SURJA 79
En Naziat Nxjerrësit e shpirtit
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
وَٱلنَّـٰزِعَـٰتِ غَرْقًۭا ١
Betohem për ata (engjëjt) që nxjerrin shpirtërat me forcë,1
وَٱلنَّـٰشِطَـٰتِ نَشْطًۭا ٢
dhe ata që i nxjerrin me butësi,2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
dhe në engjëjt që e marrin shpirtin e besimtarëve me butësi e lehtësi;
وَٱلسَّـٰبِحَـٰتِ سَبْحًۭا ٣
dhe ata që lundrojnë (fluturojnë) shpejt,3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
betohet në engjëjt që “notojnë” — zbresin nga qielli dhe ngjiten përsëri në të,
فَٱلسَّـٰبِقَـٰتِ سَبْقًۭا ٤
dhe ata që garojnë me shpejtësi,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
në engjëjt që nxitohen e garojnë për të zbatuar urdhrat e Allahut,
فَٱلْمُدَبِّرَٰتِ أَمْرًۭا ٥
dhe ata që rregullojnë çështjet sipas urdhrit të Zotit!5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
dhe në engjëjt që zbatojnë me përpikëri urdhrat e Zotit të tyre në çdo çështje që u është besuar prej Tij për drejtimin e universit. — Dhe kujto se krijesave nuk u lejohet të betohen në diçka tjetër përveç Krijuesit të tyre; kush e bën këtë, ka rënë në shirk.
يَوْمَ تَرْجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ ٦
Ditën kur do të dridhet gjithçka me një dridhje (nga fryrja në Sur),6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Me këtë betim, Allahu dëshmon se krijesat me siguri do të ringjallen dhe do të japin llogari, në Ditën kur Toka do të dridhet nga fryrja e parë e “Surit” — fryrja e vdekjes —
تَتْبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ ٧
e cila do të pasohet nga një e dytë (për ringjalljen).7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
e më pas do të pasojë fryrja e dytë, ajo e ringjalljes.
قُلُوبٌۭ يَوْمَئِذٍۢ وَاجِفَةٌ ٨
Atë Ditë, disa zemra do të jenë të frikësuara,8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Zemrat e mohuesve atë ditë do të jenë të trazuara nga frika e madhe,
أَبْصَـٰرُهَا خَـٰشِعَةٌۭ ٩
dhe shikimet e tyre do të përulen (nga tmerri).9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
ndërsa sytë e tyre do të jenë të përulur e të poshtëruar nga tmerri i asaj që shohin.
يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرْدُودُونَ فِى ٱلْحَافِرَةِ ١٠
Ata thonë: “A do të kthehemi vërtet si më parë?10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Ata që mohojnë ringjalljen thonë: “A do të kthehemi pas vdekjes në atë gjendje që ishim, të gjallë në Tokë?
أَءِذَا كُنَّا عِظَـٰمًۭا نَّخِرَةًۭ ١١
Edhe kur të jemi bërë eshtra të kalbura?”11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
A do të ringjallemi, edhe pse jemi bërë eshtra të kalbura?”
قَالُواْ تِلْكَ إِذًۭا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌۭ ١٢
Dhe thonë: “Atëherë, ai do të jetë një kthim i humbur!”12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Dhe thonë me përçmim: “Kthimi ynë i tillë, nëse do të ndodhë, do të jetë zhgënjyes dhe humbje totale për ne!”
فَإِنَّمَا هِىَ زَجْرَةٌۭ وَٰحِدَةٌۭ ١٣
Por, ajo do të jetë vetëm një fryrje e vetme (e Surit),13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Por, ajo do të jetë vetëm një fryrje e vetme në “sur”,
فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ ١٤
dhe menjëherë, ata do të jenë të zgjuar (të ringjallur mbi tokë).14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
dhe ja, ata menjëherë do të jenë të gjallë mbi sipërfaqen e tokës, pasi më parë kishin qenë eshtra në brendësinë e saj.
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ ١٥
A të ka arritur ty rrëfimi i Musait?15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
A të ka arritur ty, o i Dërguar, rrëfimi dhe historia e Musain (alejhi selam)?
إِذْ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلْوَادِ ٱلْمُقَدَّسِ طُوًى ١٦
Kur Zoti i tij e thirri atë në luginën e shenjtë, Tuva, dhe i tha:16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Kur Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë dhe të bekuar “Tuva”, dhe i tha:
ٱذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ١٧
“Shko te Faraoni, sepse ai, me të vërtetë, ka tejkaluar çdo kufi;17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
“Shko te Faraoni, sepse ai ka tejkaluar çdo kufi në mosbindje.
فَقُلْ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ ١٨
dhe thuaji atij: “A do që të pastrohesh?18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Dhe thuaji atij: “A dëshiron të pastrosh shpirtin tënd nga të këqijat dhe ta zbukurosh me besim?
وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ ١٩
Unë do të të udhëzoj drejt Zotit tënd, që të kesh frikë prej Tij.”19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Unë do të të udhëzoj drejt adhurimit të Zotit tënd, që ta kesh frikë dhe ta respektosh Atë?”
فَأَرَىٰهُ ٱلْـَٔايَةَ ٱلْكُبْرَىٰ ٢٠
Atëherë, (Musai) i tregoi atij mrekullinë më të madhe.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Atëherë, Musai i tregoi Faraonit shenjën më të madhe — shkopin që u shndërrua në gjarpër dhe dorën që ndriti —
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ ٢١
Por, ai e mohoi dhe nuk iu bind.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Por Faraoni e përgënjeshtroi të Dërguarin e Allahut, Musain (alejhi selam), dhe iu rebelua Zotit të tij të Lartësuar.
ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَىٰ ٢٢
Pastaj ktheu shpinën, duke u përpjekur me zell (kundër së vërtetës).22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Pastaj ktheu shpinën, duke u larguar nga besimi dhe duke u përpjekur me ngulm të kundërshtonte Musain.
فَحَشَرَ فَنَادَىٰ ٢٣
Tuboi njerëzit dhe thirri:23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Faraoni tuboi njerëzit e mbretërisë së tij dhe thirri me zë të lartë:
فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلْأَعْلَىٰ ٢٤
“Unë jam zoti juaj më i lartë!”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
“Unë jam Zoti juaj më i lartë, nuk ka Zot mbi mua!”
فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلْـَٔاخِرَةِ وَٱلْأُولَىٰٓ ٢٥
Kështu që, Allahu e goditi atë me dënim, për këtë të fundit dhe për atë të parën (në botën tjetër dhe në këtë botë).25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Atëherë, Allahu u hakmor ndaj tij, për këtë fjalën e fundit, dhe për atë që kishte thënë më parë, duke e dënuar me ndëshkim në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe e bëri shembull të qartë dhe paralajmërim për çdo kryeneç e mendjemadh që ngrihet kundër Zotit.
إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَعِبْرَةًۭ لِّمَن يَخْشَىٰٓ ٢٦
Me të vërtetë, në këtë ka mësim, për atë që ka frikë Allahun.26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Vërtet, në historinë e Faraonit dhe në dënimin që e goditi ka një mësim të madh për këdo që reflekton dhe merr këshillë.
ءَأَنتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُ ۚ بَنَىٰهَا ٢٧
A është më i vështirë krijimi juaj apo i qiellit? – Epo, atë e ka ndërtuar Ai,27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
A është, vallë, ringjallja juaj pas vdekjes më e vështirë në mendimin tuaj, o njerëz, apo krijimi i qiellit? Allahu e ngriti qiellin mbi ju si një ndërtim madhështor,
رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّىٰهَا ٢٨
e ngriti kupën e tij dhe e rregulloi me përsosmëri,28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
e lartësoi kupën e tij në hapësirë, pa asnjë të metë apo çarje.
وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَىٰهَا ٢٩
e errësoi natën e tij dhe nxori dritën e ditës së tij.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
e errësoi natën me perëndimin e diellit dhe e ndriçoi ditën me lindjen e tij.
وَٱلْأَرْضَ بَعْدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ ٣٠
Dhe Tokën, pas kësaj, e shtriu, 30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Pas krijimit të qiellit, Allahu e shtriu Tokën, i vendosi në të dobitë e saj,
أَخْرَجَ مِنْهَا مَآءَهَا وَمَرْعَىٰهَا ٣١
nxori prej saj ujin dhe kullotat,31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
nxorri në të burime uji dhe bëri të mbijë në të bimësi të ndryshme për kullotë dhe ushqim.
وَٱلْجِبَالَ أَرْسَىٰهَا ٣٢
dhe malet i nguli fort në të,32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Ai i nguli malet si shtylla të forta për ta bërë Tokën të qëndrueshme.
مَتَـٰعًۭا لَّكُمْ وَلِأَنْعَـٰمِكُمْ ٣٣
për dobinë tuaj dhe të bagëtive tuaja.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Krijuesi i Lartësuar bëri të gjitha këto për dobinë tuaj dhe të bagëtive tuaja. Vërtet, ringjallja juaj në Ditën e Kiametit është edhe më e lehtë për Allahun se krijimi i këtyre, dhe në të vërtetë, për Allahun çdo gjë është e lehtë.
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلْكُبْرَىٰ ٣٤
Kur të vijë Katastrofa më e madhe (fryrja e dytë në Sur),34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Kur të vijë Kiameti i Madh — ajo ngjarje e tmerrshme dhe e rëndë, që është fryrja e dytë në “Sur” -
يَوْمَ يَتَذَكَّرُ ٱلْإِنسَـٰنُ مَا سَعَىٰ ٣٥
atë Ditë, njeriu do të kujtojë çfarë ka bërë,35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Atë Ditë njeriut do t’i paraqitet çdo vepër që ka bërë, e mirë apo e keqe; ai do t’i kujtojë dhe do t’i pranojë vetë.
وَبُرِّزَتِ ٱلْجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ ٣٦
dhe Zjarri do të shfaqet hapur për këdo që sheh.36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Dhe Xhehenemi do të shfaqet qartë për çdo sy që sheh, e do të shihet hapur me sy të lirë.
فَأَمَّا مَن طَغَىٰ ٣٧
Sa për atë që ka shkelur kufijtë37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Sa për atë që u rebelua ndaj urdhrave të Allahut dhe mohoi
وَءَاثَرَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا ٣٨
dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
dhe e parapëlqeu jetën e kësaj bote mbi jetën e botës tjetër, duke ndjekur dëshirat dhe kënaqësitë e tij,
فَإِنَّ ٱلْجَحِيمَ هِىَ ٱلْمَأْوَىٰ ٣٩
për të, sigurisht, Zjarri është vendbanimi.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
sigurisht që përfundimi i tij do të jetë në zjarrin e Xhehenemit.
وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفْسَ عَنِ ٱلْهَوَىٰ ٤٠
Ndërsa ai që ka pasur frikë nga qëndrimi para Zotit të vet, dhe e ka ndaluar veten nga dëshirat e këqija,40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Ndërsa ai që ka frikë qëndrimin para Allahut për llogari dhe e ka ndaluar veten nga dëshirat e këqija e të prishura,
فَإِنَّ ٱلْجَنَّةَ هِىَ ٱلْمَأْوَىٰ ٤١
për të, sigurisht, Xheneti është vendbanimi.41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
sigurisht, që Xheneti do të jetë vendbanimi dhe prehja e tij.
يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَىٰهَا ٤٢
Të pyesin ty për Orën (e Kiametit): “Kur do të ndodhë ajo?”42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Të pyesin ty, o i Dërguar, idhujtarët — me tallje dhe përçmim — për kohën e ndodhjes së Orës së Kiametit, për të cilën i paralajmëron.
فِيمَ أَنتَ مِن ذِكْرَىٰهَآ ٤٣
Në çfarë je ti për ta ditur atë (si mund ta dish ti se kur do të ndodhë ajo)?43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Ti nuk ke dije për kohën e saj;
إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ ٤٤
Ajo dije i përket vetëm Zotit tënd.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Çështja e saj i përket vetëm Allahut të Lartësuar.
إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخْشَىٰهَا ٤٥
Ti je vetëm një paralajmërues, për ata që e kanë frikë atë.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Detyra jote në lidhje me Ditën e Kiametit është vetëm të paralajmërosh ata që e kanë frikë atë.
كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَىٰهَا ٤٦
Ditën kur ta shohin, do t’u duket sikur kanë qëndruar (në Tokë) vetëm një mbrëmje, ose një mëngjes.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Dhe kur ta shohin ndodhjen e saj, atyre do t’u duket se nuk kanë qëndruar në jetën e kësaj bote, nga madhësia e asaj dite, veçse sa koha ndërmjet drekës e perëndimit të diellit, ose midis lindjes së diellit dhe mesditës.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu i Lartësuar betohet në engjëjt që e nxjerrin shpirtin e jobesimtarëve me forcë e dhimbje,