SURJA 62
El Xhumuah Dita e premte
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ٱلْمَلِكِ ٱلْقُدُّوسِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ١
Allahun e madhëron gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë – Sunduesin, Më të Shenjtin, të Plotfuqishmin, të Urtin.1
هُوَ ٱلَّذِى بَعَثَ فِى ٱلْأُمِّيِّـۧنَ رَسُولًۭا مِّنْهُمْ يَتْلُواْ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَإِن كَانُواْ مِن قَبْلُ لَفِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ٢
Është Ai që u dërgoi analfabetëve një të Dërguar nga mesi i tyre, që t’u lexojë atyre shpalljet e Tij, t’i pastrojë dhe t’u mësojë Librin dhe Urtësinë, ndonëse më parë ata ishin në një humbje të qartë.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Allahu i Lartësuar është Ai që dërgoi ndër arabët — të cilët nuk dinin të lexojnë, që nuk kishin libër e as shenjë të një mesazhi — një të Dërguar prej tyre për të gjithë njerëzit, që t’u lexojë atyre Kuranin, t’i pastrojë nga bindjet e devijuara dhe nga sjelljet e këqija, dhe t’u mësojë Kuranin dhe Sunetin; me të vërtetë ata, para dërgimit të tij ishin në devijim të qartë nga e vërteta.
وَءَاخَرِينَ مِنْهُمْ لَمَّا يَلْحَقُواْ بِهِمْ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٣
Dhe (e dërgoi gjithashtu) tek të tjerë prej tyre, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Dhe Ai, i Lartësuari, e dërgoi atë edhe te popuj të tjerë që ende nuk kishin ardhur, dhe që do të vijnë, qoftë nga arabët apo nga të tjerët. Dhe me të vërtetë, Allahu, vetëm Ai, është i Plotfuqishmi, Zgjedhësi mbi çdo gjë, dhe i Urti në fjalët dhe veprat e Tij.
ذَٰلِكَ فَضْلُ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ ٤
Kjo është mirësia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë, dhe Allahu është Zot i mirësisë së madhe.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Ky dërgim i Muhamedit, paqja qoftë mbi të, te populli i arabëve dhe te të tjerët është një dhunti nga Allahu, që ia jep kujt të dojë nga robërit e Tij; dhe Ai — vetëm Ai — është Bujar në mirësinë e Tij dhe i bollshëm në dhuratat e Tij.
مَثَلُ ٱلَّذِينَ حُمِّلُواْ ٱلتَّوْرَىٰةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ ٱلْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًۢا ۚ بِئْسَ مَثَلُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٥
Shembulli i atyre që iu besua Teurati, por që pastaj nuk e mbajtën atë, është si shembulli i gomarit që bart libra. Sa shembull i keq është ai i njerëzve që përgënjeshtrojnë shpalljet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Shembull i hebrenjve që u ngarkuan të veprojnë sipas Teuratit e më pas nuk e zbatuan atë, është si shembulli i gomarit që mban libra pa ditur se çfarë ka brenda; i shëmtuar është shembulli i popullit që mohoi ajetet e Allahut dhe ata nuk përfituan prej tyre; vërtet, Allahu nuk e udhëzon popullin mizor që i kalon kufijtë e Tij dhe del nga bindja ndaj Allahut.
قُلْ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ هَادُوٓاْ إِن زَعَمْتُمْ أَنَّكُمْ أَوْلِيَآءُ لِلَّهِ مِن دُونِ ٱلنَّاسِ فَتَمَنَّوُاْ ٱلْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٦
Thuaju: “O hebrenj! Nëse mendoni se vetëm ju jeni miqtë e Allahut, nga të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë dëshirojeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë!”6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Thuaj, o i Dërguar, atyre që ngulën pas besimit të shtrembëruar hebraik: “Nëse, me gënjeshtër, pretendoni se jeni të vetmit të dashur të Allahut, nga të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë dëshironi vdekjen që të shkoni sa më parë tek Allahu dhe shpërblimi i Tij, nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj se Allahu ju do!”
وَلَا يَتَمَنَّوْنَهُۥٓ أَبَدًۢا بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ ۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلظَّـٰلِمِينَ ٧
Por, ata kurrë nuk do ta dëshirojnë atë (vdekjen), për shkak të veprave që kanë bërë duart e tyre; Allahu i njeh mirë të padrejtët.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Por hebrenjtë asnjëherë nuk do e dëshirojnë vdekjen, duke preferuar jetën e kësaj bote mbi jetën e përjetshme, dhe nga frika e ndëshkimit të Allahut për shkak të mohimit dhe veprave të tyre të këqija; dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për të padrejtët, asgjë nga padrejtësitë e tyre nuk i shpëton Atij.
قُلْ إِنَّ ٱلْمَوْتَ ٱلَّذِى تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُۥ مُلَـٰقِيكُمْ ۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَـٰلِمِ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَـٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٨
Thuaju: “Vdekja, prej së cilës po ikni, do t’ju takojë patjetër. Pastaj do të ktheheni tek Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, dhe Ai do t’ju njoftojë për ato që keni bërë.”8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Thuaj: Vdekja, nga e cila ikni, nuk ka shpëtim; ajo do t’ju arrijë me ardhjen e afateve tuaja; e pastaj, në Ditën e Ringjalljes, do të ktheheni tek Allahu, i Cili di të fshehtat dhe të dukshmet, dhe Ai do t’ju njoftojë për veprat tuaja dhe do t’ju japë shpërblimin ose dënimin që meritoni.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نُودِىَ لِلصَّلَوٰةِ مِن يَوْمِ ٱلْجُمُعَةِ فَٱسْعَوْاْ إِلَىٰ ذِكْرِ ٱللَّهِ وَذَرُواْ ٱلْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ٩
O besimtarë! Kur të thirreni për faljen e namazit (të Xhumasë), në ditën e Premte, nxitoni tek përmendja e Allahut dhe pezullojeni tregtinë! Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
O ju që keni besuar në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, kur të thërritet ezani për namazin e Xhumasë, shkoni të dëgjoni hutben dhe të kryeni namazin, dhe pezullojeni shitjen dhe blerjen dhe çdo gjë që ju shpërqendron prej saj; kjo që ju është urdhëruar është më e mirë për ju, sepse në të ka falje për gjynahet tuaja dhe shpërblim nga Allahu për ju — nëse e dini çfarë dobie ju sjell shpirtërave tuaj. - Ky ajet është argumenti për detyrimin e pjesëmarrjes në Xhuma dhe për të dëgjuar hutben.
فَإِذَا قُضِيَتِ ٱلصَّلَوٰةُ فَٱنتَشِرُواْ فِى ٱلْأَرْضِ وَٱبْتَغُواْ مِن فَضْلِ ٱللَّهِ وَٱذْكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ١٠
Pasi të përfundojë namazi, shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni prej mirësisve të Allahut; dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Pasi të dëgjoni hutben dhe të kryeni namazin, shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga Allahu tju furnizojë me atë që fitoni me përpjekjet tuaja, dhe përmendni shpesh Allahun në çdo gjendje tuajën; në mënyrë që të fitoni të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
وَإِذَا رَأَوْاْ تِجَـٰرَةً أَوْ لَهْوًا ٱنفَضُّوٓاْ إِلَيْهَا وَتَرَكُوكَ قَآئِمًۭا ۚ قُلْ مَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ مِّنَ ٱللَّهْوِ وَمِنَ ٱلتِّجَـٰرَةِ ۚ وَٱللَّهُ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ١١
Megjithatë, kur ata (disa prej tyre) shohin ndonjë tregti ose argëtim, turren drejt saj dhe të lënë ty në këmbë (në minber). Thuaj: “Ajo që është te Allahu është më e mirë se argëtimi dhe tregtia.” Dhe, Allahu është Furnizuesi më i Mirë.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Kur disa myslimanë shohin një tregti ose diçka nga zbukurimet dhe argëtimet e kësaj bote, ata turren drejt saj, duke të lënë ty — o i Dërguar — të qëndrosh në minber duke mbajtur hutben. Thuaju atyre — o i Dërguar —: “Ajo që është tek Allahu nga shpërblimi dhe kënaqësia është më e dobishme për ju sesa argëtimi dhe tregtia; dhe Allahu — vetëm Ai — është më i Miri që furnizon dhe jep; prandaj kërkoni prej Tij, dhe kërkoni ndihmë me bindjen ndaj Tij për të arritur ka Ai, nga të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.”





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu e madhëron dhe e lartëson nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij, gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë - Ai është Sunduesi dhe Zotëruesi i Vetëm i gjithçkaje dhe vepron në të pa asnjë rival, I Shenjti dhe i Pastërti nga çdo mangësi, i Plotfuqishmi që nuk mund të mposhtet, i Urti në drejtimin dhe krijimin e Tij.