KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 78

En Nebe Lajmi i madh

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 40 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

78:1

عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ ١

Për çfarë po e pyesin ata njëri-tjetrin?1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Për çfarë po e pyesin njëri-tjetrin këta mohues të Kurejshëve?

78:2

عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلْعَظِيمِ ٢

Për Lajmin e Madh,2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Ata po pyesin për lajmin e madh e me rëndësi të madhe — për Kuranin madhështor, i cili tregon për ringjalljen pas vdekjes,

78:3

ٱلَّذِى هُمْ فِيهِ مُخْتَلِفُونَ ٣

për të cilin ata janë në kundërshti.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

për të cilën mohuesit e Kurejshëve dyshuan dhe e përgënjeshtruan.

78:4

كَلَّا سَيَعْلَمُونَ ٤

Por Jo! Së shpejti do ta marrin vesh!4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Çështja nuk është aspak siç pretendojnë këta idhujtarë. Së shpejti, ata do ta mësojnë përfundimin e përgënjeshtrimit të tyre dhe do të shohin se çfarë do të bëjë Allahu me ta në Ditën e Kiametit.

78:5

ثُمَّ كَلَّا سَيَعْلَمُونَ ٥

Përsëri jo! Së shpejti do ta marrin vesh!5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Pastaj do të binden plotësisht për të vërtetën e asaj që solli Muhammedi ﷺ — Kuranin dhe lajmin e ringjalljes. - Ky është një paralajmërim dhe kërcënim i qartë për ta.

78:6

أَلَمْ نَجْعَلِ ٱلْأَرْضَ مِهَـٰدًۭا ٦

A nuk e kemi bërë Ne Tokën si një shtrat të gjerë,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

A nuk e bëmë Ne tokën për ju të shtruar e të rrafshët, si një shtrat i rehatshëm për jetesën tuaj?

78:7

وَٱلْجِبَالَ أَوْتَادًۭا ٧

dhe malet si shtylla të saj,7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Dhe malet i kemi bërë si shtylla të palëvizshme, që Toka të mos lëkundet me ju?

78:8

وَخَلَقْنَـٰكُمْ أَزْوَٰجًۭا ٨

dhe ju kemi krijuar në çifte,8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Dhe ju krijuam në çifte — mashkull dhe femër?

78:9

وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًۭا ٩

dhe gjumin tuaj e kemi bërë për prehje,9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Dhe e bëmë gjumin tuaj pushim për trupat tuaj, që të qetësoheni dhe të merrni prehje?

78:10

وَجَعَلْنَا ٱلَّيْلَ لِبَاسًۭا ١٠

dhe natën e kemi bërë mbulesë,10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Dhe natën e kemi bërë si një vello që ju mbulon me errësirën e saj, ashtu siç e mbulon rroba atë që e vesh?

78:11

وَجَعَلْنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشًۭا ١١

dhe ditën e kemi bërë për të jetuar e punuar,11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Dhe ditën e bëmë për jetesë, që të shpërndaheni gjatë saj për të fituar jetesën tuaj dhe për t’u marrë me punët tuaja?

78:12

وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًۭا شِدَادًۭا ١٢

dhe mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë,12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Dhe mbi ju ndërtuam shtatë qiej të fortë e të qëndrueshëm, të përsosur në krijim, pa asnjë çarje apo të metë në to?

78:13

وَجَعَلْنَا سِرَاجًۭا وَهَّاجًۭا ١٣

dhe vendosëm (në to) një llambë të shndritshme (Diellin),13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Dhe Diellin e bëmë si një llambë ndriçuese e flakëruese që shpërndan dritë dhe ngrohtësi?

78:14

وَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلْمُعْصِرَٰتِ مَآءًۭ ثَجَّاجًۭا ١٤

dhe nga retë që shtrydhen, ju zbresim ujë të bollshëm,14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Dhe nga retë që sjellin shi zbresim ujë të derdhur me bollëk,

78:15

لِّنُخْرِجَ بِهِۦ حَبًّۭا وَنَبَاتًۭا ١٥

me të cilin nxjerrim drithëra dhe bimë,15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

me të cilin ujë nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen njerëzit, dhe barëra që i hanë bagëtitë,

78:16

وَجَنَّـٰتٍ أَلْفَافًا ١٦

dhe kopshte të dendura me gjelbërim?!16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

si edhe kopshte të dendura, degët e të cilave ndërthuren me njëra-tjetrën?

78:17

إِنَّ يَوْمَ ٱلْفَصْلِ كَانَ مِيقَـٰتًۭا ١٧

Me të vërtetë, Dita e Vendimit Përfundimtar është caktuar.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Vërtet, Dita e Gjykimit, dita e ndarjes mes krijesave, është një kohë dhe afat i caktuar për të parët dhe të fundit.

78:18

يَوْمَ يُنفَخُ فِى ٱلصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًۭا ١٨

Atë Ditë do të fryhet në Sur, dhe ju do të vini në turma.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Atë ditë, engjëlli do të fryjë në “Sur” si shenjë e ringjalljes, dhe ju do të vini në turma të mëdha, çdo popull bashkë me udhëheqësin e tij.

78:19

وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتْ أَبْوَٰبًۭا ١٩

Qielli do të hapet, duke u bërë me shumë porta.19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Qielli do të hapet, duke u bërë me shumë porta, për të lejuar zbritjen e engjëjve.

78:20

وَسُيِّرَتِ ٱلْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا ٢٠

Malet do të lëvizen nga vendi e do të bëhen si një mirazh.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Malet, pasi kanë qenë të forta e të palëvizshme, do të shkulen e do të zhduken, derisa të bëhen si një vegim, si një mirazh që nuk ka asgjë reale.

78:21

إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتْ مِرْصَادًۭا ٢١

Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë në pritë,21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Vërtet, Xhehenemi atë ditë do të jetë në pritë,

78:22

لِّلطَّـٰغِينَ مَـَٔابًۭا ٢٢

vendstrehim për keqbërësit,22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

në pritje të mohuesve keqbërës, për të cilët është përgatitur si vend kthimi dhe strehimi,

78:23

لَّـٰبِثِينَ فِيهَآ أَحْقَابًۭا ٢٣

ku do të qëndrojnë për epoka të gjata (pa fund).23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Ku do të qëndrojnë për epoka të gjata, pa pushim e pa fund.

78:24

لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرْدًۭا وَلَا شَرَابًا ٢٤

Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Aty nuk do të shijojnë asgjë që t’u lehtësojë nxehtësinë e zjarrtë, e as ndonjë pije që t’u shuajë etjen,

78:25

إِلَّا حَمِيمًۭا وَغَسَّاقًۭا ٢٥

përveç ujit të valuar dhe qelbit të rrjedhshëm,25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

përveç ujit të valuar dhe qelbit të banorëve të zjarrit.

78:26

جَزَآءًۭ وِفَاقًا ٢٦

si shpërblim të merituar për veprat e tyre.26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Ky do të jetë një shpërblim i drejtë dhe i përshtatshëm me veprat që ata kryen në jetën e kësaj bote.

78:27

إِنَّهُمْ كَانُواْ لَا يَرْجُونَ حِسَابًۭا ٢٧

Vërtet, ata nuk e prisnin kurrë se do të jepnin llogari,27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Vërtet, ata nuk kishin frikë nga Dita e Llogarisë dhe nuk punuan për të;

78:28

وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَـٰتِنَا كِذَّابًۭا ٢٨

dhe i përgënjeshtruan shpalljet Tona pa asnjë mëdyshje.28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Dhe i përgënjeshtruan me kokëfortësi atë që u sollën të dërguarit prej Allahut.

78:29

وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَـٰهُ كِتَـٰبًۭا ٢٩

Por, Ne çdo gjë e kemi shkruar në Libër.29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Ne kemi ditur dhe shkruar çdo gjë në Librin e Ruajtur (Leuhi Mahfudh).

78:30

فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا ٣٠

Shijoni, pra, sepse Ne nuk do t’ju shtojmë tjetër, veçse dënim!30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Prandaj, shijoni — o mohues — shpërblimin e veprave tuaja; Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër, përveçse dënim mbi dënimin tuaj!

78:31

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا ٣١

Me të vërtetë, për ata që kanë pasur frikë Allahun, do të ketë fitore,31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Vërtet, ata që i janë frikëruar Zotit të tyre dhe kanë bërë vepra të mira do të kenë shpëtim dhe fitore — me hyrjen e tyre në Xhenet,

78:32

حَدَآئِقَ وَأَعْنَـٰبًۭا ٣٢

kopshte dhe vreshta,32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Aty do të kenë kopshte të mëdha plot gjelbërim dhe hardhi rrushi,

78:33

وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًۭا ٣٣

vajza të reja me bukuri të përsosur, bashkëmoshatare,33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

bashkëshorte të reja në moshë, me bukuri të përsosur dhe të përhershme, dhe në moshë të barabartë me burrat e tyre,

78:34

وَكَأْسًۭا دِهَاقًۭا ٣٤

dhe kupa të mbushura plot,34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

si edhe kupa të mbushura me verë të pastër.

78:35

لَّا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًۭا وَلَا كِذَّٰبًۭا ٣٥

ku nuk do të dëgjojnë as fjalë të kota, as gënjeshtra.35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Në Xhenet nuk do të dëgjojnë fjalë të kota apo të pavërteta, dhe askush nuk do ta gënjejë apo fyejë tjetrin.

78:36

جَزَآءًۭ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابًۭا ٣٦

Si shpërblim nga Zoti yt — një dhuratë bujare,36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

Të gjitha këto begati do t’i kenë si shpërblim dhe si dhuratë madhështore nga Allahu — dhuratë e mjaftueshme dhe e plotë.

78:37

رَّبِّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ٱلرَّحْمَـٰنِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًۭا ٣٧

Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, i Gjithëmëshirshmi; askush nuk mund të flasë para Tij.37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

Shpërblim nga Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre, i Mëshirshmi i kësaj bote dhe i botës tjetër. Askush nuk mund t’i drejtojë Atij kërkesë apo ndërmjetësim, përveçse në atë që Ai vetë ka lejuar.

78:38

يَوْمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ صَفًّۭا ۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحْمَـٰنُ وَقَالَ صَوَابًۭا ٣٨

Ditën, kur Shpirti (Xhibrili) dhe engjëjt do të qëndrojnë në rresht; askush nuk do të flasë, përveç atij që e lejon i Gjithmëshirshmi dhe që do të thotë fjalë të drejta.38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Në atë Ditë, Xhibrili (alejhi selam) dhe engjëjte tjerë do të qëndrojnë të radhitur në rreshta, dhe nuk do të ndërmjetësojnë veçse për atë që i Mëshirshmi e ka lejuar, dhe që do të thotë fjalë të drejtë e të vërtetë.

78:39

ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمُ ٱلْحَقُّ ۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا ٣٩

Ajo është Dita e Vërtetë! Pra, kush të dojë, le të zgjedhë një rrugë kthimi te Zoti i vet.39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Ajo është dita e vërtetë, në të cilën nuk ka asnjë dyshim për ndodhjen e saj. Kushdo që dëshiron të shpëtojë nga tmerrët e asaj Dite, le të marrë rrugën që të çon te Zoti i tij — me vepra të mira dhe me bindje të sinqertë.

78:40

إِنَّآ أَنذَرْنَـٰكُمْ عَذَابًۭا قَرِيبًۭا يَوْمَ يَنظُرُ ٱلْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلْكَافِرُ يَـٰلَيْتَنِى كُنتُ تُرَٰبًۢا ٤٠

Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar për një dënim të afërt, Ditën, kur njeriu do të shohë çfarë kanë punuar duart e tij, dhe mohuesi do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Vërtet, Ne ju kemi paralajmëruar për dënimin e Ditës së Fundit, që është afër, në të cilën çdo njeri do të shohë veprat që ka bërë. Dhe mohuesi, nga tmerri i llogarisë dhe i dënimit, do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur, e të mos isha ringjallur kurrë!”

En Nebe · 40 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi