KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 56

El Uakiah Ngjarja e Madhe

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 96 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

56:1

إِذَا وَقَعَتِ ٱلْوَاقِعَةُ ١

Kur të ndodhë Ngjarja e Madhe (Kiameti),1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Kur të ndodhë ngjarja e madhe e Ditës së Kiametit,

56:2

لَيْسَ لِوَقْعَتِهَا كَاذِبَةٌ ٢

askush nuk mund ta mohojë më ndodhjen e saj.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

askush nuk do të mund ta mohojë më ndodhjen e saj.

56:3

خَافِضَةٌۭ رَّافِعَةٌ ٣

Ajo do të ulë (disa) dhe do të lartësojë (të tjerë).3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Ajo do t’i ulë armiqtë e Allahut në Zjarr dhe do t’i lartësojë miqtë e Tij në Xhenet.

56:4

إِذَا رُجَّتِ ٱلْأَرْضُ رَجًّۭا ٤

Kur Toka të dridhet fort,4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Kur toka të tronditet me një dridhje të fortë

56:5

وَبُسَّتِ ٱلْجِبَالُ بَسًّۭا ٥

dhe malet të thërrmohen në grimca,5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

dhe malet të thërrmohen në grimca të imëta,

56:6

فَكَانَتْ هَبَآءًۭ مُّنۢبَثًّۭا ٦

e të bëhen pluhur i shpërndarë,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

E të bëhen pluhur që shpërndahet në ajër nga era.

56:7

وَكُنتُمْ أَزْوَٰجًۭا ثَلَـٰثَةًۭ ٧

ju do të ndaheni në tri grupe:7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

ju, o krijesa, do të ndaheni në tri grupe:

56:8

فَأَصْحَـٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ ٨

Njerëzit e së djathtës – sa të lumtur janë njerëzit e së djathtës!8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Të djathtët — ata që do të jenë në pozitë të lartë — sa madhështore është gjendja e tyre!

56:9

وَأَصْحَـٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ ٩

Njerëzit e së majtës – sa të mjerë janë njerëzit e së majtës!9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Të majtët — ata që do të jenë në pozitë të ulët — sa e keqe dhe e mjerë është gjendja e tyre!

56:10

وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلسَّـٰبِقُونَ ١٠

Dhe të Parët (në besim e vepra të mira) – që janë të parët (në Xhenet);10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Ata që kanë qenë të parët në punë të mira në këtë botë, do të jenë të parët edhe në gradat e larta në botën tjetër;

56:11

أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلْمُقَرَّبُونَ ١١

Këta janë më të afërtit (tek Allahu),11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

këta të tretët janë të afërtit tek Allahu,

56:12

فِى جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ ١٢

Në kopshtet e begatisë.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

të cilët Zoti i tyre do t’i fusë në kopshtet e begatisë dhe mirësisë.

56:13

ثُلَّةٌۭ مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ ١٣

Shumica e tyre janë nga brezat e mëparshëm,13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Shumica e atyre, që janë të parët në të mira, janë nga brezat e parë të popullit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe gjithashtu nga popujt e tjerë,

56:14

وَقَلِيلٌۭ مِّنَ ٱلْـَٔاخِرِينَ ١٤

ndërsa një pakicë, nga brezat e mëvonshëm.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

dhe një pakicë nga brezat e fundit të popullit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).

56:15

عَلَىٰ سُرُرٍۢ مَّوْضُونَةٍۢ ١٥

(Ata do të jenë) Mbi shtroje të qëndisura me ar,15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Ata do të jenë të ulur mbi shtroja të endura me ar e gurë të çmuar,

56:16

مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيْهَا مُتَقَـٰبِلِينَ ١٦

të mbështetur mbi to, përballë njëri-tjetrit.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

të mbështetur mbi to, përballë njëri-tjetrit.

56:17

يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌۭ مُّخَلَّدُونَ ١٧

Rreth tyre do të sillen (për shërbim) djem, përherë të rinj,17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Rreth tyre do të sillen për t’i shërbyer djem të rinj që nuk plaken dhe nuk vdesin,

56:18

بِأَكْوَابٍۢ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍۢ مِّن مَّعِينٍۢ ١٨

me kupa, ibrikë dhe gota me verë të kulluar, nga një burim që rrjedh,18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

duke mbajtur gota, ibrikë dhe kupa me verë që rrjedh nga një burim në xhenet,

56:19

لَّا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلَا يُنزِفُونَ ١٩

nga e cila as nuk do t’u dhembë koka, as nuk do të dehen;19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

një pije që nuk u shkakton dhimbje koke dhe nuk ua mjegullon mendjen;

56:20

وَفَـٰكِهَةٍۢ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ ٢٠

dhe me fruta nga ato që zgjedhin vetë,20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Djemtë e rinj do t’u sillen për t’u shërbyer me çdo lloj fruti që ata dëshirojnë

56:21

وَلَحْمِ طَيْرٍۢ مِّمَّا يَشْتَهُونَ ٢١

dhe mish zogjsh nga ato që dëshirojnë.21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

dhe me mish zogjsh që u pëlqen shpirtit të tyre.

56:22

وَحُورٌ عِينٌۭ ٢٢

Dhe (aty do të kenë) bashkëshorte (hyri) me sy të mëdhenj e të bukur,22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Për ta do të ketë bashkëshorte me sy të mëdhenj e të bukur,

56:23

كَأَمْثَـٰلِ ٱللُّؤْلُؤِ ٱلْمَكْنُونِ ٢٣

si perla të ruajtura;23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

si perlat e ruajtura në guaskat e tyre — për nga pastërtia dhe bukuria;

56:24

جَزَآءًۢ بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ ٢٤

si shpërblim për atë që kanë punuar.24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

ky është shpërblimi për veprat e mira që ata kanë bërë në këtë botë.

56:25

لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًۭا وَلَا تَأْثِيمًا ٢٥

Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota, as fjalë gjynahu,25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Në Xhenet ata nuk do të dëgjojnë as fjalë të kota, as diçka që do t’i bëjë të ndihen në gjynah duke e dëgjuar;

56:26

إِلَّا قِيلًۭا سَلَـٰمًۭا سَلَـٰمًۭا ٢٦

por vetëm fjalët: “Paqe, paqe!”26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

por vetëm fjalë të pastra e të bukura, dhe përshëndetje të ndërsjella me paqe midis tyre.

56:27

وَأَصْحَـٰبُ ٱلْيَمِينِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلْيَمِينِ ٢٧

Ndërsa njerëzit e së Djathtës - sa të lumtur janë njerëzit e së Djathtës!27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Sa madhështor është vendi dhe shpërblimi i njerëzve të së djathtës!

56:28

فِى سِدْرٍۢ مَّخْضُودٍۢ ٢٨

Në mesin e pemëve të Sidrit pa gjemba,28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Ata do të jenë mes pemëve të Sidrit pa gjemba,

56:29

وَطَلْحٍۢ مَّنضُودٍۢ ٢٩

mes tufave të bananeve,29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

mes bananesh të grumbulluara njëra mbi tjetrën,

56:30

وَظِلٍّۢ مَّمْدُودٍۢ ٣٠

nën hije të përhershme,30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

nën hije të përhershme që nuk zhduken,

56:31

وَمَآءٍۢ مَّسْكُوبٍۢ ٣١

pranë ujërave që rrjedhin,31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

pranë ujërave që rrjedhin pa pushim,

56:32

وَفَـٰكِهَةٍۢ كَثِيرَةٍۢ ٣٢

mes frutave të shumta,32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

dhe do të kenë fruta të shumta,

56:33

لَّا مَقْطُوعَةٍۢ وَلَا مَمْنُوعَةٍۢ ٣٣

që as nuk do të mbarojnë, as nuk janë të ndaluara;33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

që nuk mbarohen e nuk u ndërpriten, dhe askush nuk do t’i pengojë t’i marrin.

56:34

وَفُرُشٍۢ مَّرْفُوعَةٍ ٣٤

dhe mbi shtroje të ngritura.34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Ata do të qëndrojnë mbi shtroja të ngritura mbi shtretër të lartë.

56:35

إِنَّآ أَنشَأْنَـٰهُنَّ إِنشَآءًۭ ٣٥

Vërtet, Ne i kemi krijuar ato (bashkëshortet e banorëve të Xhenetit) me një krijim të ri,35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Ne i kemi krijuar gratë e banorëve të Xhenetit me një krijim të ri, ndryshe nga krijimi i tyre në botën e mëparshme — një krijim të përsosur, që nuk pranon as plakje e as vdekje.

56:36

فَجَعَلْنَـٰهُنَّ أَبْكَارًا ٣٦

dhe i kemi bërë ato virgjëresha,36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

I kemi bërë gratë e banorëve të Xhenetit virgjëresha,

56:37

عُرُبًا أَتْرَابًۭا ٣٧

të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

të dashura dhe të përkushtuara ndaj bashkëshortëve të tyre, dhe në të njëjtën moshë me ta;

56:38

لِّأَصْحَـٰبِ ٱلْيَمِينِ ٣٨

për njerëzit e së Djathtës;38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

i kemi krijuar ato për njerëzit e së Djathtës.

56:39

ثُلَّةٌۭ مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ ٣٩

(Ata janë) Shumë nga brezat e mëparshëm39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Njerëzit e së Djathtës janë një numër i madh nga brezat e mëparshëm

56:40

وَثُلَّةٌۭ مِّنَ ٱلْـَٔاخِرِينَ ٤٠

dhe shumë nga brezat e mëvonshëm.40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

dhe një numër i madh nga brezat e mëvonshëm.

56:41

وَأَصْحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ ٤١

Ndërsa njerëzit e së Majtës - sa të mjerë janë njerëzit e së Majtës!41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Ndërsa të Majtët - sa e keqe është gjendja dhe shpërblimi i njerëzve të anës së majtë!

56:42

فِى سَمُومٍۢ وَحَمِيمٍۢ ٤٢

(Ata do të jenë) në erë përvëluese dhe ujë të vluar,42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Ata do të jenë në mes të erës së nxehtë që del nga zjarri i Xhehenemit, e cila ua merr frymën, dhe në ujë të valuar përvëlues,

56:43

وَظِلٍّۢ مِّن يَحْمُومٍۢ ٤٣

nën hijen e një tymi të zi,43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

nën një hije tymi të zi e të dendur —

56:44

لَّا بَارِدٍۢ وَلَا كَرِيمٍ ٤٤

as të freskët, as të këndshme.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

hije që nuk ka as freski, as bukuri.

56:45

إِنَّهُمْ كَانُواْ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُتْرَفِينَ ٤٥

Vërtet, ata më parë (në dynja) jetonin të shthurur në luks45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

Vërtet, ata në këtë botë jetonin në luks dhe kënaqësi të ndaluara, duke u shmangur nga ajo që u sollën të dërguarit;

56:46

وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلْحِنثِ ٱلْعَظِيمِ ٤٦

dhe ngulmonin në gjynahun më të madh.46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

dhe vazhdonin me këmbëngulje në mosbesimin ndaj Allahut, në idhujtari dhe në kundërshtimin e urdhrave të Tij, pa pasur asnjë qëllim për t’u penduar nga këto.

56:47

وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَـٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ ٤٧

Pastaj thoshin: “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi pluhur e eshtra, a do të ringjallemi vërtet?47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

Dhe thoshin, duke mohuar ringjalljen: “A do të ringjallemi vallë, pasi të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra të kalbura?” — Kjo ishte shprehje e largimit të tyre nga besimi në ringjallje dhe e përgënjeshtrimit të saj.

56:48

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ ٤٨

Vallë, edhe etërit tanë të parë (do të ringjallen)?”48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

A do të ringjallemi ne dhe edhe etërit tanë të hershëm, të cilët janë bërë pluhur dhe janë shpërndarë nëpër tokë?

56:49

قُلْ إِنَّ ٱلْأَوَّلِينَ وَٱلْـَٔاخِرِينَ ٤٩

Thuaju: “Me të vërtetë, të parët dhe të mëvonshmit49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Thuaju atyre, o i Dërguar: “Të parët dhe të mëvonshmit nga bijtë e Ademit,

56:50

لَمَجْمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَـٰتِ يَوْمٍۢ مَّعْلُومٍۢ ٥٠

do të tubohen në një Ditë të caktuar.”50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

do të mblidhen së bashku në një Ditë të caktuar me kohë të përcaktuar — në Ditën e Kiametit.

56:51

ثُمَّ إِنَّكُمْ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلْمُكَذِّبُونَ ٥١

Pastaj ju, o të humbur dhe përgënjeshtrues,51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Pastaj ju, o të humbur nga udha e drejtë, që e mohoni premtimin dhe paralajmërimin e Allahut,

56:52

لَـَٔاكِلُونَ مِن شَجَرٍۢ مِّن زَقُّومٍۢ ٥٢

do të hani nga një pemë e quajtur Zekkum,52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

do të hani nga pema e Zakkumit — një nga pemët më të neveritshme

56:53

فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ ٥٣

me të cilën do t’i mbushni barqet.53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

dhe do t’i mbushni barqet tuaja me të nga uria e madhe.

56:54

فَشَـٰرِبُونَ عَلَيْهِ مِنَ ٱلْحَمِيمِ ٥٤

Pastaj do të pini mbi të ujë të valë,54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Pastaj do të pini mbi të ujë jashtëzakonisht të nxehtë, që nuk e shuan etjen,

56:55

فَشَـٰرِبُونَ شُرْبَ ٱلْهِيمِ ٥٥

dhe do të pini si deve të etura.”55

Komentimi 1 shënim

Shënimi 55

dhe do të pini prej tij me shumicë, ashtu si pin devetë e etura që nuk ngopen për shkak të sëmundjes që i ka prekur.

56:56

هَـٰذَا نُزُلُهُمْ يَوْمَ ٱلدِّينِ ٥٦

Kjo është pritja e tyre në Ditën e Gjykimit.56

Komentimi 1 shënim

Shënimi 56

Kjo që ata do ta përjetojnë nga dënimi është ajo që u është përgatitur si “pritje” dhe “ushqim” për ta në Ditën e Kiametit — në këtë ka qortim dhe tallje ndaj tyre.

56:57

نَحْنُ خَلَقْنَـٰكُمْ فَلَوْلَا تُصَدِّقُونَ ٥٧

Ne ju kemi krijuar (nga asgjëja) - pse pra nuk besoni (ringjalljen)?57

Komentimi 1 shënim

Shënimi 57

Ne ju kemi krijuar, o njerëz, ndërsa më parë nuk ishit asgjë — e pse, pra, nuk besoni në ringjalljen?

56:58

أَفَرَءَيْتُم مَّا تُمْنُونَ ٥٨

A e keni parë atë që e derdhni (farën tuaj)?58

Komentimi 1 shënim

Shënimi 58

A e keni parë ujin (farën) që e derdhni në mitrat e grave tuaja?

56:59

ءَأَنتُمْ تَخْلُقُونَهُۥٓ أَمْ نَحْنُ ٱلْخَـٰلِقُونَ ٥٩

A e krijoni ju vetë, apo jemi Ne Krijuesit?59

Komentimi 1 shënim

Shënimi 59

A jeni ju ata që e krijoni atë në njeri, apo Ne jemi Krijuesit?

56:60

نَحْنُ قَدَّرْنَا بَيْنَكُمُ ٱلْمَوْتَ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ ٦٠

Ne e kemi caktuar vdekjen ndërmjet jush, dhe askush nuk mund të na pengojë,60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

Ne e kemi caktuar vdekjen midis jush, dhe Ne aspak nuk jemi të paaftë dhe askush nuk mund të na pengojë

56:61

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمْثَـٰلَكُمْ وَنُنشِئَكُمْ فِى مَا لَا تَعْلَمُونَ ٦١

që të mund t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju, dhe t’ju krijojmë në forma që ju nuk i dini.61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

që të ndryshojmë krijimin tuaj, në Ditën e Kiametit, dhe t’ju t’ju rikrijojmë me cilësi e gjendje që ju nuk i dini.

56:62

وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ ٱلنَّشْأَةَ ٱلْأُولَىٰ فَلَوْلَا تَذَكَّرُونَ ٦٢

Ju tashmë e dini si jeni krijuar për herë të parë, pse pra nuk kujtoheni?62

Komentimi 1 shënim

Shënimi 62

Ju tashmë e dini se Allahu ju krijoi për herë të parë, kur nuk ishit asgjë; a nuk do të kujtoheni, pra, për fuqinë e Allahut për t’ju rikrijuar përsëri?

56:63

أَفَرَءَيْتُم مَّا تَحْرُثُونَ ٦٣

A e keni parë atë që mbillni?63

Komentimi 1 shënim

Shënimi 63

A e keni parë farën që e mbillni në tokë?

56:64

ءَأَنتُمْ تَزْرَعُونَهُۥٓ أَمْ نَحْنُ ٱلزَّٰرِعُونَ ٦٤

A e bëni ju që të mbijë, apo jemi Ne që e bëjmë këtë?64

Komentimi 1 shënim

Shënimi 64

A jeni ju ata që e bëni të mbijë, apo jemi Ne ata që e bëjmë të mbijë e të rritet?

56:65

لَوْ نَشَآءُ لَجَعَلْنَـٰهُ حُطَـٰمًۭا فَظَلْتُمْ تَفَكَّهُونَ ٦٥

Sikur të donim, Ne do ta kthenim atë në kashtë të thërrmuar, dhe ju do të mbeteshit të habitur,65

Komentimi 1 shënim

Shënimi 65

Sikur të donim, do ta bënim atë bimësi të tharë e të shkatërruar, pa dobi për ushqim, dhe ju do të mbeteshit të habitur për atë që ndodhi me të mbjellat tuaja, duke thënë:

56:66

إِنَّا لَمُغْرَمُونَ ٦٦

(duke thënë:) “Ne kemi pësuar humbje!66

Komentimi 1 shënim

Shënimi 66

duke thënë: “Vërtet, ne jemi të dëmtuar dhe të dënuar; përkundrazi, ne jemi të privuar nga furnizimi (i Allahut).”

56:67

بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ ٦٧

Madje, ne kemi mbetur pa asgjë!”67

Komentimi 1 shënim

Shënimi 67

Madje, ne jemi të privuar krejtësisht nga furnizimi (i Allahut) dhe kemi mbetur pa asgjë.”

56:68

أَفَرَءَيْتُمُ ٱلْمَآءَ ٱلَّذِى تَشْرَبُونَ ٦٨

A e keni parë ujin që pini?68

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

A e keni parë ujin që e pini për të jetuar me të?

56:69

ءَأَنتُمْ أَنزَلْتُمُوهُ مِنَ ٱلْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ ٱلْمُنزِلُونَ ٦٩

A jeni ju që e zbrisni atë nga retë, apo jemi Ne që e zbresim?69

Komentimi 1 shënim

Shënimi 69

A jeni ju ata që e zbritni atë nga retë në tokë, apo jemi Ne që e zbresim atë, si mëshirë për ju?

56:70

لَوْ نَشَآءُ جَعَلْنَـٰهُ أُجَاجًۭا فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ ٧٠

Sikur të donim, Ne do ta bënim atë të njelmët; a nuk do të falënderoni?70

Komentimi 1 shënim

Shënimi 70

Sikur të donim, do ta bënim këtë ujë tepër të kripur, që të mos mund të përdorej as për pirje e as për ujitje; a nuk duhet, pra, ta falënderoni Zotin tuaj që ju ka dhënë ujin e ëmbël për dobinë tuaj?

56:71

أَفَرَءَيْتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِى تُورُونَ ٧١

A e keni parë zjarrin që ndizni?71

Komentimi 1 shënim

Shënimi 71

A e keni parë zjarrin që e ndizni për nevojat tuaja?

56:72

ءَأَنتُمْ أَنشَأْتُمْ شَجَرَتَهَآ أَمْ نَحْنُ ٱلْمُنشِـُٔونَ ٧٢

A jeni ju që i keni krijuar drutë e tij, apo jemi Ne që i kemi krijuar?72

Komentimi 1 shënim

Shënimi 72

A jeni ju ata që e krijuat drurin prej të cilit del zjarri, apo jemi Ne ata që e kemi krijuar atë?

56:73

نَحْنُ جَعَلْنَـٰهَا تَذْكِرَةًۭ وَمَتَـٰعًۭا لِّلْمُقْوِينَ ٧٣

Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe dobi për udhëtarët.73

Komentimi 1 shënim

Shënimi 73

Ne e kemi bërë zjarrin që ju e ndizni si përkujtues për Zjarrin e Xhehenemit dhe si dobi për udhëtarët.

56:74

فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ ٧٤

Lëvdo, pra, emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!74

Komentimi 1 shënim

Shënimi 74

Prandaj, lartësoje dhe lavdëroje — o i Dërguar — Zotin tënd të Madhërishëm, të përsosur në emrat dhe cilësitë e Tij, plot mirësi dhe begati të shumta!

56:75

۞ فَلَآ أُقْسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ ٧٥

Betohem për pozicionet e yjeve,75

Komentimi 1 shënim

Shënimi 75

Allahu i Lartësuar betohet për pozicionet e yjeve, apo vendet ku bien yjet në perëndimet e tyre në qiell —

56:76

وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٌۭ لَّوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ ٧٦

– dhe, me të vërtetë, ky është një betim i madh, veç sikur ta dinit-76

Komentimi 1 shënim

Shënimi 76

— dhe, vërtet, ky është një betim i madh, sikur ta dinit madhështinë e tij,

56:77

إِنَّهُۥ لَقُرْءَانٌۭ كَرِيمٌۭ ٧٧

- se me të vërtetë, ky është një Kuran fisnik,77

Komentimi 1 shënim

Shënimi 77

se vërtet, ky Kuran që i është zbritur Muhamedit, është një Kuran madhështor, plot dobi, mirësi dhe dije të thellë.

56:78

فِى كِتَـٰبٍۢ مَّكْنُونٍۢ ٧٨

në një Libër të ruajtur mirë.78

Komentimi 1 shënim

Shënimi 78

Ai është në një libër të ruajtur e të mbrojtur nga sytë e krijesave — në Librin që është në duart e engjëjve.

56:79

لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلْمُطَهَّرُونَ ٧٩

Atë nuk e prek askush, përveç të pastërtve.79

Komentimi 1 shënim

Shënimi 79

Atë nuk e prekin veçse engjëjt fisnikë që Allahu i ka pastruar nga të metat dhe mëkatet; dhe gjithashtu nuk e prek askush, përveç atyre që janë të pastruar nga idhujtaria, papastërtia dhe ndotja shpirtërore.

56:80

تَنزِيلٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٨٠

Ai është shpallje nga Zoti i botëve.80

Komentimi 1 shënim

Shënimi 80

Ky Kuran fisnik është zbritur prej Zotit të botëve, prandaj është e vërteta absolute, në të cilën nuk ka asnjë dyshim.

56:81

أَفَبِهَـٰذَا ٱلْحَدِيثِ أَنتُم مُّدْهِنُونَ ٨١

Vallë, këtë Mesazh ju e merrni lehtë81

Komentimi 1 shënim

Shënimi 81

A mos vallë, këtë Kuran, ju — o idhujtarë — po e përgënjeshtroni?

56:82

وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ ٨٢

dhe furnizimin tuaj (nga Allahu) e ktheni me përgënjeshtrim?82

Komentimi 1 shënim

Shënimi 82

Dhe mirënjohjen tuaj për begatitë e Allahut ndaj jush e ktheni duke i mohuar ato dhe duke përgënjeshtruar? - Në këtë ka qortim të ashpër për ata që e nënvlerësojnë çështjen e Kuranit dhe nuk i kushtojnë rëndësi thirrjes së tij.

56:83

فَلَوْلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلْحُلْقُومَ ٨٣

Pse atëherë, kur shpirti (i dikujt që po vdes) arrin në fyt,83

Komentimi 1 shënim

Shënimi 83

A mundeni ju, kur shpirti i ndonjërit prej jush arrin në fyt në çastet e fundit,

56:84

وَأَنتُمْ حِينَئِذٍۢ تَنظُرُونَ ٨٤

ndërsa ju në atë çast po e shikoni,84

Komentimi 1 shënim

Shënimi 84

ndërsa ju jeni aty të pranishëm dhe po e shikoni -

56:85

وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنكُمْ وَلَـٰكِن لَّا تُبْصِرُونَ ٨٥

- ndonëse Ne jemi më afër tij se ju, por ju nuk shihni-85

Komentimi 1 shënim

Shënimi 85

-ndonëse Ne jemi më afër atij njeriu se sa ju, përmes engjëjve Tanë, por ju nuk i shihni ata -

56:86

فَلَوْلَآ إِن كُنتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ ٨٦

përse pra - nëse vërtet nuk do të merreshit në llogari -86

Komentimi 1 shënim

Shënimi 86

a mundeni ju - nëse vërtet nuk do të merreshit në llogari e nuk do të shpërbleheshit për veprat tuaja -

56:87

تَرْجِعُونَهَآ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٨٧

nuk ia ktheni shpirtin mbrapa, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni?87

Komentimi 1 shënim

Shënimi 87

A mundeni ta ktheni shpirtin e tij në trup, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni? Jo, nuk do të mund ta ktheni kurrë atë.

56:88

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ٨٨

Kështu, nëse ai (që vdes) është nga ata që janë më të afërtit (tek Allahu),88

Komentimi 1 shënim

Shënimi 88

Kështu, nëse ai që vdes ka qenë prej të parëve, më të afërtit me Allahun,

56:89

فَرَوْحٌۭ وَرَيْحَانٌۭ وَجَنَّتُ نَعِيمٍۢ ٨٩

do të ketë prehje, aromë të këndshme borziloku dhe kopsht të begatisë.89

Komentimi 1 shënim

Shënimi 89

atij, në çastin e vdekjes i jepet mëshira e gjerë, gëzimi dhe ajo që i qetëson shpirtin; dhe në botën tjetër për të është Xhenneti i begatisë së përhershme.

56:90

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلْيَمِينِ ٩٠

E, nëse është nga njerëzit e së Djathtës,90

Komentimi 1 shënim

Shënimi 90

E nëse i vdekuri është prej njerëzve të së djathtës,

56:91

فَسَلَـٰمٌۭ لَّكَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلْيَمِينِ ٩١

i thuhet: “Paqe mbi ty, - se je nga të Djathtët!”91

Komentimi 1 shënim

Shënimi 91

do t’i thuhet atij: “Paqe dhe siguri për ty, sepse je prej njerëzve të anës së djathtë.”

56:92

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ ٩٢

Por, nëse është nga përgënjeshtruesit e humbur,92

Komentimi 1 shënim

Shënimi 92

Por, nëse i vdekuri është prej përgënjeshtruesve të ringjalljes dhe atyre që janë larguar nga udha e drejtë,

56:93

فَنُزُلٌۭ مِّنْ حَمِيمٍۢ ٩٣

ai do të pritet me ujë të valuar,93

Komentimi 1 shënim

Shënimi 93

për të do të ketë mikpritje nga pija e Xhehenemit — ujë i valuar që ka arritur kulmin e nxehtësisë

56:94

وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ ٩٤

dhe do të hyjë në Zjarrin përvëlues.94

Komentimi 1 shënim

Shënimi 94

dhe zjarri do ta djegë, ndërsa ai do të përjetojë ashpërsinë e dënimit të tij të tmerrshëm.

56:95

إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلْيَقِينِ ٩٥

Me të vërtetë, kjo është e vërteta e sigurt.95

Komentimi 1 shënim

Shënimi 95

Vërtet, kjo që të kemi treguar ty, o i Dërguar, është e vërteta absolute, në të cilën nuk ka asnjë dyshim.

56:96

فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ ٩٦

Prandaj, lëvdo emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!96

Komentimi 1 shënim

Shënimi 96

Prandaj, madhëro dhe lartëso emrin e Zotit tënd të Madhërishëm, dhe pastroje Atë nga ato që thonë të padrejtët dhe mohuesit. I Lartësuar qoftë Allahu shumë më tepër nga ato që ata i përshkruajnë!

El Uakiah · 96 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi