KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 04

En Nisa Gratë

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Medinase • 176 ajete

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

4:1

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُوا رَبَّكُمُ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍۢ وَٰحِدَةٍۢ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًۭا كَثِيرًۭا وَنِسَآءًۭ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ٱلَّذِى تَسَآءَلُونَ بِهِۦ وَٱلْأَرْحَامَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًۭا١

O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj,1 i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij,2 dhe prej atyre dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella,3 dhe ruani lidhjet farefisnore.4 Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.5

Komentimi 5 shënime

Shënimi 1

Ruajuni dënimit të Zotit tuaj, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse ju nuk mund ta duroni dënimin e Tij. Kini frikë Zotin tuaj, sepse Ai ju ka krijuar, ju furnizon, ju mban, ju jep jetë dhe tek Ai do të ktheheni.

Shënimi 2

Havanë, të cilën e krijoi nga një prej brinjëve të Ademit (alejhi selam).

Shënimi 3

Kur kërkoni të drejtat tuaja tek njëri-tjetri, i kujtoni atij Zotin, sepse e dini se ai e madhëron Zotin në zemrën e vet dhe nuk mund ta kthejë atë që i kërkon për Hir të Allahut.

Shënimi 4

Mos i shkëpusni lidhjet familjare dhe farefisnore, sepse kjo është e drejta e caktuar nga Allahu. Pra, njeriu duhet të kujdeset për të drejtat e Allahut, të drejtat e vetes dhe të drejtat e njerëzve, duke filluar nga më të afërmit e tij prej tyre.

Shënimi 5

O njerëz, dhe i sheh të gjitha lëvizjet dhe qëndrimet tuaja, ato që shfaqni dhe ato që fshehni, prandaj kujtoni mbikëqyrjen e Tij dhe kini turp nga Ai, duke qenë të devotshëm ndaj Tij.

4:2

وَءَاتُوا ٱلْيَتَـٰمَىٰٓ أَمْوَٰلَهُمْ ۖ وَلَا تَتَبَدَّلُوا ٱلْخَبِيثَ بِٱلطَّيِّبِ ۖ وَلَا تَأْكُلُوٓا أَمْوَٰلَهُمْ إِلَىٰٓ أَمْوَٰلِكُمْ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ حُوبًۭا كَبِيرًۭا ٢

Jepuni jetimëve pasurinë e tyre6 dhe mos e këmbeni të ndyrën me të pastërtën7. As mos e hani pasurinë e tyre, duke e përzierë me pasurinë tuaj,8 sepse me të vërtetë, ky është gjynah i madh.9

Komentimi 4 shënime

Shënimi 6

Kjo është porosia e parë e Allahut në këtë sure, që lidhet me të drejtat e krijesave, dhe pikërisht me jetimët, të cilët kanë humbur baballarët e tyre në moshë të mitur dhe nuk mund të kujdesen për vetveten. Allahu urdhëron që jetimëve t’u jepet pasuria e tyre që kanë trashëguar apo fituar, kur ata të jenë rritur, të jenë pjekur dhe të jenë të aftë për manaxhimin e pasurisë së tyre. Kurse para kësaj kohe, kujdestarët e tyre nuk duhet t’u afrohen pasurisë së jetimëve që kanë nën kujdestari veçse në mënyrën më të mirë dhe në dobi të jetimit, njësoj sikur ta kishte pasurinë e vet, apo edhe më i kujdesshëm.

Shënimi 7

Mos hani pasurinë e jetimëve që e keni haram dhe të lini pasurinë tuaj që e keni hallall, si dhe mos e ndërroni mallin tuaj të keq me mallin e mirë të jetimit.

Shënimi 8

Me qëllim që të hani prej pasurisë së jetimit, ndërkohë që nuk jeni në nevojë për të ngrënë prej saj.

Shënimi 9

Ngrënia e pasurisë së jetimit padrejtësisht është gjynah i madh. Nëse dikush që ka në kujdestari një jetim është në nevojë dhe merr nga pasuria e jetimit, ai duhet ta shënojë atë me qëllim që t’ia kthejë menjëherë sa t’i jepet mundësia, sepse ajo që merr është borxh.

4:3

وَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تُقْسِطُوا فِى ٱلْيَتَـٰمَىٰ فَٱنكِحُوا مَا طَابَ لَكُم مِّنَ ٱلنِّسَآءِ مَثْنَىٰ وَثُلَـٰثَ وَرُبَـٰعَ ۖ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تَعْدِلُوا فَوَٰحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُكُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَلَّا تَعُولُوا ٣

Në qoftë se keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve,10 atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri apo me katër.11 Por, nëse keni frikë se nuk do të mbani drejtësi,12 atëherë mjaftohuni me një grua, ose me ato që i keni nën pronësinë tuaj.13 Kjo është më afër mosbërjes padrejtësi.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 10

Ndaj grave që janë jetime dhe ju keni frikë se nuk u jepni dhuratën e martesës (mehrin) që u takon, apo silleni padrejtësisht ndaj tyre nga që nuk ju pëlqejnë, atëherë mos u martoni me to, por martohuni me gra të tjera, me të cilat u lejohet martesa dhe që ju pëlqejnë.

Shënimi 11

Ky është kufiri i numrit të grave me të cilat mund të martohet një burrë dhe t’i ketë njëherësh nën kurorë, nëse ai i ka mundësitë fizike dhe financiare për këtë gjë, si dhe me kusht që të mbajë drejtësi mes tyre nga ana materiale dhe nuk është kusht drejtësia nga ana shpirtërore, siç është dashuria për to.

Shënimi 12

Nëse keni frikë se nuk do të mbani drejtësi mes grave tuaja, kur martoheni me më shumë se një grua, ashtu si keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni vetëm me një grua.

Shënimi 13

Që i keni blerë me pasurinë tuaj, që janë robëresha të blera apo lufte.

4:4

وَءَاتُوا ٱلنِّسَآءَ صَدُقَـٰتِهِنَّ نِحْلَةًۭ ۚ فَإِن طِبْنَ لَكُمْ عَن شَىْءٍۢ مِّنْهُ نَفْسًۭا فَكُلُوهُ هَنِيٓـًۭٔا مَّرِيٓـًۭٔا ٤

Dhe jepuni grave dhuratën e kurorës (mehrin) që u takon14, por nëse ato me dëshirën e vet ju falin diçka prej saj, atëherë shijojeni atë që ju ka ardhur pa lodhje dhe t’ju bëjë mirë!15

Komentimi 2 shënime

Shënimi 14

Me ligj nga Allahu, që e ka caktuar Allahu dhe e ka bërë detyrim për burrin që t’ia japë gruas për martesë.

Shënimi 15

Sepse e keni hallall. Ajeti argumenton se mehri për martesë u takon grave dhe se ai është pronë e tyre me të cilën ato veprojnë si të dëshirojnë, përderisa kanë arritur moshën madhore, kurse prindërit apo kujdestarët e grave nuk kanë të drejtë në mehrin e grave që kanë nën kujdestari, përveç nëse vetë ato nga me dëshirën e tyre u dhurojnë diçka prej mehrit.

4:5

وَلَا تُؤْتُوا ٱلسُّفَهَآءَ أَمْوَٰلَكُمُ ٱلَّتِى جَعَلَ ٱللَّهُ لَكُمْ قِيَـٰمًۭا وَٱرْزُقُوهُمْ فِيهَا وَٱكْسُوهُمْ وَقُولُوا لَهُمْ قَوْلًۭا مَّعْرُوفًۭا ٥

Mos ua jepni mendjelehtëve16 pasurinë tuaj, të cilën Allahu e ka bërë mjet jetese për ju, por ushqejini nga ajo,17 vishini dhe u thoni atyre fjalë të mira.18

Komentimi 3 shënime

Shënimi 16

Atyre që nuk dinë ta përdorin pasurinë dhe që e shpërdorojnë atë për shkak të të papjekurisë apo të ndonjë të mete mendore.

Shënimi 17

Nga pasuria e vetë jetimëve.

Shënimi 18

Nëse jetimët kërkojnë pasurinë e tyre nga kujdestari i tyre, ai duhet t’u premtojë me të mirë e butësi se do t’ua japë atë kur të rriten e të piqen.

4:6

وَٱبْتَلُوا ٱلْيَتَـٰمَىٰ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغُوا ٱلنِّكَاحَ فَإِنْ ءَانَسْتُم مِّنْهُمْ رُشْدًۭا فَٱدْفَعُوٓا إِلَيْهِمْ أَمْوَٰلَهُمْ ۖ وَلَا تَأْكُلُوهَآ إِسْرَافًۭا وَبِدَارًا أَن يَكْبَرُوا ۚ وَمَن كَانَ غَنِيًّۭا فَلْيَسْتَعْفِفْ ۖ وَمَن كَانَ فَقِيرًۭا فَلْيَأْكُلْ بِٱلْمَعْرُوفِ ۚ فَإِذَا دَفَعْتُمْ إِلَيْهِمْ أَمْوَٰلَهُمْ فَأَشْهِدُوا عَلَيْهِمْ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبًۭا ٦

Vërini në provë jetimët, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit. Nëse vëreni pjekuri19 tek ata, dorëzojani pasurinë e tyre! Dhe mos e përdorni atë, duke e shpërdoruar para se ata të rriten!20 Kush është i pasur, të ruajë dëlirësinë21, ndërsa kush është i varfër, të marrë sipas rregullit22. Kur t’ua dorëzoni pasurinë e tyre23, merrni dëshmitarë me këtë rast. E, Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.24

Komentimi 6 shënime

Shënimi 19

Pjekuri mendore dhe pjekuri në përdorimin e pasurisë.

Shënimi 20

Ky është një veprim që bëhet nga shumë prej kujdestarëve të jetimëve, të cilët nuk e kanë frikë Allahun dhe nuk kanë mëshirë as dashuri për jetimin që u është besuar. Këta e shfrytëzojnë periudhën kur jetimët janë të vegjël për të shpërdoruar pasurinë e tyre padrejtësisht dhe pa pasur nevojë, prandaj Allahu i ndalon ata nga ky veprim.

Shënimi 21

Duke u mjaftuar me pasurinë e vet, pa e prekur pasurinë e jetimit.

Shënimi 22

Të marrë nga pasuria e jetimit aq sa ka nevojë dhe ta shënojë atë në formën e borxhit.

Shënimi 23

Kur kujdestarët e jetimëve t’ua dorëzojnë jetimëve pasurinë e tyre.

Shënimi 24

Allahu mjafton si dëshmues për dorëzimin e pasurisë nga kujdestari i jetimit tek jetimi.

4:7

لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌۭ مِّمَّا تَرَكَ ٱلْوَٰلِدَانِ وَٱلْأَقْرَبُونَ وَلِلنِّسَآءِ نَصِيبٌۭ مِّمَّا تَرَكَ ٱلْوَٰلِدَانِ وَٱلْأَقْرَبُونَ مِمَّا قَلَّ مِنْهُ أَوْ كَثُرَ ۚ نَصِيبًۭا مَّفْرُوضًۭا ٧

Meshkujve u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit e tyre dhe po kështu, grave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit e tyre,25 qoftë ajo pak apo shumë; një pjesë e detyruar.26

Komentimi 2 shënime

Shënimi 25

Në kohën e injorancës paraislamike, arabët nuk u bënin pjesë në trashëgimi grave dhe fëmijëve, por vetëm burrave. Por Allahu Mëshirëplotë dhe i Urtë, u bëri pjesë të detyruar trashëgimie të gjithëve, burrave dhe grave, fëmijëve dhe të rriturve, siç do të sqarohet në ajetet në vijim. Përmendim këtu që Allahu i ka dhënë rëndësi të madhe trashëgimisë dhe ndarjes së saj në mënyrë të drejtë, prandaj edhe i ka përmendur në mënyrë të detajuar dhe të plotë të gjitha pjesët që i takojnë secilit prej trashëgimtarëve të atij që vdes dhe lë pas trashëgimtarë e pasuri. Prej këtu, tema e trashëgimisë është një temë e plotësuar dhe e vulosur, në të cilën nuk ka diskutime nga dijetarët e Islamit, por detyra e tyre në këtë temë është që t’ua sqarojën dhe t’ua mësojnë atë njerëzve.

Shënimi 26

E drejtë e ligjshme dhe e bërë detyrim nga Allahu.

4:8

وَإِذَا حَضَرَ ٱلْقِسْمَةَ أُولُوا ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينُ فَٱرْزُقُوهُم مِّنْهُ وَقُولُوا لَهُمْ قَوْلًۭا مَّعْرُوفًۭا ٨

E nëse në ndarjen e trashëgimisë janë të pranishëm edhe të afërmit27, jetimët dhe të varfrit, jepuni edhe atyre diçka prej saj28 dhe thuajuni fjalë të mira.29

Komentimi 3 shënime

Shënimi 27

Ata të afërm që nuk kanë pjesë të detyruar në trashëgiminë që lë i afërmi i tyre i vdekur, apo që janë eliminuar për shkak të ekzistëncës së trashëgimtarëve më të afërm me të vdekurin, siç është i biri i tij, etj.

Shënimi 28

Jepuni diçka nga pjesa juaj, ose atë që u është lënë me testament nga i vdekuri që para se të vdesë.

Shënimi 29

Nëse nuk mund t’u japin gjë, atëherë të paktën t’u flasin fjalë të mira dhe të mos i fyejnë e të mos i ofendojnë.

4:9

وَلْيَخْشَ ٱلَّذِينَ لَوْ تَرَكُوا مِنْ خَلْفِهِمْ ذُرِّيَّةًۭ ضِعَـٰفًا خَافُوا عَلَيْهِمْ فَلْيَتَّقُوا ٱللَّهَ وَلْيَقُولُوا قَوْلًۭا سَدِيدًا ٩

Le të druhen ata, të cilët, nëse lënë pas vete fëmijë të mitur, brengosen për ta, kështu që të kenë frikë Allahun dhe të thonë fjalë të drejtë.30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

T’u flasin jetimëve dhe të varfërve njësoj sikur të ishin fëmijët e tyre dhe të mendojnë që sikur të vdesin dhe t’i lënë fëmijët e tyre të mitur, do të mbesin jetim njësoj si ata.

4:10

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَٰلَ ٱلْيَتَـٰمَىٰ ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِى بُطُونِهِمْ نَارًۭا ۖ وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًۭا ١٠

Vërtet, ata të cilët e hanë në mënyrë të padrejtë pasurinë e jetimëve, nuk fusin në barqet e tyre veçse zjarr, dhe do të përvëlohen në Zjarr flakërues.31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Ky është kërcënimi më i madh që ka ardhur në Kuran për gjynahet, gjë e cila tregon për shëmtirën e ngrënies së pasurisë së jetimëve padrejtësisht, dhe se kjo vepër është nga gjynahet e mëdha.

4:11

يُوصِيكُمُ ٱللَّهُ فِىٓ أَوْلَـٰدِكُمْ ۖ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۚ فَإِن كُنَّ نِسَآءًۭ فَوْقَ ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَ ۖ وَإِن كَانَتْ وَٰحِدَةًۭ فَلَهَا ٱلنِّصْفُ ۚ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَٰحِدٍۢ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُۥ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن لَّمْ يَكُن لَّهُۥ وَلَدٌۭ وَوَرِثَهُۥٓ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ ٱلثُّلُثُ ۚ فَإِن كَانَ لَهُۥٓ إِخْوَةٌۭ فَلِأُمِّهِ ٱلسُّدُسُ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصِى بِهَآ أَوْ دَيْنٍ ۗ ءَابَآؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ لَا تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ لَكُمْ نَفْعًۭا ۚ فَرِيضَةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ١١

Allahu ju porosit për fëmijët tuaj: mashkullit i takon sa pjesa e dy femrave32; nëse trashëgimtarët janë vetëm femra, më shumë se dy33, atyre u takon dy e treta e pasurisë së trashëguar nga i vdekuri dhe nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma34; kurse për prindërit e të vdekurit, secilit prej tyre i takon një e gjashta e pasurisë së trashëguar, në qoftë se ai ka lënë fëmijë35; por, nëse nuk ka fëmijë dhe trashëgohet nga dy prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta36; por, nëse ai ka vëllezër37, nënës së tij i takon një e gjashta38. Këto ndahen pas kryerjes së ndonjë testamenti që ka lënë i vdekuri apo larjes së ndonjë borxhi39. Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia: prindërit apo fëmijët tuaj! Ky është detyrim i caktuar nga Allahu.40 Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Komentimi 9 shënime

Shënimi 32

E gjithë trashëgimia e të vdekurit i takon fëmijëve të tij meshkuj e femra, përderisa nuk ekzistojnë trashëgimtarë të tjerë, që u takon pjesë e detyrueshme, siç janë prindërit e të vdekurit dhe bashkëshortja e tij, e në këtë rast, në fillim ndahet pjesa e tyre, pastaj pjesa e mbetur ndahet mes bijve dhe bijave të të vdekurit në raport 2 me 1.

Shënimi 33

Edhe nëse janë dy, kanë të njëjtin gjykim: u takon dy e treta e trashëgimisë.

Shënimi 34

Nga ajeti kuptohet që nëse i vdekuri ka lënë vetëm një bijë si dhe një apo më shumë bija të bijve të vet, atëherë bijës së vet i takon gjysma e pasurisë, kurse bijës apo bijave të birit u takon një e gjashta, për t’u plotësuar kështu 2/3 e trashëgimisë që Allahu ka përcaktuar për bijat apo bijat e bijve të të vdekurit.

Shënimi 35

Fëmijë të vetë apo të bijve të vet, qoftë një apo më shumë.

Shënimi 36

Kurse pjesa tjetër e pasurisë, d.m.th. 2/3 e saj, i takon babait të tij. Rregulli bazë në ndarjen e trashëgimisë është hadithi i Pejgamberit ﷺ, i cili thotë: “Jepuni pjesën e caktuar me ligj (nga Allahu) atyre që u takon, pastaj pjesa e mbetur i takon mashkullit më të afërm me të vdekurin.” [Buhariu dhe Muslimi].

Shënimi 37

Prej babe e nëne, ose vetëm prej babe apo vetëm prej nëne, meshkuj qofshin apo femra, që marrin pjesë trashëgimie apo që eliminohen nga ekzistenca e babait të të vdekurit apo gjyshi i tij, por me kusht që të jenë dy apo më shumë, kurse po të jetë vetëm një vëlla, pjesa e nënës nuk zbret nga një e treta.

Shënimi 38

Kurse pjesa e mbetur i takon babait të të vdekurit.

Shënimi 39

Pas vdekjes së njeriut, fillohet menjëherë me larjen e borxheve të tij nga pasuria që ai lë pas, pastaj zbatohet testamenti që ai mund të ketë lënë, dhe pjesa e mbetur ndahet si trashëgimi për ata që u takon. Është përmendur testamenti para borxhit megjithëse borxhi është para testamentit në radhitjen e të drejtave, për t’i përkushtuar kujdes atij, sepse testamentin nuk e pëlqejnë trashëgimtarët e të vdekurit, sepse u pakëson hisen e tyre në trashëgimi, dhe mund të neglizhojnë në zbatimin e tij. Vlera e lejueshme e testamentit është që të mos i kalojë 1/3 e të gjithë pasurisë, dhe ai i lihet një njeriu që nuk është trashëgimtar i të vdekurit.

Shënimi 40

Sikur ndarja e trashëgimisë të lihej në dorën tuaj, do të shkaktohej dëm i madh, prandaj Allahu e ka ndarë Vet trashëgiminë dhe ju duhet ta zbatoni atë.

4:12

۞ وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَٰجُكُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌۭ فَلَكُمُ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصِينَ بِهَآ أَوْ دَيْنٍۢ ۚ وَلَهُنَّ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّكُمْ وَلَدٌۭ ۚ فَإِن كَانَ لَكُمْ وَلَدٌۭ فَلَهُنَّ ٱلثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُم ۚ مِّنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ تُوصُونَ بِهَآ أَوْ دَيْنٍۢ ۗ وَإِن كَانَ رَجُلٌۭ يُورَثُ كَلَـٰلَةً أَوِ ٱمْرَأَةٌۭ وَلَهُۥٓ أَخٌ أَوْ أُخْتٌۭ فَلِكُلِّ وَٰحِدٍۢ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ ۚ فَإِن كَانُوٓا أَكْثَرَ مِن ذَٰلِكَ فَهُمْ شُرَكَآءُ فِى ٱلثُّلُثِ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍۢ يُوصَىٰ بِهَآ أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَآرٍّۢ ۚ وَصِيَّةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌۭ ١٢

Juve ju takon gjysma e pasurisë së lënë pas nga bashkëshortet tuaja41, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta e asaj që ato kanë lënë, pas kryerjes së ndonjë testamenti që ato kanë lënë apo larjes së ndonjë borxhi. Kurse atyre (bashëkshorteve) u takon një e katërta e pasurisë së lënë nga ju, nëse ju nuk keni fëmijë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta e asaj që keni lënë, pas kryerjes së ndonjë testamenti që keni lënë apo larjes së ndonjë borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë apo grua, nuk ka baba dhe as fëmijë trashëgimtarë42, por ka vëlla ose motër (prej nëne)43, çdonjërit prej tyre i takon një e gjashta, e nëse janë më shumë se një, atëherë ata janë ortakë44 në një të tretën (e trashëgimisë),45 pas kryerjes së ndonjë testamenti apo larjes së ndonjë borxhi, pa dëmtuar askënd46. Kjo është porosi nga Allahu! Allahu është i Gjithëdijshëm47, i Butë.48

Komentimi 8 shënime

Shënimi 41

Pas vdekjes së tyre.

Shënimi 42

Nuk ka baba apo gjysh dhe as fëmijë apo fëmijë të bijve që ta trashëgojnë pasurinë që ai lë pas vdekjes së tij.

Shënimi 43

Kurse pjesa e vëllezërve apo motrave prej babe e nëne, apo vetëm prej babe, përmendet në ajetin e fundit të kësaj sure.

Shënimi 44

Të gjithë kanë pjesë të barabartë, qofshin meshkuj apo femra.

Shënimi 45

Vëllezërit dhe motrat prej nëne nuk kanë pjesë në trashëgimi përveç rastit kur i vdekuri nuk lë pas fëmijë, apo fëmijë të bijve, meshkuj apo femra, dhe as baba apo gjysh.

Shënimi 46

Prej trashëgimtarëve, borxhlinjve apo atyre që u është lënë testament, por duhet bërë ndarja e rregullt ashtu si e ka përcaktuar Allahu i Madhëruar, me dijen dhe urtësinë e Tij absolute.

Shënimi 47

E di se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për krijesat e Tij, dhe e di se kush prej të afërmve të të vdekurit duhet të marrë pjesë në trashëgimi dhe kush jo.

Shënimi 48

Ndaj krijesave të Tij; nuk nxiton në ndëshkimin e atyre që e ndajnë padrejtësisht trashëgiminë e të vdekurit, duke i bërë pjesë të fortëve dhe të pasurve dhe duke lënë mënjanë të dobtit dhe të varfërit prej trashëgimtarëve të të vdekurit. Por padyshim se Ai do t’ua japë atyre dënimin e merituar.

4:13

تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ ۚ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدْخِلْهُ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ١٣

Këto janë kufijtë e vendosur nga Allahu, e ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij49, Allahu do ta fusë atë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.50

Komentimi 2 shënime

Shënimi 49

Në gjithçka që urdhërojnë apo ndalojnë.

Shënimi 50

Shpëtimi nga zjarri i xhehenemit dhe fitorja e xhenetit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.

4:14

وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُۥ يُدْخِلْهُ نَارًا خَـٰلِدًۭا فِيهَا وَلَهُۥ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ١٤

Ndërsa, kushdo që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkel kufijtë e vendosur nga Ai, Allahu do e fusë atë në Zjarr, ku do të qëndrojë përgjithmonë dhe do të ketë dënim poshtërues.51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Qëndrimi përgjithmonë në zjarrin e xhehenemit do të jetë për ata që vdesin duke qenë mohues, mosbesimtarë, kurse ata që vdesin duke qenë besimtarë por që kanë vepruar të këqia për të cilat meritojnë dënimin e Allahut, edhe nëse Allahu i dënon ata në zjarr, nuk do t’i lërë përgjithmonë në të, por do t’i nxjerrë nga ai dhe do t’i fusë në xhenet.

4:15

وَٱلَّـٰتِى يَأْتِينَ ٱلْفَـٰحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمْ فَٱسْتَشْهِدُوا عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةًۭ مِّنكُمْ ۖ فَإِن شَهِدُوا فَأَمْسِكُوهُنَّ فِى ٱلْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّىٰهُنَّ ٱلْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ ٱللَّهُ لَهُنَّ سَبِيلًۭا١٥

Kundër atyre grave tuaja,52 që bëjnë tradhti bashkëshortore, kërkoni të dëshmojnë katër burra prej jush;53 nëse dëshmojnë, atëherë mbyllini në shtëpi deri sa t’u vijë vdekja,54 ose Allahu t’u japë rrugëdalje tjetër.55

Komentimi 4 shënime

Shënimi 52

Të martuara dhe me burrë apo vejusha.

Shënimi 53

Prej muslimanëve të drejtë.

Shënimi 54

Ky ishte dënimi i tyre në fillim të Islamit, një dënim i përkohshëm, deri sa Allahu caktoi gurëzimin deri në vdekje për të martuarit që bëjnë kurvëri dhe goditjen me shkopinj dhe dëbimin për të pamartuarit që bëjnë kurvëri.

Shënimi 55

Dënim tjetër nga ai i mbylljes në shtëpi. Dhe vërtet, Allahu caktoi gurëzimin për të martuarit dhe goditjen me shkopinj për të pamartuarit më parë, si dënim për kryerjen e veprës së shëmtuar të kurvërisë.

4:16

وَٱلَّذَانِ يَأْتِيَـٰنِهَا مِنكُمْ فَـَٔاذُوهُمَا ۖ فَإِن تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُوا عَنْهُمَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ تَوَّابًۭا رَّحِيمًا ١٦

Ata të dy prej jush56, që e kryejnë këtë vepër, përdhosini57, por nëse pendohen58 e përmirësohen59, atëherë largojuni atyre60. Allahu është Pranues i madh i pendimit61, Mëshirëplotë.62

Komentimi 7 shënime

Shënimi 56

Mashkulli dhe femra që bëjnë kurvëri.

Shënimi 57

Poshtërojini me fjalë fyrëse dhe goditini me dorë. Kështu ishte dënimi i burrave që bënin kurvëri në fillim të Islamit, kurse dënimi i grave ishte që të burgoseshin në shtëpitë e tyre.

Shënimi 58

Për mëkatin e bërë dhe kthehen tek Allahu me pendim e kërkim të faljes.

Shënimi 59

Shfaqen prej tyre vepra të mira e të devotshme të cilat tregojnë për sinqeritetin e tyre në pendim.

Shënimi 60

Mos i ndëshkoni më tutje dhe mos i fyeni.

Shënimi 61

Të atyre që bëjnë gjynahe dhe i kthehen Atij me pendim dhe kërkim të faljes.

Shënimi 62

Dhe Bamirës i madh, nga bamirësia e të Cilit është se Ai u jep sukses atyre që të pendohen tek Ai dhe Ai ua pranon pendimin atyre dhe i fal ata për veprat e këqia që kanë bërë.

4:17

إِنَّمَا ٱلتَّوْبَةُ عَلَى ٱللَّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَـٰلَةٍۢ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍۢ فَأُولَـٰٓئِكَ يَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ١٧

Pendimi që pranon Allahu63 është vetëm ai i atyre, të cilët e veprojnë të keqen nga padija64 dhe pendohen së shpejti.65 Këtyre ua pranon Allahu pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm,66 i Urtë.67

Komentimi 5 shënime

Shënimi 63

Pendimi i Allahut ndaj robërve të Vet është dy llojesh: suksesi që Ai i jep robit mëkatar për t’u penduar dhe pranimi i këtij pendimi nga robi i Tij që pendohet. Këtu, Allahu njofton se e drejta e njeriut për t’ju pranuar pendimi nga Allahu, është një e drejtë për të cilën Allahu është zotuar, nga mirësia dhe bujaria e Tij, ndaj atyre që veprojnë të keqen –d.m.th. gjynahet, dhe pastaj pendohen menjëherë tek Allahu.

Shënimi 64

Nga padija për përfundimin e saj, për shkaktimin e zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut për të, për shikimin dhe mbikqyrjen e Allahut kur vepron të keqen dhe çdo gjë tjetër, për shkaktimin e dobësimit të besimit prej saj, për dënimin e caktuar nga Allahu për të, i cili mund të jetë deri me vdekje. Çdo njeri që shkel urdhrat e Allahut, konsiderohet i padijshëm sipas këtij këndvështrimi, edhe pse mund ta dijë se ajo vepër është e ndaluar, madje dija për ndalimin e një vepre është kusht që personi të dënohet për kryerjen e saj, sepse nëse nuk e di se ajo është e ndaluar, ai nuk ka dënim për kryerjen e saj. Përderisa njeriu shkel urdhrat e Allahut, ai është injorant, i paditur.

Shënimi 65

Para se t’u vijë vdekja dhe para se t’u humbë arsyeja, sepse Allahu e pranon e pendimin e robit të Vet përderisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt, por nëse i vjen shpirti në fyt dhe ai sheh vdekjen, atëherë pendimi i tij nuk pranohet më. Shembull për këtë është rasti i Firaonit në kohën e Musait (alejhi selam), i cili kur u mbyt nga deti dhe pa vdekjen me sy, tha: “Unë besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e Israilit, dhe unë jam prej të dorëzuarve Allahut!” [Junus, 90] Por Allahu ia ktheu atij: “Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!” [Junus, 91].

Shënimi 66

Allahu di gjithçka dhe e di se kush prej robërve të Tij i kthehet Atij me pendim të sinqertë dhe me bindje ndaj Tij, pasi i kishin kthyer shpinën bindjes ndaj Tij.

Shënimi 67

Veprave të Tij nuk i ndodh ndonjë e metë dhe as nuk u përziehet ndonjë gabim, por Ai e vendos gjithçka në vendin e vet, me dijen dhe urtësinë e vet absolute.

4:18

وَلَيْسَتِ ٱلتَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ حَتَّىٰٓ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ ٱلْمَوْتُ قَالَ إِنِّى تُبْتُ ٱلْـَٔـٰنَ وَلَا ٱلَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ ۚ أُولَـٰٓئِكَ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۭا ١٨

Por, pendimi nuk është për ata të cilët vazhdimisht veprojnë të këqia, deri sa ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, pastaj thotë: “Unë tani, me të vërtetë pendohem!”, dhe as për ata të cilët vdesin duke qenë mohues.68 Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

Këtyre, Allahu nuk ua pranon pendimin, sepse gjendja kur këta e shprehin pendimin, nuk është gjendje pendimi, por gjendje e humbjes së mendjes dhe arsyes, dhe shikim i vdekjes me sytë e tyre, dhe siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Me të vërtetë, vdekja ka agoni!” [Buhariu] Agonia është: gjendje e rëndë e njeriut në çastet e fundit të jetës, që shoqërohet zakonisht me humbjen e vetëdijes dhe me grahma.

4:19

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَرِثُوا ٱلنِّسَآءَ كَرْهًۭا ۖ وَلَا تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُوا بِبَعْضِ مَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ إِلَّآ أَن يَأْتِينَ بِفَـٰحِشَةٍۢ مُّبَيِّنَةٍۢ ۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۚ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰٓ أَن تَكْرَهُوا شَيْـًۭٔا وَيَجْعَلَ ٱللَّهُ فِيهِ خَيْرًۭا كَثِيرًۭا ١٩

O besimtarë! Nuk ju lejohet që t’i trashëgoni gratë në mënyrë të dhunshme69, dhe mos i pengoni ato nga martesa me qëllim që t’ua merrni një pjesë të asaj që ua keni dhënë70, përveç nëse bëjnë ndonjë turp të hapur. Jetoni e silluni me to71 sipas rregullit.72 E, nëse i urreni ato - ndodh që të urreni diçka, por Allahu të japë hajër të madh në të.73

Komentimi 5 shënime

Shënimi 69

Nuk ju lejohet që të martoheni me dhunë me gratë e të afërmve tuaj që vdesin dhe lënë pas gratë e tyre. Kjo ishte një vepër që bëhej në kohën e injorancës paraislamike: kur një gruaje i vdiste burri, atëherë i biri apo i afërmi i tij kishte epërsi mbi të, më shumë se vetë ajo mbi vetveten, dhe nëse donte, e merrte për grua, e nëse donte, e pengonte që të martohej me dikë tjetër dhe as vetë nuk e merrte për grua, por e linte kështu deri sa të vdiste. Allahu ia ndaloi robërve të Tij këtë gjë, ua ndaloi atyre martesën me gratë e baballarëve të tyre të vdekur dhe ua ndaloi pengimin e tyre nga martesa me dikë tjetër.

Shënimi 70

Dhuratën e martesës që u ka dhënë babai apo i afërmi juaj kur është martuar me to.

Shënimi 71

Me gratë tuaja.

Shënimi 72

Ashtu si ju kam urdhëruar: ose t’i mbani dhe t’u jepni të drejtat që ua ka caktuar Allahu mbi ju, ose t’i lëshoni me të mirë dhe pa i dëmtuar.

Shënimi 73

Prandaj mbani ato, zbatoni ligjet e Allahut dhe rregullat e Tij kundrejt tyre, sepse ndoshta Allahu u jep hajër të madh me këtë gjë, siç është shpërblimi në durimin dhe zbatimin e ligjeve të Tij, dhurimi i ndonjë fëmije të hajrit prej saj, i cili ju bën dobi në këtë botë dhe në botën tjetër, e të mira të tjera që nuk i di veçse Allahu.

4:20

وَإِنْ أَرَدتُّمُ ٱسْتِبْدَالَ زَوْجٍۢ مَّكَانَ زَوْجٍۢ وَءَاتَيْتُمْ إِحْدَىٰهُنَّ قِنطَارًۭا فَلَا تَأْخُذُوا مِنْهُ شَيْـًٔا ۚ أَتَأْخُذُونَهُۥ بُهْتَـٰنًۭا وَإِثْمًۭا مُّبِينًۭا ٢٠

Në qoftë se dëshironi të merrni një grua dhe të ndani një tjetër74, të cilës i keni dhënë shumë të madhe75, mos merrni asgjë prej saj. A do ta merrnit atë padrejtësisht, duke bërë gjynah të qartë?!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 74

Kjo është e lejuar për ju dhe nuk përbën ndonjë gjynah, përderisa veproni sipas ligjeve të vendosura nga Allahu dhe jo me qëllim që ta dëmtoni atë, por asnjë gruaje mos i merrni asgjë nga dhurata dhe pasuria që u keni dhënë.

Shënimi 75

Si dhuratë për martesë, si mehër. Nga ky ajet kuptohet se lejohet që mehri që i jepet gruas si dhuratë martese të jetë shumë e madhe pasurie, por megjithatë tradita e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) është që mehri të jetë sa më i lehtë.

4:21

وَكَيْفَ تَأْخُذُونَهُۥ وَقَدْ أَفْضَىٰ بَعْضُكُمْ إِلَىٰ بَعْضٍۢ وَأَخَذْنَ مِنكُم مِّيثَـٰقًا غَلِيظًۭا٢١

Si mund t’ia merrni atë, kur ju keni arritur njëri-tjetrin76 dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë?77

Komentimi 2 shënime

Shënimi 76

Keni prekur njëri-tjetrin dhe keni kryer marrëdhënie intime me njëri-tjetrin.

Shënimi 77

Në aktin e martesës u keni dhënë besën tuaj se do t’i mbani mirë, ose do t’i lëshoni sipas rregullit dhe pa i dëmtuar.

4:22

وَلَا تَنكِحُوا مَا نَكَحَ ءَابَآؤُكُم مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ فَـٰحِشَةًۭ وَمَقْتًۭا وَسَآءَ سَبِيلًا ٢٢

Mos u martoni me ato gra, me të cilat kanë qenë martuar baballarët tuaj, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar.78 Vërtet, kjo është vepër e turpshme, e neveritshme dhe rrugë e keqe.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 78

Para Islamit dhe para zbritjes së Kuranit, disa njerëz trashëgonin gratë e baballarve të tyre, që nuk ishin nënat e tyre, por Allahu ua ndaloi këtë vepër dhe ua fali atë që kishte kaluar prej tyre, përderisa ata u kthyen nga ajo vepër, besuan të Dërguarin e Allahut dhe ju bindën urdhrit të Allahut.

4:23

حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَـٰتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَٰتُكُمْ وَعَمَّـٰتُكُمْ وَخَـٰلَـٰتُكُمْ وَبَنَاتُ ٱلْأَخِ وَبَنَاتُ ٱلْأُخْتِ وَأُمَّهَـٰتُكُمُ ٱلَّـٰتِىٓ أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَٰتُكُم مِّنَ ٱلرَّضَـٰعَةِ وَأُمَّهَـٰتُ نِسَآئِكُمْ وَرَبَـٰٓئِبُكُمُ ٱلَّـٰتِى فِى حُجُورِكُم مِّن نِّسَآئِكُمُ ٱلَّـٰتِى دَخَلْتُم بِهِنَّ فَإِن لَّمْ تَكُونُوا دَخَلْتُم بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلَـٰٓئِلُ أَبْنَآئِكُمُ ٱلَّذِينَ مِنْ أَصْلَـٰبِكُمْ وَأَن تَجْمَعُوا بَيْنَ ٱلْأُخْتَيْنِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ٢٣

Juve ju është ndaluar martesa me nënat tuaja,79 me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve, me bijat e motrave, me nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja nga gjiri80, me nënat e grave tuaja, me vajzat e grave tuaja që gjenden nën kujdestarinë tuaj81, nëse me ato gra keni pasur marrëdhënie bashkëshortore; por nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesë për ju.82 Ju ndalohet gjithashtu martesa me gratë e bijve tuaj, që janë prej gjakut tuaj, si dhe që të bashkoni dy motra nën kurorë,83 përveç rasteve që tashmë kanë kaluar (para Islamit). Pa dyshim, Allahu është Falës i madh84, Mëshirëplotë.

Komentimi 6 shënime

Shënimi 79

Ky ajet dhe ajeti pas tij, përmendin të gjitha gratë me të cilat ndalohet martesa për shkak të gjakut, për shkak të qumështit të gjirit apo për shkak të krushqisë, si dhe gratë me të cilat martesa është e lejuar.

Gratë me të cilat ndalohet martesa për shkak të gjakut, janë ato shtatë gra të cilat i përmend Allahu në këtë ajet: 1. Nëna –dhe këtu përfshihet gjyshja, gjyshja e gjyshes, e sado që të ngjitet-, 2. bija –këtu përfshihet edhe bija e bijës, e sado që të zbresë-, 3. motra –qoftë prej babe dhe nëne, apo vetëm prej nëne, apo vetëm prej babe-, 4. halla –çdo motër e babait apo e gjyshit, e më lart-, 5. tezja –çdo motër e nënës apo e gjyshes, e më lart-, 6. bijat e vëllait –apo bijat e fëmijve të vëllait, e kështu-, 7. bijat e motrës –apo bijat e fëmijve të motrës, e kështu. Këto janë gratë që ndalohen për shkak të gjakut dhe fisit, kurse të tjerat përveç këtyre, janë të lejuara që të martohesh me to, siç është bija e xhaxhait dhe e hallës, apo bija e dajës dhe e tezes. Për këtë ka unanim në mesin e dijetarëve të Islamit, bazuar në këtë ajet dhe në ajetin vijues ku thuhet: “Ndërsa përveç këtyre, juve ju janë lejuar të gjitha gratë”.

Kurse nga gratë me të cilat ndalohet martesa për shkak të qumështit të gjirit, Allahu ka përmendur këtu nënën nga e cila ke pirë qumësht dhe motrën prej gjiri, me të cilën ke pirë gji nga e njëjta nënë. Por këtu kuptohet se edhe babait prej qumështi nuk i lejohet martesa me bijën e tij prej qumështi, e cila ka pirë gji nga gruaja e tij, qumështi i së cilës ka ardhur si rezultat i lindjes së fëmijës së tij. Pra, fëmija që pi qumësht nga një grua tjetër, përveç nënës së tij, bëhet fëmijë prej qumështi i asaj nëne dhe i burrit të saj, si dhe fëmija që ajo nënë ka në gji, bëhet vëlla apo motër e këtij fëmije që pi qumësht prej saj, dhe kështu, martesa mes këtyre është e ndaluar në Islam, madje, nga qumështi ndalohen të gjitha apo martesa që ndalohen edhe nga gjaku, siç ka thënë Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), por me kusht që pirja ë qumështit të ketë qenë të paktën pesë herë, dhe mosha e fëmijës të jetë nën dy vjeç, siç është sqaruar në traditën pejgamberike.

Ndërsa gratë me të cilat ndalohet martesa për shkak të krushqisë janë katër: 1. Gratë e baballarëve –sado që të ngjiten: gratë e gjyshërve, e kështu-, 2. gratë e bijve prej gjaku –sado që të zbresin: gratë e bijve të bijve, e kështu, 3. nënat e bashkëshorteve (vjehrrat) –sado që të ngjiten: nëna e nënës, e kështu-, 4. bija e gruas –sado që të zbresë: bija e bijës së gruas, e kështu.

Shënimi 80

Me të cilat keni pirë gji nga e njëjta nënë.

Shënimi 81

Apo që nuk gjenden në kujdestarinë tuaj, por ky kufizim ka ardhur nga që zakonisht kur martohesh me një grua që ka fëmijë vajzë, ajo e merr me vete edhe vajzën e saj, dhe ajo vajzë bëhet njësoj sikur të ishte vajza e burrit të dytë, për nga dispozitat.

Shënimi 82

Që të martoheni me vajzat e tyre. Pra, nëse burri bën aktin e martesës më nënën e vajzës dhe shkon me të (kryen marrëdhënie intime), atëherë nuk i lejohet më kurrë vajza e saj, edhe nëse i bën divorc të ëmës. Por nëse nuk shkon me të ëmën dhe e divorcon atë para se të bashkohen në shtratin bashkëshortor, i lejohet atij që të kërkojë dorën e vajzës së saj dhe të martohet me të. Kurse e anasjellta nuk është e lejuar: d.m.th. nëse burri bën kontratë martese me vajzën, atij nuk i lejohet më kurrë që të martohet me nënën e saj, edhe sikur ta divorcojë vajzën e saj para bashkimit me të në shtratin bashkëshortor. Rregulli është ky: “Kryerja e marrëdhënieve bashkëshortore me nënat i bën të ndaluara bijat e tyre, kurse thjesht akti me bijat i bën të ndaluara nënat e tyre.”

Shënimi 83

Që të mbash dy motra njëherësh nën kurorë është e ndaluar, por nëse e ndan njërën ose ajo vdes, lejohet martesa me motrën e saj. Po kështu, Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar edhe që të bashkosh mes gruas dhe hallës apo tezes së saj nën një kurorë.

Shënimi 84

I gjynaheve të robërve të Tij, kur ata i kërkojnë falje Atij për gjynahet e bëra dhe kthehen tek Ai me pendim.

4:24

۞ وَٱلْمُحْصَنَـٰتُ مِنَ ٱلنِّسَآءِ إِلَّا مَا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُكُمْ ۖ كِتَـٰبَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ ۚ وَأُحِلَّ لَكُم مَّا وَرَآءَ ذَٰلِكُمْ أَن تَبْتَغُوا بِأَمْوَٰلِكُم مُّحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَـٰفِحِينَ ۚ فَمَا ٱسْتَمْتَعْتُم بِهِۦ مِنْهُنَّ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ فَرِيضَةًۭ ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا تَرَٰضَيْتُم بِهِۦ مِنۢ بَعْدِ ٱلْفَرِيضَةِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ٢٤

Ju ndalohet gjithashtu martesa me gratë që gjenden nën kurorë85, përveç atyre që i keni nën pushtet86. Ky është urdhri i Allahut87 për ju. Ndërsa përveç këtyre88, juve ju janë lejuar të gjitha gratë89, me kusht që t’i kërkoni me pasurinë tuaj90 për martesë e jo për kurvëri. Për kënaqësinë që kaloni me to91, jepuni shpërblimin e tyre të detyrueshëm92. S’ka gjynah për ju, që me pëlqim dypalësh, ta shtoni apo pakësoni sasinë e dhuratës (së martesës) pas caktimit të saj.93 Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm94, i Urtë95.

Komentimi 11 shënime

Shënimi 85

Gratë e martuara, që kanë burrë dhe nuk janë divorcuar as nuk u ka vdekur burri.

Shënimi 86

Robëreshat e luftës, edhe nëse janë të martuara, janë të lejuara për muslimanët, pasi të ndahen sipas rregullit të caktuar nga Islami, dhe pasi të vërtetohet mosshtatëzania e tyre me pritjen e të përmuajshmeve të një muaji.

Shënimi 87

Allahu është Ai që ua ka ndaluar ato që u ka ndaluar dhe ua ka lejuar ato që u ka lejuar prej grave për martesë, dhe detyra juaj është që t’i bindeni Urdhrit të Allahut, sepse vetëm kështu do të shpëtoni dhe do të fitoni në të dyja botët.

Shënimi 88

Grave që u përmendën më sipër.

Shënimi 89

Deri në katër gra, që i lejohet një burri t’i ketë nën kurorë.

Shënimi 90

Duke u dhënë dhuratën e martesës atyre grave që janë të lira, ose duke i blerë ato që janë robëresha.

Shënimi 91

Me gratë tuaja, me të cilat martoheni dhe kryeni marrëdhënie bashkëshortore.

Shënimi 92

Dhuratën e martesës, mehrin, i cili është detyrë e domosdoshme mbi burrin dhe e drejtë e ligjshme e gruas me të cilën martohet.

Shënimi 93

Lejohet që dhurata e martesës, që caktohet në aktin e martesës dhe i jepet gruas në dorë apo në një afat të caktuar, të shtohet apo të pakësohet më pas, me pëlqimin e të dy bashkëshortëve.

Shënimi 94

Di se çfarë është e mirë për ju dhe çfarë jo, dhe di gjithçka që ju shfaqni apo fshehni.

Shënimi 95

Në të gjitha veprimet dhe gjykimet e Tij.

4:25

وَمَن لَّمْ يَسْتَطِعْ مِنكُمْ طَوْلًا أَن يَنكِحَ ٱلْمُحْصَنَـٰتِ ٱلْمُؤْمِنَـٰتِ فَمِن مَّا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُكُم مِّن فَتَيَـٰتِكُمُ ٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ۚ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَـٰنِكُم ۚ بَعْضُكُم مِّنۢ بَعْضٍۢ ۚ فَٱنكِحُوهُنَّ بِإِذْنِ أَهْلِهِنَّ وَءَاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ مُحْصَنَـٰتٍ غَيْرَ مُسَـٰفِحَـٰتٍۢ وَلَا مُتَّخِذَٰتِ أَخْدَانٍۢ ۚ فَإِذَآ أُحْصِنَّ فَإِنْ أَتَيْنَ بِفَـٰحِشَةٍۢ فَعَلَيْهِنَّ نِصْفُ مَا عَلَى ٱلْمُحْصَنَـٰتِ مِنَ ٱلْعَذَابِ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِىَ ٱلْعَنَتَ مِنكُمْ ۚ وَأَن تَصْبِرُوا خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٢٥

Atyre, prej jush, që nuk kanë mundësi materiale96 për t’u martuar me gra të lira besimtare, jepuni për martesë nga robëreshat tuaja besimtare, që i keni nën pushtetin tuaj;97 e Allahu e di mirë për besimin tuaj98. Jepni e merrni nga njëri-tjetri.99 Martohuni me to (robëreshat) me lejen e familjes së tyre100 dhe jepuni atyre dhuratat e martesës sipas rregullit101, duke qenë se janë të ndershme dhe jo imorale102 apo që kanë dashnorë103. E, nëse ato (robëreshat), pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është sa gjysma e dënimit të grave të lira104. Kjo (martesa me robëresha) lejohet për atë që i frikësohet kurvërisë prej jush105, por që të duroni, është më e mirë për ju.106 Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.107

Komentimi 12 shënime

Shënimi 96

Vlerën e dhuratës së martesës.

Shënimi 97

Lejohet martesa me robëreshë muslimane, por jo me robëreshë jomuslimane, qoftë prej ithtarëve të Librit (jehudëve dhe të krishterëve), apo e ndonjë feje tjetër. Kurse gratë me të cilat lejohet martesa prej ithtarëve të Librit, janë vetëm ato gra që janë të lira dhe jo robëresha.

Shënimi 98

Allahu e di se çfarë fshihni në zemër, ju dhe robëreshat tuaja, por gjykimi jepet sipas asaj që ato shfaqin, kurse për atë që fshenin në zemrat e tyre, është Allahu Ai që do i marrë në llogari.

Shënimi 99

Robëresha për martesë.

Shënimi 100

Zotëriut të tyre, nën pushtetin e të cilit ato ndodhen.

Shënimi 101

Sipas asaj që bini dakord prej gjërave të lejuara në Islam, ashtu si bëni kur martoheni me gratë e lira.

Shënimi 102

Të hapura e të njohura për kurvërinë e tyre.

Shënimi 103

Që bëjnë kurvëri në mëyrë të fshehtë.

Shënimi 104

Kur ato bëjnë kurvëri para se të martohen, duke qenë se janë beqare, sepse ky dënim mund të përgjysmohet nga 100 në 50 shkopinj, kurse dënimi me gurëzim deri në vdekje, që është për të martuarit që bëjnë kurvëri, qofshin nën kurorë apo të divorcuar, por që kanë qenë të martuar, nuk mund të përgjysmohet.

Shënimi 105

Pra, për lejimin e martesës së muslimanit me robëreshë, Allahu ka vendosur katër kushte: 1. Që ato të jenë besimtare muslimane. 2. Të jenë të ndershme. 3. Pamundësia për t’u martuar me grua të lirë besimtare. 4. Frika nga rënia në kurvëri.

Shënimi 106

Sepse martesa me robëreshë është gjë e ulët dhe fëmijët që lind me të, do të jenë robër dhe jo të lirë. Por nëse nuk duron dhe ke frikë se bie në kurvëri nëse nuk martohesh me robëreshë, martesa me to bëhet e detyrueshme në këtë rast.

Shënimi 107

Jua fal gjynahet, kur ata i kthehen Atij me pendim dhe kërkim të faljes, dhe ua lehtëson ligjet robërve të Tij, nga mëshira që ka për ta, me bujarinë dhe mirësinë e Tij ndaj tyre.

4:26

يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمْ وَيَهْدِيَكُمْ سُنَنَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ وَيَتُوبَ عَلَيْكُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌۭ ٢٦

Allahu dëshiron që t’ju sqarojë108, t’ju udhëzojë në rrugën e atyre që kanë qenë para jush109 dhe t’ju pranojë pendimet tuaja110. Allahu është i Gjithëdijshëm111, i Urtë.112

Komentimi 5 shënime

Shënimi 108

Gjithçka që keni nevojë t’ju sqarohet prej të vërtetës dhe të pavërtetës, hallallit dhe haramit.

Shënimi 109

Prej profetëve e ndjekësve të tyre.

Shënimi 110

Duke i hapur dyert e mëshirës për ata të cilët, kur bëjnë gjynahe, kthehen tek Ai të penduar e të nënshtruar, gjë e cila ndodh me suksesin që Ai u jep atyre për t’u penduar, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi për gjithçka.

Shënimi 111

Dhe nga dija e Tij është që u ka mësuar ato gjëra që nuk i keni pas ditur, si dhe këto dispozita që u përmendën më sipër.

Shënimi 112

Dhe nga urtësia e Tij është se Ai pranon pendimin e atij që e meriton atë dhe poshtëron atë që nuk e meriton faljen, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij absolute.

4:27

وَٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلشَّهَوَٰتِ أَن تَمِيلُوا مَيْلًا عَظِيمًۭا ٢٧

Allahu dëshiron t’jua pranojë pendimet113, kurse ata të cilët jepen pas epsheve114, dëshirojnë që të devijoni krejtësisht.115

Komentimi 3 shënime

Shënimi 113

T’ju drejtojë në shkaqet e pranimit të pendimit për gjynahet tuaja, që t’jua falë e t’jua fshijë ato.

Shënimi 114

Që ndjekin epshet dhe dëshirat vetjake dhe i adhurojnë ato, prej jehudëve e të krishterëve, imoralëve e të shtururve.

Shënimi 115

Të devijoni nga rruga e drejtë e Allahut në rrugën e atyre që kanë tërhequr mbi vete zemërimin e Allahut dhe në rrugën e të humburve; nga rruga e Mëshiruesit në rrugën e djallit.

4:28

يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمْ ۚ وَخُلِقَ ٱلْإِنسَـٰنُ ضَعِيفًۭا ٢٨

Allahu dëshiron t’ju bëjë lehtësime116, sepse njeriu është krijuar i dobët117.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 116

Duke ua lehtësuar urdhërat dhe ndalesat kur ju hasni vështirësi të papërmbajtshme në kryerjen e tyre, siç është lejimi i ngrënies nga kafsha e ngordhur për atë që i kanoset vdekja nëse nuk gjen të hajë gjë tjetër përveç saj, apo siç është lejimi i martesës së burrit të lirë me grua robëreshë, sipas kushteve të përmendura më sipër, gjë e cila tregon mëshirën e plotë dhe mirësinë e gjithanëshme e Allahut, si dhe dijen dhe urtësinë e Tij në lidhje me dobësinë e njeriut.

Shënimi 117

I dobët në origjinën e krijimit, i dobët në durimin ndaj grave, i dobët në përballimin e epsheve dhe dëshirave vetjake.

4:29

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَأْكُلُوٓا أَمْوَٰلَكُم بَيْنَكُم بِٱلْبَـٰطِلِ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَـٰرَةً عَن تَرَاضٍۢ مِّنكُمْ ۚ وَلَا تَقْتُلُوٓا أَنفُسَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًۭا ٢٩

O besimtarë! Mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të padrejtë118, përveç nëse bëni tregti me pëlqim dypalësh,119 dhe mos e vritni veten tuaj!120 Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.121

Komentimi 4 shënime

Shënimi 118

Në mënyrë të palejuar: me kamatë, kumar, vjedhje, grabitje, vepra të ulëta e të ndaluara në Islam.

Shënimi 119

Tregti të lejuar, me pëlqimin e dy apo më shumë palëve kontraktuese, sipas kushteve dhe rregullave të parashtruara në librat e jurisprudenës Islame: Fikhut.

Shënimi 120

Mos vritni vetveten dhe mos vritni njëri-tjetrin, sepse ju jeni një popull i vetëm, një fe e vetme, një thirrje e vetme; dhe nëse dikush nga ju vret dikë tjetër, është njëlloj sikur ka vrarë vetveten.

Shënimi 121

Dhe nga mëshira e Tij për krijesat e Tij, është se Ai ju ka ndaluar nga vrasja e vetes apo e tjetrit, përveçse me të drejtën e caktuar në legjislacionin Islam, si dhe ju ka ndaluar nga përvetësimi i pasurisë së njëri-tjetrit padrejtësisht.

4:30

وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ عُدْوَٰنًۭا وَظُلْمًۭا فَسَوْفَ نُصْلِيهِ نَارًۭا ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًا٣٠

Kushdo që e bën këtë qëllimisht122 dhe padrejtësisht, Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 122

Me vetëdije dhe jo nga mosdija, duke i tejkaluar kufijtë e vendosur nga Allahu qëllimisht dhe me paramendim.

4:31

إِن تَجْتَنِبُوا كَبَآئِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُم مُّدْخَلًۭا كَرِيمًۭا ٣١

Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha123, që ju ndalohen, Ne do t’jua falim të këqijat124 dhe do t’ju fusim në një vend të nderuar.125

Komentimi 3 shënime

Shënimi 123

Gjynahet e mëdha janë ato gjynahe për të cilat është caktuar dënim i prerë në këtë botë (el hudud: siç është dënimi i vrasjes, i imoralitetit, i pirjes së alkoolit, i shpifjes për të ndershmen, i daljes nga feja, i vjedhjes, etj.), ose ka ardhur kërcënim me dënim në botën tjetër, ose ka ardhur mohim i besimit nga vepruesi i tyre, ose vepruesit e të cilave janë mallkuar apo kanë tërhequr ndaj vetes zemërimin e Allahut. Në largimin prej gjynaheve të mëdha përfshihet gjithashtu kryerja e detyrimeve fetare, si pesë namazet, agjërimi i Ramazanit, etj, lënësi i të cilave ka kryer gjynah të madh. Janë përcjellë disa hadithe ku përmenden gjynahet e mëdha, siç është idhujtaria, mosrespekti ndaj prindërve, dëshmia e rreme, vrasja, etj. Por ato hadithe nuk janë kufizuese të numrit të gjynaheve të mëdha, por shembuj prej tyre.

Shënimi 124

Do t’jua falim të gjitha gjynahet e vogla dhe të këqiat që keni bërë në dynja.

Shënimi 125

Ku gjenden të gjitha të mirat, që nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka kapur imagjinata: në xhenet.

4:32

وَلَا تَتَمَنَّوْا مَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بِهِۦ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ ۚ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌۭ مِّمَّا ٱكْتَسَبُوا ۖ وَلِلنِّسَآءِ نَصِيبٌۭ مِّمَّا ٱكْتَسَبْنَ ۚ وَسْـَٔلُوا ٱللَّهَ مِن فَضْلِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًۭا ٣٢

Mos i lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu i ka dalluar disa nga ju mbi të tjerët126; meshkujt do të kenë pjesë nga ajo që kanë punuar, dhe po ashtu femrat do të kenë pjesë nga ajo që kanë punuar. Kërkojini Allahut nga mirësitë e Tij! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.127

Komentimi 2 shënime

Shënimi 126

Qoftë prej gjërave të mundshme apo të pamundshme: gratë të mos lakmojnë veçoritë e burrave dhe as të varfërit të mos lakmojnë pasurinë e të pasurve, sepse kjo gjë është smirë ndaj tjetrit dhe të çon drejt shprehjes së pakënaqësisë me caktimin e Allahut, drejt dembelizmit dhe shpresimeve të kota.

Shënimi 127

Allahu e di se çfarë është e mirë për robët e Tij, në të gjitha gjykimet dhe vendimet e Tij, prandaj mos lakmoni tjetër gjë përveç asaj që ju ka caktuar Allahu, por bindjuni Allahut, dorëzojuni Atij, kënaquni me caktimin e Tij dhe kërkojini Atij nga mirësitë e Tij.

4:33

وَلِكُلٍّۢ جَعَلْنَا مَوَٰلِىَ مِمَّا تَرَكَ ٱلْوَٰلِدَانِ وَٱلْأَقْرَبُونَ ۚ وَٱلَّذِينَ عَقَدَتْ أَيْمَـٰنُكُمْ فَـَٔاتُوهُمْ نَصِيبَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدًا ٣٣

Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit. Edhe atyre, me të cilët keni lidhur marrëveshje,128 jepuni pjesën e vet129. Vërtet, Allahu është dëshmitar për çdo gjë.130

Komentimi 3 shënime

Shënimi 128

Me të cilët keni bërë aleancë për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast nevoje, apo keni bërë marrëveshje tregtie, etj. Thuhet gjithashtu se këtu janë për qëllim fiset që lidhnin aleancë me njëri-tjetrin në kohën para Islamit, por kjo gjë u shfuqizua më pas nga Islami. Thuhet gjithashtu se bëhet fjalë për vëllazërimin që bëri Profeti (salallahu alejhi ue selem) mes emigruesve mekas dhe ndihmuesve medinas, të cilët trashëgonin njëri-tjetrin sipas kësaj vëllazërie, por më pas kjo gjithashtu u shfuqizua.

Shënimi 129

Prej ndihmës dhe përkrahjes sipas marrëveshjes dhe aleancës së lidhur mes tyre.

Shënimi 130

Sheh gjithçka që ju veproni, dëgjon gjithçka, di gjithçka dhe shënon gjithçka që ju veproni për të qenë argument në favorin tuaj apo kundër jush në ditën e Gjykimit.

4:34

ٱلرِّجَالُ قَوَّٰمُونَ عَلَى ٱلنِّسَآءِ بِمَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ وَبِمَآ أَنفَقُوا مِنْ أَمْوَٰلِهِمْ ۚ فَٱلصَّـٰلِحَـٰتُ قَـٰنِتَـٰتٌ حَـٰفِظَـٰتٌۭ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُ ۚ وَٱلَّـٰتِى تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَٱهْجُرُوهُنَّ فِى ٱلْمَضَاجِعِ وَٱضْرِبُوهُنَّ ۖ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيًّۭا كَبِيرًۭا ٣٤

Burrat kanë autoritet mbi gratë131, për shkak të epërsisë132 që Allahu u ka dhënë mbi ato, dhe për shkak se ata shpenzojnë nga pasuria e tyre133. Prandaj, gratë e mira janë të bindura134 dhe ruajtëse të fshehtësive135 falë ruajtjes së Allahut.136 Kurse ato gra, mosbindjes së të cilave i keni drojën137, këshillojini,138 largojuni nga shtrati dhe rrihini139. Por, nëse ju binden140, atëherë mos i ndëshkoni më141. Vërtet, Allahu është i Lartë, i Madh!142

Komentimi 12 shënime

Shënimi 131

Kanë të drejtën e urdhërimit të tyre për kryerjen e detyrimeve ndaj fesë së Allahut, si dhe janë kujdestarë për to: për plotësimin e nevojave të tyre jetësore.

Shënimi 132

Epërsia që burrat kanë mbi gratë shfaqet në aspekte të ndryshme, siç është: fakti se pushteti dhe pejgamberllëku është i posaçëm për burrat, xhihadi dhe disa adhurime të tjera si festat dhe të xhumatë janë detyrim i posaçëm mbi burrat, shpenzimet për jetesën: ushqimin, veshmbathjen dhe banesën, janë detyrime të posaçme mbi burrat, etj. Një fakt i tillë është mëse i kuptueshëm dhe i arsyeshëm, mjafton të shohësh në realitetin e krijimit fizik të secilit prej burrit dhe gruas.

Shënimi 133

Pra, burri ndaj gruas së tij është si udhëheqësi apo përgjegjësi, i cili ka për detyrë të kujdeset dhe të mirëmbajë atë që ka nën përgjegjësi, kurse detyra e gruas është që t’i bindet Zotit të saj si dhe burrit të saj, prandaj Allahu i lavdëron gratë e bindura ndaj burrave të tyre në vijim të ajetit.

Shënimi 134

Që i binden Allahut dhe burrave të tyre.

Shënimi 135

Të burrit të tyre, duke ruajtur veten e tyre nga e ndaluara dhe pasurinë e tij (burrit).

Shënimi 136

Por këtë besnikëri që kanë ato, e kanë fal suksesit që u jep Allahu dhe, kush i mështetet Allahut, Ai i mjafton atij. Ajeti ka për qëllim t’u thotë burrave që ndaj grave të tilla të sillen mirë dhe t’i mbajnë mirë.

Shënimi 137

Ato gra të cilat nuk u binden burrave të tyre, por i kundërshtojnë ata dhe ngrenë krye mbi ta, qoftë me fjalë apo me vepër.

Shënimi 138

Duke filluar kështu me mënyrën më të lehtë të edukimit: duke u sqaruar ligjet e vendosura nga Allahu për bindjen apo mosbindjen ndaj burrit, duke u folur për shpërblimin që ka bindja ndaj burrit dhe ndëshkimin që ka mosbindja ndaj tij. Nëse ajo kthehet dhe bindet, kjo është ajo që kërkohet, e në të kundërt, kalohet në mënyrën tjetër të edukimit: duke iu larguar nga shtrati dhe duke mos kryer marrëdhënie intime me të deri sa të arrihet qëllimi.

Shënimi 139

Së fundmi, nëse nuk bën dobi as këshilla dhe as largimi nga shtrati, atëherë i lejohet burrit që ta rrahë lehtë dhe pa e dëmtuar gruan e tij, me qëllim të lëndimit shpirtëror dhe jo lëndimit fizik, deri sa ajo të kthehet në bindjen normale ndaj burrit të saj, ashtu si ka urdhëruar Allahu.

Shënimi 140

Nëse pendohen dhe kthehen në kryerjen e detyrimeve të tyre që u ka ngarkuar Allahu dhe në bindjen ndaj burrave të tyre.

Shënimi 141

Mos i ndëshkoni më për ato që kanë kaluar dhe mos ua kujtoni të metat që, nëse kujtohen, sjellin dëm dhe sherr mes jush.

Shënimi 142

Allahu është i Lartë në të gjitha pikëpamjet: me Qënien e Tij, me cilësitë e Tij, me fuqinë e Tij. Nuk ka më të madh e më madhështor se Allahu. Allahu është më i Madhi dhe më Madhështori në Qënien dhe në cilësitë e Tij. Prandaj, kini frikë Allahun dhe mos u bëni padrejtësi grave, as mos ngrini dorë mbi to, përderisa ato ju binden juve, përndryshe Allahu do të marrë hak për to dhe Ai është më i Lartë se ju dhe se çdo gjë tjetër.

4:35

وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَٱبْعَثُوا حَكَمًۭا مِّنْ أَهْلِهِۦ وَحَكَمًۭا مِّنْ أَهْلِهَآ إِن يُرِيدَآ إِصْلَـٰحًۭا يُوَفِّقِ ٱللَّهُ بَيْنَهُمَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًۭا ٣٥

Nëse i druheni ndarjes mes atyre dyve (bashkëshortëve), atëherë dërgoni një gjykues143 nga familja e tij dhe një gjykues nga familja e saj.144 Në qoftë se të dy ata (gjykuesit) dëshirojnë vërtet pajtim145, Allahu u jep sukses atyre.146 Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo gjëje në hollësi.147

Komentimi 5 shënime

Shënimi 143

Njeri të mençur e të dëgjuar, i cili ka vend në fisin e vet.

Shënimi 144

Këta gjykues përpiqen me të gjitha mënyrat e mundëshme për pajtimin e dy bashkëshortëve dhe kthimin e tyre në kryerjen e detyrimeve të secilit prej tyre ndaj njëri-tjetrit ashtu si ka urdhëruar Allahu. Nëse këta dy gjykues arrijnë në përfundimin se bashkimi mes dy bashkëshortëve është i pamundur, përveç nëse do të ishte bashkim që përmban urrejtje, mospajtim dhe shkelje të dispozitave të vendosura nga Allahu për secilin prej bashkëshortëve, atëherë bëjnë ndarjen mes tyre pa qenë kusht pëlqimi i burrit për ndarje në këtë rast, sepse Allahu i ka quajtur ata të dy gjykues, dhe gjykuesi vendos edhe nëse i gjykuari nuk jep pëlqimin e vet.

Shënimi 145

Mes burrit dhe gruas për të cilët kanë ndërhyrë të bëjnë pajtim.

Shënimi 146

Që të arrijnë pajtimin mes burrit dhe gruas, por kushti për këtë është qëllimi i pastër dhe vullneti për pajtim.

Shënimi 147

Dhe shpërblen secilin sipas qëllimit të vet: gjykuesit dhe të gjithë njerëzit. Ata që bëjnë pajtim mes njerëzve kanë shpërblim të madh tek Allahu, ashtu si dhe e kundërta: ata që fusin ngatërresë dhe përçarje mes njerëzve, kanë dënim të madh nga Allahu në të dyja botët.

4:36

۞ وَٱعْبُدُوا ٱللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِۦ شَيْـًۭٔا ۖ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَـٰنًۭا وَبِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينِ وَٱلْجَارِ ذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْجَارِ ٱلْجُنُبِ وَٱلصَّاحِبِ بِٱلْجَنۢبِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ مُخْتَالًۭا فَخُورًا ٣٦

Adhuroni Allahun148 dhe mos i shoqëroni Atij asgjë149, silluni mirë me prindërit150, me të afërmit151, jetimët152, të varfrit153, fqinjët e afërm154, fqinjët e largët155, shokun që keni pranë156, me udhëtarin157 dhe me ata që keni nën pronësi158. Me të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit e krekosur e mburravecë;159

Komentimi 12 shënime

Shënimi 148

Me përulje dhe frikërespekt, të nënshtruar vetëm ndaj Tij me besnikëri dhe sinqeritet.

Shënimi 149

Mos adhuroni tjetër përveç Tij, mos merrni për zot asnjë tjetër përveç Tij, mos ja vishni askujt tjetër atributet dhe cilësitë e Tij.

Shënimi 150

Ky është urdhër nga Allahu i Madhëruar për sjelljen mirë me prindërit, respektimin e tyre dhe bamirësinë ndaj tyre. Mosrespektimi i prindërve dhe bërja keq atyre është nga gjynahet e mëdha.

Shënimi 151

Qofshin nga ana e babës apo e nënës, duke i mbajtur lidhjet farefisnore me ta.

Shënimi 152

Jetim është fëmija të cilit i ka vdekur babai duke qenë i mitur, para hyrjes në moshën madhore: para pubertitetit; këta fëmijë kanë të drejtën e tyre të ligjshme tek të gjithë muslimanët, qofshin të afërm apo jo, dhe e drejta e tyre është përkujdesja për ta, bërja mirë atyre, sjellja mirë me ta, edukimi i tyre, etj.

Shënimi 153

Ata të cilët i ka mbuluar varfëria dhe skamja, që nuk arrijnë të plotësojnë nevojat. Allahu nxit për bamirësi ndaj këtyre.

Shënimi 154

Fqinjët e afërm nga gjaku kanë dy të drejta: e drejta e fqinjërisë dhe e drejta e afërsisë së gjakut.

Shënimi 155

Që nuk kanë afërsi gjaku dhe prejardhje.

Shënimi 156

Shokun tuaj të ngushtë, shokun e udhëtimit, bashkëshorten tuaj. Të gjitha këto futen këtu. Të gjitha këto janë porosi e Allahut, dhe robët e Tij duhet ta ruajnë porosinë e Allahut dhe porosinë e të Dërguarit të Tij.

Shënimi 157

Udhëtari ka të drejtat e tij mbi muslimanët e vendit ku udhëton, qoftë i pasur apo i varfër.

Shënimi 158

Qoftë prej njerëzve apo prej kafshëve, ndaj të gjithë atyre ju keni përgjegjësi dhe detyrime.

Shënimi 159

Nuk gjen njeri që t’i shkelë të drejtat e njerëzve dhe t’i shmanget detyrimeve të tij, veçse është mendjemadh dhe mburravec, që u shet mend njerëzve me të mirat që i ka dhënë Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për to as nuk i ndihmon njerëzit në nevojë. Allahu nuk i do këta njerëz, dhe ata që Allahu nuk i do, nuk e mëshiron, por derdh mbi ta zemërin e Tij dhe i dënon me dënimin e Tij të dhembshëm!!!

4:37

ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ ۗ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا ٣٧

ata të cilët janë koprracë dhe i urdhërojnë edhe të tjerët për koprraci,160 dhe e fshehin atë që u ka dhënë Allahu nga mirësitë e Tij.161 E, për mohuesit, Ne kemi përgatitur dënim poshtërues.162

Komentimi 3 shënime

Shënimi 160

Këto janë cilësi të mendjemëdhenjve mburravecë, të cilët i shmangen detyrimeve që kanë ndaj të tjerëve dhe shkelin të drejtat.

Shënimi 161

Fshehin dijen e vërtetë që u ka mësuar Allahu në lidhje me Muhamedin dhe gjëra të tjera që u ka shpallur Allahu, dhe shfaqin të pavërtetën, për ndonjë përfitim të pakët nga gjërat e dynjasë. Këta kanë bashkuar mes kopracisë në pasuri dhe kopracisë në dije, si dhe mes vrapimit drejt humbjes së vetes së tyre dhe humbjes së të tjerëve, gjëra të cilat janë cilësi të mohuesve, prandaj në mbyllje të ajetit, Allahu thotë: “E, për mohuesit, Ne kemi përgatitur dënim poshtërues.”

Shënimi 162

Si ndëshkim i merituar për mendjemadhësinë dhe mburrjen e tyre ndaj njerëzve, për mohimin dhe përgënjeshtrimin e tyre. Këta do të dënohen me dënimin poshtërues dhe të përjetshëm në zjarrin e xhehenemit e, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

4:38

وَٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۗ وَمَن يَكُنِ ٱلشَّيْطَـٰنُ لَهُۥ قَرِينًۭا فَسَآءَ قَرِينًۭا ٣٨

(Allahu nuk i do) As ata të cilët japin nga pasuria e tyre për sy e faqe të botës,163 dhe që nuk besojnë as Allahun, as Ditën e Fundit. E, ai që ka për shok djallin164, ka shokun më të keq!165

Komentimi 3 shënime

Shënimi 163

Dhe jo për hir të Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Tij, madje ata e mohojnë Njësimin e Allahut dhe kthimin tek Ai në ditën e Kiametit. Kjo është cilësi e jehudëve, e hipokritëve dhe e idhujtarëve e mosbesimtarëve. Jehudët e besojnë Allahun dhe kthimin tek Ai në botën tjetër, por ata mohojnë profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), prandaj janë përfshirë në grupin e mohuesve dhe janë prej tyre.

Shënimi 164

Ai që e ka djallin shok e të dashur dhe që vepron ashtu si urdhëron ai dhe jo si urdhëron Allahu; në lëmoshën që jep për sy e faqe të njerëzve, në mohimin e Allahut dhe të ringjalljes pas vdekjes, e në çdo vepër tjetër.

Shënimi 165

Djalli është shoku më i keq, i cili dëshiron humbjen dhe shkatërrimin e atij që e merr për shok atë, që t’i bashkohet atij në zjarrin e xhehenemit, në botën tjetër.

4:39

وَمَاذَا عَلَيْهِمْ لَوْ ءَامَنُوا بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَأَنفَقُوا مِمَّا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِهِمْ عَلِيمًا ٣٩

Ç’dëm do të kishin ata, sikur të besonin Allahun166 dhe Ditën e Fundit167, dhe të jepnin nga ajo që u ka dhënë Allahu?!168 Allahu di mirë gjithçka për ta.169

Komentimi 4 shënime

Shënimi 166

Si një Zot i Vetëm, Krijues e Zotërues i gjithçkaje, i Vetmi që meriton të adhurohet, Zotëruesi i atributeve absolute.

Shënimi 167

Ditën e llogarisë dhe shpërblimit të secilit me veprat që ka bërë në këtë botë, xhenetin dhe xhehenemin.

Shënimi 168

Të jepnin zekatin e pasurive të tyre, me dëshirë dhe kënaqësi, për hir të Allahut dhe me sinqeritet ndaj Tij.

Shënimi 169

Për ata që u përmendën më sipër, të cilët japin për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun dhe as botën tjetër. Allahu e di shumë mirë se çfarë veprojnë ata dhe çfarë kanë për qëllim me veprat e tyre, dhe ua shënon ato për t’u dhënë dënimin e merituar në botën tjetër.

4:40

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍۢ ۖ وَإِن تَكُ حَسَنَةًۭ يُضَـٰعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًۭا ٤٠

Me të vërtetë, Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca170, madje, nëse ajo (grimcë) është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe jep shpërblim të madh171 nga Vetë Ai.172

Komentimi 3 shënime

Shënimi 170

As sa pesha e një grimce; nuk ia mohon dhe nuk ia fshin askujt të mirën që ka bërë, qoftë sa pesha e një grimce atomi, as nuk i shton mbi të këqiat që ka bërë, qoftë sa një grimcë atomi; madje nëse të mirat e njeriut avancojnë në peshë mbi të këqiat e tij qoftë vetëm sa një grimcë, Allahu e shumëfishon atë dhe i jep atij mirësi të madhe.

Shënimi 171

Shpërblimi i madh është xheneti. Dijetari i madh, Katade lexoi këtë ajet, pastaj tha: “Sikur të mirat e mia të avancojnë mbi të këqiat e mia me një grimcë peshë, kjo do të ishte më e mirë për mua se sa dynjaja me ç’ka në të.” [Taberiu].

Shënimi 172

Nga bujaria dhe mirësia e Tij, më Bujarit, të Madhërishmit, Mëshirëplotit, Absolutit në cilësitë dhe veprat e Tij. Lusim Allahun të na përfshijë me mëshirën dhe bujarinë e Tij, Ai është Zoti ynë dhe tek Ai është kthimi!

4:41

فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِن كُلِّ أُمَّةٍۭ بِشَهِيدٍۢ وَجِئْنَا بِكَ عَلَىٰ هَـٰٓؤُلَآءِ شَهِيدًۭا ٤١

Si do i bëhet173, kur prej çdo populli të sjellim dëshmitarë,174 dhe të të sjellim ty (o Muhamed) dëshmitar mbi të gjithë ata?!175

Komentimi 3 shënime

Shënimi 173

Në ditën e Llogarisë, ditën e Kiametit.

Shënimi 174

Të Dërguarit e Allahut tek ata do të dëshmojnë kundër tyre për veprat që kanë bërë dhe për përgënjeshtrimin apo besimin e të Dërguarve të tyre.

Shënimi 175

Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) do të dëshmojë se populli i tij e besuan atë dhe se të gjithë pejgamberët para tij e kanë përcjellë Fjalën e Allahut te popujt i tyre. Abdullah ibën Mesudi transmeton se Pejgamberi i tha atij: “Më lexo suren En Nisa!” Ky i tha: “A të lexoj për ty, atë që ty të është shpallur?!” Pejgamberi i tha: “Dua ta dëgjoj nga dikush tjetër përveç meje.” Atëherë lexova për të, deri sa arrita te Fjala: “Si do i bëhet, kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë…” -dhe ngrita kokën, veç kur pashë se sytë e Pejgamberit lotonin.” [Hadith i saktë. Ebu Daudi, 3668].

4:42

يَوْمَئِذٍۢ يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَعَصَوُا ٱلرَّسُولَ لَوْ تُسَوَّىٰ بِهِمُ ٱلْأَرْضُ وَلَا يَكْتُمُونَ ٱللَّهَ حَدِيثًۭا ٤٢

Atë Ditë, ata që mohuan dhe nuk iu bindën të Dërguarit (Muhamedit), do të dëshironin të rrafshoheshin me tokën,176 dhe Allahut të mos i kishin fshehur asnjë fjalë.177

Komentimi 2 shënime

Shënimi 176

D.m.th. do të donin t’i përpinte toka e të bëheshin dhe e pluhur, siç thotë Allahu, në suren Nebe: “Kurse mohuesi do të thotë: Ah! Sikur të kisha qenë dhe!”

Shënimi 177

Por pohojnë para Allahut gjithçka që kanë vepruar, madje gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për ato që kanë vepruar në dynja. Atë ditë, Allahu do t’u japë atyre shpërblimin e merituar, dhe ata e dinë se Allahu është i Drejti, i Vërteti. Ndërsa, në tekstet ku përmendet se mohuesit do ta fshehin mohimin dhe mosbesimin e tyre në ditën e Kiametit, si në Fjalën e Allahut: “Ata nuk do të mund të shfajësohen ndryshe, veçse duke thënë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë, nuk kemi qenë idhujtarë!” [El En’am 23], kjo do të jetë në pak çaste, kur ata të mendojnë se mohimi i tyre do t’i shpëtojë nga dënimi i Allahut, por kur mësojnë të vërtetat dhe gjymtyrët e tyre dëshmojnë për ato që kanë bërë, atëherë del në pah gjithçka dhe fshehja nuk ka vend dhe as nuk u sjell dobi.

4:43

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَقْرَبُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنتُمْ سُكَـٰرَىٰ حَتَّىٰ تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِى سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغْتَسِلُوا ۚ وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰٓ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَآءَ أَحَدٌۭ مِّنكُم مِّنَ ٱلْغَآئِطِ أَوْ لَـٰمَسْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَآءًۭ فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًۭا طَيِّبًۭا فَٱمْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا ٤٣

O besimtarë! Mos ju afroni namazit178 duke qenë të dehur179, derisa të dini se ç’thoni180; as kur jeni të papastër181 - përveç atij që i duhet vetëm të kalojë (nëpër xhami) - derisa të laheni. E, nëse jeni të sëmurë,182 ose në udhëtim, ose keni kryer nevojën (personale), ose jeni prekur me gratë183 dhe nuk gjeni ujë, atëherë synoni sipërfaqen e pastër të tokës dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja.184 Vërtet, Allahu është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.185

Komentimi 8 shënime

Shënimi 178

Kjo përfshin namazin (faljen) dhe vendet e namazit, si xhamitë dhe faltoret.

Shënimi 179

Nuk i lejohet të dehurit të falet në atë gjendje, për shkak të humbjes së mendjes dhe pavetëdijes për ato që thotë e bën.

Shënimi 180

Kjo pjesë e ajetit është shfuqizuar nga ajeti 90, i sures el Maide, ku alkooli ndalohet në mënyrë përfundimtare dhe të prerë.

Shënimi 181

Xhunub – pasi keni kryer marrëdhënie intime me gratë dhe pasi keni nxjerrë spermën.

Shënimi 182

Të sëmurit i lejohet të marrë tejemum nëse është xhunub, dhe shkaku i lejimit për të është pamundësia e përdorimit të ujit dhe jo mungesa e tij, siç është në lidhje me udhëtarin apo atë që nuk gjen ujë, edhe nëse nuk është udhëtar.

Shënimi 183

Keni kryer marrëdhënie seksuale.

Shënimi 184

Ky ajet flet për ligjshmërinë e Tejemumit dhe përshkruan mënyrën e marrjes së tij: duke prekur me të dyja duart ose me njërën dorë sipërfaqen e pastër të tokës apo diçka të ngritur mbi tokë që e ka origjinën prej dheu të pastër, dhe pastaj të fërkosh fytyrën dhe duart me njëra-tjetrën deri në kyçe, një herë.

Shënimi 185

Allahu i shlyen gjynahet robërve të Tij besimtarë, duke mos i dënuar ata për shumë gjynahe që bëjnë, përderisa nuk i kanë bërë shok Atij, dhe ua mbulon gjynahet atyre duke mos ua shpejtuar dënimin për to, prandaj mos u ktheni më kurrë tek ato që u kam ndaluar, që të mos ju vijë ndonjë dënim i madh.

4:44

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ يَشْتَرُونَ ٱلضَّلَـٰلَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّوا ٱلسَّبِيلَ ٤٤

A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata që iu është dhënë pjesë nga Libri186 (Hyjnor), se si e blejnë humbjen187 dhe dëshirojnë që edhe ju të humbni Rrugën e Drejtë?188

Komentimi 3 shënime

Shënimi 186

Nga Teurati. Është fjala për hebrenjtë.

Shënimi 187

Nga dashuria e madhe për humbjen, ata shpenzojnë për të ashtu si shpenzon ai që e do shumë diçka. Madje këta e blejnë humbjen duke shitur udhëzimin e drejtë, dhe blejnë mohimin duke shitur besimin, duke qenë se e dinë shumë mirë të vërtetën. Kështu janë çifutët, Allahu i mallkoftë!

Shënimi 188

Duke dhënë të gjithë mundin e tyre për të arritur që ju të bëheni të humbur si ata, dhe të ktheheni nga besimi juaj tek Allahu dhe tek Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Këtu, Allahu u tërheq vërejtjen besimtarëve që të mos këshillohen me askënd prej armiqve të Islamit, në asgjë prej çështjeve të fesë dhe as të mos dëgjojnë prej tyre asnjë fjalë kundër të vërtetës.

4:45

وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَآئِكُمْ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَلِيًّۭا وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ نَصِيرًۭا ٤٥

Allahu di më së miri për armiqtë tuaj,189 dhe mjafton Allahu si Mbrojtës,190 dhe mjafton Allahu si Ndihmës.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 189

Allahu di më mirë se ju, o besimtarë, për armiqësinë e hebrenjve kundër jush, prandaj bindjuni Atij në atë që ju ka ndaluar prej të këshilluarit me ta për fenë tuaj, sepse Ai e di se çfarë fshehin ata kundër jush prej mashtrimit, armiqësisë dhe zilisë, dhe kërkojnë që ju të humbni rrugën e drejtë dhe të shkatërroheni ashtu si edhe ata.

Shënimi 190

Kujdestar për ju dhe çështjet tuaja dhe Mbrojtës për ju nga armiqtë tuaj.

4:46

مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَٱسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍۢ وَرَٰعِنَا لَيًّۢا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًۭا فِى ٱلدِّينِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَٱسْمَعْ وَٱنظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَـٰكِن لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًۭا٤٦

Prej hebrenjve ka të atillë, që i shtrembërojnë fjalët nga konteksti i tyre191 dhe thonë: “Dëgjuam, por nuk bindemi!”192, “Dëgjo, mos dëgjofsh!”193 dhe “Raina!” (na vër veshin)194, duke përdredhur gjuhët e tyre195 dhe duke shpifur për Fenë. Por, sikur ata të thoshin: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo dhe bëj durim me ne!”196, do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ta, por Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre,197 prandaj ata nuk besojnë, veçse pak.198

Komentimi 8 shënime

Shënimi 191

Ndryshojnë fjalët ose kuptimin dhe interpretimin e teksteve të Teuratit.

Shënimi 192

E dëgjuam atë që the ti, por nuk të bindemi ty, o Muhamed!

Shënimi 193

Dëgjo prej nesh, mos e dëgjofsh kurrë atë që dëshiron të dëgjosh. E thonë këtë në formë fyerje, sharje dhe tallje me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem).

Shënimi 194

E kemi përmendur në suren el Bekare, ajeti 104, se në lidhje me domethënien e kësaj fjale ka disa mendime.

Shënimi 195

Për të ndryshuar fjalët dhe domethënien e tyre me dinakëri.

Shënimi 196

Dëgjo pyetjet tona dhe bëhu i durueshëm me ne, sa të kuptojmë ato që na thua.

Shënimi 197

Si rezultat i mohimit të tyre profetësinë e Muhamedit dhe atë që iu shpall nga Zoti i tij, dhe si rezultat i kokëfortësisë së tyre, ata merituan mallkimin e Allahut. E, Allahu nuk i bën askujt padrejtësinë më të vogël.

Shënimi 198

Besim të pakët dhe gjysmak, që nuk u bën dobi tek Allahu.

4:47

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ ءَامِنُوا بِمَا نَزَّلْنَا مُصَدِّقًۭا لِّمَا مَعَكُم مِّن قَبْلِ أَن نَّطْمِسَ وُجُوهًۭا فَنَرُدَّهَا عَلَىٰٓ أَدْبَارِهَآ أَوْ نَلْعَنَهُمْ كَمَا لَعَنَّآ أَصْحَـٰبَ ٱلسَّبْتِ ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ مَفْعُولًا ٤٧

O Ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besojeni atë që kemi zbritur (Kuranin) dhe që është vërtetues i asaj që keni ju,199 para se t’jua fshijmë fytyrat e t’jua kthejmë mbrapsht,200 ose t’ju mallkojmë ashtu siç mallkuam njerëzit e së Shtunës.201 Patjetër që Urdhri i Allahut është i mbaruar.202

Komentimi 4 shënime

Shënimi 199

I asaj që thuhet në Librat tuaj për Muhamedin dhe Kuranin. Nëse ata nuk e besojnë këtë Kuran, nuk e besojnë as atë që kanë në duar, sepse Librat e Allahut vërtetojnë njëri-tjetrin.

Shënimi 200

T’jua mbyllim sytë, t’jua sheshojmë fytyrat dhe t’jua vendosim ato nga mbrapa kokës, si dënim i përshtatshëm për llojin e veprës së tyre kur përmbysin realitetin dhe fshehin të vërtetën.

Shënimi 201

Ose t’ju nxjerrim nga mëshira Jonë dhe t’ju dënojmë ashtu si dënuam të parët tuaj që thyen urdhrin Tonë në lidhje me ditën e Shtunë, kur ishin ndaluar të peshkonin në atë ditë, dhe Allahu i shndërroi ata në majmunë.

Shënimi 202

Çdo gjë që Allahu do dhe urdhëron, kryhet patjetër, mjafton që Ai të thotë bëhu, dhe ajo që dëshiron Ai, bëhet menjëherë.

4:48

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِۦ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱفْتَرَىٰٓ إِثْمًا عَظِيمًا ٤٨

Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij, kurse të tjerat përveç kësaj, ia fal kujt të dojë.203 Padyshim, kushdo që i bën shok Allahut, ka trilluar gjynah të madh.204

Komentimi 2 shënime

Shënimi 203

Gjynahet e tjera përveç shirkut (shokvënies Allahut në adhurim, hyjnizim dhe atribute) dhe kufrit (mohimit të Allahut apo të diçkaje të ardhur nga Ai), qofshin ato gjynahe të vogla apo të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, me shkaqet e ndryshme të faljes si: veprat e mira që fshijnë të këqiat, fatkeqësitë, lutja e besimtarëve për njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha keto, mëshira e Allahut, të cilën e meritojnë më së shumti besimtarët dhe njësuesit e Tij.

Shënimi 204

Idhujtaria është gjynahu më i madh, padrejtësia më e madhe në botë dhe gënjeshtra më e madhe, sepse Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të madhërohet nga të gjitha krijesat e Tij dhe asgjë tjetër nuk ështe e denjë për t’u adhuruar përveç Tij.

4:49

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُزَكُّونَ أَنفُسَهُم ۚ بَلِ ٱللَّهُ يُزَكِّى مَن يَشَآءُ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًا ٤٩

A nuk i sheh ata, të cilët e konsiderojnë veten të dëlirë?205 Përkundrazi, është Allahu Ai i Cili pastron kë të dojë206 dhe askujt nuk do t’i bëhet as padrejtësia më e vogël.207

Komentimi 3 shënime

Shënimi 205

A nuk ke mësuar për ata hebrenj dhe të krishterë, të cilët e quajnë veten të pastër nga mëkatet, duke thënë se janë bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij, dhe se nuk do të hyjë në Xhenet askush tjetër përveç tyre.

Shënimi 206

Me besim dhe punë të mira, me morale të larta dhe pastrim nga moralet e ulëta.

Shënimi 207

As këtyre që i quajnë vetet e tyre të dëlira dhe askujt tjetër prej krijesave të Tij, Allahu nuk do t’i bëjë as padrejtësinë më të vogël. Allahu nuk vendos asgjë në vend tjetër përveç vendit të vet, por pastron kë të dojë me urtësinë dhe dijen e Tij dhe poshtëron kë të dojë prej atyre që thyejnë urdhrat e Tij, pa i bërë askujt padrejtësinë më të vogël.

4:50

ٱنظُرْ كَيْفَ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۖ وَكَفَىٰ بِهِۦٓ إِثْمًۭا مُّبِينًا ٥٠

Shiko si shpifin gënjeshtrën kundër Allahut208, dhe mjafton ky si gjynah i qartë.209

Komentimi 2 shënime

Shënimi 208

Shiko, o Muhamed, këta që e quajnë veten të dëlirë nga gjynahet, se si shpifin gënjeshtrën kundër Allahut, duke thënë se këtë e ka thënë Allahu, kurse Allahu nuk e ka thënë atë.

Shënimi 209

Gënjeshtrat që shpifin hebrenjtë dhe të krishterët kundër Allahut, mjafton si gjynah i qartë dhe i hapur nga ata, në mënyrë që t’u bëhet e qartë njerëzve shpifja dhe mosbesimi i tyre.

4:51

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ يُؤْمِنُونَ بِٱلْجِبْتِ وَٱلطَّـٰغُوتِ وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا هَـٰٓؤُلَآءِ أَهْدَىٰ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا سَبِيلًا ٥١

A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata, që u është dhënë pjesë nga Libri (Teurati), se si besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme210 dhe thonë për mohuesit: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë (muslimanët).”211

Komentimi 2 shënime

Shënimi 210

Adhurojnë të tjerë përveç Allahut, qofshin idhuj, njerëz apo shejtanë, duke i adhuruar e madhëruar ata në vend të Allahut dhe duke e mohuar Allahun dhe urdhrat e Tij.

Shënimi 211

Që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, duke pranuar gjithçka që ka ardhur me të nga Allahu i Madhëruar.

4:52

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ ۖ وَمَن يَلْعَنِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ نَصِيرًا ٥٢

Të tillët212 janë ata që ka mallkuar Allahu, dhe për atë që mallkon Allahu, nuk gjen ndihmues.213

Komentimi 2 shënime

Shënimi 212

Që u është dhënë pjesë nga Libri hyjnor, që shpifin gënjeshtër kundër Allahut, që besojnë idhujt dhe hyjni të rreme.

Shënimi 213

Që ta mbrojë, ta ruajë nga dënimi i Allahut dhe të dalë garant për të.

4:53

أَمْ لَهُمْ نَصِيبٌۭ مِّنَ ٱلْمُلْكِ فَإِذًۭا لَّا يُؤْتُونَ ٱلنَّاسَ نَقِيرًا ٥٣

A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit?214 Nëse do të ishte kështu,215 ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa gropëza e bërthamës së hurmës.216

Komentimi 3 shënime

Shënimi 214

Nga mbretëria hyjnore, që të mund të jenë shokë të Allahut në drejtimin e Mbretërisë së Tij?! Sigurisht që jo, ata nuk kanë as gjënë më të vogël nga ky pushtet. Pyetja këtu është në formë alegorike, përgjigja e së cilës është e ditur dhe e padiskutuar.

Shënimi 215

E nëse ata do të kishin pjesë në pushtetin hyjnor.

Shënimi 216

Atëherë nga koprracia dhe zemërngurtësia e tyre, nuk do t’u jepnin njerëzve në përgjithësi dhe Muhamedit në veçanti, as gjënë më të vogël; as sa gropëza e bërthamës së hurmës arabe apo të frutit më të vogël që ekziston.

4:54

أَمْ يَحْسُدُونَ ٱلنَّاسَ عَلَىٰ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ ۖ فَقَدْ ءَاتَيْنَآ ءَالَ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَءَاتَيْنَـٰهُم مُّلْكًا عَظِيمًۭا ٥٤

A mos i kanë zili njerëzit217 për ato që u ka dhuruar Allahu nga mirësia e Tij? Por Ne, edhe familjes së Ibrahimit u dhamë Librin dhe Urtësinë218, dhe u dhamë pushtet madhështor.219

Komentimi 3 shënime

Shënimi 217

A mos e kanë zili Muhamedin dhe shokët e tij për fenë dhe të mirat që u ka dhënë Allahu, dhe kjo gjë i bën ata të thonë se kanë veti hyjnore dhe janë shok të Allahut?!

Shënimi 218

Kështu që, përse nuk e kanë zili edhe familjen dhe ndjekësit e Ibrahimit ashtu si kanë zili Muhamedin dhe ndjekësit e tij?

Shënimi 219

Pasardhësve të Ibrahimit, si Daudi dhe Sulejmani. Pra mirësia e Allahut vazhdon të zbresë mbi të zgjedhurit e Tij, kështu që si mund ta mohojnë ata mirësinë e Allahut, triumfin dhe pushtetin që i ka dhënë Muhamedit, krijesës më të mirë të Allahut, krijesës që e njeh më mirë Allahun dhe që ka frikërespekt ndaj Allahut më shumë se çdokush tjetër?

4:55

فَمِنْهُم مَّنْ ءَامَنَ بِهِۦ وَمِنْهُم مَّن صَدَّ عَنْهُ ۚ وَكَفَىٰ بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا ٥٥

Disa prej tyre e besuan atë (Muhamedin),220 kurse të tjerë iu larguan221. Për ata mjafton zjarri i tërbuar i Xhehenemit.222

Komentimi 3 shënime

Shënimi 220

Disa prej ithtarëve të Librit e besuan Muhamedin dhe me këtë gjë arritën lumturinë në të dyja botët.

Shënimi 221

Nga kryeneçësia, arroganca dhe zilia, gjë e cila u shkaktoi humbjen, vuajtjen dhe dëshpërimin në të dy botët.

Shënimi 222

Për ata që iu larguan Muhamedit, e refuzuan dhe nuk e besuan atë, mjafton zjarri i tërbuar i xhehenemit, i ndezur mbi ta.

4:56

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا بِـَٔايَـٰتِنَا سَوْفَ نُصْلِيهِمْ نَارًۭا كُلَّمَا نَضِجَتْ جُلُودُهُم بَدَّلْنَـٰهُمْ جُلُودًا غَيْرَهَا لِيَذُوقُوا ٱلْعَذَابَ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمًۭا ٥٦

Ata, të cilët i mohojnë shpalljet Tona,223 padyshim që do t’i djegim në Zjarr. Sa herë që t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të shijuar dënimin.224 Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.225

Komentimi 3 shënime

Shënimi 223

Që ia kemi shpallur Muhamedit dhe që i kemi bërë vërtetuese të profetësisë së tij.

Shënimi 224

Për të përjetuar dënimin më të rëndë, sepse siç është vërtetuar nga shkenca moderne, dhimbjet e njeriut përqendrohen në shtresën e lëkurës së trupit. Ky dënim me ripërtëritjen e lëkurës së tyre me qëllim që të digjen vazhdimisht, i përshtatet mohimit dhe kryeneçësisë së tyre të vazhdueshme në dynja dhe, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

Shënimi 225

I Plotfuqishëm për të dënuar kë të dojë prej krijesave të Tij, pa e penguar askush dhe i Urtë në krijimin dhe në vendimin e Tij.

4:57

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۖ لَّهُمْ فِيهَآ أَزْوَٰجٌۭ مُّطَهَّرَةٌۭ ۖ وَنُدْخِلُهُمْ ظِلًّۭا ظَلِيلًا ٥٧

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i fusim në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra, dhe Ne do t’i fusim ata në hije të freskëta.226

Komentimi 1 shënim

Shënimi 226

Nën të cilat nuk ndjen të nxehtë apo të ftohtë. Ky përshkrim është për të treguar përsosmërinë e të jetuarit në xhenet dhe jo se atje bën nxehtë apo ftohtë.

4:58

۞ إِنَّ ٱللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤَدُّوا ٱلْأَمَـٰنَـٰتِ إِلَىٰٓ أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُم بَيْنَ ٱلنَّاسِ أَن تَحْكُمُوا بِٱلْعَدْلِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ سَمِيعًۢا بَصِيرًۭا ٥٨

Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni amanetet227 atyre që u takojnë dhe, kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni drejt.228 Vërtet, ajo me të cilën ju këshillon Allahu është gjëja më e mirë dhe vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.229

Komentimi 3 shënime

Shënimi 227

Amanet është çdo gjë që i është besuar njeriut apo që i është urdhëruar dhe ai e ka marrë përsipër, dhe Allahu urdhëron që këto amanete të ruhen në mënyrën më të mirë dhe t’u kthehen të zotëve të tyre në mënyrë të plotë dhe pa cënuar asgjë prej tyre.

Shënimi 228

Gjykoni me drejtësi, sipas ligjit të Allahut që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij. Që të gjykosh drejt, duhet të mësosh drejtësinë dhe ligjet e Allahut, pastaj të gjykosh.

Shënimi 229

Që ju flisni, gjykoni apo veproni, prandaj flisni drejt, gjykoni drejt dhe veproni drejt, sepse Allahu ua shënon të gjitha dhe ju jep shpërblimin e merituar në ditën e llogarisë, ose ia fal kujt të dojë me mirësinë e Tij.

4:59

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَطِيعُوا ٱللَّهَ وَأَطِيعُوا ٱلرَّسُولَ وَأُولِى ٱلْأَمْرِ مِنكُمْ ۖ فَإِن تَنَـٰزَعْتُمْ فِى شَىْءٍۢ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌۭ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا ٥٩

O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë çështjet tuaja (udhëheqësve).230 Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e mira për ju dhe përfundimi më i pëlqyeshëm.231

Komentimi 2 shënime

Shënimi 230

Udhëheqësit, prijësit, myftinjtë. Allahu i urdhëron besimtarët t’u binden pushtetarëve të tyre, sepse çështjet e dynjasë dhe të fesë së njerëzve nuk mund të jenë të qëndrueshme veçse me bindjen ndaj tyre, por me një kusht: përderisa nuk urdhërojnë për shkeljen e ligjeve të Allahut.

Shënimi 231

Gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij është më i miri, më i drejti dhe më i dobishmi për njerëzit në të gjitha çështjet e jetës së tyre në dynja dhe në kthimin e tyre në botën tjetër.

4:60

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ ءَامَنُواْ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُوٓاْ إِلَى ٱلطَّـٰغُوتِ وَقَدْ أُمِرُوٓاْ أَن يَكْفُرُواْ بِهِۦ وَيُرِيدُ ٱلشَّيْطَـٰنُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلَـٰلًۢا بَعِيدًۭا ٦٠

A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata,232 që pretendojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, se si kërkojnë gjykimin e tagutëve233 (tiranëve), ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato?234 Padyshim, djalli dëshiron që t’i devijojë ata krejtësisht (nga Rruga e Drejtë).

Komentimi 3 shënime

Shënimi 232

Është fjala për hipokritët.

Shënimi 233

Tiranët mendjemëdhenj, djalli dhe çdokush apo çdo gjë që adhurohet dhe madhërohet përveç Allahut, dhe që i pëlqen kjo gjë.

Shënimi 234

Si mund të bashkohet marrja e tagutëve për gjykues në vend të Allahut me besimin e pretenduar nga ata?! Të besosh Allahun do të thotë t’i nënshtrohesh ligjit të Tij dhe të gjykosh me atë ligj në të gjitha çështjet, në të kundërt, nëse merr për gjykues dikë tjetër dhe gjykimin e tij e privilegjon mbi gjykimin e Allahut, je gënjeshtar në pretendimin tënd se beson dhe kjo është lojë e shejtanit dhe humbje e tij, siç thuhet në vijim të ajetit.

4:61

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا إِلَىٰ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ رَأَيْتَ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ يَصُدُّونَ عَنكَ صُدُودًۭا ٦١

Kur atyre u thuhet: “Ejani tek ajo që ka shpallur Allahu dhe tek i Dërguari”235, i sheh hipokritët se si shmangen krejtësisht prej teje.236

Komentimi 2 shënime

Shënimi 235

Për t’u gjykuar tek ligji i Allahut që ka shpallur në Kuran dhe tek i Dërguari i Allahut, që të gjykojë mes nesh.

Shënimi 236

Nuk vijnë tek ti për t’u gjykuar dhe ndalojnë edhe të tjerët që të vijnë të gjykohen tek ti, o Muhamed.

4:62

فَكَيْفَ إِذَآ أَصَـٰبَتْهُم مُّصِيبَةٌۢ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ ثُمَّ جَآءُوكَ يَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ إِنْ أَرَدْنَآ إِلَّآ إِحْسَـٰنًۭا وَتَوْفِيقًا ٦٢

Por, si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë ndonjë fatkeqësi, për shkak të asaj që kanë vepruar me duart e tyre, pastaj të vijnë tek ti, duke u betuar në Allahun (e duke thënë): “Ne nuk kishim për qëllim, veçse të bënim mirësi dhe pajtim”?!237

Komentimi 1 shënim

Shënimi 237

T’u bënim një të mirë palëve që ishin në grindje dhe të pajtonim mes tyre. Por ata janë gënjeshtarë në këtë gjë, sepse e gjithë mirësia gjendet në marrjen për gjykues Allahun dhe të Dërguarin e Tij, siç thotë Allahu: “E ku ka gjykim më të mirë se ai i Allahut për popullin që beson bindshëm!” [El Maide, 50].

4:63

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يَعْلَمُ ٱللَّهُ مَا فِى قُلُوبِهِمْ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَعِظْهُمْ وَقُل لَّهُمْ فِىٓ أَنفُسِهِمْ قَوْلًۢا بَلِيغًۭا ٦٣

Këta janë ata, të cilët Allahu e di se ç’kanë në zemrat e tyre, prandaj largohu prej tyre,238 këshilloji dhe mënjanë thuaju fjalë me peshë.239

Komentimi 2 shënime

Shënimi 238

Mos i ndëshko në trupin e tyre, por këshilloji dhe frikësoji me ndëshkimin e Allahut që do të bjerë mbi ta dhe mbi shtëpitë e tyre për shkak të dyshimit të tyre tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe për shkak të veprës së tyre.

Shënimi 239

Urdhëroji që të kenë frikë Allahun, ta besojnë Atë dhe të Dërguarin e Tij dhe të kenë parasysh premtimin e Allahut (xhenetin) dhe kërcënimin e Tij (xhehenemin). Këtu ka argument se ai që bën gjynahe, edhe pse duhet larguar prej tij, ai duhet të këshillohet në veçanti dhe këshilla duhet të jetë e rëndë në atë masë që mnedohet se bën dobi.

4:64

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا لِيُطَاعَ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ وَلَوْ أَنَّهُمْ إِذ ظَّلَمُوٓا أَنفُسَهُمْ جَآءُوكَ فَٱسْتَغْفَرُوا ٱللَّهَ وَٱسْتَغْفَرَ لَهُمُ ٱلرَّسُولُ لَوَجَدُوا ٱللَّهَ تَوَّابًۭا رَّحِيمًۭا ٦٤

Ne nuk i kemi dërguar të dërguarit veçse me qëllim që njerëzit, me lejen e Allahut240, t’u binden atyre.241 Dhe sikur ata242, kur i bënin padrejtësi vetvetes së tyre,243 të vinin tek ti (o Muhamed!) për t’i kërkuar falje Allahut244, e edhe i Dërguari t’i lutej Allahut për t’i falur ata245, sigurisht që do ta shihnin se Allahu është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë.246

Komentimi 7 shënime

Shënimi 240

Ata që i binden të Dërguarit, i binden atij me caktimin e Allahut dhe lejen e Tij, prandaj, o njerëz, kërkoni nga Allahu që t’ju japë sukses dhe t’ju udhëzojë në bindjen ndaj Tij dhe ndaj të Dërguarit të Tij, sepse askush nuk mund të udhëzohet, veçse me lejen e Allahut.

Shënimi 241

Në çdo gjë që urdhërojnë apo ndalojnë, dhe të madhërohen ashtu si u takon. Këtu ka argument se të Dërguarit e Allahut janë të pagabueshëm në atë që komunikojnë nga Allahu dhe në atë që urdhërojnë apo ndalojnë, sepse Allahu ka urdhëruar që njerëzit t’u binden atyre pa ndonjë kusht. Kështu që edhe ty, o Muhamed, të kemi dërguar me qëllim që njerëzit të të binden ty dhe të të marrin për gjykues mes tyre, përndryshe kanë thyer Urdhrin Tim dhe kanë merituar ndëshkimin Tim.

Shënimi 242

Hipokritët e përmendur më sipër.

Shënimi 243

Me gjynahet e tyre të mëdha, siç është edhe marrja e tagutëve për gjykues dhe largimi nga Libri i Allahut dhe suneti i të Dërguarit të Tij kur thirren në të. Bërja e gjynaheve konsiderohet padrejtësi ndaj vetvetes sepse me bërjen e tyre, njeriu meriton ndëshkimin që i bie mbi vete, dhe kështu i ka bërë padrejtësi asaj.

Shënimi 244

Të penduar për veprën e tyre të keqe dhe për marrjen e tagutëve si gjykues në vend të Allahut dhe të Pejgamberit.

Shënimi 245

Kjo ardhje tek Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për të kërkuar falje për ta, kufizohet me qënien e tij në jetë, por pas vdekjes së tij kjo nuk është e mundur dhe konsiderohet shokvënie Allahut.

Shënimi 246

Do t’ua pranonte pendimin, do t’ua falte gjynahet dhe do t’i mëshironte ata duke mos i dënuar për gjynahet nga të cilat u penduan.

4:65

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِىٓ أَنفُسِهِمْ حَرَجًۭا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًۭا ٦٥

Por jo247, për Zotin tënd (o Muhamed!), ata nuk do të besojnë248, derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt249 dhe të dorëzohen plotësisht.250

Komentimi 4 shënime

Shënimi 247

Nuk është ashtu si pretendojnë ata; se gjoja besojnë në atë që i ka zbritur Muhamedit.

Shënimi 248

Nuk do të besojnë as tek Allahu, as tek i Dërguari i Tij dhe as tek ajo që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij.

Shënimi 249

Të mos ngarkohen me gjynah duke refuzuar apo mospëlqyer gjykimin tënd dhe duke dyshuar në bindjen ndaj teje dhe se gjykimi yt është i vërtetë dhe nuk lejohet të kundërshtohet.

Shënimi 250

Të dorëzohen plotësisht para gjykimit tënd dhe të pranojnë me bindje profetësinë tënde.

4:66

وَلَوْ أَنَّا كَتَبْنَا عَلَيْهِمْ أَنِ ٱقْتُلُوٓا أَنفُسَكُمْ أَوِ ٱخْرُجُوا مِن دِيَـٰرِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٌۭ مِّنْهُمْ ۖ وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًۭا ٦٦

Sikur Ne t’i kishim urdhëruar ata251: “Vritni veten!”252 ose “Dilni nga vendbanimet tuaja!”253, ata nuk do ta kishin bërë këtë, veçse një pakicë prej tyre. E sikur ata të vepronin ashtu siç këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe qëndrueshmëri më e fortë;254

Komentimi 4 shënime

Shënimi 251

Sikur t’ua kishim bërë detyrim atyre (hipokritëve) që pretendonin se kanë besuar atë që iu shpall Muhamedit.

Shënimi 252

Ashtu si urdhëruam ndjekësit e Musait që të vrasin njëri-tjetrin në mënyrë që t’iu pranohej pendimi.

Shënimi 253

Emigroni për Hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe si bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Shënimi 254

Në besim dhe në vepra të mira; dhe kjo sepse hipokriti është vazhdimisht në pështjellim e pavendosmëri dhe e gjithë puna e lodhja i shkon kot, e nëse do të punonte me besim të patundur e vendosmëri, do të merrte shpërblim të madh nga Allahu.

4:67

وَإِذًۭا لَّـَٔاتَيْنَـٰهُم مِّن لَّدُنَّآ أَجْرًا عَظِيمًۭا ٦٧

atëherë, padyshim që Ne do t’u jepnim atyre shpërblim të madh nga ana Jonë,

4:68

وَلَهَدَيْنَـٰهُمْ صِرَٰطًۭا مُّسْتَقِيمًۭا ٦٨

dhe do t’i udhëzonim në Rrugë të Drejtë.255

Komentimi 1 shënim

Shënimi 255

Do t’u jepnim sukses që të gjenin dhe të ecnin në rrugën e Drejtë, në fenë e Allahut që e zgjodhi për robët e Tij, në Islam.

4:69

وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ فَأُولَـٰٓئِكَ مَعَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلصِّدِّيقِينَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَٱلصَّـٰلِحِينَ ۚ وَحَسُنَ أُولَـٰٓئِكَ رَفِيقًۭا ٦٩

Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhënë mirësi të madhe: me profetët256, të sinqertët257, dëshmorët258 dhe të mirët!259 Eh, sa shokë të mirë janë këta!260

Komentimi 5 shënime

Shënimi 256

Ata të cilët Allahu i zgjodhi dhe i veçoi me shpalljen e Tij.

Shënimi 257

Ata që besojnë me vendosmëri të plotë atë që Allahu ua ka shpallur pejgamberëve të Tij, dhe që e zbatojnë atë (të vërtetën që ka ardhur nga Allahu) me bindje të plotë në veprat, fjalët dhe gjendjet e tyre.

Shënimi 258

Ata të cilët luftojnë dhe vriten në rrugë të Allahut për ngritjen e Fjalës së Allahut.

Shënimi 259

Ata të cilët janë të mirë në zemër, në fjalë dhe në vepër.

Shënimi 260

Për t’u bashkuar me ta në Kopshtet e begatë dhe për të qenë në shoqërinë e tyre, pranë Zotit të botëve.

4:70

ذَٰلِكَ ٱلْفَضْلُ مِنَ ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمًۭا ٧٠

Kjo mirësi është nga Allahu,261 e mjafton që Allahu është i Gjithëdijshëm.262

Komentimi 2 shënime

Shënimi 261

Është Allahu Ai që ua jep atë dhe suksesin për arritjen e saj.

Shënimi 262

Allahu di gjithçka për robët e Vet, dhe e di se kush e meriton shpërblimin e madh për veprat e mira që i ka bërë me gjithë zemër.

4:71

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا خُذُوا حِذْرَكُمْ فَٱنفِرُوا ثُبَاتٍ أَوِ ٱنفِرُوا جَمِيعًۭا ٧١

O besimtarë! Qëndroni vigjilentë dhe dilni (në luftë) në çeta263 ose të gjithë së bashku!264

Komentimi 2 shënime

Shënimi 263

Grupe-grupe të armatosura në drejtim të armikut, sipas strategjisë ushtarake të vendosur nga prijësi i muslimanëve.

Shënimi 264

Bashkë me të Dërguarin tuaj, apo me komandantin e ushtrisë, pas vdekjes së të Dërguarit.

4:72

وَإِنَّ مِنكُمْ لَمَن لَّيُبَطِّئَنَّ فَإِنْ أَصَـٰبَتْكُم مُّصِيبَةٌۭ قَالَ قَدْ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَىَّ إِذْ لَمْ أَكُن مَّعَهُمْ شَهِيدًۭا ٧٢

Në të vërtetë, dikush prej jush ngurron të niset për luftë265, dhe nëse pësoni ndonjë humbje, thotë: “Vërtet, Allahu më favorizoi mua që nuk isha i pranishëm me ta.”266

Komentimi 2 shënime

Shënimi 265

Bëhet fjalë për hipokritët, të cilët llogariteshin në mesin e besimtarëve, por në vetvete fshehnin mohimin.

Shënimi 266

Duke mos e ditur se mirësia e vërtetë është pikërisht mundësimi i arritjes së kësaj vepre të madhe për Hir të Allahut, me anë të se cilës rritet besimi, të falen gjynahet dhe shpëton nga humbja e madhe, merr shpërblim të madh dhe fiton kënaqësinë e të Madhërishmit.

4:73

وَلَئِنْ أَصَـٰبَكُمْ فَضْلٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ لَيَقُولَنَّ كَأَن لَّمْ تَكُنۢ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُۥ مَوَدَّةٌۭ يَـٰلَيْتَنِى كُنتُ مَعَهُمْ فَأَفُوزَ فَوْزًا عَظِيمًۭا ٧٣

Por, nëse ju vjen ndonjë e mirë nga Allahu267, patjetër që ai268 - sikur të mos kishte pasur kurrë dashamirësi mes tij dhe jush269 - do të thotë: “Ah, sikur të kisha qenë me ata e të arrija fitim të madh!”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 267

Triumf mbi armikun dhe plaçkë lufte.

Shënimi 268

Hipokriti apo muslimani me besim të dobët.

Shënimi 269

Ashtu si është zakonisht në mesin e besimtarëve me njëri-tjetrin, dhe si rrjedhojë fitorja e disave prej tyre është fitore edhe për të tjerët që nuk kanë qenë bashkë me ta, por ky i prapambetur nuk e di këtë dhe e ka mendjen vetëm tek fitimi material nga lufta, ndaj edhe me smirë thotë fjalën në vazhdim të ajetit.

4:74

۞ فَلْيُقَـٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يَشْرُونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا بِٱلْـَٔاخِرَةِ ۚ وَمَن يُقَـٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيُقْتَلْ أَوْ يَغْلِبْ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًۭا ٧٤

Le të luftojnë në Rrugën e Allahut ata që e shesin jetën e kësaj bote për botën tjetër, sepse kushdo që lufton në Rrugën e Allahut270, e vritet ose triumfon, sigurisht që Ne do t’i japim shpërblim të madh.271

Komentimi 2 shënime

Shënimi 270

Me sinqeritet për Hir të Allahut, për çështjen e Allahut dhe për të ngritur lart Fjalën e Tij.

Shënimi 271

Madhështinë e atij shpërblimi nuk e di askush përveç Allahut të Madhëruar, sepse askush nuk e ka parë, dëgjuar apo imagjinuar.

4:75

وَمَا لَكُمْ لَا تُقَـٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلْوِلْدَٰنِ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَخْرِجْنَا مِنْ هَـٰذِهِ ٱلْقَرْيَةِ ٱلظَّالِمِ أَهْلُهَا وَٱجْعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ وَلِيًّۭا وَٱجْعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ نَصِيرًا ٧٥

Ç’keni ju (o besimtarë) që nuk luftoni në Rrugën e Allahut dhe për të pafuqishmit prej burrave, grave e fëmijëve272, të cilët thonë: “O Zoti ynë! Na nxirr nga ky qytet, banorët e të cilit janë shtypës273, dhe na dërgo mbrojtës dhe ndihmues nga ana Jote!”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 272

Allahu i urdhëron besimtarët që të luftojnë në Rrugën e Tij, dhe prej Rrugës së Tij është që ata të luftojnë për të shpëtuar të pafuqishmit dhe të dobtit që kanë pranuar Islamin në vendet e tyre dhe vuajnë e torturohen për këtë shkak nga njerëzit e atyre vendeve. Së pari, ajeti u drejtohet besimtarëve të parë që ishin përkrah të Dërguarit të Allahut në Medine, për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve që e pranuan Islamin në Meke dhe nuk kishin mundësi të emigronin por torturoheshin e masakroheshin nga fiset e tyre, por në ajet përfshihen të gjithë besimtarët e të gjitha kohërave dhe vendeve ku ndodh diçka e ngjashme.

Shënimi 273

Është fjala për idhujtarët shtypës dhe tiranë të Mekës në fillimet e Islamit.

4:76

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا يُقَـٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا يُقَـٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱلطَّـٰغُوتِ فَقَـٰتِلُوٓا أَوْلِيَآءَ ٱلشَّيْطَـٰنِ ۖ إِنَّ كَيْدَ ٱلشَّيْطَـٰنِ كَانَ ضَعِيفًا ٧٦

Ata që besojnë, luftojnë në Rrugën e Allahut, kurse ata që nuk besojnë, luftojnë në rrugën e tagutit (djallit); pra, luftoni kundër ithtarëve të djallit,274 sepse vërtet, dinakëria e djallit është e dobët!275

Komentimi 2 shënime

Shënimi 274

Ithtarët e djallit janë ata që e miqësojnë atë dhe i binden atij, në kundërshtim të bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu i nxit besimtarët që të luftojnë në rrugën e Tij sepse edhe nëse ata ndeshin vuajtje e dëmtime në luftën e tyre, po ashtu edhe ata që luftojnë në rrugën e djallit, ndeshin vuajtje e dëmtime në luftë dhe nuk shpresojnë asgjë nga lufta e tyre, përveç diçkaje të vogël e të përkohshme nga dynjaja, kurse besimtarët i pret shpërblimi i madh nga Allahu: triumfi ndaj armiqve të tyre dhe xheneti në botën tjetër.

Shënimi 275

Dinakëria e djallit dhe kurthi i tij kundër besimtarëve është shumë i dobët dhe nuk mund të qëndrojë para të vërtetës dhe vendosmërisë së besimtarëve, e aq më pak para kujdesit të Allahut për besimtarët, prandaj o besimtarë, mos u tutni dhe mos ua kini frikën ithtarëve të djallit sepse ata janë shumë më të dobët se ju.

4:77

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّوٓا أَيْدِيَكُمْ وَأَقِيمُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا ٱلزَّكَوٰةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقِتَالُ إِذَا فَرِيقٌۭ مِّنْهُمْ يَخْشَوْنَ ٱلنَّاسَ كَخَشْيَةِ ٱللَّهِ أَوْ أَشَدَّ خَشْيَةًۭ ۚ وَقَالُوا رَبَّنَا لِمَ كَتَبْتَ عَلَيْنَا ٱلْقِتَالَ لَوْلَآ أَخَّرْتَنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ قَرِيبٍۢ ۗ قُلْ مَتَـٰعُ ٱلدُّنْيَا قَلِيلٌۭ وَٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌۭ لِّمَنِ ٱتَّقَىٰ وَلَا تُظْلَمُونَ فَتِيلًا ٧٧

A nuk i ke parë ata, të cilëve iu tha: “Mbani duart nga lufta (mos luftoni tani), por falni namazin dhe jepni zekatin!” Por, kur lufta iu bë detyrim, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve, ashtu si i frikësohen Allahut, madje edhe më tepër, dhe thanë: “Zoti ynë! Përse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë edhe për pak kohë!”276 Thuaju: “Kënaqësia e kësaj bote është e pakët, kurse bota tjetër është më e mirë për ata që janë të devotshëm, dhe juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.277

Komentimi 2 shënime

Shënimi 276

Në fillim të Islamit, në Meke, muslimanët ishin urdhëruar të falnin namaz dhe të jepnin lëmoshë për të varfërit, dhe jo zekatin e rregullt që u ligjërua në Medine, kurse në lidhje me luftën ishin urdhëruar të mos luftonin për shumë arsye. Disa prej tyre i kërkonin Muhamedit që t’i kërkonte Allahut t’u jepte lejë për të luftuar armiqtë e tyre që i torturonin dhe i dëmtonin, por nuk ishte koha për këtë dhe leja për luftë erdhi vetëm pasi emigruan në Medine. Atëherë, disa me besim të dobët prej tyre, të cilët ishin dhënë pas dynjasë dhe dashurisë për jetën, u ankuan përse Allahu ua bëri obligim luftën dhe kërkuan shtyrje të saj. Këtu ata kritikohen për këtë qëndrim dhe u tregohet se lufta në rrugën e Allahut është më e mirë për ta në të dyja botët. Por kështu është çështja e atyre të cilët nxitohen në kërkimin e gjërave para kohës së vet: kur u vjen koha atyre gjërave, ata kthejnë shpinën.

Shënimi 277

Allahu nuk ua pakëson asapak shpërblimin tuaj, por përkundrazi, ua shumëfishon atë. Përjetimi i kënaqësive të dynjasë dhe rehatia në të është e përkohshme dhe mbaron shpejt, kurse jeta tjetër është e përjetshme dhe atje gjendet lumturia e vërtetë, prandaj duroni për pak kohë vështirësitë që ndeshni në bindje ndaj Allahut dhe veproni mirë sipas mësimeve të Tij, që të arrini fitoren e madhe dhe kënaqësinë e lumturinë e përjetshme pas kësaj të përkohshmes.

4:78

أَيْنَمَا تَكُونُوا يُدْرِككُّمُ ٱلْمَوْتُ وَلَوْ كُنتُمْ فِى بُرُوجٍۢ مُّشَيَّدَةٍۢ ۗ وَإِن تُصِبْهُمْ حَسَنَةٌۭ يَقُولُوا هَـٰذِهِۦ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌۭ يَقُولُوا هَـٰذِهِۦ مِنْ عِندِكَ ۚ قُلْ كُلٌّۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ فَمَالِ هَـٰٓؤُلَآءِ ٱلْقَوْمِ لَا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ حَدِيثًۭا ٧٨

Kudo që të ndodheni, vdekja do t’ju arrijë, qofshi edhe në kështjella të forta.” Nëse u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është prej Allahut.” Por, nëse i godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Kjo është prej teje278 (o Muhamed)!” Thuaju: “Që të gjitha janë prej Allahut.” Ç’është kështu me këta njerëz, që nuk kuptojnë thuajse asgjë?!279

Komentimi 2 shënime

Shënimi 278

Për shkakun tënd dhe të asaj me të cilën ke ardhur. Duke ndjekur kështu bindje të pavërteta e pagane në lidhje me të ashtuquajturin tersllëk, pa e ditur se është Allahu Ai që e ka caktuar gjithçka për ta dhe se e mira dhe e keqja janë sprovë për njeriun në këtë botë dhe janë të lidhura ngusht me veprën e tij.

Shënimi 279

Nuk kuptojnë asgjë, ose kuptojnë shumë pak nga ato që shpall Allahu, për shkak të mohimit të tyre dhe kthimit të shpinës të Dërguarit të Allahut. Nga ajeti kuptohet se ata që e kuptojnë atë që vjen nga Allahu dhe mësojnë e ndjekin rrugët që ndihmojnë për kuptimin e saj, lavdërohen nga Allahu dhe kanë vend të lartë tek Ai.

4:79

مَّآ أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍۢ فَمِنَ ٱللَّهِ ۖ وَمَآ أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٍۢ فَمِن نَّفْسِكَ ۚ وَأَرْسَلْنَـٰكَ لِلنَّاسِ رَسُولًۭا ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًۭا ٧٩

Çdo e mirë që të vjen (o njeri), është prej Allahut,280 kurse çdo e keqe që të godet, është prej vetes tënde.281 Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) si të Dërguar për të gjithë njerëzimin,282 dhe mjafton Allahu për dëshmitar.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 280

Nga mirësia dhe suksesi që të jep Allahu në kryerjen e shkaqeve që të çojnë tek ajo e mirë.

Shënimi 281

Prej gjynaheve dhe veprave tua të këqija, që në fakt meritojnë më shumë të keqe, por Allahu shumicën e tyre i mbulon dhe i fal.

Shënimi 282

Të kemi dërguar ty, o Muhamed, si lajmëtarin Tonë tek i gjithë njerëzimi, që t’u përcjellësh shpalljen Tonë dhe vetëm kjo është detyra jote, dhe jo udhëzimi i tyre. Ti, o Muhamed je vërtet i Dërguari Ynë tek njerëzimi dhe mjafton që Ne jemi dëshmitarë të kësaj edhe sikur i gjithë njerëzimi të të përgënjeshtrojnë.

4:80

مَّن يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ ٱللَّهَ ۖ وَمَن تَوَلَّىٰ فَمَآ أَرْسَلْنَـٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًۭا ٨٠

Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut283. Kurse, sa për ata që kthejnë shpinën, Ne nuk të kemi dërguar rojtar të tyre.284

Komentimi 2 shënime

Shënimi 283

Sepse Allahu ka urdhëruar për bindje ndaj të Dërguarit të Tij, Muhamedit, dhe bindja ndaj Muhamedit është bindje ndaj Allahut. Çdo gjë që urdhëron apo ndalon i Dërguari, ai e bën këtë me urdhërin e Allahut dhe jo nga vetja e tij, prandaj mos thoni se Muhamedi është njeri si edhe ne, dhe kërkon të ngrihet mbi ne.

Shënimi 284

Që të ruash e të llogaritësh veprat e tyre, por të kemi dërguar vetëm për t’ua sqaruar atë që u shpallet nga Allahu, kurse llogaria e veprave të tyre është tek Ne.

4:81

وَيَقُولُونَ طَاعَةٌۭ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٌۭ مِّنْهُمْ غَيْرَ ٱلَّذِى تَقُولُ ۖ وَٱللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ ۖ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا ٨١

Ata thonë: “Të bindemi!”285, por kur largohen prej teje, një grup prej tyre komplotojnë natën kundër asaj që thua ti.286 Por Allahu i shënon komplotet e tyre.287 Largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu!288 Allahu të mjafton ty për mbrojtës.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 285

Kur janë në prezencën tënde, o Muhamed!

Shënimi 286

Komplotojnë dhe vendosin të mbajnë qëndrim tjetër nga ai që mbajnë para teje. Vendosin për mosbindje ndaj teje.

Shënimi 287

Dhe do t’u japë dënimin e merituar. Ky është kërcënim për veprën e tyre.

Shënimi 288

Largoju këtyre hipokritëve, o Muhamed, lëri në humbjen e tyre dhe mos ki frikë se mund të dëmtojnë diçka përderisa ti mbështetesh tek Allahu.

4:82

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلْقُرْءَانَ ۚ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِندِ غَيْرِ ٱللَّهِ لَوَجَدُوا فِيهِ ٱخْتِلَـٰفًۭا كَثِيرًۭا٨٢

A nuk e përsiatin ata Kuranin!289 Sikur ai të ishte prej dikujt tjetër përveç Allahut, do të gjenin në të kundërthënie të shumta.290

Komentimi 2 shënime

Shënimi 289

A nuk e shqyrtojnë gjatë dhe hollë Kuranin dhe domethëniet e tij, që të shohin se ai është prej Allahut dhe prej askujt tjetër. Allahu urdhëron për përsiatjen e Kuranit dhe meditimin e thellë rreth tij sepse në të gjenden çelësat e të gjitha shkencave dhe fitorja në të dyja botët.

Shënimi 290

E përderisa në të nuk ekzistojnë kundërthënie dhe përgënjeshtrime të një pjese të tij një pjesë tjetër, gjë e cila ndodh nga vepra e njeriut sado e përsosur që të jetë, dhe kjo patjetër që argumenton se ky Kuran është prej Allahut dhe prej askujt tjetër.

4:83

وَإِذَا جَآءَهُمْ أَمْرٌۭ مِّنَ ٱلْأَمْنِ أَوِ ٱلْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِۦ ۖ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى ٱلرَّسُولِ وَإِلَىٰٓ أُولِى ٱلْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ ٱلَّذِينَ يَسْتَنۢبِطُونَهُۥ مِنْهُمْ ۗ وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ لَٱتَّبَعْتُمُ ٱلشَّيْطَـٰنَ إِلَّا قَلِيلًۭا ٨٣

Kur atyre291 u vjen ndonjë lajm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin atë.292 E sikur ta përcillnin atë tek i Dërguari dhe paria e tyre, patjetër që hulumtuesit e tyre do të dinin të vepronin me të.293 Sikur të mos ishte mirësia e Allahut294 dhe mëshira e Tij për ju, do të ndiqnit djallin që të gjithë, përveç një pakice.295

Komentimi 5 shënime

Shënimi 291

Që kompletojnë kundër asaj që thotë i Dërguari i Allahut, prej hipokritëve apo muslimanëve me besim të dobët.

Shënimi 292

Kur mësojnë ndonjë lajm të rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë apo frikën, lajm që sjellin formacionet e fshehta të Profetit, qoftë për fitore kundër armikut në betejë apo për ndonjë humbje, ata shpejtojnë në përhapjen e menjëhershme të atij lajmi para se vetë Profeti të sigurohet për vërtetësinë e tij dhe pastaj ta përhapë atë, me qëllim që të fusin panik në popull.

Shënimi 293

Njerëzit e ditur e të mençur me analizimet dhe hulumtimet e tyre do ta vërtetonin atë lajm pastaj do të shihnin nëse duhej përhapur apo jo në mesin e popullit, sepse kjo gjë ka të bëjë me interesat e përgjithshme të popullit dhe kështu që duhet të analizohet dhe të shqyrtohet mirë nga Profeti sa ishte gjallë dhe nga paria dhe njerëzit e ditur pas vdekjes së Profetit, para se të publikohen. Pra, çdo çështje duhet t’u kthehet atyre që u takon prej të specializuarve dhe organeve kompetente.

Shënimi 294

Në suksesin që ju ka dhënë, edukimin dhe mësimin e asaj që nuk e dinit.

Shënimi 295

Njeriu me natyrën e tij është injorant dhe i padrejtë dhe vetja e tij e shtyn gjithnjë nga e keqja, por nëse ai drejtohet tek Allahu dhe i kërkon mbrojtje Atij me këmbëngulje e përpjekje të vazhdueshme, patjetër që Allahu do ta mëshirojë atë, do t’i japë sukses për çdo të mirë dhe do ta mbrojë nga djalli i mallkuar.

4:84

فَقَـٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا تُكَلَّفُ إِلَّا نَفْسَكَ ۚ وَحَرِّضِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَكُفَّ بَأْسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا ۚ وَٱللَّهُ أَشَدُّ بَأْسًۭا وَأَشَدُّ تَنكِيلًۭا ٨٤

Lufto në Rrugën e Allahut296! Nuk ke përgjegjësi veçse për veten tënde.297 Por nxiti edhe besimtarët, se patjetër që Allahu do ta zmbrapsë fuqinë e atyre që mohojnë. Fuqia e Allahut është më e fortë dhe ndëshkimi i Tij më i ashpër.298

Komentimi 3 shënime

Shënimi 296

Lufto me të gjitha forcat armiqtë e Allahut prej idhujtarëve dhe mohuesve. Lufto me të gjithë veten tënde për fenë e Allahut, për Islamin.

Shënimi 297

Ti nuk mund të detyrosh të tjerët për të luftuar në rrugë të Allahut dhe as nuk mban përgjegjësi për ta.

Shënimi 298

Fuqia e Allahut kundër armiqve tuaj dhe të Allahut është më e fortë se sa fuqia e tyre kundër teje dhe shokëve të tu, o Muhamed, dhe ndëshkimi i Allahut është shumë i ashpër kundër tyre, prandaj mos u dorëzo dhe mos u zmbraps para fuqisë së tyre të dobët.

4:85

مَّن يَشْفَعْ شَفَـٰعَةً حَسَنَةًۭ يَكُن لَّهُۥ نَصِيبٌۭ مِّنْهَا ۖ وَمَن يَشْفَعْ شَفَـٰعَةًۭ سَيِّئَةًۭ يَكُن لَّهُۥ كِفْلٌۭ مِّنْهَا ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ مُّقِيتًۭا ٨٥

Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo299, dhe kush ofron ndihmë të keqe, do të ketë pjesë nga ajo.300 Allahu është i Gjithëpushtetshëm mbi gjithçka.301

Komentimi 3 shënime

Shënimi 299

Kush e shton numrin e shokëve të Muhamedit duke iu bërë çift tekut të tyre, dhe lufton përkrah tyre në rrugë të Allahut, do të ketë shpërblimin e vet të plotë tek Allahu.

Shënimi 300

Kush shton numrin e mohuesve dhe keqbërësve duke iu bërë çift tekut të tyre, dhe lufton kundër besimtarëve, do të marrë ndëshkimin e vet ashtu si e meriton.

Shënimi 301

Allahu ka fuqi për gjithçka dhe mbi gjithçka. Ai e ka të lehtë të mbikqyrë gjithçka dhe çdokënd dhe pastaj e shpërblen secilin për veprën e vet ashtu si e meriton.

4:86

وَإِذَا حُيِّيتُم بِتَحِيَّةٍۢ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَآ أَوْ رُدُّوهَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ حَسِيبًا ٨٦

Kur ju përshëndet dikush302, kthejani me një përshëndetje më të mirë, ose në të njëjtën mënyrë!303 Padyshim, Allahu llogarit çdo gjë.304

Komentimi 3 shënime

Shënimi 302

Me çdo lloj përshëndetje të mirë dhe të lejueshme në fe, dhe padyshim se më e mira përshëndetje është ajo që na ka mësuar Islami: Es selamu alejkum – paqja qoftë mbi ju! Por lejohen të gjitha përshëndetjet e tjera që popujt e ndryshëm i kanë bërë zakon dhe nuk përmbajnë gjë të ndaluar nga Islami.

Shënimi 303

Kthimi i përshëndetjes në të njëjtën mënyrë është detyrim, kthimi i saj në mënyrë më të mirë është vepër e pëlqyeshme për të cilën merr sevape, kurse moskthimi i saj apo kthimi i saj në mënyrë më të pakët se ajo është e ndaluar në Islam.

Shënimi 304

Allahu llogarit çdo gjë që veproni ju, qoftë e vogël apo e madhe, dhe ju shpërblen ashtu si e meritoni, prandaj mos nënvlerësoni asnjë punë të vogël në syrin tuaj.

4:87

ٱللَّهُ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۗ وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ ٱللَّهِ حَدِيثًۭا ٨٧

Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër (të vërtetë) përveç Tij.305 Ai do t’ju mbledhë të gjithëve në Ditën e Kiametit306, për të cilën nuk ka pikë dyshimi. E kush mund të jetë më i vërtetë se Allahu në fjalë?307

Komentimi 3 shënime

Shënimi 305

Allahu është Një, i Vetëm e i Pashoq në Atributet dhe Qënien e Tij, në krijimin e gjithçkaje që ekziston dhe në mbajtjen e mbikqyrjen e gjithçkaje, prandaj Vetëm Ai është i Adhuruari i Vërtetë dhe i Pashoq.

Shënimi 306

Do t’ju ringjallë të gjithëve pas vdekjes dhe pasi të bëhet Kiameti, për të shpërblyer secilin për veprat që ka bërë në dynja; ata që i janë bindur Atij dhe kanë adhuruar vetëm Atë me xhenet, dhe ata që nuk i janë bindur Atij dhe nuk e kanë veçuar Atë në adhurim, me dënimin e dhembshëm e të tmerrshëm të xhehenemit.

Shënimi 307

Fjala dhe njoftimet e Allahut janë në gradën më të lartë të vërtetësisë, prandaj gjithçka që thuhet në temën e besimit dhe bindjes në kundërshtim me atë që ka thënë Allahu, janë të pavërteta sepse bien në kundërshtim me fjalën e vërtetë e të sigurtë, kështu që nuk mund të jenë të vërteta.

4:88

۞ فَمَا لَكُمْ فِى ٱلْمُنَـٰفِقِينَ فِئَتَيْنِ وَٱللَّهُ أَرْكَسَهُم بِمَا كَسَبُوٓا ۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَهْدُوا مَنْ أَضَلَّ ٱللَّهُ ۖ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلًۭا ٨٨

Ç’është me ju që jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve,308 kur Allahu i ka kthyer ata309 për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi të ktheni në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë në humbje?310 Për atë që Allahu lë në humbje, nuk mund të gjesh rrugë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 308

Është fjala për disa hipokritë të Mekes të cilët shfaqën Islamin dhe fshehnin kufrin, dhe nuk emigruan tek Profeti (salallahu alejhi ue selem) në Medine. Shokët e Profetit ishin në mëdyshje në lidhje me këta njerëz dhe u ndanë në dy grupe: njëri grup hezitoi t’i luftonte ata për shkak se shfaqnin Islamin, kurse grupi tjetër gjykoi për mohimin e tyre, duke u bazuar në veprat e tyre dhe përsëritjen e mohimit prej tyre herë pas here. Atëherë, Allahu i njoftoi ata se nuk duhet të jenë në mëdyshje për kufrin e atyre, sepse kjo gjë ishte e qartë nga veprat e tyre, madje ata kërkojnë që edhe ju të bëheni si ata.

Shënimi 309

Në ligjet që zbatohen ndaj idhujtarëve; në lejimin e derdhjes së gjakut, marrjes së pasurive dhe robërimit të tyre. Pra gjykimi ndaj këtyre është i njëjtë me gjykimin ndaj idhujtarëve.

Shënimi 310

Fjala i drejtohet atij grupi që mbajti anën e hipokritëve.

4:89

وَدُّوا لَوْ تَكْفُرُونَ كَمَا كَفَرُوا فَتَكُونُونَ سَوَآءًۭ ۖ فَلَا تَتَّخِذُوا مِنْهُمْ أَوْلِيَآءَ حَتَّىٰ يُهَاجِرُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا فَخُذُوهُمْ وَٱقْتُلُوهُمْ حَيْثُ وَجَدتُّمُوهُمْ ۖ وَلَا تَتَّخِذُوا مِنْهُمْ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًا ٨٩

Ata (hipokritët) dëshirojnë që edhe ju të mohoni ashtu si kanë mohuar ata, dhe të bëheni të njëjtë me ata.311 Por, ju kurrë mos bëni miq prej tyre,312 derisa të emigrojnë për hir të Allahut. E nëse ata refuzojnë313, ndiqini e vritini kudo që t’i gjeni, dhe mos zini prej tyre as miq, as ndihmues.314

Komentimi 4 shënime

Shënimi 311

Të mohoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të bëheni mohues njësoj si ata.

Shënimi 312

Mos i doni ata dhe mos u miqësoni me ta, por urrejini dhe luftojini derisa të besojnë e të emigrojnë ashtu si edhe ju.

Shënimi 313

Besimin dhe emigrimin, në mënyrë të hapur.

Shënimi 314

Mos i bëni miq ata duke u besuar çështjet tuaja dhe as mos merrni ndihmues prej tyre që t’ju ndihmojnë kundër armikut tuaj, sepse ata janë mohues të fesë dhe nuk ju duan të mirën.

4:90

إِلَّا ٱلَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَـٰقٌ أَوْ جَآءُوكُمْ حَصِرَتْ صُدُورُهُمْ أَن يُقَـٰتِلُوكُمْ أَوْ يُقَـٰتِلُوا قَوْمَهُمْ ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَسَلَّطَهُمْ عَلَيْكُمْ فَلَقَـٰتَلُوكُمْ ۚ فَإِنِ ٱعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَـٰتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْا إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَمَ فَمَا جَعَلَ ٱللَّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلًۭا ٩٠

Me përjashtim të atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje,315 ose atyre që kanë ardhur te ju, e u vjen rëndë që të luftojnë kundër jush, ose të luftojnë kundër popullit të vet316. Po të kishte dashur Allahu, do t’u kishte dhënë dorë të lirë mbi ju, dhe ata do të luftonin kundër jush.317 Por, përderisa ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lë rrugë (që të luftoni) kundër tyre.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 315

Allahu përjashton nga luftimi i këtyre hipokritëve, tre grupe prej tyre: Grupi i parë: Ata që strehohen tek një popull me të cilin muslimanët kanë lidhur pakt për paqe. Këta konsiderohen njësoj si individët e atij populli.

Shënimi 316

Grupi i dytë janë ata hipokritë që i respektojnë muslimanët dhe e kanë të rëndë të luftojnë kundër tyre, por as nuk mund të bashkohen me muslimanët dhe të luftojnë popullin e tyre. Kështu që nuk i bashkohen asnjërës palë dhe kjo është e mirë për muslimanët, sepse së paku nuk bashkohen me armikun dhe nuk i luftojnë ata.

Shënimi 317

Prandaj falënderoni Zotin tuaj për këtë të keqe që ua largoi, ndërkohë që ishte e mundur që ajo të ndodhte.

4:91

سَتَجِدُونَ ءَاخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُوا قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوٓا إِلَى ٱلْفِتْنَةِ أُرْكِسُوا فِيهَا ۚ فَإِن لَّمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُوٓا إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَمَ وَيَكُفُّوٓا أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَٱقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ ۚ وَأُولَـٰٓئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَـٰنًۭا مُّبِينًۭا ٩١

Do të hasni edhe të tjerë, të cilët duan të sigurohen nga ju dhe nga populli i vet.318 Sa herë që u vjen një sprovë, bien menjëherë në të.319 Në qoftë se këta nuk tërhiqen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapini dhe vritini kudo që t’i zini! Kundër këtyre u kemi dhënë të drejtë të qartë (për t’i luftuar).320

Komentimi 3 shënime

Shënimi 318

Ky është grupi i tretë i atyre hipokritëve që muslimanët u ndaluan t’i luftonin: Disa njerëz që kur ballafaqoheshin me muslimanët, shfaqnin Islamin për të ruajtur kokën, familjen e pasurinë, kurse kur shkonin te populli i tyre idhujtar, adhuronin idhujt dhe ndiqnin fenë e tyre, nga frika prej tyre.

Shënimi 319

Sa herë që sprovohen me kthim në mohim e idhujtari, ata verbohen dhe kthehen në to.

Shënimi 320

Për faktin se ata ngrenë dorë kundër jush në mënyrë të padrejtë dhe nuk duan paqe, kështu që të mos qortojnë veçse veten e tyre për atë që do i gjejë nga duart tuaja, o besimtarë.

4:92

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ أَن يَقْتُلَ مُؤْمِنًا إِلَّا خَطَـًۭٔا ۚ وَمَن قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَـًۭٔا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ مُّؤْمِنَةٍۢ وَدِيَةٌۭ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُوا ۚ فَإِن كَانَ مِن قَوْمٍ عَدُوٍّۢ لَّكُمْ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ مُّؤْمِنَةٍۢ ۖ وَإِن كَانَ مِن قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَـٰقٌۭ فَدِيَةٌۭ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ وَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ مُّؤْمِنَةٍۢ ۖ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ تَوْبَةًۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ٩٢

Besimtarit nuk i është lejuar kurrë të vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht.321 E kush vret një besimtar gabimisht, duhet të lirojë një rob besimtar dhe t’u japë shpagimin e gjakut të derdhur familjes së të vrarit,322 përveç në rast se ata ia falin atij në formë lëmoshe.323 Por, në qoftë se i vrari është prej një populli që e keni armik,324 por ai është besimtar, atëherë duhet të lirohet një rob besimtar.325 Dhe në qoftë se i vrari është prej një populli me të cilin keni lidhur marrëveshje,326 duhet t’i jepet shpagimi familjes së tij dhe të lirohet një rob besimtar327. E kush nuk ka mundësi,328 duhet të agjërojë dy muaj rresht si pranim të pendimit nga Allahu.329 Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.330

Komentimi 10 shënime

Shënimi 321

Nuk i lejohet kurrë një besimtari që të vrasë një besimtar tjetër, përveç nëse kjo ndodh gabimisht, pa dëshirën dhe vullnetin e tij, dhe në këtë rast nuk ka gjynah dhe mëkat, por duhet të shpaguajë gjakun e të vrarit. Vrasja e një besimtari e mohon besimin dhe ajo mund të bëhet vetëm nga një jobesimtar apo nga ndonjë i shthurur me besim shumë të dobët. Kurse besimtari i vërtetë nuk e vret kurrë vëllanë e tij besimtar. Vrasja e një besimtari është vepër kufri (mohimi) dhe mëkati më i madh pas idhujtarisë. Profeti ynë ka thënë: “Mos u ktheni mohues pas meje, duke vrarë njëri-tjetrin.”

Shënimi 322

Në vrasjen gambimisht, robi që duhet liruar paguhet nga pasuria e vrasësit, kurse shpagimi material i gjakut bëhet nga fisi i vrasësit, duke e ndarë atë mes tyre. Shpagimi ka vlerën e njëqind krerë deve, të sqaruara hollësisht në librat e fikhut.

Shënimi 323

Nëse familja e atij që është vrarë gabimisht ia falin shpagimin vrasësit, atëherë ai çlirohet prej tij dhe nuk paguan asgjë. Allahu e ka përmendur këtë falje në formë lëmoshe, me qëllim që të nxisë në faljen e saj dhe ata kanë shpërblimin sikur ta kishin dhënë lëmoshë atë vlerë.

Shënimi 324

Nga një popull armik i fesë tuaj, nga një popull jomusliman që ju ka shpallur luftë.

Shënimi 325

Nëse një musliman e vret gabimisht një musliman tjetër që ndodhet në mesin e popullit armik jomusliman që ju ka shpallur luftë, duke menduar se edhe ai është jomusliman si ata, duhet të lirojë një rob besimtar, por nuk ka detyrim që të shpaguajë gjakun e tij.

Shënimi 326

Marrëveshje për paqe dhe siguri mes dy vendeve, atij musliman dhe atij jomusliman.

Shënimi 327

Shpagimi i gjakut të derdhur në këtë rast, edhe pse i vrari është jomusliman, bëhet për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve, të cilës muslimanët duhet t’i përmbahen, dhe paguhet nga fisi i vrasësit, sepse kemi të bëjmë me vrasje pa qëllim, kurse robi që lirohet është si pendesë tek Allahu dhe kërkim falje nga Ai.

Shënimi 328

Kush nuk ka mundësi materiale për blerjen dhe lirimin e një robi besimtar.

Shënimi 329

Allahu i ka bërë lehtësim atij duke ia pranuar pendimin edhe me agjërimin e dy muajve rresht në vend të lirimit të robit besimtar, si mëshirë dhe bujari nga Ai.

Shënimi 330

Allahu e di mirë se cilat ligje janë më të mira për robët e Tij dhe ua vendos ato, dhe i Urtë në vendosjen e gjithçkaje në vendin e vet. Allahu me dijen dhe urtësinë e Tij i ka vendosur këro ligje dhe asnjë ligj tjetër nuk mund të jetë më i mirë se këto, qoftë në lidhje me vrasjen apo me gjithçka tjetër. Kjo dallohet qartë nga çdokush që qëndron mendueshëm në këto ligjë që lidhen me vrasjet, apo në ligje të tjera të Allahut.

4:93

وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًۭا مُّتَعَمِّدًۭا فَجَزَآؤُهُۥ جَهَنَّمُ خَـٰلِدًۭا فِيهَا وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُۥ وَأَعَدَّ لَهُۥ عَذَابًا عَظِيمًۭا ٩٣

Kushdo që vret një besimtar me paramendim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, ku do të qëndrojë përgjithmonë.331 Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar332 dhe i ka përgatitur dënim të madh.333

Komentimi 3 shënime

Shënimi 331

Këtë dënim meriton ai që vret një besimtar, nëse nuk ka diçka tjetër që e pengon atë, sepse dënimet zbatohen nëse plotësohen shkaqet e tyre dhe eliminohen pengesat e mundëshme për zbatimin e tyre. Kështu thonë dijetarët e ehli sunetit, në kundërshtim me havarixhët dhe mutezilitë, të cilët thonë se ky dënim i përmendur në këtë ajet zbatohet mbi të gjithë ata që e bëjnë këtë vepër, edhe nëse janë besimtarë që e njësojnë Allahun. Por e vërteta është ajo që thonë dijetarët e ehli sunetit dhe ajo që ka për qëllim Allahu, sepse besimi në Allahun dhe adhurimi vetëm i Atij është pengues i të qëndruarit përgjithmonë në Zjarr, gjë të cilën e provojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, si dhe unanimi i dijetarëve të Islamit. Po kështu edhe pendimi, fatkeqësitë e mëdha, marrja e dënimit të caktuar nga Allahu në dynja, të gjitha këto e pengojnë dënimin e përhershëm në botën tjetër, dhe kështu mbetet dënimi i përkohshëm apo falja nga Mëshirëploti dhe Falësi i Madh. Kurse për mohuesin që vret një besimtar dhe vdes duke qenë mohues, padyshim se vendi i tij është zjarri ku do të qëndrojë përgjithmonë. [Es Seadi, Ibnul Kajjim el Xheuzije, në ‘Medarixhu es Salikin”].

Shënimi 332

E ka larguar nga mëshira e Tij dhe e ka braktisur atë.

Shënimi 333

Madhësinë e të cilit nuk e di veçse Allahu i Madhëruar.

4:94

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا إِذَا ضَرَبْتُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَتَبَيَّنُوا وَلَا تَقُولُوا لِمَنْ أَلْقَىٰٓ إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَـٰمَ لَسْتَ مُؤْمِنًۭا تَبْتَغُونَ عَرَضَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فَعِندَ ٱللَّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٌۭ ۚ كَذَٰلِكَ كُنتُم مِّن قَبْلُ فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ فَتَبَيَّنُوٓا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا ٩٤

O besimtarë! Kur të dilni në Rrugë të Allahut334, shqyrtoni gjithçka me kujdes335, dhe mos i thoni atij që ju përshëndet me selam336: “Nuk je besimtar”, me qëllim që të arrini diçka të përkohshme nga jeta e dynjasë,337 ndërkohë që tek Allahu ka fitime të shumta.338 Kështu keni qenë edhe ju më parë,339 por Allahu ju dha mirësi340; prandaj sqarojini mirë çështjet! Me të vërtetë, Allahu njeh në hollësi gjithçka që veproni.341

Komentimi 8 shënime

Shënimi 334

Kur të shkoni në xhihad për të luftuar armiqtë tuaj dhe armiqtë e Allahut.

Shënimi 335

Mos u nxitoni në vrasjen e atyre për të cilët jeni në pështjellim, nëse janë apo jo muslimanë, dhe mos vrisni askënd përveç atyre që e dini të sigurtë se ju luftojnë ju, Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Shënimi 336

Ju përshëndet me përshëndetjen Islame, es selamu alejkum, për të treguar se është musliman.

Shënimi 337

Duke e vrarë atë njeri dhe duke i marrë plaçkën që ka me vete.

Shënimi 338

Furnizim, begati e mirësi të qëndrueshme e të përhershme, të cilat ju i arrini duke ju bindur Allahut.

Shënimi 339

Të humbur nga rruga e drejtë, apo që e fshihnit besimin tuaj nga populli juaj për shkak të frikës prej tyre, para se Allahu ta ngrinte Islamin dhe t’i fuqizonte muslimanët.

Shënimi 340

Ju udhëzoi në fenë e Tij dhe ju fuqizoi bashkë me të.

Shënimi 341

Dhe shpërblen gjithësecilin për veprën dhe qëllimin e tij.

4:95

لَّا يَسْتَوِى ٱلْقَـٰعِدُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُولِى ٱلضَّرَرِ وَٱلْمُجَـٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ ۚ فَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلْمُجَـٰهِدِينَ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ عَلَى ٱلْقَـٰعِدِينَ دَرَجَةًۭ ۚ وَكُلًّۭا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلْحُسْنَىٰ ۚ وَفَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلْمُجَـٰهِدِينَ عَلَى ٱلْقَـٰعِدِينَ أَجْرًا عَظِيمًۭا ٩٥

Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të dëmtuarve,342 me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që luftojnë në Rrugën e Tij mbi ata që rrinë në shtëpitë e veta343. Allahu i ka premtuar mirësi secilit prej tyre344, por luftëtarët, Ai i ka dalluar mbi ata që rrinë, me shpërblim të madh:

Komentimi 3 shënime

Shënimi 342

Ata që janë dëmtuar dhe që nuk kanë mundësi fizike të shkojnë në luftë.

Shënimi 343

Ata që rrinë në shtëpi nga pamundësia fizike për të shkuar në xhihad apo nga ajo materiale për të shpenzuar për të.

Shënimi 344

Atyre që luftojnë në rrugën e Allahut dhe atyre që nuk kanë mundësi të luftojnë, e sikur të kishin mundësi, do të luftonin.

4:96

دَرَجَـٰتٍۢ مِّنْهُ وَمَغْفِرَةًۭ وَرَحْمَةًۭ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًا ٩٦

me shkallë të larta, me falje e mëshirë prej Tij. Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

4:97

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَفَّىٰهُمُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ ظَالِمِىٓ أَنفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنتُمْ ۖ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ قَالُوٓا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةًۭ فَتُهَاجِرُوا فِيهَا ۚ فَأُولَـٰٓئِكَ مَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَسَآءَتْ مَصِيرًا ٩٧

Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që janë keqbërës të vetvetes345, u thonë: “Në ç’gjendje ishit?!346 Ata thonë: “Ishim të pafuqishëm në Tokë.”347 (Engjëjt) u thonë: “A nuk ishte Toka e Allahut e gjerë që të emigronit në të?”348 Por vendi i këtyre është Xhehenemi, e ku ka vend më të keq se ai!

Komentimi 4 shënime

Shënimi 345

Duke vepruar vepra, që janë shkak për zemërimin e Allahut ndaj tyre dhe duke mos emigruar te muslimanët, por duke ndenjur në mesin e jomuslimanëve apo duke luajtur rolin e hipokritit dhe duke përkrahur jomuslimanët kundër muslimanëve.

Shënimi 346

Në lidhje me fenë dhe besimin tuaj.

Shënimi 347

Justifikohen duke thënë se populli i vendit të tyre i pengonte ata nga besimi dhe nga pasimi i Profetit, dhe se këta ishin të dobët e të pafuqishëm për të duruar shtypjet e tyre.

Shënimi 348

A nuk mund ta linit vendin tuaj dhe të largoheshit prej atyre që ju pengonin nga besimi në Allah dhe nga pasimi i të Dërguarit të Allahut, dhe të shkonit në atë vend ku ishit të ruajtur nga idhujtarët dhe ku mund të adhuronit vetëm Allahun dhe të pasonit të Dërguarin e Tij?

4:98

إِلَّا ٱلْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلْوِلْدَٰنِ لَا يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةًۭ وَلَا يَهْتَدُونَ سَبِيلًۭا ٩٨

Me përjashtim të të pafuqishmëve349 prej burrave, grave e fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqi, as mundësi të drejtohen në rrugë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 349

Që nuk kanë fuqi e mundësi të emigrojnë nga vendi i idhujtarisë në vendin Islam.

4:99

فَأُولَـٰٓئِكَ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَفُوًّا غَفُورًۭا ٩٩

Allahu do i falë ata350, sepse Allahu është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.351

Komentimi 2 shënime

Shënimi 350

Të pafuqishmit e përmendur më sipër.

Shënimi 351

Allahu i shlyen gjynahet robërve të Tij besimtarë, duke mos i dënuar ata për shumë gjynahe që bëjnë, përderisa nuk i kanë bërë shok Atij.

4:100

۞ وَمَن يُهَاجِرْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ يَجِدْ فِى ٱلْأَرْضِ مُرَٰغَمًۭا كَثِيرًۭا وَسَعَةًۭ ۚ وَمَن يَخْرُجْ مِنۢ بَيْتِهِۦ مُهَاجِرًا إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ يُدْرِكْهُ ٱلْمَوْتُ فَقَدْ وَقَعَ أَجْرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا١٠٠

Kushdo që emigron në Rrugën e Allahut, ai gjen vende të shumta dhe begati në Tokë.352 Kushdo që lë shtëpinë e vet për të emigruar tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, pastaj i vjen vdekja353, shpërblimi i tij është bërë i domosdoshëm tek Allahu.354 Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 352

Kushdo që emigron për hir të Allahut dhe fesë së Tij, Allahu i nënshtron atij vende të shumta në Tokë dhe i jep begati e lehtësi të mëdha, si nga ana e fesë edhe nga ajo e dynjasë. Ky ajet nxit për emigrim për hir të Allahut dhe premton se ai që e bën këtë do të gjejë të gjitha të mirat, dhe Allahu nuk i thyen premtimet.

Shënimi 353

Para se të arrijë te vendi Islam ku ka për qëllim të emigrojë.

Shënimi 354

Ai patjetër që do ta marrë shpërblimin për emigrimin e tij në rrugë të Allahut edhe pse nuk e realizoi atë faktikisht, por ai vendosi të emigronte dhe e ndërmorri këtë veprim, prandaj Allahu do e shpërblejë atë në mënyrë të plotë.

4:101

وَإِذَا ضَرَبْتُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَقْصُرُوا مِنَ ٱلصَّلَوٰةِ إِنْ خِفْتُمْ أَن يَفْتِنَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا ۚ إِنَّ ٱلْكَـٰفِرِينَ كَانُوا لَكُمْ عَدُوًّۭا مُّبِينًۭا ١٠١

Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah që të shkurtoni diçka prej namazit355, nëse frikësoheni nga ndonjë dëm i mohuesve.356 Me të vërtetë, mohuesit janë armiqtë tuaj të hapur.357

Komentimi 3 shënime

Shënimi 355

D.m.th. të shkurtoni në numrin e rekateve të disa namazeve të detyrueshme nga katër rekate që janë në origjinë, në dy rekate, dhe bëhet fjalë për namazin e drekës (dhuhr), mbasdites (asr) dhe darkës (isha), prandaj thuhet: “diçka prej namazit”, dhe jo “të shkurtoni namazet”, sepse jo te gjitha namazet shkurtohen dhe ky shkurtim është i kufizuar ashtu si e ka sqaruar suneti i Profetit (salallahu alejhi ue selem).

Shënimi 356

Nga ajeti kuptohet se për lejimin e shkurtimit të namazit duhet të plotësohen dy kushte: udhëtimi dhe frika nga armiku, por më pas Profeti sqaroi se vetëm udhëtimi mjafton si kusht për shkurtimin e namazit, gjë e cila ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Umer ibën el Hattab (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e pyeti Profetin me habi: “Por tani ne jemi të sigurtë dhe nuk kemi më frikë nga armiku! (Atëherë pse ta bashkojmë namazin në udhëtim?)” Kurse Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Kjo është një lëmoshë nga Allahu për ju, prandaj pranojeni lëmoshën e Tij.” Dhe në të njëjtën kohë, nëse bashkohet udhëtimi dhe frika nga armiku, siç ndodh në luftë, atëherë lejohet shkurtimi i namazit, jo vetëm në rekate por edhe në formën e kryerjes së tij, siç e sqaron ajeti në vijim.

Shënimi 357

E shprehin hapur armiqësinë dhe luftën ndaj jush dhe ndaj besimit tuaj tek Allahu dhe tek Profeti i Tij.

4:102

وَإِذَا كُنتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَلْتَقُمْ طَآئِفَةٌۭ مِّنْهُم مَّعَكَ وَلْيَأْخُذُوٓا أَسْلِحَتَهُمْ فَإِذَا سَجَدُوا فَلْيَكُونُوا مِن وَرَآئِكُمْ وَلْتَأْتِ طَآئِفَةٌ أُخْرَىٰ لَمْ يُصَلُّوا فَلْيُصَلُّوا مَعَكَ وَلْيَأْخُذُوا حِذْرَهُمْ وَأَسْلِحَتَهُمْ ۗ وَدَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ تَغْفُلُونَ عَنْ أَسْلِحَتِكُمْ وَأَمْتِعَتِكُمْ فَيَمِيلُونَ عَلَيْكُم مَّيْلَةًۭ وَٰحِدَةًۭ ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِن كَانَ بِكُمْ أَذًۭى مِّن مَّطَرٍ أَوْ كُنتُم مَّرْضَىٰٓ أَن تَضَعُوٓا أَسْلِحَتَكُمْ ۖ وَخُذُوا حِذْرَكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا ١٠٢

Kur ti (o Muhamed) të jesh në mesin e tyre (në luftë) dhe t’u prish në namaz, një grup prej tyre të falet me ty358 dhe të mbajnë armët pranë vetes359! Pasi këta të bëjnë sexhde360, të qëndrojnë pas jush361 dhe të vijë një grup tjetër që nuk është falur, për t’u falur me ty dhe të jenë syçelë e të mbajnë armët pranë362. Mohuesit dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajisjeve tuaja, me qëllim që t’ju mësyjnë të gjithëve njëherazi.363 Nuk është gjynah për ju që, nëse për shkak të shiut apo të ndonjë sëmundjeje, t’i lini armët, por qëndroni syçelë. Padyshim se Allahu ka përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.364

Komentimi 7 shënime

Shënimi 358

Kurse grupi tjetër të qëndrojë në front përballë armikut.

Shënimi 359

Që të jenë të gatshëm në çdo ras sulmi të mundshëm nga armiku, apo kur të mbarojnë namazin dhe të kthehen në front te armiku.

Shënimi 360

Të plotësojnë namazin e tyre, i cili në këtë rast është vetëm një rekat dhe pas tij duhet të japin selam dhe të shkojnë në front që të vijë grupi tjetër për t’u falur me Profetin.

Shënimi 361

Të kthehen në front te armiku.

Shënimi 362

Ajeti bën fjalë për namazin e frikës në kohë luftimi, dhe për mënyrën e faljes së këtij namazi kanë ardhur disa forma të ndryshme nga Profeti (salallahu alejhi ue selem), ku secila tergon mënyrën e faljes në raste dhe gjendje të ndryshme të përballjes me armikun. Këto forma përmenden hollësisht në librat e fikhut.

Shënimi 363

T’ju vrasin dhe t’ju marrin armët dhe pajisjet tuaja të luftës që i keni me vete. Prandaj, të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm edhe gjatë faljes në luftë, por assesi mos e lini faljen me xhemat dhe as mos e neglizhoni armikun.

Shënimi 364

Dënimi i xhehenemit nga i cili nuk do të dalin kurrë.

4:103

فَإِذَا قَضَيْتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱذْكُرُوا ٱللَّهَ قِيَـٰمًۭا وَقُعُودًۭا وَعَلَىٰ جُنُوبِكُمْ ۚ فَإِذَا ٱطْمَأْنَنتُمْ فَأَقِيمُوا ٱلصَّلَوٰةَ ۚ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتْ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ كِتَـٰبًۭا مَّوْقُوتًۭا ١٠٣

Pasi të kryeni namazin365, përmendeni Allahun duke qenë në këmbë, të ulur dhe shtrirë.366 Dhe kur të siguroheni nga rreziku, faleni namazin të plotë, sepse namazi për besimtarët është detyrim në kohë të caktuar.367

Komentimi 3 shënime

Shënimi 365

Në formën e sqaruar më sipër, kur jeni në luftë e sipër.

Shënimi 366

Madhërojeni Allahun në çdo kohë dhe gjendje që të jeni gjatë luftës, dhe bëni lutje që Ai t’ju ndihmojë dhe t’ju japë triumfin kundër armiqve tuaj.

Shënimi 367

Namazi ka kohë të caktuar fillimi dhe mbarimi brenda së cilës ai është detyrim që të kryhet. Secili prej pesë namazeve të ditë-natës ka kohën dhe rregullat e veta, të cilat janë të sqaruara në detaje, në librat e fikhut.

4:104

وَلَا تَهِنُوا فِى ٱبْتِغَآءِ ٱلْقَوْمِ ۖ إِن تَكُونُوا تَأْلَمُونَ فَإِنَّهُمْ يَأْلَمُونَ كَمَا تَأْلَمُونَ ۖ وَتَرْجُونَ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا يَرْجُونَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا ١٠٤

Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut! Nëse ju ndieni dhembje (nga plagët e luftës), edhe ata ndiejnë dhembje ashtu si edhe ju,368 mirëpo ju shpresoni nga Allahu atë që ata nuk e shpresojnë369. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.370

Komentimi 3 shënime

Shënimi 368

Nga plagët e marra prej jush.

Shënimi 369

Ju shpresoni shpërblimin e Allahut për shkak të plagëve apo dëmtimeve që merrni prej tyre, kurse ata nuk shpresojnë ndonjë shpërblim për plagët që marrin prej jush. Kështu që ju duhet të jeni më të durueshëm ndaj armikut se armiku ndaj jush, madje t’i kërkoni e t’i gjeni ata kudo që të jenë, edhe nëse kjo kërkon përpjekje dhe lodhje nga ju, por shpërblimi i Allahut është shumë i madh.

Shënimi 370

Allahu e di mirë se çfarë është e mirë për krijesat e Tij, ndaj edhe i vendos atyre ligjet e Tij me urtësinë më të lartë.

4:105

إِنَّآ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ لِتَحْكُمَ بَيْنَ ٱلنَّاسِ بِمَآ أَرَىٰكَ ٱللَّهُ ۚ وَلَا تَكُن لِّلْخَآئِنِينَ خَصِيمًۭا ١٠٥

Vërtet, Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin (Kuranin) me të vërtetën,371 në mënyrë që ti të gjykosh mes njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu.372 Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!373

Komentimi 3 shënime

Shënimi 371

Gjithçka që përmban Kurani është e vërtetë dhe e vërteta e tij është e ruajtur nga Allahu dhe nuk mund t’i futet e pavërteta nga djalli apo ndjekësit e tij.

Shënimi 372

Dhe jo sipas dëshirës dhe epshit tënd, por sipas drejtësisë që të ka shpallur Allahu, qoftë për çështjet e fesë apo për çështjet e dynjasë.

Shënimi 373

Mos i mbro ata që tradhëtojnë një musliman apo një aleat të muslimanëve, qoftë duke e vrarë apo duke i marrë pasurinë atij pabesisht.

4:106

وَٱسْتَغْفِرِ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ١٠٦

Kërko falje nga Allahu374, sepse Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 374

Për çdo gabim dhe gjynah, të madh e të vogël, që e di dhe që nuk e di, dhe veçanërisht për mbrojtjen e tradhtarit.

4:107

وَلَا تُجَـٰدِلْ عَنِ ٱلَّذِينَ يَخْتَانُونَ أَنفُسَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًۭا ١٠٧

Mos polemizo për ata që bëhen të pabesë375, se Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë e mëkatarë.376

Komentimi 2 shënime

Shënimi 375

Me veprën e tyre, me pabesinë dhe tradhëtinë e tyre.

Shënimi 376

Allahu nuk i do, madje i urren ata njerëz që tradhtia dhe mëkati janë bërë cilësi të tyre, nga që vazhdimisht i bëjnë ato.

4:108

يَسْتَخْفُونَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَلَا يَسْتَخْفُونَ مِنَ ٱللَّهِ وَهُوَ مَعَهُمْ إِذْ يُبَيِّتُونَ مَا لَا يَرْضَىٰ مِنَ ٱلْقَوْلِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطًا ١٠٨

Ata fshihen nga njerëzit dhe nuk fshihen nga Allahu,377 ndërkohë që Ai është me ta378, kur ata komplotojnë natën gjëra që Ai nuk i pëlqen.379 Allahu është në dijeni të plotë për gjithçka që ata veprojnë.380

Komentimi 4 shënime

Shënimi 377

Këta njerëz me këto cilësi i fshihen syve të njerëzve, ndërkohë që njerëzit nuk mund t’u bëjnë gjë atyre përveç përmendjes për të keq, dhe këta fshihen nga turpi prej tyre, kurse nga Allahu ata nuk fshihen dhe nuk turpërohen, megjithëse Ai i sheh ata, i di në hollësi veprat dhe mendimet e tyre, dhe ka në Dorë që t’i ndëshkojë ata me ndëshkim të ashpër e të afërt!

Shënimi 378

I mbikqyr në çdo çast dhe sheh e dëgjon çdo vepër e fjalë të tyre.

Shënimi 379

Kur thurin tradhti dhe mënyra mashtrimi gjatë natës, për të shfajësuar kriminelin dhe për të fajësuar të pafajshmin.

Shënimi 380

Asgjë nuk i shpëton Allahut nga veprat dhe fjalët e tyre, por megjithatë Ai nuk e shpejton dënimin e tyre, por ua regjistron veprat, i afatizon që të pendohen dhe të kthejnë rrugë, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë u jep dënimin e merituar, në këtë botë dhe në botën tjetër.

4:109

هَـٰٓأَنتُمْ هَـٰٓؤُلَآءِ جَـٰدَلْتُمْ عَنْهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فَمَن يُجَـٰدِلُ ٱللَّهَ عَنْهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ أَم مَّن يَكُونُ عَلَيْهِمْ وَكِيلًۭا ١٠٩

Ja, ju i mbroni ata në jetën e kësaj bote, por kush do t’i mbrojë ata tek Allahu në Ditën e Kiametit, apo kush do të jetë përfaqësues i tyre?381

Komentimi 1 shënim

Shënimi 381

Edhe nëse dikush prej jush, o besimtarë, i mbron ata që janë tradhtarë e mëkatarë me qëllim që të mbulojë turpin e tyre, apo të largojë dënimin e caktuar për veprën e tyre në dynja, këtë gjë nuk mund ta bëjë askush para Allahut në botën tjetër, dhe secili prej tyre do të marrë dënimin e merituar. Pra, mos e bëni këtë vepër, nëse jeni besimtarë të vërtetë.

4:110

وَمَن يَعْمَلْ سُوٓءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُۥ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ ٱللَّهَ يَجِدِ ٱللَّهَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ١١٠

Kushdo që punon vepër të keqe, ose i bën padrejtësi vetvetes (me gjynahe), pastaj kërkon falje prej Allahut, e gjen Allahun Falës të madh, Mëshirëplotë.382

Komentimi 1 shënim

Shënimi 382

Kushdo që vepron vepër të keqe ndaj të tjerëve, apo bën gjynahe dhe ngarkon vetveten me to, pastaj pendohet me pendim të sinqertë e të plotë me të gjitha kushtet e tij, padyshim se Allahu ia pranon pendimin dhe ia fshin gjynahun, dhe nuk e dënon për atë.

4:111

وَمَن يَكْسِبْ إِثْمًۭا فَإِنَّمَا يَكْسِبُهُۥ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ١١١

Kushdo që bën gjynah, e bën në llogari të vetvetes. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.383

Komentimi 1 shënim

Shënimi 383

Kushdo që bën vepër të keqe, mbart pasojat e saj të këqija në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe askush tjetër nuk mund t’i mbajë ato në vend të tij. Ky është ligj universal i vendosur nga Krijuesi i gjithësisë, i Cili di gjithçka dhe është i Urtë në gjykim.

4:112

وَمَن يَكْسِبْ خَطِيٓـَٔةً أَوْ إِثْمًۭا ثُمَّ يَرْمِ بِهِۦ بَرِيٓـًۭٔا فَقَدِ ٱحْتَمَلَ بُهْتَـٰنًۭا وَإِثْمًۭا مُّبِينًۭا١١٢

Kushdo që bën një të keqe (të madhe) apo gjynah (të vogël), pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, padyshim se ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me gjynah të qartë.384

Komentimi 1 shënim

Shënimi 384

Me gjynah të madh dhe të shumëfishtë, dënimi për të cilin është shumë i madh tek Allahu.

4:113

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُۥ لَهَمَّت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْهُمْ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ ۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَىْءٍۢ ۚ وَأَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُن تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًۭا ١١٣

Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij ndaj teje (Muhamed), një grup prej tyre do të përpiqej që të të nxirrte në humbje, por ata nuk humbasin veçse vetveten, kurse ty nuk mund të bëjnë kurrfarë dëmi.385 Allahu të zbriti ty Librin dhe Urtësinë,386 dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur.387 Vërtet, mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 385

Dijetarët e tefsirit të Kuranit përmendin se shkak për zbritjen e këtyre ajeteve (105-113) ka qenë një vdjedhje që bëri dikush nga fisi Benu Ubejrik në Medine, dhe kur u zbuluan, nuk donin të turpëroheshin nga njerëzit, kështu që e hodhën gjënë e vjedhur para shtëpisë së një të pafajshmi. Hajduti i kërkoi ndihmë fisit të tij që të shkonin te Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe t’i kërkonin që ta shpallte njeriun e tyre të pafajshëm në publik, duke i thënë se nuk ishte ai që vodhi, por ai në shtëpinë e të cilit u gjët gjëja e vjedhur. Atëherë Profeti (salallahu alejhi ue selem) vendosi që ta shfajësonte njeriun e tyre, por Allahu i shpalli këto ajete si përkujtim, sqarim të kësaj çështje dhe parandalim të Profetit (salallahu alejhi ue selem) nga mbrojtja e tradhtarëve të pabesë dhe mëkatarëve, gjë e cila është humbje nga rruga e drejtë dhe gjykim me verbëri. Por Allahu e ruajti të Dërguarin e Tij nga kjo humbje dhe nga çdo lloj humbje tjetër dhe ua ktheu mbrapsht atyre komplotin dhe humbjen.

Shënimi 386

Nga mirësitë që Allahu i ka dhënë të Dërguarit të Tij është edhe Kurani dhe Urtësia. Kurani është ky Libër i shenjtë, udhërrëfyes dhe sqarues i gjithçkaje, kurse Urtësia është tradita profetike (suneti) sqaruese e Kuranit, si dhe njohja e të fshehtave të legjislacionit Islam dhe vendosja e gjërave në vendin e vet.

Shënimi 387

Kjo përfshin të gjitha ato që Allahu ia mësoi Profetit të Tij dhe e bëri më të diturin e krijesave, të cilin nuk mund ta arrijë askush, nga të parët apo nga të fundit, prandaj në vijim thotë: “Vërtet, mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.”

4:114

۞ لَّا خَيْرَ فِى كَثِيرٍۢ مِّن نَّجْوَىٰهُمْ إِلَّا مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلَـٰحٍۭ بَيْنَ ٱلنَّاسِ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًۭا ١١٤

Në shumë prej bisedave të tyre të fshehta s’ka kurrfarë të mire,388 përveç atyre që urdhërojnë për lëmoshë, për vepër të mirë, apo për pajtim mes njerëzve.389 E kush e bën këtë, për të arritur kënaqësinë e Allahut, ne do t’i japim shpërblim të madh.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 388

Në shumë prej bisedave të fshehta të grupeve të njerëzve nuk ka kurrfarë mirësie e dobie, dhe përderisa është kështu, ato ose janë të pavlera por të lejuara, ose janë të dëmshme dhe të palejuara.

Shënimi 389

Lëmosha mund të jetë me pasuri ose me dije dhe çdo gjë të dobishme për të tjerët. Vepra e mirë përfshin çdo bindje ndaj Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij. Pajtimi bëhet mes dy palëve që janë në hasmëri apo të zemëruara me njëra-tjetrën, gjë e cila shkakton përçarje dhe të këqia që mund të arrijnë përmasa të mëdha, prandaj Islami nxit për të pajtuar mes njerëzve, qoftë për çështje gjaku e hasmërie, për marrëdhënie ekonomike, madje edhe në fe; për të mos u përçarë në grupe brenda saj.

4:115

وَمَن يُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ ٱلْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ ٱلْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِۦ جَهَنَّمَ ۖ وَسَآءَتْ مَصِيرًا ١١٥

Kushdo që e kundërshton të Dërguarin,390 pasi i është bërë i qartë udhëzimi,391 dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve,392 Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur393 dhe e fusim në Xhehenem; e nuk ka vend më të keq se ai.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 390

Kushdo që i kundërvihet Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) në atë që i ka ardhur nga Allahu.

Shënimi 391

Me argumente nga Kurani dhe me prova profetike që dëshmojnë për profetësinë e tij dhe se ajo që i është shpallur udhëzon në rrugën e drejtë.

Shënimi 392

Që kanë besuar Allahun dhe ndjekin të Dërguarin e Tij.

Shënimi 393

E lëmë në humbjen që vetë e ka zgjedhur pasi iu bë e qartë e vërteta, si shpërblim i drejtë ndaj tij, e Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

4:116

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِۦ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِٱللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَـٰلًۢا بَعِيدًا ١١٦

Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij,394 kurse gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.395 E, kushdo që i bën shok Allahut, ai me të vërtetë, ka humbur humbje të largët.396

Komentimi 3 shënime

Shënimi 394

Në adhurim apo në hyjnizim.

Shënimi 395

Edhe hajduti i pabesë nga fisi Beni Ubejrik, do të ishte në dëshirën e Allahut për falje apo dënim të gjynahut të tij që vodhi dhe ia veshi atë dikujt tjetër, sikur të mos kishte dezertuar nga Islami dhe të mos u bashkohej idhujtarëve të Mekës, por idhujtarinë Allahu nuk e fal kurrë vetëm nëse personi pendohet dhe kthehet nga idhujtaria në besim para se t’i vijë vdekja apo para se të lindë dielli nga perëndimi i tij.

Shënimi 396

Ai ka devijuar shumë nga e vërteta dhe nga rruga e drejtë. Ai ka humbur tërësisht në këtë botë dhe në botën tjetër.

4:117

إِن يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ إِنَـٰثًۭا وَإِن يَدْعُونَ إِلَّا شَيْطَـٰنًۭا مَّرِيدًۭا ١١٧

Ata nuk lusin tjetër, veçse idhuj me emra femërorë397 dhe nuk lusin veçse një djall kryeneç,398

Komentimi 2 shënime

Shënimi 397

Idhujtarët e asaj kohe në Mekë adhuronin idhuj që vetë i kishin emërtuar me emra femërorë, si: Uzza, Naila, Nesra, Menata, etj. Është për qëllim të përçmohen këta idhuj të tyre sepse jo vetëm që nuk kanë cilësi hyjnore, por kanë cilësi e emërtime të mangëta e përçmuara edhe në traditën e njerëzve.

Shënimi 398

Në të vërtetë, këta idhujtarë nuk lusin veçse djallin e pabindur dhe të panënshtruar ndaj urdhrit të Allahut, i cili është armiku i tyre dhe që në të vërtetë dëshiron humbjen dhe shkatërrimin e tyre me të gjitha rrugët e mundshme.

4:118

لَّعَنَهُ ٱللَّهُ ۘ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنْ عِبَادِكَ نَصِيبًۭا مَّفْرُوضًۭا ١١٨

të cilin Allahu e mallkoi,399 kurse ai tha: “Unë, doemos do të bëj për vete një pjesë të caktuar të robërve të Tu;400

Komentimi 2 shënime

Shënimi 399

Allahu e mallkoi djallin, e nxori nga mëshira e Tij dhe e largoi atë.

Shënimi 400

Do të mashtroj një pjesë të caktuar të robërve të Tu me thirrjen time dhe kushdo që i përgjigjet asaj, ai është nga pjesa e caktuar për mua, të cilët do të jenë në zjarr bashkë me mua. Që ta dinë ata të cilët kundërshtojnë Profetin pasi iu është bërë e qartë e vërteta dhe ndjekin rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, se ata janë nga pjesa e caktuar për shejtanin e mallkuar, dhe se ata janë ata për të cilët u vërtetua hamendja e Iblisit, se do të ndiqnin atë. (Shih: Es Sebe’, 20).

4:119

وَلَأُضِلَّنَّهُمْ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمْ وَلَـَٔامُرَنَّهُمْ فَلَيُبَتِّكُنَّ ءَاذَانَ ٱلْأَنْعَـٰمِ وَلَـَٔامُرَنَّهُمْ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلْقَ ٱللَّهِ ۚ وَمَن يَتَّخِذِ ٱلشَّيْطَـٰنَ وَلِيًّۭا مِّن دُونِ ٱللَّهِ فَقَدْ خَسِرَ خُسْرَانًۭا مُّبِينًۭا ١١٩

Do t’i shpie ata në humbje, do t’i josh me shpresa të kota,401 do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive402 dhe pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijimin e Allahut.”403 Por, s’ka dyshim se kush merr djallin për mbrojtës, në vend të Allahut, ka pësuar humbje të qartë.404

Komentimi 4 shënime

Shënimi 401

Duke u premtuar ato gjëra që u premtohen besimtarëve nga Allahu, për t’i larguar nga Njësimi dhe adhurimi i Allahut në bërjen shok Atij dhe në bindjen ndaj djallit.

Shënimi 402

Si shenjë e veçantë përcaktimi për t’i bërë kurban për idhujt, dhe që t’u bëjë të ndaluar atë që ua ka lejuar Allahu dhe t’u lejojë atë që e ka ndaluar prej ushqimeve dhe adhurimeve. Këto bagëti i emërtuan edhe me emra të veçantë, si: Behira, Saibe, Vesile, Ham (El Maide, 103).

Shënimi 403

Kjo përfshin ndryshimin e jashtëm fizik të pamjes së njeriut apo të kafshës, me çdo lloj veprimi dhe mënyre që çon në ndryshim të krijimit të Allahut, qoftë me tatuazhe apo heqje të vetullave, etj.

Shënimi 404

Është shkatërruar dhe i ka shkaktuar vetes humbjen dhe përçmimin më të madh, sepse kush mund të të mbrojë nga Allahu dhe dënimi i Tij, kur edhe vetë Iblisi do të futet i përçmuar në zjarrin e Xhehenemit?!

4:120

يَعِدُهُمْ وَيُمَنِّيهِمْ ۖ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ إِلَّا غُرُورًا ١٢٠

Ai (djalli) u premton atyre405 dhe i josh me shpresa, por djalli nuk u premton veçse mashtrime.406

Komentimi 2 shënime

Shënimi 405

Grupit të vet, që e ndjekin atë dhe thirrjen e tij; u premton se do të jetë mbrojtës dhe ndihmues i tyre nëse braktisin ato që thotë Allahu dhe i Dërguari i Tij, madje i kërcënon ata me varfëri dhe me frikë nëse shpenzojnë dhe luftojnë në rrugë të Allahut.

Shënimi 406

Djalli i premton grupit të tij që e kanë marrë për mbrojtës atë, premtime të kota dhe të pavërteta, mashtrime, të cilat do t’i thotë hapur në ditën e gjykimit përpara Allahut dhe grupit të tij, kur ata të kenë nevojë për ndihmën e dikujt. (Shih: Ibrahim, 22).

4:121

أُولَـٰٓئِكَ مَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ وَلَا يَجِدُونَ عَنْهَا مَحِيصًۭا ١٢١

Vendi i tyre përfundimtar është Xhehenemi, dhe ata nuk mund të gjejnë shpëtim prej tij.

4:122

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۖ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقًّۭا ۚ وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ ٱللَّهِ قِيلًۭا ١٢٢

Kurse ata që besojnë407 dhe bëjnë vepra të mira408, Ne do t’i shpiem në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë, pa mbarim. Premtimi i Allahut është i vërtetë.409 E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!410

Komentimi 4 shënime

Shënimi 407

Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe gjithçka që ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Shënimi 408

Të detyruara apo vullnetare, si dhe u largohen të ndaluarave dhe të papëlqyeshmeve, dhe në varësi të këtyre plotësohet ose pakësohet dhe forcohet ose dobësohet besimi i muslimanit, dhe si rrjedhojë ndryshojnë gradët e tyre në xhenet.

Shënimi 409

Allahu e mban premtimin e vet që u ka dhënë besimtarëve në dynja dhe premtimi i Tij do të kryhet patjetër, ndryshe nga premtimi i djallit, i cili mashtron dhe e di që është mastrues. Prandaj të jeni të vetëdijshëm, o njerëz, që të mos mashtroheni nga shejtani dhe premtimet e tij, por të ndiqni rrugën e drejtë të Allahut duke synuar arritjen e kënaqësisë së Tij dhe shpërblimin e Tij të pallogaritur.

Shënimi 410

Askush nuk flet fjalë më të vërtetë se ajo e Allahut, kështu që si mund t’i lini ato që iu urdhëron Allahu, dhe për të cilat iu ka premtuar shpërblim të madh?!

4:123

لَّيْسَ بِأَمَانِيِّكُمْ وَلَآ أَمَانِىِّ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ ۗ مَن يَعْمَلْ سُوٓءًۭا يُجْزَ بِهِۦ وَلَا يَجِدْ لَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًۭا ١٢٣

Nuk është as sipas dëshirave tuaja, as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit;411 kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për të412 dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as ndihmues tjetër në vend të Allahut.413

Komentimi 3 shënime

Shënimi 411

Shpëtimi në jetën tjetër dhe të qenët më të mirë e më të udhëzuar nuk është sipas dëshirave dhe ëndërrave tuaja të zhveshura nga veprat, o muslimanë, dhe as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit prej jehudëve dhe të krishterëve, por e gjithë çështja është te besimi dhe vepra së bashku dhe nuk është plotësim dëshire pa vepruar asgjë. Thuhet gjithashtu se këtu nuk janë për qëllim muslimanët, por idhujtarët që janë nga grupi i djallit, të cilët mashtrohen nga ai me shpresa të kota, si dhe ithtarët e Librit të cilët thonë se nuk do të hyjë në xhenet askush tjetër përveç atyre që janë jehudi apo të krishterë. Por më afër të vërtetës është se ajeti i përfshin të gjithë, edhe muslimanët, sepse ky ligj është për të gjithë njerëzimin: çështja është me besim dhe vepër dhe jo me dëshira e shpresa të zhveshura nga vepra.

Shënimi 412

Kushdo që vepron një të keqe, mëkat të madh apo të vogël, qoftë mysliman apo jomysliman, do ta marrë dënimin për të në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ky është ligj universal nga i cili nuk përjashtohet askush, përveç faktit se kur myslimani e merr dënimin në këtë botë për një të keqe që ka bërë, qoftë duke u dënuar nga shteti Islam me ligjet e Islamit apo nga ndonjë fatkeqësi që i vjen, e madhe apo e vogël, atij i falet ai gjynah dhe nuk dënohet për të në botën tjetër, gjë e cila nuk ndodh me jomuslimanët. Po kështu, pendimi nga një gjynah, e fshin atë gjynah njësoj sikur të mos ishte bërë, siç kanë ardhur tekstet e Kuranit dhe të sunetit profetik për këtë gjë. Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Nuk ka fatkeqesi qe e zë muslimanin, veçse Allahu i fshin atij gjynahe për shkak të saj, madje edhe për gjembin që e thumbon atë.” [Buhariu].

Shënimi 413

As mbrojtës që ta mbrojë atë nga dënimi i Allahut dhe as ndihmues që ta ndihmojë atë në përballimin e atij dënimi.

4:124

وَمَن يَعْمَلْ مِنَ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ مِن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌۭ فَأُولَـٰٓئِكَ يَدْخُلُونَ ٱلْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ نَقِيرًۭا ١٢٤

Dhe, kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet aspak padrejtësi.414

Komentimi 1 shënim

Shënimi 414

Madje do t’iu shumëfishohet shpërblimi nga Allahu i Madhëruar, më Bujari.

4:125

وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًۭا مِّمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌۭ وَٱتَّبَعَ مِلَّةَ إِبْرَٰهِيمَ حَنِيفًۭا ۗ وَٱتَّخَذَ ٱللَّهُ إِبْرَٰهِيمَ خَلِيلًۭا ١٢٥

E kush ka fe më të mirë se ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, është mirëbërës415 dhe ndjek fenë e pastër të Ibrahimit, të cilin Allahun e ka zgjedhur për mik të ngushtë416?!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 415

Që vepron mirë dhe sipas urdhrit të Allahut dhe ligjeve të caktuara nga Ai.

Shënimi 416

Dy janë njerëzit që Allahu i ka zgjedhur si miqtë dhe të dashurit e Tij më të ngushtë, Ibrahimi dhe Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta!), si rezultat i përmbushjes së urdhrit të Allahut dhe kalimit me sukses të të gjitha sprovave. Për këtë arsye Allahu e ka quajtur Ibrahimin prijës të njerëzimit dhe ka bërë që ai të përmendet deri në ditën e gjykimit, dhe jo se ka pasur nevojë për të dhe për miqësinë e tij, prandaj ajeti në vazhdim flet për sundimin e Allahut mbi gjithçka.

4:126

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍۢ مُّحِيطًۭا ١٢٦

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Allahu përfshin gjithçka në dijen e Tij.417

Komentimi 1 shënim

Shënimi 417

Asgjë nuk i shpëton Allahut, por Ai di gjithçka në detaje, për çdo krijesë të Tij.

4:127

وَيَسْتَفْتُونَكَ فِى ٱلنِّسَآءِ ۖ قُلِ ٱللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِيهِنَّ وَمَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ فِى يَتَـٰمَى ٱلنِّسَآءِ ٱلَّـٰتِى لَا تُؤْتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرْغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ ٱلْوِلْدَٰنِ وَأَن تَقُومُوا لِلْيَتَـٰمَىٰ بِٱلْقِسْطِ ۚ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِيمًۭا ١٢٧

Ata kërkojnë sqarimin tënd në lidhje me gratë.418 Thuaju: “Për ato ju sqaron Allahu dhe kjo që ju lexohet në Libër,419 si për gratë jetime, të cilave nuk ua jepni të drejtën e ligjshme dhe dëshironi të martoheni me to,420 ashtu edhe për fëmijët e mitur,421 si dhe të veproni drejtë me jetimët.422 Çdo të mirë që ju bëni, Allahu e di më së miri atë.”423

Komentimi 6 shënime

Shënimi 418

Shokët e Profetit e pyetën atë në lidhje me çështjen e grave, se çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë ato.

Shënimi 419

Allahu i sqaron të drejtat dhe detyrimet e grave kundrejt burrave të tyre në përgjithësi, në ajete të ndryshme të Kuranit, prej të cilave edhe ajetet në fillim të kësaj sure, kurse në këtë ajet do të sqarojë për gratë jetime dhe për padrejtësinë që u bëhej atyre në atë kohë.

Shënimi 420

Nuk i jepnin mehrin e caktuar për martesë, dhe nëse i martonin me dikë tjetër duke qenë se ishin përgjegjës të ligjshëm të tyre, ato i mbanin një pjesë të mehrit, apo të gjithë atë dhe nuk ua jepnin atyre.

Shënimi 421

Që t’u jepni të drejtën e tyre të trashëgimisë dhe të mos u bëni padrejtësi. Në atë kohë nuk ia jepnin trashëgiminë fëmijëve të mitur të të vdekurit, prandaj urdhërohen që t’ua japin të drejtat atyre të miturve jetimë dhe të dobët e të pambrojtur.

Shënimi 422

Duke i dhënë secilit prej tyre pjesën e vet të trashëgimisë, pavarësisht moshës. Po kështu, ajeti urdhëron në përgjithësi, që ndaj jetimëve të mbahet drejtësi dhe të mos u hahet e drejta nga askush.

Shënimi 423

Çdo të mirë që ju bëni për jetimët apo për çdokënd tjetër, Allahu e di mirë atë dhe secilit i jep shpërblimin sipas veprave të veta.

4:128

وَإِنِ ٱمْرَأَةٌ خَافَتْ مِنۢ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًۭا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَآ أَن يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًۭا ۚ وَٱلصُّلْحُ خَيْرٌۭ ۗ وَأُحْضِرَتِ ٱلْأَنفُسُ ٱلشُّحَّ ۚ وَإِن تُحْسِنُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا ١٢٨

Në qoftë se ndonjë grua i druhet përbuzjes nga burri i vet, apo braktisjes prej tij424, nuk përbën ndonjë gjynah për ata nëse bëjnë një marrëveshje mes tyre. Padyshim se marrëveshja është më e mirë (se divorci), sepse njerëzit janë të prirur nga koprracia.425 Por, nëse ju bëni mirë426 dhe ruheni427, s’ka dyshim se Allahu është i Mirinformuar për çdo gjë që veproni.428

Komentimi 5 shënime

Shënimi 424

Nëse gruaja sheh nga burri ftohje dhe mosdëshirim të saj, atëherë më e mira për të në këtë rast është që të lidhë marrëveshje me burrin e saj, sipas së cilës asaj i duhet të heq dorë nga disa të drejta të saj kundrejt tij, siç është kufizimi në furnizim e veshmbathje, etj, me qëllim që të mos e prishin kurorën, por të qëndrojnë të martuar në këtë gjëndje.

Shënimi 425

Kërkojnë t’u shpëtojnë detyrimeve të tyre dhe shpenzimeve, dhe në këtë pikë janë dorështrënguar dhe kopracë, gjë e cila është e ulët dhe e pahijshme.

Shënimi 426

Nëse u bënë mirë grave tuaja duke duruar dhe duke iu dhënë të drejtat e tyre edhe pse urreni ndonjë ves apo moral të padëshiruar të tyre. Këtu përfshihet edhe veprimi it ë mirave në përgjithësi.

Shënimi 427

I ruheni Allahut duke mos u bërë padrejtësi grave në të drejtat që u takojnë mbi ju. Këtu përfshihet edhe ruajtja nga Allahu dhe nga dënimi i Tij në përgjithësi, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

Shënimi 428

Në lidhje me gratë tuaja dhe në lidhje me çdo gjë tjetër prej veprave tuaja, në detaje, dhe do ju shpërblejë sipas tyre.

4:129

وَلَن تَسْتَطِيعُوٓا أَن تَعْدِلُوا بَيْنَ ٱلنِّسَآءِ وَلَوْ حَرَصْتُمْ ۖ فَلَا تَمِيلُوا كُلَّ ٱلْمَيْلِ فَتَذَرُوهَا كَٱلْمُعَلَّقَةِ ۚ وَإِن تُصْلِحُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ١٢٩

Ju nuk do të mund të mbani drejtësi midis grave tuaja, edhe sikur të përpiqeni,429 por mos anoni krejtësisht nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur.430 Dhe, nëse përmirësoheni dhe ruheni,431 patjetër që Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 429

Nëse një burrë ka më shumë se një grua, ai nuk do të mundet të mbajë drejtësi të plotë midis tyre, sidomos nga ana emocionale, por Allahu ia ka falur këtë atyre dhe nuk do i dënojë për këtë që nuk e kanë në dorë, por Ai i urdhëron ata që t’u japin të drejtat që u takojnë secilës prej tyre.

Shënimi 430

As të ve, as me burrë. Që as nuk mund të kërkojë të martohet me burrë tjetër dhe as nuk merr të drejtat e veta që i takojnë nga burri i saj.

Shënimi 431

Nëse i përmirësoni veprat tuaja, dhe mbani drejtësi mes grave duke u dhënë të drejtat e tyre dhe duke u sjellë mirë me to, dhe i ruheni Allahut nga të anuarit e tërësishëm vetëm nga njëra prej tyre, që Ai ua ka ndaluar.

4:130

وَإِن يَتَفَرَّقَا يُغْنِ ٱللَّهُ كُلًّۭا مِّن سَعَتِهِۦ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ وَٰسِعًا حَكِيمًۭا ١٣٠

E nëse ata ndahen, Allahu i jep secilit nga mirësia e Tij. Allahu është Dorëgjerë, i Urtë.432

Komentimi 1 shënim

Shënimi 432

Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes bashkëshortëve dhe ata zgjedhin divorcin, atëherë Allahu i jep secilit prej tyre nga mirësia dhe begatia e Tij; asaj i mundëson burrë më të mirë se ai për të dhe atij grua më të mirë për të se ajo. Allahu është i Urtë në vendosjen e ligjeve të Tij.

4:131

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ ٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۚ وَإِن تَكْفُرُوا فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدًۭا ١٣١

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është dhënë Libri para jush dhe juve: “Kini frikë Allahun!433 E nëse mohoni, padyshim se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë.434 Allahu është i Vetëmjaftueshëm,435 i Denjë për çdo lavdërim.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 433

Bëni kujdes që të mos shkelni urdhrat e Tij dhe të mos veproni ndalesat e Tij.

Shënimi 434

Allahut nuk i bëhet dëm nga mohimi juaj, por ata që dëmtohen jeni ju, o besimtarë dhe ju o njerëz në përgjithësi. Prandaj, o besimtarë, mos u bëni si ata që u kemi dhënë Librin më parë, që kundërshtuan Urdhrin e Allahut dhe e thyen besën që i kishin dhënë Atij, dhe si pasojë, iu vështirësua jetesa në dynja dhe disa prej tyre u shndërruan në majmunë e derra.

Shënimi 435

Nuk ka nëvojë për asnjë nga krijesat e Tij, as për bir apo bashkëshorte, dhe as për ndonjë ndihmues, sepse Ai zotëron atributet absolute, dhe gjithësia është krijesë e Tij që i ka nevojën Atij për gjithçka që të mund të ekzistojë.

4:132

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا ١٣٢

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Mjafton Allahu për Mbrojtës.436

Komentimi 1 shënim

Shënimi 436

Allahu kujdeset për gjithçka që ekziston me dijen, fuqinë dhe urtësinë e Tij absolute. Mund të thuhet se përsëritja e këtyre fjalëve në këto dy ajete është bërë për të treguar se në ajetin e parë krijesat kanë nevojë për Krijuesin e tyre, kurse Ai nuk ka nevojë për to, ndërsa në ajetin e dytë për të treguar se gjithësia mbahet, ruhet dhe drejtohet nga Allahu i Madhëruar.

4:133

إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأْتِ بِـَٔاخَرِينَ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرًۭا ١٣٣

Nëse do, Ai ju zhduk ju, o njerëz, dhe sjell të tjerë. Allahu ka fuqi ta bëjë këtë.

4:134

مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًۭا ١٣٤

Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, ta dijë se tek Allahu është shpërblimi i kësaj bote dhe i botës tjetër.437 Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.438

Komentimi 2 shënime

Shënimi 437

Kushdo që ka synime dhe dëshira të ulëta, që nuk i kalojnë të mirat e kësaj bote të përkohshme, duke mos pasur aspak synim dhe dëshirë për botën tjetër, padyshim se vështrimi i tij është i shkurtër dhe përpjekja e tij e mangët, dhe ai nuk do të arrijë nga kjo botë veçse atë që i ka caktuar Allahu. Kështu që, të mirat e të dy botëve duhet të kërkohen vetëm nga Allahu, me ndihmën e Tij dhe mbështetjen tek Ai.

Shënimi 438

Dhe me urtësinë e Tij, i jep sukses Atij që e meriton atë dhe poshtëron atë që meriton të poshtërohet.

4:135

۞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا كُونُوا قَوَّٰمِينَ بِٱلْقِسْطِ شُهَدَآءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمْ أَوِ ٱلْوَٰلِدَيْنِ وَٱلْأَقْرَبِينَ ۚ إِن يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقِيرًۭا فَٱللَّهُ أَوْلَىٰ بِهِمَا ۖ فَلَا تَتَّبِعُوا ٱلْهَوَىٰٓ أَن تَعْدِلُوا ۚ وَإِن تَلْوُۥٓا أَوْ تُعْرِضُوا فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا ١٣٥

O besimtarë! Të jeni gjithnjë të drejtë për hir të Allahut në dëshminë tuaj,439 qoftë edhe kundër vetvetes ose kundër prindërve apo të afërmve tuaj, qofshin të pasur apo të varfër, sepse Allahu di më mirë për ta.440 Mos shkoni pas emocioneve tuaja e të shtrembëroni të vërtetën! Nëse ju shtrembëroni (dëshminë) ose tërhiqeni prej saj, vërtet që Allahu di në hollësi çdo gjë që ju veproni.441

Komentimi 3 shënime

Shënimi 439

Drejtësia duhet të jetë atributi juaj i përhershëm, në çdo rast dhe gjendje, dhe ajo duhet të jetë për hir të Allahut, duke pasur në mendje mbikqyrjen e Allahut dhe shpërblimin e Tij për çdo vepër sipas natyrës së saj. Padyshim se dëshmia e drejtë dhe drejtësia është e vështirë të mbahet, sepse atë e pengon epshi dhe emocioni i njeriut, prandaj kanë gradë të larta dhe hije të rëndë ata njerëz që mbajnë drejtësi në çdo rast e gjendje, qoftë edhe kundër vetes dhe interesave të tyre. Por Ai që i frikësohet Allahut, e ka të lehtë ta arrijë këtë, me suksesin që i jep Allahu.

Shënimi 440

Mos mbani anën e të pasurit për shkak të pasurisë së tij dhe as anën e të varfërit për shkak të varfërisë së tij, por dëshmoni drejt në çdo rast, sepse Allahu e di më mirë se ju gjendjen e tyre dhe se çfarë është më e mirë për secilin prej hasmëve dhe për vetë ju që dëshmoni. Prandaj, mbani drejtësi dhe dëshmoni vetëm sipas të drejtës dhe të vërtetës.

Shënimi 441

Dhe jua regjistron gjithçka që veproni për t’ju shpërblyer sipas asaj që meritoni.

4:136

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا ءَامِنُوا بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلَّذِى نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِن قَبْلُ ۚ وَمَن يَكْفُرْ بِٱللَّهِ وَمَلَـٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَـٰلًۢا بَعِيدًا ١٣٦

O besimtarë! Besoni Allahun,442 të Dërguarin e Tij (Muhamedin), Librin që i ka zbritur të Dërguarit të Tij (Kuranin) dhe Librin që e ka zbritur më parë.443 Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, me të vërtetë, ai ka humbur tepër larg Rrugës së Drejtë.444

Komentimi 3 shënime

Shënimi 442

Ajeti u drejtohet si besimtarëve që e besuan dhe e ndoqën Muhamedin ﷺ dhe atë që iu shpall atij nga Allahu, si konfirmim të besimit të tyre dhe për t’u mësuar ato që nuk i dinë apo që i dinë gabim, ashtu edhe atyre që kishin besuar në të dërguarit e tjerë të Allahut që kanë qenë para Muhamedit ﷺ, prej ithtarëve të Librit.

Shënimi 443

Të gjitha librat dhe tekstet hyjnore që Allahu ia ka shpallur të dërguarve të Tij të mëparshëm, si Teurati dhe Inxhili.

Shënimi 444

Ai që mohon qoftë edhe njërin prej të dërguarve të Allahut, apo prej librave a engjëjve të Tij, ka humbur humbjen më të madhe që të çon drejt dënimit të përhershëm në zjarrin e xhehenemit, sepse këto janë të lidhurra ngushtë me njëra-tjerën dhe mohimi i njërës prej tyre është mohim i të tjerave automatikisht.

4:137

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ثُمَّ كَفَرُوا ثُمَّ ءَامَنُوا ثُمَّ كَفَرُوا ثُمَّ ٱزْدَادُوا كُفْرًۭا لَّمْ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ سَبِيلًۢا ١٣٧

Ata që besojnë dhe pastaj mohojnë, më pas sërish besojnë dhe sërish mohojnë dhe thellohen në mohim, Allahu nuk i falë ata dhe nuk i udhëzon në Rrugën e Drejtë.445

Komentimi 1 shënim

Shënimi 445

Ata qe e përsërisin mohimin pas besimit, duke qenë se udhëzohen në rrugën e drejtë, pastaj devijojnë prej saj, shohin pastaj verbohen, besojnë pastaj mohojnë dhe vazhdojnë në mohim të Allahut dhe urdhrave të Tij apo në mosbesim, pastaj thellohen edhe më shumë në këtë, padyshim se këta janë shumë larg suksesit për të gjetur dhe ndjekur rrugën e drejtë, larg faljes dhe mëshirës së Allahut, si rezultat i veprave të vetë atyre, e Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, por: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë). Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mohues." [Es Saff, 5]. Nga ajeti kuptohet që nëse ata kthehen në besim pas mohimit të tyre, dhe vazhdojnë në besim deri në vdekje, dhe vdesin duke qenë besimtarë, patjetër që Allahu i fal dhe i mëshiron ata.

4:138

بَشِّرِ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ بِأَنَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا ١٣٨

Lajmëroji hipokritët për dënimin e dhembshëm që i pret;446

Komentimi 1 shënim

Shënimi 446

Jepu lajmin më të keq që ekziston atyre të cilët shfaqin Islamin dhe fshehin mohimin dhe mosbesimin, se ata do të kenë dënimin më të dhembshëm dhe më të mjerueshëm në zjarrin e xhehenemit, në botën tjetër.

4:139

ٱلَّذِينَ يَتَّخِذُونَ ٱلْكَـٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۚ أَيَبْتَغُونَ عِندَهُمُ ٱلْعِزَّةَ فَإِنَّ ٱلْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًۭا ١٣٩

ata të cilët miqësohen me mohuesit dhe lënë mënjanë besimtarët. Vallë, mos kërkojnë fuqi tek ata, kur në të vërtetë e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut?!447

Komentimi 1 shënim

Shënimi 447

Kjo është gjendja e hipokritëve, të cilët menduan keq për Allahun dhe menduan se Ai nuk do t’i ndihmonte dhe nuk do t’i jepte triumfin besimtarëve, kur me vështrimin e tyre të cekët panë se mohuesit zotëronin disa mjete dhe mundësi materiale nga dynjaja, kështu që i zunë miq ata dhe krenoheshin me ta, pa e ditur mendjelehtët se e gjithë krenaria dhe fuqia i përket Allahut dhe është në Dorë të Tij. Nga ajeti kuptohet se besimi përmban në vetvete edhe dashurinë për besimtarët dhe miqësimin me ta, edhe urrejtjen për mohuesit dhe armiqësinë me ta.

4:140

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِى حَدِيثٍ غَيْرِهِۦٓ ۚ إِنَّكُمْ إِذًۭا مِّثْلُهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ وَٱلْكَـٰفِرِينَ فِى جَهَنَّمَ جَمِيعًا ١٤٠

Ai ju ka shpallur në Libër (Kuran): Kur dëgjoni të mohohen shpalljet e Allahut dhe të merren për tallje, mos rrini me ata njerëz, deri sa të ndërrojnë bisedë, 448 përndryshe do të ishit si ata.449 Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit së bashku.450

Komentimi 3 shënime

Shënimi 448

Detyra e njerëzve kundrejt shpalljeve të Allahut është që t’i besojnë dhe t’i madhërojnë ato, sepse ky është qëllimi i shpalljes së tyre dhe për këtë qëllim i ka krijuar Allahu krijesat e Tij. E kundërta e besimit në to është mohimi i tyre dhe e kundërta e madhërimit të tyre është tallja me to dhe përçmimi i tyre.

Shënimi 449

Qëndrimi me ta në këtë rast tregon pranim të talljes së tyre dhe kënaqje me atë që thonë, kështu që bëhesh njësoj si ata. Detyra e besimtarit në këtë rast është që t’i kundërshtojë ata nëse ka mundësi, e në të kundërt, duhet të ngrihet dhe të largohet.

Shënimi 450

Ashtu si u bashkuan në dynja në mohim dhe miqësi të njëri-tjetrit. Në botën tjetër nuk do t’u bëjë dobi hipokrizia hipokritëve, por do të bashkohen me grupin që i përkasin në të vërtetë.

4:141

ٱلَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمْ فَإِن كَانَ لَكُمْ فَتْحٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ قَالُوٓا أَلَمْ نَكُن مَّعَكُمْ وَإِن كَانَ لِلْكَـٰفِرِينَ نَصِيبٌۭ قَالُوٓا أَلَمْ نَسْتَحْوِذْ عَلَيْكُمْ وَنَمْنَعْكُم مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۚ فَٱللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۗ وَلَن يَجْعَلَ ٱللَّهُ لِلْكَـٰفِرِينَ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ سَبِيلًا ١٤١

Ata të cilët presin se çdo bëhet me ju451; nëse ju vjen fitore nga Allahu, thonë: “A nuk ishim edhe ne me ju452?” E, nëse mohuesit arrijnë ndonjë pjesë fitimi453, ata thonë: “A nuk ju patëm në dorë dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve454?” Allahu do të gjykojë mes jush në Ditën e Kiametit,455 dhe Allahu kurrë nuk do t’u japë mohuesve pushtet mbi besimtarët.456

Komentimi 6 shënime

Shënimi 451

Ajeti vazhdon me numërimin e cilësive të hipokritëve, të cilët presin se çdo të ndodhë me muslimanët, ndonjë e mirë apo e keqe, dhe në çdo rast e kanë parapërgatitur përgjigjen sipas hipokrizisë së tyre.

Shënimi 452

A nuk ishim ne me ju dhe në anën tuaj në luftë kundër armikut tuaj? Kështu që na jepni edhe ne prej plaçkës së luftës.

Shënimi 453

Ndonjë përfitim të përkohshëm nga lufta kundër jush. Për këta nuk thuhet “fitore”, sepse fitorja tregon ngadhënjim të qëndrueshëm, dhe kjo nuk u vjen armiqve kundër muslimanëve, por maksimumi që arrijnë mohuesit nga muslimanët është një pjesë e vogël dhe e përkohshme fitimi nga plaçka e muslimanëve që e humbin në luftë. Padyshim se kjo tregon për Urtësinë e Allahut të Madhëruar.

Shënimi 454

Hiqen para mohuesve sikur kanë pasur mundësi t’u shkaktonin atyre disfatë nëse do bashkoheshin me muslimanët, por ata nuk e bënë këtë dhe kështu eliminuan fitoren e muslimanëve kundër tyre, madje bënë që mohuesit të fitonin sepse këta (hipokritët) u bënë pengesë para besimtarëve me të gjitha mënyrat e mundshme, qoftë duke u përpjekur të shkaktojnë përçarje në mesin e tyre me tërheqjen e një pjese të mirë të tyre nga lufta, siç ndodhi në luftën e Uhudit, ku hipokritët u kthyen në mes të rrugës me një grup prej rreth 300 vetësh, apo me mënyra të tjera djallëzore. E thonë këtë për t’u kërkuar pjesë nga plaçka e luftës.

Shënimi 455

Allahu do të gjykojë mes të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit, dhe do t’i shpërblejë besimtarët e vërtetë me xhenetin e Tij, kurse hipokritët, idhujtarët dhe mohuesit do i ndëshkojë në zjarrin e xhehenemit.

Shënimi 456

Në ditën e Kiametit, ose në këtë botë, por është për qëllim triumfi i plotë dhe i vazhdueshëm, d.m.th: që mohuesit nuk do të triumfojnë plotësisht dhe gjithnjë mbi besimtarët, por triumfi i qëndrueshëm dhe përfundimtar do të jetë për besimtarët. Një mendim i tretë thotë se kuptimi është: që Allahu nuk do i japë provë justifikuese atyre mohuesve që vrasin besimtarët dhe i nxjerrin ata prej shtëpive të tyre.

4:142

إِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ يُخَـٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَهُوَ خَـٰدِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوٓا إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ قَامُوا كُسَالَىٰ يُرَآءُونَ ٱلنَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ إِلَّا قَلِيلًۭا ١٤٢

Hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun,457 por është Ai që i mashtron ata.458 Kur ata ngrihen në namaz, ngrihen me përtesë, sa për sy të njerëzve459 dhe nuk e përmendin Allahun, veçse pak.460

Komentimi 4 shënime

Shënimi 457

Me fshehjen e mohimit të tyre dhe shfaqjen e besimit në sy të muslimanëve për të ruajtur jetën dhe pasurinë e tyre.

Shënimi 458

Me ligjin që ka vendosur në lidhje me ta në dynja, që të gjykohen sipas asaj që shfaqin dhe shprehin me gjuhët e tyre, duke qenë në dijeni të plotë për të vërtetën e asaj që fshehin prej mohimit dhe hipokrizisë, dhe duke i tërhequr gradualisht drejt zjarrit të xhehenemit. A nuk janë ata të mashtruarit, madje nga vetvetja e tyre, kur veprojnë me të gjitha përpjekjet për diçka që u shkakton përçmim, ndëshkim dhe humbje të sigurtë?! Allahu do i mashtrojë hipokritët edhe në ditën e Kiametit, si rezultat i hipokrizisë dhe talljes së tyre në dynja, siç thuhet në suren El Hadid, 13-14.

Shënimi 459

Këto janë cilësitë e hipokritit, sepse ai nuk beson ringjallje dhe shpërblim apo dënim, por shprehin besimin me gjuhët e tyre për të ruajtur kokën dhe pasurinë në dynja.

Shënimi 460

Nuk e përmendin Allahun veçse në sy të njerëzve dhe jo me bindje e kur nuk i sheh njeri. Veçse pak, sepse ata nuk kanë për qëllimin përmendjen e Allahut dhe shpërblimin e Tij edhe kur e përmendin Atë për sy e faqe.

4:143

مُّذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَٰلِكَ لَآ إِلَىٰ هَـٰٓؤُلَآءِ وَلَآ إِلَىٰ هَـٰٓؤُلَآءِ ۚ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلًۭا ١٤٣

Të luhatur mes dy palëve; as me këta, as me ata.461 Por, për atë që humb Allahu, ti nuk mund të gjesh rrugë.462

Komentimi 2 shënime

Shënimi 461

Të pavendosur në qëndrimin e tyre, as me besimtarët dhe as me mohuesit, por mes dy grupeve: nga jashtë me muslimanët dhe nga brenda me mohuesit, pa i bashkuar edhe të jashtmen edhe të brendshmen me njërin prej dy grupeve.

Shënimi 462

Dretj udhëzimit të vërtetë, drejt Islamit, i cili është e vetmja rrugë e drejtë dhe e vërtetë, që të çon në lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

4:144

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَتَّخِذُوا ٱلْكَـٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَجْعَلُوا لِلَّهِ عَلَيْكُمْ سُلْطَـٰنًۭا مُّبِينًا ١٤٤

O besimtarë!463 Mos i merrni mohuesit për miq në vend të besimtarëve! Mos vallë, doni që t’i jepni Allahut provë të qartë kundër vetvetes?464

Komentimi 2 shënime

Shënimi 463

Të gjitha këto cilësi të hipokritëve, tregohen edhe me qëllim që besimtarët të ruhen prej tyre dhe të mos vishen me to aspak, përndryshe do të kenë pjesë në pasojat e tyre.

Shënimi 464

Argument që provon fajshmërinë dhe si rezultat, ndëshkimin tuaj. Ky ajet tregon edhe një herë drejtësinë e Allahut, i Cili nuk ndëshkon askënd pa i sjellë argumente dhe prova bindëse së pari, dhe vetëm nëse ata e mohojnë të vërtetën, pasi ajo u bëhet e qartë me prova e dëshmi nga Allahu, Ai i jep dënimin e merituar, ose fal nga mëshira e Tij, përderisa nuk ka të bëjë me shirkun (idhujtarinë) dhe mohimin, sepse këtë nuk e fal kurrë, vetëm se me pendim të sinqertë në dynja dhe kthim të plotë prej tij.

4:145

إِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ فِى ٱلدَّرْكِ ٱلْأَسْفَلِ مِنَ ٱلنَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمْ نَصِيرًا ١٤٥

S’ka dyshim që hipokritët do të jenë në shtresën më të poshtme të Xhehenemit,465 dhe kurrsesi nuk do t’u gjesh ndihmës atyre.466

Komentimi 2 shënime

Shënimi 465

Në fund të Xhehenemit, në shtresën më të ulët dhe më të thellë të tij, sepse Xhehenemi është me shtresa (derakat) njëra nën tjetrën, kurse Xheneti është me gradë dhe shkallë (deraxhat) njëra mbi tjetrën. Hipokritët do të jenë në shtresën më të fundit të Xhehenemit, poshtë banorëve të tjerë të zjarrit prej mohuesve e idhujtarëve, sepse ata jo vetëm që janë mohues, por edhe mashtrojnë besimtarët dhe veprojnë me armiqësi ndaj tyre me të gjitha mënyrat, pa u ndjerë.

Shënimi 466

Që t’i shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit apo që t’u lehtësojë dënimin.

4:146

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَٱعْتَصَمُوا بِٱللَّهِ وَأَخْلَصُوا دِينَهُمْ لِلَّهِ فَأُولَـٰٓئِكَ مَعَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ وَسَوْفَ يُؤْتِ ٱللَّهُ ٱلْمُؤْمِنِينَ أَجْرًا عَظِيمًۭا ١٤٦

Përveç atyre që pendohen, përmirësohen467, strehohen tek Allahu468 dhe besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun. Patjetër që këta do të jenë me besimtarët, e Allahu do t’u japë besimtarëve shpërblim të madh.469

Komentimi 3 shënime

Shënimi 467

Përmirësojnë gjendjen e tyre me kryerjen e urdhrave të Allahut me bindje dhe sinqeritet për Hir të Allahut, dhe jo me hipokrizi, ashtu si bënin më parë.

Shënimi 468

I përmbahen besës së dhënë Allahut në Librin e Tij, se do t’i binden Atij dhe nuk do e kundërshtojnë kurrë Urdhrin e Tij.

Shënimi 469

Ata hipokritë që pendohen nga të gjitha cilësitë e tyre të hipokrizisë dhe strehohen tek Allahu me sinqeritet, duke i kryer urdhrat e Tij vetëm për Hir të Tij, këta do të jenë bashkë me besimtarët në dynja, në jetën e varrezave dhe në Xhennet, sepse tashmë janë besimtarë të vërtetë dhe në grupin e tyre, dhe do të marrin shpërblimin e tyre në gradat e larta të Xhenetit, ndryshe nga ata që vdesin duke qenë hipokritë, të cilët do të marrin dënimin e tyre në shtresën më të poshtme të Xhehenemit.

4:147

مَّا يَفْعَلُ ٱللَّهُ بِعَذَابِكُمْ إِن شَكَرْتُمْ وَءَامَنتُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ شَاكِرًا عَلِيمًۭا ١٤٧

Si mund t’ju dënojë Allahu, nëse ju falënderoni dhe besoni?! Allahu është Mirënjohës, i Gjithëditur.470

Komentimi 1 shënim

Shënimi 470

Allahu nuk mund t’i dënojë ata që pendohen për hipokrizinë e tyre dhe kthehen sinqerisht tek Allahu dhe detyrimet e tyre kundrejt Tij, prej adhurimit dhe falënderimit të Tij për mirësitë që u ka dhënë dhe u jep, që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe gjithçka që i është shpallur atij nga Allahu. Allahu nuk ka ndonjë përfitim nga dënimi i hipokritëve në Xhehenem, dhe as ndonjë dëm nga shpërblimi i besimtarëve në Xhenet, por Ai kërkon nga ju që të pendoheni dhe të strehoheni tek Ai për të mirën tuaj, dhe megjithëkëtë, Ai është Mirënjohës dhe ju shpërblen për të mirat tuaja, dhe di gjithçka për ju në hollësi, atë që shfaqni dhe atë që fshehni në zemër, dhe Ai e di për atë që pendohet sinqerisht.

4:148

۞ لَّا يُحِبُّ ٱللَّهُ ٱلْجَهْرَ بِٱلسُّوٓءِ مِنَ ٱلْقَوْلِ إِلَّا مَن ظُلِمَ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا١٤٨

Allahu nuk e do publikimin e fjalëve të këqija, përveç nga dikush që i është bërë padrejtësi.471 Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.472

Komentimi 2 shënime

Shënimi 471

Allahu nuk e do shprehjen hapur të fjalëve të këqia dhe negative, qofshin lutje kundër dikujt, sharje, mallkime, etj. madje e urren këtë dhe e ndëshkon autorin e tyre. Por dikujt që i është bërë padrejtësi, i lejohet që të bëjë lutje kundër atij që ia ka bërë padrejtësinë dhe të ankohet për të, duke e shprehur dhe shfaqur të keqen që i është bërë pa gënjyer asgjë dhe pa sharë njeri tjetër përveç zullumqarit të tij, megjithëse më e mira për të do të ishte që të përmbahej dhe të ankohej vetëm tek Allahu.

Shënimi 472

Dëgjon gjithçka që ju flisni dhe i di qëllimet tuaja, prandaj bëni kujdes që të mos flisni gjëra që e zemërojnë Zotin tuaj dhe për të cilat ju ndëshkon.

4:149

إِن تُبْدُوا خَيْرًا أَوْ تُخْفُوهُ أَوْ تَعْفُوا عَن سُوٓءٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوًّۭا قَدِيرًا ١٤٩

Në qoftë se e publikoni një të mirë që bëni, apo e fshehni atë,473 ose falni për ndonjë të keqe474, pa dyshim se Allahu është Falës i madh, i Plotfuqishëm.475

Komentimi 3 shënime

Shënimi 473

Qoftë ajo e mirë fjalë apo vepër, e dukshme apo e padukshme, e detyrueshme apo e preferuar.

Shënimi 474

Që ju është bërë nga ndokush, dhe nuk e publikoni atë, nuk ankoheni për të dhe nuk e mallkoni apo shani autorin e saj, megjithëse në këtë rast është e lejuar.

Shënimi 475

Nëse ju bëni vepër të mirë dhe falni të keqen që ju bëhet, atëherë dijeni se Allahu është Falësi më i madh, dhe ju fal ju të gjitha mëkatet edhe pse Ai është i Plotfuqishëm që t’ju japë dënimin e merituar për to, prandaj falni për Hir të Allahut edhe kur keni mundësi të hakmerreni.

4:150

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُوا بَيْنَ ٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍۢ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍۢ وَيُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا ١٥٠

Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, dhe dëshirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij,476 duke thënë: “Disa i besojmë, e disa nuk i besojmë”477 dhe duke dashur të ndjekin një rrugë të mesme,

Komentimi 2 shënime

Shënimi 476

Duke besuar vetëm Allahun dhe duke përgënjeshtruar të dërguarit që Ai i ka dërguar me shpalljet e Tij, apo duke pëgënjeshtruar qoftë edhe njërin prej tyre, sepse mohimi i një të dërguari të vetëm të Allahut është mohim dhe përgënjeshtrim i të gjithë të dërguarve dhe mohim e përgënjeshtrim i Vetë Allahut të Madhëruar, i Cili e ka dërguar atë.

Shënimi 477

Siç bëjnë jehuditë me përgënjeshtrimin e Isait dhe të Muhamedit (Paqja e Allahut qoftë mbi të dy ata!) dhe me besimin e Musait dhe të gjithë të dërguarve para tij. Dhe ashtu siç bëjnë të krishterët me përgënjeshtrimin e Muhamedit dhe me besimin e Isait dhe të gjithë të dërguarve para tij.

4:151

أُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْكَـٰفِرُونَ حَقًّۭا ۚ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا ١٥١

pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë,478 e për mohuesit, Ne kemi përgatitur dënim poshtërues.479

Komentimi 2 shënime

Shënimi 478

Sepse e mësuan të vërtetën dhe e mohuan atë pasi e panë dhe pasi ju bë e qartë. Të gjitha provat për profetësinë e Muhamedit ishin para syve të tyre dhe i kishin të shënuara në librat e tyre, por ata ndoqën dëhirat dhe epshet e tyre dhe e mohuan të Dërguarin e Allahut dhe shpalljen që i zbriti nga Allahu, dhe njëkohësisht pretendonin se ishin besimtarë të Allahut dhe të profetëve të dërguar nga Ai më parë, duke menduar se kështu po zgjedhin një rrugë të mesme; që të besojnë disa të dërguar të Allahut dhe të mohojnë disa të tjerë, por ky është mashtrim nga ana e tyre dhe përgënjeshtrim i Allahut dhe i të dërguarve të Tij, prandaj Allahu i quan ata si mohuesit e vërtetë të Tij dhe të dërguarve të Tij, dhe se nuk ka rrugë të mesme në lidhje me besimin e Allahut dhe të dërguarve të Tij. Prandaj, bëni kujdes, o besimtarë, që të mos mashtroheni prej tyre, sepse besimtar është vetëm Ai që e beson Allahun dhe të gjithë të dërguarit e Tij pa përjashtim, si dhe gjithçka që është shpallur nga Allahu.

Shënimi 479

Ku do të qëndrojnë përgjithmonë të poshtëruar si rezultat i përgënjeshtrimit të tyre të dërguarit e Allahut apo njërin prej tyre, dhe më shumë është për qëllim mohimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), të cilin e kanë mohuar jehuditë dhe të krishterët, edhe pse ai ishte vazhdim i vargut të profetëve të dërguar nga Allahu dhe vula e tyre, gjë të cilën ata e gjenin të shënuar në Teurat dhe në Inxhil.

4:152

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَلَمْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّنْهُمْ أُولَـٰٓئِكَ سَوْفَ يُؤْتِيهِمْ أُجُورَهُمْ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ١٥٢

Kurse atyre, që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, dhe nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre, Ai do t’u japë shpërblimin e tyre.480 Allahu është Falës, Mëshirëplotë.481

Komentimi 2 shënime

Shënimi 480

Që meritojnë si rezultat i besimit dhe veprave të tyre të mira.

Shënimi 481

Allahu i fal ata që më parë kanë qenë mohues të Tij apo të ndonjë prej të dërguarve të Tij, por që më pas janë penduar, dhe i fal të gjithë robët e Tij për gjynahet e mëparshme kur ata kthehen tek Ai të penduar. Ai është Mëshirëplotë me robët e Tij, me udhëzimin në rrugën e drejtë dhe me suksesin që u jep atyre në ato gjëra me rë cilat shpëtojnë vetet e tyre nga zjarri i xhehenemit.

4:153

يَسْـَٔلُكَ أَهْلُ ٱلْكِتَـٰبِ أَن تُنَزِّلَ عَلَيْهِمْ كِتَـٰبًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ۚ فَقَدْ سَأَلُوا مُوسَىٰٓ أَكْبَرَ مِن ذَٰلِكَ فَقَالُوٓا أَرِنَا ٱللَّهَ جَهْرَةًۭ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّـٰعِقَةُ بِظُلْمِهِمْ ۚ ثُمَّ ٱتَّخَذُوا ٱلْعِجْلَ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ فَعَفَوْنَا عَن ذَٰلِكَ ۚ وَءَاتَيْنَا مُوسَىٰ سُلْطَـٰنًۭا مُّبِينًۭا ١٥٣

Ithtarët e Librit të kërkojnë t’u zbresësh një libër nga qielli.482 Ata, edhe Musait i kërkuan diçka edhe më të madhe se kjo; i thanë: “Na e trego Allahun ta shohim haptazi!”483 Atëherë i goditi rrufeja, për shkak të padrejtësisë së tyre.484 Pastaj morën viçin (për adhurim),485 pasi u kishin ardhur provat e qarta.486 Por Ne ua falëm edhe këtë,487 dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.488

Komentimi 7 shënime

Shënimi 482

Ithtarët e Teuratit, hebrenjtë që ishin në Medine, i kërkuan Muhamedit që t’u sillte një libër të shkruar nga qielli, ashtu si u solli Musai pllakat e shkruara. D.m.th. i kërkuan që ta sillte Kuranin të gjithë njëherësh, ashtu si kishte zbritur Teurati, dhe jo të ndarë në pjesë. Përveç kryeneçësisë dhe mohimit të tyre të paskrupull, kjo fjalë e tyre tregon gjithashtu humbje të logjikës dhe injorancë, sepse i Dërguari i Allahut, Muhamedi, ishte thjesht njeri dhe nuk sillte gjë nga vetja e vet dhe nuk kishte asgjë në dorë, por e gjithë çështja ishte në Dorë të Allahut i Cili i shpallte ç’të donte të Dërguarit të Tij. Ata në fakt nuk duan të ndjekin të vërtetën vetëm e vetëm nga që profeti i fundit nuk erdhi nga mesi i tyre, përndryshe, akuzat dhe dyshimet që hedhin ata janë krejtësisht të pabaza, sepse janë thjesht kryeneçësi dhe kundërshtim i hapur i të vërtetës, sepse në asnjë libër qiellor nuk thuhet se sikur një profet të vijë me libër të ndarë në pjesë, mos e besoni dhe në të kundërt e besoni. Madje, edhe sikur pas kësaj fjale të tyre, Allahu t’ia zbriste Kuranin Muhamedit të gjithë njëherësh, ata përsëri nuk do ta pranonin dhe do ta mohonin atë, sepse nuk u intereson e vërteta, por vetëm interesi i tyre i mbështetur mbi shpresat e tyre të kota se gjoja ata janë bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij, dhe se vetëm ata do të hyjnë në xhenet dhe askush tjetër prej njerëzve, dhe se të gjithë njerëzit e tjerë në tokë, të çdo feje qofshin, janë krijuar për t’u shërbyer atyre. A ka humbje më të madhe se kjo?! Përfundimin e tyre të merituar e tregon Allahu këtu në Kuran, prandaj mos u mashtro prej tyre dhe mos u bëj si ata e të vetëmashtrohesh.

Shënimi 483

Kështu që mos u ligështo nga fjala dhe mosbesimi i hebrenjve, o Muhamed, sepse ata edhe të dërguarit të tyre, që pretendojnë se e besojnë dhe e ndjekin, në fakt e kundërshtonin dhe e bënin të vuante më së shumti prej tyre dhe arrogancës e mohimit të tyre, edhe pse i shihnin haptazi shenjat e Allahut, mrekullitë që Ai ia kishte dhënë Musait (alejhis selam).

Shënimi 484

Siç e pamë më gjerësisht këtë ngjarje në suren el Bekare, ajeti 55.

Shënimi 485

Kjo ngjarje është përmendur hollësisht në suren Ta-ha.

Shënimi 486

Nga Allahu me anë të të Dërguarit të Tij tek ata, me anë të Musait (alejhis selam). Atyre u kishin ardhur të gjitha provat për të vërtetën rreth Krijuesit dhe krijesave të Tij, dhe për ta nuk kishte më asnjë justifikim.

Shënimi 487

Për shkak të pendimit të tyre, kushti i të cilit ishte që të vetëvriteshin, siç e pamë në suren el Bekare: 54.

Shënimi 488

Prova të qarta që vërtetojnë se ai është i dërguar nga Allahu. Allahu i dha Musait nëntë prova të qarta për bijtë e Israilit, siç do ta shohim në suren el Isra: 101 dhe en Neml: 12.

4:154

وَرَفَعْنَا فَوْقَهُمُ ٱلطُّورَ بِمِيثَـٰقِهِمْ وَقُلْنَا لَهُمُ ٱدْخُلُوا ٱلْبَابَ سُجَّدًۭا وَقُلْنَا لَهُمْ لَا تَعْدُوا فِى ٱلسَّبْتِ وَأَخَذْنَا مِنْهُم مِّيثَـٰقًا غَلِيظًۭا ١٥٤

Ngritëm mbi ta malin Tur, që të merrnim besën e tyre.489 Më pas u thamë: “Hyni në portë të përkulur!”490 Dhe u thamë: “Mos e shkelni të Shtunën!”491 Dhe morëm prej tyre besë të fortë.492

Komentimi 4 shënime

Shënimi 489

Shiko ajetet 63 dhe 93, nga surja el Bekare.

Shënimi 490

Shiko ajetin 58, të sures el Bekare.

Shënimi 491

U ndaluan nga peshkimi në ditën e shtunë. Shiko ajetin 65, të sures el Bekare.

Shënimi 492

Se do të vepronin sipas asaj që i urdhëronte Allahu dhe do t’u përmbaheshin ndalesave të Tij, ashtu si thuhej në Teurat. Pra, kështu janë hebrenjtë dhe këto janë veprat e tyre të mëparshme, prandaj mos u brengos nga mohimi dhe kërkesa e tyre që t’u sjellësh një libër nga qielli që ta shohin me sytë e tyre.

4:155

فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَـٰقَهُمْ وَكُفْرِهِم بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَقَتْلِهِمُ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ وَقَوْلِهِمْ قُلُوبُنَا غُلْفٌۢ ۚ بَلْ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَيْهَا بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًۭا ١٥٥

Dhe kështu493, për shkak të thyerjes së besës së dhënë, për shkak të mohimit të provave të Allahut, për shkak të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejte494 dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllëf!” Nuk është ashtu (si thonë ata), por Allahu ua ka vulosur ato (zemrat) për shkak të mohimit të tyre, prandaj nuk besojnë, veçse pak.495

Komentimi 3 shënime

Shënimi 493

Ne i mallkuam dhe hodhëm zemërimin tonë mbi ta, për shkak të veprave të tyre, që përmenden në ajetet në vijim.

Shënimi 494

Jehudët i vranë disa prej të dërguarve të Allahut padrejtësisht, jo se kishin bërë ndonjë krim për të cilin duheshin dënuar.

Shënimi 495

Besim të mangët, duke besuar vetëm në disa të dërguar dhe duke përgënjeshtruar të tjerë, dhe duke besuar vetëm disa libra hyjnorë dhe duke mohuar të tjerë, ndërkohë që të gjithë të dërguarit e Allahut dhe librat e Tij janë të pandarë dhe vërtetues të njëri-tjetrit.

4:156

وَبِكُفْرِهِمْ وَقَوْلِهِمْ عَلَىٰ مَرْيَمَ بُهْتَـٰنًا عَظِيمًۭا ١٥٦

Dhe për shkak të mohimit të tyre dhe shpifjes së tyre të madhe kundër Merjemes.496

Komentimi 1 shënim

Shënimi 496

Shpifja që bënë ndaj saj duke e akuzuar padrejtësisht për imoralitet dhe se Isai (Mesihu) ishte bir i një lidhje imorale të paligjshme.

4:157

وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا ٱلْمَسِيحَ عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ ٱللَّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَـٰكِن شُبِّهَ لَهُمْ ۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخْتَلَفُوا فِيهِ لَفِى شَكٍّۢ مِّنْهُ ۚ مَا لَهُم بِهِۦ مِنْ عِلْمٍ إِلَّا ٱتِّبَاعَ ٱلظَّنِّ ۚ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًۢا ١٥٧

Edhe për fjalën e tyre: “Ne e vramë Mesihun Isa, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut.”497 Por ata, as e vranë, as e kryqëzuan atë, por ashtu iu shëmbëllye atyre.498 Vërtet, ata që u kundërshtuan për çështjen e tij, janë në dyshim të plotë për të.499 Ata nuk kanë asnjë lloj njohurie për të, përveç ndjekjes së hamendjes.500 E vërteta e sigurtë është se ata nuk e vranë atë;501

Komentimi 5 shënime

Shënimi 497

Ata e mohuan të Dërguarin e Allahut, Isain dhe tentuan ta vrisnin atë, madje menduan se e vranë, gjë e cila tregon qartë mohimin dhe kryeneçësinë e tyre ndaj Allahut.

Shënimi 498

Allahu ia vendosi shëmbëlltyrën e Isait dikujt tjetër prej jehudëve apo njërit prej shokëve të tij, dhe ata kryqëzuan atë tjetrin, duke kujtuar se kishin vrarë Isain.

Shënimi 499

Si hebrenjtë, që menduan se e vranë, por më pas ishin në dilemë për shkak të humbjes së shokut të tyre, apo se trupi i atij që menduan se ishte Isai, ishte i dikujt tjetër dhe vetëm fytyra e tij ishte ajo e Isait, ose dilema të tjera rreth çështjes së Isait; ashtu edhe të krishterët, të cilët janë gjithashtu në dilemë për çështjen e Isait, nëse është vrarë vërtet apo jo, apo është ngritur në qiell pa u vrarë, apo është bir i Zotit, apo është Zoti, etj.!

Shënimi 500

Jehudët nuk ishin të sigurtë nëse ai që vranë ishte Isai apo dikush tjetër, por ndoqën hamendjen dhe iluzionin e tyre, duke vrarë atë që i ngjante atij, edhe pse gjithnjë dyshonin nëse ishte ai apo jo.

Shënimi 501

E vërteta e sigurtë rreth çështjes së Isait është se ai nuk u vra nga jehudët, por Allahu e ngriti atë në qiell me trup e me shpirt, dhe do ta zbresë atë para ditës së Kiametit, për urtësi që i di Allahu i Gjithëdijshëm e i Urtë.

4:158

بَل رَّفَعَهُ ٱللَّهُ إِلَيْهِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًۭا ١٥٨

por, Allahu e ngriti atë pranë Vetes.502 Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.503

Komentimi 2 shënime

Shënimi 502

Allahu e ngriti Isain, të birin e Merjemes pranë Vetes, dhe e ruajti të paprekur nga mohuesit.

Shënimi 503

Allahu ka fuqi për gjithçka (edhe që ta ngrejë Isain në qiell) dhe vepron e gjykon me Urtësinë e Tij absolute. Allahu është i Plotfuqishëm ndaj atyre që mohojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, dhe merr hak për të dërguarit e Tij kur të dojë; i Urtë në veprimet dhe vendimet e Tij. Prandaj të kenë kujdes ata që i kërkojnë Muhamedit t’u zbresë një Libër nga qielli, se mos u vjen ndonjë ndëshkim nga Allahu, ashtu si u erdhi paraardhësve të tyre kur përgënjeshtruan të dërguarit e Allahut dhe shpifën për miqtë e Tij.

4:159

وَإِن مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِۦ قَبْلَ مَوْتِهِۦ ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًۭا ١٥٩

Nuk ka asnjë prej ithtarëve të Librit që nuk do t’i besojë atij (Isait) para se ai të vdesë, dhe në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.504

Komentimi 1 shënim

Shënimi 504

Ajeti përmban dy kuptime: I pari: Të gjithë ithtarët e Librit, prej hebrenjve dhe të krishterëve, do ta besojnë Isain para se të vdesin, apo në çastet e fundit të jetës së tyre, kur të shohin vdekjen me sy dhe t’u hiqet perdja e t’u zbulohet e vërteta, por që nuk do t’ju bëjë aspak dobi në atë çast dhe do të marrin dënimin e tyre në ditën e Kiametit. Kuptimi i dytë, dhe më i favorizuar edhe për shkak të haditheve të shumta profetike që kanë ardhur në lidhje me Isain, është: Të gjithë ithtarët e Librit do ta besojnë Isain para vdekjes së Isait, i cili do të zbresë përsëri në dynja, pak para Kiametit, dhe do të vrasë Dexhalin, do të heqë xhizjen (taksën që Ithtarët e Librit i paguajnë shtetit mysliman për të jetuar nën hijen dhe ligjet e tij), dhe të gjithë Ithtarët e Librit do t’i besojnë atij dhe do të bashkohen me besimtarët muslimanë në besimin e vërtetë Islam, duke besuar të gjithë të dërguarit e Allahut dhe duke pasur Kuranin për legjislacion të tyre. Isai do të gjykojë në Tokë me ligjin e Islamit dhe do të sqarojë të gjitha devijimet e ithtarëve të Librit. Kurse në Ditën e Kiametit ai do të dëshmojë kundër ithtarëve të Librit që ishin në dilemë në lidhje me të (nëse është bir Zoti, apo Zot që adhurohet, apo i treti i të treve) dhe që nuk e besuan të dërguarin e fundit, Muhamedin, për të cilin ai njoftoi se do të vinte. Isai do të dëshmojë kundër tyre duke dëshmuar se ishte vetëm rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

4:160

فَبِظُلْمٍۢ مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيِّبَـٰتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ وَبِصَدِّهِمْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ كَثِيرًۭا ١٦٠

Madje, për shkak të padrejtësive që bënë hebrenjtë dhe për shkak të pengimit të shumtë nga Rruga e Allahut, Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat më parë i kishin të lejuara.505

Komentimi 1 shënim

Shënimi 505

Shumë ushqime e gjëra të tjera të mira iu ndaluan jehudëve si dënim për ta për shkak të padrejtësive të tyre, kurse ato që Allahu i ka ndaluar popullit mysliman, janë për shkak të dëmit të tyre.

4:161

وَأَخْذِهِمُ ٱلرِّبَوٰا وَقَدْ نُهُوا عَنْهُ وَأَكْلِهِمْ أَمْوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلْبَـٰطِلِ ۚ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَـٰفِرِينَ مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۭا ١٦١

Edhe për shkak të marrjes së kamatës, gjë e cila iu ishte ndaluar, si dhe për përvetësimin e pasurisë së njerëzve padrejtësisht.506 Mohuesve nga mesi i tyre, Ne u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.507

Komentimi 2 shënime

Shënimi 506

U ndëshkuan, u mallkuan dhe iu ndaluan shumë gjëra që i kishin të lejuara për shkak të të gjitha këtyre veprave të padrejta të tyre.

Shënimi 507

Atyre hebrenjve që mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, Allahu u ka përgatitur dënim të dhembshëm në zjarrin e Xhehenemit.

4:162

لَّـٰكِنِ ٱلرَّٰسِخُونَ فِى ٱلْعِلْمِ مِنْهُمْ وَٱلْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ ۚ وَٱلْمُقِيمِينَ ٱلصَّلَوٰةَ ۚ وَٱلْمُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلْمُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ أُولَـٰٓئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا ١٦٢

Ndërsa, të thelluarit në dije prej tyre508 dhe besimtarët509 besojnë në atë që të është zbritur ty (o Muhamed) dhe në atë që është zbritur para teje. Posaçërisht atyre që falin namazin510, atyre që japin zekatin dhe atyre që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, pikërisht këtyre do t’u japim shpërblim të madh.511

Komentimi 4 shënime

Shënimi 508

Kishte disa prej ithtarëve të Librit, në zemrat e të cilëve dija kishte zënë rrënjë dhe i dha frytet e saj që u shfaqën me pohimin e të vërtetës dhe besimin e tyre te Muhamedi dhe ajo që ju shpall atij, ashtu si kishin besuar edhe te ajo që u ishte shpallur të dërguarve të tjerë para Muhamedit nga Allahu i Madhëruar, siç ishte për shembull Abdullah ibën Selam.

Shënimi 509

Shokët e Muhamedit, muslimanët.

Shënimi 510

Rregullisht. Në këtë ajet, fjala “atyre që falin namazin”, vjen në rasën kallëzore në arabisht, ndryshe nga të gjitha fjalët e tjera të lidhura me të, si “atyre që japin zekatin’, “atyre që besojnë Allahun”, të cilat vijnë në rasën emërore në arabisht, për të treguar veçimin e namazit nga të gjitha urdhrat e tjera dhe vlerën e tij të madhe tek Allahu, prandaj e kemi përshtatur: “Posaçërisht atyre që falin namazin”.

Shënimi 511

Xhenetin, sepse ata bashkuan mes dijes, besimit në të gjithë librat dhe të dërguarit e Allahut pa përjashtim, dhe bënë vepra të mira ashtu si urdhëron Allahu.

4:163

۞ إِنَّآ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ كَمَآ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ نُوحٍۢ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ مِنۢ بَعْدِهِۦ ۚ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَـٰرُونَ وَسُلَيْمَـٰنَ ۚ وَءَاتَيْنَا دَاوُۥدَ زَبُورًۭا ١٦٣

Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje edhe Nuhun dhe profetët pas tij; ashtu siç frymëzuam me shpallje Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin, Esbatët512, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin dhe Sulejmanin.513 Ndërsa Daudit i dhamë Zeburin.514

Komentimi 3 shënime

Shënimi 512

Ata pasardhës të Jakubit (alejhi selam), të cilët kanë qenë profetë.

Shënimi 513

Allahu i shpalli Muhamedit shpallje Hyjnore ashtu siç i kishte shpallur edhe profetëve të tjerë para tij, kështu që nuk kishte çudi në profetësinë e tij, por ai ishte vazhdim i vargut të profetëve të dërguar nga Allahu dhe vula e tyre, pas të cilit nuk do të ketë më të dërguar deri në ditën e Kiametit.

Shënimi 514

Librin që i shpalli Allahu.

4:164

وَرُسُلًۭا قَدْ قَصَصْنَـٰهُمْ عَلَيْكَ مِن قَبْلُ وَرُسُلًۭا لَّمْ نَقْصُصْهُمْ عَلَيْكَ ۚ وَكَلَّمَ ٱللَّهُ مُوسَىٰ تَكْلِيمًۭا ١٦٤

(Kemi dërguar) Edhe të dërguar të tjerë më parë, për të cilët të kemi treguar, si dhe të tjerë për të cilët nuk të kemi treguar.515 Kurse Musait, Allahu i ka folur drejtpërdrejt.516

Komentimi 2 shënime

Shënimi 515

Dhe patjetër që në mesin e tyre ka pasur edhe të dërguar që janë dërguar pas Musait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata!), për këtë nuk ka dyshim te muslimanët as te të krishterët, sepse për dërgimin e Isait pas Musait, janë të dy grupet dakord, por është për qëllim hedhja poshtë e pretendimit të jehudëve të cilët thanë se Allahu nuk ka dërguar asnjë të dërguar pas Musait (alejhis selam), gjë e cila është fshehje e të vërtetës nga ana e tyre, duke qenë se e dinë mirë atë. Kjo tregon edhe një herë se çfarë kombi janë ata.

Shënimi 516

Musai (alejhis selam) e dëgjoi drejtpërdrejt kur Allahu i foli atij, pa ndërmjetësinë e engjëllit Xhibril, dhe kjo ishte diçka e madhe me të cilën Allahu e veçoi atë, ashtu si veçoi disa të dërguar mbi disa të tjerë me veçori të ndryshme, kurse Profetin tonë, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) e veçoi me më shumë veçori se të gjithë ata. E Allahu veçon me mirësinë e Vet kë të dojë.

4:165

رُّسُلًۭا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةٌۢ بَعْدَ ٱلرُّسُلِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًۭا ١٦٥

Të Dërguar, që ishin lajmëtarë e paralajmërues,517 në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.518 Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.519

Komentimi 3 shënime

Shënimi 517

Të gjithë të dërguarit e Allahut kishin mision lajmërimin e njerëzve me shpërblimin e Allahut, për ata që i binden Allahut dhe ndjekin të dërguarit e Tij, dhe paralajmërimin e tyre me ndëshkimin e Allahut, për ata që e thyejnë urdhrin e Allahut dhe përgënjeshtrojnë të dërguarit e Tij.

Shënimi 518

Që njerëzit të mos thonë në ditën e Kiametit: “Nuk denim gjë për këtë sepse nuk na njoftoi kush!”

Shënimi 519

Allahu ka fuqi të hakmerret ndaj mohuesve të Tij për mohimin e tyre, dhe ka fuqi për gjithçka, por Ai vepron e gjykon me Urtësinë e Tij absolute.

4:166

لَّـٰكِنِ ٱللَّهُ يَشْهَدُ بِمَآ أَنزَلَ إِلَيْكَ ۖ أَنزَلَهُۥ بِعِلْمِهِۦ ۖ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ يَشْهَدُونَ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًا ١٦٦

Por, Allahu dëshmon për atë që të ka shpallur ty (o Muhamed),520 se e ka shpallur me dijeninë e Vet. Po ashtu edhe engjëjt dëshmojnë për këtë, por mjafton Allahu si dëshmitar.521

Komentimi 2 shënime

Shënimi 520

Edhe nëse ithtarët e Librit e mohojnë atë dhe të përgënjeshtrojnë ty.

Shënimi 521

Mjafton Allahu si dëshmitar për vërtetësinë e profetësisë tënde, o Muhamed, pa qenë nevoja e ndonjë dëshmitari tjetër prej krijesave të Tij, dhe nëse Allahu dëshmon për ty, atëherë nuk të dëmton aspak përgënjeshtrimi i atyre që të përgënjestrojnë. Kur Allahu dëshmon për diçka, do të thotë se ajo është shumë e rëndësishme. Po kështu edhe kur Ai urdhëron të dëshmojnë të veçantët prej krijesave të Tij, siç janë engjëjt dhe dijetarët, do të thotë se çështja për të cilën ata dëshmojnë është e një rëndësie të veçantë.

4:167

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ قَدْ ضَلُّوا ضَلَـٰلًۢا بَعِيدًا ١٦٧

Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe pengojnë nga Rruga e Allahut, kanë humbur një humbje të largët.522

Komentimi 1 shënim

Shënimi 522

Sepse ata kanë humbur vetet e tyre dhe të tjerët, duke u bërë kështu koka të mohimit dhe thirrës të së pavërtetës.

4:168

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَظَلَمُوا لَمْ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ طَرِيقًا ١٦٨

Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe bëjnë padrejtësi,523 Allahu nuk do t’i falë, as nuk do t’i drejtojë në ndonjë rrugë,524

Komentimi 2 shënime

Shënimi 523

Duke u thelluar edhe më shumë në mohimin dhe veprat e tyre të këqia.

Shënimi 524

Prej rrugëve të hajrit me anë të së cilës mund të arrijnë kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij me xhenet. Është qëllimi për rrugën e drejtë të Allahut, Islamin.

4:169

إِلَّا طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًۭا ١٦٩

përveç rrugës drejt Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, pa mbarim. Kjo për Allahun është e lehtë.525

Komentimi 1 shënim

Shënimi 525

Askush nuk mund ta ndalojë Allahu nga kjo gjë, edhe sikur të dëshironte, sepse të gjitha krijesat janë të Tij dhe gjithçka ndodh me urdhrin dhe vullnetin e Tij.

4:170

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُمُ ٱلرَّسُولُ بِٱلْحَقِّ مِن رَّبِّكُمْ فَـَٔامِنُوا خَيْرًۭا لَّكُمْ ۚ وَإِن تَكْفُرُوا فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ١٧٠

O njerëz!526 I Dërguari ju ka ardhur me të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju! E në qoftë se mohoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.527 Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.528

Komentimi 3 shënime

Shënimi 526

Të të gjitha kombeve dhe kohërave. Allahu urdhëron mbarë njerëzimin që të besojnë të Dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin ﷺ, duke treguar shkakun që e bën të detyruar besimin tek ai, dobinë e këtij besimi dhe dëmin e mosbesimit tek ai.

Shënimi 527

Nëse mohoni, pasojat e mohimit tuaj ju kthehen vetëm juve, kurse Allahun nuk mund ta dëmtoni aspak, sepse mohimi juaj nuk e pakëson aspak sundimin dhe pushtetin e Tij.

Shënimi 528

Allahu di gjithçka dhe vepron me Urtësinë e Tij absolute.

4:171

يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لَا تَغْلُوا فِى دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْحَقَّ ۚ إِنَّمَا ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلْقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرْيَمَ وَرُوحٌۭ مِّنْهُ ۖ فَـَٔامِنُوا بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ ۖ وَلَا تَقُولُوا ثَلَـٰثَةٌ ۚ ٱنتَهُوا خَيْرًۭا لَّكُمْ ۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَـٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۖ سُبْحَـٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٌۭ ۘ لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًۭا ١٧١

O ithtarët e Librit!529 Mos e teproni në fenë tuaj530 dhe mos thoni për Allahun, veçse të vërtetën!531 Mesihu532 Isa, biri i Merjemes është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia dërgoi Merjemes, si dhe shpirt nga Ai.533 Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij, dhe mos thoni: “Tre zota (trini)!” Jepini fund kësaj, se është më mirë për ju!534 Allahu është vetëm Një i adhuruar i vetëm.535 Tepër i Lartësuar është Ai për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë.536 Mjafton Allahu si mbajtës i gjithësisë.537

Komentimi 9 shënime

Shënimi 529

Janë për qëllim ithtarët e Inxhilit, të krishterët.

Shënimi 530

Duke kaluar kufijtë e vendosur nga Allahu në lidhje me besimin tek Isai, duke e ngritur atë mbi gradën e profetësisë dhe njerëzores, në gradën e hyjnizimit dhe adhurimit, gjë e cila nuk i përket veçse Allahut.

Shënimi 531

Mos shpifni gënjeshtër për Allahun, mos flisni pa pasur dije në lidhje me emrat dhe atributet e Allahut, as për ligjet dhe të dërguarit e Tij, por thoni vetëm të vërtetën për Të, siç është fakti që Allahu nuk ka fëmijë dhe se Ai është i pastër nga të pasurit bashkëshorte.

Shënimi 532

E kemi përmendur më parë që “Mesih” do të thotë: i pastruar nga gjynahet, dikush që Allahu ia ka fshirë gjynahet, e ka bekuar.

Shënimi 533

Isai u quajt “Fjala e Allahut”, sepse ai u krijua me një Fjalë nga Allahu, me fjalën “Bëhu!”, sepse rasti e tij ka dalë nga shkaqet e zakonshme dhe Allahu e ka bërë atë nga shenjat dhe mrekullitë e krijimit të Tij. Allahu dërgoi engjëllin Xhibril te Merjemja dhe ai fryu në jakën e rrobës së saj. Ajo frymë e zgjuar, e këtij engjëlli të pastër, u fut te Merjemja, dhe nga ajo, Allahu krijoi këtë shpirt të pastër. Pra, Isai nuk u krijua nga sperma e njeriut por nga lëndë shpirtërore, prandaj u quajt “Shpirti i Allahut”. Këto shprehje duhen kuptuar mirë, sepse pikërisht këtu kanë devijuar të krishterët dhe e kanë ngritur Isain më tepër se ç’duhet, madje e kanë madhëruar deri sa e kanë bërë Zot, apo bir Zoti, apo pjesë e Zotit – i treti i të treve. Isai nuk e pranon kurrë këtë gjë dhe Allahu është i Pastër dhe i Lartë nga ajo që i përshkruajnë.

Shënimi 534

Që t’i jepni fund fjalëve të pavërteta rreth Isait dhe Allahut, dhe që të besoni dhe të thoni vetëm të vërtetën që urdhëron Allahu, është në të mirën tuaj, sepse kështu ju shpëtoni nga dënimi i xhehenemit dhe fitoni xhenetin që Allahu e ka përgatitur për besimtarët e Tij të sinqertë.

Shënimi 535

Allahu është vetëm një Zot që meriton të gjithë adhurimin, dhe Ai nuk është tre zota, as i treti i të treve, as nuk ka fëmijë dhe as bashkëshorte. Ai është i Pashoq.

Shënimi 536

Allahu ka krijuar gjithçka, drejton gjithçka, furnizon dhe mban gjithçka, sundon gjithçka dhe nuk ka nevojë të ketë fëmijë që ta ndihmojë në punët e Tij, dhe as nuk ka nevojë për ndihmën e askujt, por përkundrazi, Ai mban gjithçka që ekziston dhe të gjitha krijesat ja kanë nevojën Atij. Nuk mund të ekzistojnë pa Të.

Shënimi 537

Të gjitha krijesave që gjenden në qiej e në tokë iu mjafton Allahu si mbajtës, furnizues dhe plotësues i çdo nevoje, pa pasur nevojën e askujt tjetër, që në fakt nuk do të ishte i aftë t’ua plotësonte nevojat atyre, sepse do të ishte krijesë për vete dhe do të kishte nevojë për Krijesin e saj.

4:172

لَّن يَسْتَنكِفَ ٱلْمَسِيحُ أَن يَكُونَ عَبْدًۭا لِّلَّهِ وَلَا ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ ٱلْمُقَرَّبُونَ ۚ وَمَن يَسْتَنكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِۦ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيْهِ جَمِيعًۭا ١٧٢

Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë të qënët rob i Allahut. As engjëjt më të afërm.538 Ata që e përbuzin adhurimin ndaj Tij dhe bëjnë mendjemadhësi, Ai do t’i ringjallë të gjithë para Vetes.539

Komentimi 2 shënime

Shënimi 538

As engjëjt që Allahu i ka afruar dhe i ka ngritur në gradë mbi krijesat e tjera të Tij, nuk do ta përbuznin të qenët rob të nënshtruar dhe adhurues të Allahut.

Shënimi 539

Kushdo që e përbuz adhurimin ndaj Allahut dhe nënshtrimin me bindje ndaj Tij, dhe kushdo që bën mendjemadhësi ndaj kësaj, ta dijë se do të ringjallet në ditën e Kiametit si gjithë krijesat e tjera dhe do të japë llogari para Allahut, pastaj do të marrë atë që ka merituar.

4:173

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضْلِهِۦ ۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْتَنكَفُوا وَٱسْتَكْبَرُوا فَيُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۭا وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًۭا ١٧٣

Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai do t’ua japë shpërblimin të plotë dhe do t’ua shtojë atë nga mirësia e Tij.540 Kurse ata që përbuzin (adhurimin ndaj Allahut) dhe bëjnë mendjemadhësi, Ai do t’i dënojë me dënim të dhembshëm dhe ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës, as ndihmës tjetër, përveç Allahut.541

Komentimi 2 shënime

Shënimi 540

Do t’ua shtojë shpërblimin edhe më shumë nga mirësia e Tij dhe jo nga arritja e veprave të tyre, madje ata as që nuk mund ta imagjinonjnë atë shpërblim të pallogaritshëm që do t’u japë Allahu në xhenet. Kush vepron një të mirë me sinqeritet për Allahun, Allahu ia shpërblen atë dhjetëfish apo më shumë, nga mirësia dhe bujaria e Tij, përmbi shpërblimin e premtuar për veprat e mira.

Shënimi 541

Nuk do të gjejnë kujt t’i drejtohen për t’i mbrojtur nga dënimi i Allahut dhe për t’i ndihmuar që të shpëtojnë nga dënimi i Tij, askënd prej krijesave, por do të jenë në Dorë të Allahut, i Cili do i lërë ata në dënimin e merituar dhe përçmues të zjarrit të xhehenemit, dhe nuk ka kthim të vendimit të Allahut dhe as ndryshim të ekzekutimit të Tij.

4:174

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُم بُرْهَـٰنٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ نُورًۭا مُّبِينًۭا ١٧٤

O njerëz! Tashmë ju ka ardhur provë bindëse nga Zoti juaj542 dhe ju kemi zbritur dritë të qartë.543

Komentimi 2 shënime

Shënimi 542

Provë që vërteton rrugën tuaj të gabuar, e ajo provë është i Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimit e Allahut qofshin mbi të!), me anë të të cilit Allahu nuk la më asnjë justifikim për ju, duke qenë se ju (ithtarët e Librit) kishit dijeni për të dhe e njihnit atë nga cilësitë e përshkruara në Librat tuaj.

Shënimi 543

Kuranin, me anë të të cilit ju bëhet e qartë rruga e vërtetë dhe e ndriçuar, e cila ju çon drejt shpëtimit nga dënimi i dhembshëm i Allahut dhe drejt fitores së shpërblimit të Tij dhe arritjes së kënaqësisë së Tij në xhenet.

4:175

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا بِٱللَّهِ وَٱعْتَصَمُوا بِهِۦ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِى رَحْمَةٍۢ مِّنْهُ وَفَضْلٍۢ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَٰطًۭا مُّسْتَقِيمًۭا ١٧٥

Kështu, ata që besojnë Allahun dhe i mbështeten Atij,544 Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet,545 dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes Rrugës së Drejtë.546

Komentimi 3 shënime

Shënimi 544

Ata që besojnë në një Zot të vetëm dhe nuk i bëjnë shok Atij, por mbështeten tek Ai dhe jo te forcat e tyre, duke u kapur për dritën e qartë që Ai ia shpalli të Dërguarit të Tij, Kuranin.

Shënimi 545

Ata do t’i përfshijë mëshira e Tij, kështu që nuk do të dënohen në zjarr dhe do të përfitojnë nga mirësia e Tij të mirat e xhenetit bashkë me besimtarët e tjerë.

Shënimi 546

Do t’u japë sukses në gjetjen dhe ndjekjen e rrugës së drejtë e të vërtetë.

4:176

يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ ٱللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِى ٱلْكَلَـٰلَةِ ۚ إِنِ ٱمْرُؤٌا هَلَكَ لَيْسَ لَهُۥ وَلَدٌۭ وَلَهُۥٓ أُخْتٌۭ فَلَهَا نِصْفُ مَا تَرَكَ ۚ وَهُوَ يَرِثُهَآ إِن لَّمْ يَكُن لَّهَا وَلَدٌۭ ۚ فَإِن كَانَتَا ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُمَا ٱلثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ ۚ وَإِن كَانُوٓا إِخْوَةًۭ رِّجَالًۭا وَنِسَآءًۭ فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۗ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ أَن تَضِلُّوا ۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۢ ١٧٦

Ata kërkojnë gjykimin tënd (o Muhamed).547 Thuaju: “Allahu ju përgjigjet në lidhje me çështjen e Kelales (kur dikush vdes pa lënë baba ose fëmijë trashëgimtarë): Nëse vdes një burrë që nuk ka fëmijë por që ka një motër, asaj i takon gjysma e trashëgimisë së lënë nga ai.548 Kurse ai është i vetmi trashëgues i saj, nëse ajo nuk ka pasur fëmijë.549 E në qoftë se ai ka dy motra, atëherë të dyjave atyre u takon dy e treta e trashëgimisë. E, nëse ka edhe vëllezër edhe motra, atëherë mashkullit i takon sa pjesa e dy femrave. Kështu ju sqaron Allahu, që të mos humbni.550 Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.551

Komentimi 5 shënime

Shënimi 547

Në lidhje me dikë që vdes dhe nuk lë baba ose fëmijë që ta trashëgojnë.

Shënimi 548

Nëse dikush vdes dhe nuk ka fëmijë, meshkuj apo femra, as nipër e mbesa dhe as babë apo gjysh, por që ka një motër prej babe e nëne ose vetëm prej babe, atëherë gjysma e trashëgimisë së lënë nga ai, i takon motrës së tij, kurse pjesa tjetër i takon të afërmve të tjerë të tij që janë asabe (mashkullit më të afërm nga gjaku me të vdekurin).

Shënimi 549

Dhe anasjelltas, nëse vdes motra para tij dhe nuk lë fëmijë apo prindër trashëgimtarë, atëherë ai e merr të gjithë pasurinë e trashëguar nga ajo.

Shënimi 550

Që të mos devijoni nga e drejta në ndarjen e trashëgimisë dhe të mos gaboni në të. Për rëndësinë e madhe që ka trashëgimia për njeriun dhe për delikatesën e saj, Allahu e ka bërë Vetë ndarjen e saj në hollësi, me ligj Hyjnor të pacënueshëm dhe të padiskutueshëm, që nuk lejohet të shkelet nga askush.

Shënimi 551

Allahu e di më së miri se çfarë është e mirë për robët e Tij dhe çfarë jo, dhe Ai e di se cila është më e mira për ta në mënyrën e ndarjes së trashëgimisë dhe në çdo çështje tjetër, dhe Ai i vendos ligjet me dijen dhe urtësinë e Tij absolute.

En Nisa · 176 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi