SURJA 53
En Nexhm Ylli
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
وَٱلنَّجْمِ إِذَا هَوَىٰ ١
Betohem për yllin kur perëndon,1
مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَىٰ ٢
se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar;2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
se Muhamedi ﷺ nuk është shmangur nga rruga e udhëzimit dhe e së vërtetës, e as nuk ka dalë nga drejtësia. Përkundrazi, ai është në kulmin e drejtësisë, qëndrueshmërisë dhe udhëzimit të drejtë;
وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلْهَوَىٰٓ ٣
dhe ai nuk flet nga dëshira e vet,3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
fjalët që ai shqipton nuk burojnë nga dëshirat e vetes së tij; Kuranin dhe Sunetin nuk i ka thënë nga vetja,
إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْىٌۭ يُوحَىٰ ٤
por ajo (që thotë) është vetëm shpallje që i shpallet!4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
por ato janë shpallje nga Allahu, që i janë zbritur atij me urtësi dhe udhëzim.
عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلْقُوَىٰ ٥
Atë ia ka mësuar një (engjëll) me fuqi të madhe (Xhibrili),5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Muhamedit ﷺ ia mësoi shpalljen një engjëll me fuqi të madhe,
ذُو مِرَّةٍۢ فَٱسْتَوَىٰ ٦
me pamje madhështore, i cili iu shfaq (në formën e tij të vërtetë),6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
dhe pamje madhështore — ai është Xhibrili (paqja qoftë mbi të). Ai iu shfaq të Dërguarit ﷺ në formën e tij të vërtetë,
وَهُوَ بِٱلْأُفُقِ ٱلْأَعْلَىٰ ٧
ndërsa ishte në horizontin më të lartë,7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
në horizontin më të lartë, në drejtim të lindjes së Diellit.
ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ ٨
pastaj iu afrua dhe zbriti,8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Pastaj Xhibrili iu afrua Profetit ﷺ, dhe afrohej gjithnjë e më shumë,
فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰ ٩
deri sa ishte në një largësi prej dy harqesh, ose më afër.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
derisa distanca ndërmjet tyre ishte sa dy harqe ose edhe më afër.
فَأَوْحَىٰٓ إِلَىٰ عَبْدِهِۦ مَآ أَوْحَىٰ ١٠
Atëherë, Allahu i shpalli robit të Vet (Muhamedit) atë që i shpalli (nëpermjet Xhibrilit).10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Atëherë, Allahu i Madhëruar i shpalli robit të Tij, Muhamedit ﷺ, atë që deshi t’i shpallte, nëpërmjet Xhibrilit (paqja qoftë mbi të).
مَا كَذَبَ ٱلْفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ ١١
Zemra (e Muhamedit) nuk e përgënjeshtroi atë që pa (me sytë e tij).11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Zemra e Muhamedit ﷺ nuk e përgënjeshtroi atë që pa me sytë e tij, por e besoi atë.
أَفَتُمَـٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ ١٢
A do ta kundërshtoni atë, për atë që ai pa?12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
A do e përgënjeshtroni Muhamedin ﷺ dhe do debatoni me të për atë që ai e ka parë dhe dëshmuar vetë, me sytë e tij, nga shenjat e Zotit të tij?
وَلَقَدْ رَءَاهُ نَزْلَةً أُخْرَىٰ ١٣
Dhe vërtet, ai (Muhamedi) e pa atë (Xhibrilin) edhe një herë tjetër,13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Vërtet, Muhamedi ﷺ e pa Xhibrilin në formën e tij të vërtetë edhe një herë të dytë,
عِندَ سِدْرَةِ ٱلْمُنتَهَىٰ ١٤
te pema ‘Sidratul Munteha’,14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Pranë pemës “Sidratul Muntehà” - Sidri i kufirit të fundit - që ndodhet në qiellin e shtatë. Ajo është një pemë Sidri (shkurre me fruta të ngjashme me rrushin e egër), që ndodhet në të djathtë të Arshit (Fronit Hyjnor), dhe askush — asnjë engjëll apo krijesë tjetër — nuk kalon përtej saj;
عِندَهَا جَنَّةُ ٱلْمَأْوَىٰٓ ١٥
- pranë së cilës ndodhet Kopshti i Prehjes (Xheneti i strehimit)-15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
pranë së cilës ndodhet “Xhennetu’l Meuà” — Xheneti i Strehimit - ku strehohen engjëjt dhe shpirtrat e dëshmorëve dhe të devotshmëve.
إِذْ يَغْشَى ٱلسِّدْرَةَ مَا يَغْشَىٰ ١٦
kur Sidrën e mbulonte diçka madhështore.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Atje, Sidren e mbuloi diçka madhështore nga urdhri i Allahut, diçka që askush përveç Tij nuk mund ta përshkruajë.
مَا زَاغَ ٱلْبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ ١٧
Shikimi i tij nuk u shmang, as nuk e kaloi kufirin.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
I Dërguari ﷺ qëndroi me qëndrueshmëri dhe bindje të plotë, pa e kthyer shikimin as djathtas, as majtas, dhe pa e tejkaluar atë që iu urdhërua ta shihte.
لَقَدْ رَأَىٰ مِنْ ءَايَـٰتِ رَبِّهِ ٱلْكُبْرَىٰٓ ١٨
Me të vërtetë, ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të tij!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Në natën e Israsë dhe Miraxhit, Muhamedi ﷺ pa disa prej shenjave më të mëdha të Zotit të tij, që dëshmojnë fuqinë dhe madhështinë e Allahut — si Xheneti, Zjarri dhe gjëra të tjera të mëdha që Allahu i tregoi atij.
أَفَرَءَيْتُمُ ٱللَّـٰتَ وَٱلْعُزَّىٰ ١٩
A e keni parë Latën dhe Uzzën?19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
A i keni parë, o idhujtarë, këto idhuj prej guri që i adhuroni — Latën, Uzzën
وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلْأُخْرَىٰٓ ٢٠
Po Menatën, të tretën, të fundit?20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
dhe Manatën, të tretën, të fundit e shoqeve? A ju kanë sjellë këto idhuj ndonjë dobi apo dëm, që t’i merrni si ortakë me Allahun?
أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلْأُنثَىٰ ٢١
Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?!21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
A mos vallë për veten tuaj zgjidhni djemtë që i dëshironi, ndërsa për Allahun i atribuoni, sipas trillimeve tuaja, vajzat që vetë nuk do t’i pranonit?
تِلْكَ إِذًۭا قِسْمَةٌۭ ضِيزَىٰٓ ٢٢
Kjo pra, do të ishte një ndarje vërtet e padrejtë!22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Kjo është ndarje krejtësisht e padrejtë nga ju!
إِنْ هِىَ إِلَّآ أَسْمَآءٌۭ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَـٰنٍ ۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهْوَى ٱلْأَنفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلْهُدَىٰٓ ٢٣
Këto janë vetëm emra, që ju dhe etërit tuaj ua keni vënë (idhujve tuaj); Allahu nuk ka zbritur për to asnjë dëshmi. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe dëshirat e veta, megjithëse u ka ardhur udhëzimi nga Zoti i tyre.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Këta idhuj që adhuroni nuk janë gjë tjetër veçse emra, pa asnjë cilësi të përsosmërisë; janë vetëm emra që ju dhe etërit tuaj ua keni vënë sipas dëshirave tuaja të kota. Allahu nuk ka zbritur asnjë provë që t’i mbështesë këto pretendime. Në të vërtetë, këta idhujtarë ndjekin vetëm hamendjen dhe pasionet e tyre të shtrembëruara nga natyra e shëndoshë, megjithëse u ka ardhur nga Zoti i tyre, përmes të Dërguarit ﷺ, Kurani që përmban udhëzim të qartë — por ata nuk përfituan prej tij.
أَمْ لِلْإِنسَـٰنِ مَا تَمَنَّىٰ ٢٤
A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron?24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Njeriu nuk do të ketë atë që dëshiron nga ndërmjetësimi i këtyre idhujve apo i çdo gjëje tjetër që ia lakmon vetja;
فَلِلَّهِ ٱلْـَٔاخِرَةُ وَٱلْأُولَىٰ ٢٥
Vetëm Allahut i përket bota tjetër dhe kjo e tashmja.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
sepse vendimi dhe sundimi i plotë i përkasin vetëm Allahut — si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër.
۞ وَكَم مِّن مَّلَكٍۢ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ لَا تُغْنِى شَفَـٰعَتُهُمْ شَيْـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعْدِ أَن يَأْذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرْضَىٰٓ ٢٦
Sa e sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk i bën dobi askujt, përveç pasi Allahu ta lejojë atë, për kë të dojë dhe me kë të jetë i kënaqur!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Sa shumë engjëj ka në qiej, dhe megjithë pozitën e tyre të lartë, nuk mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveçse pasi Allahu t’u lejojë atyre ndërmjetësimin dhe të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet.
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ تَسْمِيَةَ ٱلْأُنثَىٰ ٢٧
Vërtet, ata që nuk besojnë në jetën e ardhshme, i quajnë engjëjt me emra femërorë.27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Vërtet, ata që nuk besojnë në jetën e përtejme dhe nuk punojnë për të, i quajnë engjëjt me emra femrash, nga padituria e tyre, duke menduar gabimisht se engjëjt janë femra dhe bijat e Allahut.
وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ ۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغْنِى مِنَ ٱلْحَقِّ شَيْـًۭٔا٢٨
Por, ata nuk kanë asnjë dije për këtë; ata ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë në asnjë mënyrë të vërtetën.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Por ata nuk kanë asnjë dituri të saktë që ta mbështesë këtë që thonë; ata ndjekin vetëm hamendje të kota, të cilat nuk u sjellin asnjë dobi dhe nuk mund të zëvendësojnë kurrë të vërtetën.
فَأَعْرِضْ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكْرِنَا وَلَمْ يُرِدْ إِلَّا ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا ٢٩
Prandaj, shmangu nga ai që kthen shpinën ndaj përkujtuesit Tonë (Kuranit) dhe që nuk dëshiron tjetër veçse jetën e kësaj bote!29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Prandaj, largoju atij që kthen shpinën nga përkujtuesi i Zotit — nga Kurani — dhe nuk dëshiron tjetër veç jetës së kësaj bote.
ذَٰلِكَ مَبْلَغُهُم مِّنَ ٱلْعِلْمِ ۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ ٱهْتَدَىٰ ٣٠
Kjo është e gjitha ajo që dinë! Vërtet, Zoti yt e di më mirë se kush është shmangur nga rruga e Tij, dhe Ai di më mirë se kush është udhëzuar.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Ky është caku i dijes dhe synimit të tyre — nuk shohin më larg se kjo jetë. Vërtet, Zoti yt e di më mirë se kush largohet nga rruga e udhëzimit, dhe Ai e di më mirë se kush është udhëzuar dhe ndjek rrugën e Islamit. - Në këtë ka një paralajmërim të ashpër për mëkatarët që shmangen nga zbatimi i Librit të Allahut dhe i Sunetit të të Dërguarit ﷺ, duke i dhënë përparësi epsheve dhe kënaqësive të kësaj bote ndaj shpërblimit të botës tjetër.
وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ لِيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ أَسَـٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ أَحْسَنُواْ بِٱلْحُسْنَى ٣١
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, që Ai t’i shpërblejë ata që kanë bërë keq, për atë që kanë bërë, dhe t’i shpërblejë ata që kanë bërë mirë me shpërblimin më të mirë -31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Allahu, i Lartësuari, është Zotëruesi i gjithçkaje që gjendet në qiej dhe në Tokë, në mënyrë që t’i shpërblejë ata që kanë bërë keq me ndëshkimin që e meritojnë për veprat e tyre të këqija, dhe t’i shpërblejë ata që kanë bërë mirë me Xhenet -
ٱلَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَـٰٓئِرَ ٱلْإِثْمِ وَٱلْفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلْمَغْفِرَةِ ۚ هُوَ أَعْلَمُ بِكُمْ إِذْ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ وَإِذْ أَنتُمْ أَجِنَّةٌۭ فِى بُطُونِ أُمَّهَـٰتِكُمْ ۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمْ ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ ٣٢
- ata që shmangen nga gjynahet e mëdha dhe nga veprat shëmtuara (imoraliteti), përveç gjynaheve të vogla — Zoti yt është i Gjerë në falje. Ai ju njeh më mirë, që kur ju krijoi nga toka dhe kur ishit embrione në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos i lavdëroni vetet tuaja; Ai e di më mirë se kush është i devotshëm!32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Këta janë ata që largohen nga gjynahet e mëdha dhe nga veprat e shëmtuara (si imoraliteti), përveç gjynaheve të vogla — që njeriu mund t’i bëjë rrallë e pa këmbëngulje. Këto gjynahe të vogla, kur shoqërohen me përmbushjen e detyrave dhe shmangien nga ndalesat, Allahu ua fal dhe ua mbulon. Vërtet, Zoti yt ka mëshirë të gjerë. Ai e di më mirë gjendjen tuaj që nga koha kur krijoi atin tuaj, Ademin, nga dheu, dhe që kur ishit embrione në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos e lavdëroni veten dhe mos ia atribuoni vetes devotshmërinë dhe pastërtinë; sepse Ai e di më mirë se kush nga robërit e Tij e ka frikë dënimin dhe largohet nga gjynahet!
أَفَرَءَيْتَ ٱلَّذِى تَوَلَّىٰ ٣٣
A e ke parë atë që i kthen shpinën (të vërtetës),33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
A e ke parë, o i Dërguar, atë që largohet nga bindja ndaj Allahut,
وَأَعْطَىٰ قَلِيلًۭا وَأَكْدَىٰٓ ٣٤
që jep pak dhe pastaj ndalon?34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
që jep pak nga pasuria e tij dhe pastaj ndalet, duke e ndërprerë bujarinë dhe veprat e mira?
أَعِندَهُۥ عِلْمُ ٱلْغَيْبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ ٣٥
A e ka ai dijen e së fshehtës, që mund ta shohë atë?35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
A mos vallë ky njeri që ndërpret dhënien e lëmoshës, ka dituri për të fshehtën — se pasuria e tij do të mbarojë, ndaj e ndali bamirësinë, sikur ta shihte me sytë e vet? Jo, aspak! Ai e ndali lëmoshën, të mirën dhe lidhjet e mira vetëm nga koprracia dhe lakmia e tij.
أَمْ لَمْ يُنَبَّأْ بِمَا فِى صُحُفِ مُوسَىٰ ٣٦
Apo nuk është lajmëruar për atë që është në Fletët e Musait36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Apo nuk është lajmëruar ai për atë që është përmendur në Teurat
وَإِبْرَٰهِيمَ ٱلَّذِى وَفَّىٰٓ ٣٧
dhe të Ibrahimit - i cili e përmbushi plotësisht atë që iu urdhërua:37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
dhe në Fletët e Ibrahimit, i cili e përmbushi plotësisht atë që iu urdhërua dhe e përcolli mesazhin siç duhet;
أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٌۭ وِزْرَ أُخْرَىٰ ٣٨
se askush nuk bart barrën e gjynahut të tjetrit,38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
ku thuhet se askush nuk do të mbajë gjynahun e tjetrit, dhe asnjë shpirt nuk do të ndëshkohet për fajin e një tjetri;
وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَـٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ ٣٩
dhe se njeriut nuk i takon tjetër, përveç asaj që ka arritur me përpjekje,39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
dhe se njeriu nuk do të marrë shpërblim veçse për atë që ka fituar vetë me përpjekjet e tij;
وَأَنَّ سَعْيَهُۥ سَوْفَ يُرَىٰ ٤٠
dhe se përpjekja e tij do të shihet,40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
dhe se përpjekja e tij do të shihet në botën tjetër — do të dallohet ajo e mira nga e keqja — për nderim të atij që ka bërë mirë dhe për qortim të atij që ka bërë keq;
ثُمَّ يُجْزَىٰهُ ٱلْجَزَآءَ ٱلْأَوْفَىٰ ٤١
pastaj ai do të shpërblehet me shpërblimin më të plotë;41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
pastaj njeriu do të shpërblehet për përpjekjet e tij me një shpërblim të plotë e të përsosur,
وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلْمُنتَهَىٰ ٤٢
dhe se tek Zoti yt është fundi (kthimi),42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
dhe se te Zoti yt — o i Dërguar — është përfundimi dhe kthimi i të gjitha krijesave në Ditën e Kiametit;
وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضْحَكَ وَأَبْكَىٰ ٤٣
dhe se është Ai, që bën të qeshësh dhe bën të qash,43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
dhe se është Ai, i Lartësuari dhe i Madhëruari, që bën të qeshë kë të dojë në këtë botë duke e gëzuar, dhe bën të qajë kë të dojë duke e hidhëruar;
وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحْيَا ٤٤
dhe se është Ai, që jep vdekjen dhe jep jetën;44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
dhe se është Ai, i Lartësuari, që vdes kë të dojë nga krijesat e Tij dhe i jep jetë kujt të dojë prej tyre; Ai është i vetmi që ka pushtetin absolut mbi jetën dhe vdekjen;
وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوْجَيْنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰ ٤٥
dhe se Ai krijoi çiftet, mashkullin dhe femrën,45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
dhe se Ai krijoi çiftet — mashkullin dhe femrën — si nga njerëzit ashtu edhe nga kafshët,
مِن نُّطْفَةٍ إِذَا تُمْنَىٰ ٤٦
nga pika e farës kur ajo derdhet,46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
prej një pike uji që derdhet në mitër;
وَأَنَّ عَلَيْهِ ٱلنَّشْأَةَ ٱلْأُخْرَىٰ ٤٧
dhe se Atij i takon krijimi i dytë (ringjallja);47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
dhe se mbi Zotin tënd, o i Dërguar, është detyra e ringjalljes së tyre pas vdekjes — ai është krijimi i dytë, në Ditën e Kiametit;
وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغْنَىٰ وَأَقْنَىٰ ٤٨
dhe se është Ai, që pasuron dhe jep mjaftueshmëri,48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
dhe se është Ai që pasuron kë të dojë nga krijesat e Tij me pasuri, që ua jep në pronësi dhe i bën të kënaqur me të;
وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعْرَىٰ ٤٩
dhe se Ai është Zoti i yllit “Shir’a” (Siriusit),49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
dhe se Ai, i Lartmadhëruari dhe i Bekuari, është Zoti i yllit Sh’ira (Sirius) — një yll i ndritshëm që disa prej njerëzve të injorancës së lashtë (të kohës së xhahilijetit) e adhuronin si hyjni përveç Allahut;
وَأَنَّهُۥٓ أَهْلَكَ عَادًا ٱلْأُولَىٰ ٥٠
dhe se Ai e shkatërroi Aad-in e parë,50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
dhe se Ai, i Lartmadhëruari, shkatërroi ‘Adin e parë — popullin e Hud-it,
وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبْقَىٰ ٥١
dhe Themudin – e nuk i la të gjallë,51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
dhe gjithashtu shkatërroi Thamudin — popullin e Salihut, pa lënë prej tyre asnjë të mbijetuar;
وَقَوْمَ نُوحٍۢ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُواْ هُمْ أَظْلَمَ وَأَطْغَىٰ ٥٢
edhe popullin e Nuhut më parë; ata ishin më të padrejtë dhe më shkelës,52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
po ashtu shkatërroi popullin e Nuhut më parë, të cilët ishin më kryeneçë dhe më mohues ndaj së vërtetës sesa ata që erdhën pas tyre;
وَٱلْمُؤْتَفِكَةَ أَهْوَىٰ ٥٣
edhe qytetet e përmbysura (të Lutit), Ai i përmbysi,53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
edhe qytetet e popullit të Lutit (Sodomës dhe Gomorës) Ai i përmbysi, duke i kthyer përmbys,
فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ ٥٤
të cilat i mbuloi ajo që i mbuloi (gurët nga qielli).54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
dhe i mbuloi me gurë të dendur si ndëshkim të tmerrshëm për mëkatet e tyre.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ ٥٥
Atëherë, cilën nga të mirat e Zotit tënd e vë në dyshim?55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Atëherë, në cilën prej mirësive të Zotit tënd ndaj teje – o njeri mohues e përgënjeshtrues – ti ende dyshon dhe nuk e pranon?
هَـٰذَا نَذِيرٌۭ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلْأُولَىٰٓ ٥٦
Ky (Muhamedi) është një paralajmërues, si ata të mëparshmit.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Muhamedi ﷺ – është paralajmërues me të vërtetën, ashtu siç kanë qenë edhe profetët para tij; pra ai nuk është diçka e re apo e paprecedentë ndër të dërguarit e Zotit.
أَزِفَتِ ٱلْـَٔازِفَةُ ٥٧
Ajo që është afër (Ora e Kiametit), është afruar.57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
U afrua Dita e Kiametit dhe koha e saj u bë e afërt;
لَيْسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ ٥٨
Askush, përveç Allahut, nuk mund ta zbulojë atë!58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
askush përveç Allahut nuk mund ta pengojë ardhjen e saj, dhe askush tjetër nuk e di saktësisht kohën kur do të ndodhë, përveç Allahut.
أَفَمِنْ هَـٰذَا ٱلْحَدِيثِ تَعْجَبُونَ ٥٩
A mos vallë, prej kësaj Fjale po çuditeni59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
A mos vallë prej këtij Kurani – o mohues – ju çuditeni që është i vërtetë?
وَتَضْحَكُونَ وَلَا تَبْكُونَ ٦٠
dhe po qeshni e nuk po qani,60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
dhe qeshni prej tij me tallje e përqeshje, në vend që të qani nga frika e paralajmërimeve të tij?
وَأَنتُمْ سَـٰمِدُونَ ٦١
ndërsa vazhdoni në pakujdesi?61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
ndërkohë që jeni të shpërqendruar e të pavëmendshëm ndaj tij?
فَٱسْجُدُواْ لِلَّهِ وَٱعْبُدُواْ ۩ ٦٢
Pra, bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!62۩
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
۩ [Sexhde e Leximit] Pra, bini në sexhde para Allahut dhe adhuroni vetëm Atë me sinqeritet të plotë, duke ia dorëzuar Atij krejt çështjet tuaja.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu i Madhëruar betohet në yjet kur perëndojnë,