنُحَاسٌۭ فَلَا تَنتَصِرَانِ ٣٥

Mbi ju do të dërgohen flakë zjarri dhe bakër i shkrirë, dhe ju nuk do të mund të mbroheni.35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Kundër jush do të dërgohet flakë zjarri dhe bakër i shkrirë që do t’u derdhet mbi koka; dhe asnjë prej jush, o bashkësi e xhinëve dhe njerëzve, nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin.

55:36

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٦

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:37

فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتْ وَرْدَةًۭ كَٱلدِّهَانِ ٣٧

Kur qielli të çahet e të bëhet trëndafil i kuq, si vaj i djegur.37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

Kur qielli të çahet dhe të copëtohet, në Ditën e Kiametit, ai do të bëhet i kuq si ngjyra e trëndafilit, si vaj i djegur apo si plumbi i shkrirë — nga madhështia e ngjarjes dhe tmerri i asaj Dite.

55:38

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٨

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:39

فَيَوْمَئِذٍۢ لَّا يُسْـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٌۭ وَلَا جَآنٌّۭ ٣٩

Atë ditë, asnjë njeri dhe asnjë xhind nuk do të pyetet për gjynahet e tij.39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Atë ditë, engjëjt nuk do t’i pyesin mëkatarët nga njerëzit dhe xhinët për mëkatet e tyre, sepse do të njihen nga shenjat e tyre të dukshme.

55:40

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٠

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:41

يُعْرَفُ ٱلْمُجْرِمُونَ بِسِيمَـٰهُمْ فَيُؤْخَذُ بِٱلنَّوَٰصِى وَٱلْأَقْدَامِ ٤١

Kriminelët do të njihen nga shenjat e tyre, e do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Engjëjt do t’i njohin kriminelët keqbërës e mëkatarë nga shenjat e tyre, e do t’i kapin ata nga flokët e ballit (balluket) dhe nga këmbët, pastaj do t’i hedhin në Zjarr.

55:42

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٢

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:43

هَـٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى يُكَذِّبُ بِهَا ٱلْمُجْرِمُونَ ٤٣

Ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

U thuhet atyre kriminelëve mëkatarë — si qortim dhe poshtërim: “Ky është Xhehenemi, të cilin ju e mohonit në këtë botë!”

55:44

يَطُوفُونَ بَيْنَهَا وَبَيْنَ حَمِيمٍ ءَانٍۢ ٤٤

Ata do të enden mes tij (Zjarrit) dhe ujit të valuar.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Atje do të ndëshkohen duke u endur mes zjarrit të tmerrshëm dhe pirjes së ujit të valuar përvëlues, i cili ka arritur kulmin e nxehtësisë dhe copëton zorrët e brendësitë e tyre.

55:45

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٥

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:46

وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ ٤٦

Për atë që i frikësohet qëndrimit para Zotit të vet, do të ketë dy Xhenete (kopshte).46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

E për ata robër të Allahut — njerëz dhe xhinë — që kanë pasur frikë nga qëndrimi para Allahut, i janë bindur Atij dhe janë larguar nga gjynahet, do të ketë dy Xhennete.

55:47

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٧

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:48

ذَوَاتَآ أَفْنَانٍۢ ٤٨

(Të dy kopshtet janë) Me degë të dendura.48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Të dy kopshtet do të kenë pemë me degë të gjelbëruara e plot me fruta e fryte të freskëta.

55:49

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٩

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:50

فِيهِمَا عَيْنَانِ تَجْرِيَانِ ٥٠

Në to ka dy burime që rrjedhin.50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

Në ato dy kopshte ka dy burime uji që rrjedhin përmes tyre.

55:51

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥١

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:52

فِيهِمَا مِن كُلِّ فَـٰكِهَةٍۢ زَوْجَانِ ٥٢

Në to ka dy lloje nga çdo frut.52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Në këto dy kopshte ka nga çdo lloj fruti dy lloje të ndryshme.

55:53

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٣

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:54

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشٍۭ بَطَآئِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍۢ ۚ وَجَنَى ٱلْجَنَّتَيْنِ دَانٍۢ ٥٤

Ata (besimtarë) do të rrinë të mbështetur mbi shtroje, mbushjet e të cilave janë prej mëndafshi të trashë, dhe frutat e dy kopshteve do të jenë afër tyre.54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Ata besimtarë që kanë pasur frikë nga qëndrimi para Zotit të tyre, do të kenë dy kopshte ku do të gëzojnë mirësi, të shtrirë mbi shtroja të mbushura me mëndafsh të trashë, ndërsa frutat e të dy kopshteve do të jenë pranë tyre, të lehta për t’u arritur.

55:55

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٥

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?55

Komentimi 1 shënim

Shënimi 55

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:56

فِيهِنَّ قَـٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌۭ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّۭ ٥٦

Në to (kopshte) ka virgjëresha me shikim të ulur, të cilat nuk i ka prekur as njeri, as xhind para tyre.56

Komentimi 1 shënim

Shënimi 56

Në këto shtroja do të kenë bashkëshorte që i kanë ulur shikimet e tyre vetëm te burrat e tyre, nuk shikojnë askënd tjetër përveç tyre, të dashuruara e të përkushtuara ndaj tyre; ato nuk janë prekur më parë nga asnjë njeri dhe as nga ndonjë xhin.

55:57

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٧

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?57

Komentimi 1 shënim

Shënimi 57

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:58

كَأَنَّهُنَّ ٱلْيَاقُوتُ وَٱلْمَرْجَانُ ٥٨

Sikur (ato virgjëresha) të ishin rubinë dhe korale.58

Komentimi 1 shënim

Shënimi 58

Këto bashkëshorte nga hyritë (gratë e xhennetit), në pastërtinë dhe bukurinë e tyre, janë si rubinët dhe koralet e çmuara.

55:59

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٩

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?59

Komentimi 1 shënim

Shënimi 59

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:60

هَلْ جَزَآءُ ٱلْإِحْسَـٰنِ إِلَّا ٱلْإِحْسَـٰنُ ٦٠

A ka shpërblim tjetër për të mirën, përveç të mirës?60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

A mos ka shpërblim tjetër për atë që ka bërë mirë në këtë botë, përveç të mirës ndaj tij — xhennetit — në botën tjetër?

55:61

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦١

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:62

وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ ٦٢

Pranë atyre dy kopshteve, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.62

Komentimi 1 shënim

Shënimi 62

Pranë atyre dy kopshteve të para, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.

55:63

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٣

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?63

Komentimi 1 shënim

Shënimi 63

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:64

مُدْهَآمَّتَانِ ٦٤

Të mbuluara me gjelbërim të thellë.64

Komentimi 1 shënim

Shënimi 64

Këto dy kopshtet janë të gjelbërta, dhe gjelbërimi i tyre është aq i thellë sa ngjan me ngjyrën e zezë nga dendurësia e gjelbërimit.

55:65

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٥

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?65

Komentimi 1 shënim

Shënimi 65

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:66

فِيهِمَا عَيْنَانِ نَضَّاخَتَانِ ٦٦

Në to ka dy burime që burojnë me vrull.66

Komentimi 1 shënim

Shënimi 66

Në to ka dy burime uji që burojnë me vrull dhe nuk shterojnë kurrë.

55:67

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٧

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?67

Komentimi 1 shënim

Shënimi 67

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:68

فِيهِمَا فَـٰكِهَةٌۭ وَنَخْلٌۭ وَرُمَّانٌۭ ٦٨

Në to ka fruta, palma hurmash dhe shegë.68

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

Në këto dy kopshte ka lloje të ndryshme frutash, hurma arabe dhe shegë.

55:69

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٩

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?69

Komentimi 1 shënim

Shënimi 69

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:70

فِيهِنَّ خَيْرَٰتٌ حِسَانٌۭ ٧٠

Në to ka bashkëshorte të virtytshme dhe të bukura.70

Komentimi 1 shënim

Shënimi 70

Në këto kopshte do të ketë bashkëshorte me moral të bukur dhe me fytyra të hijshme.

55:71

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧١

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?71

Komentimi 1 shënim

Shënimi 71

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:72

حُورٌۭ مَّقْصُورَٰتٌۭ فِى ٱلْخِيَامِ ٧٢

Hyri syzeza të mbuluara, nëpër tenda.72

Komentimi 1 shënim

Shënimi 72

Hyri (gratë e xhenetit) të mbuluara e të ruajtura, në tenda të bukura e të ndritshme.

55:73

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٣

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?73

Komentimi 1 shënim

Shënimi 73

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:74

لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌۭ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّۭ ٧٤

Ato (hyri) nuk i ka prekur njeri para tyre (bashkëshortëve), as xhind.74

Komentimi 1 shënim

Shënimi 74

Këto hyri nuk janë prekur më parë nga asnjë njeri dhe as nga ndonjë xhin, para bashkëshortëve të tyre.

55:75

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٥

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?75

Komentimi 1 shënim

Shënimi 75

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:76

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفْرَفٍ خُضْرٍۢ وَعَبْقَرِىٍّ حِسَانٍۢ ٧٦

Të mbështetur mbi shtroje të gjelbra e qilima të bukur.76

Komentimi 1 shënim

Shënimi 76

Banorët e këtyre xheneteve do të shtrihen e do të mbështeten mbi jastëkë me mbulesa të gjelbra dhe shtroja të bukura.

55:77

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٧

Atëherë, cilat nga të mirat e Zotit tuaj do të mohoni ju dy – njerëz dhe xhinde?77

Komentimi 1 shënim

Shënimi 77

E cilën prej mirësive të Zotit tuaj — fetare apo jetësore — o njerëz dhe xhinde, do ta mohoni?

55:78

تَبَـٰرَكَ ٱسْمُ رَبِّكَ ذِى ٱلْجَلَـٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ ٧٨

I bekuar qoftë Emri i Zotit tënd, plot Madhështi dhe Nderim!78

Komentimi 1 shënim

Shënimi 78

I bekuar është Emri i Zotit tënd, plot madhështi të ndritshme, lavdi të përsosur dhe bujari e nderim ndaj miqve të Tij besimtarë të devotshëm.

Er Rahman · 78 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi