SURJA 45
El Xhathije Gjunjëzimi
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
حمٓ ١
Ḥā Mīm.1
تَنزِيلُ ٱلْكِتَـٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ٢
Shpallja e këtij Libri është nga Allahu - i Plotfuqishmi, i Urti.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ky Kuran është zbritur nga Allahu — i Plotfuqishëm në hakmarrjen ndaj armiqve të Tij dhe i Urtë në rregullimin e çështjeve të krijesave të Tij.
إِنَّ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّلْمُؤْمِنِينَ ٣
Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Vërtet, në shtatë qiejt dhe në Tokë – prej së cilës dalin krijesat – dhe në ato që gjenden brenda tyre nga krijesa të llojeve dhe gjinive të ndryshme, ka argumente dhe dëshmi të qarta për ata që besojnë.
وَفِى خَلْقِكُمْ وَمَا يَبُثُّ مِن دَآبَّةٍ ءَايَـٰتٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ ٤
Edhe në krijimin tuaj dhe në gjallesat që Ai shpërndan, ka shenja për njerëzit e bindur (në besim).4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Edhe në krijimin tuaj – o njerëz – dhe në krijimin e çdo gjallese që ecën mbi tokë, ka argumente dhe dëshmi për ata që janë të bindur në Allahun dhe në ligjin e Tij.
وَٱخْتِلَـٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن رِّزْقٍۢ فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَتَصْرِيفِ ٱلرِّيَـٰحِ ءَايَـٰتٌۭ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ ٥
Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në atë që Allahu zbret nga qielli prej furnizimit (shiut), me të cilin Ai e ngjall tokën pasi ka qenë e vdekur, si dhe në drejtimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Edhe në ndërrimin e natës dhe ditës dhe në pasimin e tyre mbi ju, si dhe në atë që Allahu zbriti nga qielli prej shiut, me të cilin e gjallëron tokën pas tharjes së saj, kështu që ajo gjallërohet me bimë dhe të mbjella; po ashtu edhe në qarkullimin e erërave nga të gjitha anët për dobinë tuaj – ka argumente dhe dëshmi për ata që kuptojnë nga Allahu shenjat dhe provat e Tij.
تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۖ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَ ٱللَّهِ وَءَايَـٰتِهِۦ يُؤْمِنُونَ٦
Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne po t’i lexojmë ty, me të vërtetën; atëherë, në çfarë fjalësh të tjera, pas mohimit të Allahut dhe të shpalljeve të Tij, do të besojnë ata?6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Këto ajete dhe argumente Ne t’i lexojmë ty – o i Dërguar – me të vërtetën. Atëherë, në ç’fjalë pas fjalës së Allahut dhe pas ajeteve e dëshmive të Tij, se Ai është i vetmi Zot i vërtetë pa shok, do të besojnë, do ta pranojnë dhe do të veprojnë ata?
وَيْلٌۭ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍۢ ٧
Mjerë për çdo gënjeshtar gjynahqar!7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Shkatërrim i rëndë dhe rrënim për çdo gënjeshtar të mbushur me gjynahe.
يَسْمَعُ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسْتَكْبِرًۭا كَأَن لَّمْ يَسْمَعْهَا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍۢ ٨
Ai që dëgjon shpalljet e Allahut, kur lexohen para tij, pastaj ngul këmbë me mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar; jepi lajmin atij për një dënim të dhembshëm!8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Ai dëgjon ajetet e Librit të Allahut që i lexohen, pastaj vazhdon në mohimin e tij, duke u madhështuar në vetvete e duke mos pranuar nënshtrim ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sikur të mos kishte dëgjuar asgjë nga ajetet e Allahut që iu lexuan. Prandaj, përgëzoje – o i Dërguar – këtë gënjeshtar dhe mëkatar me një dënim të dhembshëm, në zjarrin e Xhehenemit, në Ditën e Kiametit!
وَإِذَا عَلِمَ مِنْ ءَايَـٰتِنَا شَيْـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًا ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ٩
Kur ai mëson diçka nga shpalljet Tona, i merr ato për tallje. Këta do të kenë një dënim poshtërues.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Dhe kur ky gënjeshtar gjynahqar mëson diçka nga ajetet Tona, ai i merr ato për tallje dhe përqeshje. Për këta njerëz ka një dënim që do t’i poshtërojë dhe turpërojë Ditën e Kiametit, si shpërblim për talljen e tyre me Kuranin.
مِّن وَرَآئِهِمْ جَهَنَّمُ ۖ وَلَا يُغْنِى عَنْهُم مَّا كَسَبُواْ شَيْـًۭٔا وَلَا مَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوْلِيَآءَ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ ١٠
Para tyre është Xhehenemi. Dhe, asgjë nuk do t’u vlejë atyre; as ajo që kanë fituar, as mbrojtësit (idhujt) që kanë marrë në vend të Allahut. Për ta ka një dënim të madh.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Para këtyre që talleshin me ajetet e Allahut është Xhehenemi, i cili është në pritje të tyre. As pasuria dhe as fëmijët e tyre nuk do t’u bëjnë dobi, e as hyjnitë që adhuruan përveç Allahut. Për ta ka një dënim të madh dhe të dhembshëm.
هَـٰذَا هُدًۭى ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِمْ لَهُمْ عَذَابٌۭ مِّن رِّجْزٍ أَلِيمٌ ١١
Ky (Kuran) është udhëzim. Sa për ata që mohojnë shpalljet e Zotit të tyre, për ta ka një dënim të dhembshëm, nga një ndëshkim i ashpër.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Ky Kuran, që Ne ta kemi zbritur ty – o i Dërguar – është udhëzim nga humbja dhe dëshmi e së vërtetës; ai udhëzon në Rrugë të drejtë këdo që e ndjek dhe vepron sipas tij. Ndërsa ata që mohojnë ajetet e Kuranit dëshmuese të së vërtetës, dhe nuk i besojnë ato, për ta ka një dënim nga më të rëndët Ditën e Kiametit – një dënim të dhimbshëm e të ashpër.
۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِى سَخَّرَ لَكُمُ ٱلْبَحْرَ لِتَجْرِىَ ٱلْفُلْكُ فِيهِ بِأَمْرِهِۦ وَلِتَبْتَغُواْ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ١٢
Allahu është Ai që jua ka nënshtruar detin, që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, që ju të kërkoni prej mirësisë së Tij, dhe që të jeni mirënjohës.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Allahu, i Lartësuar dhe i Madhëruar, është Ai që jua ka nënshtruar juve detin, në mënyrë që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni prej mirësisë së Tij me lloje të ndryshme tregtish dhe fitimesh. Në mënyrë që ta falënderoni Zotin tuaj për këtë që u ka vënë në shërbim, duke e adhuruar vetëm Atë dhe duke ju bindur urdhërave dhe ndalesave të Tij.
وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا مِّنْهُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَتَفَكَّرُونَ ١٣
Ai jua ka nënshtruar gjithçka që është në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Ai jua ka nënshtruar juve gjithçka që gjendet në qiej – diellin, hënën dhe yjet – dhe gjithçka që është në Tokë – kafshët, pemët, anijet dhe të tjera – për dobitë tuaja. Të gjitha këto janë dhuratë vetëm prej Allahut, mirësia e të Cilit është një bujari që Ai ua ka dhënë. Prandaj, vetëm Atë adhuroni dhe mos i shoqëroni askënd! Vërtet, në ato që Allahu jua ka nënshtruar juve, ka shenja dhe argumente për Njëshmërinë e Tij, për njerëzit që mendojnë mbi ajetet, provat dhe dëshmitë e Tij, e marrin mësim prej tyre.
قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَغْفِرُواْ لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجْزِىَ قَوْمًۢا بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ ١٤
Thuaju besimtarëve t’ua falin atyre që nuk shpresojnë ditët e Allahut, që Ai të shpërblejë secilin popull për atë që ka fituar.”14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Thuaj – o i Dërguar – atyre që besuan në Allahun dhe ndoqën të dërguarit e Tij, t’i falin dhe t’i kalojnë gabimet e atyre që nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe nuk i frikësohen ndëshkimit të Tij, kur ata u shkaktojnë besimtarëve dëm e të keqe! Kjo, që Allahu të shpërblejë këta idhujtarë për atë që fituan në këtë botë nga mëkatet dhe dëmtimi i besimtarëve.
مَنْ عَمِلَ صَـٰلِحًۭا فَلِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَنْ أَسَآءَ فَعَلَيْهَا ۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ ١٥
Kush bën një vepër të mirë, e bën për veten e tij; dhe kush bën një të keqe, ajo bie mbi të. Pastaj, tek Zoti juaj do të ktheheni.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Kushdo prej robërve të Allahut që vepron me bindje ndaj Tij, e ka bërë për dobi të vetes së tij; dhe kush vepron keq në këtë botë me gjynahe ndaj Allahut, mbi veten e tij ka bërë padrejtësi. Pastaj ju – o njerëz – do të ktheheni te Zoti juaj pas vdekjes, dhe Ai do ta shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe keqbërësin për veprat e tij të këqija.
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقْنَـٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَـٰتِ وَفَضَّلْنَـٰهُمْ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٦
Ne u dhamë bijve të Izraelit Librin, gjykimin dhe profetësinë; i furnizuam me gjëra të mira dhe i dalluam mbi të gjithë popujt e tjerë (të asaj kohe).16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Ne u dhamë bijve të Izraelit Teuratin dhe Inxhilin, dhe gjykimin sipas atyre që përmbanin ato. Ne bëmë që shumica e pejgamberëve nga pasardhësit e Ibrahimit (paqja qoftë mbi të) të jenë mes tyre. Dhe i furnizuam ata me ushqime të mira, fruta dhe të ngrëna, dhe i dalluam mbi popujt e asaj kohe.
وَءَاتَيْنَـٰهُم بَيِّنَـٰتٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْرِ ۖ فَمَا ٱخْتَلَفُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ١٧
Dhe u dhamë atyre prova të qarta për çështjen e fesë; por, ata u përçanë pikërisht pasi u erdhi dituria, nga zilia mes tyre. Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre, në Ditën e Kiametit, për mosmarrveshjet e tyre.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Dhe Ne u dhamë bijve të Izraelit ligje të qarta për të lejuarën dhe të ndaluarën, si edhe shenja që dallonin të vërtetën nga e pavërteta. Ata nuk u përçanë veçse pasi u erdhi dituria dhe argumenti u bë i qartë mbi ta, por ajo që i shtyu në kundërshtim ishte padrejtësia dhe zilia e disa prej tyre ndaj të tjerëve, për hir të ngritjes dhe sundimit. Vërtet, Zoti yt – o i Dërguar – do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kiametit për atë në të cilin ata u kundërshtuan në dynja. - Në këtë ka një paralajmërim për popullin musliman që të mos ndjekë rrugën e tyre.
ثُمَّ جَعَلْنَـٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْرِ فَٱتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ١٨
Pastaj, Ne të vendosëm ty (o Muhamed) në Rrugën e Drejtë të besimit, andaj ndiqe atë dhe mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Pas asaj që i dhamë bijve të Izraelit, Ne të vendosëm ty – o i Dërguar – mbi një rrugë të qartë të fesë. Prandaj, ndiqe sheriatin në të cilin të kemi vendosur, dhe mos paso dëshirat e të paditurve për ligjin e Allahut, atyre që nuk e dinë të vërtetën. - Në këtë ajet ka një dëshmi madhështore për përsosmërinë dhe madhërinë e kësaj feje – Islamit - për detyrimin e nënshtrimit ndaj gjykimit të saj dhe për ndalimin e prirjes drejt dëshirave të jobesimtarëve dhe mohuesve.
إِنَّهُمْ لَن يُغْنُواْ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۚ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍۢ ۖ وَٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلْمُتَّقِينَ ١٩
Ata nuk do të të mbrojnë aspak nga Allahu. Me të vërtetë, keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtës i atyre që kanë frikë prej Tij.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Vërtet, këta idhujtarë, të cilët të thërrasin ty – o i Dërguar – të ndjekësh dëshirat e tyre, nuk do të të mbrojnë aspak nga ndëshkimi i Allahut nëse i ndjek ata. Dhe vërtet, zullumqarët që kalojnë kufijtë e Allahut – qofshin prej hipokritëve, hebrenjve apo të tjerëve – janë mbështetës të njëri-tjetrit kundër besimtarëve që i binden Allahut. Por Allahu është mbrojtës dhe ndihmës i atyre që kanë devotshmëri ndaj Zotit të tyre, duke kryer detyrat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.
هَـٰذَا بَصَـٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ ٢٠
Ky (Kuran) është ndriçim për njerëzit, udhëzim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë me bindje.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Ky Kuran, që Ne ta kemi zbritur ty, o i Dërguar, është ndriçues me të cilin njerëzit dallojnë të vërtetën nga e pavërteta dhe njohin rrugën e udhëzimit. Ai është udhëzim dhe mëshirë për ata që janë të bindur në vërtetësinë e tij dhe se ai është shpallje prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit.
أَمْ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجْتَرَحُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجْعَلَهُمْ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ سَوَآءًۭ مَّحْيَاهُمْ وَمَمَاتُهُمْ ۚ سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ ٢١
A mos vallë mendojnë ata, që bëjnë vepra të këqija, se Ne do t’i bëjmë si ata që besuan dhe bënë vepra të mira — të barabartë në jetën dhe në vdekjen e tyre? Sa keq gjykojnë ata!21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
A mos mendojnë ata që bëjnë gjynahe, përgënjeshtrojnë të dërguarit e Allahut, kundërshtojnë urdhrin e Zotit të tyre dhe adhurojnë dikë apo diçka tjetër përveç Tij, se Ne do t’i bëjmë të barabartë me ata që besojnë në Allahun, i besojnë të dërguarit e Tij, bëjnë vepra të mira dhe ia përkushtojnë adhurimin vetëm Atij? A do t’i barazojmë ata me ta si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër? Sa gjykim i keq është ky, që të barazohen mëkatarët me të devotshmit në botën tjetër!
وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ وَلِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ٢٢
Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën, që çdo shpirt të shpërblehet sipas asaj që ka fituar (vepruar), dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën, drejtësinë dhe urtësinë, që çdo njeri të shpërblehet në botën tjetër për atë që ka vepruar – qoftë mirë apo keq – dhe atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi në shpërblimin e veprave të tyre.
أَفَرَءَيْتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَـٰهَهُۥ هَوَىٰهُ وَأَضَلَّهُ ٱللَّهُ عَلَىٰ عِلْمٍۢ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمْعِهِۦ وَقَلْبِهِۦ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِۦ غِشَـٰوَةًۭ فَمَن يَهْدِيهِ مِنۢ بَعْدِ ٱللَّهِ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٢٣
A e ke parë atë, që e ka marrë dëshirën e vet për zot, dhe që Allahu e ka lënë në humbje - me dijen e Tij të plotë rreth tij - ia vulosi dëgjimin dhe zemrën dhe i vuri perde para syve? Kush do ta udhëzojë atë, pas Allahut? A nuk po merrni mësim?23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
A e ke parë – o i Dërguar – atë që e ka marrë dëshirën e vet për zot, saqë nuk dëshiron diçka veçse e bën atë? Dhe Allahu e ka lënë në humbje pasi i kishte ardhur dituria dhe pasi ishte vendosur argumenti kundër tij; ai nuk dëgjon këshillat e Allahut dhe nuk merr mësim prej tyre. Allahu ia vulosi zemrën, prandaj nuk mendon me të, dhe ia mbuloi shikimin, prandaj nuk sheh me të provat e Allahut. E kush do ta udhëzojë atë në rrugën e së vërtetës pasi Allahu e ka lënë në humbje? A nuk përkujtoni – o njerëz – që ta kuptoni se kush është në këtë gjendje, nuk do të udhëzohet kurrë dhe nuk do të gjejë për veten e tij mbrojtës e udhëzues? - Ky ajet është themel në paralajmërimin se dëshira e verbër nuk duhet të jetë shtysa e veprave të besimtarëve.
وَقَالُواْ مَا هِىَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَآ إِلَّا ٱلدَّهْرُ ۚ وَمَا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ ٢٤
Ata thonë: “Nuk ka tjetër veç jetës sonë të kësaj bote; vdesim e jetojmë, dhe nuk na shkatërron veçse koha.” Ata nuk kanë kurrfarë dije për këtë; nuk bëjnë tjetër, veçse hamendësojnë.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Idhujtarët thonë: “Nuk ka jetë tjetër përveç kësaj jetës sonë të kësaj bote në të cilën jemi, nuk ka jetë tjetër pas saj.” – duke përgënjeshtruar ringjalljen pas vdekjes. “Disa nga ne vdesin e të tjerë lindin e jetojnë, dhe nuk na shkatërron veçse kalimi i netëve dhe ditëve dhe gjatësia e jetës.” – duke mohuar që të kenë një Zot që i jep fund jetës së tyre. Por këta idhujtarë nuk kanë kurrfarë dije për këtë; ata flasin vetëm me hamendje, iluzione dhe imagjinata.
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُنَا بَيِّنَـٰتٍۢ مَّا كَانَ حُجَّتَهُمْ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئْتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٢٥
Kur atyre u lexohen shpalljet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër argument veçse të thonë: “Sillni (ringjallni) të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Kur këtyre idhujtarëve që mohojnë ringjalljen u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër argument veçse t’i thonë të Dërguarit Muhamed: “Ringjalli etërit tanë që kanë vdekur, ti dhe besimtarët me ty, nëse jeni të vërtetë në atë që thoni.”
قُلِ ٱللَّهُ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يَجْمَعُكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ ٢٦
Thuaju: “Allahu ju jep jetë, pastaj ju vdes, pastaj do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Thuaju – o i Dërguar – atyre idhujtarëve që mohojnë ringjalljen: “Allahu i Lartësuar ju jep jetë në këtë botë për aq sa dëshiron, pastaj ju vdes aty, pastaj do t’ju mbledhë të gjithëve të gjallë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim. Por shumica e njerëzve nuk e dinë fuqinë e Allahut për t’i vdekur e pastaj ringjallur në Ditën e Kiametit.”
وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَيَوْمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوْمَئِذٍۢ يَخْسَرُ ٱلْمُبْطِلُونَ ٢٧
Allahut i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës! Dhe, ditën kur të arrijë Ora (e Kiametit), atë ditë do të humbasin plotësisht trilluesit.27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Allahut të Madhëruar i përket sundimi i shtatë qiejve dhe i Tokës – në krijim, në mbretërim dhe në adhurim. Dhe Ditën kur të vijë Ora, kur të ringjallen të vdekurit nga varret e tyre dhe të merren në llogari, humbës do të jenë mohuesit ndaj Allahut, ata që mohuan atë që Ai i zbriti të Dërguarit të Tij prej ajeteve të qarta dhe dëshmive të dukshme.
وَتَرَىٰ كُلَّ أُمَّةٍۢ جَاثِيَةًۭ ۚ كُلُّ أُمَّةٍۢ تُدْعَىٰٓ إِلَىٰ كِتَـٰبِهَا ٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ٢٨
Dhe çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret drejt librit të vet (të veprave): “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Dhe do t’i shohësh – o i Dërguar – Ditën kur të bëhet Kiameti, njerëzit e çdo feje e besimi, të gjunjëzuar mbi gjunjët e tyre. Çdo popull do të thirret përpara librit të veprave të veta dhe do t’u thuhet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni vepruar – qoftë mirë apo keq.”
هَـٰذَا كِتَـٰبُنَا يَنطِقُ عَلَيْكُم بِٱلْحَقِّ ۚ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنسِخُ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٢٩
Ky është Libri Ynë, që flet për ju të vërtetën. Ne regjistronim gjithçka që ju bënit.”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Ky është Libri Ynë që flet kundër jush me të gjitha veprat tuaja, pa shtesë e pa mungesë. Ne i kemi urdhëruar engjëjt shkrues që t’i regjistrojnë veprat tuaja kundër jush.
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَيُدْخِلُهُمْ رَبُّهُمْ فِى رَحْمَتِهِۦ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْمُبِينُ ٣٠
Sa për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i fusë në mëshirën e Tij. Kjo është fitorja e qartë!30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Sa për ata që besuan në Allahun dhe të Dërguarin e Tij në këtë botë, zbatuan urdhërat e Tij dhe iu shmangën ndalesave të Tij, Zoti i tyre do t’i fusë në Xhenetin e Tij me mëshirën e Tij. Kjo hyrje në Xhenet është fitorja e qartë, pas së cilës nuk ka fitore tjetër.
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَفَلَمْ تَكُنْ ءَايَـٰتِى تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱسْتَكْبَرْتُمْ وَكُنتُمْ قَوْمًۭا مُّجْرِمِينَ ٣١
E sa për ata që mohuan: “A nuk ju lexoheshin shpalljet e Mia?! Por ju treguat mendjemadhësi dhe u bëtë njerëz keqbërës.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Ndërsa për ata që mohuan se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, përgënjeshtruan të dërguarit e Tij dhe nuk vepruan sipas ligjit të Tij, do t’u thuhet me qortim dhe me qortim të ashpër: “A nuk ju lexoheshin ajetet e Mia në dynja, por ju u treguat mendjemëdhenj për t’i dëgjuar dhe për të besuar në to, dhe ishit një popull idhujtar që fitonit mëkate dhe nuk besonit në shpërblim apo ndëshkim?”
وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ وَٱلسَّاعَةُ لَا رَيْبَ فِيهَا قُلْتُم مَّا نَدْرِى مَا ٱلسَّاعَةُ إِن نَّظُنُّ إِلَّا ظَنًّۭا وَمَا نَحْنُ بِمُسْتَيْقِنِينَ ٣٢
Dhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, dhe nuk ka dyshim për Orën (e Kiametit)”, ju thoshit: “Nuk e dimë ç’është Ora; mendojmë se është vetëm hamendje dhe nuk jemi të bindur (nëse do të vijë ndonjëherë).”32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Dhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut për ringjalljen e njerëzve nga varret e tyre është i vërtetë, dhe Ora e Kiametit nuk ka dyshim se do të ndodhë”, ju thoshit: “Nuk dimë ç’është Ora; ne vetëm hamendësojmë se mund të ndodhë, por nuk jemi të bindur se ajo do të vijë vërtet.”
وَبَدَا لَهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ٣٣
Atyre do t’u shfaqen të këqijat e asaj që punuan, dhe do t’i zërë ajo, me të cilën talleshin.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Atyre që përgënjeshtronin ajetet e Allahut, to t’u shfaqen para syve veprat e tyre të shëmtuara që kishin bërë në këtë botë, dhe mbi ta do të zbresë dënimi i Allahut, me të cilin ata talleshin.
وَقِيلَ ٱلْيَوْمَ نَنسَىٰكُمْ كَمَا نَسِيتُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَـٰذَا وَمَأْوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّـٰصِرِينَ ٣٤
Dhe do t’u thuhet: “Sot, Ne do t’ju harrojmë, ashtu siç e harruat takimin e kësaj Dite. Vendbanimi juaj është Zjarri, dhe ju nuk do të keni asnjë ndihmës.34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Dhe do t’u thuhet jobesimtarëve: “Sot Ne do t’ju lëmë në dënimin e Xhehenemit, ashtu siç e latë ju besimin në Zotin tuaj dhe përgatitjen për takimin e kësaj Dite. Vendbanimi juaj është zjarri i Xhehenemit, dhe ju nuk keni ndihmës që t’ju shpëtojnë nga dënimi i Allahut.”
ذَٰلِكُم بِأَنَّكُمُ ٱتَّخَذْتُمْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ هُزُوًۭا وَغَرَّتْكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا ۚ فَٱلْيَوْمَ لَا يُخْرَجُونَ مِنْهَا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ ٣٥
Kjo është për shkak se ju i morët shpalljet e Allahut për tallje, dhe u mashtruat nga jeta e kësaj bote.” Prandaj, sot ata nuk do të nxirren nga Zjarri, dhe nuk do të pranohet prej tyre asnjë kërkesë.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Kjo që ju ka goditur nga dënimi i Allahut është për shkak se i morët ajetet dhe argumentet e Tij për tallje e lojë, dhe ju mashtroi zbukurimi i jetës së kësaj bote. Prandaj sot, ata nuk do të nxirren nga Zjarri, as nuk do të kthehen në dunja që të pendohen dhe të bëjnë vepra të mira, siç kërkojnë ata.
فَلِلَّهِ ٱلْحَمْدُ رَبِّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَرَبِّ ٱلْأَرْضِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٣٦
I gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të të gjitha botëve!36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Vetëm Allahut të Madhëruar i takon i gjithë lavdërimi e falënderimi për mirësitë e Tij të panumërta mbi krijesat. Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës, Krijuesi dhe Sunduesi i tyre, Zoti i të gjitha krijesave.
وَلَهُ ٱلْكِبْرِيَآءُ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٣٧
Atij i takon e gjithë madhështia, në qiej dhe në Tokë, dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Vetëm Atij – të Madhëruarit – i përkasin madhështia, lavdia, krenaria, sundimi, fuqia dhe përsosmëria në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi që nuk mposhtet, i Urtë në fjalët, veprat, caktimet dhe ligjin e Tij. I Lartësuar dhe i Shenjtëruar është Ai; nuk ka zot tjetër që meriton adhurim përveç Tij.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Është folur më parë për shkronjat e ndara në fillim të sures El Bekare.