SURJA 72
El Xhinn Xhindet
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
قُلْ أُوحِىَ إِلَىَّ أَنَّهُ ٱسْتَمَعَ نَفَرٌۭ مِّنَ ٱلْجِنِّ فَقَالُوٓاْ إِنَّا سَمِعْنَا قُرْءَانًا عَجَبًۭا ١
Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se një grup xhindësh dëgjuan (Kuranin) dhe thanë (popullit të tyre): “Ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm,1
يَهْدِىٓ إِلَى ٱلرُّشْدِ فَـَٔامَنَّا بِهِۦ ۖ وَلَن نُّشْرِكَ بِرَبِّنَآ أَحَدًۭا ٢
i cili udhëzon në Rrugën e Drejtë, prandaj ne kemi besuar në të dhe nuk do t’i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim).2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ai thërret në të vërtetën dhe në udhëzim, prandaj ne e besuam këtë Kuran dhe vepruam sipas tij; dhe kurrë nuk do t’i shoqërojmë asnjë tjetër Zotit tonë, që na ka krijuar.’
وَأَنَّهُۥ تَعَـٰلَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا ٱتَّخَذَ صَـٰحِبَةًۭ وَلَا وَلَدًۭا ٣
Dhe (ne besojmë) se Ai - lartësuar qoftë Madhështia e Zotit tonë - nuk ka marrë as bashkëshorte, as fëmijë.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Dhe besojmë se Zoti ynë - lartësuar qoftë madhështia dhe lavdia e Tij — nuk ka marrë as bashkëshorte as fëmijë.
وَأَنَّهُۥ كَانَ يَقُولُ سَفِيهُنَا عَلَى ٱللَّهِ شَطَطًۭا ٤
Dhe se i pamendi ynë (Iblisi) thoshte për Allahun gënjeshtra të tepruara,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Dhe se i pamendi ynë — Iblisi — thoshte për Allahun fjalë krejt të pavërteta dhe të gabuara, duke i trilluar Atij bashkëshorte dhe fëmijë.
وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن تَقُولَ ٱلْإِنسُ وَٱلْجِنُّ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًۭا ٥
kurse ne mendonim se as njerëzit, as xhindët nuk do të thonin kurrë gënjeshtra për Allahun.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Kurse ne mendonim se askush — as nga njerëzit, as nga xhindët — nuk do të guxonte të shpifte ndaj Allahut, duke i atribuar Atij bashkëshorte apo fëmijë.
وَأَنَّهُۥ كَانَ رِجَالٌۭ مِّنَ ٱلْإِنسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍۢ مِّنَ ٱلْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَهَقًۭا ٦
Dhe se vërtet, kishte disa burra nga njerëzit që kërkonin strehim (mbrojtje) tek disa burra nga xhindët, por ata vetëm ua shtuan barrën.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Dhe se vërtet, disa burra nga njerëzit kërkonin strehim e mbojtje te disa burra nga xhindët, por kjo vetëm sa i shtoi xhindët në arrogancë, ndërsa njerëzit në frikë, tmerr dhe nënshtrim ndaj tyre. - Kjo kërkim-strehe te dikush tjetër përveç Allahut — gjë që Allahu e qortoi te njerëzit e injorancës (xhahilijes) — është një formë e madhe idhujarie, që Allahu nuk e fal veçse me pendim të sinqertë. Në këtë ajet ka një paralajmërim shumë të fortë kundër kërkimit të ndihmës nga magjistarët, falltarët dhe të ngjashmit me ta.
وَأَنَّهُمْ ظَنُّواْ كَمَا ظَنَنتُمْ أَن لَّن يَبْعَثَ ٱللَّهُ أَحَدًۭا ٧
Dhe se ata (njerëzit) mendonin, ashtu siç mendonit edhe ju (o xhinde), se Allahu nuk do të ringjallte askënd.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Dhe se mohuesit nga njerëzit menduan, ashtu siç menduat edhe ju, o grup i xhindëve, se Allahu nuk do ta ringjallë askënd pas vdekjes.
وَأَنَّا لَمَسْنَا ٱلسَّمَآءَ فَوَجَدْنَـٰهَا مُلِئَتْ حَرَسًۭا شَدِيدًۭا وَشُهُبًۭا ٨
Ne (xhindet) u përpoqëm të preknim qiellin, por e gjetëm të mbushur me roje të forta (engjëj) dhe shigjeta të zjarrta.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Dhe ne, grupi i xhindëve, kërkuam të ngjitemi në qiell për të dëgjuar fjalët e banorëve të tij, por e gjetëm të mbushur me shumë engjëj që e ruanin dhe me shigjëta të zjarrta, me të cilët qëllohej kushdo që përpiqej t’i afrohej.
وَأَنَّا كُنَّا نَقْعُدُ مِنْهَا مَقَـٰعِدَ لِلسَّمْعِ ۖ فَمَن يَسْتَمِعِ ٱلْـَٔانَ يَجِدْ لَهُۥ شِهَابًۭا رَّصَدًۭا ٩
Ne uleshim më parë, në vende të caktuara (në qiell) për të dëgjuar, por kush përpiqet të dëgjojë tani, do të hasë në një shigjetë të zjarrtë, që i ka zënë pritë.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Dhe ne, para zbritjes së Kuranit, kishim vende të caktuara në qiell ku qëndronim për të dëgjuar lajmet që ndodhnin atje, por tani kush përpiqet të dëgjojë fshehurazi, gjen përballë një shigjetë zjarri dhe yll flakërues që e pret dhe e djeg. - Në këto dy ajete përgënjeshtrohen pretendimet e magjistarëve dhe falltarëve, të cilët pretendojnë se dinë të fshehtat dhe mashtrojnë njerëzit me mendje të dobët përmes gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre.
وَأَنَّا لَا نَدْرِىٓ أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَن فِى ٱلْأَرْضِ أَمْ أَرَادَ بِهِمْ رَبُّهُمْ رَشَدًۭا ١٠
Dhe ne nuk e dimë nëse është dashur e keqja për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron për ta udhëzim.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Dhe ne, grupi i xhindëve, nuk e dimë nëse Allahu dëshiron t’u dërgojë banorëve të Tokës ndonjë të keqe (dënim), apo dëshiron për ta të mirën dhe udhëzimin.
وَأَنَّا مِنَّا ٱلصَّـٰلِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ كُنَّا طَرَآئِقَ قِدَدًۭا ١١
Dhe, midis nesh ka të drejtë e të mirë, por ka edhe të tjerë që nuk janë të tillë; ne kemi qenë në rrugë të ndryshme.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Dhe se ndër ne, xhindët, ka të drejtë e të devotshëm, por ka edhe të tjerë që nuk janë të tillë, por janë mohues e mëkatarë; sepse ne kemi qenë në grupe dhe rrugë të ndryshme.
وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن نُّعْجِزَ ٱللَّهَ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَن نُّعْجِزَهُۥ هَرَبًۭا ١٢
Dhe, ne tani jemi të bindur, se nuk mund t’i shpëtojmë Allahut në Tokë, as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur në qiell.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Dhe ne tani jemi bindur se Allahu ka fuqi të plotë mbi ne dhe se jemi nën Dorën dhe sundimin e Tij; nuk mund t’i shpëtojmë Atij nëse Ai do të vendosë diçka për ne, kudo që të jemi, dhe nuk kemi asnjë mundësi të ikim nga dënimi i Tij, edhe sikur të ngjitemi në qiell.
وَأَنَّا لَمَّا سَمِعْنَا ٱلْهُدَىٰٓ ءَامَنَّا بِهِۦ ۖ فَمَن يُؤْمِنۢ بِرَبِّهِۦ فَلَا يَخَافُ بَخْسًۭا وَلَا رَهَقًۭا١٣
Dhe, kur ne dëgjuam udhëzimin (Kuranin), besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk do t’i frikësohet as mungesës së shpërblimit, as padrejtësisë.”13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Dhe kur e dëgjuam Kuranin, ne besuam në të dhe pranuam se ai është e vërtetë që vjen nga Allahu. Prandaj, kush beson në Zotin e vet, nuk do të ketë frikë se do t’i pakësohen veprat e mira, as që do t’i bëhet padrejtësi me shtim të veprave të këqija.
وَأَنَّا مِنَّا ٱلْمُسْلِمُونَ وَمِنَّا ٱلْقَـٰسِطُونَ ۖ فَمَنْ أَسْلَمَ فَأُوْلَـٰٓئِكَ تَحَرَّوْاْ رَشَدًۭا ١٤
Dhe, ndër ne ka myslimanë (që i janë nënshtruar Allahut), por ka edhe të padrejtë (mohues). Sa i përket atyre që janë bërë myslimanë, ata kanë zgjedhur Rrugën e Drejtë.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Dhe se ndër ne ka të përulur ndaj Allahut me bindje e adhurim (muslimanë), por ka edhe të padrejtë e të devijuar që janë larguar nga rruga e së vërtetës. Ata që janë dorëzuar ndaj Allahut dhe i binden Atij, janë ata që kanë ndjekur rrugën e drejtë dhe janë përpjekur ta gjejnë atë — dhe Allahu i ka udhëzuar në të.
وَأَمَّا ٱلْقَـٰسِطُونَ فَكَانُواْ لِجَهَنَّمَ حَطَبًۭا ١٥
Ndërsa ata që janë të padrejtë, do të jenë lëndë djegëse për Zjarrin e Xhehenemit.”15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Ndërsa ata që janë shmangur nga rruga e Islamit, do të jenë lëndë djegëse për Zjarrin e Xhehenemit.
وَأَلَّوِ ٱسْتَقَـٰمُواْ عَلَى ٱلطَّرِيقَةِ لَأَسْقَيْنَـٰهُم مَّآءً غَدَقًۭا ١٦
E sikur ata (mohuesit) të qëndronin në Rrugën e Drejtë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm (shi) për të pirë,16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Dhe sikur mohuesit, nga njerëzit dhe xhindët, të ecnin në rrugën e drejtë të Islamit dhe të mos devijonin prej saj, Ne do t’u dërgonim atyre ujë të bollshëm dhe do t’u zgjeronim riskun në këtë botë,
لِّنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَمَن يُعْرِضْ عَن ذِكْرِ رَبِّهِۦ يَسْلُكْهُ عَذَابًۭا صَعَدًۭا ١٧
për t’i vënë në provë me të; por kush i largohet përkujtuesit të Zotit të vet (Kuranit), Ai do ta fusë atë në një dënim të rëndë.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
për t’i vënë në provë me të — për të parë si do ta falënderonin Allahun për begatitë e Tij; por kushdo që shmanget nga bindja ndaj Zotit të tij, që nuk dëgjon e nuk mediton mbi Kuranin dhe nuk vepron sipas tij, Allahu do ta fusë atë në një dënim të rëndë e të dhembshëm.
وَأَنَّ ٱلْمَسَـٰجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُواْ مَعَ ٱللَّهِ أَحَدًۭا ١٨
Dhe se xhamitë i përkasin vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër përveç Tij.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Dhe (më është shpallur se grupi i xhindëve që dëgjoi Kuranin, i thanë gjithashtu popullit të tyre prej xhindëve:) se xhamitë janë ngritur vetëm për adhurimin e Allahut të Vetëm, prandaj mos adhuroni në to askënd tjetër përveç Tij. Lutjuni dhe adhurojeni Atë me sinqeritet të plotë brenda tyre, sepse xhamitë nuk janë ndërtuar veçse që të adhurohet Allahu në to, pa i shoqëruar Atij asgjë. - Në këtë qëndron detyrimi për t’i pastruar xhamitë nga çdo gjë që cenon sinqeritetin ndaj Allahut dhe për të ndjekur shembullin e të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ.
وَأَنَّهُۥ لَمَّا قَامَ عَبْدُ ٱللَّهِ يَدْعُوهُ كَادُواْ يَكُونُونَ عَلَيْهِ لِبَدًۭا ١٩
Dhe se kur robi i Allahut (Muhamedi ﷺ) u ngrit për t’iu lutur Atij, ata gati sa nuk u shtynë rreth tij grumbuj më grumbuj.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Dhe se kur robi i Allahut, Muhamedi ﷺ u ngrit për të adhuruar Zotin e tij, xhindët u grumbulluan rreth tij në turma të dendura, njëri mbi tjetrin, nga dëshira dhe nxitimi i madh për të dëgjuar leximin e Kuranit prej tij.
قُلْ إِنَّمَآ أَدْعُواْ رَبِّى وَلَآ أُشْرِكُ بِهِۦٓ أَحَدًۭا ٢٠
Thuaj: “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd.”20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Thuaj, o i Dërguar, mohuesve: “Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd në adhurim.”
قُلْ إِنِّى لَآ أَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّۭا وَلَا رَشَدًۭا ٢١
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për ju as dëm, as dobi.”21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Thuaj atyre, o i Dërguar: “Unë nuk kam fuqi t’ju largoj ndonjë dëm, as t’ju sjell ndonjë dobi.”
قُلْ إِنِّى لَن يُجِيرَنِى مِنَ ٱللَّهِ أَحَدٌۭ وَلَنْ أَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلْتَحَدًا ٢٢
Thuaj: “Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu (nëse e kundërshtoj Atë) dhe as nuk do të gjej përveç Tij ndonjë strehim.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Thuaj: “Askush nuk mund të më shpëtojë nga dënimi i Allahut nëse e kundërshtoj Atë, dhe përveç Tij nuk do të gjej asnjë strehë ku të arratisem nga dënimi i Tij.
إِلَّا بَلَـٰغًۭا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِسَـٰلَـٰتِهِۦ ۚ وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ٢٣
Detyra ime është vetëm të përcjell qartë mesazhin e Allahut dhe shpalljet e Tij. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i Xhehenemit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.”23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Detyra ime është vetëm t’ju përcjell atë që Allahu më ka urdhëruar t’ju përcjell — mesazhin e Tij që më është dërguar për ju. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe largohet nga feja e Tij, shpërblimi i tij do të jetë zjarri i Xhehenemit, nga i cili nuk do të dalë kurrë.”
حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوْاْ مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ أَضْعَفُ نَاصِرًۭا وَأَقَلُّ عَدَدًۭا ٢٤
Vetëm kur ta shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se kush ka qenë më i dobët në ndihmës dhe më i paktë në numër.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Vetëm kur idhujtarët ta shohin me sytë e tyre dënimin që u është premtuar, atëherë, kur ai t’i godasë, do ta kuptojnë mirë se kush është më i dobët në ndihmës e mbrojtës dhe më i pakët në numër; ata apo besimtarët.
قُلْ إِنْ أَدْرِىٓ أَقَرِيبٌۭ مَّا تُوعَدُونَ أَمْ يَجْعَلُ لَهُۥ رَبِّىٓ أَمَدًا ٢٥
Thuaj: “Unë nuk e di nëse ajo që ju premtohet është afër, apo Zoti im i ka caktuar asaj një afat të gjatë.”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Thuaj, o i Dërguar, idhujtarëve: “Unë nuk e di nëse dënimi që ju është premtuar është afër apo nëse Zoti im do t’i caktojë atij një afat të gjatë.”
عَـٰلِمُ ٱلْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَىٰ غَيْبِهِۦٓ أَحَدًا ٢٦
Ai është Njohësi i të fshehtave dhe Ai nuk ia zbulon fshehtësitë e Tij askujt,26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Ai është i Lartësuari, që di çdo gjë të fshehtë e të padukshme; dhe askujt prej krijesave të Tij nuk ia zbulon të fshehtat e Tij,
إِلَّا مَنِ ٱرْتَضَىٰ مِن رَّسُولٍۢ فَإِنَّهُۥ يَسْلُكُ مِنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِۦ رَصَدًۭا ٢٧
përveç atij të dërguari që Ai e ka zgjedhur; dhe para e pas tij Ai vendos rojtarë (engjëj) që ta ruajnë,27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
përveç atij që Ai e ka zgjedhur për të qenë i Dërguar dhe e ka pëlqyer për këtë detyrë — dhe atëherë Ai e njofton për disa nga të fshehtat. Allahu dërgon përpara dhe pas të Dërguarit engjëj që e ruajnë nga ndërhyrja e xhindëve, që ata të mos përgjojnë dhe të mos pëshpërisin fjalë te falltarët.
لِّيَعْلَمَ أَن قَدْ أَبْلَغُواْ رِسَـٰلَـٰتِ رَبِّهِمْ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيْهِمْ وَأَحْصَىٰ كُلَّ شَىْءٍ عَدَدًۢا٢٨
në mënyrë që ta dijë (ta bëjë të ditur) se të dërguarit i kanë përcjellë plotësisht mesazhet e Zotit të tyre. Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që kanë ata, dhe çdo gjë e ka numëruar me saktësi.”28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Në mënyrë që Allahu ta bëjë të ditur për të gjithë se të Dërguarit i kanë përcjellë plotësisht mesazhet e Zotit të tyre, pa asnjë devijim apo mangësi. Dhe Allahu e ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë që ata posedojnë, të dukshme apo të fshehtë, nga ligjet, urdhrat dhe njohuritë; asgjë nuk i shpëton dijes së Tij. Ai i ka numëruar dhe përfshirë të gjitha gjërat me saktësi të plotë, pa iu fshehur as më e vogla prej tyre.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Thuaj, o i Dërguar: “Mua më është shpallur se një grup xhindësh kanë dëgjuar leximin tim të Kuranit. Kur e dëgjuan, i thanë popullit të tyre: ‘Ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm — në elokuencën, urtësinë, ligjet dhe tregimet e tij.